09 qershor mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Hashim Thaçi fiton zgjedhjet për herë të tretë Zgjedhjet në Kosovë janë mbyllur dhe PDK konfirmohet parti e parë, edhe pse në numërimin e 40 për qind të kutive kishte vetëm 29 për qind të votave. LDK 26 %, VV 12 % dhe AAK 10.1 %

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 9 qershor 2014. Numër 1230. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Nga 1 korriku 2014

Legalizimet, dallimet mes ligjit të vjetër dhe të ri, kush përfiton Disa kategori përfitojnë më shumë nga tarifat duke u legalizuar me ligjin aktual të legalizimeve, ndërsa disa të tjera përfitojnë më shumë me ligjin e ri. Ja kush përfiton dhe kush jo me ligjin e ri FAQE 3

Rama: Në 6 muaj, mbi 40 mijë vetë kanë marrë shërbimet nga ALUIZNI, procesi vazhdon Nga tetori i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, në sportelet e ALUIZNI-t janë paraqitur 41 400 qytetarë, për të kërkuar sqarime për dosjet e tyre, për t’u ankuar për zvarritjet e deritanishme dhe për të plotësuar dokumentacionin e mangët FAQE 5

Udhëzuesi i ri për punësimin në shtet, zbardhen kushtet Ministrja Milena Harito pohon se punonjësit e 180 agjencive do të përfitojnë statusin e Nëpunësit Civil. Emërimet e reja? Konkurset e reja shmangin ndërhyrjet politike dhe nepotizmin, pasi është fituesi që zgjedh ku do të punojë, dhe jo anasjelltas. Faqe 3

Akuza e ish-kryeministrit

Goditje kundër opozitës, Rama ka paditur Bashën në Prokurori për paktin detar Kompetencat e Nishanit

Luan Rama: Ligjet për ushtrinë shkelin balancës mes pushteteve

FAQE 4

NgërÇ

Ish-kryeministri deklaroi dje se ka marrë vesh që Rama ka paditur kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për paktin detar. “Kjo është përpjekja e fundit e Spiro Kolekës për të goditur opozitën shqiptare”

Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar një tjetër goditje kundër opozitës, paralajmërimin për nisjen e hetimeve ndaj paktit detar me Greqinë. Në një prononcim për mediat, ish-kryeministri e krahasoi Ramën me Spiro Kolekën dhe ministrin e Jashtëm, Bushati me paraardhësin e tij.“Kam marrë vesh se

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Sa lehtë e paralizuam moralisht tërë kastën politike të Shqipërisë Ballsor Hoxha

Masat e Bankës Qendrore Europiane dhe ç’duhet të bëjë Shqipëria Anastas Angjeli

Alfred Lela

Stefani vs historianit Arben Puto

Hetimet për kokainën

Jam kundër gjenialitetit të zi të Enver Hoxhës Analisti, kundër-replikë kritikave të historianit lidhur me Kongresin e Përmetit: “Profesor Puto më akuzon se Kongresin e Përmetit e kam trajtuar nga pozitat e antikomunistit. Po si ta trajtoj, nga pozitat e komunistit?! Mos vallë nuk e pranojmë akoma se “Shqipëria e Re” ishte zgjedha komuniste?!

Faqe 15

Dilemë e gjelbërt

Ismail Kadare takon Dorian Grejin e vet

Asnjë gjurmë nga trafikantët e mallit 12.5 milionë euro Mediat malazeze hedhin dyshime se pse nuk u zbatua dorëzimi i kontrolluar për 250 kg kokainë. Zbardhet rrugëtimi nga Ekuadori deri në portin e Tivarit, ndërsa zbehen hetimet për kompaninë shqiptare FAQE 9


2

afër/larg

1

intervista / Luan Rama:

Ligjet për ushtrinë shkelin balancat mes pushteteve

Faqe 4

ekonomi/ Legalizimet,

dyndje në sportele për të përfituar nga ligji i vjetër

Faqe 7

kronikë/ Hetimet për kokainën,

asgjë gjurmë nga trafikantët e mallit 12.5 mln euro

Faqe 8

Rezultatet dhe përllogaritjet sipas një sondazhi të Institutit “Gani Bobi” parashikojnë që PDK dhe LDK të ndajnë përkatësisht nga 35 deri 32 deputetë dhe pjesa tjetër të ndahet mes partive të vogla.

Pjesëmarrja e ulët në votime, 43.1 për qind me shumë pak komuna mbi 50 për qind të votuesve, ishte shenja e parë se vendi nuk duket të kishte tentuar të ndryshonte. Gazeta “Koha” raportonte në fakt për 279 votues më shumë se në 2010, duke lënë të kuptohet se numri pak kishte ndryshuar, por këtë herë ndërsa ka pasur një dalje më të madhe të serbëve në votime, janë shqiptarët ata që kanë bojkotuar.

Thaçi fiton zgjedhjet, por ngelet te 30 për qind, mister qeverisja Zgjedhjet në Kosovë janë mbyllur dhe PDK konfirmohet parti e parë, edhe pse në numërimin e 40 për qind të kutive kishte vetëm 29 për qind të votave. LDK 26 %, VV 12 % dhe AAK 10.1 %

P

artia e Fortë, e cila ironizon sistemin politik të Kosovës, shpalli fitoren 3 minuta pasi ishin mbyllur kutitë dhe e quajti atë të parevokueshme. 352 vota i ishin numëruar asaj deri në mesnatën e djeshme. Për pjesën tjetër duket se pak gjëra do të ndryshojnë në Kosovë, ndërsa PDK e Thaçit pritet të fitojë zgjedhjet (me 28 deri 33 për qind, sipas rezultateve të para) edhe pse do të ketë nevojë për koalicion për të krijuar qeverinë. LDK dhe Vetëvendosje renditen përkatësisht të dytat dhe të tretat me 24-27 për qind, dhe 10-12 për qind. Rezultatet paraprake nxirrnin jashtë Kuvendit AKR-në e Begjet Pacollit. Pjesëmarrja e ulët në votime 43.1 për qind me shumë pak komuna mbi 50 për qind të votuesve, ishte shenja e parë se vendi nuk duket të kishte tentuar të ndryshonte. Gazeta “Koha” raportonte në fakt për 279 votues më shumë se në 2010, duke lënë të kuptohet se numri pak kishte ndryshuar, por këtë herë ndërsa ka pasur një dalje më të madhe të serbëve në votime, janë shqiptarët ata që kanë bojkotuar. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja janë renditur përkatësisht e dyta dhe e treta, ndërsa numërimet pritet të vijojnë edhe gjatë gjithë natës. Mediat në Kosovë raportojnë për lajme surprizë, si për shembull fakti që Lista Serbe që duket se ka marrë shumicën e votave të këtij komuniteti, u rendit e dyta për pak kohë në Fushë-Kosovë, një zonë me shumicë shqiptare. Po ashtu, sipas Gazetës “Ekspres”, përmbysje kanë ndodhur në Pejë, ku PDK fiton në një bastion të AAK së Ramush Haradinajt apo

zona të tjera ku ka pasur rezultate surprizë. Vetëvendosje ndërkohë duket se ka mundur të ruajë një pozicion të mirë në Prishtinë, ku tashmë qeveris komunën, duke marrë 23 për qind të votave (pas numërimit të 30 për qind të kutive) dhe kandidate serioze për të qenë partia e dytë e kryeqytetit, ndërsa LDK ka marrë 36 për qind të votave në kryeqytet, por duket se ka humbur në zonat e tjera. Ndërkohë që PDK shpalli fitoren e zgjedhjeve, kryeministri Hashim Thaçi është treguar i kujdesshëm në deklarata, duke mos komentuar rezultatin. Militantët e kësaj partie sidoqoftë filluan festën në qytetet kryesore. Vlora Çitaku deklaroi se Partia Demokratike e Kosovës ka fituar më shumë seç e kishte menduar. “Nga rezultatet që po vijnë, del se kemi fituar më shumë, më bindshëm seç është menduar. Na pret një fitore më e thellë ndaj vendit të dytë”, - tha Çitaku gjatë një emisioni në RTK. Sipas saj, kjo fitore vjen për shkak se PDK pati një program më të mirë se partitë e tjera. Ndërkohë, në Lëvizjen Vetëvendosje e kanë komentuar humbjen e zgjedhjeve si dobësi të LDK-së, duke deklaruar se nga ana tjetër VV ishte dyfishuar në vota në përqindje dhe do të ketë 6 deputetë më shumë në parlamentin e ardhshëm. VV pretendon se ka marrë rreth 16 për qind të votave, siç raporton Ekspres. LDK ndërkohë nuk pati deklaratë zyrtare për rezultatin deri vonë në mbrëmje. Më herët një përfaqësues i kësaj partie kishte theksuar se nuk do ta njihnin rezultatin në zonat ku ai ishte manipuluar apo atje ku dyshohej se ishin mbushur kutitë. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, partitë

Rezultatet nga numërimi i 52 % të kutive PDK

29,87 %

LDK

26,4 %

VV

12,36 %

AAK

10,2 %

NISMA

6,1 %

SRPSKA

4,30 %

AKR

3,82%

Ndërkombëtarët ndërkohë i vlerësuan si mjaft të mira zgjedhjet në Kosovë, pavarësisht problemeve. “Nga ajo që kam parë deri më tash, këto zgjedhje duken si çdokund tjetër në Europë”, i tha Radios ‘Evropa e Lirë’, ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Cliff. “Ishte një ditë shumë e suksesshme deri më tash, nga ajo që pashë unë”, - tha ambasadori Cliff, duke theksuar se shpreson që gjithçka të shkojë kështu deri në fund të numërimit.

shqiptare do të ndajnë mes tyre 100 deputetë, duke qenë se pak gjasa ka që partitë e minoriteteve të mund të marrin prej kësaj liste, ndërsa këto të fundit do të ndajnë 20 deputetët që u garantohen nga Kushtetuta. Kjo sidoqoftë krijon dilema për mënyrën se si do të qeveriset vendi, pasi asnjë prej partive kryesore nuk ka marrë shumicë të mjaftueshme dhe madje as i afrohet shumicës 60+1 deputetë. Rezultatet dhe përllogaritjet sipas një sondazhi të Instiutit ‘Gani Bobi’ parashikojnë që PDK dhe LDK të ndajnë përkatësisht nga 35 deri 32 deputetë dhe pjesa tjetër të ndahet mes partive të vogla. Kjo duket se e bën të mistershëm koalicionin qeveritar, duke lënë hapësirë ose për një bashkim të madh mes PDK-së dhe LDK-së, ose bashkimin e të parës me më shumë se 1 parti të vogël dhe ndoshta edhe me parti të minoritetit. Kjo sigurisht do të sillte një shumicë mjaft të lëkundur dhe një koalicion qeverisës të thyer, e cila ndërkohë duhet të miratojë reforma të rëndësishme. Prioritet mbi gjithçka tjetër për qeverinë e ardhshme të Kosovës që do të dalë nga zgjedhjet parlamentaret të 8 qershorit, duhet të jetë sundimi i ligjit dhe heqja e ndikimit të politikës nga sistemi i drejtësisë, vlerësojnë disa nga analistët politikë. Ata thonë, po ashtu, se vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura do të jenë nga sfidat e tjera serioze të qeverisë së ardhshme, ndërsa pritet që parlamenti i ri të miratojë Ushtrinë e Kosovës, arsyeja edhe pse u shpërnda Kuvendi i vjetër. Ndërkombëtarët ndërkohë i vlerësuan si mjaft të mira zgjedhjet në Kosovë, pavarësisht problemeve. “Nga ajo që kam parë deri më tash, këto zgjedhje duken si çdokund tjetër në Europë”, - i tha Radios “Evropa e Lirë” ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Cliff. “Ishte një ditë shumë e suksesshme deri më tash, nga ajo që pashë unë”, - tha ambasadori Cliff, duke theksuar se shpreson që gjithçka të shkojë kështu deri në fund të numërimit. Përgatiti Vladimir Karaj


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.06.2014

3

180

Agjenci dhe struktura të tjera, të cilat nuk përfshiheshin në statutin e Nëpunësit Civil, do të duhet të integrohen me ligjin e ri. Aktualisht po bëhen procedurat për punonjësit e këtyre agjencive

1200

Procese gjyqësore kundër shtetit për largime të padrejta nga puna. Harito pohoi se dy të tretat janë fituar nga shteti dhe për personat që janë larguar pa të drejtë, po punohet për të gjetur një zgjidhje

Harito: Si do të ndryshojë administrata pas 1 korrikut Ministrja Milena Harito pohon se punonjësit e 180 agjencive do të përfitojnë statusin e Nëpunësit Civil. Emërimet e reja? Konkurset e reja shmangin ndërhyrjet politike dhe nepotizmin, pasi është fituesi që zgjedh ku do të punojë, dhe jo anasjelltas Ministrja Milena Harito shpjegon se si do të ndryshojë administrata publike pas 1 korrikut. Në një intervistë për TV Klan, Harito tha se e gjithë administrata do të certifikohet dhe ata që nuk plotësojnë kriteret për postet që mbajnë, do të detyrohen të ikin. “Asgjë e veçantë nuk do të ndodhë pas korrikut. Emërimet e reja janë bllokuar, pasi ligji e parashikon që një numër i madh punonjësish të agjencive apo pushtetit vendor të futen nën regjimin e Nëpunësit Civil”,- pohon ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike. Me mijëra punonjës të agjencive apo pushtetit vendor do të kenë mundësi të fitojnë statusin e Nëpunësit sipas ligjit të ri. Harito shtoi më tej se janë 180 agjenci me mijëra nëpunës të rinj, të cilët do të futen nën këtë regjim.

“Do të bëhet një listë e plotë e të gjitha agjencive, e personave, e përshkrimeve të punës dhe CV-ve, për të parë nëse i plotësojnë apo jo kriteret. Pasi të bëhet ky listim, do të shihet nëse administrata publike ka nevojë për pozicione të reja pune apo jo”, - shtoi më tej Harito, duke theksuar se nuk përjashtohen të tjerë të larguar nga administrata, për shkak të kritereve. Ligji i ri i Nëpunësit Civil ndryshon edhe procedurat e konkurseve, duke lënë më pak hapësira për punësime politike apo nepotike. Ministrja shtoi më tej se konkurset nuk do të shpallen nga agjencitë e caktuara, por për profesionet që kërkohen. “Konkursi do të hapet për të gjitha pozicionet e juristëve që nevojiten në administratën civile. Le të themi, për 20

Emërimet e reja janë bllokuar, pasi ligji e parashikon që një numër i madh punonjësish të agjencive apo pushtetit vendor të futen nën regjimin e Nëpunësit Civil”,

pozicione futen 100 konkurrues, të cilët rankohen me kriteret shumë të përcaktuara. Rankohen nga 1 deri në 20 dhe ai që del i pari, zgjedh i pari se ku do shkojë; ai që del i dyti, zgjedh i dyti… Pra, nuk është institucioni që zgjedh personin, por është personi që zgjedh institucionin”, - shpjegon më tej Harito. Ky sistem i ri, sipas saj do të minimizojë ndërhyrjet, pasi i bën praktikisht të pamundura praktikat që kanë ekzistuar prej shumë vitesh. “Askush nuk mund të përcaktojë se në çfarë vendi do të rankohet kandidati i preferuar në listë”,- thotë ajo. E pyetur për të larguarit nga administrata, të cilët kanë fituar proceset gjyqësore, Harito thotë se po punohet për të gjetur një zgjidhje. “Kemi 1200 procese gjyqësore në Gjykatën Administrative, sot që fla-

sim. Prej këtyre, rreth 2 të tretat deri tani i ka fituar shteti. Pra, konsiderohet që procedurat e largimeve kanë qenë sipas ligjit. Do të shikojmë deri në fund se si do të zhvillohen dhe duhet të merret një vendim, sepse për fat të keq, kjo nuk mbulon vetëm këtë periudhë, por edhe një periudhë të mëparshme, sepse kemi shumë njerëz të larguar nga Bashkia e Tiranës dhe kanë fituar procese gjyqësore të larguar nga administrata e mëparshme, që kanë fituar proceset. Pra do të duhet të bëhet një listë dhe do të duhet të gjendet një zgjidhje e përgjithshme”, - përfundon ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike. Ligji i ri “Për Nëpunësin Civil” ka hyrë në fuqi prej 26 shkurtit, por qeveria mori më shumë kohë në dispozicion për të bërë udhëzimet përkatëse.

Presioni i militantëve të PS dhe rihapja e punësimeve në korrik Nga 1 korriku, administrata publike do të jetë e hapur për konkurse të reja. Por militantët janë të lodhur nga pritja e gjatë Nën presionin e militantëve për punë, por edhe të Bashkimit Europian për statusin e vendit kandidat, kryeministri Rama ngriu të gjitha lëvizjet në administratën publike. “Konkurset do të anulohen deri në korrik për të nxjerrë aktet nënligjore, ndërsa punësimet nuk do t’i bëjnë më ministrat”, - u tha asokohe Rama deputetëve të PS-së. Por ky vendim shtoi pakënaqësitë e votuesve të PS-së, të cilët në këmbim të votave prisnin shpërblimin me

punë. Megjithatë, militantët nuk i kanë shuar ende shpresat. Ata vazhdojnë të popullojnë ambientet e selisë rozë në Tiranë, në pritje për korrikun. Të lodhur nga pritja e gjatë, ata nuk duan ta humbasin shpresën se deputetët e tyre do t’i mbajnë premtimet e dhëna gjatë fushatës se në këmbim të votës do të gjenin një vend pune në administratë. “U bënë gati tre muaj që më mbajnë me premtime dhe nuk më japin asnjë zgjidhje”, - shprehet një qytetar, i cili pret të takojë deputetin e zonës së vet. Në të vërtetë, deputetët e PS-së janë ata që përballen direkt me pakënaqësitë e mbështetësve të vet, të cilët kërkojnë me ngulm një punë në administratë. “Ku e dinim ne që do ishte kështu, nga 2-3 veta në ditë merr LSI-ja në punë në lagjen time. Por nëse këta s’më

bëjnë punë, do vete të rri te shtëpia e Ilirit (Metës) deri sa ta takoj e t’i them si e kam hallin. Koha ikën kollaj dhe këta (socialistët) do e shikojnë se po u sollën kështu, njerëzit do t’u ikin”, - vijon ai, ndërsa ngre supet kur e pyet se si do ia bëjë tani që konkurset janë bllokuar. Megjithatë, administrata nuk mund të kënaqë nevojat e të gjithë votuesve. Duke e ditur këtë gjë, kryeministri Rama ka apeluar shpesh për sistemimin e njerëzve pranë bizneseve private, duke rigjallëruar rrjetin e zyrave të punës në disa qarqe të vendit. Tanimë të gjithë presin korrikun. Kur Shqipëria të ketë marrë verdiktin final nga Bashkimi Europian, sidoqoftë pritet një tjetër dallgë lëvizjesh në administratën e përdorur politikisht prej 23 vitesh.


