09 prill mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

"Heretiku" Blushi dhe polemikat pas librit të ri Pas debatit të librit të fundit shpërthejnë shitjet. Në print botimi i dytë nga UET-Press

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 9 prill 2014. Numër 1179. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

greqia e dorëzon 'Manuali' për paratë e pista

Ja si një politikan pastroi 500.000 € të dyshimta

Agjencia kundër Pastrimit të Parave dërgoi në Prokurori 7 politikanë për “legalizimin” e parave të dyshimta, por asnjë prej tyre nuk u procedua FAQE 5

Kryepolici: Taktika me të penduarin solli arrestimin e Julian Sinanajt Dëshmitë e kryepolicëve para deputetëve Bizhga hedh poshtë pretendimet se Gjokonës nuk i është marrë dëshmia. Rrëfimi i oficerit që bëri arrestimin e bujshëm: Tahiri na tha “do e shihni se ç’do ju bëjmë” FAQE 4

Zemra e Ilia Karelit në ambasadën e Athinës?! Zbulohet misteri i trupit pa zemër të shqiptarit që u torturua për vdekje në burgun grek. Policia greke i kërkon ambasadës në Athinë dhe konsullatës në Selanik të marrin në dorëzim zemrën e të burgosurit, që ishte mbajtur për motive autopsie. Zbardhet aktakuza; si u torturua në "frigorifer" i dënuari shqiptar dhe vdekja "e vetmuar" në qeli. Faqe 6

Sinodi i Shenjtë “mallkon” ish-shefin e SHISH: Shpif dhe helmon opinionin publik Marko Dajti:

Komunistët nuk ndalen derisa të rrëzojnë bustin e Ahmet Zogut NgërÇ

FAQE 6

z. Klosi, është këshilla e tij se “shteti shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm me Kishën greke, sesa me këta islamikët”

Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare reagon pas deklaratës së ish-kreut të SHISH, Fatos Klosi, se Kisha greke është më problematike se islamikët. “Aty ku kulmon kapërcimi i së logjikshmes, bashkë me predispozitën për të shpifur të

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ka reaguar dje ndaj deklaratës të ish-kreut të SHISHit, Fatos Klosi, mbi organizatat... Faqe 13

op-ed

NGA bujar kapexhiu

Reformë territoriale vs krijimi i qyteteve ekonomike Debati politik nëse reforma territoriale është një domosdoshmëri akute apo një çështje qeverisëse që duhet trajtuar jo domosdoshmërisht brenda këtij viti politikisht të koment Gentian Kaprata ngarkuar, ka arritur në pikë kulmuese. Të dyja palët sjellin argumente pro qëndrimit të tyre....

A mjaftojnë mjekët në Shqipëri?

koment Alketa Koroshi

FAQE 11

FAQE 11

ekonomi

Banka Botërore: Të rritet çmimi i energjisë, por jo për të varfrit

FAQE 7

Antinepotizëm

Në shumë vende të botës sikurse edhe në Shqipëri, përgjithësisht ka mungesë të personelit mjekësor në raport me nevojat e popullsisë. Por ajo që e keqëson më shumë situatën është keqshpërndarja e mjekëve dhe personelit mjekësor. Kjo dukuri favorizohet në kohën e sotme nga ndodhja e tri ndryshimeve të...

projektligji “Kodheli”

Nishani: Shkel ndarjen e pushteteve, Kuvendi të mos e miratojë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani iu bën apel deputetëve të mos e miratojnë projektligjin e ministres së Mbrojtjes, që i merr atij disa kompetenca për Forcat e Armatosura... Faqe 3


2

afër/larg

1

Sokol Bizhga: / Taktika me të

kronikë \ Ja si një

kronikë/ Zbulohet misteri,

penduarin, që solli arrestimin politikan legalizoi 500 mijë zemra e Karelit në a e bandës së tritolit euro në një vit mbasadën e Athinës Faqe 4 Faqe 5

Faqe 6

Shumë prej tyre janë prekur prej parashikimit të zymtë të mundësisë së bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Sigurisht, kjo pritet të jetë në vazhdim një prej pikave më të debatueshme të librit që ka cenuar “patriotizmin” e politikës në Prishtinë dhe Tiranë

Ata që e pëlqejnë dhe ata që nuk e pëlqejnë Blushin apo mënyrën e tij të rrëfimit, do duhej të paktën t’i njohin meritën për kthimin e librit në hit, në një kohë kur pakkush kujtohet për librat. UET Press bën të ditur se ka përgatitur botimin e dytë të librit që në pak ditë është tretur prej librarive. 2 mijë kopjet e para të shitura i japin sërish një shenjë suksesi librit.

"Heretiku" Blushi dhe polemikat për "Hëna e Shqipërisë" Debati pas librit të fundit që ka shitur ndërkohë botimin e parë prej 2 mijë kopjesh, ndërsa bëhet gati i dyti. Nga Vladimir Karaj

B

en Blushi nuk ka frikë të përsërisë vetveten si heretik duke u vënë përballë religjioneve dhe po ashtu përballë kritikëve që i shohin copëzat e tij mbi fenë si një marrëdhënie e çuditshme e dikujt që shfaq hapur pakënaqësinë e tij, por që njëkohësisht nuk heq dorë nga subjekti. Kështu vë re një prej kritikëve të tij, Dom Gjergj Meta. “Blushi është thellësisht fetar, religjioz. Duke e refuzuar në një mënyrë gati të dhunshme religjionin, me notat e një njeriu kinse të moderuar, ai nuk shkëputet dot nga religjioni”, shkruan ai në shkrimin “Blushi dhe dëshira e tij për t’u bërë prift”. E ndërsa si gjithmonë ka një stuhi polemikash rreth asaj që propozohet në libër, reagimi i lexuesit po ashtu është i menjëhershëm. Ata që e pëlqejnë dhe ata që nuk e pëlqejnë Blushin apo mënyrën e tij të rrëfimit, do duhej të paktën t’i njohin meritën për kthimin e librit në hit, në një kohë kur pakkush kujtohet për librat. UET Press bën të ditur se ka përgatitur botimin e dytë të librit që në pak ditë është tretur prej librarive. 2 mijë kopjet e para të shitura, i japin sërish një shenjë suksesi librit. Polemika dhe kundërshtitë e shumta që pasojnë librat e Blushit mund të jenë një prej arsyeve se pse ato kthehen në të preferuara, ose në jo të preferuara, por të kërkueshme ndoshta edhe thjeshtë për të gjetur fjalinë e radhës mbi të cilën mund të replikosh apo për të cilën nuk do të biesh dakord. Fatmir Terziu në kritikën e tij botuar në MAPO, kërkon të gjur-

mojë autorin përmes simboleve. Ai përpiqet të gjejë metaforat dhe të zbardhë atë pjesë që për të tjerët mund të jetë e pakuptueshme. Duke folur për “Hënën Ujk” apo figura të ngjashme, Terziu krijon vetë një lidhje mes atyre që shkruhen në libër dhe interpretimit që ai i bën librit. Të tjerë komentues e shohin librin apo një pjesë të tij si formë për të shfaqur pakënaqësitë ndaj qeverisë së PS apo edhe lënies jashtë prej saj të autorit. Intriga politike ka qenë gjithmonë e pranishme në librat e Blushit, ku një shumicë kritikësh gjejnë gjithmonë gazetarin, dhe libri i fundit sigurisht ka me “tepri” rreshta që të yshtin të krijosh me mendje intrigë. Aq më shumë libri nuk e fsheh një pakënaqësi të qartë për mënyrën sesi vendi është qeverisur, madje shkon përtej dhe parasheh që vendi do të qeveriset njësoj keq edhe në të ardhmen duke krijuar pabarazi. Alfred Lela gjykon se Blushi “shkruan kundër harresës”, ndërsa e gjykon librin si diçka të shkruar pa shumë punë kërkimore dhe që lexohet me lehtësi, por pa të futur në mendime. “Ai kalohet si njëkollajllëk i rrafshtë, dmth nuk të shtie në mendime, edhe pse mund të shkaktojë zhurmë në qarqe të ndryshme për shkak të disa provokimeve të gjuajtura në tekst”, shkruan Lela. Sa për provokimet, Blushi duket se është mjeshtër. Libri ka një shumicë të tillash dhe një pjesë prej tyre mund të refuzohen vetëm prej romantikëve. Shumë prej tyre janë prekur prej parashikimit të zymtë të mundësisë së bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Sigurisht kjo pritet të jetë në vazhdim një prej pikave më të debatueshme të librit që ka cenuar

Në shkrimin “Kujt i flet Ben Blushi?”, Baçi thotë se “Blushi ka vendosur të flasë gabimisht, sepse ka vendosur këtë herë t’i drejtohet publikut e jo vendimmarrjes ku bën pjesë. Mund të jetë protagonizëm apo mund të jetë nevojë për t’u distancuar nga një nivel politik që ai nuk e përfill, këtë i takon Blushit ta shpjegojë”.

“Blushi është thellësisht fetar, religjioz. Duke e refuzuar në një mënyrë gati të dhunshme religjionin, me notat e një njeriu kinse të moderuar, ai nuk shkëputet dot nga religjioni”, shkruan ai në shkrimin “Blushi dhe dëshira e tij për t’u bërë prift”.

“patriotizmin” e politikës në Prishtinë dhe Tiranë, por qartësisht shumë afër të vërtetës. Të tjerë ndërkohë gjejnë brenda librit deri edhe teza të bolshevizmit dhe komunizmit. “Larushia socio-ekonomike përkeqësohet qëllimisht duke e shëmbëllyer me pabarazinë (lexo: padrejtësinë dhe shtypjen) dhe duke diktuar inversen e saj, barazinë, si synim të dëshirueshëm dhe moral. Askund nuk paraqet ndonjë shqetësim Blushi për krizën morale të shoqërisë shqiptare, që është vërtet një errësirë ku vendin e krodhi ai deformim shpirtëror-etik i komunizmit dhe prej nga nuk po del dot edhe pas 23 vitesh”, shkruan Vehap Kola në e-zani.com. Përballë kësaj, Blushi me siguri do mund të mbrohej lehtë duke nxjerrë nga faqet “feudalët” e vegjël lokalë. Provë e gjallë se ajo që ai thotë është të paktën e vërtetë në të sotmen, janë pikërisht drejtues komunash apo bashkish që gati bëhen të përjetshëm në domenet e tyre. Mu për ketë pjesë ai kritikohet nga Agim Baçi, që shkruan në “Panorama” se Blushi duhet t’i thotë këto qëndrime atje ku merren vendimet. Në shkrimin “Kujt i flet Ben Blushi?”, Baçi thotë se “Blushi ka vendosur të flasë gabimisht, sepse ka vendosur këtë herë t’i drejtohet publikut e jo vendimmarrjes ku bën pjesë. Mund të jetë protagonizëm apo mund të jetë nevojë për t’u distancuar nga një nivel politik që ai nuk e përfill, këtë i takon Blushit ta shpjegojë”. Sipas tij, autori do duhej t’i ngrinte këto çështje në institucionet ku bën pjesë, “nëse ai është dorëzuar për të ndryshuar brenda institucioneve ku bën pjesë e është votuar për të përfaqësuar, çfarë duhet të bëjnë qytetarët e thjeshtë?”, shkruan Baçi. Në fund ka vend sigurisht edhe për kritikët e formës. “Libër që duket i shkruar në më pak se një muaj, ose më mirë i mbledhur copa-copa me artikuj publicistikë e i ngjitur gati përdhuni me fjali të ndërmjetme arnuese (justifikuese)”, shkruan Dom Gjergj Meta në kritikën e tij.


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.04.2014

3

Drafti për FA FA, Bushati: Rama po sillet si vezir TIRANË Për prekjen e kompetencave të Presi-

dentit lidhur me menaxhimin dhe drejtimin e forcave të Armatosura ka reaguar dje edhe PD-ja përmes deputetit Helidon Bushati. “Kryeministri Edi Rama ka hedhur edhe një hap tjetër drejt zaptimit dhe kapjes së institucioneve të pavarura për interesa klienteliste dhe në dëm të shtetit. Rama kërkon t’i marrë 11 kompetenca Presidentit të Republikës, përsa i përket drejtimit dhe menaxhimit të Forcave të Armatosura. Kjo është një sjellje prej veziri e Kryeministrit të vendit, i cili me ndihmën e Mimi Kodhelit, po shtrin tentakulat e tij edhe drejt Forcave të Armatosura, duke uzurpuar kompetencat e Presidentit sipas ligjit dhe Kushtetutës. Zaptimi i institucioneve dhe uzurpimi i kompetencave nuk është gjë e re për Ramën. Vetëm një muaj më parë ai bëri të njëjtën gjë në parlament me rastin e shkarkimit të kreut të ri të ILDKP-së, çështje që tashmë është në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese”, - tha Bushati. Sipas tij, zhvillimet e fundit politike përbëjnë një këmbanë alarmi për shtetin ligjor dhe balancimin e pushteteve sipas Kushtetutës. “Prapa këtij akti, qëndron si plani për zaptimin e institucioneve të pavarura, ashtu dhe skema korruptive e klienteliste. Pushteti absolut, është korrupsion absolut, dhe Rama me Mimi Kodhelin janë sërish bashkë në këtë aferë”, - tha ai.

Nishani: Po më merren kompetencat Kuvendi të mos e miratojë “Ky projektligj bën një ç’balancim të harmonisë kushtetuese të pushteteve të komandimit të Forcave të Armatosura, pra të Parlamentit, të Presidentit dhe të Qeverisë, çka demonton një standard të detyrueshëm për një vend anëtar të NATO-s, siç është dhe Shqipëria”. TIRANË Presidenti i Republikës, Bu-

jar Nishani, nuk e sheh të domosdoshme nismën e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes për ndryshimin e ligjit “Për komandimin dhe drejtimin strategjik të Forcave të Armatosura”. Në të njëjtën kohë, ai shprehet se Ministria e Mbrojtjes nuk ka përfshirë asnjë ekspert të Presidencës në hartimin e këtij drafti. “…Do të kishte qenë mjaft korrekte dhe madje dhe detyruese që Ministria e Mbrojtjes të kishte vënë në dijeni më parë institucionin e Presidentit të Republikës për nevojën e ndryshimit të ligjit dhe bërjes së një ligji të ri, të kërkesës për të përfshirë në hartimin e këtij projekti specialistë nga institucioni i Presidentit të Republikës, sepse bëhet fjalë për kompetencat e Presidentit si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe natyrisht më pas diskutimet, besoj që do të kishin qenë konkluduese në panevojshmërinë e

bërjes së një ligji të ri…”, - tha dje në një intervistë për tv “Klan”, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Jo vetëm kaq. Kreu i shtetit thekson se me përmbajtjen e këtij drafti, atij i janë prekur kompetencat, duke nënvizuar se po shkelet jo vetëm ndarja e pushteteve, por po deformohen edhe mekanizmat e demokracisë dhe shtetit ligjor. “Shqetësues është fakti se, përmes këtij projektligji ndërhyhet në ato kompetenca dhe të drejta kushtetuese të Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, duke i hequr të drejtën e emërimit tdhe lirimit nga detyra të ushtarakëve të lartë me gradën e gjeneralit, këputet zinxhiri i hierarkisë komanduese në kohë paqeje, çka krijon një shqetësim serioz në tërë strukturën dhe zinxhirin komandues të Forcave të Armatosura më pas. Ky projektligj bën një ç’balancim të harmonisë kushtetuese të pushteteve të komandim-

“...Unë jam i bindur dhe shpresoj që Kuvendi i Shqipërisë nuk do ta pranojë një ndërmarrje të tillë, një iniciativë të tillë ligjore, pasi në rast se ndodh, do të jetë një hap i madh prapa përsa u takon standardeve që duhet të ketë një vend anëtar i NATO-s, siç është Shqipëria”,

it të Forcave të Armatosura, pra të Parlamentit, të Presidentit dhe të Qeverisë, çka demonton një standard të detyrueshëm për një vend anëtar të NATO-s, siç është dhe Shqipëria. Ajo që është më shqetësuesja ka të bëjë me faktin e heqjes së kompetencës së Presidentit të Republikës të miratimit të Planit të Përhapjes të Forcave të Armatosura dhe për më tepër dhënies së kësaj kompetence Kryeministrit të vendit, çka zhbëhet monitorimi dhe kontrolli i menaxhimit të pronave të ushtrisë, një cikël i cili tashmë me projektligjin e ri mbyllet brenda qeverisë; Ministër-Kryeministër”, shprehet Nishani. Për pasojë, presidenti i Republikës kërkon që Kuvendi të mos e miratojë një draft të tillë. “...Unë jam i bindur dhe shpresoj që Kuvendi i Shqipërisë nuk do ta pranojë një ndërmarrje të tillë, një iniciativë të tillë ligjore, pasi në rast se ndodh, do të jetë një hap i madh

prapa përsa u takon standardeve që duhet të ketë një vend anëtar i NATO-s, siç është Shqipëria”, - shton ai. Presidenti i Republikës kujton gjithashtu se, edhe nëse drafti miratohet në Kuvend, ai gëzon të drejtën kushtetuese për ta dekretuar ose jo. ”Kushtetuta e ka paraparë Presidentin e Republikës si mekanizmin e fundit të garantimit të kushtetutshmërisë të një akti ligjor siç është ligji që kalon në Kuvend dhe Presidentit i është rezervuar e drejta e dekretit të këtij ligji të miratuar madje në Kuvend ose të konsiderimit të tij si antikushtetues dhe kthimit mbrapsht për rishqyrtim nga Kuvendi. Nëse Presidenti do të angazhohej në dhënien e mendimit të tij gjatë kohës së diskutimit të një projektligji, automatikisht është zhbërë e drejta e tij kushtetuese për të dekretuar një akt ligjor të miratuar nga Kuvendi”, - nënvizon Nishani.

