10 mars mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Shlyerja e borxhit, ekonomistët: Pozitive, por efektet e paqarta Nga Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E shtunë, 10 mars 2014. Numër 1153. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Ekzekutim në Lazarat pas bllokimit të dy tonëve hashash Atentati i parë në Lazarat për prishjen e pazareve të drogës. Shpendi Basha, i skeduar për kultivim hashashi është gjetur i vrarë me tre plumba nga një bari. Policia, vështirësi për të hyrë në fshatin problematik për hetimin e atentatit. Dëshmia e vetme, ajo e bariut FAQE 3

I jepet lamtumira Ferdinand Ponit, PD: Iku kapiteni i pushtetit lokal Berisha: Poni është autori i modernizimit të sistemit të identifikimit të shqiptarëve, duke vendosur me përkushtim të madh sistemin më modern të kohës FAQE 6

Vret 3 vajzat pas divorcit: S’doja të jetonin në dëshpërim

Krimi makabër i Edlira Dobrushit, për shkak të depresionit pas braktisjes nga i shoqi. Edlira pranon krimin në spital: Nuk mundesha më! Babai i vajzave njoftohet në Durrës për tragjedinë dhe shpjegon marrëdhëniet me të shoqen. Postimet në Facebook të Simonës dhe nënës që i mori jetën. faqe 4-5

Paketa Antimafia, sot prova e 84 votave për mazhorancën Basha: Qeveria rrezikon statusin, PPE mbështeti politikat e PD

FAQE 6

op-ed / 10-11

Seanca e sotme në Kuvend do të jetë interesante për të parë nëse maxhoranca do të kapë shumicën prej 84 votash, që kërkon ndryshimi i Kodit Penal në pjesën për korrupsionin dhe gykimin e këtyre rasteve. Opozita ka paralajmëruar votën kundër

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Kryeministër apo Kryebashkiak i Republikës së Shqipërisë?

Një 25-vjeçar nga Lazarati, i skeduar nga policia lokale si “kultivues i hashashit”, u gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme në pikën më të lartë të qytetit

Kërcënimi i Islamit radikal në Kosovë; Alma Lama si ilustrim

tligjin tjetër për disa ndryshime në “Kodin e Procedurës Penale” ose siç njihet ndryshe si një nga dy projektligjet që përbëjnë të ashtuquajturën “paketa antimafie”. Por ndërsa për draftin e parë, pra atë për amnistinë opozita e ka dhënë “OK” e vet edhe gjatë miratimit në komisionet parlamentare, çka do të thotë që me shumë... Faqe 7

RENEA arreston “Ben Qimen”, Italia e kërkon për trafik droge Forcat RENEA arrestojnë për herë të dytë 45-vjeçarin nga Fieri, pas lirimit nga gjykata në 2009. Kërkohet nga Italia për trafik ndërkombëtar heroine

Zgjedhjet e 23 qershorit folën qartë. Shqiptarët koment Gentian Kaprata vendosën që z. Rama të ishte...

Emri i Alma Lamës, një lidere koment Stephen Schwartz politike feministe në Republikën...

Pas një jave pushim, rikthehet Kuvendi në seancë plenare, por kësaj here me një provë të vërtetë numrash në sallë. Në rendin e ditës së seancës së sotme ndërmjet të tjerave janë përfshirë dhe dy nisma ligjore që kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash për t’u miratuar. Bëhet fjalë për projektligjin “Për dhënie amnistie” dhe për projek-

të Gjirokastrës, pranë Kërcullës. Vrasja, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa trupi i pajetë u gjet rastësisht nga një bari i zonës. “Viktima, i plagosur dy vite më parë, ka humbur jetën e menjëhershme nga një plumb në kraharor”, -thuhet në një komunikatë të policisë lokale. Viktima është identifikuar si shtetasi Shpendi Basha me banim në fshatin... Faqe 3

Raporti

Dialog bulevardi

Konkurenca: Monopoli nuk po lejon fluturime të lira nga Shqipëria

FAQe 8

12

Harvardi sërish në krye, lista e 100 universiteteve më të mira në botë Times Higher Education shpall renditjen e

universitet universiteteve sipas reputacionit për vitin 2014. Tabela dominohet nga SHBA me 64 universitete dhe Britania

koment / 11

Faqe 16

Albert P. Nikolla

Fytyra politike e artit dhe ‘rasti Lubonja’ Studiuesi B. Groys në librin The total art of Stalinism shtron një pyetje mjaft të rëndësishme mbi mundësinë e ekzistencës së artit të mirëfilltë në komunizëm. Ai pohon se për shkak të pamundësisë për të krijuar në liri të plotë, është e vështirë të flitet për art të vërtetë nën diktaturë, megjithatë vë në dukje se arti ka aftësi shpërthyese edhe nën trysni. Studiuesi nxjerr një konkluzion: megjithëse diktatura nuk mundet ta keqpërdorë krejtësisht artin e vërtetë, ajo mund ta shfrytëzojë atë sidomos në cilësinë e veprimtarisë artistike. Revolucioni i Tetorit nuk premtoi vetëm çlirimin prej ‘skllavërisë borgjeze’ dhe një situatë më të mirë ekonomike, por edhe një botë ku komponentja estetike do të zinte një vend kryesor...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

Vret tre vajzat pas ndarjes nga i shoqi: Nuk doja të jetonin në dëshpërim kronikë:

Faqe 4

politikë/ Basha: Qeveria

rrezikon statusin, PPE mbështeti politikat e PD

Faqe 5

politikë/ Paketa Antimafia,

sot provae numrave për mazhorancën

Faqe 7

Nëse pjesa më e madhe e 27 miliardëve të parashikuar për tu lëvruar sëshpejti do të shkojnë për të shkyer kredi edhe pse kjo do ishte pozitive, paratë e lëvruara nuk do të kishin efekt në ekonominë e vendit.

Vetëm për vitin e parë janë parashikuar të kthehen 350 milion dollarë nga ky borxh dhe kjo është edhe arsyeja marrjes së një kredie nga FMN. Lista e bizneseve që do të marrin paratë u publikua dje nga qeveria që pritet të fillojë kështu lëvrimin e parave, por ndërsa kjo do të ndodhë efektet në ekonomi dhe rëndësia që do të ketë kthimi i këtyre parave janë të paqarta

Shlyerja e borxhit, ekonomistët: Pozitive, por efektet e paqarta Vladimir Karaj

S

hlyerja e borxheve që qeveria i kishte biznesit vendas është deklaruar që herët si një prej objektivave kryesorë të qeverisë. Borxhi, kryesisht ai i ndërtuesve të rrugëve dhe i mos kthimit pas të TVSH-së, ka qenë edhe një nga pikat kryesore të fushatës së PS po ashtu edhe një nga pikat kryesore ku qeveria ka mbështetur rimëkëmbjen e ekonomisë duke e cilësuar pagimin e borxhit si një injektim parash. Vetëm për vitin e parë janë parashikuar të kthehen 350 milion dollarë nga ky borxh dhe kjo është edhe arsyeja marrjes së një kredie nga FMN. Lista e bizneseve që do të marrin paratë u publikua dje nga qeveria që pritet të fillojë kështu lëvrimin e parave, por ndërsa kjo do të ndodhë efektet në ekonomi dhe rëndësia që do të ketë kthimi i këtyre parave janë të paqarta. Ekonomisti Zef Preçi thotë për Mapo se kthimi i borxhit nuk është diçka që qeveria duhet ta shënojë si sukses edhe pse kjo i kthen seriozitetin shtetit sipas tij reformat janë më të rëndësishme për të gjallëruar ekonominë. “Është diçka për tu parë pozitivisht”, thotë Preçi. Ai thekson sidoqoftë se për të parë ndikimin në ekonomi i duhet të shihet mënyre se si do të përdoren paratë. Nëse pjesa më e madhe e 27 miliardëve të parashikuar për tu lëvruar sëshpejti do të shkojnë për të shkyer kredi edhe pse kjo do ishte pozitive, paratë e lëvruara nuk do të kishin efekt në ekonominë e vendit. Efektet pozitive do të shiheshin nëse kompanitë që marrin këto para do t’i riinvestonin ato apo zgjeronin aktivitetin. Sasia e borxhit që shteti u ka privatëve, ndërkohë mbetet e paqartë, e paqartë po ashtu edhe koha në të cilën ky borxhë do të kthe-

het. Sidoqoftë prej ardhjes në pushtet shumica e ka përdorur atë thuajse në çdo debat dhe përballje politike. Kryeministri Edi Rama e ka përmendur borxhin e lënë pas prej qeverisë së kaluar, në shumicën e fjalimeve të tij në kuvend dhe sa herë i është adresuar çështjeve ekonomike në replike me ish-kryeministrin Berisha. Shumica e ka parë këtë borxh, që sipas saj nuk reflektohej në borxhin publik, si një prej problemeve kryesore të ekonomisë shqiptare, duke argumentuar me krijimin e një zinxhiri borxhesh që bllokonin aktivitetet ekonomike në vend. Fillimi i shlyerjes së këtij borxhi do të jetë edhe prova e ndikimit të tij në ekonominë e vendit. Përfaqësues të biznesit edhe pse e kanë vlerësuar si hap pozitiv shlyerjen e borxheve, janë shprehur skeptikë për kohën që kjo do të marrë duke theksuar se ajo është mjaft e gjatë. Përfaqësuesi i Unionit të Dhomave të Tregëtisë, Ilir Zhilla tha për TVKlan se shuma që do japë FMN si këst i parë zgjidh një pjesë të vogël të problemit, ndërsa vuri theksin te koha e gjatë e shlyerjes së detyrimeve. Ndërkohë Ministria e Financave shef te shkyerja e borxhit edhe një mundësi të përmirësimit të situatës së bankave në vend dhe uljen e normës së kredive të këqija. “Rritja e kredive me probleme ka sjellë

Shumica e ka parë këtë borxh, që sipas saj nuk reflektohej në borxhin publik, si një prej problemeve kryesore të ekonomisë shqiptare, duke argumentuar me krijimin e një zinxhiri borxhesh që bllokonin aktivitetet ekonomike në vend. Fillimi i shlyerjes së këtij borxhi do të jetë edhe prova e ndikimit të tij në ekonominë e vendit.

Pagesa me borxh të huaj është problematike dhe për faktin se ndër bizneset ekzistojnë një pjesë e tyre që janë klienteliste dhe joeficente. Kjo do të thotë se efekti pozitiv do të ketë një shtrirje dhe një kohë më të shkurtër”, shkruan Florjan Salaj për Mapo.

stepjen e bankave për të kredituar ekonominë, por drejtuesit e bankave u shprehën optimistë se nisja e pagesave nga qeveria për projekte që presin me vite shlyerjen e detyrimit do të çlirojë sistemin. Sipas bankave, shlyerja e borxheve të vjetra do t’i japin një frymëmarrje ekonomisë, ndërsa përfshirja e FMN-së në këtë proces e bën Shqipërinë më të besueshëm në sytë e ndërkombëtarëve. Drejtuesit e bankave u shprehën me optimizëm për nënshkrimin e marrëveshjes me FMN duke e vlerësuar atë si rritje e konfidencës ndaj ekonomisë”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie në lidhje me borxhin. Ndërkohë mbetet e paqartë shifra që do të paguhet si pjesë e këtij borxhi. Në njoftimin e bërë për mediat qeveria thotë se do të paguaj vetëm ata që kanë fatura për shpenzimet, ndërsa shifrat e borxhit kanë variuar prej më shumë se 700 milionë dollarëve të përmendur nga kryeministri Edi Rama, në 470 milionë sipas Ministrisë së Financave. Ndërkohë që në buxhet është parashikuar të shlyhen brenda këtij viti 350 milionë dollarë. Ekonomistët nuik janë të sigurt për efektet në ekonomi të kësaj ndërmarrje që përfshine dhe marrje të borxheve nga jashtë për të shlyer ato të brendshme. “Ndërmarrjet në borxh duhen ndihmuar padiskutim për t’i dhënë limfë sistemit ekonomik, por efektet pozitive të shlyerjes së borxhit do të jenë afatshkurtra, nëse ekonomia nuk rimëkëmbet dhe nuk i përgjigjet këtij stimuli. Pagesa me borxh të huaj është problematike dhe për faktin se ndër bizneset ekzistojnë një pjesë e tyre që janë klienteliste dhe joeficente. Kjo do të thotë se efekti pozitiv do të ketë një shtrirje dhe një kohë më të shkurtër”, shkruan Florjan Salaj për Mapo.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

10.03.2014

3

sulmi

Dy shpërthime në Fushë-Krujë, arrestohet i dyshuari Dy shpërthime me eksploziv janë regjistruar duke u gdhirë e diela në dy zona të ndryshme të Fushë Krujës. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet që ishte parkuar në oborrin e një banese private në lagjen “Adem Gjeli”, e cila rezulton në pronësi të shtetases Mereme Shele, ndërsa shpërthimi tjetër ka ndodhur pak minuta më vonë në murin rrethues të banesës së biznesmenit David Zogu në Larushkë. Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa policia arrestoi autorin e dyshuar të sulmeve. Sipas policisë, i dyshuari për dy sulmet me tritol të ndodhura mbrëmjen e së shtunës duke u gdhirë e diela është shtetasi Ilir Hyska. Ai u arrestua në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe pas marrjes në pyetje ka pranuar vendosjen e tritolit në automjetin e shtetases Mereme Shele dhe në murin e banesës së biznesmenit David Zogu. Të dyja këto ngjarje sipas policisë kanë patur si motiv çështjet e pronësisë mes të dyshuarit dhe personave që u janë vendosur lëndë eksplozive. Policia ka ushtuar kontroll në banesën e të dyshuarit, por mësohet se nuk ka gjetur elemente që e lidhin e atë me dy shpërthimet e ndodhura në orët e vona në Fushë Krujë.

Atentat në Lazarat, vritet 25-vjeçari pas bllokimit të dy tonëve hashash Shpendi Basha, i skeduar për kultivim hashashi është gjetur i ekzekutuar në pikën më të lartë të Gjirokastrës, nga një bari. Policia dyshon se krimi ka lidhje me prishjen e pazareve për drogën, pas bllokimit të 2 tonëve hashash në Durrës Telnis Skuqi

Një 25-vjeçar nga Lazarati, i skeduar nga policia lokale si “kultivues i hashashit”, u gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme në pikën më të lartë të qytetit të Gjirokastrës, pranë Kërcullës. Vrasja, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa trupi i pajetë u gjet rastësisht nga një bari i zonës. “Viktima, i plagosur dy vite më parë, ka humbur jetën e menjëhershme nga një plumb në kraharor”, -thuhet në një komunikatë të policisë lokale. Viktima është identifikuar si shtetasi Shpendi Basha me banim në fshatin Lazarat, ndërsa dyshohet se vrasje mund të ketë ndodhur për pazaret e prishura të drogës. Sipas burimeve të policisë lokale mësohet se 25-vjeçari është qëlluar nga një pistoletë e kalibrit të vogël në distancë të afërt. Policia tha se viktima njihet si kultivues i hashashit në Lazarat, ndërsa prej dy

vitesh, 25 vjeçari ishte gjymtuar në këmbë, pasi i shpëtoi mrekullisht një atentati. “Ende herët të zbardhësh motivet e ngjarjes, por mendohet se kemi të bëjmë me prishjen e pazareve të hashashit”, -thanë burime të policisë lokale. Dyshohet, se viktima ishte implikuar në transportimin e dy tonëve hashash, lëndë narkotike e bllokuar dje pranë Gjirit të Lalzit në Durrës. “Nga hetimet paraprake rezulton se Basha ishte implikuar direkt me transportin e hashashit drejt Durrësit. Mendohet se vrasësi dhe viktima kanë debatuar gjatë në pikën turistike të Kërcullës”, -thotë një burim i policisë. I njëjti zyrtar nënvizoi se në trupin e viktimës nuk u gjet asnjë shenjë dhune. Paraprakisht policia thotë se pista kryesore e hetimit të ngjarjes është ajo e vrasjes për shkak të pazareve të prishura të drogës që kultivohet në

Paraprakisht policia thotë se pista kryesore e hetimit të ngjarjes është ajo e vrasjes për shkak të pazareve të prishura të drogës që kultivohet në Lazarat, pasi viktima njihej si kontigjent nga policia.

