Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

Frymëzim liberal dhe arsyet pse një çmim “Gramoz Pashko” Sot në hollin e UET lançohet çmimi "Gamoz Pashko"

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 11 shkurt 2014. Numër 1130. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

PD bëhet gati protesta, Basha: Shkundje popullore më 20 shkurt

Zbulohet SMS

Mitro i kërkoi takim Dervishit, ditën e kapjes së Julian Sinanajt Prefekti i Vlorës ka pohuar se nuk e njeh Marjon Mitron, por Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë SMS që i akuzuari për atentatin i ka dërguar. Mitro: Dua t’ju takoj për një problem. Prefekti: Mesazhin e kam parë me dy ditë vonesë. Pas shpërthimit në shtëpinë e Mëhillajt, policia shoqëron rreth 20 të afërm të të dëmtuarve nga atentatet me pagesë Marjon Mitro, i arrestuar si porositësi i bombës në makinën e Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, i ka kërkuar takim atij vetëm pak orë pas arrestimit të

Julian Sinanajt. Hetimet për bandën e tritolit kanë zbuluar një tjetër detaj që mund të hedhë dritë mbi të vërtetën e atentatit të porositur... Faqe 4-5

Kodheli: Me armët kimike humbëm një shans, për përgjimet patëm të drejtë Partia Demokratike paralajmëron një marshim-protestë ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit, por ky nuk do të jetë tubimi i vetëm. Në mbledhjen me dyer të mbyllura është kërkuar nga deputetët përgatitja e protestave të fuqishme në të gjithë vendin. Basha: Kjo qeveri bën shurdhen dhe strucin, ndaj ka nevojë për një shkundje të fuqishme popullore. Berisha në FB: Protesta!

Faqe 3

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

7501-shat

koment Kosta Barjaba

INSTAT njoftoi publikun se, me sugjerimin e institucioneve ndërkombëtare, është duke korrigjuar metodologjinë...

8 shkurti qe një ditë e trishtuar për Shqipërinë dhe bijtë e saj, të koment Eugjen Merlika shpërndarë nëpër botë. Atë ditë...

6 politikë

“E kemi humbur një shans. Ndoshta duhej ta trajtonim ndryshe. Gjithë aktorët bënë atë gjë. Në fund kemi bërë

Reformat, PDIU: Ne, “katalizator” për konsensusin mes PD-PS Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi takon ambasadorin amerikan, Arvizu, dhe lë të kuptohet mundësinë e pjesëmarrjes në reformën territoriale. “Ka hapësirë që PD dhe PS të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe konsensusin për reformën. Nuk duhet të

Vaçe Zela, bija e rikthyer në gjirin e nënës

më të mirën, kemi respektuar vullnetin e popullit shqiptar”. Kështu u shpreh mbrëmë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në studion e “A1 Report”. Sipas saj gjithkush ka përgjegjësitë e veta për këtë procedurë, gjithkush është i ndërgjegjshëm, që duhej menaxhuar ndryshe. “Ka një sërë elementesh që e bëjnë... Faqe 6

Ministrja e Mbrojtjes tha se situata e armëve kimike duhej menaxhuar ndryshe. E pyetur për një kandidim të mundshëm në bashkinë e Tiranës, ajo shprehet se beson shumë te brezi i ri

kopjojmë PS, që nuk kalonte tri ligjet për shkak të Fierit” Pas një takimi të zhvilluar me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi paralajmëroi se partia që ai drejton do të jetë një urë ndërmjetësuese për pjesëmarrjen e PD-së në komisionin për reformën territorialo... Faqe 6

Propozimi

Sport financiar

Mazhoranca nuk tërhiqet, drejt shkarkimit të Zana Xhukës Zbardhet raporti mbi ILDKP, ku propozohet shkarkimi i kryetares së ILDKP. “Inspektorja e Përgjithshme, Zana Xhuka, nuk ka aftësi profesionale në drejtimin dhe funksionimin e institucionit”

Ndryshimet në Kod, 15 ditë burg për shoferët e dehur moti Tiranë

7 | 15 °C shkodër

8 | 15 °C Vlorë

9 | 16 °C

FAQE 7

kursi

140.3

është vlera e euros në Lekë në tregun e brendshëm valutor. burimi: banka e shqipërisë

koment / 11

Faqe 16

Alfred Lela

Takimi Arvizu-Idrizi dhe pse opozitat nuk mund të sajohen Nuk e dimë me siguri, ndoshta as vetë Shpëtim Idrizi dhe të tijtë ende nuk e kanë vendosur se ku qëndron aktualisht Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Formacioni politik që njihet në publik si ‘partia e çamëve’. Vizita e djeshme e ambasadorit Arvizu në selinë e kësaj partie dhe chat-i i gjatë i tyre dhe fjalitë e diplomatit amerikan të mbushura ding me fjalën opozita nuk ndryshojnë asgjë në këtë pasiguri. Madje e shtojnë pasigurinë. E shtojnë duke e mjegulluar peizazhin politik sidomos kur mjegullat vijnë shtigjeve të ‘Rrugës së Elbasanit’ lëvizjet e së cilës, edhe kur janë të qashtra lexohen si të koduara. Megjithatë, në asnjë rast z. Arvizu nuk mundet ta përzgjedhë opozitën politike në Shqipëri: ajo del nga...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

kronikë/ Tritoli për Mëhillajn,

shoqërohen të dëmtuarit nga atentatet me pagesë

Faqe 4

politikë/ Reforma territoriale,

PDIU katalizatori për konsensusin PD-PS

Faqe 5

ekonomi/ INSTAT: Paketa

fiskale rriti çmimet e cigareve dhe naftës në janar

Faqe 7

Mbledhja e punimeve fillon më 11 shkurt në ditën e lindjes së Pashkos dhe fituesi që do të marrë edhe 2 mijë euro për punimin shkencor shpallet në vjeshtë të këtij viti.

Shumë para vitit 1990, Gramoz Pashko kishte prodhuar në literaturën e tij mendime kritike ekonomike ndaj sistemit, të cilat deri në vitin 1990 vazhdonin të konsideroheshin si tabu për Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë. Tema e doktoraturës së Gramoz Pashkos ishte “Stagflacioni”. Aty kam lexuar për Keynes për herë të parë. Dritan Shano ish-student i Pashkos

Frymëzim liberal dhe arsyet pse një çmim “Gramoz Pashko”

Vladimir Karaj

N

ëse një shqiptari do t’i përmendesh “terapinë e shok-ut” apo “nisjen nga zero”, në mënyrë të vetvetishme ai do të kujtohet për Gramoz Pashkon. Një prej drejtuesve të protestave të studentëve në dhjetor 1990, bashkëthemelues i Partisë Demokratike dhe më pas mendja ekonomike e qeverive të para pluraliste në vend. Apo truri pas reformave të thella të ndryshimit të sistemit në vend, për të cilat sot ka gjykime të ndryshme, por që për liberalët ishin një sukses. Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike (FLE) Besart Kadia ndërsa shpjegon pse po fondacioni po jep një çmim pikërisht me emrin e Gramoz Pashkos thotë se ishte qëndrimi i Pashkos që e ndihmoi ekonominë e Shqipërisë të merrte veten shumë shpejt pas rënies së komunizmit dhe GDP e vendit të arrinte në nivelet e vitit 1989 vetëm 10 vjet pas përmbysjes së madhe dhe pavarësisht krizës së madhe të vitit 1997. Përndryshe thotë Kadia mjaft vende që nuk aplikuan të njëtat reforma patën ngecje në vijueshmëri dhe rritje të dobët ekonomike. Përtej togfjalëshave të mësipërm, që herë janë bërë arsye për ta lavdëruar dhe herë arsye për ta sulmuar Pashkon, reformat që ilustrohen me to kanë qenë padyshim të të rëndësishmet e iniciuara në 20 vite dhe ato me ndikimin më të madh në zhvillimin e vendit. Liberalët i shohin ato si politikat që duheshin ndjekur, ndërsa për të tjerë ato ishin rrënuese. Thelbi i tyre ishte privatizimi. Privatizimi i thuajse gjithçkaje me ritme të shpejta që do të sillte pas kësaj edhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Mitro Çela një prej bashkëkohësve shkruante në kujtime të tij se ishte këmbëngulja e Pashkos që çoi në privatizimin dhe liberalizimin e rrjetit tregtar. “Pop-

ulli kërkon shërbime. Duan: bukë, vaj, sh e q e r, m i e l l , m a k a r o n a , m i sh , ve z ë , qumësht. I duan që nesër. Ndaj privatizimi i rrjetit tregtar duhet bërë sa më shpejt. Brenda javës. Vetëm privati gjen rrugë për furnizimin e qytetarëve. Nuk ka pse të presim. Nuk ka pse në këtë problem madhor, të nakatoset burokracia! Gjërat duhen zgjidhur me sëpatën e Demokleut!”, citon Çela fjalët e Pashkos në vitin 1992. Ai thotë se kjo qe zgjedhja e duhur. Një studim i publikuar prej Bankës së Shqipërisë me autor ekonomistin Gjergji Konda thotë po ashtu se zgjedhja dhe reformat apo terapia e shok-ut në vend ishin një sukses në nivelin makroekonomik. Kadia shpjegon se edhe sot përtej gjykimeve reformat që ideoi Pashko i kanë dhënë vendit përfitimet që shqiptarët gëzojnë sot dhe garantuar edhe rritjen ekonomike për vite me rradhë. “Ndryshe nga shumë ekonomistë të tjerë ai nuk kishte frikë të mbate qëndrimet e tij pavarësisht kostove politike që ato kishin. Sot rrallë mund të gjesh ekonomistë që mund të mbajnë qëndrime të tilla apo të kenë të tillë vendosmëri”, thotë Kadia, ndërsa thekson se pak njerëz e lidhin qëndrimet e Pashkos me idetë liberale. Ai vlerëson nga ana tjetër se përtej kësaj Gramoz Pashko mbetet një nga figurat më të rëndësishme të ekomomisë shqiptare. Ai ishte një ndër pak njerëzit që kishin studiuar dhe njihnin ekonominë e tregut të lirë në vitet 90’ dhe madje kishin shkruar për të dhe shënohet si një nga autorët më të rëndësishëm në fushën

Kadia shpjegon se edhe sot përtej gjykimeve reformat që ideoi Pashko i kanë dhënë vendit përfitimet që shqiptarët gëzojnë sot dhe garantuar edhe rritjen ekonomike për vite me rradhë. “Ndryshe nga shumë ekonomistë të tjerë ai nuk kishte frikë të mbate qëndrimet e tij pavarësisht kostove politike që ato kishin. Sot rrallë mund të gjesh ekonomistë që mund të mbajnë qëndrime të tilla apo të kenë të tillë vendosmëri”

Gramoz Pashko ishtë mendimtari liberal më i rëndësishëm në Shqipërinë post-komuniste. Idetë, vizionet dhe qartësitë e të cilit veshtirë se jane kapërcyer deri ne ditet e sotme, pergjatë tranzicionit shqiptar drejt demokracise. Për të nderuar veprën, mendimin dhe emrin e profesor Pashkos, FLE emërton çmimin Pashko

e ekonomisë në Shqipëri. “Edhe pse rebel dhe një natyrë që qëndronte larg asaj perdes së akademizmit, ai mbetej i spikatur si një ndër njerëzit më të përgatitur dhe më të ndriçuar të asaj kohe, ndoshta edhe të kësaj kohe që jetojmë tani pa të. E them këtë nisur nga literatura që kishte prodhuar ai në fushën e ekonomisë”, thotë në një intervistë për Luljeta Prognin, Dritan Shano student dhe ndjekës i Pashkos. Ndërkohë Kadia shpjegon se ashtu si edhe në fillim vitet 90’ vendi ka nevojë sot për mendim ekonomik alterbativ pasi sfidat edhe pse të ndryshme janë po aq thelbësore. Duke filluar nga ligjshmëria dhe reformat në fusha të ndryshme dhe sektorë të rëndësishëm në vend, të cilat kanë impakt mbi ekonominë. E ndërsa vëren se ka tashmë një diskutim për ekonominë dhe një orientim të votuesit pikërisht prej saj drejtori i FLE thotë se vendi është në një udhëkryq dhe ka nevojë për debat sa i përket alternativave që duhet të ndiqen dhe çmimi “Gramoz Pashko” tenton të frymëzojë për të nxjerrë punime shkencore që japin zgjidhje për këto çështje. “Gramoz Pashko ishtë mendimtari liberal më i rëndësishëm në Shqipërinë post-komuniste. Idetë, vizionet dhe qartësitë e të cilit veshtirë se jane kapërcyer deri ne ditët e sotme, përgjatë tranzicionit shqiptar drejt demokracisë. Për të nderuar veprën, mendimin dhe emrin e profesor Pashkos, një akademik veç të tjerash, pararendes i botës akademike shqiptare, Fondacioni për Liri Ekonomike emërton çmimin Pashko, me një konkurs të punimeve shkencore, duke perfshire nivelin Master dhe Dokltoraturë”, thuhet në njoftimin për çmimin. Mbledhja e punimeve fillon më 11 shkurt në ditën e lindjes së Pashkos dhe fituesi që do të marrë edhe 2 mijë euro për punimin shkencor shpallet në vjeshtë të këtij viti.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

11.02.2014

3

PD, kundër reformës për pensionet TIRANË Reforma për pensionet nuk

do të marrë dritën jeshile të PD-së. Sipas kryetarit të demokratëve, mazhoranca duhet të lërë eksperimentet dhe të fokusohet te rritja e pensioneve. “Partia Demokratike i kërkon mazhorancës të lërë eksperimentet në fushën e pensioneve dhe të rikthehet urgjentisht te reforma strukturore e g jithë sistemit shumëkolonësh pensional, në dialog dhe bashkëpunim me opozitën. I kërkojmë qeverisë të marrë një kthesë 180-gradëshe dhe të fillojë rritjen e pensioneve, një proces i përvitshëm ky gjatë qeverisjes së PD-së”,- tha dje Basha në mbledhjen e grupit të PD-së. Ndërkohë, në muajin mars pritet të jetë gati projekti i reformës së pensioneve. Shtatë ligje do të rishikohen apo bëhen nga e para për të mos pasur mbivendosje të skemave të pagesave për kategoritë e pensionistëve, ndihmës sociale apo personave me aftësi të kufizuara.

Basha: Kjo qeveri ka nevojë për shkundje popullore, më 20 shkurt protestë Kjo nuk do të jetë protesta e parë dhe e vetme. Në mbledhjen me dyer të mbyllura është kërkuar nga deputetët përgatitja e protestave të fuqishme në të gjithë vendin. Sipas demokratëve, arsyet për fillimin e sezonit të protestave janë të shumta. TIRANË Në 20 minuta të mbledhjes me

dyer të hapura të grupit parlamentar të PD-së, kryetari i opozitës, Lulzim Basha foli për shumëçka që lidhet me situatën ekonomike në vend. Ai përcolli një situatë pesimiste në vend ku, sipas tij, mbizotëron papunësia, arbitrariteti, paligjshmëria e pasiguria. Për pasojë, Basha u shpreh se kjo qeveri ka nevojë për një shkundje popullore që do të fillojë më 20 shkurt, ditë që p ë rko n me 2 3-v j et o r i n e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës. “…Ky do të jetë një marshim proteste, i thirrur dhe i drejtuar nga Partia Demokratike dhe opozita shqiptare, në të cilin do të ftojmë të marrin pjesë të gjithë njerëzit që kanë në mendje dhe në zemër flakën e idealeve demokratike të lirisë; të gjithë qytetarët që mendojnë se gjendja e tyre e jetesës dhe sigurisë po përkeqësohet, të gjithë ata që presin

një punë dhe nuk po e shohin gjëkundi, as në horizontin më të largët të kësaj keqqeverisje; të gjithë ata që kanë humbur ndërkohë vendet e punës për shkak të politikave fiskale asfiksuese të qeverisë, të gjithë ata që janë mashtruar nga premtimet elektorale të Ramës, të braktisura nga vetë Rama; ish të përndjekurit, pronarët, pensionistët që jo vetëm nuk do të kenë rritje të pensioneve, por po kërcënohen seriozisht në atë që marrin; të gjithë ata që nuk kanë shpresë e duan të kenë shpresë”, - tha dje Basha para deputetëve demokratë. Kjo nuk do të jetë protesta e parë dhe e vetme. Në mbledhjen me dyer të mbyllura është kërkuar nga deputetët përgatitja e protestave të fuqishme në të gjithë vendin. Sipas demokratëve, arsyet për fillimin e sezonit të protestave janë të shumta. Por kriticizmi i PD-së nuk do të fokusohet vetëm tek ky hap.

