13 maj mapo ok

Page 1

Faqe 14-15

Fugë për violinë Tedi Papavrami sjell në shqip rrugëtimin drejt Parisit Violinisti me famë botërore ishte dje në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës për të promovuar librin autobiografik “Fugë për violinë”

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 13 maj 2014. Numër 1207. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Rrëfimi i emigrantit-trafikant

Basha: Protesta deri në largimin e Edi Ramës Opozita vendos fillimin e protestave me qëllim dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Protesta e parë të enjten, ndërsa e dyta sërish të enjten tjetër, në orën 10:00 para Kuvendit FAQE 6

“Divjaka” Arvizu: Ka shumë pikëpyetje për çështjen, të presim hetimet Ambasadori i SHBA flet nga Elbasani për ngjarjen e avionit të Divjakës

FAQE 7

bleva 270 kg kanabis në Fushë-Krujë për 56 mijë euro. pranë avionit gjeta edhe dy persona të panjohur

Dëshmia e gjatë e Saimir Bajramit te Krimet e Rënda/ Kush do ta priste drogën në Itali dhe si ra në kontakt me Giorgio Riformaton. Pse u zgjodh Divjaka dhe biseda me pilotin për pistën e Gjadrit. Në Divjakë pashë pranë meje një makinë tjetër “Volkswagen Passat” me ngjyrë gri, në të cilën ndodheshin dy persona. E kuptova se edhe ata kishin bërë marrëveshje me pilotin”. Zbulohen fotot kur policia e Divjakës mbërriti pranë avionit: Sekuestruam çantat e pilotit italian. Faqe 3-5 Saimir Bajrami i arrestuari në Divjakë

Pronari i “Mitsubishit”: Pse u gjend makina ime në Divjakë, Saimiri më mashtroi Rama me kancelarin austriak

Rama: Nuk dua të plakem në politikë, do kem një jetë të tretë NgërÇ

FAQE 2

Julian Hoxha, pronar i makinës së bllokuar dhe kushëri me Saimir Bajramin, tregon se si përfundoi makina e tij në Divjakë. “Më tha që do të merrte gruan, fëmijën dhe disa lodra nga Rrësheni. Historinë e mora vesh nga policia”. Kunati i Bajramit: E dinim se punonte për Interpolin në Itali

15 në pranga

Zbulohet rrjeti i klandestinëve, 24 mijë USD për të shkuar në SHBA

FAQe 8

Julian Hoxha, pronar i makinës së bllokuar

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Dita e Europës dhe dita kundër homofobisë

Vendim si nën efektin e drogës

Kur qeveris si mushkonjat

Gilman Bakalli

Arjan VASJARI

Armand Shkullaku

opozita kundër

“Legalizimet” gati për Kuvend, 7 ndryshimet e ligjit të ri Projektligji për legalizimin e objekteve informale kaloi dje diskutimin në komisionet parlamentare me votën kundër të opozitës. Kush përfiton dhe kush jo. Ja shtatë risitë e ligjit të ri

Ndryshimet në ligjin e legalizimeve kaluan miratimin në komisionet kuvendore pa votat e opozitës dhe tani pritet diskutimi dhe miratimi më tej në seancë plenare. Me këto ndryshime iu hapet rruga 270 mijë ndërtimeve në proces legalizimi që nuk janë certifikuar plotësisht me statusin... Faqe 9

debati

Kush i trembet reformës së arsimit të lartë dhe pse? (II) Nga Fatos Tarifa

Bllokim financiar

Le ta trajtojmë çështjen e modelit nga pikëpamja historike dhe ajo aktuale. Në çdo epokë historike, roli dhe përgjegjësitë e universitetit... Faqe 14-15


2

afër/larg

1 Nga Adelheid Wölfl

K

ryeministri i Shqipërisë mendon se BE duhet të mësojë nga kriza e Ukrainës dhe ta shikojë me më shumë vëmendje Ballkanin, madje Rama nuk ka ngurruar t’i kujtojë BE-së se ishte qesharak fakti që Shqipërisë nuk iu dha statusi që në dhjetor të vitit që shkoi. Ndërsa ka kujtuar se Lufta e Parë Botërore që bën 100 vjet, nisi në Ballkan, dhe se përjashtimi i rajonit nga integrimi apo ngadalësimi i procesit do të jetë i dëmshëm edhe për Europën. “Çfarëdo që ndodh në kontinent, ndodh në Europë. Nëse ka pjesë të kontinentit në rrezik, e gjithë Europa është në rrezik”, ka thënë Rama. Ai ka debatuar me gazetaren sa i përket korrupsionit dhe drejtësisë dhe ka thënë se vendet e Ballkanit nuk duhet të shihen si sinonime të korrupsionit dhe se kjo është e padrejtë, pasi edhe vetë BE ka mjaft korrupsion, por ka premtuar modernizim të sistemit. Kryeministri ka folur me superlativa për takimin me Kancelaren gjermane, Merkel, ndërsa ka theksuar se statusi kandidat do ishte vetëm një inkurajim për Shqipërinë. Rama ka folur po ashtu për të përndjekurit, të shkarkuarit nga puna në administratë, zgjedhjet lokale, importin e mbetjeve dhe vizitën në Serbi, që edhe pse është shtyrë për shkak të zgjedhjeve atje, do të bëhet brenda këtij viti. -A kanë këto vizatime tuajat të varura në mur ndonjë kuptim më të thellë? Nuk ka mëkate në cicërimën e zogjve, ka thënë Pikaso. Këto janë vizatime që unë i bëj gjithmonë në zyrë. -Në qershor BE do të vendosë nëse Shqipëria do ta marrë apo jo statusin kandidat. Si qëndron kjo? Nëse do të jem plotësisht i hapur, kjo është diçka më e komplikuar sesa pyetja për statusin kandidat të Shqipërisë në BE. Ajo që presin njerëzit që mbështesin idenë e Europës, është që Europa (BE) të ketë mësuar diçka nga Ukraina. Europa ka nevojë gjithmonë e më shumë për një strategji dhe gjithmonë e më pak për taktikë. Unë shpresoj shumë që ngjarjet në Ukrainë do të shërbejnë për të bërë një hap përpara. -Po thoni që BE duhet të vendosë lidhje më të ngushta me vendet fqinje që nuk janë anëtare të BE-së? Jo, dua të them që BE duhet të vazhdojë me qëllimet e larta dhe sërish në rrugën që është edhe thelbi i ekzistencës së saj, dhe që është diçka shumë më e madhe sesa zgjedhjet e ardhshme në secilin vend anëtar. E thënë hapur, unë jam mjaft i inkurajuar dhe plot shpresë pas takimit me Kancelaren e Gjermanisë, Merkel. U inkurajova pasi pashë se Kancelarja ishte e ndërgjegjshme që vendeve të Ballkanit duhej t’u kushtohej më shumë rëndësi pas historisë së suksesit së tyre të kalimit prej luftës në paqe. Ky është rajoni ku 100 vjet më parë filloi Lufta e Parë Botërore. Ky vit ama është viti i parë i një Ballkani pa konflikte. E gjithë kjo ka ndodhur për hir të Europës. (Për hir të Europës) Ballkani nga një vend i konflikteve të tmerrshme është transformuar në një vend të paqes. Tani Ballkani ka nevojë për Europën, por Europa ka edhe më shumë nevojë për Ballkanin. -Vendimi sidoqoftë nuk është vetëm në duart e zonjës Merkel, por edhe partisë së saj. Gjatë takimit me Kancelaren unë u inkurajova nga racionaliteti dhe gatishmëria që gjeta sa i përket Ballkanit dhe nevojës së Europës të jetë më shumë e pranishme dhe t’i kushtojë më shumë vëmendje rajonit. Për t’i bërë gjërat të qarta, nga njëra anë secili vend duhet të bëjë detyrat e tij të shtëpisë dhe nga ana tjetër rajoni ka nevojë për më shumë vëmendje. Integrimi i vendeve në Bashkimin Europian është njëra anë dhe vëmendja ndaj këtyre vendeve është diçka tjetër, dhe nuk kanë pse varen nga njëra-tjetra. Sa i përket statusit kandidat për Shqipërinë, më duhet ta them hapur që është qesharake që vendi mbahet ende në listëpritje, kur nuk bëhet fjalë për anëtarësim apo negociata për anëtarësim, por vetëm një instrument inkurajimi dhe shprese për njerëzit. Shqipëria e ka merituar statusin kandidat dhe duhet t’i jepet. E kishim fituar që në dhjetor dhe nuk u bë mirë që u shty. Nuk ishte mirë për Shqipërinë, nuk ishte mirë për rajonin dhe nuk ishte mirë për Europën. E gjithë kjo u bë për shkak të mendimeve të opinionit publik atje apo këtu, që sollën hezitimin. Por kjo realisht nuk është shumë europiane. -Nëse hidhni sytë përpara, çfarë mendoni se janë ndryshimet më të rëndësishme që duhet të bëjë

Piloti më tha që s’mund të ulej në Gjadër, Divjaka ishte mundësia e vetme Rrëfimi i Bajramit:/

Faqe 4

kronikë/ Fotot e çantave të

zeza të avionit, policia: Ndodhen në Prokurori

Faqe 5

ekonomi/ “Legalizimet”

miratohen pa opozitën, 7 risitë e projektligjit

Faqe 7

Integrimi/ Rama i kërkon BE të mësojë nga leksionet e Luftës I Botërore dhe Ukraina

Rama: Nuk dua të plakem në politikë, do kem një jetë të tretë Kryeministri për Der Standard: Evropa më shumë vëmendje ndaj Ballkanit. Nuk jemi sinonim i korrupsionit. Qesharake mosdhënia e statusit në dhjetor Shqipëria deri në anëtarësim? Rama: Nëse kërkojmë një shoqëri më të mirë, atëherë kjo nuk do të ndodhë vetëm nëse bëhemi pjesë e një klubi, kjo do të jetë pjesë e një procesi. Procesi i integrimit është një mjet unik dhe eficent për modernizimin për të cilin shtete si Shqipëria kanë shumë nevojë. Sigurisht që qëllimi final është anëtarësimi, por procesi është më i rëndësishëm. Integrimi europian është një udhëtim brenda vetes sonë në kërkim të energjive të reja dhe të rikrijojmë vendin tonë. -Shumë njerëz thonë që BE nuk është më serioze sa i përket integrimit të Ballkanit dhe që ka më pak presion për këtë. Këtë mund ta shohësh edhe me Maqedoninë apo Malin e Zi. Unë nuk besoj se kjo qëndron, por nëse kjo qëndron, atëherë kostot e kësaj do t’i paguajnë jo vetëm këto vende që nuk janë pjesë e Bashkimit, por edhe vetë BE. Duket nga jashtë sikur problemet përtej murit të Bashkimit Europian nuk kanë të bëjnë me BE, por është shumë naive të mendosh kështu. -Kalojmë në gjëra konkrete: Çfarë do të bëni për ta bërë drejtësinë në Shqipëri efikase, të pavarur dhe më pak të korruptuar? Rama: Unë pashë një raport të korrupsionit në BE dhe bëhej fjalë për disa herë më shumë se sa GDP (e Shqipërisë). -Unë po pyes për ju. I qëndroj faktit që ka korrupsion dhe që ai është një problem i madh, të cilin duhet ta përballojmë, por unë nuk jam dakord që këto vende të shihen si sinonime të korrupsionit... -Por unë nuk po flas për këtë. Unë po ju pyes se çfarë do të bëni ju kundër varësisë së drejtësisë? Rama: ...dhe, që Europa nga gjithë kontinenti duhet të zgjidhë problemin e korrupsionit në Shqipëri dhe Malin e Zi. Kjo është shumë e thjeshtë. -Nuk po flas për këtë. Çfarë do të bëni ju? Kemi nevojë për modernizim. Ne duhet të ngremë një sistem që i mbron njerëzit nga korrupsioni, që i mbron nga subjektiviteti i njerëzve. Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por sistemi që korrupton njerëzit... -Gjatë fushatës zgjedhore ju premtuat që nuk do të shkarkonit nga administrata njerëz që ishin afër Partisë Demokratike dhe t’i ndërronit me njerëz pranë partisë suaj. Ndërkohë unë jam informuar që deri tani 3 mijë persona janë shkarkuar... Numri i përgjithshëm i administratës nuk është 3 mijë. I bie që të kemi zëvendësuar edhe të vdekurit. Unë mund t’ju them që sa i përket ndryshimeve në administratë jemi në minimumin historik. -Janë shkarkuar më pak njerëz se herën kaluar, por janë shkarkuar... ... Jo vetëm më pak se herën e fundit. Janë 10 herë më pak se herën e fundit. Dhe po ju them se nga këndvështrimi im në këtë vend në këtë rajon, duhet të jemi më shumë fleksibël me zëvendësimet e njerëzve. Jo të ndërrojmë njerëz të një partie me të një partie tjetër, por njerëz që nuk janë të duhurit për një vend pune, me njerëz që mund ta bëjnë atë punë... -Shqipëria është në një situatë të rëndë buxhe-

"Nëse kërkojmë një shoqëri më të mirë, atëherë kjo nuk do të ndodhë vetëm nëse bëhemi pjesë e një klubi, kjo do të jetë pjesë e një procesi. Procesi i integrimit është një mjet unik dhe eficent për modernizimin për të cilin shtete si Shqipëria kanë shumë nevojë. Sigurisht që qëllimi final është anëtarësimi, por procesi është më i rëndësishëm. Integrimi europian është një udhëtim brenda vetes sonë në kërkim të energjive të reja dhe të rikrijojmë vendin tonë"

tore, por ka pasur premtime që të persekutuarit politikë gjatë diktaturës do të kompensohen. A është kjo e mundur? Unë nuk kam thënë që do merrnin të gjithë menjëherë kompensimin. Ne kemi folur për njerëz që kanë arritur njëfarë moshe dhe që deri tani nuk kishin marrë para. Deri tani ne kemi dhënë pagesën e parë për ata që janë 75, 80 apo 90 vjeç. Dhe kështu do të vazhdojë më tej. Brenda dy viteve do të kompensojmë të gjithë ata që janë mbi një moshë të caktuar. -70? 75. -A është e mundur që të kompensohen të tjerët në vitet që pasojnë? Rama: Jo, do të jetë diçka që do të bëhet hap pas hapi... -Vitin tjetër do të ketë zgjedhje lokale. A mund të ndodhë që në zgjedhjet për kryebashkiakun e Tiranës të dilni me të njëjtin kandidat si LSI? Ne jemi në një aleancë që funksionon shumë mirë. Në jemi praktikisht dy parti por një fuqi. -Mund të ndodhë që dikush nga LSI të jetë kandidat për kryebashkiak? Nuk kemi arritur ende te këto detaje. Këto janë detaje. Tani jemi të fokusuar tek reforma territoriale. Ne do të zvogëlojmë në mënyrë dramatike ndarjen territoriale. -Kjo do të thotë që do të ketë më pak zyrtarë lokalë? Jo, kjo do të thotë që do të ketë më pak njësi... -Shihni ndonjë ndikim të krizës së Ukrainës në Ballkan? Jo, ndikimi duhet të ndodhë në Bruksel, jo në Ballkan. -Duhet që Brukseli të kuptojë se duhet të forcojë lidhjet me Ballkanin? Shpresojmë. -Në fund dua t’ju pyes mbi një thënie tuajën. Ju keni thënë: Unë kam një problem me vdekjen, për këtë u bëra piktor. Çfarë duhet të lidhin njerëzit me ju, çfarë ndodh pas vdekjes? Kjo është çmenduri. Të gjithë gazetarët e huaj më pyesin për këtë. Ishte nata e zgjedhjeve dhe isha i rraskapitur. Erdhi një gazetar francez dhe nisëm të flasim për marrëdhënien me vdekjen. Por unë kam menduar se artistët dhe politikanët kanë një problem të pazgjidhur me vdekjen. Këtë doja të thosha. Por nuk e di se çfarë dua që njerëzit të thonë për mua. E di që babai më ka thënë se nuk ka asgjë më të vlefshme se një kujtim i mirë që mbetet prej dikujt. Kështu që shpresoj se unë do të mbetem një kujtim i mirë. -Ju jeni një piktor dhe prej kësaj diçka do të mbetet. Unë gjithmonë kam thënë se do kem tri jetë. E kam pasur një si artist, kam një si politikan dhe do kem më pas një jetë të tretë. Sepse nuk dua të plakem në politikë. Në këtë jetë të tretë do kem kohën për të reflektuar, të shoh çfarë do të mbizotërojë, si do të zhvillohen gjërat. -Çfarë keni frikë se do të ndodhë nëse Shqipërisë nuk i hapen rrugët e integrimit në BE? Rrugë që janë në pikëpyetje për të gjithë rajonin. Lufta Botërore filloi në një vend që ishte i ndarë nga Europa. Do të ishte dramatike që 100 vjet më vonë, Europa të mos e ketë mësuar një leksion kaq të thjeshtë: Çfarëdo që ndodh në kontinent, ndodh në Europë. Nëse ka pjesë të kontinentit në rrezik, e gjithë Europa është në rrezik. Përshtatur me shkurtime nga Der Standard.


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13.05.2014

3

Julian Hoxha

Pronari i “Mitsubishit” të drogës: Takimi me Saimirin, si më mashtroi për makinën

Julian Hoxha, pronar i makinës së bllokuar dhe kushëri me Saimir Bajramin, tregon se si përfundoi makina e tij në Divjakë. “Më tha që do të merrte gruan, fëmijën dhe disa lodra nga Rrësheni. Historinë e mora vesh nga policia” Intervistoi: Dashamir Biçaku Julian Hoxha, 34-vjeçari nga fshati Mazhe e Vogël e Krujës, është përfshirë rastësisht në historinë e Divjakës. Makina “Mitsubishi” e bllokuar me hashash nga policia, i përket atij, por të premten ia kishte dhënë kushëririt të kthyer nga Italia. Në këtë intervistë për MAPO-n, Julian Hoxha tregon takimin me kushëririn e tij, Saimir Bajrami dhe arsyet pse ia kërkoi makinën. Julian, si u gjend makina juaj në Divjakë, ku u bllokua me drogë? Makina që është bllokuar është e imja. E kam blerë 11 mijë euro. Unë kisha shumë vite pa e parë, pa e takuar Saimirin dhe për ta respektuar, ia dhashë makinën. Na ka ndodhur shumë herë që të kërkojmë ndonjë makinë borxh dhe na kanë bërë nder, kështu unë nuk e refuzova. M’u bë shumë qejfi kur e pashë, kur e takova. Kur ka ikur ai nga Shqipëria, unë kam qenë i vogël. Më tha se kishte gruan me vajzën në Rrëshen dhe se do shkonte t’i merrte. Më tha që kishte disa lodra për të marrë dhe nuk mund t’i ngarkonte në makinën e tij të vogël. Unë atë ditë kam qenë në Fushë- Krujë, duke marrë ca mermer për dritaret. Ai më tha se i duhej një makinë e lartë dhe makina ime ka karroceri. I thashë, dakord. Po shkoj ta pastroj dhe po ta sjell. Dola e

pastrova dhe shkova te një lokal afër rrugës kryesore. Më pati marrë me një numër të vetin apo të dhëndrit të vet, nuk e mbaj mend mirë. Pasi lava makinën, pas nja 20 minutash e mora në telefon dhe i thashë që e kishte gati. Ai erdhi pas pak minutash me dhëndrin e tij dhe u përshëndetëm. Më sqaroi edhe një herë që kishte për të marrë gruan dhe vajzën në Rrëshen dhe disa materiale të tjera. Kur ndodhi e gjitha kjo ? Ishte dita e premte. Ia dhashë dhe e pyeta: Kur do ma sjellësh ? Dhe ai m’u përgjigj: Sa kohë të më bëjë rruga dhe ta sjell. Erdhi darka dhe ai nuk ma solli dhe as nuk mori në telefon. As unë nuk e mora, sepse mendova që mund ta bezdisja. Fundja ai ishte kushëri, sepse po të ishte ndonjë njeri që nuk e ke asgjë, apo që nuk ke besim, sigurisht që ia kërkon makinën. Të nesërmen mendova se do e sillte dhe unë po prisja, por ai s‘po vinte. Kur shkoi ora afërsisht 2 apo 2 e ca pasdite, unë isha duke bërë ca punime në shtëpi, po lyeja ca dyer. Në këtë kohë në shtëpi erdhi policia. U habita, mendova se çfarë donin ata në shtëpinë time. Mendimi dhe dyshimi i parë që më shkoi në mendje ishte fakti se ai mund të kishte shtypur apo përplasur ndonjë njeri. Më pyetën se ku e kisha makinën. Iu përgjigja se ia kisha

"Më tha se kishte gruan me vajzën në Rrëshen dhe se do shkonte t’i merrte. Më tha që kishte disa lodra për të marrë dhe nuk mund t’i ngarkonte në makinën e tij të vogël. Unë atë ditë kam qenë në FushëKrujë, duke marrë ca mermer për dritaret"

dhënë kushëririt tim, Saimir Bajramit. Ata hynë në shtëpi, bënë një kontroll rreth e qark e kudo. Nuk gjetën asgjë në shtëpi dhe mua më morën me vete. Atje nisën të më pyesnin se si ia kisha dhënë makinën, kur ia kisha dhënë dhe pse. Gjithçka që donin të dinin ishte rreth makinës. Po herë tjetër përpara kur e keni takuar Saimirin ? Ka shumë kohë. Ai ka ikur shumë kohë përpara, mbase nga viti 1992-‘93. Unë kam qenë diçka rreth 10 vjeç në atë kohë. Gjithsesi, mua me atë makinë më morën në qafë, sepse e kisha mjet pune. Unë iu kërkova punonjësve të policisë, nëse kisha mundësi për ta marrë atë sepse e kam mjet pune. Më thanë që mund ta merrja, por se kur nuk e di. Gjithsesi unë do ta kërkoj atë sepse e kam për punë. Unë kam një fadromë, dhe nëse më ndodh një defekt, një gomë, një problem apo ndonjë gjë që më duhet të riparoj fadromën, unë punët i bëj me këtë makinë. Sidoqoftë, edhe pse ndodhi kjo punë, prapë ai është njeriu im dhe nuk mund ta mohoj, por me makinën më prishën shumë punë. Po në vendngjarje policia gjeti edhe makina të tjera dhe thuhet se kishin qenë edhe mjete të tjera veç makinës suaj. Njihni ndonjë tjetër prej tyre ? Jo, nuk njoh ndonjë. Ato janë punët e ti-

ja, se çfarë ka bërë, si i ka gjetur e ku i ka gjetur. Unë nuk kam asnjë lloj lidhjeje me të, por mua nuk më intereson kjo gjë. Po me dhëndrin e Saimirit a folët për këtë që ka ndodhur? Unë di që edhe dhëndrit, ai i ka thënë që do shkonte të merrte nusen e tij në Rrëshen. Por se as ai nuk e ka parë. Gjithsesi, ju nuk jeni pa makinë, keni një “Mercedez”? Kjo nuk është makina ime. Është e vëllait. Ai mund të më thotë që të mos e përdor. Ai nuk është këtu, rri në Angli dhe e përdor unë. Unë kisha atë makinë dhe ma bllokuan tani, më prishën shumë punë. Po tani ku ndodhet makina juaj? Po ku e di unë o vlla ku është makina? Di që makina është e bllokuar në polici. Nuk e di se ku është saktësisht, por di që duhet të nis procedurat për të nxjerrë makinën. Por makinën unë ia kam dhënë Saimirit. Nëse makina do kishte shkuar në Rrëshen dhe të kthehej për qëllimin për të cilin ia dhashë unë, makina do vinte prapë në shtëpinë time. Ai më tha që do shkonte të merrte gruan e fëmijën dhe valixhe e lodra e ku di unë. Nëse do më bjerë rasti për ta marrë, unë do shkoj ta marr dhe do të harxhoj naftë për ta marrë. Për të tjera probleme nuk merrem fare unë. Nëse nuk del, le të kalbet atje.

