18 mars mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Urrejtja online, dhe dështimi i medias për t’i vënë fre gjuhës së dhunshme Nga Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 18 mars 2014. Numër 1160. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Komandanti i Xhihadit

Llalla në zyrën e Kodhelit

Dosja e parë e Imamit, drejt mbylljes

Ish-ministri i Mbrojtjes fiton betejën e parë për padinë mbi tenderin e spoteve televizive. Prokuroria nuk gjen prova që implikojnë Imamin në këtë çështje, duke shkuar drejt pushimit të çështjes. Anëtarët e komisionit konsiderohen përgjegjës për shkeljet me procedurat e tenderit.

FAQE 3

6 muaj qeverisje

Basha: Demokracia në rrezik!

Për kryetarin e PD, bilanci 6-mujor i qeverisë është zhgënjyes sa i përket situatës ekonomike, sigurisë publike, nivelit të demokracisë dhe zbatimit të ligjshmërisë FAQE 6

lajmëtari i vdekjeve nga Siria Bilanci i Xhihadit shqiptar, 9 të vrarë dhe 12 të plagosur në dy vjet Almir Daci, i njohur si Ebu Belkisa, është njeriu kyç që pret luftëtarët shqiptarë në frontin e luftës në Siri dhe kujdeset për gratë dhe fëmijët e tyre në kamp. Imami i xhamisë së Leshnicës ka sjellë në Shqipëri lajmin për 3 vrasje në muajt e fundit, ndërsa mbante komunikim të vazhdueshëm me imamët Balla dhe Hysa. Zbulohet komunikimi me familjarët e 26-vjeçarit të vrarë në Siri: Vdiq gjatë një shpërthimi, nuk ka as varr këtu... Faqe 4-5

Rama-deputetëve të PS: Zero emërime të reja në shtet Kumbaro: Nuk lëshojmë asnjë centimetër nga Trashëgimia

FAQE 13

op-ed / 10-11

Grupi parlamentar/ Kryeministri u ka kërkuar dje deputetëve socialistë që tashmë emërimet nëpër institucione nuk do t’i bëjnë më ministrat, por Departamenti i Administratës

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Pse PD? Pse tani?

koment Mesila Doda

Qysh kur prononcimet e mia publike diferencoheshin jo pak prej zërit zyrtar të Partisë sime, jam...

Etatizmi dhe postkomunizmi shqiptar: kombinimi perfekt antiproduktiv analizë Dr. Grida Duma

12

Për dekada me radhë, për arsye që lidhen...

Kur mbeten edhe 3 muaj nga provimi i radhës para Bashkimit Europian, qeveria ka vendosur të respektojë më së fundi ligjin e shumëdebatuar “Për Nëpunësin Civil”, të miratuar me konsensusin e të dyja palëve në majin e shkuar. Ekzekutivi ka vijuar këto ditë të nxjerrë një sërë aktesh nënligjore si detajim i këtij ligji, ndërsa përfaqësues... Faqe 7

Publike dhe kjo vetëm pasi të jetë krijuar e gjithë baza ligjore. Efekti i zbatimit të ligjit “Për Nëpunësin Civil” pritet të krijojë pakënaqësi në radhët e militantëve të majtë

Britanikët, misioni i vështirë për 120 mln USD më shumë të ardhura Tri grupe me inspektorë të “Crown Agents” nisën dje punën në terren në doganat shqiptare. Në fund të javës do të raportojnë te ministri Cani dhe në fund të 6-mujorit kanë objektiv të grumbullojnë 120 milionë USD më shumë se vjet

Qysh dje dhanë një shembull ndryshe. Me uniforma dalluese, me makina të shenjuara dhe një plan pune në dorë, ekspertët e kompanisë britanike “Crown Agents” që do të monitorojnë doganat shqiptare për dy vjet, e nisën punën në terren. I ka përcjellë kryeministri Rama, por me një objektiv të fortë. Në fund të 6-mujorit duhet t’i sjellin buxhetit të shtetit të... Faqe 8

hera e katërt

Sukseset e para

Aleksandër Dhima: Media të heqë dorë nga strukturat e vjetra të komunikimit Antropologu flet mbi probleme të komunikimit në realitetin

universitet shqiptar. Libri “Antropologji e komunikimit”, një punë

25-vjeçare kërkimore, promovohet sot në mjediset e UET

Almir Daci, i njohur si Ebu Belkisa

Shpërthim eksplozivi në derën e Bashkisë së Fushë-Krujës

FAQE 5

koment / 11

Faqe 16

Arjan VASJARI

Ministri i Brendshëm, kryetari i SHISH, Presidenti i Republikës: njëri prej tyre duhet të ikë Ka marrë një trajektore të paparashikuar më parë kriza mes mazhorancës dhe kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror. E filluar si një krizë moskomunikimi, ajo vijoi si një krizë ligjshmërie për t’u shndërruar, me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Presidentit përmes intervistës në tv Klan, si një krizë moraliteti publik. Pa e tepruar aspak, jemi në emergjencën si shoqëri për ta konceptuar këtë krizë ndërinstitucionale, mbi të gjitha, si një test moraliteti publik. Gjithçka tjetër është një nënvariant i filtruar i saj.Një kronologji shumë e shkurtër: shkaku i shpërthimit të krizës ishte denoncimi i Ministrit të Brendshëm...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

kronikë \ Shqiptarët në

kronikë/

Zbulohet lajmëtari i vdekjeve nga Siria

Faqe 4

Siri, 9 të vrarë dhe 12 të plagosur për Xhihadin

Faqe 5

politikë / Basha mbledh

aleatët në grup, mungon Ndoka dhe Idrizi

Faqe 7

Pasojat e një sjelljeje të tillë në rrjete janë të pastudiuara, e vetmja gjë që mund të thuhet është përplasja mes grupeve apo komentuesve të ndryshëm.

Faqet online më të klikuara në vend, gazeta serioze, edhe vetë “Mapo” (përtej përdorimit të moderimit të komenteve, njoftimit të qartë se komente të tilla nuk do të publikohen) janë pre e mbingopjes me komente aq të rënda, saqë do ishin të mjaftueshme për t’i mbushur burgjet vetëm me të dënuar për nenet 265 dhe 266 të Kodit Penal (nxitje të urrejtjes apo thirrje për dhunë).

Urrejtja online, "dështimi" i medias për t’i vënë fre gjuhës së dhunshme Vladimir Karaj

R

acizëm, islamofobi, fobi ndaj të krishterëve, nacionalizëm, krahinizëm deri edhe në ndarje të vogla administrative, sharje bazuar mbi cene natyrore dhe përveç kësaj një fjalor i gjatë ofendimesh personale. Bota e internetit në Shqipëri është një çmenduri e pacensurë, e dhunshme deri sa të sjell shqetësime stomaku. Për shembull, nëse lart të është dhënë fotografia e një të masakruari dhe poshtë saj lexon: “Mirë ia kanë bërë”. Qëndrime të tilla shkojnë jo vetëm pa u kritikuar, por deri edhe duartrokiten prej pasuesve në komentet e radhës. Nëse do të citojmë këtu vetëm pak prej reagimeve që gjetëm ndërsa shihnim në “koshin” e Mapo Online do të duhej ta shënonim këtë faqe si të papërshtatshme për ata me zemër të dobët apo nën moshë. Disa herë madje duke u shpëtuar redaktorëve komente të tilla i gjejmë të publikuar dhe ato janë të tipit (më të moderuarat): “mos na fliqni Prizrenin me ket Ortodoks” apo “xhamitë e tyne janë shtëpi qensh”. Të urresh tjetrin në ueb, të shfrysh dufin duke pikturuar me fjalë vdekje makabre, shfarosje gjithfarësojësh është sporti më i fundit. Për shembull në një faqe online dikush bënte thirrje që xhamitë të rrafshoheshin me tritol “bashkë me mjekërcapat brenda”. Edhe kjo futet në listën e atyre që janë të moderuara (krahasuar me atë që vijnë pas kësaj deklarate) edhe pse thirrje terroriste dhe e mjaftueshme për të sjellë kundërreagime të së njëjtës përmasë. Askush nuk ka ndërmend ta ndalë këtë lloj dhune ndërkohë. Pjesa më e madhe e faqeve online nuk përdorin as edhe një filtër moderimi nga frika se sharësit do të mërziten prej kësaj dhe nuk do të vijnë të shfryhen më në atë faqe. Nuk është nevoja të futesh në faqet e panjohura online të gjasme mediave të krijuara duke kopjuar andej-këndej apo postuar fotografi bizare që i fitojnë lexuesit përmes kleçkave dhe Facebook. Faqet online më të klikuara në vend, gazeta serioze, edhe vetë Mapo (përtej përdorimit të moderimit të komenteve, njoftimit të qartë se komente të tilla nuk do të publikohen) janë pre e mbingopjes me komente aq të rënda, saqë do ishin të mjaf-

tueshme për t’i mbushur burgjet vetëm me të dënuar për nenet 265 dhe 266 të Kodit Penal (nxitje të urrejtjes apo thirrje për dhunë). Pjesa më e madhe e gazetave dhe faqeve online nuk përdorin asgjë për ta parandaluar dhunën verbale as edhe moderim të thjeshtë që nuk do të lejonte që disa fjalë të shfaqeshin. Faktikisht kjo duket si një ndër armët e tyre më të mira për të tërhequr të tjerë sharës. Nëse futesh të lexosh në komentet e këtyre faqeve, nuk gjen asgjë përpos sharjeve të ndërsjella të njerëzve me bindje të ndryshme. Gjatë kohës së zgjedhjeve sharjet ishin krahinore dhe politike dhe ato mund të duken normale për sa kohë nuk kanosin me shfarosjen e tjetrit për shkak se është tropojan apo vlonjat. Por sharësit politikë përpiqen ndonjëherë të gjejnë gjuhë argumentesh akuzat e tyre përqendrohen kryesisht te liderët politikë, por ata që janë në modë së fundmi sharësit fetarë dhe racorë nuk kanë të tilla hamendësime ata e duan të kundërtin e tyre të pjekur në hell, të djegur në ferr të shfarosur njëherë e mirë. I kundërti ose është “derr i ndyrë” ose është “farë e flliqt”. Raca është ajo që kërkohet të zhduket më shumë se çdo gjë tjetër. E ndërsa shumë pak komentet fyese ndërballkanase në rrjete të mëdha ku bëhen përnjëmend “luftëra” urrejtësish kalojnë pa u vënë re edhe për shkak të pamundësisë së kontrollit në këto forume, është e pakuptueshme pse gazetat apo mediat e tjera në Shqipëri vijojnë të lejojnë komentues të kësaj natyre. Fqinjët, serbët, grekët e të tjerë, sigurisht as që bëhet fjalë se mund të mbrohen. Kur themi mbrohen jo prej përdoruesve që i thërrasin historisë për të treguar këtë apo atë, por prej urryesve të pastër, njerëzve që bëjnë thirrje për holokaust.

Ky shkrim nuk ka trajtuar komentet mbi ngjyrën apo homofobinë, diskriminimin gjinorë apo komentet denigruese për persona të ndryshëm shkrues, duke qenë se këto janë krejt të rëndomta, saqë duket një situatë e pranimit të tyre si normale

Mediat online në Shqipëri nuk përdorin as edhe forma të pasmoderimit, që do iu lejonte lexuesve të raportonin një koment apo profil, nëse gjuha e përdorur nuk është e përshtatshme apo fyen komunitete të tëra apo fton për dhunë

Përtej kësaj urrejtja mes shqiptarëve është po ashtu e pakontrollueshme. Shqiptarë të Kosovës kundër atyre të Shqipërisë, ata të Jugut, kundër atyre të Veriut dhe këtu jo më vetëm qesënditë, ironitë dhe stereotipet. Këto do të ishin më se të “pranueshme”. Këtu bëhet fjalë për ftesa për t’i “zhduk shkiet e Shqipërisë” apo për deklarata të tipit “mirë jua bëri serbi, ashtu e doni ju kosovarët”. Dhe sërish jemi te versioni i të moderuarve. Versionet e tjera janë me më shumë detaje dhe me më shumë vrer saqë duket e pamundur që të përfshihen në një shkrim. Ndonjëherë janë të sofistikuar aq sa mund t’ia hedhin redaktorit nëse nuk lexon deri në fund. Shkrimi duket se është një arsyetim, por në fjalinë e tretë lexon: “Shpallja e kuranit një libër i ndaluar si Mein Kamf i Hitlerit” dhe i njëjti komentues (një grua në këtë rast) flet për “pasojat tejet pozitive të komunizmit”. Ajo sigurisht e ka për shpalljen e ateizmit dhe ndalimin e besimit fetarë dhe dukshëm e beson këtë. Nëse ky koment do të kalonte ai me siguri do të ndillte një numër të jashtëzakonshëm replikash dhe kundër replikash me të njëjtën gjuhë. Dikush me siguri do të dilet për të ndaluar biblën apo shfarosur priftërinjtë. Pseudonimet do të ishin nga më të larmishmet akuzat prej pedofilisë deri te vrasja e fëmijëve. Këtu nuk është problemi i lirisë së fjalës dhe i shprehjes. Ata nuk po shprehin asgjë përpos urrejtjes. Kjo është përtej gjithë asaj që mund të quhet liri dhe fyese çdo kënd tjetër që mund të hasë e të lexojë. E vetmja shpresë për të zbutur këtë lloj gjuhë duket se është së pari ndërgjegjësimi i mediave, që minimalisht të shpallë dhe t’i njoftojë komentuesit se një gjuhë e tillë është shkelje e ligjit edhe pse kjo pak do të bënte për të ndryshuar mendimet e tyre. Për fat mund të thuhet dhe vihet re që komentuesit përgjithësisht janë të njëjtë. Madje ato i gjen në faqe të ndryshme me të njëjtat pseudonime që të lejon të hamendësosh se pavarësisht vrerit të pafundmë që vjellin janë në numra të kufizuar. *Komentet e cituara këtu janë marrë në ‘koshin’ e komenteve të fshira nga Mapo, për këtë mungon një referencë


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.03.2014

3

kanë thënë Imami: Akuzat, “flluska” të dirigjuara nga Rama Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami i ka cilësuar sulm politik të dirigjuar nga Edi Rama, akuzat e dërguara kundër tij në Prokurori. Ish-ministri i Mbrojtjes ka pohuar se nuk ka kryer asnjë shkelje ligji në rastin e tenderit për spotet televizive. Edhe për kallëzimin e dytë, Imami ka mbajtur të njëjtin qëndrim. “Një flluskë tjetër e radhës, gjë që ishte e parashikueshme. Është e sigurt që edhe ky kallëzim nuk ka asnjë sens, asnjë kuptim. Ministri as nuk shet, as nuk blen vetë drejtpërdrejt. Jemi të bindur që kemi të bëjmë me një sulm drejtuar personit”, - tha ai kohë më parë.

Kodheli: Korrupsioni në nivele shqetësuese Unë ju siguroj që korrupsioni në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura kishte mbërritur në nivele kaq shqetësuese, sa kjo ishte bërë një shqetësim i madh edhe për Shqipërinë si vend i NATO-s, pra në disa qarqe ishte diskutuar që qoftë Shqipëria, anëtare e NATO-s ka filluar të ketë shumë problem me këtë institucion dhe kjo është një gjë që duhet parë. Madje mund t’u siguroj për diçka, lufta kundër korrupsionit nuk filloi me kallëzimin penal që unë kam bërë ndaj Imamit, por ka filluar që me ndryshimin e kreut të Forcave të Armatosura”

Tenderi 100 mln për spotet, drejt mbylljes dosja për Imamin

Prokuroria pritet të nisë procedim penal për spotet televizive me vlerë 100 milionë lekë, por ish-ministri i Mbrojtjes nuk ngarkohet me përgjegjësi penale. Dosja e tij e parë drejt mbylljes, për shkak se nuk ka urdhër të Imamit për spotet Leonard Bakillari Tiranë Ish-ministri i Mbrojtjes, Ar-

ben Imami është drejt fitores së parë në “betejën” me pasardhësen Kodheli, për kallëzimin e dorëzuar 3 muaj më parë në Prokurori. Hetimet e deritanishme nuk kanë siguruar prova që të ngarkojnë me përgjegjësi ish-ministrin për prokurimin e 3 spoteve dhe 3 dokumentarëve televizive, me vlerë 100 milionë lekë. Prokuroria thotë se anëtarët e komisionit të Ministrisë së Mbrojtjes, që zhvilloi procedurat e tenderave të reklamave televizive janë përfshirë zyrtarisht nën hetim dhe shumë shpejt akuza do të dalë në një vendim për ta. Pas marrjes së dhjetëra dëshmive dhe administrimit të gjithë praktikës së dokumenteve, prokuroria duket se tashmë e ka të qartë rolin e secilit prej të kallëzuarve në dosjen e iniciuar nga ministrja aktuale e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Prokuroria ende nuk ka

marrë një vendim për rolin e ishministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, por konfirmohet se nga hetimi i deritanishëm nuk janë siguruar prova që të ngarkojnë me përgjegjësi ligjore ish-ministrin. Burime të prokurorisë thanë se fillimisht janë marrë dëshmitë e të gjithë personave të përfshirë në procesin e tenderit për spote televizive përgjatë 6 muajve të parë të vitit 2013. Ministria e Mbrojtjes akuzon ishministrin Imami se ka iniciuar një procedurë të kundraligjshme me spotet, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 100 milionë lekësh të reja. Por burime të prokurorisë thonë se nuk ka prova që implikojnë Imamin në abuzimet e pretenduara. Ky fakt mund të bëjë që prokuroria të pushojë çështjen, ose ta veçojë atë për hetime të mëtejshme. “Ende nuk ka një vendim nga ana e prokurorisë për ishministrin e Mbrojtjes, i kallëzuar pe-

Hetimet e deritanishme nuk kanë siguruar prova që të ngarkojnë me përgjegjësi ish-ministrin për prokurimin e 3 spoteve dhe 3 dokumentarëve televizive, me vlerë 100 milionë lekë

nalisht si i dyshuar për abuzime në procedurat e një tenderi për prodhimin dhe transmetimin e spoteve televizive”, tha një burim i prokurorisë. Tre muaj pas nisjes së hetimeve, Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës, e cila po heton çështjen nuk ka shpallur ende vendimin e moskompetencës dhe dërgimin e dosjes në Prokurorinë e Përgjithshme, si institucion kompetent për hetimin e zyrtarëve me imunitet. Mungesa e këtij vendimi argumentohet me f aktin se ministri nuk është përgjegjës për procedurën që ka kryer komisioni i caktuar për administrimin e këtij procesi. Po ashtu, nuk ka asnjë urdhër të shkruar nga ish-ministri i Mbrojtjes, që u dikton vartësve të nisin procedurën e tenderit që më pas është trajtuar dhe miratuar nga një komision i përbërë nga katër ishzyrtarë, gjithashtu të kallëzuar penalisht. Konfirmohet që shumë

shpejt prokuroria pritet të marrë një vendim për ish-anëtarët e komisionit, ndërsa çështja vijon të hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Në dhjetor të vitit të shkuar, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se kishte kallëzuar në Prokurori pesë ish-zyrtarë të kësaj ministrie, përfshi edhe ish-titullarin e dikasterit të Mbrojtjes, Arben Imami. Sipas saj, të gjithë këta persona dyshohet se kishin shkelur ligjin në procedurat e ndjekura për prodhimin dhe transmetimin e tri spoteve televizive dhe tre dokumentarëve vetëm pak kohë përpara zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. Këto reklama sipas kallëzimit janë paguar tërësisht nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes dhe në kundërshtim me ligjin, pasi ka dyshime se nuk është respektuar procedura e ankandit të hapur publik mbi bazën e të cilit duhej të përzgjidhej kompania fituese.

