08 09 mars mapo ok

Page 1

single & the city

aktualitet

promovimi

Dokumenti i bisedimeve me BE, PD: I njëanshëm, qeveria s’na konsultoi

Berlusconi: e vërteta kontrapedal ulëritëse e librit Vladimir Myrtezai të At Zef Pllumit

Kryeministria publikoi dje përfundimet e përbashkëta në Dialogun e Nivelit të Lartë, por opozita thotë se në të nuk janë reflektuar shqetësimet e saj. Bregu: PD nuk është pyetur për konkluzionet. Fshehje e dhunimit të standardeve nga qeveria, sjellje anti-integrim dhe anti-europiane Faqe 4

Është promovuar në Pallatin Madama të Senatit italian botimi në gjuhën italiane i librit “Rrno për me tregue” i At Zef Pllumit, me parathënie nga Silvio Berluskoni, i cili vlerësohet dhe me çmimin “At Zef Pllumi” nga Komuna e Shëngjinit Faqe 23

Iva tiço

Mapo lunch Mira kazhani

Political mind ylli Pango

E shtunë-diel 08-09 mars 2014

Themelues henri Çili- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 1152 Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Shpëtoni presidentin Nishani! Përtej kontestimeve për të shkuarën politike, Presidenti Nishani përfaqëson sot “vijën e kuqe” mes mazhorancës së fortë dhe pavarësisë së institucioneve. Beteja për gjyqësorin e SHISH dhe kush përfiton nga tensioni mazhorancë-Presidencë. Afrim Krasniqi dhe Artan Hoxha analizojnë presidencën e Nishanit

Intervista e javës

editorial

esse

Të gjitha palët në konflikt me mazhorancën e majtë alfred lela

Rudolf Marku

Faqe 3

mapo libri / Parathënia e ramës

Faqe 29

ADRIAN CIVICI

Faqe 26

Dossier

Libri i Xhungës, dritare e hapur nga Elsie te Rushdie “Shfaqje e rrallë, për të mos u humbur”, - shkruan në parathënien e librit “Shkrimtarët e shekullit” kryeministri Rama. “31 intervistat thjeshtësisht mbresëlënëse. Secila shumë e ndryshme nga tjetra, por të ndërlidhura shqip; falë një shqiptareje, e cila endet prej kohësh në bibliotekën e botës”

Shehi: Opozita të mos Jonida Shehu humbë në labirinthin e kujtimeve, të shohë përpara gazetaria më pëlqen aq sa nuk

Faqe 21

Kryetari i LZHK-së analizon qeverisjen e Ramës, shpreh nevojën për ndryshime në Kushtetutë dhe rendit sfidat e opozitës. “Detyra e opozitës është që të riformatojë qendrën e djathtë shqiptare me ide me termat e vitit 2015. Nëse do rikthehemi mbrapsht në lavditë e shkuara, te glorifikimi i personazheve, te historitë e trimëritë e personazheve që janë bërë këtu, unë them që është një gabim i madh” Faqe 10-11

intervistë ide

Nuk mjafton të shpjegojmë se ç’ka ndodhur, duhet të propozojmë zgjidhje

Një ngjyrë me emrin dashuri

e kuptoj që është edhe punë

Gjitha dita e saj sillet rreth televizionit, që nis nga mëngjesi deri në orët e vona në emisionin “Natën vonë” . E me gjithë intensitetin dhe rreptësinë e ekranit, Jonida Shehu e do shumë profesionin e saj Faqe 19

Sergej Hrushov:

Krimenë Ukrainës ia dha Jelcini, ka ngjashmëri me Kosovën Gazetarja, pedagogia dhe aktivistja e luftës kundër dhunës në familje, Iris Luarasi flet për angazhimin e saj me Qendrën e Këshillimit të grave dhe vajzave dhe për linjën më të re të këshillimit për burrat dhunues Faqe 12


2

e shtunĂŤ-e diel, 08-09 mars 2014

www.mapo.al


E shtunë-diel, 08-09 mars 2014

3

www.mapo.al

Editorial

Foto e javës

Të gjitha palët në konflikt me mazhorancën e majtë

Alfred Lela

Gratë e burgut 325, të veshura me kostume popullore për festa

javore

libri

E shtunë-diel,08-09 mars 2014 Na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Në brendësi Dashamir Shehi: Opozita të mos humbë në labirinthin e kujtimeve, të shohë përpara Kryetari i LZHK-së analizon qeverisjen e Ramës, shpreh nevojën për ndryshime në Kushtetutë dhe rendit... Faqe 10

4 5 6 18 12 23

Edi Rama: Libri i Xhungës, dritare e hapur nga Elsie te Selman Rushdie

Politikë

Dokumenti i bisedimeve me BE, PD: I njëanshëm, qeveria s’na konsultoi

Politikë

Fino: Reforma territoriale bëhet duke prekur Kushtetutën

Kronikë

Tritol dhe armë në banesë, gjykata lë në burg 75-vjeçarin

Personazh

Eva Idrizllari: Unë jam fotografia ime

Dossier

Sergej Hrushov: Krimenë Ukrainës ia dha Jelcini, ka ngjashmëri me Kosovën

Mapo Libri

Silvio Berlusconi: Pasi e lexova librin e At Zef Pllumit, nuk arrija të flija

Jonida Shehu: Gazetaria më pëlqen aq sa nuk e kuptoj që është punë

Kolona / ide/ debate

26

ide

14

KONTRAPEDAL

29

esse

28

POLITICAL MIND

24

Recensë

31

Mapo lunch

Adrian Civici Ylli Pango

Vladimir Myrtezai Arlinda Guma

Rudolf Marku Mira Kazhani

Mazhoranca ka hapur në mesjavë fushën e një kundërvënieje të re; a thua se përballjet e deritashme disafrontëshe të jenë pak për oreksin e Marsit, zotit romak të luftës. Bëhet fjalë për ndërhyrjen e INUK për të ndaluar punimet në Bulevardin e ri, ai që e zgjat qytetin drejt veriut deri në lumin e Tiranës. Pretendimi i emisarëve të qeverisë ka qenë i thjeshtë: pronarët e tokës nuk janë të kënaqur me kompensimet pasi ato janë nën nivelin e tregut. Është sigurisht fisnike që një qeveri të përkujdeset për pronarët dhe të kërkojë kompensimin e drejtë të tyre, aq sa ç’është paradoksal fakti se nivelin e çmimit të tokës ku janë bërë shpronësimet e bën pikërisht qeveria. Nuk është kjo e gjitha. Më shumë se mosmarrëveshja që, ta zëmë, ka ardhur si pavëmendje burokratike, gjë që mund të korrigjohet me një kundërvendim, shqetësues është vullneti për të mbyllur aty ku është hapur, për të pushuar aty ku është filluar, për të zhbërë aty ku po bëhet. Për të shkuar përtej konfliktit të ri me punët publike dhe Bashkinë, duke i marrë me mend motivet, dhe për të nxjerrë nga natyra e kësaj përplasjeje natyrën e gjërave, duhet një track record i konflikteve të deritashme të qeverisë së majtë. Cilat janë ato? Me kë? Dhe mundësisht, pse? Konflikti i parë i zëshëm i qeverisë ishte me pronarët, ardhur kjo pas një aksioni shpallur me bujë për rregullim të territorit, i cili sipas kryeministrit Rama ishe në gjendje të emergjencës kombëtare. Kur ruspat rregullatore u ndezën ama, ato morën me vete më shumë se ç’parashikonte parimi i fillimit dhe askush nuk mund ta thotë me siguri nëse kishte shkujdesje apo malinjitet në këtë shmangie nga kursi. Shembja e ndërtimeve të paligjshme u duk se mveshi me gëzim një pjesë të mirë të opinionit derikur në verbërinë e tyre fadromat u shfaqën në kufijtë e së ligjshmes. Sa e tillë ishte kjo e fundit u pa në një raport të freskët të Departamentit amerikan të Shtetit, ku citoheshin bash shkeljet e të drejtave të pronarëve të kompleksit Jon në Vlorë, i cili u trajtua nga policia si skenë krimi. Konflikti i dytë dhe permanent mbetet ai me opozitën. Jo brenda natyrës së gjërave sepse është në natyrën e politikës që opozita dhe pozita të jenë në përballje të vazhdueshme, por jashtë saj. Sepse konflikti ishte i kërkuar: aq shumë i tillë sa mazhorancës së re iu desh të kthehej mbrapsht e të zhbënte një akt konsensusi të arritur në maj 2013: të vetmin pas pajtimit të dyshimtë për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Edhe në këtë rast mazhoranca zhbiu një gjysmëpunë të sajën të dikurshme. Me një Akt normativ përmbysi konsensusin dhe shfuqizoi ligjin e nëpunësit civil. Gjithë ç’rrodhi më pas në raportin pozitëopozitë degëzon prej kësaj. Konflikti i tretë është me gjykatat. Nuk bëhet fjalë për përplasjen thuajse ciklike të ministrit të Drejtësisë me KLD apo segmente të tjera të gjyqësorit, por për momente më thelbësore që shpjegon një akushtetutshmëri akute të mazhorancës: qeveria është rrëzuar dy herë në Gjykatën Kushtetuese. Për Nëpunësin civil dhe për INUK. Konflikti me biznesin përfaqësohet nga tri momente: aplikimi i taksës progresive në vend të së sheshtës; një paketë fiskale e pakonsultuar, për të cilën ministri i Financave i kërkoi ndjesë biznesit dhe pezullimi i pjesshëm ose i plotë i aktivitetit të 20 mijë furgonëve që plotësojnë nevojat për transport ndërqytetës ose lokal. Një konflikt i pestë, në zhvillim e sipër, janë edhe skërmitjet e herëpashershme ndaj Presidentit të Republikës. Anashkalimi për shembull i kreut të shtetit në rastin e shkarkimit të shefes së ILDKP dhe votimit të dy ish-kandidaturave të tij. Në prag gjithashtu duket se është një demarsh edhe për shefin e Shërbimit Informativ, seria e ‘grricjeve’ me të cilin u hap me ankesën e ministrit të Brendshëm për mosraportimet e SHISH pas festivalit të shpërthimeve me tritol. Së fundi Visho Ajazi Lika e pa veten në një moment ala natë me hënë të Kadaresë, kur deputetët e mazhorancës i kërkuan certifikatë sigurie. Mazhoranca aktuale është aq robuste, sa në asnjë textbook të politikës nuk mund ta gjesh përligjen e dëshirës për konfliktualitet të saj. Megjithatë konflikt ka dhe ai është i domosdoshëm për të mbuluar me luftë gjëra që në kohë paqeje do të dukeshin edhe më të shëmtuara e acaruese. Kjo ka gjasa të jetë pse-ja, por jo ajo e plota. Forma më të dallueshme të saj megjithatë ende nuk janë shfaqur.


4

E Eshtunë shtunë- e- ediel diel08-09 13-14 mars prill 2014 2013 www.mapo.al

Reforma

Çështje e re e debatit mes shumicës dhe pakicës. Kryeministria publikoi dje përfundimet e përbashkëta në Dialogun e Nivelit të Lartë, të kryera para dy ditësh edh me praninë e opozitës. Dje pasdite Majlinda Bregu tha se për konkluzionet PD nuk është pyetur dhe se ato nuk përfaqësojnë mendimin e tyre

Dokumenti i bisedimeve me BE

Qeveria e publikon si të përbashkët, PD: Të njëanshme, nuk na konsultoi njeri Konkluzionet: Konsultimi sistematik dhe përfshirja e Parlamentit, si dhe palëve të tjera të interesuara në procesin e reformave është kyç. Bregu: Në konkluzionet e bëra publike, “nuk ka asnjë term për shqetësimet që kemi ngritur dje në tryezë. Fshehja e dhunimit të standardeve nga qeveria, sjellje anti-integrim, dhe anti-europiane” Fejzi Braushi

N

jë ditë pas përfundimit të takimit të Dialogut të Lartë BE-Shqipëri, qeveria ka publikuar konkluzionet e arritura, ku ndërmjet të tjerash vihet theksi te nevoja për zbatimin e ligjit “Për Nëpunësin Civil”, të miratuar me konsensusin e të dyja palëve, si dhe tek angazhimi i ekzekutivit për të vijuar dialogun gjithëpërfshirës për vijimin e reformave. Por ndaj këtyre konkluzioneve ka reaguar dje edhe selia blu me anë të kryetares së komisionit Parlamentar për Integrimin, Majlinda Bregu, e cila tha se konkluzionet e publikuara pa dijeninë e opozitës nuk reflektojnë shqetësimet e saj për shkeljen e standardeve demokratike nga qeveria, për situatën e rëndë të kriminalitetit, për shkarkimin e 5 mijë nëpunësve dhe zhbërjen e shumë arritjeve që po vënë në rrezik marrjen e statusit. Sipas saj, ky dokument fsheh dhunimin e standardeve, sjelljen anti-integrim dhe anti-europiane të qeverisë. Konkluzionet Qeveria ka publikuar dje 11 konkluzionet, që sipas saj dolën nga takimi i nivelit të lartë të zhvilluar në enjten me praninë e komisionerit të Zgjerimit Stefan Fyle nga njëra anë dhe me përfaqësimin e qeverisë dhe opozitës shqiptare nga ana tjetër, ku u diskutua mbi përparësitë kyçe mes Shqipërisë dhe Komisionit Europian. Në këtë dokument vlerësohet se takimi përshëndeti Rezolutën e Parlamentit mbi integrimin në BE të votuar njëzëri në nëntor 2013, çka demonstroi ekzistencën e konsensusit politik, duke theksuar se zbatimi i angazhimeve të ndërmarra nëpërmjet kësaj rezolute është thelbësor. Lidhur me këtë evidentohet se “Komisioneri Fyle theksoi rëndësinë e sigurimit të koherencës dhe një përqasje përfshirëse ndaj gjithë reformave të ndërmarra nga Shqipëria, duke marrë në konsideratë programin e vendit për BE-në”. “Konsultimi sistematik dhe përfshirja e Parlamentit, si dhe palëve të tjera të interesuara në procesin e reformave është kyç”, - thuhet në këtë dokument konkluzionesh. Më tej evidentohet se takimi vendosi se është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë përpjekjet për reforma dhe të vazhdojë të paraqesë prova të rezultateve të arritura duke u fokusuar te shteti i së drejtës, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas këtij dokumenti, komisioneri Fyle përshëndeti progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë në reformat që lidhen me BE-në gjatë periudhës së kaluar dhe nënvizoi se puna e përbashkët konstruktive e qeverisë dhe opozitës, veçanërisht në Parlament, është kyçi për konsolidimin dhe forcimin e mëtejshëm të këtyre përpjekjeve. Lidhur me këtë, thuhet më tej në këtë dokument, komis-

ioneri theksoi se politikat konfrontuese nuk e ndihmojnë procesin e integrimit në BE. “Komisioneri kujtoi gjithashtu rëndësinë që shtetet anëtare të BE-së i japin kulturës së bashkëpunimit dhe përfshirjes në Parlament, çka do të lejonte një proces të qëndrueshëm reformash”, thuhet në listën e konkluzioneve. Lidhur me funksionimin e institucioneve të pavarura të vendit evidentohet se Fyle “theksoi se si opozita ashtu dhe qeveria duhet të tregojnë tani përmbajtje dhe të garantojnë respektimin e plotë të legjislacionit të zbatueshëm dhe parimeve të tij”. Sa i përket qëndrimit të qeverisë lidhur me këtë kërkesë të komisionerit Fyle në këto konkluzione thuhet se “Qeveria shqiptare konfirmoi angazhimin e saj për një dialog politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm me opozitën, çka është jetike për qëndrueshmërinë e procesit të reformave”. Dokumenti citon se Fyle mirëpriti gjithashtu fokusimin te miratimi i akteve nënligjore për ligjin “Për Shërbimin Civil”, ndërsa theksoi angazhimin e qeverisë për zbatimin e këtij ligji po me atë frymë konsensusi me të cilin u miratua një vit më parë. “Komisioneri Fyle përshëndeti angazhimet e qeverisë shqiptare për të garantuar zbatimin e qetë të ligjit ‘Për Shërbimin Civil’ me po atë frymë dialogu dhe bashkëpunimi që çoi në miratimin e tij në maj 2013”, - thuhet në një prej konkluzioneve. Opozita I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike lidhur me këtë dokument konkluzionesh, të cilin ajo e cilësoi dhe produkt të pakonsultuar dhe që nuk reflekton shqetësimet që përfaqësuesit e opozitës ngritën në këtë takim. “Ne jemi njohur me këto konkluzione vetëm sot, një ditë pas takimit. Dje, as gjatë edhe as në përfundim të takimit, nuk jemi njohur dhe as konsultuar lidhur me tekstin e konkluzioneve të këtij takimi që ishte i përbashkët. Kush lexon këto konkluzione mund të arrijë në dy përfundime fare thjesht; ose që opozita ka qenë në takim vetëm për sy e faqe e nuk ka folur fare, ose konkluzionet veç faktit që përmendin praninë e opozitës në tryezë, nuk referojnë asnjë fjalë të qëndrimit tonë”, - tha Bregu. Sipas saj, këto përfundime tregojnë dhe një herë sjelljen e vazhdueshme arrogante të kësaj qeverie dhe kësaj mazhorance. “Është tashmë shumë e qartë se koncepti i gjithëpërfshirjes në procesin e integrimit konsiderohet si lëmoshë institucionale nga ana e Edi Ramës, por në standardin europian gjithëpërfshirje do të thotë përfshirje e mendimit ndryshe dhe e shqetësimeve të paraqitura nga ne në tryezë, të cilat qeveria duhet t‘i marrë në konsideratë nëse kërkon bashkëpunim e jo diktat në kurriz të integrimit të vendit në BE!” - tha Bregu. Më tej ajo tha se në konkluzionet e bëra publike “nuk ka asnjë term për shqetësimet që kemi ngritur dje në tryezë”. Ndaj edhe një herë ajo ka bërë të ditur të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e opozitës në këtë takim në prani edhe të Fyles, duke renditur: shkatërrimin e administratës publike, Akti Normativ për Nëpunësin Civil si shkatërrim i konsensusit politik për një ligj të votuar me 3/5-at, largimin e 5000 gra e burrave punonjës të administratës, dhunimin e institucioneve të pavarura, si INSTAT, Ama, ILDKP, KLD, situatën e rendit si pasojë e shkarkimeve pa kriter të drejtuesve të policisë, si dhe mungesën e vizionit të qeverisë në luftën kundër korrupsionit.

“Është tashmë shumë e qartë se koncepti i gjithëpërfshirjes në procesin e integrimit konsiderohet si lëmoshë institucionale nga ana e Edi Ramës, por në standardin europian gjithëpërfshirje do të thotë përfshirje e mendimit ndryshe dhe e shqetësimeve të paraqitura nga ne në tryezë, të cilat qeveria duhet t‘i marrë në konsideratë nëse kërkon bashkëpunim e jo diktat në kurriz të integrimit të vendit në BE!” - tha Bregu.

Elda Kalaja

Ish-sekretarja e Integrimit fiton konkursin në Kuvend Politika e shtrirjes së dorës për gjithëpërfshirje, bashkëpunim dhe mirëkuptim ndaj opozitës e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, duket se ka gjetur zbatim edhe në emërimet në administratën e institucionit legjislativ që ai drejton. Kështu në të gjitha emërimet e bëra në administratën civile të Kuvendit, është ndjekur një politikë e tillë, ku kanë gjetur vend edhe eksponentë apo drejtues të lartë të pushtetit të djeshëm. Së fundmi në këtë institucion ka filluar punë dhe një nga emrat më të lakuar sa i përket debatit për largimet politike nga puna të qeverisjes së re. Bëhet fjalë për ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Integrimit, Elda Kalaja, e cila tre muaj më parë u largua nga ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, dhe që së fundi ka nisur punë në Kuvendin e Shqipërisë. Vetë Kuvendi ka bërë publike listën e konkurseve të zhvilluara për disa pozicione pune në këtë institucion, në të cilën është publikuar edhe emri i Elda Kalasë si

këshilltare në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit. “Për 3 (tri) vendet e lira të p u n ë s ‘ k ë sh i l l t a r ’ , n ë Sh ë rb i m i n e Përafrimit të Legjislacionit, nga pesëshja fituese e fazës së dytë, e përzgjedhur nga komiteti ad-hoc: Alma Vokopola, Entela Nikaj, Elda Kalaja, Zyhrada Kongoli, Erida Skëndaj, eprori direkt pas një bisedimi me kandidatët, zgjodhi zonjat: Alma Vokopola, Entela Nikaj, Elda Kalaja”, - thuhet në njoftimin e Kuvendit. Por emërimi i Kalasë si pjesë e administratës së Kuvendit është vetëm njëri ndër disa të ngjashëm që janë bërë në këtë institucion gjatë këtyre muajve. Një tjetër emërim i ngjashëm, pavarësisht se ka qenë një nga drejtueset e një prej institucioneve të rëndësishme shtetërore gjatë qeverisjes së PD-së, është edhe ai i ishdrejtoreshës së Arkivit Qendror Shtetëror, Nevila Nikaj. Ajo prej disa muajsh ka filluar punë në Kuvend si drejtoreshë e Botimeve Parlamentare.


E shtunë - e diel 08-09 mars 2014

5

www.mapo.al

integrimit

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Blendi Çuçi tha pas takimit me ambasadorët se i kishte garantuar ata për vullnetin e qeverisë për ta bërë procesin gjithëpërfshirës

OSBE: Ndarja e re territoriale kërkon konsensusin e palëve Florian Rauning: Është një reformë mbarëkombëtare që përfshin të gjithë territorin e Shqipërisë, ndaj dhe duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës ku të përfshihen të gjithë aktorët. Janë dy rryma: ajo teknike, ku kërkohet zbatimi i reformës; dhe politike, ku duhet të jetë një konsensus dhe një pjesëmarrje e të gjithë aktorëve Ambasadori i OSBE-së, Florian Rauning e cilësoi profesionale teknikën e planifikuar për ndarjen e re administrative. Por në takimin me ministrin e Pushtetit Vendor, Blendi Çuçi dhe përfaqësues të shteteve pjesëmarrëse në këtë organizatë, ai tha se procesi përveç aspektit teknik ka edhe atë politik, ku nevojitet konsensusi. “Është një reformë mbarëkombëtare që përfshin të gjithë territorin e Shqipërisë, ndaj dhe duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës, ku të përfshihen të gjithë aktorët. Janë dy rryma: ajo teknike, ku kërkohet zbatimi i reformës; dhe politike, ku duhet të jetë një konsensus dhe një pjesëmarrje e të gjithë aktorëve”, deklaroi Rauning. Reforma territoriale “Unë i garantova ambasadorët që kjo është një nga reformat më të rëndësishme dhe i garantova ata për vullnetin e palëkundur të qeverisë, e cila mbetet e hapur për bashkëpunim me opozitën, pasi ajo duhet të jetë pjesë e kësaj reforme”, - tha nga ana tjetër ministri Çuçi. Për të njëjtën çështje, por në një

tjetër aktivitet, bashkëkryetari i komisionit parlamentar për Reformën Administrative, Bashkim Fino deklaroi se për të duhet të ndërhyhet në Kushtetutë. “Reforma duhet të bëhet me të gjitha partitë, që pak a shumë të mbeten të gjitha të kënaqura, madje edhe minoritetet”, - deklaroi Fino. “Reforma duhet të shoqërohet me ligjin për decentralizimin, ndryshe kot që po e bëjmë”, - tha ish-kryeministri Ylli Bufi. Ndërsa një tjetër ish-kryeministër, Aleksandër Meksi propozoi që për t’i hequr çdo dyshim opozitës se ndarja e re administrative do të përdoret politikisht për zgjedhjet, refor-

ma duhet të shoqërohet me ndërhyrje në ligjin elektoral, për të bërë të paktën rregullimin e sistemit. “Ne të mos ndërhyjmë në të gjithë ligjin zgjedhor. Të vendoset korrektimi kombëtar për të hequr çdo frikë se do të përdoret ndarja e re e vendit”, - deklaroi Meksi. Reforma administrative, me gjithë ambicien për t’u përmbyllur brenda këtij sesioni parlamentar, përveç konsultimeve publike vijon të mbetet e bllokuar në Kuvend. Opozita ka refuzuar pjesëmarrjen, duke vendosur si kusht rikthimin e besimit nga ana e mazhorancës te konsensusi me të.

Nis “fshesa” e kontratave në miniera, revokohen 123 leje

Fino: Reforma territoriale bëhet duke prekur Kushtetutën

Ashtu siç ishte lajmëruar, Ministria e Energjetikës ka nisur një revokim në masë të kontratave të nënshkruara më parë në sektorin e minierave. Nga anulimi i kontratave të disa HEC-ve të vogla, dje është lajmëruar se janë në proces zhbërjeje edhe 123 leje në sektorin e minierave në të gjithë vendin. Në një sqarim për këtë çështje, Ministria e Industrisë njoftoi se janë evidentuar subjekte, të cilat megjithëse janë pajisur me leje minerare të rregullta, nuk zbatojnë me korrektësi kërkesat për lejet minerare që kanë në zotërim dhe detyrimet financiare ndaj shtetit. Për shkak të kësaj situate, ministri Gjiknuri ka firmosur fillimin e procedurave për revokimin e 121 lejeve minerare, që përbëjnë rreth 16% të totalit të lejeve të lëshuara. Disa prej këtyre subjekteve u ka përfunduar afati fillestar i lejes minerare dhe nuk kanë bërë në kohë kërkesë për zgjatjen e tij. Në përgjithësi, këto subjekte rezulton ta kenë ndërprerë aktivitetin minerar, ndërsa AKBN dhe MEI u kanë kërkuar rehabilitimin e mjedisit të dëmtuar nga zhvillimi i këtij aktiviteti. Ministria sqaron se një pjesë tjetër e subjekteve rezultojnë të zhvillojnë aktivitet të rregullt minerar, por nuk janë korrek-

Bashkim Fino, bashkëkryetar i komisionit për Reformën Territoriale është shprehur se duhet një ndërhyrje në Kushtetutën e vendit për të mundësuar realizimin e kësaj reforme. Sipas tij, paketa për ligjin organik të pushtetit vendor dhe reforma territoriale duhet të jenë në Kuvendin e Shqipërisë brenda muajit shtator 2014. “Puna është, do ta prekim Kushtetutën apo nuk do ta prekim Kushtetutën? Kjo është çështja e parë, çështje e cila kërkon një zgjidhje. Do të bëjmë reformë territorialo-administrative duke prekur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila ka një nen të caktuar që thotë se, ka 2 nivele në nivelin vendor. Nivelin e parë, Komunë-Bashki dhe nivelin e dytë, Qark. Në qoftë se do të kemi dy nivele dhe në qoftë se mendojmë që t’i japim kompetenca qarkut, absolutisht, personalisht e kam këtë mendim, por besoj se ndaj mendim me të gjithë ju të tjerët këtu që, kryetari i Qarkut duhet të zgjidhet nga populli. Unë jam partizan i mendimit që reformën duhet ta bëjmë, ta themi me gojën plot dhe hapur që duam të bëjmë reformën territoriale duke prekur Kushtetutën vetëm për pushtetin vendor dhe duke bërë një

te me pagesat e garancive për zhvillimin e këtij aktiviteti. Një tjetër kategori subjektesh janë konstatuar se zhvillojnë aktivitet minerar në zona të mbrojtura mjedisore dhe që u ka mbaruar afati fillestar i lejes. Këto subjekte kanë kërkuar zgjatjen e afatit të lejes, por kjo gjë nuk është pranuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, pasi në zonën e licencuar nuk lejohet aktiviteti minerar. Përveç këtyre 121 lejeve, për të cilat ka nisur procedura e revokimit, për disa subjekte të tjera janë vendosur penalizime me gjoba.

reformë të vërtetë që të jetë gjithëpërfshirëse dhe të jenë të gjithë të kënaqur. Reforma nuk bëhet me një parti politike. Reforma bëhet nga gjithë spektri politik. Edhe nga minoritetet. Unë jam i mendimit që edhe në muajin shtator ishallah ndodh kaq shpejt të vijë paketë pikërisht kjo gjë, edhe ndarja territoriale e Shqipërisë, por edhe paketat edhe ligji organik i pushtetit vendor”, tha Fino. Opozita nuk ka qenë e pranishme në këtë prezantim. Sipas opozitës, qeveria ka shkelur konsensusin.


