11 mars mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Më shumë se sa falja e nazime vishës Nga Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 11 mars 2014. Numër 1154. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Nishani: Prej 6 muajsh jam nën trysni politike, sulmi ndaj SHISH po shtohet

Tragjedia në Itali Obsesioni i Edlirës: Bëra gjënë e duhur kundër një fati mizor Zhgënjimet e njëpasnjëshme të nënës 37-vjeçare dhe dëshmia në polici, që zbulon gjendjen e rënduar psikologjike. “Unë i kam shpëtuar vajzat e mia nga një fat mizor, i kam shpëtuar nga të këqijtë, në mos, do të ishin bërë prostituta. Isha vetëm dhe nuk mund të jetoja në këtë dëshpërim”

Gjithë sa mbetet janë trupat e mbuluar nga gjaku dhe vdekja e tmerrshme e vajzave të saj. Mbetet gjithashtu besimi se “ka bërë gjënë e duhur” dhe se “i ka shpëtuar nga fati i tyre mizor”. Në mendjen e Edlirës ngelen imazhe nga ato 5 minutat e frikshme, të ngjashme me skenat nëpër filmat horror. Më pas Edlira? Edhe ajo mbetet në këtë botë,

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani komenton arsyet se pse ka ftuar sot Bashën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, marrëdhëniet me Kuvendin dhe qëndrimin e tij për kreun e SHISH-it. “Nuk ka qenë në të shkuarën një vijimësi e tillë e pandërprerë e një trysnie, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj ndaj Presidentit të Republikës, për hir të së vërtetës”

Faqe 6

Propozimi surprizë Të legalizohet dhe taksohet hashashi në Shqipëri Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford shprehet se e vetmja mënyrë për të fituar luftën kundër trafikut është legalizimi FAQe 8 Mark Crawford

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Ku gabon dhe ku ka të drejtë Fatos Lubonja

koment Kosta Barjaba

Kosova pa Kombëtaren e saj, shtet gjysmak

koment Lumir Abdixhiku

Do të ketë qenë një javë për t’u mbajtur në mend; nga ato të rrallat them...

Edlira Dobrushi, 37-vjeçarja që vrau tre vajzat e saj

Gjika dhe Mziu, bashkë kundër Prokurorisë: Akuzat, montim politik asnjë bazë ligjore, përveçse një prapavijë politike

Dy kryebashkiakët e PS dhe PD, të akuzuar për shpërdorim detyre, kanë qëndrim të njëjtë për Prokurorinë. Gjika: Ky proces është i montuar nga Prokuroria. Mziu: Një akuzë e pathemeltë, nuk ka

Dy kryebashkiakët Shpëtim Gjika dhe Xhelal Mziu i ka bashkuar dje qëndrimi i njëjtë për Prokurorinë; të dy e kanë akuzuar për montim politik të proceseve. Të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, ata u përballën dje për të disatën... Faqe 7

ILDKP: Kontroll që nga 2003 për pasuritë e zyrtarëve Kreu i ri i ILDKP, Shkëlqim Ganaj merr përsipër të bëjë kontrollin e plotë të pasurive deri në fund të këtij viti. Lista e zyrtarëve, pasuritë e të cilëve do të hetohen për herë të parë

Histeria për atë që del kundër rrymës Fatos Lubonja u vendos përsëri, e them që në...

ndonëse nuk është më! Kishte muaj që nuk ishte më kjo grua 37-vjeçare nga Shqipëria, që jetonte vetëm për vajzat e saj. E varrosur nga një grumbull i madh zhgënjimesh, shpesh të vërteta, e herë të tjera imagjinare... Faqe 3

Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive paralajmëroi dje se do të

nisë një kontroll të plotë të deklaratave të pasurisë për të gjithë zyrtarët e nivelit të lartë, duke filluar nga viti 2003. Vendimi është marrë nga kryeinspektori i sapoemëruar në detyrë, Shkëlqim Ganaj, ndërsa rezultatet e këtij kontrolli do të bëhen publike deri në fund të këtij viti. Kontrolli i plotë i pasurive do të përfshijë Presidentin e Republikës, kryetarin... Faqe 7

intervista

Lëvizje e lirë

Hëna Këlcyra: Çfarë tha në shtratin e vdekjes Eqrem bej Vlora

FAQe 13

4 politikë

Miratohen amnistia dhe Kodi i ri, Basha: Marrëdhënie e kushtëzuar me Kuvendin Kuvendi është përfshirë dje për afro dy orë në një debat, ku opozita ka denoncuar në vijimësi shkeljet e ligjit dhe të Rregullores e më pas ka braktisur Kuvendin. Ndryshon Kodi i Procedurës Penale dhe miratohet ligji “Për amnistinë”

koment / 11

Faqe 16

Alfred Lela

Masterchef, televizion për të mirën e publikut Televizioni më shumë se institucion duket se është një intuicion. Një lëvizje e ofertës andej nga shkon kërkesa; një përmasë e spektakolarizuar e së përditshmes; një fiction i realitetit. Televizionit i janë bërë shumë qortime e dy ndër to janë: mpirje e impulseve sociale dhe krijimi i një realiteti paralel inekzistent. Por si çdo gjë tjetër, ka televizion të keq e televizion të mirë. Dalin e teprojnë rastet e së keqes që na vijnë përmes ekranit, por më të kuotuarat janë cektësia e mendimit, vaniteti, dhuna, dhe sidomos modelet e papërshtatshme sociale. Televizionet shqiptare sidomos, të padala ende nga një eldorado informaliteti dhe aprofesionaliteti, herë në shkel-e-shko e herë në malinjitet...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

Basha: Marrëdhënie e kushtëzuar me Kuvendin deri sa të kthehet ligjshmëria

politikë:

Faqe 4

politikë/ Shumica miraton

me 84 vota amnistinë, opozita lë sallën

Faqe 5

Bujar Nishani: Prej 6 muajsh ka

trysni politike ndaj meje, sulmi ndaj SHISH po shtohet Faqe 7

Gjasat janë që Visha të mbetet e paragjykuar dhe të dënohet më shumë në bazë të paragjykimit. Kjo histori ka ndodhur edhe në raste të tjera dhe pak herë ka pasur “rrethana” lehtësuese në rastin e grave apo vajzave të dhunuara.

“Po beut s’iu bë vonë; ay ish mësuar me gjëra të këtilla: qengjet blegërijnë kur u vë thikën kasapi, çupat qajnë kur i merr beu në dyshek”, shkruan Mitrush Kuteli (Vjeshta e Xheladin beut). Kur ndodhte kjo që beu, mashkulli, burri e rrëmbenin një femër dhe e kthenin në pronë? Në maj kur Nazimeja u kthye prej “rrëmbimit”, ajo kishte pikërisht fatin e femrave të përdhunuara prej beut, pa faj e njëkohësisht e pandershme.

Më shumë se sa falja e Nazime Vishës Vladimir Karaj

N

ëse Presidenti do e kishte falur Nazime Vishën me siguri që zhurma pas vendimit do kishte qenë tjetër dhe po ashtu debati i ndryshëm edhe pse me siguri do kishte pasur kundërshtarë të vendimit. Por vendimi i Presidentit Bujar Nishani për të mos e falur Nazime Vishën, e ka vënë këtë dhe stafin e tij përballë kërkuesve që shohin një drejtësi me dy standarde, e cila fal të pushtetshmit dhe burrat dhe dënon ashpër të pambrojturit. Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, u përfshin dje në replikën me një prej nismëtareve të peticionit, gazetares Eni Vasili, që kërkonte faljen e 18-vjeçares së akuzuar për vrasje dhe këshilltarit të Presidentit të Republikës Shaqir Hasanaj. Hasanaj iu përgjigj Vasilit që kritikonte Presidentin për mos marrjen parasysh të rastit, duke vënë theksin në zbatimin e ligjit dhe cilësuar Vishën për të cilën bëhej kërkesa si vrasëse. Por dje Kadare dhe Agolli që kanë bashkëfirmosur peticionin ishin të ashpër me replikën. “E keq ja e reagimit të zotit Hasanaj Mendojmë se ka një burime më të thellë. Ajo lidhet me mbeturinat e një mendësie barbare, për të cilën, në rastin e përdhunimit të një femre, fajtore është e përdhunuara dhe jo përdhunuesi”, shkruajnë Kadare dhe Agoli në përgjigjen e tyre botuar si edhe dy replikat e para në Gazetën Panorama. Blendi Kajsiu shkruante në një opinion po aty se rasti në fjalë ishte shenjë e një “drejtësie me dy fytyra” që fal të pushtetshmit dhe dënon ashpër qytetarët e thjeshtë dhe pa

përkrahje. Ndërkohë Eni Vasili thotë për Mapo se “Çështja ``Visha`` shkon përtej fateve personale të kësaj të fundit, është shumë më tepër se kaq. Është një thirrje që i bëhet shoqërisë që të bëhet e ndjeshme ndaj tragjedive të ngjashme, nga fenomeni i pedofilisë dhe inçestit që sidomos në zonat rurale janë një nga shfaq jet më të tmershme me të cilat përballet sidomos e mitura shqiptare dhe ku mentaliteti i heshtjes i mëson atyre se janë të fajshme për dhunën që pësojnë ç’ka i detyron të perulen e ta pranojnë atë”. Vasili thotë se shpreson që debati sëfundmi ta bëjë shoqërinë të reflektojë dhe të shohë mundësitë edhe për të ndryshuar ligjin kur kemi të bëjmë me raste të tilla, duke vlerësuar faktin që qoftë në gjykimin e rastit qoftë në refuzimin e faljes askush nuk ka marrë parasysh se bëhej fjalë për një minorene të abuzuar. Vasili thotë se për rastin në fjalë ende ka shpresa. Pritet ende vendimi i Gjykatës së Lartë dhe një kërkesë e dytë falje mund t’i nisej Presidentit të Republikës. Por ndërkohë ajo shpreson që të hapet një debat më i gjërë, që do ta bënte më të barabartë gjykimin për gratë. Vasili thotë se këto të fundit gjykohen më ashpër dhe nuk përfitojnë thuajse asn-

“E keqja e reagimit të zotit Hasanaj Mendojmë se ka një burime më të thellë. Ajo lidhet me mbeturinat e një mendësie barbare, për të cilën, në rastin e përdhunimit të një femre, fajtore është e përdhunuara dhe jo përdhunuesi”, shkruajnë Kadare dhe Agoli në përgjigjen e tyre botuar si edhe dy replikat e para në Gazetën Panorama.

“Çështja ``Visha`` shkon përtej fateve personale të kësaj të fundit, është shumë më tepër se kaq. Është një thirrje që i bëhet shoqërisë që të bëhet e ndjeshme ndaj tragjedive të ngjashme, nga fenomeni i pedofilisë dhe inçestit që sidomos në zonat rurale”.

jëherë nga faljet. “Presioni shoqëror duhet të vërë në lëvizje institucionet për rishikimin e ligjit të faljes për shembull sidomos sa i takon përfshirjes së një diskriminimi pozitiv për gruan e të miturën dhe gjithashtu të rishihet pozicioni i gruas përballë drejtësisë”, thotë gazetarja. Nga ana tjetër rikthimi i kësaj çështje në media duket se ngre edhe pyetje të tjera në lidhje me dyfytyrësinë e drejtësisë dhe gjykimin me dy standarde. Vendimi i gjykatës ka qenë deri tani mjaft i rëndë për Vishën duke lënë mënjanë faktin që kemi të bëjmë me një të mitur të dhunuar dhe marrë në konsideratë vetëm pjesën e fundit të historisë së vajzës. Edhe pse ligjërisht, ashtu siç është parë edhe nga Presidenca, e gjithë kjo mund të jetë e justifikuar lënia mënjanë e një pjese jo të vogël të historisë u jep të drejtë kërkuesve të peticionit se kemi të bëjme më një paragjykim. Në fakt që në fillimet e saj historia e vajzës u kthye në një histori “erotike” me publikimin e mesazheve që ajo kishte shkëmbyer me të vrarin prej saj, duke lënë mënjanë pjesën e përdhunimit në moshë të vogël dhe ndikimin që ai kishte pasur mëtej në jetën e të miturës. Gjasat janë që Visha të mbetet e paragjykuar dhe të dënohet më shumë në bazë të paragjykimit. Kjo histori ka ndodhur edhe në raste të tjera dhe pak herë ka pasur “rrethana” lehtësuese në rastin e grave apo vajzave të dhunuara. Refuzimi nga Presidenca në këtë rast, edhe pse korrekt në bazë të ligjeve, duket se u vë shkelmin shpresave të rishikimit të historive të kësaj kategorie duke parë edhe abuzimin ndaj tyre si një krim.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

11.03.2014

3

ngjarja

Telefonata pa përgjigje e njërës prej vajzave Një thirrje telefonike mbërriti natën mes të shtunës dhe të dielës, në qendrën e 112 aty nga ora dy e mesnatës. Operatori ishte në gjendje të dëgjojë vetëm britma dhe zëra. Por, nuk mundi të fliste askush, pasi linja pas pak sekondash u shkëput. Pikërisht, në ato momente Edlira Dobrushi po vriste tre vajzat e saj. Telefonata mund të ketë qenë thirrja e dëshpëruar për ndihmë e njërës prej tre viktimave. Pasi ndjeu zhurma dhe ulërima, njëri prej fqinjëve të familjes shqiptare doli në shkallët e pallatit. Pavarësisht rrëmujës, fqinji vendosi mos të thërriste policinë. “Nuk ishte hera e parë që ndodhnin zhurma të tilla në atë familje”,-ka thënë dëshmitari. Më pas, kaluan katër orë që nga ngjarja, pasi mbërrit 118, ndihma e shpejtë, e cila u njoftua nga një tjetër fqinj, pasi vetë nëna i kish trokitur në shtëpi e traumatizuar dhe e mbuluar në gjak, nën efektin e shokut psikologjik. Tashmë, Edlira Dobrushi gjendet në spital, pasi tentoi të vriste veten dhe në një gjendje tepër të rënduar psikologjike. Ditën e sotme pritet që policia të marrë në pyetje bashkëshortin e saj, Bashkim Dobrushi, babai i tri vajzave të vrara.

Obsesioni i Edlirës: Bëra gjënë e duhur kundër një fati mizor

Zhgënjimet e njëpasnjëshme të nënës 37-vjeçare dhe dëshmia në polici, që zbulon gjendjen e rënduar psikologjike. “Unë i kam shpëtuar vajzat e mia nga një fat mizor, i kam shpëtuar nga të këqijtë, në mos, do të ishin bërë prostituta. Isha vetëm dhe nuk mund të jetoja në këtë dëshpërim” Corriere della Sera

Gjithë sa mbetet janë trupat e mbuluar nga g jaku dhe vdekja e tmerrshme e vajzave të saj. Mbetet gjithashtu besimi se “ka bërë gjënë e duhur” dhe se “i ka shpëtuar nga fati i tyre mizor”. Në mendjen e Edlirës ngelen imazhe nga ato 5 minutat e frikshme, të ngjashme me skenat nëpër filmat horror. Më pas Edlira? Edhe ajo mbetet në këtë botë, ndonëse nuk është më! Kishte muaj që nuk ishte më kjo grua 37-vjeçare nga Shqipëria, që jetonte vetëm për vajzat e saj. E varrosur nga një grumbull i madh zhgënjimesh, shpesh të vërteta, e herë të tjera imagjinare. Burri lidhet me një vajzë 25-vjeçare, humbja e fëmijës së katërt, një biznes prej 20 mijë eurosh që shkoi për dreq, probleme me shëndetin, pa punë dhe përpjekjet për të mbijetuar çdo ditë, duke mbajtur 3 vajzat. Të gjitha këto përbënin jetën e Edlirës, një luftë konstante për të mbijetuar, sipas saj. Prej kohësh vuante nga një depresion i aftë për t’i deformuar çdo mendim. Ishte bindur se nuk do t`ia dilte kurrë që

të kishte një jetë të mirë në Itali. Ndihej vetëm dhe e dëshpëruar, ndërsa kishte të ardhura të pakta për të rritur 3 vajza pa një burrë në krah. Me babanë e vajzave, Bashkimin kishin vendosur të ndaheshin në shtator të vitit të shkuar, ndonëse dokumentet e para i kishin firmosur pak javë më parë. Kur Bashkimi u nis për në Shqipëri, ajo do të ketë menduar se e humbi përgjithmonë, pasi ky i fundit ishte nisur për në Kukës, ku do t`i prezantonte familjes së tij të fejuarën e re. Për Edlirën, një dramë më shumë iu shtua jetës së saj, si për shembull dhimbjen që tregoi nëna e saj, Atlije Copa, për mikrofonin e televizionit Klan. “Ime bijë priste një fëmijë dhe e humbi, me burrin kishte probleme të tipit ekonomike dhe më pas gjërat u përkeqësuan, kur ajo vendosi që të blejë një hektar tokë në Rrushbull të Durrësit. Donte që ta shfrytëzonte për të ndërtuar një shtëpi për fëmijët, por vëllezërit e burrit nuk e lanë, ndërkohë që ajo kishte investuar 20 mijë euro. Kishte probleme me mëlçinë dhe pasi u operua, iu desh të mbante fëmijët.

