15 prill mapo ok

Page 1

Faqe 2

Presidenca e Maqedonisë, Ivanov drejt rizgjedhjes, shqiptarët bojkotuan Në një pjesë të mirë të komunave me shumicë shqiptare votuan nën 20 për qind e votuesve. Kandidati shqiptar i PDSH-së mori 39 mijë vota, duke dalë i treti

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 15 prill 2014. Numër 1184. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

konflikti me ish-kryeprokuroren

Një bazë ushtarake në qendër të akuzave të PD për trafik

Berisha dhe Paloka zbulojnë detaje të reja. Opozita pretendon se ka prova që përfshijnë bazën ajrore të Gjadrit në aferë, ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i përsërit kërkesën për hetime Llallës.

FAQE 4-5

Basha: Tre JO-të për reformën territoriale pa opozitën Kryetari i PD-së përsëriti thirrjen se ndryshimi i kufijve administrativë nuk mund të bëhet pa pjesmarrjen e opozitës. Reagon Meta: Refuzimi i opozitës, absurd FAQE 3

Ina Rama, padi për presidentin në gjykatë

Zbardhet padia 22-faqëshe e Ina Ramës në Gjykatën Administrative për një vend në gjyqësor. Rrëzon argumentet e KLD-së për mosemërimin e saj si gjyqtare dhe kërkon dëmshpërblim moral. Ish-Prokurorja e Përgjithshme përfshin në padi edhe debatet e anëtarëve të KLD-së kundër emërimit të saj

Grabitet me armë lokali i deputetit Frroku Meta: PD i vuri pa dashje një medalje në gjoks Tahirit NgërÇ

FAQE 3

Katër grabitës të armatosur vodhën 10 mijë euro në lokalin e deputetit kristiandemokrat, Mark Frroku. Policia dyshon për një rikthim të bandës së “babagjyshave”, por përshkrimi fizik i autorëve është i ndryshëm. Gjendet e djegur makina e grabitjes

janë larguar sa hap e mbyll sytë. Dëshmitarë në vendngjarje i treguan policisë se menjëherë pas grabitjes, autorët janë larguar në drejtim të zonës së Yzberishtit me një autoveturë të markës “OPEL Astra”. Policia arriti të gjente pak orë pas grabitjes veturën që besohet se është përdorur në këtë grabitje, por asaj i ishte vënë zjarri. Shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes duke shuar zjarrin, ndërsa vetura ishte tërësisht e shkrumbuar. Në momentin kur... Faqe 6

Të armatosur me kallashnikovë dhe të veshur me uniforma kamuflazhi ushtrie, katër persona sulmuan dhe grabitën kompleksin e lokaleve të deputetit kristian-demokrat, Mark Frroku dhe vëllait të tij, Arben Frroku. Sulmi ndaj kompleksit ndodhi mëngjesin e djeshëm, rreth orës 10:30 të paradites, kur grabitësit e armatosur janë ngjitur në katin e dytë të restorantit, duke u drejtuar më pas drejt arkës ku mbaheshin paratë. Nën kërcënimin e armëve, ata kanë marrë 10 mijë euro dhe

op-ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Ura e Tarallakëve Edison Ypi

Kur pushteti kritikon gazetarët Evis Nasto

Emrat e 45 kompanive që shesin naftë me squfur Inspektorati Qendror Teknik publikon emrat e kompanive të karburanteve që abuzojnë me cilësinë. Vlerat e squfurit, dhjetëra herë mbi normë Inspektorati Qendror Teknik publikoi dje emrat e 45 kompanive që kanë abu-

Urdhër kryeministror

zuar me cilësinë e shitjes së naftës me përqindje squfuri qindra herë më të lartë se standardi 10 %. Burimet zyrtare të IQT njoftuan dje se kontrollet janë bërë gjatë këtij viti dhe Inspektorati ka vendosur gjoba ndaj subjekteve, të cilat nuk kanë respektuar treguesit e standardit, duke qenë jashtë normave të lejuara nga... Faqe 9

Nostalgjia për Enver Hoxhën Ardian Ndreca

negociatat

PS-PD, drejt konsensusit për deklaratën e Brukselit Komisioni Europian pret sot nga Shqipëria draft-deklaratën për integrimin, por palët kanë ngecur tek kompetencat e Presidentit. Negociatorët Balla dhe Halimi pritet ta miratojnë me konsensus Faqe 3


2

afër/larg

1

kronikë / Ministria e

Mbrojtjes, dy kallëzime të reja për abuzimet me UshtrinëFaqe 5

politikë/ Beteja e Ina Ramës;

kronikë/ Grabitësit e maskuar

padit KLD dhe Nishanin si komando, sulm në për refuzimin si gjyqtare Faqe 6 kompleksin e deputetit Frroku Faqe 7

PDSH partia tjetër shqiptare mori pjesë në zgjedhje dhe kandidati i saj u rendit i treti. PDSH fajësoi BDI për mos daljen në zgjedhje të shqiptarëve.

“Qëndrim i BDI-së është se ideja për president konsensual duhet të mbetet gjallë deri në realizimin e saj. Edhe kandidatët që shkojnë në rrethin e dytë nuk janë konsensualë, sepse nuk e kanë verdiktin e popullit shqiptar dhe ne do të vazhdojmë me këtë ide edhe në rrethin e dytë, por edhe në zgjedhjet e ardhshme deri sa presidenti i ardhshëm i Maqedonisë të jetë konsensual”, u shpreh Osmani.

Presidenca e Maqedonisë, Ivanov drejt rizgjedhjes, shqiptarët bojkotuan Në një pjesë të mirë të komunave me shumicë shqiptare votuan nën 20 për qind e votuesve. Kandidati shqiptar i PDSH-së mori 39 mijë vota, duke dalë i treti

K

andidati për president i VMRO DPMNE-së, Gjorge Ivanov dhe Stevo Pendarovski i Lidhjes Social Demokrate në opozitë, kalojnë në balotazh për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni më 27 prill, por me një diferencë prej më shumë se 100 mijë votash në favor të presidentit aktual, Ivanov. E gjithë kjo ndodhi krahas bojkotimit masiv që iu bënë zgjedhjeve në komunat shqiptare, ku sipas të dhënave të publikuara, numri i votuesve shkonte nga 20 deri në 13 për qind. Bojkotimi i zgjedhjeve nga një pjesë e shqiptarëve u bë pas thirrjeve të BDI-së për të mos dalë në votime për sa kohë nuk kishte konsensus që presidenti të përfaqësonte edhe shqiptarët. PDSH, partia tjetër shqiptare mori pjesë në zgjedhje dhe kandidati i saj u rendit i treti. PDSH fajësoi BDI për mos daljen në zgjedhje të shqiptarëve. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për kandidatin e VMRO-së, kanë votuar rreth 445 mijë votues, kundrejt 325 mijë votave të kandidatit opozitar, Stevo Pendarovski. Iljaz Halimi, kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare i opozitës ka marrë rreth 39 mijë vota kurse për kandidatin e katërt, Zoran Popovskin e Opsionit qytetar të Maqedonisë janë përcaktuar rreth 30 mijë votues. Të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 48.28 për qind e rreth 1.8 milion qytetarëve me të drejtë vote. “Do të jem president i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Do ta nxis edhe më shumë jetën e përbashkët të të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare. Do të vazhdojmë të realizojmë objektivat që kemi para nesh. Fitorja e thellë është

edhe një dëshmi se qytetarët i besojnë konceptit tonë”, u shpreh kandidati i VMRO-së për president, Gjorge Ivanov. Kryetar i kësaj partie njëherësh kryeministër, Nikolla Gruevski tha se fitorja e Ivanovit është paralajmërim edhe për fitoren e thellë në zgjedhjet parlamentare që mbahen që bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. “Ne falenderojmë për këtë mbështetje, e cila na jep një shtytje të fuqishme për zgjedhjet më 27 prill, si për presidentin, ashtu edhe për 62 deputetë”, tha Gruevski. Ai shumë herë ka deklaruar se me marrjen e gjysmës së deputetëve të Kuvendit nuk do të kushtëzohej më nga partitë shqiptare me kërkesa të cilat i ka quajtur absurde, siç është ajo për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në gjithë Maqedoninë dhe ndryshimin e Kushtetutës për zgjedhjen e presidentit në Kuvend. Nga ana tjetër, kandidati i opozitës, Stevo Pendarovski tha se beteja ende nuk ka përfunduar. “Lufta nuk ka përfunduar, para nesh ndodhet rreth i dytë zgjedhor dhe unë nuk heq dorë që deri në ditën e fundit të luftoj për konceptin dhe idetë në të cilat besoj. Edhe në kushte të tilla të presionit sistematik të pushtetit ndaj votuesve, besoj se më 27 prill do të fitojmë“, deklaroi Pendarovski. Kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev, në paraqitjen e tij akuzoi pushtetin për dhunë e presione ndaj votuesve, por u zotua se kjo nuk do të ndodhë më 27 prill. “Do të jemi gjithandej Maqedonisë së bashku me qytetarët dhe nuk do të lejojmë që demokracia të shkelet. Është obligimi i yni që luftojmë për të drejtën tonë, për zgjedhje të lira dhe demokratike. Vullneti

Ndërkohë, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, përkundër disfatës është shprehur i kënaqur me rezultatin zgjedhor. Ai akuzoi para së gjithash BDI-në për frikësimin e qytetarëve shqiptarë për të mos dalë në votime. “Ne jemi në një situatë shumë të favorshme, ku u tregua se PDSH-ja është një forcë shumë e madhe, një strukturë e jashtëzakonshme e fuqishme dhe unë parashoh që këto vota për dy javë do të konvertohen në 13 apo 14 deputetë”

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për kandidatin e VMRO-së kanë votuar rreth 445 mijë votues, kundrejt 325 mijë votave të kandidatit opozitar, Stevo Pendarovski. Iljaz Halimi, kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare i opozitës ka marrë rreth 39 mijë vota, kurse për kandidatin e katërt, Zoran Popovskin e Opsionit qytetar të Maqedonisë janë përcaktuar rreth 30 mijë votues.

i popullit duhet të respektohet dhe këtë do të bëjmë”, theksoi Zaev. Ndërkohë, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, përkundër disfatës është shprehur i kënaqur me rezultatin zgjedhor. Ai akuzoi para së gjithash BDI-në për frikësimin e qytetarëve shqiptarë për të mos dalë në votime. “Ne jemi në një situatë shumë të favorshme ku u tregua se PDSH-ja është një forcë shumë e madhe, një strukturë e jashtëzakonshme e fuqishme dhe unë parashoh që këto vota për dy javë do të konvertohen në 13 apo 14 deputetë”, ka deklaruar Thaçi. Por, nga BDI-ja, e cila kishte bërë thirrje për bojkotin e zgjedhjeve për shkak të refuzimit të kërkesës së saj për një presidenti konsensual, thanë se shqiptarët të dielën, “treguan pjekuri kombëtare dhe qytetare duke i thënë jo presidentit të njëanshëm dhe Po idesë se për president konsensual”. Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani tha se qëndrimi i BDI-së, nuk do të ndryshoj as për rrethin e dytë zgjedhor, pasi sipas tij, asnjëri nga dy kandidatët që kalojnë në balotazh nuk plotësojnë kriteret e kandidatit konsensual që kërkohet nga BDI-ja. “Qëndrim i BDI-së është se ideja për president konsensual duhet të mbetet gjallë deri në realizimin e saj. Edhe kandidatët që shkojnë në rrethin e dytë nuk janë konsensual sepse nuk e kanë verdiktin e popullit shqiptar dhe ne do të vazhdojmë me këtë ide edhe në rrethin e dytë por edhe në zgjedhjet e ardhshme deri sa presidenti i ardhshëm i Maqedonisë të jetë konsensual“, u shpreh Osmani. Procesi i zgjedhor i së dielës është mbikëqyrur nga më shumë se 9 mijë vëzhgues vendor dhe rreth 300 të huaj. Përveç një incidenti më të madh kur në një vendvotim u sulmua një deputete e opozitës, parregullsi tjera nuk janë regjistruar, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme i ka vlerësuar si zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë në Maqedoni. Marrë nga Evropa e Lirë


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

15.04.2014

3

LSI: SMS-ja, medalje për Tahirin PD, politikë nga vrima e çelësit Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka një interpretim pozitiv për mesazhin e publikuar nga opozita në mbledhjen e fundit të komisionit hetimor për lëvizjet në polici, ku kryeministri Edi Rama kritikonte ministrin Sajmir Tahiri për treguesit e përkeqësuar të rendit në vend. Duke e konsideruar këtë mesazh jo të kryeministrit, por të vetë ministrit, Meta e vlerëson përmbajtjen e tij si një përgjegjshmëri që ndjen Tahiri karshi detyrës dhe përpjekje të tij për të motivuar vartësit e tij. Sipas Metës, opozita me këtë SMS jo vetëm që s’e dëmtoi imazhin e Tahirit, por i bëri atij një shërbim të madh. “Por teksti i këtij mesazhi, i cili siç u konfirmua nga ministri i Brendshëm, z. Sajmir Tahiri, iu është nisur disa prej vartësve të tij, po të lexohet me vëmendje tregon një ndjeshmëri maksimale të ministrit Tahiri për një situatë konkrete dhe për një periudhë konkrete, sikurse ka qenë muaji mars, dhe një vullnet të fortë për të shkundur dhe motivuar vartësit e tij për të përmirësuar sa më shpejt situatën në interes të rendit publik si një element shumë i rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve, por edhe të sigurisë kombëtare. Dhe në këtë drejtim, pa dashje, përfaqësues të Partisë Demokratike i kanë vendosur në gjoks një medalje z. Tahiri”, - tha Meta. Më tej ai ka ripërsëritur edhe një herë mesazhin e përcjellë para disa ditësh edhe nga kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, se publikimi i këtij mesazhi nuk është gjë tjetër, veçse një tregues se opozita ka mbetur te politika e përgjimit përmes vrimës së çelësit.

PS-PD, drejt konsensusit për deklaratën e Brukselit

Komisioni Europian pret sot nga Shqipëria draft-deklaratën për integrimin, por palët kanë ngecur tek kompetencat e Presidentit. Negociatorët Balla dhe Halimi pritet ta miratojnë me konsensus Fejzi Braushi

Pavarësisht situatës së polarizuar politike dhe diferencave të mëdha, mazhoranca dhe opozita kanë mundur dje që të përafrojnë qëndrimet e tyre për të miratuar me konsensus draft-deklaratën e takimit të përbashkët parlamentar BEShqipëri. Në limitet e fundit kohore, që kishin lënë partnerët ndërkombëtarë, pra e hëna në darkë, PS dhe PD kanë mundur të bien dakord që të sheshojnë shumicën e mosmarrëveshjeve që kishin për përmbajtjen e tekstit të kësaj deklarate. Gjithsesi, marrëveshja nuk është arritur ende, pasi siç bëjnë të ditur burime nga të dyja kampet politike ka mbetur ende ndonjë çështje e vogël, të cilën palët presin që ta zgjidhin sot në mëngjes, në mënyrë që t’ia dorëzojnë gjatë ditës komisionit Europian tekstin e përbashkët të kësaj deklarate. Burimet kanë bërë të ditur se për këtë deklaratë kanë negociuar për disa ditë me radhë Taulant Balla si përfaqësues i mazhorancës, njëko-

hësisht bashkëkryetar i këtij komitetit BE-Shqipëri dhe Aldo Bumçi nga opozita. Por dje, për shkak se Bumçi ndodhej për një vizitë në Kosovë, opozitën në këto negociata e ka përfaqësuar deputeti Eduard Halimi. Të dy negociatorët kanë biseduar me njëri-tjetrin deri në orët e vona të darkës së djeshme, qoftë nëpërmjet telefonit ashtu edhe nëpërmjet rrugëve elektronike, duke arritur që për disa çështje të bien dakord. Sipas të njëjtave burime, dje pasdite përfaqësuesi i PD-së i ka nisur kolegut të tij socialist një draft të ri të përpunuar të kësaj deklarate, ku duket se demokratët tërhiqeshin nga propozimet e tyre për të përfshirë me emër konkret në këtë dokument rastet e shkarkimit të drejtoreshës së INSTAT-it, Ines Nurja apo edhe të kreut të ILDKP-së, Zana Xhuka. Ndërkohë që duket se ka rënë dhe propozimi tjetër i PD-së për tërheq jen e nismës “Peza” për AMA-n. Kjo pasi tashmë nisma është tërhequr nga mazhoran-

Marrëveshja nuk është arritur ende, pasi siç bëjnë të ditur burime nga të dyja kampet politike ka mbetur ende ndonjë çështje e vogël, të cilën palët presin që ta zgjidhin sot në mëngjes, në mënyrë që t’ia dorëzojnë gjatë ditës komisionit Europian

ca. Dje palët mësohet se kanë negociuar për disa kërkesa të reja të PD-së, të cilat kanë të bëjnë me disa nisma ligjore të mazhorancës dhe që prekin kompetencat e Presidentit. Siç mësohet, kjo pikë është bërë shkak që kjo draft-deklaratë të mos firmosej dje në mbrëmje. Lidhur me këtë çështje demokratët kanë qenë në pritje të një përgjigjeje nga negociatori socialist Taulant Balla, i cili nga ana e vet priste një konfirmim nga kryetari i tij, Edi Rama. Konfirmim që duket se nuk ka ardhur, pasi të dy negociatorët kanë rënë dakord që dorën e fundit kësaj deklarate t’ia japin sot në mëngjes. Pavarësisht kësaj çështjeje, burime nga të dyja palët kanë bërë të ditur se me shumë gjasa sot do të dilet me një deklaratë të përbashkët që do t’i paraqitet KE-së. Takimi i shtatë i Komitetit të StabilizimAsociimit BE-Shqipëri, i zhvilluar në 14 mars, nxori në pah debatin politik që vijon të ekzistojë mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me mënyrën se si e majta

po qeveris sot. Bashkëkryetari i Komitetit, Eduard Kukan dhe Sekretariati i Parlamentit Europian kishin përgatitur një draft-deklaratë finale për miratim nga anëtarët e Komitetit. Në kohën e diskutimit të kësaj deklarate, përfaqësuesit e PD-së kërkuan më shumë kohë në dispozicion. Me rifillimin e punimeve dhe pranimin e kërkesës në parim të demokratëve nga Eduard Kukan, deputetët e PD-së përmes Aldo Bumçit paraqitën një tekst shtesë nga teksti fillestar i propozuar nga Parlamenti Europian, në të cilin ndërmjet të tjerave kërkuan: të shprehej keqardhje për skemën e blerjes së votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale në Korçë dhe të bëhej thirrje për një hetim të plotë dhe të shpejtë lidhur me këtë çështje. Gjithashtu, t’i bëhej thirrje Parlamentit dhe qeverisë për të ruajtur dhe për të nxitur integritetin dhe pavarësinë e institucioneve kryesore të tilla si INSTAT, AMA, IDKP dhe të dënohej shkarkimi i paligjshëm i Ines Nurjes dhe Zana Xhukës.

