16 maj mapo ok

Page 1

Faqe 5

Opozita, 5 orë protestë para Kuvendit, merr pjesë edhe kryekomunari i Lazaratit Protestuesit kanë kërkuar largimin e Edi Ramës si kryeministër. Basha: Edi Rama të mbajë përgjegjësi dhe të largohet. Dashnor Aliko: Jam në protestën e partisë sime

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 16 maj 2014. Numër 1210. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

ligji i ri/ taksat që hiqen dhe sa është fatura për truallin

Familjarët e 'predikuesit':

Vajzat vinin vetë, nuk i dhunonte askush Të afërmit e Ilirjan Hidës, i akuzuar se predikonte në një sekt me vajza në Elbasan, protestojnë para gjykatës. Ai u denoncua nga prindërit e disa vajzave se po i ndante ato nga shoqëria FAQE 8

negociatat me FMN

Gjashtë taksat që rrezikojnë të rriten vitin e ardhshëm Rritja e taksave, plani B në marrëveshjen FMN-qeveri. Nga taksa e makinave të përdorura tek ajo e banesave, në listën e qeverisë. Ja grupi i 6 taksave ku do të ndërhyhet

çfarë ndodh me lejen e legalizimit, nëse nuk ke para për të paguar. Bonuset nëse e shlyen në kohë Kryeministri Rama denoncoi abuzimet gjatë qeverisjes së PD dhe kërkoi hetim e burgosje për të gjithë ata që shkelën ligjin dhe zvarritën qytetarët. Ligji i ri parashikon heqjen e penaliteteve për vonesat, ndërsa taksa e infrastrukturës mbetet në fuqi. Bonuset nëse paguan në kohë dhe çfarë ndodh me lejen e legalizimit, nëse nuk ke para për të paguar. Faqe 6

FAQE 9

Zbulohet telefonata e pilotit me Brindizin, pas rrëzimit në Divjakë Kallëzim i ri kundër Gjin Gjonit, akuzohet për fshehje provash

FAQE 7

NgërÇ

Piloti italian, me alibi edhe para autoriteteve italiane. Me shpresën se nuk do të kapej, ai telefonoi me celularin e tij Kullën e Kontrollit në Brindizi dhe e njoftoi se kishte rënë në një plazh të Shqipërisë. “Nuk e di ku

ndodhem”, - u ka thënë Riformato italianëve. Ushtria bllokon me beton edhe pistën e Gjirokastrës Pas aksidentit në plazhin e Divjakës, piloti italian, Giorgio Riformato mendoi alibinë që do ta shpëtonte në Shqipëri dhe Itali. Pak minuta... Faqe 3

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Reforma në arsim dhe implementimi i saj

Pse do rriten partitë populiste të së djathtës?

Regani ia fut kot: Opozita është problemi

Edi Puka

IAN BURUMA

Alfred Lela

Debati në kuvend

Berisha: Je baron i drogës, Rama: Shko në Prokurori! Meta: Shqetësoheni për trafikun apo karrigen e Ramës?! Replikat Rama-Berisha për avionin e Divjakës. Rama: Iki nga politika nëse vërteton qoftë edhe një akuzë. Berisha: Ik bëj testin e drogës. Meta: Meraku i opozitës, jo trafiku, por karrigia e Ramës Faqe 4

rinisin protestat

Zi dhe revoltë, Turqia në kaos pas tragjedisë Protesta masive në të gjithë vendin. Qeveria para dy javësh nuk kishte pranuar një hetim në minierën e tragjedisë. Këshilltari i Erdoganit fotografohet duke qëlluar me shkelma protestuesin

Fjalim mallëngjyes

Faqe 2


2

afër/larg

1

E ktheve Shqipërinë në Kolumbi, Rama: Bëhu burrë dhe shko në Prokurori Berisha:

Faqe 4

politikë/ Opozita proteston kronikë/ Kallëzim nga QKR

pesë orë para Kuvendit: Rama ik!

Faqe 5

kundër Gjin Gjonit, akuzohet për fshehje provash

Faqe 7

“Nipi im gjendet atje poshtë, gruaja e tij shtatzënë do të lindë pas pak ditësh”, thotë një grua. Zyrtarët thonë se një zjarr brenda minierës po i pengon përpjekjet për të arritur 120 njerëz, që mendohet se janë bllokuar në një pus të minierës.

Një artikull në gazetën “Hürriyet” mban titullin: “Turqia është një varrezë e minatorëve“. Gazeta sjell edhe të dhënat për 13 fatkeqësitë më të mëdha në Turqi, prej vitit 1983 deri më sot. Në artikull thuhet se në Turqi ndodh numri më i madh i fatkeqësive industriale në Evropë.

Zi dhe revoltë, Turqia në kaos Protesta masive në të gjithë vendin. Qeveria para dy javësh nuk kishte pranuar një hetim në minierën e tragjedisë. Këshilltari i Erdoganit fotografohet duke qëlluar me shkelma protestuesin

T

urqia është mes zisë dhe revoltës tashmë prej dy ditësh. Një këshilltar i kryeministrit Erdogan u fotografua duke qëlluar me shkelma një protestues antiqeveritar, ndërsa është lajmëruar një grevë e përgjithshme prej sindikatave. Prej aksidentit në një minierë në Soma në Turqi humbën jetën më shumë se 270 minatorë, mbi 100 të tjerë janë ende të humbur dhe familjarët presin në ankth për fatin e tyre. Arsyeja thuhet se është një shpërthim i pajisjeve elektrike nëntokë, por mediat në Turqi raportojnë për kushte të këqija sigurie në miniera, ndërsa tragjedia veç dhimbjes duket se u ka dhënë vrull të ri protestave antiqeveritare. Që gjatë kërkimit të të mbijetuarve dhe të vrarëve në fatkeqësinë e minierës në Soma u aktivizuan kritikët e kryeministrit. Parti opozitare dhe sindikatat thirrën në shumë qytete në të gjithë Turqinë manifestime kundër qeverisë. Nxënës dhe studentë në shumë pjesë të vendit u hodhën në grevë. Fjala “masakër” ndaj minatorëve në Soma filloi të qarkullojë këtë fjalë e bëri pjesë të diskutimit sindikata e majtë e DISK. Qeveria e Erdoganit shpalli një zi treditore dhe dërgoi në Soma ministrin e Energjisë, Taner Yildiz, për të koordinuar masat e shpëtimit. Por ministri nuk pati mundësi të bënte gjë tjetër, veçse të shpallte vazhdimisht numrin në rritje të viktimave. “Shpresat tona po shuhen”, pranoi ai në mëngjesin e djeshëm. Ndërkohë që dhjetëra njerëz presin me ankth

njoftime për të zhdukurit, punonjësit e emergjencës vazhdojnë kërkimet pas tragjedisë në minierën e qymyrgurit që ndodhi të martën në qytetin Soma në jug të Stambollit, si pasojë e një shpërthimi elektrik. “Nipi im gjendet atje poshtë, gruaja e tij shtatzënë do të lindë pas pak ditësh”, thotë një grua. Zyrtarët thonë se një zjarr brenda minierës po i pengon përpjekjet për të arritur te 120 njerëzit që mendohet se janë bllokuar në një pus të minierës. Ekipet e shpëtimit shpresojnë që minatorët e bllokuar janë strehuar brenda një dhome të sigurt, për të evituar tymin e dendur dhe gazet helmuese. Zyrtarët e qeverisë dhe të kompanisë minerale thonë se deri tani janë shpëtuar afro 450 minatorë. Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan shkaktoi zemërim në Soma kur i quajti aksidentet në punë si gjëra që ndodhin. “Aksidente të tilla nuk ndodhin vetëm në Turqi. Ndodhin edhe në vende si Amerikë, Kinë, Francë, Indi apo Belgjikë. Shumë njerëz kanë humbur jetën në aksidente të tilla. Vendi ynë është në pozita më të mira”. Pas kësaj, kryeministrit iu desh të strehohej në një dyqan ushqimesh. Por ai tha gjithashtu se tragjedia do të hetohet tërësisht. Këtu duket se ka ndodhur edhe përplasja mes këshilltarit të tij dhe një prej protestuesve që po bën xhiron e botës.

Disa prej manifestimeve spontane të kujtonin protestat antiqeveritare në Sheshin “Gezi”, vitin e kaluar. Në lagjen e biznesit Levent, studentë dhe demonstrues protestuan me flamuj të zinj para përfaqësisë së pronarit të minierës Soma- Holding. “Vrasës” shkruan ata me ngjyrë të kuqe në mure.

Kërkesa për hetim refuzohet

Kritika kryesore ndaj qeverisë është se i la pas dore kontrollet e sipërmarrjeve të minierave në kuadër të privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore vitet e kaluara. Veç kësaj, numri i

“Numri i përgjithshëm i viktimave në fund pritet të arrijë 350-400 vetë”, - tha deputeti Hasan Ören nga partia opozitare CHP, që përfaqëson në parlament rajonin rreth Somas. Me këto shifra, kjo është katastrofa më e rëndë që ka ndodhur ndonjëherë në miniera në historinë e Turqisë.

kontrollorëve shtetërorë në miniera nuk mjafton. Kësaj i shtohet që partia e Erdoganit, AKP e kishte refuzuar vetëm dy javë më parë një kërkesë të opozitës për hetimin e mangësive të sigurisë në minierën e Somas. Që prej shtatorit 2012, sipas të dhënave të kundërshtarëve të qeverisë kanë humbur jetën në zjarre nën tokë 22 vetë. Dhe tani, qeveria e Erdoganit duhet të dëgjojë kritikën se ka vënë në lojë jetën dhe shëndetin e punonjësve, duke ndjekur një politikë të njëanshme pro punëdhënësve. Ministri i Energjisë, Yildiz e pati inspektuar personalisht vitin e kaluar minierën e fatkeqësisë dhe pati lëvduar investimet atje në sisteme të shtrenjta sigurie në dobi të punëtorëve - por ato nuk mjaftuan. “Në fakt, puna është e tillë”, shkroi të mërkurën (14.05.2014) kolumnisti i njohur Murat Yetkin në botimin në internet të gazetës “Radikal”:” Qeveria refuzoi t’i marrë seriozisht të gjitha paralajmërimet për minierën e Somas dhe punonjësit paguajnë tani çmimin.” Numri i përgjithshëm i viktimave në fund pritet të arrijë 350-400 vetë, tha deputeti Hasan Ören nga partia opozitare CHP, që përfaqëson në parlament rajonin rreth Somas. Me këto shifra, kjo është katastrofa më e rëndë që ka ndodhur ndonjëherë në miniera në historinë e Turqisë. Në vitin 1992, në Zonguldak në bregdetin e Detit të Zi e humbën jetën 262 vetë. Në mediat sociale u dëgjua thirrja për dorëheqjen e ministrit përkatës të qeverisë së Erdoganit. Disa prej manifestimeve spontane të kujtonin protestat antiqeveritare në Sheshin “Gezi”, vitin e kaluar. Në lagjen e biznesit Levent studentë dhe demonstrues protestuan me flamuj të zinj para përfaqësisë së pronarit të minierës Soma- Holding. “Vrasës” shkruan ata me ngjyrë të kuqe në mure.


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

16.05.2014

3

inspektimi

Pamjet nga brenda të avionit të rrëzuar në Divjakë Pamjet nga brenda avionit “Piper”, i cili u rrëzua mesditën e 10 majit në Divjakë, janë publikuar dje në media. Avioni ruhet 24 orë nga shërbime të policisë. Në këto pamje të filmuara me celularë duket e plotë kubatura e avionit dhe sendet e mbetura ende në brendësi të tij. Avioni ka në total 6 sedilje lëkure ngjyrë bezhë. Sediljet duken të palëvizura ose të mbyllura, ndërsa mbi to ndodhen dokumente me vlerë apo sende personale të pilotit. Në sediljen e tretë dallohet manuali i fluturimit të avionit në një bllok ngjyrë blu me mbishkrim. Ndërsa pas sediljeve dallohet një hapësirë e bollshme kryesisht bosh, në të cilën gjendet një kapele dhe një qese ngjyrë bojëqielli. Avioni ‘Piper Lance’ me peshë 912 kg, sipas policisë do të përdorej për trafik të lëndës narkotike nga Divjaka në drejtim të Italisë. Ditën e martë, punonjës të Guardia di Finanza inspektuan avionin në pjesët e brendshme të tij.

Telefonata e pilotit italian me Brindizin: Pësova avari në Shqipëri Pak minuta pas rënies në Divjakë, Giorgio Riformato ka telefonuar me celularin e tij kullën e kontrollit në Brindizi. Arsyeja, “alibia” e tij mbrojtëse përballë autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare Leonard Bakillari

P

as aksidentit në plazhin e Divjakës, piloti italian, Giorgio Riformato mendoi alibinë që do ta shpëtonte në Shqipëri dhe Itali. Pak minuta pas rrëzimit të avionit, ai ka marrë në telefon kullën e kontrollit të Brindizit dhe e ka njoftuar se kishte pësuar një avari. Menjëherë pas uljes së avionit në plazhin e Divjakës, kur nuk kishte mbërritur ende policia, Riformato ka gjetur kohën të telefonojë pranë kullës së Kontrollit në Brindizi, ku ka njoftuar rrëzimin e avionit në Shqipëri. “Pata një problem teknik me avionin. Jam ulur në një zonë plazhi në Shqipëri. Jam mirë, nuk kam pësuar asnjë dëmtim, por nuk e di ku ndodhem me saktësi”, - mësohet të ketë raportuar piloti Giorgio Riformato për kullën e kontrollit në Brindizi. Kjo telefonatë u është bërë e ditur hetuesve nga autoritetet italiane, të cilat kanë

deklaruar se piloti Riformato ka deklaruar se ulja e tij ka qenë emergjente për shkak të një problemi me avion. Në f akt, ky ka qenë qëndrimi i 57-vjeçarit italian edhe pas arrestimit nga policia si i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim, ndërsa të njëjtën alibi ka mbrojtur edhe në gjykatë. Prokuroria pritet të dërgojë një letërporosi pranë autoriteteve italiane për të marrë më shumë të dhëna mbi të shkuarën e pilotit italian, si dhe për telekomunikimet që ai ka kryer në Shqipëri. Nga dëshmia e 35-vjeçarit Saimir Bajrami është mësuar se ai komunikonte me pilotin italian nëpërmjet një numri italian, madje duke shkëmbyer edhe sms pak momente përpara uljes së avionit në plazhin e Divjakës. Por policia nuk ka mundur të gjejë kartën SIM që përdorte Riformato, pasi telefoni i sekuestruar ishte pa kartë.

“Pata një problem teknik me avionin. Jam ulur në një zonë plazhi në Shqipëri. Jam mirë, nuk kam pësuar asnjë dëmtim, por nuk e di ku ndodhem me saktësi”, - mësohet të ketë raportuar piloti Giorgio Riformato për kullën e kontrollit në Brindizi

Hetuesit thanë se përpara mbërritjes së policisë, piloti italian ka hequr dhe më pas thyer kartën SIM të telefonit të tij, për të shmangur kështu çdo lidhje të mundshme me shqiptarin Saimir Bajrami, i cili ishte në pritje të avionit për të marrë ngarkesën e drogës. Për këtë çështje Riformato nuk ka pranuar të japë shpjegime, por gjatë të gjitha seancave të marrjes në pyetje ai ka mbajtur qëndrim mohues sa i takon lidhjes me trafikun e drogës dhe 35-vjeçarin shqiptar. Të njëjtën qëndrim ka mbajtur edhe në përballjen e parë me hetuesit e incidenteve ajrore në Shqipëri, pjesë e Organit Kombëtar të Investigimit të Aksidenteve/Incidenteve Ajrore, në varësi të Ministrit të Transporteve. Kjo strukturë mësohet se ka nisur një hetim për të vërtetuar ose rrëzuar versionin e italianit Riformato se avioni i tij ka shfaqur probleme pas një turbulence ajrore. Hetuesit e inves-

Betohet edhe aerodromi i Gjirokastrës Forcat e ushtrisë kanë betonuar gjatë ditës së enjte aerodromin e Gjirokastrës, pas atij të Gjadrit dhe të Korçës. Akuzat e opozitës për përdorimin e aerodromeve të ushtrisë për trafik të drogës nga avionë të vegjël kanë vënë në lëvizje Ministrinë e Mbrojtjes, e cila në masat e marra ka qenë betonimi i aerodromeve që ka në pronësi të saj. Kështu, gjatë ditës së sotme ushtarët e FA-së kanë rrethuar pistën e aerodromit të Gjirokastrës me blloqe betoni dhe tela. Blloqet e betonit janë vendosur në mes të pistës me distancë nga njëri-tjetri, në mënyrë që ta bëjnë të pamundur mundësinë e

uljes së ndonjë avioni në këtë pistë. Ndërkohë po punohet që edhe anët e pistës të betonohen. Ushtria ka ndaluar hyrjen në zonë të personave të paautorizuar dhe për mediat. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se aksioni për “mbylljen” e aerodromeve të ushtrisë është ndërmarrë në kuadër të masave për ruajtjen e objekteve në konservim, ndërsa masat në Gjirokastër janë marrë duke pasur parasysh se Gjirokastra konsiderohet si zonë kultivimi dhe trafikimi i kanabisit. Aerodromi i Gjirokastrës u ndërtua gjatë Luftës së Dytë Botërore nga italianët dhe ka shërbyer më herët si aeroport i

brendshëm për fluturimet brenda përbrenda vendit. Një ditë më parë Forcat e Armatosura të Shqipërisë bllokuan me blloqe betoni edhe ish-pistën e aviacionit në fshatin Lumalas të Korçës. Urdhri është dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, pavarësisht se kjo pistë ka dalë jashtë funksionit që në fillim të viteve ’90. Fillimisht Ministria e Mbrojtjes bllokoi pistën e Gjadrit, një nga emrat më të lakuar në akuzat e opozitës si pistë e përdorur nga trafikantët. Pista e Gjadrit në Lezhë përmendej dhe në shkresën sekrete të SHISH-it, ku raportohej ulja e një avioni të dyshimtë.

tigimit të aksidenteve kanë kryer disa veprime në vendin e ngjarjes, kanë marrë dëshminë e pilotit, si dhe kanë administruar komunikimet e tij me kullën e kontrollit në Rinas. Specialistët e kësaj strukture pritet të kryejnë edhe ekspertimin teknik të avionit tip “Piper”, për të dalë më pas në një konkluzion që do t’i vihet në dispozicion ministrit të Transporteve, Albkontrollit dhe Autoritetit të Aviacionit Civil. Ekspertim teknik për avionin e drejtuar nga Giorgio Riformato ka kërkuar edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka kërkuar bashkëpunimin e Ministrisë së Mbrojtjes në këtë proces. Nëpërmjet një shkrese drejtuar Forcave të Armatosura, prokuroria kërkon zhvendosjen e avionit nga plazhi i Divjakës dhe mbajtjen e tij në një vend të sigurt, në dispozicion të hetimit që po kr yen prokuroria.


4

në fokus Meta: Meraku i opozitës, jo trafiku por karrigia e Ramës Pjesë e debatit të djeshëm është bërë edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili në një nga ndërhyrjet e tij ka bërë të ditur se meraku i opozitës nuk është çështja e trafikut të drogës, por karrigia e Kryeministrit. Sipas tij, për lidershipin e opozitës shqetësimi ka të bëjë vetëm me qëllimet e tij politike dhe aspak me trafikun e lëndëve narkotike që mund të bëhet në vend. “Është për të ardhur keq që shqetësimi i lidershipit të opozitës është karrigia e Kry-

eministrit. Nuk është as narkotrafiku dhe as ndonjë lloj shqetësimi tjetër, por shqetësimi që është zgjidhur në 23 qershor”, - tha Meta në fjalën e vet. Ai ka shprehur keqardhje për opozitën, e cila sipas tij, në politikën e saj ka humbur çdo logjikë dhe etikë komunikimi. “Është për të ardhur keq që opozita i bën të gjitha llojet e akuzave, humbet edhe etikën, humbet edhe arsyen dhe pastaj ngrihet e gjitha në këmbë kur bëhet një propozim

shumë i hapur dhe shumë konstruktiv për t’i ballafaquar faktet me drejtësinë, me prokurorinë. Megjithatë, është e drejta e tyre që të sillen në këtë mënyrë”, - tha më tej Meta. Ai nuk ka lënë pa falenderuar edhe kryeministrin Edi Rama, i cili, pavarësisht se rregullorja nuk e parashikon, pranoi që të përfshijë në këtë seancë dhe debatin për trafikun e drogës, dhe kjo sipas tij në respekt të sqarimit të opinionit publik.

