08 maj mapo ok (1)

Page 1

Faqe 6

Nishani-ambasadorëve: Mazhoranca po shkel balancën e pushteteve Reagon Kodheli: Presidenti i ka lexuar draftet gabim

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 8 maj 2014. Numër 1203. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Paratë e Piramidave

Procedura e aplikimit për 83 mijë kreditorët që do përfitojnë 1.2 miliard lekë

Ekskluzive/ flet dëshmitari

Gazetari grek: E vërteta e videos, si u vra Flamur Pisli dhe pengu Panos Haritos, gazetari që ka ndjekur pengmarrjen e autobusit në Elbasan, pohon se nuk ka pasur asnjë dyshim që ata u qëlluan nga policia që prej ’99. “Autoritetet greke ishin të sigurt që rasti nuk do të kishte një fund të mirë, kështu që ia hodhën ‘pataten e nxehtë’ palës shqiptare, kur e lejuan autobusin të kalonte kufirin dhe hynte në Shqipëri”

> PD rihap pengmarrjen e ’99: Artan Didi vrau një të pafajshëm, të hetohet > Historia e Pislit, revolta dhe eleminimi fizik i emigrantit më të famshëm të vitit 99 Faqe 4-5 1997, protestë e qytetarëve përpara Bankës së Shqipërisë në Tiranë

Administratori i kompanive huamarrëse, Zini Tollozhina tha se do të tërheqin para vetëm ata qytetarë që nuk kanë marrë asnjë këst deri tani. Sipas tij, në sportelet e bankave kreditorët duhet të paraqiten me kontrata origjinale. Ish-administratori Farudin Arapi: Procesi është sabotuar Faqe 10-11

Debatet në Kuvend për rehabilitimin e Enverit, Ngjela: Kjo marrëzi do të goditet rëndë

sigurime dhe për pasojë nuk plotësojnë kriteret për pension do të marrin një pagesë mujore prej 66 mijë lekësh, ndërsa më të pasurit që sot nuk marrin pension më të lartë se 240 mijë lekë, aktualisht do të mund të përfitojnë më shumë. Faqe 12

Skema e re e pensioneve, e cila pritet të vihet në zbatim që nga viti i ardhshëm, favorizon shtresat ekstreme të shoqërisë, të varfërit dhe të pasurit, ndërsa sakrifica sërish pritet të vijë nga shtresa e mesme. Ata që nuk kanë paguar asnjëherë

Shkarkohet punonjësi i bashkisë në Përmet që nxiti nxënësit të pozonin me grushtin lart më 5 maj. Ngjela: Këta nuk kanë ende para për të paguar dëmet e krimit, dhe gjekan paratë për të ringritur Enver Hoxhën… FAQe 2-3

NgërÇ

Pensionet, kush favorizohet dhe kush “humbet” nga skema e re

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Një sinoptikë e thjeshtë politike denion meidani

Përvjetori, si mundësi gare brenda së majtës Roland Lami

Basha: Legalizimet falas mashtrim, PD paketë me amendime Tri amendamentet e PD-së synojnë kryesisht legalizimin e të gjitha banesave të ndërtuara deri ditën që do të hyjë në fuqi ligji. Një tjetër ndryshim që opozita do i paraqesë qeverisë është që të legalizohen edhe banesat nën 5 kate, që janë ndërtuar në zonat me studim urbanistik. Faqe 6

Enver Hoxha i Edi Ramës Armand Shkullaku

Shefi i antidrogës

1 mijë euro shpërblim për një informacion te Guardia di Finanza Shefi i Antidrogës, Dritan Zagani është paguar me 1 mijë euro, pas informimit të mikut të tij italian që solli kapjen e 4 kg kokainë në Itali. Edhe bashkëpunëtori i tij ka marrë 400 euro

Prona e shenjtë

Faqe 7


2

afër/larg

1

Politikë/ PD rihap pengmarrjen Aktualitet/ Basha: e ’99: Didi vrau një të PD paketë amendimesh, pafajshëm, të hetohet legalizimi të bëhet falas Faqe 4

Faqe 6

Aktualitet/ Akuza e Gjergji Thimios: U arrestova se nuk fala ikonën për Tony Blair

Faqe 7

Të dalë kancelarja Merkel me fotografinë e Hitlerit, të dalë kryeministri rumun me fotografinë e Çausheskut, të dalë kryeministri kilian me Pinoçetin... të dalë kryeministri italian me Musolinin, këto janë të padëgjuara...

Debati për fotot e Enverit zbret në Kuvend Të majtët mbrojnë luftën antifashiste, të djathtët akuzojnë për nderim të diktatorit Fejzi Braushi Të majtët me ardhjen në pushtet duket se nuk e kanë më kompleks prejardhjen e tyre si trashëgimtarë apo pasues të Partisë së Punës dhe komunizmit në Shqipëri. E ndërsa prania e portretit të diktatorit Enver Hoxha në festimet për 29 Nëntorin në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë vitin e shkuar u konsiderua si një rastësi, tashmë politikanë të lartë të së majtës me rastin e festimeve të 70-vjetorit të çlirimit të vendit, nuk e patën problem që jo vetëm të përkuleshin para fotos së tij, por edhe të nderojnë me simbolet e komunizmit. Jo vetëm kaq, por tashmë eksponentë të lartë të mazhorancës së majtë nuk e kanë problem që t’i mbrojnë këto veprime dhe në debate publike e politike. Një gjë e tillë ka ndodhur dje edhe në komisionin e Politikës së Jashtme, ku megjithëse në rend të ditës ishte raportimi i zëvendësministrit të Integrimit lidhur me punën e bërë nga qeveria në drejtim të plotësimit të kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat, deputetët e majtë janë përfshirë në debat të ashpër politik me kundërshtarët e tyre të djathtë lidhur me shfaqjet më të fundit të zyrtarëve të lartë të mazhorancës në festimet me rastin e 5 majit. Në fakt ka qenë deputeti demokrat, Aldo Bumçi, ai që ka provokuar këtë debat, ku duke shfrytëzuar rastin ka denoncuar si papërgjegjshmëri nderimet e kryera nga të përfaqësues të mazhorancës si para portretit të Hoxhës, siç ishte rasti i ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço në Berat, ashtu edhe me simbolet e komunizmit, siç ishte rasti i ishkryeministrit Pandeli Majko, i cili u fotografua duke nderuar me grushtin lart. “Në lidhje me të përndjekurit politikë, unë dëshiroj të them vetëm një fjalë: dhimbjen më të madhe që u ka shkaktuar jo vetëm të përndjekurve

politikë, por dhe të gjithë shoqërisë shqiptare, ngjarjet e fundit me fotografitë e diktatorit, që i shkaktoi Shqipërisë atë që nuk ia ka shkaktuar asnjë pushtues, zyrtarë të lartë, ministra që përkulen para diktatorit…”, - tha deputeti demokrat Aldo Bumçi në komision. Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar deputetët socialistë, Arta Dade, Namik Dokle e Valentina Leskaj, të cilët kanë theksuar se ajo është mirënjohje për luftën antifashiste. “Më duhet të them që Europa mund të nëpërkëmbë vlerat e jashtëzakonshme të luftës antifashiste, siç ishte edhe lufta e popullit shqiptar, e cila është në piedestalin e vlerave të trashëgimisë sonë historike. Përsa i përket figurave të caktuara në periudha të caktuara që kanë qenë pozitive, apo në periudha të caktuara që ato janë shënuar dhe janë bërë negative, ne duhet t’ua lëmë historianëve këtë punë, por ne duhet të edukojmë brezat që vijnë t’i shikojnë këto periudha me respekt dhe dashuri. Dhe në kuadrin e kësaj ishin dhe festimet…”, - tha Dade. Por Bumçi ka vijuar të këmbëngulë se të nderosh sot figurën e Hoxhës, është njësoj si liderët e vendeve të ndryshme të nderojnë sot diktatorët e vendeve të tyre, duke përmendur këtu Hitlerin dhe Duçen. “Unë ndjehem i fyer, sepse të dalë kancelarja Merkel me fotografinë e Hitlerit, të dalë kryeministri rumun me fotografinë e Çausheskut, të dalë kryeministri kilian me Pinoçetin... të dalë kryeministri italian me Musolinin, këto janë të padëgjuara. Në asnjë vend të Europës nuk ka ndodhur”, - tha Bumçi. Por ajo që e bën këtë

Dade: Historinë nuk e zhbëjmë dot. Brezat e rinj duhet ta kuptojnë mirë se si janë sakrifikuar jetë njerëzish, të cilët vajtën në luftë për t’i shërbyer as diktatorëve, as forcave regresiste, por vajtën për t’i siguruar një të ardhme më të mirë popullit shqiptar. Lidhur me spekulimet, diktatori ishte komandant i luftës dhe i drejtoi andej nga duhej...

Pandeli Majko nderon me grusht

Mua më ka dërguar një fotografi një nga ata që kanë dalë atje në grup dhe më tha që i kishte thënë Majkos, bëje dhe ti një foto me grusht, dhe u bë ajo fotografi” - tha Dokle.

edhe më të rëndë sipas tij, është përdorja e fëmijëve dhe detyrimi i tyre që të nderojnë me grusht si komunistët. “Pas 24 vjetësh të dalë diktatori, të nxirren nxënësit jashtë për të nderuar me simbolin e diktaturës, kjo është ajo çfarë vret dhe dhunon ndërgjegjen tonë kombëtare. Unë kam menduar se ne jemi shkëputur nga diktatura, dhe ky rikthim në nivelet më të larta është krejtësisht i papërgjegjshëm”, - shtoi Bumçi. Por sipas kryetares së komisionit, Arta Dade, sot brezi i ri duhet të njihet me historinë dhe kontributin që kanë dhënë shqiptarët në luftën antifashiste. “Historinë nuk e zhbëjmë dot. Brezat e rinj duhet ta kuptojnë mirë se si janë sakrifikuar jetë njerëzish, të cilët vajtën në luftë për t’i shërbyer as diktatorëve, as forcave regresiste, por vajtën për t’i siguruar një të ardhme më të mirë popullit shqiptar. Lidhur me spekulimet, diktatori ishte komandant i luftës dhe i drejtoi andej nga duhej”, u përgjigj Dade. Ndërkohë që deputetja tjetër, Valentina Leskaj i ka kërkuar Bumçit që të mos bëjë propagandë antikomuniste kot, duke i kujtuar atij se komunistët i kishte aleatë në zgjedhjet vendore të 2011-ës. “Ju harruat kur bëtë marrëveshje për zgjedhjet e kaluara në Tiranë me Partinë Komuniste, kujt ia tregon këto tani?”, - u shpreh Leskaj. Nga ana e tij, deputeti Namik Dokle është përpjekur të justifikojë veprimet e Nanos dhe Majkos, duke shpjeguar se i pari u përkul para figurës së Margarita Tutulanit dhe se i dyti nderoi me grusht thjesht se ia kërkuan mbështetësit që të bënin një fotografi. “Këta bëjnë propagandë boshe, meqë përmende Facebook-un. Mua më ka dërguar një fotografi një nga ata që kanë dalë atje në grup dhe më tha që i kishte thënë Majkos, bëje dhe ti një foto me grusht, dhe u bë ajo fotografi”, - tha Dokle.


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.05.2014

3

Spartak Ngjela: Festimet me Enverin, marrëzi, do të goditen rëndë Avokati analizon rikthimin e fotove të diktatorit në festimet e 5 Majit dhe pohon se LSI po përpiqet të rievokojë figurën e tij për qëllime elektorale. “Këta nuk kanë ende para për të paguar dëmet e krimit, dhe gjekan paratë për të nxjerrë Enver Hoxhën…E kuptoni sa i madh është kontradiksioni që ndodh në Shqipëri?!” Për ç’arsye fotot e Enver Hoxhës u shfaqën gjithandej në festimet e 5 Majit? Avokati Spartak Ngjela e lidh këtë me qëllime elektorale, por edhe me mediokritetin e klasës sonë politike. Në këtë intervistë për MAPO-n, avokati pohon se tendenca për rievokimin e figurës së diktatorit është më e dukshme tek LSI. “Këta nuk kanë ende para për të paguar dëmet e krimit, dhe gjekan paratë për të nxjerrë Enver Hoxhën! Është kontradiksion”, - pohon Ngjela, ndërsa paralajmëron se kushdo që tenton të rehabilitojë tiranin, do të goditet rëndë. Festimet e 5 Majit rikthyen edhe njëherë debatin mbi rolin e Enver Hoxhës dhe enverizmin si frymë në Shqipëri. Si i vlerësoni homazhet në Tiranë e Berat, por edhe shfaq je të tilla të nderimit me grusht nga nxënës të shkollës 9-vjeçare në Përmet? Përsa i përket imitimeve me grusht, nuk kanë efekt politik që mund të diskutohet. Sepse nuk kanë qenë vetëm shqiptarët që kanë nderuar me grusht, por kanë qenë edhe italianët, francezët, pra e gjithë rezistenca antifashiste. Çështja kryesore që ngelet është rievokimi i figurës së Enver Hoxhës. Kuptoj se ka një tendencë në këtë drejtim, ku më e shumta vjen nga LSI. Nuk ishte e rastit që ministri i Drejtësisë shkeli ligjin. Dhe kur ministri i Drejtësisë shkel ligjin, nuk

mund të jetë më ministër Drejtësie. Ka dy rezoluta të Kuvendit të Shqipërisë, që nuk e lejojnë propagandën enveriste. Njësoj si nuk lejohet propaganda hitleriane në Gjermani apo musoliniane në Itali. Po e shkele këtë, do të thotë që nesër nuk mund të jesh më ministër i Drejtësisë. Ai ka të drejtë të sakrifikojë pozitën e tij qeveritare për Enver Hoxhën, por duhet ta sakrifikojë me të vërtetë. E dyta; nuk është vetëm ky episod, por ka edhe raste të tjera. Me sa shoh unë, këto janë teste të njerëzve që mesa duket, janë në krizë për vota dhe shkojnë me mendimin se mund të ketë një fond enverist që mund ta marrin këta, por kjo është një mundësi shumë e largët. Mundësia më e afërt është nostalgjia, dhe ajo që më duket më kryesorja, është fakti që këta do t’i qëndrojnë idesë se krimi është gravitacion dhe në momentet që çdo qeveri bie në abuzivizëm, apo në krim, i drejtohet kohës historike të krimit shtetëror. Enver Hoxha është babai shpirtëror i krimit shtetëror, i terrorizmit shtetëror të drejtuar direkt prej tij. Atëherë, këta ndjejnë se ka urrejtje për korrupsionin, që në segmente të caktuara e kanë prezent dhe i drejtohen Enver Hoxhës. Me të ardhur në pushtet, e majta shpalli se do të bëjë festimet më të mëdha që janë organizuar ndon-

"Këta s’mund të qëndrojnë në pushtet as dy javë, nëse mundohen të rehabilitojnë Enver Hoxhën, pasi njerëzit do të kujtohen për gjëmat. Çdo gjë negative që ndodh sot në Shqipëri, origjinën e ka tek regjimi i Enver Hoxhës"

jëherë për 70-vjetorin e Çlirimit. Si duhet parë roli i Hoxhës në këto festime, sa kohë që nuk flitet për diktatin e tij 45-vjeçar pas luftës? Më bën përshtypje që bëhen këmbëngulës në testet për ta rinxjerrë Enver Hoxhën, por nuk janë politikanë. Sepse siç e kam thënë edhe në një emision, këta s’mund të qëndrojnë në pushtet as dy javë, nëse mundohen të rehabilitojnë Enver Hoxhën, pasi njerëzit do të kujtohen për gjëmat. Çdo gjë negative që ndodh sot në Shqipëri, origjinën e ka tek regjimi i Enver Hoxhës. Ka shpërthim demografik, i gjithë fshati ka zbritur në qytet, se ka qenë i persekutuar. Enver Hoxha do të mbahet mend si i fundit që ka mbajtur gjallë feudalizmin në Shqipëri. Shqipëria mbahej gjallë me punën e papaguar të bujkrobërve. Derisa falimentoi dhe u dorëzua në ’90. Atëherë, cilat janë këto forca politike që duan të ringjallin krimin shtetëror në Shqipëri? Mesa kemi të dhëna, kryesore është LSI dhe do të thotë që është në hall kryetari i saj. Dua të them një gjë, që politikisht, nëse këta do ta bëjnë, janë të falimentuar. Ka edhe një arsye tjetër. Makiaveli ka thënë që “mediokriteti është lëvdues i kohës së shkuar”. Ky është në fakt edhe defekt i natyrës njerëzore. Një njeri i rëndomtë është skllav i së kaluarës. Edhe këtu ka skllevër të së kaluarës, ata nuk kanë

vdekur, këtu janë edhe ata që kanë bërë krime, edhe njerëzit e Sigurimit, por nuk kanë kurajë se i godet hija e rëndë e një tirani që është njollosur dhe asnjërit nuk ia mban që të rievokojë figurën e tij. Me përjashtim të një segmenti që ka ardhur në pushtet, që mendon se mund të bëjë gjithçka, mendon se ka marrë 1 milion vota me Enverin. Por marrëzia nuk ka shenja të tjera. Marrëzia herë-herë kalon edhe nga euforia maniakale dhe mendojnë se mund të bëjnë gjithçka, por do të goditen rëndë. Ata do të vazhdojnë të bëjnë teste për hir të këtij reaksioni, por nuk patën asnjë përkrahje, ndaj edhe nuk do ta bëjnë më. Festimet e 70-vjetorit le t’i bëjnë, por pa Enver Hoxhën, sepse nuk ua lejon ligji. Pra, mendoni se jemi në kushtet e një nostalgjie “elektorale”, në kuptimin që enverizmi prodhon ende vota në Shqipëri...Por, a ka pasoja kjo strategji e frymëzuar nga politika? Këta LSI-stët, këta nuk munden dot të kthejnë mbrapsht rrjedhën e historisë në vend. Këta nuk kanë ende para për të paguar dëmet e krimit, dhe gjekan paratë për të nxjerrë Enver Hoxhën…E kuptoni sa i madh është kontradiksioni që ndodh në Shqipëri? Mos do të vijë Hoxha që të gjejë para, për të paguar krimet që vetë Hoxha ka bërë?! Është absurde.

