Gazeta Mapo

Page 1

aktualitet

aktualitet

Agora

Dom Gjergj Meta e Gilman Bakalli

Rrëzohet paketa e ps, doshi sulmon rusmalin për "moldavët"

Edi Rama: Fitojmë pa LSI, Topi ta bëjë të qartë që është kundër Saliut Kreu i PS tha se FRD dhe AK duhet të pozicionohen, pasi në të kundërt kthehen në paterica të qeverisë pas zgjedhjeve

Debati 9-orësh në Kuvend dhe garancia e socialistëve se, pavarësisht rrëzimit, do të votojnë kufizimin e imunitetit

Faqe 4

economicus adrian civici

hylli i dritës

Ardian Ndreca

rrëfenja

Faqe 5

spartak ngjela

E shtunë 15 shtator 2012

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E shtunë, 15 shtator 2012. Numër 688. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Vendimi i fshehur që vrau komisarin... Hije skandali mbi Gjykatën e Durrësit, që liroi Ilir Xhakjen në vitin 2011 pa një vendim të zbardhur. KLD sekuestron dosjen e lirimit të vrasësit të shefit të policisë, por mungon vendimi i arsyetuar. Pas negociatave të dorëzimit, i forti i Sukthit pohoi në plici: Unë e vrava, në gjaknxehtësi e sipër. Zbardhet dita e fundit e Adem Tahirajt: nga “kritikat” në analizën e policisë, drejt e në zonën problematike të Sukthit. Debati nisi pas bllokimit të makinës së nipit dhe përfundoi në breshëri plumbash. Dëshmitarja: Mbulova trupin e komisarit me çarçaf, shoferi i tij i binte kokës me grushta para se të humbte ndjenjat. Faqe 8-11 personazh

Editorial

është krijuar IDEA se...

Në kërkim të heroikes që mungon Artur zheji

Faqe 3

UET personazh

Ermal Merdani, Back to Reality (jo show) Ish-pjesëtari i edicionit të pestë të “Big Brother Albania”, tregon rikthimin në ditët e zakonshme prej studenti Faqe 22

Jorida Tabaku, të gjitha pasionet e nënkryetares së Bashkisë Për jetën akademike në Fakultetin e Ekonomisë, volejbollin, vrapin dhe udhëtimet... Faqe 18-19

profil

...shoqëria civile është e virtytshme henri Çili

Pandeli Majko, Një histori kurrë më parë e shkruar Alfred lela

Faqe 27

Planeti single

Agnesa Vuthaj: Pse është bukur të jetosh vetëm Të kesh një marrëdhënie të mirë me vetveten dhe jetën, mjafton për t’u ndjerë e përmbushur dhe e lumtur, edhe pa një mashkull në krah. Ndaj ka vendosur të jetë single derisa të takojë personin që do ta bindë se jeta në çift është më e bukur sesa kur je vetëm. Ama, kur gjendet në ndonjë dasmë, nuk i shpëton dot ngacmimit që i ndjell dalja e nuses nga shtëpia Faqe 21

Faqe 31


2

E shtunë, 15 SHTATOR 2012

www.mapo.al


E shtunë, 15 SHTATOR 2012

3

www.mapo.al

15 09 2012

Dosje

private

Ide / agora

Mesazhi i vërtetë i yjeve

Jorida Tabaku, ana tjetër e nënkryetares së Bashkisë

Jemi shoqëri që drejtojmë gishtin

Përktheu: Blerta Hyska

Arta Çano

Gilman Bakalli VS Gjergj Meta

Në çdo fillim viti, shumë prej nesh lexojnë një gjysmë dyzine horoskopësh rreth asaj që na rezervon viti në vijim. Sigurisht, i harrojmë sapo i lexojmë, por ama nuk kapërcejmë asnjë rresht. Madje, i lexojnë edhe...

Nëse shumica në qytet, që nga shitësit e tregut, te kamerierët në lokale e njohin si nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës (e i qajnë hallet), disa e thërrasin thjesht “zysh” (një kënaqësi me koston e të ndjerit ...

Nazime Visha, një 18-vjeçare, ka ekzekutuar rreth një muaj më parë Fiqiri Muçën, një 45-vjeçar statusi i të cilit, në dritën e fakteve të mëvonshme, ndahej mes ‘përdhunuesit’ dhe ‘dashnorit’ ...

> Grafit elektoral

> Hylli i dritës

> Single and the city

Një foto (jo) sa njëmijë fjalë

Post-analfabetët Ardian Ndreca

Çështje telefonash a shpirtrash binjakë? Iva Tiço

> UET Personazh Ermal Merdani Back to Reality (jo show)

> Planeti single Agnesa Vuthaj Relacioni më i mirë është single

> Sport Shpërthen Duka: Turp për ata që shpifin nën petkun e patriotizmit

editoriali

Fëmijë të klasave fillore, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, për nxënësit e ciklit të ulet dhe atij të mesëm, në shkollën “Jeronim De Rada”, në Tiranë. Këtë vit janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës 36 mijë nxënës

kronikë

Zbardhen debatet e komisarit me të fortin e Sukthit para ekzekutimit Dita e fundit e komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj: nga “kritikat” në analizën e policisë, drejt e në zonën problematike të Sukthit. Ilir Xhakja u lajmërua në telefon nga nipi, njihej personalisht me inspektorin që shoqëronte Tahirajn Tiranë Ditën e fundit të jetës, komisar Adem Tahiraj e nisi me një analizë mbi kriminalitetin. Një mbledhje rutinë në drejtorinë e policisë së Durrësit, e fokusuar në planin e masave, të shpërndarë nga Policia e Shtetit pas hovit të krimit

në sezonin e verës. Kolegë të Tahirajt i thanë MAPO-s se në këtë mbledhje analize komisariatit të Shijakut i ishte tërhequr vëmendja për statistikat e vakëta të kontrolleve dhe arrestimeve, ndaj edhe komisari i Shijakut i është shmangur një dreke me... Faqe 8-9-10-11

04 politika

Rrëzohet paketa e PS, por Ruçi garanton votën pro imunitetit Bie paketa e propozimeve për ndryshime kushtetuese e Partisë Socialiste. Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve në një mbledhje 9 orëshe ka dëgjuar një numër të...

Gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

mapo weekend

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Jorida PASKU, Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Redaktore përgjegjëse: Zefina Hasani Gazetare: Arta Çano. Bashkëpunëtor: Iva Tiço, Adrian Civici, Gjergj Meta, Gilman Bakalli

Në kërkim të heroikes së munguar

S

hoqëria shqiptare, në agoninë e saj morale, kërkon një ngushëllim shpirtëror, në mënyrë të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme. E edukuar në mënyrë sistematike me kultin e stisur të heroikes së realizmit socialist, për 50 nga 70 vitet e fundit, dhe e kredhur papritmas në një sistem tjetër, në kapitalizmin çudibërës, që e shndërroi komshiun e varfër në bosin e gjithëfuqishëm, në kapitalistin e suksesshëm pra, shoqëria jonë shfaq shenja hutimi të përgjithshme. Ajo, shoqëria pra, ose më saktë të gjithë ne, ndihemi të dyzuar në përzgjedhjen e termave dhe perceptimeve. Për shembull shpesh ngatërrojmë përfitimin me vjedhjen apo të pandershmen nga fitimprurësja. Sepse shpesh e më shpesh, përpara se të themi: ‘Kush je?’ pyesim: ‘Sa ke?’ As që pyetet më nga i ke, ato shumë që ke, por ngutemi e themi: ‘I madh je, sa shumë që ke!’ Nuk pyesim më: ‘A është e drejtë kjo që bëjmë?’; por mbi të gjitha: ‘Ç’fitojmë e ç’humbasim, kur bëjmë atë që bëjmë?’ Vetë sensi i ‘të drejtës’ ka humbur tashmë origjinën logjike dhe bazën sociale. Se ‘çfarë është mirë dhe se çfarë është keq’, është një dilemë që zgjidhet gjithmonë e më shumë në favor të përgjigjes: ‘Çfarë më leverdis më shumë është mirë dhe çfarë jo, është keq!’ Pra kulti i individit është tanimë ekstrem, përfshirë këtu me liritë që po ky individ gëzon, fatmirësisht e bujarisht, në këtë ‘shoqëri të re’. Deri këtu asgjë e jashtëzakonshme nën këtë diell. Çështja shtrohet se vetëm ndjekja e interesave të vetvetes, të individit pra, le jetim disa ‘interesa’ shoqërore, që i delegohen kësisoj vetëm politikës dhe shtetit. Mirëpo edhe politika, edhe shteti, përbëhen nga njerëz. Të cilët kanë si gjithë dynjaja bilancet e tyre ekonomike në mbrëmjen e çdo dite. Kanë gra dhe fëmijë dhe kërkesat e tyre pa mbarim. Edhe ata pra, shteti dhe politika, nuk mund të bashkëjetojnë ‘pa dinjitet’ me komshiun, dikur të rëndomtë dhe të pasuruar pabesueshmërisht brenda pak kohe. Shpesh nën petkun hipokrit misionar, tringëllijnë ca zhake me shumë para, sepse edhe ata duhet t’i përgjigjen me sukses pyetjes: ‘Që të dimë se kush je, pa na thuaj, byrazer, se sa Ke?’ Mirëpo që të kemi mall e plaçkë, para dhe përfitime, të përgjigjemi vetë për jetën tonë, nuk ka më kohë dhe logjikë të pyesim se ç’bëhet me komshiun tjetër, atë të Varfrin. Që janë edhe të Shumtit e komshinjve, në një shoqëri kapitaliste të pazhvilluar në shumë as-

Artur Zheji

pekte, si shoqëria jonë. Të gjithë duan, edhe ata të shumtit, të jetojnë, pavarësisht se sa pak kanë dhe se kush, Askushi, janë. Por njëkohësisht ama është dhe një kokëçarje e madhe të jetosh me hallet e të varfërve, pa të cilët të Pasurit nuk bëjnë dot, sepse ndryshe nuk do të ishin më të pasur. Atëherë? Sigurisht ende nuk po themi ndonjë gjë të re, duke shpresuar se ‘e reja’ do të vijojë më pas. Gjithmonë nëse e gjykoni se do të vijojë… Dje u vra Adem Tahiraj. Në krye të detyrës. Duke kryer atë që pakkush e bën në këtë Shtet. Detyrën. Po të mos e bënte? Do të ishte gjallë. Sa pa u vrarë, askush apo pakkush e dinte se kush ish ai. Asgjë e ‘jashtëzakonshme’. E vrau një kriminel i akuzuar dhe i dënuar. I lirë padrejtësisht nga Drejtësia. Para një muaji, Shqipëria zbuloi një ‘Star’ që nuk e njihte më parë, me emrin pa pseudonim arti, por thjesht: ‘Nazime’. Ajo vrau një burrë. Që ndoshta edhe e donte, por që më së shumti e urrente. E vrau si e vetmja mënyrë që t’i thoshte: ‘Jo!’ ose ‘Jo më!’ Një vetëmbrojtje apo një krim? Shitjet e gazetave përgjigjen: ‘vetëmbrojtje!’. Opinioni publik pra, është me Nazimen. Sigurisht, nëse ‘Çështja Nazime’ hidhet në referendum popullor, Nazimja fiton lirinë e menjëhershme. Sepse nuk vrau, thonë shitjet e gazetave, por mbrojti e vetme, me një rrangallë kallashnikovi, nderin që shoqëria jonë kapitaliste nuk e mbronte dot. Nëse do të kish një referendum për të shpallur ose jo hero komisarin Tahiraj, baba i tre fëmijëve, me siguri ai do të shpallej hero. Konfirmojnë shitjet e gazetave. Përtej elozheve të mallëngjyera të politikës. Ndonëse mirë bëri që u mallëngjye edhe ajo. Majtas dhe Djathtas. Shpresojmë sinqerisht dhe për një hall të mirëfilltë të të gjithëve. Kemi pra Heroin dhe Heroinën e Shoqërisë sonë të Re Kapitaliste. Të varfër ose pothuajse. Të ‘palogjikshëm!’, për mentalitetin e shumicës ‘normale’… ‘E çfarë i duhej komisarit të ndalojë

makinat me xhama të zinj maskues? E të ndeshej ballë për ballë me ‘Xhaken’? Për t’i marrë koburen të Fortit? Ligjet e mbijetesës të këshillojnë ndryshe. Të këshillojnë që ‘Xhaket’ të bësh sikur nuk i shikon, të bësh sikur nuk ekzistojnë, të bësh sikur janë të pafajshëm. Dhe nëse përplasesh rastësisht në të njëjtën kafene, ai që kërkon të mbijetojë del me shpejtësi, qoftë edhe nëse ke detyrë ta arrestosh. Sepse dihet që Shqipëria është ende një vend i sigurt, ku të dënuar me mandate ndërkombëtare, me emra të ndryshuar dhe identitete të rreme, jetojnë dhe mbijetojnë ndërmjet nesh, të lirë dhe të Fortë. Në dijeni të shumicës. Që hesht në mënyrë antiheroike dhe ‘të logjikshme’. Por atëherë përse ekzaltohet shumica e Dynjallëkut dhe përlan gazetat ku shfaqet ‘Heroina’ Nazime, që vret ‘demonin’ e jetës së vet me një rrangallë kallashi? Mos vallë në kërkim të ‘Heroikes së munguar’, që përbën të përditshmen tonë? Ndoshta me instinkt, ndoshta me logjikë, Edi Rama, me ndërkalljen e termit ‘Rilindje Kombëtare’, ka qëlluar në shenjë. Sepse nevoja për një ‘Rilindje’, një rilindje të re të përmbajtjes morale, të një Morali të Ri, të Shoqërisë së Re kapitaliste, kërkohet domosdoshmërish. Nderimet publike të nënvizuara mirë, që Kryeministri bën, duke ndjekur vazhdën emocionale të opinionit publik, edhe ato priren të favorizojnë ‘heroiken’ e munguar. Në rastin ‘Tahiraj’ ai nuk ngurroi ta shpallë të ndjerin, me te drejtë ‘Dëshmor të kombit’. Duke e paraditur, përveç të tjerave, që ky është perceptimi, apo së paku dëshira e të Shumtëve. Adem Tahiraj, Hero! Në këtë kohë kaq joheroike, të komshinjve, që zgjohen një ditë të pasur në mënyrë marramendëse dhe që blejnë në treg çdo gjë me bollëk, ushqime, favore, femrat më tërheqëse, makina atë shtrenjta si dhe Paprekshmërinë e tyre të përhershme, kallashi rrangallë i Nazimes qetëson dhe shëron përkohësisht frustrimin e popullit të nënshtruar të të Shumtëve. Ky është një ogur i mirë për politikën e aventurës. Rrëfehet pra, nga shitja e gazetave dhe nivelet e audiencës, që po vjen një kohë e re dhe një elektorat i ri, që kërkon ‘Ndryshim’, kërkon heroiken e munguar, si e vetmja mënyrë për të përmirësuar të zakonshmen e shëmtuar të të përditshmes. Por shtrohet pyetja, Heroikja e Re, a është kjo Zgjidhja, apo vetëm alibia e Moszgjidhjes së Re, të së përditshmes së rëndomtë që na pret edhe nesër.


4

E shtunë, 15 SHTATOR 2012

projekti Kreshnik Spahiu dhe Bamir Topi

Rama: FRD e AK të flasin qartë nëse janë opozitë, fitojmë edhe pa Metën “PS-ja e ka grupin e saj të deputetëve dhe nuk ka nevojë për të bërë operacione thelbësore, por vetëm për ta pasuruar dhe harmonizuar” TIRANË Pas më shumë se dy orë intervistë, i ftuar në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare në “Ora News”, kryetari i PS-së, Edi Rama, nuk kishte përgjigje se çfarë do të bënte në rast PS-ja do të humbte zgjedhjet e 2013-ës. Që prej fillimit të emisionit, ai u shpreh i sigurt se opozita do t’i fitonte zgjedhjet, madje edhe pa LSI-në. Për bashkëpunimin me këtë të fundit, Rama tha se dera është e hapur për LSI-në, por vetëm nëse ajo rreshtohet në kampin opozitar. ”Ne nuk do bashkëpunojmë me asnjë parti që është në qeveri. Ne do bashkëpunojmë me çdo parti që do rreshtohet në frontin për ndryshimin e madh në vitin 2013. Nëse LSI do të bashkohet me kampin opozitar, ne nuk do i përplasim derën në fytyrë. Por fitorja e zgjedhjeve të ardhshme nuk do varet asnjë fije nga ajo që do të bëjë LSI…”, tha Rama. Kryetari i opozitës komentoi shkurt edhe largimin e Ndokës nga koalicioni i opozitës. “Pozicioni në opozitë nuk varet nga karrigia që shikon në horizont”, shtoi ai. Duke folur për koalicionin e opozitës, për herë të parë, mbrëmë Rama qartësoi edhe qëndrimin e tij ndaj dy partive të djathta që janë kundër qeverisë aktuale, por edhe PS-së.“Unë mendoj se Bamir Topi duhet të dalë nga qypi dhe të mos flasë si miza në qyp dhe të tregojë se çfarë do të bëjë. Ata duhet ta ndajnë a janë një lojë e mundshme e Saliut, që do thotë se do marrin vota nga të pakënaqurit për të shkuar prapë te Saliu, apo do t’i kundërvihen deri në fund qeverisë. Nga pozicioni kundër qeverisë dhe kundër opozitës kanë lindur paterica të opozitës”, tha Rama. E njëjta situatë është edhe për Aleancën Kuq e Zi. “Ata duhet të ndajnë qartë pozicionin e tyre, sepse përsëri ekziston rreziku që t’i shohim nesër bashkë me Saliun. Nuk e kuptoj si mund të jesh në opozitë me Saliun dhe të bësh opozitën e opozitës...” Ndërkohë Rama nuk kishte një koment për Nanon e aq më shume për lëvizjen e paralajmëruar të tij: ”Nuk flas për një lëvizje që nuk e di ku është.”

monizuar…mes shqiptarëve ka shumë brumë dhe njerëz, jo vetëm të aftë, por edhe të gatshëm për të kontribuar”,- tha Rama, duke shtuar se ai nuk ka bashkëpunëtorë të ngushtë, pasi të tillë ishin të gjithë deputetët, të zgjedhurit e PS-së në kryesi, si dhe kryetarët në rrethe dhe njësitë vendore. Privatizimet

Kryetari i opozitës e kishte një përgjigje edhe për privatizimin e Albpetrol-it “Ne kemi qenë kundër skemës së privatizimit të Albpetrol. Është një skemë që e zhvesh shtetin dhe publikun nga çdo lloj e drejte mbi pasurinë më të madhe që ka ky vend, që është nafta. Është një skemë që i jep një subjekti privat jo vetëm fuqinë e një ministrie, por edhe i dorëzon një subjekti privat një element themelor të sigurisë energjetike të vendit… Si ka mundësi që të privatizohet një ekskluzivitet i gërmimeve në det? Si mund të privatizohet e ardhmja e energjetikës? Kjo qeveri privatizon për të grabitur popullin e vet dhe për t’ia kaluar individëve pasuri dhe të tjera aq marramendëse sa populli i tërë është viktima e kësaj marramendje,” - tha Rama, duke komentuar edhe çështjen e privatizimit të katër hidrocentraleve: ”…Pyetja është pse duhet të shiten këto? Sot KESH, kompania që ende është e publikut, ka 250 milionë dollarë borxh. Vetëm këtyre katër hidrocentraleve në periudhën e fundit u ka 3.5 milionë dollarë borxh. Ne mendojmë se tenderi dështoi se këta zotërinj duan ta shesin këtë pasuri duke ia kaluar gjitha borxhet shtetit dhe këtyre duke u dhënë atë helikën që prodhon para…” N.P

Koalicioni

Ekipi në zgjedhjet e 2013-ës

Kryetari i PS-së, Edi Rama, nuk sheh ndasi brenda PS-së, kur u pyet pikërisht për këtë çështje mbrëmë gjatë emisionit, por shtoi se në këtë forcë politike ka disiplinë mjaftueshmërisht. Kryetari i opozitës deklaroi gjithashtu se në grupin e ardhshëm parlamentar nuk do të ketë ndryshime thelbësore. “PS-ja e ka grupin e saj të deputetëve dhe nuk ka nevojë për të bërë operacione thelbësore, por vetëm për ta pasuruar dhe har-

www.mapo.al

”Ne nuk do bashkëpunojmë me asnjë parti që është në qeveri. Ne do bashkëpunojmë me çdo parti që do rreshtohet në frontin për ndryshimin e madh në vitin 2013. Nëse LSI do të bashkohet me kampin opozitar, ne nuk do i përplasim derën në fytyrë.”

Rama për “zogizmin” e Majkos: “Unë besoj se ne që kemi marrë përsipër të merremi me politike kemi ende shumë gjëra pa bërë, ndaj nuk e kemi luksin që të merremi me historinë… Këto mendime nuk duhen marrë as për kapital, as nuk duhen dhënë në kushtet kur historianët janë të përfshirë në një vorbull ku i mjaftojnë paqartësitë e tyre. Historinë duhet ta shkruajnë, më në fund, historianët dhe kjo do të ndodhë kur të largohet Berisha…”

“Do vendosim sistem të drejtë taksimi” Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u angazhua dje për një sistem të drejtë taksimi, teksa ka vizituar tregun ushqimor të shumicës pranë qytetit të nxënësve në Njësinë Nr.6 në kryeqytet. Duke parë nga afër gjendjen si dhe gjatë bashkëbisedimit me tregtarët në këtë zonë, Rama u premtoi atyre se PS-ja do të rivitalizojë biznesin e vogël, duke i hequr së pari taksën, por edhe ato që ai i cilësoi si taksa të fshehura të korrupsionit. “Pa asnjë diskutim duhen marrë disa masa të menjëhershme për ta energjizuar sidomos biznesin e vogël, që është në gjendje ‘ku thërret qameti’. Do e heqim taksën e biznesit të vogël, do bëjmë një sërë ndryshimesh që ne besojmë, do heqim edhe taksën e korrupsionit, edhe taksën e kohës e të zvarritjeve. Do vendosim një sistem drejtësie në barrën e taksave, kush fiton më pak do paguajë më pak, kush fiton më shumë do paguajë më shumë. Dhe të gjithë pastaj së bashku me taksën që paguajnë do shërbehen nga shteti me dinjitet, duke qenë qytetarë të respektuar maksimalisht si sipërmarrës, jo të dhunuar dhe të persekutuar”, - tha ai


E shtunë, 15 SHTATOR 2012

5

www.mapo.al

socialist

Sherr në Kuvend, Doshi sulmon Rusmalin Përveç anëve ligjore dje Këshilli i Legjislacionit ka konsumuar edhe një konflikt verbal mes deputetit të PS, Tom Doshi, dhe atij demokrat, Ilir Rusmali, i cili për pak nuk ka degjeneruar në konflikt fizik. Gjithçka ka nisur nga keqkuptimi i një fraze të thënë nga Rusmali për skenarin moldav, frazë me të cilën Rusmali e quajti taktikën bllokuese të PS. Më poshtë debati i plotë midis deputetëve Rusmali: Nëse kërkoni konsensus, duhet të keni më parë bon sensus. Ndaj unë them se nisma juaj nuk rri në këmbë, ndaj ta ndërpresim këtu diskutimin dhe të kërkojmë të gjithë bonsensusin. Tom Doshi: Si merr guximin mor këlysh k.. ti thuash moldave. Jozefina Topalli: Tha skenar moldav. Doshi: Ta q.... racën aty ku e ke. More vesh? Mbylle gojën karakurv, se ta thyj kokën, ti dhe shumë të tjerëve. Kujt i thua moldav ti...? Fatos Hoxha: Ou. kujt i thua ashtu ti, kë kërcënon ti? Po na kërcënon të gjithëve. Doshi: Ku e ke vendin ti. Me kë flet ti, s’po flet njeri me ty. Hoxha: Po kërcënon ti, jo me kërcënime se nuk na kërcënon dot. Turp të kesh. Doshi: Turp të kesh ti, të të thonë moldav ty, si do ndihesh? Luan Skuqi: Ishte metaforë, s’e kupton. Gent Strazimi: Zoti Ruçi ngrije kokën, dënoheni kërcënimin. Ose përndryshe bëni gabim shumë të rëndë, tani dënoje, se herën e parë bëre sikur s’e dëgjove. Keni kaq orë që flisni për shtet ligjor. Hoxha: Kë ofendon ti, kë kërcënon? Doshi: Ai kë ofendon, kujt i thotë moldav. Topalli: Këtu flitet për skenar moldav, janë skenarë politikë, fyerjet ndaj deputetëve janë të papranueshme, janë jashtë rregullores dhe dënohen në mënyrën më të ashpër. Doshi: Zbardhe fjalimin e tij. Topalli: Është fjalor politik. Doshi: Jozefina zbardh fjalimin dhe s’kam pse të kërkoj të falur. Se s’kam ardhur për të ofenduar njeri këtu. Topalli: Kërko të falur. Burra janë ata që kërkojnë të falur. Doshi: Të falur të kërkoj Iliri. Topalli: Kërko të falur, burrat kërkojnë të falur. Doshi: S’kam pse të kërkoj të falur, zbardh fjalimin. Topalli: Kërko të falur Doshi: S’kam pse të kërkoj të falur, moldav i themi prostitutave. Topalli: Ju po gaboni prapë. Hoxha: Po ofendon një popull. Thuaj që more një telefonat nga Rama dhe të tha merr mikrofonin dhe fol. Doshi: Kam 7 vjet këtu dhe s’të kam ofenduar një herë. Zbardhe atë që the. Hoxha: Shave si fëmijë. Doshi: Sqarohem dhe me ty unë, hajd se ta them jasht po deshe jo këtu. Rusmali: Nëse të gjitha këto fenomene të përsëritura, që tregojnë një strategji të mirëfilltë politike, juve nuk ju duken moldave s’di ç’t’ju them. Nëse këta janë skenarë moldav nuk kam ç’të them tjetër të dashur shokë dhe shoqe moldavë. Nëse jeni kundër tyre, jeni moldavë. Kam respekt për moldavët s’kam asgjë me ta. Doshi: O legen, kujt i thua moldav, mos e përmend më atë fjalë o zagar. Mos e përmend atë fjalë o zagar. Ta q… racën zagar, ta thyj kryt, prostitutë….

Rrëzohet paketa e PS, por Ruçi garanton votën pro imunitetit Mazhoranca ka votuar dje kundër propozimeve të socialistëve për ndryshimet kushtetuese. Debati 9-orësh në Kuvend dhe garancia e socialistëve se, pavarësisht rrëzimit, do të votojnë kufizimin e imunitetit Fejzi Braushi

B

ie paketa e propozimeve për ndryshime kushtetuese e Partisë Socialiste. Këshilli i Legjislacionit dhe komisioni i Ligjeve në një mbledhje 9-orëshe ka dëgjuar një numër të gjatë institucionesh, konstitucionalistësh dhe juristësh të njohur të cilët kanë dhënë argumente kundër dhe pro nismës në fjalë, dhe në fund, pasi nuk ka mundur të gjejë dot konsensusin e ka rrëzuar atë me 16 vota kundër dhe 11 pro. Pas këtij vendimi, opozita deklaroi në fund të mbledhjes se pavarësisht votës kundër që dha mazhoranca për paketën e ndryshimeve kushtetuese, ajo do ta mbajë fjalën për të votuar pro heqjes së imunitetit në seancën e radhës. Seanca dëgjimore

Ashtu siç edhe ishte programuar, seanca dëgjimore me institucionet kushtetuese, misionet e huaja dhe me konstitucionalistët ka nisur në orën 09 të mëngjesit me dëgjimin e opinionit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa, është shprehur kundër përcaktimit në Kushtetutë e shumicës së cilësuar në zgjedhjen e gjyqtarëve dhe sidomos e anëtarëve të institucionit që ai përfaqësonte. Por për deputetët e opozitës ky nuk ishte një qëndrim i KLDsë, por një mendim personal i tij, ndaj ata i kanë kërkuar shpjegime atij nëse e kishte mbledhur KLD-në për të përcaktuar këtë qëndrim. Ndërkohë që pas tij ka folur një përfaqësuese e kryetares së Gjykatës së Lartë, e cila lexoi qëndrimin zyrtar të këtij institucioni, i cili në tërësi u shpreh pro ndryshimeve të propozuara. Me kaq seanca është ndërprerë, pasi tre institucionet e tjera, Avokati i Popullit, Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria e Përgjithshme, kishin refuzuar të bëheshin pjesë e kësaj seance, duke mos dashur që të bëhen pjesë e një debati politik. Seanca ka rifilluar në orën 11 e 30 me dëgjesën e OSBE-së dhe EURALIUS, të cilat vlerësuar qëllimin për të cilin paraqiten këto ndryshime, por kanë theksuar se ato thjesht duhet të shërbejnë si pikënisje për debat më të gjerë që duhet të vazhdojë. Më tej janë dëgjuar me radhë emra të njohur të drejtësisë shqiptare, që nga drejtoresha e Shkollës së Magjistraturës, konstitucionalistë e juristë të tjerë, si Aurela Anastasi, Sokol Sadushi, Rustem Gjata, Niazi Jaho, Ilir Panda, Gent Ibraimi, e disa pedagogë të fakultetit të drejtësisë të ftuar nga mazhoranca. “Këto ndryshimet do të thonë të futësh konkurrencën mes partive politike dhe për këtë na duhet parimi i luajalitetit kushtetues, me qëllim që palët të bien dakord në zgjedhjen e kandidaturave më të mira”, tha Aurela Anastasi. Ndërkohë Sadushi ka vlerësuar se nisma e PS-së ka anët e saja të mira dhe të këqija, duke theksuar se ato tentojnë të rregullojnë një problem që u krijua me ndryshimet kushtetuese të 2008-s kur u hoq detyrimi që Presidenti të zgjidhet me 3/5. Sipas tij, drafti në fjalë tenton që duke miratuar këta gjyqtarë dhe funksionarë të tjerë me 3/5 rrit nivelin e profesionalizmit të tyre, por nga ana tjetër sjell rrezikun e bllokimit dhe krijimit të krizave nga pakica. Debati dhe votimi

Këshilli i Legjislacionit

Pas rreth 6 orë dëgjesë, Këshilli i Legjislacionit ka kaluar në debatimin e këtyre propozimeve. Opozita ka kërkuar që ky proces të shtyhet për një ditë tjetër, duke i lënë mundësi relatorëve të paraqesin relacionet e tyre, ndërkohë që mazhoranca ka këmbëngulur në vijimin e debatit. Në emër të mazhorancës Rusmali ka deklaruar se projekti i opozitës kërkon të sjellë skenarin moldav të bllokimit të institucioneve, ndërkohë që Xhafaj ka sjellë si argument një vendim të Komisionit të Venecias, ku vlerësohej se në shumicën e vendeve anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen me 3/5 e votave. Pas një pushimi të shkurtër të kërkuar nga socialistët, këta të fundit kanë vijuar t’i mbeten besnik nismës së tyre, ndërkohë që mazhoranca është detyruar ta rrëzojë atë me votë. Pavarësisht kësaj, kryetari i grupit të PS-së, Ruçi, ka deklaruar se PS do e mbajë fjalën për imunitetin.