Reforma territoriale, Basha: Jo njëanshmëri, jo pa qytetarët TIRANË Në cilësinë e kryetarit të

Shoqatës së Bashkive, Lulzim Basha nënvizoi dje tre jo-të që duhen marrë në konsideratë gjatë diskutimit për reformën administrativo-territoriale. Në konventën e të zgjedhurve vendorë ku morën pjesë kryesisht kryebashkiakë të djathtë dhe deputetë të grupit parlamentar demokrat, Basha deklaroi: “…Jemi për konsensus dhe kërkojmë konsensus, por para skenarit të shurdhësisë, arrogancës dhe aventurizmit eventual të qeverisë jemi gati për reagim. Sot, jemi këtu së bashku për t’i drejtuar një thirrje mazhorancës Rama-Meta: Jo pseudo-reformë, jo njëanshmëri, jo pa qytetarët!”. Sipas tij, nuk mund të pranohet një reformë administrativo-territoriale pa konsensus politik dhe qytetar. Basha iu referua edhe deklaratës ultimative të mazhorancës se afati për

opozitën skadon të enjten e kësaj jave, në të kundërt do të rishikohet vendimi i Kuvendit për komisionin parlamentar për reformën administrativo-territoriale. “…Ftesa për opozitën dhe komisioni parlamentar janë vetëm fasadë, shfaqje, kurth për komprometimin e opozitës, për të arritur tek harta tashmë e paravendosur territoriale nga mazhoranca Rama-Meta. Kjo është një lëvizje që demaskon hipokrizinë dhe hilen e dyshes Rama-Meta, qëllimi i të cilëve është vetëm dhe vetëm një hartë e re administrative që kënaq orekset e tyre politike, lehtëson përdorimin në zgjedhjet e ardhshme vendore të skemave të njohura të joshjes e blerjes së votave që u përdorën në shkallë të gjerë në zgjedhjet e kaluara politike, krijon avantazhe politike lokaliste për zgjedhjet e ardhshme”, - tha Basha. Kryetari

i Shoqatës së Bashkive u fokusua edhe tek mënyra sesi duhet të menaxhohet kjo reformë. “…Ne nuk e përjashtojmë efektin elektoral të ndarjes së re administrative dhe shohim potencialisht edhe risi pozitive në këtë aspekt, por jemi kundër reduktimit të reformës vetëm në komponentin e ndarjes territoriale, pra të rivizatimit të hartës. Në konceptim tonë, reforma

është unike dhe dy komponentët e saj janë të bashkërenditur, prin administrativja, territorialja e ndjek, prin fuqizimi i demokracisë vendore dhe autonomisë vendore, territorialja ndjek. Fuqizimi i pushtetit vendor, i demokracisë vendore është kali, territorialja është karroca, nuk mund të vendoset karroca para kalit, sepse me këtë nuk mund të shkojmë askund”,

- tha ai. Basha u shfaq i pezmatuar edhe me qëndrimin e Ramës se mazhoranca nuk do ta presë pa limit opozitën, pasi ajo i ka 84 votat për ta kaluar në Kuvend. “…Tentativat e z. Rama për ta bërë fakt të kryer njëanshmërinë kundër gjithëpërfshirjes, duke spekuluar me një shumicë të cilësuar tavoline, që nuk ka dalë nga kutitë e votimit, por që nuk do të ishte e mjaftueshme edhe po të ishte e tillë, do të provokojë reagimin tonë të fuqishëm në emër të Kushtetutës, në emër të traditës së mirë dhe të pathyer të konsensusit për këtë reformë, në emër të interesave qytetare, në emër të së sotmes dhe së ardhmes së demokracisë vendore, së bashku me gjithë qytetarët, me të gjithë banorët, pa pëlqimin e të cilëve nuk mund të këtë ndryshim të kufijve administrativë të komunave dhe bashkive”, - tha ai duke shtuar se opozita është gati për reagim.


4

në fokus

Që prej marrjes së detyrës, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka dorëzuar 5 kallëzime penale për afera që lidhen me reklamat televizive, shitjen e tritolit apo blerjen e pajisjeve përgjuese nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë

Denoncimi

Ministria e Mbrojtjes, dy kallëzime të reja për abuzimet me Ushtrinë

Shkon në pesë numri i kallëzimeve që Ministria e Kodhelit ka dorëzuar në Prokurori për Arben Imamin dhe ishzyrtarët e tjerë. Akuzat e reja, për përdorim antikushtetues të Forcave të Armatosura Ministria e Mbrojtjes dorëzon edhe dy kallëzime të tjera kundër ishministrit Arben Imami dhe zyrtarëve të tjerë të Ushtrisë në qeverisjen e PD. Lajmi bëhet me dije përmes një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila nuk jep detaje për objektin e padive. “Përdorim antikushtetues i Forcave të Armatosura”, është megjithatë thelbi i padive të reja, të cilat kanë mbërritur tashmë në Prokurorinë e Përgjithshme. Që prej marrjes së detyrës, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka dorëzuar 5 kallëzime penale për afera që lidhen me reklamat televizive, shitjen e tritolit apo blerjen e pajisjeve përgjuese nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë. Ministria e Mbrojtjes thotë se e mbështet akuzën e re në shkeljen e dy ligjeve: ligjin “Për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, si dhe të ligjit që rregullon pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura. E ndërsa informacioni zyrtar ishte shumë i rezervuar për dy paditë e reja, burimet bëjnë me dije se në dy dosjet e fundit implikohen zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë, para 23 qershorit. Paditë janë në ngarkim të ish-ministrit Arben Imami, ish-shefit të Shtabit,

Xhemal Gjunkshi, ish-shefit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, por të përfshirë ka edhe zyrtarë të tjerë më të ulët në detyrë. Veprat penale për të cilat këta zyrtarë akuzohen nga Ministria e Mbrojtjes janë ato të shpërdorimit të detyrës, shpërdorimit të kontributeve të dhëna nga shteti. Nga informacionet paraprake mësohet se shpërdorimi i detyrës prej këtyre zyrtarëve lidhet me përdorimin e ushtrisë gjatë fushatës elektorale të 23 qershorit 2013. Përfshirja në këtë akt-padi e ish-drejtorit të SHIU-t, Ylli Zyla, rikthen sërish në fokus çështjen e përgjimeve nga SHIU, për të cilën mazhoranca e sotme, dje në opozitë pretendonte se përgjohej nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë. Një pajisje përgjuese, e denoncuar disa herë më parë nga deputetët Taulant Balla apo Erion Braçe, përfshihet në këto padi, ndërsa burimet bëjnë me dije se ato janë përdorur në kundërshtim me arsyet për të cilat ishin blerë. Në urdhrin e blerjes që mban firmën e ministrit Imami thuhet se pajisja do të shërbejë në mbështetjen me inteligjencë të kontingjentëve të Forcave të Armatosura jashtë vendit. Por është zbuluar se pajisja nuk është përdorur në operacionet paqeruajtëse shqiptare në Afganistan apo Irak. Sipas au-

Paditë janë në ngarkim të ish-ministrit Arben Imami, ish-shefit të Shtabit, Xhemal Gjunkshi, ishshefit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, por të përfshirë ka edhe zyrtarë të tjerë më të ulët në detyrë...

dituesve të Ministrisë së Mbrojtjes, kjo përbën shkak për nisjen e një procedimi penal. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Bashkë me dy kallëzimet e djeshme, Ministria e Mbrojtjes ka dorëzuar në Prokurori 5 kallëzime për ish-kreun e dikasterit gjatë qeverisjes së PD-së, Arben Imami. Deri më tani organi i akuzës nuk ka gjetur fakte kundër Imamit për çështjet e pretenduara nga Ministria e Mbrojtjes.

Sekuestrim për skafet dhe motorët e ujit që afrohen 300 metra bregut të detit Të gjithë ata shtetas shqiptarë të moshës deri në 16 vjeç, që gjatë viteve 2009-2010 kanë marrë një pasaportë biometrike me afat 10-vjeçar, do duhet që brenda një viti ta rinovojnë atë. Kjo për shkak se kjo kategori, ndryshe nga sa parashikon ligji, kanë marrë një pasaportë 10-vjeçare, ndërkohë që duhet ta kishin 5-vjeçare. Bëhet fjalë për rreth 150 mijë pasaporta, që sipas ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, janë lëshuar në mënyrë të paligjshme dhe që qeveria kërkon t’u japë mundësi që të riaplikojnë për të marrë një pasaportë të re. “Ligji ka të bëjë me ndreqjen e afatit për një numër të konsiderueshëm pasaportash, kryesisht të lëshuara për fëmijët e sapolindur të cilët në kohën kur janë pajisur me pasaportë, janë pajisur me një dokument që nga pikëpamja formale e ligjit, kanë pasur një afat të parregullt, për të mos thënë afat të paligjshëm. Me të marrë detyrën, konstatuam që gjatë kohës prill

2009-korrik 2010 janë prodhuar 156 231 pasaporta. Afati i vlefshmërisë së tyre është lëshuar në mënyrë të pasaktë. Në zbatim të ligjit, fëmijët deri në 16 vjeç duhet të pajiseshin me pasaporta, afati i të cilave duhet të ishte 5 vjet”, - tha Tahiri dje në komisionin e Ligjeve, ku ka mbrojtur nismën ligjore që parashikon shtyrjen e afatit të këtyre pasaportave me një vit. Në komisionin e Ligjeve është miratuar dje edhe projektligji “Për reg jistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20 NT”, si një propozim i Ministrisë së Punëve të Brendshme për të rregulluar një situatë kaotizmi, por jo vetëm, në më të shumtën edhe paligjshmërie lidhur me lëvizjen e mjeteve lundruese të këtyre përmasave në det dhe në ujërat e brendshme të territorit. Në fjalën e tij, Tahiri duke prezantuar këtë nismë deklaroi se moratoriumi i mjeteve lundruese nuk është rinovuar

më nga qeveria, ndaj në këto kushte, sipas tij është menduar që mënyra më e mirë për të disiplinuar lundrimin në det, veçanërisht për qëllime turistike, sportive etj, por edhe disiplinimi dhe

sanksionimi i keqpërdorimit të detit, janë pikërisht këto ndërhyrje. Projektligji parashikon se të gjitha mjetet lundruese motorike të tonazhit të ulët duhet të regjistrohen dhe të pajisen me GPS. Në projektligj parashikohen dhe gjoba për të gjithë ata që nuk u përgjigjen këtyre detyrimeve. Nga 10 mijë deri në 50 mijë lekë dhe sekuestrim mjeti, dënohen personat që nuk kanë regjistruar mjetin e tyre motorik nën 20 tonësh ose nuk kanë GPS. Për shkeljen e rregullave të sigurisë për pushuesit në plazhet publike dhe jopublike, det apo liqene, kur mjeti motorik afrohet më tepër se 300 metra nga bregu, gjoba varion nga 100 mijë deri në 150 mijë lekë, gjithashtu dhe sekuestrim të mjetit. Ministri i Brendshëm gjatë raportimit në komisionin e Ligjeve deklaroi se nuk do të ketë rikthim të moratoriumit antiskaf, i cili sipas tij ka dështuar gjatë gjithë viteve të zbatimit të tij.

kodheli

Letra për Llallën: Hetoni akuzat e PD, FA “mish për top” Akuza e ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami se reparte ushtarake në Shqipëri po përdoren për trafik droge po përsëritet ditët e fundit edhe nga deputetë të tjerë të Partisë Demokratike. Për këtë arsye, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla një reagim të menjëhershëm rreth këtyre akuzave. Ministrja e Mbrojtjes, duke vënë në dukje shqetësimin e saj, i ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, përmes së cilës kërkon të dijë nëse ka filluar hetim apo jo. “Këto akuza kanë për qëllim të bëjnë mish për top nga propaganda anti-qeveritare Forcat e Armatosura. Nëse nuk ka nisur një hetim bazuar në kërkesën e 11 prillit, përsëris domosdoshmërinë e nisjes së një procesi hetimor”, -shkruan ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Prej ditësh, Partia Demokratike kërkon shpjegime nga ministrja e Mbrojtjes nëse ajo ka dijeni për përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafik lëndësh narkotike. Përkundër këtyre akuzave, kjo ministri ka preferuar të mos përgjigjet në reagime publike, por t’i kërkojë Prokurorisë të nisë hetimet mbi akuzat e PD-së.


1

në fokus

Kallëzimi 1

Ish-ministri i Mbrojtjes u akuzua për shpërdorim detyre në tenderin 1 milion eurosh për spotet televizive. Prokuroria nuk ka gjetur elementë që implikojnë direkt ish-ministrin Imami.

2

Gazeta MAPO

Kallëzimi 2

Arben Imami u denoncua sërish në Prokurori, për shkelje në shitjen e një sasie tritoli apo kalimin e klubit sportiv “Partizani”. Ish-ministri i cilësoi “flluska të radhës” këto akuza.

PD: Kodheli arrogante, urdhëron Prokurorin Partia Demokratike e cilësoi arrogante dhe të papranueshme mënyrën e komunikimit të ministres së Mbrojtjes me Prokurorin e Përgjithshëm. “Është një komunikim i paprecedentë, një komunikim urdhërues, ku ministrja urdhëron prokurorin të hapë hetime ndaj opozitës dhe deputetëve të saj. Kjo mazhorancë harron që është votuar për të qeverisur dhe nuk është votuar që ata të bëhen kryeprokurorë, as kryetarë gjykatash, apo drejtues të institucioneve të tjera”, deklaroi deputeti Flamur Noka. Ndërkohë, çështja e akuzave të Partisë Demokratike për përdorimin e ushtrisë për trafik droge pritet të diskuto-

3

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

het këto ditë në Kuvend, pasi opozita ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e saj për të thirrur në seancë dëgjimore ministren Kodheli. “Ne e gjykojmë jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm këtë raportim që duhet të bëjë ministrja para deputetëve, para komisionit të Sigurisë, sepse nëpërmjet fakteve që disponojmë ne, rezulton se Forcat e Armatosura janë keqpërdorur në trafikun e drogës. Është cenuar si asnjëherë tjetër imazhi i Forcave të Armatosura, është cenuar rëndë imazhi i vendit tonë si një vend anëtar i NATO-s, ndaj dhe ne kërkojmë që kjo e vërtetë të zbardhet deri në fund”, -tha Noka.

15.04.2014

5

Kallëzimi 3

Akuzat e selisë rozë se drejtuesit e saj përgjoheshin në kundërshtim me ligjin nga SHIU, janë materializuar në një kallëzim penal. Përveç Ylli Zylës, në këtë padi është përfshirë edhe Imami.

deklarata

Berisha: Plasi droga, prokuroria të nisë hetimin për Ramën TIRANË “Plasi dro-

ga! Çfarë fshihet pas heshtjes së Mimit?, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook lidhur me debatin e ngritur prej ditësh nga opozita se infrastruktura e ushtrisë shqiptare po përdoret për transportimin e lëndëvë narkotike. “Të dashur miq, ish ministri i mbrojtjes Imami akuzoi në Parlament Edi Ramën se po përdor bazat ushtarake si baza të trafikut dhe transportit të drogës dhe la të kuptohej se opozita dispononte për këtë prova të pakundërshtueshme. Por mendoj se provën më të madhe aty për aty e paraqiti znj. Kodheli, e cila e zbehur dhe plotë djersë të ftohta nuk mohoi dot akuzën dhe preferoi të përgjigjet për probleme të tjera, por heshti si fije bari për akuzën bombë të z. Imami. Me heshtjen, që fliste më shumë se çdo fjalë, znj. Kodheli pohoi vërtetësinë e akuzës dhe kërkoi që asaj t’i përgjigjej zoti Rama, i cili bëri sikur nuk ishte thënë asgje. Gojët e liga thonë se vëllaçko Olsi ka miq të fortë kolumbiane. Por edhe Tahiri di çdo gjë”, shkruan Berisha në Facebook. Duke iu referuar lëvizjes së Kodhelit për t’ju drejtuar vetëm Prokurorisë, pa sqaruar deri më tash pozicionin e saj në komisionin e Sigurisë, Berisha shtoi: “Uroj që Prokuroria të nisë hetimin për Ramën dhe ata që kërkojnë t’i shpëtojnë transparencës parlamentare dhe që kanë përdorur bazat e ushtrisë shqiptare për trafik të drogave të forta!!”

