Gazeta Mapo

Page 14

Libra të rinj

në vitrinat e librarive Botime të përzgjedhura

Kujtime

politikës dhe të së drejtës. Ky vëllim përshkontëgjithëhistorinëekrishterimit me një vëmendje të orientuar qoftë në zhvillimin e institucioneve kishtare, qoftë në format e besimit të besuar dhe të jetuar. Në këtë libër shpaloset një afresk tërheqës dhe i plotë, duke filluar që nga përhapja e parë e mesazhit ungjillëzues në pellgun e Mesdheut e deri te perspektivat e mijëvjeçarit të tretë.

Përkthime

Rrëfim në vetë të parë Titulli: Bashkëjetesë me kohën Autori: Teodor Laço Shtëpia botuese: Tirana Times Rrugëtimi ynë tashmë prej dy dekadash drejt shtetit të drejtë për të gjithë, drejt çdo vlere që nënkuptohet kur shqiptojmë fjalën e madhe “demokraci”, ka qenë i lodhshëm, më i lodhshëm sesa për të tjerët si ne që e hapën epokën e demokracisë pas përmbysjes së diktaturave. Shkaqet duhen kërkuar brenda vetes. Bota (perëndimore, siç thuhet rëndom) na hapi shumë semaforë, por ne ecëm drejt tyre duke shtyrë njëritjetrin me bërryla, duke u rrëzuar e thyer hundët, pa ia dhënë dorën njëri-tjetrit dhe, ca më keq, duke u përleshur e kacafytur dhe kemi mbërritur tek ata kur drita jeshile ishte shuar.

Histori/përkthim

Cilësuar, një roman emblematik Titulli: Ankimi i Portnoit Autori: Philip Roth Shqipëroi: Shpëtim Myshketa Shtëpia botuese: Skanderbeg Books Aleksadër Portnoi është ulur dhe po rrëfehet përballë psikoanalistit të tij për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Në të vërtetë rrëfimi i tij është një monolog i gjatë i një djaloshi të varësuar plotësisht nga seksi, të diktuar nga epshi dhe kureshtja ndaj nënës së tij dhe nga një përkujdesje fatale për të mos i cenuar kodet morale të përcaktuara nga brezat e familjes së tij, trysni kjo e dhënë nga Philip Roth përmes një rrëfimi sa komik aq edhe të vërtetë e të dhimbshëm.

gusht 1990), i lindur kanadez, ka qenë shkrimtar dhe mistik. Ka të ngjarë që ai të jetë më i famshëm për veprën e tij “Mësimet e fshehta të të gjitha kohërave”, botuar në vitin 1928, kur ishte vetëm 27 vjeç. Është thënë se në vitin 1953 Hall u bë kalorës mbrojtës i Grupit Masonik të kërkimeve të San Françiskos, ndonëse ai nuk njihej si mason deri më 22 nëntor 1954, kur u pranua në Lozhën Xhevahir numër 374 të San Françiskos. Më vonë ai mori gradën e 32-të në Vallej të San Françiskos, AASR (SJ). Në vitin 1973 Hall u njoh si mason i gradës së 33-të (grada më e lartë që jepet nga Këshilli i Lartë i Ritit Skocez) në një ceremoni të zhvilluar në Shoqërinë për Kërkime Filozofike (PRS) më 8 dhjetor 1973.

Letërsia shqiptare me romane, tregime & novela, poezi, drama, studime letrare etj te Letërsia botërore, me autorët klasikë, bashkëkohorë dhe nobelistë

Përkthime

Autobiografi

Shagall rrëfen rininë në Rusinë e revolucionit Titulli: Jeta ime Autori: Marc Chagall Shqipëroi: Sokrat Gjerasi Shtëpia botuese: Onufri Mark Shagall është një nga artistët më të suksesshëm të shekullit XX. Biografia e tij “Jeta ime”, e njohur edhe si “Mein Leiben” ose “Ma vie”, u shkrua nga Shagalli në Moskë, ndërmjet viteve 1921 dhe 1922, kur ai ishte tridhjetë e pesë vjeç. Lirike dhe evokative, biografia e Shagallit duket sikur lidhet me një doktrinë të lashtë, sipas së cilës piktura, ashtu si poezia, duhet të simbolizojë eksperiencat e jetës, si dhe ndjesitë që ato evokojnë. Në rininë e tij Shagalli kishte ëndërruar të bëhej poet dhe gjatë gjithë jetës mbeti dashamirës i poezisë. Libri i tij “Jeta ime”, në vetvete një poezi në prozë, është një vepër e rëndësishme në karrierën e Shagallit. Ai është një eksplorim i mrekullueshëm i kujtimeve të tij çifute-ruse për fshatin e tij të dashur Vitebsk dhe për “takimin” me avangardën në Parisin e fillimit të shekullit të njëzetë.