6

aktualitet

Divorci, 25-vjeçari vret gjyshin e ish-gruas dhe vëllanë e tij Policia arreston autorin e krimit të dyfishtë në Pogradec, Romeo Myrtezai, i cili vrau me kallashnikov në rrugë 65-vjeçarin, ndërsa kishte ekzekutuar më parë në banesë me po të njëjtën mënyrë edhe vëllanë e tij 38 vjeç Dhënia fund e martesës nga ana e gruas, ka bërë që një 25-vjeçar nga Pogradeci të vrasë brenda pak minutash gjyshin e saj dhe vëllanë e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec, ku 25-vjeçari Romeo Myrtezai, i armatosur me automatik, por dhe me municione, ka vendosur të vrasë në shtëpinë e saj gruan e tij Asije Aliu, 24 vjeçe, me të cilën kishte një djalë të vogël rreth 3 vjeç, nëse kjo e fundit nuk pranonte të shkonte me të. Gjyshi i ish-gruas, Fatmir Muhaxhiri, 65-vjeç, nuk e ka lënë 25-vjeçarin të gjuajë mbi mbesën e tij dhe ka tentuar ta sqarojë me qetësi ish-dhëndrin që të mos u krijonte probleme pasi do të njoftonte policinë. Qetësia e bisedës së 65-vjeçarit Muhaxhiri nuk e ka bindur aspak Romeon, i cili

Vendi ku ndodhi vrasja

pa e bërë të gjatë ka qëlluar me automatik në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkaq ka mbetur i plagosur, ndonëse me dëmtime të lehta dhe vëllai i gruas, shtetasi Armando Ali, 20 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit. Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Pogradecit bëri të ditur arrestimin në kohë të autorit të ngjarjes, Romeo Myrteza, i cili me automatik në dorë ishte

duke lëvizur nëpër rrugët e qytetit, ndërsa rrezikonte të kryente dhe ndonjë tjetër krim. E në fakt kështu kishte ndodhur. Vetëm pas një kontrolli rutinë në banesën e autorit të ngjarjes, policia ka konstatuar se Romeo Myrteza kishte kryer edhe një tjetër krim. Ai kishte ekzekutuar në banesë vëllanë e tij Dritan Myrteza, 38-vjeç. Sipas policisë, vëllai i Romeos, babai i dy fëmijëve, ishte gjithashtu i martuar në të njëjtin fis me atë ku ai kishte prishur martesën për shkak të dhunës që ushtronte ndaj gruas. Po kështu, sipas të dhënave të grumbulluar nga grupi hetimor, mësohet se gjyshi i gruas së autorit të vrasjeve, ishte kundër ribashkimit të çiftit, pas kërkesave të shumta me kërcënime dhe shantazhe që bënte 25-vjeçari ndaj Asijes dhe gjithë familjarëve të saj. Çifti ishte divorcuar pak kohë më parë, për shkak të problemeve të shumta që 25-vjeçari krijonte në familje, ndërsa ushtronte edhe dhunë në mënyrë të vazhdueshme mbi të shoqen. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse gjyshi i Asijes ishte kundër ribashkimit të saj me Romeon, që njihej si njeri i dhunshëm, ndërsa gruaja e tij ishte trajtuar dhe nga disa shoqata në Pogradec si viktimë e dhunës në familje.

E shtunë, 15 SHTATOR 2012

www.mapo.al

Gjyshi i gruas së autorit të vrasjeve, ishte kundër ribashkimit të çiftit, ndërsa vëllai i tij 38-vjeçar ishte i martuar në të njëjtin fis me atë ku ai kishte prishur martesën

Aksidenti, vdes shoqëruesi i eskortës së Nishanit Drejtuesi i fuoristradës që paraprinte eskortën e Presidentit për në Ohër, Arben Zhuzhi ka humbur kontrollin e mjetit, duke ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shoqëruesi i tij VilsonTabaku ndodhet në spital Drejtuesi i fuoristradës që paraprinte eskortën e Presidentit për në Ohër ka humbur jetën gjatë një aksidenti, ndërsa shoqëruesi i tij ndodhet në spital. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në afërsi të Peqinit. Makina e gardës, tip “Fuoristradë”, me targa të Tiranës, TR 4234 K, e cila i paraprinte eskortës së presidentit Bujar Nishani për në Ohër të Maqedonisë, ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Lolaj. Për pasojë, ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, Arben Zhuzhi, 37 vjeç, ndërsa është plagosur punonjësi tjetër i Gardës, VilsonTabaku, 33 vjeç. Ky i fundit është dërguar me shpejtësi në spitalin kirurgjik të Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa për 37-vjeçarin Zhuzhi nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi, pasi ai ka ndërruar jetë në vendngjarje edhe pse i është dhënë ndihma e parë. Sipas të dhënave të policisë dhe shefit të seksionit të qarkullimit rrugor për qarkun e Elbasanit, Avdi Halucaj, automjeti tip “Fuoristradë” ishte paraprijës i eskortës së Presidentit të Republikës, i cili ishte nisur për në Ohër të Maqedonisë. Sipas rregullit

Vendi i aksidentit

të Gardës, ky automjet udhëtonte një orë përpara se të arrinte eskorta, duke marrë masat paraprake në pritje të eskortës bashkë me Presidentin. Sipas policisë së Elbasanit, makina është rrotulluar disa herë dhe më pas ka rënë në kanal. Përplasja ka qenë aq e fortë, sa automjeti është kthyer sërish në autostradë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia, ekspertët dhe grupi hetimor. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur nga humbja e kontrollit për shkak të shpejtësisë, e favorizuar dhe nga lagështia në rrugë. Pavarësisht aksidentit, eskorta e Presidentit ka vijuar udhëtimin drejt Ohrit, për shkak të takimit që kreu i Republikës kishte caktuar me kolegun e tij maqedonas Gjorgje Ivanov.

CEZ zbardh detajet e fushatës për ndërprerjen e kabinave 100% debitore Drejtori i Mirëmbajtjes dhe Operacioneve në CEZ Shpërndarje, Ardian Luarasi, shpjegon ecurinë e aksioneve të fundit për arkëtimet e energjisë Zoti Luarasi, kohët e fundit ka patur protesta të vazhdueshme në fshatrat rreth kryeqytetit dhe disa javë më parë kemi pasur protesta në qarkun e Kukësit, protesta të vazhdueshme në disa qarqe të vendit. Si i cilësoni ju këto protesta, duke qenë se ka patur edhe ankesa nga banorët për ndëshkime kolektive? Fushata që kemi nisur për ndërprerjen e debitorëve dhe shkëputjen e lidhjeve të paligjshme ka të bëjë gjithashtu me sensibilizimin e çdo qytetari në lidhje me këtë problem. Ne kemi filluar ndërprerjet e energjisë në të gjitha zonat ku ka debitorë, por në disa raste, kur ndërpresim një kabinë që është 100% debitore, ka ndodhur që kjo kabinë të rilidhet në mënyrë të paligjshme nga vetë klientët. Në momentin kur kryhet një ndërhyrje e tillë e paligjshme, e cila është jashtë kushteve teknike, fideri që del nga nënstacioni stakohet automatikisht dhe ne nuk mund ta rilidhim. Arsyeja për këtë qëndron në faktin se ne nuk jemi në dijeni se në çfarë mënyre është rilidhur kabina (jashtë kushteve teknike), ndaj, për të mos rrezikuar jetën e atyre që e kanë rilidhur kabinën në mënyrë të paligjshme, jemi të detyruar ta mbajmë të stakuar fiderin. Për shembull, në rastet kur kryhet rilidhja e paligjshme në tension të mesëm, fideri bie menjëherë, sepse

një kabinë nuk mund të lidhet në qoftë se fideri është në gjendje pune. Në momentin kur fideri stakohet, ne jemi të detyruar, sipas rregullave teknike, që ta kontrollojmë fiderin deri ne fund, sepse, siç e thashë më sipër, ne nuk e dimë nëse dikush po punon në mënyrë ilegale në rrjet, ndoshta një kabinë është lidhur keq. Pra, ne jemi të detyruar ta kontrollojmë të gjithë rrjetin që mbulon një fider, gjatësia e të cilit mund të mbërrijë deri në 50 km, ndaj dhe kërkon kohë, derisa të jepet urdhri për ta rivënë në gjendje pune. Në disa raste, kur punonjësit tanë dërgohen, sipas procedurës, për të kontrolluar zonën, ata hasin në rezistencën e banorëve, të cilët nuk i lënë të afrohen dhe ekipet tona pengohen për të shkuar në zonë. Në momente të tilla, na duhet të njoftojmë policinë, të cilën e falenderoj që na ka ndihmuar në shumicën e rasteve për t’i dhënë zgjidhje këtyre situatave të vështira. Gjithashtu, më duhet të falenderoj edhe punonjësit tanë, të cilët shpeshherë rrezikojnë jetët e tyre për t’i dhënë energji komunitetit. Pavarësisht vështirësive, ata gjenden atje për të shkëputur kabinat debitore dhe për t’u dhënë energji atyre klientëve të cilët janë pagues të rregullt. Në këtë mënyrë, ne duam të sensibilizojmë opinionin publik duke u thënë: energjinë që ju konsumoni, duhet ta paguani! E vetmja rrugë për t’i bërë klientët të paguajnë energjinë elektrike është ajo e ndërprerjes së furnizimit. Energjia elektrike është një mall. Këtë mall ata e kanë marrë dhe për rrjedhojë duhet ta paguajnë. Duke u edukuar me këtë marrëdhënie, ata do të fillojnë të kursejnë energjinë elektrike, klientët që nuk paguajnë kanë edhe konsum më të

Kujdesi ndaj Klientit

madh, duke qenë se janë të bindur që nuk do ta paguajnë energjinë që konsumojnë. Si bëhet ndërprerja e një debitori në rastin kur ka një kabinë e cila është pjesërisht debitore? Në raste të tilla nuk bëhet ndërprerja e kabinës. Në këto raste, janë dy departamente të veçanta; ai i Humbjeve Joteknike dhe ai i Matjes, shkojnë shtëpi më shtëpi për të bërë ndërprerjen individuale të furnizimit për debitorët. Ndërkohë, në rastet kur kemi pasur protesta, e gjithë zona ka qenë debitore. Për shembull, në Domje ka patur tri kabina debitore, të cilave u është ndërprerë furnizimi; në Laknas që ndodhet afër Domjes, kemi patur 7 kabina debitore etj. Prej sa kohësh janë debitore këto kabina? Ne kemi filluar përllogaritjen e debisë gjithmonë nga viti 2007, sepse CEZ shpërndarje mbledh borxhin nga viti 2007 e në vazhdim. Kjo do të thotë, që nga 2007 e

këtej, banorët e këtyre zonave nuk kanë paguar energji elektrike? Kabina quhet debitore kur secili klient i cili lidhet me këtë kabinë është debitor. Një klient i caktuar mund të ketë paguar vitin 2007, por i mbetet një pjesë tjetër e faturave pa paguar për vitet në vazhdim. Luarasi, mund të na tregoni për ecurinë e fushatës që ka nisur që në muajt e verës dhe si do mblidhni këto debi, duke patur parasysh protestat e banorëve? Në të vërtetë, konsumatorët kanë filluar të reagojnë duke kryer pagesa. Unë mund të përmend zona të tëra ku kanë filluar të kryhen pagesa, si për shembull zonat Elbasan, Berat, Korçë, ku është paguar rreth 50 deri 60% të debisë. Këto janë zona që kanë reaguar pozitivisht? Po, këto janë zona që kanë reaguar pozitivisht. Po zonat që kanë probleme? Edhe në zona të tjera kanë nisur të

kryhen pagesa. Unë mund të them që në disa zona informale në Tiranë është paguar deri në 90%, por ka zona të tjera, të cilat janë më të vështira në shlyerjen detyrimeve. Aty kemi arritur jo më shumë se 10% arkëtime. Gjithsesi, është e rëndësishme që nëpërmjet këtyre aksioneve të arrijmë të ndryshojmë mendësinë e konsumatorit shqiptar. Konsumatori duhet të kuptojë që ka blerë një mall, i cili duhet paguar. Ndryshimi i mendësisë do të sjellë një konsum më të përgjegjshëm të energjisë elektrike nga ana e klientëve dhe pagesa të rregullta të faturave. Ne po arrijmë shifra rekord në blerjet e energjisë elektrike. Si ka qenë bashkëpunimi me strukturat vendore? A ka patur raste specifike ku kryetarët e komunave janë bërë pengesë gjatë punës suaj në terren dhe si ka qenë bashkëpunimi me policinë? Në disa raste kjo ka ndodhur, por përgjithësisht kemi bashkëpunuar në mënyrë korrekte me këto struktura. Ka patur disa momente kur kemi hasur vështirësi në Qarkun e Kukësit, por pas kësaj kemi vendosur një urë bashkëpunimi shumë të mirë me Prefektin, të cilin dua ta falenderoj publikisht. Ka patur një bashkëpunim shumë të mirë me kryetarët e komunave Breglumas dhe Shtiqen, të cilët po na ndihmojnë të arkëtojmë debitë. Po ashtu, ka patur një bashkëpunim të mirë me kryetarët e komunave Moblicë, Voskovë, Miras, në zonë e Korçës, Qukës në zonën e Librazhdit, në Stërblevë në Elbasan. Komunikimi me ta është shumë i mirë dhe gjithashtu policia na ka ndihmuar vazhdimisht.


nostalgji

Ekrani i madh i Tiranës Historia e kinemave kryesore të Tiranës. Që fillon në vitin 1926, me ndërtimin e të parës kinema verore në qytet e deri tek e fundit, “Partizani”

I n t e rv i st ë h i sto r i r e p o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë

www.mapo.al

grafit elektoral

Një foto (jo) sa njëmijë fjalë Kur nisi të ketë ndikim fotografia në një fushatë elektorale. Kryesisht në gazetë. Ishte viti 1994, në fushatën që Sali Berisha nisi në mbrojtje të projekt-kushtetutës”, kujton fotografi Armand Babani. Që na zbulon dhe ca huqe të tjera të politikanëve në të gjitha kohët elektorale.

Zbardhen negociatat e dorëzimit

rrëfehet vrasësi i komisarit të shijakut Dosje

Mesazhi i vërtetë i yjeve

Në çdo fillim viti, shumë prej nesh lexojnë një gjysmë dyzine horoskopësh rreth asaj që na rezervon viti në vijim. Sigurisht, i harrojmë sapo i lexojmë, por ama nuk kapërcejmë asnjë rresht. Madje, i lexojnë edhe intelektualët ashendent skeptik. Shumë kontradiktorë dhe jopersonalë për t’u marrë seriozisht, horoskopët janë kënaqësia e stinës. Prej parashikuesve të fatit, orakujve,lexuesve të letrave... janë tunduar të gjithë. Mbretër e mbretëresha, perandorë, princër e presidentë. Që nga kohët e lashtësisë e deri më sot...

Dëshmia në polici e Ilir Xhakjes: Unë e vrava, pasi u nxeha për bllokimin e makinës

Pak orë pasi ekzekutoi shefin e policisë së Shijakut, Ilir Xhakja iu bind negociatave, duke shkuar me këmbët e veta në policinë e Durrësit. Ai kishte qëndruar për disa orë në Shënavlash të Durrësit, ku mësohet se është strehuar te disa të afërm të tij. Gjatë kësaj kohe, efektivët e RENEA-s kanë kryer disa kontrolle banesash dhe ambientesh për të gjetur dy të kërkuarit, Ilir Xhakja dhe nipin e tij Ledian Krasnaj. Në veprimet operacionale të kërkimit dhe të kontrolleve të banesave janë përfshirë edhe efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të repartit 712 në kryeqytet. Paralelisht me operacionin e drejtuar nga RENEA në

Faqe 7

terren, drejtues të policisë së Durrësit gjetën persona kyç që bënë të mundur dorëzimin e të fortit të Sukthit: një punonjës policie dhe një i afërm i Xhakjes. Burime të MAPO-s pohuan se negociatat zgjatën pak kohë, pasi Xhakja pranoi të dorëzohej në polici. “Një specialist i policisë së Drejtorisë së Policisë së Durrësit, i mbështetur nga efektivë civilë të forcave speciale me automjete private mbërritën në vendin ku ishte rënë dakord mes palëve që negociuan. Rreth orës 02:00, Ilir Xhakja pranoi t’i dorëzohej njeriut të policisë që kishte shkuar për ta marrë, ndërsa atë e shoqëruan edhe dy pjesëtarë të familjes së tij”,-tha

burimi i policisë për MAPO-n. Shumë detaje në lidhje me negociatat dhe çfarë i është ofruar të dyshuarit të krimit në këmbim të dorëzimit të tij mbeten ende të paqarta. Ndërkaq, kur Xhakja njoftoi njerëzit që ndërmjetësonin se do të dorëzohej në drejtorinë e Policisë së Durrësit, efektivët e RENEA-s kanë qenë duke kryer kontrolle në disa banesa, në disa fshatra jo shumë larg vendit ku ishte fshehur i kërkuari. Përplasja me të, sipas burimeve të policisë mund të kishte qenë fatale. Pas mbërritjes së njeriut të policisë, si dhe dy pjesëtarëve të tjerë të afërm të familjes së tij, Xhakja, me një automjet u nis për në Drejtorinë...


8

E shtunë, 15 shtator 2012

www.mapo.al

ekzekutimi Në Katund Sukth, pas vrasjes së shefit të policisë Adem Tahiraj.

Dita e fundit e komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj: nga “kritikat” në analizën e policisë, drejt e në zonën problematike të Sukthit. Ilir Xhakja u lajmërua në telefon nga nipi, njihej personalisht me inspektorin që shoqëronte Tahirajn

Zbardhen debatet e komisarit me të fortin e Sukthit Gjatë ceremonisë mortore të Adem Tahirajt

Dashamir Biçaku

Ilir Xhakja, i implikuar në disa vrasje në fshatin Katund të Sukthit, kishte njohje personale me inspektorin e zonës që shoqëronte në këtë operacion Adem Tahirajn. Por kjo nuk e ka ndaluar të niste konfliktin, fillimisht me tone të larta e më pas me sharje të ndërsjella

Tiranë Ditën e fundit të jetës, komisar Adem Tahiraj e nisi me një analizë mbi kriminalitetin. Një mbledhje rutinë në drejtorinë e policisë së Durrësit, e fokusuar në planin e masave, të shpërndarë nga Policia e Shtetit pas hovit të krimit në sezonin e verës. Kolegë të Tahirajt i thanë MAPO-s se në këtë mbledhje analize komisariatit të Shijakut i ishte tërhequr vëmendja për statistikat e vakëta të kontrolleve dhe arrestimeve, ndaj edhe komisari i Shijakut i është shmangur një dreke me kolegët e tij. Është nisur që aty, drejt e në fshatin Katund të Sukthit, një zonë problematike kjo sa i përket grupeve të krimit që veprojnë aty. Në këtë opera-

cion të beftë, shefi i komisariatit, Adem Tahiraj, ka marrë me vete shoferin e tij dhe inspektorin e zonës. Dy makinat “Shevrolet” me logo të policisë kanë zbarkuar në rrugën kryesore të Katundit, ku kanë nisur inspektimet për armë pa leje dhe shkelje të tjera në këtë fshat. Si nisi konflikti Dëshmitarë në vendngjarje pohojnë se para bllokimit të makinës së nipit të Ilir Xhakjes, ky postbllok i lëvizshëm policie kishte ndaluar edhe dy makina të tjera me probleme. Ledian Krasnaj i ka dalë përpara shefit të komisariatit aty rreth orës 18.00 të pasdites, me një makinë “Mercedez”, së

cilës i mungonte njëra targë. Një burim nga grupi hetimor pohoi se inspektori i zonës i ka bërë shenjë makinës të ndalonte. “Kasnaj është pyetur se pse nuk kishte targë. Kur i janë kërkuar dokumentet, ai ka pohuar se nuk kishte fare”,-thanë një burim i MAPO-s. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky ka qenë edhe momenti kur gjakrat janë ndezur mes palëve. Adoleshenti, nip i të fortit të Sukthit, ka replikuar me punonjësit e policisë se pse po e ndalonin dhe ka lajmëruar përmes telefonin Ilir Xhakjen. Ky i fundit nuk ka vonuar të ndalojë në këmbët e shefit të komisariatit të Shijakut, duke kërkuar shpjegime se pse e kishin ndaluar nipin. Burimet e pol-

icisë pohojnë se Ilir Xhakja, i implikuar në disa vrasje në fshatin Katund të Sukthit, kishte njohje personale me inspektorin e zonës që shoqëronte në këtë operacion Adem Tahirajn. Por kjo nuk e ka ndaluar të niste konfliktin, fillimisht me tone të larta e më pas me sharje të ndërsjella. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se sherri ka vazhduar për disa minuta, deri në momentin që Ilir Xhakja ka nxjerrë armën nga makina dhe ka qëlluar për vdekje shefin e komisariatit, Adem Tahiraj. Kaosi pas krimit Banorët e zonës e përshkruajnë kaotik momentin pas vrasjes së kryekomisarit të Shijakut. Dhjetëra

Frikë në Sukth, dëshmia: Shoferi godiste kokën me grushta Nga i dërguari ynë Vladimir Karaj Sukth I pari burrë që takojmë në

Sukth na thotë se është punonjës policie, edhe pse mban veshur shapka e kanotiere. Na këshillon që kur të shkojmë tutje, të mos pyesim më për ngjarjen. “Si dihet kë takon” thotë ai dhe bën shenjën e të shkrepurit të armës me gishtin tregues. Ai jeton pak metra nga vendi ku dy ditë më parë mbeti i vrarë kryekomisari Adem Tahiraj në Katund Sukth, ndërsa thotë se ka ardhur aty 30 minuta pas krimit dhe ka takuar kolegë të tij që ishin të tronditur për ngjarjen. Motivet e krimit ashtu si shumë të tjerë në fshat ai t’i lë të hamendë-

sosh, por vetë nuk nxjerr asnjë fjalë nga goja. Askush nga ata që folëm në fakt nuk tregon për motivet e atentatit për të cilin akuzohet fqinji i tyre Ilir Xhakja, madje asnjë prej tyre edhe pse minimalisht e kanë parë në televizor e madje dhe kanë qenë dëshmitarë në ngjarje nuk ia përmend emrin të dyshuarit. 72-vjeçarja Age Noka ende e shokuar për atë që ka parë pak minuta pas breshërive të armëve, thotë se nuk i ka parë ata që kanë qëlluar, por vetëm viktimën të shtrirë në tokë. “Aty te bari”, tregon ajo me dorë vendin ku ka rënë kryekomisari, ndërsa thotë se në atë moment i ka kërkuar të shoqit që t’ia mbulojë trupin. “E

pashë dy herë dhe nuk mund ta shihja më dot. I thashë burrit: Pjetër, merri dhe hidhi një çarçaf dhe ia hodhëm”, kujton gruaja. Ajo thotë se në atë momente para shtëpisë së saj, ku edhe ka ndodhur krimi, ndodheshin të ndaluara dy makina policie, por ka parë vetëm një punonjës të policisë që godiste kokën me grushta dhe qante, ndërsa fliste në telefon me kolegët që të vinin urgjent aty. Ndërkohë, dëshmitarë të tjerë thonë se një tjetër punonjës policie ka qenë në vendin e ngjarjes, por ajo që ai ka bërë pas të shtënave nuk është ende e qartë. 72-vjeçarja thotë se punonjësi i policisë që kishte mbetur pranë kryekomisarit të vrarë ka pësuar


E shtunë, 15 shtator 2012

9

www.mapo.al

Adem TAHIRAJ Datëlindja:

01-09-1963

Vendlindja:

Kërrnajë, Tropojë

Gjendja Civile: I martuar Kombësia:

Shqiptare

Arsimimi Arsim i Lartë (DND)

negociatat e arrestimit

Xhakja në polici: Komisarin e vrava nga gjaknxehtësia Zbardhen negociatat mes një punonjësi të policisë dhe familjarit të Ilir Xhakjes, që sollën dorëzimin e tij. Dëshmia në polici: Unë e vrava, pasi u nxeha për bllokimin e makinës Dashamir Biçaku

banorë kanë dalë nga lokalet dhe dyqanet e zonës dhe janë afruar në vendngjarje, ndërsa Ilir Xhakja dhe nipi i tij kanë përfituar nga kjo situatë për t’u larguar që aty. Situata është bërë edhe më e rëndë, për shkak se shoferi i Tahirajt ka pësuar një gjendje të rënduar psikologjike pas krimit. “Iu afrua shefit të tij dhe i binte kokës me duar. Më pas humbi ndjenjat dhe është dashur mbërritja e një infermiereje për ta qetësuar me një injeksion”,-thonë dëshmitarët. Policia ka mbërritur me shumë vonesë në vendin e krimit, ku ishin mbledhur tashmë banorët e Sukthit. Brenda pak minutash, shërbimet e policisë kanë marrë emrin e

në një moment tronditje të rëndë dhe ka qenë në gjendje të fikëti, ndërsa dikush e ka marrë në oborrin e shtëpisë dhe doktoresha e zonës i ka bërë një qetësues. Por as Agia nuk di të zbardhë motivet e krimit. Ndërkohë, punonjësi i policisë thotë se ka takuar një nga personat që ndodheshin me kryekomisarin, por nuk tregon se çfarë ka biseduar me të. Ai thotë se punonjësit e policisë kanë qenë të veshur civilë. Një i ri i qethur thuajse zero dhe me një bluzë ku shkruhet diçka për Iranin nuk na jep më shumë detaje veçse përmend që ngjarja ishte e papritur, ndërsa thotë se “ai çuni”, apo pa i vënë përcaktor, ishte duke punuar

38-vjeçarit Ilir Xhakja si autor të krimit dhe janë vënë pas tij. Fillimisht janë shoqëruar në polici tre persona, si dëshmitarë të konfliktit, të cilët kanë zbardhur për hetuesit debatin e ashpër për bllokimin e makinës. I njëjti version është përforcuar edhe nga inspektori i zonës, si dhe është pranuar më pas nga Ilir Xhakja, pas arrestimit të tij. Policia e konsideroi dje të zbardhur vrasjen e oficerit të karrierës, një vrasje gjatë aksionit të kontrollit për armëmbajtje pa leje. Hetimet vazhdojnë, por shumë pikëpyetje ngrihen mbi nivelin e sigurisë në vend, rënien e forcës së uniformës dhe cilësinë e drejtësisë, që japin gjykatat shqiptare.

për të ndërtuar xhaminë në fshat dhe shkonin të faleshin shpesh bashkë. Age Noka thotë se pas ngjarjes pjesa më e madhe e burrave të lag jes ku ndodhi krimi janë shoqëruar në polici dhe janë mbajtur deri vonë në mbrëmje. Të njëjtin version pohon dhe një fqinj i saj, që thotë se policia i ka shoqëruar me përdhunë dhe më pas i ka braktisur në rrugë këmbëzbathur në orën 3 pas mesnate. Ashtu si pjesa tjetër e banorëve edhe ai nuk pranon të flasë me emër apo të citohet qoftë edhe për të denoncuar dhunën që, sipas tij, kanë ushtruar me të padrejtë agjentët e policisë. “Më ka falë Zoti 4... S’i dihet, vijnë e më hedhin në erë”, thotë për t’i vënë kapakun bisedës.

