07 prill mapo ok

Page 1

Faqe 9

Ardit Çela: koha që Posta të ofrojë edhe shërbime bankare Drejtori i Postës Shqiptare flet për sfidat e kompanisë në kohën e internetit dhe bilancin 6-mujor

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 7 prill 2014. Numër 1177. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Lirimi 'misterioz' i Gjin Nikës Komandot shqiptarë, dy muaj pa pagesë në Afganistan Ushtarakët e misionit paqeruajtës, të cilët po shërbejnë në zonën e ashpër të Spin Boldakut nuk marrin shpërblimet prej dy muajsh. Ministria e Mbrojtjes: Po procedojmë me pagesat. Morali i ulët i kontingjentit elitë që na afron me NATO-n FAQE 4

Humbja e 23 qershorit, analizë pa “prerje kokash” në PD Demokratët së shpejti nisin analizën e shkaqeve të humbjes së zgjedhjeve verën e kaluar FAQE 3

Paraliza që ka ngrirë KLD Ende asnjë hetim për gjyqtarët që liruan Gjin Nikën, të fortin e kromit që u ekzekutua të premten në Fushë-Krujë. KLD pret kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë dhe pohon se nuk ka tagër në kontrollin e vendimmarrjes së gjyqtarëve. “Vendimet e Kushtetueses u japin të drejtë kontrolli gjykatave më të larta”. Faqe 5

Blushi: Politikanët e Kosovës, kundër bashkimit me Shqipërinë

Gjin Nika, i ekzekutuar pas lirimit nga gjykata e Apelit për konfliktet e kromit

Pjesë nga libri “Hëna e Shqipërisë” Meta në takimin me Nexhmije Pagarushën

Turi në Kosovë

Meta: Mbështes tolerancën fetare dhe bashkëjetesën etnike

FAQE 3

NgërÇ

Kush do ta pengojë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën; ndërkombëtarët apo vetë shqiptarët? Arsyet e elitës së Kosovës që do të vonojnë bashkimin dhe cilat

janë ngjarjet ndërkombëtare që mund të ndikojnë në përfshirjen e shpejtë në BE të dy shteteve shqiptare Vonesa e zgjerimit me Evropën do ta detyrojë Shqipërinë të zgjerohet. Natyrisht në Kosovë. Por ky proces

Ben Blushi në promovimin e librit nga UET-Press

shumë shpejt do të ketë kundërshtarët e vet që do arrijnë ta shtyjnë bashkimin për disa dekada të mira. Dhe kundërshtarët e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën nuk do jenë më serbë, as rusë dhe as evropianë. Ata do të jenë shqiptarë. Po përpiqem ta argumentoj këtë bindje, sepse e di që këto fjalë do t’ia ngrenë shigjetat e gjahut... Faqe 12

op-ed

NGA bujar kapexhiu

koment Fatmir Terziu

Blushi në kohë rileximi mitik të Hënës

Libri i ri i Blushit, letërsi nga ekzili

Këtë herë ishte Blushi. Blushi, (Juniori) do të thoshin këta të letrave këndej. Ai, Blushi i politikës, i letrave, i romaneve, i eseve, i shkrimeve, i opozitave dhe pozitave. Blushi, që më në fund e lexon edhe Hënën, planetin e miteve. Ai është ‘ese’ në leximin e tij. Dhe në leximin e esesë sjell “Hëna e Shqipërisë”...

Kur e pyetën kryetarin e Donacioneve Kombëtare për Artet në Amerikë se në ç’kuptim ishte përdorur në raportet e tyre termi letërsi, ai u përgjigj: ‘në kuptimin e gjerë të fjalës, dmth çdo lloj libri për leximin e të cilit njerëzve nuk është dashur t’u vihet pistoleta në zverk’. Në këtë kuptim libri i fundit...

koment Alfred Lela

FAQE 10

FAQE 11

ekonomi

reagimi

Qeveria, plan për të mbledhur Dasho Aliko 850 mln $ që bizneset i kanë shtetit replikon me FAQE 7

Dora e ngrohtë e rilindjes

ambasadën e SHBA: Ejani në Lazarat Një ditë pas deklaratës së Ambasadës amerikane për Lazaratin, kryetari i komunës, Dasho Aliko thotë se fshati është i sigurt për këdo. “Megjithë respektin që kemi për Shtetet e Bashkuara, unë dhe gjithë Lazarati... Faqe 5


2

afër/larg

1

Kronikë / Vonesa në pagesë

politikë \ Legalizimet

ekonomi / 850 bizneset

dhe “harresë” për komandot Rama: Kush paguan VIP, plani i qeverisë për shqiptarë në AfganistanFaqe 4 menjëherë, 20 % ulje Faqe 6 t'u marrë borxhet Faqe 7

Sipas sociologut Zdravko Savevski, partitë politike gjatë prezantimit të platformës zgjedhore në fushatë mund të sigurojnë maksimum 6-7 % të votuesve.

Analisti Ibrahim Mehmeti është i mendimit se partitë politike duhet të ofrojnë programe më tërheqëse për votuesit në përgjithësi e në veçanti për të papërcaktuarit. “Partitë shqiptare humbasin më tepër energji në ndërtimin e pozicioneve me partnerët e mundshëm nga blloku maqedonas, duke llogaritur pjesëmarrjen e tyre në qeveri, sesa që të përqendrohen në promovimin e programeve apo ideve të reja”.

Oferta “joshëse”, por asgjë e re për shqiptarët në Maqedoni Në Maqedoni, prej kësaj të shtune filloi fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Analistët mendojnë se premtimet e partive në të shumtën e rasteve janë të parealizueshme. Fatos Musliu/DW

Z

gjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në Maqedoni më 27 prill. Në garën për 123 vende deputetësh në 6 njësi zgjedhore dhe 3 njësitë e diasporës, do të marrin pjesë 5 koalicione dhe 9 parti politike. Deri tani, e vetmja parti që ka shpalosur platformën zgjedhore para fillimit të fushatës është partia shqiptare në pushtet BDI, e cila në konventën partiake, veç promovimit të kandidatëve për deputetë, ka shpalosur edhe thekset kryesore të programit. Zhvillimi ekonomik i vendit, zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, integrimi në strukturat euroatlantike, do të jenë pikat e programit të ardhshëm qeveritar të BDI-së. Sipas kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, në programin zgjedhor janë përfshirë 1800 projekte me vlerë prej 2 miliardë eurosh. “Ne me këtë program zgjedhor hapim një kapitull të ri, me çka ky kapitull, kjo platformë, ky program, kjo hartë ka të përcaktuar rrugën se nga do të ecim. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm që t’i realizojmë këto premtime, sepse jemi në objektivin satelitor- syrin e popullit”, - është shprehur lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Moto e BDI-së në zgjedhjet parlamentare do të jetë: “Bashkë më mirë, bashkë më të fortë, bashkë në Evropë”. Në përgatitjen e programit zgjedhor dhe paraqitjen në fushatë, BDI përveç ekspertëve nga vendi ka angazhuar edhe ekspertë nga SHBA-ja. Partia Demokratike Shqiptare, platformën zgjedhore do ta prezantojë në ditën e parë të fushatës. “Kjo parti në paraqitjen para elektoratit do të shfrytëzojë modelin amerikan të zgjedhjeve, që nënkupton takime të drejtpërdrejta dhe komunikim me votuesin”, thotë Bekim Fazliu nga PDSH. “Barazia e plotë e shqiptarëve në sistem, zyrtarizimi i gjuhës shqipe, decentralizimi i mirë-

filltë, ndarja e re territoriale, eurointegrimet, do të jenë thekset kryesore me të cilat do të dilet për të fituar besimin e elektoratit”, shprehet sekretari organizativ i PDSH-se, Bekim Fazliu. Rilindja Demokratike Kombëtare në këto zgjedhje del me moton ‘Është koha...’. “Platformën zgjedhore dhe organizimin e fushatës e kemi bërë vetë, pa angazhim të konsulentëve nga jashtë”, thonë nga RDK-ja. “Ne nuk vjedhim paratë e popullit për t’i harxhuar në fushatë. Ne qëllimet i kemi të qarta, fisnike dhe të kapshme për elektoratin. Programi ynë është rrugëdalje nga ky qorrsokak i pashpresë që është krijuar nga politikëbërja e qeveritarëve të deritanishëm”, thotë Artan Dika, shef i shtabit zgjedhor të RDK-së. VMRO-DPMNE, partia maqedonase në pushtet, në platformën zgjedhore një hapësirë kryesore u ka kushtuar projekteve ekonomike, hapjes së vendeve të reja të punës dhe sigurimin e investimeve nga jashtë. “Sa i përket fushatës, kemi angazhuar agjenci për marrëdhënie me publikun, të cilat do të përkujdesen për paraqitjen sa më të mirë si të kandidatëve tanë për deputetë, po ashtu edhe të kandidatit presidencial”, thotë Ilia Dimovski, kryesues i qendrës për informim të VMRO-DPMNE-së. Partia opozitare maqedonase LSDM, në këtë fushatë kryesisht do të konkurrojë me emra të rinj të kandidatëve për deputetë, që nga vetë partia vlerësohet si një hap i guximshëm. “LSDM në përpilimin e programit zgjedhor theks të veçantë i ka kushtuar zgjidhjes së problemeve aktuale, të cilat prej dekadash po e pengojnë eurointegrimin e vendit. Prosperiteti ekonomik, anëtarësimi në NATO dhe BE, dhe marrëdhëniet ndëretnike, do të jenë në fokusin e programit zgjedhor”, thotë Petar Shilegov, zëdhënës i Social-Demokratëve. Analistët politikë në përgjithësi programet zgjedhore të partive i vlerësojnë si mungesë të ofertave serioze për elektoratin. Ato, sipas tyre, janë të stërmbushura me premtime që vështirë se mund të realizohen. E gjithë kjo bën që një numër

“Analistët politikë në përgjithësi programet zgjedhore të partive i vlerësojnë si mungesë të ofertave serioze për elektoratin. Ato, sipas tyre, janë të stërmbushura me premtime që vështirë se mund të realizohen. E gjithë kjo bën që një numër i konsiderueshëm i votuesve të jetë ende i papërcaktuar.

Zhvillimi ekonomik i vendit, zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, integrimi në strukturat euroatlantike, do të jenë pikat e programit të ardhshëm qeveritar të BDI-së. Sipas kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, në programin zgjedhor janë përfshirë 1800 projekte me vlerë 2 miliardë euro.

i konsiderueshëm i votuesve të jetë ende i papërcaktuar. Kire Vasilev, studiues i çështjeve evropiane, thotë se partitë politike mundohen ta largojnë vëmendjen e opinionit nga problemet reale. Sipas tij, programet e partive politike ofrojnë ide dhe projekte, të cilat asnjëherë nuk mund të realizohen në Maqedoni. “Programet e tyre në shumë aspekte janë harxhuar dhe tani ata përpiqen që tema kryesore e debateve në opinion të jenë aksionet e ndryshme policore apo aferat e ndryshme korruptive. Në mjetet e informimit mungojnë debatet e mirëfillta mes oponentëve politikë. Qytetari i rëndomtë nuk mund të bëjë krahasimin se cili program është më joshës për një të ardhme më të sigurt të vendit”, shprehet Kire Vasilev. Analisti Ibrahim Mehmeti është i mendimit se partitë politike duhet të ofrojnë programe më tërheqëse për votuesit në përgjithësi e në veçanti për të papërcaktuarit. “Partitë shqiptare humbasin më tepër energji në ndërtimin e pozicioneve me partnerët e mundshëm nga blloku maqedonas, duke llogaritur pjesëmarrjen e tyre në qeveri, sesa që të përqendrohen në promovimin e programeve apo ideve të reja. Partitë shqiptare, të cilat dëshirojnë të fitojnë besimin tek votuesit, duhet të krijojnë një pozicion, i cili do t’u mundësonte që idetë e tyre në fund edhe të realizohen”, vlerëson Ibrahim Mehmeti. Sipas sociologut Zdravko Savevski, partitë politike gjatë prezantimit të platformës zgjedhore në fushatë mund të sigurojnë maksimum 6-7 % të votuesve. Duke u nisur nga ky fakt, në veçanti partitë politike maqedonase përcaktohen për ruajtjen e trupit të tyre votues. “VMRO-DPMNE bën një fushatë klasike zgjedhore, e cila më tepër është e motivuar në ruajtjen e trupit votues. Sa i përket votuesve të papërcaktuar, VMRODPMNE është e interesuar që kjo pjesë e votuesve, nëse nuk votojnë për të, të paktën të mos votojnë për opozitën, pra të vazhdojë të jetë e papërcaktuar”, shprehet Savevski. Sipas analistëve, zgjidhja e çështjes së emrit, proceset eurointegruese dhe zhvillimi ekonomik, do jenë tri shtyllat kryesore në të cilat do të mbështetet fushata e partive politike garuese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale.


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.04.2014

3

Manastiri i Deçanit Meta: Mbështes tolerancën fetare dhe bashkëjetesën etnike Kreu i Kuvendit e mbyll vizitën në Kosovë me takimin me këngëtaren e famshme, Nexhmije Pagarusha

K

ryetari i Kuvendit, Ilir Meta i kishte ruajtur për në fund të vizitës në Kosovë disa gjeste simbolike. Njëri prej tyre ishte vizita në Manastirin e Deçanit, ku u prit nga At Sava Janjiç, me të cilin biseduan rreth ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Manastirit. Manastiri ortodoks serb nuk është vetëm pjesë e Fondit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, por edhe një simbol i bashkëjetesës fetare dhe etnike në Kosovë. “Është kënaqësi që vizitoj Manastirin e Deçanit, të cilin ne e konsiderojmë si një simbol të bashkëjetesës. Shqipëria i kushton rëndësi tolerancës fetare dhe bashkëjetesës etnike, duke qenë e vëmendshme ndaj respektimit të të drejtave të njeriut. Në këtë drejtim ne mbështesim frymën e mirëkuptimit, harmonisë fetare dhe tolerancës”, - u shpreh Meta. Në komunën e Deçanit ka edhe një zonë tjetër që është shndërruar në një vend pelegrinazhi. Në fshatin Gllogjan, prej nga e ka prejardhjen Ramush Haradinaj, ndodhen Varrezat e Dëshmorëve të Gllogjanit. “Është nder të vijmë në Gllogjan dhe të përkulemi me mirënjohje të thellë ndaj popullit dhe ndaj bijve të Gllogjanit, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Jemi këtu për të parë drejt

Kosova vëzhguese në NATO

Rama: Perspektivë e re për shqiptarët Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sot pjesëmarrjen e Kosovës si vëzhguese në NATO. “Kosova, vëzhguese në Asamblenë e NATO-s, një tjetër perspektive e re dhe e shkëlqyer për shqiptarët në rajon”, shkruan Kryeministri shqiptar në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.

së ardhmes duke nderuar kujtimin e të rënëve e duke punuar për ta çuar përpara amanetin e tyre për një Kosovë t ë l i r ë e t ë b e g at ë ” , t h a Me t a . Po dje kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim në Komunën e Gjakovës, ku u prit nga kryetarja Mimoza Kusari Lila dhe zv. kryeministri Behgjet Pacolli. Thellimi i bashkëpunimit ekonomik në fusha me interes të përbashkët, siç është turizmi, ishte kryefjala e takimit. Përpara largimit nga Kosova, kryetari i Kuvendit ka bërë edhe një vizitë shumë të veçantë në shtëpinë e këngëtares Nexhmije Pagarusha, duke i shprehur asaj mirënjohjen e Shqipërisë për kontributin dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar ndër vite kombit shqiptar në vite. Ai tha se nuk mund të largohej nga Prishtina “pa vizituar Divën e muzikës shqiptare, së cilës i

Manastiri ortodoks serb nuk është vetëm pjesë e Fondit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, por edhe një simbol i bashkëjetesës fetare dhe etnike në Kosovë.

përulemi me mirënjohje të thellë për të gjitha emocionet që i ka dhuruar publikut mbarëshqiptar në dekada”. Mes emocionesh, znj. Pagarusha shprehu se sa e vlerësuar është ndjerë nga publiku shqiptar, ndërsa e f alenderoi kryetarin e Kuvendit për këtë nderim që vazhdon t’i dhurohet jo vetëm nga publiku, por edhe nga shteti shqiptar.