Trafiku i drogës, baza ushtarake e Gjadrit pas akuzës së PD? Opozita pretendon se ka fakte që në bazën ushtarake të Gjadrit është trafikuar drogë. Paloka: Nëse Kodheli do të ishte e sigurtë se ç’ndodh në bazat ajrore dhe detare do thoshte që nuk ka trafik… Nuk bëhet fjalë për kanabis, por për droga të forta…Është edhe një ministër tjetër i përfshirë” TIRANË Gjithçka nisi me një deklaratë të beftë të ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami pak ditë më parë gjatë punimeve të Kuvendit. Në debat e sipër me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Imami u shpreh se infrastruktura e ushtrisë po shërbente për trafikun e lëndëve narkotike. Një deklaratë kjo që nuk solli reagimin e menjëhershëm të Kodhelit. Një ditë më pas, përmes një njoftimi zyrtar, Kodheli do t’i drejtohej Prokurorisë së Përgjithshme për t’i kërkuar kryeprokurorit që të niste hetimet për një akuze që edhe ajo vetë e cilësonte si tepër të rëndë për ushtrinë shqiptare, e cila prej pesë vitesh i është bashkuar edhe NATO-s. Qëndrimi zyrtar i Kodhelit u shoqërua më pas me një tjetër reagim, po zyrtar nga ana e PD-së. Aldo Bumçi u shpreh se PD-ja dispononte informacione për akuzën e ngritur dhe se vetë Kodheli duhej të përgjigjej nëse ishte në dijeni të shqetësimit për përdorim të mundshëm të infrastrukturës së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës. “A ka informacion ajo (Kodheli) se si ka ndodhur që kjo strukturë e rëndësishme e shtetit, pjesë e NATO-s, është përdorur në trafikun e drogës? Çfarë masash ka marrë

ajo përballë këtyre ngjarjeve të rënda?”, ishin pyetjet e ngritura nga PD-ja. Këmbënguljes së PD-së për përgjigje, Kodheli i është përgjigjur me një letër të dytë drejtuar (jo PD-së) por sërish organit të akuzës. Nga ana e saj, opozita kërkon ta institucionalizojë këtë debat, duke kërkuar që Kodheli të thirret në një seancë dëgjimore në komisionin e Sigurisë. Deri më tani, skema e reagimeve dhe politikës që po ndjekin të dyja palët duket e qartë. Ajo që nuk po merr ende drejtim është pikëpyetja që ngrihet nëse PD-ja disponon fakte konkrete për një akuzë ndoshta më të rëndën në historikun e veprimtarisë së Ushtrisë shqiptare. Edhe pse shumica e eksponentëve demokratë shfaqen të rezervuar për të dhënë një përgjigje konkrete se çfarë faktesh ata pretendojnë se kanë, burime konfidenciale pranë PD-së thanë për “Mapo” se akuza e tyre lidhet me përfshirjen e një baze ushtarake, konkretisht në Gjadër si bazë për transportimin e lëndëve narkotike. Se sa e vërtetë është një akuzë e tillë, demokratët pritet që të japin shpjegime ditët në vijim, atëherë kur vetë ata do të

Noka “Është cënuar si asnjëherë tjetër imazhi i Forcave të Armatosura , është cënuar rëndë imazhi i vendit tonë si një vend anëtar i NATO-s ndaj dhe ne kërkojmë që kjo e vërtetë të zbardhet deri në fund”

kërkojnë me këmbëngulje thirrjen e Mimi Kodhelit për sqarime. Edhe dje, nënkryetari i komisionit të Sigurisë, Flamur Noka u shpreh se e gjykonte të rëndësishëm këtë raportim që ministrja duhet të bënte para deputetëve. “Është cënuar si asnjëherë tjetër imazhi i Forcave të Armatosura , është cënuar rëndë imazhi i vendit tonë si një vend anëtar i NATO-s ndaj dhe ne kërkojmë që kjo e vërtetë të zbardhet deri në fund”, - u shpreh Noka në një deklarim për mediat, menjëherë pasi kishte dorëzuar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për seancë degjimore me ministren. Edhe kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Edi Paloka deklaroi mbrëmë i ftuar në emisionin “Fakt” në UTV se heshtja e Kodhelit flet shumë. “Nëse Kodheli do të ishte e sigurtë se ç’ndodh në bazat ajrore dhe detare, do thoshte që nuk ka trafik… Nuk bëhet fjalë për kanabis, por për droga të forta”,- tha mbrëmë Paloka. Edhe pse nuk pranoi të japë detaje konkrete rreth fakteve që ata pretendojnë se kanë, Paloka shtoi se në këtë aferë është përfshirë edhe një tjetër ministër, duke theksuar madje se dijeni për këtë çështje ka edhe kryeministri Edi Rama.


6

ngjarje e ditës

Ditari

Ministria e Drejtësisë ka hartuar një projektligj për caktimin e rregullave të reja mbi vlerësimin e punës së gjyqtarëve. Procesi nis me vetëvlerësimin dhe përfundon në Komisionin e Vlerësimit pranë KLD, ndërsa nga procesi përjashtohen anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi, Presidenti i Republikës dhe Ministri i Drejtësisë.

Beteja e Ina Ramës; padit KLD dhe Nishanin për refuzimin si gjyqtare Zbardhet kërkesa 22 faqe e Ina Ramës në Gjykatën Administrative. Rrëzon argumentet e KLD-së për mosemërimin e saj si gjyqtare dhe kërkon dëmshpërblim moral

Debatet në KLD për Ina Ramën Gjin Gjoni: Në pikëpamjen formale, them që s’më duket normale dhe s’më duket e drejtë që zonja Rama t’i drejtohet Kryeministrit të Republikës në lidhje me emërimin e saj nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në pozicionin e gjyqtares. Është nonsens. Mund t’i drejtohet Presidentit të Republikës. Mund t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por që t’i drejtohet Kryeministrit në pikëpamje formale?! Unë nuk e di që Kryeministri emëron gjyqtarët?! …Aspekti tjetër që unë them, pse pikërisht zonja Rama kërkon kërkesën e tretë dhe pikërisht Tiranën? Të shkojë në Vlorë, në Gjirokastër, në Korçë. Vend i barasvlefshëm me Gjykatën e Apelit Tiranë. Në këtë pikëpamje, pse pikërisht duhet të vijë në Gjykatën e Tiranës? Mos kjo zonja Rama ka ndonjë atribut më tepër që ne duhet t’ia japim si Këshill i Lartë i Drejtësisë? … Se thotë që marr 50 për qind të pagës dhe nevojat ekonomike nuk më dalin për të realizuar… prit, ti nuk mund të tallesh me Këshillin e Lartë të Drejtësisë se bëre një punë të shkëlqyer si Prokurore e Përgjithshme. Presidenti Bujar Nishani: Me të drejtë z. Çomo pyeti përse nuk është futur më parë në rendin e ditës dhe natyrisht KLD meriton një përgjigje nga unë si kryetar

Leonard Bakillari Tiranë Ish-Prokurorja e Përgjith-

shme, Ina Rama ka vendosur të nisë një betejë ligjore me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Presidentin e Republikës, pas refuzimit të kërkesës së saj për t’u emëruar në detyrën e gjyqtares. Pak ditë më parë, znj.Rama ka depozituar në Gjykatën Administrative një padi ndaj KLD-së, Presidentit të Republikës dhe Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor. Në këtë padi, ish-Prokurorja e Përgjithshme kundërshton vendimin e KLD-së për mosemërimin e saj në detyrë, detyrimin e KLD-së të emërojë znj.Rama në detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Apelit Tiranë, detyrimin për të paguar diferencën e pagës që do të përfitonte nga detyra e gjyqtares, si dhe shpërblimin e dëmit jopasuror të shkaktuar nga paditësit. Në një padi prej 22 faqesh, ish-Prokurorja e Përgjithshme vë në dispozicion të Gjykatës Administrative të gjitha argumentet ligjore, që sipas saj tregojnë se vendimi i KLDsë duhet të rrëzohet si i pabazuar në ligj. Znj.Rama është ndalur dhe ka analizuar arsyet që Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dhënë në vendimin nr.16 datë 24.02.2014. Ina Rama e nis padinë e saj ndaj KLD-së, duke argumentuar përse ajo kërkon detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Apelit dhe jo në Apelin e Krimeve të Rënda, ndërsa thotë se prej 11 muajsh kjo kërkesë nuk është futur në rendin e ditës nga Presidenti i Republikës. “Gjatë kësaj kohe, Presidenti i Republikës, në cilësinë e kryetarit të KLD-së dhe autoriteti që ligjërisht përcakton rendin e ditës së KLD-së është shprehur në mënyrë të përsëritur publikisht se kërkesa e bërë nga ish-prokurorja e Përgjithshme është ligjërisht e pabazuar, duke u shprehur po kaq qartë se, nëse ajo kërkon të emërohej në detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Apelit Tiranë duhet t’i nënshtrohej konkurrimit”, thuhet në padinë e ish-Prokurores së Përgjithshme. Më tej, zonja Rama kundërshton me argumente ligjore arsyet përse KLD-ja vendosi të rrëzojë kërkesën e saj pas një heshtjeje që ka zgjatur për më shumë se 11 muaj. “Vendimi i KLD-së vjen në mungesë të arsyetimit të tij, çka përbën shkeljen e standardit të arsyetimit të vendimeve”, - thuhet në padi. Konkretisht, ish-Prokurorja i referohet argumentit të parë të përdorur nga KLD, sipas të cilit, ishProkurorja e Përgjithshme nuk ka kërkuar dhe nuk ka leje nga KLD-ja për të shërbyer në një institucion tjetër. Ky argument konsiderohet i pabazuar nga paditësja, e cila argumenton se KLD i referohet ligjit për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor”, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2008,

kohë në të cilën zonja Rama e kishte marrë detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. “Ligji i kohës në fuqi në momentin kur paditësja ka lënë detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, nuk përmbante një përshkim të tillë. Sipas saj, ligji është i qartë në këtë pikë dhe nuk lë vend për interpretim në ezaurimin e tre mundësive sikundër pretendon KLD në vendimin e saj. Gj it h a sht u i sh-P r o ku r o r j a e Përgjithshme e konsideron si të pavend argumentin tjetër të KLD-së, sipas të cilit, zonja Rama përpara se të merrte detyrën e kryeprokurorit, ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda dhe jo në Gjykatën e Apelit Tiranë. Më tej, ish-Prokurorja e Përgjithshme kundërshton edhe argumentin e katërt të vendimit të KLD-së, sipas të cilit çdo gjyqtar apo ish-gjyqtar që kërkon të emërohet në Gjykatën e Apelit duhet t’i nënshtrohet konkurrimit të barabartë. Ky argument konsiderohet si i paqenë dhe haptaz tendencioz nga zonja Rama. “Ky arsyetim, në rastin më të mirë tregon sfidimin e hapur të ligjit nga KLD, organ i cili është tërësisht kontradiktor në argumentet e renditura në vendimmarrjen e tij”, - thotë Rama. Veç kërkesave të tjera, ish-Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama kërkon nga Gjykata Administrative edhe shpërblimin e dëmit moral të shkaktuar sipas saj nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

i KLD-së që përcaktoj rendin e ditës. Ka një dhe vetëm një arsye që nuk është shumë e thjeshtë: sepse kërkesa e zonjës Rama nuk është bërë në përputhje të plotë me ligjin… Artan Broci: Citoj ligjin për Prokurorinë: “Me mbarimin e mandatit, me kërkesën e tij, në një nga tre vendet që ka në ligj. Sa është afati me mbarimin e mandatit? Është pafundësisht? Është menjëherë pas mbarimit të mandatit apo ka një kohë të caktuar kur mund ta paraqesë kërkesën Prokurori i Përgjithshëm? … Në pikëpamjen time, në interpretim të këtij ligji, gjyqtarja Ina Rama nuk e gëzon më statusin e gjyqtarit. Flamur Kapllani: Kjo zonjë e ka humbur të drejtën për t’u rikthyer në sistem, pasi ka kaluar ky afat 3-vjeçar…Mua më duket e gabuar kërkesa e zonjës Ina Rama kur kërkon një vend ekuivalent dhe i drejtohet Gjykatës së Apelit Tiranë. Ky nuk është vendi ekuivalent. Ky është vendi që i pëlqen asaj, por jo vend ekuivalent. … Elvis Çefa: Unë jam i bindur që, nëse ne sot do të miratonim emërimin e zonjës Ina Rama në Gjykatën e Apelit Tiranë, absolutisht që do të cenonim një standard, që ne vetë këtu e kemi vendosur shumë kohë më përpara me votim.

TENDER I HAPUR KOMBËTAR Zonja Rama kundërshton me argumente ligjore arsyet përse KLD-ja vendosi të rrëzojë kërkesën e saj pas një heshtjeje që ka zgjatur për më shumë se 11 muaj. “Vendimi i KLD-së vjen në mungesë të arsyetimit të tij, çka përbën shkeljen e standardit të arsyetimit të vendimeve”, - thuhet në padi

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Sigurimi i jetës dhe kujdesi shëndetësor për punonjësit e Bankës së Shqipërisë, për një periudhë një vjeçare”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 23.004.000 Lekë. Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. "Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 04 22 35 576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00, nga çdo person i autorizuar me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 09 Maj 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

15.04.2014

7

Paloka: Basha nuk do të kandidojë më për Bashkinë e Tiranës TIRANË Lulzim Basha kishte dy vjet që miradministronte punët e Bashkisë së Tiranës, kur në muajin korrik të vitit të kaluar ai iu fut garës për drejtimin e Partisë Demokratike pas dorëheqjes së liderit historik të partisë, Sali Berisha. Me fitoren e zgjedhjeve në parti, Basha do të merrte përsipër edhe angazhimin partiak, duke u detyruar që të mirëmenaxhojë paralelisht punën si kryetar i një partie, por edhe si kryetar i Bashkisë më të madhe në vend, një pozicion ky i kundërshtuar prej vitesh nga të djathtët kur në krye të Bashkisë ishte Edi Rama. Por me drejtimin e ri të partisë, në kohën kur PD-ja është futur në fazën e dytë të zgjedhjeve brenda saj, Basha po kërkon fort që të ringrejë strukturat për zgjedh-

jet e ardhshme lokale, një betejë kjo që për demokratin e parë pritet të jetë parësore. Rezultati i zgjedhjeve lokale është testi i parë për PD-në pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, ndërsa 2017-ta do të jetë sfida e madhe që pritet të udhëhiqet nga vetë Basha si kandidati kryesor i opozitës për kryeministër. Andaj gjasat për një rikandidim të dytë të Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës janë zbehur thuajse fare. Edhe pse vetë Basha e ka lënë të kuptohet në disa prej intervistave të tij televizive, është kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Edi Paloka që e pohon publikisht se ai nuk do të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës. “Është vendosur që Basha nuk do të kandidojë më për Bashkinë e Tiranës”,

tha mbrëmë Paloka në emisionin “Fakt” në UTV. Megjithatë, Paloka u kujdes të sqaronte se deri më tash nuk ishte folur për kandidatë të tjerë, pasi gjithçka do të diskutohej në kohën e duhur. Paloka e mbështeti qëndrimin e tij në një proverb të njohur politik të ndjekur nga PD-ja, adresuar kryesisht Ramës kur ishte kryebashkiak, se ai nuk mund të jetë sa në politikë dhe sa në bashki. Që prej vitit 2005, Basha ka drejtuar disa portofola qeverita-

rë. Në qeverinë e ish-kryeministrit Berisha, në vitin 2005 Bashës iu besua fillimisht detyra e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Në vitin 2007, Basha u zgjodh Ministër i Jashtëm, ndërsa dy vjet më vonë atij iu besua portofoli i Ministrit të Brendshëm. Në maj të vitit 2011, Lulzim Basha kandidoi për Bashkinë e kryeqytetit dhe fitorja e tij riktheu Partinë Demokratike në pushtet në Bashkinë e Tiranës pas 11 vitesh.

Grabitësit e maskuar si komando, sulm në kompleksin e deputetit Frroku Katër grabitës të armatosur vodhën 10 mijë euro në lokalin e deputetit kristian-demokrat. Policia dyshon për një rikthim të bandës së “babagjyshave”, por përshkrimi fizik i autorëve është i ndryshëm. Gjendet e djegur makina e grabitjes Dashamir Biçaku

Të armatosur me kallashnikovë dhe të veshur me uniforma kamuflazhi ushtrie, katër persona sulmuan dhe grabitën kompleksin e lokaleve të deputetit kristian-demokrat, Mark Frroku dhe vëllait të tij, Arben Frroku. Sulmi ndaj kompleksit ndodhi mëngjesin e djeshëm, rreth orës 10:30 të paradites, kur grabitësit e armatosur janë ngjitur në katin e dytë të restorantit, duke u drejtuar më pas drejt arkës ku mbaheshin paratë. Nën kërcënimin e armëve, ata kanë marrë 10 mijë euro dhe janë larguar sa hap e mbyll sytë. Dëshmitarë në vendngjarje i treguan policisë se menjëherë pas grabitjes, autorët janë larguar në drejtim të zonës së Yzberishtit me një autoveturë të markës “OPEL Astra”. Policia arriti të gjente pak orë pas grabitjes veturën që besohet se është përdorur në këtë grabitje, por asaj i ishte vënë zjarri. Shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në

vendin e ngjarjes duke shuar zjarrin, ndërsa vetura ishte tërësisht e shkrumbuar. Në momentin kur ndodhi grabitja, në restorantin e Frrokut nuk kishte shumë njerëz. Aty ndodheshin kamerierët dhe banakierët, por fare pak klientë. Sipas rrëfimit të punonjësve dhënë hetuesve të Komisariatit të Policisë nr.6, personat kishin hyrë në mënyrë të rrufeshme në lokal dhe më pas qëndruan njëri në katin e parë, duke kërcënuar punonjësit që ndodheshin aty, e të tjerët në katin e dytë, ku ndodhet financa. “Grabitësit kishin role të ndara dhe nën kërcënimin e armëve arritën të merrnin të gjitha paratë që ndodheshin në arkë”, - tha një burim i policisë. Nga llogaritë e bëra u arrit në përfundimin se shuma e grabitur ishte 10 mijë euro. Policia e njoftuar nga punonjësit, pas largimit të rrufeshëm të autorëve nisi hetimet, duke marrë dëshmitë verbale të personelit të lokalit, si dhe duke kryer edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Efektivat blu gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nuk gjetën gjurmë për krahasim, që sipas specialistëve mund të ishin të vlefshme për hetimin. Ndërkaq, kamerat e sigurisë sipas ekspertëve tregonin pamjen e katër personave, ku tre prej të cilëve kishin hyrë në ambientet e lokalit dhe një prej tyre qëndronte jashtë. Përshkrimi fizik i përftuar nga pamjet e kamerave të sigurisë është krahasuar me disa ngjarje të tjera të ng-

Lokali i grabitur. Djathtas, makikan që është përdorur nga grabitësit

Nga llogaritë e bëra u arrit në përfundimin se shuma e grabitur ishte 10 mijë euro.

jashme, por të dhënat fizike të tyre nuk përputheshin. Gjithsesi, policia ka ngritur dyshimin se veprimet e personave janë të ngjashme me ato të një grabitjeje të ndodhur në një qendër tregtare disa muaj më parë, kur persona të veshur si babagjysha sulmuan një argjendari, duke marrë që aty një sasi të konsiderueshme bizhuterish. Megjithatë, dyshimet e policisë për mekanizmin që

mund të ishte i njëjtë me atë të kësaj ngjarjeje dhe të disa të tjerave të ngjashme ranë, për shkak se përshkrimi fizik i tyre nuk përputhej me ‘babagjyshat”. Policia ka kontaktuar edhe me pronarin e kompleksit, deputetin Mark Frroku. Bashkëpronari tjetër është vëllai i tij, Arben Frroku, i cili është në gjyq, i akuzuar për vrasjen e komisarit të policisë, Dritan Lamaj.