6

E shtunë-diel, 08-09 mars 2014

Kronikë

www.mapo.al

I arrestuari ka pranuar se armët dhe tritolin i mbante pa leje, duke thënë se ato i kishte gjetur shumë muaj më parë. Gjatë marrjes në pyetje, i arrestuari ka deklaruar se lëndën plasëse tritol e ka gjetur në fshatin Dragoç dhe e përdorte për të hapur rrugët në fshatin e tij

propozimi

Ministria e Brendshme: Të ashpërsohet dënimi për mbajtësit e tritolit

Tritol dhe armë në banesë, gjykata lë në burg 75-vjeçarin I moshuari pranon “pronësinë” e arsenalit të armëve dhe tritolit, por thotë se e kishte gjetur shumë vite më parë dhe e përdorte për të hapur rrugët e fshatit. “Tritolin e kam gjetur në fshatin Dragoç, në një kanal, dhe e mora për ta përdorur për të hapur rrugën e fshatit” Tiranë- Gjykata e Shkodrës la dje në qeli 75-vjeçarin Taf Balilaj, të cilit policia i gjeti një arsenal armësh dhe një sasi të konsiderueshme tritoli pas një kontrolli të ushtruar në banesë dhe në një kasolle pranë shtëpisë së tij. I arrestuari ka pranuar se armët dhe tritolin i mbante pa leje, duke thënë se ato i kishte gjetur shumë muaj më parë. Gjatë marrjes në pyetje, i arrestuari ka deklaruar se lëndën plasëse tritol e ka gjetur në fshatin Dragoç dhe e përdorte për të hapur rrugët në fshatin e tij, pasi infrastruktura në këtë zonë është shumë e keqe. Të njëjtin shpjegim i dyshuari ka dhënë edhe për armët e zjarrit, për të cilat ka deklaruar se i ka gjetur në mal, ndërsa disa të tjera i ka blerë shumë vite më parë nga një person i panjohur. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, avokati mbrojtës i 75-vjeçarit i kërkoi gjykatës të shpallë të paligjshëm arrestimin e klientit të tij, pasi policia kishte kryer kontroll pas mandat të lëshuar nga gjykata. Avokati i tha gjykatës se shtetasi Taf Balilaj më herët kishte patur probleme mendore dhe për këtë arsye ai ishte përjashtuar nga kryerja e shërbimit ushtarak rreth 50 vite të shkuara. Por pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, gjykata caktoi ndaj të arrestuarit Taf Balilaj masën e sigurisë “arrest me burg”, si i dyshuar

për veprën penale “mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve luftarake”. Në seancën e djeshme përfaqësuesi i akuzës sqaroi para gjykatës operacionin e kryer nga policia, i cili ka nisur pas një telefonate në sallën operative të drejtorisë së Policisë të Qarkut Shkodër. “Çështja ka filluar pasi më datë 04.03.2014, rreth orës 08.40 është marrë njoftim në sallën operative në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër lidhur me faktin se tek banesa e shtetasit Taf Balilajt në lagjen Gurrë, në fshatin Kurt të komunës Gruemirë kishte krisma armësh”, - thotë prokuroria, e cila sqaron operacionin e kryer nga policia përgjatë 4 marsit. Sipas prokurorisë, menjëherë drejt vendit të ngjarjes ka shkuar një grup i posaçëm hetimor, i cili ka ushtuar kontroll fillimisht në banesën e të dyshuarit dhe më pas në një kasolle rreth 1 metër larg shtëpisë së tij. “Po kështu kontrolli vazhdoi në distancë 8.5m nga ana veriore e kasolles, në një shpat mali, ku janë gjetur disa sende që përbëjnë provë materiale”, - ka deklaruar prokuroria duke renditur gjithë arsenalin e armëve dhe sasinë e konsiderueshme të tritolit që u sekuestrua në këtë operacion. “I pyetur si person në hetim, shtetasi Taf Balilaj ka deklaruar se sendet që janë fiksuar gjatë kon-

trollit janë të tijat dhe ishin të fshehura nëpër shtëpi, prandaj për këtë fakt nuk kanë pasur dijeni as familjarët e tij. Së dyti, ai ka deklaruar se armët e zjarrit i kishte blerë nga një person i panjohur në vitin 1997, në fshatin Dragoç, pushkën 20-she e kishte gjetur në mal përpara 8 vitesh, ndërsa arma e gjahut ishte me leje të lëshuar nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe”, - thotë prokuroria teksa i referohet dëshmisë së 75-vjeçarit. Lidhur me sasinë e konsiderueshme të lëndës plasëse, i arrestuari ka deklaruar se atë e ka gjetur në fshatin Dragoç, në një kanal dhe këtë sasi tritoli e kishte marrë për ta përdorur për të hapur rrugën pasi ishte shumë e keqe. “Ai deklaron se armët e zjarrit nuk i kishte përdorur dhe i kishte mbajtur në banesë për vetëmbrojtje. Gjithashtu ai ka sqaruar se nuk kishte konflikte apo probleme me ndonjë person”, - deklaron prokuroria. Pavarësisht dyshimeve të policisë se i arrestuari tregtonte lëndë plasëse, nga hetimet e para të prokurorisë nuk është dokumentuar asnjë rast i tillë. Prokuroria thotë se hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të burimit të tritolit dhe motivit të vërtetë të mbajtjes së lëndës plasëse nga 75-vjeçari.

SHPALLJE ANKANDI

Tiranë Situata kriminale e muajve të fundit, kryesisht shpërthimet me eksploziv që kanë qenë të shumta veçanërisht përgjatë muajve janar dhe shkurt, kanë detyruar Ministrinë e Brendshme të propozojë ashpërsimin e dënimeve për këto vepra penale. Sipas propozimeve që tashmë kanë mbërritur në Këshillin e Ministrave, Ministria e Brendshme kërkon ndryshime në Kodin Penal me qëllim rritjen e masës së dënimit për personat e kapur me tritol, apo ata që shkelin rregullat e administrimit të lëndëve plasëse që kanë si qëllim përdorimin civil apo atë ushtarak. Në relacionin shoqërues të projektligjit për rishikimin e Kodit Penal, Ministria e Brendshme thotë se këto masa duhet të merren për shkak të veprimeve kriminale të kohëve të fundit e veçanërisht përdorimit të lëndëve plasëse, duke cenuar kështu rendin dhe sigurinë në vend. “Nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit është bërë një analizë e hollësishme dhe është arritur në konkluzionin se, veç shkaqeve të tjera, kjo situatë favorizohet edhe nga masa e ulët e dënimit të parashikuar në dispozitat përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në relacionin shoqërues të ndryshimeve të propozuara. Për këtë arsye Ministria e Brendshme propozon që paragrafi 3 i nenit 278 të Kodit Penal, ku është parashikuar masa e dënimit me burgim nga një deri në pesë vjet, kjo masë dënimi të rritet nga 5 deri në 8 vjet burg. Gjithashtu Ministria e Brendshme propozon edhe ashpërsimin e dënimit për personat që kanë si detyrë të administrojnë lëndën plasëse.

analiza

Naço-gjykatësve: Iu keni borxh qytetarëve drejtësinë Të sekuestruara •

Një arkë druri me 9 krehra me fishekë

50 fishekë mod 54, të mbështjellë me shami

Pushkë 20-she mod 63, gjysmë-automatike

Armë gjahu teke, me një rrip me fishekë

Dy palë dylbi.

Dy kundra gaza.

9 (nëntë) copë kallëpe tritoli

Tre kuti me kapsolla detonatore ,

Një sasi fitili zjarrpërcjellës rreth 150 metër

Pesë arka me fishekë luftarakë

Një arkë me fishekë mod 56

Dy armë zjarri model 56

97 granata luftarake

236 kallëpe tritoli,

9 fishekë të kalibrit 12.7 mm

PER SHITJEN E SENDIT TE PALUAJTSHEM

SHOQËRIA PËRMBARIMORE “AFA-2010” SH.P.K shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme:

Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje me ankand sendin : “Apartament ”,me siperfaqe 72.6 m2, me nr pasurie 2/106+1-17, volum 15 , faqe 189, ne ZK 8592 , me adrese Lagjja Vojo Kushi , Shkoder. Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshte ne vleren. 3,420,880 (tremilion e katerqindenjezetmije e teteqindetetedhjete) Lekë. Shitja e pasurisë do të bëhet (fillon) ditën e premte , datë 21.03.2014, ora 16.15, në Zyrën Përmbarimore te Përmbaruesit Gjyqësor Privat Genti Bushati me adrese: Rruga “Don Bosko”, perballe Gjykates se Rrethit Gjyqesore Shkoder Ajo vazhdon 15 (pesembedhjete) dite dhe perfundon me mbarimin e orarit zyrtare te dites se fundit. Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llogari te permbaruesit gjyqesore .

Pasuria me Nr.551, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 300 m2, e ndodhur në fshatin Dhoksat, Gjirokastër, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Gjirokastër ne Zonën Kadastrale nr.1484, vol 4, faqe 122, kufizuar nga V-Pasuria nr.814, J-pasuria nr.566, L-pasuria nr.815 dhe P-pasuria 814, në pronësi të Sali Beshir Idrizi; Çmimi fillestar në ankandin e parë është 871,200(tetëqind e shtatëdhjetë e një mijë e dyqind) lekë. Kjo pasuri është vënë në hipotekë për shumën 500.000(pesëqind mijë) lekë. Ankandi zhvillohet në datë 18.03.2014 ora 15:30 në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

Mungesa e ambienteve në gjykatën më të madhe në vend ishte një nga shqetësimet që kreu i Gjykatës së Tiranës, Fatri Islamaj ngriti në analizën vjetore të punës së këtij institucioni. Në prani të ministrit të Drejtësisë, zv.kryetarit të KLDsë dhe trupës gjyqësore, Islamaj tha se gjyqtarët janë të detyruar që shumë procese gjyqësorë t’i zhvillojnë në zyrat e tyre për shkak të mungesës së sallave të gjyqit. Po ashtu sipas kreut të gjykatës së Tiranës mungojnë edhe ambientet për arkivimin e dosjeve të shumta që shqyrtohet në këtë gjykatë. Këto mangësi u pranuan edhe nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili iu drejtua gjykatësve duke thënë: “Ky është një borxh i politikes ndaj jush, ashtu si vetë gjyqtarët e këtij vendi, i kanë borxh qytetarëve drejtësinë ». Duke folur për portalin antikorrupsion, Ministri i Drejtësisë tha se shumë prej ankesave iu adresohen gjyqtarëve në të gjithë vendin. "Është fakt i pamohueshëm se portali online ka bërë të mundur krijimin e një mënyre të re komunikimi të shqetësimeve të qytetarëve, si rezultat i veprimeve të papërgjegjshme, qoftë të administratës, por edhe disa gjyqtarëve. Rezultojnë se në portalin online janë regjistruar rreth 700 denoncime dhe ankesa, të cilat, pjesa më e madhe i adresohen gjyqësorit, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, zyrave noteriale etj”, - tha Naço. Sipas ministrit të Drejtësisë, vendimi duhet të jetë i drejtë, i rregullt, i paanshëm dhe i tillë duhet të duket dhe për publikun.


I n t e rv i st ë h i sto r i r e p o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

intervista

Dashamir Shehi:

Opozita të mos humbë në labirinthin e kujtimeve, të shohë përpara Kryetari i LZHK-së flet për betejën e mazhorancës me institucionet e pavarura, nevojën për ndryshimet në Kushtetutë dhe opozitën. “Detyra e opozitës është që të riformatojë qendrën e djathtë shqiptare, me ide me termat e vitit 2015. Nëse do rikthehemi mbrapsht në lavditë e shkuara, te glorifikimi i personazheve, te historitë e trimëritë e personazheve që janë bërë këtu, unë them që është një gabim i madh”

Faqe 10-11

Shpëtoni

presidentin Nishani! Aleksandra Bogdani

Sergej Hrushov:

Krimenë Ukrainës ia dha Jelcini, ka ngjashmëri me Kosovën

Faqe 12-13

Përtej kontestimeve për të shkuarën politike, Presidenti Nishani përfaqëson sot “vijën e kuqe” mes mazhorancës së fortë dhe pavarësisë së institucioneve. Beteja për gjyqësorin e SHISH dhe kush përfiton nga tensioni mazhorancëPresidencë. Afrim Krasniqi dhe Artan Hoxha analizojnë presidencën e Nishanit

K

onsensualë apo partiakë, presidentët e Shqipërisë i bashkon historia e njëjtë në marrëdhëniet me ekzekutivin. Pavarësisht se si janë ngjitur në zyrën e kreut të shtetit, ata kanë dalë që andej në armiqësi të fortë me njërin krah të politikës. Bujar Nishani e nisi mandatin e tij i papranuar nga gjysma që sot është mazhorancë, e në këto kushte, Presidencës së tij i mbetet pak hapësirë për të papritura. Pesë muaj pas ngjitjes së Ramës në pushtet, marrëdhëniet me Presidencën janë futur zyrtarisht në stinën e tensionit. Paradoksalisht, Nishani duket sot më i fortë dhe më President se ditën kur u zgjodh me 71 votat e mazhorancës së Berishës. I etiketuari gjerësisht prej të majtëve si noter i ish-kryeministrit dhe Presidenca vetë, përbëjnë “by law” vijën e kuqe mes mazhorancës së fortë në numra dhe institucioneve të pavarura. Presidenti dominon Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe gjyqësorin, ka në dorë fatin e kreut të SHISH dhe Prokurorit të Përgjithshëm, dekreton ambasadorë dhe është një aktor i dorës së parë në reformat e këtyre fushave. Sin-

Faqe 7

jalet e para të përplasjes me mazhorancën tregojnë se koha e dafinave për Nishanin ka marrë fund njëherë e mirë me rotacionin politik. Rrugëtimi i pashmangshëm me të majtët në pushtet do të vërë më së pari në provë Bujar Nishanin si President, por edhe sjelljen e mazhorancës aktuale ndaj tij dhe institucioneve të pavarura. Tinguj lufte mbi Presidencë

Ditët e fundit të shkurtit, kryeministri Rama trokiti në zyrën e Presidentit për disa çështje që kanë mbetur pezull. Më shumë sesa takimi, koha e konsumuar që i kalonte të dy orët tregoi më së pari se ai po bën rezistencë. Dekretet për gjyqtarët ishin arsyeja kryesore e këtij takimi e më pas edhe ambasadorët e propozuar nga qeveria. Dy ditë më vonë, burime nga Presidenca bënë me dije se nuk do “të zhdoganohen” dy kandidatët e qeverisë për ambasadorë në Vatikan dhe Arabinë Saudite. Që bisedimet mes Ramës dhe Nishanit kanë dështuar, e tregoi hapur edhe pakënaqësia e Ruçit, pas të ashtuquaj t u r ave ko n su l t i m e p ë r e m r at e Gjykatës së Lartë...


8

E shtunë - e diel 08-09 mars 2014

www.mapo.al

Dossier Përtej kontestimeve për të shkuarën politike, Presidenti Nishani përfaqëson sot “vijën e kuqe” mes mazhorancës së fortë dhe pavarësisë së institucioneve. Beteja për gjyqësorin e SHISH dhe kush përfiton nga tensioni mazhorancë-Presidencë. Afrim Krasniqi dhe Artan Hoxha analizojnë presidencën e Nishanit

Shpëtoni

presidentin Nishani! Aleksandra Bogdani

K

Sinjalet e para të përplasjes me mazhorancën tregojnë se koha e dafinave për Nishanin ka marrë fund njëherë e mirë me rotacionin politik. Rrugëtimi i pashmangshëm me të majtët në pushtet do të vërë më së pari në provë Bujar Nishanin si President, por edhe sjelljen e mazhorancës aktuale ndaj tij dhe institucioneve të pavarura.

onsensualë apo partiakë, presidentët e Shqipërisë i bashkon historia e njëjtë në marrëdhëniet me ekzekutivin. Pavarësisht se si janë ngjitur në zyrën e kreut të shtetit, ata kanë dalë që andej në armiqësi të fortë me njërin krah të politikës. Bujar Nishani e nisi mandatin e tij i papranuar nga gjysma që sot është mazhorancë, e në këto kushte, Presidencës së tij i mbetet pak hapësirë për të papritura. Pesë muaj pas ngjitjes së Ramës në pushtet, marrëdhëniet me Presidencën janë futur zyrtarisht në stinën e tensionit. Paradoksalisht, Nishani duket sot më i fortë dhe më President se ditën kur u zgjodh me 71 votat e mazhorancës së Berishës. I etiketuari gjerësisht prej të majtëve si noter i ishkryeministrit dhe Presidenca vetë, përbëjnë “by law” vijën e kuqe mes mazhorancës së fortë në numra dhe institucioneve të pavarura. Presidenti dominon Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe gjyqësorin, ka në dorë fatin e kreut të SHISH dhe Prokurorit të Përgjithshëm, dekreton ambasadorë dhe është një aktor i dorës së parë në reformat e këtyre fushave. Sinjalet e para të përplasjes me mazhorancën tregojnë se koha e dafinave për Nishanin ka marrë fund njëherë e mirë me rotacionin politik. Rrugëtimi i pashmangshëm me të majtët në pushtet do të vërë më së pari në provë Bujar Nishanin si President, por edhe sjelljen e mazhorancës aktuale ndaj tij dhe institucioneve të pavarura. Tinguj lufte mbi Presidencë

Ditët e fundit të shkurtit, kryeministri Rama trokiti në zyrën e Presiden-

tit për disa çështje që kanë mbetur pezull. Më shumë sesa takimi, koha e konsumuar që i kalonte të dy orët tregoi më së pari se ai po bën rezistencë. Dekretet për gjyqtarët ishin arsyeja kryesore e këtij takimi e më pas edhe ambasadorët e propozuar nga qeveria. Dy ditë më vonë, burime nga Presidenca bënë me dije se nuk do “të zhdoganohen” dy kandidatët e qeverisë për ambasadorë në Vatikan dhe Arabinë Saudite. Që bisedimet mes Ramës dhe Nishanit kanë dështuar, e tregoi hapur edhe pakënaqësia e Ruçit, pas të ashtuquajturave konsultime për emrat e Gjykatës së Lartë. “Do të thosha se ky konsultim nuk është produktiv”,-tha kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, duke lënë të kuptohej se me thirrjen e palëve, presidenti thjesht sa kishte kaluar radhën. Por kreu i grupit të PDsë, Edi Paloka mori në mbrojtje kreun e Shtetit, duke e cilësuar ankesën e Ruçit, vijim të luftës së ashpër që mazhoranca i ka shpallur Nishanit. Vetë Presidenti e përcjell me gjuhën e drunjtë protokollare këtë lojë force, që palët bëjnë rreth tij. “Nëse do të mendoja se duhet të emëroj si gjyqtarë ata që dëshirojnë z. Rama, z. Meta apo z. Basha, do t’i bëja dëm të madh integritetit institucional dhe vendit”,- tha pak ditë më parë në një intervistë Nishani. Por mazhoranca e sotme lexon nën tagrin e Presidentit, ndikimin që vjen prej Berishës e kjo e komplikon edhe më tej raportin mes palëve. Në një intervistë të vetën, i hidhur si gjithnjë me Nishanin, avokati Spartak Ngjela dha një optikë të tijën mbi këtë konflikt. “Problemi është që nuk ka një konflikt mes mazhorancës dhe presidentit për men-

Artan Hoxha “E keq ja më e madhe do të ishte uzurpimi i institucioneve të pavarura nga kjo supermazhorancë; e keq ja më e vogël do të ishte që këto institucione të mbeten siç janë

afrim Krasniqi “Nuk jemi në përvojat e mëparshme kur ekzekutivi sulmonte presidentin dhe ky i fundit sillej në mënyrë të qartë dhe të prerë institucionale, por jemi në një situatë të re, ku secila palë preferon më shumë sulmin politik sesa sjelljen institucionale”

dimin tim. Për të qenë objektiv, ka luftë personalitetesh. Ka goditje personalitetesh. Mazhoranca e shikon që nuk ka personalitet dhe nuk arrin dot që ta konceptojë nëse pengesat që i sjell Presidenti janë pikëpamje e një statisti, apo është vegla e atyre që e kanë vendosur. Kjo nuk kuptohet”, - tha ai, duke e gjetur thelbin e problemit tek zgjedhja pa konsensus e një figure me personalitet të munguar politik si Nishani. Tensioni Rama-Nishani

Marrëdhëniet mes qeverisë dhe Presidencës nuk mund të shihen ndarazi nga bindja e Ramës, se Nishani është dhe mbetet vartësi i Berishës në zyrë. Në fjalimin e tij të parë pas fitores, Rama ofroi bashkëpunim, ndërsa i bëri thirrje Nishanit të bëhej garant i Kushtetutës dhe jo noter i palës që ka humbur zgjedhjet. Megjithatë, buzëqeshjet në pritje zyrtare dhe raporti i “luftës së ftohtë” nuk do të vazhdonte gjatë. Kryeministri e nisi sprintin me kryetaren e ILDKP-së, ndërsa Presidenti u kundërpërgjigj me një padi në Kushtetuese për kompetenca të uzurpuara nga Kuvendi. Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë i ka duart e lidhura përballë një KLD-je që rrëzon nismat e tij, ndër-


E shtunë - e diel 08-09 mars 2014

9

www.mapo.al

E ndërsa qeveria është ende në fazën e nxehjes, e tillë është deri më tash edhe prova e forcës me Presidentin e Republikës. Sfidat më të mëdha të këtij raporti të gjykuar që në krye të herës janë ende përpara. Reforma në gjyqësor, e veçanërisht në KLD është një prej premtimeve që ka sjellë të majtën në pushtet. Por Presidenti duket i vendosur për të udhëhequr betejën e pavarësisë së gjyqësorit.

sa në Gjykatën Kushtetuese, raportet e numrave janë gjithashtu në disfavor të qeverisë. Në këto kushte ngre krye tensioni që po shpërthen hapur mes mazhorancës dhe Presidentit, e që prej PDsë cilësohet një sulm politik ndaj Nishanit. Mazhoranca e majtë dhe Presidenti i djathtë janë të detyruar të bashkëjetojnë gjatë me njëri-tjetrin, por cilën palë ndihmon konflikti? Analisti Afrim Krasniqi thotë se praktika e konfliktit nuk ndihmon asnjërën. “Nuk jemi në përvojat e mëparshme kur ekzekutivi sulmonte presidentin dhe ky i fundit sillej në mënyrë të qartë dhe të prerë institucionale, por jemi në një situatë të re, ku secila palë preferon më shumë sulmin politik sesa sjelljen institucionale”,-thotë ai, duke analizuar tensionin e deritanishëm mazhorancë-Presidencë. Ndërsa për Artan Hoxhën, tensioni është në fakt një lajm i mirë. “Në kushtet e supermazhorancës, rënia e tensionit mes saj dhe Presidentit, në mos qoftë tërheq jeje e mazhorancës, do të thotë që Presidenti është dorëzuar e ky do ishte lajm i keq. Përkundrazi, ekzistenca e tensionit tregon se Presidenti po reziston dhe ky është lajm i mirë”,-pohon ai. Peshorja kalendet ende diku në mes, rreth pyetjes nëse ekzekutivi po tenton të nënshtrojë

Presidentin apo ky i fundit po bëhet pengesë i nevojës për ndryshim. Gjyqësori, SHISH-i; beteja vazhdon

E ndërsa qeveria është ende në fazën e nxehjes, e tillë është deri më tash edhe prova e forcës me Presidentin e Republikës. Sfidat më të mëdha të këtij raporti të gjykuar që në krye të herës janë ende përpara. Reforma në gjyqësor, e veçanërisht në KLD është një prej premtimeve që ka sjellë të majtën në pushtet. Por Presidenti duket i vendosur për të udhëhequr betejën e pavarësisë së gjyqësorit. Ai i ka dalë zot publikisht këtij sistemi, përballë deklaratave të ministrit të Drejtësisë dhe eksponentëve të mazhorancës se gjyqësori është i zhytur në korrupsion. Me gjasë një betejë e gjatë, kjo e reformës në drejtësi konsiderohet një test për suksesin e mazhorancës dhe përparimin e vendit drejt Bashkimit Europian. I ftuar në Top-Story dy net më parë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kërkoi vullnet më të madh për bashkëpunim nga Nishani. “Problemet janë shumë të mëdha dhe cilido që mendon se mund të vazhdojë edhe kështu në emër të gjoja ruajtjes së pavarësisë, vetëm po dëmton jo vetëm të ardhmen europiane të vendit,

Ditët e fundit të shkurtit, kryeministri Rama trokiti në zyrën e Presidentit për disa çështje që kanë mbetur pezull. Më shumë sesa takimi, koha e konsumuar që i kalonte të dy orët tregoi më së pari se ai po bën rezistencë. Dekretet për gjyqtarët ishin arsyeja kryesore e këtij takimi e më pas edhe ambasadorët e propozuar nga qeveria.

por njëkohësisht po dëmton edhe besimin e qytetarëve te drejtësia, te ligji, si dhe te njerëzit e drejtësisë”,-tha ai. E njëjta situatë paraqitet edhe me Shërbimin Informativ Shtetëror. Tashmë, mazhoranca ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj Visho Ajazit, por Presidenti Nishani ka shprehur mbështetje pa rezerva për të. “Kjo agjenci nën drejtimin e Kryetarit dhe me punën e të gjithë stafit të saj, ka dëshmuar angazhim serioz e ka pasur rezultate të kënaqshme në kryerjen e detyrës. Si Kryetar i Shtetit, e mbështes këtë agjenci”,-tha ai pak kohë më parë. Në këtë “lojë luftash” mes palëve e klimës së polarizuar, fitorja duket se nuk i buzëqesh asnjërës. Ndaj edhe është e vështirë të ndash si me thikë se cili është opsioni më i keq: mbetja në vend e situatës apo pavarësia e institucioneve. “E keq ja më e madhe do të ishte uzurpimi i institucioneve të pavarura nga kjo supermazhorancë; e keq ja më e vogël do të ishte që këto institucione të mbeten siç janë-përgjigjet Artan Hoxha, i detyruar të zgjedhë mes dy të këqijave. Sepse nuk ka asnjë dyshim se e mira do të qe që këto institucione të ishin realisht të pavarura nga

politika. Sipas Hoxhës, është koha e shmangies së të keqes më të madhe dhe Presidenti po e luan këtë rol me ligjshmëri. Një zgjidhje tjetër afatgjatë do të ishte reflektimi ndaj kësaj bashkëjetese të pafat. “Presidenti duhet të kuptojë se mazhoranca ka një mandat për reforma dhe ai duhet të jetë mbështetës i reformave, siç mazhoranca duhet të kuptojë se nuk është votuar për të ndryshuar institucionet kushtetuese, por për të zbatuar politika ekzekutive dhe administrative. Pra, dy palët duhet të reflektojnë dhe nëse ka ankesa, ka mekanizma sesi zgjidhen”,-përgjigjet Afrim Krasniqi për MAPO-n. Në të vërtetë, beteja e saponisur është një episod i ri në historinë e vjetër të marrëdhënieve mes dy institucioneve, po aq sa një zgjatim i luftës mes mazhorancës dhe opozitës. E në këtë drejtim, të gjitha palët në lojë nuk i kanë shpëtuar fault-it. “Presidenti gabon kur i delegon këshilltarët e tij në aktivitete partiake; mazhoranca gabon kur sillet me gjuhë rruge ose denigruese ndaj Presidentit, sepse faturën elektorale të konfliktit në fakt e paguan ajo dhe së fundi, opozita gabon që tenton ta identifikojë presidentin me veten”,- përfundon Afrim Krasniqi.


