14 mars mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Kur Putini pushtoi vendin tim Nga Mikhael Saakashvili

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 14 mars 2014. Numër 1157. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Basha: Maxhoranca kërkon të shkarkojë shefin e SHISH, e duan nën kontroll partiak

S’ka konsensus as në Strasburg, PS-PD dështojnë për rezolutën Socialistët dhe demokratët nuk bien dakord për miratimin e një deklarate finale në takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Parlamenti Europian paraqiti një draft-deklaratë, por PD propozoi disa amendime shtesë me shqetësimet për ILDKP, AMA-n dhe institucionet e tjera të pavarura. Mazhoranca refuzon amendimet, ndërsa diskutimet do të vazhdojnë në Tiranë Takimi i shtatë i Komitetit të Stabilizim-Asociimit BEShqipëri nxori në pah debatin politik që vijon të ekzistojë mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me mënyrën

se si e majta po qeveris sot. Bashkëkryetari i Komitetit, Eduard Kukan dhe Sekretariati i Parlamentit Europian kishin përgatitur një... Faqe 3

RENEA blindon gjykatën, Balla: Nuk kam dërguar shqiptarë në Siri Kreu i PD, Lulzim Basha komentoi dje konsensusin e munguar parlamentar, ballafaqimin aktual me mazhorancën, situatën ekonomike dhe të rendit, paralajmërimet për humbjen përseri të statusit kandadit, si dhe mundësinë e kandidimit të tij në zgjedhjet vendore 2015 Faqe 4

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Të gjithë kthehen në vendlindje...

koment Faruk myrtaj

Betim Muço më dërgoi on line, përkthyer për qejf prej tij, tregimin “Vdekja e Plakut” të Vasili Shukshin...

koment NENAD PEJIC

13 kulturë

Mazhoranca e majtë “nuk ia fal” drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror,

Shfaqje premierë

Besnik Mustafaj flet në Lajpcig për stereotipet kulturore në Ballkan Kafe greke apo turke? Shqiptarë apo evropianë? Sllovenë apo jugosllavë? Tematika e diskutimit mes shkrimtarit slloven, Goran Vojnoviç dhe shkrimtarit shqiptar, Besnik Mustafaj në Lajpcing

Mbështetës të të arrestuarve duke protestuar

Përgjimet, zbardhet kërkesa e PS për kontrollin e SHISH Mazhoranca përsërit praktikën e ndjekur me Zana Xhukën edhe për kreun e SHISH, Visho Ajazi. Deputeti Lutaj: Rregullorja e Kuvendit e parashikon kontrollin për çështje të veçanta. Reagon PD: Një akt i paprecedentë marrëzie

Ku qëndron dallimi mes Putinit dhe Millosheviçit? Nëse Millosheviçi kishte drejtuar çështjet kërcënuese drejt fqinjëve për...

Grumbullimi i ndjekësve të dy imamëve alarmon Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila kërkoi mbrojtje nga policia. Genci Balla dhe Bujar Hysa nuk pranojnë avokatë dhe mohojnë akuzat. Krimet e Rënda i lënë në qeli. Besimtarët në Facebook: Në protestë kundër arrestimeve

Visho Ajazi, urdhrin për përgjimin e drejtuesve të rinj të policisë. Ndaj ajo ka ndërmarrë nismën për të verifikuar këtë urdhër në zyrat qendrore të Shërbimit Informativ. Për këtë qëllim, përfaqësues të shumicës kanë zyrtarizuar dje kërkesën për të ngritur një grup kontrolli në godinën e SHISH-it. Kërkesa është dorëzuar dje në komisionin parlamentar të... Faqe 5

Intervista

Guvernatori

Presidenti i senatit francez: Keni një shumicë të mjaftueshme për reformat

Fullani: Bujqësia, në themel të modelit të ri ekonomik

FAQE 3

FAQE 6

Me disa orë vonesë, Gjykata e Krimeve të Rënda u komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” katër prej tetë të arrestuarve si pjesë e një rrjeti që rekrutonin shqiptarë për luftën e Sirisë. Prania e mbështetësve të tyre pranë gjykatës alarmoi Krimet e Rënda, të cilët kërkuan mbrojtjen e policisë. Mëngjesin e djeshëm, dhjetëra besimtarë myslimanë u mblodhën... Faqe 7

koment / 11

Faqe 16

Ardian Vehbiu

Sikur të isha Kuisling Qarkulloi këto ditë, në mediat, lajmi për një deklaratë të Artan Shkrelit, arkitekt dhe këshilltar i kryeministrit Rama, bërë në një emision televiziv, se po të kish jetuar në periudhën e Luftës, do të ishte bërë ministër i qeverive të atyre kohëve. Edhe pse lajmi më mbërrin i filtruar dhe nuk i kam fjalët e sakta të Shkrelit, lexoj se ky e ka argumentuar këtë zgjedhje me faktin se ministrat shqiptarë të viteve 1939-1944 punuan për vendin e tyre dhe se, falë edhe përpjekjeve të këtyre shtetarëve, çështja kombëtare shqiptare në ato vite ishte zgjidhur, meqë shqiptarët jetonin të bashkuar në një “shtet.” Kjo deklaratë, e bërë nga një eksponent i shoqërisë civile i afërt me të majtën, ngjalli jo pak bujë, për arsye të kuptueshme. Si çdokush...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

Përgjimi i policisë, zbardhet kërkesa e PS për kontrollin e SHISH politikë/

Faqe 5

ekonomi/ Fullani: Bujqësia,

në themel të modelit të ri ekonomik

Faqe 6

kronikë: RENEA blindon

gjykatën, Balla: Nuk kam dërguar shqiptarë në Siri

Faqe 7

Neve nuk na duhet një vizionar tjetër si Churchilli për ta ditur se çka duhet të bëhet. Demokracitë e sotme kanë mjaft përvojë; të pajisura me ndjenjën e përbashkët dhe me një sasi të vogël të guximit, ne mund ta evitojmë më të keqen.

Shumë në Perëndim po flasin për nevojën e arritjes së njëfarë lloji të kompromisit me Rusinë, që është një opsion që i vjen era e Munihut para 80 vjetësh. Ata pretendojnë se janë të motivuar nga interesat e tilla të përbashkëta strategjike, si moszgjerimi dhe lufta kundër terrorizmit: nga shenja e njëjtë, nën maskën e nevojës për ta frenuar Bashkimin Sovjetik dhe për të ndaluar komunizmin, Chamberlain kishte arritur marrëveshje me Hitlerin

Kur Putini pushtoi vendin tim Nga Mikhael Saakashvili*/ Washington Post

N

ë korrik të vitit 2008, qeveria e Gjeorgjisë ishte nën presion të konsiderueshëm: Rusia ishte duke organizuar provokime në dy rajone të vendit tim dhe po grumbullonte trupat në kufirin tonë. Pothuajse çdo politikan perëndimor, te të cilët qeveria e Gjeorgjisë e shtroi çështjen e atyre ditëve, më pati thënë se Rusia nuk do të sulmojë dhe ka kërkuar nga ne në Gjeorgji të qëndrojmë të qetë dhe të mos reagojmë ndaj lëvizjeve ruse. Por Otto von Habsburg, një miku im, i cili është njëri nga politikanët më me përvojë në Evropë, ishte më pak i sigurt. Ai kishte parashikuar hapur se Rusia do të sulmojë me të gjitha mjetet ushtarake, pavarësisht se çka do të bënte Tbilisi për ta evituar një finale të tillë. “Historia e përsërit vetveten”, i kishte thënë atëherë von Habsburg, Saakashvilit. Disa javë më pas, dhjetëra mijëra ushtarë rusë e kaluan kufirin e Gjeorgjisë, ndërsa aeroplanët filluan bombardimin nga të gjitha anët. Në pak ditë Gjeorgjia ishte e pushtuar. Edhe pse Vladimir Putin dështoi ta arrijë qëllimin e tij përfundimtar, për ta marrë kontrollin në kryeqytetin Tbilisi, trupat e tij ende mbajnë të pushtuar një të pestën e Gjeorgjisë. Ka ngjashmëri për t’u habitur ndërmjet përshkallëzimit të hershëm të agresionit të Rusisë kundër Gjeorgjisë dhe asaj që po ndodh në Ukrainë. Duke i shikuar zhvillimet aktuale dhe përgjigjen globale, po mendoj se historia po e përsërit vetveten. Në vitet ‘30, Gjermania naziste pushtoi pjesë të Çekosllovakisë fqinje, nën pretekstin e mbrojtjes së gjermanëve etnikë, sot Rusia pretendon t’i mbrojë rusët etnikë, ose njerëz-

it të cilëve me shpejtësi u janë shpërndarë pasaporta ruse, në Krime ose në territoret e Gjeorgjisë. Në shtator të vitit 1938, kur Gjermania e aneksoi Sudetenlandin, kryeministri i atëhershëm i Britanisë, Neville Chamberlain, këtë situatë e cilësoi si “ngatërresë në një vend shumë të largët, ndërmjet njerëzve për të cilët nuk di asgjë”. E gjithë kjo ngjan me disa pyetje aktuale se, a duhet Perëndimi të shqetësohet për Ukrainën, ndaj të cilave përgjigjja është se Rusia ka më tepër arsye sesa Perëndimi. Shumë në Perëndim po flasin për nevojën e arritjes së njëfarë lloji të kompromisit me Rusinë, që është një opsion që i vjen era e Munihut para 80 vjetësh. Ata pretendojnë se janë të motivuar nga interesat e tilla të përbashkëta strategjike, si moszgjerimi dhe lufta kundër terrorizmit: nga shenja e njëjtë, nën maskën e nevojës për ta frenuar Bashkimin Sovjetik dhe për të ndaluar komunizmin, Chamberlain kishte arritur marrëveshje me Hitlerin, për të konstatuar se në fund atë që ne e dimë se të gjitha përpjekjet për t’i kënaqur nazistët i çuan fuqitë e mëdha evropiane për t’ia lënë Hitlerit vendet një pas një, dhe përfundimisht, kjo çoi në Luftën e Dytë Botërore. Motivimet e Putinit janë të ngjashme me ato të Gjermanisë së paraluftës: ai dëshiron ta korrigjojë atë që e sheh si trajtim të padrejtë dhe

Motivimet e Putinit janë të ngjashme me ato të Gjermanisë së paraluftës: ai dëshiron ta korrigjojë atë që e sheh si trajtim të padrejtë dhe poshtërim nga fuqitë perëndimore pas Luftës së Ftohtë. Ai po përpiqet t’i ripushtojë tokat e humbura dhe t’i grabisë burimet natyrore. Putin i destabilizon fqinjët e vet në përpjekje për ta shkatërruar oreksin e NATO-s dhe BE-së për zgjerim

Mendoni për shtrirjet nëse kufijtë në gjithë kontinentin do të riktheheshin në linjat etnike. Nëse tashmë nuk ka asnjë rregull, cikli i spirales së dhunës dhe shkatërrimit është i pashmangshëm. Por një finale e tillë ende mund të evitohet. Sanksionet e shpallura të Shteteve të Bashkuara janë një hap i parë i mirë.

poshtërim nga fuqitë perëndimore pas Luftës së Ftohtë. Ai po përpiqet t’i ripushtojë tokat e humbura dhe t’i grabisë burimet natyrore. Putin i destabilizon fqinjët e vet në përpjekje për ta shkatërruar oreksin e NATO-s dhe BE-së për zgjerim të mëtejshëm. Përse Perëndimi duhet të kujdeset për atë që po ndodh në Ukrainë? Ne po shohim jo vetëm copëzim të një vendi të madh të Evropës, por edhe shkatërrim të rendit të pas-Luftës së Ftohtë në Evropë. Ky rend ishte bazuar në rregullta të qarta, që jo vetëm i mbrojnë shtetet e vogla, por po ashtu, sigurojnë stabilitet dhe prosperitet për ato më të mëdhatë, i mbrojnë minoritetet dhe i zgjidhin konfliktet me mekanizma paqësorë. Mendoni për shtrirjet nëse kufijtë në gjithë kontinentin do të riktheheshin në linjat etnike. Nëse tashmë nuk ka asnjë rregull, cikli i spirales së dhunës dhe shkatërrimit është i pashmangshëm. Por një finale e tillë ende mund të evitohet. Sanksionet e shpallura të Shteteve të Bashkuara janë hap i parë i mirë. Ato duhet të implementohen menjëherë, ndërsa Evropa duhet ta forcojë përgjigjen e saj. Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia duhet të hyjnë në rrugën e shpejtë të hyrjes në Bashkimin Evropian, dhe t’u sigurohet plani aksionar i pranimit në NATO, për të demonstruar se Rusia nuk mund t’i zgjerojë kufijtë e saj me mjete ilegale. Neve nuk na duhet një vizionar tjetër si Churchilli për ta ditur se çka duhet të bëhet. Demokracitë e sotme kanë mjaft përvojë; të pajisura me ndjenjën e përbashkët dhe me një sasi të vogël të guximit, ne mund ta evitojmë më të keqen. *Ish-presidenti i Gjeorgjisë gjatë pushtimit rus


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

14.03.2014

3

21 janari, Fajon: Asnjë autor për krimin, e papranueshme TIRANË Në mbledhjen e takimit të shtatë të Komitetit për Stabilizim -Asociimin e Shqipërisë në Strasburg, eurodeputetja Tanja Fajon ngriti disa pikëpyetje për vrasjen e katër protestuesve shqiptarë në janar të vitit 2011. Sipas eurodeputetes Fajon, është e papranueshme që për këto vrasje nuk ka ende asnjë autor. “Ngrita çështjen e protestuesve të vrarë më 21 janar të vitit 2011 pranë selisë së qeverisë në Tiranë. Sërish nuk ka autorë, E papranueshme”, - shkruan në “Twitter” eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, e cila është një nga parlamentaret më aktive për çështjet e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë gjatë punimeve të këtij takimi, Partia Demokratike ka kërkuar përmes deputetit Aldo Bumçi që të dënohen organizatorët dhe financuesit e 21 janarit. “Të dënohen nxitësit dhe autorët e dhunës. Rama më 21 janar donte pushtimin e Kryeministrisë”, është shprehur Bumçi.

Dështon rezoluta PD-PS në Strasburg, nuk pranohen propozimet e opozitës Takimi i shtatë i Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri nuk arriti të miratojë një deklaratë finale lidhur me ecurinë e vendit tonë në procesin e integrimit europian. PE paraqiti një draft-deklaratë, por PD-ja propozoi disa amendime shtesë, për të cilat është lënë të vijojë diskutimi javës që vjen në Tiranë TIRANË Takimi i shtatë i Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri nxori në pah debatin politik që vijon të ekzistojë mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me mënyrën se si e majta po qeveris sot. Bashkëkryetari i Komitetit, Eduard Kukan dhe Sekretariati i Parlamentit Europian kishin përgatitur një draft-deklaratë finale për miratim nga anëtarët e Komitetit. Në kohën e diskutimit të kësaj deklarate, përfaqësuesit e PD-së kërkuan më shumë kohë në dispozicion. Me rifillimin e punimeve dhe pranimin e kërkesës në parim të demokratëve nga Eduard Kukan, deputetët e PD-së përmes Aldo Bumçit paraqitën një tekst shtesë nga teksti fillestar i propozuar nga Parlamenti Europian. Por pas debatesh propozimet e opozitës nuk u përfshinë në deklaratën përfundimtare (që nuk është miratuar ende) pasi parimisht u ra dakord që për amendamentet e propozuara të vazhdojë diskutimi në Tiranë, në mbledhjen e javës që vjen dhe aty të gjendet edhe kompromisi për një deklaratë finale. Draft-deklarata e PE-së

Në draft-deklaratën e propozuar nga Parlamenti Europian mbështetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe shprehet keqardhje për vendimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm për shtyrjen e vendimit për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë në qershor të këtij viti. Në këtë draft nënvizohet nevoja e ruajtjes së dialogut politik në vend dhe i bëhet

thirrje si mazhorancës qeverisëse, ashtu edhe partive të opozitës që të mbështesin reformat kyçe që nevojiten për integrimin europian. PE inkurajon gjithashtu autoritetet përgjegjëse që të prezantojnë një listë rezultatesh konkrete përpara mbledhjes së Këshillit të muajit qershor si dhe i kërkohet të gjitha partive politike që të përmbahen nga retorika fyese dhe të shmangin bojkotin ose bllokimin e punimeve të Kuvendit. Parlamenti Europian përshëndet gjithashtu vendosmërinë e qeverisë për reformat e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit dhe u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të konsolidojnë më tej përparimin e arritur deri më tani. Në këtë dokument, PE inkurajon gjithashtu të gjitha palët që të punojnë së bashku në mënyrë konsensuale, për zbatimin me sukses të reformës administrativo-territoriale duke shpresuar që të gjitha palët do të luajnë një rol aktiv dhe konstruktiv në punën e komisionit ad - hoc parlamentar të ngritur për çështjen në fjalë. PE-ja kujton gjithashtu se reforma e administratës publike është një nga prioritetet kyçe për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit evropian si dhe shpreh keqardhjen për vonesën e publikimit zyrtar të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për aktin normativ lidhur me nëpunësin civil. PE-ja i bën thirrje gjithashtu qeverisë që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojë zbatimin e Ligjit të Shërbimit Civil të miratuar me konsensus një vit më pare. Në draft-deklaratë thuhet gjithashtu se PE-së i vjen keq që mazho-