Dosja “Gjika”, amnistia çliron nga akuzat 3 të pandehur Pronarët e truallit ku u ngrit pallati, drejt përjashtimit nga procesi për shkak të amnistisë. Avokatët dorëzojnë kërkesën Tiranë Të paktën tre nga tetë të pandehurit e çështjes “Gjika” kanë përfituar nga amnistia, duke u liruar nga akuza e ndërtimit të paligjshëm për të cilën ishin në proces gjyqësor. Kërkesa është bërë gjatë seancës së djeshme nga avokatët e tyre mbrojtës, të cilët i thanë gjykatës se akuza ndaj klientëve të tyre ishte amnistuar dhe për këtë arsye gjykata duhet të pushonte gjykimin e çështjes penale ndaj tyre. Kërkesa e avokatëve është pranuar edhe nga dy prokurorët e çështjes, ndërsa gjykata vendosi të lirojë nga akuza e ndërtimit të paligjshëm të pandehurit Mustafa Tartari, Aleks Ahmataj dhe Artan Ferhati, të cilët janë pronarët e truallit ku sipas prokurorisë është bërë

ndërtimi i paligjshëm pas falsifikimit të procesverbalit të KRRT-së Vlorë. Por nga amnistia kanë përfituar lehtësi edhe pronarët e kompanive të ndërtimit, të cilët përveç akuzave të falsifikimit u akuzuan nga prokuroria edhe për ndërtim të paligjshëm. Kështu, të pandehurit Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Liçaj do të gjykohen vetëm për “falsifikim dokumentesh”, pasi u pushua akuza e ndërtimit të paligjshëm. Në këtë proces gjyqësor nuk ka mundur të përfitojë nga am-

nistia kryetari i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, i cili akuzohet për “falsifikim dokumentesh, të kryer në bashkëpunim”. Gjika nuk ishte i pranishëm në seancën e djeshme gjyqësore, ndërsa e ka justifikuar mungesën e tij me angazhimet e shumta që i dikton detyra e kryebashkiakut të qytetit të Vlorës. Gjatë seancës së djeshme prokuroria thirri për të dëshmuar njërin prej ishanëtarëve të KRRT-së në Bashkinë Vlorë, Artur Selimi, aktualisht shef i komisariatit të këtij qyteti. Selimi

në dëshminë tij ishte konfuz, pasi nuk mbante mend nëse në mbledhjen e KRRT-së ishin diskutuar ose jo kërkesat për miratimin e dy lejeve të ndërtimit për të cilat prokuroria akuzon kreun e Bashkisë Vlorë, si personin që ka kryer falsifikimin e tyre. Dëshmitari tha se ka qenë në mbledhje dhe ka firmosur procesverbalet e miratuara më 15 korrik të vitit 2012, por pa mundur të sqarojë gjykatën nëse në këtë mbledhje ishin diskutuar ose jo dy propozimet për miratimin e lejeve të ndërtimit.

A je gati për një sfidë të shkëqyer?

Njoftim për ankand

Nëse je diplomuar në gazetari, shkenca politike dhe sociale dhe dëshiron të praktikosh gazetarinë radiotelevizive në situate dhe mjedise reale atëherë dërgo një email tek praktikaintensive@gmail.com. Përfshij emrin e plotë, vitin e diplomimit, titullin e përfituar, institucionin arsimor dhe një ese (300 fjalë) që përshkruan pse duhet të zgjidhesh. Praktika zgjat 3 muaj dhe mbulon raportimin televiziv, regji tv, video editim, radio dhe audioprodhim. Sëbashku me trajnuesit, do të realizojmë 5 fushata mediatike ndërgjegjësuese për cështje me vlerë sociale.

Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria me Nr.551, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 3000m2, e ndodhur në fshatin Dhoksat, Gjirokastër, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Gjirokastër, në pronësi të Sali Beshir Idrizi ,vënë në hipotekë në favor FAF sha për shumën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Çmimi fillestar në ankandin e dytë është 784,080 lekë. Ankandi zhvillohet në datë 25.04.2014 ora 15:30, në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

Praktika është falas dhe ofron si përfitim përvojën. Në fund do të njihni imtësisht procesin e punës në një radiotelevizion dhe pajisjet që përdoren sot në këtë industri. Mundësuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – SOROS.


8

15.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomi

15.04.2014

9

Qeveria do të emetojë eurobond vitin që vjen Qeveria shqiptare ka lajmëruar se do të emetojë një eurobond të ri në tregun ndërkombëtar të borxhit vitin tjetër. Lajmin e dha dje zv/ministri i Financave, Ervin Mete, sipas të cilit, pas marrëveshjes me FMNnë dhe vlerësimit të Standard’s & Poor’s, kredibiliteti i vendit është rritur ndjeshëm. Mete pohoi se

vendi gjendet në prag të reformave të mëdha strukturore dhe shume shpejt do të disbursohet kësti i parë i kredisë së FMN-së prej 3.5 miliardë lekësh. Shqipëria emetoi për herë të parë dhe të fundit një eurobond në tregun ndërkombëtar më 4 nëntor 2010, pas një përgatitjeje disamujore. Afati i shly-

erjes së tij është 5 vjet, çka do të thotë se vitin që vjen përfundon shlyerja tërësore e këtij detyrimi, ndërkohë që qeveria emeton një tjetër eurobond. Pak ditë më parë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani këshilloi qeverinë të emetojë borxh në valutën kineze.

Amnistia e gjobave elektorale, biznesit i rimbursohen 5 mln USD Gjatë periudhës mars-gusht 2013 janë vendosur 4069 gjoba me vlerë 3.3 miliardë lekë nga qeverisja e mëparshme, të cilat do të falen sipas një projektligji që është diskutuar dje në komisionin parlamentar të Ekonomisë. Do të rimbursohen edhe 500 milionë lekë gjoba të paguara. Ja gjobat që nuk falen Komuniteti i biznesit do të marrë mbrapsht rreth 500 milionë lekë gjoba, të cilat ishin vënë gjatë periudhës 1mars-31 gusht të vitit 2013. Ky disbursim vjen në kuadër të miratimit në Kuvend të amnistisë së gjobave të vëna në këtë periudhë, të cilat qeveria kur ishte në opozitë premtoi se do t’i falte. Projektligji është diskutuar ndërmjet debateve dje në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe është miratuar pa praninë e opozitës. Falen 4069 gjoba

Gjatë periudhës mars-gusht 2013 janë vendosur 4069 gjoba nga qeverisja e mëparshme, të cilat tashmë do të falen. Zëvendësministri i Financave, Ervin Mete deklaroi në komisionin kuvendor të Ekonomisë se shifra e gjobave që falen kap vlerën e 3.3 miliardë lekëve, ndërsa do të rimbursohen edhe 500 milionë lekë gjoba të paguara. Rimbursimi i gjobave është bërë me udhëzim nga Ministria e Financave. Por ishministri i Financave në qeverisjen e djathtë, Ridvan Bode, deputet i PD-së, kërkoi që falja të shtrihet edhe në sektorë të tjerë, siç është energjia elektrike, pasi në këtë mënyrë falja është selektive. Ndër-

sa deputeti i PD-së, Edmond Spaho tha se gjobat nuk mund të konsiderohen me projektligj si abuzive, pasi shumica e tyre janë të argumentuara ligjërisht për shmangie fiskale, për moslëshim fature tatimore etj. Sipas tij, kjo nuk mund të quhet elektorale, pasi janë në respektim të ligjit. Mirëpo amnistitë fiskale të aplikuara shpesh vitet e fundit para dhe pas zgjedhjeve duket se kanë ndikuar edhe më shumë në mosrespektimin e ligjit në nxitjen e evazionit fiskal. Pasi amnistitë nxisin mospagesat në pritje të faljeve të tjera. Kush përfiton dhe kush jo

Projektligji synon faljen e gjobave të vendosura si pjesë e detyrimit tatimor nga administrata tatimore ndaj tatimpaguesve, të cilat vetëm janë evidentuar dhe kontabilizuar në regjistrat tatimorë në mënyrë abuzive gjatë periudhës 1 mars – 31 gusht 2013. Gjobat që falen janë ato të vendosura për mosinstalim të pajisjeve fiskale apo moslëshim të kuponit tatimor, të cilat për periudhën e mësipërme nuk janë paguar. Po ashtu, LISTA E GJOBAVE TE falen gjobat e vendosura, të cilat në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë ankimuar dhe janë në pro-

ces ankimimi administrativ apo në “Për procedurat tatimore në Repubproces gjyqësor. Nuk falen masa e likën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho tatimit dhe kamatëvonesat, të cilat Projektligji është ndërtuar me 8 netha se gjobat nuk mund të janë të evidentuara dhe kontabili- ne, ku përcaktohen objekti i tij, perkonsiderohen me projektligj si zuara në regjistrat e administratave sonat që përfitojnë faljen, dënimet abuzive, pasi shumica e tyre janë tatimore nga data 1 mars 2013 deri administrative që falen, përjashtimet nga falja në masën 100% të rimmë 31 gusht 2013. të argumentuara ligjërisht për bursimit të gjobave të paguara, përNuk falen gjobat e vendosura, të shmangie fiskale, për moslëshim caktimi i radhës së pagesës së rimcilat janë të regjistruara automatikfature tatimore etj. Sipas tij, kjo VENDOSURA LISTA GJATE E GJOBAVE VITIT TE 2014 VENDOSURA GJATE VITIT 2014 procedura e shuarjes së bursimit, isht nga sistemi informatik i tatimenuk mund të quhet elektorale, ve, për shkak të shkeljeve të dispoz- detyrimeve që falen, si dhe aktet pasi janë në respektim të ligjit itave të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, nënligjore në zbatim të këtij ligji.

Treguesit jashte Normat e Lejuara Treguesit jashte Normat e Lejuara Nr Subjekti Adresa Nr Subjekti Protokolli i gjobes Adresa standartit Protokolli i gjobes standartit Vlera e Vlera e Gjobes Gjobes Nr. Date Pika e Nr. %e Date Pika e Pika % ee %e Pika e %e Flakerimit Squfurit Flakerimi Flakerimit Squfurit Squfurit Flakerimi Squfurit Kompania Adresa % e squfurit Kompania Adresa % e squfurit Inspektorati Qendror Teknik publikoi dje emt Min Max t Min Max rat e 45 kompanive që kanë abuzuar me cilësi1 Kuqja Oil shpk Gradisht Belsh 1 EL Kuqja Oil139 shpk 02.04.14 Belsh EL 139 18.5 Linz 02.04.14 18.5 10 116 24Gradisht Muraga shpk TR 116 300.000 02.04.14 12.5 300.000 55 24 Muraga10 shpk Linz TR21 02.04.14 në e shitjes së naftës me përqindje squfuri qin2 K&M Oil shpk Auto TR-Dr 2 K&M Oil 138 shpk 02.04.14 Auto TR-Dr 138 40.7 02.04.14 10 300.000 40.7 10 300.000 25 Kosta shpk Peqin 115 02.04.14 25 Kosta shpk Peqin 115 02.04.14 32 16600 55 dra herë më të lartë se standardi 10 %. Burimet zyrtare të IQT njoftuan dje se kontrollet 3 Boka shpk Komuna Gruemire 3 Boka shpk137 02.04.14 Gruemire 32 137 02.04.14 55 Adi shpk 32114 500.000 55 39 26 114 02.04.14 26Komuna Adi shpk Kruje 02.04.14 Kruje 5430 500.000 55 janë bërë gjatë këtij viti dhe Inspektorati ka 4 Skenderi G shpk Lgj Drita 4Burrel Skenderi 136 G shpk 02.04.14 Drita Burrel 46 136Bishqem 02.04.14 55 Sial shpk 46113 500.000 27 Bishqem55 Elbasan 113 02.04.14 27LgjSial shpk Elbasan 02.04.14 15.4 500.000 vendosur gjoba ndaj subjekteve, të cilat nuk 5 Gisa shpk Lgj Skenderbeg 5 Lezh Gisa shpk 135 02.04.14 Lgj Skenderbeg 46.5 Lezh 135 02.04.14 55 46.5 500.000 55 500.000 kanë respektuar treguesit e standardit, duke 28 Skenderi 112 G Kamez Tirane 112 02.04.14 28 Skenderi G Kamez Tirane 02.04.14 210 55 qenë jashtë6normave lejuara nga rregulloret Barvitëshpk Aks Patok6 Lac Barvi shpk 134 02.04.14 Aks PatokLac 134 206 02.04.14 10 500.000 206 10 500.000 29 Arben Celmeta Petrel Tirane 111 02.04.14 29 Arben Celmeta Petrel Tirane 111 02.04.14 Mbush bombla gazi dhe ligji përkatës. Masa e gjobës së vendosur 7 Cara Peterol shpk Aks Lezh-Shengjin 7 Cara Peterol 133shpk 02.04.14 Aks Lezh-Shengjin 20 133 02.04.14 55 20 500.000 55 500.000 30 Kurani shpk 110 02.04.14 30 Kurani shpk Elbasan 110 02.04.14 Elbasan Mungese dokument Tekniknë këto raste varion nga 300.000 deri në 8 Gjatë Romeo Hyska Bilisht 8Ko Romeo Hyska 132 02.04.14Bilisht Ko32 132 02.04.14 55 32 500.000 55 500.000 1.000.000 lekë. inspektimeve është konDilaver Selita PaskuqanMungese Tirane 109 02.04.14 31 Dilaver Selita Paskuqan31 Tirane 109 02.04.14 dokument Teknikstatuar se një kishin mung9 pjesë Albie subjekteve shpk Kelcyre Permet 9 Albi shpk131 02.04.14 Kelcyre Permet 39 131 24.5 02.04.14 55 39 10 300.000 24.5 55 10 300.000 32 DR Skender G shpk 02.04.14 Ura Dajlanit DR 108 02.04.14 32 Skender G shpk Ura Dajlanit 108 Mungese dokument Teknikesë të dokumentacionit duhur tekniko-lig10 Met –Oiltëshpk Lgj 9 tetor10Delvin Met –Oil 130 shpk 02.04.14 Lgj 9 tetor Delvin 30.5 130 02.04.14 55 30.5 500.000 55 500.000 jor për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Një tjetër 33 Mondi shpk 107 02.04.14 33 Mondi shpk Burrel 107 02.04.14 Burrel Mbush bombla gazi 11 Isufi shpk Shales Sarande 11 Isufi shpk129 02.04.14 Shales Sarande 42 129 02.04.14 55 42 500.000 55 500.000 kategori subjektesh rezultoi se kishin prob34 Petrit Selita shpk 02.04.14 Tirane 106 02.04.14 34 LushnjePetrit Selita Tirane Mungese dokument Teknikleme me standardin pikës së flakërimit, 12 Xhoil eshpk Lushnje-12 BeratXhoil shpk 128 02.04.14 Berat 25 shpk 128 02.04.14 55 25106 300.000 55 300.000 35 Ansoil shpk Korce 105 02.04.14 35 shpk Korce 02.04.14 Mungese 10 dokument Teknikpërqindjen ligjore.e MadheVlore 13e squfurit, Erion 88jashtë shpknormës Babic 13 Erion 88 127 shpk 02.04.14 BabicAnsoil e MadheVlore 127 539 02.04.14 10105 500.000 539 500.000 Inspektorati Qendror Teknik deklaron se 36 shpk 500.000 Auto KJ-LU 104 500.000 02.04.14 36 Berta Korreshi shpk KJ-LU 104 02.04.14 Mungese dokument Teknik14 Olsipër shpk Berta -Fier 14 Olsi shpk126 02.04.14 -Fier 50.5 126 Auto02.04.14 55 Korreshi 50.5 55 mbetet i vendosur të zbatuar me rigoro37 km2 Petrol Gaz shpk 500.000 km2 10dokume 103 500.000 02.04.14 37 Belsh Petrol Gaz shpk 125 Auto TR-DR 02.04.14 Mungese Teknikzitet kërkesat në monitorimin e Belsh tre- Elbasan 15 ligjore Malia –Vini shpk 15 Malia –Vini 125shpk 02.04.14 Elbasan 28.5 02.04.14 10103 28.5Auto TR-DR 38 shpk 500.000 Pajov -Belsh 102 500.000 02.04.14 gut për zbatimin e standardeve, duke mba38 Spitalle Sial Gaz shpk -Belsh 02.04.14 Mungese dokume Teknik16 Visha shpk Spitalle Durres 16 Visha shpk 124 02.04.14 Durres 38 124 Pajov 02.04.14 55 Sial Gaz38102 55 jtur të informuar në vijimësi publikun dhe 39 Braka shpk Tirane 101 02.04.14 39 Kashar BrakaTirane shpk Tirane 02.04.14 bombla500.000gazi 17 Amos eOilIQT-së kanë gjetur Kashar Tirane 17 Amos Oil123 02.04.14 46 123 02.04.14 55 46101 500.000 55Mbush median. Kontrollet 40 Gazi Oil shpk Auto Dr-Tr 100 500.000 02.04.14 40 F.Kruje Gazi OilVore shpk Dr-Tr 02.04.14 Mungese dokume Teknikabuzime në në Petroleum disa pika periferike të 18 fakt AKF F.Kruje 18 VoreAKF Petroleum 122 02.04.14 25 122 Auto 02.04.14 55 25100 500.000 55 vendit, ndërkohë që kryeqyteti, i cili është 41 Expres Oil shpk Peze Tirane 99 02.04.14 41Shkallmur Expres Durres Oil Tirane 02.04.14 Mungese 10dokume500.000 Teknik19 Damin Oil Shkallmur19 Durres Damin Oil121 02.04.14 43shpk 121 12.5 Peze02.04.14 55 43 1099 500.000 12.5 55 edhe konsumatori më i madh i karburan42 Aldent shpk Auto TR-DR 98 02.04.14 ODM në shpk TR Ndroq 20 ODM shpk 120 02.04.14 TR Ndroq 30 120 12.1 Auto02.04.14 55 30 1098 500.000 12.1 55 42 Aldent shpk TR-DR 02.04.14 Mungese 10dokume500.000 Teknikteve, nuk 20 përfshihet listën e abuzimeve. 43 Artgon shpk Kashar Tirane 97 02.04.14 Abuzimi me dhe volumin në shitje 21 cilësinë IMS shpk Auto TR21-DRIMS shpk119 02.04.14 Auto TR -DR 49.5 119 02.04.14 55 49.5 300.000 55 300.000 43 Artgon shpk Kashar Tirane 97 02.04.14 Mungese dokume Tekniktë karburanteve ka qenë një kosto shtesë 44 Olsi shpk Mali Robit Golem 94 02.04.14 22 Kurum Internation Ish komb Met.. 22 Kurum EL Internation 118 02.04.14 Ish komb Met.. EL 118 02.04.14 700.000 700.000 44 Olsi shpk Mali Robit Golem 94 02.04.14 Mungese dokume Teknikmbi koston e përgjithshme të karburanteve 45 Crna Gora shpk Shkozet TR 93 02.04.14 23 Sun Petroleum S.Ushtarak 23 Tirane Sun Petroleum 117 02.04.14 S.Ushtarak Tirane 48 117 02.04.14 55 48 300.000 55 300.000 45 Crna Gora shpk Shkozet TR 93 02.04.14 Mungese dokume Teknikqë qarkullojnë në tregun shqiptar.

