12 mars mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Ditët që e kthyen Edlirën në Medea Corriere Della Sera

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 12 mars 2014. Numër 1155. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Zbardhet mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Kodheli: Nishani po pengon reformën

Imamët e Xhihadit Dosja e rrjetit që rekrutonte shqiptarët në Siri Dy imamë dhe gjashtë persona të tjerë u arrestuan nga forcat speciale, si pjesë e një rrjeti që rekrutoi dhe financoi dërgimin drejt Sirisë të mbi 50 shqiptarëve. Mes luftëtarëve, edhe gra e fëmijë. Shpallen në kërkim 5 persona të tjerë, që mendohet se ndodhen në Siri dhe Turqi. Besimtarët e dy xhamive: Akuzat janë përralla, po luftohet Islami. Komuniteti Mysliman: Përfshirja në konflikt është kundër frymës së besimit. Kush janë imamët e linjës së ashpër, Genci Balla dhe Bujar Hysa Një hetim 1-vjeçar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda u finalizua me arrestimin e shtatë personave, që dyshohet se rekrutonin dhe dërgonin shtetas shqiptarë për të luftuar në Siri. Bëhet fjalë për dy imamë, të cilët vepronin jashtë ju-

Presidenti Nishani ul në një tryezë Ramën dhe Bashën, por ata nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me njëri-tjetrin. Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Meta nuk kanë diskutuar gjatë mbledhjes së Këshillit. Në emër të qeverisë kanë raportuar ministrat Bushati dhe Kodheli. Kreu i PD, Basha ka mbështetur dokumentin e Strategjisë Kombëtare, por ka kërkuar që ajo të jetë gjithëpërfshirëse

Faqe 3

Promovimi në UET

Guida e Dasara Malltezit, një manual praktik për Letërsinë Dasara Malltezi promovoi dje librin e saj “Guidë për lëndën e Letërsisë”, një manual praktik për përgatitjen e maturantëve. Berisha: Ajo u rrit si supermbesa ime dhe sot e provoi këtë

FAQe 12 Mark Crawford

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Islamit i duhet John Locke i tij

koment MUSTAFA AYKOL

Jo udhëzimi i Lutherit apo i Volterit, por i mendimtarit anglez John Locke. Filozofi anglez Locke...

koment Vigan Qorrolli

Në diskutimet e panumërta mbi etimologjinë e fjalës “Evropë”, shembulli më...

Imami i xhamisë te "Unaza e Re", Genci Balla

Papunësia rritet me 4% në dy vjet, godet brezin e ri Papunësia ka marrë një trend në rritje pavarësisht masave të qeverisë për reduktimin e fenomenit. Sipas Anketës së forcës së punës, të realizuar nga Instituti i Statistikës (INSTAT) për tremujorin e fundit të vitit 2013, rezulton se papunësia ka arritur në 17 %, nga 16.9 për qind që ishte në tremujorin e tretë ose 189 230 persona të papunë. Fenomeni i papunësisë... Faqe 7

Anketa e forcës së punës së INSTAT zbulon se papunësia në Shqipëri ka arritur në 17 % gjatë muajve të fundit të 2013. Numri i të papunëve shkon në 189 230 persona, ndërsa më të goditurit janë të rinjtë. Ja sektorët me rënie të ekonomisë

Rama: Refuzimi i armëve kimike, jo nga presioni i protestuesve Gazetari Carlo Bollino promovon librin “Heshtja e dyfishtë”, kushtuar prapaskenave që i paraprinë vendimit të Ramës për armët kimike. Kryeministri zbardh bisedat me Xhon Kerrin dhe pohon: “Nuk

Disa koncepte për saktësinë gjuhësore të Unionit Evropian

ridiksionit të Komunitetit Mysliman dhe pesë persona të tjerë, që kanë patur rol aktiv në atë që prokuroria e përkufizon si veprimtari terroriste. Dy nga të arrestuarit janë imami... Faqe 4-5

është se vendimi përfundimtar që unë e bëra publik, ishte rezultat i presionit të Sazanit apo të gjithë atyre që ishin në bulevard. Është e kundërta, që nuk ishin kushtet, pra jo se ishte protesta” FAQE 6

Qëndrimi i Topit

Kujdes prindëror

Kryetari i FRD së Fierit i bashkohet Partisë Demokratike

FAQe 3

13 kulturë

Beteja e Lissus-it

Anulohet ndërtimi i kompleksit turistik Këshilli Kombëtar i Restaurimit ka anuluar vendimin për dhënien me koncesion të Kalasë së Lezhës dhe ka marrë në mbrojtje disa nga monumentet e rrezikuara

koment / 11

Faqe 16

Besart Kadia

Strategji zhvillimi apo korrigjim i një politike ekonomike Qeveria ka marrë vendimin që të falë gjobat ndaj bizneseve të vendosura nga administrata ‘Berisha’ për periudhën mars-gusht 2013, me pretendimin se ato gjoba ishin të motivuara politikisht. Por pyetja lind se, nëse gjobat ishin të motivuara politikisht, a nuk është po aq politik vendimi për faljen e tyre nga qeveritarët e rinj, në një kohë kur asnjë institucion gjykues i pavarur nuk ka folur? Sipas ministrit të Ekonomisë, Ahmetaj, vlera e gjobave abuzive në këtë periudhë arrin në 30 milionë dollarë. Pa sqaruar se në cilat qytete është abuzuar më shumë, cilët sektorë kanë qenë më të goditur, kush pushtetar apo taksidar ka shkaktuar dëmin më të madh dhe çfarë masash konkrete do të merren për të eliminuar...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

Zbulohet rrjeti që rekrutonte luftëtarët shqiptarë të Sirisë Imamët e Xhihadit /

Faqe 4

politikë/ PS propozon

kontroll në SHISH për përgjigjet e policisë

Faqe 6

ekonomi: Papunësia i

kthehet rritjes, në dy vite shkon 17 për qind

Faqe 7

“Ndoshta Edlira ka qenë kurioze për jetën e të bijës në rrjet. Nëse ka ndodhur kështu atëherë duhet të ketë hasur në një shënim të saj disa orë para se të vritej: “Kam arritur në fund”. Saktësisht ashtu sic ajo në të njëjtën ditë arriti në fund”, shkruan Corriere Della Sera.

Më 3 mars Mimoza e pyeste “Çfarë po të ndodh motër?” pasi kishte lexuar një citim të Edës për fëmijët. “ Jam duke u bërë sentimentale...” përgjigjet ajo në 10 të natës. Po atë ditë në një postim tjetër fliste për torturat e një gruaja që ishte në kufij: “Nuk mund të gjykojmë jetën e të tjerëve, sepse çdo njeri njeh vetëm dhimbjen dhe humbjet e tij”.

Ditët që e kthyen Edlirën në Medea Përshtatur nga Corriere Della Sera

“Aq e qetë sa mund të quhej e padukshme, nënë e dashur, bashkëshorte pa asnjë thashethem”, shkruan Corriere. Nëse jeni duke kërkuar “nostrën” fytyrën kriminele të dikujt që mund të vrasë pa një mendim të dytë fëmijët e saj, kjo nuk është ajo e Edlira Dobrushës, “Meda” shqiptare që masakroi me thika të bijat. Është një histori e tëmerrshme. Askush nuk mund ta shpëtojë ata nga gjyqi më i ashpër. Ai që ka për t’i bërë vetes nëse kthjellohet ndonjëherë për atë që ka ndodhur. Në mitologji zotat thuhet se e shpëtuan fëmijëvrasësen duke e kthyer në një burim, ose se ajo u kthye në një burim prej vetë lotëve të saj. Corriere Della Sera shkruan se gruaja që u kthye në fëmijëvrasëse ishte mëse normale deri në ditët e fundit. Humbja e një fëmijë përmes abortit duket se ka qenë arsyeja e rëndimit të gjendjes së saj mendore. Duke gjurmuar në rrjetet sociale gazetarët italianë kanë zbuluar se gruaja i donte jashtëzakonisht të bijat. “Të bukurat e mia”, “forca ime”, “engjëjt e mi” i quante ajo Simonën , Keisin dhe Sindin. Me të madhen madje kishte një marrëdhënie miqësore. 13-vjeçarja shkruante në rrjete sociale se e “mamaja është mikja ime më e mirë”. “Ndoshta Edlira ka qenë kurioze për jetën e të bijës në rrjet. Nëse ka ndodhur kështu atëherë duhet të ketë hasur në një shënim të saj disa orë para se të vritej: “Kam arritur në fund”. Saktësisht ashtu sic ajo në të njëjtën ditë arriti në fund”, shkruan Corriere Della Sera. Edhe ish-bashkëshorti thotë se ajo ishte një nënë e mirë. “Ajo ishte një nënë e mirë, por ka vrarë vajzat e mia. Nuk do mund ta fal kurrë,” tha Dobrushi, i kthyer nga Shqipëria në Itali pasi ka mësuar lajmin për vajzat e tij. “Nuk doja as ta provoja që ta kuptoja,” thotë ai sapo shkel

në Leço, vendi ku ndodhi krimi. “Vajzat e mia ishin të mrekullueshme dhe ajo ishte e zonja si të gjitha nënat. Edhe pse ziheshim shpesh, edhe pse nuk ishim dakord, nuk e imagjinoja kurrë që do u bënte keq vajzave të mia. E shihja gjithmonë, thuajse çdo ditë,” thotë ai. Ditën e vrasjeve askush nuk e ka parë të dalë jashtë, askujt nuk i është dhënë mundësia të kuptonte se çfarë po ndodhte dhe të kishte një sinjal për tmerrin që pasoi më pas. E ëma ka qenë e vetmja që e ka telefonuar, por pa mundur ta qetësojë. Ndërsa ka treguar se e bija ishte në një situatë të rëndë ekonomike dhe se gjatë telefonatës vetëm kishte qarë pa qenë e mundur për ta ngushulluar. Arsyeja e shpërthimit të asaj të shtune duket se ka lidhje me vizitën e të shoqit. Aty mori vesh se ai po kthehej në Shqipëri dhe se do të prezantonte në familjen e tij të fejuarën e re. Ajo e pa tek përshëndeste vajzat dhe duket është ndjerë më e dëshpëruar se kurrë ndonjëherë. Gjatë javës ndërkohë kishin ndodhur pak gjëra por të rëndësishme. Më e rënda ishte një grindje me ish bashkëshortin që i kishte mohuar paratë, jo për vete por për të bijat, I duheshin 230 euro që vazja e madhe Simona të shkonte në Romë dhe ai donte të përfshiheshin në 1100 eurot që i jepte për ushqimin, ndërsa ajo kërkont të ishin veçan. E fiksuar prej kohësh që nuk u ofronte dot një jetë dinjitoze të bijave, Eda duket se është tronditur shumë nga kjo zënkë. Ndoshta për

E fiksuar prej kohësh që nuk u ofronte dot një jetë dinjitoze të bijave, Eda duket se është tronditur shumë nga kjo zënkë. Ndoshta për këtë, për të provuar të kursente pak para që do i duheshin të bijës, të martën ka shkuar te zyrat e Caritasit për të marrë ushqime të nevojshme, disa pako makarona, sheqer kripë...As atë ditë ama nuk ka shfaqur qoftë edhe një emocion negativ. Askush nuk mund të thoshte se ishte e dëshpëruar.

Në rrëfimin e saj para policisë ajo ende ngushëllohet se ka bërë atë që duhej. “Bëra gjënë e duhur për t’i mbrojtur nga të këqijtë, do të ishin bërë prostituta”, citohet të jetë rrëfyer para policisë. Përballë gjithë kësaj skena horror në shtëpinë e saj është e denjë vetëm për mite.

këtë, për të provuar të kursente pak para që do i duheshin të bijës, të martën ka shkuar te zyrat e Caritasit për të marrë ushqime të nevojshme, disa pako makarona, sheqer kripë...As atë ditë ama nuk ka shfaqur qoftë edhe një emocion negativ. Askush nuk mund të thoshte se ishte e dëshpëruar. Në rrëfimin e saj para policisë ajo ende ngushëllohet se ka bërë atë që duhej. “Bëra gjënë e duhur për t’i mbrojtur nga të këqijtë, do të ishin bërë prostituta”, citohet të jetë rrëfyer para policisë. Përballë gjithë kësaj skena horror në shtëpinë e saj është e denjë vetëm për mite. Gruaja i ka vrarë vajzat dhe më pas i ka shtrirë në shtratin martesorë dhe i ka përgjuar për 4 orë, ndërsa ka provuar edhe të vetëvritej. “Nuk jam më”, i ka thënë fqinjit të saj. Njerëzit e kanë parë duke shoqëruar vajzat në shkollë, thuajse gjithmonë serioze, ose ndërsa bënte Pazar në qendrën tregtare. Bëzëqeshje të rralla dhe pak dëshirë për të folur. Thuajse e padukshme mes të tjerëve. E vetmuar dhe e trishtuar. Dhe kuptohet edhe nga ato që ndante në Facebook apo fotografitë që postonte thuajse çdo ditë prej disa javësh. Sa më shumë shkon pas në atë që ajo shkruan në rrjetin social aq më shumë ka ditë të lumtura dhe imazhe të bukura. Ajo në detë, buzë një pishine, panorama festive, vajzat e saj duke qeshur, puthje dhe përqafime. Por nga fundi i shkurtit ka vetëm fraza të hidhura për të ndarë, problemet e vajzës së vogël 3 vjeçe, apo përgjigje melankolike për ata që e pyesnin. Më 3 mars Mimoza e pyeste “Çfarë po të ndodh motër?” pasi kishte lexuar një citim të Edës për fëmijët. “ Jam duke u bërë sentimentale...” përgjigjet ajo në 10 të natës. Po atë ditë në një postim tjetër fliste për torturat e një gruaja që ishte në kufij: “Nuk mund të gjykojmë jetën e të tjerëve, sepse çdo njeri njeh vetëm dhimbjen dhe humbjet e tij”.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

12.03.2014

3

reagimi

Nishani: Pse e ftova Bashën në Këshillin e Sigurisë TIRANË Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ishte i ftuari i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Për praninë e tij në këtë mbledhje ka pasur mjaft komente. Vetë Nishani argumentoi arsyet e ftesës. “… Për ta bërë sa më të plotë dhe gjithëpërfshirës bashkëpunimin në çështjet e Sigurisë Kombëtare, në këtë mbledhje të sotme që nuk ka lidhje me ndonjë rrezik akut, por me procesin e hartimit të një dokumenti që do të shtrijë efektet e tij për dekada të ardhshme, dhe një dokument që do të orientojë reformat më të rëndësishme të këtij vendi, në funksion të zgjerimit të audiencës tradicionale, kam ftuar edhe Kryetarin e opozitës, zotin Lulzim Basha. E falenderoj me këtë rast zotin Basha, dhe i them se e mirëpres kontributin e tij në çështjet e Sigurisë Kombëtare. Me këtë rast, ju siguroj se si President i Republikës dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura do të jem gjithë kohën i vendosur për të ushtruar me përkushtim maksimal autoritetin që më jep Kushtetuta dhe Ligji në fushën e Sigurisë Kombëtare!”, - tha Nishani. Në vijim të këtij angazhimi, kreu i shtetit njoftoi gjithashtu se do ta kthente Këshillin e Sigurisë në një mekanizëm aktiv, përmes përgatitjes së një programi vjetor të punës së këtij Këshilli.