Prej kohësh vuante nga një depresion i aftë për t’i deformuar çdo mendim. Ishte bindur se nuk do t`ia dilte kurrë që të kishte një jetë të mirë në Itali. Ndihej vetëm dhe e dëshpëruar, ndërsa kishte të ardhura të pakta për të rritur 3 vajza pa një burrë në krah

Për shkak të sforcove të tepërta, humbi dhe fëmijën e katërt dhe ra në depresion. Zoti e faltë, por mund t’u betohem se ajo ka vuajtur shumë në jetë”. Këto ishin fjalët e nënës së saj, Atlije Copa. Edlira, teksa po e merrnin në pyetje shpjegoi pa asnjë pikë loti në sy: “duhet ta bëja, sepse ishte e drejtë. Unë i kam shpëtuar vajzat e mia nga një fat mizor, i kam shpëtuar nga të këqijtë, në mos do të ishin bërë prostituta. Isha vetëm dhe nuk mund të jetoja në këtë dëshpërim”. Edlira ishte e tronditur nga ideja që nuk mund t’i jepte vajzave të saj jetën që dëshironte. Ishte e frikësuar nga e ardhmja dhe ishte bindur se për Simonën, Keisin dhe Sidnin, jeta do të ishte vetëm hidhërim. Bashkimi i jepte familjes së tij 400 euro për qiranë dhe 700 për të jetuar. Nga ana tjetër, Edlira fitonte para duke bërë ndonjë punë dore, si qëndisje apo duke krijuar objekte të vogla artizanale, për t’i shitur më pas. Sigurisht një shifër modeste, megjithatë në shtëpinë ku jetonin, askush nuk kishte dyshuar ndonjëherë se vajzat ishin të kequshqyera apo të lëna pas-

dore. Prindërit e burrit, thonë se Gjykata kishte vendosur t’ia jepte kujdestarinë e vajzave atij dhe ajo po i mbante sepse Bashkimi po vinte në Shqipëri për 2 javë pushime me shoqen e re. Ajo i vrau në një cep të shtëpisë dhe më pas i shtriu afër njëratjetrës në shtratin martesor. “Nuk janë më” -i tha fqinjit, pasi i kishte parë për 4 orë me radhë tek këmbët e krevatit. Vetëm pak ditë më parë në Facebook, ajo shkruante se vajzat ishin gjithë forca e saj. Libri i saj i preferuar ishte “Letër një fëmije që kurrë nuk u lind” i Oriana Fallacit. Më 25 shkurt, kishte postuar një fjali, që sot të fut të dridhurat: “Kujtohu gjithmonë që nuk është thika që të plagos por dora që e mban!”. Dy postimet e fundit i kishte bërë tri ditë më parë; njërin për besimin, që kur e humb, nuk e gjen më dhe tjetrin, një frazë të Massimo Bisottit: “Kush nuk dëshiron të jetë, nuk është, edhe pse mund të ndodhet ngjitur…”. Ndoshta e kishte për burrin e jetës së saj, të humbur në një dashuri të ndryshme. Ose ndoshta për veten: Që nuk ishte më, edhe pse vazhdonte të ekzistonte!

Shpërthim në shtëpinë e ish-oficerit të SHISH, plagoset e motra Një sasi tritoli është hedhur në ballkonin e një pallati të banuar prej VIP-ave. Policia hedh dyshime edhe për ngatërrim objektivi Banesa e një ish-oficeri të Ushtrisë dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror, Ilir Dako, u sulmua me eksploziv mëngjesin e djeshëm, kur persona ende të paidentifikuar hodhën në ballkon një sasi tritoli. Dyshimet e hetuesve janë drejtuar në disa pista, por nuk përjashtohet edhe ngatërrimi i objektivit nga autorët e krimit. Motra e Ilir Dakos, Vasilika, 62 vjeçe, mbeti e plagosur me disa

plagë në fytyrë, pasi vala e shpërthimit e kishte përfshirë atë teksa flinte jo shumë larg nga ballkoni. Xhama të dritares, si dhe pjesë të tjera inertesh kanë shkaktuar plagosjen e saj. Shpërthimi ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 02:40 të mëngjesit, kur banorët e bllokut të banimit në rrugën “Ymer Kurti” u zgjuan nga një zhurmë e fortë që vinte jo shumë larg tyre. Ndërkaq, e plagosura u dërgua me shpejtësi në Spitalin Ushtarak nga të afërmit, ndërsa pas mjekimit të marrë mësohet se ajo është jashtë rrezikut për jetën. Efektivë të Komisariatit të Policisë nr.2 nisën menjëherë hetimet. Shpërthimi mësohet se ka dëmtuar një pjesë të ballkonit të

shtëpisë së familjes së Ilir Dakos, banesa e të cilit ka pamje lindore në pallatin ku banojnë shumë politikanë, por edhe njerëz të rëndësishëm të sportit e medias. Ish-efektivi i Ushtrisë dhe Shërbimit Informativ, prej më tepër se 10 vitesh është në pension dhe nuk punon, ndërsa bashkëshortja është mësuese. Nga këqyrja e kryer, policia dhe ekspertët konstatuan dëmtim të ballkonit, si dhe thuajse të të gjithë xhamave të objektit në disa kate të tij. Hetuesit ngritën dyshimet nëse ngjarja mund të jetë drejtuar ndaj familjes së Dakos, duke qenë se ai ka qenë efektiv i shërbimeve sekrete të Ushtrisë dhe SHISH. Një dyshim i tillë ka rënë

paraprakisht, për shkak se sipas tyre, ai prej kohësh nuk ishte aktiv në këto shërbime. Pista e dytë është se mund të jetë ngatërruar objektivi. Kjo ka bërë që policia të përfshijë në hetime edhe pistën e një gabimi në objektiv nga autorët, duke hetuar

edhe kërcënime të mundshme ndaj tyre. Pavarësisht këtyre dyshimeve, policia ende nuk ka një konkluzion konkret. Hetuesit pritet të marrin për këqyrje kamerat e sigurisë së objektit që ndodhen në hyrje të tij, si dhe dëshmi të personave të ndryshëm, që sipas policisë mund të ndihmojnë në hetimin e ngjarjes. Një burrë rreth të 60-ve, administrator i objektit, tha se kishte mbetur i habitur nga kjo që kishte ndodhur. “Iliri banon prej 15 vitesh këtu, dhe aktualisht është pensionist. Bashkëshortja punon si mësuese, ndërsa ai ka më tepër se 10 vite afërsisht që nuk punon, ndaj nuk i jap dot shpjegim kësaj ngjarjeje”,- tha ai.


4

fokus

ngjarje e ditës

Qëndrimi i opozitës në Kuvend do të ketë karakter denoncues deri sa për atë të kthehet ligjshmëria. Megjithatë, Basha garantoi dje se opozita do të mbështesë pa kushte integrimin e vendit

Basha: Marrëdhënie e kushtëzuar me Kuvendin deri sa të kthehet ligjshmëria “Ne përsërisim qëndrimin tonë se marrëdhënia e grupit tonë dhe e opozitës me Kuvendin do të vijojë të mbetet e kushtëzuar, për shkak të dhunimit flagrant të Kushtetutës më datë 20 shkurt me shkarkimin e paligjshëm dhe antikushtetues të kreut të ILDKP-së, si prova gjenerale e shumicës për të uzurpuar institucionet e pavarura apo për t’i vënë ato në kontroll dhe diktat politik” TIRANË Vetëm pak minuta para fil-

limit të seancës së djeshme parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi qëndrimin që opozita do të mbante në Kuvend; atë të pjesëmarrjes me karakter denoncues. Lulzim Basha deklaroi dje se PD-ja do të mbajë një marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin, që për opozitën do të thotë pjesëmarrje dhe jo bojkot, (pa u përfshirë në debatin për rendin e ditës) ku do të kërkojnë “kthimin e ligjshmërisë në Kuvend”. “… Ne përsërisim qëndrimin tonë se marrëdhënia e grupit tonë dhe e opozitës me Kuvendin do të vijojë të mbetet e kushtëzuar, për shkak të dhunimit flagrant të Kushtetutës më datë 20 shkurt me shkarkimin e paligjshëm dhe antikushtetues të kreut të ILDKP-së, si prova gjenerale e shumicës për të uzurpuar institucionet e pavarura apo për t’i vënë ato në kontroll dhe diktat politik. Ky qëndrim do të mbahet derisa të rivendoset ligji dhe kushtetutshmëria në Kuvend… Në rastin në fjalë ne mbrojmë një parim, mbrojmë standardet, mbrojmë institucionet e pavarura, mbrojmë

Kushtetutën, mbrojmë perspektivën europiane të Shqipërisë”, tha Basha para deputetëve demokratë. Megjithatë, kryetari i PD-së u kujdes të theksonte se përpos qëndrimit të mbajtur ndaj Kuvendit, opozita mbetet e gatshme që të mbështesë pa kushte integrimin e vendit, qëndrim ky i përcjellë nga ai edhe në kongresin e PPEsë. “…Partia Popullore Europiane, drejtuesit e saj, përfaqësuesit e saj në institucionet më të larta të Bashkimit Europian, të vendeve anëtare e qeveritë mike mbështesin pa rezerva perspektivën europiane të Shqipërisë, ecjen të vendit tonë drejt statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Nga kjo pikëpamje, partnerët tanë shprehën vl e r ë s i m i n e t y r e p oz it iv t ë njëzëshëm për qëndrimin e PD të mbështetjes pa kushte të integrimit europian të vendit, për rolin tonë konstruktiv në opozitë, në mbrojtje të vlerave të demokracisë, shtetit ligjor, institucioneve të pavarura dhe perspektivës europiane të Shqipërisë”, - tha ai. Por Basha nuk duket optimist se Shqipëria do

“…Mesazhi nga kryetarët e qeverive të shteteve anëtare dhe përfaqësuesit e lartë të institucioneve europiane të pranishëm në këtë kongres ishte i qartë dhe pa ekuivok. Shkeljet e përsëritura të Kushtetutës, kapja dhe përpjekjet për të vënë nën diktat e kontroll politik institucionet e pavarura, zhbërja e investimeve europiane në fushën e administratës publike dhe Policisë së Shtetit, cenimi i themeleve të shtetit ligjor nga qeveria shqiptare përbëjnë një rrezik kërcënues për statusin në qershor”

të marrë një përgjigje pozitive në muajin qershor për statusin e vendit kandidat. “…Mesazhi nga kryetarët e qeverive të shteteve anëtare dhe përfaqësuesit e lartë të institucioneve europiane të pranishëm në këtë kongres ishte i qartë dhe pa ekuivok. Shkeljet e përsëritura të Kushtetutës, kapja dhe përpjekjet për të vënë nën diktat e kontroll politik institucionet e pavarura, zhbërja e investimeve europiane në fushën e administratës publike dhe Policisë së Shtetit, cenimi i themeleve të shtetit ligjor nga qeveria shqiptare përbëjnë një rrezik kërcënues për statusin në qershor dhe për udhëtimin e Shqipërisë në drejtim të integrimit europian në tërësi”, - tha ai. Pa specifikuar se në ç’mënyrë, Basha shtoi se çështjen e statusit do ta marrin në dorë vetë qytetarët e lirë. N.Perndoj

Berisha: Fule tha se me shqetësimet e opozitës do ju vënë 25 prioritete “Rama bëri aleancë me Ilir Metën, për korrupsionin e të cilit ai vetë ka dorëzuar një dosje voluminoze në kancelaritë europiane” TIRANË Në pjesën e dytë të shkrimit “Për dyshen Rama - Meta standardet europiane nuk ekzistojnë!” të botuar dje në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan arsyet se pse Shqipëria rrezikon të marrë statusin e vendit kandidat në muajin qershor. Sipas tij, problemet më themelore të Shqipërisë në procesin e integrimit lidhen para së gjithash me qëndrimin e forcave politike në tërësi, dhe në veçanti PSLSI ndaj standardeve europiane, ligjeve, parimeve, vlerave, të cilat qëndrojnë në themel të sistemit demokratik të vendeve anëtare të BE-së. Për të shpjeguar këtë tezë të tij, Berisha ka analizuar punën e deritashme të qeverisë, emërimet që janë bërë, situata e rendit në vend, raporti ndaj opozitës, qëndrimi me institucionet e pavarura, duke i krahasuar ato me qeverisjen e djeshme të demokratëve. “… Rama, votën pro tij po e përdor si çekiç

për të rrëzuar standardet europiane, nenet e Kushtetutës, ligjet, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera, institucionet e pavarura dhe për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve politikë, të gjitha këto vetëm e vetëm për fuqizimin e pushtetit të tij personal…”, - shkruan Berisha ndër radhë. Sipas tij, që në javët e para të mandatit të tij, “Edi Rama përdori forcën e ekzekutivit për të rrafshuar banesat me leje të qytetarëve, ka filluar bllokimin e protestave paqësore, ka ndërmarrë shkarkime kolektive nga puna, ka dhunuar të drejtat e qytetarëve të konfirmuara me vendim gjykate etj”. Ish-kryeministri ndalet edhe tek dialogu i munguar me opozitën. “Me sa duket, për Ramën dhe neobllokmenët në pushtet, dialogu me armikun që ka marrë një milion shuplaka, është i pavlerë ndaj mund të thuhet se, pavarësisht nga dëshmitë e rreme, sot në Shqipëri dialogu nuk ekziston…”, - shkruan ai. Një tjetër kriter për integrimin është edhe funksionimi i shtetit ligjor, që sipas Berishës nuk respektohet nga Rama sa herë që bëhet fjalë për zbatimin e Kushtetutës, zbatimin e paanshëm të ligjeve të vendit, vendimet e gjykatave etj. “…Në funksion të pushtetit personal, Rama shpalli pub-

likisht moton “Nuk zbatojmë ligjet e Berishës”, dhe njëlloj si në rastin e neneve të Kushtetutës ai i rrëzon ato me vendime qeverie apo vendime të kryeministrit, madje dhe të ministrave, ligjet organike dhe ligje të tjera të vendit si: ligjin për organizimin e Këshillit të Ministrave, ligjin e buxhetit të shtetit, ligjin për Nëpunësin Civil dhe për Organizimin dhe Qeverisjen Vendore, ligjet për Shërbimin e Jashtëm, për Planifikimin e Territorit, për Pronën, Shpronësimin, Legalizimet dhe për Statistikat Zyrtare, Kodin e Punës, Kodin e Procedurës Administrative, Kodin Rrugor, Kodin e Procedurës Tatimore, ligjet për ILDKP, për Agjencinë e

Luftës Kundër Pastrimit të Parave, për Policinë e Shtetit, për Inspektimin e Ndërtimit, për Avokaturën e Shtetit dhe për Komisionin e Prokurimeve Publike. Vetëm në tre muaj Rama ka bërë të paqena shumicën dërmuese të ligjeve të institucioneve të vendit”, - shkruan ai. Berisha merret gjatë edhe me disa nga ministrat e PS-së (si Arben Ahmetaj, Saimir Tahiri, Shkëlqim Cani, Mimi Kodheli apo Erion Veliaj) ndërsa nuk prek ata të LSI-së. Megjithatë, Berisha shton ndër radhë se “Rama bëri aleancë me Ilir Metën, për korrupsionin e të cilit ai vetë ka dorëzuar një dosje voluminoze në kancelaritë europiane”. Në shkrimin e tij, Berisha bën përgjegjës dyshen RamaMeta edhe për shkarkimet në administratë, si dhe i sheh në të njëjtën gjatësi vale edhe kur shkruan për përfitime pasurish në mënyrë të paligjshme. Në fund të shkrimit të tij, Berisha i referohet edhe takimit të Nivelit te Lartë të zhvilluar dy ditë më parë në Tiranë. “...Komisioneri Stefan Fule, pasi dëgjoi dy ditë më parë opozitën në takimin qeveri - opozitë, u shpreh se ‘nëse i shkruaj një raport vendeve anëtare mesa u tha sot këtu ju e harroni statusin dhe merrni një listë jo me 5 por me 25 prioritete”

emërimi

Alaudin Malaj, kandidatura e Nishanit për anëtar të Gjykatës së Lartë TIRANË Alaudin Malaj, kreu ak-

tual i Gjykatës së Apelit të Tiranës, është dekretuar nga presidenti Bujar Nishani si anëtar i Gjykatës së Lartë. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, kreu i shtetit shprehet se ka vlerësuar përvojën dhe vjetërsinë në profesion të Malajt, si dhe treguesit mbi performancën e tij si gjyqtar. Malaj ka ushtruar profesionin e gjyqtarit të Shkallës së Parë për rreth 3 vjet dhe prej rreth 17 vitesh ushtron funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit. Prej muajit nëntor 2011, ai kryen edhe funksionin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë. Në kuadër të përzgjedhjes së kandidaturës për në Gjykatën e Lartë, kreu i shtetit zhvilloi pak ditë më parë edhe konsultimet me krerët e grupeve parlamentare të Kuvendit. Mazhoranca i konsideroi si jofrytdhënëse këto konsultime dhe tashmë pritet të shprehë edhe qëndrimin e saj në lidhje m e k a n d i d at u r ë n e përzgjedhur.


