17 mars mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Nga ujk në qengj, Vuçiç, njeriu që pritet të qeverisë Serbinë

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 17 mars 2014. Numër 1159. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Kriza mazhorancë-president

Drejt rrëzimit edhe gjykatësi i fundit i Nishanit

Kreu i myslimanëve: Projekti për të vënë nën kontroll xhamitë ilegale Kryetari i ri i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj ka ngritur një grup pune pas arrestimeve për rekrutimet në luftën siriane. Problemi kryesor, xhamitë e palegalizuara. “Do të komunikojmë me kontribuesit për ngritjen e xhamive si dhe me besimtarët. Ne s’mund t’i marrim me forcë nën ligjshmërinë e KMSH-së, por duhet të gjejmë zgjidhje” Arrestimi i dy imamëve dhe 6 besimtarëve praktikantë myslimanë ka rikthyer në qendër të vëmendjes “ishujt” e islamit në vend, që funksionojnë jashtë juridiksionit të Komunitetit Mysliman. Të tilla ishin dy xhamitë në Unazën e Re dhe në Mëzes, por edhe të tjera objekte kulti, të cilat nuk janë të regjistruara apo nën kontrollin e komunitetit më të madh fetar në vend. Situata e

krijuar pas arrestimeve për rekrutime në luftën e Sirisë ka vënë në lëvizje drejtuesin e ri të KMSH-së, Skënder Bruçaj. Përmes një bisede telefonike me të, MAPO mësoi se një grup pune është ngritur tashmë për të identifikuar problemet brenda... Faqe 7 Kryetari i ri i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj

Borxhet e energjisë, qeveria bllokon llogaritë bankare të debitorëve Thellohen përplasjet mes kreut të shtetit dhe shumicës qeverisëse. Pas AMA-s, ambasadorëve dhe SHISH, tani radha e dekretit për Alaudin Malajn. Vendimi i pritshëm PS-LSI nuk ka të bëjë me cilësitë e kandidatit, por me procedurën e ndjekur nga Presidenti

Faqe 4

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Etatizmi: zgjidhja vetëvrasëse e Shqipërisë postkomuniste

analizë Grida Duma

Edhe sa me iluzione? Deri kur do na shoqërojë trashëgimia...

Masivizimi në arsim dhe cilësia e munguar

koment Edi Puka

5 ekonomi

E drejta për t’u arsimuar, edukuar dhe studiuar nuk mund dhe...

Këshillë presidenciale

Siguracioni i makinave, INSIG barazon sërish çmimet me rivalët Kompania shtetërore ka qëndruar vetëm dy-tri javë jashtë marrëveshjes, duke iu rikthyer sërish çmimit prej 16 mijë lekësh të reja

Analiza e qeverisë në Vlorë Kryeministri tha se beteja për borxhet e energjisë të konsiderohet si betejë për jetë a vdekje. Kërkon që çdo institucion shtetëror, biznes apo familje të paguajë atë që konsumon. Plan masash për të detyruar çdo debitor të bëjë

shlyerjen e energjisë. Nga ndalimi i furnizimit me energji, deri te bllokimi i llogarive bankare Fundjava e shkuar ka qenë një ditë pune për qeverinë dhe drejtuesit e agjencive kryesore shtetërore në vend. Për dy ditë radhazi, në prani edhe të Kryeministrit të vendit, ata... Faqe 5

Lista e re e anëtarëve të PD, surpriza në Shkodër dhe Elbasan Në bastionin e veriut, demokratët duken se po rikuperojnë shpejt humbjen shokuese të 23 qershorit. Deri tani anëtarësimet e reja janë rritur 20-30%. Edhe në Elbasan rritje me 20%. Këtë javë mbyllen Vlora, Durrësi dhe Fieri. Problem zonat

rurale dhe punësimi në administratën publike i një pjese të anëtarëve

hetimi

Berisha në FB:

Pesë ish-zyrtarë, nën akuzë për ndërtimet pa leje në Sarandë

SHISH po sulmohet se po zbulohen lidhjet e qeveritarëve me drogën

FAQE 6

Formulari dhe listat e reja të anëtarësisë në formatin elektronik ishin parashikuar të dorëzoheshin pranë PD-së jo më vonë se data 28 shkurt. Por për shkak të vështirësive të hasura në zona të ndryshme të vendit... Faqe 4

FAQE 4

editorial / 11

Faqe 16

Artur Zheji

SuperBerisha Le ta themi hapur. Sali Berisha i ka dhënë gjithçka mundet Partisë Demokratike. Formën, përmbajtjen, fuqinë dhe dobësitë. Ai ka gdhendur në një gur të vetëm, simbas vetvetes, një organizatë politike, të fortë, agresive dhe asnjëherë të papërfillshme. Përkundrazi. Një subjekt politik kurdoherë të pranishëm dhe kurdoherë ‘kërcënuese’. Pa ndërprerje në 23 vite rresht. Ka ‘lëpirë’ me dinjitet plagët nga ’97-’98 deri në vitin 2001. Pranë fitores, vetëm katër vite mbas rrokullimës. Partia e Berishës është një ‘qenie’ e paparashikueshme në forcën e vet reaguese. Sidomos kur plagoset. Sidhe ndodhi në 23 qershorin e vitit të kaluar. Historikisht ai, Berisha pra, i ka dhënë Partisë Demokratike fitore të bujshme, jo të pakta ashtu si edhe humbjet dialektike. Nga ana e saj, Partia Demokratike i ka dhënë Berishës...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

Lista e re e anëtarëve të PD, surpriza në Shkodër dhe Elbasan politikë/

Faqe 4

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në rajon

kronikë: Bruçaj: Projekti

Open Data:

Faqe 5

për legalizimin e të gjitha xhamive nga KMSH

Faqe 7

Kryeministri aktual, Ivica Daçiç që kryeson socialistët në koalicion deri tani me SNS, është shprehur për një votëbesim ndaj qeverisë, duke lënë të hapur mundësinë që koalicioni të vazhdojë. Daçiç tha se dy partitë qeverisëse kanë marrë 210 nga 250 vende në parlamentin e ri.

I gjithë ky aksion si në filmat amerikanë shkaktoi edhe komente cinike si ato “mbinjeriu”, “supermeni Vuçiç”. Por politika dhe sjelljet e tij populiste duket se nuk do ta pengojnë suksesin e tij në zgjedhjet e 16 marsit”, shkruan Deutsche Welle duke treguar një prej situatave për të cilat Aleksandar Vuçiç është i famshëm.

Nga ujk në qengj, Aleksandër Vuçiç, njeriu që pritet të qeverisë Serbinë P

arashikimet e para të publikuara nga mediat në Serbi për zgjedhjet e parakohshme i japin, siç dhe pritej, fitoren së djathtës së drejtuar nga ish-ministri i Informacionit i diktatorit Millosheviç, Aleksandar Vuçiç dhe krijuar nga presidenti Tomislav Nikoliç. B92 thotë se exit pollet e para i japin një fitore të madhe Vuçiçit. Përtej kësaj, zyrtarët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiç thonë se kanë arritur një fitore bindëse dhe se shumë shpejt vendi do të ketë qeverinë e re që do ta nxjerrë nga kriza ekonomike dhe do të luftojë korrupsionin. Njeriu që do të drejtojë qeverinë ndërkohë është një nga politikanët më të çuditshëm të Serbisë së pas viteve ‘90. Kryeministri aktual, Ivica Daçiç, i cili kryeson socialistët në koalicion deri tani me SNS, është shprehur për një votëbesim ndaj qeverisë duke lënë të hapur mundësinë që koalicioni të vazhdojë. Daçiç tha se dy partitë qeverisëse kanë marrë 210 nga 250 vende në parlamentin e ri. Por analistët thonë se megjithëkëtë, Vuçiç pritet ta spostojë Daçiçin nga posti i kryeministrit, nëse do të ketë vota të mjaftueshme për ta bërë këtë. Vuçiç pasi i ka shërbyer pa asnjë lloj mëdyshje politikës së Millosheviçit deri në vitin 2008, ai papritur ashtu si Nikoliç ndryshon qëndrim dhe bëhet properëndimor dhe madje tërhiqet nga qëndrimet e mëparshme. A është një ujk i kthyer në qengj? Opozita, që nuk duket se ka shanse të ndryshojë fatin e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat Vuçiç i thirri me qëllimin që të ketë shumicën për të marrë pozicionin e kryeministrit që mbahet nga Ivica Daçiç, thotë se nuk duhet harruar fakti që ai është autori i mbylljes së disa gazetave dhe mediave opozitare në kohën e Sllobodan Millosheviçit. Ajo përdori këtë në fushatë kundër Vuçiçit, duke kërkuar të theksojë se kemi të bëjmë me një lider autoritar, të cilit nuk i duhet dhënë më shumë pushtet. Po kush është njeriu që pritet të qeverisë Serbinë? “Jashtë bënte acar i madh, ndërsa ai nuk kishte as kapelë dhe marshonte më tutje në borën e thellë. Aleksandar Vuçiç, kryetar i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) nxori nga vetura e bllokuar në borë një fëmijë dhe e shpëtoi nga të ftohtit. E gjitha kjo zhvillohej në shkurt në Vojvodinë, para kamerave televizive, ku 44-vjeçari prezantohej si shpëtimtar

i njerëzve në situata emergjente. I gjithë ky aksion si në filmat amerikanë shkaktoi edhe komente cinike si ato “mbinjeriu”, “supermeni Vuçiç”. Por politika dhe sjelljet e tij populiste duket se nuk do ta pengojnë suksesin e tij në zgjedhjet e 16 marsit”, shkruan “Deutsche Welle” duke treguar një prej situatave për të cilat Aleksandar Vuçiç është i famshëm. Radikali i dikurshëm nacionalist nuk flet më për ‘Serbinë e madhe’, por për reforma dhe temën e tij të dashur: luftën kundër korrupsionit. Me iniciativën e tij në fund të vitit 2012 është arrestuar edhe Mirosllav Mishkoviç, njëri prej njerëzve më të pasur në Serbi, i cili dyshohet për korrupsion. Në disa sondazhe thuhet se Vuçiç dhe SNS do të fitojnë madje deri në 45 % të votave. Por ai nuk ka qenë gjithmonë kështu. Madje ndryshimi në 2008 ka qenë mjaft i beftë. Global Post shkruan se njeriu që po merr përsipër të qeverisë Serbinë ka qenë një nga zërat më radikalë në krah të atij që njihet si “kasapi i Ballkanit”. “Nëse ju vrisni një serb, ne do të vrasim 100 myslimanë”, citon Global Post një fjalim të tijin më 1995, pak ditë pas masakrës së Srebrenicës. Qëndrimi i tij nuk ndryshoi deri vonë më 2007, kur thoshte se shtëpia e tij do të ishte një vend i sigurt për të kërkuarin për krime lufte, Ratko Mlladiç. Bashkëpunimi i tij me Millosheviçin dhe regjimin ishte arsyeja kryesore pse ai nuk lejohej kohë më parë të hynte në shtetet e Bashkimit Europian. Por pasi u shkëput nga Radikalët për të krijuar me Nikoliçin SNS, ai ndryshoi rrënjësisht qëndrimet ashtu si edhe presidenti aktual i Serbisë. Në 2010 i tha AFP-së se ajo që kishte ndodhur në Srebrenicë ishte një gjë e tmerrshme dhe se ai ndjehej i turpëruar nga serbët që i kishin bërë këto krime. Dje në deklaratën pas rezultateve paraprake, ai tha se kishte fituar më shumë sesa lista e Millosheviçit më 1990 dhe se askush, as ai vetë nuk e kishte pri-

Madje ndryshimi në 2008 ka qenë mjaft i beftë. Global Post shkruan se njeriu që po merr përsipër të qeverisë Serbinë, ka qenë një nga zërat më radikalë në krah të atij që njihet si “kasapi i Ballkanit”. “Nëse ju vrisni një serb, ne do të vrasim 100 myslimanë”, citon Global Post një fjalim të tijin më 1995, pak ditë pas masakrës së Srebrenicës.

Sipas të dhënave nga B92, pjesëmarrja në zgjedhje e serbëve në Kosovë ka qenë në nivelin 31 për qind, më i ulëti krahasuar me zonat e tjera dhe shumë poshtë 50.3 për qind që ishte pjesëmarrja në rang kombëtar. Prishtina zyrtare ka lënë një dritare për zgjedhjet serbe në Kosovë edhe pse opozita ka kundërshtuar ashpër.

tur këtë rezultat. Ndërkohë theksoi se ishte i gatshëm ta shtynte Serbinë drejt Bashkimit Europian dhe se do të bashkëpunonte me të gjithë partnerët: “Rusinë, Amerikën dhe Kinën”. Ndërkohë, ndryshe nga herët e tjera, Kosova nuk ka qenë fjalë kyçe e fushatës elektorale në Serbi dhe vendin kryesor e ka zënë ekonomia në ngërç dhe papunësia në nivele të larta. Megjithatë, qëndrimi për Kosovën mbetet i njëjtë dhe Beogradi sërish organizoi përmes OSBE-së zgjedhje në komunat që kontrollohen nga shumica serbe. Zgjedhjet u justifikuan me dyshtetësinë e banorëve, të cilët për shkak të kësaj mund të votojnë në zgjedhjet e Serbisë. Sipas të dhënave nga B92, pjesëmarrja në zgjedhje e serbëve në Kosovë ka qenë në nivelin 31 për qind, më i ulëti krahasuar me zonat e tjera dhe shumë poshtë 50.3 për qind që ishte pjesëmarrja në rang kombëtar. Prishtina zyrtare ka lënë një dritare për zgjedhjet serbe në Kosovë edhe pse opozita ka kundërshtuar ashpër. Qeveria e Kosovës vendosi që të gjithë qytetarët me dy nënshtetësi mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë dhe që këtë proces ta mbështesë OSBE-ja përmes “qendrave për grumbullimin e votave”. Të shtunën, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Serbia nuk ka mundur të organizojë zgjedhje në Kosovë, porse serbët e Kosovës kanë të drejtë të votojnë. “Me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, qytetarët e Kosovës kanë të drejtë në dynënshtetësi dhe kjo e drejtë duhet të respektohet pa kurrfarë dallimesh”, deklaroi Thaçi. Ai po ashtu u bëri thirrje qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të zgjedhin njerëzit që duan t’i përfaqësojnë. Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka cilësuar si mashtrime deklarimet e zyrtarëve qeveritarë se Serbia nuk mund të organizojë zgjedhjet e saj në Kosovë, porse qytetarëve serbë u mundësohet votimi nëpërmjet pikave grumbulluese që i organizon OSBE-ja. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se qytetarëve duhet t’iu thuhet e vërteta. Ndërsa opozita në Prishtinë konsideron se mbajtja e këtyre zgjedhjeve në Kosovë paraqet shkelje të sovranitetit të shtetit. Sipas Global Post/ DW/ Europa e Lirë/ B92


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

3

17.03.2014

Pse në Vlorë? S’ka qenë dielli i pranverës, që gjithsesi në Vlorë i ngrohtë është edhe në dimër, ai që e ka çuar Ramën, ekipin e tij të ministrave dhe drejtorët ta bëjnë analizën 6-mujore në qytetin bregdetar. Mesazhi kryesor lidhet me Vlorën si qytet, ku kryeministri është deputet. Së dyti, fundjavat e tij aktive kanë disa kohë që kanë dalë nga kryeqyteti për të zgjeruar gjeografinë e qeverisë edhe me pranin fizike. Por edhe pse u bë e disata herë që Rama zgjedh Vlorën për të bërë pelegrinazhin me ministrat për të treguar vëmendje të posaçme ndaj qytetit, efekti sërish mbetet i padukshëm. Vlora mbetet në rutinën e saj si edhe para 23 qershorit; me një dimër të zymtë në gjumë të thellë dhe me një zgjim jo të freskët në pranverë dhe verë; dhe kjo për shkak të ndryshimit të stinëve.

