12 13 prill ok

Page 1

kontrapedal

intervista

aktualitet

Meta: Të detyruar ta mbyllim reformën territoriale brenda korrikut

Ekonomia shqiptare, Standard’s & Poor’s: E qëndrueshme Marrëveshja trevjeçare me FMN ka qenë shkaku kryesor pse kompania e vlerësimit të borxhit Standard’s & Poor’s ka rikthyer vlerësimin stabël të Shqipërisë, të cilin e hoqi në fund të vitit që shkoi Faqe 4

Vladimir Myrtezai

mapo lunch mira kazhani

Recensë Jeta Shyle

single & the city

Kreu i LSI u shpreh dje se shumë shpejt do të bëhet publik edhe nisja e reformës në drejtësi Faqe 6

Iva tiço

E shtunë-diel 12-13 prill 2014

Themelues henri Çili- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 1182 Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Kryeministri në përgjim?!

Flamur Noka: SMS e Ramës për Tahirin: Nuk jam shumë larg së menduari se problemi je ti dhe jo vartësit e tu. Ministri: Mesazhi është i imi, ua kam dërguar vartësve. Rama: Sms-ja ime për Ministrin e Brendshëm? Një shpifje! Mendimi im për Saimir Tahirin? Ministri i duhur, që meriton respekt për punën e palodhur. Akuza e 4 mln dhrahmi për Artan Didin/ Fatos Klosi: As e pohoj, as e mohoj letrën për Nanon

Intervista e javës

editorial

intervista ide

POLITICAL MIND

Lazarati që na çon drejt Amsterdamit

E majta duhet të distancohet nga tradita enveriste

Përse gënjehen njerëzit nga politika (I)

Artur Zheji

ardian vehbiu

Faqe 3

Forum

Shtypi përballë teknologjisë dhe internetit. A do të mund të mbijetojë gazeta në kohën e high-tech? Iris Luarasi, Gilman Bakalli dhe Belina Budini flasin në një forum të Mapos mbi atë çka po ndodh me shtypin e shkruar Faqe 12-13

Pëllumb Xhufi: Financimet nga Greqia, një nga plagët që personazh Klosi i zbuloi Kishës Ortodokse Vlashent Sata, një fëmi

Faqe 10

Ylli pango

Faqe 28

debati

A është e rrezikuar jeta e shtypit të shkruar?!

Historiani e konsideron reagimin e Sinodit të Shenjtë si të paprecedent dhe shprehet se radikalizimi fetar, qoftë islamik, katolik apo ortodoks mund të izolohet vetëm atëherë kur politikanët shqiptarë të marrin guximin të hartojnë një ligj për komunitetet fetare dhe kur klerikë e intelektualë të mos sillen si ushtarë të Krishtit dhe Muhametit

Faqe 31

Shqipërie, një artist i madh Pianoja le të heshtë për pak... Dhe të fillojë kënga. Është një energji dirigjimi që bën shtjella prej kohësh tek ai. Pianisti dhe pedagogu i pianos në Paris, Vlashent Sata që shoqëroi Elina Dunin në Prishtinë dhe Tiranë, për të zbuluar krijimet e tij si kantautor

Faqe 22

miliardat që humben dhe fitohen nga Legalizimi i kanabisit A duhet ta legalizojë Shqipëria marijuanën?! Arsyet që mund të gjenden pro dhe ato kundra?! Nga kriminalizmi i një droge që shihet si më pak e rrezikshme se alkooli, deri tek një histori etimologjike që e lidh fjalën kanabis me trakishten, një prej mëmave hipotetike të shqipes, në të cilën fjala është trashëguar sipas etimologëve si (kanep) konop. Faqe 8


2

E shtunë - e diel 12-13 13-14 prill 2014 2013

www.mapo.al

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 42, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

dossier

Nr. 42 Viti III i botimit mars 2014

Çmimi 300 Lekë

DY SHTETE NJË ÇATI

DASHURITË NDËRKOMBËTARE TË LORETA BERHAMIT, ELINA DUNIT, VALBONA ÇOBËS, GENC TUKIÇIT

Personazh ADELINA MUÇA NË TEATËR UNË DHE HERVIN ÇULI, SI DY TË HUAJ

me Madame

IRIS LUARASI EVA IDRIZLLARI ERIDIONA SHULI DARIEN LEVANI EVI REÇI BESART KADIA

fashion INTO the WOODS

Prezantimi i Festivalit të Këngës në RTSH, një film serial, një shfaqje në teatrin e Metropolit, rikthim te prezantimi me “Netët e Klipit”, një këngë dhe videoklip i ri...Duket se Klea Huta e ka pushtuar të gjithë skenën


E shtunë-diel, 12-13 prill 2014

3

www.mapo.al

Editorial

Foto e javës

Artur Zheji

Lazarati që na çon drejt Amsterdamit

Ministri i brendshëm Tahiri dje në komisionin hetimor për policinë

javore

libri

E shtunë-diel,12-13 prill 2014 Na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Në brendësi Pëllumb Xhufi: Financimet dhe varësia nga Greqia, plagët që Klosi i zbuloi Kishës Ortodokse Historiani Pëllumb Xhufi e cilëson të paprecedent reagimin e Sinodit të Shenjtë të KOASH ndaj... Faqe 10

8 6 6 5 24 25

Dossier

Legalizimi i kanabisit, miliardat e drogës me shumë emra

Vlerësimi

Shqipëria dhe modeli politik rus

Ekonomia shqiptare, Standard’s & Poor’s e vlerëson të qëndrueshme

Politikë

Rama: Jemi votuar për reforma, i kemi 84 votat për t’i miratuar

Akuza e 4 mln dhrahmi për Didin Fatos Klosi: As e pohoj, as e mohoj letrën për Nanon

Privatësia

Klevis Bega; Sekretet i ndaj me Kastro Zizon...

Intervistë

Ardian Vehbiu: E majta duhet të distancohet nga tradita enveriste

Vlashent Sata: Një artist i madh, një fëmi Shqipërie

Kolona / ide/ debate

26

ide

14

KONTRAPEDAL

29

Mapo lunch

28

POLITICAL MIND

19

Recensë

24

single & the city

Ardian Vehbiu Ylli Pango

Vladimir Myrtezai Jeta Shyle

Mira Kazhani Iva Tiço

Çfarë po ndodh sot në lidhje me çështjen e Lazaratit? Personalisht mendoj një hipokrizi e madhe. Ky fshat, tashmë ndërkombëtarisht i famshëm, i ka mbijetuar për shumë vite të gjitha ‘sfidave’. Çfarë ndodh në Lazarat? Të gjithë e dinë: kultivohet kanabis-sativa, ndryshe marijuanë ose ‘bar’. Një lloj droge e lehtë, pak më e fortë se duhani, të cilën në Britaninë e Madhe e përdorin 15% e të rinjve dhe në Europë është masiv konsumi në nivelet 7-10%, një biznes që tejkalon dhjetëra e dhjetëra miliardë euro. Mirëpo çfarë ndodh sot në botë? Cili është debati mbi marijuanën? Në Shqipëri nuk ka fare informacion për këtë, shqiptarët nuk e dinë se jemi realisht në prag të një legalizimi global të kësaj droge të lehtë sepse përfitimet janë vërtet të shumta. Ndryshe nga çfarë mendohet, numri i përdoruesve zvogëlohet dhe ky leksion vjen nga një vend i famshëm, nga Holanda, e cila ka çuditërisht shifrën më të ulët të përdoruesve, pavarësisht se e ka të liberalizuar përdorimin personal të marijuanës. Jo vetëm kaq, por në Holandën liberale, edhe numri i përdoruesve të drogave më të rënda është më i ulëti. Pikërisht në Europën ku ndalohet kanabis-sativa, sepse, studiuesit thonë me fakte në dorë që përdorimi i marijuanës nuk rrit, por zvogëlon përdorimin e drogave të rrezikshme si kokaina dhe heroina. Italia e ka legalizimin e marijuanës në rend të ditës dhe mjaft shtete të rëndësishme në Kanada apo në SHBA, ose e kanë legalizuar, ose janë drejt legalizimit, duke i hequr kështu nga dora mafias ndërkombëtare këtë trafik kaq fitimprurës dhe kaq korruptues. Eksperienca rrëfen se pothuajse askush në botë nuk i reziston dot uraganit korruptues që lidhet me këtë trafik. Amerika e provoi me proibicionizmin (lexo ndalimin) e alkoolit në vitet ’30 të shekullit të kaluar, që krijoi korporatën më të madhe të krimit të organizuar të trafikut të alkoolit në historinë botërore. Korporatë vrastare që kishte në gjirin e vet një ushtri killerash dhe një ushtri informatorësh në gjirin e shtetit. E gjithë kjo sipërmarrje kolosale krimi u shfry si tullumbace kur u hoq ligji që ndalonte tregtimin publik dhe normal të pijeve alkoolike, të cilat ‘vrasin’ sot miliona konsumatorë. Sot në Europë mendohet se mbajtja në këmbë e ligjit që ndalon konsumin e lirë dhe të kontrolluar të marijuanës, është jo një luftë kundër mafias që e tregton atë, por një arsye se përse kjo mafie lulëzon dhe mbijeton e pamposhtur. Aq më tepër në fshatin tonë, mjerisht ende provincial, duhet guxim për të shkuar drejt legalizimit simbas modelit holandez. Duke u kujtuar partnerëve ndërkombëtarë se Holanda, e famshme edhe për turizmin e marijuanës që blihet në format 5gr lirisht nëpër kafene, është anëtare brilante e BE. Sepse në Holandë ka rreth 40.000 sera ‘klandestine’ ku kultivohet marijuana dhe ky nuk përbën një skandal europian, por një tolerim që buron nga fryma e ligjit që lejon përdorimin vetjak të ‘barit’. Kësisoj duket se Lazarati, ashtu në mënyrën e vet, dëshmon se i ‘pamposhtur’ si dhe shfaqet, është një dëshmi e gjallë e domosdoshmërisë së një refleksioni në frymë liberalizuese. Qeveritë kanë ardhur dhe shkuar matanë, ndërsa Lazarati ka mbijetuar, duke u perceptuar si një njollë kombëtare, perceptim ky i tepruar po të kujtojmë 40.000 serat që kultivojnë marijuanë në Holandën e Madhërisë së Saj, kuptueshëm një pikë elegante e furnizimit në nivel europian. Në vetë baltosjen e talentuar që është tipari ynë virtuoz, është krejt thjeshtëzuese të rrethojmë dhe të ‘bombardojmë’ verbalisht apo ushtarakisht Lazaratin. Në këto kohë që jetojmë, inteligjenca dhe zgjidhjet e mençura liberale janë shumë më produktive sesa qasja trashanike e dhunës. Prandaj edhe duket se ‘rezistenca’ e Lazaratit, vjen si me porosi për të hapur një debat energjik me frymë liberalizuese që na afron me Amsterdamin. Duke qenë se Amsterdami është në Europë, afrimi me Amsterdamin, është pse jo, një afrim real me trendin që Europa përmes shumë hezitimeve, herët a vonë do të shpalosë në tërësi.


4

E shtunë - e diel 12-13 13-14 prill 2014 2013

aktualitet

www.mapo.al

Rama: Sms-ja ime për Tahirin, një shpifje TIRANË Kryeministri Edi Rama e cilësoi shpifje mesazhin e shkruar telefonik, që ngjalli debate në punimet e djeshme të komisionit hetimor për lëvizjet në polici. Përmes një postimi në faqen e tij në Twitter, Rama mohon të ketë çuar mesazhin e bërë publik nga ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Për të

kundërshtuar përmbajtjen e këtij mesazhi, Rama shkruan se Saimir Tahiri është ministri i duhur, që meriton respekt për punën që ai bën. “Sms-ja ime për Ministrin e Brendshëm? Një shpifje! Mendimi im për Saimir Tahirin? Ministri i duhur, që meriton respekt për punën e palodhur”, - shkruan Rama në

Twitter. Përmes mesazhit të bërë publik dje gjatë mbledhjes së komisionit, deputeti demokrat, Flamur Noka citonte se, Rama kishte konstatuar rritje të vrasjeve gjatë muajit mars, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe për pasojë, i kërkonte ministrit Tahiri që të merrte masa.

Noka publikon SMS-në:

Rama- Tahirit: Mendo ku ke gabuar. Ministri: Është e imja Hetimi parlamentar për lëvizjet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit ka marrë dje një drejtim krejt të ri. Seanca e fundit dëgjimore e programuar me ministrin e Brendshëm ka sjellë surpriza, ku më shumë sesa dëshmia e tij mbi reformën në radhët e uniformave blu, rëndësi ka patur një mesazh telefonik, i lexuar në këtë mbledhje nga ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, të cilin sipas tij, kryeministri Edi Rama ia kish nisur ministrit të vet, Sajmir Tahiri. Sipas Nokës, SMS-ja në fjalë tregon qartë se situata e rendit në Shqipëri është përkeqësuar dhe jo përmirësuar siç pretendon publikisht. “Në muajin mars 2014, dyfish vrasje krahasuar me muajin mars të vitit 2013, gjithashtu janë përkeqësuar të gjithë treguesit e tjerë dhe kjo është e trishtë për mua dhe e rëndë për qytetarët, dhe shpresoj që për ty të mos jetë vetëm tregues statistikor. Kjo nuk është kërkund ajo që ke marrë përsipër para meje dhe që kemi ne marrë përsipër përballë qytetarëve, pra si unë dhe ti. Është e përsëritur thirrja për hir të punës dhe dashamirësisë njerëzore ndaj teje, por ky kufi nuk mund të shkelet me neglizhencë fatale si ky lëshim skandaloz i punës dhe për këtë unë nuk jam shumë larg së menduari se problemi je ti dhe jo vartësit e tu, dhe nëse janë të paaftë ata, nuk kam kohë dhe dëshirë të merrem me ta, por mua më takon të merrem me ty. Unë besimin që ta kam dhënë, detyra dhe pritshmëria e publikut s’e meritojnë gjëkundi këtë pritshmëri. Flasim nesër për më tepër, por këto orë që kanë ngelur, bëj më pak orë gjumë dhe mendo ku ke gabuar, ç’nuk ke bërë mirë e çdo bësh për të riparuar në qoftë se mundesh”, - citoi Noka duke lexuar këtë mesazh telefonik. Kjo ka gjetur totalisht të papërgatitur si gjithë deputetët e mazhorancës në këtë komision, ashtu edhe vetë ministrin Tahiri, të cilët nuk kanë dashur ta besojnë vërtetësinë e tij. Kështu nënkryetari socialist, Taulant Balla nisi të thërriste në komision se ky ishte një mashtrim dhe sajesë e Flamur Nokës, ndërsa deputeti tjetër socialist, Pjerin Nderu ngriti pikëpyetjen se atë mesazh mund ta kishte shkruajtur vetë Noka. Gjithsesi, kjo gjendje konfuze duket se ka bërë që vetë ministri Tahiri të pohojë, ndoshta në nxitim e sipër, se SMS-ja në fjalë ishte e vërtetë, por duke theksuar se autori i saj ishte ai vetë dhe duke mohuar që atë ta kishte nisur kryeministri në drejtim të tij. “Ja ku e keni mesazhin, është mesazh që u kam dërguar unë dy bashkëpunëtorëve të mi, jo kryeministri mua. Kryeministri nuk më

Mesazhi i plotë “Në muajin mars 2014, dyfish vrasje krahasuar me muajin mars të vitit 2013, gjithashtu janë përkeqësuar të gjithë treguesit e tjerë dhe kjo është e trishtë për mua dhe e rëndë për qytetarët, dhe shpresoj që për ty të mos jetë vetëm tregues statistikor. Kjo nuk është kërkund ajo që ke marrë përsipër para meje dhe që kemi ne marrë përsipër përballë qytetarëve, pra si unë dhe ti. Është e përsëritur thirrja për hir të punës dhe dashamirësisë njerëzore ndaj teje, por ky kufi nuk mund të shkelet me neglizhencë fatale si ky lëshim skandaloz i punës dhe për këtë unë nuk jam shumë larg së menduari se problemi je ti dhe jo vartësit e tu, dhe nëse janë të paaftë ata, nuk kam kohë dhe dëshirë të merrem me ta, por mua më takon të merrem me ty. Unë besimin që ta kam dhënë, detyra dhe pritshmëria e publikut s’e meritojnë gjëkundi këtë pritshmëri. Flasim nesër për më tepër, por këto orë që kanë ngelur, bëj më pak orë gjumë dhe mendo ku ke gabuar, ç’nuk ke bërë mirë e ç’do bësh për të riparuar në qoftë se mundesh”. ka nisur asnjëherë një mesazh të tillë, sepse unë detyrën time e bëj shumë mirë, në mënyrë më të përgjegjshme të mundshme”, - tha Tahiri, duke mohuar kështu kritikat dhe vlerësimin negativ të Kryeministrit ndaj tij, por duke pranuar nga ana tjetër përmbajtjen e kësaj SMSje se situata e rendit në vend është përkeqësuar. “Është tërësisht në vlerësimin tim të bisedoj me bashkëpunëtorët e mi dhe të vlerësoj si i përgjigjen punës. Ja ku e keni mesazhin, i referohet muajit mars, në të cilin vërtet vrasjet janë dhjetë, krahasuar me muajin mars të vitit 2012, që janë 5”, - tha Tahiri. Të gjendur para një fakti të kryer, deputetët e opozitës kanë nxituar më pas që të mos merren më me përmbajtjen, por me aktin e përgjimit të telefonave të politikanëve. Për këtë, ata kanë aluduar edhe për përfshirjen në këtë histori përgjimi të vetë kreut të SHISH-it, Visho Ajazi. “Akoma ka segmente të caktuara në Ministrinë e Brendshme, akoma ai zotëria që mori certifikatën para një jave (Visho Lika), që nuk e kishte dhe zoti Noka e Presidenti thoshte se nuk i duhej sepse e ka me ligj, ndërkohë vajti dhe e mori. Kjo është arsyeja pse vazhdon e përgjohet mazhoranca, por asgjë të keqe nuk ka”, - tha deputeti Xhemal Qefalia. Por deputetët demokratë kanë këmbëngulur se SMSja është e Kryeministrit, të cilën Tahiri ua ka nisur vartësve të vet dhe prej këtyre të fundit ajo ka mbërritur në duart e opozitës. “Ta thotë vetë, sepse më ka ardhur nga kabineti i ministrit. Nga kjo meritoni të kuptoni se mos ju ka përgjuar sërish Arben Imami”, tha Noka. Më pas, pavarësisht se deputetët e majtë janë përpjekur që ta zhvendosin disa herë debatin tek çështje të tjera që kanë të bëjnë me reformën në radhët e forcave të rendit, ai sërish ka kaluar tek SMS-ja, e cila për opozitën vërteton sesa të suksesshme ishin këto reforma.

“Ja ku e keni mesazhin, është mesazh që u kam dërguar unë dy bashkëpunëtorëve të mi, jo kryeministri mua. Kryeministri nuk më ka nisur asnjëherë një mesazh të tillë, sepse unë detyrën time e bëj shumë mirë, në mënyrë më të përgjegjshme të mundshme”, - tha Tahiri,

Përgjimi i ministrit

Të majtët kërkojnë komision hetimor Mazhoranca e ka konsideruar të papranueshëm faktin që në duart e opozitës gjendet një mesazh telefonik, qoftë ky edhe i ministrit të Brendshëm. Ajo ka reaguar ashpër dje në komisionin hetimor, ndërsa e ka konsideruar këtë një përpjekje të opozitës, si vijimësi e mendësisë së saj për ta luftuar kundërshtarin e vet nëpërmjet përgjimeve e spiunimeve. “Realisht ishte një nga ato pikat që duhet të na bëjë të gjithëve me turp, të gjithë klasën politike, por kur shoh të gjithë kolegët e opozitës sot, janë përfaqësues të lartë të PD-së, ish-kuadër, ministra apo zv.ministra dhe vijnë këtu me arrogancë e thonë që disponojnë mesazhe që Kryeministri i shkëm-

ben me ministrin, mendoj se është një moment që duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë”, - tha Klosi. Sipas tij, nuk është hera e parë që opozita e sotme, dje mazhorancë, përgjon kundërshtarin politik. “Këtë e ka bërë Sali Berisha prej kohësh, prej vitesh në Parlament. E bëni edhe ju sot. E dimë që keni përgjuar haptazi. Keni blerë pajisje nga ministri të rëndësishme që janë për të ruajtur shqiptarët dhe ju përgjonit opozitën. E keni bërë haptazi këtë kur ne ishim në opozitë dhe vazhdoni të jetoni me këtë historinë e përgjimit, e Sigurimit, e spiunit të veshit dhe syrit, por që kjo gjë të bëhet kaq arrogante dhe në këtë komision është e pafalshme për ne

dhe prandaj kërkuam edhe pushimin”, - tha Klosi. Ndërkohë që deputetët e tjerë të së majtës duke aluduar se në këtë përgjim është përfshirë edhe SHISH-i, kanë paralajmëruar se kjo çështje kërkon një analizë të thellë, duke mos përjashtuar mundësinë edhe të një hetimi parlamentar. “Merruni gjatë e gjerë, por edhe thellë. E vërteta është kjo. E shoh që në sytë e mazhorancës ka lindur një shkëndijë gëzimi sepse shohin që mund t’u afrohet ndonjë shans, pavarësisht se janë në përpjekje për ta mbrojtur ministrin këtu, por ajo që është e vërtetë, është e vërtetë”, - iu përgjigj deputeti Flamur Noka paralajmërimit të mazhorancës për hetim parlamentar.


E shtunë - e diel 12-13 prill 2014

5

www.mapo.al

Dyshimet për përgjim, Prokuroria: S’ka asnjë kallëzim penal Tiranë- Dyshimet e hedhura nga deputetët e mazhorancës se mund të jetë përgjuar komunikimi mes Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, nuk do të hetohen nga prokuroria derisa në organin e akuzës të ketë një kallëzim penal. Sipas burimeve të prokurorisë mësohet se deri në këtë fazë të debatit nuk është parë e nevojshme ndërhyrja

e organit të akuzës për të hetuar pretendimet e ngritura nga disa deputetë të Partisë Socialiste, pasi deputeti Flamur Ndoka publikoi një sms që sipas tij, kryeministri Rama i ka dërguar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. “Në prokurori nuk ka ende një kallëzim penal për faktet e publikuara në media. Në momentin që do të depozi-

tohet një kallëzim penal, prokuroria do kryejë detyrën e saj për të hetuar”, - tha një burim i prokurorisë, duke iu përgjigjur interesimit të gazetës. Gjatë mbledhjes së djeshme të komisionit hetimor parlamentar që po heton lëvizjet në Policinë e Shtetit, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka lexoi një sms, që sipas tij, kryeministri Edi Rama i dërgon-

te ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas mesazhit të pretenduar nga deputeti i PD-së, Noka, Kryeministri i kërkon llogari Tahirit për gjendjen e rëndë të kriminalitetit në vend. Pas debateve për këtë çështje, deputetë të Partisë Socialiste hodhën dyshime se ky komunikim mund të jetë përgjuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

4 mln dhrahmi për Didin?

Fatos Klosi: As e pohoj, as e mohoj letrën për Nanon

“Nuk e mbaj mend, kanë kaluar shumë vite dhe s’mund të mbash mend të gjitha shkresat. Kryeministri nuk mund të përgjohet. Kush do ta përgjonte, vartësia e tij?” Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH-it tha dje për Mapon se ai nuk mund të mohonte apo të pohonte nëse i kishte dërguar ish-kryeministrit Fatos Nano ndonjë letër që përmbante informacion për Drejtorin aktual të Policisë së Shtetit, Artan Didi, ku pretendohej se ai kishte marrë një shumë prej 4 milionë eurosh për të mbyllur një çështje hetimore ndaj një personi. Klosi tha se nuk e mbante mend një gjë të tillë, pasi kishin kaluar shumë vite që nga koha për të cilën bëhej fjalë se ishte dërguar informacioni nga ana e tij, ishkryeministrit të vendit në atë kohë. “Nuk mbaj mend dhe nuk mund të konfirmoj apo të mohoj një gjë të tillë, pasi kanë kaluar shumë kohë dhe të mbash mend të gjitha informacionet është e pamundur”, - kështu tha ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Fatos Klosi, i cili ka drejtuar këtë institucion në periudhën 1997- 2002, ndërsa u shkarkua nga kjo detyrë pas ardhjes në krye të shtetit të Alfred Moisiut si President. Ai theksoi se “unë nuk mund të konfirmoj, të pohoj apo mohoj historinë e një shkrese që mund të jetë çuar, se shkresa çoheshin përditë. Periudha për të cilën foli Noka, bënte fjalë për kohën kur Didi ishte në krye të Drejtorisë së Forcave Speciale dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa nuk kishte asnjë rol në strukturat e hetimit të krimit”. Ndërkaq, lidhur me mesazhin e publikuar nga

ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka dje në komisionin hetimor parlamentar për ndryshimet në polici, Klosi iu shmang komenteve, duke preferuar të mos mbante një qëndrim në lidhje me këtë çështje. Gjithsesi, ai pranoi se përgjimi i Kryeministrit të vendit në çdo rast është i pajustifikueshëm dhe i paarsyeshëm. “Përgjimi i Kryeministrit është absurd dhe në asnjë mënyrë nuk ka kuptim. Sepse do ta përgjojnë strukturat që ai ka në vartësi, kush do ta përgjojë?”. Ai më tej refuzoi të jepte komente për faktin sesi e konsideronte rrjedhjen e mesazhit. “Nuk mund të prononcohem për një mesazh, të cilin nuk e di se çfarë është, e si është. Nuk jam absolutisht i interesuar për këto gjëra. S’kam asgjë për të thënë në lidhje me këtë. Nuk

mund të bëj asnjë interpretim”. Ai shtoi se nuk e dinte sesi i kishin marrëdhëniet me njëri- tjetrin, duke pretenduar se nuk ishte pranë tyre për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur realisht dhe se nuk dinte sesi mund të interpretohet një mesazh i tillë. “Nuk di se si mund të komentohen mesazhet që i nisin njëri- tjetrit kryeministri dhe ministri i Brendshëm. Për më tepër unë nuk mund t’i komentoj ato, sepse nuk jam në dijeni të asaj që ka ndodhur realisht. Kam 12 vite që kam ikur, në atë kohë unë kam pasur kryeministër Fatos Nanon. Mund të jap opinione si qytetar i thjeshtë. Por duhet të jesh afër tyre që të bësh ndonjë koment apo të thuash diçka, më duket disi e tepërt”, përfundoi Klosi në fjalën e tij, duke iu shmangur komenteve.

Letra e Kodhelit: Prokuroria të hetojë akuzat e Imamit Ministria e Mbrojtjes i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm, ku kërkon nisjen e hetimeve për akuzën e Imamit, sipas të cilit, ushtria po përdoret për trafik droge. Reagon PD: Kodheli duhet të japë shpjegime TIRANË Akuzën e deputetit demokrat,

Arben Imami se infrastruktura e ushtrisë po përdoret për transportimin e lëndëve narkotike, ministria e Mbrojtjes e ka cilësuar tepër të rëndë. Për këtë arsye, ministria e Mbrojtjes i është drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, duke

i kërkuar atij që të nisë hetimet. “Ministria e Mbrojtjes i bën me dije opinionit publik se këtë të premte ka depozituar pranë Prokurorisë së Përgjithshme një letër, në të cilën i kërkon kryeprokurorit të përgjithshëm të nisë hetimet, në lidhje me akuzat e thëna në Kuvend, nga deputeti i Partisë Demokratike, zoti Arben Imami. Në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes, bazuar tek Kushtetuta dhe tek ligjet e vendit, ministrja Kodheli, kërkon zbardhjen e plotë të këtyre akuzave të rënda të hedhura në drejtim të Forcave të Armatosura. Ministria e Mbrojtjes garanton se në çdo moment do të bashkëpunojë me organet e Prokurorisë dhe do të verë në dispozicion të gjitha materialet e kërkuara dhe të gjithë ndihmën e nevojshme që ky institucion do të kërkojë në lidhje me zbardhjen e plotë

të këtyre akuzave”, - tha dje Edlira Prendi, këshilltare për mediat në ministrinë e Mbrojtjes. Pak orë më pas ka reaguar edhe Partia Demokratike, zyrtarë të së cilës nuk kanë qenë dakord me qëndrimin e ministrisë. Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi deklaroi dje se ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli duhet të japë shpjegime për përfshirjen, sipas tij, të ushtrisë në trafikun e drogës. “…Partia Demokratike është thellësisht e shqetësuar për këtë dhe për dëmtimin e rëndë që i bëhet reputacionit të vendit në sytë e aleatët tanë euroatlantikë. Deri në këtë moment, ministrja e Mbrojtjes ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me këtë çështje. Në këto kushte, ne i kërkojmë zonjës Ministre të Mbrojtjes, të shprehet qartë: A është ajo në dijeni të shqetësimit për për-

dorim të mundshëm të infrastrukturës së forcave të armatosura në trafikun e drogës?; A ka informacion ajo se si ka ndodhur që kjo strukturë e rëndësishme e shtetit, pjesë e NATOs, është përdorur në trafikun e drogës?; Çfarë masash ka marrë ajo përballë këtyre ngjarjeve të rënda? Ne

i kërkojmë zonjës ministre të bëjë publike sa më shpejt informacionin që ajo ka. Kjo do të ishte në shërbim të interesit publik, transparencës, në shërbim të forcave të armatosura dhe të shtetit shqiptar”, - tha dje Bumçi. Reagimet në fjalë erdhën pas një deklarate të beftë të ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami dy ditë më parë në Kuvend, sipas të cilit, pjesë të infrastrukturës së ushtrisë po përdoreshin për transportimin e lëndëve narkotike. Në të njëjtën ditë, në një intervistë për emisionin “Opinion” në TV “Klan”, kryetari i opozitës, Lulzim Basha u shpreh se opozita dispononte fakte për këtë deklaratë dhe se shumë shpejt kjo çështje do të adresohej institucionalisht në komisionin e Sigurisë nga nënkryetari i këtij komisioni, Flamur Noka.


6

E shtunë - e diel 12-13 mars 2014

aktualitet

www.mapo.al

S&P rikthen vlerësimin stabël për Shqipërinë Kompania e njohur e vlerësimit të borxhit, “Standard & Poor’s” riktheu vlerësimin e qëndrueshëm për Shqipërinë dje, duke rritur notën në B, nga B minus që dha disa kohë më parë. Në deklaratën që shoqëron vlerësimin,”S&P” pohoi se shkaku kryesor për rritjen e besimit ndaj Shqipërisë është bërë marrëveshja e fundit trevjeçare me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Por nëse vendi nuk ka rezultate në mbledhjen e taksave dhe në rritjen ekonomike mbi 2 për qind, mund të humbasë vlerësimin vitin që vjen. S&P e ka rritur vlerësimin për Shqipërinë, duke e çuar në nivelin e fillimvitit që

shkoi, pasi ka marrë në konsideratë edhe disa reforma që ka premtuar qeveria e re. “Nëse reformat në administratën publike, ato në sistemin gjyqësor së bashku me forcimin e të drejtave të pronësisë janë të suksesshme, mund të përmirësojnë potencialisht institucionet aktualisht të dobëta dhe qeverisjen”, thuhet në raportin e Standard & Poor’s. Gjithashtu, shkak për vlerësimin janë edhe masat që Ministria e Financave ka marrë për uljen e deficit fiskal dhe uljen e borxhit publik në periudhën afatmesme. Është vlerësuar me pozitivitet njohja e borxheve të prapambetura, të cilat janë

vlerësuar në 5.3% të PBB-së. Për këtë arsye, borxhi i përgjithshëm i qeverisë shkoi në mbi 67% të PBB-së në vitin 2013, thuhet më tej në vlerësim. Deficiti i përgjithshëm qeveritar u zgjerua edhe në vitin 2013 në rreth 5 % të PBB-së dhe u shoqërua me një rënie të konsiderueshme të rritjes reale të ekonomisë në 0.7%. Kompania e vlerësimit të borxhit tha se kredibiliteti i vendit pritet të përmirësohet nga marrëveshja 36 –mujore me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e cila do të sigurojë lehtësim të menjëhershëm për nevojat financiare të qeverisë, forcimin fiskal dhe zhbllokimin e reformave strukturore.