Kunati i Bajramit: E dinim që punonte në Interpolin italian Lëvizjet e Saimir Bajramit para se të ndërmerrte historinë e trafikut të kanabisit. “Iku me shpejtësi, nuk hëngri as byrekun e së motrës” Ismet Disha, burri i motrës së Saimir Bajramit, ka mbetur i habitur nga gjithë çka ndodhur. Ka jetuar gjithnjë në fshatin Mazhe të Vogël të Krujës, punon me një karburant të vogël, bashkë me gruan dhe fëmijët, ndërsa bujqësia e blegtoria janë gjithashtu një aktivitet tjetër ekonomik i tij i përditshëm. Ai thotë se nuk ka pasur dijeni se çfarë po transportonte në të vërtetë në makinën që ai ia kishte marrë borxh kushëririt të tij. “Unë nuk e di se çfarë ka punuar saktësisht ai në Itali. Ki-

sha fiksuar sikur ai po punonte me Interpolin. E kisha fiksuar kështu dhe pata menduar se dikush duhej ta kishte ndihmuar për të filluar punë”, - thotë kunati i Sajmir Bajramit në fshatin Mazhe të Vogël të Krujës. Ai tregon se të premten kishte ardhur në Shqipëri dhe i kishte kërkuar në telefon që t’i bënin gati një kafshatë bukë. Erdhi këtu dhe më tha që i duhej një makinë dhe më kërkoi numrin e telefonit të Julian Hoxhës. Ia dhashë dhe ai foli me të për makinën, se i duhej për të marrë të shoqen në Rrëshen, pasi makina e tij nuk mund të shkonte dot. Makinën e tij e la tek unë. Në fakt, edhe unë jam në siklet tani sepse i dhashë numrin e telefonit të këtij Julianit, pasi një herë kam debatuar me të për shkak se i qëlloi nafta e keqe”,- rrëfen Ismeti. Ai shton se nuk e kishte mirë dijeninë se

ç’punë bënte kunati i tij në Itali, por e kishte takuar vitin e kaluar në Bolonja dhe në Padova, ku kishte edhe dy kunetërit e tjerë. “Kur mori makinën, iku me shpejtësi. Nuk hëngri as byrekun që e motra kishte bërë”,- thotë Ismeti. “U kthye dhe kam shkuar e ia kam dhënë byrekun tek Ura e Gjoles, thuajse në Fushë-Krujë. Ia dhashë dhe më dha një shishe vere. Më tha, merre pije. Unë e mora dhe ika, ndërsa ai iku me të shoqen. Unë në asnjë moment nuk kam hipur në makinë, sepse nuk kisha punë. Kam folur në telefon, kaq. Më pas kam marrë vesh kur erdhi policia këtu dhe foli me vëllanë. I thashë le të vijnë brenda dhe vetëm kur erdhi shefi i zonës... Më pas erdhën më morën dhe më pyetën pak a shumë për këto gjëra”,- tregon kunati i Sajmir Bajramit. D.Biçaku

Pallati ku jeton familja e Saimir Bajramit


4

në fokus Emigranti i trafikut merr përsipër vetëm 270 kg kanabis, të cilët i kishte blerë në Fushë-Krujë me 300 euro kilogramin. Sipas tij, pjesën tjetër e kishin dy trafikantë të panjohur

Rrëfimi i Bajramit: Piloti më tha që s’mund të ulej në Gjadër nga betoni, Divjaka ishte mundësia e vetme Saimir Bajrami rrëfen në Prokurori se italiani me emrin Giusepe kishte marrë përsipër pritjen e kanabisit. “Në Divjakë pashë pranë meje një makinë tjetër “Volkswagen Passat” me ngjyrë gri, në të cilën ndodheshin dy persona. E kuptova se edhe ata kishin bërë marrëveshje me pilotin” Leonard Bakillari

Arrestimi i dy të dyshuarve për trafikun e lëndëve narkotike me avion nga Shqipëria në Itali ka nxjerrë detaje të reja për organizimin e këtij rrjeti. 35-vjeçari shqiptar, Saimir Bajrami ka marrë përsipër implikimin e plotë të tij, ndërsa është treguar i kujdesshëm për personat e tjerë të përfshirë në trafikimin e 460 kilogramëve hashash. Në një rrëfim të gjatë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Bajrami ka folur për të shkuarën e tij, punën në emigracion, detajet e trafikut e deri në momentin e arrestimit nga policia në parkun e Divjakës, pasditen e 10 majit. I arrestuari ka deklaruar se kishte punuar në sektorin e ndërtimit në Itali, aktivitet të cilin e kishte mbyllur disa kohë më parë për shkak të krizës ekonomike. Aty është njohur me një shtetas italian të quajtur Giusepe, mbiemrin e të cilit thotë se nuk e kujton dhe së bashku kanë rënë dakord të trafikonin hashash nga Shqipëria në Itali. Sipas dëshmisë së Bajramit, shtetasi italian ka marrë përsipër transportin nëpërmjet një piloti të identifikuar me emrin Eli dhe me banim në qytetin e Milanos. I akuzuari për trafik droge të mbetur në tentativë thotë se shtetasin italian me emrin Giusepe e ka takuar më datë 21 prill, pra rreth tre javë më parë dhe ka qenë pikërisht italiani ai që ka marrë përsipër g jetjen e një piloti, ndërsa 35-vjeçari ka thotë se do të siguronte lëndën narkotike, që e ka blerë me 300 euro kilogrami në Fushë Krujë. Në dëshminë e tij, Sajmir Bajrami thotë se

dy javë pas bisedës që ka bërë për trafikun e narkotikëve, është takuar në Tiranë me pilotin italian, që rezulton të jetë Giorgio Riformato. Në këtë takim, dy të dyshuarit kanë rënë dakord për vendin ku do të ngarkohej avioni dhe orarin kur do të kryhej ky proces. “Në datën 09 maj, rreth orës 11:00 kam shkuar përsëri tek hoteli ku ndodhej piloti dhe aty së bashku me të kemi biseduar se ku do të gjenim vendin e përshtatshëm për t’u ulur. Prej tij mësova se nga GPS kishte zbuluar se në fushën e Gjadrit nuk mund të ulej, pasi mbi pistë ishin vendosur betone. Sipas tij, e vetmja mundësi ishte që të ulej në zonën e Divjakës. Më kërkoi që të dy të shkonim dhe të shikonim vendin konkretisht. Jemi nisur të dy nga Tirana, me makinën fuoristradë që më është kapur, të cilën unë ia mora kushëririt”, -ka thënë Bajrami. Emigranti shqiptar nuk ka marrë përsipër pronësinë e gjithë lëndës narkotike të kapur në Divjakë. Ai ka pohuar se në Krujë ka blerë 270 kilogram kanabis, për 300 euro kilogramin. “Kam paguar 56 mijë euro për drogën, ndërsa 27 mijë euro i kisha për t’ia dhënë pilotit”, - ka shtuar më tej Bajrami. “Kur mbërrita në Divjakë, i çova sms nga karta italiane pilotit, që jam tek vendi. M’u përgjigj se për pak nisej. Aty pashë se pranë meje ndodhej edhe një makinë tjetër e tipit “Volkswagen Passat” me ngjyrë gri, në të cilën ndodheshin dy persona. Menjëherë kuptova se edhe ata kishin bërë marrëveshje me pilotin, sikurse edhe unë, dhe ishin në pritje të ardhjes së avi-

Saimir Bajrami

Dëshmia e emigrantit

Dyshime për dy grupe trafikantësh në Divjakë Emigranti shqiptar nuk ka marrë përsipër pronësinë e gjithë lëndës narkotike të kapur në Divjakë. Ai ka pohuar se në Krujë ka blerë 270 kilogram kanabis, për 300 euro kilogramin. “Kam paguar 56 mijë euro për drogën, ndërsa 27 mijë euro i kisha për t’ia dhënë pilotit”

Sapo ka parë policinë, 35-vjeçari ka tentuar të largohet në Parkun e Divjakës, ndërsa në ndjekje të tij është vënë policia që ka mundur ta arrestojë brenda pak minutash. Po ashtu është kryer edhe shoqërimi i pilotit italian, i cili ka hedhur kartën e celularit që kishte me vete, për të shmangur çdo lidhje të mundshme me 35-vjeçarin shqiptar. Dy personat e kapur të shtunën në plazhin e Divjakës, sipas prokurorisë dyshohet se janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë në Shqipëri dhe Itali, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tyre. Nga ana tjetër, rrëfimi i Saimir Bajramit hedh dyshime për dy grupe të ndara trafikantësh hashashi, që kishin bërë marrëveshje me të njëjtin pilot italian. Kjo pistë është tashmë në proces hetimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka ngritur akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike për Saimir Bajramin dhe Giorgio Riformato.

onit”,- ka treguar Bajrami. I arrestuari ka deklaruar se në momentin e uljes, pas rreth 40 metra, një nga rrotat e avionit ka goditur një dunë rëre dhe menjëherë është shkëputur nga avioni. Sapo ka parë rënien e avionit, 35-vjeçari thotë se ishte larguar nga vendi i ngjarjes, pasi avioni nuk mund të ngrihej sërish në fluturim. “Unë u largova me shpejtësi me makinën time, sepse kisha frikë se mos aty vinin persona të tjerë. Gjatë largimit tim pashë se të njëjtën gjë bëri edhe makina tjetër “Volkswagen Passat” me dy personat e

tjerë”, - ka thënë i arrestuari. Ai ka deklaruar se gjatë largimit makina i pësoi defekt në freksion dhe se pasi kishte udhëtuar në Divjakë, ku kishte gjetur një karroatrec dhe kur po tentonin të rregullonin makinën, aty ka mbërritur policia. Bajrami thotë se është larguar dhe ka ecur për rreth 3-4 kilometra në pyll, ku ka hedhur edhe dy telefonat, një me kartë SIM italiane dhe një me kartë shqiptare. Teksa ecte në pyll, ai thotë se është përballur me një patrullë policie, ku dhe është arrestuar.

Emigranti dhe piloti, në të njëjtin hotel në Tiranë Zbardhet itinerari i dy të arrestuarve për tentativën e trafikut të drogës, nga zbritja në Rinas e deri tek arrestimi në Divjakë Dy të arrestuarit në tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike me avion, Saimir Bajrami dhe pilotit italian Giorgio Riformato kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Tiranë. Sipas prokurorisë mësohet se 35-vjeçari nga Kruja, emigrant prej 10 vitesh në Itali dhe piloti Riformato janë regjistruar më datë 8 maj në një hotel pranë qendrës së kryeqytetit, ku dyshohet se kanë qëndruar deri në mëngjesin e datës 10 maj, kur dhe kanë nisur lëvizjet në terren për trafikimin e sasisë prej 460 kilogramësh kanabis. “Dy të arrestuarit fillimisht janë takuar në aeroportin e Rinasit dhe më pas janë regjis-

truar në të njëjtin hotel diku pranë qendrës së kryeqytetit”, tha një burim i prokurorisë, referuar takimeve të të dyshuarve. Mësohet se grupi hetimor ka shkuar pranë hotelit ku ka marrë në pyetje personelin, si dhe ka sekuestruar regjistrin e personave që qëndronin aty. Fakti që Riformato dhe Bajrami kanë qenë bashkë në Shqipëri është konfirmuar edhe nga kamerat e sigurisë së aeroportit të Rinasit, ku dy të dyshuarit janë takuar në datën 8 maj, pra ditën kur ata kanë ardhur në Shqipëri. Provat e siguruara nga prokuroria hedhin poshtë versionin e shtetasit italian se ai nuk kishte asnjë njohje me shqiptarin dhe në vendin tonë ndodhej për qëllime turistike. “Jam nisur nga Rinasi në orën 13:25 minuta dhe kam kërkuar leje për të udhëtuar mbi bregdetin shqiptar. Kulla e kontrollit më ka dhënë 20 minuta kohë. Gjatë udhëtimit hasa në tur-

bulencë ajrore, çka më shkaktoi një defekt në motor dhe bëra ulje të detyruar në plazh. Unë vij për herë të parë në Shqipëri dhe qëllimi i kësaj vizite është turistike”, mësohet se ka deklaruar piloti italian përpara hetuesve. Por ndryshe nga shtetasi italian, shqiptari Saimir Bajrami ka thënë se ai dhe piloti italian njiheshin më herët. Ndërkohë prokuroria ka sekuestruar gjithë praktikën e ndjekur nga Aviacioni Civil dhe Albkontrolli në Rinas për lejen e dhënë ndaj pilotit italian Giorgio Riformato. Ai ka marrë leje më datë 5 maj dhe në datën 8 ka mbërritur në Shqipëri për t’u nisur më pas në datën 10. Bisedat mes Riformatos dhe Kullës së Kontrollit pak para shkëputjes së kontakteve, si dhe veprimet e kryera nga punonjësit e kësaj kulle, gjithashtu do të verifikohen nga prokuroria, e cila ka nisur një hetim të gjerë për zbardhjen e tentativës së trafikut.


në fokus

13:24

Sipas burimeve mësohet se avioni tip “Piper”, i drejtuar nga Giorgio Riformato, është nisur nga aeroporti i Rinasit, me destinacion Italinë. Pak minuta më vonë, ka kërkuar 20 minuta leje për të parë nga lart bregdetin. Nga kulla e kontrollit është porositur të lëvizë në kursin Korfuz-Vareze.

13:55

Gazeta MAPO

13.05.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Ka patur ndërprerje të komunikimit mes avionit dhe kullës së kontrollit në Rinas. Në momentin që ka ndodhur ndërprerja e komunikimit, avioni ka qenë mbi Spille në zonën e Durrësit, ndërsa punonjësit e kontrollit kanë tentuar për 7-8 minuta të rilidhen me pilotin italian, i cili e kishte radion të fikur.

5

14: 40

Është momenti kur policia e Lushnjes ka mbërritur në vendin ku është ulur avioni në Divjakë. Më parë, avioni ka bërë disa manovra dhe në momentin e fundit është identifikuar nga policia kufitare në zonën mes fshatit Adriatik dhe Hidrovorit të Bedatit. Ai është ulur më pas në zonën ranore

fil m im i

Pamjet e uljes së avionit, një xhip dhe një “Volkswagen” pranë

Policia në vendngjarje, pas uljes së avionit

Një student, së bashku me të fejuarën e tij kanë filmuar momentin e rënies së avionit në plazhin e Divjakës. Pamjet u transmetuan dje në Top-Channel. Ata u bënë dëshmitarë të momentit kur avioni u ul, goditi një pjesë të ngritur në rërë dhe iu këput rrota e krahut. Studenti realizoi një video pasi kishte ndjekur avionin kur kishte bërë disa rrotullime mbi bregun e detit, në plazhin e Divjakës. Në momentin që avioni u ul dhe doli mbi disa banesa në zonën e pishave nisi edhe filmimi i fundit. Dy të rinjte më pas u afruan pranë avionit ku ndodheshin dy automjete, një xhip ngjyrë gri dhe një veturë “Golf”. Ata treguan se automjetet u larguan brenda në pyll, ndërsa dy të fejuarit, pasi nuk e kuptuan se ç’kishte ndodhur, nisën të bënin fotografi ‘selfie’ me avionin në sfond dhe pilotin që dilte nga kabina. Në një nga fotot e para duket se piloti ndodhet brenda avionit dhe anash tij, në një distancë prej dhjetra metrash, rrota e këputur. Ndërsa para avionit duken gjurmët e disa personave që pas uljes se mjetit janë afruar e më pas kanë ikur me shpejtësi me automjet.

Fotot e çantave të zeza të avionit, policia: Ndodhen në Prokurori

Zbulohen pamjet kur tre punonjës të policisë së Divjakës shoqërojnë me makina civile çantat personale dhe pilotin italian. Pikëpyetje mbi deklaratat se kishte një operacion të mirorganizuar kundër trafikut Publikimi i disa fotove pas rrëzimit të avionit të Giorgio Riformatos në Divjakë ka rihapur edhe një herë çështjen e operacionit të policisë, që mazhoranca e cilëson sukses. News24 transmetoi fotot, ku 3 persona shfaqen me çanta në duar përkrah pilotit italian. Por menjëherë ka reaguar Policia e Shtetit, e cila pohon se 3 personat që shfaqen në foto dhe makinat pranë avionit i përkasin policisë së Divjakës. Në një konferencë për mediat, shefi i Antidrogës, Sokol Selfollari sqaroi se çantat e zeza, të shfaqura në foto i përkasin pilotit italian dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. “Çantat e shfaqura në foto janë çantat e pilotit të aeroplanit, shtetasit italian, Giorgio Riformato, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës dhe ndodhen aktualisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Makina me targa EL 7117 B, është makina e punonjësit të policisë së Stacionit Divjakë, Arben Sina, i cili u ngarkua me shërbim në vendin ku u gjend aeroplani. Personi i dytë

është specialist i krimeve në Divjakë, Sheme Kaja”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, Selfollari tha se nga hetimet e kryera nuk rezulton të ketë pasur makina të tjera. “Nëse nisemi nga fotot, aty nuk shikojmë asnjë makinë, shohim vetëm një makinë të një dëshmitari. Këta dëshmitarë do pyeten. Nuk na rezulton të ketë pasur tri-katër makina që të kenë zbritur çanta. Nga hetimi i deritanishëm nuk na rezulton kjo gjë”, - u shpreh Selfollari. Pikëpyetje mbi operacionin

Edhe pse kreu i Zyrës së Antidrogës sqaroi se brenda çantave ndodheshin dokumente dhe sende personale të pilotit italian, publikimi i fotove të momenteve të para të ndërhyrjes së policisë nxjerr në dritë mungesën e një koordinimi të qartë të strukturave të policisë. Burime të MAPO-s thanë dje se fotot i përkasin momentit kur ende nuk dihej se kishte një tentativë për të transportuar drogë me avion. Për këtë arsye, dy punonjësit e

“Çantat e shfaqura në foto janë çantat e pilotit të aeroplanit, shtetasit italian, Giorgio Riformato, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës dhe ndodhen aktualisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

postës së Divjakës nuk e konsiderojnë avionin si skenë krimi për ekspertët kriminalistë. Ata marrin me vete sendet personale të pilotit dhe dokumentet e avionit dhe shoqërojnë në drejtim të postës së Divjakës Giorgo Riformaton. Ky i fundit ka pohuar se kishte pësuar avari në ajër, ndaj edhe ishte ulur në plazhin e Divjakës, ku kishte humbur edhe një rrotë. Lidhja e pilotit me makinën e drogës ka ndodhur më vonë, vetëm pasi policia ishte përballur me fuoristradën e Saimir Bajramit, që edhe ajo kishte pësuar defekt. Në këto kushte vihen në pikëpyetje deklaratat se trafiku u bllokua për shkak të mbajtjes nën kontroll nga policia të të gjitha lëvizjeve të kryera nga piloti dhe emigranti shqiptar që kishte drogën. Nga ana tjetër, në dy daljet publike për çështjen, ministri i Brendshëm nuk deklaroi se ishin bllokuar çantat e pilotit, ndaj edhe fotot e djeshme kapën në befasi opinionin publik për gjithë sa kishte ndodhur pas uljes së avionit në Divjakë.