PE-ja i bën thirrje gjithashtu qeverisë që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojë zbatimin e Ligjit të Shërbimit Civil të miratuar me konsensus një vit më pare. Në draftdeklaratë thuhet gjithashtu se PE-së i vjen keq që mazhoranca dhe opozita nuk arritën të menaxhojnë gjetjen e një konsensusi për përbërjen e Këshillit Drejtues të TVSHsë dhe AMA-s

ranca dhe opozita nuk arritën të menaxhojnë gjetjen e një konsensusi për përbërjen e Këshillit Drejtues të TVSH-së dhe AMA-s si dhe përshëndeti vendimin për asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë (Këshilli i Evropës, Komisioni Evropian dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ) në hartimin e ndryshimeve ligjore për sektorin audiovizual. Për përmbajtjen sa më sipër zyra e shtypit e PS-së sqaron se përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe të LSIsë shprehën që në fillim gatishmërinë qe draft-deklarata të miratohet në variantin e propozuar nga bashkë-kryetari i Komitetit, Eduard Kukan. Por për të pasur një deklaratë finale, u ra dakord që për amendamentet e propozuara nga deputetët e PD-së, të vazhdojë shqyrtimi në një mbledhje në Tiranë gjatë javës së ardhshme, që do të drejtohet nga bashkëkryetari i Komitetit, Taulant Balla. Propozimet

Por cilat janë propozimet e PD-së që dje nuk gjetën një gjuhë të përbashkët me PS-në. Zyra e shtypit e selisë blu ka radhitur dje të gjitha amendamentet: “PD shpreh keqardhje për skemën e blerjes së votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale në Korçë dhe bëjmë thirrje për një hetim të plotë dhe të shpejtë lidhur me këtë çështje…; I referohemi deklaratës në tetor 2013 dhe në rezolutat e Parlamenteve shqiptare dhe evropiane që bëri i thirrje parlamentit dhe qeverisë për të ruajtur dhe për të nxitur integritetin dhe pavarësinë e institucioneve krye-

sore të tilla si Instituti Kombëtar i Statistikave, Autoriteti Audio-vizual i Medias, Inspektori i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve etj; dënon shkarkimin e paligjshëm të znj. Ines Nurja, Drejtore e Përgjithshme e Institutit Kombëtar të Statistikave si dhe vë në dukje vendimin e gjykatës që anulon vendimin për të shkarkuar znj. Nurja dhe i kërkon Qeverisë të zbatojë vendimin e gjykatës dhe ta rivendosur atë në zyrë; Shpreh keqardhje për shkarkimin e paligjshëm të kreut të Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve…;Kërkojmë që të tërhiqet amendamenti i mbështetur nga mazhoranca për të shkarkuar këshillin e AMA-s dhe rithemelimin e saj, si dhe i bën thirrje mazhorancës të plotësojë vendet e lira në këshillin e AMA-s pa u vonuar; Thirrje mazhorancës për të plotësuar vendet e lira në KQZ në përputhje me ligjin, për të ruajtur dhe nxitur integritetin e saj për të funksionuar normalisht; Thirrje Parlamentit për të zhbllokuar emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë; Ndihet e alarmuar nga përdorimi i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për të shkatërruar pronat e ligjshme të qytetarëve shqiptarë; Shpreh keqardhje për incidentin në lidhje me shkeljen e paligjshme dhe kopjimin e dyshuar të të dhënave digjitale të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe bën thirrje për një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës të kësaj çështjeje”.

Zhan Pier Bel: Keni një shumicë të mjaftueshme për reformat TIRANË Presidenti i Senatit francez, Zhan Pier Bel është shprehur optimist se Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat në muajin qershor. Franca u rreshtua në vendet kryesore që kërkuan shtyrjen e statusit në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Por Bel thekson në një intervistë për “TCH” se aktualisht kemi të bëjmë me një situatë politike në përputhje me një vend demokratik. I pyetur se cili është mendimi i tij lidhur me zhvillimet politike të fundit në Shqipëri, z.Bel u përgjigj: “Nuk dua të ndërhyj në debatet politike shqiptare, por mendoj se

kemi të bëjmë me një situatë në përputhje me një vend demokratik, ku kemi një shumicë me mjete të mjaftueshme për të ndërmarrë reformat dhe një opozitë që duhet të luajë rolin e saj si opozitë. Në sistemin demokratik kjo gjë është shumë e natyrshme. Ajo që duhet është që në sistemin politik të brendshëm, është që njerëzit të kenë përshtypjen që institucionet funksionojnë. Në demokraci ka vend edhe për opozitën. Duhet që institucionet të funksionojnë, duhet që shqiptarët të kuptojnë se cilat janë sfidat e mëdha që shqiptarët të bëjnë zgjedhjen

e tyre në mënyrë demokratike”, tha ai. Dy ditë më parë në takimin me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, Zhan Pier Bel theksoi se Franca nuk i ka thënë jo perspektivës së integrimit europian të Shqipërisë. “Mes shteteve të ndryshme europiane u pa e nevojshme që Shqipëria të vazhdonte axhendën e saj të parashikuar të integrimit europian, dhe siç e diskutova më përpara me z. Kryetar, është e nevojshme që Shqipëria të krijojë një kredibilitet pranë vendeve të Bashkimit Europian në rrugën e saj të integrimit…”, - tha ai.

N. Perndoj


4

fokus

ngjarje e ditës

Në studion e Top Story dje, i ftuar kreu i PD, Lulzim Basha iu përgjigj një sërë pyetjesh, duke nisur nga konsensusi i munguar parlamentar, statusi kandidat, nga ballafaqimi aktual me mazhorancën, tek situata ekonomike, tek situata e rendit, tek paralajmërimet për humbjen përseri të statusit kandadit, zgjedhjet vendore 2015 dhe shumë të tjera.

Basha: Maxhoranca kërkon të shkarkojë shefin e SHISH, e duan nën kontroll partiak “Sot kemi një maxhorancë që synon të vendosë nën kontroll partiak SHISH, kërkon të largojë nga kreu i institucionit një person të zgjedhur në mënyrë të ligjshme” Intervistoi Sokol Balla/Top Story Përfaqësues të mazhorancës, përfshirë zotin Çuçi e kanë shtrirë premtimin për konsenus deri në Parlament Kjo është një çështje që i takon vullnetit politik dhe me gjithë respektin kjo nuk i takon Çuçit apo Nokës, kjo i takon kryetarit apo kryetarëve të mazhorancës që të garantojnë këtë standart që nuk e kam shpikur unë, por që ata e kanë gëzuar kur ishin në opozitë. Gjithçka duhet të miratohet në mirëbesim, mirëkuptim dhe pa përdorur numrat e reformat. Ne kemi dashur të bëjmë reformën tërësore të pushtetit vendor që ky pushtet të zgjidhë në mënyrë më të dobishme problemet e tij. Dhe që kjo të arrihet kërkon një reformë tërësore dhe një azhornim të përditshëm, një ndryshim të qeverisjes vendore që nga njëra anë do të ndihmojë qeverisjen qëndrore. Kam përshtypjen se kjo po ju ofrohet… Përshtypja juaj kundërshtohet nga një fakt, ku dy OJQ, njëra e majtë e kryesuar nga Bufi dhe tjetra e djathtë rakorduan mbi këtë çështje. E rëndësishme është të përcaktohen funksionet e funskionalitetit të pushtetit vendor, çdo i ofrojë ky pushtet shqiparëve, si 100 lekë të kthehen më mirë nga sa kthehen sot dhe në funksion të kësaj të bëhet ndarja territoriale. Në fillim duhet kali pastaj patkoi dhe jo e kundërta. E fundit me këtë rast, është fakt i pakundërshtueshëm që kjo reformë ka ndikim në sistemin zgjedhor… nuk kemi vendosur kusht të pakalueshëm, siç kemi vendosur me konsensus dhe ka qenë zakon i mirë që këto ligje janë miratuar me mirëkuptim të përgjithshëm. Me veto në komision, me pamundësi për t’u respektuar në Parlament është e kotë. Duke dhënë konsensusin për këtë çështje, atëherë do të heqim çdo shenjë keqbesimi apo frike se duan ta përdorin këtë proces për interesat e tyre politike. Pak javë më parë, lidhur me këtë reformë, thuajse keni kërcënuar që nëse vazhdon vetëm me votat e mazhorancës, PD dhe aleatët e saj do të shohin pozicionin e pjesëmarrjes në zgjedhje. i qëndroni këtij qëndrimi? Ecja përpara në kundërshtim me praktikat e mirënjohura të konsensusit do të ishte një provikim i rëndë ndaj demokracisë. S’do të ishte i pari fatkeqësisht, por do të ishte një precedent shumë i rëndë, do të ishte një provikim ndaj të ardhmes europian ndaj nëse kjo do të ndodhë, opozitës nuk i mbetet gjë tjetër veç të mobilizojë të gjithë kapacitet e saj politike për t’iu kundërvënë kësaj lëvizje destabilizuese. Në qëndrimin tuaj përfshihet edhe mundësia e bojkotit të zgjedhjeve vendore 2015? Nuk më pëlqen të flas hipotetikisht, aq më pak për një skenar të keq. Unë uroj që të gjejmë një shembull të mirë për t’i dhënë shqiptarëve një produkt të mirë e të qëndrueshëm. Si i përgjigjeni argumentit të kritikëve se i gjithë ky qëndrim lidhet ed-

he me fatin tuaj personal në zgjedhet lokale 2015? Kjo është një triko leshi që vetë e kanë thurrur dhe vetë e veshin. E kanë thënë vetë sepse nuk dëgjojnë argumentat që unë i parashtrova me qetësi dhe mendojnë të gjejnë bishta. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë, as nga unë personalisht, as nga PD në moment të tillë një ngushticë apo një tkurrje për të mbrojtur apo përpunuar interesa ngushtëisht politike. E kuptoj që ata që e thonë mund ta kenë bërë për interes personal në 2005, 2007 kur vendi s’ishte në NATO, kur shqiparët nuk lëviznin pa viza, por sot vendi ka standartë të tjerë, pret standarte europiane dhe Basha është një kryetar europian i PD dhe frikën që ata kanë që mund të bëj unë në pozitën e tyre e kanë të pajustifikuar. Ju keni në dorë ta sqaroni, në do të kandidoni apo jo në zgjedhjet e 2015-s. Shpresoj të mos jetë ky takimi ynë i fundit dhe shqiptarët sot presin të dëgjojnë gjëra më urgjente. Por, në pozitën e dyfishtë që ndodheni, ndoshta është mirë të sqaroni këtë pikë. Mendoj se nuk është përjashtuese të jesh kryetar i mazhorancës dhe i bashkisë njëkohësisht. Në pushtet është mazhoranca, unë jam kryetar i opozitës dhe për fat të keq në ditët e fundit, Bashkia e Tiranës që unë drejtoj me një mandat nga qytetarët është vënë në sulme të padrejta politike nga qeverisja, me vonesën dy mujore të buxhetit, me bllokimin e papranueshëm të varrezave të Tiranës e shumë e shumë bllokime të tjera. Por, këtë kalendar politik e keni kundër. Si do dilni në 2015-n e do thoni: Unë do të jem kryetar bashkie part-time! Shpresoj, uroj që të jemi prapë në studio kur kjo pyetje të jetë aktuale dhe të jeni të sigurt që do të merrni një përgjigje të plotë. Cila është strategjia e opozitës, marrëdhënia e saj me parlamentin, bojkot i pjesshëm apo qëndrim që do të vazhdojë? Ka një paqartësi për këtë cila është strategjia? Më 20 shkurt pati një ngjarje të rëndë, që në masë të madhe u eklipsua nga protesta e opozitës. Në mënyrë të paligjshme duke shkelur rregulloren dhe kushtetutën, maxhoranca shkarkoi kryesinpektoren në detyrë dhe pastaj nxorri nga arkiva dy dektrete të presidentit duke uzurpuar kompetencat e presidentit për të propozuar në rast vakance. E shkarkoi në mënyrë të paligjshme dhe kur ligji thotë se ka një vakancë, në mënyrë flagrante shkelën Kushtetutën. Çdo anëtar i institucioneve të pavarura ka marrë një mesazh nga maxhoranca Rama-Meta, që ka Kushtetutë, ka institucione të pavarura, ka institucione kontrolli dhe balance, por ka edhe një maxhorancë që nuk pyet fare, nuk pyet për presidentin dhe merr në dorë cdo atribut. Ky është një atentat i pastër kundër demokracisë. Zgjedhja jonë është shumë e vështirë. Ka patur një vendim të PD dhe aleatëve për të mos iu futur rrugës së bojkotit së pari për

Çdo anëtar i institucioneve të pavarura ka marrë një mesazh nga maxhoranca Rama-Meta, që ka Kushtetutë, ka institucione të pavarura, ka institucione kontrolli dhe balance, por ka edhe një maxhorancë që nuk pyet fare, nuk pyet për presidentin dhe merr në dorë cdo atribut.

të mos dëmtuar kauzën, imazhin e Shqipërisë në momentin e statusit të vendit kandidat dhe së dyti për të zgjedhur rrugën e ballafaqimit në cdo hapësirë parlamentare që na mbetet. Në seancë kjo ndodhi, jetësimi i këtij vendimi. Nëse kjo nuk zhbëhet do sjellë një kostot të jashtëzakonshme për demokracinë dhe integrimin europian. Ju thoni që maxhoranca po merret me emra. Ju vendosët në krye të institucioneve figura të larta brenda Partisë Demokratike, atëherë nëse duhet të merrej me emra pse të mos e kishte nisur me presidentin Bujar Nishani, kreun e KLSH-së, Bujar Leskaj, por nuk ka asnjë sulm ndaj Nishanit, Adriatik Llallës apo Leskajt. Cili institucion po sulmohet? Nisi me sulmin ndaj Nishanit, 10 minuta pasi u largua nga Presidenca me aktin i parë i qeverisë Rama, ishte heqja e fotos së Presidentit. Më 20 shkurt sulmet e hapura apo jo, brenda institucioneve, një nga deputetë që e sulmon politikisht, apo në mënyrë mediatike, kulmuan me uzurpimin e kompetencave të Presidentit, është një atentat kundër presidentit që është institucion kontrolli dhe balance. Sot kemi 6 muaj që kjo maxhorancë është instaluar, pse nuk janë plotësuar vendet vakante në KQZ? Sepse nuk u intereson kjo. Shkarkuan në mënyrë të paligjshme drejtuesen e INSTAT edhe pse i kishin të gjitha mjetet për ta bërë këtë ligjërisht. Këto janë mesazhe për të shkarkuar edhe prokurorin Llalla. Shqetësimi ynë nuk ka të bëjë me emra, por që maxhoranca u është përveshur kapjes së institucioneve të pavarura, një problem që ka të bëjë me ngrehinën brenda së cilës jetojmë ne. Nëse problemi do të ishte zgjidhur që në rrënjë, zg jodhët president në mënyrë të njëanëshme, kryetar të KLSH, sërish, kryetare e AMA-s, ish-këshilltare e Berishës, dhe me përjashtim të zonjës Nurja të INSTAT, të gjithë të tjeterët janë figura qendrore të partisë tuaj, institucione të pavarura nga qeveria dhe të varura nga opozita thoni ju? Nurja nuk ka patur asnjë gjysmë dite aktivitet në Partinë Demokratike, por ke nga ana tjetër President të Republikës, një zgjedhje përtej një partie politike, sepse mori konsensusin edhe të aleatëve tanë në qeverisje. Faktet janë kokëforte. Pse kjo uri e shfrenuar e kësaj maxhorance për të qeverisur vetëm? Mendoni që po qeveris në mënyrë të qetë me shefin e shërbimeve sekrete, në

një kohër kur përgjohen katër ministra, përfshi edhe ministrin e rendit? Hetimi i atentateve nuk lidhet me SHISH, por me policinë dhe prokurorinë. Një nga detyrat e SHISH është të bëjë rojen e rojtarëve, ndër vite ka detyrë funksionale me mjetet dhe mënyrat që i njeh ligji. Spekullimi që po përdor ky apo që po përdor ai, ngjan me goditjet mediatike të ngritura kundër ILDKP-së dhe pas sulmit mediatik nisën kontrollin. Nuk është masë ligjore, por e paligjshme. Nuk ka qeverisje, maxhoranca ka 6 muaj dhe nuk po qeveris vendin, po rrëzon kushtetutën. Le të ndajmë sulmet politike nga faktet. Kanë dalë dokumenta që kanë dalë nga SHISH që tregojnë përgjimet e ministrave… Them që nëse ka të dhëna zyrtare që ligji nuk është zbatuar, atëherë ajo është e qartë duke i vënë shkelmin zbatuesit të ligjit. A ka të drejtë kryeministri që të ketë një person bashkëpunues me të në krye të SHISH? Kushtetua u ka përcaktuar fushat e kontrollit dhe bashkëpunimit me institucioneve të ndryshme. SHISH ka detyrat e veta të ngarkuara me lig j dhe Kushtetutë. Megjithatë, zoti Nishani, në një intervistë të para 2 viteve në lidhje me shkarkimin e Bahri Shaqirit thotë: “funksionimi i SHISH është pjesë e pushtetit ekzekutiv dhe është instrument që duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur nga qeveria, por në kuadër të objektivave qeverisës të qeverisë…. Intervista ka qenë pas ngjarjeve të 21 janarit, ku pati një thyerje të plotë besimi dhe publike mes palëve. Por shikoni dhe faktin tjetër, Shaqiri kishte 8 vite në krye të SHISH. Cfarë do të thotë kjo, që duhet të presim që Visho Ajazi të mbushë 8 vite në krye të detyrës? Sot kemi një maxhorancë që synon të vendosë nën kontroll partiak SHISH, kërkon të largojë nga kreu i institucionit një person të zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Nisma për komision hetimor është zyrtarizuar, do marrë pjesë opozita? Nuk kam informacion për këtë nismë, por kjo do të shqyrtohet dhe nëse nisma është anti-ligjore nuk do të marrim pjesë. Ramën do të kem këtu javën tjetër, cfarë këshille keni për të, nëse do ta kishit përballë? Të njëjtën gjë që thashë para 100 mijë shqiptarëve: mbylle fushatën e gënjeshtrave.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