10

E shtunë-diel, 08-09 mars 2014

www.mapo.al

Intervista Kryetari i LZHK-së flet për betejën e mazhorancës me institucionet e pavarura, nevojën për ndryshimet në Kushtetutë dhe opozitën. “Detyra e opozitës është që të riformatojë qendrën e djathtë shqiptare, me ide me termat e vitit 2015. Nëse do rikthehemi mbrapsht në lavditë e shkuara, te glorifikimi i personazheve, te historitë e trimëritë e personazheve që janë bërë këtu, unë them që është një gabim i madh”

Dashamir Shehi:

Opozita të mos humbë në labirinthin e kujtimeve, të shohë përpara Intervistoi: Nevila Perndoj

Kam një pyetje në parim zoti Shehi, për përplasjen e mazhorancës me institucionet e pavarura. Pati një debat për shkarkimin e zonjës Zana Xhuka. Ka një debat për SHISH-in, ndërkohë ka nisur një debat me Presidentin e Republikës. Kjo u pa në tryezën e fundit për përcakt i m i n e k r i te reve p ë r anëtarët e Gjykatës së Lartë. Në parim, a ka nevojë për reformë të institucioneve të pavarura, apo kemi të bëjmë me tendencë të qeverisë për të shkarkuar drejtuesit e institucioneve, të emëruar g jatë kohës së qeverisjes së djathtë ? Unë gjykoj që këtu ka një dëshirë për të kontrolluar institucionet politike. Një dëshirë që fatkeqësisht është e vjetër në politikën shqiptare dhe këtë e kanë trashëguar të gjitha partitë politike. Këto institucione janë emëruar me mbështetjen e Partisë Demokratike dhe për këtë mjafton që të hapim rekordin apo kujtesën e votimeve që janë bërë në parlament dhe që janë votuar vetëm nga një palë. Por unë duke u nisur nga një eksperiencë e gjatë që kam dhe nga kjo luftë e vazhdueshme mes mazhorancës dhe këtyre institucioneve që tentojnë të bëhen të pavarura, apo formalisht të pavarura prej vitesh e vitesh me radhë, mendoj që çmimi që paguhet për të ndryshuar institucionet është më i madh sesa avantazhi që do të kishte në ndryshim të këtyre institucioneve. Mendoj se edhe pse janë zgjedhur dhe janë votuar nga njëra palë, ia vlen për t’iu dhënë institucioneve shansin për të kuptuar që jo çdo ndryshim pushteti mund të reflektohet automatikisht me ndryshim të institucioneve. Sepse edhe kjo politikë e re duhet të ketë një ditë të fillimit. Po që një nga këto ditë, janë ditët e kësaj maxhorance. Po qe se edhe kjo mazhorancë do të ushtrojë

të drejtën, po quaj të drejtë në thonjëza se të drejtë ligjore nuk ka, për të bërë atë që i pëlqen, meqë ka shumicën e votave, nuk do të bëjë gjë tjetër, por që do të shkojë të përsëritë të njëjtin gabim, që do të dëmtojnë në të njëjtën mënyrë institucionet siç bëri mazhoranca që ishte deri dje. Kjo është filozofia ime. Sigurisht që gjatë rrugës në qoftë se institucionet tregojnë haptazi se nuk kanë pavarësi, mund të shkojnë duke u reformuar, mund të shkojnë edhe duke u ndryshuar. Por kjo duhet t’i nënshtrohet një debati në kohë dhe një dialektike, që vetvetiu e prodhon politika. Por në qoftë se kjo është e paragjykuar që në princip, sepse këta nuk janë vënë kur ishim ne, atëherë ne nuk do të bëjmë gjë tjetër veçse do të heqim ata njerëz që i vunë ata, sepse në ato kohë ne ishim në opozitë. Atëherë kjo punë nuk do të mbarojë dhe nuk po bëjmë gjë tjetër veçse po vijmë vërdallë vetes sonë. Kush do ta pësojë në këtë mes? Vonesa në pavarësinë e institucioneve, qytetarët që do të kërkojnë mbështetje nga institucionet dhe në përgjithësi i gjithë habitati demokratik që do të vijë duke u dëmtuar. Duke qenë ky raport, çfarë do të sjellë konkretisht konflikti mes Presidentit dhe mazhorancës, duke qenë se e dimë se ai është kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. A mendoni se ka një pasojë konkrete po të kujtojmë atë që tha Spartak Ng jela pak ditë më parë, i cili tha se ky është një president me 71 vota dhe kjo është një mazhorancë me 84 vota dhe ka një handikap në këtë mes… Ky është një defekt i një Kushtetute që u deformua në mënyrë të shpejtë. 84 votat, ishin një kufi që i detyronte palët të negocionin dhe i detyronte palët të bënin një kompromis, i detyronte palët të gjenin një formulë konsensusi. Dhe presidenti bëhej i fortë, në bazë të kësaj formule konsensusi. Ditën që i mungon ky shtrat kushtetues, sigurisht jo ky president, por kushdo që të vijë sado i fortë të jetë, do të jetë një president

gjithnjë i dobët, nga kjo lloj barre. Shumë nga këto institucione që janë sot të dobëta, janë sot të dobëta për hir të një Kushtetute që është e dobët, e cila nuk ka marrë në konsideratë realitetin politik shqiptar, traditën shqiptare dhe është shtrirë sikur këtu të ishte një traditë demokratike, sikur këtu të ishte një vend normal europian, por që nuk është. Ndaj duhet të prodhojmë një kushtetutë AD HOC, që në mënyrë të veçantë të ruajë interesat e institucioneve të pavarura edhe në rrethanat e një lufte të egër, siç është normalisht në Shqipëri. Prandaj edhe unë do të sugjeroja, meqë po hapet një debat kushtetues, të shikohen mundësitë e këtyre institucioneve për të qenë realisht më të pavarura, mundësitë e institucioneve që të kenë mundësi të rindërtohen brenda vetvetes, mundësinë që partitë të largohen së paku pjesërisht nga institucionet e pavarura. Pse e them pjesërisht ? Idenë që partitë politike shqiptare të heqin dorë nga institucionet e pavarura e shoh relativisht të largët. Nuk shpresoj që të ketë ndonjë revolucion, por shpresoj që në mënyrë evolutive mund të përmirësohet pak nga pak dhe pas disa dekadash mundet që Shqipëria të jetojë në një realitet tjetër kushtetues dhe institucional. Duke folur për mentalitetin, atë që ishte në qeverinë e kaluar, por edhe në atë që po shohim sot, ka një luftë të vazhdueshme nga ana e opozitës për të rrëzuar në bllok punën e deritashme të qeverisë edhe pse ka pak muaj. Ju, a i shihni diçka të mirë kësaj qeverie ? Që të shoh kritikat e opozitës është një gjë normale e opozitës dhe nuk shoh asgjë të keqe në këtë mes. Tani, a ka bërë ndonjë punë të mirë kjo qeveri ? Unë gjykoj se disa gjëra edhe janë bërë. Unë shoh një dëshirë për të kontrolluar territorin dhe për të vënë rregull me ndërtimet. Unë këtë e shoh absolutisht pozitive nga kjo pikëpamje dhe shpresoj që t’i shkohet deri në fund kësaj pune. Të rikthehemi në një shtet normal ku


E shtunë-diel, 08-09 mars 2014

ndërtohet me leje, ku mbrohet ambienti. Një dëshirë tjetër pozitive që shikoj, është që ka një lloj tentative për të vënë rregull edhe në disa shërbime të mëdha publike, si në shëndetësi, arsim, transport, pavarësisht se rezultatet nuk kanë qenë shumë pozitive; kjo është një luftë që do të kërkojë kohën e vet. Por dëshira për punë, për t’u përballuar me këtë lloj realiteti sigurisht që është e vështirë dhe me vështirësitë që janë akumuluar në vite e konsideroj pozitive. Një shans tjetër për të involvuar në jetën politike, në jetën publike shumë gra, dhe po e them këtë edhe meqë jemi në ditën e 8 Marsit, sigurisht që edhe ky është një motiv pozitiv. Megjithatë janë shumë pak gjëra për ta konsideruar pozitive, sepse pritshmëria ka qenë shumë më e lartë. Duke ju ngacmuar pak tek shërbimi i transportit. Ju nuk e keni parë hiç pozitivisht që disa deputetë të PD-së kanë qenë në mbështetje të këtyre protestave? Nuk shoh asnjë të keqe që disa deputetë të dalin në mbështetje të disa njerëzve. Kjo varet edhe nga impakti që kanë në një zonë elektorale. Kjo tregon se është një punë pak më e gjatë dhe pak më e ngatërruar sesa e mbështetjes së një krahu. Kjo tregon që sektori ka nevojë për reformë të plotë, të thellë dhe afatgjatë dhe duhet të vihet një sistem praktik rregullash për të funksionuar ky sektor që është jetik për jetën e vendit. Ka qenë lënë plotësisht në dorë të një anarshie, të krijimtarisë po e quajmë individuale, por unë mendoj se duke qenë se është një shërbim publik, edhe pse kalon në duart e privatëve, duhet t’i nënshtrohet ca rregullave. Nuk mund t’ia lejojmë vetes që një vend 3 milionësh të vritemi 400500 vetë në vit nëpër rrugët e Shqipërisë. Është një dëm shumë i madh nga ana socialo-ekonomike për të gjithë shoqërinë. Nuk mund të lejojmë që t’i mbingarkojmë qytetet tona me një trafik të panevojshëm, kur kemi mundësinë të bëjmë trafiqe e transporte edhe më të thjeshta, më të lira dhe më eficente, të cilat do t’i shërbenin edhe ekologjisë. Unë them që beteja për të vënë rregull është pozitive, rezultatet mundet që s’janë të tilla. Ndalemi tek një çështje tjetër e debatit, siç është reforma administrative. Një pikë që ju zoti Shehi e keni prekur në të gjitha qëndrimet tuaja. Si e shihni qëndrimin e opozitës për të mos qenë pjesë e kësaj me argumentin se duhet konsensusi prej momentit të parë deri në votimin e fundit në parlament dhe kthimin e konsensusit edhe për çështje të tjera? A parashikoni pasoja dhe si mund të zgjidhet kjo ? Unë gjykoj që është e nevojshme prania e opozitës në mes, pasi dhe reforma do të ishte e mangët nëse do të bëhej pa praninë e opozitës, jo thjesht për nevoja të rrafshit teknik, që do të ishte e dorës së dytë. Qeveria i ka votat e mjaftueshme dhe ka ekspertizë të mjaftueshme për ta bërë. Por për të pasur moralin e mjaftueshëm për të reformuar të gjithë siste-

11

www.mapo.al

min, sigurisht që duhet edhe mbështetja e opozitës. A është e nevojshme reforma ? Mendoj se është e domosdoshme. Unë e kam përmendur këtë, ne i kemi në programin e LZHK-së, të tria reformat: reformën kushtetuese, administrative dhe elektorale. Dhe në fakt jemi krenarë që i kemi paraprirë kësaj pune me vite e vite me radhë. Unë gjykoj që me apo pa LZHK-në, këto reforma do të shkojnë përpara. Dhe unë besoj që do të shkojnë. Tani, a kemi nevojë ne si Shqipëri ? Padyshim që po. Në radhë të parë ka Tirana në vetvete, që do ta ndaja më vete Tiranën si kryeqytet për nevoja imediate që ka për zhvillimin e vet urban, për kontrollin mbi territorin e Tiranës, për të maksimalizuar të g jitha forcat e kryeqytetit sepse mirë apo keq, dy dekadat e ardhshme Tirana do të përfaqësojë 50 % të GDP-së ose 70 për qind të gjithë kulturës shqiptare. Këtu nuk ka ndonjë kënaqësi të madhe se do të mendoja për një vend të zhvilluar në mënyrë më harmonioze, por ky është realiteti shqiptar. Dhe unë do të ndërtoja një paketë të veçantë për kryeqytetin, brenda paketës së madhe të reformës administrative. Por qëndroj akoma me besim e me shpresë që do të gjendet një ekuilibër, rrugë e përbashkët dhe reforma në fund fare do të ketë marrë shumicën e konsensusit të të gjitha palëve. Tani unë gjykoj që kryetarë komunash, pushtetarët e vegjël të burokracisë së shtetit do të mbeten pa karrige dhe do të mbeten të pakënaqur dhe në këtë mes mundet që të bëhen edhe gabime. Për ta thjeshtëzuar mënyrën sesi qeveriset territori në Shqipëri për ta bërë më eficent, jo për të kursyer disa fonde, por për të afruar qytetarët dhe për të bërë në çdo metër të Shqipërisë atë që do të jetë e nevojshme për të sotmen dhe për të ardhmen, sepse fatkeqësisht e kemi “ngrënë me dhëmbë” vendin tonë. Ju jeni pjesë zyrtare e Grupit parlamentar të PD-së. Nëse do t’ju vijë ndonjë ftesë nominale për të marrë pjesë në komisionin parlamentar për Reformën, ju do t’i përgjigjeni pozitivisht? Sepse ka një tendencë nga mazhoranca për të tërhequr elementë nga opozita në këtë komision... Absolutisht unë jam pjesë e kësaj opozite, e kësaj pakice opozitare dhe do të qëndroj këtu, siç kam qëndruar për shumë vite. Sigurisht që në këtë mes nuk kam ndërmend të shes asnjë nga bindjet, asnjë nga idetë e mia, as nga fryma ime kritike për opozitën dhe për atë që ishte deri dje në qeveri, siç kam bërë për shumë vite. Sigurisht që unë nuk jam futbollist, për hir të ekspertizës, eksperiencës, emrit që kam unë, dijet e mia do t’ua ofroj të gjithëve falas, por Shqipëria ndërtohet duke marrë të zotët dhe të mirët nga të dyja palët. Në demokraci nuk ekziston formula që të zotët dhe të mirët u puqkan në një krah të caktuar. Kjo do të ishte vdekja e demokracisë. Kështu që unë do të qëndroj këtu ku jam, me frymën opozitare, me idetë e mia. Atë që kam bërë 20 e ca vite me radhë.

Për qeverinë "Tani, a ka bërë ndonjë punë të mirë kjo qeveri ? Unë gjykoj se disa gjëra edhe janë bërë. Unë shoh një dëshirë për të kontrolluar territorin dhe për të vënë rregull me ndërtimet. Unë këtë e shoh absolutisht pozitive nga kjo pikëpamje dhe shpresoj që t’i shkohet deri në fund kësaj pune"

Për opozitë "Unë them që duhet të shohë përpara dhe duhet të shohim targetin që kemi matanë, ai më i afërt janë zgjedhjet lokale të 2015. Duhet të konfirmojmë ku jemi, ç’përqindje jemi, kush janë efektet e humbjes në elektorat, cilat janë tentativat për ta ringritur. Më pas të shohim për zgjedhjet politike të 2017"

Duke mbetur te fryma e opozitës. Si pjesë e mbledhjeve të Grupit parlamentar të PD-së dhe si një politikan i vjetër, çfarë ju bën përshtypje në këto mbledhje, çfarë klime ka në to? Deri tani nuk ka ndonjë jetë të gjallë. Shpresoj të vijë duke u përmirësuar. Sot për sot është relativisht e vakët. Objektivat nuk janë fort mirë të përcaktuar edhe protagonistët nuk janë, nuk dihet sa afatgjatë janë. Por ky është fillimi i një rruge të gjatë që është malore, por gjykoj se kjo është rruga e vetme për ta rikthyer qendrën e djathtë në pushtet. Ka një debat për ndikimin e ishkryeministrit Berisha në vendimmarrjen e opozitës. Ju si e gjykoni ? Do të ishte më mirë që këtë t’ia kërkonit njerëzve të PD-së, por unë gjykoj se zoti Basha dalëngadalë do të marrë drejtimin e plotë të Partisë Demokratike, të grupit parlamentar dhe të të gjitha institucioneve që derivojnë nga një parti e madhe. Ky lloj drejtimi dysh, nuk besoj që është afatgjatë. Kjo është inercia e këtyre viteve që kanë shkuar. Për çfarë ka nevojë opozita ? Ka nevojë të shohë përpara, sa më shumë para dhe më pak mbrapa, aq më shumë do të eci përpara. Nga po sheh tani? Unë them që duhet të shohë përpara dhe duhet të shohim targetin që kemi matanë, ai më i afërt janë zgjedhjet lokale të 2015. Duhet të konfirmojmë ku jemi, ç’përqindje jemi, kush janë efektet e humbjes në elektorat, cilat janë tentativat për ta ringritur. Më pas të shohim për zgjedhjet politike të 2017. Këto gjykoj se janë, kjo është detyrë e opozitës, qendrës së re të djathtë që duhet riformatojë qendrën e djathtë shqiptare, me ide, me termat e vitit 2015, si të thuash me dekadën e dytë të mijëvjeçarit të tretë. Nëse do rikthehemi mbrapsht në lavditë e shkuara, te glorifikimi i personazheve, te trimëritë e personazheve që janë bërë këtu, unë them që është një gabim i madh. Do të humbim në labirinthin e kujtimeve të lavdishme që fatkeqësisht s’janë edhe shumë të lavdishme. Përpara, para dhe vetëm përpara, me ide, njerëz dhe me perspektivë. Ndryshe do t’i zvogëlojmë shanset për rikthim. Ku e shihni rolin e të rinjve, për të cilët Basha ka premtuar hapje? Si mund të alternohet përvoja e politikanëve të vjetër me prurjet e reja ? Unë gjykoj, të rinjtë në kuptimin e ideve të reja. Nëse rini është me anagrafe, gjykoj se nuk është një zotësi e madhe për të zgjedhur sepse kjo është një betejë që pastaj i paskemi hyrë edhe kot. Po qe për të rinj, kjo qeveri më të rinj se i ka vënë, s’ka ku i çon. Nga kjo pikëpamje i hyjmë një gare që e kemi të humbur që në fillim. Unë them që përveç të rinjve, ne kemi edhe disa më të pjekur dhe më të urtë. Është në traditën e qendrës së djathtë që konservatorizmi, tradita, eksperienca të jenë më të qëndrueshme. Ne nuk jemi një grup radikalësh këtu. Nëse të rinjtë e bëjnë më të shpejtë makinën që kemi hipur kjo është pozitive, por nëse filozofia e

“rinimit” përfundon vetëm te datëlindja e pasaportës, unë gjykoj se është një ide pa ndonjë vlerë të madhe. Po për çështjen e ish- ministrave dhe ish-zyrtarëve të PD-së që janë përfolur si përfitues personalë nga pushteti, ç’mendim keni, a duhet të bëjnë ata një hap pas në skakierën e PD-së ? Si mund të bëhet ky filtrim ? Unë gjykoj se të gjithë mekanizmat janë të vlefshëm. Strukturat e partisë, opinioni, media, votat që mblidhen, të gjitha këto bëjnë që personazhe të caktuar të kenë një kohë të caktuar. Si ju duket grupi parlamentar i Partisë Demokratike ? Unë them që është më i mirë se ai i Partisë Socialiste. Sigurisht më i kualifikuar se ka dy avantazhe, se duke u zvogëluar si grup, ka tepruar ajo ajka si të thuash, dhe e dyta, për hir të eksperiencës së qeverisjes, sigurisht që disa kualitete janë më të kolauduara, gjë të cilën nuk mund ta pretendojë sot PS. Unë them se nga ana intelektuale grupit nuk i mungon gjë. Sigurisht duhen energji dhe e drejtë morale për t’iu drejtuar qytetarëve në emër të votës së re dhe të ndryshimit. I gjithë ky parlament ka një vuajtje të madhe, jemi të gjithë të zgjedhur nga kryetarët e partive, të zgjedhur në një formë jo shumë demokratike, ku meritokracia personale nuk dallohet shumë. Ky është një defekt i madh i të gjithë demokracisë sonë. Çfarë mendimi keni, duhet që opozita të mos i godasë njëlloj si Ramën dhe Metën për hir të bashkëqeverisjes së kaluar ? A është e vërtetë shpresa se nga një konflikt Rama- Meta, opozita vjen më shpejt në pushtet ? Opozita shqiptare i ka forcat dhe energjitë të gjitha vetë dhe nuk ka nevojë absolutisht për… Nëse nga pala tjetër ka konflikte të brendshme, kjo sigurisht çon në një politikë pragmatiste nga leverdis. Një nga gabimet më të mëdha të PD-së dhe në rezultatin e fundit është ky lloj bashkëpunimi. Shtyrja e pragmatizmit përtej principit moral të së majtës dhe së djathtës. Jam i natyrës konservatore. Gjykoj se sekush duhet të operojë në kampin e vet. E djathta ka progresistët e vet, konservatorët e vet, ka skifterët dhe pëllumbat e vet. E rëndësishme është të hapim debatin brenda vetes, të kemi aleatët e mjaftueshëm, njerëz me energji, pa pasur nevojë të përzihemi me palën tjetër. Kush gjykon se politika është produkt i një inxhinierie politike, ku nuk ka rëndësi ngjyra e tullave, gabon siç u gabua në 4-vjeçarin e dytë. Do të gabojë jo vetëm në emër të qendrës së djathtë, por në emër të strukturës së shtetit shqiptar. Sepse do t’i mungojë një nga elementët që e bëjnë demokracinë. Edhe kjo qeverisje që është sot vuan nga mungesa e qartësisë ideologjike, sepse të njëjtët elementë që qeverisnin dje qeverisin edhe sot, dhe nuk mund të bëjnë as rolin e shumicës së pastërtisë e as rolin e opozitarit. Duhet të kthehemi te natyra klasike e dialektikës që ka e majta me të djathtën. Qytetari është rezerva e çdo rinovimi.


12

E shtunë-diel, 08-09 mars 2014

intervista

www.mapo.al

Djali i Hrushovit në një intervistë për gazetarin Rafael Floqi të ALBTVUSA shprehet se “Krimea” nuk është një krizë ruso-amerikane, por krizë ukrainase. Ai sheh ngjashmëri mes asaj që po ndodh në gadishull dhe Kosovës, duke afruar paralelen e tensionit mes pakicës dhe shumicës së popullsisë, por shton se ka faktorë dhe aspekte nacionale të ndryshme

Sergej Hrushov: Krimenë, Ukrainës ia dha Jelcini, ka ngjashmëri me Kosovën “Në vitin 1991 kur u krijua Ukraina dhe po shpërbëheshin republikat ish-sovjetike, pati një bisedë midis Jelcinit dhe Kravchukut, që e pyeti si do të bëhej me Krimenë? Jelcini i tha: Ju mund ta mbani. Kështu kjo krizë nuk nisi në 1954, por në 1991” Intervistoi Rafael Floqi

Në këtë kohë që Rusia po e shndërron krizën ndaj Krimesë në atë që ministri i Jashtëm anglez e quan kriza më e madhe e shekullit XXI, ne iu drejtuam djalit të ish-presidentit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Sergej Hrushov, i cili jep mësim si profesor në Universitetin Brown. Ai u largua nga Bashkimi Sovjetik më 1991 dhe u vendos në SHBA. Sergeji është kuratori i kujtimeve të babait të vet, por dhe një njohës e analist i çështjeve të Evropës Lindore, dhe sidomos, atyre ruse. Sergej Nikitich Hrushov ka lindur më 3 korrik 1935 në Rusi dhe banon në SHBA, ku është bashkëpunëtor i vjetër në Watson Institute for International Studies në Universitin Brown në Providence, në Rhode Island. Ai mban ligjërata për Luftën e Ftohtë dhe është këshilltar i Muzeut të Luftës së Ftohtë. Në këtë intervistë Sergej Hrushov shprehet se kriza e Krimesë nuk është krizë mes Rusisë dhe Amerikës. " Ukrainasit mendojnë se sa më shumë Amerika të përzihet në çështjet e tyre, aq më mirë do të ishte për ta.

Ne do t’i zgjidhim krizat brenda nesh me metodën tonë, pa çuar në një luftë civile. Unë kam shumë miq në Ukrainë që mendojnë se ata nuk do të shkojnë të vrasin njëri-tjetrin" thotë djali i Nikita Hrushovit . Sergej, si e vlerësoni situatën aktuale në Ukrainë dhe në Krime? Ne Ukrainë po përjetojmë revolucionin e dytë pas revolucionit të vitit 2004. Kanë ndodhur 2 revolucione. Të bësh një revolucion do të thotë të mos përfillësh çdo ligj dhe ta marrësh pushtetin me forcë. Ata rrëzuan qeverinë dhe ata vendosën me vendim të Gjykatës Kushtetuese qeverinë e tyre. Dhe kur ndodh kjo, edhe rajoni merr shembull. Ju duhet ta kuptoni se ukrainasit nuk janë prorusë. Ukraina është një shtet i ri, i krijuar 15 vite më parë. Ata janë për Ukrainën. Më përpara pjesa Lindore e Ukrainës ka qenë 300 vjet në Rusinë dhe pjesa perëndimore nën Perandorinë Austro-Hungareze. Kjo për të kuptuar se ata kanë marrëdhënie shumë të tendosura me njëritjetrin. Ekstremistët, ata që ishin

Në vitin 1991 kur u krijua Ukraina dhe po shpërbëheshin republikat ish-sovjetike, pati një bisedë midis Jelcinit the Kravchukut, që e pyeti si do të bëhej me Krimenë. Jelcini i tha: “Ju mund ta mbani”. Kështu kjo krizë nuk nisi më 1954, por në 1991

në sheshin Meidan, ata i kërcënuan krimeasit, dhe ata vendosin ta zëvendësojnë kryeministrin e tyre me një tjetër qe është më i verbër pas Putinit. Ukrainasit mendojnë se Putini e bëri këtë gjë, por prezenca e madhe ruse i ka ftohur këta ekstremistë dhe qeveria e Ukrainës, po përpiqet të bashkëbisedojë me ta. Nëse ata nuk do ta shihnin zgjidhjen e këtij problemi në Rusi dhe jo në Kiev, ne do të kishin një diçka tjetër. Unë nuk mendoj se kjo është një krizë ruso-amerikane, jo, kjo është një krizë ukrainase dhe ata duhet ta zgjidhin. Por, a ka risk që kjo krizë të shndërrohet në një krizë amerikano-ruse, a mendoni dhe ju kështu? Jo, dhe ky nuk është qëndrimi i politikës amerikane, por ukrainasit mendojnë se sa më shumë Amerika të përzihet në çështjet e tyre, aq më mirë do të ishte për ta. Ne do t’i zgjidhim krizat brenda nesh me metodën tonë, pa çuar në një luftë civile. Unë kam shumë miq në Ukrainë që mendojnë se ata nuk do të shkojnë të vrasin njëri-tjetrin.

Babai juaj, Nikita Hrushov, qe ai që ia caktoi Krimenë, Ukrainës në 15 minuta me një vendim të Komitetit Qendror, pjesëmarrësit e aprovuan dhe Ukraina e mori rajonin falas, madje dhe sot ka një ndjenjë kundërshtie ndaj kësaj. Si e vlerësoni këtë gjë nga perspektiva e sotme? Nuk mund të ketë perspektive të sotme për atë që ndodhi 50 vjet më parë. 50 vjet më parë qe thjesht për administrim, për biznes dhe nuk ishte për politikë apo ideologji pasi qe i njëjti vend. Ata ndërtuan një kanal nga Kerch dhe një rezervuar, si dhe një kanal tjetër për në Donec, dhe ishte më i thjeshtë për lehtësinë e dhënies së fondeve për një Federatë, sesa dy shteteve dhe për të mos pasur më shumë burokraci. Kështu ata vendosën ta kalojnë Krimenë nga autoriteti i Federatës Ruse tek ai i autoritetit të Ukrainës. Por në vitin 1991 kur u krijua Ukraina dhe po shpërbëheshin republikat ish-sovjetike, pati një bisedë midis Jelcinit the Kravchukut, që e pyeti si do të bëhej me Krimenë. Jelcini i tha: “Ju mund ta mbani”. Kështu kjo krizë


E shtunë-diel, 08-09 mars 2014

13

www.mapo.al

Nuk ka pasur asnjë të shtënë atje dhe nuk do të ketë. Krimeasit janë një popull shumë paqësor dhe atë e dinë të gjithë rusë, tartarë dhe minoritete të tjera që duan të jetojnë në paqe. Unë mendoj se nëse Putini do t’i çonte forcat aty, do të ishin si forca paqeruajtëse dhe jo paqe-turbulluese. Dhe unë pashë Sekretarin Kerri që shkoi në sheshin “Meidan” dhe ky është veprim turbullues, pasi e nxit opozitën ukrainase të vazhdojë rrugën e saj.

nuk nisi më 1954, por në 1991. A mendoni se Putini do t’i shtyjë më tej tanket në Krime dhe të zhvillojë aty luftë, çka do ta zgjeronte konfliktin? Nuk ka pasur asnjë të shtënë atje dhe nuk do të ketë. Krimeasit janë një popull shumë paqësor dhe atë e dinë të gjithë rusë, tartarë dhe minoritete të tjera që duan të jetojnë në paqe. Unë mendoj se nëse Putini do t’i çonte forcat aty, do të ishin si forca paqeruajtëse dhe jo paqe-turbulluese. Dhe unë pashë Sekretarin Kerri që shkoi në sheshin “Meidan” dhe ky është veprim turbullues, pasi e nxit opozitën ukrainase të vazhdojë rrugën e saj. Ka shumë diskutime këtu në Shtetet e Bashkuara rreth sanksioneve kundër Rusisë për të anuluar takimin e G8-ës dhe për ta larguar Rusinë nga G8-ta. A mendoni se kjo është një ide e mirë presioni diplomatik? Kjo është një ide jologjike. Pse ju nuk e keni ftuar atë vend Rusinë, për qejf në G8-ën. E keni ftuar pasi është një vend që ka një rol të rëndësishëm. Duke e përjashtuar nga ky takim, ju nuk e përjashtoni nga politika dhe gjithë gjërat e tjera. Nëse nuk diskutojnë me njëri-tjetrin, atëherë pse u krijua G8-ta. Po të mos diskutojnë këta politikanë, do të jenë më pak të efektshëm. Ka mjaft investime nga Rusia në Ukrainë, dhe në Krime është edhe baza e rëndësishme e Sevastopolit. A mendoni se Rusia do të involvohet më shumë në gadishull? Baza e Sevastopolit ka qenë një

bazë ruse prej vitit 1780, ka pasur dy lufta dhe dy rrethime të Sevastopolit. Sevastopoli është baza e Flotës Ruse të Detit të Zi. Rusia do ta mbajë këtë bazë ushtarake që është mjaft e rëndësishme për ta. Por kjo s’do të thotë se ata kërkojnë një prani më të madhe ushtarake në gadishull. Dhe ka një marrëveshje të tretë mes Rusisë dhe Ukrainës, që Rusia mund të rrijë atje për të paktën 50 vjet. A mund të keni ndonjë parashikim për ndonjë lëvizje të mundshme, si nga ana e Rusisë apo Ukrainës? Unë nuk mund të parashikoj asgjë, pasi unë nuk jam Putini apo Jatsenyouku. Ata duhet të takohen me njëri-tjetrin dhe nëse janë politikanë të zgjuar, do të gjejnë një mënyrë se si ta zgjidhin këtë krizë. Me një zgjidhje paqësore të çështjes së Krimesë, Krimea do të jetë përsëri brenda Republikës së Ukrainës. Ndryshe mund të ndodhë që krimeasit të kërkojnë pavarësi, njësoj si Kosova që shpalli pavarësi nga Serbia. Unë nuk mendoj kështu, pse ju shihni një ngjashmëri? Është ngjashmëri kur ke një pakicë dhe një shumicë dhe kur arrihet në një tensionim. Kur ka tensionim, kriza mund të thellohet më tej, çka mund të çojë në pavarësim. Nëse zgjidhet në mënyrë paqësore, ju mund ta ruani unitetin e vendit. Kjo është ngjashmëria mes Kosovës, Krajinës dhe Serbisë, apo midis Gjeorgjisë dhe Abkazisë. Por natyrisht që ka faktorë dhe aspekte nacionale të ndryshme. Marrë nga ALBTVUSA

Historia e gadishullit të luftës Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry e përshkroi dislokimin e trupave si "një akt agresioni i pabesueshëm".

Më shumë se 80 demonstrues u vranë dhe zoti Janukoviç u largua në Rusi.

Krimea është një gadishull ukrainas, por dhe bazë e flotës ruse të Detit të Zi, që lejon Moskën të zgjerojë praninë e saj ushtarake në Mesdhe. Shumica e popullsisë është e etnisë ruse, një e katërta është ukrainase dhe rreth 12 për qind janë tartarë të Krimesë. Për shekuj me radhë, Krimea ishte pjesë e Rusisë, deri në vitin 1954 kur udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov ia dha gadishullin Ukrainës, e cila në atë kohë ishte republikë sovjetike. Krimea tani është nën kontrollin e plotë të forcave ruse. Zyrtarët rusë thonë se ky veprim

është bërë për të mbrojtur popullatën e etnisë ruse që jeton në gadishull. Por zyrtarët perëndimorë thonë se nuk ka prova se rusët atje kanë nevojë për mbrojtje. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry e përshkroi dislokimin e trupave si "një akt agresioni i pabesueshëm". Tensionet midis Moskës dhe Kievit u rritën muajin e kaluar pasi presidenti pro-rus i Ukrainës Viktor Janukoviç u rrëzua nga protestues që kërkonin lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian. Më shumë se 80 demonstrues u vranë dhe zoti Janukoviç u largua në Rusi.