Meta: Reformën territoriale duhet ta mbyllim brenda korrikut Intervistoi: Eduard Zaloshnja

…A keni ndjerë, a keni pasur informacione se kanë filluar tensione në bazë midis përkrahësve të LSI-së, ose zyrtarëve lokalë të LSI-së dhe zyrtarëve lokalë të PS-së pikërisht ndoshta nga kjo xhelozi? Nga sondazhet, unë shoh që LSI është mes 14% dhe 16%...? Do të doja të kthehesha pak pas në momentin kur u bë koalicioni i famshëm, i njohur si i 1 prillit dhe në fakt tregoi se ishte një koalicion krejt e kundërta e natyrës së ditës së 1 Prillit, pavarësisht se praktikisht ishte bërë disa ditë më parë, por në një periudhë publike një marrëveshje që unë kisha arritur me kryetarin e Partisë Socialiste, z. Edi Rama dhe kjo duket si atëherë kur menjëherë të gjithë u hodhën një pjesë e madhe nëpër studio e kudo, e thoshin që tani do të jetë më keq edhe për LSInë, do të jetë më keq edhe për PS-në, do të shikoni rezultate, dhe ndodhi diçka krejt tjetër. Tensione, kënaqësira, pakënaqësira ka dhe do të ketë; nuk e përjashtojmë që ka edhe vetë brenda LSIsë, brenda PS-së, mund të ketë diku edhe midis LSI-së dhe PS-së, por këto nuk janë të rëndësishme. E rëndësishme është fryma e bashkëpunimit në Parlament, e mazhorancës, që është një frymë e shkëlqyer bashkëpunimi, që unë personalisht e ndiej shumë mirë çdo ditë edhe në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, fryma e bashkëpunimit brenda ekipit qeverisës dhe është kjo frymë që po jep edhe këto rezultate. Si rezultati më i freskët dhe më i besueshëm që unë ju përmenda pra, rritja e vlerësimit të standardeve të ekonomisë

shqiptare nga Agjencia “Standards and Poor’s”. …Ju keni bërë marrëveshje strategjike me Partine Socialiste dhe besoj se një nga këto pika me të cilat është rënë dakord, është se është rënë dakord edhe për të pasur kandidatë të përbashkët edhe në zgjedhje lokale, pavarësisht se sa të mëdha do të jenë njësitë mbas reformës. Dua të filloj të bëj parashikimet e para, a mund të më thoni se si do të jetë ndarja e territorit midis dy aleatëve strateg jikë, sepse ju nuk do të keni dy kandidatë që të konkurrojnë kundër njëri-tjetrit? E kuptoj kërshërinë tuaj përsëri edhe për shkak të pasionit tuaj edhe në fushën e sondazheve dhe profesionit tuaj si staticien. Por e theksoj se më e rëndësishme për ata që na dëgjojnë dhe për të gjithë qytetarët se sa, cili do të jetë rezultati i LSI-së apo i PS-së, pra po themi edhe brenda votuesve, më shumë se kjo mendoj se ajo që është më e rëndësishme dhe që është më shumë në interesin e tyre; është ndarja administrative territoriale e Shqipërisë. ...Do të mbyllen reformat para vendimit për marrjen e statusit të vendit kandidat në qershor? Sa i takon reformës administrativeterritoriale, ne jemi të detyruar që këtë reformë ta përmbyllim brenda muajit korrik, kur përfundon edhe ky sesion, në mënyrë që të kapë afatet kushtetuese lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore. Kjo është shumë e rëndësishme. Sa i takon reformës në drejtësi, ne shumë shpejt do të lançojmë instalimin e kësaj reforme, e cila do të jetë një reformë gjithëpërfshirëse.

"Këto janë dy reformat kryesore, përveç reformave ekonomike, reforma e pensioneve e reforma të tjera. Praktikisht kjo është një mazhorancë që është e detyruar dhe e ka këtë përgjegjësi historike të ndërmarrë shumë reforma në të njëjtin kohë"

Nuk mund të them për kohën sesi do të procedohet sepse është një reformë komplekse, por padyshim që është një reformë që do të ecë përpara, pa asnjë hezitim. Është koha për të pasur një drejtësi me integritet dhe kjo është kyçe për të ardhmen europiane të vendit, jo thjesht për statusin. Por për gjithçka, për situatën ekonomike, për zgjidhjen e problemeve të pronësisë që është një problem i madh për vendin, garanci për investitorët e huaj për të cilët besueshmëria e gjykatave dhe e drejtësisë është vendimtare. A mund të thoni një afat, kur do të përmbyllet kjo reformë? Nuk mund të them diçka në mënyrë

Rama: Jemi votuar për reforma, nuk presim pa fund PD Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se mazhoranca nuk do të presë pafund opozitën për miratimin e reformës administrativo-territoriale TIRANË Mazhoranca nuk do të presë pa-

fund opozitën në përgjigjen e saj për reformën administrativo-territoriale. Ky nuk është një qëndrim i përsëritur i kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, që vendosi afate dy ditë më parë në seancën parlamentare të së enjtes, por i vetë kryeministrit Edi Rama. Në një takim ku u theksua domosdoshmëria për një “rilindje urbane”, Rama dhe bashkëkryetari i komisionit për reformën territoriale, Bashkim Fino, ndanë të njëjtin qëndrim për domosdoshmërinë e miratimit të reformës territoriale. “…Nuk ka kohë më që të presim, por një orë e më parë ne duhet si Kuvend, si komision i posaçëm parlamentar të miratojmë ndarjen e re administrative të vendit, që do të thotë, është

mundësia e fundit që opozitës i themi: urdhëroni, ejani ta bëjmë bashkërisht këtë reformë shumë të rëndësishme të ndarjes territoriale”, - tha Fino, qëndrim ky i mbështetur më pas edhe nga kryeministri Rama. “…Bashkohem me atë që tha kryetari ynë i reformës territoriale, Bashkimi, që ne pa as më të voglin dyshim duam që këtë reformë ta bëjmë bashkë me opozitën. Për këtë arsye kemi kaq kohë që e presim opozitën, por nuk po e presim duarkryq. Ndërkohë po punojnë intensivisht, edhe me komunitetet, falë mbështetjes së

jashtëzakonshme që kemi marrë nga partnerët dhe nga donatorët. Por ne jemi votuar në 23 qershor që të udhëheqim dhe populli shqiptar na ka hequr çdo alibi të mundshme për 4 vite më pas, sepse na ka dhënë shumicën e cilësuar me të cilën ne mund, duhet e do të bëjmë reformën territoriale. Do të bëjmë edhe reforma të tjera që kërkojnë shumicë të cilësuar, për të cilat vazhdojmë të presim me durim, por nuk do të presim pa fund, siç është reforma në drejtësi”, - tha Rama. Deklaratat për reformën territoriale u bënë gjatë prezantimit të përfundimit të fazës së parë të projekteve fituese të njësive vendore. E konsideruar si nisma më e madhe e mbështetjes nga një qeveri për projekte të pushtetit vendor, fondi prej 100 milionë dollarë do të shkojë për 50 projekte të ndryshme në të gjitha qarqet e vendit, projekte që kanë të bëjnë me rehabilitimin e qendrave të qyteteve, hyrjeve të tyre, shesheve, këndeve sportive, zonave turistike e atyre informale. Një tjetër element i paketës së projekteve për 2014 është dhe ai për dixhitalizimin e sistemit arsimor.

të njëanshme sepse do të ishte diçka e nxituar. Por, patjetër që do të ndodhin. Këto janë dy reformat kryesore, përveç reformave ekonomike, reforma e pensioneve e reforma të tjera. Praktikisht kjo është një mazhorancë që është e detyruar dhe e ka këtë përgjegjësi historike të ndërmarrë shumë reforma në të njëjtin kohë. Sepse çdo neglizhim i mëtejshëm i këtyre reformave rrezikon të përkeqësojë akoma më tej situatën ekonomike, sociale dhe institucionale në vend, e cila edhe kështu siç është ka mjaft probleme edhe për shkak të trashëgimisë. Marrë me shkurtime nga emisioni “Debat Plus”

skandali

“Crown Agents”, tender i falsifikuar në doganë E ka nisur punën me hije skandali kompania britanike “Crown Agents” që po asiston doganat shqiptare në mbledhjen e të ardhurave. Kjo kompani ka shpenzuar plot 400 mijë euro për të blerë automjete që nuk plotësojnë as nivelet minimale të ruajtjes ndaj mjedisit, madje ndalohet të qarkullojnë në vendet e Bashkimit Europian. E si të mos mjaftonte ky fakt, dokumentet tregojnë se kompania që ka për qëllim të reduktojë evazionin në doganat shqiptare, e ka nisur punën duke falsifikuar dokumentet pikërisht në doganë. “Crown Agents” ka blerë 10 automjete “Land Rover Defender”, që do të shërbejnë gjatë punës në terren. Por këto makina kanë hyrë në Shqipëri me parametra të ndryshuar. Duke iu referuar dokumenteve, këto karakteristika tregojnë se makinat me të tillë parametra kanë një certifikatë ‘Euro 2’, dhe jo ‘Euro 5’, sikundër ka deklaruar kompania britanike në doganë. Automjete të tilla me certifikatë ‘Euro 2’ përdoren në vende si Pakistan, Indi apo në shtetet e Afrikës, pasi kanë një nivel të lartë ndotjeje. E, meqenëse një nga kushtet paraprake të tenderit ishte fakti që automjetet duhet të ishin të kategorisë mjedisore ‘Euro 5’, firma fituese që ka sjellë 10 automjetet për të kapërcyer këtë pengesë ka falsifikuar dokumentet pasi i ka futur makinat në portin e Durrësit. Në tender morën pjesë 5 kompani, katër prej të cilave i kanë dërguar një letër ankese “Crown Agents”, ku i kanë argumentuar falsifikimin, që ata pretendojnë se ka ndodhur në këtë tender, duke bërë që firmat të skualifikohen padrejtësisht. Automjetet e mbërritura nga Anglia dyshohet se kanë kushtuar më lirë, pikërisht për ndikimin e rëndë që kanë në mjedis. Vetë kompania britanike thotë se është në dijeni të shqetësimit të ngritur nga ofertuesit, por është në fazën e investigimit të çështjes dhe më pas do të ketë edhe sqarimet e nevojshme për skandalin në fjalë.


I n t e rv i st ë h i sto r i r ep o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

intervista

Pëllumb Xhufi: Radikalizmi fetar, klerikë e intelektualë sillen si ushtarë të Krishtit dhe Muhametit Historiani e konsideron reagimin e Sinodit të Shenjtë si të paprecedent dhe shprehet se radikalizimi fetar, qoftë islamik, katolik apo ortodoks mund të izolohet vetëm atëherë kur politikanët shqiptarë të marrin guximin të hartojnë një ligj për komunitetet fetare

Faqe 10-11

Legalizimi i kanabisit Miliardat prej drogës me shumë emra Nga Vladimir Karaj

A ka më jetë për shtypin e shkruar?! Shtypi përballë teknologjisë dhe internetit. A do të mund të mbijetojë gazeta në kohën e high-tech? Këtyre pyetjeve dhe disa të tjerave u përgjigjen Iris Luarasi, Gilman Bakalli dhe Belina Budini në një forum të Mapos mbi atë çka po ndodh me shtypin e shkruar.

Faqe 12- 13

A duhet ta legalizojë Shqipëria marijuanën?! Arsyet që mund të gjenden pro dhe ato kundra?! Nga kriminalizmi i një droge që shihet si më pak e rrezikshme se alkooli, deri tek një histori etimologjike që e lidh fjalën kanabis me trakishten, një prej mëmave hipotetike të shqipes, në të cilën fjala është trashëguar sipas etimologëve si (kanep) konop.

N

ë shtyp njihet masivisht me tre emra, por ata që e përdorin i kanë gjetur lloj e soj epiteti, ca varur prej efekteve që sjell e të tjerë në varësi të ngjyrës e formës së konsumimit. “Trefletësh” është vetëm një ndër ato që përdorin në zhargon përdoruesit në Shqipëri. Por ndërsa kjo histori emrash mund të duket për të qeshur, shifra e gjysmës së buxhetit të Shqipërisë që korrespondon me vlerën e drogës së prodhuar në vendin tonë sipas Guardia di Finanza. Bëhet fjalë për më shumë se 6 miliardë euro. Nëse do të përfshihej në eksportet e ligjshme, ekonomia e Shqipërisë do të kishte një hop të tillë statistikor të habitshëm. Ide për legalizimin

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crauford ishte i pari që e hodhi publikisht si ide ekonomikisht, por duke sugjeruar se kjo do të luftonte në njëfarë mënyre edhe kriminalitetin dhe ndalonte fuqizimin e trafikantëve duke sugjeruar kështu krahasimin me Amerikën e ndalimit të alkoolit që prodhoi Al Kaponen dhe variante të tij. “Unë personalisht jam konservator, por përsëri jam ekono-

Faqe 7

mist. Pra, nëse ju jeni ndër prodhuesit më të mëdhenj të një malli që tregtohet në botë, por është i paligjshëm në Shqipëri, atëherë duhet të filloni të mendoni”, thotë Crauford. Por pragmatizmi ekonomik nuk mjafton për të justifikuar atë që sot po vjen rrotull pa filluar shtruar. Debati mbi mundësinë e legalizimit të kultivimit, shitjes dhe konsumimit të kanabisit, ndoshta është gjëja e fundit që mendojnë shqiptarët mes dhjetëra hallesh të tjera. (Ne kemi ende shtëpi për të legalizuar.) Meg jithatë ka më shumë se 3200 përkrahës në faqen Facebook “Legalize it Albania” (e hapur jo shumë kohë më parë) dhe sigurisht edhe zëra publikë jo të paktë pro dhe më tej akoma një situatë e çuditshme paligjshmërie e krijuar në zonat ku kultivohet, simbol i së cilës është bërë Lazarati, nuk janë pak për ta bërë temë dite. Ka njerëz për të cilët vlen në këtë rast pragmatizmi. Paratë që bëhen dhe do bëheshin prej kësaj duket se nxisin goxha fantazi në këtë rast. Në anën tjetër ka nga ata që mbështesin legalizimin duke u nisur nga problemet shoqërore. Nga 124 të liruar prej amnistisë të dënuar për shitje apo posedim droge në sasi të vogla, pjesa më e madhe janë...


8

E shtunë - e diel 12-13 prill 2014

www.mapo.al

Dossier A duhet ta legalizojë Shqipëria marijuanën?! Arsyet që mund të gjenden pro dhe ato kundra?! Nga kriminalizmi i një droge që shihet si më pak e rrezikshme se alkooli, deri tek një histori etimologjike që e lidh fjalën kanabis me trakishten, një prej mëmave hipotetike të shqipes, në të cilën fjala është trashëguar sipas etimologëve si (kanep) konop. Një litar që lidh nyje probleme me zona të pakontrolluara prej ligjit, kriminalizon adoleshentët dhe krijon probleme të padrejtësisë mes të pandëshkueshmeve që lëvizin tonelata dhe atyre që vuajnë vite burgu për disa qindra gramë.

Legalizimi i kanabisit

Miliardat prej drogës me shumë emra Nga Vladimir Karaj

N pragmatizmi ekonomik nuk mjafton për të justifikuar atë që sot po vjen rrotull pa filluar shtruar. Debati mbi mundësinë e legalizimit të kultivimit, shitjes dhe konsumimit të kanabisit, ndoshta është gjëja e fundit që mendojnë shqiptarët mes dhjetëra hallesh të tjera. (Ne kemi ende shtëpi për të legalizuar.)

ë shtyp njihet masivisht me tre emra, por ata që e përdorin i kanë gjetur lloj e soj epiteti, ca varur prej efekteve që sjell e të tjerë në varësi të ngjyrës e formës së konsumimit. “Trefletësh” është vetëm një ndër ato që përdorin në zhargon përdoruesit në Shqipëri. Por ndërsa kjo histori emrash mund të duket për të qeshur, shifra e gjysmës së buxhetit të Shqipërisë që korrespondon me vlerën e drogës së prodhuar në vendin tonë sipas Guardia di Finanza. Bëhet fjalë për më shumë se 6 miliardë euro. Nëse do të përfshihej në eksportet e ligjshme, ekonomia e Shqipërisë do të kishte një hop të tillë statistikor të habitshëm. Ide për legalizimin

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crauford ishte i pari që e hodhi publikisht si ide ekonomikisht, por duke sugjeruar se kjo do të luftonte në njëfarë mënyre edhe kriminalitetin dhe ndalonte fuqizimin e trafikantëve duke sugjeruar kështu krahasimin me Amerikën e ndalimit të alkoolit që prodhoi Al Kaponen dhe variante të tij. “Unë personalisht jam konservator, por përsëri jam ekonomist. Pra, nëse ju jeni ndër prodhuesit më të mëdhenj të një malli që tregtohet në botë, por është i paligjshëm në Shqipëri, atëherë duhet të filloni të men-

doni”, thotë Crauford. Por pragmatizmi ekonomik nuk mjafton për të justifikuar atë që sot po vjen rrotull pa filluar shtruar. Debati mbi mundësinë e legalizimit të kultivimit, shitjes dhe konsumimit të kanabisit, ndoshta është gjëja e fundit që mendojnë shqiptarët mes dhjetëra hallesh të tjera. (Ne kemi ende shtëpi për të legalizuar.) Meg jithatë ka më shumë se 3200 përkrahës në faqen Facebook “Legalize it Albania” (e hapur jo shumë kohë më parë) dhe sigurisht edhe zëra publikë jo të paktë pro dhe më tej akoma një situatë e çuditshme paligjshmërie e krijuar në zonat ku kultivohet, simbol i së cilës është bërë Lazarati, nuk janë pak për ta bërë temë dite. Ka njerëz për të cilët vlen në këtë rast pragmatizmi. Paratë që bëhen dhe do bëheshin prej kësaj duket se nxisin goxha fantazi në këtë rast. Në anën tjetër ka nga ata që mbështesin legalizimin duke u nisur nga problemet shoqërore. Nga 124 të liruar prej amnistisë të dënuar për shitje apo posedim droge në sasi të vogla, pjesa më e madhe janë kriminalizuar prej hashashit. “Në aspektin shoqëror prodhon kriminalizim të të rinjve, toksifikim, burgje, dhunë, zona të kontrolluara nga krimi jashtë autoritetit shtetëror dhe individë të njollosur që përjashtohen nga një sërë të drejtash publike dhe morale”, shkruan Klodi Leka, pjesë e Organizatës Poli-

Njerëzit ende ngatërrohen mes emrave të shumtë të drogës: kanabis, marijuanë apo hashash. Thjesht për t’i pasur të qarta bëmë një ndarje. Kanabisi është bima, marijuana është droga që nxirret prej gjetheve të thara, hashashi është një koncentrat i drogës që prodhohet prej një lloj rrëshire rreth farave dhe luleve të kanabisit.

tike, një grupimi të majtësh që mbështesin legalizimin e marijuanës. Ndërkohë, i pari politikan që e ka shtruar haptazi çështjen, por si mundësi të së ardhmes është Ben Blushi në librin e tij të fundit “Hëna e Shqipërisë”. Ai sugjeron se ne (Shqipëria) mund të jemi një markë e famshme e prodhimit të marijuanës kur kjo të jetë legale në Evropë pas 20 vjetësh. Blushi duke qenë i pari politikan i rëndësishëm në vend që e shtron si çështje, shkruan se: “Asnjë nga mallrat që eksportojmë nuk sjell në vend kaq shumë të ardhura (500 milionë euro). Pa e inkurajuar në asnjë moment dhe për asnjë arsye këtë lloj tregtie, po përpiqem të hamendësoj, duke e klasifikuar atë si një produkt legal”. Sajmir Vishaj, kryetar i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, është nga të paktët që del hapur. Ai sheh potencialin ekonomik dhe po ashtu edhe faktin se shteti në këtë mënyrë do të merrte kontroll në zonat e “jashtëligjshme” si Lazarati. E dëmshme apo shëruese

Ata që janë pro, sigurisht që kanë një mori argumentesh për të dhënë. E fundit është një deklaratë e presidentit të SHBA-së, Barack Obama, që deklaroi për Nju Jorker se ai kishte përdorur marijuanë në rininë e hershme dhe thekson se ajo është më pak e dëmshme


E shtunë - e diel 12-13 prill 2014

9

www.mapo.al

Shqipëria duket sikur shkon kështu kundër rrymës. Ndërsa mjaft vende shkojnë drejt legalizimit, vendi ynë është në kërkim të strategjive për të shkatërruar njollat e zeza (apo jeshile nëse kështu shkon më shumë për shtat) ku bima kultivohet. Rezistenca nga krahu tjetër ka qenë mjaft e madhe. Ka krijuar prej vitesh tashmë një zonë të paprekshme në vend, duke krijuar edhe pabarazi ligjore.

se alkooli. Por nga ana tjetër këmbëngul se sidoqoftë, droga është e dëmshme dhe përdorimi, një humbje kohe. Mitet pro ndërkohë janë ndërkohë në rritje. Hashashi sipas mbrojtësve të tij, kryesisht në faqe interneti, shëron kancerin, leuceminë, përmirëson dementian dhe një listë jo të vogël sëmundjesh me të cilat njerëzimi lufton prej shekujsh pa sukses. Duket si bima magjike që na ndalohet për hir të konspiracioneve të mëdha. Por mjekët thonë se asnjë prej tezave nuk është e provuar shkencërisht. Pjesa më e madhe e këtyre pohimeve vijnë pas provave dhe kampioneve të vogla të testimit dhe pa rezultate të qarta. Përkundër kësaj të tjerë mjekë mendojnë se kanabisi i tymosur krijon kushte të ngjashme për kancerin si cigarja, ndërsa e shohin përgjegjës për problemet mendore që u krijohet përdoruesve për një kohë të gjatë, që përfshijnë varësinë apo deri edhe vdekjen nga ataku kardiak sidomos në personat që kanë probleme me zemrën. Droga sipas tyre krijon probleme me mushkëritë, mëlçinë sidomos në rast të një hepatiti C, ndërsa janë provuar raste të problemeve dhe abortit të pavullnetshëm gjatë shtatzënisë. Në mjekësi sidoqoftë janë tri barna që kanë në përbërje drogë të prodhuar nga marijuana dhe që përdoren kryesisht si qetësues në raste të dhimbjeve gjatë kimioterapisë apo sëmundjeve të tjera me dhimbje të rënda. Nga ana tjetër kanabisi është provuar se shkakton më pak probleme dhe varësi se alkooli apo cigarja, siç pohon edhe Presidenti Obama apo siç thonë një sërë studimesh që e rendisin atë si një drogë më të lehtë qoftë për varësinë, qoftë për numrin e vdekjeve apo mundësinë që të çojë në vdekje. Por David Kroll në Forbes thotë se kjo mund të jetë edhe për shkak se përndryshe nga cigarja dhe alkooli që kanë vite që hetohen për efektet e tyre, kanabisi nuk u është nënshtruar studimeve të tilla. Deri tani dihet të paktën se ndër ata që janë përfshirë në aksidente në SHBA, 6.8 për qind kishin konsumuar marijuanë sipas NIDA (Instituti Kombëtar për Abuzimin me Drogën). Sidoqoftë, vëren Kroll, kanabisi nuk është fajtor, ose të paktën nuk provohet deri tani si i tillë për 88 mijë amerikanë në vit. Alkooli e bën këtë. Ata që janë pro do ta gjenin mjaft të arsyeshme të argumentonin thjesht. Nëse të pish birra lejohet, atëherë pse të mos lejohet të tymosësh edhe një cigare marijuanë.

Shanset për legalizimin dhe ligji

Kryeministri Edi Rama për Rai Uno, ku foli për herë të parë për këtë çështje, është tani për tani kundër. “Legalizimi i marijuanës është një diskutim, të cilin do të preferoja të mos e bëja. Pastaj nuk i takon Shqipërisë të shkojë më tutje, të marrë një vendim të tillë, kur çështja e legalizimit të marijuanës mbetet ende një temë e hapur në vende më të zhvilluara se ne në BE. Për momentin jemi të përqendruar tërësisht në një luftë pa tolerancë dhe kompromis kundër krimit të organizuar dhe çdolloj trafiku”, tha Kryeministri për gazetarin italian. Shqipëria duket sikur shkon kështu kundër rrymës. Ndërsa mjaft vende shkojnë drejt legalizimit, vendi ynë është në kërkim të strategjive për të shkatërruar njollat e zeza (apo jeshile nëse kështu shkon më shumë për shtat) ku bima kultivohet. Rezistenca nga krahu tjetër ka qenë mjaft e madhe. Ka krijuar prej vitesh tashmë një zonë të paprekshme në vend, duke krijuar edhe pabarazi ligjore. Nëse në Tiranë ndonjë adoleshent kapet me disa gramë hashash, ai rrezikon disa vite burg, përballë tij prodhues të lëndës narkotike vijojnë të qetë. Shqetësimi i vetëm i tyre deri tani ka qenë vetëm prodhimi. Kryeministri Rama nuk është ndërkohë i panjohur me padrejtësitë që vinin për shkak të “persekutimit” të padrejtë të personave të paaftë për t’u mbrojtur si lazaratasit. Lirimi i “nënë Feridesë” ishte një nga kauzat që ai luftoi sa ishte në opozitë. Kjo lloj padrejtësie nga ana tjetër nuk është shqiptare. Obama shprehu të njëjtin shqetësim në intervistën e tij lidhur me këtë çështje në Nju Jorker. Ai tha se të varfërit dhe njerëzit me ngjyrë dënoheshin shumë rëndë për përdorim apo posedim të marijuanës, ndërsa ata të shtresës së mesme vështirë se penalizoheshin për këtë. Legalizimi do ta shman-

gte diçka të tillë, por Profesori i Sociologjisë, Edmond Dragoti thotë se vendi nuk është i përgatitur për këtë. “Hashashi është komoditet i panevojshëm për këtë shoqëri. As shteti, as komuniteti dhe as shoqëria nuk do mund ta kontrollonin dhe pasojat për shoqërinë mund të jenë të mëdha. Shteti nuk ka mjetet për ta kontrolluar mbjelljen dhe shitjen e produktit apo kontrollin e moshave që do e përdorin atë”, thotë Dragoti, duke theksuar se jemi një shoqëri e papjekur për ta pranuar përdorimin lirshëm të hashashit. Të tjerë thonë se në Shqipëri nuk ka as edhe kulturë për të pranuar konsumimin hapur të hashashit. Njerëzit ende ngatërrohen mes emrave të shumtë të drogës: kanabis, marijuanë apo hashash. Thjesht për t’i pasur të qarta bëmë një ndarje. Kanabisi është bima, marijuana është droga që nxirret prej gjetheve të thara, hashashi është një koncentrat i drogës që prodhohet prej një lloj rrëshire rreth farave dhe luleve të kanabisit. Dhe për të shuar kuriozitetin gjetëm diçka që mund të duket mjaft interesante. Një fjalor etimologjik online (etymonline.com) thotë se fjala ka një origjinë ose Skithe, ose Trake. Në shqip ajo është fjala që përdoret shpesh për litarin “kanep” (konop) dhe nëse do t’i mëshonim thjesht për të treguar një histori kafeneje asaj linjës që e shpjegon shqipen prej Trakëve apo Trakoilirëve, duket se kemi një lidhje me ose pa litar thuajse të përhershme. “Shqipëria, për mirë ose për keq, ka namin e një punishteje të cilësisë së lartë dhe kujdesit të shkëlqyer artizanal. Shqipëria e ka kthyer në zanat kultivimin e kanabis, të cilin pleqtë e mbjellin si sativa, gratë e përpunojnë si hashash, burrat e shesin si drogë dhe fëmijët e shijojnë si mirëqenie”, shkruan Blushi te “Hëna e Shqipërisë”.

Në vite droga është bërë më e fortë

P

ër mijëra vite marijuana është përdorur lirshëm në shoqëri të ndryshme kryesisht për mjekësi. Në Shqipëri flitet për gjyshet që e përdornin për të vënë në gjumë fëmijët dhe për të ndaluar dhimbjet për të cilat nuk kishin ilaçe. Por droga ndërkohë ka ndryshuar dhe sot ajo është disa herë më e fortë se ajo që përdorej për çaj. Universiteti i Missisippit në një studim bashkë me NIDA në SHBA zbuloi se përqindja e THC në marijuanë është rritur me disafish për vite me radhë. “Nga 3.4 % më 1993, në 8.8 % më 2008”, thuhet në raportin që saktëson se me këtë rritet edhe rrezikshmëria prej drogës.

Lazarati si ishulli i artë i marijuanës

H

erën e fundit që policia u përpoq të shkatërronte bimë në Lazarat u përball me breshëri automatikësh. Besar Likmeta në një shkrim për Global Post citon një oficer policie t’i ketë thënë se kishte parë edhe një grua të moshuar të qëllonte kundër tyre. Situata sidoqoftë kishte dalë prej duarsh prej kohësh. Vite të sakta nuk mund të thuhen. Por Lazarati dhe legjenda e paprekshmërisë kanë filluar që herët më 2004. Kryesisht pas një tentative të policisë për të fotografuar me helikopter zonat e mbjella me narkotikë, që u shoqërua me të shtëna armësh nga banorët që thanë nga ana e tyre se ishin sulmuar. Politikisht kjo ishte një lojë interesante jo shumë kohë para zgjedhjeve. PD vendosi t’u dilte atëherë në krah banorëve të bastionit të saj të vetëm në Gjirokastër dhe ndoshta gjithë atë pjesë të Jugut të vendit. Mbrojtja publike e bëri historinë politike më shumë se sa policore. Ajo u pa si represion i policisë kundër një bastioni të opozitës. Kryetari i komunës i atëhershëm dhe i tanishëm, Dashnor Aliko u tha gazetarëve pikërisht këtë motiv, edhe pse nuk pati asnjë provë se nga helikopteri i Interforcës italiane ishte qëlluar me armë. Në atë kohë në fakt ishte mirë nëse në Lazarat paraqiteshe si gazetar i ndonjë gazete opozitare edhe nëse nuk ishe. Pas kësaj, ndërsa marijuana apo hashashi siç e përdorin më shpesh mbillej dhe mbillet edhe në mjaft zona të tjera, miti i komunës që mbronte me armë prodhimin vijoi të rritej. Shumica e sotme dhe opozita e dikurshme fajësonte qeverinë për tolerimin e kultivuesve dhe trafikantëve dhe i shihte si të lidhur me ta, kjo edhe për shkak të faktit që Lazarati shihej si bastion i djathtë . Operacionet policore që godisnin parcela periferike vijuan, po ashtu vijoi edhe kapja e sasive të drogës në dogana, por asgjë serioze për të ndryshuar paligjshmërinë e zonës. Pati po ashtu edhe tentativa për të ndaluar kultivimin përmes negociatave. Një ish-ministër i Brendshëm pohoi madje se “i kishin dhënë fjalën” se nuk do të kultivonin më hashash. Fjalë që nuk u mbajt sigurisht, ndërsa përpjekjet e tjera të rralla të policisë deri para një viti kryesisht kishin të bënin me një rrethim të dështuar të komunës sa herë kjo kishte nevojë për ujë, pleh apo punëtorë krahu për të kultivuar hashashin. Nga 2004 deri më 2014 duket se gjërat kanë shkuar më për mbarë për kultivuesit e hashashit, aq sa para një viti flitej për dhjetëra të ndaluar që shkonin në Lazarat si punëtorë me mëditje. As këto operacione në fakt nuk zgjodhën situatën, pasi punëtorët kaluan dhe po ashtu edhe autobotet me ujë apo mjete të tjera që u duheshin kultivuesve. Fshati u kthye në hit botëror kur turistë holandezë shkuan atje dhe filmuan pamjet. Më pas media të tjera dëshmuan atë që ndodhte përballë një shteti të paaftë për të ndaluar madje të paaftë dhe jo efektiv edhe për ta zbutur situatën. Së fundmi Lazarati u kthye në vëmendje pas një seminari me nxënës, të cilëve iu tha nga kreu i komunës se prindërit e tyre duhej të ndalonin kultivimin e drogës dhe se paratë që kishin bërë me të duhej t’i investonin në biznese të ndershme. Në njëfarë mënyre edhe një pranim i kapitullimit para pamundësisë për të ndërhyrë dhe ndryshuar situatën.