Gazeta MAPO

11.03.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

5

Kuvendi është përfshirë dje për afro dy orë në një debat, ku opozita ka denoncuar në vijimësi shkeljet e ligjit dhe të Rregullores interpelanca

Rama-Topalli, replika për vrasjet dhe tritolin Një pjese të opozitës i është dashur të kthehet sërish në parlament, pavarësisht se më parë e kishte braktisur atë. Kjo për shkak se ata nuk kanë dashur që ta lënë vetëm kolegen e tyre Jozefina Topalli, e cila ashtu si edhe ata, u kthye sërish në sallën e Parlamentit për të zhvilluar interpelancën me kryeministrin Edi Rama për situatën e rendit në vend. Topalli e konsideroi tejet të rëndë situatën e kriminalitetit, duke theksuar se pasiguria publike është bërë tmerri i qytetarëve. Ajo ka dhënë statistika të krimit, të cilat sipas saj në këto muaj të qeverisjes së të majtës kanë njohur përkeqësim të ndjeshëm. “Gjatë fushatës ju kam dëgjuar të thoni bum, bum, bum. Nuk e dija ç’ishte kjo, por tritoli u bë modë, fjala ‘tritol’ ishte fjala kyçe që bashkë me C4 iu dhurua qytetarëve si model të qeverisë suaj”, - deklaroi Topalli. Ndërsa kreu i qeverisë lidhur me këtë pretendim solli shifra që tregojnë të kundërtën, pra rënien e numrit të vrasjeve dhe të viktimave. “Numri i viktimave është më pak se 50, numri i vrasjeve 43, ndërkohë që në njëjtën periudhë të një viti më parë kishte 73 viktima dhe 64

vrasje”, - tha Rama, duke theksuar se me shifrat e deklaruara nuk po dëmtohet qeveria, por po dëmtohet vendi. Ndërsa Topalli duke ndërhyrë sërish ka theksuar se situata e rënduar e rendit është pasojë pikërisht e largimeve të profesionistëve nga radhët e policisë. “Nuk ka faj qeveria që një ditë, në formë dënimi kolektiv, shkarkoi drejtuesit e policisë në çdo cep të Shqipërisë dhe mori militantë të PS në mënyrë anti-ligjore?” - vijoi Topalli. Por edhe për këtë pretendim Rama ka sjellë shifra, të cilat sipas tij vërtetojnë se për të njëjtat periudha kohore, atë të ndryshimit të pushteteve në 2005 dhe atë të 2013-ës, numri i të larguarve ka qenë shumë herë më i madh nga qeverisja e PDsë. “Nga shtatori 2013, kur ne erdhëm në pushtet, deri në shkurt 2014 janë liruar nga detyra 378 punonjës policie. Në shtator 2005 deri në shtator 2006, kur ishit ju në pushtet, larguat 1003 punonjës policie, për të rritur mesataren e ulët të arsimimit shumë të ulët të policisë. 70 % e punonjësve me arsim të mesëm. Turp”, - replikoi Rama, i cili theksoi se pavarësisht qëndrimit të opozitës, qeveria e tij ka vendosur të bëjë shtet.

Shumica miraton me 84 vota amnistinë, opozita lë sallën

Ndryshon Kodi i Procedurës Penale dhe miratohet ligji “Për amnistinë”, sipas të cilit lirohet një numër i konsiderueshëm të burgosurish për vepra të lehta, ndërsa u falet nga 1 vit të gjithë të burgosurve të tjerë Fejzi Braushi Pavarësisht taktikës së opozitës për të penguar miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, mazhoranca ka votuar e vetme dy nga këto drafte, duke rikonfirmuar shumicën e saj të cilësuar prej 84 votash në sallë. Ndërsa opozita është larguar nga salla, shumica qeverisëse ka miratuar me 84 vota secilin, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, thelbi i të cilave ka të bëjë me kalimin e disa veprave të korrupsionit tek Gjykata e Krimeve të Rënda, si dhe ligjin “Për dhënie amnistie”, nëpërmjet të cilit lirohet një numër i konsiderueshëm të burgosurish për vepra të lehta, ndërsa u falet nga 1 vit të gjithë të burgosurve të tjerë. Por para se të arrinte në këtë pikë, Kuvendi është përfshirë për afro dy orë në një debat, ku opozita ka shfrytëzuar hapësirat që jep Rregullorja për të marrë fjalën për procedurë, ndërsa ka denoncuar në vijimësi shkeljet e ligjit dhe të Rregullores nga

mazhoranca lidhur me një sërë çështjesh, përfshi këtu mosmbledhjen e Parlamentit javën e shkuar, shkarkimin e kreut të ILDKP-së disa javë më parë, apo edhe moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjin “Për Nëpunësin civil”. Seanca Ashtu si edhe herën e fundit, seanca e djeshme ka nisur me një strategji të njëjtë të opozitës së djathtë. Sapo kryetari Meta ka çelur punimet e saj dhe ka ftuar deputetët që të shprehnin vërejtjet, nëse kishin për procesverbalin e seancës së shkuar, nënkryetari i grupit parlamentar demokrat, Eduard Halimi ka marrë fjalën, duke u përqendruar plotësisht tek ajo që ai e ka konsideruar si tentativë e mazhorancës për të zaptuar institucionet e pavarura. “Ka episode që po mbushin kupën se si Parlamenti sillet me institucionet e pavarura dhe me Kushtetutën e vendit. Konfliktin politik nuk e krijon opozita, të gjitha po i bëni vetë pa i lënë rrugëdalje

Meta: “Nuk jam këtu për të dëgjuar recitimet tuaja. Nëse keni ndonjë gjë për procesverbalin, po. Askush nuk i është referuar procesverbalit. Si të mbledh unë Parlamentin kur Berisha ishte në Irlandë?

opozitës. Dhe sot vini me një ligj antikushtetues, për të trajtuar gjyqtarë e prokurorë si mafiozë, i keni të gjithë kundër, ndërkombëtarët kundër, të gjithë i keni kundër. E sipas jush, çfarë të bëjë opozita, të bëjë sehir?” - tha Halimi. Ndërkohë që ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka është përqendruar te shkatërrimi i administratës publike dhe te çështja e rendit, e cila sipas tij është përshkallëzuar për keq si pasojë e politikave të gabuara të qeverisë. “Qesh ti qesh, se je bërë si Ver Llapa që rri tek kryqëzimi i ‘21 Dhjetorit’, dhe kush nuk i jep 200-lekshin i nxjerr gjuhën dhe e përqesh”, - iu drejtua Noka Ramës, i cili është i pranishëm në seancë. Ndërsa kryetari i grupit demokrat, Edi Paloka dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kanë vënë theksin te shkelja e Rregullores nga kryeparlamentari Ilir Meta, lidhur me mosmbledhjen herën e shkuar të seancës plenare. “Ju s’mund të na thoni se po shkelim Rregulloren, sepse po flasim 20 sekonda më shumë, ndërkohë

që ju keni shkelur gjithçka me këmbë”, theksoi Paloka. Ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar kryetari i Kuvendit, Meta, i cili ndërsa nga njëra anë ka ftuar opozitën që për çdo pretendim për shkelje të Rregullores të bëjë mocion mosbesimi ndaj tij, nga ana tjetër ka kërkuar që tolerancën e tij në drejtimin e Parlamentit të mos e marrin për dobësi. “Nuk jam këtu për të dëgjuar recitimet tuaja. Nëse keni ndonjë gjë për procesverbalin, po. Askush nuk i është referuar procesverbalit. Si të mbledh unë Parlamentin kur Berisha ishte në Irlandë? Ju keni ardhur për protagonizëm. Po abuzoni me super tolerancën time, që keni dy orë këtu që flisni në kundërshtim me Rregulloren e Parlamentit. Kjo sjellje dhe ngritja e zërit nuk më tremb mua”, - tha Meta. Ndërkohë që kreu i deputetëve socialistë në reagim ndaj sjelljes së opozitës ka theksuar se ajo po kërkon konflikt politik, ndaj i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit që të vijojë me rendin e ditës.

Debati Meta-Topalli për mosmbledhjen e Kuvendit Topalli: Nuk ke mbledhur seancën. Meta: Si të mbledh unë Parlamentin kur Berisha ishte në Irlandë? Ju keni ardhur për protagonizëm. Bumçi, nëse keni ndonjë gjë për procesverbalin fol, nëse jo, vazhdo fol me mikrofon të mbyllur. Topalli: Hap mikrofonin. Meta: Do hapet për aq kohë sa lejon rregullorja. Mund t’ju ndërpritet fjala dhe kur nuk flisni për procesverbalin. Topalli: Sa herë që kryetari i Kuvendit merr fjalën, gjithsej fjalimi i tij ka tri fjalë: konstruktiv, gjithëpërfshirës, u kemi shti dorën. Është tallje, jo se nuk janë budalle, është ironi sigurisht por jo finesë brenda saj. Procesverbali duhet të ishte votuar të enjten e shkuar, po ju keni guxuar të bëni atë që asnjë kryetar s’e ka bërë në 23 vite, ke mbyllur dyer e Parlamentit. Je precedent i rrezikshëm.

Meta: Jepja zonjës Topalli fjalën, meqë nuk është zoti Berisha, i takon të flasë pa limit. Ditën e mërkurë Parlamenti u mblodh në seancë për të përcjellë fjalën e presidentit Napolitano. Seanca për sot ishte parashikuar. Projektligjet e ditës së enjte ishin në komisione. Unë gjykova të mos mblidheshim ditën e enjte vetëm për të miratuar procesverbalin. Shpjegimi emocional është, e kisha të vështirë të mblidhja Kuvendin pa zotin Berisha, se ishte në Irlandë. Nëse kam bërë shkelje, bëni mocion për shkarkimin tim. Topalli: Kush jeni ju që thoni, unë gjykova? Meta: Kush jeni ju që flisni në emër të Parlamentit? Ju flisni në emrin tuaj. Parlamenti flet dhe me votë, bëni mocionin për shkarkim. Topalli: Gabuat edhe më shumë kur thatë, unë gjykova. Nuk keni atribut. Nuk donit parlament

se kishit shoferët dhe kishit frikë, ti qofsh, por Kuvendi ka forume. Noka: Në këtë vend demokracia është e kërcënuar. (I drejtohet Ramës) Qesh ti qesh, se je bërë si Ver llapa i ‘21 dhjetorit’, e ke parë Ver Llapën te kryqëzimi i ‘21-shit’ që kush nuk i jep 200-lekëshin i qesh dhe i nxjerr llapën? Ruçi: Flitet për demokraci parlamentare dhe shkelet e drejta kushtetuese e sovranit në sallën e Parlamentit. Zonjë e nderuar (i referohet Topallit), Parlamentin nuk e ka mbyllur kush, salla ka qenë e hapur. Ju e dini shumë mirë se Parlamenti funksionon me një axhendë. Por ju nuk e dini sepse nuk keni si ta dini sepse kontributi i opozitës në seanca të komisioneve dhe në seancë është inekzistent. Një orë para se të fillojë seanca në parlament duhet të jetë lista

e diskutantëve, ndërsa ju nuk vini në Parlament. Këtu kërkohet konflikt politik, por Parlamenti ka një rregullore, kështu që ju lutem të zbatohet rigorozisht Rregullorja. Nuk keni çështje dhe doni të kapeni pas të ashtuquajturës procedurë në parlament. Predikohet që këtu kërkohet konflikt politik. Paloka: Ju doni të tregoni se ju jeni pronarë të këtij vendi, meqë ju me këto vota mund të bëni si të keni qejf. Një tjetër vendim, si ai i INUK-ut ishte antikushtetues. Të nesërmen INUK bllokoi Bulevardin e Tiranës. Ju edhe këtu tregoni se ju bëni ç’t’ju dojë qejfi juaj. Ne diktaturat jemi mësuar t’i rrëzojmë, kur them ne, e kam fjalën për shqiptarët jo vetëm për ne këtu. Do të merrni përgjigje nga shqiptarët. Meta: Ju lutem mos e ngrini zërin, nuk jam nga ata që trembem.


6

fokus

ngjarje e ditës

intervista

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani komenton arsyet se pse ka ftuar sot Bashën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, marrëdhëniet me Kuvendin dhe qëndrimin e tij për kreun e SHISH-it

Bujar Nishani:

Prej 6 muajsh ka trysni politike ndaj meje, sulmi ndaj SHISH po shtohet “Presidenti i Republikës në një periudhë pesë apo gjashtëmujore, në mënyrë të pandërprerë ndihet nën një trysni të caktuar të politikës. Nuk ka qenë në të shkuarën një vijimësi e tillë e pandërprerë e një trysnie, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj ndaj Presidentit të Republikës, për hir të së vërtetës”. Intervistoi: Merita Haklaj/ABC NEWS

Zoti President, përshëndetje! Me shumë interes është për publikun mbledhja që keni thirrur: mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. A mund të na sqaroni diçka lidhur me rendin e ditës së kësaj mbledhjeje dhe konfuzionin lidhur me deklaratat e ndryshme që janë shpërndarë në media? Nuk kemi patur mundësinë të njihemi konkretisht me të ftuarit, por edhe mbi rendin e ditës që kjo mbledhje do të ketë si objekt. Unë ju falenderoj për pyetjen dhe interesin dhe besoj që opinioni publik ka nevojë të informohet në lidhje me një nga veprimtaritë e rëndësishme të institucioneve të shtetit shqiptar, që është mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Për më tepër që mbledhja e ditës së martë në këto dhjetë vitet e fundit është mbledhja më e rëndësishme që do të ketë Këshilli i Sigurisë Kombëtare për vetë çështjen dhe rendin e ditës që do të trajtojë. Në lidhje me keqinterpretimet dhe deri diku edhe deformimet që i janë përcjellë opinionit publik për ftesën që i kam bërë kryetarit të opozitës, zotit Basha në këtë mbledhje: Së pari dëshiroj të nënvizoj faktin që nga pikëpamja ligjore, ligji parashikon të drejtën e Presidentit të Republikës si Kryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare që, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në varësi të rendit të ditës, mund të ftojë në këtë mbledhje edhe ministra të tjerë të Kabinetit qeveritar, të cilët nuk janë anëtarë të këtij Këshillit, kryetarë të komisioneve parlamentare, drejtues të institucioneve të ndryshme si dhe persona të tjerë. Këtë e thotë ligji. Duke qenë se rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, siç e thashë, ndër më të rëndësishmit të këtyre dhjetë viteve të fundit, ka të bëjë me dokumentin e ri të strategjisë së sigurisë kombëtare të vendit. Them se është shumë e rëndësishme për vetë faktin se dokumenti aktual që Shqipëria ka përsa i takon strategjisë së Sigurisë Kombëtare, është një dokument i hartuar dhe i miratuar përpara anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Pra, tashmë dokumenti i ri, mbi gjithçka do të marrë në konsideratë faktin e qenies së Shqipërisë anëtare të NATO-s. Për më tepër në fazat e pritshme të integrimit evropian të Shqipërisë, përsëri ky dokument merr rëndësi të veçantë. Ndaj vetë dokumenti i ri i strategjisë së re të sigurisë kombëtare është një dokument që do t’i shërbejë Shqipërisë në disa dekada të ardhshme…Ndaj ftesa për Kryetarin e opozitës, krahas drejtuesve të qeverisë, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit, tashmë nuk është vetëm një dëshirë e parashikuar edhe nga ligji për Presidentin e Republikës, por e kam konsideruar atë edhe si një detyrim. Prandaj mendoj që qenia

në tryezë, në diskutimet paraprake që bëhen për një dokument, i cili do të përfundohet përmes miratimit konsensual në Kuvendin e Shqipërisë, i jep këtij dokumenti një dimension serioz… Zoti President, flasim për bashkëpunim edhe për këtë dokument strateg jik, për bashkëpunim edhe në shumë fusha të tjera. Konflikti më i madh sigurisht që është në Parlament mes mazhorancës dhe opozitës, por ka një konflikt, le të themi të sapofilluar ndoshta, por ka disa kohë, edhe mes mazhorancës dhe Institucionit të Presidentit. Ju, e shikoni si sulm të mazhorancës ndaj jush rrëzimin e dekreteve të herëpashershme apo edhe deklarata të tilla që tashmë edhe konsultimet për dekretet e ardhshme po rezultojnë si joproduktive, duke cituar në këtë rast edhe kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, zotin Ruçi? Është publike që Presidenti i Republikës në një periudhë pesë apo gjashtëmujore në mënyrë të pandërprerë ndihet nën një trysni të caktuar të politikës. Nuk ka qenë në të shkuarën një vijimësi e tillë e pandërprerë e një trysnie, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj ndaj Presidentit të Republikës për hir të së vërtetës. Kjo nuk lidhet me çështjen e rrëzimit të dekreteve të Presidentit të Republikës nga Parlamenti, pasi Parlamenti ka vepruar në të drejtën e tij sovrane për të gjykuar një dekret të Presidentit të Republikës, pavarësisht se në bindjen time ka qenë i paargumentuar dhe i pambështetur. Gjithsesi është e drejta e Parlamentit përmes procedurës që i takon të marrë një vendim të caktuar. Në këtë rast raporti im ka qenë me opinionin publik dhe raporti i Presidentit të Republikës në rastin e dekreteve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë me opinion publik tregoi se nga pikëpamja profesionale dhe e integritetit të dy të emëruarve nuk pati asnjë pretendim. As nga ndonjë aktor, as nga ndonjë deputet i caktuar. Përkundrazi, gjatë gjithë procesit të vlerësimit të dekreteve, u vlerësuan në mënyrë individuale emrat e përzgjedhur nga Presidenti i Republikës si në aspektin profesional ashtu edhe në atë të integritetit njerëzor dhe qytetar. Po kështu edhe nga opinioni nuk pati asnjë pretendim për cilësinë e zgjedhjes. Pra në këtë kontekst, them se raporti i Presidentit të Republikës, raporti me opinionin publik është konkluduar nga një vlerësim korrekt dhe normal. Përtej këtij raporti, qëndrimi procedural i Parlamentit mbetet një e drejtë e Parlamentit. Duhet të nënvizoj diçka edhe për opinionin publik: Çështja e konsultës të Presidentit të Republikës me krerët e grupeve parlamentare së pari, në parim, është një

