13 mars mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Misteri i fluturimit MH370, asnjë shenjë edhe pas 5 ditësh

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 13 mars 2014. Numër 1156. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Meta me kryesenatorin Bel

Franca: Arsyet e vendimit të dhjetorit për statusin

Zbardhen përgjimet Imami: Krenarë për vëllezërit e xhamisë, të vrarë në Siri Në predikimet e së premtes, Genci Balla u kërkonte besimtarëve të ishin krenarë për “martirët” shqiptarë të luftës në Siri. Imami i xhamisë tek Unaza e Re akuzohet se indoktrinonte besimtarët dhe se mbante në këmbë rrjetin e rekrutimit për luftën e Sirisë. Thirrjet në Youtube: Shkoni luftoni ose heshtni! Policia nis hetimin për pastrim parash, pas bllokimit të dokumenteve të disa pronave në dy xhamitë Dy imamët e arrestuar, Genci Balla e Bujar Hysa si dhe personat që i ndihmonin për të rekrutuar dhe dërguar shqiptarë në Siri, janë konsideruar nga prokuroria si celulë terroriste. Kjo akuzë, sipas burimeve të prokurorisë, ndër të tjera provohet me një sërë përgjimesh ambientale që janë bërë gjatë seancave të predikimit në xhaminë e

Kreu i senatit francez , Pierre Bel tha se Franca nuk i ka thënë ”Jo” perspektivës së integrimit europian të Shqipërisë. “U pa e nevojshme që Shqipëria të vazhdonte axhendën e integrimit dhe të krijojnë një kredibilitet. Nuk veprojmë nën presionin e asnjë grupi ekstremist”. Meta: Fryma e integrimit dhe jo ajo e bllokimit duhet të na udhëheqë. Nishani pas takimit: Integrimi, i mbushur me sfida

Faqe 6

Takimi Shqipëri-PE

Doris Pack: S’mund të mbyllim sytë para problemeve Eurodeputetja Doris Pack ngre si shqetësim emërimet në polici, largimet nga puna dhe çështjen e AMA-s. Për situatën në administratë ka komentuar edhe reporteri për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç FAQe 6 Mark Crawford

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Mbi heronjtë jetimë dhe inflacionin e lavdisë

koment Emin AZEMI

(Pa)Përgjegjshmëria Sociale e Bizness(man)-it Shqiptar

koment Blerta Aliu

13 kulturë

Batalioni hakmarrja

Hervin Çuli; Rikthimi në skenën që ia mbylli dyert për 7 vjet Për 7 vjet me radhë, dera e Teatrit Kombëtar ishte e mbyllur për të, ndaj ‘triumfi’ i rikthimit është i dyfishtë. Vihet në skenë komedia “Loja e dashurisë dhe rastësisë”

Genci Balla

"Nëpunësi Civil", ja procedurat e rekrutimit në administratë Qeveria përcakton kriteret e rekrutimit në ligjin për "Nëpunësin Civil". Si mund të punësohesh në administratë, kriteret e rritjes në detyrë dhe shkollimi që duhet të zotërojnë. Parashikohet hapja e Shkollës së Administratës Publike FAQE 7

prokuroria

Rihapet dosja e djegies së “Koha Jonë”, Lesi: Të pyeten ish-zyrtarët FAQe 5

Zgjerohet lista, 56 ilaçet e reja që do të rimbursohen nga shteti Qeveria miraton listën e re të ilaçeve të rimbursueshme, duke e çuar numrin e tyre në 477. Në fokus janë fëmijët, gratë shtatzëna, pensionistët dhe të sëmurët me kancer. Shtohet edhe numri i pacientëve që do të përfitojnë

Asnjë pengesë nuk ka qenë aq konstante dhe aq e rëndë për t’u tejkaluar sa...

Është i një rëndësie jetike debati mbi konceptimin e “biznesit”...

Unazës së Re, aty ku shërbente shtetasi Genci Balla. Në një material që disponon gazeta “Mapo”, thuhet se në këto seanca predikohej xhihadi në Siri dhe bëhej indoktrinimi i besimtarëve myslimanë çdo të premte. Në to nuk mungonin as fëmijë, një pjesë e mirë e të cilëve ishin strehuar dhe merrnin mësime në Xhaminë e Unazës... Faqe 4-5

Këtë vit lista e re e barnave të rimbursueshme përmban 56 medikamente të reja, duke e çuar në 477 numrin e tyre në listën e rimbursimit. Lista e re e barnave u miratua në mbledhjen e qeverisë dhe është zgjeruar për të gjitha kategoritë, ku në fokus janë fëmijët, gratë shtatzëna, pensionistët, të sëmurët me kancer dhe të verbrit. Janë shtatë diagnoza të reja që... Faqe 7

vendimi

Juxhin Çela

Qeveria miraton shlyerjen e borxhit ndaj CEZ, 100 mln këtë vit

Dorëhiqet nënkryetari i FRESSH: Në PS nuk njihen kontributet

FAQE 7

FAQE 6

koment / 11

Faqe 16

Armand Shkullaku

Qeveria e ekraneve Qeveria Rama, gjithnjë e më shumë po përfshihet nga ethe të forta televizive. Ajo duket e mbërthyer në një garë për të pushtuar sa më shumë ekranet dhe hapësirat e tjera të shfaqjes publike. Nëse një i huaj do të ndiqte për pak ditë intensitetin e ekspozimit të zyrtarëve shqiptarë, me siguri do të mendonte se vendi është në fushatë elektorale dhe qeveria po shpenzon çdo energji për të mbledhur sa më shumë vota. E po të mendosh se ajo ka vetëm gjashtë muaj që drejton, gjendja tingëllon akoma e më absurde. Në këtë shfrenim televiziv, që nis nga hapja e një zyre pune e vazhdon në takime me mësues të stilit “i juaji Enver”, dallohet qartë fryma e kryeministrit: pamja gjithçka, qëllimi asgjë. Për ministrat dhe zyrtarët e lartë, ekrani është shndërruar në...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

Imami: Krenarë për vëllezërit e xhamisë sonë, të vrarë në Siri kronikë/

Faqe 4

politikë/ Meta: Opozita

të frymëzohet nga integrimi, dhe jo bllokimi

Faqe 6

ekonomi: Qytetarët shlyejnë

dy herë faturat e shtetit ndaj CEZ, 100 mln këtë vit

Faqe 7

Pikëpyetja që trazon qeveritë e planetit vërtitet tashmë përreth përqendrimit mbresëlënës të spiunëve dhe forcave ushtarake në një hetim që privilegjon pistën e atentatit, por që nuk përjashton avarinë, apo gabimin njerëzor.

E vërtetë, false, ekzaminim i studiuar, kurth për bashkëpunëtorët e terroristëve? Emrat dhe prejardhja e “Mister X” mbeten sekretë dhe i shtohen një tjetër mali versionesh kontradiktorë: që nga gjetja e gjurmëve të “Boeing”-ut dhe benzolit mbi det, rezultate të pabaza, deri tek shpërthimi në ajër e tek rrëmbimi, që satelitët e Pentagonit nuk e kanë regjistruar.

Misteri i fluturimit MH370, asnjë shenjë edhe pas 5 ditësh T

errorizëm i një lloji të ri, trafik fëmijësh, dokumente, armë dhe drogë, rrëmbim dhe luftë spiunësh, apo problem në strukturën e njërit prej avionëve më të sigurt në botë. Pesë ditë pas zhdukjes së “Boeing 777” të ‘Malaysia Airlines’, që udhëtonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin me 239 pasagjerë në bord, misteri i avionit të zhdukur mbi detin kinez shndërrohet në intrigën më shqetësuese ndërkombëtare të viteve të fundit. Satelitë dhe thuajse gjithçka tjetër që bota disponon në kërkim janë vënë në dispozicion të rastit, por deri tani asnjë shenjë e avionit. Me kalimin e orëve, një Task-Forcë e paprecedentë që po merret me kërkime dhe hetime, me 34 avionë dhe 40 anije të dhjetë shteteve, përfshi edhe nëndetëse, në vend që të sigurojë përgjigje, i shumëfishon pyetjet. Shërbimet e fshehta të gjithë botës, që kanë nisur edhe hetimet për terrorizëm, janë të shqetësuara pikësëpari prej dy gjërave që ndodhin për herë të parë: nuk kishte ndodhur asnjëherë që një avion të ndërpriste pa asnjë sinjal komunikimin në mbi dhjetë mijë metra lartësi. Dhe është hera e parë që 5 ditë pas zhdukjes nuk janë gjetur gjurmë të një gjiganti të ajrit, që tashmë po kërkohet në një hapësirë detare të pakufi mes Malajzisë, Vietnamit, Gjirit të Tailandës dhe Jugut të Kinës dhe madje zhvillimet e fundit flasin edhe për kërkime në tokë. Pikëpyetja që trazon qeveritë e planetit vërtitet tashmë përreth përqendrimit mbresëlënës të spiunëve dhe forcave ushtarake në një hetim që privilegjon pistën e atentatit, por që nuk përjashton avarinë apo gabimin njerëzor. Përse pak orë pas kontaktit të fundit, shërbimet e fshehta dhe ushtritë e gjysmës së botës, duke filluar nga FBI, niseshin me urgjencë maksimale dhe totalisht të rezervuar drejt atyre pjesëve të oqeanit në juglindje të Azisë, që është një prej më të kontestuarave? Madhësia e fatkeqësisë, me praninë e pasagjerëve nga 13 shtete të ndryshme të botës, nuk mjafton për të justifikuar një dërgim të tillë forcash. Atëherë, përse avioni i zhdukur i ‘Malaysia Airlines’ ka tërhequr vëmendjen e aparateve më të sofistikuara të sigurisë, të an-

gazhuara në një konkurrencë, ku fitues del ai që vë i pari duart tek mbetjet e avionit dhe kutia e zezë? Dhe cili është sekreti i parrëfyeshëm që fluturimi MH370 mori me vete në thellësitë e Paqësorit? Deri tani, në një kaos të çuditshëm kontradiktash, vonesash dhe mosveprimi, ka dy pika të këtij misteri që nuk ndryshojnë: në epokën e teknologjisë së lartë dhe skedimit global, ku çdokush është nën kontroll, gjithmonë dhe kudo, është e mundur që një “Boeing” me 239 persona në bord të rezultojë i pagjurmueshëm. Brenda sistemit më gjigant të kontrollit të masës, me baza të dhënash, viza, radarë, rreze X dhe kontrolle trupore në çdo aeroport, është e mundur që pasagjerë me pasaporta false të hipin të pashqetësuar në një linjë ndërkombëtare për të shkuar në drejtim të Kinës së superblinduar? Alarmi rritet edhe më shumë prej pranisë së klandestinëve në bord. Mundet që të mos jenë të lidhura, siç sugjerojnë shërbimet e fshehta të SHBA-së, me “shpërbërjen në ajër” të “Boeing”ut. Hetimet për këtë kanë marrë nga dje një rol qendror. Autoritetet malajziane kanë deklaruar se kanë zbuluar identitetin e vërtetë të njërit prej tyre, brenda një grupi që shkon nga dy në katër individë. Për të dytin, falë telekamerave të aeroportit të Kuala Lumpurit, njohin vetëm fytyrën. Edhe një herë, zbulimi është shoqëruar me një mister dhe një gafë të pafalshme. Fillimisht, Ministria e Brendshme komunikoi se bëhej fjalë për dy persona me tipare somatike aziatike, duke kritikuar policinë e saj kufitare që i kishte lejuar të kalonin me dokumente të paguara nga dy europianë, italiani Luigi Maraldi nga Cesena dhe austriaku Christian Kezel. Në pasditen e djeshme ka ardhur edhe

Alarmi rritet edhe më shumë prej pranisë së klandestinëve në bord. Mundet që të mos jenë të lidhura, siç sugjerojnë shërbimet e fshehta të SHBAsë, me “shpërbërjen në ajër” të “Boeing”-ut. Hetimet për këtë kanë marrë nga dje një rol qendror. Autoritetet malajziane kanë deklaruar se kanë zbuluar identitetin e vërtetë të njërit prej tyre brenda një grupi që shkon nga dy në katër individë.

Nuk është rastësi që dje Pekini kritikoi Kuala Lumpurin duke kërkuar “thellim dhe bërje transparente të hetimeve”. Pas 5 ditësh nga zhdukja e “Boeing”- ut 777, enigma sot është shumë e gjatë dhe e mbushur me kontradikta.

gafa e kreut të aviacionit malajzian. “A e njihni një futbollist italian, – pyeti ai gazetarët, që nuk u besonin veshëve, – që quhet Baloteli? E keni parasysh fytyrën e tij?” Dikush korrigjoi emrin dhe pyeti: Klandestinët ishin me ngjyrë? Përgjigjja: “Po, nuk janë aziatikë dhe as ujgurë”. Një saktësim i domosdoshëm, pas zërave që vinin nga Kina për një atentat nga ana e terroristëve të Xinjiangut. Gjithsesi, tronditja mbizotëroi ndaj ilaritetit të momentit. E vërtetë, false, ekzaminim i studiuar, kurth për bashkëpunëtorët e terroristëve? Emrat dhe prejardhja e “Mister X” mbeten sekretë dhe i shtohen një tjetër mali versionesh kontradiktore: që nga gjetja e gjurmëve të “Boeing”-ut dhe benzolit mbi det, rezultate të pabaza, deri tek shpërthimi në ajër e tek rrëmbimi, që satelitët e Pentagonit nuk e kanë regjistruar. Që nga thashethemnaja në Tajvan për atentate të afërta në Pekin, e deri tek një hetim ndërkombëtar mbi trafikun e pasaportave në Tailandë, baza e re e grupeve të terrorizmit botëror. Vetëm një siguri: Në “Boeing 777” që u zhduk kishte persona që nuk donin të zbulonin identitetin e tyre, që zyrtarisht ishin nisur për Frankfurt dhe Kopenhagë, dhe pesë individë që, pasi kishin futur bagazhet, nuk kishin hipur në avion. Dy klandestinët jo vetëm kishin blerë biletat me numra serialë të njëpasnjëshëm, në të njëjtën orë dhe në të njëjtën agjenci, por të dy kishin përdorur të njëjtin ndërmjetës – një iranian me emrin Ali – që i kishte prenotuar në kompaninë China Southern Airlines në Bangkok, përmes një zyre të Patajas, gjithmonë në Tailandë. Procedurë shqetësuese, që nxjerr zbuluar lehtësinë me të cilën në Azinë Juglindore zhvillohen sot veprimtari të parrëfyeshme, si për shembull ajo e lëndëve bërthamore, apo lojërat e spiunëve. Nuk është rastësi që dje Pekini kritikoi Kuala Lumpurin duke kërkuar “thellim dhe bërje transparente të hetimeve”. Pas 5 ditësh nga zhdukja e “Boeing 777”, enigma sot është shumë e gjatë dhe e mbushur me kontradikta. Me shkurtime nga La Repubblica / bota.al


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13.03.2014

3

Shkolla e Administratës Publike, ja si do funksionojë Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave është miratuar edhe një vendim tjetër që buron nga zbatimi i ligjit “Për Nëpunësin Civil”, ai që trajton mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Shkollës së Administratës Publike. Shkolla do të drejtohet nga një Bord Drejtues me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga fusha akademike, rekontoratet, ministritë, biznesi e shoqëria civile. Shkolla ofron program të formimit të thelluar dhe të vazhdueshëm, në bazë të të cilit trajnohen në vazhdimësi dhe në lidhje me punën nëpunësit civilë të të gjitha kategorive, si dhe çdo individ tjetër jashtë këtij shërbimi, vendas ose i huaj. Çdo nëpunësi i administratës pjesë e shërbimit civil në fazën e provës kryen dy ditë në javë kurse trajnimi për 6 muaj rresh me afro 230 orë. Personat jashtë shërbimit civil që ndjekin programin e formimit të thelluar paguajnë për çdo ditë trajnimi 5 000 lekë. Në programin e formimit të vazhdueshëm përfshihen: trajnimi i detyrueshëm gjatë periudhës së provës, trajnimi për zhvillimin e karrierës së nëpunësve të administratës publike dhe për përparimin në pagë; trajnimin për përshtatje profesionale, në rastet e ndryshimit të kërkesave të vendit të punës, si dhe trajnimi me karakter të posaçëm për kryerjen e detyrave të veçanta për nëpunësit e administratës publike.