10

E shtunë-diel, 12-13 prill 2014

www.mapo.al

intervista Historiani e konsideron reagimin e Sinodit të Shenjtë si të paprecedent dhe shprehet se radikalizimi fetar, qoftë islamik, katolik apo ortodoks mund të izolohet vetëm atëherë kur politikanët shqiptarë të marrin guximin të hartojnë një ligj për komunitetet fetare

Pëllumb Xhufi: Financimet dhe varësia nga Greqia, plagët që Klosi i zbuloi Kishës

"Janë dy çështjet që i kanë detyruar anëtarët e Sinodit të dalin, kësaj here të gjithë bashkë, si institucion, kundër deklaratave të z.Klosi. E para ka të bëjë me pikëpyetjet që lindin lidhur me origjinën e burimeve të financimit dhe e dyta, me dyshimet për një varësi të kreut të Kishës sonë Autoqefale" Aida Tuci

H

istoriani Pëllumb Xhufi e cilëson të paprecedent reagimin e Sinodit të Shenjtë të KOASH ndaj ishkreut të SHISH-it, Fatos Klosi. Në intervistën e tij për MAPO-n, Xhufi argumenton arsyet që detyruan anëtarët e Sinodit të dalin, kësaj here të gjithë bashkë, si institucion, me një kundërdeklaratë. Zoti Xhufi, Sinodi i Shenjtë ka bërë një deklaratë (gjë e rrallë kjo), ku kundërshton qëndrimet e ish-shefit të SHISH-it, Fatos Klosi, në lidhje me rreziqet e radikalizmit të rrymave fetare. Si e keni përcjellë këtë debat dhe sipas jush, a ka ardhur momenti që opinioni dhe politika të përballet me këto tema? Në radhë të parë, mendoj se është politika ajo që duhet të përballet me problemet në fjalë. Çështja e lirisë fetare, e marrëdhënieve ndërfetare dhe e marrëdhënieve mes fesë dhe shtetit, në Shqipëri janë një problem i bashkëjetesës dhe i paqes sociale. Akoma më shumë: janë një problem i mprehtë i sigurisë kombëtare. Paqja dhe siguria e Shqipërisë varen shumë nga ai ekuilibër mes shtetit dhe fesë dhe midis besimeve të ndryshme, që krijuesit e Shqipërisë, në bashkëpunim të ngushtë me besimtarët shqiptarë dhe me klerikët patriotë, ditën ta projektojnë me mençuri në vitet e Rilindjes Kombëtare dhe ta realizojnë me guxim në fillimet e viteve 1920. Ndërtimi i shtetit mbi bazën e sekularizmit, pavarësimi i besimit mysliman nga Sheh-ul-Islami, shpallja e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse nga Patrikana e Stambollit, frymëzimi albano-centrik dhe angazhimi patriotik i kahershëm i shumë klerikëve katolikë, krahas të tjerëve, dhe në fund, hartimi i Ligjit për Komunitetet Fetare, më 1928, ishin një garanci e fortë në drejtim të arritjes së këtij ekuilibri. Sot, për fat të keq, komunitetet fetare gëlojnë nga klerikë të huaj, të cilët më shumë se për bashkëjetesën, janë të interesuar të fitojnë terren në kurriz të besimeve të tjera dhe të vetë shtetit, ndonjëherë edhe për llogari të

qendrave të huaja. Sot mungon një ligj për komunitetet fetare, i cili do përcaktonte të drejtat dhe detyrimet e shtetit ndaj komuniteteve fetare, dhe anasjelltas. Politikanët tanë nuk marrin guximin të hartojnë një ligj të tillë, i cili do ta vinte shtetin dhe shoqërinë shqiptare në një balancë të drejtë me komunitetet fetare dhe drejtuesit e tyre, që kanë fituar një status imuniteti e paprekshmërie, të cilin e meriton vetëm feja, si e tillë, dhe jo njerëzit e fesë, që janë njerëz si gjithë të tjerët. Shteti, më në fund u bë i gjallë, dhe me shfaqjet e fundit të një radikalizmi islamik të paprecedent në Shqipëri, ndërhyri me forcë për goditjen dhe izolimin e tyre. Por, nuk duhet harruar se shfaqje të tilla janë gjithashtu pasojë e infiltrimeve, deformimeve dhe pozicionimeve ekstreme dhe përjashtuese, që vihen re edhe në segmente të caktuara të ortodoksisë e të katolicizmit shqiptar. Problemi bëhet edhe më akut, kur ideatorë e zëdhënës të “betejave të heshtura” ndërfetare bëhen ndonjëherë klerikë dhe intelektualë, nga ata që me bujë apo me sqimë deklarohen si “ushtarë” të Krishtit apo të Muhametit. Sjellje të tilla sjellin vetëm frustrime, reagime të egra dhe hapje llogoresh mes shqiptarësh. Besimet në Shqipëri janë si ato enët komunikuese: çfarë shtohet diku, hiqet diku tjetër. Në këtë mënyrë e kuptoj unë shqetësimin e z. Klosi, i cili, si ish-kryetar i SHISH-it, me siguri është më i informuar se ne të tjerët, dhe me “të tjerët” guxoj të përfshij edhe anëtarët e nderuar të Sinodit të Shenjtë. Pikërisht, reagimi i paprecedent i Sinodit të Shenjtë të KOASH është një shenjë se z. Klosi e ka vënë gishtin në plagë. Dhe plaga, sipas jush, janë Sinodi dhe kreu i KOASH-së? Mund të thuhet edhe kjo, nëse merren parasysh mënyra si këta u gjendën në krye të KOASH. Hirësia e tij, Prof. A. Janullatos u imponua në krye të KOASH pas pre-

Sot mungon një ligj për komunitetet fetare, i cili do përcaktonte të drejtat dhe detyrimet e shtetit ndaj komuniteteve fetare, dhe anasjelltas. Politikanët tanë nuk marrin guximin të hartojnë një ligj të tillë, i cili do ta vinte shtetin dhe shoqërinë shqiptare në një balancë të drejtë me komunitetet fetare dhe drejtuesit e tyre, që kanë fituar një status imuniteti e paprekshmërie...

sioneve dhe ndërhyrjeve brutale të Athinës zyrtare mbi politikanët shqiptarë. U shkelën hapur kanonet e Kishës së Shenjtë, të cilat e konsiderojnë të paligjshëm një peshkop të hipur në fron me ndërhyrjen e pushtetit laik. U shkelën hapur statutet e KOASH dhe vetë ligji i shtetit mbi komunitetet fetare, të cilët përcaktonin që kryetari i kishës duhet të ishte qytetar e kombas shqiptar dhe se shugurimi i tij nuk mund të bëhej pa u firmosur dekreti përkatës nga Presidenti i Republikës. Deri më sot ne dimë se Prof. Janullatos pati vetëm një “fjalë burri” nga z. Berisha për drejtimin e përkohshëm të KOASH, por jo ndonjë dekret apo firmë të tij. Dhe kjo është një arsye më shumë për ta konsideruar të paligjshëm e antikanonik fronëzimin e tij. Për të mos folur pastaj për mizanskenën e mesditës së vaposur të 2 gushtit 1992, e cila është më shumë se një plagë, është një njollë në historinë e KOASH dhe në vetë biografinë personale të Hirësisë së Tij. Çfarë ju tërheq vëmendjen posaçërisht në përgjigjen e Sinodit ndaj deklaratave të z. Klosi, çfarë ka aty të paprecedent, siç shpreheni ju? Me pak fjalë, dy janë çështjet që, siç më duket mua, i kanë detyruar anëtarët e Sinodit të dalin, kësaj here të gjithë bashkë, si institucion, kundër deklaratave të z. Klosi. E para ka të bëjë me pikëpyetjet që lindin lidhur me origjinën e burimeve të financimit të aktiviteteve të KOASH. E dyta ka të bëjë me dyshimet për një varësi të kreut të Kishës sonë Autoqefale nga qendra fetare e politike të huaja, përkatësisht greke. Të dyja çështjet atakojnë drejtpërsëdrejti sigurinë kombëtare dhe këtu e ka burimin trazimi i pazakontë i kreut të KOASH. Por, përgjigja me të cilën anëtarët e nderuar të Sinodit mundohen t’i “arkivojnë” këto dy çështje, vetëm sa i rrisin pikëpyetjet. Të ndalemi këtu: ku e shihni ju të keqen e financimeve të huaja për ndërtimin e kishave në


E shtunë-diel, 12-13 prill 2014

11

www.mapo.al

qëndrimet

Pse Kisha greke sjell më shumë rrezik se neootomanizmi “Neootomanizmi”, nëse ekziston, do të ishte doktrina e një ekspansioni ekonomik e kulturor të Turqisë moderne në kufijtë e Perandorisë së dikurshme osmane. Bartës i kësaj doktrine është një shtet jo fqinj i Shqipërisë. “Helenizmi” është një doktrinë e përpunuar në shekuj dhe e asimiluar si ideologji politike e një shteti fqinj të Shqipërisë. Një doktrinë e tillë ka lënë plagë të rënda e të paharrueshme në vendin tonë"

Shqipëri dhe ndërhyrjen e shtetit grek në punët e kishës ortodokse të Shqipërisë? Në radhë të parë, duhet saktësuar se kujdesi i kreut të KOASH nuk është kufizuar vetëm në ngritjen e kishave, të cilat jo rastësisht ndjekin linjat stilistike të kishave greke. Bëhet fjalë edhe për ndërtime shkollash, varrezash e memorialesh, spitalesh, bankash e biznesesh greke, të inauguruara e të bekuara sistematikisht nga kreu i KOASH. E pra, Kryetarin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nuk e kemi parë ndonjëherë të asistojë në hapjen e shkollave, spitaleve, bankave e bizneseve të ngritura me kontribute të shtetit e të biznesmenëve shqiptarë. Për herë të parë, në dijeninë time, anëtarët e Sinodit të Shenjtë citojnë emrat e ndonjë fondacioni grek (ka edhe të tjerë) që kanë livruar fondet për ngritjen e kishave helenoide në Shqipëri. Së pari, këtu duhet sqaruar se fondacione si Onasis, Niarko, Laçis, Arsaqi, Kokalis etj.(këta dy të fundit i shtuam ne), janë fondacione të kolauduara mirë me institucionet e shtetit grek dhe që kanë kontribuar më së shumti në përhapjen

Radikalizmi fetar, klerikë e intelektualë sillen si ushtarë të Krishtit dhe Muhametit

"Problemi bëhet edhe më akut, kur ideatorë e zëdhënës të “betejave të heshtura” ndërfetare bëhen ndonjëherë klerikë dhe intelektualë, nga ata që me bujë apo me sqimë deklarohen si “ushtarë” të Krishtit apo të Muhametit. Sjellje të tilla shkaktojnë vetëm frustrime, reagime të egra dhe hapje llogoresh mes shqiptarësh"

e “helenizmit”. Dihet si funksionojnë këto fondacione greke dhe si janë realizuar veprat e financuara prej tyre në Shqipëri: fillimisht Athina zyrtare bënte presionin e duhur politik mbi qeveritarët e trembur, të paditur e të korruptuar shqiptarë, prej të cilëve merrej “leja e ndërtimit”. Pastaj vinin paratë e fondacioneve në fjalë, të cilave në këmbim të kontributeve në të mirë të “helenizmit”, qeveria greke u jepte favorizime e lehtësira të ndryshme tregtare e fiskale. Pra, në çdo rast, politika greke është e përfshirë kokë e këmbë në realizimin e projekteve të tilla në Shqipëri. Ajo që ka shqetësuar zotin Klosi dhe ka shqetësuar pjesë të mira të opinionit të informuar shqiptar, ka qenë roli prej protagonisti që Hirësia e Tij, Prof. A. Janullatos ka luajtur si në fazën “politike”, ashtu edhe në atë “teknike” të realizimit të këtyre projekteve (kujto rastin e “Memorialit” për ushtarët grekë në Kosinë të Përmetit dhe historitë e errëta që e shoqëruan atë). Zoti Klosi, në intervistën e vet e cilësonte Kishën Autoqefale Shqiptare një zgjatim të Kishës greke. A e ndani dhe ju këtë bindje? Z. Klosi ka të drejtë kur flet për një lidhje varësie të KOASH-së me Kishën greke. Unë do të flisja edhe për një lidhje e varësi nga politika greke, nga momenti që në Greqi, ashtu si në Bizantin mesjetar, kisha e shteti janë të lidhur ngushtësisht. Historikisht, shteti grek është përpjekur ta përdorë ortodoksinë në funksion të projekteve të veta për “helenizimin” e masës së ortodoksëve shqiptarë. Është një përrallë për naivë ajo që tregohet edhe në këtë rast nga krerët e Sinodit, sipas të cilëve, KOASH nuk ka të bëjë aspak, as me kishën e as me shtetin grek, dhe se “referenca” doktrinore e institucionale e saj është vetëm “kisha-mëmë” e Stambollit. Për fat të keq, nuk ka qenë e nuk është kështu. Qysh në dekadat e fundit të sundimit osman, krerët e mitropolive dhe të peshkopatave shqiptare caktoheshin nga qeveritë greke dhe, natyrisht, ishin grekë. Patrikana e Stambollit vetëm sa noterizonte zgjedhjet e Athinës. Nuk dua ta rëndoj me shembuj këtë intervistë, që është nisur për të qenë e shkurtër. Por, më mundon mendimi që anëtarët e nderuar të Sinodit të KOASH të mos dinë faktin që “transferimin”e mitropolitit Jakov nga Durrësi në Korçë më 1919, nuk e bëri Patriku i Stambollit, por Kryeministri i Greqisë, Venizelos. Sipas telegramit që ky i dërgonte Athinës nga Konferenca e Paqes në Paris, Jakovi duhej të paraprinte mbërritjen e trupave greke në Korçë, për të përgatitur kalimin “soft” të saj në duart greke, gjë për të cilën ishte marrë vesh në Paris edhe më ndonjë politikan të huaj. “Sa i përket miratimit të këtij transferimi nga Patriku”, udhëzonte Venizelos, “ky mund të bëhej më vonë, pasi situata kërkonte një veprim urgjent”. Por, interferenca të tilla të shtetit grek në punët e ortodoksisë shqiptare në funksion të projekteve politike, vazhduan edhe në periudhën pas krijimit të shtetit shqiptar dhe pas shpalljes së autoqefalisë së kishës sonë ortodokse. Duke shfrytëzuar dobësinë e regjimit të Zogut pas fërkimeve që ky pati me Italinë, në 1937, Athina zyrtare “gatoi” njohjen e autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare nga ana e Patrikanës së Stambollit, duke kërkuar largimin e anëtarëve shqiptarë të Sinodit dhe zëvendësimin e tyre me prelatë grekë e grekomanë. Për të fituar ndonjë buzëqeshje (dhe

ndonjë kredi) nga Athina, mbreti dallkauk shqiptar lejoi atë vit edhe hapjen e shkollave greke në Himarë, Dhërmi e Palasë. Por ç’të shkojmë aq larg? E thamë më sipër, se si dhe pse, në krye të KOASH-it erdhi Hirësia e tij, Prof. Janullatos. Do të kalonin vetëm pak vite, dhe ky do të gjente rrugët dhe mënyrat për të krijuar një Sinod të tillë, ku mitropolitët me origjinë greke e me prirje grekomane mbizotërojnë dukshëm. Në këto kushte, do të ishte pretendim i tepërt të kërkoje prej tyre ndonjë gjest shqiptarësie. Hirësia dhe mitropolitët e tij thonë se janë njerëz të Zotit e nuk merren me politikë. E në këtë cilësi, Prof. Janullatos ka përligjur heshtjet e tij kur në Bosnjë e më tej në Kosovë thereshin dhjetëra e qindra mijë krijesa të Perëndisë, gra, burra e fëmijë të pafajshëm. Madje një zëdhënës i tij shkoi në manastirin serb të Deçanit, për të deklaruar se “populli ortodoks shqiptar” i priti me keqardhje bombardimet e NATO-s kundër vëllezërve serbë! Hirësia e Tij vrapoi të dalë i pari në media për të paralajmëruar “përplasjet etnike” pas rastit të fatkeqit Guma. Por nuk tha asnjë fjalë keqardhjeje, kur tri gra me mbiemrin Guma, gjithashtu, por të besimit mysliman, u hodhën në greminë nga një shofer grek me sjellje kriminale. E kur kujton gjëra të tilla, vjen vetvetiu pyetja: cui prodit, të kujt janë dhe kujt i shërbejnë Kreu dhe Sinodi i KOASH-it? Cila doktrinë kërcënon më shumë Shqipërinë: neootomanizmi apo helenizimi? Si t’ju them... I ashtuquajturi “neootomanizëm”, nëse ekziston e nëse quhet kështu, do të ishte doktrina e një ekspansioni ekonomik e kulturor të Turqisë moderne në kufijtë e Perandorisë së dikurshme osmane. Pra, do kishim të bënim me një ambicie të pranueshme e të kuptueshme në kuptimin e ideologjisë së kohës, që është ajo e globalizmit. Mos të harrojmë, gjithashtu, që bartës i kësaj doktrine (nëse ekziston e nëse quhet kështu) është një shtet jo fqinj i Shqipërisë, Turqia, e cila qysh nga koha e themelimit të shtetit shqiptar më 1912, ka ofruar gjithmonë gjeste e qëndrime miqësore ndaj tij. Nga ana e tij, “helenizmi”, apo i njohur ndryshe si “Megali Idhea” është një doktrinë e përpunuar në shekuj dhe e asimiluar si ideologji politike e një shteti fqinj të Shqipërisë, e shtetit grek, qysh prej krijimit të tij. Thelbi i tij është shtrirja politike e Greqisë në kufijtë e Perandorisë së dikurshme Bizantine. Një doktrinë e tillë ka lënë plagë të rënda e të paharrueshme në Shqipëri: territore të pushtuara, fshatra të djegura, popullsi të dëbuara e të masakruara. Nën shtytjen e kësaj doktrine, Greqia e kundërshtoi si askush tjetër krijimin e shtetit shqiptar, dhe kur ky u krijua tej vullnetit të saj, e njohu atë e fundit, me kushte dhe me prapamendimet e përhershme megalo-ideiste. Është dëshira e ne të gjithëve, jo vetëm e anëtarëve të Sinodit të Shenjtë, që Greqia të jetë mentori dhe vektori i Shqipërisë në integrimet evropiane. Por, si ta shpjegojmë faktin e hidhur që Greqia, ajo që ne e kemi zgjedhur si aleaten tonë strategjike, nuk ishte vendi i parë, por ishte vendi i fundit që votoi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me BE dhe hyrjen e saj në NATO? Një votë kjo, që për më tepër u kushtëzua me Marrëveshjen grabitqare të Detit dhe me ngritjen e komplekseve monumentale “në kujtim të heronjve të Greqisë, të rënë për Vorio-Epirin” (po përdor përkufizimin që u jepet atyre nga mediat greke).


12

E shtunë-diel, 12-13 prill 2014

www.mapo.al

forum Belina Budini: “Ka tregues që flasin, paradoksalisht, për një jetë të dytë të mediave klasike si gazeta, radio dhe televizioni, mundësuar pikërisht nga mediat dhe teknologjitë e reja. Paradoksi qëndron në faktin që tirazhet e gazetave janë ulur, por audienca e tyre është rritur. Përmbajtjet e gazetave konsultohen online, qarkullohen në rrjete sociale, kalohen në celularë, tablet, i-pad etj, duke e rritur lexueshmërinë e tyre, gjithë duke ulur shitjet në njësitë tregtare”

Shtypi, një jetë tjetër pas “apokalipsit”

1

Në kohën e high tec-ut, libri dhe gazetat po humbin përditë e më shumë terren, duke u tkurrur në kopje, por edhe në ndikim. Shqipëria nuk bën përjashtim në këtë trend. Në këto kushte, a nuk duket si një veprim kundër kohës, të investosh ende për një gazetë? Në dukje, po. Historia e apokalipsit të mediave klasike qarkullon si histori banale tanimë, në kuptimin që qarkullon si version mbizotërues në të folmet për mediat. Edhe pse një histori deterministe, që parashikon fundin e sigurt ose zhdukjen e shumë mediumeve që nga libri, tek shtypi i shkruar, madje edhe radio e televizioni, është e habitshme lehtësia e përqafimit të kësaj narrative, madje edhe nga një pjesë e studiuesve dhe njerëzve të mediave. Shumë tregues flasin për paqëndrueshmëri të tregjeve mediatike përballë teknologjive dhe mediave të reja, të cilat pa dyshim e kanë lëkundur ose trazuar botën e mediave siç e njohim ne. Por kjo është një histori e paplotë, që nuk na është zbuluar ende, duke qenë se bëhet fjalë për një proces shndërrimi ose faze të epërme të bumit mediatik, që nuk flet domosdoshmërisht për zhdukje apo apokalips të asnjë medie në veçanti dhe të gjitha mediave të deritanishme në tërësi. Ka madje tregues që flasin, paradoksalisht, për një jetë të dytë të mediave klasike si gazeta, radio dhe televizioni, mundësuar pikërisht nga mediat dhe teknologjitë e reja. Paradoksi qëndron në faktin që tirazhet e gazetave janë ulur, por audienca e tyre është rritur. Përmbajtjet e gazetave konsultohen online, qarkullohen në rrjete sociale, kalohen në celularë, tablet, i-pad etj, duke e rritur lexueshmërinë e tyre, gjithë duke ulur shitjet në njësitë tregtare. Pjesa e pyetjes suaj që flet për tkurrje të gazetave, është pa dyshim e vërtetë, por është një histori e paplotë, duke qenë se një pjesë e tyre përjetojnë një jetë të dytë ose një jetë të re online, aty ku lexueshmëria e tyre jo vetëm që nuk ka rënë, por është rritur. Pra, influenca ose ndikimi i tyre nuk mund të thuhet se ka rënë duke e lidhur këtë vetëm me treguesit e shitjeve. Mediat amerikane flasin tanimë për audiencë totale në vend të nocionit të vjetër të tirazhit, duke llogaritur jo vetëm shitjet për njësi, por edhe shtrirjen online të përmbajtjeve mediatike.

2

Si e shikoni fatin e shtypit të shkruar në Shqipëri? A duhet parë ai gjithmonë e më tepër si donacion, kontribut i grupeve të caktuara për të mbajtur gjallë gazetarinë e shkruar në vend, apo ka ende shpresë për funksionimin në kushtet e tregut, një lakmus ky që mendohet se mbron më mirë interesin e publikut? Edhe si donacion, pse jo. Donacioni

mund të jetë një nga format e mbështetjes financiare që zgjidh çështjen e mbijetesës së mediave të caktuara. Të paktën në një fazë kalimtare, kur ende nuk është e qartë se ku po shkon tregu dhe përmbajtjet mediatike. Në këtë mënyrë, mbrohen jo vetëm njerëzit që qëndrojnë pas këtyre mediave si punëtorë të shtypit (patjetër edhe ato sepse përbëjnë një komunitet profesional të paneglizhueshëm), por edhe idetë, kreativiteti dhe interpretimet apo optikat alternative të realitetit që ata ndërtojnë në interes të atij segmenti, sado të vogël, të publikut, të cilit i drejtohen. Mirëpo donacionin nuk e shoh si të vetmen rrugë, por si një shteg të mundshëm që i përgjigjet rrethanave të caktuara në të cilat gjenden media të caktuara. Jo të gjithave, pasi pavarësisht teorisë së apokalipsit, në shtyp dhe në treg ka ende jetë . Shtypi i shkruar do të mbijetojë, madje duke u përmirësuar. Duke u bërë më alternativ. Ndoshta më i vogël, i transformuar në përmbajtje dhe konfiguracion, më pak korporatist, gjë për të cilën edhe akuzohet bashkë me televizionin, gjithnjë filtrues dhe kontrollues, por thelbi i shtypit të shkruar do të mbetet në çfarëdolloj forme. Kjo dalldi pas rrjeteve sociale si klube informimi ka për të kaluar shpejt, pikërisht atëherë kur konfuzioni të arrijë pikën maksimale. Kalimi eksesiv në blogosferën e decentralizuar, kur qytetarët u drejtohen joprofesionistëve për informacion rreth politikës, shëndetit, librave, filmave etj., mund ta pasurojë në disa aspekte hapësirën publike dhe botën e informacionit, por kur metamorfoza të ketë përfunduar, mund të konstatojmë që hapësira publike në tërësi të ketë degraduar. Megjithëse është herët për të folur për një apokalips të tillë, transformimi ka nisur me hapa të shpejtë. Raportimi i lirë dhe nga gjithkush, shndërrimi i të gjithëve në gazetarë dhe bartës të informacioneve, rrezikon që të na kthejë pas në foshnjërinë e shtypit qytetës kur miti dhe legjenda, përrallat urbane dhe çudira nga më të pabesueshmet përbënin informacionin që i jepej publikut të gjorë. Bombardimi me informacion të pas a k t ë s u a r, t ë p av e r i f i k u a r, t ë papërgjegjshëm në internet është tanimë një fakt. Ky lloj informimi që qarkullon dhe përhap gënjeshtrat, abuzimet, zhurmat e rreme, fyerjet dhe sharjet, e ka të gjithë potencialin për të shkatërruar vetveten dhe besueshmërinë e vet. Në formë të dixhitalizuar apo në letër, thelbi i shtypit ose medias klasike si përmbajtje mendoj se do të mbetet.

A ka më jetë për shtypin e shkruar?! Shtypi përballë teknologjisë dhe internetit. A do të mund të mbijetojë gazeta në kohën e high-tech? Këtyre pyetjeve dhe disa të tjerave u përgjigjen Iris Luarasi, Gilman Bakalli dhe Belina Budini në një forum të Mapos mbi atë çka po ndodh me shtypin e shkruar. E kemi mbërritur në fund të një historie që fillon me shtypshkronjën, apo ka mundësi të një rigjallërimi që do të kombinojë të shtypurën me tastierën dhe ekranin me prekje.


E shtunë-diel, 12-13 prill 2014

13

www.mapo.al

Shtypi i shkruar do të mbijetojë, madje duke u përmirësuar. Duke u bërë më alternativ. Ndoshta më i vogël, i transformuar në përmbajtje dhe konfiguracion, më pak korporatist, gjë për të cilën edhe akuzohet bashkë me televizionin, gjithnjë filtrues dhe kontrollues, por thelbi i shtypit të shkruar do të mbetet në çfarëdolloj forme.

Iris Luarasi: Shumë shpejt në të ardhmen një artikull i mirë do të jetë më afër një wiki sepse gazetari/gazetarja do të integrojë në këtë artikull elemente që shkojnë përtej punës së një gazetari të vetëm, siç mund të jenë komentet, elementet multimediale etj".

Shtypi si donacion? Jo, përndryshe nuk do flasim për të vërteta gazetarie

1

Gilman Bakalli: Jam i prirur ta shoh këtë lidhje si raportin midis intuitës dhe racionales. Njeriu më i suksesshëm është ai që operon me shpejtësinë e intuitës dhe precizionin e racionalitetit. Me këtë logjikë, edhe shtypi online dhe ai i shkruar do të mbajnë në jetë njëri-tjetrin. Version online pa atë print është i verbër, kurse versioni print pa atë online është ulok!

Shanset e gazetës për të jetuar

1

Në kohën e high tec-ut, libri dhe gazetat po humbin përditë e më shumë terren, duke u tkurrur në kopje, por edhe në ndikim. Shqipëria nuk bën përjashtim në këtë trend. Në këto kushte, a nuk duket si një veprim kundër kohës, të investosh ende për një gazetë? Sigurisht që është më e lehtë të nisësh një gazetë sesa ta shpëtosh atë nga dështimi në treg. Në këtë kuptim, të investosh për një gazetë është e vetmja mënyrë për ta mbajtur atë gjallë! Gazeta do vdesë vetëm kur askush nuk do investojë më për të. Do të vdesë, vetëm nëse drejtuesit e saj, të kapur në kurthin sentimental të tradicionales, do të refuzojnë të rrokin ndryshimet që dikton zhvillimi skizofren i teknologjisë dixhitale, ku gjërat ndryshojnë me shpejtësinë e lajmit. Parashikuesit apokaliptikë gjatë këtyre dekadave na kanë paralajmëruar pareshtur për kotësinë e investimit në një gazetë, duke u dorëzuar në njëfarë mënyre para omniprezencës totalitare të internetit. Mund të diskutohet gjatë se cilat janë mënyrat për të investuar në një gazetë. Duket se instinkti për ta mbajtur gjallë gazetën, ka sjellë martesën e saj me versionin online. Kjo më duket një lidhje fatlume: të kombinosh shpejtësinë marramendëse të shfaqjes së lajmit online, me mundësinë për ta paraqitur atë të nesërmen në një variant më të maturuar e korrekt. Jam i prirur ta shoh këtë lidhje si raportin midis intuitës dhe racionales. Njeriu më i suksesshëm është ai që operon me shpejtësinë e intuitës dhe precizionin e racionalitetit. Me këtë logjikë, edhe shtypi online dhe ai i shkruar do të mbajnë në jetë njëri-tjetrin. Version online pa

atë print është i verbër, kurse versioni print pa atë online është ulok! Si e shikoni fatin e shtypit të shkruar në Shqipëri? A duhet parë ai gjithmonë e më tepër si donacion, kontribut i grupeve të caktuara për të mbajtur gjallë gazetarinë e shkruar në vend, apo ka ende shpresë për funksionimin në kushtet e tregut, një lakmus ky që mendohet se mbron më mirë interesin e publikut? Gazetaria do të (mbi)jetojë nëse nuk konceptohet si garë e pamëshirshme për lajmin e parë, si konkurrencë e ashpër për audiencën, jo si garë me internetin apo si luftë për të kapur reklamat më të majme. Jo! Gazetaria i ka shanset të jetojë ekskluzivisht si lajm, i cili bllokon ingranazhet e makinerisë gjigante e të panginjur të internetit, si lajm që mendohet dy herë para se të shtypet një herë, si lajm, i cili e pranon se lajmi më i mirë nuk është domosdoshmërisht lajmi i parë, si lajm, i cili e bllokon rrjedhën e furishme të lajmeve në eter dhe në silic dhe u tregon lexuesve se çfarë është e rëndësishme e thelbësore dhe çfarë është bullshit. Me këto premisa, fati i shtypit të shkruar në Shqipëri është i sigurt. Asgjë s’e ka zëvendësuar deri tani bukurinë e mbajtjes së gazetës në duar gjatë një fundjave dhe leximin e një profili të Fred Lelës, një “story” interesante të Lad Karajt apo një editoriali të Tur Zhejit. E, nëse bëhet fjalë për zakone kokëforta, asgjë s’mund ta zëvendësojë aktin sensual të një zonje afër të 40-ve, e cila, këmbë mbi këmbë, njom lehtësisht me gjuhë gishtin tregues para se ta shfletojë më tej gazetën MAPOWEEKEND.

2

Në kohën e high tec-ut, libri dhe gazetat po humbin përditë e më shumë terren, duke u tkurrur në kopje, por edhe në ndikim. Shqipëria nuk bën përjashtim në këtë trend. Në këto kushte, a nuk duket si një veprim kundër kohës, të investosh ende për një gazetë? Zhvillimet e fundit teknologjike vetëm kanë ndryshuar formën, sepse në fakt unë nuk mendoj se libri të paktën po humbet terren. Libri është po aq i suksesshëm në shitje, edhe pse në shumë vende nuk e gjen më të shitur si hard copy, por në formën elektronike si një e-libër (e-book), kindle, nook etj. Në rastin e gazetës, pa dyshim që ky është një shqetësim global dhe janë disa probleme që kërcënojnë sot shtypin e shkruar. Së pari, kërcënimi vjen nga zhvillimi me hapa të jashtëzakonshëm i teknologjisë që lejon krijimin e formave të tjera të përhapjes së informacionit edhe në forma kolektive, siç mund të jenë p.sh. rrjetet sociale. Së dyti, kërcënimi vjen si pasojë e medias online që po çon në shkurtime të vendeve të punës në industrinë e gazetave. Së treti, gazetat kërcënohen nga lexuesit dhe përdoruesit e medias, të cilët duke kundërshtuar monopolin e pushtetit të gazetarëve, kanë filluar të kenë rolin e tyre si lojtarë në procesin e prodhimit të informacionit me pjesëmarrjen e tyre në forumet edhe të gazetave online ekzistuese, apo në blogje e forume të ngritura prej tyre vetë. Së katërti, kërcënimi shqiptar është numri i ekzagjeruar i gazetave që ekzistojnë në një treg kaq të vogël si Shqipëria, ku edhe numri i lexuesve potencialë nuk është i lartë. Përmend këtu 25 të përditshme, 11 gazeta sportive, rreth 35 gazeta e revista të përmuajshme, rreth 70 periodikë që dalin çdo 3 muaj e rreth 170 botime 6-mujore apo 1-vjeçare. Kësaj i duhet shtuar edhe mentaliteti shqiptar që çdo biznesmen i fuqishëm hap një revistë apo gazetë për të promovuar e mbrojtur bizneset e tij. Në Shqipëri, përsa kohë që ka gazeta që dalin në treg me fitim, siç është rasti i gazetës Panorama, kjo tregon se nuk është një veprim kundër kohës investimi tek shtypi, përkundrazi. Personalisht mendoj se përsa kohë që ne kemi numrin e sipërpërmendur të gazetave e revistave në treg, nuk mund të flasim më për një treg mediatik. Vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria e me një numër shumë më të madh popullsie e kanë shumë më të vogël numrin e të përditshmeve që ekzistojnë në treg se sjellin ende fitime, përndryshe nuk do ekzistonin asnjë ditë.