“Unë besoj që fryma që sundon në KLD është fryma e gjyqësorit, pasi nga 15 anëtarë që ka KLD, 10 prej tyre janë gjyqtarë që janë përzgjedhur nga trupa gjyqësore, përfshirë këtu dhe Kryetarin e Gjykatës së Lartë, që është Kryetari i Konferencës së Gjyqësore Kombëtare. Ky është dhe thelbi dhe fryma e asaj që quhet ‘ndarja e pushteteve’. Unë jam i bindur që çdo tentativë e çdolloj pushteti tjetër për të ndërhyrë në kompetencat e një pushtetit tjetër të pavarur, siç është pushteti gjyqësor, nuk do të jetë e suksesshme”

zhvillim pozitiv. Së dyti, është një kërkesë e Gjykatës Kushtetuese në interpretim pikërisht të procesit të ndërmarrë nga Presidenti i Republikës apo miratimit, të pëlqimit të Kuvendit të Shqipërisë, por vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shumë i qartë teksa kërkon që këto konsulta të bëhen për kritere të tjera shtesë dhe aspak për emrat. Nëse do të futeshim për të konsultuar dhe për të gjetur emrat që duhet të ishin, atëherë do të kufizohej maksimalisht e drejta dhe tagri kushtetues i Presidentit të Republikës, çka do të binte ndesh me vetë Kushtetutën e vendit… Le të kalojmë pak tek Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Edhe aty ka një lloj konflikti, le të themi. Shpesh debati politik e ka përfshirë. Në rastin më të fundit lidhur me çështjen e zonjës Ina Rama, ish-kryeprokurores. Si e keni parë? Ka konflikt politik? Ka një mosfunksionim siç duhet të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe përtej kësaj, a ka nevojë për ndryshime ligjore për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë? Në gjykimin tim si President i Republikës dhe si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, aktualisht ky Këshill është duke funksionuar dhe duke përmbushur detyrën e tij më mirë se kurrë më parë. Për fat unë kam eksperiencën jo vetëm si Kryetar i KLD-së, por kam eksperiencën e grumbulluar edhe si anëtar i KLD-së në pozicionin e Ministrit të Drejtësisë në të shkuarën dhe askurrë, në këtë pozicion si përfaqësues i qeverisë në KLD, nuk kam mbajtur asnjëherë qëndrime refraktare dhe artikulime apo retori që cenon integritetin, objektin e punës dhe mënyrën e funksionimit të KLDsë. Edhe gjatë kohës që unë kam qenë Ministër i Drejtësisë mund të them se, apo të bie në vëmendjen tuaj dhe të shikuesve tuaj që, gati 70% e propozimeve të mia, atëherë si Ministër i Drejtësisë, nuk janë pranuar apo janë rrëzuar nga KLD. Nuk ka pasur në atë kohë as edhe një deklaratë timen të vetme kundër këtyre qëndrimeve, kundër këtyre vendimeve të KLD-së. Pse? Sepse e kam konsideruar që serioziteti i respektit të institucioneve të shtetit është më së pari obligim i njerëzve që kanë mandatin për të përfaqësuar institucione kaq të rëndësishme të shtetit…Unë besoj që fryma që sundon në KLD është fryma e gjyqësorit pasi nga 15 anëtarë që ka KLD, 10 prej tyre janë gjyqtarë që janë përzgjedhur nga trupa gjyqësore, përfshirë këtu dhe Kryetarin e Gjykatës së Lartë që është Kryetari i Konferencës së Gjyqësore Kombëtare. Ky është dhe thelbi dhe fryma e asaj që quhet ‘ndarja e pushteteve’. Unë jam i bindur që, çdo tentativë e çdolloj pushteti tjetër për të ndërhyrë në kompetencat e një pushtetit tjetër të pavarur, siç është pushteti gjyqësor, nuk do të jetë e

suksesshme. Ka pasur abuzime për të artikuluar ndikimin e Presidentit të Republikës mbi sistemin gjyqësor. Presidenti i Republikës, jo vetëm ky që është aktualisht, por kushdo që ka qenë në këtë pozicion, së pari nuk mund të bëjë dot reforma mbi sistemin e drejtësisë, dhe së dyti nuk mund të pengojë dot reformat në sistemin e drejtësisë pasi nuk ka mekanizma. Presidenti i Republikës si institucion është i paraparë me Kushtetutën e vendit, si një mekanizëm i caktuar për të parandaluar apo për të ndaluar në momente të caktuara ndërhyrjet antiligjore në pavarësinë e pushtetit gjyqësor, duke i njohur atij të drejtën e vetos përmes dekretit dhe kështu me radhë. Nuk ka pushtete të tjera mbi sistemin e drejtësisë, por ka një pushtet të rëndësishëm që në momente të caktuara parandalon ndërhyrjen dhe kjo është garancia. Ndaj, rëndësia e funksionimit korrekt, serioz të Presidentit të Republikës është një garanci për ruajtjen e pavarësisë së këtyre institucioneve, veçanërisht të pushtetit gjyqësor, në jetën dhe veprimtarinë e gjyqtarëve qoftë edhe në KLD ku mund të kenë vendimeve abuzuese nga shumica e anëtarëve të KLD-së në një moment të caktuar dhe për arsye të caktuara. Në këtë kontekst, unë do të dëshiroja që krahas problemeve serioze që ka në sistemin e drejtësisë, në të cilat KLD është një nga protagonistët që mund të shërbejë në implementimin e reformave që duhet të nisin në Kuvendin e Shqipërisë dhe të shtrihen, pastaj, në vet-implementimin nga komuniteti i gjyqtarëve, por edhe i angazhimeve që mund të sjellin aktorë të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë të shoqërisë shqiptare, mund të kontribuojnë përmes një bashkëpunimi, përmes një bashkërendimi KLD me Ministrinë e Drejtësisë, me aktorë të tjerë… A jeni duke përgatitur apo keni gati një përgjigje edhe për situatën, le të themi, në SHISH? Edhe kreu i SHISH është përfshirë në akuza politike deri tani, asgjë nuk është verifikuar sepse është thirrur në një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, por që pritet të zhvillohet në një moment të mëpasëm. Edhe kjo është e dukshme që, ka një shtim të një sulmi ndaj Shërbimit Informativ të Shtetit, ndaj Agjencisë së Inteligjencës të Shtetit. Pa dyshim që, kam qëndrimin tim, të cilin do ta bëj të ditur në momentin dhe kohën e duhur. Aktualisht, dhe unë jam duke ndjekur me vëmendje, le të themi, komunikimin që i është kërkuar Kryetarit të Shërbimit nga Komisioni i Sigurisë në Parlamentin shqiptar. Po pres qëndrimin e Kryetarit të SHISH në Parlament, po pres qëndrimin e deputetëve dhe po, kam, pa diskutim, qëndrimet dhe konkluzionet dhe informacionet e mia në lidhje me këtë çështje.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

11.03.2014

7

ILDKP: Kontroll që nga 2003 për pasuritë e zyrtarëve Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive paralajmëroi dje se do të nisë një kontroll të plotë të deklaratave të pasurisë për të gjithë zyrtarët e nivelit të lartë, duke filluar nga viti 2003. Vendimi është marrë nga kryeinspektori i sapoemëruar në detyrë, Shkëlqim Ganaj, ndërsa rezultatet e këtij kontrolli do të bëhen publike deri në fund të këtij viti. Kontrolli i plotë i pasurive do të përfshijë Presidentin e Republikës, kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, zëvendëskryeministrin, ministrat dhe zëvendës-

ministrat. Po ashtu në listën e subjekteve që do t’i nënshtrohen kontrollit të pasurive janë edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, si dhe krerët e institucioneve të pavarura, zv.kryetari i KLD-së, anëtarët e tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Jashtë vëmendjes së Inspektoratit të Pasurive nuk do të lihet as pasuria e kryetarëve të bashkive, drejtorit të SHISH-it, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, apo dhe drejtues të institucioneve të tjera si

Hipotekat, Doganat dhe Tatimet. Po ashtu në këtë kontroll dhe rikontroll do të përfshihen edhe pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve. Në një deklaratë për mediat, ILDKP thotë se një vendim i tillë është marrë pas situatës së rënduar me të cilën është ballafaquar ky institucion dhe mungesës së kontrollit të plotë të pasurive të zyrtarëve të lartë. “Ky vendim është marrë nisur nga fakti që, prej vitit 2006 nuk është kontrolluar asnjë zyrtar i lartë nëse ka përfituar nga fondet publike apo

jo; nisur nga konstatimi se gjatë këtyre viteve është shkelur tepër rëndë detyrimi ligjor duke lënë jashtë skemës së kontrollit të plotë, qëllimisht, zyrtarë të niveleve të ndryshme”, thuhet në deklaratën e Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në të njëjtën deklaratë thuhet se ky institucion është gjetur në gjendje të rëndë sa i takon situatës së krijuar, duke hedhur dyshime edhe për zhdukjen e dosjeve të kontrollit të plotë për zyrtarë të ndryshëm. L.Bakillari

Gjika dhe Mziu, “bashkë” kundër Prokurorisë: Akuzat, montim politik Dy kryebashkiakët e PS dhe PD, të akuzuar për shpërdorim detyre, kanë qëndrim të njëjtë për Prokurorinë. Gjika: Ky proces është i montuar nga Prokuroria. Mziu: Një akuzë e pathemeltë, nuk ka asnjë bazë ligjore, përveçse një prapavijë politike Leonard Bakillari

Dy kryebashkiakët Shpëtim Gjika dhe Xhelal Mziu i ka bashkuar dje qëndrimi i njëjtë për Prokurorinë; të dy e kanë akuzuar për montim politik të proceseve. Të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, ata u përballën dje për të disatën herë me Gjykatën e Tiranës. Në të njëjtën godinë, në orare thuajse të njëjta, Gjika dhe Mziu thanë se do të respektojnë gjykatën me praninë e tyre. Edhe pse përfaqësues të dy forcave të ndryshme politike, akuzat e tyre publike janë thuajse të njëjta: Hetimi i prokurorisë është me prapavijë politike. I pari, kryetari i Bashkisë së Vlorës, përfaqësues i Partisë Socialiste, i akuzuar nga prokuroria se ka falsifikuar dy vendime të KRRT-së për dy leje ndërtimi, pati deklaruar se hetimet ndaj tij kanë nisur tre muaj përpara zgjedhjeve. “Falenderoj median që po angazhohet për ta bërë sa më transparent këtë gjykim, transparencë që nuk i vlen vetëm publikut, por vlen edhe për të parë dhe për të kuptuar se sa i montuar është ky proces nga ana e prokurorisë”, - tha dje kryetari i Bashkisë së Vlorës pas përfundimit të seancës së djeshme gjyqësore. I dyti, kryetari i Bashkisë Kamzë, përfaqësues i Partisë Demokratike, i cili u mbajt edhe për rreth tri javë në gjendje arresti, ka akuzuar prokurorinë se hetimet ndaj tij kanë prapavijë politike. “Besoj që kjo akuzë e ngritur nga Prokuroria tashmë, jo vetëm për mua, por edhe për specialistë dhe një masë e gjerë e kanë parë që është një akuzë e pathemeltë, nuk ka asnjë bazë ligjore, përveçse një prapavijë politike”, - tha Mziu teksa dilte nga gjykata. Përfaqësuesit e akuzës në dy proceset gjyqësore nisën të lexojnë materialet e dosjes vetëm në procesin ndaj kryebashkiakut të Vlorës, pasi gjyqi ndaj kryetarit të Bashkisë së Kamzës u shty për shkak të mungesës së njërit prej të pandehurve. Seanca gjyqësore ndaj Gjikës nisi me rrëzi-

hetimet

Zbardhet ekspertiza për vrasjen e 25-vjeçarit nga Lazarati

min e kërkesës së tij për pushimin e gjykimit me argumentin se organi i akuzës kishte tejkaluar të gjitha afatet ligjore në hetimin e kësaj çështjeje. Gjyqtari Arben Micko tha se gjatë këtij hetimi, prokuroria nuk ka cenuar të drejtat e të pandehurve, përfshi edhe kryebashkiakun e Vlorës, i cili së bashku me të pandehurit e tjerë kërkuan pushimin e gjykimit të çështjes. Pasi gjyqtari deklaroi çeljen e procesit gjyqësor, dy prokurorët lexuan kërkesën për gjykim, në të cilën pretendohet se në dy episode, pa qenë në diskutim të mbledhjeve të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, është vendosur për ndërtimin e dy objekteve në këtë qytet. Sipas Prokurorisë, kjo shkelje është bërë duke falsifikuar dokumentet dhe për këtë ka prova dhe dëshmi. Seanca e radhës u caktua për të hënën e ardhshme,

SHPALLJE ANKANDI

“Besoj që kjo akuzë e ngritur nga Prokuroria tashmë, jo vetëm për mua, por edhe për specialistë dhe një masë e gjerë e kanë parë që është një akuzë e pathemeltë, nuk ka asnjë bazë ligjore, përveçse një prapavijë politike”, - tha Mziu

ndërsa kryebashkiaku Gjika u shpreh se e vërteta do të dalë në këtë proces gjyqësor. “Prokuroria në çdo moment kërkon kohë për të sqaruar ato që realisht i ka ngritur vetë prej gati një vit e gjysmë”, -tha ndër të tjera kryebashkiaku i Vlorës. Thuajse në të njëjtën orë, një tjetër gjykatës nisi procesin gjyqësor ndaj kryetarit të Bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu. Seanca e djeshme gjyqësore u shty pasi mungonte një prej të pandehurve, shtetasi Bujar Loshi. Ky i pandehur kishte njoftuar gjykatën se nuk mund të paraqitej në gjyq për shkak të problemeve shëndetësore. “Unë kam qenë i angazhuar për të respektuar Prokurorinë dhe kam marrë pjesë në çdo thirrje të prokurorisë. Po ashtu, edhe me gjykatën”, - tha Mziu teksa dilte nga Gjykata e Tiranës.

PER SHITJEN E SENDIT TE PALUAJTSHEM

SHOQËRIA PËRMBARIMORE “AFA-2010” SH.P.K shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme:

Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje me ankand sendin : “Apartament ”,me siperfaqe 72.6 m2, me nr pasurie 2/106+1-17, volum 15 , faqe 189, ne ZK 8592 , me adrese Lagjja Vojo Kushi , Shkoder. Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshte ne vleren. 3,420,880 (tremilion e katerqindenjezetmije e teteqindetetedhjete) Lekë. Shitja e pasurisë do të bëhet (fillon) ditën e premte , datë 21.03.2014, ora 16.15, në Zyrën Përmbarimore te Përmbaruesit Gjyqësor Privat Genti Bushati me adrese: Rruga “Don Bosko”, perballe Gjykates se Rrethit Gjyqesore Shkoder Ajo vazhdon 15 (pesembedhjete) dite dhe perfundon me mbarimin e orarit zyrtare te dites se fundit. Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llogari te permbaruesit gjyqesore .

Pasuria me Nr.551, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 300 m2, e ndodhur në fshatin Dhoksat, Gjirokastër, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Gjirokastër ne Zonën Kadastrale nr.1484, vol 4, faqe 122, kufizuar nga V-Pasuria nr.814, J-pasuria nr.566, L-pasuria nr.815 dhe P-pasuria 814, në pronësi të Sali Beshir Idrizi; Çmimi fillestar në ankandin e parë është 871,200(tetëqind e shtatëdhjetë e një mijë e dyqind) lekë. Kjo pasuri është vënë në hipotekë për shumën 500.000(pesëqind mijë) lekë. Ankandi zhvillohet në datë 18.03.2014 ora 15:30 në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

Lazarati, fshati prej 5 mijë banorësh, me sipërfaqe administrative më të vogël në qarkun e Gjirokastrës, dje ka mbajtur zi. Hajriu, babai i Shpend Bashës, ulej e ngrihej sa herë hynin dhe dilnin burrat e fshatit, ndërsa gratë vajtonin mbi trupin e pajetë të 25-vjeçarit që u vra dy ditë më parë në pikën më të lartë të qytetit të Gjirokastrës. “I shkreti Hajri, humbi djalin në moshën më të bukur. Gjithë ditën punonte me furgon për t’i siguruar të ardhurat familjes dhe befas dëgjon se i biri paska qenë bosi i drogës. Ky është kulmi”, - thotë një banor i fshatit dhe sakaq ndez cigaren. Shtëpia ku ka jetuar prej 25 vitesh viktima nuk ofron luks. Tavolina e bukës ngjan me ato të para viteve ‘90, ndërsa banesa ka standardin e një objekti të ndërtuar shpejt e shpejt. Bashkëfshatari thotë se Shpendi prej 8 marsit nuk u kthye në shtëpi. “Prindërit e Shpendit nuk kanë lënë vend pa kërkuar. Ata iu drejtuan policisë lokale për ndihmë, por denoncimi i tyre u mor me sportivitet nga institucioni ligjzbatues”,- shprehet ai. Në fshat pranojnë se Shpendi ishte përdorues i drogës, kishte konflikte të vogla, por kurrë nuk ka pasur probleme me drejtësinë. “Të jetosh çdo ditë në Gjirokastër, nga mëngjesi në mbrëmje me frikën se dikush do të të arrestojë dhe pas vdekjes Shpendi të etiketohet ‘bosi i drogës’, për mua është çmenduri dhe papërgjegjshmëri e policisë”, -thotë fqinji, duke e cilësuar këtë ‘vrasje për së dyti’. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Shpendi Basha nuk është qëlluar pas koke me pistoletë, por kafka e tij është copëtuar me sende të forta. “Kemi të bëjmë me një vrasje të keqorganizuar. Shpendi është masakruar barbarisht dhe më pas është qëlluar me një plumb të vetëm pistolete, i cili ka hyrë në kraharor dhe ka dalë në veshka”, -thuhet në raportin mjeko-ligjor. Dora e djathtë, sipas raportit mjeko-ligjor, ishte thyer nga një goditje me sende të forta, ndërsa trupi është lënë në vendngjarje prej 24 orësh. Telnis Skuqi


8

fokus

ngjarje e ditës

ekonomi

Bllokimi i punimeve në Bulevard, kompania padit INUK Kompania “Copri Construction” që kryen punime në bulevardin e ri në kryeqytet, ngriti një kërkesë-padi në gjykatë ndaj Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) për anulimin e Aktit administrativ për pezullimin e punimeve. Palë e tretë në këtë proces është Bashkia e Tiranës, e cila është iniciuesja e projektit dhe financuesja e tij. Pikërisht për këtë fakt Bashkia e akuzoi kryeministrin Rama se ka urdhëruar bllokimin e punës për bulevardin e ri në kryeqytet. Nënkry-

etari Enno Bozdo tha se kjo masë erdhi vetëm një ditë pas shpalljes si antikushtetues të vendimit të qeverisë për zgjerim të kompetencave të INUK-ut nga Gjykata Kushtetuese. “Vetëm 1 ditë pas shpalljes antikushtetues të vendimit të qeverisë për zgjerimin e kompetencave të INUK-ut nga Gjykata Kushtetuese, Edi Rama ka urdhëruar mercenarët e tij të tritolit të bllokojnë punimet në bulevardin e ri. Kjo është shkelja e radhës që Edi Rama i bën një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Ra-

ma është në luftë me Bashkinë. I bëjmë thirrje të heqë dorë nga praktikat e tritolit”, deklaroi Bozdo. INUK nga ana e tij ka argumentuar se pezullimi i punimeve në zonën e ndërtimit të bulevardit të ri është bërë duke u bazuar në ankesat e shumta të qytetarëve të Tiranës që përfshihen në zonën e ndërtimit të bulevardit të ri, të paraqitura në Prefekturën e kryeqytetit, ndaj pezulloi punimet deri në verifikimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, në të mirë të sqarimit të situatës.