Qeveria, ndryshime për Nëpunësin Civil, ja procedurat e rekrutimit Qeveria ka bërë dje disa ndryshme në ligjin “Për Nëpunësin Civil”, ku përcakton disa kritere. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka bërë të qarta proceduarat për rekrutimin e personave që dëshirojnë të punësohen në administratën shtetërore, rritjen e tyre në detyrë dhe shkollimin që duhet të zotërojnë Fejzi Braushi Mazhoranca duket se ka hequr dorë nga nisma për të ndryshuar sërish ligjin e ri “Për Nëpunësin Civil”. Kjo pasi për të disatën mbledhje radhazi të qeverisë, dje është miratuar edhe një pjesë tjetër e akteve nënligjore që burojnë nga ky ligj, i cili u miratua vjet në maj me konsensusin e të dyja palëve, çka tregon se shumica e majtë, pavarësisht tentativës për ta ndryshuar këtë ligj, ka nisur ta zbatojë atë. Aktet e djeshme nënligjore përcaktojnë rregullat, procedurën e rekrutimit, të emërimit dhe periudhën e provës për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, si dhe procedurën e lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë. Shpallja Bazuar edhe në VKM-të e mëparshme të miratuara nga qeveria, për çdo vit miratohet një plan vjetor i pranimit të nëpunësve sipas nevojave të çdo institucioni. DAP-i organizon procedurën e pranimit për të gjitha pozicionet e kategorisë ekzekutive për administratën shtetërore, ndërsa njësitë përgjegjëse në institucionet e pavarura/njësitë e qeverisjes vendore organizojnë procedurën për institucionet respektive. Bazuar pikërisht në këtë plan për institucionet e administratës shtetërore, bëhet shpallja e procedurës së pranimit për secilin grup, e cila publikohet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqen zyrtare të DAP-it dhe qëndron e publikuar deri në përfundimin e procedurës së pranimit. Shpallja e procedurës së pranim-

it botohet të paktën 60 (gjashtëdhjetë) ditë kalendarike para datës së parashikuar për zhvillimin e konkurrimit. Shpallja në portal dhe në faqen zyrtare të DAP-it përmban këto të dhëna: fushën kryesore mbi të cilën do të bazohet konkurrimi, si dhe aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në të, fazat në të cilën do të kalojë ai, me shkrim dhe me gojë, numrin e vendeve të planifikuara për të cilat do të bëhet pranimi, kërkesat e përgjithshme, përshkrimin e përgjithshëm të punës së grupit/grupeve të administrimit të përgjithshëm/të posaçëm, për të cilin do të zhvillohet konkurrimi etj. Çdo i interesuar duhet të dorëzojë dokumentacionin e duhur jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga dita e parë e shpalljes në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. DAP-i, për institucionet e administratës shtetërore, krijon Komitetin e Përhershëm të Pranimit (në vijim KPP), për pranimin për çdo grup të administrimit të përgjithshëm/të posaçëm, ndërsa pranë institucioneve të pavarura dhe njësive të qeverisjes vendore krijohet një Komitet i Përhershëm i Pranimit për secilin institucion. Njësia përgjegjëse pranë institucionit përkatës, 7 ditë para fazës së vlerësimit të kandidatëve, njofton Komitetin e Përhershëm të Pranimit për datën e zhvillimit të kësaj faze dhe për listën e kandidatëve përkatës. Komiteti nga ana e vet merr vendime në praninë e të gjithë anëtarëve të tij dhe për vlerësimin e rezultateve të konkurrimit për secilin kandidat, secili prej anëtarëve jep pikët e tij. Në përfundim pikët mblidhen

dhe më pas nxirret mesatarja e përgjithshme, e cila përbën edhe vlerësimin përfundimtar të kandidatit.

Mazhoranca duket se ka hequr dorë nga nisma për të ndryshuar sërish ligjin e ri “Për Nëpunësin Civil”. Kjo pasi për të disatën mbledhje radhazi të qeverisë, dje është miratuar edhe një pjesë tjetër e akteve nënligjore që burojnë nga ky ligj, i cili u miratua vjet në maj me konsensus

Konkursi Konkurrimi zhvillohet në dy faza: a) Verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, b) vlerësimi i kandidatëve. Njësia përgjegjëse, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, jo më vonë se 5 ditë nga data e mbylljes së pranimit të tyre, bën verifikimin paraprak të kandidatëve, që përmbushin kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim dhe në përfundim të verifikimit, kandidatët, të cilët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta të pozicionit të punës, renditen në një listë sipas rendit alfabetik dhe shpallet zyrtarisht në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të DAPit, për administratën shtetërore dhe në faqen zyrtare të internetit dhe në ambientet e brendshme, për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore. Kandidatët, që nuk plotësojnë kërkesat e përcaktuara në shpalljen për konkurrim, renditen në një listë të veçantë, në të cilën tregohen edhe arsyet e mosplotësimit të këtyre kërkesave. Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të eksperiencës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, si dhe vlerësimet e ar-

ritjeve vjetore të cilat vlerësohen me 15 pikë, vlerësimi me shkrim i cili vlerësohet me 70 pikë dhe intervista e strukturuar me gojë me 15 pikë. Nëse kandidati grumbullon të paktën 40 pikë nga vlerësimi me shkrim, ai i nënshtrohet intervistës së strukturuar me gojë. KPP-ja, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve, liston kandidatët fitues me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve), duke filluar nga kandidati me rezultatin më të lartë. Kandidatët me pikë të barabarta renditen në atë mënyrë ku i jepet përparësi personave me aftësi të kufizuar dhe gjinisë më pak të përfaqësuar. Nëse asnjë nga kandidatët nuk merr 70 pikë, atëherë komiteti vendos përfundimin e fazës së vlerësimit të kandidatëve pa asnjë të përzgjedhur fitues dhe njësia përgjegjëse rihap procedurën e konkurrimit. Administrimi i listës së fituesve të nxjerrë nga KPP-ja bëhet nga njësia përgjegjëse e cila brenda 3 ditëve nga data e shpalljes së listës fituese, fton kandidatët fitues, duke respektuar renditjen e tyre, të zgjedhin nga lista e pozicioneve ekzistuese të lira, për të cilat kanë konkurruar. Në rast refuzimi të kandidatit fitues për vendet vakante të propozuara apo në rast të mosemërimit të tij në një pozicion vakant ekzistues, kandidati vazhdon të qëndrojë në listën e fituesve për një periudhë dyvjeçare. Këtyre kandidatëve iu propozohen vendet e lira që mund të krijohen gjatë kësaj periudhe. Njësia përgjegjëse, pas marrjes së miratimit zyrtar nga kandidati fitues, nxjerr aktin e emërimit, drejtuar kandidatit dhe institucionit të përzgjedhur.

Periudha e Provës, një vit nga data e rekrutimit Përzg jedhja si fitues nga njësia përgjegjëse dhe shpalljes së aktit të emërimit, nëpunësi do duhet të kalojë dhe një periudhë prove. Kështu, vendimi i djeshëm i qeverisë përcakton një procedurë të detajuar edhe për periudhën e provës që duhet të kalojë një person që është emëruar si pjesë e administratës shtetërore, qoftë ajo në institucionet qendrore apo edhe ato të pavarura e lokale. Kështu nëpunësi, që emërohet për herë të parë në shërbimin civil, i nënshtrohet

një periudhe prove që zgjat një vit nga data e aktit të emërimit. Gjatë kësaj kohe nëpunësi është i detyruar të ndjekë: programin e detyrueshëm të trajnimit për periudhën e provës pranë ASPA-s dhe udhëzimet e nëpunësit më të vjetër civil, nën kujdesin e të cilit ai është vendosur. Nëpunësi më i vjetër civil përzgjidhet nëpunësi, i cili ka vjetërsinë më të madhe në detyrë dhe që bën pjesë në të njëjtën njësi organizative ku është emëruar nëpunësi në periudhë prove. Nëpunësi më

i vjetër civil duhet të jetë i së njëjtës kategori ose i një kategorie më të lartë dhe caktohet nga eprori direkt i nëpunësit në periudhë prove. Në përfundim të periudhës së provës, eprori merr një vendim, i cili merret bazuar në rezultatin e testimit në përfundim të ciklit të detyrueshëm të trajnimit në ASPA dhe vlerësimin e rezultateve individuale në punë, i cili bëhet sipas procedurave të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për vlerësimin e arritjeve vjetore. Bazuar në këto vlerësime,

eprori direkt është i detyruar të vendosë: a) konfirmimin e nëpunësit civil, nëse ka përfunduar me sukses trajnimin e detyrueshëm në ASPA dhe është vlerësuar të paktën “kënaqshëm”, b) zgjatjen një herë të vetme deri në 6 (gjashtë) muaj të periudhës së provës, në rast të mospërfundimit me sukses të trajnimit të detyrueshëm në ASPA, c) moskonfirmimin e nëpunësit civil. Në këtë VKM parashikohen dhe procedurat për lëvizjet paralele dhe ngritjet në detyrë.

Nëpunësi më i vjetër civil përzgjidhet nëpunësi, i cili ka vjetërsinë më të madhe në detyrë dhe që bën pjesë në të njëjtën njësi organizative ku është emëruar nëpunësi në periudhë prove.


4

në fokus

8

Prokuroria ka mundur të zbardhë edhe mënyrën se si funksiononte dërgimi i shqiptarëve për luftë në Siri. Sipas akuzës, bazat për strehimin dhe predikimin e tyre për luftën e shenjtë të vëllezërve myslimanë ishin xhamia e Unazës së Re dhe ajo e Mëzezit, ku dy imamët e vetëshpallur kishin si qëllim predikimin e xhihadit tek ndjekësit e tyre

Përgjimet

Persona, mes të cilëve dy imamë përfunduan në prangat e policisë me akuzat e “rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e akteve terroriste” dhe “nxitjes së urrejtjes fetare”. Ata akuzohen se kanë dërguar shqiptarë në luftën e Sirisë

Imami: Krenarë për vëllezërit e xhamisë sonë, të vrarë në Siri

Zbardhen përgjimet e Genci Ballës në predikimet e së premtes. Imami i xhamisë tek Unaza e Re akuzohet se indoktrinonte besimtarët dhe se mbante në këmbë rrjetin e rekrutimit për luftën e Sirisë. “Duhet të jemi krenarë që vëllezërit tanë të vrarë në Siri janë besimtarë të kësaj xhamie. Vëllezërit tanë po luftojnë për islamin” Leonard Bakillari Tiranë Dy imamët e arrestuar, Genci Balla e Bujar Hysa si dhe personat që i ndihmonin për të rekrutuar dhe dërguar shqiptarë në Siri, janë konsideruar nga prokuroria si celulë terroriste. Kjo akuzë, sipas burimeve të prokurorisë, ndër të tjera provohet me një sërë përgjimesh ambientale që janë bërë gjatë seancave të predikimit në xhaminë e Unazës së Re, aty ku shërbente shtetasi Genci Balla. Në një material që disponon gazeta “Mapo”, thuhet se në këto seanca predikohej xhihadi në Siri dhe bëhej indoktrinimi i besimtarëve myslimanë çdo të premte. Në to nuk mungonin as fëmijë, një pjesë e mirë e të cilëve ishin strehuar dhe merrnin mësime në Xhaminë e Unazës së Re, edhe pse një gjë e tillë nuk ishte ligjëruar nga institucionet e shtetit. Burime të Prokurorisë pohojnë se për personat e përfshirë në aktivitetin kriminal kanë një sërë përgjimesh, që sipas tyre provojnë se të arrestuarit dhe ata që janë shpallur në kërkim kanë bashkëpunuar mes tyre për të dërguar shqiptarë në Siri. Në morinë e përgjimeve, prokuroria ka evidentuar shumë prej tyre që lidhin imamin e vetëshpallur të xhamisë së Unazës së Re me aktivitetin kriminal të rekrutimit të shqiptarëve për të luftuar në Siri. “Duhet të jemi krenarë që vëllezërit tanë të vrarë në Siri janë besimtarë të kësaj xhamie”, - mësohet të jetë shprehur Genci Balla, i njohur me emrin Abdurrahim, në një prej seancave të predikimit të zhvilluar në xhaminë e drejtuar prej tij. Ata e shprehin me mburrje një fakt të tillë, çka sipas hetimit tregon implikimin e tyre direkt të në këtë aktivitet të

jashtëligjshëm, ku dyshohet se janë përfshirë gra dhe fëmijë. Ky fakt, sipas prokurorisë lidhet me një sërë elementësh të tjerë të mbledhur nga hetimit, pasi të dyshuarit dhe veçanërisht ata që konsiderohen si organizatorë, predikonin dhe indoktrinonin tek ndjekësit e tyre se nuk njohin nacionalitet, por vetëm fe. “Lufta në Siri është mes islamit dhe demokracisë. Vëllezërit tanë po luftojnë për islamin”, - mësohet të jenë shprehur të akuzuarit si drejtues të linjës radikale myslimane në Shqipëri. Gjithashtu, prokuroria ka mundur të zbardhë edhe mënyrën se si funksiononte dërgimi i shqiptarëve për luftë në Siri. Sipas akuzës, bazat për strehimin dhe predikimin e tyre për luftën e shenjtë të vëllezërve myslimanë ishin Xhamia e Unazës së Re dhe ajo e Mëzezit, ku dy imamët e vetëshpallur kishin si qëllim predikimin e xhihadit tek ndjekësit e tyre. Pasi instruktoheshin për atë që i priste në Siri, të rekrutuarit nëpërmjet të arrestuarve si ndihmës, shoqëroheshin drejt Turqisë në një tjetër bazë, ku bëhej pritja dhe organizimi i grupeve që më pas niseshin drejt Sirisë. Aty i nënshtroheshin një tjetër stërvitje më të specializuar lidhur me luftën që duhej të zhvillonin, pasi ky ishte edhe misioni kryesor i tyre. Nëpërmjet informacioneve nga autoritetet partnere, prokuroria shqiptare ka mësuar se shqiptarët dhe persona të shtetësive të ndryshme që rekrutoheshin për të luftuar në Siri bëheshin pjesë e një formacioni të posaçëm luftarak. Nga ana tjetër, këta luftëtarë viheshin në kontakt edhe me grupe të huaja, të skeduara si terroriste nga Organizata e

Genci Balla

Pasi instruktoheshin për atë që i priste në Siri, të rekrutuarit nëpërmjet të arrestuarve si ndihmës, shoqëroheshin drejt Turqisë në një tjetër bazë, ku bëhej pritja dhe organizimi i grupeve që më pas niseshin drejt Sirisë.

Bujar Hysa

Kombeve të Bashkuara. “Shqiptarët luftojnë përkrah opozitës jolegale siriane. Aktualisht në Siri luftojnë tre grupe: Forcat qeveritare, forcat opozitare dhe kategoria e tretë që përbëhet nga luftëtarë të kombësive të ndryshme, të konsideruara si formacione terroriste”, -tha një burim i prokurorisë. Tashmë organi i akuzës është përqendruar në gjetjen e burimit të financimit të shqiptarëve që janë dërguar në Siri, në shumë raste bashkë me familjet e tyre. Prokuroria thotë se në disa raste ka mundur të provojë se një nga të arrestuarit, shtetasi Verdi Moroava ka paguar biletat e udhëtimit për disa nga këta persona, por sipas akuzës, ky nuk është financuesi i vetëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën e Sirisë.