Berisha: E ktheve Shqipërinë në Kolumbi, Rama: Bëhu burrë dhe shko në Prokurori Mazhoranca ka pranuar dje kërkesën e PD-së për të diskutuar për drogën. Opozita akuzoi qeverinë se po bën trafik droge, ndërsa kryeministri Rama është shprehur i gatshëm të largohet nga politika nëse vërtetohen këto akuza

P

arlamenti, ashtu siç edhe pritej, nuk i është shmangur dot debatit për trafikun e drogës. Megjithëse nuk ishte parashikuar në rendin e ditës, mazhoranca për të mos acaruar edhe më tej situatën, i ka hapur rrugë kërkesës së opozitës për të zhvilluar një seancë të posaçme debati për trafikun e drogës. Në një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve, palët kanë rënë dakord që të mos thërrasin një seancë të posaçme për këtë çështje, por pretendimet e tyre t’i bënin publike në fillim të seancës së djeshme. Kështu, ndërsa jashtë sallës mbështetës të opozitës tubonin duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, brenda saj përfaqësuesit e opozitës dhe mazhorancës janë përfshirë në një debat të ashpër ku nuk kanë munguar edhe akuzat personale, jo vetëm për favorizim apo mbështetje të trafiqeve të drogës, por edhe si përdorues vetjakë të saj. Kështu, ish-kryeministri Sali Berisha, që mbajti dhe peshën kryesore të debatit për opozitën, ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë pasardhësin e tij në këtë post, kryeministrin Edi Rama, se në vetëm 8 muaj e ktheu vendin në vendin e narkotrafikut. Sipas tij, rrota e thyer e avionit që tentoi të ulej në Divjakë pak ditë më parë është simboli i qeverisjes së të majtëve në vend. Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të mazhorancës, duke e konsideruar ngjarjen e Divjakës si një aksion të suksesshëm, kanë akuzuar opozitën se gjithë këtë revoltë e ka se qeveria po i kap drogën e Lazaratit. Më poshtë po pasqyrojmë debatet kryesore të zhvilluara dje në seancë: Sali Berisha: Keni mundësinë të pasqyroni diskutimin për narkotrafikun ose për lëvizjen dhe kërkesën e PD-së, Rama ik. Ky është titulli që duhet të lexohet. Pasqyroni ngjarjen e jashtëzakonshme, pra të pasqyroni thelbin e kërkesës sonë. Kjo çështje është e rëndësisë kombëtare. Ilir Meta: Aq hapësirë ka ekrani, ju pasqyroni thelbin e diskutimit tuaj. Gramoz Ruçi: Ne u treguam shumë bujarë, duke vendosur jashtë rendit të ditës një kërkesë të Partisë Demokratike. Sa i përket asaj që thotë Berisha, ke 8 vjet që e kërkon Ramën të vijë në Parlament, duhet të presësh dhe 8 vjet të tjera ta largosh nga Parlamenti. Tani kot e ke. U mate elektoralisht me Edi Ramën, të rrëzoi nga kali. Do ta largosh? Bëj mocion besimi apo mosbesimi, çfarë të duash. 8 vjet ulërite “ku e keni, ku e kini”, përballu me të tani. Sali Berisha: Këta që janë sot mbrapa meje kanë hyrë në histori si qeveria e Ed narkotrafikut apo rrotës së thyer, ndaj sot është momenti që shqiptarët të kenë të qartë dhe të kuptojnë gjëmën e madhe që i bëri Edi Rama vendit. Sot në mediat e botës e ato shqiptare, rrjete sociale po thirret Ediskobar, krahasim i plotë me Eskobarin, simbolin më të shëmtuar të Kolumbisë. Eskobari nuk u bë kurrë kryeministër zoti Ruçi, kurse

Ediskobari shqiptar si kryeministër po përdor të gjitha facilitetet, porte, aeroporte, autostrada në funksion të trafiqeve të tij. Blendi Klosi: Debati juaj sot ka një vetëm një emër, pse na kapët drogën, pse na kapët drogën e Lazaratit... Prandaj jeni mërzitur sot, se vetëm muajt e fundit janë kapur me tonelata drogë. Prandaj bërtisni ju sot. Po more zotërinj, do ta luftojmë krimin që ju ngritët. Sali Berisha: Avoketërit e trafiqeve nuk mund të bëjnë gjë tjetër. Parafolësi që lakoi emrin sa e sa herë, ka nisur karrierën e tij si trafikant i mirëfilltë. Në vitin 2000, kushëriri i tij, Fatos Klosi nxori njësitë e SHISH-it në aeroport, atje ku ishin njësitë e antidrogës për të kapur ngarkesën, por në vend ta merrte antidroga e morën njësitë e SHISH-it, u bë një betejë e jashtëzakonshme dhe njeriu që e mori ishte Blendi Klosi. Dhe drogën e bëri drogën e partisë. Keni vendosur kryetare të Komisionit hetimor parlamentar gruan (Ermonela Felaj), i shoqi i së cilës është mbajtur peng 1 javë për pazare droge, dhe këtë e di gjithë Berati. Qytetarë dhe qytetare! Qeveria e drogës është në ekstazë dhe këto duartrokitje e provojnë. Lidhur me fjalët, recitoi çdo fjalë i gjori, por drogën e partisë nuk e mohoi dot, 22 kg kokainë, janë të dokumentuara nga zëvendësdrejtori, i kam të gjitha dokumentet dhe së dyti, të dashur qytetarë, këta baronë droge dëshmojnë me diskutimet e tyre se votën e 23 qershorit e kanë kuptuar për trafik droge. Jozefina Topalli: E ka marrë mafia. Erjon Braçe: Nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt. Të vetmen provë ia ka dhënë kjo qeveri me atë avionin në Divjakë. Divjaka nuk është e përfshirë në trafik droge zonja Topalli. Divjakasit prodhojnë karota pa hesap dhe për fundjavë i japin falas për qejf. Jozefina Topalli: Parafolësi pasi i ka larë duart me sarin mund t’i lajë edhe me miell dhe pastaj mund të përdorë edhe ndonjë gjë tjetër. Mafia me qeverinë, o bëjnë luftë, ose bien dakord. Ju keni rënë dakord dhe dakordësinë e keni filluar para një prillit, atë ditë kur i bëre thirrje çdo fundërrine shqiptare të bashkohet për të rrëzuar Sali Berishën. Ky është teatri i absurdit... Edi Rama: Tani, Prokurorinë e keni ende nën hijen e frikës nga ai. Gjykatat, nuk diskutohet. Presidentin e Republikës, me siguri do ta kishit 100 % me vete në këtë rast, kështu që unë ju bëj një propozim: Ta mbyllim këtu këtë debat dhe të biem dakord që unë, i pari; Saliu, i dyti; adjutanti te SHQUP-i, i treti dhe gjithë gridëria e angazhuar në këtë shfaq je të neveritshme të shkojmë një e nga një përpara prokurorëve të çështjes. E, nëse ju do të provoni, jo të gjitha, por një, qoftë edhe vetëm një nga gjithë akuzat tuaja të gjithë këtyre ditëve, që lidhin

Sali Berisha: Rama, baron i drogës në Europë. Pamë Edi Ramën, i cili me një shpejtësi të rrufeshme e shndërroi Shqipërinë në vendin e narkotrafikantëve. Pamë Edi Ramën që u serviri shqiptarëve aeroplanët e narkotrafikut për mushkonja. Se si rriti mushkonjat në aeroplan dhe si ranë rrotat në rërën e Divjakës.

mua me trafikun e drogës, unë nuk do të jap thjesht dorëheq jen, por do të zhdukem përgjithmonë nga ky mikrofon dhe nga çdo mikrofon, dhe do t’i nënshtrohem vetë ndëshkimit. Ama, të biem dakord që në rast të kundërt, nëse asgjë nga gjithë këto që ju keni ngritur në këtë valë llumi dhe keni derdhur në veshët e gjithë shqiptarëve për lidhjet e mia me drogën nuk do të provohet, atëherë unë nuk kërkoj të njëjtën gjë që do të bëja vetë. Ju kërkoj vetëm që të bini dakord që Saliu dhe Jozefina të bashkohen me ekipin e Ministrisë së Shëndetësisë, një ditë si vullnetarë për të dezinfektuar Divjakën nga mushkonjat në prag të sezonit turistik. Sali Berisha: Rama, baron i drogës në Europë. Pamë Edi Ramën, i cili me një shpejtësi të rrufeshme e shndërroi Shqipërinë në vendin e narkotrafikantëve. Pamë Edi Ramën që u serviri shqiptarëve aeroplanët e narkotrafikut për mushkonja. Se si rriti mushkonjat në aeroplan dhe si ranë rrotat në rërën e Divjakës. Njëlloj siç është e lidhur bloza me tymin, është i lidhur Rama me drogën. Që të gjithë vetëm drogë bëni. Do hetohesh ti, por qytetarët shqiptarë do rrëzojnë qeverinë tënde…


në fokus Protesta, Berisha, Topalli dhe Patozi nuk marrin pjesë Ish-kryeministri Sali Berisha nuk iu bashkua dje protestës së demokratëve. Berisha ka hyrë dhe ka dalë nga Kuvendi përmes rrugës së shkurtër që lidh Parlamentin me selinë e PD-së, duke shmangur në këtë mënyrë edhe kalimin përmes protestuesish. Megjithatë, ai është pritur me ovacione nga protestuesit sa herë që në ekranet gjigante përballe tyre shfaqej Berisha ndërsa fliste në Kuvend. Protestës së djeshme nuk iu bashkua as ishkryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ish-nënk ryetari demokrat, Astrit Patozi apo edhe Ridvan Bode.

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25 police femra, kordoni që ndante protestuesit me Kuvendin Që në orën 10:00 të paradites, demokratët iu drejtuan Kuvendit për të protestuar me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, ata nuk janë pozicionuar përballë ambienteve të saj, por me kurriz, pasi podiumi dhe dy ekranet e mëdha ishin vendosur në anë të ndërtesës së Institutit të Përndjekurve Politik. Megjithatë, pjesëmarrja e forcave të policisë në protestën e djeshme ka qenë tepër e madhe edhe pse kordoni që ndante protestuesit me fillimin e oborrit të Kuvendit përbëhej nga 25 police femra sjellja e të cilave ishte për t’u vlerësuar.

16.05.2014

5

Hidhen qese me miell, deputetët tentojnë t’i fusin në Kuvend Vetëm pak minuta pas përfundimit të fjalës së kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, disa prej protestuesve kanë hedhur në drejtim të ambienteve të Kuvendit disa qese të vogla me miell, meqenëse në atë tubim po protestohej për trafikun e drogës. Një prej qeseve i ra aksidentalisht edhe njërës prej policeve femra, e cila fatmirësisht nuk u dëmtua. Por “loja” e hedhjes se qeseve nuk përfundoi me aq. Disa të tilla morën edhe deputetët demokratë, si Gerti Bogdani apo Voltana Ademi, edhe pse ato nuk u lejuan më pas nga Garda që të futeshin në Kuvend.

Opozita proteston pesë orë para Kuvendit: Rama ik!

Basha: "Sot, e nisim këtë betejë, për ta vazhduar nesër, pasnesër, javën tjetër, çdo ditë, javë dhe muaj deri sa Edi Rama të mbajë përgjegjësinë e të largohet. I ka bërë llogaritë gabim, i ka bërë llogaritë jo vetëm pa opozitën, i ka bërë llogaritë jo vetëm pa demokratët, por ka bërë llogaritë pa shqiptarët…"

Nevila Perndoj TIRANË Ishin mbledhur për të kërkuar largimin e Edi Ramës. Por, aty rreth orës 11.00 kur protestuesit para Kuvendit ndiqnin fillimin e punimeve “live” në dy ekraneve gjigante, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka do të deklaronte ndër të tjera në Kuvend se kryeministri Rama nuk e jep dorëheqjen. Edhe pse të vetëdijshëm për këtë gjë, opozita doli e kënaqur dje pas pesë orë proteste para selisë së seancave plenare. Të paktën kështu u shprehën deputetët demokratë dhe vetë kryetari i opozitës përmes fjalimeve të mbajtura. Që në fillim të protestës, kryetari i PD-së së Tiranës, Aldo Bumçi tha se demokratët e kishin korrur fitoren e parë pasi mazhoranca, po hezitonte të hapte punimet e Kuvendit. “Ju e korrët fitoren e parë, Rama dhe Meta kanë frikë të nisin seancën plenare, kanë frikë të përballen me të vërtetën. Ju këtu dhe ne në Kuvend do i shkojmë kësaj çështje deri në fund, deri në largimin e Ramës. “Rama ik”, “Rama ik”, “Rama ik”, - tha Bumçi në kohën kur kishin kaluar gjashtëdhjetë minuta nga orari zyrtar i fillimit të seancave. Bumçi përshëndeti protestuesit bashke me deputetët e tjerë, Bregu, Strazimiri dhe Halimi, për t’u kthyer sërish bashkë në Kuvend. Fitorja e dyte e asaj proteste sipas demokratëve ishte pranimi i kërkesës nga ana e mazhorancës për zhvillimin e një debati të posaçëm në Kuvend vetëm për ngjarjen në Divjakë. Ishte kryetari i PD-së, Lulzim Basha i cili do t’u përcillte paralelisht protestuesve vendimin e sapomarrë nga Konferenca e Kryetarëve. “…Sot ndryshe nga herët e tjera, pas dy orë e gjysmë betejë në Parlament dhe dy orë e

gjysmë qëndrese jashtë parlamentit, janë dorëzuar. 5 minuta më parë, nën presionin e zërit të qytetarëve të lirë të këtij vendi Parlamenti nisi debatin e kërkuar nga opozita”, - u shpreh Basha aty rreth orës 12.15 të mesditës. Protesta Nën moton “Rama ik”, protestuesit mbanin në duar parulla të tilla si; “Integrim”, “Jo drogës”, “Ik Ediskobar Rama”, “Edi koka, Edi Droga”, “Ju jeni mafia, ne jemi policia”, “Ikni në shtëpi se s’na jepni siguri”…Në këtë protestë ishin bashkuar edhe të shkarkuarit nga puna si dhe sindikatat e pavarura. Mes protestuesve opozitarë është vënë re edhe prezenca e kryetarit të Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, apo edhe ish funksionarëve të lartë të Policisë sot të shkarkuar si Erzen Breçani, apo Hivzi Bushati. Ndërkohë, ndryshe nga herët e tjera podiumi i protestës ishte konceptuar i rrumbullakët për të dhënë idenë e gjithëpërfshirjes. Dhe ashtu ndodhi. Gjatë kohës së tejzgjatur, aty kanë folur të rinj e të moshuar herë të organizuar e herë të paorganizuar. “Fluturon…fluturon…fluturon…Edi Rama”, - thërriste dikush me megafon, pas ndërprerjes pak minutëshe të energjisë elektrike. Megjithatë, protestuesit kanë qenë në një kor kur kërkohej largimi i kryeministrit Rama jo vetëm përmes qytetarëve folës, por edhe deputetëve demokratë si Strazimiri, Doda, Bogdani apo edhe koordinatores për marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma. Shpesh here, protestuesit janë shfaqur entuziastë kur në dy ekranet gjigante shfaqej ish-kryeministri Berisha, teksa fliste në Kuvend. Megjithatë, ai nuk mori pjesë në pro-

testën e djeshme dhe po aq as ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ata hynë dhe dolën nga Kuvendi në rrugën e shkurtër që lidh Parlamentin me selinë e PD-së. Basha Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u prit me ovacione në protestën e djeshme të demokratëve. Basha ka mbërritur tek protestuesit rreth mesditës, ndërsa vetëm një orë e gjysmë më parë ai kishte mbledhur për pak minuta në selinë blu edhe deputetët demokratë. “…Sot, e nisim këtë betejë, për ta vazhduar nesër, pasnesër, javën tjetër, çdo ditë, javë dhe muaj deri sa Edi Rama të mbajë përgjegjësinë e të largohet. I ka bërë llogaritë gabim, i ka bërë llogaritë jo vetëm pa opozitën, i ka bërë llogaritë jo vetëm pa demokratët, por ka bërë llogaritë pa shqiptarët…”, - tha dje Basha para protestuesve. Kryetari i opozitës argumentoi edhe arsyet se pse: “…Shqiptarët nuk mund të pranojnë të qeverisen nga një njeri i kapur fund e krye nga karteli i drogës. Shqiptarët nuk ia kanë borxh të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre, njeriut që i ka borxh kartelit të drogës. Shqiptarët janë të vendosur për këtë përballje sado ti mbyllin sytë, sado ti mbyllin veshët por zërin e shqiptarëve nuk e mbysin dot…”. Kryetari i opozitës sqaroi se populli nuk ka mundësitë dhe instrumentet për të kontrolluar trafikun e drogës, por shtoi se me protesta ajo ka në dorë që të çojë në shtëpi kryeministrin Rama, të cilin Basha e bën përgjegjës për situatën e narkotrafikut në vend. Më pas, protestuesit vijuan të ndjekin qetësisht debatin në Kuvend përmes monitorëve deri në orën 15:00, atëherë kur grupi parlamentar demokrat la edhe punimet e Kuvendit.

Kryetari i Lazaratit: Pse mora pjesë në protestën e PD-së Dashnor Aliko dhe anëtarë të tjerë të Lazaratit në protestën e PD. “Jam nënkryetar i PD për Gjirokastrën, më thirri partia ime” Tiranë- Prania e kryetarit të komunës së Laz-

aratit në protestën kundër trafikut të drogës është komentuar me ironi në media. Por Dashnor Aliko, i cili është njëherazi edhe nënkryetar i PD-së së Gjirokastrës, tha se nuk bëri asgjë tjetër veçse iu përgjigj thirrjes së partisë së tij. Fshati që ai drejton, Lazarati, është bërë i njohur për kultivimin e vazhdueshëm dhe të pandërprerë prej më tepër se 20 vitesh të marijuanës. “Unë jam kryetar i komunës së Lazaratit, kryetar i PD së kësaj komune, si dhe nënkryetar i partisë për Gjirokastrën, por jam edhe militant i Partisë Demokratike.

Normalisht kur më thërret subjekti im politik, unë jam i detyruar të shkoj në protestë”, - tha Aliko dje nëpërmjet linjës telefonike. Çdo kryetar bashkie ose komune demokrate kishte marrë një ditë më parë detyrën për organizimin e transportit të protestuesve nga rrethet. Për organizimin e demokratëve të Gjirokastrës që erdhën për të protestuar kundër qeverisë së narkotrafikut, kjo detyrë i ishte ngarkuar kryetarit të komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko, i zgjedhur në këtë post prej vitit 2003. “Unë jam një kryetar komune, siç janë kryetarët e komunave në të gjithë Shqipërinë. Protesta e sotme ishte e tillë, që ju e dini temën e saj. Isha pjesë e saj, sepse e ka organizuar partia ime. Mund të them se jam kundër çdo gjëje të paligjshme”, ka theksuar z. Aliko, referuar deklaratës së ministrit Tahiri për sekuestrimin e to-

kave të atyre personave që mbjellin hashash. Anëtarë të Partisë Demokratike të Lazaratit nuk kanë munguar as në protestën e radhës, për të cilën ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë aktuale se e ka kthyer Shqipërinë në një Kolumbi. Në pro-

testën e djeshme të PD-së nuk munguan edhe ish-drejtues të Policisë së Shtetit, si dhe ish-funksionarë që tashmë janë jashtë radhëve të Policisë së Shtetit. Praninë e Alikos në protestën e djeshme nuk e lanë pa e komentuar edhe kryeministri Rama dhe deputeti Blendi Klosi. “Po ai lumadhi i Lazaratit pse erdhi, në emër të kujt, të kultivuesve apo lazaratasve?- pyeti Rama gjatë replikave të tij me ish-kryeministrin Berisha. Ndërkaq Berisha iu përgjigj Ramës se Dashnor Aliko kishte ardhur nga Lazarati për të protestuar kundër tij. “Takova kryetarin e komunës së Lazaratit. Ai më tha se kam ardhur të ngre zërin kundër trafikut të drogës, por edhe kundër kryeministrit që trafikon drogë. Ju mbuloni me Lazaratin drogën e gjithë Ballkanit, kjo është e turpshme! Me këtë, ju keni gjetur parzmoren e trafiqeve tuaja”, - vijoi Berisha gjatë debatit të djeshëm.