Humbja e 23 qershorit, analizë pa “prerje kokash” Bumçi: “Pikërisht kjo është fryma që unë mendoj se duhet t’i shmangemi. Koka turku kërkoni? Mendoj se asnjë parti nuk mund të ringrihet nëse do të bëjë koka turku”. Demokratët më në fund pas nëntë muaj vonese do të bëjnë analizën e humbjes së 23 qershorit. Ndërkohë që Partia Demokratike po mbyll fazën e anëtarësimeve dhe përditësimit të të dhënave në databasen e anëtarësisë, nga ana tjetër ajo po përgatitet për fazën e dytë, analizën e shkaqeve të humbjes dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese. Për këtë, udhëzimi(qarkorja) është bërë gati, ndërkohë që shumë shpejt kryetari Lulzim Basha do ta bëjë publike. Sipas deputetit dhe kreut të degës së Tiranës, Aldo Bumçi, udhëzimi për të nisur analizën është në momentet e fundit dhe së shpejti do të shpërndahet nëpër degët e vendit. “Meqenëse jemi pothuajse në fund dhe një pjesë e degëve pothuajse kanë mbaruar procesin

e regjistrimit të anëtarësisë, një pjesë është në proces përfundimi, mendoj që shumë shpejt, mesa kam dëgjuar, udhëzimi është përgatitur dhe mund të jetë në qarkullimet e fundit për t’u përmirësuar dhe do të bëhet publik nga kryetari i partisë”, - është shprehur Bumçi për “Ora News”. Për deputetin demokrat, procesi i analizës dhe zgjedhjeve të strukturave nuk është i vonuar. “Ne nuk kemi ngut. Ne kemi dalë nga një palë zgjedhje ku pësuam një humbje të fortë dhe asnjë analizë që është afër ngjarjes nuk do ishte objektive, nuk do bëhej me urtësi nëse do të kryhej me emocionet e momentit. Dhe njëfarë distance kohore u bën mirë të gjithëve për të analizuar më mirë zgjedhjet, arsyet që çuan atje dhe për rimëkëmbjen, pasi ky është qëllimi. Një analizë që bëhet në vrap e sipër është një analizë që mund të marrë një drejtim jo të duhur dhe që nuk i shërben askujt”,- shtoi Bumçi. Gjithashtu, ai garantoi se do të analizohen shkaqet e humbjes, por pa u ndalur tek emra konkretë. “Pikërisht kjo është fryma që unë mendoj se duhet t’i shmangemi. Koka turku kërkoni? Mendoj se asnjë

parti nuk mund të ringrihet nëse do të bëjë koka turku”, - tha Bumçi. E duke u ndalur në procesin e anëtarësimeve të reja, demokratët janë mjaft të kënaqur me këtë proces. “Procesi ka shkuar shumë mirë. Gjëja surprizuese do të thosha unë, në sensin pozitiv të fjalës, ka qenë shtimi i anëtarësisë së Partisë Demokratike, megjithëse PDja është sot në opozitë. Kjo tregon se Partia Demokratike është ende një forcë që i frymëzon qytetarët shqiptarë dhe kam përshtypjen se sot qytetarët shqiptarë pas përvjetorit

të 1 prillit të koalicionit qeverisës, e kanë kuptuar që rilindja ka qenë një gënjeshtër e madhe”, - u shpreh deputeti demokrat, Gerti Bogdani. Rifreskimi i anëtarësisë së PD dhe regjistrimet e reja janë në fazën e fundit dhe demokratët flasin për prurje të mëdha në numër në disa degë të mëdha, si ajo e Tiranës, Shkodrës, Elbasanit dhe Korçës. Problematike mbeten degë të tilla si Vlora dhe Fieri, ku përplasjet e rrymave të ndryshme për dominim kanë bërë që procesi të jetë më i ngadaltë.

vlerësimi

Berisha: Hap i rëndësishëm i Kosovës drejt NATO-s Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e Asamblesë Parlamentare në NATO për të pranuar Kosovën me statusin e vëzhguesit të saj. Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Berisha vlerëson se kjo është një arritje e madhe e Kosovës së pavarur në rrugën e saj të anëtarësimit të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. “Të dashur miq, Asambleja Parlamentare e Aleancës së Atlantikut të Veriut, e mbledhur në Riga, vendosi të pranojë Kosovën me statusin e vëzhguesit të saj. Kjo është një arritje e madhe e Kosovës së pavarur në rrugën e saj të anëtarësimit të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Urimet më të përzemërta për Kosovën, qytetarët, institucionet, shtetarët, forcat e saj politike për këtë arritje të rëndësishme në rrugën e integrimit euroatlantik”, - shkruan Berisha. Kreu i delegacionit të Lituanisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Ojars Eriks Kalnins ka bërë të ditur se gjatë takimit në Riga, Parlamentit të Kosovës i është dhënë statusi i vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Ndërkohë, Rusia është përjashtuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, në të cilën përfaqësohej me një marrëveshje të veçantë me Aleancën Atlantiko-Veriore.


4

në fokus

1

“Morali është përtokë, ndërsa rreziku është i madh, sepse sapo kanë përfunduar zgjedhjet. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga gjeneralët në Tiranë dhe kjo na mërzit”, - i tha MAPO-s njëri prej ushtarakëve

Eagle 9

20 mars

Gjin Nika, i dyshuar për dy vrasje, por i akuzuar me prova vetëm për tentativë vrasjeje, u lirua me një vendim të Gjykatës së Apelit. Prokuroria bëri rekurs, ndërsa dosja ndodhet tashmë në Gjykatën e Lartë

Komandot shqiptarë, dy muaj pa pagesë në frontin e luftës

Ushtarakët e misionit paqeruajtës, të cilët po shërbejnë në zonën e ashpër të Spin Boldakut nuk marrin shpërblimet prej dy muajsh. Ministria e Mbrojtjes: Po procedojmë me pagesat. Morali i ulët i kontingjentit elitë që na afron me NATO-n Në ceremoni publike, politika i quan ata krenari kombëtare, që bëjnë të mundur rreshtimin e një vendi të vogël si Shqipëria përkrah aleatëve të mëdhenj të NATO-s. Por ushtarakët e misionit paqeruajtës në Afganistan po përballen përveç vështirësive në terren, edhe me vonesën e pagesave. Kontingjenti “Eagle 9”, që ndodhet prej janarit në Afganistan, është aktualisht i papaguar në kohë dhe jashtë vëmendjes së shtetit. Misioni shqiptar prej 50 vetash ndodhet në zonën e ashpër të Spin Boldakut, në kufi me Pakistanin, ku rreziku është i vazhdueshëm. E megjithatë, trupat shqiptare atje do të duhet të mendojnë përveç detyrave të përditshme, edhe për vështirësitë financiare. Një burim i tha MAPO-s se, përveç vonesave në pagesë, ata janë të shqetësuar edhe për rrudhjen e shpërblimit nga taksimi progresiv. Çdo ushtarak që ndodhet në mision paqeruajtës, sipas një vendimi të qeverisë “Berisha” paguhet me 12 mijë lekë të reja në ditë. Me taksimin e sheshtë, pagesa e shënuar si dietë shkonte në 10 mijë e 800 lekë. Ndërsa sot, specialët e “Eagle” marrin në dorë 9 mijë e 200 lekë të reja në ditë. Vetë ushtarakët pohojnë se kur u nisën drejt Afganistanit në janar të këtij viti, nuk u ishte bërë me dije ky fakt. Shqetësimi është përcjellë në Ministrinë e Mbrojtjes, por vetë ata nuk kanë ende një përgjigje. Të kontaktuar nga MAPO, burime zyrtare

në Ministrinë e Mbrojtjes thanë se “misioni paqeruajtës në Afganistan ka marrë paradhënie shpërblimin e një muaji. Aktualisht po procedohet me pagesat e tjera”. Situata në bazën e ushtarakëve shqiptarë në Afganistan është megjithatë e nderë. “Morali është përtokë, ndërsa rreziku është i madh, sepse sapo kanë përfunduar zgjedhjet. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga gjeneralët në Tiranë dhe kjo na mërzit”, - i tha MAPO-s njëri prej ushtarakëve, në kushtet e ruajtjes së anonimatit. Shpërblimi financiar, përveç sistemit të karrierës, është një motivim i madh për Batalionin e Forcave Speciale që merr pjesë në misionet paqeruajtëse në kuadër të operacioneve të NATO-s. Për këtë arsye, edhe komandot që kanë parë vdekjen t’u kalojë pranë, janë kthyer sërish në tokën e luftës. Njëri prej tyre është edhe Aleksandër Peci, që mbeti i plagosur në sulmin ku vdiq komandanti Feti Vogli. Peci ndodhet sot në Afganistan, në misionin “Eagle 9”, edhe pse ende nuk ka marrë dëmshpërblimin e akorduar për plagosjen e tij. Kontingjenti “Eagle-9” zëvendësoi kontingjentin “Eagle-8” që veproi me mision në operacione luftarake në zonën e Kandaharit. Ky kontingjent i përbërë nga 50 ushtarakë të mirëtrajnuar realizon detyra në zonën operacionale Spin Boldak dhe Kandahar të Afganistanit, nën komandën e forcave amerikane.

60

Dollarë amerikanë në ditë merrnin ushtarakët shqiptarë në misionet paqeruajtëse, sipas një vendimi të vitit 2002, të qeverisë “Rama”. Për shkak të diferencës me ushtarakët e huaj, ky vendim u ndryshua në vitin 2010

12 000 Lekë në ditë paguhen që prej vitit 2010, forcat speciale paqeruajtëse shqiptare. Por kjo pagesë zbret në vlerën 9 mijë e 200 lekë, pas hyrjes në fuqi në janar të taksës progresive, që prek pagat e larta

Drejtori i Nigritas: Nëse Kareli vdes, do të humbim familjet Dëshmia rrënqethëse e një gardiani për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarit në burg. “I hodhën një kovë me ujë të ftohtë në kokë dhe e godisnin 14 veta me radhë. Goditja fatale iu dha në gjoks” “Sapo Kareli erdhi në burgun e Nigritas, drejtorit i erdhi keq dhe u përpoq ta mbrojë nga ndonjë sulm i mundshëm i gardianëve. Shefi i rojeve shkoi të përgatiste qelinë ku do të qëndronte Kareli dhe më pas u takua me drejtorin. Më vonë ai zbriti në dhomën e pritjes, ku gardianët e tjerë kishin nisur të rrihnin Karelin”. Kështu e nis rrëfimin e tij një prej gardianëve të akuzuar si pjesëmarrës në dhunën e ushtruar ndaj shtetasit shqiptar Kudret Kume, i cili humbi jetën në burgun e Nigritës në Greqi. Një dëshmi e publikuar nga mediat greke tregon se gardianët kanë pranuar dhunën e ushtruar ndaj 42-vjeçarit shqiptar. “Drejtori iu kërkoi të përmbaheshin dhe të prisnin sa të ikte ai. Por më pas vetë ai filloi ta qëllonte me shpulla. Në këtë moment, një i burgosur i hodhi Karelit

një kovë me ujë në kokë, ndërsa të gjithë filluan të godisnin ku të mundeshin. Vetëm njëri bërtiti ‘kujdes mos e qëlloni në kokë”, ka treguar dëshmitari. Kjo është vetëm një pjesë nga një tjetër dëshmi rrënqethëse e një prej gardianëve të burgut të Nigritas, dhënë oficerëve të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme në Policinë greke mbi vdekjen tragjike të të burgosurit shqiptar, Kudret Kume. Gjithsej ishin 14 persona që morën pjesë në torturimin e shqiptarit, përfshi 8 gardianë dhe rojet e jashtme të burgut. Në këtë dëshmi përmenden me emra të 14 personat që morën pjesë në rrahjen barbare të Kudret Kumes. Dy prej tyre ishin më agresivët, njëri ishte ai që i dha goditjen fatale në pjesën e gjoksit. Dëshmia e publikuar në të përditshmen greke “To Vima” përshkruan me detaje torturimin e 42-vjeçarit shqiptar dhe atë çfarë ndodhi më pas. “Dikush nga 14 gardianët që po rrihnin Karelin bërtiti ‘mjaft se do ta vrasim’. Por askush nuk e dëgjoi. Pas pak ai që foli nisi ta gjuante përsëri me shkelma. Në një moment drejtori dëgjoi ulërimat e të burgosurit dhe u fut në dhomën që po e torturonin.

Sapo pa skenën u tha gardianëve: ‘nëse doni ta rrihni bëjeni, por do ta mbani vetë përgjegjësinë. Nëse ai vdes, ne do humbasim familjet tona’. Pak më vonë gardianët thirrën një tjetër të dënuar për të fshirë gjakun nga dyshemeja e dhomës së izolimit. Ata nuk dukeshin të shqetësuar pasi ditën tjetër do ta çonin të burgosurin tek mjeku. Vetëm shefi i gardianëve tregonte të ishte shumë i shqetësuar. Për këtë arsye qëndroi për

orë të tëra në sallën e kamerave vëzhguese nga frika se mos Kareli do të vdiste”, thuhet në dëshmi. Sipas artikullit, të gjithë e kanë qëlluar 42-vjeçarin shqiptar, në të gjitha pjesët e trupit, por dy prej rojeve e gjuanin me tërbim të madh. Njëri prej tyre madje ishte edhe personi që i dha goditjen me bërryl në gjoks, e cila thuhet se i ka shkaktuar edhe vdekjen. Në vazhdim të dëshmive thuhet se drejtorit të burgut, kur është marrë në dorëzim Kareli prej policëve, i ka ardhur keq për të dhe ka vendosur ta çojë në një qeli të mbikëqyrur prej kamerave, për ta ruajtur nga sulmet e mundshme të rojeve, dhe ka urdhëruar një prej rojeve të jashtëm të përgatisë qelinë. Ky i fundit, pasi ka zbatuar urdhrin, ka hyrë në dhomën ku torturonin 42-vjeçarin shqiptar dhe, pasi e ka qëlluar disa herë, ka urdhëruar t’i sjellin një peshqir të madh të lidhur nyje dhe ka filluar ta gjuajë me të në të gjithë trupin. Të paktën 14 gardianë janë përfshirë në hetimet e prokurorisë për vdekjen e Ilia Karelit, ndërsa tetë prej tyre janë arrestuar si të dyshuar për torturë me pasojë vdekjen.

Komando

Historia e Bramatit, që vrau veten pas misionit Ushtarakët shqiptarë nuk i kanë shpëtuar fenomenit të stresit traumatik, me të cilin po përballen në masë ushtarakët e forcave paqeruajtëse që kanë shërbyer gjatë në Afganistan. Vetëvrasja e Marenglen Bramatit, i cili qëlloi veten pas kthimit nga Afganistani, nxiti mjaft debat në vend. Familjarët u shprehën për median se ai nuk kishte asnjë arsye tjetër, përveç presionit të përballur në zonën e luftës. Ndërsa komandoja i plagosur tha asokohe për mediat se misionet kanë ndikim në jetën e tyre. “Dhe besoj se edhe tek Marengleni misionet jashtë vendit kanë ndikuar, aq më tepër që ai ka parë gjithë skenën e vrasjes së kapitenit dhe plagosjes sime. Por, ndikon dhe shërbimi në Afganistan, sepse Marengleni ka qenë në front të luftës. Detyrat ishin të ndryshme, bënim kontrolle në autostradë, patrulla në këmbë nëpër qytet, shoqërim të personave të lartë amerikanë që ishin në bazë, si dhe personave të tjerë VIP që vinin në bazë, takime me popullsinë afgane, detyra nga më të ndryshmet që kryhen nga forcat speciale shqiptare”, - tha Peci për mikun e tij që i dha fund jetës.