Borxhet e energjisë, qeveria bllokon llogaritë bankare të debitorëve Rama në takimin e Vlorës ka thënë që beteja për borxhet e energjisë të konsiderohet si betejë për jetë a vdekje, duke kërkuar që çdo institucion, çdo biznes apo familje që konsumon energji, të paguajë një më një për atë që konsumon. Fejzi Braushi

Fundjava e shkuar ka qenë një ditë pune për qeverinë dhe drejtuesit e agjencive kryesore shtetërore në vend. Për dy ditë radhazi, në prani edhe të Kryeministrit të vendit, ata kanë analizuar ecurinë e realizimit të prioriteteve që u kishin përcaktuar dikastereve përkatëse, si dhe kanë folur për një koordinim më të mirë mes tyre për ato çështje që janë pjesë e planit 300-ditor të qeverisë. Mbledhja ka nisur të shtunën pasdite me një takim informal të kryeministrit Edi Rama me kabinetin e tij qeveritar në hotel “Partner” në qytetin e Vlorës, ku për disa orë rresht mësohet se çdo ministër ka raportuar për ecurinë e tri prioriteteve më të rëndësishme për secilën ministri. Për shkak se takimi ka qenë pa praninë e mediave, të cilat janë mbajtur larg hotelit, informacioni lidhur me këtë mbledhje ka qenë jo i plotë. Gjithsesi, nga burime nga ky takim mësohet se ministrat kanë raportuar mbi realizimin e projekteve të nisura që në nisje të

kësaj qeverisjeje. Ndërkohë që për të bërë një analizë më të plotë të kësaj periudhe, Rama ka thirrur dje një mbledhje të dytë, kësaj here me praninë jo vetëm të ministrave por edhe të drejtorëve të përgjithshëm të agjencive kryesore të shtetit. Kështu kanë rënë në sy dje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, Drejtori i Përg jithshëm i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Patundshme, Ilirian Muho, Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, Drejtori i Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare, Drejtoresha e Turizmit, Julinda Dhame etj. Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se në këtë mbledhje të dytë janë analizuar me imtësi të dhënat e ekonomisë, ku janë vlerësuar shenjat e kthesës(sipas qeverisë) që ajo ka dhënë si pasojë e reformave të ndërmarra nga qeveria, si në dogana, ashtu edhe në tatime apo edhe në fusha të tjera të ekonomisë. Vëmendje i është kushtuar në

Plan masash për të detyruar çdo debitor të bëjë shlyerjen e energjisë. Masa që variojnë që nga bllokimi i llogarive bankare për çdo debitor, deri dhe te ndalimi i furnizimit të mëtejshëm me energji

këtë mbledhje edhe nevojës për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënies së qeverisë me biznesin, kjo jo vetëm falë politikave të tatimit, por edhe për ato të kontrollit ndaj tyre nga strukturat e posaçme tatimore dhe doganore. Gjithashtu, vend në këtë takim ka zënë dhe përmirësimi i marrëdhënieve dhe sjelljes së administratës shtetërore ndaj qytetarëve në shërbimet që ofrojnë. Për këtë qëllim mësohet se në tre muajt e ardhshëm është vendosur të zhvillohet një trajnim intensiv i administratës, në çdo ministri dhe në çdo shërbim si tatime, dogana, hipoteka. Tre muajt e ardhshëm gjithashtu janë përcaktuar në këtë mbledhje edhe si koha e bërjes publike të një sërë reformash të tjera të thella dhe nismash të reja ligjore mbi rendin e sigurinë, energjinë, financat, arsimin, pensionet, investimet, legalizimet, pronat, lojërat e fatit etj. Fusha e energjisë ka qenë një nga temat e tjera që ka marrë një vëmendje të veçantë në këtë mbledhje, ku pasi është raportuar mbi

gjendjen në të cilën ndodhet ky sistem, është kërkuar nga grupi i Task-Forcës që është ngritur të ndërmarrë masat e duhura për shlyerjen e të gjitha borxheve që ekzistojnë në mosshlyerjen e faturave të energjisë, si nga institucionet apo entet shtetërore, ashtu edhe nga privati e konsumatorët familjarë. Një pjesë të rëndësishme deri në fund të qershorit do të zërë ajo që kryeministri Rama mësohet ta ketë quajtur ‘beteja për jetë a vdekje’ me borxhet për energjinë, duke kërkuar që çdo institucion në radhë të parë, qendror apo vendor, si dhe çdo biznes apo familje që konsumon energji, të paguajë një më një për atë që konsumon. Lidhur më këtë çështje mësohet se është folur edhe për një plan masash që do të ndërmarrë qeveria për të detyruar çdo debitor të bëjë shlyerjen e energjisë, masa që variojnë që nga bllokimi i llogarive bankare për çdo debitor, deri dhe tek ndalimi i furnizimit të mëtejshëm me energji.

Rama e Gjika, sërish me gjyqin në mes Megjithëse e gjithë qeveria, përfshi edhe Edi Ramën ka bujtur për dy ditë radhazi Vlorën, kreu i qeverisë nuk është parë të takohet me kreun e Bashkisë, Shpëtim Gjika. Pavarësisht faktit se mbledhja informale e qeverisë zhvillohej në hotel “Partner” në qendër të Vlorës, ka rënë në sy mungesa e pranisë së kreut të Bashkisë, Shpëtim Gjika. Kjo të paktën publikisht, pasi kreu i Bashkisë nuk është parë të futet në hotel. Kjo në fakt është e hera e dytë radhazi që Gjika nuk merr pjesë në aktivitetet e qeverisë dhe

të kryeministrit Rama në Vlorë, pas asaj vizite që kreu i qeverisë zhvilloi pak ditë më parë në këtë qytet, ku përuroi zyrën e re të punësimit. Vetëm në një rast gjatë dimrit pas hapjes së procesit hetimor nga prokuroria, Gjika postoi në “FB” një foto me Ramën. Prej muajsh marrëdhëniet mes Gjikës e Ramës janë ftohur, pas akuzave që ngriti prokuroria ndaj tij për falsifikim dokum e nt e sh d h e shp ë r do r i m t ë detyrës në rastin e dhënies së një leje ndërtimi në Vlorë. Prej nga ai moment Gjika ka deklaruar se

akuzat ndaj tij janë politike, duke aluduar për luftë brenda llojit dhe duke bërë me faj për këtë gjë pikërisht prefektin e Vlorës, Besnik Dervishi, i cili edhe ai nga ana e vet nuk ka nguruar ta drejtojë gishtin te kryebashkiaku i Vlorës për atentatin me bombë ndaj tij. E ndërsa Gjika ka preferuar t’i qëndrojë larg aktivitetit të kësaj fundjave të qeverisë, nuk ka bërë të njëjtën gjë prefekti Dervishi, i cili dje është parë të hyjë në ambientet e hotelit ku ishte akomoduar ekipi qeveritar.

Prej muajsh marrëdhëniet mes Gjikës e Ramës janë ftohur, pas akuzave që ngriti prokuroria ndaj tij për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim të detyrës në rastin e dhënies së një leje ndërtimi në Vlorë


4

fokus

ngjarje e ditës

E parashikuar të mbyllej në fund të shkurtit, anëtarësia e rifreskuar do të jetë gati pas një jave. Problem zonat rurale dhe punësimi në administratën publike i një pjese të anëtarëve.

Lista e re e anëtarëve të PD, surpriza në Shkodër dhe Elbasan Në bastionin e veriut, demokratët duken se po rikuperojnë shpejt humbjen shokuese të 23 qershorit, deri tani anëtarësimet e reja janë rritur 20-30%. Edhe në Elbasan rritje me 20%. Këtë javë mbyllen Vlora, Durrësi, Fieri dhe Korça TIRANË Formulari dhe listat e reja të

anëtarësisë në formatin elektronik ishin parashikuar të dorëzoheshin pranë PDsë jo më vonë se data 28 shkurt. Por për shkak të vështirësive të hasura në zona të ndryshme të vendit, kryesisht ato rurale, procesi në radhët e demokratëve pritet të përfundojë brenda kësaj jave. Kjo periudhë do të shoqërohet edhe me një tur të dytë nëpër rrethe të kryetarit demokrat, Lulzim Basha, si parapritë për fazën tjetër dhe më të rëndësishme; atë të analizës dhe zgjedhjeve në parti. Shumica e drejtuesve të grupeve të punës, që nuk janë të paktë (40 koordinatorë), nuk japin ende një evidencë të qartë se sa janë rritur apo ulur në përqindje anëtarësimet në parti. Procesi i anëtarësimeve pritet që të përfundojë kësaj jave në degët kryesore të Vlorës, Fierit, Korçës apo Durrësit, ndërsa ka përfunduar në Shkodër, Lezhë dhe Elbasan. Ndërkohë në Tiranë procesi po ndiqet nga kreu i degës lokale, Aldo Bumçi, ndërsa në bazë po punojnë krerët e seksioneve dhe grupseksioneve. Rritja e anëtarësimeve

Procesi i rifreskimit apo anëtarësimeve të reja nuk po ngjan aq rutinë sa çfarë e karakterizon vetë procesin. Të paktën, për disa qytete ku në zgjedhjet e fundit parlamentare, ish-mazhoranca pati rezultat zhgënjyes. E tillë është Shkodra,

qyteti bastion i demokratëve që në 23 qershor mori rezultatin më të ulët të saj në mandate deputetësh. Edhe pse analiza nuk ka filluar ende, burime nga demokratët thanë dje për gazetën “Mapo” se procesi i anëtarësimeve të reja në këtë degë është rritur 20 deri në 30%. Pa pasur ende një shifër konkrete të rritjes, ata që kanë punuar në këtë zonë shprehen se PD-ja po fillon të rikuperojë veten e saj. I njëjti fenomen po ngjan edhe në një tjetër qark, Elbasan, ku në zgjedhjet e fundit PD-ja u kthye në pikën e dikurshme duke u përfaqësuar vetëm me tre deputetë në Kuvend, ndërsa dy të tjerët i përkisnin aleatëve, PDIU-së dhe PR-së. Edhe në këtë qark, përpos humbjes së thellë, flitet për rikuperim anëtarësimesh nga 15 deri në 20%. Burime nga PD-ja shpjeguan për gazetën “Mapo” se ky fenomen lidhet me zhgënjimin e një pjese të qytetarëve elbasanas, që sipas PD-së e kanë gjetur veten jashtë premtimeve të PS-së, si dhe me anëtarësimin në PD të njerëzve të rinj, por që rrjedhin nga familje të djathta. Por kjo është vetëm një përshtypje e përgjithshme e njerëzve që kanë punuar drejtpërdrejt me bazën, ndërsa evidenca dhe përfundime konkrete për secilën prej degëve, demokratët pritet që t’i kenë vetëm në fund të muajit mars. Kjo shtyrje e afatit përtej fundit të shkurtit lidhet

Partia Demokratike ka zbatuar deri më tash vetëm udhëzimin e parë që lidhet me procesin e rifreskimit të anëtarësisë. Për analizën dhe zgjedhjet në PD (që do të ecin paralelisht), pritet të dalë një udhëzim i dytë.

edhe me vështirësitë e anëtarëve demokratë që janë punësuar në administratën publike, tashmë nën drejtimin e qeverisjes së majtë. Faza e parë

Partia Demokratike ka zbatuar deri më tash vetëm udhëzimin e parë që lidhet me procesin e rifreskimit të anëtarësisë. Për analizën dhe zgjedhjet në PD (që do të ecin paralelisht), pritet të dalë një udhëzim i dytë. Deri më tash, procesi ka synuar ripërtëritjen dhe fuqizimin e anëtarësisë së PD-së përmes kryerjes së anëtarësimeve të reja, si dhe verifikimin e asaj ekzistuese në të gjitha seksionet. Ndryshe nga çdo herë tjetër, në këtë proces janë ftuar të plotësojnë formularin edhe të gjithë anëtarët e Organizatave Partnere të PD-së (FRPD dhe LDGSH). Nevila Perndoj

Berisha: SHISH po sulmohet se po zbulohen lidhjet e qeveritarëve me drogën .“…Ata janë të tmerruar nga zbulimi i lidhjeve të qeveritarëve me trafikun e drogës. Pikërisht nga ky tmerr, ata nuk lejuan drejtorin e SHISH të raportonte në komisionin e Sigurisë, me pretekstin qesharak se ai nuk kishte certifikatën e DSIK...” TIRANË Ish-kryeministri Sali Berisha që ka mbështetur punën e deritashme të kreut të shtetit, Bujar Nishani, ka qenë në të njëjtën linjë me këtë të fundit edhe për raportimet e SHISH-it lidhur me sigurinë në vend. Dy ditë më parë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani tha se kishte gjetur një praktikë korrekte nga ana e drejtorit të SHISHit për Policinë e Shtetit, ndryshe nga sa pretendohet nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Nishani nuk shtoi komente të mëtejshme edhe për vetë detyrën që ai mban, por ish-kryeministri Berisha e shpjegoi këtë sit-

uatë me lidhjen, sipas tij, të pushtetit aktual me mafien. “…Nga deklarata e Presidentit del se deklarata dhe akuza publike e zëdhënësit të Ramës për rendin, S. Tahiri, se nuk kemi patur dhe nuk kemi asnjë informacion nga SHISH për tritolin, është një mashtrim i paskrupullt, i denjë vetëm për Edi Ramën, morali dhe gjendja mendore e të cilit nuk e lejojnë të mbajë asnjë përgjegjësi. Piktori dështak përsëriti dhe në rastin e tritolit mashtrimin e rastit të thyerjes së burgut të Drenovës, për të cilin fajësoi të tjerët se nuk i kishin dhënë asnjë informacion, ndërkohë që nga tri burime zyrtare të pavarura, ai ishte njoftuar me hollësi paraprakisht për çdo gjë për ngjarjen me të cilën duket s e p o s h l ye n i n detyrime të tyre. Presidenti iu tha gjithashtu një të

reagimi

vërtetë tjetër qytetarëve tanë, se pothuajse 90% e rasteve që kapen me trafik droge janë rezultat i veprimtarisë së SHISH, bashkëpunimit t ë t ij t ë shkëlqyer me shërbimet partnere”, shkruan Berisha në Facebook. Sipas tij, konflikti i qeverisë me SHISH-in qëndron gjetkë.“…Ata janë të tmerruar nga zbulimi i lidhjeve të qeveritarëve me trafikun e drogës. Pikërisht nga ky tmerr ata nuk lejuan drejtorin e SHISH-it të raportonte në komisionin e Sigurisë, me pretekstin qesharak se ai nuk kishte certifikatën e DSIK, e cila nuk është marrë dhe nuk merret kurrë nga Drejtori i Shërbimit Informativ, mbasi me ligj, ai dhe vetëm ai është menaxheri i çdo informacioni që mbledh institucioni i tij. Ky është pushteti i kumbarëve të drogës dhe mafies!”, shkruan Berisha.

“…Nga deklarata e Presidentit del se deklarata dhe akuza publike e zëdhënësit të Ramës për rendin, S. Tahiri, se nuk kemi patur dhe nuk kemi asnjë informacion nga SHISH për tritolin, është një mashtrim i paskrupullt"

Shalsi: Opozita po kërkon t’i mbyllë derën integrimit TIRANË Për Partinë Socialiste, dështimi i rezolutës në Strasburg në takimin e shtatë të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri ka qenë i qëllimshëm. Sipas deputetit socialist, Eduard Shalsi, propozimet e reja të paraqitura nga PD-ja kishin si qëllim mbylljen e derës për Shqipërinë. “Rezoluta në Strasburg që na u vu përpara ishte hartuar nga Bashkimi Europian, të cilën për fatin tonë të keq, nuk e posedonim përpara. Ky draft na u vu në dispozicion sapo mbërritëm në Strasburg dhe kishte 11 pika, për të cilat ne ishim dakord me përjashtime të vogla. Ndërkaq, përfaqësues të opozitës kërkuan kohë për t’u njohur. Ne vumë re se në ditën e parë kishte një buonsens nga ana e përfaqësuesve të opozitës për të parë rezolutën e BE-së dhe na u krijua përshtypja se ajo kishte edhe pëlqimin e opozitës. Por në ditën e dytë situata ndryshoi plotësisht dhe deputetët e opozitës paraqitën një rezolutë të re”,- tha ai. Më tej Shalsi shtoi se “ajo që ndodhi në ditën e dytë, ishte e kundërta, dhe e keqja ishte se përfaqësuesit e opozitës ishin të mandatuar pa mandate dhe nuk ishin ata që vendosnin, por ishte Tirana që vendoste duke iu imponuar atyre një qëndrim”. Sipas tij, një rezolutë e propozuar nuk mund të ndryshohet katërcipërisht.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

17.03.2014

5

Thellohen përplasjet mes kreut të shtetit dhe shumicës qeverisëse. Pas AMA-s, ambasadorëve dhe SHISH, tani radha e dekretit për Alaudin Malajn in te rv ista

Konflikti për SHISH, Nishani në mbrojtje të Visho Ajazit Çështja e kreut të SHISH përbën një tjetër përplasje mes mazhorancës dhe Presidentit Nishani. Në një intervistë të dy ditëve më parë në “Klan”, kreu i Shtetit tha se kreu i SHISH-it, Visho Ajazi ka informuar në mënyrë të vazhdueshme Ministrinë e Brendshme. “Si kreu i shtetit, pas marrjes së informacionit gjatë diskutimeve në Komisionin e Sigurisë se SHISH nuk ka informacion, se nuk ka bashkëpunuar me strukturat e tjera, siç është policia e shtetit në lidhje me çështjen e tritolit, i shqetësuar i kam kërkuar shpjegime dhe informacione drejtorit të SHISH e pas kësaj jam ballafaquar me një praktikë korrekte mjaft frekuente të informacionit të detajuar dhe të adresuar nga ana e drejtorit të SHISH për Ministrinë e Brendshme, për Policinë e Shtetit gjatë gjithë vitit 2013 dhe po ashtu në mënyrë frekuente gjatë gjithë periudhës së 2014, nga janari e në vijimësi”,-tha kreu i Shtetit. Kreu i shtetit ka dhënë përgjigje dhe për akuzat e mazhorancës në lidhje me përgjimet e SHISH ndaj policisë, referuar qarkores që u bë publike në media. Nishani thotë se SHISH e ka në detyrimin e tij mbledhjen e informacioneve, ndërkohë shprehet se s’dëshiron të ndërhyjë në detyrimet e Kuvendit. Ai tha se nuk ka përgjim, dhe se nxjerrësi i qarkores përbën një problem të rëndë për SHISH. “S’dua të ndërhyj aspak në çështjet që i takojnë Kuvendit të Shqipërisë, pasi ai më së pari ka rregullore që është ligji i organizimit dhe funksionimit të Kuvendit, ka instrumentat e tij, ka deputetët”,-tha ai.