Në situatën e krijuar, kjo qeveri që bën shurdhen dhe strucin ngaqë nuk dëshiron të dëgjojë e të shohë, ka nevojë për një shkundje të fuqishme popullore”, - tha Basha.

“Ç’duhet të bëjmë ne si opozitë për të frenuar, me sa kemi mundësi rrokullisjen drejt recesionit dhe krizës? Duhet të vazhdojmë e do të vazhdojmë denoncimin e politikave të qeverisë në Kuvend dhe në çdo aulë tjetër të komunikimit publik me qytetarët shqiptarë. Duhet të vazhdojmë e do të vazhdojmë me tryezat tona për gjendjen e ekonomisë, për perspektivat realiste dhe jodemagogjike dhe për rrugët e daljes së saj nga qorrsokaku ku e ka futur qeveria Rama. Duhet të vazhdojmë e do të vazhdojmë me paraqitjen e alternativave tona. Por është e qartë se nuk mjafton. Në situatën e krijuar, kjo qeveri që bën shurdhen dhe strucin ngaqë nuk dëshiron të dëgjojë e të shohë, ka nevojë për një shkundje të fuqishme popullore”, tha Basha. N.Perndoj

Berisha: Protestë, protestë, protestë! TIRANË Për ish-kryeministrin Sali Berisha ka vetëm një formë për

të kritikuar qeverisjen aktuale; protesta. Pak orë pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha postoi në faqen e tij në Facebook vendimin për fillimin e protestave në mbarë vendin. “20 shkurti, dita e përmbysjes së shtatores të diktatorit barbar dhe busteve të gjalla të bllokmenëve hoxhistë, fillimi i protestave për fundin e regjimit të neobllokmenëve që erdhën në pushtet duke premtuar krijimin e 300 mijë vendeve të punës dhe shkatërruan e po shkatërrojnë dhjetëra mijëra vende pune, premtuan shërbim shëndetësor falas, legalizime falas, por mashtruan dhe vetëm mashtruan. Premtuan ulje të taksave për 97 % të shqiptarëve, ulje të çmimeve për të gjithë qytetarët dhe rritën taksat dhe çmimet për të gjithë shqiptarët, premtuan heqje të TVSH-së për ushqimet dhe energjinë dhe vendosën faturën aforfe duke detyruar qindra mijëra familje të paguajnë 2.5 herë më shumë për energjinë sesa kryeministri dhe ministrat e vendit”, - shkruan Berisha, duke ftuar të gjithë qytetarët që të protestojnë. “Protesta, ngadhënjimi i qytetarëve të mashtruar, qytetarëve që çdo ditë varfërohen dhe humbasin vendet e punës. Bijtë meritojnë fatin e etërve të tyre barbarë! Miq, të gjithë në protestë!!”.

"Protesta, ngadhënjimi i qytetarëve të mashtruar, qytetarëve që çdo ditë varfërohen dhe humbasin vendet e punës..."

r e ag i m i

Topalli: Kjo qeveri ngjan me filmin “Il Padrino”! Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shkruan në faqen e saj në Facebook se mazhoranca Rama-Meta ka dështuar në dy sektorët kyç; ekonomia dhe siguria. “Çdo qeveri e re presupozohet se do e bëjë më të mirë jetën për qytetarët se paraardhësit e tyre! Duhej që edhe ekonomia, edhe siguria të rriteshin e përmirësoheshin gjatë këtyre muajve! Kjo në përgjithësi është rregulli! Por jo në Shqipëri me mazhorancën Rama- Meta! Në këto muaj ekonomia po rrëshqet, siç e kishim paralajmëruar! Papunësia po rritet me shpejtësi! Askush nuk thotë se ku kanë shkuar disa miliona dollarë që qeveria mori borxh! Mëngjesi apo/dhe mbrëmjet hapen e mbyllën me shpërthime tritoli, eksplozivi, bombe, granate apo C4! Bilancet e të vrarëve në ditët e fundit janë tragjike! Por Show vazhdon! I pari aktron si në teatër, tjetri ‘shkruan’ edhe editoriale!!!!! Të gjithë faktorët e personazhet duken si tek filmi ‘Il Padrino’!”, shkruan Topalli.


4

në fokus

Dy ditë pas ngjarjes, policia thotë se e ka përqendruar hetimin tek familjarë apo të afërm të personave të vrarë apo të dëmtuar nga shpërthimet e eksplozivit që Julian Sinanaj ka kryer gjatë dy viteve të fundit në qytetin e Vlorës

Hakmarrja

1

Vrasja e Sokol Veizit

Më 26 gusht 2012, në Orikum të Vlorës u vra Sokol Veizi, i cili punonte si peshkatar. Asokohe, policia e quante të pashpjegueshëm krimin e stilit mafioz ndaj një personi pa probleme me ligjin, por tashmë dyshohet se ekzekutor ka qenë Julian Sinanaj. Ky i fundit është ulur në tavolinën ku ndodhej Veizi ditën e krimit dhe e ka pyetur për emrin.

Tritoli për Mëhillajn, shoqërohen të dëmtuarit nga atentatet me pagesë

Shpërthimi në shtëpinë e boshatisur, sinjal kërcënimi për Andon Mëhillajn. Policia shoqëron 20 persona mes të afërmve dhe familjarëve të të dëmtuarve, por nuk vë gishtin mbi asnjërin. Dosja pritet të vijë te Krimet e Rënda Leonard Bakillari Tiranë Shpërthimi i ndodhur në

banesën e Andon Mëhillajt në qytetin e Vlorës, i dyshuar si ndërmjetës i vrasjeve me pagesë, sipas policisë ka si motiv kryesor hakmarrjen pas dëshmisë së ekzekutorit Julian Sinanaj. Dy ditë pas ngjarjes, policia thotë se e ka përqendruar hetimin tek familjarë apo të afërm të personave të vrarë apo të dëmtuar nga shpërthimet e eksplozivit që Julian Sinanaj ka kryer gjatë dy viteve të fundit në qytetin e Vlorës. Të paktën 20 persona janë shoqëruar në polici lidhur me ngjarjen e së dielës, kur persona të panjohur hodhën lëndë plasëse në oborrin e banesës së shtetasit Andon Mëhillaj. Sipas burimeve mësohet se personat e shoqëruar janë të afërm apo familjarë të viktimave të Julian Sinanajt, i cili ka pohuar në dëshminë e tij se ndërmjetës për këto krime kanë qenë kushërinjtë Mëhillaj. Por nga dëshmitë e të shoqëruarve, policia nuk ka mundur të sigurojë asnjë informacion të vlefshëm për zbardhjen e ngjarjes, pasi të gjithë personat kanë patur alibi për vendndodhjen e tyre në momentet e shpërthimit. Të afërm të peshkatarit të vrarë në Orikum kanë dëshmuar se ata kanë qenë me familjarët e tyre në momentet kur ka ndodhur ngjarja, alibi kjo e konfirmuar edhe nga dëshmitarët e përmendur prej tyre.

Përballë të njëjtit fakt, policia është vënë edhe gjatë marrjes në pyetje të personave të tjerë të shoqëruar, të cilët gjithashtu kanë patur të njëjtën alibi. Në këto kushte, policia është fokusuar në vendin e ngjarjes për të zbuluar ndonjë element të rëndësishëm për hetimin. Paraprakisht dyshohet se sasia e lëndës shpërthyese ka qenë në masë të vogël. Bëhet fjalë për rreth 20-30 gram lëndë plasëse, e lidhur me një fitil të ndezur, e cila është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit Andon Mëhillaj, tashmë i shpallur në kërkim nga policia si i dyshuar për ndërmjetësimin e vrasjeve me pagesë. Policia dyshon se lënda shpërthyese është hedhur nga jashtë oborrit nga persona që kanë lëvizur në këmbë apo me motoçikletë. Duke përfituar nga errësira dhe mungesa e njerëzve në rrugë, autorët janë larguar pa u vënë re nga banorët e lagjes “28 Nëntori” në qytetin e Vlorës. Policia mendon se shpërthimi i tritolit është një sinjal paralajmërimi për shtetasin Andon Mëhillaj, i cili në dëshminë e Julian Sinanajt përmendet si njeriu që ka ndërmjetësuar thuajse të gjitha krimet e kryera prej tij. Paralajmërimi sipas burimeve ka lidhje jo vetëm me sasinë e vogël të eksplozivit të përdorur, por edhe me faktin se familja e Andon Mëhillajt është larguar nga banesa në qytetin e Vlorës, sapo policia publikoi em-

Sasia e lëndës shpërthyese ka qenë në masë të vogël. Bëhet fjalë për rreth 20-30 gram lëndë plasëse, e lidhur me një fitil të ndezur, e cila është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit Andon Mëhillaj...

Babai i të penduarit: Im bir e ka takuar Prefektin e Fierit Ramazan Gjokona bën thirrje që politika të mos përfshihet në çështjet e drejtësisë dhe rrëfen bisedat me të birin Ramazan Gjokona, babai i të penduarit të parë të bandës së tritolit, bën thirrje që çështja të mos përdoret politikisht. Në një intervistë për “News24”, Gjokona, i cili jeton prej vitesh në Itali pohon se Ndriçimi ishte i shqetësuar për shkak të problemeve që kishte me disa persona. “Unë nuk e kam njohur Julian Sinanajn dhe im bir nuk m’i ka thënë emrat e njerëzve me të cilët kishte probleme”,- tha dje emigranti. Ai pohon se ka ruajtur komunikimet me të birin, i cili ankohej prej kohësh se nuk ishte paguar për punën e kryer. Ramazan Gjokona pranoi dje se i biri kishte takuar Prefektin e Fierit, të cilit

i kishte shprehur shqetësimin e kërcënimeve. “Më ka thënë që ka shkuar tek Prefekti i Fierit, i ka kërkuar ndihmë për punë, për veten e tij dhe gruan e tij”,- tha babai i denoncuesit të vrasësit me pagesë. Ramazan Gjokona hedh poshtë dyshimet se i biri ka

punuar si komisioner i Partisë Socialiste, duke shtuar se ai kishte mbaruar vetëm 8 klasë shkollë. “Politika të shikojë politikën dhe t’i lërë hapësira drejtësisë. Unë tani po e dëgjoj, me sinqeritet, por Ndriçimi nuk ka as shkollë të mesme, as shkollë të lartë që të dijë ato”, - tha Ramazani për ‘News24’. Ai shtoi më tej se nuk ndjehej i kërcënuar edhe pas arrestimit të të birit, e se tashmë ka vendosur të kthehet në Shqipëri nga emigrimi. Babai i Ndriçimit ka shtuar se çështjen e të birit duhet ta zgjidhë drejtësia, ndërsa ai vetë nuk ka arsye të fshihet sepse nuk i ka bërë keq askujt. “Në rast se djali im pohon me gojën e tij, unë jam pro dënimit që do i japë shteti, drejtësia jonë, por nëse djali im nuk e ka pranuar, por kërkojnë ta modifikojnë, unë do tentoj ta ndihmoj, do kërkoj dhe unë të drejtën time. Unë kërkoj vetëm drejtësi”,- përfundoi Gjokona.

rin e tij si një nga ndërmjetësit e vrasjeve të kryera nga Julian Sinanaj. Ky i fundit ka deklaruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda se emri i Andon Mëhillajt lidhet me vrasjen e peshkatarit Sokol Veizaj në Orikum, e deri në përgatitjen për ekzekutim të biznesmenit të gazit, Pirro Bare në Tiranë, vrasje e cila u parandalua me arrestimin e Julian Sinanajt. Pas verifikimeve të para, të kryera nga policia e Vlorës, dosja për këtë ngjarje pritet të përcillet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Burimet thanë se të gjitha të dhënat e deritanishme tregojnë se shpërthimi ka lidhje me veprimtarinë e dyshuar kriminale të pronarit të banesës, shtetasit Andon Mëhillaj, i cili është shpallur person në kërkim për akuzën e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal. Policia vendosi 10 mijë euro shpërblim për këdo që do të japë informacione të vlefshme për arrestimin e kushërinjve Andon dhe Genis Mëhillaj, të dyshuar si ndërmjetës të vrasjeve me pagesë.

shkurt

Babë e bir, në tregun e shitjes së drogës Babë e bir arrestohen për shitje droge, ndërsa në shtëpinë e tyre u gjetën armë e sende të tjera të ndaluara. Qerim Kolgjini, 20 vjeç, dhe babai i tij, Seit Kolgjini, 54 vjeç, u arrestuan nga policia e Tiranës me akuzat e “shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”, si dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Sipas policisë, të dy këta persona janë kapur nga zyra e Antidrogës Tiranë, ndërsa ishin nën vëzhgimin e oficerëve të tyre të dyshuar si të përfshirë në një rrjet të shitjes e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Por tashmë që ata janë kapur edhe me maska e armë, policia pritet të nisë verifikime ndaj tyre edhe për vepra penale të grabitjes me armë apo të armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë, pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tyre të ndodhur në zonën e ‘Institutit’ u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tri armë zjarri, dy prej të cilave pistoleta dhe një armë zjarri automatike. Po ashtu u sekuestruan një sasi lënde narkotike e ndarë në disa porcione, disa maska, kapuça, si dhe një sasi fishekësh luftarakë”. Qerim Kolgjini, 20-vjeçari i arrestuar nga policia bashkë me të atin, po mbahej nën vëzhgim prej hetuesve i dyshuar si shitës lënde narkotike, ndërsa lidhjet e tij shoqërore sipas policisë tregonin se ai kishte tendenca kriminale të ndryshme. Dy net më parë policia ndërhyri në banesën e tyre, duke iu gjetur dhe bllokuar më tepër nga sa kishte informacion. Aktualisht ndaj Seit e Qerim Kolgjinit po vazhdon hetimi ndaj personave të tjerë të implikuar, apo implikimit të tyre në ngjarje kriminale të ndodhura në Tiranë.


2

në fokus

Vrasja e Agron Çelës

Ekzekutimi me plumb në kokë i Agron Çelës u bë lajm si në Vlorë, ashtu edhe në Itali. Emigranti në Itali, që njihej atje për biznesin e kalçetove, i kishte shpeshtuar udhëtimet drejt Vlorës gjatë viteve të fundit, ku edhe kishte vendosur të hapte një biznes. Ai u ekzekutua më 20 gusht 2013, teksa po kthehej në apartamentin e tij së bashku me familjen.