2

në fokus

4 prill

Pak pas mesnatës, Gjin Nika u ekzekutua në urën e Tapizës në Fushë-Krujë së bashku me një mikun e tij. Ngjarja mbetet ende pa autor, por policia po heton konfliktet për kromin, si motiv për këtë krim.

3

Gazeta MAPO

5 prill

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i dërgon një letër presidentit Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku i kërkon nisjen e hetimeve për gjyqtarët që liruan Gjin Nikën.

Kapen 2 ton kanabis në bazën e gomoneve Rreth 2 ton kanabis u bllokuan dje në mesditë nga Policia e Qarkut të Vlorës në një operacion të saj. Blutë arrestuan një person dhe shpallën në kërkim pesë të tjerë. Operacioni u krye dje në mesditë në vendin e quajtur ‘Hidrofori i Akërnisë’, ku policia tha se kishte bllokuar rreth 2 ton lëndë narkotike kanabis-sativa. Ajo ishte transportuar dhe ndodhej brenda një furgoni të markës “Mercedes Benz”, që sipas policisë, nga hetimet e para dyshohet të jetë vjedhur nga

autorët e transportimit të lëndës narkotike në Gjirokastër. Veç furgonit që kishte brenda lëndë narkotike, policia tha se kishte bllokuar një traktor që shërbente për të nxjerrë mjetet lundruese nga toka në det, një automjet tip fuoristradë “Nissan Patrol”, si dhe 15 bidonë me lëndë djegëse benzinë. Policia tha se menjëherë pas bllokimit të lëndës narkotike kishte ndaluar dhe më pas arrestuar një person, i cili ishte duke drejtuar mjetin traktor në afërsi të vendit ku u

07.04.2014

4

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

sekuestrua lënda narkotike. Po ashtu policia tha se pas hetimit të kryer kishte shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë që kanë organizuar trafikimin e kësaj ngarkese. Policia nuk dha detaje të tjera në lidhje me rastin e mësipërm, por burimet thanë se besohet që lënda narkotike është marrë në Lazarat dhe është transportuar më pas në drejtim të Vlorës, pikërisht me automjetin furgon të markës “Mercedez- Benz”, i vjedhur në qytetin e Gjirokastrës pak ditë më parë.

5

14 Persona

të rrezikshmërisë së lartë, një pjesë e të cilëve në kërkim ndërkombëtar, janë liruar në shkallët e ndryshme të gjykatave përgjatë muajve të fundit. Ende nuk ka asnjë inspektim apo procedim për këto vendime

reagimi

Aliko replikon me ambasadën: Lazarati, i sigurt dhe mikpritës Një ditë pas deklaratës së Ambasadës amerikane për Lazaratin, kryetari i komunës, Dasho Aliko thotë se fshati është i sigurt për këdo. “Megjithë respektin që kemi për Shtetet e Bashkuara, unë dhe gjithë Lazarati, është një deklaratë që nuk i përket fshatit tonë. Për mu a ës ht ë ke qi n formim. Ligji funksionon në Lazarat njësoj si në të gjithë Shqipërinë’, - thotë kryetari i komunës, duke ngulmuar se fshati mikpret njësoj si të huajt, ashtu edhe shqiptarët. Ai hedh poshtë pretendimet se fshati Lazarat refuzon forcën e shtetit dhe bashkëpunimin me policinë. “Drejtori i Policisë së Qarkut të Gjirokastrës ka ardhur ka pirë kafe dhe ka diskutuar me ne për probleme të ndryshme. Banorët pengojnë pushtimin e Lazaratit dhe jo ata që vijnë për bashkëpunim”, - shton më tej Dasho Aliko. Deklaratës së ambasadës amerikane në Tiranë, ai i përgjigjet më tej me një ftesë. “Ftoj të gjithë ata që duan ta vizitojnë Lazaratin, i cili është një fshat i sigurt dhe mikpritës”, -përfundoi ai për TV Klan. Një ditë më parë, Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëronte shtetasit e vet që t’i qëndronin larg fshatit të marijuanës, për shkak të rrezikshmërisë që paraqet. “Fshati patrullohet nga trafikantët e drogës, që dekurajojnë njerëzit të hyjnë në këtë territor”,thuhej ndër të tjera në njoftimin e publikuar në faqen e Ambasadës së SHBA.

Lirimi i Gjin Nikës, paraliza që ka pushtuar KLD-në Ende asnjë inspektim për lirimin nga burgu të Gjin Nikës, i ekzekutuar pesë ditë më parë për konfliktet e kromit. KLD pret kërkesën e ministrit të Drejtësisë, ndërsa pohon se nuk mund të kontrollojë mënyrën e vendimmarrjes së gjyqtarëve Leonard Bakillari

Thirrja e ministrit të Brendshëm për të hetuar tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit në Tiranë, të cilët liruan nga qelia një të dyshuar për vrasje, pritet të jetë “beteja” e radhës mes Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ministrit Nasip Naço. Asnjë prej dy institucioneve nuk ka ndërmarrë ende një inspektim në Gjykatën e Apelit, për t’u njohur me dosjen dhe procedurat e ndjekura gjatë procesit për caktimin e masës së sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj shtetasit Gjin Nika, i vrarë pesë ditë më parë në një atentat në Fushë-Krujë. KLD dhe Ministria e Drejtësisë thonë se do të inspektojnë rastin e denoncuar në media, por deri tani, ende nuk ka veprime konkrete nga dy institucionet. Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë thanë se ende nuk është urdhëruar kryerja e inspektimit ndaj tre gjyqtarëve, pasi ministri Nasip Naço ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi do të merret sapo ministri Naço të kthehet në Tiranë. Por edhe KLD nga ana e saj është në pritje të vendimit që do të marrë

ministri i Drejtësisë, pasi sipas tyre, letra i është drejtuar Presidentit të Republikës dhe ministrit të Drejtësisë. “Nëse ministri i Drejtësisë kërkon që rastin në fjalë ta inspektojnë të dy inspektoratet, bazuar në memorandumin e bashkëpunimit që kemi nënshkruar, jemi të gatshëm ta realizojmë inspektimin”, - tha një burim i KLD-së. Më tej, burime të KLD-së thonë se ministri i Drejtësisë është autoriteti i vetëm që ka ekskluzivitetin për të propozuar procedim disiplinor ndaj gjyqtarëve në KLD. “Ne jemi të hapur për çdo propozim nga ana e ministrit të Drejtësisë dhe garantojmë se do të shqyrtohet me precedencë sipas procedurave ligjore”,- konfirmuan burime pranë KLD-së. Të njëjtat burime thanë se do të kryejnë inspektime në Gjykatën e Apelit, por sipas Kushtetutës, Këshilli nuk mund të kontrollojë mënyrën e vendimmarrjes nga gjyqtarët, pasi një gjë e tillë është kompetencë e një gjykate më të lartë. Për rastin në fjalë, atë të lirimit të një të dyshuari për vrasje në tentativë, i cili u vra vetëm dy javë pasi kishte lënë qelinë, reagoi edhe Gjykata e Lartë, e ci-

“Nëse ministri i Drejtësisë kërkon që rastin në fjalë ta inspektojnë të dy inspektoratet, bazuar në memorandumin e bashkëpunimit që kemi nënshkruar, jemi të gatshëm ta realizojmë inspektimin”, tha një burim i KLD-s

la sipas ligjit duhet të kontrollojë ligjshmërinë e vendimmarrjeve të gjykatave më të ulëta. Në një njoftim për mediat, Gjykata e Lartë tha se kishte pranuar rekursin e prokurorisë për rastin e të dyshuarit Gjin Nika dhe çështja ishte në pritje të gjykimit nga kolegji Penal. Por në kushtet kur i dyshuari është vrarë, juristët thonë se Gjykata e Lartë duhet të pushojë çështjen, pasi ka

rënë objekti i gjykimit. Pas një vendimi të tillë, i cili në këtë rast është i detyrueshëm për Gjykatën e Lartë, do të mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit. Pra në këtë rast, Gjykata e Lartë është në pamundësi për të kontrolluar ligjshmërinë e vendimit të dhënë nga gjyqtarët Fatmira Hajdari, Gramoz Levanaj dhe Edmond Gogo, çka do të thotë se vendimi i tyre do të mbetet në fuqi dhe si i tillë nuk do të jetë i kontestueshëm. Në një situatë të tillë, edhe institucionet që duhet të kontrollojnë punën e gjyqtarëve do të jenë në pamundësi për të përcaktuar nëse tre gjyqtarët e Apelit kanë shkelur ose jo ligjin me vendimin që i dhanë lirinë një të dyshuari për vrasje. Dy ditë më parë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me anë të një letre zyrtare i kërkoi Presidentit të Republikës, në cilësinë e kreut të KLD-së të inspektojë tre gjyqtarët që kishin vendosur masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj shtetasit Gjin Nika, i vrarë më 3 prill në një atentat në urën e Tapizës në FushëKrujë. Ky i fundit u ekzekutua vetëm pak ditë pas lirimit nga burgu, me një vendim të Gjykatës së Apelit.


6

fokus

Ditari

ngjarje e ditës Vendet bosh në AMA, sot debati te Mediat Kuvendi shpall sot zyrtarisht katër vende vakante për në Autoritetin e Mediave Audiovizive, përfshi edhe atë të kryetarit. Komisioni për Mediat ka përcaktuar si rend dite të mbledhjes së sotme diskutimin dhe hapjen e 4 vendeve vakante të AMA-s, në përputhje me MEMO-n e përgatitur nga Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura dhe që njihet si MEMO-ja e firmosur nga kryetari i Kuvendit. Sipas kësaj MEMO-je, në këtë institucion gjenden 4 dhe jo 3 vende vakante sa ka qenë përcaktuar

në dy MEMO-t e mëparshme, të hartuara po nga ky Shërbim. Kjo pritet të shkaktojë debat sot në komision, pasi opozita e konsideron MEMO-n e fundit të Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura si të manipuluar nga kryetari i Kuvendit. Ajo ka kërkuar me forcë gjatë këtyre javëve që për këtë çështje të merret një ekspertizë e specializuar ose nga Këshilli i Legjislacionit të Kuvendit, ose nga OSBE. Por, pavarësisht këtij insistimi, mazhoranca duket se ka humbur durimin dhe tashmë ka vendosur të veprojë

duke i dhënë kësaj çështjeje një zgjidhje të mesme, duke plotësuar vetëm 4 vende vakante dhe duke hequr dorë kështu nga zgjidhja që ofronte deputeti Alfred Peza në amendamentin e vet për të plotësuar AMA-n nga e para. Në mbledhjen e sotme të komisionit do të shqyrtohet dhe miratohet edhe projektrezoluta për punën e AMA-s për vitin 2013, bazuar kjo në konstatimet e raportit vjetor të këtij institucioni. Komisioni ka përcaktuar sot edhe një seancë dëgjimore me kandidatët për kryetar të KD të RTSHsë, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të tij.

Legalizimet

Rama: Kush paguan menjëherë, 20 % ulje “Ai 4-milionëshi i vjetër që është mesatarja për t’u bërë pronar, ka një reduktim të madh. Kush nuk paguan menjëherë, por pas një viti, e merr përsëri legalizimin, por nuk përfiton pas një viti nga ulja. Kush nuk paguan as pas një viti, nuk përfiton më asnjë ulje” “Problemi është që nga ‘Shaban-Tapia’ te hipoteka e shtëpisë është një rrugë e tërë, që ngec tek ZRRPP-ja. Tani do të përpiqen të japin kolloz-tapi, që është një lloj tapie me emër tjetër, po është po ajo tapi. Tapi për fushatë elektorale, letër pa vlerë, që kur të shkosh tek ZRRPP-ja të ngelesh në derë dhe Zoti e di sesi vazhdon loja”, - kështu do të deklaronte gati 1 vit më parë Edi Rama sot kryeministër, atëherë kandidat për kryeministër, duke ironizuar procesin e legalizimeve që kryente qeveria e djathtë. Por pavarësisht se atëherë do të zotohej se certifikata të tilla pa vlerë nuk do të shpërndaheshin më, duke premtuar zgjidhje përfundimtare të procesit brenda 2016-ës, dje në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ashtu si dhe dy javë më parë në Paskuqan, Rama shpërndau të njëjtat certifikata legalizimesh si ato që shpërndante ALUIZNI dhe ish-kryeministri Sali Berisha gjatë qeverisjes së djathtë. Këtë e ka pranuar dhe vetë kryeministri Edi Rama kur ka theksuar se certifikatat që po shpërndan ai, janë ato që janë prodhuar që nga koha e qeverisjes së shkuar. Kjo pasi siç dihet tashmë, procesi i legalizimeve që nga shtatori i shkuar është i bllokuar në pritje të hyrjes në fuqi të ligjit të ri dhe procedurave të reja. Por ndryshe nga një vit më parë, dje Kryeministri do ta quante

shpërndarjen e titujve të pronësisë si dëshmi të çuarjes përpara të realizmit konkret të një zotimi madhor të fushatës elektorale për të kryer dhe për të mbyllur legalizimet. “Janë mijëra tapi të tilla, për të cilat familjet kanë paguar nga 2-3 herë, pa llogaritur ato që janë paguar për xhepat e atyre që iu vinin në shtëpi me metra e me letra sa herë afrohej fushata elektorale. Ju dhanë të famshmet ‘Shaban-tapi”, - deklaroi dje Rama gjatë një takimi në ish- Kënetën e Durrësit. I shoqëruar edhe nga ministra të kabinetit të tij qeveritar, kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, në këtë takim Rama tha se qeveria është e vendosur t’i japë fund asaj që e quajti plagë të infektuar në vite: çështjen e legalizimeve. “Sot jemi këtu pasi jemi të gatshëm që zotimin tonë për të kryer dhe mbyllur legalizimet, si një plagë e madhe dhe thelluar në vite, falas ta bëjmë realitet. Ta bëjmë realitet duke filluar siç kemi filluar në çdo zonë me dhënien e dokumenteve të pronësisë për ata që kanë aplikuar vite më parë. 160 mijë aplikime të bëra në vite, për të cilat nuk është bërë asnjë gjë dhe askush nuk ka vajtur t’u trokasë në derë qytetarëve”, - tha Rama. Kryeministri tha se legalizimet do të kryhen për të g jithë

Bashkia e Tiranës: Paaftësia e ka bërë Ramën qesharak “Janë mijëra tapi të tilla, për të cilat familjet kanë paguar nga 2-3 herë, pa llogaritur ato që janë paguar për xhepat e atyre që iu vinin në shtëpi me metra e me letra sa herë afrohej fushata elektorale. Ju dhanë të famshmet ‘Shaban-tapi”

Bashkia e Tiranës i ka cilësuar si qesharake deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Durrës për legalizim falas për të gjithë qytetarët. Në një deklaratë për shtyp, Bashkia e Tiranës tha se Rama s’ka asgjë për të treguar për punën e tij dhe në mungesë të rezultateve të tij sulmon, bllokon dhe nxin çdo arritje për qytetarët. “Paaftësia e ka bërë jo vetëm gënjeshtar, por edhe qesharak Edi Ramën. Sot i qau hallin ish-nënkryetarit të tij të Bashkisë së Tiranës se nuk e ka të hipotekuar pallatin. Është bërë për të ardhur keq, se nuk di më dhe çfarë flet. Po pse për 11 vjet zoti Rama nuk e pajisët me hipotekë pallatin e Lames? Mos ndoshta si qindra të tjerë, ju pasi i lejuat ndërtuesit të shkelin lejen e ndërtimit, vendosët të braktisni mijëra qytetarë nga e drejta e tyre për të pasur hipotekën e shtëpisë së tyre?!” - thuhet në deklaratën e Bashkisë.

qytetarët, pa favorizime partiake, ndërsa u ndal edhe njëherë tek procedurat e këtij procesi: “Kush paguan, menjëherë ka 20% ulje nga çmimi, plus mund të paguajë 30-50% në letra me vlerë. Pra, ai 4-milionëshi i vjetër që është mesatarja për t’u bërë pronar, ka një reduktim të madh. Kush nuk paguan menjëherë, por pas një viti, e merr përsëri legalizimin, por nuk përfiton pas një viti nga ulja. Kush nuk paguan as pas një viti, nuk përfiton më asnjë ulje”, - tha Rama në fjalën

e tij. Më tej Kryeministri ka sqaruar se si do të veprohet me legalizimet për banesat që janë ndërtuar në prona publike apo të ish-pronarëve. “Askush nuk do të paguajë më për penalitete vonesash. Kush ka ndërtuar në tokën e vet, nuk do paguajë asnjë gjë, kush ka ndërtuar në pronën e shtetit apo pronarit të vjetër, ka një procedurë tjetër. Kemi një grup njerëzish që kërkojnë legalizim dhe një grup njerëzish që kërkojnë kthim pronash”, - u shpreh Rama.