KONTRAPEDAL

14

E shtunë-diel, 08-09 mars 2014

www.mapo.al

Unë jam lumi

Kauza dyjare e artistit Ilir Kaso në mbrojtje të natyrës: art dhe protestë

Vladimir Myrtezai Dy lumenjtë e Ilir Kasos do mund ta rrisin artistin dy lumenjtë që ka përpara? Lumi i ndërgjegjes brenda hapësirës së artit apo lumi i protestës kundër pushteteve që “ndalojnë” natyrën? Çfarë do ndodhë? Lumi i parë ishte britma e tij me një gjuhë cilësore për një grupim njerëzish që numerikisht me nivelin kulturor (për ta konsumuar veprën e tij) janë jo shumë. Kurse lumi i dytë, më i madh (në numër njerëzish), ku artisti në protestë do ndeshet me një klimë më të ndërlikuar dhe gjithëpërfshirëse. Për këtë arsye, rruga e tij mund të jetë një përvojë që do kurajë dhe lëkurë për ta mbajtur në kurriz. Nismat në mbrojtje të lumenjve dhe të natyrës në tërësi është e qartë që bëjnë pjesë te kalendari i kauzave që duhen fituar, por erërat ndjellin një rrugë të ndërlikuar e të gjatë për artistin Ilir Kaso. Vepra I am the river është titulli që udhëheq shikuesin në ambientet e ngushta të galerive “Miza”dhe “FAB” në Tiranë, si dhe disa muaj më parë edhe në galerinë “Beton 7” në Athinë. Një punë me gjuhën e artit që bëri udhëtimin e zgjatur për t’u shndërruar më pas në disa njolla të

A

E gjithë vepra është shkak i brendshëm i ndërgjegjes së autorit me një ndjeshmëri të lartë për kulturën, traditën, të kaluarën e tij dhe për zërat e tjerë të heshtur që i kumbojnë në ndërgjegje. Shkaqe të tjera të fshehta kulturore e rrethojnë në formë të tërthortë...

lëvizjeve në mbrojtje të natyrës. Hapësira e huazuar për video-instalacionin I am the river është lineare e me shumë qendra, ku prezantohet një video në një ekran, një hartë e lëvizjeve të artistit si plan studimor dhe disa vizatime naive të fëmijërisë së hershme të autorit. Në fakt, për shkak të diferencës në kohë të këtyre vizatimeve, të jepnin ndjesinë që origjinat kohore lëviznin në një antikonformizëm aktiv. Vetë artisti pohon: “Letra që përdor për të vizatuar këtë hartë e kam prodhuar vetë, duke ricikluar gazetat e atyre ditëve, në pritje të shpalljes së lajmit nga mediat shqiptare”. Në sfond, si kolonë zanore, dëgjohen nën efektin loop të video-dokumentarit, herë copëza bisedash dhe herë iso-polifonitë e krahinës ku lind shtysa e videos, si dhe mjaft ndjeshëm dëgjojmë zërin e spikerit (që nënkupton autorin) të flasë rrjedhshëm I am the river. Këngët polifonike rrjedhin në hapësirën e instalimit, ngjashmërisht jo të ndara me thikë, por herë si jugu i Shqipërisë e herë si veriu i vendit fqinj, Greqisë. Me një lloj racionaliteti ai përdor mediume që i huazon nga gjuhë gjurmësh të etnosit krahinor, ose si territor natyral i mjedisit që lind në këto periferi. Këto struktura të ndryshme për nga natyra e materies, autori i mikson në një hapësirë të vetme, duke e lënë shikuesin të lodrojë drejt zbulimit të strukturave dokumentare, për të hyrë kështu në thelbin e mesazhit që kërkon të transmetojë. Veprojnë të shpërndara shumë flukse informimi pa një vektor të lartë forme (instalimi), por si rastësi të befta në linearitet. Artisti synon ta vendosë shikuesin drejt mesazhit të ndërgjegjësimit për titullin e gjetur si rrethanë poetike: Unë jam Lumi, ose në anglisht I am the river. Arterie të veprës E gjithë vepra është shkak i brendshëm i ndërgjegjes së autorit me një ndjeshmëri të lartë për kul-

Rruga e tij mund të jetë një përvojë që do kurajë dhe lëkurë për ta mbajtur në kurriz. Nismat në mbrojtje të lumenjve dhe të natyrës në tërësi është e qartë që bëjnë pjesë te kalendari i kauzave që duhen fituar, por erërat ndjellin një rrugë të ndërlikuar e të gjatë për artistin Ilir Kaso.

turën, traditën, të kaluarën e tij dhe për zërat e tjerë të heshtur që i kumbojnë në ndërgjegje. Shkaqe të tjera të fshehta kulturore e rrethojnë në formë të tërthortë. Takimet e autorit me rastin e një shkolle antropologjie shfaqin brenda tij ngasjen për të marrë në shqyrtim një nga elementet qendrore në hapësirën fizike të fëmijërisë së tij, siç është Lumi i Vjosës. Kjo ngasje me qendër natyrën, lumin dhe lidhjet kulturore e vë në një territor të favorshëm që të ndërtojë një provokacion artistik. I gjithë rrugëtimi i tij njohës për natyrën e pështjellon në një ndërthurje të gjurmëve kulturore, dhe herë-herë ndër vokacione të shpërndara në një rrethanë të sheshtë pamore. Ky udhëtim i tij përmes njohjes dhe nostalgjisë është çasti ku gërvishtet ndërgjegjja e artistit dhe e bren nga brenda në një formë tjetër komunikimi në një rrugë më të drejtpërdrejtë e më të dukshme në publik. Ai ngre një problem shoqëror në mbrojtje të natyrës. Përvojat e tij në përdorimin e mediumeve e vënë atë në sprovë për të çliruar një situatë me rrënime të ëmbla të kujtesës, formës së tërthortë të saj dhe njohjes së natyrës,

për të rritur thirrjen e tij që i vjen si një grumbull zërash të brendshëm! Mbresat e vrojtimeve të tij kthehen në një kauzë më të madhe e gjithëpërfshirëse. Videoja poetike, e bazuar tek atdheu i tij i parë (krahina ku u lindi dhe u rrit) merr shkas në ngjashmëri nga një poezi e një poetit peruan, Javier Heraud Pérez, i cili mbahet mend më shumë për tragjedinë e pakuptimtë të vdekjes së tij të dhunshme sesa për talentin e parakohshëm. Një poet i vlerësuar me çmime në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, u qëllua për vdekje nga ushtria peruane në moshën njëzetenjëvjeçare, gjatë një përpjekjeje për nxitjen e një kryengritjeje të armatosur afër kufirit me Bolivinë. Mënyra e vdekjes së tij paralajmëroi vdekjen e një prej figurave më të admiruara për të, Che Guevara-s, që u vra nga ushtria boliviane në rrethana të ngjashme vetëm katër vjet më vonë. Poezia e Javier Heraud-it e vuri Kason në ngasje dhe ndikoi në formimin e ndërtimit të veprës së tij. Të gjitha këto ngasje e vënë autorin në rishikime gjuhësh komunikimi dhe te zgjedhja e formave reaguese për të mëkëmbur qëllimin e tij.


E shtunë-diel, 08-09 mars 2014

Pak histori Çdo artist ka një rrugëtim me kahje profilizuese që e ndjek që në shenjat e para e deri thellë në formimin e tij, si dhe deri sa ikën nga skena e punës së tij. Më kujtohet që vite më parë, në Akademi, Ilir Kaso ishte një student në atelierin e grafikës, dhe si rrallë ndodh, më është dukur i mbivendosur gjithnjë në atelierin (materien bazë) ku studionte. Për shkak se diskutimet e lëndëve ishin të përbashkëta, mezi prisja që të vëzhgoja se çfarë lëvizjeje do sillte radhën e ardhshme, dhe më rezultonte sërish se ishte jashtë kuadratit (për nga vokacioni) të atelierit. Për mua qe një shkak i lumtur në tipologjinë e subjekteve (studentë) që dilnin jashtë formatit, sepse në “gjuetinë” e vrojtimeve që hasim në shkolla arti është rasti për të shkëputur atë më pikantin dhe që ka talent. Dhe e ardhmja e Ilir Kasos nuk më zhgënjeu në të gjitha parashikimet që kisha bërë. Në eksperiencat që solli, daljet në publik me ekspozita etj., pati ulje-ngritjet e ecurisë së tij, dhe me kohë dalluam qartësinë e një alternativë krijuese në skenën e arteve pamore. Ai sot ka një pozicion në një nga lëndët kryesore në forma-

15

www.mapo.al

tin e programit mësimor në Universitetin e Arteve. Ndikimi i kërkimit: Unë jam Lumi, ose në komunikimin ndërnacional, I am the river Origjina e veprës së Ilir Kasos merr shkas nga një njohje e studim i thelluar mbi raportet e natyrës dhe kulturës, ku ai na flet për këtë raport dhe ndjehet i revoltuar me të drejtë. Video-dokumentari poetik është një hulumtim në gjuhën e videos me cilësitë seleksionuese të një artisti që njeh mirë gjuhën dhe teknikën, dhe arrin të transmetojë ndjesi të plota dhe të rralla që i tërheq nga përjetimet e largëta të fëmijërisë së tij. Këto ngarkesa të shtresës së ndijimeve ai i modelon në editimin e tij si nanurisje faktike dhe mjaft të zgjedhura në shije e tipologji. Dëshmi të arketipit krahinor të gjetura me saktësi dhe në referencë të plotë me gjetjet më të mira për një hulumtim burimor. Por, autori nuk mbushet dot vetëm me një reagim arti sa për të kënaqur egon. Jo. Misioni i tij merr një formë tjetër: kauzën e tij e shtrin për të mbajtur gjallë informimin; pasi sipas informacioneve që ai heton ka pikasur rrezikun që lumi i Vjosës (për shkak të pozicionit gjeografik rrjedh në dy

Origjina e veprës së Ilir Kasos merr shkas nga një njohje e studim i thelluar mbi raportet e natyrës dhe kulturës, ku ai na flet për këtë raport dhe ndjehet i revoltuar me të drejtë. Videodokumentari poetik është një hulumtim në gjuhën e videos me cilësitë seleksionuese të një artisti që njeh mirë gjuhën dhe teknikën, dhe arrin të transmetojë ndjesi të plota dhe të rralla që i tërheq nga përjetimet e largëta të fëmijërisë së tij...

shtete, Shqipëri dhe Greqi) do devijohet dhe, me një përligjje të plotë, i atashohet grupimit të protestës për kauzat solidare në emër të natyrës, në pakompromis të plotë me të gjitha marrëveshjet e dukshme e të padukshme të pushteteve. Ilir Kaso del figurativisht nga meditimi dhe refleksioni i artistit dhe i drejtohet lëvizjeve të drejtpërdrejta masive si shprehje e misionit që ka ndërmarrë. Një detaj i brishtë (vizatimi i parë, miku i parë) dhe arsye kulturore Ai rrëfen: “Pas një periudhe kohore të gjatë vendosa të kthehem sërish në qytetin e Përmetit, duke u përpjekur të rigjej të njëjtat kujtime të bukura në lidhje me qytetin më të madh në imagjinatën time. Por, nuk ishte njësoj: çdo gjë ishte aq e vogël krahasuar me kujtimet e mia. Me sa duket imagjinata ndryshon përmasat reale e gjeografike. Thellë në mendime, duke pyetur veten në lidhje me këtë qytet imagjinar, u gjenda pranë të njëjtit lumë. Banorët e këtij qyteti besojnë se lumi në udhëtimin e tij të gjatë simbolizon Jetën. Ai është një mësues i heshtur me simbolikën dhe metaforën që na përcjell nëpërmjet karakterit të tij. Duhet vetëm të jemi vëzhgues të vëmendshëm, sepse vetëm atëherë do ndjejmë dhe dëgjojmë poezinë e tij; vetëm atëherë ai do të na zbulojë sekretet e natyrës, Universin, dhe kështu do gjejmë vetveten. Aty kuptova ritualet e kalimit dhe rigjeta veten sërish fëmijë, duke krijuar vizatimin tim të parë në një kufi fluid, ku kalon natyrshëm të gjithë kufijtë kombëtare. M’u kujtua guri me të njëjtin emër dhe miku im i parë; m’u kujtuan zotat e Lumit: Yam, Boann, Sinann, Sequana, Sobek, Nepthys, Achelous, Ganga, Duberdicus, Enbilulu, Urashi, Tlaloquetotontli.” Ngjashmëritë Në këtë rrëfim të hapur, Ilir Kaso, me referencë poetin peruan Javier Heraud Perez, na kujton në frymë shkrimtarë, filozofë të fushave të ndryshme, që në dialogun e madh me veten origjinën, misionin ndjehen zota dhe të orientuar në mëkëmbje të tilla vetërrëfyese. “Unë jam e kuqja”, thotë Orhan Pamuk-u, dhe vijon: “Unë jam e zeza, unë jam macja, unë jam miniatura” etj., me analizën historike të tij dhe me operacionet e thella psikologjike, duke u orvatur të futet brenda e të bëhet njësh me personazhet, ngjarjet dhe sendet. “Unë jam pylli dhe nata e pemëve

të errëta. Por, ai që nuk i frikësohet errësirës sime, poshtë qiparisave të mi do g jejë një pirg të madh trëndafilash”, thotë ngjyrimi i thellë mistik dhe protagonisti arsye-përmbysës Nietzsche. Një përdorim tjetër i togfjalëshit “Unë jam…” dallon në frymë, por vjen si çelës për të (ri)gjetur veten: “Unë jam alfa dhe omega”, na thotë Jezui. Po kështu, edhe sentenca e njohur e Dekartit, me të cilën nis filozofia moderne: “Mendoj, pra unë ekzistoj.” Si një moment për të risjellë në qendër të diskutimit rolin e qendrës së lënë në harresë, i dijetarit i filozofit Ka edhe të tjerë autorë që me inteligjencë e talent vetidentifikohen me aleatë të përjetshëm natyrorë dhe dëshmojnë lëvizje poetike në kufij të rij të risive që sjellin. Unë jam lumi – në këtë zgjedhje, autori kërkon që në orvatjet e tij drejt simboleve të dëshmojë një lëvizje qytetare dhe një shenjë dashurie me gjuhën e artit. Pse shkruaj! Të shkruash, të jetosh në një formë tjetër, të jetosh me idetë, lundrimin e ndërgjegjes, me materie letrare që të bëhen shkaqe të kënaqësisë së komunikimit . Natyra të ndryshme si politika, filozofia, arti janë territore të tjerë të këtij misioni po aq sa të shkruarit. Në mungesë të një kulture, për më tepër të dukshme të shpjegimit në këtë vend, duhet shkruar! Dhe për një arsye që koha sa vjen dhe bën punën e saj për të larguar në shumë mënyra dhe lënë në heshtje realitete kulturore të padukshme dhe të brishta. Këto shkrime të lira në zgjedhje dhe përmbajtje janë ndoshta një afri subjektive e autorit për shkak se nuk vijnë nga një angazhim i detyruar e i varur shkencor. Janë lëçitje nga shënime personale që e ngjyrojnë masën dhe kulturën e opinionit publik, natyrisht me një fushëpamje subjektive në dallimin e gjërave, por dhe për arsyen e thjeshtë: për të lënë një shenjë në shtresimet e fakteve të kohës që kalon duke postuar lajme të përcipta në përgjithësi. Unë mendoj që kultura mund të emancipojë mjaft dhe ta pasurojë botën tonë të komunikimit. Pa përjashtuar askënd, them që le të shkruajmë, që të mund të ndikojmë mbi urrejtjet dhe ndarjet e shëmtuara. Të jemi të ndryshëm dhe dëshmitarë për të ndërtuar mbijetesën e shenjave të kulturës.


CMYK

16

e shtunĂŤ-e diel, 08-09 mars 2014

www.mapo.al


fenomen

Gratë që sundojnë botën

Ligji i tretë i Universit: Ne jemi e kundërta jonë

Nga 100 gratë me më shumë ndikimin (nga renditja e revistës Forbes) në majë janë politikanet dhe CEO-t, aktivistet miliardere dhe të famshmet me rëndësi. Të gjitha të renditura nga paratë, daljet në media dhe ndikimi që kanë. Angela Merkel kryeson listën faqe 20

Nga Iva Tiço faqe 20

personzh single & The City privatësi Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

personazh

Eva Idrizllari Unë jam ajo çfarë krijoj Është po e njëjta po ta ndjekësh në emision çdo mëngjes në Ora News. Po e njëjta edhe po ta shohësh nëpër Tiranë, ku është kthyer pas shtatë vitesh. Por ka diçka të re tek Eva Idrizllari, pasioni për fotografinë. Si e zbuloi, çfarë e tërheq, sa kohë harrohet pas tij …Një rrëfim për fotografinë, që në të vërtetë është një zbulim i vetë Evës

S Foto: Armand Sallabanda

humë njerëz kthehen nga diku, me model të ri flokësh, me një theks ose linja të tjera që në mos njëra, tjetra, bën të dallohet koha e kaluar larg. Ka të tjerë pastaj, që me siguri janë më të paktë, si Eva Idrizllari, ku në shikim të parë nuk vihet re qoftë dhe ndryshimi më i vogël, por që vijnë me diçka të re nën lëkurë. Në rastin e Evës është pasioni i madh për

fotografinë. E zbuloi në Lozanë, në Zvicër ku ka jetuar për tre vjet, ndërkohë që bashkë me vitet e kaluara në Toskana bëhen shtatë vjet mungesë të biondes ikonë në ekranet tona. Dhe po të llogarisësh që është rikthyer në televizion me një emision të përditshëm mëngjesi me të njëjtin imazh si dikur, del që ndryshimi më i madh i saj është pikërisht ky pasion... Vijon faqe 18

Përtej privatësisë

Gjithë dita e saj sillet rreth televizionit, që nis nga mëngjesi deri në orët e vona në emisionin “Natën vonë” . E me gjithë intensitetin dhe rreptësinë e ekranit, Jonida Shehu e do shumë profesionin e saj

Jonida Shehu

Gazetaria më pëlqen aq sa nuk e kuptoj që është edhe punë

faqe 19

Faqe 17


18

E shtunë - e diel 08-09 mars 2014

www.mapo.al

personazh

Flasim shpesh për atë që njerëzit bëjnë dhe atë që ata janë në të vërtetë. Por Eva është po ajo. Atë mund ta gjesh në emisionet e para të mëngjesit në historinë e televizioneve shqiptare, në një dokumentar televiziv, në një program fundjave, një emision radioje, por së fundmi edhe te fotografitë e realizuara prej saj. “Unë jam ajo çfarë krijoj”, thotë ajo dhe na zbulon të kaluarën, vitet e kaluara jashtë Shqipërisë dhe rikthimin me pak fjalë dhe shumë foto…

Eva Idrizllari Unë krijoj pa jam Vijon nga faqja 17 uk po e teprojmë, sepse në fotografitë e saj, në ato që ka realizuar dhe ato që mendon të realizojë, është Eva shumë më tepër sesa në ndonjë intervistë të menduar mirë për jetën private. “Fotografia për mua është krijim, nuk është që shkel butonin e aparatit dhe fikson një imazh. Jo, fotografia është në fillim në mendje, është te syri i atij që fotografon. Unë ndërtoj temën në kokë me atë që shoh dhe pastaj e fotografoj për ta bërë të dukshme atë temë, atë mendim, atë ndjesi. E di çfarë bëj unë me fotografinë? I jap jetë një objekti që shumëkush mund t’i kalojë pranë, por nuk i bën përshtypje, ndërsa unë e afroj në objektiv dhe i jap frymëmarrje. ” Dhe deti, një fije bari, apo një skulpturë, në fotografitë e Evës nuk janë më vetëm aq sa i pandeh një shikim sipërfaqësor e pa kureshtje, atyre iu vihen në dukje tiparet që zakonisht janë të fshehura. Zërat dhe lënda e jetës, gjenialiteti i krijuesve ose befasitë e rastësisë, një çast ose mijëvjeçarët, të gjitha bëhen të dukshme dhe nguliten një herë e përgjithmonë. Edhe kur fotografon njerëz ata janë pjesë e situatave, jo stisjeve. “Nuk i fotografoj njerëzit si modelë, por i kthej në elementë të fotografisë, të peizazhit”. Megjithatë natyra ngelet, në fillim të pasionit e në fund të ditës, muza e saj.

N

1

asaj i pëlqen kjo tretje kufijsh, ashtu si i pëlqen fotografia bardhezi. “Për mua fotografia bardhezi është fotografia klasike, mendoj që bardhezia e bën një fotografi më artistike dhe arrij të transmetoj më shumë emocione nëpërmjet saj, por kam edhe foto me ngjyra, varet gjithmonë nga ideja, ashtu si ndonjëherë më duhet të përdor efekte që ndihmojnë për ta përcjellë më mirë idenë, sidomos për fotot konceptuale, përdor efekte…”. Nuk ka bërë një kurs profesional, nuk ka qenë asnjë ditë në një shkollë fotografie, por fundja nuk janë ato që të bëjnë fotograf. Megjithatë ajo një orientim teknik në këtë fushë e ka marrë që në vitet kur punonte në TVSH si dokumentariste.

2

Natyra e Evës

Kjo muzë në Lozanë merr trajta aq joshëse sa do i tërhiqte vëmendjen kujtdo, por një njeri si Eva ama, që ngazëllehet edhe pas një rrezeje dielli apo fije bari, do e ndryshonte një herë e përgjithmonë. Dhe ashtu ka ndodhur sepse pasioni për fotografinë te ajo nuk ka qenë një shkëndijë e atypëratyshme,por një pasion krijimtarie që i është shtuar proceseve dhe nevojave të jetës. “Kur isha në Zvicër, sa herë dilja për vrap merrja dhe aparatin me vete dhe shkoja të fotografoja vende apo peizazhe që atje janë të një bukurie që të merr frymën. Më ka nxitur natyra, por edhe fakti që isha mësuar të merresha me diçka dhe nuk mund të rrija pa bërë asgjë. Ndonjëherë ndodhte edhe të ndalja para diçkaje që më tërhiqte vëmendjen dhe e fiksoja. Të njëjtën gjë bëj edhe këtu, nuk druhem të ndalem në mes të rrugës për të fotografuar diçka që më tërheq. Mund të jetë edhe një lojë resh në qiell, sepse Eva e ngre shpesh kokën lart për të parë qiellin, gjë që pak të tjerë, për çudinë e saj, e bëjnë në Tiranë. Jo vetëm qiellin, por nuk lë pa vënë re çdo ndryshim apo dukuri rreth e rrotull, ndjen ajrin kur lëviz dhe rrezet që e ngrohin dhe retë në qiell për të janë një argument bisede shumë më i mirë madje sesa një çantë e parë në vitrinën e filan dyqani. “Unë e dua shumë natyrën, ndikohem shumë prej saj, e kështu nuk më habit që prej natyrës më ka lindur edhe pasioni për fotografinë”. Shpesh fotot e saj ngjajnë edhe si piktura dhe

3

Eva e të gjitha kohërave

Foto të realizuara nga Eva. Linja e monumenteve në Itali (1-2), Pejizazh në Zvicër (3), bregdeti në Shqipëri (4)

4

“Unë kam qenë gjithmonë gazetare realizuese dhe kam punuar vazhdimisht me mjeshtrit e kamerës, me drejtorët e fotografisë nga të cilët kam mësuar shumë, sepse jam edhe tip kurioz, nuk kam turp të pyes. Fotografinë e kam nisur pastaj me një aparat fare të thjeshtë, me një Olympus deri sa kam marrë një Canon. Sigurisht nuk jam profesioniste, por është pasioni im. E kam nisur nga poshtë, ashtu si dhe në gazetari, për t’i ngjitur vetë të gjitha shkallët.” Jo vetëm Eva është rritur rrugës, por edhe televizioni dhe radioja ku ka punuar dhe ajo ka qenë dëshmitare e shumë fazave teknologjike të Radio Tiranës dhe Televizionit shqiptar, apo dhe e epokave me orare të ndryshme transmetimi të këtij të fundit. “Në stafin e parë, kur TVSH nisi transmetimin në orën 12.00,kam qenë, kur nisi pastaj në orën 7.00 përsëri kam qenë. Kam qenë kur punohej me kaseta Bosch, pastaj BETA, pastaj DVD… ”Pastaj u largua për te TVA, si drejtore e projektit të mëngjesit dhe spektaklit të së dielës, ashtu si më pas në TV Klan te “Netët e Klipit Shqiptar” dhe në

Vizion + në një emision investigativ. Tani pas largimit është kthyer përsëri me “Mëngjes Ekspres” në Ora News, një emision që nis që në 6:00 me pjesën informative dhe më pas nga ora 7:00 deri në 9:00 me biseda në studio, me të ftuar që Eva i qëmton përtej vitrinës së konsumuar të politikës, me tematika sociale dhe kulturore (ajo e ktheu faqen e fundit të gazetave, atë të kulturës në faqen e parë te Telemëngjesi i TVA-së dhe ende ka po atë këndvështrim për çfarë do i bënte mirë këtij vendi) me inserte dhe sigurisht muzikë, përgjithësisht jazz që është dhe muzika e saj e preferuar. Në të vërtetë, i gjithë emisioni është i ndërtuar sipas shijeve dhe ideve të Evës, kështu ka qenë gjithmonë, duke qenë që ajo ka qenë vetë edhe autore e programeve që ka drejtuar. Paralelisht emisioni jepet edhe në radio dhe ky është sekreti më i rëndësishëm i lirshmërisë së Evës në ekran, e cila i ka provuar të dyja dhe tv dhe radio pasi ka qenë pjesë e Radio Tiranës dhe Boom Boom Radios dhe është dëshmitare e magjisë ndryshe që të fal e dyta. “Kur jam në emision mendoj që jam në radio dhe kjo më jep një lirshmëri dhe natyrshmëri të plotë”. TV apo Radio ngelet bota e saj të cilën ajo do ta bëjë më të mirë, të paktën siç e mendon ajo më të mirën. Dhe emisionet që përgatit aty janë krijimet e saj, janë pjesë e vetes, siç është edhe fotografia, kjo e fundit edhe më e çlir uar nga ndonjë konvencion i detyrueshëm i medias. Prandaj nëse doni ta njihni, mos prisni t’jua zbulojë një intervistë e gjatë për të kaluarën, dashurinë, rutinën e përditshme, shikoni emisionet e saj, këngët që zgjedh, pjesët që publikon në FB e që shprehin mendime e gjendje të ngjashme me të sajat, apo krijime që ndoshta mund t’i kish bërë dhe ajo dhe mbi të gjitha fotografitë e saj, që flasin aq shumë për të.


E shtunë - e diel 08-09 mars 2014

19

www.mapo.al

pertej privatësisë Gjithë dita e saj sillet rreth televizionit, që nis nga mëngjesi deri në orët e vona në emisionin “Natën vonë” . E me gjithë intensitetin dhe rreptësinë e ekranit, Jonida Shehu e do shumë profesionin e saj

Jonida Shehu

Gazetaria më pëlqen aq sa nuk e kuptoj që është edhe punë Cili është mëngjesi yt i rutinë? Zgjimi i vonë, kafe filtri në shtëpi, që ndonjëherë e marr me vete edhe në makine dhe pastaj në punë. Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Buzë detit , me qetësi absolute dhe pa celular. Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Diku jashtë me diell, kur ka. Me kë dëshiron të ishe në këtë gjerbje kafeje, mëngjesi? Me njerëzit e mi më të dashur. A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Më pëlqen aq sa nuk e kuptoj që është edhe punë herë pas here. A i devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Ndonjëherë i shtyj, por deri diku sepse në fund unë do të merrem patjetër me gjërat që duhen mbaruar. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? Nuk arrij deri te gënjeshtra. Në ekran s’ka justifikime dhe variant “b” apo “c”. Vetëm variant “a”. A je dembele? Nëse po kur të ka kushtuar më shumë ky dembilizëm? Ndonjëherë e ndjej që bej shumë gjëra njëkohësisht, por kam shumë qejf të jem dembele ndonjëherë dhe e bëj në maksimum kur jam pushim. Ku të zë dreka zakonisht? Dreka në shtëpi. Unë pushoj në mes të ditës një dy orësh, pothuaj përditë. Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde? Nuk i frekuentoj, por te City lounge apo Pasta da Pucci më gjen kur s’jam në shtëpi. Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Të dyja rastet, kur jam e lirë.

A je kursimtare? Aspak kursimtare. E vetmja gjë që i njoh vetes për të metë të pakorrigjueshme. A ke në rit gjumin, apo pushimin e drekës? Zakonisht pushoj një orë në dreke, për shkak të emisionit në orët e vona. Kur ke qenë e vogël a ta kanë diktuar prindërit, pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar? Pooo! Madje im atë më vinte në gjumë me fabula apo Radio Tirana , që në atë orë kishte kenge popullore. E urreja atë moment atëherë, kurse sot e kujtoj me nostalgji të madhe. Çfarë ke ruajtur nga fëmijëria? Sende asnjë, kujtimet të gjitha.

Nuk arrij deri te gënjeshtra. Në ekran s’ka justifikime dhe variant “b” apo “c”. Vetëm variant “a”.

Cila është koha, që mbart për ty kujtimet më të bukura? Fëmijëria në mënyrë të padiskutueshme. Po kujtimet e hidhura? Humbja e tim eti është një vrimë e zezë në kujtime. Ç’ndodh me sekretet e tua? i rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar? I mbaj vetëm për vete disa. Çfarë ka në portofolin tënd? Karta banke, letra, kartëvizita , para. Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave? Poooo. J Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? Nuancat e panës.

Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine? “Viola di Parma”, një esence manushaqeje nga ato të pranverës që rrinë të fshehura në ferra. Çdo produkt me atë aromë është gjithmonë i preferuar. Çfarë CD ke në makinë? Radio, CD nuk kam asnjë. Çfarë muzike ke zile telefoni? Njërën prej zileve që ka telefoni. A ke miq të vjetër? Nëse po a takoheni shpesh me ta? Pooo , kam shumë miq fëmijërie. Nuk takohemi shpesh sepse jemi larg , por takimet janë gjithmonë shumë të dëshiruara me ta. A je e hapur për miqësi të reja apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Për t’u bërë shok e thjeshtë , për t’u quajtur mik e vështirë . Ku rri zakonisht me miqtë? Mblidhemi në shtëpi me radhë . Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote? Në orën 1 të natës, pas emisionit. J Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde? Film , një gotë verë, ose një libër , muzikë në sfond Po idealja, cila do të ishte? Me qejf do të doja të kisha miq të ftuar për darkë . Kur shkon për të fjetur? Për të fjetur pas orës 2 të mesnatës. Cila është uniforma jote e gjumit? Pizhame të të gjitha llojeve dhe ngjyrave . Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”? Mamaja ime dhe dikush tjetër.


