08 prill mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

4 vite të reja për Orban, ish-liberalin që synon të shtetëzojë bankat

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 8 prill 2014. Numër 1178. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

denoncimi i rëndë nga londra

Blushi: Shqipëria po turqizohet, parti islamike shpejt në Kuvend Blushi parashikon në librin e tij se islamizmi do të përhapet shpejt dhe shumë në Shqipëri. Madje pas disa vitesh, parti me frymëzim islamik do të jenë vendimtare në skenën politike të ardhshme dhe po ashtu në vendimmarrje. Arsyeja e këtij ndryshimi që ka nisur; varfëria FAQE 12

Artan Didi: Për 21 janarin u dhanë 2 milionë euro shpërblim Drejtori i Policisë, Artan Didi ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se emërimi i tij në këtë detyrë është bërë në kundërshtim me ligjin FAQE 4

Gjyqtarët në Shqipëri, një korporatë. Janë të paprekshëm

Eksperti britanik i ligjeve, Joshua Rozenberg zbardh bisedat me Ramën dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për sistemin e drejtësisë. “KLD, pengesë kryesore për reformat. Gjyqtarët e kontrollojnë këtë Këshill dhe kujdesen që korrupsioni të mos ndëshkohet”. Faqe 5

Meta: Ja sa kushtoi ditëlindja ime, akuzat për shpenzimet janë fantazi

Joshua Rozenberg, eksperti ligjor nga Britania e Madhe

Zbardhet vendimi i KRRT, hetim i ri për Shpëtim Gjikën FAQE 3

NgërÇ

Kryetari i Kuvendit hedh poshtë komentet mbi festën e ditëlindjes së tij në Gjirin e Lalzit dhe shpjegon se ka harxhuar 3.5 mijë lekë të rinj për person. “500 kilogram karkaleca! Unë që isha i zoti

i asaj feste kisha vetëm tre karkaleca në pjatën time. Nëse kolegët tuaj që kanë qenë atje, kanë pasur nga një kilogram karkaleca, kjo është histori tjetër. Mijëra shishe verë! Marrëzi!” Faqe 6

op-ed

NGA bujar kapexhiu

Përsiatje migjeniane

koment MOIKOM ZEQO

Blaisse Pascal (filozof dhe matematikan francez) në një mbrëmje nëntori të vitit 1654 pati një vizion ndriçues. Ai e përshkroi vizionin në një copë letër, të cilën e qepi në rrobën e tij. Kjo letër iu gjet vetëm pas vdekjes. Ai kishte shkruar libra që tronditën vetëdijen europiane, plot dilema (disa herë të lemeritshme, madje dhe pesimiste)...

Marrëveshja me FMN një test për qeverinë, jo për ekonominë

koment Besart Kadia

FAQE 10

FAQE 11

instat

Ndalon pas 16 vitesh rritja e ekonomisë, 0.4% më 2013

Një vepër arti për qeveritaret

Dje u bë me dije nga INSTAT se ekonomia në tremujorin e katërt të saj është rritur me 1.1% dhe me rritje vjetore të barabartë me 0.4%, niveli më i ulët në 16 vite. Para se të diskutojmë më në detaje këtë rritje të dobët të ekonomisë sonë, vlen...

Bashkim Dobrushi

FAQE 7

Tragjedia e vrasjes së trefishtë: Vajzat do më ngelen gjithnjë në zemër Babai i tri vajzave të vrara nga nëna e tyre në Lecco të Italisë tregon marrëdhënien me të shoqen dhe arsyet e divorcit. “Tri vajzat do më ngelen gjithnjë në zemër dhe para syve. Tani pres drejtësinë italiane” Faqe 13


2

afër/larg

1

politikë/ Didi: Për 21

intervistë \ Meta: Ja sa kushtoi

intervistë / Tragjedia e

janarin u dhanë 2 milionë ditëlindja ime, akuzat për Bashkim Dobrushit: S' kam euro shpërblim shpenzimet janë fantazi Faqe 6 kurajë të përballem me pse-në Faqe 4 Faqe 8

Të dy liderët janë për një shtet, që e vendos qeverinë mbi sipërmarrjet private”, shkruan Financial Times. Gazeta vëren se lideri i Hungarisë ka lëvizur nga idealet e hershme liberale.

“Përmes suksesit të reformave që ka ndërmarrë, Orban rikonfirmohet me një fitore bindëse në Hungari, ku partia e tij, Lidhja e Demokratëve të Rinj (FIDESZ) arriti një rezultat mbresëlënës. Urime për kryeministrin Orban dhe kënaqësi kur sheh se projekti i së djathtës, siç ndodhi edhe me zgjedhjet lokale në Francë, po gjykohet nga qytetarët në Europë si alternativa më e mirë qeverisëse në këto kohë të vështira”- përshëndetja e Lulzim Bashës

4 vite të reja për Orban, ish-liberalin që synon të shtetëzojë bankat Viktor Orban siguroi një mandat të dytë me shumicë absolute dje në Hungari. Përkrahës i Putinit, ai e shikon Perëndimin me përbuzje dhe beson te një kapitalizëm i mbikëqyrur prej shtetit

V

iktor Orban fitoi sërish zgjedhjet parlamentare në Hungari. Kryeministri hungarez tha se zgjedhjet ishin të lira dhe se ai mund të thotë me siguri absolute se i ka fituar ato duke i cilësuar edhe si përgjigje për kritikat që ka marrë. Orban duket se ka siguruar 2/3 e votave në Kuvend me të drejtë të ndryshojë kushtetutën. Gordon Bajnai i lidhjes opozitare të majtë e pranoi humbjen në zgjedhje, duke e cilësuar këtë humbje si shkatërruese dhe rezultatin e zgjedhjeve si një zhgënjim për të gjithë ata që donin ndryshimin e qeverisë. Analistë të huaj dhe vendas mendojnë se Orban ka fituar për shkak të nacionalizmit të tij. Ai ka ndjekur politika proteksioniste në ekonomi (duke aplikuar shtetëzimin) duke fituar mbështetjen e mjaft hungarezëve që e shohin atë si mbrojtës të interesave të vendit të tij. “Në katër vitet e fundit të qeverisjes ai shtetëzoi fondet private të pensioneve, vendosi taksa të larta “krize” mbi bizneset e mëdha dhe aplikoi një skemë të lehtësimit të kredive për kredimarrësit, për të cilën bankat, përgjithësisht në pronësi të huaj, duhet të paguajnë”, shkruan The Guardian. Sipas përllogaritjeve të bëra pas numërimit të 89% të votave, partia Fidesz fitoi 44,8% të tyre, kurse Lidhja e Majtë 25,5%. Partia ekstremiste e djathtë Jobbik mund të llogarisë me rreth 21% të votave. Ndërkohë edhe pse ka 20% më shumë sesa rivali më i afërt, Orban dhe koalicioni i tij kanë pësuar rënie prej 630,000 votash më pak se 4 vjet më parë. Nga ana tjetër edhe e majta ka shënuar sërish rënie dhe duket se votat ekstra kanë shkuar për të djathtën ekstreme. Gazetari i BBC, Nik Thorpe shkruan se ka një pritshmëri që Orban të vazhdojë me shtetëzimin e disa shërbimeve, ndërsa pritet që ai të shtetëzojë disa banka, të fuqizojë prodhimin e energjisë prej centraleve bërthamore dhe të mbajë një linjë të ashpër për rendin

publik. “Orban kundërshton sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, dhe mendon se BE duhet të jetë një aleancë shtetesh të forta sovrane”, shkruan BBC. Revista Financial Time në editorialin e saj shkruan se Evropa po humbet një demokraci, ndërsa vëren se Orban është gjithmonë e më afër me Rusinë. Ajo thotë se në mënyrë të çuditshme Orban dikur kritik i ashpër i “Rusisë postkomuniste, tani ndan të njëjtat mendime me Putinin sa i përket konservatorizmit dhe përbuzjes për “dekadencën” e Perëndimit. Të dy liderët janë për një shtet, që e vendos qeverinë mbi sipërmarrjet private”, shkruan Financial Times. Gazeta vëren se lideri i Hungarisë ka lëvizur nga idealet e hershme liberale. “Fitorja e dikur kampionit të liberal demokracisë ishte e pritshme. Gjatë katër viteve në pushtet Orban ka shtrënguar çdo dimension të jetës hungareze politike dhe publike, nga gjyqësori, te banka qendrore, media, edukimi dhe kultura”, shkruan Philip Stephens në Financial Times. Kundërshtarët më të ashpër të Orban në Parlamentin Europian janë veç të majtëve edhe Aleanca e Liberal Demokratëve për Evropën, në të cilën ai dikur bënte pjesë, por që tashmë e kritikojnë për politike represive kundër lirisë së individëve. Në një artikull të Forbes politikat shtetëzuese të Orban shihen si një sëmundje që duhet të ndalohen para se të përfshijnë Evropën. Global Post citon një europarlamentar ta quajë Orbanin “Chavezin e Europës”. The Economist shkruan se mbështetësit e Orban e shohin atë si “shpëtimtarin e kombit që e ka shpëtuar Hungarinë nga Bashkimi Europian, FMN-ja, kompanitë ndërkombëtare, bankat e pangopura dhe liberalët që ishin gati t’ua shisnin vendin të huajve”. Gazetari dhe eksperti i politikës së jashtme hungareze, Attila Ara-Kovács përmend disa arsye për fitoren në zgjedhjeve nga Orban dhe aleanca e tij Fidesz-KDNP, fitore e cila edhe pritej. “Me të ashtuquajturën luftën për liri e cila drejtohet kundër Evropës dhe BE-së dhe agjitacionin

“Në katër vitet e fundit të qeverisjes ai shtetëzoi fondet private të pensioneve, vendosi taksa të larta ‘krize’ mbi bizneset e mëdha dhe aplikoi një skemë të lehtësimit të kredive për kredimarrësit, për të cilën bankat, përgjithësisht në pronësi të huaj, duhet të paguajnë”, shkruan The Guardian.

“Fitorja e dikur kampionit të liberal-demokracisë ishte e pritshme. Gjatë katër viteve në pushtet Orban ka shtrënguar çdo dimension të jetës hungareze politike dhe publike, nga gjyqësori, te banka qendrore, media, edukimi dhe kultura”, shkruan Philip Stephens në Financial Times.

e tij nacionalist kundër vendeve fqinje, Orban është duke mbajtur pasuesit e tij në një gjendje të mobilizimit të përhershëm”, thotë Ara-Kovács. Një pjesë tjetër e popullsisë për shkak të globalizimit ka frikë të madhe ekzistenciale dhe Orban u premton atyre siguri. “Në fund, një pjesë tjetër e shoqërisë jeton në frikë me plotë të drejtë nga Orban dhe sistemi i tij, si për shembull të punësuarit në sektorin në publik dhe shërbimin civil të cilët janë të frikësuar për humbjen e vendeve të tyre të punës apo sipërmarrësit që kanë frikë se nuk do të marrin më punë nga shteti.” Në të vërtetë, Orban dhe shumica e tij qeveritare kanë riorganizuar në mënyrë radikale Hungarinë në katër vitet e fundit. Në aparatin shtetëror, shërbimin civil dhe mediat publike është kryer një ndryshim i plotë i elitave. Përmes qindra ligjeve dhe rregulloreve Orban duket se siguroi për vete pushtetin afatgjatë. Ndër të tjera u miratua një reformë për zgjedhjet parlamentare e cila është përshtatur për Orbanin dhe aleancën e tij Fidesz-KDNP. Reforma ka forcuar dukshëm parimin e shumicës, përveç kësaj kanë pësuar ndryshime zonat elektorale - në fortifikatat e Fidesz-it mjafton një numër i vogël i votave për fitimin e mandatit ndërsa në zonat zgjedhore të krahut të majtë nevojiten më shumë. “Fidesz ka projektuar në atë mënyrë ligjin e ri zgjedhor që me një shumicë relative të votave të sigurojë një shumicë absolute në parlament”, thotë Robert László nga Instituti Kapital Politik në Budapest. Dhe Orbanit nuk është ndalur vetëm tek ndryshimi i ligjeve të tilla. Drejtimi i shumë autoriteteve dhe institucioneve të rëndësishme është zënë gjatë viteve të kaluara nga stafi besnik i partisë Fidesz. A është me të vërtetë Viktor Orban, i cili është aq i padashur në Perëndim, kaq popullor në vendin e tij, sa e nxjerrin sondazhet? Jo edhe aq shumë, mendojnë shumë njohës të rrethanave në Hungari. Megjithatë, realiteti shoqëror dhe ekonomik në vend është ndryshe nga ai si e paraqesin Orban dhe shumica e tij qeveritare. Kriza ekonomike nuk është tejkaluar ende, vendi po përballet me një ndarje të thellë sociale - rreth një e treta e dhjetë milion hungarezëve jetojnë në varfëri. PërshtaturngaDW/Guardian/BBC/FinancialTimes


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.04.2014

3

Dosja “Gjika” dhe bunkerizimi i Vlorës Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, aktualisht është nën akuzë dhe po përballet me procesin gjyqësor në Gjykatën e Tiranës. Një nga çështjet për të cilat ai akuzohet ka të bëjë me vendimin e datës 24.03.2010 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, sipas të cilit, në pikën 11 të tij miratohej leja e ndërtimit për një objekt 2 deri në 6 kate në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës. “Në fund të procesverbalit të kësaj mbledhjeje, në numrin rendor (11) është përshkruar se, kryetari i KRRT-së propozon dhe miratohet, “(11) miratohet shesh, lejë për një godinë banimi dhe shërbimi 2-6 kate+papafingo, me një kat nëntokë, në lagjen ‘Pavarësia’, me pronar trualli Gëzim Feta e subjekt ndërtues EN-BJO sh.p.k”, thuhet në dosjen e prokurorisë. Lidhur me këtë pikë të shtuar, prokuroria thotë se nga akt-ekspertimi grafik rezulton se nuk është i njëjti shkrim me pjesën e parë të vendimit të KRRT-së. “Vihet re se largësia midis rreshtave të shkrimit në pikat 8-11 është shumë e vogël në krahasim me rreshtat e tjerë të ndodhur në të njëjtin proces verbal”, thotë prokuroria duke e konsideruar si të falsifikuar këtë vendim. Për këtë ngjarje prokuroria ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika dhe punonjësen e Drejtorisë së Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, Eleni Dardha, e cila dyshohet se ka shtuar pikën e 11 të vendimit.

Kryebashkiaku i Vlorës në gjyq. (Djathtas) vendimi i KRRT-së, i cili dyshohet se është falsifikuar

Zbardhet vendimi i KRRT, hetim i ri për Shpëtim Gjikën Paralelisht me procesin gjyqësor, kryebashkiaku i Vlorës po hetohet edhe për tri leje të tjera ndërtimi. Kompanitë kanë marrë lejet një vit para se të regjistroheshin në QKR, ndërsa dyshohet sërish për falsifikimin e vendimeve të KRRT-së Leonard Bakillari Tiranë Prokuroria paralajmëron një

tjetër hetim ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili është aktualisht i pandehur për falsifikim dokumentesh. Hetimi i ri është fokusuar në një prej dy vendimeve të KRRT-së së Vlorës, që dyshohet se janë falsifikuar dhe që japin leje ndërtimi për vila dhe pallate. Prokurorët e çështjes “Gjika” kanë vënë në dispozicion të gjykatës ekstraktet e regjistrimit të tri kompanive, të cilat kanë përfituar leje ndërtimi në një vendim të KRRT-së, që dyshohet se është falsifikuar. Gazeta “Mapo” ka mundur të sigurojë një kopje të vendimit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë të datës 24.03.2010, sipas të cilit janë diskutuar dhe miratuar 11 çështje, përfshi edhe katër leje ndërtimi. Prokuroria pretendon se vendimi origjinal i KRRT-së është me shtatë pika, ndërsa katër pikat e tjera që miratojnë shesh-

et dhe lejet e ndërtimit janë shtuar më pas me shkrim dore, çka sipas prokurorisë është lehtësisht e dallueshme. Pikat e shtuara në vendim

Sipas këtij vendimi, që tashmë është bërë pjesë e dosjes gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës rezulton se gjendet në dy forma të ndryshme. Version i parë, që sipas prokurorisë është edhe origjinali, apo ai që është miratuar realisht në mbledhjen e datës 24 mars të vitit 2010 përmban shtatë pika, të cilat pasi janë diskutuar, u miratuan nga anëtarët e KRRT-së. Ndërsa versioni i dytë i këtij vendimi përmban 11 pika, nga të cilat prokuroria pretendon se ka zbardhur abuzimet me pikën e 11, sipas së cilës rezulton të jetë miratuar ndërtimi i një pallati prej 12 katesh brenda territorit të Portit të Vlorës. Për këtë çështje, kryetari i Bashkisë së Vlorës aktualisht është në proces gjyqësor. Por

Hetimi i ri është fokusuar në një prej dy vendimeve të KRRT-së së Vlorës, që dyshohet se janë falsifikuar dhe që japin leje ndërtimi për vila dhe pallate. Prokurorët e çështjes “Gjika” kanë vënë në dispozicion të gjykatës ekstraktet e regjistrimit të tri kompanive, të cilat kanë përfituar leje ndërtimi

burime të prokurorisë thonë se në hetim janë përfshirë edhe pikat e renditura me numrat 8, 9 dhe 10 në vendimin që dyshohet se është i falsifikuar. Sipas vendimit të marrë më 24 mars të vitit 2010 rezulton se në pikën tetë të tij KRRT miraton një leje ndërtimi për kompleks vilash në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. “Miratohet studim sheshi, leje ndërtimi për kompleks vilash dy-katëshe, seksioni (A, B, C, D, G, F), Lagja ‘Uji i Ftohtë’, Vlorë, me subjekt ‘ODEON Vila sh.p.k dhe pronar Odeon Vila sh.p.k”, thuhet në pikën tetë të vendimit të KRRT-së Vlorë, që sipas prokurorisë dyshohet se është i falsifikuar. Në pikën nëntë të tij vendimi miraton shesh dhe leje ndërtimi për godinë 3-19 kate në lagjen “Isa Boletini”. Kompanitë u ngritën 1 vit pas lejeve

Por prokuroria thotë se edhe kjo pjesë e vendimit dyshohet se është e falsifi-

kuar, duke renditur një sërë argumentesh. Së pari, vendimi origjinal i datës 24 mars i vitit 2010 është me shtatë pika, ndërsa në këtë vendim rezultojnë të jenë miratuar 11 çështje. Së dyti, shkrimi i përdorur në pikat 8, 9, 10 dhe 11 është i ndryshëm nga pjesa tjetër e vendimit deri në pikën e shtatë. Së treti, kompanitë që kanë përfituar leje ndërtimi në vitin 2010 rezultojnë se janë krijuar dhe regjistruar në QKR në vitin 2011. Për këtë arsye, prokuroria ka vënë në dispozicion të Gjykatës ekstraktet e marrë nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Bizneseve për të tria kompanitë, të cilat janë regjistruar për aktivitetin e tyre në vitin 2011, pra rreth një vit pas miratimit të lejeve të ndërtimit nga ana e KRRT-së Vlorë. Për të gjitha këto arsye, prokuroria thotë se edhe kjo pjesë e vendimit është e falsifikuar, por kjo çështje po hetohet në një procedim të veçantë në Prokurorinë e Vlorës.