Lazarat, pasi viktima njihej si kontigjent nga policia. “Viktima ka qenë kontigjent i policisë. Dy vite më parë, ai është plagosur në një atentat”, tha një zyrtar i policisë lokale. Sipas të njëjtave burime mësohet se deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia e Gjirokastrës nuk kishte marrë asnjë dëshmi për ekzekutimin e 25-vjeçarit. Kjo dhe për faktin se blutë e Gjirokastrës e kanë tepër të vështirë të hyjnë në fshatin Lazarat, aty ku banonte dhe viktima. E vetmja dëshmi është ajo e personit që ka gjetur trupin e pajetë, i cili ka sqaruar për policinë si ka gjetur kufomën e 25-vjeçarit. Pas vrasjes, policia ka nisur të verifikojë konfliktet e mundshme të 25-vjeçarit, i cili dy vite më parë është plagosur me plumb në këmbë në një atentat. Nga verifikimet e policisë rezulton se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është dënuar nga

Arrestohet “Ben Qimja”, Italia e kërkon për trafik droge Forcat RENEA arrestojnë për herë të dytë 45-vjeçarin, pas lirimit nga gjykata në 2009. Kërkohet nga Italia për trafik ndërkombëtar heroine RENEA arrestoi Arben Isufajn, një ndër personat më të kërkuar të drejtësisë italiane, i njohur me noftën “Ben Qimja”. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit, që tha se arrestimi është bërë për llogari të autoriteteve italiane. Arben Isufaj është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, për akuza nga më të rëndat. Në vitin 2009, Gjykata e Tiranës e la të lirë atë për mungesë provash. Prokuroria e akuzoi për vrasjen e Pirro Koçiut në vitin 2002 dhe pretendonte se kishte gje-

tur një shenjë gishti në pistoletën që ekspertët gjetën pranë kufomës. Gjykata e dërgoi këtë provë jashtë shtetit për ekspertizë, por nuk u vërtetua se personi që qëlloi mbi Koçiun ishte Isufaj. Kështu, ai u la i lirë dhe prej asaj kohe, nuk kishte asnjë llogari të hapur me drejtësinë në Shqipëri. Nga ana tjetër, një urdhër-arresti ndërkombëtar ishte lëshuar për të nga Interpol Roma që prej vitit 2010, pasi Gjykata e Torinos kishte vendosur masën e arrestit me burg për trafikun e drogës. Arrestimi i djeshëm i “Ben Qimes” është kërkuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, dhe për këtë shkak, efektivë të forcave speciale të Policisë së Shtetit, ndërhynë për të kryer arrestimin e tij, dhe më pas për të nisur dosjen e tij me qëllim ekstradimi të tij në drejtim të Italisë. Ai akuzohet për trafikim të drogës, që kishte si origjinë Af-

ganistanin dhe si linjë tranziti Turqinë dhe Shqipërinë drejt Italisë. Sipas hetuesve, sasitë e trafikuara ishin me qindra kilogramë dhe arrestimi i anëtarëve të bandës u mundësua pas përgjimeve që Antimafia italiane u bëri telefonave të tyre. Arrestimi i Arben Isufajt vjen si pjesë e marrëveshjes mes Drejtorëve të Përgjithshme të Policisë italiane e shqiptare, ku parashikohet kapja e 100 njerëzve më të kërkuar nga drejtësia. Po kështu, kjo marrëveshje mësohet se kishte pjesë të saj edhe shtimin e shkëmbimit të informacionit mes palëve, për persona të rrezikshëm apo për grupe të ndryshme kriminale, kryesisht ato të trafikut të drogës. Deri më tani, janë arrestuar 3 persona, ku Foto Dashi, u kap para një jave, pasi kërkohej për trafik droge nga Italia. D.Biçaku

gjykata. Kjo është vrasja e parë në Lazarat, që sipas policisë dyshohet se lidhet me pazaret e prishura të drogës. Ndërsa pak ditë më parë në Durrës u shënua një krim i dyfishtë po për këtë motiv, pasi një i ri vrau dhe më pas dogji dy persona, të cilëve do t’u shiste një sasi prej 74 kilogram hashash të marrë në Lazarat. Lazarati është kthyer në problem dhe fenomen shqetësues jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinj, Itali dhe Greqi. Sipas të dhënave nga Guradia di Financa, në Lazarat kultivohet hashash me një vlerë marramendëse në tregun perëndimor. Kultivimi i hashashit në Lazarat u shfaq për herë të parë në vitin 2003, ndërsa një vit më parë u prodhua mbi 900 ton hashash. Sipas statistikave të zyrtare nga Policia e Shtetit, vitin e kaluar u bllokuan rreth 15 ton, vetëm një përqind e prodhimit total.


4

në fokus

3

Edlira Dobrushi, 38-vjeçarja shqiptare pranoi para karabinierëve krimin makabër të vrasjes me thikën e kuzhinës të tre vajzave të saj. Masakra ndodhi në periferi të Leccos, duke tronditur mbarë Italin

Vajzat e familjes Dobrushi, Simona 13-vjeç, Keisi, 10 dhe e vogla Sidni u gjetën pajetë, në një shtrat ku i kishte vendosur e ëma. Kjo e fundit pranoi në polici se ishte ajo autore e krimit makabër, që tronditi dy vendet

Tragjedia shqiptare Vret tre vajzat pas ndarjes nga i shoqi: Nuk doja të jetonin në dëshpërim Edlira Dobrushi, 38-vjeçarja shqiptare që jetonte në Lecco vret tre vajzat e saj, 3, 10 dhe 13 vjeç. Dyshimet për këtë masakër: ndarja nga bashkëshorti, Bashkim Dobrushi, por edhe depresioni i pakuruar asnjëherë. Edlira pranon krimin në spital: Nuk mundesha më Itali “I vrava unë. Nuk doja që të jetonin një jetë në dëshpërim”. Edlira Dobrushi, 38-vjeçarja shqiptare pranoi para karabinierëve krimin makabër të vrasjes me thikën e kuzhinës të tre vajzave të saj. Masakra ndodhi në periferi të Leccos, duke tronditur mbarë Italinë, ndërsa viktima të nënës së tyre mbetën Sidni 3 vjeç, Kesi 10-vjeç dhe Simona 13 vjeçare. Gruaja u gjet në shkallët e apartamentit me plagë në duar dhe në fyt, ndërsa pranoi krimin makabër ndërsa po merrte ndihmën e shpejtë në spital. «Jam vetëm. Nuk më ndihmon askush. Nuk mundesha më”, -ka mërmëritur Edlira në duart e mjekëve. Frika për të ardhmen e vajzave, pas ndarjes nga burri, një depresion ndoshta i pakuruar kurrë ose gjendja e rëndë psikologjike nga divorci janë disa nga shkaqet që mund të kenë çuar 38-vjeçaren drejt këtij vendimi tragjik. Gjatë 2 muajve të fundit, Bashkim Dobrushi, rezident prej 15 vitesh në Itali, flinte tek banesa e të vëllait në Lecco. Ai punonte si mekanik në një fabrikë të zonës, ndërsa dje ai sapo kishte mbërritur në Shqipëri. Babai i tre vajzave u njoftua për ngjarjen në portin e Durrësit, ndërsa pranoi se e shoqja me të cilën ishte divorcuar në shkurt, vuante nga depresioni. Bashkim Dobrushi kishte kërkuar dy javë leje për të vizituar nënën e tij në një fshat të thellë në Kukës, të cilës do t’i shpjegonte arsyet e ndarjes nga e Edlira. Ndërkohë, të afërm të tij bënë me dije se ai kishte krijuar një lidhje të re në Itali. Autoritetet italiane u njoftuan për krimin nga fqinjët e familjes shqiptare, të cilët kishin dëgjuar thirrjet e vajzave për ndihmë, teksa përpiqeshin t’i shmangeshin përpjekjeve të nënës së tyre për t’i goditur me thikë. Kur

mbërritën në apartamentin e vogël ku jetonte Edlira Dobrushi, karabinierët u përballën me një skenë horror, pasi gjithçka ishte mbuluar në gjak. Ndërsa 38-vjeçarja, me plagë në duar e qafë ishte në gjendje shoku, e shtrirë përpara portës së banesës. Tre vajzat u gjetën të vdekura në krevatin ku nëna e tyre i kishte vendosur pasi i kishte vrarë. Më pas, Edlira ka tentuar të vrasë edhe veten, por policia e ka gjetur në gjendje shoku dhe e ka dërguar në spital. Mediat italiane raportojnë se dy prej vajzave janë vrarë në gjumë, ndërsa më e madhja është munduar më kot t’i shpëtojë marrëzisë së të ëmës. Ajo është përpjekur të vetëmbrohet, por goditjet e thikës i kanë marrë jetën. Fqinja e familjes Dobrushi në Lecco të Italisë shpreh tronditjen për këtë tragjedi të rëndë. “Jam e tmerruar, nuk arrij ta kuptoj këtë çmenduri. I njihja shumë mirë dy vajzat e mëdha, pasi i shoqëroja në shkollë”,-tregon ajo ende nën shock. Fqinja tregon se familja shqiptare banonte aty prej 4-5 vitesh dhe nuk kishin krijuar asnjëherë probleme. “Ishin një familje krejt normale nëse nuk do të kishte ndodhur ndarja mes të dyve, gjë që në fakt u ndodh shumë vetëve”,-shton ajo. Për krimin tronditës ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Alfano, i cili ka thënë fillimisht se autori i këtij krimi do të qëndronte gjithë jetën pas hekurave. Por kur është mësuar e vërteta e masakrës, ai ka shprehur tronditjen e tij për këtë tragjedi. Nga hetimet e deritanishme, autoritetet italiane e kanë shpjeguar këtë krim të paimagjinueshëm me problemet psikologjike të Edlira Dobrushit, të rënduara këto edhe për shkak të divorcit me të shoqin. Nga ana tjetër, familjarët e Bashkim Dobrushit ka-

Sidni 3 vjeç, Kesi 10-vjeç dhe Simona 13 vjeçare

Frika për të ardhmen e vajzave, pas ndarjes nga burri, një depresion ndoshta i pakuruar kurrë ose gjendja e rëndë psikologjike nga divorci janë disa nga shkaqet që mund të kenë çuar 38-vjeçaren drejt këtij vendimi tragjik në pohuar dje se Gjykata ia kishte caktuar babait kujdestarinë e fëmijëve. “Gjykata ia kishte caktuar atij kujdestarinë. Edlia i mori duke përfituar nga mungesa e Bashkimit.”shprehen të afërmit, duke bërë të ditur se trupat e pajetë të vogëlusheve do të sillen në Shqipëri.

të afërmit

Vëllai i Bashkimit: Tragjedia, jo për gjendjen ekonomike Hamid Dobrushi, vëllai i Bashkim Dobrushit shprehet i tronditur për humbjen e tre mbesave. Në një intervistë për News 24, ai tha se familja kishte vetëm dy muaj që ishte në dijeni për ndarjen e Bashkimit nga Edlira. “Jemi shumë të tronditur nga kjo ngjarje. Nuk dinim që vëllai kishte probleme me gruan. Vëllai vinte shpesh në Shqipëri, vajzat bënin pushimet gjithmonë në Kukës. Vetëm 2 muaj më parë kemi marrë vesh se ata janë të divorcuar. Bashkimi dhe Edlira jetonin në Itali prej 15 vitesh. Ata janë njohur në Durrës, pasi Edlira është nga Durrësi dhe Bashkimi në atë kohë punonte atje. Nuk e dimë as arsyen e ndarjes së tyre”, thotë Hamid Dobrushi. Familjarët thonë se nuk besojnë se gjendja e tyre ekonomike të ishte shkak për kryerjen e këtij krimi. “Gjendja ekonomike ishte shumë e mirë. Besojmë se mund të ketë qenë shkak ndonjë xhelozi e mundshme e çiftit. Edlira madje ishte një zonjë grua, aq e përkushtuar ndaj vajzave sa nuk arrijmë ta besojmë dot këtë që ka ngjarë”, -thanë familjarët e Dobrushit.

Nëna e Edlirës: Ime bijë në depresion nga aborti dhe konfliktet Atlije Çopa tregon se e bija kishte humbur fëmijën e katërt gjatë punës, ndaj edhe ishte në depresion. “Bashkimi po fejohej me një vajzë tjetër” Nëna e Edlira Dobrushit pohoi dje për mediat se e bija vuante nga depresioni. E rënduar nga tragjedia e rëndë, Atlije Çopa tha se Edlira dhe i shoqi kishin pasur probleme të mëdha ekonomike

dhe sociale, ndërsa gjendja e saj ishte rënduar edhe më tepër nga një abort i padëshiruar. “Vajza ime ka një sëmundje të rëndë në mëlçi. Pasi u operua, ajo punonte për të mbajtur fëmijët. Nga puna e rëndë, Edlira humbi fëmijën e katërt. Humbja e fëmijës së katërt e çoi vajzën time në depresion”, -thotë Atlija, ndërsa nuk mban dot lotët. Ajo ka shtuar më tej se dy bashkëshortët kishin një konflikt për një tokë të blerë në Rrashbull, ndërsa shton se Bashkimi ishte kthyer në Shqipëri

për t’u fejuar me një vajzë tjetër. “Konflikti u agravua me blerjen e një 1 dynymi tokë në Rrashbull dhe vëllezërit e burrit, nuk e linin që të ndërtonte shtëpi. Vajza pagoi 20 mijë euro dhe do të ndërtonte shtëpinë e saj. Pas sherrit u ndanë, Edlira jetonte vetëm me vajzat”, thotë nëna e saj. “Kjo që e gjeti vajzën time, sherret për atë tokë, i shoqi që nuk e mbështeti… Zoti e faltë për çka ka bërë, sa ka vuajtur vajza ime”-thotë nëna e saj, pa mundur të shtojë asnjë fjalë tjetër.

“Vajza ime ka një sëmundje të rëndë në mëlçi. Pasi u operua, ajo punonte për të mbajtur fëmijët. Nga puna e rëndë, Edlira humbi fëmijën e katërt.


2

në fokus

Muajt e fundit, Bashkim Dobrushi nuk jetonte me familjen, por flinte tek i vëllai. Divorci ishte kryer në shkurt, ndërsa familjarët e Edlirës pretendojnë se ai po fejohej me një vajzë të re. Burri pranoi se ishte ndarë nga e shoqja që vuante nga depresioni

15

Gazeta MAPO

Vite kishte çifti Dobrushi që jetonte në Itali. 4-5 vitet e fundit ata ishin vendosur në një apartament të vogël në Lecco, ndërsa fqinjët i përshkruajnë si familje normale. Ndarja mes bashkëshortëve mendohet të jetë shkaku i ngjarjes

10.03.2014

20

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

5

Mijë euro të familjes Dobrushi ishin investuar për të blerë një sipërfaqe toke në periferi të Durrësit. Nëna e Edlirës thotë se ata ishin në konflikt me vëllezërit e tjerë, të cilët nuk donin që ata të ndërtonin shtëpi në këtë truall

krimi

Ndërtesa ku banonte Edlira Dobrushi me tre vajzat e saj

Policia në vendin e ngjarjes

Edlira Dobrushi

Fqinja e familjes Dobrushi në Lecco të Italisë shpreh tronditjen për këtë tragjedi të rëndë. “Jam e tmerruar, nuk arrij ta kuptoj këtë çmenduri. I njihja shumë mirë dy vajzat e mëdha, pasi i shoqëroja në shkollë”,-tregon ajo

Edlira Dobrushi me njërën nga vajzat

Sherri për muzikën, klienti vret pronarin e lokalit Pronari i një lokali në zonën e ish- Bllokut mbeti i vrarë mëngjesin e djeshëm, pak metra larg lokalit të tij, pasi u godit disa herë me thikë. Policia arrestoi pak kohë më vonë autorin e krimit, ndërsa atij iu bllokuan në cilësinë e provës materiale disa rroba të gjakosura, që i kishte ende veshur. Elton Pojana, 36 vjeç, banues në rrugën “Vaso Pasha” mbeti Autori i krimit, Marjon Tufa i vrarë, pasi mori disa plagë të rënda në bark dhe në trup nga goditjet me thikë të Marjon Tufës, 29 vjeç, banues po ashtu në zonën e ish- Bllokut. Policia gjeti edhe armën e krimit, një thikë e cila ishte hedhur nga autori i krimit, pasi kishte goditur disa herë me të Pojanën. Disa dëshmitarë thanë se tri ditë më parë, Pojana kishte debatuar me autorin e dyshuar të vrasejes, për shkak se ky i fundit kishte kërkuar që të ulej volumi i muzikës në lokal nga pronari i lokalit. Pasi të dy kishin debatuar mes tyre, aty mësohet se kishte mbërritur edhe policia. “Do ta zgjidhim këtë punë, po pa problem”,- mësohet të ketë thënë autori i krimit, nëpër njerëz ndërsa ishte larguar, atë natë pas konfliktit për muzikën. Dëshmitarë të ndryshëm thanë se bashkë me autorin e krimit, kishte qenë edhe një person tjetër që thoshte shpeshherë se ishte polic. Dy ditë pas konfliktit, autori i krimit, ashtu siç vinte çdo ditë apo mbrëmje në lokalin e Pojanës, mbërriti aty për të pirë një birrë. Madje, dëshmitarët thanë se edhe të shtunën në mesnatë, duke u gdhirë dita e djeshme, Tufa kishte pirë një birrë, të cilën ia kishte dhënë vetë pronari i lokalit. Në mëngjes, kur ora sapo kishte hyrë 4, Pojana u thirr jashtë nga autori i vrasjes, vetëm pak metra nga lokali i tij. Pas një debati të shkurtër mes tyre, Tufa goditi disa herë me thikë Eltonin. Policia mbërriti me shpejtësi në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet dhe shoqëruar disa dëshmitarë. menjëherë ata kryen një kontroll në banesën e Tufës, i cili ishte edhe i dyshuari kryesor pas krimit. Policia i gjeti atij elementë dhe prova që faktonin krimin, ndërsa ai u arrestua në flagrancë me akuzën e vrasjes me paramendim. Ndërkaq, policia mësohet se ka shoqëruar edhe një person tjetër, i njohur si mik i Tufës, për të dhënë dëshminë e tij si dhe për të sqaruar pozicionin e tij në këtë ngjarje.