6

aktualitet Kuvendi miraton ligjin e parë për arsimin e lartë Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar u votua dje me 76 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, pasi opozita u largua nga salla. Në fjalën e tij, në emër të grupit parlamentar të LSIsë, Petrit Vasili shprehu mbështetjen për nismën, ndërsa vlerësoi procesin konsultativ të zhvilluar me grupet e interesit. “Përtej miratimit të kësaj nisme ligjore, një nga risitë dhe një dimension tjetër që mazhoranca tregoi është kon-

sultimi real dhe i vërtetë me grupet e interesit duke shënuar një proces shembullor dhe treguar një mendje të hapur. Kjo ishte një sprovë që tregoi qartë që diskutimet e gjera me grupet e interesit nuk duhen parë asnjëherë si negative, por duhen parë për të ngjizur më mirë këto nisma ligjore”,- tha Vasili. Nisma u vlerësua dhe nga grupi parlamentar socialist. Deputeti Alfred Peza theksoi se këto ndryshime janë vetëm hapi i parë në reformën e thellë në sistemin e arsimit dhe atë të shëndetësisë. “Në emër të PS-së dua

të sqaroj se projektligji i sotëm për arsimin është në vazhdën e reformave të thella që ka marrë kjo qeveri në dy shtyllat bazë, reforma në arsimin e lartë dhe reforma në shëndetësi. Reforma në arsimin e lartë shëndetësor është dhe dallëndyshja e parë në reformën e arsimit të lartë dhe pritet që të japë rezultat e saj në ditët në vijim. Ky projektligj arriti që të rifusë konceptin e departamentit. I ftoj kolegët që ta mbështesin dhe do të ishte mirë që dhe opozita të ishte bërë pjesë e kësaj reforme”,- tha Peza.

risitë e ligjit

Tarifat që hiqen dhe ato që mbeten

Rama: PD legalizoi 800 objekte brenda 1 dite, ja si do ta realizojmë procesin Miratohet me 74 votat e mazhorancës projektligji i qeverisë për legalizimet. Rama denoncon me raste abuzimet me procesin gjatë 8 viteve të PD, ku njerëz me pushtet legalizuan pallate, ndërsa qytetarët u zvarritën në dyert e ALUIZNI-t. Tarifat që hiqen dhe ato që mbeten për pronarët e shtëpive informale Kuvendi miratoi me 74 vota pro ligjin e qeverisë Rama “Për legalizimet”. Opozita nuk ishte e pranishme në sallë, ndërsa Kryeministri denoncoi përmes një numri të madh shembujsh procesin e 8 viteve të qeverisjes së PD. Në fjalën e tij të gjatë në Kuvend, Rama deklaroi se mbi 800 objekte të personave me lidhje politike, janë legalizuar brenda 24 orësh në kohën e tranzicionit të pushteteve. Nga ana tjetër, mijëra familje me shtëpi të palegalizuara janë zvarritur për 20 vjet me radhë, pa mundur të mbarojnë punë. “Objekt i legalizuar brenda 24 orësh në 19 korrik 2013, pasi populli i kishte sikterisur nga pushteti me ato 1 milion shuplakat që vazhdojnë t’u djegin aq shumë, saqë ende sot nuk e marrin dot veten për të kuptuar se sa shumë iu kanë rënë në qafë këtyre njerëzve. Dhjetëra e mijëra qytetarë në të njëjtën zonë prisnin prej vitesh legalizim, ndërsa një zotëri, emrin e të cilit nuk kam asnjë dëshirë ta përmend, por zyrtar i lartë i këtyre, mbaron punë nga data 18 në datën 19. E nuk është i vetmi”, - tha dje Rama. Ai renditi një sërë rastesh të tilla të periudhës nga prilli në shtator të vitit 2013, me objekte të legalizuara për 24 orë. Në fjalën e tij, Kryeministri përmendi një objekt tjetër, pallat 12-katësh, i vetmi i legalizuar në një zonë ku 700 familje presin prej vitesh të marrin certifikatën. Kryeministri Rama

denoncoi 20 raste, ku sipas tij, zyrtarët e ALUIZNI-t kanë legalizuar ajrin. “Mund t’ju duket si diçka e pabesueshme, por kanë legalizuar ajrin. Objekti është i prishur, në terren nuk ekziston, ndërkohë që në Hipotekë zotëria është pronar, ka në dispozicion gjithçka që i duhet për ta bërë objektin tani. Në mos e ka bërë dhe e ka përfunduar, mbi bazën e një legalizimi të fushatës elektorale të vitit të shkuar, i realizuar brenda 24 orësh”, - shtoi ai. Në vazhdën e denoncimeve, Kryeministri përfshiu edhe zonën e Liqenit, ku përmes procesit të legalizimit janë zhvatur mijëra metra nga parku. “12 legalizime të tilla janë bërë, ekzaktësisht kështu, duke zhvatur mijëra e mijëra metër nga parku i liqenit. E dini datën? Se data është më domethënësja. Është 17 shtator 2013”, - shtoi më tej Rama. Kryeministri i bëri thirrje Prokurorisë të hetojë denoncimet që ka dorëzuar ALUIZNI atje dhe të ndëshkojë të gjithë personat që kanë shkelur ligjin. “Të gjitha këto janë raste që nuk kanë nevojë për asnjë lloj hetimi të sofistikuar, por thjesht dhe vetëm për verifikim. Mbi bazën e këtyre verifikimeve, të gjithë personat e përzierë, dhe kur them persona të përzierë nga koka deri tek dera në sistemin e ALUIZNI-t, duhet të shkojnë në burg. Duhet të shkojnë në burg, bazuar tek ligjet në fuqi dhe bazuar tek gjithë kjo fla-

300

mijë ndërtime pa leje ndodhen sot në territorin e vendit. Sipas Ramës, qeveria e tij do ta përmbyllë këtë proces një herë e mirë.

273

mijë vetëdeklarime janë dorëzuar në zyrat e ALUIZNI-t nga qytetarët që kanë ndërtuar përgjatë 20 viteve shtëpi apo godina pa leje.

15

Mijë qytetarë janë pajisur me certifikatën e pronësisë, sipas kryeministrit Rama. Ai tha se pjesa më e madhe e qytetarëve janë zvarritur.

grancë spektakolare. Për çfarë diskutojmë ne? Kujt t’ia tregon ai deputeti i Kavajës, i riu, që ne u justifikohemi me sistemin dhe nuk luftokemi korrupsionin? Ky çfarë quhet?! Ky është krim i organizuar ekonomik. Përfitime marramendëse të nxjerra nga këto”, shtoi Rama. Kryeministri theksoi më tej se sot janë 300 mijë ndërtime pa leje në të gjithë vendin dhe 273 mijë kanë dorëzuar vetëdeklarimet në zyrat përkatëse. Por pronarë janë bërë vetëm 15 mijë familje. “Tani na rezulton se qytetarëve që kanë bërë pagesat, iu kanë marrë lekët dhe nuk kanë bërë asnjë veprim, nuk kanë avancuar asnjë procedurë. Kështu që të gjitha procedurat kanë filluar pas zhvendosjes së kësaj bande, për të cilën Prokurori i Përgjithshëm ka një dosje të plotë në prokurori dhe vendosjes së drejtorit të ri të ALUIZNI-t dhe të disa njerëzve që kanë marrë situatën në kontroll”, - tha më tej ai. Rama akuzoi qeverinë e shkuar edhe për abuzimet me fondet e mbledhura nga legalizimet, një pjesë e të cilave sipas tij kanë shkuar për fushatë elektorale. Rama denoncoi edhe atë që e quajti faturë të korrupsionit me legalizimet, që sipas tij niste me rojën e ALUIZNI-t dhe përfundonte tek drejtuesit e lartë. Rama premtoi më tej se qeveria e tij do të përmbyllë njëherë e mirë procesin e legalizimeve.

• Hiqen penalitetet për vonesat ndaj personave që kanë nisur procedurat e legalizimeve. • Mbetet taksa e infrastrukturës, e cila do të mblidhet nga njësitë vendore, por nuk do të bëhet pengesë për legalizimet. Parcela ndërtimore • Familja që ka ndërtuar në tokën e vet, nuk do të paguajë asnjë lek për legalizimin. Çmimet • Për të gjitha objektet, parcela deri në 300 metra është me çmim favorizues. Pjesa tjetër, 300 deri në 500 metra është me çmim tregu dhe kjo është siç ka qenë, nuk ndryshon. • Objektet me qëllim fitimi do të paguajnë normalisht. Banesat e dyta do të legalizohen me vlerën e truallit, nuk ka asnjë diskutim, por këtu fillon pjesa e fundit e procesit. • Qytetari ka të drejtë të paguajë 30 deri në 50 % të faturës me letra me vlerë, gjë që e ul detyrimin rreth 20 %. Nëse ai dëshiron ta paguajë menjëherë detyrimin, ka dhe një zbritje tjetër 20 %. Dhe kur të paguajë në fund, ka dhe një zbritje të tretë prej 400 mijë lekësh, për të paguar faturat e energjisë në dy vitet e ardhshme. • Ata që nuk kanë para, do t’i marrin tapitë, por me kufizim hipotekor, i cili do të mbetet aty deri në ditën kur do t’i kenë paratë për të shlyer detyrimin. Kufizimi është me një mesatare prej 4 milionë lekësh të vjetra. • Kur një subjekt që duhet të paguajë mesatarisht 400 mijë lekë për legalizimin, paguan 360 mijë lekë dhe pas dy vjetësh, thjesht paraqet faturat që ka paguar energjinë dhe nuk ka nevojë më të paguajë pjesën e mbetur.


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

16.05.2014

7

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi: Tani policia nuk sulmohet me kallash, por akuzohet nga njerëzit me kollare. Plan i detajuar për Lazaratin

Policia bllokon 1.5 ton hashash në Vlorë Policia e Vlorës bllokoi dje një sasi prej 1.5 ton hashash, që po transportohej me një furgon. Droga u kap në operacionin “Restart”, rreth orës 05:30, në hyrje të autostradës Vlorë-Levan. Bashkë me drogën u kapën edhe dy transportuesit, ndërkohë që u shpallën në kërkim edhe disa persona të tjerë, që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen. Pas aksionit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi shkoi në Vlorë dhe deklaroi se operacioni për këtë ngjarje kishte nisur shumë kohë më parë. Didi komentoi akuzat ndaj policisë. “Jemi të ndërgjegjshëm se tashmë krimi nuk do të

na bllokojë duke na zënë rrugët me automatikë, ka ikur ajo kohë. Por krimi po mundohet tashmë që të dobësojë punën e policisë, të trembë policinë, nëpërmjet formave të ndryshme. Një prej të cilave mund të jetë edhe dalja me kollare, duke folur kundër policisë. Dalin me kollare, ose u vënë kollare atyre që, më pas kërkojnë t’ua shtrëngojnë këtyre, kur atyre t’u duhet”, është shprehur Artan Didi. Ai theksoi faktin se policia prej dy muajsh po punon në gjithë vendin për të penguar kultivimin e hashashit. Didi përmendi penalizimet që nisin nga kultivuesit, por edhe drejtuesit e

pushtetit vendor, deri tek inspektorët e rendit, nëse konstatohen raste për të cilat nuk janë marrë masa. I pyetur për Lazaratin, Didi tha se policia ka hyrë në këtë fshat. “Kemi një plan të mirëpërgatitur dhe për Lazaratin, por mund të them se Lazaratit i ngeli emri, sepse në vitin 2013 ka pasur edhe Lazaratë të tjerë, të cilët nuk janë zënë në gojë, por kanë kryer kultivimin dhe kanë pasur sasira të mëdha lëndësh narkotike”, - deklaroi Artan Didi. I pyetur për hetimet në lidhje me avionin e Divjakës, Didi deklaroi se po hetohet për të zbuluar nëse raste të tilla kanë ndodhur në të kaluarën.

Kallëzim nga QKR kundër Gjin Gjonit, akuzohet për fshehje provash Anëtari i KLD-së, Gjin Gjoni do të përballet me një padi të re. ILDKP: Institucionet të marrin masa, sepse po fshihen provat e krimit Leonard Bakillari Tiranë Kallëzimi për fshehje pasurie ndaj gjyqtarit Gjin Gjoni është pasuar nga një tjetër kallëzim penal ndaj tij, këtë radhë nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Bizneseve. Dyshohet se dokumente të kompanive që zotëron bashkëshortja e tij, janë futur në mënyrë të paligjshme në këtë institucion. Ky informacion u publikua nga ILDKP-ja, e cila u kërkon institucioneve të marrin masa për personat e kallëzuar për fshehje pasurie, pasi po fshehin provat e krimit. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, ILDKP thotë se hetimi për këtë çështje ka vijuar edhe pas depozitimit të kallëzimit penal, pasi janë konstatuar mospërputhje midis dokumentacionit të paraqitur nga subjekti Gjin Gjoni në datë 12.05.2014 dhe përgjigjeve të ardhura nga QKR në datë 02.05.2014, të administruara në dosje. “Këto mospërputhje dhe shkelje ligjore të konstatuara krijuan dyshimin e arsyeshëm se kemi të bëjmë me dokumente të falsifikuara, të

paraqitura nga subjekti Gjin Gjoni, me qëllimin e vetëm shmangien nga përgjegjësia e rëndë ligjore që ka në ushtrimin e funksionit të Gjyqtarit të Apelit dhe Anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në papajtueshmëri të plotë me Kushtetutën dhe ligjet organike si dhe duke vazhduar ushtrimin e këtyre funksioneve në konflikt interesi, duke zotëruar aksione në mënyre aktive prej vitit 2010”, thuhet në njoftimin e ILDKP. Gjatë verifikimeve, Inspektorati sqaron se i është bërë një kërkesë e dytë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit, së cilës i kërkohet të sqarojë nëse ndodhen apo jo të administruara në institucionin e QKR-së dokumentet e paraqitura nga subjekti Gjin Gjoni në ILDKPKI, në datën 12.5.2014, si dhe të sqarojë mënyrën se si janë administruar nga QKR këto dokumente. “Dokumentet e paraqitura nga subjekti janë gjetur vetëm më datën 14.05.2014 në dosjet fizike të dokumenteve shkresore të shoqërive tregtare të pashoqëruara me formën e aplikimit apo veprime të QKR-së për pranimin apo depozitimin e tyre”, thotë ILDKP duke iu referuar përgjigjes së marrë nga Qendra e Regjistrimit të Biznesit. Më tej, Inspektorati sqaron se këto dokumente nuk janë depozituar në regjistrin tregtar sipas një procedure standarde aplikimi dhe për këtë ar-

“Këto mospërputhje dhe shkelje ligjore të konstatuara krijuan dyshimin e arsyeshëm se kemi të bëjmë me dokumente të falsifikuara, të paraqitura nga subjekti Gjin Gjoni, me qëllimin e vetëm shmangien nga përgjegjësia e rëndë ligjore që ka në ushtrimin e funksionit të Gjyqtarit të Apelit dhe Anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në papajtueshmëri të plotë me Kushtetutën"

sye është arritur në përfundimin se ka dyshime të arsyeshme se këto dokumente janë futur në mënyrë të paligjshme në dosjet fizike. Inspektorati thotë se për këtë arsye QKR, ka bërë kallëzim penal në organin e prokurorisë. Më tej QKR ka sqaruar për llogari të Inspektoratit të Pasurive se dokumentet e paraqitura nga subjekti përmbajnë një vulë me përmbajtje të njëjtë me vulën që përdoret nga sporteli i QKR-së vetëm pas datës 20.11.2013, dhe për këtë arsye në çdo rast këto dokumente nuk mund të jenë futur në dosjet përkatëse përpara kësaj date. “Dokumentet origjinale të pranuara nga QKR-ja në asnjë rast nuk vulosen, por skanerizohen dhe bëhen pjesë e regjistrit elektronik dhe ruhen në format shkresor të pandryshuar”, thuhet në deklaratë. Kjo mospërputhje në dokumentacion sipas Inspektoratit është konstatuar për të gjashta kompanitë që gjyqtari Gjoni dhe bashkëshortja e tij kanë në pronësi, çka hedh

dyshime se është ndërhyrë duke fshehur provat që sipas ILDKP-së vërtetojnë falsifikimin e dokumenteve nga subjektet e kallëzuara penalisht. “ILDKPKI, bazuar në parimin e proporcionalitetit, vlerëson se veprimet e kryera nga subjekti Gjin Gjoni dhe personat e tjerë, bashkëpunëtorë me të, janë shumë të rënda. Janë shumë të rënda sepse kryhen pikërisht nga një zyrtar drejtësie me funksion gjyqtar i Apelit dhe anëtar i KLD-së. Janë shumë të rënda sepse bëhen me qëllimin e vetëm për t’u shmangur nga përgjegjësia e rëndë e shkeljes së Kushtetutës dhe ligjeve të detyrueshme për t’u zbatuar duke qenë në papajtueshmëri të hapur me to dhe në konflikt interesi”, thuhet në deklaratë. ILDKP thotë se ka kërkuar nga organi i akuzës vlerësimin maksimal të kësaj çështjeje dhe marrjen e masave parandaluese për t’iu hequr mundësinë personave të kallëzuar penalisht të zhdukin apo fshehin prova.

Një 25-vjeçar me 100 mijë euro, sekuestrohet llogaria Një i ri nga Elbasani ka depozituar 100 mijë euro të pajustifikuara në llogari. U kap teksa po tërhiqte paratë për të blerë një lokal Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar llogarinë me 100 mijë euro në emër të një 25-vjeçari, pasi nuk ka deklaruar asnjë burim të ligjshëm për këtë shumë parash. Në fillim të këtij viti prokuroria ka nisur hetimet për akuzën e pastrimit të parave ndaj shtetasit Igli (Roland) Karamuça, pas informacioneve se ky shtetas kishte depozituar në

bankë shumën e konsiderueshme të parave, pa një burim të ligjshëm justifikues. Hetimi ka nisur pas informacionit se një person i identifikuar me emrin Igli Karamuça, më datë 27.02.2014, ka hapur një llogari depozite me afat pranë një banke, në të cilën ka derdhur shumën prej 100 000 eurosh, të deklaruar si e ardhur nga shitja e një pasurie të paluajtshme, veprim ky i pashoqëruar me dokumentacion justifikues. “Nga të dhënat e administruara ka rezultuar se më datë 05.05.2014 shtetasi në fjalë është paraqitur pranë bankës duke kërkuar tërheqjen e shumës së depozituar përpara përfundimit të

afatit me arsyetimin se i nevojitej për blerjen e një lokali në Elbasan”, thotë prokuroria. Pas verifikimeve të kryera nga policia ka rezultuar se gjenealitetet e këtij shtetasi kanë qenë Roland Karamuça, i datëlindjes 1989, por që më datë 01.09.2011, ky shtetas ka ndryshuar emrin e tij në Igli Karamuça. Në kuadër të verifikimeve, ka rezultuar se babai i të dyshuarit ka të regjistruar në Hipotekën e Librazhdit pasuri të llojit tokë arë me sipërfaqe 5816 m2, tokë truall 300 m2 dhe ndërtesë 100 m2, të ndodhura në Librazhd, me të cilat nuk ka kryer asnjë transaksion shitblerjeje në periudhën përpara hapjes së llog-

arisë dhe depozitimit të bankë të shumës së parave. “Ka rezultuar po ashtu se shtetasi Igli Karamuça, ka pasuri identitetit Roland Karamuça, por më datë 01.09.2011 ky shtetas ka ndërruar emrin nga Roland në Igli dhe numri personal i deklaruar në bankë për hapjen e llogarisë nuk është numri i saktë i identifikimit i personit nën hetim. Nga verifikimi i kryer në QKR për personin nën hetim dhe familjarët e tij nuk rezulton të ketë raportime për hapje biznesi dhe aktiviteti tregtar në emër të tyre”, thotë prokuroria e cila ka bllokuar llogarinë bankare me vlerë 100 mijë euro në emër të personit nën hetim.