Balla në Youtube: Tregoni trimërinë në Siri, ose heshtni Imami i xhamisë së Unazës së Re, thirrje të hapura besimtarëve për të luftuar për vendosjen e sheriatit në Siri. “Vëllezërit myslimanë marrin dhe gratë e tyre dhe fëmijët e tyre dhe shkojnë atje” Tiranë Genci Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re e ka përkrahur publikisht luftën e shqiptarëve në Siri. Në një video të publikuar në Youtube, më 11 janar të këtij viti, Balla, që njihet me emrin Abdurrahim shpreh përkrahjen e tij për këtë luftë kundër demokracisë që kërkon të vendosë Perëndimi. Me një gjuhë të ashpër kundër atyre që paragjykojnë vëllezërit myslimanë në këtë kauzë, imami Balla thotë se këta njerëz ose duhet të heshtin, ose të shkojnë në Siri si vëllezërit e tyre. Ai pranon që në Siri kanë shkuar jo vetëm burra, por

edhe bashkëshortet dhe fëmijët e tyre. “Dalin disa të tjerë e thonë që vëllezërit myslimanë nuk kanë për të ushqyer gratë dhe fëmijët dhe ikin atje, ndërsa gratë dhe fëmijët ia lënë Zotit. Dhe del Allahu dhe ju nxjerr të palarat. Vëllezërit myslimanë marrin dhe gratë e tyre dhe fëmijët e tyre dhe shkojnë atje”,- thotë Balla, në një material audio të publikuar në Youtube. Ai predikon kundër ushtrisë së lirë, që sipas tij ka marrë urdhër nga Perëndimi për të vendosur demokracinë, ndërsa thotë se vëllezërit myslimanë luftojnë për shtetin islam. “Ushtria e lirë vëllezër është ushtria që lufton për të ngritur demokracinë. Nuk duan shtetin islam. E kam parë vetë me sytë e mi, që i pari i tyre thoshte që do ta luftojmë Islamin. Ju gëzoheni për ushtrinë e lirë, atë që do të ngrejë demokracinë? Me urdhër

nga perëndimi, ushtria e lirë po lufton shtetin islam”, -thuhet në materialin audio që zgjat për rreth 25 minuta. Duke i ftuar në debat publik ata që kundërshtojnë këtë kauzë, Balla iu thotë besimtarëve dhe ndjekësve të tij

se të gjithë ata që kanë shkuar për të luftuar në Siri kanë marrë bekimin e prindërve të tyre. “Dalin të tjerë dhe thonë se nuk ka asnjë prind që të lejojë fëmijën e tij të shkojë atje. Dhe del Allahu përsëri dhe ia përgënjeshtron atë që thonë. Dalin prindërit, babë e nënë dhe thonë ne vetë e kemi lejuar fëmijën tonë, hallall ia kemi bërë. Allahu ia shpërbleftë me xhenet fëmijës sonë që ka shkuar atje dhe është vrarë në rrugën e Allahut”,- thotë ndër të tjera imami i vetëshpallur. Ai iu bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër kësaj lufte të shkojnë të luftojnë, ose të heshtin. “O njerëz, nëse jeni kaq trima, shkoni e tregoni trimërinë me qafirët atje. Po qe se nuk jeni trima, qepeni gojën se nuk ju takon të flisni këtu për një realitet që ju nuk e njihni”,thuhet në materialin audio. L.Bakillari

online

“Ata që shajnë luftën në Siri janë lepuj”

“Burrat që qëndrojnë në Facebook dhe shajnë luftën e shenjtë në Siri, nuk janë burra por lepuj”. Kështu u drejtohet dëgjuesve të tij Genci Balla, ose siç njihet ndryshe me emrin Abdurrahim. Videoja e tij është hedhur në internet me titullin Fitnet në Siri, ku bëhet me dije se besimtarët duhet të bëhen pjesë e luftës. Në videon ku dëgjohet vetëm zëri i Abdurrahim Ballës, tregohet që në hyrje të fjalimit se të pranishmit do të njiheshin me situatën në Siri. Sipas Abdurrahim Ballës, në këtë shtet po bëhet një luftë e shenjtë mes dy ushtrive, ushtrisë së lirë dhe ushtrisë së “Tagutit”, duke nënkuptuar forcat Ushtarake të Assadit. Në video, Balla bënte thirrje që çdo besimtar të shkonte në këtë luftë të shenjtë për të vendosur dhe krijuar shtetin islamik. Ndërkohë spekulantët i quan frikacakë dhe ia ka lënë në dorë Allahut për t’i dënuar. Sipas ligjëratës së Abdurrahim Ballës, luftëtarët shqiptarë që shkojnë në Siri bashkë me gra dhe me fëmijë, luftojnë vetëm për Allahun dhe jo për privilegje financiare.


5

në fokus

Persona u shpallën në kërkim ndërkombëtar si të implikuar në këtë celulë rekrutimi për luftimet në Siri. Të kërkuarit mendohet se ndodhen në Turqi dhe Siri, ndërsa njëri prej tyre akuzohet se ka marrë me vete edhe dy fëmijët e mitur

320

Gazeta MAPO

Fishekë luftarakë, plus automatikë dhe çifte gjahu u bllokuan në dy xhamitë e kontrolluara nga policia në Unazë të Re dhe në Mëzes. Aty u gjetën edhe xhupa kamuflazhi e pajisje të tjera luftarake

13.03.2014

2

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

5

Xhami, të palegalizuara nga Komuniteti Mysliman, dyshohet se përdoreshin për indoktrinimin e besimtarëve myslimanë me ligjet e Sheriadit dhe thirrjet për Xhihad. Besimtarët e këtyre xhamive akuzojnë policinë për dhunim të objekteve të kultit

botuesi në prokurori Paralelisht me hetimin për rekrutim, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të nisë edhe një procedurë hetimore për pasuritë e personave të arrestuar... Shyqyri Kaca, i dyshuar si financues

Rihapet dosja e djegies së “Koha Jonë”, Lesi: Të pyeten ish-zyrtarët

Verdi Morava, i dyshuar si financues i rekrutimeve

Prokuroria e Tiranës rihap dosjen e djegies së redaksisë “Koha Jonë”, më 2 mars 1997. Botuesi i kësaj gazete, Nikollë Lesi u paraqit dje në Prokurorinë e Tiranës, ku ka dhënë një dëshmi të re mbi këtë ngjarje. Gazeta “Koha Jonë” është djegur në periudhën më të artë të saj, kur edhe kishte tirazhin më të lartë në vend. Dyshimet ranë mbi punonjësit e SHIK-ut të kohës, por autorësia e këtij akti mbetet edhe sot i panjohur për publikun. Në dalje të Prokurorisë, botuesi Lesi tha se i kishte kërkuar Prokurorisë të merrte në pyetje personat që kanë dijeni për këtë akt. Ai përmendi emrat e ish-kryeministrit Sali Berisha, kreut të SHISH, Visho Ajazi, Agim Shehut dhe Agron Musarajt. “Djegia e ‘Koha Jonë’ nuk mbyllet pa u ndëshkuar autorët”- tha Lesi pasi doli nga Prokuroria. Asokohe, Agim Shehu mbante postin e ish zv/ministrit të Brendshëm ndërsa Agron Musaraj, postin e Ministrit të Brendshëm. Visho Ajazi mbante postin e zv. drejtorit për Shërbimin e Jashtëm, në Shërbimin Informativ Kombëtar në kohën kur ky institucion drejtohej nga Bashkim Gazidede. Prej gushtit të 2012, Visho Ajazi ndodhet në krye të SHISH me dekret të presidentit Nishani. ”Koha Jonë” ishte gazeta gazeta e parë e pavarur e private në Shqipëri, pas shembjes së komunizmit. Natën e 2 marsit 1997 redaksia e gazetës u dogj dhe drejtuesit e gazetës bënë përgjegjës Policinë Sekrete të Shtetit të asaj kohe. Në vitin 2012, Gjykata pushoi çështjen me arsyetimin se kanë kaluar afatet, por Prokuroria vendosi së fundmi rihapjen e dosjes. Xhamia e "Unazës së Re"

Dokumente pronash në dy xhamitë, hetim edhe për pastrim parash

Kontrolli i policisë ka zbuluar se celula e rekrutimit të besimtarëve zotëronte disa prona të paluajtshme në Tiranë. Policia nis verifikimet për të zbuluar burimin e parave, ndërsa kërkohen të dhëna edhe në hipoteka Dashamir Biçaku Tiranë- Celulës së rekrutimit të be-

simtarëve për luftën e Sirisë pritet t’i shtohet një akuzë e re nga prokuroria: ajo e pastrimit të parave. Një fakt i tillë është pohuar për gazetën “Mapo” nga burime të policisë, të cilat thanë se gjatë kontrolleve në dy xhamitë e Tiranës janë gjetur dokumente të disa pronave të patundshme, burimi i të cilave pritet të verifikohet. Paralelisht me hetimin për rekrutim, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të nisë edhe një procedurë hetimore për pasuritë e personave të arrestuar, veçanërisht ndaj atyre që konsiderohen si organizatorë kryesorë të rrjetit. Genci (Abdurrahim) Balla, një ish-student i Universitetit të Medinës në Arabinë Saudite, si dhe Bujar Hysa, të dy imamë të xhamive që dyshohet se bënin rekrutimin e shqiptarëve për t’i dërguar në luftën e Sirisë, do të vihen në qendër të hetimit të pasurisë. Burimet e policisë thanë se nga kontrollet që janë kryer, janë gjetur dokumente të ndryshme pronësie, që hedhin dritë mbi faktin se shumica e parave janë investuar në pasuri të rëndësishme të

paluajtshme. Gjithsesi, ky është një informacion që pritet të provohet edhe në zyrat hipotekore, pasi Prokuroria dhe Policia do të kërkojnë informacion të hollësishëm në institucionet shtetërore për të gjithë emrat e personave të arrestuar dhe të atyre të shpallur në kërkim. Burimet e Prokurorisë thanë se informacionet e mbledhura tregojnë se ky grup njerëzish zotëron disa prona në Tiranë, burimi i të cilave është ende i paqartë. Ndaj edhe ka nisur hetimi për të verifikuar nëse është kryer apo jo pastrim parash, përmes donatorëve të paqartë. Burime nga organi i akuzës thanë se faturat bankare, të gjetura në banesat e të arrestuarve, pritet të ndihmojnë policinë dhe prokurorinë në zbardhjen e origjinës së mundshme të parave të mbërritura në duart e të arrestuarve. Dyshimet e hetuesve janë se shumica e parave mund të kenë mbërritur në rrugë jo bankare dhe në këtë mënyrë është më e vështirë për të ndjekur gjurmët e tyre. Ndërkaq informacionet e mbledhura nga policia janë se personat, e përfshirë në këtë rrjet kanë pasur fi-

nancime të konsiderueshme nga jashtë e madje në disa raste, hetuesit thonë se kanë të plota të dhënat mbi këto financime. Këto para përdoreshin më pas për dërgimin e shqiptarëve drejt Sirisë, por edhe për mbarëvajtjen e dy xhamive të palegalizuara nga Komuniteti Mysliman. Paraditen e sotme, 8 të arrestuarit do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda, për t’u njohur me vendimet e dhëna në mungesë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se asnjëri prej tyre nuk ka pranuar akuzat dhe as u është përgjigjur pyetjeve të oficerëve të policisë gjyqësore. Prokurori i çështjes do të tentojë sërish që të marrë deklaratat e tyre, vetëm pasi gjykata të ketë dhënë masën e sigurisë. Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon ndërkohë hetimet për zbuluar të gjitha lidhjet e këtij trafiku. Dyshohet se numri i të rekrutuarve arrin mbi 50 veta. Udhëtimi i tyre drejt Sirisë mendohet së është bërë nga Turqia. Ndërsa pagesat janë kryer në dorë, me para kesh të ardhura nga Siria, jo nëpërmjet transfertave bankare, por të sjella nga persona të ndryshëm.

deklarata

Hoxholli: Në Shqipëri ka dhjetëra xhami të palegalizuara Në Shqipëri ka rreth 650 xhami të njohura nga Komuniteti Mysliman. Por ka me dhjetëra të tjera kryesisht në fshatra, të cilat janë të palegalizuara. Ato jo vetëm që janë ngritur si ndërtime pa leje, por as nuk kanë ndjekur procedurën e hapjes, kompetencë kjo që i njihet Komunitetit. Kreu i Komitetit të Kulteve, Ilir Hoxholli tha dje për “Vizion Plus” se duhet ndërhyrë për t’i bërë sa më shpejt të ligjshme këto objekte kulti, të cilat për shkak të ndjeshmërisë së tyre nuk mund të prishen. Një çështje e ndjeshme në funksionimin e xhamive është ajo e financimit. Aq më tepër për xhamitë e palegalizuara, për të cilat nuk ka të dhëna se nga sigurohen të ardhurat për pagesat apo mirëmbajtjen. Imami i një xhamie paguhet sot me 5 mijë lekë të reja në muaj, shifër kjo e pamjaftueshme për të ardhurat e tij mujore. Ndaj për të mos u gjetur mënyra të tjera jo transparente pagese, kreu i kulteve propozon rishikim të pagës së tyre. Askush nuk di të thotë të saktë numrin e xhamive që ekzistojnë pa leje në Shqipëri. Ndaj evidentimi dhe legalizimi i tyre duket sfida më e fortë, për të mos u përsëritur rasti i dy xhamive dhe imamëve të arrestuar në Tiranë, të cilët akuzohen për rekrutim të personave me qëllim përfshirjen e luftës në Siri. Gjatë një deklarate për mediat të martën, Komuniteti Mysliman deklaroi se xhamia e Unazës së Re dhe ajo e Mëzezit nuk ishin nën juridiksionin e saj, e njëkohësisht edhe dy imamët e arrestuar. Megjithatë, Komuniteti theksoi se përfshirja e besimtarëve në konflikte të armatosura është kundër frymës së islamit.


6

fokus

ngjarje e ditës

Dorëhiqet nënkryetari i FRESSH: Në PS nuk njihen kontributet Nënkryetari i Përgjithshëm i Forumit Eurosocialist, Juxhin Çela ka dhënë dje dorëheqjen në shenjë proteste ndaj situatës në këtë forum, por edhe në ambientin socialist në tërësi. Çela u zgjodh para zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit si numri dy i FRESSH, por dje ai e ka parë të udhës ta ndërpresë rrugëtimin politik me këtë forcë për shkak të pamundësisë, siç

shprehet ai. “Ditën e djeshme vendosa të largohem nga FRESSH dhe në tërësi nga ambienti i Partisë Socialiste. Ambient ku nuk vlerësohesh dhe nuk njihen kontributet”, - shkruan Juxhin Çela në Twiteer. Sipas tij, realizimi i ideve të reja nuk mund të zhvillohet më në Partinë Socialiste, e cila për Çelën është kthyer në një parti të posteve në administratë. Juxhin Çela pas

garës më 12 qershor për drejtuesin e FRESSH-it, mbante pozicionin e nënkryetarit për rrethet dhe zonat rurale. Procesi i zgjedhjeve në FRESSH u zhvillua sipas modelit amerikan, ku secili kandidat para se të kalonte për votim në Kongres, zhvilloi një fushatë prezantimi të platformës së tij përpara gjithë anëtarëve të kësaj organizate në të gjitha konferencat e 36 rretheve.

Meta me kreun e Senatit Franca: Arsyet e vendimit të dhjetorit Presidenti i senatit francez: “… Franca nuk ka thënë jo perspektivës së integrimit evropian të Shqipërisë. Mes shteteve të ndryshme europiane u pa e nevojshme që Shqipëria të vazhdonte axhendën e saj të parashikuar të integrimit europian" TIRANË Në fund të vitit të kaluar, Fran-

ca ishte një ndër vendet që i tha jo Shqipërisë për marrjen e statutit të vendit kandidat. Por dje, Presidenti i Senatit të Francës, z.Jean-Pierre Bel i ndodhur në Tiranë me ftesë të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ka shpjeguar qëndrimin e vendit të tij. “…Franca nuk ka thënë jo perspektivës së integrimit evropian të Shqipërisë. Mes shteteve të ndryshme europiane u pa e nevojshme që Shqipëria të vazhdonte axhendën e saj të parashikuar të integrimit europian, dhe siç e diskutova më përpara me z. Kryetar, është e nevojshme që Shqipëria të krijojë një kredibilitet pranë vendeve të Bashkimit Europian në rrugën e saj të integrimit. Kjo rrugë është një proces shumë i avashtë. Ndonjëherë edhe ne francezët kemi ankesa ndaj ngadalësisë me të cilat veprojnë institucione evropiane, por kjo shërben për të forcuar, solidarizuar marrëdhëniet mes vendeve aspirantë dhe Bashkimit Europian. Pra, fjala jo është e pasaktë. Siç është kuptimi i saj në shqip apo në frëngjisht. Ne kemi thënë që do të vazhdojmë së bashku dhe siç e dini, kemi një takim së shpejti në

muajin qershor”, - tha presidenti i senatit francez pas takimit të zhvilluar me Metën. Jean-Pierre Bel sqaroi gjithashtu se Franca nuk vepron nën presionin e asnjë grupi ekstremist. Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se e majta është e vendosur të bëjë gjithçka për integrimin e vendit. Për pasojë, Meta përcolli një mesazh edhe për opozitën. I pyetur konkretisht nëse mazhoranca ka një limit ndaj opozitës për reformën administrativo-territoriale, Meta u përgjigj: “Fryma e integrimit dhe jo ajo e bllokimit duhet të na udhëheqë të gjithëve pa përjashtim dhe jemi maksimalisht të vendosur për konsensus të plotë dhe maksimal me opozitën, ku i është ofruar një paritet i plotë në realizimin e kësaj reforme, e cila asistohet dhe nga partnerët tanë shumë të rëndësishëm europianë dhe amerikanë”. Kryetari i Kuvendit u shpreh se kishte siguruar Presidentin Bel për vendosmërinë e Shqipërisë në avancimin e reformave të nisura dhe në përmbushjen e të gjitha rekomandimeve të Komisionit Evropian. Meta dhe Presidenti i Senatit të Francës z. Jean-Pierre Bel biseduan gjithashtu rreth thellimit të marrëdhënieve midis dy parlamenteve, si dhe të bashkëpunimit jo vetëm në kuadër të integrimit evropian, por edhe në kuadrin e Frankofonisë dhe atë të Mesdheut. Sipas z. Bel frankofonia është një mesazh paqe dhe miqësie që synon të përcjellë vlera të përbashkëta. Nga ana e tij, Meta u shpreh gjithashtu se po punohet seriozisht për përmirësimin e kushteve të nevojshme për rritjen e investimeve të huaja dhe të atyre franceze në veçanti.