Selfollari: Çantat kishin dokumente dhe veshje të pilotit Shefi i zyrës së Antidrogës, Sokol Selfollari deklaroi dje se çantat përmbanin sendet personale të pilotit italian. Ai pohoi se hetimet nuk kanë zbuluar persona të tjerë pranë avionit. Çfarë përmbanin çantat? Janë çanta me sende personale, brenda ka patur dhe disa manuale të avionit veshje, licenca e sende të tjera. Si ka mundësi që në vendngjarje janë parë

makina, të paktën sipas dëshmive, të njëjtave burime që ju cituat, janë parë makina që kanë ardhur dhe kanë marrë çanta, siç dhe dëshmojnë banorët që kanë qenë aty... Bëhet apo s’bëhet fjalë për çanta? Në qoftë se nisemi nga fotot të bëra publike në media, aty nuk shohim asnjë makinë tjetër, vetëm një makinë të një dëshmitari, e cila është një “Ford” fokus me portobagazh,

ky dëshmitar po pyetet dhe po marrim dhe dëshminë e tij. Nuk na rezulton që të ketë patur 3-4 makina që të kenë zbritur çanta nga avioni, vetëm çantat që paraqiten në fotografi janë çantat, të cilat unë jua shpjegova dhe jua tregova dhe në foto. Atëherë, ju e mohoni faktin që ka patur makina të tjera që janë afruar dhe kanë marrë çanta ? Neve nga hetimi i deritanishëm nuk na rezulton kjo gjë.

akuzat

Trafiku me avion, sot përballja në gjykatë Piloti italian dhe shqiptari Saimir Bajrami, të vënë nën akuzë për tentativë të trafikimit të drogës në bashkëpunim, do të “përballen” sot me drejtësinë për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë gjatë ditës së sotme masën për Giorgio Riformaton, të arrestuar të shtunën (10 maj) në zonën e Divjakës, ku u bllokua nga Policia e Shtetit një avion tip “Piper” i pilotuar nga italiani dhe pranë tij makina “Mitsubishi” me 460 kilogramë drogë. Seancat gjyqësore do të zhvillohen veçmas; për italianin në orën 09:00 dhe për shqiptarin në orën 10:00. Vendimi për zhvillimin e seancës të martën në mëngjes është vendosur nga administrata e Gjykatës së Krimeve të Rënda, pas kërkesës për vlerësim të arrestit dhe vendosjen e masës shtrënguese “arrest me burg” bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Seanca e së martës do të drejtohet nga gjykatësi Idriz Milkurti, ndërsa akuza do të përfaqësohet nga prokurorja Doloreza Musabelliu. Sajmir Bajrami ka pranuar para hetuesve se droga do të ngarkohej në avion për t’u transportuar drejt shtetit fqinj, dhe se piloti italian do të merrte 27 mijë euro, shumë e sekuestruar nga policia gjatë operacionit të së shtunës. Por nga ana tjetër, vetë piloti italian, Giorgio Riformato nuk ka pranuar asnjë nga akuzat. Sipas tij, ai është gjendur në Shqipëri si turist për të vizituar bregdetin shqiptar.


6

ngjarje e ditës

Ditari

Vendimi, deputetët e PD-së firmosin për hetim të ri parlamentar TIRANË Të gjithë deputetët e grupit par-

lamentar demokrat firmosën dje për një hetim të ri parlamentar, duke iu referuar ngjarjes së fundit në Divjakë. Komisioni hetimor parlamentar për trafikun e drogës ka filluar tashmë punën, ndërsa deputetët demokratë kanë çmuar dje se objekti i hetimit duhet të zgjerohet, pasi nuk ka më kuptim që të hetohet në komision nëse zbresin ose jo avionë të vegjël në vende të ndryshme të Shqipërisë me qëllim

trafikimin e lëndëve narkotike. Ngjarja e Divjakës, sipas tyre, e vërtetoi më së miri këtë version, andaj demokratët kërkojnë që hetimi të përqendrohet gjetkë tek roli i funksionarëve publikë dhe masat e marra nga organet e pushtetit ekzekutiv përballë këtyre fakteve. Ndërkohë, komisioni hetimor parlamentar për akuzat e ngritura nga Partia Demokratike mbi implikimin e Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve narkotike nisi zyrtarisht funk-

sionimin me mbledhjen e parë të zhvilluar para pak ditësh. Në këtë mbledhje, Sekretare e komisionit u zgjodh deputetja e LSI-së, Silva Cara. Ndërsa kryetarja e komisionit, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj nënvizoi se qëllimi i punës së komisionit do të ishte zbardhja e të vërtetës së akuzave të PD-së. Kjo deklaratë e saj u mbajt një ditë para se në Divjakë të rrëzohej një avion i vogël që kishte si qëllim transportin e lëndëve narkotike.

Divjaka, Basha: Protesta deri në largimin e qeverisë Opozita vendos fillimin e protestave me qëllim dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Protesta e parë të enjten, ndërsa e dyta sërish të enjten tjetër, në orën 10:00 para Kuvendit TIRANË Në mbledhjen me dyer të mbyllura, ku media nuk u lejua të merrte pjesë në asnjë moment të zhvillimit të saj, deputetët demokratë vendosën fillimin e protestave, një vendim ky i paralajmëruar dy ditë më parë edhe përmes disa postimeve në Facebook nga ish-drejtues të PD-së si Berisha, Topalli apo edhe deputetja Doda. Mbledhja, e paralajmëruar për në orën 13:00, por që filloi vetëm pas orës 14:30 (në pritje të anëtarëve demokratë të komisionit hetimor për policinë) u zhvillua e qetë, ku e vetmja divergjencë mes tyre ishte koha se kur protestat duhet të fillonin. Një pjesë e deputetëve demokratë kanë kërkuar që protesta e parë, e nxitur nga ngjarja në Divjakë, të mbahej pas 10 ditësh me qëllim dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa një pjesë tjetër ku përfshihen edhe ish-kryeministri Sali Berisha, deputetët Mesila Doda, Astrit Patozi apo Gert Bogdani, kërkuan që protesta të zhvillohej këtë të enjte, në orën 10:00 të paradites para Kuvendit. Dhe kështu u vendos. Kjo është vetëm protesta e parë, që do t’i paraprijë një proteste të dytë, për të cilën u vendos të zhvillohet të enjten e javës tjetër në të njëjtën orë. Basha

Duke u fokusuar tek ngjarja në Divjakë, përmes një deklarate për mediat kryetari i opozitës, Lulzim Basha kërkoi domosdoshmërinë e dorëheq jes së Edi Ramës përmes protestash popullore si e vetmja rrugë, sipas tij, për të ndalur kth-

imin e vendit në kartel droge. Basha argumentoi edhe arsyet se pse. “Po të ishte nisur, po të mos kishte pësuar avarinë që pësoi, sot do të ishim sërish në betejën tonë më të madhe përballë një kryeministri dhe një qeverie bojëdalë që do të mohonte përsëri dhe do të tallej përsëri, siç bëri gjatë gjithë këtyre javëve, me informacionet e shërbimeve, me denoncimet e opozitës dhe qytetarëve të thjeshtë për avionët e drogës. Po të mos ish prishur një prej fuoristradave të drogës, do të kishte ikur edhe ajo në drejtim të paditur, siç ikën m a k i n at e t j e r a b a s h k ë m e ngarkesën e avionit të drogës. Por faktet u kombinuan në atë mënyrë sa të mos u linin asnjë shteg për të vazhduar lojën e mohimit dhe talljes narkotrafikantëve politikë. Avioni i drogës iu ra në prehër. Droga iu mbeti në derë. Edi Rama duhej të kishte folur me dorëheqjen e tij”, - tha Basha pas mbledhjes së grupit. Sipas tij, dorëheq ja do të ishte i vetmi akt që do ta nxirrte qeverinë jashtë skandalit. “Për fat të keq, kryeministri nuk foli me dorëheq je. Madje nuk arriti të fliste as me heshtje apo me ndjesë për gjithë ato turpe që ka nxjerrë nga goja për avionët- fantazma, për avionët -mushkonja e plot të tjera që publiku shqiptar i di mirë. Tani që iu plasi mbi kokë, Edi Rama dhe ministri i tij folën e po flasin sikur e ndaluan ata avionin e drogës. Folën e po flasin me përpjekjet e tyre të mjera për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohet nga shpërthimi

“Për fat të keq, kryeministri nuk foli me dorëheqje. Madje nuk arriti të fliste as me heshtje apo me ndjesë për gjithë ato turpe që ka nxjerrë nga goja për avionët- fantazma, për avionët -mushkonja e plot të tjera që publiku shqiptar i di mirë. Tani që iu plasi mbi kokë, Edi Rama dhe ministri i tij folën e po flasin sikur e ndaluan ata avionin e drogës”

i skandalit. Folën me bllokimin e dhunshëm të mediave për të shkuar në vendin e ngjarjes para pastrimit të skenës së krimit. Folën e po flasin me presionet dhe kërcënimet e tipit mafioz që po u bëhen mediave të pavarura apo qytetarëve të thjeshtë për të mbyllur gojën e për t’i mbajtur iso mashtrimit qeveritar për superaksionin policor, me të cilin po tallet e po revoltohet gjithë Shqipëria”, - tha ai. Basha theksoi gjithashtu se opozita do t’i ofrojë

mbështetjen e duhur edhe drejtësisë, me qëllim zbardhjen e së vërtetës dhe nxjerrjen e përgjegjësive, ndërsa këmbënguli se Rama dhe qeveria e tij duhet të mbajnë përgjegjësi. “…Populli shqiptar nuk pranon të qeveriset as nga një qeveri kukull e krimit të organizuar, as nga një qeveri e bërë njësh me narkotrafikun…”, tha Basha, duke ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës ditën e enjte para Kuvendit të Shqipërisë. Nevila Perndoj

Berisha: Njerëzit e Ramës ndihmuan pilotin, çantat u fshehën nga policia “…Policia ka fshehur ngarkesën e gjetur në avion në 4 çanta. Në komunikatat e saj kishte njoftuar se u gjetën 27 mijë euro dhe asnjë fjalë për çanta…” Në një postim në faqen e tij në Facebook, duke iu referuar edhe disa fotove të publikuara dje në “Balkanweb”, ku duken dy persona që nxjerrin çanta të zeza nga avioni i rrëzuar në Divjakë, ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se ishin njerëzit e Ramës ata që ndihmuan pilotin italian, Giorgio Riformato. “Të dashur miq, burime serioze plotësisht të besueshme njoftojnë se piloti Reforma-

to ( rilindasi i Ramës) ka hyrë dhe dalë në aeroport nga dera e personelit duke shmangur kështu sistemin e kontrollit. Për të hyrë dhe dalë nga porta e personelit Reformaton e ka ndihmuar, me urdhër nga lart, në kundërshtim flagrant me ligjin, menaxheri i turnit të kompanisë së sigurisë së aeroportit ICTS, zoti Eno Bushi, ish-avokat i PS në KQZ dhe bashkëshorti i znj. Johana Bushi, ish-shefe e kabinetit të Edvin Kristaq Ramës si kryetar Bashkie dhe aktualisht zyrtare e lartë në Agjencinë Kombëtare të Transportit Ajror në Rinas. Zoti Sula, drejtori i ANTA-s, u shkarkua 10 ditë para kësaj ngjarjeje, sepse ai nuk zbatoi urdhrat antiligjorë që favorizonin rilindasin ajror Reformato”,- shkruan Berisha. Ish-kryeministri iu referua edhe

deklaratës surprizë të Shefit të Sektorit të Antitrafikut të drogës, Sokol Selfollari, sipas të cilit, çantat që dukeshin në fotografitë e publikuara në ‘Balkanweb’ ishin të pilotit italian, dhe se ato janë sekuestruar tashmë, një deklaratë kjo që më parë nuk ishte përfshirë në asnjë prej qëndrimeve të Ministrisë së Brendshme për ngjarjen në fjalë. “…Policia ka fshehur ngarkesën e gjetur në avion në 4 çanta. Në komunikatat e saj kishte njoftuar se u gjetën 27 mijë euro dhe asnjë fjalë për çanta…Të gjitha këto fakte të reja pohojnë se kemi të bëjmë me një trafik të mirëfilltë qeveritar droge. Kësaj i thonë, me vrap drejt kartelit Rama të drogës! Vetëm lëvizja Rama ik do shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët nga qeveria e drogës!” - shkruan ai.

"Burime serioze plotësisht të besueshme njoftojnë se piloti Reformato (rilindasi i Ramës) ka hyrë dhe dalë në aeroport nga dera e personelit duke shmangur kështu sistemin e kontrollit"


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13.05.2014

7

“Ka shumë më tepër gjëra që nuk i dimë. Dhe mendoj se duhet të presim të shikojmë se çfarë do të nxjerrin hetimet. Qartazi ka shumë pikëpyetje dhe jam i interesuar të mësoj më shumë"

“Divjaka”, Arvizu: Ka shumë pikëpyetje, të presim hetimet Ngjarja e Divjakës e tri ditëve më parë është në qendër të vëmendjes jo vetëm të opinionit publik shqiptar, por edhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët ndihmojnë vendin tonë në forcimin e shtetit ligjor dhe luftimin e trafiqeve. Nga Elbasani, ku mori pjesë në një aktivitet të Korpusit të Paqes në Elbasan, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu nuk i ka shpëtuar dot interesit të gazetarëve në lidhje me një opinion të tijin mbi këtë ngjarje, duke theksuar se ishte interesuar të dinte më shumë mbi këtë rast. Ai ka bërë të ditur se deri më tani ka shumë pikëpyetje për atë që ka ndodhur, ndërsa ka theksuar se hetimet duhet t’i japin përgjigje për çdo dyshim. Si-

pas tij, ka shumë gjëra që ende nuk dihen për atë që ndodhi në Divjakë, duke kërkuar që për të mësuar të vërtetën duhet të priten hetimet. “Ka shumë më tepër gjëra që nuk i dimë. Dhe mendoj se duhet të presim të shikojmë se çfarë do të nxjerrin hetimet. Qartazi ka shumë pikëpyetje dhe jam i interesuar të mësoj më shumë, por mendoj se është e rëndësishme që hetimet të jenë të plota dhe t’u përgjigjen shumë pyetjeve”, - tha Arvizu. Më tej ka theksuar se tashmë, pavarësisht ecurisë së hetimeve, çdokush e ka krijuar një mendim të vërtetë për atë që ndodhi. “Të gjithë e kanë një mendim në lidhje me këtë çështje dhe të gjithë e kanë të drejtën të kenë mendimin e tyre.

Unë mendoj që kemi nevojë për më shumë informacion dhe më shumë fakte”, - tha ambasadori amerikan. Të shtunën, një avion i vogël 6-vendësh, “Piper Lance II” u bllokua nga policia në plazhin e Divjakës, vetëm 400 metra larg një automjeti të ngarkuar me 460 kilogramë drogë. Piloti i avionit, shtetasi italian Giorgio Riformato u ndalua, ndërsa transportuesi i ngarkesës së drogës me makinë, Saimir Bajrami u arrestua pak orë pas ngjarjes. Një ditë më pas, Policia e Shtetit do të konfirmonte zyrtarisht se avioni që u bllokua në Divjakë për shkak se gjatë uljes kishte thyer një rrotë, kishte ardhur për të marrë ngarkesën e drogës që u kap në makinën e shtetasit Saimir Bajrami.

debati

Opozita hedh avionë letre në Komisionin për policinë Klosi: Pse jeni kaq të lumtur që ndodhi ngjarja e Divjakës? Noka: Jemi të lumtur se ka thënë kryeministri se ishte operacion i suksesshëm. Avioni që mbeti i bllokuar në rërën e plazhit të Divjakës në tentativë për të transportuar një sasi të madhe droge drejt Italisë, ka qenë dje çështja kryesore e debatit edhe në komisionet parlamentare. I mbledhur për të miratuar raportin final për hetimin e lëvizjeve në Policinë e Shtetit, komisioni hetimor i ngritur për këtë çështje nuk i ka shpëtuar dot debatit rreth kësaj teme. Deputetët e opozitës i janë rikthyer disa herë kësaj çështjeje, duke kërkuar në mënyrë ironike që në raportin e këtij hetimi të futej si sukses i policisë edhe i ashtuquajturi aksion i policisë për kapjen e drogës në këtë rast. Deputetët e mazhorancës ndërsa kanë kërkuar që kjo çështje të trajtohej me seriozitet edhe nga opozita, publikisht janë munduar që ta mbrojnë punën e Policisë së Shtetit dhe të instancave të tjera shtetërore për ndalimin e këtij trafiku, megjithëse në bisedat e lira kanë qenë të bindur se ky rast ishte tepër i rëndë dhe se nuk mund të mbrohej. Më poshtë po pasqyrojmë një pjesë të debateve të zhvilluara dje në komision: Deputeti demokrat, Flamur Noka bën një avion prej letre dhe teksa ia hedh kolegëve të majtë ai bie afër kolegut të tij demokrat, Eduard Halimi. Noka: Më fal kryetar, se po nis këtë avionin se është i ngarkuar... Balla: Ra brenda shtëpisë suaj... Strazimiri: U gëzuat për një avion prej letre të Flamurit, por ju ka rënë avioni i vërtetë me drogë mbi kokë. Noka: Ky raport do quhej i paplotë nëse nuk do të përfshihej dhe aksioni i fundit shumë i suksesshëm. Ministri dhe kryeministri kanë pritur 8 muaj për këtë aksion, kështu që ta përfshijmë dhe këtë pikë si një nga arritjet më të mëdha të kësaj strukture. Balla: Para se të vazhdojmë të bëhemi qesharakë? Ne kërkuam kohë që ta lexojmë me seriozitet punën tuaj. Ju doni ta hidhni në votim. Vlerësimi ynë është që duhet ashtu siç ka qenë praktika, që pas leximit nga ana e kryetarit të punës që ka bërë kryetari, që shpreh edhe mendimin e deputetëve të opozitës, doni mendimin

e shumicës tani apo pasdite? Noka: Do ta votoja raportin e mazhorancës nëse do të përfshinte edhe këtë operacionin e fundit të suksesshëm, siç e cilëson policia dhe kryeministri, për kapjen e një avioni me rrotë të prishur dhe një makine me freksion të prishur. Përfshijeni dhe do ta votoj. Lutaj: Mendjen te freksioni e ke... Balla-Nokës: Ti je në ajër. Noka: Në ajër është avioni me drogë, por ju ra. Klosi: Pse jeni kaq të lumtur që ndodhi ngjarja e Divjakës? Noka: Jemi të lumtur se ka thënë kryeministri se ishte operacion i suksesshëm. Klosi: Bëhet fjalë për një ngjarje të pastër të krimit të organizuar në Shqipëri, e cila u ndalua. Sot kemi autorët të kapur dhe nën hetim. Të gjithë duhet të trishtohemi që Shqipëria nën qeverisjen tuaj është bërë një nga hambarët e hashashit. Aksioni i policisë i ditës së shtunë është shumë i suksesshëm dhe realisht është për t’u përshëndetur, ndërkohë që ju kënaqeni se u kap një avion. Noka: U kënaq kryeministri, pse mos kënaqemi ne? Jeni me kryeministrin apo nuk jeni? Klosi: Flamur letre... Noka: Jo flamur, por avion. Klosi: Flamur letre ngrite Flamur. Strazimiri-Lutajt: Ti ke thënë që nuk ulet avion në Divjakë për drogë, ndaj sot duhet të flisje. Lutaj: Nuk u ul Strazimiri: Po çfarë bëri, ra vetë? Lutaj: Tentoi të ulej, por u kap Halimi: Fakt është se makina ishte me gjysmë toni drogë dhe 30 mijë euro, çfarë do thoshit ju nëse nuk do i ishte çarë sadokarti? Do thoshit që avioni do ulej për turizëm. Superoperacioni ishte tallje. Sot qeveria është kapur në flagrancë Strazimiri: Sa për trafikun, ai ndodh si në Divjakë ashtu edhe në Kardhiq, Gjadër dhe Lumalas. Ti ke tre muaj që tallesh, kështu që sot duhet të ulësh kokën. Juve ju ra droga mbi kokë dhe e quani sukses. Balla: Ne e konsiderojmë një aksion të suksesshëm të policisë, ku u ndalua një makinë me kanabis-sativa. Është hera e parë që ky avion fluturon në Shqipëri dhe që tentoi të ulet në Divjakë. Por ju që akuzuat Forcat e Armatosura duhet t’u kërkoni falje. Ju deputetët e PD-së

Flamur Noka: Ky operacion ishte kaq i suksesshëm saqë trafikanti pati kohë të merrte karroatrecin në Lushnjë dhe karroatreci shkoi para policisë në vendngjarje. Seç ka qenë, prisni se do dalin të dhëna të reja, prisni. Droga nuk u kap, u gjet nga banorët e zonës dhe pastaj u sekuestrua nga policia.

shkoni pyesni Sali Berishën, sepse këtë linjë ka shumë mundësi ta ketë përdorur Sali Berisha gjatë kohës që ka qenë në qeveri, po të keni parasysh se nga 1 janar 2013 deri në 1 shtator 2013 ka pasur 90 avionë të tillë që kanë marrë leje. Noka: Dhe 12 avionë Balla-Nokës:12 avionë mund të jenë në kohën tuaj dhe Kuliçit, se e njeh mirë këtë skemë ti. Nëse ke informacione (duke iu drejtuar Nokës) shko në Prokurori dhe ndihmoje si çdo qytetar që ka informacion. Të shkruhet në raport që ky aksion është i suksesshëm dhe prokuroria ta hetojë. Me këtë rast nuk janë vërtetuar akuzat tuaja për përfshirjen e FA në trafik droge. U kap porositësi nga Fushë- Kruja, u kap dhe piloti. Ristani: Ramë dakord që rasti i avionit të futet në raport. Koka e muhabetit është vendosur, sepse ju thashë, raporti duhet debatuar që të gjejmë dakordësi. Ramë dakord të futet rasti i avionit. Noka: Operacionin për kapjen e avionit me rrotë të thyer dhe një makine me freksion të prishur me drogë dhe euro e quani operacion të suksesshëm? Ju thoni policia shkoi për 2 minuta, dëshmitarët thonë, u vonua. Kur infrastruktura ushtarake e FA nuk është përdorur për trafik, a mund të më thoni për çfarë arsye na duhej të vinim beton në Gjadër, kur nuk qenka ulur asnjë avion dhe nuk ka rrezik, pse i vutë

beton? Pse çuat dhe në Korçë roje ushtarake për ta ruajtur aerodromin e vogël. Pse duhet ta bënit këtë, ju ka djegur! Pse kjo polici nuk ka marrë asnjë masë për të mbrojtur të gjithë dëshmitarët se kanë deponuar se kanë parë avion dhe në darkë pa shkuar në shtëpi janë kërcënuar me jetë ata dhe familjet e tyre. Bylykbashi: Avionin nuk e fshihni dot. Të gjitha zullumet janë në raport. Shpresoj të keni dy fije kurajë dhe të bëni një votim të drejtë. Noka: Ky operacion ishte kaq i suksesshëm saqë trafikanti pati kohë të merrte karroatrecin në Lushnjë dhe karroatreci shkoi para policisë në vendngjarje. Seç ka qenë, prisni se do dalin të dhëna të reja, prisni. Droga nuk u kap, u gjet nga banorët e zonës dhe pastaj u sekuestrua nga policia. Halimi: Policia dhe mundet ta kishte lejuar që të kishte kaluar droga. Po këtë radhë qe ndryshe nga herët e tjera, që i bënë shqiptarët për budallenj se ishte avion për mushkonja. Këtë radhë nuk e fshihte dot më policia, sepse qytetarët kanë filmuar gjithçka, sapo erdhi një foto që tregon avionin me çantat e drogës jashtë. Ristani: Merrni çantat me vete, mos i harroni... Komisioni është në pamundësi për të votuar raportin, po e shtyjmë mbledhjen për votimin e raportit.