Sekuestrime

2 2 1 1

automjetet me të cilët autorët u larguan nga vendngjarja

automjete të blinduara (një tip BMV dhe një furgon)

armë zjarri automatik dhe rreth 170 fishekë të llojeve të ndryshme

palë dylbi snajperi Disa targa automjetesh, të cilat janë dërguar për ekzaminim

Tiranë Pak orë pasi ekzekutoi shefin e policisë së Shijakut, Ilir Xhakja iu bind negociatave, duke shkuar me këmbët e veta në policinë e Durrësit. Ai kishte qëndruar për disa orë në Shënavlash të Durrësit, ku mësohet se është strehuar te disa të afërm të tij. Gjatë kësaj kohe, efektivët e RENEA-s kanë kryer disa kontrolle banesash dhe ambientesh Ilir Xhakja për të gjetur dy të kërkuarit, Ilir Xhakja dhe nipin e tij Ledian Krasnaj. Në veprimet operacionale të kërkimit dhe të kontrolleve të bane- Rreth orës 02:00, Ilir Xhakja save janë përfshirë edhe efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të pranoi t’i dorëzohej njeriut repartit 712 në kryeqytet. Paralel- të policisë që kishte shkuar isht me operacionin e drejtuar nga për ta marrë, ndërsa atë e RENEA në terren, drejtues të policisë së Durrësit gjetën persona kyç shoqëruan edhe dy që bënë të mundur dorëzimin e të pjesëtarë të familjes së tij” fortit të Sukthit: një punonjës policie dhe një i afërm i Xhakjes. Burime të MAPO-s pohuan se negociatat zgjatën pak kohë, pasi Xhakja pra- va. E dija që ishte punonjës policie, noi të dorëzohej në polici. “Një spe- por ngjarja ndodhi në gjaknxehtësi cialist i policisë së Drejtorisë së Pol- e sipër”,-ka thënë Xhakja për icisë së Durrësit, i mbështetur nga prokurorët. I pyetur nëse e dinte që efektivë civilë të forcave speciale me viktima e tij ishte shef i komisariatit automjete private mbërritën në ven- të Shijakut, Xhakja nuk ka dhënë din ku ishte rënë dakord mes palëve ndonjë përgjigje përfundimtare. Ai që negociuan. Rreth orës 02:00, Ilir ka pranuar se konflikti ka qenë Xhakja pranoi t’i dorëzohej njeriut rreth operacionit për bllokimin e të policisë që kishte shkuar për ta makinës së nipit të tij dhe se debati marrë, ndërsa atë e shoqëruan edhe me fjalë përfundoi në përdorimin e dy pjesëtarë të familjes së tij”,-tha armës. Burimet e policisë thanë se është burimi i policisë për MAPO-n. Shumë detaje në lidhje me negoci- bllokuar arma e krimit, një pistoletë atat dhe çfarë i është ofruar të dys- e kalibrit 9 mm, si dhe një automahuarit të krimit në këmbim të tik “Kallashnikov”, që sipas hetdorëzimit të tij mbeten ende të paqa- uesve i përkiste të arrestuarit Xhakrta. Ndërkaq, kur Xhakja njoftoi ja. Ndërkaq, policia nuk ka përcaknjerëzit që ndërmjetësonin se do të tuar me saktësi se cila nga armët e dorëzohej në drejtorinë e Policisë së bllokuara, mes të cilëve edhe një Durrësit, efektivët e RENEA-s kanë “Kallashnikov”, është përdorur për qenë duke kryer kontrolle në disa ekzekutimin. Pas dorëzimit të banesa, në disa fshatra jo shumë Xhakjes, RENEA dhe efektivët e larg vendit ku ishte fshehur i FNSH-së janë tërhequr nga Durrëkërkuari. Përplasja me të, sipas si, pasi kanë përfunduar edhe disa burimeve të policisë mund të kishte kontrolle të tjera të kryera në disa qenë fatale. Pas mbërritjes së njeri- zona të Durrësit, për nipin e ut të policisë, si dhe dy pjesëtarëve Xhakjes. Ndërkaq gjatë ditës së të tjerë të afërm të familjes së tij, djeshme dhe gjatë mbrëmjes, kërXhakja, me një automjet u nis për kimet për Krasnajn kanë vazhduar, në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, por nuk është bërë i mundur arku iu dorëzua uniformave blu. Men- restimi i tij. Gjatë kontrolleve të jëherë pas dorëzimit, ai është vënë shumta policia bllokoi dy makina të në dispozicion të grupit të Proku- blinduara në shtëpinë e Xhakajt, rorëve të Krimeve të Rënda. Nuk ka por edhe një palë dylbi snajperi, që qenë e vështirë edhe seanca e parë e hedhin dyshime të reja rreth aktivmarrjes së tij në pyetje. “Unë e vra- itetit të tij kriminal.


10

E shtunë, 15 shtator 2012

www.mapo.al

Berisha: Do të ndëshkojmë krimin

ceremonia

Kryeministri Sali Berisha ka ngushëlluar dje Policinë e Shtetit dhe familjarët e Adem Tahirajt për vrasjen e kryekomisarit. “I siguroj ata për mbështetjen më të plotë e të vendosur të qeverisë, se me forcën e ligjit do të ndëshkojmë krimin dhe kriminelët, aty ku ndodhen, në mënyrën më të vendosur. Një vrasës i përsëritur goditi kryekomisarin. Drejtësia do të thotë fjalën e saj dhe do të hetohet çdo element i këtij akti të shëmtuar”, deklaroi kryeministri Berisha.

Nga homazhet për Adem Tahirajn

Vëllai i komisarit të Shijakut: Si e mësova tragjedinë e Ademit Burgaj: Arrestuam vrasësin e Tahirajt, por e liroi gjykata Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka pohuar dje se autori i vrasjes së kryekomisar Adem Tahirajt ishte një i arrestuar nga policia dhe i liruar nga gjykata. “Ilir Azem Xhakja, 38 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, person me precendentë të theksuar kriminalë, i akuzuar për një sërë veprash penale të rënda, kryesisht vrasje. I dënuar me 21 vite burg në mungesë, për vrasje, nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, i arrestuar nga strukturat e policisë në vitin 2007 dhe i liruar nga burgu në vitin 2011”, -tha Burgaj. Duke sqaruar operacionin e arrestimit të Ilir Xhakjes, kreu i Policisë Shqiptare tha se ai u dorëzua për shkak të rrethimit të madh policor dhe se dorëzoi armën me të cilën kreu krimin dhe nuk i bëri rezistencë policisë. “Në sajë të masave të menjëhershme, ndjekjes së vazhdueshme nga strukturat e policisë, bazuar në informacionet e sakta të grumbulluara mbi lëvizjen e autorëve të dyshuar, si dhe bllokimit e rrethimit të të gjithë zonës me forca të shumta policore, u bë i mundur arrestimi i shtetasit”, -tha Burgaj. Pesë automjete sekuestroi policia në cilësinë e provave materiale, dy prej të cilave ishin në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjera të blinduara të përdorura prej autorit të krimit. Gjithashtu, në banesën e Xhakjes u gjet armë zjarri automatik, 170 fishekë, si edhe një numër i madh targash, që janë dërguar për ekzaminime laboratorike.

Mustafë Tahiri pohon se ishte nisur drejt Tropojës, kur e njoftuan me telefon për ngjarjen e rëndë. “Më morën në telefon dhe më thanë se vëllai nuk ishte mirë”. Familja e komisarit të Shijakut pret në ngushëllim Kryeministrin Dashamir Biçaku Tiranë Mustafë Tahiri, vëllai i kryepolicit të Shijakut, nuk mundet t’i përmbajë lotët, kur e pyet për humbjen e rëndë. Mbrëmjen e së enjtes, një zile ogurzezë telefoni i tringëlliu në xhep, ndërsa po i afrohej vendlindjes së tij, Tropojës, së bashku me të afërm të tij. I treguan gjëmën, që do të ndryshonte përgjithnjë jetën e familjes së tij. Mustafë Tahiri ka mbajtur mbi supe përgjegjësinë e vëllait të madh, gjatë gjithë ditës së djeshme dhe në asnjë moment nuk e ka lënë veten të pushtohet nga emocioni. As në momentin kur kryeministri Berisha, i shoqëruar nga ministri Flamur Noka dhe kreu i Policisë, Burgaj, mbërritën për të ngushëlluar familjen e tij. I vetmi moment kur Mustafa nuk mund të përmbajë veten është ai kur flet mbi mënyrën sesi e mori vesh vrasjen e të vëllait. “Kam qenë duke udhëtuar me të afërm të mi, me makinë në drejtim të Tropojës. Në momentin kur kaluam kufirin për në Kosovë, për të shkuar në Tropojë, valët u shkëputën dhe nuk pata telefonata”. Sipas burrit rreth të 60-ave, gjatë kësaj kohe valët janë shkëputur ndërsa ai nuk kishte asnjë komunikim me Shqipërinë. Sipas tij, në kohën kur ka hyrë sërish në territorin shqiptar, valët e telefonisë së lëvizshme janë riaktivi-

Kryekomisari shpallet “Dëshmor i Atdheut” Kryekomisar Adem Tahiraj u shpall «Dëshmor i Atdheut», pasi u vra në krye të detyrës mbrëmjen e 13 shtatorit. Kryekomisar Adem Tahiraj, 49 vjeç, baba i tre fëmijëve, ka kryer një sërë funksionesh, si shef i njësisë operative në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, shef i Komisariatit të Policisë Shijak. Gjatë gjithë viteve të punës si punonjës policie në strukturat operacionale të rendit dhe sigurisë publike, të policisë kriminale dhe të shefit të komisariatit të policisë, është karakterizuar nga disiplina e lartë në përmbushjen e detyrës, për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, në luftën pa kompromis kundër elementëve kriminalë, si dhe është dalluar për marrëdhënie të mira me komunitetin, me kolegët dhe eprorët. Kryekomisar Adem Tahiraj humbi jetën në datën 13 shtator 2012 dhe u përcoll dje në varrezat “Dëshmorët e Kombit”.

zuar dhe ka marrë një telefonatë nga ku është informuar se vëllai i tij Ademi nuk ishte mirë. Ai tregon se ditën e ngjarjes nuk ishte parë me të vëllanë. Ai ishte larguar si zakonisht drejt Durrësit, për të vijuar rutinën e përditshme të tij të punës, për t’u përballur me keqbërësit. Madje Mustafa tregon se as nuk kishte mundur të komunikonte me Ademin, të enjten përpara se të merrte vesh gjëmën e rëndë. Këtu për-

fundon rrëfimi i shkurtër i Mustafë Tahiri, i cili ndërpritet nga lotët që nisin të rrëshqasin poshtë syve të tij. Kjo nuk zgjat shumë, pasi shpejt burri mbledh veten. I duhet të presë miqtë që kanë ardhur për ta ngushëlluar atë dhe familjen e të vëllait. Në kryqëzimin e rrugëve “Sadik Petrela” e “Endri Keko”, miq të njohur, të afërm e dashamirës, i gjenden pranë për të përballuar dhimbjen që u trokiti në derë. Thuajse të gjitha rrugicat e lagjes ku banon familja e kryepolicit të Shijakut të rënë në krye të detyrës janë të zëna nga mjetet e shumta të vizitorëve, të afërmeve, të njohurve, që kanë ardhur t’i gjenden pranë familjes së Ademit. Shumë prej tyre janë kolegë dhe shokë të oficerit të rënë në krye të detyrës, me të cilët ai kishte punuar që nga Tropoja, Kukësi, Tirana e së fundmi prej një viti Shijaku. Rreth orës 12:30, rruga përballë shtëpisë së dëshmorit më të ri të Policisë së Shtetit blindohet nga efektivët e Gardës së Republikës, Policisë së Shtetit etj. Kreu i Policisë, Hysni Burgaj, mbërrin i shoqëruar nga drejtues të tjerë të Policisë. Pak kohë më vonë, mbërrin edhe kreu i qeverisë, Berisha, dhe ministri i Brendshëm, Noka. “Sado ta nderojmë ne Adem Tahirin, nuk mund t’ia kthejmë nderin me aktin e tij sublim që kreu, duke rënë në krye të detyrës, për të garantuar më shumë rend”,- i tha kreu i qeverisë Mustafë Tahirit, ndërsa e ngushëlloi për humbjen e të vëllait. Në orën 14:30, trupi i të ndjerit, mbërriti në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, ku u zhvilluan homazhet për nder të kryekomisar Adem Tahirit. Kreu i qeverisë, Berisha; kryetarja e Parlamentit, Topalli; kreu i PS-së, Rama; deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, efektivë policie e përfaqësues të misioneve të huaja policore nderuan oficerin e rënë në krye të detyrës.


E shtunë, 15 shtator 2012

11

www.mapo.al

Nishani: Krimi nuk do ta thyejë shtetin Presidenti Bujar Nishani shprehu hidhërimin për vrasjen në krye të detyrës të kryekomisar Adem Tahiri dhe i përcjell familjes ngushëllimet më të sinqerta në këtë moment të vështirë jo vetëm për ta. “Presidenti ka bindjen e thellë se pavarësisht egërsisë dhe pabesisë që mund të shfaqin krimi dhe kriminelët, nuk do të munden ta thyejnë forcën e shtetit dhe ligjit, nuk do të munden ta përkulin kurajën dhe trimërinë e punonjësve të Policisë së Shtetit”,-thuhet në ngushëllim.

Nga ceremonia e varrimit të Adem Tahirajt

Atentati që çoi në qeli të fortin e Sukthit

N

gjarja për cilën Ilir Xhakja është dënuar me 21 vjet burg nga Krimet e Rënda dhe më pas është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit ka ndodhur më datë 26.07.1998, kur rreth orës 23:00 është vrarë shtetasi Qerim Maloku. Para se të vritej, viktima kishte dalë nga banesa e tij dhe kishte shkuar në një lokal në qendër të fshatit Katund –Sukth të rrethit Durrës. Më pas është nisur për të shkuar te një bilardo që ndodhej para banesës së tij. Gjatë rrugës është goditur me breshëri automatiku nga i pandehuri Ilir Xhakja së bashku me dy persona të tjerë të paidentifikuar. Pasi kanë dëgjuar krismat janë afruar te viktima menjëherë nipi i tij Agron Maloku dhe i biri i viktimës Ylli Maloku. Hetimet për këtë ngjarje fillimisht janë pezulluar, por në datën 18 mars 2002 në fshatin Jubë Durrësit, në një tunel janë gjetur dhe sekuestruar tre automatikë kallashnikovë, një revolver, gjashtë karikatorë me fishekë, dy qese me pajisje ndërlidhje, një kuti kartoni me radio stacionere e të tjera. Sipas akt-ekspertimit, ka rezultuar se dy nga armët e gjetura në tunel ishin qitur tre gëzhoja të fiksuara në vendin e vrasjes së shtetasit Qerim Maloku.

EMBASSY OF THE REPUBLIC OF HUNGARY SEEKS STAFF The Embassy of Hungary in Tirana is seeking one part time employee for the position of general administrative staff member. Formal requirements: • A higher education, e.g. university or college degree • Good command of English, both spoken and written • Good communicative and writing skills. • Working knowledge of office, database applications, computer skills • Relevant working experience in office administrative work is an advantage The successful applicant must: be highly motivated, pro-active, able to work with limited supervision and to prioritise own workload without compromising the quality of work or customer care. • have a positive attitude, good interpersonal skills, be serviceminded and have the ability to cope with stress and work as part of a team. • be flexible, multi-tasking. Employment is subject to a security review and clearance Compensation will be according to qualifications If you are interested in this vacancy, please send your up-to-date CV, in English, to mission.tia@mfa.gov.hu together with a cover letter in English explaining, why you think you would be suited for this position. The closing date for applications is October 1st. 2012. Relevant candidates will be informed about interviews by e-mail right after the closing date.

FRD: Goditje e krimit ndaj institucioneve

Fryma e Re Demokratike shpreh ngushëllime për vrasjen e kryekomisar Tahirajt dhe shqetësim për gjendjen e sigurisë në vend. “Ky është një akt i rëndë kriminal, një ngjarje tronditëse dhe një goditje direkte e krimit ndaj institucioneve të shtetit dhe të drejtësisë”. FRD kërkon gjithashtu nga organet e rendit dhe të drejtësisë nxjerrjen e kriminelëve përgjegjës që kanë kurajën të godasin me armë shtetin, simbolet dhe mbrojtësit e tij.

Vendimi i shkurtuar i Gjykatës së Durrësit që shpall Ilir Xhakjen të pafajshëm

Skandali “Xhakja”, mungon vendimi i lirimit nga Gjykata Gjykata e Durrësit ka hedhur poshtë dënimin me 21 vjet burg të Gjykatës së Krimeve të Rënda për autorin e vrasjes së komisarit të Shijakut. KLD “sekuestron” dosjen, por mungon vendimi i arsyetuar Leonard Bakillari Tiranë Vrasësi i komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, mund të quhet pa frikë “peshqesh” i drejtësisë shqiptare, që pa asnjë argument liroi një të dënuar me 21 vjet burg për akuzën e vrasjes. Duket se situata e krijuar do të ngarkojë me përgjegjësi Gjykatën e Durrësit, e cila më 9 shkurt të vitit të shkuar shpalli të pafajshëm Ilir Xhakjan, person me precedentë kriminalë, i dyshuar për disa vrasje të ndodhura në rrethinat e Durrësit. Por skandali i gjykatës thellohet edhe më shumë, kur në dosjen e Xhakjas mungon vendimi i arsyetuar i lirimit, që duhej të ishte firmosur nga gjyqtari Neritan Tabaku. Mungesa e vendimit me arsyet pse gjykata shpalli të pafajshëm të dënuarin me 21 vjet burg për vrasje konfirmohet nga Prokuroria e Durrësit, burime pranë të cilës pohuan për “Mapo”-n se nuk u është vënë asnjëherë në dispozicion vendimi që i tha pafajësi Xhakjas. Ky fakt përforcohet edhe më tej nga inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilët mëngjesin e djeshëm kanë sekuestruar gjithë praktikën g jyqësore që është zhvilluar në

Ilir Xhakja

gjykatën e shkallës së parë Durrës. Në morinë e dokumentacionit të mbledhur për hetimin e këtij rasti, inspektorët kanë vërejtur mungesën e vendimit të arsyetuar. Edhe në faqen online gjyqtari Neritan Tabaku ka publikuar vetëm dispozitivin e vendimit që liroi nga qelia Ilir Xhakjan, por jo arsyet që çuan atë dhe dy kolegët e tij të mbërrijnë në një konkluzion të ndryshëm nga Gjykata për Krime të Rënda, që e kishte dënuar me 21 vjet burg. Sipas dispozitivit të vendimit rezulton se trupa gjyqësore e kryesuar nga gjyqtari Tabaku deklaron të pafajshëm të pandehurin Ilir Azem Xhakja, a ku z u a r p ë r ve p r ë n p e n a l e t ë vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim, pasi nuk provohet që i pandehuri të ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Dispozitivi mban datën 09.02.2011, ndërsa vendimi i arsyetuar jo vetëm që nuk është publikuar, por nuk i është dhënë as prokurorisë, duke peng u a r z hv i l l i m i n e p r o c e s it n ë Gjykatën e Apelit. Lidhur me mung-

esën e vendimit, kryetari i Gjykatës së Durrësit, Ervin Metalla, tha se në bazë të një udhëzimi të Komisionerit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, është vendosur mospublikimi i vendimeve të cilat nuk kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Apelit. Por ky pretendim kundërshtohet nga prokuroria, e cila në datën 9 shkurt 2011, pra ditën kur është shpallur vendimi, kanë bërë ankim në Gjykatën e Apelit lidhur me pafajësinë e të pandehurit Ilir Xhakja. Por ky ankim ka mbetur pa u shqyrtuar, pasi shkalla e parë nuk kishte zbardhur të arsyetuar vendimin e pafajësisë. Për këtë arsye, për më shumë se një vit e gjysmë, Gjykata e Apelit nuk kishte kryer asnjë seancë gjyqësore ndaj Xhakjas, i cili gjatë kësaj kohe kishte fituar lirinë. Pas kësaj, askush nuk u kujtua për arsyet e vendimit që çuan në dhënien e pafajësisë të një prej personazheve të njohura të botës së krimit, duke mbajtur pezull edhe shqyrtimin e kësaj çështje në Gjykatën e Apelit Durrës. Lirimi i një të akuzuari për vrasje, për të cilin prokurori kishte kërkuar dënimin me 24 vite burg dhe mungesa e vendimit të arsyetuar për pafajësinë e tij ka alarmuar strukturat e drejtësisë. Mëngjesin e djeshëm, zv.kryetari i KLD-së, Elvis Çefa, ka urdhëruar inspektimin e dosjes “Xhakja”, ndërsa së shpejti pritet një vendim për gjyqtarët që vendosën lirimin e tij. Ilir Xhakja akuzohet për një sërë krimesh të rënda, por rasti i vetëm për të cilën është dënuar ka qenë vrasja e Qerim Malokut, ngjarje e ndodhur më 26 korrik të vitit 1998.


12

EEshtunë, shtunë,15 11 gusht 2012 www.mapo.al

dossier

Salloni i parashikuesve të fatit Nuk është gjë tjetër por një pasqyrë ku shoqëria përplas ankthet e saj. Volteri shkruante: “Supersticioni është për fenë ashtu si astrologjia është për astronominë, bija e marrë e një nëne të mençur”.

Mesazhi i vërtetë i yjeve Në çdo fillim viti, shumë prej nesh lexojnë një gjysmë dyzine horoskopësh rreth asaj që na rezervon viti në vijim. Sigurisht, i harrojmë sapo i lexojmë, por ama nuk kapërcejmë asnjë rresht. Madje, i lexojnë edhe intelektualët ashendent skeptik. Shumë kontradiktorë dhe jopersonalë për t’u marrë seriozisht, horoskopët janë kënaqësia e stinës. Prej parashikuesve të fatit, orakujve,lexuesve të letrave... janë tunduar të gjithë. Mbretër e mbretëresha, perandorë, princër e presidentë. Që nga kohët e lashtësisë e deri më sot. Por në fakt çfarë duhet besuar në të vërtetë. Studiuesit analizojnë...

N

ëse doni të jeni të lumtur, lexoni horoskopin! Ky slogan, disi provokues, përmbledh atë që njerëzimi kërkon në shkencat hyjnore të të gjitha llojeve. Të shpjegosh, të dish, të njohësh: qëllimi mbetet shumë racional. Kurse çështjet të thjeshta: sukses profesional, sukses në dashuri, para, lavdi, bukuri... Më pragmatike nuk ka ku shkon. Salloni i parashikuesve të fatit nuk është gjë tjetër por një pasqyrë ku shoqëria përplas ankthet e saj. Volteri shkruante: “Supersticioni është për fenë ashtu si astrologjia është për astronominë, bija e marrë e një nëne të mençur”. Pikërisht nga ky aspekt u nisën studiuesit për t’u interesuar për tërheqjen që ushtrojnë parashikimet dhe vendin që zënë ato në shoqëritë tona. Vështirësi ka. “Irracionaliteti, fantastikja, e jashtëzakonshmja, që janë karakteristika të paranormales, venë në siklet dhe bezdisin traditën racionaliste dhe pozitiviste të

sociolog jisë” shpjegon Jean-Bruno Benard, profesor sociologjie në Universitetin Paul Valery, Montpellier, i njohur për punimet e tij mbi legjendat urbane. Ky sociolog ka veçuar tre modele interesi për paranormalen. Së pari, “besimet perifetare” (djalli, engjëjt, mrekullitë), të cilat hasen te njerëzit që kanë një lloj përkushtimi fetar tradicionalist. Më pas, “besimet parafetare” (astrologjia, rimishërimi etj), të cilat hasen te njerëzit që kanë përkushtim fetar mesatar. Së fundi, “besimet parashkencore” (ovni, jashtëtokësorët, jetit, përbindëshi i Nesit), të cilat ngjallin interes te popullsia në moshë të re, të cilët i marrin për zëvendësues të praktikave fetare të cilat i kanë humbur. Mjafton t’i besosh për t’u ndjerë më mirë Ky klasifikim i supersticioneve ka edhe rezonancë sociale. Është befasuese, klasat e mesme dhe të larta janë më të dhëna pas supersticionit, gjithashtu hidhet poshtë ideja e gatshme, sipas së cilës “besimet te paranormalja janë më të shpeshta te gratë se te burrat”, na kujton sociologu, edhe pse ai konstaton një dallim midis besimeve vetëm femërore, si p.sh. falli me letra, astrologjia, dhe besimeve më mashkullore, si p.sh. jashtëtokësorët. Një tjetër ide e gatshme që duhet harruar: tërheqja për parashikimin ose hyjnoren është në rritje. Përkundrazi, ka kohë që po kalon një situatë konstante. “Në të gjitha kohërat, njerëzit kanë nevojë për siguri përballë pasigurive të jetës. Edhe pse shumica e parashikimeve nuk dalin, besimi i tyre mbetet i fortë. Secili mban në mend vetëm parashikimet që i përkojnë me jetën e tij dhe harron të tjerat”, thotë Daniel Kunth, studiues në CNRS dhe astronom pranë Institutit të Astrofizikës në Paris. Por, edhe pse pak njerëz besojnë realisht në përmba-

Befasuese

klasat e mesme dhe të larta janë më të dhëna pas supersticionit, gjithashtu hidhet poshtë ideja e gatshme, sipas së cilës “besimet te paranormalja janë më të shpeshta te gratë se te burrat”

jtjen objektive të horoskopit të tyre ose në ndikimin e yjeve mbi fatin e njeriut, studimet kanë treguar se parashikimet e lexuesve të fatit dhe astrologëve ndikojnë shumë sjelljen e tyre. Sipas tij, dy janë elementet që shpjegojnë besnikërinë e atyre që besojnë tek astrologjia. Së pari, ndikimi i horoskopit mbi sjelljen e tyre. Së dyti, një kujtesë selektive që shkon në drejtimin e pritshmërive ose besimeve të tij. Shkalla e ndikimit të parashikimeve mbi sjelljen ka ngjallur interesin e shkencëtarëve. Një studim i universitetit të San Diegos, i botuar në revistën mjekësore prestigjioze The Lancet, ka treguar disa rezultate befasuese. Ata analizuan shkaqet e vdekjes te dy grupe popullatash në vitet 1969-1990. I pari përbëhej nga popullsi amerikane me origjinë aziatike, shumë të dhënë pas astrologjisë kineze, ku lindja luan një rol themelor. Për shembull “vitet e tokës” favorizojnë tumoret, kurse “vitet e zjarrit” sëmundjet e zemrës. Duke vendosur në korrelacion vitin e lindjes me jetëgjatësinë, studiuesit arritën në një konstatim të rëndësishëm. Të lindurit në vitin e tokës të prekur nga një tumor, vdisnin më të rinj. E njëjta gjë për ata të vitit të zjarrit, viktima të sëmundjeve kardiake! Ekipi bëri të njëjtën analizë për grupin e dytë: amerikanë me origjinë perëndimore që nuk e njohin astrologjinë kineze. Surprizë: nuk u konstatuan efekte të veçantë, lidhur me datën e lindjes. Ata arritën n ë k ë t ë p ë r f u n d i m : f a kt o r i psikologjik, pra besimi te horoskopi kinez ka ndikuar sjelljen e amerikanëve me origjinë kineze ndaj sëmundjes. Horoskopët dhe “shkenca” të tjera hyjnore nuk janë pa ndikim, pra luajnë rol pozitiv ose negativ tek ata që i besojnë. Por përgjigjet duhen kërkuar te kompleksiteti i “shpirtit”

njerëzor sesa te shenjat e fshehura të universit. Të qeverisësh do të thotë të parashikosh Cili burrë shteti nuk është këshilluar me ndonjë parashikues fati, astrolog, orakull, lexues kartash, hyjni? Që nga princat e Babilonisë të mijëvjeçarit të dytë P.K., deri te Franç o i s Mit t e r r a n d , shu m i c a e mbretërve, perandorëve, presidentëve, ua kanë vënë veshin parashikimeve të këtyre këshilltarëve disi të veçantë. I ndriçuari Luigji XV e kishte kuptuar drejt: “Për të gjykuar nëse këto parashikime janë të vërteta ose mashtrime, duhen mbledhur rreth pesëdhjetë të tillë; do të shohim që janë pothuaj të njëjtat fjali, që herë janë fjalë në erë, herë lidhen me objektin”. Por këto konsiderata mbretërore nuk zhvlerësojnë një fakt: Burbonët (Luigji XIV, thoshte se “astrologjia është gënjeshtër” por ishte gjithmonë i informuar për të ardhmen që i ishte rezervuar...), si edhe Valois, gjithmonë i kanë konsultuar fallxhorët. Gabimi i Zhan d’Ark ndoshta... Në fund të fundit, ishin po aq këto aftësi të mbinatyrshme (çlirimi i Oreleanit, kurorëzimi i Karlit VII, fitorja mbi anglezët) sa edhe arti i saj i të luftuarit që krijuan legjendën e saj. Shija, në mos pasioni i burrave të shtetit për parashikuesit e aventurave kombëtare shkon edhe më larg se antikiteti. Për të njohur fatin e mbretërve të tyre, Celtët analizonin të lehurat e qenve dhe gjermanët (nëse mund t’i besojmë Tacitit), hingëllimave të kafshëve. Filipi i Maqedonisë dhe pasardhësi i tij Aleksandëri, i përdorën shumë orakujt. Por vetëm pas vdekjes së perandorit, disa prej tyre bënin be e rrufe se korbat që po shqyheshin mbi Babiloni ose ai gomari që me një të goditur të thundrës theu kafkën e luanit, ishin shenja të qarta të


13

E shtunë, 15 11 gusht gusht2012 2012 www.mapo.al www.mapo.al Ja cilët janë elementët e besnikërisë

Të lindurit e vitit të tokës dhe zjarrit

Dy janë elementet që shpjegojnë besnikërinë e atyre që besojnë tek astrologjia. Së pari, ndikimi i horoskopit mbi sjelljen e tyre. Së dyti, një kujtesë selektive që shkon në drejtimin e pritshmërive ose besimeve të tij.