Bel takon Ramën: Franca nuk ka vlerësim negativ për Shqipërinë Presidenti i Senatit të Francës, Jean-Pierre Bel, gjatë qëndrimit në Tiranë është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama, të cilit i ka bërë të ditur se “Jo-ja” e Francës në dhjetor për marrjen e statusit duhet parë jo si një përgjigje negative, por si një proces për vazhdimin e reformave. Në këtë takim, perspektiva europiane e Shqipërisë ishte në fokus, për të cilën JeanPierre Bel e siguroi kryeministrin Rama se ka mbështetjen e Francës. Kryeministri Rama i shprehu mikut francez mirënjohje për mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë në vite dhe e falënderoi për mbështetjen që angazhohet t’i japë edhe në vijim. Në takim kryeministri Rama e njohu zotin Jean-Pierre Bel me reformat e ndërmarra nga qeveria në përm-

bushjen e të gjitha detyrave dhe kritereve të vendosura nga Komisioni Europian, veçanërisht në luftën kundër kriminalitetit, luftën kundër korrupsionit, krijimin e një administrate profesioniste dhe të pavarur, reformën në sistemin e drejtësisë, si dhe reforma në fusha të tjera të rëndësishme, ku në këtë kuadër kërkoi edhe mbështetjen e Francës. Kryeministri theksoi se reformat e ndërmarra kanë nisur tashmë të japin edhe efektet e tyre të para pozitive, siç janë ato në luftën kundër kriminalitetit dhe reforma në polici. Rama i ka folur Presidentit i Senatit të Francës edhe për investimin e Francës në vendin tonë për ta shndërruar Shqipërinë në një portë hyrëse të investimeve franceze në rajonin tonë.

Takimi Shqipëri-PE

Doris Pack: Nuk mund të mbyllim sytë para problemeve TIRANË “Dua që Shqipëria të marrë statusin dhe

të ecë në rrugën e integrimit, por nuk mund të mbyllim sytë përballë problemeve, që po kalon vendi sot dhe sjelljes së qeverisë”,- është shprehur dje eurodeputetja Doris Pack gjatë takimit Shqipëri-PE në Strasburg. Gjatë këtij takimi, eurodeputetja Pack ka deklaruar gjithashtu se policia është mbushur me militantë. “Unë e dua Shqipërinë më shumë se ju, sepse kam punuar me Shqipërinë shumë gjatë, por ju, komisioni, nuk i shihni problemet sot në Shqipëri? Për të përmendur trafikun, që ngritët ju, nuk i keni dëgjuar deklaratat e shtetit fqinj, Italisë? Që është rritur niveli i trafikut që vjen nga Shqipëria? Dhe pse ndodh kjo? Sepse policia është mbushur me militante dhe mbi 450 policë janë larguar nga puna menjëherë”,- tha dje Pack. Eurodeputetja ka ngritur edhe një tjetër problematikë që lidhet me përbërjen e AMA-s. “… Apo çështja e mediave dhe AMA, nuk e shihni ndërhyrjen e drejtë për drejtë të qeverisë në këtë institucion të pavarur?”,- i është drejtuar Pack eurodeputetit Viktor Boshtinaru. Për këtë arsye, Pack i ka kërkuar kolegut të saj Boshtinaru që këto shqetësime t’ia përcjellë edhe komisionerit për zgjerimin, Stefan Fyle.“ Zoti Boshtinaru, unë e kuptoj që ju përfaqësoni z. Fyle, por këto gjëra duhet t’i shikojmë dhe

t’i hapim sytë. Këtë mesazh duhet t’ia jepni dhe atij…”,- është shprehur ajo. Ndërkohë, Partia Demokratike ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese (edhe në arenën ndërkombëtare) mbi situatën në vend. I tillë ishte edhe takimi i Dialogut të Nivelit të Lartë që u mbajt në Tiranë ku tre përfaqësuesit e opozitës, Majlinda Bregu, Eduard Halimi dhe Arben Ristani ngritën pikësëpari problemin që lidhet me administratën publike në vend. Si-

pas opozitës, mazhoranca përmes aktit normativ për nëpunësin civil shkatërroi konsensusin politik për një ligj të votuar me 3/5 dhe përmes zbatimit të këtij akti u hoqën nga puna mbi 5000 punonjës të administratës publike. Opozita ka ngritur shqetësimin edhe për raportin e nderë që mazhoranca po krijon me institucionet e pavarura, duke marrë si shembull shkarkimin e kreut të ILDKP-së, Zana Xhuka. Sipas opozitës, sot kjo mazhorancë është në konflikt me Kushtetutën, me ligjet, me vendimet e gjykatave, me institucionet e pavarura dhe me pushtetin lokal. PD-ja ka kundërshtuar gjithashtu reformën e ndërmarrë në polici, një shqetësim ky i reflektuar dje edhe nga eurodeputetja Doris Pack. Të njëjtat shqetësime, përfaqësuesit e PD-së si Aldo Bumçi apo Jorida Tabaku i ngritën edhe në takimin e djeshëm në Strasburg, duke dyzuar në llogore qëndrimesh edhe vetë eurodeputetët. Eurodeputeti kroat, Nikola Vuljaniç, reporteri për Shqipërinë, theksoi dje gjatë takimit në Strasburg se ai kishte marrë 2000 letra ankese nga qytetarë shqiptarë dhe punonjës të administratës publike për qeverinë aktuale. “…Kam marrë 2000 letra nga qytetarë shqiptarë dhe punonjës të administratës publike për padrejtësinë që i është bërë atyre”, - u shpreh ai gjatë takimit.

Nishani me Bel: Integrimi, i mbushur me sfida Presidenti i Senatit francez, Jean-Pierre Bel, në një takim me presidentin Bujar Nishani është shprehur se mbështet procesin e euro-integrimit të Shqipërisë. Kryesenatori francez që ndodhet në vendin tonë në një vizitë zyrtare, u shpreh se kishte ardhur në Shqipëri për të përcjellë mesazhe miqësie, solidariteti dhe afrimiteti me popullin shqiptar. Ndërsa presidenti Nishani tha se integrimi europian i Shqipërisë është një proces, i cili vlerësohet mbi bazën e meritës dhe i mbushur me sfida, “përballimi i të cilave është përgjegjësi e jona, ndërsa mbështetja e partnerëve tanë europianë mbetet shumë e rëndësishme, duke veçuar rëndësinë e mbështetjes së Francës si një aktor me peshë dhe zë shumë të fortë në Bashkimin Europian.” Presidenti falënderoi ndihmesën e Francës në procesin e reformave, veçanërisht në drejtësi, siguri dhe administratën publike, duke shprehur bindjen për mbështetjen e Francës në marrjen e statusit të vendit kandidat, ndërsa shtoi se ka ende shumë hapësirë për rritjen e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, si energjia, turizmi, infrastruktura dhe bujqësia.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Sipas ekspertëve, rritja e përgjithshme e borxhit për të shlyer shpërdorimet që ka bërë administrata publike për mosshlyerjen e faturave të veta, është më e rrezikshme dhe penalizon të gjithë shoqërinë

13.03.2014

Shëndetësi

Barnat e rimbursueshme, shtohen edhe 56 ilaçe të reja Këtë vit lista e re e barnave të rimbursueshme përmban 56 medikamente të reja, duke e çuar në 477 numrin e tyre në listën e rimbursimit. Lista e re e barnave u miratua në mbledhjen e qeverisë dhe është zgjeruar për të gjitha kategoritë, ku në fokus janë fëmijët, gratë shtatzëna, pensionistët, të sëmurët me kancer dhe të verbrit. Janë shtatë diagnoza të reja që mbulohen nga lista e barnave të rimbursueshme këtë vit, më konkretisht disa lloje kanceri trajtohen aktualisht nga lista e barnave të rimbursueshme dhe në listë janë futur kombinime që përmirësojnë trajtimin e tyre, por për herë të parë do të mbulohen nga lista e rimbursimit edhe lloje të tjera kanceri si ai i pulmonit, kanceri rektal, i lëkurës, i heparit etj. Bëhet fjalë për rreth 600 pacientë më shumë që do të përfitojnë nga barnat e reja për trajtimin e disa lloje kanceri. Gjithashtu përfshihet edhe trajtimi i Hepatitit B dhe C (janë përf-

Qytetarët shlyejnë dy herë faturat e shtetit ndaj CEZ, 100 mln këtë vit Qeveria miratoi dje shlyerjen e 10 miliardë lekëve si fatura të papaguara të energjisë ndaj CEZ. Ja si po i paguajnë dy herë qytetarët faturat e energjisë të institucioneve Blerina Hoxha

Hapet një front i ri borxhesh që qeveria ka marrë përsipër të shlyejë këtë vit. Janë rreth 10 miliardë lekë ose 100 milionë dollarë si fatura të papaguara të enteve shtetërore ndaj kompanisë CEZ, të cilat qeveria dje ka vendosur t’i shlyejë nëpërmjet një strategjie të posaçme. Rëndohet fatura e borxhit

Shteti dhe institucionet e tij kanë qenë deri më tani shembulli më i keq për pagesat e faturave dhe detyrimeve të veta, duke dhënë të njëjtin shembull tek biznesi dhe qytetarët për pagesën e taksave. Rasti tipik janë faturat e energjisë. Çdo institucion dhe ent publik në buxhetin vjetor ka fondin e vet për shpenzime koherente, ku parashikohet edhe pagesa e energjisë. Por çdo vit fondet për shlyerjen e faturave të energjisë janë përdorur për shpenzime të tjera, duke i krijuar shtetit dy herë humbje dhe duke i ngarkuar qytetarët me një faturë të padrejtë. Kur vit pas viti detyrimet e akumuluara arrijnë në miliona dollarë, atëherë qeveria angazhohet për së dyti të shlyejë faturat ndaj CEZ-it duke përcaktuar një fond të posaçëm, i cili merret borxh për të shlyer njëherazi detyrimet e akumuluara, të krijuara nga institucionet e shtetit. Këto të fundit jo vetëm që nuk e paguajnë energjinë, por e harxhojnë në mënyrën më makabre të

mundshme. Nisur nga kjo situatë ka pasur një debat nga ekspertët e ekonomisë se borxhi i enteve publike ndaj CEZ-it nuk duhet të shlyhet nga fondet e buxhetit, por nga fondet e akorduara në buxhetet vjetore të këtyre institucioneve. Pasi rritja e përgjithshme e borxhit për të shlyer shpërdorimet që ka bërë administrata publike për mosshlyerjen e faturave të veta, është më e rrezikshme dhe penalizon të gjithë shoqërinë. Si do t’i shlyejë shteti faturat e veta

Jo vetëm që do të shlyhen faturat e papaguara të CEZ-it nga shteti, por kjo do të bëhet me strategji. Këshilli i Ministrave e miratoi në mbledhjen e djeshme strategjinë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për disa institucione publike në sektorin energjetik. Kjo strategji parashikon që brenda muajit mars të kryhet identifikimi, verifikimi dhe konfirmimi i faturave me institucione të veçanta buxhetore dhe institucione që subvencionohen nga buxheti. Ndërkaq, brenda muajit prill parashikohet të kryhet shlyerja e detyrimeve ndërmjet palëve të përfshira në marrëveshjen për shuarjen me kompensim. Kjo strategji adreson shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndërmjet institucioneve buxhetore dhe jo buxhetore, CEZ Shpërndarje sha., dhe KESH sh.a. Forcimi i disiplinës financiare për të parandaluar krijimin e detyrimeve të prapambetura në të ardhmen; dhe përmirësimin e situatës financiare në sektorin energSHOQËRIA PËRMBARIMORE “AFA-2010” SH.P.K jetik. Një shtyllë themelore e shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: strategjisë është parandalimi Pasuria me Nr.551, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 300 m2, e ndodhur në fshatin Dhok- i rikrijimit të detyrimeve të prapambetura. Masat për të sat, Gjirokastër, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Gjirokastër ne Zonën Kadastrale nr.1484, forcuar disiplinën financiare vol 4, faqe 122, kufizuar nga V-Pasuria nr.814, J-pasuria nr.566, L-pasuria nr.815 dhe P-pasuria 814, në pronësi të Sali Beshir Idrizi; Çmimi fillestar në ankandin e parë është përfshijnë: ndërprerjen e alo871,200(tetëqind e shtatëdhjetë e një mijë e dyqind) lekë. kimeve buxhetore, ndërpreKjo pasuri është vënë në hipotekë për shumën 500.000(pesëqind mijë) lekë. rjen e energjisë, duke përjashAnkandi zhvillohet në datë 18.03.2014 ora 15:30 në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore tuar disa shërbime jetike që “AFA-2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. kryhen nga këto institucione Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit (si p.sh spitalet, konviktet, Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com burgjet etj).

7

shirë në listë barna që nuk lejojnë kronicizimin e sëmundjes, si dhe barna për mjekimin e hepatiteve). Parandalimi i trombozave, barna që përdoren pas ndërhyrjeve kirurgjikale si dhe në gratë shtatzëna që vuajnë nga venat varikoze në 3-mujorin e fundit të shtatzënisë. Po kështu janë përfshirë edhe çrregullimet hormonale te fëmijët me pubertet të hershëm dhe osteoporoza te gratë. Për herë të parë gjithashtu është përfshirë një bar për të ulur një plagë sociale, siç është alkooli. Bëhet fjalë për një medikament kundër varësisë ndaj alkoolit dhe barnat që parandalojnë degjenerim të syrit, i cili të çon në verbëri. Fondi i listës së barnave është rreth 8.4 miliardë lekë të reja dhe do të mbulohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Lista e re pritet të hyjë në fuqi më datë 1 prill 2014. Po prej datës 1 prill nuk do të ketë më TVSH për barnat, garantoi dje ministri.