4

në fokus Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama vlerëson se reformat për në BE janë e vetmja alternativë për qeverinë

kompetencat e nishanit

Luan Rama: Ligjet për ushtrinë shkelin balancat mes pushteteve “…Për ironi, janë prej një tufe ushtarakësh pa kredibilitet dhe autoritet profesional në radhët e Forcave të Armatosura, pa ndonjë kontribut të spikatur si komandues, por që kanë ditur të bëjnë me zell shërbëtorin ndaj zotit Berisha, rol që po vazhdojnë ta bëjnë edhe sot me të njëjtin zell, por jo më ndaj të njëjtit person” Fejzi Braushi

P

ër numrin dy të Lëvizjes Socialiste për Integrim, deputetin Luan Rama, ajo çfarë paraqiti raporti i para disa ditëve i Komisionit Europian, është një vlerësim objektiv i situatës në të cilën ndodhet Shqipëria. Por ky vlerësim pozitiv, sipas tij duhet të jetë një shtysë për qeverinë që të vazhdojë reformat e nisura dhe të premtuara, siç është edhe ajo në sistemin e drejtësisë. Në një intervistë për “MAPO-n”, ai thekson se reforma në drejtësi është një domosdoshmëri, pasi prej këtij sistemi burojnë të gjitha të këqijat e tjera. Ai gjithashtu ka folur edhe për nismat ligjore të qeverisë në fushën e mbrojtjes, për të cilat nuk nguron që edhe në këtë intervistë të shprehë kritikat e tij se në disa nene të tyre preken kompetencat e Presidentit, duke cenuar kështu parimin e balancimit të pushteteve. Zoti Rama, Komisioni Europian rekomandoi dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. A është tani vendi ynë më afër BE-së dhe, a jeni i mendimit se që prej dhjetorit të vitit të kaluar kur u refuzua dhënia e statusit, janë bërë hapa të atillë që duhet të shpërblehen me dhënien e statusit? Më lejoni paraprakisht të shpjegoj se rekomandimi i Komisionit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat nuk është shpërblim dhe as dhuratë, pasi Komisioni Europian nuk është juri festivali që të ndajë shpërblime, por është pa asnjë dyshim vlerësim objektiv e shumë korrekt për gjithë sa ka bërë Shqipëria ndër vite, veçmas prej refuzimit të dhjetorit e tëhu. Raporti më i fundit është një skaner i detajuar, leximi i të cilit duhet bërë me shumë përgjegjshmëri dhe seriozitet. E theksoj këtë fakt, pasi nuk ka vend për fanfarë e as festime groteske si ato që bëheshin ndër sheshe vetëm pak kohë më parë, por as për nihilizëm e keqdashje patologjike siç bën një pjesë e opozitës, ende e paçliruar prej dëshpërimit të humbjes së pushtetit. Po, padyshim që janë bërë hapa përpara dhe ndryshimi i trendit të qeverisjes me një qasje europiane për më shumë transparencë, për më shumë vendosmëri në zbatimin e ligjit pa bërë dallim se kush gjendet përballë autoritetit të tij, për ligjshmëri në administrimin e territorit, për krijimin e një administrate civile e të kushtëzuar jo më prej devotshmërisë partiake po prej vendosmërisë për zbatimin e ligjit, për realizimin e reformës në drejtësi dhe të reformës territoriale dhe administrative, provojnë thelbësinë e ndryshimit për të cilin po flasim. Ju më

pyesni nëse është tani vendi ynë më pranë Europës? Çdo ditë, çdo hap pozitiv, çdo arritje që shënohet është padyshim kontribut për të qenë gjithnjë e më pranë Europës, e cila nuk duhet parë si qëllim në vetvete, por si një standard vlerash ku ne duhet të mbërrijmë. Dhe për të mbërritur në atë standard, nuk mund të presim të na marrë ndokush prej dore, por ne duhet të punojmë shumë më tepër nga sa kemi punuar deri sot, duhet të reflektojmë tjetër përgjegjësi dhe cilësi sjelljeje politike dhe qasjeje ndaj respektit për ligjin dhe autoritetin e shtetit. Duke iu referuar raportit më të fundit, duken shumë entuziaste përfundimet se në trafikun e drogës apo në luftën kundër korrupsionit ka ecje përpara... Raporti konstaton një realitet të konfirmuar dhe më shumë sesa entuziazëm, siç i lexoni ju përfundimet, unë i shoh si mesazhe inkurajuese dhe nxitëse për më shumë efektivitet dhe vendosmëri në veprimtarinë e institucioneve ligjzbatuese, pasi sfida e luftës kundër krimit të organizuar në tërësi dhe veçmas lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike, lufta kundër korrupsionit dhe informalitetit mbeten sfida të nxehta e gjithnjë në krye të rendit të punëve. Partnerët tanë europianë dhe ata amerikanë e dinë shumë mirë që trafiku i drogës ka qenë një fenomen shqetësues prej kohesh për institucionet tona, por dhe për institucionet e tyre. Sepse trafiku i drogës nuk është fenomen lokal dhe as rajonal. Ai është një shqetësim i përbotshëm. Prandaj është e rëndësishme që ne të përmbushim të gjitha detyrimet tona, që Shqipëria të mos jetë më në hartën e vendeve prodhuese të drogës. Për mua kjo është e mundur, por jo duke e konsideruar luftën kundër drogës detyrë vetëm të policisë, por duke e parë atë si një detyrim shoqëror dhe shtetëror ku përgjegjësi ka çdo individ dhe çdo institucion. Edhe reforma në drejtësi vlerësohet pozitivisht, pavarësisht se të gjithë e dimë se në ç’gjendje është drejtësia. Cili është komenti juaj? Raporti i Komisionit Europian vlerëson faktin që qeveria shqiptare ka shprehur qartë dhe pa asnjë ekuivok ambicien dhe kredon e vet për të realizuar reformën në drejtësi në mënyrë që edhe tek ne të ndërtohet një sistem drejtësie i standardeve europiane. Ministri i Drejtësisë ka bërë prezent në Kuvend, por edhe për opinionin publik, ka bërë prezent edhe në Bruksel e gjetiu në kancelaritë e disa vendeve të BE-së, prioritetet e reformës në drejtësi, nismë që është

Për konsensusin “Pa hyrë në detaje, më lejoni t’ju sjell në vëmendje që këto ligje kur janë miratuar (dhe janë miratuar për koincidencë, gjatë periudhës kur ka qenë në pushtet PS gjatë viteve 1997-2005), janë paraprirë nga një diskutim i gjerë dhe janë miratuar me konsensus. Sot, në 2014-ën nuk ka arsye të mos synohet sërish konsensusi” Për kompetencat e Presidentit “Në vlerësimin tim, gjykoj se në raport me këtë parim ka gjëra që duhen parë me më shumë vëmendje dhe duhen rivlerësuar edhe në raport me faktin që jemi anëtarë në NATO. Kompetencat nuk janë nominale, ato janë institucionale dhe disa nene të këtyre projektligjeve, për mua, e cenojnë parimin e balancës së pushteteve”

vlerësuar dhe mbështetur. Problemi qëndron se kësaj reforme, herë hapur e herë në mënyrë të kamufluar, i janë kundërvënë ato që kanë më shumë nevojë e që madje e kanë jetike reformën; institucionet e drejtësisë. Ka gjyqtarë të korruptuar, ka ndër ta edhe syresh që nuk kanë asnjë lidhje me sistemin ku punojnë, por qëndrojnë aty pasi janë peng i klaneve apo grupeve kriminale, pa ndëshkimin e të cilëve drejtësia jonë nuk do të jetë kurrë europiane. Unë nuk po them ndonjë gjë ndryshe nga sa thonë qytetarët, ndaj politika si institucion në një demokraci funksionale duhet ta bëjë të vetën reformën në drejtësi, duhet ta mbështesë dhe të bëhet protagonist e realizimit të saj. Opozita nuk mund të gjejë alibi për të mos u bërë kontributore në përmbushje të këtij misioni, por nëse identifikohet me mburojën e të korruptuarve dhe të inkriminuarve, atëherë përgjegjësia është e saj. Dhe ndëshkimi i votës së 23 qershorit të vitit të kaluar do të përsëritet edhe me më shumë forcë. Cili është vlerësimi juaj për tetë muajt e parë të qeverisjes PS-LSI? Përgjithësisht nuk preferoj të bëj vlerësim apo të jap konsiderata për punët e qeverisë në njëqind ditë, në gjashtë apo tetë a nëntë muaj e kështu me radhë, sepse këto lloj vlerësimesh apo analizash janë një reminishencë e së shkuarës komuniste që i lidhte rezultatet tre apo gjashtëmujore me emulacionin socialist. E thashë edhe pak më lart, në përgjigje të pyetjes suaj të parë, që ka një trend pozitiv, që ka seriozitet dhe angazhim, që ka edhe guxim për të ndërmarrë dhe realizuar reforma të rëndësishme, ndaj le të presim produktin e të gjykojmë mbi të. Mazhoranca është votuar të përmbushë misionin e saj, është votuar të realizojë reformat europianizuese të vendit, është votuar të udhëheqë vendin drejt anëtarësimit në BE dhe për këtë ajo po punon me vendosmëri. Kjo është e rëndësishme. A keni dalluar ju së jashtmi sektorë që brenda qeverisë kanë një ritëm më të ngadaltë se pjesa tjetër? Ritmi për mua nuk është kriter, parësor është produkti dhe cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve, transparenca dhe ligjshmëria. Natyrisht që edhe nuk bëj përjashtim nga shumica e qytetarëve që kanë vërejtje për cilësinë e shërbimit shëndetësor në veçanti dhe për shërbimet ndaj qytetarit në përgjithësi. Me këtë cilësi është e lidhur edhe etika, apo thënë shqip, edukata e punon-

jësve në zyrat e shtetit, që për mua vazhdon të jetë pa asnjë lidhje e ngjashmëri me Europën ku duam të mbërrijmë. Jeni nga deputetët e paktë të mazhorancës që i keni tërhequr vëmendjen qeverisë në dy-tri çështje, por esenciale. Fjala vjen, në rastin e avionit të drogës që ra në Divjakë, keni thënë që trafiku nuk luftohet me hartime e vizatime, por duke ridimensionuar strategjinë e luftës kundër narkotrafikut. A mund ta zgjeroni këtë pikëpamje tuajën? Edhe kur kam qenë në radhët e Partisë Socialiste prej themelimit të saj e 17 vjet me radhë, por edhe në LSI, karrierën time politike e kam lidhur me respektin për qytetarët dhe të vërtetën, duke e krijuar bindjen vetëm në raport me to. Ndaj, si deputet apo si qytetar, si funksionar politik apo si vëzhgues i vëmendshëm i zhvillimeve në vend, unë flas mbi një bazë që ka si konstante të pandryshuar të vërtetën dhe integritetin. Tani më lejoni të shpjegoj se çfarë kam dashur të them kur kam folur për riformatim apo ridimensionim të prioriteteve të agjencive ligjzbatuese, posaçërisht të SHISH-it dhe policisë. Veprimtaria kriminale është agresive dhe gjithnjë dinamike. Aq më tepër në kushtet e globalizmit, ajo bëhet edhe më e paparashikueshme. Detyra parësore e policisë, e SHISH dhe e agjencive të tjera ligjzbatuese është parandalimi, e më pas ndëshkimi. Por që të përmbushet ky mision kushtetues, këto struktura nuk duhet të jenë statike, as në formë dhe as në përmbajtje. E, nëse fjala vjen, në një moment shfaqet si fenomen trafiku i drogës, lufta ndaj tij duhet të jetë prioritare dhe këtu duhet të fokusohen me prioritet edhe institucionet e specializuara. Agresivitetit dhe dinamizmit të veprimtarisë kriminale, duhet që edhe këto institucione t’i kundërpërgjigjen në mënyrë dinamike dhe interaktive. Ju keni kundërshtuar edhe disa nisma të qeverisë, që përmes disa projektligjeve që lidhen me Forcat e Armatosura, synohet marrja e kompetencave të Presidentit dhe rritja e kompetencave të Kryeministrit? Do të duhej që menjëherë pas pranimit në NATO, Shqipëria të kishte miratuar Strategjinë e Sigurimit Kombëtar, pasi kjo gjë kushtëzohej prej faktit se ndryshonin faktorët e sigurisë dhe ata të riskut. Kjo gjë nuk është bërë ende, sado që është një grup pune që drejtohet prej zëvendësministrit të Jashtëm, Sokol Dervishaj, që po punon për këtë qëllim.


në fokus Për reformën në drejtësi “Problemi qëndron se kësaj reforme, herë hapur e herë në mënyrë të kamufluar, i janë kundërvënë ato që kanë më shumë nevojë e që madje e kanë jetike reformën; institucionet e drejtësisë. Ka gjyqtarë të korruptuar, ka ndër ta edhe syresh që nuk kanë asnjë lidhje me sistemin ku punojnë, por qëndrojnë aty pasi janë peng i klaneve apo grupeve kriminale, pa ndëshkimin e të cilëve drejtësia jonë nuk do të jetë kurrë europiane”

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.06.2014

5

Për raportin “Raporti konstaton një realitet të konfirmuar dhe më shumë sesa entuziazëm, siç i lexoni ju përfundimet, unë i shoh si mesazhe inkurajuese dhe nxitëse për më shumë efektivitet dhe vendosmëri në veprimtarinë e institucioneve ligjzbatuese, pasi sfida e luftës kundër krimit të organizuar në tërësi dhe veçmas lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike, lufta kundër korrupsionit dhe informalitetit, mbeten sfida të nxehta e gjithnjë në krye të rendit të punëve”

Bashkëpunimi, Meta në Kuvajt me Ruçin, Spahon dhe Idrizin TIRANË Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në shtetin e Kuvajtit, ku ditën e djeshme u prit nga homologu i tij, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Marzouq AlGhanim. Meta kryeson delegacionin parlamentar që përbëhet nga nënkryetari i Parlamentit, Edmond Spaho, kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Gramoz Ruci, kryetari i Grupit të Miqësisë ShqipëriKuvajt, Shpëtim Idrizi, si dhe deputeti Musa Ulqini, anëtar i grupit të miqësisë. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë vizitë të parë në Kuvajt, si dhe ka shprehur bindjen për forcimin konkret të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kuvajtit. Gjithashtu, Meta shprehu mirënjohjen për punën e ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri, Najeeb AlBader, i cili mundësoi edhe realizimin e kësaj vizite të rëndësishme në Kuvajt. Vizita e kryetarit të Kuvendit në shtetin e Kuvajit do të shërbejë si një shtysë e mirë për nxitjen e investimeve në vend ndërsa Meta prej kohësh ka ndërmarrë një tur vizitash jashtë në funksion të këtij qëllimi, krahas

Pas Kushtetutës, Strategjia e Sigurimit Kombëtar është “kushtetuta” që përcakton parimet dhe prioritetet e institucioneve të sigurisë dhe jo vetëm, pasi detyrime kanë të gjitha institucionet. Unë jam shprehur se do të ishte e udhës, përkatësisht dhe me logjikë që të miratohej Strategjia e Sigurimit Kombëtar më parë, dhe pastaj të rishikoheshim ligjet e tjera që duhet të derivojnë prej saj. Për mua, kjo është parimore. Mirëpo, ndërkaq kanë mbërritur në komisionin e Sigurisë Kombëtare disa projektligje që kanë të bëjnë me karrierën, gradat, pushtetet dhe autoritetet e komandimit, me Shërbimin e Inteligjencës të Mbrojtjes etj. Pa hyrë në detaje, më lejoni t’ju sjell në vëmendje që këto ligje kur janë miratuar (dhe janë miratuar për koincidencë gjatë periudhës kur ka qenë në pushtet PS gjatë viteve 1997-2005) janë paraprirë nga një diskutim i gjerë dhe janë miratuar me konsensus. Sot, në 2014-ën nuk ka arsye të mos synohet sërish konsensusi, aq më tepër që jemi vend i NATO-s dhe kur për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë, me mbrojtjen apo Forcat e Armatosura, nuk kemi qasje të ndryshme mes mazhorancës dhe opozitës. Një parim thelbësor në një shtet demokratik është parimi chek and balance, parimi i balancës dhe kontrollit të pushteteve, i cili duhet respektuar me rigorozitet. Në vlerësimin tim, gjykoj se në raport me këtë parim ka gjëra që duhen parë me më shumë vëmendje dhe duhen rivlerësuar edhe në raport me faktin që jemi anëtarë të NATO-s. Kompetencat nuk janë nominale, ato janë institucionale dhe disa nene të këtyre projektligjeve për mua e cenojnë parimin e balancës së pushteteve. Por le të mos paragjykojmë, për sa kohë ato janë ende projekt dhe komisioni i Sigurisë Kombëtare në Kuvend është investuar për shqyrtimin e tyre dhe po punon me shumë seriozitet dhe transparencë. Ndërkaq, nuk mund të mos e them se në grupin e punës që ka përgatitur këto draft-ligje, janë investuar disa ushtarakë që janë në konflikt interesi dhe që kanë formuluar nene për interesin e tyre dhe jo për interesin e Forcave të Armatosura. Dhe për ironi, janë prej një tufe ushtarakësh pa kredibilitet dhe autoritet profesional në radhët e Forcave të Armatosura, pa ndonjë kontribut të spikatur si komandues, por që kanë ditur të bëjnë me zell shërbëtorin ndaj zotit Berisha, rol që po vazhdojnë ta bëjnë edhe sot me të njëjtin zell, por jo më ndaj të njëjtit person. Ka rënë në sy se grupi i kontrollit i

komisionit parlamentar për aktivitetin e SHISH-it ka në përbërje vetëm socialistë dhe jo deputetë të LSI-së. Pse kjo mungesë dhe si e vlerësoni këtë kontroll? Kontrolli i SHISH-it është parlamentar dhe jo partiak. Ka një ndarje të grupit të kontrollit me “x” vende për mazhorancën dhe “y” vende për opozitën, e nuk përbën ndonjë problem se përse nuk ka deputetë të LSI-së në atë grup. Ai është një grup pune i komisionit dhe materiali do të vijë në komision, ku edhe deputetët e LSI-së janë të pranishëm. Po refuzimin e kreut të SHISH-it për ta pranuar kontrollin, si e gjykoni? Nuk jam njohur me arsyetimin apo argumentet që ka paraqitur drejtori i SHISHit, por parimisht kontrolli parlamentar është kushtetues, është i ligjshëm, është institucional. Ka një perceptim se, më 23 qershor mazhoranca mori gjerësisht pushtetin ekzekutiv, por ka gjithsesi pushtet të kufizuar… Institucionet e pavarura si prokuroria, gjykata, SHISH, Presidenca, nuk po i përgjigjen ritmit të reformave të iniciuara nga qeveria apo nuk kanë sinergjinë e duhur për të ecur përpara… Mazhoranca është votuar të udhëheqë vendin drejt integrimit europian. Por që të mbërrijmë në standardet e BE-së, duhet të realizojmë edhe reforma të standardeve të BE-së. Sistemi gjyqësor është, në vlerësimin tim, e keqja më e madhe me të cilën po përballet shoqëria jonë, sepse në këtë sistem pa kredibilitet e të padenjë për një vend demokratik europian, kanë rrënjët e ushqehen metastazat e korrupsionit, të krimit dhe veprimtarive të paligjshme. Qytetarët që kanë votuar mazhorancën e PS dhe të LSI-së, natyrisht që kanë votuar për një qeverisje më të mirë nga ajo pararendësja, por kanë votuar edhe kundër drejtësisë së korruptuar, kanë votuar edhe kundër mosveprimit në zbatim të ligjit të institucioneve të pavarura, kanë votuar kundër ndërhyrjes klienteliste apo korruptive ndaj çdo zyre të këtij shteti që mbahet me djersën e taksapaguesve shqiptarë; kanë votuar që të përgjigjet ligjërisht çdo individ që shkel ligjin, pavarësisht nëse ai është ministër apo i papunë, nëse është deputet, polic, gjyqtar, prokuror, mjek, trafikant, vrasës a gjithçka tjetër. Dhe është detyrë, është përgjegjësi e qeverisë t’i përmbushë këto pritshmëri.