Ëndrrat e Simonës, vajzës 13-vjeçare të vrarë nga e ëma Simona Dobrushi jepte përgjigje të zgjuara në rrjetet për adoleshentë dhe dëshironte që një ditë të jetonte në New York apo Los Angelos. I ati, njeriu me të cilin fliste më shumë në telefon. Postimi i Edlirës: Vajzat janë e gjithë forca ime “Nëse do të ishit një bujk, çfarë do të kultivonit? Tru; do t’u hynin shumë në punë”. Simona Dobrushi, më e madhja e vajzave të vrara nga e ëma ishte vetëm 13 vjeç, por shumë e zgjuar për moshën e saj. Kështu i përgjigjej ajo në një site për adoleshentë. Në këtë rrjet, njësoj si edhe në Facebook, vajza nuk ishte regjistruar me emrin e vërtetë, por si Simona Gomez, për nder të aktores Selena Gomez, që e kishte idhull bashkë me Justin Bieber. Simona jepte gjithnjë përgjigje të mençura në rrjetet virtuale të adoleshentëve. Pyetjes “ Si mund të dallosh një njeri të mirë nga një i keq” ajo i përgjigjej: Si ia bën për të dalluar një ushqim të mirë nga një i keq? Duke e provuar, apo jo. Pra, duhet në fillim ta njohësh atë person, para se ta gjykosh. Babai në telefon

Një vajzë e zgjuar, që nuk binte pre e provokimeve në rrjetet sociale, Simona Dobrushi ishte një vajzë si shumë të tjera. Dëgjonte muzikë dhe luante në kompjuter, por ishte edhe një e re me një ëndërr: të largohej nga periferia, ndoshta për të jetuar një ditë në New York, Los Angeles, Las Vegas a Londër. Nga ato vajza që nuk kishte turp të tregonte se personi me të cilin fliste më shpesh në telefon ishte babai i saj dhe

frika më e madhe ishte humbja e njerëzve të dashur. Një 13-vjeçare e vendosur, që pavarësisht se ç’i kishte rezervuar e ardhmja dëshironte që të realizonte ëndrrat e saj. Në Facebook, kushërira e regjistruar si Olivia e kujton sot kështu: «Ishe kushërira më e mirë në botë. Si munde të më braktisësh në këtë m… ç’të keqe bëre, që të ndodhi kjo? Më mungon që tani”-shkruan ajo. Mediat italine kanë raportuar edhe mbi postimet e Edlira Dobrushit në Facebook. Më pak se një javë nga krimi i rëndë, ajo shkruante se: “vajzat janë e gjithë forca ime”. Një tjetër postim i saj, i shkruar më 25 shkurt në Facebook nuk mbeti jashtë komenteve të medias italiane. “Kujtonu gjithnjë se nuk është thika që plagos, por dora që e mban”. Nuk kishte shumë kohë që Edlira ishte në Facebook. Përveç imazheve të saj dhe punëve që bënte me dorë si çentro apo çanta, vajzat ishin protagoniste absolute të profilit të saj. Edlira Dobrushi u arrestua dje nga policia italiane, pasi pranoi se ishte ajo autorja e krimit të rëndë. Gruaja po kalonte një periudhë të vështirë për shkak të braktisjes nga i shoqi, ndërsa familjarët e saj ishin në dijeni të problemeve të saj depresive.

Ministri i Brendshme

Alfano: Trishtim i pamatë për ngjarjen e rëndë

Një vajzë e zgjuar, që nuk binte pre e provokimeve në rrjetet sociale, Simona Dobrushi ishte një vajzë si shumë të tjera. Dëgjonte muzikë dhe luante në kompjuter, por ishte edhe një e re me një ëndërr: të largohej nga periferia, ndoshta për të jetuar një ditë në New York, Los Angeles, Las Vegas a Londër.

Ministri i Punëve të Brendshme, Angelino Alfano reagoi menjëherë pas krimit makabër, ende pa u zbardhur autorësia e tij. “Nuk do t’i lëmë shteg vrasësit. Italia nuk mund vetëm të qajë viktimat, por duhet të ndjekë e të gjejë vrasësin”-tha ai në një intervistë për mediat, kur ende nuk ishte zbardhur dinamika e krimit. Ai bëri të ditur se shpejt do të organizojë një mbledhje me autoritetet më të larta të policisë. Më pas, në një koment të një rrjeti social, ministri shton se ndjen një trishtim të pamatë për ngjarjen. Edlira Dobrushi ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe të policisë, ndërsa mendohet se depresioni i thellë e ka shtyrë atë drejt krimit të paimagjinueshëm. Gruaja shqiptare ka tentuar të vrasë edhe veten, pasi në momentin e arrestimit ka pasur plagë në fyt dhe në duar.


6

fokus

ngjarje e ditës

DitarI

Basha merr vlerësime në PPE për punën e deritashme të PD-së në opozitë ndërsa konfirmon se vendet anëtare mbështesin pa kushte integrimin e Shqipërisë në BE

Basha: Qeveria rrezikon statusin, PPE mbështeti politikat e PD Basha pas takimeve në PPE: “Mesazhi nga kryetarët e qeverive të shteteve anëtare dhe drejtueseve të institucioneve europiane të pranishëm në këtë kongres ishte i qartë dhe pa ekuivok. Me frymën e saj antikushtetuese, me goditjet e njëpasnjëshme kundër institucioneve të pavarura dhe tentativës për t’i kapur ato, me goditjet ndaj administratës publike dhe në tërësi frymën e konfliktualitetit që ka injektuar në marrëdhëniet me opozitën, qeveria rrezikon seriozisht statusin në qershor” TIRANË Jean-Claude Juncker është emri i

miratuar nga kongresi i PPE-së (Partisë Popullore Europiane) për të qënë kandidat për President i Komisionit Europian. Ai u miratua më shumicë votash, ndërsa një urim të drejtpërdrejtë për sfidën e re z.Juncker e ka marrë edhe nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i pranishëm në punimet e kongresit të PPEsë. Vetë Basha, pasi i përcolli urimet z.Juncker, theksoi se qeveritë mike të përfaqësuara në PPE mbështesin pa rezerva perspektivën europiane të Shqipërisë. “Është e qartë se institucionet e BEsë, qeveritë mike të përfaqësuara në PPE mbështesin pa rezerva perspektivën europiane të Shqipërisë, mbështesin pa asnjë paragjykim ecjen përpara të Shqipërisë drejt statusit të vendit kandidat

por edhe drejt hapjes së negociatave. Pengesa e vetme është arritja e standardeve të kërkuara, pengesa e vetme është ruajtja e standardeve të arritura më parë. Nga ana tjetër pati një vlerësim të njezëshëm për rolin konstruktiv që PDja po luan në opozitë në mbrojtje të vlerave të demokracisë, të shtetit ligjor, në mbrojtje të institucioneve, në mbrojtje të perspektivës europiane dhe po kështu një vlerësim pozitiv për politikën e ndjekur nga PD-ja për mbështetjen pa kushte të integrimit europian të vendit“, - tha Basha. Sipas njoftimit zyrtar të PDsë, drejtues të shteteve dhe qeverive anëtare të BE dhe institucioneve të BE shprehën shqetësimin “për veprimet antidemokratike të ndërmarra nga qeveria në këto 6 muaj”. “Mesazhi nga kryetarët e qeverive të shteteve anëtare dhe drejtueseve të institucioneve europiane të pranishëm në këtë kongres ishte i qartë dhe pa ekuivok. Me frymën e saj antikushtetuese, me goditjet e njëpasnjëshme kundër institucioneve të pavarura dhe tentativës për t’i kapur ato, me goditjet ndaj administratës publike dhe në tërësi frymën e konfliktualitetit që ka injektuar në marrëdhëniet me opozitën, qeveria rrezikon seriozisht statusin në qershor. Jo vetëm kaq, por kjo sjellje e cila konsiderohet se po zhbën disa standarde të arritura tashmë në Shqipëri po rrezikon imazhin e Shqipërisë dhe progresin e gjithanshëm të Shqipërisë në raport me aspiratën e saj për integrim ne BE”, - u shpreh Basha pas takimit me drejtues të qeverive anëtare të BE-së dhe institucioneve europiane. Në njoftimin e PD-së thuhet gjithashtu se Basha ka marrë përgëzime për përpjekjet e drejta të Partisë Demokratike në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit ligjor nga Joseph

Kryetari i PD-së mori pjesë gjithashtu edhe në konferencën “Ballkani Perëndimor në BE, perspektiva dhe sfida“ ku theksoi nevojën për angazhim dhe fokus të vazhdueshëm për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve demokratike në Ballkanin Perëndimor

Daul, kryetari i PPE. Kryetari i PD-së mori pjesë gjithashtu edhe në konferencën “Ballkani Perëndimor në BE, perspektiva dhe sfida“ ku theksoi nevojën për angazhim dhe fokus të vazhdueshëm për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve demokratike në Ballkanin Perëndimor dhe shprehu angazhimin dhe përkushtimin e PD-së ashtu si dje në qeverisje të vendit edhe sot në opozitë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

I jepet lamtumira e fundit Ferdinand Ponit, PD: Iku kapiteni i pushtetit lokal Berisha: “Poni është autori i modernizimit të sistemit të identifikimit të shqiptarëve, duke vendosur me përkushtim të madh sistemin më modern të kohës” TIRANË Partia Demokratike humbi

dy ditë më parë një prej ekspertëve më të mirë të saj ndër vite për qeverisjen vendore, deputetin Ferdinand Poni. Dje, për rreth 2 orë në hollin e Teatrit Kombëtar në kryeqytet, u zhvilluan homazhe në nder të ish-zv/ministrit të Brendshëm, cili u nda nga jeta si pasojë e një infarkti në zemër. Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike vendosën kurora me lule ndërsa një prej bashkëpunetorëve të tij më të ngushtë, ish-kryeministri Sali Berisha tha se PD-ja dhe shoqëria shqiptare humbën një zë të fuqishëm dhe të ditur. “Sot (dje) ne i themi lamtumirë njërit prej personaliteteve, veprimtarëve më të përkushtuar, më të vendosur dhe me kontribute shumë të rëndë-

sishme për PD-në, për shoqërinë shqiptare dhe për vendin në tërësi. Ferdinand Poni ishte modeli i zyrtarit të përkushtuar, eficent, intelektualit që punoi me vendosmëri të madhe në projektet për modernizimin e vendit dhe punoi me sukses të madh. Avokat i pamposhtur i PD-së, demokratëve, programit, veprave dhe parimeve që ata besojnë. Humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë e tij, por është një humbje e madhe për PD-në, për shoqërinë shqiptare. Poni është autori i modernizimit të sistemit të identifikimit të shqiptarëve, duke vendosur me përkushtim të madh sistemin më modern të kohës. Një aspekt i rëndësishëm i veprimtarisë së tij në të gjitha fushat, ai ishte një zë i fuqishëm, një zë i ditur. Vërtet u largua nga ne shumë para kohe, në kulmin e energjive të tij, por ka lënë një trashëgimi e cila do mbahet mend gjithnjë,”- tha Berisha. Në fjalimin e lamtumirës, lideri i opozitës Lulzim Basha tha se demokratët kanë humbur avokatin dhe mbrojtësin më të flaktë të pushtetit lokal. “…Na ka ikur kapiteni i pushtetit lokal, zëri i fuq-

ishëm dhe me autoritet për këtë kauzë, shpesh të trazuar; kemi humbur drejtuesin energjik, të vendosur dhe të guximshëm që drejtoi procesin e modernizimit të regjistrit të gjendjes civile dhe përgatitjen e platformës për pasaportat dhe kartat biometrike; kemi humbur kryekëshilltarin demokrat në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, zërin e fortë të interesit qytetar por që për të njëjtat interesa, të qytetarëve, dinte të gjente gjuhën e urtë të kompromisit. Vendi ka humbur personalitetin erudit,

një nga ekspertët më supremë të decentralizimit, autonomisë vendore dhe zgjedhjeve, njeriun e përkushtuar me pasion pas punës dhe ndjenjës të shërbimit publik, avokatin këmbëngulës dhe të palëkundur në bindjet dhe parimet që besonte, atdhedashësin dhe patriotin që punoi pa pushim për modernizimin e qeverisjes dhe vendit”,- tha Basha. Në homazhet e djeshme mori pjesë edhe kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi i cili ngushëlloi familjarët e të ndjerit.

u k r a in ë

Misioni i OSBE-së në Krime, Shqipëria kontribuon me 2 vëzhgues TIRANË Qeveria shqiptare do të dërgojë dy vëzhgues në rajonin e Krimesë në Ukrainë, në kuadër të misionit të OSBE-së që do të monitorojë nga afër situatën në kufirin me Rusinë. Lajmi u bë i ditur nga vetë qeveria, e cila njofton se do të japë kontributin e saj. “Me kërkesë të Ukrainës dhe në zbatim të Dokumentit të Vjenës mbi Masat e Ndërtimit të Besimit dhe Sigurisë të vitit 2011, ky mision përbëhet nga më shumë se 25 vende anëtare të OSBEsë, ku përfshihen SHBA, vende Evropiane, si dhe përfaqësues të Qendrës për Parandalimin e Konflikteve të OSBE-së”- thuhet në deklaratën për shtyp. Ky mision vëzhgimi bazohet në një nga mekanizmat më të rëndësishëm të OSBE-së për ndërtimin e mirëbesimit dhe përfshin inspektime dhe misione vëzhguese në territorin e një vendi anëtar të organizatës që ka forca të armatosura. Ditët e fundit, tensionet janë shtuar në Krime, ku pikërisht ditën e sotme ushtria ruse ka marrë nën kontroll një stacion kufitar në perëndim të Krimesë dhe po mban peng 30 kufitarë ukrainas.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

10.03.2014

7

Topalli sot interperlancë me Ramën për rendin Situata e rënduar kriminale në të cilën ndodhet vendi këto muajt e fundit do të jetë sot objekt i një interperlance me kryeministrin e Edi Rama. Interperlanca siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Kuvendit është kërkuar nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Kryeministrit do duhet t’i jap përgjigje një sërë pyetjesh që në fakt ka ngritur opozita në vijimësi në këto javë lidhur me shkaqet e shtimit të krimeve në vend, sidomos akteve me tritol. Sipas opozitës situata ka

ardhur në këtë gjëndje mbi të gjitha si pasojë e filozofisë së tritolit që ka ndjekur qeveria në prishjen e ndërtimeve të qytetarëve, por edhe për shkak të lëvizjeve apo shkarkimeve pa kriter në rradhët e policisë. Sipas të djathtëve largimi nga rradhët e policisë e specialistëve dhe profesionistëve për t’i zëvendësuar me militantë partiak ka bërë që të bjerë forca zbuluese dhe goditëse e krimit. Jo vetëm kaq, por sipas selisë blu në këtë situatë ka ndikur edhe

lidhet që kriminelët kanë me drejtuesit e rinj të policisë. Madje për lëvizjet në polici, Kuvendi me kërkesë të opozitës ka ngritur dhe një komision hetimor parlamentar, i cili në tre mbledhjet e para të tij ka miratuar vetëm rregulloren dhe planin e hetimit. Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama thirret në një interperlancë për çështjet e rendit dhe të policisë, pasi disa javë më parë opozita zhvilloi një interperlancë tjetër për emërimet në Policisë së Shtetit.