Kriza mazhorancë-president, drejt rrëzimit gjykatësi i Nishanit Vendimi i pritshëm PS-LSI nuk ka të bëjë me cilësitë e kandidatit, por me procedurën dhe procesin e ndjekur nga Presidenti në këtë përzgjedhje. Si Ruçi dhe Vasili lanë të kuptohej para dy javësh qëndrimin refuzues Fejzi Braushi

Mazhoranca nuk ka ndërmend të tërhiqet nga “lufta e nervave” me kreun e shtetit, Bujar Nishani. Kohët e fundit Presidenti nuk ka dekretuar disa ambasadorë, nuk ka miratuar strukturën e re të Forcave të Armatosura dhe është shprehur publikisht në mbështetje të kreut të SHISH. Tashmë është radha e të majtëve që pritet t’i përgjigjen me të njëjtën gjuhë konflikti. Dhe rasti më i afërt ku të dyja palët do të përplasen sërish është ai i dekretit të Presidentit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Mazhoranca pritet që të rrëzojë edhe këtë herë kandidaturën e Alaudin Malajt të përzgjedhur nga Presidenti për pozicionin e anëtarit të Gjykatës së Lartë në vend të Ardian Dvoranit, të cilit i ka mbaruar mandati. Burime nga mazhoranca kanë bërë të ditur se ende nuk ka një vendim përfundimtar të dy grupeve parlamentare që e përbëjnë këtë shumicë, por megjithatë, vota e tyre me shumë mundësi do jetë kundër. Dhe kjo si-

pas të njëjtave burime jo për arsye që kanë të bëjnë me karakteristikat apo vlerësimin për emrin e Alaudin Malajt, por për procedurën dhe procesin e ndjekur nga Presidenti në përzgjedhjen e këtij emri. Burimet kanë sjellë në vëmendje se qëndrimi i kësaj shumice është parimor dhe lidhet me mungesën e një konsultimi produktiv nga ana e presidentit Nishani sipas logjikës së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili e bën të detyrueshëm konsultimin mes Presidentit dhe Parlamentit në përzgjedhjen e të dekretuarve për pozicionet e gjyqtarëve. Për t’i bërë më të qarta arsyet e një qëndrimi refuzues ndaj këtij dekreti, këto burime kanë sjellë në vëmendje se nuk ka ndryshuar asgjë nga ato që shprehën pas takimeve në Presidencë po për këtë çështje dy krerët e grupeve parlamentare; ai socialist, Gramoz Ruçi dhe ai i LSI-së, Petrit Vasili, të cilët evidentuan pikërisht faktin e moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Presidentit. “Ky këshillim nuk

Arsyetimi Qëndrimi i kësaj shumice është parimor dhe lidhet me mungesën e një konsultimi produktiv nga ana e presidentit Nishani sipas logjikës së vendimit të Gjykatës Kushtetuese,

është shumë produktiv, pasi edhe në pikëpamje formale është i vonuar, sepse do duhej të kishte nisur më parë. Ka formalizëm, pasi flitet për kritere e këshillime. Nëse do t’u referohemi këshillimeve apo konsulencave, ka një interpretim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Fryma e diskutimit nuk ishte në kuadër të interpretimit që ka bërë Gjykata Kushtetuese. Dua të nënvizoj që kriteret i përcakton Kushtetuta dhe janë të padiskutueshme, nëse kanë nevojë të përmirësohen i takon një stadi tjetër”, - do të shprehej Ruçi pas atij takimi në Presidencë, ku u zhvilluan konsulta mbi kriteret që duhet të përmbushte kandidatura që do të propozohej për në Gjykatën e Lartë. “Ishte një takim, në radhë të parë për të respektuar mendimet reciproke dhe ky kooperim nuk kërkon një proces të njëanshëm, por një proces bashkëpunues. Ky proces, përveç kritereve që ato janë, kërkon një gjykim real në raport me një sistem gjyqësor, që është përfshirë në një perceptim

negativ dhe ky perceptim që të hiqet, kërkon bashkëpunim. Sigurisht ne erdhëm me frymën e bashkëpunimit konstruktiv për t’u larguar nga informaliteti dhe imponimi i njëanshëm’, - do të shprehej kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, pas takimit të para dy javëve me Nishanin. Siç shihet, të dyja grupet parlamentare kanë thuajse të njëjtin qëndrim për këtë proces përzgjedhës nga ana e kreut të shtetit, i cili mësohet se nuk ka ndryshuar as pas dekretit të shpallur prej tij. Siç mësohet, në gjykimin e saj mazhoranca ashtu si dhe në rastin e Gjovalin Përnocës dhe Petrit Çenos, nuk i hyn diskutimit për cilësitë e emrit që propozohet, por zbatimit të ligjit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilat bëjnë të detyrueshëm bashkëpunimin mes Presidentit dhe legjislativit në përzgjedhjen e emrave. Vetëm një muaj më parë mazhoranca e majtë rrëzoi me votë emrat e Gjovalin Përnocës dhe Petrit Çenos, të propozuar nga presidenti Nishani për dy vende po në Gjykatën e Lartë.

Siguracioni i makinave, INSIG i bashkohet sërish marrëveshjes për çmimet Kur kanë kaluar vetëm pak javë pasi qeveria mori masa ndaj kompanisë INSIG, për shkak të përfshirjes në një marrëveshje me kompanitë e tjera për fiksimin e çmimeve të siguracioneve të makinave, ajo është bërë sërish pjesë e saj. Agjentët që shesin siguracionet për llogari të kompanive të sigurimit thanë se INSIG qëndroi vetëm dy javë jashtë marrëveshjes dhe tani është pjesë e saj. Si rezultat i kësaj situate, çmimi i siguracionit të automjeteve që prej një muaji po qëndron në nivelin e 160 mijë lekëve, pavarësisht se me ligj, tarifat janë të liberalizuara dhe jo të

gjitha kompanitë domosdoshmërisht duhet të ofrojnë çmim të njëjtë. Çmimi monopol i tarifave të sigurimit të automjeteve çoi para një muaji në shkarkimin e drejtorit të INSIG-ut, Tomor Kalaja. Argumenti që dha Bordi i Drejtorëve të Kompanisë ishte “Për papërgjegjshmëri në marrjen e vendimit për rritjen e çmimit të policës së sigurimit me 45 %”. Rritja e tarifave të sigurimit është përcjellë me shqetësim edhe nga komisionet parlamentare dhe deputetët socialistë, të cilët i kërkuan qeverisë muajin që shkoi që të marrë masa për stabilizimin e situatës

në treg. Kompania INSIG është krijuar që në korrik të vitit 1991, duke zotëruar monopolin e tregut. Por tani, pas më shumë se dy dekadash ajo ka humbur tërësisht tregun, i cili dominohet nga 7 kompanitë e tjera private. Së fundi është krijuar një monopol i pastër në ofrimin e tarifave të sigurimit të automjeteve. Çdo agjent ka të listuar të 8 kompanitë e sigurimeve dhe i shet policat sipas një numri rendor për secilën kompani. Kur plotësohen shitjet për kompaninë më të madhe, nis radha dhe përfundon tek kompanitë e vogla. Nëse një qytetar kërkon të sigu-

rohet, bie fjala tek kompania shtetërore INSIG, agjenti i thotë se kanë mbaruar shitjet për këtë kompani dhe se duhet të sigurohet tek EUROSIG. Në këtë mënyrë agjentët kanë shitur policat tre muajt e fundit, duke pohuar se për çmimin kompanitë kanë rënë dakord me njëra-tjetrën dhe këtë e konfirmon edhe programi që ata aplikojnë për shitjet. Më pas kompanitë i ndajnë të ardhurat sipas përqindjes që zënë në treg. Por monopoli duket se nuk është vetëm për tarifat e sigurimit. Monopol është edhe shërbimi i ndërmjetësit.


6

fokus

ditari

ngjarje e ditës Vrasja për martesën e prishur, nënë e bijë në pranga Vrasja në Durrës për martesën e prishur ka çuar në pranga edhe bashkëshorten e autorit dhe vajzën e tij. Pas arrestimit të 50-vjeçarit Andon Ndoj, policia ka arrestuar dje edhe gruan e tij, Tereza Ndoj, si dhe vajzën Antoneta, protagoniste e kësaj ngjarjeje. Sipas hetimeve të kryera, policia akuzon si bashkëpunëtore në vrasje Tereza Ndojin, e cila ka zbrazur një automatik në drejtim të krushkut dhe dhëndrit. Ndërsa roli i vajzës në këtë ngjarje pritet të sqarohet nga policia. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në zonën

e ish-Kënetës në Durrës, ku babë e bir u përballën me thika dhe plumba pas vendimit për të prishur martesën. Krushku kishte mbërritur nga Elbasani për t’i komunikuar 50-vjeçarit Andon Ndoj vendimin për prishjen e martesës së djalit të tij. Kjo nuk është pritur mirë nga autori, i cili fillimisht ka goditur me thikë krushkun e tij dhe më pas ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar mbi dhëndrin e tij, Xhuliano Hoxha. Policia ka provuar edhe bashkëpunimin e bashkëshortes dhe vajzës së tij në këtë krim. Mësohet se

krushqia ishte prishur për shkak se vajza 21-vjeçare nuk pranonte të jetonte me prindërit e bashkëshortit, me të cilin ishte martuar vetëm 3 javë më parë. Kërkesa e Antonetës nuk është pranuar nga Xhuliano, i cili ka zgjedhur të prishë martesën dhe të jetonte me prindërit, duke qenë se ishte djali i vetëm i familjes. Pas këtij vendimi, babë e bir kanë shkuar në shtëpinë e Ndojit për të sqaruar situatën, por njëri prej tyre ka vdekur dhe tjetri ka mbetur i plagosur, si hakmarrje për prishjen e martesës.

Pesë ish-zyrtarë, nën akuzë për ndërtimet pa leje në Sarandë Prokuroria akuzon ish-zyrtarët se, përmes falsifikimit kanë lejuar ndërtimet e kateve pa leje në disa pallate në qytetin e Sarandës. Hetim edhe për falsifikimin e vendimeve të KRRT së qytetit Leonard Bakillari Tiranë Pesë ish-zyrtarë të Bashkisë

së Sarandës janë marrë të pandehur nga prokuroria e këtij qyteti, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të lejeve të ndërtimit kanë shtuar kate pa leje në të paktën 11 ndërtime të miratuara nga KRRT-ja e Bashkisë. Abuzimi është zbuluar nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili në janar të vitit të shkuar ka kallëzuar penalisht pesë ish-zyrtarët, përfshi edhe ish-drejtorin e Urbanistikës në bashki, Panajot Gunari. Ish-drejtori akuzohet për “shpërdorim detyre”, ndërsa katër vartësit e tij, Vangjel Tuni, Safije Myrtaj, Manjola Nikollo dhe Albana Kolagji akuzohen për falsifikim dokumentesh. Këta të pandehur, në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, akuzohen se kanë falsifikuar vendimet e KRRT-së për miratimin e lejeve të ndërtimit, duke shtuar kate shtesë për të paktën 11 ndërtime të miratuara në këtë qytet. Abuzimet e tyre, sipas prokurorisë përfshijnë periudhën 2006-2011, kohë kur dyshohet se janë kryer edhe falsifikimet. “Nëpërmjet këqyrjes dhe marrjes së dokumentit është konstatuar se në 11 raste në zbardhjen e formularit A2 është pasqyruar shtesë kati, pra më shumë kate nga sa është e dokumentuar në protokollin e mbledhjes për dhënie leje ndërtimi”, shprehet prokuroria. Sipas hetimit rezulton se përgjegjësi për këtë

rast ka edhe ish-drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, i cili kontrollon punën e Sekretarisë Teknike të KRRT-së që administron praktikat e miratuara në mbledhje. Për këtë arsye, prokuroria ka marrë të pandehur edhe ishdrejtorin e Urbanistikës, të cilin e akuzon për “shpërdorim detyre”, pasi me mosveprime ka lejuar abuzimet nga punonjësit e Sekretarisë Urbanistike të KRRT së Bashkisë Sarandë. “Lidhur me rastet e plotësimit të formularëve në ndryshim me procesverbalin e KRRT-së, rezulton se jemi përpara veprës penale të ‘falsifikimit të dokumenteve’, të kryer nga të pandehurit Vangjel Tuni, Manjolla Nikollo, Safie Murtaj dhe Albana Kolagji, të cilët e kanë kryer veprën penale në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri”, - thotë prokuroria. Sipas akuzës, këto abuzime mund të ishin eliminuar nëse ish-drejtori i Urbanistikës do të kishte ushtruar në mënyrë korrekte kompetencat e tij, por i pandehuri ka lejuar me dashje kryerjen e falsifikimeve në atë që njihet si formulari A2. “Në zbardhjen e formularit A2, i pandehuri Panajot Gunari duhej të kishte verifikuar më parë me protokollin ato të dhëna të pasqyruara në formularin A2, pasi janë veprime të kryera nga punonjës të zyrës së tij, veprime mekanike lehtësisht të verifikueshme”, shprehet prokuroria në akt-akuzën ndaj pesë të pandehurve. Sipas

Të pandehur Panajot Gunari, ish-drejtori i Urbanistikës Vangjel Tuni, ish-përgjegjës i zyrës së Sekretarisë Teknike Safije Myrtaj, ish-specialiste e Sekretarisë Teknike Manjola Nikollo, ish-specialiste e Sekretarisë Teknike Albana Kolagji, përgjegjëse e Zyrës së Studimit dhe Projektimeve

prokurorisë, është provuar tashmë se të gjitha falsifikimet e evidentuara në 11 formularët A2 janë kryer gjatë kohës që i pandehuri Panajot Gunari ushtronte detyrën e drejtorit të Urbanistikës dhe ka patur në varësi institucionale katër të pandehurit e tjerë. “Sa më sipër, lidhur me rastet e plotësimit të formularëve në ndryshim me procesverbalin e KRRT-së, rezulton se jemi përpara veprës penale të ‘falsifikimit të dokumenteve’, të kryer

nga shtetasit Vangjel Tuni, Manjola Nikollo, Safie Murtaj dhe Albana Kolagji, persona të cilët në ushtrim të detyrës kanë plotësuar formularë me të dhëna të ndryshme nga ato të pasqyruara sipas vendimeve të KRRT-së në librin e protokollit, ku janë miratuar lejet e ndërtimit për 11 rastet objekt hetimi”, thuhet në dosjen e prokurorisë. Ndërsa shtetasi Panajot Gunari akuzohet për shpërdorim detyre nga Prokuroria e Sarandës.