Ekspertja tërhiqet nga akuza: Ndërtimi lejohet, por 1 kat më pak Ekspertja e prokurorisë shfajëson Gjikën për lejen e ndërtimit tek Porti i Vlorës. “Është ndërtuar 1 kat më tepër nga sa e lejon ligji” Tiranë Ka nisur me të papritura për prokuror-

inë seanca e radhës ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika. E thirrur për të dëshmuar në proces, ekspertja e prokurorisë, Luiza Bala është tërhequr nga konkluzioni i seancës së shkuar se në territorin e Portit të Vlorës nuk lejoheshin ndërtime. Sipas saj, në këtë zonë lejohen ndërtime deri në pesë kate, ndërsa godina e miratuar për t’u ndërtuar brenda territorit e tejkalonte këtë rregull. “Është ndërtuar 1 kat më tepër nga sa e lejon ligji”,- tha ekspertja në sallën e gjyqit. Luiza Bala ka qenë ekspertja e caktuar nga prokuroria, e cila nëpërmjet një raporti

prej rreth 170 faqesh ka bërë një analizë të plotë të situatës së dy ndërtimeve, që sipas prokurorisë janë miratuar në vendimin e falsifikuar të KRRT-së Vlorë të vitit 2010. Seancën e kaluar, ekspertja Bala tha se në zonën ku është bërë ndërtimi nuk lejohej kryerja e ndërtimeve të reja sipas një vendimit të KRRTRSH-së të vitit 2002. Por avokatët e kryebashkiakut Gjika e kundërshtuan një pretendim të tillë, duke thënë se në këtë vit Këshilli i Rregullimit të Territorit nuk ka marrë asnjë vendim që të ndalojë ndërtimin në këtë zonë, çka sipas ekspertes konsiderohej si zonë e gjelbër. Pas debateve në sallën e gjyqit, ekspertja vendos të tërhiqet nga ky konkluzion, pasi mendimi i saj është bazuar në një vendim të KRRT-së së Bashkisë së Vlorës, e cila i referohej KRRT-së qendrore. Por pavarësisht tërheq jes së ekspertes, burime të prokurorisë thonë se akuza ndaj të pandehurve është

ajo e falsifikimit të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm. Gjatë seancës së djeshme prokuroria thirri për të dëshmuar edhe një prej personave që pretendojnë pronësinë e një pjese toke në zonën ku është bërë njëri prej ndërtimeve. Dëshmitari Mezan Mezini ka thënë përpara gjykatës se ai e kishte denoncuar këtë padrejtësi, por asnjë prej institucioneve vendore nuk e kishte marrë parasysh pretendimin e tij. “Më kanë zënë një pjesë të tokës me këtë ndërtim. Bashkia Vlorë dhe INUK nuk mori parasysh kallëzimet e mia. Pas kësaj u detyrova të bëj kallëzimet në Prokurori”, mësohet të ketë deklaruar në seancën e djeshme gjyqësore dëshmitari Mezan Mezini. Pas përfundimit të sqarimeve për aktekspertimin, procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika dhe të pandehurve të tjerë ka hyrë në fazën e dëgjimit të dëshmitarëve.


4

në fokus

1

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se është liruar nga detyra në vitin 2006, por deri në 2009 ka qenë në marrëdhënie pune

Për KLD

Pengesa kryesore për reformat duket se është Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili është përgjegjës për emërimet, trajnimet, ngritjet në detyrë, procedimet dhe përjashtimet e gjyqtarëve. KLD përbëhet nga Presidenti i Republikës, ministri i Drejtësisë etj. Por këtë herë, politikanët nuk janë problem. Një vëzhgues i nivelit të lartë tha se gjyqtarët e kontrollojnë Këshillin dhe sigurohen që korrupsioni të mbetet endemik

Komisioni Hetimor

Didi: Për 21 janarin u dhanë 2 milionë euro shpërblim

Burgaj: Kam rënë pjesërisht dakord për zëvendësimin e punonjësve të Drejtorisë së Studimeve Strategjike pranë Policisë së Shtetit dhe në Akademinë e Rendit Publik. Ishin lëvizje paralele ku nuk mund të shkonin veç personat që janë emëruar, pas ata kishin përvojën e duhur Fejzi Braushi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se emërimi i tij në këtë detyrë është bërë në kundërshtim me ligjin dhe se për ngjarjen e 21 janarit janë dhënë shpërblim 2 milionë euro. I pyetur nga deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, se nëse policët nuk kanë radio, largohen nga puna apo pajisjen me radio, Didi u përgjigj: “Nëse me paratë e policisë nuk blihen ato që i duhen policisë, por për shembull me 3 milionë dollarë bëhet publicitet, mua më duket se ky është problem i menaxhimit të burimeve financiare që shteti i jep policisë. Dhe në qoftë se 2 milionë euro të tjera jepen shpërblim për 21 janarin dhe nuk përdoren për të blerë makina për 3 mijë punonjës, atëherë mendoj se ka probleme menaxhimi”. Duke folur para Komisionit hetimor të ngritur “Për kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi gjatë procesit të lëvizjeve të burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit”, kreu i ri i uniformave blu ka theksuar se emërimi i tij në këtë pozicion është bërë në përputhje me përcaktimet ligjore, duke pohuar se ai mban gradën kryekomisar që nga viti 2004. Sa i përket mungesës së vjetërsisë së duhur në radhët e policisë për t’u emëruar në një post të tillë drejtues, Didi ka theksuar se pavarësisht se është liruar nga detyra që mbante në vitin 2006, ai ka qenë në marrëdhënie pune me policinë deri në 2009. “Kam mbaruar shkollën e lartë ushtarake dhe kam mbajtur gradën kryekomisar për 6 vite. Kam bërë kurs 4-mujor për policinë dhe shkollë të lartë juridike. Për herë të parë nisa punën në tetor të vitit 1991 dhe

u lirova në 2006, por marrëdhëniet financiare me policinë i kam ndërprerë në vitin 2009”, - bëri me dije Didi gjatë fjalës së tij në Komision. Më tej ai shtoi se në shtator të vitit 2013, ka kërkuar ripranim në Policinë e Shtetit, kërkesë që është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave në tetor të 2013. Pyetjet Por sipas kryetarit të Komisionit, Arben Ristani, vërtetimi i personalitetit nga ana e Didit u mor vetëm në nëntor 2013, ndërkohë që emërimi ishte bërë më parë. Por Didi iu përgjigj se vërtetimi i personalitetit nuk është kërkesë ligjore. “Jam ripranuar në Policinë e Shtetit me vendim të Këshillit të Ministrave”, - shtoi ai. Ndërkohë që duke folur për lëvizjet në polici gjatë periudhës së hetimit të komisionit, drejtori i policisë ka bërë të ditur se Agron Kuliçaj si dhe disa oficerë të tjerë të lartë të policisë ishin graduar në kundërshtim me ligjin dhe në mënyrë të pamerituar. “Agron Kuliçaj dhe shumë oficerë të tjerë në Policinë e Shtetit nuk e meritonin gradën që u ishte dhënë. Gradimi i Muhamet Rrumbullakut u bë para kohe dhe ai nuk e meritonte të merrte këtë gradë”, - tha gjatë fjalës së tij Drejtori i Policisë së Shtetit. Gjatë seancës së djeshme të dëgjesave të dëshmitarëve, para komisionit ka dëshmuar edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, i cili lidhur me çështjen e Kuliçajt ka bërë me dije se ai nuk është larguar me dëshirën e vet dhe nuk është shkarkuar. “Kuliçaj ka dhënë dorëheqjen. Duhet thënë se së bashku kemi bashkëpunuar, por kemi pasur dhe probleme”, - u shpreh Burgaj. Në përgjigje të pyetjeve

të deputetëve, ai ka mohuar që të ketë patur presione police në emërimet që ka kryer në polici, ashtu siç ka deklaruar se edhe dorëheqjen nga posti i drejtorit të policisë e ka dhënë me vullnet të plotë. Gjatë fjalës së tij, Burgaj nënvizoi se ka pasur raste që janë ndryshuar drejtorët e policive të qarqeve, pasi janë krijuar vende të lira pune. Ministria e Brendshme, sipas tij, bëri përzgjedhjet për zv/drejtorët e Policisë së Shtetit, pasi është një kompetencë që i takon. “Kjo nismë u gjykua dhe për lëvizjet në Policinë e Shtetit. Ndaj kam rënë pjesërisht dakord për zëvendësimin e punonjësve të Drejtorisë së Studimeve Strategjike pranë Policisë së Shtetit dhe në Akademinë e Rendit Publik. Këto ishin lëvizje paralele, ku nuk

mund të shkonin përveç personave që janë emëruar, pasoi ata kishin përvojën e duhur”, - u shpreh gjatë fjalës së tij Hysni Burgaj, duke theksuar se ai mban përgjegjësi për këto dy emërime dhe se gjithçka është bërë duke u konsultuar me ministrin e Brendshëm në kohën kur ishte në krye të Policisë së Shtetit. Dje ka dëshmuar edhe Xhevahir Karaj, drejtor i Personelit në Policinë e Shtetit, i cili pyetjes se çfarë kriteresh kanë përdorur për ripranimet në punë, iu përgjigj se është zbatuar ligji sa i takon rasteve kur është pranuar kthimi i efektivit në punë apo largimi i tyre nga policia. Duke pranuar se ka qenë më parë kandidat i PS-së për deputet, Karaj mohoi që në Policinë e Shtetit të paguhen dy persona për një vend pune.

Rama: Unë kryeministër, fatkeqësia e kushërinjve të mi në Vlorë Etjona Hoxha, një pedagoge në profesion, por emër i panjohur publikisht, është prezantuar dje nga kryeministri Edi Rama si prefektja e re e Vlorës. Marrja e detyrës është bërë në një takim të posaçëm në teatrin e qytetit, ku për të shmangur çdo keqinterpretim për qejfmbetje për këtë emërim të ri, ishte ftuar të merrnin pjesë edhe paraardhësi i saj në këtë detyrë, Besnik Dervishi, po ashtu edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Në fjalën e tij, ish-prefekti Dervishi pohoi se ishte larguar jo pa keqardhje nga kjo detyrë, ndërsa ka bërë të ditur se me Kryeministrin ai kishte rënë dakord që të merrte një detyrë tjetër të rëndësishme. Ndërkohë që pasardhësja e tij në këtë pozicion, Etjona Hoxha ka theksuar se nuk do ta shpërdoronte besimin që i kishte dhënë Rama, duke premtuar përkushtim në punë dhe ndi-

hmë për qytetarët. “Nuk e di zoti Kryeministër, a do të jem dot në lartësinë e pritshmërisë suaj ndaj meje, por do të bëj gjithçka për t’jua kthyer me punë, ndershmëri, rezultate konkrete këtë investim kaq të madh tek unë”, - tha prefektja. Ndërkohë që Rama në fjalën e tij deklaroi se mazhoranca qeverisëse do të përmbushë të gjitha zotimet e marra, duke ndërtuar institucione të efektshme. Më tej ai ka shfrytëzuar rastin që të shpallë dhe një nismë të re të socialistëve, atë për hapjen e partisë për prurje të reja. “Është koha për ta hapur PS-në tërësisht, është koha për ta thënë qartë dhe për ta bërë që PS sot ka nevojë më shumë se dje për të gjithë dhe jo e kundërta, që dje kishte nevojë për të gjithë dhe sot të mbyllim dyert dhe të mos lëmë njeri se do të vijë të marrë ndonjë gjë që duhet ta ndajmë me njëri-tjetrin”, - tha Rama. Ai

gjithashtu është ndalur edhe te nevoja për të shmangur abuzimin me pushtetin, pasi sipas tij, kjo do të ishte vetërrënuese për socialistët. Kështu ai ka theksuar se duhet garantuar drejtësi

dhe siguri në marrëdhënie me njerëzit, për të mos lejuar që pushteti të shpërdorohet për interesa të njërit. “Nëse dikush që ka një status të veçantë, fut në punë gjithë familjen dhe gjithë fisin e vet, nuk ka më argument për t’u thënë të tjerëve ‘shiko se duhet durim’. Pse duhet të durojnë të tjerët dhe nuk duhet të durojnë kushërinjtë?! Ata të parët. Më vjen shumë keq mua, se unë kam kushërinj në Vlorë dhe i kam shumë të mirë, po fatkeqësia e tyre që jam unë Kryeministri. Dhe kështu duhet të jetë për të gjithë ne, besoj unë. Përndryshe askush nuk do të na besojë, përndryshe askush nesër nuk do të jetë pas nesh, me të njëjtin entuziazëm dhe me të njëjtin vullnet”, - tha Rama, i cili në fakt është akuzuar në vazhdimësi nga opozita se ka emëruar në pozicione të rëndësishme, duke filluar nga ministrja Milena Harito.

debati

Plotësimi i AMA futet në rend të ditës Çështja e shumëpërfolur e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) do të diskutohet sot nga komisioni i Medias. Pas një mbledhjeje qesharake që ka zgjatur afro 6 orë dhe ku palët kanë ripërsëritur në vazhdimësi të njëjtat argumente që kanë deklaruar edhe në mbledhjen e shkuar, mazhoranca dhe opozita janë lodhur dhe në fund kanë mundur të bien dakord që për vakancat në AMA të diskutojnë gjatë mbledhjes së sotme. Mbledhja dje në fakt ka rinisur atje ku dhe u la një javë më parë, ku përfaqësuesit e opozitës të cilët kanë dhe drejtimin e këtij komisioni, nuk e kanë njohur vendimin e shumicës për të përfshirë në kalendarin trejavor të punimeve të komisionit diskutimin e vakancave në AMA sipas rekomandimeve që jep MEMO-ja e tretë e Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura. Duke folur nga pozicioni i kryetarit të komisionit, deputeti demokrat, Genc Pollo ka shpallur të pavlefshëm vendimin e një jave më parë, të marrë nga mazhoranca e komisionit në një mbledhje e cila më parë ishte ndërprerë. Ai ka vendosur gjithashtu që për këtë çështje të kërkonte ekspertizën e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet. Të dyja këto vendime të kryetarit janë kundërshtuar nga deputetët e mazhorancës, të cilët e kanë akuzuar atë se në mënyrë të përsëritur po tentonte të merrte peng komisionin. Duke qenë të lodhur nga kjo situatë, deputeti socialist Alfred Peza ka shkuar deri aty sa të kërkojë dhe shkarkimin e Pollos nga detyra e kryetarit, pasi po pengonte punën normale të këtij komisioni. Gjithsesi, rreth orës 15 e 30 ka qenë vetë kryetari i këtij komisioni, Genc Pollo, ai që ka bërë një propozim kompromisi duke futur në kalendar për t’u diskutuar në ditën e sotme çështjen e vakancave në AMA, por duke hequr përcaktimin sipas propozimeve të MEMO-s.


2

në fokus

Hetues i huaj?

Britania e Madhe të dërgojë një prokuror special, mundësisht me një ekip hetuesish, që të nxjerrë gjyqtarët e korruptuar para ligjit. Ia thashë këtë sugjerim kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai preferoi të mos i përgjigjej direkt pyetjes sime. “Unë kam besim të fortë se njerëzit nuk mund të korruptojnë një sistem të mirë. Një sistem i keq i korrupton ata”,-tha ai

3

Gazeta MAPO

Ambasadori britanik

“Dobësia e shtetit ligjor në Shqipëri, në polici dhe sistemin e drejtësisë, por edhe në investigimin e krimeve ka një efekt të drejtpërdrejtë në Britaninë e Madhe. Me forcimin e institucioneve ligjore në Shqipëri mund të shpresosh për një përballje me trafikantët e drogës dhe kriminelët e tjerë, të cilët kanë ndikim direkt në rrugët e Britanisë”.

08.04.2014

4

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Qëndrimi i Ramës

“Vija ndarëse mes një reforme që lë më shumë hapësirë për integritet dhe ndërhyrja tek pavarësia e sistemit ligjor është shumë e hollë”, - më tha Rama. “Për të mbrojtur këtë vijë të hollë, neve na nevojitet një koalicion i madh forcash, ku Bashkimi Europian dhe partnerët tanë ndërkombëtarë janë thelbësorë”, - tha Rama

Përleshja me thika, vdes 18-vjeçari nga Malësia e Madhe Një 18-vjeçar humb jetën dhe kushëriri i tij plagoset pas një konflikti banal mes të rinjsh. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në komunën Bajzë të Malësisë së Madhe, ku i riu ka përfunduar në spital pas përleshjes me thika. Burime nga policia lokale bënë me dije se Kristian Kacaj është dërguar në spital me plagë të rënda, por ndërhyrja e mjekëve nuk i ka shpëtuar atij jetën. I plagosur ka mbetur edhe kushëriri i tij 24-vjeçar,

Mirash Kacaj. Sipas informacioneve nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 të mbrëmjes së djeshme në komunën Bajzë, në Malësinë e Madhe. Si pasojë e një konflikti të çastit mes të rinjve, mendohet të kenë ndodhur dhe plagosjet. Pas hetimeve të para, policia ka mundur të zbulojë autorin e kësaj ngjarjeje. Ai dyshohet se është Marjan Lepuri, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për arrestimin e tij.