Paketa Antimafia, sot prova e numrave për mazhorancën Seanca e sotme plenare do të jetë interesante për të parë nëse maxhoranca do të kapë shumicën prej 84 votash që kërkon ndryshimi i Kodit Penal në pjesën për korrupsionin dhe gykimin e këtyre rasteve Fejzi Braushi

Pas një jave pushim, rikthehet Kuvendi në seancë plenare, por kësaj here me një provë të vërtetë numrash në sallë. Në rendin e ditës së seancës së sotme ndërmjet të tjerave janë përfshirë dhe dy nisma ligjore që kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash për t’u miratuar. Bëhet fjalë për projektligjin “Për dhënie amnistie” dhe për projektligjin tjetër për disa ndryshime në “Kodin e Procedurës Penale” ose siç njihet ndryshe si një nga dy projektligjet që përbëjnë të ashtuquajturën “paketa antimafie”. Por ndërsa për draftin e parë, pra atë për amnistinë opozita e ka dhënë “OK” e vet edhe gjatë miratimit në komisionet parlamentare, çka do të thotë që me shumë gjasa do të votojë pro edhe në seancë, për nismën e dytë, për ndryshimet në Kod qëndrimi i saj pritet të jetë kundër. Megjithëse nuk ka një qëndrim përfundimtar, pasi ai do të merret sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së që do të zhvillohet në orën 09 e 30 minuta, burime nga selia blu kanë bërë të ditur se vota me shumë gjasa do të jetë kundër. Sipas tyre, deputetët demokratë e kanë kundërshtuar këtë nismë në parim dhe për sa kohë që nuk ka një rrethanë që të ketë ndryshuar, opozita nuk ka asnjë arësye që ta votojë. Gjithësesi ata kanë theksuar faktin se vendimin përfundimtar do e marrë grupi sot. Ndërkohë që gjatë shqyrtimit të këtij projektligji disa ditë më parë në Komisionin e Ligjeve ishte i pranishëm nga PD vetëm deputeti Ar-

ben Ristani, i cili po ashtu në parim e votojë atë kundër, ndërsa nuk morri pjesë në votimin në tërësi. Një votë kundër e opozitës ndaj kësaj nisme do të vendoste në provë numrash mazhorancën, e cila në letër zotëron 85 vota në parlament. Ndaj sot në sallë mazhoranca do duhet që të jetë e plotë, pasi ccdo mungesë do të vinte në rrezik votimin e këtij projektligji. Për t’u parë mbetet qëndrimi që do të mbajnë deputetët e PDIU-së, pasi më parë gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve deputeti i kësaj force, Tahir Muhedini votoi pro këtyre ndryshimeve të paraqitura nga Ministria e Drejtësisë. Nuk dihet nëse Muhedini do të votojë sërish pro edhe gjatë votimit në seancë plenare. Në fakt, pavarësisht se PD bëri të ditur dje se asnjë rrethanë nuk ka ndryshuar sa i përket kësaj pakete që të bëj që të ndryshojë qëndrimi i saj, nisma që është përfshirë në rendin e ditës të seancës së sotme, pësoi jo pak ndryshie nga varianti i saj fillestar, i cili u kundërshtua në atë kohë edhe nga ekspertiza ndërkombëtare që asiston vendin tonë në përmisimin e legjislacionit. Ndërsa në draftin e paraqitur fillimisht parashikoheshin që të gjykoheshin në Gjykatën e Krimeve të Rënda 21 vepra korrupsioni, tashmë në variantin final kjo listë me sugjerimin edhe të ekspertëve të huaj u reduktua në ve t ë m 4 t ë t i l l a . K ë s h t u n ë Gjykatën e Krimeve të Rënda do të gjykohet vetëm korrupsioni aktiv e pasiv i zyrtarëve të lartë të

Kuvendi ka përfshirë sot në rend të ditës dy projektligje që kërkojnë 84 vota. Për njërin prej tyre opozita ka paralajëmruar se do të votojë kundër

pushtetit qëndror e lokal, si dhe i njerëzve të drejtësisë. Ndërkohë që të gjitha veprat e korrupsionit në nivele të ulta do të vazhdojë të gjykohet nga Gjykata e Shkallës së Parë. “Nga zëvëndës ministra, gurvenator, kryetarë bashkisë këto do të gjykohen në rastet e korrupsionit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Gjithashtu në Prokurori dhe Gjykatë do të hetohen edhe prokurorë dhe gjyqtarë të drejtësisë nga Prokuroria e Krimeve të

Xhamia e re, Veliaj: Jemi në bisedime me pronarët e tokës Qeveria shqiptare siguron besimtarët myslimanë për zgjidhjen sa më shpejtë të të gjitha çështjeve që do t’i hapin rrugë ndërtimit të Xhamisë së Madhe të Tiranës. Për këtë qeveria ka hyrë në bisedime me pronarët e tokës, ku parashikohet që të ngrihet një pjesë e kësaj xhamie. Ky lajm iu përcoll vet kreut të ri të Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, nga ana e ministrit të Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, i cili e uroi atë edhe për detyrën e re në krye të komunitetit më të madh fetar në vend. Në një prononcim të përbashkët për mediat, Veliaj tha se qeveria shqiptare është në fazë negociatash me pronarët e tokës. “Një cështje që duhet zgjidhur shumë shpejt është ajo e Xhamisë së Namazgjasë, një nevojë e jashtëzakonshme e Komunitetit për të

pasur hapësirë të shprehjes së besimit. Qeveria shqiptare është në fazë bisedimesh me pronarët dhe ata që kanë pretendime për tokën. Jemi të përkushtuar që t’i zgjidhim shumë shpejt këto çështje dhe të fillojmë menjëherë ndërtimin e xhamisë. Jam i bindur që kjo është e rëndësishme edhe për drejtuesit e rinj të Komunitetit. Gjëja e fundit që do të thoja është se historia e Islamit në Shqipëri është një histori që na bën të ndjehemi krenarë. Është një histori unike kur dëgjon që asnjë hebre nuk humbi jetën në Shqipëri dhe nuk iu dorëzua nazistëve falë besimtarëve myslimanë dhe përkushtimit të tyre për vlerat njerëzore dhe hyjnore”, tha Veliaj. Ndërsa kryetari i ri i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj theksoi se përsa

i përket xhamisë nuk ka asnjë problem me fondet dhe se ai beson se komuniteti është më afër se kurrë drejt realizimit të këtij projekti të madh. “Unë kam fatin të kem shembullin e një tradite të mrekullueshme të kryetarëve që kanë drejtuar më parë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, si njerëz të përsosur dhe megjithë kontributin që kanë pasur për të përcuar vlerat e përbashkëta, për harmonizimin e dialogut ndërfetar në Shqipëri që është një shembull konkret, unik. Besoj që do të jetë një nga ato vlerat kryesore që ne do të promovojmë familjes europiane kur të bashkohemi nesër. Me këtë rast unë falenderoj ministrin për mbështetjen në realizimin e projektit të Namazgjasë”, deklaroi kreu i ri i KMSH, Skënder Muçaj.

Rënda.”- tha ministri i Drejtësisë Nasip Naço gjatë prezantimit të kët y r e n d r ysh i m eve t ë f u n d it . Ndërkohë që nuk ndryshon gjykimi i veprave të korrupsionit të Presidentit, kryeministrit, ministrave dhe deputetëve të cilët sërisht do të gjykohen nga Gjykata e Lartë. Me këto masa qeveria synon që të forcojë dhe t’i jap një rëndësi më të madhe luftës kundër korupsionit, duke e përfshirë këtë vepër në listëne veprave të rënda.


8

fokus

ngjarje e ditës

ditari

Leku mbyll javën me dobësim të vlerës Euro e ka mbyllur javën në vlerësim në fundjavë në tregun vendas të këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar Bankës së Shqipërisë euro e nisi javën në kuotën e 140.1 lekëve dhe e mbylli në 140.27 lekë duke u vlerësuar kështu me 0.17 lekë gjatë kësaj jave. Gjithsesi kjo javë ka mbajtur një euro në nivel relativisht të ulët larg nivelit prej 141lekësh duke ruajtur këmbimet në rreth 140 lekë. Shkak për këtë

është bërë kërkesa e ulët në treg për euron si pasojë e rënies së konsumit, investimeve, etj. Sipas ekspertëve, euro nuk pritet të zbresë nën kuotën e 140 lekëve pasi vetë Banka e Shqipërisë ndikon në ruajtjen në këtë nivel. Dollari nga ana tjetër e mbylli javën në dobësim duke mbetur në kuotën e 101 lekëve dhe duke ruajtur kështu një nivel të ulët këmbimi kundrejt monedhës vendase.

AK: Monopoli s'po lejon fluturime me çmime të ulëta nga Shqipëria Në raportin drejtuar Kuvendit, Autoriteti i Konkurrencës njofton se, kompanitë “low cost” nuk mund të hyjnë në tregun e fluturimeve në Shqipëri, pasi nuk mundësohet ofrimi i shërbimit aeroportual nga një aeroport dytësor apo me kosto të ulët. Shkak monopoli nga koncesionari i Rinasit. Tarifat e Aeroportit kanë ndryshuar për herë të fundit në vitin 2007, sipas ligjit të koncesionit ku tarifat duhet të ndryshojnë çdo herë në tre vjet. Blerina Hoxha

Edhe pas falimentit të kompanisë së fluturimeve ajrore Belle Air, shqiptarët gjithnjë e më shumë po p ë r do r i n Ae r o p o r t i n , Ade m Jashari të Prishtinës për shkak të çmimeve më të lira për të udhëtuar kudo në botë. Dhe kjo e gjitha e ka një arsye. Autoriteti i Konkurrencës në një monitorim për këtë çështje ka vërejtur se, pozita monopol në shërbimet ajrore shqiptare, por edhe keqpërdorimi i kësaj pozite e kanë përkeqësuar situatën në çmime. Për këtë arsye Shqipëria nuk mund të ketë shërbime ajrore “low cost” siç aplikojnë shumë vende të botës thekson raporti i AK. Monitorimi

Në raportin drejtuar Kuvendit Autoriteti i Konkurrencës raporton se, gjatë vitit 2013 përfundoi procesi i monitorimit të tregut të transportit ajror të pasagjerëve. Siç dihet tashmë shërbimet aeroportuale ofrohen për shoqëritë aj r o r e ve t ë m n g a Ae r o p o r t i Ndërkombëtar, “Nënë Tereza” kështu që TIA është i vetmi operator në tregun e shërbimeve aeroportuale, pra ka pozitë dominuese në këtë treg dhe kompanitë nuk ka-

në mundësi tjetër zgjedhjeje për të përfituar këtë shërbim, cilëson AK. Kompanitë “low cost” të njohura për shërbimin me kosto të ulët, thotë raporti, nuk mund të hyjnë në tregun e fluturimeve në Shqipëri, pasi nuk mundësohet ofrimi i shërbimit aeroportual nga një aeroport dytësor apo me kosto të ulët. Abuzimi me çmimet

Tarifat e Aeroportit Nënë Tereza kanë ndryshuar për herë të fundit në vitin 2007, sipas ligjit të koncesionit ku tarifat duhet të ndryshojnë çdo herë në tre vjet, pra ka kaluar afati i ndryshimit apo rishikimit të tarifave plot dy herë pasi duhej të kryhej në vitin 2010 dhe 2013. “Për tarifat që aplikon aeroporti nuk ka metodologji apo rregullore të aprovuar nga organi shtetëror i autorizuar. Tregu i shërbimeve aeroportuale është me një operator të vetëm në kushtet e mungesës së konkurrentëve dihet që rregullatori do të ndikojë në rregullimin e tarifave duke i orientuar drejt kostos me qëllim që të parandalohet abuzimi me pozitën dominuese në treg” thuhet në raportin e Autoritetit të Konkur-

Kryetarja e Autoritetit të Konkurencës, Lindita Milo “Për tarifat që aplikon aeroporti nuk ka metodologji apo rregullore të aprovuar nga organi shtetëror i autorizuar. Tregu i shërbimeve aeroportuale është me një operator të vetëm në kushtet e mungesës së konkurrentëve nuk ka një rregullator që të ndikojë në rregullimin e tarifave” thuhet në raportin e Autoritetit të Konkurrencës

rencës. Më tej, AK thekson se, këto konstatime u dërguan për mendim pranë Autoritetit të Aviacionit Civil dhe organit shtetëror të autorizuar, si edhe u organizuan takime në nivel ekspertësh me institucionet respektive, opinionet e të cilëve janë reflektuar në raport. Në vitin

2003 pas një gare një vjeçare, Aeroporti i Rinasit i vetmi në vend u dha me koncesion me të drejtë monopoli për 20 vitet e ardhshme. Për shkak të kësaj situatë prej më shumë se 10 vitesh Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ngelet ende i pashfrytëzuar.

Frika për gazin rus në Europë Në krizën e Ukrainës nuk është fjala vetëm për politikë, por edhe për gaz. Rusia është një ndër prodhueset më të rëndësishme të gazit dhe furnizon një të tretën e gazit që konsumohet në Europë, shkruan Dojce vele. Një pjesë e madhe e gazit transportohet përmes tubacioneve ukrainase. Gati 40% e prurjeve të gazit në Gjermani vjen nga Rusia. Edhe më e madhe është varësia e shteteve baltike, sepse ato importojnë gati 100% të gazit të tyre prej Rusisë. Edhe në Ukrainë gjithçka varet prej gazit rus. Kësisoj me krizën e Ukrainës rritet edhe shqetësimi për furnizimin me energji në Europë. Sepse Rusia në të shkuarën gjigantin e vet të lëndëve të para, Gazprom, e ka përdorur për qëllime politike. Ndërkohë ukrainasit po e ndiejnë këtë. Që nga viti 2006 Rusia ia ka ndërprerë dy herë furnizimet me gaz Ukrainës. Arsyet: Grindja për kushtet e tranzitit dhe çmimet. Përveç kësaj Rusia ka dyshuar se Ukraina ka tërhequr gaz pa pagesë

prej tubacioneve që kalojnë në territorin e saj. Edhe tani Ukraina sërish po e ndien pushtetin e Rusisë. Të mërkurën (05.03.2014) Gazprom komunikoi, se do ta tërheqë uljen prej 30% të çmimit për gazin rus që i është bërë Ukrainës duke i kërkuar asaj që të shlyejë edhe borxhet. Për shtetin, që ndodhet në prag të falimentimit, kjo është një goditje e rëndë. Por si do të ndihet Europa në rast se grindja përshkallëzohet dhe Rusia e mbyll rubinetin e gazit? “BE-

ja nuk do të prekej fort”, mendon Jonas Grätz nga Qendra Kërkimore për Politikën e Sigurisë në Zyrih. “Megjithatë disa vende si Hungaria ose Bullgaria me gjasë mund të preken më shumë, se sa Europa Perëndimore, ku rezervat e gazit ende janë rreth 60% të mbushura. Kjo do të thotë, se konsumi është i siguruar deri për katër muaj.” Një avantazh tjetër është edhe se dimri i butë sivjet bëri që konsumi i gazit të ishte relativisht i ulët. “Përveç

SHPALLJE ANKANDI

kësaj ne kemi një ofertë me tepricë në tregjet ndërkombëtare të gazit”, thotë Claudia Kemfert, eksperte e energjisë pranë institutit gjerman për Studimet Ekonomike, DIË. “Por në periudhë afatgjatë Europa nuk është e përgatitur sa duhet që një të tretën e gazit ta tërheqë nga burime të tjera. Veçanërisht vlen kjo për vendet e Europës Juglindore, që sasinë më të madhe të gazit e marrin prej Rusisë,” thotë Kemfert.

PER SHITJEN E SENDIT TE PALUAJTSHEM

SHOQËRIA PËRMBARIMORE “AFA-2010” SH.P.K shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme:

Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje me ankand sendin : “Apartament ”,me siperfaqe 72.6 m2, me nr pasurie 2/106+1-17, volum 15 , faqe 189, ne ZK 8592 , me adrese Lagjja Vojo Kushi , Shkoder. Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshte ne vleren. 3,420,880 (tremilion e katerqindenjezetmije e teteqindetetedhjete) Lekë. Shitja e pasurisë do të bëhet (fillon) ditën e premte , datë 21.03.2014, ora 16.15, në Zyrën Përmbarimore te Përmbaruesit Gjyqësor Privat Genti Bushati me adrese: Rruga “Don Bosko”, perballe Gjykates se Rrethit Gjyqesore Shkoder Ajo vazhdon 15 (pesembedhjete) dite dhe perfundon me mbarimin e orarit zyrtare te dites se fundit. Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llogari te permbaruesit gjyqesore .

Pasuria me Nr.551, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 300 m2, e ndodhur në fshatin Dhoksat, Gjirokastër, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Gjirokastër ne Zonën Kadastrale nr.1484, vol 4, faqe 122, kufizuar nga V-Pasuria nr.814, J-pasuria nr.566, L-pasuria nr.815 dhe P-pasuria 814, në pronësi të Sali Beshir Idrizi; Çmimi fillestar në ankandin e parë është 871,200(tetëqind e shtatëdhjetë e një mijë e dyqind) lekë. Kjo pasuri është vënë në hipotekë për shumën 500.000(pesëqind mijë) lekë. Ankandi zhvillohet në datë 18.03.2014 ora 15:30 në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