Të lindurit në vitin e tokës të prekur nga një tumor, vdisnin më të rinj. E njëjta gjë për ata të vitit të zjarrit, viktima të sëmundjeve kardiake! Ekipi bëri të njëjtën analizë për grupin e dytë: amerikanë me origjinë perëndimore që nuk e njohin astrologjinë kineze

në çdo kohë Që nga princat e Babilonisë të mijëvjeçarit të dytë P.K., deri te François Mitterrand, shumica e mbretërve, perandorëve, presidentëve, ua kanë vënë veshin parashikimeve të këtyre këshilltarëve disi të veçantë

vdekjes së tij të afërt... Të rrimë të qetë: çmenduria hyjnore e atyre kohëve ngjallte një lloj skepticizmi: Epikuri, Sofokliu, Homeri. “Si mund t’u besoj zog jve që tundin flatrat”, ironizon Hektori tek “Iliada”- Nuk shqetësohem aspak nëse fluturojnë në të djathtën time, nga ana e agimit dhe diellit; ose në të majtën time, drejt errësirave pa fund. Shenja më e mirë është të luftosh për atdheun.” Në kohën e Romës, etruskët konsultoheshin rregullisht nga perandorët, shumë supersticiozë. Kështu, Tarkuini i Vjetër, Sila, Cezari, kishin si të preferuar Spurinën. Edhe kur u konvertuan të krishterë, ata vazhduan t’u besojnë të brendshmeve të kafshëve ose fluturimit të korbave para ndonjë vendimi të rëndësishëm. Të qeverisësh do të thotë të parashikosh, apo jo? Në shekujt në vijim, ndikimi i filozofëve të krishterë -sidomos Shën Agustini me Q yteti i Zotit- e çoi hyjnizimin politik në plan të dytë. Pasi u diabolizuan, astrologët bënë një rikthim triumfues në shekullin XVI. Çdo oborr europian kishte profetin e tij. Papa Paul II emëroi peshkop astrologun Luc Gauric (i cili i parashikoi Henrit II “një pleqëri të lumtur”: mbreti nuk shkoi më larg se 41 vjeç...). Henri VII, themelues i dinastisë britanike të Tudorëve, i përpinte fjalët e parashikuesit të tij Robert Nixon; Katerine de Medicis betohej vetëm për kokën e magjistarit fiorentin Cosimo Ruggieri. Revolucioni, produkt i iluministëve, a i frenoi këto praktika? Aspak. Edhe pse një dekret i korrikut 1791 ndaloi çdo aktivitet të tillë, fenomeni vazhdoi. Madje edhe te të mëd-

Luigji i XV Kishte kuptuar drejt: “Për të gjykuar nëse këto parashikime janë të vërteta ose mashtrime, duhen mbledhur rreth pesëdhjetë të tillë; do të shohim që janë pothuaj të njëjtat fjali, që herë janë fjalë në erë, herë lidhen me objektin”.

Dy ishte edhe numri i fallxhorëve që konsultonin Stalinin (një gjeorgjian dhe një polak), një më pak se Hitleri, por më shumë se Ruzvelti, për të cilin dihet vetëm për një këshilltare të fshehtë, Jane Dixon

Në kohën e Romës Etruskët konsultoheshin nga perandorët, shumë supersticiozë. Kështu, Tarkuini i Vjetër, Sila, Cezari, kishin si të preferuar Spurinën. Edhe kur u konvertuan të krishterë, ata vazhduan t’u besojnë të brendshmeve të kafshëve ose fluturimit të korbave para ndonjë vendimi të rëndësishëm.

Censura e mediave

Në shekujt në vijim, ndikimi i filozofëve të krishterë -sidomos Shën Agustini me Qyteti i Zotit- e çoi hyjnizimin politik në plan të dytë. Pasi u diabolizuan, astrologët bënë një rikthim triumfues në shekullin XVI henjtë e kësaj bote të re të lidhur me kultin e Arsyes. Danton, Marat, Robespierri, Saint-Just, Desmoulins: të gjithë shkonin tek e famshmja zonjusha Leonard, që ushtroi edhe në kohën e Perandorisë (perandoresha Josefinë ishte një nga klientet e saj më besnike), gjatë Restaurimit, madje edhe gjatë monarkisë së korrikut. Një shekull më vonë ishte

radha e zonjës Fraya të lexonte duart e disa republikanëve të shquar: Jaures, Briand, Barthou, Clemenceau. Madje presidenti Poincare e ftoi në Elise në vitin 1917, sepse konflikti nuk po gjente zgjidhje. Kurse më të famshmit ndër presidentët francezë, Gjenerali de Gaulle (që vdiq duke luajtur me letra), i njihen të paktën dy astrologë: Barbara Harris në Londër dhe Maurice Vasset, alias Regulus, në Paris, pas luftës. Dy ishte edhe numri i fallxhorëve që konsultonin Stalinin (një gjeorgjian dhe një polak), një më pak se Hitleri, por më shumë se Ruzvelti, për të cilin dihet vetëm për një këshilltare të fshehtë, Jane Dixon. Një grua, e cila që në vitin 1952 parashikoi zgjedhjen dhe vrasjen e presidentit Kenedi, të Martin Luter Kingut gjithashtu. Dhe një luftë botërore në vitin 1999. Përktheu: Blerta Hyska

Sipas studimeve statistikore, kjo dhunti është më tepër e përhapur në SHBA, Norvegji, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar: shumë njerëz e zotërojnë, por në shumicën e rasteve me dozë

Parashikimi i fatit mund të shpjegojë shumë gjëra; duke filluar nga suksesi i “arteve hyjnore” që rrjedhin prej saj. “Pak rëndësi ka lloji i hyjnizimit që përdoret, -shpjegon Gregory Gutierez, historian i parapsikologjisë. - Qoftë kur bëhet fjalë për astrologji, lexim të letrave, ose të sferës së kristaltë, mjeti vetëm sa ndihmon parashikuesin e fatit ose i mbush mendjen të interesuarit. Cilësia e parashikimit nuk varet nga objekti që përdor fallxhori për t’u përqendruar, por ekzistenca dhe sidomos, shtrirja e aftësive për parashikim të pastër”. Sipas studimeve statistikore, kjo dhunti është më tepër e përhapur në SHBA, Norvegji, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar: shumë njerëz e zotërojnë, por në shumicën e rasteve me dozë të vogël. Prej këtej hipoteza e një pjese të madhe studiuesish, sipas së cilës bëhet fjalë për një mbetje instinkti kafshor dhe “fushe morfike” që ende sot u lejon anëtarëve të të njëjtit lloj të komunikojnë njëkohësisht ndërmjet tyre “me anë të mendimit” (fluturimi në formën e shkronjës V i zogjve shtegtarë, ndryshimet e njëkohshme të drejtimit të tufës së peshqve). Lexuesit e fatit dallohen nga të tjerët nga aftësi psikike superiore, të trashëguara që në lindje dhe të stimuluara nga ushtrimi i shpeshtë i tyre. Kjo shpjegon sidomos telepatinë (formuluar nga biologu amerikan Joseph Rhine, 1934), ose sesi një nënë tronditet kur njëri nga fëmijët, edhe pse larg, është në rrezik. Por -fushë morfike ose jo- kjo nuk shpjegon gjithçka. Mediumet nuk kënaqen vetëm të flasin për të tashmen dhe të shkuarën e klientit të tyre (“të lexueshme” me telepati); disa guxojnë të flasin edhe për të ardhmen e tij ose për fakte që ai nuk i di ende. Por, si ia bëjnë ata që nuk gabojnë? “Ata janë më të shumtë në numër sesa mund ta mendojmë ne”, pohon sinologu Patrice Serres, i pasionuar pas kësaj çështjeje. Ne u përpoqëm ta tregonim këtë duke realizuar një edicion lajmesh një javë para, nga një grup parashikuesish. Ishte shumë bindëse, aq bindëse sa asnjë kanal nuk pranoi ta transmetonte, duke hamendësuar për mashtrim. Ne nuk hoqëm dorë, këtë herë iu propozuam të nxirrnim rezultatet e ceremonisë së çmimeve televizive, tetë ditë para se të ndodhte vërtet. Gjithçka ishte e saktë: rezultatet, por edhe detajet për atë që do të ndodhte në prapaskenë ose veshjet që do të visheshin. As këtë nuk e transmetuan”. Pse? Pa dyshim nga frika se mos i akuzonin se po nxitnin budallallepsjen dhe mashtrimin që vjen prej tij. Nga ana tjetër, prej obskurantizimit që ka rrethuar parashikimin e fatit, përfitojnë vetëm sharlatanët.


06

14

E shtunë, 15 gusht 2012

Na ishte një herë fushata elektorale

www.mapo.al

Historia e zgjedhjeve dhe fushatatve elektorale në Shqipëri mund të shihet përmes, ndoshta më qartë se asgjëje tjetër, imazhit. Si ka ndryshuar nga fushata në fushatë që nga fletushkat, fletëpalosjet, parullat, grafiti, posterat; për të kaluar aty ku është sot, te spotet e kushtueshme televizve apo billboardet e forma të tjera të elaboruara të komunikimit elektoral. MAPO Weekend, në disa numra, do të sjellë intervista protagonistësh të fushatave që do flasin pikërisht për imazhin dhe evoluimin e tij.

Një foto (jo) sa njëmijë fjalë Kur nisi të ketë ndikim fotografia në një fushatë elektorale. Kryesisht në gazetë. Ishte viti 1994, në fushatën që Sali Berisha nisi në mbrojtje të projekt-kushtetutës”, kujton fotografi Armand Babani. Që na zbulon dhe ca huqe të tjera të politikanëve në të gjitha kohët elektorale. Luljeta Progni Cili është momenti i parë kur ju jeni gjendur si fotograf në një aktivitet politik, kryesisht fushatë elektorale? Me sa mbaj mend, fushata elektorale e 31 marsit ka qenë e para. Duhet ndarë aktiviteti politik nga fushata elektorale. Në të parin aktivitet politik ku kam qenë prezent ka qenë protesta e studentëve. Mendoj se pikërisht këtu daton aktiviteti i parë politik i imi dhe pastaj rënia e bustit. Kurse si fushatë elektorale e parë është ajo e 1991-it, kur kandidat ishte Ramiz Alia. Që në 1990-ën unë punoja për agjencinë amerikane “Klajver” dhe s’kisha lidhje me shtetin. Cila është fotoja juaj e parë politike, që është zhvilluar pastaj edhe në fushata të tjera elektorale? Fotoja për rënien e bustit të Enver Hoxhës. Nuk ka 20 shkurt që të mos kujtohet dhe të mos flitet për të. Ndaj mund të them që ajo foto është edhe historia e jetës sime. Duke qenë se keni punuar si një fotoreporter për një agjenci të huaj, cila është fotoja e parë e një lideri që keni realizuar. Nuk mund ta mbaj mend, por me siguri fotoja e Berishës me Ramiz Alinë, dy liderët e asaj kohe. Juve nuk jeni marrë me fushatën e asaj kohe, apo jo? Jo. Në vitet ‘91 –’92 nuk ekzistonte kjo frymë, që dikush të merrej vetëm me fushatat. Angazhimet ishin më tepër spontane. Për më tepër nga ana vizive. Cilat kanë qenë vështirësitë e para në punën tuaj si fotoreporter, në lidhje me karakterin e liderëve, drejtuesve politikë, qoftë edhe të takimeve elektorale? Ajo që është klasike dhe e hasin të gjithë, problemi i bodigardëve. Gjithmonë të hapin probleme. Natyrisht ata kanë punën e tyre, por edhe ne kemi tonën. Në ’91-in pretendohej se nuk kishte një kulturë në punën e fotoreporterit... Pikërisht. Prandaj dukej shumë e çuditshme kur një fotograf i afrohej një aktiviteti. Kjo ishte edhe pengesa kryesore dhe që vazhdon të jetë akoma, ndonëse në një mënyrë më të moderuar.

A pati ndryshim nga ’91 në ‘92-shin? Absolutisht nuk mund të flasim për ndryshim. Të mos harrojmë që ishte ende i njëjti mentalitet. Ne kemi 20 vjet dhe është ende mentaliteti i shumë viteve më përpara dhe jo më në krye të një viti, ku mund të thuhet se njerëzit ishin të çorientuar. Ishte shumë shpejt për të folur për ndryshim. Kur nisi të kishte ndikim fotografia në imazhin e liderit? Në mos gaboj, në vitin 1994. Në fushatën që bëri z. Berisha në mbrojtjen e projekt-kushtetutës. Bëri një fushatë rreth një muaj e gjysmë në të gjithë Shqipërinë dhe aty mund të thuhet se ishin hapat e parë të një fushate të mirëfilltë, e bërë në disa faza. Pavarësisht në funksionoi apo jo. Dhe ku nisi të kishte ndikim fotografia në imazhin e liderit? Në gazetë. Në atë kohë kishin nisur të funksiononin gazetat politike, të paktën ato partiake. Cilën foto tuajën apo të ndonjë kolegu tuaj do të veçonit si foto që ka pasur një ndikim në imazhin e një lideri para elektoratit dhe në çfarë viti ka qenë? Duhet një testim i publikut për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Pra, ju thoni se në vitin 1991-1992 nuk ka pasur asnjë ndikim fotografia në ndryshimin e imazhit? Për mendimin tim, jo. Kur keni filluar specifikisht të punoni për një parti politike, në një fushatë të saj? Unë nuk mund të them se kam punuar për një parti politike, por kam punuar për persona të ndryshëm të një partie politike gjatë fushatave të tyre. A ishin ata të kujdesshëm në atë çfarë kërkonin prej teje? Në raste të veçanta. Mund të veçoj Fatos Nanon. Ai ka qenë shumë i kujdesshëm ndaj imazhit të tij dhe ishte i predispozuar të të kërkonte çdolloj dëshire profesionale. Të gjithë të tjerët nuk janë kaq të kujdesshëm, por thjesht të kërkojnë një shërbim të shpejtë, sepse si gjithmonë, ne shqiptarët çdo gjë e lëmë për në momentin e fundit. Mirëpo kjo gjë ndikon shumë në punë nga ana vizive. Për të mbetur tek kjo çështje, nëse ne i ndajmë me periudha 1991-1997 dhe 1997 deri tani, deri në ’97-ën a mund të themi se njerëzit politikë nuk ishin “përleshur” për çështjen e imazhit? Për mendimin tim, duke i ndarë pak a shumë në periudha, deri në vitin 2000 nuk pati një mendim të mirëfilltë për fushatën publicitare vizive për fushatën elektorale. Por pastaj nisën të ndryshonin gjërat. Njerëzit filluan të bëheshin më të ndërgjegjshëm, ndoshta edhe sepse lufta politike nisi të bëhej më e fortë. Ndoshta edhe sepse shumë shqiptarë dhe të huaj erdhën nga jashtë “duke u dhënë mend” sesi mund të bëhej një fushatë dhe

nisën të ndryshonin disa gjëra, nuk mund të them shumë gjëra. Unë, ndryshimin nga e bardha në të zezë e shoh që nga fushata elektorale e 2005-ës e në vijim. Nga 2005 e këtej po i jepet gjithmonë e më shumë rëndësi anës vizive të një fushate. Nuk po them “ashtu siç duhet”, por shumë më tepër seç duhet. Deri në vitin 2000, në rrethet tuaja profesioniste a e kishit kuptuar se sa i rëndësishëm është imazhi në një fushatë elektorale dhe çfarë bëtë për ta përcjellë tek politikanët këtë çështje? Unë personalisht e kisha kuptuar, pasi duke qenë në këtë profesion gjithmonë shihet ajo që bëhet jashtë vendit dhe sesi funksionojnë gjërat andej. Por sado që ua thua të tjerëve, gjithmonë ka një stepje, sepse ne shqiptarët jemi konservatorë në idetë e reja. Për më tepër, mund të thuhet se çdo ide e re përbën edhe kosto. Ne duam gjënë më të mirë që ekziston, por pa kosto. Që në momentin që i thuhet politikanit që kjo punë kushton kaq, që në atë moment ajo punë mund të konsiderohet e mbyllur. Problemi kryesor i gjithë këtij ngërçi veç pagesës ishte njëkohësisht edhe mentaliteti i politikanëve. Ata përdornin shpesh shprehjen: “E kush ta kupton ty këtë?”. Kjo, sepse ata niseshin nga niveli i përgjithshëm i popullit shqiptar në atë kohë. Masa sot ka evoluar pak. Në vitin 1994, ose dhe në 2004-ën ka qenë mentalitet tjetër. Në qoftë se ti në vitin 2004 nxirrje Sali Berishën në një gazetë duke u ngërdheshur, ti ishe armik. Nëse të njëjtën gjë e bën sot, është gjëja më normale në botë. Por ndërsa quheshe armik për një kategori të caktuar, quheshe mik për një tjetër dhe ja ku është efekti... Nuk duhet harruar një gjë që, me kushtet që kemi ne, duhet mbajtur një lloj ekuilibri. Nuk dua t´i jepem falas kurrkujt. Nuk dua që një palë të thotë “ky është i yni” dhe tjera të thërrasë “ky është i yni”. Unë e kam mbajtur me shumë forcë anën time profesionale. Cilët ishin faktorët që ndikuan në ndryshimin e metodave të punës nga viti 2000 e këtej? Nuk duhet harruar që pas ‘98-’99 pati një boom televizionesh private. Kjo ishte një nga arsyet kryesore. Publiciteti shkonte në çdo shtëpi. Njerëzit kishin shumë më tepër mundësi për të dëgjuar të gjitha palët. Së dyti ishte ana ekonomike. Pati një boom ekonomik pas ’97-ës. Mund të them se kur duheshin paratë, ato nuk mungonin. Në qoftë se para ´97-ës të thoshin se nuk i kemi, pas vitit 2000 mjafton t’i bindje dhe paratë gjendeshin. E treta, sepse mentaliteti nisi të ndryshonte me hapa gjigantë, pasi u hapëm nëpër botë dhe njerëzit ndryshuan. Pas viti 2000 u kuptua se imazhi ishte tepër

i rëndësishëm për të tërhequr elektoratin? Për të mundur rivalin politikisht tashmë kërkoheshin rrugë të reja, dhe rrugët e reja ishin përdorimi i metodave të reja të një fushate liberale. Një pyetje për anti-reklamën. Nga Partia Socialiste është përdorur shpeshherë imazhi i ´97-ës. Kur ka nisur të krijohet një kulturë e tillë? Duhet të jesh tepër i kujdesshëm dhe profesionist që një fushatë të mos kthehet kundër teje. A mendoni se u kthye kundër në 2005? Po, përdorimi i fotove të Edi Ramës nudo. Për mendimin tim është kthyer kundër. Kështu që duhen marrë parasysh edhe humbjet duke bërë një fushatë të tillë. Gjithashtu, në 2005 dhe në vazhdim 2007-ën është përdorur shumë edhe imazhi i 1997-ës... Ndoshta edhe unë shpeshherë akuzohem se jam ekstremist në punën time, por ndonjëherë duhet bërë kjo gjë, për arsye se ato shërbejnë për të mos harruar. Populli shqiptar harron shumë shpejt dhe e ka treguar historia. Por them se kjo lloj kujtese duhet bërë herë pas here, jo gjithmonë. Duhet të jemi të zotët që të ruajmë kufirin e duhur. Pyetja tjetër lidhet me raportin tuaj me partitë politike. Duke iu referuar imazhit elektoral, si vlerësohej puna juaj dhe cilat ishin vështirësitë që hasnit? Dikur kishte shumë pak fotografë dhe ishte shumë e lehtë të ndaje se cili është profesionist dhe cili jo. E kam në aspektin e rëndësisë që politikanët i jepnin aktit të fotografimit... Ata kërkonin vetëm dikë që të mbaronte punë shumë shpejt dhe të kalohej në shtypshkronjë. Edhe sot nuk janë aq të ndërgjegjshëm sa duhet për efektin që mund të ketë fotoja tek elektorati. Sot, me globalizimin e gjithë jetë është një show. Ti mund të jesh shumë i mirë, por nëse nuk i publikon vlerat e tua, askush nuk mund ta dijë se kush je ti. Për t’i bërë një përmbledhje g jithë sa thamë më sipër...Vitet 1991-2000 janë një periudhë, ndërsa vitet 2000-2009 përbëjnë një periudhë tjetër. Në të parën, politikanët i jepnin më shumë rëndësi komunikimit të drejtpërdrejtë me publikun, sesa përdorimit të imazhit në fushata. Ndërsa pas vitit 2000 gjërat kanë ndryshuar. Po, patjetër. Por të mos harrojmë një detaj, u shtuan shumë partitë politike, ndërkohë që elektorati ishte i njëjti. Dhe si rrjedhojë është shtuar edhe agresiviteti politik. Kjo gjë duket edhe në ndryshimin e sjelljeve të politikanëve. Të mos harrojmë që pas vitit 2000 u shtuan paratë. Erdhën edhe të huajt që të na jepnin eksperiencën e tyre të madhe në këtë fushë. E keqja jonë ka qenë filozofia që “një njeri mund t’i bëjë të gjitha”, jo, një njeri mund të bëjë vetëm një gjë ashtu siç duhet.


E shtunë, 15 shtator 2012

15

www.mapo.al

Historia e kinemave kryesore të Tiranës. Që fillon në vitin 1926, me ndërtimin e të parës kinema verore në qytet e deri tek e fundit, “Partizani”

Ekrani i madh

i Tiranës

K

inemaja e parë moderne e Tiranës, “Nacional”, ishte dhe e para kinema verore në qytet. Emri i saj, nga Kinema -Teatri “Nacional”, që e kishte gjatë viteve 1926-1939, ndryshoi në Kinema “Rex” dhe kështu u njoh përgjatë viteve 19391943. Iu kthye përsëri emri i mëparshëm “Nacional” më 1943-1946, derisa do të quhej kinema “17 Nëntori” prej viteve 1947 e deri sa sot nuk do të ekziston më. Kinema “Tomori” (sot godina e Partisë Socialiste) u ndërtua në vitin 1940 nga ushtria italiane dhe shërbeu si sallë kinemaje për italianët, kryesisht për ushtrinë, por edhe për qytetarët e Tiranës. Pas shtetëzimit në vitin 1946, ajo mori emrin kinema “Brigada” dhe shërbeu si kinema e qytetit gjatë viteve 1947-1970. Në këtë sallë u zhvilluan edhe disa “gjyqe të popullit”, procese gjyqësore nga regjimi komunist pas vitit 1947, veçanërisht gjyqi i gjeneral Teme Sejkos. Kinema “Republika” ishte ajo që u mbajt deri vonë. Në fillim, kur u ndërtua më 1930, quhej “Diana”. Më pas, “Gloria”, mandej “Republika” e së fundmi u quajt kinema “Millenium 1”.

Kinema Imperial 1940

Kinema Imperial 1940

Kinema 17 Nëntori 1940

Kinema Nacional 1940

Kinema “Partizani” ishte e fundit që u ndërtua në kryeqytet. Ajo u ngrit në vitin 1957 dhe u dogj në vitin 1988.

Kuriozitete Kinema “Agimi” deri në vitin 1961 quhej “Kinemaja e sovjetikëve”, sepse pothuaj gjithë lagjja përreth ishte e mbushur nga familjet sovjetike që punonin në Shqipëri. Nga vitet ‘66-’67, kinema “Dajti” u quajt kinemaja e kinezëve. Pati edhe mensë të kinezëve, sallë lodrash e lagje të kinezëve. Fotot Ortenc Meçani, AQSH

Kinema Skënderbej

Kinema Tomori

Kinema Tomori

Statistikat e sallave kinematografike të Shqipërisë


CMYK

16 6

E shtunë, 15 SHTATOR 2012

www.mapo.al

BUJAR KAPEXHIU

Aktivitete sportive kudo. Kampionate dhe Olimpiada. Rezultate të larta dhe thyerje rekordesh. Edhe Shqipëria merr pjesë në gara. eGjithmonë e fundit Kolonën time në të përditshmet sipërpërmenose e eleminuar për përdorim dopingu. Por dura e pagëzova me emrin “Guri filozofal”, term në të njëjtën kohë kemidhe edhe suksese. Dëshira time për sport që më pati joshur intriguar pa Kolonën ka edhe esektorë të tjerë. Shifra rekord të në rrëmbyer të përditshmet sipërpërmendura e pagëzoçmimeve në treg. Rekorde Europiane po arrijmë në va me emrin “Guri filozofal”, term që më pati çmimin e naftës. Steka ështëqë ngritur lart. Suksese! joshur dhe intriguar pa masë përpara Kolon

Sukses. Tregu është plot e përplot. Prodhime importi, por kanë vërshuar edhe prodhime vendi. Dyqane, arka të mbushura me prodhime Kolonënkioska, time nëtezga, të përditshmet e sipërpërmentë ndryshme që zbresin gjer në trotuar. dura e pagëzova me emrin “Guri filozofal”, termBollëk. Mirëqënie. Prosperitet. Krenohet qeveria që më pati joshur dhe intriguar pa Kolonën time për suksesin e saj. Tregut dhe xhepave ekapitalizmi në të përditshmet e sipërpërmendura pagëzo- u dha dashuri për njëri tjetrin. Xhepat plot zbrazin treva me emrin “Guri filozofal”, term që më pati gun. Xhepat bosh braktisin tregun. SituatëKolonë e vështirë. joshur dhe intriguar pa masë që përpara

Kujdesi prindëror është nga gjërat më të bukura e më të domosdoshme në jetë. Kujdesi që të ushqen, të përkëdhel tëpërditshmet rrit. Kur rritesh kërkon pavarësi. Kolonën timedhe në të e sipërpërmenMërzitesh e zemërohesh në rastet kur ndërhyjnë dura e pagëzova me emrin “Guri filozofal”, term në punët Kështu Prokuroria. Është rritur si që mëtuaja. pati joshur dhedhe intriguar pa Kolonën time institucion i pavarur.e sipërpërmendura Mendon vetë. Vepron vetë. Ecën në të përditshmet e pagëzovetë. Sipas ligjit. Por nuk të lë politika. Ajo va me emrin “Guri filozofal”, term që më patindërhyn, bën presion, sulmon,pa kërcënon interesat joshur dhe intriguar masë qëpër përpara Ko e saj.

Edhe politika është art. Ajo ka në vetvete muzikë, pikturë, poezi, por më shumë, teatër. Pikërisht në skenën zhurmëshme të këtij teatri përplasen poliKolonënetime në të përditshmet e sipërpërmentikanët e talentuar me të“Guri patalentuarit. Luftë për dura e pagëzova me emrin filozofal”, term që më pati pa Kolonën time nga karrige. Njëjoshur tekstdhe me intriguar fjalë të bukura, shoqëruar në të përditshmet e sipërpërmendura e pagëzonjë melodi e ëmbël, kompozuar nga lideri socialist, va me emrin filozofal”, kryetarin term që më pati për të me siguri do“Guri e mallëngjejë e LSI-së joshur dhe intriguar pa masë që përpara Kolonën mbështetur kokën në gjoksin e koalicionit të majtë.

Në këmbë. Do të ulesh në një stol. Kur je ulur në stol, ke dëshirë për një karrige. Kur e siguron karrigen, ëndërron për një kolltuk. Në vështirësi janë ata poliKolonën time në të përditshmet e sipërpërmendura eqë pagëzova me emrin filozofal”,dy term tikanë në dilemën e tyre“Guri ballafaqohen kolltukë. qëtë mëzgjedhë? pati joshur dhe për intriguar paPikërisht Kolonën këtu timezë fill Kë Lufton të dyja. në tëcmira, përditshmet e sipërpërmendura e pagëzozilia, inati i kolegëve. Por ka edhe miq të mirë, vaurtë me emrin “Guri filozofal”, term që më të e modestë, që nuk mendojnë përpati vete, por të joshur dhe intriguar pa masë që përpara Ko ofrojnë kolltukun më të rehatshëm e më fitimprurës.

Po afron nëntori. Me sa padurim dhe entuziazëm e pret mazhoranca këtë muaj. Emërimi i Kryeprokurorit. Portime më në parë kemi një shkarkim. E më pas Kolonën të përditshmet e sipërpërmennjë Emërimin e kanë të thjeshtë. duraemërim. e pagëzova me emrin “Guri filozofal”, termGati. I që më pativetëm joshur shkarkimi. dhe intriguarOpozita pa Kolonën vështirë dhetime ndërkonë të përditshmet e sipërpërmendura e pagëzo- mambëtarët ngulin këmbë, se sipas Kushtetutës, va membaron emrin “Guri filozofal”, termkëtë që më pati ndati në maj. Pikërisht datë përcakton joshur dhe intriguar pa masë që përpara Kol edhe ambasadori i OSBE-së, z. Wolfarth. Ndoshta!