20

E shtunë - e- diel 08-09 E shtunë e diel 13-14mars prill2014 2013 www.mapo.al www.mapo.al

fenomen

single and the city

Nga 100 gratë me më shumë ndikimin (nga renditja e revistës Forbes për 2013-ën) në majë janë politikanet dhe CEO-t, aktivistet miliardere dhe të famshmet me rëndësi. Të gjitha të renditura nga paratë, daljet në media dhe ndikimi që kanë...

Iva Tiço Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Dilma Rousseff

Angelina Jolie

Angela Merkel

Christine Lagarde

Ellen Johnson Sileaf

Hillary Clinton dhe Sonia Gandhi

Geun Hye Park

Michelle Obama dhe mbretëresha Elizabeth II

Ligji i tretë i Universit: Ne jemi e kundërta jonë

N Oprah Winfrey

Shakira

Sheryl Sandberg

Melinda Gates

Miuccia Prada

Gratë që sundojnë botën Të rejat në listë

Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun Hye (e 11-ta), CEO-ja Marillyn Hewoson (34-ta), CEO Tory Burch (69-ta) themeluesja e Spanx Sara Blakely (90-ta ) dhe CFO e Baidu Bidu, Jennifer Li ( 98-ta). Mikeshat e vjetra

Ku janë gratë në teknologji?

Këtu! Pesë gra nga teknologjia janë majën e 25-shes, si: COO e Facebook Sheryl Sandberg ( e 6-ta), Rometty ( e 12-ta) dhe Meg Whitman nga HP (e 15-ta). Pastaj është Susan Wojcicki nga Google ( e 30-ta) dhe Sun Yafang, presidente e Huawei Technologies ( e 77-ta).

Angela Merkel ( nr 1) Oprah Winfrey ( e 13-ta) , Hillary Clinton (e 5ta), Christine Lagarde ( e 7-ta), Sonia Gandhi (e 9ta), Indra Nooyi ( e 10-ta), Helen Clark ( e 21-ta), Nancy Pelosi (e 22-ta), Anne Sweeney (e24-ta), Amy Pascal (e 36-ta), Mbretëresha Elizabetë e II ( e 40-ta), Abigail Johnson ( e 60-ta), Ho Ching ( e 64-ta), Diane Sawyer ( e 73) dhe Greta Van Susteren (e 97-ta).

Rritja e grave sipërmarrëse

Të parat në...

Roli model i të famshmeve

40 për qind e grave në listë janë “femrat e para në...”, si kreu i Liberisë Ellen Johnson Sirleaf, miliarderja Sara Blekeley dhe CEO-ja e IBM Ginni Rometty. Edhe më mbresëlënëse janë gratë si Judith Rodin, presidentja e parë e Ivy League dhe e Fondacionit Rockfeller dhe Hillary Clinton, e cila qëndron me CV-në e saj të mbushur me të para: e para Zonjë e Parë e bërë senatore e ShBA-së, e kthyer në kandidate për presidente dhe Sekretare Shteti. Parashikimet janë që ajo do të jetë kandidatja presidenciale e demokratëve për zgjedhjet e 2016-ës dhe liderja e ardhshme e botës së lirë.

Miuccia Prada ( e 58-ta), themeluesja e Zara-s Rosalia Mera (e 66-ta), Tory Burch ( e 69-ta ) dhe Diane Von Furstenberg (e 74-ta). Vijnë më pas Oprah Winfrey (e 13-ta), Arianna Huffington (e 56-ta), manjatia e pasurive të paluajtshme Zhang Xin ( e 50-ta) dhe Kiran Mazumdar Shaw, sipërmarrësja e parë indiane e bioteknologjisë ( e 85-ta). Ambasadore për kauza të Dhjetë më të fuqishmet Angela Merkel (Kancelarja e Gjermanisë) Dilma Rousseff (Presidentja e Brazilit) Melinda Gates ( bashkëthemeluese e fonacionit Melinda dhe Bill Gates) Michelle Obama ( Zonja e Parë e ShBA-së) Hillary Clinton (ish-Sekretarja e Shtetit, ShBA) Sheryl Sandberg (COO e Facebook) Christine Lagarde (kreu i FMN) Janet Napolitano (sekretare për Sigurinë e vendit, ShBA) Sonia Gandhi (ish-Presidentja e Kongresit Kombëtar Indian) Indra Nooyi (CEO e PepsiCo)

rëndësishme apo gra biznesi. Oprah ka themeluar si “Harpo Productions” ashtu edhe Akademinë e lidershipit për vajza në Afrikën e Jugut. Ato që i bashkohen përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara janë Angelina Jolie ( e 37-ta), Shakira (e 52-ta) dhe Gisele Bundchen (e 95-ta). Beyonce ( e 17-ta) sundon “ The House of Dereon” dhe Sofia Vergara (e 38-ta) është bashkëpronare e “Latinwe”. Gratë e biznesit lulëzojnë në Azi

Zhang Xin (e 50-ta), Sun Yafang ( e 77-ta) dhe Solina Chau (e 80-ta). Gratë e rajonit të Azisë po tregojnë epërsi edhe në politike: presidentja koreane Park Geun Hye, (e 11-ta ) disidentja dhe parlamentarja burmeze Aung San Suu Kyi ( e 29-ta), australiania Julia Gillard (e 28-ta) dhe kryeministrja tajlandeze Yingluck Shinawatra (e 31-ta). Shërojnë, ushqejnë dhe arsimojnë botën

Janë në krye të organizatave jo fitimprurëse, zotërojnë buxhete të mëdha dhe kanë ndikim mbi miliona, nga Melinda Gates ( e 3-ta) dhe Shefja e FMN-së Christine Lagarde (e 7-ta) te drejtorja e përgjithshme e Organizatës botërore të Shëndetit Margaret Chan ( e 33-ta), Drejtorja Ekzekutive e Programit Ushqim për Botën, Ertharin Cousin (e 49-ta) dhe Presidentja e Harvardit, Drew Gilpin Faust (e 43-ta).

uk gjej dot ndonjë shpjegim logjik, prandaj po i bie për shkurt dhe po e quaj dhe këtë Ligj të Universit: sapo gjejmë dikë që e kemi qejf dhe që nis të na ketë qejf, ne fillojmë të sillemi si idiote dhe cinike nga ato më të hidhurat. Se kush është ajo dreq arsyeje, nuk e di. Ndoshta sepse e kemi të vështirë të heqim atë koracën me të cilën kemi mbijetuar deri tani, atë imazhin prej goce të fortë me të cilën jemi krenuar. Ndoshta sepse druhemi që sapo t’i hapim zemrën Atij, ai do thotë “aha, qenke dhe ti si gjithë të tjerat, po kërkon thjesht një burrë” dhe do ia mbathë e pastaj do ndihemi aq të brishta sa në kohët e gjimnazit… Apo ndoshta nuk duam të zhgënjejmë gjithë ato vajzat e tjera që na kanë idhull, pikë referimi, që na drejtohen për ndihmë sa herë që ndahen, sa herë që qajnë, sa herë ndihen të dobëta e pastaj na thërrasin prapë kur bashkohen, kur fejohen dhe në fund kur na kërkojnë për t’u bërë shoqëruese nderi në dasmë. Ndoshta për të gjitha këto arsye nga pak… Ndoshta… E pse ta vrasësh mendjen në fund të fundit e t’i hapësh zemrën Atij e t’i rrëfesh pikat e dobëta? Në fund të fundit ai të ka njohur e të ka pëlqyer siç ishe në fillim. Cinike me të gjithë, pra edhe me të. Kjo të ka bërë të veçantë. Lozonjare e flirtuese me të gjithë, provokuese mbi të gjitha me të. Kjo e ka bërë të vijë pas teje. Të lirshme e me një sjellje si të dalë nga serialet më hot amerikanë gjithandej, e duke u sjellë si të ishte ai vajza e ti djali me të… Kjo të ka bërë një rekord në sytë e tij. Të ka shndërruar në Femrën unike. E pse të ndryshosh?! T’i thuash që rregullat ndryshuan rrugës? E pse? Sido që të jetë, do vijë dita që do mbarojë. Mund të mbarojë siç mbaron çdo histori e botës. Edhe ato më përdëllyeset, me betime për dashuri të përjetshme. Pra do fiket në heshtje kur të ketë tretur pasionin e vet. Ose mund të mbarojë siç mbarojnë gjithë ato të tjerat, që nuk janë tretur plotësisht, së paku në njërën anë: ai do të të lërë gjithsesi për një tjetër. Normal që ajo do jetë e kundërta jote. Domethënë aspak cinike. Nga ato që i thonë orë e çast “të dua” dhe “s’jetoj dot pa ty”. Domethënë fiks e kundërta e asaj që ai ka thënë se do. Domethënë fiks ajo që ai ka thënë që e bezdis më shumë… Ai do të të lërë për atë që s’ke qenë dhe e vetmja gjë që do të të ngushëllojë është që, sa mirë që të ka mbetur ende ajo armaturë e të fortës, për të përballuar pastaj dimrin që ke përpara. Por mund të ndodhë të ritakoheni. Pas shumë kohësh. Thjesht për të folur. Apo për të pirë një gotë. Për të pirë një gotë duke folur por dhe duke u puthur nganjëçik. Por dhe duke u malluar. Dhe diku aty në mes të bisedës a gotës, a puthjes, s’dihet se si, ti befas e zhvesh koracën. Dhe tregon të vërtetën. E ç’ndodh atëherë? “Pse dhe ti qenke si gjithë të tjerat? Po si ka mundësi që ju femrat thoni të njëjtat gjëra? Nuk e prisja nga ty, zemra. Ti je ndryshe! Prandaj unë vdes për ty”. Ai të paska dashur cinike pra! Siç ke qenë gjithmonë. Apo siç je shfaqur. Ç’rëndësi ka si je? Ty të është caktuar ky rol. Ose e ke marrë vetë përsipër. Ama nuk mund ta ndryshosh në mes të rrugës. Ky është ligji. Mos shfaq atë që je. Edhe kur të jepet një shans i dytë. Është e kotë. Nuk do të besojë. Por ka një ngushëllim të madh ama: nuk beson as atë tjetrën. Sepse nën lëkurën e gocës së urtë ajo fsheh ciniken. Dhe në rastin e parë që e tradhton veten, ai e kupton. Dhe prapë ikën. Tek një cinike si ti, që fsheh gocën e urtë. Jo më kot ne të gjitha i bindemi ligjit të tretë të Universit: jemi e kundërta jonë! 


romani

autor

Për vitet e trafiqeve të mëdha

Nga shkrimtari i Leximtarit një tjetër libër në shqip

Ky libër është pjesë e historisë dhe tragjedisë shqiptare postkomuniste dhe dokumenton me fakte, për aq sa i takon një romani, atë çka ndodhi gjatë viteve të tranzicionit, duke u lënë brezave një pasuri letrare që duhet lexuar me vëmendje.

Një verë në Gjermani, pa praninë e publikut, në një shtëpi të rrënuar fshati. Po si qëndron e vërteta? Pasi kishte bërë njëzet vjet burg, Jorgu fiton amnistinë në mënyrë të papritur. Kristiana, motra e tij...

recensë personazh pyetsori shënime vitrina Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

në brendësi

Silvio Berlusconi:

Pasi e lexova librin e At Zef Pllumit, nuk arrija të flija Është promovuar në Pallatin Madama të Senatit italian botimi në gjuhën italiane i librit “Rrno për me tregue” i At Zef Pllumit, me parathënie nga Silvio Berluskoni, i cili vlerësohet dhe me çmimin “At Zef Pllumi” nga Komuna e Shëngjinit

Edi Rama:

Libri i Xhungës, një dritare e hapur nga Robert Elsie te Selman Rushdie Frederik Rreshpja

Ky antikonformist galant! Rreshpja është ndërgjegjja inekzistente e shkrimtarëve të glorifikuar podiumeve të diktaturës...Rreshpja është denoncuesi tronditës i një shoqërie cinike që nuk ka veshë të dëgjojë

“Shfaqje e rrallë, për të mos u humbur”, - shkruan mes të tjerash në parathënien e librit “Shkrimtarët e shekullit” të Rudina Xhungës, kryeministri Rama,-31 intervistat thjeshtësisht mbresëlënëse. Secila shumë e ndryshme nga tjetra, por të ndërlidhura shqip; falë një shqiptareje, e cila endet prej kohësh në bibliotekën e botës”

Aida Tuci

“31 intervista thjeshtësisht mbresëlënëse. Secila shumë e ndryshme nga tjetra, por të ndërlidhura shqip”,- shkruan mes të tjerash në parathënien e librit “Shkrimtarët e shekullit” të autores Rudina Xhunga, kryeministri Edi Rama, një pjesë e së cilës botohet sot në suplementin e Mapos. Është ky perceptimi i një lexuesi, që jo aq rastësisht është dhe Kryeministri i vendit, që fton në lexim një tjetër lexues, më i madh në numër, aq sa dhe numri i kopjeve që botuesja Arlinda Dudaj do të nxjerrë javën e ardhshme në treg. Libri ka ngjallur interes për shumë e shumë arsye. Dy emra që i paraprijnë leximit; Edi Rama dhe

Faqe 21

Rudina Xhunga garantojnë suksesin e një libri, vlera më e madhe e të cilit janë padyshim 31 intervista me shkrimtarët më të njohur të shekullit, disa prej tyre nobelistë, e shumë që e kanë pretenduar çmimin më të rëndësishëm të letrave në botë. Botuesja Dudaj, paraprakisht na zbulon edhe disa sekrete të vogla në bisedën me të. Edi Rama jo vetëm ka shkruar parathënien, por ai është kujdesur edhe për realizimin e kopertinës së librit, në këtë rast ka ngritur krye shpirti i artistit. Për të zbuluar kopertinën dhe shijen e leximit të një libri të mirë, duhet të presim derisa “Shkrimtarët e shekullit” të Rudina Xhungës të jetë në vitrinat e librarive të Tiranës.


22

E shtunë-diel, 08-09 mars 2014

www.mapo.al

Shkrimtarët e Shekullit Amos Oz, David Grossman , Orhan Pamuk, Doris Lessing, Jonathan Franzen, Salman Rushdie, Roberto Saviano, Roberto ,Misha , Anthony Giddens, Noel David, Arthur Japin, Atiq Rahimi, Patrick Poivre d’Arvor, Nathalie Clayer, Robert Elsie, Dominique Fernandez, Alberto Bevilacqua, Alessandro Leogrande, Niccolò Ammaniti, Beppe Severgnini, Daria Bignardi, Alfonso Signorini, Fabio Volo, Paolo Giordano, Hamid Peseshkian, Jordi Puntí, Jaume Cabre, Javier Cercas

Parathënia

Rama

si lexuesi i 31 shkrimtarëve të shekullit Libri i Rudina Xhungës “Shkrimtarët e shekullit”, botimi i të cilit po “vononte” për shkak të Edi Ramës, do të dalë në fund të javës së ardhshme në treg. Libri ka ngjallur interes ende pa shkuar në duart e lexuesve, jo vetëm sepse në të janë përmbledhur intervistat e 31 shkrimtarëve më të spikatur të shekullit, por edhe sepse leximit të tyre i paraprin parathënia e shkruar nga kryeministri Edi Rama. “Shfaqje e rrallë, për të mos u humbur”, - shkruan mes të tjerash në parathënien e librit kryeministri Rama. “31 intervista thjeshtësisht mbresëlënëse. Secila shumë e ndryshme nga tjetra, por të ndërlidhura shqip; falë një shqiptareje, e cila endet prej kohësh në bibliotekën e botës duke ëndërruar ta kapërcejë edhe kufirin e fundit, ku në fund ndalet për t’u kthyer me alibinë e diçkaje të bukur; zëra, që vijnë nga larg përmes një si harte shenjash e kodesh nga ato të thesarkërkimeve ku papritur, sheh vende që i njeh pa i pasur shkelur kurrë, fytyra që i ke dashur dikur, edhe pse i sheh për herën më të parë; apo që i ke njohur e dashur përherë, por papritur i gjen krejt ndryshe, si përtej dritares së hapur drejt botës shqipfolëse nga Robert Elsie, në një intervistë që sjell veçanërisht kënaqësinë e një takimi ku tingulli e tronditja shfaqen bashkë si gur i rënë vrik mbi pasqyrën e ujit për t’u bërë rrathë që përhapen rrotull teje, dhe vështrimi tretet pa ngut duke kapërcyer një e nga një kufijtë që shtyjnë njëri-tjetrin; në rrjedhën e kohës që prej dritares së Salman Rushdie vjen si hapësirë vetjake ku zënë vend me radhë, të gjitha kuptimet e mbledhura bashkë prej kohësh dhe vendesh të ndryshme, dhe kujtesa njehsohet me eksperiencën e fëmijërisë, ndërsa shqetësimi vjen nga kufiri i fundit, ai që refu-

Parathënia flet pikërisht për perceptimin e tij si lexues. Ai është një lexues që fton në lexim një tjetër lexues”, -thotë Dudaj, e cila shton se dhe për ideimin e kopertinës nuk ka munguar bashkëpunimi i kryeministrit Rama, që me sa duket nuk i ka shpëtuar dot ngacmimit të artistit.

zon së brendshmi të pushojë së qeni para raportit të paracaktuar në lidhje me dikë, disa a të gjithë....”, - ky fragment i shkëputur nga parathënia e librit është perceptimi i kryeministri Rama si lexues, si një lexues që shijet e tij të leximit ua përcjell edhe të tjerëve, duke i ftuar që si dhe ai ta marrin dhe ta lexojnë këtë libër. Jo vetëm kaq. Kryeministri Edi Rama është dhe njeriu që është kujdesur dhe për ideimin e kopertinës së librit, e për të zbuluar këtë duhet të presim derisa libri të jetë në libraritë e Tiranës. “Jo kryeministri Edi Rama, por Edi Rama”...Rudina Xhunga gjithmonë kërkon ta ndajë postin nga emri jo vetëm për vitet e njohjes me atë që sot është Kryeministri i vendit, por edhe për faktin se Edi Rama është njeriu që ka nxitur intervistat e gazetares së emisionit “Shqip” në Top Channel me personalitete bashkëkohore, përfshi dhe 31 shkrimtarët, intervistat e të cilëve Rudina Xhunga i ka mbledhur në një libër. Ndaj është e kuptueshme ky interesim i lexuesit për librin, që përveç shijes së mirë të leximit të intervistave me shkrimtarë të njohur si Amos Oz, Orhan Pamuk, Doris Lessing, Atiq Rahimi etj., etj, i paraprijnë dhe dy emra të pushtetshëm në fushën e tyre profesionale; Rudina Xhunga si gazetare dhe Edi Rama si Kryeministër. Kjo pritje së shpejti do të marrë fund. Këtë e pohon dhe botuesja e Shtëpisë botuese “Dudaj”, Arlinda Dudaj: “Libri del në treg të premten e javës që vjen. Siç dhe është bërë e njohur tashmë, libri përmbledh 31 intervista të shkrimtarëve më të njohur të shekullit dhe është kurorëzimi i një pune shumëvjeçare të gazetares Rudina Xhunga në emisionin “Shqip”, një punë që vazhdon. Sipas Dudajt, ky libër i drejtohet tërësisht

lexuesit shqiptar sepse i ofron lexuesit intervistat e 31 shkrimtarëve, të cilët ata i njohin përmes librave, por përmes rrëfimit të tyre për gazetaren Rudina Xhunga ata do të mund të njohin edhe anën e tyre njerëzore. “Në intervistat e tyre, ata tregojnë për veten dhe sesi e njohin Shqipërinë, sepse autorja e librit është kujdesur që në çdo intervistë t’i pyesë jo për Shqipërinë, por i shikon ata edhe në jetën e tyre familjare, në ëndrrat, ankthet, dëshirat dhe shqetësimet e jetës së tyre të përditshme. Ata shkrimtarët e shekullit, shkrimtarë që kanë marrë “Nobeli”-n apo që kanë qenë pretendentë për çmimin më të rëndësishëm të letërsisë u flasin ekskluzivisht shqiptarëve. Ndaj për këtë arsye është një libër shumë personal për çdo lexues që do ta marrë në dorë”, - thotë Dudaj, e cila na rrëfen edhe disa “sekrete” të vogla të bashkëpunimit me Ramën për botimin e këtij librit. Edhe Dudajt i vjen po natyrshëm që kryeministrit t’i drejtohet me emër. “Edi Rama është një njeri që e do librin dhe vazhdon të jetë pranë librit, edhe pse tani është një njeri me angazhime politike. Atij iu kërkua që kur libri ishte dorëshkrim, (akoma pa u bërë kryeministër), që ta lexonte dhe nëse do t’i pëlqente, të bënte dhe parathënien. Sigurisht që kjo kërkesë erdhi dhe si pasojë e njohjes që autorja vetë ka prej vitesh me Edi Ramën. Dhe ndodhi që ai që është sot Kryeministri i vendit, pranoi ta shkruante parathënien si një njeri që e do librin, dhe jo si politikan. Ndaj parathënia flet pikërisht për perceptimin e tij si lexues. Ai është një lexues që fton në lexim një tjetër lexues”, -thotë Dudaj, e cila shton se dhe për ideimin e kopertinës nuk ka munguar bashkëpunimi i kryeministrit Rama, që me sa duket nuk i ka shpëtuar dot ngacmimit të artistit.


E shtunë-diel, 08-09 mars 2014

23

www.mapo.al

promovimi

Libri me përkthim nga Keda Kaceli botohet me titullin “Il Sangue di Abele. Vivi per testimoniare” (Diana Edizione) dhe rrëfen pikërisht historinë e At Zef Pllumit, françeskanit të torturuar në burgjet komuniste

libra të rinj Roman Titulli: Bebi-skafisti Autor: Çlirim Hoxha Shtëpia botuese: Toena

Për vitet e trafiqeve të mëdha

Silvio Berlusconi:

Pasi e lexova librin e At Zef Pllumit, nuk arrija të flija Është promovuar në Pallatin Madama të Senatit italian botimi në gjuhën italiane i librit “Rrno për me tregue” i At Zef Pllumit, me parathënie nga Silvio Berluskoni, i cili vlerësohet dhe me çmimin “At Zef Pllumi” nga Komuna e Shëngjinit

B

erluskoni kthehet në Senat. Prani e tij nuk është politike, por editoriale. Ai është aty për të prezantuar një libër mbi krimet e komunizmit në Shqipëri, një libër që siç thotë ai “më trazoi”. Moderatori Alessandro Salluti i uron “mirëseardhjen në sallën e senatit, presidentit Silvio Berluskoni” dhe të gjithë ngrihen në këmbë dhe duartrokasin. Mediat e huaja i kanë bërë jehonë botimit në gjuhën italiane të librit “Rrno për me tregue”, edhe për faktin se parathënia është shkruar nga Silvio Berluskoni. Libri me përkthim nga Keda Kaceli botohet me titullin “Il Sangue di Abele. Vivi per testimoniare” (Diana Edizione) dhe rrëfen pikërisht historinë e At Zef Pllumit, françeskanit të torturuar në burgjet komuniste. Berluskoni, prania e të cilit në Senat për prezantimin e këtij libri ka ngjallur një interes të madh aq sa salla ishte mbushur tej kapacitetit normal, kujton sesi 10 vite më parë Shtëpia botuese “Mondadori” botoi “Libri i zi i komunizmit” dhe ai u njoh me “100 milionë viktimat e stalinizmit”. “Komunizmi nuk është vetëm një ideologji, por është një sëmundje, një çmenduri. Masakrat dhe torturat të rrëfyera në këtë libër mund të prodhohen vetëm nga mendjet e sëmura”, - thotë ai para dhjetëra të pranishmëve në këtë promovim. Për Silvio Berluskonin leximi i këtij libri ishte një zbulim i panjohur për një vend të panjohur. “Pasi e lexova këtë libër, nuk arrija të flija. Zbulova akoma më shumë rreth komunizmit nga çfarë dija dhe nuk ishte pak ajo që mësova nga historia e At Zef Pllumit. Ky libër sjell episode, masakra të torturave njerëzore që mund të prodhohen vetëm nga mendje të sëmura. Është një episod që më ka tronditur shumë, sepse nuk e kisha menduar se gjëra të tilla mund të ndodhnin vërtet; është

historia e gruas që e fusnin në një thes me mace të uritura, dhe pasi i mbyllnin grykën pësonin vdekje të tmerrshme mes të qeshurave të torturuesve komunistë. Me pak fjalë libri tregon shumë nga këto ngjarje të paimagjinueshme. Ndaj mendoj se të gjithë duhet ta lexojnë këtë libër që të njohin më mirë historinë më të tmerrshme që ndodhi në shekullin që lamë pas”. Për Silvio Berluskonin, libri i At Zef Pllumit ishte një libër i panjohur mbi një realitet të panjohur edhe pse shumë afër me vendin e tij. “ Libri Il Sangue di Abele. Vivi per testimoniare” është një nga ata libra që nuk mund vetëm të lexohen. Është një libër që lë shenjë, një libër që vazhdon të të flasë edhe pasi ke mbyllur faqen e fundit dhe e ke vendosur mbi komodinë. Sepse ky libër që kam nderin të prezantoj sot, bërtet të vërtetën, tamamtamam është një ulërimë e së vërtetës që dhe pasi e ke lexuar vazhdon të ulërasë po aq fort edhe brenda teje, ashtu siç ndodh me një vërtetë të panjohur që papritur të ka përfshirë të tërin. Ndaj një libër që ulërin nuk mund të harrohet, por gjithçka që është shkruar në të zë vend në shpirtin tonë, dhe në ndërgjegjen tonë civile politike dhe historike. Ky libër është dëshmia më tronditëse e komunizmit. Është historia e persekucionit, krimit dhe torturave të paimagjinueshme ndaj grave dhe burrave të pafajshëm, është historia e persekutimit ndaj një populli krenar…popullit shqiptar. Ky popull që gjatë historisë së tij mbrojti identitetin e tij kundër të gjithëve, mbrojti lirinë ndaj serbëve, nuk iu nënshtrua fashizmit dhe nazizmit, por u shkatërrua nga regjimi i vendosur nga partizanët komunistë të Stalinit dhe Titos”, - e mbyll fjalën e tij Silvio Berluskoni, i cili ka shkr uar dhe parathënien e librit në botimin në gjuhën

italiane. Një parathënie ku kavalieri pasi bën një rezyme të regjimit komunist të Enver Hoxhës, e fton lexuesin italian të ballafaqohet me historinë e vendit fqinj përmes historisë personale të françeskanit; Komunistët besuan se në pak vite i shkatërruan të gjitha besimet. Shqipëria e lidhur ngushtë me marksizëm-leninizmin mbylli të gjitha kishat, duke u kthyer në një shtet ateist që dënonte me vdekje çdokënd që guxonte të pagëzonte fëmijët dhe t’u mësonte lutjet... Disa mijëra shqiptarë ama, fshehurazi të admiruar nga shumëkush që heshturazi gjente veten tek ata, kanë guxuar t’i thonë jo despotizmit. Qëndresa e tyre me koston e torturave dhe vdekjes është prova që nevoja për liri është e pandalshme. Kur despoti mendon se është tashme pa kundërshtarë dhe duhet edhe një milimetër që të mbyllet kapaku me ulërimën metalike mbi çdo shpresë, ja që në mënyrë të mistershme forcat shpirtërore shkatërrojnë me dëshmitë e tyre perandorinë e errësirës. Shpëtimi erdhi në Shqipëri, si në Bashkimin Sovjetik, por mbi të gjitha si në Poloninë e Vojtilës e Valesës, pa qenë nevoja të përdoreshin bomba… Një çmim me emrin “At Zef Pllumi” për Berluskonin Në fund të aktivitetit ku u prezantua botimi në gjuhën italiane i At Zef Pllumit, kryetari i Komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, i pranishëm në këtë ceremoni bashkë me kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i dorëzoi Silvio Berluskonit çmimin kombëtar “At Zef Pllumi”. “Nuk jam mësuar të marr çmime, por dënime gjykate”, - tha Berluskoni teksa tërhiqte çmimin, duke rikthyer vëmendjen dhe një herë te politika italiane dhe ngjarjet e fundit që lidhen me dënimin e tij për evazion fiskal.

Ky libër është pjesë e historisë dhe tragjedisë shqiptare postkomuniste dhe dokumenton me fakte, për aq sa i takon një romani, atë çka ndodhi gjatë viteve të tranzicionit, duke u lënë brezave një pasuri letrare që duhet lexuar me vëmendje. Ngjarjet e këtij romani janë dramatike, por dhe tepër joshëse e interesante, çka do t’u bëjë të ndiheni mirë dhe të udhëtoni në kohë me një gomone misterioze, që endet në dimensione ku tragjeditë, dashuritë, joshja dhe pendesa janë pjesë e dhimbjes shqiptare të epokës ku jetojmë. Një roman që na njeh me ngjarjet e Vlorës gjatë viteve 1990-2000 - vite të trafiqeve të mëdha. Një roman që denoncon lidhjet e policisë me trafikantët e qenieve njerëzore, ku protagonist kryesor është Altini, një djalë 14-vjeçar, të cilin e kanë thirrur për të drejtuar një gomone oqeanike me katër motorë “Jamaha” me 250 kuaj fuqi secili. Edhe emri “Bebi-skafisti” nuk është një rastësi, por një emër i gjetur nga mediat italiane, pasi trafikantët e asaj kohe kishin vendosur t’ua besonin adoleshentëve drejtimin e gomoneve për të dërguar në brigjet e Italisë klandestinë, prostituta, bimë narkotike etj. Por libri nuk përfundon këtu. Ai do ta çojë lexuesin në episode dhe skena të panjohura, ku intrigat dhe prapaskenat ia lënë vendin njëra-tjetrës. Roman Titulli: Fundjava Autori: Bernhard Schlink Përktheu: Irena Nasi Shtëpia botuese: Dudaj

Nga shkrimtari i Leximtarit Një verë në Gjermani, pa praninë e publikut, në një shtëpi të rrënuar fshati. Po si qëndron e vërteta? Pas i ki s h t e b ë r ë njëzet vjet burg, Jorgu fiton amnistinë në mënyrë të papritur. Kristiana, motra e tij, dëshiron që fundjavën e parë në liri ai ta festojë me disa miq të vjetër në një vilë të rrënuar në fshat, pa praninë e reporterëve dhe kamerave. Gazetari Hener, mësuesja Ilze, biznesmeni Ulrih me të shoqen dhe të bijën, Karina, peshkope e një kishe të vogël fshati, avokati Andreas – të gjithë në njëfarë mënyre e kishin përkrahur dikur revolucionin. Po tanimë ata janë bërë pjesë e realitetit qytetar. Ata vijnë nga besnikëria, nostalgjia dhe kurioziteti. Kanë dëshirë t’i japin këshilla Jorgut, ta ndihmojnë, por njëkohësisht të ruajnë edhe distancën. Por nuk arrijnë t’i shmangen përballjes me biografinë, t’u shmangen ëndrrave për jetën e tyre dhe gënjeshtrave. E shkuara zgjohet përsëri...Autori jeton në Berlin dhe NjuJork. Romanin e parë kriminalistik, “Gjyqësia e Selbit”, e ka botuar së bashku me Valter Popin. Më pas vijuan romanet e tjerë kriminalistikë: “Nyja gordiane” dhe “Mashtrimi i Selbit”. Romani i publikuar në vitin 1995, “Leximtari”, përkthyer në dyzet gjuhë dhe nderuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe përmbledhja me tregime “Lektisje dashurie”, botuar në vitin 2000, e bënë të njohur si shkrimtar në mbarë botën - por edhe në Shqipëri, pasi këto dy libra u botuan dhe u përkthyen prej Shtëpisë Botuese “Dudaj” .