10.03.2014

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Kërcënimi i Islamit radikal në Kosovë; Alma Lama si ilustrim E

mri i Alma Lamës, një lidere politike feministe në Republikën ballkanike të Kosovës është e panjohur për amerikanet dhe evropianët përendimorë. Kjo është për të ardhur keq sepse Lama ka ndërmarrë një qëndrim të fortë në favor të të drejtave të grave. Megjithëse Kosova është nën protektoratin e SHBA-së, trashëgimia e komunizmit jugosllav dhe së fundi infiltrimi i islamistëve radikalë janë shfaqur duke nxitur incidente të agresionit ndaj kundërshtarëve. Izolimi është një formë e frikësimit e përdorur nga e majta staliniste. Ndërsa fashistët dhe ekstremistët islamikë veprojnë në mënyrë tipike kundër oponentëve të tyre me metoda direkte sulmesh fizike, stalinistët në perëndim kanë rezervuar metoda të tilla të ashpra për disa kundërshtarë që i konsiderojnë vërtetë të rrezikshëm për ta. Ata preferojnë, kur munden, t’i izolojnë kritikat e tyre nëpërmjet shpifjeve dhe thashethemeve, të mbështetura nga etiketime të shkruara, me qëllimin për t’i diskretituar dhe për t’i parandaluar që të kenë qasje tek audienca më të gjëra që i kushtojnë vëmendje pikëpamjeve të tyre. Alma Lama, e intervistuar në Kosovë, nga fundi i muajit shkurt, përfaqëson një rast të tillë. E lindur në Shqipëri, ajo u diplomua në Universitetin e Tiranës në Gjuhë dhe Letërsi, pastaj me 2002 shkoi në Kosovë, ku kontriboi në shumë media. Ajo gjithashtu vizitoi SHBA-në për të zhvilluar aftësitë profesionale duke marrë pjesë në programin e mbështetur nga Departamenti i Shtetit, Gratë në Sektorin Publik, me 2012. Më së shumti ajo punoi në media lidere në gjuhën shqipe përfshirë edhe Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe transmetuesin më popullor në Shqipëri Top Channel; ajo ishte njohur si një promotore e gazetarisë investigative duke raportuar në stilin perëndimor, në përgjithësi i panjohur në rajon. Lamës pastaj iu kërkua t’i bashkohej Lëvizjes Vetvendosje, e udhëhequr nga lideri karizmatik e filozofi radikal Albin Kurti, i cili ka qenë aktiv në krahun politik të UÇK-së gjatë 1998-1999 kur ndërhyri edhe NATO, dhe i burgosur në Serbi pas luftës. Ai e nisi Lëvizjen Vetëvendosje (e njohur ë shqip si LVV) në dekadën e parë të shekullit 21, me një mesazh të rezistencës ndaj ndërhyrjeve të të huaje në Kosovë - një mesazh që u mirëprit nga shumëkush. Është thënë shpesh, përpara rënies së gazetarisë profesionale dhe ngritjes së avokimit, që gazetarët nuk duhet të punojnë për politikanë apo të bëhen vetë aktivistë politikë; shumë i referohen këtij veprimi si “tejkalim i vijave”. Por qëndrimet publike janë polarizuar dhe raste të tilla janë bërë të zakonshme, dhe tentativa për tu përfshirë në “një çështje” ka qenë e fortë, ve çanërisht në vendet ish-komuniste siç janë këto pasardhëse të ish-Jugosllavisë. Për më tepër, sulmet serbe kundër popullsisë civile të

koment Stephen Schwartz

Sl l ove n i s ë , K r o ac i s ë , B o s nj ë Hercegovinë dhe Kosovës i detyruan gazetarët të mbajnë anë. Tek shumë, përfshirë Lamën, Kurti ishte dukur e vetmja figurë e ndershme politike në Kosovë. Ajo iu bashkua LVV, dhe kur lëvizja u bë një parti politike e prezantoi atë në mesin e kandidatëve të saj për Kuvendin e Kosovës, legjislaturën nacionale; ajo ishte një nga 12 anëtarët e zgjedhur me 2010. Suksesi i LVV në kutitë e votimit ishte befasi për disa vëzhgues, të cilët nuk e kishin kuptuar pakënaqësinë e thellë të shqiptarëve të Kosovës ndaj politikanëve vendor. Lama qëndroi si depuette e LVV deri në vitin 2013, kur ajo u nda me grupin e saj parlamentar, shumë shpejt pasi gratë muslimane Kosovare ishin fyer nga një ekstremist islamik, imam Irfan Salihu. Salihu u lirua nga detyra në xhaminë e tij në qendrën shpirtërore të Kosovës jugore, Prizren, siç është përshkruar në The Weekly Standard ne qershor 2013, pasi ai shpërtheu në një fjalim të ashpër ndaj grave myslimane të Kosovës, të cilat ai i konsideronte pamjaftueshëm të moralshme sipas moralit islam, siç e ka përshkruar ai. Ai i fyeu duke i supozuar si “prostituta” dhe iu bëri thirrje burrave që t’i braktisin ato. Salihu kritikoi vetëm imoralitetin e supozuar e grave, jo të burrave. Megjithë popullatën prej së paku 85% muslimane, Kosova është përcaktuar konstitucionalisht si sekulare. Për shembull shamia dhe simbolet fetare nuk lejohen në shkollat publike. Gratë përfshirë edhe presidenten Atifete Jahjaga mbajnë poste të larta publike por janë të veshura sipas stilit të modës përendimore. Salihu ishte dënuar nga gratë e tre partive kryesore parlamentare. Lama, përfaqësonte LVV, Teuta Sahatciu LDK dhe Vlora Citaku, ministria e Kosovës për integrime evropiane dhe një ish deputete e Partisë Demokratike (PDK) e cila përbëhet nga liderë të rëndësishëm të UCK-së, iu bashkua grave të tjera parlamentare në denuncimin e Imam Salihut Lama, megjithatë thotë se ishte shokuar kur lideri i LVV Kurti, i cili është i njohur gjatë karrierës së tij si një ateist, propozoi një hapje politike ndaj partisë së vogël islamike Partisë së Drejtësisë (PD) e cila ka vetëm tre karrike ne parlamentin 120 vendesh dhe duket se është e modeluar në Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Rexhep Tayp Erdogan. Kurti and LVV refuzuan ta mbrojnë Lamën nga sulmet e islamistëve dhe sipas Lamës, LVV për më tepër doli në mbrojtje të shamisë dhe të

futjes së mësimeve fetare në shkolla, pikërisht ashtu siç kërkojnë islamistët. Lama e cila thotë se nuk është besimtare por respekton të drejtat e besimtarëve, tha se si një feministe ajo refuzon të pranojë ndonjë kompromis përsa i përket veshjes së grave apo zakoneve të tjera. Lëvizja e Kurtit ndaj Islamistëve erdhi shumë shpejt pas fyerjeve të rënda të Salihut ndaj grave muslimane të Kosovës, jo vetëm që ishte befasuese, po duket se ishte sa oportuniste aq edhe e joproduktive. Një aleancë me islamistët nuk do të përmirësojë shancet politike, por do të dëmtonte kredibilitetin si parti parimore. (Kurti dhe pjesa tjetër e lidershipit te LVV, më herët bashkëpunues me mediat, nuk i janë përgjigjur kërkesave të mia për intervista) Në vazhdim Lama tha : “Influenca e Wahabistëve dhe e Vëllazërisë Muslimane është vetëvrasje politike për Kosovën.” Ajo shpjegoi paradoksin rreth jetës nën regjimin serb që është mistifikuar më parë: regjimi i terrorit të Sllobodan Millosheviqit i ka lejuar të rrinë hapur xhamitë në të shkuarën, ndërsa i përzuri punëtorët nga puna, i përzuri nxënësit nga shkollat, dhe iu mohoi atyre kujdesin shëndetësor. Qëllimi i Serbisë sipas Lamës, ishte t’i ndante shqiptarët sipas linjave fetare dhe përforconte imazhin si islamistë. Refuzimi i Lamës për bashkëpunim me islamistët është shumë unik në ambjentin e saj. Me 19 Shkurt, media në Shqipëri dhe Kosovë publikoi një intervistë me Veton Surooin, një gazetar I njohur dhe autor, të titulluar : «Spiranca” e shqiptarëve duhet të vendoset në Berlin, jo në Ankara. Ai kritikoi intrigat rajonale të administratës turke, duke theksuar se “ideja e Erdoganit për demokraci është shumë e ndryshme nga ajo e Evropës” Ngjashëm, me 24 Shkurt, Koha Ditore, (e përditshme) gazetë e cilësisë së lartë e themeluar nga Veton Surroi, botoi një kolumne të Ramiz Lladrovcit: ideologjia serbe dhe Ëahabizmi, dy rreziqet për Kosovën;” paralajmëron se “lëvizja islamiste e orientuar dret ëahabizmit …është aktualisht prezente në Kosovë, po po avancon me liderët e saj, të njohur e të panjohur, duke u bërë më aggressive, dhe më të zëshëm në ndërhyrjet e tyre në jetën e njerëzve… Liderët politikë, përfshirë Albin Kurtin, kujdesen që të mos i ofendojnë grupe të tilla.” Lladrovci akuzon zyrtarë të shërbimev inteligjente të Serbisë të cilat ai I identifikon me emër, se kanë ndërtuar prej kohësh rrjet të bashkëpunëtorëve brenda lëvizjes islamiste të Kosovës. Kështu Lama u largua nga LVV dhe pas reflektimir, iu bashkua grupit parlamentar të LDK-së. Reaksioni për veprimet e saj, ishte tepër i rëndë. Ishbashkëpunëtorët e saj të partisë e fyenin dhe shmangnin atë. Muslimanët radikalë e kanë kërcënuar në email dhe rrjtete sociale. Njerëzit të cilët ishin të

Dialog bulevardi besuar si miq, u përgjigjen duke e përmendur atë me sharje të papërpunuara. Njëri tha në një intervistë se dikush duhet “ta gozhdojë” atë, dhe përdori epitete seksiste. Kur i kujtova se në Amerikë “gozhdoje” ka gjithashtu edhe një konotacion seksist, ai tha “bëje këtë gjithashtu”. Një tjetër e akuzoi atë se është anti-muslimane, megjithatë një lider kosovar sufist, e shprehu menjëherë respektin për të. Lama theksoi se propaganda kundër saj nga muslimanët radikalë kishte për qëllim ta deklaronte femohuese të islamit dhe që sipas tyre kjo meriton dënimin me vdekje. Edhe pse ajo është një ligjvënëse e zgjedhur, ajo kërkoi mbrojtjen e policisë, e cila vazhdon. Në fund të intervistës, ajo shprehu ankthin rreth shkuarjes në shtëpi vetëm në orët e vona të darkës. Pavarëisht shpifjeve me të cilat ballafaqohet, Lama vazhdon të punojë në mënyrë produktive dhe më përkushtim për qytetarët e saj. Vitin që shkoi, Kuvendi i Kosovës miratoi një ligj, që ajo e ka shkruar dhe propozuar, në lidhje me mbrojtjen e burimeve të gazetarisë mbase ligji më i avancuar se në çdo vend tjetër të botës. Ligji për mbrojtjen e burimeve mbulon “median e shkruar (përfshirë broshurat, posterët, fletëpalosjet, revistat dhe gazetat), film/video e regjistruara, transmetimet ne radio dhe televizione, regjistrimet audio, mesazhet e transmetuara).” Ai i garanton mbrojtje të gjërë kameramanëve, fotografëve dhe stafit mbështetës si shoferëve dhe përkthyesve etj, po kështu edhe gazetarëve të vetëpunësuar dhe mbledhësit e lajmeve. Mbrojtje është bërë për të gjitha materialet përfshirë blloqet e shënimeve, kasetat e regjistruara, videot, fotografitë dhe gjera të tjera të papublikuara.” Për me tepër që garanton të drejtën e heshtjes për gazetarët, për të mbrojtur burimet e tyre të informacionit, si në gjykatë ashtu edhe gjatë procesit të hetimeve. Gazetarët mund të detyrohen të tregojnë burimin e informacionit vetëm për të parandaluar një vrasje, bazuar në një vendim gjykate, dhe pas argumenteve ligjore. Lama ka vazhduar dialogun e saj me publikun kosovar nëpërmjet medias. Me 24 Shkurt, 2014 në të përditshmne Zëri, nën titullin “Ndërtimi i kulturës demokratike” ajo shkruan: Shoqëria në Kosovë i ka dy mundësi, ose të luftojë të keqen brenda saj, krimin dhe korrupsionin, ose të mbetet në margjinat e

vendeve demokratike, ku dështimi dhe mosfunksionimi dominojnë. … zakonisht qytetarët e thjeshtë tentojnë të largojnë fajin prej vetes, ta gjuajnë atë te politikanët, pasi ata i shohin si bartësit e krimit dhe korrupsionit…. Prandaj kërkohet një qasje gjithëpërfshirëse për të dalë nga ky sistem i korruptuar. Votat është thënë se janë për tu shitur –do të thotë se u shit qëllime dhe ndërgjegja . …komisionerë që pasi ndanin votat brenda partive, i vidhnin votat e kandidatëve brenda partive, dhe nxirrnin fitues atë që i kishte paguar më shumë…si rezultat sot kemi disa deputetë analfabetë e pa shkolla të mesme, apo me hipoteka kriminale, të cilët e konsideronin parlamentin si strehimore për krimet e tyre. Kritika e saj për korrupsionin politik artikulon ankesat e dëgjuara nga miliona njerëz në vendet ish-komuniste sot, sidomos në Ukrainë, por edhe në Ballkan, Shqipëri dhe Bosnjë –Hercegovinë. Ajo paralajmëroi në Zëri që në zgjedhjet e Kosovës “ kauza demokratike u tradhtua nga një numër shumë i madh njerëzish, përfshirë ata që fituan mandatet pa merita.” Lama identifikon manipulimin e komisionerëve si problemin më të madh, veçanërisht në fshatrat e largëta, ku zyrtarët e partive i ndanin votat sipas partive. Lama bën thirrje për numërim transparent dhe mbikqyrtejë të fletëvotimeve, nga të gjithë komisionerët që duhet të punojnë në grup, në prezencën e shoqërisë civile dhe po kështu të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e jo sipas grupimeve partiake. Ajo thekson se Shqipëria ka adaptuar praktika të tilla që ka prodhuar një rritje domethënëse të transparences; në fund ajo tërheq vëerejtjen se ambasadat e huaja nuk mund ta sigurojnë integritetin e zgjedhjeve dhe se asnjë fuqi ndërkombëtare nuk mund të ndërtojë një kulturë demoktatike këtu në Kosovë, pavarësisht parava të mëdha që kanë shpenzuar këtu. Lama përfundon,” këtë herë është koha që çdo qytetar të ndjejë përgjegjësi maksimale për votën e tij, të heqë dorë nga mentaliteti farefisnor e klanor i të votuarit por të zgjedhin njerëzit e rinj e të pastër; çdo parti të heqë dorë nga deformimi i vullnetit të qytetarëve dhe çdo institucion përgjegjës të marrë përsipër plotësisht garantimin e zgjedhjeve të lira e të barabarta, të cilat janë në prag. Ajo meriton mbështetje në mbarë botën.


op-ed

2

Blog / Id

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Ballkani midis fantazisë imagjinare dhe realitetit

10.03.2014

Universitet / Renditja 2014 Dominojnë emrat prestigjioze amerikane dhe britanike

11

Cilado parti qoftë në qeveri, Thesari është në pushtet. -Harold Wilson

Fytyra politike e artit dhe ‘rasti Lubonja’

S

tudiuesi B. Groys në librin The total art of Stalinism shtron një pyetje mjaft të rëndësishme mbi mundësinë e ekzistencës së artit të mirëfilltë në komunizëm. Ai pohon se për shkak të pamundësisë për të krijuar në liri të plotë, është e vështirë të flitet për art të vërtetë nën diktaturë, megjithatë vë në dukje se arti ka aftësi shpërthyese edhe nën trysni. Studiuesi nxjerr një konkluzion: megjithëse diktatura nuk mundet ta keqpërdorë krejtësisht artin e vërtetë, ajo mund ta shfrytëzojë atë sidomos në cilësinë e veprimtarisë artistike. Revolucioni i Tetorit nuk premto i vetëm çlirimin prej ‘skllavërisë borgjeze’ dhe një situatë më të mirë ekonomike, por edhe një botë ku komponentja estetike do të zinte një vend kryesor. Marksizmi po premtonte krijimin e një bote të re, e cila duke qënë në harmoni të plotë me parimet e drejta (marksiste), do të ishte domosdoshmërisht estetike dhe artistike. Pas Revolucionit të 1917, në Bashkimin Sovietik model frymëzues në fushën e artit u bë i ashtuquajturi modeli i “Pararojës artistike” dhe kishte si përfaqësues kryesor A. M. Rodçenko. Në këtë model lexohej njëfare “dëshirë” e artistit për pushtet. Sipas Rodçenkos, ky model do të sillte vdekjen e artit “të muzeumeve” dhe lindjen e “artit të vërtetë” që ndërton botën e re. Në fakt, ky model arti flirton me pushtetin dhe bëhet i padëshiruar kur pushteti bie. “Artin e muzeumeve” pushteti diktato-

rial nuk e donte dhe binte në konflikt me të, pikërisht sepse e ndiente që ishte e vështirë ta përdorte artin e artistëve të vërtetë. Në këto raste, artistët burgoseshin dhe arti i tyre shkatërrohej. Rasti më emblematik në Shqipëri është djegia e 246 veprave artistike të artistit Maks Velo. Është i njohur fakti se diktaturat kanë provuar shumë mënyra për ta keqpëdorur artin. Në një studim, Socialist Realism and Music, autorët (B. Mikulaś dhe C. Geoffrey) dëshmojnë për përdorimin e artit të vërtetë në veprimtaritë artistike gjatë realizmit socialist. Studiuesit pohojnë se gjatë realizmit socialist në veprimtaritë muzikore nuk ishte parësor një stil muzikor apo një metodë e krijimit të muzikës siç kanë besuar rëndom kritikët komunistë, por diskutimi mbi kushtet e “korrektësisë politike” në muzikë e në art në përgjithësi. Pra arsyetimi na çon sërish tek shpjegimi i Groys, që megjithëse disa veprimtari artistike keqpërdoreshin politikisht ky keqpërdorim nuk përfshinte thelbin e artit. Shqipëria nuk i shpëtoi kësaj tendence menjëherë pas ardhjes së komunistëve në pushtet. Megjithëse shumë besojnë se “këngët partizane” janë kënduar gjatë luftës, nuk gjendet ndonjë provë apo qoftë edhe një dëshmi gojore, që këto këngë të jenë kompozuar gjatë luftës. Ato duhet të jenë kompozuar në vazhdim për të himnizuar luftën që rezultoi të ishte vëllavrasëse. Instrumentalizimi i muzikës në mënyrë