8

13.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

aktualitet

Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me autoritetet amerikane, arreston 15 persona nga Malësia e Madhe, Shkodra e Tirana, për trafik klandestinësh me SHBA-në. Dyshohet të kenë trafikuar mbi 80 persona

Të arrestuar: Pashko Nilaj, 52 vjeç, Malësi e Madhe Prel Micaj, 60 vjeç, Malësi e Madhe Ali Metvelaj, 53 vjeç, Malësi e Madhe Gjergj Martinaj, 49 vjeç, Shkodër Filip Kertunga, 55 vjeç, Shkodër Fatmir Bakalli, 53 vjeç, Tiranë Enver Karaj, 50 vjeç, Tiranë Fatos (Dashnor) Fasko, 44 vjeç, Fier Nertil Pervizi, 40 vjeç, Strugë Maqedoni Fatmir Flaga, 58 vjeç, Tiranë Nikollë Kolaj, 49 vjeç, Tiranë Zaim Hysenbelliu, 53 vjeç, Tiranë Durim Koxha, 56 vjeç, Tiranë Gëzim Tafaj, 44 vjeç, Tiranë, Alfred Myrtaj, 50 vjeç , Tiranë

Në kërkim Lek Micaj, 28 vjeç, banues në Bajzë, M. e Madhe

Zbulohet rrjeti i klandestinëve, 24 mijë USD për të shkuar në SHBA Leonard Bakillari Tiranë Prokuroria e Krimeve të Rënda,

në bashkëpunim me autoritetet amerikane kanë zbuluar rrjetin më të madh të trafikimit të klandestinëve nga Shqipëria drejt SHBA-së. Të paktën 15 persona përfunduan në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim, të gjithë të dyshuar për megatrafikun që niste në Shqipëri, në qytete të ndryshme e përfundonte në kufirin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Meksikën. Të arrestuarit janë kryesisht nga Malësia e Madhe, Shkodra, Tirana, por nuk mungojnë as shtetas jashtë trojeve të Shqipërisë. Një prej të ndaluarve është shtetasi Nertil Pervizi, 40 vjeç, banues në Strugë të Maqedonisë, të cilit i është sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme parash. Alarmi për grupin shqiptar të trafikantëve, më i madhi i zbuluar ndonjëherë, është dhënë nga autoritetet amerikane, të cilat kanë asistuar me informacion autoritetet shqiptare. Të arrestuarit dyshohet se

janë përgjegjës për trafikimin e të paktën 80 personave, të cilët paguanin deri në 24 mijë dollarë për të shkuar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas një hetimi të gjatë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për të paktën 16 të dyshuar. 15 prej tyre janë arrestuar ditën e djeshme përgjatë një operacioni të shtrirë në disa qytete të vendit. “Të arrestuarit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili dyshohet se ka dërguar një numër të madh personash në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, - thanë burime të prokurorisë. Lidhur me këtë operacion, Policia e Shtetit tha zyrtarisht se nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëritjetrin kanë organizuar e realizuar kontrabandimin e shtetasve shqiptarë në drejtim të SHBA-së kundrejt fitimit, që varionte deri në 24.000 dollarë për person. Sipas hetimit disamujor të proku-

“Të arrestuarit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili dyshohet se ka dërguar një numër të madh personash në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

rorisë mësohet se të dyshuarit përdornin dy linja për të dërguar shtetas shqiptarë në SHBA kundrejt pagesave në shuma të konsiderueshme. Linja e parë që sipas prokurorisë është zbardhur, është ajo që përshkruan itinerarin Shqipëri-Itali-Spanjë-Meksikë-SHBA. Në vendet e zonës Shengen klandestinët kalonin pa pengesa për shkak të heqjes së regjimit të vizave, ndërsa në Meksikë dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ata hynin me dokumente të falsifikuara apo edhe ilegalisht. Po sipas hetimit të prokurorisë rezulton se shqiptarët e arrestuar përdornin edhe një tjetër linjë, atë të përshkruar në itinerarin Shqipëri-Bullgari-Meksikë-SHBA. Edhe në këtë linjë, të dyshuarit ndiqnin të njëjtë procedurë, duke përdorur dokumente të falsifikuara apo futjen ilegale të emigrantëve nëpërmjet kufirit të SHBA-së me Meksikën, një zonë kjo e njohur për kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm. Prokuroria thotë se është sqaruar roli i secilit prej të arres-

Toponimet, Tirana dhe Athina zgjidhje deri më 1 janar Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë angazhohen të marrin masa për zgjidhjen e problemit Ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë kanë dhënë një deklaratë të përbashkët mbi zgjidhjen e çështjes së toponimeve. Në deklaratë theksohet se “gjatë takimit tonë të fundit në Selanik, më 8 maj 2014, në kuadër të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ne u përqendruam në trajtimin e çështjes së pasqyrimit të emrave gjeografikë (toponimeve) të njërit vend në dokumentet e vendit tjetër. Natyrisht, është e qartë se përdorimi i ekzonimeve, sipas praktikës së derisotme, nuk paragjykon sovranitetin apo integritetin territorial të vendit fqinj”. “Sot në Bruksel, ne u pajtuam në mendimin se është e nevojshme që këto toponime të shprehen në një mënyrë uniforme, me qëllim që të shmanget konfuzioni që mund të krijohet nga for-

mat e ndryshme të përkthimit ose shqipërimit të emrit të një vendi të dhënë. Për këtë arsye, ne ramë dakord se një adresim tek katalogët zyrtarë që secili vend ka paraqitur tek mekanizmat përkatës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare dhe, veçanërisht, standardet ICAO, janë mënyra më e sigurt dhe e duhur për zgjidhjen e kësaj çështjeje, që, megjithëse e thjeshtë, ka rezultuar me probleme të shprehura administrative për një numër të konsiderueshëm shtetasish”, thuhet në deklaratë. “Gjatë periudhës tranzitore, deri në përgatitjen e dokumenteve të reja, do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve në kufirin e dy vendeve bazuar në praktikën ekzistuese të “moratoriumit”. Ministrat angazhohen të ndërmarrin të gjithë hapat/masat ligjore dhe administrative për zbatimin e kësaj procedure, jo më vonë se data 1 janar 2015”, përfundon deklarata e përbashkët e ministrave të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë mbi zgjidhjen e çështjes së toponimeve.

tuarve, të cilët kishin si detyrë të rekrutonin emigrantë të paligjshëm, që përcilleshin fillimisht në vendet e zonës Shengen dhe më pas në Meksikë. Policia thotë se në momentin e arrestimit disa prej të dyshuarve u janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash si dhe armë pa leje. “Në momentin e ndalimit, shtetasit maqedonas Nertil Perzvizi i është sekuestruar sasia prej 58 500 dollarësh, ndërkohë që shtetasit Zaim Hysenbelliu iu gjet e sekuestrua sasia prej 10 150 dollarësh. Shtetasit Nikollë Kolaj gjatë kontrollit në banesë i është gjetur e sekuestruar një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak”, thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë së Shtetit. Hetimet për këtë çështje vijojnë në bashkëpunim edhe me autoritetet amerikane, të cilat kanë shfaqur interes shumë të madh në hetimin dhe goditjen e këtij grupi, që dyshohet se ka trafikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 80 persona, të gjithë shtetas shqiptarë.

Terror në avionin drejt Prishtinës, por shmanget incidenti Terror është përhapur ndër pasagjerët e avionit që udhëtonte nga Zyrihu i Zvicrës drejt Prishtinës, pasi një 35-vjeçar ka kërcënuar të shpërthente aeroplanin. Me një shkrepëse në dorë dhe një shishe që dyshohet se mund të ketë qenë benzinë, ai ka kërcënuar se do ta hidhte në erë aeroplanin me më shumë se 150 veta në bord, nën thirrjen “Allahu Ekber” (Zoti është i madh). Ngjarja është shënuar mëngjesin e së dielës, ku sipas dëshmitarëve i riu ka thënë: “Do të shkojmë të gjithë tek Allahu. A doni që të shkojmë në xhenet (parajsë) a xhehenem (ferr)? Allahu është i pari, Muhamedi (profeti) është pas tij, ne të tjerët nuk jemi askushi”, citohet të ketë thënë ai në lartësi prej më shumë se 10 mijë metrash. Dëshmitarët tregojnë se 150 pasagjerët që ndodheshin në bord u përfshinë të gjithë nga ankthi, por fatmirësisht, i riu 35-vjeçar është arritur të neutralizohet nga shtetasi kosovar Nehat Llovca, i specializuar në artet marciale.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomi

13.05.2014

9

BSH: Bankat nuk do të kreditojnë biznesin për investime Bankat në vendin tonë edhe për 3 muajt në vijim nuk parashikojnë të kreditojnë investimet në ekonomi. Lajmin e bëri të ditur Banka e Shqipërisë në vrojtimin e tremujorit të parë 2014 për ecurinë e kredisë në ekonomi. Vrojtimi pranë bankave tregoi se prirjet e shënuara në tremujorin e katërt të vitit 2013, në kahun shtrëngues të standardeve

të bizneseve dhe në kahun lehtësues të standardeve të individëve, vihen re edhe në tremujorin e parë të vitit 2014. Bankat kanë pohuar se biznesi edhe për periudhën në vijim do të kreditohet për kapital qarkullues dhe jo për investime. Përqindja neto e bankave që raportuan për shtrëngim të standardeve për kredinë dhënë bizneseve

regjistroi nivelin -7.4%, pas nivelit -5.1% të shënuar në tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, standardet e kredisë dhënë individëve u lehtësuan pak gjatë tremujorit të parë të vitit. Përqindja neto e bankave që raportojnë lehtësim është 3.1%, vlerë kjo ndjeshëm më e ulët se ajo e shënuar në tremujorin e kaluar (+10.8%).

“Legalizimet” miratohen pa opozitën, 7 risitë e projektligjit Projektligji për legalizimin e objekteve informale kaloi dje diskutimin në komisionet parlamentare me votën kundër të opozitës. Kush përfiton dhe kush jo. Ja shtatë risitë e ligjit të ri Blerina Hoxha

Ndryshimet në ligjin e legalizimeve kaluan miratimin në komisionet kuvendore pa votat e opozitës dhe tani pritet diskutimi dhe miratimi më tej në seancë plenare. Me këto ndryshime iu hapet rruga 270 mijë ndërtimeve në proces legalizimi që nuk janë certifikuar plotësisht me statusin e pronësisë. Pro dhe kundër

Por duket se projektligji i ri është po aq i ndërlikuar sa edhe ligji aktual, i cili në 6 vite të zbatimit të tij ka dështuar plotësisht. Ndryshimet e reja ligjore përfshijnë ndërtimet pa leje që janë ndërtuar deri në vitin 2009, ndërsa ngelen me një status ende të papërcaktuar objektet e ndërtuara pa leje pas këtij viti. Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese, në cilësinë e komisionit përgjegjës i miratoi në tërësi projektligjin e ri të legalizimeve, sipas variantit fillestar të qeverisë, duke ia kaluar draftin seancës plenare për votim. Kundër këtij ligji është shprehur opozita, e cila dha votën e saj kundër për të mos e miratuar ligjin, duke argumentuar se nuk janë marrë parasysh amendamentet e saj dhe se projektligji nuk reflekton premtimin për legalizim falas. ‘’Votuam kundër sepse të gjitha amendimet e opozitës u rrëzuan, përveç dy prej tyre që nuk ishin thelbësore”, tha Genc Ruli, deputet i PD. Ndryshimet

Me ligjin e ri legalizohen vetëm ndërtesat pas vitit 2009, pasi në këtë vit ndërtimi pa leje është konsideruar vepër penale. Për ndërtimet pas këtij viti, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka pohuar se duhet vullnet politik. Tarifa e legalizim-

it do të ketë lehtësira për ata që paguajnë menjëherë. Kjo kategori përfiton ulje 20 për qind të vlerës së legalizimit në tërësi dhe gjithashtu përfiton pagesë në masën 50 për qind me bono privatizimi. Kjo kategori përfiton edhe 10 për qind ulje, me kusht që të paguajë faturat e dritave për dy vitet në vijim. Por ata që nuk kanë mundësi të paguajnë menjëherë vlerën e plotë të legalizimit nuk përfitojnë nga lehtësirat. Nuk përfitojnë nga ulja 20 % dhe as nga pagesa me bono 50 %. Kjo kategori përfiton vetëm nga ulja 10 për qind e vlerës për pagesën e energjisë elektrike. Por në tërësi filozofia e ligjit të ri është për legalizimin e të gjitha objekteve pavarësisht pagesës. Pagesa do të njihet si barrë ndaj atij që ka objektin, por poseduesi do të ketë mundësi ta shesë atë bashkë me vlerën e legalizimit. “Nëse qytetari deklaron se nuk paguan dot, se nuk ka mundësi, objekti do të legalizohet, do regjistrohet në Hipotekë, por me kufizim hipotekor”, - është shprehur kryeministri Rama. Me ligjin e ri do të falen të gjitha penalitetet që kanë rrjedhur nga procesi deri më tani. Ndryshimet e reja në ligjin e legalizimeve nuk kuptojnë legalizime falas. Në këtë kuptim falen vetëm tarifat e dokumentacionit, por jo vlera e tokës. Për të gjitha objektet që legalizohen deri në trefishin e banesës çmimi do të jetë favorizues. Mbi trefishin pastaj kalon në çmim tregu. Të gjitha dosjet që nuk kanë marrë tapinë e legalizimit do të verifikohen edhe një herë në terren nga ekspertët e ALUIZNI-t, të cilët janë të pajisur me një kartë të posaçme. Pas verifikimit do procedohet me dosjet dhe për ato që janë të rregullta dhe është bërë pagesa, do të merren tapitë.

Risitë në projektligjin e legalizimeve Ata që nuk kanë mundësi të paguajnë menjëherë vlerën e plotë të legalizimit nuk përfitojnë nga lehtësirat. Nuk përfitojnë nga ulja 20 % dhe as nga pagesa me bono 50 %. Kjo kategori përfiton vetëm nga ulja 10 për qind e vlerës për pagesën e energjisë elektrike.

1

Nëse qytetari deklaron se nuk paguan dot, objekti do të legalizohet, regjistrohet në Hipotekë, por me kufizim hipotekor, me një detyrim që e kufizon pronën, i cili mbartet edhe nëse prona shitet nga blerësi.

2

Nëse kalon një vit dhe nuk paguan dot, nuk përfiton legalizim me letra me vlerë.

3

Për ata që duan të legalizojnë tokën në zonat informale deri në trefishin e banesës, çmimi i tokës do të jetë favorizues.

4

Mbi trefishin e tokës që zë banesa paguajnë me çmim tregu.

5

Objektet me qëllim fitimi do legalizohen duke e paguar vlerën e truallit, siç është deri më sot.

6

Banesa e dytë, kush ka deklaruar dy banesa, do legalizohen përsëri me vlerën e truallit, siç kanë qenë deri tani.

7

Qytetarët që paguajnë menjëherë për tokën, në rast se nuk e kanë ndërtuar shtëpinë në tokën e tyre, përfitojnë 20% ulje të vlerës dhe 10 % ulje i përfitojnë nëse kanë paguar energjinë elektrike.

Gazsjellësi TAP, hapet gara për ndërtimin e tubacionit Trans Adriatic Pipeline (TAP) ka publikuar njoftimin për një prokurim të madh për ndërtimet inxhinierike në Gazetën Zyrtare të BE-së. Qëllimi i kësaj kontrate lidhet me punimet për ndërtimin e rreth 760 kilometrave të tubacionit në tokë me diametër 1.2 metra që lidh dy vendet, Shqipëri dhe Greqi. Njoftimi aktual është i dyti, pas një njoftimi për ndërtimin e rrugëve dhe urave shqiptare të publikuar në 15 prill 2014. Përveç ndërtimit të gazsjellësit, kontrata do të përfshijë ndërtimin e 32 stacioneve valvulash përgjatë rrugës. Ndërtimi i gazsjellësit planifikohet të fillojë në vitin 2016 dhe do të ndahet në pesë lote – tre në Greqi dhe dy në Shqipëri. Vlerësim më i lartë i TAP do të jetë 1800 metra në Shqipëri dhe gazsjellësi do të ndeshë përgjatë gjurmës me shumë rrugë dhe lumenj. Sipas njoftimit, kompanitë që janë të interesuara në fazën e para kualifikimit për kontratën e ndërtimit të gazsjellësit në tokë duhet të kërkojnë një pyetësor para kualifikimi nga TAP, jo më vonë se 26.05.2014. Vetëm një numër i përzgjedhur

kompanish që kanë plotësuar parakualifikimin do të ftohen që të marrin pjesë në fazat e tenderimit të procesit të prokurimeve të TAP për depërtimin në tokë të gazsjellësit. Knut Steinar Kvindesland, drejtor i prokurimeve në TAP, tha: “Kjo është një nga kontratat më të mëdha që TAP planifikon të realizojë. Përzgjedhja e ofertuesve potencialë do të jetë e rreptë. Një kërkesë kyçe që kontraktorët tanë duhet të përmbushin lidhet me standardet e larta në Shëndet, Siguri dhe Mj e d i s d h e p o l it i k ë s s ë TA P p ë r z e r o dëme.”Kontraktorët e EPC të TAP do të jenë përgjegjës për të siguruar nënkontraktorë shtesë për të zbatuar pjesë specifike të kontratës, duke krijuar në këtë mënyrë mundësi shtesë për ekonominë dhe punësimin në rajon. Njoftimi i ardhshëm për kontratë që do të publikohet nga TAP në javët në vijim, do të jetë ai për parakualifikimin e kompanive për ndërtimin e stacioneve të kompresorëve. Parakualifikimi i kompanive për pjesën italiane në tokë do të njoftohet më vonë si pjesë e një kontrate tjetër.


10 13.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13.05.2014

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje ndje apo aksidenti) • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!