24

E shtunë-diel, 08-09 mars 2014

recensa

www.mapo.al

Rreshpja është i përjashtuari i madh nga tekstet mësimore mbushur plot me gabime drejtshkrimore (dhe jo vetëm) që në vend të edukojnë, ç'edukojnë frikshëm gjeneratën e re....Rreshpja është ndërgjegjja inekzistente e shkrimtarëve të glorifikuar podiumeve të diktaturës... Rreshpja është denoncuesi tronditës i një shoqërie cinike që nuk ka veshë të dëgjojë

Frederik Rreshpja ky antikonformist galant! Arlinda Guma

Pak-kush e di se më 17 shkurt 2014 ishte 8-vjetori i vdekjes së poetit Frederik Rreshpja. Midis debateve ezauruese mbi Shën Valentinin komercial, statusit të tiranasit aristokratikoautentik dhe stër-shfaqjeve bajate të politikanëve nëpër ekrane, nuk u gjend askund, as edhe një cep i vogël e i parëndësishëm, disasekondash, ku të përmendej emri i tij. Asnjë! Tek e fundit përvjetori i vdekjes së një rebeli të pakompromis nuk përbën lajm për turmën e konformistëve që di të gjendet gjithmonë në anën e duhur dhe më të volitshme. Çdo herë kur dua të mbrohem prej agresionit që më dërgon realiteti i përditshëm, ndërsa kaloj bezdisshëm nëpër duar të gjithë librat në bibliotekën time, pa ndalur askund dhe e alarmuar, si ai kuzhinieri që ka humbur aftësinë për të shijuar gatime të reja, kam një dëshirë këmbëngulëse për të shfletuar e ri-shfletuar poezitë e tij. Dhe çdo herë ndjej se pas këtij leximi ndjesia e alarmit brenda meje zbutet dhe më jep sigurinë se shijet e mia kanë mbetur ende të paprekura, edhe pse më pas, kësaj sigurie ia zë vendin një pikëllim i thellë për faktin se e kam ndeshur kaq vonë këtë poet. Shpesh për fatalitetin që shoqëron talentet ekstreme, ka një lloj përligjje nga njeriu i rëndomtë, një lloj certifikimi cinik (e pse jo, ndonjëherë dhe hakmarrës), për pamundësinë e menaxhimit prej tij të personalitetit të fuqishëm të këtyre talenteve. Si rrjedhojë, harresa dhe indiferenca duket se janë fatalitetet më të zakonshme për individë kaq të pazakontë. Por ndonjëherë më ndodh të pyes veten, ashtu naivisht, nëse poetët e tjerë kanë patur ndonjëherë ndonjë ndjesi faji për faktin se në kohën kur glorifikoheshin bujshëm podiumeve të diktaturës, një poet i përmasave të jashtëzakonshme si Frederik Rreshpja dergjej në burg. Nëse në kohën e diktaturës nuk guxonin ta përmendnin, përse tani heshtin dhe nuk e përmendin si të mos ketë ekzistuar kurrë? Si është e mundur të mos jenë të ndërgjegjshëm për përmasat e këtij poeti lënë në harresë nga të gjitha regjimet? Ca prononcime sipërfaqësore snobësh insistojnë në idenë se artisti nuk duhet të përzihet me politikën. Të tjerë, kritikojnë artin e angazhuar… Po si është e mundur të bësh art brenda një sfere kristali? Po si është e mundur të mundësh të mbetesh NJERI brenda kullës së fildishtë? Po si është e mundur që si individë, këta shkrimtarë e poetë të mos kenë kurajën fisnike dhe përgjegjësinë qytetare të thonë me zë të lartë, qoftë dhe tani, vonë, pas diktaturës, se Rreshpja është një poet i përmasave të jashtëzakonshme? Është detyra e tyre, para së gjithash; si individë, si pjesëtarë të kësaj shoqërie që shpesh demonstron një mungesë të theksuar ndërgjegjeje sociale. Dikur kam lexuar një shkrim të Moikom Zeqos, apo diçka të shkruar prej Vrion Gaçit kushtuar poetit, por emrat më me zë të akademikëve nuk i kam dëgjuar ta përmendin. Njëlloj sikur ai të mos ketë ekzistuar. Ka një lloj aleance të heshtur të të gjithëve

për të mos e përmendur emrin e tij, apo është thjesht harresë e zgërlaqur, në këtë realitet po aq zgërlaqës, që as një godinë të Lidhjes së Shkrimtarëve nuk e ka më? Është kjo një prej atyre smirave dhe zilive tipike ballkanike, delirante, narcizësh që shtyhen me bërryla për pak vend në diell, edhe pse në këtë vend diell kemi me shumicë? (aq shumë sa ndonjëherë na bie në kokë!) Frederik Rreshpja duket sikur ka jetuar në një jetë tjetër, një jetë paralele; Kur isha fëmijë, bisedoja me delet/që më flisnin gjëra të mençura/Çudi! Kur rritemi, dhentë nuk flasin më/... Në një kohë tjetër. Mbase ky ka qenë një lloj vetë-imunizimi krejt i ndërgjegjshëm për ta shpëtuar artin e tij. Ndoshta ky ka qenë dhe bekimi i vetëm dhe i madh që mundi të marrë nga jeta e pamerituar që pat. Sepse në artin e tij nuk ka pikë skematizmi, siç e gjen ngado në krijimtarinë e të gjithë artistëve të tjerë të asaj kohe. Një skematizëm, të cilit nuk i kanë shpëtuar as artistët disidentë; ata të ashtuquajturit apo vetëquajturit kështu, e të tjerët me radhë. Kur e kam lexuar për herë të parë Frederik Rreshpjen, mendimi i parë që më ka ardhur në mendje ka qenë: - Ç'elegancë e përkorë! Pastaj kam shfletuar të gjej datën e lindjes së tij. Isha gati, krejt e sigurt, se duhej të ishte poet i postdiktaturës. Por jo! Për habinë time mësova se Rreshpja kishte lindur në vitin 1940. Po si është e mundur kam pyetur veten, si është e mundur që në atë kohë kufizimesh e përçudnimesh shpirtërore dikush të mundte të shkruante kështu? Në mënyrë kaq të kristaltë, kaq të hijshme, kaq të shpenguar, kaq moderne, kaq delikate, kaq tronditëse, kaq të thellë? Poezia e tij është si një ekografi ku ai vizaton hijshëm me dhimbjet e vrajave dhe lëndimeve të brinjëve të shpirtit të ciflosur. Unë nuk kam hasur në asnjë poet tjetër të asaj periudhe një elegancë të tillë vargjesh. Unë nuk kam hasur as në këto kohë që jetoj një përsosmëri të tillë, artistike. Jo rrallë poetët shqiptarë e kanë groteskëzuar poezinë për hir të rimës, për shkak të cungimit apo kushtëzimit që mund t'i shkaktojë ajo vargut apo mendimit, ndërkohë që Frederik Rreshpja arrin të shkruajë përsosshmërisht kështu; Rrëzohet nga drurët trishtimi i dëborës/lugina me hënë e lyer/dhe drerët e erës vënë kujën në dhembje/me brinjët prej akulli thyer... Teksa lexon këto vargje, të duket sikur të kalon përpara syve i gjithë peizazhi dimëror që Rreshpja ka pikturuar me ato pak penelata; të pikëlluara, po aq të sigurta për nga teknika mjeshtërore. Dhe rima nuk duket fare një kufizim për të. Në një nga intervistat e tij, të pakta, dhënë përpara disa viteve, Rreshpja ka cituar Heminguejin, i cili pak a shumë thekson se një poet duhet të kalojë shumë vështirësi për t'u bërë një poet i mirë. - Po unë nuk jam Jezu Krishti! "thotë Rreshpja. Ndërsa në një intervistë tjetër është shprehur se shpesh i ka ndodhur të gdhihet në qiell të hapur, se ndonjëherë ka tentuar të vrasë edhe veten, se i duhej të

bënte një operacion në zemër, i cili kushtonte, dhe ai nuk e përballonte dot financiarisht. Me ç’duket, për qeverinë e atëhershme (e jo vetëm atë) kjo nuk ka qenë një klithmë SOS-i. Çfarë duhej të bënte më tepër që shoqëria t’i siguronte së pakti disa vite dinjitoze të fundit të jetës? Nëse lexon me vëmendje intervistat e pakta që ka dhënë ai disa vite përpara se të vdiste, duket se ka qenë plotësisht i ndërgjegjshëm për talentin e tij, prej të cilit, ashtu shpërfillshëm, nuk ka patur kurrfarë pritshmërie, sepse duket plotësisht i ndërgjegjshëm për kohërat absurde që jeton. Në këto intervista ai flet fare pa dorashka për; antologji poetësh promovuar bujshëm ku atë nuk e kanë përfshirë, për autorë të patalentuar që librat ua sponsorizojnë prindërit e pasur, për një mbrëmje poetësh në Durrës ku atë nuk e kanë ftuar. (E si mund të pretendosh ta përmendin në përvjetorin e vdekjes?) Flet për politikanë indiferentë, të afërm e miq që i ngulin thikën e fundit pas shpine, fjali të cilat ai i mbyll pikërisht me atë lloj shpërfillje prej njeriu që ka humbur gjithçka dhe nuk e impresionon më asgjë. I vrarë nga kjo pranverë e kotë/braktisur nga bota e tërë Por çuditërisht, në atë jetën tjetër, paralele, ku ai bën art, dhe art të vërtetë, pa hile apo efekte sterile, Rreshpja është një impresionist. Rreshpja është Moneja shqiptar i fjalës, por jo vetëm kaq; Rreshpja është edhe një poet denoncues brenda galantësisë së tij, të përkorë dhe fjalorit poetik aq të pasur, mbushur tragjikisht me dhimbje të bukura. Natyrisht që prononcime të tilla, të pakompromisshme, krijojnë armiqësi në këtë Shqipërinë tonë, të vogël, mbushur me njerëz po aq “të vegjël”, që ia numërojnë biografinë njëritjetrit një më një. Natyrisht që në një realitet si ky, që u pret krahët dhe i cungon përjetë

shpirtrat e lirë, ai s'do të mundte kurrë të gjente rehati. - Shpirtrat e të vdekurve enden ajërshkruan ai. Por unë dua shumë që në këtë përvjetor të tetë, turpshëm; të shurdhët, të kësaj humbje kaq të madhe për letërsinë shqiptare, shpirti i tij të ketë gjetur prehjen e merituar, pas jetës së pamerituar që pat. Sot ndjeja se duhej të ulesha e t’i shkruaja të gjitha këto, sepse çdo herë kur e shfletoj poezinë e tij, seç kam një lëndim të madh në kraharor dhe një ndjenjë të vazhdueshme faji që jam pjesë e kësaj shoqërie pa ndërgjegje sociale, e cila nuk i siguroi një jetë dinjitoze këtij talenti te pazakontë. Ndoshta ky shkrim do të botohet në ndonjë cep të vogël e krejt të parëndësishëm të ndonjë gazete, ndërkohë që ballinat do të vazhdojë t’i pushtojë politika dhe ideologjia, por, i dashur lexues rastësor që je ndalur aksidentalisht në këtë shkrim, nuk është asnjëherë vonë për të bërë një vepër të mirë për kulturën e vendit tënd. Nuk është asnjëherë vonë për ta korrigjuar sadopak këtë harresë të turpshme. Rreshpja ka lënë dorëshkrime të pasura, romane, ese dhe poezi të pabotuara. Do të ishte në nderin e Ministrisë së Kulturës, apo të kujtdo që mund të kontribuojë financiarisht t'i qëmtonte këto shkrime e te mos i lejonte më të dergjeshin në pluhurin e harresës, dhe nëse është e nevojshme, edhe të pajtohej një njeri i specializuar për të deshifruar shkrimin e tij, të pakuptueshëm, argument me të cilin justifikohet rëndom indiferenca ndaj veprës se tij. Para disa vitesh, në fasadën e një pallati në Rrugën "Bardhyl”, më bënë përshtypje fjalët: "Faleminderit!”, “Mirupafshim!”, “Ndjesë!”, “Më fal!”, etj. Një nismë e shkëlqyer për të edukuar qytetarinë e ç’edukuar në kaosin post-demokratik, por ç’do të mendoje lexues, sikur në fasadën e njërit prej këtyre pallateve të shkruhej një strofë prej poezisë së tij? Të vrarët i rreshtuan në sheshin demokracia/ mbështjellë me çarçafët e dhëndërisë/por shtypi tha se zgjedhjet qenë të ndershme/ të lira dhe korrekte/ashtu dhe TV-ten/Pastaj lanë gjakun/te ullishtja me drurët e spërdredhur nga dhimbja.../ Dhe le të shërbejë kjo strofë si një denoncim për kujtesën tonë të shkurtër historike. Rreshpja është ai monumenti antik dhe modern njëherësh, ku prej indiferencës sonë tani atje dergjen bagëtitë...Rreshpja është i përjashtuari i madh nga tekstet mësimore mbushur plot me gabime drejtshkrimore (dhe jo vetëm) që në vend të edukojnë, ç’edukojnë frikshëm gjeneratën e re....Rreshpja është ndërgjegjja inekzistente e shkrimtarëve të glorifikuar podiumeve të diktaturës...Rreshpja është denoncuesi tronditës i një shoqërie cinike që nuk ka veshë të dëgjojë...Vendosjani një rruge emrin e tij! Një rrugice të vogël e të pabujë, ashtu siç qe vetë jeta e tij. Një rrugice me pemë, lule e zogj që aq shumë i desh. Mësojuani fëmijëve poezinë e Rreshpjes! Tregojuni atyre për jetën e tij. Është një mësim i vlefshëm që kur të rriten, ata të mos e gjejnë veten në anë të turmës konformiste…Duajeni këtë poet që i deshi njerëzit.... që s’ia kthyen dashurinë.


esse

POLITICAL MIND

Një ngjyrë me emrin dashuri

Bota e krimit dhe politika

Rudolf Marku Po të kishte jetuar në ditët e sotme, Jeronim De Rada do

Ylli Pango

të ishte quajtur pa hezitimin më të vogël - Poet Emigrant. Jo se vite më parë në historinë e letërsisë shqipe...

Një ish i dënuar, drejtues bande, tregonte në kujtimet

e tij se përse edhe pas dënimit, kishte qenë e vështirë të ndryshonte e të rifillonte një jetë normale. Sipas tij...

Pikëpamje profil Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

ADRIAN CIVICI

Mapo Lunch / Mira Kazhani

Nuk mjafton të shpjegojmë se ç’ka ndodhur, duhet të propozojmë zgjidhje Dritan Bellaj I pasur për një lek

50 biseda me protagonistë të jetës publike në Shqipëri dhe jashtë saj do vijnë çdo fundjavë në MAPO. Për të debatuar ide klasike, sjellë ide të reja dhe ndoshta anatemuar ide të mbrapshta. Ekonomistë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, politologë e të tjerë do të shpjegojnë idetë e veta dhe nëpërmjet tyre veten dhe shoqërinë.

A ka aktualisht në ekonomi, në rrafsh botëror, një ide të ideve? Një lloj risie ose kundërideje në lidhje me shpëtimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë, pas krizës globale që nga viti 2008? Përpara se të konkludojmë nëse ka një ide të ideve, mendoj se duhet parashtruar një dekalog i shqetësimeve kryesore që mundojnë sot ekonomistët të vendosur përballë detyrës së shpëtimit ekonomik. Ato janë: përballimi i pasojave të ekuilibrave të rinj ekonomikë e strategjikë ndërkombëtarë; menaxhimi i situatave specifike që evidentohen në vendet ish-socialiste të Lindjes, apo atyre me socializëm specifik në Azi dhe Amerikën Latine; konsolidimi ekonomiko-financiar i BE

Faqe 25

dhe SHBA; përballja me problematikën e moszhvillimit dhe prapambetjes ekonomike që prek mbi 50% të popullsisë së globit; çështja e papunësisë si një plagë kronike; shtimi i varfërisë dhe diferencimit social që ka arritur përmasa të pahasura ndonjëherë në histori; sfidat e energjisë dhe mjedisit, përfshirë këtu dhe efektet e ngrohjes globale; gjetja e një raporti të drejtë ndërmjet rritjes ekonomike dhe mirëqenies ekonomike; parandalimi dhe menaxhimi i krizave të ardhshme financiare e monetare; roli i Shtetit në ekonomi. “Ideja e ideve” sot po kërkohet në menaxhimin e kapitalizmit si sistem, në “zotërimin” e këtij modeli ekonomik e social që dominon botën, dhe për më tepër nuk ka asnjë konkurrent...


26

E shtunë-diel, 08-09 mars 2014

www.mapo.al

INTERVISTE IDE

50 biseda me protagonistë të jetës publike në Shqipëri dhe jashtë saj do vijnë çdo fundjavë në MAPO. Për të debatuar ide klasike, sjellë ide të reja dhe ndoshta anatemuar ide të mbrapshta. Ekonomistë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, politologë e të tjerë do të shpjegojnë idetë e veta dhe nëpërmjet tyre veten dhe shoqërinë.

ADRIAN CIVICI

Nuk mjafton të shpjegojmë se ç’ka ndodhur, duhet të propozojmë zgjidhje A ka aktualisht në ekonomi, në rrafsh botëror, një ide të ideve? Një lloj risie ose kundërideje në lidhje me shpëtimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë, pas krizës globale që nga viti 2008? Përpara se të konkludojmë nëse ka një ide të ideve, mendoj se duhet parashtruar një dekalog i shqetësimeve kryesore që mundojnë sot ekonomistët të vendosur përballë detyrës së shpëtimit ekonomik. Ato janë: përballimi i pasojave të ekuilibrave të rinj ekonomikë e strategjikë ndërkombëtarë; menaxhimi i situatave specifike që evidentohen në vendet ish-socialiste të Lindjes, apo atyre me socializëm specifik në Azi dhe Amerikën Latine; konsolidimi ekonomiko-financiar i BE dhe SHBA; përballja me problematikën e mos-zhvillimit dhe prapambetjes ekonomike që prek mbi 50% të popullsisë së globit; çështja e papunësisë si një plagë kronike; shtimi i varfërisë dhe diferencimit social që ka arritur përmasa të pahasura ndonjëherë në histori; sfidat e energjisë dhe mjedisit, përfshirë këtu dhe efektet e ngrohjes globale; gjetja e një raporti të drejtë ndërmjet rritjes ekonomike dhe mirëqenies ekonomike; parandalimi dhe menaxhimi i krizave të ardhshme financiare e monetare; roli i Shtetit në ekonomi. “Ideja e ideve” sot po kërkohet në menaxhimin e kapitalizmit si sistem, në “zotërimin” e këtij modeli ekonomik e social që dominon botën, dhe për më tepër nuk ka asnjë konkurrent sfidues përballë. Të majtë e të djathtë, në substancë të diskutimeve kanë “ndryshimin/ përmirësimin e natyrës së kapitalizmit, përmirësimin e rolit të aktorëve kryesorë të tij si tregu, shteti, sipërmarrja private, grupet e interesit, shoqëria civile etj.”. Ideja e ideve që po kërkohet qëndron në përgjigjen e pyetjeve: a është kapitalizmi i sotëm “shprehje autentike e vizionit modern për shoqërinë?”, “a duhet që logjika e tregut dhe fitimit të jetë shpirti i vetëm i kapitalizmit?”, “a mund të humanizohet kapitalizmi duke tejkaluar konceptin se në këtë botë gjithçka është mall që shitet e blihet me qëllim fitimi?”, “a mund të tejkalohet koncepti dhe paradigma e sistemit kapitalist si sundues absolut?” etj.

A flitet sot për, dhe a ekziston një rrugë e mesme që e sheh ekonominë të zhvillohet përtej dikotomisë së ideve të Keynes dhe Hayek? Në debatet ndërkombëtare, në raportet ndërmjet shtetit “të përfaqësuar në shkollat e teorive ekonomike nga Marksi dhe Keynesi, dhe tregut, të përfaqësuar nga Smithi, Hayeku dhe Friedmani, qëndrimet radikale “bardh e zi” po ia lënë vendin pozicioneve më të zbutura: si Shteti ashtu dhe tregu kanë treguar limitet e tyre dhe është më mirë të kombinohen se sa të jenë opozitare të njeri tjetrit. Shteti duhet të merret me vendimet e natyrës strategjike, ndërsa tregu të luajë rolin e alokimit të përditshëm të kapitaleve. Logjika shteti në gjithçka apo vetëm tregu është e limituar për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm. Teoritë mikroekonomike evidentojnë kushte kufizuese që tregu të arrijë ekuilibrin optimal, ndërkohë që analiza e progresit teknik dhe zhvillimit social evidenton rëndësinë e ndërhyrjeve publike në favor të zhvillimit. Dhe ekonomia politike moderne dëshmon që Shteti nuk mund të jetë instrumenti i vetëm i zhvillimit. Alternimi i strategjive intervencioniste me ato liberale nuk është më një fatalitet dhe bën pjesë në debatin tashmë shekullor “Keynesi apo Hayek-u”? Krizat e viteve të fundit dhe teoritë moderne ekonomike kanë krijuar bazat e një koncepti të ri origjinal për shek. XXI: “marrëdhëniet plotësuese ndërmjet Shtetit dhe Tregut në kuadrin e rregullimeve institucionale të qëndrueshme si dhe kompletimi i arsenalit të instrumenteve koordinues pritet të jetë baza e zhvillimit në këtë shekull të ri”. Shumë ekonomistë, kur flasin për dikotominë shtet-treg, perifrazojnë themeluesin e sociologjisë moderne Durkheim, se në themel të çdo rregullimi qëndron garantimi i lirisë së vërtetë të forcave të tregut, ashtu si në themel të çdo lirie tregu qëndron gjetja dhe aplikimi i rregullimeve të duhura. A nuk ju duket se pajtimi me një rrugë të tretë ekonomike apo politike, ose kombinimi i teorive apo praktikave ekonomike është në thelb streha e të pamundurve për të gjetur një ide të re në ekonomi apo politikë? Idetë e qarta e të forta, dhe jo sharti-

Sa më shumë që kuptoja nga globalizimi, nga zhvillimet dhe debatet bashkëkohore, aq më tepër u binda se të qenit i njëanshëm deri në ekstrem, nuk përputhej me tendencat e reja, dhe për këtë arsye mund të them se tani ndihem më shumë një “keynesianist i moderuar”, një “liberal social-demokrat”, një përkrahës i “shkollës së sintezës” që përpiqet të bëjë një përafrim të tezave liberale me ato neokonservatore në emër të realiteteve të reja që po krijon globalizmi dhe shek.XXI

met apo hibridizimet, janë dëshmuar edhe si më të suksesshmet në ekonomi: për shembull Reagan me atë që u quajt reaganomics apo politikat ekonomike të Thatcherit… Thatcher dhe Reagan, dy nga figurat e shquara të konservatorizmit liberal i qëndronin mendimit se shteti nuk është zgjidhja e problemit...por është vetë problemi. Në të kundërtën e këtij pozicioni qëndron një nga reformatorët e mëdhenj kinezë, Teng Siao Ping, që theksonte se tregu është një zog shumë i çmuar, por që të shijosh cicërimat e tij, ai duhet mbajtur me kujdes në kafaz se mund të fluturojë dhe të të ikë. Ndërkohë, R.Wade, në librin Governing the Market shprehet se gjëja më e rëndësishme është të dish të qeverisësh tregun. Në themel të debatit qëndron konstatimi se zhvillimi nuk mund të kufizohet vetëm në rritjen ekonomike dhe shtimin e të mirave materiale në mënyrë globale....por ai duhet të gjykohet në përputhje me përmirësimet në nivelin e jetesës për grupet e ndryshme sociale...në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mirëqenies kolektive për çdo vend. Në fokus qëndron rikthimi në vlerësimin e rolit të Shtetit në raport me zhvillimin ekonomik e social: duhet të privilegjojmë shtetin e centralizuar e dominues (vende që kërkojnë kontroll absolut të jetës ekonomike dhe zhvillimit nga Shteti); shtetin liberal të tipit anglo-sakson; shtetin që i jep një autonomi të madhe kompetencave rajonale dhe prirjeve të unifikimit kontinental (rasti i BE); apo shtetit krejtësisht të hapur që aspiron të përfitojë nga efektet e globalizimit pa u kujdesur shumë për diferencimin social apo rajonal. Libri i B.Klinton-it Back to Work – why we need smart government for a strong economy që vlerësohet si një bestseller në analizat dhe këshillat “për një ekonomi të zhvilluar, të qëndrueshme dhe larg krizave” i bën një skaner krizës financiare, por edhe “mjedisin e favorshëm” që ajo gjeti në mbarë botën. Pse u arrit deri këtu? A mund të nxirret një mësim për të zbuluar “gabimin e madh” që e çoi botën në prag katastrofe? Klinton e ka një përgjigje: rendja pas liberalizmit total, liria dhe pushteti absolut i pakontrolluar i tregut, si dhe diabolizimi i Shtetit dhe qeverisë


E shtunë-diel, 08-09 mars 2014

janë shkaqet kryesore që na prodhuan krizën më të madhe në historinë e kapitalizmit modern. Leksioni përmblidhet në sentencën “jo shtet kudo prezent dhe as treg pa limit, por një partneritet cilësor publik-privat përbën çelësin e performancës së zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së çdo vendi. Ideologjitë e tipit “antishtet” apo “vetëm treg” janë njësoj të rrezikshme. Pra, në një farë mënyre duhet pasur kujdes nga “idetë e forta”! Konferenca e fundit e Forumit Ekonomik të Tiranës, organizuar nga FLE, ku morët pjesë edhe ju, theksonte frikën për një rikthim të etatizmit në Shqipëri pas ardhjes së të majtës në pushtet? Jo vetëm në Shqipëri, por edhe vende të tjera të botës po përballen me pyetjen: e majta politike nënkupton domosdoshmërisht rikthimin e etatizmit dhe Shtetit kudo-prezent? Por, çështja apo pyetja duhet shtruar pak më gjerë: a kemi gjetur ne mënyrat apo politikat më të mira për të rritur eficencën e sektorit shtetëror... apo duhet të gjejmë zgjidhjen më të shpejtë e më të lehtë duke privatizuar gjithçka? Përballë çdo qeverie e administrate qëndrojnë disa pyetje që lidhen me politikat fiskale e ekonomike të tipit: shteti duhet të rrisë prezencën e tij në ekonomi që të sigurojë më shumë të ardhura për të mbështetur sektorin e shërbimeve publike?; duhet të rrisë akoma më tej tatimet dhe taksat për të mbushur buxhetin?; duhet të shkurtoje disa lloje shërbimesh për të mbështetur sektorin publik?; duhet të privatizojë masivisht për të alokuar kapitalet private drejt këtyre shërbimeve?; duhet të përmirësojë administrimin e sektorëve problematikë duke aplikuar metodat e sektorit privat në to?, etj. Vende të ndryshme i kanë dhënë përgjigje specifike politikave në favor të njërit apo tjetrit variant, por, po ta shikojmë në tërësi, kjo problematike ka evoluar sipas një trajektoreje të përbashkët. Periudha 1945-80 u karakterizua nga një prezencë e lartë e Shtetit i cili garantonte dhe ofronte në një pozicion monopol pjesën dërrmuese të shërbimeve (ujë, elektricitet, arsim, shëndetësi, transport, telekomunikim). Mbas viteve ‘80, publiku u bë më i ndjeshëm ndaj