Dosja “Imami”, kryeprokurori në zyrën e Kodhelit Shefi i Prokurorisë, Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim kokë më kokë me ministren Kodheli. Të tjera dosje nga Mbrojtja pritet të dorëzohen në Prokurori Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka shkuar dje në Ministrinë e Mbrojtjes, për një takim kokë më kokë me ministren Mimi Kodheli. Takimi mes tyre u zhvillua pa praninë e medias, por burimet bëjnë me dije se në fokus kanë qenë kallëzimet e dorëzuara në Prokurori nga Ministria e drejtuar nga Kodheli. Deri më tani, Ministria e Mbrojtjes ka dorëzuar dy kal-

lëzime penale kundër ish-ministrit Arben Imami; e para për tenderin e spoteve televizive dhe e dyta për procedurat e shitjes së një sasie të madhe tritoli. Për të dyja rastet, ish-ministri Imami është shprehur se janë një sulm politik i dirigjuar nga kryeministri Rama dhe se procedurat kanë qenë në përputhje me ligjin. Burimet zyrtare nga të dyja institucionet kanë qenë të rezervuar për këtë takim të zhvilluar në zyrën e Kodhelit, ndërsa mësohet se të tjera dosje pritet të dorëzohen në Prokurori. Ndërkohë që është diskutuar edhe për dosjet e depozituara pranë organit qendror të akuzës përgjatë tre muajve të fundit nga kjo ministri. Kallëzimi i parë ndaj ish-ministrit

Imami ndodhet tashmë në fazën e vendimmarrjes për të nisur procedim penal apo jo. Gjithsesi, ish-ministri duket i mbrojtur, përsa kohë hetuesit nuk kanë gjetur asnjë provë që e implikon atë në procedurat e tenderimit të 3 spoteve televizive dhe dokumentarëve. Ndryshe nga ai, anëtarët e komisionit të tenderit pritet të përballen me akuza zyrtare nga prokuroria, pasi hetimi ka g jetur shkelje. Ish-ministri Arben Imami është zyrtari më i lartë i qeverisjes së Partisë Demokratike, i kallëzuar në prokurori. Mazhoranca aktuale ka kallëzuar edhe një sërë zyrtarësh të tjerë më të ulët, të cilët po hetohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.


4

fokus

ngjarje e ditës

Almir Daci apo Ebu Belkisa kujdeset jo vetëm për komandën e ushtarëve shqiptarë të Xhihadit, por edhe për gratë e fëmijët e tyre, të cilët qëndrojnë në një kamp pranë rajonit të luftës

Zbulohet lajmëtari i vdekjeve nga Siria Almir Daci alias Ebu Belkisa është njeriu kyç që pret luftëtarët shqiptarë në frontin e luftës në Siri. Imami i xhamisë së Leshnicës ka sjellë në Shqipëri lajmin për 3 vrasje në muajt e fundit, ndërsa mbante komunikim të vazhdueshëm me Ballën dhe Hysën Leonard Bakillari Tiranë Almir Daci, i njohur ndryshe me

emrin Ebu Belkisa konsiderohet nga prokuroria si një nga eksponentët më të rëndësishëm të rrjetit me 13 persona, që rekrutonin dhe dërgonin shqiptarë në luftën e Sirisë. Pas dy imamëve të vetëshpallur, Genci Balla dhe Bujar Hysa, personi më i rëndësishëm sa i përket sistemimit dhe kontrollit të shqiptarëve që ndodhen në Siri është 31-vjeçari nga Pogradeci, i njohur edhe me emrin Haliti. Ai ka lindur më 1 gusht të vitit 1983, në fshatin Leshnicë në Pogradec dhe pas shkollimit jashtë vendit, është kthyer në fshatin e tij të lindjes ku u vetëshpall si imami i xhamisë. Prej rreth një viti Daci ndodhet në Siri, ku mban detyrën e komandantit të një prej dy formacioneve shqiptare që luftojnë përkrah opozitës siriane. Informacionet e mbledhura nga prokuroria, por edhe denoncimet e familjarëve të personave të dërguar në Siri tregojnë se

Almir Daci, aktualisht në Siri

Almir Daci është personi kyç në drejtimin e të gjithë shqiptarëve të dërguar nga imamët e vetëshpallur dhe të arrestuarit e tjerë në Shqipëri. Pas një ndalese në Turqi, ku priteshin nga shtetasi Gerti Pashaj, shqiptarët dërgoheshin në Siri nën komandën e 31-vjeçarit Daci, i cili është denoncuar publikisht nga familjarët e një prej shqiptarëve të vrarë në Siri. Sipas prokurorisë mësohet se Almir Daci apo Ebu Belkisa kujdeset jo vetëm për komandën e ushtarëve shqiptarë të Xhihadit, por edhe për gratë e fëmijët e tyre, të cilët qëndrojnë në një kamp pranë rajonit të luftës. Ai është personi që sipas prokurorisë, njoftonte jo vetëm të dyshuarit si drejtuesit e rrjetit që rekrutonte shqiptarë, por edhe familjarët e të vrarëve apo të plagosurve në Siri. Familjarët e njërit prej të vrarëve në Siri, shtetasit Ervis Alianji, kanë deklaruar publikisht se janë njoftuar nga imami i vetëshpallur për vdekjen e djalit të tyre. “Kemi marrë një

“Kemi marrë një telefonatë nga Almir Daci, imam i xhamisë së Leshnicës në Pogradec, i cili na ka thënë: mos e kërkoni në media Ervisin. Ai është vrarë në Siri”, -kanë deklaruar të afërmit e 26-vjeçarit Elvis Alianji.

telefonatë nga Almir Daci, imam i xhamisë së Leshnicës në Pogradec, i cili na ka thënë: mos e kërkoni në media Ervisin. Ai është vrarë në Siri”, -kanë deklaruar të afërmit e 26-vjeçarit Elvis Alianji. I riu nga Leshnica e Pogradecit ishte vetëm një nga të rinjtë e kësaj zone, që sipas prokurorisë dyshohet se janë dërguar në Siri me ndihmën e Almir Dacit. Madje kjo zonë dhe xhamia e Leshnicës ka qenë një nga zonat kryesore ku është përqendruar operacioni për arrestimin e tetë nga 13 të dyshuarit si pjesë e rrjetit që rekrutonte shqiptarë. Por sipas prokurorisë, mësohet se Almir Daci kryente raportime të vazhdueshme tek dy personat që konsiderohen si drejtuesit kryesor të organizatës, ndërsa gjatë kohës që ishin nën hetim, i ka njoftuar për të paktën tri raste vrasjesh të ndodhura në Siri. Prokuroria ka mundur të zbardhë nëpërmjet familjarëve të viktimave se në fund të vitit të shkuar, Almir Daci ka njoftuar nga Siria për vrasjen e shtetasit Diamand Rasha, i cili kishte shkuar në

Siri së bashku me gruan dhe fëmijët. Ende nuk ka të dhëna për vendndodhjen e bashkëshortes dhe fëmijëve të të vrarit, por Almir Daci kishte njoftuar për këtë ngjarje Genci Ballën dhe Bujar Hysën. Të njëjtën gjë ka bërë edhe pas vrasjes së shtetasit B. Hamzai në fund të janarit të këtij viti. Almir Daci, në cilësinë e komandantit të formacionit shqiptar në Siri, ka njoftuar për vdekjen e të riut shqiptar. Gjatë hetimit prokuroria ka mundur të mbledhë informacione për rolin e Dacit, i cili konsiderohet si një nga njerëzit më të rëndësishëm të rrjetit të dyshuar, që në Siri vepron nën organizatën “Al-Nusra”. Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në Siri dhe është shpallur person në kërkim ndërkombëtar për akuzën e terrorizmit dhe i dyshuar si rekrutues, organizator dhe ndihmës në aktivitetin kriminal që niste nga vendlindja e tij në Pogradec e përfundonte në Siri, aty ku dyshohet se luftojnë rreth 50 shtetas shqiptarë.

Biseda e Almir Dacit për vrasjen e Ervisit dhe rrugën drejt Sirisë Ervis Alianji është “ushtari” i fundit që ka dhënë jetën në luftën e Sirisë. Familjarët e tij akuzojnë imamin Almir Daci për bindjen dhe mashtrimin e tij për të marrë pjesë në luftë, ndërsa ‘News 24’ publikoi dje një komunikim në Facebook mes të afërmit të Ervisit dhe Dacit, që aktualisht ndodhet në frontin e luftës. Almir Daci: Ne kemi ardhur këtu për të ndihmuar myslimanët që po masakrohen dhe gratë që po torturohen. Se kjo është prej fesë islame, që të ndihmohen myslimanët. Kushëriri i Ervis Alianjit: Po Mili, vazhdo. Almir Daci: Nuk është e lehtë dhe ne morëm parasysh çdo gjë. Këtu normalisht edhe unë një ditë jam i rrezikuar, se një ditë do të vritem, por nuk kam frikë nga kjo, unë dhe të tjerët, se duam të japim gjithçka për Allah. Që Allahu të na shpërblejë me xhenetin më të lartë në botën tjetër. Dhe kjo është ajo që na ka nxitur të gjithëve që të vijmë këtu. Pra, çdo gjë ka lidhje me urdhrat që ka dhënë Allahu në Kuran. Kushëriri i Ervis Alianjit: Po, po. Almir Daci: Visi nuk ju tregoi se ku ishte. Edhe mua më mbeti tani kjo përgjegjësi, që t’ju tregoj. Të mos jua mbaj të fshehur. Se u vra Vi-

si, kjo nuk është për fajin tim, se nesër do vritem edhe unë. Dhe dje u vra edhe Bledi i Gramozit, edhe Bledin unë e mashtrova. Ai ishte në Tiranë dhe unë në Pogradec, prandaj kuptojeni mirë. Kushëriri i Ervis Alianjit: Poo. Almir Daci: Unë e di që ju keni të drejtë të mërziteni për Visin, se ai është njeriu juaj. Kushëriri i Ervis Alianjit: Po, është njeriu ynë, si të mos mërzitemi, nuk kthehet më apo jo... Almir Daci: Por aman nuk mund të jem unë përgjegjës për çdo njeri që është këtu me mua prej Pogradeci apo prej qyteteve të tjera. Mirëpo çfarë t’ju bëj unë? Kjo është e vërteta. Kushëriri i Ervis Alianjit: Mili, sa kohë ka që është vra Visi, po ti a e pe në atë moment? Almir Daci: Ai u vra nga një shpërthim i fuqishëm dhe nuk u gjet asnjë pjesë e trupit. Dhe ai nuk ka varr as këtu. Çfarë trupi t’ju japim, hë më thuaj ti... Kushëriri i Ervis Alianjit: Po sa kohë ka o Mili? Almir Daci: Ka disa muaj, por unë nuk e merrja dot guximin t’jua thosha se e dija që kjo është gjë e rëndë për ju. Mirëpo si ndodhi dhe kjo gjë me Bledin e Gramozit, thashë t’ju them,

që ta dinë më mirë të vërtetën. Kushëriri i Ervis Alianjit: Mili, po pse nuk na ke thënë më parë? Po ti a ishte në momentin e fundit? Almir Daci: Kjo është e vërteta. Jo, nuk kam qenë me të në ato momente. Se isha në një vend tjetër. Si t’jua thosha? E dija që ishte e rëndë. Kushëriri i Ervis Alianjit: Po amanetet që i kishte lënë, kujt ia la o Mili? Almir Daci: Amanetet i lë çdokush prej

nesh, që kur është gjallë. Ai ka thënë të mos e qani, sepse ai është shehid, dmth një prej njerëzve më të mirë në xhenet, dhe nuk lejohet të qahet për ta. Mos mbani zi, dhe mos bëni të shtata e as të dyzeta, se këto nuk lejohen në islam. Nëse doni ta takoni, duhet të faleni që ta takoni në botën tjetër. Mos fajësoni njeri për vendimin e tij. Ai vendosi vetë të shkonte në Siri dhe të ndihmonte myslimanët. Ndaj bëjani hallall. Almir Daci: Hej, a do vish këtej, nëse e ke seriozisht nuk është problem fare. Prit biletën për në Turqi, hajde njëherë në Turqi, pastaj flasim se si. Pastaj sikur kishe përmendur xhaminë e Unazës së Re. O vëlla, ata kam dëgjuar që bashkëpunojnë me shtetin dhe ka spiunë, po fole atje se dua të shkoj në Siri, të fusin brenda që aty. Nuk janë njerëz të mirë, sidomos imami, se ashtu hiqen ata si të devotshëm, por nuk janë të tillë. Prandaj ata nuk kanë lidhje fare. Kjo është e vetmja rrugë që ne kemi ardhur këtu të gjithë. Kemi prerë biletën për në Turqi, pastaj këtej është kollaj fare. Kuptove? Nuk ka rrugë tjetër, bëj kështu si të thashë, hajt mirupafshim. Kushëriri i Ervis Alianjit: Ok mirë, flm shumë.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.03.2014

5

Viktimat e kësaj lufte konsiderohen shumë më tepër, duke marrë parasysh se gjatë ditëve të fundit familjarët e tyre kanë denoncuar publikisht vrasjen e fëmijëve apo vajtjen e tyre në Siri për të luftuar përkrah rebelëve at e n tati

Eksploziv në derën e Bashkisë së Fushë-Krujës Hidhet eksploziv në derën e Bashkisë së Fushë- Krujës, nuk ka të lënduar në njerëz. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 19:40, kur pranë derës së Bashkisë së qytetit të Fushë- Krujës ndodhi një shpërthim i fuqishëm që tronditi zonën. Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në ambientet e hyrjes së Bashkisë, ku janë dëmtuar orendi, dyer, xhama e dritare. Në pak minuta, vendi i ngjarjes është mbushur me efektivë të policisë së stacionit të Fushë- Krujës, ndërsa kanë mbërritur edhe shefi i komisariatit, shefat e krimeve dhe hetues të tjerë. Nga këqyrja e kryer në vendin e ngjarjes, ekspertët kriminalistë kanë ngritur dyshimet se lënda shpërthyese ka qenë një kallëp i aktivizuar me fitil. Burimet e policisë thanë se paraprakisht dyshohej se lënda eksplozive mund të ishte 200 gramë dhe është hedhur nga një autoveturë që ka kaluar në atë drejtim. Policia ka shoqëruar në ambientet e saj shumë njerëz dhe persona që mendohet se mund të kishin dijeni mbi shpërthimin, apo që mund të ishin dëshmitarë të saj. Pistat e policisë janë orientuar në disa drejtime. Një ndër to është se ajo mund të jetë bërë për të shprehur ndonjë pakënaqësi ndaj kryetarit të Bashkisë së Fushë- Krujës, Gjon Bardhi. Vetë kryebashkiaku ka mohuar të kishte konflikt me ndokënd. Ai njihet si personazh i respektuar në Fushë- Krujë dhe gëzon popullaritet pozitiv. Në këtë mënyrë, duket se një dyshim i tillë ka rënë paraprakisht. Policia ka ngritur po ashtu dyshime se lënda plasëse është hedhur në vijim të veprimeve të pak javëve më parë, ku ndaj stacionit të policisë së Fushë- Krujës u hodh një sasi eksplozivi, duke shkaktuar dëme serioze. Po ashtu një veprim i tillë ishte kryer në muajin janar, por më me pak jehonë. Të akuzuarit për rekrutimin e shqiptarëve në luftën e Sirisë

Shqiptarët në Siri, 9 të vrarë dhe 12 të plagosur për Xhihadin

Emrat e të vrarëve shqiptarë të luftës kundër Al-Assadit dhe si njoftohen të afërmit e tyre për vdekjet. SHISH konfirmon vetëm 6 të vrarë, por denoncimet e familjarëve e çojnë në 9 numrin e tyre Tiranë Lufta në Siri i ka kushtuar Shqipërisë 9 të vrarë dhe 12 të plagosur. Nga ana tjetër, gra e fëmijë ndodhen aktualisht në kampet e zonës së luftës, për fatin e të cilëve pak të dhëna dihen. Ky është bilanci i bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po kontakton të gjitha familjet e viktimave për të mbledhur më shumë prova kundër të akuzuarve për rekrutimin e tyre. Megjithatë, kur vjen puna për shqiptarët e përfshirë në këtë konflikt, është e pamundur të flasësh për saktësi shifrash. Familjarët, në të shumtën e rasteve, nuk janë në dijeni se fëmijët e tyre ndodhen në një luftë të largët. Ndërsa informacionet e SHISH-it dhe strukturave

të tjera janë të pjesshme. Sipas një raporti që Shërbimi Informativ i ka dorëzuar Prokurorisë, në Siri kanë vdekur nga luftimet gjashtë shqiptarë, ndërsa 12 persona të tjerë janë plagosur. Viktimat e kësaj lufte konsiderohen shumë më tepër, duke marrë parasysh se g jatë ditëve të fundit familjarët e tyre kanë denoncuar publikisht vrasjen e fëmijëve apo vajtjen e tyre në Siri për të luftuar përkrah rebelëve. Emrat e të vrarëve konfirmohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, sipas një liste të dorëzuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ndërkohë që në të njëjtën databazë të hetuesve ndodhen edhe emrat e tre personave, që zyrtarisht nuk di-