Hakmarrja për motrën e dhunuar, autori rrezikon 35 vjet Prokuroria kërkon 35 vite burg për Ermir Gjergjin, i cili vrau vjehrrin e së motrës si hakmarrje ndaj dhunimit të saj në SHBA Ashpërsimi i masës së dënimit për vrasjet që kryhen për gjakmarrje ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Prokurorisë së Shkodrës, e cila ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për një person të akuzuar për këtë vepër penale. Ermir Gjergji akuzohet për “vrasje për hakmarrje me paramendim” dhe rrezikon dënimin me 35 vite burg, pasi është i dyshuar për vrasjen e vjehrrit të së motrës, ngjarje kjo e ndodhur më 23 tetor të vitit të shkuar, në komunën Gur i Zi Shkodër. Pas një sherri, ai ka qëlluar për vdekje shtetasin Zef Ejlli me një pistoletë të kalibrit të vogël që kishte me vete. Prokuroria

thotë se ndërmjet dy shtetasve ka pasur krushqi, pasi djali i viktimës ka qenë i martuar me motrën e autorit të krimit. “Ndërmjet dy bashkëshortëve, djalit të viktimës dhe motrës së autorit, të cilët jetojnë prej vitesh në SHBA, ka pasur mosmarrëveshje familjare, për të cilat au t o r i , E r m i r Gj e rg j i k a k ë rku a r ndërhyrjen e viktimës, babait të bashkëshortit të motrës së tij, për të normalizuar marrëdhëniet”, - thotë prokuroria. Sipas deklarimeve të autorit mësohet se ditën e ngjarjes kishte mësuar nga motra e tij se gjendej në spital në Bufalo (SHBA), pasi ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj. Ky fakt e ka nxitur autorin që të kërkojë sqarime nga i ati i kunatit të tij, të cilin e ka gjetur pranë shtëpisë së një të afërmi të viktimës. Sipas hetimit, në një kohë shumë të shkurtër ka ndodhur një konflikt fizik ndërmjet autorit Ermir Gjergji dhe viktimës Zef Ejlli. Më pas, Ermir Gjergji ka

nxjerrë nga xhepi një pistoletë të vogël, me të cilën e ka qëlluar me një plumb Zef Ejllin. “Ka rreth dy vite që Arbeni me motrën time kanë patur probleme, pasi Arbeni e ka rrahur dhe e ka dërguar në spital dy herë motrën time Albinën atje, në Amerikë. Këto gjëra unë i kam mësuar nga motra ime kur kam komunikuar në telefon me të. Për këto probleme unë kam komunikuar në telefon edhe me kunatin tim, shtetasin Arben Ejlli, i cili më ka kërcënuar në telefon si mua ashtu dhe familjen time”, mësohet të ketë deklaruar autori i dyshuar i krimit. Ai ka thënë para prokurorëve se për keqtrajtimin e së motrës ka komunikuar edhe me vjehrrin e saj, shtetasin Zef Ejlli, i cili sipas autorit nuk e ka përfillur fare këtë p r ob l e m . L i d hu r m e m o m e nt i n e vrasjes, autori i dyshuar ka pretenduar se është shtyrë nga vjehrri i së motrës, pasi i ka folur për problemin që kishte me djalin e tij.

Ermir Gjergji


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

8

Persona, mes të cilëve dy imamë, përfunduan në prangat e policisë me akuzat e “rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e akteve terroriste” dhe “nxitjes së urrejtjes fetare”. Ata akuzohen se kanë dërguar shqiptarë në luftën e Sirisë

5

Persona u shpallën në kërkim ndërkombëtar si të implikuar në këtë celulë rekrutimi për luftimet në Siri. Të kërkuarit mendohet se ndodhen në Turqi dhe Siri, ndërsa njëri prej tyre akuzohet se ka marrë me vete edhe dy fëmijët e mitur

17.03.2014

80

7

Shqiptarë dyshohet se kanë përfunduar në frontin e luftimeve siriane, të rekrutuar nga ky grup. Ata udhëtojnë fillimisht në drejtim të Turqisë, ku pas stërvitjeve hidhen përtej kufirit dhe luftojnë në zonën ku dominon Al-Nusra

Bruçaj: Projekti për legalizimin e të gjitha xhamive nga KMSH Kryetari i ri i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj ka ngritur një grup pune pas arrestimeve për rekrutimet në luftën siriane. Problemi kryesor, xhamitë e palegalizuara. “Do të komunikojmë me kontribuesit për ngritjen e xhamive dhe klerikët. Ne s’mund t’i marrim me forcë nën ligjshmërinë e KMSH-së, por duhet të gjejmë zgjidhje” Dashamir Biçaku Tiranë Arrestimi i dy imamëve dhe 6 be-

simtarëve praktikantë myslimanë ka rikthyer në qendër të vëmendjes “ishujt” e islamit në vend, që funksionojnë jashtë juridiksionit të Komunitetit Mysliman. Të tilla ishin dy xhamitë në Unazën e Re dhe në Mëzes, por edhe të tjera objekte kulti, të cilat nuk janë të regjistruara apo nën kontrollin e komunitetit më të madh fetar në vend. Situata e krijuar pas arrestimeve për rekrutime në luftën e Sirisë ka vënë në lëvizje drejtuesin e ri të KMSH-së, Skënder Bruçaj. Përmes një bisede telefonike me të, MAPO mësoi se një grup pune është ngritur tashmë për të identifikuar problemet brenda Komunitetit, por edhe të xhamive që ndodhen jashtë kontrollit të institucionit. Sa i përket shqiptarëve të rekrutuar në luftën e Sirisë, KMSH ka mbajtur qëndrime kundër edhe më herët. Por tashmë mbetet për t’u zgjidhur çështja e xhamive të paregjistruara. “Ne kemi ngritur grupin e punës për të identifikuar problemet brenda institucioneve në varësi, si xhamitë apo myftinitë. Kjo është një nismë e ndërmarrë menjëherë pas zgjedhjes sime në krye të Komunitetit”, - tha Bruçaj për MAPO-n. Nga ana tjetër, ky grup pune po monitoron edhe procesin hetimor ndaj të arrestuarve, por çështja kryesore mbetet zgjidhja e përplasjeve të deritanishme me klerikët e xhamive që nuk pranojnë të bashkëpunojnë me Komunitetin Mysliman. Bruçaj shpjegon më tej se është në pritje të konkluzioneve dhe rekomandimeve konkrete për zgjid-

hjen e problematikës së krijuar. Paralelisht me konkluzionet për të arrestuarit nga policia, të dërguarit e Komunitetit Mysliman kanë si çështje parësore legalizimin e të gjitha objekteve të kultit, të cilat funksionojnë të pavarura nga ky institucion. Por si do të zgjidhen mosmarrëveshjet e krijuara ndër vite mes rrymave të ndryshme të besimit islam në vend? Bruçaj beson tek komunikimi dhe negocimi me të gjithë aktorët. “Është menduar që të komunikohet me personat që kanë kontribuar për ndërtimin e xhamive, si me ata që kanë dhënë tokën, ashtu edhe me ata që kanë kontribuar me të holla për ndërtimin e tyre. Po ashtu, do të komunikohet edhe me drejtuesit e këtyre xhamive”, - u shpreh kryetari i ri i Komunitetit Mysliman. Në rastin e imamit Genci (Abdurrahim) Balla apo pasuesit të tij, Bujar Hysa, vetë ata kanë qenë kundër Komunitetit dhe legalizimit të xhamive të tyre. Nga ana tjetër, këto dy xhami nuk janë të vetmet jashtë çdolloj kontrolli. “Ne nuk mund t’i marrim ata me forcë nën ligjshmërinë dhe kontrollin e KMSH-së, por do të bisedojmë me ta”,- premtoi Bruçaj për të gjitha këto objekte kulti, të palegalizuara. Në këtë drejtim, kreu i ri i Komunitetit Mysliman pritet të luajë një rol më aktiv se në të shkuarën, edhe pse sipas Bruçajt, kjo çështje kërkon kujdes, si nga ana e institucioneve shtetërore, po ashtu edhe Komuniteti Mysliman. Më tej ai shtoi se në këtë situatë duhet të përfshihen edhe organet kompetente shtetërore. “Kemi komunikuar dhe shkëmbyer informacione

Kreu i ri i KMSH-së, Skënder Bruçaj

"Ne kemi ngritur grupin e punës për të identifikuar problemet brenda institucioneve në varësi, si xhamitë apo myftinitë. Kjo është një nismë e ndërmarrë menjëherë pas zgjedhjes sime në krye të Komunitetit”, - tha Bruçaj

dhe të dhëna me Komitetin e Kulteve për këtë problem dhe në bashkëpunim me të duhet t’i japim zgjidhje”, - tha kreu i sapozgjedhur i myslimanëve në vend. Skënder Bruçaj pasoi javën e kaluar në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muçën, që drejtonte Komunitetin që prej gati dhjetë vitesh. Që në fillim të punës së tij, ai u përball me hetimet dhe arrestimet e imamëve dhe besimtarëve për rekrutimin e këtyre të fundit në luftën e Sirisë. Vetë Komuniteti e ka shprehur këtë shqetësim shumë herë dhe ka komunikuar përmes shkresave me autoritetet shtetërore, përkrah thirrjeve publike se besimtarët myslimanë nuk duhet të përfshihen në konflikte të armatosura.

Besimtarët e luftës, roli i imamëve të arrestuar Genci Balla dhe Bujar Hysa konsiderohen organizatorët kryesorë të dërgimit të shqiptarëve në Siri. Luftëtarët shqiptarë, nën drejtimin e organizatës Al-Nusra Arrestimet për rekrutime të besimtarëve myslimanë për luftën e Sirisë kanë irrituar familjarët e tyre, që kërkojnë prova nga autoritetet. Por burimet nga Prokuroria pohojnë se tashmë i kanë të dokumentuara me video dhe përgjime faktet për implikimin e këtij grupi. Sipas hetimeve, Genci Balla dhe Bujar Hysa, por edhe dy persona mes të shpallurve në kërkim janë organizatorët e këtij rrjeti, që funksionon në Shqipëri që prej vitit 1999. Pikëpyetje të shumta ngrihen mbi financuesit, ndërsa raporte të ndryshme e lidhin këtë grup me organizatën e skeduar nga OKB, të quajtur Al-Nusra.

Prokuroria pohon se imami i xhamisë së Unazës së Re, Genc Balla, i njohur edhe si Sheh Abdurrahim Balla dhe pasuesi i tij, Bujar Hysa, i njohur si Ebu Usama, janë personat kryesorë të këtij rrjeti në Shqipëri. Këta të dyshuar, me ndihmën e të arrestuarve të tjerë rekrutonin, stërvitnin dhe financonin udhëtimet e myslimanëve deri në Turqi. Për të mbërritur në destinacion, të dyshuarit përveç udhëtimit nga Tirana dhe Prishtina drejt Turqisë, në disa raste përdornin edhe

rrugën tokësore Tiranë-Pogradec-Maqedoni-Bullgari-Turqi. Besimtarët myslimanë i priste në Turqi bashkëpunëtori i imamit, Gerti Pashaj, i njohur me emrin fetar Ebu Muxhahidi. Ky i fundit, në një intervistë për “News 24” i mohoi akuzat dhe deklaroi se do të kërkonte azil politik në Turqi. Pas stërvitjes, besimtarët dërgohen në zonën e Alepos në Siri, ku ndaheshin në dy grupe; njëri i drejtuar nga ish-imami i xhamisë së Leshnicës, Almir Daci dhe grupi tjetër në frontin e drejtuar nga një turk, zv.komandant i të cilit është Zeyd Al Albani. Financimi apo ndihma e dhënë ndaj organizatës “AlNusra” prej të arrestuarve i klasifikon ata tek veprat penale të terrorizmit, të cilat do të duhen të provohen në gjykatë. Besimtarët myslimanë në Siri nuk luftojnë përkrah forcave opozitare, por në një grupim tjetër të drejtuar nga Al-Nusra. Qëllimi i tyre është përmbysja e qeverisë së Asadit dhe krijimi i një shteti panislamik në bazë të Sheriatit në Siri.

shkurt I moshuari: Djali dhe mbesat në Siri, i mashtruan Një tjetër denoncim për të dërguarit në Siri nga imamët e vetëshpallur vjen nga një i moshuar. Një 74-vjeçar nga fshati Gurras i Pogradecit është në ankth për jetën e mbesave dhe djalit të tij. Katër muaj më parë, 5 anëtarët e familjes Shuli u larguan pa asnjë lajm nga familja. Gjyshi 74-vjeçar rrëfen historinë. “Kam që më 24 tetor që nuk i kam parë. Nuk e di fare si janë larguar. Unë dua të di kush i mori, kush u dha pasaportat...”, - tha Dylber Shuli. Shuli tregoi se i biri ka rënë pre e një mashtrimi dhe se kishte vetëm gjashtë muaj që praktikonte një sekt fetar: “Nuk ka shumë që u bë besimtar, 5-6 muajt e fundit. Nuk merret vesh sa sekte janë hapur dhe se çfarë bëjnë”. Veç rastit të familjes Shuli, në fshatin Gurras mendohet që edhe katër të rinj të tjerë të jenë larguar drejt Sirisë.

Balla: Burrat që shajnë luftën e shenjtë janë lepuj

Këta të dyshuar, me ndihmën e të arrestuarve të tjerë rekrutonin, stërvitnin dhe financonin udhëtimet e myslimanëve deri në Turqi.

“Burrat që qëndrojnë në Facebook dhe shajnë luftën e shenjtë në Siri, nuk janë burra por lepuj”. Kështu u drejtohej dëgjuesve të tij Genci Balla, ose siç njihet ndryshe me emrin Abdurrahim. Videoja e tij është hedhur në internet me titullin ‘Fitnet në Siri’, ku bëhet me dije se besimtarët duhet të bëhen pjesë e luftës. Në videon ku dëgjohet vetëm zëri i Abdurrahim Ballës, tregohet që në hyrje të fjalimit se të pranishmit do të njiheshin me situatën në Siri. Sipas Abdurrahim Ballës, në këtë shtet po bëhet një luftë e shenjtë mes dy ushtrive, ushtrisë së lirë dhe ushtrisë së “Tagutit”, duke nënkuptuar forcat Ushtarake të Asadit. Në video, Balla bënte thirrje që çdo besimtar të shkonte në këtë luftë të shenjtë për të vendosur dhe krijuar shtetin islamik.


8

fokus

ngjarje e ditës

botë

1 milion banorë të Krimesë votojnë pro bashkimit me Rusinë. SHBA dhe BE, qëndrime të ashpra kundër Kremlinit, ndërsa sekretari Kerry zhvillon një bisedë telefonike me Lavrov

93 % e Krimesë, pro bashkimit me Rusinë, SHBA e BE: Nuk e njohim Kryeministri i Krimesë shpalli dje rezultatet paraprake të referendumit: 93 për qind e votuesve janë shprehur pro bashkimit me Rusinë. Pjesëmarrja e votuesve në referendum është vlerësuar në rreth 64 për qind. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës e cilësuan dje të paligjshëm dhe jolegjitim referendumin, duke u shprehur se nuk i njohin rezultatet e tij. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ranë dakord për të nxitur reforma kushtetuese në Ukrainë, lidhur me ndarjen e pushtetit dhe decentralizimin si zgjidhje të krizës së saj politike. Gjatë një bisede telefonike, zoti Kerry i tha gjithashtu ministrit Lavrov se Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin referendumin. Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se kryeministri ukrainas, Arseny Yatsenyuk premtoi se do të gjejë personat që nxisin separatizmin në Krime. Ai tha se Ukraina do t’i gjejë të gjithë krerët e grupeve separatiste që po përpiqen të minojnë pavarësinë e Ukrainës. Rajoni i Krimesë ishte pjesë e Rusisë deri në vitin 1954. Aty ndodhet dhe Flota Ruse e Detit të Zi, por Moska ka nënshkruar disa marrëveshje, përmes të cilave ka premtuar ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës. Më herët, Rusia i vuri veto Rezolutës së OKB-së për referendumin. Dokumenti i hartuar nga Shtetet e Bashkuara u mbështet nga 13 anëtarët, u abstenua nga Kina dhe mori veton e Rusisë. Kryeministri prorus i Krimesë, Sergei Aksionov deklaroi se vendimi i sotëm i qytetarëve të Krimesë është historik. “Sot morëm një vendim shumë të rëndësishëm, që do të hyjë në histori”,- shkruan në “Twitter” kryemi-

Shtëpia e Bardhë: Rusia, veprime të rrezikshme në Ukrainë

nistri Aksionov. Pjesëmarrja e votuesve në referendumin për bashkimin e Krimesë me Rusinë kaloi shifrën 1 milion. Në një deklaratë të fundit kundër këtij referendumi, ministri i Jashtëm gjerman, Shtajnmajer ka paralajmëruar se, nëse Rusia nuk heq dorë nga Krimea, që nesër do të përballet me valën e parë të sanksioneve. Ndërkohë, rezultati i referendumit pritet të miratohet nesër në Parlamentin e Krimesë. Në fletën e votimit janë dy pyetjet, e para, nëse do të donin t’i ribashkoheshin Rusisë dhe pyetja e dytë, nëse Ukraina duhet t’i kthejë statusin e Kushtetutës së vitit 1992, ku rajoni kishte me shumë autonomi. Që nga

Rezultati i referendumit pritet të miratohet nesër në Parlamentin e Krimesë. Në fletën e votimit janë dy pyetjet, e para, nëse do të donin t’i ribashkoheshin Rusisë dhe pyetja e dytë, nëse Ukraina duhet t’i kthejë statusin e Kushtetutës së vitit 1992

Zhdukja e avionit MH 370, dyshime për rrëmbim nga piloti Policia malajziane nuk përjashton mundësinë që avioni i zhdukur MH370 të jetë rrëmbyer nga vetë piloti Zaharia Ahmed Shah, në shenjë proteste kundër arrestimit të liderit të opozitës në Malajzi, Anwar Ibrahim. Gazeta britanike ‘Mail on Sunday’ ka mësuar se piloti ishte një mbështetës fanatik i opozitës malajziane dhe disa orë përpara se të nisej në fluturim nga Kuala Lumpuri, 53-vjeçari kishte qenë i pranishëm në gjyqin ndaj Anwar Ibrahim, që u dënua me pesë vite burg. Një ditë më parë, policia malajziane kontrolloi shtëpinë e tij, ku gjeti një kabinë piloti të improvizuar, ku ai kishte bërë prova. Ndërsa kryeministri i këtij vendi deklaroi se sistemi i komunikimit të avionit MH370 ishte fikur qëllimisht, ndër-

sa avioni kishte ndryshuar kurs. Hetuesit e FBI-së thonë se zhdukja e avionit mund të ketë qenë një veprim piratësh, ndërsa nuk përjashtojnë mundësinë që qindra pasagjerët e avionit mund të jenë në një zonë të panjohur, me gjasë në kufi me Pakistanin. Zyrtarët në Malajzi bëjnë të ditur se kanë kërkuar asistencën e 25 vendeve për të vijuar kërkimet nga Azia Qendrore deri në Oqeanin Indian. Aeroplani është zhdukur më shumë se një javë më parë, me 239 njerëz në bord. Ai ka qenë duke udhëtuar nga Kuala Lumpuri për në Pekin. Zyrtarët thonë se kërkimet për të tani janë fokusuar në dy korridore: nga Tajlanda në Kazakistan dhe nga Indonezia në jug të Oqeanit Indian.

rrëzimi prej pushtetit i presidentit Viktor Janukoviç, trupat ruse kanë marrë kontrollin e rajonit gjysmë-autonom me shumicë etnike ruse. Sidoqoftë, Kremlini mohon zyrtarisht që të ketë dërguar trupat e vet atje.