Burgaj e Didi dëgjohen para komisionit hetimor

PD: Rama po gradon ata që sulmuan serverin e Tatimeve

Ka skaduar dje afati dymujor i veprimtarisë së komisionit hetimor “Për kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi gjatë procesit të lëvizjeve të burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit”. Në pikën 6 të vendimit numër 8 të Kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e këtij komisioni hetimor përcaktohet se: “Komisioni e ushtron veprimtarinë e tij për një afat 2-mujor nga miratimi i këtij vendimi”. Ndërkohë që po sipas të njëjtit vendim të botuar në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në Fletoren Zyrtare, ai është miratuar në datën 6.2.2014. Pra, sipas një llogarie të thjeshtë i bie që ky komision dje ka patur ditën e fundit të punës së tij ligjore. Megjithatë duket se palët kanë gjetur një konsensus dhe kanë vendosur që si datë të fillimit të këtij afati të njohin datën e

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ngre në detyrë personat përgjegjës për sulmin ndaj serverit të Tatimeve. Zëdhënësja e kësaj partie iu referua ish-këshilltarit të ministrit të Financave, një prej personave që sipas opozitës ka marrë pjesë në vjedhjen e të dhënave tatimore të biznesit dhe u emërua si drejtor i IT-së së kësaj ministrie. “Kryeministri Edi Rama ka shpërblyer grupin e sulmit në errësirë mbi serverin e Tatimeve, duke ndarë për ta poste e detyra të rëndësishme. Kryetari i grupit që akuzohet për fshirjen e mbi 4 milionë deklaratave dhe vjedhjen e të dhënave personale, konfidenciale, për interesa përfitimi të klientëve dhe të dyshes Rama-Meta, është bërë drej-

miratimit të përbërjes së komisionit, e cila ka qenë një javë më vonë sesa data e miratimit të vendimit për ngritjen e tij, pra më 13. 2. 2014. Pavarësisht se pa mandat të ligjshëm, komisioni me konsensusin e të dyja palëve ka vendosur që në ditët në vijim të zhvillojë një sërë seancash dëgjimore me ish-drejtues të Policisë së Shtetit dhe me drejtuesit aktuale të saj, ku deputetët do të kërkojnë informacion lidhur me lëvizjet dhe pushimet në radhët e uniformave blu përgjatë periudhës shtator 2013-janar 2014. Sot është parashikuar që të dëgjohet ish-drejtori i Përgjithshëm, Hysni Burgaj dhe pasardhësi i tij, Artan Didi. Përveç tyre, gjatë ditës së sotme janë parashikuar seanca dëgjimore dhe me 13 drejtues të tjerë të Policisë së Shtetit.

Përveç tyre, gjatë ditës së sotme janë parashikuar seanca dëgjimore dhe me 13 drejtues të tjerë të Policisë së Shtetit.

tor i IT-së në Zyrës Kombëtare të Regjistrimit të Pasurive. Ndryshe, përgjegjës për sigurinë e pronave të shqiptarëve. Rama ka shpërblyer edhe Panajot Gjiknurin, vëllain e ministrit të Energjetikës, deri dje këshilltar i ministrit të Financave, për ngritjen e zbatimin e kësaj skeme korruptive. Kohët e fundit ai është emëruar drejtor i IT-së në Ministrinë e Financave. Edi Rama ka graduar në këtë mënyrë autorët e skandalit më të madh në sigurinë tatimore të shtetit shqiptar. Duke i shpërblyer këta persona, ndaj të cilëve ka edhe kallëzim penal në prokurori, Rama tregoi edhe një herë se ata shkuan natën në serverin e Tatimeve për të kryer detyrat e Ramës dhe Metës”, - u shpreh Vorpsi.

"Rama tregoi edhe një herë se ata shkuan natën në serverin e Tatimeve për të kryer detyrat e Ramës dhe Metës” , - u shpreh Vorpsi.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.04.2014

7

Këmbimi, leku triumfon ndaj euros Monedha europiane këtë javë ka humbur pikë kundrejt monedhës vendase, lekut. Në fundjavë, monedha europiane u këmbye në tregun e brendshëm, sipas kursit të agjencive të këmbimit valutor, mesatarisht në blerje me 139.6 lekë, ndërsa një javë më parë u tregtua me 140.1 lekë. Edhe në shitje

këtë javë euro është tregtuar me 140.1 lekë, ndërsa një javë më parë është treguar me 140.6, duke humbur pikë ndaj lekut. Ndërkohë, dollari amerikan këtë javë është blerë me 101.6 nga 101.8 lekë që tregtohej një javë më parë. Monedha amerikane është shitur me 102.2 lekë,

ndërsa një javë më parë është tregtuar me 102.4 lekë. Gjatë muajve të fundit, tendenca e këmbimit euro-lek ka qenë në favor të monedhës europiane dhe tendenca e përgjithshme e lekut ka qenë ajo e zhvlerësimit, pavarësisht luhatjeve momentale të kursit të këmbimit.

850 bizneset VIP, plani i qeverisë për t'u marrë borxhet Shlyerja e borxheve ndaj bizneseve do të pasohet nga një plan që Ministria e Financave do të ushtrojë në VIP-at kundër evazionit fiskal. Eksperimenti do të nisë me 100 kompanitë më të mëdha në vend, të cilat do të detyrohen të certifikojnë bilancin me një nga katër kompanitë botërore më të mëdha të auditit Pasi të shlyejë të gjitha detyrimet ndaj biznesit, qeveria e ka në plan të forcojë luftën ndaj evazionit fiskal dhe bilanceve të dyfishta ndaj kompanive të mëdha. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, në një takim me gazetarët tha se tashmë skema është gati. Pasi biznesit t’i jenë shlyer borxhet dhe të bëhen lehtësirat e nevojshme në legjislacionin fiskal gjatë këtij viti, më 2015-ën do të nisë praktika e re për mbledhjen e taksave që i takojnë shtetit. Skema

Kompanitë e biznesit të madh do të detyrohen që me fondet e veta të kontraktojnë një nga katër kompanitë më të mëdha audituese në botë si KPMG, “Deloitte” etj., me qëllim për të certifikuar bilancet vjetore të kompanive. Ky audit, sipas Canit, do të shërbejë edhe për kompanitë, por edhe për llogari të tatimeve. Në vitin e parë, që do të jetë viti 2015, do të përfshihen në këtë projekt 100 kompanitë më të mëdha në vend dhe më pas, në vitin e dytë do të detyrohen të 850 bizneset VIP. Ky lloj kontrolli i anonçuar që kur qeveria ishte në opozitë, pritet të shmangë evazionin fiskal në këtë kategori të biznesit, e cila në të

shumtën e rasteve operon me më shumë se një bilanc. Ministria e Financave sqaroi se e ka marrë këtë praktikë nga vende të tjera në zhvillim ku ka njohur sukses. Taksat që biznesi VIP paguan për arkën e shtetit arrijnë në rreth 70 për qind të totalit të buxhetit. Në studime jozyrtare, por edhe në të dhënat zyrtare të Shërbimit Inteligjent Amerikan (CIA), informaliteti në vendin tonë njihet rreth vlerave 50 për qind. Përveç këtyre fakteve, tashmë të gjithë e dinë se pjesa më e madhe e bizneseve më të mëdha në vendin tonë punojnë me dy bilance. Në kategorinë e bizneseve VIP përfshihen kompanitë e prodhimit dhe të tregtimit të karburanteve, bankat,

Burimet nga Ministria e Financave bëjnë me dije se procesi i auditimit me bizneset e mëdha do të kryhet nga kompanitë “Price Waterhouse”, KPMG, “Deloitte” dhe “Ernst & Young”.

kompanitë e ndërtimit të rrugëve, kompanitë e energjetikës dhe ato të telekomunikacioneve, si dhe kompani me aktivitet në tregti. Nga ana tjetër Banka Botërore ka rekomanduar një përmirësim të klimës në marrëdhëniet me biznesin, pasi në këto kohë krize ekonomike atë janë gjeneratori themelor i rritjes ekonomike, rritjes së të ardhurave buxhetore dhe rritjes së punësimit. Evazioni

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka kushtëzuar rritjen e mëtejshme të taksave në vendin tonë edhe me luftën ndaj evazionit fiskal. “Nëse nuk do të ketë rritje të të ardhurave nga administrimi

fiskal, nuk do të vijohet pafundësisht me rritjen e taksave”, - ka sugjeruar Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ulja e evazionit fiskal është edhe një nga 23 kushtet e marrëveshjes trevjeçare. Gjithashtu, Ministria e Financave do të forcojë edhe më tej strukturat e mbledhjes së borxheve në Tatime dhe në Dogana. Aktualisht, borxhi që bizneset i kanë qeverisë (sipas listës së posaçme të shpallur nga Tatimet) arrin në vlerën e më shumë se 750 milionë dollarëve, shumë kjo më e madhe se borxhi që shteti i ka biznesit. Një pjesë e kësaj shume duket se është e paarkëtueshme sipas Ministrisë së Financave, për shkak se është borxh i krijuar nga gjoba të vëna ndaj kompanive që kanë falimentuar.

Studimi: Taksat në Shqipëri rëndojnë në pak biznese Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave nga taksat në rajonin e Europës Juglindore. Të ardhurat nga taksat ishin sa 21.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2013, nivel ky më i ulët se një vit më parë. Studimi i “Al-Tax”, i cituar nga revista “Monitor” thotë se është i fokusuar te pak biznese. Gjysmën e të ardhurave nga taksat në vendin tonë i sigurojnë vetëm 5% e ndërmarrjeve. Shqetësimi vjen nga studime, të cilat vënë në dukje se, pavarësisht se bazohemi te sipërmarrjet e vogla, kontributi i tyre në prodhimin vendas është minimal. Sipas publikimit të Qendrës “AlTax”, përllogaritet që më pak se 800 ndërmarrje paguajnë 50% të taksave. Shqetësimi i ekonomistëve është se sipërmarrjet e vogla janë baza e aktivitetit ekonomik në Shqipëri, por nuk shërbejnë si bazë “furnizimi” për ekonominë. Përllogaritjet mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Institutit të Statistikave vënë në

dukje se 76% e bizneseve janë të vogla. Por mbetet shqetësues fakti se sa e mbështesin ato ekonominë. Autorët e studimit vërejnë me shqetësim se 76% e sipërmarrjeve kontribuojnë vetëm me 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ekonomistët shprehen se një situatë e tillë duhet vlerësuar, pasi kemi një ekonomi që bazohet në biznesin e vogël, por nuk gjeneron të ardhura, ndërkohë që në vendet e tjera biznesi i vogël prodhon të ardhura. Ajo

Niveli i të ardhurave nga taksat në vendin tonë vlerësohet të jetë 21.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, më i ulët se një vit më parë dhe më i ulët se në rajon.

që këshillon zoti Gjokutaj është zgjerimi i bazës, jo vetëm për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar apo tatimfitimin, por edhe zgjerimi i bazës mbi të ardhurat personale. Ekonomistët janë shprehur se ekonomia bazohet te sipërmarrjet e vogla, por ato nuk e “ushqejnë” ekonominë. Niveli i të ardhurave nga taksat në vendin tonë vlerësohet të jetë 21.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, më i ulët se një vit më parë dhe më i ulët se në rajon. Sipas vlerësimeve të tregut të brendshëm, niveli i të ardhurave nga taksat ndaj PBB-së zbriti nga 22.8% në vitin 2012, në 21.5%. Në rënie paraqitet ky tregues edhe në Maqedoni, Greqi e Serbi, por krahasimi i të dhë nave ndërkombëtare të ekonomisë nxjerr në pah se të ardhurat nga taksat në shtetet fqinje janë më të larta, duke filluar që nga Kosova deri te Serbia, ku të ardhurat nga taksat arrijnë në 35.6% e PBB-së.

Vendet

2012 taksat/PBB

2013 taksat/PBB

Shqipëria 22.8 21.5 Kosova 22.6 21.5 Maqedonia 24.6 24.1 Kroacia 33.1 33 Greqia 36.2 35.4 Bosnja 38.9 38.1 Mali i Zi 33.7 34.3 Serbia 36.2 35.6


8

Gazeta MAPO

07.04.2014

Njoftime/reklama

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 42, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

dossier

Nr. 42 Viti III i botimit mars 2014

Çmimi 300 Lekë

DY SHTETE NJË ÇATI

DASHURITË NDËRKOMBËTARE TË LORETA BERHAMIT, ELINA DUNIT, VALBONA ÇOBËS, GENC TUKIÇIT

me Madame

IRIS LUARASI EVA IDRIZLLARI ERIDIONA SHULI DARIEN LEVANI EVI REÇI BESART KADIA

fashion INTO the WOODS

Personazh ADELINA MUÇA NË TEATËR UNË DHE HERVIN ÇULI, SI DY TË HUAJ

Prezantimi i Festivalit të Këngës në RTSH, një film serial, një shfaqje në teatrin e Metropolit, rikthim te prezantimi me “Netët e Klipit”, një këngë dhe videoklip i ri...Duket se Klea Huta e ka pushtuar të gjithë skenën

e diel EKSKLUZIVE

/ INTERVISTA

ME FILOZOFIN

FRANCEZ, LUC

FERRY: BOTA

ASNJËHERË NUK

KA QENË MË

MIRË

KOMISIONI I POSAÇËM I SHPRONËSIMIT

VITI VIII NR. 16 (261),

BOTIMIT MARS

300 LEKË 2013 ÇMIMI

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

30 lekë

30 lekë

BELL ALASTAIR CAMP RAMËS

DJES SË EDI

NJERIU I RILIN E PËRMUAJSHME

30 lekë

J BESNIK MUSTAFA në Ngatërresat me kufirin francez emrin Le Pen STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët

E përmuajshme

E përmuajshme INTERVISTA ME EKSKLUZIVE /

Z, LUC FILOZOFIN FRANCE

ERË NUK FERRY: BOTA ASNJËH

KA QENË MË MIRË

bashkëbisedim

me Henri

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ PLUS çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

VIII BOTIMIT NR. 16 (261), VITI

300 LEKË MARS 2013 ÇMIMI

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

AFAJ BESNIK MUST Ngatërresat në me kufirin francez emrin Le Pen LIKU STEFAN ÇAPA Gjurmët e ujkut tarët shqip oriental te FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

PBELL ALASTAIR CAM

S

JES SË EDI RAMË

E PËRMUAJSH

ME

NJERIU I RILIND

në Kosovë, nga koha e luftës në Shqiptarët e njohinnë Kosovë. Campbell vjen Tony Blair-it. një ushtarakisht i fushatave të UET Press. Në për të ndërhyrë Blair, botim i Eshtë spin doctor-i e shefit të tij e të tjera. e mia me Tony së në politikë, kur mbronte vendiminDitarët e atyre ditëve: Vitet t me rëndësinë e strategji Shqipëri pikërish me Henri ÇILIN flet për librin, bashkëbisedim

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM

e luftës në Kosovë, njohin nga koha Campbell vjen në Shqiptarët e në Kosovë. të Tony Blair-it. Press. Në një ushtarakisht i fushatave botim i UET të tij për të ndërhyrë me Tony Blair, Eshtë spin doctor-i e të tjera. vendimin e shefit atyre ditëve: Vitet e mia e strategjisë në politikë, kur mbronte me Ditarët e librin, rëndësinë ÇILIN flet për Shqipëri pikërisht

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

SHOQËRIA SHOQËRIA PËRMBARIMORE PËRMBARIMORE “JUS” “JUS” sh.p.k sh.p.k

Ministria e Punëve të Brendshme, shpall kërkesën për shpronësimin e pasurive të paluajtshme të pronarëve: Z. Fadil Dura, Z. Beniamin Dura, Z. Hajrulla Dura, Z. Nuredin Seitaj, SHOQËRIA PËRMBARIMORE “JUS” sh.p.k sipas tabelës bashkëlidhur.