5

vendimi

Rikthehet arresti për Ben Qimen, nis ekstradimi Tiranë Gjykata e Tiranës ka vendosur të mbajë në qeli biznesmenin Arben Isufaj deri në përfundim të procesit gjyqësor për ekstradimin ose jo drejt Italisë. Prokuroria i dorëzoi gjykatës dosjen e autoriteteve italiane një ditë përpara përfundimit të masës së sigurisë “arrest me burg me afat 30 ditë”, që Gjykata e Apelit kishte vendosur ndaj Isufajt në fund të javës së shkuar. Ky ishte afati që sipas Apelit, drejtësia italiane duhet të dorëzonte në Shqipëri kërkesën për ekstradimin e të dyshuarit, si dhe dosjen penale për të cilën ai akuzohet nga autoritetet italiane. Të premten e javës së shkuar, prokuroria tha se kishte marrë në dorëzim kërkesën për ekstradimin e Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, ndërsa dje kjo dosje është vënë në dispozicion të gjykatës. Bashkë me materialet e ardhura nga autoritetet italiane, prokuroria i kërkoi gjykatës ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg me afat 30 ditë në arrest me burg pa afat, pasi Isufaj do t’i nënshtrohet tashmë procesit gjyqësor për ekstradimin në Itali. Pas një seance që zgjati për rreth dy orë e gjysmë, gjykatësja Fatime Deçolli pranoi kërkesën e prokurorisë duke vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Isufajt. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga avokati mbrojtës i të arrestuarit, i cili i tha gjykatës se në këtë rast çështja duhet të ishte transferuar në Gjykatën e Fierit, pasi i arrestuari rezulton banues i këtij qyteti. Po ashtu avokati Ardian Visha tha se në këtë rast policia ka shkelur procedurat për arrestimin e klientit të tij. Pas vendimit, avokati Visha tha se do ta kundërshtojë këtë masë sigurimi në Gjykatën e Apelit Tiranë. Biznesmeni fierak Arben Isufaj kërkohet nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Ai u arrestua mbrëmjen e 9 marsit 2014, në hyrje të Fierit, mbi bazën e një urdhër-arresti të firmosur nga drejtësia italiane, ku kërkohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, akuza për të cilat rrezikon të dënohet me 30 vite burg. L.Bakillari

Gjyqtarët në Shqipëri, të paprekshëm, sillen si korporatë Eksperti britanik i ligjeve zbardh bisedat me Ramën dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për sistemin e drejtësisë. “KLD, pengesë kryesore për reformat. Gjyqtarët e kontrollojnë këtë Këshill dhe kujdesen që korrupsioni të mos ndëshkohet” Joshua Rozenberg Gjyqtarët në Shqipëri janë të paprekshëm. Ndaj, ndihma e Britanisë për të çrrënjosur korrupsionin është e nevojshme. Këto ishin mesazhet që mora me vete nga një vizitë dyditore në Tiranë, në fund të muajit të kaluar. Në Shqipëri isha i ftuar nga Fondacioni Slyyn, i ngritur në vitin 1998 për të mbështetur juristët e rinj nga Europa Qendrore dhe Juglindore. Shumica e vizitës sime kaloi duke parë zotërinë Henry Brooke, një ish-gjyqtar Apeli dhe zv.kryetar i fondacionit, teksa u shpjegonte juristëve shqiptarë, gjyqtarëve dhe politikanëve çfarë shkonte keq me sistemin e tyre ligjor dhe si mund ta ndreqnin atë. Larg nga zilia për atë çka dukej si qasje patriarku, shqiptarët e respektonin gjykimin e Brooke, vëmendje të cilën ai e kishte siguruar në 12 vizitat e mëparshme në këtë vend, dhe i kërkuan atij asistencë të nivelit më të lartë. Edhe pse vend europian për nga gjeografia, ish-shteti diktatorial është ende larg qëllimit të vet për të qenë anëtar i Bashkimit Europian. Ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon më tha arsyen. “Ekziston një perceptim në publik, për të cilin men-

doj se edhe juristët e pranojnë, që ka probleme kronike me korrupsionin brenda sistemit të drejtësisë”, - tha ai. Por, pse është në interesin e taksapaguesve anglezë, të forcojnë shtetin ligjor në Shqipëri? “Përputhet me objektivat tanë strategjikë për të ndihmuar Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE”, - shtoi ambasadori. Por ka edhe një interes egoist. “Dobësia e shtetit ligjor në Shqipëri, në polici dhe sistemin e drejtësisë, por edhe në investigimin e krimeve ka një efekt të drejtpërdrejtë në Britaninë e Madhe. Me forcimin e institucioneve ligjore në Shqipëri mund të shpresosh për një përballje me trafikantët e drogës dhe kriminelët e tjerë, të cilët kanë ndikim direkt në rrugët e Britanisë”. Një politikan i njohur në Tiranë më tregoi se si një ndihmës parkimi, i cili kishte qenë dëshmitar i shkëmbimit të zjarrit mes dy kriminelëve, i kishte kërkuar dikur ndihmë. “Ai i telefonoi policisë dhe ata i kërkuan të merrte pjesë në një proces identifikimi. Ai njohu mes tyre gangsterët e përfshirë. Ata u hetuan dhe në fund të gjyqit, vetëm njëri prej tyre u shpall fajtor. Vetë dëshmitari u shpall fajtor për dhënien e in-

Pengesa kryesore për reformat duket se është Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili është përgjegjës për emërimet, trajnimet, ngritjet në detyrë, procedimet dhe përjashtimet e gjyqtarëve...

formacionit të rremë. U gjobit me mijëra dollarë. “I thashë atij se do ta ndihmoja të apelonte”, - vazhdoi rrëfimin e tij politikani. Por nuk ishte kjo çka i nevojitej ndihmësit të parkingut. “Nëse unë jam i pafajshëm, kjo i bën ata fajtorë. Do të gjejnë dikë tjetër për ta korruptuar”. Gjithë sa ai kërkonte, ishte që gjoba të mos e kalonte shumën e pagës së tij të dy muajve. Pengesa kryesore për reformat duket se është Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili është përgjegjës për emërimet, trajnimet, ngritjet në detyrë, procedimet dhe përjashtimet e gjyqtarëve. KLD përbëhet nga Presidenti i Republikës, ministri i Drejtësisë, kreu i Gjykatës së Lartë, tre juristë të zgjedhur nga Kuvendi dhe nëntë gjyqtarë të zgjedhur nga sistemi i Drejtësisë. Por këtë herë, politikanët nuk janë problem. Një vëzhgues i nivelit të lartë tha se gjyqtarët e kontrollojnë Këshillin dhe sigurohen që korrupsioni të mbetet endemik. Ai sugjeroi që Britania e Madhe të dërgojë një prokuror special, mundësisht me një ekip hetuesish, që të nxjerrë gjyqtarët e korruptuar para ligjit. Ia thashë këtë sugjerim kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai prefer-

oi të mos i përgjigjej direkt pyetjes sime. “Unë kam besim të fortë se njerëzit nuk mund të korruptojnë një sistem të mirë. Një sistem i keq i korrupton ata. Ndaj ne duhet të ndërtojmë një sistem të tillë dhe njerëzit do të përshtaten me të. Në të kundërt, nëse e lëmë sistemin siç është, atëherë ai do t’i akomodojë njerëzit në vendet e gabuara”. Rama është i ndërgjegjshëm se korrupsioni është një problem madhor në vend. Sistemi ligjor është duke vepruar si një korporatë, në mbrojtje të interesave të veta. Por, pavarësisht mazhorancës së gjerë, kryeministri pranoi se nuk mund të reformonte sistemin gjyqësor pa mbështetje ndërkombëtare. “Vija ndarëse mes një reforme që lë më shumë hapësirë për integritet dhe ndërhyrja tek pavarësia e sistemit ligjor është shumë e hollë”, - më tha Rama. “Për të mbrojtur këtë vijë të hollë, neve na nevojitet një koalicion i madh forcash, ku Bashkimi Europian dhe partnerët tanë ndërkombëtarë janë thelbësorë”, përfundoi ai. Duket se Brooke dhe djemtë e tij juristë do të ndërmarrin shumë udhëtime të tjera drejt Tiranës para se kjo të ndodhë. Marrë nga Gazeta Ligjore e Britanisë së Madhe


6

fokus

Ditari

ngjarje e ditës “Është për të ardhur keq kur dëgjon politikanë të tillë, të cilët shpifin jashtë çdo standardi. U morën me ngjalat dy vjet, ia panë hajrin. Tani merren me karkalecat”

Meta: Ja sa kushtoi ditëlindja ime, akuzat për shpenzimet janë fantazi Kryetari i Kuvendit hedh poshtë komentet mbi festën e ditëlindjes së tij në Gjirin e Lalzit dhe shpjegon se ka harxhuar 3.5 mijë lekë të rinj për person. “500 kilogram karkaleca! Unë që isha i zoti i asaj feste kisha vetëm tre karkaleca në pjatën time. Nëse kolegët tuaj që kanë qenë atje, kanë pasur nga një kilogram karkaleca, kjo është histori tjetër. Mijëra shishe verë! Marrëzi!” Intervistoi: Roland Qafoku

Si ju duket karriera juaj? Jeni i kënaqur me këtë që keni arritur në politikë? Karriera nuk ka qenë dhe nuk mbetet qëllim në vetvete. Është një angazhim i nisur si spontanisht, por gjithmonë më duhet të kujtoj parimin e njohur të filozofisë: “Domosdoshmëria çan rrugën përmes rastësisë”. Zoti Meta, njerëzit kanë një interes shumë të madh të marrin vesh për ditëlindjen tuaj. E para, gëzuar datëlindjen! Edhe 100! Faleminderit! Pse kanë kaq interes të madh që ju të tregoni për ditëlindje? Pse është kjo? Çdo njeri e feston ditëlindjen. Pse në këtë rast, sepse kemi detaje, disa kritika, disa akuza? Nuk e di që një ditëlindje duhet bërë një objekt debati. Megjithatë, më vjen mirë kur politikanë të shquar dhe të pasionuar pas nekrofilisë, tani kanë filluar të merren me ditëlindjet. Në fund të fundit, është përparim. Është diçka më pozitive dhe është e drejta e tyre të merren me ditëlindjen time. Për mua nuk ka asnjë shqetësim. Kjo quhet shpërfillje, zoti Meta, se jemi në një moment serioz tani. 650 të ftuar, 2 tonë verë, qindra karkaleca... Si shpjegohet që janë pirë 2 tonë verë dhe nuk është bërë asnjë aksident? Të lutem, regjia, zonjën Topalli sinkron. Ta ndjekim dhe...Qindra mijëra dollarë! Sa ka kushtuar ditëlindja juaj, zoti Meta? Shiko, unë nuk jam këtu që të merrem me politikanë dhe me politikane që vuajnë nga sindroma e Otellos. Kjo është një çështje tjetër. Pse? Do t’jua shpjegoj shumë thjesht juve dhe teleshikuesve. Ata thjesht, prandaj them se vuajnë nga sindroma e Otellos, ku një nga problemet kryesore ishte edhe ai i xhelozisë dhe i krijimit të një bote paralele e kështu me radhë; nga Vora në Lalëz sa kilometra është? Më pak se 20 kilometra, ta them unë. Dy kamionë me palma, me vazo dhe me lule, vajtje-ardhje, sa karburant mund të harxhojnë? Deri këtu do të shkojmë, të llogarisim? Po, këtu duhet të shkojmë për t’u dhënë njerëzve mesazhin që kemi të bëjmë me sindromën e Otellos. Thelbi i së cilës është xhelozia, bota paralele, dyshimet, pasiguritë dhe marrëzitë, të cilat ai vetë, në fund të fundit, i përjeton dhe i vuan. Nuk kemi të bëjmë me shpenzime marramendëse, sepse jua thashë edhe një herë, për të marrë nga një kompani, që i ka këto palma dhe lule me vazo, për t’i çuar në Lalëz, dy kamionë dhe për t’i kthyer, ngarkim-shkarkim nuk bën më shumë se 60 mijë lekë të rinj. Tani, 60 mijë lekë palmat e mora vesh, po këto 50 tualetet, zoti Meta? Kjo është një fantazi tjetër dhe natyrisht që kur dëgjohen shifra të tilla, të cilat

janë tërësisht larg së vërtetës, duhen pjesëtuar disa herë, pa dyshim që çdo qytetar shqiptar… ...të ulë galixhantin. Kërkoj ndjesë që po e them këtë, por ky ishte niveli, për fat të keq, i “Rilindjes demokratike” për katër–pesë ditë me radhë, lidhur me këtë ditëlindje, ku dihet që aty ishin të ftuar të gjithë: përfaqësues mediash, opozitarë e kështu me radhë. Pra, nuk kishte asgjë për të fshehur. Pse nuk e ftuat zotin Basha? 500 kilogramë karkaleca! Unë që isha i zoti i asaj feste, kisha vetëm tre karkaleca në pjatën time. Nëse kolegët tuaj, që kanë qenë atje, kanë pasur nga një kilogram karkaleca, kjo është histori tjetër. Mijëra shishe verë! Marrëzi! Madje, nxjerrin edhe shishe në gazetën e partisë. Shishe gjoja 300 euroshe, të marra në Francë. Ndërkohë që aty nuk është shërbyer me shishe. Së dyti, unë mund t’ju them se... Çfarë vere ishte? Ishte e llojeve të ndryshme. Nuk ka pasur vetëm një verë. Është shërbyer me enë të veçanta. Unë nuk kam parë në jetën time shishe vere 300 euro. Nuk e kam provuar as për vete, jo më ta bëja këtë gjë për miqtë e mi shumë të nderuar që ishin aty. Po të ishte kaq shumë verë, do të kishte ndodhur edhe ndonjë aksident, sepse ka qenë edhe shi atë natë. E gjithë kjo është një përpjekje e dëshpëruar e disa mendjeve mjaft të lodhura që nuk prodhojnë dot politikë dhe kërkojnë të prodhojnë baltë. Është e drejta e tyre. Nuk kam gjë për të fshehur. Përkundrazi, meqë edhe ju e paskeni me kaq merak... Zonja Topalli e kishte më merak sesa unë. Nuk e shohim dot sindromën e Otellos për ata që e vuajnë, por për qytetarët, edhe për ju...Shpenzimi për një person nuk ka qenë më shumë se 3,5 mijë lekë të reja. Që do të thotë, dy ose tri herë më pak, nëse do të ishte bërë te “Rogneri” ose te “Sheratoni”. Për sa u takon palmave që janë vendosur atje, jua thashë se sa vete i gjithë shpenzimi. Ngarkim-shkarkim dhe 150 litra karburant nga Vora në Lalëz dhe kthim, me vazo sikurse erdhën. Gjithçka ishte thjesht një ide. Tenda gjigante, që ishte prodhuar gjoja vetëm për këtë ditëlindje, ishte vetëm një mashtrim. Pse? Sepse, e para, ditëlindja është vendosur pak ditë përpara për t’u bërë dhe për t’u bërë në atë vend, për arsye edhe të numrit të njerëzve që u shtuan. Pak nuk ishin. Unë do të doja të ishin 6 mijë, por nuk kisha mundësi. Pra, edhe në këtë rast është thjesht një abuzim, sepse çadra të tilla bëhen këtu, janë kompani shqiptare që i kanë të gatshme, me elemente të parafabrikuara për të kompozuar gjëra të tilla. Kështu që... Po dhuratat si ishin, zoti Meta? Për këtë jam kurioz më shumë. Shumë normale. Ato që duhen deklaruar, do të deklarohen.

"Dua të them se është për të ardhur keq kur dëgjon politikanë të tillë, të cilët shpifin jashtë çdo standardi. U morën me ngjalat dy vjet, ia panë hajrin. Tani merren me karkalecat. Vetëm tre karkaleca kisha unë për vete. Nuk e di kush ka pasur kaq shumë"

Kishte ndonjë dhuratë që ju bëri më shumë përshtypje? Ajo e pikturave të zotit Rama. Ishte shumë interesante, sepse ishte shtrirë mbi të. Meg jithatë, zoti Meta, unë po këmbëngul për faktin se edhe në rrjetet interesi ka qenë shumë i madh. Pse ndodhi kjo, sipas jush? Mirë kjo që po thoni në mënyrë të përgjithshme, megjithëse zonja Topalli ka emër e mbiemër dhe ka folur pesë metër para jush në Kuvend... Sigurisht që ka folur dhe flet vazhdimisht... Edhe zoti Ngjela, po ashtu. Flet vazhdimisht gjëra të tilla dhe unë nuk para preferoj t’i përgjigjem në Kuvend, sepse mendoj se vlerësimin për secilin prej nesh e japin qytetarët dhe ata nuk nisen nga ajo se çfarë themi ne, por nga ajo se çfarë bëjmë ne. Për zonjën në fjalë, mendoj se ato që ka bërë në vetëmenaxhimin e Kuvendit, nuk e nderojnë edhe në aspektin e respektimit të ndjeshmërisë së qytetarëve për shpenzimet e politikanëve. Mund t’ju them se unë kam një përqasje tjetër prej saj në këtë drejtim, duke kufizuar në maksimum shpenzimet e lëvizjeve të Kryetarit të Kuvendit. Jo vetëm kaq, por edhe për transparencën e menaxhimit të fondeve të buxhetit të Kuvendit. Por nuk dua të hyj në këtë çështje. Nuk dua të merrem me këto gjëra. Dua të them se është për të ardhur keq kur dëgjon politikanë të tillë, të cilët shpifin jashtë çdo standardi. U morën me ngjalat dy vjet, ia panë hajrin. Tani merren me karkalecat. A kishit ngjala, apo vetëm karkaleca? Vetëm tre karkaleca kisha unë për vete. Nuk e di kush ka pasur kaq shumë. Pse nuk e keni ftuar zotin Basha? Nuk keni ftuar edhe shumë të tjerë, por le të ndalemi te zoti Basha. E kemi ftuar për reformën administrative-territoriale: kjo është më e rëndësishme. Po s’është ditëlindje ajo, zoti Meta! Nuk jemi këtu për “qoka”, por për të zgjidhur ca gjëra më të mëdha. Reforma administrative territoriale është më e rëndësishme, dhe ai po i largohet asaj ftese. Kjo i intereson qytetarëve. Kostoja

administrative kursen 80 milionë dollarë. Nuk është pak, apo jo, dhe rikthehemi sërish. Zoti Meta, kritikët, sidomos opozita, kanë një sërë rezervash për qeverisjen 7-mujore të koalicionit PSLSI. Situata kriminale, situata ekonomike, por edhe papunësia janë tri shtyllat, në të cilat opozita e ka përqendruar të gjithë bërjen e pozicionit të saj ndaj qeverisjes. Si e komentoni ju këtë? Problemi është se opozita është ende larg të ambientuarit me pozitën e re, ku e ka vendosur vota e qytetarëve shqiptarë, që është pikërisht të bërit opozitë dhe, njëkohësisht, nuk ka ende një reflektim për përgjegjësitë që ka për sa i takon situatës financiare të vendit, asaj ekonomike, problemeve të punësimit, apo edhe kriminalitetit, sepse këto nuk janë probleme të krijuara tani. Kemi dëgjuar vazhdimisht të flasin edhe për punën e Lazaratit, për kanabisin, ndërkohë që harrojnë se në momentin kur ishte mbjellë kanabisi, në pushtet ishte PD-ja. Ishit edhe ju me PD-në. Patjetër. Ndoshta kjo mungesë aftësie për të reflektuar për të qenë të vërtetë, e bën shumë të pabesueshme dhe jo premtuese bërjen e opozitës nga ana e tyre. Për sa i takon qeverisë, unë mund të them se ka një dinamikë, një ritëm të qartë dhe një vullnet për t’u ndeshur me problemet dhe rezultatet po vijnë. Rritja e të ardhurave në tatime nga doganat është tashmë e qëndrueshme, është një trend i qëndrueshëm dhe në rritje të pandërprerë. Si po funksionon koalicioni LSIPS? Cili është ndryshimi me koalicionin që kishit me PD-në? Koalicioni po funksionon në mënyrë shumë konstruktive dhe bashkëpunuese, sikurse edhe ju e shikoni dhe e ndiqni. Dhe raporti juaj personal në këtë koalicion me zotin Rama dhe me zotin Berisha. Me kë po qeverisni më mirë, me zotin Rama, apo me zotin Berisha? Unë jam gjithmonë bashkëpunues dhe konstruktiv, dhe jemi duke bashkëpunuar shumë mirë me Kryeministrin Rama.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

7

08.04.2014

Bozdo: Shpërndarja e banesave sociale, së shpejti Shumë shpejt pritet që të nisë shpërndarja e banesave sociale nga ana e Bashkisë së Tiranës. Ky fakt është bërë me dije nga vetë nënkryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Enno Bozdo. Lidhur me këtë fakt, Bashkia i ka propozuar këshillit bashkiak kriteret për vendosjen e qirave minimale dhe maksimale të banesave sociale. Bozdo, i shoqëruar nga drejtues të Bashkisë së Tiranës,

save sociale të bashkërendohet në të njëjtën kohë me programin e subvencionimit të qirasë. Pra, në qoftë se kemi një familje me të ardhura të ulëta që nuk kap nivelin minimal të të ardhurave, atëherë përfiton qiranë më të ulët duke u subvencionuar nga Bashkia. Aktualisht po shqyrtohet dokumentacioni i 1200 aplikimeve, ndërkohë që janë në dispozicion 385 apartamente.

ka parë sot nga afër kushtet në kompleksin e banesave sociale. Nënkryetari Bozdo ka bërë të ditur se janë gati dhe do t’i propozohen në mbledhjen më të afërt për vendimmarrje këshillit bashkiak kriteret për vendosjen e qirave minimale dhe maksimale të banesave sociale. Sipas tij, ka dy nivele qiraje, të cilat shkojnë në logjikën e nivelit të të ardhurave të banorëve. “Ky program i bane-

Ekonomisë hyn në stanjacion, vetëm 0.4% më 2013 Faqe 3

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto vitin që shkoi zhgënjeu edhe parashikimet më pesimiste të ekonomistëve dhe institucioneve, duke shënuar një rritje me vetëm 0.4%, nga 0.7% që ishin pritjet minimaliste. Berisha akuzon INSTAT-in për falsifikim shifrash Ekonomia e vendit pothuajse kaloi në stanjacion për herë të parë në 16 vite, duke zhgënjyer edhe më pesimistët, të cilët në variantin më të keq prisnin që rritja e ekonomisë për vitin 2013 të mbyllej jo më pak se 0.7 për qind, ndërsa INSTAT publikoi dje se Prodhimi i Brendshëm nuk u rrit më shumë se 0.4% Çfarë ndikoi?