Përmes një deklarate, Shtëpia e Bardhë kundërshtoi referendumin në Krime dhe i cilësoi veprimet e Rusisë të rrezikshme dhe destabilizuese. “Jemi shumë larg atyre ditëve, kur bashkësia ndërkombëtare qëndronte e qetë, ndërsa një vend merr me forcë territorin e një vendi tjetër”, - ka qenë ky reagimi i parë i ardhur nga SHBA, teksa është mësuar nga mediat ruse se 93% e votuesve të Krimesë kanë miratuar aneksimin e gadishullit, territor ukrainas, nga Rusia nëpërmjet referendumit të së dielës. Sipas rezultateve paraprake të referendumit, pjesëmarrja ka qenë në nivelin e 64% të votuesve, ndërsa rreth 1 milion vendas i kanë thënë ‘po’ kalimit të Krimesë nga Ukraina drejt Rusisë. Bashkimi Europian e konsideron referendumin në Krime të paligjshëm dhe nuk do të njohë rezultatin e tij. Siç raporton agjencia “Reuters”, duke cituar Ministrinë e Jashtme ruse, Lavrov dhe Kerry ranë dakord për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën në Ukrainë, duke kërkuar reforma kushtetuese. Po kështu, kryediplomati rus i kërkoi Sekretarit amerikan të Shtetit “të përdorë ndikimin amerikan për të inkurajuar autoritetet e Kievit të ndalojnë shkeljen masive të ligjit, kundrejt popullsisë rusishtfolëse në Ukrainë”.

Gazsjellësi Trans Adriatik AG TAP fton institucionet trajnuese të marrin pjesë në procesin e para-zgjedhjes për të ndërmarrë “Programin e Trajnimit për Furnitorët/Kompanitë” në Shqipëri. TAP synon të ndërmarrë një “Program Trajnimi për Furnitorët” (PTF) në lidhje me ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve të aksesit dhe urave, në fillim të vitit 2015 në Shqipëri. “Programi i Trajnimit për Furnitorët” do të trajtojë: Trajnim Teknik Certifikimin ISO dhe Akreditimin e Kompanisë

PTF do të zbatohet në përputhje me fazat e zhvillimit të Projektit TAP: Faza 1

Një program trajnimi mbi ndërtimin/rehabilitimin e rrugëve të aksesit dhe të urave (planifikuar për tremujorin e dytë/Q2 dhe tremujorin e tretë Q3 të 2014)

Faza 2

Një program trajnimi mbi ndërtimin e gazsjellësit (i planifikuar aktualisht për tremujorin e parë/Q1 dhe tremujorin e dytë/Q2 të 2015).

Nëse ju jeni një institucion trajnimi, një kompani certifikimi ose një firmë konsulencash me eksperiencë të dokumentuar në ngritjen e kapaciteteve dhe të certifikimit të shërbimeve lidhur me cilësinë ndërkombëtare dhe standardet teknike për ndërtimin/rehabilitimin e rrugëve të aksesit dhe urave, atëherë ju jeni të ftuar të aplikoni dhe të marrni pjesë në procesin e para-zgjedhjes për fazën e parë të “Programit të Trajnimit të Furnitorëve” në Shqipëri. Para-zgjedhja do të ndiqet më pas nga një procedurë tenderimi formale. Ju lutemi dërgoni Shprehjen tuaj të Interesimit për para-zgjedhjen bazuar në dokumentet e disponueshme në internet: www.tap-ag.com/traininginstitutions, maksimalisht deri më 28.03.2014, ora 18:00 (ora lokale në Tiranë), përmes emailit: applications@abkons.com. Për pyetje dhe sqarime të mëtejshme mbi informacionin e mësipërm, ju lutemi kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 60 47 462.


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

17.03.2014

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Etatizmi: zgjidhja vetëvrasëse e Shqipërisë postkomuniste E dhe sa me iluzione? Deri kur do na shoqërojë trashëgimia e nevojës për të besuar gënjeshtra ndonëse e dimë që janë të tilla? Edha sa dekada do t’i falim historisë në besime që veçse shtojnë varfërinë, në besim në shtetin-Zot? Ndonëse në analizat që kemi bërë për socializmin shqiptar rëndom kemi marrë doktrinën marksiste si referencë, ajo çka karakterizoi socializmin shqiptar shtrembëroi dhe vetë doktrinën në shërbim të një çmendurie të organizimit të shtetit dhe shoqërisë. Kështu, kur diskutojmë për etatizmin dhe mbartësin e tij modern, socializmin, duhet theksuar se fati i Shqipërisë u kushtëzua fort nga versionet e tyre sovjetiko-aziatike. Në ish-Gjermaninë Lindore dikur tregohej një shaka mjaft e përhapur, pikërisht sepse ishte subversive: “Ç’do të ndodhte nëse shkretëtira do të bëhej socialiste? Përgjigja: Asgjë s’do ndodhte në fillim, por pastaj banorët e shkretëtirës do të vuanin nga mungesa e rërës...”. Në vitin 1910, ekonomisti i shkëlqyer Iv Gijo analizoi me mprehtësi socializmin, duke iu referuar atij si “Çezari i ri”: Politikat socialiste janë një kërcënim i përhershëm ndaj lirisë dhe sigurisë së qytetarëve, ndaj asnjë qeveri nuk duhet t’i vërë në përdorim ato. Nëse njerëzit bien pre e një qeverie të fortë, atëherë përveç çezarizmit s’do të marrin në këmbim asgjë tjetër. Socializmi në pushtet s’bën gjë tjetër veçse fshin nga fasadat e ndërtesave publike tri fjalët e Republikanizmit: Lirinë – sepse socializmi është sundimi i tiranisë dhe i policisë; Barazinë –sepse socializmi është sundimi i një klase të vetme; Vëllazërinë –sepse politika e socializmit është politika e luftës së klasave. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit që lamë pas, në vendin tonë liria u suprimua në emër të çezarizmit klanor, vëllazërisë kolektiviste dhe barazitizmit primitiv. Në vend të një kopshti shkëmbor, Shqipëria u shndërrua në një kamp ushtarak një Kore e Veriut në brigjet e Adriatikut. Etatizmi ekstrem i modelit ki-

analizë Dr.Grida Duma

nez është pjesë përbërëse e trashëgimisë sonë socio-kulturore, ideologjike dhe shtetërore. “Njëqind këngët e shekullit” që edhe sot e kësaj dite gjëmojnë çdo mëngjes nga altoparlantët e shkollës “1 Maji” në Tiranë, të përdorura si mjet edukimi masiv, ilustrojnë thjeshtësisht konceptin. Dhe pikërisht duke kaluar nëpërmjet një trashëgimie të tillë, thellësisht lindore, thellësisht etatiste, thelbësisht socialiste, thellësisht klanore, zvarritemi mundimshëm drejt Evropës. hpeshherë etatizmit i mohohet karakteri ideologjik. Ai konsiderohet thjesht si një përqasje praktike për të arritur objektiva socialë dhe ekonomikë në kushtet e një ekonomie të pazhvilluar. Në vendet me zhvillim të vonuar si Shqipëria, etatizmi i fazës së hershme të diktaturës komuniste ende shihet nën prizmin e nostalgjisë së “revolucionarizimit” të një vendi thelbësisht postfeudal nëpërmjet “ndërhyrjes vendimtare” të shtetit. Pikërisht në të njëjtën kohë, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, Ludvig Fon Mises jepte në mënyrë thuajse profetike njërin nga përkufizimet më të shkëlqyera të etatizmit modern, i cili njëkohësisht ngërthen një nga gjenealogjitë më të mira të tij: “Ngjarja më e madhe në historinë e 100 viteve të fundit është zëvendësimi i liberalizmit nga etatizmi. Etatizmi shfaqet në dy forma: socializmin dhe intervencionizmin. Të dyja këto forma kanë si synim nënshtrimin pa kushte të individit ndaj shtetit, si dhe aparatit social të detyrimit dhe monopolit të dhunës të mbajtur prej tij”. Në Shqipërinë e pjesës së dytë të shekullit të njëzetë, etatizmi, nën flamujt e marksizëm-leninizmit, i kombinuar me ndihmën ekonomike të vëllezërve komunistë,

S

dukej se ishte zgjidhja më e mirë për rimëkëmbjen e vendit dhe mobilizimin e burimeve ekzistuese dhe të mundshme të ekonomisë kombëtare, duke iu larguar zhvillimit kapitalist, të bazuar në krijimin dhe investimin e kapitalit të brendshëm, i cili mund të angazhohej vetëm në kurriz të konsumatorit vendas. Nga ana tjetër, kapitali ishte një fjalë e huaj për vëllezërit socialistë. Kësisoj zhvillimi ekonomik u vendos i tëri “mbi shpatullat e gjera” të shtetit. Ka një thënie shumë të bukur, sipas së cilës “etatizmi fillon aty ku mbaron sipërmarrja private” – aty ku shteti diversifikon depërtimin e tij në ekonomi, sipërmarrja private thahet si pema së cilës i mungon toka në rrënjë. Ndërkaq, “shpatullat e gjera” të shtetit shqiptar vazhdojnë të jenë një iluzion pseudo-progresist. Është fare e qartë se shteti shqiptar nuk ka shpatulla të gjera. Por ajo që na shqetëson nuk janë shpatullat e shtetit apo propaganda absurde e qeverisë. Shqetësuese është mendësia etatiste që vazhdon të gjallojë si një mikrob i lig në gërdallën e një shteti të dështuar, i cili i ka hipur kaliqafë tregut të lirë dhe i thotë “ec!”, - drejt një Evrope, të cilën kësisoj nuk do ta arrijë dot kurrë. Është kjo mendësi etatiste e cila vazhdon të na thotë se Shqipëria është fanar ndriçues (jo për gjithë botën, por të paktën për rajonin), është kjo mendësi etatiste që premton vende pune, kur dihet fare mirë që shteti mund të krijojë vende pune “të sigurta” vetëm në administratë. Dhe “sigurisht” një shtet si i yni, këto vende pune ua siguron administratorëve partiakë -kryesisht atyre që ecin më shpejt. Reforma strukturore, kërkesa evropiane për shmangien e etatizmit në Shqipëri

Ekziston një togfjalësh i cili përmendet vazhdimisht në tryezat Tiranë-Bruksel: reformë strukturore. Togfjalësh që përmendet pak në emisionet dhe debatet televizive, shumë pak në gazeta, dhe ca më pak akoma në debatet midis kampeve politike. Ç’është reforma strukturore? Para së gjithash, është përshtatja e in-

Keshillë presidenciale

stitucioneve me dinamikën e shoqërisë. Reformë strukturore do të thotë struktura horizontale, jo hierarki thelbësisht vertikale, do të thotë që bashkë me pozicionin e një nëpunësi të njihet dhe autoriteti, kompetencat funksionale të tij, do të thotë që kompetencat e nëpunësit të mos të avullojnë përballë hijes, aureolës, apo thjesht një gjesti të eprorit. Është një fakt real që në Shqipëri shumëçka ka ndryshuar, për mirë a për keq, por kultura administrative mbetet e njëjta. Ndoshta në krahasim me njëzet vite më parë kemi më shumë ministri, por përveç numrit të ministrive dhe faktit që fotografitë e seminareve të qeverisë tashmë janë absolutisht profesionale, asgjë s’ka ndryshuar: njerëzit vijnë dhe ikin, mendësia parazitare “e punës në shtet” mbetet e njëjta -ndërsa shoqëria dhe tregu zhvillohen me një shpejtësi krejt tjetër. tatizmi shqiptar është një rreth vicioz. Ndërsa aparati qeverisës nuk ka kapacitete të ndryshojë dhe të bëjë efektiv menaxhimin dhe administrimin e aseteve, shteti fillon t’i lëshojë ato në privatizime, por, me t’i lëshuar asetet, duke ia deleguar pronësinë sektorit privat, shteti, si pronari i vjetër që s’ka hequr dorë, menjëherë tenton të vjelë maksimumin prej tyre, pa krijuar asnjë rrethanë apo rregull loje që sektori privat t’ia dalë mbanë. Por, e keqja e madhe nuk qëndron thjesht në faktin se shteti nuk është i zoti të krijojë praktika favorizuese për biznesin. Në fakt, shteti nuk mund të ndërtojë në praktikë atë që as në teori nuk e njeh. Ndaj rrethanat për biznesin, për lirinë e tregut janë absolutisht të pafavorshme. Në këto rrethana, nëse nuk ndërtohen kushte për ekonomi tregu, privatja e privatizuar nuk e prodhon dot tregun. Për këtë arsye shteti duhet doemos të krijojë parakushtet, në mënyrë që privatja të japë eficencën mbi to. Në Shqipëri kjo s’ndodh, sepse shteti nuk heq dorë. Ai vazhdon ta trajtojë tregun si pronën e tij. E keqja qëndron pikërisht këtu: vektori i privatizimit përkulet dhe të bëhet rreth, një rreth vicioz.

E

Duke qenë të paaftë për të ndërtuar parakushte -rrethana për ekzistencën e tregut, privatja mbijeton me vështirësi, konsumatori nuk merr përfitime dhe shërbime, vende pune nuk shtohen dhe sipërmarrja vijon të mbesë e përulur për ndonjë privatizim tjetër të radhës për të përfituar ndonjë godinë apo aset, por thuajse kurrë diskuri mes privates dhe publikes nuk bëhet për të ndërtuar rrethanën, terrenin, kontekstin, pra rregullat e lojës, siç do të thoshte çdo ekonomist, dhe jo vetëm liberal, që më në fund tregu të ekzistojë. Negociohet fort me klasën qeverisëse për të përfituar asete, projekte, kontrata apo çdo gjë të akuistueshme por kurrë nuk negociohen rregullat e lojës. Dhe kjo sepse mungon kultura e ndërtimit të tregut të lirë. Shqiptarëve nuk u mungon shpirti sipërmarrës, nuk u mungon guximi për të tentuar dhe prodhuar, por u mungon shumë, dhe në thelb, kultura e mirë-menaxhimit, dhe diçka më pak, kultura e shërbimit, kultura e biznesit. Për ta kuptuar më mirë këtë, mjafton t’i referohemi një postimi në rrjetet sociale të një vajze të re, e cila ironizon këndshëm se në Shqipëri për t’u pasuruar me anë të një biznesi bar-kafe, mjafton të blesh disa filxhanë, të sigurohesh që ke ujë çezme, të blesh neskafe supermarketi për 25 lekë dhe ta shesësh 150 lekë, dhe të shohësh shtrembër klientin që të ikë shpejt! Përtej stilit të këndshëm, komentatorja jonë natyrshmërisht “harron” që filxhanët duhen larë, që bar-kafeja duhet pastruar, që mobilimi duhet të jetë i përshtatshëm, që qiraja, uji dhe dritat duhen paguar, që klientëve u duhet buzëqeshur, që muzika duhet të jetë e pëlqyeshme, kafja e shijshme, që tatimorët duhen “respektuar”...që, nëse do që të kesh realisht sukses në biznes në kushtet e Shqipërisë, sfidat, dilemat dhe detyrat e natyrës praktike dhe etike janë të pafundme. *Vijon nesër. Shkrimi është përshtatje e kumtesës së autores, mbajtur në Forumin Ekonomik të Tiranës, organizuar nga Fondacioni për Liri Ekonomike.


op-ed

2

Blog / A ka vend për pijanecët në kabinën time?