14.03.2014

5

Në këtë kërkesë Lutaj sqaron se, përsa kohë raportimi i kreut të SHISH-it para komisionit është bërë i pamundur për shkak të mungesës së certifikatës së sigurisë, është bërë e nevojshme që një përfaqësi e komisionit të shkojë dhe të bëjë verifikimet në terren.

nisma

Lutaj: S’mund të pranojmë që SHISH të shmanget nga misioni Deputeti nismëtar për ngritjen e një grupi hetimi parlamentar në Shërbimin Informativ Shtetëror, Pirro Lutaj, nuk e përjashton mundësinë se në fund të kësaj procedure mund të kërkohet edhe shkarkimi i kreut të këtij institucioni, Visho Ajazi. Gjatë një interviste në Top Channel, Lutaj kërkoi që të mosparagjykohet hetimi, ndërsa theksoi se e drejta e komisionit është të bëjë verifikimet. “Kompetencat e komisionit parlamentar hetimor shkojnë deri në verifikimin e problematikës. Këtu nuk ka asnjë veprim paragjykues. Thjesht nuk mund të pranojmë që SHISH-i të shmanget nga misioni i tij”, - tha Lutaj. Ai ka komentuar gjithashtu edhe qëndrimin e mbajtur nga PD-ja lidhur me këtë kërkesë, duke bërë të ditur se ajo kundërshton procedurat dhe të drejtat që vetë ka përcaktuar në Rregulloren e Parlamentit. “Nuk është hera e parë që demokratët kundërshtojnë ato që kanë shkruar vetë gjatë qeverisjes së tyre. Ne i referohem nenit 102 të rregullores së Kuvendit, rregullore e miratuar në vitin 2009”, - tha më tej Lutaj. Ai ka folur edhe për çështjen e certifikatës së sigurisë të kreut të SHISH-it, për të cilën është shprehur se ligji dhe vendimi i qeverisë e bënë të nevojshme edhe për këtë zyrtar. “Në lidhje me certifikatën e sigurisë, dua të sqaroj se kërkohet domosdoshmërisht pajisja me certifikatë edhe e drejtorit të SHISH-it, kjo sipas vendimit të qeverisë të vitit 2007”, - u shpreh deputeti socialist, Pirro Lutaj.

Përgjimi i policisë, zbardhet kërkesa e PS për kontrollin e SHISH Mazhoranca përsërit praktikën e ndjekur me Zana Xhukën edhe për kreun e SHISH, Visho Ajazi. Deputeti Lutaj: Rregullorja e Kuvendit e parashikon kontrollin për çështje të veçanta. Reagon PD: Një akt i paprecedentë marrëzie Fejzi Braushi

Mazhoranca e majtë “nuk ia fal” drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, urdhrin për përgjimin e drejtuesve të rinj të policisë. Ndaj ajo ka ndërmarrë nismën për të verifikuar këtë urdhër në zyrat qendrore të Shërbimit Informativ. Për këtë qëllim, përfaqësues të shumicës kanë zyrtarizuar dje kërkesën për të ngritur një grup kontrolli në godinën e SHISH-it. Kërkesa është dorëzuar dje në komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare dhe ajo mban firmën e sekretarit të këtij komisioni, Pirro Lutaj. Në këtë kërkesë ai sqaron se, përsa kohë raportimi i kreut të SHISH-it para komisionit është bërë i pamundur për shkak të mungesës së certifikatës së sigurisë, është bërë e

nevojshme që një përfaqësi e komisionit të shkojë dhe të bëjë verifikimet në terren. Partia Demokratike e ka kundërshtuar këtë nismë, duke e cilësuar antiligjore. “Ky akt i paprecedentë marrëzie është përpjekje për të dhunuar dhe vënë nën kontroll partiak institucionet e pavarura si SHISH dhe që cenon e trondit sigurinë kombëtare”,tha dje ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Megjithatë, socialistët pretendojnë se praktika e kontrollit në SHISH është e parashikuar edhe në Rregulloren e Kuvendit. “Meqenëse seanca dëgjimore nuk u zhvillua për arsye të bëra publike, e gjykoj të nevojshme që në bazë të nenit 18 dhe nenit 102 pika 3 e Rregullores së Kuvendit, e cila i jep të drejtë komisionit “të kryejë

"Grupi i kontrollit të jetë i përbërë nga 5 deputetë, ku shumicën ta ketë mazhoranca. “Në këto kushte ju sugjeroj që për këtë qëllim, komisioni të caktojë 5 anëtarë me përbërje, tre deputetë nga mazhoranca dhe dy nga opozita”, - shprehet më tej Lutaj

kontrolle ose të kërkojë dokumentacione që i konsideron të nevojshme për shqyrtimin e një çështjeje të caktuar”, t’i kërkojë komisionit angazhimin e tij për verifikimin e ligjshmërisë së shkresës “sekret”/ “kërkesë operative” me nr. 1478, datë 2.12.2013, dërguar drejtorive të SHISH në prefektura ku kërkohet informacion mbi persona të implikuar në veprimtari antiligjore të emëruar në pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit, si dhe të gjitha veprimet apo mosveprimet e ndërmarra nga Shërbimi Informativ i Shtetit në zbatim të kësaj shkrese”, - sqaron Lutaj në shkresën e vet. Më tej ai propozon që grupi i kontrollit të jetë i përbërë nga 5 deputetë, ku shumicën ta ketë mazhoranca. “Në këto kushte ju sugjeroj që për këtë qël-

lim, komisioni të caktojë 5 anëtarë me përbërje, tre deputetë nga mazhoranca dhe dy nga opozita”, - shprehet më tej Lutaj në shkresën drejtuar kryetarit të komisionit, Spartak Braho. Në fakt, nisma e djeshme e shumicës së majtë i përngjan praktikës së ndjekur pak muaj më parë edhe me kryetaren e ILDKP-së, ku ngriti një grup kontrolli për të verifikuar shqetësimet e ngritura nga disa punonjës të këtij institucioni ndaj saj. Nuk dihet nëse të majtët do të veprojnë me të njëjtën vendosmëri si në rastin e Zana Xhukës, edhe për Visho Ajazin, por një gjë është e sigurt; në rastin e kreut të SHISH-it, shkarkimi është thuajse i pamundur, pasi ai do duhet të kalojë nga Presidenti i Republikës.

Akuza politike për Ditën e Verës, PD: Po përdoren nxënësit Zëdhënësja Vorpsi tha dje se drejtorët e shkollave janë urdhëruar të dërgojnë nxënësit në aktivitete politike, por PS e mohon Pushteti ka ndërruar krah, por akuzat për përdorim të nxënësve të shkollave për qëllime politike mbeten të njëjta. Të djathtët kanë akuzuar të majtët që janë në qeveri, se kanë urdhëruar drejtuesit e shkollave që të nxjerrin në rrugë në mënyrë të organizuar nxënësit, të cilët edhe pse në një ditë pushimi zyrtar, të bëjnë dekorin e aktiviteteve që ka organizuar qeveria me

rastin e Ditës së Verës. Akuza është bërë nga zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi, e cila në një dalje për mediat ka bërë të ditur se ekziston një urdhër verbal për të nxjerrë nxënësit e shkollave në aktivitetet që do të zhvillohen sot në sheshe dhe rrugët e Tiranës, për të krijuar një atmosferë festive sidomos gjatë kohës që do të jetë prezent edhe kryeministri Edi Rama. “Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar shkollat në Tiranë që të thërrasin nxënësit nesër, edhe pse është pushim zyrtar, në mënyrë që t’i shfrytëzojë ata politikisht për aktivitetin që ka planifikuar të bëjë në Ditën e Verës. Edi Rama po shkel dhe një nga premtimet e tij elektorale, më të zëshmin nga

ato, kur përbetohej se nxënësit dhe shkollat nën qeverisjen e tij nuk do të shfrytëzoheshin politikisht. Por kjo mbetet një përpjekje mjerane, pasi opinioni publik dhe gjithë shqiptarët e dinë se në këtë ditë vere, Edi

Rama gjendet në dimrin e tij të vetmisë së madhe”, - tha Vorpsi. Ndërkohë Partia Socialiste reagoi duke thënë se nuk ka asnjë urdhër të tillë dhe se deklarata e PD-së është e pavërtetë. Gjithsesi, deputetja Olta Xhaçka që foli në emër të mazhorancës qeverisëse, ka ftuar nxënësit ashtu si dhe qytetarët e tjerë që të bëhen pjesë e këtyre festimeve. “Nuk e kuptoj se pse bëhen këto deklarata mjerane. Për më tepër në kushtet që nesër nuk ka një vendim për të hapur shkollat, nuk ka një vendim për të nxjerrë nxënësit e shkollave dhe për t’i çuar në aktivitetet e qeverisë, përkundrazi opozita e sotme, mazhoranca e djeshme, e ka ende

të freskët kujtimin kur çdo aktivitet, qoftë për festë a për miting partiak, e mbushte me nxënësit e shkollave, të cilët i nxirrte në rreshtore, i largonte nga dita e zakonshme e dijenxënies dhe i bënte dekor të fjalimeve bajate të zyrtarëve të partisë asokohe në pushtet. Unë ju bëj thirrje dhe ftoj në këtë festë të gjithë, edhe nxënësit e shkollave, të rinj, të vjetër, të moshuar, qytetarë të qytetit të Tiranës, të bëhen pjesë e kësaj feste, sepse në fakt është një festë që u takon të gjithëve”, - tha Xhaçka. Ndërkohë që për ditën e sotme qeveria dhe bashkia kanë programuar organizime të ndryshme të pakoordinuara njëra me tjetrën.


6

fokus

ngjarje e ditës

HEC i Ashtës në 2013, prodhimi u rrit me 11% Hidrocentrali më i madh koncesionar i vënë në punë në Shqipëri, përmbylli vitin e parë të operimit me një prodhim prej 267 GWh energji elektrike në Shqipëri ose 11% më shumë sesa parashikimi mesatar. Ky prodhim u ndihmua edhe nga furnizimi i mirë me ujë nga lumi Drin. Periudha e testimit përfundoi në fund të muajit mars 2013, çka mundësoi furnizimin e rregullt të KESH-it. Investimi që llogaritet në vlerën 200 milionë euro

përfundoi brenda periudhës së parashikuar 3-vjeçare. Drejtuesit e këtij projekti të madh megjithatë thonë se viti 2014 do të jetë një vit më i vështirë për prodhimin, i cili parashikohet të ndjekë një tendencë në rënie, për shkak se parashikohet të jetë më i thatë. Megjithatë, ata sigurojnë se furnizimi me energji elektrike do të jetë i plotë dhe nuk do të ketë ndërprerje. HEC i Ashtës është i vetmi hidrocentral në Shqipëri që ka ndër-

tuar një sistem modern të migrimit të peshqve, i cili iu lejon atyre të notojnë në detin Adriatik deri në rezervuarin e Spatharës. Gjithashtu, “Energji Ashta” po punon me shkollat e rajonit rreth projektit për rritjen e ndërgjegjësimit të banorëve për mbrojtjen e mjedisit dhe ndikimin e tij në mirëqenien e tyre. Hidrocentrali i Ashtës pas periudhës 35-vjeçare të operimit do t’i kalojë në pronësi falas shtetit shqiptar.

Fullani: Bujqësia, në themel të modelit të ri ekonomik Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani tha dje se bujqësia për shumë vite do të jetë sektori prioritar nga do të bazohet rritja ekonomike në vend. Kjo pasi 47% e forcës së punës jetojnë në fshat dhe bujqësia zë vetëm 20% të vlerës së shtuar në ekonomi Banka e Shqipërisë e sheh sektorin bujqësor si shtyllën kryesore të rritjes ekonomike gjatë viteve në vijim. Ky konkluzion mbështetet edhe në vlerësimin e Universitetit të Oksfordit, i cili në analizimin e mundësive të reja për rritje e vlerësoi bujqësinë si potencialin kryesor. Këto deklarata Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani i dha dje gjatë një vizite në qytetin e Lushnjës, si kryeqendra e prodhimeve bujqësore shqiptare. Pse bujqësia?

Gjatë viteve 2000, ekonomia shqiptare ishte fokusuar më shumë në sektorë si ndërtimi dhe hoteleri-turizmi, të cilët kanë shfaqur nivele të ulëta në rritjen e produktivitetit. Burimet kryesore të rritjes ekonomike, kredia dhe ndërtimi janë zvogëluar ndjeshëm, ndaj dhe ekonomia shqiptare duhet të riorientohet drejt sektorëve të rinj në një të ardhme gjithmonë e më të afërt. Banka e Shqipërisë e sheh sektorin e bujqësisë dhe në një kuptim më të gjerë tërë aktivitetin e agrobiznesit, si një nga sektorët kryesorë që duhet të jenë në krye të këtij riorientimi. Guvernatori Fullani vlerësoi se sektori i bujqësisë i përmbush kriteret për të qenë në themel të modelit të ri ekonomik më mirë se çdo sektor tjetër. Fullani beson se burimet natyrore të shumta që ka vendi ynë, ende të pashfrytëzuara, mjaftojnë për të krijuar një sektor bujqësor të

gatshëm për t’u përballur me konkurrencën në tregjet botërore. Ndryshe nga sektorë të tjerë ku përfitimet në të ardhmen ndoshta do të mbeten të kufizuara, sektori i bujqësisë mund të përfaqësojë një burim të rëndësishëm për një periudhë të dytë rritjeje ekonomike dinamike. Zona e Lushnjës vlerësohet pikërisht si një nga rajonet kryesore të bujqësisë shqiptare, nga ku duhet të fillojë rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare. Kapacitetet

Në analizat e kryera në Bankën e Shqipërisë, 47% e popullsisë vendase dhe rreth 49% e forcës së aftë për punë jetojnë ende në zonat rurale dhe janë të punësuar në aktivitete bujqësore. Nga të dhënat më të fundit të vitit 2012, rreth 24% e sipërfaqes tokësore të vendit përdoret për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore. Por, megjithë burimet e shumta që janë përqendruar në bujqësi dhe rolin e rëndësishëm që ajo luan si burimi kryesor i të ardhurave për një pjesë të madhe të popullsisë, vetëm 20% e vlerës së shtuar bruto vjen nga ky sektor. Pesha e ulët në ekonomi në raport me numrin e madh të popullsisë së angazhuar në bujqësi është tregues i produktivitetit të ulët që ka ky sektor. Nga të dhënat më të fundit rezulton që eksporti i grup-mallrave “ushqim, pije, duhan” përbën 6.2% të totalit të eksporteve, nga ku produktet blegtorale dhe bujqësore përbëjnë përkatësisht 0.78% dhe 2.3% të totalit të eksporteve, ndërsa agro-industria zë 3% të totalit të eksporteve. Fullani tha se Qarku i Fierit përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të faktorëve të prodhimit në sektorin bujqësor. Sipas të dhënave më të fundit, Fieri zotëron 18% të totalit të tokës bujqësore, duke u klasifikuar si qarku që zotëron pjesën më të madhe të saj në shkallë vendi. Në vitin 2012, Universiteti i Oksfordit botoi një libër të fokusuar mbi rritjen eko-

Universiteti i Oksfordit botoi një libër të fokusuar mbi rritjen ekonomike në rajonin e Evropës Juglindore, ku preken në mënyrë të detajuar shumë nga problemet strukturore dhe sfidat me të cilat përballet ekonomia e Shqipërisë, në përpjekjen për zhvillim të mëtejshëm. Bujqësia zë një vend të rëndësishëm në këtë analizë

nomike në rajonin e Evropës Juglindore, ku preken në mënyrë të detajuar shumë nga problemet strukturore dhe sfidat me të cilat përballet ekonomia e Shqipërisë, në përpjekjen për zhvillim të mëtejshëm. Bujqësia zë një vend të rëndësishëm në këtë analizë, bëri me dije guvernatori. Mirëpo çështjet e rëndësishme të infrastrukturës përfshijnë jo vetëm sistemin rrugor, por edhe atë vaditës, kullues, magazinues e përpunues. Problemet me pronësinë e tokës dhe transformimin e funksionit të saj për aktivitete të tjera vazhdojnë të ngelen një pengesë madhore e zhvillimit normal të vendit dhe krijojnë probleme të vazhdueshme në çmimin dhe përdorimin e këtij faktori të rëndësishëm të prodhimit e më tej, në funksionimin normal të tregjeve të produkteve dhe faktorëve të tjerë të lidhur me tokën.