27

www.mapo.al

shërbimeve që i ofroheshin dhe mundësive të zgjedhjes, ndërkohë që fatura financiare dhe buxhetore e qeverive filloi të rritej shumë dhe të bëhej e papërballueshme. Shumë qeveri në pamundësi për të financuar ekspansionin e shërbimeve vendosën: të reduktojnë dimensionet e sektorit të tyre publik, ose, të ndryshojnë strukturën e tij, por gjithmonë duke privilegjuar privatizimin e tij, si dhe kalimin nga praktika e sektorëve publikë në atë të shërbimeve publike, të cilat sigurohen edhe nga aktorë jashtë sektorit shtetëror. E rëndësishme është që shoqëria t’i marrë në cilësinë dhe sasinë e duhur këto shërbime. Surpriza më e madhe si në fushën e teorisë ekonomike dhe filozofisë së zhvillimit ishte fakti se gjatë 2-3 dekadave të fundit prezenca e shtetit në këtë sektor jo vetëm që nuk është zvogëluar, por përkundrazi është zmadhuar. Ajo që ka ndryshuar është roli i tij, mënyrat e ndërhyrjes dhe doza e këtyre ndërhyrjeve. P. sh., shumë vende kanë privatizuar monopolet shtetërore në fushën e energjisë, ujit, telekomunikimit, arsimit, shëndetësisë,transportit,etj., por nga ana tjetër shteti ka krijuar funksione të tjera të domosdoshme: rregullimin e tregut, eliminimin e monopoleve të sektorit privat, garantimin e konkurrencës dhe transparencës, unifikimin e standardeve bazë në shërbime,etj. Krahas evidentimit “surprizë” si një zhvillim i ri, kjo konsiderohet si një eksperiencë e mirë për t’u studiuar dhe marrë në konsideratë për vendet që janë në proces reformash modernizimi. Cila, sipas jush është ideja më e gabuar ekonomike? Ideja më e gabuar ekonomike, pa dashur ta specifikoj atë me një teori ekonomike, mendoj se është ajo ide që shfaqet si “ortodokse”, dmth., e padiskutueshme dhe e panegociueshme, që e lidh ekzistencën e saj pazgjidhshmërisht me një ideologji të caktuar, qoftë kjo e majtë apo e djathtë. Ekonomistët e politizuar apo “mbështetës pa kompromis” të një ideologjie duket se koha po i lë mbrapa. Në këtë fillim shekulli të ri, përballja e politikës dhe vendimmarrjes së saj specifike për çështjet e zhvillimit

ekonomiko-social të çdo vendi po bëhet e kushtëzuar me disa fenomene tipike e të qëndrueshme të tilla si globalizimi, integrimet rajonale, krizat apo siç quhen më me përkëdheli “sfidat e modernizimit”, skenarët e mundshëm të modeleve të kapitalizmit dhe modifikimit të tij,etj. Thelbin e kësaj situate e shprehin dy koncepte apo filozofi politike që tashmë kanë fituar qytetarinë tek një masë e madhe ekonomistësh, sociologësh e politologësh. Formula e famshme e M.Thatcher e quajtur “TINSA” (There is no specific alternative–nuk ka alternativë specifike) dhe filozofia e cilësuar si “sentenca e 5 fjalëve e ish-Presidentit Sarkozy që përsëriste shpesh se what counts is what works, dmth, ajo që funksionon është e pranueshme. Në Europë, në SHBA, në vendet me ekonomi emergjente, etj., të gjithë duken të bindur se partitë e majta, të djathta apo të qendrës kanë filluar të përballen çdo ditë e më tepër me fundin e një cikli ideologjik e politik që i përkiste një periudhe të caktuar të zhvillimit ekonomik e politik të botës. Analizat dhe studimet në kërkim të përgjigjes se “përse përqindjet e votuesve në zgjedhje po ulen vazhdimisht dhe si mund të interpretohet ky depolitizim apo largim i interesit të tyre për politikën”, si përgjigje më afër realitetit konsiderojnë faktin se nuk janë votuesit ata që po depolitizohen apo po e humbin interesin dhe besimin te politika, por është politika ajo që nuk shpreh e mbron më interesat dhe veçanërisht sfidat e tyre ekonomike. Shembulli i Bepe Grillos dhe lëvizjes “5 yje” në Itali me anë të sloganit nuk jemi një parti/ nuk jemi një kastë/ jemi qytetarë/ dhe vetëm kaq, tregon se si mund të orientohen votuesit edhe drejt një lëvizje thjesht kontestuese duke braktisur partitë politike tradicionale dhe idetë e tyre të vjetra për ekonominë dhe zhvillimin. Fillimi i shek.XXI, dhe pasojat e krizës financiare, po shënojnë fundin e një cikli politik dhe ideologjik mbi gjysmëshekullor. Projekti centrist teknokratik i Rrugës së tretë aplikuar në Angli, ai i qendrës së re aplikuar në Gjermani apo “trekëndëshi” alla Bill Klinton në SHBA, që u implementuan me sukses gjatë viteve ‘90 i arritën limitet e tyre dhe tashmë kanë filluar të konsiderohen si politikisht të ezauruara. Cila është ideja më e gabuar ekonomike e djathtë? Ideja ekonomike e djathtë që kontestohet më shumë është ajo që vlerëson se “tregu dhe vetëm tregu i lirë pa asnjë kontroll e ndërhyrje zgjidh gjithçka”. Sidomos në periudha krizash, e djathta detyrohet të përballet me kritika të ashpra ndaj tezës së saj kryesore “lirisë absolute të tregut”. Por, në këtë fillim shek.XXI, e djathta dhe ekonomistët e saj kanë hyrë në një proces reformimi në përballjen me sfidat e zhvillimit. Ajo po e shmang retorikën e saj radikale neoliberale dhe po tenton “terrenin e qendrës”. Ky riorientim i së djathtës mund të identifikohet në forma të ndryshme. G.Bush bëri dy fushata elektorale duke premtuar “compassionate conservatism” (konservatorizëm më social), F.Reinfeld, kryetari i Partisë Konservatore në Suedi u angazhua “të mbante shtetin social të modelit suedez duke e zvogëluar por njëkohësisht bërë më efikas atë”, CDU-ja gjermane ju bashkëngjit “vlerave sociale të shoqërisë gjermane”, D.Cameron në Angli ka marrë tashmë një kthesë të fortë dhe po paraqitet si një mbrojtës i investimeve publike, të shëndetit publik në Britani, të kujdesit parësor ndaj mjedisit etj. Ish-Presidenti i djathtë francez, Sarkozy gjatë mandatit të tij e hapi programin dhe qeverinë e tij për ide dhe personalitete të majta, për një patritozëm ekonomik më eficent etj. Esenca e strategjisë së këtij konservatorizmi të moderuar konsiston në pranimin e sfidave të shoqërisë moderne, por “të djathtët” ndahen në instrumentet që ata propozojnë për t’i zgjidhur problemet. Për të djathtët klasikë Shteti vazhdon të jetë një instrument i pa-adaptueshëm, shumë i kushtueshëm dhe i rëndë për t’u manovruar me efektivitet. Përballë tij, neokonservatorët privilegjojnë zhdërvjelltësinë dhe efikasitetin e tregut, përshtatshmërinë dhe eficencën e sektorit privat, lirinë ekonomike në një mjedis ligjor e rregullativ cilësor, nxitjen dhe zgjerimin e incentivave të konkurrencës në emër të cilësisë,etj.. Ideja e të djathtës për të ndjekur një politikë ekonomiko-sociale të ngjashme në objektivat e saj me të majtën, por pa ngarkesën e saj ideologjike e historike duket se po josh zgjedhës nga shtresa të ndryshme sociale. Edhe një afrim i të djathtës me partitë populiste apo nacionaliste duket se po motivohet nga interpretimi se populizmi nuk është pozicion ideologjik apo filozofik siç mund të jenë liberalizmi, kapitalizmi, social-demokracia apo keynesianizmi, por është thjesht një stil politik. Thelbi qëndron në domosdoshmërinë e “modernizimit të funk-

sioneve publike të shtetit dhe qeverisjes”, “në modernizimin e dialogut social”, në adoptimin e mënyrave eficente të zgjidhjes së konflikteve sociale që në thelb janë konflikte ndërmjet “punës” dhe “kapitalit” dhe rolit arbitër e garant të shtetit në këtë “kompromis”. Cila është ideja më e gabuar ekonomike e majtë? Mendoj se ideja më e gabuar ekonomike e majtë është se “drejtësia sociale dhe barazitizmi duhet të dominojnë me çdo kusht mbi liberalizmin dhe eficencën ekonomike”. Në të gjitha rastet kur një ide e tillë është tentuar të bëhet politikë zyrtare dhe zgjedhje e vetme, pasojat negative kanë qenë evidente. Aktualisht, e majta apo dhe qendra e majtë po tentojnë të formulojnë një projekt të ri politik dhe ideologjik, po tentojnë të çlirohen nga ekonomizmi pragmatik i Rrugës së tretë, por pa braktisur terrenin strategjik të qendrës sociale. Këtu nuk bëhet fjalë për t’ju kthyer koncepteve të vjetra të viteve ‘70‘80 të shtetit social dhe solidar, por për të ndërtuar një propozim të ri politik i cili interpreton në mënyrë korrekte shpresat dhe ambiciet e popullsisë, dhe nga ana tjetër, i përgjigjet situatave të reja në një botë gjithnjë e më komplekse. Hartimi i programeve politike bazuar në drejtësinë fiskale, drejtësinë në zhvillim, punësimin, transformimin e rritjes ekonomike në zhvillim social,etj., është thelbi i këtij ndryshimi. Esenca e tij përmblidhet në sentencën shteti duhet të luajë një rol më aktiv, jo si ekzekutues i zhvillimit, por si mbrojtës i rregullave dhe krijimit të hapësirave sa më të gjera për zhvillim. Një element tjetër i këtij reformimi në emër të braktisjes së ideve të pavlefshme apo të këqija është një vëmendje substanciale e programeve politike ndaj problematikës së zhvillimit të qëndrueshëm, pra ndaj çështjeve mjedisore dhe zhvillimit social apo asaj që quhet cilësi e jetës. Kjo filozofi e re përmblidhet në sentencën e famshme duhet t’u flasim njerëzve dhe jo të flasim në përgjithësi për shtetin. Një kryeministër socialdemokrat suedez, disa vite më parë duke shpjeguar humbjen në zgjedhje të partisë së tij tha se nëpërmjet programit tonë “ne i folëm Suedisë, por jo direkt suedezëve”. Rasti i Presidentit Obama konsiderohet si përdorimi më brilant i kësaj filozofie. Origjinaliteti i tij qëndroi tek kontakti direkt me amerikanët, tek përdorimi i rrjeteve sociale si marrëdhënie direkte me çdo qytetar amerikan, tek krijimi i komunitetit Obama, tek imazhit se Ai ishte simboli i ndryshimit në kuadrin e simbolikës Yes, we can. Cila është ajo ide ekonomike, së cilës ju i qëndroni besnik dhe mendoni se do mbetet aksiomatike për zhvillimin e një vendi? Do më pëlqente që kësaj pyetje t’i përgjigjesha duke cituar një profesor të shquar ekonomie, B.Salanie i Columbia University, që nënvizon se shoqëria e sotme pret nga ekonomistët që ata jo vetëm të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur, por të bëjnë propozime konkrete për zgjidhjen e problemeve konkrete të shoqërisë të tilla si papunësia, pagat dhe pensionet e ulëta, çmimet e larta, shërbimet cilësore, rritjen e fuqisë blerëse, kreditë me interes të favorshëm, klimë miqësore shtet-biznes, etj. Cila është ajo ide ekonomike që e keni tradhtuar? I keni besuar dikur, por jo më? Them se kjo më ka ndodhur në dy raste. Fillimisht, për faktin se ekonominë e mësova në kohën kur teoria marksiste-leniniste ishte teoria e vetme që bëhej në universitet, më dukej se Marksi, Lenini, Stalini apo Enveri kishin plotësisht të drejtë në interpretimet e tyre teorike ekonomike. Në pamundësi për të qenë në kontakt me asgjë tjetër në këtë fushë, deshëm apo nuk deshëm, brezi im u mbrujt me idetë ekonomike marksiste dhe duhet ta pohojmë se u “dashuruam” me to. Kriza e fundit të viteve 1980 dhe veçanërisht shembja e sistemit socialist e bëri evidente dhe të lehtë “tradhtinë” e këtyre ideve. Së dyti, në kundërpërgjigje të kësaj tendence, kur fillova të studioj makroekonominë dhe teoritë ekonomike liberale, m’u duk se rashë në dashuri me “liberalizmin ekonomik” që ishte ana e kundërt e socializmit dhe ekonomisë së planifikuar. Si revoltë ndaj teorisë marksiste u orientova vetëm tek Smithi, Hayeku, Friedmani, shkolla e Çikagos etj. Por, sa më shumë që kuptoja nga globalizimi, nga zhvillimet dhe debatet bashkëkohore, aq më tepër u binda se të qenit i njëanshëm deri në ekstrem, nuk përputhej me tendencat e reja, dhe për këtë arsye mund të them se tani ndihem më shumë një “keynesianist i moderuar”, një “liberal social-demokrat”, një përkrahës i “shkollës së sintezës” që përpiqet të bëjë një përafrim të tezave liberale me ato neokonservatore në emër të realiteteve të reja që po krijon globalizmi dhe shek.XXI.


28

E shtunë-diel, 08-09 mars 2014

POLITICAL MIND

www.mapo.al

Kjo ka qenë e vazhdon të mbetet e përbashkëta jashtë çdo moraliteti fals e hipokrizie. Kjo i ka bërë të ngjasojnë e së fundmi jo rrallë edhe bashkuar e do t’i bashkojë s’dihet se deri kur, politikanët-gangsterë e gangsterët-politikanë e jo politikanë.

Bota e krimit dhe politika Prof. Dr. Ylli Pango Një ish i dënuar, drejtues bande, tregonte në kujtimet e tij se përse edhe pas dënimit, kishte qenë e vështirë të ndryshonte e të rifillonte një jetë normale. Sipas tij, kjo lidhej më së shumti me ndjenjën e pushtetit që i jepte jeta kriminale e ajo në bandë. Ajo jetë ishte kthyer në një lloj varësie, adiksioni, që e bënte gati të pamundur jetën të ashtuquajtur “normale”. Veç kësaj, i intervistuari tregonte se sa të fuqishëm e bënte atë të ndjehej fakti që njerëzit e zonës ku vepronte por edhe më tej e kishin frikë dhe i plotësonin çdo dëshirë a urdhër të tij apo të njerëzve të tij. Kjo psikologji e më të fortit është mjaft e njohur tek ne dhe shprehet jo vetëm nëpërmjet influencave të fshehta të botës së krimit, madje deri mbi politikën e pushtetin në sferat më të larta, por jo rrallë, sidomos në dy dekadat e para të tranzicionit, edhe me shfaqjen hapur të kësaj influence, në formë bravure në sheshe të qyteteve, lokale nate, jetën publike e kudo. Një pjesë e tyre jo vetëm këtu por edhe në vende me antikrim të fuqishëm, nuk i rezistojnë dot ngasjes për t’u shfaqur hapur në publik, për të gëzuar kështu të mirat e famës së të fortit, hapur, pa iu trembur syri e për të bërë të ditur sheshit se nuk i tremben askujt, asnjë lloj pushteti, madje në disa raste gëzojnë edhe mbrojtjen e tij. (Është më se tipik rasti i John Gottit, kreut mafioz amerikan që deri këtu e një dekadë më parë, pozonte para kamerave i veshur plot sqimë e luks, dilte lirisht përpara njerëzve e demonstronte pasurinë, forcën e mospërfilljen e tij për pushtetin legjitim në ShBA). Të fortët, njerëzit e krimit, njiheshin e respektoheshin kudo, nga ata kihej frikë, madje mjaft njerëz deri në sferat më të larta të qeverisjes takoheshin edhe publikisht me ta, sikur të donin edhe ata të mburreshin për këto njohje të fuqishme me të fortë. Një ish-kryeministër shqiptar ulej shpesh me të fortë të këtij lloji në lokale publike, duke plotësuar kësisoj një nevojë adoleshentore të shoqërimit me të fortë, pas një fëminie, siç quhet tek ne, prej djali mamaje. Pushteti i botës së krimit, është pa dyshim një nga llojet e njohur të pushtetit që e bën njeriun e kësaj bote jo vetëm të gëzojë të gjithë të mirat e mundshme materiale, por edhe të ketë ndjesinë e fuqishme të autoritetit, pushtetit, fuqisë, madhështisë, frikës të të tjerëve. Me këtë shpjegohet veç faktorëve të tjerë (detyrimeve deri në vdekje e lidhjeve të pazgjidhshme me të, implikimeve) se përse një pjesë e madhe e ish-kriminelëve, nuk i largohen dot botës së krimit, rikthehen sërish e sërish në atë botë dhe numri i recidivistëve është jo i vogël. Mund të supozohet se në thelb, duke u nisur nga njeri prej motiveve kryesorë, ai i dëshirës për pushtet, fuqi, autoritet, qëndron e njëjta psikologji edhe prapa veprimeve të politikanit aq më shumë që veprimet e këtij të fundit janë të bazuara në ligj, gjë kjo që jua shton atyre forcën e mbështetjen, paprekshmërinë e gjithëfuqinë. Pikërisht këtu, tek ligji, dhe zotëruesi i tij (Maliqi), fillon edhe dallimi mes dy pushteteve. Vjen një moment që edhe gangsterët më të fortë, qoftë nën ndikimin e ashpërsimit të luftës kundër krimit, tensionimit ekstrem të opinionit publik pas rritjes së arrogancës e peshës së krimit, apo interesave të larta të politikës, të sakrifikohen. Këtu kanë ndodhur jo rrallë zhgënjimet e gangsterëve nga politika, a pseudomiqësia me politikanë, si Salvatore Xhuliano në Itali, Zani në Shqipëri etj. Fundi i gangsterëve me përjashtime të rralla, është dramatik, për ata e familjet e tyre. Ja përse historikisht në të kaluarën, e sot gjithnjë e më shumë në botë e këtu tek ne, njerëz të botës së krimit, përpiqen ose të fusin njerëzit e tyre në pushtet ose të bëhen vetë deputetë, udhëheqës lokalë, politikanë. Është më kollaj të veprosh duke pasur edhe mburojën e ligjit, por së paku edhe të pushosh i sigurt pasi e ke kryer misionin kriminal e ke grumbulluar të ardhura të mjaftueshme për një jetë përrallore. Në filmin e njohur të Coppola-s, Godfather, i luajtur nga Al Paçino, Kumbari ua thotë sa e sa herë fëmijëve të vet, se do të kishte dashur, madje kishte ëndërruar që dikur “të bëhej legal”e që së paku familja e tij të jetonte e legjitimuar dhe e nderuar më pas. Në thelb ky është privilegji i madh i

politikanit-gangster, (por jo i njeriut të krimit që nuk arrin të bëhet politikan), ajo që e bën atë të jetë jo vetëm i pasur, i fuqishëm, me pushtet mbi të tjerët, i njohur, por edhe i nderuar e i supermbrojtur nga ligji. Pikërisht është ky ndër aspektet që e bën politikën aq tërheqëse. Nuk ka aspekt të dëshirave e motiveve shtytëse njerëzore, që të mos realizohen a shprehen më fuqishëm e më hapur, se në politikë. Duke mos mbetur vetëm te ky aspekt, le të shohim edhe disa ngjashmëri të tjera, mes gangsterëve apo njerëzve të fuqishëm të botës së krimit e politikanëve-gangsterë: Hierarkia e lartë: Të dyja palët i japin shumë rëndësi statusit të lartë, e njohin shumë mirë atë, i respektojnë shkallët e hierarkisë, i ngjisin ato herë një nga një, e herë-herë (në raste njerëzish a ngjarjesh fatlume) disa shkallë njëherazi. Kur janë atje lart, në shkallën hierarkike, gjithçka poshtë nën këmbët e tyre trajtohet sipas parimit “i fuqishmi merr pjesën e luanit, i vogli, bindet, jep për luanin, trajtohet sipas asaj që shërben”. Në nivele më të ulëta, arrivizmi, dëshira për t’u ngjitur në majë, nga përfaqësues të të dyja palëve, ndjek të njëjtën shkallare e teknologji, që nga servilizmi, ambicia, zvarrisja rrëshqanore, po qe se duhet deri në majë, e deri tek eliminimi, mënjanimi, zhdukja e kundërshtarit. Niveli i ulët moral. Është e vështirë të flasësh për norma morale në botën e krimit e të politikës së gangsterit politik. Gjithçka i nënshtrohet parimit “qëllimi justifikon mjetin” dhe xhungla morale, shpesh është aq e ashpër, saqë nga kohërat e vjetra e deri sot, është parë më vonë, se deri edhe pas karrierës së liderëve më paqedashës e më demokratikë në dukje, fshihen apo rëndojnë krime morale të të gjithë llojeve e deri në eliminimin natyrisht me forma më të moderuara të kundërshtarëve. Brenda e jashtë partisë, grupimeve politike e atyre kriminale. Mungesa e përgjegjësisë personale dhe prirja për të ngarkuar me përgjegjësi të tjerët. Për të dyja palët, përgjegjësia, morali është një dajak në duart e tua për të goditur tjetrin, por kurrsesi veten. E mira, moralja, e përgjegjshmja, është e preferuar, e proklamuar, por kur e bëjnë të tjerët ama, e kur dafinat e përfitimet e asaj që bën tjetri, në emër të partisë, grupimit etj., i merr ti. Përdorimi i sloganeve e eufemizmave, për të maskuar a shfaqur ndryshe veprimet e veta jomorale a të kundërligjshme. Në një mënyrë ose në një tjetër, politikani por edhe gangsteri, njeriu i botës së krimit, fitojnë një përvojë të madhe në këtë aspekt, dhe gatigati, të gjithë bëjnë a përvetësojnë në mënyrë empirike a me sistem, shkollën e të shprehurit me slogane e eufemizma. Kjo është një shkollë që i bën aq të ngjashëm, sidomos ata më me eksperiencë, kur i shohim të shfaqen në media, në publik, në shprehje kinse të hapura të opinioneve. Në thelb, nuk thuhet thuajse asgjë veç sloganeve, mbi të mirën e të keqen, atë çka duhet të jetë e drejtë, e përkorë, për vlerën e familjes e respektimin e saj, dhe të kritikës për ata që kanë gabuar. Dhe të gjitha këto vihen në pah me shprehjen e një moraliteti, në dukje, të një mësuesi shkolle elementare a me ndjesinë e një shenjti që nuk di as të rrëshqasë e jo më të gabojë. Varësia (adiksioni) ndaj pushtetit e kontrollit. Ky është tipari thelbësor që i bashkon të dy grupimet dhe për të cilin folëm më sipër. Me të gjitha të mirat e privilegjet që të jep, pushteti mbetet adiksioni më i madh i të gjitha llojeve të karaktereve njerëzore, që e kërkojnë atë në një formë ose në një tjetër, që nga rruga më ligjore e deri tek forca e dhuna. Ka dhe një ngjashmëri që shkon deri në konvergjencë, mes krimit e politikës, e kjo sidomos në vendet në zhvillim e në ato që vinë nga sistemi komunist. Në ditët e sotme kjo konvergjencë po bëhet gjithnjë e më tipike. Deri më 20-30 vjet më parë, krimi i organizuar ka synuar ta blejë politikanin, ta shantazhojë, deri dhe ta zh-

dukë kur nuk i bindet, duke dashur ta detyrojë atë të punojë për të, dhe ja ka arritur kësaj jo pak herë. Rastet e Andreotit në Itali, të shërbyesve qeveritarë të krimit në Shqipëri, etj., janë tregues i kësaj. Ndërkohë duke ndjerë vështirësitë e realizimit të kësaj influence gjithnjë, në kushtet e forcimit të shtetit ligjor disa herë, por edhe të proceseve spektakolare herë të tjera e riskut gjithnjë e më të madh, janë gjetur rrugët e tjera të konvergjencës së krimit me politikën, shkrirjes së tij më të natyrshme me të, a të përfshirjes së butë. Kështu krimi ndërhyn me para, forcë, influencë, shantazh, blerje votash, për zgjedhjen a përfshirjen në pushtet të njerëzve të vet, duke i siguruar kështu vetes më lehtë e në vijimësi, shërbimet e ardhshme. Kësisoj zgjidhen kryetarë pushtetesh lokale, anëtarë këshillash komunale, deputetë, nga radhët e botës së krimit, në vendet fqinje por edhe tek ne. Në këtë rast gangsteri kthehet në politikan a deputet dhe nuk flitet më për ngjashmëri mes gangsterit e politikanit, por për njëjtësim, shkrirje të tyre në një. Në rastet më ekstreme të demokracive më të pazhvilluara si jona apo në përgjithësi të ardhura nga sistemet diktatoriale, njeriu i botës së krimit, shtyhet edhe më tej. Ka raste kur kapobanda, krimineli etj., ka guximin të kandidojë edhe vetë e të njëjtësohet me politikanin. Kësisoj krimi hyn në politikë, a politika përfshin krimin në gjirin e saj me hir a me pahir. Kjo ndodh për interesa të saj, politikës, a për arsye të pamundësisë në mjaft raste, për të ardhur në pushtet a pa u mbajtur në të, pa ndihmën e botës së krimit. Atëherë çfarë i ndan, çfarë i dallon, më në thelb apo në origjinë, njerëzit e krimit a gangsterët nga politikanët-gangsterë? Pse disa njerëz zgjedhin të bëhen gangsterë e disa të tjerë politikanë? A ndikon vetëm fakti që rastësisht, për shkak të familjes, origjinës, vendit ku kanë lindur etj., disa gjenden në njërën anë të barrierës ligjore e të tjerët në anën tjetër? Përgjigja natyrisht lidhet edhe me këtë faktor socio-ekonomik, që ka të bëjë me

familjen ku kanë lindur, statusin e asaj familjeje, mjedisin ku janë rritur, përfshirë këtu dhe mundësitë që kanë pasur për arsimim a përfshirje në jetën sociale, politike, të sferave të larta, apo qoftë edhe aftësitë personale për t’u përfshirë në këto dy të fundit. Por gjithsesi këto nuk janë në çdo rast absolute, apo ndryshe nuk përbëjnë të vetmin faktor. Njihen jo pak shembuj të njerëzve që kapërcejnë mjerimin, origjinën e varfër familjare, faktin që vinë nga provinca të largëta e të humbura, e madje duke i patur këto privacione a rastësi jo fatlume, më shumë nxitëse se sa frenuese të ambicieve të tyre, madje motive a shtysa të jashtëzakonshme, që i bëjnë të arrijnë, të kapin majat e pushtetit politik. Shembuj të tillë njihen jo pak në botë e këtu tek ne. Ashtu sikurse ka mjaft raste të tjerë kur maja e pushtetit kapet sipas një modeli të ngjashëm me atë të sistemeve monarkike. Edhe në demokraci mund të arrihet në majë si rrjedhojë e forcës së familjes, pasurisë e fuqisë së saj, emrit të trashëguar e klaneve të fuqishme familjare. Por nga ana tjetër duke u rikthyer tek bota e krimit, ka edhe mjaft shembuj fëmijësh të ardhur nga shtresa të mesme a të larta, bij familjesh nga ato që quhen “familje shumë të mira” që zgjedhin të hyjnë në botën e krimit, bëhen gangsterë a “shkëlqejnë” në këtë botë me ndriçimin e zi të kriminelëve të famshëm a spektakolarë. Përse vallë? Adrenalinë? Ndjekje modelesh aventurorë, fiksuar që në fëmijëri nga media, lagjia, mikromjedisi? Rastësisht? Të gjitha këto ose një pjesë syresh. Por mbi të gjitha për shkak të pushtetit, fuqisë, lavdisë që të jep edhe kjo botë sikurse dhe ajo tjetra, por natyrisht me një risk shumë më të lartë. Nganjëherë edhe nga padurimi për të arritur sa më shpejt e jo sipas rregullave majat e fuqisë, lavdisë, adrenalinën. Po të shihet në pikëpamje thjesht fiziologjike, në thelb kemi të bëjmë me të njëjtën kimi truri. Pra del se njerëz të krimit e politikanë kanë të njëjtën psikologji, po të gjykohet nga motivet shtytëse, ngacmueshmëria, moraliteti, rezultatet që kërkohen të arrihen, mjetet e përdorura, konvergjenca jo e rrallë, madje e shpeshtuar kohët e fundit, sidomos tek ne e në vendet e dala nga sistemet diktatoriale. Jo pak liderë të këtyre vendeve njihen si njerëz që i kanë takuar më parë botës së krimit e që më pas duke e shfrytëzuar atë, kanë hipur në majat e pushtetit. Këta janë njerëz nga ata që të gjithë i njohin e i dinë kush janë, por për të cilët njerëzit kanë frikë ta thonë e të flasin, sepse ekzistojnë me qindra mekanizma jodemokratike të mbylljes së gojës, në botën demokratike të fjalës e gojës a fjalës së lirë. Rasti i Janukoviçit në Ukrainë është ndër më tipikët. Të gjithë e dinin të kaluarën e tij kriminale, por ai sundoi gjatë e përsëri e me po ato metoda, mjete, madje edhe maniera të gjithë atyre që kanë sunduar popujt si diktatorë a sundimtarë që në kohëra të lashta. Deri me luks përrallor, zoopark personal etj., vijimësi e ngjashmëri e çuditshme me sundimtarë të Lindjes së dikurshme a të lashtësisë romake. Sundimtarët e të gjithë llojeve, sidomos kur bashkojnë në vetvete politikanin me gangsterin, ngjasojnë aq shumë dhe bëjnë e përsërisin stereotipikisht po ato veprime (të tjerët jua quajnë gabime) që i bëjnë të jetojnë zenitin e pushtetit e mirëqenies e që më pas i shpien në humbje e rrokullisje pothuaj njëlloj. Si shpjegohet? Është e njëjta psikologji njerëzore që synon jashtë çdolloj moraliteti të proklamuar nga feja, morali, ligji etj., ta bëjë jetën e vet, të vetmen që i ka dhënë fati a perëndia, ndryshe nga të tjerët, mbi të tjerët, të paparë a të paarritshme nga të tjerët. Adrenalinë, fuqi, pasuri, pushtet, sundim, nënshtrim të të tjerëve. Gjithçka. Kjo ka qenë e vazhdon të mbetet e përbashkëta jashtë çdo moraliteti fals e hipokrizie. Kjo i ka bërë të ngjasojnë e së fundmi jo rrallë edhe bashkuar e do t’i bashkojë s’dihet se deri kur, politikanët-gangsterë e gangsterëtpolitikanë e jo politikanë.


E shtunë-diel, 08-09 mars 2014

Mapo lunch

31

www.mapo.al

Dritan Bellaj është i vetmi nga personazhet e Lunch që nuk pranoi, për dreq, të fotografohej. Nuk ka asnjë foto të tij askund, veç zyrës së tij të madhe ku shfaqet ai me dy fëmijët e tij, një djalë dhe një vajzë. Nuk ka foto të tjera nga këto që mbajnë zakonisht disa biznesmenë, me kryeministrin, ish-kryeministrin, madje ka nga ata që akoma nuk e kanë hequr Fatos Nanon nga muri.