Ministria e Mbrojtjes: Presidentit nuk i preket kompetenca për planin e FA TIRANË Në të njëjtën ditë me qëndrimin

e Presidentit të Republikës lidhur me draftin e ri të Forcave të Armatosura ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, përgjegjëse për përgatitjen e dokumentit në fjalë. Burime zyrtare nga kjo ministri argumentuan se nuk janë prekur kompetencat e Presidentit për çështje të rëndësishme, siç është ajo e miratimit të planit të vendosjes dhe përhapjes, si dhe struktura organizative e Forcave të Armatosura. Në fakt në projektligjin e ri të botuar tri

ditë më parë, kompetenca që Presidenti i Republikës kishte me ligjin e vitit 2004 për miratimin e planit të veprimeve të FA-së në kohë paqeje dhe në rastet e vendosjes së masave të jashtëzakonshme është hequr. “Nuk është prekur gjithashtu kompetenca për të graduar të gjithë gjeneralët. Në këtë grup të gjeneralëve, i është lënë emërimi, shkarkimi në detyrë, si dhe nxjerrja në rezervë e lirim e tre komandantëve të forcave dhe e shefit të Shtabit. Emërimet, shkarkimet, nxjer-

rjet në rezervë e lirim të gjeneralëve të tjerë (komandantët e strukturave mbështetëse, apo përfaqësues të lartë ushtarakë në NATO etj.) i janë kaluar Kryeministrit, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes. Presidentit i është vënë afat për t’u shprehur për emërimet e shkarkimet që ka në kompetencë, 30 ditë nga propozimi i ministrit të Mbrojtjes, si dhe i është vënë detyrimi të motivojë refuzimin e kandidaturës, kur nuk e miraton atë”, thanë burime nga Ministria e Mbrojtjes.

Presidentit i është vënë afat për t’u shprehur për emërimet e shkarkimet që ka në kompetencë, 30 ditë nga propozimi i ministrit të Mbrojtjes, si dhe i është vënë detyrimi të motivojë refuzimin e kandidaturës, kur nuk e miraton atë”


4 Në fokus

hetimi i policisë

Unë nuk mund t’ju them gjithë mekanizmin që është përdorur, por po u them vetëm kaq: atij menjëherë i është marrë gruaja dhe fëmija dhe i janë vendosur në mënyrë shumë sekrete në

Sokol Bizhga: Taktika me të penduarin, që solli arrestimin e bandës së tritolit Dëshmitë e kryepolicëve para deputetëve/ Bizhga hedh poshtë pretendimet se Gjokonës nuk i është marrë dëshmia: I morën menjëherë familjen në mbrojtje. Rrumbullaku: Nuk kam bërë ankesë për ndërprerjen e mandatit. Kryepolici i Durrësit: Foton me hashash e kam bërë në operacion Fejzi Braushi

Lëvizjet e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit dhe një pjesë e emërimeve janë bërë në kundërshtim me ligjin. Ky konstatim u vu re dje nga dëshmitë e një sërë drejtuesish të komisariateve të policisë, si dhe nga shefat e tyre, që u pyetën para komisionit hetimor parlamentar. Dëshmia e parë në këtë komision ishte ajo e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Sokol Bizhga. Por më shumë se mënyra e emërimit të tij, interesante në këtë dëshmi ishte operacioni për arrestimin e vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj. Bizhga deklaroi se nuk është e vërtetë që policia nuk e mori seriozisht dëshminë e Ndriçim Gjokonës, duke bërë të ditur se atij që në fillim iu mor familja në mbrojtje. “Nuk janë të vërteta pretendimet për këtë çështje. Ne e kemi marrë seriozisht që në fillim dëshminë e të penduarit të drejtësisë, duke i marrë familjen në mbrojtje. Ai vetë ka qenë në vëzhgimin e vazhdueshëm të policisë”, - tha Bizhga në fjalën e tij. Ai ka sqaruar më tej se gradën e kryekomisarit e ka marrë sipas ligjit. “Unë kam qenë zv. drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë me gradën kolonel në vitin 2000 deri në vitin 2002 dhe nga viti 2002 unë kam qenë drejtor i Policisë Kriminale.

Kam qenë koloneli i fundit që u gradua në atë gradë dhe më pas nuk pati m ë g r ad ë ko l o n e l , aj o u b ë kryekomisar. Pra kam 6 vjet”, - tha Bizhga. Por sipas opozitës, emërimi i tij ka qenë në kundërshtim me ligjin, pasi ai ka në të shkuarën e tij në polici masë disiplinore, çka nuk e lejon të ketë ngritje në gradë për një vit. Drejtuesi i lartë i policisë është përgjigjur se ajo masë disiplinore është dhënë gjatë kohës që ai nuk ishte në detyrë. Ai ka deklaruar gjithashtu se masa e shtuar e drogës së kapur në brigjet italiane është pasojë edhe e bashkëpunimit të policisë shqiptare. “Çështja e të bashkëpunuarit dhe çështja e grackave, pavarësisht se ku është territori, ne e përdorim gjerësisht dhe për shkak të pamundësisë për t’i ndjekur. Ne kemi lajmëruar palën italiane se është nisur një gomone, në pamundësi për ta kontrolluar”. Më pas, në bankën e dëshmitarëve është ulur edhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, i cili pohoi se i ishte ndërprerë mandati 4-vjeçar, por se nuk kishte bërë ankesë për këtë gjë. Insistimit të deputetëve të opozitës për të deklaruar nëse lëvizja e tij ishte bërë në përmbushje të dispozitave të ligjit apo jo, ai nuk ka dashur t’i

“Nuk janë të vërteta pretendimet për këtë çështje. Ne e kemi marrë seriozisht që në fillim dëshminë e të penduarit të drejtësisë, duke i marrë familjen në mbrojtje. Ai vetë ka qenë në vëzhgimin e vazhdueshëm të policisë”, tha Bizhga

përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë duke u shprehur se ligji është i qartë, pasi mandati është 4 vjet, ndërsa ai ka qëndruar në detyrë vetëm 3. Kurse rreth fotos ku shfaqen krah Arben Frrokut, Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj, Rrumbullaku tha se është i hapur për çdo hetim që mund të ketë rreth saj. “Përsa i përket fotos që ka dalë në media, jam i hapur për çdolloj hetimi. I kam bërë thirrje dhe Prokurorit të Përgjithshëm që të hetojë”, - tha Rrumbullaku. Në seancën e pasdites kanë dëshmuar edhe drejtues të tjerë të policisë në rrethe, ku interesante ka qenë dëshmia e drejtorit të Policisë së Durrësit, Perlat Çullhaj. Ai është pyetur lidhur me një fotografi të bërë tek një parcelë e mbjellë me kanabis, e denoncuar kohë më parë nga deputeti i PD-së, Arben Ristani. Por kreu i policisë së Durrësit ka shpjeguar se ajo foto është bërë gjatë një operacioni të policisë, kur ishte me detyrë në policinë e Gjirokastrës.

Replikat Halimi-Bizhga për drogën, gradën dhe Julian Sinanajn Halimi: Droga është bërë lumë e po shkon në Itali. Ose policia s’e kap dot drogën dhe ikën jashtë, ose ju e nxirrni vetë, në mënyrë që të kapni atë kriminelin tjetër atje jashtë. Bizhga: Çështja e të bashkëpunuarit dhe çështja e grackave pavarësisht se ku është territori, ne e përdorim gjerësisht dhe për shkak të pamundësisë për t’i ndjekur. Ne kemi lajmëruar palën italiane se është nisur një gomone, në pamundësi për ta kontrolluar. Strazimiri: Po kur drejtori i policisë i bën selfie vetes në arën me hashash, kjo tregon se policia po e lufton drogën? Bizhga: Edhe në rastin në fjalë, nëse do të hetonit pak më shumë do të mësonit se për atë fotografi ju do të bindeni se ai më parë ka bërë detyrën e shefit të antidrogës. Qefaliaj: Pse ju penalizuan? Bizhga: Në vitin 2000 kur kam qenë në drejtorinë e Qarkut Tiranë, një oficer kishte patur ato problemet e veta dhe duhej të ndëshkohej. Dhe u ndëshkua dhe iku nga shef seksioni këtu dhe shkoi oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Kur zoti Noka erdhi

ministër, atë person që e kishte pranë stafit të vet e zhvendosi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Dhe aty pastaj masa disiplinore që m’u dha nuk kishte fare lidhje. I jam drejtuar disa herë zotit Burgaj e drejtorëve të tjerë, të cilët më janë shprehur se zoti Bizhga nuk ka përgjegjësi për diçka që ka ndodhur kur ka qenë me leje. Pasi askush nuk po më kthente përgjigje, i shkova në zyrë këtij personi dhe më nxori letrën dhe më tha se kjo letër mban firmën tjetër. I thashë shumë mirë që ti ke 13 vjet që e ruan atë letër. Halimi: Objekt i punës së këtij komisioni është fakti i emërimeve dhe shkarkimeve në polici dhe pasojat në gjendjen e rendit. Dhe një nga çështjet që ngritëm ne këtu është dhe çështja e tritolit. Media dhe opozita ka pohuar se grupi i tritolit të shtetasit J.S është zbuluar me shumë vonesë sepse një nga të penduarit e drejtësisë me inicialet N.GJ nuk është pranuar që të dëshmojë në polici, madje me ndërhyrjen e prefektit të një qarku dhe me ndërhyrjen tuaj personale është marrë dëshmia. Ka mashtruar media? Cila është e vërteta lidhur me

këtë fakt? Policia ka refuzuar dëshminë e tij, apo gënjen ai? Bizhga: Përgjigjen për këtë e jep grupi hetimor që merret me këtë çështje. Unë kam dijeni. Fakti është se është ndjekur një radhë për ta vendosur në këtë çështjen këtë person, qoftë në fazën e parë, qoftë për ta vendosur në pozita pohuese këtë personin tjetër, që pastaj dolën të gjitha ato gjërat. Por nuk u morëm, pra u morëm shumë pak me atë rezultat të hatashëm dhe u morëm më shumë me ca gjëra që mbase duhet të ishin bërë më mirë. Hetimi është i pafund. Askush nuk e lexon tjetrin, nëse nuk provon se ato që thotë ai janë të vërteta apo s’janë. Fakti që kur polici të lëshon, mos kujto se të lëshoi, por mund të të lëshojë se bën dhe lojën e tij. Halimi: Pra ishte taktikë? Bizhga: Po, unë për këtë punë kam mbaruar me ca kolegë të tjerë. Halimi: Ishte taktik, prandaj raportoi në një televizion ai? Halimi: Je në betim. Unë nga burimet e mia, di që është rrahur ai personi dhe nuk i është marrë dëshmia. Bizhga: Më vjen shumë keq. Unë jam në

betim dhe i marr përsipër përgjegjësitë e mia dhe i pres sanksionet. Por në momentin që ai ka kontaktuar me policinë, që nga ai moment i është marrë gruaja në mbrojtje, së bashku me vajzën e vogël. Halimi: Ju s’e pranuat… Bizhga: Jo, e keni gabim. Unë nuk mund t’ju them gjithë mekanizmin që është përdorur, por po u them vetëm kaq: në momentin që ai ka artikuluar një personazh, i cili në qoftë se do ta merrte vesh se ky kishte ardhur në polici dhe do t’i ndodhte ajo që do t’i ndodhte, atij menjëherë i është marrë gruaja dhe fëmija dhe i janë vendosur në mënyrë shumë sekrete në një vend që ende nuk dihet. Pra, sa e ka artikuluar si fabul, familja e tij është vendosur në mbrojtje. Ai vetë është shëtitur në ca vende të tjera që duhet t’i verifikojmë dhe e keni shumë gabim. Halimi: Thatë që duhej të ishte bërë më mirë puna, apo jo? Bizhga: Sepse hetimi është ende i panjohur dhe fakti që s’ka mbaruar do të thotë që ne mund të bëjmë gjëra akoma më të mira.

Arjan Hoxha

Tahiri pas arrestimit të babait: Do ta shihni se ç’do t’u bëjmë Në komisionin hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit përgjatë periudhës shtator 2013 – janar 2014, ka dëshmuar edhe ish-shefi i Sektorit të Krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, Arjan Hoxha. I njohur ndryshe dhe si personi që hetoi dhe arrestoi babanë e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, ai ka pohuar para komisionit se të gjithë ata që morën pjesë në këtë çështje janë pushuar nga puna. Ai ka deklaruar se gjatë asaj kohe, kur Tahiri kishte shkuar në polici që të interesohej për të atin, i kishte thënë para kolegëve të vet se po të fitonte zgjedhjet e majta, atëherë ai do ta pësonte. “Tahiri më tha para kolegëve në atë kohë: lut Zotin të mos i fitojmë ne zgjedhjet, se do ta shihni çfarë do t’ju bëjmë”, - tha Hoxha para komisionit. Sipas PD-së, nga dëshmitë e djeshme rezulton se drejtuesit e rinj të policisë janë emëruar të gjithë në të njëjtën ditë nga Burgaj, dhe të pyetur në komision thonë që nuk e njohin atë. Gjithashtu, siç bën të ditur PD-ja nga dëshmitë e marra dje në komisionin parlamentar hetimor, rezulton se të gjithë shefat e komisariateve në vend janë dy gradë më poshtë nga sa parashikon ligji, për rastet kur një oficer policie emërohet shef komisariati. Sipas ligjit, ata duhet të kenë gradën kryekomisar dhe rezulton se janë nën-komisarë.


ngjarja e ditës

7

Politikanë janë kallëzuar në Prokurori nga Agjencia kundër Pastrimit të Parave për vlera të mëdha të dyshimta. Sipas kreut të kësaj agjencie, Gent Gazheli, asnjë prej tyre nuk është proceduar apo gjykuar për pastrim parash

15

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Urdhra bllokimi për fonde të pajustifikuara janë lëshuar nga kjo zyrë në vitin 2013. Shumat e sekuestruara kapin mbi 202 milionë lekë dhe një sasi në valutë, të cilat ndodhen tashmë në proces konfiskimi

09.03.2013

35

5

Raste transfertash të dyshimta janë diktuar gjatë vitit të kaluar nga kjo Agjenci. Por sipas kreut të saj, policia dhe Prokuroria kanë mangësi të theksuara në trajtimin e rasteve të pastrimit të parave në vendin tonë

raporti

Gazheli: Policia dhe Prokuroria, mangësi në hetimin e pastrimit të parave Në raportin përmbledhës për vitin 2013, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave thotë se ka referuar në prokurori të paktën 35 raste ku janë konstatuar lëvizje të dyshimta parash, apo siç quhen në gjuhën zyrtare “Raport i Aktivitetit të Dyshimtë”. Por pavarësisht numrit të lartë të referimeve, në raport citohet se ende nuk ka një sistem të konsoliduar për ndjekjen e tyre nga prokuroria apo policia, edhe pse ka një marrëveshje të nënshkruar për këtë qëllim. “Pavarësisht se të dhënat janë të pjesshme e të pakonsoliduara, numri i rasteve të cilat dërgohen në gjykatë për pastrim parash është i ulët dhe akoma më i ulët numri i vendimeve të dënimit. Ky konkluzion është i shprehur edhe në progres-raportin e Komisionit të BE-së për vendin tonë për vitin 2013. Bazuar në të dhënat që kemi pasur në dispozicion dhe siguruar me anë të kërkesave të vazhdueshme për ecurinë e rasteve, në mënyrë të vazhdueshme dhe në mënyrë institucionale kemi shprehur qëndrimin tonë mbi mangësitë e konstatuara në trajtimin e rasteve të dyshuara për pastrim parash, qoftë nga Policia e Shtetit apo Prokuroria”, thuhet në raport. Megjithatë referuar rasteve me aktivitet të dyshimtë financiar, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave përgjatë vitit 2013 ka vendosur sekuestron dhe bllokimin e shumave të konsiderueshme parash. “Për periudhën janar- dhjetor, 2013 janë nxjerrë 15 urdhra bllokimi për fonde dhe llogari bankare të dyshuara si të lidhura me aktivitete të jashtëligjshme.