nr Barnat e reja Perdorimi 1 Gliclazide 80 mg diabet 2 Cholecalciferol 200000UI/ml-1ml per femije, ne mungese te vitamines D 3 Ga 1(mixture e -aminoacidepa lysine, Semundje te rralle metabolike per femije tryptophan e pasuruar me vitamina e minerale) 4 Ga 2(mixture e -aminoacidepa lysine Semundje te rralle metabolike per femije tryptophan e pasuruar me vitamina e minerale) 5 Enoxaparine anti Xa 4000UI/04 ml trajtim post-operator per nderhyrjet kirurgjikale 6 Enoxaparine 6000UI/04 ml trajtim post-operator per nderhyrjet kirurgjikale 7 Acetylsalicylic acid 100mg tension/hollues I gjakut 8 Ferri Sulfas 80mg e kuivalent me 256.3mg anemi Fe (Tardyferon) 9 Ranolazine 375 mg (Ranexa) Kardiologji 10 Ranolazine /500 mg (Ranexa) Kardiologji 11 Trimetazidine 35 mg Kardiologji 12 Moxonidipine 0.4mg (Physiotens) Kardiologji 13 Triamteren+Hydroclorttiazid (50+25)mg HTA/Kardiologji 14 Lercanidipine+Enalapril HTA/Kardiologji (10+20)mg (Lercanil ACE) 15 Telmisartan 40 mg HTA/Kardiologji 16 Irbesartan+Hydrochlorthiazide (150+12.5)mg HTA/Kardiologji 17 Irbesartan+Hydrochlorthiazide (300+12.5)mg HTA/Kardiologji 18 Irbesartan+Hydrochlorthiazide (300+25)mg HTA/Kardiologji 19 Atorvastatine+Amlodipine; 10mg/5mg(Caduet) HTA/Kardiologji 20 Atorvastatine+Amlodipine 10mg/10mg; (Caduet) HTA/Kardiologji 21 Hyaluronicacid+silversulfadiazine(0.2%+1%)*25gr Dermatologji per plage kronike nga demtimi I eneve te gjakut 22 Chloramphenicol 200mg + Metronidazol 500mg Gjinekologji +Nystatin 660000UI + Acetate Hydrocortisone 23 Nomegestrol Acetate 10mg tabl.(Lutenyl) Gjinekologji/çrregullime hormonale 24 Dutasteride 0.5 mg Prostata 25 Amoxicilline 250mg/7ml -100ml (Velamox) antibiotik per infeksione bakteriale 26 Tenofovir 245 mg (Viread) Hepatit 27 Capecitabine 150mg kimioterapi per disa lloje kanceri 28 Capecitabine 500mg kimioterapi per disa lloje kanceri 29 Hydroxocarbamide *Hydroxyurea 500mg kancer ne gjak 30 Bicalutamide50mg(neCateprostates)xhenerike kancer prostate 31 Everolimus 0.5mg Certican transplant organesh 32 Everolimus 0.25mg Certican per ruajtjen e organeve te transplantuara 33 Triptoreline 3.75 mg crregullime hormonale per femije 34 Fingolimod 0.5mg skleroza multiple 35 Interferon alfa 2a 135mcg/0.5ml (Pegasus) hepatit B C 36 Interferon alfa 2a 180mcg/0.5ml (Pegasus) hepatit B C 37 Acid ibandronic 150mg tabl 38 Fentanyl 25mcg/h; Trajtim I dhimbjeve ne te semure terminale 39 Fentanyl 50 mcg/h Trajtim I dhimbjeve ne te semure terminale 40 Tramadol Hydrochloride 50mg tab. Trajtim I dhimbjeve ne te semure terminale 41 TramadolHydrochlorideoraldrops*100mg/ml-2ml Trajtim I dhimbjeve ne te semure terminale 42 Risperidone 25 mg/vial (Risperdal consta) psikiatri/shendet mendor 43 Risperidone 37.5mg /vial(Risperdal consta) psikiatri/shendet mendor 44 Risperidone 50 mg/vial (Risperdal consta) psikiatri/shendet mendor 45 Paliperidone 3 mg (Invega) psikiatri/shendet mendor 46 Paliperidone 6mg (Invega) psikiatri/shendet mendor 47 Paliperidone 9mg (Invega) psikiatri/shendet mendor 48 MethylphenidateHydrochloride18mg(Concerta) psikiatri/shendet mendor 49 MethylphenidateHydrochloride 36mg (Concerta) psikiatri/shendet mendor 50 Disulfiram 200 mg kunder varesise nga alkooli 51 Omalizumab 150 mg Astma forme e rende , e rralle 52 Bilastine 20mg (Nixar) alergji atipike 53 Dorzolamide 2%-5 ml (Dorzostill) tension syri 54 Sevelamer 800 mg(RENVELA) Te semure me IRK Dialize 55 Ranibisumab10mg-1ml (Lucentis) Degjenerim I syrit qe te con ne verberi 56 Aflibercept 40mg/ml (Eylea) Degjenerim I syrit qe te çon ne verberi


CMYK

8 13.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13.03.2014

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Mbi heronjtë jetimë dhe inflacionin e lavdisë (Ose: skicë për portretin e harruar të shkrimtarit Ymer Elshani, vepra e të cilit është më e madhe se tonelatat e disa përmendoreve që po mbijnë anë e kënd atdheut)

A

snjë pengesë nuk ka qenë aq konstante dhe aq e rëndë për t’u tejkaluar sa ka qenë konfuziteti dhe pasiguria për ta menaxhuar periudhën e pasrobërisë. Se sa një luftë e armatosur është e suksesshme, kjo varet nga cilësia e menaxhimit të paqes që prodhon ajo l u f t ë d h e n g a ko m p o n e n t j a gjithëpërfshirëse e resurseve që kanë kontribuar para dhe gjatë luftës së armatosur. Një luftë e armatosur nuk mund të jetë e izoluar nga shumë faktorë të tjerë, që shpesh kanë qenë edhe vendimtarë për t’i dhënë luftës dinamizëm dhe gjithëpërfshirje. Sot kur kujtojmë 16-vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së, dhe rënien heroike, bashkë me familjen, të komandantit legjendar, Adem Jashari, nuk na shkon mendja të heqim as edhe një miligram nga burrëria, trimëria dhe vetëflijimi i atyre që në stuhinë e viteve 1998-‘99 në vend se të flinin rehat e butë dikund larg zonës së rrezikut, ata megjithatë, u bënë një me kushtrimin e atdheut për të sjellë në Kosovë lirinë e munguar dhe të cunguar. Në aspektin psikologjik, liria mund të konceptohet në mënyra të ndryshme. Por procesi më i vështirë i triumfit të lirisë është kur armiku i jashtëm zëvendësohet me një demiurg të brendshëm. Të mposhtësh lakmitë e brendshme, thonë psikologët, është lufta më e vështirë e individit. Realiteti ynë, fatkeqësisht, është i mbushur plot me tipa që në luftë u treguan heronj, kurse në paqe u mundën nga lakmia dhe paraja. Heronjtë e luftës u shndërruan në antiheronj të paqes. Një burrë i mençur i Karadakut që moti kishte pas thënë: ‘Ka shumë njerëz trima që plumbi i pushkës vështirë i rrok në luftë, por pas luftës ai e vret veten me punët e pahijshme që bën’. Privilegjet e fituara me kollajllëk në paqe, kanë prodhuar irritim të pa-

koment Emin AZEMI

Ymer Elshani edhe pa kurorat e lavdisë postume, mbetet i paharruar, sepse janë veprat ato që e bëjnë atë të veçantë në letërsi dhe stoik në jetë. Shumë prej atyre që sot krekosen me lavdinë e huazuar nga trimëritë kolektive që mbajnë vulën e anonimitetit, do të donin të kishin një miligram dinjitet nga shkrimtari i madh Elshani, por kjo nuk bëhet me porosi dhe telekomandë. Njeriu i madh lind, ai nuk bëhet. Ymer Elshani lindi pak më i madh se gjithë ne që lirinë dhe dashurinë e atdheut e mësuan nga veprat e tij... parë tek shtresat e gjera të njerëzve dhe nuk janë të paktë ata që shtrojnë zëshëm pyetjen: “pse u bë lufta?”. Gjithmonë do të ketë pyetje të vështira, por liria e një populli matet pikërisht me gatishmërinë për të dhënë përgjigje edhe atëherë kur dikujt ajo nuk i konvenon. Okupimi nga antiheronjtë mund të jetë vazhdimi i një lufte të pashpallur. Kauza kundër këtij okupimi do të duhej të jetë liria e vërtetë për të cilën janë flijuar luftëtarët e UÇK-së. Alternativa e luftës për liri është vetëm flijimi, por jo edhe zhvatja. Jo edhe monopolizimi i fryteve të luftës. Duke rënë pahetueshëm në grackën e këtij monopolizimi, mediat, institucionet relevante dhe shoqëria në përgjithësi, sikur kanë harruar se lufta e para 15, 16 vjetëve i kishte edhe heronjtë e saj të heshtur, por të mbetur jetim në ditët e sotme. Për ta sot nuk lexon askush një fjalë përkujtimore, nuk këndon një këngë, nuk ndërton një kullë. Dhe, më e pakta, me emrat e tyre nuk nderohet ndonjë shkollë, rrugë, shesh, institucion etj. Të rënët në luftërat çlirimtare nuk therorizohen vetëm për idealet për të

cilat kishin luftuar, por edhe për të reflektuar tek të gjallët idenë e menaxhimit të lirisë. Kështu është fati i heronjve. Ata, vdesin për të sprovuar ndërgjegjet e të gjallëve. Kishte prej tyre që, në heshtje e pa zhurmë, gjithë jetën ia kishte kushtuar çështjes kombëtare, dhe nuk kishte mbetë mangut me asnjë obligim ndaj atdheut, por që sot ngelin nën hijen e kapotave të rënda të komandantëve. Njëri prej tyre është edhe shkrimtari nga Drenica, Ymer Elshani (1948), një autor model i letërsisë për fëmijë, emri i të cilit sot as që përmendet dhe shumë pak njerëz në opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar e dinë se ai, dhe shtatët anëtarë të tij të familjes, u dogj dhe u masakrua mizorisht nga forcat barbare serbe, në prill të vitit 1999. I gjithë diagrami krijues, moral e kombëtar i Ymer Elshanit ka qenë i mbushur me ngjyrat autentike të tokës të Kosovës dhe me një talent të rrallë këto ngjyra ai i përdori për të portretizuar njeriun e vogël por të madh në shpirt, ashtu siç ishte vetë ai. Drenica, prej nga vinte shkrimtari Ymer Elshani, i kishte shërbyer atij si një lum gurgullues ku krijimtaria e tij e bujshme kishte shuar etjen. Por, ai vetë kishte mbetur i etur për lirinë që ia kishin zaptuar bajlozat e zi të Karpateve dhe në asnjë çast s’kishte menduar ta braktisë vendlindjen, edhe përkundër presioneve të shumta që vinin nga pushteti i atëhershëm. Ymer Elshani nuk u bë komandant për të udhëhequr të tjerët dhe uniforma e vetme e tij ngeli profili prej krijuesi e njeriu që e kultivoi me xhelozi deri në sekondën e fundit të jetës. Ai nuk u bë lider, por udhëhoqi veten për të qenë shembull për të tjerët që të mos e braktisnin vendlindjen, edhe atëherë kur ajo bëhej e padurueshme për të jetuar. Ai nuk e braktisi vendlindjen edhe atëherë kur e pushuan nga puna në vitin 1985, kur ishte drejtor i gjimnazit të Drenasit, por as atëherë kur sërish e dëbojnë nga Feronikel-i, sepse edhe puna e tij prej përkthyesi që bënte, për dikënd ishte e rrezikshme. Për të kuptuar pak më tepër mbi momentet e fundit të jetës së këtij shkrimtari martir, i referohemi librit

Batalioni hakmarrja

të dr. Xhevat Sylës ‘Universi i mirësisë’ (Prishtinë, 2008), konkretisht faqes 20, në të cilën, ndër të tjera gjejmë edhe këtë përshkrim rrëqethës: ‘më 15 prill 1999, herët në mëngjes, ai (Ymer Elshani) bashkë me gruan, fëmijët, nënën, babanë e bashkëfshatarët e tjerë tentojnë të hyjnë në Drenas, por policia gjysmën e asaj turme e kthen parapa, me premtimin se nuk do t’i prekte. Ymeri me të vetët, por edhe me bashkëfshatarë të tjerë, strehohen në shtëpinë e Sinan Muçollit për t’i terur rrobat e bëra qull nga shiu që binte rrëke, me vetëtima e bubullima të pandalura. Po atë ditë, në orën 17:00 policët serbë kishin hyrë në shtëpinë e Sinan Muçollit dhe nga turma e strehuar aty, ku kishte edhe mjaft fëmijë, gra, vajza, kishin nxjerr Ymer Elshanin dhe Sinan Muçollin. Sapo i kishin nxjerrë jashtë, ishin dëgjuar krismat e automatikëve, të cilët ua kishin shuar jetën mizorisht. Pas kësaj policia kishte hedhur bombë në dhomën ku qëndronin të strehuarit e tjerë, pesëdhjetë e shtatë vetë. Ndërkohë, nëpër tymin që përshkonte krimin e paparë në atë dhomë, një polic zbraz breshëri plumbash nga automatiku. Mbetën të vdekur pesëdhjetë e tre vetë. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshortja e Ymer Elshanit, Nafija (45 vjeçe), me të katër bijtë: Ardianin (25), Miranin (20), Kujtimin (15) dhe Nderimin (10), si dhe kunata, Shukrija, Të nesërmen, në një shtëpi afër vritet edhe nëna e Ymer Elshanit’. Sa veta deri më tani në opinionin e gjerë publik e dinë të vërtetën se si përfundoi një shkrimtar i madh i Kosovës, bashkë me familjen dhe bashkëfshatarët e tij. Apo, për t’u përmend emri, paska qenë dasht të ishe komandant, apo ndonjë figurë e shquar e ilegales së atëhershme? Ymer Elshani nuk ishte komandant, por me vargjet e tij u rritën dhe u frymëzuan vogëlushët e Drenicës dhe mbarë Kosovës, të cilët një ditë do të dilnin në frontin e luftës çlirimtare. Mjafton që ata vogëlushë u bënë komandant, por sa prej tyre sot ndiejnë përgjegjësi për këtë pakujdesi dhe indiferentizëm ndaj mësuesit, atdhetarit e shkrimtarit Ymer Elshanit?! Ngjarjet e ashtuquajtura të mëdha që po i servohen publikut, kanë fillu-

ar ta eklipsojnë njeriun e vogël, njeriun e sakrificave sublime gjatë viteve dramatike. Koncentrimi i vëmendjes publike vetëm tek manifestimet pompoze që po prodhojnë njëfarë lavdie politike dhe elektorale, e ka bërë pa sens kujdesin tonë moral e kombëtar ndaj atyre mikrongjarjeve që ishin magma vullkanike e historisë sonë më të re. Zakonisht në rrethana të tilla ka gjithnjë e më shumë personazhe të harruar të kësaj historie, të cilët paguan kosto të lartë qëndrimin e tyre të palëkundur në kushte kur ishin të vetëm para vrasësve mizorë serbë, të pambrojtur, jo rrallë, edhe nga vetë luftëtarët e UÇK-së. Të gjithë këta njerëz janë viktimë e harresës që vjen nga defokusimi publik. Në mungesë të një gazetarie pak a shumë hulumtuese, këta fate njerëzish ngelin “libra të mbyllur” që askush nuk ua lexon tmerret që përjetuan. Kjo mënyrë e selektimit të heronjve me dhe pa epoleta, me dhe pa familje të mëdha, shkurajon idenë e të qenit kompakt në tribuna e manifestime ku mungojnë familjarët e atyre që sot as që u përmenden emrat. Kompleksi i epërsisë së të fuqishmëve, i atyre që sot veshjen e pushtetit e konsiderojnë privilegj e jo obligim, kanë konstruktuar një makineri të çuditshme për bluarjen e lavdisë për do interesa meskine e klienteliste. Lavdia që ia zë frymën lirisë dhe bëhet peng i mburracakërisë, të përkujton tribalitetin e kohëve të lashta kur midis shkretëtirës së skamjeve e harambashllëqeve, lirizaptuesit projektonin delirin e luksit. Ymer Elshani edhe pa kurorat e lavdisë postume, mbetet i paharruar, sepse janë veprat ato që e bëjnë atë të veçantë në letërsi dhe stoik në jetë. Shumë prej atyre që sot krekosen me lavdinë e huazuar nga trimëritë kolektive që mbajnë vulën e anonimitetit, do të donin të kishin një miligram dinjitet nga shkrimtari i madh Elshani, por kjo nuk bëhet me porosi dhe telekomandë. Njeriu i madh lind, ai nuk bëhet. Ymer Elshani lindi pak më i madh se gjithë ne që lirinë dhe dashurinë e atdheut e mësuan nga veprat e tij.


op-ed

2

Blog / Pse duhet të përfundohet kisha ortodokse në Prishtinë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Rikthimi i regjisorit në skenën që ia mbylli dyert për 7 vjet

13.03.2014

Universitet / Vendi i arsimit të lartë, në axhendën botërore të zhvillimit post-2015