IQT: Ja 45 kompanitë e karburanteve që abuzojnë me cilësinë

Adresa : Rruga “Muhamet Gjollesha Nr -56 TiraneWeb Adresa : www.iqt.gov.al, : Rruga “Muhamet email : info@iqt.gov.al Gjollesha Nr -56 TiraneWeb : www.iqt.gov.al, email : info@iqt.gov.al


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Ura e Tarallakëve P

o thonë se janë larguar lexuesit nga librat, revistat, gazetat. Ky pohim është kriminal. Dihet se teksti i keq, po ta përdorësh mirë, ka aftësi instruktive. Të marrim pra, për një qëllim të mirë, një shembull nga teksti i keq. Ekziston një kryevepër idiotllëku grafologjik. Është një tekst rreth 150 fjalë të gdhendura nga dikush, për fat, anonim. Në këtë tekst të keq janë mbledhur të gjitha të zezat e tekstit të sotëm Shqip; Tmerret përmbajtësore të romaneve, boshllëku i novelave, absurdi i tregimeve, varfëria leksikologjike e gazetave, vaniteti i revistave, mungesa e stilit, inutiliteti i hollësirave, ftohtësia dhe boshllëku burokratik i fjalimeve, neveria e manipulimeve, deri te llahtaria e SMSve të politikanëve dhe kalamanjve. Ky tekst ndodhet i gdhendur mbi një pllakë spjeguese tek Ura e Tabakëve. Ja çfarë ka gdhendur shkarrashkruesi dhe kanë aprovuar burokratët; Ura e Tabakëve është një monument kulture. Sa keq që ajo urë nuk qënka 2, apo 3, apo 15-të, por vetëm 1 monument kulture. i ndërtuar në Tiranë Ura e Tabakëve, që është në Tiranë, qënka “ndërtuar” në Tiranë. Ju lutem më tregoni një urë guri që ndodhet në Tiranë dhe është ndërtuar në Kumanovë, ose është ndërtuar në Leskovik dhe ndodhet në Prizren. në shekulln e XVII - XVIII-të. Ndërtimi i Urës së Tabakëve nuk mund të ketë zgjatur më tepër se disa vite. Shkruesi dembel ka përtuar të pyesi ndonjë historian dhe e ka bërë sikur ndërtimi i saj ka zgjatur 1 shekull. Ura ka një lartësi rreth 7.5 metra. Prej ku e deri ku është matur kjo lartësi ? A varet kjo lartësi nga uljangritja e nivelit të ujit gjatë thatësirave-vërshimeve ? Ura e Tabakëve, e cila e mori këtë emër për shkak të pozitës së veçantë të esnafit të Tabakëve në jetën ekonomike dhe shoqërore të Tiranës në shekujt XVII XVIII. Dëngla. Ura e Tabakëve e ka marrë atë emër për të vetmen arësye sepse Lana kalonte mes lagjes së Tabakëve. Ajo ka një strukturë të gurtë. Shtazëria deskriptive këtu arrin kulmin. Të thuash apo të shkruash mbi një pllakë pranë cilësdo urë guri

sipas meje Edison Ypi

se ajo urë ka strukturë të gurtë, nuk është as për të verbërit, të cilët nuk shohin, jo vetëm strukturën, por as urën. të formuar me dy harqe dhe e shtruar me kalldrëm A ka qorr që nuk e sheh dy harqet dhe kalldrëmin?! Ura dallon për strukturën e saj harmonike si dhe për shpërndarjen proporcionale të elementëve të saj. Llapaqenëri burokratike subjektiviste idiotash me lapatop hedhur supit. Ura përbëhet nga një hark kryesor mbi të cilin ngrihet ura në formë kurrizi A mund të ketë gjë të gjallë, njeri që ecën, lopë që ha bar, gomar që pëllet, gjarpër që zvarritet, zog që fluturon, të mos shohi se dy harqet e kësaj ure nuk ulen në formë barku por ngrihen në formë kurrizi ? Ky hark e ka hapësirën e dritës 2.5 metra dhe është ndërtuar me dy rreshta harqesh anësor me trashësi 1 metër. Lartësia nga niveli i ujit ishte 3.5 metra Hollësira arkitektonike fare të kota, konstatime evidente deri në lodhje, që nuk i interesojnë asnjë kuriozi dhe asnjë turisti. Kalldrëmi i urës me gjrësi 2.5 metra, është ndërtuar me gurë lumi të vendosur pa ndonjë rregull Nuk ka gjallesë me çrregullim mendor aq të madh sa të përfytyrojë ndonjë kalldrëm me gurë lumi me gunga dhe bërdunglla dhe përmasa të ndryshme të vendosur “me ndonjë rregull”. Në të dy anët e harkut kryesor janë ndërtuar dy harqe në formë segmentesh rrethor me hapësirë të vogël. Krejtësisht i tepërt dhe lodhës ky spjegim për njerëz që duan thjesht të kqyrin urën e vjetër dhe jo të vrasin mendjen për harqe, rrathë, segmente, hapësira. Ky tekst nuk duket si i shkruar për atë që ndodhet pranë urës dhe po lexon pllakën. Ky tekst i gdhendur pranë urës, duket si i shkruar për njerëz që ndodhen tepër larg urës. Brazilianë ose australianë ose eskimo fukarenj që Urën e Tabakëve nuk kanë asnjë mundësi dhe asnjë shpresë ta

shohin nga afër. Ky tekst i skëtërrshëm që ndodhet i gdhendur në pllakën pranë Urës së Tabakëve, mund të gjindet i përsëritur edhe në Internet në disa site. Ku, si të mos mjaftonte idiotlleku i tekstit të pllakës, të tjerë shkarrashkruesa trutharë e trushpëlarë e kanë “pasuruar” budallallëkun grafologjik duke i shtuar kësaj skëterre tekstuale edhe një paragraf gjithaq katastrofik; Ura e Tabakëve e luajti funksionin e saj Jo “luajti” mor idiot. Urat e gurit dridhen, vibrojnë, madje edhe kullojnë, madje-madje edhe qajnë, por nuk “luajnë”. Pra “ruajti”, ose thjesht “bëri punën e saj”. për kalimin nga një breg i Lanës në tjetrin Sipas kafshës që ka bërë këtë tekst, Ura e Tabakëve mbi Lanë mund të shërbentë edhe për kalimin nga një breg i Lanës në tjetrin breg të Osumit. deri nga vitet ‘30. Më pas Lana mori drejtim tjetër Në cilin vit saktësisht mor injorant dembel që edhe nuk di edhe nuk pyet ? Lana mund të ndërrojë shtratin vetvetiu. Por që kjo të ndodhi, Lanës i duhen shekuj. Në ato vite, Lana nuk “mori drejtim tjetër” apo e ndërroi vetë shtratin, si të duket ty, si kurvat. Shtratin e Lanës në atë kohë e ndryshuan arkitektët dhe urbanistët italianë gjatë sistemim-ndërtimit të asaj që është sot, dhe gjithmonë do të jetë, Qendra e Tiranës. duke devijuar nga rruga e saj e përhershme Nëse Lana do kishtë një rrugë “të përherëshme”, nuk do kishte mbetur urë pa lumë. Pranë e pranë; Ura pa lumë, por me tekst të keq; Lumi me ura por pa tekst fare; Librat, gazetat, revistat, me tekst por pa lexues; Lexuesit me dëshirë dhe vullnet për të lexuar, por pa libra, gazeta dhe revista të lexueshme; Këto ura, lumenj, lexues, tekste, dëshira, vullnete, devijime, mes tyre e kanë një lidhje. Atë lidhje s’ke pse ua spjegon lexuesve të Edison Ypit, se e kuptojnë vetë. Të tjerëve u mjafton e u tepron teksti i mirë të cilin lumi i devijuar ja ka marrë urës së vjetër. Nuk janë larguar lexuesit nga leximet. Janë larguar autorët nga lexuesit. Aq tepër sa s’është çudi, pas pak lexuesit e braktisur prej librave të mirë, megjithse ura vetë s’ka asnjë faj, do ta quajnë Urën e Tabakëve ashtu si e paraqesin kalemxhinjtë e sotëm, Ura e Tarallakëve.

Urdhër kryeministror

Posta e redaksisë

Gjendja e sigurisë ka degraduar Nga Naim Zeqiri

E

pisodi më i ri i serialit politik shqiptar që është bërë tema kryesore e debatit politik, ashtu qysh edhe mund të pritej, zgjoi kureshtjen e opinionit publik. Mirëpo mësimi që do të mund të nxjerrin njerëzit nga kjo do të jetë sipas të gjitha gjasave modest, sepse mediat, pikërisht ato që në parim ekzistencën e tyre ia kanë borxh mbrojtjes dhe artikulimit të interesit publik, vazhdojnë të jenë peng të interesave partikulariste dhe si të tilla zakonisht e çorientojnë publikun me zhurmën e tyre. Në të vërtetë Shqipëria politikisht është e përçarë. Përçarja në dy kampe pastaj ka çuar edhe në përçarjen e opinionit publik i cili po e ndjek me mendjelehtësi diskursin përçarës të retorikës konfliktnxitëse të protagonistëve politikë. Kjo ka bërë që të dyja kampet e armiqësuara interesin publik ta sakrifikojnë të parin duke e bërë kështu kurban të ngrehinave të tyre politikaneske. Duke iu kthyer zhbirimit të përmbajtjes së komunikimit të brendshëm të zyrtarëve të qeverisë së Ramës, për sa i përket interesit publik, s’ka rëndësi se si është bërë. Natyrisht, gjithnjë nëse përmbajtja e sms-së është e vërtetë. Nëse këtu kemi të bëjmë me përgjime a me rrjedhje informacioni le të merren institucionet përkatëse dhe prokuroria por kjo s’do të mund ta lajë papërgjegjshmërinë e qeverisë. Si përgënjeshtrimi i Ramës, si marrja e autorësisë nga Tahiri, në thelb nuk e lirojnë qeverinë nga përgjegjësia për gjendjen e rënduar të sigurisë në Shqipëri, gjë që është fakt. Mohimi i këtij fakti flet vetëm për përmasat e arrogancës së qeverisë që madje fyen edhe inteligjencën e qytetarit shqiptar të cilit s’i duhen shumë mend për ta kuptuar se sa e rëndë është gjendja e sigurisë. Pse a, u dashka që ta hedhin në erë eskortën e Ramës për ta pranuar se gjendja e sigurisë ka degraduar? Në shkrimin: Sms e Tahirit: elefanti në dhomë apo gjurmët e çimkës?

Kë duhet të informojë SHISH Nga Panajot

K

ëtu nuk është fjala që kryeministri dhe ministrat të mos kontrollohen. Çështja është se nga kush kontrollohen dhe kush informon opozitën. Gjithashtu problemi është se opozita e shfrytëzon një SMS që ka një të dhënë për tejkalim të rasteve të kriminalitetit për një muaj dhe opozita e përgjithëson atë, duke mashtruar opinionin. Kjo praktikë kritikohet nga Pjerin Ndreu. Më tej e pyes emigrantin nëse është praktikë normale që SHISH të shndërrohet në informator të opozitës, kur ka për detyrë ligjore të informojë kryeministrin, sepse është në shërbim të sigurisë së shtetit dhe qytetarëve, jo të Sali Berishës dhe berishëve. Dakord? Në shkrimin: SMS-ja për Rendin/ Pjerin Ndreu: As Kryeministri nuk është i sigurt në komunikim.


op-ed

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

2

15.04.2014

Kulturë / Si ta shpëtojmë dramaturgjinë shqiptare?

11

Kujdes kur të lexoni libra shëndeti. Mund të vdisni për një gabim shtypi. - Mark Twain

Nostalgjia për Enver Hoxhën T

regon Svetoni, historian romak i shekullit II, sesi mbas vdekjes së Neronit nuk munguen ata që për vite rresht ia zbukuronin vorrin me lule dhe afishonin në vendet e caktueme publike shembelltyrat e tija dhe kopjet e dekreteve sikur të ishte ende gjallë. Gjithë koha ndërmjet nesh dhe Neronit asht e mbushun me devocione dhe nostalgji të çmendunish për individë që botnisht dihet se i kanë shkaktue njerzimit kryesisht vuejtje dhe mundime. Ende sot ka nostalgjikë të Hitlerit, Stalinit, Pol Potit, Idi Amin-it... Enver Hoxhës e shumë të tjerëve që kanë qenë mjaft larg qenjes “njerëz mes njerëzve”. Fenomeni i nostalgjisë vërehet edhe tek ne, pothuejse në çdo përvjetor të vdekjes së diktatorit Enver Hoxha. Nuk ka asgja për t’u çuditë nëse mbasardhësit e tij biologjikë e mbrojnë, pse ata janë ndër të paktit që nuk e kanë pasë frikë qenjen e tij sa ishte gjallë, nga ana tjetër nuk përban tashma nji domosdoshmëni për ta, pasja e nji ndjenje morale që t’i bante me ndie sadopak keqardhje për viktimat e pafajshme e të kota që ka shkaktue prindi i tyne. Ajo që ban përshtypje asht gatishmënia e publikut dhe e disa mediave me ndie përrallat e sheqerosuna të bashkëshortes dhe fëmijëve të diktatorit Hoxha. Përgjatë shekullit të kaluem Enver Hoxha ka qenë udhëheqësi ma i pakuptimtë në Europë, qenja dhe veprimi i tij politik, thjesht, kanë damtue vetëm popullin e tij, pa i sigurue – siç e tregoi vetë koha – asnji të ardhme tjetër, që të mos ishte mizerja materiale dhe morale. Izolimi i tij ekstrem e bante të pak-