Tani kur Europa i është kthyer rimëkëmbjes dhe rajoni i Ballkanit gjithashtu, Shqipëria duket se është përfshirë në valën e tretë të krizës ekonomike europiane, e cila bashkë me efektet negative të zgjedhjeve të përgjithshme vjet i dhanë një goditje gati fatale ekonomisë. Pas një rënieje me mbi 2 për qind në tremujorin e tretë të vitit që shkoi, INSTAT pohon se në tremujorin e fundit sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kanë performuar në territor pozitiv me një rritje 1.1%, duke i dhënë mundësi vendit që të mos bjerë në gropën e recensionit ekonomik. Aktiviteti bujqësor në tremujorin e katërt shënoi rritje prej 1.2, grupi i industrive u rrit me 7.18%, aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2013 pati rritje prej 3.66%, tregtia, hoteleria dhe restorantet patën një rritje prej 3,12% në tremujorin e katërt të vitit 2013, krahasuar me të njëj-

tin tremujor të një viti më parë. Ndërsa aktiviteti i transportit në tremujorin e katërt të vitit 2013 u ul me 27.92%, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Të gjithë këta sektorë në pjesën tjetër të vitit kanë performuar me rënie. Ndërkohë që ish-kryeministri Berisha ka akuzuar dje INSTAT-in për falsifikim shifrash, duke dhënë edhe disa argumente. Bujqësia ka qenë motori i vetëm i rritjes së ekonomisë së vendit në tri vitet e fundit. E ndihmuar me raste nga industria dhe tregtia, Shqipëria ka mundur t’i bëjë ballë recensionit, ku shumë vende të rajonit ranë pas krizës ekonomike të vitit 2008. Bujqësia si dega më pak e zhvilluar e ekonomisë me gjysmën e të punësuarve në vend, shihet edhe në të ardhmen potenciali kryesor në të cilin do mbështetet rritja. Mirëpo problemet e pazgjidhura të pronësisë dhe parcelizimi i tokës në pamundësi për të organizuar sektorin e bëjnë atë pak të konkurrueshme. Por bujqësia bashkë me turizmin dhe zhvillimet në disa sektorë të industrisë pritet t’i mundësojnë vendit rritje, por jo me hapat që i takojnë. Fondi Monetar Ndërkombëtar në parashikimet e fundit vlerëson se vendi do të kalojë një periudhë të gjatë me një rritje të dobët ekonomike. Burimet zyrtare të INSTAT-it pohuan dje se niveli i rritjes 0.4% për 2013-ën do të jetë objekt i revizionimit në publikimin e ardhshëm, sepse në këtë vit Llogaritë Kombëtare në Shqipëri karakterizohen edhe nga revizionime metodologjike, të cilat vijnë në kuadër të rekomandimeve të projekteve IPA 2007, IPA 2011 dhe ekspertizës së FMN-së, të cilat do të reflektohen në vlerësimet e reja vjetore por edhe ato të publikuara. Të gjitha revizionimet e treguesve vjetorë do të publikohen në fund të muajit maj 2014.

Tremujori IV, 2013

Ndryshimi i rritjes sipas sektorëve në tremujorin Fig. 1 Ndryshimet ndaj të njëjtit tremujor të vitit 2012 për degët kryesore e tëkatërt ekonomisë, (t4_2013/ t4_2012) 10 5

8,36

7,18 3,66

1,23

3,12

0

Të varur nga bujqësia

-5

Bujqësia, gjuetia dhe pyjet

Industri

Ndërtim

Tregti, Hotele Transport dhe Restorante

Posta dhe Shërbime të komunikacion tjera

-10

-1,76

-15 -20 -25 -27,92

-30

Fig. 2 Ndryshimet ndaj tremujorit të tretë të vitit 2013 për degët kryesore Berisha: Falsifikohen rritja ekonomike dhetë ekonomisë, punësimi (t4_2013/ t3_2013)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar fill pas prill-maj-qershor të vitit të kaluar, Rama me 15 publikimit të shifrave për rritjen ekonomike Gjergjin e tij, me të cilin qesh i tërë Instituti, 14,08 të vitit 2013, duke akuzuar Drejtorin e Përgjithshëm po përgatisin blofin e radhës për tremujorin të e katërt. Ata u zëvendësuan me militantë të 10INSTAT-it, Gjergj Filipin, se ka falsifikuar shifrat. “Pasi shkarkoi në mënyrë të kundralPS, të cilët rriten deri tri herë, 5,82 sipas informaigjshme Këshillin e Statistikave dhe drejtoren e 4,06 cioneve që na vijnë direkt nga sipërmarrësit, 5 Institutit të Statistikave dhe e zëvendësoi me të dhënat e ndërmarrjeve. Kështu, biznese 0,67 Filipi, Rama 0,64 çdo tremujor po fal- me tre punëtorë janë regjistruar sikur kanë 0,00 99-shin Gjergj 0 sifikon rritjen ekonomike dhe punësimin”, - tha 8 punëtorë, madje janë marrë në telefon Ndërtim Hotele Transport Posta- shtjelloi dhe Shërbime BerishaBujqësia, dje nëpërmjetIndustri një reagimi në rrjetin Tregti,dhe kërcënuar po treguan”, më tej të gjuetia dhe dhe komunikacion -5 FB. Ai shtoi më tej se, pas skandalit të social argumentet e tij ish- kryeministri, duketjera thënë pyjet Restorante nxjerrjes së rritjes ekonomike në tremujorin e se për këto arsye anketa e Filipit doli me rritje tretë me rënie në - 2.7, duke deklaruar se numri sipas treguesve 30 -120%. “Mirëpo, kur të dhënat -10 i turistëve dhe vizitorëve në muajt korriku krahasuan me të Tatimeve, doli qartë falsifikimi gusht-shtator ishte 6% më i ulët se në muajt me disa herë i të dhënave të anketës”, shtoi ai. -15 -15,41 -20

Udhëzimi: Jo kolaudim për automjetet pa siguracion Drejtuesit e mjeteve nuk do të mund të bëjnë kolaudimin nëse nuk kanë siguracion. Sipas një udhëzimi më të fundit të Ministrisë së Transporteve mësohet se drejtuesit e mjeteve rrugore duhet të dorëzojnë tek subjekti i licencuar për kryerjen e shërbimit të kontrollit teknik vjetor KTV kontratën e sigurimit të mjetit. Në të kundërt, ky shërbim nuk kryhet. Gjithashtu, Haxhinasto udhëzon që, në certifikatën e kontrollit teknik do të shënohet numri i serisë së kontratës së sigurimit të mjetit dhe emri i kompanisë që e ka lëshuar. Ky udhëzim, sipas Ministrisë së Transporteve vjen në kuadër të një bashkëpunimi të qeverisë me kompanitë e sigurimit. Në fund të vitit 2013, numri i mjeteve motorike të pasiguruara arriti mbi 120 mijë ose 27 % e totalit të ‘siguracioni i makinave’, mjeteve të regjistruara sipas raportit zyrtar të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ku analizohet ecuria e tregut të sigurimeve për vitin 2013, drejtuar Kuvendit. Nisur nga këto shifra, hapësira për rritje në tregun e sigurimeve është më e madhe se në çdo treg tjetër, por zhvillimet reale tregojnë krejt të kundërtën. Tregu në vitin 2013, për të dytin vit radhazi shënoi rënie, e cila më së shumti u de-

Rritja Ekonomike Tremujore

KOMISIONI I POSAÇËM I SHPRONËSIMIT

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM

Për t’u konsultuar me botime të tjera, vizitoni faqen e INSTAT: http://www.instat.gov.al/

Ministria e Punëve të Brendshme, shpall kërkesën për shpronësimin e pasurive të paluajtshme të pronarëve: Z. Fadil Dura, Z. Beniamin Dura, Z. Hajrulla Dura, Z. Nuredin Seitaj, sipas tabelës bashkëlidhur. Subjekti kërkues është Bashkia Berat. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat që preken nga ky shpronësim. Vlera totale e shpronësimit: “Për restaurimin e objektit, Merkato-Qendër”, është 1 888 800 lekë. dikohet disa çrregullimeve në treg sesa krizës. Të ardhurat bruto të tregut arritën për vitin 2013 në 8.5 miliardë lekë, duke u ulur me afro 4.63% krahasuar me vitin 2012. Sipas AMF-së, kjo situatë është rrjedhojë e liberalizimit të parakohshëm të tarifave të sigurimit të automjeteve nga qeveria. Viti 2013 është karakterizuar nga një luhatje e madhe e tarifave të sigurimit të automjeteve, të cilat sigurojnë pjesën dërrmuese të të ardhurave të kompanive të sigurimit. Çmimet në harkun e një muaji janë luhatur nga 45 mijë lekë në 120 mijë lekë, duke krijuar kaos jo vetëm ndër kompanitë e sigurimeve, por edhe tek konsumatorët që prisnin të siguronin automjetet me çmime të ulëta, të cilat nuk mund të justifikonin dëmin në rast aksidenti.

Ky publikim do të jetë për një periudhë 1 javore dhe brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, personat që kanë emrin, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Mësohet se drejtuesit e mjeteve rrugore duhet të dorëzojnë tek subjekti i licencuar për kryerjen e shërbimit të kontrollit teknik vjetor KTV kontratën e sigurimit të mjetit. Në të kundërt, ky shërbim nuk kryhet

TË DHËNA MBI LISTËN EMËRORE TË PRONARËVE DHE PRONAVE QË DO TË SHPRONËSOHEN “PËR RESTAURIMIN E OBJEKTIT, MERKATO-QENDER”, BASHKIA BERAT

Zona Kadastrale 8502

Nr. Emër

1 2 3 4

Mbiemër

Fadil Dura Beniamin Dura Hajrulla Dura Nuredin Seitaj Totali

Nr. i Sipërfaqe/ pasurisë m² 8/139 8/139 8/139 8/139

5 12 5 10 32

Çmimi në lekë/ m² 59 025 59 025 59 025 59 025

Vlera në lekë

Lloji i Dokumentit

295 125 708 300 295 125 590 250 1 888 800

Vërtetim Pronësie Vërtetim Pronësie Vërtetim Pronësie Vërtetim Pronësie


8

08.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kudret Kume, i lidhur me zinxhirë gjatë torturës Zbardhet ekspertiza greke, që shoqëroi trupin e Kudret Kumes drejt Shqipërisë. I burgosuri është lidhur me zinxhirë nga krahët, ndërsa dyshohet edhe për elektroshok Tiranë Autoritetet greke nuk kanë vënë në dispozicion të familjarëve dhe prokurorisë shqiptare akt-ekspertimin e plotë mbi shkaqet e vdekjes së shqiptarit Kudret Kume, i cili u torturua nga gardianët e burgut të Nigritas në Greqi. Për këtë arsye, prokuroria ka kërkuar kryerjen e autopsisë nga ekspertët e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, të cilët kanë përcaktuar si shkak të vdekjes dhunën dhe dëmtimet

e shumta që 42-vjeçari kishte në të gjitha pjesët e trupit. Ekspertët konfirmojnë se viktimës i mungon zemra si dhe dy pjesë në gjymtyrë, të cilat mund të jenë hequr nga mjekët grekë për kryerjen e ekspertizës së plotë, e cila përfundon për dy javë. Prokuroria thotë se kjo ngjarje është kallëzuar në datën 31.04.2014 nga vëllai i viktimës Kudret Kume, i cili ka thënë se i vëllai është rrahur në burgun Nigrita, në Greqi, ku vuante dënimin dhe, si pasojë e plagëve të rënda, ka humbur jetën. “Nga ana e policisë gjyqësore dhe e Prokurorisë së rrethit Fier, pas marrjes së kallëzimit është bërë sekuestrimi i dokumenteve shoqëruese të kufomës, midis të cilave një skedë vdekjeje (jo akt-ekspertimi, pasi akti i ekspertimit duhet të paktën dy jave të bëhet i plotë) nga një mjek ligjor grek. Në këtë akt thuhet se ka dëmtime

të shumta në trup dhe, sipas tij, shkaku cilësohet vrasje, pa përshkruar me hollësi dëmtimet”, thonë burime të prokurorisë. Pas kryerjes së autopsisë rezulton se shtetasi Kudret Kume është torturuar ndërsa mbahej i lidhur nga krahët me zinxhirë. “Nga këqyrja paraprake duket se shtetasi Kudret Kume duhet të jetë torturuar dhe

ka qenë i varur nga krahët i lidhur me zinxhirë. Ka frakturë zhytëse horizontale në dërrasën e kraharorit. Hematoma në të dy pjesët e pasme të kofshëve dhe të shpinës. Pra, në çdo pjesë të trupit ka dëmtime të mëdha”, thonë burime të prokurorisë. Në raportin e mjekësisë ligjore rezulton se në trupin e viktimës mungon organi i zemrës, si dhe dy pjesë në pëllëmbën e dorës së djathtë dhe mbi bërrylin e majtë. “Ekspertët dyshojnë se është torturuar me energji elektrike në këto dy pika që dëmtojnë direkt zemrën. Sipas mendimit të ekspertëve, pjesët që i mungojnë mund të jenë hequr nga ekspertët mjeko-ligjorë grekë për të kryer ekspertizën e tyre. Kjo, nisur nga fakti se goditja e dyshuar me energji elektrike në pëllëmbën e dorës dhe mbi bërryl, sjell pasoja të drejtpërdrejta në funksionimin e zemrës tek njeriu”, thotë prokuroria.

Tragjedia e Bashkim Dobrushit: Nuk kam kurajë të përballem me pse-në Babai i tri vajzave të vrara nga nëna e tyre në Lecco të Italisë tregon marrëdhënien me të shoqen dhe arsyet e divorcit. “Tri vajzat do më ngelen gjithnjë në zemër dhe para syve. Tani pres drejtësinë italiane”

N

jë muaj pas vdekjes tragjike të tri vajzave të tij, Bashkim Dobrushi nuk ka ende një përgjigje për atë që ka ndodhur. Babai i tri vajzave të vrara nga nëna e tyre flet për herë të parë pas tragjedisë për marrëdhënien me vajzat dhe nënën e tyre, për divorcin dhe dyshimet e tij. Në një intervistë të gjatë për emisionin “Pasdite në Top Channel”, Bashkim Dobrushi pohon se pret drejtësi. Kur e mësove? Si e mësove? Më thanë që ka tentuar të helmojë fëmijët dhe fëmijët janë në spital. Më tha vëllai. Vëllezërit ishin në dijeni për ngjarjen, unë jo. Dhe me mendjen që janë mirë, me shpresën se do shërohen në spital, doja të ikja me makinë sërish për atje. Nuk më lanë, më thanë që do ikim me avion sepse nuk pret koha. Isha në Durrës. Premë biletën e avionit bashkë me dy vëllezërit e mi. Kur shkova atje gjeta shtëpinë plot. Ta thanë rrugës apo e mësove kur mbërrite atje? Jo, nuk ma thanë rrugës. Qëndronin ftohtë. Nuk i shihja si duhet. Kur shkova në shtëpi, vëllai më tha që Edlira ka vrarë tre fëmijët, rreth orës 07:30 të darkës. Për momentin nuk e besova dhe nuk munda ta besoja... Ju shkruajtët një letër. Kur? Kur është bërë ceremonia atje. Dolën nga morgu ditën e mërkurë në orën 5 pasdite dhe doja të shkruaja letrën për të falenderuar të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë. Kur e kuptove që ish-gruaja jote ishte kaq e ndjeshme? Nuk di si ta shpjegoj. Nuk e besoj akoma. Ç f a r ë m a m a j e i s ht e E d l i r a? Mama e rregullt. Ka qenë mama e rregullt. Sa vite keni qenë të martuar bashkë? 18 vjet. Gjërat mes jush nuk funksionuan më kohët e fundit. Për çfarë arsyesh, nëse mund ta thoni? Nuk e di. Ekonomikisht nuk ishim keq. Nuk mungonte gjë në shtëpi. Nisën fjalët, për hir të fëmijëve mos të ziheshim në shtëpi, u ndamë. E pranoi Edlira? Ajo kërkoi ndarjen. Përse? Çfarë të tha? ’Përderisa ne të dy s’po biem dakord nuk po shkojmë më, më mirë të ndahemi’, më tha. Mirë, i thashë, ndahemi. Ti nuk jetoje më në shtëpi me atë prej sa kohësh? Nga data 9 shtator nuk jetoja më me të. Ajo ka kapur avokatët. Kemi folur me ta dhe

ramë dakord që të paguaja detyrimin që kisha. Kam qenë i ndarë si trup, se me mendje dhe shpirt isha me ta. I takoje shpesh vajzat? Po, përditë. I merrja në shtëpi. I çoja në shkollë dhe kopsht. I merrja. Dilnim shëtitje. Kishin ato ndonjë shqetësim për mamanë e tyre? Ndonjëherë më thoshte e dyta që është shumë nervoze. Paga juaj mjaftonte për të mbajtur familjen? Tani janë shtrenjtuar gjërat, por për t’u kujdesur mjaftonte. Ju thoni që paratë mjaftonin, por në media thuhet se shpesh Edlira shkonte tek ‘Caritas’ për të marrë ndihma. E dinit këtë fakt? Ndoshta ka shkuar. Unë e kam dhënë ndihmën time, atë që më takonte për fëmijët e mi. Shuma ishte e përcaktuar nga gjykata dhe avokati. Si ishin vajzat tuaja? Yje! Ishin shumë të mira. Shumë të dashura, nuk ka fjalë për të folur për to. Ishin të lidhura shumë me mua. Tani… I gjithë komuniteti i Lecco-s u mblodh në rrugët e qytetit për të përcjellë trupat e vajzave pa kuptuar asgjë nga ajo që ndodhi. Në fakt kanë kaluar 40 ditë dhe ne ende nuk e kemi kuptuar se përse ndodhi. Keni ju ndonjë shpjegim? Se përse ndodhi, nuk e di si ta shpjegoj. Pse-në duhet ta thotë ajo, jo unë. Do ta takonit Edlirën për të dëgjuar nga goja e saj çfarë ndodhi, përse ndodhi? Jo. Nuk kam kurajë ta dëgjoj pse-në. Nuk më bën zemra. Kur udhëtuat për në Shqipëri, ishit vetëm apo i shoqëruar? Isha vetëm dhe më ka telefonuar 3-4 herë duke ardhur, si po të shkon rruga dhe më njofto për çdo ndalesë që do kesh. Kur ndaloja, e telefonoja unë. Çfarë të thoshte ajo? Si po të shkon rruga, vetëm kaq. Përse mendon se po ta bënte këtë pyetje? Nuk e di. Ajo thoshte që jemi prindër dhe të jemi sa më afër fëmijëve, që unë të mos rrija shumë dhe të kthehesha në Itali. A është e vërtetë që erdhët në Shqipëri për t’u fejuar? Jo! As kjo s’është e vërtetë. E vërteta është që erdha për të parë nënën time, jo për t’u fejuar. Si e njohët Edlirën? Kur e keni njohur? Në Shqipëri, kam qenë tek forcat e ndërhyrjes së shpejtë, 1993-1996. U martuat dhe shkuat në Itali menjëherë? Jo, jo. As dasmë s’kemi bërë, kemi bërë vetëm kurorëzimin. Në Itali kur shkuat? Kam shkuar unë pa dokumente, pastaj kam bërë dokumentet edhe për atë. Vajza e

Bashkim Dobrushi

E madhja më tha, kujdes rrugës… kujdes rrugës. Ka qenë…ça të them. E vogla më thërriste në emrin e vet mua, ndërsa unë i thërrisja në emrin tim asaj. E dyta ka qenë më e shkathët, nuk më lëshonte nga përqafimi.

madhe ka lindur në Shqipëri në vitin 2000, më 3 prill. Më 2001 kam bërë bashkim familjar dhe i kam marrë në Itali. Dy vajzat e tjera kanë lindur atje. Me kë ishit më i lidhur nga 3 vajzat? Ose kush ishte më e lidhur me ju? Me të tria. Nuk mund t’i ndaj. Flasim pak për to. Si ishin? Shumë të ëmbla dhe bukurinë ua kishte dhënë Zoti. Shumë të dashura në shpirt dhe në zemër. Çfarë ëndrrash kishin? E madhja për të studiuar. Ishin mirë me mësimet. Jashtëzakonisht mirë. Unë isha i kënaqur. Ndoshta Edlira kishte një depresion, një depresion të thellë, siç thotë mamaja e saj. Ju e kishit kuptuar nga shenjat e saj, nervozizmi, ankthi, pavarësisht përkushtimit që kishte në familje, që ish-gruaja juaj kishte depresion? Nuk e kisha kuptuar. As dija gjë. Ajo fliste normalisht dhe më thoshte gjithmonë që jam mirë. Që nga momenti kur e keni njohur dhe deri në herën e fundit që e keni takuar, çfarë ka ndryshuar tek ajo?