Këshilli i Sigurisë, zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit nuk kanë diskutuar gjatë mbledhjes së Këshillit. Në emër të qeverisë kanë raportuar ministrat Bushati dhe Kodheli. Ndërsa kreu i PD, Basha ka mbështetur dokumentin e Strategjisë Kombëtare, por ka kërkuar që ajo të jetë gjithëpërfshirëse. Basha kishte pyetje edhe për Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Nevila Perndoj TIRANË Ata u ulën përballë njëri-tje-

trit në tryezën që kishte mbledhur Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Por, as Rama dhe as Basha nuk shkëmbyen ndonjë fjalë me njëri-tjetrin në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kryeministri Edi Rama dëgjoi fjalën e Presidentit Bujar Nishani e më pas raportimet e dy ministrave, Ditmir Bushati për procesin e hartimit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, dhe Mimi Kodheli, mbi reformën e ristrukturimit të Forcave të Armatosura. Më pas, në seancën e diskutimeve të lira Rama nuk ka folur e po kështu edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Nuk ka bërë të njëjtën gjë Lulzim Basha, kryetari i opozitës,

i ftuar për herë të parë në një organ të tillë. Basha

Kryetari i PD-së mësohet të ketë mbështetur dokumentin e ri të Strategjisë Kombëtare të përgatitur nga qeveria, duke nënvizuar se përmbajtja e saj nuk duhet të konsiderohet thjesht si produkt i qeverisë dhe as i opozitës, por e një pjese më të gjerë sesa kaq, ku të përfshihen në diskutime edhe shoqëria civile, personalitete të fushës së sigurisë apo edhe organizma ndërkombëtarë. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Basha pyeti gjithashtu Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nëse zhvendosja e godinës së Ministrisë së Mbrojtjes ka cenuar sistemin komunikues me NATO-n. Vetë NATO-ja ruan një linjë direkte

Në fund të diskutimeve, në mbledhjen me dyer të mbyllura kreu i shtetit është shprehur se si kryetar edhe i Forcave të Armatosura, ai do të jetësojë një axhendë vjetore të këtij Këshilli për ta shndërruar atë në një mekanizëm aktiv të sigurisë kombëtare të Shqipërisë.

komunikimi me secilën prej vendeve anëtare, përfshi këtu edhe Shqipërinë. Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm është shprehur se sistemi i komunikimit është ruajtur duke u zhvendosur pjesë-pjesë në godinën e re. Ndërkohë, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, kryeministri Rama nuk ka folur, por ka shkëmbyer disa herë pusulla me dy ministrat ulur pranë tij, Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati. Këshilli i Sigurisë

Këshilli i Sigurisë nuk merr vendime, por Presidenti i Republikës, Bujar Nishani kërkon që t’i japë këtij organi rëndësinë e dikurshme. Në fund të diskutimeve, në mbledhjen me dyer të mbyllura kreu i shtetit është shprehur se si kryetar edhe i Forcave të Armatosura, ai do të jetë-

sojë një axhendë vjetore të këtij Këshilli për ta shndërruar atë në një mekanizëm aktiv të sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur për herë të fundit pas shpërthimit tragjik të Gërdecit, nga ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Strategjia e re e Sigurisë

Dokumenti i ri për Sigurinë Kombëtare që nuk është riparë prej vitit 2004, pritet që të përfundojë në muajin maj. Përmbajtja e këtij dokumenti do të konsultohet nga ekspertë të fushës dhe shoqërisë civile. Projekt-dokumenti do t’i paraqitet Kuvendit për diskutim, ndërsa miratimi i tij nga legjislativi pritet të bëhet jo më vonë se korriku i 2014-ës. Ky afat i paraprin samitit të NATO-s në Britani, në shtator të këtij viti.

Struktura e re e FA, Kodheli: Nishani po kërkon të pengojë reformën Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli paralajmëron një konflikt të ri mes mazhorancës dhe Presidentit të Republikës TIRANË Në fillim të intervistës së saj, ajo

është kujdesur të sqarojë se dikasteri që drejton është mbështetës dhe bashkëpunues me institucionin e Presidentit. Por ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli hedh dyshime se nuk po ndodh e njëjta gjë nga ana e kreut të shtetit, Bujar Nishani. Në një intervistë për Top Channel, pak orë pas përfundimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Kodheli është shprehur se prej më shumë se një muaji ajo i ka çuar Presidentit të Republikës strukturën e re të Forcave të Armatosura, por ende nuk ka marrë një përgjigje. “…Fakti që ne kemi çuar pranë Presidentit të Republikës strukturën e Forcave të Armatosura dhe planin e përhapjes ose planin e vendosjes së FA-së dhe prej më shumë se

sa një muaj nuk kemi marrë përgjigje, megjithëse u jemi rikthyer disa herë kërkesave edhe të panevojshme teknike nga institucioni i Presidentit, na bëjnë të besojmë që kjo është një procedurë e cila kërkon të pengohet nga ana e institucionit të Presidentit, i cili në rastin më të mirë është vetëm miratues i asaj çka Ministria e Mbrojtjes dhe Kryeministri propozojnë pranë institucionit të Presidentit”, - tha mbrëmë Kodheli. Një temë e tillë është diskutuar edhe në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë, ku kreu i shtetit në parim ka vlerësuar punën e bërë nga ministrja e Mbrojtjes. Ai ka mbështetur gjithashtu idenë e krijimit të një kulture të re të bashkëpunimit intensiv në procesin e vendimmarrjeve strategjike në fushën e mbrojtjes. Por pas mbështetjes në parim, edhe kreu i shtetit duket qartazi se ka rezervat e veta. “…Nga ana tjetër, gjykoj që struktura e re e Forcave të Armatosura të mos konsiderohet vetëm si një shkurtim numrash për të kaluar në 8500 vetë në vitin 2015, por në radhë të

parë ajo duhet të adresojë organizimin më të përshtatshëm të kapaciteteve operacionale të nevojshme për përmbushjen më cilësore të misionit të FASH. Ndryshimet sasiore duhet të shoqërohen me cilësi operacionale nëpërmjet zhvillimit me krijimtari të koncepteve të reja për një “smart defence” rajonal, zbatimit me efektivitet të konceptit të veprimit në formatin “joint’, “ndërministerial” dhe “ndër aleat”, përmirësimit të komandim kontrollit strategjik dhe operacional, dhe aty ku është e mundur, futjes së konceptit të forcës modulare, të organizimit të forcës për detyrën “task force”, të zhvillimit të kapaciteteve të specializuara “niche”, të konsiderimit të sistemit “roster” të përdorimit të personelit aktiv që del në rezervë, etj”, - është shprehur Nishani. Ai ka nënvizuar edhe domosdoshmërinë e ndryshimeve ligjore, që sipas tij, duhet të reflektojnë me kujdes çështje themelore të konceptit të ri të mbrojtjes së vendit. N.Perndoj

Reagon Nishani : “Gjykoj që struktura e re e Forcave të Armatosura të mos konsiderohet vetëm si një shkurtim numrash për të kaluar në 8500 vetë në vitin 2015, por në radhë të parë ajo duhet të adresojë organizimin më të përshtatshëm të kapaciteteve operacionale të nevojshme për përmbushjen më cilësore të misionit të FASH”


4

fokus

ngjarje e ditës

Hetimet për këtë çështje kanë nisur rreth një vit më parë, kur Shërbimi Informativ me ndihmën e shërbimeve partnere ka referuar në Prokurori informacione lidhur me një celulë të dyshuar për veprimtari terroriste, që rekrutonte shtetas shqiptarë, të cilët më pas dërgoheshin për të luftuar në Siri.

Medi Manallari

Almir Daci

Shyqyri Kaca

Shkëlzen Dumani

Gerti Pashaj

Imamët e Xhihadit

Zbulohet rrjeti që rekrutonte luftëtarët shqiptarë të Sirisë Dy imamë dhe pesë besimtarë myslimanë u arrestuan si pjesë e një rrjeti që ka rekrutuar 50 shqiptarë, mes të cilëve gra e fëmijë për luftën kundër Bashar al Assadit. Shpallen në kërkim 5 persona të tjerë, që mendohet se ndodhen në Siri dhe Turqi. Prokuroria i akuzon për terrorizëm Leonard Bakillari Një hetim 1-vjeçar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda u finalizua me arrestimin e shtatë personave, që dyshohet se rekrutonin dhe dërgonin shtetas shqiptarë për të luftuar në Siri. Bëhet fjalë për dy imamë, të cilët vepronin jashtë juridiksionit të Komunitetit Mysliman dhe pesë persona të tjerë, që kanë patur rol aktiv në atë që prokuroria e përkufizon si veprimtari terroriste. Dy nga të arrestuarit janë imami i vetëshpallur i xhamisë së “Unazës së Re”, Genci Balla dhe imami i xhamisë së Mëzezit në Tiranë, Bujar Hysa. Këta dy persona, sipas prokurorisë dyshohet se janë organizatorët e këtij aktiviteti, që niste me rekrutimin e të rinjve, të cilët pasi iu nënshtroheshin seancave të predikimit, rekrutoheshin dhe nëpërmjet Turqisë dërgoheshin në Siri për të luftuar. Prokuroria dyshon se janë rreth 50 shtetas shqiptarë, mes të cilëve gra dhe fëmijë, të cilët janë dërguar në Siri nga grupi i personave të arrestuar. Si pjesë e këtij rrjeti janë shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjerë, të cilët ende nuk janë prangosur nga policia, pasi mendohet se ndodhen në Turqi dhe Siri. Hetimet për këtë çështje kanë nisur rreth një vit më parë, kur Shërbimi Informativ me ndihmën e shërbimeve partnere ka referuar në Prokurori informacione lidhur me një celulë të dyshuar për veprimtari terroriste, që rekrutonte shtetas shqiptarë, të cilët më pas dërgoheshin për të luftuar në Siri. Si baza të predikimeve të Xhihadit dhe teorive ekstremiste përdoreshin xhamia e “Unazës së Re” në Tiranë, ku imam i vetëshpallur ishte shtetasi Genci Balla dhe xhamia e Mëzezit, ku imam ishte Bujar Hysa. Asnjëri prej tyre nuk kishte autorizim nga Komuniteti Mysliman Shqiptar për predikimin e fesë. “Janë arrestuar shtatë persona, të dyshuar si të përfshirë në rekrutimin e disa qytetarëve shqiptarë për të luftuar në Siri”, -tha në një dalje për mediat kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci. Sipas hetimit, të gjithë personat e arrestuar në kuadër të këtij operacioni kanë patur rol të përcaktuar në rr-

jetin e dyshuar për veprimtari terroriste. Shtetasit Genci Balla dhe Bujar Hysa, të cilët ushtrojnë aktivitet fetar të palegalizuar në zonën e Unazës së Re dhe në fshatin Mëzez, Tiranë, dyshohet se kanë kryer veprime aktive për indoktrinuar persona të ndryshëm me ideologji radikale, për t’u angazhuar më pas në luftime në përbërje të grupeve terroriste ekstremiste, që janë nën sanksione nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”, -tha zyrtarisht Prokuroria. Dy të dyshuarit janë ndihmuar gjatë aktivitetit të tyre edhe nga persona të tjerë, një pjesë e të cilëve tashmë të arrestuar, ndërsa pesë të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas prokurorisë, shtetasit Edmond Balla nga Elbasani dhe Vervi Morava nga Tirana, dyshohet se kanë kryer veprime konkrete për dërgimin e disa shtetasve shqiptarë në Siri. Edmond Balla në cilësinë e organizatorit, rekrutonte personat që praktikonin fenë në xhamitë e dy imamëve, të cilët dërgoheshin më pas në Siri. Ndërsa Vervi Morava dyshohet se ka paguar biletat e udhëtimit për disa nga shqiptarët e dërguar në Siri, por prokuroria nuk ka mundur të sigurojë ende të dhëna mbi burimin e këtij financimi. Në proces verifikimi janë disa kontrata bankare në emër të personave të ndryshëm që policia ka sekuestruar në banesën e imamit të Xhamisë së Mëzezit, shtetasit Bujar Hysa, të cilit i janë gjetur edhe pajisje ushtarake. Prokuroria thotë se tre të arrestuarit e tjerë, Fadil Musulmani, Zeqir Imeri dhe Astrit Tola dyshohet se kanë kryer veprime aktive për të ndihmuar organizatorët në rekrutimin dhe më pas dërgimin e disa shtetasve shqiptarë në Siri. Këtë persona konsiderohen respektivisht si organizatorë/pjesëmarrës dhe ndihmës, ndërsa dyshohet se shoqëronin shqiptarët e rekrutuar drejt Turqisë, aty ku rrjeti kishte disa pika kontakti. Vetëm pak kohë më parë, autoritetet turke arrestuan rreth 25 persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari terroriste kryesisht me rekrutimin e shtetasve shqiptarë që dërgoheshin për të luftuar në Siri.