2

Si e shikoni fatin e shtypit të shkruar në Shqipëri? A duhet parë ai gjithmonë e më tepër si donacion, kontribut i grupeve të caktuara për të mbajtur gjallë gazetarinë e shkruar në vend, apo ka ende shpresë për funksionimin në kushtet e tregut, një lakmus ky që mendohet se mbron më mirë interesin e publikut? Ka tashmë 200 vjet që na shoqëron në shtypin e shkruar modeli i piramidës, që është një model vertikal, ku kryeredaktori ishte personi kyç dhe përgjegjësitë vijnë e delegohen në nivele më të ulëta. Pra me pak

fjalë, një drejtim vertikal i prodhimit të lajmit ndërmjet bazës dhe kupolës më të lartë. Ky model filloi të kontestohet në fillim të këtij mijëvjeçari, ku për herë të parë filluan të duken ndryshimet me daljen e një redaksie konverg jente, e cila është përgjegjëse edhe për hyrjen dhe përdorimin e Internetit, si dhe për platformat e reja të shpërndarjes të informacionit. Kjo është edhe arsyeja pse fjala magjike e këtij mijëvjeçari është fjala konvergjencë. Kjo është një sfidë shumë e madhe sepse duhen integruar dy redaksi që kanë pak gjëra të përbashkëta mes tyre: lexues të ndryshëm, ritme të ndryshme pune, kritere të ndryshme në zgjedhjen e lajmit etj. Pra tani nuk kemi më një model vertikal, por një model horizontal. Në këtë mjedis, sigurisht që kemi shkurtime të vendeve të punës, por jo ulje të produktivitetit të gazetës. Edhe pse ne nuk kemi arritur ende atje, të gjitha elementet teknologjike, njerëzore dhe konceptuale janë aty për të krijuar formën e re të inteligjencës kolektive që do të vazhdojë ta thërrasë veten “redaksi”, por pa asnjë dyshim do të jetë shumë më dixhitale nga pikëpamja e orientimit krahasuar me atë që ndodh sot. Teknologjia e telefonisë celulare që po avancon çdo ditë e më tepër do ta lejojë çdo ditë e më shumë reporterin ta shpenzojë 100% të kohës së tij në terren, sepse shumë shpejt po i dhuron mundësinë që nga një telefon celular apo një kompjuter portabël informacioni të formatohet dhe të shpërndahet në mënyrë të menjëhershme. Periudha kur newsroom-i do të quhet realisht newsroom virtual, do të arrijë në momentin kur telefoni do të jetë zyra e çdo gazetari. Një revolucion i dytë gjithashtu është tashmë në proces. Kjo ka të bëjë me fundin e epokës kur redaktori mbështetet vetëm në një material të përgatitur vetëm nga gazetari. Ende sot një artikull i mirë është një artikull i shkruar nga një gazetar i newsroom-it, por shumë shpejt në të ardhmen një artikull i mirë do të jetë më afër një wiki sepse gazetari/ gazetarja do të integrojë në këtë artikull elemente që shkojnë përtej punës së një gazetari të vetëm, siç mund të jenë komentet, elementet multimediale etj. Sot janë disa gazeta që në faqet e tyre online kanë futur edhe shërbime video (rasti i gazeta Tema nëpërmjet Tema TV), por gjithsesi kjo ende nuk është një element i rëndësishëm në procesin e prodhimit të informacionit. Shumë shpejt, me shtimin e shpejtësisë së Internetit dhe telefonave celularë, studion e videos do ta kemi një element qendror dhe unifikues në një redaksi. Shumë shpejt pritet që disa gazeta të përditshme të bëhen prodhuese të materialeve video ose imazheve të animuara dhe ta distancojnë veten vetëm nga prodhimi i materialit të shkruar, si për web edhe për letër. Të gjitha këto më sipër janë argumente për të kuptuar se shtypi, edhe pse i kërcënuar, do të ekzistojë edhe pse ndoshta jo me formën klasike që e kemi parë në këta 200 vjetët e fundit. A duhet parë ai gjithnjë e më shumë si pjesë e donacioneve? Unë mendoj që jo, përndryshe nuk do kemi më mundësinë të flasim për të vërteta gazetarie, por për interesa donatorësh.


KONTRAPEDAL

14

www.mapo.al

Liceu Pa retushime Nxënësit e Liceut Artistik, Jordan Misja, në vitin 1978

Vladimir Myrtezai

Ky vend i hapësirës së kufizuar, që rriti fëmijë që dikush i propozonte si të dhënë, të prirë, të talentuar, rriti këtë fidanishte ishull, të izoluar dukshëm, dhe akoma të panxënë, në një rrjedhë që në shikim të parë i ngjan zinxhirit mbledhës të jetës së zakontë.

E shtunë-diel, 12-13 prill 2014

Ishte planeti i ngjyrës, i formës dhe tingullit, ku thyhet mëdysh dashuria e parë. Për gati shtatëdhjetë vite diç më pak vargon një lumë dëshirash e postimesh në kujtesë, që bashkërendojnë në të tashmen, të cilën nëse do e mblidhnim në rrëfime të ndara në hapësirë e në kohë, do bënte një nga kryeveprat e shkruara, nga më të veçantat dhe më impresionueset. Një shumatore e zhdërvjellët ndodhish e shkaktesash në kapërcyell të fëmijërisë, për t’u trupëzuar në një rrëfenjë, ku duhen disa jetë të bëra bashkë për ta rreshtuar në një volum të papërsëritshëm, si një materie që nuk jepet as në hapësirë e as kohë, dhe në shumë pangjashmëri të mbledhura së toku. Në një mënyrë apo në një tjetër do qe një supervepër e fantazisë djaloshare, si një objekt i cili, në fokusin tim, do mund të tejkalonte një turrë të madhe shkrimtarësh dhe mëtonjësish të radhës së shkruar, për ta ndërtuar e gjetur si rrëfim në një kadencë të shquar fryme e zjarri, që nuk se do mund të shuhet gjatë në kështjellat e vetmuara të kujtesës së shumë të rinjve, që e kaluan këtë pragliri të adoleshencës së hershme – liceun. Liceu i ngjashëm në trajtë me këtë kujtesë të gjatë e të përthyer në qindra vatra rrëfimesh e monologë malli, si dhe hiperbolizimesh të adoleshentëve të sotëm e të djeshëm, të riprojektuara në pozicione e jetë të personalizuara, krejt të ndryshme. Ngjyrë, formë, tingull dhe gjuhë trupore, që e këqyrur nga brenda do mund të na zbulonte imazhe e ndjesi të riprodhuara me një formë të stërmadhe në volume ndërgjegjesh të rikonstruktuara përshtatur në kohë.

Është fjala për një territor që nuk ka arkitekturë të mendjes që ta mbështjellë e ta pozojë para nesh. Më vjen në mendje prej kohësh, si një instalacion gjigant, pa fillim e pa fund, që nuk do mund ta përmblidhte dot një skenografi apo hapësirë fizike; përveçse sot, në një monitorim maratonë, si propozim ku çdo “i mbijetuar” ta strukturonte si shpallje publike këtë rrëfenjë pa kohë, pa kornizë e pa limit, drejt një shprehjeje të motorizuar kolektive. Veç kështu pra do mund ta ndërtonim fjalën në volumin e saj si një fillim pa fund, dhe si një fund pa fillim. Ishim të parritur ende, siç e kemi zakon të themi për atë fazë të jetës, dhe liceu u qas me jetët tona në një kushtëzim fizik dhe si mundësi për njohje, pak më shumë edhe si një pretekst mizanskenik, ku do aktronin dhuntinë e tyre me qindra debutues e protagonistë formash ëndërrimi, në një shenjë të gjatë e të shtrirë në kohë. Si prekjet e para në propozimet e mendjes, por edhe si prekjet dhe shkaktesat e para të burrërisë, virgjërisë, karakterit dhe procesit të inercisë pa shkak.(të parriturit kurrë). Liceu si trualli ku secili filloi të bënte shenjë, që ndonjëherë gjakon të vrasë lakmueshëm një ndërgjegje të re e të pamësuar; të tjerë duan të pikasin me talent; një palë tjetër do të krijojë epërsinë e rritjes nëpër shumë degë, pleksur në pikun e parë të marrëdhënies dhe të personalitetit në rritje. Ky vend i hapësirës së kufizuar, që rriti fëmijë që dikush i propozonte si të dhënë, të prirë, të talentuar, rriti këtë fidanishte ishull, të izoluar dukshëm, dhe akoma të panxënë, në një rrjedhë që në shikim të parë i ngjan zinxhirit mbledhës të jetës së zakontë. Për shkak të moshës dhe procesit njohës, liceu ngjan me një fidanishte të brishtë, ku duhet të gjallojnë pemë më të mëdha, si dhe të tjera rishtazi, më të vogla; jo për arsye poetike, por për shkaqe të jetuara: dhe kështu liceu është vatra më e madhe e fantazisë dhe e projektimit të ëndrrave për t’u rritur e për t’u bërë i ngjashëm me pemët e mëdha. Nuk do kishin vlerë këto pohime të fryra nëse nuk do ju propozoja arrnat e mia të pjesshme në këtë ndërgjegje të muzikuar edhe nga rrëfyes të tjerë. Por, si gjithnjë, ka një zë që prin, i cili mund të ndiqet nga zëra të tjerë, ku secili ngërthen një identitet të mëvetësishëm. Vendi i ëndrrës së parë, liceu, një mall i madh... Sa shumë dashuri, të marra së bashku...

*** Edhe sot e kësaj dite nuk do e harroj ndarjen e parë me njeriun më të rëndësishëm të jetës sime, me ime më, në Tiranë – përcjellja e ndarjes sime nga varësia prindërore. Më në fund, i lirë, i vetëm mes njerëzish të panjohur e krejt të ndryshëm, ku nis dhe trauma e parë në rritje e fëmijës që del nga rregullat e stërmësuara e rutinë të përditshmërisë. Me një valixhe kartoni ngjyrë uthull, ku ishte ormisur e gjithë përkujdesja e saj, ime më lëshoi nën një përlotje të gjatë në Tiranën e dikurshme, pa e ditur edhe vetë se do e kishte shumë të vështirë ndarjen nga kërthiri i saj. Ajo e vuajti për më shumë se një vit këtë ndarje, mes lotësh dhe frikës që e la djalin vetëm në një qytet të madh, si të hidhte një send në çarranikun e kuzhinës së kohës; një gjest i detyruar e natyral, të cilin e vuajti gjatë. Ime më ishte njeriu më i çuditshëm që kam takuar ndonjëherë: një volum njerëzor që nuk e kam lexuar kurrë si dije apo si inteligjencë, por si femrën e ëndrrave të mia, ende të pazbuluar; një dashuri e gjatë, e heshtur e plot kode të pazbërthyeshme marrëveshjesh të mbyllura nga plogështia e melankolia njerëzore. Ime më do ishte sirtari kryesor i sekreteve të mia të vrojtuara me kujdes të padukshëm, por gjithnjë e pranishme si një kthjelltësi instinktive, që nuk e pranoi kurrë hapur rritjen e të birit, edhe atëherë kur mendoi të më lëshonte sërish në një lidhje të re jetësore. Një sagë e gjatë dhe e heshtur përpjekjesh në komunikim, dhe me mjaft ndikim në vendimet e mia në barkun e kohës. *** Diku në rrugën e Elbasanit, nja dyqind metra pasi lë Lanën dhe merr për sipër, në udhëkryqin e parë ravijëzohet liceu; një ndërtesë që ka si fasadë një gjysmëhark që thyen lehtë drejtimin arkitektonik të kësaj rruge me shumë vila, disa private dhe të tjera rezidenca ambasadash, ose vila të anëtarëve të byrosë politike, një kategori e dorës jo krejt të parë e të rëndësishme të kohës. Në krah të majtë të ndërtesës qendrore të shkollës qëndron edhe sot konvikti i liceut. Ja pra dhe shtëpia e parë në qytetin e madh, një tjetër vatër magjepsëse në sytë e mi, ku u formuan dhe u rritën shumë subjekte tërheqëse e mbresëlënës, si udhëtarë të përkohshëm që ndërtonin vijëzimet e fatit si pemë arti – krijimtari dhe bashkëjetesë në ato ambiente të dashura. Pushtimi i parë i këtyre godinave ndodhte në kohët kur isha pothuaj katërm-

bëdhjetë vjeç, dhe nuk kishim asnjë haber nga bota. Ky pushtim relevant e sundonjës, si të gjitha pushtimet a priori, në hap të parë ngjanin si shenja e parë e një historie, që e parashikuar prodhon histori mahnitëse e të salduara përjetë. Një lloj historie e veçantë, si e çdo pushtuesi në një territor të dhuruar nga shtysa krejt të panjohura e të padukshme, gjë që ngjan me çdo uzurpues të ri që kap qendrën e një rrethi të zgjeruar, shumë provokues. Dyzetepesë vite më parë, Tirana dhe veçanërisht rrethorja ku ishte i vendosur liceu, në kujtesën time do bëhej qendra më e rëndësishme e krejt vëmendjes dhe e derdhjes së jetës në hallet e saj, plot zhurma të mëdha e të kontrolluara kryeqytetase. Do ishte rrethi më i rëndësishëm arkitektonik ku humba dashurinë e parë dhe shumë kështjella të tjera të dëshiruara pasionesh të fshehura. Konvikti pranë liceut, i ndërtuar thjesht, si kubaturë mediokre, më shumë të linte përshtypjen e rrallë e të përshtatur të një hapësire të animuar, pa e menduar gjatë si estetikë të kohës, sesa një basen konservues i panatyrshëm, midis mjedisit të zgjedhur që do rriste embrione që provokoheshin në sistemin e kohës. Jemi diku në vitet shtatëdhjetë, dhe në megafonat e kohës ndjehej një propagandë e shfrenuar kundër disa njerëzve antiparti, që degradoheshin dita më ditë nga kjo fryrje që nuk pushonte. Në sfondin politik të kohës ndjehej një formë regjimi shurdhuese e me sy katër, ku kontrollohej çdo gjë deri në detajin më të parëndësishëm të jetës së zakonshme. Por, nën jorganin e ngurtë e mbytës të këtij kontrolli total, bulëzonte jetë; një jetë e pafajshme dhe e ndërlikuar, megjithëse në akord sistemi, por sidoqoftë e rregulluar mjeshtërisht mes njerëzve në lidhje të thjeshta. Ligjet e marrëveshjes njerëzore i zbehnin sfondet e mëdha të kohës ndër bubërrime të prera shkurt, mes njerëzish ku nuk do mund të hynte sa duhej duhma e zgjeruar e propagandës së madhe. Njerëzit ndiqnin instinktin rritës dhe mbështetjen e projektuar për të ardhmen që zgjidhnin më të rriturit për pasardhësit e tyre fëmijë. Formati i liceut u ngrit si përkujdesje që rridhte për arsyen se disa domene arti si muzika dhe baleti e fillonin jetën e zgjedhur që nga klasa e parë, dhe rriteshin në ato ambiente, deri në mbarim të liceut, që në vështrim të parë të jepte idenë e një inkubatori të zgjedhur enkas si aliazh i konceptit shtetëror bashkëngjitur me shfaqjen e


E shtunë-diel, 12-13 prill 2014

Stafi i mësuesve të Liceut

formës mbështetëse të kulturës në të ardhmen. Disa nga figurat që përgjigjeshin drejtpërdrejtë për mbarëvajtjen tonë, si kujdestarët, u bënë pjesë e jetës, dhe më vonë edhe pjesë e ndërgjegjes atërore, që si fëmijë filluam t’i përjashtojmë në sfidat e dijes ditë pas dite, si një dukuri normale e rritjes sonë. Konvikti ishte i ndarë: djemtë në katet e sipërme, vajzat në ato më poshtë. Pjesa fundore në katet e para shërbente për magazinim, për zyra dhe për infermierin. Pjesa tjetër, ku zgjerohej jeta, ishin ambientet e brendshme të oborrit pas shkolle, ku ndodhej mensa, këndi i lojërave me dorë dhe pjesa e paraleleve të gjimnastikës. Ambientet e tjera qenë studio, ose dhoma të shumta muzike, ku studiohej veçmas. Pasdite mensa kthehej në sallë studimi për ne, të monitoruar nga kujdestarët dhe herë-herë nga mësuesit e dezhurnit. Rreshtimet e mëngjesit, ngritja e flamurit, ovacioni i njëzëshëm “gjithmonë gati”, fizkultura për rreth gjysmë ore dhe rreshtimi e radhitja nëpër klasat e përgjithshme ishin po ashtu pjesë e rutinës së përditshme. Në orën trembëdhjetë e gjysmë ishte rreshtimi me trombë, dhe hahej dreka, më pas pasdrekja (një ngrënie e ndërmjetme), dhe në fund darka, gjithnjë në muzg, disi melankolike. Pavarësisht sistemit, në këtë kuadraturë të shtrënguar fort, në këtë lumë adoleshentësh kishte jetë të pafajshme, si dhe personazhe të rralla. Më aristokratët dhe disi më të kërpiturit në veshje dhe të tipizuar ishin muzikantët, për arsyen e thjeshtë se vinin nga familje në vija të trasha muzikantësh, dhe ishin më superiorë edhe për nga inteligjenca, apo bota e tyre e shkëputur që herët në fëmijëri krahasuar me të tjerët. Pas tyre, në një formë inteligjence të diktuar, natyrisht vinin raca e piktorëve, me disa shkëputje disi më personale dhe me histori dominuese në ndikimin e drejtpërdrejtë të njëfarë tipologjie në jetën e përgjithshme, edhe për shkak të një fame në opinion të krijuar brenda komunitetit të tyre, si një gjë që binte në sy dhe shfaqej në forma më të dukshme: herë mistike, herë ekstravagante. Më pas vinin në radhë skulptorët dhe muzikantët e veglave frymore, si një lloj specieje disi më e topitur dhe e përmbajtur, për shkak edhe të lëndës që i konturonte në një sasi pune më të madhe e të ngulët, gjë e cila nuk i jepte mundësi të ishin më të shoqërueshëm e të hapur. Në këtë kategori ndodhnin ngërçe të llahtarshme lidhjesh dashurore, nga më të çuditshmet e të pashpjegueshmet. Balerinët ishin pjesa e mistikës pamore: elegancë, formate stereotip, për shkak të ishullimit të tyre në grup, ku ambiciet ndaheshin mes tyre pa u shkartisur në nënkategoritë e tjera të komunitetit; me ndonjë përjashtim të rrallë, ku ndonjë syresh nuk se kishte lidhje të drejtpërdrejtë dhe vizuale me lëndën që kish zgjedhur – në veçanti vajzat. Shartesat në grupe qenë nga më mbresëlënëset. Shpesh ndodhnin bashkime e flirte mes muzikantëve dhe vajzave mes tyre, sidomos ato të kantos, që për çudi ishin si perla ujore, mjaft naive e të dëlira. Me sa duket, vetë drejtimi që kishin marrë i bënte të hepueshme

15

www.mapo.al

e të bukura, deri në pikëllim të përgjithësuar. Ky komunitet gëzonte daljen në pah të atyre që dallonin si liderë në ndikim dhe personalitet, dhe pikërisht këta kishin luksin në zgjedhje të parë të damave më të paarrira në grupe, dhe ndonjëherë dominonin me forcë e rrathë ndikimi gati të paprekshëm. Edhe në radhën e piktorëve kishte liderë të tillë, si nyje marrëveshjesh dhe zgjidhjesh, për hir të territoreve dominuese në raport me ato femra që mbaheshin si më të bukurat. Dashuritë më të mëdha ishin brenda llojit, brenda rrethit të pikturës ose atij të muzikës. Ndërkohë që ato të baletit përfundonin heshturazi në bashkime çiftesh që nuk ndaheshin nga komuniteti, dhe për shkak të zbulimit të tyre trupor të menjëhershëm, që për pjesën tjetër qe disi tabu dhe shiheshin me një pamundësi për t’u ekspozuar në të njëjtin rreshtim. Pjesa e kantos, siç e thashë, ishte dhe më e ekspozuar, prandaj dhe përsilleshin shumë fansa, duke përfshirë burra e djem të bukur institucionesh, që e kishin kthyer pjesën e liceut në vathë, gjoja për delir e shpallje deliri, deri në qarqe të rëndësishme në qytet. Si shtresa më në zë dhe si vatra më e ndezur e ndjesive, liceu ishte në njëfarë mënyre dhe moda e madhe e aventurave të moshës, si një etalon për të gjithë djemtë e hedhur, që pretendonin femra të zgjedhura e me sqimë. Pjesa tjetër, ajo e nëndheshmja e komunitetit, qe një përrallë e radhitjes së modeleve, që bënin lajm në dhomat e thashethemeve si ushqim ëndërrimi dhe si forma të padukshme në rritjen e tyre. Tërheqës ishin ata që vinin nga thellë, nga zonat e skajshme të vendit, dhe me ngadalë po hiqnin përskuq jen e tyre të rishtë nga qëndrimet në grup, ku ishin kthyer nga mësonjës në aplikantë të skemave të vjedhura të dashurisë, që i ushtronin rreth e rrotull me konviktorë e të ardhur rishtaz në shkolla profesionale. Një qerthull nxehtësish të larta, ku shumëfishoheshin pafund në një thashethemnajë që zbuste pa krye të gjithë grupmoshat e nxehta të Tiranës. E gjithë loja mes vedi, në atë moshë të brishtë, rrethohej nga kuriozë e natyra ngjitëse nga jashtë komunitetit, që përpiqeshin të korruptonin shokë e miqësi për të penetruar në botën e brendshme të tyre. Në afrim të çdo gjëje dhe kushti, të kishin në tavolinat e tyre të ofruara pak informacion dhe lidhje me këtë botë ëndrre, fort të largët. Pjesa tjetër që administronte jetën dhe problemet në lice ishin të dorës së parë, kujdestarë race; natyra hetuese që mundoheshin të kishin në mbikëqyrje, përveç anës së mbarëvajtjes, edhe pjesën subjektive të fëmijëve, në mënyrë që situata të ishte nën kontroll. Këto personazhe me mjaft domethënie ishin si pjesë e groteskut, të parë nga fëmijët apo nga adoleshentët, të cilët të lexonin letrat në xhep, ende pa i hapur – një hare e madhe, gaz e morbozitet (e ndërmjetme, si shije dhe dëshira të paqarta). E pashlyeshme nga mendjet tona, figura e butë e engjëllore, si e marrë nga epoka e Rilindjes së largët, e një muzikanteje që njëherë në gjashtë muaj ngelte me barrë e nuk e dinin se me kë e kish ngjizjen: me një apo a me të ndry-

shëm. Kujdestarja, një grua e magjishme për nga sjellja, e dhimbsur, Shpresa Mamaqi ose mama; në shumë raste e çonte fshehurazi te disa gra për t’i hequr ngjizjen. Ajo vetëm i dorëzohej kënaqësisë dhe nuk e mendonte fundin e hidhur. Rruga që derdhej në krah të liceut, në gjarpërimin e ngushtë për nga TVSH-ja, ishte një nga aleatët më të qëndrueshëm e monumentalë të të gjithë kalimtarëve që shkelën në jetën e liceut; ishte vendi i lirisë së përkufizuar, që bashkëshoqëronte arratitë tona në shmang të kufizimeve fizike të territorit. Kjo rrugë ka qenë dëshmitare e mijëra dialogëve, monologëve, e mësimeve përmendësh, e harlisjeve pa shkak, si një terapie për të gjitha turravrapet tona. Kushedi se sa biseda ka dëgjuar, ose kushedi se sa bashkëshoqërime të pakuptimta, pa kurajën për të shprehur dashuritë tona, që më shumë ngeleshin vetëm orvatje të pafajshme për çështje të shprehuri – si vegjetacione të mbyllura dëshire. Aty bënim xhiron e darkës dhe atë të mëngjesit herët, ku përsërisnim mësimet që merrnim në shkollë. Një pjesë jete e pandarë nga miqësitë, flirtet pasive, në gjithë atë performancë shenjash e kodesh që kish molepsur ajrin e adoleshencës. Një rrugë e hijshme që lidhte liceun me TVSH-në dhe këndin e famshëm të lojërave me dorë, ku stërviteshin edhe sportistë të shquar e në zë për kohën. Shkonim shpesh andej, nga kurioziteti, por dhe nga një dëshirë e papërmbajtur për të kullotur shfaq je lakuriqësie të volejbollisteve, të cilat në seancat e nxehjes, trajnerët u fërkonin kofshët për masazh. Të pamësuar me të tilla shfaqje të hapura mes trupash dhe të frustruar, në fakt, nga padija dhe kontakti me raporte të tilla të hapura, ndiheshim disi të mikluar e plot fantazi për mbrëmjet e thashethemeve, për gjërat e paarrira. Një tjetër pamje e pashlyeshme ishin të shtunat, gjithnjë me një pikëllim të lehtë në zgjatjen e tyre, sepse të dalë jashtë rutinës javore ndjeheshim në bllofe kohe të paorganizuara dhe në një trishtim të lehtë të të qenurit vetëm; apo lidhjet e kota e të rastit. Por, edhe e shtuna kishte ritualet e veta që nuk shqiteshin kollaj nga kujtesa. Vajtja e organizuar në dushet lart, të zhvendosura pranë Qytetit Studenti, ishte një mrekulli, një film me metrazhin me të gjatë që mund të ekzistojë. Të gjithë ne, me çantat e dusheve, disa torba bezeje me peshqirë e sapunë, i drejtoheshim të përpjetës te zona e oxhakut të lartë, buzë konvikteve të studentëve, ku ishin përqendruar lavanderitë dhe dushet e organizuara në trajtë masive, që një pjesë ishte për vajzat dhe pjesa tjetër për djemtë. Në ditë të zakonshme të javës laheshin ata të ushtrisë dhe garda e shtetit. Larjet kolektive në kthina të hapura me ndarje të lehta, krijonte një atmosferë absurde që i ngjante një situate pasluftë, për shkakun se të gjitha turmat në radhë të krijonin këtë panoramë të parekrutuar nga ana pamore, në shenja dhe karakter; thjesht forma të shumëfishuara lakuriqe, në një hare e biseda plot hedhje e pritje batutash, nga më absurdet, deri në ndonjë piskamë masturbimi që vinte skutash, ku, përzier me densitetin e lartë të klorit në ujë, e kthente pamjen në një hare të pabesueshme e plot adrenalinë. Dashuritë dhe flirtet përjashtë termave të zanatit, ishin ishulli i magjishëm, ku rritjet tona ktheheshin në lëvizje të ngadalta (slow), duke thithur një vëmendje të pamatë interesi; sikur kërkonim mbi një planet të magjepsur. Dhe shumë natyrshëm, ky lëng njerëzor e fluid ishte lënda ku ndalonim të gjithë si nxënës të zënë në kurth dhe krejt të papërgatitur. Në aliazhin piktoresk të kësaj rrethine të zonuar, lëviznin princër e gangsterë të hajthëm për të rrëmbyer vëmendjen e të gjithë shtjellës femërore, e cila pasivisht me shenja të dukshme të trupit të përzier me dëshirë, prisnin të aksidentoheshin. Ishte një marramendje që në të gjithë strukturën mentale të adoleshentëve ngjante me pushtimin e kështjellave të dashurisë, ku në të shumtën, kjo kllapi e papërkthyer, gati në të gjitha rastet merrej si agresivitet mashkullor, ose si realizim i mashkullit. Raportet mes presë dhe gjuajtësit shkëmbeheshin edhe më shpesh kur viktima ishte vetë agresori mashkulli. Dashnorët që pozonin si zotërues të seksit tjetër ishin nga më të ngjyrshmet dhe nga më fantastiket për nga regresioni i pozicionit të epërm e fillestar. Një ngjashmëri e butë marrëdhënieje në kapërcyell të moshës, ku përthyheshin dramatikisht dashuritë e para, të pakuptuara ende nga viktimat e shfaqjes. Qe një marrëzi e bukur që e prodhon specia për të rikthyer kohën dhe materien në një lëndë pendesash dhe rrëfimesh jete pafund. E besoja fort se ne, para së gjithash, natyrshëm, kishim lindur dashnorë të vetvetes, në një transfertë të multiplikuar të seksit tjetër dhe nënndarjeve të postuara si zëra të arsyes dhe instinktit, duke radhitur në paradën e gjërave me vlerë edhe format

e pafundme të lundrimit të asaj veshjeje mentale, që më vonë i kuptuam apo i veshëm si zona të lira shprehjeje. Gjithsesi, skutat e mendjes mbeteshin akoma diskrete dhe të kamufluara në dëshira, që shpesh kalonin caqet e të p a i m ag j i nu e sh m e s . D a shu r it ë e p a n dërgjegjshme me mësueset e bukura që na preknin në shpirt, na fusnin në raporte për të dominuar kufij të pakapshëm e skandalozë. Fuqitë e fantazive pa kufij i shtonin edhe më dozat vetëformuese dhe të luftës së parë për të provuar burrin, dhe për të mos reshtur së ndërtuar atë në rritje kredhur ndër tema të paimagjinueshme përplasjeje. Liqeni pranë liceut ishte aleati më i qëndrueshëm i arrative tona erotike, dhe në jo pak raste edhe klasat e studimit te muzika dhe banjat në kat. Më dukej që në një çast transparent të godinës si pamje surreale do shfaqej skaneri erotik i dashurive të adoleshencës. Një situatë e ndërvarur epshesh dhe serioziteti të kamufluar në grup, ku ndodhte gjithçka që i takonte fshehjes dhe konspiracionit. Botë dehëse orvatjesh, si te rrëfimet e Bukowski-it. Do ishte e mangët e gjithë kjo mizanskenë informale, që në të kundërt qëndronte disiplina, rregulli i kërkuar dhe animatorët e kësaj shtyse të domosdoshme – kujdestarët. Një tjetër grotesk njerëzor në mburojë të moralit me thupër, për të na vënë në islla e rregull, merrte hov herë pas here; një trajtë e qepur dhe e shqepur disa herë, për të mbajtur nën kontroll një moshë të paqëndrueshme si adoleshentët. Të marrë për të qenë kapriçozë me fantazi, refuzues dhe fyes në të gjitha pamjet e mundshme. Me pak fjalë, ishte një katrahurë marrëdhëniesh me dënime me izolim në dhomat e kujdestarëve. Kujdestarët kishin format më të çuditshme të sjelljes, sepse përpiqeshin që ta modelonin rregullin ashpër dhe në forma nga më grotesket. Një humus më vete për të ndërtuar një film/ skenar hareplotë. Do të qe i mangët ky rrëfim për heronjtë e adoleshencës së liceut pa përmendur figurat e rralla të mësimdhënies dhe dritaret e para të famës që projektonim. Në të gjitha disiplinat kishte specie e lloje tipash që deri vonë i mbajtëm si kurora në kokë. Do veçoja një zyshë letërsie, mesogrua që kish një portret të rrallë, që kur shpjegonte, për nga thellësia e ngatërroja me Molierin a Shekspirin vetë e me autorë të tjerë të mëdhenj, nga mënyra se si e afronte lëndën e saj, plot pasion e njohuri – ishte një nga më mbresëlënëset; Dhurata Xoxa. Por edhe të tjerë të rinj e më pak të tillë, që flitnim kafeneve, herë si njerëz (në perceptimin tonë të atëhershëm) si S. Lako që e tejkalonin kornizën e kohës me gjestet ndërhyrëse e virtuozitetin që mbyllte pamjen tonë. Ky ish liceu im, që më endet në mendje si një lëngatë e pashqitshme dhe si referencë në të gjitha modelet që u afruan më vonë. Një dashuri pa kthim, e mbyllur në një thes kohe, për të mbajtur gjallë rininë time – të brishtë, të paprekur nga drita në vite, shoqëruar me frikën se mos prishet nga ndonjë prekje e zakonshme mbarsur me mallin e duhur. Emra të elokuencës, me talent, dolën nga ky basen, nga kjo fidanishte, që shtegtuan drejt hapësirave europiane e më tej; një krenari e ligjshme për ta përsëritur edhe më zë, prej mendjesh e shenjash të buta e të shtrira në gjatësi vitesh. Disa syresh kam mall dhe kërshëri që t’ua përmend emrat: Babë e bir Papavrami, motrat Inva dhe Adelina Mula, Saimir Pirgu, Ermonela Jaho, Ilir Kerni, Klodiana Skënderi, Ben Spahiu, Ekeleida Shkoza, Dorian Xhorxhi, Hila, G. Leka, Capari, Ferid Zela, Naxhi Bakalli, Ali Oseku, Anri Sala, Edi Rama, Pjerin Kolnika, Sadik Spahia, Agim de/Rada, Ilmi Kasemi, e me radhë Shaqiri, Tosi, Kadesha, G. Doko, Mrisha, Lesi, Talo, Ivanaj, Poli, Qato, Nashka, Qirinxidhi, Sofika, Turi, Kastrioti, Musai, Miriami, Monda, Sabro, Liku, Ndue super i mbivendosur, Qerim, Diamanti, Ludmill, Meziri, Qirjako, Pashuk Shtjefni, Luli, Çuberi, Zurbo, Pip Mazhe, Ollga, Planor, Kujtimi, Çili, Xhonga,Baz Hado, Zysha e fizikës M. Këllezi, zysha e kimisë Cako, Cafi i matematikës, Selamiu, Bajrami, Ramnija, Elami – kujdestari, Besa e letërsisë, Shanka, Violeta, Cingo kujdestari, Kostika, Vëllezërit Gjezi, Pëllumb Vorpsi, Din Hoxha, Berxolli, E. Dedja, R. Hyka, Cici, Espi, Ornela, Anila Kati, D.Mato, Diana H., Najada H., Marjana, të bukurat e shkollës...pa fund – zëra që më vijnë në kokë; një grumbull emblemash njerëzore, herë të zgjidhshme, herë jo. Xhepi, Urania, Niqi, Yllka, Ivoni, Liu, Engjëlli Ruhi, Vjola, Proletarja, Roland, Zysh Azbijeja, Cilla Kuzumi, Islami, Stavri, Nestori, Daja zborit,Viola Bandilli, Radha është e gjatë... Një mall pafund. Një sagë e ndërprerë për të rifilluar kredhur ndër zgjatime... të lumtura mbamendjeje. vijon.......!