Manual për paratë e pista

Ja si një politikan legalizoi 500 mijë euro në një vit

Agjencia kundër Pastrimit të Parave dërgoi në Prokurori 7 politikanë për “legalizimin” e parave të dyshimta, por asnjë prej tyre nuk u procedua. Zbardhet skema se si një ish-zyrtar pastroi 500 mijë euro, burimi i të cilave është i paqartë

Leonard Bakillari Tiranë Drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Gent Gazheli, duke prezantuar raportin vjetor në komisionin e Sigurisë tha se të paktën 7 politikanë janë dërguar në prokurori për pastrim parash. Gazheli nuk publikoi emrat e politikanëve të dyshuar, por tha se prokuroria shpeshherë nuk i kupton siç duhet këto vepra, çka bën që dosjet e dërguara në gjyq të jenë të rralla, ndërsa vendimet e gjykatës akoma më të rralla. “Informacionet e referuara në prokurori për rastet e dyshuara për pastrim parash nuk përbëjnë provë në kuptimin e ligjit. Në këto kushte, unë nuk mund të publikoj emrat dhe të dhënat e subjekteve që dyshohen për pastrim parash”, - tha Gazheli pas interesimit të gazetës “Mapo”. Por sipas procedurës që ndjek prokuroria në raste të tilla rezulton se ky informacion që Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave referon, verifikohet ligjërisht dhe në rast se konstatohen elemente të veprës penale, organi i akuzës regjistron procedim penal për subjektet e dyshuara.

Por, pavarësisht mungesës së emrave të politikanëve, në raportin vjetor të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave jepen të paktën tre shembuj, të cilët konsiderohen si modele klasike të pastrimit të parave nga ana e zyrtarëve. Rastet konkrete të pastrimit të parave i përkasin vitit 2013 dhe më së shumti si mburojë përdorin bizneset fiktive, nëpërmjet të cilave vihen në qarkullim paratë me burim të dyshimtë. Rasti më klasik që është prezantuar edhe në raportin vjetor i referohet një zyrtari që aktualisht rezulton jashtë vendit, ndërsa ka mbajtur tri detyra të rëndësishme nga viti 2006. Ky person, sipas Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, brenda pak kohësh ka përfituar në llogarinë e tij 300 mijë euro, ndërsa në total ka qarkulluar shumën e 500 mijë eurove, para këto që vinin nga një kompani e regjistruar në Shqipëri. Një pjesë e këtyre parave janë transferuar jashtë vendit, ndërsa subjekti ka deklaruar se paratë ishin marrë hua nga e njëjta kompani. “Në vitin 2012 ka pasur një transfertë në mbërritje në llogarinë e tij individuale me

dërgues shoqërinë ‘M’ në shumën 50 000 Euro me përshkrim “dividend i vitit 2012” dhe në vitin 2013 ka pasur një transfertë tjetër në mbërritje nga kjo shoqëri në shumën prej 250 000 euro me përshkrim ‘kalim fondi në llogarinë e pronarit’. Gjithashtu kishte edhe një transfertë tjetër në mbërritje në llogarinë e tij bankare individuale në vitin 2013 me dërgues një person të tretë ‘S’ në shumën prej 100 Rasti më klasik që është prezantuar edhe 000 EUR, pa përshkrim”, thuhet në raportin vjetor të Drejtorisë së Pastrimit të Parave, duke në raportin vjetor i referohet një zyrtari iu referuar dyshimeve se paratë mund të kenë që aktualisht rezulton ardhur si pasojë e veprimtarisë korruptive. jashtë vendit, ndërsa Nga hetimi i kryer rezulton se personat që kaka mbajtur tri detyra në dërguar paratë në llogarinë e subjektit janë të rëndësishme nga të lidhur me kompaninë “M”, njëri pronar dhe tjetri administrator i kësaj shoqërie. “Nga verviti 2006. ifikimet në të dhënat tona rezultoi se shtetasi ‘D’ kishte nënshkruar një kontratë huaje me shtetasin ‘S’ sipas të cilës i merrte hua shumën 500 000 EUR për 12 vjet dhe mënyra e kthimit të huasë do të ishte nga fitimet e realizuara nga shoqëria ‘M’. Përveç këtyre nga investigimi financiar rezultoi se

kishte transferuar edhe 300 000 EUR të tjera drejt llogarisë së tij personale jashtë vendit, të cilat i ishin transferuar nga shtetasi ‘S’ si përfaqësues i shoqërisë ‘M’. Për shtetasin ‘S’ nuk rezultonte të dispononte apo të kishte disponuar këto shuma të larta apo të kishte ndonjë burim tjetër të ardhurash në këto vlera”, thuhet në raport. Por ky është vetëm një nga rastet e evidentuara, pasi nga hetimi i kësaj drejtorie janë zbuluar edhe raste të tjera të fshehjes së të ardhurave, apo transferimit të parave jashtë vendit. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave jep edhe dy shembuj të tjerë, kur subjektet kanë fshehur të ardhurat nëpërmjet manovrave me kompani fiktive të krijuara në Shqipëri, si dhe shuma të konsiderueshme të larguara jashtë vendit për qëllime biznesi, ndërsa burimi i tyre është i dyshimtë. Të gjitha këto raste i janë referuar prokurorisë përgjatë vitit 2013, ndërsa drejtori i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave thotë se nuk ka informacion se çfarë ka ndodhur me këto çështje në prokurori.

Legalizimi i hashashit, Rama: Nuk i takon Shqipërisë ta bëjë Skafet kanë zëvendësuar klandestinët me hashashin. Një skafist paguhet 200 euro për çdo kilogram marijuanë që hedh përtej detit, ndërsa në Itali, shqetësimi sa vjen e rritet për bimën narkotike “Made in Lazarat”. Emisioni “Porta a Porta” ka trajtuar problemin e hashashit nga Shqipëria, për të cilin kanë folur edhe kryeministri Edi Rama e ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. “Ju e dini se ka shumë punë për të bërë në nivelin europian për sigurinë në Mesdhe nga Europa. Ju në Itali keni ende problem, pasi vijnë shumë emi-

grantë nga të gjitha anët dhe siguria e deteve është e lidhur me një fakt shumë të thjeshtë, duhet të shkojmë përtej atyre gjërave që jemi mësuar të bëjmë, pasi Europa e gjitha ecën me hap të ngadaltë, problemet rriten me shpejtësi”,- ka theksuar kryeministri Rama për “Porta a Porta”. Ai tha se duhet një bashkëpunim më i afërt i policive dhe strukturave të rendit publik mes dy vendeve, por dhe të atyre sociale për të luftuar krimin e organizuar. I pyetur për legalizimin e hashashit, Rama është deklaruar kundër. “Legalizimi i marijuanës është

një diskutim, të cilin do të preferoja të mos e bëja. Pastaj nuk i takon Shqipërisë të shkojë më tutje, të marrë një vendim të tillë, kur çështja e legalizimit të marijuanës mbetet ende një temë e hapur në vende më të zhvilluara se ne në BE. Për momentin jemi të përqendruar tërësisht në një luftë pa tolerancë dhe kompromis kundër krimit të organizuar dhe çdolloj trafiku”, - tha Kryeministri. Ndërsa ministri Tahiri ka thënë se “Lazarati nuk duhet luftuar, por duhet shpëtuar. Një operacion policor nuk mjafton, sepse duhet menduar për të nesërmen”. Pak a

shumë të njëjtën gjë pranon edhe kryetari i komunës Lazarat: “E di që në fshatin tim ka shumë marijuanë, por nuk e di ku shkon. Bashkëfshatarët e mi janë të detyruar të kultivojnë drogën për të rri-

tur fëmijët. Po përpiqemi të gjejmë mundësi të reja ekonomike”. Po a nuk ka ardhur koha që të mendohet për “gjetjen e mjeteve për zhvillimin ekonomik e shoqëror” (mundësisht të ligjshme) edhe të kësaj zone të Shqipërisë? E logjika të thotë se janë pikërisht këta persona që e teorizojnë këtë gjë, ata që duhet ta bëjnë. Deri tani nuk është thënë në ç’drejtim po punohet, por gjithnjë është pranuar se “nuk mjafton operacioni policor” dhe vazhdohet të bllokohen sasi të jashtëzakonshme në të dyja anët e Adriatikut.


6

Në fokus

Ditari

“Duke vepruar të gjithë së bashku, ju e goditnit Ilia Karelin me grushte, me shqelma, me një çarçaf të modifikuar në hobe që kishte nyje të shumta, me gjatësi rreth 50 cm; e goditnit në pjesë të ndryshme të trupit

Zbulohet misteri, zemra e Karelit në ambasadën e Athinës Policia greke i kërkon ambasadës në Athinë dhe konsullatës në Selanik të marrin në dorëzim zemrën e të burgosurit që vdiq nga torturat. Zbardhet aktakuza; si u torturua në “frigorifer” i dënuari shqiptar Policia greke i ka kërkuar ambasadës shqiptare në Athinë dhe konsullatës në Selanik që të marrin në dorëzim zemrën e Ilia Karelit. Pas apelit të familjarëve se trupit të shqiptarit të vdekur nga torturat i mungonte zemra dhe disa inde të duarve, policia greke konfirmon se ato janë hequr për arsye autopsie. Kërkesa ka mbërritur përmes një faksi në ambasadën shqiptare në Athinë, ndërsa mbetet ende e paqartë se kur zemra do të mbërrijë në Shqipëri. Po dje, gardianët grekë të implikuar në torturat e Karelit janë përballur dje me hetuesit e çështjes. Në hetuesi pritet të thirren 8 rojet, të cilët ditën e shtunë kërkuan kohë për t’u përgatitur, si dhe 7 të tjerët, të cilët kishin të martën si afat për dëshminë e tyre. 15 zyrtarët e burgut të Nigritas do të dëshmojnë lidhur me aktakuzën, që i ngarkon ata me përgjegjësi për vdekjen e të dënuarit Kume, që në Greqi njihej me emrin Ilia Kareli, mbrëmjen e 27 marsit në burgun e Nigri-

tas. Aktakuza kundër punonjësve të burgut nuk lë asnjë pikë dyshimi për fajësinë e tyre në vdekjen e Karelit. Hetuesja Jorgjia Tutuntzi i akuzon 15 të pandehurit si protagonistë në torturimin e të burgosurit shqiptar, tortura që përfundimisht çuan në vdekjen e tij. Sipas aktakuzës, të gjithë ata, për më shumë se dy orë e torturuan “vazhdimisht dhe në mënyrë sistematike” Ilia Karelin, me qëllim që ta ndëshkonin për vrasjen e kolegut të tyre grek, Jorgos Tsironis, më 25 mars në burgun e Malandrinos. 12 gardianë, një rreshter, një tetar dhe një nga rojet e jashtme të burgut e lagnin vazhdimisht me ujë Karelin, me qëllim që goditjet e tyre të shkaktonin sa më shumë dhimbje. “Duke vepruar të gjithë së bashku, ju e goditnit Ilia Karelin me grushte, me shqelma, me një çarçaf të modifikuar në hobe që kishte nyje të shumta, me gjatësi rreth 50 cm; e goditnit në pjesë të ndryshme të trupit, në shpinë, në këmbë, kryesisht në shputat dhe në pulpë, në gjoks, në bark dhe në kokë, duke e lagur njëkohësisht me ujë, me qëllim që goditjet të shkaktojnë sa më shumë dhimbje”, nënvizon aktakuza. Aktakuza vë në dukje se torturimi i Karelit zgjati nga ora 15:37 deri në 18:38, në dhomën e pritjes të burgut të Nigritas, dhomë që në gjuhën e gardianëve quhet “frigorifer”. Aty Karelin e vendosën sapo mbërriti në burgun e Nigritas, deri sa të kryheshin disa punime teknike në

Pas apelit të familjarëve se trupit të shqiptarit të vdekur nga torturat i mungonte zemra dhe disa inde të duarve, policia greke konfirmon se ato janë hequr për arsye autopsie.

Ilia Kareli

qelinë ku do të dërgohej përfundimisht e do të jepte shpirt pak më vonë. Sipas aktakuzës, si rezultat i torturave Karelit iu shkaktuan plagë të shumta dhe fraktura, si dhe thyerje të kafazit të kraharorit. Kjo thyerje, nga ana e vet, ka shkaktuar filtrimin e hemorragjisë në indet e buta, duke shtypur zemrën gjatë lëvizjeve respiratore dhe lëvizjeve të trupit. Në vazhdim, rreth orës 18:38, të pandehurit e kanë ngritur peshë Ilia Karelin dhe e kanë çuar në qelinë e izolimit, ku

ka qëndruar i vetëm, i lagur dhe dukshëm i lënduar, dhe nuk janë kujdesur që të vizitohej nga një mjek. Sipas akuzës, thyerja e kafazit të kraharorit përfundimisht solli vdekjen për shkak të aritmisë. Ilia Kareli vdiq disa orë më vonë, në harkun kohor nga ora 18:38 deri 23:15, atëherë kur u konstatua se nuk merrte më frymë dhe u njoftua qendra e ndihmës së shpejtë që e transportoi në spitalin e Serresit, aty ku u konfirmua vdekja e tij.

Marko Dajti: Do ta rrëzojmë bustin e Ahmet Zogut Kreu i PPSH së Riorganizuar merr përsipër tentativën për heqjen e bustit të Ahmet Zogut dhe shpjegon arsyet e dështimit të operacionit. “Më 16 tetor do ta ngremë bustin e Enver Hoxhës në Tiranë” Intervistoi: Dashamir Biçaku

Marko Dajti, kryetar i PPSH së Riorganizuar i kërkon Bashkisë së Tiranës të heqë bustin e Ahmet Zogut dhe ta zëvendësojë me atë të Enver Hoxhës. Në një intervistë për MAPO-n, ai merr përsipër hedhjen e kavove në bustin e mbretit Zog, edhe pse shpreh keqardhjen që akti nuk u realizua deri në fund. Z. Dajti, tentativa për rrëzimin e bustit të Ahmet Zogut në bulevardin “Leka I” është marrë përsipër nga partia që ju drejtoni. Cilat ishin arsyet? Ka qenë një aksion i të rinjve komunistë të grupit të Tiranës. Ishte një aksion i rëndësishëm, por që nuk u arrit plotësisht qëllimi, për shkak të një defekti që pësoi automjeti me të cilin po tentohej të kryhej heq ja e bustit. Disa nga djemtë të cilën morën pjesë në aksion u trembën nga një patrullë e policisë që kishin parë të afrohej në atë zonë. Për këtë shkak, ne vendosëm të përjashtojmë përkohësisht tre nga djemtë që morën pjesë në këtë aksion, sepse

komunistët nuk duhet të kenë frikë. Pse donit ta rrëzonit bustin e Ahmet Zogut ? Sepse ai nuk e meriton të qëndrojë aty. Ai duhet të hiqet dhe të vihet busti i komandantit legjendar Enver Hoxha, që çliroi Shqipërinë dhe i solli asaj pavarësinë e vërtetë. Sepse pavarësinë e vërtetë, Shqipëria e ka fituar në vitin 1944. Është e pafalshme që asnjë shesh i Tiranës të mos ketë asnjë bust të Enver Hoxhës. Ky ishte qëllimi ynë, që t’iu tregonim të gjithë njerëzve, popullit, politikanëve dhe të gjithëve se ai nuk e ka vendin aty. Po, por busti ka së paku dy vite që është aty, pse pikërisht këtë vit? Ne dje e kemi parë të arsyeshme. A është ky një akt apo kujtesë kundër qeverisë së majtë, e cila tashmë është në pushtet? Ne nuk kemi dashur të përçajmë popullin. Por edhe populli e ndjen vetë se ish-mbreti nuk e ka vendin aty. Madje mund t’ju them që për këtë veprim kemi marrë përgëzime nga njerëz të ndryshëm për aksionin e djeshëm. Ajo ishte si një thirrje, si një sinjal ndaj politikës dhe historianëve që, të heqësh bustin e Enver Hoxhës nga sheshi është e pafalshme. Është ai që iu solli shqiptarëve në vitin 1944 pavarësinë e vërtetë. Pra, ju thoni se do të vazhdoni të tentoni për të hequr nga sheshi ku është vendosur bustin e Ahmet Zogut ? Sigurisht që aksioni dhe përpjekjet tona do të vazhdojnë, deri në heqjen e

Marko Dajti, kryetar i PPSH së Riorganizuar

Ishte një aksion i rëndësishëm, por që nuk u arrit plotësisht qëllimi, për shkak të një defekti që pësoi automjeti me të cilin po tentohej të kryhej heqja e bustit.

bustit të tij dhe vendosjen e bustit të Enver Hoxhës në një nga sheshet e Tiranës dhe në sheshet e të gjithë Shqipërisë. A nuk është i kundraligjshëm ky veprim zoti Dajti, kur busti është vënë aty me vendim të Këshillit Bashkiak? Si mund të jetë veprim i paligjshëm heq ja e bustit të një tradhtari nga sheshi, nga një vend ku ai nuk e meriton të qëndrojë?! Ne do të kërkojmë që në kuadër të 70-vjetorit të Çlirimit, të vendoset në një nga sheshet kryesore të Tiranës busti i Enver Hoxhës. Unë

personalisht dhe ne si Parti e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar i kemi kërkuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe Këshillit Bashkiak të kryeqytetit që të pranojnë dhe të vendosin bustin e Enver Hoxhës në një nga sheshet. Ia kërkojmë këtë Z. Basha, që të mendojë se ka ardhur në këtë post edhe me votat tona. I kujtojmë z. Basha se ai ka marrë nga ne 1400 vota dhe nëse ai dëshiron të rizgjidhet kryetar i Bashkisë së Tiranës, të miratojë këtë kërkesë tonën. Ne do ta vëmë bustin më 16 tetor të këtij viti, pasi përkon edhe me 70-vjetorin e Çlirimit të atdheut.