Bujar Hysa

Prokuroria dyshon se janë rreth 50 shtetas shqiptarë, mes të cilëve gra dhe fëmijë, të cilët janë dërguar në Siri nga grupi i personave të arrestuar. Si pjesë e këtij rrjeti janë shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjerë, të cilët ende nuk janë prangosur nga policia, pasi mendohet se ndodhen në Turqi dhe Siri

Kush janë dy imamët e “xhihadit luftarak” Genci Balla dhe ndjekësi i tij, Bujar Hysa njihen si predikuesit kryesorë të linjës tekfiriste të Islamit. Dy imamët, prej vitesh nën vëzhgimin e autoriteteve dhe në konflikt me Komunitetin Mysliman Genci Balla dhe Bujar Hysa, të dyshuar si organizatorë për rekrutimin dhe dërgimin e shqiptarëve në Siri janë mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga autoritetet, të cilat kanë ndërtuar edhe profilin e dy imamëve. Genci Balla, i njohur me emrin Abdurrahim, pëshkruhet si përkrahës i rrymës radikale myslimane. Ai mendohet se ka rënë në kontakt me dijetarë të linjës së ashpër “tekfiriste” gjatë studimeve në Universitetin e Medinës, në Arabinë Saudite, rrymë të cilën e predikon edhe në Shqipëri. Sipas prokurorisë, imami i xhamisë tek Unaza e Re është një ndër personat që ka predikuar “xhihad luftarak” për në Siri. Ai akuzohet për nxitje urrejtjeje, jo vetëm ndaj besimeve të tjera, por edhe brenda Komunitetit Mysliman, si dhe është një nga frymëzuesit dhe organizatorët kryesorë në rekrutimin, organizimin dhe dërgimin e besimtarëve myslimane drejt Sirisë. Ky person, së bashku me elementë të tjerë, që prokuroria i përshkruan si pjesë të sektit “Selafi” është evidentuar në mënyrë të vazhdueshme nga prokuroria si përgjegjës kryesor për dërgimin e shqiptarëve në Siri, ku përfshihen gra

edhe fëmijë. “Shumë prej tyre janë trajnuar për luftë dhe indoktrinuar me ideologji radikale, për t’u angazhuar më pas në luftime në përbërje të grupeve xhihadiste, që janë nën sanksione nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”, thotë prokuroria. Sipas akuzës, thirrjet e imamit për xhihad të armatosur në Siri janë mbështetur nga disa elementë të rinj shqiptarë, të cilët kanë udhëtuar drejt Sirisë e ku u janë bashkuar grupeve në konflikt. Genci Balla ushtron prej 6 vitesh rolin e imamit, në xhaminë që nuk është nën juridiksionin e Komunitetit Mysliman. Ai ka hapur një shkollë fetare në ambientet e xhamisë së Unazës së Re, ku fëmijëve u jepen mësime fetare dhe të gjuhës arabe. Në këtë linjë konsiderohet edhe botimi prej tij i librit “Asgjësimi i teorisë së përzierjes së fesë islame me fetë e tjera” , i shpërndarë në Shqipëri dhe jashtë saj. Të njëjtin përshkrim, prokuroria bën edhe për shtetasin Bujar Hysa, i vetëshpallur si imam i xhamisë së Mëzezit, aktivitetin e të cilit e konsideron si radikal - ekstremist islamik, duke krijuar një rreth të ngushtë besimtarësh. Bujar Hysa është ndjekës i ideologjisë fetare të Genci Ballës, ndërkohë që predikon mosnjohjen e ligjeve të shtetit. Ai dyshohet se ka aktivitet në drejtim të përhapjes dhe nxitjes së urrejtjes ndërfetare, ndërsa sipas akuzës ka patur rol aktiv si rekrutues i një numri të madh shtetasish shqiptarë, të cilët u janë bashkuar formacioneve luftarake në Siri. Hysa është mësues i lëndëve fetare për fëmijët. L.Bakillari


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

12.03.2014

5

Besimtarët akuzojnë policinë se ka ndërprerë në mes faljen dhe ka marrë që aty objekte të predikimit të fesë, që nuk kanë asnjë lidhje me hetimin. “Policia erdhi, ndërpreu faljen dhe kontrolloi të gjithë xhaminë dhe konviktin, ku ka fëmijë që flenë. Hynë me maska në fytyrë aty, duke i terrorizuar. Ne dolëm jashtë

Astrit Tola

Fadil Myslimani

Verdi Morava

Zeqir Imeri

Edmond Balla

Besimtarët e xhamive të bastisura: Akuzat e sajuara, luftë kundër Islamit Në xhaminë e Unazës së Re dhe atë të Mëzezit, operacioni i policisë ka lënë pas besimtarë të irrituar. “Imamët janë edukatorët tanë, kërkohet të njolloset feja islame” Dashamir Biçaku

O Genci Balla

Sekuestrime Dy aparate telefoni celular Disa karta memorie telefoni celular dhe aparat fotografik Kartë identiteti në gjuhën arabe si dhe një sërë kontrata depozitash bankare në emër të shtetasit Bujar Hysa dhe në emër të disa shtetasve të tjerë Disa libra fetarë, mes të cilëve “Asgjësimi i teorisë së përzierjes së fesë Islame me fetë e tjera”. Tri njësi kompjuteri Çantë ushtarake kamuflazhi Dy telefona celularë 15 fishekë të kalibrave të ndryshëm 8 telefona celularë 2 karta telefoni Një granatë ofensive e pamontuar. Një armë automatike e tipit “Kallashnikov” Katër krehra automatiku. 320 fishekë të kalibrit 7.62 Një thikë me dorezë kauçuku të zezë Dy radio dhënëse-marrëse. Një xhup kamuflazhi Një çantë sportive ku mbaheshin fishekët Një armë gjahu çifte 12 fishekë 11CD broshura fetare, fletore me shënime në gjuhën arabe Një sasi kartash SIM dhe disa numra celularë Një uniformë ushtarake

Akuzat

“Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste”; “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitjes së urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”

Dy fëmijët që dyshohet se janë në Siri Endri Dumani, vetëm gjashtë vjeç dhe e motra e tij, Eva, dyshohet se kanë përfunduar në kampet e luftës në Siri. Dy fëmijët janë denoncuar të zhdukur nga nëna, e cila dyshon se babai i tyre i ka marrë me vete në Siri. Shkëlzen Dumani është një ndër pesë personat e shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ndodhet në Siri. Ai akuzohet si financues dhe organizator në thirrjet që bëheshin për të rekrutuar persona, që duhej të shkonin për të luftuar në Siri.

peracioni i forcave speciale ka lënë pas besimtarë të irrituar në xhaminë e Unazës së Re dhe atë të Mëzezit. Vendin e imamëve të arrestuar e kanë zënë muhezinët, në drejtimin e ritit të faljes, ndërsa nuk mungojnë akuzat ndaj policisë. Në xhaminë e Unazës së Re, të drejtuar prej vitesh nga Genci Balla, gjejmë fare pak besimtarë dhe disa fëmijë. “Kjo është një luftë e hapur kundër Islamit. Ka segmente të caktuara, që kanë interes të godasin besimin në Shqipëri”,- na thotë njëri prej besimtarëve kur e pyesim për operacionin e forcave speciale. Besimtari nuk pranon që imami Balla apo të arrestuarit e tjerë të jenë implikuar në rekrutimet për luftën e Sirisë, ndërsa i cilëson akuzat si sajime. “Akuzat për rekrutime në Siri janë sajesa. Policët përdhosën sot ambientet e xhamisë”,- shprehet ai, ndërsa rrëfen se ata hynë brutalisht në xhami, duke shkelur mbi shtresat dhe tapetet në të cilat falen besimtarët. Besimtarët akuzojnë policinë se ka ndërprerë në mes faljen dhe ka marrë që aty objekte të predikimit të fesë, që nuk kanë asnjë lidhje me hetimin. “Policia erdhi, ndërpreu faljen dhe kontrolloi të gjithë xhaminë dhe konviktin, ku ka fëmijë që flenë. Hynë me maska në fytyrë aty, duke i terrorizuar. Ne dolëm jashtë. U detyruam të falemi jashtë në mes të pluhurit, në këtë zonë”,- thotë Abdulaziz Manollari. Një tjetër besimtar me emrin Abdullah Zunullari ironizon policinë, që kërkonte në një objekt kulti tritol e municione. “Ata kërkonin për armë dhe tritol. E besoni që mund të ketë në xhami një gjë të tillë? Akuzat janë akuza dhe çfarë ndodhi sot, ka vetëm një përgjigje.

Kërkohet të njolloset feja islame me akuza për terrorizëm. Çfarë terrorizmi kemi bërë, flisni?”, - pyet ai, ndërsa bëri thirrje që policia të lirojë vëllezërit myslimanë. “Ne besojmë Kuranin. Nuk e kemi frikë policinë, kemi vetëm Zotin. Ata janë pa faj”, - shtoi më tej Zunullari. Në xhaminë e Unazës së Re akuzat për rekrutime i cilësojnë përralla të policisë. E ndoshta edhe për hir të situatës së rënduar pas operacionit, askush nuk flet për luftëtarët shqiptarë të konfliktit në Siri. “Çfarë mendoni ju, se njerëzit çohen pako në Siri. Lërini mo këto përralla”, -na thotë një tjetër besimtar në këtë xhami. Një situatë e ngjashme irritimi mbizotëron edhe në xhaminë e Mëzezit, ku predikon Bujar Hysa. Vendin e tij në faljen e drekës e ka zënë një besimtar praktikant. Edhe në këtë xhami dëgjon ankesa nga më të ndryshmet për policinë, ku e konsiderojnë operacionin si arbitrar dhe brutal. “Ata kanë ardhur këtu dhe kanë dhunuar xhaminë, veprim që nuk bëhet në asnjë vend të botës. Askush nuk mund të hyjë me këpucë në një institucion fetar”,- thotë një besimtar ndërsa shpreh dyshimin e vet edhe për mediat. Ndjekësit e cilësojnë imamin e xhamisë si një person që predikonte ndarjen nga e keq ja, një edukator të komunitetit dhe besimtarëve. “Asnjë besimtar s’ka vepër penale. Njerëz që praktikojnë Islamin, urdhërojnë të ndahen nga e keqja. Shteti e ka sajuar gjithë këtë histori, kjo është luftë ndaj Islamit”,- thotë besimtari i xhamisë së Mëzezit. Kush i ka dërguar në luftën e Sirisë shqiptarët, disa prej të cilëve edhe të vrarë? Në dy xhamitë e bastisura nga policia, kjo pyetje nuk merr përgjigje.

Komuniteti Mysliman: Pjesëmarrja në konflikte është kundër Islamit Pas arrestimeve për rekrutimin e besimtarëve, ka reaguar Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Përmes një njoftimi, Komuniteti bëri me dije se dy imamët e arrestuar nuk janë punonjës të tij. “Nisur nga lajmet e sotme për arrestimin e disa personave të akuzuar për terrorizëm dhe përfshirjen në konfliktin e Sirisë, Komuniteti Mysliman bën me dije se personat në fjalë nuk janë punonjës të Komunitetit Mysliman. Komuniteti Mysliman e ka

bërë të ditur edhe më parë qëndrimin e tij për mos përfshirjen e besimtarëve shqiptarë në konfliktin sirian”- thuhet në njoftimin e KMSH-së. KMSH bën me dije se

pjesëmarrja në konflikte dhe nxitje dhune nuk përputhet me shpirtin e fesë islame. “Gjithsesi, Komuniteti Mysliman inkurajon një proces të drejtë ligjor. Pjesëmarrja në konflikte dhe nxitje dhune nuk përputhet me shpirtin e fesë islame. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është promotor i vlerave më të bukura islame dhe predikimit të bukurive të besimit, të harmonisë dhe tolerancës në vendin tonë”- thuhet më tej në njoftimin e KMSH-së.


6

fokus

ngjarje e ditës

Largimet, kryetari i FRD-së Fier i bashkohet PD FIER Nga dje, anëtarë të Frymës së Re Demokratike të Fierit i janë bashkuar degës së Partisë Demokratike. Deklarata është bërë nga kreu i FRD-së i degës Fier, Llazar Kolici, i cili u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të kësaj partie që t’i bashkohen Partisë Demokratike. “FRD me pozicionin e saj të ri nuk shpreh dhe nuk mbron interesat e të djathtës shqiptare. FRD-ja ka braktisur programin e saj dhe është kthyer

në shtojcë të Partisë Socialiste. Ajo po braktis interesat e mbështetësve të saj. Ftoj anëtarët e Frymës së Re Demokratike të Fierit të mbështesin PD-në, si forca e vetme e djathtë”, - është shprehur Kolici. Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar anëtari i kryesisë së FRD në Fier, Shezai Çobo. Sipas tij, Llazar Kolici është i vetëm në këtë lëvizje: “Kolici ka dalë i vetëm, pasi anëtarësia e kryesisë është këtu. Ne mbështesim

programin e FRD”. Ndërkohë dega e Partisë Demokratike në Fier, përmes një deklarate për shtyp shprehet se mirëpret këdo që do të aderojë në këtë forcë politike. Në deklaratë thuhet gjithashtu se anëtarësimet e reja në radhët e PD-së kanë ardhur në rritje. Anëtarësimet e reja në PD në Fier mësohet se janë shtyrë me 10 ditë më shumë për ti dhënë kohë atyre personave që dëshirojnë ti bashkohen kësaj force politike.

PS propozon kontroll në SHISH për përgjigjet e policisë Lutaj: Në qoftë se ju, që në momentin që e keni këtë çështje e keni kërkuar të paragjykuar, nuk është problemi ynë. Ne kemi të drejtën ligjore dhe kushtetuese ta bëjmë këtë. Noka: Me sa di unë, nuk ka ndonjë afat. Ne i thamë shko, plotëso atë që duhet plotësuar dhe hajde. Për sa kohë që nuk kemi lënë afat, kjo s’ka kuptim Mazhoranca kërkon të zbresë në terren për të kontrolluar nga afër ligjshmërinë e veprimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror, sidomos lidhur me udhëzimin për përgjimin e punonjësve të Policisë së Shtetit. Dështimit disa ditë më parë të raportimit të kreut të SHISH-it, Visho Ajazi para komisionit parlamentar të Sigurisë për shkak të mospasjes së certifikatës së pastërtisë për t’u njohur me dokumentacionin sekret, socialistët i janë përgjigjur me kërkesën për ngritjen e një grupi kontrolli deputetësh, që të shkojnë në ambientet e këtij shërbimi për të marrë atje informacionin e duhur lidhur me shqetësimet që ata ngritën në kërkesën e tyre. Ka qenë deputeti socialist Pirro Lutaj, ai që ka propozuar dje në emër të gjithë kolegëve të tij para komisionit të Sigurisë ngritjen e një grupi de-

putetësh që kanë certifikatën e sigurisë për të inspektuar në zyrat e SHISH-it në lidhje me zbatueshmërinë e ligjit prej këtij të fundit, lidhur me shqetësimet e ngritura si nga ana e mazhorancës, ashtu edhe e opozitës. “Zoti kryetar, ne kemi lënë në mes një proces që lidhet me raportimin e kreut të Shërbimit Informativ. Ne kemi konsumuar pikën 1 të nenit 102, drejtori i Shërbimit erdhi këtu me materialet përkatëse, por seanca për arsye dhe të vetë atij u ndërpre. Ju sugjeroj se duhet të vazhdojmë praktikën e komisionit për ta ushtruar këtë kompetencë që na i jep pika 3 e nenit 102, që një grup prej nesh me stafin dhe drejtorin e Shërbimit të shkojmë atje dhe të bëjmë verifikimet e duhura. Nuk mund ta lëmë këtë problem stand-by, ne presim atë, ai ndoshta na pret ne”, - tha Lutaj në kërkesën e vet. Por një kërkesë e tillë është konsideruar e pavend nga ana e opozitës, e cila ka theksuar se në mbledhjen e fundit komisioni nuk i vuri kreut të SHISH-it një afat se kur duhet të vinte sërish para deputetëve për të raportuar. “Me sa di unë, nuk ka ndonjë afat. Ne i thamë shko, plotëso atë që duhet plotësuar dhe hajde. Për sa kohë që nuk kemi lënë afat, kjo s’ka kuptim. Nëse doni të ngrini një grup punëtoro-fshatar kontrolli thjesht që të qitni ndonjë pushkë herë pas here thjesht për të bërë një zhurmë, bëni zhurmë”, - tha nënkryetari demokrat i komisionit, Flamur Noka. Ndërkohë që deputeti tjetër demokrat, Astrit Patozi e ka quajtur joserioz trajti-

Deputeti socialist i ka propozuar komisionit të Sigurisë që të ngrejë një grup pune për t’u njohur në ambientet e SHISH me korrespondencën dhe urdhrat e drejtorit të këtij institucioni. Opozita: Grup kontrolli punëtorofshatar

min që po i bëhet SHISH-it nga Kuvendi. “Mendoj se ky Shërbim është shumë i rëndësishëm për sigurinë kombëtare, pavarësisht defekteve. Nuk mund ta trajtojmë këtë, hajde të marrim informacion apo të thërresim një herë në javë kreun e Shërbimit”, - tha Patozi. Por sipas deputetit Lutaj, komisioni ka të drejtën që të ngrejë këtë grup kontrolli, të drejtë që sipas tij ia jep Rregullorja. Ai ka theksuar se dokumentet janë në SHISH dhe grupi i deputetëve ka të gjithë kompetencën dhe sigurinë që të njihet me këto dokumente e korrespondenca. “Dokumentet

janë atje, siç ishte në materialin referues, i gjejmë atje dhe nuk ka asnjë shkelje apo paragjykim. Në qoftë se ju, që në momentin që e keni këtë çështje e keni kërkuar të paragjykuar, nuk është problemi ynë. Ne kemi të drejtën ligjore dhe kushtetuese ta bëjmë këtë. E bëj këtë si propozim konkret në emër të grupit të deputetëve”, - tha Lutaj. Por duke hasur në kundërshtimin e deputetëve të opozitës, kreu i komisionit, Spartak Braho ka propozuar si zgjidhje që deputeti Lutaj ta paraqesë propozimin të shkruar dhe komisioni të vendosë herën tjetër.