8

16.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Ditari

Grindje në lokal, qëllohet për vdekje i riu Shkodër - Një vrasje ka ndodhur dje në Shkodër, ku pas një grindjeje për arsye banale në një lokal të qytetit një i ri ka mbetur i vdekur. Policia e qytetit verior bën të ditur se shtetasi Altin Koçeku u qëllua me armë zjarri. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndod-

hur në një lokal në fshatin Hot i Ri, ku viktima Altin Koçeku ka qenë duke pirë kafe dhe është përfshirë në një grindje të çastit me një tjetër të ri. Koçeku, i plagosur rëndë u dërgua menjëherë në spitalin e qytetit, por nuk arriti t’i shpëtonte dot vdekjes

pasi humbi jetën gjatë kohës që po i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale. Policia, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, bëri të ditur dhe identifikimin e autorit të krimit të rëndë, i cili u ndalua. Ai është Alban Lulashi, vetëm 17 vjeç.

Skema korruptive 534 mln lekë, dy vjet burg për kryetarin e komunës Gurrë Një rast korrupsioni ku janë përfshirë zyrtarë të lartë të pushtetit vendor dhe të administratës së spitalit në rrethin e Matit, duket se po merr më në fund zgjidhjen nga drejtësia. Një kryetar komune është dënuar me dy vjet burg dje nga gjykata e rrethit Mat, ndërsa pritet vendimi për dy kryetarë të tjerë komunash dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë në skandalin e korrupsionit, ku sipas prokurorisë janë përfituar në mënyrë të padrejtë 534 mln lekë. Gjatë seancës së djeshme gjyqësore, kryetari i komunës Gurrë në Mat, Mustafa Celami është gjetur fajtor për akuzën “shpërdorim detyre”. Bashkë me të, gjykata ka dënuar po me dy vjet burg Behar Metrën, ish-nëndrejtor i spitalit të Burrelit dhe Etion Manin, ishshef Finance në Drejtorinë e Shëndetësisë. Të tre ata ishin akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”. Gjithashtu dje u dënua me 1 vit burg shtetasi Dritan Farrici, ish-shefi i financës në komunën Lis të Matit, i akuzuar për “falsifikim dokumentesh”. Ndërkohë, për katër persona të tjerë të përfshirë në këtë proces, dy kryetarë komune dhe dy shefa finance, gjykata shtyu seancën gjyqësore, për t’i dhënë kohë palës mbrojtëse të paraqesë konkluzionet e saj. Prokuroria e Matit ka kërkuar shpalljen fajtor dhe për shtetasit e tjerë dhe dënimin e tyre për të njëjtat akuza. Çështja ndaj tyre ka nisur që në vjeshtë të vitit 2012. Në atë kohë policia ndaloi 7 persona për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre: kreu i komunës Xibër, Lutfi Çeka, kryetari i komunës Rukaj, Hamit Xhakrosa, nëndrejtori i spitalit të Burrelit, Behar Metra, shefi i Financës së komunës Rukaj, Gani Ruka, specialisti i Financës në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Mat, Etion Mani, dhe Hajredin Bardhi, shef i Financës së Komunës Baz. Sipas prokurorisë, personat në fjalë janë përfshirë në një skemë mashtrimi me fondet publike. Ata akuzohen se kanë ngritur një skemë korruptive, ku kishin përfituar nëpërmjet metodave korruptive rreth 534 milionë lekë nëpërmjet një firme fantazmë, të cilën e kishin ngritur prej vitit 2006, duke derdhur aty tenderimet e limituara me prokurim të drejtpërdrejtë. Sipas Proku-

shkurt

Kosovë-Shqipëri, marrëveshje për shpëtimin e Fierzës nga ndotja

Kryetari i komunës Gurrë në Mat, Mustafa Celami

rorisë, nëpërmjet manovrimeve e falsifikimeve, duke përdorur fshehurazi edhe emrin e bashkëshortes së një tjetër kryekomunari që nuk kishte dijeni për këtë abuzim, janë përfituar mbi 530 milionë lekë, kryesisht të xhiruara për blerje të vogla, materiale, pajisje, shërbime operative, e pajisje të ndryshme. Prokurorisë së rrethit iu desh një vit hetimesh që të arrinte në ngritjen e akuzës, e cila çoi më pas në prangosjen e zyrtarëve të dyshuar. Pas gjithë kësaj skeme mashtrimi qëndronte financieri i komunës Lis, Dritan Farrici, i cili përdorte emrin e bashkëshortes së kryetarit të tij të komunës, Yllka Selita, në mënyrë të fshehtë. Nëpërmjet këtyre procedurave vetë fitonte 10 për qind të shumave të lëvruara në tenderime me prokurim të drejtpërdrejtë, kurse pjesën tjetër e shpërndante. Po sipas

Gjykata ka dënuar po me dy vjet burg Behar Metrën, ish-nëndrejtor i spitalit të Burrelit dhe Etion Manin, ish-shef Finance në Drejtorinë e Shëndetësisë. Të tre ata ishin akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

hetimeve nga Prokuroria rezultonte se firma ishte krijuar në vitin 2006, tenderat ishin të gjithë fiktivë, pasi pajisjet nuk bliheshin dhe mbuloheshin në inventarë falsë, kurse përfituesit ishin komunat, nga Derian, Rukaj, Xibër, Gurrë, Sue, Baz, Drejtoria e Shëndetit Publik Mat, Drejtoria e Spitalit Burrel, Qendrat Shëndetësore Rukaj, Derjan, Macukull, Ulëz, Sue. Dritan Farrici tërhiqte paratë në emër të subjektit që shpallej gjithnjë fitues dhe i rishpërndante sipas pazareve. Bëhet fjalë për tendera me vlera të vogla që janë autoritet direkt i kryetarëve të komunave. Kurse Yllka Selita, personi që figuronte si emër i firmës, nuk kishte dijeni dhe as bashkëshorti i saj, kryekomunar i Lisit. Vetë Farrici ka dëshmuar se i plotësonte vetë dokumentet dhe se Selita nuk dinte gjë.

Familjarët e predikuesit, protestë në gjykatë: Vajzat vinin vetë, nuk i merrte me zor “Vajzat të cilave u predikonte djali im, vinin vetë të dëgjonin fjalët e tij, nuk i merrte me zor”. Kështu shprehet Azbie Hida, nëna e predikuesit Ilirjan Hida, i cili është ndaluar nga policia me akuzën e “nxitjes së urrejtjes dhe grindjes”. Familjarët e tij kanë protestuar para gjykatës dje në Elbasan duke kërkuar lirimin e tij, ndërsa nëna Azbie, në një intervistë për “News 24” tha se ai i ka shërbyer Zotit dhe s’ka bërë asgjë të paligjshme. “Djali im nuk predikon urrejtje; pasi është larguar nga kisha ku ishte, drejtuesit e saj janë hakmarrë. Vajzat të cilave u predikonte vinin vetë të dëgjonin fjalët e tij. Djali im ka mbi 10 vjet që merret me predikimin, jam shumë krenare që djali im merret me fjalën e Zotit dhe dëgjon fjalën e Zotit”, - tha ajo duke mos fshehur lotët. Sipas nënës së tij, Iliriani “është bërë një predikues i mrekullueshëm”, ndërkohë që për ta mbrojtur atë nga akuzat që i janë ngritur tashmë nga prokuroria, gruaja shton: “Për këtë arsye s’ka marrë në shtëpi, as në ndonjë ambi-

ent që predikon për Zotin, as femra, as meshkuj me zor”. Madje ajo shtoi se ai predikimet i bënte në sy të gruas e fëmijëve të tij të pranishëm. Nëna e predikuesit tenton të zbusë dhe prindërit e vajzave, të cilët janë në fakt akuzuesit e djalit të sa,j pasi kanë parë se vajzat e tyre kanë shfaqur probleme në sjellje dhe me familjarët e tyre. “U bëj thirrje prindërve të vajzave besimtare që të

ruajnë besimin tek djali im e familja ime dhe të kthejnë mbrapsht këtë akuzë, sepse vajzat janë të rritura dhe e besojnë Biblën e Zotit. Nuk jemi në kohën e Enverit që të mos kemi fe, jemi në kohën e demokracisë”, thotë nëna e predikuesit. Azbija më tej sqaron se djali i saj frekuentonte një sekt fetar, por pas disa mosmarrëveshjesh ai nuk shkonte më në kishë dhe drejtuesit e kësaj të fundit u hakmorën ndaj tij. Predikimet kryheshin në shtëpinë e 39-vjeçarit në lagjen “11 nëntori” në Elbasan, ndërsa përveç vajzave të reja në to merrnin pjesë edhe familjarët e Ilirjanit dhe pjesëtarë të grupmoshave të ndryshme. Akuza ndaj tij është ngritur nga prindërit e tri vajzave. Prindërit paditës thonë se ai i kishte mashtruar të rejat për të ndjekur predikimet e fesë në shtëpinë e tij. Sipas tyre, Hida u predikonte të rejave urrejtje për familjet e tyre dhe punën, ndërsa një nga ndjekëset e tij kishte kryer edhe abort. Hida, që punonte si xhamalarës, predikonte sektin fetar “Kisha e Lirë e Apostujve të Pendikostisë”.

Në mbledhjen e përbashkët mes Ministrisë shqiptare të Mjedisit dhe asaj të Kosovës kanë pasur në qendër të vëmendjes ndotjen e Liqenit të Fierzës. Mbledhja e përbashkët është zhvilluar në Prizren dhe ministritë diskutuan për një plan afatgjatë për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare këtij problemi. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka deklaroi se këto nisma i shërbejnë shmangies së problemeve të tilla, siç është ndotja e pazakontë nga mbetjet e Liqenit të Fierzës. “Nuk erdhëm në këtë takim për t’u qarë se Kosova po na sjell probleme, pasi ky është një problem i përbashkët dhe si i tillë kërkon ndërhyrjen e të gjitha institucioneve, theksoi ministri Koka. - Të gjitha këto mbetje përfundojnë në det, atje ku pretendojmë të kemi një turizëm të qëndrueshëm”. Ndërkohë, nga ana e Ministrisë së Mjedisit në Kosovë u shpreh angazhimi për minimizimin e këtij problemi. Ministri Dardan Gashi theksoi se në Prizren po finalizohet një impiant pastrimi në dalje të lumenjve, me vlerë 32 milionë euro.

Bllokohen bizneset debitore ndaj Bashkisë Lezhë - Në qytetin e Lezhës është ndërmarrë dje nga Drejtoria e Tatimeve një aksion i bllokimit të subjekteve tregtare që janë debitore ndaj Bashkisë. Aksioni u realizua nga Drejtoria e Tatimeve dhe Policia Bashkiake. Drejtoresha e zyrës së TatimTaksave, Liljana Dushku u shpreh se nuk do të ketë asnjë tolerim për bizneset që nuk janë të rregullta në pagesën e detyrimeve. Aksioni i përbashkët është kryer në disa biznese, të cilat kanë një debit të akumuluar dhe që nuk kanë reaguar për shlyerjen e tyre. “Data 20 prill ka qenë data e fundit për pagesat për subjektet, kemi nxjerrë të gjitha subjektet që kemi debitore dhe çdo subjekt që s’ka shlyer detyrimet tatimore brenda datës 20 prill, ka dalë urdhër kundër bllokimi dhe shoqëruar me urdhër bllokimi me policinë. Ne si drejtori e Taksave në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kemi planë bashkëveprimi për bllokimin e këtyre subjekteve”, - tha Dushku


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomi

16.05.2014

9

Reforma e energjisë nxeh negociatat e qeverisë me FMN Dy ditë pas konferencës së përbashkët me FMN, burime të Ministrisë së Financave sqarojnë se cilat janë çështjet e “nxehta” për të cilat qeveria shqiptare diskutoi gjatë me ekspertët e Fondit, deri në mbyllje të misionit me konferencën e realizuar në orët e mbrëmjes. Pavarësisht se deklarata e FMN-së ishte me nota optimiste për përmbushjen e objektivave të vendosur për t’u arritur përsa i takon kritereve të performancës në kuadër të kredisë prej 330 milionë eurosh, ajo çfarë i shqetëson palët është

“energjia elektrike”, fakt i përmendur publikisht në konferencë nga shefi i Financave, Shkëlqim Cani. Nisur nga natyra konservatore, FMN-ja kërkon më shumë siguri për të përballuar kostot e faturës për shpenzime të energjisë elektrike në rast se vendi do të përballet me thatësirat. Edhe pse situata e ditëve të fundit me reshjet ka rikthyer optimizmin, FMN-ja kërkon më tepër garanci që qeveria duhet të ndante mënjanë disa fonde, të cilat nuk do të përdoreshin deri në muajin tetor të këtij viti. Në fakt, në muajin mars

qeveria kishte një skenar për të blerë deri në 200 milionë dollarë energji elektrike përmes importit dhe nevoja për gjetjen e parave ishte kthyer në problemin kryesor, i diskutuar edhe në takimet e Uashingtonit me drejtues të FMN-së dhe BB-së (këta të fundit do të ndihmojnë qeverinë me kredi të butë). Në kushtet kur situata hidrike është drejt përmirësimit, qeveria shqiptare mendon se “ngrirja e disa fondeve deri në shtator” nuk është rruga e duhur kur ekonomia ka nevojë për investime dhe likuiditete.

Rritja e taksave, e pashmangshme, ja cilat ndryshojnë në 2015 Taksat që do të rriten në 2015-ën përfshihen në diskutimet e Ministrisë së Financave. Ja grupi i 6 taksave ku do të ndërhyhet Duke marrë në konsideratë ecurinë e deritanishme, Ministria e Financave nuk pret një revolucion në të ardhurat e buxhetit në atë masë sa të mos ketë nevojë për rishikimin e taksave. Ekspertët në dikasterin e Canit e shohin rritjen e taksave në dy vitet në vijim, ashtu siç e pohoi edhe FMN-ja, si një domosdoshmëri për të arritur objektivin për një deficit buxhetor më të ulët se ai i këtij viti. Tatimet në diskutim për 2015

Ministria e Financave e ka të përcaktuar tashmë grupin prej 10 taksash ku pritet ndërhyrje me qëllim rritjen e tyre, ndërsa ka edhe 8 muaj kohë për të saktësuar ndryshimet finale, të cilat do të diskutohen edhe në dy raunde të tjera negociatash me FMN-në. Por burimet në Ministrinë e Financave bëjnë me dije se në vitin 2015 do të sanksionet qartë kufizimi i përjashtimeve nga TVSH-ja. Shërbimet arsimore dhe reklamat në media do të përfshihen në TVSH qysh vitin që vjen, për shkak edhe të ndryshimeve që po bëhen me miratimin e një ligji të ri për TVSH-në. Gjithashtu, vitin që vjen do të vihet edhe taksa ndaj të gjitha automjeteve që do të qarkullojnë në rrugën e re Durrës–Kukës. Ministria e Transporteve ka në proces procedurat e tenderimit për kompaninë që do të administrojë koncesionin dhe që do të vjelë edhe taksën. Bëhet fjalë për një taksim nga 5-10 euro, që do të vihet në varësi të madhësisë së mjetit. Gjithashtu, vitin që vjen qeveria po planifikon të rikthejë taksën për daljet jashtë vendit. Kjo lloj taksë aplikohet në shumë vende dhe është aplikuar përkohësisht edhe më

parë në Shqipëri me 1mijë lekë të reja. Taksa do të rikthehet, por ende nuk është përcaktuar vlera e saj. Gjithashtu, vitin që vjen qeveria planifikon të rikthejë tatimin progresiv mbi dividentin dhe depozitat nga 10 për qind që është aktualisht, në mbi 12 për qind vitin që vjen. Ndërkohë, rritja e çmimit të energjisë për disa kategori konsumatorësh do të ndodhë qysh në janar të vitit të ardhshëm. Burimet nga Ministria e Financave sqaruan se qeveria, pavarësisht aplikimit të të gjithë skenarëve të tjerë që synojnë ndërtimin e HEC-ve dhe uljen e informalitetit në pagesën e faturave të energjisë, e sheh të pashmangshme rritjen e çmimit të energjisë. Enti Rregullator i Energjisë ka lajmëruar se do të publikojë tarifat e reja të energjisë gjatë muajit dhjetor të këtij viti. Gjithashtu, gjatë vitit që vjen akciza e cigareve do të rritet edhe me 10 lekë. Taksat për 2015-ën

Rritja e taksave për makinat e përdorura dhe vënia e TVSH-së në shitjen e banesave të reja pritet të mos përfshihen në vitin e ardhshëm fiskal. Taksa e makinave të përdorura pritet të rikthehet në nivelin e fillimvitit 2013. Në prag të fushatës elektorale, qeveria Berisha i përgjysmoi taksat e makinave të vjetra vitin e kaluar. Formula e llogaritjes është cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse tani është 12.5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën, nga 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën që ishte në fillim të 2013-ës. Ministria e Financave planifikon që të shtyjë një vit më vonë përfshirjen në TVSH të shitjes së banesave të reja dhe tokës që jepet me përqindje për ndërtime. Kjo masë pritet të rrisë në mënyrë të konsiderueshme të ardhurat në buxhet, por edhe çmimin e banesave.

Taksat që pritet të rriten më 2014 Rritja e taksave për makinat e përdorura dhe vënia e TVSHsë në shitjen e banesave të reja pritet të mos përfshihen në vitin e ardhshëm fiskal. Taksa e makinave të përdorura pritet të rikthehet në nivelin e fillimvitit 2013.

• Vendosja e një takse 2% për të ardhurat e kompanisë koncesionare të autostradës Durrës-Kukës. • Rritja e çmimit të energjisë • Zbatimi i TVSH-së për telefonatat që vijnë nga jashtë vendit. • Një taksë e sheshtë mbi të gjithë banorët që udhëtojnë jashtë vendit. • Rritje të taksave mbi të ardhurat nga interesat, aksionet, dividendët, qiratë nga 10-12%. • Reduktim i statusit të biznesit të përjashtuar nga TVSH për shërbimet arsimore. • Rritja e akcizës së cigareve me 10 lekë.

Taksat në diskutim • Rritja e pagesës vjetore për makinat e përdorura me 50%. • Vendosja e TVSH-së mbi ndërtesat e reja, përfshirë vlerën e tokës për ndërtimet me përqindje.

B. Hoxha

Financat do të rrisin fondin e 2014 për detyrimet e prapambetura Qeveria synon të rrisë shumën e parashikuar këtë vit në buxhet për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Lajmi është bërë i ditur nga burimet në Ministrinë e Financave, të cilat shpjeguan se kjo nismë është miratuar në parim edhe nga Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Fondi i këtij viti në buxhet është parashikuar 20 miliardë lekë, ndërsa procesi duket se do të pezullohet të paktën deri në qershor, për shkak se Misioni i FMNsë ka kërkuar që të bëhet audit për fondet që janë dhënë deri më tani. Auditimi duket se do të bëhet me fondet e BE-së nga një kompani europiane, por kjo kërkon kohë dhe mund të bllokojë procesin. Por pavarësisht kësaj situate, Ministria e Financave synon të hedhë në qarkullim të gjithë pjesën prej 36 miliardë lekësh për të shlyer detyrimet e prapambetura, duke synuar kështu të shtojë fondin. Shuma shtesë duket se do të merret

borxh dhe do të shlyhet më pas nga kredia që FMN-ja ka dhënë për këtë qëllim. Ministria e Financave synon të injektojë para në këtë formë më shumë se planifikimi fillestar pikërisht për të vënë në lëvizje me një shpejtësi më të madhe ekonominë e vendit. Në mbyllje të muajit prill Ministria e Financave ka çliruar nga Thesari 200 milionë dollarë. Rreth 160 milionë dollarë ishin detyrime të prapambetura në sektorët e investimeve publike, rimbursimit të TVSH-së dhe atij energjetik. Në lidhje me rimbursimin e TVSHsë, ministria ka shpallur listën e subjekteve për detyrime që i takojnë periudhës deri më 31 dhjetor 2013, me vlerë rreth 85 milionë dollarë. Pra, nëse për likuidimin e borxhit ndaj firmave private tek investimet publike ministria është duke procesuar për vitet 20102011, te rimbursimi i TVSH-së ka avancuar, duke mbyllur kështu 2013-ën.