uptimtë dhe të padamshëm politikisht për botën perëndimore, të bezdisshëm por të tolerueshëm për fqinjët, të damshëm deri në vdekje për të vetët. Dhuna që ai dhe sistemi i tij ushtroi në kohë paqet ndaj nji populli të tanë ishte krejtsisht e pajustifikueshme, të mirat e pandehuna që paska prodhue ajo dhunë janë të pavërtetueshme historikisht. Sa për rolin e tij gjatë Luftës së Dytë mund të themi se qëllimi i tij, jo i të gjithë atyne që luftuen përkrah tij, ishte marrja e pushtetit. Këtë gja e treguen mungesa e skrupujve, oportunizmi i skajshëm, vrasjet pa kriter të shokëve të tij komunista, gjatë dhe sidomos mbas konfliktit botnor. Do të ishte shumë naive po të mendonim se roli i Enver Hoxhës në rikthimin e sovranitetit të Shqipnisë ka qenë vendimtar. Fatet e Luftës së Dytë botnore vendoseshin dikund tjetër dhe jo në shkrepat apo në rrugët mesjetare të Shqipnisë. A do të vijonin, po të mos kishte qenë Enver Hoxha me gueriljet e tija, trupat gjermane me ndejt në vendin tonë mbas kapitullimit pa kushte të Gjermanisë naziste? Vetëm disa historianë qesharakë mund të pohojnë të kundërtën. Në qoftë se veprimi i tij ushtarak do të kishte pasë sukses, atëherë mbas çlirimit të Shqipnisë, në Greqi do të duhej të kishte ende trupa gjermane, por jo, Shqipnia u lirue prej gjermanëve në tërheq je dhe nuk u çlirue prej nji frikacaku që nuk mori pjesë në asnji betejë. Edhe mbas luftës Enver Hoxha nuk bani asgja për ruejtjen e sovranitetit të vendit. Dy territoret shqiptare që duhet të diskutoheshin në mbarim të luftës

ishin Kosova dhe Çamëria, por nuk ka asnji dokument historik që të vërtetojë impenjimin e Hoxhës në ketë drejtim ose të paktën, të paktën, në ngritjen e zanit në favor të të drejtave elementare të shqiptarëve të atyne viseve. Ndërkaq ai ua dorëzoi jugosllavëve ekonominë kombtare, minoi me ndihmën e tyne Kanalin e Korfuzit dhe anmiqsoi vendin me aleatët. Por nuk u mjaftue me kaq, si njeri pa njohunitë elementare të artit ushtarak, ai spostoi frontin grek të luftës mes monarkistave dhe komunistave në territorin shqiptar, tue u ba shkak i ofensivës greke që shkaktoi viktima të shumta ushtarake dhe civile ndër ne. Pra, në nji linjë me qeverinë fashiste të vitit 1940, Enver Hoxha provokonte 9 vite ma vonë Greqinë tue lejue sulmet komuniste greke prej territorit shqiptar dhe tue rrezikue randë sovranitetin e vendit. Ma vonë, vendosja e nji baze sovjetike në Vlorë e shndërroi Shqipninë në nji karakoll sovjetik në Mesdhe, tue rrezikue, në klimën e Luftës së Ftohtë, sigurinë e vendit tonë, duke qenë se nji konflikt i mundshëm mes superfuqive do të zhvillohej edhe në territorin shqiptar, me pasoja katastrofike për vendin tonë. Oportunizmi i tij i pashoq politik, nuk e pengoi menjiherë mbas prishjes me sovjetikët me deklarue se mbështeste ushtarakisht Jugosllavinë dhe pranonte mbështetjen jugosllave në rast agresioni nga ana e kampit socialist. Planet e tija të pandehuna me sulmue Jugosllavinë në fillimet e viteve ’80 mund t’i besojnë vetëm ata që kanë nji ide të forcave ushtarake të dy vendeve, të ngjashme me idenë që mund të kenë

koment Ardian Ndreca

për luftat asiro-babiloneze. Shkatërrimi i ekonomisë kombtare si pasojë e izolimit dhe e eksperimenteve të pangjashme politike solli nji përkeqësim gjithnji e në rritje të gjendjes ekonomike të shqiptarëve. Izolimi nga rrjedha e zhvillimit të shkencës, arteve dhe kulturës botnore atrofizoi forcat dhe çoi pak nga pak në krijimin e “njeriut të ri socialist”, nji hibrid i frustruem i terrorit radikal, fryt i injorancës, dhunës dhe fanatizmit ideologjik. Asht qesharake tentativa me ia mveshë Enver Hoxhës dhe regjimit të tij disa të mira që vetë koha i sjell me vete kudo. Në qoftë se elektrifikimi i vendit do të kishte promovue kultivimin e shpirtit të lirisë dhe jo indoktrinimin dhe rranjosjen e gënjeshtrës së ngritun në rang sistemi, atëherë do të kishim folë për nji arritje të mirëfilltë. Liria personale nuk asht e zëvendësueshme prej llampës elektrike, ashtu siç nuk asht e zëvendësueshme drita e diellit prej dritës elektrike. Ka disa të këqija radikale që mbahen gjallë prej disa të mirash të vogla, ashtu siç mbahet gjallë zjarri shkatrrimtar prej pranisë së oksigjenit. Dekadat e komunizmit e rreshtuen Shqipninë, përsa i përket zhvillimit dhe pasunisë së individit, në nji linjë me

vendet ma të mbrapambetuna afrikane, komunizmi despotik shqiptar nuk ruente asnji tipar të frymës së komunizmit perëndimor. Çdo e mirë spontane natyrale e shqiptarëve ishte tjetërsue nën vulën e nji ideologjie që identifikohej me kultin e nji personi të vetëm. Mund të themi se frytet e komunizmit shqiptar, siç ishte propagandue, i gëzonte vetëm nji lagje e Tiranës e mbiquejtun “Bllok”. Andrra e komunizmit me realizue parrizin në tokë ishte vërtetue vetëm për nji grup të vogël burokratësh totalisht të paaftë për nevojat e kohës, të pamoralshëm dhe shpeshherë kriminela, pse vetëm ata thithnin simbas standardeve të propagandueme nga regjimi frytet e gjithë djersës dhe sakrificave të shqiptarëve. Megjithatë, tue qenë se Shqipnia nuk ishte nji shtet i së drejtës por nji sulltanat arbitrar, as ata nuk ishin të sigurtë. Kjo ishte gjendja katastrofike e fundit të viteve ’80. Seria e madhe e bashkëpunëtorëve të Sigurimit, e përfituesve të autorizuem të pasunive të vendit, e oportunistave të pamoralshëm që u aktivizuen në politikë mbas vitit 1990, i siguroi udhëheqjes komuniste nji tranzicion të gjatë e të parrezikshëm që zgjati ma se 20 vjet. Asht paradoksal fakti, por tranzicioni nga “mesjeta” otomane, në vitin 1912, deri në themelimin e Shtetit shqiptar, 1920, ka qenë ma pak problematik se ai nga komunizmi “alla enver hoxhë” në nji shoqni liberale që ende na mungon. Fakti që sot ka prej atyne që guxojnë me rehabilitue Enver Hoxhën, mvaret edhe prej zhgënjimit që sollën me vete pinjojtë e tij që drejtuen tranzicionin ma poshtnues të historisë së kombit shqiptar.

Kur pushteti kritikon gazetarët

G

azetarisë po i faturohen gjithnjë e më shpesh akuzat për mungesë raportimi profesional të lidhur ngushtë me të qenit të njëanshëm dhe sipërfaqësor. Pak të thuash që në vazhdën e situatës së polarizuar mes mazhorancës dhe opozitës, gazetari është shndërruar në top futbolli që pasohet, shkelmohet, nxirret jashtë dyerve të institucioneve, fyhet, dhe përbuzet. Motivacioni? Ky nuk është shtyp! Sa mund t’i dhembë një gazetari kur dëgjon një konstatim të tillë veçanërisht nga goja e kreut të qeverisë, të artikuluar me po të njëjtin kujdes të një militanti të çfarëdoshëm, i cili ofshan nga divani i shtëpisë së tij sa herë që gabimisht telekomanda i ngec tek ndonjë stacion “i padëshiruar”. Megjithatë, çdo shqiptar që ndjek vëmendshëm televizorin dhe lexon gazetat e njeh aksiomën se shtypi pasqyron shkallën e demokratizimit të një shoqërie, dhe përgjegjësi për këtë nuk mban gazetari, por pushteti dhe politika. Me siguri që edhe politikanët e dinë, edhe pse qëllimisht vazhdojnë të përçajnë median, duke e ndarë në “ekrane të fletë-rrufeve pro shumicës ose pro opozitës”. A mund të flitet për liri të medias dhe profesionalizëm të gazetarit në këto kushte? Përpara se të mund të japim përgjigje, le të rikujtojmë se në çfarë kushtesh punojnë çdo ditë gazetarët. Të gjesh lajmin e vërtetë sot është një sipërmarrje përherë e më e

koment Evis Nasto

vështirë dhe a e dini përse, ju që median e shihni për së jashtmi të ulur në kolltukun e kritizerit? Sepse po luhet me pavarësinë profesionale dhe financiare të gazetarit si dhe aksesin ndaj informacionit. Kodi i etikës që është në fuqi nga shtatori e deri më tani, për të cilin media u detyrua ta pranonte pa zgjedhje, funksionon si një mekanizëm kontrollues për çdo informacion që del jashtë mureve të administratës shtetërore, duke e katandisur gazetarinë në ripërtypëse të deklaratave të thata për shtyp, në rastin më të mirë me pyetje të përzgjedhura gjithnjë me kujdes, apo pseudo-rrjedhje të informacionit të dala për llogari po të pushtetit. Një person i vetëm përzgjedh mediat ku duhet të dalin në mënyrë periodike anëtarët e kabinetit, drejtorë drejtorish e deri tek prefektët. Në këto kushte, marrëdhënia me median ndërtohet mbi bazën e promovimit dhe jo në përputhje me interesin publik që ka mbi çështje të caktuara. Kjo prirje konfirmohet edhe nga disa prej zëmarrësve besimplotë të

atashuar pranë krerëve të institucioneve që kanë guximin të refuzojnë kërkesën për informacion të gazetarit me argumentin se ata nuk janë të interesuar të prononcohen në atë moment për një temë të caktuar, pasi vëmendja duhet përqendruar diku tjetër. Pra kemi mbërritur në pikën ku axhenda e institucionit kushtëzon dhe përcakton punën e gazetarit. Nuk e di sesi mund të cilësohet ky orientim i detyrueshëm në Shqipërinë e tranzicionit, por në demokracinë e Perëndimit këto raste sporadike etiketohen me një emër; “manipulim i opinionit publik”. Cila është zgjedhja që gazetari ka në këto kushte? Disa e pranojnë këtë pakt për hir të shikueshmërisë, famës, parasë apo edhe për hir të së ashtuquajturave “qoka”. Ndërsa të tjerë që nuk e preferojnë këtë zgjedhje, u bie për pjesë të merren vetëm me fjalë korridoresh, me komentim detajesh që mund t’i shpëtojnë kontrollit të sipërpërmendur, duke u shndërruar në megafon të një gazetarie jo gjithnjë profesionale, edhe pse rreket të përcjellë zërin alternativ. Pavarësisht se gazetaria e vërtetë mbetet oponente e përhershme, nëse aksesi ndaj informacionit mungon, atëherë të tillë oponencë do të kemi. Nga ana tjetër problemet financiare të lidhura edhe me një mendësi krize ekonomike që ka mbërthyer vendin, e kanë lëkundur ndjeshëm pozitën e gazetarëve, të cilëve tashmë nuk u

duhet të negociojnë vetëm vlerën e pagës, por edhe sigurinë që do të paguhen sa kohë që do të bëjnë punën. Afërmendsh që kjo nuk është një situatë e krijuar gjatë 7 muajve të fundit, por e trashëguar ndër vite të gjata tranzicioni. Në këtë kontekst, me të drejtë dikush që sheh gjysmën e gotës gjithmonë bosh, mund të argumentojë se kjo farë e keqe e të bërit gazetari është mbjellë në kohën e tjetërkujt dhe se vetëm tani kanë filluar t’i dalin gjethet e kalbura në dritën e diellit, por ky është një thjeshtëzim që s’mund t’i bëjë më të zhdërvjellta refleksionet mbi mungesën e përthellemit gazetaresk. Refleksionit i shërbejnë kritikat, veçanërisht kur sistemi mediatik është shndërruar në një makineri që bluan gjithçka e shtyrë nga nevojat e fitimprurjes. Por jo ato kritika që e ngrenë punën e gazetarit në piedestal sa herë që lavdëron dikë, ndërsa e zhysin në baltë sa herë që kritikon dikë tjetër. Njihen dy mënyra të të bërit kritikë: E para është ajo radikale dhe nihiliste, tipike për atë që ka një marrëdhënie të hamendësuar me shtypin dhe mendon se duhet të shprehë një gjykim që të pasqyrojë elitarizmin e kulturës së tij. Këta janë njerëz që i japin të drejtë vetes të gjykojnë për së jashtmi. Ata harrojnë se kjo lëngatë e gjatë mediatike nuk është gjë tjetër veçse reflektim i kësaj politike përçarëse që nuk e lë gazetarinë të përmbushe misionin për të cilin është kri-

juar: të jetë “qeni roje” i pushtetit në mbrojtje të interesave qytetare. Ndërsa e dyta është një kritikë e vetvetishme, e cila duhet të lindë brenda gjirit të gazetarëve, si pjesë e zbatimit të deontologjisë dhe përmbushjes së përgjegjësive vetjake në ushtrimin e këtij profesioni. Kjo nuk është e lehtë, sepse konflikti i interesit të bën të jesh në të njëjtën kohë gjykatës dhe avokat i problemeve të vërejtura, por është e sigurt se në momentin që këto rregulla vetëfunksionimi do të vendosen bashkërisht në respekt të profesionalizmit dhe etikës, atëherë ato do të zbatohen në mënyrë rigoroze. Kështu edhe politikanët në pushtet apo në opozitë do të kuptojnë se cilët janë kufijtë që nuk mund t’i prekin një gazetari sa herë që u vjen për shtat interesave të tyre të ngushta. Të gjithë e dimë sesi ka funksionuar dhe sesi funksionon aktualisht gazetaria jonë, dhe mbase kjo thirrje mund të tingëllojë tejet idealiste për gazetarët e kompromiseve të mëdha që janë përshtatur me realitetin, duke e marrë si të pandryshueshme këtë situatë. Por për disa gazetarë të tjerë, sado pak, për ata që vazhdojnë ta kryejnë këtë punë me pasionin e ditës së parë, pavarësisht vështirësive dhe rutinës, kërkesa për vetërregullim duhet të vijë më e qenësishme dhe mbi të gjitha më e realizueshme për t’i dhënë fund kapitullit të nëpërkëmbjes së këtij profesioni. *Gazetare. Kryeredaktore e UTV News.


12 angazhime

universitet

Në takimin e zhvilluar të shtunën nga UET ALUMNI, Ervin Salianji njoftoi tërheqjen nga drejtimi i shoqatës, ndërsa presidente e re e kësaj shoqate u zgjodh këngëtarja dhe prezantuesja Eneda Tarifa.

UET Alumni, tërhiqet Avokati i Qytetit, drejtimin e merr Eneda Tarifa D

itën e shtunë, në vazhdën e takimeve zyrtare që rrjeti i ish-studentëve të UET-it i organizon në mënyrë periodike, presidenti i UET Alumnit, Ervin Salianji, i cili mban edhe postin e Avokatit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës, njoftoi tërheq jen nga drejtimi i shoqatës për shkak të angazhimeve profesionale, ndërsa presidente e re e kësaj shoqate u zgjodh këngëtarja dhe prezantuesja Eneda Tarifa, pjesë e këtij rrjeti të ish- studentëve të Universitetit Europian të Tiranës, e diplomuar në nivelin Master pranë këtij universiteti. Ndër të tjera, ish-Presidenti Salianji u shpreh se ishte krenar që së bashku me një grup të rinjsh të suksesshëm themeluan të parën strukturë ALUMNI në universitetet shqiptare. Ai i uroi suksese Eneda Tarifës në drejtimin e këtij rrjeti. Sipas Salianjit “Bazat mbi të cilat është ndërtuar ky organizëm, por edhe energjia dhe suksesi i Presidentes së re do të shërbejnë që rritja, konsolidimi, bashkëpunimi dhe ndarja e mendimeve me njëri tjetrin të rriten në nivele më të mëdha në të ardhmen. Presidentja e re, Eneda Tarifa, falënderoi kolegët për besimin e dhënë dhe shto i se e vlerësonte si një përgjegjësi të rëndësishme. “Kjo, pasi besoj se kemi një detyrim ndaj UET-it, por edhe një kënaqësi të veçantë që të vazhdojmë të jemi afër me universitetin dhe jetën e tij”, tha Tarifa. Tarifa do të çojë përpara punën dhe misionin e kësaj shoqate, e para e këtij lloji në Shqipëri. Kjo shoqatë e krijuar në vitin 2010, ka në misionin e saj organizimin e ishstudentëve dhe përfshirjen e tyre në aktivitetet e UET-it, qofshin këto sociale, akademike, ngritje fondesh, rritjen

dhe përforcimin e kërkimit shkencor, si edhe për të ndihmuar të diplomuarit të ruajnë lidhjet me institucionin e tyre arsimor dhe me të diplomuarit e tjerë, por edhe për krijimin e rrjetit të kontakteve për internshipe apo vende pune në të ardhmen. Eneda Tarifa do të jetë presidentja që do të përf aqësojë afro 1400 të diplomuar të Universitetit Europian të Tiranës, të të gjitha grupmoshave dhe me një shpërndarje gjeografike në gjithë Shqipërinë, të cilët mbajnë edhe pozicione të rëndësishme në kompani biznesi, media, politikë, institucione arsimore, administratë publike e të tjerë. “Ajo qëgjeta në UET ishte e kundërta e paragjykimeve për një universitet privat. Në studimet e mia Master në UET përfitova shumë sidomos nga literatura bashkëkohore e Sociologjisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare si edhe përvoja e lektorëve që kishin një formim perëndimor, diçka që nuk e gjeja në universitetin shtetëror. Kolegët e

Kolegët e mi të UET Alumni më dhanë besimin e drejtimit të shoqatës, përgjegjësi që e shoh shumë të rëndësishme” –ka thënë Tarifa.

mi të UET Alumni më dhanë besimin e drejtimit të shoqatës, përgjegjësi që e shoh shumë të rëndësishme” –ka thënë Tarifa. Rrjeti Alumni, nga vetë anëtarët por edhe stafi drejtues i Universitetit Europian të Tiranës shihet jo vetëm si një rrjet në mbështetje të njëri-tjetrit, por edhe studentëve në proces diplomimi. Për rektorin Tonin Gjuraj, të diplomuarit mbeten një aset për UET-in, pasi kështu, sipas tij forcohet konkurrueshmëria akademike e profesionale.