asaj për marrjen e statusit të vendit kandidat. Meta ndodhet në Katar pas një fundjave intensive që ai pati në Skrapar ku i shoqëruar nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ata zgjodhën të bënin rafting në Kanionet e Osumit, për të promovuar turizmin si potencial i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Vizita e kryetarit të Kuvendit në shtetin e Kuvajit do të shërbejë si një shtysë e mirë për nxitjen e investimeve në vend

Berisha: Rama ka paditur Bashën për paktin detar, po godet opozitën Ish-kryeministri deklaroi dje se ka marrë vesh që Rama ka paditur kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për paktin detar. “Kjo është përpjekja e fundit e Spiro Kolekës për të goditur opozitën shqiptare”

I

sh-kryeministri Berisha e ka cilësuar një tjetër goditje kundër opozitës, paralajmërimin për nisjen e hetimeve ndaj paktit detar me Greqinë. Në një prononcim për mediat, ishkryeministri e krahasoi Ramën me Spiro Kolekën dhe ministrin e Jashtëm, Bushati me paraardhësin e tij.“Kam marrë vesh se Edvin Kristaq Rama ka paditur kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, për paktin detar. Kjo është përpjekja e fundit e Spiro Kolekës për të goditur opozitën shqiptare. Nëqoftëse shqiptarët thonë se miku mikut i ngjet 40 vjet para, nipi dajës i ngjet edhe 60 vjet para”,-deklaroi Berisha për mediat. Sa i përket ministrit Bushati, Berisha deklaroi se ai ka vetëm një hall: të çojë ambasadorë familjarët e Sul Bushatit. “Bushati ka vetëm një hall, të çojë ambasadorë të gjithë sojë e sorollopin e Sul Bushatit. Problemi i tij është se si të bëjë, si të çojë në kryeqytetet e Perëndimit gjithë familjarët dhe akrabanë e Sul Bushatit”,-shtoi më tej Berisha. Ish-kryeministri ka komentuar edhe çështjet e hapura me Greqinë, sipas së cilit nuk zgjidhen me filozofinë “zero probleme me fqinjët”. “Qeveria aktuale ka shpallur si platformë të politikës së saj të jashtme “zero problem me fqinjët”. E imagjinoni ju se ç’zgjedhje mund të japë një qeveri e tillë, më së paku zero zgjidhje për të gjitha problemet”,-shtoi më tej Berisha. Duke u rikthyer sërish tek pakti detar, Berisha deklaroi se pasardhësi i tij në krye të PD po i përmbysh të gjitha detyrat në përputhje me ligjet. “Problemi i madh në këtë vend është qeveria”,-tha Berisha. Ky reagim erdhi pas paralajmërimit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati se do të çojë në Prokurori përgjegjësit e paktit detar me Greqinë, i rrëzuar prej kohësh nga Gjykata Kushtetuese. Kjo

deklaratë është përforcuar edhe nga kryeministri Rama, i cili në një intervistë për TV Klan tha se të tjera dosje ish-ministrash do t’i dorëzoheshin Prokurorisë. “Gjëja që mund t’ju them është se në javët në vijim, ne do të kemi të tjera rezultate të kontrollit që po vazhdojmë të bëjmë në të gjitha institucionet lidhur me zullumet e së kaluarës dhe fatkeqësisht na rezulton se ka të tjerë ish-ministra të përfshirë në këto zullume. Kuptohet që pastaj është Prokuroria që do të bëjë detyrën e vet, siç për fat të keq, nuk po e bën deri tani në këndvështrimin tonë, ashtu siç duhet, me ritmin e duhur”,-tha Rama pak ditë më parë, lidhur me dosjet e reja në drejtim të Prokurorisë. Ai shtoi më tej se nuk do të kursente as bashkëpunëtorët e tij, nëse në të ardhmen do të kapeshin në afera korruptive.


6

ngjarje e ditës

ditari

Berisha me kongresmenin Jolly: Shqipëria e meriton statusin TIRANË Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan të Floridës, David Jolly, ku u përforcua bindja se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat. “…Me kongresmenin Jolly diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet politike në vend, duke u ndalur në disa zhvillime shqetësuese për demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Ne ndamë mendimin se Shqipëria e meriton

plotësisht statusin e vendit kandidat, pavarësisht nga problematika të caktuara dhe shprehëm optimizmin për marrjen e tij. Takimi u përqendrua në situatën politike dhe ekonomike në vend, dëmtimin e klimës së biznesit nga reformat anti-treg të qeverisë, me të cilat po përkeqësohet gjendja ekonomike”, - shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook. Më tej, ish-kryeministri nuk lë pa komentuar edhe

arritjet e qeverisë së drejtuar prej tij. “Kongresmeni amerikan, David Jolly shprehu përgëzimet e tij për transformimet e mëdha të Shqipërisë që janë realizuar gjatë qeverisjes së PD, transformime të cilat, ai i ka konstatuar drejtpërdrejt gjatë vizitave të tij në vendin tonë dhe më siguroi për interesin konstant të tij dhe të Kongresit të SHBA-së për zhvillimet në Shqipëri”, -shkruan ai.

Rama: Brenda 6 muajsh, mbi 40 mijë kanë marrë shërbimet nga ALUIZNI Kryeministri: “Nga 1 marsi 2014, ka filluar dalja në terren e ekipeve që do të përfundojnë përgatitjet e dosjeve. Vetëm në këta 3 muaj janë kryer 11 300 procedura të reja” TIRANË Kryeministri Edi Rama zhvilloi

dje një takim të zgjeruar ndërinstitucional me drejtues e përfaqësues të ministrive dhe agjencive të lidhura direkt me procesin e legalizimeve. Kreu i ekzekutivit tha gjatë fjalës së tij se brenda gjashtë muajve, mbi 40 mijë qytetarë kanë marrë shërbimet nga ALUIZNI. “Nga tetori i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, në sportelet e ALUIZNI-t janë paraqitur 41 400 qytetarë, për të kërkuar sqarime për dosjet e tyre, për t’u ankuar për zvarritjet e deritanishme dhe për të plotësuar dokumentacionin e mangët, kur dokumentacioni ka qenë i mangët. Një lum i tërë njerëzish që prej vitesh kanë pritur më kot që të legalizojnë shtëpitë e tyre,”- tha Rama. Kryeministri vlerësoi riorganizimin që iu bë ALUIZNI-t, duke shtuar se ky mekanizëm i ti i ka sjellë më pranë qytetarët. “Nga 1 marsi 2014 ka filluar dalja në terren e ekipeve që do të përfundojnë përgatitjet e dosjeve. Vetëm në këta 3 muaj janë kryer 11 300 procedura të reja” Më pas, kryeministri u ndal në rëndësinë e secilit

prej institucioneve, ku përveç rolit primar të ALUIZNI-t, theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të kësaj Agjencie me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si tri institucione që janë bërthamë e këtij procesi. Një rol të dorës së parë, Kryeministri vlerësoi edhe Policinë e Shtetit, mbështetja e së cilës ndaj këtij procesi sipas tij merr një rëndësi të veçantë. “Jemi këtu për t’i dhënë një sens gjithë kësaj historie dhe për të kuptuar që ka një rol çdonjëri nga institucionet që janë sot këtu të përfaqësuar, pa llogaritur edhe Ministrinë e Brendshme, përkatësisht Policinë e Shtetit, që duhet të marrë një rol të dorës së parë në këtë proces”, - u shpreh Kryeministri. Në takim e mori fjalën edhe ministrja Eglantina Gjermeni, e cila vlerësoi të rëndësishme miratimin e ligjit për legalizimet falas. Sipas saj, implementimi i ligjit përbën një sfidë për qeverinë. “Kemi kaluar në Këshillin e Ministrave dhe në Parlament është miratuar, ligji për legalizimet falas, një nga premtimet qoftë të fushatës qoftë të programit tonë qeverisës. Premtim që e mbajtëm me pjesën e përgatitjes së ligjit dhe miratimin e tij. Tani jemi në pjesën e përgatitjes së akteve nënligjore dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave për ta siguruar implementimin e këtij ligji. Tani jemi në një stad tjetër. Jemi në stadin që ligji ka kaluar dhe e gjithë sfida është implementimi i tij” ,- tha ajo.

Ngjela: Nuk do të kemi kurrë reformë në drejtësi “…Kurrë nuk do të kemi në Shqipëri një reformë në drejtësi, përderisa të jenë në pushtet grabitësit dhe dhunuesit e kushtetutës. Dhe kjo është arsyeja që europianët si politikë, në çdo rast duan një reformë shqiptare në drejtësi. Kurse këta tanët, bëjnë sikur” TIRANË Kryetari i PLiDr, Spartak

Ngjela, nuk është optimist për sfidën e radhës të qeverisë që lidhet me reformën në drejtësi. “Përderisa ligji dhe Kushtetuta demokratike e një vendi është kundër tiranisë, patjetër që ligji është vetë tirani. E pra, kjo është arsyeja që kurrë nuk do të kemi në Shqipëri një reformë në drejtësi, përderisa të jenë në pushtet grabitësit dhe dhunuesit e Kushtetutës. Dhe kjo është arsyeja që europianët si politikë, në çdo rast duan një reformë shqiptare në drejtësi. Kurse këta tanët, bëjnë sikur. Por askush nuk do t’i besojë. Kurrë mos mendoni se europianët do të të japin para për të dalë nga gjendja inaktive e shoqërisë, sepse nuk mund të lejojnë që paratë e popujve të tyre të shkojnë në xhepat e Berishëve dhe Metave, apo

të klanit Rama”, - komenton Ngjela në faqen e tij në Facebook. Në këtë kuadër, Ngjela ironizon edhe rolin e kryeprokurorit, Adriatik Llalla. “Pse, vërtet mendoni se ky Llalla, apo Pekmezi, do të hetojë korrupsionin e ujqërve të rrëzuar? Pse, ujqërit e kanë vënë këtë dash të majmur në atë pozicion që të hajë ujqërit? Naivitet. Kurrë mos e mendoni këtë. Kriza jonë sot është morale; dhe kështu ka qenë në 20 vjet. Po s’e kuptuam, gjithmonë kështu do të qëndrojmë: në pritje për të rënë petulla nga qielli, ndërsa pushtetarët dhunues të ligjit dhe Kushtetutës përvetësojnë si të babëzitur. Gjithçka”, shkruan Ngjela. Që në fillim të komentit të tij, avokati i njohur komenton se kriza në Shqipëri para se të jetë ekonomike është morale. “Në një vend apo në një shoqëri demokratike, morali barazohet me ligjin, dhe ligji me Kushtetutën. Nëse njëra nga dispozitat kushtetuese shkelet dhe shkelësi s’ka pasojë, nuk është bërë vetëm një shkelje: në të vërtetë është rrëzuar vetë sistemi. Dhe, nëse pyesim se përse nuk funksionon sistemi ynë demokratik, përgjigjja është: sepse qeveritë kanë shkelur që të gjitha Kushtetutën. Ku ka shkelje, patjetër që s’ka më sistem. Por, kur nuk ka sistem, nuk ka domosdoshmërisht anarki, sepse, si rregull, shkelësit e Kushtetutës e bëjnë vetë ligjin…”, - shkruan ai.

opozita

Vorpsi: Nuk ka bienale ku të falet Rama për zullumet e tij TIRANË “Kryeministri Edi Rama vazhdon prej 6 ditësh

"Kriza jonë sot është morale; dhe kështu ka qenë në 20 vjet. Po s’e kuptuam, gjithmonë kështu do të qëndrojmë: në pritje për të rënë petulla nga qielli, ndërsa pushtetarët dhunues të ligjit dhe Kushtetutës përvetësojnë si të babëzitur."

të jetë turist i bienales, ndërkohë që prej 6 ditësh i ka lënë drejtimin e Qarkut të Vlorës, një personi me precedent të tmerrshëm kriminal. Duhej ta kishim vrarë vajzën që të mos kishim probleme, është shprehur gjatë rrëmbimit të pengut, në fillim të vitit 2000, në zonën e Siçilisë, Sadrit Danaj. Ky kriminel gjakftohtë, i cili nuk meriton veçse ndëshkimin e drejtësisë, është bërë nga Edi Rama Kryetar i Këshillit të qarkut. Bisedat e Danajt të përgjuara nga Policia Italiane dhe të publikuara nga La Republica, janë stili i një banditi me të cilin Edi Rama ndan pushtetin”, - tha dje përmes një konference për shtyp zëdhënësja e PDsë, Laura Vorpsi. Sipas saj, ky është modeli i deputetit të parë të listës për Vlorën, dhe me tej modeli i Kryeministrit për gjithë vendin. “Me heshtjen e tij, me arratisjet turistike, Rama vetëm zgjat agoninë e një pushteti të kriminalizuar, pushtet që nuk ia kanë dhënë qytetarët e Vlorës dhe të vendit. Nuk ka për të pasur bienale ku të falet Edi Rama me zullumet mbi zullume që po kryen çdo ditë”, tha ajo.


ngjarje e ditës

ekonomi

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.06.2014

7

Komunikacioni, interneti me rritjen më të fortë 42% Shërbimi i internetit përbën tregun me rritjen më të fortë në sektorin e komunikimeve elektronike. Të dhënat e publikuara në kuadër të projektit të BE-së për monitorimin e vendeve në procesin e zgjerimit në Bashkimin Europian, nëpërmjet raportit “Cullen International 2014” tregojnë se ky sektor ka gjeneruar rritjen më të fortë mbi baza vjetore. Numri i personave me akses në internet fiks (në shtëpi) është rritur në të gjitha vendet nën monito-

rim, në mënyrë të veçantë në Kroaci dhe Maqedoni. Në Islandë, Maqedoni, Serbi dhe Shqipëri, pjesa e tregut e operatorit kryesor të telefonisë fikse, matur nga numri i lidhjeve të internetit është pak a shumë e krahasueshme me mesataren e vendeve të BE-së, rreth 42.3%. Në termat e teknologjisë, xDSL vazhdon të ketë një rol lider duke u llogaritur në 79% të lidhjeve fikse të internetit në vendet në procesin e zgjerimit, ndërkohë që

lidhjet kabllore të internetit janë rreth 12%. Në Shqipëri, lidhjet FTTx janë rritur më shumë se dy herë, duke ndjekur një rritje të fortë të lidhjeve të Albtelekom në vitin 2012 nëpërmjet lidhjeve xDSL e MSANs. Ndarja e linjave të internetit sipas shpejtësisë tregon një trend drejt paketave të internetit me shpejtësi të lartë në të gjitha vendet dhe me rritje në mënyrë të veçantë për kategoritë 2-4 Mbps dhe 4-8 Mbps.

Legalizimet, dyndje në sportele për të përfituar nga ligji i vjetër Disa kategori përfitojnë më shumë nga tarifat duke u legalizuar me ligjin aktual të legalizimeve, ndërsa disa të tjera përfitojnë më shumë me ligjin e ri. Ja kush përfiton dhe kush jo me ligjin e ri Në sportelet e ALUIZNI-t në të gjithë vendin janë vënë re dyndje për të kryer pagesa me ligjin e vjetër, pasi për disa kategori ai është më favorizues. Burimet nga ALUIZNI pohojnë se interesimi në muajt e fundit është rritur ndjeshëm, ndërsa ligji i ri pritet të hyjë në fuqi brenda qershorit Kush përfiton me ligjin e vjetër

Të interesuar për të bërë pagesat e legalizimeve me ligjin e vjetër janë ata që kanë shtëpi të dytë dhe ata që kanë ndërtim pa leje në zonën e Tiranës dhe të Durrësit. Kjo për shkak se ndryshimet e reja ligjore nuk favorizojnë ata që kanë dy ose më shumë objekte të palegalizuara. Me ligjin aktual, një person paguan tarifa të njëjta për të gjitha objektet që do t’i formalizojë. Por me ligjin e ri kjo praktikë nuk qëndron. Shtëpitë e dyta paguajnë tarifa me çmim më të lartë ose me atë të tregut. Ky modalitet do të zbardhet me vendime të posaçme të Këshillit të Ministrave, pasi ligji i ri nuk i ka përcaktuar çmimet. Gjithashtu, ata që kanë banesa pa leje në qytetet e Tiranës dhe Durrësit janë të interesuar të paguajnë me ligjin aktual, pasi çmimi i legalizimit aktualisht do të paguhet me çmimet zyrtare të pronave sipas hartës së re të vlerës që u miratua vitin e kaluar. Për shkak të këtij ndryshimi, ata që kanë objekte pa leje në zonat veriore dhe jugore, paguajnë shumë pak për legalizimin e objekteve sesa paguajnë aktualisht. Ndërsa ata që jetojnë në qytete të mëdha ku vlera zyrtare e tokës është më e lartë, janë më të interesuar të bëjnë pagesat me ligjin e vjetër, pasi në disa raste janë më të ulëta se ato me ligjin e ri. Një pjesë tjetër është e in-

teresuar të paguajë tani, për shkak se përfiton më shumë nga përqindja me bono. Kjo pagesë me ligjin aktual është në 70 për qind të vlerës, kurse me ligjin e ri është vetëm 50 për qind e vlerës. Kush përfiton me ligjin e ri

Me ndryshimet e reja ligjore, të gjithë të varfërit që nuk kanë mundësi monetare do të kenë mundësi të legalizojnë objektin e tyre, kjo pasi me ligjin aktual ata trajtohen ne pagesa njëlloj si e gjithë pjesa tjetër e kategorive të popullsisë që kanë objekte pa leje. Me udhëzimet që do të shoqërojnë ligjin e ri, pritet që ata që mbështeten me ndihmë ekonomike nuk do të paguajnë për legalizimin. Ka edhe shumë kategori të tjera që janë të interesuara të legalizohen me ligjin e ri. Të gjithë invalidët me dëshmitë përkatëse pritet të përfitojnë falas nga procesi dhe po falas pritet të trajtohen edhe kryefamiljaret gra që janë të divorcuara nga burrat, ose që rrisin fëmijë jetim. Të gjithë ata qytetarë që duan të legalizojnë me ligjin e vjetër, kanë kohë të kryejnë pagesat deri në momentin e hyrjes në fuqi të ligji të ri që pritet të ndodhë këtë muaj. Por tarifat e reja do të jenë objekt i një vendimi të ri të qeverisë. Ligji i ri parashikon 20 për qind ulje për pagesën e menjëhershme dhe 10 për qind e shumës që mbetet, i kthehet mbrapsht për të paguar energjinë. 50% për qind do të paguhet me bono. Sipas shifrave më të fundit, 100 mijë deklarime për objektet informale nuk janë verifikuar asnjëherë në terren. Nga 270 mijë ndërtime pa leje, vetëm 21 mijë kanë marrë lejen e legalizimit, ndërsa akoma më pak, vetëm 18 mijë janë pajisur me certifikatë pronësie. B.Hoxha

Me ligjin aktual, një person paguan tarifa të njëjta për të gjitha objektet që do t’i formalizojë. Por me ligjin e ri kjo praktikë nuk qëndron. Shtëpitë e dyta paguajnë tarifa me çmim më të lartë ose me atë të tregut.