Gazeta MAPO

ngjarje e ditës

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.04.2014

7

Mars, inflacioni i kthehet rritjes, shkon në 2.2% Inflacioni në muajin mars u rrit në 2,2%, duke “hyrë” brenda intervalit të objektivit të Bankës Qendrore për herë të parë që nga qershori i vitit të kaluar. Ajo çka bie në sy është se struktura e inflacionit është më e shpërndarë mes grupmallrave të ndryshme. Deri pak muaj më parë, mbi 80% e inflacionit përcaktohej nga grupi i ushqimeve, ndërsa në muajin mars ky

grup dha vetëm gjysmën e kontributit të rritjes vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit. Sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT, rritja e inflacionit u përcaktua në një masë të konsiderueshme nga grupet “Mallra e shërbime të ndryshme”, “Qira, ujë, lëndë djegëse, energji” dhe “Pije alkoolike e duhan”. Megjithatë, në kushtet e një kërkese që ngelet

e dobët, rritja e inflacionit në këto grupe besohet të jetë shkaktuar më shumë nga faktorë të ofertës dhe pjesërisht nga politikat fiskale. Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” ngelet megjithatë përcaktues në rritjen e inflacionit. Për marsin, rritja vjetore e çmimeve në këtë grup ishte mesatarisht 2.8%. Brenda këtij grupi tendencat janë disi të ndryshme.

BB: Familjet të mbrohen nga rritja e çmimit të energjisë Përfaqësuesi i Bankës Botërore, Salvador Rivera i kërkoi qeverisë që rishikimi i çmimit të energjisë të mos prekë shtresat e varfra. Banka Botërore kërkon që në fokus të qeverisë për reformat në energjetikë të jenë ulja e humbjeve në rrjet dhe rritja e arkëtimeve Para se të rritet çmimi i energjisë, qeveria duhet të ketë rezultate në rritjen e arkëtimeve të energjisë dhe uljen e humbjeve. Banka Botërore e ka artikuluar këtë këshillë dje në tryezën e donatorëve, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, i cili pohoi se tregu i energjisë ndodhet në krizë borxhesh dhe mungesë likuiditeti. Përfaqësuesi i Bankës Botërore, Salvador Rivera i kërkoi qeverisë që rishikimi i çmimit të mos prekë shtresat e varfra. Donatorët për çmimin

Qeveria shqiptare është duke rishikuar çmimin e energjisë elektrike në të gjithë zinxhirin e tij, i cili përfshin që nga sistemi i transmetimit deri tek konsumatorët e thjeshtë. Ndryshimi i çmimit të energjisë është paraparë edhe në marrëveshjen e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Por donatorët këmbëngulin që rritja e çmimeve të mos përplaset tek familjet. Çmimet e reja do të publikohen në dhjetor, por deri më tani qeveria dhe Enti Rregullator i Energjisë kanë deklaruar se do të eliminojnë fashën 300 kilovat që është me çmim të ulët. Praktikisht vetëm nga heqja e fashës, çmimi rritet automatikisht për të gjithë konsumatorët, përfshirë edhe të varfërit.

Mirëpo Banka Botërore ka parë zgjidhje të tjera që mund të risjellin likuiditetin në kompanitë e energjisë, që jo me patjetër është rritja e çmimit. Për përfaqësuesin e Bankës Botërore, Salvador Rivera, për të dalë nga kjo situatë vendit i nevojiten masa serioze nga përmirësimi i treguesve deri tek reformimi i modelit aktual të tregut. “Veçanërisht KESH dhe Kompania e Shpërndarjes janë në gjendje të vështirë dhe nuk ka dyshim për këtë. Disa nga masat e rëndësishme që duhen ndërmarrë janë rritja e arkëtimeve, do të duhet reduktimi i nivelit të humbjeve dhe reforma të tjera në modelin aktual të tregut. Ne mbështesim reformat që ministria po ndërmerr dhe jemi gati të mbështesim nivelin e investimeve që do të nevojiten”, tha Rivera. Gjiknuri: Do mbrohen konsumatorët

Energjia elektrike më shumë se çështje dritash për konsumatorët, është kthyer vitet e fundit në një rrezik serioz për treguesit makroekonomikë të vendit, duke ndikuar në rritjen e borxhit pa kthim. Mosgrumbullimi i mjaftueshëm i faturave të energjisë ka vënë qeverinë para përgjegjësisë për të gjetur fondet për importim të energjisë në rast të mungesës së reshjeve. “Vetëm për këtë vit duhen 100 milionë euro”,- është shprehur ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri pohoi se energjia është sektori i cili është kthyer në një barrë të madhe për buxhetin e shtetit. “Spiralja e borxheve në të cilën janë përfshirë kompanitë, niveli i lartë i humbjeve, si dhe niveli i ulët i arkëtimeve ka bërë që buxheti të mbështesë financiarisht KESH-in për të siguruar energji elektrike për popullatën”, - tha Gjiknuri. Sipas tij, çdo reformë që do të ndërmerret do të ketë në

Perfaqesuesi i Bankes Boterore, Salvador Rivera, gjate nje tryeze te rumbullaket me donatore te te sektorit energjitik

Spiralja e borxheve në të cilën janë përfshirë kompanitë, niveli i lartë i humbjeve, si dhe niveli i ulët i arkëtimeve, kanë bërë që buxheti të mbështesë financiarisht KESHin për të siguruar energji elektrike për popullatën

fokus mbrojtjen e konsumatorëve. “Enti Rregullator i Energjisë po bën studimet dhe ministria po e ndihmon Entin me ato mundësi që ka, për të gjetur një opsion që kostoja e energjisë të jetë sa më reflektive. Patjetër, duke u kujdesur që çmimi asnjëherë të mos godasë familjet, duam qëndrueshmërinë e çmimit, por njëkohësisht duam që tehun e reformave tona në fillim ta orientojmë tek ndalimi i abuzimit me energjinë elektrike, siç është rasti i humbjeve të jashtëzakonshme në sistemin e shpërndarjes”, - pohoi ministri.

FMN: Më 2013, Shqipëria me rritjen më të ulët në rajon, pas Kroacisë Raporti më i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar për ecurinë e ekonomisë globale gjatë vitit në vijim bën të ditur se, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë në vitin 2014 do të gjallërohet në 2.1%. Nga vendet e rajonit, në 2013-ën Shqipëria ka shënuar rritjen më të ulët me vetëm 0,4%, me përjashtim të Kroacisë, që u tkurr me 1.1% .Ekonomia shqiptare pritet të gjallërohet në 2015-ën, me një rritje prej 3.3%, parashikon raporti. Gjithsesi, performanca e ekonomisë vendase, që në 2013-ën kaloi vitin e saj më të keq në një dekadë, pritet të mbetet poshtë nivelit të lartë prej gati 8% që u arrit në 2008-ën. Sipas raportit të FMNsë, në vitin 2019, rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të jetë 4.7%. Në 2013ën, Shqipëria u rrit shumë më pak se mesatarja e Europës në zhvillim prej 2.8. Vetëm në afatin e gjatë pritet që vendi ynë të zgjerohet më shpejt se mesatarja e Europës në zhvillim. Por ndërkohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se rimëkëmbja e ekonomisë botërore është duke u fuqizuar. Ekonomisti i lartë i FMN-së, Olivier

Blanchard tha sot se parashikimi është që ekonomia botërore të rritet me 3,6 për qind këtë vit, nga 3 për qind që ishte vitin e kaluar. Ndërsa vitin e ardhshëm rritja pritet të jetë edhe më e madhe, në shifrën 3,9 për qind. Zoti Blanchard tha se rimëkëmbja nga kriza ekonomike e vitit 2008 është jo vetëm më e fortë, por edhe me përmasa më të mëdha. Ai theksoi se masat e ashpra ekonomike që morën qeveritë e vendeve të ndryshme për të ulur nivelin e borxhit janë lehtësuar dhe investitorët janë më pak të shqetësuar për mundësinë e mospagimit të borxheve. Po kështu ai shtoi se bankat në vende të ndryshme të botës janë duke u fuqizuar gradualisht. Por kryeekonomisti i FMN-së pohoi ndërkaq se në horizont duken edhe sfida, si mundësia e një rritjeje shumë të vogël ekonomike në disa vende të zhvilluara, ndërsa në disa vende me ekonomi në zhvillim, ajo mund të jetë duke u dobësuar. Po ashtu ai tha se pabarazia ekonomike mes shtresave të pasura dhe të varfra që po thellohet, mund të përbëjë një shqetësim më të madh.

Ekonomisti i lartë i FMN-së, Olivier Blanchard

projekti

Gazsjellësi TAP, KKT jep lejen për nisjen e punimeve Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar dje nën drejtimin e kryeministrit Rama lejen zhvillimore komplekse, që përmbledh fazën e parë të projektit TAP. Kjo leje konsiderohet si një nga më të rëndësishmet që i janë dhënë TAP AG prej autoriteteve shqiptare, nëpërmjet së cilës autorizohet nisja e punimeve. Ky aprovim do të ndiqet nga një fazë e dytë, gjatë së cilës pritet të bëhet lëshimi i Lejes Komplekse Zhvillimore nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në pjesë sipas të gjitha seksioneve dhe fazave të zhvillimit të sistemit të gazsjellësit TAP. Aktivitetet e ndërtimit do të nisin me rehabilitimin dhe ndërtimin e rrugëve dytësore dhe urave në Shqipëri duke nisur nga viti 2015 dhe kjo fazë do të ndiqet nga shtrimi i tubacionit të gazsjellësit dhe ndërtimi i faciliteteve të tjera lidhur me infrastrukturën e transportit të gazit. Shkëlqim Bozgo, menaxheri për vendin tha se “kjo leje hap rrugën për fillimin e punës ndërtimore në Shqipëri”. TAP do të jetë një prej investimeve më të mëdha të huaja në Shqipëri, me një kosto ndërtimi rreth 1 miliard euro. Gjatë ndërtimit të gazsjellësit, TAP do të krijojë mundësi punësimi për vendin në fushat e ndërtimit, transportit dhe komunikimit, prodhimit dhe shërbimeve, tregtisë, financës dhe shërbimeve të biznesit, si edhe do të kontribuojë në zhvillimin e infrastrukturës kyçe, siç janë rrugët. TAP gjithashtu do të krijojë mundësinë që Shqipëria të zhvillojë një treg vendor gazi dhe lidhje me rrjetet rajonale të gazit.


8

09.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

e diel

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 42, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

dossier

Nr. 42 Viti III i botimit mars 2014

Çmimi 300 Lekë

DY SHTETE NJË ÇATI

DASHURITË NDËRKOMBËTARE TË LORETA BERHAMIT, ELINA DUNIT, VALBONA ÇOBËS, GENC TUKIÇIT

Personazh ADELINA MUÇA NË TEATËR UNË DHE HERVIN ÇULI, SI DY TË HUAJ

me Madame

IRIS LUARASI EVA IDRIZLLARI ERIDIONA SHULI DARIEN LEVANI EVI REÇI BESART KADIA

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

PLUS

fashion INTO the WOODS

Prezantimi i Festivalit të Këngës në RTSH, një film serial, një shfaqje në teatrin e Metropolit, rikthim te prezantimi me “Netët e Klipit”, një këngë dhe videoklip i ri...Duket se Klea Huta e ka pushtuar të gjithë skenën

30 lekë

30 lekë

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850


CMYK

Njoftime/reklama NJOFTIME/REKLAMA NJOFTIM / REKLAMA

GazetaMaPO MAPO Gazeta GAZETA MAPO

www.mapo.al gazetamapo@gmail.com www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com www.mapo.al //gazetamapo@gmail.com

09.04.2014 13.03.2014 09.04.2014

99


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Vehabistët shqiptarë –“hipnotizimi nga përsëritja”

P

ak kohë më parë, një i ri shqiptar nga Kosova, pak më shumë se 25-vjeçar, njeri që kishte nisur studimet në vendin e tij, bëhet njëri ndër kamikazët selafistë, dhe në Bagdad vret 50 njerëz të tjerë. Rruga e Blerim Hetës, e nisur nga Varoshi i Ferizajt, do të përfundojë në një rrugë të largët, por mes gjithë kësaj që ka ndodhur, mes lindjes së tij në një qytet gjerman, rikthimit, pasionit për librat dhe psikologjinë, për gjuhën angleze dhe gjermane, janë disa stacione, të cilat, edhe pse nuk duam t’i pranojmë, kanë të bëjnë me jetën e gjithë qytetarëve të Kosovës. Pyetja e parë që mund të bëhet është se si ky djalë i ri, lindur e rritur në një familje të edukuar shqiptare, e cila deri kësaj dite nuk ishte dëgjuar për asnjë ndasi apo mëri ndaj të tjerëve, papritmas shfaqet në rolin e një kamikazi masiv, duke e bërë të gjithë këtë me vetëdije dhe duke i lënë nënës së tij thirrjen e fundit: “Nesër do të takohem me Allahun”. Cila forcë e devijoi nga e zakonshmja, nga ajo që kishte përditësuar jetën e tij, duke marrë një kah krejt tjetër, i cili, sa ishte i rrezikshëm dhe mizor për të, edhe më shumë se aq do të ishte mizor për të tjerët, por që do t’i bënte një dëm të madh vendit të tij? Blerim Heta është njëri ndër dhjetëra, mos qindra djem të viseve të Kosovës, sidomos nga zonat rurale, që tashmë janë pjesë e Armatës së Sirisë së Lirë, e strukturave Al/Nusra, front i lidhur ngushtë me “Al Kaedën”, apo me strukturat ilegale të “Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit .ISS”, i njohur edhe si “Deuleja”. Tashmë nuk është sekret për askënd, e po ashtu edhe e besueshme për të gjithë, se shqiptarë nga Kosova, Maqedonia apo edhe shteti shqiptar, janë pjesë e lëvizjeve fundamentaliste, më shumë vehabiste e selafiste, dhe se këto lëvizje tashmë, diku haptas e diku fshehtas, kanë qytetarinë e tyre të njohur. Grumbullimi rreth imamëve të dyshimtë dhe fondet milionëshe Shpeshherë është thënë se rrugët e mjerimit i kanë dërguar njerëzit drejt lëvizjes vehabiste, dhe kjo ka të vërtetat e saj. Janë mjaft organizata joqeveritare të huaja, islamike ose