Nxënësit me grushtin lart, shkarkohet punonjësi i Bashkisë Kryebashkiaku i Përmetit sqaroi se fotografia është bërë pas ceremonisë zyrtare, e inskenuar me shaka nga një punonjës i Bashkisë Nderimi me grusht lart i nxënësve të shkollës 9-vjeçare të Përmetit është inskenuar nga një punonjës i Bashkisë. Këtë fakt e pranon vetë kryebashkiaku Gilberto Jaçe, i cili shton se ky punonjës është larguar menjëherë nga puna. Sipas kreut të

Bashkisë së Përmetit, ceremonia zyrtare ka vajtur sipas protokollit, ashtu siç organizohet çdo vit nga Bashkia e qytetit. Jaçe shprehet se fëmijët kanë qenë prezentë dhe të thirrur nga Bashkia për të qenë pjesë e dekorit të përkujtimit të të rënëve, ashtu sikurse në çdo rast të ngjashëm. Sipas tij, përgjatë ceremonisë me protokoll shtetëror, nxënësit kanë qëndruar të heshtur pa kryer asnjë lloj veprimi pranë varreve të dëshmorëve, ndërkohë që fotoja me grushtin lart është fokusuar fill pas mbarimit të aktiv-

itetit përkujtimor. Punonjësi i Bashkisë ka dashur të bëjë humor me prezencën e nxënësve, duke iu thënë të çonin grushtin lart, ndërkohë që kaq ka mjaftuar dhe fotoja të qarkullonte në rrjetin social fillimisht të punonjësit të Bashkisë, e më pas të postohej në statuset e tjera të Facebook-ut, një prej të cilave edhe tek statusi i kryebashkiakut përmetar Gilberto Jaçe. Ndërsa sqaroi ngjarjen, kryebashkiaku Jaçe pohoi se për këtë akt, ky punonjës i Bashkisë është larguar tashmë nga detyra.

Bisedoi: A.Bogdani


4

në fokus Deputetët e PD: Personi që e udhëhoqi këtë operacion, ku mbeti i vrarë edhe një pasagjer, është Artan Didi. Ai duhet të hetohet për këtë ngjarje

PD rihap pengmarrjen e ’99: Artan Didi vrau një të pafajshëm, të hetohet Deputetët e PD-së publikojnë videon e operacionit të policisë, ku mbetën të vrarë Flamur Pisli dhe një shtetas grek. Sipas tyre, operacioni drejtohej nga Artan Didi dhe vetë kreu i policisë ka ekzekutuar qytetarin grek Partia Demokratike i është rikthyer dje historisë së vrasjes së Flamur Pislit në prill të vitit 1999, duke akuzuar kryepolicin Artan Didi për ngjarjen. Të mbledhur pa praninë e mazhorancës në Komisionin parlamentar për Policinë, deputetët demokratë shfaqën videon e operacionit të para 15 viteve. “Personi që e udhëhoqi këtë operacion, ku mbeti i vrarë edhe një pasagjer, është Artan Didi. Ai duhet të hetohet për këtë ngjarje”, kërkuan dje deputetët Arben Ristani dhe Flamur Noka. Videoja u komentua nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët theksuan se Artan Didi fshihet pas këtij krimi të rëndë. Sipas Nokës, Didi ka qenë pjesë e një operacioni ku u vra një peng i pafajshëm, përveç pengmarrësit nga Burreli, Flamur Pisli. Në video shfaqeshin forcat e policisë shqiptare, të cilat vranë Pislin. Në këtë operacion mbeti i vrarë edhe një pasagjer grek. Ngjarja e pengmarrjes së autobusit me pasagjerë nga një emigrant i zemëruar shqiptar ndodhi më 28 prill të vitit 1999. Sipas Ristanit, personi që drejtonte operacionin e policisë shqiptare ishte vetë dre-

jtori i Përgjithshëm i Policisë sot, Artan Didi. “Autobusi i marrë peng, ndalon. Është dukshëm e kuptueshme që kemi të bëjmë me ekzekutimin e një qytetari të pafajshëm. Do e shihni se personi i dyshuar për pengmarrës është vrarë në mes të autobusit me snajper, ndërkohë që kryhej veprimi tjetër që juve e patë”, - tha Ristani. “Për çfarë duhet të vritej një qytetar i pafajshëm, pasi është neutralizuar pengmarrësi? Këtë material ne e disponojmë nga mediat greke dhe ne do t’ia vëmë në dispozicion prokurorisë. Drejtori i Policisë së Shtetit është fshehur pas një ngjarjeje kriminale, duke vrarë një qytetar të pafajshëm. Ndaj kërkojmë të hetohet kjo ngjarje”, - tha ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Pas denoncimit të Partisë Demokratike ka reaguar edhe deputeti i PS, Taulant Balla. “Videoja tregon një punonjës policie që ka vënë jetën në rrezik në përpjekje me elementët kriminalë. Videoja e opozitës tregoi edhe një herë sa shkëlqente drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi në punën e tij”, - tha Balla, duke e cilësuar publikimin e videos në

“Për çfarë duhet të vritej një qytetar i pafajshëm, pasi është neutralizuar pengmarrësi? Këtë material ne e disponojmë nga mediat greke dhe ne do t’ia vëmë në dispozicion prokurorisë", - tha Arben Ristani

Në foto: Momenti i ekzekutimit të pengut grek në Elbasan

komision, në kundërshtim me rregulloren. Kreu i komisionit, Arben Ristani gjatë fjalës së tij tha se ka ende kohë për të marrë një vendim në lidhje me hetimet në këtë komision. “Jemi duke marrë ende informacione nga Policia e Shtetit. Sipas Policisë së Shtetit, bëhet me dije se janë marrë sot në punë disa efektivë, pasi ishin pushuar për shkelje”, - bëri me dije Ristani. Ndërsa PS pretendon se gjatë ditës së djeshme, Komisioni duhej të dilte me konkluzionet e hetimit për policinë.

Historia e Pislit, revolta dhe ekzekutimi i një emigranti të ‘99 Pengmarrja 20-orëshe e autobusit në Greqi përfundoi me vrasjen e Flamur Pislit nga Burreli dhe pengut Jorgos Kulluri në afërsi të Elbasanit. Mediat e huaja publikuan videon e operacionit policor Më 28 prill 1999, Flamur Pisli, një emigrant shqiptar rrëmbeu një autobus grek në sheshin qendror të një qyteti të vogël, ku jetonte dhe punonte prej vitesh. Pas një arratie prej 20 orësh në veri të Greqisë dhe në jug të Shqipërisë, Pisli dhe një nga pengjet greke, Jorgos Kulluris, u qëlluan për vdekje nga snajperët shqiptarë jashtë qytetit të Elbasanit. Si një parashikim që bëhet realitet i një gjëje që mund të ndodhë, pengmarrja shkaktoi shumë zemërim dhe armiqësi që ishte mbledhur në shoqërinë greke gjatë viteve ‘90 lidhur me figurën e emigrantit shqiptar, por edhe atë të punëdhënësit grek. Gazetarja greke, Penelope Papailias ka përmbledhur në një libër historinë e pengmarrjes dhe të gjitha të pathënat e saj, të zbuluara gjatë vizitës në Shqipëri dhe takimeve me bashkatdhetarët e Pislit. Revolta e një emigrant të dhunuar Në orën 10:30 të paradites së 28 prillit 1999, një autobus ndaloi në qendrën e Kate Scholarit, një fshat që ndodhet në periferinë e Selanikut. Pasagjerët, si zakonisht hipën në autobus, dhe mes tyre edhe Flamur Pisli, një fytyrë e njohur për disa prej atyre që ndodheshin aty. Pak minuta më pas, Pisli nxori një kallashnikov dhe dy granata, njërën me siguresë të hequr dhe urdhëroi shoferin ta çonte autobusin në rajonin e policisë në Selanik, ku ai akuzonte tre persona, një polic, një roje sigurie dhe pronarin e një fabrike këpucësh, se kishin sajuar akuzat kundër tij për armëmbajtje pa leje dhe e kishin çuar në burg, ku ai ishte torturuar dhe abuzuar seksualisht. Autobusi nisi të bënte një udhë-

tim të gjatë në veri të Greqisë, i shoqëruar nga makinat e policisë, ambulancat dhe gazetarët si dhe makina private. Pisli kërkoi kthimin e tri armëve kallashnikov që i ishin “dhënë” nga tre të akuzuarit, 50 milionë dhrahmive dhe kalim të sigurt në Shqipëri, ku ai kishte premtuar se do të lironte pengjet pasi të pinte një kafe matanë, në sheshin qendror të Tiranës. Kur paratë dhe armët iu siguruan, ai nuk pranoi t’i merrte, sepse tha se ato nuk ishin të njëjtat armë për të cilat ai ishte dënuar. Duke përdorur celularin e një pasagjeri, ai tha për publikun grek se ishte i pafajshëm, se e kishin dënuar në mënyrë të padrejtë dhe se ai do të rivendoste në vend nderin e tij e se nuk do t’u bënte asgjë pasagjerëve. Afër mesnatës, autobusi mbërriti dhe kaloi kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë me Pislin dhe nëntë pasagjerë të marrë peng. Operacioni në Elbasan Media greke e pasqyroi pengmarrjen si një histori të jashtëzakonshme, duke vënë në dukje pamundësinë e shtetit grek për të marrë nën kontroll situatën dhe nxjerrjen në pah të një shqiptari, në një kohë kur kufijtë mes dy vendeve kanë qenë përherë problem për shkak të historive të emigrantëve që donin të hynin në Greqi. Mendimet për pengmarrjen kanë qenë të shumëllojshme. Shumë grekë e konsideruan atë si një fiasko të medias, duke kritikuar përzierjen e pakujdesshme të gazetarëve në negociata. Disa të tjerë ishin në anën e Pislit, që e konsidero-

nin si një njeri të dëshpëruar dhe të persekutuar. Ndërsa ngjarja sqarohej, gazeta ‘Elefterotipia’ shkruante: “Në zërin e tij ka pak ton histerie, por gjithçka që ai thotë ka logjikë dhe në fund ishte një njeri që luftoi për të drejtat e tij”. Ndërsa në Shqipëri, pengmarrja e tij konsiderohej si hakmarrja e Pislit ndaj brutalitetit grek. “Atë e torturuan duke i futur kaçavidat nën lëkurë. Nuk jemi në Vietnam këtu. Është vitit 2000 dhe jemi në Ballkan, e kjo ndodhi në një vend fqinj me ne”, - thonë shqiptarët. Pavarësisht të gjithave, historia e Pislit i ngjan pak të gjitha historive të jetesës së emigrantëve shqiptarë në Greqi. Trazirat politike dhe kriza ekonomike e kapi atë në një moshë të re, ishte vetëm 16 vjeç kur regjimi komunist u rrëzua. Rruga e vetme ishte emigracioni. Në Greqi ai nisi të punonte e të ndihmonte familjen, por aty ra pre edhe e shumë padrejtësive që ndodhnin në vend ndaj emigrantëve shqiptarë, tradhtia e punëdhënësit, vjedhja e fitimeve të tij, shkatërrimi i dokumenteve të tij, rrahja e torturat nga policët. Kur ishte kthyer një herë në Shqipëri, Pisli i kishte thënë të atit se preferonte të vdiste më mirë si burrë. Incidenti nuk u transmetua nga televizioni shqiptar dhe asnjë prej gazetave nuk e pasqyruan çështjen të nesërmen. Kryeministri shqiptar i asaj kohe, Fatos Nano ishte nën kritikë në atë periudhë për shkak të marrëdhënieve të tij të ngushta me grekët dhe mbylljen e syve ndaj problemeve të shqiptarëve emigrantë në Greqi. Duke e vajtuar publikisht djalin e tij, i ati i Pislit e ngriti zërin ndaj heshtjes zyrtare dhe kritikoi më shumë përgjegjësinë e shtetit sesa të djalit të tij për këtë tragjedi. Kur kishte kërkuar pagën e tij, bosët i kishin grisur dokumentet dhe e kishin akuzuar për armëmbajtje pa leje. Ata e degdisën në burg, ku Pisli ishte keqtrajtuar dhe abuzuar seksualisht. “Ai thjesht s’donte t’i bënte keq askujt, donte t’i përdorte pengjet për t’ia bërë të ditur çështjen e tij publikut”. Bashkëbiseduesit e mi më thanë se çështja më shumë se me grekët kishte lidhje me shtetin shqiptar. Fakti se polici shqiptar e vrau Pislin, e ktheu atë në një simbol të fuqishëm të lidhjes së shtetit me shtetasit e tij të brishtë.

5 Maji

Pengmarrja dhe tensioni Shqipëri-Greqi mbi emigrantët Pengmarrja nuk mund të ndodhte në një moment më të keq për marrëdhëniet shqiptarogreke. Operacionet e bombardimit të NATO-s në Kosovë dhe Jugosllavi po vazhdonin, dhe pengmarrja i shtonte edhe më shumë tension marrëdhënieve të acaruara. Pas përfundimit të saj, autoritetet shqiptare fillimisht pretenduan se Pisli e qëlloi pengun Kulluris dhe më pas ai kreu vetëvrasje. Por mbulimi televiziv i ngjarjes nga ‘Reuters’, tregoi snajperët e policisë shqiptare që qëllonin Kullurisin. Qeveria i dërgoi një kërkesë zyrtare për ndjesë familjes së tij dy vjet më vonë. Ndërkohë, qeveria greke u kritikua në vend për shkak të mënyrës së përballimit të situatës, largimin nga përgjegjësia dhe përpjekjet për t’ua lënë atë në dorë autoriteteve shqiptare, që më pas bënë ndërhyrjen fatale. Në mënyrë që të përballej me kritikat ndaj qeverisë së tij për mungesë efektiviteti, kryeministri Kostas Simitis urdhëroi dëbimin masiv të emigrantëve të paligjshëm. Në një përgjigje ndaj kësaj, Paskal Milo, ministri i Jashtëm i Shqipërisë në atë kohë, akuzoi qeverinë greke se do destabilizonte Shqipërinë në një kohë kur ajo po priste shumë refugjatë. Ai shtoi se do të rishikonte vendimin për të mos dërguar refugjatë në zonat ku banonte minoriteti grek në Shqipëri. Gazeta me prirje të djathtë “Elefterotipia” shkruante se qeveria greke ishte frikësuar nga fakti se shqiptarët e krahasuan dëbimin e emigrantëve me një spastrim etnik.