Kush përfiton me ligjin aktual -Ata që banojnë në qytetet e mëdha -Ata që kanë shtëpi të dyta -Ata që legalizojnë sipërfaqe më shumë se 500 m2 Kush përfiton me ligjin e ri -Të varfërit -Invalidët -Gratë kryefamiljare të divorcuara, ose që rrisin fëmijë jetimë -Ata që jetojnë në rrethe të vogla ose në zonat rurale

10 bizneset më të mëdha eksportuese promovohen në Kinë Bizneset shqiptare promovohen në Kinë. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, mori pjesë në konferencën e ministrave të Ekonomisë dhe Tregtisë nga Kina dhe Europa Qendrore dhe Lindore, e cila u zhvillua në Kinë. “Shqipëria, - tha Ahmetaj, - është një vend i vogël në Ballkan, por një vend që ka nënshkruar marrëveshjen e tregtisë së lirë CEFTA, e cila e ngre tregun në nivelin e 26 milionë konsumatorëve. Ne qëndrojmë në portat e Europës, në pragun e tregut më të madh në botë”. Po dje u hap edhe Panairi Ekonomik i Ningbos, ku Shqipëria është përfaqësuar nga 10 bizneset më të spikatura eksportuese, që nga prodhues të veshjeve dhe këpucëve, tek prodhues të verës, vajit të ullirit e produkteve të tjera ‘Made in Albania’. Stendat e sipërmarrësve shqiptarë janë vizituar nga ministri Ahmetaj dhe homologu i tij kinez, si

dhe disa ministra të tjerë. Ministri i Tregtisë i Kinës, Gao Hucheng, ka vlerësuar disa nga produktet shqiptare dhe prezencën e sipërmarrësve shqiptarë në këtë Forum Ekonomik, duke theksuar se bashkëpunimi i ardhshëm tregtar mes dy vendeve duhet të thellohet në përfitim të ndërsjellë, duke vlerësuar cilësinë e produkteve shqiptare. Ministri Ahmetaj e vuri theksin në sfidat e mëdha që qëndrojnë përpara, pasi kriza e fundit globale ka shteruar disa nga burime kryesore të financimit, të nevojshme për lidhjet ekonomike mes njëri-tjetrit dhe për aftësinë për të konkuruar në tregun global. Në këtë kuptim, tha ministri, “është e rëndësishme që vëmendja të përqendrohet te financimi i jashtëm dhe investimet e huaja direkte. Mundësitë janë. Ajo që duhet është shtytja e nevojshme për t’i kapur ato”. Duke u ndalur tek ekonomia e Shqipërisë, ministri i Zhvillimit

Dje u hap edhe Panairi Ekonomik i Ningbos, ku Shqipëria është përfaqësuar nga 10 bizneset më të spikatura eksportuese, që nga prodhues të veshjeve dhe këpucëve, tek prodhues të verës, vajit të ullirit e produkteve të tjera ‘Made in Albania

Ekonomik tha se ajo duhet të realizojë kërcimin ekonomik dhe ritme rritjeje që do të revolucionarizojnë tërësisht disa sektorë dhe do ta vënë vendin në lëvizje përpara. “Ka shumë fusha ku ne jemi duke bashkëpunuar, por shumë më tepër ku ne mund të bashkëpunojmë më mirë. Modeli ekonomik kinez ka qenë prej kohësh i

vlerësuar nga vendet e tjera në botë. Cila është rruga më e mirë për ta imituar atë, sesa rritja e mëtejshme e bashkëpunimit tonë? Bujqësia, energjia, turizmi, manifaktura, këto janë të gjithë sektorë të rinj me energji të rizbuluara që kanë nevojë vetëm për një shtytje për të nisur startin. Ne jemi duke kërkuar për t’u lidhur edhe më tej në rajon, për të qenë më afër tregjeve rreth nesh, dhe ato të Bashkimit Europian, dhe për të rritur si prodhimin ashtu edhe konsumin”, - tha ministri Ahmetaj. Sipas Ministrit Ahmetaj, Kina mund të luajë një rol më të madh në shumë programe të integrimit dhe zhvillimit që nuk janë më kombëtare, por rajonale dhe ndaj të gjitha vendet duan të përfitojnë më shumë bashkëpunim dhe më shumë zgjerim tregtar. Për të ilustruar mendimin e tij, Ahmetaj përmendi ‘Rrugën e Mëndafshit’, e cila dikur ishte rruga më e rrezikshme dhe fitimprurëse.


8

09.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

KOMISIONI I POSAÇËM I SHPRONËSIMIT

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i rrjetit kryesor të kanalizimeve dhe Impiantit të Përpunimit të Ujrave të Përdorura në Plazhin e Velipojës.

Ministria e Punëve të Brendshme, shpall kërkesën për shpronësimin e pasurive të paluajtshme të pronarëve, sipas tabelës bashkëlidhur.

Subjekti kërkues, i këtij objekti, është “Ujësjellës Fshat” Sh.a, Shkodër. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur, në bazë të Vendimit nr.138, datë 23.03.2000 të Këshillit të Ministrave,“Për kriteret teknke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar, për pronarët sipas listës emërore bashkalidhur.

Subjekti kërkues është Komuna Velabisht. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personin që preket nga ky shpronësim. Vlera e shpronësimit, të pronarit Z. Refat Syrja Çili , për zgjerimin e varrezave publike në Komunën Velabisht është 307 550 (treqind e shtatë mijë e pesëqind e pesëdhjetë) lekë.

Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës). Ky publikim bëhet vetëm për pasurinë e llojit: pemtore.

Ky publikim do të jetë për një periudhë 1 javore dhe brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, personat që kanë emrin, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Pronarët do të kompensohen për efekt shpronësimi pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë pranë “Ujësjellës Fshat” Sh.a, Shkodër (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”). Vlera totale e shpronësimit është 4 681 940 (katërmilion e gjashtëqind e tetëdhjetë e një mijë e nëntëqind e dyzetë) lekë.

Njoftim për ankand

LISTA EMERORE E PRONAREVE QE SHPRONESOHEN NGA NDERTIMI I IMPIANTIT TE UJERAVE TE PERDORURA PER ZONEN E VELIPOJES FSHATI "Paluaj", ZK. 3072, Shkoder

1 Emiljan 2 Luigj

Atesia

Nik Dede

Mbiemri

Nika Suka

Zona Numri Sip. Siperfaqja Kadastr. Pasurise Totale (m2)

3072 3072

966/7 966/5

8,050 9,820

8050 9820

TOKE Pemtore TOKE Vlera ARE Çmimi VleraÇmimi Totale (leke/m2)(leke) (leke/m2) (leke) 262 262

2109100 2572840

Shenime

2109100 Konfirmim ZVRPP 2572840 Konfirmim ZVRPP 4681940

E përmuajshme, Nr. 43, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

MAPO MADAME

Emri

me Madame

PËLLUMB KULLA ÇILJETA XHILAGA ALTIN RRAKLLI DRINI ZEQO EVI REÇI ENDRIT MERTIRI JERIDA SAKAJ HARIS VONGLI

dossier Nr. 43 Viti III i botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

Nr

Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria Nr.1/118+1-19, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 97 m2, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Tiranë ne ZK nr.8380, në pronësi të Harallamb Leonidha Voko dhe Galina Koli Voko, vënë në hipotekë në favor të kreditorit . Raiffeisen Bank sh.a. për Shumen 100,000 Euro. Çmimi fillestar i shitjes së pasurisë në ankand të dytë është 67.200 EURO (gjashtëdhjetë e shtatë mijë e dyqind) Euro. Ankandi midis ofertuesve do të zhvillohet më date 14.05.2014, ditën e Mërkurë ora 16:00, në ambjentet e shoqërisë përmbarimore “AFA 2010” me adresë: Rruga “Sulejman Delvina “ Nd.51, H.9, Apt.1, Kati II, Tiranë. Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

E GJITHË BOTA ME NJË SELFIE

Brigel Gjoka BALET PA KONVENCIONE

fashion

Vlashent Sata

RAPSODI BOHEMËSH

ARTI I TË DHËNIT

TEDI Papavrami

Prej ndikimit të të atit. Gjyshit. Rolit ekuilibrues të grave të jetës së tij. Më vonë kanë qenë Prusti, Bahu, Frojdi…që e kanë bërë këtë që është. Jo thjesht violinistin e madh që njohim të gjithë. Por edhe Tedin me profilin e vet psikologjik, për të cilin vendos të flasë


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.06.2014

9

Sipas dokumenteve të hetimit, policia e gjeti sasinë e madhe të kokainës në një dysheme të dyfishtë brenda kontenierit të mbushur me banane e të porositur nga kompania “Rrapo” në Shqipëri. Lëvizjet e anijes “Jilhan” të 250 kg kokainë

25 maj Anija “Jilhan” ka qenë në portin e Durrësit dhe po atë ditë është nisur drejt Italisë, në portin “Luka Korsinio”, ku ka qëndruar tri ditë.

2 qershor Anija “Jilhan” është nisur nga porti i “Gioia Tauro” dhe një ditë më pas ka kaluar në Kanalin e Otrantos në Adriatik, me destinacion portin e Tivarit në Malin e Zi 3 qershor Anija “Jilhan” është bllokuar në portin e Tivarit, ku është gjetur edhe sasia prej 250 kg kokaina. Ngarkesa e drogës do të shkarkohej aty për të udhëtuar në rrugë tokësore

28 maj Anija ka udhëtuar drejt portit italian “Gioia Tauro”, ku ka qëndruar për katër ditë. Në këtë port mendohet se ka marrë edhe ngarkesën me banane nga Ekuadori

Hetimet për kokainën, asgjë gjurmë nga trafikantët e mallit 12.5 mln euro Mediat malazeze hedhin dyshime se pse nuk u zbatua dorëzimi i kontrolluar për 250 kg kokainë. Zbardhet rrugëtimi nga Ekuadori deri në portin e Tivarit, ndërsa zbehen hetimet për kompaninë shqiptare Hetimet për 250 kilogramët e kokainës që vinin nga Ekuadori vazhdojnë paralelisht në Malin e Zi dhe në Shqipëri. Megjithatë, mediat e vendit fqinj hedhin dyshime se pse në këtë rast nuk u zbatua dorëzimi i kontrolluar, që mund ta çonte policinë tek organizatorët e trafikut. Gazeta malazeze “Vijesti” shkruante dje se Prokuroria nuk ka kërkuar dorëzimin e kontrolluar, edhe pse autoritetet malazeze duket se kanë qenë të sinjalizuara për sasinë e madhe të drogës që vlente 12.5 milionë euro. “Dorëzimi i kontrolluar është një teknikë e zakonshme, që përdoret prej dekadash nga policia në botë. Kjo teknikë siguron provat për organizatorët e rrjetit dhe shoqëron mallin në destinacionin përfundimtar”, - deklaron për “Vijesti” një ekspert i policisë. Sipas dokumenteve të hetimit, policia e gjeti sasinë e madhe të kokainës në një dysheme të dyfishtë brenda kontenierit të mbushur me banane e të porositur nga kompania “Rrapo” në Shqipëri. “Megjithatë,

kjo nuk do të thotë se destinacioni ishte Shqipëria, pasi dyshohet që kokaina do të shkarkohej gjatë rrugëtimit në Malin e Zi”, - shkruan më tej gazeta. Dyshimet më të mëdha bien mbi transportuesit e ngarkesës me banane në rrugë tokësore. Por, megjithëse policia malazeze ka marrë një numër të madh dëshmish, është e vështirë të gjejë prova në këtë drejtim. Përmes dokumenteve shoqëruese, autoritetet kanë mundur të zbardhin itinerarin e plotë të ngarkesës me banane dhe kokainë. Tre kontenierët janë ngarkuar më 25 prill në Ekuador dhe janë nisur drejt Europës. Porti dalës është ai i Guayaquil, një “portë” e hapur kjo e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Perëndimit. Më 15 maj, anija ka mbërritur në portin spanjoll të Malagas, ku është ngarkuar në një tjetër anije të quajtur “Hamonia Antofagasta”, dhe është nisur më pas drejt Maltës. Ngarkesat kanë mbërritur në Maltë më 29 maj dhe përmes një anijeje tjetër janë nisur drejt portit të Tivarit, ku ka mbërritur

Dyshimet më të mëdha bien mbi transportuesit e ngarkesës me banane në rrugë tokësore. Por, megjithëse policia malazeze ka marrë një numër të madh dëshmish, është e vështirë të gjejë prova në këtë drejtim.

më 31 maj. Policia malazeze e zbuloi drogën më 3 qershor. Dritan Rrapo, një nga pronarët e kompanisë së importit të bananeve ka mohuar dijeninë për kokainën. “Megjithatë, policia po heton mbi vëllanë e tij dhe bashkëshorten ekuadoriane, e cila banon në Guayaquil të Ekuadorit”,- shkruan “Vijesti”. “Unë kam punuar në përputhje me ligjin dhe kam gjithë dokumentacionin e nevojshëm për frutat e importuara”, - ka thënë Rrapo, duke shprehur befasinë për sasinë e kokainës. Kompania “Rrapo” kishte porositur 10 kontenierë me banane nga firma ekuadoriane “Vimtcorp”, të cilët do të vinin në Shqipëri në kohë të ndryshme. Sipas Zyrës së OKB për Drogën, arrihet të kontrollohen vetëm 2 % e 500 milionë kontenierëve që nisen në vit nga Ekuadori drejt vendeve të tjera të botës. Në prill të vitit 2014, policia ekuadoriane arrestoi 12 anëtarë të një grupi ndërkombëtar të kokainës dhe bllokoi 207 kilogramë mall të pastër.

Kreu i Bashkisë negocion me tregtarët: Ndërprisni grevën Kreu i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj u kërkon tregtarëve të ndalin grevën. Pas një takimi të zhvilluar paraditen e djeshme me një përfaqësi të tyre, kryebashkiaku i vuri në dijeni për nismën e qeverisë në lidhje me formalizimin e treg jeve. Zoti Tushaj u premtoi tregtarëve se do të hyjë në bisedime me drejtues të Tatimeve, për të mundësuar shtyrjen e afateve apo për të ulur barrën fiskale ndaj tyre. Rreth 360 tregtarë në Lezhë kundërshtojnë regjistrimin në Q e n d r ë n Ko m b ë t a r e , d u ke kërkuar shmangien nga detyrimet fiskale. Po dje, tregtarët janë takuar edhe me deputetin e PD-së, Aldo Bumçi. Ky i fundit i bëri apel qeverisë që të dialogo-

jë me tregtarët e Lezhës për gjetjen e një zgjidhjeje të arsyeshme për ta. Sipas PD-së, akti i Tatimeve është arbitrar dhe rëndo n e ko n o m i n ë j o ve t ë m t ë familjeve që preken direkt nga mbyllja e tregut, por edhe krejt qytetin, madje edhe qeverinë. “Tregtarët ambulantë nuk mund t’i trajtosh si biznes i vogël e t’u shtosh taksa që nuk i përballojnë dot”, - tha ai, duke shtuar se situata është e tilla kur xhirot ditore kanë rënë dhe këtë e faktojnë vetë tregtarët. Tregtarët e Lezhës ndodhen të ngujuar që prej mbrëmjes së enjte. Ata kundërshtojnë vendimin e Tatimeve për t’i regjistruar ata, proces ky që i fut edhe këta tregtarë në një sistem më të madh taksimi.

shkurt

Bllokohen 500 kg kanabis në Vlorë Në kuadër të operacionit antidrogë “Weekend”, policia e Vlorës ka sekuestruar 500 kg kanabis- sativa. Lënda narkotike u kap në aksin Kuç-Vlorë, në një kamionçinë me targa AA 396 IU. Droga ishte ndarë në dy pjesë, ndërsa një sasi u gjet edhe në një “Opel” me targa Vl 3743 B. Policia ka vënë në pranga tre transportuesit e lëndës narkotike, Viron Sadikaj, Besnik Bushi dhe Dorian Hametaj. Operacioni u zhvillua pas një hetimi njëmujor nga policia e Vlorës. Blutë e këtij qyteti sqarojnë se droga vinte nga Lazarati dhe kishte për destinacion Italinë. Sasia e kanabisit e bllokuar nga policia është shumëfishuar gjatë këtyre muajve. Por nga ana tjetër është rritur edhe sasia e drogës që arrin të çajë kufijtë, duke u sekuestruar më pas në Itali dhe Greqi.

Sherr shqiptarësh në Selanik, vritet njëri Ka përfunduar tragjikisht me vdekjen e një të riu një zënkë mes dy shqiptarëve në qytetin e Selanikut. Sipas informacioneve, të shtunën, pas orës 22:00, në një rrugë kryesore të qytetit dy të rinj shqiptarë janë grindur për arsye ende të panjohura. Njëri prej tyre përdori thikën për të zgjidhur mosmarrëveshjet, duke qëlluar bashkatdhetarin dhe më pas u largua. Kalimtarë të rastit që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, e cila e dërgoi shqiptarin e plagosur në spital. Megjithë ndërhyrjen e mjekëve, shqiptari 31 vjeç nuk ka mundur të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital. Policia ka marrë dëshmitë dhe po heton për të identifikuar dhe arrestuar autorin e krimit.


Gazeta MAPO

Njoftime/reklama

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

36 / scripta manent

10 09.06.2014

K

y libër tregon historinë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe përmban rrëfimin e sinqertë të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant (Hju Glledni Grant).

Ilir Ikonomi

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939

Ilir Ikonomi

PUSHTIMI

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Natyrisht, ka mundësi edhe që ai të ketë qenë qysh në fillim një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.”

www.uet.edu.al

Çmimi 800 L

info@uet.edu.al

ISBN 978-9928-4181-9-7

PUSHTIMI

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me radita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e IKONOMI bëri atë paksa naiv nëIlirçështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Është gazetar i Zërit të Amerikës në Uashington. Natyrisht, ka mundësiAi është edhe tëKonica: ketë qenë qysh në fillim autor iqë libraveai “Faik Jeta në Uashington” dhe “Pavarësia: Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”. një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që uante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i 36 shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.” Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939

ILIR IKONOMI

PUSHTIMI

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

9 789928 418197

PROMOVIMI I LIBRIT BËHET DITËN E SHTUNË, 3 MAJ 2014, ORA 17:00 NË HOLLIN E UET


Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.06.2014

Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rr."Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr. "Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.