Bankers Petrolium, 566 mln USD të ardhurat në 2013 Kompania më e madhe në vend, në bazë të xhiros vjetore ka arritur të mbyllë një tjetër vit shumë pozitiv në Shqipëri. Sipas raportit zyrtar financiar të kompanisë, gjatë vitit të kaluar të ardhurat u rritën me 31%, duke arritur në një total prej 566 milionë dollarësh nga 439 milionë dollarë që ishin një vit më parë. Kompania në total ka paguar 94 milionë dollarë rentë për qeverinë shqiptare dhe Albpetrolin (61 milionë USD për qeverinë dhe 33 milionë USD për Albpetrol-in). Të ardhurat operative të gjeneruara ishin rreth 280 milionë, një rritje prej 45% krahasuar me 193 milionë USD për 2012. Paraja dhe kapitali qarkullues në 31 dhjetor, 2012 ishte në vlerën 39 milionë dollarë dhe 89 milionë dollarë, përkatë-

sisht. Në muajin maj, 2013 edhe Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) miratuan shtyrjen e kredisë ekzistuese të kompanisë deri në shtator, 2020. Deri në shtator 2017 nuk kërkohet asnjë shlyerje, kohë në të cilën shuma e kredituar do të fillojë të zbresë me 25% në vit. Gjithsej, huaja e rinovueshme është rritur në 200 milionë dollarë nga 100 milionë dollarë në fund të 2012-ës. Për vitin 2013, prodhimi mesatar nga vendburimi PatosMarinzë ishte 18 169 fuçi nafte në ditë, 21% më shumë se mesatarja e prodhimit në 2012, prej 15 020 fuçi në ditë. Prodhimi mesatar për tremujorin e parë të 2014-ës deri më sot është rreth 19 800 fuçi në ditë.

Kompania në total ka paguar 94 milionë dollarë rentë për qeverinë shqiptare dhe Albpetrol-in (61 milionë USD për qeverinë dhe 33 milionë USD për Albpetrol-in).

kriza

Kryeministri italian Renzi, gati paketën për uljen e taksave Kryeministri italian, Matteo Renzi ka prezantuar një paketë gjithëpërfshirëse për uljen e taksave, duke thënë se do të ndihmojë ndjeshëm në rimëkëmbjen ekonomike të Italisë pa tejkaluar limitet e Bashkimit Europian për deficitin buxhetor. Renzi në konferencën e tij të parë për mediat, që kur mori postin e Kryeministrit muajin e kaluar, deklaroi se tatimi mbi të ardhurat do të reduktohet me një total prej 10 miliardë eurosh në vit, për 10 milionë punëtorë me të ardhura të ulëta dhe të mesme duke filluar nga data 1 maj. Sipas përllogaritjeve, ulja e taksave do të thotë 80 euro më shumë në muaj për të gjithë ata punëtorë që paguhen deri në 1500 euro në muaj. “Kjo është një nga reformat më të mëdha fiskale, që mund të imagjinohet”, - deklaroi Renzi për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ku u miratuan këto masa. Këto ulje taksash do të financohen nga reduktimi i shpenzimeve të qeverisë qendrore, nga huamarrja shtesë që mbështetet edhe nga kostot e ulëta të huamarrjes në tregjet financiare. Por ekonomistët deklarojnë se Renzi nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe, thjesht ka përsëritur premtimet e paraardhësve të tij për të financuar uljen e taksave me reduktim të shpenzimeve strukturore. “Kjo nuk është ajo për të cilën Italia ka nevojë. Ne nuk e dimë se çfarë ecurie do të ketë yieldi i bonove të Italisë në të ardhmen. Me borxhin publik kolosal, qeveria nuk mund të përballojë një deficit shtesë në shpenzime”, shprehet ekonomisti Daniel Gros.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

14.03.2014

7

Grumbullimi i ndjekësve të dy imamëve alarmon Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila kërkoi mbrojtje nga Policia. Genci Balla dhe Bujar Hysa nuk pranojnë avokatë dhe mohojnë akuzat. Krimet e Rënda i lënë në qeli shkurt

Pranga çiftit, detyronin 5 fëmijët për lypje

Besimtarë myslimane, dje para godinës së Gjykatës së Krimeve të Rënda

RENEA blindon gjykatën, Balla: Nuk kam dërguar shqiptarë në Siri

Leonard Bakillari

Tiranë Me disa orë vonesë, Gjykata e Kri-

meve të Rënda u komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” katër prej tetë të arrestuarve si pjesë e një rrjeti që rekrutonin shqiptarë për luftën e Sirisë. Prania e mbështetësve të tyre pranë gjykatës alarmoi Krimet e Rënda, të cilët kërkuan mbrojtjen e policisë. Mëngjesin e djeshëm, dhjetëra besimtarë myslimanë u mblodhën përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, aty ku do të jepej masa e sigurisë për dy imamët Genci Balla dhe Bujar Hysa. Më herët, ndjekësit e tyre kishin lajmëruar edhe një protestë, çka ka bërë që gjykata të shtyjë për disa orë seancat për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve. Me kërkesë të gjykatës, godina është rrethuar nga forca të shumta policie, kryesisht specialët e RENEA-s, të cilët kanë qenë të maskuar e të armatosur rëndë. Forcat speciale kanë mbajtur të rrethuar gjykatën, duke mos lënë askënd të afrohet pranë saj. Burime pranë gjykatës thanë se për shkaqe sigurie është vendosur që seanca për masën e sigurisë ndaj katër nga tetë të arrestuarit si të dyshuar për terrorizëm, të zhvillohej me dyer të mbyllura. Të arrestuarit Genci Balla dhe Bujar Hysa dhe dy besimtarët Fadil Myslimani dhe Zeqtir Imeri u sollën në gjykatë nën masa të forta sigurie rreth orës 14:30, rreth 30 minuta përpara fillimit të seancës, dhe njëri pas tjetrit u përballën me gjyqtarin Sandër Simoni, i cili më herët kishte vendosur masën e sigurimit “arrest me burg” për 13 të dyshuar. Të arrestuarit nuk pranuan të mbroheshin me avokatë, pasi sipas tyre ishin të pafajshëm. Ata nuk kanë pranuar të japin shpjegime për grupin e

hetimit, duke thënë se nuk pranonin asnjë nga akuzat për të cilat ata janë arrestuar. Gjatë seancës së djeshme, katër të arrestuarit, dy të dyshuar si organizatorë të rekrutimit të shqiptarëve që luftojnë në Siri dhe dy të tjerë ndihmës, nuk kanë pranuar të komentojnë akuzat e ngritura nga prokuroria. Genci Balla, i njohur edhe me emrin Abdurrahim, i tha gjykatës se ai nuk është i përfshirë në rekrutimin e shqiptarëve të dërguar për të luftuar në Siri. Balla tha se predikimet e tij janë vetëm fjalët e Kuranit dhe në asnjë rast nuk ka bërë thirrje për terrorizëm. “Nuk është terrorizëm të predikosh fenë islame”,- mësohet të ketë deklaruar në seancën me dyer të mbyllura Genci Balla, imami i xhamisë së Unazës së Re. Pas dy imamëve të vetëshpallur, në sallën e gjyqit janë shoqëruar dy të dyshuarit si ndihmës, Fadil Myslimani dhe Zeqir Imeri. Imeri, i cili është kthyer nga Siria vetëm pak kohë më parë, i ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria, njësoj si i arrestuari tjetër, Fadil Myslimani. Katër të arrestuarit e tjerë, Verdi Morava, Edmond Balla, Astrit Tole dhe Orion Reçi pritet të përballen me gjykatën ditën e sotme. Tetë të arrestuarit dhe pesë të tjerët të cilët janë shpallur në kërkim, akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si pjesë e një rrjeti që rekrutonte, stërviste dhe më pas dërgonte për të luftuar në Siri shtetas shqiptarë. Të arrestuarit dyshohet se kanë dërguar rreth 50 persona në Siri, mes të cilëve gra dhe fëmijë. Sipas prokurorisë, “luftëtarëve” u predikohej xhihad në xhamitë e Mëzezit dhe Unazës së Re, nga dy imamët që përfaqësojnë dhe predikojnë rrymën “tekfiriste” të Islamit në Shqipëri.

Genci Balla

Emiratet e Bashkuara, kundër rekrutimeve në Siri Nisma e qeverisë shqiptare për të ndaluar shqiptarët të luftojnë në Siri ka gjetur mbështetjen e Emirateve të Bashkuara. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe homologut të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Al Nahyan, ky i fundit deklaroi se është tërësisht e gabuar nxitja e këtij fenomeni. “Nxitja e një fenomeni të tillë është krejtësisht e gabuar. Vetë populli sirian kërkon që luftëtarët e huaj të dalin nga territori i Sirisë. Është më se e nevojshme që të parandalohet fenomeni i dërgimit të personave për të luftuar në Siri dhe të angazhohemi të gjithë së bashku, që rinia të mos bjerë pre e luftërave ideologjike. Është më se e nevojshme që të gjithë të kenë një pjesë konkrete në sensibilizimin e opinionit publik. Fatkeqësisht, gjejmë në këtë kohë ekzistencën e disa shteteve që nxisin dhe promovojmë dërgimin dhe infiltrimin në organizatat ekstremiste”, - tha ai.

Besimtarët në Facebook: Në protestë kundër arrestimeve Besimtarët myslimanë, ndjekës të imamëve Balla dhe Hysa, paralajmërojnë në Facebook një protestë kundër arrestimit të tyre. Në një faqe të hapur së fundmi në këtë rrjet social, besimtarët shprehen jo vetëm kundër arrestimeve, por edhe kundër autoriteteve dhe medias, që sipas tyre godasin besimin islam. Në këtë faqe të pëlqyer nga qindra persona bëhet thirrje për protestë para Kryeministrisë, ndërsa besim-

tarë të ndryshëm shprehen të irrituar për sjelljen e policisë. Paralajmërimet flasin për ngritjen e zërit të besimtarëve pas faljes së xhumasë, ndërsa kritikat nuk kanë munguar edhe ndaj qëndrimit t ë Ko mu n it e t it Mysl i m a n . Ndjekësit e dy imamëve e cilësojnë provokim të rëndë arrestimin e tyre, ndërsa besimtarët janë ruajtur që të shprehin qëndrimin e tyre për luftëtarët shqiptarë në Siri.

Një çift bashkëshortësh në Durrës u arrestuan, pasi shfrytëzonin fëmijët e tyre për lypje. Policia i hetoi për disa javë, duke zbuluar se çifti detyronte pesë fëmijët e tyre të lypnin në rrugë, tek shoferët e mjeteve që ndaleshin në semafor, apo tek klientë të lokaleve të ndryshme. Besim Preza, 48 vjeç dhe Flutura Skura, 36 vjeçe, prindër të 5 fëmijëve, u arrestuan në flagrancë nga policia e qytetit të Durrësit me akuzën e “shfrytëzimit të fëmijëve për qëllime lypjeje”, në bashkëpunim. Policia tha se të dy personat e arrestuar bashkëjetonin me njëri-tjetrin prej vitesh dhe nga kjo lidhje kishin pesë fëmijë. Një pjesë të mirë të parave të arrestuarit i përdornin për të jetuar, ndërsa babai njihej edhe si përdorues i rregullt alkooli. Pesë fëmijët e çiftit të mësipërm ishin më i vogli 3 vjeç dhe më i madhi 7, ndërsa nga dje ata janë akomoduar në Shtëpinë e Foshnjës në Durrës. Nga hetimet e kryera rezulton se këtë aktivitet dy të arrestuarit e ushtronin prej një viti, ndërsa policia kishte nisur hetimin afërsisht një muaj më parë. Policia tha se dy të arrestuarit përdornin presionin psikologjik dhe dhunën fizike ndaj fëmijëve të tyre për t’i detyruar ata të lypnin e të mblidhnin sa më tepër para. Burimet e policisë thanë se çifti i të arrestuarve është fotografuar dhe dokumentuar duke rrahur fëmijët e tyre, fakt ky që sipas tyre është pasqyruar edhe në procesverbalet përkatëse të hetimit. Besim Preza dhe Flutura Skura kanë pranuar në polici aktivitetin e mësipërm, ndërsa kanë pohuar se e bënin një punë të tillë për shkak se nuk kishin mundësi mbijetese dhe punësimi.

Nga ana tjetër, Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë, në një postim të sajin në këtë faqe kërkon që besimtarët të tregohen të matur dhe se protesta nuk është rruga e duhur për zgjidhjen e kësaj çështjeje. “Në këto momente delikate duhet të tregohemi të matur dhe të ndjekim rrugën e duhur. Problemi është më së shumti ligjor, sepse mandati i arrestimit është dhënë nga gjykata dhe çështja duhet ndjekur ligjër-

isht. Protesta para selisë së qeverisë do të kishte kuptim, nëse do të kishim të bënim me një vendim politik, ndaj mos bini pre e provokimeve dhe iniciativave të nxituara që kanë kosto të madhe si për fenë dhe për ne si besimtarë. E drejta nuk mbrohet me veprime të gabuara dhe të pamenduara mirë. Qëllimi i mirë nuk justifikon mjetin, sipas parimeve të fesë sonë”,-shkruhet në këtë postim.

Del nga xhamia, arrestohet i kërkuari nga Italia Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje është vënë në pranga nga policia e Kavajës mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se ka arrestuar Ndriçim Tahirin në m o m e nt i n q ë p o d i l t e n g a xhamia. Ai rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli nën akuzën e “vrasjes pa dashje”. Sipas policisë, Tahiri është dënuar nga gjykata italiane me 8 vite burg. Ai ka ndryshuar mbiemrin nga Jonuzi në Tahiri për t’i shpëtuar arrestimit të policisë. Pas prangosjes, 38-vjeçari pritet të dalë para gjykatës, ku do të caktohet edhe masa e sigurisë për qëllim ekstradimi.


CMYK

8 14.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

Njoftim për vend të lirë pune

Njoftim për vend të lirë pune

”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë: Oficerë Kredie pranë Degëve të Shoqërisë FAF sh.a. Sarandë, Lezhë, Peshkopi (2),Skrapar, Ersekë, Kukës Detyrat e përgjithshme • Të menaxhojë procesin e kredidhënies lokale • Të identifikojë nevojat për shërbime bankare me fokus kredinë në zonat rurale e malore të rrethit • Të promovojë produktet e FAF, sh.a. tek klientet potencialë • Të vlerësoje për secilin klient nëse duhet hapur procedura e kredidhënies • Të analizojë në vend biznesin e klientit • Të përgatisë inventarin dhe klasifikimin e huasë

”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë: Përgjegjes/Oficer Kredie pranë Degës së Shoqërisë FAF sh.a., Gjirokastër Detyrat e përgjithshme • Të menaxhojë procesin e kredidhënies lokale • Të identifikojë nevojat për shërbime bankare me fokus kredinë në zonat rurale e malore të rrethit • Të promovojë produktet e FAF, sh.a. tek klientet potencialë • Të vlerësoje për secilin klient nëse duhet hapur procedura e kredidhënies • Të analizojë në vend biznesin e klientit • Të përgatisë inventarin dhe klasifikimin e huasë

Kualifikimi dhe eksperienca • Të ketë perfunduar studimet e larta në fushën e Ekonomisë • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit • Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh • Kualifikimet dhe treinimet në fushën e kredidhënies përbejnë avantazh • Eksperienca e punës drejtpërdrejt në kredidhënie përben avantazh

Kualifikimi dhe eksperienca • Të ketë perfunduar studimet e larta në fushën e Ekonomisë • Të ketë njohuri të mira në perdorimin e programeve bazë të kompjuterit • Të ketë eksperiencë bankare ose/dhe ne Institucione te mikrofinancës të paktën 2 vjet. • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh • Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup • Kualifikimet dhe treinimet në fushën e kredidhënies përbejnë avantazh • Eksperienca e punës drejtperdrejt në kredidhënie përben avantazh

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë, brenda datës 25/03/2014, dokumentacionin e poshtëcituar: 1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqerisë së parë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a. 2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional 3. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara) 4. Dokument identiteti 5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhënësi) 6. Dëshmi penaliteti 7. Letër reference

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë, brenda datës 25/03/2014, dokumentacionin e poshtëcituar: 1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqerisë së Parë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a. 2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional 3. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara) 4. Dokument identiteti. 5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga e diel punëdhënësi) 6. Dëshmi penaliteti 7. Letër reference EKSKLUZIVE

-Paga eshte ne nivelin e pagave ne sherbimin civil per ato vende pune. Konkursi eshte i hapur per nepunes te sherbimit civil te te njejtes klase nepermjet levizjes paralele, dhe ne mungese te tyre per kandidate jashte administrates publike sipas procedurave te pranimit ne sherbimin civil . -Lista e kandidateve qe do te futen ne konkurs do te shpallet me daten 18.04.2014, ndersa konkursi do te zhvillohet me daten 24.04.2014, ne Bashkine B.Curri. Konkursi do te bazohet ne njohurite mbi Kushtetuten, mbi Kodin e Procedurave Administrative, mbi ligjin “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” , mbi “Statusin e nepunesit civil”, mbi rregulloren e Bashkise, mbi ligjin “Per te drejten e informimit me dokumentet zyrtare” , mbi ligjin “Per barazine gjinore ne shoqeri” dhe mbi ligjin “Per masat ndaj dhunes ne marredheniet familjare”. PER SQARIME TE METEJSHME DREJTOHUNI NE SEKTORIN E BURIMEVE NJEREZORE TE BASHKISE B.CURRI

FERRY: BOTA

ASNJËHERË NUK

KA QENË MË

MIRË

ÇMIMI 300 LEKË

MARS 2013

VITI VIII BOTIMIT

NR. 16 (261),

30 lekë

30 lekë

30 lekë

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

30 lekë

30 lekë

ELL ALASTAIR CAMPB RAMËS

JES SË EDI

NJERIU I RILIND

, LUC FERRY: BOTA FILOZOFIN FRANCEZ

KA QENË ASNJËHERË NUK

e luftës në Kosovë, njohin nga koha Campbell vjen në Shqiptarët e në Kosovë. të Tony Blair-it. Press. Në një ushtarakisht i fushatave botim i UET të tij për të ndërhyrë me Tony Blair, Eshtë spin doctor-i e të tjera. në politikë, vendimin e shefit atyre ditëve: Vitet e mia e strategjisë kur mbronte me Ditarët e librin, rëndësinë Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për bashkëbisedim