ZHVILLON ANKAND PËR PASURINË Subjekti kërkues është Bashkia Berat. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat që preken nga ky shpronësim. Vlera totale e shpronësimit: “Për restaurim2 Apartament me sip. totale 50.48 m , pasuria me Nr. 5/182+1-9, Zona kadastrale in e objektit, ështënë 1 888 800 lekë. 8320, vol. 3, Merkato-Qendër”, faqe 132, që ndodhet Lagjen nr. 3, shkalla 1, kati 4, Ap. 9, Krujë. Çmimi: 2,188,836 (dy milionë e njëqind e tetëdhjetë e tetë mijë, e tetëqind e Ky publikim do të jetëlekë. për një periudhë 1 javore ora dhe 16.00. brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij tridhjetë e gjashtë) Data 15.04.2014,

afati për publikim, personat që kanë emrin, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre Adr: Shoqëria Përmbarimore “Jus” Blv “Zogu I” Pall “Agimi”, 2/2, Nr.tel+355 të shoqëruara me dokumentet përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme. 42419319/ +355 66 2000 210, e-mail: jus.shpk@gmail.com TË DHËNA MBI LISTËN EMËRORE TË PRONARËVE DHE PRONAVE QË DO TË SHPRONËSOHEN “PËR RESTAURIMIN EKURMAKU OBJEKTIT, MERKATO-QENDER”, ZYRA PËRMBARIMORE SHPALL PËRBASHKIA SHITJEBERAT NË ANKAND

Adr: Adr:Shoqëria ShoqëriaPërmbarimore Përmbarimore “Jus” “Jus” Blv Blv “Zogu “Zogu I” I” Pall Pall “Agimi”, “Agimi”, 2/2, 2/2, Nr.tel+355 42419319/ 42419319/ +355 +355 66 66 2000 2000 210, 210, e-mail: e-mail: jus.shpk@gmail.com jus.shpk@gmail.com

Zona Kadastrale 8502 1. Pasurinë "Apartament", regjistruar në ZVRPP Kavajë, me nr. pasurie 4/316-2, vol 2, faqe 103, sip. 59 m2, ZK 3234, pasuri në Rrogozhinë, pronësi shtetasve SkendNr. me Emër Mbiemër Nr. i e ndodhur Sipërfaqe/ Çmimi në Vlera në të Lloji i Dokumentit er e Dire Sheshi. Kjo pasuri është vënë nëm² hipotekë nënë favor të lekë BKT. Ankandi zhvillohet ditën pasurisë e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 15.oo me Çmimin fillestar 1,348,480 (njemilionetreqindlekë/ edyzetetetemijeekaterqindetetedhjete) leke. m² ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 13/65, 2. Pasurinë "Ndërtesë një katëshe banesë", regjistruar në 1 sip. Fadil Dura 8/139 5 në lagjen "Xhami" 59 025 Peqin, 295 125 Vërtetim Pronësie me 102.5 m2, ZK 2908, pasuri e ndodhur në pronësi të shtetasve Bedri2e Majlinda Gripshi. Kjo pasuri është vënë në12 hipotekë në favor të BKT.708 Ankandi ditën e Hënë Beniamin Dura 8/139 59 025 300 zhvillohet Vërtetim Pronësie më dt. 07.04.2014, ora 16.oo me Çmimin fillestar 2,800,000 (dymilioneteteqindmije) leke. 3 Hajrulla Dura 8/139 5 përmbaruesit 59 025 295 125 Vërtetim Pronësie Ankandet zhvillohen pranë selisë së gjyqësor Kastriot Kurmaku, 4 NuredinRruga Seitaj "28 Nëntori", 8/139 10 025 Gjykatës 590 250 Elbasan. Vërtetim Pronësie pall "F.Turku" kati 2,59pranë E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479. Totali 32 1 888 800

ZYRA PËRMBARIMORE KURMAKU SHPALL PËR SHITJE NË ANKAND

ZYRA PËRMBARIMORE KURMAKU SHPALL PËR SHITJE NË ANKAND

1. Pasurinë "Apartament", regjistruar në ZVRPP Kavajë, me nr. pasurie 4/316-2, vol 2, faqe 103, me sip. 59 m2, ZK 3234, pasuri e ndodhur në Rrogozhinë, në pronësi të shtetasve Skender e Dire Sheshi. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 15.oo me Çmimin fillestar 1,348,480 (njemilionetreqindedyzetetetemijeekaterqindetetedhjete) leke. 2. Pasurinë "Ndërtesë një katëshe banesë", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 13/65, me sip. 102.5 m2, ZK 2908, pasuri e ndodhur në lagjen "Xhami" Peqin, në pronësi të shtetasve Bedri e Majlinda Gripshi. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 16.oo me Çmimin fillestar 2,800,000 (dymilioneteteqindmije) leke. Ankandet zhvillohen pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.

Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "are+truall+ndertese", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 75/23/1, vol 2, faqe 50, me sip. totale 2400 m2, nga kjo sip trualli 250 m2, nga kjo sip. ndertimi 121 m2, ZK 2559, pasuri e ndodhur në fshatin Malasenj, Cerrik, në pronësi të shtetasit Jonuz Kamami. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të ProCredit Bank. Ankandi zhvillohet ditën e marte më dt. 15.04.2014, ora 15.oo me Çmimin fillestar 4,823,919.2 (katermilioneteteqindenjezetetremije e nenteqindenentembedhjete, pike dy) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku. Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.

ZHVILLON ZHVILLON ANKAND ANKAND PËR PASURINË Apartament Apartamentme mesip. sip. totale totale 50.48 50.48 m m22,, pasuria pasuria me me Nr. Nr. 5/182+1-9, 5/182+1-9, Zona Zona kadastrale 8320, 8320,vol. vol.3, 3,faqe faqe132, 132, që që ndodhet ndodhet në në Lagjen Lagjen nr. nr. 3, 3, shkalla shkalla 1, 1, kati kati 4, 4, Ap. 9, Krujë. Çmimi: (dy milionë njëqind ee njëqind tetëdhjetë e tetë mijë, tetëqind Çmimi 2,188,836 fillestar: 2,188,836 (dye milionë e tetëdhjetë e etetë mijë, e tridhjetë Data 15.04.2014, ora 16.00. ora 16.00. tetëqind ee gjashtë) tridhjetëlekë. e gjashtë) lekë. Data 15.04.2014,

ZYRA PËRMBARIMORE KURMAKU SHPALL PËR SHITJE NË ANKAND Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "are+truall+ndertese", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 75/23/1, vol


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

intervistë

07.04.2014

9

Posta Shqiptare po implementon në kohë rekord në të gjithë Shqipërinë, në bashkëpunim me ISSH, portalin online të pagesave të pensioneve. Kjo ka sjellë transparencë, siguri, efektivitet dhe pa diskutim, kohë më të shpejtë shërbimi”

Ardit Çela: Është koha që Posta të ofrojë edhe shërbime bankare Drejtori i Postës Shqiptare, Ardit Çela flet për sfidat e kompanisë në kohën e internetit dhe bilancin 6-mujor. “Në shumë zona, shteti shqiptar përfaqësohet vetëm me prezencën e zyrave postare. Ne kemi mundësinë që t’i transformojmë zyrat tona dhe dimensionin e tyre tradicional, duke i kthyer në qendra shërbimesh multifunksionale” Zoti Çela, figura e postierit ka luajtur një rol të rëndësishëm në shekuj për zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Ai ishte personi që lidhte anët e botës dhe sillte lajmin e mirë, të keq apo të rëndësishëm tek njerëzit. Si konsiderohet figura e postierit sot në botën e internetit dhe sa mund t’i mbijetojë Posta kohës së informacionit të shpejtë? Pavarësisht evoluimit të vazhdueshëm të shoqërisë sonë, të orientimit të zhvillimit të shërbimeve gjithnjë e më shumë drejt natyrës dixhitale apo elektronike, pavarësisht depërtimit gjithnjë e më të madh të teknologjisë së informacionit në komunikimin e përditshëm, është e vështirë që të zëvendësohet roli që kryen Posta dhe postieri si përfaqësuesi emblematik i shërbimeve postare. Nuk janë vetëm letrat apo pakot që ne dorëzojmë, por së bashku me to ne shpërndajmë edhe shumë gëzim dhe lumturi, duke bashkuar njerëzit anembanë botës. Nuk është vetëm informacioni ai që ne transportojmë me postë, por së bashku me të është besueshmëria dhe konfidenca e një sistemi shekullor, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimet shoqërore. Dhe e parë më gjerë, pa diskutim që procesi i postimit nuk mund të shihet thjesht dhe vetëm si një hallkë e shkëputur e një sistemi të tërë, pasi nëpërmjet tij, ne përcjellim prospëritet duke ndihmuar njerëzit anembanë globit të kenë akses mbi të mira, të cilat janë të domosdoshme në jetën e tyre, duke përfituar nga tregtia apo qoftë edhe duke krijuar modele të reja biznesi, të cilat punësojnë gjithnjë e më shumë njerëz çdo ditë. Në të njëjtën kohë mund të themi se eksperienca e administratave postare nga njëra anë dhe zhvillimi i vrullshëm i sistemeve dhe teknologjisë së informacionit nga ana tjetër, mund të jenë komplementare e të bëjnë të mundur ofrimin e produkteve dhe shërbimeve gjithnjë e më të plota, në përputhje me kërkesat e kohës dhe interesat e qytetarëve. Posta Shqiptare ka një shtrirje kapilare në vend, thuajse më të madhe se edhe bankat. Si mund të shfrytëzohet më tepër ky avantazh dhe si operon kompania në terma ekonomikë? Posta Shqiptare ofron shërbimet e saj nëpërmjet 553 zyrave postare në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, prej të cilave 70% të tyre e kanë vendndodhjen në zonat rurale. Është pikërisht kjo shpërndarje gjeografike e ushtrimit të aktivitetit, çka e bën Postën unike në llojin e vet. Madje mund të themi se në shumë zona, shteti shqiptar përfaqësohet vetëm me prezencën e zyrave post-

are. Prandaj është edhe kaq i rëndësishëm roli i shërbimeve që ofrohen nga Posta Shqiptare. Ne kemi mundësinë që t’i transformojmë zyrat tona dhe dimensionin e tyre tradicional, duke i kthyer ato në qendra shërbimesh multifunksionale. Zyrat postare mund të jenë fare mirë baza e shërbimeve të qeverisjes qendrore apo lokale. Mund të ndihmojnë biznesin duke sjellë lehtësira në pagesa dhe në konkurrueshmëri, e pa diskutim që mund dhe duhet të jenë gjithnjë e më shumë afër kërkesave të përditshme e gjithnjë në rritje të qytetarëve tanë. Në të njëjtën kohë më lejoni të them se, pavarësisht se Posta Shqiptare operon si një shoqëri tregtare, qëllimi dhe misioni i saj primar nuk është thjesht rezultati ekonomik, por mbi të gjitha ofrimi i një shërbimi të shpejtë, cilësor, të barabartë në të gjithë territorin. Edhe nëse është një letër e vetme, një pako e vetme, ajo duhet të shkojë e të mbërrijë deri tek qytetari që banon në zonën më të largët, me sigurinë e duhur, në kohën e përcaktuar, pavarësisht kostos apo vështirësive të shumta. Edhe pse shumë shërbime mund të rezultojnë joefektive në terma ekonomikë, ne mundohemi që të optimizojmë burimet dhe zgjidhjet, e pa diskutim të bëjmë të mundur që shërbimi sërish të jetë ekzistent, e për më tepër njësoj cilësor. Si e gjetët Postën Shqiptare dhe cilat janë sfidat tuaja, në mënyrë që ky institucion t’i mbijetojë kohës? Posta Shqiptare ndër vite ka njohur evoluim. Ku me ritme më të shpejta, ku me ritme më të ngadalta, e shoqëruar me vështirësitë e një tranzicioni shqiptar, ajo është sot këtu ku është, duke u munduar të jetë gjithnjë afër qytetarëve me shërbimet e saj. Shumë gjëra janë bërë mirë. Shumë të tjera nuk janë bërë ashtu siç duhet. E natyrisht që shumë të tjera mund të ishin bërë edhe më mirë. E rëndësishme është që të shohim përpara, duke u përpjekur të bëjmë më të mirën të gjithë bashkë, e duke u përpjekur që ta forcojmë pozitën e Postës Shqiptare në treg, pasi kështu sigurojmë edhe ofrimin e shërbimeve gjithnjë e më të shumta e më cilësore për të gjithë qytetarët. Natyrisht që do të doja shumë që situata financiare dhe rezultati ekonomik i kompanisë të ishte ndryshe nga çfarë realisht është, pasi një kompani që e mbyll vitin e saj financiar me humbje e ka të vështirë të përballet me të ardhmen, e të realizojë në nivelin e duhur objektivat që i ka vënë vetes. Por nga ana tjetër, jam i bindur se duke shfrytëzuar me kujdes eksperiencën e akumuluar në një shekull tashmë, duke përfituar nga praktikat e mira, duke u përqendruar me vullnet dhe me zgjuarsi, është e mundur që të ecim paralelisht në disa drejtime. Shëndeti financiar i një kompanie është shumë i rëndësishëm, e pa diskutim që këtu ka shumë për të bërë në drejtim të një menaxhimi të kujdesshëm, duke optimizuar burimet, duke ulur shpenzimet e rritur të ardhurat. Posta Shqiptare i ka të gjitha avantazhet e saj konkurruese për të patur atë rezultat ekonomik që duhet të ketë një kompani me përmasat dhe rolin e saj. Nga ana tjetër, është e domosdoshme që të implementojmë një strategji efikase, në drejtim të krijimit dhe ofertimit të produkteve e shërbimeve të reja, e pa diskutim, atë të përshtatjes së tyre me trendin dhe ritmet që im-