Asgjë. Pas ndarjes ne s’jemi zënë asnjëherë. Fakti që të merrte në telefon shpesh tregon që ishte një grua që kishte ankth... Nuk e di se çfarë ka thënë ajo. Ajo duhet të përgjigjet për atë që ka bërë. Nga ana ekonomike unë i kam thënë që do jem pranë tyre, si asaj, si fëmijëve. Ideja e parë që na erdhi ndërmend kur dëg juam për këtë rast është, sa shumë depresion mbetet i pashëruar. Çfarë mendoni se do të ndodhë me ishgruan tuaj? Nuk e di. Atë e di drejtësia, ndërsa nga ana e shëndetit të saj, janë mjekët që duhet të përgjigjen. Çfarë do bëni ju tani Bashkim? Shpresoj te Zoti për kurajë e forcë dhe të shikoj jetën përpara. Do të kthehesh të punosh? Po. I ke takuar kolegët e punës? Po, të gjithë më kanë ardhur për ngushëllime. Shihni në moshën 45-vjeçare t’u shembet bota para syve. Si e prisni të ardhmen tuaj? Me kurajë për mirë duhet të mendohet, jo vetëm për keq. Gjithmonë ata fëmijë para syve dhe në zemër do ngelen. Në çdo lëvizje që bëj... Mban mend fjalët e fundit që të ka thënë ndonjëra nga vajzat? E madhja më tha, kujdes rrugës…kujdes rrugës. Ka qenë…ça të them. E vogla më thërriste në emrin e vet mua, ndërsa unë i thërrisja në emrin tim asaj. E dyta ka qenë më e shkathët, nuk më lëshonte nga përqafimi. Çfarë shpresoni ju që do të nxjerrë drejtësia? Zbulimin e arsyeve apo dënimin e ish-gruas tuaj? Atë e di drejtësia. Të gjitha drejtësia i di. Atje kam shpresë, tek drejtësia italiane.


botimi

Libri

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.04.2014

9

Blushi parashikon në librin e tij se islamizmi do të përhapet shpejt dhe shumë në Shqipëri. Madje pas disa vitesh, parti me frymëzim islamik do të jenë vendimtare në skenën politike të ardhshme dhe po ashtu në vendimmarrje. Arsyeja e këtij ndryshimi që ka nisur; varfëria

Blushi: Shqipëria po turqizohet, parti islamike shpejt në Kuvend “Xhamitë janë kthyer në një institucion përzgjedhës të kandidatëve politikë, rol nga i cili nuk kanë ndërmend të heqin dorë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Në zgjedhjet e fundit, në të gjitha xhamitë e Elbasanit ku kandidoja për deputet, u shpërnda një fletushkë me 6 faqe kundër meje duke më akuzuar për fyerje të islamit, çka nuk mund të them se nuk dha efekt në votim.” Islami si organizim politik Nëse nacionalizmi do jetë një bimë që pritet të lulëzojë në xhunglën shqiptare, humusi i tij do të jetë diçka tjetër: feja islame. Shqiptarët janë identifikuar, në të shkuarën me islamin, por deri më sot ata nuk e kanë përdorur atë për arsye politike. Gjatë pjesës së pare të shekullit të kaluar, nevoja për t’u shkëputur nga perandoria osmane e dobësoi islamin shqiptar. Më pas, komunizmi e ndaloi fenë bashkë me pluralizmin. Por në vitet e fundit islami është kthyer në një gjendje më shumë se një fe. Ai është më i fortë se përpara njëqind vitesh, sepse është konvertuar në një reagim ndaj nevojës së shoqërisë për modernizim dhe evropianizim, prirje këto të cilat, në thelb, synojnë indirekt deislamizimin e Shqipërisë. E di që shumëkush nuk do binte dakord me këtë term. Shqipëria nuk është një vend islamik dhe nuk ka arsye të deislamizohet. Por kur flas për deislamizim nuk kam parasysh defetarizimin e vendit, por ndarjen nga një traditë e vjetër e raportit me punën, me familjen dhe me shtetin. Kur sheh Shqipërinë e sotme dhe e krahason me vende në të cilat islami nuk ka shkelur, e kupton se për çfarë bëhet fjalë. Shqipëria shkëlqen me kaotizimin dhe mungesën e rregullit. Më mirë se kudo, këtë tipar e kam kuptuar para disa vitesh, në Palestinë. Duke ecur rrugëve të Gazës më dukej sikur isha në Elbasan, në Kukës, ose në Laç. Të gjitha dyqanet të mbyllur me qepena hekuri, burra të ulur në trotuar me shapka dhe kur binte muzgu, asnjë grua në rrugë. Errësira, ose shuarja e jetës së provincës, që vjen më shpejt në qytetet orientale, ishte njëlloj si në Shqipëri. Zakonisht errësira vjen më shpejt kur gratë futen në shtëpi më herët, ç’ka është një normë e islamit. Edhe sot, kur pyes veten si ka mundësi që dy vende të cilët s’kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin të ngjajnë kaq shumë, kam vetëm një përgjigje: tradita islame sipas së cilës koha është hyjnore dhe jo njerëzore, ose e thënë ndryshe, bindja se çdo gjë që duhet të bëhet tani mund të bëhet edhe më vonë. Italiani Edmondo de Amiçis e ka përshkruar më bukur se kushdo raportin e islamit me punën, në librin e vet të rrallë Stambolli. Koha për turqit ka kuptim tjetër nga ai që ka për ne. Në Evropë, pushimi është ndërprerja e punës, ndërsa në Stamboll, puna është ndërprerja e pushimit. Prandaj deislamizim, sipas meje, është ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe jo ndarja nga islami. Ndarja nga normat fetare që përcaktojnë marrëdhënien e njeriut me punën, me martesën, me Zotin dhe me natyrën është një proces që gjithë Evropa e ka kaluar, ose po e kalon, me shpejtësi më të madhe se ne. Disa vite më parë, duke folur për këtë temë, një deputete franceze, më tha se Franca është një vend i dekristianizuar. Dhe në të vërtetë kështu është. Duke parë se si jetojnë evropianët sot. Kisha në Evropë nuk ka fuqinë që ka pasur. Pyetja: “Duhet apo nuk duhet Kisha?”, është sot më e fortë se kurrë. Në fakt, pyetja më e drejtë do të ishte: Për çfarë duhet kisha sot? A ka ndihmuar dot ajo që jeta e njeriut të zgjatet, siç ka bërë mjekësia? Jo. Sepse Kisha është marrë gjithë jetën, me jetën pas vdekjes. A ka ndihmuar Kisha që shoqëritë të jenë më të hapura dhe njerëzit më të barabartë. Jo. Sepse Kisha, edhe sot, ndihmon me zell që të përjashtohen nga shoqëria homoseksualët, gratë dhe ata që duan të jetojnë pa familje. Kisha është homocentriste. I jep përparësi burrave ndaj grave. A e ka ndihmuar Kisha njerëzimin të luftojë varfërinë, urinë dhe etjen? Jo, sepse megjithëse keq dhe me shumë vonesa, këtë detyrë e kanë bërë shtetet. A ka ndihmuar Kisha që njerëzimi të lëvizë më shpejt, të komunikojë më shumë dhe të zbulojë territore të reja? Jo, sepse historikisht shkencëtarët janë sulmuar nga Kisha. Sikur njerëzimi t’i ishte bindur Kishës, ndoshta sot nuk do dinim asgjë për kozmosin, nuk do i njihnim qelizat që përbëjnë trupin

e njeriut, nuk do kishim celularë, avionë, mikroskopë, teleskopë dhe popullsia e botës do shtohej në proporcion të barabartë me aktet seksuale, për sa kohë që abortet dhe prezervativët mbeten armiqtë më të mëdhenj të Kishës. Evropa e ka kuptuar me kohë se dekristianizimi, ose defetarizmi i shoqërive i shtyn ato përpara. Në të kundërt, fetarizmi i pengon, u ngre pengesa dhe kufij të cilët shoqëria duhet t’i kapërcejë për të ecur më shpejt duke kufizuar paragjykimet e mendjes, supremacinë e gjinive dhe limitet e shkencës. Fetë janë një trashëgimi kulturore më shumë se një trashëgimi materiale. Ato janë histori, janë gjeografi, por nuk janë ekonomi dhe, aq më pak, mënyrë jetese. Siç thoshte një filozof anglez, marksizmi ishte islami i shekullit të 20-të ndërsa sot, islami, është marksizmi i shekullit të 21-të. Pra, njëlloj si marksizmi, islami po kthehet në një ideologji reaguese. Kryesisht kundër mënyrës perëndimore të jetesës, ç’ka do të vazhdojë edhe për disa dekada, duke arritur pikun dhe organizimin e vet edhe në vende evropiane ku popullsitë e besimit islam po shtohen për shkak të emigracionit. Prandaj evropianizimi i Shqipërisë kalon, detyrimisht, nga deislamizimi, siç ka kaluar edhe në Evropë nga dekristianizimi. Dhe pa dashur të zgjatem në një argument shekullor për rolin dhe dobinë e fesë në zbutjen e njeriut, dua të them se Shqipëria e ka të detyrueshëm kapërcimin në këtë proces, megjithëse nuk mendoj se ai ka për të ndodhur edhe për shumë vite. Sepse sot jemi duke u islamizuar më shumë se ç’mund ta parashikonim përpara njëzet vjetësh dhe kjo për disa arsye. Dështimet e shpeshta për modernizim dhe evropianizim e kanë forcuar islamin që sot përfaqëson lëvizjen e nëndheshme të shoqërive shqiptare, si në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni. Ndërkohë që të gjitha partitë dhe grupet politike humbin terren, islami fiton kauza dhe ndjekës çdo ditë duke shfrytëzuar dobësimin e të gjithë konkurrentëve të vet. Është pothuajse një lëvizje politike. E heshtur, por shumë aktive. Në Maqedoni ai përfaqëson një mundësi për identitet të ndryshëm nga maqedonasit dhe, për këtë arsye, është shumë i

suksesshëm. Atje islami është një kufi mes etnive dhe popujve. Në Kosovë ka terren të fortë për shkak se kosovarët besojnë se ishte feja islame që i shpëtoi nga asimilimi serb, ndërsa në Shqipëri islami është një reagim ndaj varfërisë dhe, deri diku edhe ndaj Evropës. Sidomos në të ardhmen nevoja për ta përdorur islamin si një reagim ndaj Evropës do të shtohet. Komunitete të shumta shqiptare jetojnë çdo ditë nën frymëzimin e besimit islam i cili, duke shfrytëzuar decentralizimin e vet, depërton në zonat e varfra, ushqen, arsimon, jep shpresë dhe ngroh ëndrrat e shumë shqiptarëve të dekurajuar nga varfëria dhe mungesa e së ardhmes. Ka shumë liderë të komunitetit islam që jetojnë me shpresën e një organizimi politik, të cilin shumë shpejt do ta arrijnë. Në formën e partive politike me ngjyrim të qartë fetar. Si në Turqi. Suksesi që arriti partia e Erdoganit në dhjetë vitet e fundit nuk erdhi vetëm për shkak të reformave ekonomike. Ishte nevoja për t’iu kthyer një tradite fetare pra, një mënyrë jetese, e cila sipas turqve të sotëm i dha lavdi dhe pushtet perandorisë osmane për pesë shekuj. Radikalët myslimanë shqiptarë e shohin modelin e shtetit turk si një busull dhe mezi presin që ta aplikojnë atë. Në një kuptim, Shqipëria po turqizohet, sepse megjithëse para njëqind vjetësh u shkëput nga perandoria osmane, asnjëherë nuk u deosmanizua. Në dhjetë ose njëzet vitet e ardhshme, partitë me tendencë islame do të jenë prezente në parlamentin e Shqipërisë, jo vetëm duke provokuar krijimin e partive me karakter fetar të besimeve të tjera, por edhe duke dominuar koalicionet e reja elektorale. Shqipëria e ka mbjellë farën e partive me karakter etnik dhe është shumë afër ditës për të pritur, madje mirëpritur, parti me theks të fortë fetar. Kosova ka sot dy parti islamike të regjistruara legalisht dhe një deputet të zgjedhur në parlament. Kur kjo erë të fryjë, do jetë e pamundur të ndalet dhe, klasa politike, do hyjë në garë se kush do t’i mbështesë më shumë, për t’i pasur aleatë për vota dhe pushtet. Në dy zgjedhjet e fundit në Shqipëri, ato lokale dhe parlamentare, dy partitë e mëdha konkurruan përveç të tjerash, se cila më shpejt se tjetra do

ndërtonte xhaminë më të bukur në Tiranë. Të dyja projektet u anuluan, respektivisht nga palët, sepse u ndërtuan vetëm për qëllime elektorale, ç’ka e rrit nevojën e islamikëve për t’u organizuar dhe për t’i arritur qëllimet e tyre me mjete autonome politike. Numri i xhamive është shumë i madh dhe vazhdon të shtohet me shpejtësi. Në njëzet vjet, përveç pallateve për banim, asnjë lloj tjetër ndërtimtarie nuk ka pasur më shumë sukses se xhamitë. Këto ditë u mësua se janë gati 650 xhami pa leje në Shqipëri. A duhet të marrësh leje për t’u falur? - do pyeste dikush. Në një shtet laik, po, do thoshte shumëkush. Pothuajse në çdo fshat të Shqipërisë, xhamia është kthyer në një institucion që ka zëvendësuar të gjitha institucionet që gjeti aty: policinë, mensën, shtëpinë e kulturës dhe shkollën. Është bërë e udhës që udhëheqësit fetarë, përpara zgjedhjeve, t’i udhëzojnë ndjekësit e tyre se për cilin kandidat apo parti duhet votuar, ç’ka ishte një normë, sidomos në zgjedhjet e fundit. Të premten përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të kaluar pothuajse në çdo xhami të rëndësishme të vendit u fol për politikë. Xhamitë janë kthyer në një institucion përzgjedhës të kandidatëve politikë rol nga i cili nuk kanë ndërmend të heqin dorë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Në zgjedhjet e fundit, në të gjitha xhamitë e Elbasanit ku kandidoja për deputet, u shpërnda një fletushkë me 6 faqe kundër meje duke më akuzuar për fyerje të islamit, ç’ka nuk mund të them se nuk dha efekt në votim. Disa ditë më parë myftiu i Prishtinës thoshte se ai po bëhet gati të kandidojë për president të Kosovës, pasi numri i njerëzve që do ta mbështesin nuk krahasohet me atë të çdo politikani. Gjatë konfliktit të fundit në Siri, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia janë rekrutuar mbi 1000 shqiptarë që kanë shkuar për të luftuar në emër të Xhihadit dhe kundër regjimit të Asadit. Në fakt ata nuk po luftojnë kundër një diktature të vjetër dhe laike për shkaqe demokratike, por për të ndërtuar një diktaturë fetare: Shtetin Islamik të Shamit, mes Irakut dhe Sirisë, zona të cilat, pasi i kanë pushtuar, i kanë futur nën ligjin e Sheriatit. Ata po kërkojnë të ndërtojnë modelin e një shteti që nuk e kanë në vendin e tyre, por që do kishin dashur ta kishin. Çudia është se, bashkë më burrat, në Siri, kanë shkuar edhe shumë gra dhe fëmijë, gjë që do thotë se rekrutimi nuk bëhet vetëm mbi baza fetare, por edhe pagese, ç’ka vetëm një hap e ndan lëvizjen islamike në Shqipëri nga ajo e një partie të organizuar politike, ose të një grupi që mund të reagojë me forcë në të ardhmen për të mbrojtur të drejtat e veta. Xhamitë jo vetëm kanë rekrutuar besimtarë dhe i kanë paguar ata, por edhe u kanë mësuar disiplinën ushtarake. Në disa xhami janë gjetur armë, çka dëshmon se vrulli islamik për t’u mobilizuar sapo ka nisur. Nuk është çudi që në të ardhmen ky vrull të kthehet në inat. Mundësitë janë, paratë importohen, besimtarët shtohen, radikalët forcohen, ndërsa shtetet dobësohen. Dhe pastaj përkulen. Devotshmëria ndaj besimit islam është më e ndjeshme tek të rinjtë, ç’ka duket se po e kthen islamin në modë. Kam parë shumë të rinj që e ndajnë kohën e tyre mes xhamisë dhe internetit. Pa pushim. Dikush mund të thoshte se ç’të keqe ka kjo. Unë nuk marr përsipër të gjykoj nëse është mirë ose është keq, pavarësisht se e njëjta gjë nuk ndodh në Poloni, Rusi, ose Greqi, vende në të cilat roli i fesë, për arsye të njohura, është shumë i fortë. Unë përpiqem të përshkruaj një tendencë, e cila duke prekur më shumë brezin e ri, do të ketë efekte më afatgjata mbi shoqërinë dhe të ardhmen e saj. Dhe islami do ketë më shumë ndikim në të ardhmen se ç’ka patur në të shkuarën. Për hir të së vërtetës, në të shkuarën, islami nuk ka pasur asnjë ndikim politik, edhe për faktin se Shqipëria që nga Fan Noli e deri më sot ka votuar disa herë për kryeministra të besimit të krishterë. (Vijon)