3

Gazeta MAPO

Eksploziv Kollozit

Pallati ku banonte kryetari i PD-së për Vlorën, Ardian Kollozi, u trondit nga eksplozivi mëngjesin e 1 qershorit 2013. Lënda plasëse ishte vendosur në shkallët e pallatit 10-katësh, rreth 2 kate poshtë banesës së Kollozit. Megjithatë, policia i fokusoi hetimet tek eksponenti i PD-së, edhe për shkak të zgjedhjeve në prag.

11.02.2014

4

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Minë-celular në motor

Më 24 tetor 2013, një sasi eksplozivi e telekomanduar shpërtheu në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Lënda plasëse ishte vendosur në një motoçikletë që ndodhej në hyrjen e një pallati, ndaj edhe nuk shkaktoi dëmtime. Policia tha dje se kjo ngjarje dhe një tjetër shpërthim i porositur ndaj qytetarit me inicialet E.B janë vendosur nga e njëjta dorë.

Sinanaj: Bomba për Dervishin, për 20 mijë euro Një shumë financiare prej 20 mijë eurosh, e dhënë në formën e parapagesës për eliminimin fizik të një biznesmeni në Vlorë, ka shërbyer në fakt për montimin dhe më pas vendosjen e tritolit në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Vrasja për të cilën Julian Sinanaj kishte marrë 20 mijë euro, nuk është kryer, për shkak se Sinanaj ka refuzuar të implikohej në këtë krim. Në këto kushte, lekët sërish nuk janë kthyer mbrapsht, por duke shfrytëzuar këtë paradhënie, Marjon Mitro i ka kërkuar Sinanajt të përgatiste një sasi

eksplozivi me dy aparate telefonike, pasi i duheshin për të larë disa hesape me një nga zyrtarët e Vlorës. Pikërisht sipas burimeve të prokurorisë kjo kohë përkon me periudhën kur Mitros, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Vendor Vlorë dhe Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar i kishin prishur parkingun e lokalit në Vlorë. Sinanaj ka pohuar në prokurori se ai nuk është implikuar direkt në vendosjen e bombës në makinën e Dervishit. Ai ka thënë se është marrë me përgatitjen e saj e më pas ia ka dhënë Marjon Mitros.

5

hetimi

Zjarr makinës së audituesit, dyshime mbi detyrën Digjet autovetura e inspektorit të Auditit në Ministrinë së Brendshme, policia dyshon për një konflikt për motive pune. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e makinës në pronësi të Flamur Çelës, 46 vjeç, me detyrë oficer i auditit të Ministrisë së Brendshme, dhe kanë hedhur brenda saj lëndë djegëse, duke e djegur pjesërisht në sediljen e pasme. Ngjarja ndodhi në rrugën “Adem Jashari”, ku autorët kanë thyer xhamin e pasmë të veturës dhe më pas i kanë vënë flakën asaj me një shishe me benzinë. Ende nuk dihen shkaqet, por pista e parë e hetimit është ajo për shkak të detyrës që mban Çela në Ministrinë e Brendshme. Vetë inspektori, i pyetur nga hetuesit e Komisariatit nr.2, ka deklaruar se nuk kishte konflikte me ndonjë person për ndonjë problem të mundshëm. Hetuesit e policisë dhe të prokurorisë po kryejnë verifikime në disa pista, ku nuk përjashtohet shkatërrimi i pronës me zjarr për shkak të detyrës në lidhje me auditet dhe kontrollet e ushtruara nga Çela. Policia tha dje se lënda djegëse është hedhur në pjesën e pasme të mjetit tip “Benz” përmes një shisheje plastike. Çela mësohet se gjatë javëve të fundit ka kryer një sërë veprimesh audituese, në drejtori të ndryshme në varësi të Ministrisë së Brendshme, në Policinë e Shtetit dhe organe të tjera në varësi të saj. Hetuesit e policisë thanë se kanë marrë deklarime të ndryshme nga persona që mund të ishin dëshmitarë të mundshëm në vendin e ngjarjes. Po kështu policia ka marrë edhe pamjet filmike të disa kamerave të sigurisë të disa bizneseve të zonës, për të kryer këqyrjen dhe për të konfirmuar nëse në to kishte elementë të mundshëm që mund të ndihmonin policinë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

Zbulohet SMS e Mitros për Prefektin, ditën e kapjes së Julian Sinanajt Thellohet kontradikta mes dëshmisë së Prefektit të Vlorës dhe asaj të të akuzuarit për atentatin kundër tij. Ditën e arrestimit të Sinanajt, Mitro i shkruan Dervishit: “Dua t’ju takoj për një problem”. Prefekti: Mesazhin e kam parë me dy ditë vonesë Leonard Bakillari Tiranë Marjon Mitro, i arrestuar si

porositësi i bombës në makinën e Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, i ka kërkuar takim atij vetëm pak orë pas arrestimit të Julian Sinanajt. Hetimet për bandën e tritolit kanë zbuluar një tjetër detaj që mund të hedhë dritë mbi të vërtetën e atentatit të porositur ndaj Dervishit në qytetin e Vlorës, aty ku ishte organizuar një prej grupeve më të mëdha të vrasjeve me pagesë të zbuluara ndonjëherë nga drejtësia shqiptare. Mesazhi u është vënë në dispozicion prokurorëve të çështjes nga vetë prefekti, i cili ka deklaruar se nuk i është përgjigjur asnjëherë shtetasit Marjon Mitro. “Dua t’ju takoj për një problem”,mësohet të jetë teksti i mesazhit që shtetasi Marjon Mitro i ka dërguar prefektit Dervishi më datën 25 janar, pas arrestimit të Julian Sinanajt. Koha e saktë e mesazhit tashmë është sqaruar nga grupi i hetimit, por mbetet e paqartë arsyeja e kërkesës për takim që Mitro i ka bërë prefektit Dervishi. Të dy këta persona kanë bërë deklarata kontradiktore në lidhje

me njohjen personale mes njëri-tjetrit. Marjon Mitro në seancën për caktimin e masës së sigurimit në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka deklaruar se e ka mik prefektin Dervishi. Ndërsa ky i fundit, në një deklaratë publike është shprehur se nuk njeh asnjë nga personat e dyshuar si organizatorë apo ekzekutues të atentatit me bombë në automjetin e tij. Por mesazhi që ai ka marrë në datën 25 janar, e kishte të identifikuar dërguesin, pra shtetasi Marjon Mitro. Për të sqaruar disa detaje lidhur me këtë mesazh, prokuroria ka rimarrë në pyetje prefektin Dervishi, i cili është paraqitur në zyrat e prokurorisë ditën e shtunë. Ai ka vënë në dispozicion të hetuesve mesazhin telefonik të mbërritur nga Mitro. I pyetur për komunikimet e vazhdueshme me këtë person, prefekti Dervishi mësohet të ketë thënë se ai e ka parë mesazhin dy ditë pas dërgimit të tij. Por edhe pasi e ka parë mesazhin, ai nuk i është përgjigjur shtetasit Marjon Mitro, duke shmangur kështu një takim të mundshëm me të. Vetëm dy ditë

Mesazhi u është vënë në dispozicion prokurorëve të çështjes nga vetë prefekti, i cili ka deklaruar se nuk i është përgjigjur asnjëherë shtetasit Marjon Mitro...

më pas, Mitro u arrestua në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, pasi dyshohej se kishte porositur bombën me celular që u gjend në automjetin e Prefektit të Vlorës. Tashmë prokurorët do të marrin dëshminë e Mitros lidhur me arsyet e kërkesës për takim me Prefektin, pasi nëpërmjet kësaj dëshmie mund të sqarohen disa gjëra ende të paqarta për hetuesit. Nga hetimet e deritanishme

rezulton se motivi i kësaj ngjarjeje është një konflikt mes të arrestuarit Mitro dhe prefektit Dervishi, lidhur me prishjen e parkingut të restorantit. Ky version është dhënë nga i penduari Julian Sinanaj, i cili gjithashtu ka deklaruar se ai vetëm sa ka përgatitur bombën me celular, ndërsa nuk di se kush e ka vendosur atë në automjetin e prefektit. Për prodhimin e bombës Sinanaj ka deklaruar se është paguar 20 mijë euro nga shtetasi Marjon Mitro, i cili dyshohet të jetë edhe porositësi i bombës. Por në dëshminë e tij, prefekti Besnik Dervishi thotë se nuk ka asnjë njohje me këtë person dhe për pasojë nuk mund të kishte as konflikte. Më herët prefekti pati deklaruar se bomba në automjetin e tij ishte shenjë e qartë paralajmërimi për qeverinë, pasi ai është përfaqësuesi direkt i qeverisë në qytetin e Vlorës. Tashmë hetuesit pritet të zbardhin motivin e vërtetë të atentatit ndaj Dervishit, edhe pse i akuzuari kryesor për këtë ngjarje ka mbajtur qëndrim mohues që nga momenti i arrestimit të tij.


6

fokus

ditari

ngjarje e ditës Kodheli: Me armët kimike humbëm një shans, për përgjimet kemi pasur të drejtë “E kemi humbur një shans. Ndoshta duhej ta trajtonim ndryshe. Gjithë aktorët bënë atë gjë. Në fund kemi bërë më të mirën, kemi respektuar vullnetin e popullit shqiptar” . Kështu u shpreh mbrëmë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në studion e “A1 Report”. Sipas saj gjithkush ka përgjegjësitë e veta për këtë procedurë, gjithkush është i ndërgjegjshëm, që duhej menaxhuar ndryshe. “Ka një sërë elementesh që e bëjnë një gjë të funksionojë, duke përfshirë komunikimin me publikun, pa harruar BE, Nato e gjithçka që kjo ndër-

marrje e jashtëzakonshme përmban. Të gjitha patën ngërrç, që çoi në finalizimin që nuk ishte ai që mund të kishte qenë i pranueshëm nga gjithë palët e interesuara. Dua të them se Shqipëria mund të ndërmerrte këtë përgjegjësi, të ishte pjesë e një aksisoni të jashtëzakonshëm.” Kodheli tha se “këshilltarët dhe ekspertët e fushës siguronin që nuk do të kish asnjë problem të asnjë natyre, për sigurinë qoftë të qytetarëve por as faunës e florës përreth ku do të zhvillohej procesi.” Ministrja e Mbrotjes tha më tej se ish-opozita ka pasur të drejtë për akuzat e bëra në atë kohë lidhur me përgji-

met e SHIU-t ndaj drejtuesve të saj. “Besoj se opozita e atëhershme ka pasur të drejtë”tha ajo. Pyetjes se a ka survejuar SHIU drejtuesit e PS, ajo iu përgjigj se “Besoj në këtë mënyrë. Do të hedhë dritë mbi një situatë ose ndodhi për të cilat opozita ka pretenduar gjëra antikushtetuese në shkelje të plotë të ligjore, në abuzim të plotë me shtetin. Ndërkaq e pyetur për mundësinë e kandidimit të saj pas një viti e gjysëm për bashkinë e Tiranës ajo tha se, “Besoj shumë te brezi i ri. Do kisha dashur shumë të shihja një të ri në drejtimin e kryeqyetit dhe unë nuk jam e re”.

Reforma territoriale, PDIU katalizatori për konsensusin PD-PS “Ka hapësirë që PD dhe PS të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe konsensusin për reformën. Nuk duhet të kopjojmë PS, që nuk kalonte tri ligjet për shkak të Fierit. Ne mendojmë që kjo reformë duhet bërë duke qenë prezente partitë e mëdha. Ne do të jemi katalizatorë” TIRANË Pas një takimi të zhvilluar me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi paralajmëroi se partia që ai drejton do të jetë një urë ndërmjetësuese për pjesëmarrjen e PD-së në komisionin për reformën territorialo-administrative. Në një interviste për “News24”, pas takimit të zhvilluar, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se asnjë reformë administrative nuk mund të bëhet pa veton e PD-së. “ Veton nuk e ka opozita. E ka PD-ja, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Asnjë reformë administrative nuk mund të ecë përpara pa veton e PDsë”, - tha dje Idrizi. Megjithatë, kryetari i PDIU-së kujtoi se nga eksperienca e kaluar lidhur me reformën zgjedhore, ku PD-ja kishte veton ashtu si edhe PS-ja, partitë e vogla nuk u morën parasysh. Andaj, në një situatë të re, Idrizi kujton se PDIU-ja ka specifikën e saj në Kuvend dhe përfaqësohet me plot pesë deputetë. “Nuk i kemi borxh kurrkujt dhe nuk i lutemi kurrkujt. PDIU e vlerëson jashtëza-

konisht nevojën e një reforme administrative. PDIU është e gatshme dhe ka objektivat, qëllimet dhe interesat e saj. Jemi të interesuar për ndarjen administrative në jug, përsa i përket zonave ku ka një komunitet çam. Opozita nuk mund të jetë fasadë në një reformë kaq të rëndësishme…Ka hapësirë që PD dhe PS të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe konsensusin për reformën. Nuk duhet të kopjojmë PS, që nuk kalonte tri ligjet për shkak të Fierit. Ne mendojmë që kjo reformë duhet bërë duke qenë prezente partitë e mëdha. Ne do të jemi katalizatorë,”- u shpreh Idrizi. Ai sqaroi gjithashtu se PDIU-ja është pjesë e opozitës, por ka programin dhe profilin e saj. “Të jesh e rreshtuar në një kamp nuk do të thotë të mos kesh programin dhe profilin tënd. Janë shumë më të rëndësishme çështjet për të cilat është krijuar PDIU”,- u shpreh ai. Domosdoshmërinë e pjesëmarrjes të të gjitha palëve në reformën administrative e ka paralajmëruar dje edhe vetë ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, pas takimit të zhvilluar me Idrizin. “Në mënyrë domethënëse, zoti Idrizi ma ripohoi që PDIU-ja do të vijojë të nxisë që të gjitha partitë politike në parlament. PDIU është partia e dytë parlamentare e koalicionit opozitar, i cili ka një rol kritik për të luajtur që ta mbajë qeverinë llogaridhënëse kundrejt qytetarëve, por është gjithashtu shumë e rëndësishme që opozita të jetë e gatshme të angazhohet në mënyrë që ta përmbushë këtë rol”, - tha Arvizu. Pak ditë më parë, Kuvendi votoi anëtarët e majtë të komisionit të posaçëm, i cili si rrjedhojë e për-

PDIU është e gatshme dhe ka objektivat, qëllimet dhe interesat e saj. Jemi të interesuar për ndarjen administrative në jug, përsa i përket zonave ku ka një komunitet çam. Opozita nuk mund të jetë fasadë në një reformë kaq të rëndësishme…

caktimeve të projektvendimit për ngritjen e tij, nuk do mund të funksionojë dot asnjë ditë, sepse kërkohet pjesëmarrja e 50 për qind plus 1 e anëtarëve. Në rast se mazhoranca do vendosë të vijojë e vetme këtë reformë, asaj do t’i duhet të ndërmarrë njërin nga dy veprimet: ose të ndryshojë projektvendimin, ose të gjejë një nga aleatët e PD-së që të bëhet pjesë e reformës.