Dhoma Amerikane: Të legalizohet dhe taksohet hashashi në Shqipëri Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford shprehet se e vetmja mënyrë për të fituar luftën kundër trafikut është të legalizohet dhe të taksohet prodhimi dhe tregtimi i marijuanës në Shqipëri. Enio Civici

Ku duhet të shkojnë paratë dhe kapitali i investitorëve? Në vitin 2014, a ofron Shqipëria ndonjë sektor me interes për të investuar? Apo duhet të vazhdojmë me energjinë dhe turizmin? Fillimisht duhet të themi se për sa i përket sektorëve tradicionalë si energjia apo turizmi, ata janë shfrytëzuar pak dhe vazhdojnë të paraqesin probleme lidhur me koncesionet apo pronësinë e tokës. Kështu mund të themi se bregdeti i Shqipërisë është ende i pashfrytëzuar, ndërsa minierat punojnë dukshëm nën kapacitete optimale. Por për sa i përket investimeve ekzistojnë edhe ide të tjera. Unë sapo jam kthyer nga Washingtoni, ku kam diskutuar pikërisht për investimet në Shqipëri. Gjithashtu, tek sa kam komunikuar me ambasadorin amerikan këtu, kemi arritur në përfundimin se sektori më i madh i ekonomisë shqiptare është i paligjshëm. Ne në Amerikë kemi bërë të ligjshëm marijuanën në disa shtete ku mund të përmend qartazi shtetin e Washingtonit apo Kolorados. Unë personalisht jam konservator, por përsëri jam ekonomist. Pra, nëse ju jeni ndër prodhuesit më të mëdhenj të një malli që tregtohet në botë, por është i paligjshëm në Shqipëri, atëherë duhet të filloni të mendoni. Pra ju po thoni se, duke menduar ekonomikisht, sektori i mbjelljes, përpunimit dhe shitjes së marijuanës, nëse do të ishte i ligjshëm, do të ishte një sektor fitimprurës për vendin tonë? Unë jam pro. Të taksohej dhe të përfitonte buxheti i shtetit prej tij? Ne e taksojmë në shtetin e Kolorados

në masën 25% të fitimit. Ju duhet të kuptoni se marijuana kur largohet nga paligjshmëria dhe trajtohet si produkt në aspektin ekonomik, atëherë kemi të bëjmë me diçka krejtësisht ndryshe. Së fundmi Presidenti amerikan është shprehur publikisht se fitimet nga tregtia e marijuanës mund të përfshihen edhe në sistemin bankar, sigurisht pas disa kontrolleve. Nëse Shtetet e Bashkuara, bota dhe sigurisht Shqipëria kanë dështuar në diçka, kjo është lufta kundër tregtimit të paligjshëm të marijuanës. Sot ka njerëz të burgosur për krime të cilat nuk quhen më të tilla. Sot që flasim, pas legalizimit, në disa shtete amerikane ky treg është i kontrolluar dhe fitimprurës, si për operatorët ashtu dhe për shtetin. Pra, sot shteti amerikan mendon se si mund ta përdorë ekonomikisht këtë produkt? Së fundmi në shtetin e Kolorados, zyrat e taksave kanë arritur në përfundimin se të ardhurat nga ky produkt janë më të larta sesa parashikimi. Kështu që bilanci e tregon qartë se cila është ana pozitive. Tashmë shteti fiton më shumë nga sa kishte parashikuar. Ju keni jetuar për shumë vjet në Shqipëri. A nuk mendoni se në vendin tonë do të ishte e vështirë të pranohej legalizimi i këtij produkti? Arsyet e mungesës së statusit kandidat nuk janë feja e përhapur myslimane dhe as lëvizje të forta kundër Shqipërisë. Arsyeja kryesore është lufta e humbur kundër krimit të organizuar, pjesë e madhe e së cilës është dhe trafikimi i marijuanës. Ju jeni prodhuesi më i madh në Europë, dhe këtu nuk kemi kundërshtime. Nëse ju anatemoni një fakt, i cili në të vërtetë po ndodh për-

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford

Legalizojeni, taksoheni, futeni në ekonomi dhe kështu do të fitoni njëkohësisht dy herë luftën. Një herë kundër trafikut dhe një herë kundër të ardhurave të ulëta në buxhet.

ditë e më shumë, atëherë ky është rasti. Ju keni 2 mundësi. Mund të deklaroni se jeni kundër përfundimisht dhe t’i shpallni luftë të hapur fshatit të famshëm Lazarat, por këtu e kam fjalën për luftë të vërtetë, jo si kjo që keni bërë deri tani. Në anë tjetër, mundeni të filloni të mendoni ekonomikisht dhe do ta konsideroni marijuanën produkt duke e taksuar, tregtuar dhe sigurisht përfituar prej saj. Sepse për momentin ju jeni në mes të këtyre dy qasjeve. Ata që ju shohin nga jashtë, mendojnë se nuk

jeni seriozë, pasi edhe pse e dënoni, asgjë nuk ndryshon për prodhimin e marijuanës në Shqipëri. Ju tashmë jeni bërë si Meksika, e cila nga jashtë hiqet si shtet konservator me ligje të forta, por brenda të gjithë e dimë që është kaos. Mos u bëni kështu. Legalizojeni, taksoheni, futeni në ekonomi dhe kështu do të fitoni njëkohësisht dy herë luftën. Një herë kundër trafikut dhe një herë kundër të ardhurave të ulëta në buxhet. Nëse të gjithë ndërgjegjësoheni, kjo do ishte një mundësi e mirë investimi.

Udhëzimi i Financave, ja si shlyhen detyrimet e prapambetura Ministria e Financave ka nxjerrë udhëzimin për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, ku bëhet e ditur se brenda muajit prill 2014 saktësohet përfundimisht lista e detyrimeve të prapambetura. 35 miliardë lekë janë planifikuar të shlyhen brenda 2014-ës. Deri tani qeveria ka siguruar një kredi nga FMN-ja prej 330 milionë eurosh për tre vjet, ndërsa është në pritje të fondit nga Banka Botërore dhe institucione të tjera europiane. Udhëzimi konsideron si detyrime financiare ato që rrjedhin nga ligji, kontratat, marrëveshjet dhe vendimet e gjykatës të formës së prerë që mbeten të papaguara 30 ditë pas datës së specifikuar në kontratë apo me ligj. Brenda muajit prill 2014 saktësohet përfundimisht lista e detyrimeve të prapambetura. Lista përfundimtare u dërgohet Tatimeve dhe Doganave, të cilat veri-

fikojnë që subjektet nuk kanë detyrime. Duke u bazuar në fondin total të parashikuar në ligjin vjetor për buxhetin e shtetit për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, Komiteti i ngritur për këtë qëllim propozon tek ministri i Financave masën e shlyerjes së detyrimeve për çdo kategori gjatë vitit buxhetor. Të gjitha pagesat do të kryhen nëpërmjet sistemit të Thesarit me transfertë të vlerës totale të detyrimit (faturës/ listë pagesës/dokumentit financiar) në llogarinë bankare të subjektit/individit. Në rastet kur subjekti tatimpagues figuron me detyrime tatimore ndaj administratës qendrore, pagesa do të kryhet nga Thesari si transfertë në një llogari bankare kundrejt konsensusit për shlyerjen e detyrimeve tatimore, të shprehur me një marrëveshjeje midis Ministrisë së Financave, subjektit tatimpagues dhe

bankës së nivelit të dytë ku ka llogarinë subjekti. Informacioni financiar për pagesat e detyrimeve të prapambetura do të përditësohet çdo muaj dhe do të publikohet në faqen e internetit të MF-së me bazë mujore. Pagesat e bëra për kontraktorët tregtarë, individët publikohen në faqen e internetit të Ministrisë së Financave me bazë javore për realizimin e transparencës së procesit. Krahas monitorimit të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, Ministria e Financave zhvillon një sondazh tremujor tek ministritë e linjës, nëse ka detyrime financiare të krijuara rishtas dhe të papaguara në kohë për të përcaktuar pagesat e reja të kërkueshme, që rrjedhin nga faturat ose pretendimet e marra pas datës 1 janar 2014, si dhe do të zhvillojë një analizë të periudhës së pretendimeve.


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

11.03.2014

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Kosova pa Kombëtaren e saj, shtet gjysmak -1Do të ketë qenë një javë për t’u mbajtur në mend; nga ato të rrallat them unë – për të mirë gjithsesi. Si adhurues i flaktë i futbollit kam pritur për shumë kohë lojën e Përfaqësueses kosovare nën një frymë të pranimit ndërkombëtar; më ndryshe sesa ato përpjekjet tona për shpërthim të jashtëm. Mbaj në mend ndeshjen e parë të përfaqësueses sonë me Kombëtaren shqiptare menjëherë mbas lufte dhe gjithë shpresën për përfaqësim të shpejtë nëpër kualifikime. Nuk mbaj në mend të kem besuar se do të kalojnë gati 15 vjet para se ky përfaqësim të ndodhë – dhe atë i paplotë, me fusnotë e me një frankejnshtajn ide. Gjithsesi më mirë diçka se hiç, gjithsesi me më shumë shpresë se nesër përfaqësimi do të jetë thjesht i plotë. E do të kem pritur edhe më gjatë shndërrimin e TMK-së në FSK e përfundimisht në FAK; një forcë e armatosur për një shtet sovran. E as këtu nuk mbaj në mend të kem besuar sedo të kalojnë gati 15 vjet para se kjo forcë të ndodhë – dhe atë sërish e paplotë, pa strukturë të qartë, pa potencë serioze. Gjithsesi më mirë diçka se hiç, gjithsesi me më shumë shpresë se nesër forca do të jetë thjesht e plotë. Natyrisht se në të dyja rastet pati të tillë që shohin zi. Për të parën paradoksalisht argumentuan që duan shtet por nuk duan përfaqësuese (a thua çfarë mendojnë për pasaporta, ambasada, ushtri e përfaqësime të tjera); ndërkaq për të dytën, edhe më paradoksalisht, u kapën për emër. E në gjithë këtë mes natyrisht që pati dallaveraxhinj e mashtrues të tjerë që nuk lënë rend për gëzim. Pavarësisht të gjithëve, them se çështjet me interes shtetëror nuk duhet dhuruar për zaptim as politikanëve, as partiakëve e as militantëve – sepse janë përpjekje dhe arritje tonat. Luksin e përvetësimit dhe vullnetarizmin e dorëzimit nuk duhet ta ketë e ta bëjë askush. -2Në javën kur për herë të parë u organizua një miqësore futbolli nën ombrellën e FIFA-s, unë isha me Kosovën; me përfaqësuesen e futbollit kosovar. Njëtrajtëshit do të jem edhe me përfaqësuesen e Kosovës të basketbollit, hendbollit, tenisit e ragbit – po u bë ndonjëherë. Sepse shtet pa përfaqësuese nuk ka; sepse përfaqësimi ndërkombëtar i ndihmon shtetit; sepse

koment Lumir Abdixhiku

shteti nuk është punë fëmijësh, nuk është punë simbolizmi, nuk është as letër e lexim deklarate pavarësie nga kjo letër – shteti është mekanizëm me një mijë e një përbërje, një prej të cilave është edhe përfaqësimi ndërkombëtar në sport. Sepse shteti i Kosovës nuk është zëvendësues i shqiptarizmit, është plotësues i tij. Sepse Kosova dhe përfaqësuesja e saj janë shqiptare, flasin shqip e frymojnë shqip; aso që thonë ndryshe i kemi me bollëk me kahe në veri. Kosovën dhe përfaqësuesen e saj sportive i kemi bërë me shumë mund, me shumë sakrificë e me shumë dert. Ato nuk meritojnë përbuzje; sidomos jo atëherë kur shpërfaqen gjysmake do të plotësohen një ditë. Pra deri në stacionin tjetër të fatit të Kosovës - e përgjatë gjithë kohës sa mbetemi shtet në vete - do të përkrah përfaqësuesen tonë të futbollit dhe gjithë djemtë tanë që përfaqësojnë po këtë shtet; siç dhe do të përkrah përfaqësuesen e Shqipërisë dhe zgjedhjen e lirë të djemve të tjerë tanë atje. Të gjithë zërat përbuzës ndaj përfaqësueses sonë janë më tepër zëra që dëgjojnë rezonin e rrahjeve nacionaliste – jo të dëmshme – por të paarsyeshme gjithsesi. Sepse alternativa e përfaqësueses së Kosovës është mospasja e saj. E mospasja e saj do të thotë pikërisht shtet gjysmak; në të vërtetë do të thotë jo shtet. E nëse ata kërkojnë mospasjen si frymë e një ideali më madhor kombëtar, atëherë janë të paarsyeshëm. Sepse është fakt që jemi shtet i pavarur – dhe për gjithë kohën sa jemi shtet i pavarur duhet të sillemi si të tillë. Do të ishte absurde refuzimi i së drejtës ndërkombëtare për lojë; siç është – dorën në zemër – absurde (por jo në dorën tonë) luajtja me fusnotë e me njoftim paraprak të Serbisë. A është kjo gjendje e kënaqshme; assesi jo. Por a është progres loja ndërkombëtare – aq e kërkuar nëpër vite; gjithsesi se po. -3Përderisa tema e përfaqësueses në

futboll u amortizua e u rrumbullakua vetëm rreth disave – të paktëve – kjo e “ushtrisë” ishte më ndarëse. Sepse në ditën e parë të lajmit të rëndësishëm, u shfaqën të gjithë në kërkim të fjalës “ushtri” – forcë e armatosur, për ta, nuk na qenka tamam “ushtri”. Jo që i fajësoj sinqerisht. Kjo qeveri ka kohë që ofron zgjidhje gjysmake e çdoherë me nga një kleçkë në to; e ka bërë tanimë zakon të ofrojë status quo. Por, megjithatë, për hir të korrektësisë dhe për secilin tjetër me interes, një kërkim i thjeshtë në internet të bën të kuptosh se termi “Forcë e Armatosur” (anglisht Armed Forces) është sot term standard nëpër botë; të njëjtin emërtim e përdorin edhe SHBA-ja, edhe Britania, edhe pothuajse secili shtet tjetër modern. Saktësisht, SHBA-ja ka United States Armed Forces (USAF) si forcë gjithëpërmbledhëse – forcë kjo që më pas përbëhet nga pesë kategori: nga US Army (ushtria), US Marine Corps (korpusi i marinsave), US Navy (marina detare), US Air Force (forcat ajrore) dhe US Coast Guard (rojat bregdetare). Njëtrajtësisht, Britania e Madhe ka British Armed Forces (BAF) si emërtim po ashtu gjithëpërfshirës e i cili përbëhet nga katër grupe: Royal Navy (marina detare), Royal Marines (marinsat mbretërorë), British Army (ushtria) dhe Royal Air Force (forcat ajrore). Pra në të dyja rastet termi “Ushtri” përdoret si nënkategori e “Forcave të Armatosura”. Emri pra është problemi më i vogël - në të vërtetë as që është problem, sepse është siç duhet - dikush mund të argumentojë më së shumti për mosfutjen e Republikës në të; dhe kjo pa dyshim është bërë për t’iu shmangur konotacionit “FARK” dhe profecive të rivalëve politikë të mëparshëm. Pra të njëjtët preferojnë heqjen e fjalës “Republikë” për sa kohë që prodhojnë diçka – sa për të thënë – vetë. Por as ky fakt, dikush mund të argumentojë, se nuk duhet të jetë problematikë; sepse, dikush mund të argumentojë, edhe shtetet e tjera heqin termin “Republikë” shpeshherë nga emërtimet e tilla. Problem është fuqizimi i FAK-ut, aq sa të sigurojë integritetin territorial të vendit sidomos në Veri, të zëvendësojë sa më shpejt KFOR-in, e të anëtarësohet përfundimisht në NATO. Këndej jemi larg shumë; e me zaptuesit e tanishëm do të mbesim larg edhe më shumë.

