10 prill mapo ok

Page 1

Faqe 2

Grevë e përgjithshme në Greqi, dy ditë para vizitës së Merkelit Angela Merkel do të vizitojë Athinën. Qeveria greke e vlerëson këtë si shenjë mbështetjeje. Ekspertët mendojnë megjithatë se kriza ende nuk është kapërcyer.

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 10 prill 2014. Numër 1180. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

debati për të paprekshmit

Basha: Era po fryn djathtas, qeverisja po shkon në pikiatë Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi dje se era po fryn djathtas në kontinent dhe jo vetëm. "me politikat që po ndërmerr qeverisja e majtë, kthimi i së djathtës në pushtet është domosdoshmëri". FAQE 7

Doda: Partitë komuniste të dalin jashtë ligjit, LANÇ vëllavrasëse Kryetari i komunistëve, Marko Dajti: Më shumë se gjysma e PD kanë qenë ish-anëtarë të PPSH-së, ose bashkëpunëtorët tanë të ish-Sigurimit të Shtetit

Përplasje në Pallatin e Drejtësisë Thellohet konflikti mes Qeverisë dhe Presidencës për hetimin e gjyqtarëve. Naço: KLD të jetë eficiente, gjykatësit nuk zbatojnë as orarin zyrtar. Nishani: Qeveria të ndalë urgjentisht sulmet politike ndaj Presidentit. Letra e Tahirit, si fletë-rrufetë enveriste. Çefa: Të mos shantazhohen gjyqtarët Zbardhet letërkëmbimi mes Kuvendit dhe Presidencës për dekretin e Alaudin Malajt. Meta: Cilat janë kriteret shtesë për këtë dekret. Presidenti: Janë në ligj. Faqe 4-6

FAQE 6

Forumi i historianëve

Kisha ortodokse ndikohet nga Athina Serveri i Tatimeve

Llalla shkarkon prokurorin e Çështjes

FAQE 4

NgërÇ

Historianët bashkohen në një pikë: çdo institucion fetar që del nga linja kombëtare, përbën rrezik për një komb, qoftë ortodoks, mysliman, bektashi apo katolik. Flasin historianët Beqir Meta e Mariglen Verli dhe At Nikolla Marku

Ka shkaktuar shqetësim të madh në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, debati i ditëve të fundit për cenimin e pavarësisë së saj nga Kisha greke, debat që u risoll në vëmendje nga ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, në një intervistë të tij, ku ai e konsideronte ndikimin e Kishës greke në Shqipëri edhe më problematik se ai islamik. Deklaratat e Klosit... Faqe 13

op-ed

NGA bujar kapexhiu

Në vend që kryeministri të merret me gjeneralët e Presidentit...

koment Arjan VASJARI

Buzëqeshja elektorale e Thaçit

Edi Rama e kupton shumë mirë pigmentin eufemistik të frazës “të rrëmbesh institucionet”. I gjendur jo pak herë në rrethanën kur institucionin kanë dashur t’ia “rrëmbejnë”, ai është nga ata që nuk kanë nevojë t’ua shpjegosh, sepse e kanë provuar në lëkurë. Kam parasysh...

Hashim Thaçit nuk i ka lëvizur asnjë milimetër buzëqeshja kur disa studentë lëshuan fjalë fyese ndaj tij ndërsa po dilte nga një drekë me sfond elektoral në mensën e tyre. I qetë, ai ka përsëritur premtimet e koment forta për përgjysmimin e shpenziArmand Shkullaku meve studentore, pjesë e një fushate që tashmë ka nisur de facto...

FAQE 11

FAQE 11

LIbri ‘Hëna e Shqipërisë’

Rezoluta e Kuvendit

Blushi: Shqiptarët, të pasurit imitojnë Konsensus PS-PD kundër rusët, të varfërit jetojnë si turqit rritjes së çmimit FAQE 9

Pervetësimi i rradhës

të energjisë

Deputetët e PS, PD dhe LSI ranë dje në konsensus për të përfshirë në rezolutën drejtuar Entit Rregullator të Energjisë mosrritjen e çmimit të saj këtë vit. Rezoluta nuk është një dokument detyrues. Reagon Gjiknuri: Çmimi i energjisë për familjet nuk do... Faqe 8


2

afër/larg

1

politikë / Naço: KLD të jetë

eficiente, Çefa: Të mos shantazhohen gjyqtarët Faqe 4

politikë \ Basha: Era po

ekonomi/ Rezoluta e

fryn djathtas, qeveria Kuvendit: Të mos rritet po shkon në pikiatë Faqe 5 çmimi i energjisë

Faqe 6

Vizita e Kancelares Angela Merkel të premten, sipas ministrit të Jashtëm grek dhe zv/ kryeministrit Evangelos Venizelos, është dëshmia përfundimtare që vendi i tij po “hap një faqe të re”.

Nëse në Shqipëri mezi po e presin një vizitë të Merkel, në Athinë veç politikanëve atë zor se e mirëpresin. Herën e fundit ajo u shoqërua me protesta masive, ndërsa dy ditë para vizitës së radhës, e gjithë Greqia është bllokuar në një grevë të përgjithshme.

Grevë e përgjithshme në Greqi, dy ditë para vizitës së Merkelit Angela Merkel do të vizitojë Athinën. Qeveria greke e vlerëson këtë si shenjë mbështetjeje. Ekspertët mendojnë megjithatë se kriza ende nuk është kapërcyer.

N

ëse në Shqipëri mezi po e presin një vizitë të Merkelit, në Athinë veç politikanëve atë zor se e mirëpresin. Herën e fundit ajo u shoqërua me protesta masive, ndërsa dy ditë para vizitës së radhës, e gjithë Greqia është bllokuar në një grevë të përgjithshme. Ndërkohë, Athina po lehtësohet prej barrës dhe vendi duket se po e merr veten. Që në nëntor 2013, Kancelarja pas një takimi me kryeministrin grek, Antonis Samaras në Berlin, lëvdoi hapat e Greqisë në reforma dhe në veçanti faktin që Athina ia kishte dalë mbanë të arrinte një të ashtuquajtur “tepricë primare” në buxhet. Thënë qartë: për herë të parë që prej 11 vjetësh, shteti grek ka më shumë të hyra sesa të dala në buxhet, nëse nuk merret parasysh barra e interesit për borxhet e vjetra. Vizita e Kancelares Angela Merkel të premten, sipas ministrit të Jashtëm grek dhe zv/ kryeministrit Evangelos Venizelos, është dëshmia përfundimtare që vendi i tij po “hap një faqe të re”. “Përballë rikthimit të planifikuar të Greqisë në tregjet financiare, Kancelarja gjermane do të japë një sinjal mbështetjeje”, deklaroi Venizelos në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, të shtunën e kaluar në Athinë. Jorgos Tzogopoulos nga Instituti i Analizave në Athinë, ELIAMEP, është më pak entuziast: “Tregjet mund ta shohin vërtet si garanci mbështetjen e Berlinit, aq më tepër që shumë nga reformat e premtuara në Greqi janë vënë tashmë në jetë. Por simbolika politike nuk mjafton”, - paralajmëron Tzogopoulos në bisedë me DW. “Veçanërisht e rëndësishme

është tani që Greqia t’u përmbahet edhe më tej marrëveshjeve dhe të rifitojë kështu besimin afatgjatë të tregjeve”, thekson ai. Rikthimi në tregjet financiare

Prej javësh në Athinë spekulohet nëse Greqia do të guxojë rikthimin në tregjet financiare që në gjysmën e parë të 2014. Kundër këtij rikthimi flet me sa duket ngurrimi i Agjencisë së Vlerësimit Moody’s për të përmirësuar notën për bonitetin e Greqisë. Një vendim për këtë duhej të merrej në fillim të javës së kaluar, por u shty për në fillim të gushtit. Vizita e planifikuar e Kancelares në Greqi duket se po i jep një shtysë të re optimizmit: sipas informacioneve të gazetës “Ta Nea”, qeveria greke po konsideron seriozisht që ditët e ardhshme, ndoshta që në ditën e vizitës së Kancelares, të paraqesë në treg obligacione shtetërore me afat maturimi tre ose pesëvjeçar, për të testuar reagimin e tregjeve. Sinjalet duken të mira, beson analisti i ekonomisë dhe drejtor i portalit të lajmeve për ekonominë Capital.gr Thanassis Mavridis. “Investitorët ndërkombëtarë po largohen aktualisht nga vendet në ekspansion dhe kërkojnë mundësi të sigurta investimi në Evropë. Kjo mund të rezultojë në shanse të mira për Greqinë”, thekson Mavridis. Analisti tërheq megjithatë vëmendjen se shumë investitorë ndjekin kryesisht interesa afatshkurtër dhe nuk besojnë detyrimisht në përfundimin e krizës së Greqisë. “Nuk duhet harruar se edhe në vitin 2009 kërkesa për tituj financiarë shtetërorë grekë ishte e fortë, megjithëse kriza ishte në prag”, thotë Mavridis në bisedë me DW. “Sipas kësaj logjike, rikthimi i afërt në tregjet financiare nuk do të thotë dety-

Fakti që vizitat nga Gjermania po shtohen, nuk është rastësi, mendon Jorgos Tzogopoulos: “Qëndrimi politik i Gjermanisë ndaj Greqisë duket veçanërisht miqësor, pasi në Berlin u mor vendimi përfundimtar që vendi të mbetet në eurozonë”, shpjegon politologu. Sipas Tzogopoulos, kthesa ka filluar që në gusht 2012.

Sinjalet duken të mira, beson analisti i ekonomisë dhe drejtor i portalit të lajmeve për ekonominë, Capital.gr Thanassis Mavridis. “Investitorët ndërkombëtarë po largohen aktualisht nga vendet në ekspansion dhe kërkojnë mundësi të sigurta investimi në Evropë. Kjo mund të rezultojë në shanse të mira për Greqinë”, thekson Mavridis.

rimisht se i ka ardhur fundi krizës së borxheve”. Por kjo ofron sigurisht shanse. “Nëse Greqia do të arrijë të rikthehet në tregjet e kapitalit, ekonomia reale do të furnizohej me para të reja”, - beson eksperti i ekonomisë nga Athina. Inkurajim për reforma nga Gjermania

Politikanët gjermanë gjatë muajve të kaluar e kanë shoqëruar në mënyrë intensive programin grek të reformave. Për kujtesë: në ditën e Krishtlindjeve, Greqinë e vizitoi për një kohë të shkurtër ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth, dhe vetëm dy javë më vonë në Athinë qëndroi për konsultime ministri i Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier. Pas një vizite me efekt të fortë mediatik të Presidentit gjerman, Joachim Gauck në fillim të marsit, tani në Greqi shkon edhe Kancelarja Merkel, për herë të dytë brenda vetëm 18 muajsh. Fakti që vizitat nga Gjermania po shtohen, nuk është rastësi, sipas Jorgos Tzogopoulos. “Qëndrimi politik i Gjermanisë ndaj Greqisë duket veçanërisht miqësor, pasi në Berlin u mor vendimi përfundimtar që vendi të mbetet në eurozonë”, - shpjegon politologu. Sipas Tzogopoulos, kthesa ka filluar që në gusht 2012. Tani politika gjermane kërkon vazhdimësi dhe dëshiron ta mbështesë në mënyrë aktive Greqinë për të arritur objektivat e saj të kursimit. Por disa masa ndihme ecin shumë ngadalë: që në verën e 2013-ës ministri gjerman i Financave, Schäuble nënshkroi në Athinë një kontratë paraprake për themelimin e një fondi grek investimesh sipas modelit të KfW (Bankës gjermane të Ndihmës për Rindërtim), me një volum kredie prej gjithsej 500 milionë euro. Por që atëherë nuk kanë ndodhur shumë gjëra duke parë vështirësitë në financim që ka pala greke. Sipas gazetës së përjavshme greke To Vima, kancelarja tani do të merret sërish me projektin me pjesëmarrjen edhe të KfW, fondacionit grek Onassis dhe Bankës Evropiane të Investimeve.

Me ndryshime nga DW


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

10.04.2014

3

ekspertiza Zemra e Karelit në Shqipëri, pritet raporti toksikologjik Zemra e Ilia Karelit pritet të mbërrijë në Shqipëri në fund të kësaj jave ose në fillim të javës tjetër, pas përfundimit të analizave totale që specialistët e mjekësisë ligjore greke pritet të përfundojnë. Ndër këto analiza ka qenë edhe ekzaminimi i gjendjes së zemrës së të burgosurit shqiptar që vdiq në burgun grek, Ilia Kareli(Kudret Kume). Mungesa e zemrës u konstatua nga ekspertët mjekoligjorë shqiptarë gjatë ekzaminimit të kryer në vend, pas mbërritjes së trupit të Kumes pranë familjes, të cilët pranuan edhe të ribëhej autopsia. Ndërkaq, sot pritet që ekspertët e mjekësisë ligjore të Selanikut t’iu dorëzojnë hetuesve të Prokurorisë së Serres rezultatet e analizës toksikologjike të kampioneve të gjakut të marra nga trupi i viktimës. Ende nuk dihet rezultati konkret i tyre, ndërsa hetuesit presin që raporti të mbërrijë ditën e sotme. Më parë, mjekët ligjorë kanë dorëzuar në prokurori një raport mbi autopsinë e trupit të Karelit, ku shprehej qartë se i dënuari kishte pasur dëmtime serioze në trup, si në gjoks, thyerje të kafazit të kraharorit, hematoma dhe dëmtime të tjera serioze në kokë e gjymtyrë. Mjekët kanë përcaktuar se i dëmtuari ka pasur hemorragji dhe plagë të ndryshme të rënda, që më pas i kanë shkaktuar edhe vdekjen. Të njëjtat përfundime thuajse arriti edhe raporti i autopsisë së kryer nga mjekët ligjorë shqiptarë pas ekzaminimit të kryer në Shqipëri me mbërritjen e trupit të viktimës. Zemra e Kumes është mbajtur në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Athinë, ndërsa një raport i posaçëm pritet të kryhet edhe nga mjekët grekë. Ende nuk dihet nëse ky raport do të jetë pjesë e raportit që do t’i dorëzohet gjatë ditës së sotme nga mjekët ligjorë prokurorisë së Serres që po heton rastin.

Pamjet që tregojnë Ilia Karelin të torturuar nga gardianët grek

Fotot para vdekjes

U rrah i zhveshur nga rojet e burgut, ndërsa tërhiqej zvarrë për t’u çuar në qelinë ku u masakrua nga 15 gardianë. Prokuroria prangos 6 prej të dyshuarve dhe tre të tjerë hetohen në gjendje të lirë, me akuzën e torturës me pasojë vdekjen. TIRANË- Ilia Kareli (Kudret Kume), i

vrarë në burgun e Nigritas në Greqi, pasi u rrah nga gardianët e burgut, është torturuar dhe rrahur në mënyrë çnjerëzore gjatë kohës së qëndrimit të tij në burg por edhe gjatë transferimit. Ndërsa drejtori i burgut të Nigritas ndiqte me sy dhunimin e Karelit gjatë transferimit të tij në qelinë ku ai ndërroi jetë. Madje fotot e publikuara dje nga mediat greke zbulojnë se Kudret Kume qëndron i zhveshur ndërsa mbahet për krahësh nga gardianët, i lidhur me duar pas shpinës. Gazeta greke “To Vima” cilësonte dje burgun grek të Nigritas si Guantanamon greke, duke bërë kështu një krahasim me burgun e bazës amerikane në Kubë, ku mbahen të burgosurit e dyshuar si pjesëtarë të Al Kaedës. Dje për herë të parë mediat greke

publikuan imazhe të kamerave të sigurisë së burgut të Nigritas, në të cilat shfaqet Ilia Kareli, ndërsa shoqërohet nga rojet e burgut të sigurisë së lartë. Pamjet tregojnë Karelin pak momente përpara se ai të dërgohej në qelinë, ku edhe u gjet i vdekur 42-vjeçari shqiptar. Sipas mediave greke, fotot e publikuara prej tyre janë videoja e regjistruar nga kamerat e sigurisë së burgut që funksionojnë me qark të brendshëm të burgut. Ato i përkasin datës 27 mars të këtij viti. Pikërisht pamjet e fiksuara nga këto kamera janë administruar nga prokuroria e Serres, që është duke zhvilluar hetimin e çështjes së vdekjes së 42-vjeçarit shqiptar Ilia Kareli më 27 mars 2014, në qelinë ku ishte vendosur nga gardianët e burgut të

Pamjet duken rrënqethëse ndërsa shihet në mes të gardianëve edhe drejtori i burgut të Nigritas, ku këta të fundit shoqërojnë Karelin të zhveshur, në gjendje të rëndë shëndetësore, përpara se ai të masakrohej deri në vdekje nga 15 roje të burgut, në qelinë ku ai edhe u gjet i vdekur.