11

Publiku! Publiku! Sa budallenj duhen për të formuar publikun? - Thomas Chalmers

Qeveria e ekraneve Q

everia Rama, gjithnjë e më shumë po përfshihet nga ethe të forta televizive. Ajo duket e mbërthyer në një garë për të pushtuar sa më shumë ekranet dhe hapësirat e tjera të shfaqjes publike. Nëse një i huaj do të ndiqte për pak ditë intensitetin e ekspozimit të zyrtarëve shqiptarë, me siguri do të mendonte se vendi është në fushatë elektorale dhe qeveria po shpenzon çdo energji për të mbledhur sa më shumë vota. E po të mendosh se ajo ka vetëm gjashtë muaj që drejton, gjendja tingëllon akoma e më absurde. Në këtë shfrenim televiziv, që nis nga hapja e një zyre pune e vazhdon në takime me mësues të stilit “i juaji Enver”, dallohet qartë fryma e kryeministrit: pamja gjithçka, qëllimi asgjë. Për ministrat dhe zyrtarët e lartë, ekrani është shndërruar në ekzistencën reale, duket sikur asnjë punë nuk është e vërtetë, nuk ka vlerë, nëse nuk shfaqet në tv. Kjo mani reflekton, ose më saktë, është produkt i stilit fasadist të kryeministrit falë të cilit ai bëri karrierë në një vend si Shqipëria, por ajo nuk mjafton për të shpjeguar këtë situatë agresive në pushtimin e hapësirave e daljeve publike: në tv, rrjete sociale, kopertina revistash... Për një mazhorancë të re, që vjen me një mbështetje të konsiderueshme popullore, nuk tingëllon normale gjithë kjo ekstazë

mediatike. Në këtë kuptim, ethet thuajse elektorale të qeverisë janë më shumë sesa kozmetika e një kryeministri piktor. Qeveria e re gjendet në një ngërç të dyfishtë, të cilin mendon ta tejkalojë duke dominuar hapësirën e komunikimit. Ky ngërç ka të bëjë me mungesën e mbështetjes së aksioneve të saj nga zëra autoritarë të opinionit publik, si dhe me shkëputjen që sa vjen e thellohet mes premtimeve të bëra dhe mundësive që ka për t’i përmbushur ato. Duke u shfaqur vend e pa vend, orë e pa orë përpara kamerave, qeveritarët rreken të kompensojnë mungesën e entuziazmit ndaj punës së tyre, të cilin e ndjejnë çdo ditë. Nëse ka një pjesë të opinionit që për arsye të caktuara nuk e shënjestron qeverinë Rama, vështirë të gjesh dikë që e mbështet atë. Paaftësia qeverisëse, kaosi ekzekutiv, gafat e njëpasnjëshme i kanë çuar mjaft opinionbërës të tjerrin dualizmat në PD për të evituar zhgënjimet nga kryeministri i majtë. Këtë ndjesi boshllëku, qeveria e re mendon se do ta mbushë me të vetmin stil pune që njeh: daljen sa më shumë nëpër ekrane. Mungesa e optimizmit që do duhej të shoqëronte ndërrimin e pushtetit, nuk kompensohet dot me shfaqjet e ministrave në çdo orë të ditës e natës. Dhe manovra për të zëvendësuar përkrahjen reale me sajesa televizive,

mund t’i japë efektin e kundërt kryeministrit artist. Shenjat e ridikulizimit si pasojë e teprimit sa vijnë dhe shtohen. Ministra që u kthejnë shikimin të verbërve si dikur drita e partisë, që dalin për të mbledhur mbeturinat apo që këpusin kopaçe për media nekrofile kur u vdesin pacientët në spitale. Vetë kryeministri që u shpjegon mësuesve se këto kohë do kemi ca vrasje pasi kriminelët po nxitojnë të mbarojnë punë para se qeveria t’ua bëjë rrupsup. E kur nuk ka se çfarë të sajojë tjetër për të dalë në ekran, kopjon Petrit Vasilin, duke promovuar industrinë fason ose e thënë ndryshe industrinë për bukën e gojës. Nuk ka ditë që një takim normal pune, një mbledhje e zakonshme, një aktivitet banal të mos shitet si ngjarje mediatike. Kjo mënyrë për t’u dukur sikur qeveria është në punë ditë e natë e për të kaluar në heshtje premtimet e mëdha, në vend që t’u japë besim qytetarëve, me shumë gjasë i provokon ata. U kujton përditë se ata që shohin në tv, të tjera gjëra thonë e të tjera bëjnë. Në këto kohë të vështira, ministrat e kryeministri do të bënin mirë të shfaqeshin sa më pak e të punonin pak më shumë. Të mos i trajtojnë qytetarët si shikues gallofë që nuk reagojnë kur shohin fjalime nga dy orë për hapjen e zyrave të punës dhe punë nuk kanë. Kur dëgjojnë çdo muaj, si askund në botë, drejtoreshat e tatimeve e doganave në

koment Armand Shkullaku

Për të shmangur reagime të tilla, kryeministri Rama dhe ministrat e tij do të bënin mirë të mendonin më pak për ekranin e më shumë për punën. Nuk janë në fushatë elektorale që t’u mbijnë shqiptarëve çdo natë në shtëpi. Për të mos dhënë idenë e asaj shprehjes popullore, shtati pyll e mendja fyell, sa më pak të shfaqen më mirë do të ishte. Ato dimensione që nuk i kanë realisht, nuk mund t’i fitojnë apo kompensojnë virtualisht.

konferenca shtypi për rritje të të ardhurave, ndërkohë që investimet publike janë stopuar, borxhi i jashtëm rritet dhe statistikat japin nj ë e ko n o m i n ë r ë n i e. K ë t o kundërvënie janë provokime të panevojshme. Një qeveri që nuk është e aftë të kryejë detyrat e saj, të paktën duhet të ketë përulësinë e shërbyesit ndaj qytetarit dhe jo arrogancën e starëve televizivë. Kështu, në mos do të vlerësohej, me siguri do të mirëkuptohej për limitet e saj. Rasti i ministrit Tahiri e vërteton më së miri këtë. Prej disa kohësh që ai i ka lënë paradat televizive (me urdhër apo e ka kuptuar vetë, nuk ka rëndësi) intensiteti i goditjeve ndaj tij është ulur. Por kur një ministër që e ka situatën e rendit si mos më keq, ka dhe paturpësinë të performojë çdo mbrëmje në tv e t’u fusë në kokë shqiptarëve një realitet të ndryshëm nga ai që ata jetojnë, reagimi bëhet shumëfish më i madh. Për të shmangur reagime të tilla, kryeministri Rama dhe ministrat e tij do të bënin mirë të mendonin më pak për ekranin e më shumë për punën. Nuk janë në fushatë elektorale që t’u mbijnë shqiptarëve çdo natë në shtëpi. Për të mos dhënë idenë e asaj shprehjes popullore, shtati pyll e mendja fyell, sa më pak të shfaqen më mirë do të ishte. Ato dimensione që nuk i kanë realisht, nuk mund t’i fitojnë apo kompensojnë virtualisht.

(Pa)Përgjegjshmëria Sociale e Bizness(man)it Shqiptar

Ë

shtë i një rëndësie jetike debati mbi konceptimin e “biznesit” dhe “fitimit” lidhur ngushtë me “përgjegjësinë ndaj komunitetit”, e ashtuquajtura “përgjegjësi sociale e biznesit”, e cila ka të bëjë me përgjegjësinë ndaj personave të tretë, të implikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë; fjala vjen, punëmarrësit e një biznesi dhe konsumatorët, kreditorët, por edhe mjedisi. Disa ndër rastet më therëse të moszbatueshmërisë së kësaj praktike “biznes-bërjeje”, e cila sot në botë sanksionohet ligjërisht, në Shqipëri, shihen, p.sh tek mënyra e rekrutimit dhe selektimit të punëmarrësve-mungesë totale e metodave të intervistimit dhe konkurrimit; që pasqyrohet më tej

koment Blerta Aliu

edhe në marrëdhëniet e punës dhe cilësinë e tyre. Por, shihen në mënyrën më të vrazhdë të mundshme në cilësinë e produkteve dhe shërbimit ndaj konsumatorëve shqiptarë, që rrjedh nga garantimi i konkurrencës së ndershme në treg. Fjala vjen, transporti urban dhe cilësia e këtij shërbimi rregullohen ndër të tjera, nga dispozitat e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” dhe mbikëqyren nga Autoriteti i Konkurrencës.

Jo më larg se në korrik të 2013, ky ent nxori një vendim në bazë të vlerësimit të sjelljes abuzive të këtyre kompanive mbi tregtimin e sasisë së aboneve dhe pjesëmarrjes në marrëveshje të ndaluara midis tyre; duke vendosur gjoba si sanksion. Megjithatë, për disa muaj me radhë, situata jo vetëm nuk është përmirësuar, përkundrazi, para pak javësh u shoqërua me përpjekje për rritje të çmimit të shërbimit që ato ofrojnë, për cilësinë e të cilit ka plot rezerva; si dhe me greva të punonjësve të tyre, duke ndikuar dukshëm në cilësinë e jetës së mijëra qytetarëve të Tiranës. Një shqetësim të madh përbëjnë kompanitë që operojnë duke prekur interesat mjedisore. P.sh, sjellja e bashkërenduar ndërmjet ndërmarrjeve që

ushtrojnë veprimtari në tregun e prodhimit të çimentos apo mungesa e ndërmarrjeve me objekt riciklimin e mbetjeve urbane janë reflektim i standardit tonë për mbrojtjen e mjedisit dhe incentivat që përdorim për ta mirëmbajtur atë. Dëshira për sipërmarrje private dhe fitim janë totalisht të justifikuara kur përplotësohen nga përgjegjësia ndaj komunitetit; kjo politikë jo vetëm nuk gjen nxitje pozitive, ajo shkelmohet, sidomos kur biznesmenë të suksesshëm, të ndëshkuar dhe dënuar mbi bazë përgjegjësie penale përfitojnë ulje dënimi. Sigurisht, për këtë mund t’i lajmë duart se “përgjegjësinë” e ka shteti ligjor…drejtësia me dy fytyra. Ekzistenca e kompanive private

ka rëndësi, jo vetëm për shkak të impaktit ekonomik, por ajo shihet si një proces vlera-krijues. Lind një pyetje: Pse nuk janë konkurruese firmat dhe kompanitë shqiptare përtej kufijve? Çfarë biznesi dimë të bëjmë kur, kafe-restorantet janë shembulli më tipik i mungesës së mentalitetit mbi inovacionin dhe të renë. Praktikat e mirëqeverisjes së biznesit privat, sipas Parimeve të Organizatës për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik, duhen aplikuar në bizneset e vogla ose të mesme shqiptare, sepse në tërësi, nuk ka rëndësi përmasa, por objekti i veprimtarisë. Për realizimin e suksesshëm të objektit të tij, vizioni i duhur drejtues bën diferencën. *Pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës.


12

praktikat p ro fe si o n a l e

universitet

Që nga dje 21 studentë të shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës nisin praktikën profesionale 6 mujore në Avokaturën e Shtetit sipas një programi të mbështetur nga USAID

21 studentë ekselentë të Drejtësisë, praktikë në Avokaturën e Shtetit A

vokatura e Shtetit me mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale e Rinisë dhe USAID-it, shpalli dje fillimin e Programit të parë të Praktikës Profesionale pranë këtij institucioni, për studentët e vitit të fundit në Programet Master në Fakultetin e Drejtësisë. Pas procesit të aplikimit u përzgjodhën 21 studentë, të cilët do të përfshihen në përvojën formuese profesionale që do të zgjasë gjashtë muaj. Ministri i MSR-së, Erion Veliaj, u shpreh se ky projekt është fillimi i rekrutimit të një ekipi të ri, pjesëtarët e të cilit e kanë për krenari profesionale të përfaqësojnë shtetin shqiptar në të ardhmen. Ministri Veliaj vlerësoi faktin se shumica e studentëve të përzgjedhur në këtë program janë vajza. “Për një vend si Shqipëria, e cila ka shumë nevojë të emancipohet, ku është e pranishme dhuna në familje, ku gratë paguhen 30% më pak se burrat, ky është një shembull i mirë që tregon se kur u jepet mundësia, gratë dhe vajzat performojnë më mirë”, - shtoi ai. Përmes projektit “JuST”, USAID po mbështet Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në rritjen e mundësive për praktikë profesionale për studentët e tij. Gjatë tri viteve të fundit USAID ka ndihmuar në krijimin e një programi të edukimit klinik ligjor, si dhe në ngritjen e ambienteve të një klinike ligjore në FDUT. Programi i Praktikës Profesionale në Avokaturën e Shtetit do t’u japë mundësi studentëve pjesëmarrës që të rrisin aftësitë e tyre praktike, të zhvillohen nga pikëpamja profesionale dhe të orientohen në tregun e punës ku ata përgatiten të hyjnë si profesionistë të rinj të ligjit. Nga ana tjetër, duke u fokusuar tek

Ministri Veliaj gjatë takimit të djeshëm me studentët e Fakultetit të Drejtësisë UT

problematika e punësimit të të rinjve, ai përmendi raportin e fundit të INSTATit mbi analizën e tregut të punës për vitet 2012-2013. “Sipas raportit, në dy vitet e fundit papunësia jo vetëm që ishte rritur, por ata që janë goditur më shumë janë pikërisht të rinjtë, të sapodiplomuarit, të cilët shihen si të përjashtuar nga tregu i punës”, - tha Veliaj. Sipas tij, për një kohë të gjatë shoqëria shqiptare ka funksionuar si një shoqëri ku baza për të gjetur punë nuk ka qenë një proces trans-

USAID JuST është një projekt pesëvjeçar, i filluar në tetor 2010, i cili synon rritjen e transparencës, paanshmërisë dhe efektshmërisë në gjykata

parent si ky, i përzgjedhjes së 21 studentëve më të shkëlqyer në fushën e drejtësisë në Shqipëri, por bazohej tek njohjet fisnore apo shokët e babit. “Një pjesë e madhe e anomalisë së tregut të punës është edhe mungesa e meritës në procesit e gjetjes së punës”, - nënvizoi ministri Veliaj përpara studentëve. Ai përmendi faktin se në databazën e zyrave të punës sot ka rreth 3200 vende të reja pune, por nuk ka njerëz me aftësitë e duhura për këto vende pune. “Pra, ke-

mi shumë pak ekspertë të mirëfilltë. Prandaj po përpiqemi që t’i orientojmë të rinjtë drejt arsimit profesional”, - tha ai. USAID JuST është një projekt pesëvjeçar, i filluar në tetor 2010, i cili synon rritjen e transparencës, paanshmërisë dhe efektshmërisë në gjykata, konsolidimin e rolit mbikëqyrës dhe antikorrupsion të organizatave të shoqërisë civile e medias, si dhe forcimin e arsimimit juridik dhe avokatisë në Shqipëri.

Vendi i arsimit të lartë, në axhendën botërore të zhvillimit post-2015

R

aporti i Panelit të Nivelit të Lartë të Personave të Rëndësishëm në Axhendën e Zhvillimit të post2015-ës propozon 12 qëllime kryesore të zhvillimit, të ndara këto në 54 qëllime të nënrenditura. Shumë nga këto synime janë në një vijë me tetë Qëllimet aktuale të Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Ndër elementët e rinj janë vëmendja ndaj aksesit te burimet ujore dhe kujdesi shëndetësor, energjia e qëndrueshme, krijimi i punëve, qeverisjet e mira, shoqëritë e qëndrueshme dhe paqësore dhe krijimi i një mjedisi global funksionues. Qëllimi 3 mbi arsimin

Arsimi bën pjesë në Qëllimin numër 3, me fokus te cilësia dhe mësimi përgjatë gjithë jetës. Nënqëllimet kanë të bëjnë me arsimin parashkollor, cilësinë e arsimit fillor, aksesin te arsimi pas atij fillor, rezultatet e të mësuarit tek adoleshentët dhe aftësitë te burrat dhe gratë e reja e të rritura. Arsimi i lartë nuk bën pjesë në axhendë. Përmendet vetëm një herë në të gjithë raportin. Sipas Dr. Jo Beall, drejtori i Arsimit dhe shoqërisë te British Council, ky është një përjashtim i pafat. Arsimi i lartë, sipas tij, duhet të futet në këtë raport sepse ka një rol të madh në përmbushjen e ndryshimeve të këshilluara nga Paneli i Nivelit të Lartë për të shpëtuar nga varfëria dhe për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm. Rëndësia e arsimit të lartë

Në fillim të mijëvjeçarit, raportet me ndikim të UNESCO-s dhe Bankës

Botërore theksuan rolin e arsimit të lartë në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik në vendet në zhvillim. Tashmë pranohet gjerësisht që arsimi i lartë është i rëndësishëm për ndërtimin e një kapitali të fortë human dhe siguron një shtysë të rëndësishme për inovacion, kërkim, zhvillim ekonomik, si dhe cilësia e gjithë sistemit arsimor varet nga inputet që merr arsimi i lartë si trajnimi i mësuesve, zhvillimi i kurrikulave dhe kërkimi shkencor. Njohja e kësaj rëndësie në Shoqatën Ndërkombëtare të Universiteteve ka ngritur një projekt botëror të quajtur Arsimi i Lartë për Arsimin për të Gjithë. Është e dukshme që arritja e 12 qëllimeve të zhvillimit kërkon kontributin e sistemeve të arsimit të lartë për të ndërtuar kapacitetet e domosdoshme humane, kërkimore dhe institucionale për të arritur këto qëllime. Fondet dhe mjetet nuk janë të mjaftueshme, duhet ekspertizë për të planifikuar, implementuar dhe monitoruar programet për të arritur qëllimet e reja dhe kjo ekspertizë duhet të jetë lokale, familjare me mjedisin dhe sipas nevojave dhe ambicieve lokale. Mbështetja e donacioneve për arsimin e lartë