Rama: Refuzimi i armëve kimike, jo nga presioni i protestuesve Prezantohet libri i gazetarit Carlo Bollino “Heshtja e dyfishtë”, kushtuar prapaskenave kombëtare e ndërkombëtare që paraprinë vendimin e qeverisë ‘Rama’ I pranishëm në prezantimin e librit të gazetarit Carlo Bollino, “Heshtja e dyfishtë”, që i kushtohet negociatave të armëve kimike, kryeministri Rama ka rrëfyer dje para edhe një paneli ambientalistësh disa të vërteta të tjera që lidhen me këtë ngjarje, ku mes të tjerave ka mohuar që në atë kohë të ketë patur ndonjë negociatë edhe me palën ruse. Duke iu referuar titullit të librit, kreu i qeverisë, Edi Rama i pranishëm në këtë aktivitet, tha se “heshtja e dyfishtë”, si nga qeveria shqiptare, ashtu edhe nga negociatorët amerikanë, ishte e imponuar nga fakti se nuk pati një vendim. “Sipas kreut të qeverisë, një fakt i tillë do t’i prezantohej publikut nëse do të kishte një vendim lidhur me qëndrimin e Shqipërisë për lëndët kimike të Sirisë. ‘Heshtja e dyfishtë’ ka qenë e imponu-

ar nga fakti se nuk ka patur një vendim. Sepse po të kishte një vendim, e gjitha do t’i prezantohej publikut, më tutje Parlamentit e kështu me radhë. Për sa kohë që vetë ne ishim njerëzit që diskutonim intensivisht nuk e kishim një vendim, çfarë do na duhej të thoshim? Çështja ishte kaq delikate në kushtet kur ne vetë nuk kishim marrë vendim për të komunikuar me publikun, ky vendim do ta komprometonte plotësisht ngjarjen. Ne ishim shumë të vegjël për të qenë vetëm në mes të dy fuqive të mëdha, ndërkohë që vendet e tjera nuk ishin rrotull”, tha kryeministri Rama. Ai ka treguar gjithashtu se lidhur me këtë çështje ka zhvilluar disa biseda telefonike me kreun e diplomacisë amerikane, Xhon Kerri, duke theksuar se bisedat me të kanë qenë jo të karakterit imponues apo të varësisë. “Ajo ka qenë biseda e disatë brenda atyre ditëve, që t’ju them të drejtën më kanë dhënë një përmasë tjetër të kuptimit të partneritetit tonë me SHBA-në, që s’ka asnjë lidhje me atë perceptim dhe me atë opinion që është një marrëdhënie diktati, imponimi apo moskomunikimi si të barabartë. Ju siguroj që unë kam mbetur shumë i mbresuar pikërisht nga niveli shumë

i lartë i dialogut dhe nga respekti reciprok që pala tjetër, Sekretari i Shtetit dhe të gjithë të tjerët me radhë na kanë rezervuar gjatë gjithë bisedave, pa patur asnjë moment ndjesinë që këtu bëhet fjalë për ‘xhandarin e botës që ka kapur për fyti një pulë të rastit dhe i thotë -Ose bëj vezën që dua unë, ose s’do të lë pupël në trup”, - tha Rama. Duke iu përgjigjur pyetjes së autorit të këtij libri, nëse ka patur apo jo ne-

gociata me Rusinë në ato momente, Kryeministri u përgjigj se nuk ka patur bisedime “Me shumë palë, po jo me palën ruse”. Rama ka deklaruar gjithashtu se vendimi për të mos u bërë pjesë e këtij operacioni ishte për arsye që lidheshin me kapacitetet dhe vetmia në të cilën u gjet vendi ynë, por jo presioni i protestuesve. “Nuk është se vendimi përfundimtar që unë e bëra publik ishte rezultat i presionit të Sazanit apo të gjithë atyre që ishin në bulevard, që kishin një drejtë shumë të madhe. Është e kundërta, që nuk ishin kushtet, pra jo se ishte protesta”, - tha Rama. Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke folur lidhur me këtë çështje ka theksuar se në të gjithë atë debat, më i keqkuptuari ishte ish-kryeministri Berisha. “Jam ulur pranë tij për t’i thënë që nuk mund të merret dhe fjala juaj dhe e opozitës, sepse vendimi do merret në parlament. Por ai tha se vendimi ishte marrë dhe më tha se as ti nuk di gjë!!! Opozita ishte e keqkuptuara më e madhe e gjithë kësaj situate, madje dhe “viktima” e këtij keqkuptimi, për fat të keq me atë dëshirën e vet për të konfrontuar qeverinë me popullin e vet”, tha Meta.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

7

12.03.2014

Java globale e parasë, Fullani mëson të rinjtë të kursejnë Banka e Shqipërisë po zhvillon një seri aktivitetesh në “Javën globale të parasë”, që ka nisur më datën 10 mars e do të vijojë deri më 17 mars. Mesazhi i Bankës Qendrore për të rriturit është të shpenzojnë, ndërsa për më të rinjtë, të mësojnë të kursejnë. Banka e Shqipërisë bën të ditur se mbi të gjitha, është e

rëndësishme që të rinjtë të njohin bankat dhe t’iu besojnë atyre. Gjatë aktiviteteve për “Javën globale të parasë”, guvernatori Ardian Fullani shoqëroi një grup nxënësish për vizitë në mjediset e një banke tregtare. Nxënësit që ndjekin lëndën me zgjedhje të financave personale patën rastin të mësojnë

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave po i japin rëndësi edukimit financiar të të rinjve, si themel i rëndësishëm për të ardhmen e stabilitetit financiar

më shumë detaje për bankën nga drejtori i Përgjithshëm i “Societe Generale Shqipëri”, Frederic Blanc. Në kuadrin e “Javës globale të parasë”, Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave po i japin rëndësi edukimit financiar të të rinjve, si themel i rëndësishëm për të ardhmen e stabilitetit financiar

Papunësia i kthehet rritjes, në dy vite shkon 17 për qind Sipas Anketës së forcës së punës, të realizuar nga INSTAT për tremujorin e fundit të vitit 2013, rezulton se papunësia ka arritur në 17 %. Në fillim të 2012, papunësia shënonte 13.4%. Rezultojnë të papunë 189 230 persona. Ja sektorët me rënie Blerina Hoxha

Papunësia ka marrë një trend në rritje pavarësisht masave të qeverisë për reduktimin e fenomenit. Sipas Anketës së forcës së punës, të realizuar nga Instituti i Statistikës (INSTAT) për tremujorin e fundit të vitit 2013, rezulton se papunësia ka arritur në 17 %, nga 16.9 për qind që ishte në tremujorin e tretë ose 189 230 persona të papunë. Fenomeni i papunësisë shihet se ka pësuar rritje të konsiderueshme me 4% në dy vitet e fundit, pasi në vitin 2012 papunësia llogaritej në 13.4%. Punësimi sipas sektorëve

INSTAT vlerëson se 23,5 % e të punësuarve në tremujorin e katërt 2013 punuan në sektorin e shërbimeve të tregut, si tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automobilave, hotelet dhe restorantet, transportet, magazinimi, komunikacioni, ndërmjetësimi monetar dhe financiar, pasuritë e patundshme. Numri i të punësuarve në këto linja u rrit me 5%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013. Ndërsa punësimi në sektorin e shërbimeve publike përbënte 17 % të punësimit total. Në këtë sektor në tremujorin e katërt të vitit 2013 pati një rënie të punësimit prej 1 %, krahasuar me tremujorin pararendës. Kontributin më të madh në rënien e punësimit e zë sektori i ndërtimit, ku ka patur një trend rënës përgjatë gjithë vitit 2013. Ulja

në këtë sektor rezultoi 0.6%, ndërsa tkurrja në terma vjetorë vlerësohet të jetë 25 %. Në tremujorin e katërt 2013, punësimi në industrinë përpunuese u rrit me 1%, krahasuar me tremujorin e tretë dhe zinte 8 % të punësimit total. Punësimi sipas moshave

Gjatë tremujorit të katërt 2013, shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç u rrit nga 26,9 % që ishte në tremujorin e mëparshëm, në 28,1%. Ndër të rinjtë e papunë 61,7 % ishin të papunë prej një viti a më shumë. Duke analizuar papunësinë e të rinjve sipas nivelit arsimor të tyre, INSTAT vlerëson se 29 % e të rinjve të papunë ishin me arsim të lartë, ku meshkujt e papunë me arsim të lartë përbënin 11 % dhe femrat 18 % të të papunëve gjithsej. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt të vitit 2013 shkalla e papunësisë ishte 13,5 %. Shkalla e papunësisë afatg jatë për popullsinë 15-64 vjeç ishte12 % për meshkujt dhe 11 % për femrat. INSTAT vëren se mënyrat që përdoren më së shumti për të gjetur një punë janë aplikimi direkt tek ndonjë punëdhënës, por 87 % u drejtohen të afërmve, miqve dhe shokëve dhe vetëm 28% u drejtohen zyrave publike të punësimit. Ndërsa një pjesë tjetër, gati 18 % studiojnë lajmërimet në gazeta. Nëse ka patur një tregues paradok-

Punësimi në sektorin e shërbimeve publike përbënte 17 % të punësimit total. Në këtë sektor, në tremujorin e katërt të vitit 2013 pati një rënie të punësimit prej 1%, krahasuar me tremujorin pararendës.

sal në këto vite të tranzicionit në Shqipëri, ai është papunësia. Mjaftojnë dy shembuj: I pari, kur punësimi ka pësuar rritje, kontributet e sigurimeve shoqërore kanë shënuar rënie. I dyti, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit nga viti 2008 ka pësuar rënie më shumë se 5 për qind, ndërsa treguesi zyrtar i punësimit është rritur për katër vite rresht. Për të sjellë një logjike normale në këto krahasime, por edhe për të ofruar realitetin në shi-

frat zyrtare të papunësisë në vend, INSTAT do të bëjë ndryshimin, du ke ap l i ku a r st a n d a r de t ndërkombëtare në këtë fushë. Fahrad Mehrani, konsulent i INSTATit, është shprehur se është natyrale që INSTAT do të ndjekë standardet ndërkombëtare më të fundit për statistikat e punësimit. Sipas këtij të fundit, norma e papunësisë bazuar në metodën e vjetër ishte rreth 13%. Me standardet e reja, papunësia në Shqipëri është 21%.

Udhëzimi i ri, rimbursimi i TVSH, automatik nga Thesari për 60 ditë Ministria e Financave do të rimbursojë brenda 60 ditëve automatikisht nga Thesari TVSH-në ndaj bizneseve, sipas udhëzimit të ri të hartuar nga Financat. Më parë procesi i rimbursimit kryhej vetëm pas rezultatit të kontrollit të tatimorëve, pavarësisht afateve që ishin të përcaktuara në ligj. Procedura e re nuk e përjashton faktin që bizneset të jenë subjekt i kontrolleve tatimore, në bazë të analizës së riskut, por gjithsesi rim-

bursimi i TVSH-së tashmë do të jetë një proces i sigurt dhe i shpejtë, sepse ai nuk do të varet më në dorë të Tatimeve, por garantohet me ligj, pasi Thesari do ta bëjë pagesën pa “pyetur” Tatimet. Sipas udhëzimit, afatet e përcaktuara për rimbursimin e TVSH-së sipas kategorive të personave të tatueshëm fillojnë nga data e protokollimit të kërkesës për rimbursim të TVSH-së, në Drejtorinë Rajonale Tatimore, datë e cila

SHPALLJE ANKANDI

është e njëjtë me datën e mbërritjes ose paraqitjes së kërkesës për rimbursim nëpërmjet shërbimit postar rekomande me nënshkrim të marrësit. Udhëzimi përcakton që çdo person i tatueshëm, i cili plotëson kushtet e parashikuara në nenin 50 të ligjit, ka të drejtë të kërkojë rimbursimin e TVSH-së. Për të kërkuar rimbursimin e TVSH-së, personi i tatueshëm, pasi të ketë plotësuar rubrikën përkatëse “Kërkesë për rim-

PER SHITJEN E SENDIT TE PALUAJTSHEM

SHOQËRIA PËRMBARIMORE “AFA-2010” SH.P.K shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme:

Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje me ankand sendin : “Apartament ”,me siperfaqe 72.6 m2, me nr pasurie 2/106+1-17, volum 15 , faqe 189, ne ZK 8592 , me adrese Lagjja Vojo Kushi , Shkoder. Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshte ne vleren. 3,420,880 (tremilion e katerqindenjezetmije e teteqindetetedhjete) Lekë. Shitja e pasurisë do të bëhet (fillon) ditën e premte , datë 21.03.2014, ora 16.15, në Zyrën Përmbarimore te Përmbaruesit Gjyqësor Privat Genti Bushati me adrese: Rruga “Don Bosko”, perballe Gjykates se Rrethit Gjyqesore Shkoder Ajo vazhdon 15 (pesembedhjete) dite dhe perfundon me mbarimin e orarit zyrtare te dites se fundit. Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llogari te permbaruesit gjyqesore .