Çështje telefonash a shpirtrash binjakë? Nga Iva Tiço

UET personazh

Sport

Ermal Merdani Back to Reality (jo show)

Shpërthen Duka: Turp për ata që shpifin nën petkun e patriotizmit

Ish-pjesëtari i edicionit të pestë të “BB5”, tregon rikthimin në ditët e zakonshme prej studenti në UET

personzh planeti single privatësi foto file Stil ndryshe Çdo të shtunë

www.mapo.al

Takim me zysh Joridën

Nëse shumica në qytet, që nga shitësit e tregut, te kamerierët në lokale e njohin si nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës (e i qajnë hallet), disa e thërrasin thjesht “zysh”. Sepse prej 10 vitesh tashmë ajo është pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë. Në fillim me kohë të plotë. Tani me disa orë në nivelin Master

përtej privatësisë

Agimet e stinëve të Eno Popit Zgjohet çdo ditë herët në agim. Për të rendur pastaj nga televizioni, në radio e në shkollë. Pushtohet ndonjëherë nga dozat e dembelisë së tij, që edhe i kanë kushtuar

planeti single

Agnesa Vuthaj: Relacioni më i mirë është single Të kesh një marrëdhënie të mirë me vetveten dhe jetën, mjafton për t’u ndjerë e përmbushur dhe e lumtur, edhe pa një mashkull në krah

Faqe 17


18

personazh

E shtunë, 15 shtator 2012

www.mapo.al

Nëse shumica në qytet, që nga shitësit e tregut, te kamerierët në lokale e njohin si nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës (e i qajnë hallet), disa e thërrasin thjesht “zysh” (një kënaqësi me koston e të ndjerit pak e madhe në moshë).

Takim me zysh Arta çano

N

jë vit më parë ishte në kopertinën e revistës Madame Mapo, si nënkryetarja e re e Bashkisë së Tiranës. Këtë vit, takimi me Jorida Tabakun bëhet pikërisht në zyrën e saj në Bashki, me ato dritaret me kanata të rënda, që do i shuanin një farë kureshtje çdo qytetari që është mësuar prej dekadash t’i shohë nga jashtë. Por këtë herë për të folur për diçka tjetër. Që është gjithashtu, madje ka qenë para gjithë të tjerave, një angazhim profesional i Joridës: të dhënit mësim në universitet. Ka nisur të jetë pedagoge fill pasi mbaroi studimet e larta. Nëse një tetor më parë kishte hyrë si studente e vitit të fundit në Fakultetin e Ekonomisë, tetorin që pasoi u paraqit prapë aty, por këtë herë si pedagoge. Hyrje në Ekonomi “Përfundova me rezultatet më të larta degën time të Administrim Biznesit dhe më thanë se do vijoja si pedagoge në fakultet. E mora me shumë lehtësi këtë vendim që ishte ndër më të rëndësishmit për mua, por kjo nuk do të thotë që më mungoi serioziteti. Përkundrazi njëkohësisht u ndjeva dhe shumë e përgjegjshme. Atë vit bëra një kurs katërmujor në Pragë për Ekonomi Politike dhe në tetor isha gati për në auditor. Do jepja lëndën Menaxhim Strategjik në një vit të katërt, studentëve që ishin vetëm një vit më të vegjël se unë. Më kujtohet që më dridhej zëri, madje edhe duart, që nuk vazhdova të ndaja programet që kisha

përgatitur, por i lashë në bankë të parë që të shpërndaheshin dorazi, që mos të vihej re dridhja e duarve. Megjithatë kaloi shumë mirë”. Shumë shpejt me natyrën e saj të butë, të qeshur e të komunikueshme, por dhe shumë profesionale nga ana tjetër, që e ndihmonte në çështjet delikate, si ato të notave dhe me angazhimin për të sjellë gjithmonë shembuj konkretë e për ta bërë interesante orën e mësimit, duke pasur për jo-model gjithë pedagogët që e kishin mërzitur jo më larg se një vit më parë, ia doli të bëhej një nga pedagoget më të dashura. “Më pëlqente shumë lënda që jepja. Dhe lexoja shumë. Nuk mund të dilja përpara studentëve pasi kisha lexuar vetëm atë tekst që ata e kishin përpara. Nuk doja as të isha e ngurtë me ta. Unë kisha qenë vetë në vendin e tyre një vit më parë, e dija çfarë i pëlqen një studenti dhe çfarë jo, kisha parasysh disa modele pedagogësh që na ‘mërzisnin’ dhe përpiqesha të mos isha si ta, por të gjeja një mënyrë tjetër për të qenë efektive”. Bashkë me lëndën e Menaxhimit Strategjik, po jepte dhe atë të Menaxhimit të Biznesit të Vogël. Akademizmi ishte bërë fusha që e mbante të angazhuar me kohë të plotë, edhe pse paralelisht ajo merrej me menaxhimin e disa projekteve lokale. “Lexoja çdo gjë nga fusha e ekonomisë. Përpiqesha të mos humbisja asgjë. Kërkoja shembuj praktikë për lëndët që jepja, që t’i sillja në auditor. Kam punuar shumë për të ndërtuar një metodë mësimdhënieje.” Kjo përvojë e saj e parë me mësimdhënien zgjati një vit e gjysmë. Më pas shkoi gjashtë muaj në ShBA për një kurs pasuniversitar dhe më pas në Angli ku zhvilloi studimet Master, përvoja që nuk kaluan pa e ndikuar edhe si pedagoge. “Vërtet unë formimin bazë e kisha marrë në Fakultetin e Ekonomisë këtu, por shkollimi jashtë më krijoi filozofinë time, metodën time të vërtetë të punës, ma

e r y ëz

t h s ja

Detyra e re nuk e ka penguar, ndërkohë, të vazhdojë disa rite të jetës së saj, si për shembull të dalë për të ecur apo për vrap me atlete dhe pantallona të shkurtra, apo të vizitojë të njëjtat vende që ka vizituar. Sigurisht tani ndalon të fotografojë një gropë rrugës, për ta raportuar, apo merr në telefon kur sheh se nuk ka drita në një rrugë tjetër, sepse ka ca punë si kjo e saj që të ndjekin kudo. Pushim ngelen veç mbrëmjet në shtëpi dhe e diela. Shën e diela!!!


E shtunë, 15 shtator 2012

19

www.mapo.al

Sepse prej 10 vitesh tashmë ajo është pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë. Në fillim me kohë të plotë. Tani me disa orë në nivelin Master. Për të mos hequr dorë nga kjo fushë që e do shumë. Pasionin për të cilën na i rrëfen. Në leksionet në vijim...

Joridën “Ka qenë interesante dita e parë e emërimit tim. Ishte e mërkurë dhe kishte mbledhje qeverie në orën 12.00, ku ishte shpallur emri im që po dilte me titra në lajme dhe studentët e kishin parë. Ndërkohë kishim mësim në orën 12.40 dhe ata të gjithë më pyesnin “zysh, je ti?” kur futeshin në mësim”. ndryshoi krejtësisht botëkuptimin. E mbaj mend veten në ato vite duke përgatitur artikuj, duke tërhequr nga një klasë në tjetrën fletoret dhe librat”. Pasi përfundoi masterin, destinacioni ishte i qartë, përsëri në Tiranë. Ishte tashmë viti 2005 dhe Jorida Tabaku iu rikthye mësimdhënies në fakultetin ku e nisi karrierën e saj si dhe punëve si eksperte lokale e disa projekteve. Këtë herë do kish dhe një studente ndryshe nga të tjerat. Ekonomi shtëpiake Zysh Jorida merrte në fakultet gjithmonë grupet e para, të studentëve më të mirë. Këtë gjë e dinte. Dinte sigurisht, pasi asaj nuk i shpëtonte e nuk i shpëton asnjë detaj nga jeta e motrës më të vogël Lornës, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të ngushtë, ‘më të mirën në botë’, se e motra, shtatë vjet më e vogël, kishte dalë shumë mirë në konkurset e pranimit në degën e Financës dhe do të ishte në një grup të mirë. Por ja që nuk e kishte menduar, se mendja bën rrengje ndonjëherë, që ajo do i jepte mësim. “Kur hyra në klasë dhe pashë shoqet e saj, sepse Lorna nuk kishte ardhur në atë ditë, e kuptova menjëherë se unë isha caktuar në klasën e motrës sime. Menjëherë pas mësimit shkova të kërkoja të më ndërronin, por pedagogia e leksioneve këmbënguli që të qëndroja. “Kështu do e vësh edhe më shumë në pozita pune motrën tënde”, më tha ajo. Dhe kishte të drejtë. Jo vetëm motra, por e gjithë klasa u vunë në pozita konkurruese dhe punuan shumë. Ndërkohë mua, prej saj, më dukej më familjare e gjithë klasa”. Pa harruar që i gjithë fakulteti ishte si një shtëpi për Joridën, pasi ajo që kur kishte hyrë herën e parë si studente, nuk ishte shkëputur asnjëherë. Pas leksioneve e prisnin projektet me

të cilat merrej dhe i kalonte ditët, pothuaj të plota, brenda në fakultet. Lorna, ndërkohë, nuk është e vetmja anëtare e afërt e familjes së Joridës që ka qenë me të në të njëjtat mjedise në fakultetin e Ekonomisë. Bashkëshorti është gjithashtu pedagog në këtë fakultet në Departamentin e Financës. “Kur unë isha pedagoge fulltime ai ishte part-time, ndërsa tani është e kundërta. Megjithatë, kemi punuar bashkë në të njëjtin fakultet, madje edhe në të njëjtin ekip për disa projekte, gjë që na ka ndihmuar pastaj të menaxhojmë të dy familjen tonë. Ai më ka ndihmuar shumë në aspektin e metodologjisë sidomos dhe ka qenë një mbështetje shumë e madhe në periudhat kur unë nisa të isha shumë e zënë. Edhe sot, sa herë më duhet ndihmë, për shembull dikush që të më zëvendësoj në një orë provimi, ai është i pari që marr në telefon”. Dhe me këtë mbështetje, por dhe me stilin e saj sistematik të punës, ajo ia doli të mbante paralelisht disa angazhime. Sjellje organizative Pas kthimit nga Anglia, nisi punën për Doktoraturën, të cilën e ka zhvilluar pjesërisht në Angli (distance learning) dhe pjesërisht në Shqipëri, temën e së cilës për sipërmarrjet e biznesit të vogël e mbrojti në vitin 2009, kur mori dhe titullin Doktor i Shkencave Ekonomike. Gjithashtu, në këtë kohë, do kishte emrin si bashkautore dhe në një nga librat e programit të disa degëve të Fakultetit të Ekonomisë, “Qeverisje e korporatave”. Vuri në punë gjithë aftësitë e saj organizative, për përgatitjen e këtij teksti, pasi ajo sado e butë dhe e qeshur mund të jetë në komunikim, aq strikte është në çështjet e punës. “Më ka ndihmuar fakti që kam punuar me projekte të USAID-it që kur isha 18 vjeçe

Po ndërsa fushën akademike nuk e ka braktisur për asnjë çast, në atë të volejbollit, nuk ka shkelur prej muajsh. “Jam natyrë sportive. Më pëlqen shumë volejbolli e tenisi. Në fakultet luaja me ekipin e shkollës dhe ne vazhduam të luajmë edhe më pas. Së bashku me bashkëshortin

Pra edhe tani, që është nënkryetare e Bashkisë, kur puna pothuaj nuk ka orar, ajo vazhdon të jetë pedagoge. “Jap disa leksione në MBA

dhe e kam të kultivuar kulturën e punës. Për hartimin e tekstit hartuam një kalendar dhe unë e zbatoja me përpikëri”. Ishte e para që dërgonte emailet me kapitujt që kishte përfunduar, për mos të sjellë asnjë vonesë. “Jam një nga autoret më të reja të teksteve në fakultet, isha vetëm 28-29 vjeçe në atë kohë dhe kjo më jepte kënaqësi të veçantë. Prandaj dhe këtë lëndë e kam mbajtur me thonj, nuk kam dashur të shkëputem prej dhënies së saj në fakultet, edhe pse angazhimet e mia po shtoheshin”. As më shumë e as më pak, angazhimi i saj më i fundit ishte vendi i zv.ministres në Ministrinë e Integrimit. “Ka qenë interesante dita e parë e emërimit tim. Ishte e mërkurë dhe kishte mbledhje qeverie në orën 12.00, ku ishte shpallur emri im që po dilte me titra në lajme dhe studentët e kishin parë. Ndërkohë kishim mësim në orën 12.40 dhe ata të gjithë më pyesnin “zysh, je ti?” kur futeshin në mësim”. Megjithatë, edhe pas emërimit si zv.ministre Jorida nuk u largua nga fakultetit. Reduktoi orët duke kaluar në ciklin pasuniversitar, ku jepte mësim part-time, por edhe si guest lecture në leksione të caktuara. “Përvoja në ministri më ndihmoi shumë për t’u njohur me legjislacionin dhe gjithashtu për të sjellë edhe më shumë shembuj për menaxhimin e biznesit të vogël. Diçka që tani, në Bashki, është shumë më e prekshme, pasi merremi gjatë gjithë kohës me bizneset e mesme dhe të vogla dhe shembujt janë të shumtë”. Pra edhe tani, që është nënkryetare e Bashkisë, kur puna pothuaj nuk ka orar, ajo vazhdon të jetë pedagoge. “Jap disa leksione në MBA. Mësimet atje zhvillohen pasdite nga ora 17-20.00 dhe kjo më ndihmon që të kap disa orë, ndoshta edhe duke i kombinuar me kolegët, sepse në Bashki është vështirë të thuash që puna mbyllet kur mbaron orari zyrtar”. Megjithatë, ajo nuk ka ndërmend t’i shkëpusë lidhjet me mësimdhënien. Menaxhimi i dëshirave njerëzore Edhe pse janë shumë pak orët që jep në fakultet krahasuar me ditarin e një pedagogeje me kohë të plotë, Jorida nuk do në asnjë mënyrë që të shkëputet plotësisht prej tyre. Dhe ka arsyet e saj. “Kjo është një fushë shumë dinamike. Çdo gjë ndryshon. Dhe një pedagog aq më tepër para studentëve të masterit, që vijnë gjithashtu nga praktika, duhet të jetë gjithmonë

shumë i përgatitur. Duke pasur ende disa orë, e ndiej gjithmonë që duhet të lexoj për këtë fushë, të mësoj të rejat dhe zhvillimet. Sepse gjërat nuk janë siç i kam mësuar unë vite më parë. Nëse do shkëputesha, do ishte shumë e vështirë të rikthehesha përsëri”. Dhe kështu ngelet e angazhuar, ashtu si është e angazhuar dhe në fushën e artikujve shkencorë. Nuk preferon median e shkruar, por botime të specializuara dhe vazhdimisht nuk mungon aty me artikuj e analiza nga fusha e ekonomisë. Po ndërsa fushën akademike nuk e ka braktisur për asnjë çast, në atë të volejbollit, një nga pasionet e saj të spikatura, nuk ka shkelur prej muajsh. “Jam natyrë sportive. Më pëlqen shumë volejbolli e tenisi. Në fakultet luaja me ekipin e shkollës dhe ne vazhduam të luajmë edhe më pas. Së bashku me bashkëshortin. Madje e morëm aq seriozisht, sa morëm trajner dhe bënim stërvitje 2-3 mbrëmje në javë. Por tani, kur mbaroj punën vonë, në orën 8 nuk kam më energji për stërvitje. Megjithatë, i kam premtuar bashkëshortit, por dhe vetes se do rikthehem në ekip”. Detyra e re nuk e ka penguar, ndërkohë, të vazhdojë disa rite të jetës së saj, si për shembull të dalë për të ecur apo për vrap me atlete dhe pantallona të shkurtra, apo të vizitojë të njëjtat vende që ka vizituar. Sigurisht tani ndalon të fotografojë një gropë rrugës, për ta raportuar, apo merr në telefon kur sheh se nuk ka drita në një rrugë tjetër, sepse ka ca punë si kjo e saj që të ndjekin kudo. Pushim ngelen veç mbrëmjet në shtëpi dhe e diela. Shën e diela!!! “Të dielën gjithmonë, me përjashtim të rasteve kur udhëtojmë jashtë Tiranës, drekojmë të gjithë bashkë, me bashkëshortin, me prindërit e mi. Është koha për ta”. Një zakon që nuk e ka ndërprerë, ashtu si dhe të lexuarin, pa të cilin nuk bën dot. “Më pëlqejnë librat artistikë, filozofikë, historikë…Më pëlqen të kem gjithmonë diçka për të lexuar. Dhe kur jam shumë e lodhur që nuk kam shumë përqendrim, zgjedh një letërsi pak më të lehtë, por gjithsesi gjej diçka për të lexuar”. Dhe do e ruaj këtë raport me librat edhe kur të nisë viti akademik. Sepse Jorida, pedagogia e departamentit të Menaxhimit, tashmë e ka sprovuar veten dhe …di t’i menaxhojë mirë angazhimet e saj.


20

E shtunë, 15 shtator 2012

www.mapo.al

pertej privatësisë

Zgjohet çdo ditë herët në agim. Për të rendur pastaj nga televizioni, në radio e në shkollë. Pushtohet ndonjëherë nga dozat e dembelisë së tij, që edhe i kanë kushtuar. Di të zgjedhë mirë e me shije se ku e me kë duhet të shijojë kohën e tij të lirë. Por nuk di fare të kursejë. Çfarë tjetër? Ky pyetësor zbulon shumë më shumë se kaq për Eno Popin

Agimet e stinëve të

Enos

Cili është mëngjesi yt i rutinë? Zgjim herët, në orën 05 e 40, ritualet e sapozgjimit dhe vajtja në punë në 30 minutëshin e dytë, pas orës 06. 00 Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Pak më shumë gjumë por më pëlqen mëngjesi im edhe kështu siç është. Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Mes miqsh e kolegësh njëkohësisht. Kafeja e mëngjesit përballë detit është super, por në mungesë të detit në Tiranë, mjaftohem me qiellin. Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje, mëngjesi? Me miqtë e mirë, të dashurën, pse jo dhe me tim atë. A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Ndaj vazhdoj ta bëj. Sepse më pëlqen. A i devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Plot herë. Por ama dita nuk mbyllet pa i përfunduar detyrimet. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? Më doli një punë. A je dembel? Nëse po kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm? Kam dozat e dembelisë, që më

dëmtojnë hera-herës. Tek takimet me njerëzit e dashur, më ka kushtuar kjo. Ku të zë dreka zakonisht? Para se të niste dietën miku im Ledioni, vazhdimisht në restorant. Tani në zyrë apo shtëpi. Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde? Ato ku nuk gatuhen bomba për stomakun. Restorantet e qeta dhe me shije. Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Unë rrallë ftoj njerëz në shtëpi sepse jam i ikur gjithë kohën, por më shijon pa fund kur mikesha jonë Arbana Osmani, na mbledh të gjithëve në shtëpinë e saj dhe na gatuan aq mirë sa mezi pres radhën e ardhshme. A je kursimtar? Hahahah. Jo A ke në rit gjumin, apo pushimin e drekës? Dita ime është e mbushur veç televizionit e radios edhe me angazhimin shkollor. Herë është luks i madh ai gjumi i drekës, por kur gjej kohë e shijoj. Kur ke qenë i vogël a ta kanë diktuar prindërit, pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar? Vazhdimisht. Si të gjithë prindërit që mbledhin fëmijët në drekë për të mos i lënë jashtë. Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria?

Rob i çokollatës Aroma e preferuar për Eno Popin është ajo e vaniljes, por ama ësh`të rob i çokollatës. E meqë një pjesë të ditës e kalon pranë kompjuterit për përgatitjen e emisionit, por dhe për të studiuar ja ku kemi gjetur një çokollatë-tastierë.

TV Për televizionin ku ai punon dhe që është gjithaq pasion i tij. Dhe për televizorin që shoqëron zakonisht mbrëmjet e Eno Popit

Dreka Tani që Ledioni është në dietë, atij i duhet shpesh të drekoj në shtëpi. Por dhe në restorante nuk zgjedh bomba për stomakun.

Unë rrallë ftoj njerëz në shtëpi sepse jam i ikur gjithë kohën, por më shijon pa fund kur mikesha jonë Arbana Osmani, na mbledh të gjithëve në shtëpinë e saj dhe na gatuan aq mirë sa mezi pres radhën e ardhshme

Pak sende, por plot kujtime. Si i rritur mes Pazarit të Ri, ngjarjet s’më kanë munguar. Cila është koha, që mbart për ty kujtimet më të bukura? Adoleshenca, Gjimnazi, periudha e Universitetit. Po kujtimet e hidhura? Nuk i harroj dot. Por përpiqem të mos i rikthehem. Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar? S’jam tip për ditar. Preferoj të flas me miq dhe me të afërt. Besoj tek komunikimi si terapi Çfarë ka në portofolin tënd? Para, që harxhohen shpejt, dokumentacionin e kartat bankare që i mban çdo kush. Nëse më pyet për fotografi, s’ jam ai tip që mbaj. Në mëngjes a e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave? I bëj gati një mbrëmje më parë. Kjo për lehtësi orientimi nga përgjumja. Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? E bardha, e kuqja, e zeza, mente…. Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makinë? Më pëlqen vanilja, ama jam rob i çokollatës.

Cfarë CD ke në makinë? iPhone i ka zëvendësuar. Ama dëgjoj muzikën që më pëlqen. Çfarë muzike ke zile telefoni? Atë të zakonshmen, atë që është më në modë sot. Tringëllimën e telefonit të vjetër. A ke miq të vjetër? Nëse po a takoheni shpesh me ta? Kam. Disa të kohës së gjimnazit e Fakultetit. Janë miq që takohen rrallë por janë aty gjithmonë. A je e hapur për miqësi të reja apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Besoj se koha i tregon miqtë. Ata që rezistojnë gjithnjë bëhen të shtrenjtë. Ku rri zakonisht me miqtë? Në ato vende që jemi rehat të gjithë. Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote? Varion. Mund të mbyllem herët, diku nga darka apo edhe pas mesnate për t’u rizgjuar në agim. Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde? Televizion, pak lexim. Biseda brenda familjes. Po idealja, cila do të ishte? Uh sa e vështirë më duket ta riformatoj. Cila është uniforma jote e gjumit? S’kam. Por temperaturat i përcaktojnë nëse mbaj apo jo tesha veshur.


E shtunë, 15 shtator 2012

21

www.mapo.al

planeti single Të kesh një marrëdhënie të mirë me vetveten dhe jetën, mjafton për t’u ndjerë e përmbushur dhe e lumtur, edhe pa një mashkull në krah. Ndaj ka vendosur të jetë single derisa të takojë personin që do ta bindë se jeta në çift është më e bukur sesa kur je vetëm. Ama, kur gjendet në ndonjë dasmë, nuk i shpëton dot ngacmimit që i ndjell dalja e nuses nga shtëpia

Agnesa Vuthaj

Iva Tiço

Drejtore e Revistës Madam Mapo

Relacioni më i mirë është single Me kë jeton? Jetoj vetëm. Cila është gjëja më e bukur e të qenit single? Vetë të qenit single është një ndjenjë shumë e bukur. Të kesh një marrëdhënie të mirë me vetveten dhe jetën, mjafton për t’u ndjerë e përmbushur dhe e lumtur, edhe pa një mashkull në krah. Po gjëja më e keqe? Kureshtja, kush do ta ndërrojë statusin tim nga Single në Relacion. Ke dalë në “blind date”, në takim të sajuar nga të tjerët me dikë që nuk e ke njohur më parë? Jo, asnjëherë. Kush e ka “problem” beqarinë tënde? Më duket se askush J. Gënjen ende kur del në takim me dikë? Kë gënjen dhe si? Nuk kam gënjyer asnjëherë për të dalë në një takim... ndoshta ngaqë kam filluar të dal në të tilla takime shumë vonë; dhe kur kam dalë në një takim, të gjithë ata që më njohin e kanë ditur dhe janë gëzuar për faktin. Mbrëmjet e tua tipike të fundjavës si janë? Zakonisht fundjavat i kaloj te familja ime, në ambient familjar ose në udhëtime, e rrallë më ndodh të dal për party, për jetë nate. Në ç’orë kthehesh në shtëpi, kur del natën? Sikur ta pyesim sigurimin poshtë shtëpisë sime J. Ndonëse dal rrallë, kur dal më pëlqen të rri më gjatë, por rreth orës 2.30 jam në shtëpi. Kur e ke dëgjuar për herë të parë urimin “me një fat të mirë” ose “në dasmë”? Për herë të parë nuk e mbaj mend, por për të fundit do të përgjigjesha: më ndodh ta dëgjoj shumë shpesh, nga familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët. Çfarë mendon kur e dëgjon? E marrë me pozitivitet, mendoj që do të martohem kur të ndihem që kam takuar personin me të cilin do ta kaloj gjithë jetën time. Të pëlqejnë dasmat e të tjerëve? Më pëlqejnë dhe më emocionojnë shume dasmat, sidomos ato që bëhen në shtëpinë e vajzës dhe momenti kur vijnë dhe e marrin nusen. Po për tënden a mendon? Sapo më shkon mendja te dasma ime, e çoj mendimin diku tjetër. Mendoj se do të kalojë shumë kohë para se të filloj të mendoj për dasmën time. Shumica e miqve dhe mikeshave të tua janë të martuar apo single? Kam shumë miq/mikesha të martuar, por shoqet me të cilat e kaloj shumicën e kohës janë single. Sapo më martohet një shoqe, takoj një tjetër që është single J. Sa shpesh fton njerëz në shtëpi? Shumë rrallë. Për çfarë shpenzon më shumë? Udhëtime. Sa herë në javë gatuan? Gatuaj vetëm kur jam shumë e uritur dhe nuk mund të pres për të dalë për të ngrënë jashtë ose kur më hahet një ushqim shtëpie që s’e gatuajnë nëpër restorante. Përndryshe, mëngjesin e ha gjithmonë në shtëpi. Cili është specialiteti yt? Kur gatuaj vetëm për veten, zakonisht gatuaj ushqimet më të lehta, supë, sallatë, perime të ziera... por ushqimi i detit është i preferuari im. Mund të gatuash edhe vetëm për vete? Po, duke qenë se jetoj vetëm, më ndodh të gatuaj dhe të ha vetëm dhe më pëlqen. Cilin nga këta numra shërbimesh ke në celular: taksi, ambulancë, polici, elektricist, hidraulik, shërbim taksi... Numër policie dhe taksie nuk kam në celular, sepse e di përmendsh, por kam numër mjeshtri të rrymës dhe ujit (elektricist & hidraulik). Deri kur do vazhdosh të jesh single? Deri kur të takoj personin që do të më bindë se jeta në çift është më e bukur. Vazhdoj të mendoj që “relacioni më i mirë është single”.

Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Çështje telefonash a shpirtrash binjakë?

M

Nuk kam gënjyer asnjëherë për të dalë në një takim... ndoshta ngaqë kam filluar të dal në të tilla takime shumë vonë; dhe kur kam dalë në një takim, të gjithë ata që më njohin e kanë ditur dhe janë gëzuar për faktin.

Deri kur të takoj personin që do të më bindë se jeta në çift është më e bukur. Vazhdoj të mendoj që “relacioni më i mirë është single”.