çdo ditë gazeta ‘MAPO’

E përmuajshme

PLUS çdo muaj revistat ‘MAPO’

MË MIRË

dhe ‘MADAME MAPO’

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

NR. 16 (261), VITI

VIII BOTIMIT MARS

LEKË 2013 ÇMIMI 300

Bashkia Bajram curri

Paraqitja e dokumentave: Kandidatet duhet te paraqesin brenda dates 16.04.2014 ne Sektorin e Burimeve Njerezore keto dokumenta: -Kerkese per aplikim -Curriculum Vitae -Fotokopje te noterizuar te diplomes dhe listes se notave -Karte identiteti dhe certificate te perberjes familjare. -Deshmi kualifikimesh (ne rast se ka). -Librezen e punes (ne rast se ka ) -Libreze kontributesh per sigurimin shoqeror dhe shendetesor (ne rast se ka) -Deshmi e gjendjes mjekesore -Deshmi e gjendjes gjyqesore (deshmi penaliteti) -Vleresime pune nga punedhenesi i fundit.(ne qofte se ka ) -Foto –2 cope me permasa 4 x 5.5

FRANCEZ, LUC

FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

E PËRMUAJSHME

30 lekë

E përmuajshme INTERVISTA ME EKSKLUZIVE /

FAJ BESNIK MUSTA Ngatërresat në me kufirin francez emrin Le Pen IKU STEFAN ÇAPAL ujkut e t Gjurmë rët oriental te shqipta FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

PBELL ALASTAIR CAM

ËS

ES SË EDI RAM

ME

NJERIU I RILINDJ E PËRMUAJSH

Ne zbatim te Ligjit Nr. 8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil” , nenet “12”, “13”, “14” , ne V K M nr. 231, date 11.05.2000 “Per pranimin ne sherbimin civil dhe periudhen e proves”, ne V K M Nr.324, date 14.07.2000 “Per levizjen paralele dhe ngritjen ne detyre te nepunesit civil”, Bashkia B.Curri shpall konkurs per vende te lira pune si me poshte: -PERGJEGJES I ZYRES PRITJES, INFORMACIONIT, BARAZISE GJINORE DHE DHUNES NE FAMILJE. Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e pergjithshme te nenit “12” te Ligjit nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”. Kerkesa te veçanta per kandidatet: -Te kete mbaruar arsimin e larte. -Perparesi kane kandidatet qe kane pervoje pune ne profesion mbi 5 vjet. -Te kete aftesi te mira komunikimi dhe menaxhimi . -Te kete aftesi per te punuar ne grup. -Te njohe programet baze te kompjuterit. Pershkrimi i punes. • Organizon punen per pritjen e qytetareve ne meyre sistematike nga Kryetari dhe zv/Kryetari i Bashkise. Ndihmon Kryetarin ne pritjen e qytetareve dhe ndjek zgjidhjen e problemeve sipas porosive te tij. Verifikon dhe u kthen pergjigje kerkesave dhe ankesave te qytetareve ne perputhje me legjislacionin ne fuqi. • Grumbullon te dhena statistikore per pritjen e qytetareve, i sitemon ne dosje sipas problematikave dhe i dorezon ne arkiv. • Publikon politikat dhe projektet e bashkise B.Curri ne mjetet e informimit dhe ne faqen zyrtare te Bashkise . • Informon qytetaret per te gjitha aktivitetet qe organizon dhe sherbimet qe ofron Bashkia B.Curri, nepermjet faqes zyrtare te Bashkise B.Curri, etj. • Jep informacionet e kerkuara nga qytetaret ne perputhje me ligjin “Per te drejten e informimit me dokumentat zyrtare”. • Mban protokollin ne mbledhjet e administrates se bashkise. • Punon si zyre per zhvillimin e politikave dhe programeve për nxitjen e barazise gjinore ne shoqeri, per parandalimin dhe luftën kundër dhunes ne familje dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Mbikqyr zbatimin e marreveshjeve, memorandumeve etj te lidhura nga Bashkia B.Curri ne lidhje me barazine gjinore, dhunen ne familje, diskriminimin etj.

ME FILOZOFIN

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

30 lekë

Njoftim per vende te lira pune

/ INTERVISTA

BESNIK MUSTAFAJ në Ngatërresat me kufirin francez emrin Le Pen STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët

në Kosovë, nga koha e luftës në Shqiptarët e njohinnë Kosovë. Campbell vjen Tony Blair-it. Në një ushtarakisht i fushatave të botim i UET Press. për të ndërhyrë Eshtë spin doctor-i e shefit të tij mia me Tony Blair, në politikë, e të tjera. ditëve: Vitet e kur mbronte vendimin me Ditarët e atyre rëndësinë e strategjisë Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për librin, bashkëbisedim

Request Proposal GRD-RFP-2013- 002 Request forfor proposal GRD-RFP-2014-007 For

For:of Office Supplies” “Purchase “Renting of Premises for the relocation of SGAL Head Office” Societe Generale Albania Bank invites proposals from eligible and qualified companies for: 1 - Purchase of Office Supplies.

Societe Generale Albania Bank invites proposals from eligible and qualified

The complete Request for Proposal Documents is available for download at Societe Generale Alba companies for:www.societegenerale.al/ Engagement >> Auctions section, or upon request Bank’s website procurement.al@socgen.com .

1 - Renting of Premises for the relocation of SGAL Head Office.

Proposal must be delivered on or before 25 February 2013, 12:00 hrs (CET) in a sealed envelo marked with:

The complete Request for Proposal Documents is available for download at Societe

Banka Societe Generale Albaniawww.societegenerale.al/ Tenders section, or upon Generale Albania Bank’s website General Resources Department request to: procurement.al@socgen.com . Blv. Deshmoret e Kombit Twin Towers, Tower 1, 9th floor Proposal must be delivered on or before March 19th 2014, 12:00 hrs (CET) in a Tirana, Albania

sealed envelope marked with:

To the attention of:

Mr. Igli Kasneci General Resources Manager

Banka Societe Generale Albania General Resources Department Blv. Deshmoret e Kombit Proposals sent by fax or email will not be accepted. Twin Towers, Tower 1, 9th floor Tirana, Albania To the attention of:

Name of the bidding service provide

Mr. Igli Kasneci Head of General Resources Department Name of the bidding service provider

Proposals sent by fax or email will not be accepted.


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

14.03.2014

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Të gjithë kthehen në vendlindje... ...por krijuesit nuk ikin kurrë! etim Muço më dërgoi on line, përkthyer për qejf prej tij, tregimin “Vdekja e Plakut” të Vasili Shukshin. Në këtë prozë prekëse, deri në rreshtin e mbramë humane, teksa ndjen orën e fundit, Plaku i prozës s’rri dot pa i thënë plakës së tij se ‘... kishte qenë ca i ashpër me të...’ Në vëllimin poetik, titulluar “Bumerang”, vetë Betimi, mes tjerash, ka një poezi malli trishtues kujtesë-ëmbël për të ndjerin Robert Shvarc, i cili merret vesh, e pati një shkak që mbeti në Tiranë, kur mund të kishte nxituar gjithkundtjetër në botë, tek gjaku i tij... Por duket se njeriu mësohet atje ku e çon rrota e fatit. Të tjerët veç mësohen me zgjedhjen e tij, siç pranojnë jetë-fatin, reciprokisht, njerëz në bashkëjetesë a fqinjësi të gjatë. Edhe kur e mërzisin njeri tjetrin, u binden heshtur orëve a ditëve të bukura që, në të vërtetë, i japin sens fjalëbe të mëdha qetësi e lumturi. Letërsia e artet, thjesht shërbejnë për t’i përjetësuar këto orë. Për rusët adresojmë Revolucionin e Kuq më të madh që Tronditi Botën, por s’themi dot se bolshevikët i kandisën të presin kordonin e kërthizës prej natyrës, karakterit rus tolstojan. As edhe në vitet më staliniste të tyre. Në Tiranë, post-stalinistët fare kollajshëm e prenë, fill pas Luftës së Dytë, linjën e letërsisë, kulturës, humanizmit që ngjizi Rilindja shqiptare dhe mbollën e shërbyen vitet ‘30. Sot e kësaj dite s’po pranojmë dot shkoqur se ajo societe, ndonëse me sfond lindor, me sytë nga dielli i perëndimit, ishte truall që prodhoi vlera qytetare, edhe në fushën e kulturës, filozofisë e letrave. Madje inercia vazhdoi edhe përgjatë gjysmës së shekullit në vijim, teksa provuan ta helmojnë me pesticidet e artit të borive që gjëmonin nën mecenatin e shefave të politikës së kohës, që veç njeriun nuk e vendosën dot në qendër të tij. Kudo shkrimtari ndjehet dyshues e i shqetësuar, por në këtë përmasë largimi ndaj fatit njerëzor, sa ç’ju imponua letrave shqipe, jo. Për më tepër, jo veç autorëve. Më keq akoma: personazheve. Mjaft të njihesh me peripecitë e Lasgush Poradecit për të shpëtuar nga pushkatimi si “qen rrugaç” Cucin e tij, për të ndjerë në ç’borxh e futën autorin rrethanat politike, borxh që nuk shlyhet dot pa u pranuar si mëkat. Bota sot është krejt tjetër, tjetër edhe se dhjetë vite më parë, kur Betim Muço fluturoi dhe e la Tiranën, natyrisht jo pa kthim. Zogjtë, në shëmbëllim me poetët, kthehen hera-herës. Nuk është ikja, e as përshtatja,

B

koment Faruk myrtaj

fenomen shqiptar. Njeriun e sotëm, kudo, e udhëzojnë, e joshin, me globalizmin, por në asnjë rast nuk mundën, as kur ia bën fare shkoqur ftesën, të harronte atdheun... Shkrimtarët nuk ikin kurrë prej atdheut, as kur u ndodh ose detyrohen, as kur fizikisht shfaqen tjetërkund. Ekzili ndaj është burim veprash të mëdha dhe ndaj përshkëndit memoria e tij e fosfortë. Kur adaptimi me atdheun tjetër ka suksesuar bujshëm, është vënë në dyshim integriteti moral, në mos vlera si shkrimtar. Megjithatë, në g jithë rastet, shkrimtarët bartin me vete gjuhën e dheut ku ishin fëmijë. “Shenjën” e Atdheut. Mbase janë qenia më e rrallë, padyshim më e pasionuar, që beson se mund ta shpjegojnë botën me shkak e shenja prej kujtesës së ngjizur në atdheun e kulturën e tyre, dhe anasjelltas. E ndjejnë krejt oportune të gjejnë çdo element të natyrës e njerëzve të vendlindjes, në territoret ku shkojnë. Janë gati të pranojnë se universi s’është tjetër veç tërësi e gjithë gjuhëve, kulturave dhe jetëve të individëve, të cilët të gjithë mund të kundrohen si heronj...Edhe vetja u merr trajtën e këtyre personazheve, zëri i të cilëve thuajse nuk arrin në vendlindje... Me logjikë e princip tjetër, por duket sikur atyre që u ka mbetur në dorë Atdheu – pas Ikjes së tyre- nuk u del koha, nuk duan t’ia dinë, madje i gëzohen mungesës së të Ikurve. Aq më pak për krijuesit e shfaqur e madhuar në hapësirat andej larg. Shkrimtarit, pavarësisht distancave dhe gjuhës me të cilën niset për tek lexuesi, edhe kur nuk i ndodh të përkthehet kurrë, i përndrit vegimi i mundësisë së komunikimit me shkrimtarë e lexues në botë, kudo ku merr me mend se ka shkak se mund ta ndjejnë apo të ketë shkak shëmbëllimesh subjekt apo kumtesh estetike apo sociale. Por, pa dyshim, përgjithnjë e pashmangshëm, krijuesi është e ndjehet në gjuhën e vet, në trojet ku gjuha artikulohet në belbëzimet e para të fëmijëve... Ka të ngjarë që në një bisedë shtruar-shtruar në shtypin e Tiranës, krejt pashpjegueshëm, mbase pa asnjë sebep, një i nderuar jo pak si autor, qenkej shprehur se ata që ikin nga Shq-

ipëria, mbarojnë, humbasin...(!) E thënë nga një krijues, për kolegët...tingëllon pa sens, ca naive, në mos fluturake, edhe pse e lëshuar pa adresë, pa të keq. Sidosi, jep shkas për kthjellime, paraqitje realitetesh dhe eksperiencash të reja. Merret vesh, Të Ikurit, natyrshëm do duhet ta llogaritin që ky tjetri, I Gjalli Mes Të Gjallëve në mëmëdhe, pra I Pa Mërguari, nuk i lexon më, edhe nëse i ka lexuar dikur. Deri këtu s’ka asnjë problem. As për të pa-lexuarin, as për moslexuesin. Njeriu i sotëm, lexuesi shqiptar në veçanti, në atdhe e kudo, nuk është ai i Djeshmi, kur laj thaj, vetëm shkrimtarët e botuar nga “Naim Frashëri” i shtetit lexonte, ata që sugjeronte ideologjia e lëvdonte kritika zyrtare gjente në tekstet shkollore. Të tjerët, që gjykohej se nuk duheshin, madje e “prishnin” lexuesin shqiptar, shkrimtarët që “kishin mbaruar”, të huaj apo shqiptarë, në s’ishin “jashtë shtetit”, qenë në burgjet... Shqiptarit të sotëm pa kufij, edhe me gjuhë të huaja “jo-armike” tashmë, nuk i mjafton koha të lexoj qoftë edhe vetëm nobelistët dhe të nominuarit! Ata që marrin rrugët e botës, pas përshtatjes në kushte të tjera - proces jo aq i kollajtë ky-, dikur-dikur i kthehen pasionit të librit. Tashmë, jo vetëm librit shqip... Në krye si lexues, Të Ikurit vënë re se Harta e Botës së Librave të Lexuesve në Liri është krejt e tjetërt nga ajo me të cilën ishin populluar bibliotekat e Këndeve të Kuq në shtëpitë e qendrat edukative, ku oferta dihej: një autor nga politika, një nga letrat, sipas hierarkisë... Pas pak kohe përshtatjeje, kur sapo ndjehet se është shans për t’u dëshiruar dalja nga fshati, ikja nga qyteti i vogël drejt qytetit të madh, qoftë edhe si mërgim për njeriun në përgjithësi; aq më shumë për shkrimtarin. Të mund të ikësh e të kthehesh sërish ku je nisur. Të mund të dilje e të ktheheshe, kur Shqipëria ishte e mbyllur, kur vetëm zogjtë dilnin, duhej përjetuar si privilegj. Qoftë edhe në heshtje. Madje kishe rastin të ndjeheshe edhe pak në faj, kur e dije se kolegët apo lexuesit e tu shkonin në burg, kur thjesht e zinin ngoje “botën Andej” dhe mos o Zot, Ikjen për Andej. Tërë këto i di edhe shkrimtari që, një Zot e di përse, u shpreh se...të Ikurit humbasin, mbarojnë! Tërë ne e dimë se, për goxha kohë, pothuaj tërë emrat e mëdhenj të letrave shqipe, i kemi pasur Ikur, mërguar a ndaluar në dheun e tyre. Me përjashtim të Fishtës, sidosi botoheshin (ktheheshin) në Prishtinë. Në