Të vrarët

Anri Maliqaj, 33 vjeç, banues në Prush të Tiranës, me tre fëmijë Ermal Xhelo, 35 vjeç nga Vlora Diamant Rasha, me banim në Tiranë, me dy fëmijë Hasan Korvafaj, 58 vjeç, nga Kuçi i Vlorës me banim në Tiranë Hamit Myslija, 41 vjeç, banues në Laprakë, i martuar me katër fëmijë Denis Jangulli, lindur në Dibër e banues në Tiranë

Të zhdukur

Ervis Alianji, 26 vjeç nga Pogradeci, të afërmit janë njoftuar për vdekjen Bledar Hamza, nga Pogradeci, të afërmit janë njoftuar për vdekjen

het asgjë për fatin e tyre. Por familjarët e Ervis Alianjit dhe Bledar Hamzës nga Pogradeci e kanë marrë tashmë lajmin e vrasjes së tyre. Të afërmit e të vrarëve në Siri janë pajtuar me fatin e keq të fëmijëve apo vëllezërve, ndërsa vetë ata janë besimtarë praktikantë të islamit. Në shtëpinë e Diamant Rashës, prindërit e tij nuk kanë pritur askënd për ngushëllime, pasi siç thotë i ati, djali i tij është “dëshmor në rrugën e Zotit”. Në familjen e Diamantit askush nuk pranon që të flasë për gazetarët sepse, siç shpjegojnë ata, asnjë nuk i kupton për largimin e të birit familjarisht në Siri për të mbrojtur besimin. Edhe të afërmit e Denis Jangullit, ndër të parët e

vrarë në Siri nuk pranon askush të tregojë se çka ndodhur. Në shtëpinë e Denis Jangullit, njoftimi për vrasjen e tij erdhi me telefon, por familjarët nuk pranojnë që ai ka vdekur dhe thonë se ndodhet peng në Siri. “Denisi ndërroi jetë në Siri. Mos bëni asnjë gjë që Denisi nuk do të dëshironte”, - ishte mesazhi i mbërritur në këtë familje. E njëjta procedurë është ndjekur edhe për viktimat e tjera të luftës së Sirisë, ku familjarët kanë marrë një mesazh, shpeshherë nga numra të panjohur. Besimtarët shqiptarë janë përfshirë në këtë luftë për Xhihad, duke besuar tek përmbysja e Bashar Al Assadit dhe vendosja e një shteti pan-islamik sipas rregullave të Sheriatit.

KMSH: Shqiptarët, larg konfliktit në Siri Nënkryetari i Komunitetit, Gazmend Aga thotë se predikimet për pjesëmarrje në luftë dëmtojnë imazhin e fesë islame. Komuniteti Mysliman inkurajon organet e drejtësisë për një proces të drejtë Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Gazmend Aga i dënoi thirrjet për pjesëmarrje në konfliktin sirian, si predikime që dëmtojnë imazhin e fesë islame. Në një intervistë për tv Klan, ai përsërit se imamët Genci Balla dhe Bujar Hysa nuk janë funksionarë të Komunitetit, ndërsa inkurajoi organet e drejtësisë për një proces sa më të drejtë. Si i gjykoni predikimet për t’u bërë pjesë e luftës në Siri?

Shqiptarët duhet të qëndrojnë larg konfliktit, që ende nuk dihet nëse është fetar, politik apo le të themi një konflikt që ka interesa të tjera. Kemi një aspiratë që është integrimi në Bashkimin Europian dhe thirrjen për luftë nuk mund ta bëjë asnjë grup i caktuar njerëzish, asnjë komunitet fetar, por e bën shteti. Çdolloj thirrjeje tjetër që bëhet në emër të fesë, jo vetëm që nuk është legjitime, por dëmton rëndë vetë imazhin e fesë islame. A ka një luftë botërore për islamin sot? Nuk mendoj se ka një luftë të tillë, siç nuk mund të mohojmë se ka edhe raste islamofobie, dhe

për ironi të fatit, besimtarët myslimanë jetojnë më të lirë dhe më të qetë në vende që nuk i përkasin besimit mysliman. Në varësi të kujt janë emërimet e imamëve? Në rastin konkret bëhet fjalë për disa persona që nuk njihen nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë si funksionarë të Komunitetit Mysliman. Nuk është se ka pasur ndonjë bashkëpunim institucional mes KMSH-së dhe personave në fjalë dhe ne si komunitet inkurajojmë organet përkatëse për një proces sa më të drejtë. Përpara drejtësisë nuk ka as fe, as racë, as ngjyrë. Nëse ka fakte, prova që tregojnë fajësinë e një personi, gjykata vendos. Nëse jo,

të akuzuarit prezumohen si të tillë deri në momentin e vendimit të gjykatës. A ka dy rryma që përplasen në Komunitetin Mysliman? Nëse bëjnë fjalë për teologë që mbarojnë shkollat në vende të ndryshme, është e drejtë. Por nuk mund të flasim për ndryshim apo përplasje rrymash. Disa besimtarë myslimanë i kanë cilësuar arrestimet e fundit si një luftë kundër Islamit. Ju si i cilësoni ato? Ajo që lutemi është që, raste të tilla të mos ndodhin. Shpresojmë që të mos kenë ndodhur. Që fëmijë, të rinj e të reja shqiptare të mos kenë marrë pjesë në konfliktin sirian, apo të mos kenë humbur jetën bijtë dhe bijat tona në një konflikt që nuk ka lidhje me fenë. Asnjë grup nuk mund të bëjë thirrje për luftë apo të njollosë fenë.


6

fokus

ditari

ngjarje e ditës Kryetari i PD-së, Lulzim Basha fton në mbledhjen e grupit parlamentar edhe partitë aleate. Në mbledhjen e djeshme u kërkua rritja e frymës së debatit si në komisione, ashtu edhe në seancë parlamentare

Basha mbledh aleatët në grup, mungon Ndoka dhe Idrizi

Ai që nuk mungon në asnjë prej mbledhjeve të kërkuara nga Basha, është kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ky i fundit zhvilloi dje me Bashën një takim afro 20-minutësh TIRANË Është bërë zakon tashmë që për çështje të rëndësishme, në fillim jave kryetari i opozitës, Lulzim Basha të mbledhë në tavolinën e stërmadhe të grupit parlamentar edhe deputetët e partive aleate. Prania e tyre u konsiderua e domosdoshme edhe në takimin e djeshëm të grupit parlamentar demokrat, ku Basha do të përcillte një analizë të përmbledhur (në një raport prej pesë faqesh) për punën e deritashme të qeverisë. Formalisht mbledhja u konsiderua e bollshme në numër, ku të pranishëm ishin deputetët e PDIU-së dhe ata të PR-së, por në tryezën e djeshme mungoi për të disatën herë kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si dhe kryetari i PDK-së, Nard Ndoka. Asnjë prej tyre nuk e lidh mungesën me ndonjë qejfmbetje apo vendim politik, të paktën publikisht. PDIU-ja u prezantua dje në mbledhjen e grupit me të gjithë deputetët e saj përveç kryetarit, ndërsa kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i kontaktuar nga gazeta “Mapo” vlerësoi se i mbetet korrekt vetëm tryezave ku merren vendime në emër të opozitës. Dje nuk ishte as kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, edhe pse prania e tij në mbledhjen e grupit të PD-së është thuajse e përjavshme. Ai që nuk mungon në asnjë prej mbledhjeve të kërkuara nga Basha është

kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ky i fundit zhvilloi dje me Bashën një takim prej 15-20 minutash, ndërsa tre deputetët e tjerë republikanë ishin ulur në mbledhjen e grupit. Pak para fillimit të mbledhjes, Basha mblodhi edhe kryesinë e grupit për të parashtruar atë që do të diskutohej. Berisha erdhi minutat e fundit, aty rreth orës 13.20 për tu futur më pas në sallën e grupit parlamentar në orën 13.30, bash atëherë kur filloi edhe mbledhja. Edhe pse kohët e fundit nuk po shihet një bashkërendim i aksionit opozitar (ku PD-ja shpesh herë lë mbledhjet e komisioneve ndërsa PDIU-ja jo, dhe me raste as Ndoka i PDK-së) në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar është kërkuar që të rritet fryma e debatit nga opozita si në komisionet parlamentare, ashtu edhe në mbledhjet e seancave parlamentare. Pak kohë më parë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin, që për demokratët do të thotë diskutimin në Kuvend, vetëm për një çështje që lidhet “me kthimin e ligjshmërisë” së organit legjislativ. Por në mbledhjen e djeshme të grupit nuk u qartësua konkretisht nëse do të flitej vetëm për kthim të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë apo opozita do të ndërmerrte një aksion shumëplanësh me

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i kontaktuar nga gazeta “Mapo” vlerësoi se i mbetet korrekt vetëm tryezave ku merren vendime në emër të opozitës.

tone më kritike ndaj çështjeve që hapin debat. Ndryshe nga ky dyzim, të gjithë deputetët ndanë të njëjtin qëndrim për një tjetër çështje që lidhet me punën gjashtëmujore të qeverisë. Deputetët mbështetën raportin analitik që u dorëzoi Basha se, “qeveria Rama po dështon në raport me premtimet, në raport me ligjin dhe administratën publike, po rrit papunësinë si dhe po kërkon të kontrollojë politikisht institucionet e pavarura”. N.Perndoj

Bilanci i qeverisë, kreu i PD: Rama dështoi me të gjitha, ekonomia në rrezik “Perspektiva nuk mund të jetë optimiste kur shohim qartë se qeverisja e dyshes Rama- Meta, karakterizohet nga: 1) dhunimi i demokracisë dhe shtetit ligjor; 2) asfiksimi i ekonomisë; 3) përkeqësimi i rendit dhe rritja e pasigurisë publike” TIRANË Për kryetarin e Partisë De-

mokratike, Lulzim Basha, bilanci 6-mujor i qeverisë është zhgënjyes sa i përket situatës ekonomike, sigurisë publike, nivelit të demokracisë dhe zbatimit të ligjshmërisë. “…Ne kemi detyrimin politik, moral dhe qytetar t’u themi shqiptarëve të vërtetën për qeverisjen gjashtëmujore dhe në lidhje me të, të vërtetën për fatin e statusit të vendit kandidat në BE. Perspektiva në këtë rrafsh nuk mund të jetë optimiste kur shohim qartë se qeverisja e dyshes Rama-Meta, karakterizohet nga: 1) dhunimi i demokracisë dhe shtetit ligjor; 2) asfiksimi i ekonomisë;

3) përkeqësimi i rendit dhe rritja e pasigurisë publike”, - tha Basha në fillim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat. Më pas, ai i paraqiti deputetëve një raport disa faqesh mbi punën gjashtëmujore të qeverisë duke shtjelluar secilën prej çështjeve sa më sipër. Rendi dhe Siguria

Basha e filloi raportin me situatën e rendit dhe sigurisë publike në vend. “Vetëm në dy javët e para të marsit 2014 numri i vrasjeve dhe i të vrarëve është me i lartë se i gjithë shkurti 2014, shumë më shumë se i gjithë marsi 2013. Numri i vjedhjeve dhe grabitjeve të pronës ka njohur rritje të pandërprerë nga muaji në muaj të kësaj qeverie, nga diçka më shumë se 500 raste në muaj në tetor e nëntor, në mbi 700 në muaj në dhjetor, janar e shkurt. Vjedhjet janë më të larta edhe në raport me një vit më parë, dhe këtu nuk llogaritet ajo pjesë e vjedhjeve që nuk raportohen sepse nuk pranohet raportimi i tyre, ndërsa shkalla e zbulueshmërisë ka ardhur në rënie. Trafiku i drogave ka njohur rritje të shpejtë aq sa autoritetet policore e gjyqësore të Italisë dhe Greqisë janë në alarm, pasi kalimi i tyre përtej kufirit është mbidyfishuar. Kurrë më parë kufijtë

e Shqipërisë nuk kanë qenë kaq të hapur deri të shqyer ndaj trafikut të drogës”, - tha Basha. Ekonomia&punësimi

“Pas gjashtë muaj të kësaj qeverie, papunësia dhe shpunësimi janë në lulëzim të plotë”, tha Basha. Sipas tij, mbi 97% e tyre paguajnë më shumë taksa e jo më pak.”… Pensionistëve iu është premtuar indeksimi vetëm për inflacionin, por edhe ky ende nuk është zbatuar. Për të përndjekurit, fondi i dëmshpërblimit është 40% më pak se në vitin e kaluar, por qeveria e ka kaluar nga sqetulla e Naços tek ajo e Veliajt… Kthimi dhe kompensimi i pronave ka ndalur kush e di se për sa kohe dhe fondi për kompensimin e ishpronarëve është pakësuar gramatikisht. Legalizimi i banesave ka ngrirë, po rigjallërohet teza e urbanizimit para legalizimit e ndërkaq, legalizimi falas u provua një gënjeshtër e pacipë”, - tha ai. Ligjshmëria

“Kjo mazhorancë ka ndërmarrë ofensive të mirëfilltë pushtuese të institucioneve jashtë pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, duke shkelur haptazi ligjet e vendit dhe Kushtetutën. I këtillë ishte rasti i ILDKPsë, i cili u bë me mënyrat më të

paturpshme dhe me sajesat më të pabesueshme, njëherazi duke anashkaluar e uzurpuar kompetencat e Presidentit. Rasti i INSTAT-it, ku për shkarkimin e drejtueses, u shkel ligji dhe injorohet vendimi i gjykatës për kthimin e saj në detyrë; rasti në vazhdim e sipër i AMA-s e po kështu edhe sulmi frontal që ka nisur kundër Shërbimit Informativ Shtetëror”, - tha Basha. Kryetari i demokratëve shtoi se Presidenti dhe institucionet e drejtësisë janë vënë gjithashtu nën sulmin propagandistik të kësaj mazhorance. Për të gjitha sa më sipër, Basha theksoi se po rrezikohet statusi i vendit kandidat, ndërsa garantoi se nga ana e opozitës do të ketë mbështetje pa kushte për këtë proces. N.Perndoj

Debati për SHISH

Noka: Po fshihet paaftësia e Ministrisë së Brendshme TIRANË Çështja e kreut të SHISH-it po vijon të mbetet një debat i nxehtë mes PD-së dhe PS-së në mbledhjen e komisionit të Sigurisë Kombëtare. “Ky drejtor nuk ka certifikatën e sigurisë dhe është në kushtet e pavlefshmërisë së kryerjes së detyrës. Nuk kemi mbaruar ende fazën pyetjes në komision. Pa certifikatë, ai nuk mund të raportojë. Po presim që të pajiset me certifikatë. Por një personi që ka dy shtetësi duhet t’i vijë certifikata nga të dyja shtetet” - tha dje deputeti i PS-së, Arben Çuko. Ndërsa nënkryetari i komisionit të Sigurisë, Flamur Noka u shpreh se kjo situatë po ngrihet nga socialistët për të fshehur paaftësinë e ministrisë së Brendshme. “Kjo bëhet për të fshehur paaftësinë e Ministrisë së Brendshme dhe strukturave të Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar. Kërkojnë t’i faturojnë paaftësinë e Ministrisë së Brendshme, institucionit të SHISH-it. Kërkon që luftën kundër krimit ta bëjë SHISH dhe Policia e Shtetit të bëjë policinë e lojërave të fatit, mjedisit, por vetëm luftën kundër krimit, jo”, - tha dje Noka. Javën e kaluar sekretari i komisionit të Sigurisë, Piro Lutaj depozitoi në Kuvend një kërkesë, ku kërkohet që Kuvendi të ushtrojë një kontroll në Shërbimin Informativ Shqiptar.

SHPALLJE ANKANDI Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje me ankand sendin : “Apartament ”,me siperfaqe 46.2 m2, me nr pasurie 1/60+1-18, volum 13 , faqe 29, ne ZK 8591, me adrese Lagjja Salo halili, Rr Ali Kelmendi Shkoder Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshte ne vleren. 2,880,000 (Dymilion e teteqind e tetedhjete mije) Lekë. Shitja e pasurisë do të bëhet (fillon) ditën e Marte , datë 01.04.2014, ora 16.15, në Zyrën Përmbarimore te Përmbaruesit Gjyqësor Privat Genti Bushati me adrese : Rruga “Don Bosko”, perballe Gjykates se Rrethit Gjyqesore Shkoder, ajo vazhdon 15 (pesembedhjete ) dite dhe perfundon me mbarimin e orarit zyrtare te dites se fundit . Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llogari te permbaruesit gjyqesore .