ë duket se jua kam treguar njëherë. Domethënë jua kam thënë shkarazi. Domethënë kam thënë diçka, duke menduar se mund ta merrnit vetë me mend… Epo mirë pra, le ta them nga e para: lidhja ime nuk shkon vaj. Ka raste kur shkon vaj, por ka dhe raste te tjera kur ngec aty këtu. Ose kur nuk shtyhet fare. Ose kur ndahemi… Dhe pak a shumë, të gjitha rastet, kanë një arsye të përbashkët: ai, zemra ime pra, nuk është shumë i kujdesshëm me telefonin. Unë mendoj se telefonat janë bërë për këtë punë, për ta marrë tjetrin njëqind herë në ditë, për ta pyetur ku je, kurse pjesen tjetër të kohës, të të marrë ai ty dhe të të thotë që nuk po rrinte dot pa ta dëgjuar zërin. Ja për këtë janë shpikur celularët, e për çfarë tjetër?! Por ja që ai nuk mendon aspak kështu, përkundrazi, nuk e kupton që unë e kam të nevojshme ta shtyj rrugën nga shtëpia në punë e anasjelltas duke folur me të (ta ketë për nder, se unë mund të llomotis dhe me shoqen e ngushtë, por ja që kam zgjedhur atë). Kurse ndonjëherë, nuk e ngre fare telefonin, dhe as nuk merr mbrapsht, ndërsa të nesërmen thotë pa të keq “zemra ti e di që unë këtë tip kam”… E meqë ai ka këtë tip, ka raste që unë nuk e dua fare këtë dreq tipi. Dhe normal, meritoj më shumë. Meritoj dikë që ta hapë telefonin që në zilen e parë. Dikë që të më marrë dhe sa për të më dëgjuar zërin. Dikë që edhe kur është në takim pune, kur unë e telefonoj, të më shkuajë që s’më përgjigjet dot sepse është i zënë, dhe pastaj të më thotë me ça është i zënë, kur do mbarojë së qeni i zënë, të më pyes po unë ç’po bëj, e pastaj të më thotë që e ka marrë malli... Dikë që të më thotë mirëmëngjes e natënemirë me sms, mms, bbm, a ç’të jetë... Pra dikë krejt të ndryshëm nga ky palo i dashur që nuk më meriton. Dikë si ai që njoha ca kohë më parë, atëherë kur unë dhe ai (zemraimepërhershme pra!), kaluam ndarjen e radhës (dhe ta mendosh që kisha menduar se kësaj radhe do zgjaste përgjithmonë, se s’do t’i flisja kurrën e kurrës, në jetë të jetëve). Në fakt nuk ishte një njohje fringo e re, por një i njohur i vjetër, i takuar rishtazi, që kur pa që unë mbaja blackberry, më kërkoi ‘pin’-in. Aty filloi gjithçka, me një pin... Në fillim ca batuda, pastaj shumë të tilla, pastaj orë të tëra chat, pastaj një ftesë për darkë... Vijimi po dihet (atë më drita të kuqe nuk ua tregoj sikur ç’të bëhet), ai jo vetëm më shkruan të nesërmen, por më shkruan gjithë kohës, duke më thënë se sa mirë që kemi gjetur njëri tjetrin, pastaj më fton për drekë, pastaj kur ndahemi më lë porosi që t’i shkruaj... Pastaj më shkruan prapë, më fton prapë... Për pak ditë në shtëpinë e tij, veç furçës së dhëmbëve (një ish i dashuri im thoshte që ajo është kali i Trojës, pas saj pushtohet gjithë shtëpia prandaj një femre nuk i duhet lejuar kurrë ta vendosë në banjo) ja ku lirohet edhe një raft rrobash, për ndërresat e mia, që unë të ndihem sa më komode. Më duket sikur kam kapur qiellin me dorë. Ja pra, morën fund vuajtjet e mia, kjo është ora e shpagimit. E ku ka më mirë, kur ti nuk ke zbritur ende nga ashensori për të ikur nga shtëpia e tij dhe ai të shkruan “je zemër”?! Pale nëse bëjmë sherr (megjithëse nuk kemi probleme komunikimi, se pse dreqin bëjmë sherr çdo ditë, kjo mbetet mister), mund të thuash fjalën e fundit, të ndahesh çdo ditë dhe të jesh e sigurt se pas dy orëve ai do të shkruajë, do gjejë një justifikim, do pyesë për diçka dhe do shkruajë. Në një situatë të tillë, teksa shfryja me një shoqen time, ja ku më shkruan ai, për të më pyetur për një gjë fare pa rëndësi... sa theu akullin. “Po ky qenka komplet dora jonë!”, më thotë shoqja ime. Normal, që ndihem krenare. Të gjitha luten të gjejnë një mashkull të tillë, që jo vetëm të mos bezdiset nga sjellja jonë, por që të sillet fiks si ne. Komplet dora jonë. Aq sa kur një ditë unë e acaruar në kulm, vendos që t’i fik të dy celularët, tre orë më pas, kur i hap e kuptoj që ky është dora jonë e shkuar dorës sonë - thirrje të hunbura e sms tek të dy telefonat, mesazh në bbm, mesazh në gmail dhe mesazh të facebook... Epo s’paska pasur dhe aq faj zemra ime (ai i përhershmi) kur akohej për vrullin tim të telefonatave. I paskam rënë më qafë kot. Ne qenkemi shpirtra binjakë. E meritojmë që të jemi bashkë, me gjithë ulje ngritjet, ndarjet dhe të njohurit të vjetër a të rinj që takojmë.


22

E shtunë, 15 shtator 2012

UET Personazh

www.mapo.al

Pas kamerave 24-orëshe, bliceve të aparateve, thashethemeve në gazetat rozë dhe momentit të famës, Ermal Merdani, ish-pjesëtari i edicionit të pestë të “Big Brother Albania”, tregon rikthimin në ditët e zakonshme prej studenti. Mes provimeve të vjeshtës dhe përgatitjes për vitin e ri akademik, ai rrëfen jetën larg syve kureshtarë.

Ermal Merdani Back to Reality (jo show) M

omentet e tij të famës si banor i shtëpisë më të vëzhguar në vend nuk ishin vetëm “15 minuta”. Kanë kaluar muaj, por ai duket se është ende në qendër të vëmendjes mediatike dhe urisë së fansave për të zbuluar më shumë nga jeta e tij private... E megjithatë, Ermal Merdani duket se i ka lënë pas të gjitha këto për t’u rikthyer në petkat e zakonshme të studentit të Shkencave Politike në Universitetin Europian të Tiranës. Jo krejt i zakonshëm dhe jo më si më parë, sepse me të hyrë në hollin e universitetit, ai nuk i shpëton dot më -edhe sikur të dontepërshëndetjeve, buzëqeshjeve, sy ve kureshtarë apo edhe çuçuritjeve. Por duke lënë mënjanë këto, Ermalit këto ditë shtatori të zhytura mes librave dhe leksioneve dhe vizitave të shpeshta në sallën e sekretarisë për të marrë vesh datat e provimeve të vjeshtës i duken krejt normale, si ato ditët përpara se ai të vendoste t’i hynte një aventure televizive. Kjo ndoshta sepse me vështrimet rreth vetes ai ishte mësuar edhe më parë. Jo vetëm si një djalë i pashëm e shtatlartë, por edhe si fituesi i skeptrit të bukurisë shqiptare në konkursin “Miss dhe Mister Albania”, por pa kureshtinë e tanishme nga kalimtarët apo qesëndisjet që i bëjnë miqtë duke e thërritur “Vipi” ... “Pas daljes nga Big-u, shoqëria ime me kolegët e shkollës ka mbetur e njëjta. Shoqërohem me te njëjtët si më parë, megjithëse më ngacmojnë pak në mënyrë shoqërore, sjellja dhe respekti reciprok ka mbetur i pacenuar”, tregon Ermali. I pacenuar ka mbetur edhe përkushtimi i tij ndaj studimeve, megjithëse muajt brenda shtëpisë së “Big Brother”

i kushtuan jo pak, por 8 provime të prapambetura. Me të dalë nga shtëpia, krahas intervistave apo dukjeve me miqtë televizivë nëpër klubet e natës dhe festat që nuk kishin të sosur, Ermali u kthye pa humbur kohë sallave të leksioneve. “Hyra menjëherë në provime. Bëra një përpjekje të madhe, pasi nga 8 provime arrita t’i merrja gjashtë prej tyre dhe dy i lashë për sezonin e vjeshtës”, zbulon ai duke hedhur poshtë hamendësimet e shpeshta se djem dhe vajza si ai, ndërmarrin misionin për të arritur famën në kohë rekord dhe pa spikatur ndonjë talent të veçantë. Ai i kishte mjaft të qarta gjërat që në fillim. I duhej një hapësirë katapultimi drejt famës, të cilën me ta mbërthyer do të përpiqej ta mbante gjatë e që do t’i shërbente për qëllimet dhe pasionet tij. Një prej tyre, e ndoshta më i rëndësishmi, është politika. Prandaj zgjodhi t’i kushtohej studimeve në Shkenca Politike, prandaj është përfshirë që adoleshent në angazhimet civile dhe është pjesëmarrës aktiv në të gjitha debatet, tryezat e rrumbullakëta e konferencat shkencore që zhvillohen në UET mbi politikën. “Dëshira ime më e madhe është të jem pjesë e politikës shqiptare në të ardhmen”. Për dy vite ka shërbyer si nënkryetar i Rinisë Aktive dhe Kuvendit Civil - një grupim politik i krijuar nga të rinjtë shqiptarë për zhvillimin e një politike me mentalitet të ri, duke u përshirë në shumë ngjarje me tematikë ndërgjegjësimi e qytetarie, si mbështetja e minatorëve, protestat kundër importit të plehrave, bashkimi i zërit me organizmat të tjerë të shoqërisë civile kundër prishjes së piramidës, fushata kontribuuese në ndihmë të jetimëve. “Të gjitha këto aktivitet i shkojnë për shtat profilit që kam zgjedhur të studioj”, përfundon ai. E ndërsa mbetet i hapur për propozime apo oferta televizive, siç u ndodh shpesh kolegëve të tij pjesëmarrës në reality show - ku përvojat e ngjashme i hapin rrugën karrierave të suksesshme televizive si edhe për faqet rozë që rezervon shtypi, për momentin përparësitë e tij janë të fokusuara të gjitha te studimet dhe jeta e tij në nëntë muajt e ardhshëm brenda auditorëve do rikthehet të jetë ajo e zakonshmja, më pranë realitetit sesa show-t.


CMYK

E shtunë, 15 SHTATOR 2012

23

www.mapo.al

DEPOZITA

MIQTË

Kush sjell një mik përfiton një thesar Përmes Depozitës Miqtë, JU përfitoni rritje të normës së interesit. Nëse sillni një mik të ri që të çelë një depozitë, JU dhe miku juaj do të keni një rritje të normës së interesit. Për të përfituar nga kjo ofertë, JU duhet patjetër të keni ose të çelni një depozitë me afat si dhe të sillni një mik të ri për të çelur një të tillë. Bonusi që ju përfitoni është 0.5% më shumë se normat e publikuara por në çdo rast norma e depozitës nuk mund të jetë më e lartë se 7% në monedhën lek, 4% në euro dhe 3% në dollarë. Depozita Miqtë ofrohet në afatet 6 mujore dhe 12 mujore. Depozita Miqtë është e vlefshme deri më datë 15 Shtator 2012


24

E shtunë, 15 SHTATOR 2012

sport

Në një letër të shpërndarë për të gjitha mediat, kreu i FSHF-së u është përgjigjur ashpër akuzave, duke sulmuar atë që ai e cilëson si një grup “opiniondhënës që nuk kanë bërtitur njëherë në stadium Shqipëria-Shqipëria”. Natyrisht që në mllefin e Dukës ka ndikuar jo pak edhe akuzat e fundit për fanellën e përfaqësueses sonë në ndeshjen kundër Zvicrës

Sa e pashpirt e vërteta e Lucernës!

Federata Shqiptare e Futbollit dhe unë personalisht përbejmë një institucion, i cili punon, funksionon dhe përparon përkrah të gjitha homologeve në Europë dhe Botë

Armando Duka

Shpërthen Duka:

Turp për ata që shpifin nën petkun e patriotizmit

A

rmand Duka ka shpërthyer si një vullkan dhe nuk mund ta mohosh se një mënyrë e tillë e shprehuri nga ana e presidentit të FSHF-së të bën përshtypje. Jo sepse vreri që ka hedhur ai është një mllef i mbushur me mëri, por sepse nuk është zakon për të që të “kalojë caqet” në një formë të tillë. Në një letër të shpërndarë për të gjitha mediat, kreu i FSHF-së u është përgjigjur ashpër akuzave, duke sulmuar atë që ai e cilëson si një grup “opiniondhënës që nuk kanë bërtitur njëherë në stadium Shqipëria-Shqipëria”. Natyrisht që në mllefin e Dukës ka ndikuar jo pak edhe akuzat e fundit për fanellën e përfaqësueses sonë në ndeshjen kundër Zvicrës. Shqipëria ka luajtur me fanella të ngjashme me ato të përfaqësueses së Greqisë, dhe, pavarësisht se Duka kërkon ta qetësojë situatën duke thënë se “këtu bën pjesë edhe rasti i përmendur për ngjyrat e fanellës së ADDIDAS-it në ndeshjen e Luzernës, e bardha me blu ishte si e Greqisë, por e bardha me të kuqe do të ishte si e Spanjës, e bardha me të zezë si e Gjermanisë e kështu me radhë për të gjitha skuadrat që kanë sponsor ADDIDAS. Futbolli, puna rreth tij, investimi për të dhe kujdesi i vazhdueshëm nuk janë të lidhura patjetër me suksesin e dëshiruar. Janë shumë faktorë që përcaktojnë një gjë të tillë, nga të cilët janë privuar jo rrallë herë edhe emrat më të mëdhenj të Botës në këtë fushë,” por Duka harron se për zemrat e tifozëve do të kishte qenë më mirë që të zgjidhte atë që i ngjante edhe Zimbabves, vetëm jo atë që i ngjante Greqisë. Por vrulli i Dukës nuk ka të ndalur, ndaj, lexuesit të nderuar po ia japim të gjithë letrën e presidentit të FSHF-së, për të kuptuar më mirë se çfarë mban në zemër njeriu që udhëheq futbollin në vendin tonë.

Ja edhe deklarata e plotë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka: “Kam qenë në dyshim këto ditët e fundit për t’u prononcuar apo jo rreth çështjeve të shumë përfolura në disa media dhe forume

www.mapo.al

shqiptare. Duke i vlerësuar qëndrimet, shprehjet dhe batutat si emocionale, kam menduar t’i pres me heshtje e t’i kaloj me qetësi, por pas konstatimit se ato filluan të përdoren për qëllime e interesa të paracaktuara, vendosa të jap një opinion për të treguar të vërtetën, e cila është brenda, prezente dhe e pastër te shumë e shumë njerëz, që janë të lidhur me futbollin shqiptar. Paradoksi i debateve të fundit ka marrë shkak prej humbjes në Zvicër, sepse në rastin e kundërt, por edhe të një barazimi, të gjithë do të trajtoheshin si heronj, ku superlativat do të preknin qiellin, ashtu siç ndodhi me fitoren kundër Qipros në Tiranë (mjafton të shikosh mediat e datës 8 shtator 2012). Në këto dy ditë kam nënvizuar komente pa fund dhe vërej me keqardhje se te negativët ka një refren të cilin duket sikur e kanë përgatitur një grusht njerëzish, sepse fyerjet, akuzat, sharjet, denigrimi dhe balta e hedhur ngjasojnë si pikat e ujit që dalin nga i njëjti burim. Në të gjitha rastet njeriu apo grushti i njerëzve opiniondhënës është i kulluar, patriot dhe më shqiptari nga të gjithë. Ky model i degjeneruar i tipit të keq, shpesh me identitet të humbur, për qëllime apo interesa të caktuara sulmon ndyrësisht gjithkënd pa fakte, pa argumente dhe pa vërtetësi. Ky tip modeli, të cilit nuk i plotësohen interesat e ngushta e meskine kërkon të zëvendësojë grabitjen me maska me grabitjen nëpërmjet gazetave e kamerave, që fatkeqësisht komandohen ende prej tyre. Federata Shqiptare e Futbollit dhe unë personalisht përbejmë një institucion, i cili punon, funksionon dhe përparon përkrah të gjitha homologeve në Europë dhe Botë. Natyrisht që çdo gjë nuk është e përkryer, pa të meta e gabime në rrugën e shkelur deri më tani, por ju siguroj se në çdo moment nuk resht iniciativa për t’i minimizuar ato drejt një të ardhmeje gjithnjë e më të mirë. Këtu bën pjesë edhe rasti i përmendur për ngjyrat e fanellës së ADDIDAS-it në ndeshjen e Luzernës, e bardha me blu ishte si e Greqisë, por e bardha me të kuqe do të ishte si e Spanjës, e bardha me të zezë si e Gjermanisë e kështu me radhë për të gjitha skuadrat që kanë sponsor ADDIDAS. Futbolli, puna rreth tij, investimi për të dhe ku-

� Në të gjitha rastet njeriu apo grushti i njerëzve opiniondhënës është i kulluar, patriot dhe më shqiptari nga të gjithë. Ky model i degjeneruar i tipit të keq, shpesh me identitet të humbur, për qëllime apo interesa të caktuara sulmon ndyrësisht gjithkënd pa fakte, pa argumente dhe pa vërtetësi

jdesi i vazhdueshëm nuk janë të lidhura patjetër me suksesin e dëshiruar. Janë shumë faktorë që përcaktojnë një gjë të tillë, nga të cilët janë privuar jo rrallë herë edhe emrat më të mëdhenj të Botës në këtë fushë. Gjithsecili nga ne duhet të mësohet dhe edukohet për më tepër respekt ndaj punës së tjetrit, sepse në Shqipëri infrastruktura e futbollit, cilësia e tij, masiviteti dhe përfaqësimi ndërkombëtar i emblemës shqiptare është dinjitoz dhe dhjetëra herë më i lartë se pak vite më parë. Kjo gjë është e dukshme edhe pse modeli i keq tipik nuk e sheh, kjo gjë është e prekshme edhe pse modeli i keq tipik nuk e takon, kjo gjë është e vërtetë edhe pse modeli i keq tipik është gënjeshtar, shpifës dhe interesaxhi i vogël. Të këqijtë në minorancë nuk e dinë, por dhe nuk duan ta pranojnë, se vetëm brenda një viti nga Federata Shqiptare e Futbollit janë seleksionuar 400 fëmijë e të rinj me origjinë shqiptare, të cilët jetojnë në Zvicër, Greqi, Itali, Spanjë, Gjermani e Angli. Ata nuk e kanë idenë se në këto shtete ne kemi përfaqësuesit tanë, të cilët kanë nën vëzhgim gjithçka që mund të konvertohet nesër për fanellën kombëtare. Këta opiniondhënës, që nuk kanë thënë asnjëherë fjalën “Shqipëria-Shqipëria” në stadium, nuk e dinë, por as nuk e kuptojnë se në Kombëtaren nën 17-vjeç luajnë 7 shqiptarë të talentuar të Diasporës, te nën 19-vjeçarët janë 6, te nën 21-vjeçarët 7, te Kombëtarja e Femrave 10 të tillë, ndërsa për Kombëtaren A dihet tashmë botërisht prezenca e tyre. Pra këta futbollistë, ndonëse me mundësi të tjera, kanë zgjedhur të luajnë për Shqipërinë, kanë preferuar ta fillojnë ndeshjen nën Himnin tonë Kombëtar. Për të gjithë futbollistët e tjerë me origjinë shqiptare, të cilët luajnë me ekipet e shteteve të ndryshme, unë personalisht respektoj nivelin e tyre cilësor dhe profesional, ndërsa përsa i takon zgjedhjes, gjithsecili, të shprehur apo të mbyllur, NDJENJËN KOMBETARE e mban në gjykimin e ndërgjegjes së vet. Mbetem brenda idesë se askush nuk mund të dëmtojë kombëtaren e tij. Ata që duan të bëjnë “kapital”, të plotësojnë interesa, shpifin, shajnë, fyejnë, denigrojnë, grabisin ose shesin mend nën petkun e patriotizmit, mbeten të gabuar, jetojnë me turp e përfundojnë në harresën e degraduar.”

Jeton Selimi Qipro nuk na bëri dot me krahë. Nuk mundej, sepse ishte një ndeshje shumë e shpifur, pavarësisht misionit trepikësh që deri në minutën e 84-ët dukej vite dritë larg. Dakord aksionat futbollistike të tipit një ndeshje zgjat 90 minuta, apo ndeshja mbaron atëherë kur fërshëllen gjyqtari, mund të shërbejnë si justifikim për të mbuluar atë që të gjithë e pamë me sy: lojën e dobët dhe aspak shpresëdhënëse. Në përfundim të ndeshjes, asnjë prej stafit kuqezi nuk shprehu gjë tjetër përveç kënaqësisë së tri pikëve. Edhe ajo kënaqësi ishte e vakët. Ndeshja e radhës ishte përballë Zvicrës. Herën e fundit që kuqezinjtë tanë u përballën me helvetët, ata ishin të varur nga dyshja turko-zvicerane e vëllezërve Hakan dhe Murat Jakin. Një barazim në Tiranë pas golit të Muratit, shënuar nën rrebeshin e madh të shiut dhe një humbje 3-2 në një ndeshje ku Zvicra “i kishte prishur” mendjen Milaim Ramës që të mos i bashkohej Shqipërisë, por të luante për helvetët. E vërteta ishte se Zvicra, sikundër e tregoi edhe historia më pas, nuk kishte nevojë për Ramën, kishte nevojë që Rama të mos luante për kuqezinjtë. Ndaj, me mendimin e asaj pritjeje të keqe që na patën rezervuar neutralët tetë vite më parë, dhe me dëshirën për t’u treguar atyre të pestëve se kishin zgjedhur gabim, nisi edhe transferta e fundit. De Biazi mendon formacionin më të mirë të mundshëm. Zbresin në fushë përballë një stadiumi me shumicë dërrmuese kuqezi, ata që kishin për detyrë të merrnin pikën e shumëlakmuar. Sinqerisht, askush nuk ka menduar për fitoren. E vërteta është se edhe dëshira për pikën ishte një guxim i tepruar. Përballë nesh do të ishte skuadra më e mirë e grupit dhe një nga kandidatet premtuese për të zhvilluar një ecuri pozitive edhe në Brazil. Një skuadër e rritur në mentalitet, ndonëse mosha mesatare në fushë ishte e denjë për një skuadër olimpike. Që këtu, sfida e Zvicrës ishte e fituar. Përballë njëra-tjetrës ishte një ekip i mbushur me talente në shpërthim ndaj një formacioni me talente në perëndim. Freskia mendore dhe talenti i këtyre të fundit bëri që ne të shkërmoqeshim me duart tona duke gabuar siç na ndodh rëndom. Sepse për të larguar disfatën nga subkoshienca jonë do të duhet më shumë sesa një trajner i mirë si De Biazi. Sepse Shqipëria ende ka mentalitetin e inferiores dhe i druhet kundërshtarit më shumë sesa duhet. Natyrisht që, në futboll, një ndjenjë e tillë është disfatë e garantuar. Ndonjëherë të vinte keq me pamundësinë tonë (për të mos thënë paaftësi) për të mbyllur muret përpara zonës kundërshtare apo për të dhënë saktë pasimin e fundit. Humbëm 2-0 një ndeshje për të cilën kishim shpresuar se mund të merrnim një pikë, por thellë në shpirtin tonë, aty në një cep të humbur të tij, e dinim se kjo do të ishte e pamundur. Realiteti me të cilin De Biazi është përballur në Shqipëri është i egër. Duhet të rinovojë një ekip që nuk prodhon në kampionatin vendës dhe që shpreson te “kockat” që mund të grumbullojë me elementët që nuk do të përfshihen në përfaqësueset e tjera. Dhe, për këtë jam i bindur, kjo gjë nuk zgjidhet me patriotizëm, por me dëshirë. Sepse, nëse do të ishte në dorë të patriotizmit, atëherë potenciali i Zvicrës do të ishte i njëjtë me atë të një skuadre që përpiqet pa arritur kurrë asgjë. Si, puna e përfaqësueses sonë me pak fjalë. Dhe këtë e zbuluam (për herë të 100-të) në Lucernë.


Economicus

është krijuar IDEA se...

profil

Bernard Madoff– mashtruesi i Wall Street-it

...shoqëria civile është e virtytshme

Pandeli Majko: Një histori kurrë më parë e shkruar

Adrian Civici

Henri Çili

Alfred Lela

Pikëpamje Duel Economicus Ideologji kujtime Çdo të shtunë

www.mapo.al

Dom Gjergj Meta versus

dr.Gilman Bakalli Rrëfenja si ato të Ngjelës

Liri Belishova, gruaja e fortë e sovjetikëve dhe afërsia me Enverin

Jemi shoqëri që drejton gishtin Nazime Visha, një 18-vjeçare, ka ekzekutuar rreth një muaj më parë Fiqiri Muçën, një 45-vjeçar statusi i të cilit, në dritën e fakteve të mëvonshme, ndahej mes ‘përdhunuesit’ dhe ‘dashnorit’ të adoleshentes. Në fillim akti i Nazimes u legjitimua deri në ‘i lumtë pushka’, por më pas u vunë re dyzime pas botimit në shtypin e përditshëm të sms-ve këmbyer mes saj dhe viktimës. Pavarësisht të gjithave, apo si pasojë e të gjithave, a do të parapëlqenit të ishit Prokurori apo Avokati në gjyqin e Nazime Vishës?

Pyetja është shumë në stilin gazetaresk. Në fakt, ky stil i përcjelljes së lajmit ka shkaktuar ato “dyzime” që janë gjëja më mediokre e prodhuar nga një lloj gazetarie e cila jep pretenca gjyqësore të paautorizuara. Me këtë dua të them se çështja e Nazimes, sikurse edhe shumë të tjera, nuk e kanë vendin të gjykohen në media, por në këto raste është më i nevojshëm se kurrë një kod etik që nuk duhet shkelur. Tani kalojmë te çështja e Nazimes. Në këtë çështje nuk do të doja të isha as prokurori e as avokati e aq më pak një moralist, por thjesht një prind, një vëlla, një dikush x që t’i qëndroja afër asaj vajze e cila ende në moshë të njomë bëhet pjesë e një skenari të tillë. Në çfarë roli? Parasëgjithash dhe abso-

Faqe 25

lutisht në rolin e viktimës. Ajo më së pari është viktimë e ambientit ku jeton: një ambient rural i mbyllur dhe i varfër, përveçse i pashkolluar e si i tillë i mbyllur edhe ndaj gjërave të intelektit e të shpirtit. Origjina ime është fshatare, edhe pse fshati ku unë jam rritur nuk ka asgjë të përbashkët me fshatin e Nazimes, pasi duke qenë në afërsi të Durrësit e shumë i frekuentuar qysh në kohë të komunizmit deri edhe nga udhëheqja e atëhershme, për shkak të rezervatit të gjuetisë, dhe mendësisë së hapur të banorëve, bënte dhe bën ende një diferencë me fshatrat ... Faqe 26-27


26

E shtunë, 15 shtator 2012

www.mapo.al

Agora Nazime Visha, një 18-vjeçare, ka ekzekutuar rreth një muaj më parë Fiqiri Muçën, një 45-vjeçar statusi i të cilit, në dritën e fakteve të mëvonshme, ndahej mes ‘përdhunuesit’ dhe ‘dashnorit’ të adoleshentes. Në fillim akti i Nazimes u legjitimua deri në ‘i lumtë pushka’, por më pas u vunë re dyzime pas botimit në shtypin e përditshëm të sms-ve këmbyer mes saj dhe viktimës. Pavarësisht të gjithave, apo si pasojë e të gjithave, a do të parapëlqenit të ishit Prokurori apo Avokati në gjyqin e Nazime Vishës?

Jemi shoqëri që drejton gishtin Don Gjergj Meta

Pyetja është shumë në stilin gazetaresk. Në fakt, ky stil i përcjelljes së lajmit ka shkaktuar ato “dyzime” që janë gjëja më mediokre e prodhuar nga një lloj gazetarie e cila jep pretenca gjyqësore të paautorizuara. Me këtë dua të them se çështja e Nazimes, sikurse edhe shumë të tjera, nuk e kanë vendin të gjykohen në media, por në këto raste është më i nevojshëm se kurrë një kod etik që nuk duhet shkelur. Tani kalojmë te çështja e Nazimes. Në këtë çështje nuk do të doja të isha as prokurori e as avokati e aq më pak një moralist, por thjesht një prind, një vëlla, një dikush x që t’i qëndroja afër asaj vajze e cila ende në moshë të njomë bëhet pjesë e një skenari të tillë. Në çfarë roli? Parasëgjithash dhe absolutisht në rolin e viktimës. Ajo më së pari është viktimë e ambientit ku jeton: një ambient rural i mbyllur dhe i varfër, përveçse i pashkolluar e si i tillë i mbyllur edhe ndaj gjërave të intelektit e të shpirtit. Origjina ime është fshatare, edhe pse fshati ku unë jam rritur nuk ka asgjë të përbashkët me fshatin e Nazimes, pasi duke qenë në afërsi të Durrësit e shumë i frekuentuar qysh në kohë të komunizmit deri edhe nga udhëheqja e atëhershme, për shkak të rezervatit të gjuetisë, dhe mendësisë së hapur të banorëve, bënte dhe bën ende një diferencë me fshatrat e tjerë përreth. Por ama kjo origjinë e imja më bën shpesh të kuptoj mendësitë në të cilat gjenden shumë njerëz të mbyllur dhe me dëshirë për të dalë nga mbyllja e tyre shpesh me mjete të gabuara e pothuajse të dhunshme. Pak prej atyre që shkruajnë nëpër gazeta apo analizojnë nëpër media elektronike e dinë se çfarë do të thotë të ngrihesh në mëngjes herët për të shkuar në arë (sidomos në të ftohtë) e të punosh derisa të fillojë vapa, duke prashitur apo duke mbajtur dru, të ruash bagëtinë në zheg a në acar, t’u shkosh mbrapa që të mos humbasin etj. Këtyre gjërave u shtohen edhe marrëdhëniet apo komunikimi shpesh të ndikuara nga këto probleme. Është një jetë e vështirë. Një vajzë në moshën e Nazimes edhe nëse nuk është përdhunuar (megjithëse përsëri sipas mediave del se ajo në moshë të vogël ka qenë e përdhunuar), mund të gënjehet shumë lehtë me pak dhurata apo me premtime sidomos për martesë, mjaft të dalë nga ai mjedis ku gjendet. Shpesh ëndrra më e madhe e shumë vajzave të këtij ambienti është pikërisht martesa sa më shpejt dhe më pas fëmijët e një familje. Kështu mund të lexohet edhe dëshira e saj për t’u martuar me një djalë (me të fejuarin e saj për pak kohë) e për të ikur në Itali me të. Shpesh vajzat e fshatit, apo ato që janë rritur me vështirësi në jetën e tyre, sigurisht që “piqen” përpara

kohe, por sigurisht jo për një situatë të tillë, ku një njeri me moshën e babait të saj bëhet papritur edhe “partneri” i saj. Për këtë gjë ato nuk janë të pjekura, nuk duhet të jenë të pjekura e aq më pak të vlerësohen të tilla. Ky quhet, sido të jetë puna, thjesht abuzim. Së dyti, ajo është viktimë e botës së “të rriturve”. Të rriturit në një mënyrë apo në një tjetër, kur nuk realizojnë veten e tyre në atë çka kanë zgjedhur, kërkojnë viktima në një mënyrë apo në një tjetër. Një botë “e rritur” e cila nuk është e kënaqur me të qenit e tillë, apo nuk i del për zot përgjegjësive që vijnë nga kjo rritje, shkarkon frustrimin e saj te më të vegjlit për status apo për moshë. Kjo ndodh në pushtet me frustracionin e të pushtetshmëve që abuzojnë me vartësit e tyre, kjo ndodh kur një familje shkatërrohet dhe hakmarrja bëhet te fëmijët dhe nëpërmjet tyre, e kjo ndodh në rastin e Nazimes kur një “i rritur” i pafuqishëm për të mbajtur përgjegjësitë që i vijnë nga statusi i tij si prind dhe bashkëshort, fshihet pas një relacioni të tillë abuzues. Bota “e rritur” kësisoj kthehet në një të sëmurë rëndë që ka nevojë të kurohet, ndryshe të vegjlit do ta përmbysin duke “e vrarë” abuzuesin e vet, pasi e kanë urryer për shumë kohë. Së treti, Nazimja (dhe shumë Nazime të tjera) është viktimë e një shoqërie si e jona, që fshihet pas gishtit. Jemi një shoqëri në thelb farizaike, që do të thotë se jemi gati të drejtojmë gishtin, duke harruar, si më thotë një miku im, që kemi tre gishtërinj të tjetër të drejtuar kah vehtja. Në rastin e Nazimes nuk shtrohet çështja a i ka pëlqyer edhe asaj apo jo. Shtruar kështu, me të vërtetë që tregohemi të pashpirt. Çfarë do të thotë në atë moshë dhe në ato rrethana fjala “më pëlqen” apo nuk “më pëlqen” diçka apo dikush? Kush di ta thotë këtë dhe me të vërtetë jemi aq të poshtër sa ta shtrojmë çështjen në këtë mënyrë? Unë për veten time jo. Së fundi, çështja shtrohet edhe se sa dhe si ne si shoqëri jemi të ndjeshëm në çështje të tilla, që secili të bëjë rolin e tij. Pikërisht këtu qëndron shkaku pse unë nuk pranoj një rol fiktiv avokati apo prokurori, sepse këtë zanat dua t’ua lë atyre që duhet ta bëjnë, por unë më së pari dua të reflektoj mbi shoqërinë ku jetoj dhe mbi botën “e të rriturve” në të cilën unë bëj pjesë tashmë, tani që Fiqiru nuk është më e Nazimja është përtej hekurave. E ndoshta ajo çka dua të bëj është t’i them Nazimes: “Na fal ne botën ‘e rritur’, nëse do të mundesh, se ndoshta kjo falje e jotja do na shërojë sadopak nga ego-ja jonë, nga vetmjaftueshmëria dhe ‘deliri’ se tashmë jemi të rritur. Ti Nazime u rrite para kohe, por mediokritetin tonë e le ende foshnje në shpërgenj…!”