Zbardhet raporti mbi ILDKP, Kuvendi: Të shkarkohet Zana Xhuka “Inspektorja e Përgjithshme, Zana Xhuka, nuk ka aftësi profesionale në drejtimin dhe funksionimin e institucionit dhe se nuk përmbush asnjë aspekt të kritereve të diplomimit, përvojës në profesion dhe meritës në zgjedhjen në krye të ILDKP-së”. TIRANË Kuvendi i hap rrugë shkarkimit të

kryetares së ILDKP-së, Zana Xhuka. Grupi i kontrollit i ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë, me qëllim verifikimin e përmbushjes së detyrave funksionale të ILDKPsë, ka dalë në përfundimin se në veprimtarinë ligjore dhe institucionale të kryeinspektores Xhuka konstatohen shkelje të rënda të ligjit. Tre deputetët e mazhorancës, Armando Subashi, Pirro Lutaj dhe Ulsi Manja kanë vërejtur gjatë kontrollit se Inspektorja e Përgjithshme, Zana Xhuka, nuk ka aftësi profesionale në drejtimin

dhe funksionimin e institucionit dhe se nuk përmbush asnjë aspekt të kritereve të diplomimit, përvojës në profesion dhe meritës në zgjedhjen në krye të ILDKP-së. Raporti i plotë prej 17 faqesh për kryeinspektoren është zbardhur dje në faqen zyrtare të Kuvendit, ndërsa theksohet ndër radhë se ky grup kontrolli ka dalë në përfundimin se, “zonja Xhuka nuk kryen detyrat ligjore dhe institucionale, duke sjellë mungesë të rezultateve në funksionimin e institucionit, konkretisht në: Administrimin dhe kontrollin e deklaratave të interesave private, trajtimin e ankimeve të konfliktit të interesit dhe masat për parandalimin dhe zgjidhjen e tyre, forcimin e kapaciteteve investiguese dhe rolin e ILDKPsë në ndërgjegjësimin e zyrtarëve dhe autoriteteve përgjegjëse dhe forcimin e transparencës së institucionit”. Sipas raportit, Inspektorja e Përgjithshme nuk ka zbatuar me dashje detyrimin ligjor për të informuar dhe raportuar para komisionit të Kuvendit. Për sa më sipër, grupi i kontrollit të Kuvendit ka

kërkuar shkarkimin e kryeinspektores së ILDKP-së, Zana Xhuka. Grupi i punës për kontrollin e punës së kryeinspektores u ngrit pas kallëzimit të 34 punonjësve të ILDKP-së, të cilët akuzojnë inspektoren Zana Xhuka për shkelje të ligjit. Ndërkohë, Partia Demokratike ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese procedurën e nisur nga mazhoranca për shkarkimin e kreut të ILDKP-së.

Sipas raportit, Inspektorja e Përgjithshme nuk ka zbatuar me dashje detyrimin ligjor për të informuar dhe raportuar para komisionit të Kuvendit.

komisioni medias

Debat për anëtarët e Këshillit Drejtues, PS-PD pa vendim Pas tri orë diskutimesh me dyer të mbyllura, deputetët e opozitës dhe të mazhorancës në komisionin parlamentar të Medias nuk kanë rënë dakord për procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. “Ky diskutim ofroi tri alternativa nga mazhoranca si mundësi që brenda hapësirave ligjore të operohej në mënyrë më të thjeshtë, ndërsa propozimi i opozitës ishte të kishte një numër më të ngushtuar kandidaturash për të zgjedhur 10-shen finale. Kjo nuk u pranua pasi është joligjore”, - deklaroi nënkryetari i komisionit, Alfred Peza. Në mbledhjen e ardhshme përzgjedhja e Këshillit Drejtues do të bëhet mbi procedurën e parashkruar në ligj, duke i analizuar kandidatët një për një. “Procedura është strikte, kërkon që kandidaturat t’i nënshtrohen eliminimit 1 nga 1, derisa të shkojnë në 5 kandidatura nga pozita dhe 5 nga opozita”,- sqaroi Peza. Në komisionin e Medias është diskutuar edhe mbi amendamentin e nënkryetarit të komisionit, Alfred Peza, për rishikimin e një neni për ligjin e mediave audiovizive, ku është kërkuar ekspertizë e gjerë ndërkombëtare. “Në mbledhjen e sotme u shqyrtua propozimi i nënkryetarit të komisionit për të thirrur asistencë ndërkombëtare për amendamentin e paraqitur në lidhje me AMA-n. Kjo, pasi procesi për hartimin e ligjit për AMA-n është asistuar nga ekspertët europianë të Këshillit të Europës dhe BEsë”, shtoi Peza.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

11.02.2014

7

Eurobondi, interesi bie në 4.6 % në janar Interesi i eurobondit shqiptar në tregun ndërkombëtar shënoi një nivel të ulët gjatë muajit janar, në 4.67%. Open Data Albania sapo ka publikuar të dhëna mbi performancën e eurobondit shqiptar. Interesi shënoi një vlerë tepër të lartë në dhjetor 2011, po më tej pësoi rënien duke arritur normën më të ulët (4,67%) gjatë janarit të vitit 2014. Ulja nuk ka ardhur për arsye të përmirësimit të kushteve të

ekonomisë shqiptare, por për shkak të optimizmit të përgjithshëm në treg për borxhin qeveritar të periferisë së eurozonës, pas ndërhyrjes së Bankës Qendrore Europiane. Kjo ka përmirësuar performancën e eurobondit shqiptar dhe aktualisht qeveria shqiptare, në rast kërkese për të rimarrë borxh, do kishte një kosto më të ulët riemërimi borxhi, krahasuar me emetimin fillestar. Repub-

lika e Shqipërisë emetoi eurobondin e saj të parë në tregjet ndërkombëtare financiare në 4 nëntor 2010. Eurobondi është një obligacion, pra një titull financiar me afat maturimi më shumë se një vit, i emetuar dhe tregtuar në tregjet ndërkombëtare financiare, pra jashtë kufijve të vendit që e emeton atë. Në momentin e emetimit, yield-i (norma e interesit) ishte 7.625%.

INSTAT: Paketa fiskale rriti çmimet e cigareve dhe naftës në janar Rritja e çmimeve të duhanit me 12% dhe naftës me 3.5% gjatë muajit janar për shkak të rritjes së akcizës, është konfirmuar dje edhe nga INSTAT. Kriza zhvendos prirjen e shqiptarëve për të shpenzuar

Ç

mimi i cigareve dhe duhanit u rrit më shumë se 12 për qind në janar, ndërsa çmimet e naftës dhe benzinës u rritën nga 3.53.9 për qind, në krahasim me janarin e vitit që shkoi, raportoi dje INSTAT në publikimin e inflacionit për muajin që shkoi. Kjo rritje shpjegohet me ndryshimet që u bënë në paketën fiskale të muajit dhjetor, ku u vendos rritja e akcizës për këta artikuj. Ndryshimet

Kërkesa e ulët ka mbajtur rritjen e çmimeve në nivele poshtë objektivit optimal 2 %. Në janarin e 2014-ës, rritja e përgjithshme e çmimeve rezultoi 1.7 për qind më e lartë se ajo e janarit të vitit 2013, por edhe kjo rritje nuk do të ishte në këto nivele nëse rritja e taksave nuk do të kishte dhënë efekte në rritjen e çmimeve. INSTAT vëren se, krahasuar me muajin janar 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me 7,3 %, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7 %; “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,0 %;

“Hotele, kafene dhe restorante” me 1,8 % etj. Ndërsa në grupin “Veshje dhe këpucë” 2,7 %, në shërbimet shëndetësore dhe në grupin ”Komunikimi” është shënuar një rënie 2,8 %. INSTAT pohon se, krahasuar me një vit më parë, çmimi i duhanit u rrit me 12,7 %. Por ekspertët dhe Banka e Shqipërisë mendojnë se ai që ndez rritjen e çmimeve në mallra dhe shërbime është karburanti. Për tregun shqiptar kufiri i rrezikut që e lëshon në shock ekonominë konsiderohet niveli 200 lekë të reja për litër. Dje një litër naftë u shit me 186 lekë dhe një litër benzinë me 188 lekë, me një rritje prej 12 lekësh në krahasim me muajin dhjetor. Kriza plogështon çmimet

Kriza ekonomike ndikoi në sjelljen e shqiptarëve për të shpenzuar. Edhe ata që kanë mundësi të harxhojnë, kanë ulur kuotat për mallrat e luksit dhe po ekonomizohen me blerjen e mallrave dhe shërbimeve të domosdoshme. Këtë tendencë e pohojnë disa faktorë; rritja e kursimeve në banka dhe nga ana tjetër, rënia

Për tregun shqiptar kufiri i rrezikut që e lëshon në shock ekonominë konsiderohet niveli 200 lekë të reja për litër. Dje një litër naftë u shit me 186 lekë dhe një litër benzinë me 188 lekë, me një rritje prej 12 lekësh në krahasim me muajin dhjetor.

Siguria rrugore, shoferët e dehur, 15 ditë burg Shoferët e dehur në timon, 15 ditë paraburgim si masë arresti, deri në shqyrtimin e tyre nga gjykata. Kjo masë pritet të jetë pjesë e ndryshimeve të reja të Kodit të Procedurës Penale dhe të Kodit Rrugor, në kuadër të paketës së re të sigurisë rrugore që po përgatit qeveria nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, atë të Transporteve, Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë së Drejtësisë, si dhe palëve të tjera të interesit që po diskutojnë paketën e re të sigurisë rrugore në vend. Lajmi është bërë i ditur nga burime të Policisë së Shtetit, që thanë se ndryshimet e reja pritet të bëhen në një draft që po diskutohet nga specialistët e Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, juristë të Ministrisë së Brendshme, e më pas ai pritet t’iu dërgohet palëve të tjera për diskutim. Një masë e tillë pritet të ndihmojë më tepër policinë dhe prokurorinë në mbajtjen e përkohshme në burg, për shoferët pijedashës deri në dërgimin e tyre në proces gjyqësor, apo në masat paraprake të hetimit. Policia Rrugore që nga muaji nëntor i këtij viti ka arrestuar afërsisht 700 persona, të cilët janë kapur duke drejtuar automjetet në kushtet e përdorimit të alkoolit, ose e kanë ngarë atë pa patur dëshmi aftësie. Nga këta persona të arrestuar, 152 janë ndaluar për përdorim alkooli dhe të tjerët nuk kanë patur leje për drejtimin e automjetit. Nga ana tjetër, nga të gjithë të arrestuarit, vetëm 83 kanë qëndruar në burg. Pritet që ndryshimet e këtyre dispozitave të Kodit Rrugor si dhe të Kodit Pe-

e kërkesës për të blerë shtëpi, prona, pajisje shtëpiake etj. Në kushtet e një pasigurie për të ardhmen dhe sidomos për vendin e punës, shqiptarët nuk po kryejnë disa lloj shpenzimesh. Kjo sjellje ka ndikuar në rënien e konsumit në tërësi e për pasojë në vlerat e çmimeve të disa artikujve. Ky vit ka nisur me rënie të çmimeve për mobiliet e pajisjet shtëpiake dhe të pasurive të paluajtshme, të cilat të ndikuara nga psikologjia e krizës janë shtyrë për t’u kryer më vonë. Banka e Shqipërisë parashi-

kon se çmimet e konsumit do të vazhdojnë rritjen me norma të ulëta. Me një probabilitet ndodhjeje 90%, inflacioni vjetor pritet të luhatet në nivele të ulëta. Banka e Shqipërisë pohon se shpenzimet e shqiptarëve për ushqime janë rritur. Pasi ecuria e inflacionit 90 për qind dominohet nga ushqimet. Sipas vlerësimeve të BSH-së, vendeve në tranzicion si Shqipëria, u takon një nivel inflacioni 2-3%. Nivelet mbi 3 për qind dhe nën 2 për qind janë tregues të paqëndrueshmërisë së ekonomisë.

SHPALLJE ANKANDI

PER SHITJEN E SENDIT TE PALUAJTSHEM Permbaruesi gjyqesore genti Bushati nxjerr ne shitje me ankand sendin: “Are Truall” me siperfaqe 1680 m2 e rregjistruar ne rregjostrin hipotekore me nr 1435 date 19.10.2000, me volum 8 faqe 239, me nr pasurie 523/7 ne Z.K 1100 , Barbullush Shkoder Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshte ne vleren. 2,240,000 ( dymilion e dyqind e katerdhjete mije ) Lekë. Shitja e pasurisë do të bëhet (fillon) ditën e Hënë, datë 24.02.2014, ora 16.15, në Zyrën Përmbarimore te Përmbaruesit Gjyqësor Privat Genti Bushati me adrese : Rruga “Don Bosko”, perballe Gjykates se Rrethit Gjyqesore Shkoder . Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llogari te permbaruesit gjyqesore .

SHPALLJE ANKANDI

nal, të ulin së paku numrin e personave që mund të lihen të lirë nëse nuk mund të mbahen të gjithë në arrest. Aksidentet e shumta në akset rrugore, shumica e të cilave me pasojë humbjen e jetës, duket se kanë vënë në punë institucionet për hartimin e një pakete masash për të minimizuar fenomenin. Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto pohoi se janë në shqyrtim një sërë rregulloresh, udhëzimesh dhe ligjesh. Haxhinasto paralajmëroi se do të ketë kontroll më të rreptë në procesin e kontrollit teknik (kolaudimit) dhe në dhënien e patentave. Ai tha se do të aplikohen ndërhyrje në rrugë dhe në sinjalistikë. Por Ministria e Rendit është duke marrë gjithashtu disa iniciativa në këtë drejtim.

Një masë e tillë pritet të ndihmojë më tepër policinë dhe prokurorinë në mbajtjen e përkohshme në burg, për shoferët pijedashës deri në dërgimin e tyre në proces gjyqësor, apo në masat paraprake të hetimit

SHOQËRIA PËRMBARIMORE “AFA-2010” SH.P.K hap Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria Nr.1/118+1-19, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 97 m2, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Tiranë ne Zonën Kadastrale nr.8380, vol 17, faqe 206, në pronësi të Harallamb Voko dhe Galina Voko. Çmimi fillestar në ankandin e parë është 96,000 EURO (nëntëdhjetë e gjashtë mijë) Euro. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të Raiffeisen Bankë sh.a. për shumë 100,000EURO (njëqind mijë). Ankandi zhvillohet në datë 20.02.2014 ora 15:30 në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

SHPALLJE ANKANDI ZYRA PERMBARIMORE KURMAKU, shpall për shitje në ankand pasurinë “Apartament”, me Nr. Pasurie 4/316-2, vol 2, faqe 103, me sip. 59 m2, ZK.3234, pasuri e ndodhur në Rrogozhinë. Ankandi zhvillohet ditën e martë në datë 25.02.2014 ora 16.oo, me Çmim fillestar 1,926,400 (njemilionenenteqindenjezetegjashtemijeekaterqind) lekë, pranë selisë së Përmbaruesit Gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga “28 Nëntori”, pall “F. Turku”, kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com, Cel. 0682099479


CMYK

8

11.02.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

11.02.2014

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Vaçe Zela, bija e rikthyer në gjirin e nënës