11


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Vendim si nën efektin e drogës L

ulzim Basha po nxiton që skandalin e trafikut të drogës të denoncuar prej partisë së tij të mos e shndërrojë në fitore politike. Të paktën,vendimi i djeshëm, i frymëzuar prej këtij skandali, për të protestuar deri në rrëzimin e qeverisë, shkon qartazi në këtë linjë. Vendimi nuk duket se përputhet me stilin e Lulzim Bashës të të bërit politikë, por kjo tashmë ka pak vlerë. Ajo çfarë realisht ka rëndësi është se, nëse protesta nuk do të prodhojë bilancin që pretendohet, përgjegjësia do të jetë vetëm e tij. Por kostot mund të jenë mjaft serioze për gjithë aksionin opozitar. Ajo çfarë ndodhi në Divjakë është një skandal që, në rastin më të vogël, dëshmon jo thjesht dështimin e qeverisë në çështjet e rendit publik, por mbi gjithçka, dështimin e saj moral. Nëse droga arrin të trafikohet nga deti, i cili survejohet pothuajse në çdo kilometër katror nga një strukturë e superspecializuar dhe eficiente si Guardia di Finanza, nuk ka pse të mos trafikohej edhe nga ajri, që në tërësinë e tij është një hapësirë informale në mëshirën e autoriteteve modeste, ushtarake apo civile shqiptare. Pra, skandali nuk qëndron tek korridori “origjinal” i transportit të drogës. Absolutisht jo! Skandali qëndron tek mungesa e sinqeritetit deri në neveri e autoriteteve shtetërore në shpjegimin e skandalit. Kontradiktë pas kontradikte, përgënjeshtrim pas përgënjeshtrimi, blof pas blofi, gjithë zinxhiri përgjegjës i strukturave është vendosur nën akuzë jo për paaftësi, por për mashtrim publik. Është pikërisht gënjeshtra institucionale që e bën këtë një skandal të ekzagjeruar. Kaq për pjesën politike të skandalit. Për të tjerat do flasin organet e hetimit. Pas kësaj lind logjikshëm pyetja: a e përligj ky skandal formën më ekstreme që një opozitë ka në dorë, pra protestën për rrëzimin e qeverisë? Në një kontekst tjetër, me një ferment social tjetër dhe mbi të gjitha me një opozitë tjetër, sigurisht që po. Por nuk kemi asnjërën prej këtyre. Së pari, jemi jo më shumë se shtatë-tetë muaj nga viti i parë i mandatit dhe ende në subkonshin e shoqërisë, qeveria është shumë e re dhe nuk e ka konsumuar periud-

koment Arjan VASJARI

Me skandalin e drogës denoncuar prej saj, opozita është e “dënuar” të jetë thjesht një përfituese, por jo fitimtare politike prej këtij skandali. Statusi i saj aktual ia pengon këtë. Me gjithë vërtetësinë e admirueshme të denoncimit të saj, ajo ngelet një opozitë e paragjykuar jo vetëm pse në qeverisje ka pasur skandalet e saj, por edhe se ka vetëm tetë muaj në opozitë. Tetë muaj janë një periudhë e përshtatshme që opozita (e kam fjalën kjo opozitë) të zgjedhë një kryetar të ri, që të rindërtojë strukturat e saj, që të ketë protagonizëm parlamentar, që të denoncojë skandalet, por janë pak për të inspiruar protesta për rrëzimin e qeverisë...

hën e provës. Ajo vijon të jetë një qeveri brenda kohës së saj, madje brenda të “drejtës së saj për të bërë skandale”. Skandali i drogës është vërtet i madh, por kjo është një shoqëri e familjarizuar me skandalet. Mos të harrojmë se, për skandale po kaq të ndyra, shoqëria shqiptare është treguar indiferente,

madje i ka votuar autorët e skandaleve. Shtatë apo tetë muaj janë shumë pak për të shpresuar në përsosjen e ndjesive morale të kësaj shoqërie. Nga ana tjetër, me gjithë krizën ekonomike, mosmbajtjen e premtimeve etj., skandali i trafikut të drogës nuk është se shton diçka cilësore në fermentin social kundër qeverisë. Qeveria, në rastin më të skajshëm, perceptohet si pjesërisht fajtore për gjendjen. Mund të jetë e vërtetë se në tetë muaj ajo nuk ka bërë ndonjë gjë kundër krizës, por në të gjitha rastet ajo nuk është nën akuzë si shkaktarja e vetme e saj. Kjo do të thotë se qeveria është brenda ciklit të saj fiziologjik, i cili pas këtij skandali ka pësuar padyshim një frenim serioz, por nuk mund të imagjinohet se ka ndaluar. Skandali i drogës, në ndryshim nga kriza ekonomike, është skandal autentik i kësaj qeverie, por nuk përmbush gjithsesi kushtin e të qenit fatal për fatin e ekzekutivit. Ai ngelet një skandal cilësor në vetvete, por i pamjaftueshëm për t’u konsideruar si detonator i revoltës sociale. Së fundi, me skandalin e drogës denoncuar prej saj, opozita është e “dënuar” të jetë thjesht një përfituese, por jo fitimtare politike prej këtij skandali. Statusi i saj aktual ia pengon këtë. Me gjithë vërtetësinë e admirueshme të denoncimit të saj, ajo ngelet një opozitë e paragjykuar jo vetëm pse në qeverisje ka pasur skandalet e saj, por edhe se ka vetëm tetë muaj në opozitë. Tetë muaj janë një periudhë e përshtatshme që opozita (e kam fjalën kjo opozitë) të zgjedhë një kryetar të ri, që të rindërtojë strukturat e saj, që të ketë protagonizëm parlamentar, që të denoncojë skandalet, por janë pak për të inspiruar protesta për rrëzimin e qeverisë. Si çdo opozitë normale, ajo duhet të përshtatet me idenë demokratike të të qëndruarit aty ku të cakton shoqëria dhe më kryesorja, ajo nuk mund t’i shmanget purgatorit, kohës logjike që ai kërkon. Koha opozitës mund t’i vijë shpejt, por kjo kohë ende nuk ka ardhur. Ndaj ky padurim dhe vendim i saj për të protestuar duket më shumë si i provokuar prej dëshpërimit sesa prej kredos. Një vendim që, gati-gati (për paradoks) duket si i marrë nën efektin e drogës.

Posta e redaksisë

Skandalet e asaj dhe skandalet e kësaj qeverie nga emigrant në mapo.al

K

a njëfarë paqartësie edhe shkrimi i z. Lela për të cilin kam megjithatë mendimin se është një nga gazetarët më realistë të Shqipërisë, po këto lloj komentesh si ky i këtijfarë “Nikonestea” nuk merret vesh fare se çfarë do të thonë, të bëjnë për të qeshur. E ka ndoshta të vështirë të shprehet shqip ngaqë gjuhë të nënës ka greqishten, apo s’ia thotë gjëkundi për t’i komentuar gjërat kjartë ashtu siç janë e jo si i janë fiksuar në kokën e tij. Nuk do të merrem të deshifroj se çfarë shkruan “nikonestea”, por më tërheq vëmendjen një frazë e z.Lela ku thotë “Mazhoranca do t’i rezistojë këtij skandali, ashtu siç i rezistoi mazhoranca e kaluar skandaleve të saj”. Ka një të vërtetë në këtë thënie, por jo e gjithë e vërteta. Në tetë vitet e qeverisjes së mazhorancës së kaluar, për ato që u quajtën skandale nga opozita, dhanë dorëheqjen dy ministra e një zv. kryeministër. Dha dorëheqjen ministri i Mbrojtjes, z. Mediu, dha dorëheqjen ministri i Kulturës, z. Pango, e dha dorëheqjen edhe zv.kryeministri Meta. Brenda këtyre 8 muajve, pa përmendur kryeministrin, vetë ministri i Brendshëm ka bërë disa skandale me shkelje flagrante të ligjit e demaskime në publik për mashtrime e po kështu edhe ministrja e Mbrojtjes veç që mori përsipër të bëjë prokuroren për paraardhësin, e të marrë kompetencat e presidentit për FA, u betua dhe i doli gënjeshtra se nuk është informuar asnjëherë që avionët e dyshimtë janë parë jo vetëm në rrugë fshatrash e plazhesh, por edhe në aeroportet e braktisura ushtarake që gjithsesi kanë qenë në kontrollin e shtetit. Nuk po dëgjojmë gjëkundi që kryeministri të kërkojë dorëheqjen për zullumet e përsëritura të Saimir Tahirit, kur Berisha brenda disa orëve e shkarkoi nga detyra Pangon, vetëm për një video të manipuluar të Top Channel, media që u dënua nga drejtësia për këtë abuzim. Vërtet që në dukje një avion që trafikon 450 kg drogë nuk mund të krahasohet me një “skandal” ku për një rast pakujdesie të hidhet në erë një fabrikë për demontimin e lëndëve plasëse luftarake e të vdesin 26 njerëz. Por nëse i futemi pak më në thellësi dramës së drogës, a mund të bëjmë një hesap të vogël se sa të rinj vdesin apo ju shkatërrohet jeta nga droga që del nga Shqipëria me tonelata nga deti, toka e tani po marrim vesh edhe nga ajri? Ishte vërtet një skandal që pas një demonstrate të dhunshme të motivuar me korrupsionin e Ilir Metës, të vriteshin 4 njerëz, por Iliri u detyrua të jepte dorëheqjen, e kur erdhi puna, ky skandal u shoqërua me një tjetër akoma më të ndyrë. Pikërisht njeriu për të cilin u vranë 4 vetë, u bë aleati Nr.1 i Edi Ramës në qeverinë socialistoenveriste. Të vërtetat duhen thënë ashtu siç janë deri në fund. Po ulërijnë socialistët se opozita iu bën thirrje qytetarëve që të protestojnë kundër një qeverie që fsheh trafikun e drogës. Si e harrojnë kaq shpejt se qelbej bulevardi nga era e qofteve e rakisë nga “greva e urisë” kundër qeverisë |BerishaMeta”, apo digjeshin nëpër autostrada goma makinash po me këtë motiv e për “vjedhjen e votave”, kur me zë e figurë u dha në media se kush i blinte votat me para në Korçë? Deri “historiani” Paskal Milo që u doktorua duke ngritur lart figurën e Enver Hoxhës, pasi e thotë një fjalë sa për të larë gojën se ai ishte diktator, iu del në mbrojtje qeveritarëve socialistë që po i shtojnë me të gjitha marifetet tendencat për të ngjallur lugatin kriminel. E pra puna nuk mund të thjeshtohet me një objekt që nga mushkonjë, na doli një avion që bën trafik droge, por në tërësinë e problemeve të kësaj qeverie që nuk ka ditë e të mos bëjë ndonjë shkelje flagrante të ligjeve. *Koment mbi shkrimin ‘Avioni që ra mbi qeverinë’.


op-ed

2

Blog / Dita e Europës dhe dita kundër homofobisë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Tedi Papavrami sjell në shqip arratisjen drejt Parisit

13.05.2014

Debati / Kush i trembet reformës së arsimit të lartë dhe pse? (II)

13

Tundimi është zjarri që përndez fëlligështinë e zemrës. -Thomas Boston

Kur qeveris si mushkonjat P

as asaj që ndodhi të shtunën në Divjakë, çdo qeveri normale do të kishte ulur kokën, do t’u kërkonte ndjesë qytetarëve dhe do të niste një proces të nxjerrjes së përgjegjësive për një skandal të përmasave të frikshme. Që më e pakta do të ishte dorëheqja e ministrit të Brendshëm dhe më normalja, dorëheqja e kryeministrit. Jo thjesht për atë që ndodhi, por për faktin se për ditë me radhë u tentua të mbulohet një trafik i organizuar i drogës duke manipuluar opinionin me retorikën e mushkonjave. Asgjë nga këto nuk ndodhi. Më keq akoma, skandali po thellohet nga përpjekjet idiote për të maskuar një ngjarje që ndodhi ditën për diell. Kjo është përgjegjësia më e madhe e ministrit dhe kryeministrit, të cilët duke menduar se me demagogji mund t’ia hedhin përsëri, po e hapin edhe më të thellë gropën ku ka ngecur rrota e qeverisë. Nuk ka nevojë për ndonjë aftësi të veçantë për të kuptuar se Saimir Tahiri dhe Edi Rama janë në hall. Pozita e tyre qesharake e përforcon edhe më shumë këtë. Si askund tjetër, pa nisur ende mirë hetimi i ngjarjes, ministri doli live për të këputur kopaçe që dukej sheshit se edhe vetë nuk i besonte. Ai hodhi së pari tezën se avioni dhe makina me drogë mund të mos kishin lidhje mes tyre. Tha me

kompetencë se ky avion vinte për herë të parë në Shqipëri dhe as nuk i lëvizi qerpiku kur dështimin e trafikantëve e quajti sukses të policisë. Por kulmin e shënoi vetë kryeministri kur nga një ekspozitë në Torino, u tha shqiptarëve se policia qenka kthyer fuqishëm në detyrë. Edhe Shvejku do ta kishte patur zili për këtë aftësi logjike. Duhet të ketë patur vërtet një siklet të madh kryeministri përderisa në vend ta shkarkonte, e vuri edhe ai veten në pozitën qesharake të ministrit të Brendshëm. Çfarë operacioni policor të suksesshëm duan t’u tregojnë qytetarëve, kur si avioni i ngulur në rërë dhe makina e mbetur në karroatrec, nuk kishin ku të shkonin. Dëshmitarët flasin për disa makina të tjera të ngarkuara ose jo me drogë, që janë larguar kohë më parë nga vendngjarja. Të tjerë thonë se kanë parë e fotografuar çanta që dilnin nga avioni i dëmtuar përpara se të vinin “bravo çunat” e Saimir Tahirit. Madje i arrestuari, të cilit iu prish makina, kishte patur kohë të lajmëronte karrotrecin, të priste sa të vinte, të hipte mjetin mbi të dhe të nisej rrugës, ku hasi patrullën e policisë. Duke stisur histori të tilla, kryeministri dhe ministri i tij po përsërisin gafën që bënë, duke i marrë shqiptarët për budallenj, se në Divjakë nuk

ka avionë droge por mushkonja të Sali Berishës. Nuk ka si shpjegohet ndryshe deklarata e dytë e Tahirit, se avionët e drogës po vijnë në Shqipëri të nxitur nga akuzat e opozitës. Domethënë trafikantët dëgjuan opozitën shqiptare në parlament, nxorën avionët nga hangari dhe iu sulën qiellit shqiptar si mushkonjat. Këto naivitete i ngjajnë asaj barsaletës së atij tipit që zbuloi se gruaja e tradhtonte dhe gjente ngushëllim tek shoku i tij që i thoshte: “Edhe këtë ta bëri Sali Berisha?!”. Mirëpo shakaxhinjtë e Rilindjes nuk janë aktorët e Portokallisë, por njerëzit që kanë në dorë drejtimin e vendit. Dhe nëse vazhdojnë ta drejtojnë ashtu si Riformato avionin e tij, pasojat janë të qarta. Një qeveri e përgjegjshme edhe akuzat e opozitës do të duhej t’i merrte seriozisht, të premtonte hetim, pa përjashtuar mundësinë se trafiqe të tilla mund të ndodhin ashtu siç mund të kenë ndodhur edhe gjatë qeverisjes së mëparshme. Por kryeministri, dhe ata që janë prekur nga virusi i shakave të tij të kripura, i shndërruan akuzat e opozitës në një fushatë kundër saj, që pati si simbol mushkonjën. Ky denigrim dhe mospërballja me faktet e kanë një shpjegim. Më e pakta është se qeveria mbetet e paaftë të luftojë krimin e organizuar dhe më e rënda, se pjesë

koment Armand Shkullaku

Ky është një rast nga ata që një qeveri në Shqipëri i mbijeton, por që shënon momentin e gërryerjes së brendshmi të saj, pikën kur besimi lëkundet fort dhe merr kahje tjetër. Jo aq për përmasat e ngjarjes që ndodhi se sa për menaxhimin që iu bë asaj. Edi Rama i ka përvojat e qeverisë së kaluar dhe i di pasojat kur skandalet tentohet të mbulohen. Deri tani, reagimi i tij është një deja vu. Dhe nëse vazhdon kështu, nuk duhet ndonjë aftësi parashikuese për të lexuar fundin.

të saj mund të jenë të përfshira në të. Zhurma dhe gallata me mushkonjat e Divjakës shmangën hetimet serioze për akuzat e opozitës e ndoshta ato mund të ishin harruar sikur kaçatorri i Riformatos të mos ngecte në rërë. Me stilin e batutave për kundërshtarët, fjalimeve në tv dhe populizmit bosh, qeveria Rama mendon se mund t’ia hedhë çdo situate. Se mund të qeverisë me propagandë pa i përfillur faktet. Mirëpo kur faktin e ke brenda, si në rastin e Divjakës apo të sms së famshme të Tahirit pak kohë më parë, punët vështirësohen dhe çdo lëvizje për të kapërcyer lumin të shkakton dhimbje. Dhe dhimbjet për kryeministrin Rama kanë filluar shumë shpejt. Mjafton të shohësh se kush doli të mbrojë publikisht skandalin e avionit për ta kuptuar këtë. Ky është një rast nga ata që një qeveri në Shqipëri i mbijeton, por që shënon momentin e gërryerjes së brendshmi të saj, pikën kur besimi lëkundet fort dhe merr kahje tjetër. Jo aq për përmasat e ngjarjes që ndodhi se sa për menaxhimin që iu bë asaj. Edi Rama i ka përvojat e qeverisë së kaluar dhe i di pasojat kur skandalet tentohet të mbulohen. Deri tani, reagimi i tij është një deja vu. Dhe nëse vazhdon kështu, nuk duhet ndonjë aftësi parashikuese për të lexuar fundin.

Në qershor duhet të rifitojmë Europën

P

ara pak ditësh u ritakuan në Selanik përfaqësuesit më të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Europian, ku fatmirësisht, u riafirmua perspektiva europiane e rajonit. 11 vjet më parë u vendos në unanimitet rruga që do të ndjekin të gjitha vendet ballkanike, të cilat kanë shënuar maja të rëndësishme suksesi këto vite, por që shqiptarët janë ata që presin më shumë se asnjë vend tjetër në Ballkan. Ky takim bëhet edhe 10 vjet pas zgjerimit të BE-së me disa shtete të Europës Lindore, dhe çdokush sheh suksesin e këtij procesi, por njëhershëm përvetëson gabimet e bëra në shtegun që kanë kaluar secili prej këtyre vendeve. Janë 10 vite histori, por njëherësh një dekadë mësime për ne dhe për Europën. Krerët e Ballkanit riulen në sofrën e përbashkët europiane edhe 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, ku ky rajon shërben si fitili për t’i vënë flakën të gjithë botës. Pikërisht sot, pas një shekulli, çdokush e ka kuptuar se Ballkani është një copëz tokë, gjaku dhe shpirti të Europës që duhet të futet në bllok në Bashkimin Europian, edhe për hir të kësaj të shkuare. Përkundër dëshirës dhe vullnetit të secilit prej ballkanasve apo qeverive të tyre, pse jo, ky Samit u bë në kohën kur alternativa europiane në Ukrainë u përgjak dhe vetë Ukraina e pësoi me copëzimin e territorit të vet, ku në

koment Mark Frroku

shkelje flagrante të të gjitha konventave ndërkombëtare dhe marrëveshjeve dy apo shumëpalëshe, Rusia arriti të aneksojë Krimenë. Ky rast është leksioni më i mirë për të ardhmen e Ballkanit dhe sigurinë e Bashkimit Europian në të ardhmen. Në të gjitha këto koincidenca historike dhe zhvillime aktuale, Ballkani pret me padurim dritën jeshile nga Brukseli, sepse beson se është pjesë e së njëjtës histori dhe vlerash me Europën, por njëherësh duhet të jetë edhe pjesë e të njëjtave standardeve ekonomike dhe politike në një të ardhme jo të largët. Një dëshirë e tillë u shpreh shumë qartë në mënyrën sesi u organizua Samiti i Selanikut pak ditë më parë, ku përveç bashkëpunimit politik, iu kushtua rëndësi edhe zhvillimit ekonomik. Pas shumë kohësh u rikthyen në tavolinë projekte të tilla si Korridori VIII, Korridori X dhe gazsjellësit TAP, si tri projekte tej mase të rëndësishme për të ardhmen ekonomike të Ballkanit dhe të kontinentit europian. Paketa e premtuar prej 10 miliardë

dollarësh është sfida jonë e përbashkët që ato fonde të hidhen realisht për zhvillimin e Ballkanit dhe për sigurin ë m ë t ë m ad h e t ë Eu r o p ë s . Të gjitha këto premtime dhe të tjera kanë shanse për të qenë pjesë reale, nëse koincidencën momentale të drejtimit të BE-së nga Presidenca Mesdhetare, e fqinjëve tanë; Greqi – Itali, do ta shfrytëzojmë në të mirën tonë dhe të tyret, për një Ballkan që prodhon edhe mirëqenie, edhe harmoni, dhe mirësi, edhe vlerë: ashtu siç ka ndodhur këtu e dy mijë vjet më parë. Përtej fjalëve të mira, mesazhet që u adresuan në këtë samit para tri ditësh kërkuan nga të gjitha qeveritë, përfshirë edhe qeverinë tonë, seriozitet, besueshmëri dhe rezultate konkrete. Kaq troç nuk kanë folur ndonjëherë zyrtarët e Brukselit, ndonëse jehona e këtyre fjalëve nuk është dëgjuar ende qartë në veshët e politikanëve, deputetëve dhe zyrtarëve të lartë këtu në Tiranë. Komisioneri Fyle tha para disa kohësh në një intervistë për një media shqiptare se është gjithë sy e veshë nga Shqipëria këto muaj, megjithëse çdo ditë të enjte ndihet keq kur sheh në ekrane atë që ndodh në Kuvendin e Shqipërisë. Kur kanë mbetur edhe pak javë nga vendimi historik për dhënien e një statusi për të ardhmen europiane të vendit tonë, fatkeqësisht, Shqipëria ndihet më shumë Ballkan sesa Europë.

Lufta e egër politike, mungesa e dialogut të qëndrueshëm mes partive politike, bllokimi i reformave në shpejtësinë që kërkohen dhe shumë gjëra të tjera, janë sinjali i keq që po u dërgojmë kancelarive europiane gjithë këto ditë kritike. Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, por edhe kryetarit të Partisë Kristiandemokrate, dua t’iu bëj ftesën e sinqertë të gjitha palëve, të gjithë deputetëve dhe kryetarëve të partive, të gjithë drejtuesve të institucioneve, të gjithë shoqërisë civile, apo medias, që të mendojmë për një moment se çfarë duhet të bëjmë për vendin tonë, për Shqipërinë Europiane. Le të reflektojmë dhe të dëgjojmë se çfarë mesazhi na kanë dhënë secilit prej nesh drejtuesit e lartë të Brukselit, dhe lë të veprojmë pa kushte në kohën e mbetur që Shqipëria të meritojë statusin e vendit kandidat, i cili nuk është fitorja e një partie apo mazhorance, por edhe sfida e madhe që secili prej nesh bën për Shqipërinë e sotme dhe brezat e ardhshëm. Ky moment më jep të drejtën që t’i drejtohem hapur edhe mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, të cilët u vo t ë b e su a n b a sh k ë m e n e s i kristianëdemokratë nga shqiptarët më 23 qershor të vitit të kaluar, si një Aleancë për Integrimin Europian, që të bëjnë maksimumin e tyre deri në sakrificë që Shqipëria të fitojë betejën që e pret në muajin e ardhshëm.