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.05.2014

5

“Autoritetet greke ishin të sigurta që rasti nuk do të kishte një fund të mirë, kështu që ia hodhën ‘pataten e nxehtë’ palës shqiptare, kur e lejuan autobusin të kalonte kufirin dhe hynte në Shqipëri” 15 vjet pas

Flamur Pisli; kriminel apo Qytetar Nderi?! Flamur Pisli, emigrant që nga viti 1991 në Greqi, u bë protagonist i një ngjarjeje të pazakontë më 28 prill të vitit 1999. I dhunuar në burg për një krim që ai pretendonte se nuk e kishte kryer dhe i refuzuar nga pronari për t’u paguar për punën e kryer, Pisli mori peng një autobus në qytezën e vogël ku punonte. Ishte 28 prilli i 1999-ës, kur Flamuri pasi kishte qëndruar për më shumë se tre muaj i sëmurë nga plagët që kishte në trupin e tij, ngrihet ashtu i pashëruar mirë dhe shkon në Greqi te pronari që nuk e kishte paguar për shumë vite punë krahu. I nervozuar, ai ka hipur në autobusin ku ndodheshin 15 pasagjerë dhe e ka marrë peng. Në Selanik, Pisli liroi gjysmën e pengjeve duke mbajtur në autobus vetëm 8 pengje, 5 burra e 3 gra. Ata që ai zbriti ishin pleq dhe fëmijë, ndërsa me pengjet e tjerë ai sillej mirë. Me anën e një celulari, Pisli lidhet në telefon me shefin e Policisë së Selanikut, duke i bërë të ditur qëllimin e këtij rrëmbimi, si dhe kërkesat e tij për të liruar pengjet, të cilat ishin 50 milionë dhrahmi. Bashkia Klos dhe komuna Bradashesh e kanë shpallur Flamur Pislin “Qytetar Nderi”. Shteti e cilëson sot e kësaj dite kriminel. Babai i tij kërkon edhe pas 15 vitesh të vërtetën.

Flamur Pisli gjatë pengmarrjes së autobusit

Gazetari grek rrëfen videon: E vërteta e vrasjes së Pislit dhe pengut

Panos Haritos, gazetari që ka ndjekur pengmarrjen e autobusit në Elbasan, pohon se nuk ka pasur asnjë dyshim që ata u qëlluan nga policia që prej ’99. “Videoja është realizuar nga një kameraman i Reuters nga Afrika e Jugut. Autoritetet shqiptare nuk treguan respekt as për shqiptarin dhe as për grekun” Vladimir Karaj Gazetari grek që ka ndjekur nga afër pengmarrjen e autobusit nga Flamur Pisli më 1999, thotë se nuk ka pasur asnjëherë dyshime që i riu grek që humbi jetën bashkë me pengmarrësin u qëllua nga policia dhe se kjo duket qartë në videon e Reuters dhe madje edhe në kameran e tij të vogël. “Nuk e di pse ju po e përmendni fjalën dyshime, por nuk ka pasur asgjë të kësaj natyre dhe asnjë mendim të dytë”, - thotë Panos Haritos për “Mapo”, që atëherë ndiqte luftën e Kosovës për Televizionin Publik grek. Ai shton se në atë vend nuk ka pasur asnjë njeri tjetër përveç autobusit dhe policisë. Haritos tregon se ai në atë kohë është telefonuar për të ndjekur pengmarrjen dhe ka qenë pas autobusit në kohën që ai u bllokua nga policia me një pengesë natyrore. “Nga këndvështrimi im, e gjithë prita e policisë ishte joprofesionale dhe këtë e kam

raportuar si dëshmitar okular”, thotë gazetari i luftës. Sipas tij, snajperat e policisë nuk kishin pasurpamjetëqartënëmomentinendërhyrjes dhe as kohë të mjaftueshme për ta përgatitur atë dhe kjo sipas tij shpjegon edhe pse pati viktima gjatë ngjarjes. Ai tregon ndërkohë se pamjet e servirura nga opozita shqiptare ditën e djeshme janë bërë prej një kameramani të Reuters, që po ashtu si ai ndodhej në vendin tonë për të ndjekur luftën e Kosovës. “Unë telefonova Reuters në Tiranë se më duhej një kamera dhe ata sollën kameran”, thotë Panos. Kameramani në këtë rast ka qenë nga Afrika e Jugut dhe Panos thotë se ai quhej Lior. Pamjet më pas janë bërë publike nga Reuters dhe kanë qenë të aksesueshme nga televizionet në Greqi apo Tiranë. Ai shpjegon po ashtu se autoritetet shqiptare i kanë pasur në zotërim pamjet që prej asaj kohe dhe nuk ka asnjë dyshim që ngjarja ka

Panos Haritos është themeluesi dhe drejtuesi i parë i zyrës së Agjencisë së Lajmeve të Athinës në Tiranë më 1997. Pas kësaj ai punoi për televizionin publik grek dhe ka mbuluar disa konflikte, që prej atij në Kosovë, Sierra Leone, Afganistan dhe mjaft vende të tjera të botës.

qenë e qartë. Por ai shpjegon se në Greqi nuk ka pasur në atë kohë ndonjë reagim të ashpër kundër policisë shqiptare, kjo edhe sepse një pjesë e fajit i mbeti Ministrisë së Brendshme Greke që nuk diti të administronte situatën. “Nga ana tjetër autoritetet greke (Ministria e Rendit për shembull) ishin të sigurt që rasti nuk do të kishte një fund të mirë, kështu që ata ia hodhën pataten e nxehtë palës shqiptare kur e lejuan autobusin të kalonte kufirin dhe hynte në Shqipëri”, thotë Panos. Sipas gazetarit të luftës, në çdo rast pengmarrjeje standardi bazë i policisë është që ajo nuk duhej të plotësonte kërkesat e pengmarrësit. Gazetari kujton se policia shqiptare kishte vetëm elementë bazikë për këtë operacion. Sa i përket vrasjes së një civili dhe plagosjes së një gruaje, Panos thotë se gjithçka është mjaft e qartë në pamjet e Reuters dhe madje edhe në kameran e vogël që ai ka përdorur gjatë

ngjarjes. Panos kujton po ashtu se veç filmimit ishin edhe pengjet që konfirmuan se nuk pati asnjë të shtënë nga brenda autobusit. “Vetëm nga jashtë”, - thotë ai. Ai gjithashtu thotë se pengjet kanë treguar se shqiptari ishte një djalë i sjellshëm dhe se nuk i kishte lënduar dhe se ata kishin pasur biseda mjaft interesante gjatë kohës që ishin në autobus. Ai gjithashtu konfirmon se edhe si dëshmitarë okularë i ka parë personat që kanë qëlluar. Është e trishtë. Nuk ka rëndësi se çfarë njerëzit bëjnë gabim në jetë. Pasi një jetë humbet, duhet të kesh respekt për të. Dhe në këtë rast ata nuk e kanë trajtuar si duhet incidentin dhe nuk kanë respektuar kështu as kujtimin e djalit grek dhe as të shqiptarit”, - thotë ai duke komentuar faktin se qeveria shqiptare e kohës kishte pretenduar se pengu ishte vrarë nga të shtënat brenda autobusit.

Babai i pengmarrësit: Artan Didi më ka dy gjaqe borxh Nuredin Pisli, i moshuari që merret prej 15 vitesh me drejtësinë kërkon të vërtetën për historinë e të birit. “Greku nuk i vrau, ky i vrau të dy djemtë aty. Sepse edhe ai greku që u vra, është djali im” Pas publikimit të videos, ku mbeti i vrarë Flamur Pisli, babai i tij pohon se është në gjak me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Nuredin Pisli pohoi dje për mediat se Artan Didi i ka borxh gjakun e të birit, por edhe të grekut. “Unë sipas

Kanunit, tani detyrohem që t’i çoj fjalë Artan Didit që më ka gjakun e djalit borxh. Më ka jetën e djalit tim, por më ka dhe të grekut borxh. Se më janë vrarë dy djem atje, edhe ai greku që u vra është djali im. Greku nuk i vrau, ky i vrau të dy djemtë aty. Tani do t’i çoj fjalë Artan Didit ta bëjmë ballë për ballë që më ke dy gjaqe borxh, edhe të grekut, edhe të djalit tim”, - u shpreh Nuredin Pisli. Babai i pengmarrësit pranoi se i biri gaboi kur mori peng autobusin me pasagjerë, por sipas tij policia shqiptare nuk kishte pse ta vriste. “Kam 15 vjet që merrem me drejtësinë. Deri tani më ka mashtruar. Kanuni thotë që, burri që

është burrë del përballë, të vrava se më pate borxh. Tashi Tan Didi, meqë paska vrarë djalin tim dhe grekun, mikun në shtëpi, kërkoj gjak. Grekët paskan pasur karamele dhe jo armë”, - ka shtuar më tej babai i Flamurit. Në të vërtetë, Nuredin Pisli kërkon prej vitesh dosjen e të birit, sa në Tiranë, në Policinë e Elbasanit. “Ka 15 vjet që ne jemi të shqetësuar pa masë, se djali ynë nga disa persona të Policisë së Shtetit konsiderohet kriminel, ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe. Për djalin tim, artistë grekë kanë përgatitur një film. Gazetarë të shumtë grekë por edhe nga shtete të tjera, na kanë pohuar

se konventat ndërkombëtare nuk lejojnë ekzekutimin e një personi kur ai nuk vret njerëz. Ata kanë zbardhur plotësisht ngjarjen dhe kanë faktuar se djali im, Flamur Pisli, nuk ka vrarë askënd, madje sipas vëzhgimeve të kryera ai ishte një njeri normal që kërkonte t’u jepte një mësim të mirë pronarëve grekë që shfrytëzonin emigrantët shqiptarë, por nuk i paguanin ata. Kërkesa ime është e thjeshtë: Kërkoj të zbardhet e vërteta, sepse nga hetimet e para djali im është konsideruar si një njeri i rrezikshëm”, - pohoi kohë më parë Nuredin Pisli. Ai ka kontaktuar prej vitesh një avokat, por procedurat vetëm zvarriten.


6

ngjarje e ditës

Ditari

Tri amendamentet e PD-së synojnë kryesisht legalizimin e të gjitha banesave të ndërtuara deri ditën që do të hyjë në fuqi ligji. Një tjetër ndryshim që opozita do i paraqesë qeverisë është që të legalizohen edhe banesat nën 5 kate, që janë ndërtuar në zonat me studim urbanistik.

Basha: Rama gënjeu me legalizimet falas, PD paketë amendimesh TIRANË Drafti i fundit i qeverisë për legalizimet ishte objekti kryesor i takimit të zhvilluar dje mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me banorë të zonave informale të Tiranës. Fillimisht, Basha bëri një përmbledhje të shkurtër të punës së bërë nga qeveria e mëparshme, ku përmendi përfundimin nga ana tekniko-ligjore të 40 mijë dosjeve, si dhe shpërndarjen e mbi 23 mijë tapive. Basha theksoi se mund të ishte bërë më shumë, por shtoi se aktualisht Rama po jep certifikatat e përgatitura nga administrata e mëparshme. “Edi Rama bëri një ndryshim në këtë drejtim, kur premtoi në fushatë legalizime falas. Megjithëse me vonesë, projektligji që ka sjellë në parlament nuk parashikon në asnjë fjalë ‘legalizime falas’. Nëse do të ishte kështu, nuk do të ishim mbledhur sot. Shqetësimi është se jo vetëm nuk ka legalizim falas, por do të jetë më i kushtueshëm për qytetarët” , - tha Basha. Kryetari i Partisë Demokratike duke u ndalur në ndërhyrjet që ka parashikuar në proces projektligji i qeverisë, shpjegoi konkretisht se si në një njësi të Tiranës legalizimi do të kushtojë më shtrenjtë, për shkak të uljes së masës së pagesës me bono thesari në 30-50%, nga 70% që ishte. “Si dhe më e rënda, ligji parashikon se vetëm trefishi i bazës së objektit paguhet me çmimin pref-

erencial, duke e lënë pjesën tjetër të parcelës me çmimin e tregut. Me çmimin e tregut, do të thotë për qytetarët se legalizimi do t’u kushtojë disa herë më shumë të interesuarve për këtë proces”, - nënvizoi dje Basha. Gjatë bashkëbisedimit, një banor i Paskuqanit u shpreh se më përpara duhej të paguante 2 milionë e 600 mijë lekë të vjetra për legalizimin e tij. Sot, sipas tij i duhet të paguajë 5 milionë e 400 mijë lekë. “Unë dua tapinë falas”, u shpreh një prej banorëve të Paskuqanit. Në fakt, kryefjala e disa prej banorëve në takim ishte pikërisht kërkesa për legalizim falas, një premtim ky i kryeministrit Edi Rama para zgjedhjeve parlamentare. Ndërsa përfaqësuesit e shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të poseduesve të objekteve në proces legalizimi u shprehën se ata kanë konstatuar se nga premtimi i fushatës së Ramës për legalizim falas, në draftin e paraqitur, sipas tyre, ka shumë diferenca, siç janë tarifat, sipërfaqet e parcelave dhe momente të tjera të procesit që janë lënë evazive. Duke i cilësuar shqetësimet e banorëve si të drejta, Basha tha se opozita do të kërkojë që qeveria t’i qëndrojë premtimit për legalizim falas. Për këtë arsye, kryetari i Partisë Demokratike tha se grupi parlamentar i opozitës do të angazhohet në parlament me amendamente konkrete me qëllim mbajtjen e këtij premtimi. Në përfun-

Rama: Bashën do ta kishte zili çdo shakaxhi

dim të bashkëbisedimit, nënkryetari i grupit parlamentar i PD-së, Eduard Halimi u shpjegoi banorëve të pranishëm në takim tre amendamentet që kryesisht synojnë legalizimin e të gjitha banesave të ndërtuara deri ditën që do të hyjë në fuqi ligji. Një tjetër ndryshim që opozita do i paraqesë qeverisë është që të legalizohen edhe banesat nën 5 kate që janë ndërtuar në zonat me studim urbanistik. Ndërkohë, drafti i qeverisë për legalizimet është shtyrë për votim të enjten e javës tjetër.

Basha theksoi se mund të ishte bërë më shumë, por shtoi se aktualisht Rama po jep certifikatat e përgatitura nga administrata e mëparshme.

Kryeministri Edi Rama ironizoi përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, deklaratat e kreut të PD-së lidhur me procesin e legalizimeve. Sipas Ramës, “shefin e opozitës do ta kishte zili çdo lloj shakaxhiu i përparimit të viteve ‘30”. “Rama po legalizon me tapitë që ne ia bëmë gati!’ Çdo lloj shakaxhiu i përparimit të viteve ‘30 do e kishte zili shakaxhiun e sotëm opozitar!”- shkruan Rama në rrjetin social. Për takimin e Bashës me banorët e zonave informale pati edhe një reagim zyrtar nga PS-ja. “8 vjet në qeveri të Partisë Demokratike pati vetëm premtime të pambajtura. Ndërsa tani premtimi i mbajtur nga Rama dhe mazhoranca po realizohet. I bëjmë thirrje opozitës ta votojë ligjin. Ata nuk kanë pse mbajnë peng të gjithë shqiptarët që sot kanë mundësinë të legalizohen”, deklaroi deputetja socialiste, Olta Xhaçka.

Tri draftet e Kodhelit

Nishani-ambasadorëve: Maxhoranca po shkel balancat e pushtetit “Presidenti ndau disa shqetësime për transparencën e procesit, mungesën e konsultimeve paraprake me aktorët dhe faktorët e përfshirë, koherencën kushtetuese dhe me ligjet në fuqi, respektimin e parimit të kontrollit dhe balancës së pushteteve dhe ruajtjen nga politizimi për vendimmarrje strategjike, që kanë të bëjnë me tri projektligje të përgatitura kohët e fundit” TIRANË Kreu i shtetit, Bujar Nishani, jo pa qëllim ftoi dje në Presidencë ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, rezidentë në Tiranë. Në cilësinë edhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bujar Nishani ka shprehur rezervat e tij për tri projektligjet e propozuara së fundmi nga Ministria e Mbrojtjes, që në thelb prekin kompetencat e tij, të cilat lidhen me heqjen e së drejtës për emërimin, gradimin dhe nxjerrjen në lirim ose në rezervë të oficerëve madhore, si dhe emërimin e kreut të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë Kombëtare. “Presidenti ndau disa shqetësime për transparencën e procesit, mungesën e konsultimeve paraprake me aktorët dhe faktorët e përfshirë, koherencën kushtetuese dhe me ligjet në fuqi, respektimin e parimit të kontrollit dhe balancës së

pushteteve dhe ruajtjen nga politizimi për vendimmarrje strategjike, që kanë të bëjnë me tri projektligje të përgatitura kohët e fundit, dhe konkretisht me projektligjin “Për pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe Komandimit Strategjik të Forcave të Armatosura”, projektligjin “Për gradat dhe karrierën ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, si dhe projektligjin “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”, - thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës. Kreu i shtetit ka prekur gjatë takimit edhe një tjetër çështje që lidhet me projektstrukturën e Forcave të Armatosura, një debat ende pa zgjidhje mes tij dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas tij, struktura e re e propozuar nga Ministria e Mbrojtjes vë në dukje mangësi kritike edhe nga pikëpamja ligjore. Megjithatë, gjatë fjalës së tij, Presidenti Nishani ka siguruar se ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë programin e qeverisë për reformat në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes,

duke synuar arritjen e një konsensusi sa më të gjerë, në interes të rritjes së sigurisë kombëtare dhe përmbushjes së detyrimeve ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ai është shprehur gjithashtu se mbetet i vendosur për të kontribuar, me të gjithë autoritetin që i jep ligji, që çështjet e sigurisë të trajtohen në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe praktikat më të mira të vendeve të NATO-s. “Kreu i Shtetit siguroi bashkëbiseduesit se ka vullnetin dhe vendosmërinë maksimale për të dhënë mbështetjen institucionale për çështjet e sigurisë kombëtare dhe të reformës së mbrojtjes dhe i ftoi të bëjnë pyetje, komente dhe të ndajnë eksperiencat e vendeve të tyre në fushat në fjalë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës. Zyra e shtypit njoftoi gjithashtu se takimi i Nishanit me ambasadorët u mbyll me shkëmbime mendimesh, komente dhe pyetje nga ana e ambasadorëve të pranishëm, të cilave Presidenti u dha përgjigje. N.Perndoj

SHPALLJE ANKANDI Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje ne ankand te dyte Apartament me sip 46.2 m2 me nr pasurie 1/60+1-18, volumi 13 , faqe 29 ne ZK 8591 me adrese Lagjja salo Halili , Rruga Ali Kelmendi Shkoder. Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshre ne vleren 2,016,000 ( dymilion e gjashtembedhjete mije ) leke. Shitja e pasurise do te behet (Fillon) diten e marte date 16.05.2014 ora 16.15 ne Zyren Permbarimore te permbaruesit gjyqesore privat Genti Bushati me adrese Rruga Don Bosko perballe gjykates se Rrethit gjyqesore Shkoder . Ajo vazhdon 15 dite dhe perfundon me mbarimon e orarit zyrtare te dites se fundit . Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llagari te permbaruesit Gjyqesore .