11


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Masat e Bankës Qendrore Europiane dhe ç’duhet të bëjë Shqipëria K ur Danimarka në vitin 2012 aplikoi norma negative të interesit (për monedhën e vet u vendos -1% (minus 1 për qind) dhe vetëm kohët e fundit, pas më shumë se një viti (mbasi arriti rënien e duhur të kursit të monedhës së saj ndaj euros) ajo e ngriti normën e interesit nga -1 vetëm në +0,05% analizat dhe komentet ishin të ndryshme. Por, pavarësisht nga komentet, duket se rezultatet, efektet dhe përvoja e këtij veprimi, në finale ishin pozitive. Një paketë masash për të stimuluar ekonominë u miratua këto ditë nga Banka Qendrore Europiane, në thelb të së cilës qëndronin gjithashtu, në radhë të parë, ulja e normës bazë të interesit në 0.15% nga 0.25% që ishte më parë. Kjo në një përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike në eurozonë. Megjithëse analistët mendojnë se Banka Qendrore Europiane ka hyrë në një territor të panjohur më parë, si një përpjekje ekstreme për të mbështetur ekonominë në eurozonë, Mario Draghi deklaroi se këto masa kanë për qëllim të mbështesin rritjen ekonomike në bllok. “Këshilli Drejtues vendosi të aplikojë një paketë masash, - theksoi ai, - që synojnë rimëkëmbjen e ekonomisë, në mënyrë të veçantë, nëpërmjet mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”. Po çfarë po ndodh me ekonominë e eurozonës? A po del ajo nga kriza? A e kanë dhënë efektin e pritshëm antikrizë masat e marra në fushën e unionit bankar dhe në politikat monetare, fiskale dhe ato të forcimit të mbikëqyrjes? A kemi të bëjmë me një “alarm të rremë të rrezikut të deflacionit”, apo ky është një rrezik real për eurozonën? Deflacioni kërcënon eurozonën Tremujori i parë i këtij viti shënoi ngadalësim të rritjes ekonomike në eurozonë, duke u shoqëruar me inflacion të ulët dhe papunësi të lartë. Ekonomia e bllokut me 18 anëtarë u zgjerua me vetëm 0.2% në tre muajt e parë të këtij viti, konfirmoi Zyra Europiane e Statistikave, Eurostat. Ekonomistët e anketuar nga ‘Reuters’ parashikonin se ekonomia 9.5 trilionë euro e eurozonës do të zgjerohej me 0.4% në periudhën janar-mars. Inflacioni në eurozonë po qëndron i mbërthyer në “zonë të rrezikshme”, poshtë 1%, që nga tetori i vitit 2013. Por i shoqëruar me një rritje të dobët ekonomike, paraqet një rrezik të madh për shërimin e eurozonës. Kryesisht, rritja në tremujorin e parë është mbështetur nga Gjermania,

koment

Anastas Angjeli

që ka kompensuar stanjacionin në Francë dhe tkurrjen e prodhimit në Itali, Holandë, Portugali dhe Finlandë. Ndërsa, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ekonomia u rrit me 0.9% dhe kjo është rritja e dytë vjetore, pas rritjes me 0.5% në tremujorin e fundit të vitit 2013. Gjermania, ekonomia më e madhe e eurozonës, u rrit me 0.8% në tremujorin e parë, ndërsa ekonomistët parashikojnë se hapi i zgjerimit do të ngadalësohet në muajt në vijim. Në një raport tjetër, Eurostat konfirmoi se çmimet e prodhimit industrial, që është një matës i përafërt i inflacionit të çmimeve të konsumit, regjistroi rënie në linjë me parashikimet e analistëve. Çmimet në dyert e fabrikave në eurozonë ranë me 0.1% gjatë prillit, pas rënies me 0.2% në mars. Ky ishte muaji i katërt me radhë në rënie. Një shenjë tjetër e rimëkëmbjes anemike ishte dhe raporti mbi punësimin, i publikuar nga Eurostat, që tregoi se papunësia ndryshoi shumë pak, duke rënë në 11.7% në prill, nga 11.8% që ishte në mars. Por papunësia po qëndron pranë nivelit më të lartë historik prej 12% të regjistruar vitit e kaluar. Në prill, numri i personave të papunë në eurozonë ishte 18 milionë e 750 mijë. Por të dhënat dëshmojnë se situata vazhdon përkeqësimin. Inflacioni në Eurozonë shënoi rënie të ndjeshme edhe gjatë majit, duke rritur rrezikun e deflacionit në bllokun e monedhës së përbashkët dhe ka shtuar presionin ndaj Bankës Qendrore Europiane. Inflacioni vjetor në 18 vendet e eurozonës ra në 0.5% në maj, nga 0.7% që ishte në prill, njoftoi Zyra Europiane e Statistikave, Eurostat. Ekonomistët e anketuar nga ‘Reuters’, parashikonin që inflacioni të qëndronte i pandryshuar në 0.7%. Por tashmë që inflacioni ra në 0.5%, analistët mendojnë se Instituti i Frankfurtit do të përdorë të gjitha “armët” që ka në dispozicion, pasi blloku kërcënohet më shumë se kurrë nga deflacioni dhe stanjacioni. Ky është niveli më i ulët që nga nëntori i vitit 2009 dhe reflekton në mënyrë të veçantë rënien e inflacionit në Gjermani, që është ekono-

mia më e madhe e Europës e që inflacioni po qëndron në zonë shumë të rrezikshme, poshtë 1%, për shumë muaj me radhë. Banka Qendrore Europiane ka përsëritur vazhdimisht se është e gatshme të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të shmangur deflacionin dhe për të mbështetur ekonominë, por disa ekonomistë mendojnë se tashmë është tepër vonë. Ndërsa shume analistë janë të mendimit se, nëse nuk veprohet tani, Eurozona do të përballet me dekada të stanjacionit dhe deflacionit, siç ndodhi me Japoninë për 20 vite me radhë. Banka Qendrore Europiane dhe stimulimi i ekonomisë Ajo çka përflitej këta dy muajt e fundit (Ulja e normave të interesit, kredi më të lira për bankat dhe një program i blerjes së bonove sipas stilit të Rezervës Federale etj) në qarqet financiare të eurozonës ndodhi. Banka Qendrore Europiane miratoi dhe vendosi të shpallë një paketë masash për të stimuluar ekonominë në eurozonë. Kjo paketë masash konsiston në: -Uljen e normës bazë të interesit në 0.15% nga 0.25% që ishte më parë. -Instituti Frankfurtit vendosi të ulë në -0.1% nga 0% që ishte më parë, interesin për depozitat (pra norma e rinumërimit që është interesi që Banka Qendrore Europiane u paguan bankave private për depozitat që ato vendosin pranë saj, u ul nga 0 në -0.1 për qind. Kjo do të thotë se bankat e nivelit të dytë, tashmë do të duhet të paguajnë interes për të depozituar paratë “cash” pranë Bankës Qendrore Europiane. -Autoriteti qendror monetar në eurozonë miratoi edhe një paketë prej 400 miliardë eurosh, e cila do u jepet bankave private me interesa minimale, për të kredituar biznesin e vogël, kryesisht në Europën Jugore. - Inflacioni do të vazhdojë të qëndrojë i ulët edhe në muajt në vijim, por do të rritet gradualisht sidomos gjatë vitit 2015, ku pritet të rritet në 1.1%. - Gjithashtu, banka po monitoron nga afër zhvillimet e jashtme, sidomos tensionet gjeopolitike. Nga kjo situatë duhet të përfitojnë bankat, të cilat duhet të kreditojnë ekonominë me interesa të ulëta, pavarësisht risqeve që ka tregu”, tha Draghi. Përmes një lëvizjeje të paprecedent në historinë e financave botërore, Banka Qendrore Euro-

piane vendosi t’i zbresë normat e interesit për euron në territor negativ. Këto masa synojnë: Të luftojnë rrezikun e deflacionit, çka mund ta rikthejë sërish ekonominë e eurozonës në krizë; Ulja e dy normave ka për qëllim që nga njëra anë të zhvlerësojë euron, forcimi i së cilës është një nga shkaqet kryesore të rënies së çmimeve dhe nga ana tjetër, të detyrojë bankat private që të mos mbajnë më likuiditet të lirë në Bankën Qendrore, por t’i investojnë në ekonomi; Mbështetjen dhe rritjen ekonomike duke ndërmarrë një paketë masash, duke kredituar SME-të; Nxitjen e kreditimit të SME-ve (nga Instituti i Frankfurtit u aplikua për herë të parë një normë interesi negative -1% për depozitat e bankave të nivelit të dytë pranë BQE.) Nxitjen e uljes së nivelit të papunësisë në eurozonë, e cila aktualisht është në nivelet më të larta historike rreth 12%, duke nxitur zhvillimin e SME-ve; Ndikimin në tregun financiar duke çuar në rritjen e vlerës së indekseve në bursë. Reagimi i tregjeve Reagimi i tregjeve ka qenë pozitiv. Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, të mbështetura nga pritshmëritë se Rezerva Federale do të vazhdojë të mbështesë ekonominë amerikane. DAX i Gjermanisë, për herë të parë në histori preku nivelin e 10 mijë pikëve. Në tregun monetar, euro u zhvlerësua ndaj të gjitha monedhave kryesore ndërkombëtare të tregtisë. Menjëherë pas njoftimit të vendimit, euro ra në 1.3530 në raport me dollarin, kundrejt 1.3615 që kuotohej përpara këtij vendimi. Tregjet financiare europiane vazhdojnë të dalin me fitim për të dytin muaj rresht. Indeksi i Londrës FTSE 100, DAX i Gjermanisë dhe CAC 40 i Francës janë në rritje mesatarisht me 0.4%. Investitorët janë tërësisht të fokusuar tek mbledhja e Bankës Qendrore Europiane, që zhvillohet ditën e sotme. Analistët mendojnë se tregu do të jetë i qetë deri kur presidenti i BQEsë Mario Draghi do të dalë në konferencën për mediat. Ulja e normave të interesit, kredi më të lira për bankat dhe një programi i blerjes së bonove sipas stilit të Rezervës Federale janë disa nga mundësitë që analistët men-

dojnë se do të përdoren nga Banka Qendrore Europiane. Samiti G7 pati ndikim edhe në tregjet financiare amerikane dhe aziatike. Indekset Dow Jones dhe S&P 500 u mbyllën në territor pozitiv në sesionin e së enjtes dhe prekën nivele të reja rekord, pasi Banka Qendrore Europiane uli normën e interesit në 0.15% dhe premtoi se do të bëjë më tepër për të luftuar rrezikun e deflacionit. Në mbyllje të punimeve, indeksi Dow Jones u rrit me 0.59%, S&P 500 fitoi 0.65% të vlerës dhe Nasdaq u rrit me 1.05%. Tregjet financiare në Azi janë mbyllur në performancë mikse në sesionin e sotëm, pasi investitorët nuk reaguan me entuziazëm ndaj paketës së stimujve të Bankës Qendrore Europiane. Ndërsa euro rikuperoi të gjitha humbjet e një dite më parë, madje zgjeroi fitimet në raport me dollarin amerikan. Investitorët janë treguar sërish të kujdesshëm, pasi sot do të publikohet raporti mbi punësimin për muajin maj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Analistët mendojnë se ekonomia amerikane do të ketë krijuar edhe 218 mijë vende të reja pune. Në mbyllje të punimeve, indeksi i Tokios, Nikkei thuajse nuk ndryshoi fare krahasuar me mbylljen e një dite më parë. Ndërsa indeksi MSCI për Azinë e Paqësorit pa Japoninë ra me 0.3%. Më shumë vigjilencë nga Banka e Shqipërisë Zhvillimet e fundit në ekonominë globale, ato në eurozonë, masat për stimulimin e ekonomisë nga Banka Qendrore Europiane, janë një sinjal edhe për ekonominë dhe financat tona dhe veçanërisht për “rritjen e vigjilencës” nga Banka e Shqipërisë, sidomos për: -Të minimizuar ekspozimin ndaj goditjeve dhe rreziqeve nga zhvillimet e deritanishme të brendshme, por në veçanti nga zhvillimet e jashtme, të mundësisë së ndonjë vale të paqëndrueshmërisë globale financiare dhe sidomos në eurozonë; -Të përdorur më me kujdes dhe eficencë politikën dhe instrumentet monetare për rritjen e kredisë në ekonomi, për stimulimin e ekonomisë; -Të rrisë më shumë rolin e saj mbikëqyrës, të thellojë reformën rregullatore për të frenuar rritjen e kredive me probleme, (të cilat në fund të tremujorit të parë të këtij viti vazhduan të rriten) etj.


op-ed

2

Blog / Përse duhet ta mbyllni llogarinë tuaj në Twitter

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Lufta të mos shihet me syzet e komunizmit

Sa lehtë e paralizuam moralisht tërë kastën politike të Shqipërisë M

koment Ballsor Hoxha

Sigurisht kultura mund të shihet që prej këndit të parëndësisë religjioze e deri tek teknologjizimi i poezisë (p.sh. esencat jetike janë më lehtë të përjetueshme sot në muzikën elektronike sesa në një vjershë klasike). Ajo që e mbron popullin në Irak, p. sh., është tragjedia, apo inercioni i tragjedisë së përditshme që përpin çdo çorodi apo rrezik shpirtëror. Në raste të tragjedisë së thellë, njeriu mblidhet brenda esenciales dhe ruan determinizmin e tij natyror për vazhdim të jetës. Ndërsa në liri ndodh e kundërta, njeriu i rehatuar në lindjen e diellit përsëri dhe përsëri mund të zgjedhë edhe çorodinë dhe rrezikun. Jemi të determinuar, deri në një të ardhme të afërt kur gjenet do të jenë lodra më e re, brenda gjeneve tona gjysmë njerëzore dhe gjysmë kafshërore. Pjesa jonë njerëzore ka lindur nga shkëmbimi, së pari me veten tonë, e më pastaj me çdo gjë jashtë nesh. Dhe kjo është kultura -dhe nga kjo perspektivë botëkuptimore (natyrore) - edhe religjioni si baza e vazhdimit të këtij shkëmbimi, edhe politika si maja e imagjinatës së kontrolluar, si lojë e rregullimit të kënaqësisë së shkëmbimit, janë pjesë të kulturës, së paku brenda këtij shkrimi. Sa më thellë që po depërton liria në shqiptarin si qytetar i botës me një histori unike, aq më thellë po hyn dhe ankthi i saj, apo ankthi i zgjedhjes, ankthi i vetmisë dhe ankthi i vazhdimit të jetës. Dhe nga këtu aq më thellë po depërton shpërbërja e kësaj përvoje të quajtur shqiptar, në diçka më të gjerë, më të pushtetshme globalisht, dhe më të koncentruar politikisht. Jemi pre e rrymave të pushteteve që vijnë nga brenda: religjioni, dhe ato që vijnë nga jashtë: mundësia (lexo: pushteti) materiale. Baballarët për çdo ditë e më shumë dhunojnë vajzat e tyre (për të mos humbur vazhdimësinë) dhe djemtë për çdo ditë e më shumë vrasin nënat. Kështu janë duke u ngjallur dhe rrymat e përhershme të Ballkanit, në tërë forcën e tyre të mundësuar nga hapësira e quajtur demokraci, që përherë kanë paralizuar qytetarin e botës të përvojës së quajtur shqiptar. Nuk ka gjë më të lehtë se të rrënosh kryeministrin, moralisht apo politikisht, si në Kosovë si në Shqipëri, pavarësisht të vërtetës faktike. Këtë e mundëson edhe e reja teknologjike, edhe e vjetra religjioze. Nuk ka gjë më të lehtë se të mohosh shqiptarinë, këtë e mundëson

edhe mungesa e përvojës së tij/saj në liri edhe historia si narracion i të pushtetshmit (pra jo e shqiptarit, ajo shqiptare është kryesisht reagim ndaj hegjemonisë ballkanase). I mbrujtur nga naiviteti politik i romaneve të Shqipërisë komuniste dhe naiviteti patriotik i mësimeve religjioze të gjyshes sime, kisha filluar të falem në xhami qysh në moshën time 11 vjeçare. Megjithëse Kosova ka lejuar – shpjegimin – religjioz të botës, që do të thotë nuk kam qenë i persekutuar besimi religjioz si në Shqipëri, në këtë moshë shpjegimi religjioz më ishte përkufizuar si një e ditur copë, me fillimin dhe fundin e tij. Nuk kishte vend për shpërthimet që më tronditnin nga represioni jugosllav, serb, dhe ai i mungesës së Shqipërisë. Për më shumë ato i theksonte i njëjti religjion si jo të miat. Për më shumë e ndjeja këtë religjion si shtresim i huaj mbi mua, duke qenë se nuk mund të lutesha në shqip, që do të thotë nuk e kuptoja si mund të më kuptojë Zoti, dhe gjuha e duave ishte gjë që më përjashtonte dhe më shumë nga konteksti ku jetoja: ose më dukej vetja një i çmendur që flet jerm ose tretesha fizikisht në ekzotiken e tingëllimës së këtyre fjalëve. Por diçka më e tmerrshme, më e tmerrshme se që kam mundur ta kuptoj dhe shpjegoj, deri sot, më kishte shkëputur nga ky religjion dhe çdo shpjegim jashtë përvojës sime. Për fatkeqësinë time në moshën 5 vjeçare kam pasur rastin të shoh se si vdes njeriu, prej ballkonit të katit dymbëdhjetë kisha parë policë jugosllavë (që do të thotë ka pasur edhe shqiptarë) duke vrarë studentë shqiptar. Ishte, në atë moshë, në atë liri jugosllave, gjëja më e kotë që mund të shihja. Sigurisht veshur me patriotizëm dhe luftën për liri shqiptare është shumë domethënëse, por në moshën nën politike timen, ajo ishte gjëja më e kotë. Kotësinë e kishte gravuruar në përhershmëri një kamion i qumështit që kishte kaluar në atë moment. Derisa shihja trupa të çakorduar njerëzish dhe gjakun që ishte përhapur në parkingun e ndërtesës, tutje shumë zhurmshëm, kalonte kamioni i qumështit, shpërthente transin e vrasjes. Sa herë përballesha mendoja se kisha gjetur lidhjen me duatë, apo botën të shpjeguar nga religjioni, dëgjoja zhurmën e kamionit të qumështit, derisa fjalët përpiheshin të kota, manipulim i pastër, lojë të tmerruari vetmie. Sa më shumë kalon koha, aq më e vështirë do të jetë të kemi një shpjegim shqip të botës, mendoj se kjo mund të konfirmohet nga mungesa e kulturës dhe asaj që e quajmë vepër kulturore, mund të konfirmohet me pushtetin material që ka shteti ndaj burimit të veprave kulturore, dhe sidomos nga vogëlsia e shteteve tona. Mendoj se mund të konfirmohet edhe nga “pakuptueshmëria” e këtij shkrimi.