koment Ramiz Ladrovci

joislamike, të cilat veprojnë në Kosovë, dhe përmes ndihmave humanitare, shpërblimeve monetare, përhapin edhe rrymat e forta agresive të besimit islam, krejt ndryshe me traditën shekullore të këtij besimi në të gjithë hapësirën shqiptare. Mjerimi ka pasur të drejtën e tij të gllabërimit të disa shpirtrave të rrënuar, por nuk është vetëm kjo. Besim Heta, për shembull, kamikazi i Bagdadit, nuk ishte një njeri i hekakeq, siç thuhet zakonisht për skamnorët, por në një familje në gjendje të mirë ekonomike, me njerëz në botën e jashtme, sidomos në shtetin gjerman, me të ardhura të mjaftueshme për të pasur një jetë normale. Për më tepër, ai vetë, më shumë se një vit e gjysmë, kishte qenë i punësuar tek kampi amerikan në Ferizaj, dhe kishte pasur të ardhura mjaft të larta. Rrugët e vehabizmit, është thënë shpesh, i hap edhe padija. Orteku i ligjëratave radikale ka vërshuar në të gjithë Kosovën, ai shpeshherë po bëhet haptas, që nga bisedat e thjeshta e deri tek rastet e hidhura të varrimeve; ai bëhet në rrugë, në internet, në rrjete sociale, në xhami e jashtë saj, bëhet gjithë agresivitet, duke synuar atë që në Universitetin e Kembrixhit e quajnë “hipnotizimi nga përsëritja”. Dhjetëra imamë janë përhapur si prushi nëpër Kosovë. Disa nga këta imamë janë njerëz të shkolluar në botën arabe, në disa nga universitetet e njohura teologjike, sidomos në Jemen, dhe shumica e tyre, kjo duhet pranuar tashmë, kanë sjellë në Kosovë, bashkë me dijen e tyre, edhe radikalizmin e besimit islam. Mirëpo, kthehem përsëri tek rasti i Blerim Hetës. Ai nuk ishte një djalë i paditur. Kishte mbaruar shkollën e mesme, pra ishte më i shkolluar se shumë imamë të vetëshpallur, ishte regjistruar në universitetin publik e më pas edhe në uni-

versitete private, dëshironte të studionte psikologjinë fillimisht, e më pas gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane. Të dyja këto gjuhë të huaja, ai i fliste, por më pas, për një periudhë të shkurtër, dëshira e tij studimore për gjuhën perëndimore do ia linte vendin inatit fillimisht, mërisë e pastaj dhe armiqësisë më së fundi ndaj “djajve amerikanë”. Në pak javë, i gjithë mentaliteti i këtij njeriu ndryshoi rrënjësisht, u mbyll në vetvete, u bë i huaj për familjen e tij, librat e psikologjisë u lanë vendin ligjëratave radikale, në Kosovë e jashtë saj. Kur disa kohë më parë unë shkrova se pas këtij ndryshimi në psikologjinë dhe botëkuptimin e shumë njerëzve në Kosovë qëndrojnë edhe shërbime të specializuara serbe, jam i bindur se mjaft dashamirë do ta kenë parë këtë si një rrjedhë e mëtejshme e mllefit që kanë shqiptarët e Kosovës, natyrisht jo të gjithë, ndaj çdo gjëje që vjen nga Serbia, dhe dëshirës që çdo të keqe t’ia gjejnë një burim jashtë vetes, mundësisht në Serbi. Më pas, jo nga unë, u bënë të njohura burime të tjera, të cilat këtë lëvizje e lidhnin edhe me ndikimin e shërbimeve të fshehta ruse. Tashmë është i njohur fakti se kohët e fundit mjaft nga këto struktura po lëvizin nëpër Kosovë, por mjerisht nuk janë të vetmet. Kosovën, përgjithësisht trevat shqiptare, i kanë parë si zonë të transplantimit të ideve radikale edhe shërbime të tjera, sidomos të disa vendeve arabe. Përmes emisarëve të tyre janë shfaqur në Kosovë edhe përfaqësues të “Rojave të revolucionit iranian”, degë salafiste turke dhe jemene, ndonjëra nga të cilat ka rrënjët e veta edhe në qeveritë e vendeve përkatëse. Njerëz të autorizuar prej tyre, që më së shumti jetojnë në Austri, të përqendruar në disa xhami në Vjenë dhe në Gracë, apo të koncentruar rreth shoqatave humanitare, në lidhje me dy liderë të njohur selafistë, Jusuf Barcic dhe Muhammed Fadil Porca, kanë filluar të bëjnë rrugën e Kosovës dhe të jenë pjesë e rretheve islamike të mbledhura rreth Shefqet Krasniqit apo Irfan Salihut në Kosovë, rreth Bekir Halimit apo

Antinepotizëm

Omer Bajramit në Maqedoni. Në 20 vjetët e fundit, shoqatat e cituara salafiste me qendër në Austri, që po lidhen tani edhe në Kosovë, pas lëvizjes salafiste vehabiste në Bosnjë, kanë përqendruar në fondet e tyre rreth 600 milionë euro, të cilat më pas i kanë përdorur për rritjen e lëvizjes së tyre ekstremiste. Kosova, “shtrat i butë” i vehabistëve?! Në Kosovë ata kanë gjetur një shtrat të butë, do të thosha, edhe ngaqë për shumë kohë këtu kanë ndodhur dy fenomene të veçanta: nga njëra anë Shërbimi Informativ i Kosovës është ngritur me shumë vonesë, ai nuk ka pasur as kohën e duhur dhe as njerëzit e duhur për të ngritur sistemin e tij efikas. Shuarja e Shërbimit Informativ të Kosovës, të drejtuar nga Kadri Veseli, shërbim i cili u paragjykua pa i parë vlerat e tij, dhe heshtja ndaj këtij paragjykimi nga shërbimet e tjera të cilat deri asaj dite e kishin pasur partner, krijoi një vakum të jashtëzakonshëm, që i la hapësirë rritjes së lëvizjes vehabiste. Jo rastësisht rritja e këtij sekti ekstrem daton pas shuarjes së Shërbimit Informativ të Kosovës, dhe periudha deri në ngritjen e një sistemi shtetëror, që ishte në fakt një periudhë heshtjeje, lejoi krijimin e strukturave të rritura të lëvizjes selafiste e vehabiste. Nga ana tjetër, në Kosovë, kjo është e ditur, ka pasur disa shërbimeve informative të shteteve të huaja. Disa të njohura e shumë të panjohura, të cilat e kanë ndjekur këtë lëvizje, por më së shumti në raport me vendet e tyre. Kjo ka sjellë fragmentarizmin e optikës së rritjes së kësaj lëvizjeje, ka sjellë copëza, por jo të tërën. Është fakt se, duke e krahasuar me të përgjithshmen, lëvizja salafiste vehabiste në Kosovë nuk ka primatin në besimin islam. Por, është po ashtu ajo se, nga njëra periudhë në tjetrën, ka rritjen e saj. Tani ajo ka dalë nga zonat rurale dhe po shtrihet edhe në qytete, dhe në disa raste nuk dihet më se kush e drejton Bashkësinë Islame të Kosovës, të zgjedhurit, me ndjenja të zakonshme e ritme normale të besimit, apo radikalë të pazgjedhur por që ushtrojnë ndikimin e tyre. Në mendimin e shumë njerëzve, pas ngjarjeve të pazakonta,

ndihet dyzimi nëse kryetar i kësaj bashkësie është Naim Tërnava apo Shefqet Krasniqi, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Dualizmi ka shkuar edhe më tej; nëse në disa qendra të besimit islam, xhami apo të tjera, mendimi i njohur islam, i traditës sonë liberale, është i pranueshëm, në disa të tjera ai po përpiqet të zbohet, në mos me të mirë, përmes lutjeve, atëherë përmes dajakut. Në Kosovë, pas luftës, përmes fondeve humanitare të vendeve arabe, ndoshta më shumë janë ndërtuar xhami sesa shkolla të reja. Fillimisht kjo ishte një praktikë e mirëpritur, sepse të gjitha vendet fetare ishin djegur nga ushtria dhe policia serbe. Fakti se pas këtyre ndërtimeve erdhën edhe emisarët radikalë, dëshmon se gjithçka kishte qenë një parapërgatitje që lëvizja salafiste të ketë një avangardë të saj në shtetet ballkanike, krahas asaj në Bosnjë, ku tani janë të njohur mbi 90 mijë vehabistë dhe salafistë dhe ku mbi 20 për qind e pjesës tjetër të popullsisë besojnë në këtë lëvizje pa qenë pjesë e saj. Kosova, por edhe shteti shqiptar, nuk është në këtë përpjesëtim, por proporcioni po ndryshon përditë nga pak. Demonstrimet që janë zhvilluar disa herë në Kosovë, por edhe në Shqipëri, tregojnë se ka një rritje të agresivitetit të kësaj rryme fetare, e cila herë pas here në Kosovë merr edhe ngjyrime politike, por pikërisht ky agresivitet dhe pandëshkueshmëria e tij kanë pasur jehonë tek njerëzit më shumë se dhjetëra ligjërata nëpër xhami e medrese. Duke qenë një popull që përgjithësisht besojmë tek forca, si pjesë e zgjidhjes së problemeve, shumë të rinj, qoftë edhe pa dashur, agresivitetin e lëvizjes vehabiste e shohin si dëshmi e forcës së tyre dhe e pafuqisë së shtetit për të vendosur rregullat e tij. Kjo është njëra nga shtysat më të ndjeshme ndaj saj, dhe, le të mos e gënjejmë veten: është një fenomen i ri, i cili po shfaqet tek ne, dhe i cili, nëse lejohet të ketë këtë proporcion rritjeje, mund të jetë njëra nga dështimet tona të politikës, të jetës së përbashkët dhe të bashkëjetesës. *Autori është deputet në Parlamentin e Kosovës. Komenti është botuar së pari te Koha Ditore.


op-ed

2

Blog / Hallë Qomilja

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë/ Sinodi i shenjtë Ne s’jemi pjesë e Kishës greke, Klosi shpif dhe helmon opinionin publik

09.04.2014

Universitet / Barjaba: Në Shqipëri, shumica e të aftëve për punë, jashtë tregut të saj

11

E keqja shkaktohet pa u sforcuar, se është vepër e faktit. E mira është gjithnjë një ‘art’ - Baudelaire

Reformë territoriale vs krijimi i qyteteve ekonomike

D

ebati politik nëse reforma territoriale është një domosdoshmëri akute apo një çështje qeverisëse që duhet trajtuar jo domosdoshmërisht brenda këtij viti politikisht të ngarkuar, ka arritur në pikë kulmuese. Të dyja palët sjellin argumente pro qëndrimit të tyre. Pala që e vlerëson reformën si një domosdoshmëri thekson se, falë kësaj reforme buxheti i shtetit do kursejë rreth 80 milionë euro. Ndërsa pala tjetër argumenton aritmetikisht se kjo shumë nuk arrin as 5 milionë euro, pra argumenti kundërshtar nuk qëndron. Mirëpo duhet thënë se të dyja palët e pranojnë ekzistencën e një barre të pakuptimtë që ka buxheti i shtetit për mbajtjen e këtyre njësive administrative vendore. Pala pro dimensionit akut të reformës identifikon me dhjetëra njësi të qeverisjes vendore që jo vetëm nuk mbledhin të ardhura nga taksimi i qytetarëve të tyre, por edhe ato të ardhura që vijnë nga qeverisja qendrore i përdorin për rrogat e tyre dhe nuk realizojnë asnjë investim publik. Si zgjidhje e vetme dhe shteruese e një problemi kaq kritik për financat e drobitura shqiptare ofrohet reforma territoriale. Në fakt, bën kuptim. Bashkimi mekanik i disa njësive të qeverisjes vendore do zvogëlonte strukturat e administratave lokale dhe si rrjed-

him logjik, edhe kostot financiare për mbajtjen e tyre. Zgjidhje e logjikshme, porse askush nuk bën pyetjen fillestare: pse ndodh që shumica e njësive vendore nuk mbajnë dot as veten dhe jo më të ofrojnë shërbime apo të bëjnë investime publike? Sepse kjo është pyetja e parë që kërkon përgjigje. Është shumë e thjeshtë të bashkosh njësi për të synuar efektivitet. Është rruga më e shkurtër. Por çfarë ndodh nëse disa vjet pas bashkimit na rezulton se edhe njësitë e reja (të bashkuarat) na falimentojnë? Dhe nuk do ishte çudi të ndodhte, nëse vazhdojmë të investohemi në zgjidhje të momentit. Performanca ekonomike e një njësie administrative nuk ka të bëjë me madhësinë e saj. Rasti i qytetit të Detroit na e vërteton këtë. I madh ishte edhe Detroit, qyteti i 18-të për nga madhësia në SHBA, por falimentoi. Dhe SHBA nuk tentuan ta përballin këtë çështje duke e bashkuar me ndonjë njësi tjetër administrative. Sidoqoftë, problemi ekonomik i qendrave të banuara shqiptare qëndron dhe kërkon zgjidhje. Vërtet nuk duhet t’i japim zgjidhjen më të shkurtër, por një zgjidhje duhet t’ia japim. Sikurse kur na dhëmb koka në mënyrë të vazhdueshme, nuk duhet të marrim nga një aspirinë dhe ta lëmë me kaq, edhe në këtë rast duhet të

koment Gentian Kaprata

thellohemi në analiza të thelbit të problemit. Dhe problemi është i qartë. Qytetet tona nuk arrijnë të grumbullojnë aq të ardhura sa të mbajnë administratën e vet dhe të ofrojnë shërbime e të bëjnë investime publike në një masë të pranueshme. A është ky problem që vjen thjesht nga disniveli i dy shtyllave të decentralizimit (funksione dhe financë)? Pra, mos vallë u kemi kaluar shumë funksione qeverisëse njësive vendore dhe pak mundësi konkrete për grumbullim të ardhurash nga taksimi lokal? Opinionistë dhe ekspertë të ndryshëm besojnë se po, dhe në një masë të caktuar kanë të drejtë. Por nuk është vetëm ky problemi, sepse po të ishte kështu, mjafton të shtonim numrin e taksave lokale dhe zgjidhja do të vinte si me magji.

Problemi i vërtetë është se falimentimi i qytezave shqiptare ka filluar 20 vjet më parë dhe po shkaktohet nga një sërë faktorësh. Faktori më determinues është rënia e madhe e popullsisë aktive për punë dhe e nivelit të punësimit. Sepse punëdhënësi më i madh dhe shpesh i vetëm është shteti. Në pamundësi për të gjetur një vend pune, qytetarët janë larguar nga qendrat e tyre të banimit. Kjo gjë ka ulur ndjeshëm numrin e taksapaguesve dhe si rrjedhim edhe mundësinë e qyteteve për të ofruar shërbime apo për të bërë investime publike. Kjo është çështja e vërtetë. Dhe ne kësaj duhet t’i japim zgjidhje. Si t’i bëjmë popullatat lokale të ndjehen të realizuara në vendbanimet e tyre të origjinës? Nëpërmjet cilave politika do t’i ‘detyrojmë’ që me vullnet të lirë këto komunitete të qëndrojnë dhe kontribuojnë në vendlindjet e tyre? Madje, si do t’i kthejmë edhe ato familje që kanë migruar në qytetet e mëdha apo jashtë vendit? Dhe nëse gjejmë politikat e duhura, atëherë do t’i kemi dhënë përgjigje të qëndrueshme dhe afatgjatë këtij problemi. Me reformë territoriale, me bashkim mekanik njësish vendore, thjesht e kemi shmangur për ca kohë. Thjeshti ua kemi trashëguar brezave të ardhshëm. Sepse problemi i vërtetë ngelet aty, duke u agravuar më tej.

A mjaftojnë mjekët në Shqipëri?