Nazime Visha ose: Secili prej nesh është një kriminel! Gilman Bakalli

A ishte veprimi i Nazimes, ashtu siç e cilësoi prokuroria “vrasje me dashje”? Apo mos ishte vrasje për vetëmbrojtje, e detyruar nga rrethanat?...

Nazime Visha duhet të ketë qenë një vajzë e qetë, e ndrojtur dhe, ndoshta pa pretendime nga jeta. Dorëzuar paqësisht varfërisë së familjes së saj në Vilëz të Zall-Bastarit. Derisa në shtëpinë e saj hyri miku i familjes, Fiqiri Muça. Miku, i cili e prish dhunshëm qetësinë e Nazimes dhe virgjërinë e saj... Se çfarë ndodh më pas, për këtë na raportojnë hollësisht mediat. Porse mediat shqiptare, si kudo, megjithëse raportojnë me hollësi, nuk ndriçojnë. Si kudo, mediat merren me pasojat dhe rrallë me shkaqet. Edhe në rastin e Nazimes, mediat i japin rëndësi faktit që kohët e fundit vajza në fjalë, Nazime Visha pra, është bërë dashnorja e vullnetshme apo e pavullnetshme e Fiqiri Muçës. Mirëpo në Shqipëri nuk ka vetëm media, që ndriçojnë ngjarje të tilla. Ka edhe prokurorë që e furnizojnë median me smstë e Nazimes dhe Fiqiriut... Fatmirësisht opinioni nuk ndriçohet aq shumë nga informacionet e mediave sa të verbohet e të mos shohë se pika e gravitetit të ngjarjes është një


E shtunë, 15 shtator 2012

27

www.mapo.al

është krijuar

IDEA

se...

nga Henri Çili

...shoqëria civile është e virtytshme

dhe vetëm një: në krye të herës ai biri i kurvës, 45-vjeçari Fiqiri, ka mashtruar dhe përdhunuar një vajzë 14 vjeçe, e cila më vonë edhe mund të jetë mësuar me përdhunimin, mbase edhe ka filluar t’i pëlqejë, mbase edhe ka rënë në dashuri, por ç’rëndësi ka e gjitha kjo? Këto të gjitha janë pasoja dhe vetëm pasoja. Pasoja të një akti të fëlliqur. Njerëzit, edhe pse lexojnë çdo ditë gazeta, e dinë se ku duhet të përqendrohen. Vetëm te shkaku parësor, që është përdhunimi, mashtrimi, quajeni si të doni. Njerëzit, edhe pse shohin çdo ditë televizor, nuk hutohen aq shumë nga sms-të e rrjedhura nga prokuroria e të publikuara me zell pubertar nga mediat, sa të harrojnë atë çastin e fillimit, kur ai biri i kurvës, Fiqiri Muça, 45 vjeç, shtrin duart e tij të vrazhda drejt asaj vajze të njomë. Ajo që nuk dinim, sepse nuk mund ta dinim, ishte fakti se, në këtë moment, në momentin kur ai preku me dorë atë vajzë, ky mashkull i neveritshëm nënshkroi me duart e tij dënimin e tij. As Fiqiriu nuk e dinte këtë dhe e pagoi me jetë... Nuk e dinte se, atje ku mbretëron varfëria, nderi e virgjëria fitojnë statusin e vetë jetës. A ishte veprimi i Nazimes, ashtu siç e cilësoi prokuroria “vrasje me dashje”? Apo mos ishte vrasje për vetëmbrojtje, e detyruar nga rrethanat? Ku janë ata psikologët që do të duhej të ndikonin te prokuroria duke paraqitur analizën e pushtetit të atyre rrethanave që e detyruan Nazimen të shkrepte 29 plumba mbi (për)dhunuesin e saj. Çfarë e detyron një adoleshente të rritur në skamje e varfëri të kthehet në vrasëse? Si mund të transformohet në vrasëse një vajzë normale?Askush nuk merret me ndriçimin e pyetjeve të tilla. As psikologët e as mediat. Me përjashtim të disa detajeve biografike dhe një morie mesazhesh telefonike, të qena apo të sajuara, mid-

is vajzës dhe viktimës, nuk dimë asgjë tjetër nga jeta e saj. Fatkeqësisht dhe padrejtësisht, në shoqërinë ku jetojmë, kur analizohet një sjellje ekstremisht deviante, faji kërkohet menjëherë tek individi, te cilësitë e tij gjenetike, patologjike e të personalitetit. Sistemi juridik, mjekësor, fetar apo psikiatrik shohin te qenia njerëzore thjesht mëkatarin apo të sëmurin. Por unë jam i bindur që çdo njeri është kriminel. Nëse në ndërgjegjen tonë akoma nuk na rëndon ndonjë krim makabër, kjo ka shumë gjasa t’i dedikohet jo predispozicionit tonë gjenetik a shpirtëror, por thjesht mungesës së rrethanave fatkeqe. Askush të mos thotë asnjëherë “kjo s’duhet bërë”! apo “këtë s’do ta bëja kurrë”, por: “sa me fat jam që s’e kam bërë akoma!” Me këto që them sigurisht që nuk pretendoj ta zhvesh Nazime Vishën krejtësisht nga përgjegjësia e veprimeve të saj. Por ama, nëse hulumtojmë në jetën e saj të varfër e pa pretendime, mund të kuptojmë qartësisht se disa rrethana specifike e kanë kufizuar ndjeshëm lirinë e veprimit të asaj vajze adoleshente. E në këtë rast, në rastin e mungesës së theksuar të lirisë së veprimit, askush, as Nazimja s’mund dhe s’duhet të shpallet fajtore. Krimineli i vërtetë në këtë histori, Fiqiri Muça, pasi i ka prishur qetësinë dhe virgjërinë së varfrës Nazime, tashmë ka vdekur. Duke ia lënë jetën e viktimës së tij në dorë prokurorisë e gjykatës. Para se kjo prokurori e gjykatë ta vazhdojnë atë që la përgjysmë krimineli Muça, pra shkatërrimin e plotë të jetës së Nazimes, ato duhet të ndalen pak e të pyesin se “çfarë e detyroi Nazimen të kthehet në vrasëse?” Të ndalen e të kuptojnë transformimet e personalitetit njerëzor përballë pushtetit të jashtëzakonshëm të rrethanave.

Nuk duhet të jetë urrejtja popullore e politikës motivi i vetëm për të justifikuar gjithçka, përfshi këtu faktin që, meqenëse politika është e keqe, populli apo shoqëria civile janë të mirë. Kjo do të thotë se shoqëria civile, në funksionin e saj bazë të oponencës dhe përballimit të politikës, nuk është domosdoshmërish e virtytshme. Fillesa e asaj pse shoqëria civile është parë dhe shihet me një sy pozitiv përgjatë historisë së demokracisë gjendet te fakti se ajo ka rol të dorës së parë në përballimin e së keqes së politikës ose tiranisë së saj. Sakaq që nga ekskursioni historik i Tocqueville në Anglinë e Re, produkt i së cilës ishte vepra e famshme Demokracia në Amerikë, shoqëria civile ka qenë një nga kolonat kryesore për garantimin e demokracisë, krahas doktrinës së lirive dhe të drejtave të njeriut dhe asaj të ndarjes së pushteteve. Historia e demokracisë së re, duke u marrë shumë më tepër me menaxhimin e të këqijave të politikës, në fakt ka krijuar përshtypjen se kemi të bëjmë me një strukturë e cila, meqenëse përballon të keqen e politikës, duhet patjetër të ketë virtyt. Në këtë iluzion nuk është e thjeshtë të mos biesh, sepse kështu mendojmë pak a shumë për gjykatësin, për policin, për drejtësinë, kur ata përballen me krimin. Por, e vërteta duket krejt ndryshe. Në radhë të parë, duhet theksuar shpejt e shpejt se me shoqëri civile duhet të kuptojmë tërësinë dhe laryshinë e gjithçkaje që ndodhet midis botës private dhe botës politike, që nga feja tek universiteti, që nga sindikatat te organizatat krahinore, që nga organizimet masonike tek ato të know hoe-t (të ideve); nga organizimet sportive, tek ato moshore, gjinore, kulturore e të tjera. Pra, gjithçka që përbën një lidhje shoqërore polivalente. Por këto organizime shpeshherë përballen me politikën, jo domosdoshmërish në emër të virtytit, por në radhë ta parë në emër të interesit të tyre. Qoftë kur ky është pa shpërblim të drejtpërdrejtë financiar apo material. Ndaj shoqëria civile, duke pasur si motor lëvizës interesin e çfarëdolloji ideor, krahinor, moshor, pra atë të grupit; në fakt, edhe pse bën një luftë në emër të virtytit publik, lufton me një

strategji që bazohet në radhë të parë tek interesi. Faktet kanë treguar që pjesëtarë të shoqërisë civile që janë futur në politikë, asesi nuk kanë qenë më të virtytshëm, më pak të korruptuar, apo më të sjellshëm se elita politike. Çka do të thotë se në të vërtetë në shoqëri ka role të cilat i luajmë, më shumë sesa ka përmbajtje të virtytshme apo bartës të virtytshëm të diçkaje. Shkurt, i njëjti person është po aq i ndryshëm në një rol, në krahasim me një rol tjetër. Argumenti i dytë pse shoqëria civile nuk është domosdoshmërish e virtytshme, është fakti se, duke qenë përfaqësues i një grupi shoqëror më të vogël se partia politike e cila përfaqëson një grup shoqëror më të madh dhe më heterogjen, ajo do të

Historia e demokracisë së re, duke u marrë shumë më tepër me menaxhimin e të këqijave të politikës, në fakt ka krijuar përshtypjen se kemi të bëjmë me një strukturë e cila, meqenëse përballon të keqen e politikës, duhet patjetër të ketë virtyt... bartë të njëjtat veti apo vese, sa dhe një grup i madh shoqëror. Ndaj, roli që demokracia i ka dhënë shoqërisë civile për të luftuar të keqen e politikës, nuk është pra veçse një rol, jo një përmbajtje. Të mos përmendim fenomene teorike apo praktike që lidhen me korrupsionin, shkeljen e ligjit, evazionin fiskal dhe shumë gjëra, gri apo të zeza, që zhvillohen në sferën e shoqërisë civile. Që nga kisha e deri tek organizata më e thjeshtë joqeveritare (OJQ). Ashtu sikurse policia është një lloj ‘bande’ me mision mundjen e banditëve, edhe shoqëria civile, për simetri, është një ‘e keqe’ për të luftuar ‘të keqen’ tjetër. Ja pra, edhe pse është krijuar ideja që shoqëria civile është e virtytshme, kjo s’ka pse të na impresionojë kur bëhet fjalë për të ndarë të mirën apo të keqen në sferën publike.


28

E shtunë, 15 SHTATOR 2012

www.mapo.al

economicus

Deri ditën e arrestimit të tij, gjithçka dukej si realizim perfekt i ëndrrës amerikane: një djalë i ri nga Queens, që e fillon karrierën e tij si roje bregdetare në Long Island, në moshën 22-vjeçare krijon biznesin e tij me vetëm 5000 dollarë. I martuar me një grua të devotshme me të cilën ishte njohur që në lice, me dy fëmijë mjaft korrektë e të edukuar, me një vëlla dhe tre fëmijët e tij...të gjithë të punësuar në një biznes familjar. Mbas gjysmë shekulli përpjekjesh të ndershme, ai gjendej në krye të një perandorie financiare të vlerësueshme e të respektueshme që njihte vetëm suksese.

Bernard Madoff

� Mashtruesi i Wall Street-it ADRIAN CIVICI

B

ernard Madoff, i cilësuar si “Ponzi modern”, është një nga mashtruesit financiarë më të mëdhenj në historinë e Wall Stret-it. Për rreth 48 vite pa ndërprerje (1960-2008) ai ndërtoi dhe shfrytëzoi skemën më të madhe piramidale financiare mashtruese të njohur ndonjëherë në botën moderne. Brenda filozofisë së “piramidës së Ponzit” të viteve 1920, Madoff, nëpërmjet shoqërisë së tij “Bernard L.Madoff Investment Securities LLC” arriti të krijonte një pasuri prej 170 miliardë dollarësh duke iu shkaktuar një dëm mbi 65 miliard dollarë klientëve të tij gama e të cilëve fillonte me bankat më të mëdha të botës, për të përfunduar në disa mijëra individë nga më të pasurit e SHBA dhe botës. Sipas Sylvain D’Huissel, “është e sigurt se ky episod do të vendoset krahas shumë skandaleve financiare që kanë dizenjuar historinë botërore të financave...”. Në 12 dhjetor 2008 ai u arrestua dhe u dënua me 150 vite burg, dënimi më i madh i mundshëm që parashikon drejtësia amerikane. Në gjyqin e tij, prokurorët dhe gjykatësit u shprehën në mjaft raste se “ishte e pamundur të jepej një shifër ekzakte e perandorisë së tij financiare”, ndërkohë që viktimat e tij e cilësuan si “një nga hajdutët më të mëdhenj të universit”. Ai arriti “t’i hidhte hi syve” edhe të famshmes “Securities & Exchange Commission”, autoritetit më të lartë e më të specializuar federal amerikan të rregullimit të tregjeve financiare, aq sa mbas gjyqit dhe dënimit të tij u mendua se ky komision nuk duhej të ekzistonte më ose të reformohej rrënjësisht. Njeriu që ideoi mashtrimin më të madh në historinë e Wall Street-it, e ndërtoi gjithçka mbi imazhin e “sigurisë dhe garancisë” që ai jepte në sytë e të gjithëve. Shihej si një filantrop i madh, si një nga figurat më të rëndësishme të “shoqërisë së zgjedhur të Wall Stret-it”, si Presidenti i nderuar i Nasdaq”, si drejtues i një fondi investimesh mjaft të vlerësuar,etj. Në mjediset financiare cilësohej shpesh si “bono thesari çifute”, sepse produktet dhe inovacionet financiare të tij dukeshin më të sigurtat. I lindur në lagjen Queens të New York-ut, Madoff e filloi karrierën e tij profesionale si roje bregdetare në plazhet e Long Island mbasi kishte braktisur studimet në fakultetin e drejtësisë. Ai që të gjithë e quanin me përkëdheli “Bernie”, kur ishte vetëm 22 vjeç dhe dispononte vetëm 5000 usd, krijoi kompaninë e tij të shërbimeve financiare “Madoff Securities” duke punësuar në të gruan, fëmijët, vëllezërit,

nipat dhe mbesat e tij. Madoff-i ishte nga të parët që kuptoi rëndësinë e programeve dhe aplikimeve informatike në shërbimet dhe operacionet financiare. Në fillim të viteve 70-të të shek. XX-të ai kontribuoi maksimalisht në ngritjen e Nasdaq, tregun e vlerave të teknologjive të reja në New York duke u evidentuar si një specialist i përkryer i bursës elektronike. Kompania “Madoff Securities” figuronte si një nga pesë kompanive më aktive në Nasdaq, ndërkohë që vetë Madoff u zgjodh si President i Nasdaq për vitet 1990-93. Paralelisht me këtë post, ai zhvilloi një aktivitet intensiv në administrimin e pasurive të më shumë se 600 klientëve mjaft të pasur të cilëve iu garantonte fitime të konsiderueshme. Më shumë se gjithçka ai vlerësohej për faktin se nuk u josh nga stili i jetës të tipit “golden boys” në rrethet e Wall Street-it. Megjithëse kishte një jaht në ishujt Bahamas, një apartament 5 milion usd në Manhattan, një vilë në Long Island, një vilë në zonën luksoze të fushave të golfit, përsëri imazhi i tij u lidh shumë me aktivitetet bamirëse të rretheve çifute në New York. Fondacioni i familjes Madoff dha shuma të rëndësishme parash për universitetin amerikan Yeshiva, për OJF që ndihmonin njerëzit në nevojë, për programet e luftës kundra kancerit, etj. Në thelb, sistemi i ngritur nga Madoff ngjante me skemat piramidale të Ponzit. Madoffi, duke shfrytëzuar reputacionin e tij ngriti një “fond spekulativ investimesh” të cilin e administronte nëpërmjet shoqërisë së tij “Bernard Madoff Investment Securities”. Ky fond trajtonte duke investuar në të ashtuquajturat “Hedge funds” ose “fondet e investimit me risk” kapitalin e rreth 20-25 klientëve për një shumë prej 17 miliard dollarësh. Klientë kryesorë të Madoff-it , të cilëve ai u ofronte një fitim vjetor prej 17% për shumat e vendosura ishin bankat e mëdha, milionerë amerikanë, fonde pensionesh,etj. Fillimisht sistemi funksiononte mirë dhe shoqëria e Madoff-it jepte gjithë garancitë e nevojshme për fitimin e premtuar duke tërhequr vazhdimisht klientë të rinj. Por, kur performanca e saj filloi të binte dhe shoqëria nuk arrinte të garantonte nivelet e larta të interesit të premtuar, Madoff-i, në vend që t’i ulte këto përqindje interesi, filloi t’i rriste ato gjithnjë e më tepër duke krijuar përshtypjen e një performance të jashtëzakonshme të shoqërisë së tij “Bernard Madoff Investment Securities”. Diferenca ndërmjet fitimit real dhe atij të shpallur të kompanisë mbushej me kapitalet e reja të investuara, të cilat josheshin gjithnjë e më shumë nga përqindjet e jashtëza-

Bernard Madoff

Në 12 dhjetor 2008 ai u arrestua dhe u dënua me 150 vite burg, dënimi më i madh i mundshëm që parashikon drejtësia amerikane

konshme të interesit që ofronte Madoffi. Për të mbajtur sa më gjatë në këmbë skemën e tij, Madoff-i ndërtoi një “sistem kavalerie” ose të quajtur ndryshe dhe si “shitje piramidale” nëpërmjet të cilit interesat e investitorëve të parë paguheshin me kapitalin e investitorëve të fundit që kishin hyrë në sistem. Në realitet, Madoff-i kontrollonte dy shoqëri: një shoqëri “ndërmjetësimi financiar” që ishte legjitime, dhe një tjetër “administrimi portofoli” që ishte mashtruese. E para, që respektonte në mënyrë korrekte ligjin shërbente si mbulesë për tjetrën që kryente mjaft aktivitete të paligjshme. Kjo përzierje llojesh shoqërish shpjegon përse shumë klientë nxitonin të investonin tek Madoff-i. Në mjediset financiare dhe monetare qarkullonin shumë zëra se sekreti i vërtetë i suksesit të Madoff-it qëndronte në kontrollin perfekt që ai kishte tek “front running”, praktikë ilegale falë së cilës ai mbante në këmbë aktivitetet e tij të ndërmjetësimit financiar, duke u informuar përpara të tjerëve për shitblerjet e mundshme në bursë dhe tregjet financiare. Investimet e tij orientoheshin pikërisht nga ky informacion. Suksesi i skemave piramidale qëndron në faktin se ato zhvillohen më lehtësisht në komunitete të caktuara etnike, fetare apo gjeografike të quajtura si “grupe homogjene”. Në këtë logjikë luajti dhe Madoff-i, fillimisht me komunitetin çifut të New Yorkut, Floridës dhe Bostonit, dhe më vonë me individë dhe grupe njerëzish që ishin anëtarë të klubeve speciale të golfit, të shoqërisë së lartë të financave dhe

� Njeriu që ideoi mashtrimin më të madh në historinë e Wall Street-it, e ndërtoi gjithçka mbi imazhin e “sigurisë dhe garancisë” që ai jepte në sytë e të gjithëve. Shihej si një filantrop i madh, si një nga figurat më të rëndësishme të “shoqërisë së zgjedhur të Wall Stret-it”, si Presidenti i nderuar i Nasdaq”, si drejtues i një fondi investimesh mjaft të vlerësuar

biznesit, etj. Informacioni mbi mundësitë e jashtëzakonshme të fitimit që ofronte Madoffi, qarkullonin pothuajse sipas sistemit “gojë në gojë” e “vesh në vesh” duke eliminuar publicitetin e zakonshëm mediatik. Që të përfitoje prej sistemit të Madoff-it duhet të ishe patjetër anëtar i ndonjë grupi të tillë, ose nëse ishe tashmë klient i tij duhet të bëjë pjesë patjetër edhe në ndonjë grup të tillë të zgjedhur. E gjithë kjo të krijonte përshtypjen se bëje pjesë në një shoqëri të veçantë e të privilegjuar që po të bënte favor duke të pranuar si klient i Madoff-it, gjë që i bënte klientët të kishin besim absolut për suksesin e investimit të tyre dhe të mos ta ndanin këtë informacion me të tjerët jashtë rrethit të grupit. Vetë Madoff u rekomandonte vazhdimisht klientëve të tij se “nëse ju investoni tek unë, nuk duhet të flisni me asnjeri për këtë gjë. Kjo që ndodh këtu nuk duhet të dihet në publik”. Por, si shpjegohet që sistemi i Madoffit rezistoi aq gjatë, kur dihet që skema të tilla piramidale njohin një shembje të shpejtë? Jetëgjatësia e Madoff-it shpjegohet me shtrirjen e madhe gjeografike e progresive, fillimisht në SHBA dhe pastaj në gjithë botën që ai siguroi duke “kapur” kursime e kapitale nga mbarë planeti të tillë si: Fairfield Greenwich Advisors (7,5 miliard dollarë), Tremont Group Holdings (3,3 miliard), Ascot Partners (1,8 miliard), Access International Advisors (1,5 miliard), Banco Santander (2,87 miliardë dollarë), Bank Medici (2,1 miliard), Fortis (1,35 miliard), HSBC(1 miliard), UBP (700 milion), Natixis (554 milion), RBS (493 milion), etj., të cilat u bënë dhe viktimat e tij më të mëdha. Por, shpërthimi i krizës financiare në fund të vitit 2008 i dha fund funksionimit “normal” të këtij sistemi. Disa nga klientët e rëndësishëm të tij, të ndodhur në vështirësi financiare kërkuan të tërheqin paratë e tyre duke reklamuar 7 miliard dollarë, ndërkohë që Madoff-i kishte në bankë vetëm 1 miliard dollarë. Shuma totale e parave që duhet të kthente ishte 65 miliardë dollarë. Autoritet federale e bllokuan menjëherë aktivitetin e Madoff-it duke e arrestuar atë në 12 dhjetor 2008. Një ditë më parë ai i kishte thënë familjes së tij se ai “nuk kishte investuar kurrë asnjë dollar nga shumat që i ishin besuar nga klientët e tij, dhe se gjithçka ishte një mashtrim i madh”. Në 29 qershor, Bernard Madoff u dënua me 150 vite burg, që është dhe maksimumi i mundshëm i dënimit në SHBA. Ai e pranoi fajin dhe nuk bëri apel për këtë dënim duke iu kërkuar falje klientëve të tij “për dëmin që iu kishte shkaktuar”.


E shtunë, 15 shtator 2012

29

www.mapo.al

Rrëfenja

si ato të Ngjelës

Nuk po më shihte gjatë në sy dhe unë kuptova se diçka do të ndodhte edhe në Shqipëri. Më pas, tek rritesha e kam kujtuar shpesh e më shpesh këtë bisedë me Verën dhe jam bindur se edhe ajo e priste, por jo me entuziazëm, zëvendësimin e Enver Hoxhës

Liri Belishova, gruaja e fortë e sovjetikëve dhe afërsia me Enverin Nga Spartak Ngjela ...Kishte vdekur polaku Bieruti dhe çeku Klement Godvald, por në rrethet e larta të udhëheqjes shqiptare që të dyja ngjarjet ishin pritur me tronditje. Më pas ishte rrëzuar Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Bullgarisë, Çjervenkov; kishin ndodhur zëvendësime në Hungari dhe unë dëgjoja prindërit që, duke përcjellë fjalët e Enver Hoxhës, tregonin një farë shqetësimi kur thoshin se pas Kongresit XX do të zëvendësohen që të gjithë sekretarët e parë të partive komuniste të vendeve të Lindjes. Pikërisht për këtë, si dhe nga fjalët që dëgjoja, qoftë nga moshatarët e mi, qoftë nga rrethet që përmenda, pyeta një ditë nënën time, shkurt dhe thjesht: “Pse - i thashë - do ta zëvendësojnë Enver Hoxhën?” Kurse ajo sikur u step për një çast, pastaj si më e vendosur më tha me ngadalë: “Askush nuk është i përjetshëm në një post të lartë; socializmi është vepër e madhe… prandaj udhëheqësit qarkullojnë, sepse janë të thjeshtë”. Nuk po më shihte gjatë në sy dhe unë kuptova se diçka do të ndodhte edhe në Shqipëri. Më pas, tek rritesha e kam kujtuar shpesh e më shpesh këtë bisedë me Verën dhe jam bindur se edhe ajo e priste, por jo me entuziazëm, zëvendësimin e Enver Hoxhës. Ndoshta vërtet diçka priste, sepse duke qenë shoqe shumë e afërt me Liri Belishovën, patjetër që kanë biseduar me njëra-tjetrën rreth mendimit që kishin sovjetikët për Hoxhën. Më vonë, tek ia kam kujtuar nënës sime këtë kohë, ajo më ka thënë qartë se në ato vite pritej me ditë zëvendësimi i Enver Hoxhës. “Unë -më theksoi ajo- nuk kisha atëherë ndonjë ngarkesë negative kundër Enverit dhe në fillim m’u duk si diçka normale që edhe në Shqipëri të qarkullonin ose të lëviznin ujërat, por Enver Hoxha nuk e pa kështu dhe gjithçka e rrokullisi për keq, keq sa më s’bëhet...” Liri Belishova dukej se ishte njeriu më i fortë në udhëheqjen shqiptare pas Kongresit XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Kjo sepse Hoxha ishte i detyruar të sillej me të si një njeri shumë i afërt, sikur ishin një dhe unë e kisha dëgjuar në shtëpi se ai nuk i përfillte të tjerët përpara Lirisë, madje i bënte elozhe të hapura, sikur ishte një doktrinare e zonja, më e afta që kishte Partia, që dinte mbi të gjitha gjuhën ruse dhe kishte dhënë prova për besnikërinë ndaj marksizëm-leninizmit. Më vonë, pas shumë vjetësh, aty nga fundi i viteve ‘90, e kam pyetur

vetë Liri Belishovën për këtë kohë dhe për elozhet e Enver Hoxhës ndaj saj dhe ajo më tha: “Të them të drejtën, Spartak, unë isha shumë e re atëherë dhe nuk i kuptoja fort mirë dredhitë e tij...” Por unë ndërkohë, për të sjellë mirë në kujtesë atë kohë iu drejtova edhe shtypit, dhe aty vërehej se Belishova ishte një anëtare me peshë e Byrosë Politike. Gjithsesi, fakti që Belishova kishte studiuar në Bashkimin Sovjetik, madje ne Shkollën e Partisë “V.I. Lenin”, kuptohet që e bënte Belishovën të vetmin njeri që mund të përkrahej nga Moska. Sidomos, kur mendon mendjen diabolike të Hoxhës, që nuk i besonte askujt, kushedi sesa frikë e ka pasur Liri Belishovën në ato çaste. Kështu pra, të gjithë e ndienin se diçka do të ndodhte edhe në Shqipëri, por në të njëjtën kohë konstatonin një qëndrim të ftohtë ndaj raportit sekret që Hrushovi kishte mbajtur në Kongresin XX. Madje, ky raport nuk ishte botuar askund, qoftë edhe si broshurë për përdorim të brendshëm, ndonëse të gjithë kishin rënë në kontakt me të nëpërmjet shtypit Perëndimor. Sikundër kam mundur të kuptoj edhe më vonë, gjithë duke e përcjellë në kujtesë këtë kohë të paskongresit XX, kam mbërritur në konkluzionin se ai kongres u kishte hapur perspektivën forcave intelektuale brenda Partisë së Punës. Ata ndiheshin atëherë të shtypur, sepse rrethi ku ata bënin pjesë atë pozicion kishte. Në fakt, në atë kohë, nomenklatura e lartë komuniste ndahej në tre rrathë dhe secili rreth patjetër që kishte nivelin e tij dhe optikën e vet të të parit të gjërave, por të gjithë e dinin se Rrethi i Dytë dhe i Tretë i nomenklaturës shqiptare ishte shumë më intelektual se Rrethi i Parë, ashtu sikundër dihej se, në atë kohë, mbi tetëdhjetë për qind e Rrethit të Parë ishte emëruar nga Enver Hoxha, si përzgjedhje besnikësh. Hoxha gjithmonë ishte një shpirt i errët dhe ithtar i vlerave minimale, sepse ndryshe nuk kishte sesi ta utilizonte mediokritetin e tij si drejtues. Prandaj dhe pikërisht për këtë, ata që dinin të mendonin e shihnin Hoxhën si pengesë, nuk e pranonin lakeizmin e tij të pështirë ndaj sovjetikëve, ashtu sikundër nuk ia kishin pranuar këtë lakeizëm as ndaj jugosllavëve përgjatë viteve ‘40; nuk ia pranonin egërsinë në luftën e klasave, sepse e kishin kuptuar që kjo egërsi nuk ishte aspak një detyrë e tij ndaj doktrinës e ndaj Partisë që drejtonte, por ingredienti kryesor në ngulitjen e frikës në

Si u prit Kongresi XX në Shqipëri dhe fjalët që qarkullonin për zëvendësimin e Enver Hoxhës. “Aty nga fundi i viteve ‘90, e kam pyetur vetë Liri Belishovën për këtë kohë dhe për elozhet e Enver Hoxhës ndaj saj dhe ajo më tha: “Të them të drejtën, Spartak, unë isha shumë e re atëherë dhe nuk i kuptoja fort mirë dredhitë e tij...”