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.03.2014

7

Efekti i zbatimit të ligjit “Për Nëpunësin Civil” pritet të krijojë pakënaqësi në radhët e militantëve të majtë. Rama porosit deputetët që të punojnë më shumë në drejtim të mbështetjes së sektorit privat, për të rritur mundësitë e punësimit Grupi parlamentar

Rama-deputetëve: S’ka punësime në administratë deri në korrik Kryeministri u ka kërkuar deputetëve socialistë që tashmë emërimet nëpër institucione nuk do t’i bëjnë më ministrat, por Departamenti i Administratës Publike, kjo vetëm pasi të jetë krijuar e gjithë baza ligjore Fejzi Braushi

Kur mbeten edhe 3 muaj nga provimi i radhës para Bashkimit Europian, qeveria ka vendosur të respektojë më së fundi ligjin e shumëdebatuar “Për Nëpunësin Civil”, të miratuar me konsensusin e të dyja palëve në majin e shkuar. Ekzekutivi ka vijuar këto ditë të nxjerrë një sërë aktesh nënligjore si detajim i këtij ligji, ndërsa përfaqësues të qeverisë kanë nxituar dje që t’i bëjnë të qartë çdo militanti që pret të emërohet diku në administratën shtetërore se konkurset për emërimet e reja janë pezulluar. Një fakt të tillë ua ka komunikuar edhe vetë kryeministri Edi Rama deputetëve socialistë gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar, ku duke folur për punësimet ka shpjeguar se tashmë emërimet nëpër institucione (ministri, drejtori, agjenci) nuk do t’i bëjnë më ministrat. Siç bëjnë të ditur burime nga kjo mbledhje, Rama duke u përpjekur që të çlirojë ministrat e vet nga presioni apo kërkesat e shumta të deputetëve për punësime, u ka shpjeguar atyre se tashmë, në bazë të ligjit do të zbatohet një praktikë krejt ndryshe për punësimet në administratë. Rama u ka sqaruar deputetëve të PS se në zbatim të ligjit “Për Nëpunësin Civil” dhe akteve nënligjore, tashmë për disa muaj do të pezullohen të gjitha konkurset që kanë qenë në proces para se ligji i ri të hynte në fuqi, si dhe nuk do të hapet asnjë konkurs i ri, deri sa të krijohet e gjithë baza ligjore për të zbatuar ligjin në të gjitha dispozitat e tij. Rama u ka përmendur atyre një afat pezullimi deri në muajin korrik, afat ky që lidhet me përfundimin e hartimit të përshkrimit të

pozicioneve të punës dhe depozitimin e tyre pranë Departamentit të Administratës Publike (DAP), që është tashmë në varësi të Ministrisë së Administratës Publike dhe Inovacionit, e cila drejtohet nga Milena Harito. “Do të jenë pikërisht DAP dhe strukturat e tjera që krijohen në bazë të ligjit të ri ato që do të bëjnë rekrutimet në administratën publike”, - ka sqaruar Rama. Sipas tij, ligji tashmë e bën të pamundur që emërimet apo rekrutimet t’i bëjë vetë institucioni, pasi ato do të bëhen nga një komision i posaçëm që do të ngrihet, i cili pas kryerjes së konkurseve do të bëjë dhe shpërndarjen e punonjësve sipas specifikimeve që kërkon vendi i punës dhe formimit të tyre profesional. Në këtë mënyrë, ka theksuar Rama, “do të krijohet mundësia për një punësim rigoroz në administratë, duke e ruajtur atë nga shkatërrimi”. Efekti

Por natyrisht, ky është një vendim që vjen në një kohë kur është rritur pakënaqësia në bazën e socialistëve si pasojë e mosgjetjes së një vendi pune në administratë, qoftë atë qendrore apo edhe atë vendore. Prej javësh deputetët kanë zbritur në bazë duke zhvilluar takime periodike me anëtarët e partisë dhe zgjedhësit e tyre, për t’u shpjeguar gjendjen dhe mundësitë që ofron administrata për punësime. Për të ulur sadopak këtë pakënaqësi, Rama u ka kërkuar deputetëve të tij gjatë mbledhjes së djeshme që të punojnë më shumë në drejtim të mbështetjes së sektorit privat, për të rritur mundësitë e punësimit. Administrata shtetërore nuk duhet parë, sipas tij, si oaz për të gje-

Prej javësh deputetët kanë zbritur në bazë duke zhvilluar takime periodike me anëtarët e partisë dhe zgjedhësit e tyre, për t’u shpjeguar gjendjen dhe mundësitë që ofron administrata për punësime

tur një vend pune. Rritja e kapacitetit të biznesit do të sillte mundësi më të mëdha punësimi për të gjithë ata që sot presin një vend pune në dyert e institucioneve shtetërore apo edhe në hollin e selisë rozë. Gjithsesi, duke qenë se reforma në administratën shtetërore si zbatim i ligjit të Nëpunësit Civil ka qenë një nga kushtet e procesit të integrimit, nuk përjashtohet mundësia që vendimi i kësaj mazhorance për të pezulluar konkurset dhe rekrutimet e reja deri në korrik të lidhet pikërisht me përgjigjen që pret vendi ynë nga Brukseli në qershor për sa i përket statusit të vendit kandidat.

Harito: Punësimet, vetëm në nivel specialisti Pezullimin e konkurseve deri në korrik e ka konfirmuar dje dhe vetë ministrja e Administratës Publike dhe Inovacionit, Milena Harito, e cila sqaroi procedurat që sjell zbatimi i ligjit të ri “Për Nëpunësin civil”. Sipas saj, ligji i ri do të mundësojë hyrjen në fuqi të sistemit të karrierës, ndërsa shtoi se në këtë mënyrë do të shmangen abuzimet në administratën publike nga ana e drejtuesve të institucioneve. “Ligji i ri i Nëpunësit Civil sjell një ndryshim esencial. Punësimet bëhen vetëm në rang specialisti dhe futet gradualisht sistemi i karrierës. Kështu krijohet stabilitet në administratë dhe pakësohet abuzimi”, - tha Harito. Ministrja theksoi se ndryshon plotësisht dhe mënyra e rekrutimit të punonjësve me status të nëpunësit civil, duke theksuar se ligji përcakton tashmë se konkurset do të jenë të përqendruara dhe se nuk zgjedh më institucioni punonjësin, por DAP i paraqet atij kandidatët sipas nevojave që ka. “Ndryshime ka edhe në rekrutimin e personave, pasi ne nga shtatori kemi rritur numrin e kandidatëve. Tani konkurset janë në grup, në të cilat merret pjesë pasi institucionet e administratës bëjnë kërkesën për një numër të caktuar punonjësish sipas plani-

fikimit të administratës. Pas konkurrimit shpallen fituesit dhe sipas rankimit të fituesve ata zgjedhin institucionin ku duan të punojnë. Nëse me ligjin e vjetër ishte drejtuesi i institucionit që përzgjidhte se cilin nga fituesit e konkurseve do të punësonte, tashmë me ligjin e ri është vetë personi që zgjedh institucionin ku do shkojë sipas rankimit të tij. Kjo e pakëson shumë mundësinë e abuzimit nga ana e institucioneve. Ky ndryshim në administratë është garant për të na afruar drejt Evropës. Pra në aspiratat tona për aderimin në BE duhet që të ngremë nivelin e administratës publike” - tha Harito në fjalën e saj. Ministrja Harito foli edhe për shkollën e administratës publike ‘ASPA’, duke theksuar se qeveria ka shtuar buxhetin e kësaj shkolle, çka do të bëjë të mundur edhe trajnime për të gjithë punonjësit e administratës. Pjesë e tryezës “Perspektiva Evropiane e Shqipërisë” kanë qenë edhe ambasadori i Greqisë në Shqipëri, Leonidas Karakas, njëkohësisht edhe vendi që mban presidencën e BE-së, si dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani. Në fjalën e tij, ambasadori Rokanas tha se Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, duke theksuar se është e

rëndësishme që administrata publike të jetë e përgatitur në hapjen e negociatave me BE-në. “Është e rëndësishme që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të bëhen pjesë e BE dhe Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ju keni disa detyra shtëpie dhe sipas këndvështrimit tonë, Shqipëria po i bën siç duhet detyrat e shtëpisë, madje ne kemi sugjeruar që t’i jepet statusi që vitin e kaluar”, - tha Rokanas.

kuvendi

Media, debate për mandatin e Bushatit Komisioni i Medias ka debatuar sërish dje në lidhje me situatën e krijuar në Autoritetin e Mediave Audiovizive, por kësaj here edhe në prezencë të kryetares së këtij institucioni, Endira Bushati. Pavarësisht se mbledhja ishte thirrur me rend dite diskutimin e raportit vjetor të AMA-s, diskutimet nuk e anashkaluan debatin për nevojën e plotësimit të vakancave të 4 anëtarëve të këtij autoriteti, përfshi këtu edhe atë të vetë kryetares Bushati. Që në nisje të mbledhjes Bushati në fjalën e saj prezantuese të raportit ka theksuar se AMA, pavarësisht ligjit të ri për mediat, u pengua në punën e saj nga Parlamenti, i cili nuk plotësoi tri vakancat në të. “Nuk u plotësuan 3 vende vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive. Po kështu procesi për kalimin në rrjet dixhital u bllokua”, - tha Bushati duke evidentuar një sërë punësh dhe detyrimesh të parealizuara si pasojë e mosplotësimit të këtyre vakancave në AMA. Por sipas përfaqësuesve të mazhorancës, AMA ka jo tre por katër vende vakante, duke përfshirë edhe atë të kryetares. Për këtë ata i janë referuar si përfundimeve që ka dalë komisioni i Ligjeve, ashtu edhe MEMO-s së Shërbimit të Monitorimit. “Në 14 shkurt, nga komisioni i Ligjeve janë konstatuar 4 vende vakante në AMA, përfshirë dhe atë të kryetares. Gjithashtu dhe nga Shërbimi i Monitorimit është konstatuar e njëjta gjë. Si ndjeheni sot në këtë komision, e ligjshme, e paligjshme kur konstatohet se vendi i kryetares duhet të plotësohet?” – pyeti deputetja socialiste Klodiana Spahiu. Ndërkohë që Bushati në përgjigjen e saj ka theksuar se MEMO-ja së cilës socialistët i referohen nuk duhet marrë në konsideratë, pasi sipas saj, i njëjti person që ka bërë atë, vetëm disa muaj më parë ka bërë dy MEMO të tjera që thotë se janë 3 vende vakante dhe jo 4.


8

fokus

ngjarje e ditës

ekonomi

Kompania e huaj do të mobilizojë grupet në pikat doganore në të gjithë vendin për të vlerësuar rrezikun e mbledhjes së të ardhurave. Do të synojë të ardhurat në rrezik, si dhe të sensibilizojë tregtarët në drejtim të përshtatjes me rregullat. Grupet operacionale do të jenë të fokusuara në mallrat me rrezik të lartë evazioni

Tani zhdoganojnë britanikët, mision i vështirë për 120 mln USD më shumë Tri grupe me inspektorë të “Crown Agents” nisën dje punën në terren në doganat shqiptare. Në fund të javës do të raportojnë te ministri Cani dhe në fund të 6-mujorit kanë objektiv të grumbullojnë 120 milionë USD më shumë se vjet Qysh dje dhanë një shembull ndryshe. Me uniforma dalluese, me makina të shenjuara dhe një plan pune në dorë, ekspertët e kompanisë britanike “Crown Agents” që do të monitorojnë doganat shqiptare për dy vjet, e nisën punën në terren. I ka përcjellë kryeministri Rama, por me një objektiv të fortë. Në fund të 6-mujorit duhet t’i sjellin buxhetit të shtetit të paktën 120 milionë dollarë më shumë se vitin që shkoi. Pesha duket se do të bjerë në 4 muajt që kanë mbetur, pasi në dy muajt e parë të vitit të ardhurat e grumbulluara nga doganat ishin sa ato të vitit që shkoi. Operacionet

Gjithsej janë 17 drejtues dhe këshilltarë. David Smith është drejtor i “Crown Agents” për Shqipërinë. Tri gupe me anglezë dhe shqiptarë do të jenë të lëvizshëm në terren. Objektivi kryesor i “Crown” sipas kontratës mbetet rritja e të ardhurave doganore me 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shumë kjo e barabartë me më tepër se 130 milionë dollarë. Me qëllim për të rritur efektivitetin në punë, “Crown Agents” do të rishikojë dhe përmirësojë planifikimin, metodologjinë dhe vlerësimin e operacioneve doganore, si ndalim, kontroll dhe inspektim, thuhet në kontratën e lidhur me qeverinë. Gjithashtu do mobilizojnë 8 grupe operacionale doganore, që do të kenë në përbërje personel nga doganat shqiptare dhe këshilltarë nga “Crown Agents”. Kompania e huaj do të mobilizojë grupet në pikat doganore në të gjithë vendin për të vlerësuar rrezikun e mbledhjes së të ardhurave, do të synojë të ardhurat në rrezik, si dhe të sensibilizojë tregtarët në drejtim të përshtatjes me rregullat dhe do të mbështesë zhvillimin dhe zbatimin e pro-

fileve të riskut mbi bazën e informacionit të përfituar nga grupet operacionale, të fokusuar në mallrat me vlerë dhe rrezik të lartë. Nga ana tjetër, zhvillimi i burimeve njerëzore do të synojë të krijojë një administratë doganore me personel profesional të trajnuar. Në mbështetje të kësaj, kontraktuesi do të ofrojë një sistem për matjen e performancës në punë dhe lidhjen e sistemit të vlerësimit me sistemin e karrierës, si dhe rishikimin e përshkrimeve të vendeve të punës për çdo pozicion. Kontraktuesi do të ndërmarrë një qasje dyrrugëshe për t’iu përgjigjur korrupsionit. Elementi i parë do të synojë të arrijë një reduktim të shpejtë të korrupsionit brenda administratës. Misioni

Më shumë se në të ardhurat që do të sjellin në buxhetin e shtetit, menaxherët e “Crown Agents” pritet të sjellin një mentalitet dhe imazh ndryshe në dogana. Për më tepër, kjo asistencë do të shënojë një precedent, suksesi i të cilit do të shënojë një përvojë në fiskun shqiptar. “Them dogana e re, se realisht jemi në procesin e një transformimi rrënjësor dhe historik, drejtimi i ri i doganave bazohet tek filozofia e re, se shteti është në shërbim të qytetarit dhe në shërbim të sipërmarrjes dhe se nuk janë presionet dhe gjobat që sipërmarrja i ka vuajtur në vijimësi”, - tha kryeministri Rama. Qeveria shqiptare përveç të tjerash e sheh “Crown Agents” si një universitet për doganën shqiptare. I gjithë stafi shqiptar do t’u nënshtrohet trajnimeve mbas punës dhe në fund do t’i nënshtrohen një provimi. Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave shqiptare, Elisa Spiropali e vuri theksin në punën në grup që do të zhvillohet me “Crown Agents”. “Ne kemi një moto, mes Doganës Shqiptare dhe ‘Crown Agents’. Ne nuk jemi dy skuadra, jemi një skuadër dhe suksesi ynë është sukses i përbashkët”, - tha Spiropali. “Pas 1 jave ne do të dorëzojmë në tavolinën e ministrit të Financave raportin e parë, i cili do të përshkruajë arritjet e grupeve tona operacionale”, - tha drejtori i “Crown”, David Smith. Kontrata e qeverisë shqiptare me “Crown Agents” ka një kosto 8.5 milionë euro dhe parashikon asistencë dyvjeçare për doganat shqiptare.

historiku

Banka Botërore dënoi me 6 muaj “Crown Agents” për mashtrim Administrimi i doganave nga kompania britanike “Crown Agents” ka krijuar debate në lidhje me integritetin e kompanisë, për shkak se ajo ka në Cv-e saj një aferë korruptive në një nga projektet e Bankës Botërore. Ky pretendim i ngritur nga opozita rezulton të jetë i vërtetë, ndaj dhe “Crown Agents” ka marrë një ndëshkim të përkohshëm nga Banka. Banka Botërore njoftoi më 19 tetor të vitit 2011 se kishte përjashtuar për gjashtë muaj “Crown Agents” dhe filialet e saj, për shkak të praktikave mashtruese. Sipas njoftimit zyrtar të Bankës Botërore të asaj kohe, ky vendim u mor pas një hetimi nga zv/presidenti i Bankës për integritetin, Leonard Mc- Carthy, i cili tregoi se në vitin 2006 kompania britanike “Crown Agents” kishte keqinterpretuar disponueshmërinë e një konsulenti kryesor mbi një kontratë të dhënë sipas një projekti që Banka tashmë e kishte ekzekutuar. Vendimi pasoi të gjitha filialet e kompanisë në 24 vende ku kompania kishte bashkëpunim me BB. Përveçse të qenit e përjashtuar për të bërë biznes me BB, “Crown Agents” u detyrua nga Banka të

rishqyrtojë dhe të amendojë integritetin dhe programin e etikës në përputhje me standardet e Bankës Botërore. “Banka Botërore është e angazhuar për të siguruar se burimet e pakta të zhvillimit janë përdorur për qëllimet e destinuara”, – tha Leonard McCarthy, zëvendëspresidenti për integritetin e Bankës Botërore. “Kur zbulojmë një mashtrim, ne ngarkojmë me përgjegjësi keqbërësin dhe punojmë për të siguruar integritetin e madh dhe pëlqimin për të shkuar përpara”. Nga ana tjetër edhe Partia Demokratike e ka denoncuar vendimin e qeverisë për dhënien e doganave të vendit, agjencisë private ‘Crown Agents’, si një akt të dyshimtë, jotransparent dhe që bëhet në shërbim të interesave klienteliste. Administrimi i doganave nga një kompani e huaj ishte lajmëruar me herët nga kryeministri Rama qysh në ditët e para të qeverisjes. Por ekspertët e fushës gjykojnë më të domosdoshme një reformë administrimi në tatime, për shkak se doganat janë informatizuar tashmë në të gjitha degët dhe të gjitha informacionet me vendet nga ku bën tregti Shqipëria gjenden online.

Detyrimet e “Crown Agents” • Një rritje prej 1% në vit në nivelin e të ardhurave doganore të mbledhura nga Administrata Doganore, shprehur si përqindje e PBB-së. • 75 në muaj: Numri i zbulimeve, i bërë nga njësitë vepruese për muaj. • 250: Numri i inspektimeve të plota, i ndërmarrë nga njësitë vepruese për çdo muaj. • 175: Numri i inspektimeve të pjesshme, të ndërmarra nga njësitë vepruese për çdo muaj.