Gjatë dhjetëvjeçarëve që kanë kaluar shumë donatorë janë bërë sponsorizues të programeve që synojnë zhvillimin e individëve, arsimit të lartë dhe organizatave kërkimore në shtetet në zhvillim. Ata e kanë bërë për arsye të shumta. Sepse mendojnë për rëndësinë e arsimit

Rëndësia e arsimit të lartë për të arritur qëllimet e vjetra dhe të reja të axhendave të zhvillimit është e dukshme. Megjithatë, arsimi i lartë duhet parë si një mjet. Në vend që ta shpallim një (sub)objektiv në axhendën post2015, përfitojmë më shumë nëse ai dhe kërkimi shkencor përfshihen në programe, të cilat synojnë plotësimin e 12 objektivave

të mirë dhe infrastrukturës së kërkimit shkencor për zhvillimin e vendeve dhe për të ngritur një kapital njerëzor të kualifikuar. Ata shohin gjithashtu mundësi për të kapitalizuar nga alumni-t (nëpërmjet programeve shkollore) dhe partneritetet ndërmjet institucioneve (programe të përbashkëta, mobiliteti i stafit, studentëve dhe kërkimet shkencore në bashkëpunim) për përfitimin e të dyja kategorive të vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara. Ky argument shpjegon mbështetjen e donatorëve për këto programe dhe buxhetet e dhëna për to. Shifrat më poshtë e vërtetojnë këtë vështrim. Nëse shohim shifrat e 2012-ës në të dhënat e OECD në Statistikat e Zhvillimit Internacional, vihet re që 40% e fondeve ishte për të mbështetur shtetet në sektorin e arsimit të lartë, ndërsa 28%, atë parauniversitar. Për organizatat shumëpalëshe ndarja është përkatësisht 13% dhe 31% dhe për institucionet e BE-së, 29% për arsimin e lartë dhe 21% në atë parauniversitar. Përqindja për fondet e paspecifikuara varion nga 20% në 35% për institucionet e BE. Gjermania dhe Franca janë veçanërisht të kushtuara për të mbështetur arsimin e lartë, përkatësisht 69% dhe 71% e fondeve të tyre për zhvillimin e arsimit shkojnë për nivelet më të larta të sistemit. Një pjesë thelbësore e këtij buxheti

investohet në skemat e mobilitetit që sjellin studentë të huaj në Gjermani ose Francë. Të përqendrohesh apo jo tek axhenda e re

Me këtë mbështetje konstante për nivelet më të larta të arsimit, do ishte interesante të analizohej se ç’pjesë e kësaj mbështetjeje prek drejtpërdrejt ose tërthorazi realizimin e Objektivave të Mijëvjeçarit. Kjo është një detyrë e vështirë. Donatorët mund ta bëjnë këtë marrëdhënie më transparente duke bashkuar pikat kryesore të programeve të tyre të ndërtimit të kapaciteteve në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor me axhendën e re post-2015. Kjo është një çështje politikash dhe koherencash në program. Programet e ngritjes së kapaciteteve në Holandë dhe Norvegji e pasqyrojnë qartë këtë pikë. Programet jo vetëm fokusohen në ndërtimin e kapaciteteve lokale postarsimore, trajnuese dhe kërkimore, por ato g jithashtu fokusohen në shumë nga 12 qëllimet e reja të zhvillimit si shëndeti, sigurimi i ushqimit, uji, krijimi i punëve dhe rritja ekonomike, drejtësia dhe qeverisja e mirë. Si të tilla ato janë të bashkërenduara mirë me axhendën e zhvillimit. Artikulli nga Ad Boeren, hartues politikash për arsimin në Organizatën Holandeze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Arsimit të Lartë. Marrë nga: universityworldnews


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13.03.2014

13

Për 7 vjet me radhë dera e Teatrit Kombëtar ishte e mbyllur për të, ndaj ‘triumfi’ i rikthimit është i dyfishtë; si drejtor i skenës më të rëndësishme teatrore në vend dhe më e rëndësishmja për të, si regjisor i komedisë “Loja e dashurisë dhe rastësisë”

Hervin Çuli

Rikthimi i regjisorit në skenën që ia mbylli dyert për 7 vjet Aida Tuci Rikthimi në skenën e Teatrit Kombëtar pas 7 vjetësh është një ëndërr që po realizohet për Hervin Çulin, falë mbështetjes së Universitetit Europian të Tiranës dhe Ambasadës franceze në Shqipëri. Të kuptohemi, rikthimi i Çulit është si regjisor i komedisë “Loja e dashurisë dhe rastësisë”, e autorit francez Pierre de Marivaux. Për vite me radhë dera e Teatrit Kombëtar ishte e mbyllur për të, ndaj ‘triumfi’ i rikthimit është i dyfishtë; si drejtor i skenës më të rëndësishme teatrore në vend dhe më e rëndësishmja për të si regjisor. “Ky produksion me Universitetin Europian të Tiranës dhe Teatrin ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës ka nisur që në nëntor të vitit që shkoi, atëherë nuk e dija se do bëhesha drejtor i Teatrit Kombëtar”, - thotë Hervin Çuli në intervistën e tij. Një fakt që e konfirmoi edhe Henri Çili, administrator i Universitetit Europian të Tiranës, në konferencën për shtyp që u dha dje në Teatrin Kombëtar për prezantimin e premierës në skenën e TK. “Kur vendosëm të mbështesim këtë pjesë, Hervin Çuli nuk ishte drejtor i Teatrit Kombëtar. Filloi si një bisedë miqsh. Më ka tërhequr tek individi Çuli pasioni i madh që ka për teatrin. Tek ai kam gjetur të ngjashmin tim. Idetë që unë kam për arsimin, ai i ka për artin dhe kulturën. Më gëzon fakti që individë të tillë kapin pozicione të tilla drejtuese si kreu i Teatrit Kombëtar”, - tha Henri Çili. Për Universitetin Europian të Tiranës ky nuk është bashkëpunimi i parë me teatrin. Bashkëpunimi i parë këtu e dy vjet të shkuara ka qenë me regjisorin Ledio Topalli, e më pas me regjisorin Stefan Çapaliku me “Fausti prej Tirane”, dramë që u shfaq para disa ditësh edhe në skenën e Teatrit Kombëtar”. Me komedinë e Çulit do të jetë një hap i parë në bashkëpunimin e Universitetit Europian me Teatrin Kombëtar, sepse sipas administratorit Henri Çili, universitetet private përveç mësimdhënies kanë edhe një tjetër mision, përtej auditorëve, për të edukuar brezin e ri, që po bëhet gjithnjë e më tepër virtual, me artin e gjallë, siç është teatri. “Loja e dashurisë dhe rastësisë” do të shfaqet në Teatrin Kombëtar më 14-15-16 mars, për të vijuar edhe gjatë “Javës Frankofone” që do mbahet nga data 20-29 mars. Riktheheni në Teatrin Kombëtar fillimisht si drejtor e tashmë edhe regjisor i një komedie të suksesshme të autorit Pierre de Marivaux. Ka qenë e dyta pasojë e së parës?

Erdhi rastësisht. Unë kam filluar punën për vënien në skenë të kësaj vepre katër në fillim të nëntorit. Atëherë nuk e dija se do të bëhesha drejtori i Teatrit Kombëtar. Vepra u fillimisht në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës. Por me siguri që si çdo regjisor keni ëndërruar ta vini në skenën më të rëndësishme teatrore në vend? Unë kam 7 vjet që kam ëndërr për të vënë një shfaqje në Teatrin Kombëtar, sepse kam qenë i përjashtuar gjatë kësaj kohe. Patjetër që e kisha ëndërr që dhe këtë shfaqje ta vija në skenën e TK, sepse gjithë karrierën time dhe pjesën më të bukur të jetës sime e kam kaluar me projektet që kam pasur me Teatrin Kombëtar. Dhe sigurisht që dhe pse jam drejtor i Teatrit Kombëtar nuk do vazhdoj të penalizoj veten time, kështu që kjo ishte një ëndërr që po realizohet falë Universitetit Europian të Tiranës dhe Ambasadës franceze. Jam i lumtur sepse kjo është premiera ime e parë në Teatrin Kombëtar pas 8 vjetësh. Cila ka qenë shfaq ja e fundit që ke vënë në TK? “Xhaxha Vanja”, e Çehovit dhe tani rikthehem me një komedi. Është vërtet një mall i madh sepse skenën kam kohë pa e prekur, pa e shijuar. Teatri për mua ka qenë si një shtëpi. Keq më vjen se në këto vite (që nga shfaqja e fundit) kanë ikur disa kolosë të Teatrit Kombëtar. Kanë qenë miqtë e mi; Agim Qirjaqi, Roland Trebicka, Fatos Sela, një mik shumë i madh i imi dhe aktori im i preferuar, nuk i shoh më në oborrin e Teatrit. Por ç’është e vërteta, sot shoh më shumë të rinj që presin tek dyert e Teatrit dhe shpresoj që të bëj të mundur që ky institucion të hapet për të gjithë aktorët shqiptarë dhe të mos jetë pronë e vetëm atyre që kanë marrë rrogën në teatër dhe ndoshta për vite e vite të tëra nuk kanë luajtur në skenë. Ky është ndryshimi që shoh në këtë rikthim pas kaq vitesh; një grup të rinjsh shumë të talentuar që presin te dera e Teatrit dhe një institucion, i cili ka vazhduar në thelbin e tij të degradojë në vite e vite si nga ana financiare, ashtu edhe nga ana artistike. Shpresojmë që me punën tonë ta çojmë Teatrin atje ku duhet, por nuk është e lehtë. Ju folët për disa borxhe të prapambetura. Sa janë këto borxhe? Institucioni ka rreth 135 milionë lekë borxhe; si nga fondi i projekteve artistike, ashtu dhe nga shpenzimet operative, që do të thotë se këto janë borxhe me individët ar-

tistë por dhe borxhe që lidhen me firma të ndryshme që janë kontraktuar nga Teatri dhe nuk janë likuiduar. TK ka borxhe kudo, nuk mund t’ju them dot se ku nuk ka borxhe. Dhe një fakt i dhimbshëm; Fatos Sela dhe Roland Trebicka, sot kanë në Teatër një shumë të hollash që nuk e kanë marrë dhe kjo dhemb kur e dëgjon, por kjo tregon sesa keq është menaxhuar ky institucion. Të kthehemi tek “Loja e dashurisë dhe rastësisë”, sa i flet aktualitetit kjo vepër? Vepra është si një karamele e bukur që i reziston çdo kohe. Kjo dhe për thelbin e saj; triumfin e dashurisë përballë interesit. Bashkimi që duan t’i bëjnë prindërit dy protagonistëve është bashkim interesash, por dashuria triumfon mbi interesin dhe ky është mesazhi. Ne sot jetojmë një realitet ku ‘matematika’ jo vetëm në martesa por edhe në lidhjet dashurore është bërë një peng shumë i madh për njerëzit. Kështu që këtë mesazh jep përralla, që në fakt duhet të ekzistojë, e një dashurie që triumfon mbi arsyen, sepse është arsyeja që na çon të bëjmë zgjedhje pragmatiste dhe dashuria duhet të triumfojë. Duhet të kthehemi dhe një herë tek vlerat e dikurshme të njerëzimit. Ky është dhe boshti i komedisë. Si u prit kjo vepër në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës? Në parapremierën do ta quaja unë, në Durrës shfaqja pati një lidhje organike të paimagjinueshme me publikun. Nuk e kisha besuar sepse vëmendja ime në atë periudhë ishte sa te konkursi për drejtor i TK, po aq edhe tek shfaqja. Nuk isha i përqendruar 100% tek shfaqja. Isha në një lloj konfuzioni. Por aty pashë së dëshira e këtyre të rinjve, që shpeshherë kanë bërë prova dhe vetëm për ta çuar deri në fund këtë produksion, solli një lidhje fantastike me publikun. Unë kam vënë dy shfaq je në Durrës; “Arlekini, shërbëtori i dy zotërinjve” dhe “Loja e dashurisë dhe rastësisë”, që janë mirëpritur nga publiku. Në tri skena teatrore të kryeqytetit po shfaqen komedi. Përg jithësisht dominon komedia sesa drama, kjo ndodh sepse publiku do që të qeshë? E qeshura është destresuese dhe kjo nuk diskutohet, por ama di të them se dy sukseset e Teatrit Kombëtar këto 8 vjet janë të dyja drama të fuqishme: “Shtrigat e Salemit” dhe “Pamje nga ura”. Pra publiku do të bukurën, do përzgjedhë atë që është më e mira, pastaj patjetër që e qeshura është ajo që e çliron njeriun.

“Loja e dashurisë dhe rastësisë”, një ndër kryeveprat e Marivaux Në parapremierën do ta quaja unë, në Durrës shfaqja pati një lidhje organike të paimagjinueshme me publikun. Nuk e kisha besuar sepse vëmendja ime në atë periudhë ishte sa te konkursi për drejtor i TK, po aq edhe tek shfaqja...

Realizues Regjisor: Hervin Çuli Përktheu: Sefulla Kata Skenograf & Kostumograf: Noset Shijaku Interpretojnë: Marko Bitraku, Adelina Muça, Besmir Bitraku, Eralda Çaushi, Xhejni Fama dhe Amos Muji Zaharia

Për herë të parë, kjo komedi është prezantuar në publik nga trupa e “Komedisë Italiane” në 28 janar 1730. Suksesi ishte i jashtëzakonshëm, aq sa kjo komedi pati 15 repriza dhe u kërkua të shfaqej edhe në Versajë. Vepra bazohet në shkëmbimin e identitetit midis personazheve. Z. Orgon, një njeri i shtresave të larta të shoqërisë së asaj kohe, ka një vajzë të quajtur Silvia, të cilën ia ka premtuar për martesë djalit të mikut të tij më të ngushtë. Pas marrjes së lajmit se bashkëshorti i premtuar, Doranti do të vijë për vizitë në shtëpi, Silvia, e shqetësuar nga mosnjohja e tij, vendos të shkëmbejë identitetin me Lizetën, shërbëtoren e saj, për ta studiuar e maskuar burrin e saj të ardhshëm. Z.Orgon e pranon maskimin e vajzës, por nuk i tregon së bijës se edhe Doranti nga ana tjetër, për të njëjtat arsye si Silvia, do të prezantohet në shtëpi me identitetin e shërbëtorit të tij, Arlekinit. Silvia dhe Doranti nën petkun e shërbyeseve dashurohen, e njëjta gjë ndodh edhe me shërbëtoret të maskuar nën petkun e zotërinjve. Silvia është e dëshpëruar për faktin se ka rënë në dashuri me atë që mendon se është shërbëtor, ndërsa Doranti nuk e përballon dot më lojën dhe e tregon sekretin e tij. Silvia në këtë moment e ruan identitetin e saj të rremë. Ajo ka një qëllim shumë të rëndësishëm, ta detyrojë Dorantin t’i kërkojë dorën nën petkun e shërbëtores. Silvia është përfaqësuesja e femrës së emancipuar, që nuk e pranon faktin se femra mund të shitet e të blihet si një plaçkë. “Loja e dashurisë dhe rastësisë” ka një fund të lumtur, ashtu si të gjitha komeditë e asaj epoke.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

Tortura me këngën e Justin Bieber 5

14

15

19

20

23

6

7

39

30

27

36

37

46

43

47

48 51

54

53

38

42

50

49

22

31

41 45

13

18

35

40

12

26

34

44

11

21

29 33

10 17

25

28

9

16

24

32

8

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

52

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

55

Horizontalisht

1. Pjesë e filozofisë që tregon rrugët e arritjes të së vërtetës. 10. Besa, aktore. 14. Pamja e jashtme e dikujt. 15. Notë muzikore. 16. Shpejtim për të bërë diçka. 18. E kundërta çift. 19. Pjesa e kreut në një bllok biletash. 20. Lloj lënde djegëse. 21. Përshesh me bukë të grunjtë e me erëza, që përvëlohet me ujë të nxehtë e me gjalpë. 23. Gurë të mbetur nga një mur i rrëzuar. 25. Të pasurit me shumicë të gjithçkaje. 27. I ka çdo mani në mes. 28. Fletë hekuri e rrumbullakët, që përdoret për të pjekur. 29. Ai që u jep ndihmën e parë dhe u bën shërbimet e mjekimit të sëmurëve e të plagosurve në ushtri. 33. Skuq, fërgoj. 35. Filipi, aktor. 30. Lak në një thurimë fijesh. 41. I ka tava në mes. 42. Dritë e fortë që flakëron për një çast e me shpejtësi të madhe në qiellin me re. 44. Zhvillim shumë i shpejtë i diçkaje. 45. Më shfaqet papritur si hije. 48. Makashi, aktor. 49. Simboli kimik i argonit. 50. Sasia mbajtëse e një ene. 52. Pikë e trupit e barazlarguar nga skajet. 53. I thonë ndryshe daulle. 54. Shumicë sendesh që numërohen. 55. Hushi, tenor.