Nigritës, pak kohë pas transferimit të tij në këtë burg nga ai i Malandrinos. Pamjet duken rrënqethëse ndërsa shihet në mes të gardianëve edhe drejtori i burgut të Nigritas, ku këta të fundit shoqërojnë Karelin të zhveshur, në gjendje të rëndë shëndetësore, përpara se ai të masakrohej deri në vdekje nga 15 roje të burgut, në qelinë ku ai edhe u gjet i vdekur. Fotot e tregojnë se Kudret Kume, alias (Ilia Kareli) nuk qëndron dot në këmbë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij, ndërsa rojet e tërheqin zvarrë. Po ashtu fotot tregojnë se në njërin sy, i dënuari shqiptar ka një hematomë të dukshme e po kështu ai ka edhe dëmtime të tjera. Nisur nga pamjet e kamerave të brendshme të burgut, si dhe pas dëshmive të marra ndaj ro-

jeve të burgut, prokuroria e Serres nxori urdhër-arreste për 6 prej tyre, duke iu komunikuar edhe akuzat për torturimin e të burgosurit shqiptar, çka sipas prokurorisë, ka shkaktuar edhe vdekjen e tij. Prokurorja e çështjes dhe hetuesja e saj kanë qenë të një mendjeje sa i përket vendimit të arrestimit gjashtë të dyshuarve. Ndërkaq është vendosur që për dy persona të tjerë të vendoset edhe hetimi në gjendje të lirë, si dhe ndalimi i daljes së tyre nga Greqia dhe paraqitja e detyruar në ambientet e policisë. Për një prej gardianëve prokuroria vendosi lënien e një garancie prej 5 mijë eurosh. Rezultatet e autopsisë së kryer nga autoritetet e mjekësisë ligjore në Selanik tregonin se Kareli kishte dëmtime brutale, të shkaktuara me sende të forta në fytyrë dhe në trup.

Kapet grabitësi me armë, 6 muaj pas lirimit nga dënimi me 14 vjet TIRANE- Arrestohet 6 muaj pasi përfundoi dënimin me 14 vite burg, grabitësi i butikëve dhe i dyqaneve të ndryshme në kryeqytet, i dyshuar për së paku dhjetë raste. Policia e prangos në banesën e tij të marrë me qira në Yzberisht, ndërsa ai kishte mundur t’iu shmangej disa herë oficerëve të krimeve dhe specialistëve të kërkimit. Lajmi u bë i ditur për mediat dje në mesditë nga policia e Tiranës, e cila tha se Emilent Dhepa, 34 vjeç, nga Tirana, banues në rrugën “Jordan Misja”, u arrestua nga oficerët e krimeve të Komisariatit nr.3, në Tiranë, ndërsa ishte i dyshuar si autor i një serie grabitjesh të ndodhura në kryeqytet, si në rrugën e Durrësit, “Myslym Shyri”, Rrugën Bardhyl, dhe në rrugën “Xhorxh Bush”. Dhepa është arrestuar pasi ishte shpallur si person i dyshuar për gra-

bitjen e një dyqani në Rrugën Bardhyl, kur ai sulmoi një dyqan në të cilin ndodhej një shitëse dhe më pas i mori paratë e xhiros nën kërcënimin e armës. Të njëjtën taktikë ai përdori edhe në një rast tjetër pak kohë më vonë, në rrugën “Xhorxh Bush”, duke kërcënuar edhe në këtë rast shitësen me armë dhe më pas duke marrë paratë e xhiros. Policia nisi hetimet për rastet dhe më pas identifikoi si të dyshuar 34-vjeçarin Emilent Dhepa. Ndërkaq pas këtyre rasteve, ai u identifikua edhe si autor i një serie tjetër grabitjesh të ndodhura kryesisht në rrugën e Durrësit, ndërsa kishte arritur t’iu shmangej hetuesve dhe oficerëve të policisë. Madje për të arritur sa më mirë shmangien, ai kishte marrë një banesë me qira në Yzberisht, ku bashkëjetonte me një grua me të

cilën priste një fëmijë, ndërsa ishte ndarë me gruan e parë. Policia tentoi ta ndalonte në zonën e Komisariatit nr.3 dy herë, por ai arriti t’u shmangej hetuesve duke përdorur një qen, të cilin oficerët e policisë nuk e ishin parashikuar. Ndërkaq gjurmimi i mëtejshëm zbuloi se ai qëndronte në një banesë me qira në Yzberisht bashkë me një vajzë, me të cilën priste të kishte një fëmijë. Policia ndërhyri në këtë shtëpi duke arrestuar të kërkuarin. Ajo tha se nuk kishte gjetur armë në banesën e të kërkuarit, e cila mendohet se mund të jetë përdorur në grabitjet e tij, duke trembur apo kërcënuar punonjësit e dyqaneve që sulmonte. Policia tha se tashmë ai po hetohet edhe për një seri ngjarjesh dhe grabitjesh të tjera që pritet të verifikohen prej specialistëve të hetimit.

Emilent Dhepa


4

në fokus

KLD thotë se ministrit duhet t’i hiqet ekskluziviteti i propozimit të masave disiplinore ndaj gjyqtarëve

Beteja Qeveri - KLD

1

Procedimet

Sipas KLD vetëm në vitin 2013, ministrit të Drejtësisë i janë dërguar 24 relacione për procedime disiplinore për 16 gjyqtarë, ndërsa në vitin 2014 i janë dërguar 14 relacione për të iniciuar procedime disiplinore për 10 gjyqtarë.

Naço: KLD të jetë eficiente, Çefa: Të mos shantazhohen gjyqtarët

Inspektimi i gjyqtarëve ka përfshirë në një tjetër debat dy institucionet më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare, Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe ministrin e Drejtësisë. Naço akuzoi Këshillin për mospërfshirjen në rendin e ditës të propozimeve për masa disiplinore, ndërsa tha se asnjë gjyqtar nuk fillon punën në orën 08:00 të mëngjesit. Tiranë Dy institucionet më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare janë përfshirë në një tjetër debat që këtë radhë fokusohet në inspektimin dhe ndëshkimin e gjyqtarëve të kapur me shkelje. Letra e ministrit të Brendshëm drejtuar Presidentit të Republikës për të hetuar tre gjyqtarë të Apelit Tiranë, të cilët liruan një të dyshuar për vrasje, është pasuar nga replika në distancë mes ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço dhe institucionit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. I sapokthyer nga një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Naço kërkoi më tepër eficiencë nga KLD në rastet e propozuara prej tij për të marrë masa disiplinore ndaj gjyqtarëve të kapur me shkelje në detyrë. Por i menjëhershëm ishte reagimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që nëpërmjet një deklarate për media tha se ministri i Drejtësisë dhe aktorët e tjerë duhet të heqin dorë nga shantazhet ndaj gjyqtarëve. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve pas përfundimit të takimit “Për një drejtësi pa vonesa”, ministri Naço tha se nuk ishte njohur ende me kërkesën e ministrit të Brendshëm për hetimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Tiranë për shkak të vizitës në SHBA. “Sot jam njohur me përmbajtjen e letrës por edhe me një shkresë të ardhur nga KLD-ja, nga nënkryetari i saj, i cili e kishte marrë letrën drejtuar Presidentit të Republikës, kishte verifikuar nëpërmjet Inspektoratit të Këshillit dhe kishin konkluduar

se duhen bërë verifikime”, tha Naço. Sipas tij, KLD-ja duhet ta kishte bërë inspektimin sepse ka qenë e informuar në kohë për këtë çështje. “Në bazë të përmbajtjes së shkresës së KLD-së, thuhet se është konkluduar se ka vend për verifikime. Janë dy inspektorate që kanë një memorandum bashkëpunimi midis tyre dhe në rast se i fillon inspektimet njëri nuk i fillon dot edhe tjetri që të mos ketë mbivendosje, ose mund të ketë një inspektim të përbashkët”, deklaroi ministri i Drejtësisë. Gjatë prononcimit për mediat Naço kërkoi më tepër eficiencë nga KLD lidhur me propozimet e tij për ndëshkimin e gjyqtarëve të evidentuar me shkelje në detyrë. “Unë pres dhe inkurajoj KLD-në që të ketë më tepër eficiencë për disa prioritete ndaj dhe kërkoj që këto çështje të futen në rendin e ditës”, tha Naço duke iu referuar propozimeve të tij për masë disiplinore ndaj të paktën 9 gjyqtarëve për të cilët është kërkuar shkarkim nga detyra. Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili fillimisht shprehu keqardhjen për qëndrimin e ministrit Naço, ndërsa kërkoi prej tij të ndalë sulmet dhe shantazhet ndaj gjyqtarëve. “KL i Drejtësisë i vlerëson me shumë seriozitet procedimet disiplinore ndaj gjyqtarëve, procedime të cilat në fakt kanë qenë vetëm iniciativë e inspektoratit pranë KLD, për t’u dërguar më pas nga zëvendëskryetari i KLD në drejtim të ministrit të Drejtësisë”, thuhet në

deklaratën e KLD-së. Më tej KLD thotë se të gjitha procedimet disiplinore të propozuara nga ministri janë iniciuar nga KLD, pas inspektimeve të kryera nga inspektorët e Këshillit në gjykatat ku janë evidentuar problematika. “Duke pasur në konsiderate faktin, se Ministri i Drejtësisë, është i vetmi organi i cili ka me ligj të drejtën ekskluzive të iniciojë procedimin disiplinor për gjyqtarët, sqarojmë se KLD është në unison të plotë me rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët sugjerojnë se ka ardhur koha që kjo e drejtë, ky ekskluzivitet, të mos i lihet ministrit të Drejtësisë”, përfundon reagimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Letra

Tahiri-Nishanit: Hetoni gjyqtarët e Apelit Dy ditë pas vrasjes së një të dyshuari, të cilin Gjykata e Apelit e kishte lënë të lirë, ministri i Brendshëm i kërkoi zyrtarisht Presidentit të Republikës që, në cilësinë e kreut të KLD-së të urdhërojë inspektimin e tre gjyqtarëve. “Gjykata e Apelit Tiranë, me trupë gjykuese Edmond Gogo, Fatmira Hajdari dhe Gramoz Levanaj, me vendim nr.215, datë 25.02.2014, ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” për të pandehurin Gjin Nika, i datëlindjes 28.04.1978, nga Bulqiza, i akuzuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 78/122 dhe 278/2 të Kodit Penal”, shkruan Ministri Tahiri në letrën e datës 5 prill për Presidentin Nishani. Sipas tij, megjithëse Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, Gjykata e Apelit nuk i mori parasysh dëshmitë e shtetasve të dëmtuar nga Gjin Nika, por mori vendim për ta liruar nga burgu këtë shtetas. Kjo letër solli reagimin e Partisë Demokratike, e cila e konsideroi si presion ndaj gjyqtarëve, ndërsa ministri i Drejtësisë, Nasip Naço shprehu mbështetje publike për letrën e kolegut të tij drejtuar Presidentit të Republikës.

Ikën kreu i “Task-Forcë”

Llalla shkarkon prokurorin e serverit të Tatimeve Tiranë- Prokuroria e Përgjithshme njoftoi dje disa lëvizje të bëra në njësitë “Task-Forcë” në Prokuroritë e Tiranës, Vlorës dhe krijimin e njësisë antikorrupsion në Elbasan. Në lëvizjet e paralajmëruara nga Prokurori i Përgjithshëm pak kohë më parë ishte edhe kreu i njësisë Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës, Gentian Trenova, i cili e drejtonte këtë strukturë që në fillim të vitit të shkuar. Aktualisht njësia “Task-Forcë” në prokurorinë më të madhe në vend ka nën hetim një sërë dosjesh të rëndësishme, ku të kallëzuar janë ish-ministra dhe deputetë, si dhe skandale publike, siç ishte rasti i serverit të Tatimeve. Këto lëvizje janë argumentuar në kuadër të rritjes dhe forcimit të luftës kundër korrupsionit, çka është pasuar edhe

me shtimin e njësive “Task-Forcë” me prokurorë të rinj. “Gjatë muajve të fundit është konstatuar rritje e ndjeshme e ngarkesës së punës në Njësitë e Përbashkëta Hetimore. Për këtë arsye, duke e konsideruar luftën kundër korrupsionit si prioritet kryesor të punës së prokurorisë, z. Llalla e vlerëson të domosdoshme forcimin e Njësitë e Përbashkëta Hetimore me kapacitete njerëzore dhe infrastrukturore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Për këtë arsye, Prokurori i Përgjithshëm ka urdhëruar dje shtimin me dy prokurorë të njësisë “Task-Forcë” në Prokurorinë e Tiranës si dhe largimin nga detyra e drejtuesit të njësisë, prokurorit Gentian Trenova, i cili do të vijojë të ushtrojë detyrën si prokuror i thjeshtë pranë

kësaj strukture. Në vend të tij, Lla ka komanduar prokuroren Deniona Katro, e cila është dekretuar si prokurore në vitin 2008, pasi ka punuar për disa vite si oficere e Policisë Gjyqësore. Largimi i Trenovës nga detyra e shefit të njësisë së përbashkët hetimore “Task-Forcë” vjen pas deklaratës së Prokurorit të Përgjithshëm pak kohë më parë se këto struktura kanë nevojë për riorganizim. Në fillim të këtij viti, drejtuesi i Task-Forcë është atakuar publikisht nga deputeti Spartak Braho, (edhe pse jo i përmendur drejtpërdrejt me emër), se nuk mund të hetojë dot komplotin financiar të shekullit. Kjo deklaratë e deputetit Braho, i cili mban dhe detyrën e kreut të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare është bërë pas publikimit

të pamjeve që tregonin se ai kishte shkuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në kohën kur dyshohet se ka patur ndërhyrje në serverin e të dhënave online të deklaruar nga subjektet tregtare. “Shkëlzen Tërnova nuk heton dot komplotin financiar të shekullit”, tha deputeti Braho në një intervistë në fillim të këtij viti, ndërsa njësia “Task-Forcë” në Prokurorinë e Tiranës kishte nisur hetimet për këtë çështje. Dyshimet për fshirjen e të dhënave të serverit të tatimeve janë ende në proces hetimi nga kjo prokurori, sikurse dhe disa dosje të rëndësishme, siç janë kallëzimet penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, privatizimi i dështuar i “Albpetrol”, apo dosje të rëndësishme për pastrim parash.


2

në fokus

Monitorimi i OSBE

Kreu i prezencës së OSBE Florian Rauning tha se pas monitorimit të çështjeve civile është konstatuar se mbi 47 për qind e seancave gjyqësore ishin tërësisht joproduktive. "Nuk ndodhi asgjë thelbësore, as nuk u ngrit ndonjë argument, as nuk u qarkullua ndonjë dokument, as u morën prova dhe as u bë ndonjë kërkesë", -tha Rauning.

3

Ministri Naço

Gazeta MAPO

"Asnjë gjykatë nuk e fillon punën në orën 08:00. Një gjyqtar, si gjithë punonjësit e administratës, duhet të punojë nga ora 08:00 deri në 16:00 dhe të ketë një eficencë më të plotë në punën e vet. Unë kam treguar një vullnet të hekurt, kur kam treguar që në katër muaj kam bërë atë që paraardhësit e mi nuk e kanë bërë për katër vjet", -tha ministri Naço.

10.04.2014

4

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

5

Presidenti

Dy ditë më parë, kreu i Shtetit tha se Ministria e Mbrojtjes nuk ka përfshirë asnjë ekspert të Presidencës në hartimin draftit për FA-në. “…Do të kishte qenë mjaft korrekte dhe madje dhe detyruese që Ministria e Mbrojtjes të kishte vënë në dijeni më parë institucionin e Presidentit për nevojën e ndryshimit të ligjit dhe bërjes së një ligji të ri".

Kodheli: Nuk janë prekur kompetencat kushtetuese të Presidentit “Unë jam këtu për të siguruar publikun edhe institucionin e Presidentit se në asnjë gërmë të draftit apo të projektligjit… nuk ka të shkruajtur ndonjë cenim të kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës” TIRANË Debati mes Presidencës dhe ministrisë së Mbrojtjes për shkeljen ose jo të parimit të ndarjes së pushteteve po kanalizohet tek terminologjia ligjore. Në një intervistë për “Top Channel”, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka garantuar se me har-

timin e draftit të ri për Forcat e Armatosura nuk ka shkelur asnjë kompetencë kushtetuese të Presidentit të Republikës. “Unë jam këtu për të siguruar publikun edhe institucionin e Presidentit se në asnjë gërmë të draftit apo të projektligjit, i cili do të ristrukturohet në frymën e të gjithë reformave dhe gjithë ristrukturimit që i duhen bërë bazës ligjore, mbi të cilën mbështetet veprimtaria e Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ekzekutivit dhe institucionit të Presidentit, nuk ka të shkruajtur ndonjë cenim të kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës. Unë veçanërisht si

ministre e Mbrojtjes, qeveria ku unë bëj pjesë, kryeministri Rama, janë më shumë se kurrë të vendosur të respektojnë kushtetutshmërinë e çdo ligji që ne do të kalojmë në Parlamentin shqiptar, të respektojmë institucionet e pavarura dhe me këtë projektligj ne do ta shtyjmë akoma më tej këtë që unë po them, do ta vlerësojmë figurën e Presidentit, duke e fokusuar detyrimin e tij kushtetues vetëm tek ato të drejta dhe detyrime që Kushtetuta i jep Presidentit të Republikës”, - tha Kodheli, një deklaratë e cila qëndron, në rast se u referohemi kompetencave që Kushtetuta i njeh Presidentit.