Dritan Bellaj

I pasur për një lek

Mira Kazhani

M

ë ndodh jo rrallë që ta bëj unë pazarin në shtëpi. Ndryshe nga prindërit e mi, unë jam e pakursyer dhe, edhe pse në shumicën e rasteve shumë nga ato që blej as nuk i provoj, por ani, më pëlqen shporta plot. Është një hakmarrje me filmat që na tronditnin botën ne fëmijëve të viteve ’80, kur shishen e coca-colës e fusnim në bufe apo çamçakëzin e ruanim në filxhanin e kafes 1 javë rresht. Jam e bindur se edhe ai që do takoj sot, e kujton madje shumë më mirë sesa unë këtë gjë. Është i pasur dhe më thotë se, nëse në fund të vitit ka mundur të fitojë një lek (neto) mesatarisht për çdo artikull, ai është i lumtur. Nuk e kuptoj hiç këtë gjë dhe hiqem sikur e përtypa me shpresën se gjatë rrugës do ta mësoj këtë teorinë e njëlekëshit. Dritan Bellaj është i vetmi nga personazhet e Lunch që nuk pranoi, për dreq, të fotografohej. Nuk ka asnjë foto të tij askund, veç zyrës së tij të madhe ku shfaqet ai me dy fëmijët e tij, një djalë dhe një vajzë. Nuk ka foto të tjera nga këto që mbajnë zakonisht disa biznesmenë, me kryeministrin, ish-kryeministrin, madje ka nga ata që akoma nuk e kanë hequr Fatos Nanon nga muri. Dritani ka një theks italian në shqipen e tij, diku-diku më del edhe dialekti i Vlorës, por jo aq sundues. Që prej vitit 1993 ai ka nisur të sjellë ekskluzivitetet e para. Sigurisht, vitet e para kanë qenë me disa makarona që as nuk janë më në treg, por suko ka bërë rezistencë tashmë në shoqërinë e plot 120 markave dhe 1200 artikujve që hyjnë nga Euronuovo dhe Mapo Cash&Carry. Është një biznes familjar, të cilin ai e ka çuar gjithnjë e më para. Do të thoni ju, si rashë në gjurmët e Dritanit? Ishte një sugjerim miqësor nga një mik i përbashkët, i cili më tregoi se, nëse isha vërtet në kërkim të shembujve pozitivë shqiptarë, duhet të takoja bosin e Mapo Cash&Carry. Ja ku jam sot kë-

tu, në një zyrë që më duket më e madhe sesa një fushë kalçetoje. Në dy tryeza të bardha në formë drejtkëndëshi qëndrojnë shishe të vogla uji, dosje të holla, dhe dy derrkucë ngjyrë rozë të vendosur respektivisht. Ndonjëherë jam më shumë sesa duhet e paduruar, dhe e pyes se çfarë kuptimi ka që mban në tryezat e punës dy derrkucë. Më falni, mos janë gjë fatsjellës apo ruani ato njëlekëshat këtu? Ai nuk qesh, siç unë do prisja, por shkon dhe më tregon sesi dihasin ata kur i shtyp. - Është një mënyrë sportive për t’i thënë dikujt që po flet broçkulla. Pak me humor, sepse duhet kur punon me orë të gjata... Jeni një shef emocional, që bërtisni domethënë? - Nuk më ka ndodhur asnjëherë të ngre zërin. Sigurisht kjo punë kërkon shumë nerva dhe durim dhe nuk kam arsye të punoj me doza nervozizmi. Përpara se të bëjmë bisedën ai më shëtit në të gjithë magazinën e tij. Është diçka e stërmadhe dhe e vetmja që kam parë në Shqipëri me standard europian. Ka dhomë infermierie, wireless, një mensë simpatike, dhe mbi të gjitha askund nuk ka letra. Gjithçka është elektronike. Zgjedhja ideale për gjithë ato kode artikujsh. - Ideale por nuk ka qenë e thjeshtë ta bësh këtë në Shqipëri. Sepse të vijnë e të thonë: po pse nuk e bën me print këtë gjë, mor burrë? Nuk bëhet nami, gjysmën bëje elektronikisht, pjesën tjetër me dorë. Dhe ma thonë këtë njerëz që vijnë nga informatika. Kam këmbëngulur shumë që e gjitha të jetë kështu, nuk dua që të jetë domosdoshmëri komunikimi me tjetrin. Gjithçka të kryhet në distancë dhe secili të bëj mirë punën e tij. Po funksionon në masën 90 %. Por ambicia ime është 100%. Markat ekskluzive janë nga më të larmishmet, që nga shampanjat, deri tek orizi, makaronat, salcat, pijet energjike, verërat, birra, konjaku,

për të cilat më tregoi edhe disa sekrete që mund t’i mësojmë para sesa të bëjmë pazar. Ndërsa unë e pyes se çfarë shenje horoskopi ka (për habinë time është Demi, si unë. E pabesueshme, unë duhet të jem Demi i vetëm në qytet që s’merr vesh nga tregtia) ai afrohet me një shishe alkooli, dhe më thotë: Fillimisht do të të qeras me një konjak serioz. Duhet të ketë qenë shumë i mirë, edhe pse unë nuk marr vesh nga pijet alkoolike, por e piva duke e shoqëruar disa herë më ujë. Ndërkaq ai më tregon se, si student në Bari, gjatë periudhës se qeverisë tranzitore të Ylli Bufit, u gjet papritur në rolin e përkthyesit. Dinte shumë pak italisht, sa mund të dish pas 3 muajsh në një vend të huaj. Gjatë asaj kohe, falë notave maksimale dhe njohjeve të duhura, ai mundi të sigurojë një bursë me plot 15 milionë lireta. Kaq, në ato kohë, siç i thoshte edhe drejtori i një banke në Bari, nuk i merrte as ky i fundit. I duhej të mësonte që të mos humbte bursën, por ndërkohë në mendjen e tij nisën planet e një biznesi. Shqipëria ishte djerrë. Hahej vetëm qumësht pluhur dhe futja e prodhimeve ishte idealja. Ai ia ka dalë dhe duket i qetë si pemët e qershorit kur nuk fryn erë. Sot ka distribucion në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të zi. Flet me pasion për çdo artikull. Më tregon si një përrallë se pse do mërziteshin shumë francezët që t’ju m a r r ë sh ko nj a ku n d h e j o armanjakun. Francezët janë shumë të ndjeshëm ndaj prodhimeve të tyre. Ata kanë krijuar një strukturë që askush mos fusë hundët në kantinat e tyre. Konjaku p.sh. prodhohet në Marsejë, ndërsa armanjaku në Normandi. Shampanja (e vetmja që dija) bëhet në Reims. -Jemi absolutisht mbret i shampanjës në rajon. Jemi monopol me 98 % të tregut në një kuptim. Pse 3 shampanjat më të njohura në botë ju zgjodhën ju? 3 konkurrente në një çati?

-Fillimisht kanë bërë rezistencë, por kërkohen standarde dhe nuk është e lehtë. Mesa duket ata vendosën më mirë me një armik por të sigurt, sesa me sharlatan dhe prish markën e 4 shekujve djersë. Sot nuk shitet shija, pija, a ku di unë. Gjithmonë, dje sot dhe në të ardhmen do të shitet koncepti. Koncepti është marka. Dhe askush nuk lejon prekjen e prestigjit të saj. Biseda me Dritanin shkon sa tek verërat, aq tek makaronat. Nuk kisha menduar kurrë më parë se disa produkte që ne i marrim si të mirëqena janë aq të dashura për krijuesit e tyre, sa tani që po e mendoj habitem që edhe i shesin. Ose mënyra sesi ai rrëfen për produktet ishte gati një raport dashurie. Dhe meqë jemi tek dashuria, tek vera nëse doni të tregoheni vërtet shik, kërkoni një Corvo, një Marchedi di Barolo, Nino Negri është një kantinë prestigjioze me 5 yje. -Kemi 190 etiketa verërash. Le të themi që, i biem pianos si të duash. Nga fund i bisedës mora guximin dhe i tregova se nuk e kisha kuptuar atë historinë ‘me një lek’. Gjithë këto artikuj dhe u dashka të fitohet të paktën një lek? -Mira, në rast se në miliona e miliona copë ia del të marrësh një lek (net) është vendimtare, është fantastike. Vazhdova të mos e kuptoj, por zgjodha të mos dëgjoja dihatjen e derrkucit në tavolinë, për t’u larguar aspak e qetë nga ai takim gjysmëimagjinar. Sepse Dritani dukej sikur jetonte në një tjetër galaktikë. Ndryshe nga ajo që shohim në Tiranë. Nuk kish asnjë politikan që t’i pëlqente, por më rrëfeu që të paktën dikush, dikur, njëfarë Edi Rama, kish treguar civilizim me Tiranën. Tani, më tha, mbetet për t’u parë, ai dhe e gjithë skuadra e tij. Ju shihni televizion? - e pyeta. -Jo, po të qe ashtu do të kisha parë edhe ty në lajme. Nuk shoh aspak televizion. Pse duhet të pres nga media për të kuptuar se çfarë punësh të mira janë bërë?

-Mira, në rast se në miliona e miliona copë ia del të marrësh një lek (net) është vendimtare, është fantastike. Vazhdova të mos e kuptoj, por zgjodha të mos dëgjoja dihatjen e derrkucit në tavolinë, për t’u larguar aspak e qetë nga ai takim gjysmë-imagjinar. Sepse Dritani dukej sikur jetonte në një tjetër galaktikë. Ndryshe nga ajo që shohim në Tiranë. Nuk kish asnjë politikan që t’i pëlqente, por më rrëfeu që të paktën dikush, dikur, njëfarë Edi Rama, kish treguar civilizim me Tiranën. Tani, më tha, mbetet për t’u parë, ai dhe e gjithë skuadra e tij.


30

E shtunë-diel, 08-09 mars 2014

SHBA e 31-ta në botë, për shpejtësinë e internetit

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

8

14

15

18

19

23 28

20

21

25

24

11

16

31

43

32 39

44

50

34

48 52

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

55

Horizontalisht

1. Dukuri kimike kur një lëndë e patretshme kullon e bie në fund. 9. Elbasani në makina. 11. Krahinë në veri të vendit (mbrapsht). 14. Alqi, dirigjent i njohur. 15. Aftësia e fjalëve për të pasur më shumë se një kuptim. 18. Dhomë. 19. Të tilla janë piktura dhe muzika. 22. Shkollë që përgatit priftërinj. 23. Masë gjatësie që përdoret në disa vende. 25. Lloj pëllumbi i egër e shtegtar. 27. I thonë ndryshe profesion. 28. Mangët. 30. Xhelilaj, aktor i kinemasë. 32. Simboli kimik i nikelit. 33. Organizatë Separatiste. 35. Depo e madhe katërkëndëshe ose si kullë e rrumbullakët, që përdoret për grumbullimin e për ruajtjen e drithërave. 37. Kalleshi i njohur i peshëngritjes. 39. Govatë për të shtypur rrush. 41. Përemër vetor. 42. Ngjarje a ndodhi e veçantë. 44. Monedhë e vjetër turke. 46. Porosi që i japim dikujt për të na bërë patjetër një punë. 47. Murg endacak mysliman. 48. Pacino, aktor dhe regjisor i kinemasë amerikane. 49. Maks, piktor i njohur. 50. Ushtaraku që mban gradën nëntoger e lart. 52. Përemër pronor. 53. Mendes, aktore e kinemasë amerikane. 54. Që flet në mënyrë therëse. 55. Vepron në një mënyrë të caktuar.

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

45

51

54

53

33 40

47

49

13

17

38

46

12

27

37

42

10

22

30 36

41

9

26

29 35

8

1

1. Gjakderdhje, kërdi. 2. Grup punonjësish, që drejtojnë një gazetë. 3. Të qenët më i madh në numër. 4. Gjysma e një cuce. 5. Organizatë terroriste. 6. Mullar i vogël bari. 7. Shkronjë dyshe. 8. Mapo pa të forta. 9. Isufi, luftëtar patriot. 10. Gji i mbrojtur ku mund të ngarkohen e shkarkohen anije. 11. Airton, legjenda e Formula 1. 12. Ai që merret me një degë të sportit pa e pasur këtë si profesion. 13. Bukuri. 16. Mos pa një të butë. 17. Çdonjëri nga të afërmit e dhëndrit që i shpinin nuses rrobat si dhuratë para dasmës. 20. Gyp për të kaluar lëng. 21. Elementi kimik me simbol V. 24. Gjykim a mendim që për të njëjtën gjë përmban dy teza. 26. Lumë në Shkodër. 29. Gur i madh. 31. Kupë e drunjtë me kapak që puthitet mirë për të mbajtur ushqim. 34. Punoj me daltë gurin, mermerin a metalin për t'i dhënë një trajtë. 36. Kufiri që ndante një arë nga një tjetër. 37. Grimcë e dritës. 38. Qytet në veri të vendit. 40. I ka dora në mes. 41. Tërësi sendesh të hedhura njëri mbi tjetrin pa rregull. 43. Simboli kimik i selenit. 45. Rasha e këngës. 46. Markë detergjenti. 47. Shuaj. 48. Burim, gurrë. 51. Fronti Islamik. 52. Instituti Linguistikës.

4

6 9

9

7

1

5 7 2

5 4 2 5

5

8 4

1

6 3 7

2

3

8

4 7

3 1

7 6 8 1 4 8

8

3

2

7 9 2

6

8

1

9

3

6

SHBA-ja është shtëpia e shumë gjërave të mëdha, duke përfshirë edhe shkallën e lartë të depërtimit dhe qasjes në Internet, në mesin e zhvillimeve tjera në këtë vend. Por nëse i kushtohet vëmendje e duhur internetit të ofruar në ekonominë më të fuqishme të botës mund të thuhet se në përgjithësi SHBA ka ngecje në aspektin e inovacionit, edhe pse ky është shteti i cili fillimisht e ka zbuluar internetin, dhe ka një dominim të madh në të. Bazuar në rezultatet e një studimi të kohëve të fundit të publikuar nga kompania Ookla, e cila është krijuese e shërbimit SpeedTest, thuhet se SHBA ka mbetur prapa sa i përket shpejtësisë së internetit, dhe renditjes së shpejtësisë së internetit në nivel global. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 31-të sa i përket normës mesatare të shkarkimit në internet, ndërsa SHBA mban vendin e 42-të për shpejtësinë mesatare të ngarkimit në internet. Për kapacitetet e ofruara të internetit, SHBA tani renditet pas Hungarisë, Sllovakisë dhe Estonisë, një statistikë e cila nuk ka asnjë kuptim për shumicën, kur dihet se SHBA është vendi kryesor i teknologjisë dhe inovacionit modern, i cili është i shpërndarë dhe ka ndikim të jashtëzakonshëm në tërë botën.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri do iu beje te lumtur ne çdo moment. Beqaret do takohen me disa persona dhe do diskutojnë gjere e gjate me ta për t’i njohur sa me mire. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm dhe parashikues nëse nuk doni qe situata te ketë vështirësi.

Jo çdo gjë do shkoje ashtu si e kishit menduar sot ne jetën tuaj ne çift, prandaj here pas here mund te keni edhe ndonjë debat me partnerin. Kujdes! Për beqaret perspektivat janë goxha te mira. Disa mund te jene te shkathet dhe ta thellojnë me tepër njohjen me dike. Ne planin financiar duhet te ruani maturinë dhe te shpenzoni me shume kujdes.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ka rrezik qe mosmarrëveshjet dhe debatet te jene te shumta sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk do kuptoheni aspak me partnerin dhe nga ana tjetër do kërkoni ne çdo moment qe te dale e juaja. Beqaret do jene joshës dhe do e bëjnë me ne fund për vete personin qe kane pëlqyer gjithmonë. Ne planin financiar do jene te favorizuara edhe investimet apo transaksionet.

Te dashuruarit do vazhdojnë te jetojnë ne një ambient harmonik dhe mjaft entuziazmues. Çdo gjë do shkoje ashtu si ata e kane dashuruar. Beqaret do jene me te interesuar për aventura sesa për lidhje serioze gjate kësaj dite. Mundësitë ne fakt do jene te shumta. Ne planin financiar gabimi me i vogël do iu kushtoje shume shtrenjtë. Mendohuni shume here para se te vendosni.

Vertikalisht

Sudoku | nivel mesatar 3

5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

4

7

2

3

1

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e keqe sot kështu qe ju do kaloni një dite mjaft te bukur dhe pa debate. Shfrytëzojeni kohen kur te jenipranëpartnerintuajpërtefoluredhepër ndonjë projekt te se ardhmes. Beqaret do jene ne kërkim te personin ideal, por nuk do mund ta gjejnë dot atë. Financat do fillojnë te përmirësohen paksa. Gjithsesi mos kërkoni te pasuroheni menjëherë.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Plutoni do sjelle disa turbullira gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift, Do e keni te vështirë te ruani një klime te qete dhe here pas here do debatoni me partnerin. Beqaret do e realizojnë me ne fund takimin me te bukur te jetës se tyre. Financat do jene goxha te mira. Mund te kryeni pa frike te gjitha shpenzimet me te domosdoshme.

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

6

5

2

1

4

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 008, 212, 233, 252, 266, 302, 316, 412, 425, 452, 507, 520, 521, 522, 557, 683, 748, 896, 899, 933. Numra me 4 shifra: 0105, 0551, 1596, 2286, 3428, 5851, 5962, 8748. Numra me 5 shifra:

02555, 15478, 20767, 32155, 32323, 34490, 34719, 41455, 41587, 47859, 54249, 54263, 55354, 62580, 65485, 76888, 79244, 80547, 86122, 96999. Numra me 6 shifra: 002640, 012655, 546325, 581819, 625280, 751492, 835562, 875040.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII) Pas një kohe te gjate lidhjeje me ne fund do formalizoni gjithçka gjate kësaj dite. Do ndiheni te dy te gëzuar dhe entuziaste. Beqaret fatkeqësisht nuk do jene me fat dhe nuk do arrijnë as sot ta gjejnë partnerin ideal. Gjithsesi kjo nuk do te thotë qe ju te bini ne pesimizëm. Ne planin financiar duhet te bëni pak ekonomi nëse doni qe gjendja te stabilizohet.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

www.mapo.al

Çiftet do kenë një dite te zakonshme dhe fatmirësisht pa probleme. Jeta sentimentale e beqareve do varet tërësisht nga ata vete. Nëse tregohen te hapur dhe pranojnë ftesat qe do iu bëhen mund te kenë mundësi serioze për lidhje. Do arrini te ruani qëndrueshmërinë e te ardhurave edhe duke kryer ndonjë shpenzim te domosdoshëm.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Dite përgjithësisht e qete dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni. Beqaret do lodhen pak duke kërkuar, por ne pasdite do gjejnë një person qe do iu përshtatet ne çdo pike. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhen ndërmarrë operacione te rrezikshme.

AKREPI (22/X-21/XII)

Dite mjaft pasionante dhe e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni si mbi re ne krahët e partnerit tuaj dhe nuk do doni te shkëputeni nga ai për asnjë çast. Beqaret do kenë mundësi te realizojnë disa takime. Harxhoni kohen e duhur për t’u njohur me mire para se te merrni vendime. Financat do përmirësohen ne mënyrë te papritur.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Nuk është ende koha e duhur për te diskutuar mbi disa tema delikate ne çift. Partneri nuk do jete shume ne humor dhe mund te keni probleme. Beqaret do kenë një dite normale. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe mos kërkoni me ngulm te filloni një histori dashurie. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Vazhdoni te shpenzoni me kursim edhe pak kohe.

PESHQIT (20/II-19/III) Beni kujdes sot me ato qe do i thoni partnerit sepse po gabuat mund te keni probleme goxha serioze me te. Beqaret duhet te kujdesen pak me tepër për pamjen e tyre nëse duan te tërheqin vëmendjen e disa personave. Po e late veten pas dore do mbeteni me te njëjtin status. Ne planin financiar nuk duhet hedhur asnjë hap i pamenduar.


E shtunë-diel, 08-09 mars 2014

Mapo lunch

31

www.mapo.al

Dritan Bellaj është i vetmi nga personazhet e Lunch që nuk pranoi, për dreq, të fotografohej. Nuk ka asnjë foto të tij askund, veç zyrës së tij të madhe ku shfaqet ai me dy fëmijët e tij, një djalë dhe një vajzë. Nuk ka foto të tjera nga këto që mbajnë zakonisht disa biznesmenë, me kryeministrin, ish-kryeministrin, madje ka nga ata që akoma nuk e kanë hequr Fatos Nanon nga muri.

Dritan Bellaj

I pasur për një lek

Mira Kazhani

M

ë ndodh jo rrallë që ta bëj unë pazarin në shtëpi. Ndryshe nga prindërit e mi, unë jam e pakursyer dhe, edhe pse në shumicën e rasteve shumë nga ato që blej as nuk i provoj, por ani, më pëlqen shporta plot. Është një hakmarrje me filmat që na tronditnin botën ne fëmijëve të viteve ’80, kur shishen e coca-colës e fusnim në bufe apo çamçakëzin e ruanim në filxhanin e kafes 1 javë rresht. Jam e bindur se edhe ai që do takoj sot, e kujton madje shumë më mirë sesa unë këtë gjë. Është i pasur dhe më thotë se, nëse në fund të vitit ka mundur të fitojë një lek (neto) mesatarisht për çdo artikull, ai është i lumtur. Nuk e kuptoj hiç këtë gjë dhe hiqem sikur e përtypa me shpresën se gjatë rrugës do ta mësoj këtë teorinë e njëlekëshit. Dritan Bellaj është i vetmi nga personazhet e Lunch që nuk pranoi, për dreq, të fotografohej. Nuk ka asnjë foto të tij askund, veç zyrës së tij të madhe ku shfaqet ai me dy fëmijët e tij, një djalë dhe një vajzë. Nuk ka foto të tjera nga këto që mbajnë zakonisht disa biznesmenë, me kryeministrin, ish-kryeministrin, madje ka nga ata që akoma nuk e kanë hequr Fatos Nanon nga muri. Dritani ka një theks italian në shqipen e tij, diku-diku më del edhe dialekti i Vlorës, por jo aq sundues. Që prej vitit 1993 ai ka nisur të sjellë ekskluzivitetet e para. Sigurisht, vitet e para kanë qenë me disa makarona që as nuk janë më në treg, por suko ka bërë rezistencë tashmë në shoqërinë e plot 120 markave dhe 1200 artikujve që hyjnë nga Euronuovo dhe Mapo Cash&Carry. Është një biznes familjar, të cilin ai e ka çuar gjithnjë e më para. Do të thoni ju, si rashë në gjurmët e Dritanit? Ishte një sugjerim miqësor nga një mik i përbashkët, i cili më tregoi se, nëse isha vërtet në kërkim të shembujve pozitivë shqiptarë, duhet të takoja bosin e Mapo Cash&Carry. Ja ku jam sot kë-

tu, në një zyrë që më duket më e madhe sesa një fushë kalçetoje. Në dy tryeza të bardha në formë drejtkëndëshi qëndrojnë shishe të vogla uji, dosje të holla, dhe dy derrkucë ngjyrë rozë të vendosur respektivisht. Ndonjëherë jam më shumë sesa duhet e paduruar, dhe e pyes se çfarë kuptimi ka që mban në tryezat e punës dy derrkucë. Më falni, mos janë gjë fatsjellës apo ruani ato njëlekëshat këtu? Ai nuk qesh, siç unë do prisja, por shkon dhe më tregon sesi dihasin ata kur i shtyp. - Është një mënyrë sportive për t’i thënë dikujt që po flet broçkulla. Pak me humor, sepse duhet kur punon me orë të gjata... Jeni një shef emocional, që bërtisni domethënë? - Nuk më ka ndodhur asnjëherë të ngre zërin. Sigurisht kjo punë kërkon shumë nerva dhe durim dhe nuk kam arsye të punoj me doza nervozizmi. Përpara se të bëjmë bisedën ai më shëtit në të gjithë magazinën e tij. Është diçka e stërmadhe dhe e vetmja që kam parë në Shqipëri me standard europian. Ka dhomë infermierie, wireless, një mensë simpatike, dhe mbi të gjitha askund nuk ka letra. Gjithçka është elektronike. Zgjedhja ideale për gjithë ato kode artikujsh. - Ideale por nuk ka qenë e thjeshtë ta bësh këtë në Shqipëri. Sepse të vijnë e të thonë: po pse nuk e bën me print këtë gjë, mor burrë? Nuk bëhet nami, gjysmën bëje elektronikisht, pjesën tjetër me dorë. Dhe ma thonë këtë njerëz që vijnë nga informatika. Kam këmbëngulur shumë që e gjitha të jetë kështu, nuk dua që të jetë domosdoshmëri komunikimi me tjetrin. Gjithçka të kryhet në distancë dhe secili të bëj mirë punën e tij. Po funksionon në masën 90 %. Por ambicia ime është 100%. Markat ekskluzive janë nga më të larmishmet, që nga shampanjat, deri tek orizi, makaronat, salcat, pijet energjike, verërat, birra, konjaku,

për të cilat më tregoi edhe disa sekrete që mund t’i mësojmë para sesa të bëjmë pazar. Ndërsa unë e pyes se çfarë shenje horoskopi ka (për habinë time është Demi, si unë. E pabesueshme, unë duhet të jem Demi i vetëm në qytet që s’merr vesh nga tregtia) ai afrohet me një shishe alkooli, dhe më thotë: Fillimisht do të të qeras me një konjak serioz. Duhet të ketë qenë shumë i mirë, edhe pse unë nuk marr vesh nga pijet alkoolike, por e piva duke e shoqëruar disa herë më ujë. Ndërkaq ai më tregon se, si student në Bari, gjatë periudhës se qeverisë tranzitore të Ylli Bufit, u gjet papritur në rolin e përkthyesit. Dinte shumë pak italisht, sa mund të dish pas 3 muajsh në një vend të huaj. Gjatë asaj kohe, falë notave maksimale dhe njohjeve të duhura, ai mundi të sigurojë një bursë me plot 15 milionë lireta. Kaq, në ato kohë, siç i thoshte edhe drejtori i një banke në Bari, nuk i merrte as ky i fundit. I duhej të mësonte që të mos humbte bursën, por ndërkohë në mendjen e tij nisën planet e një biznesi. Shqipëria ishte djerrë. Hahej vetëm qumësht pluhur dhe futja e prodhimeve ishte idealja. Ai ia ka dalë dhe duket i qetë si pemët e qershorit kur nuk fryn erë. Sot ka distribucion në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të zi. Flet me pasion për çdo artikull. Më tregon si një përrallë se pse do mërziteshin shumë francezët që t’ju m a r r ë sh ko nj a ku n d h e j o armanjakun. Francezët janë shumë të ndjeshëm ndaj prodhimeve të tyre. Ata kanë krijuar një strukturë që askush mos fusë hundët në kantinat e tyre. Konjaku p.sh. prodhohet në Marsejë, ndërsa armanjaku në Normandi. Shampanja (e vetmja që dija) bëhet në Reims. -Jemi absolutisht mbret i shampanjës në rajon. Jemi monopol me 98 % të tregut në një kuptim. Pse 3 shampanjat më të njohura në botë ju zgjodhën ju? 3 konkurrente në një çati?

-Fillimisht kanë bërë rezistencë, por kërkohen standarde dhe nuk është e lehtë. Mesa duket ata vendosën më mirë me një armik por të sigurt, sesa me sharlatan dhe prish markën e 4 shekujve djersë. Sot nuk shitet shija, pija, a ku di unë. Gjithmonë, dje sot dhe në të ardhmen do të shitet koncepti. Koncepti është marka. Dhe askush nuk lejon prekjen e prestigjit të saj. Biseda me Dritanin shkon sa tek verërat, aq tek makaronat. Nuk kisha menduar kurrë më parë se disa produkte që ne i marrim si të mirëqena janë aq të dashura për krijuesit e tyre, sa tani që po e mendoj habitem që edhe i shesin. Ose mënyra sesi ai rrëfen për produktet ishte gati një raport dashurie. Dhe meqë jemi tek dashuria, tek vera nëse doni të tregoheni vërtet shik, kërkoni një Corvo, një Marchedi di Barolo, Nino Negri është një kantinë prestigjioze me 5 yje. -Kemi 190 etiketa verërash. Le të themi që, i biem pianos si të duash. Nga fund i bisedës mora guximin dhe i tregova se nuk e kisha kuptuar atë historinë ‘me një lek’. Gjithë këto artikuj dhe u dashka të fitohet të paktën një lek? -Mira, në rast se në miliona e miliona copë ia del të marrësh një lek (net) është vendimtare, është fantastike. Vazhdova të mos e kuptoj, por zgjodha të mos dëgjoja dihatjen e derrkucit në tavolinë, për t’u larguar aspak e qetë nga ai takim gjysmëimagjinar. Sepse Dritani dukej sikur jetonte në një tjetër galaktikë. Ndryshe nga ajo që shohim në Tiranë. Nuk kish asnjë politikan që t’i pëlqente, por më rrëfeu që të paktën dikush, dikur, njëfarë Edi Rama, kish treguar civilizim me Tiranën. Tani, më tha, mbetet për t’u parë, ai dhe e gjithë skuadra e tij. Ju shihni televizion? - e pyeta. -Jo, po të qe ashtu do të kisha parë edhe ty në lajme. Nuk shoh aspak televizion. Pse duhet të pres nga media për të kuptuar se çfarë punësh të mira janë bërë?

-Mira, në rast se në miliona e miliona copë ia del të marrësh një lek (net) është vendimtare, është fantastike. Vazhdova të mos e kuptoj, por zgjodha të mos dëgjoja dihatjen e derrkucit në tavolinë, për t’u larguar aspak e qetë nga ai takim gjysmë-imagjinar. Sepse Dritani dukej sikur jetonte në një tjetër galaktikë. Ndryshe nga ajo që shohim në Tiranë. Nuk kish asnjë politikan që t’i pëlqente, por më rrëfeu që të paktën dikush, dikur, njëfarë Edi Rama, kish treguar civilizim me Tiranën. Tani, më tha, mbetet për t’u parë, ai dhe e gjithë skuadra e tij.


CMYK

32

e shtunĂŤ-e diel, 08-09 mars 2014

www.mapo.al


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.