Sot lidhjet e UET ALUMNI me Universitetin vijnë duke u forcuar. Kështu në të tetë bordet e tregut të punës të ngritura pranë çdo departamenti në UET për të lehtësuar lidhjen me tregun e punës, dy prej anëtarëve janë ish studentë të UET. Takimet e rrjetit të të diplomuarve prej tre vitesh tashmë janë kthyer në traditë ku ata mblidhen bashkë dy herë në vit, për të folur rreth kontributit të tyre ndaj Universitetit Europian të Tiranës.

Reforma në arsim, Rama: Investime në të gjitha shkollat e vendit Kryeministri u shpreh se do të ketë investime në të gjitha shkollat e vendit dhe se një nga elementët më të rëndësishëm të reformës është edhe dixhitalizimi. Ai theksoi se sfidë mbetet ndërtimi i shkollës si qendër komunitare. Në takimin e djeshëm me drejtorët e Drejtorive Arsimore, kryeministri Rama theksoi edhe njëherë reformën në arsimin arsimor, që sipas tij duhet të jetë rrënjësore. Rama u shpreh se reforma e nisur në arsim është një sfidë që sapo ka filluar. Ai gjithashtu theksoi nevojën e transparencës dhe standardeve dhe premtoi se do të investohet në të gjitha shkollat e vendit. “E domosdoshme që të ecim shumë më shpejt me rritjen e transparencës dhe standardet e performancës së çdokujt që kontribuon n ë s i st e m i n p a r au n ive r s it a r bashkëlidhur me domosdoshmërinë, që hap pas hapi të sigurohet vazhdimësia e karrierës së

çdo mësuesi dhe mësuese konform rezultateve dhe vlerësimit të bërë jo vetëm nga drejtuesit por edhe komuniteti i prindërve”, – është shprehur Kryeministri, duke shtuar se sfida e kësaj qeverie është që shkolla të kthehet në një qendër komunitare. Ai tha se dokumenti strategjik është miratuar dhe është ngritur një rrjet koordinatorësh që do të mbulojë shkollat pilot. “Informacioni për zbatimin e dokumentit strategjik duhet të jetë jo vetëm në disponimin e atyre shkollave që janë përcaktuar si pilot, por edhe gjithë drejtuesve në shkollat e tjera. Është një proces që dëshirojmë të marrë një shpejtësi në rritje të vazhdueshme. E rëndësishme të nënvizohet se në vendin e zhvillimit të rajonit i është akorduar një masë e rëndësishme financimi”, – vijoi Rama. Kryeministri theksoi se do të ketë investime në të gjitha shkollat e vendit dhe se një nga elementët më të rëndësishëm të reformës është edhe dixhitalizimi. Ai theksoi se sfidë mbetën ndërtimi i shkollës si qendër komunitare. “Do të investohet në të gjitha shkol-

“E domosdoshme që të ecim shumë më shpejt me rritjen e transparencës dhe standardet e performancës së çdokujt që kontribuon në sistemin parauniversitar"

lat e Shqipërisë për të ndërtuar platformën e përbashkët dixhitale. Do garantojë bashkimin në një platformë të të gjithë nxënësve në të gjitha skajet e vendit. Duke bërë që cilësia e marrjes së informacionit dhe gjithë procesit të mësimdhënies dhe llogaridhënies të jetë e barasvlershme në të gjithë vendin. Është një projekt gur themeli për

të ndërtuar shkollën si bazë komunitare. Bën të mundur një sërë programesh të reja siç është regjistri elektronik”. Në fjalën e tij me drejtorët e drejtorive arsimore, Kryeministri ka folur edhe për organizimin e një sërë programesh të reja, ristrukturimin e politikës së altertekstit, si edhe ka nënvizuar se së shpejti do të nisë procesi i ri i komunikimit me prindërit në shkolla. Në përfundim Rama tha se Sigurimi i vazhdimësisë së karrierës së çdo mësuesi do të jetë sipas rezultateve dhe vlerësimit të bërë jo vetëm nga drejtuesit dhe drejtorët, por edhe nga prindërit. “Shenjat inkurajuese të rezultateve të para bazuar në një filozofi të re duhet të na vlejnë për t’u motivuar shumë më tepër që të shmangim njëherë e përgjithmonë të gjitha fenomenet e rënda që vazhdojnë të rëndojnë sistemin tonë parauniversitar. Për të garantuar që burimet tona njerëzore të jenë në dispozicion të sistemin dhe për të siguruar që karriera e çdo mësuesi dhe mësueseje të ngrohet në bazë të rezultateve të matura objektivisht”, ka përfunduar Rama.


Kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

15.04.2014 10.04.2014

13

Regjisorë, dramaturgë, kritikë, aktorë diskutojnë për të ardhmen e dramës shqipe në takimin që organizohet nga Teatri Kombëtar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës

Takim Mbarëkombëtar

Si ta shpëtojmë dramaturgjinë shqiptare?

Çfarë duhet bërë konkretisht dhe cilat janë disa nga problematikat e dramës sot. A mundet dramaturgjia jonë të tërheqë vëmendjen si një vlerë e shtuar në dramaturgjinë aktuale botërore?Këto janë disa nga çështjet që do të shtrohen për diskutim

N

jë takim Mbarëkombëtar për Dramaturgjinë Shqipe do të zhvillohet më 15-16 prill në Teatrin Kombëtar, ku do të diskutohen dhe hidhen ide për dramaturgjinë shqipe. Takimi vjen si iniciativë e Teatrit Kombëtar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Dramaturgu Bashkim Hoxha njëkohësisht dhe moderator i këtij takimi dyditor që do të mbledhë regjisorë, artistë, kritikë teatri nga Kosova dhe Shqipëria, shprehet se përgjithësisht mungon diskutimi midis komunitetit të teatrit. “Dikush që shkruan në Tiranë, është pak i njohur në Shkup a Prishtinë dhe anasjelltas. Por edhe në një këndvështrim më të ngushtë, lokal, debati përgjithësisht është personal dhe jo institucional”, - shprehet ai. Ndaj pyetja thelbësore që ai shtron për diskutim në tryezën e këtij takimi është: A ka ardhur koha për një bashkëpunim më gjithëpërfshirës midis vetë krijuesve, për diskutime serioze e debate që lidhen me krijimtarinë, duke shmangur vështrimet lokale? A ka ardhur koha e integrimit midis vetes? Mos ka ardhur koha të ngrihet e të funksionojë si një shoqatë e dramaturgëve shqiptarë një forum i dramës shqipe? Mihal Luarasi dhe Haqif Mulliqi (regjisorë, dramaturgë) pasi bëjnë një panoramë të përgjithshme të dramaturgjisë shqipe dalin në konkluzionin se drama shqipe lëvrohet nga dramaturgët, madje ka prurje të mëdha. “Kemi një mori dramash të shkruara. Vetëm në konkursin e 100-vjetorit të Pavarësisë u paraqitën 31 drama, në një konkurs të shpallur nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” (ish-Teatri i Komedisë) për dramën shqipe u paraqiten 15 vepra; në konkursin e përvitshëm për Dramë Kombëtare “Katarina Josipi” në Prishtinë për çdo vit konkurrojnë autorë të ndryshëm me mbi 50 vepra; pra numri i dramave të pretenduara është goxha i madh”. Ndaj diskutimin e tyre

dy regjisorët e ngrenë në faktin se, pavarësisht se ka prurje të dramës shqipe nga dramaturgë shqiptarë, shumë pak vlera të saj evidentohen. Një nga kritikat që i bëhet shpesh dramës shqipe është për tematikat që ajo trajton. Sipas kritikëve të artit, Emin Kabashi dhe Josif Papagjoni, Shqipëria ofron një pafundësi temash që do të mirëpriteshin nga publiku, por përgjithësisht prurjet dramatike qasen jo natyrshëm, shpesh abstrakte dhe nuk krijojnë asnjë alkimi me lexuesin apo spektatorin. Ndaj ata sugjerojnë: “Historia e Shqipërisë, biografitë e udhëheqësve, luftërat e panumërta që shqiptarët kanë përballur, shumë pak janë trajtuar në shkrimet e dramaturgëve tanë. Drama e mirëfilltë investiguese, drama e mirëfilltë biografike, drama provokuese historike, janë me pikatore në fondin e dramaturgjisë shqipe”,- shprehen ata. Studiuesit Përparim Kabo dhe Besim Rexhaj do ta ngrenë diskutimin e tyre në përballjen e dramaturgjisë shqipe me dramaturgjinë bashkëkohore botërore. Ata bien në një mendje se krijimtaria jonë dramaturgjike është gati e pavënëshme në raport më dramaturgjinë aktuale botërore. “Ka pasur disa shenja domethënëse në përballjet ndërkombëtare, si veprat e Stefan Çapalikut, Haqif Mulliqit, Anton Pashkut, Milazim Krasniqit, Fadil Hysajt etj., por e përgjithshmja është jo shumë optimiste. Ne vëmë në skenë drama serbe, ruse, greke, italiane, kroate, ndërkohë që asnjë teatër i rëndësishëm nuk ka vënë në skenë drama shqipe”, - konstatojnë ata. A mundet dramaturgjia jonë të tërheqë vëmendjen si një vlerë e shtuar në dramaturgjinë aktuale botërore? Sa dhe ku është inskenuar drama shqipe e Kosovës jashtë hapësirës sonë gjuhësore? A ka krijuar dramaturgjia shqipe identitetin e saj mbarëkombëtar? Janë këto disa nga çështjet që do të shtrojnë ata në këtë takim të parë mbarëkom-

bëtar ku do të diskutohen problemet e dramës shqipe. Dramaturgu Fadil Kraja që ka mbi 40 drama dhe komedi të shfaqura në të gjitha teatrot profesioniste të Shqipërisë por dhe në Kosovë, Malin e Zi, Maqedoni etj., fton të diskutohet dramaturgjia e traditës. “Edhe pse e pakët në numër krahasuar me vendet e tjera, ajo asnjëherë nuk ka marrë hapësirën e duhur në programet e teatrove tona. Jemi i vetmi vend ku në repertorin e teatrove qendrore nuk figuron drama e parë shqipe. Më 1986, në Teatrin Kombëtar të Kosovës është inskenuar drama “Emira” e A. Santorit, me rastin e 100-vjetorit të kësaj drame, me regji të Ismail Ymerit. A ka ardhur koha të rivlerësohet tradita? A mund të kemi Teatër Kombëtar pa ngjitur në skenë Çajupin, Pashkun, Dervishin, Haxhiademin e shumë të tjerë? A duhet rishkruar historia e re e dramës shqipe përmes rivlerësimeve?”shprehet Kraja. Këto janë dhe disa nga pyetjet që ai shtron për diskutim. Regjisori dhe dramaturgu nga Kosova, Fadil Hysaj e sheh problemin në një tjetër këndvështrim. Në fakt është diskutuar shumë këto vite se drama shqipe shkruhet, por ajo nuk preferohet nga regjisorët dhe aktorët. Në këtë linjë do të jetë dhe diskutimi i Hysajt në këtë takim. “Regjisorët dhe aktorët shqiptarë nuk i

preferojnë dramat shqipe. Nëse një regjisor e pyet për dëshirat e tij skenike, gjithmonë emrat që lakohen janë kolosët botërorë. Aktorët po t’i pyesësh për ëndrrat e tyre përmendin karaktere nga veprat e dramaturgëve të huaj”, - thotë Hysaj. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli vjen me një projekt-ide në këtë takim; krijimin e “laboratorit të Dramës shqipe”. Ajo çfarë nënkupton Çuli është një traditë e hershme e shkrimit të dramave, që ka qenë ajo e punës pranë Teatrit vite më parë edhe në Shqipëri. “Dramaturgët më të mëdhenj të botës i kanë shkruar kryeveprat e tyre së bashku me aktorët e kompanive që drejtonin. Kjo traditë shumë vite më parë ka qenë edhe në Shqipëri dhe veprat e shkruara kanë qenë shumë më cilësore. Në të njëjtën kohë përzgjedhja e dramave për programin e teatrove, këto 20 vjetët e fundit përgjithësisht ka qenë rrjedhim i njohjeve personale. Nuk ka funksionuar asnjë strategji për të evidentuar prurjet më të mira”. Por, a është një zgjidhje për dramën shqipe krijimi i laboratorit të dramës shqipe dhe si duhet të funksionojë ai, këto do të jenë pjesë e diskutimeve të shumta që do të zhvillohen në Takimin Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe, që mbahet sot dhe nesër në Teatrin Kombëtar. A.Tuci

Lutje për të kënduar shqip në “Eurosong” Kanë qenë ditë shumë intensive për delegacionin shqiptar pjesëmarrës në Festivalin Europian të Këngës, me prezantimin e këngës “One night`s Anger” para publikut europian. Këngëtarja Hersi Matmuja dhe gjithë stafi tashmë është në fund të turit të promovimeve të këngës për të udhëtuar së shpejti për në Danimarkë. “Kanë qenë vërtet ditë intensive me udhëtime si pjesë e promovimit të këngës. Kam shkuar në San Marino e në Maltë, si dhe në koncertin e rëndësishëm të Amsterdamit, ku çdo vit këngëtarët e ‘Eurosong’-ut paraqiten për herë të parë live për një publik të gjerë nga e gjithë Europa. Kanë qenë përvoja të mrekullueshme, me shumë emocione. Së shpejti do të udhëtojmë si staf edhe për në Danimarke, ku do të ravijëzojmë përfundimisht idenë e performancës dhe do të bëjmë prova në skenën e ‘Eurosong’-ut. Gjatë këtyre ditëve po ashtu jemi marrë me detajet e këngës, pra asaj që do të dëgjohet në skenën e Eurosong-ut”, - shprehet për Mapon, Matmuja. Festivali do të mbahet në datat 6, 8 dhe 10 maj. Me këngën “One night’s Anger”, Hersi Matmuja do të interpretojë në gjysmëfinalen e parë, e gjashta në radhë. 30 sekonda më pak Sa ka ndryshuar kënga fituese e Festivalit në RTSH nga versioni origjinal?. Në fakt, siç shpjegon

këngëtarja, publiku do të dëgjojë një version pak më ndryshe, më i shkurtër dhe me më shumë ritëm. “Hersi, të lutem këndo në shqip, siç bëri Rona Nishliu një vit më parë, mos bjer në të njëjtin gabim si Aurela Gaçe që këndoi në anglisht dhe humbi thelbi i këngës”. Një nga komentet e shumta mbi këngën në faqen zyrtare të Festivalit Europian e poston disa herë këtë lutje e megjithatë, kënga shqiptare është vendosur të këndohet në gjuhën angleze me një tekst të përshtatur me origjinalin. “Versioni i ri është një version i shkurtuar i atij origjinal, i cili ka qenë 3 minuta e 30 sekonda, e në standardet e Eurovizionit, tani kënga është vetëm 3 minuta. I është hequr pjesa e intros që ka pasur në versionin shqip, e është bërë pakëz me rock, duke nisur me një kitarë akustike. Po ashtu është përshtatur teksti në anglisht, nga Genta Hodo e Leon Mekshi, gjithnjë duke iu përmbajtur mesazhit të versionit origjinal, me poet Jorgo Papingjin e muzikë të Genti Lakos”, - shprehet Matmuja, e cila në skenën e “Eurosong”-ut dëshiron që të paraqitet sa më thjesht. “Në skenë do të më shoqërojnë dy këngëtare për zërat e dytë. Nuk do të shoqërohem nga ndonjë trupë baleti, do të jetë një performancë klasike, e thjeshtë. Ndonjëherë thonë ‘pak është shumë’. Këtë do të doja të arrija”, - thotë Hersi. Përgjithësisht komentet janë pozi-

tive për këngën shqiptare, aq sa shumë e shikojnë atë në finalen e Festivalit Europian edhe për faktin se është një këngë moderne dhe që i ka qëndruar larg elementeve tradicionale, që përgjithësisht përpiqen të identifikojnë veten e tyre me vendin nga vijnë shumë këngëtarë në ‘Eurosong’. Matmuja ndoshta dhe për faktin se prej vitesh jeton në Itali

shprehet nuk ka qenë qëllim kryesor që paraqitja e saj skenike në të gjithë komponentët e saj të ketë elemente tradicionale, përkundrazi. “Këtë vit do të vishem nga stilistja kosovare, Blerina Kllokoqi Rugova. Ajo ka një stil shumë femëror në veshjet e saj, që më bën të ndihem shumë mirë kur i vesh, dhe këtë do të kërkojmë edhe kësaj radhe, diçka që të më përshtatet mua si karakter, por mbi të gjitha këngës. Të ketë elementë tradicionale nuk është qëllimi kryesor”. Hersi Matmuja tashmë është gati për të përfaqësuar Shqipërinë. Nëse do të mund ta cekë finalen kjo do të jetë një sukses, por ama premton se interpretimi i saj nuk do të kalojë pa u vënë re. “Unë mendoj se puna dhe talenti (i cili nuk është asgjë pa punën) nuk kalojnë kurrë pa u vënë re, pa u vlerësuar, nuk ka rëndësi se në ç’mënyrë jepet ky vlerësim (nëse do dominojë apo jo vlerësimin gjeopolitik). Unë nga ana ime do të përpiqem të jap Hersin në gjendjen e saj më të plotë, në më të mirën; përgjegjësia është disa herë më e madhe kur bëhet fjalë për të përfaqësuar vendin tënd”. Festivalit sivjet i mungojnë katër shtete që kanë konfirmuar largimin nga gara: Kroacia, Bullgaria, Qiproja e Serbia. Secila ka arsyet e veta, që kryesisht lidhen me pozicionimin e keq të këngëve në vitet paraprake, ose edhe me mungesën e financave drejt kësaj gare. A.Tuci


14 15.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Unaza Lindore Tiranë (Loti 1)”. Subjekti kërkues, i këtij objekti, është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur, në bazë të Vendimit nr.138, datë 23.03.2000 të Këshillit të Ministrave,“Për kriteret teknke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë private që

shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar, për pronarët sipas listës emërore bashkalidhur. Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës). Ky publikim bëhet vetëm për pasurinë e llojit: arë dhe truall.