Drejtori i Postës Shqiptare, Ardit Çela

" Qytetarët shqiptarë e meritojnë që sikurse ndodh gjerësisht në Europë, të marrin dhe të kryejnë shërbime bankare pranë zyrave postare. Përpos që kërkohet një punë e gjerë dhe e madhe në funksion të krijimit të infrastrukturës së nevojshme rregullatore"

ponon zhvillimi i vrullshëm shoqëror. Mendoj dhe besoj se ka ardhur koha tashmë, që përveç shërbimeve financiare, aq të rëndësishme për qytetarët, bizneset, apo edhe entet qeveritare, Posta Shqiptare të ketë mundësi të ofrojë edhe shërbime bankare. Qytetarët shqiptarë e meritojnë që sikurse ndodh gjerësisht në Europë, të marrin dhe të kryejnë shërbime bankare pranë zyrave postare. Përpos që kërkohet një punë e gjerë dhe e madhe në funksion të krijimit të infrastrukturës së nevojshme rregullatore, jam i bindur që me përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve do të bëjmë të mundur që vendimmarrja përkatëse në këtë drejtim të jetë ajo që duhet, në momentin që do të kërkohet. Ju, së bashku me drejtoreshën e Tatimeve dhe atë të Doganave, ishit tre menaxherët e rinj në moshë, të cilëve qeveria u besoi poste të rëndësishme. Dhe skepticizmi nuk mungoi për këto emërime. Gjashtë muaj më pas, si do t’u përgjigjeshit qytetarëve që shprehën mosbesim, nisur nga kriteri i moshës dhe i mungesës së eksperiencës? Mendoj se gjatë gjithë kësaj kohe kemi treguar seriozitetin, këmbënguljen dhe vullnetin e duhur për të drejtuar më së miri institucionet apo kompanitë që na janë besuar për të drejtuar. Në gjykimin tim, besoj që kemi arritur të sjellim vizionin, energjinë dhe entuziazmin e kërkuar. Performanca financiare në Postën Shqiptare gjatë kësaj periudhe ka pësuar përmirësim të ndjeshëm. Nga komunikimi i përditshëm që kemi me qytetarët, kuptojmë që cilësia e komunikimit dhe shërbimit është po ashtu në përmirësim të vazhdueshëm. Jam i bindur që edhe rezultatet e punës së znj. Spiropali dhe znj. Shehu janë duke dhënë frytet e veta pozitive. Natyrisht që jemi vetëm në fillimet e punës sonë dhe sfidat

që na presin përpara janë shumë të mëdha. Ne jemi të vendosur që t’i përballojmë ato me seriozitetin që duhet, e pa diskutim, në përmbushje të objektivave gjithnjë e në rritje. Përveç rolit të vet parësor, Posta Shqiptare ka luajtur edhe ndërmjetësin mes shërbimeve të qeverisë dhe qytetarëve. E kam fjalën për shërbime, të tilla si shpërndarja e pensioneve apo e pagesave të ndryshme për dokumentet zyrtare. Ç’mund të bëhet që këto shërbime të ofrohen në kohë më të shpejtë? Ne jemi duke punuar përditë që shërbimet tona t’i ofrojmë me cilësinë dhe sigurinë e duhur, por natyrisht edhe në kohën më të shpejtë të mundshme. Konkretisht, lidhur me pagesat e pensioneve që ju përmendët, Posta Shqiptare po implementon në kohë rekord në të gjithë Shqipërinë, në bashkëpunim me ISSH, portalin online të pagesave të pensioneve. Vetëm në 6 muaj kemi arritur që të zgjerojmë në pjesën më të madhe të zyrave tona implementimin e një sistemi të tillë, çka ka sjellë transparencë, siguri, efektivitet, dhe pa diskutim kohë më të shpejtë shërbimi. Në të njëjtën kohë, është bërë një punë kolosale në drejtim të integrimit të sistemit tonë informatik me sistemet e institucioneve apo kompanive të tjera me të cilat kemi bashkëpunim, çka bën të mundur raportimin në kohë reale të pagesave që arkëtohen në Postën Shqiptare, duke rritur në këtë mënyrë efikasitetin si dhe duke ulur kohën e ndërveprimit. I tillë ishte edhe rasti i pagesave të gjobave të policisë, ku që prej muajit janar, çdo pagesë që kryhet pranë Postes Shqiptare raportohet në kohë reale në sistemin e drejtorisë së policisë. I tillë do të jetë shumë shpejt edhe rasti i pagesave të faturave të ndryshme si: energjisë elektrike, arkëtimeve doganore etj.


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Blushi në kohë rileximi mitik të Hënës K

ëtë herë ishte Blushi. Blushi, (Juniori) do të thoshin këta të letrave këndej. Ai, Blushi i politikës, i letrave, i romaneve, i eseve, i shkrimeve, i opozitave dhe pozitave. Blushi, që më në fund e lexon edhe Hënën, planetin e miteve. Ai është ‘ese’ në leximin e tij. Dhe në leximin e esesë sjell “Hëna e Shqipërisë”. Nuk është libër artistik. Por Blushi e prezanton atë. E prezanton si një ese, ku është në fakt një parashikim i asaj që shkrimtari Ben Blushi sheh dhe parashikon se si do të jetë Shqipëria e 100 viteve të ardhshme. Parashikimi sipas Hënës? Blushi është në një lloj talenti tjetër? Me leximin e Hënës, ai sheh afërsinë dhe largësinë e 100 viteve? Dhe leximi i Hënës ka të bëjë me kulturat. Shumë kultura nëpër botë kanë mitet interesante rreth Hënës, duke reflektuar rëndësinë e saj në qiellin e natës dhe ndikimin e tij në jetën tonë. Blushi nuk jep lidhjet për glimpset interesante mitike me Hënën, por në besimet e qytetërimeve të hershme duket se kap disa detaje. Dhe si në ese të shtruar nga parandijimi, qashtet pyetja: “A shihni ndonjë ngjashmëri mes këtyre miteve?” Në kohët e lashta, populli kinez besonte se kishte dymbëdhjetë hëna, ashtu siç kishte dymbëdhjetë muaj në një vit. Ishte dhe ekzistonte edhe besimi se hënat janë bërë nga uji. Emri “nëna e të hënave” është i lidhur me atë të aspektit mitologjik që ndeshet edhe sot në Kinë. Dhe paraqitet me një imazh. Ky imazh tregon detajet e mantelit të një perandori të shekullit të tetëmbëdhjetë, që paraqitet i qëndisur, dhe që në sfond është përfshirë një lepur i bardhë, i cili besohet të ketë jetuar në hënë. Lepuri në sfondin folklorik shqiptar ka mjaft insinuanca. Qashtër dhe vrazhdë ai pajëson dhe fajëson skrimimin e frikës tek njeriu frikacak, por e urta popullore ‘i hyri lepuri në bark’ ndoshta këtu ka opozitarizëm semantik. Ndjesinë e lepurit mitik tek leximi me Hënën e qas më tej konfigurimi tjetër i produktuar nga lidhja me një kafshë tjetër të egër. Ku synon Blushi me ‘lepurin’ dhe ‘ujkun’ leximtar e rileximtar të “Hëna e Shqipërisë”? Sidoqoftë, sipas medias thuhet se “Hëna e Shqipërisë” si libër u fut në proce-

koment Fatmir Terziu

Ku synon Blushi me ‘lepurin’ dhe ‘ujkun’ leximtar e rileximtar të “Hëna e Shqipërisë”? Sidoqoftë, sipas medias thuhet se “Hëna e Shqipërisë” si libër u fut në procesin e plotë të botimit në muajin janar. Po në atë muaj, sipas botuesit një vit më parë, u tha se ishte janari që i dha frymëzim këtij libri dhe këtij autori. A thua do të jetë një lexim mitik tjetër? Hëna e plotë në janar është quajtur “Ujk Hëna” ose “Hëna Ujk”. Ajo është emërtuar si e tillë pas shfaqjes së ujqërve të uritur, që shfaqen në grupe në muajin janar dhe që ankohen gjatë natës. Fiset amtare Algonquiane të amerikanëve kishin emra shumë të ndryshme për Hënën e plotë gjatë vitit, duke reflektuar lidhjen e tyre me natyrën dhe stinët, gjuetinë, peshkimin dhe bujqësinë...

Dora e ngrohtë e rilindjes

sin e plotë të botimit në muajin janar. Po në atë muaj, sipas botuesit një vit më parë, u tha se ishte janari që i dha frymëzim këtij libri dhe këtij autori. A thua do të jetë një lexim mitik tjetër? Hëna e plotë në janar është quajtur “Ujk Hëna” ose “Hëna Ujk”. Ajo është emërtuar si e tillë pas shfaq jes së ujqërve të uritur, që shfaqen në grupe në muajin janar dhe që ankohen gjatë natës. Fiset amtare Algonquiane të amerikanëve kishin emra shumë të ndryshme për Hënën e plotë gjatë vitit, duke reflektuar lidhjen e tyre me natyrën dhe stinët, gjuetinë, peshkimin dhe bujqësinë. Atëherë Blushi me sa kuptohet godet gjetkë. A është e vërtetë kjo? Sidoqoftë përsërisim “Blushi prezanton: Nuk është libër artistik”... “Hëna e Shqipërisë” është leximi hënor i Blushit, pra se si do të jetë Shqipëria e 100 viteve të ardhshme. Me nxitimin për të thënë se ai nuk harron që është socialist, ndërsa shkruan nuk heziton të flasë për një politikë taksash, të cilat do të çojnë në varfërimin edhe më shumë të të varfërve dhe pasurimin e tejskajshëm të të pasurve. Kjo sipas shkrimit dhe paraleximit hënor të Blushi kuptohet tek “Hëna e Shqipërisë” se “Pabarazia do të theksohet në Shqipëri dhe për fat të keq, binjakëzimi mes klasës së pasur dhe elitës politike po bëhet edhe më i dukshëm, edhe më i fortë.” Dhe vetë Blushi thotë se “Ky është një nga dallimet më të mëdha që kemi sot ne në Evropë. Mënyra se si i qasemi pabarazisë dhe pabarazia në të ardhmen do të ketë efektet e veta. Emigracion. Një milionë shqiptarë kanë emigruar, po përse kanë ikur? Kanë ikur se jetohet këtu shumë mirë? Jo, kanë ikur se këtu jetohet keq, se s’ka punë, s’kemi shkollat e duhura”. Ç’do të ndodhë me politikën e Blushit përsa i takon bashkimit të Shqipërisë me Kosovën? A ka ndonjë lexim tipologjik, sado ‘hënor vetë Blushi? Dhe leximi i tij zanor në publik është i parahapur: “Unë nuk mendoj që e ardhmja e Kosovës rrezikohet si para 10 vjetësh nga serbët. Fuqizimi i Serbisë apo konjukturave më të pafavorshme në Ballkan apo Evropë, raportet me Rusinë që do vazhdojnë të jenë jo gjithmonë

Parlamenti është vetë leja e kokrrës së qejfit, vendi dhe arena më e bukur, ku gjen vetë lejen e paguar, madje majmë, dhe vetë kohën për të intriguar dhe lexuar planetët. Sot u rilexua Hëna dhe solli “Hëna e Shqipërisë”, nesër le të shpresojmë se do të lexohet e rilexohet Dielli... Por që të na sjellë dikush “Diellin e Shqipërisë” duhet kujdes, madje më shumë kujdes me le(h)je krijimtarie. Aferim deri atëherë! miqësore, mund ta rrezikojnë të ardhmen e Kosovës. Kosova nuk rrezikon të ardhmen si një shtet. Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, që një ditë në kushte të tjera ka për të ndodhur, shtyhet apo vonohet nga diçka, kjo është për shkak të shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë”. “Hëna e Shqipërisë” kalon edhe në një shtrat tjetër. Ajo udhëton kalendave dhe shekujve. Ndalet në stacione kulturash, interpretimesh dhe qaset edhe tek aspektualiteti religjioz. Fetariteti religjioz i saj kapërcehet dhe qaset. Mes këtyre dy anatemave ndeshet sërish Blushi dhe kapërcimi i qasjes. Ai këtë qasje na e shtys. Si shtysje kuptohet ajo që e shqetëson, por edhe ajo nga prej shtysa rrjedh. Hëna ka qenë e njohur mes kulturave religjioze me shumë emra. Në mesin e popujve të lashtë Hëna ka qenë një perëndeshë e trefishtë e emrave të ndryshëm. Për romakët, ajo është Luna, Luçina, apo perëndeshë qiellore Diana, dhe për grekët ajo është Selene dhe Artemis. Në botën e tejme, ajo është Persephone ose Hecate, perëndeshë e udhëkryqeve, sundimtare e magjisë dhe mbi magjinë; në Egjipt, ajo është Hëna perëndeshë Isis, ose “Ylli i Detit”, i cili është adhuruar. Hëna gjithashtu vendosi qiellin e natës në vendin e Nilit, si Nut ose nuit, perëndeshë qiellore e natës, personifikimi i vetë natës. Në lindje të largët të Kinës ajo është zonja Çang, e cila u dëbua në Hënë për përjetësi. Me sa duket, pra Blushi nuk është indiferent as edhe ndaj fenomeneve të lidhura e të ndërlidhura, gjë që e bën “Hëna e Shqipërisë” të lexohet edhe si kalesë mesofetare. Joindiferent ndaj rolit të fesë është një tjetër çështje e trajtuar në këtë libër idesh dhe debatesh sigluar nga Blushi. “Në qoftë se shoqëria ka kaq shumë

nuancë të fortë me theks fetar siç po e shikojmë në Turqi dhe ne s’jemi shumë larg, siç po e shohim në Shqipëri ditët e fundit se ne po shohim që feja furnizon terrorizëm apo shpërndan armë aty ku s’duhet. Shoqëria ka një tendencë për të prodhuar një fetarizim të theksuar dhe unë them se duhet të shkojmë përpara duke relativizuar këtë gjë, duke qenë më pak peng tek feja. Sepse i kemi mundësitë për të jetuar në një shoqëri mbi baza të tjera. Fetë kanë rolin e vet, por nuk janë udhëheqësit”. “Hëna e Shqipërisë” është libri më i ri i Ben Blushit, i cili është botuar pak ditë më parë dhe që tani ka përballjen e parë me lexuesin dhe që me gjasë do të rrjedhojë edhe debate, ndoshta edhe për vetë faktin se në studimin e Astrologjisë Hëna është e thënë që të kryesojë shenjën e cancer-it (Gaforrja si shenjë e Zodiakut), gjë që sipas studimeve, ajo është e lidhur me këtë sipas vetë simbologjizmit të Hënës. A thua debatet me “Hëna e Shqipërisë” Blushi i parandjell si të tilla? “Hëna e Shqipërisë” sidoqoftë është edhe një produkt i hirësimit politik në Shqipëri të ‘le(h)jekrijimtarisë së kahershme’, atëherë për ata që plotësonin normat partiake, dhe shpërbleheshin me muajin e krijimtarisë, dhe kjo sot me votën e parlamentarizmit shqiptar. Parlamenti është vetë leja e kokrrës së qejfit, vendi dhe arena më e bukur, ku gjen vetë lejen e paguar, madje majmë, dhe vetë kohën për të intriguar dhe lexuar planetët. Sot u rilexua Hëna dhe solli “Hëna e Shqipërisë”, nesër le të shpresojmë se do të lexohet e rilexohet Dielli... Por që të na sjellë dikush “Diellin e Shqipërisë” duhet kujdes, madje më shumë kujdes me le(h)je krijimtarie. Aferim deri atëherë! Marrë nga "Fjala e lirë"


op-ed

2

Blog / Nuk kam nge

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë/ Hersi Matmuja: Në “Eurosong” dua të mbahem mend për vokalin