Ministria e Financave synon të hedhë në qarkullim të gjithë pjesën prej 36 miliardë lekësh për të shlyer detyrimet e prapambetura, duke synuar kështu të shtojë fondin


10 16.05.2014

Gazeta MAPO

Njoftime/reklama

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

BANKA E SHQIPËRISË KABINETI I GUVERNATORIT

TENDER I HAPUR KOMBËTAR

ÇMIMI I GUVERNATORIT PËR DIPLOMËN MË TË MIRË 2014

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Blerje pajisje pune për përpunimin e parasë, për nevojat e Bankës së Shqipërisë”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 8.824.000 Lekë.

Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2014”, i dedikuar për studentët shqiptarë të diplomuar gjatë periudhës tetor 2013 - shtator 2014, brenda dhe jashtë vendit, për punë shkencore në çështje të lidhura me ekonomiksin monetar, stabilitetin financiar, integrimin ekonomik të Ballkanit në Evropë, historinë monetare dhe financiare të Shqipërisë, veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë, sistemin bankar shqiptar dhe ekonominë në përgjithësi.

Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. "Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 042235576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00 nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B.

Studentët e interesuar duhet të paraqesin në formë elektronike1 (pdf ) në adresën elektronike public@bankofalbania.org, dokumentet e mëposhtme: • Një letër ku shprehet interesim i studentit për të konkurruar për Çmimin në fjalë; • Curriculum Vitae; • Abstraktin dhe një përmbledhje të shkurtër të gjetjeve kryesore; • Emrin e udhëheqësit të temës dhe universitetin/fakultetin përkatës; • Temën e diplomës. Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 30 shtator 2014.

Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 10 Qershor 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

Për më shumë informacion mbi rregullat e pranimit, lutemi vizitoni faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë www.bankofalbania.org ose shkruani në adresën e e-mail-it public@bankofalbania.org. 1

Mesazhi elektronik drejtuar Bankës së Shqipërisë në adresën public@bankofalbania.org duhet t’i referohet “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë”.

TENDER I HAPUR KOMBËTAR MAPO MADAME Çmimi 300 Lekë

Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. "Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 042235576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00 nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B.

dossier

me Madame

DY SHTETE NJË ÇATI

Nr. 42 Viti III i botimit mars 2014

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Transporti i punonjësve të Bankës së Shqipërisë, për një periudhë një vjeçare”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 1.900.000 Lekë”.

E përmuajshme, Nr. 42, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 11 Qershor 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

DASHURITË NDËRKOMBËTARE TË LORETA BERHAMIT, ELINA DUNIT, VALBONA ÇOBËS, GENC TUKIÇIT

IRIS LUARASI EVA IDRIZLLARI ERIDIONA SHULI DARIEN LEVANI EVI REÇI BESART KADIA

fashion INTO the WOODS

Personazh ADELINA MUÇA NË TEATËR UNË DHE HERVIN ÇULI, SI DY TË HUAJ

e diel EKSKLUZIVE

/ INTERVISTA

ME FILOZOFIN

FRANCEZ, LUC

FERRY: BOTA

ASNJËHERË NUK

KA QENË MË

MIRË

VITI VIII NR. 16 (261),

BOTIMIT MARS

300 LEKË 2013 ÇMIMI

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

30 lekë

E përmuajshme

E përmuajshme Z, LUC FERRY: BOTA FILOZOFIN FRANCE INTERVISTA ME EKSKLUZIVE /

KA QENË ASNJËHERË NUK

MË MIRË

30 lekë

BELL ALASTAIR CAMP RAMËS

DJES SË EDI

e luftës në Kosovë, njohin nga koha Campbell vjen në Shqiptarët e në Kosovë. të Tony Blair-it. Press. Në një ushtarakisht i fushatave botim i UET të tij për të ndërhyrë me Tony Blair, Eshtë spin doctor-i e të tjera. vendimin e shefit atyre ditëve: Vitet e mia e strategjisë në politikë, kur mbronte me Ditarët e librin, rëndësinë Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për bashkëbisedim

çdo ditë gazeta ‘MAPO’

PLUS çdo muaj revistat ‘MAPO’

dhe ‘MADAME MAPO’

PBELL ALASTAIR CAM

S

JES SË EDI RAMË

NJERIU I RILIND ME

VIII BOTIMIT NR. 16 (261), VITI

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

E PËRMUAJSH

300 LEKË MARS 2013 ÇMIMI

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

AFAJ BESNIK MUST Ngatërresat në me kufirin francez emrin Le Pen LIKU STEFAN ÇAPA Gjurmët e ujkut tarët oriental te shqip FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

në Kosovë, nga koha e luftës në Shqiptarët e njohinnë Kosovë. Campbell vjen Tony Blair-it. një ë ushtarakisht i fushatave të i UET Press. Në Eshtë spin doctor-i n e shefit të tij për të ndërhyre mia me Tony Blair, botim e të tjera. isë në politikë, kur mbronte vendimi Ditarët e atyre ditëve: Vitet t me rëndësinë e strategj Shqipëri pikërish me Henri ÇILIN flet për librin, bashkëbisedim

Prezantimi i Festivalit të Këngës në RTSH, një film serial, një shfaqje në teatrin e Metropolit, rikthim te prezantimi me “Netët e Klipit”, një këngë dhe videoklip i ri...Duket se Klea Huta e ka pushtuar të gjithë skenën

NJERIU I RILIN E PËRMUAJSHME

30 lekë

J BESNIK MUSTAFA në Ngatërresat me kufirin francez emrin Le Pen STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Shpallje ankandi Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje ne ankand te pasurise “Apartament” me sip 55 m2, me nr pasurie 6/248+1-17, ZK 8591,volumi5,faqe 7 ,e ndodhur ne lagjen Ahmet Haxhija , Rruga Mujo Ulqinaku , Shkoder. Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshre ne vleren 1,680,000 (Njemilion e gjashteqind e tetedhjete mije ) leke. Shitja e pasurise do te behet (Fillon)ditën e marte , datë, 27.05.2014 ora 16.15 ne Zyren Permbarimore te permbaruesit gjyqesore privat Genti Bushati me adrese Rruga Don Bosko perballe gjykates se Rrethit gjyqesore Shkoder . Ajo vazhdon 15 dite dhe perfundon me mbarimon e orarit zyrtare te dites se fundit . Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llagari te permbaruesit Gjyqesore .


Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Rudolf MaRku Komunistët e djeshëm janë islamikë të sotëm

11

16.05.2014

5 Maji Dëshmorët tuaj, të atyre dhe ndoshta tanët

fRaNCY Një austriake në jetën e Ahmet Zogut

Nr. 26 (271), Viti iX botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

” dhe Rrënja ” dhe

ojnë pet ky rrati”, tjetrën e.

uar ,

MAKS VELO

. avrami

Nga 12 Maji në të gjitha libraritë

HËNË, 12 MAJ 2014, ORA 12:00 NË HOLLIN E UET

e përmuajshme

betura

Më ka tradhtuar shoqëria Rrëfimi i pazakontë i arkitektit dhe shkrimtarit atipik. I lindur në Paris, i rritur në Korçë dhe Tiranë dhe i degdisur zgafellave të Gulagut komunist shqiptar; i tradhtuar, siç thotë, ‘nga shoqëria’. Jeta dhe fati i një personazhi që nuk bën paqe as me veten dhe as me botën, i dikujt që nuk di dhe nuk do të jetë ‘politikisht korrekt’.


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

8 qershori si rokadë e së njëjtës

J

anë të ngutshme parashikimet euforike se 8 qershori do të sjellë ndryshim të thellë politik. Me apo pa Hashim Thaçin, do të kemi vetëm rokada brenda së njëjtës kastë politike, që vetëm pas këtyre zgjedhjeve elektorati do ta kuptojë se janë të domosdoshme ndryshimet më rrënjësore të protagonistëve dhe programeve. Sidoqoftë, edhe ky do të jetë një hap përpara Zgjedhjet e 8 qershorit janë të nëntat me radhë që nga viti 2000. Për një demokraci në zhvillim e sipër, kjo mund të konsiderohet si përvojë domethënëse që çon drejt maturimit në demokraci. Por për këtë në Kosovë ka dyshime. Mjafton t’i kujtojmë problemet e mëdha me zgjedhjet e vitit 2010. Ato u manipuluan në përmasa shqetësuese, pastaj u arnuan disi me rivotime të pjesshme korrigjuese dhe marrëveshjen politike që pushteti i dalë nga ato zgjedhje të ketë mandatin vetëm për afatin sa kujtohej se do jetë i nevojshëm për të bërë reformën e sistemit zgjedhor. Por reforma nuk ndodhi dhe mandati i qeverisë ishte pothuajse i plotë. E jashtëzakonshmja e këtyre zgjedhjeve është se ato nuk do të janë fare të jashtëzakonshme. Janë të masës dhe standardit të Kosovës. Megjithatë, për partitë që prej kohësh kërkonin zgjedhjet e parakohshme, 8 qershori mund të duket si epilog ngushëllues. Por lajmi i keq për to është se zgjedhjet do të mbahen me tërë bagazhin e problemeve që kanë mbetur pezull. Për më shumë, vetë partitë që kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, tani lënë përshtypjen se janë të kapura në befasi dhe se në garë do të futen të papërgatitura. Kjo përshtypje ndoshta krijohet nga fakti se vetëm Kryeministri Hashim Thaçi kuptoi më seriozisht kahun e proceseve duke nisur një fushatë të dendur para-para-zgjedhore, ndërkaq që partitë opozitare vazhdonin të flinin gjumin e ariut. Sa i përket dështimit të reformës zgjedhore, kjo nuk mund t’i atribuohet vetëm pushtetit. Në këtë kishte gisht edhe opozita. Zakonisht pushteti edhe e ka hak të bëjë obstruksione për të fituar në kohë. Ndërkaq, opozitës i takon të reflektojë pse nuk qe në gjendje të ofrojë alternativat politike. Po kështu, ajo vepronte e përçarë pikë e pesë, duke e lejuar Hashim Thaçin që t’i ngrejë për hunde me premtime që nuk kishte ndërmend t’i realizonte. Kur të kihen parasysh këto rrethana, kritikat e sotme të zëshme mbi dështimet e Qeverisë së Thaçit, sigurisht se janë hipokrite. Sepse në dështimet bën pjesë edhe vetë opozita. Madje, ajo nuk ka bërë asgjë të hajrit, as në aspektin e reformave të brendshme.

koment Shkëlzen Maliqi

Por duke folur kështu për opozitën, nuk dua t’i hyj në hak Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka mbajtur qëndrim të vazhdueshëm opozitar. Nuk po e vlerësoj këtë qëndrim, por vetëm po e konstatoj. Për më shumë, VV bëri edhe një reformim të dukshëm nga të qenit lëvizje rebele me preferencë “politikën e rrugës” në subjekt që gradualisht përvetëson, me disa shkarje të kuptueshme, rregullat e politikave parlamentare. Simbol i këtij transformimi është imazhi i ri i Albin Kurtit me kostum dhe kravatë. Ose vendimi i tij që të ftojë në parti Shpend Ahmetin dhe tani edhe Avni Zogjanin dhe Ilir Dedën, si dhe të bëjë kontakte me zyrat e mëdha perëndimore. Por, kuptohet, opozitarizmi i Vetëvendosjes nuk e kishte fuqinë përcaktuese. Nuk mund të bëhej as strumbullari që bashkon partitë në një forcë që do ta përmbyste Hashim Thaçin. Shtrohet pyetja: pse nuk u bashkuan forcat opozitare nëse fronti kundër Hashim Thaçit ashiqare i kishte votat e mjaftueshme për ta rrëzuar nga pushteti? Mendoj se nuk ka qenë vetëm dinakëria dhe mjeshtëria manipuluese politike e Hashim Thaçit faktori që kushtëzoi mbetjen e tij praktikisht të patrazuar në pushtet. Qeveria e Thaçit gjatë viteve të mandatit të arnuar pati edhe detyra dhe suksese madhore që tani nuk përmenden shumë, ose kapen vetëm nga pikëpamja e proceseve të papërfunduara, për arritjen e të cilave partitë e mëdha opozitare, LDK-ja dhe AAK-ja nuk kanë mbajtur qëndrime opozitare. Madje, mund të thuhet se këto dy parti ishin pjesë të pabëzana të sukseseve të Qeverisë Thaçi në afirmimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe dialogun me Serbinë që solli marrëveshjen e Brukselit dhe mundësoi integrimin fillestar të serbëve të veriut në sistemin e Kosovës. Kuptohet, LDK-ja dhe AAK-ja kanë bërë kohë pas kohe kritikë opozitare për disa aspekte të punës së Qeverisë, ku ajo ka shfaqur dobësi evidente (shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik racional, politikat e privatizimit dhe menaxhimit të ndërmarrjeve publike etj.) por në punët kryesore me të cilat është marrë Qeveria në katër vitet e fundit, nuk ka pasur alternativa ose vërejtje thelbësore. Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

kanë mbajtur qëndrime që objektivisht mund të cilësohen si ato të një koalicioni të madh të heshtur për çështje madhore. Tek ky koalicion i heshtur ata kanë llogaritur mbase se “kompromiset historike” me Serbinë do t’i bëjnë dëm të pariparueshëm Hashim Thaçit. Këto kompromise ishin të tilla, të imponuara edhe nga aleatët ndërkombëtarë, që pa asnjë dyshim do t’i bënin edhe Mustafa dhe Haradinaj nëse do të ishin në rolin e Kryeministrit, por ata e heshtnin “koalicionin e madh” sepse llogarisnin se në fund të baladës procesi çon drejt uljes së prestigjit dhe popullaritetit të Hashim Thaçit deri në masën që në zgjedhjet e ardhshme, pra këto të 8 qershorit, “froni” patjetër do të mbetet i zbrazët për njërin prej tyre. Në këtë bindje duhet kërkuar edhe motivi dhe prapavija e deklarimit të Isa Mustafës se ai e pret fitoren “me duart në xhepa”. Sidoqoftë, 8 qershori, me shpresë se nuk do të ketë probleme dhe manipulime, do ta sqarojë raportin e forcave, gjë që edhe është funksioni dhe forca e demokracisë. Nuk e përjashtoj mundësinë që Hashim Thaçin vërtet ta ketë konsumuar pushteti dhe që ai të humbë më 8 qershor. Po të ishte opozita e bashkuar, qoftë edhe vetëm me qëllimin që ai të largohet nga pushteti, Thaçi nuk do të kishte gjasa. Isa Mustafa e ka përjetuar edhe vetë me rastin e humbjes së garës në Prishtinë se çka do të thotë kur të konsumon pushteti dhe kundër vetës e ke shumicën e votuesve të partive tjera. Por zgjedhjet e 8 qershorit nuk janë të tipit të balotazhit, rezultati varet edhe nga votat e partive të tjera, që në zgjedhjet lokale patën ndëshkuar praktikisht të gjitha partitë! Ne ende kemi në Kosovë një raport forcash relativisht konstant ku mund të pritet gara e dy partive dhe liderëve për primat, dhe një garë po kaq e rëndësishme për vendin e tretë, që nxjerr pretendentin për rolin e kingmakerit, të partnerit për koalicion qeveritar, nëse nuk do të ndodhte sërish koalicioni i madh. Duke pasur parasysh epilogun e tillë, mendoj se janë të ngutshme parashikimet euforike se 8 qershori do të sjellë ndryshim të thellë politik. Me apo pa Hashim Thaçin, do të kemi vetëm rokada brenda së njëjtës kastë politike, që vetëm pas këtyre zgjedhjeve elektorati do ta kuptojë se janë të domosdoshme ndryshimet më rrënjësore të protagonistëve dhe programeve. Sidoqoftë, edhe ky do të jetë një hap përpara. *Autori është këshilltar për rajonin i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Shkrimi është botuar fillimisht në express.com.

Reforma në arsim dhe implementimi i saj Edi Puka

D

itët e fundit u prezantua drafti i parë lidhur me reformën e shumëpritur dhe shumë të nevojshme mbi arsimin e lartë në Shqipëri. Si çdo reformë, edhe kjo e fundit niset nga parimet pozitive të ndryshimit të gjendjes aktuale për një zhvillim më pozitiv dhe cilësor. Aktualisht, drafti po diskutohet në ambientet akademike, si përfaqësues të grupeve të interesit lidhur me të ardhmen e arsimit të lartë në vendin tonë. Parimet e reformës janë pozitive, gjithashtu edhe puna e kryer nga komisioni i ngritur për këtë çështje ka qenë voluminoze dhe e ndërgjegjshme për rëndësinë jetësore që ka ky zhvillim i nevojshëm. Pyetja që lind është: A ia ka arritur qëllimit të synuar projekt-drafti? Në një pjesë të mirë po, por mbeten ende disa çështje shumë të rëndësishme të cilat, ose nuk janë detajuar siç duhet, ose nuk janë konceptuar në mënyrë të drejtë siç e kërkon situata aktuale në të cilën ndodhet arsimi i lartë në Shqipëri. Koncepti i parë që duhet të kishte marrë më shumë vëmendje është organizimi administrativ në mënyrë të barabartë dhe me të njëjtat rregulla loje për të gjitha institucionet e arsimit të lartë, qofshin ato publike apo private. Standardizim i rregullave do të thotë që të gjitha institucionet të kenë të njëjtat detyrime dhe të drejta karshi shtetit dhe publikut të cilit ato i ofrojnë një shërbim, pasi detyrimi themelor për të gjitha institucionet është ai i ofrimit të një shërbimi cilësor dhe të denjë të rinjve tanë, për t’iu dhënë një mundësi të qartë për të ardhmen e tyre. Ky mjet rregullator, siç janë standardet dhe respektimi rigoroz i tyre, nuk është përmendur në mënyrë të qartë, duke mos i vënë pikat mbi i dhe duke mos bërë një dallim të qartë ndërmjet të gjitha institucioneve, pavarësisht emërtimit të njëjtë që ato kanë. Nuk mund të vazhdohet më me mentalitetin e përgjithësimit të institucioneve, duke mos marrë parasysh arritjet dhe cilësitë e tyre, por duke i grupuar thjesht bazuar mbi mënyrën e financimit. Institucionet duhet të trajtohen bazuar në cilësinë dhe meritat e tyre dhe jo bazuar mbi një ndarje apriori, ku i thati digjet me të njomin dhe askush nuk mban përgjegjësi për veprimet apo mosveprimet e kryera. Koncepti i dytë që duhet të rishikohet dhe të risistemohet është edhe dublikimi i figurave drejtuese, Rektori dhe figura e re menaxhuese CEO. Ky dublikim i figurës drejtuese, i konceptuar me idenë e shmangies së problematikave të hasura deri më tani, ku ka qenë rektori ai i cili menaxhonte edhe anën akademike edhe atë financiare, nuk mund të sjellë zgjidhje të problematikes, thjesht do të krijonte një figurë më shumë në hierarkinë drejtuese. Problematikat aktuale të menaxhimit nga ana e rektorit vijnë si pasojë e një mentaliteti joprofesional dhe nuk është thjesht dublikimi i figurave drejtuese që do të sillte përmirësim të profesionalizmit të kërkuar. Koncepti i tretë që duhet të rishikohet, megjithë përmirësimet e bëra, mbetet mënyra e përzgjedhjes së figurës drejtuese të institucionit. Sipas draftit, rektori i një institucioni të arsimit të lartë publik zgjidhet nga personeli akademik i këtij institucioni. Ky koncept është paradoksal me vetë parashtrimet e bëra nga komisioni lidhur me këtë çështje. Kur flitet për mënyrën sesi duhet përzgjedhur titullari i institucionit, komisioni ndryshon skemën aktuale, por duke lënë në fuqi faktorin “zgjedhje”, duke u shprehur që ky ndryshim vjen si pasojë e mungesës së një demokracie të stabilizuar. Këtu nevojitet një sqarim nga ana e komisionit, jemi apo nuk jemi demokraci e stabilizuar? Titullari i një institucioni të arsimit të lartë përfundimisht duhet të emërohet, bazuar në arritjet e tij akademike dhe eksperiencat menaxhuese. Këto aftësi nuk mund t’i dallojë dhe as t’i gjykojë “populli”. Titullari ka një detyrë parësore dhe themelore: Implementimin e politikave dhe strategjive arsimore të vendosura nga qeveria, e cila ka një vizion më të gjerë të problematikave në rang kombëtar. Një vizion të tillë nuk mund ta ketë titullari i një institucioni të vetëm. Koha si gjithmonë mbetet gjyqtari më i drejtë dhe më i paanshëm, dhe si i tillë do të na gjykojë të gjithëve për veprimet apo mosveprimet tona. Por, përsa kohë kemi mundësinë e vënies së një standardi cilësor dhe rigoroz për të gjithë dhe nëse duam që të gjykohemi pozitivisht, duhet ta implementojmë dhe zbatojmë në mënyrë të paanshme dhe larg interesave të ngushta personale. *Prof. As. Dr. Edi Puka është pedagog në Universitetin Europian të Tiranës.