9

8

2

9 8

4

6

8 6

1 9

3

6

8 2 7

2

5

7

7 4 2

8

6

6 3

3 5

9 2 2

5

7

2

7

5 8

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne krah dhe nuk do i shmangni dot debatet. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do pranojnë kurrsesi ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar ka ardhur koha te bëni një riorganizim te situatës dhe te ulni për pak kohe shpenzimet.

Sot do ndizet drita jeshile ne jetën tuaj ne çift dhe mund t’i shprehni pa dorashka te gjitha ato qe ndieni. Atmosfera do jete aq e këndshme sa emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do kenë disa takime te rëndësishme te cilat mund t’ua ndryshojnë te ardhmen. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, prandaj bëni shume kujdes.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Duhet te tregoheni shume te duruar dhe te matur me partnerin tuaj gjate kësaj dite, përndryshe do lindin probleme te mëdha te cilat me zor do zgjidhen. Pranoni here pas here te toleroni. Beqareve do filloje t’iu rrahe zemra fort ne momentin qe ata me pak e presin. Financat do jene problematike. Nuk duhet tepruar me shpenzimet dhe ne rast nevoje duhet kërkuar ndihme.

Harmonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do kuptoheni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do ndodhe asgjë e keqe. Beqaret do iu japin prioritet miqve dhe nuk do e kenë mendjen për te krijuar një lidhje. Sektori i te ardhurave do jete akoma me i privilegjuar se me pare. Do iu jepet mundësia edhe për te shlyer borxhet e marra prej kohesh.

Vertikalisht

1. Tokë me gurë buzë ujit. 2. Nder, cipa e njeriut. 3. Që e kryen një punë vetë dhe menjëherë. 4. Notë muzikore. 5. Zaimi e këngës. 6. Lela pa një nga dyshja. 7. Gramshi në makina. 8. Ka prirje të veçantë për të bërë diçka. 9. Instituti Veterinarisë. 10. Mëri e madhe. 11. Përemër vetor. 12. Dyshim frikë a pasiguri që kemi përpara diçkaje të panjohur. 13. Shkuan. 17. Tërësia e organeve, që kanë lidhje ndërmjet tyre dhe që së bashku kryejnë një funksion të caktuar të organizmit. 22. Përcaktimi i synimit që duam të arrijmë. 24. I hapët, i çelët. 25. Përdoret për të kërkuar përsëritjen e një pjese të kënduar. 26. Bukë gruri e thatë, si pite, e pjekur dy herë, që rron shumë. 30. Lloj fruti ekzotik. 31. Hodo, luftëtar patriot. 32. Popi, fotograf dhe aktor i njohur. 34. Gropëza e gushës te njerëzit. 36. Deda i humorit. 37. I thonë ndryshe rrahje. 38. Xixë e një fustani. 40. Boriçi, ish-futbollist i njohur. 42. Karakteristikë. 43. Pjesë e trupit, gjymtyrë. 46. Agjensi Private. 47. Vel i hollë. 50. Gjysma e një kepi. 51. Trupat Amerikane.

Sudoku | nivel mesatar 3

Një shkollë amerikane e ka lëshuar një këngë të Justin Bieber vazhdimisht duke e përsëritur në altoparlantë të zhurmshëm, saqë nxënësit kanë ndier një lloj torture. Hiti i kanadezit “Baby” është dëgjuar për një javë resht në shkollën e mesme Tenino në shtetin e Washingtonit në SHBA. Qëllimi i shkollës ishte që të grumbullonte para për jetimët në Ganë dhe i kanë kushtëzuar nxënësit se do ta ndërpresin këngën vetëm atëherë kur të arrijnë shumën prej 500 dollarësh. “Më pëlqen Justin Bieber, por kjo këngë duhet ndalur”, ka thënë një nxënëse. “Ne e urrejmë atë!”, ka thënë një tjetër. “Disa nga ne do të shurdhohen. Jam shumë i sigurt se deri më tash kam pirë nja pesë Ibuprofena (barna kundër kokëdhimbjes)”, ka shtuar një nxënës. Shkolla në Tenino i ndihmon me ushqim dhe libra një shkolle në Afrikë, ku mësojnë 250 jetimë, mirëpo metoda e shfrytëzuar për të grumbulluar para nuk u ka pëlqyer aspak nxënësve

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

1 5

8

4

Koha e fillimit _____:____

4 6

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Ne përgjithësi klima yjore do jete e ngrohte sot. Do ndiheni mjaft mire pranë partnerit tuaj dhe do argëtoheni pa fund. Gjithë kohen e lire ai do ua kushtoje juve. Beqaret nuk duhet te nxitohen te krijojnë menjëherë një lidhje me persona qe sapo i kane njohur sepse do kenë zhgënjime me vone. Ne planin financiar duhet te reflektoni mire para se te bëni çdo lloj shpenzimi.

PESHORJA (23/IX-22/X)

6

3

2

5

9

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Do filloni te mendoni për projekte te përbashkëta me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe te bëni edhe plane për një te ardhme. Bashkëpunoni dhe bëni atë qe është me e mira e te dyve. Beqaret do e kenë te pamundur ta gjejnë princin e kaltër. Te ardhurat do jene delikate. Verifikoni njëherë situatën para se te kryeni çfarëdo lloj shpenzimi.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 054, 210, 214, 268, 325, 421, 556, 968. Numra me 4 shifra: 0326, 2056, 4254, 4285, 4652, 7289, 7841, 9652. Numra me 5 shifra: 02232, 08328, 10002, 10158, 12933,

20951, 28549, 43905, 48484, 52772, 57526, 60208, 63409, 69878, 84125, 97490. Numra me 6 shifra: 101025, 148172, 175166, 263259, 320159, 323550, 455226, 478854, 632459, 814165, 837122, 845210, 864910, 912441, 963521, 987485.

Nëse jeni te dashuruar do ndiheni te qete dhe nuk do keni probleme gjate kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri do tregoheni te kuptueshëm dhe do toleroni here pas here. Beqaret gjithashtu do jene me fat dhe do mund te ndryshojnë rrjedhën e jetës. Financat do vazhdojnë te jene ne te njëjtën situate si me pare. Nuk do ketë vështirësi.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Sido qe te jene rrethanat ne jetën tuaj ne çift, sot do bëni çmos qe te qëndroni sa me afër partnerit tuaj dhe te flisni gjere e gjate për gjithçka. Ai nga ana tjetër do jete i gatshëm t’iu dëgjojë dhe t’iu mbështesë. Beqaret do kenë një dite emocionuese fale disa propozimeve emocionuese qe do iu bëhen.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Ndikimi i planetëve nuk do jete aspak negativ ne jetën tuaj ne çift sot. Do e dini mire se çfarë te bëni qe te ruani një klime sa me harmonike dhe te mos keni debate. Beqaret duhet te pranojnë ftesa, por jo te nxitohen për te marre vendime. Ne planin financiar do keni fat me shumice. Jo vetëm qe do kryeni te gjitha shpenzimet e menduara, por do hiqni edhe disa para mënjanë.

AKREPI (22/X-21/XII)

Ka mundësi qe qielli i dashurisë te jete i zymte gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni mire me atë qe keni ne krah dhe here pas here do debatoni fort. Beqaret do i joshin te gjithë personat qe do kenë pranë pa menduar se ata mund te jene ne një lidhje. Mos bëni gjera për te cilat te pendoheni shpejt. Financat do përkeqësohen për shkak te disa shpenzimeve.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Ata qe janë ne një lidhje do kenë nevoje për me shume ngrohtësi dhe mbështetje nga partneri i tyre sot. Mund edhe t’ia kërkoni atij këtë pa druajte sepse ai do jete ne humor dhe do ua plotësojë dëshirat. Beqaret me shume gjase do takojnë personin qe kane ëndërruar gjithmonë. Nëse nuk tregoheni te matur ne planin financiar do keni probleme serioze.

PESHQIT (20/II-19/III) Do kaloni çaste romantike dhe mjaft emocionuese se bashku. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, ndërsa për dashuritë e mëdha dhe jetëgjata do iu duhet ende te presin. Ne planin financiar do jeni te vendosur dhe mjaft këmbëngulës qe ta përmirësoni sa me shpejt situatën.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13 mars

1848

13.03.2014

15

Të kesh frikë është të sillesh sikur e vërteta të mos ishte e vërtetë. - Bayard Rustin

Trazira në Austri Dorëheqja e Metternich-ut jep shpresë për sukses liberal dhe kombëtar Studentët po demonstronin në Herrenstrasse, Vjenë, duke bërë thirrje për një kushtetutë të re dhe liberalizim. Trupat nën komandën e arqidukës Albrecht ishin sjellë aty si një masë parandaluese, por ushtarët qëlluan dhe 4 njerëz u vranë. Demonstrata u kthye në trazirë. Qytetarët e Vjenës kërkuan që trupat të tërhiqeshin dhe min-

istri kryesor, Princi Clemens von Metternich të largohej, gjë që perandori Ferdinand e bëri duke u përkulur para këshillës së Këshillit të Shtetit. Lajmi i Revolucionit në Francë e vuri në siklet elitën sunduese dhe thirrjet për reformë dukeshin të pandalshme. Metternich, ministër i Jashtëm që nga viti 1809, iu hodh ujqve. Ndoshta tani zulma revolucionare do të tërhiqej dhe perandoria shumëkombëshe austriake do të mbijetonte. Një figurë e fortë u shfaq shpejt në Austri.

Nuk ishte një tjetër revolucionar dhe as një tjetër Metternich, por Sofia e Bavarisë. Ajo u bë shembulli që u ndoq në restaurimin e pushtetit perandorak në Itali, Pragë, Hungari, si edhe në Vjenë. Në dhjetor 1848 ajo e rregulloi që i biri i saj të kurorëzohej si Perandori Franz Jospeh. Megjithatë, Perandoria dinastike Habsburgase, një burim stabiliteti në pikun e ditëve të Metternich-ut do të bëhej shkak konflikti në çështjet europiane deri në shpërthimin e Luftës I Botërore.

Blitz

Flickr

2.1

Milionë steka me paketa cigaresh humbën autoritetet amerikane gjatë një operacioni të dështuar antitrafik vitin e shkuar.

4

Në 5 janë shanset e përafërta që një përdorues kokaine apo metamfetamine nuk është i varur fizikisht nga droga.

21

Mijë e 874 vetë është numri minimal i punonjësve të shërbimit publik në Kaliforni, që marrin pensione prej më shumë se 100 mijë USD në vit.

97

Për qind e shtëpive me qira në Kontenë e San Diegos nuk u lejohen personave me shkelje seksuale të regjistruara.

Foto: Lise strandlien Titulli: Butcher shop

Pse duhet të përfundohet kisha ortodokse në Prishtinë Stefan Surliç Tash e shumë vite ka pasë diskutime mbi fatin e Kishës Ortodokse të Krishtit Shpëtimtar, në Prishtinë. Ajo kurrë nuk është përfunduar, dhe nëse gjykojmë për nga disponimi i shumicës, atë e pret ose rrënimi komplet ose ndryshimi i funksionit. Meqë jam i lindur dhe i rritur në këtë qytet, por i detyruar të jetoj larg tij për shkak të ngjarjeve të luftës, do të doja të jap mendim tim; le të mos ju shqetësojë sinqeriteti im dhe këshilla. S’ka dyshim se populli shqiptar vuajti shumë gjatë gjithë viteve të nëntëdhjeta. Po ashtu s’ka dyshim se ndërtimi i kësaj kishe është nisur në kohë kur shqiptarët nuk kanë mundur të ndjehen si qytetarë të vërtetë e të gëzojnë të drejtën që nënkupton kjo fjalë. Kjo është ajo pikë prej ku nxirren argumentet kryesore pse duhet të rrënohet kisha. I pari, është argumenti se kisha paraqet simbol të vuajtjes shqiptare. E dyta, është se prona e Universitetit të Prishtinës është uzurpuar në mënyrë të paligjshme për tu ndërtuar kisha e Krishtit Shpëtimtar. Ka pasë edhe procedurë

gazetamapo@gmail.com

gjyqësore kundër Kishës Ortodokse Serbe që toka t’i kthehet përsëri Universitetit, ku njëri prej opsioneve që nuk përfshin rrënimin e saj, është që kisha të kthehet në Muze të vuajtjes shqiptare. Një tjetër opsion i propozuar është që kjo hapësirë të shndërrohet në një lloj galerie për përdorim nga studentët. Sido që të jetë, qëndrimi i përbashkët është se kisha e papërfunduar nuk mund të mbajë qëllimin e parë, që është të shërbejë si objekt fetar. Unë sinqerisht mendoj se Kisha e Krishtit Shpëtimtar duhet të përfundohet dhe të lihet objekt fetar, dhe do t’ju deklaroj arsyet pse. Unë specifikisht do ta shkonsideroja argumentin që shkon në favor të rrënimit të kishës, i cili argument bazohet në ndërtimin e saj të paligjshëm. Qeveria e asaj kohe, pavarësisht nga legjitimiteti i saj, pati bërë ndryshim ligjor të qëllimshëm të pronës shtetërore dhe pati lejuar ndërtimin e një objekti fetar. Për më tepër, marrë parasysh gjendjen e pasluftës në Kosovë ku shumica e ndërtesave janë ndërtuar pa leje, është e hidhur të shohësh që njerëzit i shqetëson një ndërtesë fetare e komunitetit

joshqiptar të Prishtinës. Para së gjithash, Kosova do që ta ndërtojë veten si vend i hapur për të gjitha komunitetet – si shoqëri shumë-etnike dhe shumë-fetare, në harmoni me vlerat evropiane. Në këtë frymë, është shumë e natyrshme që – pranë xhamive të stërbukura osmane dhe katedrales katolike që është afër përfundimit – edhe një kishë ortodokse të mund të jetë e pranishme që t’i shërbejë komunitetit serb të Kosovës (të dytit më të madh në vend). Me këtë, Prishtina dhe banorët e saj do të mund të shprehnin frymën e vërtetë të tolerancës dhe gatishmërisë për paqe e dashuri, meqë brenda hapësirës prej disa dhjetëra metrash do të mund të bashkëjetonin objektet fetare për myslimanët, katolikët dhe të krishterët ortodoksë. Arsyeja tjetër pse unë mendoj se kisha nuk duhet të shkatërrohet ka të bëjë me atë se çfarë mesazhi do t’u jepte ky gjest njerëzve që u shkaktuan kaq shumë vuajtje këtu, jo vetëm shqiptarëve po edhe serbëve. Fitorja më e madhe e tyre do të ishte që njerëzit e sotëm të vazh-

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

donin të silleshin siç janë sjellë ata – duke shkatërruar objektet dhe urat që lidhin njerëzit, e duke ngritur mure të urrejtjes për të gjithë ata që janë të përkatësie tjetër etnike e besimi të ndryshëm. Ata këtë kanë synuar. Humbja më e madhe për ta do të ishte sikur edhe Kishës së Krishtit Shpëtimtar t’i përvishej një simbol i ri – simboli i një jetë të re së bashku. Kur ka vullnet në popull, simbolet e vjetra lehtë marrin kuptime të reja. Në fund të fundit, është e mundshme që shumë serbë të Kosovës – rreth 40,000 prej tyre të lindur e të rritur në Prishtinë – kurrë nuk kanë për t’u kthyer. Por do të ishte mirë në qoftë se ata, që s’i kanë bërë kujt ndonjë të keqe, të mund të ecnin bulevardit të Nënë Terezës lirisht, të pinin kafe në një nga kafenetë e shumta të Prishtinës, dhe të ishin dëshmitar të një tempulli të përfunduar të Krishtit Shpëtimtar. Kjo do të nënkuptonte se ata janë të mirëpritur! Dhe kjo do të nënkuptonte se Prishtina është bërë vend ku askush kurrë nuk do të ndjehet prapë si shtetas i dorës së dytë. *Kosovo 2.0

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 13.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Faqe 16

NJOFTIM / REKLAMA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.