N

ë disa mendime të mia modeste për reformën universitare, kam shprehur para disa ditësh idenë e kategorizimit të universiteteve shqiptare. Kategorizimi është një mekanizëm që mund të filtrojë universitetet nga pikëpamja e cilësisë. Nga ana tjetër, ky proces mund të pajtojë të drejtën e të gjithëve për t’u shkolluar në universitet, me parimin e munguar të konkurrencës dhe meritës për realizimin e kësaj të drejte. Por kategorizimi mund të vendosë një “rregull të pashkruar” edhe në fuqinë e tregut të diplomave të universiteteve. Me këto ritme të masivizimit të arsimit të lartë në Shqipëri, tashmë nuk do të ketë vlerë fitimi i një diplome, por fuqia e saj në treg. E cila, natyrisht, do të jetë e lidhur me prestigjin dhe fuqinë konkurruese të universitetit që e ka lëshuar diplomën. 2. Gati një dekadë pas liberalizimit të arsimit universitar jopublik, mund të themi se spontanisht janë formuar tri kategori universitetesh. Në krye të tyre qëndron, për shumë e shumë arsye, Universiteti i Tiranës. Pavarësisht se ky vend në krye të kategorizimit, jo thjesht renditjes, ndoshta nuk është e gjithë meritë e vetë universitetit. Në kategorinë e dytë mund të vendosen një ose dy universitete publike në Tiranë si edhe shumë pak, ndoshta më pak se gishtat e dorës, universitete jopublike. Të tjerët, publikë të periferisë apo jopublikë që kanë “pushtuar” edhe Tiranën, janë ende në pozicione të ndryshme në kategorinë e tretë. Të gjithë e ndjejmë dhe përjetojmë këtë kategorizim, pavarësisht nëse e pranojmë ose jo. 3. Ky kategorizim, spontan dhe joformal, i universiteteve nuk është ndjekur nga ndryshimi i procedurave të pranimit. Ky reflektim është i domosdoshëm. Nëse bëhet, ai mund të shërbejë si një presion për të rritur cilësinë e universiteteve cilësore dhe për të shkundur universitetet që qëndrojnë në treg pa

koment Kosta Barjaba

Nga ana tjetër, një pjesë e studentëve cilësorë, por që nuk arrijnë standardet, mund të orientohen drejt universiteteve të tjera, kryesisht publike, por pse jo edhe private, të cilat kanë më shumë kapacitete të lira mësimdhënëse. Sistemi universitar mendoj se mund të bëhet më eficient nëse universitetet publike nuk pranojnë aplikantë tej kapaciteteve mësimdhënëse dhe universitetet jopublike cilësore tërheqin një pjesë të studentëve cilësorë. Kjo, natyrisht, do të kërkojë edhe një vizion tjetër për paketat e mbështetjes financiare, e cila të pajtojë “konfliktet” e procedurave të pranimit me të drejtën njerëzore për t’u arsimuar dhe kërkesën legjitime për cilësi.

meritë e kredenciale, por thjesht sepse ka një kërkesë jocilësore. Po marr si shembull Universitetin e Tiranës. Duke qenë praktikisht më i miri në vend, ky universitet duhet të kërkojë kredenciale më të larta të studentëve që pranon, sidomos në degët e shumëkërkuara. Si model mund të merret pranimi në universitetet më të mira amerikane. Pranimi në to bëhet duke kërkuar kredenciale shtesë, por edhe procedura shtesë. Përveç testit standard, SAT, mjaft universitete prestigjioze kërkojnë edhe dhënien e SAT 2 ose, siç quhet, SAT Subject Test. Ky test provon njohuritë e thella të aplikantëve në lëndët e shkencave natyrore, teknike, por edhe shoqërore, madje edhe në gjuhët e huaja. Një standard i tillë ka vlerë të dyfishtë: motivon më shumë aplikantët për të fituar njohuri të thella e të gjera; por edhe pengon universitetet cilësore nga rënia në veprime të papërgjegjshme dhe uljen e cilësisë së pranimeve. Më troç, kjo do të thotë që Universiteti i Tiranës dhe ndonjë universitet tjetër publik nuk mund ta ulin stekën e pranimeve nën një nivel të caktuar, pra poshtë nivelit të kërkesave që imponon testimi shtesë. Ruajtja e cilësisë së studentëve, sidomos për ato që quhen degë të preferuara, imponon edhe cilësi të trupës mësimdhënëse. Nga ana tjetër, një pjesë e studentëve cilësorë, por që nuk arrijnë standardet, mund të orientohen drejt universiteteve të tjera, kryesisht publike, por pse jo edhe private, të cilat kanë më shumë kapacitete të lira mësimdhënëse. Sistemi universitar mendoj se mund të bëhet më eficient nëse universitetet publike nuk pranojnë aplikantë tej kapaciteteve mësimdhënëse dhe universitetet jopublike cilësore tërheqin një pjesë të studentëve cilësorë. Kjo, natyrisht, do të kërkojë edhe një vizion tjetër për paketat e mbështetjes financiare, e cila të pajtojë “konfliktet” e procedurave të pranimit me të drejtën njerëzore për t’u arsimuar dhe kërkesën legjitime për cilësi.

Universitet / UET, studentët e Psikologjisë në Shtëpinë e të moshuarve

11

Lexo, në mënyrë që të jetosh. - Gustave Flaubert

Libri i ri i Blushit, letërsi nga ekzili

Kategorizim, plus procedura më filtruese, ky duhet të jetë pranimi në universitet 1.

07.04.2014

K

koment

Alfred Lela

Nëse shqyrton datat kur Ben Blushi politikan vendos të bëhet Ben Blushi autor, vëren se përkojnë me muaj impasi politik të tij. Dmth ai shkruan kundër harresës. Sa herë që kryetari i partisë së tij, Rama, përpiqet ta çojë drejt saj. Edhe ‘Hëna e Shqipërisë’ një tekst i tillë është: një libër nga ekzili politik.

ur e pyetën kryetarin e Donacioneve Kombëtare për Artet në Amerikë se në ç’kuptim ishte përdorur në raportet e tyre termi letërsi, ai u përgjigj: ‘në kuptimin e gjerë të fjalës, dmth çdo lloj libri për leximin e të cilit njerëzve nuk është dashur t’u vihet pistoleta në zverk’. Në këtë kuptim libri i fundit i Ben Blushit është letërsi. Ai kalohet si një kollajllëk i rrafshtë, dmth nuk të shtie në mendime, edhe pse mund të shkaktojë zhurmë në qarqe të ndryshme për shkak të disa provokimeve të gjuajtura në tekst. Autori i librit mund të lëvdohet megjithatë për guximin. Jo për atë fizik, por për atë profetik. 100 vite largpamësi mund të jenë fare mirë një shekull shkurtpamësi. Siç mund edhe të mos kenë fare rëndësi duke qenë se autori, bashkë me bashkëkohësit, kur t’i vijë koha përmbushjes apo jo të profecive të tij, do të jenë në botën tjetër. (In the long term we are all dead after all). Guximi i autorit Ben Blushi vjen edhe për atë se teksti duket më shumë si instinkt sesa si interpretim autoriteti. Që do të thotë, është më shumë përzierje e shqisave të gazetarit, politikanit dhe shkrimtarit sesa imponim pune e kredencialesh që vijnë nga katedrat. Në shqipe, i vetmi mjet dhe masë krahasimi me librin e Blushit, zhanrin deri diku, është ‘Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet’ i Sami Frashërit. Pa iu futur vënies në peshë të autorëve, që në pamje të parë, mes të dyve shpaloset një kontrast. Nëse Frashërjoti i famshëm zgjedh të shohë Shqipërinë e së ardhmes nëpërmjet edhe të shkuarës, (ç’ka qenë) edhe të së tashmes, (ç’është) Blushi merret shumë pak me të tashmen dhe kryesisht/ plotësisht me të ardhmen. Ai nuk e interpreton të ardhmen nëpërmjet së shkuarës. Merret, pothuajse ekskluzivisht, me të ardhmen e Shqipërisë në 100 vjet. Një premisë fantastike abuzimi kjo. ‘Hëna e Shqipërisë’ e hap siparin duke prezantuar Durrësin e pas 100 viteve, i cili në fakt nuk është më. Ngrohja globale e ka marrë me vete duke e varrosur në barkun e detit Adriatik. Me të janë zhdukur edhe kodrat e buta që dikur e ndanin nga Tirana. Kryeqyteti tashmë është edhe bregdetar. Autori bazohet në këtë parashikim te një alarm i amplifikuar i së majtës internacionale, së cilës autori amerikan George Will i është përgjigjur me një koment në Washington Post: ‘ka 50 vjet që dëgjoj për apokalipsin’. Por, nuk është këtu relativiteti i kësaj teze. Njerëzimi është duke i tejkonsumuar burimet e veta, por është gjithashtu në kërkim të alternativave. Nëse, siç parashikohet, shkenca zbulon energjinë e pastër, duke i dhënë fund varësisë dhe përdorimit të lëndëve fosile, Durrësi do të jetë mbi ujë edhe për nipërit e Blushit. Libri pushon së qeni letërsi kur flet për islamin politik, më saktë trajtat që do të marrë ai në Shqipëri gjatë dekadave të ardhshme. Kjo shkëputje nga fiction-i ndodh për atë se autori është mbështetur te lexime të së tashmes duke e projektuar të ardhmen mbi to. Por edhe nga një kontekst botëror që e gjen dhe e parasheh në ekspansion islamin politik. Vetë libri është megjithatë një tekst politik. Jo vetëm se trajton skenarë që kanë të bëjnë kryesisht me politiken, por edhe se vjen si reagim politik. Nëse shqyrton datat kur Ben Blushi politikan vendos të bëhet Ben Blushi autor, vëren se përkojnë me muaj impasi politik të tij. Dmth ai shkruan kundër harresës. Sa herë që kryetari i partisë së tij, Rama, përpiqet ta çojë drejt saj. Edhe ‘Hëna e Shqipërisë’ një tekst i tillë është: një libër nga ekzili politik.


12

kulturë

Libri

Kush do ta pengojë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën; ndërkombëtarët apo vetë shqiptarët? Arsyet e elitës së Kosovës që do të vonojnë bashkimin dhe cilat janë ngjarjet ndërkombëtare që mund të ndikojnë në përfshirjen e shpejtë në BE të dy shteteve shqiptare

Blushi: Politikanët e Kosovës janë kundër bashkimit me Shqipërinë “Elita politike e Kosovës, përveçse nën trysni të fortë të brendshme dhe të jashtme nuk do pranonte, në asnjë rast, të lëshonte pushtetin në Shqipëri. Ajo po konsolidohet, po fiton instinkt dhe shprehi politike, po krijon domen financiar dhe elektoral, të cilat është e qartë se nuk ka ndërmend t’i lëshojë për një kohë të gjatë” Pjesë nga libri “Hëna e Shqipërisë” *** Vonesa e zgjerimit me Evropën do ta detyrojë Shqipërinë të zgjerohet. Natyrisht në Kosovë. Por ky proces shumë shpejt do të ketë kundërshtarët e vet që do arrijnë ta shtyjnë bashkimin për disa dekada të mira. Dhe kundërshtarët e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën nuk do jenë më serbë, as rusë dhe as evropianë. Ata do të jenë shqiptarë. Po përpiqem ta argumentoj këtë bindje, sepse e di që këto fjalë do t’ia ngrenë shigjetat e gjahut politik shumë shqiptarëve, që këtë sport e kanë të dashur në çdo kohë. Edhe kur vetë bëjnë të kundërtën. Sepse shqiptarët kanë një zakon nga i cili nuk shpëtojnë dot: luftën me të vërtetën. E vërteta është viktima e tyre më e madhe në histori. Kosova është sot shteti më unik në Evropë. Funksionon si shtet, sepse ka qeveri dhe pushtet lokal të zgjedhur, ka parlament, ka polici dhe administratë. Është pra, një model funksional demokratik, pavarësisht nga cilësia e këtij modeli. E, megjithatë, Kosova ende nuk ka sovranitetin e duhur për të marrë disa vendime. Kosova është një eksperiment ndërkombëtar për modelin dhe funksionimin e të cilit doktrina perëndimore nuk ishte e përgatitur përpara se të ndodhte. Kosova ka thyer rregullin ndërkombëtar të krijimit të shteteve dhe, megjithëse ky përjashtim nga rregulli i ka dhënë avantazh shqiptarëve në tërësi, serish pyetjet që lidhen me të janë pa përgjigje. Çfarë do bëhet me Kosovën? A ka mundësi ky shtet të jetë politikisht dhe ekonomikisht i vetëmjaftueshëm? Unë them se po. Më shumë për meritë të këmbënguljes së Shteteve të Bashkuara, por edhe të Evropës, eksperimentit shtetformues të Kosovës po i shkohet dhe do t’i shkohet deri në fund. Nuk ka më asnjë mundësi që Kosova të kthehet në Serbi. Por çështja është: Do ekzistojë si një shtet më vete, apo do duhet t’i bashkohet Shqipërisë? Evropa është e ndarë në këtë pikë. Kryesisht për shkak të refuzimit të Rusisë, roli i së cilës është duke u rritur, por edhe për shkak të paragjykimit për Shqipërinë. Paragjykimi për aftësinë shtetformuese të shqiptarëve e vonon procesin e bashkimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, ose e shtyn atë pa i dhënë mundësi Shqipërisë dhe Kosovës të forcohen bashkërisht si një shtet. Por në të ardhmen ky paragjykim do të mbijë edhe tek shqiptarët dhe, sidomos, tek shqiptarët e Kosovës. A duhet të bashkohemi me Shqipërinë? Në fund të fundit, a ia vlen? Kosova do ta vonojë bashkimin me Shqipërinë Përveç konjukturës ndërkombëtare ka një faktor që sot dhe, ndoshta, edhe më shumë në të ardhmen, do të jetë në heshtje kundër bashkimit. Kjo është elita e Kosovës dhe, kryesisht, klasa e saj politike. Asaj i është dhënë mundësia për të qeverisur një vend që nuk ka ekzistuar dhe çdo motiv patriotik për ta humbur këtë mundësi do kundërshtohej. Në heshtje fillimisht, siç ndodh sot. Dhe, në të ardhmen, edhe me zë. Qoftë edhe mendimi se duke u bashkuar me Shqipërinë fuqia politike do të zhvendosej në Tiranë, e huton klasën politike në Kosovë, e cila pothuajse nuk flet për bashkim kombëtar, por vetëm për integrim. Dhe kjo gjuhë nuk vjen vetëm nga detyrimi për të bërë farmaci diplomatike, por rrjedh nga nevoja e brendshme për autonomi. Pas sigurimit të pavarësisë së plotë nga Serbia dhe, për pasojë, edhe nga kontrolli ndërkombëtar, nevoja për më shumë autonomi nga Shqipëria do të dominojë mendimin politik të