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Trupa e baletit e Kosovës, “Dasëm’ në Tiranë

17.03.2014

Universitet / Studentët, rol kyç në eurorevolucionin ukrainas

11

Me maksimat e së shkuarës nuk mund të shkosh askund. - Maxim Gorky

SuperBerisha L

e ta themi hapur. Sali Berisha i ka dhënë gjithçka mundet Partisë Demokratike. Formën, përmbajtjen, fuqinë dhe dobësitë. Ai ka gdhendur në një gur të vetëm, simbas vetvetes, një organizatë politike, të fortë, agresive dhe asnjëherë të papërfillshme. Përkundrazi. Një subjekt politik kurdoherë të pranishëm dhe kurdoherë ‘kërcënuese’. Pa ndërprerje në 23 vite rresht. Ka ‘lëpirë’ me dinjitet plagët nga ’97-’98 deri në vitin 2001. Pranë fitores, vetëm katër vite mbas rrokullimës. Partia e Berishës është një ‘qenie’ e paparashikueshme në forcën e vet reaguese. Sidomos kur plagoset. Sidhe ndodhi në 23 qershorin e vitit të kaluar. Historikisht ai, Berisha pra, i ka dhënë Partisë Demokratike fitore të bujshme, jo të pakta ashtu si edhe humbjet dialektike. Nga ana e saj, Partia Demokratike i ka dhënë Berishës një besim të pakufizuar. Dy mandate presidenciale, dy mandate si lider i Opozitës dhe dy mandate s i K r ye m i n i s t ë r. I k a d h ë n ë mbështetjen, vetësigurinë dhe ekskluzivitetin që ai, lideri i saj, e ka shndërruar në një makineri politike të palodhshme. Pavarësisht atyre që e duan apo atyre që e urrejnë. Të cilët, në të dyja rastet janë të shumtë. Sepse me sa duket, për Berishën ka rëndësi të jenë shumë. Ata që e duan. Por edhe ata që nuk e duan. Sepse urrejtja e tij më e madhe është kundër indiferencës. Kjo çfarë po shohim këtë periudhë të ndërmjetme të postdorëheqjes, e vërteton më së miri këtë. Berisha nuk ka aspak ndërmend të ‘shuhet’ qetësisht në Ishullin e Askundit dhe të Pavëmendjes. Nuk ka nevojë as për çiftelira, as për lira dhe mandolina relaksuese, për të shtyrë ditët në Ishullin e Indiferencës së të tjerëve ndaj asaj që ai përfaqëson, ose ndaj asaj që ai mendon se përfaqëson. Ndonëse nuk e ka më shiritin e kapitenit të skuadrës, ai është në fushë. Aty ku ka qenë gjithmonë. Mes-

fushor dhe sulmues. Skuadra politike prej tij e themeluar, është në një dizavantazh të thellë. Dhe duket se ka nevojë për gjuajtjet e tija prej bomberi në portën kundërshtare. Gjuajtje të cilat shkundin, me ose pa faull, rrjetën dhe ngrenë moralin e mbështetësve. Dhe ky nuk është koment, por vetëm kronikë. Pse ndodh kështu në Partinë Demokratike?! Pjesa dërmuese e bashkëpunëtorëve të tij të drejtpërdrejtë, duke tejkaluar dhe gëlltitur porcionet jo të vogla të depersonalizimit që prodhon lidershipi dhe protagonizmi i tij i gjithëpushtetshëm, sot, nën hijen e tij dhe mbas tij, janë tashmë personazhe të rëndësishme në jetën politike dhe në jetën ekonomike të vendit. Pra, interesat e grupit të tij politik, Berisha i ka kqyrur bujarisht dhe fare mirë, ndërsa ‘tradhtarët’ janë ‘zhdukur’ pa nam dhe pa nishan. Në Ishullin e Askundit. Ishull i gjerë, i mirëpopulluar dhe ironikisht mikpritës, për emigrantët që vijnë nga e djathta apo nga e majta e politikës shqiptare. Këtu edhe e ka burimin ‘forca’ e tij natyrale, forcë e cila as nuk është zhbërë dhe as nuk duket se do të zhbëhet, qoftë edhe mbas dorëheqjes së tij zyrtare. Kjo reflektohet më së shumti në polemikën e tij agresive në Kuvend dhe në polemikat që ngjallin shkrimet e tija, që tashmë ai poston me komoditet teknologjik nga skrivania e tij pjellore e punës. Një skrivani, që ishte dhe mbetet me peshë politike të dorës së parë, pavarësisht dorëheqjes zyrtare. Mirëpo Berisha shquhet njëkohësisht edhe për një cilësi tjetër, e cila në politikë vlerësohet si ‘virtyt’. Ai, rrobat e palara dhe njollat e titullarëve të partisë, të cilat nuk mungojnë dhe janë hedhur kapicë diku, ai pra, superLideri, i lan dhe i sterilizon në ‘govatën’ e fshehtë të partisë, duke zbatuar mjeshtërisht proverbin italian ‘I panni sporchi si lavano in casa’ (rrobat e pista lahen në shtëpi). Duke manifestuar një

besnikëri të admirueshme ndaj besnikëve. Sepse thonë se besnikëria ndaj besnikëve, kjo po që e mban një parti realisht në këmbë. Më shumë se mijëra fjalë dhe mijëra ngjyra. Duke u dhënë kështu bashkëpunëtorëve të tij, oksigjen publik dhe shanse të reja. Për mundësi të reja të rritjes së tyre publike, por kuptohet qartë, gjithmonë nën hijen e tij. Kështu është ligji i pashkruar. Dhe kështu ndodh. Dhe kush ankohet se nën hijen e tij, rritet ngadalë dhe me gjethe pa pigment, dikush tjetër i përgjigjet se jashtë hijes së tij me brerore të gjerë, mund ta shkrumbojë shkretëtira. Dikush tjetër, në të drejtën e vet romantike, mund ta quajë këtë jo dhe aq të moralshme. Porse, ka një kategori morale brenda grupit, të cilën Berisha nuk duket se e shkel asnjëherë. Ka pra disa kode, tejet thelbësore për mbajtjen në këmbë të ngrehinës partiake, aq më tepër të ngrehinës luftarake partiake që përfaqëson Partia Demokratike, të cilat duhen respektuar. Dhe në këtë fushë, në kodin e mbrojtjes të të vetëve, Berisha është një kampion i pakonkurueshëm nga askush deri më sot. Sigurisht që të hysh në këtë grup është një sprovë e vështirë, por pa diskutim gjerësisht e shpërblyer. Duke qenë se familja jonë politike, përfshi apo përtej të majtës dhe të djathtës, është nga më të ekspozuarat ndaj ‘mëkateve’ dhe ‘aksidenteve’ burokratike me pasoja edhe administrative edhe financiare, fakt ky që raportohet nga të gjitha monitorimet e mundshme, respektueshmëria e ‘kodeve’ përbën një gur themeli për qëndrueshmërinë e formacioneve politike. Simbas parimit kush punon, edhe gabon. Streha besnike partiake është në këto kushte shpëtimtare. Sepse, dhe kjo është e sprovuar, edhe kundërshtari parapëlqen me pasion ‘gjuetinë e shtrigave’, më shumë se gjuetinë e ligjit. Institucioni i mirënjohjes elektorale ndaj mbështetësve ka qenë edhe ay, me emër të mirë, për sa kohë Berisha kish

editorial Artur Zheji

kontroll të plotë. Në çfarëdo ‘halli’, partia ishte aty. E gatshme për mbështetjen e duhur ndaj mbështetësve. Porse dihet, ky ‘institucion’ u zvenit në dy-tre vitet e fundit të qeverisjes Berisha dhe elektorati u tregua shumë i ndjeshëm. Deri më tash nuk ka asnjë analizë publike për shkaqet e humbjes në vitin 2013. Dhe me sa duket, derisa nuk ka, edhe nuk do të ketë në të ardhmen. Mirëpo sot Berisha ‘a modo suo’ (simbas mënyrës së vet), po e rikoncepton nga e para këtë Institucion dhe merr në mbrojtje me gjoks përpara, mbështetjen radikale të mbështetësve të partisë. Sidhe ishte për shembull edhe rasti i kryekomunarit Mziu. Dhe në këtë rol, ai është padyshim i pakonkurueshëm. Sepse jepet i gjithi. Duke ‘paguar’ personalisht dhe bujarisht çdo faturë publike apo keqkuptim të mundshëm publik. Që sigurisht nuk mungon. Sepse valëzimet dhe furtunat parlamentare janë mjeshtëri e kahershme e Doktorit. Shumëkush që e do, thotë se roli i tij është esencial, së paku në famën dhe elokuencë kundërsulmuese dhe diversive të grupit parlamentar të PD. Por edhe në integritetin e partisë, në këto kohë kaq të vështira, ku dyshja Rama-Meta kanë marrë një ‘yrysh’ të paparë. Dhe kanë padyshim të drejtë. Kjo parti, Partia Demokratike pra, është koha ta themi, pa punën e përditshme, këmbëngulëse, të rreptë apo babaxhane simbas rastit, të Berishës, do të ishte shkërmoqur në të paktën dy apo tri pjesë. Duke zhbërë kësisoj forcën kundër goditëse të numrave parlamentarë në Kuvendin e ‘pushtu-

ar’ nga kundërshtarët. Ku dhe lista e dezertorëve apo rezervistëve që mezi presin të kalojnë vijën e frontit, është jo e pakët. Pa Berishën, PD do të kish rënë ndoshta në limontinë depresive që prodhon rezultati dramatik elektoral i qershorit 2013. Sepse kontestatorët kockëfortë të Lulëzim Bashës janë aty. Jo të pakët dhe pikërisht rrotull tavolinës së stërmadhe ku zhvillohen mbledhjet e grupit parlamentar. Në godinën hijerëndë dhe postushtarake ku e ka selinë e re, Partia e gjithmonshme Demokratike. Ata, formalisht bëjnë pjesë në atë rreth, sepse kanë frikën që jashtë atij rrethi janë të humbur, për sot dhe për nesër. Dhe këtë vetëdije, Berisha duket se e ka qartësuar fare mirë, duke ‘shpëtuar’ ata vetë dhe partinë nga çoroditja e hamendësimeve diletante. Si dhe nga ambiciet e paautorizuara nga Berisha! E pra, kush mendonte deri dje se Berisha e ka si defekt mos nënshkrimin e kontratës me kohën, e pra nga dorëheqja e tëhu, të shkruante libra dhe të themelonte fondacione ‘iluministe’, mendoj se u gabua. Sepse Real Politika, që është logjika natyrale e proceseve, që është pra një lumë që nuk ndrron shtrat sepse thjesht ëndërrojnë si nëpër filma western ca e ca, është më e qëndrueshme dhe më kokëfortë se komenti romantik apo estetik i tyre. Se kjo logjikë zhvillohet në një trajektore krejt të vetën dhe digat e ulëta në shtratin shumëvjeçar të këtij lumi, përmbyten krejt kollaj në pranverë. Sali Berisha, ose SuperBerisha, e ka nënshkruar vetëm njëherë të vetme kontratën me kohën. Pa kohë. Kujt i dhemb, është punë e tij. Kush nuk e sheh, ka punë me sytë e tij. Kush nuk e do, nuk ka punë në Partinë Demokratike. Është koha ta themi. Sepse është pikërisht kaq e thjeshtë. Dhe gjërat e thjeshta nuk përgënjeshtrohen kollaj.

Masivizimi në arsim dhe cilësia e munguar

E

drejta për t’u arsimuar, edukuar dhe studiuar nuk mund dhe nuk duhet t’i mohohet askujt, për më tepër kur diskutimi ka të bëjë me rritjen e standardeve në edukim në shekullin XXI. Por, çfarë roli ka masivizimi, veçanërisht në arsimin e lartë dhe në zhvillimin shoqëror? Sigurisht që roli është themelor, pasi dhënia e një mundësie për të studiuar rrit probabilitetin për të patur një brez më të edukuar dhe më të zhvilluar nga ana profesionale. Diskutojmë për probabilitete, pasi thjesht përfitimi i një diplome nuk sjell vetvetiu aftësitë e cituara më sipër. Përfitimi i këtyre aftësive ka një lidhje të drejtpërdrejtë me cilësinë e arsimit dhe cilësia nuk varet vetëm nga dëshira për të studiuar e të rinjve, por edhe nga mundësia e universiteteve për të ofruar një shërbim sa më cilësor. Fryma e masivizimit arsimor në vendin tonë filloi disa

koment Edi Puka

vite më parë, por si gjithmonë, për fatin tonë të keq, nuk u parapri nga asnjë studim i domosdoshëm për përmbushjen e nevojave me kapacitete akademike dhe strukturore që institucionet e arsimit të lartë kishin asokohe për përballimin me sukses të prurjeve studentore. Në momentet e para thjesht u pa si një zgjidhje e mundshme e problematikës së papunësisë. U mendua që me rritjen e numrit të studentëve do të rritej vetvetiu edhe cilësia në arsim dhe gjithashtu edhe mundësia për tu punësuar. Por, në një

hark të shkurtër kohor, dolën në pah probleme serioze në lidhje me këtë nismë. E para ishte mungesa e kapaciteteve akademike, e cila edhe sot vazhdon të mbetet një problematikë akute e universiteteve tona. E dyta kishte të bënte me infrastrukturën fizike, e cila nuk përballonte dot një rritje të menjëhershme të numrit të studentëve. E treta, nuk u llogarit në asnjë etapë fuqia absorbuese e tregut të punës. Si rrjedhojë e këtyre problematikave, u mendua si zgjidhje, ajo e shtimit të numrit të institucioneve të arsimit të lartë, pa ndonjë kriter të caktuar. Edhe pas këtij vendimi pragmatik, padyshim edhe në këtë rast pa patur një studim që ta paraprinte, u vu re që problemi kryesor, pamundësia e ofrimit të një arsimimi cilësor, rritej gjithnjë e më shumë duke e bërë situatën edhe më tepër kaotike. Studentët u lanë në mëshirë të fatit, pre e çfarë-

dolloj mekanizmi fitimprurës, duke mos patur asnjë mundësi përzgjedhjeje në lidhje me cilësinë e arsimimit dhe kualifikimit të tyre. Aktualisht problematika vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Pavarësisht numrit të madh të institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë, cilësia dhe aftësia për të ofruar një shërbim arsimor në parametra bashkëkohorë lë shumë për të dëshiruar. Ka mungesa të theksuara në lidhje me aftësitë dhe kapacitetet e personelit akademik, ka problematika të vazhdueshme infrastrukturore dhe gjithashtu në disa raste kemi edhe transformimin e këtyre institucioneve në fabrika prodhimi diplomash, pa kurrfarë vlere, cilësie dhe sigurisht më e rëndësishmja, joligjore. Por cila mund të jetë zgjidhja e një problematike kaq themelore, siç është e ardhmja e brezave të rinj? Sigurisht, së pari, duhet të hartohet

një strategji afatgjatë në lidhje me zhvillimin e arsimit të lartë bazuar në studime paraprake të kapaciteteve akademike dhe strukturore të vendit tonë. Së dyti, të gjitha institucionet duhet të kalojnë ose rikalojnë në procesin e shumëpërfolur të akreditimit, i cili nuk duhet të jetë i politizuar dhe klientelist, por duhet të ketë si qëllim të vetëm rritjen e cilësisë së institucioneve. Së treti, në rastet kur identifikohen shkelje, të mos sillemi më sikur nuk shohim apo nuk dëgjojmë, por të kemi guximin që të veprojmë duke iu hequr mundësinë të gjitha atyre institucioneve të arsimit të lartë publik apo privat, të cilat kanë vetëm një lidhje me arsimin, emërtimin e institucionit, që të vazhdojnë të bëjnë dëme të pariparueshme kundrejt pasurisë më të madhe të këtij vendi: të rinjve. *Prof. As. Dr. Edi Puka është pedagog në UET.