Ajo që është cenuar në fakt janë disa kompetenca që Presidentit i jep një ligj i vitit 2004, “Për Forcat e Armatosura”. Kodheli siguroi gjithashtu se menaxhimi i pronave të ushtrisë në Forcat e Armatosura do të vijojë të bëhet nga Presidenti i Republikës, ndërsa nënvizoi se drafti i përgatitur është vetëm një material paraprak që do të marrë mendimin e të gjitha institucioneve që preken nga ky draft, përfshi këtu edhe Presidentin. Ndryshe nga sa pretendon Nishani, Kodheli theksoi se përgatitja e këtij drafti ishte e domosdoshme për shkak të futjes së Shqipërisë në NATO në vitin 2009.

“Unë veçanërisht si ministre e Mbrojtjes, qeveria ku unë bëj pjesë, kryeministri Rama, janë më shumë se kurrë të vendosur të respektojnë kushtetutshmërinë e çdo ligji që ne do të kalojmë në parlamentin shqiptar, të respektojmë institucionet e pavarura dhe me këtë projektligj ne do ta shtyjmë akoma më tej këtë që unë po them, do ta vlerësojmë figurën e Presidentit"

Nishani: Letra e Tahirit, si fletë-rrufetë enveriste

Në një koment të tijin me titull “Mbi përgjegjësitë”, Presidenti i Republikës i kërkon qeverisë që për verifikimin e shkeljeve procedurale në gjykata të mos aktivizojë ministrin e Brendshëm, por atë që i përket kjo detyrë, ministrin e Drejtësisë “…Ministri, në pamundësi të frenojë institucionalisht dhe individualisht fluksin e krimeve që po ndodhin, përmes transferimit të përgjegjësisë tek Presidenti, rreh të pakësojë fluksin e kritikave që po i bëhen” Nevila Perndoj

TIRANË “Qeveria të ndalë urgjentisht sulmet politike ndaj Presidentit të Republikës, roli kryesor i të cilit në këtë mes nuk është t’u përgjigjet letrave të hapura kundër ‘gjyqtarëve të lidhur me krimin’, që të kujtojnë stahanovizmin sovjetik, Daci Bao-t maoceduniane, Fletë Rrufetë enveriste, por ai i garantit për të mos lejuar interferimin e Drejtësisë me pushtetet e tjera, dhe mbrojtjen nga rreziku i kapjes së saj nga grupet e interesit”. Nëse Presidenca nuk do të kishte dërguar këtë pjesë të një komenti të gjatë të Presidentit të Republikës Bujar Nishani për gazetën “Iliria” mbi qëndrimin e qeverisë ndaj tij dhe kryesisht mbi letrën e hapur të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pak kush do ta kishte menduar se gjuha e ashpër e përcjellë sa më sipër është e vetë kreut të shtetit. Në një koment të tijin me titull “Mbi ‘Përgjegjësitë’, Nis-

hani akuzon qeverinë se po e sulmon politikisht institucionin e Presidentit dhe kritikon drejtpërdrejt ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, mbi një letër të hapur që ky i fundit i ka dërguar atij ku i kërkon që të ndërhyjë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për të sqaruar lirimin e 36-vjeçarit të ndjerë Gjin Nika nga Gjykata e Apelit. Sipas Tahirit, vendimi i Apelit ishte një parathënie e një atentati mafioz që shkaktoi dy të vrarë. Por, për Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, një letër e tillë dhe vetë përmbajtja e saj është “joserioze”, “e padenjë”, deri edhe “banale”. “…Ministri, në pamundësi të frenojë institucionalisht dhe individualisht fluksin e krimeve që po ndodhin, përmes transferimit të përgjegjësisë tek Presidenti, rreh të pakësojë fluksin e kritikave që po i bëhen. Me keqardhje detyrohem të qartësoj Ministrin duke i vënë në dukje disa gjëra; Faktin se ndërkohë që duhet të jetë dhe duhet të komunikojë si ekspert që zbaton Ligjin, po reagon dhe komunikon si njeri i medias, është një lëvizje manipulative trashanike. Nuk i falet ministrit të mos e dijë se Drejtësia, ajo që është, ashtu si është, dhe gjithçka që lidhet më të, duhen respektuar pa asnjë mëdyshje, pa asnjë hezitim, sado të këqija apo të padrejta të duken. Respektimi i Drejtësisë, dhe përpjekjet për ta përmirësuar Drejtësinë, të cilat Ministri i bën lëmsh, janë dy gjëra të ndryshme që kurrsesi nuk duhen ngatërruar

me njëra-tjetrën. Pretendimi për ta përmirësuar Drejtësinë duke mos e respektuar, është një gabim shumë i madh, tejet i dëmshëm, tepër i rrezikshëm, që nuk i lejohet absolutisht askujt, e jo më një ministri. Pretendimi për ta identifikuar Presidentin e Republikës me Drejtësinë në përgjithësi, është një sulm politik, një “naivitet” malinj i pashoq”, - shk-

“Respektimi i Drejtësisë, dhe përpjekjet për ta përmirësuar Drejtësinë, të cilat ministri i bën lëmsh, janë dy gjëra të ndryshme që kurrsesi nuk duhen ngatërruar me njëratjetrën. Pretendimi për ta përmirësuar Drejtësinë duke mos e respektuar, është një gabim shumë i madh, tejet i dëmshëm, tepër i rrezikshëm, që nuk i lejohet absolutisht askujt, e jo më një ministri.

ruan Nishani, duke u fokusuar më pas tek kërkesa konkrete e Tahirit. “Ministri i Brendshëm nuk mund të “gjykojë” një vendim Gjykate. Aq më pak kur rastet në fjalë janë ende në gjykim. Është i pari rast në historinë e Shqipërisë post-diktatoriale që një ministër i Brendshëm “gjykon” një vendim gjykate, dhe nuk e le ta bëjë këtë një gjykatë më e lartë. Policia e Shtetit të përmbushë detyrat e saj duke bërë sa mundet në parandalimin e krimeve, mes tjerash, si në rastin në fjalë, duke mbajtur në mbikëqyrje personat ende në gjykim. Për verifikimin e shkeljeve procedurale në gjykata, Qeveria të mos aktivizojë Ministrin e Brendshëm, por atë të cilit i përket kjo detyrë, ministrin e Drejtësisë”, shkruan ai. Nishani sqaron gjithashtu se e siguron shumicën parlamentare, se do japë të gjithë mbështetjen institucionale në ndërmarrjen sa më parë të reformave të nevojshme në drejtësi sipas modeleve më të mira evropiane, për rritjen e profesionalizmit dhe efikasitetit të punës së sistemit gjyqësor. Por i kujton qeverisë se ajo duhet të ndalë “shantazhimin e gjyqtarëve nga ministri i Brendshëm”. “Drejtësia ndreqet duke e respektuar Drejtësinë. Drejtësia ndreqet duke marrë secili përgjegjësitë që i përkasin, pra duke vepruar institucionalisht. Duke denoncuar në Prokurori gjithçka që vlerësohet e padrejtë, e dënueshme, kriminale, etj”, - këshillon Nishani.


6

Në fokus

Ditari

Meta në letrën e vet, pavarësisht gjuhës formale që përdor duke vlerësuar maksimalisht institucionin e Presidentit, thekson se dokumentacioni që shoqëron dekretin e Alaudin Malajt është i mangët

Dekreti për në Gjykatën e Lartë, zbulohet letërkëmbimi Meta-Nishani Meta i kërkon të dijë se cilat janë kriteret shtesë që dolën nga konsultimet me krerët e grupeve parlamentare. Nishani i përgjigjet se kriteret janë të përcaktuara në ligj Një tjetër front i hapur i luftës mes mazhorancës dhe institucionit të Presidentit është edhe ai i dekreteve për emërimet në Gjykatën e Lartë. Dy muaj pasi i rrëzoi dekretet për emërimin në këtë gjykatë të Petrit Çenos dhe Gjovalin Përnocës, shumica e majtë pritet të rrëzojë edhe dekretin e radhës të kreut të shtetit për në këtë gjykatë, atë të Alaudin Malajt. Megjithëse procesi i shqyrtimit të kësaj kandidature do të nisë vetëm të hënën në komisionin e Ligjeve, qëndrimi i mazhorancës duket më se i lexueshëm. Kjo të paktën vihet re nga vetë korrespondenca që ka shkëmbyer kreu i Kuvendit, Ilir Meta, me Presidentin e Republikës për këtë dekret, ku Nishanit i kërkohet të sqarojë se cilat ishin kriteret shtesë përveç atyre që përcakton ligji, të cilat dolën nga konsultimet që u bënë me krerët e grupeve parlamentare, në zbatim kjo edhe të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese. Letra e Metës

Në datën 31 mars, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka nisur një letër Presidentit Bujar Nishani, ku evidenton që në fillim të saj nevojën për transparencë në këtë proces. Meta në letrën e vet, pavarësisht gjuhës formale që përdor duke vlerësuar maksimalisht institucionin e Presidentit, pikësëpari thekson se dokumentacioni që shoqëron dekretin e Alaudin Malajt është i mangët, ndaj i kërkon Nishanit që t’i vërë në dispozicion dokumentacionin plotë-

sues. Së dyti, Meta në letrën e vet e vë theksin tek kriteret shtesë që kreu i shtetit gjeti te kandidatura e Alaudin Malajt dhe që e bënë atë që ta dekretojë për këtë pozicion në Gjykatën e Lartë. “Nisur nga parashikimi i ligjit dhe si shprehje e frymës së bashkëpunimit institucional që duhet të karakterizojë të gjithë procesin, lutemi të na bëni me dije në lidhje me kriteret objektive dhe shtesë që janë gjetur të përmbushura prej jush në kandidaturën e z. Alaudin Malaj”, - shprehet Meta në këtë letër. Më tej ai duke iu përmbajtur edhe qëndrimit të mëparshëm të përfaqësuesve të mazhorancës për joproduktivitetin e konsultimeve që kreu i shtetit zhvilloi me kryetarët e grupeve parlamentare për këtë çështje, i kërkon Presidentit që të evidentojë se cilat ishin ato kritere shtesë që dolën si produkt i këtyre takimeve. “Lutemi të na bëni me dije po ashtu kriteret konkrete që u përcaktuan në konsultimin e zhvilluar mes Jush dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, të tilla që sigurojnë një kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë, e që përmbushen nga kandidatura në fjalë”, - thekson Meta në këtë letër. Përgjigja e Nishanit

Pavarësisht se Meta ia niste në emrin e tij letrën, kreu i shtetit i është përgjigjur atij me anë të sekretarit të Përgjithshëm, Arben Idrizi. Në një letër afro një faqe, sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, në letrën e vet i përgjigjet thuajse me të njëjtën gjuhë ironisë me të cilën kreu i Kuvendit shtronte pyetjet e tij ndaj Presidentit sa i përket kritereve shtesë, duke mos dhënë në fakt asnjë përgjigje për çdo shqetësim dhe kërkesë që Meta ngrinte në letrën e vet. Kështu, Idrizi i kujton Kuvendit se “dekretimi i zotit Malaj ka ardhur si rrjedhojë e zhvillimit të një procesi ligjor përzgjedhës dhe pas konsul-

“Lutemi të na bëni me dije po ashtu kriteret konkrete që u përcaktuan në konsultimin e zhvilluar mes Jush dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, të tilla që sigurojnë një kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë, e që përmbushen nga kandidatura në fjalë”

timeve të zhvilluara me kryetarët e grupeve parlamentare përfaqësues në Kuvend”. Më poshtë ai sqaron se “Malaj plotëson kushtet dhe kriteret objektive të përcaktuara në nenin 3, pika 1 dhe 2 të ligjit nr.8588/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë”, i ndryshuar, të cilat janë përcjellë në arsyetimin shoqërues të dekretit nr. 8515, datë 10 mars 2014”. Ai bën të ditur se janë pikërisht kriteret objektive të nenit 3 të ligjit të mësipërm, ato të cilat janë diskutuar me kryetarët e grupeve parlamentare dhe që Presidenti i Republikës i ka marrë në konsideratë në përzgjedhjen e kandidaturës së emëruar. Nga korrespondenca e mësipërme vihet re qartë gjuha institucionale dhe e ftohtë mes këtyre dy institucioneve, çka paralajmëron në fakt dhe një votë kundër të mazhorancës edhe për këtë dekret. Kjo jo si shprehje ndaj emrit që përfaqëson këtë dekret, por si pasojë e procedurës së përzgjedhjes së ndjekur nga Presidenti.

Breçani: Mesazhin në facebook kundër PS e shkruajti djali Komisioni Hetimor parlamentar për lëvizjet në polici ka mbyllur dje ditën e tretë të seancave dëgjimore me dëshmitarët e thirrur nga përfaqësuesit e të dyja palëve që përfaqësohen në të. Dje seanca ka vijuar me ish-shefin e Krimit Ekonomik, Arjan Hoxha, i cili dhe një herë pohoi se shkarkimi i tij dhe i 7 efektivëve të tjerë të këtij sektori u bë si hakmarrje personale dhe politike e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, për shkak se ata kishin arrestuar babanë e tij për kontrabandë ilaçesh gati një vit më parë. “Në total, 8 efektive të njësisë ku unë punoja, kanë pësuar lirime dhe transferime si rezultat i arrestimit të ligjshëm të babait të ministrit aktual, për kontrabande ilaçesh. Veprimet e mia në arrestimin e Bashkim Tahirit kanë qenë tërësisht ligjore. Të ligjshëm, arrestimin e Bashkim Tahirit e ka vlerësuar dhe Gjykata e Tiranës. Lirimin e konsideroj si hakmarrje personale dhe politike”, - tha Hoxha. Por sipas deputetëve të mazhorancës, largimi i tij është bërë për shkak se ai ka falsifikuar diplomën dhe listën

e notave të shkollës së lartë. “Akt-ekspertiza e drejtorisë së policisë për listën e notave të vitit ‘99, që mban firmën e drejtorit Luan Veliqoti, rezulton e falsifikuar. Ju keni falsifikuar firmën e drejtorit në vitin 99”, - është shprehur Balla, duke theksuar se këtë fakt do t’ia referojë edhe Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Por Hoxha ka theksuar se kjo është e pabazuar, duke vënë në dispozicion një listë notash të marra dje nga Shkolla e Policisë. Gjatë seancës së djeshme dëshmoi edhe ish-

oficeri i policisë, Erzen Breçani, i cili theksoi se largimi i tij nga detyra është bërë në kundërshtim me ligjin. “Jam larguar nga puna duke u mbështetur në nenin 57, pika B. Jam liruar me gradën e drejtuesit, pasi u shkurtua funksioni organik dhe nuk kërkohet ulje në gradë. Nuk m’u afrua asnjë mundësi dhe nuk lejova ulje në gradë, vetëm në vitin 2007 kam kërkuar ulje në gradë”, - tha gjatë fjalës së tij Erzen Breçani. Ndërkohë, deputeti Taulant Balla e pyeti atë nëse lirimi i tij është bërë si pasojë e një mase disiplinore për një mesazh të publikuar në faqen e tij në facebook gjatë muajit korrik, ku ai bënte thirrje për përmbysje. Pyetje së cilës Breçani i është përgjigjur se përgjatë gjithë karrierës së tij për 21 vite në Policinë e Shtetit, ai nuk ka marrë asnjë masë disiplinore, duke sqaruar se komenti të cilit i referohej deputeti Balla, ishte bërë nga djali i tij. “Ai koment nuk është bërë nga unë. Është bërë nga djali im me anë të telefonit tim, një ditë kur unë e kisha lënë në shtëpi dhe vetë isha në aksion, pra në detyrë”, - tha Breçani.