op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Blog / Kulturë / "Kënga ime" Pushteti i padiskutueshëm dhe vlerat e vërteta i Mark Zuckerbergut të trashëgimisë

S

koment IAN BURUMA

Mbetet vetëm një zgjidhje, përfaqësimi nga një lloj kontrate sociale: qytetarët europianë nuk duhet të shtyhen që të heqin dorë nga një pjesë e sovranitetit kombëtar për arsye fetare, kulturore apo etnike. U duhet kërkuar atyre që të destinojnë një pjesë të taksave të tyre për vende të tjerë. Duhet të binden për faktin që bëhet fjalë për gjëra që përkojnë me interesin e tyre. jdes nga racizmi dhe ksenofobia nuk bindnin më. Ja përse demagogët populistë që premtonin të mbronin qytetërimin perëndimor nga myslimanët, duke iu kundërvënë Brukselit dhe rimarrë vendet respektivë duke ua hequr nga duart elitave të majta, janë duke gëzuar një sukses të tillë. Megjithatë ky reagim sigurisht që nuk do i ndihmojë shtetet europianë të lulëzojnë: për të konkurruar me fuqitë në rritje të kontinenteve të tjerë, një politikë e jashtme dhe mbrojtjeje e përbashkët në nivel europian do të jenë gjithnjë e më të rëndësishme. Dhe një monedhë e përbashkët kërkon institucione financiarë të përbashkët. Për të arritur këtë, europianët duhet të rigjejnë sensin e tyre të solidaritetit. Si mund ta gjejnë? Si mund të binden europianët e veriut që janë relativisht të pasur, për faktin që të ardhurat nga taksat e tyre duhet të përdoren për të ndihmuar europianët e jugut?Mund të bëhet vetëm në praninë e një sensi të përbashkët përkatësie – që në të shumtën e rasteve, fatkeqësisht lëvizjet pan-nacionale kanë treguar se nuk munden

ta nxisin. Themeluesit e institucioneve paneuropiane vinin në pjesën më të madhe nga vende katolikë, si Robert Schumani, Konrad Adenaueri dhe Jean Monnet. Dhe duke qenë se kishin gjetur tashmë një sens përkatësie në Kishën romane, që shpesh herë përkonte me idenë e Europës, katolikët janë më të prirur për paneuropeizmin sesa protestantët. Megjithatë nuk mund të jetë ky modeli i Europës – qytetarët e të cilës përqafojnë çdo besim fetar, ose asnjërin. Një përgjigje për Europën nuk mund të gjendet as tek solidariteti etnik që Vladimir Putini po përpiqet ta nxisë mes rusëve të ish perandorisë sovjetike. Disa europianë, si ish-kryeministri belg Guy Verhofstadt, planifikojnë një komunitet kulturor të përbashkët: Verhofstadt flet në fakt për dashurinë e tij për verën franceze, operën gjermane dhe letërsinë angleze apo italiane. Ideja, sado ngazëlluese, është e pamjaftueshme. Mbetet vetëm një zgjidhje, përfaqësimi nga një lloj kontrate sociale: qytetarët europianë nuk duhet të shtyhen që të heqin dorë nga një pjesë e sovranitetit kombëtar për arsye fetare, kulturore apo etnike. U duhet kërkuar atyre që të destinojnë një pjesë të taksave të tyre për vende të tjerë. Duhet të binden për faktin që bëhet fjalë për gjëra që përkojnë me interesin e tyre. Politikanët e secilit vend duhet t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre se disa probleme mund të zgjidhen vetëm përmes institucioneve paneuropiane. A do të binden? Pyetja të kujton debatet e vjetër të epokës së të iluminuarve, kur kontrata sociale e John Lockes, bazuar mbi një interpretim të iluminuar të interesit personal, vihej përballë idesë së David Humes, sipas të cilit paragjykimet kulturorë dhe traditat përfaqësojnë marrëdhënien bazë të një komuniteti. Unë simpatizoj të parin, por historia ka treguar që i dyti mund të joshë më shumë. Por historia ka treguar gjithashtu që ndonjëherë traditat shpiken nga hiçi, për interesa të klasave drejtuese. Problemi i bashkimit të Europës qëndron në faktin që është nxitur gjithmonë prej një elite politike dhe burokratike. Njerëzit e zakonshëm rrallëherë konsultoheshin. Ja pra, përse po fitojnë populistët.

Universitet / UET, Eni Vasili diskutim me studentët e Juridikut mbi Nazime Vishën

13

Kurrë mos e tradhto një të dashur, përveç me bashkëshorten. - P. J. O’Rourke

Regani ia fut kot: Opozita është problemi

Pse do rriten partitë populiste të së djathtës? ipas sondazheve të fundit, në zgjedhjet europiane të fundit të këtij muaji do të rriten shumë partitë populiste të së djathtës, të cilat i bashkon kundërshtimi ndaj Bashkimit Europian, si dhe do të afirmohen veçanërisht Fronti Nacional francez, Partia për Lirinë e vendeve të ulët dhe UKIP britanik. Edhe pse e djathta euroskeptike nuk do të sigurojë maksimumin e vendeve në parlamentin e ri, forca e saj ko l e kt ive dob ë s o n k au z ë n e Bashkimit Europian. Si ka mundësi që një projekt, i cili lindi të nesërmen e Luftës së Dytë Botërore, sot has në një rezistencë të tillë? Suksesi i populizmit të së djathtës në Europë nuk përfaqëson vetëm një reagim ndaj BE, por ndërfutet në një valë protestash kundër elitave të së majtës liberale, që konsiderohen përg jeg jëse për shumë prej problemeve: imigrimin, pasigurinë e ekonomisë, ekstremizmin islamik dhe supremacinë e supozuar të “eurokracisë” në Bruksel. Ashtu si mbështetësit e Tea Party në Shtetet e Bashkuara, disa europianë mendojnë që vendet e tyre janë dobësuar. Njerëzit ndihen politikisht të pafuqishëm dhe janë të bindur që, vetëm sikur të riktheheshim të zotët e shtëpisë sonë, gjërat do të shkonin për mirë. Të nesërmen e katastrofës së dy luftërave botërore, nga 1945 e këtej kristiandemokratët dhe socialdemokratët kishin ndarë idealin e një Europe paqësore dhe të bashkuar, që do të zëvendësonte gradualisht nacionalizmin, me solidaritetin mes kombeve. Një ideal i tillë filloi të dobësohet seriozisht në vitet nëntëdhjetë, kur rënia e perandorisë sovjetike diskreditoi jo vetëm socializmin, por pothuajse çdo formë të idealizmit kolektiv. Atëherë, neoliberalizmi filloi të mbushë boshllëkun ideologjik. Po gjatë atyre viteve, në qytetet europianë nisën të vendosen një numër gjithnjë e më i madh imigrantësh, që shpesh herë vinin nga vende myslimanë, me pasojë rritjen e tensioneve socialë, ndaj të cilëve partitë kryesore politike nuk ishin në gjendje të reagonin siç duhej. Në atë klimë të frikshme, mes rënies ekonomike dhe akteve sporadikë të terrorizmit, paralajmërimet e atyre që bënin thirrje për të bërë ku-

16.05.2014

koment

Alfred Lela

Opozitës në fakt i konvenon kjo, edhe pse tani ngjan e tmerrshme si dhimbje shtatzënie. Sa më gjatë qeveria ta kërkojë problemin tek opozita, aq më shpejt kjo e fundit fillon e shihet si zgjidhja.

J

emi në një situatë paradoksale. Në të cilën është shumë herët për t’i kërkuar llogari qeverisë, dhe në të njëjtën kohë nuk na bëhet vonë nëse i kërkojmë llogari opozitës. Kjo është një përmbysje edhe banale, edhe e pamëshirshme e maksimës së Ronald Reganit qeveria është problemi. Domethënë këtu te ne, problem është opozita. Të artikulosh këtë, siç duket se po bëhet lejtmotivi i formulimit politik të mazhorancës së sotme, është njëfarë autogoli. Në rastin më të mirë je duke rrëfyer pamundësinë për të operuar plotësisht me pushtetin e fituar dhe në rastin më të keq, paaftësinë. Opozita në anën e vet nuk është duke e qepur aq trashë kostumin e kundërshtarit. Eksponentët e saj dolën dje në protesta jo për të thirrur zgjedhje të reja, por për të kërkuar një kryeministër tjetër. Ka një dallesë politike dhe strategjike të hollë në këtë lejtmotiv të protestës. E para, opozita është e sinqertë në atë se nuk është ende alternativë duke qenë se e ka mbajtur pushtetin gjatë 8 viteve të fundit dhe e ka lënë vetëm para 8 muajsh. E dyta, tenton të krijojë nën kampin qeverisës hendekun e rivaliteteve. Në anën e majtë janë të paktën dy politikanë që nanurisin ëndrra kryeministrore. Ilir Meta, të cilit i është kënduar aq gjatë refreni i këngës së kingmaker-it por që preferon një ditë të jetë vetë mbreti, dhe Ben Blushi, që ndihet i tradhtuar nga mungesa e cikleve në karrierën politike në Shqipëri. Opozita kësisoj nuk bie në kompleksin e Don Kishotit që lufton një betejë ndërkohë të humbur, por mundohet të fusë në luftë erëra të tjera që mund të vënë në lëvizje mullinj që mund të bluajnë grurin e saj. Gjithashtu opozita i ka dhënë dje një shenjë tjetër të mirë e të qartë skenografisë dhe skenarit politik demokratik shqiptar, duke e mbajtur protestën e vet në oborr të parlamentit. Lulzim Basha me gjenuinitet ka riparuar dje një cen të tijin, atë të mosqenit anëtar i parlamentit duke ia behur si qenie politike por dhe sociale te portat e Kuvendit. Duke thënë pak a shumë, se protesta jonë nuk është trazirë, sepse ajo nuk është më shumë se një aksion politik që i sheh protestën dhe parlamentarizmin si zgjatime dhe jo si përjashtime të njëra-tjetrës. Opozita pra nuk mund të jetë problemi. E vërtetë, ajo nuk është ende alternativë pushteti, dhe ia ka pranuar edhe vetes, duke mos kërkuar zgjedhje të reja, por kryeministër tjetër në protestën e djeshme, e nëse qeveria nuk u vë emër skandaleve duke kërkuar devijacione nga thelbi, pakica shpejt mund të fitojë Ace-in e lojës. Ka të paktën alogjikë në veprimet e qeverisë, sepse nga njëra anë e mohon, edhe duke e parodizuar, trafikun e drogës, dhe nga ana tjetër angazhon mjete të saj për të neutralizuar infrastrukturën prej nga ku opozita pretendonte se lidhej ky trafik. Edhe kur ekzistenca e një linje të hapur vërtetohet, me rastin tashmë të famshëm të Divjakës qeveria ndërton një realitet paralel që gjithashtu i largohet logjikës. Opozitës në fakt i konvenon kjo, edhe pse tani ngjan e tmerrshme si dhimbje shtatzënie. Sa më gjatë qeveria ta kërkojë problemin tek opozita, aq më shpejt kjo e fundit fillon e shihet si zgjidhja.


14

kulturë

Festivali

Muzikë Nata e fundit e prezantimit të artistëve pjesëmarrës, një mbrëmje magjike në Festivalin e TV Klan

"Kënga ime" dhe vlerat e vërteta të trashëgimisë

Pandi Laço, ideatori dhe realizuesi i Festivalit shprehet se në të ardhmen ky aktivitet nuk do të jetë thjesht një festival, por një shtëpi e madhe ku të mblidhen këngëtarë e muzikantë nga të gjitha trevat shqiptare

Ramazan Çeka

N

Pak çaste para fillimit të spektaklit ranë në sy disa karrige bosh, pasi priteshin të vinin shumë spektatorë nga Ulqini për të ndjekur në këtë festival përfaqësuesin e tyre, këngëtarin Gëzim Salaj, të cilët nuk vonuan, por të djersitur e aspak të lodhur, hynë në sallë si dasmorë të vërtetë.

ata e fundit e prezantimit të artistëve pjesëmarrës në Festivalin show «Kënga ime» ishte një nga mbrëmjet më të veçanta të të gjitha netëve, një atmosferë e vërtetë feste plot emocione. Emra të njohur dhe personalitete të spikatura të muzikës dhe spektaklit u mblodhën për të performuar në skenën e teatrit të TV Klan në vazhdim të konkurrimit, shoqëruar nga spektatorë të shumtë. Rrallë ndodh që në festivale të tilla të jenë kaq shumë artistë të pranishëm pjesëmarrës në konkurrim nga trevat shqipfolëse, përfaqësues të krahinave të ndryshme, por me një të përbashkët: vlerat e vërteta të trashëgimisë shpirtërore e tradicionale shqiptare. Kjo ndodhi edhe në Festivalin «Kënga ime» të organizuar nga TV Klan, që përcolli për publikun një mbrëmje të vërtetë feste. Kjo festë e shndërruar tashmë në një traditë, organizohet prej nëntë të shtunave radhazi. E veçanta e këtij aktiviteti është se përmes tij promovohen vlerat e vërteta të këngëve tradicionale, vlerat shpirtërore dhe ato folklorike. Janë elementë që evidentohen dhe spikasin natyrshëm nga qindra artistë prej vendeve të ndryshme të trojeve shqiptare që vijnë këtu çdo të shtunë. Kjo ndodhi edhe në natën e fundit me artistët pjesëmarrës në Festivalin «Kënga ime», një performancë festive e shkëlqyer e artistëve popullorë që krijoi një dimension tjetër në të gjithë hapësirën e tij, duke e pasuruar atë me një kolor emocional, që rrallëherë të bie rasti ta ndeshësh në evente të tilla. Në këto nëntë të shtuna ky festival ka përshkuar një udhëtim të bukur, një garë plot grintë, por jo pa vështirësitë e veta. Hap pas hapi, javë pas jave në çdo «stacion» kanë mbërritur protag-

onistë me eksperiencë dhe bagazh të madh vlerash, duke iu drejtuar kështu «stacionit të fundit», natës finale që do të laureojë edhe fituesit. Në të gjithë elementët organizimi i këtij festivali ishte i përkryer. Gjeografia e përfaqësimit të këngëtarëve dhe grupeve pjesëmarrëse, larmia e ngjyrave në kostumografi dhe spektrin e vlerave të folklorit, mjaftojnë për të arritur në këtë përfundim, duke u rreshtuar në elitën e aktiviteteve me nivel të lartë artistik, si dhe duke shënuar një arritje të dukshme nëpërmjet dimensioneve të këtij festivali. Nata e fundit e etapës së parë u hap me falenderimin e mirëseardhjes nga prezantuesit Pandi Laço dhe Ardita Meni, për spektatorët pjesëmarrës në Teatrin e TV Klan, si dhe për anëtarët e jurisë, Aleksandër Lalo, Eda Zari, Eli Fara dhe Mikaela Minga. Pak çaste para fillimit të spektaklit ranë në sy disa karrige bosh, pasi priteshin të vinin shumë spektatorë nga Ulqini për të ndjekur në këtë festival përfaqësuesin e tyre, këngëtarin Gëzim Salaj, të cilët nuk vonuan, por të djersitur e aspak të lodhur, hynë në sallë si dasmorë të vërtetë. Spektakli filloi me prezantimin e tetë këngëtarëve garues në këtë festival, të cilin e hapi këngëtarja Emi Bogdo me këngët e titulluara «Arvanitase» dhe «Jeta shpirtin ma rrëmbeu», duke vazhduar më pas me këngëtarin Tomi Kondakçi, me këngët «Brenga» dhe «Stoli». Një atmosferë të këndshme krijoi edhe këngëtarja Valbona Mema me këngët e titulluara «Jam kaçaku i ferrës» dhe kënga e re «Duam karamele tate», shoqëruar nga grupi i fëmijëve. Nga Cërriku, këngëtari Metush Doku u paraqit me këngët «Lule në dëborë» dhe «Vitori t’u bëftë nëna». Ulqini dhe Shkodra kanë traditë, kulturë, zakone dhe marrëdhënie të ndërsjella. Këto marrëdhënie shekullore kanë bërë që karakteristikat e këtyre dy qyteteve të ngjasojnë shumë me njëra-tjetrën. Ajo që i lidhi më shumë nuk ishte tregtia, por marrja dhe dhënia në

Pandi Laço me këngëtarin nga Ulqini Gëzim Salaj

krushqi e martesa, të cilat ktheheshin në ceremoni të gëzuara familjare, që kulmin e arrinin kur këndoheshin jaret e bukura shkodrane dhe këngët e papërsëritshme popullore ulqinake. Në këtë festival magjik nuk kishte si mos të garonte edhe këngëtari nga Ulqini Gëzim Salaj, i shoqëruar nga grupi i tij shkodran «Diamant», i përbërë nga drejtuesi i këtij grupi, Arben Dema në fizarmonikë, Bardhyl Spahja (Bardhi) në violinë, Emiljano Lekaj në klarinetë, Angjelin Doda në kitarë dhe Astrit Rexhepi në dajre. Këngëtari Gëzim Salaj e përçoi më së miri tek publiku jo vetëm këngën ulqinake, por edhe këngën shkodrane dhe kur u prezantua emri i tij salla shpërtheu nga duartrokitjet e shumta, si dhe nga brohoritjet: «Gëzimi, Gëzimi...» Pandi Laço e prezantoi Gëzimin me humor, duke e përfytyruar atë si paqeruajtës të vlerave të muzikës popullore shqiptare. Gëzim Salaj që në fëmijërinë e tij iu përkushtua këngës popullore, duke u bërë një nga këngëtarët e njohur si

në Ulqin, ashtu edhe në Shkodër. Ai ka dhënë një kontribut shumë të madh në përhapjen e propagandimin e këngës qytetare ulqinake e shkodrane, duke mos njohur kufij, i palodhur dhe plot gjallëri e pasion, duke u bërë kështu edhe një përçues i denjë i vlerave artistike që ka ai brenda melosit të tij të pastër shqiptar. Është këngëtar që ka performuar në skenat shqiptare dhe në ato kosovare dhe më gjerë, në të gjitha vendet ku ka përqendrime shqiptare si në Europë, në SHBA, deri në Australi. Këngëtari Gëzim Salaj para se të këndonte falenderoi përzemërsisht spektatorët në sallë, kryesisht ata të ardhur nga qyteti i bukur i Ulqinit, dhe ata shkodranë, të gjithë kolegët e tij këngëtarë, organizatorët e këtij festivali, jurinë e mrekullueshme, si dhe TV Klan, i cili bëri të mundur që të paraqesë kulturën dhe vlerat e qytetit të lashtë të Ulqinit dhe të shqiptarëve të Malit të Zi. Ai i emocionuar tha se së pari do të prezantonte një këngë tradicionale shkodrane, sepse për të ishte vërtet një kënaqësi shumë e madhe,


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

16.05.2014

15

kinema

Artisti Daniel Schinasi në Tiranë Për shfaq jen e dokumentarit kushtuar atij, Le juif italien d’Alexandrie nga Giuseppe La Rosa dhe dy masterclass në Universitetin e Arteve Artisti Daniel Schinasi, themelues i Neofuturizmit, do të jetë i ftuari i Institutit Italian të Kulturës për një takim të dyfishtë: do të mbajë dy masterclass me studentët e Departamentit të Arteve Pamore të Universitetit të Arteve dhe do të marrë pjesë në shfaqjen e dokumentarit kushtuar atij, Le juif italien d’Alexandrie, në prani të regjisorit Giuseppe la Rosa. Dokumentari përpiqet të mbledhë në 36 minuta karrierën e dendur artistike të piktorit të famshëm, i cili ka lindur në Aleksandri, Egjipt në vitin 1933

nga një familje sefardite me origjinë livorneze, dhe sot e ndan jetën e tij mes rivierës franceze dhe fshatit toskan. Le juif italien d’Alexandrie fillon nga pranvera e vitit 2009, kur komuna e Cascina-s, në provincën e Pizës, i ngarkon M. Schinasi-t të krijojë një seri pikturash për të festuar 400-vjetorin e shpikjes së teleskopit të Galil-

eos. Artisti lë Nizza-n duke u nisur drejt Casino di Terra për të filluar punën. Ndërsa punon, artisti i rrëfehet kameras, siç pasqyrohet në kanavace. Bisedon me miqtë, me gruan, me veten e tij. Kujtimet e një jete shfaqen gradualisht dhe ndërkohë shikuesi zbulon se ka shumë gjëra që ai i tërheq nga e kaluara e tij dhe i hedh në punë. Format dhe ngjyrat lindin dhe zhvillohen nga vetë kujtimet, mërgimi i dhimbshëm nga vendlindja Egjipti ende djeg shpirtin e artistit dhe e vë atë në lëvizje. Pra kështu, ne zbulojmë se si ai ka ndërtuar stilin që sot e dallon nga të tjerët dhe kuptojmë se si për të kryer një vepër të tillë, është e nevojshme të bëjë një bilanc të një ekzistence që, në rastin e tij ka ditur gjithmonë të rezistojë. Artisti do të jetë në Tiranë të hënën më 19 maj dhe të martë, 20 maj.