12

universitet

Ministria e rinovuar e Arsimit dhe Shkencës deklaroi politikat e saj të para. Mes tyre janë integrimi në zonën e përbashkët europiane të arsimit të lartë, implementimi i autonomisë së universitetit, duke kaluar edhe Ligjin e ri në Arsimin e Lartë, refuzimi për t’iu nënshtruar kontrollit dhe shtypjes së ministrisë, marrëdhëniet e partneritetit mes ministrisë dhe universiteteve, transparenca financiare dhe përgjegjshmëria.

Studentët, rol kyç në eurorevolucionin ukrainas Ministri i ri i Arsimit dhe Shkencës në Ukrainë, Serhiy Kvit flet mbi rolin e studentëve në Revolucionin Europian në Ukrainë, duke u përfshirë drejtpërdrejt me reformimin e arsimit. Ai flet edhe mbi politikat e reja të arsimit, ku pika e parë është integrimi në zonën e përbashkët europiane të arsimit të lartë, si dhe mbi rolin e veçantë që duhet të luajë komuniteti akademik në këtë revolucion Vetëm tre muaj më parë, pushteti i ish-presidentit Viktor Janukoviç dukej i fortë dhe i pakthyeshëm. Ai kontrollonte dhe shfrytëzonte të gjitha resurset e Ukrainës: forcat ushtarake, flota, aviacioni dhe policia ishin nën komandën e tij. Gazetarët dhe studentët që deklaronin dëshirën e tyre për të jetuar në një Europë të bashkuar, për të ndarë vlerat e saj dhe standardet profesionale, dukeshin shumë naivë. Zemërimi i popullit më 19 shkurt të këtij viti arriti maksimumin. Qeveria nisi të qëllojë mbi qytetarët e saj. Ja një deklaratë e Akademisë “Kyiv-Mohyla” sa u përket ngjarjeve të atyre ditëve: “Ngjarjet gjakatare të 18-19 shkurtit e kanë lëvizur regjimin e Viktor Janukoviçit drejt një pozicioni jashtë ligjit. Autoritetet e Ukrainës kanë nisur një luftë kundër popullit të tyre. Ne iu bëjmë thirrje bashkatdhetarëve të ndalin vëllavrasjen dhe gjakderdhjen; autoriteteve të policisë të mos përmbushin urdhrat kriminalë dhe të mbajnë mend betimin që i kanë bërë popullit të Ukrainës; zyrtarëve ukrainas të mbajnë mend nderin dhe dinjitetin dhe të mbrojnë jetët e bashkatdhetarëve, sovranitetin e Ukrainës dhe të mbrojnë njerëzit nga sulmet diktatoriale; komunitetet e akademikëve të universiteteve të ndalin procesin e studimeve derisa gjakderdhja të ndalet. Lavdi Ukrainës!

Një pozicion i ng jashëm u deklarua edhe nga Universiteti Kombëtar i Lvivit “Ivan Franko”, Universiteti Katolik i Ukrainës dhe Universiteti Pedagogjik i Kievit “Boris Hrychenko”. Në fakt, Revolucioni Europian është mbështetur nga i g j it h ë ko mu n it e t i a k ade m i k ukrainas. Sot, është e vështirë t’i shpjegohen një lexuesi të huaj masat e vendosmërisë në shoqërinë ukrainase,

një vendosmëri që nuk lejon asnjë shpresë për tiranët. Një ditë përpara atij sulmi, qytetarët e Kievit, përfshirë studentë, profesorë dhe pensionistë, ishin duke përgatitur kokteje molotovësh, thyenin pllakat e trotuareve për të ndërtuar barriera, siguronin ushqim për protestuesit dhe shëronin plagët e tyre. Ditën e mëparshme, njësi speciale të ushtrisë dhe policisë i detyruan protestuesit të dilnin nga pozicionet e vendosura dhe të digjnin “Shtëpinë e Unionit të Tregtisë”. Në betejat e rrugës disa mjete luftarake u dogjën ndërsa përpiqeshin të shkatërronin barrikadat. Pastaj, 20 shkurti u bë dita e fitores për protestat. Protestuesit ishin të armatosur kryesisht me mburoja, të bëra vetë apo të marra nga policia, shkopinj, helmeta ushtarake e minatorësh dhe një numër i papërfillshëm fishekzjarrësh. Ata lëviznin kundër njësive speciale të armatosura të policisë. Por edhe pse qëlloheshin me snajper, ata vazhdonin përpara. Qeveria u zmbraps

Fillimisht policia nisi të linte postet e saj. Në disa ditë, Janukoviç u arratis dhe u ndoq nga përfaqësues të tjerë të qeverisë së korruptuar, përfshirë edhe ish-ministrin famëkeq të Arsimit dhe Shkencës, Dmitro Tabaçnik. Dukej si një mrekulli biblike, një fitore e njerëzve me shpirt të fortë që luftonin për të mirën dhe të vërtetën. Numri i atyre që vdiqën arriti në 100, dy javë pas këtyre ngjarjeve. Njerëzit i quajtën këta heronj “trupa qiellorë” . Bllokimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Studentët ishin pjesë tejet e rëndësishme e Revolucionit Europian dhe pritej që kjo të përfshihej drejtpërdrejt me reformimin e arsimit. Më 21 shkurt, aktivistët studentorë bllokuan Ministrinë e Shkencës dhe Arsimit dhe zyrtarët e ministrisë u

Një rol i veçantë për t’u luajtur në revolucion është ai i komunitetit akademik, organizatave publike dhe ekspertëve të pavarur. Detyra kryesore e ministrisë është të implementojë reforma sistematike, që do të çojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit ukrainas.

detyruan të linin zyrat. Në ndërtesën e bllokuar, studentët organizuan një protestë ditore të modeluar sipas asaj çka ndodhi në “Maidan” (sheshin qendror të Kievit) dhe u përgatitën të mbanin bllokadën për aq sa ishte e nevojshme –derisa të bëhej emërimi i disa administratorëve të rinj në fushën e arsimit dhe të merreshin parasysh kërkesat e tyre. Në ndërtesën e bllokuar mbahej rregull dhe disiplinë. Të gjitha zyrat ishin të kyçura. Asgjë nuk u vodh apo u shkatërrua gjatë javës së administratës studentore atje. Kandidatët për pozicionin e ministrit të arsimit erdhën për të folur me studentët në ministrinë e bllokuar. Ishte situatë unike. Beteja trevjeçare e komunitetit akademik të Ukrainës kundër politikave që synonin degradimin e shkencës dhe arsimit përfunduan me studentët që morën në ngarkim ministrinë. Studentët shkruan një listë kërkesash, që u kryesua nga demokratizimi, transparenca, përgjegjësia dhe standarde të reja profesionale. Politikat e reja në arsim

Ndodhi që unë u emërova në pozicionin e Ministrit të Arsimit dhe

Shkencës në “qeverinë e besimit kombëtar”. Të gjithë e kuptojmë se nuk është një moment i mirë dhe ndoshta kemi shumë pak kohë për punë produktive. Thesari i shtetit u bastis nga Viktor Janukoviç dhe kriminelë të tjerë, tani të kërkuar ndërkombëtarisht. Federata Ruse nisi sulmet ndaj territorit ukrainas. Vladimir Putin e kupton shumë mirë se revolucioni europian ukrainas nuk kërcënon as Rusinë dhe as rusët siç ka pretenduar ai, por kërcënon regjimin e tij autoritar. Ai po përpiqet të mbështesë një ‘madhështi’ të Perandorisë Ruse me aksione diskredituese të pushtimit dhe propagandës mashtruese. Nën kushte të tilla, Ministria e rinovuar e Arsimit dhe Shkencës deklaroi politikat e saj të para. Mes tyre janë integrimi në zonën e përbashkët europiane të arsimit të lartë, implementimi i autonomisë së universitetit, duke kaluar edhe Ligjin e ri në Arsimin e Lartë, refuzimi për t’iu nënshtruar kontrollit dhe shtypjes së ministrisë, marrëdhëniet partneriteti mes ministrisë dhe universiteteve, transparenca financiare dhe përgjegjshmëri. Një rol i veçantë për t’u luajtur në revolucion është ai i komunitetit akademik, organizatave publike dhe ekspertëve të pavarur. Detyra kryesore e ministrisë është të implementojë reforma sistematike, që do të çojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit ukrainas. *Serhiy Kvit është ministri i ri i Arsimit dhe Shkencës në Ukrainë. Ai ka qenë rektor i Universitetit Kombëtar të Akademisë “Kyiv-Mohyla” që prej vitit 2007. Nga viti 2002-‘07 ka qenë dekan i fakultetit të Studimeve Sociale, ka themeluar shkollën e gazetarisë në Kyiv Mohyla në 2001 dhe u bë president i Qendrës për Reformën e Medias për iniciativën e debati të hapur dhe promovimin e medias dhe qeverisë më transparente.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13

17.03.2014

dje premiera Rikthim pas 34 vjetësh i trupës së baletit të Kosovës në skenën e Teatrit të Operas dhe Baltit në Tiranë, nën tingujt e muzikës ballkanike, ku për gati një orë spektatori u bë pjesë e një rituali dasme “Dasma” titullohej shfaqja që riktheu mbrëmë pas 34 vjetësh në skenën e Teatrit të Operas në Tiranë, trupën e baletit të Kosovës. Për herë të fundit kjo trupë baleti ka interpretuar në skenën e Tiranës në vitin 1980, me “Halili dhe Hajria”. Prej atij viti, artit kosovar iu mbyllën dyert e skenave në Tiranë, gjë që vazhdoi edhe pas viteve ’90. Ndërkohë që sipas drejtorit të Trupës së Baletit të Kosovës. Ahmet Brahimaj, që nga viti 2005 kur u ringrit trupa e baletit e Kosovës, trupa e baletit e Tiranës ka dhënë rreth 11 premiera në Prishtinë. Siç edhe lë të nënkuptohet Brahimaj, bashkëpunimi deri më tani paska qenë i njëanshëm. Por ardhja në krye të Teatrit të Operas dhe Baletit e koreografit Ilir Kerni, i cili ka patur një bashkëpunim të ngushtë me trupën e baletit të Kosovës vitet e fundit, është njëri faktor që solli këtë bashkëpunim mes dy trupave të baletit, faktori tjetër është dhe marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar mes dy ministrive të Kulturës për të zhvilluar aktivitete të përbashkëta. Pavarësisht anës protokollare, rikthimi i trupës së baletit të Kosovës në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë ishte si një “Dasëm” e vërtetë, ku nën tingujt e muzikës ballkanike për gati një orë spektatori u bë pjesë e një rituali dasme. Vetë baleti “Dasma” është një bashkëpunim shqiptaro-turk. Koreografi i saj është Mehmet Balkan, një nga koreografët më të njohur në Europë. “Dasma” është bashkëpunimi i tij i dytë me trupën e baletit të Kosovës. Mehmet Balkan dukej se nuk e

Trupa e baletit e Kosovës, “Dasëm’ në Tiranë kishte pasur të vështirë të krijonte në skenë një dasmë shqiptare. Adetet e dasmave tona nuk ndryshojnë shumë nga ato të vendit të tij. Muzika, që është dhe apologjia e gjithë ritualit të dasmës, është përzgjedhur nga vetë koreografi turk. Dhe siç ndodh në një dasmë të vërtetë, balerinët kërcejnë në rimtin e disa zhanreve duke nisur nga muzika tradicionale, klasike deri te modernia, ashtu siç është ndërtuar dhe koreografia ku ndërthuren natyrshëm lëvizjet klasike me ato moderne. Pjesë e ritmit janë dhe këngët shqiptare; “Bien tri dajre” dhe “Baresha”. Muzika ishte në funksion të kërcimit po aq sa loja me dritat, që në tërësi krijuan një spektakël kërcimi në skenën e TKOB, të cilin spektatori kryeqytetas e duartrokiti gjatë. Në atë skenë janë të rralla shfaqjet ku spektatori arrin ta ndjejë plotësisht muzikën, kërcimin dhe gjithçka tjetër si pjesë të tij. “Dasma” është inskenimi i një dashurie mes dy të rinjve të nacionaliteteve të ndryshme. E shkuara që ka ngulur rrënjë thellë në urrejtjen mes popujve, shfaqet si hije e zezë në dashurinë e

tyre. Koreografi Balkan nxjerr kësisoj në pah ndasitë e mëdha që ekzistojnë mes popujve, qofshin ata serbë, shqiptarë, grekë apo turq, ku politika duket se është kontribuuesi në mbjelljen e farës së urrejtjes mes popujve. Mesazhi i “Dasmës” është shumë i qartë, dashuria nuk njeh kufij e pengesa, ajo triumfon, e në baletin e koreografit truk Mehmet Balkan, ajo kurorëzohet me një dasmë. Ahmet Brahimaj, themeluesi i trupës së baletit të Kosovës, në konferencën për shtyp ku prezantoi nisjen e bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtinës, u shpreh se ky bashkëpunim do t’i vlejë më së shumti trupës së baletit të Kosovës, ndërkohë që dy ministritë, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës kanë si ambicie për të krijuar një trupë të përbashkët, “por rezidente në dy kryeqytetet shqiptare, Tiranë dhe Prishtinë”. Shfaqja “Balloja e fundit” që do të shfaqet sot në Teatrin e Operas dhe Baletit, është një “tentativë” për të iniciuar trupën e përbashkët të baletit, sepse kjo shfaqje që vjen me koreografi të Ilir Kernit, do të shkrijë në një të dyja trupat e baletit. A.T

trupë e përbashkët

Dy ministritë, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës kanë si ambicie për të krijuar një trupë të përbashkët, “por rezidente në dy kryeqytetet shqiptare, Tiranë dhe Prishtinë”. Shfaqja “Balloja e fundit” që do të shfaqet sot në Teatrin e Operas dhe Baletit, është një “tentativë” për të iniciuar trupën e përbashkët të baletit

Ministria e Kulturës: Teatri i Komedisë nuk do të mbyllet Debati për ndryshimin e emërtimit të Teatrit të Komedisë në Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka përfshirë gjithë artistët e skenës teatrore. Pas peticionit drejtuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ku kërkohet mosndryshimi i emrit të Teatrit të Komedisë, kanë ardhur dhe reagimet e para publike, ku drejtuesit e këtij institucioni janë shprehur se ky ndryshim synon mbylljen e skenës së Teatrit të Komedisë. Ministria e Kulturës ka reaguar

dje me një deklaratë për shtyp ndaj këtyre insinuatave që vijnë nga komuniteti i artistëve, duke u shprehur publikisht se propozimi për ndryshimin e emrit të skenës që sot quhet Teatri Kombëtar i Komedisë, nuk synon në asnjë rast dhe në asnjë formë mbylljen e kësaj skene. “Përkundrazi! Ndryshimi i emërtesës në Teatër Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’, në të kundërt nga kufizimi i sotëm, vetëm në një gjini teatrale, synon hapjen e kësaj skene

për të gjitha format e artit skenik, për të gjitha rrymat e tendencat, për të gjitha performancat skenike që mund të vijnë nga profesionistët dhe subjektet e lira artistike, duke u dhënë prioritet të rinjve, por pa penguar asnjë artist të eksperimentojë idetë dhe format e ndryshme të shprehjes artistike, pa kufizime”, shprehet në deklaratën për shtyp Ministria e Kulturës, e cila këtë vit ka rritur dhe buxhetin e këtij institucioni, krahasuar me vitin e kaluar.

Ndryshimi i emërtesës në të kundërt nga kufizimi i sotëm, vetëm në një gjini teatrale, synon hapjen e kësaj skene


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

Fuqia e artit: A e dini çfarë po shihni!?

3

4

5

6

7

8

9

10

11

11

12 13

14

15

16

19

16

17

20

21

23 27

28

32

18

2 29

22

24

25

30

31

33

34

36

37

41

26

38

39

35

40

42

43

45

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

44

Koha e fillimit ____:____

46

Koha e mbarimit ____:____

47

Horizontalisht: 1. Tërësia e vetive fizike e morale, të sjelljes e të veprimtarisë së dikujt, që e dallojnë atë nga të tjerët. 12. Dhoma e miqe. 13. Ai që nuk bindet e ngre krye. 16. Njeri i poshtër, i paturp e i pasjellshëm. 18. Shkronjë dyshe. 19. Mendje, kokë. 21. Organizatë Demografike. 22. Notë muzikore. 23. Ish-udhëheqësi i Jugosllavisë. 24. Mineral me ngjyrë të verdhë të hapur e me shkëlqim metalik. 26. Notë muzikore. 27. Targa e makinave të Krujës. 29. Shpend i madh uji me pendë të bardheme, që ka sqep të gjatë e një si qese të lëkurtë nën të. 31. Pjesa e prapme e një anijeje. 32. Erik, president i Interit. 34. Kryeqyteti i Malit. 36. Alikaj aktore e njohur e kinemasë shqiptare. 37. Aliaj, koreograf i njohur. 40. Avion pasagjerësh rus. 41. Qytet i madh në Francë. 44. Njeri i urtë e i padjallëzuar. 45. Shtet në Gjirin Persik në kufi me Iranin. 46. Pamje, figura, shëmbëlltyra. 47. Vitet e kaluara, koha e shkuar.