Shfaqje premiere

Tiranë jo... Më mirë ta lemë citimin si perceptim prej inercisë së plogësht të izolimit, ta justifikojmë si rehatllëk kombëtar, nëse ka shtysë mjaftueshmërinë e vetë të dikurshme... “Të Ikurit”, s’ka si druhen të pohojnë: “Po, atje ku jemi tashmë, jeta mund të ndjek tjetër korsi. Të Shkruarit mund të ketë qenë një pasion e aq...E, çfarë pastaj?! Mund të ndodh atje, çfarë do ndodhte këtu, nëse s’do kish ndodhur Ikja, nëse individi do mbetej në mëmëdhe e do popullonte numrin e librave këtu... Edhe kur “atyre që ikën...” jeta e fati u është shfaqur më ashpër “se sa ëndërronin” apo seç “meritonin”, së paku kanë arritur t’i gëzohen po këtij pasioni në trajtën tjetër: si lexues, pasurojnë botën shpirtërore, plotësohen duke lexuar libra të lirë, marrin frymë lirisht... B. Muço, përpara se të ikte, pa e menduar ikjen, solli në Tiranë, pra në shqip, “Virgjëreshat Shqiptare” të (nobelistes së ardhme) Alice Munro dhe vetëm pastaj iku vetë! Prej andej, solli në shqip Antologji e Poetëve të Botës, të asaj bote që është, pavarësisht nesh... E, në heshtje bujare, Të Ikurit e ata që vazhdojnë të gjejnë arsye për të ikur, u gëzohen ca të vërtetave që vijnë e shfaqen trishtuese. Tek e fundja, ikim edhe prej atyre që predikuan mbyllje gojësh e mendjesh, që bën lavdi e sukses kur njeriu privohej nga të drejta fare elementare; shpëtojmë prej atyre që (shumë më keq se me “të ikurit e pas ’90-ës,) mëkatuan ndaj atyre që nuk e deshën kurrë izolimin, mbylljen e dritareve dhe syve... Nuk u rrëfyem aspak më të butë, me kolegët që mbetën brenda rrethimit: lamë në heshtje/vdekje ata që mund të na bënin hije...Këtu i patëm Lasgushin e Mitrushin. Edhe Robert Shvarci, nuk e la atë truall, përshkruar aq dhimbshëm e frikshëm prej Dhimitër Paskos në Amanetin e Tij për fëmijët...Nuk i lamë të iknin, si rusët, i mbajtëm gojëmbyllur, ua privuan vendlindjen si këngë, si ritm e si këngë e trishtë njerëzore mëmëdhetare. U mpakën, se ua rrëgjuam lirinë... Historia e Mbylljes dikur ende është Dosje e hapur... Vetëm pak javë më parë, një trumbë krijuesish – zogj të mërguar në brig-

jet e afërta Mesdhetare, provuan të “kthehen”, me librat e tyre në trojet e veta. Relativisht të rinj, të tjetërt në mënyrën e të perceptuarit e të shkruarit, në dëshirë shpirti, pa ftesë zyrtare, pa rimbursim biletash (...në fushatë elektorale) ,.As në studiot e përnatshme të medias dhe opinionistëve pa opinion; e dinin, në Tiranë s’ka Shtëpi Shkrimtarësh: si për t’u hakmarrë deri në fund, politika e kish shndërruar në një tjetër zyrë, ku zyrtarë të radhës me pardesy e ngjyra të ndryshme vazhdojnë të premtojnë se do ta çojnë këtë vend e këtë kulturë e këtë gjuhë në ...Europë! A s’po vinin edhe këta, poetë, shkrimtarë e studiues të rinj, nga Europa?! Në mos tërësisht europianë, pak më shumë se symbyllurit e izolimit po...! Qofsha gabuar, nuk se u begenisën siç do duhej... Realiteti i qartë, nuk ia vlen të pyesim, siç nuk e ndjemë dikur mungesën e Fishtës, Konicës, Camajt. Lasgushin e pëshpëritën si të vdekur teksa i gjori POET trokiste tek shkrimtarët me zyrë dhe tek zyrat e pushtetit....Nuk na e treguan përmasën e plotë të Dh. Paskos, teksa tashmë po marrim vesh si ua mërzitën atdheun e jetën atyre që ikën dhe atyre që s’e përballuan dot gjatë atë realitet... Si të mos besojmë, në atë “truall gjarpërinjsh” ndodhi “Gjëma e mëkatit”, rrodhi në ato vise “Lumi i Vdekur”, dhe po vetëm pak vite më parë, Vathi shkroi proza të njëjtëshme. Jo veç Koreshi, por Koreshi s’na dëgjon... Letrat s’kanë nevojë doemos për liri, themi pas nginjies vetjake. Edhe pse pati shkrimtarë që shkuan në burgje shqiptare në gjithë regjimet, krijues që u nderën telash me gjemba, i dhanë fund jetëve të këtushme. Mbahemi moralë e normalë, edhe pasi rioshët e sotëm marrin vesh se një “anonime e artë e vetëtimtë” si Suzana Selenica –e një grupi poetësh të rinj, të tërë të burgosshëm, paskej përfunduar në çmendinë. Të tëra këto kanë ndodhur DJE... Dje, ishim izoluar. Po sot...? Sot përse?! Plaku i Shukshin, ca me vonesë, por e thotë, dhimbshëm: “...kam qenë ca i ashpër me ty...”


op-ed

2

Blog / Pse du

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Besnik Mustafaj në Lajpcig flet për stereotipet kulturore

14.03.2014

Universitet / Papunësia te të rinjtë, Civici: Më shumë degë profesionale në nivelin Bachelor

11

Mendoj se kreativiteti është shpirtëror. Absolutisht e besoj këtë.

- F. Murray Abraham

Sikur të isha Kuisling Q

arkulloi këto ditë, në mediat, lajmi për një deklaratë të Artan Shkrelit, arkitekt dhe këshilltar i kryeministrit Rama, bërë në një emision televiziv, se po të kish jetuar në periudhën e Luftës, do të ishte bërë ministër i qeverive të atyre kohëve. Edhe pse lajmi më mbërrin i filtruar dhe nuk i kam fjalët e sakta të Shkrelit, lexoj se ky e ka argumentuar këtë zgjedhje me faktin se ministrat shqiptarë të viteve 1939-1944 punuan për vendin e tyre dhe se, falë edhe përpjekjeve të këtyre shtetarëve, çështja kombëtare shqiptare në ato vite ishte zgjidhur, meqë shqiptarët jetonin të bashkuar në një “shtet.” Kjo deklaratë, e bërë nga një eksponent i shoqërisë civile i afërt me të majtën, ngjalli jo pak bujë, për arsye të kuptueshme. Si çdokush tjetër, kur lexova për ç’kish thënë Shkreli, menjëherë ia bëra këtë pyetje vetes – po unë, ç’anë do të kisha zgjedhur, po të kisha qenë i rritur në atë periudhë? Pa pikë dyshimi do të isha rreshtuar me Frontin; fashizmi dhe nazizmi për mua mbeten njëlloj të neveri-

tshëm si edhe komunizmi – por ndryshe nga qeveritë kukulla të periudhës së Luftës, të cilat haptazi bashkëpunonin me to dhe u shërbenin, Fronti ende nuk kish dalë hapur në simpatitë e veta dhe në thelbin e vet komunist. Më duhet ta pohoj tani menjëherë: Shkrelin e kam shok dhe nuk më vete mendja ta gjykoj këtu për një deklaratë, aq më tepër që nuk di mbi ç’bazë dhe pse e ka bërë; dhe që gjithsesi i përket më shumë fantahistorisë sesa politikës. Por ma merr mendja se me Shkrelin si ministër në Tiranë, unë si anëtar i kryesisë së Frontit – nuk na pengon kush të përfytyrojmë skenarë të pamundshëm – do të kisha gjetur gjuhë të përbashkët dhe kushedi do të ishim marrë vesh për shumë gjëra. Ka një tregim të famshëm, të Ray Bradbury-t (A Sound of Thunder), ku një kompani e cila ka shpikur udhëtimin mbrapa në kohë, organizon udhëtime në Tokën e qindra miliona vjetëve më parë; me kusht që udhëtarët të mos sjellin asgjë me vete, në të tashmen. Pa u futur në hollësi

këtu, një prej udhëtarëve frikësohet nga një dinosaur, del nga shtegu i përcaktuar më parë dhe shkel një flutur, të cilën e sjell pastaj me vete në të tanishmen. Rezultati: në kthim e gjen Amerikën me një president tjetër. Edhe ky tregim m’u kujtua, kur e përfytyrova Shkrelin ministër në Tiranë, në kohën e Luftës. Thonë se tregimi i Bradbury-t i ka paraprirë të mirënjohurit “efekt të fluturës” në teorinë e kaos-it; por gjithsesi, një ndryshim i vogël, madje i papërfillshëm, në rendin e sendeve mund ta përmbysë historinë – sikurse na i kujtojnë vazhdimisht të gjithë ata që e dinë se Napoleoni e humbi betejën e Waterloo-së për faj të hemorroideve. Pra ja edhe një skenar tjetër: Shkreli ministër në Tiranë dhe fuqitë e aksit që fitojnë luftën kundër Aleatëve – shqiptarët jetojnë të bashkuar si arianë nën Reich-un e Tretë, dhe unë si i Frontit i kam lënë ndërkohë kockat në një kamp përqendrimi, qoftë edhe si ai që kishin ngritur gjermanët në Prishtinë (një tetoja ime ka qenë atje, dhe megjithëse shpëtoi gjallë, ndryshe

koment Ardian Vehbiu

nga ata njëqind e kusur shqiptarë që vdiqën, doli që andej e transformuar krejt, e plagosur së brendshmi dhe kurrë nuk foli për çfarë kishte përjetuar). Edhe ky skenar është imagjinar – kushedi Shkreli nuk do ta kish lejuar kampin në Prishtinë, ose do t’i kish mbrojtur kundërshtarët e vet të Frontit me po aq zell sa ç’mbrojtën ministrat e asaj kohe hebrenjtë, sikurse e dimë tani të gjithë; kushedi edhe unë, si “agjent” i anglezëve në radhët antifashiste, do ta kisha penguar Enverin të merrte pushtetin dhe do ta kisha orientuar Shqipërinë e Pasluftës për nga Perëndimi. S’e them unë këtë, e ka thënë Bradbury! Por të gjitha këto janë spekulime në kufi të shakasë, dhe nuk po i quaj

shaka, sepse janë pak si pa shije. E vërteta është që, sikur Shkreli të ish bërë ministër i qeverive që u raportonin fashistëve të Duce-s ose, më pas, nazistëve të Hitler-it, pas gjase do të kish përfunduar i pushkatuar, prej komunistëve të Enver Hoxhës, menjëherë pas Luftës; dhe njëlloj i pushkatuar do të kisha përfunduar herët a vonë edhe unë, “i majti” dhe “anti-fashisti”, sepse më duhet të pranoj se, njëlloj sikurse nuk e shoh dot veten në shërbim të kauzës së Romës fashiste apo të Berlinit nazist, më duket njëlloj e pamundur që t’i shërbeja Enver Hoxhës, i cili e shkatërroi vendin tim më shumë e më thellë e më keq se ç’do ta kishin shkatërruar të huajt – qofshin këta italianë, gjermanë, jugosllavë apo rusë. E hidhur kjo fantazi, por kam të paktën ngushëllimin metafizik se, edhe kur ta takoja Shkrelin në anën “e përtejme”, do të na kish vrarë të dyve e njëjta dorë; dhe se udhëtimi ynë në kohë vetëm me nga një plumb zverkut do të kish përfunduar – qoftë edhe për të penguar paradokset përkatëse.

Ku qëndron dallimi mes Putinit dhe Millosheviçit?

N

ëse Millosheviçi kishte drejtuar çështjet kërcënuese drejt fqinjëve për tetë vite pa cilësi të mirëfillta, edhe sa kohë do të veprojë Putini në këtë mënyrë? Ndërkohë që isha duke ndjekur imazhet e trazirave në Krime përmes televizorit, ndjeva sikur ato pamje i kisha parë edhe më herët. Më dukej sikur po rijetoja shpërbërjen e Jugosllavisë dhe fillimin e luftës së Bosnjës. Kur propaganda ruse deklaroi se trupat e mbledhur në Gadishullin e Krimesë ishin qytetarë të organizuar për vetëmbrojte, mua më përfytyroheshin imazhe nga grupe të armatosura dhe të organizuara të qytetarëve, po ashtu për vetëmbrojtje, pasi kishin vendosur barrikadat në muajin mars të vitit 1992, në Sarajevë. Ashtu si edhe në Krime, këta trupa nuk kishin ndonjë shenjë dalluese që i bënin të dukeshin ndryshe nga të tjerët. Gjërat që ata protestues i bënin të dalloheshin nga të tjerët qëndronin në faktet se ata ishin të pajisur me kallashnikov, grupe komunikuese dhe me disiplinë ushtarake. Cili është dallimi mes Vladimir Putinit dhe Sllobodan Millosheviçit? Për rreth 22 vite, ata janë një njeri i vetëm me dy hije dhe përdorues të një stili të njëjtë veprimesh për më shumë se një dekadë. Në të vërtetë, nëse Millosheviçi do ishte gjallë sot, ai me siguri do ta padiste Putinin për plagjiaturë.

koment NENAD PEJIC

Presidenti rus i quan “vullnetarë” njerëzit e armatosur në Krime, të cilët mbështesin të drejtat etnike të rusëve. Në vitin 1990, Millosheviçi përdori të njëjtën fjalë për grupet e ngjashme në Bosnjë dhe Hercegovinë, për të cilët thoshte se po përkrahnin grupet etnike të serbëve. Putini kërkon që të respektohet sovraniteti i Ukrainës, edhe pse ai me çdo forcë mundohet ta shkatërrojë atë. Në të njëjtën mënyrë veproi edhe në Bosnjë. Të dy liderët përdorin fenë në nxitje të konflikteve përkatëse dhe arsyetim të ndërhyrjeve. Së fundi, mediat ruse kanë raportuar gabimisht se Manastiri i Caves në Ukrainë ishte dëmtuar, kurse në vitin 1992 edhe mediat serbe kishin raportuar një gjë të tillë rreth manastireve dhe kishave serbe. Ashtu siç Millosheviçi kishte vepruar para 22 vjetëve, edhe Putini tani po teston reagimin e Perëndimit, duke u mbështetur dhe në mosmarrëveshjet mes vendeve të Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai po pengon shfaqjen e ndonjë shenje të kuptueshme dhe të koordinuar rreth asaj që ai ka plan-

ifikuar në lidhje me çështjen e Ukrainës. Ngjashmëritë e tilla tejkalojnë retorikën e Putinit dhe të Millosheviçit. Kur protestuesit në Kiev u sulmuan me snajper, disa njerëz nga Bosnja mund të rikujtonin ndodhitë në Sarajevë më 6 prill të vitit 1992, ku demonstruesit u përballën me po të njëjtën situatë. Reportazhi i mediave ruse rreth sulmeve me snajper zbuloi edhe më shumë planin e kopjuar nga homologët e tyre serbë para dy dekadave, ku kësaj here qytetarët e Kievit po qëllonin me armë njëri-tjetrin, sikurse serbët dikur në Sarajevë. Gjithashtu, mediat ruse po raportonin rreth një krize të pretenduar të refugjatëve me rreth 650 mijë raste të njerëzve përtej kufirit në Rusi. Kur filloi lufta e Bosnjës, mediat serbe po ashtu ndezën alarmin për largimin e refugjatëve serbë nga kufiri. Kombet e Bashkuara demaskuan raportet e dhëna për të dyja rastet, Serbi – Bosnjë e Hercegovinë dhe Rusi – Ukrainë, por kjo nuk prish punë. Përgatitja për urrejtje Mediat serb e dhe r use u mbështetën në imazhe të pavërteta për ilustrimin dhe përkrahjen e deklarimeve të tyre. Mediat ruse shfaqën shumë pamje të udhëtimeve drejt kalimit të kufijve Poloni – Ukrainë, dhe po ashtu ato serbe në vitin 1992 përdoren imazhe të shpërnguljeve të refugjatëve, me ç’rast këta të fundit iknin nga forcat

e Millosheviçit. Gjuha e qarkulluar politike dhe emocionale e mediave ruse përdorej për të përshkruar veprimet e autoriteteve të reja në Kiev, duke u vënë nofka si “fashistë” dhe “anti-semitë” që të kujton karakterizimin e Serbisë kundrejt kundërshtarëve të saj. Kroatët karakterizoheshin si “ustashë” dhe myslimanët boshnjakë si “muxhahedinë”. Ja kështu fillon lufta dhe në këtë mënyrë shoqëritë përgatiten për urrejtje. Qytetarët e zakonshëm i nënshtrohen frikës dhe propagandës përfundimisht duke ulur besimin në grupet dhe nacionalitetet e tjera. Në vitin 1992, serbët besonin se Millosheviçi po mbronte rrethimin e kombit nga “fitimi i territoreve dhe qytetet pushtuese”. Në të njëjtën mënyrë, sondazhet e fundit tregojnë se shumica e rusëve beson se ushtria e tyre po mbron rusët e Krimesë nga aneksimi i territorit. Është shumë më e lehtë të besosh sesa të bësh pyetje. Ekziston edhe një ngjashmëri e zymtë në fuqinë përkatëse të Putinit dhe Millosheviçit. Fillimisht, asnjëri prej tyre nuk ishte zgjedhur nga populli. Putini ishte emëruar kryeministër në muajin shtator të vitit 1999 nga presidenti rus Boris Yeltsin, me ç’rast ky i fundit e kishte quajtur atë si pasardhëses të zgjedhur nga vetë ai. Putini u bë presidenti i Rusisë disa muaj më vonë, kur Yeltsini dha dorëheqje. Njësoj, përparimi i politikës së Millosheviçit filloi në vitin 1986 kur

ai ishte emëruar kryesues i Partisë Komuniste të Serbisë. Veprimet e hershme të secilit udhëheqës ishin zhvilluar nga keqtrajtimi i një grupi etnik, në rastin e Millosheviçit – Kosova, kurse në atë të Putinit – Çeçenia. Që të dy, Putini dhe Millosheviçi, udhëhoqën shoqëritë të cilat kishin institucione të dobëta, rritje të korrupsionit, mungesë të zbatimit të ligjit dhe shërbime mbrojtëse të fuqizuara politikisht. Por, përderisa ngjashmëritë mes Putinit dhe Millosheviçit janë të pamohueshme, jo medoemos veprimet e tyre çojnë drejt përfundimit të ngjarjeve të tyre në të njëjtën mënyrë. Millosheviçi ishte në gjendje t’i përcillte aventurat ushtarake për vetëm tetë vjet, derikur NATO u bashkua kundër tij në Kosovë gjatë vitit 1999 dhe ai u përmbys një vit më pas nga një revolucion popullor. Por, Putinit i kishte pëlqyer epërsia e tij që dikur Millosheviçit i kishte munguar. Rusia, ndryshe nga Serbia, është një konkurrent i madh gjeopolitik me një karrige në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, një fuqi nukleare dhe një furnizues kyç i energjisë për Europën. Nëse Millosheviçi kishte kërcënuar fqinjët për tetë vite, edhe sa kohë do të veprojë Putini në këtë mënyrë? *Autori është kryeredaktor i lajmeve ndërkombëtare në radiostacionet: “Europa e lirë” dhe “Liberty”


12

problemat i k a

universitet

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Adrian Civici, i ftuar në Revistën informative të Mbrëmjes në Top Channel, ka folur për krizën e papunësisë mes të rinjve. Ai theksoi nevojën për më shumë degë profesionale në universitet, sidomos në nivelin Bachelor dhe se duhet të shihet mundësia se cilat janë degët që krijojnë edhe vende pune në mënyrë masive.