Pasuria me Nr.551, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 300 m2, e ndodhur në fshatin Dhoksat, Gjirokastër, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Gjirokastër ne Zonën Kadastrale nr.1484, vol 4, faqe 122, kufizuar nga V-Pasuria nr.814, J-pasuria nr.566, L-pasuria nr.815 dhe P-pasuria 814, në pronësi të Sali Beshir Idrizi; Çmimi fillestar në ankandin e parë është 871,200(tetëqind e shtatëdhjetë e një mijë e dyqind) lekë. Kjo pasuri është vënë në hipotekë për shumën 500.000(pesëqind mijë) lekë. Ankandi zhvillohet në datë 18.03.2014 ora 15:30 në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

bursim të TVSH-së” të Formularit të Deklarimit të TVSH-së të periudhës së fundit tatimore, e dërgon në Drejtorinë Rajonale Tatimore. Më pas Drejtoria Rajonale Tatimore, me marrjen e kërkesës për rimbursim, protokollon kërkesën në regjistrin e protokollit dhe brenda ditës së nesërme e regjistron atë në një regjistër të veçantë për rimbursimet e TVSH-së, sipas rendit kronologjik të datës së paraqitjes së kërkesës. Më pas punonjësi i ngarkuar me mbajtjen dhe administrimin e regjistrit të rimbursimeve, brenda 3 ditëve punë nga data e regjistrimit në regjistrin e rimbursimeve, kryen dhe përfundon procesin e verifikimit te të dhënave dhje verifikohet plotësimi i kërkesave ligjore mbi kërkesën për rimbursim. Në rastin kur nga procesi i verifikimit paraprak të kërkesës për rimbursim rezulton se kriteret nuk janë plotësuar, udhëzimi përcakton që kërkesa konsiderohet e parregullt dhe nuk pranohet.


CMYK

8 12.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

12.03.2014

9

FOREIGN POLICY / Rikthimi i kaRl maRx-it dhe aRSyet

Nr. 25 (270), Viti iX botimit shkurt 2014 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

FOTO ESSE Concresco, afresco me bunkerë Shqipërie rEpOrTEri i luFTëS Ju lutem, një biletë kthimi për në Siri BlENDi SAlAJ kanuni nuk vret, njerëzit vrasin pOp pOliTiCS debatikasit e rinj

e përmuajshme

RRëfimi i VaSO SamSURit

Kadare në Kohën e Kolerës Një profesor letërsie tregon një Kadare ‘intim’. lidhjet e Mjeshtrit të shqipes me qytetin e pogradecit dhe me poetin e tij, lasgushin. Fotografitë e pabotuara dhe të pathënat e një autori që, megjithëse është një personazh i famshëm që në vitet ’60, vazhdon të mbetet ‘misterioz’ për një pjesë të mirë të publikut. Kush janë ‘anëtarët e poezisë’, një ‘klubi’ të llojit Dead poets Society të pagëzuar nga lasgushi...


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Disa koncepte për saktësinë gjuhësore të Unionit Evropian Mbi etimologjinë, linguistikën dhe diskursin publik në gjuhën shqipe të përdorimit të saktë të gjuhës traktatore – Union Evropian

N

ë diskutimet e panumërta mbi etimologjinë e fjalës “Evropë”, shembulli më predominant që buron nga konteksti, është ai i poemave të Homerit, i cili duke trajtuar mbinjeriun e tij të plotfuqishëm e kishte përshkruar Zeusin – përveç si Zot të tijin dhe të gjithçkaje tjetër metafizike – edhe si një EUROPOS. Sipas rregullit, ‘europos’ i bie të jetë një adjektiv (mbiemër) që kuptohet si “dikush që sheh shumë larg,” ose “si zotërues dhe vizionar absolut.” Më pastaj siç njihet mirëfilli, kjo ka kulmuar me vlerësimin e tij për Zeusin si “Zot të zotërave”. Ky shpjegim merret në esencë si etimologjia më e saktë e krijimit të asaj që sot njihet, jo vetëm si kontinent, por gjeopolitikisht si Evropë gjeografike që kulmoi në vitin 1951 me Unionin Evropian – si bashkësi ekonomike dhe politike. Në gjuhën shqipe, në mënyrë kontradiktore vazhdon të përdoret emërtimi për organizatën supranacionale evropiane, si Bashkim Evropian në vend të korrektësisë linguistike – Union Evropian, të cilën e përdorin jo vetëm të njëzetë e tetë kombet/shtetet anëtare të saj por, edhe gjuhët e tyre të komunikimit akademik dhe publicistik (kuptohet me mediat si faktor primar). “Unioni Evropian” - gjuhë traktatore Në Maastricht (Holandë) në vitin 1993, është nënshkruar Traktati për themelimin e Unionit Evropian, i cili deri atëherë është quajtur në vijimësi ose si, Bashkësia Evropiane për Qymyr dhe Çelik, e më pastaj pas Traktatit të Romës (1957) si Bashkësi Ekonomike Evropiane. Nga ky vit pra (1993) ka pushuar së ekzistuari dhe së quajturi në të gjitha gjuhët zyrtare, si Bashkësi – e cila fjalë e ka derivuar në shqip atë “Bashkim”, për shkaqe të themelimit zyrtarisht të Unionit Evropian të sotshëm. Me fjalë të tjera, Unioni asnjëherë nuk

koment Vigan Qorrolli

Në konkluzion të kësaj, vërejmë që asnjë gjuhë e rajonit (në Ballkanin Perëndimor) nuk i referohet ndryshe përveçse si Union Evropian. Kjo nënkupton arsyen që linguistika shqipe do të duhej ta pranonte (veçanërisht në përkthimet zyrtare të saja dhe në komunikimet e brendshme) si UE – për shkaqe të paprecizitetit, papërsosshmërisë dhe joadekuatitetit të përdorimit të Bashkimit Evropian. është konceptuar si Bashkim ngaqë një fjalë e tillë nuk asocon analogjikisht me SHBA-të, përkthimi i së cilës: “United States” në “Shtete të Bashkuara” në shqip është i saktë. Esenca linguistike ka të bëjë këtu me përdorimin joadekuat të fjalës Bashkim në vend të terminologjisë, e cila juridikisht është detyruese me traktatet e saja, si Union. Përkthimi literal që i jep shkas përdorimit më të saktë në shqip të fjalës Union buron edhe nga përkthimi zyrtar i fjalorit të Oxfordit – që merret si burim primar terminologjik – i cili rrjedh nga latinishtja e vjetër kishtare “unus” e cila, ndërkaq, në shqip empirikisht përkthehet në togfjalëshin, “një - si i vetëm”. Sipas kësaj del që në gjuhën shqipe, përdorimi si Union në vend të Bashkim, është më i drejtë për arsye kryekëput të gjuhës traktatore të cilën e përdor UE-ja dhe shtetet anëtare të saja. Për arsye se traktatet në të Drejtën e UE-së janë burim juridik primar, atëherë ngjashëm do të duhej të përdoret edhe në gjuhën tonë si Union për arsye të përshtatshmërisë dhe konceptit gjuhësor.

Kjo gjuhë gjithashtu është në përdorim zyrtar edhe nga ana e të gjitha institucioneve të UE-së në përdorim të tyre të brendshëm si dhe në komunikimin/korrespondencën e tyre të jashtme diplomatike me shtetet joanëtare dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Në konkluzion të kësaj, vërejmë që asnjë gjuhë e rajonit (në Ballkanin Perëndimor) nuk i referohet ndryshe përveçse si Union Evropian. Kjo nënkupton arsyen që linguistika shqipe do të duhej ta pranonte (veçanërisht në përkthimet zyrtare të saja dhe në komunikimet e brendshme) si UE – për shkaqe të paprecizitetit, papërsosshmërisë dhe joadekuatitetit të përdorimit të Bashkimit Evropian. Qasja federaliste: Shtetet e Bashkuara të Evropës Dilemat supranacionale (mbikombëtare) që e karakterizojnë UE-në e sotme janë kryesisht të konceptit federalist. Nëse një ditë të gjitha shtetet në vend të kësaj mbikombëtareje dhe bartjes së një pjese të sovranitetit të tyre do ta dërgonin drejt një Unioni federal Evropian, atëherë trumbetimi më i madh teorik që bëhet është ai i krijimit të Shteteve të Bashkuara të Evropës. Këtu qëndron dallimi gjuhësor, meqë tash nuk do të mund të quhej ndryshe, jo vetëm për krahasim me SHBA-të por, edhe për shkak të frymës federaliste të cilën do ta bartte Unioni. Për shkak se kjo është një dileme hamletiane dhe koncept i papërkrahur politik, UE-ja do të vazhdojë të prodhojë Traktate në vend të Kushtetutës, ndërkaq rregullore dhe direktiva ne vend të ligjeve të saj (ndonëse krahasimisht të njëjta për nga fuqia, ndërsa për nga sovraniteti lënë shumë për të dëshiruar). Edhe Kushtetuta për Evropën – e mbetur vetëm në letër (e hedhur poshtë në themel me referendum nga qasjet sovranizuese të Francës dhe Holandës), – e njeh gjuhën juridike unijësuese të identifikimit të organizatës dhe tregut më të madh ekonomik në botë, si Union Evropian. *Autori është ligjërues në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kujdes prindëror

Posta e redaksisë

Kemi mendësinë e iriqit apo të dhelprës? Nga Zamir

Ndërkohë që z.Stefan Sulejman Shvarc shkruante këtë artikull, (një hebre përherë majtist, pro marksist, pro trockist, pro sovjetik, pro komunist, pro anarkist, tashmë edhe pro ‘sufizmit suni’, me tespie përgjithësisht rreth kyçit të dorës (http://en.wikipedia.org/wiki/Stephen_Suleyman_Schwartz), nga faqet e “Project Syndicate”, z.Dani Rodrik (prof. i Shkencave Sociale në Institutin e Studimeve të Përparuara në Princeton University) e titullonte shkrimin e tij të radhës: “Lëvduar qofshin mentarët mendjefemër”. “Jetojmë në një botë të ndërlikuar, kështu që jemi të detyruar ta thjeshtëzojmë. Njerëzit që kemi përqark i klasifikojmë si miq ose armiq për kokë, synimet e tyre si të këqija a të mira me bollëk, i (m)veshim ngjarjeve të koklavitura arsye të thjeshta…”Por ngaqë ky lloj modeli i mendësisë mbështetet te ‘prerja e drurëve shkurt’, logjikisht kjo të shpie në rrugë të gabuar”. Me pas z.Rodrik i mëshon idesë se duhen ndarë shkaqet nga pasojat, por ai shpjegon edhe arsyet e shpërfaqjes se një “Shock-u kulturor”, dukuri që ndodh kur pritshmëritë tona ndaj sjelljes së njerëzve që na rrethojnë rezultojnë të jenë aq të gabuara, saqë ndihemi në siklet nga përvoja që kemi kaluar”. Gjithsesi, thelbi i shkrimit të z.Rodrik është rikthimi në vëmendjen e lexuesit të një shkrimtari hebre I.B. më me peshë se artikullshkruesi po hebre S.S. Dani Rodrik rikujton një skicë të mendimit të Isaiah Berlin që bën dallimin mes dy lloj mendësive që qarkojnë në publik këtyre kohëve; e që metaforikisht i ndan në mendësinë e iriqit dhe atë të dhelprës. Iriqët lënë kokën vetëm pas një ideje dhe i mëshojnë asaj papushim, ndërsa me dhelprat ndodh krejt e kundërta, ato kanë në kokë mjaft ide, disa prej të cilave bien ndesh edhe me njëra-tjetrën”. (Më ngjan se skicuesi dhe subjekti i skicës anojnë nga mentaliteti i iriqëve: Stefan Shvarc-i idesë së ngulitur në kokën e tij se “Enver Hoxha dhe Ismail Kadare janë vëllezër siamezë’), ndërsa Alma Lama idesë se vetëm radikalët turko-vehabistë janë kërcënimi i shqiptarëve për në BE- ndërkohë që “Euobserver” vendos si parësor radikalizmin e majtë (e më pas edhe te djathtë) si kërcënim për të ardhmen e BE-së dhe Euros. Tashmë kur fatkeqësisht pritet që radikalët (ekstremistët) e majtë të zhvendosin edhe liberalët nga pozicioni i ‘kingmaker”-it në zgjedhjet e fundmajit-http://euobserver.com/news/123367) Dani Rodrik e mbyll analizën e tij duke këshilluar se kjo botë ka nevojë për më pak ‘iriqë’ e më shumë ‘dhelpra’. ( http://www.project-syndicate. org/commentary/dani-rodrik-on-the-promise-and-peril-of-social-science-models Besoj se edhe S.S.-ja dhe A.L.-ja do të ishin më shumë bindës dhe me më këmbë në tokë, nëse do të ishin më pak ‘iriqë’, e më shumë ‘dhelpra’. Më shumë mendjefemër sesa mendje të fiksuara vetëm e vetëm të një lloj radikalizmi a ekstremizmi (virtual a real qoftë). P.S. Personalisht jam kundra – aq sa më lejojnë të gjitha mjetet demokratike – karshi çdo lloj ekstremizmi, të çdo lloj ngjyre a kahu qoftë. Madje edhe të mendësisë ekstremiste për të qenë ekstremisht i fiksuar vetëm te një objekt/subjekt. Sepse ujku ka namin, por çakalli bën namin, më bën me dije mençuria e popullit tonë këtej e andej Traut të Morinës. *Koment për shkrimin Kërcënimi i Islamit radikal në Kosovë; Alma Lama si ilustrim.


op-ed

2

Blog / Doracak për revolucionet (II)

Islamit i duhet John Locke i tij J

o udhëzimi i Lutherit apo i Volterit, por i mendimtarit anglez John Locke. Filozofi anglez Locke ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e zemrës dhe mendjes sime duke marrë parasysh këndvështrimin e tij kundrejt fesë. Por një libër, që kohët e fundit pata rastin ta lexoja, m’i bëri gjërat edhe më të qarta: libri titullohej “Islami, Sekularizmi dhe Demokracia Liberale”, i shkruar nga dijetari Nader Hashemi ( Oxford University Press, 2009) Që nga fillimi i këtij shekulli, në Perëndim dhe nganjëherë edhe në Lindje është bërë i popullarizuar argumentimi rreth çështjes se Islamit i duhet Martin Lutheri i tij. Prandaj, autoritarizmi, intoleranca dhe dhuna të kryera në emër të Islamit do të mund të tejkaloheshin përmes një reforme të ngjashme me atë që filloi në Krishterim disa shekuj më parë. Megjithatë, vëzhgues më të kujdesshëm vënë në dukje dy probleme të vogla në lidhje me këtë ide. Së pari, ndryshe nga Katolicizmi rreth të cilit ka reaguar Lutheri, në Islam nuk ka asnjë autoritet qendror. Kështu që rezultati kryesor i Reformimit Protestant, i cili ka decentralizuar fenë, ende është një çështje kryesore për Islamin. Së dyti, pa marrë parasysh vlerat dhe ndihmesat, Reformimi Protestant nuk ka nisur epokën e lirisë, tolerancës dhe jo-dhunës në Evropë. Përkundrazi, ai ka përfshirë së paku dy shekuj të luftërave ndërfetare dhe spastrimeve që kanë shkaktuar gjakderdhje. Kjo ndodh për shkak se vëzhgues të tjerë kanë treguar se është thjesht humbje kohe të biesh dakord me reformën brenda Islamit. Ata thonë se mënyra e vetme për demokracinë liberale është ta shtyjë Islamin nga njerëzit me një sekularizëm të veçantë autoritar. Të inspiruar nga sekularistët radikalë nga Revolucioni Francez dhe të ilustruar me shembuj nga Kemalizmi në Turqi, kjo ide ka dy të meta kryesore: fillimisht, autoritarianizmi i hershëm ishte një fyerje kundrejt lirisë që gjoja përkrahu, kurse e dyta e metë ka të bëjë me shpresën për tjetërsimin e fesë që ishte parë si

koment

MUSTAFA AYKOL

John Locke ka theksuar se besimi fetar i individit është kuptimplotë vetëm kur bazohet në “bindje të brendshme të mendjes”, i cili nuk mund të detyrohet nga “forcat e jashtme”. Të gjitha këto ishin argumente fetare. “Duke gjykuar në bazë të standardeve të së sotmes, shumë njerëz mund t’i konsiderojnë fundamentalistë Locke-n dhe bashkatdhetarët e tij”. Madje, Hashemi flet haptas rreth kësaj. Unë mendoj se ai ka të drejtë, sepse personalisht besoj se bujaria ndaj fesë islame mund të shprehë vetëm falënderime për fundamentalistët, ndër të cilët mund të përmendet edhe filozofi Locke.