sistematike fillon me kthimin në Shqipëri të kuadrove të parë të specializuar në shkollën ruse. Kohët e fundit në Shqipëri u bë një debat i madh pas vdekjes së këngëtares Vaçe Zela. Me të drejtë analisti F. Lubonja e quajti “debilizim kolektiv” fenomenin postmortem që shoqëroi të ndjerën Vaçe. Jam ndjerë i prekur nga sulmet që iu bënë, sidomos nga thirrjet për vetëvrasje. Platoni ishte i bindur se muzika, nëse nuk kontrollohej rreptësisht mund të krijonte mundësi për lëvizje popullore të dhunshme, pasi ajo ka aftësi të “nxehë shpirtrat”. Një ndër “shpirtrat e nxehtë” nga muzika e Vaçes ishte edhe këngëtarja që bëri thirrjen për vetëvrasjen e Lubonjës pasi ky i fundit kish thënë se në këngët e Vaçes nuk ka art! Lubonja ka ditur mirë të bëjë dallimin midis Vaçes si person njerëzor dhe artit të saj, pa fyer asnjëherë në artikull personin e Vaçe Zelës. Kjo gjë mesa duket është vështirë të kuptohet nga personat që kanë mendësi totalitariste në gjykim dhe për të cilët nuk ekzistojnë këndvështrime ndryshe për një fenomen. Termi i Lubonjës “debilizim masiv” është shumë interesant edhe në një kuptim tjetër: Partia Komuniste e kishte si qëllim debilizimin masiv dhe trajtimin e njerëzve si kafshë edhe nëpërmjet muzikës. Ja si shprehet diktatori Hoxha në lidhje me këtë argument: Kur bariu i çon bagëtitë për të pirë ujë apo në kullotë në kodra, ai ia merr

koment Albert P. Nikolla

shtruar melodisë me fyell, që bagëtia të ndiejnë kënaqësi, të qetsohen, të hanë, të pinë me qejf dhe të japin më shumë qumësht. Nga të g jitha këto raste ka dalë konkluzioni se bagëtia e do muzikën, se bagëtia e imët edhe lopët, kur hanë ose kur pinë, duan qetësi etj., etj. Sigurisht, barinjtë e kanë vënë re në praktikë këtë që unë e kam mësuar nga librat. (E. Hoxha. Nga biseda në takimin me një grup kuadrosh të Mashkullorës. 20 mars 1978) Pra debilizimi i shoqërisë ishte një instrument interesant i mbajtjes së pushtetit e me sa duket edhe politika e tranzicionit shkon hera herës në këtë linjë. Në tubimet politike post komuniste ka një ngjashmëri të madhe më tubimet e kohës komuniste përsa i përket pranisë dhe rolit të muzikës. Duke u rikthyer në atë që pohon autori Groys, mendoj se Lubonja ka hapur një debat që për mendimin tim është shumë i rëndsishëm: ka patur apo jo art të vërtetë në Shqipëri? Sidomos në muzikë? A mund të konsiderohen artistë të vërtetë vetëm ata që u burgosën? Fakti që pjesa më e madhe artistëve shqiptarë që u burgosen ishin artistë të vërtetë e dësh-

mon një studim i botuar vitin e kaluar nga Universitetit i Columbia-s i autorit G. B. Segel The ëalls behind the curtain. Aq i madh ishte nderimi i këtij autori për artistët e burgosur shqiptarë saqë në ballinën e librit ka vënë një vizatim të Maks Velos. Duke ju referuar autorëve më në zë për këtë argument si Groys, FrolovaËalker e Tuchovsky dhe duke ia përshtatur tezën kontekstit shqiptar, mund të pohohet se në Shqipëri përgjatë komunizmit ka pasur art të vërtetë jashtë burgut dhe në burg, po aq sa ka pasur përpjekje për keqpërdorim të artit të vërtetë. Ka pasur edhe pseudoart që është ofruar vetiu për t’u politizuar. Sa i përket përdorimit të veprimtarive artisike për qëllime politike, ndryshimi midis artit të vërtetë dhe pseudoartit qëndron në faktin se arti i vërtetë mund të keqpërdoret, ndërkohë që pseudoarti ofrohet vetë për keqpërdorim. Është si me thënë “art prostitucioni”. Fakti se edhe pas një çerek shekulli pas rënies së totalitarizmit, ka një tendencë të dukshme politizimi të shumë veprimtarive kulturore e sociale dëshmon se mendësia totalitariste vazhdon edhe sot e kësaj dite. Në kushtet e sotme, natyra e paqartë e marrëdhënies së artit me politikën dëshmon për një liri të cunguar të artistit. Në vendet postdiktatoriale, për shkak të mendësisë së trashëguar arti vazhdon të jetë deri diku një mjet mjaft i rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e pushtetit.

Kryeministër apo Kryebashkiak i Republikës së Shqipërisë?

Z

gjedhjet e 23 qershorit folën qartë. Shqiptarët vendosën që z. Rama të ishte drejtuesi i ekzekutivit Shqiptar për katër vitet në vazhdim. Për një periudhë hipotetike katër vjecare, sepse në praktikë vlen për tu verifikuar, z. Rama do jetë Kryeministër i Shqipërisë. Gjë e mirë? Gjë e keqe? Për shumicën e shqiptarëve duket se ishte një gjë e mirë, prandaj e votuan koalicionin e tij, por jo për pjesën tjetër të tyre. Sepse, nuk ka rëndësi emri i Kryeministrit në vetvete por performanca e tij përgjatë ushtrimit të kësaj detyre dhe vecanërisht performanca e ekipit të tij qeverisës. Por nuk është plotësisht kështu për kërkuesit në shkencat politike. Vecanërisht për ata që studiojnë cështjet e tranzicionit të një shoqërie nga totalitarizmi në demokraci. Për një pjesë të tyre sjellja e një individi, sikurse e një shoqërie në tranzicion, është një gjë e parashikueshme. Ajo varet shumë nga botkuptimi dhe praktikat e mëparshme të sjelljes së këtij individi. Dhe duket

koment Gentian Kaprata

se në rastin e z. Rama teoritë e tyre konfirmohen plotësisht. Pas një periudhe njëmbëdhjet vjecare si Kryebashkiak, duke trajtuar cështje lokale, z. Rama e ka të vështirë të sillet si Kryeministër, për të trajtuar cështje të rëndësisë kombëtare në qeverisje. Ndërkohë Republika e Shqipërisë, një vend postkomunist që me sforco po mundohet të ndërtojë në demokraci, ka përqafuar qasjen e qeverisjes me dy nivele, me frymëzim të fortë decentralizues. Nivelit kombëtar dhe nivelit vendor, ku secili prej tyre duhet të qeverisë në mënyrë autonome nga njëri-tjetri dhe duke ushtruar kompetencat që ligji i ka dhënë. Sepse, për cdo nivel

qeverisës kemi nga një ligj që përcakton se kush janë detyrat dhe përgjegjësitë e secilit. Pra për secilin nivel kemi të përcaktuar përse janë votuar dhe përse janë përgjegjës para votuesve këto qeverisje. E thënë me një fjali, askush prej dy niveleve nuk është ‘shefi’i tjetrës. Mirëpo, duket se nuk e ka kuptuar kështu z. Rama. Të paktën, veprimet e tij në gjashtë muajt e parë të qeverisjes së sotme tregojnë për një keqkuptim të madh të tij me detyrat si Kryeministër. Sepse detyra e tij është të drejtojë stafet politike dhe teknike të qeverisjes qendrore, në formulimin e politikave kombëtare dhe mbi cështje të rëndësisë kombëtare. Në ndërtimin e sistemeve ligjore apo të reformave në sektorë të ndryshëm të zhvillimit ekonomik, të infrastrukturave kombëtare, të kohezionit social dhe të shëndetit publik. Për ruajten e zonave të mbrojtura natyrore, të trashëgimnisë kulturore apo të mjedisit në përgjithësi. Dhe nëse na duhet një rrugë e

shkurtër por efikase për të vlerësuar perfomancën e z. Rama si Kryeministër dhe ekipit të tij qeverisës, është shumë e thjeshtë. Mjafton të ndjekësh punën e Kuvendit të Shqipërisë në këtë legjislaturë. Sepse reformat shfaqen, për së pari, në formën e ligjeve të propozuara nga qeverisja kombëtare dhe të miratuara në Kuvend. Dhe nëse qasjen e ndjekjes së punimeve të Kuvendit e kthen në një vëzhgim të mirëfilltë, të del se ky institucion prej shtatorit të vitit të kaluar mblidhet vetëm një herë në javë. C’ka shkon në mbrojtjen shteruese të tezës se z. Rama dhe ekipi i tij qeverisës nuk po perfomon dot në “Stadiumin Kombëtar”. Sidoqoftë duhet thënë se, ndërsa drejtoritë e politikave nëpër ministri po vegjetojnë, në detyrën e tyre të politik-hartimit, nuk po ndodh kështu me institucionet e varësisë. Këto, të kthyera në shtojca të ngjitura fort pas drejtorive të ministrive, aq sa nuk kuptohet ku mbaron njëra dhe ku fillon tjetra, i janë përveshur punëve lokale. Po luftojnë kundër

ndërtimeve me leje e paleje. Po hartojnë, miratojnë dhe redaktojnë lista të familjeve në nevojë për ndihmë ekonomike. Lista të të pastrehëve. Lista të njerëzve me aftësi të kufizuar. Studime urbanistike pjesore. Biles edhe taksat lokale kanë vendosur ti mbledhin vet. Po si i bëhet me punët e qeverisjes kombëtare? Ndërsa dështoi dhe po dështon përditë të bëjë ato punë për të cilat është votuar, z. Rama dhe ekipi i tij qeverisës po bëjnë atë që kanë bërë edhe më parë. Po merren me administrimin e punëve të qytetit. Mirëpo, Shqipëria nuk është një qytet. Ajo është një shtet i ndarë administrativisht në shumë qytete. Ndërsa i ka lënë “papunë” kryebashkiakët e qyteteve shqiptare, duket se ka lënë bosh vendin e Kryeministrit të Republikësë së Shqipërisë. Dhe nëse do vazhdojë kështu, shqiptarët nuk do rrinë ta presin pafundësisht. Një ditë ata do hapin konkursin ‘për Kryeministër’. Sepse vendi është bosh dhe radha për këtë post publik është e gjatë.


12

renditja botëro re

universitet

Times Higher Education shpall renditjen e universiteteve sipas reputacionit për vitin 2014. Tabela dominohet nga SHBA me 64 universitete dhe Britania. Nga 10 universitetet e saj, tetë janë në “Trekëndëshin e artë” të Londrës, Oxford-it dhe Cambridge-it. Harvardi kryeson sërish renditjen

TOP 100

Universiteti i Harvardit, SHBA

Renditja e universiteteve sipas Reputacionit 2014

Dominojnë "markat" amerikane dhe britanike U niversitete nga vetëm dy shtete, SHBA dhe Britania e Madhe, plotësojnë 10 më të mirat e Renditjes së 2014-ës së Times Higher Education për Reputacionin. Ngjashëm me vjet, një grup prej gjashtë “super markash” ka një avantazh të dukshëm ndaj pjesës tjetër dhe universiteti i Harvardit që konsolidon pozicionin e tij në majë të renditjes së universiteteve bazuar në reputacion dhe prestigj. Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT), Universiteti Stanford, i Cambridge-it, i Oxford-it dhe Universiteti i California-s, Berkeley plotësojnë gjashtëshen, ndjekur nga Universiteti Princeton, Universiteti Yale dhe California Institute of Technology (Caltech) si dhe Universiteti i California-s, Los Angeles (UCLA). Universiteti i Tokios, i vetmi jashtë SHBA-së dhe Britanisë që ishte në top 10 vitin e kaluar, bie në vendin e 11-ti. Në përgjithësi, SHBA forcon pozicionin e saj në renditje duke pasur 46 universitete në top 100 (nga 43 në 2013-ën) – më shumë sesa katër herë më shumë nga Britania, e cila është shteti i dytë më i përfaqësuar në këtë renditje me 10. Ndërsa SHBA i shikon universitetet më lart, ngjitja e Stanford-it me tri vende nga i gjashti në të tretin, i ka zbritur si Oksfordin dhe Kembrixhin më poshtë me një vend. Ndërkohë Universiteti i Bristol ka dalë nga 100-shja, duke ndjekur universitetet e Sheffield dhe Leeds, të cilat kanë dalë nga renditja respektivisht në 2012 dhe 2013. Kjo do të thotë që Britania e Madhe tani ka dy universitete më pak sesa kur filloi kjo renditje në 2011. Dy hyrjet e reja të Britanisë janë të vendosura në Londër (London Business School dhe London School of Hygiene and Tropical Medicine), që do të thotë që tetë nga 10 përfaqësueset e Britanisë janë në trekëndëshin e Londrës, Oksfordit dhe Kembirixhit ku Universitetet e Manchester-it dhe Edinburgh-ut përbëjnë përjashtimin. “Nëse zonat e tjera të Britanisë do të përmirësojnë performancën e tyre, ne kemi nevojë për incentiva të qarta bashkëpunimi, një regjim më sensibël migracioni dhe një shpërndarje të kujdesshme të tregueseve të cilësisë dhe shpenzimeve për kërkimin shkencor në Bashkimin Europian,” ka thënë Nick Hillman, drejtor i Institutit Higher Education Policy. Në terma të përfaqësimit, SHBA dhe Britania ndiqen nga Gjermania, e cila ka gjashtë institucione në top 100. Franca ka humbur dy përfaqësues duke mbetur me dy vende në tabelë dhe Holanda gjithashtu humbet terren, pasi Wageningen University dhe Research Centre kanë dalë nga klasifikimi. Suksesi i vitit të kaluar, Australia, e cila hyri me dy

universitete në top 100, bën hapa mbrapsht me Monash University – një hyrës i ri në 2013 – që lë renditjen, duke e lënë vendin me pesë përfaqësues. Në Azinë Lindore, Japonia ngelet performuesja më e mirë, me pesë përfaqësues ndërkohë që fatet e Kinës janë të përziera, me institucionin e saj më lart në renditje, Universitetin Tsinghua, që humbet një vend për te i 36-ti dhe Universiteti i Pekinit që ngjitet katër vende drejt vendit të 41-të. I përgatitur nga Thomson Reuters, Rankimi i Reputacionit 2014 në Botë mbështetet në përgjigjet e afërsisht 10,500 akademikëve në 133 shtete, të cilët janë pyetur për të zgjedhur deri në 15 institucionet më të mira të fushës së tyre. “Reputacioni i një universiteti për ekselencën akademike është thelbësor për suksesin e tij”, ka thënë editori i renditjes së Reputacionit Phil Baty. “Ndërsa reputacioni është një vlerësim subjektiv, në këtë rast, është mendimi i informuar dhe ekspert i atyre që kanë dijeni: shkollarëve më të specializuar të të gjithë botës”. Ky sondazh administrohet çdo vit nga kompania lider e Ipsos MediaCT për t’u siguruar që rezultatet janë të ndershme në termat e gjeografisë dhe disiplinave. Sipas Phil Baty, specialistët e pyetur janë të gjithë shkollarë aktivë në botime dhe kërkimin shkencor dhe kanë përvojë të paktën18 vjeçare, gjë që i bën hartuesit e këtij klasifikimi të lumtur që kanë arritur të realizojnë një panoramë domethënëse për arsimin global të universiteteve ndërkombëtar më prestigjioz. Në analizën e tij Phil Baty shkruan që Publilius Syrus ka thënë: “Një reputacion i mirë është më i vlefshëm sesa paratë.” Në akademinë e ditëve tona, sipas tij, reputacioni është monedha: studimet kanë treguar që reputacioni institucional është konsiderata e parë për akademikët kur ndryshojnë punë, është thelbësor për krijimin e bashkëpunimeve dhe faktor kyç në bindjen e filantropistëve për të investuar. Reputacioni është gjithashtu thelbësor për vendimmarrjen e studentëve. Kërkimet me agjentët rekrutues kanë treguar që emri i mirë i universitetit është e para gjë që merret parasysh, edhe më shumë sesa tarifat dhe madje edhe përmbajtja e kurseve, nga studentët ndërkombëtarë. “Marka” që studentët do të mbajnë në diplomat e tyre gjithë jetën është diçka shumë e rëndësishme. Por ndërkohë që prestigji është subjektiv, duke qenë që mbështetet edhe në të shkuarën dhe famën e qyteteve ku ndodhen, reputacionin, siç ka thënë specialisti ndërkombëtar i arsimit Simon Marginson është “objektiv dhe nuk mund të zbehet lehtë”. “Reputacioni mund të ndikohet nga marketingu, zërat dhe faktorët jashtë sektorit, por ai nuk mund të jetë fals,” ka thënë Marginson, pjesë e Institute of Education.