N

ë shumë vende të botës sikurse edhe në Shqipëri, përgjithësisht ka mungesë të personelit mjekësor në raport me nevojat e popullsisë. Por ajo që e keqëson më shumë situatën është keqshpërndarja e mjekëve dhe personelit mjekësor. Kjo dukuri favorizohet në kohën e sotme nga ndodhja e tri ndryshimeve të mëdha: ndryshimet demografike, ndryshimet epidemiologjike, si dhe rritja e shpeshtësisë dhe rëndimi i invalidizimit të pacientëve nga sëmundje që më parë nuk përbënin problem madhor. Të gjitha këto ndryshime janë një forcë e madhe detyruese për të ndryshuar sistemet e shërbimit shëndetësor, për të ripërcaktuar rolin e punonjësve të shëndetësisë, si dhe për të konceptuar skema të reja të edukimit profesional të mjekëve. Edhe vendi ynë sigurisht që duhet t’i përgjigjet një sfide të tillë, madje duhet të ecë bashkë me kohën nëse nuk duam të jemi të prapambetur të përjetshëm. Ka dhe arsye të tjera të rëndësishme që detyrojnë rivlerësimin e mënyrës së edukimit të mjekëve dhe të rolit të tyre në shoqëri e në sistemin shëndetësor. Këto kanë të bëjnë me rritjen e komunikimit e të informacionit ndërmjet mjekëve në vende ndryshme, po ashtu me transferimin ndërshtetëror të teknologjisë së përparuar, të ekspertizës dhe të shërbimeve. Mjekët dhe infermierët lëvizin sot nga një vend e nga një shtet në tjetrin, atje ku ata gjejnë mjedisin më të mirë për të shpërfaqur talentin e tyre. Kështu psh, në SHBA një e katërta e mjekëve që shërbejnë atje kanë ardhur nga vende të tjera. Por edhe pacientët gjithashtu udhëtojnë për të gjetur trajtim dhe kushte më të mira. Nga ana tjetër, në gjithë vendet e botës njerëzit kërcënohen njëlloj nga epidemitë infektive globale por edhe nga ndryshimet e klimës. Nga ana demografike, rritja e jetëgjatësisë bën që popullsia të jetë gjithmonë e më e plakur. Edhe natyra e sëmundjeve ka ndërruar, sëmundjet jongjitëse po zëvendësojnë ato infektive të mëparshme, dhe kësisoj ndodhemi përpara rritjes së shpeshtësisë së çrregullimeve të shëndetit mendor, sëmundjeve muskuloskeletike, si dhe të sëmundjeve me karakter kronik. Në këto kushte është më se e domosdoshme të ripërmasohen sistemet shëndetësore për t’u bërë ballë këtyre sfidave. Natyrisht që çdo vend ka karakteristikat e veta të shkollave profesionale mjekësore, mënyra specifike të edukimit në këto shkolla dhe të edukimit të vazhdueshëm pas mbarimit të tyre. Kështu, për të marrë diplomën e mjekut në disa vende si në Angli psh, bëhet shkolla e lartë 5-6 vjet si edhe në Shqipëri, por në Kinë studimet universitare për mjekësi shkojnë deri 8 vjet. Në vendin tonë, mënyra e organizimit të shkollave mjekësore duhet t’i përshtatet nevojave të reja që ka shënde-

koment Alketa Koroshi

tësia në kushtet e reja të jetës, dhe jo vetëm formimit më të mirë profesional të mjekëve të rinj, rritjes së marrjes së informacionit bashkëkohor në një periudhë kohe sa më të përshtatshme, por edhe nevojave konkrete të tregut. Edukimi mjekësor nuk është një proces i kufizuar vetëm në vitet e shkollës e të universitetit. Ai është një proces i vazhdueshëm që zgjat tërë jetën, i vështirë e që kërkon sakrifica. Aristoteli i madh i lashtësisë ka shkruajtur: rrënjët e edukimit janë gjithmonë të hidhura, por frutet janë të ëmbla. Në kohën e sotme përgjithësisht njerëzit janë më të shkolluar, më të edukuar, më kërkues, dhe kanë më shumë prirje për të marrë informacioni. Tani, meqenëse nuk janë vetëm mjekët burimi i njohurive mjekësore, edhe raporti i tyre me pacientët ka ndryshuar. Prirja shkon drejt marrjes së vendimeve dhe përgjegjësive të përbashkëta lidhur me trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Faktet dëshmojnë se angazhimi i pacientëve mund të çojë në përdorimin më të mirë të burimeve dhe mundësive për trajtimin e sëmundjeve, si dhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor. Përveç kësaj, ka ndryshime të mëdha ndërmjet vendeve të ndryshme për sa i përket numrit të punonjësve të mjekësisë dhe të specialiteteve të ndryshme në mjekësi. Në gjithë botën janë 9,2 milionë mjekë dhe 18,1 milionë infermierë. Vetëm SHBA që ka 4 % të popullsisë së botës, ka 8 % të mjekëve dhe 17 % të infermierëve të botës. Pra ka një dendësi të ndryshme të mjekëve në vende të ndryshme, që shkon deri në një raport 10:1. Shqipëria ka sot 3709 mjekë, nga të cilët 1777 mjekë familjeje dhe 1932 mjekë specialistë. Raporti infermier/mjek po ashtu ndryshon shumë sipas vendit. Shqipëria ka 12455 infermierë dhe raporti infermier/mjek është 3,3/1, por në SHBA ky raport është 4/1, kurse në Kinë është afërsisht 1/1. Kushtet ekonomike, kriza globale dhe problemet shoqërore pasqyrohen kudo në mungesën e punonjësve të shëndetësisë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë mungojnë 4,3 milionë mjekë dhe infermierë, madje në shumë vende të varfra ekziston një krizë e tillë që bën të pamundur të plotësohen edhe nevojat më minimale. Dhe vërtet vende të tilla si Maldivet, Bhutan,

Botsvana dhe Namibia nuk kanë asnjë shkollë mjekësore, qoftë shtetërore apo private. Në këto vende situata keqësohet dhe më shumë kur dihet se ka një shpeshtësi më të madhe të shumë sëmundjeve epidemike. Kina që ka një popullsi prej mbi 1,3 miliard banorësh, ka 2,8 punonjës mjekësie (mjekë e infermierë) për çdo 1 mijë banorë, India me një popullsi prej 1,2 miliard banorësh ka 1,6 punonjës mjekësie për çdo 1 mijë banorë, kurse në Europë 9,6 dhe në SHBA 12,3. Në Shqipëri ka 5,3 punonjës mjekësie për çdo 1 mijë banorë. Këto të dhëna tregojnë se Shqipëria ka rreth dy herë më pak doktorë dhe infermierë se Europa, por ka një nivel mjaft më të mirë se Azia dhe Afrika. Në këtë sfond, ajo që duhet përmirësuar është jo vetëm rritja numerike e mjekëve dhe infermierëve, por janë masa më të mira organizative në fushën e shëndetësisë, thellimi i procesit të reformës, rritja e investimeve, dhe menaxhimi më i mirë i burimeve njerëzore. Duhet që shëndetësia t’i përshtatet më mirë ekonomisë së tregut sepse forcat e tregut ndikojnë, madje janë pjesë përbërëse e sistemit të kujdesit shëndetësor. Mjafton të themi që sot, 10% e GDP-së botërore shkon për shpenzimet shëndetësore. Por, pavarësisht nga ndikimi i ekonomisë së tregut, duhet patur parasysh gjithmonë se kujdesi shëndetësor është një e drejtë universale që duhet ta gëzojnë të gjithë qytetarët sepse ka të bëjë me barazinë e shëndetit e të jetës. Si parim, asnjë njeri sado i varfër qoftë, nuk duhet të vuajë nga sëmundje që mund të shërohen dhe as nuk duhet të lejohet që të vdesë më shpejt se të tjerët. Në kushtet e Shqipërisë evidentohen dhe dukuri më specifike që duhen bërë ballë, si konflikti i interesave ndër punonjësit e shëndetësisë, nepotizmi, korrupsioni (kryesisht korrupsioni madhor nëpër tendera), garantimi i jetës dhe i kushteve të punës të punonjësve të shëndetësisë, legjislacioni shpeshherë i mangët për çështje të ndryshme që lidhen me shëndetësinë (psh detyrimi i ekzaminimit histopatologjik postmortem në spitalet tona), respektimi i hierarkisë dhe i kompetencave sipas dijeve, përvojës dhe përgjegjësive të mjekëve e infermierëve, si dhe diferencimi më i mirë i shpërblimit sipas meritave dhe vështirësive në sektorë të ndryshëm të mjekësisë. Një problem madhor që ende pret zgjidhje është shpërndarja jo e njëtrajtshme e mjekëve dhe infermierëve në zona të ndryshme të vendit. Në zonat rurale ka mungesë mjekësh e sidomos mungesë specialistësh. Kjo gjendje mund të përmirësohet duke u dhënë të drejtë kualifikimi periodik mjekëve dhe infermierëve të këtyre zonave rurale, si dhe duke e bërë të detyrueshme një periudhë 1-2-vjeçare pune larg qyteteve të mëdha të gjithë mjekëve që mbarojnë fakultetin, përpara se ata të marrin të drejtën të aplikojnë për special-

izime afatgjata. Po ashtu mund të përdoren stimuj të tillë për mjekët që punojnë për një kohë të gjatë në zona të largëta, si psh garantimi i bursave shkollore për fëmijët e tyre, garantimi i punës për familjarët e tyre etj. Zbatimi i këtyre formave dhe të tjerave të politikave shëndetësore kërkon kurajë dhe përkushtim, në radhë të parë nga administratorët e fushës së shëndetësisë. Problemi nuk është se a duhet zbatuar apo jo një sistem shëndetësor universal se kjo dihet, por cila është rruga për të arritur atje. Shtete të ndryshme kanë sisteme të ndryshme, psh Anglia zbaton program të bazuar në taksat publike, kurse Amerika bazohet te sigurimet e të punësuarve. Në Angli psh, deri në vitet ‘90 ishte trashëguar një sistem shëndetësor, që vazhdimisht ishte i pamjaftueshëm për sa u përket fondeve dhe që vuante nga mungesa e kapaciteteve. Kishte raste kur një i sëmurë që të merrte trajtimin, kur paraqitej te mjeku, duhej të priste me muaj të tërë. Por sot gjendja atje ka ndryshuar shumë: një pacient në Angli duhet të presë e shumta pak ditë për t’u trajtuar; dhe kjo gjë u bë e mundur në sajë të reformës së vitit 1997. Cili ishte thelbi i reformës? Kryesorja dhe më e rëndësishmja ishte që në këtë revolucion në shëndetësi të vitit 1997 vetë klinicistët u përfshinë si në informimin por edhe në drejtimin e ndryshimeve. Kjo ndihmoi që të kishte besim të ndërsjelltë ndërmjet klinicistëve dhe politikëbërësve. U arrit të vihej në zbatim një program që bazohej në atë çka ishte më e rëndësishmja për pacientët, për publikun, por edhe për administratorët e shëndetësisë. Kështu, shkallë-shkallë shërbimi fiton gjithmonë e më tepër cilësi të niveleve të larta, udhëhiqet nga klinicistët më të mirë, mban parasysh evidencat më të mira, dhe ndërmerr risi, të cilat të gjitha së bashku përbëjnë parimet organizative të shërbimit shëndetësor. Këto ndryshime bënë që sistemi shëndetësor të përmirësonte vazhdimisht ecurinë dhe efektshmërinë e tij. Politikat shëndetësore nuk i bëjnë mjekët, as infermierët, ata vetëm i zbatojnë ato. Natyrisht që mjekët janë të domosdoshëm në shëndetësi, sepse nuk mund të shërohet, as të përmirësohet sëmundja pa mjekime e pa mjekë. Por është administrata ajo që duhet të jetë në ballë të këtyre ndryshimeve dhe nismave. Dhe që ta përballoje këtë, kjo administratë nuk duhet të jetë e madhe, por elastike, e zhveshur nga formalizmi dhe nga shfaqjet spektakolare para ekraneve televizive. Kërkohet që kjo administratë të synojë riorganizimin e sistemit jo thjesht në formë, por në radhë të parë në përmbajtje. Për këtë arsye, reforma në shëndetësi duhet të fillojë së pari nga ajo vetë. Vetëm kështu mundet të shpresohet të realizohet një shërbim mjekësor i tillë, që të japë një ndihmesë të rëndësishme në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientit e jo thjesht në zgjatjen e jetës së tij.


12 promovimi

universitet

E vërteta e shifrës 1 milion të papunë. Pse papunësia nuk ulet megjithë rritjen ekonomike. Një analizë e realitetit shqiptar dhe atij botëror përsa i përket sfidës së papunësisë, një nga më të rëndësishmet sot, nga sociologu Kosta Barjaba në botimin e UET-Press, “Kurthet e papunësisë”

Një libër për dhe kundër papunësisë

Barjaba: Shumica e forcës së punës, jashtë tregut të saj U

promovua dje në Universitetin Europian të Tiranës libri “Kurthi i papunësisë” i sociologut Kosta Barjaba, një ngjarje me rëndësi jo vetëm në nivelin e promovimit të një botimi të ri, por edhe për çështjen që trajton. Papunësia, njëmendasi, sot është kryefjala e shumë shqetësimeve në shoqërinë shqiptare dhe autori përveç një analize të realitetit sjell edhe propozimet për ta luftuar këtë papunësi, debati për të cilën nis me shifrat zyrtare dhe joformale të saj, të pranuara dhe të kundërshtuara nga krahët politikë në vend. Të pranishëm në aktivitet ishin ekspertë të ekonomisë, pedagogë të kësaj fushe dhe kolegë të Barjabës brenda dhe jashtë UET. “Ky libër tenton të shpjegojë papunësinë si pjesë e shumë kurtheve që burojnë nga politikat ekonomike, nga politikat e zhvillimit, nga mënyrat si matet papunësia nga statistikat, nga konceptet që ka për papunësinë, për llojet e saj në vende të ndryshme, për specifikat që ka në Shqipëri. Në përgjithësi të gjitha këto analiza e kanë çuar autorin në një portretizim të papunësisë shqiptare, të shkaqeve dhe njëkohësisht disa argumenteve si kjo papunësi mund të luftohet aq më shumë që sot në Shqipëri punësimi është kryefjala e ditës, por edhe në shumë vende të botës sot përdoret termi “brezi i papunësisë” për brezin e ri që tregon sa problematike është. Ky libër është një kontribut për ta analizuar, për ta kuptuar papunësinë”, - tha gjatë aktivitetit Prof. Dr. Adrian Civici, presidenti i UET-it dhe autor i parathënies së librit. Papunësia, problemi i të gjithëve

Ka një arsye të thjeshtë që libri i parë për papunësinë nuk është shkruar nga një ekonomist, por një sociolog sipas ekspertit të ekonomisë, Selami Xhepa, ish-këshilltari i kryeministrit për çështje ekonomike. Ai analizoi faktin që tregu i papunësisë është i vetmi treg që i ngre kurth teorisë ekonomike të ekuilibrit të përgjithshëm, pasi asnjëherë nuk arrin në ekuilibër. “Asnjë teori ekonomike, pra, të paktën në këndvështrimin e ekuilibrit të përgjithshëm nuk është e vlefshme sa kohë që ekonomistët nuk e kanë zgjidhur këtë lloj dileme, por kjo nuk është aq dramatike në krahasim me kurthin ku ka ngecur politika sepse nuk janë thjesht teoricienët e ekonomisë që duhet ta zgjidhin papunësinë, ajo bëhet një çështje e politikave qeverisëse, një sfidë madhore për çdo shoqëri, aq më tepër për vende si Shqipëria, që për shkak të trashëgimisë dhe ndryshimeve thelbësore strukturore të saj papunësinë e ka një prej sëmundjeve më të mëdha që do vazhdojë gjatë”, - tha Xhepa gjatë promovimit të librit të Barjabës. “Fakti që ky libër shkruhet nga një sociolog tregon që papunësia nuk është një çështje ekonomike më shumë sesa një aspekt social për vetë dramat sociale që shkakton si i tillë. Ajo që shikojmë shpesh sot si problem të tranzicionit ka një shkak themelor: papunësinë dhe lufta ndaj saj nuk mund të jetë vetëm një çështje e politikës, as e ekonomisë, por e mbarë shoqërisë sonë”, mbylli Xhepa fjalën e tij mbi papunësinë si një problem

Pjesë nga parathënia

Adrian Civici

për “Kurthet e papunësisë”

N

5 mësimet e profesor Barjabës Në fjalën e tij, sociologu dhe pedagogu i UET-it, Kosta Barjaba foli për mësimet që kishte nxjerrë nga ky libër edhe ai vetë si autor e studiues: Mësimi i parë: papunësia nuk mund të zbulohet kurrë plotësisht. Ne mund të hyjmë thellë në rezervuarin e saj, por vështirë të shkojmë deri në fund sepse zhvillohet në forma vështirësisht të kapshme dhe të matshme. Mësimi i dytë: debati për papunësinë duhet të jetë metodologjik dhe jo politik. Dyshimi im për shifrat zyrtare të papunësisë së regjistruar që vazhdon ende, është dyshim kartezian dhe jo politik dhe do të vazhdojë të jetë i tillë sa kohë ne do t’i referohemi papunësisë zyrtare dhe jo llojeve të tjera siç janë nëpunësimi apo papunësia e fshehur. Mësimi i tretë: lufta ndaj papunësisë dhe rritja e përpjekjes për punësim nuk është një politikë e njëanshme e një krahu, as e majtë as e djathtë, përkundrazi re-

mbi të gjitha social, për shkak të pasojave të tij dhe pse shkaqet i përkasin fushës së ekonomisë dhe politikave të ndryshme. Paradokset shqiptare të papunësisë

Në librin e tij, Barjaba trajton pikëpyetje të rëndësishme të realitetit shqiptar, si për shembull, si ka mundësi që megjithë rritjen ekonomike, kjo nuk reflektohet në punësim. Adrian Civici u ndal pikërisht në këtë çështje në prezantimin e tij. “Më ka bërë përshtypje në vitet 20002001, në bisedimet me Bankën Botërore kur na thoshin “kujdes se rritja juaj ekonomike është rritje varfëruese”. Neve na dukej pa kuptim kjo, por ata na shpjeguan që kjo është rritja që nuk prodhon rritje të punësimit me të njëjtat ritme siç ecën vetë, që prodhon diferencime territoriale dhe sociale. Fatkeqësisht sot, në 2014, në shumë aspekte rritja jonë ekonomike vërtet i ka pasur këto tipare dhe po të shohësh ecurinë e punësimit në ra-

forma e tregut të punës kërkon reforma standarde dhe këtë na e mëson përvoja europiane, madje dhe e socialistëve dhe e socialdemokratëve europianë. Nuk mund të ketë të drejta në tregun e punës pa detyrime. Mësimi i katërt: sistemi shqiptar i tregut të punës dhe mirëqenies sociale është atipik, sepse shumica e njerëzve të aftë për punë gjenden jashtë tregut dhe sistemit të mirëqenies, ata rrisin presionin si përfitues, por jo si kontribues dhe sponsorë të sistemit, kjo shpie domosdoshmërisht në politika rishpërndarëse që priren të frenojnë dinamikën në tregun e punës dhe të frenojnë zhvillimin. Mësimi i pestë: Varfëria dhe papunësia duke ushqyer njëra-tjetrën shndërrohen në kurthe të zhvillimit ekonomik dhe dëmtojnë demokracinë dhe institucionet e saj. Pabarazia sociale pengon aksesin e barabartë në mundësi të qytetarëve dhe pengon edhe drejtësinë sociale.

port me rritjen ekonomike ka një raport të zhdrejtë, që dëshmon që ne duhet t’u bëjmë një radiografi më të thellë politikave tona ekonomike, të gjitha llojeve të politikave financiare dhe mbështetëse që realisht të prodhojnë punësimin e dëshiruar”, tha Civici. Sipas tij, në librin e Barjabës ky shqetësim ekziston dhe analiza e ofruar në të u jep lexuesve mundësinë për të kuptuar problemin e papunësisë, por edhe mundësi zgjidhjeje. Vetë autori, duke folur për shifrën e debatueshme të papunësisë, 1 milion të papunë, që u përdor si kalë beteje i ishopozitës kundër ish-qeverisë, shpjegon që kjo shifër e llogaritur prej tij ndryshon nga ajo zyrtare për shkak të metodologjisë së ndryshme. Megjithatë, e vërtetë apo jo, sipas Barjabës, në çdo rast qeveria duhet të marrë masa efikase për uljen e papunësisë. Në këtë libër trajtohen edhe tema të tilla si, pse shqiptarët kthejnë sytë te sektori shtetëror edhe për çështjen e punësimit, si dhe sillen modele të jetimit dhe zgjidhjes së kësaj krize.