dështim, të ilustruar përsëri me shembuj nga Turqia. Sidoqoftë, në atë kohë ekzistonte gjithashtu edhe një rrugë më pak e frekuentuar dhe e pavërejtur: Një sqarim i llojit anglo-sakson që nuk

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Beteja e Lissus-it, anulohet ndërtimi i kompleksit turistik

12.03.2014

Universitet / Supermbesa e Berishës promovon librin në UET

11 Gjërat e mëdha nuk arrihen nga ata që dorëzohen para prirjeve dhe modave apo mendimit të opinionit. - Jack Kerouac

Strategji zhvillimi apo korrigjim i një politike ekonomike prek fenë, i dhënë nga homologët francezë, por duke u ri-interpretuar me sistemin politik që vlerëson lirinë, tolerancën dhe diversitetin. Jo udhëzimi i Lutherit apo i Volterit, por i mendimtarit anglez John Locke. Filozofi anglez Locke ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e zemrës dhe mendjes sime duke marrë parasysh këndvështrimin e tij kundrejt fesë. Por një libër, që kohët e fundit pata rastin ta lexoja, m’i bëri gjërat edhe më të qarta: libri titullohej “Islami, Sekularizmi dhe Demokracia Liberale”, i shkruar nga dijetari Nader Hashemi (Oxford University Press, 2009). Hashemi në këtë libër të përkryer merret me shumë çështje që ndërlidhen me fenë dhe politikën, por në rastin e Locke-s edhe ai vëren se si këndvështrimi i tij mund t’i ndihmojë mendimit politik në Islam dhe kjo është veçanërisht e dukshme. Ai na përkujton se “Anglia e Locke në shekullin XVII ishte nën ndikimin e doktrinës autoritariane dhe me paragjykime fetare ashtu siç njihet sot bota myslimane”. Nga ana e kundërt, zgjidhja e Locke-s nuk ishte e rrënjosur në mospranim të Krishterimit, por më tepër ishte një ri-interpretim i tij”. Locke kishte ofruar ri-interpretim nga argumentimi për pajtueshmëri dhe pranim mes interpretimeve të ndryshme të besimit. Gjithashtu, ai ka argumentuar se Bibla nuk propozon sistem qeverisës ndër fe. John Locke ka theksuar se besimi fetar i individit është kuptimplotë vetëm kur bazohet në “bindje të brendshme të mendjes”, i cili nuk mund të detyrohet nga “forcat e jashtme”. Të gjitha këto ishin argumente fetare. “Duke gjykuar në bazë të standardeve të së sotmes, shumë njerëz mund t’i konsiderojnë fundamentalistë Locke-n dhe bashkatdhetarët e tij”. Madje, Hashemi flet haptas rreth kësaj. Unë mendoj se ai ka të drejtë, sepse personalisht besoj se bujaria ndaj fesë islame mund të shprehë vetëm falënderime për fundamentalistët, ndër të cilët mund të përmendet edhe filozofi Locke. *Hurriyetdailynews.com

koment

Besart Kadia

Ndërkohë qeveria ka deklaruar se për t’i ardhur në ndihmë kësaj industrie, do të rishohë dhe një herë nivelin e tatim-fitimit të vendosur vetëm para dy muajsh në 15%. Kjo masë do ta rivendosë në të njëjtat kushte si më parë këtë industri; kjo nuk është strategji zhvillimi, por korrigjim i një politike ekonomike.

Q

everia ka marrë vendimin që të falë gjobat ndaj bizneseve të vendosura nga administrata ‘Berisha’ për periudhën mars-gusht 2013, me pretendimin se ato gjoba ishin të motivuara politikisht. Por pyetja lind se, nëse gjobat ishin të motivuara politikisht, a nuk është po aq politik vendimi për faljen e tyre nga qeveritarët e rinj, në një kohë kur asnjë institucion gjykues i pavarur nuk ka folur? Sipas ministrit të Ekonomisë, Ahmetaj, vlera e gjobave abuzive në këtë periudhë arrin në 30 milionë dollarë. Pa sqaruar se në cilat qytete është abuzuar më shumë, cilët sektorë kanë qenë më të goditur, kush pushtetar apo taksidar ka shkaktuar dëmin më të madh dhe çfarë masash konkrete do të merren për të eliminuar përsëritje të saj në të ardhmen. Biznesi vendas u detyrohet tatimeve afërsisht 700 milionë dollarë sipas qeverisë, duke e futur marrëdhënien shtet-biznes në paragjykim të përhershëm deri sa llogaria mes tyre të pastrohet. Por si rasti i amnistisë fiskale në vitin 2010, ashtu dhe ky rast i faljes së gjobave, janë sinjale që interpretohen nga biznesi. Ndaj, teksa pushteti dhe sjellja abuzuese e taksidarëve në Shqipëri nuk mundet të mohohet, falja e gjobave nga qeveria nuk është shenjë e rikthimit të legjitimitetit të shtetit karshi biznesit, por e kundërta. Së dyti, po rikthehet në një ritual të panevojshëm institucional dalja e përmuajshme para publikut e drejtueseve të drejtorive të Doganave dhe të Tatimeve, duke treguar për arritje dhe tejkalime të planeve. Në fakt, mbledhja e parasë nuk duhet të jetë lajm për qytetarët, pasi gjithsesi atyre po iu merret kjo sasi parash. Publiku do ishte më i qartë në rast se qeveria apo kryeministri do të dilte para tyre çdo muaj e të sqaronte se çfarë projektesh të reja ka ndërmend të realizojë me këto para të tepërta që ka në arkë. Kjo strategji e komunikimit publik duhet të ndërpritet sidomos kur INSTAT tregon për rënie të ekonomisë dhe rritje të papunësisë, duke e bërë “pasurimin” e shtetit të duket paradoksal. Paradoksi vërehet edhe më shumë kur qeveria planifikon të rrisë borxhin nga jashtë, në një kohë kur kryeministri shprehet kundër projekteve të reja infrastrukturore. Së treti, po ritheksohet rëndësia e industrisë fason për ekonominë tonë dhe për nevojën e zgjerimit të saj. Por sipas përfaqësuesve të kësaj industrie, fitimi vjetor i saj nuk i kalon 4 milionë euro. Në rast se kjo është e vërtetë, atëherë qeveria shqiptare në vend që të vazhdojë të mbështesë këtë industri, ndoshta duhet të rimendojë në strategjinë e saj afatgjatë se si mund të çlirojë këtë forcë punëtore për t’u angazhuar në fusha të tjera ekonomike akoma më produktive. Dihet që kjo industri deri tani ka shërbyer si një rrjetë sociale për më shumë se 100 mijë qytetarë shqiptarë, të cilët, fatkeqësisht nuk paguhen më shumë se 170 euro në muaj. Aq paga të ulëta paguan kjo industri sa kur qeveria e mëparshme e rriti pagën minimale në 22 mijë lekë, ata u shqetësuan se do të humbisnin konkurrueshmërinë rajonale. Ndërkohë qeveria ka deklaruar se për t’i ardhur në ndihmë kësaj industrie, do të rishohë dhe një herë nivelin e tatim-fitimit të vendosur vetëm para dy muajsh në 15%. Kjo masë do ta rivendosë në të njëjtat kushte si më parë këtë industri; kjo nuk është strategji zhvillimi, por korrigjim i një politike ekonomike. *Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike.


12

universite t

promovimi Ish-maturantja dhe studentja e vitit të parë Ekonomik, Dasara Malltezi përuroi dje librin e saj “Guidë për lëndën e Letërsisë”, një manual praktik për përgatitjen e maturantëve në provimin e Letërsisë, botim i Shtëpisë UET-Press. Autorja tha se paratë e mbledhura nga shitjet e librit do të shkojnë për bamirësi.

Guida e Dasara Malltezit, një manual praktik për Letërsinë

I

kishte shumë të freskëta ndjesitë dhe stresin që lënë provimet e maturës dhe veçanërisht volumi i programit të Letërsisë, ku kishte vetëm pak muaj që ishte diplomuar nga gjimnazi “Ismail Qemali” dhe pikërisht për t’u ardhur në ndihmë bashkëmoshatarëve të saj, atyre që do të kalojnë të njëjtin proces këtë vit, Dasara Malltezi mendoi të bënte një libër. “Guidë për lëndën e Letërsisë” është libri që u botua ditën e djeshme në mjediset e Universitetit Europian, ku ishin mbledhur miq, bashkëmoshatarë, maturantë, studentë e pedagogë dhe ku nuk mungonte sigurisht familja e autores, prindërit Argita dhe Jamarbër Malltezi, gjyshi Sali Berisha, gjyshja Liria dhe daja Shkëlzeni, të cilët ndanë emocionet me Dasarën. Në këtë libër, mbesa e ish-kryeministrit Berisha, Dasara shtjellon pikat kryesore të veprave letrare që u japin maturantëve për të studiuar për provime, si edhe përfshin edhe disa pika që janë bazat për pjesën joletrare të Letërsisë.“ Fundi i 2012-ës më gjeti me një super stres. Megjithëse kisha studiuar tërë programin, isha shumë e stresuar për provimin. Unë kam qenë nxënësja me më pak marrëdhënie me letërsinë, por puna intensive bashkë me zyshë Mozën bëri që jo vetëm të arrija rezultate të shkëlqyera në provime, por edhe të krijoja relata me letërsinë, aq sa tani herë pas here ndihmoj dhe motrat me mësimet e tyre”, - u shpreh Dasara, duke iu drejtuar maturantëve se ky libër është ndihmesë për të kursyer kohë dhe për të lehtësuar mësimin. “Ky libër nuk është garancia juaj drejt notës maksimale, pasi unë lexova çdo vepër që ishte në program para se të merresha me studimin e tyre”, - tha ajo. Dasara është studente e vitit të parë në degën Financë në Fakultetin Ekonomik në UT-së, por thotë se letërsia është një pasion i saj, një pasion që e ndan edhe gjyshi i saj, Sali Berisha. Mentorja e saj, mësuesja e Letërsisë, Mimoza Islami, e cila e ka këshilluar gjatë procesit të të shkruarit të librit, tha se kjo përpjekje e Dasarës është për t’u

vlerësuar për guximin. “Ky libër mund t’u japë shumë maturantëve, të paktën minimumin që duhet të dinë për provimin e maturës. Janë analiza veprash, shumë shkurt, sipas perceptimit të maturantëve sot. Shkencën nuk po e bën Dasara, pasi janë autorë të tjerë që kanë punuar mbi këta autorë që ka shkruar Dasara, por ajo e ka parë me sytë e saj dhe është shembull pozitiv”, - përfundoi mësuesja Islami. Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Edukimit dhe Psikologjisë në UET dhe autor i disa teksteve shkollore, Tomi Treska e vlerësoi metodikën dhe mënyrën koncize të përdorur në këtë guidë. “Stili i ndërtimit është konciz, i përmbledhur pa ujë të tepërt, dhe krijon idenë edhe ndjeshmërinë se lexuesi është përballë. Metodologjisht është korrekte. Pjesët integrohen logjikisht me njëratjetrën. Pjesën e parë do ta quaja fjalorth i letërsisë për maturantët dhe pjesa e dytë, si ekspert them se ka zbatuar kritere korrekte, ku ndërthuret saktë kontributi i letërsisë së huaj me atë shqiptare”,– tha Treska. Libri i ndarë në dy pjesë përmbledh të gjitha rrymat e letërsisë, që nga epika legjendare e deri te realizmi dhe përmban 29 analiza veprash dhe autorësh. Treska vijoi duke thënë se gjimnazistëve sot u mungon af-

Mesazhi për maturantët Ky libër nuk është garancia juaj drejt notës maksimale, pasi unë lexova çdo vepër që ishte në program para se të merresha me studimin e tyre. Ky libër është një ndihmesë për të kursyer kohë dhe energji në studim dhe për të lehtësuar mësimin e maturantëve.

tësia për të krijuar një skedë, si model përmbledhjeje dhe Dasara me këtë libër ka sjellë një shembull që duhet ta ndjekin të gjithë maturantët, edhe pa qenë nevoja ta botojnë. Botuesi Çili u shpreh se sistemi i edukimit ka nevojë të dëgjoi zërin e brezit të ri për të kuptuar kërkesat dhe nevojat e tyre. “një profesor i vjetër, Petrit Muka, më tha dikur se fatkeqësia e shkollës është që mësues të përgatitur në të kaluarën përgatisin në të tashmen fëmijë për të ardhmen. Dasara na ka dhënë një perceptim se si dhe çfarë kërkon ky brez që duam ta dëgjojmë më shumë”. Dasara e mbylli fjalën e saj duke thënë se si e re në këtë vend ndjeu të bënte diçka ndryshe. “Po unë jam Dasara që ka bërë 36 piercing dhe madje një piercing të ri e bëra dje, kam foto pa fund me gjuhën jashtë, kam plot statuse të debatueshme në Facebook, por nuk pendohem për asgjë sepse kam bërë ato veprime që kam ndjerë dhe një ditë pasi gati isha mërzitur me kafet, me daljet, me kohën në facebook, ndjeva se doja të merresha me diçka dhe sot vij para jush si autore e këtij libri. Sot, në mëngjes u çova me ndjesinë se doja që të ardhurat nga libri t’i dhuroja për bamirësi dhe kështu do të bëj. Mund të them se jam më se e lumtur në këto momente!”- tha ajo duke vijuar me një batutë të denjë për mbesën e ish kryeministrit Berisha mbi situatën e krimit në vend. “Sot u zgjova nga telefonata e shoqes sime, Oltës e cila më tha: mos lëviz nga krevati! Pse-i thashë-më ke vënë tritol poshtë dyshekut?! Kur ajo erdhi me një poster të madh: “Keep Calm. Guida e Dasarës is coming! .” Në fund ajo i uroi të gjithë maturantët dhe i këshilloi ta merrnin pa stres periudhën e provimeve të maturës dhe se ky libër i konceptuar në format xhepi që mund të merret kudo me vete, do t’i ndihmojë ata të përqendrohen te pikat e duhura. Ceremonia vazhdoi me fotografi dhe intervista me familjarët e saj dhe firmosje autografesh, ku të parin Dasara ia dedikoi gjyshit të saj, Sali Berishës.