Përkthime

Filozofi/mister

Kur Savana Lin Kërtis hyri në jetën e tij, Xhon Tairi e ndjeu se ishte gati të kthente një faqe të re në jetën e vet. Ishte një rebel i inatosur kur u regjistrua në ushtri pasi kishte mbaruar kolegjin, sepse nuk dinte se çfarë të bënte tjetër. Më pas, gjatë një liridaljeje takon vajzën e ëndrrave të tij. Savana Lin Kërtis studionte në një nga kolegjet e Karolinës së Veriut, punonte për “Streha për Shpresë” dhe qe shumë e papërgatitur për tërheqjen pasionante që ndjeu për Xhon Tairin. Tërheqja ishte e dyanshme dhe shumë shpejt ajo u bë një nga ato dashuritë që e detyroi Savanën të priste derisa Xhoni të mbaronte shërbimin ushtarak dhe ai të kuptonte se ishte gati të angazhohej me vajzën që i kishte rrëmbyer zemrën. Asgjë nuk e kishte parashikuar se 11 shtatori do të ndryshonte botën dhe do ta detyronte Xhonin të rrezikonte të gjitha ëndrrat dhe shpresat e tij. Si shumë femra dhe meshkuj krenarë, Xhoni do të zgjidhte midis dashurisë dhe detyrës ndaj vendit. Dhe pasi të gjitha këto të liheshin pas, Savana duhej të vendoste të priste apo të vazhdonte jetën e saj.

Poezi

Një stuhi e paemër, një orkan shpirtëror i Rilke-s Titulli: Elegji Duine Autori: Rainer Maria Rilke Shqipëroi: Jonila Godole Shtëpia botuese: Aleph

Për qenien njerëzore në çfarëdo epoke Titulli: Më e mira e botëve Autori: Aldous Huxley Shqipëroi: Rudi Erebara Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe

Një afresk tërheqës dhe i plotë nga zanafilla deri në ditët e sotme Titulli: Historia e krishterimit Autori: Gian Luca Potesta, Giovanni Vian Shqipëroi: Sonila Kora Shtëpia botuese: Dituria Që nga zanafilla e deri në ditët e sotme, mesazhi i Jezuit ka nxitur zgjedhje jetësore dhe ka ndikuar në gjuhë e kultura, ligje dhe zakone. Përgjatë kohës, Kishat e krishtera kanë ndryshuar edhe nëpërmjet konflikteve dramatike e përçarjeve, janë përballur me kontradikta dhe dialogë me hebrejtë, paganët e muslimanët, kanë depërtuar në lëmin e etikës,

Histori nga një mbrojtës i grupit masonik Titulli: Mësimet e fshehta të të gjitha kohërave Autori: Manly P. Hall Shtëpia botuese: Plejad Manly Palmer Hall (18 mars 1901-29

“Më e mira e botëve mbetet romani më i suksesshëm jo për shkak të asaj çka parashikon. Më shumë, shkëlqimi i Më e mira e botëve dhe ajo çka e bën atë ende kaq të freskët, përtej moshës së saj tetëdhjetëvjeçare, është çka ajo thotë për qenien njerëzore në çfarëdo epoke: mallin tonë për dashuri dhe për një shoqëri që të na bëjë të ndihemi përnjëmend njerëzorë.” Jonathan D. Moreno, The Huffington Post Faqe 6

Pak romanticizëm në kohë vere Titulli: I dashur Xhon Autori: Nicholas Sparks Shqipëroi: Ilirjan Isaraj Shtëpia botuese: Bota Shqiptare

E botuar më 1922 përkrah “Uliksit” të Xhojsit dhe “Tokës së shkretë” të Eliotit, udha e Elegjive Duine ka qenë e gjatë. Rilke e nisi punën me to në kështjellën Duino më 1912, ku shkroi dy elegjitë e para për t’i përfunduar të tjerat vetëm dhjetë vjet më vonë, ku duket qartë një frymëzim dhe ndikim i ndryshëm te Rilke, për shkak edhe të udhëtimeve të tij të asaj periudhe në Spanjë, Francë apo Egjipt. Në letrën që i dërgon asokohe mikeshës së tij, princeshës von Thurn që e kishte mikpritur në kështjellën e saj në Duino më 1912, Rilke shkruan: “Gjithçka do përfundojë brenda pak ditësh, ishte një stuhi e paemër, një orkan shpirtëror (si dikur në Duino), gjithçka e kisha brenda vetes dhe u shpërbë, për ushqim as që bëhej ndonjëherë fjalë, një Zot e di kush më ka mbajtur gjallë”.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.