Reagon Kodheli:

Presidenti i ka lexuar draftet gabim TIRANË Një përgjigje për shqetësimet e ngritura nga Presidenti Nishani drejtuar ambasadorëve të vendeve të NATO-s e kishte dje edhe vetë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. “Duke e përshëndetur dhe falenderuar Presidentin Nishani për vëmendjen që tregon ndaj zhvillimeve në fushën e mbrojtjes, por duke konstatuar edhe një lexim të gabuar nga ana e Presidentit të disa projektligjeve të iniciuara nga Ministria e Mbrojtjes me mbështetjen e plotë teknike të partnerëve tanë ndërkombëtarë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ndjen detyrimin të sqarojë publikisht se komentet e bëra nga Presidenti Nishani në njoftimin e tij për shtyp lidhur me projektligjet në fjalë janë absolutisht pa lidhje”, - thuhet

në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes. Kodheli sqaron fillimisht se për tri projektligjet e kontestuara nga kreu i shtetit, ajo është konsultuar edhe me Presidentin në nivel ekspertësh, ndërsa nënvizon se draftet e hartuara nga kjo ministri nuk prekin balancën e pushteteve, siç pretendohet nga kreu i shtetit. “…Ministria e Mbrojtjes e siguron me këtë rast Presidentin Nishani, ashtu si gjithë opinionin publik, se të tria projektligjet e cituara prej tij si produkte me mangësi ligjore që cenojnë balancën e pushteteve kushtetuese, janë në fakt një shprehje koherente ligjore e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe e standardeve organizative të një vendi të NATO-s...", thuhet në njoftimin zyrtar.


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.05.2014

7

1 mijë euro shpërblim për një informacion te Guardia Shefi i Antidrogës, Dritan Zagani është paguar me 1 mijë euro, pas informimit të mikut të tij italian që solli kapjen e 4 kg kokainë në Itali. Edhe bashkëpunëtori i tij ka marrë 400 euro Tiranë Ish-shefi i Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani dyshohet se informonte Guardia di Finanza-n në këmbim të shpërblimeve të majme. Një lajm i tillë është konfirmuar nga burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, që thanë se ish-shefi i Antidrogës së Fierit ka përdorur një bashkëpunëtor të vetin për të vjelë informacione prej tij dhe më pas ua transmetonte “homologëve” të tij italianë, duke krijuar në këtë mënyrë një “bashkëpunim” perfekt ndërkombëtar. Për një informacion, që Dri-

tan Zagani i kishte dhënë tek miku i tij, oficer i Rojës Financiare italiane, mësohet se ka marrë një pagesë që shkonte në 1000 euro. Por jo vetëm kaq. Ai ka siguruar pagesë edhe për bashkëpunëtorin e tij, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia. Bashkëpunëtori i Zaganit mësohet se është paguar me një shumë prej 400 eurosh. Ky fakt është konfirmuar për Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga procesi i përgjimit të kryer nga strukturat e SHKB-së me urdhër të tyre. Gjatë përgjimit, hetuesit kanë mësuar edhe për shumë detaje të tjera të rëndësishme të hetimit, ndër to edhe për pagesën që ka marrë Zagani për vete dhe për bashkëpunëtorin e tij. Ndërkaq rasti për të cilin shefi i Antidrogës së Fierit është paguar me 1400 euro, është pikërisht ai i një ngarkese me kokainë që synonte të mbërrinte në Shqipëri nga Holanda, ndërsa pritej që të kishte Italinë si rrugë tranziti. Pikërisht bashkë-

punëtori për të cilin ka marrë edhe shumën e parave, Zagani, mësohet se ka qenë edhe njeriu që ka informuar këtë të fundit për nisjen e ngarkesës së kokainës nga Holanda në drejtim të Shqipërisë. Ky i fundit, sipas hetuesve ka njoftuar “shefin” e tij për ditën e nisjes së ngarkesës, ditën e mbërritjes, sasinë e saj, si dhe mjetin që e transportonte. Ditën e mbërritjes së lëndës nar-

kotike në Itali, përpara se ajo të nisej drejt Shqipërisë, autoritetet policore italiane dhe Guardia di Finanza bllokuan ngarkesën që ndodhej në mjet, si dhe duke ndaluar drejtuesin e mjetit. Por pagesat për informatorët shqiptarë nga oficeri italian i Rojës Financiare, dyshohet se nuk kanë pasur një rast të vetëm, por edhe raste të tjera. Kjo pasi nga verifikimet e kryera nga specialistët e SHKB-së si dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është ngritur dyshimi se edhe në raste të tjera Zagani ka rifreskuar vazhdimisht me informacione të reja mikun e tij italian, me të cilin ishte njohur gjatë kohës që kishte qenë emigrant në Itali përpara vitit 2013. Dritan Zagani, 43 vjeç, nga Shkodra, banues në Vlorë, u arrestua në 3 maj 2014, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte firmosur urdhrin e arrestit për të. Ai akuzohet për shpërdorim detyre. Dashamir Biçaku

Akuza e Gjergji Thimios: U arrestova se nuk fala ikonën për Tony Blair Koleksionisti i arrestuar, Gjergji Thimio akuzon kryeministrin Rama, deputetin Kokëdhima dhe ministrin Tahiri për inskenimin e procesit kundër tij. “U burgosa se nuk fala një ikonë të Onufrit, pronë e imja. Ikonë e cila do t’i bëhej dhuratë ish-kryeministrit britanik, Tony Blair” Leonard Bakillari Tiranë Koleksionisti Gjergji Thimio, i vë-

në nën akuzë për vjedhje të veprave të artit, akuzoi kryeministrin Edi Rama, deputetin Koço Kokëdhima dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si organizatorë dhe ekzekutues të arrestimit të tij. Në përballjen e parë me gjykatën Thimio lexoi një letër dërguar ambasadorit amerikan, ku e quan të inskenuar arrestimin e tij pas refuzimit për të dhënë një ikonë të Onufrit. Koleksionisti tha se ka vënë në dispozicion të ambasadës amerikane të gjitha provat e pafajësisë së tij, ndërsa akuzoi edhe kryepeshkopin e Kishës Ortodokse në Shqipëri, Anastas Janullatos. “U burgosa se nuk i fala biznesmenit dhe deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima një ikonë të Onufrit, pronë e imja. Ikonë e cila do t’i bëhej dhuratë ish-kryeministrit britanik, Tony Blair”, shkruan në letrën dërguar ambasadorit amerikan koleksionisti Thimio. Sipas tij, kjo ikonë autentike vlente rreth 1 milion euro dhe ishte pjesë e koleksionit të tij personal. Pas refuzimit për dhënien e ikonës, Thimio thotë se është organizuar operacioni, që në fakt është ideuar nga kryeministri Rama dhe deputeti Kokëdhima. “Operacioni “Ikona” i datës 8 tetor të vitit 2013, i ideuar personalisht nga kryeministri Rama, biznesmeni deputet i Partisë Socialiste Kokëdhima dhe zbatuar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Policia e Shtetit, tani pas gjashtë muajsh rezultoi

se ishte një njollë turpi në gjoksin e Policisë”, shkruan Thimio. Ai thotë se ky ishte një operacion famëkeq, i inspektuar në zyrat më të errëta të qarqeve antishqiptare dhe i bekuar nga kryepeshkopi Janullatos. “Operacioni nuk ishte për të luftuar trafikun e veprave të artit, siç e cilësoi kryeministri Rama para mediave, por ishte një operacion famëkeq, tipik banditesk, fashist, ideuar në zyrat më të errëta të qarqeve antishqiptare me bekim të ushtarakut e uzurpatorit, despotit famëkeq, Anastas Janullatos, për të zhdukur përfundimisht një muze që në mënyrë të drejtpërdrejtë mbronte kulturën shqiptare”, - thotë Thimio në letrën prej 12 faqesh dërguar ambasadorit Arvizu. Ai apelon për monitorim të procesit gjyqësor që ka nisur ndaj tij në Gjykatën e Tiranës, ndërsa thotë se gjatë kohës që kryeministri aktual, Edi Rama ishte ministër i Kulturës ka hapur ekspozitë me veprat e tij. Gjatë seancës së djeshme Gjergji Thimio, i akuzuar për vjedhje të veprave të artit dhe krijimin e kushteve për vjedhjen e tyre, i ka kërkuar gjykatës të gjykohet me procedurë të shkurtuar. Kjo kërkesë u pranua nga gjykata, e cila iu dha kohë palëve për të përgatitur konkluzionet përfundimtare. Seancën e ardhshme pritet që prokurori të lexojë pretencën ndaj Thimios, të cilit do t’i ulet një e treta e dënimit në rast se shpallet fajtor nga gjykata. Gjergji Thimio dhe Arben Spaho u arrestuan në tetor të vitit të shkuar, pasi në bashkëpunim me njëri-

Ai apelon për monitorim të procesit gjyqësor që ka nisur ndaj tij në Gjykatën e Tiranës, ndërsa thotë se gjatë kohës që kryeministri aktual, Edi Rama ishte ministër i Kulturës ka hapur ekspozitë me veprat e tij

tjetrin dyshohet se trafikonin vepra arti me vlera të konsiderueshme monetare dhe historike. Nga hetimi i prokurorisë rezultoi se për pjesën më të madhe të ikonave dhe gravurave të sekuestruara në banesën e Thimios ai kishte certifikatë nga Qendra e Inventarizimit të Veprave të Artit. Ndërsa për disa vepra që dyshohet se janë vjedhur jashtë vendit, prokuroria ka veçuar hetimin, pas dyshon se bëhet fjalë për trafik të veprave të artit, por ende nuk ka autorë të dyshuar apo të proceduar.

Apeli liron gjyqtarin Pojanaku: S’paraqet rrezik Apeli i Korçës ka lënë në arrest shtëpie gjyqtarin Dhimitër Pojanaku, i akuzuar për një ryshfet prej 45 mijë lekësh të reja Gjykata e Apelit në Korçë ka liruar nga qelia gjyqtarin Dhimitër Pojanaku, i arrestuar 20 ditë më parë nën akuzën e korrupsionit. Edhe pse prokuroria kishte shpallur moskompetencën për këtë çështje dhe kishte dërguar dosjen ndaj gjyqtarit Pojanaku në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Apeli sërish ka shqyrtuar ankimin e tij, duke ndryshuar masën e sigurimit. Vendimi është marrë gjatë seancës së djeshme nga Gjykata e Apelit Korçë, e cila ishte vënë në dijeni se dosja ndaj gjyqtarit Dhimitër Pojanaku ka kaluar për kompetencë te Krimet e Rënda. Për këtë çështje ka reaguar edhe prokuroria, e cila thotë se Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë duhet të kishte shpallur moskompetencën për rastin në fjalë, pasi ishte vënë në dijeni zyrtarisht nga organi i akuzës. Kërkesa për moskompetencë sipas prokurorisë bazohet në ndryshimet e fundit në Kodin Penal, të cilat hynë në fuqi më datë 23 prill 2014. Sipas këtyre ndryshimeve rezulton se ve-

pra penale për të cilën dyshohet gjyqtari i Pogradecit, Dhimitër Pojanaku është kompetencë e Krimeve të Rënda. Për këtë arsye, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë shpalli moskompetencën dhe ia kalon dosjen, përfshirë edhe vendimin e gjykatës për “arrest me burg” Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila e regjistron si procedim dhe ishte në pritje të seancës së verifikimit të masës së arrestit me burg pranë Gjykatës për Krime të Rënda. “Prokuroria e Korçës ka vënë në dijeni zyrtarisht Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë për vendimin për shpallje moskompetence. Nga ana e saj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, proceduralisht duhet të shpallte me vendim moskompetencën, gjë të cilën nuk e ka bërë deri ditën e sotme”, thanë burime të prokurorisë. Sipas tyre mësohet se gjatë seancës së djeshme në Gjykatën e Apelit Korçë, nga ana e prokurorisë është kërkuar që të mos shqyrtohet apelimi i gjyqtarit Pojanaku, pasi tashmë kompetente për shqyrtimin e kësaj çështjeje është Gjykata për Krime të Rënda. Gjyqtari i Gjykatës së Pogradecit, Dhimitër Pojanaku u arrestua 20 ditë më parë, pasi dyshohet se i kishte kërkuar dhe marrë shumën e 45 mijë lekëve një shtetase, e cila kishte një proces gjyqësor me gjyqtarin Pojanaku.

kërkesa

Naço kërkon shkarkimin e dy gjyqtarëve në KLD Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të nisë procedimin disiplinor për shkarkim nga detyra të gjyqtarëve Ken Dhima dhe Klorinda Çela, të akuzuar për fshehje pasurie. Sipas kërkesës së ministrit Naço, Ken Dhima, me detyrë gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, dhe gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Klorinda Çela, kanë konsumuar shkelje të rëndë. “Në përfundim të kontrollit dhe hetimit administrativ të deklaratave të interesave private të subjekteve, Ken Dhima dhe Klorinda Çela, bazuar në rezultatet e veprimeve verifikuese të kryera mbi deklarimet e tyre të interesave private nga viti 2004 deri më 2011, administrimit të provave dhe deklarimeve të bëra nga subjektet në proces-verbalin e pyetjes, është arritur në përfundimin se subjektet kanë bërë deklarim të rremë, kanë fshehur pasurinë, nuk kanë deklaruar likuiditetet dhe transaksionet bankare, interesat e tyre private dhe burimet e krijimit të tyre”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë. Pas analizës së pretendimeve të parashtruara në observacionin e gjyqtarëve, në raport me parregullsitë e konstatuara nga ILDKPKI në deklarimin e interesave privatë të tij, vlerësohet se pretendimet e parashtruara nga gjyqtarët Ken Dhima dhe Klorinda Çela nuk qëndrojnë.


8

08.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tiranë –Elbasan, Loti III”

private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar, për pronarët sipas listës emërore bashkalidhur.

Subjekti kërkues, i këtij objekti, është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur, në bazë të Vendimit nr.138, datë 23.03.2000 të Këshillit të Ministrave,“Për kriteret teknke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë

Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës).

Ky publikim bëhet vetëm për pasurinë e llojit, arë. Pronarët do të kompensohen për efekt shpronësimi pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”). Vlera totale e shpronësimit është 14 932 180 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e tridhjetë e dy mijë e njëqind e tetëdhjetë)

LISTA E PASURIVE QE PREKEN PER EFEKTIN E NDERTIMIT TE AUTOSTRADES TIRANES- ELBASAN (segmenti Dalja e tunelit-Elbasan) Sip.pergji.

Nr.

Emri - Atesia - Mbiemri

Nr. Pasurise

Z.K

281 281/2 279 278/3 278/4 278 272 272/11 2073 2074 265/1 265/4 265 266/6 267/1 268 266 1787 1860 1937 1929 1981 2022 2009 2052 2094 2085 2055 2048 272/1 2044 1902 1968

2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583

m2

Are

Are

Vlera.