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Përsiatje migjeniane B

laisse Pascal (filozof dhe matematikan francez) në një mbrëmje nëntori të vitit 1654 pati një vizion ndriçues. Ai e përshkroi vizionin në një copë letër, të cilën e qepi në rrobën e tij. Kjo letër iu gjet vetëm pas vdekjes. Ai kishte shkruar libra që tronditën vetëdijen europiane, plot dilema (disa herë të lemeritshme, madje dhe pesimiste), modeloi struktura shkencore, ku forca e infinitshme e numrave triumfonte mbi tërë teologjitë lirike dhe utopike. Po ç’ishte vizioni i Pascal-it? Atij iu shfaq Qenia Supreme me aureolë zjarri dhe rreth tij gjëmonte Bindja e gëzimit. Ndjenja e gëzimit”. Pascal-i kupton madhështinë e shpirtit njerëzor dhe përsërit tri herë “Gëzim, gëzim, gëzim.” dhe nënvizon “në këmbim të një dite të mundimshme mbi tokë, gëzim të përjetshëm”. Gëzimi si pasuri e botës. Njeriu, thotë Pascal-i, që mbështet vetëm tek vetvetja është një “kimerë”, “një përbindësh”, “një kaos”. Veç me të tjerët është “lavdi dhe kirurg i universit”. Njeriu hibrid “kafshë engjëll”, jo harmoni, por e kundërta e harmonisë. Ndaj duhet gëzim: udhërrëfyes i lartë. Migjeni e ka lexuar Pascal-in. Leximi i padyshimtë, substancial. Përjetim indor dhe mendor. Ekstazë intelektuale, ku racionalja purifikohet, pra edhe plotfuqizohet. Migjeni i brishtë, pa perspektivë të jetës fizike, dyshues, qenie e pikëlluar, shpërthyese. Ku janë pikat e takimit midis Migjenit pascalian dhe Pascal-it migjenian? Ngjizja midis vizionit të Paskal-it dhe mbas 3 shekujsh i fantazisë krijuese të Migjenit? Ah, letra enigmatike e qepur tërë jetën tek rrobat e Pascal-it! Letra e Gëzimit! Letra-Ëndërr! Migjeni me kriticizmin e një kirurgu mendor, nervoz, skeptik i tmerrshëm, që sheh kudo si “valojnë kudo flamujt e një melankolie” shkruan si papritmas “Kangën e Rinisë” dhe vargun “Qeshu, rini! Qeshu! Bota është e jote!” Në Spartën e lashtë i ngrihej

koment MOIKOM ZEQO

Ky fragment migjenian është rastësia e një domosdoshmërie. Një ftillesë e epërme: filmi natyror përpara filmit teknik dhe artistik. Imazhi paraprijës si strukturë. Flaka e kandilit që simbolizon aparatin kinematografik, shfaqja e jetës si regjizurë parake, - pllenuese, botëlindëse, pa pëlhurën e parë, pa skenar, pa butafori skenike, pa shpenzime, pa deformim dhe kompilim konceptual. Kinema ekzistenciale. Jo ajo që zhvillohet por ajo që nuk vdes! Pa atributin teknologjik të shpikjes. E përsëritshme por pa përurim, reklama, postera. Shpikja e kinemasë qe çudi e çudirave megjithatë! Për anglezët kinemaja qe bioscope dhe filmi tapeti magjik i imagjinatës. Sipas René Clair-it filmi e shndërroi lexuesin në një ëndërrimtar.

Një vepër arti për qeveritarët

përmendore Të Qeshurës si një hyjnie. Ah, Ode e Gëzimit në Simfoninë e IX të Bet’hovenit! Ah, E Qeshura e shpallur nga Migjeni si një profeci stimuluese. Në rrobat poetike të Migjenit jo pas vdekjes, por para vdekjes, është letra paskaliane e vizionit të gëzimit të trefishtë! Letra e qepur me penj ëndrre dhe realiteti. Me penj hapësire dhe kohe, imtësish mikrokozmike dhe universe makrokozmike! *** Filozofi Hegel ka shkruar: “tragjikomedia lind kudo ku një fat tragjik shfaqet në formë jo-tragjike, apo sa herë që ekziston nga njëra anë njeriu duke luftuar dhe duke u thyer dhe nga ana tjetër jo fuqia e drejtë morale, por pellgu i marrëdhënieve të kalbura i cili gëlltit mijëra viktima pa merituar asnjërën”. Formulim i admirueshëm, pikëllues, buçitës. Heterodoksia dhe antikonformizmi rrjedhin prej tragjikomedisë. Kur bota bëhet një pellg i marrëdhënieve të kalbura” pasiviteti është kriminal, është përherë utopi negative, oruelliane. Një çështje ekzistenciale tejet e rrezikshme dhe e hollë, gati e sfumuar, dilemë e vrazhdë. I pari shkrimtar shqiptar, djaloshi Migjen (mbase askush tjetër pos tij) flet për nocionin hegelian estetik të tragjikomedisë. Migjeni: “tash gjini njerëzuer asht skena ku e Mira, e Keqja, Perendia shfaqin dramë mnie e dashunie, përbuzje e simpatie, deshirash dhe apatie, adhurimesh e mallkimesh… e tue shfaqe dramën luftarake në një shkathtësi artistike dhe me një madhështi teatrale ngulin thika të mprehta, lëshojnë shigjeta të helmueme e hjedhin plum të vluem nder gji njerëzore dhe bërtasin me britmë ngadhnjyese. Lufta e fitueme, tragjedia përfundohet me një “Te Deum” majestoso, me një “Te Deum Laudamus” plot sinqeritet të qelbësuem. Kjo “Te Deum” asht aventura e një operës komike që quhet paqja: Tragjedi-komedi… e kështu gjithnjë. Ku tragjedia lindet aty asht komedia mik i grishun, kumar, dhe përkundrazi:

E çuditshme që ironia migjeniane qe tragjikomedia e barazon me kumarin (ruletin e kazinove), pra me Moirat fallso. Një zhvendosje në atë që Migjeni e cilëson si “fatalitetin kozmik”. Pse jo si “fatalitet komik”? Tragjikomedia është negativitet dhe jo pozitivitet. Tragjikomedia është statukuoja që kërkon përmbushje. ku komedia lindet asht tragjedia mik i grishun, kumar. Kësaj i thonë Tragjikomedi, ose tragjedi komike, ose komedi tragjike. A e kuptoni?” E çuditshme që ironia migjeniane qe tragjikomedia e barazon me kumarin (ruletin e kazinove), pra me Moirat fallso. Një zhvendosje në atë që Migjeni e cilëson si “fatalitetin kozmik”. Pse jo si “fatalitet komik”? Tragjikomedia është negativitet dhe jo pozitivitet. Tragjikomedia është statukuoja që kërkon përmbushje. Historia është mbi tragjikomedinë për të mos qenë poshtë saj. Sepse tragjikomedia është historia falso pa qenë asnjëherë e vërtetë, një alibi dhe jo një realitet autentik. Në një shkrim në 16 qershor 1936 Migjeni e përmend Hegelin: “Satira është purgatori i madh i shoqërisë. Dhe kështu në ditët tona do të mund të pajtoheshim me Hegelin se “paraqitja përmes satirës në mënyrë të qartë lidhet me divergjencat e subjektivitetit dhe parimeve të tij abstrakte me realitetin empirik.” Ah, Hegeli! Bota e klasifikueshme me kategori estetike si me tastat e një pianoje universale. Melodi në disonancë, shpërthime në boshllëk. Ah, Migjeni! Tragjikomedia pa apoteozë! * * * “Errsina bahej gjithnjë ma e shpeshtë, e Lili fëmi verente se si drutë dhe sendet e tjera marrin trajta të frigëshme. Vuri re edhe përjashta t’amën tue u lutë nën kandilin e Zonjës – i dukej nëpër qelqe të dritares – edhe argëtohej: qe tamam si kino, - po shof kino, sa bukur – aaa! Flaka e kandilit nisi të dridhej dhe Lili nuk shifte ma kino në qelqe të dritares.” Ky fragment migjenian është

rastësia e një domosdoshmërie. Një ftillesë e epërme: filmi natyror përpara filmit teknik dhe artistik. Imazhi paraprijës si strukturë. Flaka e kandilit që simbolizon aparatin kinematografik, shfaqja e jetës si regjizurë parake, pllenuese, botëlindëse, pa pëlhurën e parë, pa skenar, pa butafori skenike, pa shpenzime, pa deformim dhe kompilim konceptual. Kinema ekzistenciale. Jo ajo që zhvillohet por ajo që nuk vdes! Pa atributin teknologjik të shpikjes. E përsëritshme por pa përurim, reklama, postera. Shpikja e kinemasë qe çudi e çudirave megjithatë! Për anglezët kinemaja qe bioscope dhe filmi tapeti magjik i imagjinatës. Sipas René Clair-it filmi e shndërroi lexuesin në një ëndërrimtar. Kështu lindi ndryshe nga Akili, Don Kishoti, Hamleti, Fausti etj, Charli Chaplini si marionetë e tipit të Cyrono de Bergerac, simboli i lolove shekspiriane dhe i Arlekinit të pabesueshëm, si ringjallje e Ezopit dhe Jonotan Swiftit, si revolucion vizionar, pa armë dhe pa gjak. Në 1911 Henry Bergson-i e lidh procesin e mendimit me formën kinematografike të sinkretizmit dhe të ndërlidhjeve të shumëfishta. Ah filmi si epokë e epokave! Ah, Migjeni qe si Marsel Duchamp-i mendon se jo thjesht një vepër artistike është art, por edhe çdo objekt dhe performancë jashtë aktit estetik është gjithashtu plot potencë artistike për shkak të simbolizmit të fshehur të vetë natyrës. Fragmenti shkrimor i Migjenit është gjithashtu një film tronditës. Pa bileta, pa salla shfaqjesh. Vetë ekzistenca e tmerrshme si film!


op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Blog / Kur të pandehurin Kulturë/ Gjergj Prevazi: e dënon gjykata, por jo Me artin tim provokoj sepse viktima e tij dua të ngjall polemika

11

08.04.2014

Libri / Blushi: Shqipëria po turqizohet, parti islamike shpejt në Kuvend

Mashkulli i vërtetë do dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lojën më të rrezikshme. - Fredrick Nietzsche

Marrëveshja me FMN një test për qeverinë, jo për ekonominë

D

je u bë me dije nga INSTAT se ekonomia në tremujorin e katërt të saj është rritur me 1.1% dhe me rritje vjetore të barabartë me 0.4%, niveli më i ulët në 16 vite. Para se të diskutojmë më në detaje këtë rritje të dobët të ekonomisë sonë, vlen të rikthejmë në vëmendje vlerën e marrëveshjes me FMN-në dhe raportin e prezantuar nga BERZH në Tiranë, të titulluar “Të Ngecur në Tranzicion”. Së pari, duhet thënë se ekzaltimet se marrëveshja me FMN tregon “pranverën” në ekonominë shqiptare, apo se “është shenjë e besimit në ekonominë tonë” duhen parë me rezerva. Marrëveshja për një hua trevjeçare 300 milionë euroshe e ka vlerën e saj më tepër në imponimin që i bëhet qeverisë në politikat publike dhe në shlyerjen e detyrimeve financiare të papaguara, por edhe në perceptimin që ajo u ofron investitorëve ndërkombëtarë. Fundja me ta duhet të flasësh në gjuhën dhe me institucionet që ata kuptojnë dhe drejtojnë. Së dyti, kjo marrëveshje duket sikur ka dhe “bekimin” e ekonomistëve ndërkombëtarë, siç ishte rasti i kryeekonomistit të BERZH-it, Eric Berglof. Kështu, në mungesë të një ligji apo rregulli të qartë fiskal, marrëveshja me FMN-në, thotë Berglof, i imponon qeverisë shqiptare një plan të qartë të uljes së borxhit publik gjatë katër viteve të ardhshme deri në 60% të PBB-së ose “austeritet”, shkurtim shpenzimesh me afro 250 milionë euro në vit. Por për të arritur këtë objektiv të vendosur nga FMN, qeveria shqiptare duhet të heqë dorë nga sovraniteti i saj për të bërë politika zhvilluese. Shenjat e para u vunë re me publikimin e marrëveshjes nga ana e FMN-së, ku ndër të tjera ajo

sugjeronte implementimin e dhjetë taksave të reja, që i çorientoi opinionin publik dhe bizneset vendase akoma më shumë, duke ditur se impakti i taksës progresive dhe i rritjes së tatim-fitimit akoma nuk ka dhënë efektet e plota. Por në këtë pikë vlen t’u rikthehemi edhe njëherë statistikave të fundit të publikuara nga INSTAT se gjatë tremujorit të katërt ekonomia u rrit 1.1% ose tri herë më shpejt se mesatarja vjetore e 2013-ës. Dhe pyetja lind: nga se vjen kjo rritje ekonomike dhe, a mundet të parashikojmë rritje të lartë për 2014-ën dhe vitet në vazhdim? Së pari, të gjithë ekonomistët e njohin faktorin e konvergjencës në makroekonomi, ku vendet e varfra rriten më shpejt se vendet e pasura për një periudhë kohe (rasti i Shqipërisë ku 12-fishoi të ardhurat për frymë në 20 vjet), por duhet të tërheqin kapitale ndërkombëtare, të përmirësojnë cilësinë e teknologjisë që përdorin dhe të marrin pjesë në tregje ndërkombëtare për rritje afatgjatë. Por sipas BERZH-it, tranzicioni i Shqipërisë ka ngecur në vend qysh në fund të viteve 2000, duke e reduktuar potencialin e saj drejt rritjes afatgjatë. Shkaku, sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mbetet mosavancimi me procesin e reformave dhe ringjallja e tyre do t’i kthejë këto vende në rrugën e rritjes dhe konvergjencës me ekonomitë më të përparuara të Europës Perëndimore. Ndaj, si kusht kryesor marrëveshja me FMN dhe në koordinim me BERZH-in dhe Bankën Botërore ka reformën në energjetikë, në skemën e sigurimeve shoqërore dhe sistemin bankar. Së dyti, gjatë krizës financiare globale Shq-

koment Besart Kadia

ipëria ndoqi politika fiskale dhe monetare ekspansioniste, të cilat mundën të mbajnë ekonominë e vendit në rritje ekonomike pozitive. Për koincidencë, në fillimet e krizës globale u implementua dhe taksa e sheshtë, e cila është cilësuar si një politikë optimale për vende në krizë dhe me informalitet të lartë dhe mungesë të kulturës fiskale në popullatë. Duke qenë se taksa progresive si dhe rritja e tatim-fitimit ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti, atëherë kjo rritje ekonomike nuk tregon ende efektin e politikave të reja fiskale. Nga ana tjetër, pavarësisht krizës globale, publiku vendas akoma nuk është njohur me fjalën “austeritet”, e cila ka qenë dëmtuese për shumë ekonomi me borxh të lartë publik. Së treti, pretendimet se shlyerja e borxhit ndaj bizneseve do të ketë efekt në rritje ekonomike duhen parë me rezervë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, 70% e detyrimeve shteti ua ka bizneseve që kanë ndërtuar infrastrukturën rrugore. Ndaj së pari, këto firma janë gjithsesi të varura nga buxheti i shtetit dhe në mungesë të projekteve të reja për ndërtim nga qeveria e re,

ato nuk do të përkthehen në investime të reja. Së dyti, rritja ekonomike vjen në rast se infrastruktura e përmirësuar rrugore e zhvilluar vitet e fundit tërheq investime të tjera private e të huaja në bujqësi, prodhim etj. Rrugët kanë vite që janë ndërtuar, ndaj impakti i tyre sado që të jetë ka filluar të ndjehet në ekonomi. Rritja e kreditimit nuk mundet të vijë nga shlyerja e borxheve, por nga reforma në sektorin financiar dhe në adresimin e shumë problemeve të brendshme të saj. Aktualisht ky kreditim është sa 40% e PBB-së, ndër më të ulëtat në rajon, dhe ky indikator përmirësohet vetëm me reforma institucionale dhe nuk mund të lidhet me borxhet e pashlyera. Së fundi, për të parashikuar rritjen e ekonomisë në vitet e ardhshme ne kemi akoma shumë të panjohura. Impakti i taksës progresive mbetet ende për t’u vlerësuar siç dhe shumë investime private janë në ngërç për shkak të reformës administrative-territoriale të nisur nga qeveria. Testi për ekonominë tonë do të vijë kur të dalim sërish në tregjet ndërkombëtare për të rifinancuar eurobondin me vlerë 300 milionë euro që maturohet në 2015. Marrëveshja me FMN-në nuk ishte një test për ekonominë, por për qeverinë. Fqinjët tanë jugorë, ose ‘të sëmurët’ e zonës euro, më në fund do të dalin në tregjet ndërkombëtare me obligacione 10-vjeçare për të marrë 3 miliardë euro hua dhe me një normë mjaft të favorshme pas pesë vitesh krizë. Sido që të jetë, dalja në tregje është një shenjë dhe një test për reformat e ndërmarra gjatë viteve të fundit në Greqi, ashtu siç do të jetë për ekonominë shqiptare pas një viti në tregjet ndërkombëtare.