Po ashtu, opozita duhet ta bëjë sot, më shumë se asnjëherë tjetër, konkret qëndrimin e saj të shprehur se e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE pa kushte. Kusht tjetër nuk ka veçse t’iu bashkëngjitet të gjithë faktorëve dhe aktorëve në Shqipëri që të shkojmë në qershor të gjithë bashkë, si europianë dhe jo si shqiptarë grindavecë dhe ziliqarë. Gjej rastin që t’i bëj ftesë të gjithë faktorit politik kristiandemokrat në vend që bashkërisht të koordinohemi dhe të marrim hapin e madh që t’u dërgojmë kërkesën për mbështetje të gjitha partive popullore dhe demokristiane europiane, të gjithë udhëheqësve të këtyre familjeve në vende të tilla si Gjermania, Holanda, Italia, Austria etj., që t’i thonë “Po” statusit pikërisht për hir të kësaj tradite që ekziston dhe për shkak të rikthimit të Shqipërisë në Europën që i ka takuar jo vetëm gjeografikisht në shekuj. Ditët kalojnë shpejt dhe qershorin e kemi shumë afër jo si një detyrë që na kanë lënë zyrtarët e Brukselit, por si një detyrim që ua kemi për borxh stërgjyshërve tanë, dhe njëherësh si një sakrificë që ua kemi si prindër fëmijëve tanë. Në qershor ne duhet të rifitojmë Europën pas shumë shekujsh harrese, vuajtjeje dhe ndarjeje. *Autori është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe kryetar i Partisë Kristiandemokrate.


14

analizë

debati Kush i trembet reformës së arsimit të lartë dhe pse? (II)

Fatos Tarifa ...Vijon nga dje Modelet e universitetit në hapësirën europiane Le ta trajtojmë çështjen e modelit nga pikëpamja historike dhe ajo aktuale. Në çdo epokë historike, roli dhe përgjegjësitë e universitetit janë vlerësuar e rishqyrtuar mbi bazën e natyrës e të nevojave të shoqërisë që e mbështetin atë. Idetë tradicionale mbi universitetin deri më sot, kanë qenë katër: (1) ideja e universitetit mesjetar, e mishëruar në prototipe të tilla si, Universiteti i Bolonjës, Universiteti i Salernos dhe Universiteti i Parisit; (2) ideja e universitetit modern, e lidhur me emrin e Kardinalit Newman dhe e mishëruar në Oksfordin e shekullit të 19-të; (3) ideja e universitetit kërkimor, e mishëruar në vizionin e Humboldtit dhe e institucionalizuar në Universitetin e Berlinit dhe (4) ideja e universiteteve skoceze të shekullit të 19-të dhe që, në shekullin e 20-të, u bë e njohur si modeli i universitetit anglo-amerikan (jo anglo-sakson, pasi ky është një term që përdoret gjerësisht në mënyrë të gabuar). Grupi i pedagogëve kontestues e kundërshton modelin britanik, shumë pak të përhapur në “kontinent”, dhe evokon “modelin e universiteteve publike europiane”. Por, këtu, çështja vështirësohet, së paku për dy rrethana. Së pari, universitetet europiane nuk i përkasin një modeli të vetëm. Ai që njihet si modeli kontinental, është krijuar së pari në Europën kontinentale, në Gjermani, në Itali dhe në vendet e Europës Qendrore. Pothuajse të gjithë universitetet e ndërtuara sipas këtij modeli janë publike dhe financohen nga buxheti i shtetit (kombëtar apo federal), ose provincial. Shumica e këtyre universiteteve drejtohen nga një Rektor. Senatet e tyre, të përbëra nga anëtarë të stafeve akademike, kanë një peshë më të madhe në drejtimin e universiteteve sesa senatet e universiteteve amerikane. Në vendet që aplikojnë këtë model, është qeveria ajo që përcakton buxhetin për çdo universitet dhe fare pak përpjekje bëhen për të gjeneruar fonde ose donacione bamirëse për sektorin e arsimit. Në këto vende, studentëve u kërkohet të paguajnë fare pak, ose aspak për studimet e tyre të larta, çka do të thotë se mundësitë për të financuar sistemin e arsimit të lartë përmes të ardhurave nga regjistrimet e studentëve janë tepër minimale. Përveç kësaj, në shumë universitete europiane, theksi vihet jo në konkurrencën, por në egalitarizmin dhe në trajtimin e barabartë, gjë që ka çuar në politika të pranimeve falas të një numri shumë të madh studentësh në një institucion të vetëm (më shumë se 100,000 studentë në Universitetin La Sapienza të Romës; mbi 70,000 studentë në Universitetin e Vjenës), si ed-

he në një rënie të ndjeshme të kushteve e të standardeve të mësimdhënies. Në vendet e Europës kontinentale, kërkimi i kualifikuar shkencor realizohet, kryesisht, jashtë universiteteve, në qendra dhe institute kërkimore kombëtare si, p.sh. Centre National de la Recherche Scientifique (CNRS) në Francë, apo Instituti Max Planck në Gjermani, të cilat, edhe pse në më të shumtën e rasteve “ushqehen” nga sistemi universitar, nuk i japin këtij të fundit thuajse asgjë në shkëmbim. Edhe pse vitet e fundit kanë filluar të krijohen universitete private, ata janë përgjithësisht të vegjël dhe të marxhinalizuar në sistemin e arsimit të lartë. Shembulli më tipik i modelit kontinental janë universitetet gjermane, të cilat, ndërsa në shekullin e 19-të dhe deri në vitet 1920 kryesonin listën e universiteteve më të mira të globit, sot janë shumë prapa universiteteve amerikane dhe atyre angleze, madje renditen edhe më poshtë se universitetet e disa vendeve të vogla europiane si, Holanda, Suedia apo Zvicra. Sipas një studimi krahasues nga më të rëndësishmit që është kryer deri më sot mbi sistemet e arsimit të lartë, nga revista The Economist (“The Brains Business: A Survey of Higher Education”, 10/9/2005; shttp:// www.utsystem.edu/ipa/planning/EconomistTheBrainsBusiness-091005.pdf ),“problemi më i madh” i universiteteve gjermane dhe, përgjithësisht, i universiteteve të modelit kontinental, është “dora e vdekur e shtetit”. Në këtë studim thuhet: “Problemet kryesore të universiteteve kudo në Europë janë të njëjtat: kontrolli shumë i madh i shtetit mbi to dhe fare pak liri për t’i menaxhuar vetë punët e tyre. Qeveritë i kanë detyruar universitetet të arsimojnë, me fare pak shpenzime, armata të mëdha studentësh dhe u kanë mohuar [universiteteve] ato dy liri, për të cilat ata kanë nevojë që të konkurrojnë në tregun ndërkombëtar: t’i zgjedhin vetë studentët e tyre dhe t’i shpërblejnë profesorët e tyre me pagën që përcakton tregu për punën që bëjnë”. Po sipas atij studimi, mjafton të shohësh se në ç’nivel ka rënë Universiteti Humboldt në Berlin (universiteti ku studiuan Fihte, Hegeli, Shopenhauer, Shelling, Marksi, Engelsi, Bismarku, Ajnshatjni, Planku etj.), dhe institucioni që krijoi modelin e “universitetit kërkimor” që inspiroi zhvillimi e arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara, për të kuptuar sesa shumë kanë humbur universitetet gjermane pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Dikur një ndër universitetet më të famshme në botë, ky universitet renditet sot thuajse njëlloj me Universitetin e Utah-ut, i cili renditet i 121-ti në SHBA. Nga ana tjetër, modeli francez, edhe pse i ngjashëm me modelin kontinental, dallon prej tij, ndër të tjera, edhe për faktin se në Francë, krahas me sistemin e universiteteve publike, shteti ka krijuar, qysh nga shekulli i 18-të, një sistem paralel të “shkollave të mëdha” (grandes écoles), në të cilat tradicionalisht është përgatitur elita ekonomike dhe politike franceze. Kjo elitë duket se është, në parim, meritokratike dhe pranimi në këto shkolla bëhet në bazë të konkurrimit. Megjithatë, aksesi në këto shkolla nuk është i njëjtë për të gjithë (çka do të thotë se ky sistem nuk është i hapur për këdo) dhe elita franceze, në tërësi, vazhdon të riprodhojë vetveten. Grandes écoles financohen përgjithësisht nga shteti. Cilësia e tyre më e lartë, krahas lehtësive që krijon për to CNRS dhe disa institucione të tjera kërkimore të klasit të parë, kanë bërë që elita shkencore dhe intelektuale franceze të ruajë prestigjin e saj edhe në kushtet e një rënieje të ndjeshme të sistemit të universiteteve publike në këtë vend. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për të zgjed-

Universitetet europiane nuk i përkasin një modeli të vetëm. Ai që njihet si modeli kontinental, është krijuar së pari në Europën kontinentale, në Gjermani, në Itali dhe në vendet e Europës Qendrore. Pothuajse të gjithë universitetet e ndërtuara sipas këtij modeli janë publike dhe financohen nga buxheti i shtetit (kombëtar apo federal), ose provincial. Shumica e këtyre universiteteve drejtohen nga një Rektor. Senatet e tyre, të përbëra nga anëtarë të stafeve akademike, kanë një peshë më të madhe në drejtimin e universiteteve sesa senatet e universiteteve amerikane. hur e përshtatur një model universitar për Shqipërinë ndër modelet europiane, as që mund të imagjinohet se ky model do të ishte ai i “shkollave të mëdha”, çka janë gjëja më e mirë e sistemit universitar francez, por jo vetë sistemi. Së dyti, “modeli europian” (lexo kontinental) i universitetit, është më shumë një model i së shkuarës, sesa një model i së ardhmes. “Universiteti i Napoleonit”, i cili përfaqëson sistemin e parë universitar europian modern, fjala vjen, lindi nga një kërkesë tipike e epokës së Iluminizmit për homogjenizimin e dijes profesionale dhe për monopolizimin e dijes shkencore. Funksioni i parë dhe më i rëndësishëm i universitetit europian modern kishte të bënte me përzgjedhjen e dijes të kontrolluar institucionalisht. Në pozitën e të ngarkuarit nga shteti dhe, shpesh herë, të interpretuesit në emër të interesave të shtetit, komuniteti akademik mori përsipër detyrimin për të futur një rregull të parevokueshëm në fushën e dijes. Sfera e universitetit europian modern u uzurpua qysh në fillim nga një pushtet i jashtëm, nga pushteti i shtetit, i cili, në një masë të konsiderueshme, mbetet edhe sot imun ndaj kërkesave të përsëritura të institucioneve akademike për autonomi të gjerë dhe për vetërregullim të aparatit të tyre arsimor. Në këtë mënyrë, univer-

siteti europian modern u bë shprehës i interesave dhe i aspiratave për zhvillim të pavarur kombëtar dhe, si i tillë, ai ishte një institucion arsimor i një rëndësie të veçantë kombëtare. Ai u themelua nën paternalizmin e shtetit, pikërisht në kohën kur shteti mori përsipër detyrimin për të formuar kombin. Siç vinte në dukje Jean-François Lyotard, në raportin e tij “Gjendja postmoderne” (The Postmodern Condition, 1987, f. 31), “Masat e marra nga Napoleoni për arsimin e lartë u motivuan, përgjithësisht, nga nevoja për të prodhuar kapacitetet administrative dhe profesionale, të domosdoshme për stabilitetin e Shtetit. Pothuajse në të njëjtën kohë, një program i maskuar politiko-ligjor i universitetit gjerman, që synonte legjitimimin e shtetit, gjeti mbrojtësin e vet kryesor te ministri prusian i arsimit, Wilhelm von Humboldt, dhe modelin i tij tek i ashtuquajturi“universitet idealist”, komuniteti akademik i të cilit përfaqësohej nga “subjekte të autorizuara të dijes”. Në modelin humboldtian të universitetit, klasës pedagogjike iu dha një rol i dyfishtë: ajo mbante monopolin mbi kërkimin e lirë të së vërtetës dhe, në të njëjtën kohë, mandatin për arsimimin ekskluziv të kombit. Mund të thuhet se ishte vetëm “idealizmi gjerman” ai që e zhvilloi plotësisht idenë e universitetit teorik, si një institucion i privilegjuar, ose si qendra e një metanarrative totalizuese. Siç shkruan Daniel Goldhagen, në librin e tij “Vrasësit e vullnetshëm të Hitlerit”, “Detyra e universitetit prusian ishte të përgatiste subjektin për një përzierje unike dhe të përgjithshme të dijes, të së vërtetës dhe të kombit. Fryma ka nevojë për Liri Absolute, e cila, në sistemin teorik të filozofit më të madh të shtetit, Hegelit, aktualizohet si akademike dhe, njëkohësisht, si e vërtetë e shtetit (Hitler’s Willing Executioners, 1996, f. 83).Në periudhën e “socializmit nacional” në Gjermani, modeli gjerman i universitetit, çoi në nacionalizimin nazist të dijes së universitetit dhe të jetës akademike në përgjithësi, në atë masë sa, siç shprehej vetë Martin Heideger, “rektori-fyhrer” famëkeq i Universitetit të Friburgut, më 1933, “nuk është më e mundur të flitet për një marrëdhënie [të universitetit] me shtetin, sepse vetë universiteti u bë shteti”. Pas shkatërrimit të sistemeve post-totalitariste të arsimit të lartë, shumica e ish-regjimeve komuniste në Europën Lindore nuk e kanë lejuar deri më sot universitetin të emancipohet plotësisht, duke mos e ndarë atë nga themeluesi i tij— Shteti. Delegjitimimi burokratik i institucioneve universitare dhe dija e tyre akademike kanë mbetur, përgjithësisht, nën kontrollin e ministrive të arsimit të këtyre vendeve. Në periudhën e universiteteve socialiste, administrimi shtetëror i arsimit të lartë, siç e dimë, u zgjerua, u centrali-


analizë

zua dhe u stabilizua. Burokracia e regjimit arriti të kontrollonte në mënyrë solide dhe tërësisht jetën akademike. I gjithë sistemi arsimor, përfshirë edhe atë universitar, u bë baza zyrtare e ushtrimit të ideologjisë. Për gati gjysmë shekulli, tiparet autoritariste të një marksizmi të kufizuar e shtrembëruan tërësisht formën standarde të diskursit akademik. Universiteti u bë, si të thuash, një “shkollë partie” për arsimimin e masave socialiste, të cilat duhet të çliroheshin nga mallkimet e traditës dhe nga demonët e së kaluarës, ndërsa shkenca sociale, siç shkruante Alvin Gouldner në atë kohë, u bë “sociologjia partiake e intelektualëve”. Në dallim nga modelet e tjera europiane dhe nga universitetet amerikane,universitetet britanike nuk janë ekzaktësisht as institucione shtetërore, as private. Ato janë institucione publike, të cilat mbështeten dhe subvencionohen nga qeveria, por nuk financohen krejtësisht prej saj. Financimi i tyre bëhet nga British Exchequer, një agjenci e veçantë qeveritare (e krijuar qysh në shekullin e 12-të), përmes një procesi, i cili ruan një barrierë mes universiteteve dhe qeverisë, duke u dhënë universiteteve britanike më shumë autonomi nga ajo që gëzojnë universitetet publike në të gjitha vendet e Europës kontinentale. Pavarësisht nga kjo, sistemi universitar në Britaninë e Madhe ka, gjithashtu, problemet e veta. Gjatë dekadave të fundit, sidomos duke nisur nga qeveria e kryeministres Margaret Thatcher, një politikë esencialisht populiste e ndjekur nga konservatorët anglezë në vitet 1980 çoi në konvertimin e një numri të madh shkollash politeknike në universitete, gjë që, përveçse e rriti numrin e studentëve me diploma universitare, çoi pashmangësisht, nga njëra anë në rënien e standardeve dhe të prestigjit të universiteteve britanike në përgjithësi dhe, nga ana tjetër, në thellimin e hendekut midis universiteteve kërkimore angleze më të mira, sidomos dyshes Oxbridge (Oxford dhe Cambridge), dhe një grupi universitetesh të klasit të dytë, pothuaj njëlloj siç ka ndodhur në Francë. Sidoqoftë, universitetet britanike, në përgjithësi, kanë mundur të ruajnë një prestigj më të lartë sesa universitetet e tyre rivale në kontinentin europian, ndër të tjera edhe për shkak se ata kanë fituar një shkallë më të lartë lirie nga shteti në përcaktimin e tarifave të shkollimit, çka ka ndikuar drejtpërsëdrejti në fuqizimin financiar të tyre. Nga kjo analizë e shkurtër krahasuese, mund të themi se reforma e sistemit të arsimit të lartë që po ndërmerr qeveria shqiptare, duke u mbështetur në sistemin britanik, merr një rëndësi edhe më të veçantë, sepse, në fund të fundit, modeli i propozuar ka më pak vend për shtetin dhe më shumë autonomi për universitetet. Dhe, nëse i

Konsideratave dhe kritikave të disa prej këtyre individëve u mungon tërësisht legjitimiteti moral. Përveç atyre që kanë marrë nga shteti pa i dhënë asgjë universitetit, ka edhe ndonjë prej tyre që e ka mjelë mirë sistemin ekzistues të arsimit të lartë, duke qenë part-time këtu, part-time diku tjetër. Po kështu, ka mes tyre edhe ndonjë që i ka mjelë financiarisht sa ka mundur edhe universitetet private, duke dhënë mësim part-time këtu, part-time atje, ose që ka bërë para sa kanë mundur nëpër borde institucionesh dhe, për më tepër, si anëtar komisionesh shtetërore ka bërë padrejtësi e dëme, tashmë publikisht të njohura, për shkak jo thjesht të sistemit, por edhe të natyrës së vet njerëzore. përmbahemi vlerësimeve të studimit të sipërpërmendur të revistës The Economist, mund të themi se vizioni që ka orientuar projektin e propozuar të reformës së arsimit të lartë në Shqipëri është vizioni i duhur. Studimi në fjalë vjen në përfundimin se marrëveshjet e universiteteve europiane me shtetin u ngjajnë, në të vërtetë,“një pakti me djallin” dhe se, “sa më shumë që të reduktohet roli i shtetit, aq më shumë do të lulëzojë arsimi i lartë”. Dy fjalë mbi moralitetin e“protestës” Edhe pse projekti i propozuar për reformimin e arsimit të lartë ka shumë nevojë të përmirësohet e të detajohet më tej, mua më duket se një pjesë e argumenteve të grupit të pedagogëve që e kundërshtojnë atë dhe modelin e propozuar tingëllojnë si një apologji për sistemin etatist të arsimit të lartë, të cilin duhet ta lëmë pas. Për disa prej tyre, që autori i këtyre radhëve i njeh personalisht, shteti ka qenë mbrojtësi dhe ushqyesi i mediokritetit të tyre akademik, sepse shteti dhe sistemi i tij arsimor i kanë lejuar ata të vegjetojnë në universitete për dekada me radhë, tërësisht të patrazuar. Sidoqoftë, ka edhe një aspekt moral, shumë të rëndësishëm, që nuk mund të kalojë pa u vënë re në “panikun” që karakterizon prononcimin e një pjese të këtij grupi. Bëhet fjalë jo