Sip.shp.m2

cmimi

vlera

124 154 318 625 2859 1273 2500 842 2177 2180 100 303 669 483 217 50 1347 732 655 2022 1765 2555 1515 3615 465 788 610 735 700 1121 18 1748 3220

388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388

48112 59752 123384 242500 1109292 493924 970000 326696 844676 845840 38800 117564 259572 187404 84196 19400 522636 284016 254140 784536 684820 991340 587820 1402620 180420 305744 236680 285180 271600 434948 6984 678224 1249360

Shenime

totale

Fshati MAMEL Z.K.2583 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 18 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35

Isuf Stafa Skender Stafa Skender Stafa Hysen Skora Hamdi Skora Durim Skora Beshir Skora Beshir Skora I Paidentifikuar I Paidentifikuar Riza Mallosi Musa Mallosi Sali Mallosi Sali Mallosi Kalem Drufi Shyqyri Haka Sulejman Drufi I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar

3400 800 1700 4300 8500 7000 2500 2500

1000 1000 2000 1000 800 500 2300

48112 59752 123384 242500 1109292 493924 970000 326696 844676 845840 38800 117564 259572 187404 84196 19400 522636 284016 254140 784536 684820 991340 587820 1402620 180420 305744 236680 285180 271600 434948 6984 678224 1249360 14932180

konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar Nuk ka informacion Nuk ka informacion konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion


Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.05.2014

9

ROMA EDUCATION FUND BURSA PËR STUDENTË ROMë për Vitin Akademik 2014-2015

Roma

education fund

Programi për Bursa i REF (Roma Education Fund) shpall hapjen e aplikimeve në kuader të programit të Bursave për studentë Romë në nivel Universitar e Pasuniversitar. Bursa konsiston në një ndihmë financiare për ata studentë Romë që janë duke ndjekur studimet në një universitet në Shqipëri (ose do të fillojnë studimet në vitin akademik 2014-2015): - -

Studime universitare (Bachelor) Studime pasuniversitare (Master ose Doktoraturë)

Bursa e REF duhet të përdoret për të mbuluar shpenzimet gjatë një viti akademik për: libra, shpenzime për provime dhe pjesërisht shpenzime jetese. Gjithashtu mund të mbulojë pjesërisht ose plotësisht shpenzimet për tarifat e shkollimit (tuition fee). Per udhezime te detajuara klikoni ketu :

http://www.romaeducationfund.hu/guida-rmusp#point_seven

Aplikimi kryhet on-line te adresa : https://gms.romaeducationfund.org/REF-AMS/login.html?d=1&d=1&lang=alb

Afati i aplikimit data 26 Maj 2014 Për më tepër informacion mund të drejtoheni edhe pranë zyrës së Fondacionit Soros, Tiranë. Shoqëria e Hapur per Shqipërinë Fondacioni Soros rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Albania bursa@osfa.al tel: 355 4 2234 621, 234 223, 235 856 Fax: 355 4 2235 855 www.soros.al E- mail: ibakshevani@osfa.soros.al

Njoftim për ankand Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "are+truall+ndertese", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 75/23/1, vol 2, faqe 50, me sip. totale 2400 m2, nga kjo sip trualli 250 m2, nga kjo sip. ndertimi 121 m2, ZK 2559, pasuri e ndodhur në fshatin Malasenj, Cerrik, në pronësi të shtetasit Jonuz Kamami. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të ProCredit Bank. Ankandi zhvillohet ditën e marte më dt. 15.04.2014, ora 15.oo me Çmimin fillestar 4,823,919.2 (katermilioneteteqindenjezetetremije e nenteqindenentembedhjete, pike dy) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku. Adresa: Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Një sinoptikë e thjeshtë politike Menshevikë si bolshevikë riza është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Ajo është një krizë e gjithanshme jo vetëm në ekonomi, jetën politike e rendin publik, por dhe në përmbajtjen jodemokratike të së ashtuquajturës reformë të pagëzuar Rilindje. Dhe, ndërkohë, shumica e sotme ka gjetur si zgjidhje t’u vendosë një faturë të rënduar dhe të pajustifikueshme taksapaguesve shqiptarë. Për më tepër, ajo nuk po tregon respektin e duhur për ligjet e tregut dhe ato kushtetuese. Mosmarrëveshja e konfuzioni kanë prekur kampin e majtë dhe pak a shumë, e njëjta gjë, reflektohet edhe brenda radhëve të socialistëve. Vetëm pikëpamjet e grupit të vetëquajtur Rilindës janë të qarta e të paprekshme. Në fakt, brenda së majtës ky grup individësh është veçse një pakicë, por kërkon një dominim në rritje. Pavarësisht frazave pompoze, agresivitetit verbal, teatralitetit e besimit të tepruar në vetvete, këta lloj “bolshevikësh” modernë (në fakt, “menshevikësh”!) janë të zotë për deklarata, por jo për qeverisje. Më shpesh, ata rezultojnë të paaftë për të kryer punë konstruktive dhe të pastra. Në thelb, pjesa ushqyese e tyre arriti me petka lajle-lule në majë të pushtetit (partiak e qeverisës), fillimisht falë pakujdesisë së Nanos, dhe më tej nga konformizmi i gardës së vjetër të PS-së që, tashmë ose është mënjanuar, ose po flaket tutje me një proces të shpejtë dhe të mirëkalkuluar... Pakicë imponuese. Me kapacitete të dobëta konceptimi e organizimi, me aftësi minimale administrimi e parashikimi, ky grup aktorësh po shfaqet diku si zvarritës e diku si i ndrojtur, nën peshën e frikës dhe nën trysninë e lajthitjeve e abuzimeve, me dashje e pa dashje. Në thelb, këta rilindas i njohin aftësitë e veta të limituara, cilësinë e njohjes, mungesën e përvojës, por dhe natyrën jetëshkurtër, gati-gati efemeride, të suksesit të arritur në zgjedhjet e fundit, nga të cilat ata u ngritën në qeverisje mbi shpatullat e të tjerëve. Në këtë kuptim, ata e ndjejnë se dita e “triumfit” pas zgjedhjeve ishte dhe dita e fillimit të “lakuriqësimit”, pse jo dhe e rënies së tyre. Të papërgjegjshëm nga natyra, anarkistë në metoda e praktika, ata duhet të konsiderohen vetëm si një trend i përkohshëm i mendimit dhe aksionit politik në parti dhe brenda vendit. Në fakt, mënyra më e mirë, edhe pse makiaveliane, për të larguar këtë pakicë “pushtuese” nga jeta politikepartiake ka mundësi të jetë, pikërisht, lënia e vendit në duart e saj! Fatkeqësisht, eksperimente të tillë, qofshin edhe “mendorë”, janë sa të patolerueshëm, aq dhe fatalë. Sidomos, për sy politikanësh të huaj e diplomatësh kalibri, që i kanë përjetuar më parë histori të tilla, në forma e pamje të tjera. Në këtë kuptim, pikëpamjet e këtij trendi dhe programet e bazuara mbi to,

K

koment denion meidani

edhe pse në kiçin e politikës, janë të kufizuara, madje të destinuara që të shndërrohen në telenovela si ato që ndjekin shqiptarët pasditeve në çdo kanal televiziv. Po ashtu, pozicionimi pa pozicion në spektrin politik, mungesa e qëndrueshmërisë në pikëpamje, vetë mungesa e tyre, janë më tepër anarkike e kaotike, sesa të majta e të djathta. Ky grupim deri tani kanë rilindur vetëm sloganin: “Gjithë pushteti në duart e rilindasve!” duke përvetësuar pushtetin, mënjanuar çdo socialist të vërtetë e produkt aleat të tij. Në këtë kuptim, një nga arsyet që nuk mblidhen strukturat drejtuese dhe po vonohet kongresi zgjedhor i PS-së, nuk është se rilindasit i druhen rizgjedhjes së kryetarit të tyre, por sepse po përpiqen, brenda këtyre muajve, që të shtojnë rreshtat e tyre, me të katapultuar duke u konsoliduar brenda rrathëve të socialistëve, falë pushtetit të dhuruar nga vetë këta të fundit. Pra, synimi kryesor është për të garantuar mbijetesën dhe mbrojtjen politike të vetë këtij grupimi, sidomos në rast dështimi e zbythjeje në qeverisje. Në fakt, pak e kishin kuptuar që rilindësit ishin për një qeverisje homogjene, por të detyruar nga matematika e numrave, krijuan një koalicion parazgjedhor platformash të ndryshme dhe, mbi të gjitha, ndërtuan pas zgjedhjeve një bashkëqeverisje me LSI dhe pak parti të tjera të vogla. Jashtë qeverisjes mbeti e gjithë linja realisht socialiste e PS-së (asnjë rilindës nuk është socialist i vërtetë!), si dhe aleatët tradicionalë të saj si PSD dhe PDS. Vetë LSI, me një zhdërvjelltësi të veçantë, imponoi kompromisin me rilindësit në krye të PS-së, dhe me një kapital e energji të dallueshme, por dhe premtime praktike arriti të rrisë numrat e votave dhe të vendeve në Kuvend, duke e kapërcyer me lehtësi urrejtjen e majtë, të akumuluar në 4 vite qeverisje me Berishën. Nuk përjashtohet që, në momentin që kompromisi mund të dështojë apo do të mbarojë në mënyrë natyrore, LSI, nisur dhe nga pozicionet konkrete në qeverisje, do të jetë e përgatitur për t’ia faturuar të gjitha dështimet dhe mosarritjet e qeverisë vetë Rilindjes, pse jo edhe duke menduar e punuar për një bashkim të majtë rreth saj. Për më tepër, nuk duhet harruar që elementët themelues të LSI-së vijnë nga e majta tradicionale, gjë që reflektohet qartë në mesazhet, sjelljen, programin e platformën qeverisëse. LSI të mos heshtë! Siç vihet re, drejtuesit e LSI po përpiqen që t’u rrinë besnikë me-

sazheve elektorale, që të mos i kthejnë ato në propagandë e agjitacion politik; mbi të gjitha, për ta kondensuar më tej, dhe jo për ta zhgënjyer elektoratin që i mbështeti fuqishëm në zgjedhjet e fundit. Po ashtu, LSI përpiqet të korrigjojë gabimet e veta të kaluara, por dhe gabimet aktuale të rilindësve brenda formatimit të forcave të majta dhe qeverisjes së vendit, pse jo dhe të dominojë në zgjedhjet parlamentare 2017. Por për këtë kërkohet një qëndrim më aktiv e korrigjues nga udhëheqja e LSI ndaj çdo “çmendurie” rilindëse, si ato antikushtetuese e antiligjore, ashtu dhe ato që rrezikojnë ekonominë në krizë apo klimën e vështirë të bërit biznes. Nga ana tjetër, një koalicion i ri LSI-PD do të ishte me pasoja për mbështetjen elektorale si të LSI, ashtu dhe të PD-së. Në gjykimin tim, LSI nuk mund të vazhdojë të ulet mes dy stolave, sepse diçka e tillë mund të provokonte një dëmtim deri kapitullim të saj si forcë politike, por mund të ishte edhe fatale për demokracinë e brishtë shqiptare. Por, dhe një qeveri e mbajtur me zor, për shkak të dështimit të elementëve rilindës brenda saj, nuk do të sillte asnjë të mirë e progres, deri duke dëmtuar edhe vetë LSI-në e besueshmërinë e saj në elektorat. A nuk janë një provë e mjaftueshme këto 8 muaj dështime të kësaj “force rilindëse”, të izoluar nga forca të tjera politike (apo forca reale të demokracisë së gjallë)? A nuk po rezulton ajo, brenda sistemit hibrid me orientim oligarkik të krijuar prej saj, teknikisht e paaftë për të krijuar një aparat shtetëror të shëndetshëm, për të vënë në lëvizje një ekonomi në moment të vështirë, për të respektuar ligjet e normat demokratike apo për të çuar përpara proceset integruese?! Në fakt, vorbulla e ngritur, po nga rilindësit, e ka zëvendësuar funksionin e parë të rilindjes me atë të zhbërjes nihiliste. Por le të shpresojmë se, njëlloj si feniksi i rilindur nga hiri i paraardhësit, të arrihet sa më shpejt ndërtimi i një koalicioni të ndershëm, me një bazë shumë më të gjerë i forcave demokratike, pikërisht për ta ringjallur vendin prej hirit të autoritarizmit, arrogancës e anarkisë!... Brenda kampit të majtë e vetmja forcë politike që mund t’u japë zgjidhje problemeve jetike që ka Shqipëria në këtë moment, është LSI. Ajo duhet të orientojë proceset integruese, që ka gjasa dhe të shtyhen përtej qershorit, si dhe të iniciojë reforma të vërteta për të rimëkëmbur ekonominë. Në të njëjtën kohë, me votën e saj të fuqishme, ajo duhet të garantojë pavarësinë institucionale, respektimin e ligjit, ruajtjen e kontroll-balancës demokratike në vend. Sot, nevojitet që udhëheqja e LSIsë të ndikojë për një politikë demokratike sa më njerëzore në fusha kryesore pa iu druajtur konfrontimit; aq më pak të rrijë në hije duke pritur radhën, mbyllur sytë apo mbështetur rilindësit. Populli, sot, është mjaftueshëm i emanci-

puar për të kuptuar çdolloj evazioni, çdolloj politike shterpë e boshe, çdo propagandë mashtruese, çdo axhendë të fshehtë e shtyrje veprimi, qofshin ato të veshura me fraza pompoze, ngjyra, fanfare, panaire e aktrime. Prandaj, rilindësit janë të vetëdijshëm për rezultanten e deritanishme; ata i tuten një vote popullore në një referendum për ndarjen administrative. Bëjnë sikur kërcënojnë, por nuk e duan, nuk e mirëpresin asnjë përballje si me opinionin popullor, ashtu dhe atë socialist. Po PD-ja? Forcat e djathta dhe PD-ja, në veçanti, duhet të kapërcejnë depresionin e humbjes dhe të fillojnë ristrukturimin e riformimin e thellë, për të ngritur e dimensionuar një të djathtë që mund të rifitojë besimin e votuesve, që të pritet me simpati e ngrohtësi të justifikuar në aksione konkrete e premtuese. Pra kërkohet një modernizim tërësor i spektrit të djathtë, si parakusht për një alternativë qeverisëse të besueshme e shpresëdhënëse. I takon PD-së të jetë në pararojë të këtij procesi emancipimi. Vetë udhëheq ja e saj duhet të shndërrohet në njëfarë replike e modeleve më të mira të demokracisë europiane. Veçanërisht, duke e adaptuar atë në realitetin tonë, pa rënë pre e “ballkanizmit” tradicional të politikës shqiptare. Krah proceseve reformuese, opozita duhet të harxhojë energji shtesë në procese bashkuese vetjake, por dhe në ndihmë të shtetit dhe qytetarit, në orientim e hartim të platformave të reja qeverisëse. E thënë ndryshe, kërkohet aksion politik i fuqishëm, tepër dinamik dhe i pareshtur në ndihmë të grupeve të ndryshme shoqërore, sidomos atyre të margjinalizuara, institucioneve të pavarura, sindikatave e OJQ-ve, bankave e bizneseve të tjera, medieve, që po kërcënohen e gjobiten. Nën këtë optikë, kërkohet një komitet orientimi politikash, jo thjesht i PD-së, por i së djathtës, me platforma konkrete për rimëkëmbjen e ekonomisë, me modelimin e duhur fiskal e monetar, me studime konkrete për rregullimin e prodhimit dhe shpërndarjes, deri në projektimin paraprak të amendamenteve ligjore e kushtetuese, reformave administrative e zgjedhore. Opozita duhet të jetë gati me substanca konkrete dhe alternativa të qenësishme për secilën nga proceset më të

rëndësishme për zhvillimin sa më të shpejtë të vendit. Ajo duhet të motivojë specialistët e ndryshëm (ekonomistë, inxhinierë, juristë etj.), që brenda vullnetarizmin politik të japin kontributin e tyre në emër të së djathtës dhe vetë progresit. Edhe elita e aparatit të strukturave opozitare në të gjithë Shqipërinë duhet të shndërrohet në një avangarde e detajimit dhe studimit praktik të fakteve e problemeve konkrete, që mund të nxjerrë progresi apo që lidhen ngushtë me mirëqenien e popullit. Nga ana tjetër, brenda aksionit politik demokratik, opozita duhet t’i përgjigjet me shpejtësi pakënaqësisë popullore ndaj një çështje konkrete; aq më tepër që të tilla ndeshen e krijohen për ditë. Atyre duhet t’i shkohet pa u lodhur deri në fund. Rruga e protestës dhe e revoltës qytetare është një art më vete. Ajo kërkon rregulla të caktuara (të brendësisë dhe procedurës), që nëse neglizhohen mund të provokojnë dështime, zbehje e pjesëmarrje më të pakta. Pra, nuk mund të protestohet nëse nuk je i përgatitur për t’i shkuar deri në fund çështjes për të cilën reagohet, sepse edhe vetë protesta ka përmbajtjen e saj “matematike”, është një ekuacion me shumë të panjohura, ku këto të panjohura marrin vlera dinamike e mund të ndryshojnë në mënyrë kaotike. Aq më tepër, kur bëhet fjalë për forca kundërshtare, të veshura me pushtet, që kanë luksin e organizimit dhe disiplinës shtetërore, të autoritetit të fuqisë mbi njerëzit, të gjenerimit të trysnisë e frikës mbi ta. Prandaj, kërkohet vendosmëri, besim, udhëheqje e fortë, e përgatitur e kompakte, por dhe arsye të qenësishme, për të ushqyer mosbindje qytetare. Nga ana tjetër, rruga e mosbindjes njerëzore imponon aty-këtu edhe politika ofensive e agresive, si dhe një kurs aksioni të mirëpërcaktuar, që nuk është aq e thjeshtë ta braktisësh në çdo kohë, pa cenuar interesat e përbashkëta apo kuotat politike. Mbi të gjitha, kërkohet një moral i pacenuar, një puritanizëm si pritshmëri dhe pasqyrë e alternativës qeverisëse. Pikërisht, këto parime bazike vlen të konsiderohen në procesin zgjedhor, brenda PD-së, për të krijuar mundësi të reja dhe të hapura në zhvillimet e ardhshme; sidomos nisur dhe nga shqetësimi dhe parashikimi i faktorit ndërkombëtar mbi të ardhmen politikisht turbulente të rajonit tonë.