Papunësia te të rinjtë, Civici: Më shumë degë profesionale në nivelin Bachelor Një pjesë e mirë e të papunëve janë të rinj të diplomuar. Sipas jush, cilat janë arsyet e kësaj situate, të këtij tregu që ne kemi? Pikë së pari është e rëndësishme të përmendet se ne po flasim tashmë për shifra 17-18% papunësie, që janë shifra relativisht më të larta sesa ajo klasike apo standarde, që për 8 apo 10 vjet jemi mësuar ta përmendim shpesh, siç kanë qenë 13-13,2%, çka tregon se, qoftë si ndryshim i ideologjisë së matjes së papunësisë, qoftë edhe një vrojtim më i mirë i realitetit, rezultojmë në grupin e atyre vendeve që cilësohen me përqindje shumë të larta papunësie, gjë që përbën edhe sfidën më të madhe të politikave tona ekonomike e financiare, dhe përgjithësisht të gjitha strategjive të zhvillimit. Fakti që ne kemi një mani për të shkuar të gjithë nëpër universitete apo shkolla të larta, ku pjesë e këtij arsimimi si në universitetet publike dhe ato private janë edhe ata nxënës, le të themi, që kanë një mesatare shumë të ulët g jatë shkollës së mesme, a e dëmton këtë treg të diplomimit, këtë treg të punës? Unë mendoj se kjo duhet parë në dy aspekte komplementare me njëratjetrën. Së pari, Shqipëria hyn në grupin e atyre vendeve, ku si pasojë e vështirësive për të gjetur punë, ku si pasojë e vështirësive për të pasur një profesion apo një shkollë profesionale, vazhdimi i universitetit është si të thuash një mënyrë për të kaluar edhe 3 apo 5 vjet të tjera. Në pamundësi të punësimit t’i bën një shkollë të lartë. Nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por edhe i shumë vendeve të tjera, dhe universiteti për një pjesë të mirë të studentëve më shumë bëhet strehë qoftë për të kaluar këto vite, qoftë për të ardhur në Tiranë nga rrethet, ose me shpresën që do të bëj diçka në një perspektivë 3 ose 5-vjeçare, për të gjetur një vend pune. Natyrisht, kur nuk ke një lidhje të qartë midis asaj çka kërkon tregu i punës, cilët janë profesionet që ofrohen në këtë treg pune dhe thjesht ndjek një universitet, kjo shpjegon edhe tendencën që kemi ne, që të gjithë pa qenë të lidhur me këtë treg pune në një masë të madhe

kërkojnë atë profesion, që konsiderohet si ndër profesionet më të mira, profesione edhe më të lehta, si p sh, kërkojnë të bëhen juristë, ekonomistë, ndërkohë që ka shumë pak që kërkojnë të bëhen inxhinierë, të bëjnë shkencat e natyrës. Ndoshta është momenti për të bërë një proces paralel, edhe mes universiteteve, por edhe tregut të punës, për të parë dhe për t’i dhënë prioritet asaj se çfarë kërkon tregu...? Pikërisht, ky ishte elementi i dytë që doja të theksoja, sepse shpesh herë duke e etiketuar këtë fenomen, që universitetet po prodhojnë të papunë të diplomuar, në fakt nuk është fiks kështu, por është se meqenëse nuk ka punë dhe nuk gjendet shpejt punë, një pjesë e madhe e të rinjve janë të prirur të vazhdojnë universitetet si gjeja më e lehtë e mundshme dhe, nga mosha 19 ose 20 vjeç që mund ta kërkojnë punësimin duke pasur një formim profesional, e kërkojnë atë në moshën 23, 24 apo 25 vjeç. Nga ana tjetër, duke iu referuar edhe shifrës së papunësisë, unë do thosha që ndoshta vitet e fundit ne jemi prekur edhe më shumë nga kriza. Treguesi i papunësisë është tregues i gjendjes apo i shëndetit të ekonomisë shqiptare. Po përmend vetëm disa fakte: Vetëm rritja ekonomike prej 1 ose 2%, por edhe faktet e tjera që kanë të bëjnë me bizneset, që deklarojnë se punojnë nën kapacitetet e tyre me një ulje të aftësisë dhe dëshirës për të blerë, ose konsumit në Shqipëri, rënia e kredive dhe investimeve, qoftë e investimeve të huaja direkte, qoftë dhe financimeve që bëjnë edhe vet individët apo edhe bizneset nëpërmjet sistemit të kredisë, pra shumë elementë të kësaj natyre tregojnë që ekonomia shqiptare nuk po ecën me ato ritme që krijojnë vende të reja pune, në atë sasi që ne duam. Gjithashtu ne reflektojmë edhe një sëmundje tjetër do të thosha, të paktën 10-15 vjeçare: po të krahasojmë ritmin e rritjes ekonomike në Shqipëri me ritmin e rritjes së punësimit konstatojmë se nuk ka një lidhje të drejtë, siç duhet të kishte normalisht. Hyjmë në grupin e atyre vendeve, ku rritja ekonomike nuk është shoqëruar ose nuk është transformuar në nivelin e duhur të

Duke e etiketuar këtë fenomen, që universitetet po prodhojnë të papunë të diplomuar, në fakt nuk është fiks kështu, por është se, meqenëse nuk ka punë dhe nuk gjendet shpejt punë, një pjesë e madhe e të rinjve janë të prirur të vazhdojnë universitetet si gjeja më e lehtë e mundshme

punësimit, çka tregon se qoftë struktura e investimeve, qoftë mënyra se si e kemi përdorur ne zhvillimin e strategjive ekonomike nuk kanë pasur në plan të parë punësimin, por kanë pasur tregues të tjerë. Si njohës i ekonomisë si ekspert, padyshim, por edhe i botës akademike zoti Civici, cilat janë nismat konkrete që duhet të ndërmerren për të rregulluar këtë treg? Unë mendoj se ka disa elementë. Së pari, duhet ta kemi të gjithë të qartë që universitetet janë paralel me ekonominë. Është ekonomia ajo që krijon kërkesën për punë, që krijon tregjet e punës, që krijon segmente profesionale të punësimit dhe pastaj universitetet i përgjigjen me ato diploma që duhen. Në këtë sens, një nismë shumë e mirë do të ishte një lloj profesionalizimi më i madh i studimeve universitare, sidomos në nivelin Bachelor, ose në nivelin e kolegjeve profesionale, pasi po të shikosh raportet që ne kemi ndërmjet formimit profesion-

al dhe formimit të përgjithshëm universitar, pothuajse jemi në vendet e fundit qoftë në raport me Bashkimin Europian, qoftë me vendet e tjera, për sa i përket përqindjes dhe nivelit të formimit profesional. Nga ana tjetër, edhe vet politikat tona ekonomike duhet të synojnë që të hapin ato vende pune, ose ato sektorë që përdorin masivisht vendet e punës. Normalisht është pozitive edhe kronika që ju dhatë, që ne po bëjmë çdo lloj përpjekje për të mbështetur edhe industrinë e fasonëve, por duhet të kemi parasysh që nuk mundet që e ardhmja e ekonomisë shqiptare të jetë ekonomia me fasonë, pasi bëhet fjalë për vende pune me 100-120 mijë lek (të vjetra), ashtu si mund të jenë edhe Call Center-at. Paralelisht me këtë shqetësim, ndoshta duhet të shikohet mundësia se cilët janë ato degë, ato shërbime dhe ato lloj investimesh që përveç rentabilitetit dhe rritjes ekonomike krijojnë edhe vende pune në mënyrë masive. Intervistoi Pandi Gjata, Top Channel,

Rama përuron zyrën e re të punës në Kavajë, së shpejti edhe tri të reja Gjatë përurimit të Zyrës së Re të punësimit në qytetin e Kavajës, kryeministri Rama tha se falë tre zyrave të reja të punës janë punësuar 1055 persona në sipërmarrjen private. Elbasani, Korça e Shkodra janë qytetet, ku do të hapen zyrat e reja të punës Kryeministri Rama bashkë me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj ishin dje të pranishëm në inaugurimin e Zyrës së re të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Kavajë. Kryeministri tha se, zyrat e punësimit sjellin edhe fuqizimin e sipërmarrjes pasi biznesi nuk humb kohë në kërkimin dhe përzgjedhjen e punonjësve. Kryeministri tha se kjo zyrë shihet si mundësi e re për një qytet të zhytur në papunësi. Sipas tij, Zyrat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit kanë dhe një aspekt tjetër shumë të rëndësishëm, që

është mbështetja dhe fuqizimi i sipërmarrjes. “Përmes vënies në dispozicion të sipërmarrjes; përmes vënies në dispozicion të atyre që duan të bëjnë investime të reja; që kanë në dispozicion vende të reja pune, të një kapitali njerëzor, që është i regjistruar dhe është i skanuar me kategori, me kualifikim, me të gjitha të dhënat e nevojshme, që biznesi të mos humbasë kohë dhe të mos humbasë mundësitë për të bërë përzgjedhjen më të mirë. Rama vijoi se qeveria bashkë me Bashkinë e Kavajës së shpejti do të ndërtojë një zonë industriale pranë qytetit, që do të shërbejë si një platformë për ndërtimin e kapanoneve, për të zhvilluar investimet në industrinë e fasonëve dhe investimeve të tjera me natyrë prodhuese. Ai shtoi se qeveria po përgatit një paketë mbështetëse për industrinë fason. “Këtu në Kavajë, ne kemi dhe një të dhënë tjetër

që është e rëndësishme të nënvizohet, 2555 gra dhe vajza që janë pa punë dhe që kërkojnë punë, pra janë persona të regjistruar si punëkërkues” –tha ai duke shtuar se prioriteti kryesor i qeverisë është rritja e punësimit duke krijuar kushtet optimale për të nxitur sipërmarrjen. Zyrat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, sipas Ramës janë pikëtakime mes sipërmarrjes, shtetit dhe punëkërkuesve. “Është një fillim mjaft i mbarë, nisur nga fakti se vetëm në një muaj tri zyra të sapoçelura pune kanë ndërmjetësuar dhe kanë mundësuar punësimin e 1055 personave”, - tha Rama, tri herë më shumë se Shërbimi i mëparshëm i Punësimit. Rama shtoi se së shpejti do të hapen zyra të reja punësimi në Elbasan, në Korçë dhe Shkodër.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

14.03.2014

13

Kafe greke apo turke? Shqiptarë apo evropianë? Sllovenë apo jugosllavë? Tematika e diskutimit mes shkrimtarit slloven, Goran Vojnoviç dhe shkrimtarit shqiptar, Besnik Mustafaj, kishte të bënte me stereotipet, paragjykimet dhe ideologjitë

Besnik Mustafaj

në Lajpcig flet për stereotipet kulturore

A

Teatër Neziraj me “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në festivalin e Bursa-s Në qershor të vitit 1791, në ishullin e vogël jonian Kalamos, përfaqësuesi i Aliut i kërkoi gjeneralit rus Tamara, komandant i flotilj

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove të vendeve të Ballkanit, “Bursa 2014”, Teatri Shqiptar nga Shkupi shfaqi në Bursa të Turqisë dramën “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, shkruar nga Ismail Kadare, me regji të Dino Mustafiç. Vepra e Kadaresë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është dramatizuar nga Jeton Neziraj, ndërsa dramatizimi skenik është realizuar nga Zhelka Udoviçiç. Siç raporton Kultplus, salla e teatrit ishte e mbushur me artdashës të artit skenik shqiptar dhe të gjuhës shqipe, duke pasur parasysh se Bursa është një nga qendrat ku shqiptarët e shpërngulur nga trojet e të parëve janë përqendruar kryesisht në këtë qytet. Spektatorët patën mundësi të ndjekin një

shfaqje të kompletuar në të gjitha aspektet, duke filluar nga skenografia tepër funksionale dhe në shërbim të plotë të konceptit regjisorial, si dhe nga trupa e aktorëve e sidomos personazhet e dy gjeneralëve, gjeneral Bajrush Mjaku dhe gjeneral lejtnant, Adem Karaga, të ndihmuar nga aktorët e tjerë Adrian Aziri, Xhevdet Jashari, Vebi Qerimi, Silvana Bajçinovci etj. Kjo shfaqje sjell zhvillime të ngjarjeve të përgjakshme në Ballkanin e trazuar të viteve ’90, të luftërave dhe masakrave të shumta nga forcat ushtarake dhe paramilitare vrastare serbe etj., që edhe sot e kësaj dite familjarët janë në kërkim të eshtrave të pjesëtarëve të tyre dhe nuk ia dalin dot.

utorët shqiptarë, Besnik Mustafaj, Fatos Baxhaku dhe studiuesi arbëresh Matteo Mandala janë pjesë e familjes së madhe të shkrimtarëve nga Europa në Panairin e Librit në Lajpcig, që zhvillohet nga data 12-16 mars. Poeti dhe eseisti, Arian Leka i ftuar nga drejtuesit e Panairit, do të jetë pjesë e panelit të debatit me temë “Autori-Letërsia-Ballkani”. Lexime autoriale, debate, biseda e shkëmbime mendimesh, idesh, takime ndërkulturore mes autorëve etj., janë pjesë e një programi të ngjeshur të rrjetit “Traduki”, partner zyrtar i Panairit të Lajpcigut. Janë 42 autorë nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Lihtenshtejni, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Rumania dhe Hungaria që prezantohen në programin e TRADUKI-t gjatë ditëve të Panairit të Librit. Kafe greke apo turke? Shqiptarë apo evropianë? Sllovenë apo jugosllavë? Tematika e diskutimit të shkrimtarit slloven, Goran Vojnoviç dhe shkrimtarit shqiptar Besnik Mustafaj, kishte të bënte me stereotipet, paragjykimet dhe ideologjitë. Perspektivat e dy autorëve nga Sllovenia dhe Shqipëria ishin pjesë e diskutimit të djeshëm në Panairin e Lajpcigut. Slloveni Goran Vojnoviç në romanet e tij përshkruan me humor banalitetin dhe marrëzinë ideologjike- nacionaliste në Slloveni dhe të gjitha vendet e tjera të ish-Jugosllavisë. Libri i tij “Souther Scum Go Home” (2008) konsiderohet si një nga romanet më të suksesshme të viteve të fundit. Përballë tij ishte shkrimtari shqiptar, Besnik Mustafaj, i cili rrëfeu përvojën e udhëtimit të parë (menjëherë pas viteve ’90) në Greqi kur kërkoi një kafe turke. Aty mësoi se kjo kafe në vendin fqinj quhej kafe greke. Ky episod, temë e bashkëbisedimit të Besnik Mustafajt, tregon sesi stereotipet kulturore në Evropën Juglindore kanë qenë terren pjellor për konfliktet politike, por në të njëjtën kohë dhe një burim i mirë për letërsinë e këtyre vendeve. Poeti dhe eseisti Arian Leka dhe shkrimtari hungarez Gyorgy Spiro, do të flasin sot në një panel të përbashkët për absurdin dhe jetën e njerëzve nën diktaturë. Diskutimi i Gyorgy Spiros fokusohet te Revolucioni Hungarez i vitit 1956. Ndërsa poeti dhe prozatori, Arian Leka, i konsideruar si një nga zërat më të rëndësishëm letrar në Shqipëri, në një ese për flotën tregtare flet për kohën e izolimit kur deti, siç thotë ai, ishte ndërmjetësi ynë natyror. “Deti ishte bashkuesi dhe ndarësi-pengesa dhe mundësia e takimit”. Me përshkrimin e fatit të atyre anijeve dhe njerëzve ai pasqyron

absurdin e jetës në një vend të izoluar. Studiuesi Matteo Mandala do të referojë në ditët e Panairit në Lajpcig mbi minoritetet dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me Evropën. Në një bisedë me moderatorin Mateo Colombia, ai do të rrëfejë botën magjepsëse të arbëreshëve të Italisë. Fatos Baxhaku do të ndalet në diskutimin e tij në marrëdhëniet shqiptaro-austriake, që në fakt gjejnë pasqyrim dhe në librin e tij të fundit “Çadra e kuqe”. Gjithashtu, në një bashkëpunim të frytshëm me programin “Tranzyt” dhe kuratorin Martin Pollack, është paraparë një mbrëmje letrare që i kushtohet “luftës së harruar”, ku zërat nga Polonia, Bjellorusia dhe Ukraina do të jenë pjesë e veçantë në Panairin e Lajpcigut e ku biseda do të fokusohet në ngjarjet dramatike në Ukrainë, te shpresa, indinjata, entuziazmi, dhe zemërimi i shprehur në protestat qytetare. Kumbaro në Lajpcig

E pranishme në ceremoninë e hapjes së Panairit të Librit në Lajpcig ishte dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila zhvilloi disa takime me personalitete të ndryshme. Me drejtorin e panairit, zotin Oliver Zille, sipas zyrës së shtypit të MK, u bisedua për bashkëpunime të reja dhe aktive në shërbim të përhapjes së letrave shqipe, fuqizimin e imazhit të Shqipërisë përtej kufijve dhe organizimin e aktiveteve ndërkombtare. Drejtori, Zille u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me Ministrinë e Kulturës për zgjerimin e audiencave të librit jo vetëm si produkt por si vlerë dhe mjet edukimi për lexuesit e rinj. Gjithashtu Ministrja Kumbaro u prit nga kryeministri i Landit të Saksonisë Stanislaw Tillich dhe nga Kryetari i Bashkisë së Lajpcigut, Burkhard Jung

Aktiviteti

Rikthehet ‘Pranvera e Frankofonisë’ Rreth 100 aktivitete do të zhvillohen jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si Shkodër, Korçë, Fier, Elbasan, Durrës, Vlorë, në kuadër të “Pranverës frankofone” nga data 20-29 mars. Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe disa prej institucioneve më të rëndësishme kulturore në vend, si Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar i Komedisë, Galeria Kombëtare e Arteve, por edhe Bashkia e Tiranës, Universiteti i Arteve, Ambasada franceze dhe ambasadat e vendeve të tjera frankofone, vijnë në Shqipëri artistë dhe ngjarje kulturore për të mos u humbur. Koncerte, ekspozita, shfaqje teatri të luajtura nga profesionistë apo nxënës shkollash, projeksion videosh, shfaqje filmash, mbrëmje poetike, degustim vere, por edhe shumë aktivitete të tjera do të vijnë përgjatë 10 ditëve të ngjeshura.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

15 19

20

21

23

8

9

10

11

12

16

1

21

22

24

26

28 32

36

37

17

18

33

29

30

34

35

38

39

41

4 46

14

25

27 31

13

42

40

43

47

44

48

51

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

45

49

50

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

52

Horizontalisht:

1. Llojet e ndryshme të kafshëve, a të bimëve. 8. Shkurre me degë të dendura që dalin tufë drejtpërdrejt nga rrënja. 15. Afri e madhe në marrëdhëniet me dikë, marrëdhënie të ngushta, miqësi e ngrohtë. 17. Lloj drithi. 19. E kundërta, ngrita. 20. Universiteti Amerikan. 21. Kofi, ish-drejtues i OKB-së. 22. Sistemi i shkallëzuar nëpërmjet të cilit jepen njohuri. 23. Reparti Lindjeve. 24. Një kafe e njohur. 25. Televizion italian. 26. Vend ku po ndërtohet. 28. Kryekomandant në ushtrinë turke. 31. Ministria Ekonomisë. 32. Lagështirë. 35. Simboli kimik i natriumit. 36. Tërësia e të gjitha pjesëve të një vepre muzikore për orkestër. 39. Ne në Itali. 41. Aleksandër i politikës amerikane në Shqipëri. 42. Afrohet, ose... 44. Pronar i madh tokash. 46. Lloj guri gëlqeror, kristalor, shumë i fortë e me ngjyra të ndryshme, që përdoret kryesisht në ndërtim. 48. Bakër në dialekt. 50. Notë muzikore. 51. Fabrikë për prodhimin e pijeve alkoolike. 52. Krahinë, anë.