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

thjesht për të mbajtur në këmbë një sistem të arsimit të lartë (që në fakt, në gjendjen që është, duket një gjë krejt e pamundur), por për të ruajtur privilegje të pamerituara, të mundësuara pikërisht nga modeli shtetëror i universitetit, si edhe kushtet që e bëjnë të mundur vijimin e mëtejshëm të këtyre privilegjeve dhe të vetë sistemit që i krijon dhe i mbron ato. 22 vjet më parë, tre prej pedagogëve të këtij grupi, në një prej episodeve më të shëmtuara të historisë së arsimit të lartë në Shqipërinë postkomuniste, kërkuan mbylljen e Fakultetit atëherë të sapoformuar të Filozofisë dhe Sociologjisë në Universitetin e Tiranës, për shkaqet më banale: njëri prej tyre për shkak se nuk u emërua ai dekan i atij fakulteti nga ministria e atëhershme e arsimit, por një kolegu i tij; ndërsa dy të tjerët me shpresë se një riorganizim i atij fakulteti do t’i “mbulonte” paaftësitë e tyre. Kur u mendua që ai fakultet të riorganizohej e të rihapej, dy nga këta pedagogë, që sot shprehen kundër reformimit të sistemit të arsimit të lartë, Aleksandër Kocani dhe Gjergj Sinani, u vlerësuan me shkrim, nga një komision ekspertësh të huaj që i testuan për njohuritë e tyre akademike në Tiranë, si “të paaftë për të dhënë mësim në shkollën e lartë”. Nëse këta individë, për ironi të fatit dhe për fatin e keq të studentëve të tyre, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të japin mësim në Universitetin e Tiranës, madje me titullin “profesor”, kjo, ndër të tjera, dëshmon se sa negativ mund të jetë roli i shtetit në drejtimin e universitetit, kur edhe pedagogët më të paaftë i mban në punë, ndërkohë që vajza dhe djem të rinj, të mençur e të aftë, madje të shkolluar edhe në universitete shumë të mira perëndimore, nuk gjejnë dot vend në universitetet shtetërore, pikërisht për shkak të sistemit ekzistues (që nuk i ka bërë konkurrencën e ndershme të vlerave dhe meritokracinë parime të vetat), dhe pikërisht për shkak se pedagogë të paaftë si ata që përmenda më sipër, janë bërë dhe mbeten, me ndihmën e shtetit, barrierë thuajse e pakapërcyeshme për më të rinjtë. Edhe më parë kam vënë në dukje se universitetet prodhojnë jo vetëm dije dhe njerëz të arsimuar, por edhe ata që nesër do të prodhojnë më shumë dije dhe të tjerë njerëz të arsimuar. Por, në kontekstin për të cilin shkruaj, dëshiroj të theksoj se, thelbi i reformës së arsimit të lartë në vendin tonë dhe sekreti i suksesit të saj qëndron jo vetëm në mënyrën sesi prodhohen dija dhe njerëzit e arsimuar por, sidomos, në mënyrën sesi “prodhohen” prodhuesit e dijes dhe të njerëzve të arsimuar, pra profesorati shqiptar. Por jo profesorë të llojit Kocani-Sinani. Çfarë thashë më sipër shpjegon frustrimin e madh të “profesorëve” të tillë për shkak të një reforme që, duke e vënë arsimin e lartë në kushte më të mira lirie dhe konkurrence akademike, ua minimizon, ose ua heq atyre mundësitë për të vegjetuar edhe më tej në universitete që do të jenë, këtej e tutje, publike. Është tërësisht e pandershme dhe e pafalshme që këta njerëz, të vlerësuar si“të paaftë” për t’u dhënë mësim studentëve të shkencave sociale 20 vjet më parë, vazhdojnë t’i japin mësim një gjenerate të re studentësh, që me diplomën e sotme universitare do të jenë në tregun e punës e të dijes për 50 vitet e ardhshme. Konsideratave dhe kritikave të disa prej këtyre individëve u mungon tërësisht legjitimiteti moral. Përveç atyre që kanë marrë nga shteti pa i dhënë asgjë universitetit, ka edhe ndonjë prej tyre që e ka mjelë mirë sistemin ekzistues të arsimit të lartë, duke qenë part-time këtu, parttime diku tjetër. Po kështu, ka mes tyre edhe ndonjë që i ka mjelë financiarisht sa ka mundur edhe universitetet private, duke dhënë mësim part-time këtu, part-time atje, ose që ka bërë para sa kanë mundur nëpër borde institucionesh dhe, për më tepër, si anëtar komisionesh shtetërore ka bërë padrejtësi e dëme, tashmë publikisht të njohura, për shkak jo thjesht të sistemit, por edhe të natyrës së vet njerëzore. Këto do të mjaftonin që njerëz të tillë, të ushqyer si shushunjëza nga një sistem universitar që nuk i vuri kurrë në provë njohuritë e tyre akademike dhe aftësitë e tyre profesionale, madje që nuk i vuri kurrë në kushtet e konkurrencës në tregun akademik e profesional jashtë vendit, të mos e hidhnin poshtë kaq “lehtësisht” një projekt që (me përmirësimet që eventualisht mund t’i bëhen) përveçse është i dobishëm, është edhe i vonuar për vendin tonë. Një sistem universitar për shekullin e 21-të Mendjet e njerëzve janë aseti më i madh i një shoqërie dhe universitetet që i kultivojnë këto mendje, janë institucione shumë të rëndësishme për begatinë ekonomike të një vendi, po aq të rëndësishme sa edhe bankat apo një treg i punës që funksionon mirë. Veçanërisht në periudhën postkomuniste, sistemi i arsimit të lartë në Shqipëri përgjithësisht ka dështuar në misionin e tij për t’i zhvilluar, përgatitur, stimuluar dhe frymëzuar mendjet e brezit të ri. Përfytyroni, për një çast, potencialet e parealizuara të këtij brezi të ri

13.05.2014

15

të kombit tonë, në fillim të shekullit të 21-të! Sa ide kreative, sa shpikje dhe inovacione teknologjike, sa vlera dhe kontribute artistike, sa zhvillime të rëndësishme për krijimin e një sistemi shoqëror me të drejtë humbasin pikërisht sepse shumë nga institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë nuk ofrojnë atë që pritet prej tyre—arsimin e lartë—çka edhe përbën, në fakt, arsyen e ekzistencës dhe misionin e tyre Unë besoj se reformimi i sistemit universitar në Shqipëri (duke e lënë domosdoshmërisht të lirë, edhe pse jo të pamonitoruar, sferën e veprimit në sektorin privat të arsimit të lartë, sepse, në fund të fundit, jetojmë në një shoqëri kapitaliste e demokratike), synon pikërisht konsolidimin e mëtejshëm të këtij sistemi dhe shndërrimin e tij në një sistem të tillë, që t’u përgjigjet kushteve dhe nevojave të sotme e të nesërme të shoqërisë shqiptare, në një botë gjithnjë e më shumë të globalizuar. Globalizimi imponon ndryshime të shumta dhe të rëndësishme në jetën e secilit prej nesh. Varësia jonë ndaj zhvillimit shkencor dhe teknologjik është bërë më e madhe se kurrë. Lidhjet tona me individë të tjerë dhe me botën që na rrethon, gjithashtu, janë bërë shumë më komplekse. Një informacion gjithnjë e më i madh është sot i disponueshëm për këdo që ka disa njohuri minimale se si të përdorë një PC dhe si të navigojë në “infosferë”. Kulturat e ndryshme po deterritorializohen dhe konvergohen. Një masë gjithnjë e më madhe njerëzish udhëtojnë dhe zhvendosen nga një rajon i globit, në një tjetër, duke krijuar marrëdhënie të reja me shoqëri të tjera dhe, shpesh herë, edhe me vet kulturën e tyre. Rreth gjysmë miliard njerëz udhëtojnë çdo vit në “fshatin global” të sotëm, në një botë, e cila, siç shprehet Thomas Friedman, është reduktuar nga një “size small”, në një “size tiny”, dhe në të cilën, triliarda dollarë, ose aq pasuri sa prodhojnë Shtetet e Bashkuara në një vit, shkëmbehen në tregjet financiare rreth e qark globit në një ditë të vetme. Të gjitha këto zhvillime, në një mënyrë ose në një tjetër, kanë ndryshuar tek çdonjëri nga ne—dhe tek të gjithë ne sëbashku—mënyrën e të kuptuarit të botës, si edhe marrëdhënien tonë me të. Këto ndryshime kanë bërë të domosdoshme transformimin thuajse të të gjitha institucioneve dhe sferave të jetës e të veprimtarisë njerëzore, në të cilat bën pjesë edhe arsimi i lartë. Ka kohë që sistemi ynë universitar (dhe sistemi ynë arsimor, në përgjithësi) është në një krizë të thellë. Ky sistem duhet reformuar dhe sa më parë. Problemet dhe sfidat të cilat duhet të përballojë sistemi janë të mëdha, prandaj edhe zgjidhjet për to duhet të jenë të mëdha. Reforma e arsimit të lartë lipset të jetë thelbësore, që do të thotë përmbajtësore në radhë të parë, por edhe financiare dhe strukturore. Ajo duhet të pasqyrojë transformimet ekonomike e kulturore të shoqërisë shqiptare, ndryshimet në mënyrën e formimit dhe në interesat e brezit të ri dhe, sidomos, t’u paraprijë zhvillimeve të ardhshme në çdo sferë të aktivitetit ekonomik dhe shoqëror. Siç ka vënë në dukje Eric Ashby, një sistem universitar “duhet të jetë mjaftueshmërisht i qëndrueshëm për të ruajtur dhe vazhduar idealin për të cilin universiteti u krijua, si edhe mjaftueshmërisht reagues [ndaj zhvillimeve të shoqërisë] për të vazhduar së qeni i rëndësishëm për shoqërinë që e mbështet atë”. Në përfundim dëshiroj të theksoj shkurtimisht tri gjëra: Së pari, në një vështrim afatmesëm dhe afatgjatë, reformimi i sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri nuk mund të ketë sukses, madje as nuk mund të ndodhë, nëse ai nuk paraprihet, ose nuk shoqërohet nga reformimi i tërë sistemit piramidal të arsimit; Së dyti, është një përgjegjësi historike e brezit të rritur që të krijojë dhe t’u lerë brezave të rinj një sistem arsimor dhe një sistem universitar modern, në të cilin ata të formohen me njohuritë dhe me shprehitë më të nevojshme për dekadat e ardhshme. Nëse e lëmë pasdore këtë detyrim ndaj brezave të rinj, ne jo vetëm që s’do të kemi përmbushur misionin tonë intelektual ndaj shoqërisë sonë, por edhe do të gjykohemi rëndë nga brezat qe do të vijnë. Molieri thoshte se, “ne jemi përgjegjës jo vetëm për atë çfarë bëjmë, por edhe për atë çfarë nuk bëjmë”. Së treti, për sistemin arsimor (përfshirë edhe arsimin e lartë) dhe për politikat arsimore që do të përcaktojnë arsimimin dhe zhvillimin profesional të brezit tonë të ri, na duhet të mendojmë dhe të vendosim ne, brezi i rritur. Sado të mençur dhe të informuar që të jemi ne, madje edhe ata më të shquarit nga ne, përg jeg jësia jonë ndaj arsimimit dhe edukimit të brezit te ri do të mund të përmbushet me sukses vetëm nëse i njohim mirë aftësitë, kërkesat dhe nevojat e tyre, çka mund të arrihet duke i dëgjuar këto më mirë dhe vazhdimisht prej tyre. *Fatos Tarifa ka qenë Ambasador i Shqipërisë në Holandë dhe Amerikë. Aktualisht është pedagog në Universitetin New York-Tirana dhe anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.


16

kulturë

Autobiografia

Promovimi

I veshur sportiv me pamjen prej djaloshi imcak, me sytë dallueshmërisht të hirtë e me një modesti karakterizuese, i shoqëruar nga një melodi violine që luhej në sfond, Papavrami promovoi dje në Universitetin Europian të Tiranës librin e tij autobiografik

Fugë për violinë Tedi Papavrami sjell në shqip arratisjen drejt Parisit Violinisti me famë botërore ishte dje në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës për të promovuar librin autobiografik “Fugë për violinë”. I botuar fillimisht në gjuhën frënge, ai vjen për lexuesin nga Shtëpia botuese UET-Press. Papavrami tha se shpreson që ky libër t’u sjellë shqiptarëve atë çka ai ka rrëfyer me sinqeritet.

P

ër rastësi apo të një lloj providence hyjnore a lidhjeve të fijeve të fatit, jeta e tij i ngjet tamam një fuge- një arratie e një pjese muzikore të shkruar për violinë- ku zërat imitojnë njëri-tjetrin dhe ikin vazhdimisht nga njëri zë në tjetrindhe një arratie nga një regjim që e dënon këtë të fundit me llojet më çnjerëzore të dënimeve...violina, Enver Hoxha, ikja në Francë, zemërimi i regjimit, fama ndërkombëtare, virtuoziteti...Tedi Papavrami sjell kështu për publikun shqiptar historinë e tij. I botuar për herë të parë në gjuhën frënge “Fugue pour violon seul”, violinisti me famë botërore vendosi ta sjellë për lexuesin shqiptar në një bashkëpunim me Shtëpinë botuese “UET –Press ”. I veshur sportiv me pamjen prej djaloshi imcak, me sytë dallueshmërisht të hirtë e me një modesti karakterizuese, i shoqëruar nga një melodi violine që luhej në sfond, Papavrami firmoste autografe për të pranishmit në ceremoninë promovuese; miq artistë, intelektualë e akademikë, njerëz të medias e studentë. Si mikpritës i këtij evenimenti, presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Adrian Civici e vlerësoi librin si një manual të vlefshëm për të gjithë të rinjtë që në auditorët e universitetit imagjinojnë dhe dëshirojnë një karrierë të suksesshme në profesionet e tyre. “Tedi Papavrami është nga simbolet më të mira që ka pasur realiteti shqiptar në këto vite, simbol i mishërimit të suksesit, i mishërimit të karrierës dhe vullnetit për të bërë diçka shumë

më përtej Shqipërisë, jo thjesht nga pikëpamja gjeografike, por nga pikëpamja e vlerave dhe përmbajtjes. Tedi Papavrami është mishërim i gjallë i guximit dhe veprimit. Sot, ai është një nga personalitetet më të shquara botërore në fushën e muzikës dhe një krenari për të gjithë ne”, – u shpreh Civici. Vetë autori Tedi Papavrami theksoi se botimi në shqip i këtij libri është një jehonë e çuditshme për të, ndërkohë që pret me kuriozitet se si do të pritet prej shqiptarëve. “Është emocionuese për mua që libri të botohet në shqip. Është i vetmi vend në botë ku ai do të pritet ndryshe nga vendet e tjera. Sigurisht që jam në pritje dhe kurioz për përshtypjen që do t’u lërë shqiptarëve. Ishte pak e çuditshme për mua që përderisa libri në pjesën më të madhe zhvillohet në Shqipëri, domethënë në gjuhën shqipe, por ndërkohë unë e kisha shkruar frëngjisht. Dhe tani është një rikthim në gjuhën shqipe. Kjo bën një jehonë të çuditshme te mua, po aq sa edhe ardhja ime këtu, si dhe programi i koncerteve që kam parashikuar, i cili nuk është i rastit, pasi i kushtohet kompozitorit Bah, ai që më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës sime dhe që është shumë prezent në këtë libër. Shpresoj që ky libër do t’u sjellë shqiptarëve diçka nga ajo që unë jam munduar ta shpreh me sinqeritet”,- tha Papavrami. Përkthyesja e librit nga gjuha frënge, Blerta Hyska tha se ky është një nga ata libra që vazhdon të ketë efekt te lexuesi edhe mbasi është mbyllur. “Shpresoj që këtë ndjesi ta kemi përcjellë edhe te ju.

“Është emocionuese për mua që libri të botohet në shqip. Është i vetmi vend në botë ku ai do të pritet ndryshe nga vendet e tjera. Sigurisht që jam në pritje dhe kurioz për përshtypjen që do t’u lërë shqiptarëve. Ishte pak e çuditshme për mua që përderisa libri në pjesën më të madhe zhvillohet në Shqipëri, domethënë në gjuhën shqipe, por ndërkohë unë e kisha shkruar frëngjisht".

Falenderoj Tedin që ma besoi mua përkthimin e këtij libri. Jam e gëzuar, por ndjej edhe një trishtim, pasi përfundoi sot këtu një aventurë shumë e bukur, letrare, njerëzore, që mblodhi rreth vetes disa njerëz të pasionuar pas letërsisë, pas artit, pas dëshirës për t’i bërë gjërat mirë. Ne që kemi punuar me librin, sot po e lëmë librin të ikë dhe i uroj rrugëtim të mbarë”, - përfundoi Hyska. Ajola Xoxa, e cila ka bërë redaktimin e librit, e vlerësoi këtë botim si një e mirë shumë e madhe që i vjen publikut shqiptar. Sipas saj, në këtë botim rrëfehet drama e shumë njerëzve nën regjimin komunist. “Ne, të rinjtë shqiptarë i duam gjërat shumë kollaj. Duam të bëhemi të suksesshëm shumë shpejt. Përmes këtij libri, çdo i ri që do të bëhet i suksesshëm, duhet të dijë se për të arritur aty lart duhet shumë mund, duhet shumë punë e disiplinë. Kjo biografi do t’i shërbejë çdo të riu për ta kuptuar

që gjërat duhen marrë me pak më shumë mund”, - u shpreh Xoxa. Edhe botuesi Henri Çili e konsideroi librin e Papavramit si një botim sui generis, mjaft të vlefshëm për të rinjtë e sotëm. “Libri i Tedit është një manual këshillimi karriere për çdo të ri, për çdo student që do të shkëputet nga e zakonshmja, që do të lërë një gjurmë ose që do të vetaktualizohet. Si i tillë, lidhja e këtij libri me UET-in është lidhja më e ngushtë në serinë e botimeve që UET bën, me karakterin e universitetit dhe punën që ne bëjmë. Merremi me të rinjtë shqiptarë, përpiqemi të dallojmë dhe realizojmë potencialet e tyre”, - theksoi Çili. Me kast, autori ka luajtur me fjalën “fugë”- që krahas termit muzikor në kuptimin e parë të përdorimit, do të thotë edhe arratisje, ikje e papritur. Në muzikë, një fugë është një pjesë e shkruar me disa zëra që imitojnë


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13.05.2014

17

Tedi Papavrami, sot dhe nesër koncert për violinë me muzikë nga Johan Sebastian Bah, në Teatrin e Operës dhe Baletit

Prezantimi i Bahut për koncertet e Tiranës Nga Tedi Papavrami

njëri-tjetrin, por në mënyrë të zhvendosur. Pas shekullit XVII i jepet ky emër një pjese muzikore të ndërtuar sipas këtij modeli: “arrati”, sepse dëgjuesi ka përshtypjen që temat e fugës që imitojnë njëra-tjetrën, ikin vazhdimisht nga një zë në tjetrin, në një ndjekje të përhershme. E po ashtu në jetën e tij, kjo ikje, kjo arrati lidhet me një ngjarje që e ka ndërruar krejt rrjedhën e saj: ikjen e tij dhe të prindërve nga Shqipëria, veprim që në atë kohë i vinte në kampin e armiqve të vendit, të arratisurve, me pasojat dënuese të pashmangshme për familjet e mbetura në Shqipëri. Arratia e fugës muzikore është aq logjike, e ligjshme, e ndërtuar dhe e bukur sa ç’ishte e shëmtuar, absurde, e verbër dhe e padrejtë në pasojat e saj arratisja nga sistemi i dikurshëm shqiptar... Sot Tedi Papavrami është violinist me famë ndërkombëtare si solist dhe muzikant dhome, jeton në Zvicër, ku prej vitit 2008 është profesor violine në shkollën e lartë të muzikës në Gjenevë, është fitues i çmimit “Diapazoni i Artë” për diskun e tij Bah Bartok dhe paralelisht me karrierën e tij si violinist është edhe përkthyes në gjuhën frënge i shkrimtarit Ismail Kadare. Gazeta Le Nouvel Observateur shkruan për Papavramin se “...përtej saktësisë stilistike, shkëlqimit teknik, bukurisë absolute të tingullit, te Tedi Papavrami të mahnit pasioni. Pas promovimit të librit, për publikun shqiptar Tedi do të japë dy koncerte për violinë, me muzikë nga Bah, në Teatrin e Operës dhe Baletit në datat 13 dhe 14 maj. S.Balliu

Një jetë virtuozi Tedi Papavrami u lind në Tiranë më 13 maj 1971. Ai u lidh me violinën që në moshën katërvjeçare. Studioi violinë me të atin, profesorin e njohur, Robert Papavrami, i cili ndikoi thellë në të ardhmen e tij artistike. Në moshën tetëvjeçare interpreton Cingareskën e Sarasates me Orkestrën Filarmonike të Tiranës dhe tri vite më vonë, Koncertin e parë për violinë të Paganinit. Në shtator të vitit 1982, falë flautistit Alain Marion dhe një burse të ofruar nga qeveria franceze, vazhdon studimet në Paris në Conservatoire National Superieur de Musique, nën drejtimin e Pierre Amoyal. Në vitin 1985 fiton konkursin “Rodolfo Lipitzer” në Gorizia dhe më 1986 fiton me unanimitet çmimin e parë të Konservatorit të Parisit. Pas kësaj date, zhvillimi i tij muzikor vazhdon në mënyrë të pavarur, nën këshillat e muzikantëve të ndryshëm që ka rast të takojë. Në vitin 1992 vlerësohet nga Sacem me çmimin “George Enescu” dhe më 1993 fiton çmimin e parë dhe çmimin special të publikut në Konkursin Ndërkombëtar “Sarasate” në Pamplona. Pas vitit 2000 dhe vdekjes së Jusuf Vrionit, Tedi, krahas karrierës së tij si violinist, ka përkthyer frëngjisht veprat e Ismail Kadaresë. Ka dhënë koncerte në Evropë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, Hong Kong me orkestra të ndryshme ose recital; ka interpretuar nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si K. Sanderling, C. Hogwood, A. Pappano, M.Honeck, F.X. Roth etj. Papavrami është ndër të paktët violinistë që interpreton në koncert integrale të 24 kapriçiove të Paganinit dhe të 6 sonatave dhe partitave të Bahut. Muajin e ardhshëm vlerësohet në Francë nga revistat muzikore Diapason dhe Classica Répertoire me dallimet Diapazon i artë dhe Choc për botimin e tij të ri diskografik me 6 sonatat për violinë solo të Wzhen Izaisë.