op-ed

2

Blog / Çikla elegance nga e kaluara

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Mehei Maljak; Ushtari i Perandorisë së absurdit të viteve ’97-‘98

08.05.2014

Universitet / Gyula Hegyi: Më shumë konsensus mes palëve politike

11

Piktura është një gozhdë, tek e cila unë lidh idetë e mia. - Georges Braque

Enver Hoxha i Edi Ramës N

ë gjashtë muaj të qeverisjes së majtë, tema e enverizmit apo e rikthimit të hijes së tij, është diskutuar më shumë se në 16 vitet e fundit në Shqipëri. Figura e Hoxhës papritur ka risjellë në skenë ndarjet e vjetra të fillimit të ’90-ave, në një kohë kur ata që qeverisin, si Rama ashtu edhe Meta, e kanë prerë kërthizën e tyre politike duke u ngritur kundër regjimit të Enver Hoxhës. Çfarë ka ndodhur? Si u bë kaq prezente figura e ish-udhëheqësit komunist dhe mbi të gjitha, pse e ndryshoi kaq ndjeshëm qëndrimin ndaj tij kryeministri i sotëm? Si ka mundësi që Edi Rama, i cili nuk lë rast pa vizatuar në mediat e huaja fillimet e tij antikomuniste, sot eviton të distancohet nga ngjarje gati zyrtare që nderojnë figurën e Enver Hoxhës? Nuk thotë asgjë kur një ministër i tij përkulet në shenjë respekti përpara fotos së diktatorit dhe kjo pamje shfaqet për sytë e miliona shqiptarëve, përfshi edhe ata që ende nuk i dinë ku i kanë eshtrat e njerëzve të tyre të pushkatuar nga Hoxha. Kërkon ta kalojë në heshtje ngjarjen rrënqethëse të dhjetëra fëmijëve të rreshtuar me urdhër midis varreve

në Përmet e që nderojnë me grusht si pionierët e Enverit. E nëse nuk i thotë dot gjë Pandeli Majkos (Pandit në fakt nuk mund t’i thuash ndonjë gjë) që pozon me grusht mes një grupi enveristësh, të paktën në një ditë si 5 maji do të duhej të nderonte dëshmorët e të dënonte regjimin që ekzekutoi edhe vetë ata që luftuan për liri. Edi Rama kryeministër nuk bëri asgjë nga këto. Nuk bëri jo sepse një mëngjes u gdhi nostalgjik për regjimin komunist dhe jetën e tij të dikurshme. As se zbuloi se figura e Enver Hoxhës qenkësh komplekse e duhej rivlerësuar. As se në zemrën e tij fshihet thellë venerimi për diktatorin. Në fakt, Edi Ramës as nuk i kërcet për Enver Hoxhën. Ai e ka hallin tjetërkund. Këtë zhurmë e këtë debat që po prodhohen me kaq intensitet në gjashtë muajt e fundit, kryeministri i ka në funksion të qëllimeve të tij politike. Duke provokuar një ndarje ideologjike, madje me tone të nxehta si në fillim të viteve ’90, ai u hedh një kockë për t’u lëpirë militantëve fanatikë, që në mungesë të saj do të kafshonin atë vetë, të zhgënjyer nga fillimet e qeverisjes së majtë. Në mënyrë indirekte ai u risjell atyre

përplasjet e egra të 20 viteve më parë, për t’u kujtuar se armiku është përsëri tek dera. Nuk kanë rëndësi vendet e punës, premtimet, pakënaqësitë ndaj qeverisë, kur rreziku projektohet diku tjetër. Dhe kush mund t’i ndezë më shumë emocionet, ndarjet dhe rreshtimin sesa provokimi me historinë e afërt. Kuotat e besimit që bien në sondazhe mund të fitohen duke sajuar beteja ideologjike. Në pamundësi për t’i bërë njerëzit për vete me qeverisje të mirë, kryeministri kërkon t’i mbajë pas vetes me histori të keqe. Në këtë betejë të re të shpikur, Edi Rama do t’u tregojë të vetëve se është plotësisht me ta, se është një nga ata, edhe kur është fjala për Enver Hoxhën. Prandaj ai nuk distancohet nga skandale si ato që ndodhën më 5 maj. Me heshtjen e tij, ai lë të kuptohet se për hir të postit që ka nuk mund të dalë hapur me një fotografi të Enverit, por me zemër është aty mes pionierëve që vigjilojnë me grusht në varreza sipas Porosisë së Madhe të komandantit. Edi Rama nuk mund të thotë se Enver Hoxha ishte një kriminel, se ministrat që e nderojnë atë shkelin rezolutën e parlamentit që i dënon krimet e tij dhe enveriz-

koment Armand Shkullaku

Enver Hoxha tani i duhet. Jo thjesht për t’i kopjuar fjalimet e imituar përshëndetjet me dorë që i bën popullit. Ai i duhet që së vdekuri të sajojë një betejë tjetër për të gjallët. Si ato të dikurshmet. Madje po të mundte, Edi Rama do t’i huazonte edhe shprehjen e famshme duke e modifikuar në: “Edhe bar do të hamë e Enverin nuk e shkelim”. Mund t’i bënte punë në këto kohë të vështira.

min. Kjo e vërtetë i rrezikon besnikërinë e një tufe votash, shton zemërimin ndaj tij të socialistëve fanatikë që tashmë kanë shprehur pakënaqësitë e para pas euforisë së 23 qershorit dhe i kompromenton maskën që ka pranuar të vërë që kur vendosi të bëjë karrierë në Partinë Socialiste. Do të mbahet mend një intervistë e tij në “Opinion”, ku megjithë këmbënguljen e Blendi Fevziut, nuk i bënte goja ta quante diktator Enver Hoxhën. Edi Rama nuk e ka për gjë t’i tradhtojë bindjen apo veprën e tij personale për hir të interesave të momentit. E ka bërë sa herë është vënë në provë. Pak rëndësi kanë shkrimet dhe qëndrimet e tij të dikurshme për Enver Hoxhën, më pak akoma se çfarë ka thënë për enveristët e marksistët brenda PS. Enver Hoxha tani i duhet. Jo thjesht për t’i kopjuar fjalimet e imituar përshëndetjet me dorë që i bën popullit. Ai i duhet që së vdekuri të sajojë një betejë tjetër për të gjallët. Si ato të dikurshmet. Madje po të mundte, Edi Rama do t’i huazonte edhe shprehjen e famshme duke e modifikuar në: “Edhe bar do të hamë e Enverin nuk e shkelim”. Mund t’i bënte punë në këto kohë të vështira.

Përvjetori, si mundësi gare brenda së majtës

M

e rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, aktorë dhe subjekte politike të ndryshëm u përfshinë në atë që nga shumë analistë u konsiderua “vala nacionaliste”. I gjithë ligjërimi politik u fokusua tek kategori dikotomike: nacionalizëm – patriotizëm, bashkim kombëtar – bashkim europian, albanofobi – eurofili, rajonalizim - lokalizim, identitet shqiptar – identitet europian etj., duke mundësuar diferencimin e subjekteve politike në raport me njëritjetrin, njëkohësisht, ripozicionimin e tyre rreth aksit të majtë dhe të djathtë. Për kohën, konsumimi i kategorive me ngarkesë ideologjike të djathtë si p.sh: nacionalizëm, bashkim kombëtar, albanofobi, lokalizim, identitet shqiptar, bashkim trojesh etj., nga ana e analistëve u shpjegua deri diku me presionin në rritje të shqiptarëve brenda dhe jashtë territoreve shqipfolëse për ta konsideruar 100-vjetorin si një moment të rëndësishëm ridimensionimi në rajon, me nevojën për të orientuar një pjesë të votuesit me prirje nacionaliste apo patriotike drejt kësaj force politike, me nevojën për

koment Roland Lami

zbehjen e identitetit të AKZ si parti me prirje nacionaliste dhe identifikimin e PD si e tillë, me interesin për të shmangur vëmendjen nga performanca e mandatit të dytë të qeverisjes, si dhe shfrytëzimi i momentit për të startuar fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 2013. Pra, ngjarja historike u shfrytëzua për të grupuar partitë politike rreth aksit të djathtë dhe njëkohësisht, shërbeu për subjektet brenda të djathtës, specifikisht, PD, AKZ dhe LZHK të garonin mes tyre për të bërë për vete votuesin me prirje nacionaliste apo siç njihet ndryshe të ekstremit të djathtë. E njëjta strategji ka shumë probabilitet të përsëritet nga e majta në ditët në vazhdim. Përvjetori i çlirimit të vendit është një rast shumë i mirë për të majtën për të maksimizuar votat e majta dhe për

të garuar mes tyre për votuesin e ekstremit të majtë (nostalgjikët e ishsistemit totalitar). Mënyra sesi u zhvillua dhe u komentua 5 Maji, jep sinjalet për një strategji të majtë të ngjashme me atë të djathtën në formë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Përsëri, elementi historik përdoret për të zhvilluar luftën politike ndërmjet të majtës dhe të djathtës dhe brenda vetë të majtës si dhe synimin për të rindërtuar identitetin ideologjik rreth aksit të majtë dhe të djathtë. Më konkretisht, nisur nga ligjërimi politik i konsumuar gjatë këtyre ditëve krijohet bindja se në ditët në vazhdim, fokusi i ligjërimit mund të jetë rreth kategorive dikotomike të tipit: ish-komunist – demokrat, enverist – zogist, partizan- ballist, fitimtar- humbës, lindje, perëndim, regres – progres, luftë çlirimtare – luftë civile, nostalgjik – vizionar, 28 – 29 data e çlirimit etj. Partitë brenda të majtës si PS, LSI, PDS, PSD dhe disa parti të ekstremit të majtë do të tentojnë të identifikohen me kategoritë: ish-komunist, enverist, fitimtar, luftë çlirimtare, 29 nëntor, nostalgjik etj., duke synuar tërheqjen pas vetes të elektoratit të ekstremit

të majtë, ndërsa në krahun e djathtë PD, PR, LZHK, PLL, PBK, PDIU etj me kategoritë si: demokrat, zogist, ballist, humbës, progresist, perëndim do të tentojnë të tërheqin mbas vetes ish- përndjekurit politikë. Sinjalet e para u dhanë me rastin e 5 Majit. Sigurisht, edhe në përvjetorët e tjerë e majta dhe veçanërisht LSI ka tregua vëmendje ndaj kësaj date, ndryshe nga PS e cila ndjehet më e kompleksua për të shfaqur një lloj interesi mbi luftën nacional çlirimtare. Mirëpo, ndryshe nga herët e tjera, gjatë dhe pas festimeve të 5 Maj, nuk kanë munguan deklaratat dhe aktet simbolike nga ana e përfaqësuesve të PS, për të treguar se kjo periudhë përbën interes politik për të. Arsyet e ndryshimit të pozicionimit të PS mund të jenë disa. Së pari, historikisht, elektorati i majtë në Shqipëri ka qenë më i madh në numër sesa ai i djathti dhe një nga arsyet është dhe influenca e regjimit të kaluar në psikozën e disa kategorive sociale. Kështu që mund të shfrytëzohet përvjetori i çlirimit të vendit për të riaktivizuar këtë aspekt kulturor, me qëllim përmbushjen e pritshmërive të disa kategorive sociale që e lidhin ekzistencën e tyre

me të kaluarën e afërt. Së dyti, zgjedhjet e fundit treguan se ka një numër jo të vogël votuesish që votojnë për partitë e ekstremit të majtë ose siç quhen ndryshe PKSH, kështu që radikalizmi në qëndrime dhe në deklarata ndaj luftës çlirimtare mund të orientojë këtë tipologji votuesish nga LSI dhe PKSH drejt PS. Së treti, LSI në vitet e fundit ka qenë më radikale sesa PS në qëndrimet dhe deklaratat ndaj luftës, kështu që PS në prag të zgjedhjeve vendore, ku siç dihet nostalgjikët e diktatorit ishin rreth 2000 votues (referuar zgjedhjeve të 2011) mund të radikalizojë edhe ajo qëndrimet për të mos lejuar orientimin e votuesit të ekstremit të majtë drejt LSI. Në njëfarë mënyre, gara për të maksimizuar votat ndërmjet LSI dhe PS do të jetë strategjia elektorale në ditët në vazhdim. Në njëfarë mënyre përvjetori do të shërbejë mesa duket për të konkurruar PS me LSI se kush përfaqëson më denjësisht të majtën në përgjithësi dhe të majtën ekstreme me koston e transformimit të PS nga një e majtë moderne siç e pamë në zgjedhjet e 2013, në një të majtë me tendenca radikale.


12 e ko n o m i

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Zyra e administrimit të ish-firmave piramidale ka bërë të ditur se është gati procesi i ndarjes së parave të mbetura për 6 prej shoqërive, që do t’u shpërndahen rreth 30 për qind të kreditorëve, të cilëve nuk kanë tërhequr shumat përkatëse.

Paratë e Piramidave

83 mijë kreditorë do ndajnë 1.2 miliard lekë TIRANE- I ftuar në emisionin “Të bësh ekonomi” të gazetares Aurora Sulçe në “News24”, administratori i Kompanive Huamarrëse në Administrim, Zini Tollozhina tha se deri tani janë shpërndarë përqindjet përkatëse për rreth 70 % të kreditorëve dhe aktualisht ka nisur procesi i shlyerjes së kreditorëve të mbetur, që janë rreth 83 mijë. Tollozhina sqaroi se bëhet fjalë për ata kreditorë që nuk kanë tërhequr ende asnjë këst që u takon nga ndarja e parave dhe aseteve të firmave piramidale ku kishin futur paratë. Zyra e administrimit të ish-firmave piramidale ka bërë të ditur se është gati procesi i ndarjes së parave të mbetura për 6 prej shoqërive, që do t’u shpërndahen rreth 30 për qind të kreditorëve, të cilëve nuk kanë tërhequr shumat përkatëse. “Aktualisht ne kemi rreth 20-30 për qind të kreditorëve pa paguar. 70 për qind i kanë marrë me koeficientët e vendosur në vendimet e përcaktuara”, - tha

z. Tollozhina në emisionin e “News24”. Sipas tij, në total ai tha se kishte 1.2 miliard lekë, por se shumë qytetarë kishin shuma të vogla për të marrë nga 100-200 mijë lekë dhe ishte e pakuptimtë që ai t’iu thoshte se kishte 1.2 miliard lekë në dispozicion. Sipas Tollozhinës, i gjithë procesi i mësipërm pritet të mbyllet në vitin 2017, kur supozohet që të ketë tërhequr paratë edhe kreditori i fundit. Ai tha se në total janë 83 mijë kreditorë, të cilët përfaqësojnë rreth 30 për qind të kreditorëve dhe që nuk kanë marrë asnjë këst nga procesi i kthimit të parave kreditorëve të firmave huamarrëse. Pjesa tjetër prej rreth 70 për qind kanë tërhequr paratë që iu takonin. Tollozhina shtoi ndërkaq se shumë nga kreditorët e kompanisë në administrim “Gjallica” nuk kanë tërhequr paratë, për shkak se shumat që iu takojnë në këste atyre kanë qenë të vogla. Ai paralajmëroi se shumat e parave që pritet të ndahen nuk do jenë të konsiderueshme, ndërsa tha se paratë ja-

Sipas Tollozhinës, i gjithë procesi i mësipërm pritet të mbyllet në vitin 2017, kur supozohet që të ketë tërhequr paratë edhe kreditori i fundit. Ai tha se në total janë 83 mijë kreditorë, të cilët përfaqësojnë rreth 30 për qind të kreditorëve dhe që nuk kanë marrë asnjë këst nga procesi i kthimit të parave kreditorëve të firmave huamarrëse.