Librat e botuar në Tiranë nuk do të shiten më shtrenjtë në Prishtinë

pasi siç tha ai, ishte rritur me këngët e bukura shkodrane dhe me artistët e mëdhenj të këtyre këngëve, të cilat i kishte përcjellë së bashku me të gjithë artistët e tjerë shqiptarë. «Unë nuk mund ta mendoj e as ta kuptoj jetën time pa Shkodrën dhe pa Ulqinin, pasi dy barkushet e zemrës time janë të ndara, njëra në Shkodër dhe tjetra në Ulqin». Kënga e parë ishte një perlë e këngës shkodrane, titulluar «T’parën herë kur jena pa», e cila e ndërroi komplet atmosferën në sallë, duke krijuar një uragan spektakolar nga interpretimi me shumë emocion dhe profesionalizëm i Gëzimit. Më pas vazhdoi me një baladë shumë të bukur titulluar «Ulqinakes», me tekst të Hodo Lukës, muzika Gëzim Haxhimehmeti, aranxhuar nga Luan Dagistani, shoqëruar dhe nga tri vajza lulebore, nxënëse për kanto në Shkollën e Mesme Artistike Kombëtare «Prenk Jakova» në Shkodër, Elona, vajza e Gëzimit, Françeska dhe Silva. Pas interpretimit të kësaj balade të bukur, juria dha vlerësimin e saj, duke filluar nga anëtarja e kësaj jurie Eli Fara, e cila tha se Gëzimi me këtë këngë e ngrohu atmosferën, me prezencën dhe interpretimin e tij shumë bukur, duke i dhënë kësaj nate sherbet. Më pas vazhdoi komplimentet dhe vlerësimet e saj edhe anëtarja tjetër e jurisë, Mikaela Minga, për të vazhduar me Eda Zarin, duke vlerësuar në maksimum këngët e bukura shkodrane, si dhe diksionin e Gëzimit, i cili e sjell me shumë dashuri këngën tek publiku. Ajo vlerësoi tekstin, muzikën dhe melizmat e kësaj kënge të bukur, me të cilën Gëzimi në profilin e tij ishte shumë komod. Profesor Aleksandër Lalo ndër të tjera tha për Gëzimin që e ndryshoi komplet atmosferën, sidomos për ata që e njohin muzikën, duke i dhënë të drejtën Gëzimit që të vazhdojë konkur-

rimin në gjysmëfinale me krijimin e ri. Vlerësimi për krijimet e reja në këtë natë ishte ndryshe nga netët e tjera, pasi vetëm dy pjesëmarrës do konkurronin me këngët e vjetra, duke iu dhënë përparësi krijimeve të reja. Më pas u vazhdua me dy konkurrentë të tjerë bashkëkombës që vinin njëri nga Maqedonia dhe tjetri nga Malësia e Gjakovës, të cilët janë bashkë jo vetëm në skenë por edhe në jetë, Besjana Mehmeti dhe Shkodran Tolaj. Këta dy këngëtarë garuan me këngët «Kur perëndon dielli» dhe «Të kam pritur», duke u vlerësuar si këngëtarët me performancën më të mirë deri tani në këtë festival. Spektakli vazhdoi më pas me këngëtarin Renis Gjoka, me këngët «Falmi sytë e shkruar» dhe «Mos më vra». Nata e fundit e prezantimit të artistëve pjesëmarrës në Festivalin «Kënga ime» u mbyll me këngëtaren shkodrane Rosela Gjylbegu me këngët «Djali i kumbarës» dhe «Tash s’po du». Kushdo prej nesh duhet të jetë krenar për këtë event që i është shtuar vlerave tradicionale dhe bashkëkohore të artit muzikor shqiptar nëpërmjet televizionit kombëtar «TV Klan». Këtij qëllimi i shërben edhe puna që bën stafi i Festivalit, ideatori dhe realizuesi i tij, Pandi Laço, në kërkim të vazhdueshëm të elementëve të rinj, për ta bërë atë sa më të pasur e dinamik dhe për të siguruar kështu një vazhdimësi që në të ardhmen të jetë jo thjesht një festival, por një shtëpi e madhe ku të mblidhen këngëtarë e muzikantë nga të gjitha trevat shqiptare. Në këtë kontekst, Festivali «Kënga ime» është një proces që do të vazhdojë të sjellë risi, që evidenton dhe evokon pasurinë shpirtërore të popullit tonë, trashëgimin që do t’u shërbejë brezave.

Së fundmi qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Kosovës për heqjen e TVSH në import për librat, produktet e përafërta me librin, gazetat, revistat, periodikët, si dhe materialet e ngjashme të shtypit të publikuara në Republikën e Shqipërisë apo në Republikën e Kosovës. Po cili do të jetë efekti i këtij vendimi tek libri. Vendimi i qeverisë shqiptare për heqjen e TVSH-së për botimet që shkojnë në Kosovë është një ndihmë e madhe për botuesit, librashitësit dhe vetë lexuesit, pasi ul koston, rrit prodhimin por edhe fitimin nga librat. Aktualisht librat e botuar në Tiranë shiten më shtrenjtë në Prishtinë pikërisht për shkak të kësaj takse. Por pas vendimit të qeverisë Rama; me heqjen e TVSH-së, shtëpitë botuese do të mund t’i shesin librat me çmim më të lirë dhe njëkohësisht edhe lexuesit do të kenë mundësinë që të blejnë libra me çmim të reduktuar. Ferhat Muhedini, pronar i librarisë “Friend’s Book House” në Tiranë, thotë për KosovaPress se ky vendim është një masë nxitëse për riqarkullimin më të madh të botimeve të ndryshme mes Kosovës dhe Shqipërisë, çka do të thotë më tej afrim më i madh i lexuesit me librin. “Kjo do të ishte një ndihmë shumë e madhe sepse ne jemi një komb-një gjuhë, dhe do të ishte e pakuptimtë të vendosej TVSH për shpërndarjen e librave. Kjo ka qenë në fakt një problem

i madh për shkëmbimin e materialeve, po ashtu edhe nëpër panaire ka qenë problem dhe besoj do t’ju vijë shumë në ndihmë të dyja vendeve të shkëmbejnë libra dhe të thellohen edhe një herë në kulturën e përbashkët që ne kemi. Ashtu siç u veprua dhe me farmacitë, të veprohet edhe me shtëpitë botuese derë më derë, kam përshtypjen që edhe kjo do ndikojë në uljen e kostos së librit, rritjen e fitimit të librave, gjë që është një masë nxitëse për riqarkullimin më të madh, çka do të thotë më tej afrim më i madh i lexuesit drejt librit”, - tha Muhedini.

Çelet Festivali Ndërkombëtar i Muzikës klasike Edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës ReMusica 2014 do të mbahet nga data 18 deri në 28 maj. Janë gjithsej 13 koncerte dhe një sërë aktivitetesh që do të zënë vend në kuadër të festivalit, përfshirë këtu tribunë muzikologjike, masterklasa e promovime. Koncertet do të mbahen në Katedralen “Nënë Tereza”, Sallë të Kuqe dhe në Kishën Katolike ‘Shën Ndou’. “Siç dihet nga vitet e kaluara, ReMusica ka modifikuar fizionominë e saj. Programet e koncerteve tash sajohen në bazë të një lidhjeje logjike dhe të natyrshme të muzikës bashkëkohore, muzikës së epokave tjera stilistike (para se gjithash të barokut) dhe gërshetimi i tyre me muzikën e krijuesve kosovarë”, thonë organizatorët e festivalit. Në edicionin e sivjetmë, ballafaqimet stilistike janë edhe më të theksuara. Në të njëjtën mbrëmje kemi variacionet madhështore Goldberg të gjeniut barokien, J.S. Bahut dhe veprat karakteristike minimaliste të viteve të fundit (Koncerti i pianistit holandez M. Worms). Në një mbrëmje tjetër kemi ballafaqimin e literaturës së re për tubë me Romantizmin muzikor, c i k l i n t ë rh e q ë s “ S t i n ë t ” t ë P.I.Çajkovskit, nën interpretimin e pianistes më të spikatur sot në Shqipëri, Merita Rexha-Tërshana.

Përsëri në skenën e ReMusica-s kthehet Petrit Çeku pas një morie suksesesh ndërkombëtare, që e bëjnë atë njërin prej dy-tre artistëve më depërtues kosovarë në skenën botërore. Po ashtu, sivjet prezantohen për herë të parë disa nga artistët më cilësorë të paraqitur në skenën muzikore kosovare në vitet e fundit: Thomas Leleu, i zgjedhur si virtuoz i vitit 2012 në Francë, në French Grammy Awards dhe Ansambli me renome botërore i perkusioneve ‘Krumata’, nga Suedia. Për herë të

parë në Festivalin ReMusica do të paraqitet një trio polake me një program të amplitudës së gjerë stilistike, që nga Chopin e deri te vepra premierë e kompozitorit të ri kosovar Ardian Halimi. “Veçori e edicionit të sivjetmë është gjithsesi numri prej 300 pjesëmarrësve në 13 koncerte, me artistë të shkëlqyer vendorë dhe ndërkombëtarë, ansamble dhe kore. Për më shumë, Tribuna Muzikologjike këtë vit do të shtjellojë temën interesante të Artit Psaltik të shekullit XIII-XIV nga referuesja Meri Kumbe”, thotë për “KultPlus” Donika Rudi nga ky festival. Në Koncertin e Korit të Filarmonisë së Kosovës do të përkujtohet 105-vjetori i lindjes së kompozitorit Lorenc Antoni, e po ashtu edhe 65-vjetori i lindjes së dirigjentit të këtij kori, Rafet Rudi, me premierën e veprës së tij më të re vokalo-instrumentale ‘Kurorë glëmbash’ (vepra e pestë nga Cikli Afresk arbëresh). Koncerti tematik pedagogjik sivjet i kushtohet instrumentit të kitarës. Janë porositur nga kompozitorët shqiptarë një numër miniaturash për kitarë, të bazuara në muzikën popullore shqipe. Veçanti tjetër e edicionit të sivjetmë është koncerti “Pasdite korale”, ku do të marrin pjesë gjashtë kore nga Kosova.


16 16.05.2014

Gazeta MAPO

Njoftime/reklama

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

CMYK

K

y libër tregon historinë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe përmban rrëfimin e sinqertë të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant (Hju Glledni Grant).

Ilir Ikonomi

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939

www.uet.edu.al

Çmimi 800 L

info@uet.edu.al

9

PUSHTIMI

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e IKONOMI bëri atë paksa naiv nëIlirçështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Është gazetar i Zërit të Amerikës në Uashington. Natyrisht, ka mundësiAi është edhe tëKonica: ketë qenë qysh në fillim autor iqë libraveai “Faik Jeta në Uashington” dhe “Pavarësia: Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”. një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i 36 shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.” Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939 ISBN 978-9928-4181-9-7

13.03.2014 09.04.2014

Ilir Ikonomi

PUSHTIMI

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Natyrisht, ka mundësi edhe që ai të ketë qenë qysh në fillim një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.”

Gazeta GAZETAMaPO MAPO

www.mapo.al www.mapo.al/ gazetamapo@gmail.com / gazetamapo@gmail.com

36 / scripta manent

NJOFTIME/REKLAMA NJOFTIM / REKLAMA

ILIR IKONOMI

PUSHTIMI

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

9 789928 418197

PROMOVIMI I LIBRIT BËHET DITËN E SHTUNË, 3 MAJ 2014, ORA 17:00 NË HOLLIN E UET


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

universitet

16.05.2014

17

Eni Vasili ndau me studentët detajet e nismës së ndërmarrë prej saj dhe kërkesës që i është bërë Presidentit Bujar Nishani, duke u shprehur se ajo mban kontakte të rregullta me Nazime Vishën dhe është e vendosur që së bashku me ata të cilët e kanë përkrahur nismën e saj, ta çojnë deri në fund angazhimin për faljen e 19-vjeçares. Aktualisht, dosja e Nazime Vishës për vrasjen e Fiqiri Muçës është kthyer për rekurs në Gjykatën e Lartë.

UET, Eni Vasili diskutim me studentët e Juridikut mbi Nazime Vishën Rasti i Nazime Vishës kthehet sërish. Kësaj here, gazetarja Eni Vasili e ka sjellë në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës, duke e diskutuar rastin e kthyer tashmë në fenomen me studentët e Drejtësisë. Të rinjtë e shqyrtuan çështjen duke u nisur nga njohuritë e tyre ligjore dhe dhanë mendimet e tyre për refuzimin e kërkesës për falje nga ana e presidentit Nishani... Prej kohës e ka marrë çështjen e Nazime Vishës si kauzën e saj, duke e kulmuar me peticionin e firmosur nga personalitet e artit dhe kulturës shqiptare për faljen e 19-vjeçares që vuan dënimin në burgun e grave në Tiranë. Por me gjithë refuzimin e kërkesës për falje nga ana e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, gazetarja Eni Vasili duket se nuk është ndalur në përpjekjet e saj. Ajo ishte dje e ftuar në Universitetin Europian të Tiranës nga klubi i studentëve të Drejtësisë për të diskutuar për çështjen ‘Visha’, duke e trajtuar rastin në fjalë si një fenomen e jo si emër të përveçëm. Në kuadër të praktikumit të njohurive teorike në fushën e ligjit, ishte ideja e studentëve të ftonin gazetaren Vasili –e cila është marrë prej kohësh me çështjen –për ta parë më në thellësi dhe për të vënë në praktikë njohuritë e tyre mbi ligjet dhe sistemin shqiptar të Drejtësisë.

Gjatë diskutimit, opinionet e studentëve ishin të ndryshme dhe ndaheshin në pika të veçanta, si ajo e faljes ose jo të Vishës. Për kundërshtuesit, argumenti kryesor ishte ftohtësia e ligjit në rastet të krimeve të tilla. Por në përgjithësi, të rinjtë e panë më shumë si një viktimë sesa si autore e krimit. Ata që ishin pro faljes së saj, e shihnin Nazimen si viktimë të shoqërisë shqiptare, me tipare të theksuara maskiliste. 19-vjeçarja nga komuna Zallbastar është dënuar nga gjykata me 10 vjet burg për vrasje me paramendim të shtetasit Fiqiri Muça, kryer në gusht të 2012-ës. Gazetarja Eni Vasili jo vetëm që arriti t’i merrte të dënuarës një intervistë ekskluzive nga qelia e burgut, por ishte nismëtare për nënshkrimin e një peticioni që përfshiu emra të shquar të artit dhe kulturës së vendit, si shkrimtari Ismail Kadare, Dritëro Agolli, violinisti Tedi Papavrami, sopranoja Inva Mula etj., për faljen e Nazime Vishës. Në letrën që u bë publike në emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit, personalitetet kërkonin që të tregohej mëshirë për Nazime Vishën, e cila sipas tyre ishte viktimë e dhunimit që në moshë të mitur, duke theksuar se dhuna që kjo vajzë ka pësuar që në moshën 13-vjeçare, si edhe akti tragjik që ka kryer, janë dënim i mjaftueshëm për çdo jetë njerëzore. Por përpjekjet e këtij grupi intelektualësh rezultuan të pasuksesshme, pasi Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e ka refuzuar kërkesën për falje me pretendimin se nuk i përmbush të gjitha kriteret ligjore për të përfituar nga kjo e fundit. Kadare e Agolli reaguan sërish për çështjen në media, pas një shkrimi të këshilltarit juridik të Presidentit të Repub-

Në foto: Gazetarja Eni Vasili gjatë diskutimit me studentët

likës, Shaqir Hasanaj. Në këtë letër, Kadare e Agolli thoshin se “e keqja nuk ishte thjesht në terrorin verbal të treguar nga këshilltari i Presidentit, por në mbeturinat e një mendësie barbare, për të cilën, në rastin e përdhunimit të një femre, fajtore është e përdhunuara dhe jo përdhunuesi”. Eni Vasili ndau me studentët detajet e nismës së ndërmarrë prej saj dhe kërkesës

që i është bërë Presidentit Bujar Nishani, duke u shprehur se ajo mban kontakte të rregullta me Nazime Vishën dhe është e vendosur që së bashku me ata të cilët e kanë përkrahur nismën e saj, ta çojë deri në fund angazhimin për faljen e 19-vjeçares. Aktualisht, dosja Nazime Vishës për vrasjen e Fiqiri Muçës, është kthyer për rekurs në Gjykatën e Lartë.

Arsimi europian; BE-ja të fokusohet te talentet e reja Në këtë kontekst të brishtë të krizës globale, Bashkimi Europian duhet të përqendrohet në arsim në mënyrë që të ushqejë talentin dhe potencialin e njerëzve, për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale. Arsimi mban çelësin jo vetëm për punë më të mira dhe rritjen e PBB-së, por edhe për zhvillimin kulturor, politik dhe shoqëror, që është i nevojshëm për të siguruar që qytetarët të jenë të harmonizuar për të udhëhequr në nivelet lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke u fokusuar në politikat e duhura, udhëheqësit e BE-së mund të sigurojnë që arsimimi i europianëve t’u mundësojë atyre të jenë qytetarë të artikuluar globalë dhe aktorë të fuqishëm ekonomikë. Lajm i mirë është se liderët europianë duket të njohin vlerën e kërkimit të dijes. Kur u caktuan fondet në buxhetin europian 2014-2020, qeveritë e BE-së, me mençuri vendosën të rrisin fondet për arsim dhe kërkim – të vetmet fusha ku e bënë këtë. Ky angazhim për ruajtjen e arsimit dhe financimin e kërkimit duhet të reflektohet në të g jitha nivelet e politikëbërjes. Për ta çuar transformimin e Evropës në një qendër të inovacionit të

përgjegjshëm dhe të prodhimit të shëndoshë etik, politikëbërësit duhet të sigurojnë që institucionet e arsimit të lartë t’i pajisin studentët me njohuri të fundit dhe aftësi fleksibile të nivelit të lartë, të bazuara në vlera të përbashkëta. Kjo do të thotë që nevojitet zhvillimi i sistemeve të diferencuara të arsimit, duke filluar nga shkollat p ​​ rofesionale te programet e doktoraturës, ku t’u jepet akses studentëve në përvojën ndërkombëtare, gjë që mund t’i ekspozojë ata për mundësi përtej kufijve kombëtarë. Për shembull, Programi Erasmus u mundëson studentëve të universitetit të studiojnë apo punojnë jashtë vendit si pjesë e diplomimit të tyre, duke u zgjeruar pjesëmarrësve këndvështrimin dhe duke u rritur gatishmërinë dhe aftësinë për të shkuar aty ku janë punët. Programet e tilla gjithashtu pasurojnë studentët vendas dhe ofrojnë njohuri të vlefshme për profesorët rreth traditave të tjera të arsimit të lartë. Për më tepër, liderët e BE-së duhet të pranojnë se mësimi me cilësi të lartë është po aq i rëndësishëm në universitete sa edhe kërkimi. T gjithë janë dakord se kërkuesit kanë nevojë për trajnim të gjerë. Supozimi mbizotërues është se mësuesit e mëdhenj lindin të tillë dhe mësimi i mirë thjesht ndodh vetë –një këndvështrim që vështirëson arsimin në të gjitha nivelet. Përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies në arsimin e lartë është në fokusin e ra-

Duke u fokusuar në politikat e duhura, udhëheqësit e BE-së mund të sigurojnë që arsimimi i europianëve t’u mundësojë atyre të jenë qytetarë të artikuluar globalë dhe aktorë të fuqishëm ekonomikë.

portit të parë të Komisionit Europian nga ana e Grupit të nivelit të lartë për modernizimin e arsimit të lartë. Në mesin e 16 rekomandimeve të raportit është zhvillimi i mësimdhënies cilësore nëpërmjet trajnimit të vazhdueshëm, të detyrueshëm profesional, njohja si dhe shpërblimi i arritjeve. Kjo qasje do t’u japë edukuesve aftësitë dhe motivimin për të ofruar llojin e arsimit që ka nevojë Evropa sot. Një çështje tjetër e rëndësishme ka të bëjë me mënyrat e reja të shpërndarjes së arsimit, të tilla si Kurset e Hapura Masive Online

(MOOCs). Në fakt, disa pretendojnë se revolucioni në mënyrën se krijohen dhe transmetohen njohuritë dhe informacioni është i pashmangshëm. Ndërsa këto mënyra të reja të ofrimit pa dyshim shërbejnë për të transformuar arsimin, sidomos arsimin e lartë, kjo që po ndodh mund të jetë më shumë revolucion sesa evolucion. Për studentët, themelet për sukses duhet të vendosen herët, duke filluar me arsimin parashkollor dhe atë fillor. Politikëbërësit duhet të njohin rrezikun e përjetësimit të një hendeku dixhital, i cili mund të favorizojë ata që janë tashmë në avantazh. Studimet tregojnë se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në MOOCs kanë kualifikime në arsimin e lartë. Liderët e Evropës duhet të punojnë për të siguruar që mënyra të reja të arsimit të përkthehen në mundësi më të mira për një gamë më të gjerë njerëzish. Pavarësisht se ç’teknologji të reja dalin, megjithatë arsimi do të bazohet te mësuesit dhe nxënësit. Sigurimi i mjeteve dhe mundësive që mbështesin evolucionin e roleve të tyre është thelbësor për krijimin e një force të aftë pune, për t’u përshtatur kështu me ndryshimin e rrethanave. Kjo është sfida e vërtetë me të cilën përballet Evropa. *Mary McAleese, ish-presidente e Irlandës dhe Presidente e Grupit të BE-së për modernizimin e arsimit të lartë.