• 10: Numri i lokacioneve të vizituara çdo muaj. • Për të rënë dakord brenda 2 muajve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, mbi bazën e procesit të testimit të riskut paraprak. • Krijimi, pajisja dhe organizimi i 8 njësive vepruese. • Identifikimi, kuantifikimi dhe rishikimi i profileve ekzistuese të riskut. • Rishikimi i kompetencave të vendeve ekzistuese të punës.

Gazsjellësi Trans Adriatik AG TAP fton institucionet trajnuese të marrin pjesë në procesin e para-zgjedhjes për të ndërmarrë “Programin e Trajnimit për Furnitorët/Kompanitë” në Shqipëri. TAP synon të ndërmarrë një “Program Trajnimi për Furnitorët” (PTF) në lidhje me ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve të aksesit dhe urave, në fillim të vitit 2015 në Shqipëri. “Programi i Trajnimit për Furnitorët” do të trajtojë: Trajnim Teknik Certifikimin ISO dhe Akreditimin e Kompanisë

PTF do të zbatohet në përputhje me fazat e zhvillimit të Projektit TAP: Faza 1

Një program trajnimi mbi ndërtimin/rehabilitimin e rrugëve të aksesit dhe të urave (planifikuar për tremujorin e dytë/Q2 dhe tremujorin e tretë Q3 të 2014)

Faza 2

Një program trajnimi mbi ndërtimin e gazsjellësit (i planifikuar aktualisht për tremujorin e parë/Q1 dhe tremujorin e dytë/Q2 të 2015).

Nëse ju jeni një institucion trajnimi, një kompani certifikimi ose një firmë konsulencash me eksperiencë të dokumentuar në ngritjen e kapaciteteve dhe të certifikimit të shërbimeve lidhur me cilësinë ndërkombëtare dhe standardet teknike për ndërtimin/rehabilitimin e rrugëve të aksesit dhe urave, atëherë ju jeni të ftuar të aplikoni dhe të marrni pjesë në procesin e para-zgjedhjes për fazën e parë të “Programit të Trajnimit të Furnitorëve” në Shqipëri. Para-zgjedhja do të ndiqet më pas nga një procedurë tenderimi formale. Ju lutemi dërgoni Shprehjen tuaj të Interesimit për para-zgjedhjen bazuar në dokumentet e disponueshme në internet: www.tap-ag.com/traininginstitutions, maksimalisht deri më 28.03.2014, ora 18:00 (ora lokale në Tiranë), përmes emailit: applications@abkons.com. Për pyetje dhe sqarime të mëtejshme mbi informacionin e mësipërm, ju lutemi kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 60 47 462.


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.03.2014

9

FOREIGN POLICY / Rikthimi i kaRl maRx-it dhe aRSyet

Nr. 25 (270), Viti iX botimit shkurt 2014 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

FOTO ESSE Concresco, afresco me bunkerë Shqipërie rEpOrTEri i luFTëS Ju lutem, një biletë kthimi për në Siri BlENDi SAlAJ kanuni nuk vret, njerëzit vrasin pOp pOliTiCS debatikasit e rinj

e përmuajshme

RRëfimi i VaSO SamSURit

Kadare në Kohën e Kolerës Një profesor letërsie tregon një Kadare ‘intim’. lidhjet e Mjeshtrit të shqipes me qytetin e pogradecit dhe me poetin e tij, lasgushin. Fotografitë e pabotuara dhe të pathënat e një autori që, megjithëse është një personazh i famshëm që në vitet ’60, vazhdon të mbetet ‘misterioz’ për një pjesë të mirë të publikut. Kush janë ‘anëtarët e poezisë’, një ‘klubi’ të llojit Dead poets Society të pagëzuar nga lasgushi...


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Etatizmi dhe postkomunizmi shqiptar: kombinimi perfekt antiproduktiv

P

ër dekada me radhë, për arsye që lidhen ngushtësisht me antropologjinë tonë kulturore, me vështirësinë e ndërtimit të institucioneve moderne sociale në terrenin e një province periferike otomane, dhe kohë më vonë, me ndërtimin e shtetit komunist si i vetmi sistem që ia arriti të konsolidojë dhe imponojë përfundimisht një kulturë institucionale të shkëputur nga ajo klanore, shoqëria shqiptare nuk mundi të ndahej nga varfëria kronike dhe të bënte një hov cilësor drejt mirëqenies. Kësisoj, gjatë qindra viteve në Shqipëri u instalua një bashkekzistencë e ngushtë me varfërinë. Bashkekzistenca me varfërinë e bën legjitim përcaktimin e shqiptarëve si një popull i vuajtur; varfëria padyshim është shkaku themelor që shkakton përuljen popullore, së cilës ne sot i bëjmë thirrje duke e quajtur “ndërgjegje qytetare”. Në fakt, ndërgjegjja qytetare ndërtohet veçse paralelisht, ose, thënë më pastër, ndoshta një hap pas mirëqenies “materiale” të individit apo qytetarit. Në këto kushte, mentaliteti etatist vjen si prirja më e natyrshme e ndjesive të shoqërisë shqiptare. Mungesa për një kohë të gjatë e mirëqenies ekonomike sjell natyrshëm nevojën parësore për siguri; mendësia që tregu i lirë është shumë më i pasigurt se shteti, qoftë ky dhe i varfër, bën që në fillesë që sipërmarrja dhe tregu të shihen si armiqtë e “bukës së përditshme” që ushqen para së gjithash sigurinë mendore. Kësisoj, etatizmi rikthehet në trajtën e një klithme primitive për shpëtim. Është kjo klithmë që mbyll rrethin vicioz të keqqeverisjes. Nën pretekstin e instalimit të ekonomisë së tregut, shteti, i paaftë të prodhojë ekuilibrat, të cilët për të janë të huaj, i lan duart duke deklaruar privatizimin e aseteve. Nga ana tjetër, në mungesë të rregullave të lojës, ekonomia e tregut dështon, duke dëmtuar shtresa të gjera të popullatës, të cilave, në kushtet e reja, krahas instalimit të varfërisë, u shtohet edhe pasiguria totale. Kësisoj, kthimi i shtetit vjen si shpëtim. Etatizmi kthehet dhe merr skeptrin, por përsëri dhe sërish ai nuk do mundë

analizë Dr.Grida Duma

Altoparlanti shurdhues qeveritar kontrastohet nga një masë njerëzish të deziluzionuar, pjesëmarrja dhe interesi i të cilëve në polisin e përbashkët tkurret vazhdimisht. Liderët e protestave qytetare survejohen, qytetarët tolerohen vetëm në formate të vogla, të ulur në karrige të rreshtuara plot estetikë në gjysmëhark rreth liderit. Politika është shpërpjesëtueshmërisht e madhe, tregu –absolutisht i gjymtuar, qytetari – dëshpërimisht i vogël. Pikërisht lidhur me këtë, J.S Mill shprehej: Çdo shtet që i shndërron qytetarët e tij në xhuxhmaxhuxhë, në mënyrë që ata t’i binden atij më lehtë, qoftë edhe për të arritur qëllimet më të mira, herët a vonë do ta kuptojë se me njerëz të vegjël kurrë nuk do të mund të bëhen vepra të mëdha.

të bëjë një gjë dhe veçse një gjë, të kërkojë produkte nga tregu, pikërisht nga ajo foshnjë që ai e mbyt me duart e veta. Të rikthehesh në etatizëm, ndërsa dyshemeja e të ardhurave ekonomike tregon varfëri, do të thotë të ndërtosh vetëm një siguri: atë që do të mbetesh një i varfër i sigurt. Kthimi në etatizëm s’është gjë tjetër, veçse zëvendësimi i sfidës së zhvillimit të burimeve me sigurinë e rishpërndarjes së lëmoshës. Rënia në etatizëm: një proces ciklik Duhet theksuar se kundërshtimi ideologjik ndaj virusit të etatizmit dhe i mbartësit modern të tij, socializmit, është po aq i hershëm sa vetë etatizmi. Në vitin 1848, Aleksis de Tokvil kritikoi në mënyrë të shkëlqyer socializmin si një dhunim të natyrës njerëzore, të drejtës së pronës dhe lirisë së individit. Në atë kohë, republikanët e rinj francezë mendonin se problemi i papunësisë mund të zgjidhej nëpërmjet projekteve qeveritare të punësimit, dhe duke vendosur paga reference për të gjithë ata që donin të punësoheshin. Kundër tyre, në Asamblenë Konstituente të Francës, de Tokvil pati këto fjalë të paharrueshme: Ajo që i përshkruan më mirë socialistët e të gjitha shkollave dhe të gjitha ng jyrave është kundërshtimi i tyre i thellë ndaj lirisë personale, mospranimi i arsyes individuale, si dhe një përbuzje e plotë ndaj individit. (...) Duke qenë se shteti druhet se individi gabon, ai e vendos veten mbi individin, anash tij, rreth tij, pas tij, në mënyrë që ta drejtojë dhe ta udhëzojë, me një fjalë, që ta prangosë përfundimisht atë. Socialistët kërkojnë, në shkallë të ndryshme, heqjen dorë nga liria e individit. Nëse më lejoni ta përmbledh socializmin me pak fjalë, ato fjalë do të ishin këto: Socializmi është një sistem i ri bujkrobërie. Në mendësinë etatiste shqiptare të kohëve moderne, shteti dështon, por kjo nuk është e ndëshkueshme, shteti faturon keq, por kjo nuk është e ankimueshme, shteti shërben keq por kjo është e pranueshme, shteti është një qenie anonime e cila s’mund të ndëshkohet, sepse ai është i lejuar të gabojë, ndërsa gabimet e tij do t’i shlyejë me asistencë sociale. E mbi të gjitha, në mendësinë etatiste shtetin nuk e ke dot as zili, ai nuk të shkak-

Sukseset e para

ton as edhe një grimë xhelozie – kjo për shkak të natyrës së tij anonime. Shteti është vërtet i të gjithëve –ai nuk i përket askujt. Jo vetëm kaq, por shteti është i lakmueshëm: ndërsa lexon artikuj të ndryshëm të relatorëve ndërkombëtarë për etikën e punës dhe aspiratën për punë nga brezi i ri në Shqipëri, habitesh ndërsa gjen të shkruar se ndër fëmijët e shkolluar jashtë të sipërmarrësve shqiptarë gjen nga ata që aspirojnë të punojnë në zyrat e një administrate shtetërore me një pagë të ulët apo pa matje performance, por gjithsesi, brenda asaj kupole që quhet shtet dhe që mundëson një fetishizëm kulturor kaq avantazhues. Mjafton krahasimi i produktivitetit të orës së punës në Shqipëri, krahasuar me vendet e reja anëtare në BE dhe me mesataren europiane dhe rajonale për të kuptuar përfundimisht se në ç’aspekt të aftësisë së kufizuar Shqipëria është lider në Evropë dhe në rajon. Të kërkosh zgjidhjen tek teza etatiste pa realizuar mirëqenie, është si të shpëtosh nga një situatë e pashpresë duke vrarë veten. Kjo sepse në riardhjen rishtaz e rishtaz të frymës etatiste nuk do të ndodhë gjë tjetër, veçse do të shterohen burimet dhe mundësitë për t’i shfrytëzuar ato me dobi. Ajo që do t’i duhej kësaj shoqërie, qoftë edhe për t’i dhënë sadopak shpresë, është njohja e meritës, ndryshe e njohur me termin e keqpërdorur “meritokraci”; e dërrmuar nga sistemi i barazitizmit socialist dhe kolektivizmit etatist, e pamundshme për t’u ngjizur në një ekonomi tregu thelbësisht jokonkurrenciale, në Shqipëri meritokracia mbështetet vetëm në dy bazamente: në prirjen e lindur dhe në edukatën familjare të secilit. Nëse individi shqiptar studion më shumë, punon më shumë, njeh më shumë, informohet më shumë, ai e bën këtë sepse do –në të kundërt, fare mirë mund të mos ta bëjë, sepse një “duhet” konkurrenciale në Shqipëri nuk është maturuar aspak, madje gjendet në fillesat e veta edhe në sektorin privat. Pikërisht sepse socialisti Althusser (me të drejtë) shprehej se tipari themelor i çdo ideologjie është

“të imponojë vetëkuptueshmërinë e fakteve si fakte të vetëkuptueshme”, “tregu i lirë” nuk duhet të merret si i vetëkuptueshëm; në fund të fundit ai është, si gjithçka njerëzore, një produkt i substratit njerëzor. Përpjekja për “ta çliruar tregun” është mbi të gjitha një përpjekje njerëzore –një mision jo i pamundur. Përpjekja për ta ringritur demokracinë, tashmë të shndërruar në kukullën prej lecke të legjitimimit të pushtetit, është njerëzore, po aq sa e domosdoshme. Alternativa ndaj mungesës së demokracisë dhe tregut –rikthimi i shoqërisë në trajtën e djalit të plakur plangprishës në jetimoren masive që quhet shtet, mishërohet në historinë rrënqethëse të burrit të moshuar, të braktisur nga të gjithë, i cili hap varrin me duart e veta, vret veten dhe lë një pusullë ku i lutet shoqërisë ta varrosë aty. Shoqëria jonë, e cila nuk çliron tregun, që nuk rrit produktivitetin, që nuk i jep vlerë demokracisë, por që prodhon rilindje false të etatizmit të kuruara nga fotografë profesionistë dhe të spërkatura me populizëm idiot, rrezikon të mbetet përjetësisht në vendnumëro. Pas fasadës së saj pseudoliberale, Shqipëria fsheh një inerci të përbindshme etatizmi, primitivizmi dhe obskurantizmi institucional –të mbrojtur me fjalë të mëdha nga një armatë e pafund njerëzish të vegjël. Altoparlanti shurdhues qeveritar kontrastohet nga një masë njerëzish të deziluzionuar, pjesëmarrja dhe interesi i të cilëve në polis-in e përbashkët tkurret vazhdimisht. Liderët e protestave qytetare survejohen, qytetarët tolerohen vetëm në formate të vogla, të ulur në karrige të rreshtuara plot estetikë në gjysmëhark rreth liderit. Politika është shpërpjesëtueshmërisht e madhe, tregu –absolutisht i gjymtuar, qytetari –dëshpërimisht i vogël. Pikërisht lidhur me këtë, J.S Mill shprehej: Çdo shtet që i shndërron qytetarët e tij në xhuxhmaxhuxhë, në mënyrë që ata t’i binden atij më lehtë, qoftë edhe për të arritur qëllimet më të mira, herët a vonë do ta kuptojë se me njerëz të vegjël kurrë nuk do të mund të bëhen vepra të mëdha.


op-ed

2

Blog / Sytë e fajit-mbi filmin 12 vjet skllavëri

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Kumbaro: Nuk lëshojmë asnjë centimetër nga Trashëgimia

18.03.2014

Universitet / Dhima: Media, rol për largimin nga strukturat e vjetra të komunikimit

11

Tundimi është zjarri që përndez fëlligështinë e zemrës. - Thomas Boston

Ministri i Brendshëm, kryetari i SHISH, Presidenti i Republikës: njëri prej tyre duhet të ikë K

a marrë një trajektore të paparashikuar më parë kriza mes mazhorancës dhe kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror. E filluar si një krizë moskomunikimi, ajo vijoi si një krizë ligjshmërie për t’u shndërruar, me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Presidentit përmes intervistës në tv Klan, si një krizë moraliteti publik. Pa e tepruar aspak, jemi në emergjencën si shoqëri për ta konceptuar këtë krizë ndërinstitucionale, mbi të gjitha, si një test moraliteti publik. Gjithçka tjetër është një nënvariant i filtruar i saj. Një kronologji shumë e shkurtër: shkaku i shpërthimit të krizës ishte denoncimi i Ministrit të Brendshëm, sipas të cilit, situata shqetësuese e rendit publik kishte si shkak themelor mungesën e komunikimit dhe informacionit prej shërbimit inteligjent. Siç ndodh rëndom në skenarë të tillë, u aludua për një konspiracion politik i përligjur prej faktit se, kreu i SHISH-it ishte një investiturë e mazhorancës së djeshme. Ndërkohë, një qarkore e publikuar në media bënte me dije se, në tejkalim të rrezikshëm të kompetencave ligjore, Kryetari i SHISH-it kishte urdhëruar instancat e tij të varësisë të përgjonin

krerët aktualë, qendrorë dhe lokalë, të policisë së shtetit për ndonjë lidhje hipotetike të tyre me botën e krimit. Mbi këtë bazë paligjshmërie Kryetari i Shërbimit sekret u thirr në një seancë dëgjimore prej komisionit parlamentar të Sigurisë. Ajo çfarë ndodhi aty i tejkalon kufijtë e banales për t’u rikujtuar. Mirëpo, mazhoranca vendosi që përmes një grupi deputetësh të inspektonte fizikisht zyrat e Shërbimit Informativ. Nuk dihet nëse kreu i SHISH-it është pajisur aktualisht me kartelën e sigurisë për të cilën nuk u legjitimua të fliste në seancën dëgjimore, ashtu siç ngelet mister, në një analizë sic et simpliciter, se cili është koncepti i mazhorancës për legjitimimin e kreut të SHISH: a është karta e cila legjitimon titullaritetin e tij apo është titullariteti i cili përligj pajisjen me kartë? Sidoqoftë, këtu kronologjia mbyllet dhe hyjmë në thelbin e çështjes. Përmes intervistës në tv Klan, Presidenti i Republikës bëri dy gjëra: e para, u përfshi drejtpërdrejt në krizë; e dyta, e transformoi natyrën e kësaj krize. Konsiderata deontologjike nëse Presidenti duhej të implikohej drejtpërdrejt në këtë krizë apo, në emër të kohezion-