Administratori i Kompanive Huamarrëse në Administrim, Zini Tollozhina

në nga interesat bankare të të gjitha firmave piramidale. “Në bazë të informacionit që kam unë, ne posedojmë asete që kryesisht janë apartamente të bllokuara nga debitorë, toka, troje në vende të pashitshme, të cilat nuk ndikojnë në shtimin e vlerës për koeficientë. Në bazë të ligjit, këto asete i shet Drejtoria e Shitjes pranë Ministrisë së Financave. Vlera e

pritshme e të gjitha aseteve nuk ndikon në koeficientin e shpërndarjes.” Ai tha po ashtu se ka pasur konfuzion sa i përket firmës rentiere “Sudja”. “Nuk ka pasur kreditorë të ardhur nga transparenca, por kreditorë me vendim gjykate. Vinte dikush dhe shënonte emrin dhe shuma e këtyre e numri i këtyre personave është mbi 13 mijë”.

Reforma e pensioneve penalizon shtresën e mesme, ja përfitimet e reja Skema e re e pensioneve e cila pritet të vihet në zbatim që nga viti i ardhshëm favorizon shtresat ekstreme të shoqërisë, të varfërit dhe të pasurit, ndërsa sakrifica sërish pritet të vijë nga shtresa e mesme. Ata që nuk kanë paguar asnjëherë sigurime dhe për pasojë nuk plotësojnë kriteret për pension do të marrin një pagesë mujore prej 66 mijë lekësh, ndërsa më të pasurit që sot nuk marrin pension më të lartë se 240 mijë lekë, aktualisht do të mund të përfitojnë më shumë. Të varfërit

Pagesën mujore prej 66 mijë lekësh e kanë të garantuar të gjithë shqiptarët, burra e gra që arrijnë moshën 70 vjeç qysh vitin e ardhshëm. Kjo sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale cilësohet si pjesa më e varfër e popullsisë, që nuk ka mundur të sigurojë një punë dhe të paguajë sigurime për të garantuar pensionin e pleqërisë. Ndërsa kategoria tjetër e të varfërve që paguajnë sigurime me pagë minimale me përllogaritjen e re që do të nisë që nga viti 2015 nuk mund të ketë një pension më shumë se 120 mijë lekë. Kjo për shkak se përqindja që aplikohet mbi pagën mesatare për efekt të llogaritjes së pensionit me skemën e re është ulur ndjeshëm nga 70% në 40%. Kështu, një person që sot ka një pagë 200 mijë lekë dhe 30 vite punë nuk mund të përfitojë më shumë se 70 mijë lekë pension. Por kjo shumë bashkë me pensionin social që e përfitojnë të gjithë shkon në 120-1230 mijë lekë. Pensioni minimal aktualisht është në masën e 125 mijë lekëve. Por kjo shtresë e popullsisë që paguhet me pagën minimale nuk do të pësojë asnjë ndryshim me skemën e re, pasi nuk parashikohet më rritje të pensioneve, por vetëm indeksim i tyre. Ndërsa të vetëpunësuarit në bujqësi do të ngarkohen në dy vitet në vijim

me dyfishin e masës së kontributeve që paguajnë aktualisht për të përfituar pensionin. Shtresa e mesme

Të gjithë ata që sot kanë një pagë mesatare nga 50-55 mijë lekë, pensioni i tyre nuk do të jetë më shumë se 20-22 mijë lekë sipas skemës së re të pensioneve. Kjo për shkak se paga mesatare historike nuk shkon më shumë se 35 mijë lekë e për pasojë pensioni që kjo shtresë pret të përfitojë mbas 2015-ës do të jetë pak më shumë se 200 mijë lekë. Kjo vlerë do të jetë e ndryshueshme vetëm në varësi të indeksimit të inflacionit. Shtresa e mesme e popullsisë me pagë rreth 550 mijë lekë përbën më shumë se 60 për qind të popullsisë në prag pensioni që nuk do të ketë asnjë përfitim nga skema e re. Të pasurit

Sipas shpjegimeve që kanë dhënë ekspertët e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, një person që merr një pagë rreth 90 mijë lekë të reja, me skemën e re përfiton një pension jo më pak se 50 mijë lekë. Kjo shtresë që paguan sigurimet me këtë pagë do të jetë përfituese me skemën e re, pasi aktualisht pavarësisht shumës së kontributeve që derdh nuk mund të marrë një pension më të lartë se 240 mijë lekë. Por krahas këtij

Risitë themelore në skemën e re të pensioneve •

• • Pensioni për të varfërit

6.6-14

mijë lekë

Pensioni për shtresa mesatare

20-22

mijë lekë

Pensioni për shtresat e pasura

50

Mbi mijë lekë

Formula e llogaritjes P=Ps+Sh P-Masa e pensionit mujor Ps-Pensioni Social Sh-Shtesa = 1% e vlerës së bazës së vlerësueshme për çdo vit të siguruar

favorizimi me skemën e re të pensioneve mbi 700 zyrtarë të lartë do të zhvishen nga trajtimet suplementare, të cilat duket se në Shqipëri janë ekzagjeruar më shumë se në vende të tjera edhe më të zhvilluara se ne. Sipas draft-reformës pensionet do të llogariten në këtë mënyrë: pension social plus 1% të çdo viti. Nëse janë 20 vite të siguruara do të jetë nga 1% për çdo vit, pra 20% e bazës së vlerësueshme, e nëse janë 40 vite të siguruara, do të jetë 40% e bazës së vlerësueshme. B.Hoxha

Indeksimi i masës së pensionit vetëm me inflacionin dhe jo rritje e pensioneve siç është aplikuar vitet e fundit; Heqja e pensionit tavan; Njehsimi i pagës minimale kontributive me pagën minimale zyrtare dhe indeksimi i pagës maksimale kontributive me rritjen e pagës mesatare; Rritja graduale e moshës së pensionit për gratë në 63 vjeç deri më 2032 dhe rritja e moshës për burrat dhe gratë në 67 vjeç deri më 2056; Bashkimi i skemës rurale me skemën urbane brenda vitit 2017; Përmirësim i formulës së llogaritjes së pensioneve rurale; Vendosja e elementeve dekurajuese për dalje të hershme në pension dhe inkurajimi i daljes vonë në pension. Vendosja e një pensioni social për ata që s’plotësojnë kushtet për të përfituar pension Kushte: mosha 70 vjeç; rezidenca; verifikimi i të ardhurave. Rishikim i pensioneve suplementare shtetërore për funksionarët e lartë dhe rritje e moshës së pensionit; lidhje më e mirë mes kontributeve dhe benefiteve. Skema profesionale të detyrueshme për profesionet e vështira. Përmirësim i kuadrit ligjor për fondet private të pensioneve që do të mbetën vullnetare si skema.


Kulturë Qeveria

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.05.2014

13

Pension të posaçëm për Hajrie Rondon dhe Bujar Lakon

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme ka vendosur që t’u japë aktorëve Hajrie Rondo dhe Bujar Lako pension të posaçëm shtetëror. Ky vendim vjen pak kohë pas fushatës publike në rrjetet online për t’i ardhur në ndihmë aktores Rondo, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë. Fushata sensibilizuese kishte si qëllim sigurimin e mjeteve financiare për kurimin e saj jashtë vendit. Hajrie Rondo ka mbi 120 role në

teatër dhe rreth 40 role në filma. Ndërsa Bujar Lako e filloi karrierën si aktor në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” dhe “Përballimi”. Pas kësaj ai realizon një sërë figurash në rreth tridhjetë filma, midis të cilëve mund të përmendim: “Gjeneral gramafoni”, “Udha e shkronjave”, “Ballë për bal-

lë”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” dhe “Amiko”, produksion francez. Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçojmë: “Vizita e inspektorit”, “Monserati”, “Vdekja e një komisioneri”, “Vdekja e Dantonit”, “Ditë vere”, “Ariu”, “Harv” etj. Pension i posaçëm i është dhënë edhe sportistit Astrit Greva, një nga figurat më të njohura të basketbollit shqiptar.

teatër Monodrama “Marr guximin” reflekton ngjarjet e vitit ‘97-’98, në këndvështrimin e dramaturgut Vangjel Kozma

Dramaturgu Vangjel Kozma “zbulon” një teori konspiracioni, që shpjegon vonesën e vënies në skenë të monodramës “Marr guximin” interpretuar nga Mehdi Malkaj

A

ktori Mehdi Malkaj rikthen në skenën e Teatrit Kombëtar dramën shqipe. “Marr guximin” është monodrama e shkruar nga Vangjel Kozma, që vjen premierë absolute në TK. Monodrama - parabolë “ Marr guximin…” është një sintezë e eseve satirike të librit “Shënime pornolitike”, të cilin autori e ka botuar në vitin 1999, po që për arsye të panjohura nuk është lejuar të qarkullojë dhe vjen njëherësh me ribotimin e librit. Libri vjen si produkt i mënyrës sesi i ka parë autori ngjarjet e vitit ’97-’98. Filli që lidh etydet është një personazh anonim, i cili ngrihet për të ndezur një llambë që fiket pak para fillimit të shfaqjes dhe befas e sheh veten për herë të parë në një skenëpodium, nga ku ka mundësinë të thotë për publikun ato që e kanë munduar në jetën e tij të gjatë në këtë vend paradoksesh dhe ku vazhdimisht ka qenë, siç e pohon vetë, “një ushtar i thjeshtë i Perandorisë së absurdit”. Grafiku i gjërave që thotë dhe mllefeve që nxjerr, vjen duke u rritur bashkë me rritjen e vetëdijes së tij shoqërore dhe përfundon në një revolte të dhimbshme, pasi më në fund ka njohur dritën e fjalës së lirë dhe tingullin e zërit të tij, të cilin e kishte harruar prej kohësh. Lënia e personazhit në konturet e anonimatit dhe satira gati e përvuajtur, krijojnë harkun e parabolës dramatike që shoqëron shfaq jen nga fillimi në fund. Gent Bejko, producent, u shpreh se kjo monodramë e shkruar nga Vangjel Kozma dhe interpretuar nga aktori Mehdi Malkaj, ka kohë që kërkon dritën e skenës dhe më në fund u krijua mundësia nga mbështetja e Teatrit Kombëtar. Pse libri i shkruar në ‘97-‘98 nuk u lejua të qarkullonte? Dramaturgu Vangjel Kozma ka

Mehdi Malkaj

Ushtari i Perandorisë së absurdit të viteve ’97-‘98 një teori “konspiracioni” që shpjegon vonesën e daljes në dritë të veprës së tij. Në fakt kjo teori përmendej edhe në deklaratën për shtyp të TK, që lajmëronte konferencën për shtyp të realizuesve të monodramës një ditë para premierës. Ja si e ‘zbërthen’ teorinë e tij të konspiracionit dramaturgu Kozma, i yshtur nga kureshtja e mediave. “Vepra është një kolazh i eseve të shkruara para 15 vitesh. I kam publikuar, por ka patur një moment krejt të ndryshëm nga fati i librave dhe veprave të botuara në demokraci. Këto ese i kam botuar në janar 1999, në një libër të titulluar “Shënime Pornolitike”. Ky libër për arsye të panjohura nuk u lejua të qarkullojë pas shtypit. Kam shpëtuar gjithsej 3-4 kopje të librit. Këto arsye të panjohura bëhen të njohura pas leximit të librit. Për fat, bashkë me monodramën arrita të kombinoj daljen e librit “Shënime Pornolitike, ku do gjenden arsyet pse u ndalua libri. Nuk dua t’i jap kontekst politik kësaj ngjarjeje sepse mund të ketë

qenë dhe thjesht rastësi. Nuk e di pse ky libër nuk u lejua. Di që u ndalua dhe nuk e lejuan të qarkullojë. Por jam i bindur se pasi të lexohet, secili mund të japë versionin e tij se pse u ndalua ky libër. Normalisht, aty janë thënë gjërat ashtu siç unë i mendoja, në një kohë shumë të vështirë për Shqipërinë. Libri përfshin periudhën e fundvitit ’97-‘98 dhe janar të ‘99-ës. Pra është një ditar sipas mënyrës sime të të parit të ngjarjeve që ndodhën në atë periudhë të vështirë për shqiptarët. Sikur ta kisha shkruar sot atë libër nuk do t’i lëvizja asnjë presje”, - tha ai. Monodrama nuk ka një subjekt të caktuar, personazhit nuk i ndodh gjë në të tashmen e tij. Ai risjell në kujtesë ato që i kanë ndodhur më parë, jo vetëm atij, por pjesës dërrmuese të shqiptarëve. “Nuk është monodramë tipike, është një parabolë. Një përmbledhje e disa eseve satirike të lidhura me fillin e një personazhi që ngrihet nga skena. Personazhi mund të jetë një njeri krejt i zakonshëm,

Vepra është një kolazh i eseve të shkruara para 15 vitesh. I kam publikuar, por ka patur një moment krejt të ndryshëm nga fati i librave dhe veprave të botuara në demokraci. Këto ese i kam botuar në janar 1999, në një libër të titulluar “Shënime Pornolitike”

spektatori, njëri prej nesh, të cilit për herë të parë i jepet rasti të ngjitet në skenë e të përballet me të tjerët. Në fillim ka ndrojtje dhe më pas thotë se kjo është mundësia për të thënë për herë të parë atë që ka vuajtur, të vërtetën e tij. Gjithë rrëfimi i tij është shumë dramatik”, - shton dramaturgu, i cili që në momentin e parë ka menduar pikërisht aktorin Mehdi Malkaj si personazhin e monodramës së tij dhe për shkak se me të e lidhin mendime dhe qëndrime të përbashkëta për shumë nga çështjet që trajtohen në këtë vepër. Për aktorin, “Marr guximin” është një vepër e bukur, emocionuese, me të vërteta të mëdha. “Ju siguroj se do ta gjejnë veten aty, unë e kam gjetur se ku bëj pjesë tek kjo vepër. Kështu do gjeni të gjithë veten në këtë pjesë. Kjo vepër ka qarkulluar si hije nëpër qiell, si re, gri, por nuk ka shkarkuar shi. Shpresojmë që ajo do të krijojë ndjesinë e një shiu ku do të lagen të gjithë ata që do të hyjnë këtu dhe do thahen në diell duke menduar pse u lagën! Është një vepër që fillon si pa dashje dhe ka një ngarkesë emocionale të fortë. Më rri mirë kjo vepër, si kostum. Një vepër tmerrësisht e bukur, e tmerrshme”, - thotë aktori Mehdi Malkaj, i cili është dhe regjisor i veprës. “Regjia është fjalë e madhe, unë nuk hyj tek këta dhe nuk marr përsipër të bëj një çudi. Regjisorët janë tjetër gjë. Kam marrë përsipër të sjell në skenë ngarkesën emocionale të autorit, bashkë me timen për publikun. Besoj se kjo vepër do ta godasë publikun”.


14

universitet

Integrimi

Në kuadër të Projektit “Jean Monnet Chair” në UET dhe me mbështetje të Shoqatës së ishanëtarëve të Parlamentit Europian, z.Gyula Hegyi ishte i pranishëm në Universitetin Europian të Tiranës, ku mbajti një leksion të hapur mbi shpresat dhe iluzionet e integrimit në BE.

Një këshillë e rëndësishme që dua të jap është se, nëse i gjithë vendi është i bashkuar, nëse politikanët janë të bashkuar, nëse opozita dhe qeveria kanë të njëjtën qasje për Europën, është më e lehtë të kapësh përfitimet më të mëdha dhe të paguash çmim më të ulët. Sa më shumë konsensus mes palëve politike, aq më shumë përfiton Shqipëria. Nëse jeni të ndarë, kjo dobëson pozicionin tuaj.