8

shkurti qe një ditë e trishtuar për Shqipërinë dhe bijtë e saj, të shpërndarë nëpër botë. Atë ditë u përcoll për në banesën e fundit tokësore një grua shqiptare, një nënë, një bashkëshorte, një motër, një artiste, një këngëtare që, me zërin e saj, bëri epokë në një vend ku mungonte zhvillimi, mirëqenia e, mbi të gjitha, liria. Vaçe Zela u njëjtësua jo me zymtësinë e vendit që e lindi, por me shpirtin e tij poetik, duke u kthyer në zëdhënësen më cilësore të artit të këngës, të cilin ajo e thithi së bashku me qumështin e nënës në Myzeqenë e viteve të luftës e të mbasluftës. Për vlerat e këngëtares myzeqare dhe ndihmesën e Saj në interpretimin e këngës, në larminë e saj të pafund në të gjitha gjinitë, shqiptare e të huaja, është folur shumë nga kolegët e saj të shumë viteve, nga kompozitorët, kritikët, artistët, madje dhe nga personalitete të jetës politike. Këta të fundit, atë paradite të 8 shkurtit në sallën e Teatrit të Operas e Baletit, ku i jepeshin nderimet e fundit “Nderit të Kombit”, Vaçe Zela, përfaqësuan shtetin që nderonte, pa instrumentalizuar politikisht, një qytetare të tij, që e kishte futur emrin e saj në fondin e artë të vlerave të tij madhore. Ceremonia mortore që u zhvillua në atë teatër, qe një nga shfaqjet më të arrira të jetës shqiptare të viteve të fundit. Përgëzime të sinqerta organizatorëve, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Lushnjës për këtë spektakël, sa prekës e të ndjeshëm, po aq madhështor e të fuqishëm, në ujdi me shpirtin e ngjarjes e me përmasat e saj. U desh një vdekje e madhe për të bashkuar lirisht të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Tiranë e Lushnjë, por në të gjitha trevat shqiptare, brenda e jashtë atdheut e, nëpërmjet televizionit, në çdo skaj të planetit, në një mendim të vetëm, në një dhimbje të përbashkët, në një vajtim nëpërmjet këngëve që nuk u mbyllën në arkivolin me trupin e artistes, por mbetën të lira, të shëtisin në eterin e pafund, si një mesazh i përjetshëm i artistes lushnjare bashkatdhetarëve të saj, pa asnjë dallim, si një thirrje e përmallshme për të ruajtur e shpënë më tej vlerat e

koment Eugjen Merlika

Zoti lehtësoftë dhimbjen e tyre dhe u dhëntë atë qetësinë e domosdoshme mbas furtunës, nëpër të cilën kaluan, për të patur fuqinë e duhur për të vazhduar jetën me kujtimin e paharruar të nënës e bashkëshortes, që vigjëlon mbi ta nga bota e së vërtetës e që këtu u flet me gjuhën e luleve, të cilat me aq dashuri i mbolli atje në kopshtin e saj, në tokën e huaj, por edhe të dashur të Bazelit. Mirënjohje e respekt të përjetshëm kujtimit të Vaçe Zelës, bijës që u kthye në gjirin e nënës Shqipëri, së cilës i dhuroi gjithçka pati më të shtrenjtë, talentin e përkushtimin e saj. trashëguara të këtij populli, pasurinë e pamatur shpirtërore të tij. U arrit kjo në sajë të një konceptimi realist, njerëzor e jo burokratik të ngjarjes, u zhvesh ajo nga çdo nuancë apo tonalitet politik në vetvete, mbeti një përcjellje lamtumire e përgjithshme e një populli një bije të dashur që kthehej për t’u prehur në tokën e të parëve, mbas shumë

vitesh shtegtimi e dhimbjesh në qendrën e Evropës, një artisteje që, me këngët e Saj, kishte shoqëruar rritjen e formimin e dy brezave, që i kishte dhënë atyre entuziazëm, forcë, optim i z ë m , k ë n a q ë s i e s t e t i ke e shpirtërore. Mund të përzgjidheshin më mirë folësit, në përfaqësi të gjithë segmenteve të shoqërisë e të moshave të saj, por është e kuptueshme se improvizimi, në të tilla raste, kur koha të shtrëngon me të tepër, nuk mund të prodhojë përsosmërira. Të gjitha përshëndetjet ishin të ndjera, prekëse, dëshmi ndjenjash të fuqishme dhe emocionesh të rralla, që i përcilleshin shikuesve të pranishëm, por edhe qindra mijërave që kanë ndjekur ceremoninë nëpërmjet televizionit. Ndërmjet tyre më duket me vend të veçoj përshëndetjen e Kryeministrit Rama që paraqiti me realizëm mjedisin e ngrirë të Shqipërisë ku lulëzoi talenti i Vaçe Zelës, gjë që ngriti edhe më lart vlerat artistike, shpirtërore e karakteriale të këngëtares së madhe, të cilën po e përcillnin. Një tjetër veprim domethënës e i bukur qe zbritja e arkëmortit në Prishtinë, në rrugën e tij drejt Tiranës. Nderimi i kosovarëve dhe i Nexhmije Pagarushës ia shtoi vlerën kësaj ceremonie, duke iu kujtuar të gjithëve se, pavarësisht nga meandret e laqet e real-politikës, shqiptarët mbeten një komb i vetëm, që respekton të njëjtat vlera e që ndan njëlloj dhimbjet e gëzimet në të gjitha trevat e tyre. Emblema e këngës shqiptare u përcoll me nderime të papara. I meritoi ata sepse, për një kohë të gjatë, qe këngëtarja më e spikatur e muzikës shqiptare, sepse këngës shqiptare i ngriti monumente, i dha asaj shpirt, duke e kthyer në një pasuri kombëtare e njerëzore, të prekshme e të ndigjueshme nga brezat që do të vijnë. Në këtë drejtim mendoj se Ministria e Kulturës duhet të bëjë më shumë për të shumëfishuar CDtë me zërin e Saj, në mënyrë që ato të mos jenë një privilegj i pak “të zgjedhurve”, por një stoli e domosdoshme për çdo familje shqiptare, kudo qoftë. I nënshkruari ka patur fatin ta ketë treshen e CD-ve si dhuratë

Sport financiar

prej Saj, një dhuratë tepër e çmuar, të cilën e ruan me fanatizëm, duke dëgjuar, pothuajse çdo ditë zërin e Saj e duke u kthyer me kujtime në kohë të largëta. Brezi i ynë, brezi i Saj, që me këngët e kënduara prej Saj ka lidhur episode të ndryshme të jetës shpesh të hidhura (festivalet e këngës në RTV, të dëgjuara në sallat e mensave të Spaçit, Qafë-Barit, të Ballshit, Thumanës e të tjera kampeve të punës së detyruar), por edhe të çasteve të iluzioneve të lumturisë që mund të jepte një dashuri e realizuar (Djaloshi dhe shiu), sot e përcjell Vaçen së bashku me një pjesë të vetvetes, me vetëdijen se u shkëput diçka nga brenda, diçka që na kujton se jeta njerëzore po i afrohet fundit e se është kohë bilanci për këdo. Këtë bilanc, sigurisht e ka bërë dhe këngëtarja jonë prej kohësh, jo vetëm si artiste e si njeri publik, por edhe si bashkëshorte e si nënë. Mendoj se përmasat e personalitetit të Saj në jetën artistike mbeten të pandryshuara në jetën familjare. Familjes së saj, të lindur e të krijuar, i shkon mendimi e ngushëllimi i të gjithë shqiptarëve që marrin pjesë në dhimbjen e tyre. Krahas bashkëshortit të nderuar, motrave e vëllait, në jetën e Vaçe Zelës, një vend të veçantë ka zënë bija e vetme, Irma. Nëse fëmija mund të quhet, deri diku, pasqyrë e prindërve, Irma Rodiqi do të ishte një dëshmi e gjallë e sendërtimit në shkallën më të lartë të rolit të nënës, sepse vetëm një nënë shembullore mund të rrisë e të edukojë një bijë të rrallë, pa lënë mënjanë rolin përcaktues të babait, me të cilën mund të krenohet çdo prind, në çfarëdo vendi të botës, në çfarëdo shkalle shoqërore, në çfarëdo kushtesh të një shoqërie njerëzore. Irma Rodiqi është një model i pakrahasueshëm i një vajze të virtytshme, i një vajze të traditës më të mirë të Shqipërisë fisnike e të zakoneve të bukura. Por ajo është dhe një vajzë bashkëkohore, që jeton në shoqërinë europiane të shekullit 21, që përballon kërkesat e asaj shoqërie me aftësi të lëvdueshme, duke harmonizuar plotësimin e tyre me ligjet madhore të kodit të trashëguar të familjes shqiptare. Ajo punon në Institutin e Statistikave të Bazelit,

një nga qytetet kryesore të Zvicrës. Për këdo që e ka sadopak idenë se për çfarë bëhet fjalë, është e qartë aftësia profesionale dhe përkushtimi në punë i kësaj zonjushe shqiptare. Përkushtimi në profesion shkon në një hap me përkushtimin në familje e këtu qëndron madhështia e kësaj vajze që, në shumë vite të sëmundjes së nënës së adhuruar, ka mbajtur mbi supe një barrë të rëndë, një familje në kushte të vështira. Në këtë mision ka patur tek babai bashkëpunëtorin më të vullnetshëm e mbështetësin më të çmuar. Vetëm një koncept i tillë i familjes mund të përballojë gjendje të pazakonta si ajo e familjes Rodiqi. Cilido mund ta marrë me mend se çfarë energjish e durimi njerëzor duhen për të qëndruar çdo natë pranë nënës së sëmurë e çdo ditë në krye të një detyre që kërkon mendje të kthjellët e gjykim të saktë, ku nuk lejohet as gabimi i një presjeje. Irma e ka përballuar atë jetë me vetëmohimin e bijës, për të cilën prindërit janë të dashur e të respektuar, jo vetëm se kështu thotë pika e katërt e Urdhnimit të Tenzot, por edhe se kështu e kërkon tradita më e mirë e popullit të saj. Shpeshherë ky qëndrim kërkon edhe flijime të diçkaje nga vetja e jo të gjithë, në botën e sotme, janë të gatshëm t’i bëjnë. Të gjithë patën mundësi të shohin qëndrimin dinjitoz në këtë ceremoni dhimbjeje të Irmës në krahun e babait, Pjetrit, lotët e saj të heshtur, të përzierë me vetëdijen e të qënit një bijë e denjë e një çifti prindërish të denjë. Zoti lehtësoftë dhimbjen e tyre dhe u dhëntë atë qetësinë e domosdoshme mbas furtunës, nëpër të cilën kaluan, për të patur fuqinë e duhur për të vazhduar jetën me kujtimin e paharruar të nënës e bashkëshortes, që vigjëlon mbi ta nga bota e së vërtetës e që këtu u flet me gjuhën e luleve, të cilat me aq dashuri i mbolli atje në kopshtin e saj, në tokën e huaj, por edhe të dashur të Bazelit. Mirënjohje e respekt të përjetshëm kujtimit të Vaçe Zelës, bijës që u kthye në gjirin e nënës Shqipëri, së cilës i dhuroi gjithçka pati më të shtrenjtë, talentin e përkushtimin e saj.


op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Blog / Edukimi Kulturë/ kombëtar nuk do të Media kryqëzon prodhojë më mish për top 'Nymphomaniac': Porno

I

koment Kosta Barjaba

Një përgjigje për procesin na sugjeron pamja e tokës bujqësore, një pjesë e mirë e të cilës është lenë në fatin e vet. Por një përgjigje për shifrat na sugjeron Instituti i Sigurimeve Shoqërore: për skemën e pensioneve prej të punësuarve në bujqësi kontribuojnë rreth 260 mijë të punësuar. Kjo e dhënë gati na e përgjysmon numrin e 7501-shave. Prandaj, reformimi i politikave të punësimit dhe menaxhimi eficient i tregut të punës, kërkon domosdoshmërisht statistika të sakta për punësimin, nënpunësimin dhe papunësinë (e hapur dhe të fshehtë) në bujqësi dhe zonat rurale. Pra, INSTAT duhet të hyjë edhe më thellë në këtë rezervuar, duke zbuluar ku janë të papunët e fshehtë dhe të nënpunësuarit. Dhe jo vetëm në zonat rurale.

Universitet / Polis, Honoris Causa për ambasadorin e OSBE-së, Florian Raunig

11 Marksizmi është si një ndërtesë klasike pas periudhës së Rilindjes; e bukur në mënyrën e vet, por e pamundur për t’u rritur. - Harold MacMillan

Takimi Arvizu-Idrizi dhe pse opozitat nuk mund të sajohen

7501-shat NSTAT njoftoi publikun se, me sugjerimin e institucioneve ndërkombëtare, është duke korrigjuar metodologjinë e llogaritjes së papunësisë. Riparimi metodologjiko-statistikor prek kryesisht të punësuarit në bujqësi, duke synuar të përjashtojnë nga statistikat e punësimit 7501-shat që prodhojnë për vete, por nuk shesin. Po ç’janë 7501-shat? Me këtë term nuk kam parasysh ndonjë teori konspirative. Këta janë njëkohësisht njerëz realë dhe virtualë. Realë sepse janë njerëz që jetojnë në fshat dhe janë pajisur me tokë nga ligji 7501. Virtualë, sepse në regjistrat e shtetit figurojnë të gjithë automatikisht si të punësuar në bujqësi. Dhe të punësuarit në bujqësi janë një pamje e prizmit nga duhet të shihet bujqësia shqiptare. Por ka edhe pamje të tjera. Nënpunësim dhe papunësi e fshehtë Ka një asimetri të dukshme, atipike, në bujqësinë shqiptare: midis kontributit të sektorit bujqësor në prodhimin kombëtar dhe kontributit në forcën e punës në vend. Bujqësia jep rreth 19 për qind të GDP-së, por punëson rreth 56 për qind të forcës së punës. Pra, punëson dy herë më shumë sesa sektori privat jobujqësor: 519 mijë kundrejt 282 mijë persona. Në fakt, me burimet që përdor, bujqësia shqiptare duhet t’i jepte më shumë GDP-së, ekonomisë kombëtare dhe vetë shoqërisë. Por këtë kontribut e pengojnë mjaft rrethana: teknologjia e vjetruar, ineficienca e politikave nxitëse, mungesa e financimeve dhe incentivave, kreditimi i ulët, fragmentimi i fermave, mungesa e kooperimit etj. Nga kjo pamje, mund të kuptohet se çdo të thotë të jesh i punësuar në bujqësi. Më e mira do të ishte ta quanim nënpunësim. Më e keqja do të ishte ta quanim papunësi të fshehtë. “Terra incognita” për formimin profesional Por kjo asimetri, e parë nga prizmi tjetër, përqindja në punësim, na zbulon të tjera defekte të sistemit. Një ndër to është produktiviteti i ulët i fermerit shqiptar. Të ardhurat e fermerit shqiptar, për të njëjtin investim burimesh dhe kohe pune, janë rreth 15 herë më të ulëta se të fermerit europian. Produktiviteti i ulët vjen për shkak të faktorëve që përmendëm më lart, por edhe të një faktori specifik: mungesa e përditësimit të fshatarëve shqiptarë me shprehitë e reja, sidomos të marketingut

11.02.2014

bujqësor, por edhe aspekte të tjera të punës në bujqësi. Për sistemin tonë të formimit profesional, fshati dhe bujqësia janë një “terra incognita”. Fshatarit, pasi i dhamë tokën, na u duk se ia dhamë të gjitha dhe e lamë të “përleshet” i vetëm me mungesat e gjithanshme të burimeve e standardeve që kërkon ndërtimi i një ferme të vogël produktive. Statistikat: ende në cekëtinat e rezervuarit të papunësisë Po ç’përfaqësojnë, në fakt, të punësuarit në bujqësi? Shërbimet shtetërore që grumbullojnë të dhënat e punësimit, INSTAT (me Anketën e Forcës së Punës) dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit (me të dhënat administrative), na japin vetëm një pamje nga lart, nga jashtë ose fragmentare të punësimit në bujqësi. E cila mbështetet kryesisht në informacionet e pajisjes me tokë bujqësore, në bazë të ligjit Nr. 7501. Të dy institucionet prekin vetëm cekëtinat e rezervuarëve të punësimit dhe papunësisë. Por a janë të zënë realisht me punë të gjithë përfituesit e tokës? Këtë nuk e dimë. Statistikat thonë së rreth 37 për qind e 7501-shave kanë më pak se dy dynym tokë, sasi e cila nuk mund të mbështesë punësimin e tyre të plotë. Nga ana tjetër, nuk është llogaritur dhe prodhuar ende një statistikë e saktë mbi dinamikën e njësive ekonomike bujqësore. Çfarë ka ndodhur me 480 mijë njësitë ekonomikë bujqësore, sipas regjistrimit të fundit, ende nuk e dimë. Sepse askush nuk e ka llogaritur ose të paktën publikuar, deri tani. Por një gjë është e sigurt: edhe pronarët e tyre kanë pasur pak a shumë të njëjtin fluks emigrimi si pjesa tjetër e popullsisë. Një përgjigje për procesin na sugjeron pamja e tokës bujqësore, një pjesë e mirë e të cilës është lenë në fatin e vet. Por një përgjigje për shifrat na sugjeron Instituti i Sigurimeve Shoqërore: për skemën e pensioneve prej të punësuarve në bujqësi kontribuojnë rreth 260 mijë të punësuar. Kjo e dhënë gati na e përgjysmon numrin e 7501-shave. Prandaj, reformimi i politikave të punësimit dhe menaxhimi eficient i tregut të punës, kërkon domosdoshmërisht statistika të sakta për punësimin, nënpunësimin dhe papunësinë (e hapur dhe të fshehtë) në bujqësi dhe zonat rurale. Pra, INSTAT duhet të hyjë edhe më thellë në këtë rezervuar, duke zbuluar ku janë të papunët e fshehtë dhe të nënpunësuarit. Dhe jo vetëm në zonat rurale.

koment

Alfred Lela

Të pikasurit e Bamir Topit dhe Shpëtim Idrizit në gjeografinë e thepisur të politikës shqiptare, si hëna ku mund të ngulet një flamur i cili e identifikon njërin apo tjetrin si terra incognita e zbuluar për herë të parë, mund të mbërrijë si shije e një triumfi të hidhur. Të shpikjes apo promovimit të opozitës së opozitës.