Pse PD? Pse tani? Q

ysh kur prononcimet e mia publike diferencoheshin jo pak prej zërit zyrtar të Partisë sime, jam ndeshur me qindra pyetje e qëndrime mosbesuese që më vijnë herë drejtpërdrejt e herë tërthorazi…Pse tani? Pse flet me mllef? Pse je kundra PD? Me kë e ke inatin? Ke hatërmbetje? Ku don të dalësh? Çfarë don të arrish? Po don të largohesh??? Për të sqaruar të gjitha këto pikëpyetje, hatërmbetje, dyshime, por më së shumti për të hedhur të zezë mbi të bardhë konsideratën mbi të sotmen dhe të ardhmen e Partisë sime që sot po bën muajt e parë në opozitë dhe mbi atë pse deklaratat e mia publike flasin për një qasje për të cilën më të shumtën e kohës heshtet dhe nën zë herë pas here vishet me një tis të helmët, vendosa të hedh rreshtat e parë në këtë opinion modest, me shpresë që nuk do të shërbejë thjesht për të shuar kureshtinë e dyshimplotëve por edhe për të shtyrë ndokënd, qoftë edhe për pak, të reflektojë sinqerisht e të veprojë po njësoj. Më së pari, le të nisim me çështjen pse flas për PD-në dhe pse i mëshoj çështjeve të brendshme në këtë kohë. Unë jam në opozitë dhe çdo ditë arrij të perceptoj që mazhoranca me numra të mëdhenj po e bën çdo ditë e më të madh zullumin. Kam dhjetëra e dhjetëra mesazhe prej grave e të rinjve, me shkolla të përfunduara në universitete nga më të mirat e globit, që sot gjenden papunë dhe pa asnjë shpjegim nga ata që çuditërisht i kanë vënë këtij fenomeni fjalën reformë. Dhe ky largim masiv i të punësuarve nuk është fenomeni i vetëm negativ…bashkë me të kemi një tendencë të qartë të shkrehjes së rendit, skandaleve në administratën tatimore, emërimit jashtë kritereve, sulmit mbi institucionet e pavarura, tendencës për të uzurpuar e për të keqpërdorur pushtet…Me një fjalë, siguria e pushtetarëve të sotëm,

koment

Mesila Doda

siguri e cila vjen qartësisht nga numrat e mëdhenj në parlament, po krijon edhe dëmin e tyre më të madh…atë të krijimit të një revolte të brendshme njerëzore, e cila do çojë pashmangshmërisht në dobësimin e pushtetit të sotëm. Por, a e forcon kjo apriori, PD-në? Unë mendoj që kjo sjell rritjen e një fryme antimazhorancë, por PD është e destinuar të forcohet vetëm duke ndryshuar veten. Unë sot flas për PD dhe do vazhdoj të flas, sepse është ky momenti i ristrukturimit, kjo është ende koha e pas-humbjes dhe kjo kohë mundet të na shërbejë për të rikthyer frymën e vërtetë të debatit, të objektivitetit në evidentimin e fenomeneve negative që mbisunduan vitet e fundit dhe mbi të gjitha të mundësojmë transformimin në një parti të formatit modern, në një parti në të cilën piramida e pushtetit mundet të kthehet lehtësisht me bazë lart, pasi është kontributi i bazës së gjerë të militantëve që sjell suksesin e një force politike e bashkë me të edhe suksesin e kreut. Thënë këtë, do më duhet të shpjegoj menjëherë konceptin tim për majën e piramidës, që në këtë rast është kreu dhe kjo edhe për arsyen sepse si pasojë e një lapsusi në zbardhje të një interviste times ndoca ditë më parë, deklarohej se do doja një lider të fortë në PD. Në të vërtetë koncepti im është kryekëput i ndryshëm. Unë besoj se koha e liderëve të fortë po kalon pak nga pak, epokën e liderëve të fortë me tone e formate heroike e inspiruese po e zëvendëson

it ndërinstitucional, të operonte me një low profile për zgjidhjen e saj, bëhet e pakuptimtë që nga momenti kur, me përfshirjen e tij, i dha një siluetë të re krizës. Pra, duhet përsëritur se, tashmë kriza nuk është më as krizë moskomunikimi dhe as krizë ligjshmërie. Presidenti e shndërroi atë në krizë të etikës publike, e kuptuar kjo, si një tërësi sjelljesh dhe jo si tërësi kriteresh morale. Por, përse kreu i shtetit me angazhimin e tij i transformoi natyrën kësaj krize? Shumë e thjeshtë: sepse Presidenti i Republikës deklaroi saktësisht të kundërtën e asaj me të cilën ishte ushqyer opinioni publik deri në atë moment. Thënë me fjalë të tjera, sipas Presidentit, ministri i Brendshëm ka mashtruar kur ka thënë se nuk ka pasur informacion nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe po ashtu, media ka mashtruar, sepse nuk bëhet fjalë për përgjim, por për mbledhje informacioni. Që e vërteta nuk përbën një rregull të jetës sonë publike dihet fare mirë dhe pikërisht kjo bën që edhe Presidenti, ashtu si Ministri i Brendshëm dhe kreu i Shërbimit sekret, të shihet me dyshim kur shpjegohet rreth kësaj krize. Mbase për faktin se kjo është një krizë e cila

nuk pranon shpjegime, por vetëm të vërtetën, të vërtetën ekzemplare. Shoqëria duhet të marrë vesh njëherë e mirë në këtë histori të turpshme se kush thotë të vërtetën dhe kush mashtron. Mashtron ministri i Brendshëm, mashtron kryetari i Shërbimit sekret, apo mashtron Presidenti i Republikës? Nëse mashtron Presidenti i Republikës, atëherë jemi në rrethanën e qartë juridike të një impeachment–i dhe mazhoranca është e detyruar të fillojë procedurat kundër tij. Nëse mashtrojnë ministri i Brendshëm dhe kryetari i SHISHit, atëherë jemi në konsumimin e qartë të një figure të rëndë me pasoja për rendin dhe sigurinë publike që meriton përndjekje penale. Si mund të mbërrihet deri këtu? Thjesht: duke braktisur, kryesisht, alibinë e sekretit shtetëror. Palët që beso-

ngadalë epoka e burrave dhe grave që parazgjidhen si administratorë të mirë, administratorë të prurjeve politike sigurisht por edhe të mirës publike, thelb ky që ndan një drejtim të mirë nga një drejtim i keq. Tamam për këtë arsye kërkohet që kreu i një force politike të jetë i vërtetë, i kujdesshëm në administrimin e vlerave të një force politike dhe të mirës publike kur i jepet mundësia të administrojë, dhe koherent e parimor në qëndrimet publike. Më pëlqen shumë që PD të konsiderohet Shtëpia e Lirisë, por kjo do duhet të konceptohet jo thjesht retorikë, jo thjesht konsideratë pozitive mediatike, por optikë që i bën demokratët qysh nga ‘90 e deri më sot të ndjehen njëlloj të mirëpritur e të vlerësuar në shtëpinë e vet. Ky moment ka nevojë për një sinqeritet personal, ka nevojë për një vullnet politik e njerëzor që të bëjë që çdo anëtar të konsiderohet njëlloj i vlefshëm e i mundshëm për të patur një karrierë në strukturë, si ai që përkrahu Selamin dhe Pollon, Mustafain, Shehin apo Bumçin, si ai që përkrahu Lulin dhe Kolin, si ai që përkrahu dhe përkrah Berishën pa rezervë, si ai që do përkrahë liderët e së ardhmes Bogdanin, Bregun apo Patozin…Të gjithë pa dallim duhet t’i bashkojë një forcë politike që arrin të pranojë debatin e së tashmes dhe së ardhmes, debatin politik të demokratëve që mund të jenë qejfmbetur apo shpresëplotë, dhe vlerëson diversitetin si virtyt që e rrit. Kjo s’duhet të jetë thjesht retorikë, por ndryshim mentaliteti dhe pranim i tjetrit si vlerë, megjithëse është krejt i ndryshëm nga ty, e para së gjithash kërkon guximin që të ndalohen në punën rrënuese të gjithë individët që kërkojnë të përfitojnë pushtet e terren në emër të një klientelizmi që nuk ka asgjë të përbashkët me parimet mbi të cilat funksionon një parti e madhe, moderne dhe parimore. Ndërsa shkruaj fjalën e fundit hezi-

toj, pasi shpesh parimet janë bërë fjala më e keqpërdorur përgjatë kohëve e epokave të ndryshme. Por në bindjen time të brendshme qëndron fort parimi i rikthimit të ndjeshmërisë sonë te shtresat tona tradicionale, ish të persekutuarit, ish-pronarët, ish-studentët e Dhjetorit, intelektualët. Nëse kemi gabuar, nëse nuk kemi plotësuar pritshmëritë e tyre nuk ka asgjë të keqe të nisim me një ndjesë, (përunjësia është virtyt, jo ves), por tek e fundit ne kemi qenë e vetmja forcë politike që kemi bërë diçka për ta dhe kjo është një bazë e mirë për të rivendosur një urë komunikimi edhe më të fortë e më të vërtetë se në të kaluarën. Së bashku me këtë platformë do duhet të përqendrohemi fort tek respekti ndaj pronës, ndihma ndaj kapitalit dhe investimeve duke shfrytëzuar një trashëgimi të suksesshme që ne patëm me taksën e sheshtë, të fokusohemi tek një ideologji e fortë pro familjes tradicionale, që sot është shumë pak e ndihmuar nga sistemi dhe legjislacioni, një qëndrim i qartë pro-jetës, sepse kjo do i rikthente një filozofi të qëndrueshme dhe bazë solide krijimit të një force moderne të djathtë. Dhe, veçanërisht, ne kemi nevojë për një qasje tjetër në respektimin e statutit të PD, sepse vetëm kjo sjellje pa cene ndaj ligjit themelor, kushtetutës së partisë sonë, do mund të krijonte garantizmin e çdo anëtari dhe titullari të PD, dhe sot më shumë se kurrë në kohën e ngritjes së strukturave të reja, çdokush e ka të nevojshme garantizmin e institucioneve të brendshme dhe rregullave luajale e të mirëpërcaktuara. Tash më lejoni që duke u shprehur gjithë dashamirësinë time atyre që vënë pikëpyetje mbi domethënien e deklarimeve të mia, të ripërsëris. Mendoj që PD bëhet më e mirë nëse ka brenda vetes njerëz të vërtetë dhe që nuk kanë asnjë kompleks që të flasin e të shprehen qartë e kur nuk dëgjohen, të bërtasin edhe

koment Arjan VASJARI

jnë se kanë vepruar në respekt të prerogativave kushtetuese e ligjore duhet të publikojnë pa asnjë kompleks aktet, dokumentet, e-mail dhe çdo provë tjetër që sqaron pozicionin e tyre. Kjo krizë nuk pranon ruajtje sekreti. Sekreti ruhet duke e publikuar. Nuk ka alternativë të ndërmjetme për ta zgjidhur këtë krizë. Në kushtet e kulturës së mjerueshme që kanë për shtetin si dhe me injorancën e thellë për të përdorur instrumentin e konfidencialitetit në çështjet e shërbimit inteligjent, transparenca absolute ngelet e vetmja zgjidhje. Më parë se nevojë informacioni për t’u mbrojtur nga tritoli, më parë se nevojë për të zbuluar konspiracionin politik, shoqëria ka nevojë të testojë ndershmërinë e zyrtarëve të saj. Duket si marrëzi këto kohë të kërkosh test për ndershmërinë, aq më pak atë të shtetit. Por është minimumi i pretendimit, dhe mirëkuptimi për t’iu nënshtruar atij testi do të ndihmojë të kuptojmë se kush thotë të vërtetën dhe kush mashtron mes ministrit të Brendshëm, kryetarit të Shërbimit Informativ dhe Presidentit të Republikës. Në të gjitha rastet, njëri prej tyre duhet patjetër të ikë nëse nuk kalon testin.

më. PD është një forcë antikomuniste. Ajo u krijua mbi bazën e thyerjes së një tabuje konformiste që quhej komunizëm. Detyra jonë sot, e atij grupi që përbën fytyrën publike dhe politike të PD, është që, duke thënë të vërtetat tona e mbi të gjitha duke përcjellë të vërtetat e elektoratit tonë të krijojmë një antikonformizëm të ri, që është vlerë e jo ‘mllef’ apo meskinitet dhe që krijon bazat e një force të re moderne, e një filozofie të re të funksionimit të saj të brendshëm dhe një ideologji e qartë dhe e strukturuar në qasjen ndaj publikut, e cila bën qartësisht diferencën me kundërshtarin. Më së fundi, do më duhet ta çoj deri në fund këtë sagë pyetjesh e idesh që vërtiten herë si vërejtje dashakeqe e herë si thashethemnajë korridoresh… Unë e njoh PD qysh në vitin ’90, bashkë me një grup vajzash e djemsh që sot janë pranë por edhe larg PD nganjëherë. Kam parë se si është krijuar nga asgjëja dhe është kthyer në frymëzim për qindra e mijëra burra e gra, të rinj e të reja…Do doja shumë të rikthehej ajo periudhë shprese dhe poezie që e krijoi…por ajme…kush jemi ne që e kërkojmë politikën si art e filozofi, kur tek e fundit e gjitha kthehet dëshpërimisht në matematikë. Ky raport i imi ka një thelb të vetëm, qenien time politike pas çdo sensitiviteti demokrat, antikomunist e të djathtë. E kjo, për ata që ende s’duan ta kuptojnë, do të thotë se unë do vazhdoj të mbetem në PD, do kërkoj të bëj një PD më të mirë, siç deklarova ditën kur mësuam humbjen e 23 qershorit, derisa të shpiket një nen i ri në statutin e PD që quhet përjashtim. Deri atëherë do duhet që të gjenden edhe arsyet pse mund të përjashtohet një anëtar dhe deputet…Por, a mund të jetë argument keqpërdorimi i lirisë në Shtëpinë e Lirisë? *Autorja është deputete e Partisë Demokratike.


12

universitet

intervista

Antropologu dhe pedagogu Aleksandër Dhima sjell të parin libër në gjuhën shqipe në fushën e antropologjisë së zbatuar. Nga komunikimi i përditshëm, tek ai brenda grupeve të caktuara, e deri te komunikimi politik e mediatik, parë në një qasje jo vetëm akademike por edhe në kontekstin shqiptar. Një punë 25-vjeçare kërkimore, e botuar në librin që promovohet sot në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës në orën 18:00

Aleksandër Dhima: Media, rol për largimin nga strukturat e vjetra të komunikimit Antropologu flet mbi probleme të komunikimit në realitetin shqiptar dhe jep disa rekomandime të karakterit antropologjik, që mund të përdoren për kapërcimin e gjendjes aktuale të politikave mediatike në rrafsh kombëtar Sot promovohet libri juaj më i ri “Antropolog ji e komunikimit”, çfarë trajtohet në këtë botim? Libri mbështetet në dy shtylla kryesore: e para në atë pedagogjikeakademike dhe e dyta, hulumtuesekërkimore. Sa i përket shtyllës së parë, asaj didaktike, mund të pohoj se në dijeninë time është i pari libër që botohet në shqip në këtë lëndë: atë të antropologjisë së zbatuar. Në hartimin e tij është ndjekur së pari filozofia kurrikulare dhe ajo lëndore për programet e cikleve të larta të studimit. Pas çdo teme jepet literatura e cituar dhe ajo e rekomanduar, nëpërmjet së cilës studentët mund të ballafaqohen me punime thelbësore që lidhen me temën përkatëse. Libri përmban vëzhgime personale mbi probleme konkrete të medias dhe komunikimit në realitetin shqiptar, si dhe rekomandime të karakterit antropologjik që mund të përdoren për kapërcimin e gjendjes aktuale të politikave mediatike në rrafsh kombëtar. Në këtë libër ju keni përfshirë edhe studentë. Ç’kontribut sjellin ata? Në këtë libër ka një përfshirje integrale të eseve të studentëve. Është bërë një përzgjedhje e më të mirëve për temën përkatëse. Nuk kam parë një tekst universitar shqiptar që të ketë marrë në konsideratë esetë më të mira të studentëve. Filozofia e UET-it është të marrim për bazë edhe punimet e studentëve. Krahas planit teorik, ky libër sjell një qasje të realitetit shqiptar. Sa vjeçare është puna juaj kërkimore për këtë studim? Ka 25 vjet që jam marrë me këtë punë në terren. Kam mbledhur edhe të dhëna të natyrave të tjera, por krahas tyre kam mbledhur disa të dhëna për mënyrat e komunikimit në zona të veçanta etnokulturore të vendit, gjithnjë në bashkëlidhje me tipare të tjera të natyrës social-kulturore. Praktikisht, ardhja ime në UET dhe impenjimi për herë të parë në antropologjinë e komunikimit ka shërbyer si motiv për sistemimin dhe përpunimin e të dhënave të terrenit çka është pasqyruar në produkte shkencore konkrete në këtë libër.