Lëvizje e lirë

Posta e redaksisë

Teoritë bolshevike të shkatërrimit të botës së vjetër Nga emigrant

Shkrimi i z. Lela cek një problem konkret. Pengimin e projektit të bashkisë për zgjatjen e Bulevardit të Tiranës për të krijuar një model bashkëkohor modern, ndryshe nga kaosi urbanistik me të cilën operoi për 11 vjet ish kryetari i bashkisë Edi Rama. Cili është argumenti që paraqet qeveria e Ramës për të bllokuar këtë projekt? Ka qytetarë që ankohen për çmimin e shpronësimeve në këtë hapësirë. Kush e përcakton çmimin e tregut për shpronësimet, qeveria qendrore apo bashkia? Derisa çmimi përcaktohet nga qeveria, përse duhet të bllokohet realizimi i projektit? Përse nuk komentojnë “reformerët” militantë socialiste këtë fakt por merren me emrin e z.Lela nëse duhet shkruar me të madhe apo të vogël? A nuk është pikërisht kjo qeveri që e hapi historinë e tritolit që po kthehet një histori tragjike, pikërisht duke shkatërruar me tritol një pallat pronë të qytetarëve të ndërtuar me leje e me apartamente të blera në rrugë ligjore? A thua vërtet se e ha meraku Edi Ramën për disa kasolle qytetarësh që do të prishen në këtë zonë, kur për 11 vjet ju rrëmbeu në mes të Tiranës pa asnjë shpërblim shtëpitë e tiranasve autentikë si ky militanti socialist Troplini, për t’ju dhënë hapësirë ndërtimeve shumëkatësheve të bosëve që sot i ka bërë deputetë? Është tjetër gjë të prishësh diçka për të ndërtuar një vepër me vlera për kryeqytetin sic është projekti i bulevardit të ri e tjetër gjë të shkatërrosh me tritol pallate që kanë kushtuar miliona euro, vetëm se një nga sipërmarrësit ndërtues është vjehrri i “armikut”, kryetar i opozitës. Autori ka cekur më së shumti këtë veprim flagrant antiprogres të Edi Ramës, por a nuk janë dëshmitare edhe qindra mijëra “votues” nga “një milionshi i shuplakave” që këto shuplaka ju janë kthyer si bumerang nga veprimet tërësisht antiligjore e regresive të Ramës? Hiqni dorë o shqiptarë nga teoritë bolshevike të shkatërrimit të botës së vjetër e ndërtimit të botës së re socialiste se e patë se ku e çuan Shqipërinë këto teori shkatërrimtare. Asnjë vend në botë nuk është zhvilluar duke shkatërruar gjithçka të ndërtuar më parë. Bota zhvillohet vetëm duke ndërtuar e jo duke shkatërruar për ta nisur me teori të marrëzishme “Rilindjen” nga zeroja. *Koment për shkrimin Të gjitha palët në konflikt me mazhorancën e majtë.

Një paradoks në titull… nga Bardhyl Qirjaku

I nderuari z.Lela, pasi lexova shkrimin tuaj, po i kthehem titullit të tij. Ju shkruani “Të gjitha palët në konflikt me mazhorancën e majtë”. Po të jenë “… të gjitha palët…” nga një anë, çfarë mazhorance mbetet nga ana tjetër? Nuk do ishte më mirë ta titullonit shkrimin «Të gjitha palët në konflikt me qeverinë e majtë”? *Koment për shkrimin Të gjitha palët në konflikt me mazhorancën e majtë.


op-ed

2

Blog / Id

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Hëna Këlcyra Çfarë tha në shtratin e vdekjes Eqrem bej Vlora

Ku gabon dhe ku ka të drejtë Fatos Lubonja F Histeria për atë që del kundër rrymës

atos Lubonja u vendos përsëri, e them që në fillim, pa të drejtë, në fokus të kritikave nga një pjesë e publikut shqiptar. Nga histeria që u ngrit kundër Lubonjës, kuptova se shoqëria shqiptare ka ende nevojë të qartësohet dhe stërvitet për të mirëkuptuar e pranuar kritikat që i bëhen shumicës, madje edhe popullit, nga pakicat, elitat apo qoftë edhe nga një intelektual ose individ i vetëm. Nuk po zgjatem më shumë në arsyetimin mbi nevojën e pranimit të tjetrit sepse një mjeshtër i fjalës, Ardian Vehbiu, e ka trajtuar në peizazhet e tij të mendimit. Megjithatë, në këtë debat publik, të gjithë kanë pjesërisht të drejtë dhe të gjithë janë pjesërisht të gabuar. Përfshirë vetë Fatosin. Pse ka të drejtë Lubonja?

Në shkrimin e Lubonjës, kuptova se ai i pranon vlerat vokalistike dhe talentin virtuoz të Vaçe Zelës. Por, duke pranuar madhështinë e Vaçes, ai nuk merr përsipër të bëjë vlerësime teknike të saj si këngëtare. Përkundrazi, ngaqë e pranon Vaçen si këngëtare me talent të madh, Lubonja argumenton se ajo ka pasur detyrimin të mos mbetej thjesht një zëdhënëse artistike e regjimit, por edhe ta kundërshtonte atë nëpërmjet artit të saj. A e bëri Vaçja këtë? Jo. Dhe pikërisht ky është problemi i Lubonjës me këngëtaren e shquar. Ai kërkon të mos e ekzagjerojmë me Vaçen sepse krijimtaria e saj u shfrytëzua prej regjimit. A ka të drejtë Lubonja të bëjë këto vlerësime? Fatosi dhe i ati iu kundërvunë regjimit dhe e paguan këtë më një çmim të lartë, pra me burg. Lubonjat (i vjetri dhe i riu) bëjnë pjesë në atë minorancë shqiptarësh, të cilët nga protagonistë të regjimit, patën kurajën dhe dinjitetin për t’iu kundërvënë tiranisë. Pikërisht këtë Lubonja i ri e kërkon edhe prej Vaçes. Në “republikën” e Lubonjës, për të qenë artist mbarëkombëtar nuk mjafton vetëm talenti i rrallë, por duhet edhe vetësakrifikimi për shoqërinë. A duhet fajësuar Vaçe Zela pse nuk u bë disidente?

Vaçe Zela jetoi në një kohë dhe regjim të caktuar. Por as koha, as regjimi nuk ishin zgjedhja e saj. Me këngët e saj, donte s’donte këngëtarja, do të bëhej dhe u bë zëdhënëse e regjimit në të cilin u krijua dhe u vlerësua si artiste. Por repertori i këngëve nuk është se i krijoi apo rriti vlerat e saj. Vaçja do të ishte po ajo, në mos më e madhe, po të ishte treguar selektive për repertorin e saj. Në këtë mënyrë, këngët e saj do të ishin të admiruara edhe prej Fa-

koment

Kosta Barjaba

A kishte artistë që ndoqën rrugë tjetër nga ajo e Vaçes? Natyrisht. Lasgush Poradeci ndoqi një trajektore tjetër. Në vend të karrierës, ai preferoi krijimin në heshtje. Në vend të Partisë, i këndoi Liqerit. Në vend të “jetës”, ndoqi “vdekjen”. Madje, shumica e moshatarëve të mi e dinim Lasgushin të vdekur kur në vitet e gjimnazit e studionim te brezi i shkrimtarëve të viteve ’30. Ai refuzoi ta paguante taksën e regjimit, si kusht për të pasur më shumë liri. Maks Velo, pasi refuzoi të paguante taksën e diktaturës, refuzoi (dhe refuzon ende) të paguajë edhe taksën e demokracisë. Dhe vazhdon të thërrasë si një zë i vetmuar në shkretëtirë për mbrojtjen e atyre vlerave që politika i ka shkelur me këmbë. Për këto arsye, mendoj se figura si Lasgushi, Maks Velo, pse jo edhe Lubonja, historia duhet t’i trajtojë si heronj kulturorë idealistë. Sepse ata nuk i kanë soditur, por i kanë vuajtur lëngatat e shoqërisë...

tosit dhe shokëve të tij në qelitë e burgjeve. Po a ishte e mundur kjo? Vaçe Zela zgjodhi të paguante një “taksë”, shërbimin e artit të saj ndaj regjimit. “Valsi i Lumturisë” ishte i nevojshëm për t’iu dhënë jetë dhe hapësirë këngëve të saj. Mjaft artistë zgjodhën të paguanin këtë taksë dhe në gjykimin tim bënë zgjedhjen e duhur. Arti dhe letërsia i çuan ata drejt lirisë. Me taksën e tyre, ata paguan çmimin e çlirimit tonë. Për talentet e mëdhenj që jetuan dhe krijuan nën diktaturë nuk kishte mundësi tjetër. Pa lirinë e taksuar të tyre Shqipëria kulturore dhe Shqipëria politike do të ishin më të këq-

ija sesa janë. Por Vaçja nuk mund të bëhet me faj përse nuk u shndërrua në një disidente politike që t’i kundërvihej regjimit. Ajo i qëndroi besnike artit dhe talentit të saj. Prandaj Lubonja gabon kur pret që nga Vaçja, këngëtare e madhe dhe unikale, të dilte medoemos një disidente, qoftë edhe e vogël. Por kjo pritshmëri e Fatosit duhet mirëkuptuar. Nuk ka asgjë të keqe të ngresh stekën e pritshmërisë prej artistëve të mëdhenj të kombit. Lubonja në shkrimin e tij nuk e ka vetëm me Vaçen personalisht. Ai bën fajtorë artistët në vendet diktatoriale të Lindjes për konformizëm. Sipas tij, ata duhet të ishin ndeshur me diktaturat dhe të sakrifikonin edhe jetën, të shkonin pra në mosqenie. Megjithatë, Lubonja gabon përsëri kur kërkon t’u imponojë të gjithëve zgjedhjen që bëri vetë. Prandaj Vaçe Zela duhet respektuar për zgjedhjen e vet, pavarësisht se nuk u shndërrua në një heroinë kundër komunizmit. Nuk u bëmë me një heroinë, por nuk humbëm një këngëtare të shquar. Artistët dhe lëngatat e shoqërisë

A kishte artistë që ndoqën rrugë tjetër nga ajo e Vaçes? Natyrisht. Lasgush Poradeci ndoqi një trajektore tjetër. Në vend të karrierës, ai preferoi krijimin në heshtje. Në vend të Partisë, i këndoi Liqerit. Në vend të “jetës”, ndoqi “vdekjen”. Madje, shumica e moshatarëve të mi e dinim Lasgushin të vdekur kur në vitet e gjimnazit e studionim te brezi i shkrimtarëve të viteve ’30. Ai refuzoi ta paguante taksën e regjimit, si kusht për të pasur më shumë liri. Maks Velo, pasi refuzoi të paguante taksën e diktaturës, refuzoi (dhe refuzon ende) të paguajë edhe taksën e demokracisë. Dhe vazhdon të thërrasë si një zë i vetmuar në shkretëtirë për mbrojtjen e atyre vlerave që politika i ka shkelur me këmbë. Për këto arsye, mendoj se figura si Lasgushi, Maks Velo, pse jo edhe Lubonja, historia duhet t’i trajtojë si heronj kulturorë idealistë. Sepse ata nuk i kanë soditur, por i kanë vuajtur lëngatat e shoqërisë. Ndërkohë, Vaçe Zela mbetet padyshim një artiste e madhe. Dhuratën që i fali natyra, talentin e saj si këngëtare, ajo e ushtroi intensivisht dhe këndoi, korri sukses e brohoritje, fitoi çmime e adhurues dhe ia doli të bëhet e para dhe më e madhja këngëtare shqiptare. Të gjithë jemi krenarë për të. Por shoqëria nuk duhet të presë nisjen e të mëdhenjve për rrugëtimin e fundit për t’i ngritur në Panteon. *Titulli është i redaksisë. Titulli i autorit ‘Gurë drejt Panteonit?’

11.03.2014

Universitet / Dasara Malltezi, një libër në ndihmë të maturantëve

11 Gërvisht një pesimist dhe poshtë sipërfaqes do të gjesh shpesh një mbrojtës privilegji. -William Beveridge

Masterchef, televizion për të mirën e shoqërisë koment

Alfred Lela

Megjithatë, dhe më në fund, si pjesë e zinxhirit të modeleve që i marrim nga jashtë, ka mbërritur në Shqipëri një show televiziv që përbën një lajm të mirë, jo vetëm për botën e televizionit, por për shoqërinë në përgjithësi

T

elevizioni më shumë se institucion duket se është një intuicion. Një lëvizje e ofertës andej nga shkon kërkesa; një përmasë e spektakolarizuar e së përditshmes; një fiction i realitetit. Televizionit i janë bërë shumë qortime e dy ndër to janë: mpirje e impulseve sociale dhe krijimi i një realiteti paralel inekzistent. Por si çdo gjë tjetër, ka televizion të keq e televizion të mirë. Dalin e teprojnë rastet e së keqes që na vijnë përmes ekranit, por më të kuotuarat janë cektësia e mendimit, vaniteti, dhuna, dhe sidomos modelet e papërshtatshme sociale. Televizionet shqiptare sidomos, të padala ende nga një eldorado informaliteti dhe aprofesionaliteti, herë në shkel-e-shko e herë në malinjitet i kanë mëshuar imitimit të modeleve të huaja, por kanë dalë edhe jashtë tyre, vetëm për të prishur punë e për të futur te modelet një tallava ballkanike me frymëzim oriental. Të shumta janë rastet e reality tv të kopjuara si modele e të bastardizuara nëpërmjet antimodelesh. Ka për shembull, një inflacion të formateve popullore që njihen në botë si talent show dhe, duhet thënë, një deflacion talentesh, qoftë edhe si raport i numrit të popullsisë me vargun e këtyre spektakleve në Shqipëri. Megjithatë, dhe më në fund, si pjesë e zinxhirit të modeleve që i marrim nga jashtë, ka mbërritur në Shqipëri një show televiziv që përbën një lajm të mirë, jo vetëm për botën e televizionit, por për shoqërinë në përgjithësi. Projekti quhet Masterchef, një show i licencuar i tipit reality tv dhe është një konglomerat anglo-sakson i nisur nga BBC, për t’u marrë më pas nga FremantleMedia në Australi dhe Fox në Amerikë. Në Shqipëri vjen si produksion i TopChannel. Pse është Masterchef një lajm i mirë? Së pari, në projeksionin social të gjërave, hedh dritë mbi një profesion apo zanat që në Shqipëri nuk hyn te të lakmuarit apo ‘të nderuarit’. Në klasifikimin shqiptar të çfarë-dua-të-bëhem-kur-të -rritem kuzhinier ndoshta është diku nga fundi, për t’ia lënë vendet e para këngëtareve, juristëve, politikanëve, futbollistëve e të tjerë. Ndoshta ky do të jetë një rast i mirë që prindërit shqiptarë të shohin kah arsimi profesional si e ardhme për fëmijët e tyre, dhe rrjedhimisht të marrë fund mbipopullimi i tregut të të papunëve me juristë, ekonomistë, shkencëtarë politikë etj. Së dyti, Masterchef është një format që inkurajon dhe shpërblen punën dhe kreativitetin. Elementi i spektaklit në këtë rast është i lidhur ngushtë me atë që mund të krijosh, me një pamje, një shije dhe një prodhim, që është rezultat i punës tënde personale apo në grup dhe jo një pozë, një debat vanitoz apo një skandal siç është rregulli në shumicën e formateve reality tv. Së treti, Masterchef do të veprojë edhe si zbutës emocional në një kohë kur Shqipëria është e tejelektrizuar me negativitet, sa në jetën jashtë dhe në atë brenda tv. Para syve të teleshikuesve do të parakalojnë njerëz të thjeshtë dhe të përunjur që kanë ëndrrat e tyre. Ky është një leksion i madh, ndoshta edhe më i madhi: madhështia e ëndrrave të thjeshta. Si për shembull, e një pjate të gatuar me dashuri e me shije. Së katërti, ky program është edhe një mesazh televiziv kundër maskilitetit të kotë të shoqërisë shqiptare. Paneli i jurisë është i përbërë nga tre burra, kuzhinierë profesionistë, dhe shumë prej konkurrentëve, të paktën me sa u kuptua nga nata e parë e programit, ishin meshkuj. Kuzhina pra nuk është vend vetëm për gratë.


12

universite t

Dasara Malltezi, një libër në ndihmë të maturantëve

S

htëpia botuese UET-Press promovon sot në orën 18:00 në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës librin “Guidë për lëndën e Letërsisë” të autores Dasara Malltezi. Në këtë libër, mbesa e ish-kryeministrit Berisha, Dasara shtjellon pikat kryesore të veprave letrare që u japin maturantëve për të studiuar për provime, si edhe përfshin edhe disa pika që janë bazat për pjesën jo-

letrare të letërsisë. “Të dashur gjimnazistë! – iu drejtohet autorja e re lexuesve, duke sqaruar dobishmërinë dhe target-grupin e këtij botimi –Libri shtjellon pikat kryesore të veprave letrare që u japin maturantëve për të studiuar për provime. Gjithashtu, përfshin edhe disa pika që janë bazat për pjesën joletrare të letërsisë. Pra, ajo që është më e rëndësishme, libri u shërben në radhë të parë juve”. Në vijim, autorja

Shtëpia botuese UET Press promovon sot librin “Guidë për lëndën e Letërsisë” të autores Dasara Malltezi. Libri është një përmbledhje e pikave kryesore për provimin e maturës në lëndën e Letërsisë.

bën një shpjegim për filozofinë shqiptare të maturës, stresin që kalojnë maturantët gjatë provimeve, si edhe mënyrën sipas saj të gabuar të motivimit të studentëve me metodat e frikës. Ajo e mbyll parathënien e saj duke uruar maturantët që ky libër t’i ndihmojë gjatë përgatitjes për provimin e maturës në lëndën e Letërsisë, duke e pasur të lehtë që ta mbartin kudo gjatë sezonit, pasi libri vjen në formatin e një libri xhepi.

Shqipëria, në qendër të një projekti europian për cilësinë në universitete Gjashtë universitete shqiptare dhe APAAL janë partnere të një projekti për forcimin e sistemit të sigurimit të cilësisë në universitetet tona, të koordinuar nga Universiteti Koblenz – Landau në Gjermani. Ky projekt “Tempus” pritet të trajnojë dhe aftësojë stafin, akademikët dhe studentët në universitetet partnere për ngritjen e sistemeve të qëndrueshme të sigurimit të cilësisë sipas standardeve të BE-së.