N

uk e dimë me siguri, ndoshta as vetë Shpëtim Idrizi dhe të tijtë ende nuk e kanë vendosur se ku qëndron aktualisht Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Formacioni politik që njihet në publik si ‘partia e çamëve’. Vizita e djeshme e ambasadorit Arvizu në selinë e kësaj partie dhe chat-i i gjatë i tyre dhe fjalitë e diplomatit amerikan të mbushura ding me fjalën opozita nuk ndryshojnë asgjë në këtë pasiguri. Madje e shtojnë pasigurinë. E shtojnë duke e mjegulluar peizazhin politik sidomos kur mjegullat vijnë shtigjeve të ‘Rrugës së Elbasanit’ lëvizjet e së cilës, edhe kur janë të qashtra lexohen si të koduara. Megjithatë, në asnjë rast z. Arvizu nuk mundet ta përzgjedhë opozitën politike në Shqipëri: ajo del nga pushteti i votës, i cili po ashtu emëron edhe mazhorancën. Në rastin e PDIU janë disa arsyet se pse ajo nuk mund të jetë dhe as mund ta luajë rolin e opozitës. Së pari, është një parti komunitare e identifikuar qartë si ‘parti e çamëve’ dhe me një lajtmotiv thellësisht të përcaktuar e qartësisht të prioritetëzuar: atë të çështjes çame që lidhet drejtpërdrejt me integritetin ekonomik e politik të kësaj bashkësie: kthimin e pronave dhe njohjen e genocidit ndaj popullsisë në fjalë. Së dyti, që është në fakt pasojë e të parit, PDIU si përkufizim është parti pushteti, që do të thotë qëllimet e saj të lartpërmendura plotësohen vetëm duke qenë afër qendrave të vendimmarrjes. Rrjedhimisht ajo është një kandidate e keqe për të qenë parti opozitare. Lëre pastaj opozita zyrtare. Së treti, pavarësisht mëtimeve të z. Idrizi, grupi parlamentar i PDIU nuk i ka të tagrit të vet të gjitha vendet në parlament. Z. Idrizi, për shembull, kryetar i partisë ka fituar në listën e PD-së në Fier. Një dorë e dhënë këtu-aty në zona të tjera për kandidatë të tjerë mund të mos ketë qenë sasiore, por cilësore të paktën ka qenë. Së katërti, roli i opozitës merret përsipër me kohë të plotë dhe aspak një herë po e një herë jo. Kapërcime të tilla mund të sjellin përfitime të rastit dhe të çastit, por të zhbalancojnë në raportet politike dhe të zhvlerësojnë në peshoren e opinionit publik. Opozitë nuk të bën as formalizimi si e tillë nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu. As përfaqësimi i opozitës dhe as ai i popullit amerikan nuk janë në fakt momente personale. Nuk mund të jenë të tilla sa kohë tagri i tyre kalon përmes të tretëve superiorë. Kjo nuk do të thotë që një takim kortezie, ceremonial apo thjesht njohës mes një ambasadori të një vendi të dashur dhe krerëve të një partie politike që përfaqëson një çështje që i dhemb shumicës së shqiptarëve, të mos zhvillohet, apo më keq, të shihet shtrembër. Të pikasurit e Bamir Topit dhe Shpëtim Idrizit në gjeografinë e thepisur të politikës shqiptare, si hëna ku mund të ngulet një flamur i cili e identifikon njërin apo tjetrin si terra incognita e zbuluar për herë të parë, mund të mbërrijë si shije e një triumfi të hidhur. Të shpikjes apo promovimit të opozitës së opozitës.


12

Çmimi

universitet

Një njohës me vlerë i Shqipërisë dhe gjuhës shqipe. Një diplomat që i është gjendur Shqipërisë në të mirë e në të keq. Tashmë Florian Raunig, një mik i hershëm i Shqipërisë, por edhe Universitetit Polis, nderohet nga ky i fundit me titullin Honoris Causa. Në takim, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, thotë që kjo dekadë do jetë dekada e integrimit të Shqipërisë në BE

Polis, Honoris Causa për ambasadorin e OSBE-së, Florian Raunig U

niversiteti Polis zgjedh ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, njëkohësisht një nga miqtë e Shqipërisë, Florian Raunig, për të dorëzuar çmimin e parë Honoris Causa. Në ceremoninë e zhvilluar të premten e kaluar me këtë rast, ku ishin të pranishëm edhe ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të klerit dhe trupit diplomatik në Shqipëri, rektori i Universitetit Polis, Prof. Dr. Besnik Aliaj prezantoi veprimtarinë e Raunig në Shqipëri, rolin e tij në promovimin e vendit tonë në botë dhe përkrahjen për arsimin dhe shkencën në vend. Motivacioni i këtij titulli për ambasadorin e OSBE-së, që ka shkelur në Shqipëri për herë të parë që në verën e vitit 1990, duke u kthyer më pas në një nga njerëzit me kontribut të veçantë për Shqipërinë, përmbante ndërtimin e një imazhi të ri të Shqipërisë dhe shqiptarëve drejt integrimit në BE, forcimin e kapaciteteve lokale dhe konsolidimin e demokracisë dhe institucioneve në vend, kontributin për forcimin e marrëdhënieve në fushat e arsimit dhe shkencës, përfshi fushat e interesit të Universitetit Polis dhe promovimin aktiv të marrëdhënieve mes institucioneve kërkimore akademike shqiptare dhe austriake. Florian Raunig erdhi për herë të parë në Shqipëri, si fotograf dhe pjesë e një delegacioni kulturor në verën e vitit ’90, kur u bë dëshmitar edhe i protestave të para antikomuniste. Një vit më vonë, u kthye për të mësuar gjuhën shqipe dhe një aplikim për një “Projekt në Edukimin Qytetar” në Budapest, e vendosi në vjeshtën e vitit 1996 në Universitetin e Elbasanit si lektor i Filozofisë dhe Historisë. Kur në 2012, tragjedia e rënies së autobusit në Himarë me studentë të këtij universiteti pllakosi familjet e viktimave dhe gjithë Shqipërinë, ish-profesori i Filozofisë, në atë kohë ambasador i Austrisë në Tiranë, ndihmoi për dërgimin e të plagosurave për trajtim mjekësor në Vjenë.

Ambasadori i OSBE-së Florian Raunig para marrjes së çmimit. Djathtas, familja e tij pranë të ftuarve të nderit në Universitetin Polis

Florian Raunig njihet si vëzhgues afatgjatë i OSBE-ODHIR-it në vitin e vështirë 1997, si një nga themeluesit e zyrës lokale të OSBE-së në Shkodër e më pas në Tropojë, duke menaxhuar më pas edhe ekipin e vëzhguesve shumëkombësh në terren, në kufi gjatë luftës së Kosovës. “Në verën e vitit 1998, Florian Raunig caktohet Shef i Zyrës për Bashkëpunim Teknik në Ambasadën austriake në Tiranë, pozicion që e mban për rreth dy vjet. Duke qenë i ngarkuar me zbatimin e Programit Austriak të Zhvillimit, ai pati mundësi të zgjeronte njohuritë e tij rreth Shqipërisë si nga ana përmbajtësore, ashtu edhe nga ana gjeografike. Gjatë kësaj kohe ai pati mundësi të shkelte pothuajse gjithë territorin e Shqipërisë, duke bërë miq kudo që shkonte. Në këtë kohë, z. Raunig u caktua nga investitorët të ndiqte edhe zbatimin e “Projektit të Rehabilitimit të Kaskadës së Drinit”, si dhe “Projektit të Furnizimit me Ujë në Shkodër”. Pikërisht në këtë periudhë ai thellon bashkëpunimin edhe me stafin e Institutit Co-Plan. “Projekti i Zonës Informale të Kënetës Durrës”, financuar nga “Zyra për Bashkëpunim dhe Zhvillim e Austrisë,

ADA”, u bë shkas për krijimin e një bashkëpunimi unikal, të qëndrueshëm e të suksesshëm, që vazhdon edhe sot e kësaj dite mes institucioneve të zhvillimit dhe të Akademisë në Austri dhe Co-Plan, e më pas me Universitetin Polis”, - tha rektori i këtij universiteti, Prof.Dr. Aliaj. Pozicionet e mbajtura në delegacionet diplomatike e kanë bërë atë një njohës të shkëlqyer të territoreve, por edhe problematikave shqiptare. Në fjalën e tij, ai i bëri një analizë të detajuar të etapave të zhvillimit të Shqipërisë pas rënies së regjimit komunist, duke e cilësuar dekadën e tretë në të cilën ndodhemi, si shumë të rëndësishme dhe ndoshta të duhurën për integrimin në BE. “Kjo dekadë pa lindjen e një shtrese të re të shoqërisë: klasën e re të mesme urbane. Klasa e re është shenjë e një normaliteti në zhvillim e sipër, një rreze shprese se ndryshimi i qëndrueshëm është i mundur, se një e ardhme tjetër është e prekshme. Prandaj, duket se është më se e rëndësishme që këtij brezi t’i jepet shansi për të shpalosur potencialin e tij, vizionin e tij për të ardhmen e vendit”, -tha Rauing duke u ndalur gjatë në

“Shqipëria ka rezerva të mëdha energjie njerëzore, shpesh të pashfrytëzuara, në shumë aspekte ende të paorientuara – një rezervuar natyror kreativiteti dhe novacioni, tha Florian Raunig

mundësitë e Shqipërisë në këtë etapë dhe duke premtuar mbështetjen e institucionit që përfaqëson. “Shqipëria ka rezerva të mëdha energjie njerëzore, shpesh të pashfrytëzuara, në shumë aspekte ende të paorientuara – një rezervuar natyror kreativiteti dhe novacioni. Më shumë sesa detyrim, është shansi ynë për ta nxitur e për ta kanalizuar më tej këtë potencial në mënyrë inteligjente, eficente dhe të ndershme. Historia e Universitetit Polis tregon se si mund të shfrytëzohet, të formohet e të orientohet kjo energji drejt kthimit të saj në një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin krijues dhe të qëndrueshëm të vendit. POLIS dhe paraardhësi i tij Co-plan, as nuk janë shpikur dhe as nuk janë imponuar nga jashtë. Ata janë një fenomen origjinal i vendit, që shumë shpejt kanë qenë në gjendje të zgjedhin partnerët e tyre nga një gamë donatorësh ndërkombëtarë që konkurronin për t’iu dhënë mundësia për të bashkëpunuar: Një histori e rrallë suksesi që meriton respektin tonë të plotë”, - mbylli ai fjalën përshëndetëse në ceremoninë e parë të zhvilluar nga ‘Polis’ për dorëzimin e titullit Honoris Causa.

Doktoraturat në Europë, përgatitja për punë jashtë akademisë Disa nga universitetet më intensivë në fushën e kërkimit në Europë janë duke u dhënë prioritet aftësive të transferueshme, të cilat tani po ndërtohen në programe trajnimi për kandidatët doktoralë dhe më shpesh duken si opsione të kurseve të zgjedhura dhe shpesh në bashkëpunim me organizata të tjera. Shoqata e Universiteteve Kërkimore Europiane ka botuar një artikull këshillues për elementët e praktikave të mira të trajnimit doktoral. Ajo informon pjesën akademike të trajnimit në kërkimin shkencor dhe është një magazinë e ideve dhe praktikave të mira të disa prej institucioneve kryesore të trajnimit të doktoraturave në Europë. Mesazhet më të rëndësishme të theksuara në këtë artikull janë: doktoraturat janë drejtuese të zhvillimit profesional; modeli i tra-

jnimit në të cilin kandidati doktoral varet kryesisht në një mbikëqyrës nuk është më i fortë. Duke qenë drejtuese të zhvillimit profesional, është i rëndësishëm shkrimi i tezave të doktoraturave, kjo edhe më shumë me qëllimin për të përftuar kompetenca gjatë trajnimit doktoral në aftësitë e transferueshme. Mundësitë furnizuese ku kandidatët angazhojnë veten për të përftuar aftësi të transferueshme janë të dokumentuara gjerësisht dhe janë të ndryshme në institucionet anëtarë të shoqatës së universiteteve kërkimorë në Europë. E bukura e këtij raporti është se tregon edhe një herë më shumë se disa nga universitetet më intensivë në fushën e kërkimit në Europë janë duke u dhënë prioritet aftësive të transferueshme, të cilat tani po ndërtohen në programe trajnimi për kandidatët doktoralë dhe më shpesh duken si opsione të kurseve të zgjedhura dhe shpesh në bashkëpunim me organizata të tjera. Prezantimi paraqet 29 kompetenca të transferueshme si “puna në ekip”, “këmbëngulja

në arritjen e synimeve afatgjata” dhe “ të kuptuarit e punës së një mjedisi specifik në kërkime intensive me nivel të lartë”. Kompetenca të tilla gjenden në kurse të ndryshëm si klasat master, në promovimin e krijimtarisë dhe ndërmarrjen e rrezikut në kërkime të reja, pajisjet për të ndihmuar kërkuesit doktoralë me menaxhimin e informacionit në kërkim, monitorimi i progresit të punës për të mbështetur studentët në përfundimin e doktoraturave të tyre me sukses dhe në kohë, si dhe shumë të tjera. Shembuj të tjerë të kurseve novative janë forumi i punëdhënësve të doktoraturave në Kolegjin Universitar të Londrës, ku një panel folësish -me titull doktorë-ftohen për të folur rreth sektorit të tyre, progresit të karrierës dhe rrugëve më të mira në pozicionin e tyre. Universiteti ka zhvilluar gjithashtu “Lidershipin në Veprim” dhe një program të hapur që i ndihmon kërkuesit për të nisur projekte bashkëpunuese dhe ndërdisiplinore dhe për të zhvilluar mprehtësinë mendore dhe elasticitetin që nevojitet për të lundruar përmes doktoraturës. Universiteti i Zyrihut ka një total prej 280

kursesh në vit për marrjen e financimeve, mësimdhënies, shkrimit dhe botimit, trajnimit për aplikim pune dhe çështje të tjera, ndërsa Universiteti “Pjer dhe Mari Kyri” ka që nga viti 2006 një shoqatë të studentëve doktoralë që organizojnë evente si; mëngjese, aperitivë, darka apo forume debati. Në Universitetin e Edinburgut, studentëve të rinj doktoralë në shumë shkolla u caktohet një komitet tezash. Komitetet kanë tre deri në pesë anëtarë që përfshijnë supervizorë të studentëve dhe të paktën një person të pavarur që nuk është përfshirë me asnjë përmbajtje domethënëse, as akademikisht, as administrativisht, me studentin. Studentet kanë raportuar se e vlerësojnë në mënyrë të veçantë anëtarin e jashtëm të komitetit të tezës. Shoqata Mbretërore është cituar në raport që ka zbuluar se më shumë se 50% e kandidatëve doktoralë në Mbretërinë e Bashkuar g jejnë punësim jashtë botës akademikë pas një Doktorature të marrë dhe vetëm 3.5% përfundojnë në pozicione të qëndrueshme akademike.