Kontributi i parë do të thosha që vjen në përqasjen e mendimit të shkollave mediatike me realitetin shqiptar. Një nga modelet e këtyre shkollave që do të zinte vend më mirë te ne është modeli i propagandës, sidomos në sferën e mendimit politik dhe në atë të marketimit të ideve. Në të dyja rastet, çelësi i shpjegimit do të gjendej te mekanizmi i manipulimit të audiencës. Për konkretizimin e këtij problemi kam riprodhuar në tekst një studim sintetik personal mbi fazat suksesive që ka kaluar ky model në Shqipëri në harkun kohor 70-80 viteve. Si komunikojnë shqiptarët ? Ka dy lloj kodesh komunikimi; një është ai i përgjithësuar dhe tjetri i kufizuar. Unë kam arritur në konkluzionin që shqiptarët kanë dëshirë të përdorin kodet e kufizuar, ndryshe nga disa popuj të tjerë të kulturave fqinje dhe më të largëta. Sepse ky lloj i kodeve të të folurit krijon ndjesi përfshirjeje- sidomos kur bashkëfolësit i takojnë të njëjtit grup etnokulturor; është kjo arsyeja kryesore që e ky lloj të foluri takohet shpesh (sidomos te ne) midis miqve, në rrethin familjar dhe midis grupeve që ndërthuren në mënyrë intime. Shqiptarët priren të ndërtojnë mikromjedise “të njohurish”, ku nevoja për komunikim nuk ka pse të shprehet as e artikuluar qartë, as me “fjalë të mëdha”. Kjo lidhet pa dyshim me sjelljen e tyre ndaj “tjetrit”, sepse- për nga natyra dhe brumi etnopsikologjik- ata janë mjaft të afrueshëm dhe të aftë të “krijojnë” rrjete sociale apo “shoqëri” të lidhura me zhargonin e përditshëm. Kemi raste në politikë që shohim edhe komunikim me kode të përgjithësuara ku në kumtet e tyre politikanët priren t’i tëhollojnë deri në imtësi opinionit publik shqiptar mesazhin që duan të përçojnë. Por opinioni publik shqiptar është gati indiferent ndaj këtij kodi, preferon komunikimin më të drejtpërdrejtë. Ky nuk është tipar vetëm shqiptar, por edhe ballkanik. Ndër tipat e veçantë të komunikimit jeni ndalur edhe te komunikimi fetar. Si ka ndryshuar ai në kohë dhe sa ndryshon nga një religjion në tjetrin? Komunikimi fetar mund të ishte një vlerë e shtuar e librit, sepse kumti që është përcjellë dhe kuptimet e tij në thellësitë e shekujve nuk dallojnë në substancë - për masën e besimtarëve shqiptarë- nga njeri besim te tjetri. Kjo rrethane merr një rëndësi të posaçme në kohen e sotme, kur shkëmbimi i informacionit dhe rritja e kontakteve me forma të reja të besimeve fetare e bën të domosdoshme njohjen e mënyrave të komunikimit që ata për-

*Aleksandër Dhima, antropolog dhe pedagog në UET

Që të heqim dorë nga struktura e vjetra të komunikimit duhet të ndihmojë media, të japë shembullin e parë sesi mund të komunikohet në një mënyrë moderne me komunitetet dhe e dyta, është detyrë e politikanëve që të kuptojnë që duhet të përdorin një gjuhë të ndryshme, sipas vendit të cilit i drejtohet kumti politik. dorin, me qëllim vlerësimin dhe bashkëpunimin me ta. Në punën tuaj në terren keni hasur në mënyra të reja të të komunikuarit brenda grupeve të veçanta shoqërore. Si ka ardhur kjo? Nga hulumtimi që kam bërë në disa komunitete të caktuara, studentësh, profesionesh e grupesh të shenjestruara kam konstatuar që për të mos u marrë vesh nga grupi tjetër janë shpikur disa lloj komunikimesh apo të folmesh që semantikisht nuk qëndrojnë në gjuhën shqipe. P.sh: nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” për të mos u kuptuar nga mësuesja, i kthejnë fjalët mbrapsht. Ka disa profesione që kanë kodin e tyre të të folurit, si shtruesit e pllakave që sajojnë një lloj dialekti momental, për të mos u kuptuar nga punëdhënësi. E njëjta ndodh në Shqipërinë juglindore me muratorët, zdrukthëtarët, etj., që kanë fjalor të

brendshëm të tyrin dhe kjo është antropologjike: një lloj mendësie për të krijuar një distancë në komunikim me grupin tjetër. Ju i kushtoni një pjesë të rëndësishme të librit, medias dhe veçanërisht komunikimit mediatik. Çfarë spikat nga pikëpamja antropologjike? Në vitet e tranzicionit, media shqiptare është përballur me dilemën midis kuptimit dhe reagimit ndaj prodhimtarisë mediatike. “Hipnoza” e gjatë mediatike e periudhës së socializmit, ndaj së cilës shqiptarët kishin rënë në një dakordësi të pazëshme, tashmë ka përfunduar. Tani, përballë ndodhet një “armik” i pashmangshëm, ndaj të cilit ajo ka për detyrë të përballet: sfidës që lançon përditë media lidhur me zhbërjen e strukturave të vjetra që lidhen me vlera dhe besime morale të liderëve të dikurshëm të familjes dhe farefisit. Përpos mijëra pyetjeve mbi konfliktin e pashtershëm midis brezave, institucioni i familjes duhet të përballet me këtë sfidë madhore që i ka shpallur pa dashje media. Simbiozën media-politikë e shihni si problematike. Pse? Ky është problem shumëpërmasor që në libër rreket të preket thjesht sipas pikëpamjeve personale, pa pretenduar për të vërtetën absolute. Në 5 vitet e fundit, kam vrojtuar me qetësi (jashtë prirjeve partiake) bashkëlidhjen konjitive të medias me politikën, evolucionin e proceseve demokratike, memorien selektive, ndryshimet në klimën e komunikimit, personifikimin e çdo veprimtarie politike- në rastet kur mediat kanë ndërtuar “imazhe” të ideve personale. Këtë e kam bërë nisur nga fakti i përbotshëm që demokracia është komunikim dhe bashkëpunim, pavarësisht nga e vërteta e hidhur e momentit që sjellja politike , ende e pa konsoliduar në binaret e demokracisë, përcaktohet në Shqipëri më tepër nga pikëpamjet personale të lidershipit politik se sa nga ideologjitë dhe rrafshet e pjesëmarrjes politike të komunitetit. Thoni se ka një ngërç në komunikimin politik dhe publik. I çfarë lloji është dhe nga cili kah qëndron ngërçi? Prej periudhës komuniste, madje qysh më herët, publiku shqiptar ka adoptuar një standard të dyfishtë sjelljeje, kur vjen puna për gjykimin

dhe dënimin e dukurive negative që dëmtojnë ecjen përpara të vendit. Një situatë e tillë paradoksale trajtohet gjerësisht në libër nën perspektiven antropologjike. Komuniteti mbizotërues shqiptar është së pari familjar e fisnor, pastaj territorial. Nga studimet në terren, më rezulton se fjala e gojës, si instrument kulturor, përfaqëson te shqiptarët mbi 82% të peshës specifike, në raport me kanalet e tjera të komunikimit. Megjithatë, kjo aftësi nuk ka nxitur tek asnjë organizate politike në Shqipëri fillimin e proceseve të komunikimit kapilar. Këtu ndërhyn një lloj kulture politike, e cila është e lidhur me një proces thuajse darvinian, sipas të cilit, politikani është i prirur ta japë kumtin politik me disa fjali që nuk lidhen me realitetin konkret, sepse mendon se audienca duke mos kuptuar gjë e vlerëson më shumë. Kjo është çështje antropologjike. Ndodh për shkak të disa strukturave të vjetra. A jeni në g jendje të bëni një parashikim se si do të evoluojë komunikimi mediatik në Shqipëri? Së pari, shoqëria shqiptare duhet të ndërgjegjësohet për t’i menaxhuar sa më mirë mediat pluraliste, në mënyrë që të gjithë aktoret shoqërorë të shprehin mendimin e tyre. Së dyti, për t’i miradministruar mediat, në kuadrin e diversitetit të sotëm, duhet të krijohen mundësi brenda vendit për vjeljen e informacionit nga burime të ndryshme. Cili është sugjerimi si antropolog për të dalë jashtë strukturave të vjetra të komunikimit ? Që të heqim dorë nga struktura e vjetra të komunikimit duhet të ndihmojë media, të japë shembullin e parë sesi mund të komunikohet në një mënyrë moderne me komunitetet dhe e dyta, është detyrë e politikanëve që të kuptojnë që duhet të përdorin një gjuhë të ndryshme, sipas vendit të cilit i drejtohet kumti politik. *Aleksandër Dhima është një prej antropologëve më të njohur në vend, me një eksperiencë 40-vjeçare kërkimore shkencore dhe pedagogjike-akademike. Spikat botimi i monografive, teksteve mësimore dhe mbi 50 artikujve studimorë në fusha të ndryshme të antropolog jisë, të botuara brenda dhe jashtë vendit. Ai është pedagog titullar i lëndëve të antropologjisë social-kulturore dhe të zbatuar në UET.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.03.2014

13

Çështja ‘Butrinti’ Debati për trashëgiminë kulturore është ndezur kohët e fundit nga dy raste të konsideruara flagrante nga Forumi në Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore; dhënia me qira e Kalasë së Lezhës, që pasoi me anulimin e këtij vendimi, dhe privatizimi i 1230 hektarëve në Butrint

Aida Tuci

N

jë nga vendimet e para të qeverisë ‘Rama’ ishte moratoriumi për të ndaluar ndërtimet pa leje në Krujë, Gjirokastër dhe Berat, si qendra historike të trashëgimisë sonë kombëtare. Ky vendim por dhe vizitat thuajse të përjavshme të ministres së Kulturës në qendrat e mbrojtura dhe parqet arkeologjike, treguan se një nga prioritetet e ministres Kumbaro do të ishte trashëgimia kulturore, fushë që gjithmonë ka qenë në fokus të debateve publike. Sidomos javët e fundit debati është ndezur nga dy raste të konsideruara flagrante nga Forumi në Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore. Rasti i parë, dhënia me qira e Kalasë së Lezhës për 20 vjet firmës “Shnell sh.p.k” dhe anulimi më pas i këtij vendimi nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit, risolli dhe një herë në vëmendje argumentin nëse është efikas bashkëpunimi me subjektet private kur bëhet fjalë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Rasti i dytë që po mban ndezur debatin është vendimi për kthimin e 1230 hektarëve të territorit të Butrintit pronarëve. Forumi në Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore ka nisur një fushatë sensibilizuese duke i kërkuar Ministrisë së Kulturës anulimin e këtij vendimi, ashtu siç u veprua dhe me Kalanë e Lezhës. Por çështja ‘Butrinti’ nuk barabitet dot me Lezhën për shumë e shumë arsye, por më kryesorja është se kuadri ligjor nuk pengon që prona t’i kthehet pronarit të ligjshëm. Tashmë që çështja e Kalasë së Lezhës konsiderohet e zgjidhur, ajo e Butrintit mbetet ende e debatueshme. Cilat janë qëndrimet e Ministrisë së Kulturës për këto dy çështje?! Zonja Kumbaro, vendimi i fundit i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve për çështjen e Kalasë së Lezhës krijoi idenë se, Ministria e Kulturës ka hequr dorë nga projekti për dhënien me qira apo koncesion të Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore. Vazhdoni t’i qëndroni mendimit se është i nevojshëm partneriteti me privatin për ruajtjen e trashëgimisë? Në asnjë moment nuk kemi thënë se qeveria në përgjithësi është kundër koncesioneve ose qirave për sa kohë që ato janë të parashikuara nga ligji, si forma bashkëpunimi, por ne jemi kundra çdo forme abuzimi në Monumentet e Trashëgimisë Kulturore. Veprimi i Ministrisë së Kulturës me Kalanë e Lezhës ishte vënie në vend e një procedure të abuzuar, të keqpërdorur, ku ishin shkelur të gjitha rregullat e parashikuara nga ligji lidhur me procedurat e koncesionit ose qirasë. Gjithashtu u bë një rishqyrtim i projektit teknik, i cili ishte i papajtueshëm me potencialin arkeologjik të vetë kalasë. Kalaja e Lezhës ka një specifikë. Ajo ka një potencial nëntokësor arkeologjik shumë të pasur dhe si e tillë, çdo ndërtim sipër saj do të ishte i dëmshëm. Kur flasim për rivitalizimin e aseteve ose pasurive kulturore nuk do

Kumbaro: Nuk lëshojmë asnjë centimetër nga Trashëgimia

Foto: Armand Sallabanda

të thotë prishje e tyre, nuk do të thotë përfitim vetëm në interes të zhvillimit të biznesit, por do të thotë gjetje të interesit të biznesit në mbrojtje dhe ruajtje të pasurisë kombëtare të trashëgimisë kulturore. Më vjen keq të them se ky projekt i kishte të dyja të këqijat. E para, kishte shkelje të plotë të procedurave, e dyta, ishte një projekt i papajtueshëm me pasurinë arkeologjike të Kalasë së Lezhës. Një tjetër debat publik po zhvillohet ndërkohë; bëhet fjalë për privatizimin e Butrintit. Ju si Ministri, keni një qëndrim për këtë çështje? Po shqyrtohet dosja? Sigurisht që dosja është duke u shqyrtuar. Por dua të sqaroj se kjo nuk është një dosje që është vetëm në instrumentet dhe mekanizmat që disponon vetëm Ministria e Kulturës. Shteti vepron me shumë mekanizma dhe me shumë agjenci. Kështu që jemi në një koordinim me Agjencinë e Kthimit të Pronave, Ministrinë e Drejtësisë etj., për të arritur në informacionin e plotë dhe për të dalë me instrumentet e duhura për të avancuar më tej me këtë çështje. Ju siguroj se qeveria është shumë e vendosur për të mos lëshuar asnjë centimetër nga Trashëgimia Kulturore, sikurse është shumë e angazhuar për të gjetur të gjitha terrenet e mundshme të bashkëpunimit dhe të zhvillimit edhe të interesit të biznesit privat, edhe të ruajtjes së trashëgimisë; njëra nuk përjashton tjetrën. Por dy gjëra janë të rëndësishme në këtë bashkëpunim. E para; transparencë e plotë, dhe e dyta, respektim të të gjitha rregullave ligjore. Dhe nëse ato rregulla janë të pamjaftueshme, do të hartojmë të tjera, çka jemi duke e bërë me rishikimin e ligjit “Për trashëgiminë kulturore”. Çfarë keni parasysh kur thoni ‘rregulla’? Kisha parasysh atë që zhvillimi i interesave të biznesit në afërsi ose pranë trashëgimisë kulturore si burime tur-

izmi do të bëhet brenda disa rregullave. Duke qenë se kjo është një eksperiencë e re, pra nuk është se kemi një praktikë tashmë të vendosur, gjykojmë se është e nevojshme që ligji i trashëgimisë kulturore përveç aspekteve të tjera ka nevojë të rishikohet edhe në këtë drejtim. Sapo nënshkruat një marrëveshje me Fondacionin TIKA për rijetëzimin e qendrës historike të Gjirokastrës. Çfarë është kjo marrëveshje, bëhet fjalë për koncesion, dhënie me qira...? As koncesion, as dhënie me qira. Kjo është vetëm një asistencë e Fondacionit TIKA, dhënë shtetit shqiptar për restaurimin e objekteve të cilat janë pronë e Trashëgimisë Botërore, sepse siç dhe dihet, Gjirokastra është e mbrojtur nga UNESCO. Është thjesht asistencë teknike në restaurim, sikurse ata kanë dhënë për objekte të tjera, sikurse jemi duke bashkëpunuar me të tjerë partnerë, sepse dihet që restaurimi i trashëgimisë kulturore ka një kosto financiare shumë të madhe. Ne trashëgojmë një situatë të rënduar përsa i përket nivelit të restaurimit. Siç e dini, para pak javësh një pjesë e një shtëpie më shumë se 200-vjeçare u shemb dhe unë besoj se ajo nuk do të ishte shembur nëse në këto 10 vitet e fundit do ishte parandaluar degradimi i saj, ky quhet konservim. Sa vjet do të zgjasë bashkëpunimi me Fondacionin TIKA? Ajo çfarë ndodhi sot (dje) është faza e parë e marrëveshjes, që parashikon pjesën e dokumentimit, rilevimit tredimensional, të projektimit të ndërhyrjes dhe përcaktimit të objekteve. Në momentin që do të përmbyllet faza e parë, besoj brenda 2-3 muajve, do të kalojmë në fazën e dytë, një marrëveshjeje e dytë, objekt i së cilës do të jetë përcaktimi i qartë dhe konkret i objekteve dhe zonës ku do të ndërhyhet me të gjitha aspektet teknike.

marrëveshja

Gjirokastra, në duart e fondacionit turk Ministria e Kulturës dhe Fondacioni TIKA nënshkruan dje marrëveshjen e bashkëpunimit lidhur me ndërhyrjet fizike për mirëmbajtjen e monumenteve historike dhe kulturore në qendrën historike të Gjirokastrës. Siç e theksoi dhe ministrja Mirela Kumbaro, marrëveshja e djeshme është produkt i takimit dypalësh në Prishtinë të kryeministrit Edi Rama me kryeministrin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tetorin e vitit të shkuar. Kjo marrëveshje mundëson ndërhyrjet fizike për mirëmbajtjen e monumenteve historike dhe kulturore në qendrën historike të Gjirokastrës, në zbatim të rekomandimeve të UNESCO-s, që konsistojnë ndër të tjera në studimin, dokumentimin, projektimin, konservimin dhe restaurimin e monumenteve të veçanta si dhe gjithë qendrës historike të qytetit të Gjirokastrës. Marrëveshja u nënshkrua nga Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Kulturës, Elira Kokona dhe koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Prof.dr. Birol Çetin. Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidajet Bajraktari vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Kulturës për rehabilitimin e qendrës historike të Gjirokastrës. Ndërsa sipas koordinatorit të TIKA-s, Prof.dr. Birol Çetin, hapi i parë që pason pas kësaj marrëveshjeje do të jetë rilevimi dhe ndërtimi në 3D i qendrës historike, i cili do të përcaktojë ndërhyrjet e duhura në monumentet e veçanta të kulturës në qendrën historike të Gjirokastrës, sipas specifikimeve teknike dhe prioriteteve që do të paraqiten prej grupit të punës që do të ngrihet me përfaqësues të dy palëve.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

iPhone 6 me ekran 5.5mm, procesor të shpejtë, ekran Ultra-Retina...

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12 13

14

15

16

19

16

17

20

21

23 27

28

32

18

2 29

22

24

25

30

31

33

34

36

37

41

26

38

39

35

40

42

43

45

11

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

44

Koha e fillimit ____:____

46

Koha e mbarimit ____:____

47

Horizontalisht

1. Masë e sipërfaqes së tokës. 6. Vel i hollë që përdorej për të mbuluar fytyrën e nuses ditën e martesës. 10. Grup i vogël besimtarësh me një dogmë të veçantë. 14. Vata, ish-futbollist i Kombëtares. 15. Lidhje e fortë dhe e pandashme. 17. Pije alkoolike e ëmbël. 18. Secila nga ngjarjet që shtjellohen në një vepër letrare. 20. Thaçi, këngëtare kosovare. 22. Notë muzikore. 23. Atëhere. 24. E kundërta profesionist. 26. Lloj pije alkoolike. 27. Lloj guri i çmuar. 29. Gjysma e një lime. 30. Daija, kompozitor i njohur. 32. Syth në një rrjetë. 35. Mjet për transport lëngu. 36. Pluhur që ngjan me mbeturinat pas djegies së diçkaje. 37. Notë muzikore. 38. Ngjitet me kallaj. 40. Hapësira mbi tokë. 42. Po në Rumani. 43. Agjensi Detare. 45. Lartësi e diçkaje në marrëdhënie a në krahasim me diçka tjetër. 46. Vend ku mund të flihet kundrejt një pagese. 47. Kanal nëpër të cilin kalon e derdhet në det a diku gjetkë uji i një liqeni. 50. Ndërmarrje Agraro Bujqësore. 51. Organi qendror më i lartë i administratës shtetërore. 52. Sasia më e vogël e nevojshme. 53. Copë e vogël e diçkaje.