8

16

shije

VKUS Mapo vesnik 27,5X42,8cm.pdf 1 28.3.2014 10:20:49

E shtunë - e diel 12-13 prill 2014

Çfarë ka vera Aleksandrit të Madh? C

M

Y

CM

MY

CY

CMY

K

Maqedonia është një vend i gurmanëve. Ndjeni paletën e shijeve të mrekullueshme që do ta rrisin oreksin tuaj që nga kafshata e parë. Vendi i verërave të shkëlqyera që nga koha e Aleksandrit të Madh dhe traditës shekullore të specialiteteve të peshkut, siç është trofta e famshme endemike e Ohrit. Ushqime të ndryshme janë të përgatitur dhe shërbyer në periudha të ndryshme nëpër histori. Por një gjë nuk ka ndryshuar në më shumë se një mijë vjet. Vera më e mirë e shtëpisë në Ballkan bëhet në Maqedoni. Gëzuar!

www.mapo.al


Botime

Kristo Frashëri: Historia dënon çdo monark që s'ka respektuar Kushtetutën Ç’mbetet në kujtesë prej së shkuarës? Kujtojmë jetën tonë: ngjarjet historike që nuk varen prej nesh, por që herë-herë na ndryshojnë me themel jetën. Në tërësi, historia përbëhet nga fatet e njerëzve të veçantë, të

cilat ndërthuren në pëlhurën e larmishme të historisë së qytetit, popullit, shtetit, botës. Veçimi në këtë libër i tri aspekteve; Ngjarje, Data dhe Njerëz, sipas autorit, do të ndihmojë për t’iu shmangur atij para-

shtrimit drejtvizor të mërzitshëm, monoton e madje herë-herë të lodhshëm të historisë ruse, e pranishme në libra e tekste. Kjo do t’i japë rrëfimit të historisë së Rusisë nga Ruriku te Putini, atë larmi...

recensë personazh pyetsori shënime vitrina Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

recenesa

Udhëtim në dëshirat e ndaluara; gratë, tabutë dhe pushteti Përsiatje mbi romanin "Gosti gënjeshtrash" e Amin Zaoui-së, përkthyer nga Mirela Kumbaro

Zef Mirdita

Poeti lind, historiani bëhet Publikohet në Zagreb një përmbledhje e studimeve albanologjike të botuara deri më sot, kushtuar njërit prej historianëve më cilësorë që ka realisht bota shqiptare, Zef Mirditës

Shqipëria

dhe modeli politik rus Shqipëria ka qasje të mëdha nga Lindja politike, që është Rusia, sepse kemi qasje të mëdha ndaj atij modeli me të cilin jetuam për 40 vjet apo më shumë, kështu konstaton dhe Ben Blushi në librin më të ri, titulluar “Hëna e Shqipërisë”. E debatueshme teza e Blushit, por e vërteta është se ajo e ka bazën e saj historike. Po të lexosh “Historinë e Rusisë nga Ruriku te Putini” të autorit rus Jevgenij Anisimov, i sjellë së fundmi në shqip nga Shtëpia Botuese “Dituria”, gjen argumente se pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ka ecur në gjurmët e modelit shtetformues sovjetik. Një libër mbi historinë e Rusisë por që gjallon me historinë tonë politike dhe që i shërben debatit aktual

Faqe 17


18

E shtunë-diel, 12-13 prill 2014

fenomen

www.mapo.al

Shqipëria ka qasje të mëdha nga Lindja politike, që është Rusia, sepse kemi qasje të mëdha ndaj atij modeli me të cilin jetuam për 40 vjet apo më shumë, kështu konstaton dhe Ben Blushi në librin më të ri, titulluar “Hëna e Shqipërisë”. E debatueshme teza e Blushit, por e vërteta është se ajo e ka bazën e saj historike.

Shqipëria dhe modeli politik rus Po të lexosh “Historinë e Rusisë nga Ruriku te Putini” të autorit rus Jevgenij Anisimov, i sjellë së fundmi në shqip nga Shtëpia Botuese “Dituria”, gjen argumente se pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ka ecur në gjurmët e modelit shtetformues sovjetik. Një libër mbi historinë e Rusisë por që gjallon me historinë tonë politike dhe që i shërben debatit aktual

Ç

’mbetet në kujtesë prej së shkuarës? Kujtojmë jetën tonë: ngjarjet historike që nuk varen prej nesh, por që herëherë na ndryshojnë me themel jetën. Në tërësi, historia përbëhet nga fatet e njerëzve të veçantë, të cilat ndërthuren në pëlhurën e larmishme të historisë së qytetit, popullit, shtetit, botës. Veçimi në këtë libër i tri aspekteve; Ngjarje, Data dhe Njerëz, sipas autorit, do të ndihmojë për t’iu shmangur atij parashtrimit drejtvizor të mërzitshëm, monoton e madje herëherë të lodhshëm të historisë ruse, e pranishme në libra e tekste. Kjo do t’i japë rrëfimit të historisë së Rusisë nga Ruriku te Putini, atë larmi të natyrshme që është gjithmonë e pranishme në jetën humane dhe që lejon që vëmendja të zhvendoset prej një ngjarjeje, dukurie, procesi të madh, fatmbartës, në një datë interesante, të rëndësishme, në një personalitet apo grup historik njerëzish. Natyrisht, perceptimi është individual dhe ndonjë lexuesi këto shkallëzime mund t’i duken arbitrare. Por Anisimovi është nisur prej vrojtimeve dhe përsiatjeve të veta shumëvjeçare për historinë e Rusisë dhe nga parimi se duhet “kaluar nga teleskopi te mikroskopi” të shohim qiellin me yje dhe mikrobin me përmasa të papërfillshme. Një vepër e jashtëzakonshme, që përfshin gjithë historinë e Rusisë, një hallkë e vyer në zinxhirin e botimeve historike, një tjetër libër që i shtohet kolanës unike historike të “Diturisë” me titull Histori popujsh dhe shtetesh, një tekst i çmuar në raftet e bibliotekave tuaja. Fakte dhe personazhe historike reale, të përvijuara me saktësi e vërtetësi nga Jevgenij Anisimov, mjeshtër i përshkrimit historik, autor i shumë botimeve për historinë e këtij vendi... pjesë nga libri Kulti i Stalinit, si ai i Hoxhës Pas përjashtimit nga partia dhe dëbimit përtej kufijve të Trockit, Stalini e kaloi zjarrin mbi përkrahësit dhe dashamirësit e tij të fshehtë në parti. Baza teorike u bë “teoria” e Stalinit për ashpërsimin e luftës së klasave gjatë afrimit te socializmi. Më 1930-1933 ishin shtypur disa manifestime të funksionarëve partiakë të pakënaqur me politikën e Stalinit. Më i rrezikshëm në ide, por naiv në realizim, ishte aksioni i ndërmarrë më 1932 nga M. N. Rjutini dhe P. A. Gallkini. Rjutini shkroi shpalljen-manifest “Të gjithë anëtarëve të PKB”, të cilën e shpërndau midis komunistëve. Në manifest ai u bënte thirrje ta shkarkonin Stalinin “gjeniun e keq të partisë” dhe “varrmihësin e revolucionit”. Por Stalini nuk ishte Nikollai II anemik, dhe mënyrat e pararevolucionit të luftës kundër tij me anë të manifesteve dhe trakteve tashmë ishin të pamundura. Rebelët i izoluan, i përjashtuan nga partia e më pas i asgjësuan. Por të tjerët shkruanin dhe flisnin nga tribunat për Stalinin ndryshe nga Rjutini. Lindi dhe u forcua kulti i individit i Stalinit, fillimin e të cilit historianët e vendosin në kohën e festimit jashtëzakonisht të bujshëm të 50-vjetorit të Stalinit, në dhjetor 1929. Qysh atëherë, në adresë të një njeriu të gjallë u thanë lavdërimet dhe epitetet më entuziaste, të cilat më pas, për më shumë se 20 vjet, u përsëritën çdo ditë në të gjithë vendin. Fillimi i “Terrorit të madh” Ky koncept, që hyri në historiografi prej librit të njohur të historianit anglez Robert Konkuist, që kishte pikërisht këtë titull, i takon mesit të viteve 1930. Ndonëse, terrori në formën e arrestimeve dhe ekzekutimeve masive, si në kohën e revolucionit dhe Luftës Civile, u ndez përsëri më 19271928. Atëherë, pas fitores mbi “opozitën

e bashkuar”, dhjetëra mijëra “trockistë” u përjashtuan nga partia, u hoqën nga punët, u arrestuan, u futën në qendra izolimi politik, u dërguan në qytete të largëta. Pasi kaluan ritualin poshtërues të pendesës, shumë prej tyre u rimorën në punë. Paralelisht me terrorin brenda partisë, fusnin brenda edhe njerëz pa parti. Me “çështjen e Shahtit” më 1928 filluan ndëshkimet masive të “sabotatorëve”, specialistët, si dhe, dora-dorës që forcohej ideologjia perandorake, me “nacionalistët borgjezë” në republikat e BRSS. Njëkohësisht, burgoseshin ish-anëtarë të partive të ndaluara. Gjatë viteve 1927-1936 populli sovjetik humbi gjithsej më tepër se 8 milionë njerëz. Pikërisht në këtë sfond lindi “Terrori i madh”... “Proceset e Moskës”, kështu nisën t’i quanin jashtë shtetit disa procese gjyqësore të hapura, të përgatitura me kujdes, nën regji. Në formë ato ishin gjyqe publike për përkrahës realë dhe të trilluar të Trockit. Këto ishin “organizuar” nga hetuesit gjatë kohës së marrjeve të egra në pyetje në dhomat e torturave. Akuzat në këtë dhe në proceset e tjera mbështeteshin vetëm në pohimet e vetë të akuzuarve. Mungonin provat bazë të akuzës. Një pjesë e madhe e të akuzuarve u dënua

me

pushkatim. Standarde dhe të paprovuara ishin akuzat për spiunazh në favor të zbulimeve të huaja, për komplot dhe për përgatitje të “kuadrove kryengritës”, me qëllim shpërbërjen e BRSS. Të gjitha këto procese u zhvilluan në atmosferën e një histerie shoqërore të nxitur nga shtypi. Në ndërmarrje dhe institucione organizoheshin mbledhje, në të cilat “damkoseshin armiqtë e popullit”, si ata që ishin në bankën e të akuzuarve, ashtu edhe ata që “fshiheshin” në çdo institucion sovjetik. Ndodhte shpesh që pas një mbledhjeje të tillë nisnin arrestimet e pjesëmarrësve të saj. Post-diktatura, modeli nga Jelcini te Putini Likuidimi i Bashkimit Sovjetik më 25 dhjetor 1991 ishte vetëm një formalitet simbolik. Pushteti në Moskë ishte në duart e udhëheqjes ruse, me në krye B. Jelcinin, i cili në vjeshtën e vitit 1991 po përgatiste një varg shndërrimesh politike dhe ekonomike të domosdoshme në ato rrethana. Vendi kishte falimentuar: nuk kishte mjete financiare për të shlyer borxhin prej 100 miliardësh, arka ishte e zbrazët. Gjendja e ekonomisë në atë kohë ishte thuajse katastrofike: kishin rënë të gjithë treguesit ekonomikë, po rritej inflacioni, po ngriheshin çmimet në një mungesë të mprehtë mallrash, filloi shpërbërja e tregut të konsumit, vendin e kërcënonte uria. Në fillim të shtatorit 1991, në vilën shtetërore pranë Moskës, në Arhangelskoje, një grup ekonomistësh dhe politikanësh kishin përpunuar parimet e reformës ekonomike. Ato nënkuptonin një rrugë të dhimbshme, “shok”, por, me sa duket, e vetmja e mundshme për transformimin e ekonomisë socialiste. Plani përfshinte në vetvete futjen e çmimeve të liberalizuara, liberalizimin e tregtisë dhe privatizimin e banesave e ndërmarrjeve. Jelcini qëndroi gjatë në krye të pushtetit sovjetik. Dy herë u zgjodh president, herën e parë në vitin 1993. Mandati i dytë presidencial qe për Jelcinin jashtëzakonisht i ndërlikuar. Ekonomia mbahej përgjithësisht për llogari të kredive të mëdha të organizatave financiare ndërkombëtare; uzina të mëdha ishin ndalur; gjendja ekonomike e shumicës së banorëve të vendit mbetej e vështirë. Më 1996 dhe në gjysmën e parë të vitit 1997, Jelcini u sëmur shpesh, atij i bënë një operacion në zemër. Gjithnjë e më shpesh shërbimi i shtypit njoftonte se presidenti “është ftohur”, “po punon me dokumente”, shprehje që u bënë sinonime të sëmundjes së vazhdueshme të presidentit dhe paaftësisë së tij për punë. Ndonjëherë ai të kujtonte në mënyrë mahnitëse Brezhnjevin e viteve të fundit, që mezi lëvizte dhe fliste dhe në të njëjtën kohë Hrushovin ekstravagant, duke lënë botën pa mend me veprime absurde publike dhe fjalë të thëna pa vend. Në këtë kohë doli në qarkullim nocioni i “oligarkisë”, që nisi të emërtonte grupin e biznesmenëve të mëdhenj që kishin filluar të përziheshin aktivisht në politikë. Ngjitja e Putinit Në pranverën e vitit 1999, Jelcini, me sa duket, po mendonte të largohej nga pushteti dhe filloi të kërkonte një pasardhës, i cili, nga njëra anë, të ishte në gjendje të vazhdonte

kursin e filluar më 1991, ndërsa, nga ana tjetër, të binte dakord për të garantuar paprekshmërinë e interesave të “familjes”. Në verën e vitit 1999, në rolin e pasardhësit të mundshëm ishte S. Stepashini, por në gusht të po atij viti, në kohën e sulmit të njësiteve çeçene mbi Dagestanin, ai nuk tregoi vullnetin dhe guximin e nevojshëm në një situatë të tillë, dhe më 9 gusht 1999 u zëvendësua në postin e kryeministrit nga kryetari i FSB-së (Shërbimi Federal i Sigurimit), V. V. Putini, njeri pak i njohur deri në atë kohë. Që nga ky çast u shfaq qartë sistemi i krijuar që me kushtetutën e vitit 1993 i së ashtuquajturës “demokraci të mbyllur (ose të drejtuar)”, me të cilin pushteti presidencial përcakton kushtet e jetës politike në vend, ndërsa shumë procedura dhe liri demokratike bëhen formale në një shkallë të caktuar. Kjo ndihet veçanërisht në punën e sistemit gjyqësor, i varur nga pushteti, si dhe në mungesën e elementit të konkurrencës demokratike të kandidatëve e të platformave elektorale në procedurat e zgjedhjeve. Fitorja në zgjedhje e një kandidati të mbështetur nga pushteti arrihej, së pari, për llogari të veprimit mbi zgjedhësit nëpërmjet të ashtuquajturit “burim administrativ”, mundësive financiare dhe pushtetare të autoriteteve drejtuese në nivele të ndryshme. Së dyti, rëndësi vendimtare mori kontrolli mbi televizionin dhe radion, i cili lejonte të bëhej propagandë në dobi të një kandidati të caktuar. Së treti, komisionet zgjedhore të niveleve të mesme dhe të larta ishin nën kontrollin e pushtetit dhe mbetën “të padukshëm” për vëzhguesit e tjerë. Dhjetëvjeçari i qeverisjes së Putinit Në maj 2000, Putini, i mbështetur nga aparati, shtypi dhe një shumicë dërrmuese e zgjedhësve, fitoi lehtësisht në zgjedhjet presidenciale...Putini kaloi dy mandate në postin e presidentit...Prej olimpit politik u zhdukën shumë bashkëpunëtorë të Jelcinit-dhe aty u formua një grupim i bashkuar fort, me në krye Putinin, që, sipas shembullit të grupimeve të ngjashme, mori emërtimin “grupi i Piterit”. Ai përbëhej kryesisht nga çekistë, kolegë, bashkëqytetarë dhe miq të Putinit, që kishin zënë poste kyç, si dhe burokratë të bindur, parlamentarë, biznesmenë, gazetarë. Baza ekonomike e grupit sundues u bë kontrolli mbi korporatat shtetërore të pasurive të nëntokës, që sillnin pjesën e luanit të të ardhurave të Shtetit dhe të vetë strukturës së krijuar. Nuk është për t’u habitur që në mjedisin e borgjezisë të afërt me pushtetin lindën jo pak miliarderë...Gjatë kohës së Putinit, institucioni i zgjedhjeve degradoi plotësisht, pushteti “përkryente” teknikat e “kalimit” të njerëzve që i leverdisnin atij dhe të skualifikimit me pretekste të ndryshme të përshtatshme të kandidatëve dhe partive të papëlqyeshme. Rezultatet e zgjedhjeve falsifikoheshin në mënyrë të paturpshme në përputhje me përqindjet e dërguara nëpër rrethe që gjoja “parashikohej” të merrnin partitë apo kandidatët. Udhëheqja putiniane mori nën kontrollin e vet të plotë kanalet kryesore të televizionit, që mbulonin një pjesë të madhe të vendit...Tonaliteti i përgjithshëm i prononcimeve publike të udhëheqësve u bënë, sikurse në kohën sovjetike, hipokrizia dhe e vërteta gjysmake. Kështu, duke iu përgjigjur ankesave për shkeljet revoltuese gjatë zgjedhjeve, Putini u rekomandonte publikisht të pakënaqurve t’u drejtoheshin gjykatave, megjithëse ai, ashtu si edhe gjithë të tjerët e dinin që gjyqet, si rregull, nuk u përgjigjen kërkesave të tilla të qytetarëve. Vetë sistemi gjyqësor, për nga thelbi mbetej sovjetik, domethënë i varur nga struktura të tjera të pushtetit, çka ishte shprehur shumë herë në punën e gjyqeve të ndryshme. Megjithatë, simbolet ogurzeza të dhjetëvjeçarit të Putinit u bënë dy dukuri: terrori dhe korrupsioni.


E shtunë-diel, 12-13 prill 2014

Panairi i Librit

19

www.mapo.al

400 tituj të autorëve të traditës dhe bashkëkohorë në Shkup Në Panairin e 26-të Ndërkombëtar të Librit në Shkup Shqipëria prezantohet me tituj librash të autorëve të traditës si: Naim Frashëri (vepra e plotë), Andon Zako Çajupi (vepra e plotë), Jul Variboba (vepra), Pashko Vasa (vepra e zgjedhur) por edhe vepra të autorëve të tjerë bashkëkohorë, si Fatos Kongoli, Flutura Açka, Besnik Mustafaj, Natasha Lako, Moikom Zeqo, Sulejman Mato, Arben Shehi, Rexhep Qosja etj. Panairi i Librit në Shkup, i cili mbahet në datat 8-14 prill është një ngjarje e përvitshme, e cila promovon,

afron dhe shkëmben eksperienca autorësh dhe botuesish në rang ndërkombëtar dhe rajonal. Personalitete të shquara nga bota e letrave, ajo akademike dhe nga fusha e botimeve gjejnë hapësirat për të konsoliduar më tej urat e komunikimit përmes kulturës së shkruar. Ministria e Kulturës këtë vit mbështet pjesëmarrjen dhe promovimin e veprës së shkrimtarëve shqiptarë Ylljet Aliçka, Flutura Açka, Besnik Mustafaj, Bashkim Hoxha, Moikom Zeqo, Arben Shehi. Në këtë panair botimet shqiptare do të

ekspozohen me mbi 400 tituj librash të autorëve të traditës si: Naim Frashëri (vepra e plotë), Andon Zako Çajupi (vepra e plotë), Jul Variboba (vepra), Pashko Vasa (vepra e zgjedhur) por edhe vepra të autorëve të tjerë bashkëkohorë shqiptarë, si Fatos Kongoli, Flutura Açka, Besnik Mustafaj, Natasha Lako, Moikom Zeqo, Sulejman Mato, Arben Shehi, Rexhep Qosja e shumë autorë të tjerë. Përgjatë ditëve të panairit janë planifikuar të organizohen një serë veprimtarish kulturore.

Udhëtim në dëshirat e ndaluara; gratë, tabutë dhe pushteti Përsiatje mbi romanin "Gosti gënjeshtrash" e Amin Zaoui-së, përkthyer nga Mirela Kumbaro Amin Zaoui (1956, Algjeri), shkrimtar që shkruan në dy gjuhë - arabisht dhe frëngjisht është autor i pesë romaneve të përkthyera në shtatëmbëdhjetë gjuhë e të botuara në dhjetëra vende. Cilësohet si një ndër të parët shkrimtarë algjerianë që nëpërmjet veprës së tij letrare i konsideroi të vjetruara e jo më të pakapërcyeshme tabutë. “Shkruaj që të çlirohem”, thotë romancieri algjerian teksa shpjegon prirjen e vet letrare. Në librat e tij, ai qëmton veten dhe të tjerët, dobësitë e individit dhe mospërmbajtjen kolektive në një shoqëri që, në emër të Zotit, lëviz përmes despotizmit. Ndikimi i përvojës jetësore të vetë autorit, si dhe shqetësimi për fatin e burrave e grave algjeriane zënë një vend të rëndësishëm te të gjitha veprat e tij, ndër të cilat edhe “Gosti gënjeshtrash”, përkthyer në shqip nga Mirela Kumbaro (DITURIA, 2008). I gjithë ky roman shpaloset përpara nesh nën zërin e Kusailës, apo Nemsit, që në arabisht do të thotë urith. Ai u rrit në një familje besimtarësh të thekur, në një shtëpi të madhe “mbushur me intriga, xhelozi dhe tradhti bashkëshortore”, në një fshat të zhytur në mjerim dhe hipokrizi, në katundin pa shpirt, ku burrat ishin dhënë pas kurvërisë, ndërsa gratë pas tradhtisë bashkëshortore. Kështu pra, çfarë i mbetej të bënte djaloshit? “Unë nxora fyerje të pamenduara, të vërteta, të fëlliqura të jetës sime, apo gjëra të cilat i kam dëgjuar nga gojët e atyre që më detyruan të jem zot i frikës dhe i mirë. E dua të vërtetën e gënjeshtrave. Dhe vetëm Allahu e di të vërtetën, të vërtetën e madhe. Betohem që këto gënjeshtra janë të vërteta.” Por sikurse shprehej nëna e vet: “Parfumi i dashurisë dhe era e krimit nuk fshihen dot”. Një vorbull personazhesh, që s’bëjnë gjë tjetër veçse provojnë të kapin “mollën e ndaluar”. Tradhti që pasojnë njëra-tjetrën, marrëdhënie që edhe atëherë kur mendon se janë të sinqerta, kupton se janë thjesht farsa, tradhti, shtirje, mashtrim, hipokrizi... Nëna e Nemsit përjeton një dashuri të ndarë mes babait të familjes dhe xhaxhanë. I ati do tezen e Nemsit, dhe ky i fundit është marrosur pas saj. Burri i tezes

dashuron motrën e Nemsit. E kështu, rivalitetet dhe armiqësitë mes këtyre personazheve nuk janë më pak intensive. Nemsi vjen për të urryer çifutët dhe roumis (myslimanët quajnë kështu të krishterët, ose më mirë europianët, librat e të cilëve megjithatë ai i adhuron), dhe për të përfaqësuar urrejtjen politike që qëndron pas grushtit të shtetit që përmbysi presidentin e parë të Algjerisë të zgjedhur në mënyrë demokratike. Si një djalë i vogël Nemsi ha me dorën e majtë, çka për një mysliman konsiderohet e fëlliqur, shenjë turpi, mallkim hyjnor. Por ndryshe nga një djalë i vogël, në jetën e tij ka shumë femra. Një dëshirë e ethshme jo për vajza të reja, por për gra: “Kam mësuar të urrej ushtarët dhe të dua të bëj dashuri me gra, me gra shumë më të mëdha se unë.” Ai kallëzon si i hapen sytë, mes seksualitetit të vet të shfrenuar, në krahët e grave të pjekura. Në një botë të mbyllur, ku dëshira shtyhet. Në Algjerinë e viteve ’60, ai kalon nga krahët e tezes në shalët e gruas së mësuesit, nga vejusha e përvëluar te gjinjtë e murgeshës... Në një klimë puçesh ushtarake dhe intrigash politike, ai vazhdon mes vrullit kaotik të dëshirës, vetëkënaqësisë, grave dhe seksit, duke u përpjekur më kot të asgjësojë unin e vet seksual... Dëshiron gratë, por di të dojë fort librat dhe gjuhët. Heroit të ri të romanit, librat i falin po aq emocione sa seksualiteti një seksualitet i parakohshëm dhe i veçantë. Jo pa qëllim, Zaoui vendos paralelisht në duart e djaloshit sa Kuranin, aq edhe veprën që ky e do aq shumë e që e lexon e rilexon pa reshtur - Zonjën Bovari, romanin e madh realist, ku incidentet janë të mirëpeshuara, ku çdo detaj ka një qëllim. Vendi dhe koha këtu janë elastike; dhe kjo imagjinatë energjike, shkrirë me tërbimin dhe seksualitetin janë pothuajse gjithçka pas të cilave duhet të kapemi. Amin Zaoui e trajton temën e obsesionit me gratë në moshë në një mënyrë delikate dhe shqetësuese. Një varg skenash të shkurtra të kombinuara me vëzhgimet koncize realizojnë jo në pak raste një koherencë të brendshme, dhe kjo falë bashkëveprimit simbolik

Në rend të ditës qëndrojnë gratë e rrudhura, fishkur prej moshës dhe kohës, në shtretër kërcëllitës dhe dyshekë kashte në stallat e lagështa kundërmuese të bagëtive. Klasifikimi i Zaouit si pjesëtar i “brezit të viteve 1970” nuk ka vlerë tjetër veç asaj kronologjike. Shkrimtarët e shprehjes arabe në Algjeri rrallë kanë përbërë një brez apo një shkollë më vete...

të karakterit me kontekstin. Realja dhe trillimi gërshetohen më së miri. Rrëfimi hidhet para e pas në kohë dhe e gjitha kjo me qëllim që lexuesi të mos e kuptojë kurrë vërtet se kur dhe ku ndodhet. Zaoui të udhëheq drejt një shtegu duke të vërtitur më parë nëpër secilën faqe. Emrat e karaktereve përzihen me kohën dhe vendet. “Isha unë 12 apo 14 në atë kohë? A ishte emri i saj Suha apo Duzha/Karina ose Kahina?” Nën premisën se një gënjeshtar është një lloj gjeniu, diku mes një të çmenduri dhe një profeti, dhe se të gjitha gratë duan të dëgjojnë gënjeshtra, ne hyjmë më thellë në botën e tij gjysmë të vërtetë dhe shthurjes fetare. Një libër që thyhen çdo tabu dhe çdo konventë shoqërore, të ngritura në Perëndim për t’u besuar. Ngjarje dhe lëvizje të mëdha në Algjerinë e viteve ’60-’70, të cilat përpunohen me finesë e mjeshtëri prej autorit, për të na njohur pa dyshim me to, por ama për të mos rënë në kornizim historik (për këtë fare mirë mund të ndihmonte një përmbledhje e shkurtër e ngjarjeve të fundit politike algjeriane). Në rend të ditës qëndrojnë gratë e rrudhura, fishkur prej moshës dhe kohës, në shtretër kërcëllitës dhe dyshekë kashte në stallat e lagështa kundërmuese të bagëtive. Klasifikimi i Zaouit si pjesëtar i “brezit të viteve 1970” nuk ka vlerë tjetër veç asaj kronologjike. Shkrimtarët e shprehjes arabe në Algjeri rrallë kanë përbërë një brez apo një shkollë më vete. Ata kanë ndjekur shtigje të veçanta, që nga shfaqja e letërsisë arabe e deri me shpalljen e pavarësisë, në varësi kjo të bindjes së tyre politike apo prirjes për të eksperimentuar me stilin dhe gjuhën. Romanet e Zaouisë i karakterizon një stil letrar i thjeshtë e i rrjedhshëm, pasqyrë e realitetit dhe përvojës algjeriane, e në të njëjtën kohë i lirë nga dogmat e qarta politike. Gjuha e tij është laike, e kohës, individuale, larg dogmës së ngurtë klasike që kundërmon era fe e besim. Një rrëfim tronditës, por mjaft shprehës e tërheqës në kuptimin e plotë të fjalës, i cili të mbërthen e të merr me vete në një udhëtim befasues e të jashtëzakonshëm. Jeta Shyle

Poeti lind, historiani bëhet Publikohet në Zagreb një përmbledhje e studimeve albanologjike të botuara deri më sot, kushtuar njërit prej historianëve më cilësorë që ka realisht bota shqiptare, Zef Mirditës Maksima e njohur latine Poeta nascitur, historicus fit (Poeti lind, historiani bëhet), ka shërbyer për të titulluar njërën prej përmbledhjeve më të rëndësishme të studimeve albanologjike të botuara deri më sot, përmbledhje e cila i është kushtuar njërit prej historianëve më cilësorë që ka realisht bota shqiptare. Ky festëshkrim i kushtohet Zef Mirditës, një personaliteti të përveçëm të shkencës dhe kulturës shqiptarë, në shenjë mirënjohje për punën e madhe dhe të gjatë kërkimore shkencore për gati 50 vjet, veçmas për kohën që ai kaloi në institutin për

histori kroate, në vitet 1993-2004, si dhe kohën tjetër mbasi del në pension, kur instituti kroat bazuar në kompetencën dhe vullnetin e Prof. Mirditës e ka mbajtur atë aktiv si anëtar të përhershëm të vetin pranë këtij instituti me punë dhe projekte të tjera kërkimore shkencore. Prof. Zef Mirdita me punën e tij kërkimore-shkencore përbën një pikë referimi me rëndësi në rrethet shkencore shqiptare, kroate, por edhe ato ballkanike, europiane dhe botërore. Publikimi i këtij libri në Zagreb, aty ku tradita e studimeve albanologjike ka qenë e hershme dhe kryesisht falë faktit se aty kanë vepruar një varg i gjatë albanologësh si Šufflay, Truhelka, Racki etj., e ku sigurisht kryet e vendit e zë Milan Šufflay, që është një nga emrat më eminentë të albanologjisë, tregon se Zagrebi përfaqëson një qendër albanologjike me rëndësi dhe që me këtë botim shpërblehet me

mirënjohje për kontributin e dhënë. Mendoj se botimi i këtij libri do të nxisë të tjerë studiues kroatë që të merren më tej në të ardhmen me Shqipërinë e për rrjedhojë ndoshta hapjen e katedrave dhe kurseve të kroatishtes dhe shqipes respektivisht ne Zagreb dhe Tiranë, çështje e cila ngrihet më të drejtë në parathënie të botimit. Botimi paraqet në një farë mënyrë edhe një arritje suksesive të studimeve albanologjike në rrafshin kombëtar dhe veçanërisht atë ndërkombëtar. Kjo për faktin se autorët e përfshirë në të janë studiues të mirënjohur në nivel ndërkombëtar që albanologjinë e kanë objekt parësor në studimet e tyre, ndaj botimi përbën një referencë të pashmangshme studimore shumëdisiplinare dhe në këtë aspekt që do t’i vlejë cilitdo që do t’i duhet të merret me studime rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kastriot Marku


20

E shtunë-diel, 12-13 prill 2014

www.mapo.al

vitrina Roman Titulli: Akustikë e përkryer Autori: Daria Bignardi Përktheu: Adrian Beshaj Botimet “Dudaj”

Marramendësia e arratisë së gruas nga dashuria

Kristo Frashëri: Historia dënon çdo monark që s'ka respektuar Kushtetutën N

ë debatin që po zhvillohet këto kohët e fundit rreth Ahmet Zogut si mbret i shqiptarëve, nëse duhet të nderohet, të kritikohet apo të dënohet, ka një pështjellim politik, juridik dhe historik, i cili është tepër i theksuar tek pjesëmarrësit që nuk janë historianë. Pështjellimi vjen para së gjithash ngase nuk bëhet dallimi midis monarkisë (mbretërisë) si formë regjimi dhe monarkut (sovranit) si kreu i shtetit. Monarkia dhe monarku nuk duhet të identifikohen për arsye se njëri përfaqëson një formë regjimi, kurse tjetri sovranin që atë e drejton. Ka raste në histori kur monarkia si formë regjimi ka qenë e dobishme për një vend mbasi nëpërmjet kurorës mbretërore është realizuar bashkimi kombëtar i një populli. Por ka edhe momente kur në një vend vendosja e monarkisë shënon hapa prapa. Sidoqoftë, në çdo rast monarkia duhet të gjykohet nga Kushtetuta e saj, nëse ka qenë e dobishme apo e dëmshme, nëse ka qenë kushtetuese apo despotike, parlamentare apo absolute. Debati mbi monarkun si kryetar i shtetit ka të tjerë parametra. Veprimet e një monarku duhen ballafaquar detyrimisht me Kushtetutën e monarkisë së tij nëse ai i është përmbajtur betimit që ka bërë “para Zotit dhe para Popullit” për të respektuar normat e Kushtetutës. Vetëkuptohet se historia dënon çdo monark që nuk ka respektuar Kushtetutën, rrjedhimisht kur ai ka dëmtuar sovranitetin, integritetin, din-

“Ahmet Zogu - vështrim historik» Autor: Prof. Kristo Frashëri Botimet: M&B

jitetin dhe ardhmërinë politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore të atdheut të vet. Nëse pajtohemi me këto kritere të arsyetimit historik, atëherë historiani duhet të hetojë Kushtetutën që pati mbretëria kur Zogu u shpall mbret dhe në mënyrë të shkëputur prej saj të vlerësojë veprimtarinë dhe politikën që ndoqi mbreti Zog në respekt të Kushtetutës deri më 7 prill 1939. Në debatin që po zhvillohet, sundon midis johistorianëve edhe një logjikë e padrejtë historike, juridike dhe politike. Harrohet se përgjegjësia për veprimet e mbrapshta ose merita për veprat e mbara të një monarku është personale dhe jofamiljare. Në rast se Ahmet Zogu ka shkelur Kushtetutën, kjo nuk do të thotë se duhet dënuar dhe biri i tij dhe, ca më pak, edhe nipi i tij, aq më tepër që ata nuk kishin lindur kur ai ishte mbret. Si rrjedhim, nuk është e drejtë kritika që antizogistët ekstremistë u drejtojnë demokratëve dhe socialistëve, të cilët përshëndetën më 1996 kthimin në atdhe të familjes së mbretit Zog, përderisa anëtarët e saj nuk akuzohen për veprime të mbrapshta. Pikërisht nga këto pështjellime gjejmë rastin për t’iu përgjigjur shkurtimisht pyetjeve: Kush ishte Ahmet Zogu si njeri? Cilat qenë meritat e mbretërimit të tij? Cilat qenë gabimet apo dëmet që atij i atribuohen? Si duhet të cilësohen veprimet e tij, nëse ka ndër to akte të mbrapshta, - tradhti apo gabime të justifikuara? Të shohim!