Përshtypjet Berisha: Dasara tregoi se është supermbesa ime Këtë libër Dasara e ka bërë të mundur. E ka vendosur vetë për të botuar vështrimin e saj mbi ato vepra. Ajo është më tepër e një inklinacioni matematik sesa letrar, por rregulli i saj është qartësia. Si gjysh, mund të them se është një kënaqësi e veçantë. Ajo u rrit si supermbesa ime dhe sot e tregoi këtë. Argita Malltezi: E kam mbështetur si prind, pa ndërhyrë në projektin e saj Idenë e Dasarës e mbështeta që në fillim, sepse më pëlqeu ideja e sfidës dhe fakti që e mendoi t’ia përkushtonte kohën e saj një projekti. Nuk e kam lexuar librin ende, sepse nuk kam dashur të ndërhyj. Kur filloi projekti më kapluan emocionet e prindit dhe doja ta mbaja veten jashtë brendisë, substancës së projektit dhe u përpoqa të bëj prindin, duke e ndihmuar, duke e lehtësuar, duke u marrë pak me logjistikën mesa mundesha dhe duke marrë pafund emocione sot. Nuk e di a i kam dëgjuar dhe kuptuar të gjithë fjalët që u thanë sot, sepse emocionet ishin shumë të mëdha. Liri Berisha: Pashë anën serioze të mbesës sime Gjithmonë kur promovohet një libër është bukur. Sot kam kënaqësi pasi pashë pjesën serioze të mbesës sime, që njëherë ngrihet me dëshirën për t’u bërë stiliste, një herë tjetër për t’u bërë matematikanë, një ditë tjetër për t’u marrë me karate...Sot papritur botoi një libër. E kam ditur më parë idenë e librit, por nuk e kam besuar, ashtu siç nuk e kam besuar që do merret me karate apo do bëhet stiliste. Sot më surprizoi dhe më vjen mirë. Uroj të jetë një fillim i suksesshëm për të.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

12.03.2014

Beteja e LisSus-it

13

Këshilli Kombëtar i Restaurimit ka anuluar vendimin për dhënien me koncesion të Kalasë së Lezhës dhe ka marrë në mbrojtje disa nga monumentet e rrezikuara

Anulohet ndërtimi i kompleksit turistik Aida Tuci

Ndërtimi i një kompleksi turistik në Kalanë e Lissus-it (Lezhës) ishte shpallur prej muajsh në faqen zyrtare të firmës “Shnell sh.p.k, së cilës i ishte dhënë me qira për një afat 20-vjeçar nga një vendim i Këshillit Kombëtar të Restaurimit, i datës 10 maj të vitit 2013, çka nënkupton dhënien e kalasë privatit për përdorim. Firma menjëherë pas përfundimit të procedurave kontraktuale filloi punën brenda kalasë për të ngritjen e kompleksit turistik. Por dje, ministrja Kumbaro ka shpallur të pavlefshëm urdhrin e datës 1.2 2011 të ish-ministrit Ferdinand Xhaferaj për rijetëzimin e Kalasë së Lezhës, dhe vendimin e Këshillit Kombëtar të Restaurimit për dhënien me qira për 20 vjet firmës “Shnell sh.p.k”. Ministrja Kumbaro bëri publik vendimin e një dite më parë të Këshillit Kombëtar të Restaurimit që drejtohet prej saj, si dhe arsyet e këtij vendimi. Sipas saj, e gjithë praktika e ndjekur për dhënien me qira të kalasë është kryer në kundërshtim me ligjin. Siç parashikon ligji “Për trashëgiminë”, për rijetëzimin e monumenteve të trashëgimisë zgjidhet në fillim konkurrenti dhe pastaj vlerësohet projekti. “Ndërkohë ka ndodhur e kundërta: në vend që të fillohej procedura e përzgjedhjes së konkurrentit dhe të paraqitej një projekt për t’u zhvilluar, është miratuar projekti dhe më pas është filluar procedura për përzgjedhjen e subjektit. Që tregon më së miri që kemi të bëjmë me një procedurë fiktive për të legjitimuar një shkelje ligjore”, deklaroi Kumbaro. Sipas saj, procedura e dhënies me qira të Kalasë së Lezhë në vetvete përmban një sërë shkeljesh. “Shkeljet konsistojnë në: mos legjitimimin e ish-Ministrisë së Kulturës për të zhvilluar këtë procedurë, pasi MK nuk ishte administratore e Kalasë së Lezhës kur KKR aprovoi projektin, dhe vetëm pasi i kishte kryer këto procedura, del VKM për kalimin e administrimit nga Bashkia e qytetit te MK”, - tha

Kumbaro. Në lidhje me projektin e rijetëzimit të Kalasë Lezhë, ajo u shpreh se ky projekt nuk është hartuar në kuadër të procedurës së rijetëzimit parashikuar nga legjislacioni në fuqi dhe Karta e Restaurimit, ndërkohë që territori i brendshëm cilësohet si një nëntokë me potencial të madh arkeologjik. Debati Beteja për të mos lejuar ndërtime brenda Kalasë së Lezhës ka nisur që kur ish-ministri Ferdinand Xhaferaj nxori urdhrin “Për rijetëzimin e Kalasë së Lezhës”. Të parët që ngritën çështjen e ndërtimeve brenda kalasë ishin anëtarët e Forumit në Mbrojtje të Trashëgimisë, të cilët organizuan dhe një vizitë me përfaqësues të medias në Lezhë për të sensibilizuar opinionin publik për pasojat që do të sillte urdhri i ish- ministrit Xhaferaj. Por kjo nuk e ndaloi as ish-ministrin dhe as ish-drejtorin e IMK, Apollon Baçe, për të nisur procedurat për dhënien me qira jo vetëm të Kalasë së Lezhës, por dhe për të hartuar një listë me 22 monumente të trashëgimisë, të cilat do t’i jepeshin me qira privatit. Kjo nxiti reagime të ashpra në opozitën e asaj kohe, e cila deklaroi se pas zgjedhjeve të 23 qershorit do të anulonte vendimin për dhënien me qira të monumenteve të trashëgimisë, dhe me rastin e Kalasë së Lezhës duket se kjo po vihet në zbatim. Vetë ministrja Kumbaro, edhe pse pjesë e qeverisë së opozitës së dikurshme, u gjend përballë presioneve qytetare për të mos lejuar ngritjen e kompleksit turistik në Kalanë e Lezhës. Një grup profesionistësh dhe dashamirës të trashëgimisë, siç e prezantojnë veten nismëtarët e aksionit “Pro Lissos”, nisën një aksion në rrjetin social ‘Facebook’ në mbrojtje të Kalasë së Lezhës. Ky aksion ishte përpjekja e fundit e një grupi arkeologësh dhe anëtarësh të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë për të mos lejuar ndërtimin e kompleksit turistik në Kalanë e Lezhës. Gjatë kësaj kohe kishte dhe kakofoni informacioni nëse ishte dhënë me qi-

vendimet

Monumentet në mbrojtje 1. Propozim për shpallje monument kulture, “Fortifikimin e një banese feudale” në Elbasan. 2. Propozim për shpallje ansambël historik Parku “Geraldinë” në qytetin e Burrelit. 3. Propozim për shpallje zonë e mbrojtur rrënojat e kishës së Çifligut, Sarandë. 4. Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kalaja e Dorëzit. 5. Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kalaja e Këlcyrës. 6. Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Qyteti në Triport, (Aulonë), Vlorë. 7. Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kalaja e Kaninës, Vlorë. 8. Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Porto Palermo, Himarë, Vlorë. 9. Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kisha e Ipapandisë, Dhërmi, Vlorë. 10. Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kisha e Shën Stefanit, Dhërmi, Vlorë.

Beteja

për të mos lejuar ndërtime brenda Kalasë së Lezhës ka nisur që kur ish-ministri Ferdinand Xhaferaj nxori urdhrin “Për rijetëzimin e Kalasë së Lezhës”. Të parët që ngritën çështjen e ndërtimeve brenda kalasë ishin anëtarët e Forumit në Mbrojtje të Trashëgimisë, të cilët organizuan dhe një vizitë me përfaqësues të medias në Lezhë për të sensibilizuar opinionin publik për pasojat që do të sillte urdhri i ish- ministrit...

ra ose jo Kalaja e Lezhës. Kjo, me sa duket, ka ardhur dhe për faktin që deklaroi dje Kumbaro se në ministrinë që ajo drejton nuk ka asnjë vendimmarrje për miratimin e procedurave për përzgjedhjen e konkurrentëve për rijetëzimin e kalasë, ashtu siç nuk ka gjithashtu dhe asnjë akt që të deklaronte fituesin e këtij konkurrimi. Mirëpo Kalaja e Lezhës është një nga 22 monumentet e listuara nga Instituti i Monumenteve për dhënien me qira. Si do të veprojë Ministria me Kalanë e Ndroqit, p.sh, dhe me dy kulla në Elbasan, që janë aprovuar nga KKR-ja në të njëjtën periudhë me Kalanë e Lezhës për t’u dhënë me qira?

Parku “Geraldina” në Burrel shpallet Monument Kulture Një nga vendimet e Këshillimit Kombëtar të Restaurimit është dhe shpallja “Ansambël Historik” i Parkut “Geraldina” në qytetin e Burrelit. Ky propozim vjen pas kërkesës së Bashkisë së këtij qyteti për ta shpallur monument të trashëgimisë kulturore parkun e rrallë që ndodhet në qendër të Burrelit. Ideja për ndërtimin e tij ka qenë e nënës së Zogut dhe projekti është bërë nga një arkitekt italian. Arkitektura është ruajtur e njëjtë dhe vazhdon të ruhet si një vlerë e rëndësishme e trashëgimisë sonë. Pikërisht për këtë arsye, Bashkia e qytetit të Burrelit ka kërkuar marrjen në mbrojtje të këtij parku, që sipas kryetares së Bashkisë, Adelina Farrici, mbart vlera të rëndësishme të trashëgimisë. "Është një ndër parqet më të bukura dhe të rralla”, - thotë kryetarja Farrici, e cila shton se parku ka bimë dhe pemë të rralla, të sjella nga pesë kontinentet. Parku “Geraldina” është një nga 10 objektet që merren në mbrojtje si vlerë e trashëgimisë. Në listën e prezantuar dje nga ministrja Kumbaro janë dhe disa nga 22 objektet e listuara vitin e shkuar nga Instituti i Monumenteve për t'u dhënë me koncesion, si Kalaja e Këlcyrës, Porto Palermo në Himarë, Kalaja e Kaninës etj.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Si të kuptoni se ju gënjejnë? 4

5

6

7

8

9

10

13 16

17

22

23

27

37

25 29

34 39

38

20

24

28

33

32

15

19

21

12

14

18

26

11

30

35

40

36

41

42

43

44

46

47

51

31

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

45

48

49

50

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

52

Horizontalisht:

1. Ndijime a përfytyrime të rreme që i shfaqen një njeriu kur është sëmurë rëndë, kur është në kllapi. 13. Kafshë e madhe gjitare. 14. Paga, ose... 16. Ndjenjë munduese që lind nga dëshira e madhe për të pasur diçka që e ka dikush tjetër ose për t'ia kaluar dikujt. 19. Qendroj, ose... 20. Shkronjë dyshe. 21. Gjendja e kënaqësisë së thellë dhe e gëzimi të madh. 23. Përemër vetor. 25. Fitnete, këngëtare e njohur. 26. Gjysëm mbreti. 27. Personazhi që luan aktori. 28. Muaj i vitit. 30. Mendes, aktore e njohur amerikane. 32. Tregu Europian. 33. Vendi ku shihet gruri. 35. Numër rendor. 36. Zakon fetar. 37. Shtet i madh në Azi. 39. Fernando, pilot i njohur i Formula 1. 32. Organizatë Turke. 43. Sipas mitologjisë, ishin qënie me trup të madh që luftonin me perënditë. 46. Lëviz në këmbë. 47. Vajza, ose... 48. Organ drejtues. 52. Sporti i ndeshjes me shpata. 53. Vënia e sendeve në vendin e duhur.

6 9 2 7 3

8

1. Një nga tragjeditë më të famshme të Shekspirit. 2. Shumëllojshmëri. 3. Pushim i shkurtër brenda një vargu gjatë leximit. 4. Industria e Lehtë. 5. Dede, ish-trajner i Tiranës. 6. Agjensi Financiare. 7. Martin i letërsisë shqipe. 8. Industria Ndërtimit. 9. Kanal detar mes Italisë e Shqipërisë. 10. Shtet në brigjet e Detit të Kuq. 11. Lista e pagave të punonjësve. 12. Pjesëz treguese. 15. Forca e rëndesës. 17. Që është i saktë e i sigurt, që nuk ngjall dyshime, i vërtetë. 18. Baba, ose... 22. Pjesë e vogël muzikore me karakter lirik. 24. Transporti Ajror. 29. Metal që përdoret për bizhuteri. 31. Agjensi Tregtare. 33. Tufë fijesh kërpi, liri, etj., të përdredhura së bashku në një fill të vetëm të trashë. 34. Kalium, ndryshe. 38. Njohuri, dituri. 40. Targa e makinave të Lezhës. 41. Vegël muzikore frymore. 44. Përemër pronor. 45. Është i njohur Ai i Shenjtë në Vatikan. 47. Bashkimi Sovjetik. 49. Plot në fund. 50. Përemër pronor. 51. Ent Monetar.

2

1 4 6

7 4

6

1

5 6

3 4

8

6

3

1 2 9

6

2

5

9 7

4 3

5

9

3

4

6 9 7

9 3

3 2

5 8 1

4 5 6

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Gjate kësaj dite do zbuloni disa ane te tjera te karakterit te partnerit tuaj te cilat do iu pëlqejnë jashtë mase. Do ndiheni me se miri dhe do kaloni momente te këndshme se bashku. Beqaret nuk duhet te jene te turpshëm sepse ne këtë mënyrë nuk do e gjejnë dot personin e duhur. Situata financiare do filloje te konsolidohet tej mase.