2

2 3

4

6

1. Vegël bujqësore. 2. Litar i trashë për të lidhur anijet në breg. 2. Qazimi e këngës. 4. Central Industrial. 5. Rrymë ideologjike, politike e shoqërore në Evropë në shekujt XVII-XVIII, që drejthej kundër feudalizmit. 6. Hajde! 7. Tregu Agrar. 8. Llollobrigida, aktore e famshme italiane. 9. Organizatë terroriste. 10. Eva e kinemasë amerikane. 11. I kanë frutat në mes. 12. Llaç, gëlqere në dialekt. 13. Mangut në dialekt. 14. Gjata, aktore. 16. Njësia e memories. 18. Ent Industrial. 22. Fusha bujqësore. 24. Është kafshë e madhe gjitare. 27. Gaz vdekjeprurës që përdoret tek armët kimike. 28. Ironi e hidhur. 29. Frank, futbollist i njohur francez. 30. Një botim argëtues. 33. Bimë barishtore shumëvjeçare. 34. Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe të mëdha, të dhëmbëzuara. 36. Vend pushimi. 37. Përemër vetor. 38. Mark, shkrimtar i njohur amerikan. 40. Organizatë Arabe. 43. Larg vendit ku jemi, tutje. 45. Përemër vetor. 47. U rrëzua. 49. Temena në mes.

5 6

1

3

3

7

7

5 6

3 9

3 7 8

1 6

2

1

1 4

4

5 9

5

2

7

9

7 8

5

8 3

8

Një qen ka qenë shumë pranë ngordhjes pasi kishte pirë një tretësirë ftohëse që përdoret për radiatorët në një garazh në Melbourne të Australisë. Mirëpo, falë vodkës që e ka pirë për dy ditë resht, qeni i quajtur Charlie ka shpëtuar. Veterinerët kishin kuptuar se qeni është helmuar me etilen glikol, i cili shkakton insuficiencë të veshkave dhe vdekje pas disa ditësh. Zgjidhja ishte që ta dehnin qenin dhe ta mbanin në gjendje të tillë për 48 orë. Në këtë mënyrë, veterinerët e shpëtuan kafshën duke e mbajtur të dehur me vodka (të cilën ia dhanë me infuzion dhe përmes sondës nga hunda), e cila neutralizoi helmimin. Ngjashëm si njerëzit, në ditët kur është zgjuar nga dehja, qeni nuk ka mundur të qëndrojë në këmbë dhe ka ecur pa kontroll.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire ne fakt. Beqaret serish do jene te pafat ne dashuri. Mundësitë qe do iu jepen për takime nuk do jene aspak interesante. Financat do jene te stabilizuara. Do e mbani gjithë kohës nen kontroll situatën dhe nuk do keni vështirësi.

Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire sot. Nuk do keni për çfarë te ankoheni sepse partneri do ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret do fiksohen pas një personi dhe do harrojnë gjithçka tjetër, madje edhe te ushqehen apo te flenë. Financat do jene te mira nëse ju tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet apo me transaksionet qe do kryeni.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dite tërësisht e mbrojtur kjo e sotmja për te dashuruarit. Tensioni do mbaroje njëherë e mire dhe do filloni t’i kuptoni edhe gabimet qe keni bere. Beqaret do afrohen mjaft pas një miku te afërm dhe do e shihi nate me një sy tjetër. Ne planin financiar nuk do keni te drejte te gaboni. Dyfishojeni maturinë dhe vigjilencën qe te mos keni te papritura.

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift, me ne fund do pajtoheni me partnerin dhe do filloni tjetër etape. Beqaret do ndihmohen nga Venusi dhe do arrijnë ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Nuk do ndihen me te vetmuar dhe nuk do vuajnë ne heshtje. Plutoni do iu mbështesë ne planin financiar dhe do i zgjidhni te gjitha problemet.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 1

Me vodka e shpëtuan qenin

2 4

8 2

4

1 7

5

5 8

9

6 1

4 7

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 9

LUANI (23/VII-22/VIII)

Perspektivat janë te mira sot për jetën sentimentale te te dashuruarve. Dielli dhe Merkuri do iu bëjnë me sharmante dhe do kaloni momente fantastike me partnerin. Beqaret do kenë shume kërkesa dhe nuk kane për ta gjetur as sot personin qe kane ne mendje. Me paratë nuk duhet te bëni çmenduri. Shpenzoni aq sa mundeni nëse doni te ruani qëndrueshmërinë.

PESHORJA (23/IX-22/X)

2

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do jeni ne humor shume te mire sot ju te dashuruarit dhe do i shprehni pa fund ndjenjat ndaj partnerit. Momentet romantike gjithashtu nuk do mungojnë. Beqaret do përzgjedhin shume dhe nuk do e kenë te lehte te gjejnë personin ideal. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Situata jo vetëm qe nuk do tronditet, por mund te keni edhe përmirësime te ndjeshme.

AKREPI (22/X-21/XII)

5 Do i kaloni pak nga pak vështirësitë qe iu kishin dale sot ne jetën tuaj ne çift dhe do i shihni gjerat me një sy edhe me pozitiv. partneri do tregohen me tolerant se kurrë. Beqaret do pëlqejnë dike jashtë mase, por do kenë vështirësi për ta bere për vete për shkak te konkurrencës se forte. Financat do jene shume me te mira se kohe me pare.

4 2 8 5 5

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

1

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 565, 741, 812, 891. Numra me 4 shifra: 0527, 1210, 1521, 1635, 2102, 2596, 3128, 4285, 4382, 5988, 7247, 7854, 8121, 8596, 8745. Numra me 5 shifra: 11246, 12015, 21023, 31986, 41787,

43457, 47854, 50653, 52544, 62575, 80872, 87485. Numra me 6 shifra: 101596, 142563, 210111, 255601, 256523, 265985, 420251, 561082, 592512, 656320, 661950, 784854, 851195, 854152.

Dite e animuar dhe plot surpriza kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione pa fund dhe shpesh do iu duket sikur jeni ne ëndërr. Beqaret do ndihen gati për te filluar një lidhje te qëndrueshme. Mundësitë do jete te shumta. Me financat do keni disa vështirësi te vogla, te cilat me pak durim dhe përkujdesje do arrini t’i zgjidhni.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Dite e begate kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jete e ngrohte dhe nuk do ketë asnjë te papritur te pakëndshme. Beqaret duhet te dalin neper takime, por jo t’iu besojnë te gjithë atyre qe do i joshin. Financat do kërkojnë me shume se kurrë vëmendje prej jush.

Çiftet do i kenë gjerat shume te qarta sot dhe nuk d hedhin asnjë hap te nxitur. Bashkëpunimi, toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojnë gjate gjithë kohës. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim interesant. Financat nuk do jene aspak ne gjendjen me te mire. Do keni goxha vështirësi për te ruajtur ekuilibrin.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Çiftet do kenë një dite shume te paqëndrueshme dhe here pas here te mbushur me debate. Kujdes me fjalët qe do thoni sepse po e preket partnerin ne pikat e tij te dobëta mund te shkatërroni gjithçka qe keni dertuar. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë prandaj nuk do kërkojnë me ngulm një person ne krah. Me financat çdo gjë do shkoje me se miri.

PESHQIT (20/II-19/III) Ambienti ne lidhjen tuaj do jete goxha i tendosur sot. Nuk do kuptoheni si duhet me atë qe keni ne krah dhe debatet here pas here do jene te zjarrta. Beqareve do iu rendoje pa fund vetmia, por nuk do kenë çfarë te bëjnë. Duhet ende durim për te gjetur personin ideal. Ne Me financat do jeni shume te kujdesshëm.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

14.03.2014

mars

15

Demokracia është një abuzim i statistikave. - Jorge Luis Borges

468 p.K

Sofokliu mund Eskilin Në Greqinë e lashtë, teatri-veçanërisht tragjedia-lidhej ngushtë me Dionisin, zotin e verës. Dramaturgët konkurronin për të drejtën që tekstet e tyre të luheshin si pjesë e një festivali vjetor të njohur si Festa Dioniziake. Në vitin 468 p.K pati një garë ndërmjet dy prej dramaturgëve më të mëdhenj të kohës. Eskili, i lindur diku rreth vitit 525 p.K., kishte luftuar në Maratonë dhe Salaminë dhe një pjesë e tij e mbijetuar,

që pat fituar një çmim në vitin 472, merrej me gratë e Persisë që vuanin humbjen e ushtrisë së tyre. Pjesët e Eskilit ishin vënë në skenë në Festën Dioniziake që në vitin 499 dhe gjatë gjithë karrierës së vet e fitoi çmimin -një kurorë kulprash- trembëdhjetë herë. Në vitin 468 p.K. Eskili e gjeti veten përballë rishtarit Sofokli. Trilogjia e Sofokliut përfshinte një pjesë të titulluar Triptolemos, e cila ka humbur, dhe fitorja e tij filloi një karrierë të

lavdishme, gjatë së cilës ai shkroi 123 drama (vetëm shtatë kanë mbijetuar të plota) dhe fitoi deri 24 herë, më e fundit e të cilave ishte 59 vjet pas së parës në vitin 409 p.K. (drama fituese ishte Filokteti). Ndoshta i goditur nga humbja, Eskili u kthye vitin e ardhshëm me trilogjinë e tij të famshme Edipi, nga e cila vetëm njëra nga dramat, Të shtatë kundër Ttebës, ka mbijetuar. Ironikisht Sofokliu njihet sot për trilogjinë e tij rreth fatkeqit Edip.

Blitz

Flickr

–67

Ndryshimi në përqindje në porcionin e të rinjve të pasiguruar në shtetin e Massachusetts që nga reforma shëndetësore.

2

Në 5 të diplomuar universitarë në Amerikë thonë që puna që bëjnë nuk kërkon një diplomë universitare.

87

Për qind e kontrolleve të të dhënave të Pentagonit të hulumtuara nga Zyra Federale e Fakteve ishin procesuar pa informacion të mjaftueshëm.

26

Për qind ishte rritja në ‘sjelljen e keqe’ të punonjësve në Administratën e Sigurisë së Transportit ndërmjet viteve 2010-2012.

Foto: Andonia loannidou Titulli: working on the beach

The Grand Budapest Hotel “The Grand Budapest Hotel” -film amerikan me regji të Wes Anderson, është historia e Gustav H., recepsionist në një hotel të famshëm në Europën e periudhës midis dy Luftrave Botërore (emrat e vendeve janë fiktivë në film) dhe ndihmësit të tij të quajtur Zero Mustafa. Ta them më mirë që në fillim: filmi i parafundit i Wes Anderson-it (Moonrise Kingdom) ka qenë nga më të bukurit e 2012-ës (dhe padyshim, filmi më i bukur amerikan i atij viti për mua); edhe ky, është në të njëjtën venë dhe stil me gjithë të mëparshmit e regjisorit në fjalë. Pra: absurd, delirant, dandy. Për nga skenari, bëhet fjalë për mënyrën se si njerëzit përshkojnë epokat, por edhe se si epokat i përshkojnë njerëzit. Megjithatë, ka një problem: filmi nuk më interesoi. Më la indiferent. Mermer të ftohtë. Po përpiqem me poshtë të shpjegoj (e me këtë rast,e dhe të kuptoj) pse-në. Pa dyshim, këtu nuk ka të bëjë ngjarja në vetvete (për më tepër që nuk jam ndonjë i apasionuar pas historive të filmave: në një mënyrë apo një tjetër, të gjithë historitë njerëzore janë tashmë treguar përmes filmave, edhe kjo në fjalë, edhe pse në dukje e komplikuar e policeske, është rrëfyer tashmë me dhjetëra herë). Nga ana

gazetamapo@gmail.com

tjetër, nuk më duket se është faji i mizaskenës (mizanskena thjesht si regjisurë): ajo është interesante, abrakadabreske, fantaziste dhe fantastike. Të paktën në dukje. Por pikërisht, ndofta problemi është se trupa e aktorëve si dhe regjisori që i ka drejtuar ata, të japin përshtypjen se janë argëtuar mes vedi, mes njëri-tjetrit, por pa u përpjekur të ndajnë diçka me mua, me spektatorin. Për shembull: toni i filmit në tërësinë e tij është i thjeshtë, ndërkohë që ngjarja është e ngatërruar me zor: shkrimtari X ulet e tregon historinë e Y, i cili tregon një histori të tijen! Dhe kështu vazhdon pothuaj i gjithë “The Grand Budapest Hotel”, plot zigzage e digresione të panevojshme, që përpiqen të japin idenë se filmi është plot e përplot me ide dhe veprime (aksion). Në fakt, bëhet fjalë për imagjinatë, por jo për imagery. Dikur, Wes Anderson ‘pikturonte’ marrëdhëniet e çuditshme (clumsy, maladroit) midis personazheve të tij të brishtë përmes prekjes elegante me penel të telajos, prekje të brishta e të ndrojtura, delikate e absurde, me nuanca dyshimi (doubt). Stili i ëmbël/i kripur i regjizorit të habiste dhe prekte me humanizmin e tij. Tek “The Grand Budapest Hotel“, dyshimi

(doubt) s’ka më vend, metoda “Wes Anderson” është kthyer në model, në dogmë, dhe regjisori që dikur pikturonte me delikatesë tablonë e tij, tashmë e ngjyros me sigurinë më të plotë kanavacen: kitsch-chic fund e krye, humor gjimnazistësh, sfilatë aktoresh-miq të kineastit, efekte numerike me garuzhde. Universi i veçante i regjisorit nga Texasi kësaj rad-

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

he nuk shërben veçse si letër ambalazhi për një film ku arti andersonian është kthyer në karikaturë të vetes, në akademizim të tij. Biles ka një ‘detaj’ që nuk të lë gabosh lehtë e që konfirmon akademizimin e stilit të regjisorit dhe të llojit të filmave që ai po bën: nëse rolin kryesor e luan një aktor i njohur (Ralph Fiennes), të gjithë batalionin e roleve të tjera të vogla e luajnë aktorë të tjerë po aq të njohur sa dhe ai kryesor!! Për shembull: luajnë role 2-3 minutëshe Adrien Brody, Harvey Keitel, Tilda Swinton, Willem Dafoe etj etj. Sigurisht, në vetvete këtu nuk ka asgjë të keqe, por gjithsesi është njëfarë shenje e starizimit, pra edhe e kthimit në sistem (akademizimit) të stilit të regjisorit. Wes Anderson duket se ka humbur innocence-n, autenticitetin, aspektin genuin të filmave të tij. Në kësi rastesh, për të dalë nga një qerthull i tillë, ka dy zgjidhje: ose bërja (herën tjetër) e një filmi me pak parà, pra të një filmi “të varfër” (si kurë kundër akademizimit), ose bërja e një filmi haptazi për publikun e gjerë, duke alternuar kështu filmat autorialë me ata mainstream (siç vepron pak a shumë Gus Van Saint, një tjetër regjisor i talentuar amerikan). *Kosovo 2.0.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 14.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Faqe 16

NJOFTIM / REKLAMA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.