Letra e Kuvendit për Presidencën Sjellim në vëmendjen tuaj se zgjedhja në organet kushtetuese ose të krijuara me ligj dhe dhënia e pëlqimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë për kandidaturat e dekretuara apo propozuara, rregullohet nga neni 111 i Rregullores së Kuvendit. Bazuar në pikën 7 të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit, në funksion të transparencës dhe shqyrtimit objektiv të kandidaturës që është paraqitur prej jush për dhënie pëlqimi, konstatojmë se ka mangësi në dokumentacionin shoqërues për këtë dekret. Mbështetur në nenin 136, pika 1 të Kushtetutës, jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese dhe dispozitat përkatëse të ligjit nr. 8588/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë”, i ndryshuar, për të realizuar një proces në përputhje me procedurat parlamentare për verifikimin e përmbushjes së kritereve kushtetuese, ligjore dhe të meritës, lutemi të ofroni bashkëpunimin Tuaj, duke na përcjellë dokumentacionin mbështetës të kandidaturës, paraqitur pranë institucionit tuaj nga zoti Alaudin Malaj. Nisur nga parashikimi I nenit 3, të ligjit nr. 8588/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë”, i ndryshuar dhe si shprehje e frymës së bashkëpunimit institucional që duhet të karakterizojë të gjithë procesin, lutemi të na bëni me dije në lidhje me kriteret objektivë dhe shtesë që janë gjetur të përmbushur prej jush në kandidaturën e z. Alaudin Malaj. Në respekt të nenit 4/1 të ligjit nr. 8588/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë”, i ndryshuar, lutemi të na bëni me dije po ashtu kriteret konkrete që u përcaktuan në konsultimin e zhvilluar mes Jush dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, të tilla që sigurojnë një kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë, e që përmbushen nga kandidatura në fjalë. Në pritje të një përgjigjeje nga ana Juaj, më lejoni t’ju përcjell ndjenjat e konsideratës më të lartë për Ju.

Përgjigja e Presidentit nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm E nderuar zonja Shtylla Në vijim të shkresës nr. 816/1 të datës 31.03.2014, të Kryetarit të Kuvendit, si dhe në vlerësim të bashkëpunimit institucional, konfirmojmë se dekretimi i zotit Malaj ka ardhur si rrjedhojë e zhvillimit të një procesi ligjor përzgjedhës dhe pas konsultimeve të zhvilluara me kryetarët e grupeve parlamentare përfaqësues në Kuvend. Z. Malaj plotëson kushtet dhe kriteret objektive të përcaktuara në nenin 3, pika 1 dhe 2 të ligjit nr. 8588/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë”, i ndryshuar, të cilat janë përcjellë në arsyetimin shoqërues të dekretit nr. 8515, datë 10 mars 2014. Janë pikërisht kriteret objektive të nenit 3, pika 2/a të ligjit të mësipërm, të cilat janë diskutuar me kryetarët e grupeve parlamentare dhe që Presidenti i Republikës i ka marrë në konsideratë në përzgjedhjen e kandidaturës së emëruar. Duke qenë se në shkresën e paraqitur nuk janë evidentuar mangësitë konkrete në dokumentacion, po ju dërgojmë bashkëlidhur dhe një kopje të dokumentacionit të paraqitur nga z. Malaj në mbështetje të kandidaturës së tij. Ju faleminderit për bashkëpunimin!


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

10.04.2014

7

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi dje se era po fryn djathtas në kontinent dhe jo vetëm. Sipas tij, me politikat që po ndërmerr qeverisja e majtë, kthimi i së djathtës në pushtet është domosdoshmëri.

Basha: Era po fryn djathtas, qeveria po shkon në pikiatë “Partia Demokratike përshëndet nxehtësisht fitoret e partive simotra në Europë, duke lexuar në to një tendencë të qartë të zgjedhësve europianë për të përqafuar e votuar ato parti dhe ato politika që kanë në fokus reformat në funksion të zhvillimit, sigurisë, punësimit dhe mirëqenies. Kemi bindjen se kjo tendencë po shndërrohet në frymë të kohës që jetojmë” TIRANË Fitoret e partive të së djathtës në

zgjedhjet lokale të Francës dhe zgjedhjet parlamentare në Hungari, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka parë respektivisht si ndëshkim i politikave të së majtës dhe promovim i politikave të qendrës së djathtë. Jo pa qëllim, ai e përmendi këtë vëzhgim të tijin në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. “…Partia Demokratike përshëndet nxehtësisht fitoret e partive simotra në këto vende të Europës, duke lexuar në to një tendencë të qartë të zgjedhësve europianë për të përqafuar e votuar ato parti dhe ato politika që kanë në fokus reformat në funksion të zhvillimit, sigurisë, punësimit dhe mirëqenies. Kemi bindjen se kjo tendencë po shndërrohet në frymë të kohës që jetojmë. Era fryn djathtas në kontinent, një

fakt që na shton akoma më shumë besimin dhe optimizmin për fillimin tonë të ri, për rritjen e besimit dhe mbështetjes popullore ndaj Partisë Demokratike dhe të djathtës…”,- tha ai. Edhe pse 7 muaj qeverisje nga e majta, Basha nënvizoi se kthimi i së djathtës në pushtet mbetet mision. “Ardhja e qendrës dhe qendrës së djathtë në qeverisjen e vendit është një domosdoshmëri për të ndaluar krizën në pikiatë dhe për të rimarrë ringritjen. Hartimi dhe zbatimi i politikave që burojnë nga parimet e lirisë dhe shtetit ligjor janë rruga e sigurt për të kthyer në shinat e zhvillimit dhe përparimit Shqipërinë e marrë peng nga eksperimentet e paafta dhe të papërgjegjshme të tipit “ ku rafsha mos u vrafsha”, nga arroganca, demagogjia dhe papërgjegjshmëria e qeverisë Rama-Meta”, - tha Basha para deputetëve demokratë. Sipas tij, propaganda është i vetmi kuptim i kësaj qeverisjeje. “…Nuk qeverisin, vetëm bëjnë propagandë, përdredhin fjalët, përdredhin ndonjë shifër, marrin ndonjë gjë që ua kemi lenë gati ne, i ndërrojnë ngjyrën apo etiketën dhe mundohen ta paraqesin si një arritje të tyre, siç kanë bërë për shembull me zyrat e punësimit apo me tapitë e legalizimeve, që kryeministri Rama ia ka marrë Shabanit tonë dhe i ka bërë te vetat. Shaban-Tapia, i quante kur ishte në opozitë, tani i quan në EdiTapia”, - tha ai. Në këndvështrimin e kreut të demokratëve, shqiptarët nuk mund të mashtrohen sërish. “…Njerëzit besojnë premtimet, por gjykojnë faktet.

Edhe pse 7 muaj qeverisje nga e majta, Basha nënvizoi se kthimi i së djathtës në pushtet mbetet mision.

Njerëzit po shohin se kjo qeveri ka marrë e po merr borxh më dorë të rëndë, por nuk po shlyen detyrime; ka ngritur taksat si asnjëherë tjetër dhe po mburret se po realizon e tejkalon planin e të hyrave në buxhet, por nuk po ndërmerr asnjë investim, nuk po bën asnjë punë serioze që t’i ketë duk. Kjo ka dy shpjegime. Qeveria ose po gënjen për te ardhurat, ose po i shpërdoron ato. Në fakt po i bën të dyja”, - shtoi ai. Për situatën e krijuar, Basha sheh të domosdoshme komunik-

imin me qytetarët. “…Si opozitë kemi detyrimin të jemi në komunikim të përditshëm me qytetarët. Borxhi, taksat, administrimi i parasë dhe pasurive publike, investimet në bazë të prioriteteve që burojnë nga nevojat e vendit dhe, më tej akoma, demokracia, shteti ligjor, siguria juridike, ndarja dhe balancimi i pushteteve në vend, janë temat e bashkëbisedimit tonë të përditshëm me qytetarët, me publikun e gjerë”, - tha ai.

Doda: Partitë komuniste të dalin jashtë ligjit, LANÇ luftë vëllavrasëse Reagon kryetari i PPR-së, Marko Dajti: “…Të mos harrojë zonja Doda se më shumë se gjysma e anëtarëve të partisë së kusarëve, Partisë Demokratike, deri dy dekada më parë kanë qenë ishanëtarë të PPSH-së, ose bashkëpunëtorët tanë të ish-Sigurimit të Shtetit. Sa për ne komunistët, kemi mbijetuar edhe në ilegalitet, madje kemi dalë më të fortë”. TIRANË Për deputeten e Partisë Demokratike, Mesila Doda ka qenë e tepërt, madje deri në kufijtë e një akti terrorist tentativa për heq jen e bustit të Ahmet Zogut në Tiranë nga një grup të rinjsh të Partisë së Punës së Riorganizuar. Një ditë pas marrjes përsipër të këtij akti nga kryetari i PPR-së, Marko Dajti, deputetja Doda ka kërkuar që partitë komuniste të dalin jashtë ligjit. “…Përpara vitit ‘97 kanë qenë të ndaluara krijimi i partive ekstremiste komuniste apo fashiste nen i cili pushoi së ekzistuari pas vitit ‘97. Në ditët e sotme, me tendencën që po shfaqet në këto forca ekstremiste për akte terroriste dhe akte dhune, sic ishte tentativa për rrëzimin e bustit të

Ahmet Zogut bëhet domosdoshmëri rikthimi i nenit që ndalon krijimin dhe pezullon aktivitetin e këtyre mostrave politike”, shkruan Doda në faqen e saj në Facebook. Po aq të dënueshme deputetja demokrate i sheh edhe kërkesat për glorifikimin e së kaluarës duke hapur edhe një tjetër debat lidhur me rolin që duhet t’i jepet LANÇ-it. “Për të disatën herë kërkohet festimi me pompozitet i LANÇ-it dhe ridimensionimi i Enver Hoxhës si komandant lufte. Në fakt ishte pikërisht kjo luftë e cila përfundoi si një luftë jo kundra pushtuesit, por si luftë vëllavrasëse, ku një pjesë e popullsisë persekutoi dhe vrau sivëllezërit e vet. Ishte pikërisht kjo kohë kur u vranë 6000 kosovarë nga bashkëpunimi komunist në masakrën e Tivarit dhe ku qeveria e atëhershme komuniste e Shqipërisë ish kokë e këmbë e zhytur në krim, ku qindra intelektualë u vranë dhe ekzekutuan qysh gjatë luftës sepse komunistët i dënuan...këtë 70 vjetor krimesh kërkojnë sot që të nderojnë pushtetarët e sotëm dhe aleatët e tyre”, - shkruan ajo. Vetëm pak orë pas deklaratës së Dodës ka reaguar përmes një njoftimi për shtyp kryetari i Partisë së Punës së Riorganizuar, Marko Dajti. “…Të mos harrojë zonja Doda se më shumë se gjysma e anëtarëve të partisë së kusarëve, Partisë Demokratike, deri dy dekada më parë kanë qenë ish-

anëtarë të PPSH-së, ose bashkëpunëtorët tanë të ish-Sigurimit të Shtetit. Sa për ne, komunistët, kemi mbijetuar edhe në ilegalitet, madje kemi dalë më të fortë. Ligji sot është shndërruar në instrument të një pakice që sundon mbi shumicën, që është e zhytur në luks duke lënë mbi 90% të shqiptarëve në mjerim, që mbron tradhtarët dhe sulmon patriotët, që janë shitur vetë te të huajt dhe po shesin edhe Shqipërinë dhe shqiptarët. I kërkoj sot me forcë kësaj shtrese politikanësh kusarë të largohen sa më parë nga rruga e abuzimit dhe e tradhtisë ndaj këtij populli dhe këtij vendi…”, - thuhet ndër të tjera në deklaratën e PPR-së. Në zgjedhjet e fundit lokale, jo partia e Marko Dajtit, por një tjetër parti simotër e saj ndikoi në rritjen e votave në favor të Lulzim Bashës në krye të Bashkisë Tiranë. N.Perndoj

Njoftim për ankand Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria me Nr.551, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 3000m2, e ndodhur në fshatin Dhoksat, Gjirokastër, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Gjirokastër, në pronësi të Sali Beshir Idrizi ,vënë në hipotekë në favor FAF sha për shumën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Çmimi fillestar në ankandin e dytë është 784,080 lekë. Ankandi zhvillohet në datë 25.04.2014 ora 15:30, në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

N.Perndoj

takimi

Basha në Bruksel: PD mbështet pa kushte integrimin TIRANË Pas pjesëmarrjes në konferencën e katërt për Ballkanin Perëndimor, organizuar në Bruksel nga grupi parlamentar i PPE-së, në Parlamentin Europian, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka garantuar mbështetjen pa kushte të PD-së për procesin e integrimit të vendit. Megjithatë, Basha e lidh këtë proces me reformat sipas tij të suksesshme që qeverisja e djathtë ka ndërmarrë ndërsa nënvizon se ajo që po cenon standardet është qeveria aktuale. “…Puna jonë është bërë gjithmonë e më vështirë, pasi skepticizmit në Bruksel qeveria i ka shërbyer përmes një ofensive të re ndaj institucioneve të pavarura, përmes një rekordi në përkeqësim, në raport me administratën publike, ku jo vetëm nuk është ndalur fushata e spastrimeve por është intensifikuar ajo, dhe nga ana tjetër kemi pasur një fushatë emërimesh të personave me precedentë penalë apo të dënuar nga drejtësia. Fatkeqësisht kemi një rinovim të sulmeve ndaj institucioneve kushtetuese, siç është Presidenti i Republikës, të cilat vazhdojnë edhe këtë javë, me përpjekjen tashmë të bërë publike të mazhorancës për t’i hequr kompetencat kushtetuese dhe ligjore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare”, tha Basha. Sipas tij, rritja e pasigurisë juridike në vend po krijon një klimë të pafavorshme për vendin, po përkeqëson imazhin, si dhe po vështirëson një vendimmarrje pozitive të vendeve anëtarë të BE-së për Shqipërinë.


8

10.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Ditari

Energjia e Jugut, shtyhet afati i kredisë me KfW Qeveria shtyn afatin e kredisë me KfW, një financim shumë i rëndësishëm i qeverisë gjermane për ‘Unazën e Jugut’ të transmisionit të energjisë të linjës 110 kilovolt. Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri theksoi se ky investim do të rrisë sigurimin e furnizimit me energji elektrike në zonat e Jugut. Gjithashtu, ministri njoftoi se së shpejti do të nisë edhe zbatimi i linjës së in-

manisë për ‘Unazën e Jugut’ të linjës 110 kilovolt të transmetimit të energjisë. Një investim, i cili do të shtojë sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Rrjeti i transmetimit të energjisë elektrike është një infrastrukturë kritike tepër e nevojshme dhe demonstron vullnetin e kësaj qeverie, që me gjithë vështirësitë që ka sektori energjetik, të vazhdojë në rrugën e investimeve.

terkonjeksionit me Kosovën, ndërsa shtoi se vitin tjetër do të ketë një projekt tjetër edhe me Maqedoninë. “Kam kënaqësinë të komunikoj sot një vendim tjetër shumë të rëndësishëm të Këshillit të Ministrave, i cili ka të bëjë me vazhdimin e ndërtimit të ‘Unazës së Jugut’ dhe shtyrjen e afatit për kredinë me KfW. Një financim ky shumë i rëndësishëm i Republikës Federale të Gjer-

Rezoluta e Kuvendit: Të mos rritet çmimi i energjisë Deputetët e PS, PD dhe LSI ranë dje në konsensus për të përfshirë në rezolutën drejtuar Entit Rregullator të Energjisë mosrritjen e çmimit të saj këtë vit. Rezoluta nuk është një dokument detyrues. Reagon Gjiknuri: Çmimi i energjisë për familjet nuk do rritet. Më në fund Kuvendi ka vënë vulën, duke i thënë stop rritjes së çmimit të energjisë këtë vit. Gjatë miratimit të rezolutës për Entin Rregullator të Energjisë, komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka rënë në një konsensus të gjerë ndërpartiak PS, PD dhe LSI, për të përfshirë një klauzolë ku i kërkohet ERE-s që të bllokojë çdo rritje të çmimit të energjisë elektrike gjatë këtij viti. Propozimi

“Në një kohë kur humbjet e energjisë janë në nivelet e 46 për qind, nuk është me vend rritja e çmimit”, është shprehur ish-ministri i Energjetikës, Genc Ruli, i cili u ka propozuar deputetëve në komision që nëpërmjet rezolutës të kërkohet që këtë vit të mos rritet çmimi i energjisë. Kërkesës së Rulit i është bashkuar edhe LSI-ja nëpërmjet deputetes Monika Kryemadhi, si dhe kryetari i komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduart Shalësi, duke e zyrtarizuar përfundimisht kërkesën për mosrritjen e çmimit. “Jemi në shifrat më të larta të humbjeve, jemi në nivelin 46-47 për qind sot dhe që qeveria të ndërmarrë një rritje mbi çmimin, duhet patjetër t’i ketë dhënë një qetësi dhe garanci konsumatorit, kur të paktën humbjet të kenë vajtur në nivelin e 30 përqindëshit”, - tha deputeti Ruli. Ndërsa deputetja e LSI-së, Kryemadhi ka kërkuar që mosrritja e çmimit të energjisë këtë vit të shkruhet në rezolutë, për të mos mbetur një vullnet i lirë i autoriteteve. Në këtë moment, deputeti Shalsi ka shprehur bindjen se vullneti i depu-

tetëve duhet të ishte i shkruar dhe domosdoshmërisht i zbatueshëm. “T’i kërkojmë ERE-s që të gjitha vendimet që mund të ndikojnë në çmimin e energjisë të mos merren pa u reduktuar ndjeshëm humbjet dhe pa u përmirësuar ndjeshëm arkëtimet”, - tha Shalsi. Rezoluta

Rezolutat që Kuvendi miraton nuk kanë fuqi detyruese, po janë vetëm orientuese dhe këshilluese. Në rastin konkret, rezoluta për mosrritjen e çmimit të energjisë këtë vit është bërë në kudër të vlerësimit të punës së Entit Rregullator për vitin 2013 dhe mosrritja e çmimit vjen më shumë si një sugjerim për këtë vit. Angazhimi i deputetëve për të rënë në konsensus për një akt që nuk ka fuqi vepruese ka qenë kështu më i lehtë. Ky angazhim mbetet formal, pasi më parë ministri i Energjetikës kishte pohuar se ndryshimi i çmimit të energjisë nuk do të prekë familjet. Por edhe në rast se kjo do të ndodhë, rritja nuk do të aplikohet para muajit janar 2015, pasi ndryshimet do të bëhen në dhjetor të 2014-ës. Prej ditësh ka një debat publik për një rritje të mundshme të çmimit të energjisë, që erdhi si pasojë e publikimit të marrëveshjes së plotë trevjeçare të qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Marrëveshja sugjeron si një nga kushtet themelore kundrejt dhënies së kredisë 300 milionë euro një reformë të fortë në sektorin energjetik, ku rritja e çmimeve është pjesë e reformës dhe sipas FMN-së duhet të ndodhë këtë vit.