J

avën e kaluar u zhvillua në Tiranë takimi i dytë i projektit për përmirësimin e sistemit të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë shqiptar. Ky projekt “Tempus” me fokus Shqipërinë, udhëhiqet nga një universitet gjerman në bashkëpunim me gjashtë universitete shqiptare publike dhe jopublike, Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL), si dhe disa partnerë europianë nga Holanda, Franca, Republika Çeke dhe Italia. Pas takimit të parë në Gjermani, të organizuar nga partneri koordinues Universiteti i Koblenz-Landau-t, takimi i dytë u zhvillua në Universitetin Amerikan të Tiranës, që është një nga universitetet partnere së bashku me Universitetin Europian të Tiranës, Universitetin e Elbasanit, Korçës, Durrësit dhe “Pavarësia” Vlorë. Projekti “Forcimi i sistemit shqiptar të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë” është hartuar si një përgjigje ndaj nevojave dhe kërkesave për të adaptuar strategjitë e Shqipërisë në kuadër të Procesit të Bolonjës dhe integrimit europian. Për Shqipërinë, një sistem i tillë i ngjashëm me sistemin e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë (EHEA) ka qenë prej kohësh synim i qeverive dhe institucioneve të arsimit të lartë. Me hapjen e APAAL, 15 vjet më parë nisi dhe ngritja e kuadrit ligjor për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, që më pas është shprehur në ligjin “Për Arsimin e Lartë” të vitit 2007, duke e bërë akreditimin të detyrueshëm për institucionet e arsimit të lartë. Megjithatë ka ende mjaft pengesa në rrugën e ngritjes së sistemeve të sigurimit të cilësisë në institucionet shqiptare, krahasuar me standardet e kërkuara. “Sigurimi i cilësisë nuk duhet të konsiderohet si një proces kontrolli, por një proces mbështetës që gjeneron ide të reja dhe i përshtat ato me kontekstin shqiptar. Ne kemi nevojë për një sistem të gjerë analize, që mund të realizohet nëpërmjet një baze të përbashkët të dhënash të të gjitha universiteteve, çka do ndihmonte përmirësimin e komunikimit mes

tyre dhe do rriste mundësitë për bashkëpunim mes strukturave të tyre të brendshme të cilësisë”, thotë përgjegjësi i Departamentit të promocionit dhe sigurimit të cilësisë në APAAL, z. Çlirim Duro. Pse na duhet një sistem i fuqishëm i sigurimit të cilësisë

Pjesëmarrësit në këtë projekt kanë vënë theksin te rreziqet që sjell për cilësinë e universiteteve tona mungesa e një sistemi të mirorganizuar të sigurimit të cilësisë. “Mungesa e një kuadri kombëtar dhe një qasjeje sistematike, të mbështetur në procesin dhe rezultatet, e vë në rrezik suksesin e sigurimit të cilësisë dhe bën që ai të jetë sipërfaqësor dhe shpeshherë të bëhet vetëm për hir të akreditimit pa synuar rritjen e cilësisë së universitetit në vetvete”, - thotë Ketrina Çabiri nga zyra për Zhvillimin e Projekteve dhe Kërkimin e Qendrës UET, pjesëmarrëse në këtë projekt. Në vijim Çabiri rendit edhe pasojat e tjera të gjendjes aktuale. Konkretisht, aplikimi i Standardeve dhe Udhëzimeve Europiane për sigurimin e cilësisë po ecën me ritme të ulëta dhe, duke qenë që ky është një fenomen i ri për specialistët e sektorit të arsimit të lartë, APAAL dhe organizata të tjera të përfshira e kanë të domosdoshme ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve. “Për sa i përket strukturave të sigurimit të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë, ato tashmë janë ngritur sipas ligjit të 2007-ës, edhe pse dominojnë qasjet e ndryshme të IAL-ve, ku ndihet nevoja për të aplikuar një qasje sistematike”, - thotë Çabiri. Për shkak të pamundësisë së institucioneve tona për të bërë analiza të thella, raportet e tyre përfundojnë përshkruese dhe glorifikuese. Një tjetër çështje është edhe përfshirja e grupeve të interesit, studentëve dhe stafeve akademike, në proceset e sigurimit të cilësisë. “Këta të fundit që të përfshihen, duhet ta dinë mirë çfarë pritet prej tyre”, - sqaron Ketrina Çabiri nga zyra për Zhvillimin e Projekteve dhe Kërkimin në UET. Por ndërsa Universiteti Europian i Tiranës ka

Takimi i projektit "Tempus" në Universitetin Amerikan të Tiranës

“Sigurimi i cilësisë nuk duhet të konsiderohet si një proces kontrolli, por një proces mbështetës që gjeneron ide të reja dhe i përshtat ato me kontekstin shqiptar. Ne kemi nevojë për një sistem të gjerë analize, që mund të realizohet nëpërmjet një baze të përbashkët të dhënash të të gjitha universiteteve, çka do ndihmonte forcimin e marrëdhënieve mes tyre”

ndërmarrë nisma vetjake për sigurimin e cilësisë së brendshme, ku përfshihet edhe trajnimi i stafit në këtë fushë, në shumë universitete shqiptare personeli dhe studentët nuk iu nënshtrohen seancave shpjeguese dhe trajnuese përpara përfshirjes në proceset e Sigurimit të Brendshëm dhe të Jashtëm të Cilësisë, gjë që sjell një përfshirje sipërfaqësore dhe i hap rrugën rrezikut të manipulimeve. “Një tjetër problem që duhet zgjidhur urgjentisht është izolimi ndërmjet universiteteve, organizatave që targetojnë arsimin e lartë dhe APAAL-it në punën e tyre lidhur me sigurimin e cilësisë. Kapërcimi i këtij izolimi bën që të ikim nga një qasje individuale dhe rastësore drejt një sistemi të qëndrueshëm, i cili ofron mundësinë e të mësuarit nga përvojat e njëritjetrit”, - shprehet Çabiri. Synimet e sistemit të Sigurimit të Cilësisë

Projekti “Tempus” do të mbajë parasysh të gjitha këto problematika të Shqipërisë për ndërtimin e një sistemi model për sigurimin e cilësisë. Paralelisht, aktorët brenda arsimit të lartë do aftësohen për të përdorur në mënyrë aktive dhe sistematike procedurat e Sigurimit të Cilësisë për forcimin e organizatave të tyre dhe përmirësimin e programeve cilësore të studimit.

Filozofitë, kriteret dhe metodat e përcaktuara nga partnerët në projekt do të promovojnë njohjen akademike në nivel rajonal dhe më gjerë. “Projekti aktual Tempus synon pikërisht forcimin e sistemit të Sigurimit të Cilësisë në arsimin e lartë në vendin tonë nëpërmjet vendosjes së një kuadri të qëndrueshëm kombëtar, që përfshin një qasje sistematike të orientuar drejt Sistemeve të Brendshme dhe të Jashtme të Sigurimit të Cilësisë në një linjë me ato të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë për të promovuar konvergjencën e arsimit të lartë shqiptar me strukturat e BEsë”- thotë Duro. “Në këtë projekt Tempus do të diskutohet edhe mbi trajnime të mundshme në të ardhmen për përfshirjen e studentëve në procesin e Sigurimit të Cilësisë, bashkëpunimin mes kërkimit shkencor dhe mësimdhënies si dhe mënyrat për të testuar dhe vlerësuar cilësinë në studimet e tregut të punës”, - shton Duro i APAAL. Sipas partnerëve shqiptarë, ky projekt është unik, sepse ata së bashku me partnerët europianë do të hartojnë një qasje të përbashkët për Shqipërinë, e cila do të shmangë përsëritjen e pikave të dobëta të eksperiencave të shteteve të tjera duke marrë parasysh problemet shqiptare, siç është puna e izoluar e aktorëve, ose mungesa e njohurive nga ana e tyre.


kulturë

Gazeta MAPO

11.03.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13

intervista E bija e Ali Këlcyrës ka rrëfyer mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, momentet e fundit të jetës së Eqerem bej Vlorës në spitalin e Vjenës. Çfarë tha në shtratin e vdekjes beu i fundit dhe pse nuk la amanete. Për herë të parë publikohen dhe disa fotografi të panjohura të Eqrem bej Vlorës nga ekzili në Itali, Gjermani dhe Austri

Hëna Këlcyra Çfarë tha në shtratin e

vdekjes Eqrem bej Vlora

“Kur erdhi ora pesë e mëngjesit, më pyeti sa është ora. Ai më pyeti vazhdimisht atë natë për orën. Kur i thashë që ishte ora pesë, atëherë e kuptova që Eqerem Beu e kishte dëgjuar mjekun kur tha se; maksimumi do të mbijetonte deri në orën pesë. Por në të vërtetë, ai ka hyrë në koma rreth orës tetë të mëngjesit të po asaj ditë. Gjithsej qëndroi në spital 12 orë”

Roland Qafoku

Ju lutem më tregoni momentet e fundit kur vdiq Eqerem bej Vlora? Ne banonim bashkë në Vjenë pas vdekjes së babait tim. Kishim kaluar vetëm gjashtë muaj në Austri. Në darkë thirra urgjencën, pasi Eqerem Beu ndjehej keq dhe shkuam në spital, ku insistova të mos e lija vetëm. U futëm së bashku në spital. Mjekët kërkonin t’i bënin diagnostikim, ai fliste me mua në gjuhën shqipe, ndërsa me mjekun gjermanisht. Mjeku më pyeti nëse Eqerem Beu kur fliste shqip, bënte ndonjë gabim. Por jo, ai fliste normal si gjithnjë. Mjeku më tha se ishte hera e parë që i ndodhte që një pacient në atë gjendje shëndetësore që ishte ai, të fliste njëherësh dy gjuhë në mënyrë perfekte. Pas një ore pata përshtypjen se shpëtoi. Vajta në dhomë dhe pyeta doktorin. “Mjerisht jo, maksimumi mund të mbijetojë deri në orën pesë”, - më tha ai. Por cila ishte diagnoza? Dobësi në zemër. Këtë e kishin konstatuar edhe më parë. Eqremi ishte 83 vjeç. Njëherë Eqerem Beu kur do të bënte një ndërhyrje, i thanë që zemra i rrezikonte nëse bëhej kjo ndërhyrje. Asokohe ai mundi të shpëtonte. Herën e dytë, jo. Një ditë pati një problem në zemër, dhe kjo u konstatua nga mjekët më të mëdhenj në Vjenë, me përkrahjen e Shaqir Kolonjës, i cili ka qenë një mjek shqiptar në Austri. Çfarë ndodhi në momentin kur mjeku tha se nuk do mbijetojë? Shkuat në shtëpi, apo qëndruat me të ? Qëndruam aty. Edhe pse i dhanë vetëm pesë orë jetë, gjendja e Eqerem Beut ishte normale. Kështu që biseduam. Më dha udhëzime që shpenzimet e varrimit të paguheshin nga lekët që ai kishte. Më kërkoi që, nëse nuk mjaftojnë, t’i shtoja unë, por mos t’u kërkoja motrave që kishte në Itali apo të tjerëve. Por nëse tepronin lekë nga ato që kishte, më tha t’ia dërgoja motrës së vogël që kishte në Shqipëri. Ju qëndruat me të në dhomën e spitalit?

Po, unë qëndrova në dhomën e tij. Ishte një dhomë e klasit të dytë. Xhaxha Eqeremi vijonte të kërkonte ndjesë që më la pa gjumë dhe për shqetësimin. Edhe pse i thosha që nuk jam e shqetësuar më tha: ‘E shoh, sepse lëviz nëpër dhomë’. Kur erdhi ora pesë e mëngjesit, më pyeti sa është ora. Ai më pyeti vazhdimisht atë natë për orën. Kur i thashë që ishte ora pesë, atëherë e kuptova që Eqerem Beu e kishte dëgjuar mjekun kur tha se; maksimumi do të mbijetonte deri në orën pesë. Por në të vërtetë, ai ka hyrë në koma rreth orës tetë të mëngjesit të po asaj ditë. Gjithsej qëndroi në spital 12 orë. Pas orës pesë erdhën dy mikesha të miat austriake. E lashë 10 minuta me to dhe telefonova të motrat, mamanë time në Romë, edhe familjen se si ishte situata shëndetësore e tij. Në atë kohë mamaja ime kishte gjashtë muaj që rrinte në Romë, pas vdekjes së babait. Ju sa vjeçe ishit? Unë isha 27 vjeçe kur vdiq xhaxha Eqremi. E pyete se ku donin ta varrosnin? Më tha që vendos ti. Sigurisht, vendosa që të varrosej aty. U ktheva në dhomë dhe prita sa t’i dilte shpirti. Vuajti shumë momentet e fundit ? Jo, vetëm se donte të ngrihej nga krevati. Madje ata kërkuan që ta lidhnin. Por u thashë që lëreni, do të ngrihet, le të ngrihet. Më pas e morën. Cilat ishin fjalët e fundit që tha ? Ju thashë që ai më falenderonte dhe kërkonte falje që më kishte shqetësuar. Ju tha diçka për familjen e tij? Të vetmet fjalë që më tha ishin që, lekët që do të mbeteshin nga ato që kishte në librezë, pas shpenzimeve që unë do të bëja për varrimin, t’ia dërgoja së motrës në Shqipëri, për vajzën. A la amanet Eqerem bej Vlora? Jo, nuk la. Cili ishte pengu i tij ? Jo, nuk di. Unë kam qenë me të dy herë në

spital. Më ka bërë më shumë përshtypje herën e parë; unë kisha dy-tre muaj që punoja në Gjermani dhe ai më shkruan një letër, ku më thoshte se donte të operohej se ishte në rrezik jete dhe më kërkonte që të bëja hapat e duhur për t’i gjetur një spital. Atëherë u çudita: “Pse do të vish në Gjermani dhe nuk shkon në Itali, ku ke dy motra dhe mamanë time?”. Dhe ai më tha se, “nëse vdes, dua të vdes në duart e tua. Por sidomos, dua të mos varrosem në tokën italiane”. Nuk donte të varrosej në Itali. Po pse jo në tokën italiane? Kjo mbetet një pikëpyetje. A kërkoi që eshtrat e tij të preheshin në

Shqipëri? Jo, as ai e as babai im, Ali Këlcyra. Nuk ishte një temë që hapej, se e dinim si ishte situata në Shqipëri. Si u bë varrimi i Eqerem bej Vlorës? Ata e futën në një frigorifer se duhej gjetur një varrezë. Lindi një problem, sepse xhaxha Eqeremi disa ditë para se të vdiste kishte qenë në kinema për të parë një film të Frojdit. Edhe filmi niste sesi Fjordi, një student në Vjenë, i cili ishte nga feja e vjetër (hebre), viziton spitalin e madh të Vjenës, ku janë këto komunitetet e ndryshme fetare. Duke parë filmin, më tha: “Sa varrezë e shëmtuar është kjo... Nuk do të doja kurrë të varrosesha në këtë vend”. Pas vdekjes së tij, i shoqëruar nga një mik i imi, i cili punonte në Ambasadën amerikane, shkuam në këto zyrat për të bërë hapat, sepse Eqerem Beu nuk kishte rezidencë në Austri. Ai ishte mysafir në shtëpinë time, ka banuar me mua dhe me prindërit tetë vjet në Itali. Prandaj ishte problematike gjetja e një varri. M’u desh një ditë për ta gjetur. Nga dita që vdiq, sa kohë kaluan deri sa u varros ? Ai vdiq më 30 mars, dhe më 4 prill u bë varrimi. Në varrezën që ai nuk donte…? Varrimi u bë në një nga varrezat më të bukura të Vjenës, në “Neustift Am Walde”. Erdhi dhe i vëllai, kunati i tij dhe mamaja. Nga Italia erdhi edhe zoti Boçari, një shqiptar nga Vlora, të cilin e kapën gjermanët. Si u bë ceremonia ? Me rite myslimane. Aty ishim unë me mamanë, i vëllai i tij, vëllai i mamasë, z. Boçari dhe një kosovar nga Belgjika, që përfaqësonte Kosovën. Ishte familja ime austriake dhe z. Shaqir Kolonja. Domethënë, nuk bëheshit më shumë se 10 persona që morën pjesë në varrim? Po. As 10 vetë nuk ishim në ceremoninë e varrimit.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

E kafshoi gjarpri, australiani: Birra ma shpëtoi jetën! 5

6

13

14

17

24

7

31 36

23

26

27 33

42

39

21

28

29

21

30

45 47

50

20

40

44

46

12

35

38 43

11

16

34

37

41

10

19

22

32

9

15

18

25

8

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

48

49

Koha e fillimit ____:____

51

Koha e mbarimit ____:____

52

Horizontalisht:

1. Dhënia e një pasurie natyrore një sipërmarrjeje të madhe për ta shfrytëzuar për një kohë të caktuar. 7. Grimca të bërthamës së atomit. 13. Gabime në të folur. 14. Rregull themelor sipas së cilës ndërtohet diçka. 16. Pa asnjë shkak. 17. Secila nga ndajshtesat trajtëformuese që u vihen në fund temave të pjesëve të ndryshueshme të ligjëratës gjatë lakimit a zgjedhimit. 19. Farkëtar. 21. Mama, shkurt. 22. Shtet në Azi, në kufi me Kinën. 24. Lëvizje në ujë. 26. Ditë gjermane. 27. Jessica, aktore amerikane. 28. Mënyra e veshjes sipas kohës. 31. I ngjashëm me diçka tjetër. 33. E kundërta, ngre. 34. I ka voza në mes. 35. Shtresa e brendshme e guackave. 36. Det që lag brigjet e Italisë. 38. Kofi, ish-drejtues i OKB-së. 40. Përemër vetor. 41. Ent Ndërtimi. 42. Hamall porti. 45. Fije për peshkim. 46. Racë e njohur delesh. 48. Surroi i politikës së Kosovës. 50. Përemër vetor. 51. Të gjithë ata që kryejnë shërbime fetare e që kanë detyra të ndryshme fetare. 52. Shko!