6 7 2

1. Toka e mbjellë me hardhi. 2. Njësia monetare bazë e Indisë. 3. Luarasi, aktore. 4. Endja e tekstileve të ndryshme. 5. Pa asnjë rrobë në trup. 6. Peshkopia në makina. 7. Shtet në SHBA. 8. Enë zakonisht prej druri që përdoret për të mbajtur qumështin. 9. Përemër dëftor. 10. Hoxha, këngëtar. 11. Thembra e këpucës, që është më e ngritur se pjesa tjetër e shuallit (mbrapsht). 12. Komuniteti Europian. 13. Pjesa qendrore e sistemit nervor të njerëzve. 16. Gurakuqi, regjisor. 17. Kufi, cak. 19. Kuka, luftëtar patriot. 21. Bimë barishtore si spinaqi. 25. Bierhoff, ish-futbollist i Kombëtares së Gjermanisë. 26. Erë e keqe. 28. Gropë e madhe, që e hapin në vendet malore për të mbledhur ujin e shiut. 31. Arben, aktor. 32. I ka tipi në mes. 33. Shkojnë. 34. I thonë ndryshe farkëtar. 36. Mbajtja e anës së dikujt pa të drejtë. 39. Vangjel, aktor i kinemasë. 40. Zhvillim shumë i shpejtë i dikujt. 41. Ishpresident i vendit. 42. Humbje që pëson dikush. 43. I tillë. 44. Lojë në fushën e shahut. 46. Gibson, aktor amerikan. 48. Instituti Ndërtimit. 49. Repart Ushtarak. 51. Buajt që tërheqin qerren.

6 4 7 5

3 2

2

4

8

1

4

2 1 9 4

8 7 3

6

1 7 9

7 6

6

1

7

2

8

6 5

4

1

5

2

9 3 1 9

1

7 2 3 8

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Nëse jeni ende vete bëjini sytë katër sidomos ne mesdite. Mund te ndodhin gjera te jashtëzakonshme. Financat do jene shqetësuese kështu qe bëni kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Do jeni me shume kërkues sesa duhet sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk do shkoje ashtu si e keni dëshiruar. Mund te keni edhe ndonjë debat për tema delikate te se kaluarës. Beqaret do tregohen me te arsyeshëm se me pare dhe nuk do fillojnë histori dashurie pa i njohur mire personat. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura, mos u shqetësoni.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Sektori i dashurisë do influencohet pozitivisht nga yjet gjate kësaj dite. Do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë problemet dhe vështirësitë dhe do ndiheni disi me mire. Beqaret nuk do kenë as sot mundësi te fillojnë një histori dashurie kështu qe do iu duhet te presin edhe pak. Ne planin financiar do ndiheni mire me aq te ardhura sa keni.

Do dashuroheni ashtu si e ndieni gjate kësaj dite dhe jeta do marre një tjetër drejtim. Do zbuloni edhe disa ane te tjera te karakterit te partnerin qe do iu pëlqejnë jashtë mase. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe nuk duhet te fillojnë asnjë histori dashurie pa qene te sigurte për personat qe do kenë pranë. Financat nuk do kenë as tronditjen me te vogël.

Vertikalisht

Sudoku | nivel mesatar 4

Edhe pse iPhone 6 është disa muaj larg nga lansimi zyrtar, në internet tashmë kanë rrjedhur disa specifika të mundshme të telefonit, të cilat japin detaje për procesorin, hollësinë, shpejtësinë dhe ekranin e telefonit më të ri të Apple. Burimet e informacionit të cilat edhe në të kaluarën kanë dhënë shumë detaje të sakta për modelet e reja të iPhone sugjerojnë se iPhone 6 do të veçohet për hollësinë e jashtëzakonshme, si dhe procesorin edhe më të shpejtë krahasuar me modelin paraprak, iPhone 5S. Sony Dickson ka shkruar në Twitter se iPhone 6 do të jetë vetëm 5.58 milimetra “i trashë”, dhe i njëjti do të vijë me ekranin Ultra-Retina me densitet prej 389 pikselëve për inç (ppi). Ai gjithashtu ka thënë se modeli i ri telefonit të Apple do të vijë me procesorin A8 me 2.6GHz. “Këto karakteristika mund të jenë të vërteta” ka thënë Dickson, pa specifikuar burimet e informacionit të cilat i ka bërë publike. Në anën tjetër, PhoneArena ka raportuar se madhësia e ekranit të iPhone 6 me 4.7-inç me 389 ppi mund të ofrojë rezolucionin prej 720p (HD) apo 1080p (Full HD).

2

4 6 8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 0

LUANI (23/VII-22/VIII)

Juve qe jeni ne një lidhje do iu dalin serish ne sipërfaqe disa probleme qe keni pasur dikur me partnerin dhe atmosfera e ngrohte qe mbizotëronte do prishet menjëherë. Beqaret nuk do jene ende gati te fillojnë një lidhje dhe do vazhdojnë te mbeten vetëm. Me financat tregohuni te kujdesshëm qe te mos përballeni me surpriza te këqija me vone.

PESHORJA (23/IX-22/X)

6

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Kushtojini sa me shume kohe partnerit tuaj sot dhe do e shihni qe marrëdhënia ne çift do filloje te përmirësohet. Flisni me hapur për çdo gjë. Beqaret nuk do mundin dot t’iu qëndrojnë indiferente komplimenteve te disa personave dhe do bien pre e joshjes se tyre. Ne planin financiar gjendja do jene e mire, por jo aq sa për te kryer investime te tejskajshme.

AKREPI (22/X-21/XII)

2 1

Jeta ne çift nuk do ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do dini te ruani një komunikim te mire dhe te respektoni mendimet e tjetrit. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe nuk duhet absolutisht te hedhin hapa te pamenduara. Financat do jene te paqëndrueshme për pjesën me te madhe. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

5

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 062, 215, 218, 266, 271, 417, 494, 594, 659, 796, 851, 853. Numra me 4 shifra: 1478, 1596, 2015, 5415, 5489, 6320, 7854, 9996. Numra me 6 shifra: 147854, 166582, 195456, 210002,

221460, 425965, 526325, 526547, 544059, 563259, 585190, 592653, 612374, 632145, 766582, 784850, 785415, 827712, 863201, 869971. Numra me 7 shifra: 1266632, 3424340, 5905798, 9596523.

Marrëdhënia ne çift do përmirësohet tej mase gjate kësaj dite. Do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë çast. Emocionet do jene edhe me te fuqishme nga sa kishit Harmonia, alegoria dhe emocionet do e pushtojne diten e te dashuruarve. Ne pune shprehini mendimet tuaja edhe sikur shefat mos ua marrin parasysh.menduar.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Çastet e lumtura nuk do mungojnë gjate kësaj dite për juve qe jeni ne një lidhje, por ne orët e para te mëngjesit do keni disa debate me partnerin. Beqareve mund t’iu ndryshoje tërësisht jeta duke filluar qe sot. personat qe do takojnë do jene te veçante. Ne planin financiar do iu shpërblehet gjithë mundi dhe sakrifica qe keni bere se fundmi.

Nuk ka asnjë mundësi qe ju te mërziteni gjate kësaj dite. Partneri do iu mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do iu beje te ndiheni për mrekulli. Beqaret do mbështeten nga Dielli dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Gjithçka do ndryshoje për ta. Plutoni nga ana tjetër do mundohet t’iu ndihmoje te zgjidhni vështirësitë financiare.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Çiftet do marrin bekimin e yjeve gjate kësaj dite dhe do kalojnë momente te mrekullueshme pranë atij qe dashurojnë. Gjithçka do ndryshoje ne jetën e tyre. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te bëjnë atë qe ndiejnë. Kjo do jete me e mira për ta. Me shpenzimet tregohuni te matur sepse situata vërtet është e mire, por mund te përkeqësohet menjëherë.

PESHQIT (20/II-19/III) Dite mjaft komplekse kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do shkoje si ishte planifikuar dhe momentet stresuese do jene te shumta. Beqaret do mundohen mjaft, por serish nuk do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Me financat nuk do keni vështirësi. Do jeni te organizuar dhe do dini mira sa te shpenzoni.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

15

18.03.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Viti

Në një ekonomi tregu, megjithatë, individi ka njëfarë mundësie t’i shpëtojë pushtetit të qeverisë.

146 p.e.s

- Peter L. Berger

Shkatërrimi i Kartagjenës Më shumë se 2 mijë vjet para bombës atomike romakët demonstruan se si shkatërrohej një qytet i tërë me anë të aksionit ushtarak. Legjionet romake rrafshuan deri në hiç qytetin e Kartagjenës në Tunizinë e ditëve tona dhe vranë ose skllavëruan çdo banor. As edhe një ndërtesë e vetme nuk u la në këmbë. Dikur rivalja e madhe e Romës në Mesdheun perëndimor, Kartagjena u detyrua të pranonte kushtet e një paqeje poshtëruese pas mundjes së saj në Zama në vitin 202 p.e.s. Kartagjenasit mbetën pa forcën e tyre ushtarake, por shumë ro-

makë ishin dyshues rreth armiqve të tyre të vjetër, përfshirë edhe oratorin Kato Plakun, i cili shpallte vazhdimisht: “Kartagjena duhet shkatërruar”. Eventualisht kartagjenasit u manovruan drejt një shkeljeje teknike të kushteve të traktatit të paqes. Mbi këtë pretekst, në vitin 149 p.e.s. Roma dërgoi një forcë të shpejtë për të rrethuar qytetin, por Kartagjena kishte fortifikime të qëndrueshme dhe në fillim operacionet romake shkuan keq. Në vitin 147 p.e.s. komanda i kaloi Skipio Emilianusit, stërnip i Skipio Afrikanusit, triumfatorit të Zamas. Skipio e ngushtoi bllo-

kadën e qytetit, i cili pa kaluar shumë u përball me urinë kronike. Në pranverën e vitit 146 p.e.s. trupat romake penetruan muret e qytetit. Kartagjenasit rezistuan me dëshpërim, por dorëzimi ishte i pashmangshëm. Rreth 50 mijë të mbijetuar u bënë robër. Të fundmit qëndrestarë, një grup prej rreth 900 vetësh dogjën veten në një tempull. Pas disa ditë plaçkitjesh filloi puna për shkatërrimin sistematik të qytetit, kryesisht me anë të zjarrit. Thuhet se Skipio u përlot duke paraparë se një ditë, një fat i njëjtë mund të binte edhe mbi Romën.

Blitz

Flickr

36

Numri i shteteve amerikane që e bëjnë shkelje penale të mostreguarit partnerit për bartjen e virusit HIV edhe në rastet kur përdoret kondomi.

5

Numri i shteteve në të cilat është krim për një person HIV-pozitiv të pështyjë mbi një oficer policie.

-30

Ndryshimi në përqindje i vdekshmërisë nga SIDA në shkallë botërore që nga viti 2005.

+8

Ndryshimi në vdekshmërinë nga kanceri në shkallë botërore.

Titulli: Këndi i fletërrufeve

Sytë e fajit-mbi filmin 12 vjet skllavëri Fjolla Hoxha Ekzistencializmi në thelb ka të bëjë me mbijetesën e njeriut. Ka të bëjë me gjërat me të cilat përballemi vetëm, si individë. Këto janë gjërat me të cilat përballen njerëzit që katandisën në kufijtë e njerëzisë. Kjo është ajo me çka përballen të kidnapuarit, të burgosurit, të torturuarit, të skllavëruarit. Ata e përzgjasin dhimbjen e tyre në raport me kohën dhe pa marrë parasysh se a ka një fije shprese apo jo, ata u përshtaten këtyre kushteve të ashpra të jetës, duke sakrifikuar idealet, dinjitetin dhe të dashurit. Ka diçka drastikisht kontradiktore mes instinktit ekzistencialist për mbijetesë dhe civilizimit. Supozoj se kjo është vetëdija kolektive. Plat (emri skllav i Sollomon Northrupit) bie në sy pa marrë parasysh se sa shumë mundohet të jetë diskret (e madje i është këshilluar që emrin e vërtetë ta fshehë, po deshi të jetojë!). Autoriteti i pronarit nuk zbehet kur skllavi bërtet për liri apo mundohet të ikë, por kur skllavi dëshmon se ka mend në kokë. Kjo jobaraspeshë do ta rrënojë sistemin e ndërtuar mbi diskursin e pushtetit, dhe kështu, sa herë që Plat ndërhyn për të ndalur padrejtësinë, vazhdimisht e dëshmon inteligjencën e vet dhe e fut vetën në telashe.

gazetamapo@gmail.com

Një nga skenat më të pazakonshme (dhe që demonstron qasjen e tij hegeliane) është skena e gjatë dhe e tmerrshme e varjes. Me litar rreth qafës, gjersa këmbët mezi prekin tokën, dhe ndërsa jeta i varet nga butësia e baltës rrëshqitëse, Plati “dënohet” nga ana e pronarëve, mbikqyrësve dhe skllevërve që të lihet i varur, mezi gjallë, në pritje që të vijë pronari i vet e ta “bëjë punën e heroit”; ta zbresë atë poshtë e ta mallkojë mbikqyrësin vandal sytë e të cilit ishin mjegulluar nga xhelozia ndaj aftësisë së Platit për të fituar simpatinë e pronarit. Edhe pse kjo sekuencë zgjati disa minuta, nuk u mërzita apo irritova siç më ndodh ndonjëherë me skenat e gjata që bën Nuri Bilge Xhejlan! Bile as gjatë skenës tmerruese kur kamxhiku spërkat gjakun e Patsit nëpër ajër, barku nuk më dridhet! Pse? Gjenialiteti unik i Stiv MekKuinit zbeh dhe venit dikotomitë stereotipike (i miri, i keqi, i miri vret të keqin dhe fiton vajzën. Përfundim i lumtur!). Ai nuk të ngulit shprehje fytyrash në ekran, nuk bën britma dramatizuese, luan njëqind truke me mendjen tënde dhe i shmanget xhirimit përballë, andaj mban kamerën në diagonale kur ajo që shfaqet është e tepërt për t’u duruar! Në filmin ‘Django Unchained’ për shem-

bull, ndjehemi të përfshirë, gati edhe në nivel padurimi, na qeshet me vdekjet parodike, ndjejmë zemërim dhe kënaqësi kur bëhen hakmarrje. Në filmin 12 Vjet Skllav, trurin e kisha shume më të angazhuar sesa zemrën. Isha e vetëdijshme dhe nuk ndjeja shqetësime emocionale. Në vend të kësaj, arrita në mendime dhe konkluzione që nuk më imponoheshin nga teksti ose pamjet. Këndimi i këngëve të ungjillit antik në fushat e pambukut për shembull, më bëri të kuptoj se këto këngë shpirtërore ishin i vetmi mekanizëm mbijetese që u kishte ndihmuar skllevërve që të mbetnin normalë: Muzika. Tingulli i prodhuar së bashku. Dialogjet e orkestruara në melodi që mbivendosen një mbi një. Kjo ishte kryengritja e tyre: kryengritje shpirtërore. Pronarët mund t’i zotëronin trupat e skllevërve, por shpirti i tyre i përkiste “Zotit të Plotfuqishëm!”. Ajo që më goditi më së shumti ishte divergjenca mes natyrës idilike - gjethet e varura nga drunjtë e mështeknës gjersa rrezet e diellit kalonin nëpër to - dhe mizorisë që ushtrohet mbi trupat e Platit dhe të Patsit, të lidhur për këto pemë, ose ujërat e kristalta që valëzojnë mënjanë trupit të një skllavi rebel. Ky bashkëdyzim ngjall njëfarë lloj melankolie për atë

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

se si mund të bashkë-ekzistojnë paralelet e kundërta. Përkundër disa shprehish të xhirimit të planeve ekstremisht të ngushta – gjë që nuk janë shumë befasuese kur kemi parasysh ringjalljen e tyre gjatë vitit 2010 (a ju kujtohet filmi Blue is the Warmest Color?), Stiv MekKuin iu kthehet planeve të gjëra, dhe xhiron shumë shpesh nga skaje diagonale. Më pëlqyen shume skajet diagonale! Në kuptim vizual, mendoj se kjo është ajo që e shpëton filmin; nuk e len të bëhet patetik dhe i jep shije! Skajet diagonale janë pragu i kuptimit të rrafshit të dytë të ngjarjes që është duke u rrëfyer. Është sikurse ne shikojmë blic dhe me qetësi, ashtu që të mos vihemi re, pastaj largohemi dhe rikthehemi në karriget tona të rehatshme brenda dhomave tona të errëta, ku askush nuk na sheh reagimin në fytyrë. Nuk janë dhuna dhe racizmi ato që më shqetësuan, goditen apo gërditen, por ishte marrëdhënia në mes të personazheve, besimet e rrënjosura për rolin dhe (mos)pushtetin e tyre. U ndjeva fajtore që u përvodha të shikoj pa dashur të vërehem. Thua se faji kishte një palë sy të mprehtë, që paradoksalisht përjashtonin veten nga pasgjendjet e veprimeve të njerëzve, ku ulur qetë vëzhgonin se çfarë do të ndodhte në mungesë të tyre. *Kosovo 2.0.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 18.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Faqe 16

NJOFTIM / REKLAMA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.