Universitet / Matura shtetërore, sot provimi i Matematikës

13

Kuptoj se sa më shumë punoj, aq më shumë fat kam. - Thomas Jefferson

Ismail Kadare takon Dorian Grejin e vet

(Me rastin e skandalit ortodoks)

endoj se shqiptarët, në tërë territoret e shumta ku shpjegojnë botën në shqip, janë kolektivi më i rrezikuar në botë. Janë më të rrezikuar se në Afganistan, Siri dhe në Irak. Ajo që i bën më të rrezikuar është mungesa e një fatkeqësie të përbashkët. Sa më i egër konteksti, aq më i robëruar i vogli, është ligj sociologjik, ku trupi kalon në forcë dhe forca në jetë, dhe jeta në liri. Duke qenë pre e fatalitetit të të voglit në Ballkan deri afër aktualitetit të sotëm, shqiptarët në katër shtetet ballkanike ku jetojnë, megjithëse të lirë (me gjithë krahasueshmërinë politike, të sigurisë dhe mirëqenies në këto katër vende), ende vuajnë ritualin e kësaj fatkeqësie historike: një i burgosur, gjithë jetën e tij do ta ketë shumë të vështirë të jetojë jashtë rutinës së burgut, apo një i denigruar, tërë jetën e tij do ta ketë shumë të vështirë të mësohet me krenarinë. I vetmi plan, apo për t’iu përmbajtur temës së këtij shkrimi: shpjegim, shqiptar, është përkufizuar nga Rilindasit, që ka ardhur si shpjegim jo vetëm nga tmerri i pushtimit disashekullor otoman; jo vetëm nga tmerri i paqëndrueshmërisë ballkanike, por dhe nga tmerri global i fundit të mileniumit, dhe me këtë, tmerri i apokalipsit të mbjellë gjatë parakalimit të shpjegimeve religjioze. Ka qenë mekanizëm mbrojtës, apo shpjegim i dalë nga ky reagim paniku që ka udhëzuar qytetarin e botës të njohur si shqiptar, nëpër fatkeqësinë kolektive të tij më pastaj, dhe në të shumtën e rasteve paralizues. Sot, kur jemi të dalë jashtë këtij fataliteti, jemi më të rrezikuar se asnjëherë më parë, jo pse rrymat e pushteteve globale janë më të furishme se kurrë më parë, dhe më të ngjitshme (addictive) përmes teknologjisë, por sepse na mungon fatkeqësia e cila na ka formësuar. Jemi të rrezikuar sepse jemi duke formësuar, kolektivisht, fatkeqësinë më të afërt me atë tonën: inferioriteti lindor; manipulimi me moralin laik italian duke pasur për rezervë shtëpinë e Zotit; mënyra e jetës si në filma Hollywoody të përjetuarit copë të ankthit ekzistencial nga mungesa e dinamikës; familja e tragjedizuar nga kalimi prej dilemës së virgjërisë dhe burrërisë turke në modernizëm etj. Jemi po ashtu të rrezikuar, sepse plani dhe shpjegimi Rilindas është i kotë në përballje me pakufishmërinë e lirisë sot. Jemi po ashtu të rrezikuar nga dallimi mashkull-femër që është në konflikt me lirinë religjioze dhe me lirinë e vlerave perëndimore, dy rryma që na formësojnë. Jemi po ashtu të rrezikuar nga vizuelizimi dhe krijimi në informatë të çdo gjëje, prej lindjes e deri tek tragjedia, dhe me këtë vlera e saj në pirgun e tyre – sa më e re, aq më i vlefshëm poseduesi i saj. Por më të rrezikuar jemi për shkak të mungesës së kulturës kolektive aktuale.

09.06.2014

koment

Alfred Lela

Me këtë përballje shkrimtarisundues i dhuron vendit dhe lexuesve të tij një histori dashurie. (Sa të tilla kemi sot në kulturën e historive me dashnore?!)

M

jegullat e Tiranës e ka titullin romani i fundit i Ismail Kadaresë. Që në fakt është i pari. I tillë në të gjitha kuptimet, siç e pranon edhe autori në intervistën paraprirëse të librit. Aq shumë i pari, pra i thjeshtë, nxitimtar sa, nëse ta japin në dorë vetëm si tekst pa shenja shpjeguese, do të thotë pa emër autori e të tjera, nuk do t’i bije kurrë në të se i përket studios së Kadaresë. Nuk ka aty kurrfarë kadareizmi, duke patur megjithatë. Por, para se të shkohet te shenjat letrare, në këtë rast pa ndonjë interes, është e rëndësishme të shpalohen ca shenja të tjera. Më e madhja dhe më domethënësja ndër to është emancipimi. Autori i dhjetëra librave që konsiderohen vepra, e për shumë kryevepra, edhe pse është përballur, gjatë ndoshta, me dilemën e botim/mosbotimit ka vendosur të hedhë në dritë një tekst që pothuajse nuk është i tij. Një tekst që, siç e thotë vetë, ka jetuar njëfarë jete të midistë. Është një përballje e portretit të gjeniut me portretin e artistit në rini. Ismail Kadare takon Dorian Grejin e vet. Kjo është një shenjë emancipuese. Me këtë përballje shkrimtari-sundues i dhuron vendit dhe lexuesve të tij një histori dashurie. (Sa të tilla kemi sot në kulturën e historive me dashnore?!) Edhe në raport me veten letrare Kadare bën një sforco, por e hedh një dorashkë guximi në drejtim të namuzit të vet, të autostimës, të sqimës po deshe. Ai sikur thotë se, çka shihni është ajo ç’kam qenë, e çka jam është gjithçka kam nxjerrë prej vetes. Pas poezive naive të ‘Kronikë në gur’ me kush punon / rehat shkon kam shkruar edhe ‘Mjegullat e Tiranës’ (një ditar më shumë se roman). Për të ardhur pak vjet më vonë te një kryevepër si ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’. E kështu me radhë deri në pafund, në atë infinit ku të fton literatura e tij. Sigurisht edhe te Mjegullat... mund ta gjesh Kadarenë, ose të paktën spikamën e ftohtë të Kadaresë që do të shtrihej mbi këto mjegulla për t’u bërë një qiell i madh letrar. Në vitin 1958, kur letërsia shqiptare qe mbërthyer në dikotominë banale personazh pozitiv-personazh negativ, 20-vjeçar a më pak, student i Letërsisë, ai rrëfen një letërsi jashtë dhe përtej socrealizmës. Kur librin e sheh si të tillë, pra vetëm si tekst, sot, mund të të duket pakogjë. Por nëse e shpjegon brenda kontekstit, qoftë atij politik e social të kohës, apo edhe brenda moshës fizike të autorit, romani fiton një përmasë tjetër. Ndoshta të romanit të parë post-socrealist. Bash dhe mu, aty dhe atëherë, kur socrealizmi vetë po lindte në shtërzim. Me këtë shenjë vjen ky roman, siç ndoshta bart edhe një akt ngashnjimi të autorit. Ai ritakohet kështu me dashurinë e tij të parë, me të vluarën e vet të dikurshme, që siç shpjegon, nuk e ka parë më kurrë. Romani bëhet kështu një akt i llojit serendipity, një zbutës mbi shpinën e ashpër të ngjarjeve që prodhohen në Shqipëri. Një emancipim që Kadare nuk e ka për herë të parë, sigurisht, por megjithatë çdo herë ardhja e tij duhet lajmëruar. Në fund pra, ai ia kthen dashurinë Emës.


14 09.06.2014 universitet

Matura shtetërore

Sot në të gjithë shkollat e mesme të vendit zhvillohet provimi i detyruar i Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës. 45 032 maturantë do t’i nënshtrohen këtij provimi.

sot provimi i Matematikës, Kush kapet me celular, përjashtohet Zv/Ministrja e Arsimit, Nora Malaj, në një deklaratë për shtyp ditën e djeshme ka siguruar mbarëvajtjen e procesit, duke nënvizuar se do të merren masa për të mos ndodhur shkeljet që u hasën në provimin e Letërsisë 212 qendra në të gjithë vendin janë hapur sot për të mirëpritur 45 032 maturantë të shkollave të mesme të vendit, për të gjitha profilet, që do i nënshtrohen provimit të detyruar të Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës, provimi i tretë i tyre gjatë këtij sezoni. Sipas një deklarate të lëshuar dje nga zv/ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Nora Malaj, kjo ministri ka marrë të gjitha masat për të realizuar një proces me standard të unifikuar dhe me shanse të barabarta për të gjithë nxënësit. Paraprakisht është kryer inspektimi i mjediseve nga përfaqësuesit e DAR/ZA-ve dhe përfaqësuesit e MAS. “...Pasi vetëm kështu do të mundësojmë një vlerësim objektiv dhe sigurojmë një cilësi të lartë”, -është shprehur zv/ ministrja. Testi i Matematikës është hartuar nga mësues ekspertë në fushën e matematikës, duke pasur për bazë programet orientuese të hartuara nga IZHA

dhe të miratuara nga MAS, si edhe lëndën e zhvilluar në tri vitet e shkollës së mesme. Për t’u kualifikuar si kalues të lëndës, nxënësit duhet të marrin 10 pikë ose 20 %. Zv/ministrja i është referuar disa problemeve të shfaqura gjatë provimit të Letërsisë- ku në disa qendra provimi u kërkua ndërhyrja e forcave të rendit. Ajo iu drejtua prindërve dhe mësuesve të marrin masat e duhura për paraqitjen e fëmijëve në kohë në qendrën e provimit dhe pajisjen e tyre me mjete identifikimi. Në mungesë të mjetit të identifikimit, nxënësi duhet të jetë i pajisur me vërtetimet e firmosura nga drejtuesit e shkollave; “Mos lejoni fëmijët të futen në provime me mjete identifikimi të personave të tjerë, pasi do pezullohen dhe ndëshkohen sipas rregullores së MSH 2014. Mos lejoni fëmijët dhe nxënësit të marrin dhe të përdorin celular ditën e provimit, pasi do pezullohen konform rregullores”, - ka vijuar Malaj, duke shtuar se do të shmangen nga provimi mësuesit administratorë që kanë konflikt interesi dhe për ata që thyejnë rregulloren do të merren masat e duhura në zbatim të akteve nënligjore në fuqi. Në përfundim ajo ka deklaruar se procesi i korrigjimit të provimit të lëndës së Gjuhës shqipe dhe Letërsisë përfundon ditën e mërkurë, ndërkohë që rezultatet do të publikohen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve ditën e enjte.

Qendra UET, trajnim për të drejtat e të rinjve romë Sesioni i parë i trajnimeve u zhvillua në datat 6 dhe 7 qershor dhe solli së bashku rreth tridhjetë të rinj romë dhe jo-romë si profesionistë të rinj, studentë, aktivistë dhe liderë të komunitetit. Sesioni i parë i trajnimit u përqendrua në tematikën: “Të Drejtat e Njeriut dhe të pakicave në Shqipëri: Konteksti juridik dhe politik, sfidat dhe mundësitë për të rinjtë romë.

“Të Drejtat e Pakicave në Shqipëri: Fuqizimi i rinisë rome përmes edukimit dhe leadership-it”, ishte tema e trajnimit dyditor që u zhvillua këtë fundjavë në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës, organizuar nga Qendra UET. Qëllimi i këtij projekti konsiston në fuqizimin e të rinjve romë në Shqipëri, në luftën kundër diskriminimit, skajimit dhe përjashtimit. Projekti do të kontribuojë në zhvillimin e njohurive të të rinjve romë dhe jo romë për sa u përket të drejtave të minoriteteve, si dhe në forcimin e kapaciteteve të tyre për aktivizim dhe leadership në komunitetet e tyre përmes dy sesioneve të trajnimeve. Sesioni i parë i trajnimeve u zhvillua në datat 6 dhe 7 qershor dhe solli së bashku rreth tridhjetë të rinj romë dhe joromë si profesionistë të rinj, studentë, aktivistë dhe lider të komunitetit. Sesioni i parë i trajnimit u përqendrua në tematikën: “Të Drejtat e Njeriut dhe të pakicave në Shqipëri: Konteksti juridik dhe politik, sfidat dhe mundësitë për të rinjtë romë. Ky sesion u ofroi të rinjve

mundësinë të njihen, të diskutojnë dhe të thellohen në kuadrin kombëtar e ndërkombëtar të të drejtave të njeriut e sidomos të pakicave, në instrumentet e mbrojtjes ndaj diskriminimit si dhe në strategjitë dhe politikat për të përmirësuar kushtet e jetesës së komunitetit rom dhe Egjiptian. Tematikat specifike të trajnimeve ishin shqyrtimi i sistemit të Drejtave të Njeriut në Shqipëri kundrejt së drejtës Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut dhe të pranimit në Bashkimin Europian, një temë e trajtuar nga Prof. Assoc. Dr. Migena Leskoviku. Drejtoresha Juridike, e Bashkisë Tiranë, Dhurata Çupi foli mbi strategjitë kombëtare për përfshirjen sociale dhe përmirësimin e kushteve të Jetesës së romëve, veçanërisht të rinjve, duke theksuar rolin e të rinjve në zhvillimin e strategjive të reja 2014-2020. Të drejtat e minoriteteve në Shqipëri dhe sistemin ligjor u trajtuan nga Mirjeta Ramizi, konsulente për çështjet e gjithëpërfshirjes shoqërore pranë OSBE-së. Ajo theksoi rolin e institucioneve dhe instrumentet për të luftuar diskriminimin dhe për të promovuar të drejtat e minoriteteve. Prof. Asoc. Dr. Nevila Xhindi, Zëvendës Kryetare e Bashkisë Tiranë, e pranishme në këtë trajtim foli mbi Planin e veprimit të Bashkisë së Tiranës si dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ajo u ndal edhe në rëndësinë e edukimit. Profili i pjesëmarrësve në trajnim ishte multidisiplinor si dhe me larmishmëri eksperiencash studimore. Ajo çka i bashkonte të rinjtë ishte interesi dhe aktivizimi për të mbrojtur të drejtat e komunitetit rom si dhe promovuar praktika të bashkëpunimit dhe dialogut ndërkulturor. Të rinjtë patën mundësi të njihen jo vetëm me kuadrin ligjor kom-

Ajo çka i bashkonte të rinjtë ishte interesi dhe aktivizimi për të mbrojtur të drejtat e komunitetit rom, si dhe për të promovuar praktika të bashkëpunimit dhe dialogut ndërkulturor. Të rinjtë patën mundësi të njihen jo vetëm me kuadrin ligjor kombëtar e ndërkombëtar për të drejtat e pakicave, por të diskutojnë me detaje me trajnuesit rreth çështjeve konkrete për ta dhe komunitetin e tyre si arsimi, strehimi, regjistrimi dhe punësimi.

bëtar e ndërkombëtar për të drejtat e pakicave, por të diskutojnë me detaje me trajnuesit rreth çështjeve konkrete për ta dhe komunitetin e tyre si arsimi, strehimi, regjistrimi dhe punësimi. Për më tepër, përmes shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit gjatë sesioneve të trajnimit synohet të ndërtohet rrjeti i të rinjve elitar të Qendrës UET që kontribuojnë në çështjet e gjithëpërfshirjes shoqërore. Sesioni i dytë i trajnimeve do të përqendrohet më tepër në mënyrat dhe instrumentet e fuqizimit të kapaciteteve të të rinjve romë dhe joromë për t’u përfshirë në çështjet e të drejtave të njeriut përmes arsimit dhe leadership-it. Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri, Konrad Adenauer Stiftung, Programi i Shtetit të së Drejtës për Europën Juglindore, si edhe në partneritet me Akademia e Filantropisë, Londër, Fondacionin Scheherazade, Rumani dhe Universitetin Europian të Tiranës. Qendra UET ka si një ndër dimensionet

kryesore të portofolit të kërkimit dhe projekteve: Të drejtat e njeriut dhe gjithëpërfshirjen shoqërore. Qendra UET është themeluar mbi parimet e respektit ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut, mundësive të barabarta dhe inkurajimit të diversitetit dhe pluralitetit në shoqëri dhe politikë. Nëse Shqipëria do të arrijë zhvillimin e saj dhe qëllimet demokratike, të drejtat e njeriut duhet të jenë në qendër të proceseve të politikave publike dhe shoqërisë në përgjithësi. Qendra UET është e angazhuar në analizën e politikave, kërkimit dhe advokimit në fushën e të drejtave të njeriut, të përfshirjes sociale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes dhe politikëbërjes. Fushat specifike të kërkimit dhe projekteve përfshijnë: legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, të drejtat e të rinjve, të fëmijëve dhe fëmijët e rrugës; forma të ndryshme të diskriminimit, përjashtimi social dhe drejtësia sociale, çështjet gjinore, organizatat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.


debati

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.06.2014

15

Analisti kundër-replikë me historianin lidhur me debatin mbi Kongresin e Përmetit Puto për Stefanin • Ka fshirë me dorë të lirë, ngjarje e personalitete që kanë zënë një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. • Kongresi i Përmetit nuk është një kongres kombëtar, por e ka trajtuar atë nga pozitat e antikomunistit. • E quan vetëm një mbledhje që hodhi themelet e zgjedhës komuniste pas lufte • Asnjë respekt për mijëra e mijëra dëshmorë. Sipas tij, ata u përdorën si mish për top, për realizimin e planeve të hartuara prej “gjenialitetit” të Enver Hoxhës për pasluftën. • Andrea Stefani, rehabiliton kolaboracionizmin kur thotë: “Klasat e kamura ngurronin të bënin kauzë të përbashkët me komunistët... kërcënimi bolshevik i bëri të ngurronin të hidheshin pa rezerva në luftë kundër pushtuesve.” • Autori shkon edhe më tej, kur e quan krejt pa vend, antidemokratik, vendimin e Kongresit të Përmetit për të ndaluar hyrjen e Zogut në Shqipëri. Ndalimin e tij, autori e quan një lojë të forcës.