Nëse jeni ne çift duhet te tregoheni sa me te hapur me personin qe keni ne krah dhe te flisni me te si për gjerat pozitive edhe për ato negativet. Beqaret me ne fund do realizojnë takimin qe kane ëndërruar prej kohesh. Ne planin financiar vërtet do përballeni me disa vështirësi, por ne fund do arrini ta stabilizoni situatën dhe do ndiheni me te qete.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Lidhja juaj do vazhdoje te jete e qëndrueshme edhe sot. Komunikimi do jete i mire dhe për çdo moment do ruani bashkëpunimin. Beqaret nga ana tjetër ka shume gjasa qe te fillojnë angazhime serioze te cilat do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Te ardhurat do jene aq te mira sa ju mund te kryeni shpenzimet e domosdoshme.

Çastet e lumtura do jene te shumta gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni për mrekulli dhe do harroni gjithçka tjetër kur te jeni pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura, asgjë me tepër sesa kaq. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse ende situata nuk do jete ne periudhën me te favorshme.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 1 5 6

Njerëzit gënjejnë gjatë gjithë kohës, por kjo varet se sa të aftë janë ata. Është pak e vështirë për t’u kuptuar se kur dikush është duke iu gënjyer. Mirëpo disa nga shenjat janë të qarta, përderisa disa tjera janë jo të vetëdijshme. Por, janë disa mënyra se si ta kuptosh një gënjeshtar: ● Një person i cili është duke iu gënjyer nuk do t’i mbajë sytë në kontakt me ju. Nëse ai person është duke gënjyer ai ndoshta do të ndihet sikur ju po e shikoni me kujdes atë dhe në këtë mënyrë ata do të shikojnë poshtë ose larg kontaktit me sytë e juaj. Disa njerëz përpiqen të ngulin sytë në fytyrë, në mënyrë të qëllimshme, sepse ata ndjehen se duke e bërë kontaktin me sy do të bëjë të duket më shumë i besueshëm. ● Gënjeshtarët shmangin përdorimin e kontraktimeve ● Gënjeshtarët shpesh luajnë, largohen nga personi për të cilin ata janë duke folur, injorojnë me shpejtësi dhe kanë ndryshime në tonin e zërit të tyre. ● Gënjeshtarët japin informacion shtesë pa u pyetur për të. ● Nëse një person është duke gënjyer ata kanë tendencë për të treguar detaje të parëndësishme duke shmangur ato të rëndësishme.

9

7

7

4 5 2 8

3 2 9

7 4 5 8 1 9

4 7

1 6 9

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

4

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 8 6

LUANI (23/VII-22/VIII)

Kënaquni me atmosferën qe do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift dhe mos kërkoni asgjë me shume nga partneri. Po e tepruar mund te keni mosmarrëveshje. Beqaret te cilët presin prej kohesh një gjest apo një fjale nga dikush qe pëlqejnë do e marrin atë. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, por kjo nuk do te thotë qe te alarmohen menjëherë.

PESHORJA (23/IX-22/X)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do ketë përmirësime te ndjeshme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Klima do filloje dalëngadalë te ngrohet dhe ju do ndiheni akoma me mire se dikur. Beqaret duhet t’i marrin gjerat shtruar dhe te mos kërkojnë me ngulm princin e tyre te kaltër. Çdo gjë ka kohen e vet. Me paratë tregohuni sa me te arsyeshëm. Po e tejkaluat me shpenzimet do keni vështirësi.

AKREPI (22/X-21/XII)

2 1

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

7 1

Venusi do iu beje te tregoheni me te hapur ndaj ndryshimeve ne çift gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkoje me mire mes jush dhe atij qe keni ne krah. Vazhdoni ne këtë rruge. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare nëse nuk mbyllen ne vetvete. Financat fatmirësisht nuk do përbejnë asnjë problem, përkundrazi për disa do ketë përmirësim te situatës.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 123, 145, 180, 205, 231, 288, 524, 565, 685, 821, 842, 862. Numra me 4 shifra: 2199, 2363, 3219, 5210, 5298, 5784, 6457, 8108. Numra me 6 shifra.: 086459, 111112, 115521, 126359,

145789, 315831, 450553, 463041, 521473, 526329, 530215, 599167, 663201, 686651, 732821, 751566, 784854, 937452, 987323. Numra me 7 shifra: 1245286, 2729314, 5475120, 9613419.

Asgjë nuk do shkoje si duhet sot ne jetën tuaj ne çift. Do keni debate te shpeshta dhe te forta me partnerin dhe pjesën me te madhe te ditës do jeni te mërzitur. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim te dashurisë se madhe. Disa do e gjejnë, ndërsa te tjerët do duhet te presin ende. Ne planin financiar duhet te mendoheni njëqind here para se te kryeni ndonjë shpenzim.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Do kaloni momente mjaft pasionante gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni shpesh si ne ëndërr. Shfrytëzojeni çdo çast dhe çdo sekonde kur te jeni pranë partnerit. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri nuk do ua mbushe mendjen sa për te hedhur hapa me tej.

Nëse sapo keni krijuar një lidhje, ka rrezik qe te përballeni me zhgënjime gjate kësaj dite. Asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit m e n d u a r. B e q a r e t d o j e n e t e parrezistueshem dhe do marrin propozime te shumta nga persona te ndryshëm. Duhet te marrin kohen e duhur për t’u menduar dhe për te vendosur. Ne planin financiar do keni fat me shumice.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Tregohuni sa me realiste sot juve qe jeni ne një lidhje dhe mos kërkoni gjera te pamundura nga ai qe keni ne krah. Beqaret do jene me joshës se kurrë dhe nuk do ndalen derisa te bëjnë për vete dike. Ka shume gjasa qe ne mos sot shume shpejt te filloje një lidhje e qëndrueshme. Plutoni do iu nxite te shpenzoni pa fund dhe situata financiare do behet delikate.

PESHQIT (20/II-19/III) Do i kaloni një e nga një te gjitha vështirësitë qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift sot dhe atmosfera do behet me e ngrohte. Beqaret do kenë takime fantastike te cilat nuk duhet t’i humbasin për asnjë lloj arsyeje. Me financat vazhdoni te tregoheni te matur sepse po kryet gabimin me te vogël do keni vështirësi te mëdha edhe ne te ardhmen.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

12.03.2014

15

Ne nuk mund të ndërmarrim ndryshime të mëdha të brendshme pa rrezik. - Clemens von Metternich

12 mars

1902

Caruso incizon diskun e parë Enrico Caruso e bëri incizimin e tij të parë në vitin 1902, në një studio që i përkiste Gramophone and Typewriter Company në New York. Incizimi i Vesti la gubbia në vitin 1907 u bë disku i parë në botë që shitej në 1 milion kopje dhe siguroi supremacinë e incizimeve me gramafon përmbi teknologjitë e tjera konkurruese në botën e muzikës. Caruso, i lindur në Napoli në vitin 1875, ishte tenori i jashtëzakonshëm i kohës së tij dhe për 17 vjet ishte tenori i parë i Metropolitan Opera House në New York. Ndërsa bënte prova për pjesën e Rodolfos në La boheme, ai vizitoi kom-

pozitorin Giacomo Puccini për ta pyetur rreth komenteve që ai mund të kishte për interpretimin e tij. Caruso këndoi disa nota dhe kompozitori e pyeti: Kush të ka dërguar tek unë? Zoti? Fama e Caruso-s, si një prej artistëve të parë që po incizohej, ishte e garantuar. Që nga incizimi i parë i Edison-it Mary had a little lamb, në një cilindër dylli në vitin 1877, u zhvilluan teknologji të ndryshme alternative. Emile Berlinder zhvilloi një sistem që incizonte me anë të diskut të gramafonit, i cili kishte shumë përparësi krahasuar me cilindrin dhe fonografin.

Megjithëse cilësia e incizimit nuk ishte më e mirë, ishte më e lehtë të bëje kopje të shumëfishta. Gramafoni gjithashtu kishte më pak nevojë për rregullime dhe mund të incizonte në të dyja anët e diskut. Të gjitha incizimet e Caruso-s, 450 të tilla, ishin bërë për gramafon dhe ky mjet u bë sistemi shtëpiak i argëtimit më popullor dhe më i dëshiruar në gjysmën e parë të shekullit. Incizimet e Caruso-s, të dobëta po t'i krahasosh me standardet e të sotmes, japin vetëm një përshtypje të pjesshme të fuqisë, spektrit dhe elegancës së zërit të këtij njeriu madhështor.

Blitz

Flickr

1

Në 5 burra në Kinë thotë se ka përdhunuar një grua.

57

Për qind e këtyre burrave thanë se e kryenin këtë akt sepse ishin të mërzitur dhe donin të bënin qejf.

27

Për qind e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit janë nisur në kohë gjatë vitit 2013.

1

Të dytat e PBB të Taxhikistanit përbëhet nga dërgesat e emigrantëve.

Foto: George redgrave Titulli: Tirana

Doracak për revolucionet (II) Michale McKenna Revolucioni Kuban Faktet: Pas një peticioni të pasuksesshëm për largimin e udhëheqësit kuban, Fulgencio Batista, më 1953, Fidel Castro dhe “Lëvizja e 26 Korrikut” (të ndihmuar nga mjeku dhe revolucionari argjentinas Che Gueveara) nisin një konflikt të armatosur. Batista ikën nga Kuba pas rënies së qytetit të Santa Klaras, duke i mundësuar Castros të marrë pushtetin më 1959. Versioni i fitimtarëve: Revolucionarët largpamës socialistë marrin kontrollin e Kubës nga një diktator cinik, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Një program i madh komunist i ristrukturimit rrit përqindjen e njerëzve që dinë shkrimlexim dhe i bën arsimimin dhe përkujdesjen shëndetësore më të arritshme për popullin. Versioni i humbësve: Një celulë lokale e radikalëve me lidhje me sovjetikët, e ndihmuar nga furacakë të tjerë të huaj, zhvillon një luftë të përgjakshme për t’u bërë aleate e humbësve të Luftës së Ftohtë. Investimet e huaja pothuajse zhduken dhe Kuba hyn në një periudhë të çuditshme historike, në të cilën e vetmja barazi është varfëria. Revolucioni Rus Faktet: Bolshevikët që operojnë në Petrograd, – i njohur më parë si Shën Pjetërburg, më pas si Leningrad, dhe tani përsëri si Shën Pjetërburg, – rrëzojnë qeverinë e përkohshme, duke u dhënë

gazetamapo@gmail.com

pushtetin kolektivave të punëtorëve lokalë, të njohur si “sovjetë”. Ata më pas marrin Pallatin Dimëror dhe përfundimisht formojnë BRSS-në. Versioni i fitimtarëve: Rrëzohet një regjim i lashtë i çuditshëm, i përgjakshëm dhe shtypës, i udhëhequr nga cari Nicholas II, dhe i organizuar sipas diktateve të murgut Grigori Rasputin. Ai zëvendësohet nga perandoria e parë komuniste në botë, e cila udhëheq Rusinë drejt supremacisë së padiskutueshme globale brenda disa dekadave. Versioni i humbësve: Figurat e fshehta politike, të frymëzuara nga teoritë e pavërtetuara të ekonomistit Karl Marx, marrin pushtetin rus, duke zëvendësuar një diktaturë shtypëse me një tjetër. Vdesin miliona njerëz gjatë sundimit të diktatorit paranojak dhe hakmarrës, Josef Stalin. Revolucioni Gjonturk Faktet: Intelektualët dhe disidentët e spikatur turq anulojnë suspendimin e Parlamentit otoman, që ishte urdhëruar nga sulltani Abdul Hamid II. Ai më vonë rrëzohet nga froni, dhe ndonëse vëllai i tij emërohet sulltan, Perandoria Otomane shpejt shpërbëhet, duke i hapur rrugën themelimit të Republikës moderne turke, nën udhëheqjen e Kemal Ataturkut. Versioni i fitimtarëve: Dijetarët me pikëpamje moderne i japin goditjen përfundimtare një perandorie të sëmurë autokratike. Vizioni i tyre properëndimor, me frymëzim evropian, çon drejt

themelimit të Republikës demokratike dhe laike të Turqisë më 1922. Versioni i humbësve: Një grup turqish të shtresës së lartë, në përputhje me interesat e tyre vetjake, shkatërrojnë aristokracinë otomane dhe marrin kontrollin e Turqisë. Pa statusin e perandorisë, dhe e bazuar në një konsensus laik që mbetet i jopopullarizuar në shumë pjesë të vendit, Turqia bie nga qendra e një perandorie botërore në një vend mesatar dhe provincial, ambicia kryesore e të cilit është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Revolucioni Francez Faktet: Të nxitura nga konceptet iluministe të lirisë dhe të të drejtave qytetare, fraksionet e sapoformuara liberale politike të Francës rrëzojnë regjimin e lashtë aristokrat. Heqja e monarkisë dhe e fisnikërisë bëhet “Periudhë e terrorit”, në të cilën vriten dhjetëra e mijëra njerëz. Parimet thelbësore të Republikës së sapoformuar Franceze dominojnë diskursin politik deri më sot. Versioni i fitimtarëve: Një kuadër dekadent i fisnikëve parazitë dhe mendjelehtë rrëzohet me forcë, teksa idealet e lirisë dhe të drejtave të individëve ngjallen në kryeqytetin e kohës së iluminizmit. Versioni i humbësve: Një varg luftimesh të përgjakshme rrugore i mundësojnë shtresës tregtare të Francës të marrin privilegjet që dikur mund t’i arrinin vetëm aristokratët e caktuar. Të nxitur

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

nga të drejtat dhe idealet abstrakte, populli i Francës krijon, nën maskën e lirisë popullore, një diktaturë të butë të kapitalizmit tregtar që mbizotëron edhe sot. Revolucioni Amerikan Faktet: Banorët e kolonive britanike, të zemëruar nga taksimi i madh dhe qeveria jopërfaqësuese, shpallin pavarësinë e tyre më 1776, duke shkaktuar një konflikt të gjerë. Pas tetë vjetësh luftime, dhe me ndihmë të konsiderueshme nga francezët, këta banorë arrijnë pavarësinë me Traktatin e Parisit, duke themeluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Versioni i fitimtarëve: Një grup i çorganizuar i banorëve të kolonive britanike, të frymëzuar nga idealet e iluminizmit për liri dhe demokraci, i kundërvihen një monarku grykës, të pashpirt dhe mbase të çmendur. Vendi i ri bëhet më i suksesshmi që ka parë bota ndonjëherë. Partia e Çajit e Bostonit përbën një shfaqje të guximshme të idealizmit dhe vendosmërisë. Versioni i humbësve: Disa tregtarë të dëshpëruar të Bostonit refuzojnë t’i paguajnë taksat e tyre, duke shkaktuar një luftë që merr dhjetëra e mijëra jetë njerëzish. Ata më pas formojnë një “projektshtet”, të bazuar në një kushtetutë, forma abstrakte ligjore e të cilit përmban farat e kolapsit të tij eventual. Partia e Çajit e Bostonit përbën një kryengritje të turpshme të huliganëve të veshur si amerikano-indianë. Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 12.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Faqe 16

NJOFTIM / REKLAMA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.