Seit Mansaku: Gjirokastra historike, gjuhësore e etnologjike, e zbuluar në arkiva Monografia “Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik”, hartuar nga Mimoza Karagjozi Kore, është një studim i thelluar për qytetin e Gjirokastrës. “Mund të pohojmë se kjo monografi është rezultat i njohjes nga afër të veçorive etnogjuhësore të këtij qyteti nga ana e autores, e formimit gjuhësor të saj dhe e një pune kërkimore këmbëngulëse në biblioteka e arkiva, për të zbuluar e parashtruar me dashuri dhe me realizëm veçori gjuhësore dhe etnologjike të vendlindjes së saj. Të gjitha këto e bëjnë këtë punim me interes si për studiuesit, ashtu edhe për një rreth më të gjerë lexuesish që dëshirojnë të njohin më mirë mjedisin etnogjuhësor e kulturor të këtij qyteti, i cili zë një pozicion gjeografik, historik gjuhësor e kulturor të veçantë në hapësirën shqiptare”, -

shprehet Prof.dr Seit Mansaku. Mimoza Karagjozi Kore (1961) është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe, në Universitetin e Tiranës më 1986. Është pedagoge prej 25 vjetësh, fillimisht në Universitetin “Eqrem. Çabej” dhe prej 2004-ës në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës shqipe. Fusha kryesore e studimit të saj është historia e gjuhës shqipe. Ka marrë gradën shkencore “Doktor i Shkencave” (2005) dhe “Profesor i asociuar” (2009). Është autore e monografisë “Parafjalët në “Mesharin” e Gjon Buzukut” (2005) dhe “Ushtrime për shqipen standarde” (2007), si dhe e shumë artikujve shkencorë të mbajtur në konferenca brenda e jashtë vendit apo të botuara në revista shkencore.

Arnoja dhe Sara takohen në adoleshencë dhe instinktivisht bien në dashuri. Një pasdite vere ajo e lë ngaqë “i pëlqejnë dashuritë fatkeqe”. Takohen pas shumë vitesh dhe vendosin të martohen: janë të hareshëm, të dashuruar, duken të lumtur. Arnoja është i bindur se duhet t’ia falë gjithë qenien e tij, por nuk arrin dot t’i shpjegojë melankolitë dhe gënjeshtrat që dalin pak nga pak në dritë. Tek e fundit, jeta i pëlqen ashtu siç është: luan në violonçel në ‘Scala’, ka tre fëmijë nga gruaja e jetës së tij dhe nuk kërkon gjë tjetër. Por me kalimin e kohës, shqetësimet e Sarës shtohen derisa, një mëngjes, për shkak të një ngjarjeje të pakonceptueshme, Arnoja do ta pyesë veten se kush është në të vërtetë njeriu me të cilin ka jetuar për trembëdhjetë vjet, gruaja që dashuron ngaherë. I mëdyshur, fillon të ndjekë një tragë plagësh rinore dhe pasionesh të mbytura dhe, me frikë përherë e më të madhe, gjen fillin e disa historive të pabesueshme. A mundet një grua të rrijë me një burrë që mendon se e dashuron, por nuk ka dashur kurrë ta njohë vërtet? A mund të pranojë një burrë që e shoqja të mos i zërë besë? A mund të jetohet pa e shprehur vetveten? Dhe si ndikon dhimbja në jetët tona? I ndërtuar sipas spirales marramendëse të një arratie, “Akustika e përkryer” ka delikatesën e një romani formimi – formimin e një njeriu të rritur, e një dashurie – dhe fuqinë e vrullshme të një romani hetimor. Roman Titulli: Vepra në të Zezë Autor: Marguerite Yourcenar, Botimet: IDK

Një ndër 100 romanet më të bukura të shekullit XX “Vepra në të Zezë” i Marguerite Yourcenar, është libri më i ri që vjen për lexuesin në shqip nga botimet IDK. Në romanin “Vepra në të Zezë”, Marguerite Yourcenar me personazhin e Zenonit, s’na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, me gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal. Një botë ku përballen me ashpërsi Mesjeta me Rilindjen, teksa në horizont po mugullojnë filizat e kohëve moderne. Zenoni është produkt i kësaj bote, por pak nga pak ky njeri i lirë kërkon të çlirohet prej saj dhe për këtë paguan një çmim të lartë. Duhet theksuar fakti se, gazeta e mirënjohur “Le Monde” e ka shpallur librin “Vepra në të Zezë”, një ndër 100 romanet më të bukura të shekullit XX. Poezi Titulli: Fernando Pessoa Poezi Autor: Fernando Pessoa Botimet “Zenit”

Zenit sjell në shqip poezitë e portugezit Fernando Pessoa Vjen për lexuesin në shqip libri me poezi i autorit portugez Fernando Pessoa, nga Botimet ZENIT. Fernando Pessoa konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX, për të gjithë botën dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj portugezë për të gjitha kohërat. Ai ishte një poet, kritik, përkthyes, mendimtar, eseist tepër elegant, i thellë e misterioz, filozofik i kuptueshëm dhe i pakuptueshëm që admirohet sot në të gjithë botën.


E shtunĂŤ - e diel 12-13 prill 2014

www.mapo.al

21


Përtej privatësisë

Kastro Zizo Kur e do jetën, çdo gjë bëhet e bukur

Dosjet X Nga Iva Tiço faqe 24

faqe 24

personzh single & The City privatësi Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

Vlashent

Sata

ky artist i madh, ky fëmi Shqipërie

Pianoja le të heshtë për pak... Dhe të fillojë kënga. Pianisti dhe pedagogu i pianos në Paris, Vlashent Sata që shoqëroi Elina Dunin në Prishtinë dhe Tiranë, ka zbuluar krijimet e tij si kantautor, dhe siç e thotë një shprehje dhe si pak artistë e bëjnë vërtet, “u ka lënë njerëzve në dorë një copë të shpirtit të tij”

N

ë do kish ngelur vërtet ndonjë ëndërr e hershme nëpër sallat e Piramidës, nga ato që nuk kanë si t’i mungojnë një 15-vjeçari që lë për pak pianon, e këndon këngët e tij me kitarë, ai erdhi ta zgjonte vetë. Bashkë me Elina Dunin e muzikantët që i shoqëronin në koncertin e kësaj jave në Tiranë. Por po të shohësh një ditë më pas Piramidën, ende me posterin në hyrje, me gjurmët e fundit të mbetura nga koncerti i shlyer nga axhenda e kryeqytetit tashmë, mendon që ëndrrat janë prapë aty. Të vëna në gjumë po nga ai, duke kënduar “Ëmbël”, për “Hanën” e të tjera krijime ca të vjetra e ca të reja, me kitarën në dorë e me një fletore fëmije, në një qosh duhet të jetë patjetër një e tillë, nga duket se kanë dalë fjalët e këngëve të tij… Është larguar nga Shqipëria sa mbaroi Liceun Artistik, për të studiuar në Francë piano me pedagogë si Romano Pallocchini dhe me të madhin Denis Pascal dhe më pas dhe pedagogji. Ka ardhur disa herë për të kënduar në ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’ këngët “Në botën tonë”, “Ëmbël”, “Ëndërruar” dhe “Nëse të merr malli” dhe është larguar menjëherë, pa pritur as jehonën e muzikës së tij të sinqertë, të lëshuar lakuriqe pa një videoklip e pak publicitet supeve. Por tani ka ardhur me mendje të tjera, ka hedhur një hap “Këmbëzbathur” si kënga e re dhe nuk do ndalet këtu. Ka ca projekte muzikore që nuk i ndan dot nga Shqipëria, nga ky vend ku një pjesë e tij, ajo më e mira ndoshta, do flejë gjithmonë… Koncerti i prezantimit të albumit të fundit të Elina Dunit “Muza e Zezë” te Piramida, veç gjithë emocioneve, kishte dhe një fakt interesant, që ktheheshe në po atë vend ku 15 vjet më parë ke kënduar krijimet e tua të para. Si e ke përjetuar gjithë këtë? Kënga, dhe pse unë iu kushtova pianos, më ka shoqëruar gjithmonë. Kam pasur shkollën në shtëpi, babai është pedagogu im i kantos, por nuk kam studiuar në një institucion. Megjithatë në moshën 15 vjeç kam pasur një goditje të fortë, një shtysë që doja të shkruaja. Mësova dhe kitarën autodidakt. Dhe këngën e parë timen e kam kënduar pikërisht te një nga sallat e Piramidës. Ka qenë dita kundër AIDS, një event i organizuar nga Hervin Çuli, ku kam kënduar tri këngë. Dhe tani që erdha me Elinën dhe këndova prapë aty ishte si një rreth që kërkon të mbyllet dhe ishte shumë bukur. Në biografinë tënde thuhet që vjen nga një familje artistësh. Na trego pak për familjen Sata Im atë, Loro Sata është këngëtar lirik, ka qenë nxënës i Lukë Kaçajt, një nga basët më të mëdhenj që ka njohur konservatori i Moskës në vitin ‘68. Ai është muzikanti i parë i familjes, tani është kritik i muzikës.

foto: armand Sallabanda

Faqe 22


E shtunë - e diel 12-13 prill 2014

23

www.mapo.al

Vlashent Sata dhe Elina Duni

Motra e madhe, Mariena është violinë e parë në orkestrën simfonike të Bilbaos në Spanjë, ndërsa motra tjetër Reksi ka mbaruar për violonçel dhe kanto klasike dhe ka qenë pjesë e Operës së Liezhit, në Belgjikë. Vetëm mami nuk e ka artin për profesion, ajo ka bërë piano kur ka qenë e vogël, por pastaj ka studiuar ekonomi, megjithatë shpesh mendoj që ajo është artiste më shumë se ne të gjithë për faktin që ka ditur të menaxhojë një familje me katër njerëz që merren me art. Babai, muzikë klasike. Motrat e mëdha, po ashtu. Besoj për ty ishte e përcaktuar kjo rrugë... Po, im atë më ka regjistruar në piano që 5 vjeç. Si këngëtar jam zbuluar në një turne që shkolla “Kongresi i Përmetit”, “Servete Maçi” sot, bëri në Pulia, ku kam kënduar këngë napolitane dhe kanconeta. Në fund të turneut organizatori donte të bënte një turne në të gjithë Italinë vetëm me mua, por unë nuk pranova, më kishte marrë malli për familjen. Isha vetëm 13 vjeç në atë kohë, por edhe babai donte që të vazhdoja të kultivohesha në muzikën klasike, të punoja me pianon. Nuk e pati keq në fakt, por ka qenë pak frustrim sepse këndimi për mua ka qenë shumë i natyrshëm, mund t’u flisja njerëzve shumë shpejt për t’u dhënë çfarë kisha dhe më pëlqen ky kontakt që është më pak intelektual, më pak filtrues sesa ai nëpërmjet pianos. Në fakt, historia e formimit të pothuaj çdo artisti të muzikës klasike e ka pjesë të saj frustrimin. As për ty nuk duhet të ketë qenë e lehtë Ka qenë pak e vështirë, sidomos fakti që shkolla e muzikës shqiptare, dhe pse me shumë potencial të mësueseve, nuk e ka pasur të kultivuar pedagogjinë. Ka pasur ca praktika rënduese, ka qenë pak repititive, një pjesë duhet ta përsërisje 20 herë…Unë kam studiuar pedagogji në Francë dhe e di që nuk është kjo forma më e mirë. Megjithatë, shumë thonë që është meritë e kësaj shkolle, tradicionale ruse, që ka bërë që shumë artistë shqiptarë të zhanreve klasike, të shkëlqejnë në Perëndim. E vërtetë. Është efikase në pamje të parë, sepse muzikantë të mëdhenj jashtë kanë arritur majat shumë shpejt, në moshë shumë të re, por në të njëjtën kohë mendoj që i ka kushtuar pak kjo pjesë, sepse një etapë e pajetuar në rritjen e individit të kap një çast nga veshi e të kthen pas. Ato janë boshllëqe që kërkojnë një punë personale shumë të fortë më vonë, që mos të humbësh anën njerëzore duke e mbushur me gjëra artificiale, me suksesin, skenën sepse të gjitha këto, dashuria për muzikën, për artin janë bërë me dasht’ veten e me mujt me ia transmetu të tjerëve. Nuk mendoj që suksesi është vetëm skena, apo pozicionimi në shoqëri, mendoj është çfarë ti mundesh me zhvillu te vetja, si diçka pak hyjnore, nëpërmjet muzikës, artit. Arti më i bukur është kur u përcjell të tjerëve dhe u zgjon të njëjtën dëshirë, si një energji e mirë dashurore, vëllazërore që qarkullon gjithandej dhe vjen në fund fare prapë te ty. Kjo është gjëja më e bukur, qarkullimi i shpirtit, i anës humane… Je duke thënë që, dëshira për t’u bërë artist i njohur, pengon në njëfarë mënyre formimin e individit, të plotë, të lirë? Unë thjesht dua që gjithkush ta bëjë pyetjen që a ia vlen dëshira për të arritur suksesin, pozicionimin në shoqëri shumë shpejt, kur për këtë e humb anën njerëzore? Çdo njeri duhet të pyetet a ka jetuar si fëmijë, a ka luajtur me fëmijët e tjerë, a ka kapur ndonjëherë top me dorë, a i ka parë ngjyrat e ylberit, e ka parë detin, a ka thyer ndonjëherë ndonjë xham, gjërat njerëzore... Sepse muzika e të

gjitha trajtave, por edhe muzika klasike, nuk është diçka që ti e mëson vetëm duke qenë i mbyllur me instrumentin tënd në një dhomë. Gjëja më e bukur e artistëve është kur jeton me njerëzit dhe përfton jetën e gjallë, të vërtetë. Dhe ia ke dalë të kishe një fëmijëri të zakonshme, një adoleshencë si të tjerët dhe pse ndërkohë duhet të studioje piano? Ndodh edhe kështu? Jam koshient që studimi i pianos të merr shumë kohë, edhe mua një pjesë e fëmijërisë më ka munguar por kam pasur fatin edhe të jetoj e ta kuptoj që jeta që kam jetuar kur e fusja brenda në muzikë, si kur interpretoja muzikë klasike apo dhe këngët e mia, e bënin këtë muzikë shumë më të pasur. Unë kam jetuar vitin ‘91-‘92, ‘96-ën dhe ‘97-ën, Luftën e Kosovës në ‘99-ën derisa kam ikur në 2002-shin. Më kujtohen zhytjet në liqen, kacavjerrjet në karrocat me kalë në mes të Tiranës, radhët e shisheve të qelqit me tapa alumini, radha e bukës pesë lekëshe, më kujtohet kur mendonim natën çfarë loje do bënim ditën në verë, çamçakëzi në gotë me ujë… të gjitha këto të pasurojnë shumë. Nëse nesër do kem një fëmijë, nuk do doja kurrë ta mbyllja në një dhomë e t’i thosha vetëm të studionte. Sigurisht duhet punë, por do doja që të njohë dhe detin, dhe rërën, dhe baltën dhe liqenin… Kam jetuar në shumë shtresa, nga një familje intelektuale artistësh, në një lagje me shumë probleme sociale, nga pellgjet me ujë ku më pëlqente të bëja zhurmë e të shijoja natyrën, nëpër qytetet e Evropës… Të gjitha këto jetë të jetuara brenda njërës, unë i kam përdorur në muzikë dhe kjo më ndihmon të jem më pranë njerëzve me muzikën time sepse muzika qoftë dhe ajo klasike duhet të jetë gjithmonë pranë njerëzve, por sidomos më ka ndihmuar te muzika ime, prandaj ato janë më personale, sepse janë fjalët e mia, unë i këndoj me gojën time, e gjitha del nga shpirti. Çfarë ndryshimi ka të interpretosh në skenë muzikën e dikujt tjetër si pianist, profesioni yt i parë, dhe të dalësh në skenë si kantautor? Si je ndjerë në këto raste, kur ke interpretuar këngët e tua, thellësisht personale, para ca njerëzve që më vonë mund të zbulosh që janë fëmijë të një brezi, njerëz me një të kaluar, me të njëjtin përjetim apo mendim, por që gjithsesi në fillim janë të panjohur? Unë jam në fillimet e mia që dal në skenë dhe këndoj e luaj në kitarë në të njëjtën kohë. Duhet gjithashtu të koordinohesh me muzikantët e tjerë, me të cilët për hir të së vërtetës për këtë koncert kemi përsëritur shumë pak sepse unë vija direkt nga Parisi, një ditë më parë kisha dhënë mësim në konservator… Shpresoj që një ditë t’ia arrij kësaj harmonisë së plotë në skenë, nuk është diçka që ndodh menjëherë, automatikisht. Megjithatë e di çfarë është gjëja më e rëndësishme për mua? Më e rëndësishmja është të jem i sinqertë me publikun. Duhet të arrish te thjeshtësia. Duhet ta thuash sa më thjesht atë që do të thuash, sepse është e vështirë ta arrish tjetrin pa e njohur e t’i thuash çfarë do pa e cenuar, por po arrite të jesh i zhveshur para tij emocionalisht, të jesh i sinqertë dhe i thjeshtë është gjëja më mirë. Dhe unë dua të jem i sinqertë, t’u flas njerëzve sa më shumë. Nëse e ndjejnë mirë, po nuk e ndjenë nuk kam çfarë them, megjithatë mendoj që publiku e ndjen kur ai që është në skenë është i sinqertë. Ndonjëherë nuk është ritmi i duhur, ti nuk je në pozicionin që do, diçka tjetër nuk funksionon, por nëse je i sinqertë je ok. E arrite këtë në koncertet në Prishtinë dhe Tiranë? Roli im këtë herë ishte paksa i vështirë

Nuk mendoj që suksesi është vetëm skena, apo pozicionimi në shoqëri, mendoj është çfarë ti mundesh me zhvillu te vetja, si diçka pak hyjnore, nëpërmjet muzikës, artit. Arti më i bukur është kur u përcjell të tjerëve dhe u zgjon të njëjtën dëshirë, si një energji e mirë dashurore, vëllazërore që qarkullon gjithandej dhe vjen në fund fare prapë te ty

sepse këndoja në fillim të koncertit, që është një pjesë e shkurtër dhe kjo të frustron pak, megjithatë i jam mirënjohës pa fund Elinës që e bëri ëndrrën të realizueshme. E dija edhe që njerëzit prisnin shumë sepse emri i një artisteje si Elina, natyrshëm sjell pritshmëri për ata që vijnë këndojnë në koncertin e saj. Por edhe unë vetë kisha pritshmëri ndaj publikut dhe kjo është pak e rrezikshme, sepse ti nuk e njeh publikun. Në Prishtinë ishte hera e parë që shkoja, isha pak i stresuar. Megjithatë, gjithçka shkoi shumë mirë. Prishtina ishte shumë e dashur, njerëzit ishin të thjeshtë, na kanë pritur ngrohtë. Unë madje mendoj që edhe në Shqipëri ka nevojë për festivale të tilla si DAM Fest atje, sepse është kultura që i bashkon njerëzit, u jep mundësinë të zbulojnë gjëra të reja, sa më shumë art të kemi aq më pak agresivë do jemi, aq më shumë mirësi do kemi në qarkullim. Edhe në Tiranë publiku e ndjeu muzikën tonë. Sigurisht tërheqja e parë ishte Elina, njerëzit e duan atë sepse ajo jep shumë, është e thjeshtë, e sinqertë, një artiste e madhe, muzikante shumë e mirë, por edhe mike shumë e mirë për mua që më ftoi vetë për këtë koncert e ma mbushi zemrën kur më tha që ishte krenare për çfarë kisha bërë. Gjithçka shkoi mirë edhe te Piramida, e kjo sigurisht edhe si meritë e muzikantëve Gent Rrushi, Enes Beu, Ermal Rodi, Enver Muhamedi dhe Armend Xhaferri, që nuk ishte me ne në koncert, por ka punuar fort për të dhe Anima Pictures dhe ministrisë që e mbështeti koncertin. Njerëzit na pritën shumë mirë. Jam i mahni-

tur nga kjo. Skena ka një magji, arrin një çast që je në muzikë komplet dhe harron gjithçka tjetër, këtë e arrita këtë herë këtu dhe shpresoj që edhe publiku e ndjeu. Ti ke ardhur në Shqipëri sa herë ke dashur të prezantosh një këngë dhe pas 12 vjetësh në Francë, sheh po nga Shqipëria për projektet e mëdha. Sepse është më e lehtë? Ndoshta është dhe kjo, fakti që jam shqiptar, që flas shqip, që jam i kuptuar nga shqiptaret. Ndoshta është dhe më e lehtë, por e di pse është më e lehtë akoma? Sepse kam nevojë të flas shqip, të them gjëra në shqip. Kam gjëra që dua t’i them në shqip në fakt, që i kam brenda meje. Pastaj duke qenë larg ti e adhu-

ron më shumë shqipen. Unë kur lexoj Fishtën më shkojnë lot, apo dhe Migjenin dhe ata kanë qenë njerëz që kanë fol nuk kanë pasur frikën e sotshme që gjërat duhet të jenë konvencionale, sepse shpesh artistë bëjnë këngë, por nuk thuhet çfarë është për t’u thënë dhe këtu gjërat duhen thënë, jo se njerëzit nuk i dinë, jo thjesht për të bërë kritikë, por se këta njerëz kanë nevojë të ndjehen të identifikuar, që po e themi dhe nuk kemi më frikë për ta thënë. Unë e dua vendin tim, dua të lind fëmijën tim të parë në Shqipëri. Unë jam fëmijë i këtij vendi… dhe e thashë me dashje fëmijë. E ke menduar ndonjëherë: kjo zgjedhje është nevojë për t’u shprehur apo për t’u shfaqur? Në fakt edhe kur luan piano shfaqesh. I vetmi dallim, për Shqipërinë të paktën, është që mungon tradita e muzikës klasike, unë nuk di të ketë ndonjë radio me muzikë klasike, shpresoj të jem i gabuar. Megjithatë për t’iu kthyer pyetjes, ndoshta edhe dëshira për t’u shfaqur ndikon, por e vërteta është që mua këngë “më shkon”, thoshin në Kosovë, më ngjit më tepër, sepse nuk është aq cerebrale sa piano. Piano filtron, kurse kënga është direkte. Sallat që më pëlqejnë më shumë janë ato me 40- 50 njerëz, ku i sheh të gjithë të shtangur sepse të kanë përballë. Mua më pëlqen të shprehë më shumë dhe drejtpërdrejt. Dy nga këngët e tua janë në shkodranisht. Do thosha që ka dhe një shpjegim psikologjik pse ti shkon te ky dialekt, është gjurma që ka lënë te ty ky qytet, apo jo? Unë vdes për Shkodrën. Të dy prindërit e mi janë nga Shkodra dhe unë kam pasur fatin të jetoj disa momente shumë të veçanta atje. Deri në moshën 5-6 vjeç bëja pushimet verore në Shkodër. Shkodra ka pasur një filozofi jete që nuk e kam parë kurrë në asnjë vend të botës, në mos në ndonjë qytet në Portugali, apo Spanjë... Kam kujtimet më të gjalla, rrugët me asfalt, pedonalja, njerëzit me humor që kanë dit me qesh, me këndu, sado probleme të kenë pasur. Ka qenë një mentalitet që më ka pëlqyer gjithmonë. Shkojmë nga Shkodra, në Paris, në një qytet që, globalisht këtë radhë konsiderohet unik. Pothuajse kushdo që e ka njohur flet për fytyrat e shumta të tij. Ti në cilin Paris jeton? Unë jetoj në Parisin shumë të shpejtë në ritëm, nuk kam kohë, punoj shumë, njoh Parisin që nuk e njohin turistët. Ndjek shfaqjet kontemporane. Më ka interesuar gjithmonë të punoja me baletin, teatrin, filmin, kam dashur të marrë pasuri nga shumë zhanre arti. Unë punoj dhe me baletin në konservatorin e lagjes 12 në Paris, ku bëj muzikë për spektaklet e tyre dhe shoqëroj pjesë të ndryshme baleti. Kam marrë madje dhe vetë mësime baleti për një vit sepse doja të dija çfarë ndodhte. Por ke bërë edhe muzikë për teatro dhe filma, jo? Po, kam bashkëpunuar me artistë shqiptarë shumë të njohur si Arben Bajraktaraj, kemi bërë shumë teatro bashkë ku unë kam veshur muzikën, apo me Simon Pitaqaj, e të tjerë, edhe për artistë të rinj francez. Vlashent, kur do të të shohë e dëgjojë sërish publiku shqiptar? Për sa i përket këngës, dua të bëj një projekt timin, të realizoj një album me këngë në shqip ky ndoshta do jetë hapi i parë, do bëj maksimumin që të bëj diçka të mirë, do gjej kushtet që ta prezantoj si duhet, ndoshta do realizoj edhe një apo dy klipe, ndoshta do marr pjesë në festivale këtu apo shfaqje të shqiptarëve jashtë. Shpresoj që publiku të më pres si e mendoj unë.


24

EEshtunë shtunë--eediel diel12-13 13-14prill prill2014 2013 www.mapo.al www.mapo.al

pertej privatësisë

single and the city

Është i rrethuar me miq të vjetër dhe të rinj, por të fshehtat e veta nuk ia beson kujtdo. Nga ditarët e dikurshëm sekretet tashmë ia rrëfen alteregos së tij artistike: Kastro Zizos. Klevis Bega zbulon jetën e tij me edhe pa Kastron

Iva Tiço Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Dosjet X N

Klevis Bega

Sekretet i ndaj me Kastro Zizon Cili është mëngjesi yt rutinë? Zgjimi në varësi të natës së mëparshme. Higjiena rutinë dhe një orë në vetmi të plotë me veten për të logjikuar se si do me zhvillohet dita... Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Në mes të një pylli në shtëpinë time me dru... Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Te “Shanka club”, lokali im...kafe nën diell. Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje, mëngjesi? Me veten. A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Çdo gjë që unë bëj në jetë e bëj me qejf. Sigurisht që më pëlqen. A i devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Me raste edhe po, varet sesi jam. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? Nuk mundemi të takohemi se jam në studio. A je dembel? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm? Jo nuk jam dembel, madje punoj më shumë seç duhet. Ku të zë dreka zakonisht? Në restorantet pranë punës në rast se nuk kthehem në shtëpi, ose nga prindërit. Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde? Zakonisht drekën e dua të bollshme, me bazë mishi. Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Më shumë ftoj. A je kursimtar? Jo dhe këtë e quaj defekt te vetja. A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës? Jo, jo prej shumë kohësh tashmë. Kur ke qenë i vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Po, gjithmonë. Bëje rrenga për t’i shpëtuar? Shpeshherë po...Hahaha Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria? Këtë qenie që jam sot. Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura? Çdo ditë unë kam kujtime të bukura dhe të hidhura. Mjafton ta duash jetën dhe çdo gjë të bëhet e bukur. Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar? Dikur, njëfarë ditari...Sekretet i ndaj me Kastron.

Çfarë ka në portofolin tënd? Nuk mbaj portofol. Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave? Jam shumë i rregullt: po! Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? Gri.

Ekziston një aromë, të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine? Ka shumë. E dua aromën e pyllit. Çfarë CD ke në makinë? Nuk kam makinë, nuk e dua. Çfarë muzike ke zile telefoni? E kam pa zile. A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta? Me ata pak që më kanë mbetur takohem relativisht shpesh. A je i hapur për miqësi të reja, apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Gjithmonë unë kam miq të rinj. Ku rri zakonisht me miqtë? Në ambiente druri. Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote? Varet. Vonë kryesisht nga ora 2-3 e mëngjesit. Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde? Unë që gatuaj për veten, për dikë apo disa të tjerë. Po idealja, cila do të ishte? I rrethuar nga shumë mace. Kur shkon për të fjetur? Kur të më zërë. Cila është uniforma jote e gjumit? Nuk kam. I veshur si gladiator. Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”? Vetes.

"Çdo ditë unë kam kujtime të bukura dhe të hidhura. Mjafton ta duash jetën dhe çdo gjë të bëhet e bukur"

uk e kam fjalën për X (iks), e panjohur. Por për X (eks, siç e thërrasin në X Factor Albania). E që në shqip ne i themi thjesht “ish”-ët. Vjen një pikë në çift dhe ajo dosje hapet. Ka disa që e bëjnë që në fillim. Që ato ditët e para fare kur fillojnë të dalin e të njihen bashkë dhe argumenti del me thjeshtësinë më të madhe dhe rrëfehet po njëlloj siç rrëfehet dhe shija e preferuar e akullores së preferuar, siç tregohet për aktorët e filmat që pëlqen më shumë apo rrëfehet nëse je tip që zgjohesh herët në mëngjes apo nga ata që po nuk fjetën deri në dhjetë nuk funksionon fare… Ja, në këtë mënyrë një shoqja ime mësoi se ai djali me të cilin po dilte dhe po i pëlqente, kishte pasur një histori shtatëvjeçare dashurie, kishte blerë dhe një shtëpi, ku do jetonin të dy dhe fiks në ditët kur kishin vendosur që sobën e kuzhinës të mos e merrnin me gaz por vetëm me korrent, sepse ajo tjetra kishte frikë, kishte dalë se ajo tjetra në të vërtetë kishte frikë edhe nga martesa në përgjithësi dhe thjesht i kishte thënë këtij “e lëmë me kaq edhe pse të dua shumë” dhe thjesht ishte zhdukur… Një rrëfim ky që erdhi fiks në kohën e duhur, pasi shoqja ime e kishte të thjeshtë të tërhiqej në kohë, pa arritur të mallkonte atë tjetrën kur të iknin dritat dhe të mos kishte mundësinë të skuqte as edhe një vezë në sobën që nuk kishte zgjedhur vetë, apo dhe ca më keq, kur ta kalonte jetën duke vrarë mendjen se pse ajo tjetra kishte ikur ashtu papritur e pa pandehur pas shtatë vitesh. Ja, të tilla rrëfime ta shpëtojnë jetën. Ka pastaj të tjera raste kur këto takimet përpara lidhjes nuk i hapin fare “Dosjet X”. Të dy mendojnë se e shkuara nuk ka rëndësi dhe se për njëri-tjetrin ata kanë lindur ditën që janë njohur. Dhe kështu mund të funksionojë për bukuri. Derisa ndonjë ditë ajo nuk rrëmon në facebook-un e tij dhe në komentet poshtë një fotografie përtej komplimenteve të zakonshme një fjali hedh ca hije mbi të shkuarën… Ai tjetri, pa ndjerë ndonjë kërcënim në pyetjen “kush është kjo”, tregon i qetë se është ish e dashura e kohës së shkollës që tani jeton jashtë dhe ja ku jemi: “Dosja X” hapet e plotë. E nëse ajo e pyet nëse kjo X-i ishte apo jo e rëndësishme, ai e ka punën pisk, sepse sido që të përgjigjet do sjellë patjetër shqetësim. Nëse i thotë që ajo tjetra ka qenë fare e parëndësishme, do quhet gënjeshtar. Nëse i thotë që ishte e rëndësishme njëherë e një kohë, por jo tani, dihet ç’dramë do shkaktojë… Sido që t’i përgjigjet, kjo histori nuk do mbetet me kaq, do gërmohet kush ka qenë para saj, kush ka qenë pas, pastaj në njëzetë vitet e ardhshme çdo bisedë pa lidhje do përfundojë aty, tek “Dosjet X”, që ai na i paska mbajtur të fshehta, sepse i këtillë njeriu na qenka, që e ndërton jetën mbi mashtrime… Ka pastaj dhe ca raste të tjera që këto “Dosje X” janë të hapura që në fillim. Kur të dy njihen prej kohësh dhe dinë pothuajse gjithçka për njëri-tjetrin. Në të tilla raste X-et nuk futen fare nëpër dosje dhe duket se janë fare të padëmshëm. Mund të përshëndeten në rrugë teksa jeni të dy, mund të pish dhe kafe kur je vetëm dhe pastaj ta tregosh si pa gjë të keq. Për sa kohë që flitet, nuk është e dëmshme. Derisa ndonjë ditë të bukur ty nuk të shpëton goja të tregosh se si një herë në kohën e gjimnazit të kishte rënë në kokë për një djalë të vitit të katërt që e kishte klasën përballë teje… Atëherë po që gjendesh me “Dosjet X” përpara, dhe aty rriskojnë të futen edhe shokët e tu më të ngushtë, që befas shikohen me syrin e dyshimit, si ndonjë gjë që mbahet e fshehur sepse ti befas na qenke tipi me të shkuar të fshehtë… Është pastaj dhe ai problemi tjetër: Sa fletë kanë këto dosje? Domethënë sa X-e gjenden brenda tyre. Nëse thua që ajo dosje ka një X të vetëm, është shumë keq, sepse i bie të jesh zemërthyera dhe shpirtpërvëluara, që thjesht po kërkon të gjesh një gozhdë të re për të shkulur gozhdën e vjetër. Nëse ka disa fletë, ti je e lehtë. Nëse ka një numër të papërcaktuar fletësh, je e fshehtë. Nëse ai pretendon se në dosje ka më shumë fletë, por ti s’po ia tregon të gjitha duke u justifikuar se zilia e njerëzve po të përgojon, epo atëherë është shumë keq: ai s’do të të besojë kurrë. E nëse ti për t’iu dhënë fund diskutimeve i thua “po zemra, ka aq shumë fletë sepse unë isha duke kërkuar dikë si ty dhe tani s’dua të shtoj më as edhe një fletë të vetme”, do kuptosh shumë shpejt që më mirë të mos e kishe pranuar kurrë numrin e vërtetë të fletëve (se në fund të fundit nuk je e sigurt që ai nuk do zbulojë dhe të tjera fletë të grisura e të harruara ndokund) dhe se ia vlen më mirë të diskutosh gjithë jetën mbi fletë të imagjinuara, sesa të ulesh dhe të hapësh vërtet ato të mallkuara “Dosje X”.