kulturë

Berlinale

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

11.02.2014

Regjisori Lars von Trier provokon sa herë që del në skenë. Ai u shfaq në Berlin i veshur me një bluzë të zezë, ku shkruhej “Persona non grata”, dhe u largua duke injoruar totalisht debatin që ka hapur në Berlin filmi i tij me skena të forta seksi

13

teatër

Rebelimi i Luiza Xhuvanit ndaj pushtetit

Luiza Xhuvani në rolin e Zonjës Margarita

Aida Tuci

Media kryqëzon 'Nymphomaniac': Porno D

Lars von Trier do të shkojë në ferr...Nymphomaniac është kontributi më famëkeq i Berlinales, porno, dramë erotike... janë disa nga “sulmet” që i bëhen regjisorit ieter Kosslick, drejtori i Festivalit të Filmit në Berlin, pati paralajmëruar se edicioni i këtij viti do të provokojë publikun. Filma mbi seksin, fajin, kishën dhe të kaluarën gjermane janë pjesë e programit të Ditëve të Filmit në Berlin. Debate ka shkaktuar sidomos premiera e filmit Nymphomaniac, të regjisori Lars von Trier. Lars von Trier do të shkojë në ferr...Nymphomaniac është kontributi më famëkeq i Berlinales, porno, dramë erotike... janë disa nga “sulmet” që i bëhen regjisorit, i cili provokon sa herë që shfaqet në skenë. “Nymphomaniac”, volumi i parë, u shfaq premierë botërore “jashtë gare” në Festivalin e Filmit në Berlin. Lars von Trier në konferencën për shtyp vetëm buzëqesh para kamerave, por nuk thotë asnjë fjalë. Ai u prezantua në tapetin e kuq me një bluzë ngjyrë të zezë, ku nën Palmën e Artë të Berlinit shkruhej: “Persona non grata/official selection”. Lars von Trier ka ardhur vetëm për serinë fotografike, dhe pas saj zhduket menjëherë. Në vitin 2011 regjisori danez u bë shkak për një skandal në Festivalin e Filmit në Kanë me deklaratat e tij pronaziste. Ai u dëbua nga festivali dhe që atëherë nuk flet për shtypin. “Nymphomaniac”, pavarësisht debateve që ka hapur, është vlerësuar si filmi më i miri jashtë gare. Biletat për të parë filmin e tij janë më të lakmuarat nga publiku. Në Berlin, regjisori ka preferuar të shfaqë “Nymphomaniac, Volume I, Long Version”. Pra rrëfimin e plotë rreth 145 minuta të një gruaje të varur nga seksi; “porno”, “dramë erotike”, kontributi më famëkeq i Berlinales”, - siç shkruajnë mediat. Aktorët Charlotte Gainsbourg, Christian Slater, Jamie Bell, Shia LaBeouf, Stellan Skarsgard, Uma Thurman dhe Willem Dafoe nuk kanë guxuar dhe aq, ndaj në film në pjesët e seksit ata

janë dubluar nga aktorë filmash pornografikë. “Dhe pastaj fillon filmi, e gjithçka është ndryshe. Fillimisht pa pamje, ekrani i zi, vetëm disa zhurma të paqarta. Më në fund dritë, një oborr i brendshëm, gri. Flokë dëbore, pika shiu, të cilat rrjedhin në një mur me tulla të kuqe, mbi kapakët prej teneqeje të koshave të plehrave. Dhe pastaj muzikë. Rammstein. «Më ndje, më mba. Nuk të lë.» Dhe një dorë e përgjakur. Ajo i përket Joe-t (luajtur nga aktorja Charlotte Gainsbourg), e cila nuk është e lënduar rëndë vetëm në gjithë trupin, por siç bëhet e qartë në film, edhe në shpirt. Një burrë me karakter të butë, i moshuar me emrin Seligman (Stellan Skarsgård), e gjen dhe e merr me vete në shtëpi, pasi ajo nuk pranon as mjek dhe as polici. E lejon të bëjë dush, i jep një palë pizhama të tij, i bën çaj. Dhe në fund e pyet se çfarë i ka ndodhur - dhe mban vesh. Në retrospektiva të gjata, fillimisht me ngurrim dhe pastaj gjithnjë e më hapur, Joe i tregon të njohurit të saj të rastësishëm, në të cilin shpejt dallohet alteregoja e Lars von Trier, historinë e saj. Seligman është një njeri që jetën e njeh më shumë nga librat. Ai ka lexuar shumë dhe për këtë arsye e njeh më mirë jetën. Ai njeh mirë edhe filozofinë, fenë dhe peshkimin. Për këtë arsye ai mund të rendisë, relativizojë dhe nganjëherë të bëjë edhe krahasime shumë komike. “Unë jam një njeri i keq”, thotë Joe. Por ashtu si e thotë dhe me çfarë vështrimi, kjo nuk mund të jetë aspak e mundur. Sidoqoftë, Seligman kupton shpejt se çfarë qenieje e brishtë ka përfunduar në strehën e tij. Një grua, e cila ka dashur mbi gjithçka babain e saj zemërmirë dhe poetik dhe ka përbuzur të ëmën me karakter të mbyllur. Një grua, e cila që në moshë të njomë ndiente një dëshirë kozmike, një etje për jetë, uri për ngjyra. Dhe dëshirat e së cilës kanë mbetur gjithnjë të papërm-

bushura, pasi jetës i ka humbur dëshira për jetë. Ajo që mbetet është seksi. I llogaritur, organizuar, pa ndjenjë. Humbja e virgjërisë, e duruar me stoicizëm dhe pastaj gara me shoqen e ngushtë se kush bënte për vete më shumë meshkuj. Trofeu: një kuti me bonbone. Joe (luajtur si adoleshente nga aktorja Stacy Martin) vuan për shkak të racionalitetit të botës dhe përqesh ata që funksionojnë sipas saj: të dashurit e saj. Shpesh disa në ditë, ku zaret vendosin nëse me ta do të flirtojë, do t’i lërë apo do të sillet me vrazhdësi. Logjika e kësaj historie e bën të pashmangshme që me një rregullsi të caktuar të shfaqen skena seksi. Seks, seks dhe prapë seks dhe trupa, trupa, trupa në pozicione nga më të ndryshmet. Dëshirë e zhveshur, pa ndjenjë dhe thellësi. Seks për hir të seksit si sulm ndaj një bote, në të cilën gjithçka është e seksualizuar. Me shumë ndjenjë, poezi e zgjuarsi, me pamje të forta dhe vazhdimisht me humor të këndshëm, Lars von Trier rrëfen historinë e jetës së Joe-it në shumë kapituj. Me retrospektiva, asociime dhe referenca të habitshme. Një herë duket madje se fati është shumë pranë Joe-it. Kur ajo dashurohet vërtet. Por trupi i saj nuk i bindet tani, ai është papritur i zhveshur nga ndjenja dhe i shurdhër. Të dyja bashkë, seksi dhe dashuria, nuk funksionojnë. Kjo nuk funksionon në këtë botë. Dhe pastaj sërish muzikë. Rammstein. «Më ndje, më mba. Unë nuk të lë.» Çfarë akuze! Pas prezantimit për shtypin, ekipi thuajse u bombardua nga gazetarët. Lars von Trier ishte i pranishëm vetëm për fotografitë. Por atje ishte edhe Dieter Kosslick, shefi i Berlinales. Ai zakonisht nuk shfaqet në konferenca për shtyp. Një shenjë pra, një përkulje e vogël por e qartë nderimi për Lars von Trier.

Nicole Kidman hoqi dorë nga roli për shkak të skenave të seksit Në filmin “Nymphomaniac” të regjisorit danez Lars von Trier, skenat e seksit janë 100% reale. Kur Nicole Kidman-it iu propozua roli i Joe-së, ajo refuzoi menjëherë pasi lexoi skenarin pikërisht për skenat e shumta të seksit që përmbante filmi, ku protagoniste do të ishte vetë aktorja.

Shia La Beouf në tapetin e kuq, me kokën mbuluar Aktori 27-vjeçar Shia La Beouf u paraqit para njerëzve të shumtë që ishin mbledhur para premierës së filmit “Nymphomaniac”, me kokën e mbuluar me një qese letre, mbi të cilën shkruhej “Nuk jam më i famshëm”. Aktori ishte pjesë e panelit në konferencën për shtyp, por sapo një gazetar e pyeti rreth skenave të seksit, ai u largua nga salla.

Zilja e shkollës paralajmëron fillimin e orës së mësimit. Në skenë hyn mësuese Margarita. Publiku në sallën e Teatrit të Komedisë as nuk e imagjinon se pas pak do të transformohet, pa dijeninë e tij, në një klasë dhe aktorja Luiza Xhuvani (Zonja Margarita) në skenë është mësuesja e pazakontë që i kundërvihet publikut-nxënës për gati 70 minuta. Madje provokon rëndë herë pas here, pa i dhënë asnjë mundësi publikut-nxënës që të reagojë. Mësimi i Zonjës Margerita shkon nga shkenca në matematikë, nga historia në gjeografi, nga biologjia te seksi, nga seksi tek vdekja. Zonja Margerita që përsërit vazhdimisht emrin e saj, flet për veten në vetën e tretë dhe jep shpjegime të pazakonta për “misteret e jetës”. Ajo është një anti-edukatore që shkel çdo metodë mësimdhënieje, pavarësisht postulatit që i rri mbi krye. Në dërrasën e bardhë shkruan me të zezë çfarë nxënësit (publiku) duhet të ngulisin në mendje. Janë mesazhet e saj jetike që përcjell në fakt teksti i drama-

Megjithëse në një kontekst krejt të ndryshëm, teksti i Athayd-e mbetet një akt rebelimi ndaj të gjitha formave të pushtetit që përpiqen të kufizojnë lirinë e të tjerëve. turgut brazilian, Robert Athayde. Ky monolog tragjikomik u shkrua në vitet ’70, si një metaforë ndaj diktaturës ushtarake në Brazil, si një akt rebelimi kundër saj. Edhe sot, megjithëse në një kontekst krejt të ndryshëm, teksti i Athayd-e mbetet një akt rebelimi ndaj të gjitha formave të pushtetit që përpiqen të kufizojnë lirinë e të tjerëve. “Mosbindja nuk do të tolerohet”, “Unë jap urdhra dhe ju bindeni”, “Këtu vendos Zonja Margarita”, janë fraza që aktorja Luzina Xhuvani artikulohen nën kërcitjen e një shkopi. Po përse Kiço Londo vendosi ta risjellë në skenë pas 9 vitesh “Zonjën Margerita”, sërish nën interpretimin e Luiza Xhuvanit?! “Për ngacmimet e mëdha që ka teksti. Është një tekst i pranueshëm dhe i papranueshëm. Një mësuese tiranike që nën pretekstin e një ore mësimi kalon para syve elementët bazë të ekzistencës: bindjen, revoltën, seksualitetin, fenë dhe shkollimin”, - thotë në konferenën për shtyp para shfaqjes, regjisori Londo. Ndërsa pak orë më vonë, aktorja Luiza Xhuvani për 70 minuta do të mbante pezull publikun me interpretimin e saj mjeshtëror. Aq sa një nga “nxënësit” në publik, me sinqeritet paksa të tepruar, del nga roli i nxënësit ku është gjetur fare rastësisht dhe pyetjes së mësueses: “Çfarë mendoni për Zonjën Margarita?”, iu përgjigj me zë të lartë aktores: Je si shpirt!


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

“Ta gjej unë një dashnore, vetëm lëre X6 në shtëpi” 5

6

12

7

8

13

16

17

26 30

39

15 20

23

24

27

35 40

28

31

32

36

37

41

42

46

11

19 22

29

10

14

18

21 25

9

43

33

34

38

44

45

47

48

49

50

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

51

Horizontalisht: 1. Tërësi rregullash për ceremonitë e ndryshme që bëhen për pritje e për përcjellje zyrtare. 8. Sëmundje si myk që i bie bimëve. 12. Kryeqyteti i Letonisë. 13. Universiteti Amerikan. 14. Sigla e Lushnjes. 15. Letërsia Italiane. 16. Organizatë Ndërkombëtare. 17. Presion që i bëjnë një grup njerëzish me influencë një qeverie. 19. Markë makine. 21. Krunde. 22. Shprehja e jashtme a shfaqja e thelbit të sendeve e të proceseve të realitetit. 24. Markë makine. 25. Organizata e vendeve prodhuese të naftës, sigla. 27. Tarifa, prezantuese spektaklesh. 28. Lumë në Itali. 29. Tepër i lodhur. 31. Male që ndajnë Europën nga Azia. 33. Kamion rus. 35. E panjohur në matematikë. 37. Giorgio, stilist i njohur. 39. Ndërtesë e posaçme ku ruhen dhe ekspozohen piktura me vlerë artistike. 44. I kapur në luftë. 45. Departamenti Ndërtimit. 46. Njuton i fizikës. 47. Shkrim i shkurtër në fillim të një vepre letrare. 49. Numër rendor. 50. Pjesëz mohuese. 51. Profesion.

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Vertikalisht: 1. Modeli i parë i një makine. 2. Lumë i madh në Europën Perëndimore. 3. Organizata e Gruas. 4. Qerre e vogël me katër rrota. 5. Peshk me trup ngjyrë hiri të errët, me njolla të zeza në të dy anët, që e ka mishin me shumë hala të holla. 6. Mjet lundrimi. 7. Pellg detar që ndahet nga deti nga një brez rëre. 8. Masë e një sasie a e një madhësie të ndryshueshme. 9. Uejn, futbollist i njohur anglez. 10. Lëndë e ëmbël që gjendet te frutat. 11. Pemë e vendeve mesdhetare. 18. Njësia e matjes së rezistencës elektrike. 19. Racë deleje. 20. Hasan i Rilindjes. 21. Ajo shkaktoi Luftën e Trojës. 23. Banorë të hershëm të Europës Perëndimore. 26. Fill për të qepur. 30. Pemë frutore. 31. Mjeshtër në profesionin e vet. 32. Pasuria e dikujt. 34. Grup qelizash me të njëjtin funksion. 36. Tufë kafshësh. 37. Kandërr e vogël me thumb helmues. 38. Nis e nxjerr krye mbi tokë. 40. Boletini i historisë. 41. Pjesë e një drame. 42. Lëvizje e rrymave të ajrit. 43. Qendrim i kalit me dy këmbë. 48. Ent Amator.