Vertikalisht: 1. Të qenët i rregullt e i përpiktë me njerëzit dhe në detyrat shoqërore e shtetërore. 2. Kryeqyteti i Marokut. 3. Garanci bankare për marrjen e një huaje. 4. Përsëri, sërish, prapë. 5. Fleta me ndeshjet e vëna bast. 6. Masë peshe. 7. Margaritar, perlë. 8. Drejtim, ose... 9. Hero i mitologjisë greke. 10. Tregu Ushqimor. 11. Mikail, ushëheqësi i fundit komunist i Bashkimit Sovjetik. 14. Sigla e Kolonjës. 15. Hero i mitologjisë greke, mbret i Tebës. 17. Kafshë e rëndësishme për fshatarin. 20. Frakusha, personazh humori. 25. Figurë gjeometrike. 26. Shuaje, ose... 28. Markë makine. 30. Përemër dëftor. 31. Bisk i vogël me sytha, që është prerë nga një pemë dhe që shartohet në një pemë tjetër. 33. Në ajër, përpjetë. 34. Spencer, aktor i njohur. 35. Mënyra e veshjes sipas stinës. 38. Pjesë e futur në bregun e detit. 39. Njësia e matjes së memories. 42. Shko! 43. Sigla e Shkodrës.

Sudoku | nivel mesatar 6 4 1

8

7 4

1

9

5 3

2 8

6

8 9 2

3

5

8

7 4

3

3 4

2

1

6 7 6

5 6

2 7

5 4 3 1 7

6 5 1

2

7

5 5 8 4

2 7

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

9

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shumica e njerëzve, në reagimin e tyre për këtë fotografi do të thoshin: “Foto e mirë e papagallit”!? Por... Projekti i kësaj pikture në trup (body-painting) ka zgjatur katër javë. Autor është 35 vjeçari Johannes Stoter. Në shikim të parë, ajo që ju shihni në këtë foto është një papagall tropikal, megjithatë, me një sy më të vëmendshmen mund ta shihni se është një femër të cilën Stoter e ka ngjyrosur aq mirë sa që ta krijojë iluzionin e papagallit. Stoterit, që jeton në Itali, i janë dashur katër javë për ta konceptuar projektin dhe katër orë për ta mbaruar pikturën. Një orë i ka shkuar që modelja të marrë pozën e duhur. Kështu, këmba e majtë paraqet bishtin, njëra dorë sqepin, derisa këmba e djathtë dhe dora krahët. “Jam i lumtur çfarë kemi arritur. Edhe kolegët që e njohin punën time në fillim nuk e kanë ditur se në fotografi nuk është papagalli i vërtet. Kur e kanë shikuar me vëmendje, mbetën të mahnitur”, thotë Stoter.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Nëse doni qe marrëdhënia me partnerin te ece edhe me mire sot duhet te tregoheni me te përkujdesur për te dhe t’i kushtoni kohen e duhur. Beqaret do realizojnë një takim mbresëlënës i cili nuk duhet humbur për asnjë lloj arsyeje. Ne planin financiar Hëna do iu nxite te merrni vendimet e duhura. Ato para qe keni do dini t’i menaxhoni me kujdes.

Do ngrini shume pikëpyetje sot mbi lidhjen qe keni krijuar dhe nuk do ndiheni aspak te qete derisa te flisni hapur me partnerin dhe te sqaroheni. Beqaret nuk duhet te nxitohen, por t’i marrin gjerat shtruar. Situata mund te ndryshoje tërësisht për ta nëse bëjnë durim. Financat do jene pika juaj me e dobët. Kujdes me shpenzimet e pamenduara.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do i besoni verbërisht partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe do merrni vendime shume te rëndësishme mbi te ardhmen. Beqaret nuk do jene ne humor aspak te mire dhe nuk do bëjnë asnjë hap për te krijuar ndonjë lidhje. As me miqtë nuk do kenë durim te qëndrojnë. Ne planin financiar mos iu besoni këshillave qe do iu japin persona qe sapo i keni njohur.

Mos u tregoni ironike me partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse ne një moment ai mund te mërzitet dhe te mbyllet ne vetvete. Beqaret nga ana tjetër nuk duhet ta humbin për asnjë çast besimin dhe shpresën se do e gjejnë princin e kaltër. Bëjini sytë katër. Me financat do tregoheni shume te zotet dhe nuk do hidhni asnjë hap te nxituar. Nuk priten vështirësi.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Partneri do mundohet t’ua plotësoje te gjitha dëshirat gjate kësaj dite vetëm e vetëm qe ju te ndiheni për mrekulli. Ai ju do me shume se veten e tij. Beqaret do kenë një takim interesant, por yjet këshillojnë te mos tregohen menjëherë te hapur me personat qe do ndeshin. Financat nuk do jene ne gjendje te trazuar megjithatë duhet shtrënguar paksa rripi.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Nëse doni qe marrëdhënia ne çift te shkoje mire ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah duhet te bëni disa lëshime dhe te mos e kundërshtoni gjithë kohës partnerin. Beqaret do kenë mbështetjen e Saturnit për te gjetur princin e tyre te kaltër. Dita do jete shume me ndryshe se zakonisht. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me vështirësi. Kujdes!

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

7

4

1

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

5

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 015, 154, 201, 214, 359, 384, 526, 632, 682, 741, 748, 854, 877, 904, 907, 915. Numra me 4 shifra: 1102, 2102, 4105, 5186, 5874, 6508, 6587, 6696, 7526, 8596, 8959, 9854.

Numra me 5 shifra: 01544, 05415, 21015, 21541, 30170, 72147, 74592, 76458, 79927, 84555, 85274, 89745. Numra me 6 shifra: 045015, 154816, 189102, 201456, 273227, 320154, 416214, 620424, 653368, 654885, 685478, 696320, 954646, 992835.

Nuk do ketë pasion te zjarrte sot ne jetën tuaj ne çift megjithatë as probleme serioze nuk priten. Mundohuni ta merrni çdo gjë me qetësi dhe te mos alarmoheni. Beqaret do kenë njohje te reja, por nuk do jene shume te sigurte nëse ata janë aq te përshtatshëm sa për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar tregohuni me te moderuar qe te mos keni vështirësi.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Do afroheni me shume me partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe do sqaroni çmos keqkuptim qe keni pasur para disa kohesh. Do qetësoheni mjaft për këtë fakt. Beqaret duhet t’i marrin me seriozisht propozimet qe do iu bëhen sepse koha ikën shpejt. Financat do jene shume te mira.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Dite me e favorshme për beqaret kjo e sotmja. Do ketë takime te papritura me persona qe do i mrekullojnë dhe do i bëjnë menjëherë për vete. Te dashuruarit do kenë një dite te zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Gjithsesi nuk do ndodhe asgjë për t’u shqetësuar. Financat do jene te mira, prandaj duhet te përfitoni për te bere ndonjë investim me shume.

AKREPI (22/X-21/XII)

Mos tentoni aspak te joshni persona te tjerë sot sepse do keni probleme shume te mëdha me partnerin tuaj. Nëse nga ana tjetër nuk ndjeni me aq shume sa me pare për atë mos ja fshihni. Beqaret nuk do jene me fat kështu qe sado qe te kërkojnë nuk kane për ta gjetur princin e kaltër. Financat do jene te mira, kështu qe mund te përfitoni edhe për te hequr ndonjë para mënjanë.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Ka rrezik qe dita e sotme te jete mbushur me tension dhe mosmarrëveshje te shumta për çiftet. Mundohuni te tregoheni paska me te arsyeshëm dhe te mateni mire me fjalët. Beqaret nuk do kenë fat as sot kështu qe do bëjnë mire te mos bëjnë sakrifica te kota. Financat do jete te stabilizuara fale ndihmës qe do iu jap enje mik shume i ngushte.

PESHQIT (20/II-19/III) Mos e fajësoni veten tuaj për asgjë sot sepse nuk keni për te përfituar aspak nga kjo. Partneri do kërkojë te bashkëpunoje për gjithçka ne mënyre qe situata te stabilizohet. Beqaret nuk duhet t’ua hedhin sytë personave qe e kane tashme një lidhje. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe do arrini jo vetëm ta stabilizoni situatën.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

17.03.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

17 mars

15

Një person duhet të ketë një sasi injorance inteligjente për t’ia dalë. - Charles Kettering

1848

Provat e Revolucionit italian kundër Austrisë Revolucioni ndihej në ajër. Mbreti francez kishte ikur në shkurt dhe tani ishte radha e shteteve italiane. Liberalët po bënin thirrje për liri politike dhe nacionalistët për pavarësi nga Austria. Liberalët në Milano, në Lombardinë e kontrolluar nga austriakët ndërkohë kishin marrë zemër nga sukseset tjetërkund në gadishullin italian dhe më 17 mars mbërriti lajmi i mrekullueshëm se Vjena vetë ishte rebeluar. Menjëherë kryebashkiaku i Milanos, Konti Gabrio Casati organizoi një demonstratë dhe pa kaluar

shumë, nja 10 mijë burra të armatosur u grumbulluan përreth selive qeveritare. Kur u vranë dy roje, Konti O’Donnell zëvendësguvernatori pranoi kërkesat e demonstruesve. Kjo ishte e para e të famshmeve ‘Pesë ditë” në Milano pasi gjenerali austriak Radezky ishte i vendosur të luftonte dhe rimori disa pika kyçe në qytet. Megjithatë, më 22 mars edhe ai vendosi të tërhiqej. Një qeveri provizore u ngrit, gjë që shtyu Karlo Albertin e Piedmonitt të nxirrte jashtë Italisë

së veriut trupat e mbetur austriakë. Në fund të majit ata arritën një fitore të famshme. Ishte e gjitha shumë e bukur për të zgjatur. Radetkzy ishte tërhequr sepse ia kishin nevojën në Austri jo sepse qe mundur dhe në korrik ai u kthye me përforcime duke marrë një fitore të madhe në Custozza. Dy mësime ishin të qarta: suksesi kërkonte përfshirjen e masave, jo vetëm të elitave, dhe se duhej një aleat i Fuqive të Mëdha për të mundur Austrinë. Kështu ish shtruar rruga për bashkimin e suksesshëm të Italisë më 1861.

Blitz

Flickr

376

Miliardë USD vlera e përllogaritur e mallrave dhe shërbimeve të shpërndara falas në Internet në vitin 2011.

5

Numri maksimal i penisëve artificialë që një banor i shtetit të Texsas-it ligjërisht mund të ketë në pronësi.

1

Në 125 janë shanset që një grua amerikane me barrë të thotë se është e virgjër.

55

Mosha në të cilën kushërinjtë e parë mund të martohen sipas ligjit të shtetit amerikan Utah.

Foto: Valerio muscella Titulli: Breathe and jump - Tirana 2011

A ka vend për pijanecët në kabinën time? Irena Shabani

Pas “Casa Italia” (Tiranë), një grua që mbante në supet e saj të thara një burrë, gjithashtu thatim e me mjekër të parruar, ngrinte dorën kundrejt çdo makine duke bërë autostop. Makina para meje ndaloi për t’i marrë, por burri filloi të shante me libër shtëpie të shoqen dhe shoferin e “Peugeot 206”. Ne të tjerët prisnim në radhë, derisa gruaja i tha faleminderit shoferit dhe e shtyu e nevrikosur tej burrin e saj që ra përtokë si një bucelë plot me verë. Ne ikëm, kurse gruaja u ul buzë rrugës e filloi të qante. Unë, në kohën që shoferi ndaloi para meje, mendoja nëse do isha ndalur edhe vetë për të bërë një gjest bamirësie. Në fakt unë jam betuar që nuk do bëj më gjeste të tilla shumë vjet më parë, kur ndalova shoferin e punës për të marrë në makinë një polic të ngratë që është komshi diku në lagjen time. Ishte orë shumë e vonë dhe më erdhi keq për të. Por, o Zot i madh, duhma e alkoolit që dilte nga goja, flegrat e hundës dhe fjalët e tij na dehën edhe ne të dyve. Unë e

gazetamapo@gmail.com

mallkova me vete policin e dehur, kurse shoferi me siguri më mallkonte mua… Që prej asaj dite bëra pakt me veten që pijanecët nuk do kishin më punë me mua, pakt që e shkela në fakt para nja dy vitesh kur gjeta në rrugë një burrë të moshuar që mbahej pas një shtylle. Thashë se po vdiste. Ndalova makinën dhe e mora që ta çoja direkt e në spital. Por isha gabuar, ajo që mua m’u duk prag vdekjeje, në mendjen e plakut ndoshta ishte prag parajse. Shtëpia e tij për fat ishte vetëm 200 metër larg prej vendit ku e mora unë, m’u deshën 200 vjet që ta bindja të zbriste, pasi i ktheva përgjigje gjithë pyetësorit të tij, kush isha, pse isha, ku punoja, me kë jetoja, çfarë shtëpie kisha, sa kate shtëpi ishte, çfarë pune më bëjnë prindërit etj… Prej vitesh kam një armiqësi të heshtur me pijanecët, (ndoshta sepse i konsideroj frikacakë), unë nuk jam dot aq dorëlëshuar sa Dritëro Agolli që ka shpikur fjalën pijetar për të justifikuar një kategori të tërë personazhesh që e mbysin dhimbjen në një gotë. Kur e

rastis puna që të jem e ulur ndonjë mëngjes të hershëm në ndonjë lokal, i bëj në mënyrë të pavetëdijshme një scan lokalit dhe atyre që shoh duke pirë konjak o kushedi ç’dreqin tjetër, u vë nga një kryq në fytyrë sikur nuk ekzistojnë fare. Gruaja e sotme më trishtoi shumë dhe parafytyrimi i saj u ngrit më lart sesa barrierat e mia për të mos i konsideruar të alkoolizuarit, sepse në të vërtetë ata janë. Më kujtohet një histori e ca viteve më parë ku shoku im i ngushtë njihte një miken time sepse gjatë një periudhe 1-vjeçare ajo dehej pothuaj përnatë aq shumë, saqë kur merrte ashensorin në vend të shtypte 6 shtypte 9 dhe trokiste në derën e tij. Ai u mësua ta zbriste vetë deri në katin e saj dhe kur fliste për të, tundte kokën e tij dhe thoshte: ‘Ajo vajzë duhet ndihmuar’. Pas një viti ajo e kapërceu marrëdhënien e saj me alkoolin dhe pa që bota edhe pa këto dalldisjet alkoolike ekzistonte. Sigurisht iu desh punë dhe vullnet, gjë që ajo e kishte. Ndërsa ca të tjerë mbyten aty e kjo mbytje mund të zgjasë përgjithmonë.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Vetëm një javë më parë një mikja ime u detyrua të merrte policinë sepse një i dehur ecejakte në trotuarin poshtë shtëpisë së saj dhe bënte dialog me botën. Policia e largoi, por ai u kthye gjysmë ore më pas bashkë me monologun e tij; – “Ja lajmëruan policinë, po policia më pa, e kuptoi që unë nuk jam i rrezikshëm, unë makinë s’kam, nuk bëj aksident, ja vetëm biçikletë kam, si bëj dëm njeriu”. Shoqja ime qeshte e thoshte se ky monolog në fakt dukej sikur ishte dialog mes atyre të dyve, por ajo donte të flinte, kështu që lajmëroi përsëri policinë. Pas kësaj i dehuri gazmor nuk u duk më. Epo në fakt të gjithëve na pëlqejnë nga pak pijanecët, aq pak sa argëtohemi kur dehja e tyre është e bukur dhe ka humor. Thjesht që në ato familje ku alkooli ka hyrë mes njerëzve skenat nuk janë aq të bukura, aty ka burra që rrahin gratë, fëmijët, prindërit, të dashurat. Aty, në ato familje ka vetëm një dëshirë, dita kur babai, vëllai, djali, i dashuri ose vajza do të kthehen në shtëpi me këmbët e tyre… *www.irenashabani.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 17.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Faqe 16

NJOFTIM / REKLAMA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.