Andrea Stefani i përgjigjet Arben Putos

Lufta të mos shihet me syzet e komunizmit

Aida Tuci

Historiani Arben Puto ka replikuar një ditë më parë (8 qershor “Gazeta Shqiptare”) me analistin Andrea Stefani mbi shkrimin e tij botuar në gazetën “Shqip” (26 maj), me titull “Kongresi që hodhi themelet e diktaturës komuniste”, ku Stefani analizonte pasojat që pati tek shqiptarët Kongresi i Përmeti. Zoti Stefani, shkrimi juaj, ku thoni se Kongresi i Përmetit i hodhi themelet e diktaturës, ka ngjallur reagimin e historianit Arben Puto. Si e komentoni reagimin e zotit Puto dhe si e vlerësoni rikthimin e debatit për simbolet komuniste? Kam shumë respekt për z. Puto, por këtu jemi në sferën e përplasjes së ideve. Respektoj lirinë e tij të kritikës por, ndërkaq, ia rezervoj këtë liri edhe vetes. Nuk më duket e drejtë që qysh në krye të herës, z. Puto e paraqet publicistikën si një masakruese vulgare të historisë (për këtë merr si tipik një artikull timin për Kongresin e Përmetit) dhe prej këtu del në rolin e masakruesit legjitim dhe shkencor të publicistikës. Më akuzon se paskam fshirë me kast (madje këtë e paskam “zanat”) ngjarje dhe personalitete që kanë zënë vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Në të vërtetë, në artikullin tim jam marrë vetëm me Kongresin e Përmetit dhe rolin e Enver Hoxhës në të, dhe kuptohet që nuk mund të radhisja në dy faqe gjithë ngjarjet dhe personalitetet e Luftës. Mendoj se një shqyrtim total është subjekt i librave historikë. Profesor Puto më akuzon se Kongresin e Përmetit e kam trajtuar nga pozitat e antikomunistit. Po si ta trajtoj, nga pozitat e komunistit?! Dhe nuk është se jam unë që e pagëzoj Kongresin si mbledhja që hodhi themelet e zgjedhës komuniste, por vetë Enver Hoxha dhe historiografia hoxhiste. Natyrisht nuk thonë që Kongresi hodhi themelet e zgjedhës komuniste, por “hodhi themelet e Shqipërisë së Re”. Mos vallë nuk e pranojmë akoma se “Shqipëria e Re” ishte zgjedha komuniste?! Nuk do merrem fare me taktikat e profesorit që kërkon të më skualifikojë me të vërtetën se nuk jam historian. Një taktikë aspak shkencore që e kërkon fitoren jo te nxitja e arsyetimit, por te nxitja e paragjykimit, “ai nuk është i fushës” mbi oponentin. Preferoj t’ia lë gjërat kritikës së lexuesit. Kongresin e Përmetit nuk e gjykon sipas

rëndësisë që ka pasur në atë moment historik – kritikon profesor Puto dhe shton se “aty u kurorëzua Lëvizja Nacionalçlirimtare, por Andrea Stefani nuk e njeh atë (luftën)”. Pse nuk e njohkam? Se nuk e kam jetuar? Nuk besoj se për të njohur p.sh.,historinë e faraonit Tutankamon, duhet të kesh qenë bashkëkohës i tij. Ndërkaq, Kongresin e Përmetit mendoj se jam përpjekur ta vlerësoj pikërisht sipas rëndësisë që pati në momentin kur u zhvillua por edhe më pas. Më vjen mirë që z. Puto përmend si pa dashje fjalën “kurorëzim”. Po, qe tamam ashtu! Sepse u kurorëzua diktatura e proletariatit. Me vendimet e atij Kongresi u hodh fara e asaj diktature mbi tokën pjellore të fitores mbi fashizmin. Dhe fara përmban, thotë Hegeli, gjithë historinë e bimës. Gjakun e të rënëve në luftën për çlirim nga diktatura fashiste, komunistët e keqpërdorën si kapital politik për themelet e një diktature të re. Fashizmi vdiq, por pjesa e dytë e parullës së Luftës nuk u realizua. Nuk pati “liri popullit”! Shqipëria kaloi nga diktatura në diktaturë, nga skllavëria e huaj në skllavërinë e shqiptarit nga shqiptari. Ndoshta z. Puto mund të zotërojë dokumente historike (që ne si publicistë vulgarë nuk i kemi) që pas lufte pati liri edhe për popullin. S’kam pasur asnjë prirje për të tallur veteranët, madje mbaj mend se e kam cilësuar si humane edhe nostalgjinë e tyre. Akuza është përsëri një prirje dinake për të ndikuar tek ndjenjat, pikërisht te nostalgjia e veteranëve. Ndërkaq, unë kam dëshirë të nxis arsyetimin e tyre. Sepse kemi nevojë të dalim nga kallëpet mendore të një propagande 45-vjeçare, pjesë e së cilës ka qenë edhe interpretimi ideologjik i historisë. Por nuk bëhet fare fjalë përtallje me veteranët e nderuar. Nostalgjia është ndjenjë njerëzore, por që jo rrallë, i mungon objektiviteti. Kjo ndodhka edhe me historianët shkencorë. Profesor Puto më kritikon se nuk kam përmendur në artikull masakrën e 4 shkurtit!! Nuk e kuptoj përse nuk më akuzon edhe pse nuk përmend masakrën e Borovës! Po pse duhej një zhbirilim i tillë në një shkrim për Kongresin? Pastaj gati sa nuk më akuzon se jam edhe me pushtuesit nazifashistë. “Asnjë respekt për mijëra e mijëra dëshmorë. Sipas tij, ata u përdorën si mish për top, për realizimin e planeve të hartuara prej “gjenialitetit” të Enver Hoxhës për pasluftën” – shkruan Puto. Përgjigja ime është kjo: Kur aludoj se gjaku i dësh-

morëve u keqpërdor, kjo nuk tregon mungesë respekti për ta, por dhimbje dhe kritika apo mungesa e respektit,është për gjenialitetin e zi të Enver Hoxhës. Në fakt, kritika bëhet jo nga pozitat e historianit, por nga pozitat e një qytetari që nuk do të përsëritet e kaluara. Sepse nuk qe e para herë që gjaku, djersa dhe aspiratat e një faze historike të shqiptarëve keqpërdoreshin nga lidershipi politik në një fazë tjetër të saj. A nuk u veprua po kështu edhe pas rënies së diktaturës komuniste? A nuk dolën liderë të tjerë që manipuluan me aspiratat e sinqerta të shqiptarëve për demokraci e liri dhe nën rrogoz, u përpoqën të instalojnë demokraturën? Kështu bëri edhe Enver Hoxha. Është e njëjta formulë në kushte të reja. Ruaj vlerësimin më të lartë për Luftën Nacionalçlirimtare. Por unë flas për atë që erdhi më pas, me hedhjen e themeleve të diktaturës. Dhe kjo nisi në Kongres. Të kritikosh Kongresin nuk do të thotë të mohosh Luftën por, besoj, ta diferencosh nga e keqja që pllakosi më pas. Akuzohem se rehabilitoj kolaboracionizmin, në një kohë kur në pak rreshta, kam bërë një përpjekje empatie për t’u futur në lëkurën e klasave të pasura, që më pas do shqyheshin nga diktatura. Kam përshtypjen se janë ndjerë në kurth. Duhet hequr dorë nga besimi i verbër se liderët komunistë internacionalistë ishin më “shqiptarë” se nacionalistët. Sepse edhe entuziazmi i tyre për luftën nuk ishte patriotizëm i pastër. Përziheshin në këtë entuziazëm edhe llogaritë leninisto-staliniste për pushtet. Vetë historiografia komuniste e pranon se PKSH diti të gërshetojë mjeshtërisht luftën për çlirim me revolucionin popullor. Komunistët dhe ata që i pasuan patën avantazhin që përmend Marksi, nuk kishin për të humbur asgjë veç prangat, por do fitonin gjithë botën. Në këtë rast Shqipërinë, dmth, pushtetin. Ndërsa gatishmëria e lidershipit të klasave të kamura u mpi edhe për shkak të frikës mbi atë që mund të ndodhte (revolucionit bolshevik) dhe që në fakt u mundësua pikërisht edhe nga pasiviteti i tyre. Jam përpjekur të arsyetoj, të kuptoj dhe jo të justifikoj, jashtë klisheve të konsoliduara të tradhtisë “genetike” të “klasave shfrytëzuese”. Më duket se instinkti i klasës së rrezikuar i bënte ata të ngjiteshin në lartësinë e filozofisë së historisë për të kuptuar se “fara përmban historinë e gjithë bimës”. E kuptonin, madje jo vetëm instinktivisht sepse dihej ç’kish ndodhur në Rusi,se duhet të bënin aleancë me

varrmihësit e tyre. Jam përpjekur të arsyetoj mbi këtë kurth. Pse dhe ç’faktorë i shtynë drejt akteve që, në momente të caktuara, marrin përmasat e tradhtisë. Edhe përsa i takon Mbretit Zog. Si i komentoni festimet që po përgatiten për 70 -vjetorin e Çlirimit? Mendoj se duhet festuar Çlirimi i Atdheut. Lavdia e fitores mbi nazifashistët. Por duhet festuar edhe si një fitore mbi një diktaturë. Prandaj duhet edhe reflektuar për mekanizmin e skllavërimit që pasoi dhe që edhe sot e kësaj dite nuk po lejon lirinë të hedhë rrënjë në Shqipëri. Është një e vërtetë, e faktuar me 45 vjet diktaturë, që gjaku dhe eshtrat e të rënëve u përdorën për të gatuar betonin e themeleve të diktaturës. Sipas jush, a ka një debat brenda së majtës për rivlerësimin e figurës së Enver Hoxhës dhe periudhës së komunizmit, përfshi dhe debatin e fundit për Kongresin e Përmetit apo nderimin me grusht të disa fëmijëve në Përmet? Mendoj se e majta, në tërësi, i ka ripërmasuar raportet me diktatorin Enver Hoxha. Mendoj gjithashtu se është një manipulim politik i ditës ai që e paraqet rivlerësimin e Hoxhës vetëm si një problem të së majtës. Në ekstremet e saj gjen edhe nostalgji për Enverin, madje edhe grushte alla komunistçe. Por kjo nostalgji është shumë më pak e rrezikshme se enverizmi i fshehur nën ngjyra e slogane demokratike. Prandaj mendoj se problemi ka të bëjë me të gjithë spektrin e politikës shqiptare, me lidershipet, elitat, pushtetet që ajo pjell dhe i raporteve që këto lidershipe e pushtete vendosin me njeriun. Ka në këto raporte mjaft neo-enverizëm edhe kur qeveritë kanë qenë të djathta. Madje më shumë, sepse e majta, e kompleksuar nga paragjykimet si pasardhëse e PPSH, ka vepruar me më pak vrazhdësi se “demokratët”. A po i përdor e majta nostalgjikët e asaj periudhe për të fituar vota? E kush nuk i përdori në këto vite? Pse, çfarë ishin votat që mori Berisha nga Partia Komuniste? Si duhet të jetë raporti i politikës sot me historinë? Mendoni se politika e përdor historinë sipas interesave të momentit? Një tendencë që do të jetë përherë e pranishme sa kohë që historia nuk do të jetë realisht një shkencë, të vërtetat e së cilës nuk mund të manipulohen nga interesa politike të momentit. Është një detyrë ende e papërmbushur nga historianët.


16 09.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Rudolf MaRku Komunistët e djeshëm janë islamikë të sotëm

Njoftime/reklama 5 Maji Dëshmorët tuaj, të atyre dhe ndoshta tanët

fRaNCY Një austriake në jetën e Ahmet Zogut

Nr. 26 (271), Viti iX botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

e përmuajshme

MAKS VELO

Më ka tradhtuar shoqëria Rrëfimi i pazakontë i arkitektit dhe shkrimtarit atipik. I lindur në Paris, i rritur në Korçë dhe Tiranë dhe i degdisur zgafellave të Gulagut komunist shqiptar; i tradhtuar, siç thotë, ‘nga shoqëria’. Jeta dhe fati i një personazhi që nuk bën paqe as me veten dhe as me botën, i dikujt që nuk di dhe nuk do të jetë ‘politikisht korrekt’.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

sport

09.06.2014

17

Baloteli: Italia kampion bote Supermario Baloteli i ka idetë e qartë për atë çka kërkon nga Botërori i Brazilit. Sulmuesi i Milanit kërkon të pushtojë Brazilin dhe të jenë të kaltrit ata që do të ngrenë Kupën e Botës në qiell. Gjatë një interviste për prestigjiozen “Sunday Mail”, bomberi i Italisë shpre-

het se tashmë është më i pjekur. “Njerëzit do flasin e do shkruajnë gjithnjë për mua, tashmë jam mësuar me këtë dhe kam ndryshuar, pasi tashmë dua të flas me vepra në fushë. Dua të jem më i mirë në këtë botëror dhe të shpallem kampion bote me Italinë”, - ka thënë Baloteli. Sul-

muesi italian ka ironizuar me kundërshtarin e parë të Italisë në këtë Botëror, Anglinë. “Jam realist, në këtë turne janë dy skuadra më cilësore se Italia, por në to nuk bën pjesë Anglia. Italia është një skuadër që i frikëson të gjithë”, - përfundon Supermario Baloteli.

shkurt

Kameruni kërcënon me braktisjen e Botërorit

Kupa e Botës “rikthehet” në shtëpi Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff intervistë për “The Guardian” Arbi Fortuzi

Brazili është shtëpia e futbollit, thotë presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff gjatë një interviste për “The Guardian”. Rousseff, duke iu uruar mirëseardhjen sportdashësve të futbollit nga e gjithë bota, theksoi se ky eveniment do të jetë mundësi për të promovuar vlerat më të mira njerëzore. “Që nga e enjtja, sytë dhe zemra e botës do të jenë kthyer drejt Brazilit. 32 kombe do të përfaqësojnë pjesën më të bukur të futbollit botëror. Të enjten do të nisë evenimenti i cili zhvillohet çdo katër vite, ndër të tjera na bën të gjithëve të jemi fansa të futbollit. Është koha e festivalit më të madh futbollistik botëror, por është gjithashtu koha për të festuar e për të falenderuar futbollin për vlerat që na dhuron, për Fair Play, për paqen për vlerat njerëzore që promovohen, si dëshira për harmoni dhe tolerancës dhe bashkëpunimit në grup”, - ka thënë për “Thw Guardian”, Roussef. “Kupa e Kupave, siç e cilësoi Roussef, gjithashtu do të jetë edhe kupa e paqes, kupa e luftës ndaj racizmit të të gjitha formave, kupa e tolerancës, dialogut dhe

mirëkuptimit. Të organizosh Kupën e Botës është njëlloj bekimi për brazilianët. Për një muaj, vizitorë nga e gjithë bota do të vizitojnë vendin tonë dhe do të zbulojnë se Brazili është tashmë më i zhvilluar me një demokraci më të pjekur. Përgjatë 12 viteve të fundit, shton ajo, ne kemi marshuar drejt të qenit një prej vendeve më të suksesshme në botë sa i takon projekteve të zhvillimit ekonomik, në uljen e papunësisë dhe zhvillimit social. “Vendi ynë, - thekson presidentja e Brazilit, - ka njohur një rënie masive të papunësisë, duke rritur nivelin e jetesës për 42 milionë banorë nga të qenit të varfër, drejt klasës së mesme. Po ashtu kemi bërë të mundur largimin e 36 milionë banorëve nga varfëria ekstreme në një dekadë”, shprehet ajo për “The Guardian”. “Në vendin tonë, - shton Roussef, - mbizotëron demokracia, dëshira për të qenë i lirë dhe për të refuzuar të gjitha llojet e diktaturës e cila kaploi dhe lëndoi vendin tonë disa dekada më parë. Ne po e shijojmë plotësisht lirinë tonë dhe po bashkëjetojmë në tolerancë të plotë edhe me protestat popullore të të gjitha formave, pasi edhe të kundërshtosh udhëheqësin tënd duke parashtruar alternativa do të thotë të punosh një demokraci perfekte”. Roussef pasqyron edhe surprizat që fansat e futbollit do të gjejnë në Brazil përgjatë zhvillimit

“Kupa e Kupave, siç e cilësoi Roussef, gjithashtu do të jetë edhe kupa e paqes, kupa e luftës ndaj racizmit të të gjitha formave, kupa e tolerancës, dialogut dhe mirëkuptimit. Të organizosh Kupën e Botës është njëlloj bekimi për brazilianët"

të Botërorit. “Në të 12 qytetet ku do zhvillohet Kupa e Botës, vizituesit do të kenë mundësi të përthithin pamjet piktoreske që ofron natyra jonë. Ne jemi vendi i muzikës së bukur, i diversitetit kulturor, bashkëjetesës harmonike fetare dhe respektojmë ambientin”, - thekson presidentja e Brazilit. “Është vërtetë që futbolli u lind në Angli, por ne mendojmë se ishte Brazili që e adoptoi më së miri duke u kthyer në shtëpinë e futbollit. Në djepin brazilian janë rritur lojtarë si Pele, Garrinchad dhe Didi dhe shumë e shumë të tjerë, të cilët kanë emocionuar me magjitë e tyre miliona sportdashës nga e gjithë bota. Prandaj, tashmë që Kupa e Botës po kthehet në Brazil pas 64 vitesh, u ndjehem sikur futbolli po kthehet në shtëpinë e tij. Ne jemi toka e futbollit, e historisë së suksesshme me pesë kupa bote të fituara dhe gjithashtu për pasionin e çdo braziliani për t’iu dedikuar skuadrës së tyre. Heronjve të tyre të “Selesaos”, skuadrës sonë kombëtare. Dashuria për futbollin është pjesë e identitetit tonë kombëtar. Për ne futbolli është festa e jetës. Prandaj, në emër të 201 milionë brazilianëve kam dëshirë t’u urojmë mirëseardhje të ngrohtë të gjithë fansave nga e gjithë bota për të ndarë së bashku kupën e kupave”, - përfundon intervistën presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff.

Tiranë, nis shfrytëzimi i hapësirave publike për Botërorin Kur mungojnë dhe tri ditë nga fillimi Botërorit të Brazilit, evenimentit më të rëndësishëm futbollistik global, në çdo vend të botës kanë nisur përgatitjet për të shijuar sa më mirë emocionet që dhuron një spektakël me përmasa të tilla. Edhe në Tiranë emocionet janë të mëdha dhe të gjithë sportdashësit kanë nisur të planifikojnë vendin ku do të shohin ndeshjet. Shumë biznese private kanë nisur të përgatiten për të ofruar komoditet maksimal për klientët e tyre, të cilët zgjedhin të shijojnë ndeshjet e Botërorit duke pirë një freskuese në shoqëri e jo të ulur në sallonin e shtëpisë. Shumë biznese, siç ka ndodhur edhe më herët, për të thithur sa më shumë klientë kanë nisur të shfrytëzojnë të gjitha hapësirat e tyre duke vendosur monitorë të mëdhenj, projektorë dhe ulëse moderne për të qenë sa më

pranë shijeve të klientëve të tyre. Ajo që bie në sy këtë vit është fakti se deri më sot mungojnë organizimet nga Pushteti Lokal apo Vendor. Tek pedonalja për shembull, ku në vitet e shkuara gjatë kampionateve botërore apo europiane

është vendosur një ekran i madh dhe nga të dyja anët të rinj e të reja, të rritur e fëmijë kishin mundësi të shijonin ndeshjet e idhujve të tyre, madje edhe të eglendisesishn me ndonjë pije freskuese, birrë apo diçka tjetër, këtë vit deri më tani nuk duket të ketë ndonjë lëvizje. Po ashtu tek sheshi “Nën Tereza”, pranë Akademisë së Arteve nuk duket të ketë ndonjë organizim, ku më herët në mënyrë mjaft origjinale vendoseshin stola në formën e një stadiumi, si dhe një projektor i madh, ku sërish të rinj e të reja zgjidhnin këtë formë për të shijuar Botërorin apo Europianin. Këtë botëror, mesa duket (deri më sot), nuk do të ketë ndonjë organizim zyrtar dhe i është lënë dorë e lirë biznesit privat për të përfituar nga ky eveniment, për të rritur kështu sa më shumë të ardhurat e tyre.