Shqipëri dhe në konsolidimin e absolutizmit të tij. Internime, burgje, vrasje, pushkatime, të gjitha këto bëheshin për të hapur hullinë e një sundimtari absolut nëpërmjet frikës dhe ndërkohë që pikërisht kjo metodë staliniane ishte goditur hapur si antimarksiste e leniniste, patjetër se prisnin që, nëpërmjet sovjetikëve, epidemia e antistalinizmit të hynte edhe në Shqipëri. Por në të njëjtën kohë, kjo gjendje antistaliniane, Enver Hoxhën, ndërsa e kishte trembur për vdekje, e kishte bërë edhe më agresiv, sepse ai ishte në pritje që destalinizimi të dështonte në Moskë. Ai priti gjatë për këtë dhe vetëm ai e ka ditur se çfarë ka hequr. Imagjinoni një njeri të sëmurë si ai, që e di se nuk ka të ardhme, që ka prerë koka, që e di se nuk e duan intelektualët e Partisë së tij, që e ka të qartë se i gjithë ngërçi i kohës vjen ngaqë rrathët e aftë nuk e duan pikërisht atë, por që ai e do pushtetin si i marrë, pra, imagjinojeni këtë njëri, që befas është gjendur përballë faktit që agai i vet në Moskë nuk e do më dhe kërkon ta heqë dhe menjëherë do të kuptoni se tek ai kishte humbur çdo ekuilibër human në atë kohë. Ky, pra, ishte Enver Hoxha i atyre viteve. Megjithatë, të gjithë ata që prisnin ndryshime pozitive nga fryma e Kongresit XX, shihnin se në marrëdhënie me sovjetikët kishte një ngërç, por sovjetikët nuk hapeshin dhe, siç rezultoi edhe më vonë, nuk e hodhën në atë kohë në veprim agjenturën e tyre kundër Enver Hoxhës. Siç duket sovjetikët ose nuk e vlerësonin fare Enver Hoxhën, ose me megalomaninë e shtetit të madh, duke parë ndërkohë se këtu kishin flotë, kishin ushtarë dhe këshilltarë në të gjithë administratën, mendonin me mendje të fjetur se asgjë nuk mund të ndodhë kundër tyre në Shqipëri, sepse, ndryshe nga shumica e vendeve komuniste, nuk kishin konstatuar në popull asnjë ndjenjë antisovjetike, përkundrazi, shqiptarët dukej se i deshën sovjetikët si miq të vërtetë. Por, duke u mbështetur edhe te dokumentet e kohëve të fundit, nuk duhet lënë jashtë vëmendjes këtu edhe mendimi i KGBsë se, nëse eliminohej Enver Hoxha, në Tiranë fitonte fryma e Beogradit. Mendim ky që sigurisht ka qenë i gjithi në ndihmë të Hoxhës, që ky të mund të fitonte kohë dhe ta dominonte më pas gjendjen e rrezikut me ndihmën e kinezëve.


30

E shtunë, 15 shtator 2012

Qyteti i qenve

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

12

5

22

33

36

40

11

24 29

34

37

38

41 43

23

28

32

35

10

19

27 31

9

15

21

26

8

18

20

30

7

14

17

25

6

13

16

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

39

42

44

45

46

47

Vertikalisht:

1. Që është ngatërruar keq, që është ndërlikuar dhe është bërë i vështirë për ta zgjidhur. 8. Zgavra të vogla prej dylli të bletëve. 12. Lushnja në makina. 13. Organizatë Bujqësore. 14. Përvjetor i rëndësishëm i jetës së dikujt, i një ngjarjeje të shënuar etj.. 15. Maja e sopatës. 16. Rruazat e bardha të gjakut. 19. Trup gjeometrik. 20. Mjet për të transportuar lëngje. 21. Koleci e njohur e radios. 24. Javer i letërsisë. 25. Pjesëz mohuese. 27. Gabim i rëndë. 28. Vlora Falanski, publiciste e njohur. 30. Poçe e madhe prej balte, që përdorej për të zier gjellën. 33. Pjesë e marrë veças prej diçkaje. 35. Korça në makina. 36. Të holla që i kthehen dikujt nga shitësi. 38. Tufa e qimeve të gjata që ka kali në qafë. 39. Bota pa të forta. 40. Humbjet në prodhim. 41. Ka shumë në Sahara. 42. Ent Ndërtimi. 43. Central Industrial. 44. Kub me numra. 45. Punonjëse pastrimi. 48. Me qëllim, me paramendim. 49. Dallgë deti.

1. Me lehtësi. 2. Ka edhe një të tillë sportiv. 3. Një pikë turistike e njohur në Shqipërinë e Jugut. 4. Djalë në dialekt. 5. Ishull turistik spanjoll. 6. Mielli që i jepej mullisit si pagesë për blojën. 7. Mënyrë të vepruari duke ndjekur vazhdimisht po atë rrugë pa asnjë ndryshim. 8. Mbetet pas djegies. 9. Thirrje e stadiumeve. 10. Ekziston. 11. Shteg i ngushtë. 15. Notë muzikore. 17. Organizatë Tregtare. 18. Ciklon tropikal me fuqi shkatërruese të madhe. 19. Emanuel, filozof i famshëm. 22. Ai që sundon përkohësisht kur mungon mbreti ose kur mbreti është i mitur. 23. Shtet në Europën Lindore. 24. Bashkim kimik natyror, që gjendet i ngurtë a i lëngët në koren e Tokës. 26. Sopata në dialekt. 27. Pronar i madh tokash në Mesjetë. 29. Lloj drithi. 31. Ravel, kompozitor i njohur. 32. Këshilli Kombëtar. 34. Pllakë guri. 37. Secila nga kapitujt e Kuranit. 39. Gjeneratë. 44. Janë në fillim të zijafetit. 46. Teli pa të forta. 47.

Sudoku | nivel mesatar 4

9

1 1

9

8

2

2

9

8

4

9

4

5 7

4 3 6 6

3 1 8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

7 6 5

9

7 3 3

2 3 5

5 6 8

7 4

4

9 5

8 1 1 2

4 6

2 7

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Nëse jeni në një lidhje do përballeni me disa zhgënjime gjatë kësaj jave. Për beqarët do jetë një periudhë më e mirë. Pasioni do të rindizet pas një takimi mbresëlënës. Në sektorin e financiar do jeni me shumë fat. Bëni investimet e duhura që buxheti të përmirësohet ndjeshëm. Shëndeti do jetë i mirë nëse konsumoni më tepër perime dhe fruta të freskëta. Në planin profesional do nisni një projekt të rëndësishëm i cili do ju sjellë mjaft përfitime. Ambient i këndshëm në familje. Do ia kaloni për mrekulli.

Jeta sentimentale e çifteve do jetë më e mirë gjatë kësaj jave. Pas një periudhe me debate dhe konflikte do lindë dielli dhe ambienti do të ngrohet. Beqarët do kenë mundësi të shumta për të gjetur personin ideal. Në planin financiar edhe pse situata do jetë e qëndrueshme duhet të bëni me tepër durim nëse doni të kryeni transaksione të rëndësishme. Rezistencë e mirë fizike dhe morale. Në punë do ju jepen më shumë përgjegjësi. Nëse përqendroheni pak më tepër tek ambiciet tuaja do mund t’ia dilni. Edhe atmosfera familjare do jetë e ngrohtë.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Fale influencës pozitive të Venusit do mund të zgjidhni disa probleme që ju kanë dalë në çift. Beqarët do kenë takime por do ndihen nervozë. Mos u druani por lëreni veten të lirë. Zemra do jetë udhërrëfyesja juaj. Financat do jenë të mira. Do e konsolidoni situatën dhe do kryeni transaksione të mira. Më në fund do ndiheni të qetë në këtë plan. Shëndeti do jetë paksa delikat. Në punë mjafton të përqendroheni pak më shumë te qëllimi final dhe do ia dilni. Ka mundësi të merrni edhe ndonjë shpërblim sot. Në familje çdo gjë do shkojë për mrekulli.

Gjatë kësaj jave do të rikthehet klima e ngrohtë dhe harmonike në çift. Do flisni pa dorashka me atë që keni në krah dhe do kuptoheni vetëm me një shikim me njëri-tjetrin. Beqarët do jenë sharmantë dhe sensualë. Do e keni shumë të lehtë të bëni për vete dikë, por ai do e ketë pak të vështirë t’ju bëjë për vete ju. Mos u tregoni striktë. Në planin financiar çdo gjë do shkojë mirë. Plutoni do ua mbrojë gjatë gjithë kohës shëndetin. Vetëm disa mund të kenë ndonjë problem të vogël me gjumin dhe për këtë duhet të pinë pak kamomil. Në punë do ju jepen mundësi të reja për të arritur objektivin. Familja mirë.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Gjate kësaj jave, jeta juaj në çift nuk do përbëjë asnjë problem. Beqarët edhe pse nuk do e kenë mendjen te dashuria do kenë takime të papritura me persona mjaft tërheqës. Edhe të doni të mos i pëlqeni ata nuk do u rezistoni dot. Në planin financiar do keni fat. Ata që kanë pasur probleme shëndetësore do kenë përmirësime të furishme këtë javë. Do ju duket se gjithçka do ndodhë si me magji. Në punë duhet të mendoheni mirë para se të hidhni çdo hap. Një gabim i vogël mund t’i prishë planet. Në familje do keni disa debate.

PESHORJA (23/IX-22/X)

5 6 5 4

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

3

Bashkëpunimi në çift do të shtohet këtë javë dhe do e keni më të lehtë t’i pranoni mendimet e atij që keni në krah. Ambient premtues edhe për beqarët. Mos neglizhoni asnjë person që do ju kërkojë takime sepse dikush mund të jetë i duhuri. Duke plotësuar kapriçot tuaja do shpenzoni më shumë sesa duhet dhe financat do të pakësohen. Kujdes! Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë. Në punë do filloni dalëngadalë të konkretizoni disa projekte. Bëni njëherë një plan dhe më pas ndiqni pikë për pikë ato që keni menduar. Një i afërm do ju japë mbështetjen e tij. Në familje ambienti do jetë më i qetë.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

025, 064, 122, 135, 210, 214, 230, 321, 382, 453, 654, 699, 701, 789, 825, 987.

Numra me 4 shifra:

1635, 2033, 2646, 3214, 3596, 4652, 4851, 5232, 6598, 8451, 8484, 9339.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 5 shifra:

16250, 20152, 21549, 23286, 26328,

29091, 29142, 31826, 42194, 56370, 63259, 65896.

Numra me 6 shifra:

120326, 126402, 126431, 238256, 392865, 451239, 459256, 507085, 524652, 555150, 632021, 813247, 829164, 962356.

Çiftet që kanë pasur zënka do të pajtohen gjatë kësaj jave. Do flisni hapur dhe pa dorashka me atë që keni në krah. Dielli do favorizojë aventurat e beqarëve. Disa prej jush do kenë edhe takimin e shumëpritur. Në planin financiar situata do jetë e mirë. Do dini cilat shpenzime të bëni dhe cilat t’i lini për më vonë. Shëndeti nuk do jetë problematik por mos i shpenzoni energjitë kot së koti sepse do lodheni tej mase. Në punë duhet t’u dilni përballë problemeve dhe jo të fshiheni. Vetëm në këtë mënyrë do i kaloni ato dhe do merrni drejtimin drejt suksesit.

UJORI (20/I-19/II) Gjeni 10 ndryshimet

DEMI (21/IV-20/V)

Koha e mbarimit ____:____

Horizontalisht

3

Horoskopi javor

Koha e fillimit ____:____

49

8 7

Në pjesën veriore të Caxias do Sul në Brazil janë vendosur disa qindra shtëpiza për qentë endacakë dhe të braktisur, të cilët presin për t’u adoptuar. Ky është azili i vetëm për qentë i themeluar në vitin 1998 nga organizata joqeveritare, Amiga dos Animais (‘Miq të kafshëve’), e cila lufton me probleme të shumta të kafshëve dhe maceve. Azili në fjalë, aktualisht është shtëpi e 1.600 qenve dhe 200 maceve

DASHI (20/III-20/IV)

45

48

5

www.mapo.al

Periudha që do vijë do jetë e mirë për të gjithë të dashuruarit. Klima në çift do të ngrohet dhe bashkëpunimi do të shtohet. Për beqarët nuk do jetë një javë e mirë. Edhe pse do dilni shumë dhe do bëni takime nuk do arrini të bëni për vete atë që doni. Influenca e planetëve në planin financiar do jetë pozitive. Mekanizmat mbrojtës të organizmit tuaj do jenë shumë të efektshëm. Nuk do keni as problemin më të vogël shëndetësor. Në punë do ndërmerrni sfida të reja. Edhe pse do jenë të vështira dhe do duan shumë përqendrim do ia dilni mbanë.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Vetëm Saturni do ndikojë drejtpërdrejt në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë reciproke. Shikimi juaj do të kryqëzohet me atë të dikujt tepër interesant. Periudhë e favorshme edhe për financat. Gjithsesi mirë është që me shpenzimet të tregoheni ende të matur. Shëndeti nuk do jetë problematik. Merruni pak më shumë me sport dhe gjendja fizike do jetë akoma më e mirë se më parë. Në punë do hidhni hapa më tej dhe do kaloni në një stad tjetër. Do ju komplimentojnë të gjithë për arritjet. Në familje mos u tregoni autoritarë në asnjë mënyrë.

AKREPI (22/X-21/XII)

Jo çdo ditë do jetë e mbushur me dashuri dhe pasion gjatë kësaj jave. Venusi do sjellë surpriza të këndshme për beqarët. Zemra juaj do përjetojë emocione të mëdha. Financat nuk do kenë ndryshime të mëdha nga një javë më parë. Shëndeti do jetë i mirë. Megjithatë kujdesuni më tepër për ato që do hani dhe shmangni yndyrën e tepërt. Në fillim të javës puna do ketë disa probleme, por që me kalimin e kohës do rregullohen. Edhe me kolegët që keni pasur zënka do pajtoheni. Në familje do ekzistojë një klimë e ngrohtë dhe bashkëpunuese.

BRICJAPI (22/XII-20/I)

Do ju mungoje kthjelltësia gjatë kësaj jave në jetën në çift dhe do bëni gjëra që as që i kishit menduar ndonjëherë. Venusi do të favorizojë takimet për çiftet. Do jeni më joshës dhe do i bëni për vete me një shikim ata që do ju kalojnë pranë. Do jeni pak të shqetësuar për financat duke qenë se ato nuk do jenë të qëndrueshme. Shëndeti nuk do jetë shumë problematik por do jeni të lodhur. Në punë jo vetëm që do përmbushni detyrimet por do bëni edhe më tepër se kaq. Shefat do ju përgëzojnë. Familja do jetë mirë.

PESHQIT (20/II-19/III) Venusi do ua mbrojë jetën në çift gjatë kësaj jave dhe të dy me partnerin do provoni eksperienca të reja. Beqarët do e kenë të vështirë edhe këtë javë të gjejnë personin e duhur. Bëni durim. Mos abuzoni me shpenzimet nëse doni të mos keni probleme financiare. Fizikisht do jeni mirë por moralisht jo dhe aq. Qetësohuni ose bëni ndonjë vizitë te mjeku sepse kjo mund të sjellë problem më vonë. Periudhë mjaft produktive në punë. Falë këmbënguljes do ia dilni mbanë. Në familje duhet të jepni mbështetjen tuaj për ata që kanë nevojë.


E shtunë, 15 shtator 2012

31

www.mapo.al Pozicionimi i Majkos është në njëfarë mënyre ‘rikthim’ i së majtës te konferenca e Mukjes. Te rrënjët e shprishura të historisë që filluan aty dhe u zgjatën mbi hartën e kombit nëpërmjet tekstesh të zhveshura nga emocioni kombëtar, por dhe nga pasioni për të vërtetën

Pandeli Majko

Itatur rem. Ut inihill upiciis estio officil moluptae conserum ium quo inci delita. Te volut et es.

Një histori kurrë më parë e shkruar Alfred Lela Kur gjenerali Wesley Clark, shefi i NATO-s, ndërkohë që aleanca veriAtlantike hidhte bomba mbi Serbi, për të ndaluar një spastrim etnik, u shfaq në pranverën e vitit 1999 në krye të korridorit të katit të tretë të Kryeministrisë dhe që prej aty, si zot lufte në Iliadë pyeti me zë të lartë: Is this the prime minister? Të dy iu dhanë njëri-tjetrit në një përqafim aleatësh. Ajaksi takohej me Diomedin. Burra shtatpakë që të dy, të ndarë prej nja 20 vitesh në moshë. Njëri sysh ish pushtuar ndërkohë nga nobiliteti gri i thinjave, ndërsa tjetri ishte ende djaloshar. Kështu Wesley Clark takohej me Pandeli Majkon, ndërsa të dy takoheshin me historinë në atë vit të 99të të shekullit të shkuar, përzhitur nga lufta, mes flakëve të së cilës shkëlqente prominenca e armëve dhe gjeopolitikës amerikane. Ajo pyetje e gjeneralit Clark ‘is this the prime minister?’ ishte habia e zotit të luftës për luftëtarin e ri në një koalicion të ashtuquajtur ‘për rendin e ri botëror’. Ka diçka fantastike te rrengjet që koha historike na luan. Ja ku ishin, sup më sup, në një aleancë të pabarabartë, gjithsesi të dinjitetshme, përfaqësuesit e dy shteteve: Amerikës dhe Shqipërisë, dikur, me dekrete e dogmë, armike të helmëta. Ja ku ishte Pandeli Majko, trashëgimtar i një partie që dikur kish pretenduar rendin e saj të ri, ‘botën e re mbi gërmadhat e së vjetrës’; me Wesley Clark, një gjeneral amerikan që vinte në Tiranë me yjet, platformën, ushtrinë dhe ideologjinë e rendit të tij që e kish mundur internacionalizmin proletar dhe po bëhej gati të mposhtte edhe një zgjatim të tij ksenofob, Serbinë e madhe, vjegë për vete e një lloj bolshevizmi sllav ende nëpër këmbë.

Historia po rishkruhej nga fitimtarët. Pandeli Majko, ish-kryeministri i Shqipërisë, ka pjesën e vet në narrativën historike të fundviteve ’90. Një dekadë më vonë, edhe ai e ka mbi krye grinë e fisme të Wesley Clark. Por, me sa duket, edhe një sens historik që e shkëput atë prej mitrës ideologjike të partisë së vet. Në një intervistë të fundit z.Majko, eksponent i Partisë Socialiste, ka dalë kundër asaj që ende mbahet si ‘mendimi zyrtar i së majtës shqiptare’: Mbreti Zog e ka tradhtuar vendin më 7 prill 1939. Majko, pa ekuivoke, është shprehur se në fakt Mbreti ka kryer një akt juridik, duke e bartur pavarësinë e Shqipërisë dhe duke mos e pranuar pushtimin. Majtas nuk kanë vonuar reagimet. ‘Rebelim akademik në të majtë’, e ka quajtur blogu respublica. al frenezinë e mospajtimit me deklaratën e Pandeli Majkos. Dy historianë, Paskal Milo e Arben Puto, një politikan, Erion Braçe dhe një opinionist, Dritan Hila, kanë dhuruar një spektër kundërshtish ngjyra kryesore e të cilit ishte…çfarë tjetër veç ajo bardh-e-zia e përhershme e

Pandeli Majko, ish-kryeministri i Shqipërisë, ka pjesën e vet në narrativën historike të fundviteve ’90. Një dekadë më vonë, edhe ai e ka mbi krye grinë e fisme të Wesley Clark. Por, me sa duket, edhe një sens historik që e shkëput atë prej mitrës ideologjike të partisë së vet

gjykimit historik, mësuar në tekstet e librave kapakët e të cilëve mbështilleshin me ‘Zërin e Popullit’. Majko u përgjigj me një koment të shkruar enkas, botuar nga shumica e të përditshmeve. Deputeti socialist, shkurt, përligjte idenë se historia dhe ideolog jia shkojnë përkundër. Eksplorimi i asaj se pse konstrukti intelektual i Majkos është i pajisur me mekanzima të tillë, sa sfidon ‘rendin e ri’ të dikurshëm duke pranuar se një ‘rend i ri historik’ nuk është blasfemi, nuk mund të shkojë përtej vëzhgimit mekanik se ky është një iluminim, ai e ka e të tjerët në të majtë, jo. Nëse kërkohen rrethana të këtij ‘ndriçimi’, ato ndoshta mund të gjenden tek ajo se Majko ka qenë një herë Kryeministër i shqiptarëve, dhe në kohë lufte, për më shumë. Gjatë ‘Iliadës’ së tij shqiptare ai duhet të ketë krijuar një raport të ri me pjesën tjetër të kombit, më shumë nacionaliste se internacionaliste. Pozicionimi i Majkos është në njëfarë mënyre ‘rikthim’ i së majtës te konferenca e Mukjes. Te rrënjët e shprishura të historisë që filluan aty dhe u zgjatën mbi hartën e kombit nëpërmjet tekstesh të zhveshura nga emocioni kombëtar, por dhe nga pasioni për të vërtetën. Pandeli Majko është një pionier, në kuptimin e papërlyer të kësaj fjale, atë të shteghapësit të një pakti historik me historinë si të tillë. Kuptimi tjetër i kësaj fjale, pionierë të Enverit, u mbetet atyre që ende edhe sot, po të niste gjithçka nga e para, do ta prishnin Mukjen. Kjo përballje e Majkos me ‘zemërimin akademik në të majtë’, është edhe një duel për tekstet e historisë dhe historinë. Majko arrin të shohë përtej teksteve, sepse ai ka qenë aktor në një moment historik, e jo vetëm lexues.

Ardian Ndreca

Post-analfabetët Analfabetizmi asht nji plagë e madhe e shoqnisë së sotme shqiptare, ai ushqehet prej mungesës totale të politikës (tek ne mbizotnojnë pazaret mes tarafeve, jo politika) dhe prej mosfunksionimit të sistemit arsimor në të gjitha nivelet. Shkollat e ulta, të mesme e të nalta – edhe pse furnizojnë njerëzit me diftesa e diploma – kontribuojnë gjallnisht në krijimin e nji shtrese analfabetësh të pajisun me sigurinë e nji cope letër në dorë. Në vetvete parashtesa “post” nuk i shton asgja skajit “analfabet”, si nga pikëpamja logjike si nga ajo kronologjike, ajo shenjon vetëm statusin social, nji njohje dhe nji pranim të detyrueshëm prej shoqnisë të nji kategorie të gjanë njerëzish që jo se kanë qenë të përjashtuem krejtsisht prej mundësisë së shkollimit, por shkolla tek ata nuk ka lanë asnji gjurmë të randësishme. Post-analfabeti mundet shumë mirë me dijtë me shkrue e me këndue, por prapseprap gjendja e tij mjerane përcaktohet prej mëtimeve që ka e që janë të tepërta përballë forcave dhe dijeve që ai zotnon. Kur nji gjeometër pretendon me “projektue” (asht thjesht eufemizëm) e me ndërtue në detaje nji pallat, ai asht në pozitën e atij që tue dijtë me zor shkrim e këndim mëton me shkrue drama e romane, apo në pozitën e atij kasapit që bante bé e rrufé se dinte me ba nji operacion apendisiti. Era e post-analfabetizmit na ka furnizue me gjeometra që losin rolin e arkitektit, me kasapë që operojnë njerëz, me ministra që nuk dijnë me shkrue as edhe nji fjalim të vetëm, me gjykatës me shkolla plepash, me bjerraditas që sillen studiove televizive tue i mësue mend botës për gjithçka... Këta janë ajka e post-analfabetëve, ka mandej nji masë të tanë post-analfabetësh që kanë spostue vendqëndrimet e tyne prej klubeve të katundeve e të qyteteve në internet. Kjo asht kategoria e të papunëve, e atyne që në shkollë kanë shkue krejt rastësisht e kanë dalë menjiherë tue marrë me vete aq dijeni sa mjafton me tregue se janë karabusha. Megjithatë, çka nuk funksionon në vendin tonë asht sistemi dhe jo njerëzit, edhe pse sistemin e drejtojnë njerëzit. Kjo mund të duket si kontradiktë, por në vetvete asht shenj shpreset, pse sistemi mund të ndryshohet, madje rranjësisht. Ky sistem prodhon nji post-analfabetizëm militant e partizan që po ia heq Shqipnisë të drejtën me pasë nji të ardhme. Vendin e kulturës e ka zanë tarafi dhe partishmënia politike, dje e majtë e sot e djathtë. Në nji kohë kur nuk jemi në gjendje me prodhue sport, kulturë dhe shkencë të zonjat me “konkurue” të paktën në Ballkan, duken qesharake të gjitha përpjekjet me diskutue për pellazgët, hititët, ilirët, perandorët romakë, vezirët osman apo tema tjera luksoze si këto. I vetmi emën që sot na përfaqson në fushën e kulturës botnore asht Ismail Kadareja. Ka edhe emna tjerë me randësi të veçantë në fushën e shkencës, por post-analfabetizmi sistemik shqiptar i shpenzon fondet për konkurse bukurijet e për koncertet e militanteve të veta, e jo për me promovue shkencën e vërtetë. Për shembull, askush nuk e ka ftue në gjithë këto vite, të paktën me e ndie tue folë, fizikanen me famë botnore Laura Mersini-Houghton të Universitetit të North Carolina! E pra ajo asht nji prej formuluesve të teorisë së multiversit, tue qenë njikohësisht pjesmarrëse e këtij debati shumë aktual në fushën e kozmologjisë. Po çka u intereson teoria e multiversit analfabetëve, gjysëm-analfabetëve dhe post-analfabetëve me diploma e me poste ministrore? Tek ne politikën e bajnë ish magazinierët, veterinerët e volejbollistet, Shtetin e drejtojnë ish nënoficerat e Dullës, leksionet e historisë merren nga berishat, majkot e dokat, vijat politike shpalosen nga islamët dhe nanot, aleancat politike përcaktohen nga babaliket me shokë... ky asht post-analfabetizmi, gjysëm republikë e gjysëm mbretni, nji vend jashtë kohës dhe progresit, nji vend që vijon me u tregue me gisht në Europë.


CMYK

32

E shtunë, 15 SHTATOR 2012

www.mapo.al


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.