POLITICAL MIND

Përse gënjehen njerëzit nga politika (I) Prof. Dr. Ylli Pango

Mjaft gënjeshtra të politikanëve dëgjohen, besohen, më pas vërtetohen si të tilla e përfundimisht kalojnë pa asnjë pasojë për ta. Nuk flitet për ndëshkim, as për ekzekutim politik, madje as edhe vetëm për mosbesim a humbje be-

sueshmërie për ta. Nuk flitet për këto, madje edhe kur vetë ata pohojnë nganjëherë që fjalimi a premtimi i tyre (i thënë publikisht) nuk ishte as i vërtetë e as i bazuar në fakte. Flitet minimalisht, qoftë edhe për një rënie a dëmtim imazhi që do të kishte njëfarë ndikimi në

karrierën politike të politikanit. E megjithatë nuk ndodh kështu. Njerëzit vazhdojnë të besojnë te politika e politikanët, edhe kur gënjejnë a provohet se gënjejnë, t’i votojnë ata, të udhëhiqen prej tyre. Në këtë aspekt është interesant të studiohet si dhe pse...

Pikëpamje profil Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

Ardian Vehbiu Mapo Lunch / Mira Kazhani

E majta duhet të distancohet nga tradita enveriste Alfred Lela

Augustin Palokaj

Në Tiranë ka humbur turpi

50 biseda me protagonistë të jetës publike në Shqipëri dhe jashtë saj do vijnë çdo fundjavë në MAPO. Për të debatuar ide klasike, sjellë ide të reja dhe ndoshta anatemuar ide të mbrapshta. Ekonomistë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, politologë e të tjerë do të shpjegojnë idetë e veta dhe nëpërmjet tyre veten dhe shoqërinë.

-Më thoni një ide së cilës ende nuk i ka kaluar koha? Një ide e përjetshme… Do të thosha, ideja se personi njerëzor është unik dhe i papërsëritshëm, fole e lirisë, dinjitetit dhe krijimtarisë, strumbullar i të gjitha vlerave; një ide ndoshta sot e ushqyer veçanërisht nga Kisha Katolike (por jo ekskluzivisht), por me një hapësirë zbatimi universale dhe ku, unë vetë, shoh ndoshta të vetmen forcë intelektuale në gjendje t’i kundërvihet, me forcë, kërcënimit që vjen nga totalitarizmat gjithfarësh, si stalinizmi, fashizmi, nacionalizmi dhe hegjemonia e tregut. -A lexoni për të marrë ide nga bota apo për të ballafaquar idetë tuaja me botën? Përgjithësisht për të marrë ide nga bota,

Faqe 25

ose për të kapur, qoftë edhe kalimthi, ndriçimet në mendjet e të tjerëve, të më të mirëve; vetëm se ndodh rëndom që, gjatë këtij leximi, të shkrepin flakërima idesh edhe brenda meje. Është ky një proces që unë si ego mund ta kontrolloj vetëm pjesërisht, meqë komunikimi ndodh drejtpërdrejt midis ideve, pa ndërmjetësinë e subjektit. -Cili tip është shqiptari modern: ai që ka emigruar herët dhe është tashmë i integruar, diçka më shumë se një emigrant, njëfarë europiani në përfundim e sipër; ai që i ka rezistuar ikjes dhe ka ditur të ngulë në kaosin e tranzicionit networkun tij/ saj duke triumfuar ekonomikisht; intelektuali që, i kapur mes dy kohëve, në keqkuptim e sipër, nuk është bërë me asnjërën dhe nuk ka shprehur dot asnjërën; personazhi mediatik që ka ndërtuar një alter ego e cila i pëlqen më shumë... >>


26

E shtunë-diel, 12-13 prill 2014

www.mapo.al

INTERVISTE IDE 50 biseda me protagonistë të jetës publike në Shqipëri dhe jashtë saj do vijnë çdo fundjavë në MAPO. Për të debatuar ide klasike, sjellë ide të reja dhe ndoshta anatemuar ide të mbrapshta. Ekonomistë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, politologë e të tjerë do të shpjegojnë idetë e veta dhe nëpërmjet tyre veten dhe shoqërinë.

Ardian Vehbiu E majta duhet të distancohet nga tradita enveriste <<...se vetja; apo, i riu i lindur pas viteve ’90 që ka një shkujdesje ndaj të ardhmes dhe të shkuarës duke jetuar një carpe diem permanent? Pak nga të gjitha këto – por mua nuk më pëlqen shqiptari modern; ose më mirë më pëlqen ai shqiptar që sot nuk bie në sy, por përpiqet të ruajë kontaktet me ata pak ishuj të së mirës, në oqeanin e së keqes, për të parafrazuar Calvino-n. Shqiptarin modern dua ta njoh dhe ta përjetoj në sferën private; ndërsa në publik do të preferoja shqiptarin qytetar, i cili sot për sot është në vështirësi të madhe, dramatike do të thosha, sepse nuk po di më ku t’i ankorojë skrupujt etikë që i kanë mbetur, në trysninë e papërballueshme të maskarallëkut. Sa kohë që komunikimi, në nivel kombëtar, mbetet i mediatizuar në ekstrem, jemi të detyruar të shohim dhe të mbetemi në kontakt me atë lloj shqiptari që duan të na prezantojnë mediat; por që nuk është përfaqësues veçse i shijeve dhe i prirjeve të mediave dhe, tërthorazi, edhe politikës. -Jam i sigurt, jeni ndeshur, në rrugë, stadium, forumet online, me sloganin ‘O sa mirë me qenë shqiptar’. Ç’raport keni me këtë urim dhe ditiramb që duket se përjashton të tjerët? A mos ‘shqiptari’ i kësaj parulle po mohon duke pohuar, a mos ndoshta ai nuk ndihet mirë me të qenët shqiptar? Në fakt, kur e dëgjoj atë slogan të deklamuar seriozisht, më vjen zor nga vetja, si shqiptar. Të jesh shqiptar, në fakt, është pjesërisht një fatalitet, meqë shumë të paktë janë ata prej nesh që kanë zgjedhur të jenë shqiptarë. Nga ana tjetër, të jesh shqiptar sot do të thotë edhe t’u qasesh problematikave publike në një mënyrë të caktuar – gjë që unë nuk e shoh tek ata të sloganit më sipër, përkundrazi. Por jam dakord me ju, se ka një trishtim të madh tek ajo shprehje; duket sikur ata që e thonë, kapen pas saj për të kompensuar për të gjitha dështimet, frustrimet dhe poshtërimet individuale ose kolektive; që ndonjëherë u kanë ardhur edhe thjesht ngaqë kanë qenë shqiptarë. Jo rastësisht, e kemi dëgjuar këtë farë pasthirrme ose psherëtime të përhapet krah për krah me nëpërkëmbjen e shqiptarëve në Europë, por edhe me prapambetjen ekonomike dhe kulturore të Shqipërisë dhe të Kosovës, dhe të faktit se këto dy shtete, për fat të keq, janë nga më të prapambeturat dhe të varfrat në Europë, çka nuk

përkon fare me shkallën e suksesit individual të shqiptarëve, anembanë botës. Një cinik do të thoshte se kyç i suksesit do të ishte, në këtë rast, jo të qenët shqiptar, por mohimi simbolik i këtij të qeni; ose largimi nga shprehitë dhe stilemat tipike të shqiptarisë. Nuk është kështu, dhe unë vetë do të refuzoja deri në fund që ta pranoja vizionin cinik; sikurse do të refuzoja t’i përfytyroja shqiptarët si “proletarë” mes popujve të Europës. Thjesht kemi nevojë të çlirohemi nga vetëmburrjet dhe kapadaillëqet prej katundarësh, që ndonjëherë i tolerojmë thjesht nga frika se mos përndryshe do të dukeshim si anti-kombëtarë; sikurse kemi nevojë të kuptojmë se ta deklarosh patriotizmin tënd në publik dhe të jesh përnjëmend patriot janë dy gjëra të ndryshme – dhe këtu më kujtohet një batutë e publicistit amerikan H.L. Mencken, sipas të cilit “kush thotë se e do atdheun e vet pret që ta paguajnë për këtë.” -Si i keni raportet me mitet, qoftë kjo edhe brenda një debati të madh panshqiptar mbi mitet dhe historinë ku është përfshirë edhe Ismail Kadare me ‘Mosmarrëveshjen’, një esse e g jatë që ngjan edhe si testament i tij? Më tërheqin mitet, si objekte studimi dhe si vegla për të “psikanalizuar” kulturën; sidomos kur projektohen në realitetin e sotëm – por gjithnjë i jam kundërvënë përdorimit të miteve, prej ideologëve, si mjet për t’u imponuar të tjerëve hegjemoninë; dhe këtu kam parasysh mitet kombëtariste. Besoj, megjithatë, se është e pamundur ta rrëfesh historinë si narrativë, pa e mistifikuar; sepse historia bëhet narrativë vetëm duke u mistifikuar; dhe është detyrë e çdo kulture të përgjegjshme që t’ua mësojë qytetarëve historinë dhe vetë qytetarinë nëpërmjet mitit, por gjithë duke i përgatitur për t’u distancuar prej këtij miti, dhe çdo miti tjetër, nëpërmjet të menduarit kritik. Kjo çështje lidhet ngushtë me pluralizmin; meqë disa prej nesh ende vijojnë ta perceptojnë këtë, pluralizmin, jo si arritje madhore të së drejtave të njeriut dhe si shenjë e emancipimit të shoqërisë, sesa një të keqe me të cilën duhet bashkëjetuar, ose premisë për segmentimin social. Në këtë kuptim duhet të jemi gati të pranojmë, bie fjala, se do të ketë qasje të ndryshme historiografike dhe kulturore edhe ndaj, të themi, Skënderbeut; dhe të mos skandalizohemi me një panoramë kulturore ku librat e Schmitt-

Sa i përket pjesëmarrjes së shqiptarëve në luftërat “e shenjta”, përfshi këtu edhe luftën në Siri, këtu ndryshon puna. Natyrisht, një shqiptar s’ka pse të përzihet në këto konflikte kaq të largëta; por ata që i hyjnë kësaj aventure, nuk e bëjnë këtë si shqiptarë, por si myslimanë..

it të shiten krahas me ato të Nolit dhe të Kristo Frashërit. Sa për Mosmarrëveshjen e Ismail Kadaresë, refuzoj ta mendoj si testamentin e tij; meqë nuk më duket në nivelin e veprës së tij më të mirë, madje as të eseistikës së tij më të mirë; pa përmendur pastaj që qasja esencialiste e atij autori ndaj mitit ndryshon shumë nga e imja. -Mbeçë more shokë mbeçë, përtej urës së Qabesë… vajton një këngë e vjetër shqiptare fatin e ushtarit të rënë në dhe të huaj. Shqiptarët megjithatë vazhdojnë të mbesin përtej urës së Qabesë: ndonjë si pjesë e Aleancës veriAtlantike përkrah ushtarëve amerikanë, britanikë etj, por disa të tjerë si ushtarë të xhihadit, kryesisht shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë, që luftojnë në krah të rebelëve në Siri. A janë të shqiptarit këto ‘luftëra të shenjta’? Duke qenë Shqipëria anëtare e NATO-s, e kuptoj shtetin shqiptar kur kërkon të përfaqësohet, qoftë edhe simbolikisht, në misionet paqeruajtëse ose në veprimtari të tjera ushtarake humanitare jashtë kufijve të Shqipërisë, nën mbikëqyrjen ose ombrellën e Aleancës; tek e fundit, ushtarët janë një nga kontributet e pakta që ne mund t’i japim NATO-s, së bashku me gjeografinë. Sa i përket pjesëmarrjes së shqiptarëve në luftërat “e shenjta”, përfshi këtu edhe luftën në Siri, këtu ndryshon puna. Natyrisht, një shqiptar s’ka pse të përzihet në këto konflikte kaq të largëta; por ata që i hyjnë kësaj aventure, nuk e bëjnë këtë si shqiptarë, por si myslimanë; i japin përparësi fesë dhe duan të ndihmojnë vëllezërit e tyre të një feje – çfarë s’ka të bëjë shumë me përkatësinë e tyre kombëtare. Mirëpo përfshirja e shqiptarëve – për motive sublime, histerike ose edhe thjesht ekonomike - në konflikte të armatosura ku rregullat e angazhimit i shkruajnë, mes të tjerash, edhe organizata terroriste të mirënjohura, si Al Qaeda, përbën një problem të sigurisë kombëtare. Nëse ky problem mund të zgjidhet thjesht duke e kriminalizuar pjesëmarrjen ose edhe vetëm nxitjen e organizuar për pjesëmarrje në këto konflikte, kjo mbetet për t’u parë; meqë herët a vonë duhet të nisim të shohim rrënjët sociale të dukurisë dhe pikërisht të pyesim se si ndodhi që u përftua kjo masë e madhe të rinjsh që, kushedi nën ndikimin e ekstremizmit fetar dhe të joshave në para, ndihen kaq të tjetërsuar nga shoqëria shqiptare dhe orientimi


E shtunë-diel, 12-13 prill 2014

pro-europian. -A ju shqetëson fati i kinemasë shqiptare ose, në fakt a ekziston apo a duhet të ekzistojë ajo? A mund të bëhej diçka tjetër për kulturën me ato miliona që hidhen për filma me pak shije e më pak art? Si e shihni raportin e kinemasë së pasviteve ‘90 me atë të Kinostudios ‘Shqipëria e re’? Ka një traditë të kinemasë shqiptare, e cila ka mbijetuar në artistët e sotëm – regjisorë, aktorë dhe, në përgjithësi, në rudimentet e një shkolle kinematografike – dhe që duhet konsideruar si pasuri kulturore, prandaj edhe duhet ruajtur dhe mirëmbajtur. Mirëpo kinemaja shqiptare nuk është më art masash dhe gjasat janë që nuk do të bëhet dot as në të ardhmen. Ngaqë filmat kërkojnë fonde të rëndësishme për t’u realizuar, shumë producentë dhe regjisorë u drejtohen burimeve alternative, jashtë Shqipërisë, çka shoqërohet me kosto kulturore të mëdha. Jo rrallë, krijohet një rreth vicioz, brenda të cilit filmi krijohet jo për publikun shqiptar, por për festivalet ndërkombëtare; dhe kjo jo thjesht për të kënaqur ambiciet e producentëve, por edhe kërkesat e financuesve. Natyrisht, është e drejtë elementare e producentëve dhe e regjisorëve që t’ia nxjerrin ujët e zi gjakmarrjes, Kanunit dhe prostitutave të pafajshme, dhe pastaj t’i shfaqin filmat e tyre atje ku ka ende një publik për këto tema; në një kohë që angazhimi i shtetit dhe i fondeve publike shoqërohet, besoj, me detyrimin qoftë edhe vetëm moral, për t’ia dhënë filmin publikut në Shqipëri. Dhe këtu ka një kontradiktë. Kështu nga larg, unë besoj se shteti nuk i ka mundësitë të financojë filma artistikë për kinemanë, prandaj le të mos gënjejmë kot veten; edhe pse mund të vazhdojë të përkrahë, në mënyrë të kufizuar, nismat private të producentëve dhe të regjisorëve shqiptarë. Përkundrazi, them se tradita e krijuar e filmit shqiptar duhet t’i kalojë televizionit; dhe pikërisht t’i shërbejë prodhimit të filmave televizivë, si produkte të mëvetësishme dhe si serialë, me mbështetjen financiare të televizioneve komerciale; shteti mund të luajë një rol në këtë mes, kryesisht nëpërmjet një sistemi taksash më fleksibël. -Kur merr fund tranzicioni shqiptar sipas jush, në mos pastë marrë fund ndërkohë, e shumë prej nesh nuk kemi mundur ta kapim atë

27

www.mapo.al

Jo, grupet komuniste jo – asgjë nuk mund të merret prej tyre, përveç një mësimi moral – dhe pikërisht, që një idealist i mirëfilltë duhet të druhet shumë, kur i thonë që t’i besojë liderit! Fan Noli, nga ana e vet, ka qenë prift ortodoks...

shenjë. Personalisht e lidh tranzicionin me çibanët, domethënë me të dala të panatyrshme që shprehin një ‘uri’ demode për g jërat. Në fillim kishim antenat e shumta në tarraca dhe parabolat apo saçet. Pas dëshirës për t’u dendur me filma e programe të huaja mbërritën depozitat e ujit që vazhdojnë ende mbretërimin bashkë me lavazhet e karburantet. Një gjë që ka qenë e vazhdon të jetë në modë janë kafenetë e baret e shumta në çdo cep pallati…Kur të zhduken këto shenja të kohës sonë, a do mund të thuhet se Shqipëria ka dalë prej tranzicionit? Sepse simbolika shpesh i prin faktit… Tranzicioni shqiptar nuk mund të marrë fund; sepse Shqipëria sot qeveriset nga institucione dhe struktura të cilat u përftuan si mjete që do të realizonin tranzicionin, por që me kalimin e kohës u konsoliduan dhe një nga karakteristikat e institucionit ose strukturës së konsoliduar është që të kujdeset për mbijetesën e vet, nëmos për t’u rritur edhe më. Ndërsa ato shenja të kohës sonë, që përmendni ju, i përkasin një tranzicioni të vetvetishëm, të njerëzve që përpiqen të mbijetojnë si individë ose familje brenda një realiteti të ri, të panjohur ku shoqëria ka pësuar kolaps dhe që sundohet nga anomia. Përndryshe, një gjë është tranzicioni nga një sistem në tjetrin, dhe një gjë tjetër paqëndrueshmëria sociale, e cila përfton gjithfarë patologjish, dhe që nuk ka të bëjë me sistemin, por me kontradiktat e mëdha midis shoqërisë së sotme dhe sistemit vetë, ose mënyrës si e përfytyron veten ky sistem. Po sjell vetëm një shembull – bindjen masive, edhe pse nuk di sa të përligjur, se nuk stabilizohesh dot ekonomikisht në Shqipëri, qoftë edhe në nivele modeste, pa shkelur ligjin. -Ku duhet ta kërkojë dhe ku mund ta g jejë e majta shqiptare themeluesin dhe aktin themelues të saj? A mund të fillohet me Fan Nolin; a mund të kërkohet diçka te grupet komuniste të Korçës, Shkodrës, Të Rinjve e tjerë? Jo, grupet komuniste jo – asgjë nuk mund të merret prej tyre, përveç një mësimi moral – dhe pikërisht, që një idealist i mirëfilltë duhet të druhet shumë, kur i thonë që t’i besojë liderit! Fan Noli, nga ana e vet, ka qenë prift ortodoks – dhe do të ishte pak bizare, që e majta shqiptare të themelohej mbi kredon – shpesh kaotike dhe të kompromentuar nga retorika – të një kleriku. Ndoshta kjo e majtë, që hë për hë nuk mund ta kërkojë aktin e vet themelues përveçse se tek vetë realiteti i saj i përditshëm ose te elita që e drejton, duhet të mjaftohet me distancimin e prerë nga tradita enveriste, qoftë edhe duke e kyçur atë në muzeun e historisë ose më mirë në një laborator të lëndëve me toksicitet të lartë. Vetëm kështu mund të çlirohet, besoj, nga kompleksi i fajit për bëmat e enverizmit dhe të konsolidohet ideologjikisht si e majtë europiane dhe moderne. -Kur flasim për letërsi në diktaturë kemi parasysh tri të tilla: letërsinë e shkrimtarëve socrealistë, atyre të ndaluar dhe, sigurisht Kadarenë. Nga shkrimtarët socrealistë ka mbetur thuajse asgjë; glorifikimi fillestar i shkrimtarëve të ndaluar nuk përmbyt më, ndërsa Kadare vazhdon të sundojë letrat shqipe… Kadareja shquhej dukshëm prej kolegëve të vet që në vitet e regjimit komunist; i përkiste një klase krejt tjetër shkrimtarësh. Në rrethanat kur lexuesit shqiptar i mohohej aksesi në letërsinë bashkëkohore, roli kulturor i Kadaresë ishte unik. Sot rrethanat kanë ndryshuar dhe vepra e Kadaresë është vetëm një opsion mes shumëve; në një kohë që atë vepër e ka dëmtuar shfrytëzimi i paskrupullt, unë do të thosha deri edhe mizor, prej politikës dhe ideologjisë, të cilat e kanë shndërruar në një imazh dhe idhull të kombëtarizmit dhe kanë bërë që numri i atyre që janë gati “të vriten” për Kadarenë të vijë duke u rritur përpjesëtimisht me rënien e numrit të lexuesve dhe shijuesve të mirëfilltë të Kadaresë. Për këtë nuk kam në dispozicion shifra; edhe pse pamja mono-color e stendës së shtëpisë botuese Onufri, në Panairin e Librit, që më sjell ndërmend, dashur pa dashur, librarinë “Flora” në Tiranën e dikurshme, më trishton – sepse më bën të mendoj se çfarë dëmi mund t’i sjellë zyrtarizimi shkrimtarit. Herë pas here dëgjon të thuhet, për Kadarenë, se e përdorte regjimi i vjetër për synimet e veta; por kjo që po i bëhet sot e tejkalon shfrytëzimin e djeshëm, të paktën për nga dëmi. Sa për shkrim-

tarët e tjerë, nuk di ç’impakt ka pasur Camaj i rizbuluar – edhe pse nuk pres të ketë pasur ndonjë impakt të madh, njëlloj sikurse edhe Trebeshina dhe ndonjë shkrimtar tjetër i ndaluar; dhe kjo jo për mungesë të vlerave artistike, por thjesht ngaqë lexuesi ka ndryshuar, kërkon gjëra të tjera nga letërsia dhe jo rrallë i gjen, ngaqë edhe shtëpitë botuese komerciale kujdesen që t’ia sjellin; dhe nga ana tjetër, një pjesë e kësaj letërsie “sirtarësh” nuk arrin dot ta kapërcejë hendekun midis kohës për të cilën u shkrua dhe kohës kur po botohet. Më në fund, sa për shkrimtarët socrealistë, veç Kadaresë ka gjëra nga Dritëro Agolli, Petro Marko, Dhimitër Xhuvani, Sabri Godo që kanë rezistuar, por pjesa tjetër nuk ka ndonjë të ardhme, përtej fushës së studimeve letrare; dhe këtë e them edhe për vepra që nuk janë doemos të ndotura thellë nga metoda krijuese. Thjesht është një letërsi që nuk ka ç’t’i ofrojë më lexuesit, veçanërisht brezave të rinj. -A mendoni se letërsia në gegnisht, e cila i paraprin jo vetëm letërsisë, por edhe gjuhës, pa kaluar shumë do të jetë një artefakt? A mund të ketë një kthesë që të mund ta rivlerësojë gegnishten duke e bërë më të aksesueshme? Besoj se shkolla mund të ndihmojë për ta anashkaluar këtë rrezik; gjithë duke pasur parasysh se letërsisë, në përgjithësi, i ka rënë vlera, statusi dhe prestigji i dikurshëm. Nuk është pra çështja se lexuesi do t’i rrijë larg Fishtës ose Camajt; por se do t’i rrijë larg edhe Fishtës, edhe Camajt, edhe Kutelit, edhe Poradecit. Shkollës i bie barra që t’i edukojë fëmijët në mënyrë të tillë, që këta ta pranojnë si të natyrshëm diversitetin në traditë. Nga ana tjetër, ka autorë që shkruajnë ende gegnisht, pa çka se lexohen pak – por një shkrimtar sot duhet të jetë shumë me fat, që të lexohet gjerësisht. Unë do të prisja dhe shpresoja që të lulëzonte edhe teatri në gegnisht, aq më tepër që ka pasur një traditë të bukur në këtë drejtim; sikurse edhe një televizion me bazë në Shkodër, ku të ripërtërihej tradita tjetër, ajo e muzikës dhe e varietesë. -A mendoni se Shqipëria dhe shqiptarët i kanë dhënë Europës më shumë apo e kundërta, i kanë marrë? Shqiptarët edhe kanë dhënë, edhe kanë marrë; por Shqipëria nuk më rezulton t’i ketë dhënë shumë Europës – kokëçarje, aleanca të gabuara, probleme sociale (1997-a të vjen ndërmend ose edhe eksodi i fillimviteve 1990), dhe tani vonë kriminalitet, logjistikë të mafies dhe trafik njerëzor. Tjetër punë që për këtë kanë pasur fajin e tyre fuqitë e mëdha europiane, të cilat që në fillim e gjymtuan shtetin shqiptar, duke mos i lënë hapësirë për t’u këndellur dhe optimizuar si fqinjët e vet. Mirëpo historinë nuk e zhbëjmë dot; ndërsa tani duhet të shlyejmë urgjentisht imazhin e shqiptarit jo si identitet kombëtar, por si profesion të krimit – dhe jo duke e denoncuar dhe duke u hequr si të fyer poshtë e lart, por duke luftuar me të madhe kapjen e shtetit prej krimit të organizuar. -A mund të përmendni një grusht europianësh të padyshimtë mes shqiptarëve? Jo, kam frikë se nuk e bëj dot. Në përgjithësi, nuk më ndodh të mendoj për dikë si “europian” – madje vetë mbiemri, në këtë kontekst, më kujton një mbiemër tjetër, “i jashtëm”, që e kemi pasë përdorur në fëmini, për gjithçka që na dukej se shkëlqente. Nga ana tjetër, e kuptoj se, që nga koha kur jam larguar unë prej Shqipërie, ose fillimvitet 1990, shumë gjëra kanë ndryshuar; dhe sot, të jesh europian, mund të jetë edhe thjesht një opsion; dhe jo imperativ moral dhe kulturor, si më parë. Çfarë nuk e prisja, ishte që kjo periudhë të nxirrte mbi ujë një lloj shqiptari joeuropian, ose anti-europian, që ndonjëherë, për të kompensuar, vë edhe flamurin europian mbi tryezë. Por unë s’i kam përjetuar drejtpërdrejt këto zhvillime; ndërsa në ShBA, ku jetoj, duhet të përpiqesh shumë, që të gjesh ndonjë “europian”, në kuptimin që i jepni ju, mes shqiptarëve të këtushëm – të cilëve zakonisht u del dhe u tepron “Amerika.” Megjithatë, Amerika është shumë larg Shqipërisë – gjeografikisht dhe si realitet; aq larg sa mund të shërbejë vetëm si pikë referimi simbolike, abstrakte, kur nuk shërben si prind dhe tutor ideal ose shpëtimtar yni, që do të na gjendet pranë në vështirësi, siç edhe na është gjendur. Këtë rol Europa nuk e luan dot, për arsye historike, politike dhe kulturore. Prandaj edhe ma merr mendja që sfida më e vështirë, për qytetarin shqiptar sot, është të bëhet europian edhe duke iu afruar Europës, edhe duke e zbuluar Europën brenda vetes.


28

E shtunë-diel, 12-13 prill 2014

POLITICAL MIND

www.mapo.al

Kurrë nuk duhet të besojë çfarë thotë politikani a lideri pa e verifikuar, sidomos për faktin se politikani është në pozicionin e autoritetit e të pushtetit dhe i intereson të mbetet atje sa më gjatë për interesat e veta e për privilegjet që gëzon. Por, edhe pasuesit vetë, në politikë, nëse janë të një niveli më të lartë moral...