Kameruni kërcënon me braktisjen e Botërorit “Brazil 2014” që do të nisë të enjten. Ky është kërcënimi që vjen nga Afrika, ku “Luanët” janë në konflikt të hapur me Federatën e tyre për mosdhënien e shpërblimeve. Sipas “camfoot.com”, Kampionati Botëror mund të nisë me një mungesë të madhe siç është skuadra e Samuel Etos, e cila nuk ka arritur marrëveshjen me federatën e saj për shpërblimet. Konflikti ka arritur deri në atë pikë sa lojtarët e Luanëve të Afrikës janë gati të mos nisen për në Brazil, madje ata një ditë më parë tentuan të braktisnin miqësoren me Moldavinë. Lojtarët kërkojnë paradhënie, ndërsa Federata, shkruan agjencia kamerunase, “camfoot.com”, ka premtuar se do t’i shlyejë pagesat në përfundim të Botërorit. Kjo do të ishte një goditje rëndë dhe e pa ndodhur më parë për FIFA-n.

Formacioni hot i “Brazil 2014” Botërori i Futbollit “Brazil 2014”, veç magjisë në fushë do të dhurojë edhe një sfidë tjetër, atë të bukurisë dhe sensualitetit. Agjencia ‘melty.it’ ka përcaktuar edhe 11-en më seksi të Botërorit “Brazil 2014”, duke nisur nga pozicioni në fushë i sportistëve që zonjat dhe zonjushat shoqërojnë. Formacioni sipas kësaj reviste do të jetë 3-4-3 dhe në të veç cilësisë bien në sy format e nxehta joshëse . Në portë do të jetë Sara Carbonero (zonja Cazillias); Gorro (Garay), Rubio (Sergio Ramos), Shakira (Pieque); Cabau (Snejder), Curran (Gerrard), Quattrociocche (Aquilani ), Melisa Satta (Boateng); Lenzi (Neymar), Neguesha (Baloteli), Shayk (Ronaldo). Ky formacion pritet të dhurojë një garë të nxehtë bukurie dhe sensualiteti në shkallët e stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit.


18

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

Shpiket roboti që lexon emocionet e meshkujve

5

6

7

16

10

11

17

22

23

27

28

24

43

26

29

30 33

39 45

31

34

38 44

35 40

41

42

46

44

49

48

13

21

25

32 37

12

18

20

19

5

9

15

14

36

8

47 Koha e fillimit ____:____

50

51

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e mbarimit ____:____

52

Horizontalisht:

1. Gëzim i thellë që provojmë nga diçka, hare e madhe. 9. Dyndja e njerëzve në një kohë të caktuar. 14. Turp! faqja e zezë! 15. Fyerje, ose... 18. Tognazzi aktor i famshëm i kinemasë italiane. 19. Ent Financiar. 20. Vend ku zhvillohen ndeshje boksi. 21. Safi pa të forta. 22. Mbetet pas djegies. 24. Brian, këngëtar i njohur kanadez. 26. Hajde! 27. Grimca të vogla rreth bërthamës së atomit. 30. Kanë uji. 32. Presh në dialektin e Tiranës. 33. Rita, këngëtare e njohur kosovare. 35. Notë muzikore. 36. I ka vesa në mes. 38. Lëvizja e rrymave të ajrit, mbrapsht. 39. Unazë e rrafshët me një vrimë në mes, e cila vendoset nën dadot ose kokat e vidhave që këto të shtrëngohen më mirë. 43. Daulle, lodër. 45. Gjysmërrësirë fill pas perëndimit të diellit ose pak përpara lindjes së tij. 48. Gropë e thellë me anë të thepisura. 49. Kryeqyteti i Malit. 50. Lart, ose... 51. Fletë e lules. 52. Zagar në dialekt.

Vertikalisht: 1. Dikur, shumë kohë më parë. 2. Në gjendje të papërgatitur. 3. Ambasada Zvicerane. 4. Kap, ose... 5. Umberto, shkrimtar i njohur italian. 6. Bardhyl i letrave shqipe. 7. Instituti Fiskulturës. 8. Lloj guri gëlqeror, kristalor, shumë i fortë e me ngjyra të ndryshme, që përdoret kryesisht në ndërtim. 9. Ai që merr pjesë në një film, pa qenë aktor. 10. Markë cigaresh. 11. Aparat dëgjimi. 12. Sektori Grumbullimi. 13. Unë në Itali. 16. Filloj, ose... 17. Duna pa të forta. 21. Ai që ndërhyn në shitjeblerje. 23. Materiale metalike që mblidhen për t'u shkrirë. 24. Skuadër futbolli angleze. 25. Që nuk është ashtu siç duhet. 28. Ent Privat. 29. Kanatë dërrase për të mbyllur një dyqan. 31. Ushqehet. 34. Element kimik me simbol A. 35. Besim shpirtëror. 37. Shenjë par ndalim. 40. Organizatë Ekologjike. 41. Një sasi e papërcaktuar, jo e madhe. 42. Si urdhëron! 44. Përemër vetor. 46. Shaban i volejbollit. 47. Gojëz prej metali që u vihet kuajve.

Sudoku | nivel mesatar 4 1 8

2 9 3

3

2 8 4

9

7 3

3 4 5

5 8

6 4 8

5 7 2

1

1 6 8 1 2 6

4

8 3 7

3

2 1 9 8 6 1

3 2 7 7 5 4

3 6 1 7 1 5

8 9 1

5

1

7 5

2 6

7 5 2

7

7

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

4 7 9

Koha e fillimit _____:____

1 3

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shpikja më e fundit e teknologjisë është roboti që lexon emocionet e meshkujve. Për të gjithë të interesuarit, kompania ka planifikuar nxjerrjen e robotit në shitje duke filluar nga shkurti i vitit 2015, me çmimin rreth 1400 euro. Kjo risi vjen nga Japonia. Roboti është rreth 1 metër e 20 centimetra dhe është në gjendje të bashkëveprojë me personat dhe të kuptojë gjendjen e tyre emocionale. Çfarë e bën më të veçantë këtë robot, në krahasim me kopjet e tjera? Ai është në gjendje të kuptojë gëzimin, surprizën, mërzinë, dyshimin dhe trishtimin e meshkujve. Me pak fjalë, "Pepper" është projektuar për të bashkëjetuar me njerëzit. Roboti kupton emocionet e personave, duke bashkëvepruar në një mënyrë shumë natyrale, kjo falë një teknologjie të njohjes së zërit dhe analizës së gjuhës së trupit. Roboti njeh 4500 fjalë dhe ai mund tu kthejë humorin bashkëbiseduesve duke bërë shaka, kënduar këngën e tyre të preferuar, ose duke vallëzuar.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Partneri do ju tregoje sot se është një kënaqësi e madhe t’iu kesh pranë ju. Nuk do mungojnë surprizat dhe propozimet interesante. Beqaret do tërhiqen mjaft nga një person qe ka tashme një lidhje. Mos hidhni hapa te nxituara për te cilat do pendoheni mjaft. Financat duhet t’i menaxhoni me maturi dhe kujdes te paktën derisa gjendja te stabilizohet.

Jeta ne çift do jete përgjithësisht e qëndrueshme sot. Nuk do a vini aspak veshtin te tjerëve qe duan te ndërhyjnë ne lidhjen tuaj dhe do bëni gjithmonë atë qe ndjeni. Beqaret nuk do e gjejnë as sot dashurinë, por nuk do mërziten sepse miqtë do i ftojnë për t’u argëtuar ne mbrëmje. Ne planin financiar ka rrezik te tregoheni te pamatur dhe te bëni gabime te mëdha.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ndikimi i yjeve do jete mjaft pozitiv gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te arsyeshëm dhe do hidhni çdo hap pasi ta keni menduar mire. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak e presin. Financat do kenë probleme serioze duke qene se as qe do mendoni fare për te nesërmen. Shpenzimet do jene te konsiderueshme.

Ambienti ne çift do jete mjaft i ngrohte gjate kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri do jeni gati te bëni edhe çmenduri te vogla për te ndezur pasionin. beqaret me ne fund do ndihen te lumtur sepse do fillojnë një histori dashurie te bukur. Financat do jene me te mira se kohet e fundit sepse çdo shpenzim do e kryeni ne mirëmenduar. Nuk priten probleme.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Jeta juaj ne çift do jete tërësisht rutine gjate kësaj dite. Nuk do ndodhe asgjë e jashtëzakonshme, por fatmirësisht nuk do ketë as probleme serioze. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë personin e duhur duke ëndërruar me shume sesa duhet. Financat do kërkojnë patjetër një riorganizim sepse përndryshe situata mund te dale jashtë kontrollit.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Do keni dëshira te çmendura sot ne jetën tuaj ne çift dhe do bëni çdo gjë qe partneri t’ua plotësojë. Shpeshherë do dilni nga realiteti dhe do fluturoni përtej hapësirës. Beqaret do mendojnë shume për familjen dhe problemet qe ata kane duke e lënë pas dore jetën sentimentale. Financat do fillojnë te rriten për shkak te një promocioni qe do merrni ne pune.

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

2

7

3

2

0

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 021, 047, 065, 103, 120, 156, 165, 192, 194, 201, 323, 445, 456, 477, 523, 637, 732, 760, 789, 965. Numra me 4 shifra: 1154, 1902, 2102, 2555, 4218, 4451, 5671, 8787. Numra me 5 shifra:

08628, 15456, 21020, 21568, 22221, 22214, 24202, 25874, 29102, 32596, 47584, 47859, 52425, 54805, 55411, 65167, 80282, 84444, 85180, 92016. Numra me 6 shifra: 016774, 144816, 152428, 202596, 524565, 566424, 874800, 881547.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII) Do mundoheni te ruani gjate gjithë kohës sot një klime sa me te ngrohte ne jetën tuaj ne çift dhe do ja dilni mbanë. Edhe partneri do mundohet nga ana e tij t’ua plotësojë dëshirat. Beqaret duhet t’i gjykojnë mire gjerat para se te hedhin ndonjë hap. Nuk është koha për te bere çmenduri. Me financat nuk duhet te luani sepse gjendja mund te përkeqësohet.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Do ju pëlqejnë surprizat e partnerit tuaj sot dhe do e dashuroni me më shume pasion atë. Ndjenjat do i shprehni si ju ashtu edhe ai. Beqaret do jene shume te qarte për atë qe duan te bëjnë, por nuk ka ardhur ende momenti i duhur. Me financat nuk duhet te spekuloni nëse nuk doni te ndesheni me probleme serioze me vone.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Marrëdhënia ne çift do jete shume delikate gjate kësaj dite. Asgjë nuk ka për te shkuar si e kishit menduar dhe debatet nuk do mungojnë për asnjë çast. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do guxojnë te dalin neper takime. Gjendja financiare do jete paksa me e mire se disa dite me pare, megjithatë do mbetet ende delikate. Beni kujdes me shpenzimet.

AKREPI (22/X-21/XII)

Asgjë ndryshim nuk pritet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do bëni miri t’i merrni gjerat si t’iu vijnë dhe jetoni momentin. Beqaret do njihen akoma me mire me dike qe kane takuar kohet e fundit. Nëse gjeni pika te përbashkëta mos ngurroni te hidhni edhe ndonjë hap. Për te mos pasur probleme financiare duhet te keni shume durim dhe këmbëngulje.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Do ndiheni me entuziaste sot pranë atij qe keni ne krah dhe do jeni gati te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël se bashku. Beqareve do ju jepen mundësi pa fund për te joshur, por ata nuk do përfitojnë aq sa duhet. Te tjera çështje janë me te rëndësishme për ta. Me financat vazhdoni te bëni kujdes. Gjendja do jete e mire nëse shpenzoni me kujdes dhe maturi.

PESHQIT (20/II-19/III) Do i zgjidhni edhe problemet me te vështira qe keni pasur ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni shume me te qete. Beqaret do kenë një dite romaneske dhe te mbudhur me te papritura. Shfrytëzojeni, por sigurisht duke u menduar mire për çdo hap. Ne planin financiar nuk duhet absolutisht te bëni çmenduri sepse do mbeteni pa para.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.06.2014

qershor

19

“Varfëria është era e keqe shpirtërore”. - George Orwell

754

Papa bekon Pepinin II si mbret të Frankëve Në nëntor 753 Papa Stefan II la Romën dhe rrugëtoi përmes Alpeve në një fushatë të dëshpëruar për të kërkuar ndihmë ushtarake nga Pepini II (i njohur gjithashtu si Pepin Shkurtabiqi apo Pepini i Riu). Aty nga shekulli VIII dinastia e Merovingian-ëve, një prej mëkëmbësve mbretërorw të së cilës ishte Pepini, kishte humbur shumë prej pushtetit të saj dhe mëkëmbësit e pallatit ishin në fakt mbretër në gjithçka përveçse titull. Në vitin 750 Pepini kishte dërguar dy emisarë te Papë Zakaria me pyetjen “a është e drejtë të kesh një njeri që mbretëron e një tjetër që sundon?” Papa i dha përgjigjen që

dëshironte. Pepini rrufeshëm e shfronësoi Childeric-un dhe në nëntor 751 u kurorëzua si Mbret, i pari i dinastisë Carolingia-ne nga Arkipeshkvi Bonifac, i dërguar i Papës. Stefani, pasardhësi i Papë Zakarisë, po udhëtonte personalisht në Francë - e para herë që një Papë në detyrë po i kalonte Alpet. Në Itali, Aistulfi, Mbreti i lombardëve, kishte pushtuar Eksarkinë Bizantine të Ravenës dhe po kërcënonte me një sulm kundër Romës. Bizantinët ishin të pafuqishëm për të ndihmuar dhe në dëshpërim e sipër Stefani u kthye nga frankët. Dy burrat u takuan në Ponthion, në jug të Parisit, më 6 janar

754 dhe Pepini ra dakord që të mobilizonte një ushtri me të cilën do marshonte kundër lombardëve. Si shpërblim, Papa Stefan ra dakord ta kurorëzonte atë me dekret papnor në Abacinë e Shën Denisit në Paris, në qershor dhe në të njëjtën kohë t’i njihte të bijtë Charles (perandorin e ardhshëm Charlemagne) dhe Carlomanin si trashëgimtarë të fronit. Megjithëse Pepini arriti ta detyronte Aistulfin që të tërhiqej, armëpushimi nuk zgjati shumë. Në një fushatë vijuese frankët i përzunë lombardët nga Ravena dhe ia dhanë Eksarkinë Papës, duke krijuar kështu bazën territoriale për një shtet papnor.

Blitz

Flickr

10

Për qind e CEO-ve femra amerikane janë mbipeshë.

65

Për qind e CEO-ve meshkuj amerikanë janë mbipeshë.

79

Për qind e shpenzimeve të vjetshme të Our Country Deserves Better, PAC-u (Political Action Committee) më i madh i Tea Party shkuan për fondmbledhje.

0.09

Për qind e shpenzimeve shkuan për kontribute në fushatë.

*Sipas Harper’s Index qershor 2014.

Foto: Vincent Leroux / Grafiti edhe qenë

Përse duhet ta mbyllni llogarinë tuaj në Twitter Alain de Botton*

Twitter është sigurisht një gjë e mrekullueshme, por është njëkohësisht edhe shpërqendrimi më i frikshëm që është shpikur ndonjëherë. Duket kaq i padëmshëm. Por Twitter do që ti të mos jesh kurrë më në kontakt me vetveten, dhe asnjëherë të mos kesh kohë të “azhornohesh” me personin që në të vërtetë duhet të mbash më pranë: veten tënde. Twitter mohon atë kohë jospecifike gjatë së cilës mund të ëndërrosh me sy hapur, të shpalosësh ankthet e tua dhe të kesh një bashkëbisedim me thellësinë e vetvetes. Kemi shumë gjëra që fshehim thellë brenda vetes, për të cilat duhet të mendojmë, ndonëse gjithmonë tundimi i dëshpëruar është të vazhdojmë të tweet-ojmë dhe shkruajmë. Kemi nevojë për pushime nga Twitter-i. Kemi nevojë për udhëtime të gjata me tren, ku të mos kemi sinjal interneti dhe asgjë

gazetamapo@gmail.com

për të lexuar, ku valixhja jonë është pothuajse bosh, ku kemi gjithmonë panorama të gjera për të parë dhe ku zhurma e vetme për veshët tanë është ajo e rrotave dhe shinave. Kemi nevojë për udhëtime me avion, ku kemi një sedilje pranë dritares dhe asgjë tjetër mbi të cilën të fokusohemi për dy apo tri orë, përveç majave të reve dhe mendimeve tona. Kemi nevojë të çlirohemi nga përshtypja e nxitur prej Twitter-it, se po jetojmë në një kohë me rëndësi të paprecedentë me luftërat tona, borxhet, protestat, fëmijët e munguar, festat, dhe raketat. Kemi nevojë herë pas here që të jemi në gjendje të shkojmë në një vend më të qetë, ku filan konferencë apo filan epidemi, ku ai telefoni i ri që sapo ka dalë apo zjarri që ka zhdukur pyjet, do ta humbasin fuqinë për të ndikuar tek ne – dhe ku, edhe problemet më të pazgjidhshme do të zhduken vetë si me

Një jetë e lulëzuar kërkon aftësinë për të njohur kohën kur Twitter-i nuk ka më asgjë të rëndësishme për të na mësuar. Periudha kur ne duhet të refuzojmë lidhjen imagjinare me të huaj dhe hashtag-e, kur punën e të ankuarit, fyerit, llomotiturit t’ua lëmë të tjerëve, të vetëdijshëm se kemi prioritetet tona për të përmbushur në atë kohë të pakët që ende na ka mbetur.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Suadela Balliu. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

magji, në sfondin e yjeve sipër nesh. Herë pas here duhet ta injorojmë “ushqimin” e Twitter-it dhe të zgjedhim titujt shumë më të çuditshëm dhe të largët, por më magjepsës, për ato specie më pak elokuente që na rrethojnë: sokolët dhe patat e dëborës, brumbujt dhe insektet gjethengrënës, lemurët bashkë me të gjitha krijesat e painteresuara për melodramat tona. Kundërpesha të anktheve dhe “gëlltitjes” që i kemi bërë vetes. Një jetë e lulëzuar kërkon aftësinë për të njohur kohën kur Twitter-i nuk ka më asgjë të rëndësishme për të na mësuar. Periudha kur ne duhet të refuzojmë lidhjen imagjinare me të huaj dhe hashtag-e, kur punën e të ankuarit, fyerit, llomotiturit t’ua lëmë të tjerëve, të vetëdijshëm se kemi prioritetet tona për të përmbushur në atë kohë të pakët që ende na ka mbetur. *Autori është filozof zviceran, autor i disa librave

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


20 09.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.