Gjiknuri: Familjet shqiptare nuk do të preken nga rritja e çmimit Rezolutat që Kuvendi miraton nuk kanë fuqi detyruese, po janë vetëm orientuese dhe këshilluese. Në rastin konkret, rezoluta për mosrritjen e çmimit të energjisë këtë vit është bërë në kuadër të vlerësimit të punës së Entit Rregullator për vitin 2013 dhe mosrritja e çmimit vjen më shumë si një sugjerim për këtë vit

Veliaj: Mosha e pensionit do rritet, nuk preket ky brez Rritja e moshës së pensionit është e domosdoshme, duke marrë në konsideratë numrin e vogël të kontribuesve dhe deficitin e lartë që paraqet skema aktuale. Në mbledhjen e grupit të punës për reformën e pensioneve, ministri Veliaj u shpreh se kjo masë nuk do të prekë brezat e vjetër. Reforma e pensioneve parashikon edhe heqjen e kufirit maksimal të pensioneve. Kështu, sa më shumë të kontribuosh, aq më shumë do të mund të përfitohet. Gjithashtu, është parashikuar edhe vendosja e një pensioni social për individët në nevojë që nuk kanë derdhur asnjëherë kontribute shoqërore. Megjithatë, të gjitha këto masa mbeten në letër dhe do të jenë objekt diskutimi me palët e interesit. Veliaj shpjegoi se një nga risitë e kësaj skeme është lidhja e një pensioni social për të gjithë ata qytetarë që mbushin moshën e pensionit, por gjatë viteve të punës nuk kanë paguar kontributet shoqërore. Qëllimi i reformës është që skema e re e pensioneve të nxisë individët për të marrë pjesë në të dhe, nga ana tjetër, të ofrojë mundësinë për pensione më të larta kundrejt kontributeve më të larta. Gjithashtu, duke

Buxheti i familjeve shqiptare nuk do të preket nga reformat në sektorin e energjisë. Në një sqarim për mediat, Ministria e Energjetikës bën me dije edhe një herë se nuk ka asnjë marrëveshje me FMN-në në lidhje me çmimin e energjisë elektrike. “Kohët e fundit opozita ka folur disa herë për rritjen e çmimit të energjisë. Sipas opozitës, kjo është një kërkesë që buron nga marrëveshja mes qeverisë së Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Për të disatën herë radhazi qeveria e mohon këtë fakt. Nuk ka asnjë kusht në marrëveshjen me FMN-në që sanksionon shtrenjtimin e çmimit të energjisë. Është e pafalshme për

opozitën, që vetëm 6 muaj pas dorëzimit të detyrës, 8 vjet pasi e zhyti vendin në kaos dhe pasiguri energjetike, të tentojë të japë leksione dhe të mbjellë panik”, - thuhet në sqarimin e kësaj ministrie. “Pavarësisht menaxhimit të keq dhe korruptiv të energjetikës shqiptare nga qeveria e kaluar, pavarësisht situatës së thatësirës gjatë gjithë këtyre muajve të fundit, qeveria ka marrë të gjitha masat dhe ka punuar për të ofruar siguri të plotë në furnizimin me energji. Dëshirojmë edhe një herë të sigurojmë se buxheti për energjinë i çdo familjeje shqiptare nuk do të preket nga reformat e nevojshme në sektorin e energjisë.”

KOMISIONI I POSAÇËM I SHPRONËSIMIT

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM Ministria e Punëve të Brendshme, shpall kërkesën për shpronësimin e pasurive të paluajtshme të pronarëve: Z. Fadil Dura, Z. Beniamin Dura, Z. Hajrulla Dura, Z. Nuredin Seitaj, sipas tabelës bashkëlidhur. Subjekti kërkues është Bashkia Berat. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat që preken nga ky shpronësim. Vlera totale e shpronësimit: “Për restaurimin e objektit, Merkato-Qendër”, është 1 888 800 lekë. Ky publikim do të jetë për një periudhë 1 javore dhe brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, personat që kanë emrin, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme. TË DHËNA MBI LISTËN EMËRORE TË PRONARËVE DHE PRONAVE QË DO TË SHPRONËSOHEN “PËR RESTAURIMIN E OBJEKTIT, MERKATO-QENDER”, BASHKIA BERAT

Zona Kadastrale 8502

Nr. Emër

parë shkallën e ulët të pjesëmarrjes së qytetarëve në skemë, është e rëndësishme që të krijohet një mundësi për mbështetje me anë të një pensioni social për të gjithë shtetasit që nuk kanë kontribuar fare ose për shtetasit pa të ardhura në moshën e pleqërisë. Sipas ministrit, skema e pensioneve ka nevojë të përmirësohet.

1 2 3 4

Mbiemër

Fadil Dura Beniamin Dura Hajrulla Dura Nuredin Seitaj Totali

Nr. i Sipërfaqe/ pasurisë m² 8/139 8/139 8/139 8/139

5 12 5 10 32

Çmimi në lekë/ m² 59 025 59 025 59 025 59 025

Vlera në lekë

Lloji i Dokumentit

295 125 708 300 295 125 590 250 1 888 800

Vërtetim Pronësie Vërtetim Pronësie Vërtetim Pronësie Vërtetim Pronësie


CMYK

Njoftime/reklama NJOFTIME/REKLAMA NJOFTIM / REKLAMA

GazetaMaPO MAPO Gazeta GAZETA MAPO

www.mapo.al gazetamapo@gmail.com www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com www.mapo.al //gazetamapo@gmail.com

09.04.2014 13.03.2014 09.04.2014

99


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Një profil i çastit i elektoratit kosovar K a një mësim të përgjithshëm që skena politike e Kosovës mund ta nxjerrë nga zgjedhjet lokale dhe ky është ai i tendencës së zbutjes së elektorateve ndaj koalicioneve me partitë e tjera, edhe ato të paimagjinueshme deri dje. Në zgjedhjet lokale koalicionet ishin spontane dhe të larmishme, mbi bazën e pakënaqësive dhe interesave konkrete të votuesve në nivelin komunal, dhe jo paragjykime që liderët e partive i përhapin kur thonë se nuk do të bëjnë kurrë koalicione me këtë apo atë subjekt politik Në prag të shpalljes së zgjedhjeve të përkohshme - kuptohet nëse sërish nuk ndodh ndonjë vonesë që do t’i çojë ato në vjeshtë për t’i kthyer kështu në zgjedhje të rregullta - skena politike e Kosovës ka një pamje të përgjithshme të hutimit që kombinon amullinë me ca shtytje të pa busull për përshpejtimin e zgjedhjeve. Disa partive u ngutet, disa mendojnë se është më mirë që zgjedhjet të ndodhin në shtator, e disa para dite janë për shtyrje, pas dite që zgjedhjet të ndodhin sa më parë. Para se të analizoj këtë konfuzion specifik, më duket e udhës që të bëj një rekapitullim të pozitës dhe pritjeve të partive dhe liderëve, duke u nisur nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale, që tashmë i ka publikuar KQZ-ja. Kjo për faktin se rezultatet zyrtare nuk po merren me seriozitetin e plotë nga analistët partiak dhe ata të mediave. Interpretimet e tyre dominohen nga qasjet shtrembëruese propagandistike (e kuptueshme në periudhat parazgjedhore), por edhe një bindje se zgjedhjet e nëntorit/dhjetorit sollën befasi dhe depërtime që duhen parë si paralajmërim i lëvizjeve ose ndryshimeve tektonike në orientimet e elektoratit kosovar. Besohet se kjo tendencë e dytë çon drejt dekonstruktimit të skenës dhe elitës politike që e kontrollonte vendin në 15 vite të fundit, madje një pjesë e saj me ndikim përcaktues edhe nga vitet ’90 të shekullit të kaluar.

koment

Shkëlzen Maliqi

Për Vetëvendosjen sfida është humbja e një të tretës së votës nga zgjedhjet e vitit 2010, sepse Prishtina ashiqare është përjashtim dhe duhet të merret si rast për mësim se si kjo parti/ lëvizje mund të bëhet më atraktive për shtresat e votuesve që kanë dyshime në atë që quhet “radikalizëm” i këtij subjekti. AKR-ja ndërkaq duhet të reflektojë platformën e mbijetesës si parti parlamentare, sepse sukseset që arriti në dhjetor kanë qenë më shumë meritë e individëve që garuan në Gjakovë dhe Mitrovicë, dhe jo e avancimeve të votës të partisë, që ka ulje të madhe.

Përshtypja e observuesve rreth zhvillimeve të fundit është se partitë politike ende nuk po përmenden nga gjysmëtronditjet që përjetuan pas zgjedhjeve të fundit, sidomos në raundin e balotazheve që shënuan seri “befasish”. Po i quaj gjysmëtronditje ngase elektorati ndëshkoi të gjitha partitë kryesore që garonin për pushtet lokale, por njëkohësisht, ato u mikluan me ca rezultate kompensuese. Kështu p.sh., ishte evidentese, nga njëra anë, PDK-ja humbi disa komuna të mëdha, se LDK-ja u detyrua ta lëshojë pushtetin në bastionin e kryeqytetit ku garonte me Isa Mustafën, se AAK-ja pati humbje të dhimbshme në qytetet bastione të Dukagjinit, se Vetëvendosja pati rënie drastike të votës në shumicën e komunave, sikundër që AKR-ja, në totalin e votës për asambletë komunale, pati shënuar ulje të përkrahjes në masën që, po të mbetej e tillë, në zgjedhjet e përgjithshme do të kishte për pasojë moskalimin e pragut prej 5 për qind. Megjithatë, nga ana tjetër, të gjitha këto parti, cila më pak dhe cila më shumë, u patën shpërblyer nga elektorati me ca të arritura gjë mundësonte maskimin e dështimeve të tyre. PDK-ja, me gjithë rënien që pësoi për shkak të disidencës së grupit të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, në totalin e votës për parti në asambletë komunale, arriti që ta mbajë përparësinë ndaj LDK-së me një diferencë prej rreth 11 mijë votuesve më shumë: sipas raportit të KQZ-së PDK-ja kishte 202 mijë, LDK-ja 191 mijë votues. Për LDK-në, që pësojë humbje të dhimbshme në Prishtinë edhe pse garonte me kryetarin që ka ambicie të bëhet kryeministër i ardhshëm vendit, ngushëllim ishte kthimi i pushtetit në disa komuna të mëdha (Pejë, Gjilan, Ferizaj…) dhe kjo parti, duke llogaritur numrin e shtuar të votave në balotazhe, nxirrte përfundimin se është në përparësi ndaj PDK-së dhe se kjo i garanton fitoren në zgjedhjet e ardhshme qendrore.

Pervetësimi i rradhës

Po kështu AAK-ja që u ndëshkua fort në Dukagjin, por ngushëllohej me votën e shtuar për partinë në asambletë komunale (më 2010 kishte 77 mijë, në zgjedhjet lokale fitoi105 mijë!). Vetëvendosja që kishte rënie të madhe votës (nga 89 mijë në 61 mijë)u ngushëllua me fitoren e madhe në Prishtinë. Edhe AKR-ja që kishte ulje të votës (nga 51 mijë në 36 mije) u ngazëllua me fitoret e kandidatëve të saj në Gjakovë dhe Mitrovicë! Pas prezantimi të dy rezultateve që sikur kontradiktojnë njëritjetrin, pyetja kryesore që duhet të shtrohet është ajo e sjelljes së çuditshme të elektoratit. Si qenka e mundshme që elektorati njëkohësisht ndëshkoi dhe shpërbleu partitë kryesore politike? Cila është e vërteta e elektoratit kaq të luhatshëm, dhe e befasive që ndodhën për shkak të luhatjes së tillë? Sipas mendimit tim, rezultatet e zgjedhjeve lokale të fundit nuk kanë qenë strukturalisht aq befasuese për të parashikuar, në bazë të tyre, ndryshimet e mëdha të votës në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin qendror. E para e herës që duhet të kihet parasysh është dallimi në sjellje i elektoratit në zgjedhjet lokale nga sjellja në zgjedhjet e përgjithshme. Fakti i parë është se partitë janë në fuqinë e tyre reale në terren me numrat që i kanë realizuar në asambletë komunale. Ndryshe qëndron puna me votën për kryetarë të komunave, sepse ajo realisht nuk përfaqëson as fuqinë e as dobësinë e elektorateve partiake, por një fuqi relative të ad hoc koalicioneve të ndryshme, në nivele lokale. Ajo që i dallon dukshëm zgjedhjet e fundit lokale nga ato të mëparshmet është se në raundin e balotazheve rregullisht fitonin kandidatët që ishin në përparësi pas raundit të parë. Kjo për arsye se pjesa dërmuese e votuesve të partive që nuk u kualifikoheshin nuk dilnin fare në votimet e balotazhit. Befasia e radhës në zgjedhjet e dhjetorit ishte se këta votues indiferentë u mobilizuan në

fazën e balotazhit për të përmbysur edhe përparësitë bindëse që kishin kandidatët e disa partive, si p.sh. Isa Mustafa në Prishtinë. Mustafa ishte përpara Shpend Ahmetit me 9 mijë vota, kurse në balotazh Ahmeti e kompensoi minusin dhe madje doli me 3 mijë vota më shumë! Ky zbërthim i votës së dhjetorit të vitit 2013 nuk u jep të drejtë spekulimeve se në zgjedhjet e parakohshme do të duhej të kishte befasi edhe më të mëdha dhe përmbysje drastike të votës. Elektorati në Kosovë ende mbetet relativisht konservator, edhe pse ka tendenca lëvizjesh. PDK nuk duhet të jetë rehat me rrjedhjen e votave që kalojnë te nisma e Limajt dhe Krasniqit, sikundër që LDK-ja nuk mund të llogarisë se tendenca e rritjes së votës do t’ia mundësojë të bëhet sërish parti më e votuar në Kosovë. Për Vetëvendosjen sfida është humbja e një të tretës së votës nga zgjedhjet e vitit 2010, sepse Prishtina ashiqare është përjashtim dhe duhet të merret si rast për mësim se si kjo parti/lëvizje mund të bëhet më atraktive për shtresat e votuesve që kanë dyshime në atë që quhet “radikalizëm” i këtij subjekti. AKR-ja ndërkaq duhet të reflektojë platformën e mbijetesës si parti parlamentare, sepse sukseset që arriti në dhjetor kanë qenë më shumë meritë e individëve që garuan në Gjakovë dhe Mitrovicë, dhe jo e avancimeve të votës të partisë, që ka ulje të madhe. Por ka një mësim të përgjithshëm që skena politike e Kosovës mund ta nxjerrë nga zgjedhjet lokale dhe ky është ai i tendencës së zbutjes së elektorateve ndaj koalicioneve me partitë e tjera, edhe ato të paimagjinueshme deri dje. Në zgjedhjet lokale koalicionet ishin spontane dhe të larmishme, mbi bazën e pakënaqësive dhe interesave konkrete të votuesve në nivelin komunal, dhe jo paragjykime që liderët e partive i përhapin kur thonë se nuk do të bëjnë kurrë koalicione me këtë apo atë subjekt politik.


op-ed

2

Blog / Një përrallëz për djem të rritur

Gazeta MAPO

10.04.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë/ Historianët: I rrezikshëm cenimi i autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare

Universitet / Tabaku në UET: Më mirë me FMN sesa pa të, por jo me këto kushte

11

Nëse të duhet ta shkelësh ligjin, bëje për pushtet; në çdo rast tjetër bindju. - Julius Caesar

Në vend që kryeministri të merret me gjeneralët e Presidentit... E

di Rama e kupton shumë mirë pigmentin eufemistik të frazës “të rrëmbesh institucionet”. I gjendur jo pak herë në rrethanën kur institucionin kanë dashur t’ia “rrëmbejnë”, ai është nga ata që nuk kanë nevojë t’ua shpjegosh, sepse e kanë provuar në lëkurë. Kam parasysh kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës me zotin Berisha kryeministër. Ky i fundit asnjëherë nuk u përpoq që t’ia “rrëmbente” bashkinë zotit Rama. Ai vetëm kompetencat donte t’i merrte, asgjë tjetër… Në këtë kuptim, ajo cfarë kryeministri Rama po bën sot me kompetencat e Presidentit të Republikës, dëshmon, tek e fundit, jo thjesht ngjashmëritë në sjellje mes kryeministrave tanë por, rrënjën totalitare të vetëdijes së tyre politike. Përfundimisht, koabitacioni politik nuk bën për zotin Rama, ashtu sic nuk ka bërë edhe për paraardhësit e tij. Është çështje e pamundësisë së tyre kulturore për të suportuar të kundërtën. Nuk kemi c’të bëjmë! Mirëpo, përveçse një vulnus i pastër kushtetues, skema për t’i marrë kompetencat e emërimit të gjeneralëve Presidentit të Republikës, ka një nivel banaliteti që tejkalon edhe mundësitë e atij që i ka shkuar në mendje. Që Mimi Kodheli të hartojë një projektligj i cili i heq këtë të drejtë Nishanit për t’ia dhënë Ramës, është njësoj sikur një kapter të propozojë për heqjen e gradave komandantit dhe dhënien e tyre zëvendëskomandantit. Sigur-

isht, zonja Ministre e Mbrojtjes, përveç zellit të pakontrolluar për të hequr dhe dhënë kompetenca, e ka gjithë hapësirën ligjore për ta bërë këtë gjë. Pikëpyetja qëndron tek zoti kryeministër, tek interesi i tij për të këmbyer në natyrë me ministren, një mall që nuk i takon as atij dhe as ministres. Në një analizë fare të thjeshtë, nuk ka asnjë interes. Mbi të gjitha nuk ka asnjë interes të përforcojë opinionet, gjithnjë e më të artikuluara, mbi projektin e tij për të uzurpuar të gjitha segmentet e pushtetit. Së dyti, nuk ka asnjë interes politik të rrëzohet përsëri në Gjykatën Kushtetuese. Është e sigurt se Presidenti do t’i drejtohet trupës supreme për të rivendosur kushtetutshmërinë në rast se i rrëmbehen kompetencat. Së treti, nuk ka asnjë interes që konfliktin e tij për çështjet “quasi ushtarake” me Presidentin ta zgjidhin partnerët tanë të NATO-s. Presidenti paralajmëroi se, përfshirja e NATO-s në këtë krizë kompetencash, është një opsion real. Atëherë, në vend që Kryeministri të merret me gjeneralët e Presidentit, le të merret seriozisht me kompetencat e tij. Sot është në inkoherencë absolute me ato çfarë thoshte para zgjedhjeve se “nuk do të shikoni më një kryeministër që i merr frymën të gjitha institucioneve”. Duke, rivlerësuar në mënyrë kritike spektrin kërcënues të kompetencave të tij, së paku do të ishte në koherencë të plotë me pendesën që shfaqi, para zgjedhjeve të 23 qer-

koment

Arjan VASJARI

Do të ishte, politikisht transhendentale, që më në fund, një kryeministër t’i kërkonte sistemit jo zgjerimin, por kufizimin e kompetencave të tij. Do të ishte historike, antikonformiste, frymëzuese. Në emër të pendesës për puçin e ndryshimeve kushtetuese të 2008, në emër të koherencës për çfarë ka thënë para 23 qershorit, zoti Rama duhet të reflektojë seriozisht mbi një platformë vetkufizimi kompetencash. Është ky akti politik që duhet të bëjë sot, në vend që të merret me gjeneralët e Presidentit.

shorit, mbi bashkautorësinë në ndryshimet kushtetuese të 2008. Ato ndryshime, në frymë dhe në lëndë, i imponuan në mënyrë arbitrare sistemit një kryeministër autarkik, duke shfytyruar thellësisht parlamentarizmin. Që prej 2008 mund të themi pa frikë se kemi konstitucionalizuar republikën kryeministrore duke ndërtuar kësisoj, modelin e demokracisë hibride si alternativë e demokracisë përfaqësuese. Aktualisht, kryeministri i Republikës së Shqipërisë ka kushtetutshmërisht të sanksionuara kompetenca që relativizojnë substancialisht, fuqinë e parlamentit ndaj tij. Do të përbënte një derivat autoritarizmi sikur këtë supremaci, gati të pakontrolluar, kryeministri ta zgjeronte edhe më tej duke i rrëmbyer kompetencat një figure tjetër kushtetuese si ajo e kreut të shtetit. E kundërta, pra reduktimi i kompetencave, do të ishte shenjë se, shëndeti demokratik i Republikës nuk është pa shpresë. Do të ishte, politikisht transhendentale, që më në fund, një kryeministër t’i kërkonte sistemit jo zgjerimin, por kufizimin e kompetencave të tij. Do të ishte historike, antikonformiste, frymëzuese. Në emër të pendesës për puçin e ndryshimeve kushtetuese të 2008, në emër të koherencës për çfarë ka thënë para 23 qershorit, zoti Rama duhet të reflektojë seriozisht mbi një platformë vetkufizimi kompetencash. Është ky akti politik që duhet të bëjë sot, në vend që të merret me gjeneralët e Presidentit.

Buzëqeshja elektorale e Thaçit

H

ashim Thaçit nuk i ka lëvizur asnjë milimetër buzëqeshja kur disa studentë lëshuan fjalë fyese ndaj tij ndërsa po dilte nga një drekë me sfond elektoral në mensën e tyre. I qetë, ai ka përsëritur premtimet e forta për përgjysmimin e shpenzimeve studentore, pjesë e një fushate që tashmë ka nisur de facto në Kosovë. Në prag të zgjedhjeve parlamentare, që ka mundësi të mbahen në fund të majit, kryeministri i Kosovës duket i pandjeshëm ndaj konsumimit 6 vjeçar në pushtet dhe i etur për një mandat tjetër në drejtimin e qeverisë. Buzëqeshja përpara kamerave dhe injorimi i akuzave, si shprehje e strategjisë elektorale të Thaçit, e kanë një shpjegim. Entuziazmi me të cilin kryeministri ka hyrë në këtë parafushatë, më shumë se nga të arriturat e tij buron nga dobësia e kundërshtarit. LDK duket disa hapa larg nga ndezja e motorëve elektoralë, ndërkohë që opozita normalisht do të duhej të ishte shumë më e motivuar dhe energjike. Isa Mustafa, i cili humbi personalisht Prishtinën, por riktheu partinë e tij në disa qytete të mëdha në zgjedhjet vendore të para pak muajve, duket se shpresat për fitore i ka varur në rënien e PDK dhe jo në ngritjen e LDK. Mungesa e energjisë së ndryshimit po e kthen LDK jo në parti ku duhet të shkojë shpresa e fitores, por në par-

koment Armand Shkullaku

ti ku grumbullohet pakënaqësia ndaj qeverisjes. Këtë hapësirë që partia më e madhe opozitare po e lë bosh, ka shumë gjasë ta mbushë Vetëvendosje, së cilës energjitë nuk i kanë munguar asnjëherë, madje i ka patur me tepri. Në këto kushte, elektorati opozitar ka nevojë për një riorientim të votës së tij duke i dhënë kështu përparësi PDK, votat për të cilën janë shumë më të përcaktuara. Prandaj Hashim Thaçit i intereson buzëqeshja si shprehje e sigurisë ndaj të vetëve dhe premtimet shokuese si motiv për një fushatë të ndezur elektorale. Për ta ruajtur buzëqeshjen dhe për të injoruar akuzat, kryeministrit nuk po i vjen në ndihmë vetëm plogështia e LDK dhe paraqitja e saj e mplakur në parabetejën zgjedhore. Skandalet në komunën e Prishtinës gjatë 14 viteve të fundit, po krijojnë gjithnjë e më

shumë idenë se edhe LDK nuk është më mirë se qeveria kur është fjala për administrimin e pasurisë publike. Disa inspektorë e zyrtarë të lartë u vunë nën arrest e po hetohen për shpërdorim të detyrës dhe abuzime me ndërtimet pa leje. Të tjera dosje thuhet se do të bëhen publike këto ditë, duke e vënë seriozisht në pikëpyetje besueshmërinë e LDK si opozitë dhe të kryetarit të saj, i cili ka drejtuar kryeqytetin. Mosdistancimi i LDK dhe mosmbajtja qëndrim ndaj individëve që kanë abuzuar me detyrën e tyre, e lëkund edhe më shumë këtë besueshmëri duke i dhënë një avantazh falas Hashim Thaçit. Isa Mustafës iu desh shumë mund për të shkarkuar nga supet e partisë së tij barrën deformuese që ajo kish marrë mbi vete gjatë bashkëqeverisjes me PDK dhe tani hijet e dyshimit po rikthehen përsëri. Nëse në epokën e Sejdiut njolla e korrupsionit preku edhe LDK, por Isa Mustafa mundi ta pastrojë në sajë të drejtimit të tij, menaxhimi që ai po i bën tani aferave në komunën e Prishtinës lë shije të keqe. Në vend të distancimit nga rastet e korrupsionit, LDK po mundohet të bindë opinionin dhe qytetarët e Prishtinës për pastërtinë e njerëzve të saj, ndërkohë që kryeqytetasit janë dëshmitarë të gjallë të asaj që ka ndodhur në qytetin e tyre. E në këtë rast nuk ka mënyrë më të mirë për ta bërë të pandjeshëm kryem-

inistrin Thaçi ndaj akuzave që i drejtohen atij. E me siguri që kjo pandjeshmëri i është shtuar më shumë, kur ka parë këshilltarët e LDK në komunën e Prishtinës, që si reagim ndaj hetimeve zgjodhën sulmin kundër kryetarit të ri, Shpend Ahmeti. Në 100 ditë punë si kryetar, ata e akuzuan atë për nepotizëm, shkelje të ligjit, punësim të militantëve, bllokim të mësimdhënies, etj. Këto akuza tingëllojnë si hakmarrje e pastër ndaj goditjes që iu bë inspektorëve të Isa Mustafës pas ardhjes së Ahmetit në krye të komunës. A ka rrethanë më të favorshme për një qeveri në prag të zgjedhjeve se sa lufta e ndërsjelltë mes dy partive kryesore opozitare? A ka arsye që Hashim Thaçi të mos buzëqeshë kur dëgjon LDK që të njëjtat akuza që ia ka bërë atij ia bën edhe Vetëvendosjes? Dhe të mendosh se ky është vetëm fillimi me atë çka pritet të ndodhë me hetimet në komunën e Prishtinës, ndërkohë që zgjedhjet afrojnë. Këtë çorientim opozitar, ku votuesit futen në dilema se cila do të ishte zgjidhja më e mirë, Thaçi nuk mund të lërë pa e shfrytëzuar. Ndaj e ka shtuar zhurmën e premtimeve të tij elektorale dhe është nisur në garë përpara të tjerëve. Ai ka një rast për të kapërcyer konsumin 6 vjeçar të qeverisjes dhe po e shfrytëzon atë. Duke buzëqeshur edhe kur e shajnë.


12 debati politik

universitet

E ftuar në Universitetin Europian të Tiranës, deputetja e PD-së argumentoi pse e djathta kundërshtoi marrëveshjen me FMN. Mosrealizimi i të ardhurave të vendosura nga FMN do sjellë sipas saj rritje të taksave, që do ndihet tek çdo qytetar shqiptar.

Tabaku në UET: Më mirë me FMN sesa pa të, por jo me këto kushte D

je, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, edhe në rolin e pedagoges së Ekonomisë, diskutoi me studentët e Universitetit Europian të Tiranës politikat ekonomike të qeverisë shqiptare dhe ndikimin e tyre gjatë këtyre muajve në ekonominë e vendit. Në qendër të diskutimit ishte marrëveshja e qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, rreth së cilës Tabaku diskutoi shumën e borxhit dhe kushtet e vendosura nga FMN për ta përfituar atë. Gjithashtu u diskutua edhe paketa fiskale dhe taksa progresive e vendosur nga qeveria e majtë. Deputetja Tabaku, nisur edhe nga përvoja si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, solli propozimet si mund të nxitet ekonomia jonë në kushtet aktuale, duke theksuar kapitalin njerëzor dhe mbështetjen e novacionit në biznesin e vogël. Marrëveshja me FMN, të dyja anët e medaljes

Tabaku argumentoi para studentëve të UET-it anët pozitive të një kredie të marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke parashtruar dhe arsyet e rezervave të të djathtëve ndaj kësaj marrëveshjeje. Shqipëria, siç dihet, ka marrë një shumë prej 331 milionë eurosh, afërsisht nga 110 milionë në vit, të cilat do shlyhen me normë interesi 1.13 për qind, që do të thotë 26 milionë euro interesa në fund të katër viteve. Tabaku shprehu bindjen që është më mirë me FMN-në sesa pa të, për një sërë faktorësh, siç është mbikëqyrja e tregut, monitorimi i balancave, ruajtja e një niveli të borxhit publik që ai mos të kalojë parametra të caktuar, por kjo marrëveshje sipas saj imponon kushte që ndihen drejtpërdrejt tek shtetasit shqiptarë, të shprehur në paketën e re fiskale dhe taksat e rritura. Kjo është arsyeja pse PD e ka kundërshtuar tani paktin me FMN-në dhe pse Berisha, në postin e kreut të ish-qeverisë së djathtë nuk e pranoi një marrëveshje me kushte të veçanta, të ndryshme nga ato që FMN ka me 188 vendet e tjera. “Ekstremistët e majtë thoshin që Berisha e përzuri FMN-në, por nuk ishte ky realiteti. E vërteta është që ne nuk ishim dakord me kushtet, që të kishte rritje të moshës së pensionit, që të kishte rritje drastike taksash. Kjo ishte arsyeja pse qeveria e mëparshme vazhdoi me FMNnë me të njëjtat marrëdhënie, siç janë 188 shtetet e tjera dhe jo me kushte të veçanta”, tha Tabaku. Ajo paraqiti para auditorit të UET-it raportin e publikuar në faqen zyrtare të FMN-së, ku përmendeshin kushtet për qeverinë shqiptare për të përfituar rritjen e kërkuar të të ardhurave në buxhet ku renditen taksat e rritura për cigaren, disa lloje pijesh, taksat për qarkullimin etj. “Pyetja jonë është që, politika fiskale që ndoqi qeveria në dhjetor, ishte një vizion, një vendim për modelin politik që do ndiqej, apo ishte thjesht një mënyrë si të rriteshin të ardhurat në buxhetin e shtetit?”. Qeveria e majtë zgjodhi pikërisht taksën progresive si mjet për të rritur këto të ardhura, një pikë që ndau filozofinë e saj nga ajo e qeverisjes së djathtë, e cila u mbështet në taksën e sheshtë. Debati për taksat

Takimi me studentët e UET-it mbi ekonominë shqiptare u kthye në një rast tjetër për të diskutuar qëndrimin e opoz-

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dje gjatë takimit me studentët e UET

itës aktuale mbi taksën progresive të qeverisë ‘Rama’ dhe për ta krahasuar atë me taksën e sheshtë. Sipas Tabakut, taksa e sheshtë, e cila synonte thjeshtëzimin e sistemit fiskal drejt një norme të unifikuar 10 për qind, siguroi një avantazh konkurrues të Shqipërisë në rajon për të tërhequr investimet e huaja si një vend me sistem relativisht më të ulët taksash. “Sa më i thjeshtë të jetë tatimi për të gjithë taksapaguesit, aq më shumë stimuj ka për ta paguar atë. Ndërkohë që në vitin 2007 kur u prezantua, pati një rritje të ndërmarrjeve që i deklaronin të ardhurat, si dhe rritje të numrit të punonjësve të siguruar në sigurimet shoqërore. Ndërsa sistemi fiskal i përshkallëzuar ka tatime që variojnë nga 7. 5%, në 10 %, në 13 %, në 20, 23 dhe do të ndryshohet edhe tatimi për dividendët dhe do shtohet edhe një numër tjetër, 12 %. Pra, është një situatë aq komplekse dhe një vështirësi për biznesin për t’u përshtatur dhe nga ana tjetër një stimul për secilin prej nesh dhe për biznesin për të kaluar nga niveli më i lartë në të ulëtin, që do të thotë, biznesi është më i stimuluar që të nënraportojë pagën e një personi që paguhet 130 mijë lekë, që është limit i sipërm për t’u tatuar 23 për qind dhe për ta raportuar 129 mijë lekë, sepse incentiva nga një nivel në tjetrin është 10 për qind nga 23 në 13 për qind. Dhe pse nuk po paragjykoj biznesin shqiptar, ekonomitë e tranzicionit e kanë pasur këtë përvojë”, - tha Tabaku, e cila argumentoi që rritja e taksave ndaj biznesit nuk do sjellë rritjen e dëshiruar në buxhetin e shtetit për shkak të efekteve anësore që provokon kjo masë. “Në nivel kombëtar, në tre muajt e fundit 110 kompani kërkuan falimentimin. Në qytetin e Tiranës, 480 biznese të mesme u çregjistruan dhe u regjistruan 450 bi-