Përse gënjehen njerëzit nga politika (I) Prof. Dr. Ylli Pango

Mjaft gënjeshtra të politikanëve dëgjohen, besohen, më pas vërtetohen si të tilla e përfundimisht kalojnë pa asnjë pasojë për ta. Nuk flitet për ndëshkim, as për ekzekutim politik, madje as edhe vetëm për mosbesim a humbje besueshmërie për ta. Nuk flitet për këto, madje edhe kur vetë ata pohojnë nganjëherë që fjalimi a premtimi i tyre (i thënë publikisht) nuk ishte as i vërtetë e as i bazuar në fakte. Flitet minimalisht, qoftë edhe për një rënie a dëmtim imazhi që do të kishte njëfarë ndikimi në karrierën politike të politikanit. E megjithatë nuk ndodh kështu. Njerëzit vazhdojnë të besojnë te politika e politikanët, edhe kur gënjejnë a provohet se gënjejnë, t’i votojnë ata, të udhëhiqen prej tyre. Në këtë aspekt është interesant të studiohet si dhe pse gënjehet njeriu i thjeshtë, a së paku si mësohet ai me gënjeshtrën e politikanit, dhe ky mbi bazën e kësaj vazhdon me të njëjtin stil. Përse gjithnjë kalohet situata dhe politikanët mësohen, edhe kur nuk e kanë nisur karrierën politike me gënjeshtra, ta bëjnë këtë kaq shpesh më vonë. Cilat janë çështjet etike që heshturazi, nuk janë pjesë e strategjive të përdorura nga liderët politikë e politikanët në përgjithësi duke ia lënë vendin mashtrimit e që i bëjnë njerëzit të besojnë? Pra, si arrijnë shumë prej tyre të gënjejnë, nganjëherë edhe rëndshëm fare, e të vazhdojnë pas kësaj, pa pasoja karrierën politike, ndonëse vazhdojnë të gënjejnë? Së pari duhet pasur parasysh se vetë njerëzit janë të prirur të besojnë shumë. Madje njerëzit janë shpesh të paaftë të kuptojnë a zbulojnë gënjeshtrën e më pas qoftë edhe thellë në vetvete zhgënjimin soje. Shumica e njerëzve nuk arrin t’i kuptojë a zbulojë gënjeshtrat e përditshme, e sidomos ato mediatike të servirura nga politika, veçse po të qëllojë, pra jo shpesh, rastësisht që të shpërthejë ndonjë skandal i madh politik si pasojë a të ketë një denoncim të guximshëm prej njerëzish që rrallë shfaqen, sidomos në demokracitë ende në shpërgënj si jona. Dhe sado që të gjitha sa thamë, lidhur me paaftësinë e njerëzve për të kapur gënjeshtrën, janë të vërtetuara edhe nëpërmjet testimesh, në të vërtetë shumica e njerëzve mendojnë se munden ta pikasin gënjeshtrën dhe madje mburren se atyre nuk jua hedh dot njeri. Kjo vjen edhe për arsyen e thjeshtë të vështirësisë së identifikimit “në vend”, a menjëherë të gënjeshtrës, sidomos asaj të madhe politike, e cila madje, kur kalon mjaft kohë, harrohet si e tillë, si premtim, si mosrealizim a mashtrim elektoral. Në një aspekt tjetër thjesht psikologjik, që ka të bëjë me psikologjinë njerëzore, shumica e njerëzve janë të prirur, “by default”, të jenë besues ndaj “dredhive, njëanshmërive”. Kjo sepse njerëzit përgjithësisht besojnë atë që thonë të tjerët. E para, sepse njeriu priret të bëjë më të lehtën, ndërkohë që verifikimi, mosbesimi, të menduarit kritik për atë që të thuhet a premtohet janë më të komplikuar, më të vështirë, a të kërkojnë edhe të jesh më “kreativ” nëse mund

të thuhet kështu; kurse besimi e sidomos ai i verbër e pa mundim, është më i thjeshtë e më pak lodhës. Së dyti, edhe sepse të verifikosh, edhe nëse je i prirur a ke njëfarë aftësie ta bësh një gjë të tillë, kërkon prova, kohë, fakte, pra punë, gjë që njeriu i thjeshtë, sidomos në fushë të politikës, pra të inteligjencës spekulative, që e karakterizon politikën e politikanin, është më pak, a thuaj aspak i talentuar, sidomos në raport me politikanin që e ka këtë prirje, dhunti, a aftësi të fituar. Është kjo arsyeja që artistët e politikës, ashtu si artistët e kinematografisë janë aq të suksesshëm. Njeriu i thjeshtë veç këtyre, tenton të besojë spekulantin, të aftin në fjalë e gojëtari, të shkathëtin, atë që tenton t’i ngjajë, por nuk e arrin dot. Hollywood-i quhet me ironi nga amerikanët e thjeshtë, “industria e ëndrrave” por megjithëkëtë, të gjithë e pëlqejnë dhe e admirojnë filmin, lënë kokën për të dhe celebrities e filmit, janë ndër më të adhuruarit. Paralelizmi me politikanin e suksesshëm, sado gënjeshtar, këtu është më se i qartë. Por ka edhe një besim a “ngrënie të gënjeshtrës”, që lidhet me dëshirën për t’u pëlqyer nga politikani, për t’u bërë i afërt me të e për të përfituar nga favoret e tij. Në këtë rast, të gënjyerit e vetes, është i vullnetshëm, madje “i gënjyeri” mund të bëhet pjesë e strategjisë gënjyese të politikanit apo e stafit të tij të fabrikimit të rrenave dhe ndjekës i tij me besim herë të plotë e herë të pjesshëm në ato që thotë politikani. Ndonëse gënjeshtra konsiderohet pothuaj në të gjitha shoqëritë e globit, si ves jo aq i rëndë, megjithëse jashtë normave morale, njerëzit e falin më lehtë atë se mjaft vese të tjera ndonëse prej saj mund të derivojnë mjaft vese e pasoja të tjera negative për njerëzit e gënjyer. Megjithëkëtë e megjithë përvojën e gjatë të gënjeshtrës në politikë, njerëzit janë ende më shumë besues se sa mosbesues ndaj liderëve a politikanëve të krahut që besojnë a mbështesin. Kjo edhe për arsye interesash, por edhe sepse njeriu beson atë që i pëlqen të besojë. Këtu natyrisht bëjnë përjashtim vetëm njerëzit që kanë një formim më solid në politikë, por edhe në lëmë të kulturës së përgjithshme, e sidomos, nëse zhvillojmë një mosbesim të mësuar, a mbi bazë përvoje karshi politikanëve. Ka pra edhe njerëz që nuk i besojnë politikanët, por shumica akoma i beson. Mbi bazën e kësaj politikanët mësojnë se mund të gënjejnë pa pasoja, iu bëhet kjo zakon a për më së shumti domosdoshmëri funksionimi, modus vivendi, dhe gënjeshtra bëhet pjesë e pandarë e jetës së tyre politike e më tej edhe asaj të përditshme. Ka ndër të tjera dhe kushte të caktuara në të cilat gënjeshtra e politikanit mund të besohet më lehtë apo më me vështirësi. Dihet për shembull, sado paradoksale të duket në pamje të pare, se kur gënjeshtra është e madhe e guximshme, e pacipë, ajo

besohet më lehtë. Njerëzit në këso rastesh mendojnë se “do të ishte e pamundur të gënjehej kaq shumë, dhe sigurisht këtu ka një të vërtetë apo së paku një pjesë të saj”. Dhe përsëri del në pah natyra besuese njerëzore. Hitleri e njihte këtë psikologji njerëzore, dhe e kishte këtë lloj gënjeshtre të madhe moto të politikës së vet. Ai ishte i bindur se gënjeshtra e madhe besohet më lehtë. Ai e përdorte këtë lloj gënjeshtre sidomos për asgjësimin e kundërshtarit politik (kujtoni sajimin për djegien e Reichshtagut), Natën e thikave të gjata kundër Ernst Remit, por edhe në premtimet fantazmagorike për të ardhmen, fitoren, supremacinë botërore, që i bënte popullit gjerman, aq sa arriti t’i ekzaltonte njerëzit deri aty sa të hidheshin me besim të verbër në aventura që së fundmi u morën edhe jetën milionave. Përtacia konjitive është fenomeni që shfaqet kur njerëzit dëgjojnë një premtim, në dukje

gënjeshtër, një diçka nga një politikan dhe e besojnë pa e verifikuar atë, edhe sepse shpesh nuk duan të angazhohen në përpjekje mendore ose fizike për të kontrolluar vërtetësinë e fakteve lidhur me atë që iu thuhet, apo u duket mundim të fillojnë të vrasin mendjen për të vënë në diskutim pohimin. Ekziston edhe një lloj shprehje apo të menduar i pashprehur apatik i tipit “Nëse politikanët i kemi zgjedhur të na udhëheqin, le ta ngasin ata makinën, ata e dinë më mirë ku po na çojnë”. Shpesh gënjeshtra justifikohet me mungesën e etikës së politikanit apo me disa slogane etike të tipit “Qëllimi justifikon mjetin” që vënë në dukje problemet etike të politikës. Në këtë aspekt mund të thuhet se në përgjithësi, politikanët, shpesh kanë një kod të varfër etik që sigurisht e përfshin gënjeshtrën brenda tij, mjafton që ajo të ndihmojë për arritjen e qëllimit, pushtetit, zgjedhjes në parlament, fitimit. Kjo është sidomos tipike për politikën e quajtur ‘politika e pisët’. Këtu gënjeshtra fillon e përpunohet a hidhet në tregun mediatik e politik, së pari për kundërshtarin, për të cilin, a kundër të cilit mund të përdoret çdo gjë, çdo mjet, gënjeshtër a mashtrim deri në shpifje a sajesë nga hiçi. Nëse trukohet një gënjeshtër për kundërshtarin, kjo konsiderohet e natyrshme, e zakonshme, me vlerë, sepse nëse ai do të zgjidhet a do të jetë në pushtet, kjo do të jetë humbje, disfatë, pra mënxyrë për ekipin politik ku politikani bën pjesë. Për të gjithë arsyet e mësipërme, e për të tjera, në demokracitë qofshin ato të konsoliduara, por sidomos në ato në zhvillim, autoriteti, pushteti, politika,duhen kontrolluar gjithnjë. Demokracia është reale e funksionale e rreziku i pushteteve korruptive, mashtruese e në ekstrem i diktaturave mund të mënjanohet vetëm nëse qytetari është e kupton se duhet të jetë i informuar. Duhet të kontrollojë faktet. Kurrë nuk duhet të besojë çfarë thotë politikani a lideri pa e verifikuar, sidomos për faktin se politikani është në pozicionin e autoritetit e të pushtetit dhe i intereson të mbetet atje sa më gjatë për interesat e veta e për privilegjet që gëzon. Por, edhe pasuesit vetë, në politikë, nëse janë të një niveli më të lartë moral, mund e duhet ta kontrollojnë gjithnjë liderin politik, i cili ndër politikanët e të gjithë niveleve është i prirur të gënjejë më shumë, a të organizojë gënjeshtrën e madhe, për vetë pozicionin më suprem, më të privilegjuar e më të pakontrolluar që zotëron, dhe përgjegjësinë që ka për t’i dhënë fitoren ekipit që drejton e për ta mbajtur atë sa më gjatë në pushtet.


E shtunë-diel, 12-13 prill 2014

29

www.mapo.al

Mapo lunch

Augustin Palokaj Në Tiranë ka humbur turpi Mira Kazhani

Sa herë që udhëtoj jashtë Shqipërisë, kam një ndjesi të përzier mes lirisë së të qenit askush dhe futjes në kuti të dikushit që ti pretendon se je, dhe që klithshëm ndonjëherë të kërcënohet me instinkte grabitqare prej jetës publike. Shumë njerëz më kritikojnë pse jam një dashnore e Tiranës, për të cilën më merr malli sa ndiej zhurmën e fletës së avionit që hapet për një fluturim me shpresë, të mbarë! Këtë po bëj edhe sot në Bruksel. Në një nga pushimet e drekës në Parlamentin Europian kam takuar Augustin Palokajn, dhe po flasim për Tiranën. Ai është një veteran i këtij qyteti gri, që më thotë se ka më shumë dioksid karboni sesa oksigjen. Ndoshta nën këtë efekt politikanët e Tiranës qarkullojnë si fabul ironike në këto korridore. -Pse, ç’kanë politikanët tanë që po tallen këta diplomatë të zymtë dhe oratorë? -Mira, mos mendo se në Bruksel po i dhemb dikujt mesi për Shqipërinë. Janë indiferentë dhe të lodhur nga sjelljet e shqiptarëve, të cilët janë të vetmit dhe ndoshta rasti historik kur miqtë zihen në shtëpinë e botës. “Vetëm deputetë shqiptarë mund të zihen gati me grushte si në një ring. Të gjithë kanë probleme në shtëpitë e tyre, por kur vijnë këtu, mendojnë për vendin. Augustini ka 15 vite që jeton dhe punon në Bruksel. Është i martuar me një kroate, e cila punon gjithashtu në Komisionin Europian. Ka një djalë të vogël, i cili flet shqip, kroatisht dhe frëngjisht. Më thotë se nuk është i pasur, por shumë i lumtur me jetën dhe dinamikën që i jep një gazetari kosovar Brukseli. Këtu ai ka parë e dëgjuar shumë. Madje ka plot histori, të cilat korrespondentët tanë nuk i kanë ndarë me publikun, jo për faj të tyre sigurisht. Ai është shumë kritik më gazetarinë e Tiranës, e cila është pre e një kompromisi. Megjithatë kemi Augustinin, i cili në vitin 2005 i bëri atë pyetjen e famshme Fatos Nanos: ‘Zoti Nano, a ju vjen turp që pas kaq vitesh ende ju kërkojnë në Bruksel të bëni zgjedhje të lira?’

Ishte një pyetje, e cila në Tiranë as që guxonte dikush ta shtronte. Ashtu siç ndodh edhe sot, me disa vizita kokash shteti atje, të cilat nuk pasqyrohen në shtypin e Tiranës. Dhe kur ndodh, bëhet e kundërta. Cilët janë politikanët që nuk i preferon më Brukseli? -Po një politikan i mërzitshëm për ta ka qenë gjithmonë Berisha. Doktori i lodhte shumë këta. Nuk fliste kurrë për temën për të cilën ishte thirrur. Nën zë kishte shumë nga ata që thoshin ‘erdhi i çmenduri!’. Berisha e kishte zakon të tregonte për takimet para se t’i zhvillonte ato. Dhe asnjë gazetar nuk guxoi t’i thoshte ‘zoti Berisha, pse gënjeni?’ Po Rama? -Mund të them që çdokush që do vinte pas Berishës do të ishte simpatik për ta. Por, edhe Edi Rama ka gjysmën e tij, një politikan që nuk ka simpati të madhe në Bruksel. Ilir Meta është një personalitet i paragjykuar nga Brukseli dhe këtu meritat janë të Partisë Socialiste, të cilët për 8 vite ia dolën të bindin komisionerët, deputetë këtu, se ai ishte një figurë e korruptuar. Në fakt nuk është ky perceptim në Tiranë për të. Në fushatën elektorale Ilir Meta u mbështet nga diplomacia. I kujtoj takimin me Fylen dhe deklarata ambasadorësh të akredituar në Tiranë. -Eh, jo nuk është ashtu. Këta këtu nuk tresin lehtë akuzat. Edhe statusi në dhjetor ishte një qëndrim për dinamikat e politikës së Tiranës, e cila diku zgjidhet e gjetkë lidhet. Ka shumë probleme në Shqipëri përsa kohë drejtësia nuk do të flasë e pavarur nga politika. Augustini më tregon se në Bruksel është shumë ‘in’ Ditmir Bushati. Ai është i preferuari i ndërkombëtarëve. Ndërsa, ndryshe nga ç’kisha pandehur unë, Bregu nuk kish qenë edhe aq e preferuar në kohën e saj. “Bregu ishte shpesh e detyruar të ndiqte linjën agresive të shefit të saj, ndaj jo gjithmonë ka patur mbështetje këtu në Bruksel. Këta nuk pranojnë gjuhë të

ashpër. Në Perëndim ha bukë vetëm argumenti dhe edukata”. Augustini është i hapur dhe nuk ka frikë të thotë atë që mendon. Por ka gjithmonë një ‘por…’. Ai nuk jeton në Tiranë dhe i them se guximtarët në atë qytet ose janë budallenj, ose mbeten pa bukë goje. Dhe ndërsa i tregoja atij për friko-sferën e gazetarisë në Tiranë kuptoj se kemi shumë trazim. Edhe tani që po shkruaj, një ndjenjë frike më përshkon nën lëkurë. Dikush mund të mërzitet që unë shkruaj atë çka tha Augustini, madje edhe rivalët e tij ose të asaj nuk do gëzohen, them me vete. Atje edhe armiqtë janë solidarë para të guximshmëve si Augustini. Në Tiranën që ndodhet kaq larg sot, të gjithë janë kaq të af-

-Eh, jo nuk është ashtu. Këta këtu nuk tresin lehtë akuzat. Edhe statusi në dhjetor ishte një qëndrim për dinamikat e politikës së Tiranës, e cila diku zgjidhet e gjetkë lidhet. Ka shumë probleme në Shqipëri përsa kohë drejtësia nuk do të flasë e pavarur nga politika.

ërt dhe të ngjashëm, si miell i një thesi të njëjtë. Ata thjesht ndërrojnë dhe zëvendësojnë rolet. Augustini më shikon me një qëndrim akull dhe më thotë se në jetë nuk ka ‘por…’. -Nëse je një gazetare e mirë, duhet të marrësh parasysh gjithçka. Ju po thoni që duhet të ketë më shumë gazetar si Mero Baze? -Meron e lexoja sa ishte Berisha në pushtet. Tani është bërë i pakuptueshëm. Ndoshta edhe ai nuk mund të jetë heroi i vetëm I atij qyteti. Ndodh që lodhesh dhe fëmijët rriten dhe të duhet t’i dedikohesh më shumë familjes, Augustin. -Nuk mendoj se Mero Baze po vdes për bukën e gojës. Ai duhet ta vazhdojë profesionalizmin e tij. Atje askush nuk po flet më. Madje ai thotë se tingëllojmë edhe si pak të çmendur. -Dëgjoj se jetohet mes një luksi marramendës. Është për t’u habitur sesi ai vend është kaq paradoksal. Çfarë ndjesie të jep Tirana? -Një shije të përzier. Nuk jam dot realist sepse e dua, ashtu si ti, Mira. Por, nëse lë mënjanë modestinë, do thosha se në Tiranë po ndodh diçka e rëndë. Atje askujt nuk i vjen më turp. Njerëzit nuk kanë turp. Dhe nuk ju skuqet më fytyra. Madje para disa ditësh lexova një analist nga Tirana, që nuk po i kujtoj emrin tani, dhe thoshte se ne jemi vetë fenomeni i turpit. Ty të vjen ndonjëherë turp që je një shqiptar në Bruksel? -Jo kurrë, mua më vjen turp kur disa shqiptarë, kryesisht nga politika, na e marrin cipën dhe s’po u japin qytetarëve atje atë që meritojnë, Europën. Tani që po hedh rreshtat e fundit rreth asaj bisede gjysmë-orëshe në Bruksel, diku në një televizion informativ po lexoj se Ilir Meta është shpallur ‘Qytetar Nderi’ i Kukësit. Nuk di sesi do reagonte Augustin Palokaj ndaj lajmeve të kësaj natyre, por një pjesë imja mendon se ky çmim është shumë pak, vetëm një gjest.


30

E shtunë - e diel 12-13 prill 2014

www.mapo.al

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Unaza Lindore Tiranë (Loti 1)”. Subjekti kërkues, i këtij objekti, është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur, në bazë të Vendimit nr.138, datë 23.03.2000 të Këshillit të Ministrave,“Për kriteret teknke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë private që

shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar, për pronarët sipas listës emërore bashkalidhur. Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës). Ky publikim bëhet vetëm për pasurinë e llojit: arë dhe truall.

Pronarët do të kompensohen për efekt shpronësimi pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”). Vlera totale e shpronësimit është 61 239 472 (gjashtëdhjetë e një milion e dyqind e tridhjetë e nëntë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e dy) lekë.

Lista e Pronave qe Shpronesohen si rezultat I ndertimi te segmentit rrugor "Unaza Lindore Tirane" Emer 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

Atesi

Banka RAIFFEISEN Banka RAIFFEISEN OSMAN I SHPRESA R SHPRESA R PETRIT H ROLAND P I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR AGIM

12 MEHDI

Mbiemer

TOPCIU SHKALLA SHKALLA CAUSHI ZIU

LOCKA

TUFA

Z.K

Nr.Pas

Nomeklatura

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529

483/5 483/7 483/8 483/2/1 483/2 483/3 562/8

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A)

484/3 482/6

2529 482/9

K-34-100-(44-A)

K-34-100-(44-A-B)

13 14 15 19 20 22 23 24 26 27 28 29 31

RAKIP SELIM BATHORJA SHTET SHKELQIM D FUSHA 10 B/PRONARE BATHORJA TRASHG. BATHORJA SHTET SHTET I PAIDENTIFIKUAR SALI O SHKALLA DURIM O SHKALLA SHTET SALI O SHKALLA IBRAHIM H TOPCIU

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529

540/24 482/7 535/13 540/2/13 540/2/15 540/8 540/9 540/17 540/10 540/12 540/14 540/15 528/5

32 33 35 36 37 39 40 41 42 44 45 46

GANI;HAXHI M ISMAIL A ADEM XH REFIK I KUJTIM M I PAIDENTIFIKUAR OSMAN I TEFIK A OSMAN M SHTET I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 1604 1604 1604

528/3 528/9 528/10 528/1 542/16 734/1/10 734/1/9 524/4 367/1 512/23

SHALQIZI SHALQIZI SHALQIZI TOPCIU SHIMA TOPCIU QEFALIA SHALORI

Sip.Are (m2)

Sip.Truall (m2) Cmimi

86 48 407 325 406 2001 1091 716 2170 266 213

500.3

448 448 4371 448 448 448 448 448 448 448 448

4371

Vlera 38,528 21,504 1,778,997 145,600 181,888 896,448 488,768 320,768 972,160 119,168 95,424

Shenime Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP

Sipas dokumentit te pronesise 2,186,811 (ipakonfirmuar) Sipas dokumentit te pronesise 1,233,344 (ipakonfirmuar)

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B)

2753 1686 457 1765 1640 451 704 1135 1117 415 1149 1142 2299

448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448

755,328 204,736 790,720 734,720 202,048 315,392 508,480 500,416 185,920 514,752 511,616 1,029,952

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP

K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(28-D) K-34-100-(28-D) K-34-100-(28-D) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A)

1621 712 1959 778 1274 1458 2595 4010 99 1509 3999 1728

448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448

726,208 318,976 877,632 348,544 570,752 653,184 1,162,560 1,796,480 44,352 676,032 1,791,552 774,144

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar


10 I PAIDENTIFIKUAR 11 AGIM

LOCKA

2529 484/3 2529 482/6

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A)

12 MEHDI

TUFA

2529 482/9

K-34-100-(44-A)

E shtunë - e diel 12-13 prill 2014 13 14 15 19 20 22 23 24 26 27 28 29 31

RAKIP SELIM BATHORJA SHTET SHKELQIM D FUSHA 10 B/PRONARE BATHORJA TRASHG. BATHORJA SHTET SHTET I PAIDENTIFIKUAR SALI O SHKALLA DURIM O SHKALLA SHTET SALI O SHKALLA IBRAHIM H TOPCIU

32 33 35 36 37 39 40 1 41 2 42 3 44 4 45 5 46 6 48 7 49 8 50 9 52 10 53 11 54 55 59 12 61 62 63 13 65 14 15 19 66 20 67 22 23 24 68 26 69 27 70 28 71 29 72 31 73 74 32 75 33 76 35 77 36 78 37 79 39 80 40 81 41 82 42 83 44 84 45 85 46 86 48 87 49 88 50 89 52 90 53 91 54 92 55 93 59 94 61 95 62 96 97 63 98 65 99 100 101 66 102 67 103 104 68 105 69 70 71 72 73 74

GANI;HAXHI M SHALQIZI ISMAIL A SHALQIZI ADEM XH SHALQIZI REFIK I TOPCIU KUJTIM M SHIMA IEmer PAIDENTIFIKUAR Atesi Mbiemer OSMAN I TOPCIU Banka RAIFFEISEN TEFIK A QEFALIA Banka RAIFFEISEN OSMAN M SHALORI OSMAN I TOPCIU SHTET R SHKALLA ISHPRESA PAIDENTIFIKUAR R SHKALLA ISHPRESA PAIDENTIFIKUAR H CAUSHI IPETRIT PAIDENTIFIKUAR ROLAND P ZIU I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I10 PAIDENTIFIKUAR BASHKE PRONAR AGIM LOCKA I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR HALIL F HAFUZI MEHDI TUFA NASHO P PJETRI HASAN L BRANKA HASAN L BRANKA RAKIP SELIM BATHORJA YLLI S XHAFERI SHTET SHKELQIM D FUSHA 10 B/PRONARE BATHORJA MAJLINDA YNER LLESHI TRASHG. BATHORJA SHTET SHTET SHTET ITRASHEG. PAIDENTIFIKUAR ABDULLA LUNDRA SALI O SHKALLA I PAIDENTIFIKUAR DURIM O SHKALLA I PAIDENTIFIKUAR SHTET I PAIDENTIFIKUAR SALI O SHKALLA I PAIDENTIFIKUAR IBRAHIM H TOPCIU I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR GANI;HAXHI M SHALQIZI I PAIDENTIFIKUAR ISMAIL SHALQIZI XHEMAL A AGA ADEM XH SHALQIZI SHTET REFIK I TOPCIU SHTET KUJTIM M SHIMA DAUT AGA I PAIDENTIFIKUAR PETRIT AGA OSMAN I TOPCIU SHTET TEFIK A QEFALIA I PAIDENTIFIKUAR OSMAN M SHALORI XHEVDET XH AGA SHTET HAXHI AGA I PAIDENTIFIKUAR SHTET I PAIDENTIFIKUAR SHTET I PAIDENTIFIKUAR RAMAZAN M SHEHI I PAIDENTIFIKUAR SHTET IMALIQ PAIDENTIFIKUAR SH SHEHI I PAIDENTIFIKUAR BASHKE PRONAR I10 PAIDENTIFIKUAR ISHKELQIM PAIDENTIFIKUAR D FUSHA I PAIDENTIFIKUAR HALIL F HAFUZI SHTET NASHO "ITT INVEST"Psh.p.k PJETRI HASAN "ITT INVEST"L sh.p.k BRANKA "ITT INVEST"L sh.p.k BRANKA HASAN "ITT INVEST"Ssh.p.k XHAFERI YLLI "ITT INVEST" sh.p.k I PAIDENTIFIKUAR SHTET MAJLINDA YNER LLESHI MYFTAR R FUSHA SHTET VELI SH FUSHA CAJE R ALLA TRASHEG. ABDULLA LUNDRA RIZA FUSHA I PAIDENTIFIKUAR TOTALI I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR

266 213

448 448 500.3

4371

www.mapo.al

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529

540/24 482/7 535/13 540/2/13 540/2/15 540/8 540/9 540/17 540/10 540/12 540/14 540/15 528/5

K-34-100-(44-A-B)

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B)

2753 1686 457 1765 1640 451 704 1135 1117 415 1149 1142 2299

448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448

119,168 I Pakonfirmuar 95,424 Konfirmuar nga ZVRPP

Sipas dokumentit te pronesise 2,186,811 (ipakonfirmuar) Sipas dokumentit te pronesise 1,233,344 (ipakonfirmuar)

31

755,328 204,736 790,720 734,720 202,048 315,392 508,480 500,416 185,920 514,752 511,616 1,029,952

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP

2529 528/3 1621 448 726,208 Konfirmuar nga ZVRPP Lista e Pronave qe K-34-100-(44-B) Shpronesohen si rezultat I ndertimi 2529 528/9 K-34-100-(44-A) 712 448 318,976 Konfirmuar nga ZVRPP 2529 528/10 K-34-100-(44-A) 1959 448 877,632 Konfirmuar nga ZVRPP te segmentit rrugor "Unaza Lindore Tirane" 2529 2529 2529 Z.K 2529 2529 2529 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 1604 1604 2529 1604 1604 1604 2529 1604 2529 2529 2529 1604 2529 1604 2529 2529 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604

528/1 542/16 734/1/10 Nr.Pas 734/1/9 483/5 524/4 483/7 367/1 483/8 512/23 483/2/1 483/2 483/3 562/8

K-34-100-(44-B) 778 448 348,544 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-B) 1274 448 570,752 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1458 Sip.Truall (m2) Cmimi448 Vlera 653,184 IShenime Pakonfirmuar Nomeklatura Sip.Are (m2) K-34-100-(44-A) 2595 448 1,162,560 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 86 38,528 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(28-D) 4010 448 1,796,480 K-34-100-(44-A) 48 21,504 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(28-D) 99 448 44,352 K-34-100-(44-A) 407 4371 1,778,997 K-34-100-(28-D) 1509 448 676,032 Konfirmuar nga ZVRPP 325 145,600 IKonfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 3999 448 1,791,552 Pakonfirmuar 406 181,888 IKonfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1728 448 774,144 Pakonfirmuar 2001 448 896,448 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 2463 1,103,424 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 1091 448 488,768 nga ZVRPP 480 215,040 Konfirmuar I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 716 448 320,768 I Pakonfirmuar 3017 1,351,616 K-34-100-(44-A) 2170 448 972,160 1873 839,104 I Pakonfirmuar 484/3 K-34-100-(44-A) 266 448 119,168 Pakonfirmuar 512/31 K-34-100-(28-D) 2170 972,160 IKonfirmuar nga ZVRPP 482/6 213 95,424 IKonfirmuar nga ZVRPP 512/29 K-34-100-(44-A) 3317 448 1,486,016 Pakonfirmuar dokumentit te 4430 448 1,984,640 Sipas I Pakonfirmuar 417/…. K-34-100-(44-A) pronesise nga ZVRPP 404/8 K-34-100-(28-D) 1357 448 607,936 Konfirmuar 482/9 K-34-100-(44-A) 500.3 4371 2,186,811 (ipakonfirmuar) 404/28 K-34-100-(28-D) 342 448 153,216 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te 404/29 K-34-100-(28-D) 484 448 216,832 Konfirmuar nga ZVRPP pronesise 404/30 K-34-100-(28-D) 535 448 239,680 Konfirmuar nga ZVRPP 540/24 K-34-100-(44-A-B) 2753 448 1,233,344 404/31 K-34-100-(28-D) 883 448 395,584 (ipakonfirmuar) Konfirmuar nga ZVRPP 482/7 K-34-100-(44-A) 1686 448 755,328 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te 535/13 K-34-100-(44-A) 457 448 204,736 Konfirmuar nga ZVRPP pronesise 540/2/13 K-34-100-(28-D) K-34-100-(44-B) 1765 448 790,720 (ipakonfirmuar) Konfirmuar nga ZVRPP 404/27 877 448 392,896 540/2/15 K-34-100-(44-A) 1640 448 734,720 404/10 K-34-100-(29-C) 2203 448 986,944 Konfirmuar Konfirmuar nga nga ZVRPP ZVRPP 540/8 K-34-100-(44-B) 451 448 202,048 Konfirmuar nga Sipas dokumentitZVRPP te 540/9 K-34-100-(44-B) 704 448 315,392 Konfirmuar nga ZVRPP pronesise 540/17 K-34-100-(44-A) 1135 448 508,480 Pakonfirmuar 400 K-34-100-(28-D) 804 448 360,192 I(ipakonfirmuar) 540/10 K-34-100-(44-B) 1117 448 500,416 IKonfirmuar nga ZVRPP 404/11 K-34-100-(44-A) 393 448 176,064 Pakonfirmuar 540/12 K-34-100-(44-B) 415 448 185,920 Konfirmuar nga 404/1 K-34-100-(44-A) 3904 448 1,748,992 I Pakonfirmuar ZVRPP 540/14 K-34-100-(44-B) 1149 448 514,752 nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1917 858,816 Konfirmuar I Pakonfirmuar 540/15 K-34-100-(44-B) 1142 448 511,616 nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 730 327,040 Konfirmuar I Pakonfirmuar 528/5 K-34-100-(44-B) 2299 448 1,029,952 Konfirmuar nga K-34-100-(44-A) 247 110,656 I Pakonfirmuar ZVRPP K-34-100-(44-A) 519 448 232,512 I Pakonfirmuar 528/3 K-34-100-(44-B) 1621 448 726,208 nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 407 182,336 Konfirmuar I Pakonfirmuar 528/9 712 318,976 Konfirmuar nga ZVRPP 404/7 K-34-100-(44-A) 5852 448 2,621,696 528/10 K-34-100-(44-A) 1959 448 877,632 303/5 K-34-100-(29-C) 861 385,728 Konfirmuar nga ZVRPP 528/1 K-34-100-(44-B) 778 348,544 Konfirmuar nga ZVRPP 303/6 K-34-100-(29-C) 1985 448 889,280 542/16 K-34-100-(44-B) 1274 570,752 Konfirmuar nga ZVRPP 303/18 K-34-100-(29-C) 1713 448 767,424 734/1/10 K-34-100-(29-C) K-34-100-(44-A) 1458 653,184 Konfirmuar I Pakonfirmuar 303/19 228 448 102,144 nga ZVRPP 734/1/9 K-34-100-(29-C) K-34-100-(44-A) 2595 1,162,560 Konfirmuar I Pakonfirmuar 302/19 2892 448 1,295,616 nga ZVRPP 524/4 K-34-100-(28-D) 4010 448 1,796,480 Konfirmuar nga ZVRPP 302/24 K-34-100-(44-A) 1558 697,984 I Pakonfirmuar 367/1 K-34-100-(28-D) 99 44,352 Konfirmuar nga ZVRPP 679/9 K-34-100-(29-C) 401 448 179,648 512/23 K-34-100-(28-D) 1509 448 676,032 232/4 K-34-100-(29-A) 457 204,736 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 3999 1,791,552 I Pakonfirmuar 232/3 K-34-100-(29-A) 457 448 204,736 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1728 774,144 Konfirmuar I Pakonfirmuar 232/2 K-34-100-(29-A) 1086 448 486,528 nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 2463 1,103,424 I Pakonfirmuar 232/1 K-34-100-(29-A) 1534 448 687,232 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 480 448 215,040 Pakonfirmuar 243/2 K-34-100-(29-A) 390 174,720 IKonfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 3017 448 1,351,616 I Pakonfirmuar 243/1 K-34-100-(29-A) 681 305,088 Konfirmuar nga ZVRPP 1873 839,104 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 1088 448 487,424 512/31 K-34-100-(28-D) 2170 448 972,160 Konfirmuar nga ZVRPP 154/8 K-34-100-(44-A) 2314 1,036,672 I Pakonfirmuar 512/29 K-34-100-(44-A) 3317 448 1,486,016 Pakonfirmuar 154/14 2360 1,057,280 IKonfirmuar nga ZVRPP 4430 1,984,640 417/…. K-34-100-(44-A) 1071 448 479,808 I Pakonfirmuar 404/8 K-34-100-(28-D) 1357 448 607,936 Konfirmuar nga ZVRPP 154/11 K-34-100-(29-A) 5222 2,339,456 404/28 K-34-100-(28-D) 342 448 153,216 154/14 K-34-100-(29-A) 118 52,864 Konfirmuar nga ZVRPP 404/29 K-34-100-(28-D) 484 448 216,832 154/1 K-34-100-(29-A) 1340 600,320 Konfirmuar nga ZVRPP 154/2 K-34-100-(29-A) 771 345,408 Konfirmuar nga ZVRPP 404/30 K-34-100-(28-D) 535 448 239,680 154/3 K-34-100-(29-A) 852 381,696 Konfirmuar nga ZVRPP 404/31 K-34-100-(28-D) 883 448 395,584 154/4 K-34-100-(29-A) 1191 448 533,568 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te K-34-100-(44-A) 3793 448 1,699,264 Ipronesise Pakonfirmuar 154/13 K-34-100-(29-A) 1720 448 770,560 nga ZVRPP (ipakonfirmuar) 404/27 K-34-100-(28-D) 877 392,896 Konfirmuar 153/4 K-34-100-(29-A) 1255 448 562,240 Konfirmuar nga ZVRPP 404/10 K-34-100-(29-C) 2203 986,944 153/3 K-34-100-(29-A) 998 448 447,104 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te pronesise nga ZVRPP 153/2 K-34-100-(29-A) 3626 448 1,624,448 Konfirmuar (ipakonfirmuar) 400 K-34-100-(28-D) 804 448 360,192 153/1 K-34-100-(29-A) 900 403,200 Konfirmuar nga ZVRPP 404/11 K-34-100-(44-A) 393 448 176,064 I Pakonfirmuar 61,239,472 404/1 K-34-100-(44-A) 3904 448 1,748,992 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 1917 448 858,816 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 730 448 327,040 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 247 448 110,656 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 519 448 232,512 I Pakonfirmuar


32

EEshtunë shtunë--eediel diel12-13 13-14prill prill2014 2013 www.mapo.al www.mapo.al


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.