ë këtë rrugëtim me natyrë historike, Kosta Barjaba ka nënvizuar edhe disa aspekte më specifike; apo pikëprerje që ky rrugëtim ka pasur me “problematikën e punësimit”, të tilla si roli i veçantë i sektorit të shërbimeve, eksodi rural dhe transformimi në formë dhe përmbajtje i bujqësisë, marrëdhëniet e teknologjive të reja dhe inovacioneve me shtimin e një kategorie specifike të punësuarish, të cilësuar si “jakat e bardha” etj. Përtej trajtimeve me natyrë të përgjithshme apo teorike, autori merr pjesë drejtpërdrejt dhe aktivisht edhe në analizën e disa “paradokseve” të realitetit shqiptar në këtë periudhë tranzicioni në lidhje me punësimin. Pse në Shqipëri nuk ka pasur një lidhje të drejtë ndërmjet rritjes ekonomike dhe punësimit në sensin që rritja ekonomike nuk ka prodhuar punësimin e pritshëm? Si ta shpjegojmë në mënyrë bindëse asimetrinë, aspak tipike ndërmjet rritjes ekonomike dhe punësimit, që duket se po kthehet në nyjën gordiane të politikave tona ekonomike e sociale? Përse në Shqipëri flitet më shumë për ulje të papunësisë sesa për rritje të punësimit? Përse vazhdojmë t’i kthejmë gjithmonë sytë nga shteti kur është fjala për krijimin e vendeve të reja të punës? Kosta Barjaba ofron një përgjigje të qartë për të gjitha këto pikëpyetje. Krahas shqetësimeve për menaxhimin e situatës së borxheve publike ose nxitjen e rritjes ekonomike, papunësia përbën sfidën më të madhe për ekonomitë, qeveritë dhe shoqërinë e sotme. Si ta përballojmë atë? Nga shkaktohet më së shumti papunësia? A kemi gjetur sistemet më të mira të punësimit dhe uljes së papunësisë? Është tregues i përkohshëm, i lidhur me ciklin ekonomik dhe krizën globale, apo një fenomen gjithnjë e më strukturor për një kategori ekonomish e vendesh të caktuara? A ka një formulë globale për luftën kundër papunësisë? A mund të kopjohen përvojat e të tjerëve në këtë aspekt? Po Shqipëria si duhet të përballet me këtë sfidë? Pyetje të tilla e gjejnë veten në të gjitha faqet e këtij libri, në një përpjekje të lavdërueshme që shoqërohet edhe me përgjigje e sugjerime të mundshme për zgjidhjen e tyre. Duhet të kesh dijet e gjera dhe përvojat konkrete të Kosta Barjabës, për të qenë i sigurt e bindës në këto lloj analizash, konkluzionesh e rekomandimesh. Midis tyre përfshihen mënyrat eficiente të hapjes së vendeve të reja të punës dhe trajtohet, me guxim dhe kompetencë profesionale, debati më i madh që ekziston aktualisht në Shqipëri: kemi apo nuk kemi një milion të papunë? Duke i dhënë shumë domethënie edhe asaj çka shprehet që në titull “Kurtheve të papunësisë”! Së fundi, në faqet e librit, çdo lexues ndihet shumë mirë dhe i plotësuar në këtë rrugëtim në problematikën e punësimit dhe papunësisë, kur lexon përvojat, sukseset dhe dështimet në kontekstin global të reformave në tregun e punës, që kanë bërë e po bëjnë vende të zhvilluara si SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Spanja ose Franca. Më shumë sesa një fotografim i politikave dhe i debateve që zhvillohen në këto vende, autori përcjell dy mesazhe shumë të rëndësishme. Së pari, larmia e përpjekjeve të mjaft vendeve të zhvilluara është shumë e madhe dhe, për pasojë, njohja e këtyre përvojave mund të shërbejë si një bazë solide për të diskutuar dhe për të vendosur për politikat më të mira të punësimit në Shqipëri, për të tejkaluar amatorizmin dhe populizmin; së dyti, sado çudibërëse të duket përvoja e një vendi tjetër, ajo duhet parë në kontekstin dhe në specifikat e saj, por dhe nuk mund të kopjohet me shpresën se do të japë të njëjtin rezultat dhe te ne.


Ragimi

Kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.04.2014

13

Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka reaguar pas deklaratës së ish-kreut të SHISH, Fatos Klosi, se Kisha greke është më problematike se islamikët

Ne s’jemi pjesë e Kishës greke, Klosi shpif dhe helmon opinionin publik Aty ku kulmon kapërcimi i së logjikshmes, bashkë me predispozitën për të shpifur të z. Klosi, është këshilla e tij se “shteti shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm me Kishën Greke sesa me këta islamikët”

S

inodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ka reaguar dje ndaj deklaratës të ish-kreut të SHISH-it, Fatos Klosi, mbi organizatat xhihadiste dhe ekstremiste, si dhe mbi rolin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë e veçanërisht të Kryepeshkopit të saj Anastas, se mes dy ndikimeve, më i rëndë është problemi i ndërhyrjes së Kishës greke në problemet e Kishës Autoqefale Shqiptare. Intervistën e tij, Klosi e ka dhënë për gazetën “Illyria” të SHBAsë, por që u ribotua edhe në disa media në Shqipëri. Zëri zyrtar i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë shprehet se këto janë komente arbitrare, çorientuese dhe të pabazuara për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, që përpiqen të helmojnë opinionin publik dhe njëkohësisht të tërheqin vëmendjen nga serioziteti që mbartin ngjarjet e fundit. Ndaj tezës së Klosit se Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë (KOASH) është pjesë e Kishës greke, Sinodi i Shenjtë shprehet për pavarësinë e saj: “Jemi të detyruar të rikujtojmë se iniciativën për ringritjen e Kishës së Shqipërisë e mori Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës (dhe jo Kisha Autoqefale e Greqisë), e cila ka përgjegjësinë të mbështesë kishat Ortodokse të ndodhura në sprovë. Me autoritetin kompetent kishtar, ishte ajo që në vitin 1937 i dha autoqefalinë Kishës së Shqipërisë (ashtu si dhe më parë i kishte dhënë autoqefalinë Kishës së Greqisë në vitin 1850). Në aktivitetin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, që është krejtësisht e pavarur nga Kisha e Greqisë, kanë kontribuuar përveç kuadrove vendas dhe grupe

bashkëpunëtorësh të huaj nga Greqia e SHBA-ja, numri i të cilëve lëvizte në periudha të ndryshme nga 3 deri në 5 klerikë dhe nga 5 deri në 8 laikë, burra e gra. Nuk duhet harruar fakti se të huajt që punojnë në komunitetet e tjera fetare janë me qindra”. Një tjetër tezë që hap gjithmonë debat sa herë që hidhet në publik është dhe roli i Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Klosi në intervistën e tij shprehet se “nuk kishte ngut që të vinte këtu një prift, me të vërtetë shumë i ditur, shumë vërtet, një intelektual i vërtetë, që të organizonte Kishën shqiptare. Le të organizohej një çikë më ngadalë, por të mbante si të thuash pamjen... Sot është pjesë e Kishës greke, fatkeqësisht!”. Si kundërthënie ndaj kësaj deklarate, KOASH vlerëson punën e Kryepeshkopit në ringritjen e Kishës dhe investimet e tij dhe të Kishës që drejton në Shqipëri. “Zhvillimi i jashtëzakonshëm në një kohë të shkurtër e në cilësi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, sipas pohimit të përgjithshëm, lidhet me autoritetin dhe përpjekjet e Kryepeshkopit Anastas dhe me besimin e përgjithshëm që ushqejnë ndaj tij jo vetëm grekët, por në tërësi të gjithë ortodoksët dhe më gjerë, të krishterët anembanë botës. Ai vetë, është Zëvendëspresident i Konferencës së Kishave të Evropës, President i Këshillit Botëror të Kishave dhe President Nderi i organizatës më të madhe ndërfetare në botë “Fetë për Paqen”. Këta miq të Kryepiskopit, të shumtë në numër, kanë mbështetur përpjekjet e tij në Shqipëri. Karakteristike është se ndihma e parë e madhe erdhi nga një fondacion i krishterë i Danimarkës

“Në komentet e z. Klosi duket qartë koncepti se e konsideron Greqinë, nëse jo një shtet armik, të paktën një shtet të rrezikshëm dhe çdo gjë që mund të vijë nga shtetasit me besim të njëjtë nga ky vend, shikohet si e dyshimtë. Por faktet nuk vërtetojnë bindjet e tij “të fshehta”

(Dan Church Aid). Sektori i Kishës sonë “Shërbimi i Dashurisë”, që ka përgjegjësinë e programeve të ndryshme filantropike dhe sociale, gjatë gjithë këtyre viteve mbështetet ekskluzivisht në ndihmën e kishave evropiane (të Gjermanisë, Holandës, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar, Norvegjisë, SHBA-së dhe vendeve të tjera). Programi i madh i mbështetjes ndaj 33.000 refugjatëve kosovarë të besimit mysliman, në vitin 1999, i realizuar me iniciativën e Kryepiskopit Anastas, me një vlerë 13 milionë dollarë, u mundësua me ndihmën financiare të Këshillit Botëror të Kishave dhe të organizmave të tjerë t ë k r i sht e r ë . ” - sh k r u h e t n ë deklaratën për shtyp duke shtuar se ndihma ekonomike që ka ardhur prej vendeve dhe burimeve të ndryshme, u përdor në ndërtimin e kishave të shkatërruara, si dhe atyre të reja, në edukimin brenda vendit të qytetarëve seriozë shqiptarë që të bëhen klerikë, në arsimin e përgjithshëm, por edhe në vepra filantropike shëndetësore e kulturore, të rëndësishme për progresin e përgjithshëm të vendit. Të gjithë këto investime sipas KOASH u realizuan me ofertat bujare të shumë miliona eurove nga burime të ndryshme, të cilave Kryepiskopi iu drejtua për realizimin e programeve konkrete e si fakt për këtë risillen në kujtesë fonde që kjo kishë ka marrë nga Fondacionet Onasis, Niarko, Laci dhe testamenti i avokatit athinas P. K, që la të gjithë pasurinë e tij prej 3 milionë eurosh për veprën shpirtërore dhe filantropike të Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Pohimin e ish-kreut të SHISH-it për mbështetjen e kësaj kishe nga shteti

grek, Sinodi i Shenjtë e konsideron naive, duke dhënë si argument se të gjitha komunitetet fetare marrin kapitale nga shtete të ndryshme të botës. “Në komentet e z. Klosi duket qartë koncepti se e konsideron Greqinë, nëse jo një shtet armik, të paktën një shtet të rrezikshëm dhe çdo gjë që mund të vijë nga shtetasit me besim të njëjtë nga ky vend, shikohet si e dyshimtë. Por faktet nuk vërtetojnë bindjet e tij “të fshehta”. Greqia dhe Shqipëria janë vende të NATO-s, të shumë organizmave ndërkombëtarë dhe shpresa e të gjithëve është se së shpejti Shqipëria do të jetë brenda Bashkimit Europian, gjë për të cilën edhe Greqia qartazi po ofron ndihmën e saj. Nga ana tjetër, pohimi i tij se ‘Kisha Ortodokse ka para pa fund! Ka paratë e Greqisë, të cilat janë paratë e Evropës’, është po aq paradoksal. Si fraza e parë dhe ajo e dytë, janë të pasakta dhe pa lidhje midis tyre. Kisha Ortodokse e Shqipërisë vazhdon të ketë burime financiare shumë të kufizuara. Gjithashtu, Evropa nuk i jep para Greqisë për qëllime fetare.” shkruhet në përgjigjen zyrtare të KOASH. Në fund, Sinodi i Shenjtë shprehet se deklarata që bën Klosi si ish-kryetar i SHISH-it, që shteti shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm me Kishën greke sesa me islamikët, kapërcen të logjikshmen. “Institucionet e shtetit dhe kryesisht qindramijëra ortodoksët e Shqipërisë janë në gjendje të ndjekin dhe të gjykojnë sa kanë ngjarë këta 22 vjet brenda Kishës Ortodokse dhe me siguri nuk presin të mbrohet shteti dhe Kisha me të tilla dyshime personale, teori të pabazuara dhe këshilla çorientuese”.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

Twitter prezanton dizajnin e ri

3

4

5

6

7

14 17

18

19

8 15

20

23

33 35

43

44

40

13

22

36

29

30

34 37

38

41

45

12

16

28

32

39

11

25

27

31

10

21

24

26

9

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

42

46

47

48

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

49

50

Horizontalisht:

1. Ndjenja që ushqejmë për dikë, i cili na ka ndihmuar. 8. Lloj perimeje. 14. Çështje e madhe dhe e drejtë. 16. Markajan e kinemasë shqiptare. 17. Dhunti e aftësi për të bërë diçka shumë mirë e në mënyrë krijuese. 20. Një lule e bukur. 22. Pika a vendi në qendër të diçkaje. 23. Ishulli i Odisesë. 24. Hapësirë e errët a me fare pak dritë pas një trupi. 25. Njësi monetare. 26. Djalë në dialekt. 27. Pije alkoolike. 28. Industria Ndërtimit. 29. Ndaras nga tjetri a nga të tjerët, jo bashkë. 31. Mineral i përbërë prej fijesh të holla, që nuk digjet e nuk e përcjell rrymën elektrike. 33. Lumë i madh në Europën Perëndimore. 37. Hapësirë e madhe me ujë të ëmbël. 39. Lëndë e bardhë, në trajtë petëzash prej kristalesh, me erë të fortë, që nxirret nga katrani i qymyrgurit dhe që përdoret për të ruajtur rrobat nga mola. 42. Njësi vlerësimi për shahistët. 43. Organizatë Financiare. 45. Këshilli Kombëtar. 46. Fund në Francë. 47. Një shkollë e famshme shqiptare në Janinë ne periudhën e Rilindjes Kombëtare. 49. Lloj fruti. 50. Filloi, ose... mbrapsht.