1. Grup njerëzish që kanë të njëjtin besim e që drejtohen nga një organizatë fetare. 2. Copë toke për mbjellje. 3. Mbret rus. 4. Përshtypje a mbresë që lë diçka. 5. Numri i sendeve. 6. Ndërmarrje Prodhuese. 7. Pjesë artificiale e trupit. 8. Kundërshtar. 9. Shtet arab me kryeqytet Maskat. 10. Në rregull. 11. Popullsi që nuk kanë një vendbanim të caktuar. 12. Organizatë terroriste. 15. Letra me vlerë, që përfaqësojnë pjesët, në të cilat është ndarë kapitali i një shoqërie. 18. Arsyetim që përdoret për të vërtetuar ose për të kundërshtuar një mendim. 20. Material ndërtimi. 23. Instituti Bujqësor. 25. Zot i vikingëve. 29. Teatër i vogël i mbuluar në Greqinë e lashtë. 30. Pikturë që bëhet me bojëra uji mbi suva të njomë. 32. Përdoret kur shprehim dëshpërim, dhimbje, keqardhje. 37. Istrefi, këngëtare. 39. E kundërta, turp. 43. Këshilli Industrial. 44. Janë në hyrje të romanit. 46. Ministria Arsimit. 47. Poliçani në makina. 48. Bën pula. 49. Përemër vetor.

4

4 3 5 1 2 4 6 9 3 1 5

8

4 7

2

8 6

2

5 6

8 3 7

9 4

1

1 3

9

2 5

8 4 3 7 2 1 6 2 1 3 9

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Asgjë nuk do shkoje si duhet sot ne jetën tuaj ne çift. Do keni here pas here debate me njeri tjetrin dhe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do jene shume te vendosur për te filluar një histori dashurie. Financat do jene edhe me te favorshme. Do ndiheni te qete kur te kryeni ndonjë shpenzim te domosdoshëm.

Nëse jeni ne një lidhje shfrytëzojeni çdo moment kur ta keni pranë partnerin sepse jo çdo dite do jete pozitive. Beqaret, sidomos ata te divorcuarit, do jene me shume fat dhe do gjejnë tashme një person qe do iu përshtatet ne çdo pike. Te ardhurat do kenë përmirësime fale mënyrës se mire te menaxhimit. vazhdoni ne këtë rrugë.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

ite e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe dashuroni si ta ndjeni. Beqaret nuk do e jene mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por gjithçka do ndodhe si me magji. Pranojini ftesat nëse iu bëhen. Ne planin financiar do jeni te vendosur ta stabilizoni situatën dhe do ia dilni me sukses.

Nëse keni pakënaqësi ndaj partnerit flisni lirshëm me te sa pa qene ende vone. Mos u druani nga asgjë. Edhe ata qe kane pasur vështirësi do kenë një dite disi me te qete. Beqaret ka shume gjasa te fillojnë ndonjë aventure kalimtare me disa persona qe i kane njohur qe ne fëmijëri. Do jete thjeshte një eksperience e bukur. Ne planin financiar shpenzoni me maturi.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 7 9 4 6 5

Një australian ka pasur shumë fat, pasi ka arritur t’i mbijetojë kafshimit të një prej gjarpinjve më të rrezikshëm në botë. Rod Somerville thotë se jetën ia ka shpëtuar birra, e cila i ka ndihmuar të qëndrojë i qetë. 54-vjeçari ishte duke punuar në kopsht kur e kafshoi gjarpri, ai e goditi gjarprin dhe thirri ndihmën e shpejtë. Ndërkohë, e mori një shishe birrë. “Nëse bëni panik, situata do të përkeqësohet. I thash vetes, nëse do të vdes, atëherë të pi së paku edhe një birrë. Pastaj e mora një nga frigoriferi dhe e piva”, ka treguar ai. Sipas Somerville, birra e ftohtë e ka qetësuar dhe i ka ndihmuar që në qetësi të presë ndihmën e shpejtë.Ai ka marrë në kohë kundërhelmin, mirëpo gjendja e tij ishte përkeqësuar për shkak të reaksioneve alergjike, por 54-vjeçari po riaftësohet mirë.

6 5 7

1 9 3 3

9

6

4

3

8

4

9

5

4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

8 6 2

3 4 7 8 6

7

Koha e fillimit _____:____

7 3

1

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Do e joshni pa fund partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do e mbani gjithë kohës pas vetes. Çdo gjë do shkoje me se miri mes jush. Beqaret me ne fund do jene te qarte me veten e tyre dhe do bëjnë atë qe do ndjejnë. Për çdo hap qe do hedhin sot do mbajnë vete përgjegjësi. Ne planin financiar do keni fat dhe situata nuk do ketë asnjë lloj problemi.

PESHORJA (23/IX-22/X) 5

4

9

6

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 5 shifra: 10147, 11156, 12057, 15965, 17858, 24156, 40175, 41115, 41521, 42085, 46681, 52417, 54101, 59652, 59877, 64667, 73615, 78485, 78541, 81845. Numra me 6 shifra: 502695, 431529, 569229, 599151, 658771, 678032, 747619, 928547.

Te gjithë ata qe kane dale nga një periudhe e vështirë ne jetën ne çift, do ndihen me te çliruar dhe me te gëzuar sot. Partneri do kërkojë falje dhe do ndryshoje tërësisht sjellje. Beqaret nuk do tërhiqen nga askush dhe do mbeten serish vetëm. Me financat tregohuni te kujdesshëm. Edhe pse situata nuk do jete e keqe, çdo gabim i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjte.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

Do bashkëpunoni mjaft me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur kohet e fundit. Beqaret do realizojnë takimet qe kane ëndërruar gjithë këtë kohe. Me ne fund do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Financat do kenë disa tronditje te vogla, megjithatë me pak durim dhe sakrifica do iu dilni mbanë.

AKREPI (22/X-21/XII)

5

Dita e sotme do vazhdoje te jete e animuar. Do ia kaloni me se miri pranë atij qe dashuroni. Shfrytëzojeni çdo minute apo sekonde. Beqaret me mire te presin edhe pak para se te nisin një histori dashurie. Sot nuk është koha me e përshtatshme. Ne planin financiar do jeni te bindur për te marre masa strikte dhe do arrini shpejt ta stabilizoni situatën.

Numra me 3 shifra: 134, 195, 225, 265, 310, 427, 444, 496, 514, 543, 563, 567, 572, 587, 593, 702, 711, 781, 817, 875, Numra me 4 shifra: 0232, 2002, 2111, 5181, 5487, 5525, 7182, 9685.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe pa probleme. Nga njëra ane me mire kështu sesa një dite plot emocione, por edhe me debate te zjarrta. Beqaret do e shfrytëzojnë pa fund lirinë qe kane dhe nuk do e ndiejnë aspak mungesën e dikujt ne krah. Ne plani financiar tregohuni te matur dhe te kujdesshëm.

Duhet pasur shume kujdes gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nëse bëni ndonjë gabim do pendoheni për gjithë jetën. Beqaret nuk duhet te nxitohen edhe sikur personat qe do i joshin te jene te veshur me ar. Nuk duhet absolutisht te gënjehen nga pamja e jashtme. Urani do jete pozicionuar keq tek sektori i financave. Gjerat nuk do shkojnë si duhet.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Pasioni dhe emocionet do shtohen gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do dini si t’ia bëni qejfin atij qe keni ne krah. Beqaret nuk do kenë as sot fat dhe nuk do arrijnë te krijojnë një lidhje. Edhe për pak kohe do mbeteni me këtë status. Ne planin financiar do përballeni me probleme te mëdha te cilat mund te zgjidhen vetëm fale ndihmës se specialisteve.

PESHQIT (20/II-19/III) Dialogu do mbizotërojë gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift. Do i zgjidhni një nga një te gjitha vështirësitë apo problemet qe keni pasur. Toleranca dhe mirëkuptimi gjithashtu do jene pika te forta për ju. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa kaq.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

11.03.2014

11 mars

15

I krishteri i së ardhmes do të jetë një mistik, ose nuk do të ekzistojë fare. - Karl Rahner

2004

Terroristët islamikë godasin Madridin Një radhë shpërthimesh mbollën terror në kryeqytetin spanjoll. Bombat -më vonë u kuptua se kish patur 10 shpërthime- u detonuan brenda apo përreth stacioneve hekurudhore; stacioni i linjës kryesore Atocha dhe dy të tjerë më të vegjël në Santa Eugenia dhe El Pozo. Terroristët goditën në orën e pikut në mënyrë që të maksimalizonin numrin e viktimave. Në total, 191 vetë u vranë dhe më shumë se 1800 të tjerë u plagosën. Kaq të tmerrshme ishin plagët sa spitalet duhet të bënin thirrje për dhurues të tjerë gjaku. Policia paralajmëroi se mund të mos ishte e mundur që pjesët e ndara nga trupat t’u shkonin të zotëve të tyre dhe

të kishte ngatërresa. Rrjetet e telefonisë pothuajse ranë në kolaps nga telefonatat e shumta të të afërmve të alarmuar që kërkonin të dinin për gjendjen e të dashurve të tyre. Qeveria spanjolle nuk dukej se kishte dyshime rreth autorëve të akteve terroriste dhe ministri i Brendshëm, Angel Acebes shpalli se grupi separatist bask ETA ishte përfundimisht përgjegjës. Kjo shkaktoi skepticizëm imediat. Shkalla e terrorit por edhe mungesa e një paralajmërimi me telefon, praktikë e ETA-s, e largonin organizatën baske nga shpërthimet. Qeveria spanjolle ishte një aleat i fortë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

në pushtimin e Irakut, duke e bërë fundamentalizmin islamik një shpjegim më të bindshëm. Kur të nesërmen, në afërsi të Madridit u kontrollua një furgon i dyshimtë dhe u gjetën prova që sugjeronin një përfshirje islamike, pati zemërim të madh. Qeveria me sa dukej kishte fajësuar ETA-n për të fshehur faktin që ata nuk e kishin marrë seriozisht kërcënimin islamist. Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura tri ditë pas shpërthimit, Partia Popullore në qeveri u mund papritur dhe kryeministri i ri socialist, Jose Luis Rodriguez Zapatero konfirmoi menjëherë premtimin e tij elektoral për të tërhequr trupat spanjolle nga Iraku.

Blitz

Flickr

52 454

Kilovat/orë energji përdoren çdo vit nga qytetari i zakonshëm etiopian.

Kilovat/orë energji përdoren nga frigoriferi i zakonshëm amerikan

220

Mijë USD është shuma e shpenzuar çdo vit nga Forcat e Armatosura Kanadeze për operacione kundrapeshës për ushtarët obezë.

259

Milionë USD ishte kostoja e zëvendësimit të municioneve të përdorura nga ushtria amerikane gjatë 9 ditëve të para të ndërhyrjes në Libi.

Foto: Dennis jarvis Titulli: Does Anyone know where my Cows are?

Doracak për revolucionet (I) Michale McKenna Historia, siç e dimë të gjithë, shkruhet nga fitimtarët. Nuk ekziston asnjë vend në botë ku librat e shkollave fillore i përshkruajnë themeluesit e tij si “një tufë meshkujsh të parruar, me një kamionçinë”. Ne priremi t’i zbukurojmë gjërat pak; i bëjmë ata më pak të çmendur e konfuzë. Ne parapëlqejmë të jetojmë në një botë, e tashmja e së cilës konsiderohet e pashmangshme. Marie Antoinette kurrë nuk ka thënë: “Lërini ata të hanë tortë”. Paul Revere kurrë nuk ka bërtitur: “Po vijnë britanikët!” Në rastin e parë, fraza e famshme është shpikur nga Jean-Jacques Rousseau për veprën e tij “Rrëfimet”, e publikuar kur mbretëresha e ardhshme ishte 9-vjeçare. Në rastin tjetër, Henry Wadsworth Longfellow e ka zgjedhur emrin e Revere nga një grup i patriotëve të rajonit të Nju-Ingllëndit, meqenëse ai rimonte me foljen “hear” (shqip: dëgjoj). Në fushën jofrymëzuese të historisë së vërtetë, tregimi i Revere përfundon me arrestimin e tij në një kafene. Por kjo nuk është e rëndësishme. Këto janë vetëm fakte. Faktet janë gjëra të pluhurosura, të mërzitshme. Ato janë vogëlsira. Faktet janë për dështakët dhe pedantët. Siç ka thënë Joan Didion: “Ne i tregojmë vetvetes tregime për të jetuar”. Bile, edhe gjatë shikimit më të nxituar të historisë, – të historisë revo-

gazetamapo@gmail.com

lucionare, në veçanti, – shpejt kupton se tregimet janë ato që vërtet na mbajnë. Heronjtë dhe të këqijtë; fitoret dhe humbjet; netët e errëta; gjasat e vogla; shpirtrat e trazuar; dhe përfundimet e befasishme. Kur bëhet fjalë për vetë historinë tona, ne priremi t’i shmangemi rolit të “historianit”. Parapëlqejmë atë të “skenaristit”. Për dallim prej fakteve, tregimet na përshkruajnë disi. Dhe, kjo është arsyeja përse neve na pëlqejnë ato. Tregimet janë të lirshme, të ndryshueshme dhe shumëdrejtimëshe. Tregimet u përshtaten rrethanave të tyre. Prandaj, ne kemi zgjedhur ta bëjmë në disa mënyra prezantimin e shkurtër të revolucioneve të caktuara historike. Ne nuk e dimë se si do të shihen ato gjatë rrjedhës së shekujve. Prandaj, po ofrojmë alternativa: e vërteta sipas fakteve; e vërteta që mund të shkruhet kur revolucionarët janë të suksesshëm; dhe e vërteta që mund të shkruhet kur ata dështojnë. Në shumë prej këtyre rasteve, siç ka thënë Zhou Enlai për Revolucionin Francez, më 1972, “është shumë herët për ta kuptuar”.* * Natyrisht, ai kurrë nuk e ka thënë këtë. Ka qenë përkthim i gabuar. Ka qenë një tregim. 1. Pranvera Arabe Faktet: Një valë protestash, kryengritjesh, demonstratash dhe trazirash të nisura në Tunizi tronditin botën arabe. Qeveria në atë vend rrëzohet,

ashtu sikurse ato në Libi, Egjipt dhe Jemen. Sundimtarët në Bahrein, Marok, Algjeri, Irak, Jordani, Liban, Kuvajt dhe Siri ndodhen të mbështetur për muri. Konfliktet e vazhdueshme në Siri dhe Mali shndërrohen në luftëra civile. Versioni i fitimtarëve: Të lodhur nga korrupsioni, autokracia, autoritarizmi, pabarazia dhe qeveritë kukulla, popujt e botës arabe ngrihen në këmbë dhe e kthejnë kontrollin e vendeve të tyre në duart e veta. Versioni i humbësve: Të nxitur nga etja për pushtet dhe figurat e fshehta ndërkombëtare, kryengritësit arabë përpiqen t’i rrëzojnë qeveritë shumëvjeçare dhe të qëndrueshme të tyre, duke i çuar vendet e tyre në një varg luftërash të gjata për pushtet ndërmjet fanatikëve fetarë, udhëheqësve ushtarakë dhe agjentëve të imperializmit amerikan. 2. Kryengritjet në sheshin “Tiananmen” Faktet: Një varg protestash pro demokracisë, të udhëhequra nga studentët, fitojnë mbështetje popullore në Pekin, duke çuar në një okupim civil të sheshit më të shquar publik të kryeqytetit kinez. Partia Komuniste në pushtet shtyp me forcë kryengritësit dhe ndërpret okupimin shtatëjavësh me plumba të vërtetë, duke vrarë mijëra njerëz. Versioni i fitimtarëve: Me botën duke i vëzhguar, aktivistët idealistë kinezë trimërisht tubohen për të shfaqur pakënaqësitë e tyre me partinë e mbyllur dhe të papërgjegjshme qeverisëse të vendit. Ndonëse nuk arrijnë sukses, kryengritja mbjell farat e

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

lirisë individuale, duke e ndryshuar përgjithmonë Kinën dhe Partinë Komuniste. Versioni i humbësve: Kundërrevolucionarët kapitalistë përpiqen të rrëzojnë me dhunë sistemin komunist që e ka bërë Kinën fuqinë numër një në botë. Ata shpërndahen domosdoshmërisht, dhe Kina vazhdon të shijojë dy dekada me qëndrueshmëri dhe zhvillim të paprecedentë. 3. Revolucioni Iranian Faktet: Demonstratat popullore kundër shehut Reza Pahlavi shndërrohen në një varg grevash dhe kryengritjesh që e paralizojnë mbarë vendin. Grupet islamike plotësojnë zbrazëtirën e krijuar në pushtet, dhe më 1979 një klerik 80-vjeçar në azil zgjidhet, me referendum, “udhëheqës suprem”. Versioni i fitimtarëve: Një shoqëri konservatore dhe fetare rrëzon një shtresë politike dekadente dhe të mbështetur nga Perëndimi, dhe kthen Iranin në një sistem të qeverisjes fetare, e cila gëzon mbështetje popullore gjithkund, përveç në disa distrikte të perëndimorizuara të Teheranit. Versioni i humbësve: Fanatikët ruralë fetarë shfrytëzojnë pakënaqësitë e mëdha publike, duke propozuar një rikthim në praktikat tradicionale morale që sipas tyre do të luftonin korrupsionin. Sapo marrin pushtetin, ata instalojnë një teokraci mesjetare, duke dëmtuar ekonominë dhe duke frenuar prodhimin kulturor të një vendi dikur të sofistikuar dhe modern. *Kosovo 2.0.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 11.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Faqe 16

NJOFTIM / REKLAMA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.