Ish-europarlamentari Gyula Hegyi: Më shumë konsensus mes palëve politike Ish-europarlamentari hungarez flet për shansin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, që duke cituar komisionerin Fule, thotë se është ende e paqartë marrja e statusit në qershor. Hegyi është i mendimit se, nëse nuk ka konsensus mes palëve politike në vend, kjo dobëson edhe më pozicionin e Shqipërisë Ish-europarlamentari hungarez është i mendimit se, pa hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, unifikimi paqësor i Europës nuk quhet ende i mbyllur dhe paqja e stabiliteti i këtij rajoni kanë interes jetësor për Bashkimin Europian. Sipas tij, klima konfrontuese politike mund të jetë në rrezik, komisioni është i bindur sesi qeveria ashtu edhe opozita duhet të mbeten të angazhuara në objektivat kombëtare për integrimin europian. Por duhet të dyja palët duhet të tregojnë shpirt kompromisi dhe përfshirje në tablonë e të punuarit bashkë në mënyrë efikase për të adresuar sfidat e integrimit të Shqipërisë. “Vitin e shkuar, shtete anëtare të BE-së i njohën arritjet e Shqipërisë dhe i dhanë vendit një perspektivë të vërtetë për të ecur përpara drejt statusit kandidat. Tani i përket Shqipërisë të mbajë dhe të rrisë momentin e reformave e të adresojë një sërë sfidash në fushat prioritare me mendje të veçantë ndaj ligjit. Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe reforma në drejtësi janë me rëndësinë më të madhe”, theksoi Hegyi, duke radhitur edhe një sërë sfidash të tjera si reforma në administratën publike, ku stafi të jetë sa më profesional dhe i depolitizuar. Gjithashtu ai vuri theksin edhe një herë në respektimin e të drejtave të njeriut dhe veçanërisht të komuniteteve vulnerabël, si popullsia rome. Z. Hegyi e konsideron shqetësuese rritjen e numrit të azilkërkuesve në vendet e BE-së, nga vendet e Ballkanit Perëndimor, kryesisht nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedo-

nia, Mali i Zi dhe Serbia, gjë që rrezikon marrjen e statusit dhe kthimin e regjimit të vizave në zonën Shengen. Z. Hegyi, kjo është vizita juaj e dytë në Shqipëri. Çfarë ndryshimesh keni vënë re gjatë kësaj vizite të dytë? A ju duket se ka pasur përmirësime? Kam qenë, në mos gaboj, në vitin ’95 apo ’96 me detyrë nga Këshilli i Europës. Kam parë përmirësim të madh në Tiranë, veçanërisht në nivelin e parë: dyqane, bare, kafene, makina...Një atmosferë tjetër e gjallë. Ide e mirë që edhe shtëpitë e vjetra janë të lyera me ngjyra dhe kjo duket se e rinon të gjithë qytetin. E dua Tiranën. Në leksionin që ju patët me studentët e Universitetit Europian të Tiranës folët për shpresat dhe iluzionet e ngritura mbi Bashkimin Europian. Sa të informuar ishin ata rreth proceseve të integrimit që po kalon vendi? M’u dukën të interesuar dhe të mirinformuar për çështjet e Shqipërisë në raport me BE-në. Kishin pyetje shumë interesante dhe inteligjente nëse herët apo vonë Shqipëria hyn në BE, sa do rëndojnë tarifat që duhet të paguajë si vend anëtar. Në fakt e dinin që në çdo mënyrë duhet t’i paguajë, sepse është garanci për të marrë sa më shumë parà nga Europa, një logjikë e mirë. Kujtoj që znj.Thatcher, kryeministrja britanike në një kontekst tjetër –ashtu si studentët e rinj nga Tirana –kishte të njëjtën qasje për Bashkimin Europian, që ka një kuptim vetëm nëse merr më shumë para sesa paguan. Kjo

Curiculume vitae

Hegyi, mes politikës dhe gazetarisë Guyla Hegyi me profesion gazetar, ka mbajtur mandatin e deputetit në Parlamentin hungarez (1994-2004) dhe një mandat në Parlamentin Europian (2004-2009). Gjatë karrierës së tij si deputet i Parlamentit hungarez, z.Hegyi ka qenë nënkryetar i Komitetit për Integrimin Europian dhe Komitetit për Çështjet e Mjedisit. Pjesë e rëndësishme e punës së tij është edhe pjesëmarrja në Delegacionin për BallkaninPerëndimor dhe Delegacionin Maqedonas në Parlamentin Europian, ku mban postin e nënkryetarit. Pas mandatit të tij në PE, z.Hegyi iu bashkua kabinetit të Komisionerit Europian, z. LászlóAndor. Z. Hegyi është autor i disa artikujve dhe librave mbi Bashkimin Europian dhe çështjet kulturore në Hungari e më gjerë. është logjika e vendimit. Qershori, siç dhe dihet, është muaj i rëndësishëm për fatet e integrimit të Shqipërisë. A do ta marrë kësaj here statusin kandidat? Unë e kam lënë politikën dhe kam lëvizur në gazetari dhe jam bërë korrespodent i së përditshmes HU. Disa ditë më parë isha i pranishëm në konferencën për shtyp të Komisionerit Stefan Fule dhe e ngrita këtë pyetje përpara tij. As ai nuk dha një përgjigje konkrete. Fule tha se ende nuk e di se ç’do të bëjmë mbi bisedimet e qershorit, sepse janë ende bisedimet e delegacionit mes BE-së dhe Shqipërisë dhe më pas pritet për t’u

marrë një vendim i fundit. Ndoshta as ai nuk e dinte, ose nuk deshi të na e thoshte përfundimisht. Por përgjigjja ime është se, shpresoj për Shqipërinë. Mendoj se e keni dëgjuar që ka pasur një debat mes kandidatëve për presidencën e Këshillit dhe spikaste një sjellje e përgjithshme se në pesë vitet e ardhshme do të ketë patjetër zgjerim. Sa i përket temës së iluzioneve, mos vallë Shqipëria – nëse arrin të bëhet shtet anëtar i BE-së, - ka pritshmëri më të mëdha mbi përfitimet sesa vërtet do të marrë? Meqenëse ju e përmendët më herët në leksionin tuaj median si

faktor kyç, a do të luajë ndonjë rol media për të informuar mbi kostot dhe përfitimet në procesin e integrimit, apo u mbetet partive politike? Nuk e di, nuk e lexoj median shqiptare. Por kjo nuk është punë e medias në fakt. Puna e medias, ashtu siç u kam thënë edhe studentëve dhe shumë e rëndësishme madje, është se i duhet të ndryshojë për shkak të integrimit në BE. E shoh rolin e medias të rigrupojë detyrimet dhe përfitimet në dy kategori. Ka detyrime që janë shumë të mira për Shqipërinë si; të ketë ujë të pastër, ajër të pastër, më pak ndotje, të intrigojë popullsinë rome, të hapë më shumë vende pune, reformat demokratike, shteti i së drejtës, lufta ndaj korrupsionit, reformat sociale dhe arsimore...Këto janë kriteret kryesore dhe janë të mira për shoqërinë shqiptare dhe duhet të jeni të lumtur për këtë. Ka edhe disa detyrime të tjera që janë kryesisht të mira për bankat perëndimore, korporatat multinacionale, për t’u hapur në treg etj. Në këto raste mund të jeni kritikë. Po, e dimë që ky është çmimi, por përfitimet janë për të shkuar drejt një shoqërie të lirë. Një këshillë e rëndësishme që dua të jap është se, nëse i gjithë vendi është i bashkuar, nëse politikanët janë të bashkuar, nëse opozita dhe qeveria kanë të njëjtën qasje për Europën, është më e lehtë të kapësh përfitimet më të mëdha dhe të paguash çmim më të ulët. Sa më shumë konsensus mes palëve politike, aq më shumë përfiton Shqipëria. Nëse jeni të ndarë, kjo dobëson pozicionin tuaj.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

08.05.2014

8 maj

ditë që formësuan botën

15

Dhe cili është numri më i madh? Numri Një. - David Hume

1839

Chartism-i, fara e Demokracisë U hartua nga William Lovett dhe Francis Place dhe u botua pa ndonjë publicitet. Madje edhe në “takimin monstër” në Glasgow Green në Skoci, kur Arthur Wade tundi një kopje përmes brohoritjeve duke shpallur se kishte në dorë “një Dokument- Dokumentin e popullit” nuk u bënë kopje për qarkullim. Kultura politike e Chartism-it ishte orale, jo e shkruar dhe shumica i dinin të gjashtë pikat e tij: e drejta universale e votës për burrat; heqja e pronësisë si kusht për të

marrë pjesë në Parlament; zgjedhje parlamentare të përvitshme; zonat zgjedhore të barabarta; paga për anëtarët e Parlamentit; dhe zgjedhjet me anë të votimit të fshehtë. Fillesat e Chartism-it mund të gjenden që në fund të shekullit 18, por tre faktorë mund ta shpjegojnë rritjen e tij në fillimshekullin 19. I pari ishte pakënaqësia me Aktin Reformues të vitit 1832. Faktori i dytë ishte depresioni ekonomik dhe i treti ishin një seri ligjesh të papëlqyeshme qeveritare,

përfshirë edhe ‘Ligjin e Urisë’ të vitit 1834. I vetmi shpëtim dukej se ishte bashkimi i punëtorëve dhe propaganda. Rreth 1.3 milion vetë firmosën një peticion kombëtar dhe një Konventë kombëtare u thirr për në shkurt 1839. Peticioni u hodh poshtë. Chartism-i u zbeh në vitet 1850, por brenda një shekulli të gjitha kërkesat e tij, përjashto zgjedhjet e përgjithshme të përvitshme, u bënë të pranuara dhe po aq të nevojshme sa dhe vetë demokracia.

Blitz

Flickr

34

USD çmimi i një mësimi joga privat 45-minutësh për një qen në një shkollë qensh në Tokio.

23

Për qind e amerikanëve që pëlqejnë qentë në reklamat TV sepse ata janë më argëtues se njerëzit.

3.2

Miliardë USD është shuma e vënë bast nga amerikanët për qentë e garave greyhound vjet.

1,2,3, 4

Renditja sipas interesit të kërkimeve për fjalët qen, mace, gjarpër dhe president në World Book Encyclopedia.

Foto: Mark orfile Titulli: God's glory, man's shame/ bunker in Valbona Gorge

Çikla elegance nga e kaluara : 35 Andi Qinami/bota.al Shkruhej para disa ditësh se dikush ishte ngritur për të rrëzuar shtatoren e Ahmet Zogut (akoma për disa, i vetëshpalluri) mbretit të shqiptarëve, duke marre përsipër pa të keq autorësinë e veprimit. Dikush tjetër u kishte kujtuar ndërgjegjeve, ashtu si për disa vjet më parë, se themelimi i disa forcave të caktuara politike duhet të ndalohet me ligj. Me erdhi ndërmend menjëherë se si nja dy muaj më parë po i njëjti monument, ishte stolisur me një tufëz preshi (perime që, në sajë të aromës të veçantë, gjen përdorim rëndom në kuzhinën e thjeshtë dhe popullore, por edhe në gastronominë më të rafinuar e të sofistikuar). Gjesti nuk ishte pikërisht një homazh ndaj figurës së Ahmet Zogut, imazhi i të cilit më është ngulitur fort mirë, sidomos në një foto që ndesha teksa hulumtoja në rrjet, fotografi nga e kaluara. Komplet doppio petto pa kohë, kravatë fantazi dhe një pochette më të gëzueshme, e gjitha nën një kapele panama. Nuk po ndalemi këtë herë mbi zonjën fisnike në krah. Kjo figurë komplekse, që aq mirë njihte Shqipërinë dhe shqiptarët, qoftë edhe vetëm për stilin me të cilin u preokupua të paraqiste regjencën shqiptare në më shumë se një rast, meriton të njihet më gjerë e më mirë, sidomos nga ata që dëgjojnë vetëm një daulle, dhe e njo-

gazetamapo@gmail.com

hin vetëm si arrivist, rregullues të interesave vetjake mbi ato kombëtare (kush është pa mëkat le të gjuajë gurin e parë), e të tjera si këto. Më vonë do të mund të gjykohet më objektivisht. Sepse… si kujton Orwelli, “Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen…”, dhe ne historinë, akoma s’po mësojmë ta shkruajmë drejt. Të kopjuarit “ata andej”, pa kriter e pa përshtatje nuk është më e mira për t’u bërë, nuk është sot e nuk ka qenë ndonjëherë më parë. Por ama, diçka për të na mësuar, ndoshta më shumë se ne të tjerëve, politikës, ky regjent i së kaluarës na ka lënë patjetër. Me duket se pavarësisht mospërputhjes së kohërave dhe modave respektive, pak nga aktorët e skenës politike të vendit janë paraqitur ndonjëherë të denjë për të konkurruar me këtë figurë elegante. Megjithë që të ardhurat në kohët tona, (ato të deklaruara) të shtetarëve, siç dimë, kufizojnë në të shprehurit e vetes apo thjesht qasjen e dëshiruar përmes të dukurit. Në fakt as vetëm elegancës as vetëm karizmës, nuk i duhet dhënë rëndësi e tepruar. Është cilësia e të qeverisurit dhe cilësia e të vënit në dukje të gabimeve në qeverisje nga ana tjetër, ajo çfarë përbën substancën. Ka pastaj, ka pasur dhe do ketë, shpërthime ekstravagance si ajo e të zinjve që Konica (tjetër bon viveur e dandy, ambasador i vetë Zogut të

Parë, veprimet e të cilit shpesh nuk i aprovonte), përshkruan në përrallat e tij nga Zululandi. Ndërsa sqimë prej një elegance të kthjellët ishte ajo që karakterizonte të sjellurit e Ahmet Zogut. Po, po, një qasje e tillë me perëndimin me të cilën përçonte mesazhin e saj dhe sillte rezultate konkretë, sado e pazakontë mund t’i dukej kujtdo meqë tejet i varfër e i mjeruar ishte vendi atëherë. Që herët, ekskluzivisht në terma elegance, ky regjent dukej se s’kish më ç’të mësonte nga shtetarë apo regjentë perëndimorë të kohës. Edhe kjo e vetme vlen për t’u admiruar. Por eleganca në fund të fundit “…është ajo cilësi e sjelljes që transformon sasinë maksimale të qenies, në dukje”. Mjafton sillen ndërmend personazhe të pushtetshëm, si Lord Brummell, John Kennedy, Giovanni Agnelli apo ndonjë tjetër, dhe kuptohet mirë për ç’flasim. Rezultonin, po ashtu shumë më tepër sqimatarë, dinjitarët shqiptarë, nga ata që bënin hajër nën administratën e Sulltanit, e deri tek qeveria e fundit kuislinge. Pa i mohuar totalisht, janë për t’u konsideruar stiloze dhe modele të caktuara si psh. prerja ushtarake-kohë e lirë e xhaketës alla Mao apo alla Chavez e Fidel – vetë i biri i mbretit Zog, është shfaqur disa herë me të tillë veshje – që po ashtu i dhanë elemente të caktuar të dukurit, në Evropën e viteve

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

gjashtëdhjetë e më pas. Tek ne, fill pas luftës vazhdoi të ruhej një masë elegance alla russa, të paktën për sa i përket uniformave të ushtarakëve të lartë, deri para divorcit. Gjithsesi mes gjindjes (për ta thënë me Kasoruho-n) është dalluar që herët tendenca e joshjes dhe përkushtimi ndaj të bukurës në të dukur. Një shumë i pushtetshëm si Disraeli, që herët observon mbi shijen estetike të shqiptarëve: “popull që dashuron kostumet”. Të vetmit shembuj elegance, në regjimin totalitar të së kaluarës, mund të vinin vetëm nga ndonjë filo-frëng brenda byrose politike, që mund të kthehej disi në diktues tendencash, por gjithsesi për një rreth të ngushtë. Duke iu rikthyer edhe njëherë bimës-perime në këmbët e shtatores dedikuar Zogut, në bulevardin me të njëjtin emër, ngjall gjithsesi kuriozitet ky simbol pranë një burri shteti. Ka pasur edhe më parë simbole të ndryshëm adoptuar nga liderë, udhëheqës shpirtërorë, rebelë apo qeverisës… më i shpeshtë ndoshta, është karafili. Shumëkujt mund t’i kujtohet Revolucioni lusitan i karafilave. Duket se vendit tonë më mirë i përshtaten simbole si preshi. Mos ndoshta mbrapa fshihet një lëvizje e sapolindur, që ka bërë për vete këtë simbol? Apo është ndërkohë duke ndodhur revolucioni i preshit, dhe ne thjesht nuk e kemi vënë re?

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 08.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje ndje apo aksidenti) • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.