Sudoku | nivel mesatar 4 6 2 5

6 2

1

7

7

3 8

1

2

8 7

3

9

5

4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

6

1

7

7 9

5

2

5 2 3

7

3 2 1 3 6

1

1 4

3

1 3

9

9 8

2

4 Koha e fillimit _____:____

5

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Një organizatë që promovon vozitjen e biçikletave në Tiranë dhe kërkon reduktimin e automjeteve në kryeqytetin shqiptar, u ka bërë një ofertë shumë të mirë atyre që dalin vetëm sa për t’u mburrur me automjete të shtrenjta. Oferta më e re e vajzave të Tiranës për të gjithë ‘gangsterët’ me automjete të shtrenjta është që t’u gjejnë të dashura pa pasur nevojë që ata ta ekspozojnë veten me veturat luksoze. “Duke marrë parasysh se policia nuk guxon të gjobisë këta tipat, ne kemi menduar se e vetmja zgjidhje është që t’ua fitojmë zemrën”, ka thënë organizatorja e fushatës. Këta aktivistë kërkojnë lirimin e korsive për biçikleta, të cilat zakonisht janë të bllokuara nga automjetet. “Lironi korsitë, mjaft rrezikuam jetën”, është motoja e tyre.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Jeta ne çift do jete përgjithësisht e mire sot, megjithatë kjo nuk do te thotë qe do mungojnë tërësisht debatet. Ne fakt ato do i japin edhe me shume bukuri ditës. Nëse jeni beqare mos i humbni shpresat për te gjetur princin e kaltër deri ne sekondat e fundit. Situata financiare do jete mjaft delikate.

Jeta sentimentale e çifteve do ketë vështirësi te shumta gjate kësaj dite. Do jeni xheloze ne kulm dhe do debatoni ne çdo moment me partnerin. Beqareve nuk do ju ndodhe asgjë e veçante. Yjet nuk do jene ne anën tuaj sot. Ne planin financiar do keni mbështetjen e disa familjareve. Do arrini te paktën ta stabilizoni situatën dhe do ndiheni me te qete.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do tregoheni shume kokëfortë sot ne jetën tuaj ne çift dhe kjo do e acaroje ambientin ne te cilin jetoni. Kujdes sepse po e tepruar mund te lindin edhe probleme serioze. Beqaret nuk do kërkojnë me padurim krijimin e një lidhjeje sepse do ndihem me se miri ashtu si janë. Ne planin financiar do kryeni investime te vlefshme te cilat do e përmirësojnë shpejt situatën.

Nëse jeni ne çift mos tentoni ne asnjë mënyrë te nisni dashuriçka te fshehta sot sepse jo vetëm qe do shkatërroni gjithçka qe keni dertuar me partnerin, por do lëndoheni mjaft edhe vete. Beqaret nuk do takojnë personat e duhur për te filluar lidhje serioze. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi. Nuk priten probleme ne këtë sektor.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Dite shume e trazuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do bini dakord për asgjë me partnerin dhe do kërkoni me ngulm te dale ajo qe doni. Mos i kaloni limitet. beqaret do përballen me surpriza te këndshme te cilat edhe mund t’ua ndryshojnë jetën. Ne planin financiar nuk do jete dite pozitive, megjithatë me pak kursim mund t’ia dilni mbanë.

PESHORJA (23/IX-22/X)

6

3 1 4 0

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Do iu duket shpesh vetja si ne ëndërr gjate kësaj dite. partneri do kujdeset mjaft qe t’iu beje te ndiheni me se miri. Mund te keni edhe surpriza gjigande. Beqaret do kenë takime shume emocionuese dhe mundësitë për te filluar lidhje do jene me te mëdha. Urani do ju nxite te shpenzoni pafundësisht dhe situata financiare do behet me delikate se kurrë.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 125, 128, 154, 155, 156, 385, 314, 474, 485, 509, 515, 629, 694, 866, 874, 889, 951, 954, 963, 965, Numra me 4 shifra: 0147, 0589, 2001, 2221, 4124, 4369, 4854, 8504. Numra me 5 shifra:

01596, 10652, 12147, 13320, 15263, 18360, 20152, 21444, 21515, 32545, 40521, 46555, 46598, 55465, 61356, 62477, 63201, 75852, 83682, 87420. Numra me 6 shifra: 217808, 259668, 344624, 485435, 571913, 698795, 925250, 965246.

Ndikimi i njëkohshëm i Jupiterit dhe Saturnit ne jetën tuaj ne çift do krijoje një klime shume te ngrohte. Nuk do ketë me agresivitet dhe as debate te forta. Beqaret me shume mundësi do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen te plotësuar për këtë fakt. Ne planin financiar duhet te ndryshoni mënyrën e menaxhimit te te ardhurave qe situata te përmirësohet.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do dini çfarë te bëni qe ta stabilizoni situatën sepse me partnerin nuk do kuptoheni mire. Beqareve mund t’iu ndryshoje tërësisht ekzistenca fale një takime mbresëlënës qe do realizojnë. Ne planin financiar do keni surpriza.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Tregohuni me te disponueshem ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe tolerojeni atë here pas here. Vetëm ne këtë mënyrë do ndiheni edhe vete te lumtur. Beqaret duhet te dëgjojnë zemrën e tyre pa menduar për asgjë tjetër. Financat do përmirësohen fale një promocioni qe do merrni ne pune. Organizojeni si duhet situatën dhe do jeni te sigurte për një kohe te gjate.

AKREPI (22/X-21/XII)

Çdo gjë do varet nga sjellja juaj gjate kësaj dite. Nëse e ruani te ngrohte komunikimin dhe here pas here e falni për gjerat elementare partnerin ambienti do jete i ngrohte. Nga ana tjetër beqaret nuk do arrijnë dot te bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne plani material do bëni gabime te pafalshme te cilat do ju kushtojnë shtrenjtë me vone.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Edhe pse mund te keni shume angazhime gjate kësaj dite, mundohuni te mos e lini pas dore atë qe keni ne krah. Ai do ketë nevoje për ju me tepër se kurrë. Për beqaret do jete dite e qete. Ata do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk presin ndryshime. Financat do jene te mira. Përfitoni për te blere objektet qe keni pëlqyer prej kohesh, por jo te kryeni shpenzime kot se koti.

PESHQIT (20/II-19/III) Nëse jeni ne një lidhje dhe ende e doni njeri-tjetrin si ne fillim, Plutoni do nxite momentet romantike dhe emocionuese. Orët e mesditës do jete ato me te mrekullueshmet. Beqaret nga ana tjetër do njohin një person serioz dhe sharmant. Ja vlen ta njihni edhe me tej atë. Me financat do i keni punët mire.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

11.02.2014

11 shkurt

15

Çfarë është të lexuarit, përveçse bisedë në heshtje. -Charles Lamb

1724

Sir Robert Walpole jep dorëheqjen Robert Walpole e ndërtoi karrierën e tij mbi një rrjet lidhjesh familjare dhe interesat e përbashkëta të latifondistëve Whig. Ishte natyra e korruptuar e regjimit të tij që e detyroi të dorëhiqej në shkurt të vitit 1742. Një kurth në Kullën e Londrës, fabrikuar nga armiqtë e tij konservatorë në fund të sundimit të mbretëreshës Anne, nuk ia kish penguar progresin dhe nga viti 1721, pasi me shkathtësi i zbuti pasojat e skandalit të Detit të Jugut, ai u bë anëtari prominent i qeverisë, ose ‘kryeministri’. (Megjithëse termi nuk përdorej asokohe, historianët i referohen Walpole-it si kryeministri i parë dhe ai ishte i pari që je-

toi në 10 Downing Street). Kolonat binjake të pushtetit të tij ishin një manipulim i paturpshëm korruptiv i ambicies dhe lakmisë-përkufizuar në aforizmin e tij të famshëm “Çdo njeri e ka një çmim”- dhe prosperiteti i mundësuar nga stabiliteti ekonomik me taksa të ulëta të brendshme dhe shmangia e luftës jashtë. Rënia e Walpole-it filloi në vitin 1730, kur një rritje e taksës së xhinit çoi në trazira dhe politika e tij e paqes u ndërpre me Luftën e Veshit të Jenkins-it. Në vitin 1731, Robert Jenkins, kapiten i anijes Rebbecca u kap nga roja bregdetare spanjolle afër Havanës dhe ai

mëtonte se ata i prenë veshin. Në vitin 1738, Jenkin u shfaq para Dhomës së Ulët me veshin në një kavanoz. Zemërimi i dha udhë ndjenjave luftarake kundër Spanjës. Mëdyshazi Walpole i shpalli luftë Spanjës më 23 tetor 1739. Çështja që inicioi rënien e tij megjithatë ishin një palë zgjedhje të manipuluara, të cilat Walpole i ktheu në një mocion në Dhomën e Ulët, të cilin ia rrëzuan. George II e emëroi në Dhomën e Lordëve si Kont të Orford-it dhe Walpole u tërhoq në shtëpinë e tij grandioze, Houghton Hall, mobiluar me frytet jo të gjitha të ligjshme të kohës së tij të gjatë në zyrat e shtetit.

Blitz

Flickr

7/10

Gra demokrate që mendojnë se do të ishte gjë e mirë nëse më shumë gra do të zgjidheshin në Kongres.

1/4

Gra republikane që mendojnë të njëjtën gjë.

68

Përqindja e atyre që e konsiderojnë veten libertarianë dhe që janë burra.

94

Për qind e tyre janë të bardhë.

Foto: Raimon escapa Titulli: Albania

Edukimi kombëtar nuk do të prodhojë më mish për top Albert Jacquard Edukimi Kombëtar nuk duhet të përgatisë të rinj për t’iu përgjigjur nevojave të ekonomisë apo shoqërisë. Qëllimi i fundit i edukimit duhet të jetë shkaktimi i një metamorfoze tek qenia në mënyrë që ajo të tejkalojë veten, të kapërcejë frikën nga e huaja dhe të takojë botën ku jeton përmes dijes. Unë, Ministër i Arsimit Kombëtar, kam të ngulitur vetëm një ide: që të gjithë nxënësit të shikojnë të tjerët, t’i kuptojnë, t’i dëgjojnë, të shkëmbejnë mendime me ta, të shprehen, të mrekullohen prej tyre dhe prej mjedisit të tyre. I takon shoqërisë të merret vesh me ata që dalin nga shkolla, u takon ndërmarrjeve të organizojnë vlerësimet dhe kualifikimet për personelin e tyre kur ky personel fillon punën. Rolet nuk duhet të luhen anasjellas: edukimi kombëtar nuk do të prodhojë më mish për top. Neni i parë. Duhet të eliminohet fryma e konkurrencës në shkolla. Motori i shoqërisë sonë perëndimore është konkurrimi. Ky motor është vetëvrasës. Nuk duhet më të mësohet për të qenë i pari. Neni i dytë. Anulohet vlerësimi me anë të no-

gazetamapo@gmail.com

tave. Të vlerësosh një kopje, apo më keq akoma, inteligjencën me një numër, do të thotë t’u japësh një përmasë të vetme aftësive të nxënësve. Nota do të zëvendësohet nga emulacioni. Ky parim, duke qenë më i shëndetshëm, do të bëjë të mundur të përparohet nëpërmjet krahasimit me shokët e klasës dhe jo për t’ua kaluar atyre. Do të ishte më me vend të vëmë fjalët në vend të notave. Neni i tretë. Provimet u qëndrojnë parimeve të tyre, që do të thotë se janë të vlefshme vetëm provimet që nxënësit nuk i kalojnë dot. Ata u hyjnë në punë mësuesve për të vlerësuar të kuptuarit e nxënësve. Por diplomat ose konkurset si puna e diplomave të shkollës së mesme janë humbje kohe dhe anulohen. Mbi ballinat e gjimnazeve do të shkruhet shprehja: “Ndalohet hyrja për ata që duan të  përgatitin provime.” Neni i katërt. Grands écoles (Shkolla Politeknike, ENA…) vihen në dyshim lidhur me mënyrën e  rekrutimit. Përzgjedhja, pasojë e domosdoshme për konkurrencën, që zbatonin këto lloj shkollash, prodhonte vetëm personalitete kon-

formiste, të pazotë për kreativitet dhe imagjinatë. Për të hyrë në ENA, të rinjtë njëzetepesëvjeçarë duhet t’u pëlqenin pesëdhjetë-vjeçarëve. Kjo nuk ishte shenjë e mirë. Neni i pestë. Mësuesit nuk kanë më të drejtë të informohen për moshën e nxënësve të tyre. Datat e lindjes duhet të shuhen nga gjithë dokumentet shkollore, përveçse për mjekun e shkollës. Nuk duhet të vihet më në dukje që një fëmijë është apo nuk është i vonuar, sepse kjo është një mjet përzgjedhjeje. Gjithkush duhet të përparojë në rrugën e dijes sipas ritmit të tij dhe pa u ndier fajtor apo krenar përpara shokëve të klasës. Përkundrazi, mësuesi ka për detyrë të pyesë nxënësin për atë çka ky i fundit di të bëjë, në mënyrë që të përshtatë mësimdhënien, e në rast nevoje të programojë përsëritjen e vitit. Përsëritja e vitit është realisht e dobishme në rastet kur nuk nënkupton gjykim. Neni i gjashtë. Çdo mësues do të asistohet nga një mësues filozofie. Sepse duhet, në fakt, të dyfishosh grumbullimin e dijeve nëpërmjet një qasjeje me anë të koncepteve. Duhet ta nisim veçanërisht me historinë e shkencave dhe më pas të

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

rimëkëmbim njohuritë në raport me gabimet historike të interpretimit të dijeve. Duhet që nxënësit të jenë të vetëdijshëm rreth sfidave politike që fshihen pas progresit shkencor. Më mirë të kalojmë disa javë duke u marrë me një koncept, sesa të pudrosim çdo orë mësimi me nga pak dije. Neni i shtatë. Puna e mësuesve sipas lëndëve anulohet dhe zëvendësohet me punën në ekip. Ecuria e punës nëpër klasa nuk duhet të trazohet nga zbatimi në mënyrë strikte i programit. Neni i tetë. Gjatë jetës së tij, gjithkush do të ketë, në fund të të tridhjetave, katër vite sabatike, me qëllim që të bëjë një bilanc të vetes, të riorientohet qartë, apo të mësojë gjëra të tjera. Gjithkush ka të drejtën të ndryshojë zanat apo prirje, sepse nuk është e thënë të marrësh vendime për jetën tënde kur je tetëmbëdhjetë vjeç. Neni i nëntë. Ministria e Ekonomisë nuk do t’i diktojë më nevojat e saj Ministrisë së Arsimit. Këtej e tutje, Ministri i Ekonomisë do t’i japë gjithë mjetet e nevojshme Arsimit kombëtar për të përmbushur prirjen e tij. *L’humanité, 22 mars 1999. Përktheu: Dilfirus Vrioni. Nga blogu Rrethana dhe Rrethina.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 11.02.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


11 shkurt mapo ok