2 1 4 2 1

1. Tërësia e arsyeve, e argumenteve etj. që sillen për të provuar a për të treguar se diçka është e drejtë, e vërtetë, e pranueshme etj. 2. Parashtresë që i japim një organi epror për një çështje a për gjendjen e një pune. 3. Një nga prindërit. 4. Në rregull. 5. Thesar në dialekt. 6. Përemër pronor. 7. Brune, zeshkane. 9. Ndjenjë e pakëndshme, që kemi kur nuk na plotësohet një dëshirë, një kërkesë etj. 10. Institut Ndërkombëtar. 11. Minder. 12. Prona të një kompanie. 13. Afroj në dialekt. 15. Ambasada Bullgare. 18. Grimcë elementare e lëndës. 19. Ekipi Kukësit. 21. Ndodhja e një personi në një vend tjetër në çastin kur është kryer një krim. 24. Hyni, përgjysëm. 27. Central Termik. 29. E drejtë e veçantë që gëzonte dikush sipas kanunit. 30. Astrit i kinemasë shqiptare. 32. Emër i dytë që i vihet dikujt për tallje, për shaka. 34. Sërbo, aktor i njohur. 35. I papërzier me diçka tjetër, i thjeshtë. 36. Ndërtesë. 38. Bakaj i futbollit. 40. Pjesë e një drame. 41. Fshat turistik në Pogradec. 44. Besim shpirtëror. 48. Ent Ndërtimi.

4 8 4 3

8

9

1 9 5 5 3

9

5 9

5 3

2 8

2 6 8

6 4

8 6

7

7 4

5 9

9

3

6 1 5 8 4

6 1

4

7

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te bëni edhe ndonjë sakrifice te vogël për te ruajtur një ambient te këndshëm. Beqaret do takohen me persona te rinj dhe do fillojnë te njihen mire me te. Situata financiare do jete e qëndrueshme dhe aspak problematike.

Marrëdhënia ne çift do jete goxha me e mire se kohet e fundit. Secili nga partneret do respektoje mendimet e tjetrit dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Beqaret do realizojnë disa takime shume te mira dhe mund te fillojnë histori dashurie te qëndrueshme. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, prandaj shpenzimet duhen kryer me maturi.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Duhet te tregoheni me te përkujdesur ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe ta mbani atë afër gjate gjithë kohës. Ne këtë mënyrë lidhja do përforcohet. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do pranojnë kurrsesi te dalin neper takime. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme dhe e përmirësoni ndjeshëm situatën.

Do bëni goxha lëshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia me partnerin do ece ne rrugën e duhur. Edhe çiftet problematike do jene me te qete. Beqaret do kenë një dite plot shkëlqim dhe emocione. Gjerat do marrin për mire. Ne planin financiar mos bëni çmenduri sepse mund te ngeleni pa asnjë para. Menaxhojini me kujdes ato te ardhura qe keni.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 3

Twitter ka njoftuar se prej sot do ta lansojë dizajnin e ri të profilit të përdoruesve, për t’ua mundësuar përdoruesve të rrjetit social të tregojnë se kush janë ata në të vërtetë. Disa e kanë vlerësuar pamjen e re të Twitter të ngjashme me atë të rivalit të saj Facebook. Lajmi për dizajnin e ri të profileve vjen pas ndryshimeve të nisura në shkurt të këtij viti, kur rrjeti social kishte filluar me ndryshimin e pamjes, e cila është bërë më e bardhë, dhe butonat në faqe, të cilët janë rritur. Në ndryshimin e fundit përdoruesit e kanë mundësinë e cilësimit të cicërimave të tyre në faqen e profilit të tyre personal. Faqja e profilit në Twitter tani do të shfaq fotografi më të mëdha me prapavijë e cila mund të personalizohet, ndërsa njëra ndër risitë në versionin e ri të faqes është edhe shfaqja e cicërimave më të mira të përdoruesit, ato që kanë marrë më së shumti interaksion, për tu gjetur më lehtë nga përcjellësit e një profili të caktuar. Profilet e reja të përdoruesve tashmë janë testuar me disa përdorues, ndërsa rrjeti social ka njoftuar se secili prej nesh që është aktiv në Twitter do t’i pranojë ndryshimet në profil gjatë javëve në vazhdim. Përdoruesit e rinj të Twitter do të fillojnë përdorimin e profileve të reja që në fillim.

9 5

7 1 6

1 9 3

4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

3 4 1

Koha e fillimit _____:____

7

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 6

LUANI (23/VII-22/VIII)

Do jeni shume realiste sot ne jetën tuaj ne çift dhe do i merrni gjerat si t’iu vijnë. Nuk priten as debate dhe as konflikte. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjithë personave, por as te neglizhojnë ftesat qe do iu bëhen. Tregohuni te matur ne çdo rast. Ne planin financiar fatmirësisht situata do jete goxha e qëndrueshme dhe aspak delikate.

PESHORJA (23/IX-22/X)

4 1

Jeta juaj sentimentale do ketë gjithë kohës mbështetjen e yjeve, por Jupiteri do jete planeti qe do iu nxite te dyve te jepni gjithçka për një lidhje sa me te forte. Beqaret duhet te presin edhe pak dite ne mënyrë qe te gjejnë princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar do keni goxha përmirësime. Filloni te shlyeni dalëngadalë borxhet qe keni marre.

5

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 312, 544, 615, 641. Numra me 4 shifra: 0256, 1271, 1541, 1565, 2632, 2636, 4102, 4781, 5848, 5916, 6320, 7154, 8481, 8500, 8748. Numra me 5 shifra: 04870, 11230, 17781, 28141, 40014,

40365, 48452, 54060, 58748, 63256, 70628, 99854. Numra me 6 shifra: 125639, 154214, 163549, 210145, 225104, 412015, 415141, 456859, 506528, 552928, 613454, 785965, 857415, 887484.

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte dhe sensuale gjate kësaj dite. Te dy do i shprehni me tepër ndjenjat dhe do jeni te gatshëm te sakrifikoni vetëm qe gjerat te shkojnë mire. Beqaret duhet te tregohen te kujdesshëm dhe te mos ju besojnë te gjithë personave qe do i joshin. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do ketë goxha përmirësime.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Sektori i dashurisë do jete shume i privilegjuar gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkoje me se miri ndërmjet jush dhe partnerit. Thashethemet e te tjerëve nuk do ndikojnë aspak ne lidhjen qe keni krijuar. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te fillojnë edhe lidhje pasionante.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Dite shume normale dhe pa asnjë te jashtëzakonshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk priten probleme dhe as surpriza te mëdha. Beqaret do kenë me shume fat se kurrë ne jetën e tyre dhe do realizojnë takimin e ëndrrave. Ne planin financiar mos kryeni shpenzime kuturu edhe pse situata ne te vërtetë do jete goxha e mire.

AKREPI (22/X-21/XII)

Shprehini sa te mundni ato qe ndjeni gjate kësaj dite sepse vetëm ne këtë mënyrë klima ne lidhjen tuaj do filloje te ngrohet. Beqaret nuk duhet te anashkalojnë asnjë mundësi qe do ju jepet për te dale neper takime. Asnjëherë nuk i dihet dhe sot mund te jete dita juaj me fat. Financat do jene te qëndrueshme dhe nuk pritet asnjë e papritur ne këtë sektor.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Do jeni shume te nxituar gjate kësaj dite dhe ka rrezik te bëni gabime te pafalshme ne jetën ne çift. Partneri nuk do iu fale kollaj dhe situata mund te dale jashtë kontrollit. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do kenë mundësitë te bëjnë zgjedhjet e duhura. Buxhetin mund ta stabilizoni me pak me tepër maturi dhe kujdes. Ambienti yjor do jete mjaft i favorshëm.

PESHQIT (20/II-19/III) Dite përgjithësisht e trazuar dhe e mbushur me vështirësi te shumta kjo e sotmja. Nuk do bini ne një mendje me partnerin dhe kjo do sjelle debate. Nëse jeni ende beqare duhet te mendoheni mire para se t’iu jepni përgjigje propozimeve qe do iu bëhen. Sektori i financave do ketë vështirësitë e veta.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

09.04.2014

9 prill

ditë që formësuan botën

15

Dashuria, i vetmi krim që nuk mund të kryhet pa një bashkëpunëtor. -Baudelaire

1821

Autori i Luleve të së keqes Charles Baudelaire u lind më 9 prill të vitit 1821, në Paris. Mamaja e tij, pas vdekjes të së shoqit, u martua me një kolonel, i cili duke qenë shumë i ashpër nxiti e provokoi urrejtjen e të birit. Marrëdhëniet me të ëmën nuk i kishte fort të mira dhe ky faktor shkaktoi tek ai krizën ekzistenciale që e shoqëroi për tërë jetën. Më 1833 njerku e regjistroi në “Kolezh Ruajal”. Sjellja e tij nuk ishte nga më të mirat, kështu që njerku i zemëruar e detyroi të shkonte në Indi. Ky udhëtim ndikoi për mirë te Sharli, e njohu me kultura dhe njerëz të ndryshëm. Që këtu lindi dhe dashuria e tij për ekzotizmin, që duket më së miri

në kryeveprën e tij “Lulet e së keqes”. Sidoqoftë, 10 muaj më pas u kthye në Paris dhe duke qenë se ishte në moshë madhore, mori pjesën që i takonte nga pasuria e të atit. Më 1842, njohu poetët Gerard de Nerval dhe Gautier; me këtë të fundit u afrua shumë, pasi për më tepër shikonte tek ai një udhëheqës artistik dhe moral. Gjatë kësaj kohe njohu Jeanne Duval, me të cilën pati një marrëdhënie shumë pasionante. Ndryshe nga zakonisht, lidhja e tyre vazhdoi për një kohë të gjatë. Charles gjente frymëzim te Jeanne, e cila i qëndroi pranë deri në ditën e fundit të jetës së tij. Ndërkohë, jeta që Bodleri bënte në Paris nuk

ishte kushedi se çfarë. Kur e ëma zbuloi se ai kishte harxhuar gjysmën e trashëgimisë, e hodhi në gjyq. Gjykata i caktoi një administrator, të cilit Bodleri duhet t’i kërkonte para për çdo gjë që i nevojitej. Më 1845 publikoi krijimet e tij të para, ndërsa për të fituar disa para më shumë filloi punë nëpër disa revista si: “L’Art romantique” e “Kuriosite estetik”. Më 1848 mori pjesë në lëvizjet revolucionare në Paris, ndërsa më 1857 publikoi në shtëpinë botuese Pule-Malassiz kryeveprën e tij “Lulet e së keqes”, që përmban rreth 100 poezi. Libri gjykohet për imoralitet, ndërsa botuesi detyrohet të censurojë disa prej poezive.

Bodleri ra në depresion të thellë. Më 1861 u përpoq të vetëvritej. Më 1864, pasi nuk u pranua nga Akadèmi Fronsez, u largua nga Parisi për të shkuar në Bruksel, por edhe qëndrimi në kryeqytetin belg nuk i ndryshoi mendimet e tij për borgjezinë. I sëmurë, kërkonte qetësinë te hashashi, opiumi dhe alkooli. Pas një paralize që e bllokoi në shtrat për disa vite, ai vdiq në moshën 44-vjeçare. Eshtrat e tij prehen në varrezat Montparnasse, së bashku me ato të mamasë dhe njerkut. Më 1949, Gjykata e Kasacionit e Francës vendosi që vepra dhe jeta e tij të kishin vendin e merituar në piedestalin e kulturës frënge.

Blitz

Flickr

56.3

Për qind e vendeve në Parlamentin e Ruandës u përkasin grave; më e larta në botë

170.5 60

Milionë është numri i amatorëve të kinemasë në Japoni; e 5-ta në botë

Për qind e amerikanëve japin para ose kohë për bamirësi ose për të ndihmuar një të panjohur; të parët në botë

150.9

Dollarë për 0.9 metra është kostoja e një hapësire për zyrë në Hong-Kong; më e shtrenjta në botë

Foto: Catrioana savage Titulli: Cows on the beach

Hallë Qomilja Më ka pëlqyer gjithmonë humori, po aq sa vetmia apo heshtja poetike. Jo vetëm humori i të tjerëve, por dhe kur e shkaktoj atë tek të tjerët duke treguar histori humoristike, barcaleta, situata komike apo duke imituar zërat, gjestet, shprehjet, e personave që më tërheqin vëmendjen në jetën e përditshme, mjafton që të kenë një “cen”. Po bëhen gati 15 vjet që një vajzë simpatike, Era Makoçi, krijoi për herë të parë në internet një faqe diskutimesh mes shqiptarëve nga e gjithë bota, të quajtur Alb-Club, i cili nuk ekziston më. Ai ka qenë një nga klubet virtuale më të mirë dhe nga më të lexuarit, ku merrnin pjesë vajza e djem të talentuar e me kulturë. Një ditë të bukur edhe unë u gjenda në këtë klub. Aty më lindi ideja për të krijuar personazhin e Hallë Qomiles. Krijimi i këtij personazhi ka qenë një zbavitje e këndshme për mua. Pa asnjë pretendim tjetër, përveç dëshirës për të bërë për të qeshur një grup miqsh virtualë. Facebook-u nuk ishte krijuar akoma dhe kishte më shumë shkrime se fotografi. (Ehhh, kemi jetuar edhe pa Facebook !)

gazetamapo@gmail.com

Ja një nga ato shkrime që sot u rishfaq ndërsa kërkoja diçka. Hallet e hallë Qomiles E di qi ini t’u bajtë hallet e Shqipnisë, po Hallës i ka ra i halli modh. Kom hallin e çunit. Se halli çunit osht halli Hallës. Halla i ba hallin, hallit t’çunit. Ah, Hallës, s’ju danë hallet ! Se hall kur jon t’vegjël e hall kur jon t’mdhonj. Halli osht; se m’osht tret çuni. Osht hollu e osht bo për t’i hongër hallvën. M’rri çuni me sy n’tavon. As ha, as pi. – Çere halli t’ka ra me t’keqen Halla ? – S’kom as i hall o Halle. – Qafsh Hallën! kallxoi Hallës, hallin qi ke, se Hallës i prishet gjaku kur ju shef n’hall. – Halle… kom ra n’dashni… – Hajër ishallah ! Kush osht ajo shefteli, qi ju boftë Halla kurbon ? – S’e di. – Si me s’e di ?!! Po kush ta di po s’e dite ti ? – Po si ta di ? Un as e kom pa, as e kom taku. Birëëëëë ! i paska hik grenxa çunit ! I paskan met vetëm mizat. Aqi gjo osht truni shkretë… dy miza i grenxë. T’hikën grenxa… e fillojnë e t’sillen mizat qark e qark. Filloi me m’u sillë dynjoja përqark.

– A t’boj i kafe, me t’keqen Halla ? – A t’i hudh sheqer, a ta lej zeher ? – Zeher leje, zeher… – Po pse i shti vetes kaq zeher, s’e ma zeherose zemrën o sheqeri Hallës ! Po ç’qeka ajo gocë, pa emën e pa surrat ?!! E kisha vu menë una, kur fillo ti me fol për lule e për trondafila… s’ke gjo n’terezi. Sa t’keqe e ke kët sevda, mi Halle ! E kini për racë. Kallxoi Hallës, ku e ke pa, se po m’shti n’dhé për s’gjalli ? – N’internet. – Estrafkullah!!! Po çere bo ajo aqé ? – Shkru. – Po çere t’thotë, mi Hallë ? – Nuk m’thotë gjo, se ajo shkru për t’gjithë. – Po me çere llagapi shkru, qi e shkrofsha ke t’shumtit, jarebi ! – LA0003 – Aaaaaaaa, qyqja!qyqja!qyqja!…. qeka… Laje Allamoni, ke kati tretë !!! Po ç’të paska çu ty ke Laja, shtatdhetë e ca vjeçe, qi të çofsha atje ku s’thuhet ! – Mahu mi gru ! Ti t’a dhjet fare. Kom faj un qi flas me ty… Laje Allamoni? Jo po… Lije Aslloni! Ate mund ta qujnë Lolita. Lolita, dritë e jetës sime, zjarr i veshkave të mia.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Mëkati im, shpirti im. Lo-li-ta : maja e gjuhës bën tre kërcime të vogla përgjatë qiellzës për t’u goditur tre herë tek dhëmbët. Lo.Li.Ta. Lolita, lumière de ma vie, feu de mes reins…. Birëëëëëëëëëëë !!!, filloi me fol turçe! Po m’hikën çuni! Ah, mi Bedrije, mi motra ime! Ka ardh qometi. Vetëm ujti zi ka met pa dalë. Kush e shpifi kët ‘tërnet qi tërboi dynjonë? Kina qenë ene ne t’reja, po, jo kshu ! Vite behari, dilshim n’bahçe e kënojshim kongët e Suf Myzyrit : Erdh pranvera me jeshile, Ç’i rashë bahçes për midis, Këputa nji trondafile, Ta dhosh ty moj për kujtim. Kishte lezet shpirti! Vite ajo erë tronafilesh qi të mushte krahanurin. Po k’to t’sotmit rrinë myllë gjithë ditën e shofin onrra n’televizort mi motër ! Masanej binë n’sevda me numrat. Zoti i rujtë ! Ju do Halla fort, kush e njef prej jush até LA0003, t’më çoje haber, se po m’hiken çuni durësh. Se paska halle e halle! Selom Hall Qomilja. @bllokshenimesh.unblog.fr

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 09.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.