Në historinë e artit ndodh më shpesh nga ç’mendohet që majat të arrihen pak kohë pas hapjes së një fushe të re shprehjeje. Para Bahut, repertori për violinë solo nuk është shumë i gjerë e as i elaboruar, por ky fakt nuk e pengoi aspak kompozitorin e madh që në vitin 1720 të kompozojë majën absolute të muzikës për violinë solo: 6 sonatat dhe partitat. Do të na duhet të presim vitin 1945 dhe sonatën për violinë solo të Bela Bartokut që të gjendemi në prani të një maje tjetër, të krahasueshme me ato që mjeshtri gjerman ka eksploruar mbi 200 vite më parë. Sigurisht, midis të dyjave ka ekzistuar Paganini me 24 kapriçiot, i cili i ka hapur rrugë një forme të re virtuoziteti. Por në historinë e violinës, bashkimi i një vështirësie teknike ekstreme në shërbim ekskluziv të një qëllimi të epërm muzikor ndeshet deri tani vetëm tek këto dy vepra. Cikli i plotë i sonatave dhe partitave të Bahut për violinë, kudo në botë, luhet rrallë në koncert. Në Shqipëri ende nuk është luajtur kurrë i tëri. Arsyet janë vështirësia e interpretimit dhe mosbesimi i organizatorëve që një violinë e vetme, pa piano dhe pa orkestër, të mjaftojë për të mbërthyer publikun nëpërmjet një muzikë pa efekte, që ka namin të jetë e rreptë, pa kompromise, ndonëse vetë fakti që janë kryevepra nuk vihet asnjëherë në dyshim. Por cili është interesi i interpretimit të plotë të 6 sonatave dhe partitave, përveç sfidës teknike dhe fizike që paraqet? Në kohën që janë kompozuar këto vepra nuk njihen interpretime publike të tyre, aq më pak të të gjithave bashkë dhe nuk është e sigurt që vështirësitë teknike që paraqesin dhe që ende sot trembin me të drejtë shumë violinistë, nuk i tejkalonin mundësitë teknike të kohës kur u kompozuan. Përgjigjja gjendet pikërisht në dëgjimin e të gjithë ciklit njëherazi: ndonëse Sonata I, tipike e muzikës për organo të kishave, paraqet një truall fetar që mund të quhet si e trashëguar nga edukata e përgjithshme, me Partitën I gjendemi papritur në një botë krejt tjetër. Në modelin e suitave franceze ajo shpreh diçka shumë më pak të distancuar, lidhur nga afër me pasionet, elegancën, kënaqësitë dhe hidhërimet njerëzore, që na kujtojnë jetën në oborret mbretërore franceze. Pas saj, Sonata II, edhe pse e ndërtuar në modelin e alternancës së 4 kohëve me një fugë në mes (si dhe Sonata I), shpreh një intensitet dhe një pështjellim pasionesh, intensitet dhe revoltë shumë më frymëmarrëse, me përjashtim të momentit të paqes që paraqet koha e tretë andante. Nga ana e saj, Partita II që e ndjek, na duket se shpreh një dhimbje më të madhërishme se ajo e Partitës I. Aspekti elegant dhe paksa trillan i kësaj të fundit është shuajtur duke na lënë përshtypjen se nëse në Partitën I dhimbjet kanë zanafillë sentimentale, lidhur me hidhërimet e ndjenjave të dashurisë dhe plagës narcizike, këtu është ende një dhimbje njerëzore, por shumë më universale që mbretëron, si pafuqia përballë fatit, humbjes dhe vdekjes së të afërmve. Kulmi i saj është, sigurisht, Çakona e famshme që vazhdon të mahnitë pafundësisht dëgjuesit dhe që krijon përshtypjen e një vërshimi të pareshtur ndjenjash të dhimbshme ku elementi hyjnor, që sjell paqe dhe ngushëllim në mes të saj, rrëmbehet edhe ai së fundi nga rikthimi i nostalgjisë dhe i melankolisë. Këtu ndodh një ndërprerje: që në notat e para të Sonatës III e ndiejmë që jemi në një botë të përtejme, mbinjerëzore, si të skalitur

Cikli i plotë i sonatave dhe partitave të Bahut për violinë, kudo në botë, luhet rrallë në koncert. Në Shqipëri ende nuk është luajtur kurrë i tëri. Arsyet janë vështirësia e interpretimit dhe mosbesimi i organizatorëve që një violinë e vetme, pa piano dhe pa orkestër... në gur. Që në fillim ndjehesh si i pushtuar nga një optimizëm dhe distancë e re, por jo optimizëm njerëzor i bazuar në pritshmëri dihatëse dhe të lëvizshme: jemi në prezencë të diçkaje të sigurt dhe të pandryshueshme, përtej natyrës njerëzore, ku paq ja është e përhershme dhe dhimbjet janë të distancuara. Këtë e mishëron veçanërisht Fuga në do mazhor, më e gjata që Bahu ka kompozuar gjatë gjithë jetës së tij. Gjendemi këtu në abstraksion dhe në metafizikë. Në Partitën III kjo thellësi paqeje hyjnore kalon në një etapë të re, për t’u transformuar në një ngazëllim të thjeshtë, fëminor, si një kthim i përhershëm në freskinë e vogëlisë: etapa më e lartë e urtësisë. Unë nuk besoj që ky rrugëtim të jetë i rastit. Ai më duket se përfaqëson etapat e zhvillimit të një njeriu që arrin, nën ndikimin e kohës dhe mjedisit luterian kur u kompozuan, në çlirimin e pasioneve dhe të dhimbjeve njerëzore dhe në paqen absolute, falë besimit në Zot. Por siç e dimë, sot nuk jemi në vitin 1720 e as në Gjermaninë luteriane të veriut. Fetë në Evropë janë larg influencës që ushtronin në atë kohë. Sot, nëpërmjet ndjenjave dhe tragjedisë njerëzore që na mbetet, duhet që pa ndihmën e tyre të përballojmë fatin tonë të pasigurt, me të gjitha dhimbjet e gëzimet që ofron. Për këtë arsye, këtë cikël kam zgjedhur ta përfundoj me Partitën II dhe Çakonën, pjesë që më ka ngushëlluar kaq herë gjatë gjithë jetës sime dhe e cila mendoj se është më pranë asaj që jemi sot. Për fat të mirë, ndonëse besimi ose urtësia filozofike e vërtetë nuk i jepen kujtdo, magjia me të cilën Bahu, në sajë të gjenialitetit dhe mjeshtërisë që e karakterizojnë ka arritur ta shprehë në muzikën e tij, ende sot mund të na ngushëllojë të gjithë.


18

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

8

9

15 18

27

16

22

23 29

28

32 38

30 35

44

49

45

14

25

26

36

53

54

37

47

51

52

56

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

57

Horizontalisht:

1. Vizatim që zmadhon tiparet e të metat e dikujt dhe i paraqet ato në mënyrë qesharake. 9. Peshk deti me trup të gjerë e të shtypur anash. 15. Lëndë që nuk e përcjell rrymën elektrike. 17. Pije alkoolike e ëmbël. 18. Qytet në Spanjë. 20. Vegël muzikore. 22. Fjalë, ose... 24. Mal i vendit tonë. 25. Njësia e matjes së rezistencës elektrike. 27. Numër rendor. 29. I zoti i diçkaje. 31. Objekte fluturimi jashtëtokësore. 32. Copa që vihet në vendin e grisur. 34. I mbush mendjen, ose e ... 35. Tërësia e organeve, që kanë lidhje ndërmjet tyre dhe që së bashku kryejnë një funksion të caktuar të organizmit. 38. Bashkëpunëtor i fshehtë i organeve të policisë. 41. Planet i sistemit tonë diellor. 42. Federata Futbollit. 43. Duna pa të forta. 44. Lëviz në këmbë. 46. Lëng frutash. 48. Bellova i njohur i komenteve sportive. 50. Tërësia e vetive psikike të njeriut. 55. Bazamenti i makinës. 56. Pjesëz mohuese. 57. Gjergj Elez i legjendës së famshme shqiptare.

6 7 1 9 7

1. Është trup qiellor. 2. Grupi i famshëm muzikor, Stones. 3. Kevin, ishfutbollist i njohur anglez. 4. Pjesë jo e gjatë kohe në zhvillimin e një veprimtarie, mbrapsht. 5. Sigla e Torinos. 6. U kundërta, ngre. 7. Këngë popullore legjendare ose trimërie. 8. Jon me ngarkesë negative. 10. Aq sa nxë. 11. Përemër vetor. 12. Letërsia Kombëtare. 13. Lëndë e tejdukshme, që përdoret zakonisht për të mbështjellë. 14. I ka zëri në mes. 16. Mbyll shishen. 19. Alumini në kimi. 21. Istrefi, këngëtare. 23. Fjalë përcaktuese që i shtohet emrit . 26. Kushtet atmosferike. 28. Sipërfaqe e diçkaje pa të ngritura e pa të thelluara. 30. Repart Ndërtimi. 31. Ndërtohet mbi brigjet e një lumi. 33. Dru i pyjeve malore. 34. Bina pa të forta. 36. Qytet i vendit tonë. 37. Era e mirë. 39. Organizata, ose... 40. Pyesim për shkakun. 42. Njerëz me lidhje gjaku. 45 Kënd. 47. Pleh kimik. 49. Ministria Arsimit. 51. Gjysëm maje. 52. Sigla e Elbasanit. 53. Ndërmarrje Industriale. 54. Tregu Amerikan.

3

2

5

5 9 8 5 3 1 5

8 3 1

2 7 3 4

6 1 4 9 8 6

7 3 8 4

6

7 9 6 5 3

8 1 3 9 8

5 8 3

5

2 7 6 5 1 4

9

Gjatë një kontrolli në kufirin me Rumaninë, policia hungareze ka zbuluar një BMW X6 që më herët ishte vjedhur në Itali. Lajmi bëri bujë për faktin se i gjithë automjeti ishte çmontuar dhe ishte futur në brendësi të një furgoni. Meqenëse zona shengen përfundon pikërisht në kufirin hungarezo-rumin, furgoni që e ka bartur automjetin ka lëvizur pa probleme nëpër Itali, Austri dhe Hungari. Autoritetet bëjnë të ditur se një numër i madh i automjeteve të vjedhura në shtetet evropiane transportohen në shtete të tjera dhe në këtë mënyrë është shumë vështirë që të zbulohen.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat mes jush do shkojnë me se miri dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me shume nga partneri. Beqaret duhet te dalin sa me shume e te argëtohen nëse duan te gjejnë personin e përshtatshëm. Asgjë nuk do ndodhe nëse qëndroni mbyllur ne shtëpi. Ne planin financiar do jeni me te organizuar.

Dita e sotme nuk do jete si një lume i qete sot për jetën ne çift. Tensioni dhe debatet do shtohen me kalimin e orëve dhe asgjë nuk do shkoje sipas programit. Beqaret as vete nuk do e dine çfarë duan te bëjnë dhe kjo do i pengoje te hedhin hapa me tej. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Përfitoni për te kryer ndonjë investim dhe për te shlyer borxhet.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Sektori i jetës ne çift do jete goxha i qëndrueshëm. Do harxhoni kohen e duhur me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do përforcohet edhe me tepër. Beqaret duhet te tregohen me te rezervuar sepse përndryshe mund te bëjnë gabime. Ne planin financiar do keni fat, megjithatë ne çdo moment duhet te qëndroni vigjilent. Mos rrezikoni me shume sesa duhet.

Saturni do e influencoje tej mase sot jetën tuaj ne çift dhe kjo do beje qe gjerat mes jush te përmirësohen. Do ketë pasion me shumice dhe ndjesi te forta. Beqaret nuk duhet te mendohen shume për te pranuar ftesa, sikundër as nuk duhet te japin fjalën pa u njohur mire me disa persona. Ekuilibri financiar do dobësohet. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 9

Është mëkat t’ia bësh këtë një ‘X6’

41

46

50

55

13

31

40

43

48

24

39

42

12

21

34

33

11

17

20

19 22

10

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

1 8

2

4 3 6 3 4 7 8 5

9

4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

1 Koha e fillimit _____:____

4 5

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me peripeci sot. Asgjë nuk do ece si e kishit parashikuar dhe do iu duhet mund e sakrifica për te ruajtur qëndrueshmërinë. Beqaret do koleksionojnë zemra dhe me pas do bëjnë edhe kualifikimet e duhura. Ne planin financiar do iu duhet te hiqni dore nga disa shpenzime ne mënyrë qe te mos keni probleme.

PESHORJA (23/IX-22/X)

2

2

6

3

Edhe nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje dhe nëse keni kaluar çaste romantike ashtu sikurse edhe te vështira me partnerin, serish nuk duhet t’i besoni atij verbërisht. Beqaret do kenë një takim interesant i cili do ua ndryshoje tërësisht rrjedhën e jetës. Ne planin financiar duhet te mendoheni mire para se te kryeni investime, kërkoni këshillat e specialisteve.

2

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 138, 149, 345, 460, 494, 596, 632, 861. Numra me 4 shifra: 0807, 1023, 1525, 2255, 2 263, 5478, 5519, 8745. Numra me 5 shifra: 01924, 05016, 14521, 21110, 22155,

24570, 32683, 37789, 41544, 47888, 48857, 51452, 52655, 54120, 87915, 95415. Numra me 6 shifra: 014447, 020130, 287890, 415858, 445455, 451177, 478510, 488221, 489652, 770259, 821014, 848411, 854754, 890325, 985478, 998665.

Dashuria për ju është me e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Pa te nuk do arrinit dot te merrnit fryme dhe nuk do donit te jetonit asnjë çast. Beqaret edhe pse do kërkojnë kudo dhe ne çdo çast dike qe t’iu përshtatet, nuk do ja dalin dot. Situata financiare ka shume mundësi te përmirësohet. Kjo fale mbështetjes se planetëve, por edhe te disa te afërmve.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Duhet te luftoni fort sot me rutinën qe mbizotëron ne jetën tuaj ne çift sepse nëse i lini gjerat te rrjedhin vete do keni probleme shume shpejt. Beqaret do kenë takime te paimagjinueshme dhe do ndryshojnë menjëherë status. Financat mund te jene paksa delikate për shkak te disa shpenzimeve qe do te kryeni.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Jeta ne çift nuk do jete e keqe sot, por nëse i shtoni dozat e fantazisë, ambienti do behet edhe me emocionues. Beqaret do joshin cilindo qe do iu dale para dhe do kenë mundësi te njihen me sa me shume persona. Me pas do jene me te qarte për zgjidhjet qe duhet te bëjnë. Për financat duhet te bëni shume kujdes. Asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar.

AKREPI (22/X-21/XII)

Do i jepni me shume prioritet se kurrë sot jetës suaj ne çift. Gjithçka do ndryshoje sot sepse do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret do fillojnë një histori dashurie fiks ashtu si ata e kishin menduar. Gjithçka do jete me e bukur se me pare. Ne planin financiar priten përmirësime. Përfitoni për te shlyer fillimisht borxhet apo për te paguar faturat e prapambetura.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Do jeni me te përgjegjshëm sot ne jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia do ece si duhet. Intimiteti do shtohet dhe here pas here do kaloni ne ekstaze. Beqaret nuk duhet ta humbin deri ne fund o[titizmin se do e gjejnë personin e duhur. Financat do jene si gjithmonë ulje dhe ngritje. As sot nuk do arrini dot te mbani një gjendje te qëndrueshme.

PESHQIT (20/II-19/III) Jeta ne çift do jete e shkëlqyer gjate kësaj dite. Do dashuroheni si kurrë me pare me te qe keni ne krah dhe ka gjasa qe te hidhni edhe ndonjë hap me tej. Beqaret duhet te luajnë me sharmin dhe aftësinë e tyre joshëse. Është e sigurt qe ne këtë mendre do e gjejnë personin e përshtatshëm. Ne planin financiar do ketë shume probleme.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13.05.2014

viti

19

Qeveria e mirë është rezultat i virtytit personal. - John Jay Chapman

80.e.s

Hapet Koloseumi U deshën 10 vjet që të ndërtohej Amfiteatri madhështor i Romës antike. I gjatë pothuajse 200 metra dhe me një kapacitet prej mbi 50 mijë vendesh, u ndërtua në një zonë që ishte shkatërruar nga zjarri i rënë gjatë sundimit të perandorit Neron. Arena u hap gjatë vitit të parë të mbretërimit të perandorit Titus, vit që pat filluar me fatkeqësi të mëdha, si shpërthimin e Vezuvit që shkatërroi Pompein dhe Herkulaneumin dhe përhapja e murtajës në Romë. Lojërat hapëse rrjedhimisht u panë si përpjekje për të ndryshuar atmosferën e krizës dhe për të kënaqur zotat. Lojërat vazhduan

për 100 ditë: mëngjeset mbusheshin me shfaqje të kafshëve, gjatë të cilave specie të ndryshme futeshin në arenë për të gjuajtur dhe luftuar kundër njëra-tjetrës; ndërsa pasditeve zhvilloheshin dyluftime gladiatorësh. Mendohet se më shumë se 9 mijë kafshë u vranë gjatë ditëve hapëse të lojërave. Në fillim i pagëzuar amfiteatri Flavian, më vonë filloi të thirrej Koloseumi, për shkak të statujës kolosale të Neronit që ndodhej aty afër. I pari amfiteatër i ndërtuar në qendër të qytetit, u pagua pjesërisht me thesaret e marra nga Tempulli i Jerusalemit, që u bastis në vitin 70. Më vo-

në, nën perandorin Domitian një kat i epërm u shtua për të rritur kapacitetin si edhe një kompleks i nëndheshëm katakombesh dhe kafazesh për kafshët. Thuhet shpesh se shumë të krishterë u martirizuan në Koloseumin, por evidencat e kësaj janë të pamjaftueshme. Thuhet gjithashtu se amfiteatri mund të përmbytej për të mundësuar zhvillimin e betejave detare për spektatorët, por shumë historianë mendojnë se kjo është e pagjasë. Koloseumi u përdor të paktën deri në shekullin e pestë. -Marrë nga 1001 ditë që formësuan botën.

Blitz

Flickr

78

Fantazi seksuale ka një person mesatar në ditë.

16

Është numri mesatar i qeshjeve të një njeriu në ditë.

25

Përqindja e debateve martesore që bëhen rreth seksit ose tradhtisë.

6

Për qind e akteve seksuale të cilat jepen ose referohen në TV janë ndërmjet partnerëve të martuar. * Sipas Harper’s Index. Të gjitha të dhënat i përkasin vitit 1984.

Foto: roberto berna Titulli: Barber Shop in Lezha

Dita e Europës dhe dita kundër homofobisë Gilman Bakalli Nëse ka një person që lidh bashkë ditën e Europës, që lamë pas javën e kaluar, me ditën kundër homofobisë që pritet të jetë në këtë fundjavë, ky është Alan Turing, matematicien, themelues i shkencave kompjuterike, prej disave i quajtur edhe “babai i kompjuterit”. Në vitin 1952 Turing u dënua për ushtrim privat të “veprimeve” homoseksuale. Gjykata e vuri atë para presionit të zgjedhjes midis 2 viteve burg ose një trajtimi hormonal, praktikisht një lloj tredhjeje kimike, që do t’i shkaktonte Turing-ut rritjen e një gjoksi femëror. Pas dy vitesh, më 7 qershor 1954, Turing, pa mundur ta kapë dilemën ku e kishte prangosur drejtësia nga asnjëra prej brirëve të saj, e zgjidhi atë privatisht dhe pa bërë zhurmë: zgjodhi të vetëhelmohej me cianid kaliumi. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Alan Turing kishte qenë personi që kishte shpikur një aparaturë, me anën e së cilës u pat bërë e mundur të dekodoheshin programet e fshehta naziste, të ashtuquajturat EnigmaCodes. Pa frikën se mund të ekzagjerojmë ndopak, mund të themi se kontributi i Turing për çlirimin e Europës nga nazizmi ka

gazetamapo@gmail.com

qenë më i madh se sa i Eisenhower-it apo Churchill-it, sepse falë gjenisë së tij për të depërtuar nëpër sisteme ushtarake tejet të koduara, Fuqitë Aleate arrinin të informoheshin mbi planet e ushtrisë gjermane, para se ato të aplikoheshin në terren. Pas Luftës, ky njeri-gjeni, nuk u shpall as hero lufte, as njeriu i kombit e as u fisnikërua me ndonjë titull mbretëror në Britani për shërbime të veçanta të kryera në të mirë të njerëzimit. Përkundrazi, për veprime të sferës thellësisht private, nga të cilat nuk kishte patur askush as dëmin më të vogël, shkencëtari i jashtëzakonshëm u çua me mjete ligjore drejt vetëshkatërrimit. Europa e messhekullit të kaluar nuk ka arsye të krenohet as për anti-semitizmin, as për ligjet homofobike, as për ksenofobinë dhe as për dominancën e atyre moralistëve që, më shumë se për punët publike, kujdeseshin pasionalisht për atë që njerëzit bënin në dhomën e gjumit. Europa e sotme ka arsye të krenohet që e la pas këtë peizazh të zymtë e çnjerëzor të messhekullit të kaluar, thjesht si pjesë të historisë. Fakti që

E trishtueshme për një popull, i cili pasi ka vuajtur 50 vite nga një diktaturë që burgosi, internoi dhe vrau qindra mijëra shqiptarë thjesht pse mendonin ndryshe, ka mbetur nën thundrën e një diktature akoma më të rëndë: asaj diktature, e cila njerëzit i ndëshkon, thjesht ngaqë mendon se ata janë ndryshe.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Suadela Balliu. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

kjo histori e shekullit të kaluar nuk ka aspak lidhje me Europën aktuale, ku homoseksualët kanë poste ministrore dhe ku juritë e artit nuk kanë frikë të vlerësojnë me çmime superiore artistike një transgjinor, ky fakt pra iu dedikohet edhe atyre njerëzve si Alan Turing. Lajmi i keq në këtë histori mbetet sërish kontrasti midis politikës britanike dhe asaj shqiptare. Ndërkohë që në Britani vetë ish-kryeministri Gordon Brown, në vitin 2009, kërkonte ndjesë publike, duke shprehur keqardhje për trajtimin e padrejtë dhe çnjerëzor që i ishte bërë Turing në Shqipëri, përfaqësues të politikës dhe të opinionit publik shpreheshin nëpër debate televizive pa kurrfarë hezitimi se homoseksualët duheshin zhdëpur në dru apo edhe vrarë. E trishtueshme për një popull, i cili pasi ka vuajtur 50 vite nga një diktaturë që burgosi, internoi dhe vrau qindra mijëra shqiptarë thjesht pse mendonin ndryshe, ka mbetur nën thundrën e një diktature akoma më të rëndë: asaj diktature, e cila njerëzit i ndëshkon, thjesht ngaqë mendon se ata janë ndryshe.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


20 13.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rr."Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr. "Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.