Nga raporti i FMN-së shikohet që kushti i 11-të i marrëveshjes ishin të gjitha taksat e reja që u lançuan në dhjetor. Në marrëveshje thuhet në mënyrë specifike që rritja e të ardhurave do bëhet nëpërmjet rritjes së këtyre taksave, taksës së korporatës, taksës së duhanit, birrës, së qarkullimit, taksës së pronës. Dokumenti i FMN-së është i tetor-nëntorit, ndaj fakti që qeveria e ka deklaruar ardhjen e FMN para zgjedhjeve të qershorit nënkupton që ky diskutim mund të kishte lindur me kohë.

znese të vogla. Kjo do të thotë që incentivat që ofron taksa progresive disa nga bizneset janë duke i shfrytëzuar, sepse mbyllet një kategori biznesi dhe hapet një tjetër më i vogël, ose një biznes ndahet më dysh. Nuk dua të paragjykoj, por po përpiqem të reflektoj mbi këto shifra. E njëjta gjë ndodh edhe me sigurimet shoqërore. U mblodhën rreth 200 milionë lekë më pak. Nga kjo, ne do të rëndohemi sepse sipas FMN-së, nëse të ardhurat nuk realizohen, nëse borxhi publik nuk ulet sipas ritmit që është përcaktuar që në fund të vitit 2019 të shkojë në 61% të GDP-së, atëherë do jemi të detyruar që të paguajmë taksa të reja që do prekin masën më të madhe të njerëzve. TVSH në arsim, TVSH për blerjen e banesave të reja, taksa aeroportuale, taksa për telefonatat hyrëse, janë kushte që FMN i vendos qeverisë shqiptare nëse nuk do e përmirësojë sistemin dhe nuk do realizojë të ardhurat. Pra marrëveshja me FMN-në mund të fillojë të bëhet e prekshme për të gjithë ne kur të fillojnë të prezantohen disa kategori taksash, për të cilat ne jemi të ndjeshëm. Sigurisht ky është skenari B, që është i vlefshëm që nga qershori e në vijim, por të dhënat tregojnë që po i afrohemi atij skenari”, tha Tabaku. Nga ana tjetër, ajo vuri në pah mungesën e sektorëve prioritarë në politikat e qeverisë së majtë, të cilët janë shumë të rëndësishëm në ekonominë tonë në situatën në të cilën ndodhemi Kërkim-zhvillimi i biznesit të vogël, miniera e pashfrytëzuar shqiptare

Tabaku sqaroi para auditorit të UETit që shuma e marrë nga qeveria shqiptare nuk do i plotësojë nevojat sa kohë nuk janë caktuar sektorët e rinj prioritarë për të investuar dhe sa kohë Shqipëria ka humbur avantazhin konkur-

rues në rajon, që sipas saj u shpreh në fundvitin e kaluar, kur investimet e huaja ranë me 39 për qind. Tabaku propozoi në këtë pikë fushat ku mund të ndërhyhet për të përmirësuar situatën, pavarësisht detyrimeve që burojnë nga marrëveshja me FMN-në. “Së pari është kapitali human. Shqipëria i ka shfrytëzuar mënyrat si mund të zhvillohet ekonomia, ne nuk presim të zbulojmë puse me rezerva pa fund, remitancat janë në rënie, sepse dhe struktura ekonomike në Evropë ka ndryshuar, ka kaluar periudha e parë për emigrantët që vinin dhe investonin gjithçka në Shqipëri. Ne tani duhet të bëjmë atë që kanë bërë edhe të tjerët në rajon, të investojmë në kapitalin human, të shfrytëzojmë avantazhet konkurruese që mund të kemi. Gjithmonë kam qenë e idesë që nxitja e sipërmarrjes nëpërmjet novacionit është një fushë që këtu në Shqipëri nuk është shfrytëzuar. Ne mund të investojmë në kërkim dhe zhvillim për t’u dhënë mundësi bizneseve të vogla që të operojnë në treg, ndoshta me një mbështetje të vogël në fillim sa të përshtaten me kushtet e tregut. Prandaj, kur i referohem sistemit fiskal them që nuk e shoh nxitës, sepse nuk shoh asnjë sektor të mbështetur, nuk shoh sektorin e biznesit të vogël të mbështetur, as avantazhin konkurrues që do i ofrojmë të huajve nëse vijnë në Shqipëri. Mund të duket paradoksale si propozim i së djathtës, për të mbështetur një kategori të bizneseve, por mendoj që është modeli më i mirë që ka pasur sukses në shumicën e vendeve të rajonit. Nuk është një ndërhyrje shumë e madhe e shtetit, është një politikë për të nxitur një sektor të veçantë, një sektor prioritar”, u shpreh Tabaku.


Debati

Historianët

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

10.04.2014

13

Historianët bashkohen në një pikë: çdo institucion fetar që del nga linja kombëtare, përbën rrezik për një komb qoftë ortodoks, mysliman, bektashi apo katolik reagimi

At Nikolla Marku: Sinodi i Shenjtë, i paligjshëm

I rrezikshëm cenimi i autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare Aida Tuci

Ka shkaktuar shqetësim të madh në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, debati i ditëve të fundit për cenimin e pavarësisë së saj nga Kisha greke, debat që u risoll në vëmendje nga ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, në një intervistë të tij, ku ai e konsideronte ndikimin e Kishës greke në Shqipëri edhe më problematik se ai islamik. Deklaratat e Klosit u mbështetën dhe nga kleriku i anatemuar nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, At Nikolla Marku dhe nga politologu Koço Danaj. Si rrallëherë këto vitet e fundit, reagoi Sinodi i Shenjtë i KOASH me një deklaratë zyrtare,

dukshëm qartë me nota nervozizmi. (Hera e fundit që Sinodi i Shenjtë kishte dalë në një deklaratë zyrtare ishte në vitin 2011, kur diskutohej projektligji për arsimin pasuniversitar dhe Sinodi shprehte shqetësimin në lidhje me çështjet fetare që trajtoheshin në të) Duke iu referuar vetëm intervistës së ishkreut të SHISH-it e duke injoruar ato që pasuan, Sinodi i Shenjtë në përgjigjen zyrtare të një dite më parë i quante komentet e Klosit si të papërgjegjshme, fyese dhe çorientuese me qëllim helmimin e opinionit publik. Vetë Klosi i kontaktuar me telefon refuzoi t’i përgjigjej gjuhës së ashpër të përdorur nga Sinodi i

Shenjtë ndaj deklaratave të tij “politikisht korrekte”, siç i cilësoi ai. Por tashmë debati është ndezur dhe është shtrirë edhe në rrjetet sociale. Të gjithë e kanë thënë fjalën e tyre në debatin aktual, përveç historianëve. Këta të fundit bashkohen fort në një pikë: çdo institucion fetar që del nga linja kombëtare përbën rrezik për një komb. Beqir Meta e sheh qartazi rrezikun te cenimi i pavarësisë dhe karakteri kombëtar i një institucioni fetar, qoftë ky ortodoks, mysliman apo katolik. Mariglen Verli ndan të njëjtin qëndrim, megjithëse për të, ky nuk është një problem që lindi sot, por që ka ekzistuar në 100 vjet të shtetit shqiptar.

Beqir Meta: Hierarkia kishtare duhet të jetë e gjitha shqiptare "Mendoj se është cenuar statusi i pavarësisë së saj" Zoti Meta, a bini dakord me tezën që po debatohet së fundmi se, ndikimi i Kishës greke është më i rrezikshëm se ndikimi islam në Shqipëri? Së pari duhet të sqarojmë diçka shumë thelbësore në këtë diskutim. Qoftë Kisha Ortodokse e Shqipërisë, qoftë institucionet fetare islame si xhamitë apo komuniteti bektashi, kisha katolike etj., duhen konceptuar në radhë të parë si institucione kombëtare, si institucione të kombit. Këto të fundit dihet që ndahen në grupe të ndryshme; politike, ekonomike, sociale, shpirtërore dhe religjioze, siç janë këto institucione për të cilat po debatohet. Problemi është se në Shqipërinë tonë nuk ka patur një koncept të qartë se këto janë institucione kombëtare fetare, por ato janë konceptuar si institucione vetëm të pjesëve parciale të popullsisë shqiptare. Kjo qasje është e gabuar, dhe ka të bëjë me konceptimin e gabuar të procesit të shtetformimit dhe ndërtimit të shtetit kombëtar. Këto institucione janë aq të rëndësishme për shtetformimin, kombformimin dhe identitetin e kombit shqiptar sa edhe institucionet politike. Pra janë të rëndësishme për gjithë shqiptarët, pavarësisht se nga pamja shpirtërore dhe religjioze ato janë institucione të një pjese të besimtarëve. Elementë që duan ta tjetërsojnë karakterin autoqefal të Kishës Ortodokse Shqiptare apo dhe të institucioneve të tjera me karakterin e tyre kombëtar, kanë luajtur me këtë koncept duke e shkelur atë çka është shumë thelbësore.

Tani vijmë tek pyetja? Pasi kemi kuptuar këtë, kuptojmë se cenimi i autoqefalisë dhe karakterit kombëtar të një institucioni religjioz, qoftë ky ortodoks, mysliman apo katolik, është i dëmshëm për gjithë kombin shqiptar dhe për shtetin shqiptar, sepse cenon jo vetëm institucionet e tjera, por mbi të gjitha paqen dhe sigurinë e vendit. A mendoni se duhej ky debat dhe, a e konsideroni të drejtë? Debati për mua është shumë i drejtë. Unë quaj të gabuar perceptimin dhe pretendimet që kanë patur disa herë përfaqësues të minoritetit, si Vangjel Dule apo vetë Janullatosi. Personalisht e konsideroj të drejtë debatin, ndonëse do korrigjoja diçka në deklaratat e ish-kreut të SHISH-it, Fatos Klosi. Dhe çfarë është ajo që do korrigjoje? Nuk mendoj se është më pak i rrezikshëm ekstremizmi islamik. Ai është po aq i rrezikshëm sa dhe deformimi i këtyre institucioneve, i karakterit të tyre kombëtar. Por herë mund të paraqesë më shumë rrezik njëri e herë tjetri, sipas kushteve specifike të situatës brenda dhe jashtë vendit, pra të marrëdhënieve ndërkombëtare. Pra, nëse rrezikohet prishja e karakterit kombëtar të këtyre institucioneve, çka në shtetin shqiptar është një çështje shumë specifike dhe shumë delikate, atëherë Shqipëria është në rrezik. Të parët tanë na e kanë lënë një eksperiencë të mrekullueshme, të ndërtimit të këtyre institucioneve si institucione dhe vlera kombëtare dhe këto vlera kombëtare dhe shpirtërore kanë kon-

tribuar në paqen sociale dhe formatimin e këtij kombi, në formatimin e shpirtit të tij, ndërgjegjes së tij kombëtare dhe të gjitha institucioneve të tjera. Ndaj mendoj se kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe debati është me shumë vend. Ju u shprehët më lart për perceptim të gabuar dhe për pretendimet që kanë patur disa herë përfaqësues të minoritetit, si Vangjel Dule apo vetë Janullatosi. Çfarë keni parasysh? Formimin e statusit të autoqefalisë së Kishës Ortodokse. Hierarkia kishtare duhet të jetë e gjitha shqiptare dhe ky është një element themelor. Ky është kusht themelor për ekzistencën e shteteve kombëtare. Në momentin që është cenuar kjo, sigurisht që përbën një rrezik shumë të madh. Hasan Dosti, një nga juristët e shquar shqiptarë që ka njohur dhe shtetin dhe institucionet, ka thënë: ‘Pavarësia e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe institucioneve fetare në përgjithësi ishin plotësimi logjik dhe shpirtëror i pavarësisë kombëtare’. Ju jeni i mendimit se KOASH nuk ka pavarësi ndaj Kishës greke? Më saktë, mendoj se është cenuar statusi i pavarësisë së saj. Ky cenim është i rrezikshëm dhe mund të sjellë shumë pasoja. Madje ka një rrezik të madh në institucionet fetare, sepse fenomenet që cenojnë institucione kombëtare të një kategorie në aspektin e tyre kombëtar dhe të pavarur, mund të prodhojnë prishjen e balancave dhe të formimit të këtyre institucioneve edhe në besime të tjera.

Si e shihni reagimin e Sinodit të Shenjtë? Ky Sinod i Shenjtë është i paligjshëm. Ai është ndërtuar sipas udhëheqësit, Janullatosit dhe jo sipas ligjit. Janullatosi i ka zgjedhur vetë këta njerëz dhe i ka vënë në detyra të rëndësishme si në Gjirokastër, Berat e Korçë, që të zbatojnë planin e helenizmit grek në Shqipëri. Që të krijosh një Sinod të Shenjtë, duhet që kryepeshkopi i cili e drejton, të jetë i aprovuar nga Patriarkana dhe nga shteti. Janullatosi me Sinodin e Shenjtë ka krijuar një gardë, që i shërben interesave personale të kryepeshkopit. Ku e bazoni paligjshmërinë e Sinodit të Shenjtë? Neni 16 i Statusit të Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë thotë se, kryepeshkopi, peshkopi, prifti dhe të gjithë që vijnë pas tyre e që shërbejnë në territorin e Kishës, duhet të jenë prej gjaku, gjuhe, kombësi dhe nënshtetësi shqiptare, ku ligjërojnë fjalën e Zotit. Këta njerëz nuk i përmbushin këto kritere. Kryepeshkopin e kemi grek. Peshkopët e tjerë të dioqezave, siç është ai i Gjirokastrës dhe Beratit, janë grekë. Po pse sipas jush vjen ky reagim tani? E para herë që Sinodi i Shenjtë ndjen goditjen e ndërgjegjes se ata nuk janë të pranueshëm në Shqipëri. Ky Sinod i Shenjtë është gjysmë grek e gjysmë shqiptar, i paaprovuar nga kongreset ortodokse të besimtarëve ortodoksë shqiptarë. Me këtë deklaratë ata po hedhin gurin, për të parë nëse do të gjejnë mbështetje dhe mbrojtje nga qeveria dhe se sa besim kanë në popull. Po ndërhyrjet me komente politike si i shihni? E vërteta se Shqipërisë i vjen një rrezik i madh nga shteti grek nuk vihet në diskutim. Kisha kur sheh që kjo e vërtetë po qartësohet çdo ditë e më shumë, tronditet dhe fut politikën në mes dhe ata njerëzit që e përkrahin në sektorin e politikës, e i nxit që ata ta mbështesin. Janullatosi asnjëherë nuk ka qenë ekuilibrator në Shqipëri, asnjëherë nuk ka qenë balancues për të ndalur gjakrat e për të dhënë mesazhe paqeje në momente kyçe të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në rastin e vrasjes se të riut Aristotel Guma, ai ngriti gjithë njerëzit në këmbë, ngriti meshë për shpirt të tij dhe mirë bëri, se dhe ai ishte një djalë i ri. Po tani shtrohet pyetje: Pse nuk ka asnjë reagim nga ana e tij për masakrimin e tmerrshëm që i bënë në burgjet greke të ndjerit Kudret Kume ose siç e njihnin në Greqi, Ilia Kareli. Unë mendoj se ata që e komandojnë nga Greqia nuk e lejojnë Janullatosin të reagojë. E pra, ai duhet të dilte dhe të përcillte mesazhe paqeje.