Të (pa)njohurat e fondamentalizmit sllavo-ortodoks Sa është i qëndrueshëm konstatimi i një gazetari të huaj, i cili para do kohësh shkruante se “bashkësia etnike maqedonase ndërton kisha dhe e vërteton identitetin e saj, ndërsa shqiptarët etnikë janë të zënë me ndërtimin e xhamive të reja”. Një perceptim sipërfaqësor për një problem i cili meriton analizë më të thellë. Nuk është aspak e vërtetë se kishat në Maqedoni po i ndërton bashkësia etnike maqedonase, por vetë shteti dhe këtu qëndron dallimi fondamental me ndërtimin e xhamive, të cilat, megjithatë po ndërtohen me para private dhe më pak e vërtetë se ata po e vërtetojnë identitetin e tyre. Përkundrazi, ata po i ikin identitetit sllav dhe po struken në identitetin e shpifur antik

L

idhjet tona me botën shprehin kulturën dhe vokacionin shpirtëror e material të njerëzve që lëvizin. Shpesh na ka rënë të shohim kartolina me pamje nga Maqedonia nëpër vende të ndryshme të botes. Vizitorë të shumtë gjatë qëndrimit këtu, kanë bartur me vete impresione në formë të eksponateve, zbukurimeve, skicave, kartolinave etj. Ajo që bie në sy tek i shikon të gjitha këto imazhe, është dominimi ekstrem i kulturës kishtare ortodokse dhe i traditës sllave. Dominojnë ikonat, kishat, manastiret, kryqet dhe të gjitha shenjat urbane e estetike të traditës sllave. Mund ta imagjinoni se çfarë informimi të njëanshëm për Maqedoninë marrin të gjithë ata që i posedojnë këto materiale propagandistike. Ku janë piktorët, fotografët, arkivistët, grafistët shqiptarë? Për të mos e thjeshtëzuar këtë pyetje do të duhej t’ia shtojmë edhe mospasjen sens të atyre pak institucioneve tona ndaj kul-

koment Emin AZEMI

turës shqiptare, sidomos asaj që duhet të prezantohet jashtë. Kryqëzimi i një e më shumë kulturave në Maqedoni ishte proces i natyrshëm i ngjizjes së qytetërimeve të lashta në këto hapësira. Asnjë kulturë nuk ka mundur e vetme të zhvillohet, prandaj na duket paksa absurde ky dominim i peizazheve sakrale bizantine në udhërrëfyesin turistik për Maqedoninë. Por, atë që s’e bëjnë të tjerët për ne, duhet ta bëjmë vetë ne. Ashtu siç po prezantohen me sukses disa ansamble muzikore shqiptare nëpër vende të ndryshme të botës, njësoj duhet të reflektohet jashtë edhe koloriti i kulturës shqiptare në Maqedoni. Peizazhi i bukur i vendbanimeve shqiptare, tradita e veshjes dhe jetës, stilet e ndërtimit, gdhendja e drurit etj., mund të jenë pikat kryesore referuese nga duhet të lëvizë vëmendja e një turisti të huaj kur vjen në Maqedoni. Bashkë me kureshtjen për të eksploruar pika ekzotike, vjen edhe potenca financiare, andaj ata që kanë ngurruar deri më tani të nxjerrin në pah vlerat kulturore e estetike të viseve dhe traditës shqiptare, është koha ta bëjnë tani. Në të kundërtën ka rrezik që shqiptarët të bien në kurthin e manipulimit mediatik, që i bënë ata jo si janë, por ashtu siç duan t’i paraqesin qarqe e institucione të caktuara këtu dhe jashtë. Një koment i paradokohshëm i gazetës

amerikane “Wall Street Journal” kushtuar Maqedonisë ka mjaftuar të shohim një kënd të posaçëm perceptimi të gazetarëve të huaj për këtë pjesë të Ballkanit. ”Maqedonia përballet edhe me konflikt të brendshëm kulturor. Nëse do të kishit vizituar Shkupin para një dekade, do të hasnit në një vend në buzë të luftës qytetare midis maqedonasve sllavë dhe shqiptarëve myslimanë. Bashkësia etnike maqedonase ndërton kisha dhe e vërteton identitetin e saj, ndërsa shqiptarët etnikë janë të zënë me ndërtimin e xhamive të reja”, shkruante Wall Street Journal. Konflikt kulturor? Çfarë konflikti? Kush me kë është në konflikt? Disa pyetje të munguara që ngelin pa përgjigje në artikullin e “Wall Street Journal”. Dioptria e shtrembëruar dhe e reduktuar për gjoja konflikt të brendshëm kulturor vjen si pasojë e institucionalizimit të angazhimit religjioz në disa sfera publike këtu në Maqedoni. Para se të ketë konstatuar për ndonjë “konflikt të brendshëm kulturor”, autori ka qenë mirë ta ketë analizuar fillimisht një konflikt tjetër që është më i dukshëm në Maqedoni – konflikti në mes shtetit dhe religjionit. Nëse doktrina politike e kryeministrit aktual mbështetet në shumë resurse ideologjike e praktike të ortodoksizmit sllav, duke i bërë ato pjesë të dekorit shtetëror, që nga përurimi i objekteve përmes shugurimit nga priftërinjtë e deri te projekti luksoz i lidhjes së Kryqit të Mileniumit në Vodno me një teleferik të kushtueshëm dhe modern, atëherë s’ka si të mos na bjerë në sy mungesa e kufirit që ndan shtetin nga religjioni. Krejt këtë histori tragjikomike e bën absurde të qenit e qeverisë sponsore financiare e aktiviteteve e ndërmarrjeve me karakter puro religjioz. Shfrytëzimi i parave publike për projekte njëfetare është konflikti më i madh në mes

qytetarëve dhe qeverisë, në mes konceptit laik dhe fetar të shtetit. Artikullshkruesi i “Wall Street Journal” konstaton se “bashkësia etnike maqedonase ndërton kisha dhe e vërteton identitetin e saj, ndërsa shqiptarët etnikë janë të zënë me ndërtimin e xhamive të reja”. Një perceptim sipërfaqësor për një problem i cili meriton analizë më të thellë. Nuk është aspak e vërtetë se kishat në Maqedoni po i ndërton bashkësia etnike maqedonase, por vetë shteti dhe më pak e vërtetë se ata po e vërtetojnë identitetin e tyre. Përkundrazi, ata madje po krijojnë konfuzitet absurd kur në njërën anë identitetin sllav po e forcojnë me ndërtimin e kishave, kurse në anën tjetër struken në identitetin e shpifur antik, duke projektuar ngrehina që nuk korrespondojnë me mbamendjen kolektive dhe me strukturën e tyre etnopsikologjike. Kishat po i ndërton shteti, me paratë publike, të taksapaguesve të të gjitha etnive e feve dhe këtu qëndron dallimi fondamental me ndërtimin e xhamive, të cilat, megjithatë po ndërtohen me para private. Me siguri asnjë veprimtari fetare nuk do të meritonte avokati, nëse ajo e prish harmoninë etnike e fetare të një shoqërie, përfshi edhe ato të përkatësisë fetare islame. Por, ajo çka meriton analizë dhe sqarim pas leximit të artikullit të “Wall Street Journal” ka të bëjë me demistifikimin e “konfliktit të brendshëm kulturor”, i cili paraqitet më tepër si perceptim i largët dhe paksa i ekzagjeruar sesa si një realitet faktik. Diversiteti fetar e linguistik i një shoqërie nuk do të konsiderohej me automatizëm si konflikt kulturor, nëse në praktikë nuk ndodhin tendenca konfrontuese që do të shfaqeshin në terren dhe në jetën e përditshme të njerëzve. Në Maqedoni, së paku, nuk ka pasur tendenca të tilla, përpos atyre të sponsoruara nga vetë shteti.


12 jetë studentore

universitet

Në kuadrin e orëve praktike të kurrikulës mësimore, klubi i studentëve të Psikologjisë në Universitetin Europian të Tiranës kanë zgjedhur të vizitojnë dhe të marrin pjesë në seanca këshillimore në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, në lagjen “Ali Demi” dhe janë kujdesur për nevojat e tyre të veçanta për disa orë. Më pas kanë vizituar qendrën “Aksion Plus”, ku trajtohen personat që kanë pasur probleme me lëndët narkotike. Studentët u njohën nga afër me profilin e punës dhe praktikat që mund të kryejnë ata në përfundim të studimeve të tyre

UET, studentët e Psikologjisë vizitë në Shtëpinë e të moshuarve Në kuadrin e orëve praktike të kurrikulës mësimore, klubi i studentëve të Psikologjisë në Universitetin Europian të Tiranës kanë zgjedhur të vizitojnë dhe të marrin pjesë në seanca këshillimore në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, në lagjen “Ali Demi” dhe janë kujdesur për nevojat e tyre të veçanta për disa orë, duke parë nga afër sesi punojnë kolegët e tyre. Ata kanë bashkëbiseduar me punonjësit socialë të institucionit mbi mënyrën e mbështetjes dhe trajtimit të këtyre individëve, vështirësitë që ata hasin në punën e tyre dhe problemet psikologjike apo emocionale që ka kjo grupmoshë.

Më pas ky klub studentor, i përbërë nga studentë të viteve dhe cikleve të ndryshme të studimit, bachelor dhe master, kanë vizituar Qendrën “Aksion Plus”, në të cilën trajtohen personat që kanë pasur probleme me lëndët narkotike. Studentët u njohën nga afër me punën dhe praktikat që kryen kjo qendër në ndihmë të këtyre individëve që trajtohen aty për varësitë e tyre. Në Universitetin Europian të Tiranës operojnë mbi 6 klube studentore, si ata të juristëve të rinj, ekonomistëve dhe studentëve të financave, klubi i Librit etj. Këto klube janë krijuar nga vetë të rinjtë, të cilët përfaqësojnë an-

Ata kanë bashkëbiseduar me punonjësit socialë të institucionit mbi mënyrën e mbështetjes dhe trajtimit të këtyre individëve

gazhime dhe interesa të ndryshme, të lidhura shpesh edhe me degët e studimit. Studentët e këtyre klubeve angazhohen jo vetëm në tryeza të rrumbullakëta e konferenca teorike por edhe në aktivitete praktike, ku krahas internshipeve ata dalin shpesh në terren për të parë nga afër sesi punohet në profesionet e tyre. Gjithashtu, Universiteti Europian i Tiranës është i përfshirë aktivisht në nisma vullnetarizmi si ndihma për shtëpitë e fëmijëve, mbjellja e pemëve, pastrimi i plehrave, dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë etj. Organizimet dhe klubet studentore tregojnë

anën më të dukshme të përfshirjes së studentëve dhe politikave të universitetit me në qendër studentin, si edhe afrimin dhe njohjen e këtyre të fundit me tregun e punës. Për drejtuesit e Universitetit Europian të Tiranës, këto organizime studentore por edhe aktivitetet që ata ndërmarrin janë tejet të rëndësishme për jetën e universitetit, krahas stafit akademik dhe personelit administrativ. Këto lloj përfshirjesh ndihmojnë studentët të zhvillojnë aftësi organizative dhe lidershipi, gjë që i ndihmon edhe në të ardhmen, pas diplomimit të tyre dhe futjes në tregun e punës.

Miss dhe Mister Durrësi, bursë studimi nga UET Dy fituesit e të konkursit të bukurisë në qytetin bregdetar Ida Velaj dhe Redion Hazbiu kanë fituar të drejtën e studimeve në Universitetin Europian i Tiranës me anë të dy bursave të studimit që ky universitet ka akorduar për ta. Janë disa nga ikonat e bukurisë që kanë përfituar nga politika e bursave të UET që prej themelimit të tij si Arnita Beqiraj, Ermal Merdani, Daniela Pajaziti, etj. Ida Velaj dhe Redion Hazbiu Miss dhe Mister Durrësi 2014 krahas titullit si më të bukurit e qytetit bregdetar për këtë vit kanë fituar të drejën e studimeve në Univeristein Europian të tiranës me anë të bursave që ky i fundit ka akorduar për ta. Është i katërti vit që UET mbështet këtë eveniment në Durrës dhe u jep mundësi të rinjve të studiojnë në degët e

tyre të preferuara. Që prej themelimit të tij si institucion i arsimit të lartë, UET krahas bursave të ekselencës, atyre sociale, të komunitetit apo lidershipit, çdo vit shpërndan bursa edhe për fituesit e konkurseve të bukurisë, duke iu hapur këtyre të rinjve dyert drejt karrierës profesionale. Arnita Beqiraj, e kurorëzuar Miss Albania në vitin 2010 studion Juridik në UET, kurse Misteri i po atij viti, Ermal Merdani studion Shkenca Politike. Prejkatër vitesh edhe Miss e Mister Durrësi kanë fituar të drejtën e studimeve në UET. Daniela Pajaziti, Megi Nikolla dhe Sara Gashi.. Miss Durrësi ka mbushur këtë vit 11 vjet prej organizimit të tij të parë nga producentja Myzejen Konduri më 2003-shin. “Shpesh na harrojnë neve të rretheve. Pasi të gjitha evenimentet bëhen në kryeqytet. Por të rinjtë e Durrësit kanë nevojë të përfshihen në jetën kulturore dhe artistike. Ajo është aq e varfër këtu”, tregon Myzejeni . Miss dhe Mister Durrësi nuk shërben vetëm për të zgjedhur djalin dhe vajzën më të bukur të vitit, por një skenë për të shpalosur edhe talentet e reja të qytetit.

Në ceremoninë e zgjedhjes së Miss dhe Mister Durrësi


Kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.04.2014

13

Artisti gjerman: Ju lutem, një lugë çaji nga dheu i Shqipërisë Wolfgan Hrapia dhe projekti i tij i ardhshëm ka si temë globalizmin. Ndaj lutja e tij për të gjithë botën është: “Ju lutem, një lugë çaji nga dheu juaj”

Intervistë

Ai është një artist gjerman dhe quhet Wolfgan Hrapia dhe projekti i tij i ardhshëm ka si temë globalizmin. Ndaj lutja e tij për të gjithë botën është: “Ju lutem, një lugë çaji nga dheu juaj”. Me një lugë dhe’ nga çdo vend i botës, ai shpreson të realizojë projektin e tij që do të jetë simbol i bashkimit të botës. Të gjithë ata që do t’i dërgojnë një lugë dhe’ në një zarf do të jenë bashkautorë të artistit gjerman.

“Kush merr iniciativën të më dërgojë dheun, mund të më shkruajë dhe mendimin e tij rreth globalizmit. Jam i interesuar të di sesi perceptohet globalizmi nga njerëz të kulturave të ndryshme”,- thotë artisti. Sipas tij, gjithkush mund të bëhet pjesë. Deri tani i janë bashkuar projektit shumë njerëz nga vende të ndryshme të botës; nga Indonezia, Dubai, Tajlanda, Brazili, Egjipti, Tunizia, Italia, Greqia

etj., etj. Ende asnjë lugë dhe’ nuk ka mbërritur nga Kosova dhe Shqipëria në adresën e tij: Wolfgang Hrapia/AM Bahnhof 6/97274 Eisenheim/Germany. Ai shprehet se ky projekt mbi të gjitha ka për qëllim të testojë nëse ne vërtet jetojmë në botë të globalizuar, “nëse i ulur këtu, nga kuzhina ime në një fshat të vogël të Gjermanisë, mund të realizoj një projekt global arti”.

Koreografi vjen sonte në Teatrin Kombëtar me shfaqjen “Extreme Makeover-Culture Clash” e stilit danc teatër, që trajton problemet në çift dhe ku publiku do të përballet me skena erotike dhe dhune

Nga shfaqja “Extreme Makeover-Culture Clash”

Gjergj Prevazi: Me artin tim provokoj sepse dua të ngjall polemika Aida Tuci

Publiku ka krijuar stereotipin e vet për Teatrin Kombëtar, duke e parë atë si skenë të teatrit klasik dhe kjo jo për faj të tij. Teatri alternativ ka qenë i padëshiruar nga bordet drejtuese ndër vite të këtij institucioni. Koreografi Gjergj Prevazi do të përpiqet ta ndryshojë këtë perceptim me serinë e dytë “Extreme Makeover-Culture Clash”, që do të shfaqet sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar. Shfaq ja e stilit danc teatër është një bashkëpunim i koreografit Gjergj Prevazi, me kërcimtaren dhe koreografen gjermane Katharina Maschenka Horn, si dhe kërcimtarin Labinot Rexhepi nga Kosova. Problemet në çift është tema ku është ndalur këtë radhë Prevazi. Dashuri, ndarje, ribashkim...etapat që kalon çdo çift, por akoma më e komplikuar bëhet në këtë rast bashkëjetesa në çift kur ajo është gjermane dhe ai është shqiptar. “Ne me këtë pjesë luftojmë stereotipet. Unë përpiqem të jem në skenë një grua tipike gjermane, e edukuar me një mënyrë kulture tjetër nga ajo e partnerit tim që është shqiptar. Nuk do të thotë se kultura nga vij unë është më e mirë apo anasjelltas, këto janë klishe”,- thotë Horn. Një shfaqje ku koreografi Prevazi me siguri do të provokojë publikun me skenat erotike dhe të dhunës. Dhe këtë e bën qëllimisht. “Unë provokoj sepse dua të ngjall polemika”, - thotë ai. “Extreme Makeover-Culture Clash” vjen në skenën e Teatrit Kombëtar pas shfaq jeve në Tetovë, Prishtinë dhe në Akademinë e Arteve në Tiranë. Reagimet e publikut kanë qenë nga më të ndryshmet, kur Labinot Rexhepi puth plot afsh e zjarr pasioni partneren e tij, Katharina Maschenka Horn, apo kur pasioni duket se është shuar dhe ai e rreh në sy të publikut. “Publiku reagon kur sheh se gjithçka që po ndodh në skenë është e vërtetë, nëse do të ishte lojë, nuk do reagonte aq shpejt”, - thotë koreografja dhe kërcimtarja gjermane Katharina Maschenka Horn. Ndaj asgjë nuk është me sikur në “Extreme Makeover-Culture Clash”. Për koreografin Prevazi, arti duhet të jetë provokativ, sidomos teatri. Dhe Prevazi di të provokojë dhe fort madje, siç ndodhi në edicionin e kaluar të Festivalit Internacional të Dansit Kontemporan, që organizohet prej 8 vitesh nga Gjergj Prevazi, kur trupa e kërcimit nga Zvicra shokoi publikun durrsak ndërsa performoi krejtësisht lakuriq në skenë... Zoti Prevazi, ju vini me një shfaqje të stil-

it danc teatër në Teatrin Kombëtar, skenë për të cilën publiku ka krijuar një lloj stereotipi të themi...Cilat janë pritshmëritë tuaja? Unë uroj që bashkëpunimi me Teatrin Kombëtar të jetë një frymë në vazhdimësi dhe pjesë e konceptit të ndërtimit të një strategjie. Institucionet publike në Shqipëri kanë nevojë të jenë në konkurrencë dhe askush më mirë se skena indipendente shqiptare apo iniciativa e lirë nuk mund t’i konkurrojë ato. Dans teatër në Shqipëri nuk është një gjë e panjohur. Ne kemi vite që jemi prezentë me “Albania Dance Meeting” (Festivali Internacional i Dansit Kontemporan). Mendoj se nuk ka pse të krijohen stereotipe. Një nga arsyet që ne jemi këtu është për t’u ikur këtyre stereotipeve. Një nga qëllimet e artit në përgjithësi është t’i tregojë publikut, duke shërbyer si një pasqyrë e publikut për të parë të vërtetën, në këtë rast edhe vetë institucionet edhe vetë publiku sheh një shfaqje që nuk është e zakonshme, le të themi për skenën tonë, por në këtë rast është një prurje e re dhe duke qenë e tillë, është një freski. Kush nuk e do freskinë? Në këtë pikëpamje, publiku apo ata njerëz që e kanë këtë stereotip e kanë të vështirë derisa të vijnë në dyert e Teatrit Kombëtar dhe në momentin që hyjnë në shfaqje, të paktën nga eksperienca e deritanishme, janë ndarë shumë mirë nga kjo shfaqje. Kjo shfaqje që në thelb ka temën e problemeve në çift, provokon me skena erotike? Nuk besoj se intimiteti i tejkalon limitet e një sjelljeje normale njerëzore, por sigurisht shfaqja ka puthje të gjatë, që nuk është me sikur, por ndodh realisht. Sigurisht që ato janë elemente provokative. Ju pse provokoni? Unë provokoj sepse dua të ngjall polemika. Për mua arti duhet të jetë provokativ në përgjithësi, dhe në veçanti teatri, sepse nëse teatri nuk provokon, ato ndjesi negative që secili nga ne i ka por nuk arrin t’i shpalosë në shoqëri, atëherë çfarë do ishte teatri? Një ilustrim i realitetit, një zbukurim....? Jo, përkundrazi, është një pasqyrë e këtij realiteti, prandaj dhe teatri konsiderohet si politik në kuptimin e ideve që përcjell. Në këtë kuptim, nëse kthejmë kokën mbrapa, një çift nuk puthej në rrugë, ndërsa tani ka ndryshuar ky realitet. Ju provokoni dhe me skena dhune. A nuk

ju duket pak e vështirë për t’u perceptuar nga publiku një burrë që rreh gruan? Po, ka dhunë reale. Ata rrihen prej 2-3 minutash në skenë. Ne vetë kur e kemi ndërtuar në skenë kemi përqafuar njërittjetrin dhe kemi filluar të qajmë sepse ishte e vështirë. Edhe për ne nuk ishte e lehtë. Si kanë qenë eksperiencat me publikun në shfaq jet e deritanishme në Maqedoni dhe Prishtinë, si ka reaguar ai? Kemi pasur eksperienca të ndryshme, si me skenat e puthjes, ashtu dhe me ato të dhunës. Premierën e kësaj shfaqjeje e kemi dhënë në Akademinë e Arteve në Tiranë, më pas në Durrës dhe Korçë. Në Tetovë gjithashtu, në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit. E pas Tetovës, në Prishtinë. Krejt ndryshe kanë qenë dhe reagimet e publikut. Në Tetovë p.sh, kur burri i gjuan me shpullë gruas, reagimi i publikut ishte i tillë: ah, ky qenka tamam burrë shqiptar. Në Prishtinë ishte një reagim krejt tjetër, në Tiranë gjithashtu. Pra, me këtë dua të them se ka reagime të ndryshme nga audienca të ndryshme. Të shohim si do jetë reagimi i publikut të Teatrit Kombëtar. Koreografi Gjergj Prevazi