18

zbavitje

lojra të ndrsyhme Mashtrohet Robbie Williams

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

12 15

13

16

6

7

38

34

39

20

21

30

31

35

36

43

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

41 Koha e fillimit ____:____

45

44 47

46

Koha e mbarimit ____:____

48

Horizontalisht:

1. Ruajtja me fanatizëm dhe me rreptësi të tepruar e gjithçkaje që duket si e drejtë, e rregullt, e mirë etj. 9. Bimë që përdoret si erëz për gatim. 12. Bedena pa bena. 13. Gruaja e Skënderbeut. 15. I barazvlefshëm. 18. Lumë i madh në Poloni. 19. Vend i thellë me anë të thepisura, zakonisht në mal. 20. Pemë, lulet e së cilës mbajnë erë të mirë. 21. Vend i ngritur posaçërisht me dërrasa në një kënd sportiv a në një stadium, ku hipin sportistët fitues. 23. Markë kamioni. 25. Baba. 26. Tërësia e organeve që mbrojnë rendin juridik në një vend të caktuar. 27. Pjesa e prapme e një anijeje. 28. Nderi, ose... 30. Shkove. 31. Karta e celularit. 32. Ambasada Zvicerane. 34. Fuqi, ose... Hapësirë e errët a me fare pak dritë pas një trupi. 38. Shkoi. 40. Racë e njohur deleje. 41. Janë në krye të renditjes. 42. Është pjesë e Britanisë së Madhe. 45. Marrëveshje. 46. Xhunga e televizionit. 47. Medikament. 48. Lumë në Itali.

1. Tërësia e mjeteve artistike dhe veçoritë e stilit të një shkrimtari. 2. Ai që nuk sillet mirë, që i mungon edukata. 3. Lumë që kalon pranë Romës. 4. Sandler i kinemasë amerikane. 5. Të qenët i veçantë nga të tjerët dhe i njëjtë vetëm me vetveten në disa veçori e tipare që shërbejnë për t’u njohur pa vështirësi si i tillë. 6. Krahinë që dallohet për veçoritë natyrore e klimatike. 7. Organizatë. 8. Notë muzikore. 9. Mungesa e të dhënave për diçka ose njohja e paktë e rrethanave dhe e gjendjes së vërtetë. 10. Sjellje të mbrapshta. 11. Aftësia për të dhënë një sasi prodhimi në një kohë të caktuar. 14. Kanal i nëndheshëm në të cilin derdhen ujërat. 16. Industria e Rëndë. 17. Markë kamioni. 20. Adams, këngëtar. 22. Qytet në Kroaci. 24. Trupi i dikujt. 29. Notë muzikore. 33. Vasil, ish-futbollist i njohur vlonjat. 35. Agjensi Rehabilitimi. 36. Shtet në Azi. 39. Tërësi shenjash a sinjalesh. 42. Sigla e Sarandës. 43. Instituti Ndërtimit. 44. Dopio A. 45. Pjesëz pohuese.

7

1 5

3

3

4

2

4 1

3 1 7

2 4 9

8

3 1

1

8 9

5 3 5

2 5 7

7 9

6 9 4

4 3 5

4

1 7 6 8

1

2

5 4

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Partneri do përkujdeset dyfish me shume se disa dite me pare dhe do ju beje te ndiheni si ne ëndërr. Gjithçka do shkoje si e kishit ëndërruar. Beqaret do kenë takime premtuese, por ne asnjë mënyrë nuk duhet te nxitohen. Plani financiar nuk do ketë asnjë tronditje. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme dhe do mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

Duhet te tregoheni sa me te hapur dhe me te disponueshem me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Ne këtë mënyrë marrëdhënia ne çift do ketë përmirësime. Beqaret me ne fund do ndihen gati te pranojnë ftesa dhe te njihen me personat qe do i ftojnë. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi. Gjendja do jete e kënaqshme.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Jeta ne çift nuk do ketë ndryshime te mëdha gjate kësaj dite. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe mos e ndërprisni për asnjë çast komunikimin me partnerin. Beqaret do kenë disa takime te veçanta te cilat mund t’ua ndryshojnë jetën. Gjithsesi hidhini hapat një e nga një. Situata financiare do vije duke u përmirësuar. Ne fund te ditës do ndiheni shume me te qete.

Fale ndikimit pozitiv te Uranit ka gjasa qe jeta juaj ne çift te ketë disa përmirësime. Te paktën do e rivendosni dialogun dhe do flisni me qetësi jo me inat. Beqaret nuk duhet te mendojnë me për te kaluarën, por t’i hedhin sytë drejt se ardhmes. Duhet te jeni te qarte se çfarë doni te bëni para se te hidhni hapa me tej. Situata financiare do jete e mrekullueshme.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 6

I gëzuar se u takua me idhullin e tij nga futbolli, Williams postoi fotografinë në rrjetin social, por e tëra ishte mashtrim. I befasuar se takoi yllin e fushave të blerta Diego Maradona, këngëtari bëri një fotografi me burrin 49 vjeç i cili ngjason shumë me futbollistin. Këngëtari 38 vjeç, u takua me gjermanin, ndërsa ishte duke shëtitur në malin Ischgl të Australisë, ku ditë më parë edhe kishte performuar në një koncert. “Sikur të ishte pjesë e Kampionatit Botëror” kishte shkruar ylli i hitit ‘Feel’ duke menduar se është takuar me argjentinasin. Në fakt, Williams ishte takuar me Abi Atici i cili për 20 vjet, paraqitet si Maradona, ndërsa është i ftuar në shumë organizime.

37

40

42

22

26

29

33

32

11

18

25 28

10

14

17

24

27

9

13

19 23

8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

2 8

8

2

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Do ngrini shume pikëpyetje sot për jetën tuaj ne çift dhe do mundoheni qe me qetësi te flisni me partnerin dhe te sqaroheni. Me mire te zgjidhni gjithçka tani sesa t’i lini gjerat për me vone. Beqaret nuk duhet te pranojnë me sy mbyllur çdo lloj ftese sepse do gabojnë rende. Gjendja financiare do lere paksa për te dëshiruar, por ju nuk duhet ta lëshoni veten.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Sot do jeni ne humor shume te mire dhe te gatshëm për te folur e për te ndrequr çdo mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret nuk duhet te qëndrojnë ne shtëpi dhe te presin qe dashuria t’iu bjere nga qielli, por te dalin dhe ta kërkojnë atë kudo. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe matuni mire para se te bëni çdo veprim.

2 4 5 3

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

3

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 112, 161, 201, 218, 453, 569, 607, 659. Numra me 4 shifra: 0627, 0801, 0960, 5244, 5263, 6285, 8282, 8707. Numra me 5 shifra: 06220, 23652, 26320, 26364, 27379, 35680, 42900, 47854, 51108,

52102, 53425, 61120, 70900, 75409, 82901, 87483. Numra me 6 shifra: 015463, 072861, 116454, 152365, 228568, 295140, 415261, 461518, 485745, 598574, 647321, 658784, 789652, 804055, 972752, 986748.

Do jeni me xheloze sesa duhet sot ne jetën tuaj sentimentale dhe kjo mund te shkaktoje debate ne çift. Mendohuni mire dhe do e kuptoni se ai ju dashuron aq shume saqë nuk mund t’iu tradhtoje. Beqareve do ju jepen mundësi pa fund për takime, por atyre do ju pëlqejë liria qe kane dhe nuk do përfitojnë aspak. te ardhurat do duan një riorganizim.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Mos ju qani gjate gjithë kohës partnerit sot sepse nuk do arrini asgjë me atë sjellje. Edhe nëse keni pasur probleme me te duhet te flisni me qetësi dhe t’i sqaroni gjerat një e nga një. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme. Nuk priten ende surpriza. Vetëm maturia dhe kujdesi mu shpenzimet mund t’iu shpëtoje një rrënimi financiar.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Konfigurimi i yjeve do favorizoje me tepër jetën sentimentale te beqareve. Me ne fund ata do kenë mundësinë te gjejnë personin me te përshtatshëm. Çiftet do kalojnë një dite te qete dhe pa ndonjë emocion te madh. Gëzohuni nga fakti qe nuk do keni as debate. Financat do kenë luhatje duke qene se ju nuk do pranoni për asnjë moment te ulni shpenzimet.

AKREPI (22/X-21/XII)

Nuk do kuptoheni siç duhet me partnerin tuaj sot dhe për shkak te kokëfortësisë do keni shpesh debate. Po sikur te bënit disa pushime dhe te reflektonit për te ardhmen? Beqaret do jene sharmante dhe do e gjejnë personin e duhur. Kjo do ndodhe ne orët e pasdites. Gjendja e te ardhurave do jete e mire fale ndihmës se disa familjareve.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Do kërkoni me shume qetësi ne jetën tuaj ne çift sot dhe partneri do jete i gatshëm t’ua plotësojë dëshirën. Do kuptoheni për mrekulli me njeri-tjetrin. Beqaret mund te nisin veçse aventura kalimtare sepse ende nuk ka ardhur koha për histori dashurie te qëndrueshme. Fati do jete me ju ne planin financiar. Do i shlyeni te gjitha faturat dhe do ndiheni te qete.

PESHQIT (20/II-19/III) Jeta ne çift nuk do jete shume e favorizuar gjate kësaj dite. Do merrni plot kritika nga partneri për mënyrën sesi do silleni. Beni kujdes sepse edhe durimi i tij e ka një kufi. Beqaret ka rrezik t’iu besojnë disa personave qe do i nxjerrin neper takime dhe do vuajnë me pas pasojat. Ata thjesht do i gënjejnë dhe do i lëndojnë.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

16.05.2014

Viti

19

Nuk është arsyeja guida e jetës, por zakoni. - David Hume

1760 p.e.s

Kodi i Hamurabit Mbret i Babilonisë nga viti 1782 p.e.s. Kontributi kryesor i Hamurabit për qytetërimin qëndron te formulimi i një kodi ligjesh në vitin 1760 p.e.s. I shkruar në gjuhën akadiane mbi një shtyllë bazalti, kodi u vendos në një vend të dukshëm në qytet. Ligji formulonte dënime të hollësishme (shumë prej tyre parashikonin dënim me vdekje) për shkelje specifike. Pavarësisht ashpërsisë së tyre, ato përfaqësojnë parime ligjore ende të vlershme, përfshirë rëndësinë e provave, prezumimin e pafajësisë, dhe nevojën për të shmangur drejtësinë arbitrare. Në majë të kolonës është një

pamje e mbretit, të cilit i jepet ligji nga zoti Shamash. Megjithëse ka gjasë të mos jetë më i hershmi i kodeve ligjore, kodi i Hamurabit është më i ploti që ka mbijetuar nga kjo periudhë. Një sistem gjykatësish profesionistë u ngrit dhe e drejta e apelit iu dha mbretit-megjithëse edhe atij i kërkohej të vepronte brenda frymëzimit hyjnor, dhe rrjedhimisht të pandryshueshëm të kodit të drejtësisë. Hakmarrja tribale apo zakonore nuk ishte e pranueshme. E drejta e pronësisë dhe një sistem kontratash u vunë në veprim, si edhe të drejtat e skllavopronarëve mbi

skllevërit dhe të pronarëve të shtëpive mbi qiramarrësit. Pjesë e tij ishte gjithashtu ligji i martesës bazuar kryesisht mbi terma kontratualë. Përveç formulimit të një kodi ligjor, Hamurabi e forcoi mbretërinë e tij si ushtarakisht, ashtu edhe ekonomikisht. Derikur ai trashëgoi fronin, Babilonia nuk kishte qenë më shumë se një prej shteteve konkurrente mesopotame. Pasi zmbrapsi një sulm nga fqinjët veriorë, elamitët, Hamurabi pushtoi fuqinë tjetër lokale Larsën, për të krijuar perandorinë e tij në Mesopotaminë jugore aty nga viti 1763 p.e.s.

Blitz

Flickr

13.2

Mosha mesatare në të cilën një i burgosur në një burg federal amerikan shkrepi një armë për herë të parë.

13.7

Është mosha mesatare në të cilën një i burgosur në burgjet federale ka bërë seks për herë të parë.

2

Për qind e grave franceze që thonë se kanë bërë seks në kinema.

47

Përqindja e burrave amerikanë që thonë se shijojnë më shumë seksin se paratë.

Foto: nikos daniilidis

Pushteti i padiskutueshëm i Mark Zuckerbergut

Q

ë kur ka lënë Universitetin e Harvardit, Mark Zuckerbergu është përqendruar në dy gjëra: Facebook, dhe të qenit kreu i Facebook-ut. Miq, investitorë dhe të larguar kujtojnë se që në fillim Zuckerbergu ka besuar vendosmërisht në potencialet e mëdha të rrjeteve socialë. U është kundërvënë atyre që janë përpjekur të ndryshojnë pamjen dhe funksionimin e faqes në internet, edhe pse i është dashur të heqë dorë nga disa para më shumë. Por, mbi të gjitha, Zuckerbergu e ka organizuar menaxhimin e rrjetit social në një mënyrë të tillë që të ruajë një pushtet absolut mbi kompaninë. Në 1 shkurt të 2012, Facebook shpalli planet për kuotimin në bursë. Projekti parashikonte shitjen e një pakete aksionesh që mendohej të sjellë 5 miliardë dollarë. Por Zuckerbergu ka vazhduar të zotërojë më shumë se një të katërtën e kapitalit të shoqërisë dhe, falë marrëveshjeve me investitorë të tjerë, fuqia e tij e votës ka arritur në 60 për qind. Niveli i kontrollit është edhe më i madh sesa ai që zotëronte Bill Gates (49 për qind) kur Microsoft doli në bursë në vitin 1986 dhe më i madh sesa ai që kishin Larry Page dhe Sergey Brin (16

gazetamapo@gmail.com

për qind secili) në vitin 2004, kur nisi kuotimi në bursë i kompanisë Google. Tentativa për ruajtjen e pushtetit brenda kompanisë filloi menjëherë. Sean Parker, një prej këshilltarëve të parë dhe më të rëndësishëm të Zuckerbergut, i ka dhënë një ndihmë jo të vogël. Parker e kishte mësuar në kurriz të tij se çfarë do të thotë të humbasësh kontrollin: ishte dëbuar nga financuesit e një kompanie që vetë kishte themeluar, Plaxo. Parker e ndihmoi që një gjë e tillë Zuckerbergut të mos i ndodhte. Në vitin 2005, kur Facebook mori të parin financim të madh në historinë e vet, Parker këmbënguli që të kishte një vend në këshillin drejtues, si dhe për t’i dhënë dy të tillë Zuckerbergut. Pak kohë më vonë, kur u largua nga kompania, dëshiroi që vendi i tij t’i shkonte Zuckerbergut. Sipas ortakëve dhe këshilltarëve të Facebook, Zuckerbergu ka dashur që në fillim që të kontrollojë drejtpërdrejtë faqen e internetit, duke e modifikuar në mënyrë të vazhdueshme si dhe duke nxjerrë konkluzione nga kritikat e përdoruesve, si për shembull kur bëri krejt papritur publikë informacione që më parë ishin të dukshëm vetëm për miqtë. Sipas një ish pu-

nonjësi, Zuckerbergu ka një rol të ngjashëm me atë që kishte dikur Steve Jobs tek Apple: të gjithë e dinë shumë mirë që faqja e internetit është krijesë e tij dhe që ai do të ketë gjithmonë fjalën e fundit. Për shembull, disa vjet më parë, një grup punonjësish punoi për krijimin e një axhende virtuale. Më pas, projekti u ndal krejt papritur. Personi përgjegjës kërkoi të dijë se çfarë kishte ndodhur dhe përgjigja që mori ishte: “Zuck ka thënë jo. E ka anuluar. Nuk e ka modifikuar, e ka anuluar”. Por gjëja më e jashtëzakonshme, vazhdon ish punonjësi, ishte se askush nuk dukej i irrituar prej kësaj që ndodhi. “Të gjithë e konsiderojmë Facebook-un një manifestim të shijeve të Zuckerbergut, një ide e tija, një vizion i tiji”, thotë. “Kur Mark merr një vendim, askush nuk e kundërshton”. Siguria Zen Facebook është rritur me shpejtësi dhe vlera e tij është rritur kaq shumë saqë askush nuk ka mundur ndonjëherë të vërë në diskutim pushtetin e Zuckerbergut. “Marku ka ruajtur një kontroll pothuajse absolut në këshillin drejtues”, thotë Joe Green, një ish shok i dhomës në Harvard që tani menaxhon Causes, një faqe interneti e

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Suadela Balliu. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

cila ofron një aplikacion edhe për Facebook. “Po të mos kish qenë Marku, Facebook tashmë do të ishte shitur një milion herë. Mbi të gjitha nëse do të kish pranuar njerëz me moshë më të madhe, të cilët duan të fitojnë para menjëherë dhe të detyrojnë të akumulosh likuiditete. Duhet të kesh një siguri të madhe për të refuzuar një ofertë një miliardë dollarëshe për të shitur kompaninë”. Sipas të gjithë të intervistuarve, një prej vendimeve më të rëndësishëm të Zuckerbergut ka qenë ai i shtyrjes sa të mundej të kuotimit në bursë: nuk donte të vihej përfund nga detyrimet e shumtë normativë dhe as të bënte publike strukturën e kompanisë. Pas kuotimit në bursë të kompanisë është e pamundur që Zuckerbergu të marrë miliardat e tij dhe të lërë Facebook-un. Statuti i kompanisë i atribuon atij të drejtën e zgjedhjes së pasardhësit “në rastin kur Z. Mark Zuckerberg kontrollon shoqërinë në momentin kur ndërron jetë”. Në 1 shkurt, në faqen e vetë Zuckerbergut në Facebook u publikua një fotografi: në të dukej tryeza e tij e punës, me një laptop Macintosh të hapur, një shishe “Gatorade” ngjyrë e verdhë si dhe një kartelë ku shkruhej: “Duhet të jesh i përqendruar. Dhe vazhdo të krijosh”.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


20 16.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje ndje apo aksidenti) • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.