1 Harvard University SHBA 2 Massachusetts Institute of Technology (MIT) SHBA 3 Stanford University SHBA 4 University of Cambridge Britania e Madhe 5 University of Oxford Britania e Madhe 6 University of California, Berkeley SHBA 7 Princeton University SHBA 8 Yale University SHBA 9 California Institute of Technology (Caltech) SHBA 10 University of California, Los Angeles (UCLA) SHBA 11 Universiteti i Tokios Japoni 12 Columbia University SHBA 13 Imperial College London Britania e Madhe 14 University of Chicago SHBA 15 University of Michigan SHBA 16 ETH Zürich Zvicër 17 Cornell University SHBA 18 Johns Hopkins University SHBA 19 Universiteti Kyoto Japoni 20 University of Toronto Kanada 21 Universiteti Kombëtar i Singaporit (NUS) Singapor 22 University of Pennsylvania SHBA 23 University of Illinois at Urbana Champaign SHBA 24 LSE Britania e Madhe 25 University College London (UCL) Britania e Madhe 26 Universiteti Kombëtar i Seulit Republika e Koresë 27 New York University (NYU) SHBA 28 University of Wisconsin-Madison SHBA 29 Carnegie Mellon University SHBA 30 Duke University SHBA 31 University of Washington SHBA 32 University of California, San Francisco SHBA 33 University of British Columbia Kanada 33 McGill University Kanada 33 University of Texas at Austin SHBA 36 Universiteti Tsinghua Kinë 37 Northwestern University SHBA 38 Georgia Institute of Technology (Georgia Tech) SHBA 39 Pennsylvania State University SHBA 40 University of California, San Diego SHBA 41 Universiteti i Pekinit, Kina 42 Universiteti i Teknologjisë Delft , Holandë 43 Universiteti Hong Kong Hong Kong 43 King›s College London Britania e Madhe 43 University of Melbourne Australi 46 University of Edinburgh Britania e Madhe 46 Ludwig-Maximilians-Universität München Gjermani 48 Purdue University SHBA 49 École Polytechnique Fédérale de Lausanne Zvicër 50 Universiteti Osaka Japoni 51 University of California, Davis SHBA 52 Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë Hong Kong 53 Karolinska Institute Suedi 54 Instituti i Avancuar i Shkencës dhe Teknologjisë Republika e Koresë 55 University of Machester Britania e Madhe 56 University of Minesota SHBA 57 Universiteti Shtetëror i Moskës Lomonosov Federata Ruse 58 State University of Ohio SHBA 59 Universiteti Kombëtar i Tajvanit Tajvan 60 Instituti i Teknologjisë së Tokios Japoni 61 Australian National University Australi 62 University of California, Santa Barbara SHBA 63 University of Massachusetts SHBA 64 Michigan State University SHBA 65 University of North Carolina nw Chapel Hill SHBA 66 Universität Heidelberg Gjermani 67 University of Southern California SHBA 68 University of Sydney Australi 69 Technische Universität München Gjermani 70 Universiteti Tohoku Japoni 71 Universiteti i Amsterdamit Holandë 72 Boston University SHBA 73 Humboldt-Universität zu Berlin Gjermani 74 Indiana University SHBA 75 KU Leuven Belgjikë 76 Middle East Technical University Turqi 77 Université Paris-Sorbonne Francë 78 University of Pittsburgh SHBA 79 Texas A&M University SHBA 80 Washington University St Louis SHBA 81 Brown University SHBA 82 Universiteti Kinez i Hong Kong-ut Hong Kong 83 Freie Universität Berlin Gjermani 84 Leiden University Holandë 85 University of Maryland, College Park SHBA 86 Mayo Medical School SHBA 87 University of Queensland Australi Australi 88 Universiteti i São Paulo Brazil 89 Universiteti Utrecht Holandë 90 Universiteti Yonsei Republika e Koresë 91 University of Arizona SHBA 92 University of Florida SHBA 93 London Business School Britania e Madhe 94 London School of Hygiene & Tropical Medicine Britania e Madhe 95 Nanyang Technological University Singapor 96 University of New South Wales Australi 97 Université Pierre et Marie Curie Francë 98 Rutgers, The State University of New Jersey SHBA 99 Universiteti RWTH Aachen Gjermani 100 Technion Israel Institute of Technology Izrael


kulturë

media

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

10.03.2014

Edicioni i 4-t i Panairit të Librit Ballkanik në Polin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve (INALCO) në Paris. Qëllimi i tij është të paraqesë Ballkanin ndryshe

Ballkani midis fantazisë imagjinare dhe realitetit Albert Doja

Më 7 shkurt, protestat sociale të njerëzve të zakonshëm në Bosnje-Hercegovinë u zhvilluan për shkak se ata janë të privuar nga mundësitë për të ardhmen. Në një vend që është bërë sinonim i spastrimit etnik më të egër, ku të vetmet demonstrata masive janë udhëhequr nga pasionet etnike ose fetare, ajo çka çoi demonstruesit në protesta të përbashkëta ishte kërkesa radikale për drejtësi. Këtë herë, protestuesit janë parë me tre flamujt krah për krah (boshnjak, kroat dhe serb), duke shprehur kështu gatishmërinë për të injoruar dallimet etnike. Protestat sociale që po ndodhin aktualisht në Bosnje-Hercegovinë tregojnë se sa të gabuar janë europianët në perceptimin e tyre të Ballkanit dhe veçanërisht në mënyrën se si ata i trajtojnë ballkanasit duke iu imponuar zgjidhjet e tyre imagjinare. Prandaj mbajtësit e pushtetit të vërtetë për t’u fajësuar gjenden jo vetëm midis politikanëve lokalë me origjina të ndryshme etnike apo fetare. Të njëjtat ditë, më 7 e 8 shkurt, zhvillohej edicioni i 4-t i Panairit të Librit Ballkanik në Polin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve (INALCO) në Paris. Qëllimi i tij është të paraqesë Ballkanin ndryshe duke i treguar publikut francez elementet e përbashkëta në kulturën e vendeve të ndryshme të Ballkanit, që udhëheqësit politikë, etnikë dhe fetarë kanë

Ekspozitë

13

prirjen t’i përçajnë. Gjatë këtyre dy ditëve, konferenca dhe tryeza të rrumbullakëta, si dhe ekspozita fotografike dhe shfaqje filmash janë shoqëruar nga momente zbulimi rreth shumë autorësh dhe botuesish të letërsisë ballkanike, të cilët kanë prezantuar veprat e tyre në gjuhë origjinale apo të përkthyera në frëngjisht. Një tryezë e rrumbullakët mori titullin e librit “Ballkani imagjinar” të historianes së famshme Maria Todorova që të gjithë i thonë me origjinë bullgare. Përmes një qasje ndërdisiplinore, në këtë tryezë u eksploruan këndvështrime të ndryshme mbi Ballkanin: imazhe shpesh stereotipizuese të para nga jashtë, imazhe të brendësuara shpesh të toleruara apo pranuara nga vetë ballkanasit, por shpesh si reagim edhe përkatësi ballkanike e hedhur poshtë. Interesante ishte shfaqja e filmit, “E kujt është kjo këngë”, e cila është e njohur dhe këndohet në të gjitha vendet e Ballkanit, por që të gjithë e kudo e marrin për këngën e “tyre” të “vjedhur” nga të tjerët. Edhe regjisorja e filmit e përcaktoi veten si një Ballkanase “e vërtetë”, pasi ajo ka bërë gjithmonë e gjithçka në vendin e saj. Ajo ka lindur, është rritur, ka jetuar, ka punuar, ka lindur fëmijët e saj, ka kënduar këngë, vetëm në Bullgari. Por megjithatë do të dalë gjithnjë dikush për të thënë diku se kjo është këngë amerikane,

ajo këndohet në ishullin Borneo, e dinë gjithashtu edhe në Malajzi, dhe kushedi se ku përsëri. Në kundërshtim me çka mund të mendonin të gjithë folësit rreth kësaj tryeze, kjo histori e thjeshtë kënge tregon vetëm faktin e thjeshtë se njerëzit në Ballkan janë vetëm si të gjithë njerëzit e tjerë në mbarë botën. Ata do të rendin të gjithë pas specifikave të tyre imagjinare, kush pas këngës së vet, kush pas fshatit të vet, e kush pas kërthizës së vet. A nuk shohim çdo ditë në media dikë si Luc Ferry që bën të njëjtën gjë? Provoni t’i kërkoni të thellohet mbi një temë, ai do të bëjë çmos për t’u zhytur edhe më thellë në kërthizën e tij. Shkon gjer aty sa t’i këndojë lavde qytetërimit të “tij” të pashembullt edhe në mediat e Ballkanit (Mapo, dt. 18/01/2014). Ndërsa çdo lloj relativizmi që guxon të vërë në pikëpyetje supremacinë perëndimore krahas të egërve (ballkanas apo kushdo qofshin) i duket gjithmonë një krim i papërshkrueshëm që ai e dënon me shumë hidhësi e përdhosje. A mund të gjendet diçka tjetër më shumë “ballkanike” se kur shikohesh kështu në pasqyrën e kotësisë së vetvetes dhe kur dehesh nën tingujt e zërit të vetvetes? Këtu qëndron gjithë dallimi me një studiuese si Maria Todorova që këmbëngul se nuk flet për Ballkanin, por “Ballkanizmin”, d.m.th. për imazhin në përgjithësi të papajtueshëm

Parë nga Perëndimi, Ballkanit nuk i duken veçse problemet, përçarjet dhe luftërat e pafund. Këto përfytyrime të jashtme, shpesh patronizuese, kanë arritur të futen tek mentaliteti i ballkanasve, që shpesh përpiqen të zhvlerësojnë njeritjetrin. Antropologu Albert Doja dëshiron t’u jepet fund këtyre klisheve te shtrembëruara dhe te vjetruara, si dhe të shkohet përtej pikëpamjes oksidentalo-centrike të “Ballkanit barbare”

dhe në përgjithësi negativ të Ballkanit në kulturën perëndimore, si dhe për paradokset e referimeve kulturore të supozuara. Por duket se është e pamundur të flasësh për Ballkanizmin kur u flet drejtpërsëdrejti Ballkanasve apo Ballkanit, sepse të gjithë nuk shohin veçse specifikat e tyre ballkanike. Tryeza e 7 shkurtit zhvillohej tamam në kuadër të “Ballkanit” parisian, ashtu si dhe njerëzit e thjeshtë protestonin të njëjtën ditë në Bosnje kundër Ballkanizmit europian si parakusht për reformat dhe zgjidhjet imagjinare e të vjetruara që jo vetëm nuk premtojnë gjë, por janë përgjegjëse për papunësinë, paralizën politike dhe korrupsionin. Duke valëvitur sëbashku tre flamujt e komuniteteve të tyre të përçara, njerëzit e zakonshëm në Bosnje tani janë duke spastruar këtë rrëmujë, nën-produkt i Ballkanizmit. Në fakt, në qoftë se ka diçka për të fajësuar për situatën aktuale, kjo është mënyra se si europianët identifikojnë dhe konkretisht qeverisin Ballkanin, si dhe mënyra se si japin e marrin me elitat kulturore dhe intelektuale që i konsiderojnë si partnerët e tyre të preferuar, sidomos kur ndërhyjnë midis tyre si ndërmjetësues. Në çdo rast, ata vetëm favorizojnë identifikimin e tyre specifik kulturor, etnik, fetar, dhe nacionalist. (Marrë nga Le Courrier des Balkans)

Kosova dhe Shqipëria, ‘shkëmbejnë’ monumentet e kulturës Shqipëria dhe Kosova do të njihen me trashëgiminë kulturore përmes një ekspozite të përbashkët që do të zhvillohet në Tiranë dhe Prishtinë. Në fakt dy kryeqytete do të shkëmbejnë në një ditë fotot e objekteve të trashëgimisë për ti ekspozuar për publikun. Do të jenë fotografi të objekteve të vjetra që janë ndërtuar dekada e shekuj më parë, kryesisht shtëpi banimi dhe monumente të trashëgimisë fetare, do të ekspozohen në Tiranë. Së bashku me këto objekte do të ekspozohen edhe monumentet e vjetra që janë restauruar, apo fotografi të këtij procesi dhe konservuar. Ekspozitë e njëjtë do të hapet edhe në Prishtinë, por në kryeqytetin e Kosovës do të shfaqen fotografi që pasqyrojnë trashëgiminë e Shqipërisë. Në këtë mënyrë qytetarët do të kenë mundësi të njihen me arkitekturën, me objektet e vjetra dhe me monumentet e kultit të të dyja vendeve, të cilat, në shumicën e rasteve gëzojnë mbrojtje ndërkombëtare. Kjo është ideja e dy drejtuesve të Institutit të Monumenteve të

Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Agim Gërguri dhe Ara Dollani. Kjo është vendosur pas takimit të realizuar në kuadër të bashkëpunimit kulturor mes Ministrive të Kulturës të të dyja vendeve ku u shpall dhe kalendari i aktivitete të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë. Siç konfirmon për Kultplus, Drejtori i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, Agim Gërguri, fillimisht është biseduar për ligjin (Ligji për trashëgiminë kulturore), për të mirat edhe mangësitë që ka ai si në Kosovë dhe në Shqipëri. Gjithashtu në këtë takim me Dollanit dhe Gërgurit është iniciuar edhe ideja për të hapur ekspozitën e përbashkët me foto të monumenteve të trashëgimisë. Sigurisht ajo çka ofron Kosova për Shqipërisë janë kryesisht shtëpitë e vjetra në Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë ku kanë mbetur në fakt fare pak shtëpi tradicionale, ashtu si edhe në Tiranë në fakt. Ndërkohë Instituti ynë i monumenteve do mund të “mburret” me shtëpitë karakteristike të Gjiro-

kastrës, Beratit, Korçës, Shkodrës etj. Ekspozita do të vijojë me foto të kishave dhe xhamive të vjetra të shpallura dhe monument kulture. Por ekspozita nuk do të jetë vetëm ekspoze. Një dritare do ti dedikohet edhe punës restauruese që është bërë në gjithë këto vite nga dy institucionet. Pra përveç fotove të shtëpive, do të ekspozoheshin edhe planet e shtëpive të ndryshme si kanë qenë dhe si janë restauruar. Ky është projekti i parë i bashkëpunimit mes dy instituteve që do të vijojë edhe me projekte të tjera kulturore. Një nga këto projekte që është dhe pjesë e kalendarit të përbashkët mes ministrave të dy vendeve është dhe organizimi i kurseve të veçanta trajnimi nga specialistë të UNESKO-s në Tiranë ku është hapur dhe shkolla për konservim dhe restaurim që përgatit specialistë në fushën e konservimit dhe restaurimit. Kjo do të vijojë me konferencën vjetore që do të mbahet në Prishtinë dhe në Tiranë për trashëgiminë kulturore me tematika të veçanta.

Dy kryeqytete do të shkëmbejnë në një ditë fotot e objekteve të trashëgimisë për ti ekspozuar për publikun. Do të jenë fotografi të objekteve të vjetra që janë ndërtuar dekada e shekuj më parë, kryesisht shtëpi banimi dhe monumente të trashëgimisë fetare, do të ekspozohen në Tiranë


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

15

6

7

8

9

10

11

16

18 23

27

28

32

20 24

25

29

33

34

38

30

26 31

35

36

44

45

49

52

37

40

43

48

14

21

39

42

13

17

19

22

12

41

46

47

50

53

51

54

Horizontalisht

1. Ai që e humb kohën kot. 9. Një lloj shpate jo shumë e madhe, e përkulur nga maja, që ngjishej në brez. 15. Kryeqytet në Europë. 16. Lloj kërmilli pa guaskë. 17. Qyp i madh prej balte, që përdorej zakonisht për vaj. 18. Përemër vetor. 19. Lloj ene për të zier çaj. 20. Mbështjellja që i bëhet një malli për t’a transportuar. 22. Titull që përdorej kur i drejtoheshin peshkopit. 24. Bëj që të nisë nga puna a nga veprimtaria diçka. 26. Mënyrë të vepruari e të menduari duke ndjekur vazhdimisht po atë rrugë pa asnjë ndryshim. 27. Agjensi Detare. 28. Makinë luftarake e blinduar. 30. Sekt i veçantë fetar i myslimanëve. 32. Dyshek që përdoret për të fjetur. 34. I thonë ndryshe shpërdorim. 36. E kuqe në Angli. 38. Pacino, aktor i kinemasë amerikane. 39. Lojë e vogël a rreng që i bëjmë dikujt për të qeshur me të. 40. Pa asnjë tjetër. 42. Lloj karrigeje e ulët, zakonisht prej dërrase dhe pa mbështetëse. 44. Britmë e madhe. 47. Notë muzikore. 48. Lloj trupi i madh qiellor. 50. I zbërthyer në të gjithë elementet përbërës. 52. Shuaj, ose... (mbrapsht). 53. Send që shërben për një punë. 54. Vidhë, burme. 55. Rusi e këngës.

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

55

1. Tokë e shkrifët, që punohet lehtë. 2. Vokshi, aktore e teatrit dhe kinemasë. 3. Njeri i njohur. 4. Simboli kimik i radiumit. 5. Kurti i politikës kosovare. 6. Ish-stacion i hapësirës. 7. Dash i madh me këmborë, që i prin tufës së dhenve. 8. Enë e vogël për të shkundur cigaren. 9. E kundërta merr. 10. Zemërim me kokëfortësi. 11. Libri i parë për të mësuar shkrim e këndim. 12. Merr masat për të shkuar diku. 13. Shprehja që mbyll një lutje fetare. 14. Shtet në kufi em Arabinë Saudite dhe Omanin (mbrapsht). 19. Shehu i muzikës. 21. Janë në hyrje të Kukësit. 23. Diçka që përdoret si njësi krahasimi. 25. Fshat i njohur në Gjirokastër. 29. Drejtimi. 31. Repart Industrial. 33. Ana e njerëzve të një fisi. 35. Arti i valleve me figura, që luhen në skenë nga disa veta. 37. Hyskja, aktor i kinemasë. 40. Copë pëlhure e trashë dhe e fortë, që lidhet në direk dhe vë në lëvizje varkën me anë të erës. 41. Hakkinen, pilot i Formula 1. 42. Kurban për nder të Perëndive. 43. I thonë burrë në Angli (mbrapsht). 45. Binar pa skaje. 46. Muaj i vitit. 48. Partia Komuniste. 49. Trupat Japoneze. 51. Simboli kimik i telurit.