deklarata Maringlen Verli: Gjithçka që del nga linjat kombëtare është e rrezikshme Historiani Mariglen Verli shprehet se gjithçka që del nga linjat kombëtare është e rrezikshme, por ai ka një qasje tjetër ndaj debatit. “Duke parë historikisht problemin gjatë një shekulli, fakti që më 1914, ai vit i mbrapshtë, ai viti i Vidit, quajeni si të doni, kemi dy lëvizje rebelimi; i ashtuquajturi vorio-epiriot dhe ai islamik i Shqipërisë së Mesme, tregon se secila ka patur ndikim, kush më shumë apo më pak, aty nuk ka kandar. Unë mendoj se gjithçka që del nga linjat kombëtare është e rrezikshme. Pastaj, për shkak të konjukturave ndërkombëtare; njëra peshon pak e tjetra më shumë, pozicionet ndërrohen ashtu siç ndërron edhe politika globale. Për mua, të dyja mbeten probleme që duhen trajtuar. Debati i momentit është vetëm një kapje e çastit. Po të hedhësh një vështrim në 100 vjet të shtetit shqiptar andej dhe këndej kufirit, në Kosovë dhe më gjerë këto janë probleme që vazhdimisht kanë qenë prezente dhe vazhdimisht na kanë rrezikuar, për shkak të ndonjë konjukture të caktuar, një herë ka qenë njëra një hap përpara e një herë tjera, ndaj teza se cila aktualisht përbën më shumë rrezik më duket ndonjëherë vështrim fëminor që i bëhet çështjes, në mos qoftë pastaj, për fat të keq, një vështrim nga kënde të caktuara”, - shprehet Verli.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

13 18

5

6

7

14

8

9

10

16

20

23

21

24 28

31

25

26

29

30 33

34

35

38

39

43

36

40

44

49

17

22

32

37

12

15

19

27

11

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

41 45

46

49

47

42

48

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

50

Horizontalisht:

1. Qemal i këngës shqiptare. 7. Shkollë fetare myslimane. 13. Ent Informacioni. 14. Ai që është ngarkuar zyrtarisht të inspektojë punën e veprimtarinë e një njeriu, të një institucioni etj. 16. Disa pa të forta. 18. Kthimi prapa në një gjendje të pazhvilluar. 20. Cigare e trashë, pa të fundit. 21. Erë e fortë e me shi. 23. Francisko, piktor i famshëm spanjoll. 24. Sinjal që jepet për të përballuar një rrezik të papritur. 26. Skuadër futbolli e kampionatit shqiptar. 27. Përemër pronor. 28. Stil i vjetër në arkitekturë. 30. Markë e njohur aparatesh fotografikë. 31. Banorë të hershëm ku përfshiheshin babilonasit, asirët, fenikasit etj. 33. Lloj dreri. 34. Fillimi i sondazheve. 35. Mbulesë e gjerë prej leshi. 37. Diçka pa kuptim, jashtë mendjes. 41. Baba, shkurt. 43. Ndërmarrje Italiane. 44. Clinton, ish-president i SHBA-së. 46. Tërësia e kërkesave që paraqiten për diçka, e cila duhet t'i përgjigjet një shkalle të arritur ose një niveli të caktuar. 49. Lloj ambalazhi qelqi. 50. Mungesë e çdo dyshimi në lidhje me diçka.

9

5

1. Shtet në Azinë Qendrore, në kufi me Kinën. 2. Rendi sipas të cilit njeriu ushqehet, punon, pushon ose jeton, duke ndjekur disa rregulla. 3. Lloj ëmbëlsire. 4. Gjitarë, ose... 5. Historia Ndërkombëtare. 6. Në asnjë masë, në asnjë shkallë. 7. Dashuri, sevda. 8. Janë në mes të stekës. 9. Departamenti Tregtisë. 10. Ishull grek. 11. Gëzim, regjizor i njohur. 12. Thomas, shpikësi i llampës elektrike. 15. Veshje e sipërme. 17. Aparat për diagnostikimin e sëmundjeve. 19. Ent Organizativ. 22. Bimë barishtore njëvjeçare, që mbin në ara e në kopshte, me fara të imëta e të shumta në majë. 25. Julia e njohur e kinemasë amerikane. 29. Organizatë Tregtare. 32. Përdoret për të bërë pazarin. 36. Lojë me letra. 38. Ndoja i njohur këngës shkodrane. 39. Besim, fe. 40. Thirrje e stadiumeve, mbrapsht. 41. Lëndë e përgatitur posaçërisht për mjekimin a parandalimin e një sëmundjeje. 42. Kafshë e madhe gjitare. 45. Letarsia Zvicerane. 47. Përemër vetor. 48. Dega Ushtarake.

4

7 4 4 3 1 9

5 2 8

9

7 6 5 5

3

5

8 7

2

3 8

4 5 1 1

7

7 5

1 6 2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

4

8 6 2

7 5 2 4 2 6 7 5 9 1

4 2 8

2

2 3

2 9 6 1

Një 24-vjeçare nga Florida thotë se përjeton deri në 50 orgazma në ditë për shkak të një gjendjeje, e cila e mban vazhdimisht të eksituar. Amanda Gryce vuan nga një çrregullim i ngacmimit të vazhdueshëm gjenital për më shumë se një dekadë, ndërsa tash ka arritur që të bëjë një jetë pakëz më normalë falë gjetjes së dashurisë dhe trajtimit mjekësor. Mirëpo, në bazë të urdhrave të mjekëve, ajo dhe i dashuri i saj, Stuart Triplett (22 vjeç), e kanë të ndaluar të kryejnë marrëdhënie seksuale. Disa nga gjërat e pazakonta që e nxisin orgazmën e saj janë, p.sh. dridhjet më të vogla, vozitja me veturë apo muzika me bas të lartë. “Mund të ndodhë kudo dhe nganjëherë i kam pesë resht. Nuk është kënaqësi – është bërë si torturë”, ka treguar Amanda.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Qielli i dashurisë do jete goxha i trazuar gjate kësaj dite dhe asgjë nuk do ndodhe ashtu si ju e kishit menduar. Debatet do jene te pafundme. Beqaret nuk duhet t’i dramatizojnë gjerat sepse edhe vetmia ka te mirat e veta. Duhet ende edhe pak durim. Shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes dhe maturi. Po u tunduar ndaj objekteve luksoze do ngeleni pa para.

Dite goxha e qëndrueshme dhe e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjerat do ecin ashtu si i kishit menduar dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqare do kenë një dite te qete dhe pa ndonjë takim impresionues. Gjithsesi fale miqve nuk do e ndieni vetminë. Ne planin financiar fati do jete me ju. Do arrini t’i zgjidhni te gjitha vështirësitë qe keni pasur.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Konfliktet ne jetën tuaj ne çift do marrin fund gjate kësaj dite dhe ju do i shihni gjerat me një sy tjetër. Toleranca dhe mirëkuptim do jene pikat me te forta. Beqaret do fillojnë shpejt një histori dashurie te mrekullueshme. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë shume rreziqe sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Shpenzoni me kujdes e maturi.

Dite goxha e qëndrueshme dhe mjaft e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i shprehni pa fund ndjenjat dhe gjithçka do iu duket si një ëndërr. Beqaret do pranojnë me ne fund te hedhin hapa me tej me një person qe kane disa kohe qe e njohin. Ne planin financiar situata do jete aq e mire saqë mund te kryeni edhe investimet e menduara.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 6

Kuriozitet: Përjeton 50 orgazma në ditë

3 9 4

6

7

5 9 4

Koha e fillimit _____:____

8

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Kjo dite do jete shume me e favorshme për beqaret sesa për ata qe ane tashme ne një lidhje. Nuk do mungojnë takimet interesante, por për disa do ketë edhe dashuri me shikim te pare. Nëse jeni ne një lidhje duhet te tregoheni me liberale dhe me tolerante me atë qe keni ne krah. Sektori i financave fatmirësisht do jete i animuar dhe aspak problematik.

PESHORJA (23/IX-22/X)

5

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

4

1

5

2

Ata qe kane pasur mosmarrëveshje kohet e fundit ka mundësi te kalojnë një krize goxha te vështirë gjate kësaj dite, ndërsa ata qe kane pasur një lidhje te qete do vazhdojnë te ndihen mire pranë atij qe dashurojnë. Beqaret do kenë takime impresionuese ne momentin qe me pak e presin. Ne planin financiar nuk është nevoja te rrezikoni aq shume për te përmirësuar situatën.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 155, 327, 449, 652, 725, 740, 785, 888. Numra me 4 shifra: 1025, 1861, 2569, 4152, 5517, 5965, 8515, 8869. Numra me 5 shifra: 01478, 05119, 06108, 12100, 14785,

22224, 52632, 55343, 57775, 60335, 63201, 71087, 75536, 85415, 85478, 85965. Numra me 6 shifra: 012563, 014785, 015478, 054094, 150215, 222514, 342524, 464452, 472596, 508290, 615271, 785965, 870144, 914151, 920918, 963215.

Dite mjaft e animuar dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do dëshironi aspak qe dita te mbaroje. Edhe për beqaret do jete dite premtuese dhe e mbushur me takime. Personat qe do iu joshin do jene mjaft te veçante. Me financat duhet te bëni shume kujdes. Nuk ka ardhur ende koha te kryeni shpenzime te mëdha.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Dite e mbushur me surpriza te këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni me se miri. Beqaret do jene shume te turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Ndryshoni sa me pare nëse nuk doni te mbeteni vetëm.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Mos luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot sepse ka rrezik te përballeni me probleme serioze me pas. E mira do jete te përkujdeseni me shume për lidhjen qe keni krijuar dhe te ndani se bashku çdo mendim. Beqaret do vazhdojnë te mbeten edhe sot vetëm. Financat do kenë disa vështirësi, por ato do kalojnë sa hap e mbyll sytë. Mos u shqetësoni!

AKREPI (22/X-21/XII)

Ne planin sentimental do keni fat sot dhe çdo gjë do shkoje ashtu si ju e keni dëshiruar. Ata qe janë ne një lidhje do e përforcojnë bashkëpunimin me partnerin dhe do iu japin zgjidhje problemeve qe iu kishin dale para. Beqaret do e gjejnë princin e tyre te kaltër dhe do ndihen me se miri për këtë fakt. Ne planin financiar nuk do keni as probleme dhe as surpriza.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Venusi do e mbroje nga çdo gjë jetën tuaj ne çift sot dhe do përjetoni emocione te fortave një mjedis plot ngjyra. Nga ana tjetër realizmi nuk do ju mungoje. Beqaret do kalojnë një dite me te bukur dhe me plot takime. D e kenë ata te drejtën e zgjedhjes. Ne planin financiar mos kërkoni ta përmirësoni situatën duke luajtur poker apo duke rrezikuar shume.

PESHQIT (20/II-19/III) Do jeni shume xheloze dhe posesive me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe do keni debate te forta. Ndryshoni sa me pare sjellje nëse nuk doni te keni probleme serioze. Beqaret do jene te shqetësuar për disa çështje familjare dhe nuk do mendojnë për dashurinë. Ne planin financiar do jeni me te qetes sepse situata do jete e qëndrueshme.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

10 prill

ditë që formësuan botën

1998

10.04.2014

15

Dandizmi është një varietet i gjenialitetit. - William Hazlitt

Paqe në Irlandën e Veriut Pas më shumë se tridhjetë vjetësh dhunë dhe dy vjetësh negociata, një marrëveshje që sundonte zgjidhjen e problemeve të Irlandës së Veriut u nënshkrua nga kryeministri Tony Blair dhe ai irlandez Bertie Ahern. Dokumenti mbulonte shumë çështje të kontestuara. Provinca do të rifitonte qeverinë e shpërbërë dhe një parlament i ri do të rizgjidhej. Institucione të reja ndërkombëtare me Irlandën e Veriut do të themeloheshin. Kushtetuta e Republikës do të ndryshohej dhe kërkesa e saj për sovranitet në Irlandën e

Veriut do të shfuqizohej. Ishte rënë dakord që forca policore e Irlandës së Veriut do të reformohej dhe trupat paraushtarake të çarmatoseshin. Partitë politike të Irlandës së Veriut në përgjithësi e mirëpritën këtë marrëveshje, por udhëheqësi i Partisë Sindikaliste Demokratike, Ian Paisley, e quajti tradhti. Pavarësisht, në një referendum të mbajtur në maj në të dyja anët e kufirit irlandez, marrëveshja u mbështet gjerësisht. Në qershor, kryetari i Partisë Sindikaliste Ulsteriane, Da-

vid Trimble, u bë kryeministri i parë i Irlandës së Veriut. Gati menjëherë lindën probleme. Polemika kyçe ishte çarmatimi i forcave paraushtarake. Sindikalistët akuzuan partinë republikane Sinn Fein, se nuk arriti të bindte Ushtrinë Republikane Irlandeze që të dorëzonte armët. Sinn Fein mohoi të kishte autoritet apo përgjegjësi për të bërë diçka të tillë dhe akuzoi britanikët se nuk arritën të çarmatosnin provincën. Me shkrirjen e Parlamentit për të tretën herë për këtë çështje, dukej se marrëveshja për paqe shpërbëhej.

Blitz

Flickr

96

Mijë pronarë shtëpish u paguan më pak se vlera e tyre për shkak të një të ashtuquajturi ‘gabimi administrativ”.

17

Mijë aplikime bënë të diplomuarit e nivelit bachelor për 350 vende stazhierësh te Goldman Sachs.

25 462

Dollarë është kostoja mesatare pas ndihmës financiare për të ndjekur një vit në NYU për një student nga një familje që bën 30 mijë dollarë në vit, ose më pak.

58

Është përqindja e maceve amerikane mbipeshë.

Foto: shpat Grajqveci Titulli: Tirana

Një përrallëz për djem të rritur Edion Petriti

Prusianëve, komb i qytetëruar, ua ka fort ënda përrallat, por më shumëve u shijon t’u rrëfejnë historinë e Mullirit të Johann Grävenitz-it. A e dini ju fëmijë historinë e mullirit që bluante kur t’i tekej? Po s’e ditët, ua rrëfej unë. Na ishte njëherë… një plak e një plakë do thoni ju? Jo, na ishte njëherë një mulli afër Potsdamit. Kur mbreti hidhte sytë nga dritaret e pallatit Sans Souci (“Pa Merak”, me një llaf ) mulliri ia prishte krejt pamjen. Fort i mërzitur, Frederiku II i Prusisë (se kështu e kishte emrin mbreti i një pallati kaq të mrekullueshëm në stilin rococo) shpuri njerëz të pyesnin për çmimin e mullirit. – Z’du më ’lla! As që bôhet fjalë me e shitë, qe përgjigja. U përpoqën e u përpoqën t’ia kthenin mendjen njerëzit e mbretit, por mullisi, mulliri i të cilit bluante kur t’i tekej, nguli këmbë si mushka: “S’e jap që s’e jap, vetëm nga inati!” I xhindosur, Frederiku dha urdhër që mulliri të zhdukej nga faqja e dheut. – Prijani kokën… këtij mullirit… d.m.th.

gazetamapo@gmail.com

ma prishni këtë mullirin e paligjëruar, – erdhi urdhri. – Dëgjo, – i tha Johann mullisi me duart kryq, ndërsa mullirin ia vinin përpara tulla-tulla, – ti mbret je, edhe mund të ma prishësh mullirin; por Prusia veç Zotit dhe mbretit, ka dhe ligje! – dhe e paditi Frederikun e shkretë në gjykatë. Çudi për t’u thënë, habi për t’u rrëfyer, gjykata vendosi të dënonte mbretin e gjorë, jo mullisin. Që jo vetëm ta ngrinte mullirin nga e para, por edhe të paguante një shumë të bukur për të larë dëmet. Megjithatë, Frederiku s’e vuri ujët në zjarr. Madje, u kujdes që fjalët e tij t’i shkonin në vesh mullixhiut. – Më bëhet qejfi që në mbretërinë time paska ligje të drejta dhe gjykatës që s’hanë ryshfet, – tha ai. Klasike kjo “tha ai”, po tani s’kemi ç’i bëjmë, s’i shpëtojmë dot! Po të gjithë ata lexues që s’janë në klasë të katërt, mund të venë buzën në gaz, dhe me të drejtë. Pasi e dinë se ngjarja, e rrëfyer brez pas brezi nga gojët e liga, ka ndodhur pak a shumë kështu:

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

– Ky mulliri do prishet! Cila është përgjigja jote p o h u e s e? – Si urdhëron! Më pas, erdhën revizionistët e historisë, arkitektët e peizazheve dhe thesartarët e mbretit që e ngritën mullirin e Johann-it nga e para, si e si t’u bënin qejfin pasardhësve të Frederikut. Këtyre të fundit, prishja e një mulliri të bukur gotik, shembull i rrallë i arkitekturës së pavend, u vinte damkën e barbarëve dhe shkatërruesve të trashëgimisë antike. Vendosën pra ta ngrinin nga e para, natyrisht me paratë e taksapaguesve prusianë. Të gjitha këto historitë me mullixhinj dhe mbretër e kanë nga një moral. Cili është morali, do thotë ndonjë nga ju, lexuesit e vegjël? Që jo të gjitha gënjeshtrat e bekuara me mullinj Prusie janë të vërteta. Me këto përrallat duhet patur shumë kujdes, se prej tyre s’del hiçgjë e mirë. Me kohë, versionet e rishkruara arrijnë të futen edhe nëpër librat e leximit të klasës së katërt, duke u ngatërruar mendjen madje edhe analistëve prusianë të shtypit.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 10.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.