Pronarët do të kompensohen për efekt shpronësimi pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”). Vlera totale e shpronësimit është 61 239 472 (gjashtëdhjetë e një milion e dyqind e tridhjetë e nëntë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e dy) lekë.

Lista e Pronave qe Shpronesohen si rezultat I ndertimi te segmentit rrugor "Unaza Lindore Tirane" Emer 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

Atesi

Banka RAIFFEISEN Banka RAIFFEISEN OSMAN I SHPRESA R SHPRESA R PETRIT H ROLAND P I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR AGIM

12 MEHDI

Mbiemer

Z.K

Nr.Pas

Nomeklatura

483/5 483/7 483/8 483/2/1 483/2 483/3 562/8

LOCKA

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529

484/3 482/6

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A)

TUFA

2529 482/9

K-34-100-(44-A)

K-34-100-(44-A-B)

TOPCIU SHKALLA SHKALLA CAUSHI ZIU

13 14 15 19 20 22 23 24 26 27 28 29 31

RAKIP SELIM BATHORJA SHTET SHKELQIM D FUSHA 10 B/PRONARE BATHORJA TRASHG. BATHORJA SHTET SHTET I PAIDENTIFIKUAR SALI O SHKALLA DURIM O SHKALLA SHTET SALI O SHKALLA IBRAHIM H TOPCIU

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529

540/24 482/7 535/13 540/2/13 540/2/15 540/8 540/9 540/17 540/10 540/12 540/14 540/15 528/5

32 33 35 36 37 39 40 41 42 44 45 46

GANI;HAXHI M ISMAIL A ADEM XH REFIK I KUJTIM M I PAIDENTIFIKUAR OSMAN I TEFIK A OSMAN M SHTET I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 1604 1604 1604

528/3 528/9 528/10 528/1 542/16 734/1/10 734/1/9 524/4 367/1 512/23

SHALQIZI SHALQIZI SHALQIZI TOPCIU SHIMA TOPCIU QEFALIA SHALORI

Sip.Are (m2) 86 48 325 406 2001 1091 716 2170 266 213

Sip.Truall (m2) Cmimi

407

500.3

448 448 4371 448 448 448 448 448 448 448 448 4371

Vlera

Shenime

38,528 21,504 1,778,997 145,600 181,888 896,448 488,768 320,768 972,160 119,168 95,424

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP

Sipas dokumentit te pronesise 2,186,811 (ipakonfirmuar) Sipas dokumentit te pronesise 1,233,344 (ipakonfirmuar)

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B)

2753 1686 457 1765 1640 451 704 1135 1117 415 1149 1142 2299

448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448

755,328 204,736 790,720 734,720 202,048 315,392 508,480 500,416 185,920 514,752 511,616 1,029,952

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP

K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(28-D) K-34-100-(28-D) K-34-100-(28-D) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A)

1621 712 1959 778 1274 1458 2595 4010 99 1509 3999 1728

448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448

726,208 318,976 877,632 348,544 570,752 653,184 1,162,560 1,796,480 44,352 676,032 1,791,552 774,144

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar


10 I PAIDENTIFIKUAR 11 AGIM

LOCKA

2529 484/3 2529 482/6

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A)

12 MEHDI

TUFA

2529 482/9

K-34-100-(44-A)

Njoftime/reklama

13 14 15 19 20 22 23 24 26 27 28 29 31

RAKIP SELIM BATHORJA SHTET SHKELQIM D FUSHA 10 B/PRONARE BATHORJA TRASHG. BATHORJA SHTET SHTET I PAIDENTIFIKUAR SALI O SHKALLA DURIM O SHKALLA SHTET SALI O SHKALLA IBRAHIM H TOPCIU

32 33 35 36 37 39 40 1 41 2 42 3 44 4 45 5 46 6 48 7 49 8 50 9 52 10 53 11 54 55 59 12 61 62 63 13 65 14 15 19 66 20 67 22 23 24 68 26 69 27 70 28 71 29 72 31 73 74 32 75 33 76 35 77 36 78 37 79 39 80 40 81 41 82 42 83 44 84 45 85 46 86 48 87 49 88 50 89 52 90 53 91 54 92 55 93 59 94 61 95 62 96 97 63 98 65 99 100 101 66 102 67 103 104 68 105 69 70 71 72 73 74

GANI;HAXHI M SHALQIZI ISMAIL A SHALQIZI ADEM XH SHALQIZI REFIK I TOPCIU KUJTIM M SHIMA IEmer PAIDENTIFIKUAR Atesi Mbiemer OSMAN I TOPCIU Banka RAIFFEISEN TEFIK A QEFALIA Banka RAIFFEISEN OSMAN M SHALORI OSMAN I TOPCIU SHTET R SHKALLA ISHPRESA PAIDENTIFIKUAR R SHKALLA ISHPRESA PAIDENTIFIKUAR H CAUSHI IPETRIT PAIDENTIFIKUAR ROLAND P ZIU I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I10 PAIDENTIFIKUAR BASHKE PRONAR AGIM LOCKA I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR HALIL F HAFUZI MEHDI TUFA NASHO P PJETRI HASAN L BRANKA HASAN L BRANKA RAKIP SELIM BATHORJA YLLI S XHAFERI SHTET SHKELQIM D FUSHA B/PRONARE BATHORJA 10 MAJLINDA YNER LLESHI TRASHG. BATHORJA SHTET SHTET SHTET ITRASHEG. PAIDENTIFIKUAR ABDULLA LUNDRA SALI O SHKALLA I PAIDENTIFIKUAR O SHKALLA IDURIM PAIDENTIFIKUAR SHTET I PAIDENTIFIKUAR SALI O SHKALLA I PAIDENTIFIKUAR IBRAHIM H TOPCIU I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR GANI;HAXHI M SHALQIZI I PAIDENTIFIKUAR ISMAIL SHALQIZI XHEMAL A AGA ADEM XH SHALQIZI SHTET REFIK I TOPCIU SHTET KUJTIM M SHIMA DAUT AGA I PAIDENTIFIKUAR PETRIT AGA OSMAN I TOPCIU SHTET A QEFALIA ITEFIK PAIDENTIFIKUAR OSMAN SHALORI XHEVDET M XH AGA SHTET HAXHI AGA ISHTET PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR SHTET I PAIDENTIFIKUAR RAMAZAN M SHEHI ISHTET PAIDENTIFIKUAR IMALIQ PAIDENTIFIKUAR SH SHEHI I PAIDENTIFIKUAR 10 BASHKE PRONAR I PAIDENTIFIKUAR ISHKELQIM PAIDENTIFIKUAR D FUSHA I PAIDENTIFIKUAR HALIL F HAFUZI SHTET NASHO "ITT INVEST"Psh.p.k PJETRI HASAN "ITT INVEST"L sh.p.k BRANKA "ITT INVEST"L sh.p.k BRANKA HASAN "ITT INVEST"Ssh.p.k XHAFERI YLLI "ITT INVEST" sh.p.k I PAIDENTIFIKUAR SHTET MAJLINDA YNER LLESHI MYFTAR R FUSHA SHTET VELI SH FUSHA CAJE R ALLA TRASHEG. ABDULLA LUNDRA RIZA FUSHA I PAIDENTIFIKUAR TOTALI I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529

540/24 482/7 535/13 540/2/13 540/2/15 540/8 540/9 540/17 540/10 540/12 540/14 540/15 528/5

K-34-100-(44-A-B)

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B)

266 213

448 448 500.3

4371

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

2753 1686 457 1765 1640 451 704 1135 1117 415 1149 1142 2299

448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448

119,168 I Pakonfirmuar 95,424 Konfirmuar nga ZVRPP

Sipas dokumentit te pronesise 2,186,811 (ipakonfirmuar) Sipas dokumentit te pronesise 1,233,344 (ipakonfirmuar)

15.04.2014 755,328 204,736 790,720 734,720 202,048 315,392 508,480 500,416 185,920 514,752 511,616 1,029,952

15

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP

2529 528/3 K-34-100-(44-B) 1621 448 726,208 Konfirmuar nga ZVRPP Lista e Pronave qe Shpronesohen si rezultat I ndertimi 2529 528/9 K-34-100-(44-A) 712 448 318,976 Konfirmuar nga ZVRPP 2529 528/10 K-34-100-(44-A) 1959 448 877,632 te segmentit rrugor "Unaza Lindore Tirane" Konfirmuar nga ZVRPP 2529 2529 2529 Z.K 2529 2529 2529 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 1604 1604 2529 1604 1604 1604 2529 1604 2529 2529 2529 1604 2529 1604 2529 2529 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604

528/1 542/16 734/1/10 Nr.Pas 734/1/9 483/5 524/4 483/7 367/1 483/8 512/23 483/2/1 483/2 483/3 562/8

K-34-100-(44-B) 778 448 348,544 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-B) 1274 448 570,752 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1458 Sip.Truall (m2) Cmimi448 Vlera 653,184 IShenime Pakonfirmuar Nomeklatura Sip.Are (m2) K-34-100-(44-A) 2595 448 1,162,560 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 86 38,528 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(28-D) 4010 448 1,796,480 K-34-100-(44-A) 48 21,504 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(28-D) 99 448 44,352 K-34-100-(44-A) 407 4371 1,778,997 K-34-100-(28-D) 1509 448 676,032 Konfirmuar nga ZVRPP 325 145,600 IKonfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 3999 448 1,791,552 Pakonfirmuar 406 181,888 IKonfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1728 448 774,144 Pakonfirmuar 2001 448 896,448 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 2463 1,103,424 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 1091 448 488,768 nga ZVRPP 480 215,040 Konfirmuar I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 716 448 320,768 I Pakonfirmuar 3017 1,351,616 K-34-100-(44-A) 2170 448 972,160 1873 839,104 I Pakonfirmuar 484/3 K-34-100-(44-A) 266 448 119,168 Pakonfirmuar 512/31 K-34-100-(28-D) 2170 972,160 IKonfirmuar nga ZVRPP 482/6 512/29 K-34-100-(44-A) 3317 448 1,486,016 Pakonfirmuar 213 95,424 IKonfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit 417/…. K-34-100-(44-A) 4430 448 1,984,640 I Pakonfirmuar te pronesise nga ZVRPP 404/8 K-34-100-(28-D) 1357 448 607,936 Konfirmuar 482/9 K-34-100-(44-A) 500.3 4371 2,186,811 (ipakonfirmuar) 404/28 K-34-100-(28-D) 342 448 153,216 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te 404/29 K-34-100-(28-D) 484 448 216,832 Konfirmuar nga ZVRPP pronesise nga ZVRPP 404/30 K-34-100-(28-D) 535 448 239,680 Konfirmuar (ipakonfirmuar) 540/24 K-34-100-(44-A-B) 2753 448 1,233,344 404/31 K-34-100-(28-D) 883 448 395,584 Konfirmuar nga ZVRPP 482/7 K-34-100-(44-A) 1686 448 755,328 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te 535/13 K-34-100-(44-A) 457 448 204,736 Konfirmuar nga ZVRPP pronesise 540/2/13 K-34-100-(28-D) K-34-100-(44-B) 1765 448 790,720 (ipakonfirmuar) Konfirmuar nga ZVRPP 404/27 877 448 392,896 540/2/15 K-34-100-(44-A) 1640 448 734,720 404/10 K-34-100-(29-C) 2203 448 986,944 Konfirmuar Konfirmuar nga nga ZVRPP ZVRPP 540/8 K-34-100-(44-B) 451 448 202,048 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te 540/9 K-34-100-(44-B) 704 448 315,392 Konfirmuar pronesise nga ZVRPP 540/17 K-34-100-(44-A) 1135 448 508,480 Pakonfirmuar 400 K-34-100-(28-D) 804 448 360,192 I(ipakonfirmuar) 448 500,416 Konfirmuar nga ZVRPP 540/10 K-34-100-(44-B) 1117 404/11 K-34-100-(44-A) 393 448 176,064 I Pakonfirmuar 540/12 K-34-100-(44-B) 415 448 185,920 Konfirmuar nga ZVRPP 404/1 K-34-100-(44-A) 3904 448 1,748,992 I Pakonfirmuar 540/14 K-34-100-(44-B) 1149 448 514,752 Konfirmuar nga K-34-100-(44-A) 1917 858,816 I Pakonfirmuar ZVRPP 540/15 K-34-100-(44-B) 1142 448 511,616 nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 730 327,040 Konfirmuar I Pakonfirmuar 528/5 K-34-100-(44-B) 2299 448 1,029,952 Konfirmuar nga K-34-100-(44-A) 247 110,656 I Pakonfirmuar ZVRPP K-34-100-(44-A) 519 448 232,512 I Pakonfirmuar 528/3 K-34-100-(44-B) 1621 448 726,208 nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 407 182,336 Konfirmuar I Pakonfirmuar 528/9 712 318,976 Konfirmuar nga ZVRPP 448 2,621,696 404/7 K-34-100-(44-A) 5852 528/10 K-34-100-(44-A) 1959 877,632 Konfirmuar nga ZVRPP 303/5 K-34-100-(29-C) 861 448 385,728 528/1 K-34-100-(44-B) 778 348,544 Konfirmuar nga ZVRPP 303/6 K-34-100-(29-C) 1985 448 889,280 542/16 K-34-100-(44-B) 1274 570,752 Konfirmuar nga ZVRPP 303/18 K-34-100-(29-C) 1713 448 767,424 734/1/10 K-34-100-(29-C) K-34-100-(44-A) 1458 653,184 Konfirmuar I Pakonfirmuar 303/19 228 448 102,144 nga ZVRPP 734/1/9 K-34-100-(29-C) K-34-100-(44-A) 2595 1,162,560 Konfirmuar I Pakonfirmuar 302/19 2892 448 1,295,616 nga ZVRPP 524/4 K-34-100-(28-D) 4010 448 1,796,480 nga ZVRPP 1558 697,984 Konfirmuar I Pakonfirmuar 302/24 K-34-100-(44-A) 367/1 K-34-100-(28-D) 99 448 44,352 Konfirmuar nga ZVRPP 679/9 K-34-100-(29-C) 401 179,648 512/23 K-34-100-(28-D) 1509 448 676,032 232/4 K-34-100-(29-A) 457 204,736 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 3999 1,791,552 I Pakonfirmuar 232/3 K-34-100-(29-A) 457 448 204,736 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1728 774,144 Konfirmuar I Pakonfirmuar 232/2 K-34-100-(29-A) 1086 448 486,528 nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 2463 1,103,424 I Pakonfirmuar 232/1 K-34-100-(29-A) 1534 448 687,232 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 480 448 215,040 I Pakonfirmuar 243/2 K-34-100-(29-A) 390 174,720 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 3017 448 1,351,616 Pakonfirmuar 243/1 K-34-100-(29-A) 681 305,088 IKonfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1873 448 839,104 I Pakonfirmuar 1088 487,424 512/31 K-34-100-(28-D) 2170 448 972,160 Konfirmuar nga ZVRPP 154/8 K-34-100-(44-A) 2314 1,036,672 I Pakonfirmuar 512/29 K-34-100-(44-A) 3317 448 1,486,016 I Pakonfirmuar 154/14 2360 1,057,280 Konfirmuar nga ZVRPP 417/…. K-34-100-(44-A) 4430 1,984,640 1071 448 479,808 I Pakonfirmuar 404/8 K-34-100-(28-D) 1357 448 607,936 Konfirmuar nga ZVRPP 154/11 K-34-100-(29-A) 5222 2,339,456 404/28 K-34-100-(28-D) 342 448 153,216 154/14 K-34-100-(29-A) 118 52,864 Konfirmuar nga ZVRPP 404/29 K-34-100-(28-D) 484 448 216,832 154/1 K-34-100-(29-A) 1340 600,320 Konfirmuar nga ZVRPP 154/2 K-34-100-(29-A) 771 345,408 Konfirmuar nga ZVRPP 404/30 K-34-100-(28-D) 535 448 239,680 154/3 K-34-100-(29-A) 852 381,696 Konfirmuar nga ZVRPP 404/31 K-34-100-(28-D) 883 448 395,584 154/4 K-34-100-(29-A) 1191 448 533,568 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te K-34-100-(44-A) 3793 448 1,699,264 Ipronesise Pakonfirmuar 154/13 K-34-100-(29-A) 1720 448 770,560 nga ZVRPP (ipakonfirmuar) 404/27 K-34-100-(28-D) 877 392,896 Konfirmuar 153/4 K-34-100-(29-A) 1255 448 562,240 404/10 K-34-100-(29-C) 2203 986,944 Konfirmuar nga ZVRPP 153/3 K-34-100-(29-A) 998 448 447,104 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te pronesise nga ZVRPP 153/2 K-34-100-(29-A) 3626 448 1,624,448 Konfirmuar (ipakonfirmuar) 400 K-34-100-(28-D) 804 448 360,192 153/1 K-34-100-(29-A) 900 403,200 Konfirmuar nga ZVRPP 404/11 K-34-100-(44-A) 393 448 176,064 I Pakonfirmuar 61,239,472 404/1 K-34-100-(44-A) 3904 448 1,748,992 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 1917 448 858,816 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 730 448 327,040 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 247 448 110,656 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 519 448 232,512 I Pakonfirmuar


16 15.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.