3 7

7

3

1 8 2 7

6

5 7

1 9

2

4 6 8 4 1 5

3

9

6

8

7

1 5

4

3 1

4 2 9

5

5

4

8

6

1

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

6

9

9

Raporti i ri i comScore e jep një lajm të mirë dhe një të keq për kompaninë Microsoft. Lajmi i mirë është se sistemi i saj operativ mobil - Windows Phone e ka kaluar pjesëmarrjen e rivalit kanadez, kompanisë BlackBerry, ndërsa lajmi i keq është se kjo pozitë e re e platformës së saj nuk nënkupton se madhësia e Microsoft në treg është rritur. Kjo, pasi që raporti i ri i comScore thotë se Windows Phone tani mban 3.2 për qind të tregut amerikan, krahasuar me BlackBerry e cila ka 3.1 për qind të tregut. Mirëpo, pjesëmarrja e Microsoft në tregun mobil nuk është rritur aspak, pasi që përqindja nuk ka lëvizur që nga muaji tetor, kur Microsoft gjithashtu mbante vetëm 3.2 për qind të tregut mobil në SHBA. Në këtë periudhë, BlackBerry kishte 3.6 për qind të tregut, dhe pjesën e saj besohet se e ka marrë lideri i tregut amerikan, kompania Apple, dhe modelet e reja të iPhone. Në raportin e njëjtëë të comScore thuhet se Facebook ka qenë aplikacioni me shtrirjen më të madhe, duke u paraqitur me 77.6 për qind të telefonave që bazohen në iOS apo Android. Google Play ishte shërbimi i dytë më i famshëm me 52.4 për qind, dhe YouTube e treta me 49.7për qind.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas here do debatoni ashpër me te. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime pa fund. Ne planin financiar nuk do keni dëshirë te ulni shpenzimet dhe kjo mund ta përkeqësoje gjendjen ne te cilën ndodheni.

Kjo dite do jete mjafte përshtatshme për te bere disa rregullime ne jetën tuaj ne çift ose për te marre vendime për te ardhmen. Te dy do jeni realiste dhe te qarte pe rate qe doni te bëni. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te fillojnë edhe histori dashurie pasionante. Ne planin financiar merrini gjerat shtruar edhe sikur t’iu dalin vështirësi.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Kjo dite do jete mjaft romaneske për te dashuruarit. Gjithçka do ndodhe si me magji dhe here pas here do iu duket vetja sikur jeni vërtet ne një ëndërr te bukur. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te dale e për te njohur persona te rinj. Për një buxhet te qëndrueshëmshpenzoniaqsauambanxhepi jo me tepër. Vetëm disa mund te përfitojnë ndonjë shpërblim nga puna.

Dita do filloje me se miri sot, por me kalimin e orëve situata do iu dale jashtë kontrollit. Mos lejoni qe problemet ne pune apo ne familje te ndikojnë ne lidhjen tuaj. Beqaret duhet te reflektojnë shume here para se te pranojnë ndonjë takim me persona qe sapo i kane njohur. Te ardhurat do jene ne te njëjtën gjendje si disa dite me pare. Nuk keni perse te shqetësoheni.

Vertikalisht

Sudoku | nivel mesatar 3

Windows Phone para BlackBerry, por nuk rritet!

3

6

2

4

9

1

5

Koha e fillimit _____:____

7

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Do jete dita me e favorshme sot për te zgjidhur te gjitha debatet dhe problemet ne çift. Do toleroni me shume se kurdoherë tjetër. Beqaret do jene ne kërkim te princit te kaltër, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë as gjate kësaj dite. Buxhetit do i bëni një riorganizim te përgjithshëm sepse kohet e fundit e kishit lënë goxha pas dore. Dëgjojini edhe këshillat e disa te afërmve.

PESHORJA (23/IX-22/X)

4

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

7

8

5

Do jeni shume xheloze ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do sjelle probleme serioze ne lidhjen qe keni dertuar. Mos e teproni nëse nuk doni ta humbisni atë qe keni ne krah. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sepse përndryshe do përballen me zhgënjime. Edhe pse do e keni te vështirë te kurseni duhet me doemos ta bëni këtë qe te mos keni vështirësi financiare.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 071, 254, 381, 478, 501, 853, 884, 900. Numra me 4 shifra: 2012, 2014, 2156, 2245, 4135, 5391, 7324, 9652. Numra me 5 shifra: 11492, 11855, 18010, 19653, 21023,

22499, 32110, 32569, 41521, 42145, 42522, 48795, 52174, 59874, 69924, 84360. Numra me 6 shifra: 014789, 123621, 201444, 327249, 333222, 426478, 485415, 512554, 531020, 579655, 611357, 626501, 669287, 826321, 852024, 854152.

Dite shume e zakonshme dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa e vrare shume mendjen se ç’do ndodhe me tej. Beqaret duhet te gjejnë mënyrën e duhur për te joshur personin qe pëlqejnë dhe do ia arrijnë qëllimit. Te ardhurat nuk do jene te mira për te gjithë. Ata qe kane pasur probleme do e kenë serish te vështirë te kryejnë ndonjë shpenzim me tepër.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Do jeni shume te qarte për ato qe doni te bëni ne jetën tuaj ne çift sot dhe marrëdhënia me partnerin do ketë ndryshime. Nëse jeni lodhur nga rutina e kohëve te fundit mund te merrni vendime drastike. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te dale e për t’u njohur me persona te rinj.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Ata qe janë ne një lidhje do jeni me te ndjeshëm dhe me romantike gjate kësaj dite. Priten çaste te mrekullueshme pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë një dite te zakonshme pa ndonjë takim mbresëlënës. Mos kërkoni asgjë me ngut ose me inat. Financat do kërkojnë me tepër vëmendje. Po i kaluat limitet e shpenzimeve do keni vështirësi te mëdha.

AKREPI (22/X-21/XII)

Dite shume e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni te sigurte dhe te lumtur pranë atij qe keni ne krah dhe do dëshironi qe t’i bëni gjerat me serioze. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te kërkuar dike. Financat do jene goxha te paqëndrueshme. Shmangni çdo lloj shpenzimi te tepruar dhe çdo lloj huaje. Nuk është ende momenti për ta lënë veten te lire.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Jeta sentimentale e çifteve do jete e mrekullueshme sot. Do flisni me hapur për gjithçka dhe nuk do mani me mëri për te kaluesen. Beqaret do jene te lire te bëjnë çfarë te duan sepse mundësitë për takime dhe për aventura do jene te shumta. Financat do jene me delikate se disa dite pa pare, prandaj duhen marre sa me shpejt masa strikte.

PESHQIT (20/II-19/III) Do jeni gjithë kohës me nerva sot dhe shpesh do ja nxirrni gjithçka atij qe keni ne krah. Kujdes mos e teproni sepse edhe durimi e ka një kufi. Beqaret do jene pa fat kështu qe edhe sikur te kërkojnë gjithë kohës nuk do e gjejnë princin e kaltër. Ne planin financiar do jeni me fat.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

10.03.2014

mars

15

I lumtur është kombi pa histori. - Cesare Beccaria

845

Vikingët shkatërrojnë Parisin Perandoria Karolinjane e brishtë dhe në rrëzim e sipër mori një tjetër goditje të rëndë psikologjike në mars 845, kur njëqind anije vikinge arritën të futeshin e të lundronin nëpër Senë duke shkaktuar shkatërrime e vdekje në kalim e sipër. Vikingët hasën pak rezistencë nga Sharl Guximtari, mbret i Perandorisë Franke të Perëndimit, dhe qenë në gjendje të lundronin deri brenda në Paris. Kur u futën në Paris, vikingët plaçkitën dhe rrënuan qytetin dhe shumë kisha ose u shkatërruan ose përdhosën. Përvoja e hidhur për banorët e qytetit mori fund kur Sharli ofroi një shpërblesë

të madhe. Të mbytur në plaçkë, vikingët u tërhoqën nga qyteti me qindra të burgosur dhe lundruan drejt bregut ku grabitën, shkatërruan dhe dogjën shumë qytete bregdetare. Vikingët nuk vonuan të ktheheshin. Ky do të rezultonte i pari i shumë sulmeve të ardhshme mbi Parisin e vende të tjera, sepse kërcënimi viking ndjehej në gjithë Evropën. Për perandorinë e ligështuar Karolinjane zonat më të brishta ishin në Vendet e Ulëta dhe rajonet e Galisë dhe Gjermanisë, ku shumë lumenj të lundrueshëm u jepnin akses të lehtë sulmuesve. Parisi u sulmua tri herë në vitet 860 dhe sul-

muesit largoheshin vetëm kur plaçka e mbledhur dhe shpërblesat konsideroheshin të mjaftueshme. Të vënë përballë sulmeve të përvitshme, Sharl Guximtari më në fund ndërmori hapa pozitivë për të pritur kërcënimet. Në vitin 864, Edikti i Pistrës solli një zhvillim që përfshinte krijimin e një force të madhe këmbësorie dhe një radhë urash përmbi Senë, të cilat anijet e mëdha vikinge nuk do mundnin t’i kalonin. Këto ura do të rezultonin shumë efektive kur vikingët rrethuan Parisin sërish në vitin 885. Paaftësia e Perandorisë Karolinjane për të ndalur këto sulme ishte faktor kyç në rrëzimin e saj eventual.

Blitz

Flickr

+227

Përqind më shumë shpenzuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës në periudhën 2002-2012 si ‘asistencë sigurie’ për vendet e tjera.

40

Përqind e hebrejve amerikanë që besojnë se Zoti ua dha Izraelin hebrejve.

82

Përqind e evengjelistëve të bardhë amerikanë besojnë të njëjtën gjë.

1

Në tre familje hebreje në Amerikë mbajnë pemë Krishtlindjeje në shtëpi.

Foto: Steven wilson Titulli: New apartments are being built all over Tirana, but road upkeep is not keeping pace.

Teprica e moralitetit çon drejt kriminalitetit Agon Maliqi “Teprica e moralitetit çon drejt kriminalitetit!”, thotë Manu Chao në vargjet e njërës prej këngëve të tija më lozonjare, por tepër domethënëse, të quajtur “Promiscuity” (“Imoraliteti”). Muzikanti i shkëlqyer franko-spanjoll, i cili para disa vitesh pati koncert edhe në Prishtinë, ironizon në këtë këngë njërin prej problemeve më thelbësore të natyrës njerëzore: tensionin mes epsheve dhe dëshirave të individit, në njërën anë, dhe normave morale të cilat shoqëria njerëzore i ka zhvilluar përgjatë shekujve për t’i frenuar këto epshe dhe për të krijuar kohezion, në anën tjetër. Ideja e këtij vargu specifik është që normat tepër të ngurta shoqërore – si për shembull ato mbi seksualitetin – shpeshherë e arrijnë tek individi efektin e kundërt prej atij të synuar, duke e bërë të ndaluarën edhe më tërheqëse dhe më të dëshiruar, apo duke i shtyrë njerëzit drejt çmendurisë dhe thyerjes edhe më serioze të normave shoqërore. Shembulli i parë që të bie në mend në këtë drejtim janë priftërinjtë katolikë të cilët, të privuar nga jeta seksuale për shkak të dogmës fetare, u kthyen drejt pedofilisë. Si shembull tjetër mund të merren edhe banorët e disa shteteve islamike ku liritë seksuale dhe të grave janë më të kufizuarat në botë, por të cilët njëkohësisht janë vizitorët më të shpeshtë të faqeve pornografike. Sa i përket shoqërisë kosovare, me përjashtim ndoshta të një segmenti urban të Prishtinës, ajo mbetet tejet konservative rreth çështjeve të seksualitetit. Ato mbeten kontraverse sidomos në hapësirën publike, ku vazhdojnë ta ketë stigmën e diçkaje të turpshme. Por në mesin e po-

gazetamapo@gmail.com

pullsisë përgjithësisht të re kosovare megjithatë duket se gjallon një energji e madhe dhe krejtësisht e natyrshme seksuale, e cila bëhet edhe më e madhe pikërisht për shkak se është e shtypur dhe e papërmbushur. Në një kohë kur kosovarët po bëhen gjithnjë e më të hapur ndaj botës perëndimore, dhe kur brezi i ri ka filluar të bëhet paksa më liberal në praktikat seksuale dhe në shprehjet publike të seksualitetit – këtu sërish trendi është më i theksuar në Prishtinë –, në diskursin tonë publik është bërë edhe më agresive dhe e shfrenuar gjuha e atyre që e kanë marrë timonin për të qenë “mbrojtës të moralit dhe traditave”. Natyrisht, objekt dhe mani e moralizuesve të tillë janë ekskluzivisht femrat me mendje dhe ambicie më të pavarur – të papërputhshme me traditën arkaike! - por jo edhe meshkujt të cilët e shpërfaqin publikisht dhe pa pikë hezitimi agresivitetin e tyre seksual dhe misogjeninë. Në një shoqëri në të cilën diskursi publik është thellësisht i dominuar nga meshkujt dhe nga parime thellësisht patriarkale, diskursi seksist i meshkujve legjitimohet si normal sepse janë vetë meshkujt ata që e përcaktojnë se çka është normale. Dhe natyrisht, kur vjen puna te seksi, për meshkujt, epshet e tyre seksuale janë normale. Problemi janë “kurvat”. U desh të vinte periudha e depërtimit masiv të internetit që ta vërtetohej edhe empirikisht përmasa e hipokrizisë së mashkullit moralizues kosovar. Të lë përshtypje fakti se në shumë prej portaleve të internetit, temat më të lexuara, përveç debateve fetare, janë zakonisht ato që në një formë ose tjetër e trajtojnë seksualitetin e femrës. Shkoni në faqen e parë të ndonjërit prej por-

taleve kryesore dhe aty do t’i shihni nja tre katër tema që ju premtojnë foto ose video intime të ndonjë figure publike femërore (të ngjashme me titullin e shkrimit tim), apo që kanë tituj sugjestiv seksual. Para disa javësh, në një periudhë të zhvillimeve të shumta të rëndësishme politike dhe sportive, tema më e lexuar e javës në njërin prej portaleve ishte “Seksi nga prapa: meshkujt e adhurojnë, femrat e kanë të sigurt orgazmën!”. Redaktorët e këtyre portaleve, duke e pasur mundësinë për të parë se çfarë artikuj lexohen më shumë, i kanë kthyer faqet e tyre në dispozicion të kërkesës, duke e krijuar kështu pasqyrën më të mirë të tensionit dhe energjisë së papërmbushur seksuale të kosovarëve. Për më tepër, ata i kanë kthyer portalet në platformën ku ushqehet gjuha më e ulët e urrejtjes dhe poshtërimit ndaj vajzave dhe grave, nga moralizuesit të cilët “krejt rastësisht” ndodhen duke lexuar artikuj me përmbajtje të natyrës seksuale. Ky fakti i fundit dëshmon se gjuha moralizuese dhe poshtëruese ndaj vajzave dhe grave të shumtën e rasteve nuk ka të bëjë aspak as me tradita dhe as me fe, por është vetëm një mbulesë racionalizuese dhe simptomë e mospërmbushjen seksuale të mashkullit kosovar. Nëse do ta përdornim terminologjinë e ligjit themelor të ekonomisë, do të thoshim se oferta aktuale në një shoqëri shtypëse ndaj seksit dhe lirisë së femrave nuk e përmbushë nivelin e kërkesës dhe epshit të meshkujve. Këtu pastaj hyn ajo predispozita psikologjike e njeriut për ta bindur veten se qershia e cila nuk mund të arrihet është ashtu kështu e keqe. Apo edhe se duhet shtypur! “Kurvat e dreqit!” Përveç rrebeve misogjene të lexuesve të rëndomtë

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

të portaleve, edhe në mesin gazetarëve nuk mungojnë shkrimet apo sulmet ndaj personazheve publike të gjinisë femërore të cilat nuk merren aspak me ndonjë çështje përmbajtjesore, por janë të mbushura me nëntekst apo edhe komente të drejtpërdrejta seksiste. Më skandalozi nga të gjithë ishte një artikull i botuar para disa javësh në njërin prej portaleve tona, i cili përveçse nuk e jepte kurrfarë lajmi, por raportonte për një postim të një zyrtareje qeveritare në Facebook, insinuonte në marrëdhëniet e saja seksuale me persona të racës së zezë! Problemet me raportet gjinore dhe me agresivitetin e meshkujve seksualisht të papërmbushur do të gjallojnë ne mesin tonë edhe për një kohë të gjatë. Këto janë çështje të cilat zgjidhen vetëm me zëvendësimin e brezave, si me sakrificat e shumë vajzave dhe grave me mendje të pavarur të cilat do të duhet të mbeten stoike në angazhimet publike, duke u përballur me një ambient agresiv, gjykues dhe poshtërues. Në këtë drejtim është shumë e rëndësishme që atyre t’u dilet në ndihmë përmes mbrojtjes publike dhe inkurajimit për të mos u tërhequr përballë horrave misogjen. Por një mënyrë konkrete dhe e menjëhershme se si shteti do të mund të ndihmonte është që përmes institucioneve të tija rregullatore të sanksiononte dënime të ashpra për gjuhën e përdorur nga gazetarët dhe lexuesit e portaleve. Kjo sepse legjitimimi i gjuhës misogjene në diskurs publik po vazhdon ta ushqejë atë mentalitetin dominues arkaik i cili, për shembull, para dy vitesh çoi deri te vrasja e Diana Kastratit nga ish-burri i saj, “për çështje të nderit!”. Siç do të thoshte Manu Chao: “Teprica e moralitetit çon drejt kriminalitetit!”.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 16.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Faqe 16

NJOFTIM / REKLAMA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.