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

14

6 15

19

40

17

26

36

37 42

31

32

38

39

43

44

47

50

13

27

30

46 49

12

22

41

45

11

18

29 35

10

25

28 34

9

21

24

33

8

16

20

23

7

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

48

51

52

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

53

54

Horizontalisht

1. Willis, aktor i kinemasë amerikane. 6. Lëndë Plasëse. 8. E kundërta çift. 10. Sabri, ish-politikan. 14. Ibrahim, presidenti i parë i Kosovës. 16. Kryeqyteti i Jordanisë. 18. Vendi i grave të sulltanit. 19. Dhoma. 20. Vezë e rrahur dhe e fërguar. 22. Barak i politikës amerikane. 23. Djalë që punonte si ndihmës te një zejtar për të fituar mjeshtërinë. 25. Lloj lëvizje në shah. 27. Fillimi i një enigme. 28. Instituti Dermatologjisë. 29. Ulqini i politikës. 30. Tërësia e institucioneve në organizimin shtetëror dhe politik të një vendi. 33. Uzina Bakrit. 35. Sëmundje ngjitëse që përhapet shpejt. 38. Kerni i baletit. 40. Flet shumë a kot dhe pa përgjegjësi. 42. Uror për të ndezur eshkën. 44. Notë muzikore. 45. E kundërta mjerë. 46. Ndarje e një pallati. 47. Pjesë e trenit. 48. Kafshë e madhe përtypëse, me brirë të mëdhenj e me lesh të gjatë, e ngjashme me buallin. 49. Në të vërtetë, sigurisht, po se po. 51. Dollap i vogël me një të ndarë kryesore e me një sirtar, që vendoset zakonisht pranë shtratit. 53. Ishull në Spanjë. 54. Mirë në mes. 55. Nënpetël e lules.

55

7 6

3

1. Fjalë e kotë, gjepur. 2. Gëzim, aktor i kinemasë dhe teatrit. 3. Punimi i parë i tokës. 4. Gjysma e një cope. 5. Mjet që përdoret për të nxjerrë ujë nga pusi (mbrapsh). 7. Kthehet më dysh. 8. Markë makine. 9. Tarifa e njohur e këngës. 10. I thonë ndryshe përmasa. 11. Mjet për matjen e kohës. 12. Disa duaj gruri, të lidhur bashkë në arë. 13. Lloj shkurre e helmët. 15. Janë në hyrje të çdo ambjenti. 17. Varri i një shenjtori mysliman. 18. Gjysma në një hoje. 21. Njeri që zotëron njohuri e dije të thella. 24. Jashari, komandant i UÇK. 26. Secila nga ngjarjet që shtjellohen në një vepër letrare. 29. Këmishë e thjeshtë prej pëlhure të bardhë. 31. Morissette, këngëtare e njohur. 32. Simboli kimik i argonit. 34. Veshje e sipërme e hollë që arrin deri në brez. 36. Lloj loje bixhozi me letra. 37. Arben, aktor i kinemasë. 39. Bufe, bar. 41. Shtet që laget nga brigjet e detit Arabik. 43. Vijat kryesore të një fytyre. 44. Po në Rumani. 47. Gjysma e një voze. 48. E kundërta merr. 50. Simboli kimik i telurit. 51. Komuniteti Europian. 52. Përemër vetor.

8

4 4 7 4

1 9 3

7

5 2 6 6

4 2

9 6

2

3 1 5

8 2

9

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

6 9 8

3 4

3 4 9

8

5 2

9

7

1

6

6 9

8 8

2

4 7 7

1

Një manekinë robot që mund të vrapojë, të ulet e të ngrihet, dhe madje të imitojë lëvizjet e një ushtari është prezantuar për herë të parë në Britani nga Ministria e Mbrojtjes. Roboti, me vlerë 1.1 milionë stërlina dhe i zhvilluar përmes teknologjisë së Formula 1, do të testojë kostumet mbrojtëse dhe pajisjet e reja ushtarake. Projektuesit kanë deklaruar se roboti mund t’i ndihmojë në krijimin e brezit të ri të pajisjeve mbrojtëse të ushtarëve. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se manekina e re animatronike është unike në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është realizuar për Laboratorin e Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes, ku testohen kostumet e ushtarëve ndaj rrezikut të agjentëve kimikë. Roboti mund të ngrejë krahët e tij për të imituar sinjalet e dhëna nga ushtarët, si dhe mund të marshojë dhe të ulet në gjunjë. Prototipet e mëparshme u prezantuan për herë të parë në Britaninë e Madhe në fund të viteve ’90 dhe ndihmuan në projektimin e kostumeve në gjendje t’u rezistojnë agjentëve kimikë, biologjikë dhe radiologjikë, që përdoren aktualisht nga forcat e armatosura. Por realizimi i fundit ka një shumëllojshmëri lëvizjesh krahasuar me modelet e mëparshme, përfshirë atë të kokës.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë atij qe dashuroni dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret do ndihen gati për te filluar histori dashurie me personat qe kane njohur para disa kohesh. Ekuilibri financiar do tronditet jashtë mase. Kujdes!

Do iu gjeni menjëherë zgjidhje problemeve ne çift gjate kësaj dite. Do jeni me bashkëpunues dhe me tolerante me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe nuk do e ndryshojnë as sot statusin. Financat do dobësohen nëse ju shpenzoni kuturu. Ruani maturinë sepse po ngelet pa para askush nuk do mund t’iu ndihmoje dot.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Edhe nëse keni probleme te vogla ne çift gjate kësaj dite nuk duhet ta dramatizoni situatën. Gjithçka mund te zgjidhet me pak durim dhe maturi. Beqaret nuk do jene ne kohet e përshtatshme për te filluar histori dashurie. Duhet ende te presin. Te ardhurat do i menaxhoni me shume kujdes dhe gjendja do filloje menjëherë te stabilizohet.

Bashkëpunimi ne çift do përforcohet ndjeshëm gjate kësaj dite. Do flisni për çdo gjë qe ju shqetëson apo ju gëzon dhe do ndiheni mire pranë partnerit. Beqaret jo vetëm qe do realizojnë takime mbresëlënëse, por do mund te krijojnë edhe një lidhje afatgjate. Për financat gjerat do shkojnë mire. Nuk priten aspak vështirësi për te kryer shpenzimet e domosdoshme.

Vertikalisht

Sudoku | nivel mesatar 9 2

Britania teston robotin ushtar

8 2

3

Koha e fillimit _____:____

5

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Pritet qe kjo dite te jete shume e vështirë për ata qe janë ne një lidhje. Debatet do jene te pafundme dhe mezi do e kaloni ditët. Beqaret do kenë takime pa fund, por nuk do mund te fiksohen pas askujt. Me vone do pendoheni qe nuk keni bere një zgjedhje. Situata financiare do vije duke u përmirësuar, por mos kërkoni asgjë me ngulm sepse mund te gaboni.

PESHORJA (23/IX-22/X)

7

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

4 5 1 8 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 156, 214, 222, 477, 518, 541, 542, 670, 749, 841, 878, 969. Numra me 4 shifra: 1521, 2223, 4478, 5608, 6515, 7485, 8965, 9652. Numra me 6 shifra: 011147, 014587, 065074, 121945,

158255, 185525, 242510, 265985, 302154, 348895, 414113, 426598, 431810, 485400, 541524, 545224, 557587, 571744, 596523, 744018. Numra me 7 shifra: 2703259, 4455525, 5243201, 6565110.

Mosmarrëveshjet ne çift do jene pa mbarim gjate kësaj dite. Nuk do pranoni për asnjë moment te kërkoni falje sepse do mendoni qe do keni te drejte për gjithçka. Për beqaret gjithçka do jete me ndryshe. Planetët do iu shtyjnë te tregoheni me te hapur ndaj takimeve. Financat do jene ta paqëndrueshme dhe aspak te favorshme për te kryer investime.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII) Dashuria ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur gjate kësaj dite. Do bashkëpunoni me gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni as problemin me te vogël. Beqaret edhe pse nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje do kenë mundësi te mrekullueshme për takime. Mos i humbni! Ne planin financiar, edhe pse situata do jete e mire, reflektoni para se te shpenzoni.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Do jeni mjaft sensuale me partnerin tuaj sot dhe do e përkëdhelni gjate gjithë ditës atë. Ai do ju ridashuroje. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do jene një dite me te qete. Beqaret qe kërkojnë aventura do jene te privilegjuar, te tjerët duhet te presin edhe pak. Situata financiare do jete komplekse.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do jeni shume te ngarkuar me pune sot dhe nuk do i kushtoni rëndësinë dhe kohen e duhur atij qe keni ne krah. Dijeni se duke e lënë pas dore dikush tjetër mund t’ua rrëmbejë. Nëse jeni beqare dhe tentoni te joshni dike, përdorni mjetet e duhura dhe mos gënjeni për asgjë. Financat do jene me te mira se kurrë dhe kjo për shkak te një shume te madhe te ardhurash

AKREPI (22/X-21/XII)

Do i jepni me shume se kurrë prioritet jetës suaj ne çift sot. Marrëdhënia me partnerin do jete akoma me e bukur se me pare. Beqaret nga ana tjetër do jene ne humor. Nuk do mungojnë dashuritë me shikim te pare dhe jeta e tyre do ketë ndryshime rrënjësore. Ne sektorin e financave priten ndryshime rrënjësore te situatës. Do i realizoni edhe investimet e menduara.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Gjate kësaj dite do jeni shume romantike dhe do e bëni partnerin te ndihet si ne ëndërr. Momentet e lumtura do shumëfishohen. Beqaret do kenë disa takime dhe do fillojnë te ëndërrojnë mjaft për personin qe do kenë afër. Këshilla e yjeve është t’i marrin gjerat sa me shtruar. Financat nuk do jene aspak problematike, përkundrazi disa do kenë përmirësime.

PESHQIT (20/II-19/III) Pritet qe kjo dite te jete shume e vështirë për ata qe janë ne një lidhje. Debatet do jene te pafundme dhe mezi do e kaloni ditët. Beqaret do kenë takime pa fund, por nuk do mund te fiksohen pas askujt. Me vone do pendoheni qe nuk keni bere një zgjedhje. Situata financiare do vije duke u përmirësuar.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.04.2014

8 prill

ditë që formësuan botën

15

E vetmja gjë që bie ndesh me diturinë time është arsimimi. - Albert Ajnshtajn

1838

Rekordi atlantik Ai ishte vetëm 1.62 m i gjatë, por Isambard Kingdom Brunel ishte ‘Gjiganti i Vogël’ i vërtetë. Ai kishte ndërtuar “Great Western Railway” nga Bristoli në Londër. Përse të mos e zgjaste këtë linjë në drejtim të perëndimit përgjatë Atlantikut deri në New York, por duke përdorur avulloret? Deri atëkohë anijet lundruese mbizotëronin sepse avulloret kishin nevojë për kaq shumë qymyr, sa kishte pak hapësirë për ngarkesat apo udhëtarët. Por Bruneli kishte ndërmend gjëra të mëdha.

Prej 64.6 metrash gjatësi, “Great Western” ishte avullorja më e madhe, më e rëndë me 1341 ton. Shtyhej nga 450 kuaj fuqi, dy cilindra, një motor me katër turbina avulli. Pjesa e poshtme prej lisi ishte përforcuar me shufra hekuri dhe trupi i saj veshur me bakër. Një zjarr shpërtheu në dhomën e motorëve në fund të marsit, nga i cili vetë Bruneli u plagos. Vetëm 57 udhëtarë kishin rezervuar për udhëtimin dhe tani 50 me ngut kërkuan mbrapsht paratë e biletave.

Ndoshta “Sirius” me një peshë prej 713 tonësh do ta bënte më shpejt udhëtimin. Ajo kish filluar një udhëtim më të shkurtër nga Cork-u dhe jo Bristoli katër ditë më parë. “The Great Western” u nis nga Bristoli më 8 prill 1838. Qymyri i hidhej me një shpejtësi prej 50 kg në minutë. Ajo ankoroi 15 ditë më vonë, pak orë pas konkurrentit të saj. Rrugëtimi rekord ishte dy herë më i shpejtë se ai me një anije lundruese. Prej atëherë pati udhëtime të rregullta me avullore nëpërmjet Atlantikut.

Blitz

Flickr

376

Miliardë dollarë vlerësohet të jetë përafërsisht sasia e të mirave dhe shërbimeve që është shpërndarë falas përmes internetit vetëm në vitin 2011.

250

Milionë dollarë është vlera e marijuanës së kapur në tri vitet e fundit nga autoritetet federale në SHBA

9.2

Miliardë dollarë kanë shpenzuar në vitin 2012 për vitamina apo medikamente të ngjashme me to shtetasit amerikanë.

49

Për qind e studentëve që regjistrohen në një kurs online ndjekin vetëm një prej leksioneve.

Foto: Andonia loannidou Titulli: beauties & the beast

Kur të pandehurin e dënon gjykata, por jo viktima e tij “Abus de faiblesse” (Abuse of weakness Abuzim me dobësinë) film francez me regji të Catherine Breillat Romanciere e njohur (por e dëgjuar edhe si skenariste për filma te Fellinit ose Maurice Pialat), Catherine Breillat është edhe vetë regjisore (ka realizuar rreth 10 filma në 40 vite karrierë) të cilët janë shquar për natyrën e tyre provokuese. Më është dhënë mundësia t’i shoh pothuaj të gjithë filmat e saj, të cilët edhe nëse nuk janë të gjithë të arrirë, kanë një meritë: janë guximtarë! Megjithatë, regjisores në fjalë i detyrohem për diçka tjetër: në fillimet e mia kinofilike të fundviteve ‘90, më kujtohet fort mirë të kem dëgjuar zërin e saj për muaj e muaj të tërë përmes valëve të radios ‘France Culture’, kur ajo merrte pjesë në emisionet ”Kinemaja e së shtunës” dhe të kem mësuar jo pak gjëra: gjithmonë kam konsideruar se 10% të asaj që mund të quaj kinofili timen, ia detyroj asaj. *** Në mesin e viteve 2000, pasi vendos të realizojë një film (i cili do të titullohej “Bad Love” dhe ku rolin kryesor do e kishte topmodelja Naomi Campbell), Catherine Breillat pasi bie viktimë e një hemorragjie cerebrale, bie më pas viktimë edhe e Christophe

gazetamapo@gmail.com

Rocancourt, personazh kontrovers i njohur si impostor famoz, të cilit asokohe regjisorja donte t’i jepte rolin kryesor në filmin e saj të ri. Ky i fundit, i njohur tashmë si mashtrues (gentelman thief që ka bërë deri dhe burg për aktet e tij në USA), përfiton nga sëmundja e regjisores dhe arrin t’i zhvatë asaj plot 800 mijë € në formë çeqesh! Në 2012, gjykata franceze shpall fajtor personin në fjalë për “abuzim me dobësinë” dhe e dënon me një vit burg (si dhe rimbursim të shumës në fjalë). Mbi një ngjarje të tillë, Catherine Breillat ka bëre këtë film nisur nga një ndodhi personale. Por jo detyrimisht autobiografik. Tani dy fjalë për filmin në fjalë. Mendoj se në artin filmik, gjithçka mund të jetë e negociueshme, me përjashtim të dy gjërave: 1. Së pari, lënda filmike, pra ajo që zakonisht quhet kinematografi, në sensin që, ashtu sikurse një faturë gazi ose telefoni apo korrenti nuk mund të konsiderohet letërsi, ashtu edhe jo çdo përzierje imazhesh mund të konsiderohet kinematografi. Pra e kam fjalën për atë që e quajmë rëndom formë. Nga kjo anë, filmi, edhe pse jo 100% i arrirë (pra, i arrirë jo në tërësinë e tij, por pjesëpjesë), përmban momente (për shembull, hyrja e tij !!) që thua me vete: çaste të tilla

filmike nuk i kam parë kurrë gjetiu, kurrë më parë në ndonjë film tjetër! Dhe janë momente filmike që meritojnë në vetvete notën 10 me yll! Gjithë duke pranuar që në tërësinë e tij, filmi meriton një notë shumë më të ulët, por ç’rëndësi kanë notat! 2. Vështrimi i regjisorit mbi ngjarjen që ai rrëfen, ose siç mund ta quajmë ndryshe,

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

moraliteti i filmit (por jo detyrimisht morali i historisë së tij, ok?). Duke qenë se “Abus de faiblesse” ka thekse fort autobiografike, mund të mendohet se filmi do i kish të gjitha arsyet për t’u kthyer në akuzues (ndaj abuzuesit, dmth impostorit Christophe Rocancourt). Por jo! Fare bile! Filmi jo vetëm që lë spektatorin të gjykojë vetë, por as që merret me këtë gjë: regjisorja jo vetëm që nuk bie në ujëra manikeizmi (dmth kush është “i mirë” e kush “i keq” në këtë meselé) por as që e ngre këtë pyetje (gjithmonë kinematografikisht, kuptohet). Duket se asaj i intereson para së gjithash të kuptojë funksionimin e mekanizmave të fshehtë që bëjnë një qenie njerëzore në vështirësi (fizike, shpirtërore…etj., etj) të bjerë viktimë e manipulimit, e mashtrimit. Duke ia arritur kësaj, Cathierine Breillat jo vetëm që arrin ta shpëtojë filmin nga pesha e rëndë e filmave-akuzatorë (që shpesh i bëjnë po aq të rëndë dhe moralistë jo pak filma të sotëm!!), por e kthen atë në një shembull ‘par excellence‘ të filmit që dëshmon se sa fondamental është pikëshikimi që një regjisor (një autor, një krijues) hedh mbi veprën e tij artistike, akoma më tepër kur kjo është e ngritur mbi një ngjarje personale. Chapeau Madame!

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 08.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.