Kosovës. Kështu ka për të ndodhur në të paktën dhjetë vitet e ardhshme për të mos thënë edhe më gjatë, nëse në Evropë nuk ka ngjarje të cilat sot është vështirë t’i parashikosh. Le të themi se kriza me Rusinë, frika e dominimit rus dhe presioni në rritje i ShBA, mund ta detyrojnë Evropën të kapërcejë skepticizmin që ka sot ndaj Ballkanit për shkak të prapambetjes, varfërisë e dasive etnike dhe, kësisoj, të marrë një vendim politik për bashkimin e shpejtë me Ballkanin dhe në këtë kontekst edhe të Shqipërisë me Kosovën apo të Serbisë me një pjesë të Bosnjës. Por le të kthehemi në Kosovë, në kushtet kur faktorët ndërkombëtarë janë po ata që janë sot, pra po aq të mpirë, po aq të kujdesshëm dhe të pavendosur. Analiza e arsyeve shqiptare dhe e pasojave të këtyre arsyeve mbi Shqipërinë është qëllimi i këtij libri. Elita politike e Kosovës, përveç se nën trysni të fortë të brendshme dhe të jashtme nuk do pranonte, në asnjë rast, të lëshonte pushtetin në Shqipëri. Ajo po konsolidohet, po fiton instikt dhe shprehi politike, po krijon domen financiar dhe elektoral, të cilat është e qartë se nuk ka ndërmend t’i lëshojë për një kohë të gjatë. Kosova një shtet i pavarur. Kjo është ajo që thonë shumica e politikanëve të Kosovës. Më shumë se për të bindur Perëndimin, flasin për të bindur veten dhe popullin që i voton. Madje, kur i dëgjoj që flasin për Shqipërinë, më duken shumë të ftohtë, aq sa, po të mos flisnin shqip, do dukeshin si finlandezë. Në gjuhën e tyre të kujdesshme dhe precize nuk gjen asnjë nuancë mbi të cilën mund të ndërtosh shpresën e bashkimit të shpejtë me Shqipërinë. Është e qartë që pas luftës për Çlirimin e Kosovës ideali i bashkimit me Shqipërinë është ftohur. Liderët e Kosovës flasin për të ardhmen e tyre në fqinjësi të ngushtë me Shqipërinë. I kam zili për përparimin që kanë bërë, duke i hedhur ujë të ftohtë ndjenjave nacionaliste. Kjo gjuhë, pa dyshim, ndikon edhe në sentimentin e shqiptarëve të Kosovës. Të gjendur në mes të krizës, në kushtet kur ekonomia e tyre veçse shkon poshtë, kur papunësia është afro pesëdhjetë për qind dhe kur diaspora nuk sjell më të ardhurat me të cilat është furnizuar rezistenca në Kosovë dikur dhe, tashmë, edhe mirëqenia e saj, shqiptarët atje janë të mpirë. Ata nuk duan të bëjnë hapa prapa, në drejtim të Serbisë, por nuk dinë a duhet të bëjnë hapa përpara, në drejtim të Shqipërisë. Bashkimi me Shqipërinë pas disa vitesh, edhe për meritë të elitës së Kosovës, nuk do jetë më projekti që ka qenë. Nacionalistët që kërkojnë një proces më të vendosur të ndarjes nga Serbia, si dhe një afrim më të shpejtë me Shqipërinë, janë duke u pakësuar. Kur ata korrin fitore elektorale, siç ishte rasti i komunës së Prishtinës, kjo nuk ndodh se janë nacionalistë, por për shkak të lodhjes nga administrata e vjetër dhe nga partitë e mëdha. Por siç ka ndodhur edhe në raste të tjera, nacionalizmi gjithmonë humb kur fiton pushtet. Ai korruptohet dhe shpërqendrohet, sepse i duhet të merret me punë të imta dhe të padukshme. Në një kuptim, Kosova është i vetmi vend në rajon që do fillojë të ketë një kompleks nga Shqipëria. Nën ndikimin e klasës drejtuese nuk është çudi që kosovarët, në të ardhmen, ta perceptojnë Shqipërinë si një krahinë më të madhe me të cilën nuk ia vlen të bashkohesh, sepse liritë ekonomike do të zvogëlohen dhe ekonomia do të vuajë nga kostot e bashkimit. Tirana, që në këtë rast do ishte qendra e shtetit shqiptar, do përcaktonte prioritete të tjera zhvillimi dhe in-

vestimesh. Kjo pasiguri do t’i frikësojë, duke i stepur edhe nacionalistët më të flaktë, për të cilët Kosova është dhe do të jetë më e rëndësishme se Shqipëria. Bashkimi me Shqipërinë, në fakt, nuk do kishte më nevojë për ta, duke i lënë pa kauzë, pa parti dhe, ndoshta, edhe pa punë. A do jetë Kosova një shtet më i rregullt se Shqipëria? Para disa kohësh, duke zbritur nëpër qendrën e Prishtinës me dy miq të mi kosovarë, po bënim këtë bisedë. Ata besonin se bashkimi do duhej të ndodhte, por ndoshta në një kohë tjetër. Kur i pyesja se kur, flisnin për Evropën. Do bashkohemi atje, më thonin. Nuk kishin asnjë ngut dhe biseda për Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën u dukej një ngjarje e largët, për të cilën nuk kishin arsye të merakoseshin përkohësisht. Më dukej njëlloj sikur bisedoja me një zviceran, që nuk ka asnjë ngut të jetojë në kufi me një belg. Nuk është aq e lehtë, më tha njeri prej tyre dhe, meqë duhej të gjeja një dalje, u thashë se Kosova, duke marrë parasysh kushtet ekonomike, mungesën e detit dhe një traditë të pakonsoliduar shtetformuese, nuk ka shans tjetër veçse të kthehet në një koloni të Shqipërisë. Mu desh t’i provokoja për të parë reagimin e tyre. Ishte epik. Mu duk vetja si pushtues, ose si ata italianët e filmave shqiptarë që gjatë Luftës së Dytë Botërore endeshin nëpër qytetet e Shqipërisë duke folur për epërsinë e racës dhe kulturës së tyre. Por ndryshimi ishte se unë nuk isha italian, por një shqiptar që po fliste me dy shqiptarë të tjerë dhe prandaj nuk mund ta mendoja atë që ndodhi më pas. Miqtë e mi e morën për fyerje dhe çaji që pimë e humbi shijen. U përpoqa t’u shpjegoja se, natyrisht, nuk bëhej fjalë për kolonizim, aq më tepër për pushtim, por vetëm për një dominim politik, ekonomik dhe, sidomos kulturor, por provokimi kishte bërë efektin e vet. Duke e ngritur zërin në një lokal buzë qendrës, me tavolina të vogla dhe të zhurmshme, njëri prej tyre më tha të vërtetën. Kjo është frika jonë, tha ai. Kemi nevojë ta gëzojmë shumë më gjatë pavarësinë nga Serbia, por edhe nga Shqipëria. Ne kemi frike nga Shqipëria, tha. Duke u bashkuar do humbim. Në të vërtetë, më tha diçka që kam nisur ta ndjej sa herë shkoj në Kosovë: nevojën e popullit dhe të atyre që e drejtojnë për t’u ndjerë zot në vendin e tyre. Është një ndjenjë e

kuptueshme po të kesh parasysh historinë e Kosovës. Ky nuk është një sentiment që mund të qortohet, por duhet kuptuar. Dhe shpjeguar. Për të gjetur ndikimin e tij tek e ardhmja e Shqipërisë në përgjithësi. Shqiptarët e Kosovës, por sidomos klasa politike, kanë vuajtur shumë nga mungesa e pavarësisë në shekuj. Humbja e saj i tremb dhe kjo ndjenjë do shtohet në të ardhmen. Në kushtet kur Shqipëria nuk do ketë progres shumë të fortë ekonomik, kur afrimi i saj me Evropën nuk do të ndodhë, madje, do ketë luhatjet e veta, hezitimi i kosovarëve për t’u bashkuar me Shqipërinë do të shtohet. Kjo do jetë tema kryesore që do fillojë të dominojë politikën e Kosovës pas disa vitesh. Të bashkohemi ose jo me Shqipërinë! Unë besoj se duke e ndjerë këtë presion, klasa politike e shtyn ditën e pavarësisë së plotë politike nga Serbia dhe nga kontrolli ndërkombëtar. Madje, ajo i mirëpret lëkundjet në rendin botëror dhe, sidomos atë evropian, sepse e di që kështu ruan statuskuonë e vet. Ditën kur Evropa dhe Shtetet e Bashkuara do ikin simbolikisht nga Kosova, do hapet çështja e Shqipërisë. Dhe udhëheqja e Kosovës i druhet shumë kësaj dite. Ajo do jetë dita e saj më e vështirë, sepse atë ditë duhet të flasë vetë dhe jo me gjuhën e diplomacisë ndërkombëtare. Diplomacia do ta ketë të pamundur të shuajë reagimin e nacionalistëve në të dy vendet dhe prandaj argumenta të tjerë do të përdoren për ta ftohur përvëlimin e nevojës për bashkim. Natyrisht flasim për shumë vjet më vonë, ndoshta për dhjetë apo njëzet vjet, nëse gjithçka i lihet në dorë shqiptarëve, sepse ky është parakushti i këtij arsyetimi. Por cilat do jenë këto argumenta? Besoj se do jenë disa arritje të vogla, por të dukshme, të cilat do bëjnë vazhdimisht kontrast me ngadalësimin e pritshëm të punëve në Shqipëri. Kosova ka sot të njëjtat sëmundje si Shqipëria. Në një masë të madhe, ajo perceptohet si një vend i korruptuar në të cilin krimi ekonomik e ka të lehtë të depërtojë me ndihmën e politikës. Si në Shqipëri. Po ashtu, në Kosovë reformat e vërteta nuk duken dhe perspektiva e një rimëkëmbje që vjen nga investimet dhe ulja e papunësisë janë larg. Këto teprime me lirinë ekonomike dhe demokracinë janë streha e të gjithë atyre që besojnë se shqiptarët sillen njëlloj, pavarësisht se ku jetojnë. Por, pavarësisht nga ngjashmëritë, Kosova ka jo pak diferenca me Shqipërinë. Madje, ato dallime që sot nuk janë shumë të dukshme, do bëhen edhe më të shndritshme në të ardhmen. Kosova vjen nga një traditë jugosllave e administrimit të shtetit, e cila provoi se i reziston kohës pak më shumë se metoda e administrimit komunist në Shqipëri. Maqedonia është një dritare për të parë ndryshimin e Shqipërisë me Kosovën, në kuptimin e metodës së funksionimit të shtetit. Kosova dhe Maqedonia kanë jetuar për më shumë se 70 vjet nën të njëjtën ombrellë administrative. Nëse shkon në Maqedoni e kupton se për çfarë bëhet fjalë. Për raportin e njeriut me natyrën. Që e garanton shteti. Në këtë vend sundon rregulli edhe aty ku ka varfëri. Sepse jo gjithmonë varfëria lind mungesë rregulli. Fshatrat nuk janë shpërbërë, nuk i janë afruar rrugës dhe as kanë zaptuar tokat e bukës; nuk ka ndërtime pa leje, nuk ka zona informale; prona private është respektuar dhe i është kthyer edhe kur i ishte marrë të zotit; në përgjithësi rendi është më i stabilizuar për të mos folur, pastaj, për cilësinë e rrugëve dhe për autoritetin zyrtar të shtetit, nga policët tek doganierët, të cilët është shumë më e vështirë t’i korruptosh sesa në Shqipëri. (Vijon)


Kulturë Elina Duni, këngëtarja që sapo ka promovuar albumin e saj të ri titulluar “Muza e zezë”, ku debuton si kantautore, ka zgjedhur pikërisht “gërmadhën” e harruar për të mbajtur koncertin e saj recital

Intervistë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.04.2014

13

‘Muza e zëze’ Elina Duni rikthen në jetë Piramidën Kryeqytetasit tashmë janë krejt indiferentë teksa e shohin të rrënohet dita-ditës në mes të kryeqytetit Piramidën e tyre. Madje as debat nuk ka më për të, si të jetë-si të mos jetë, është njësoj, ajo është kthyer në një gërmadhë që askujt nuk i tërheq më vëmendjen. Por nuk ndodh kështu me ata që nuk jetojnë

përditshmërinë e Tiranës, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Elina Duni, këngëtarja që sapo ka promovuar albumin e saj të ri titulluar “Muza e zezë”, ku debuton si kantautore, ka zgjedhur pikërisht “gërmadhën” e harruar për të mbajtur koncertin e saj recital më datat 9-10 prill. Piramida për dy net do të kthehet në skenën e

muzikës jazz. Ky koncert është gjithashtu një urë mes Prishtinës dhe Tiranës, sepse muzikantët që shoqërojnë Elinën vijnë nga dy kryeqytetet shqiptare: Armend Xhaferi në kitarë dhe bas, Enes Bajramliqi në bateri, Gent Rushi në fizarmonikë dhe piano, dhe Ermal Rodi në saksofon dhe klarinetë.

“Zemërimi i një nate”, kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës më 6 maj, ishte përzgjedhur këtë të shtunë si pjesë e një koncerti prezantues të Eurosong-ut. Këngëtarja shqiptare u vlerësua nga publiku për vokalin e saj

Hersi Matmuja: Në “Eurosong” dua të mbahem mend për vokalin

H

ersi Matmuja u shfaq e veshur thjesht, me një fustan të errët në skenën e “Eurovision Concert” në Amsterdam të shtunën në mbrëmje, duke e mbështetur performancën e vet para publikut të zjarrtë vetëm në forcën e vokalit të saj. “Zemërimi i një nate” është kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, e interpretuar në gjuhën angleze nga Hersi Matmuja, e cila studimet në Romë i ka përfunduar si këngëtare lirike. Në “Eurosong” ajo ka zgjedhur të këndojë në gjuhën angleze dhe arsyeja siç shpjegon, është që publiku të shijojë muzikën e kompozuar nga Genti Lako dhe të marrë mesazhin që përcjell teksti i Jorgo Papingjit. “Po përfaqësohemi në një festival, siç është ai Europian, që i kalon kufijtë e Shqipërisë. Melodia është diçka e rëndësishme por gjithashtu dhe teksti, ndaj doja që publiku të shijonte melodinë duke e kuptuar tekstin dhe mesazhin që ai përcjell”, - thotë Matmuja, e cila pas hedhjes së shortit do të këndojë e gjashta në renditje në gjysmëfinalen e parë të Festivalit Europian, e cila mbahet më 6 maj. Ju keni qenë pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH edhe më parë. Çfarë ju ktheu këtë vit? Kam marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, duke e konsideruar si kompeticionin më të rëndësishëm të vitit. Kam dashur të jem pjesëmarrëse sepse të kënduarit live në një stad të tillë patjetër që rrit performancën time si artiste. Në festivalin e një viti më parë mora pjesë me një këngë të Genti Lakos dhe Jorgo Papingjit, ku arrita te tre finalistët e festivalit. Kjo më dha kurajë që të merrja pjesë edhe në festivalin e këtij viti. Pas fitores në Festivalin e Këngës, a e ndjetë veten nën presion se do përfaqësonit vendin në “Eurosong”? Jam natyrë që gjithçka e dua në perfeksion, në këtë kuptim nuk do ia falja vetes sime sikur të më shpëtonte qoftë dhe detaji më i vogël, dhe këtë herë besoj se kjo ndjenjë është dyfishuar. Unë shpresoj të nxjerr më të mirën time, të aftësive të mia si këngëtare dhe talentit, sepse këtë radhë kam një përgjegjësi të madhe mbi supe. A keni planifikuar turne për promovimin e këngës para “Eurosong”-ut? Stafi i këngës shqiptare në “Eurosong” po punon për të fiksuar datat, vendet dhe detaje të tjera për turneun. Unë mezi po pres. Po performanca juaj në “Eurovision” si do të jetë? Çfarë keni planifikuar? E kam thënë edhe më parë që dua të shfaqem sa më thjesht, do të jetë një performancë e pastër klasike, por do doja në fakt që t’i shtoja asaj diçka që t’u mbetet në mendje njerëzve, për të cilën jemi ende duke e menduar. Ky është edicioni i 59-të i Festivalit Europian të Këngës, e keni ndjekur këtë kompeticion, jeni shikuese e rregullt e tij? Po, jam. E ndjek që nga viti 2004, kohë kur Shqipëria përfaqësohej për herë të parë në “Eurosong”. Cilat janë pritshmëritë tuaja në “Eurosong”? Unë, “Eurovision”-in e kam parë si spektatore, edhe pse kam ëndërruar gjithmonë sesi do të ishte

të ngjiteshe në atë skenë. Gjithmonë përpiqem të jap më të mirën, të fitoj eksperiencë e të rritem profesionalisht në çdo skenë që këndoj, pa i dhënë rëndësi sa e vogël apo sa e rëndësishme është ajo, por kësaj radhe pritshmëritë janë të mëdha. Jam e sigurt se do të jetë një emocion dhe një përvojë krejt ndryshe nga të tjerat. A keni ndonjë këngëtar të preferuar nga festivalet europiane ndër vite? E bukura e “Eurosong”-ut është se të krijon mundësi të njohësh kultura të ndryshme, secila autentike nga tjetra. Çdo vit unë kam të preferuarit e mi, sepse nuk e di por mendoj se çdo shtet përfaqësohet me më të mirët. Keni dëgjuar ndonjë nga këngët e këtij viti? Si ju duken? Po, i kam dëgjuar të gjitha. Mund të them se këtë vit ka shumë këngë interesante, duke se ka një valë të re në “Eurosong” këtë vit, kështu që konkurrenca do të jetë e vështirë dhe plot surpriza. Nëse nuk do të ishit bërë një këngëtare

të punoni? Në fakt nuk kam kohë të lirë, sepse nëse nuk jam në Konservatorin e Muzikës në Santa Cecilia në Romë, ku kam studiuar kanto për 5 vjet, jam duke studiuar piano në shtëpinë time. Pothuajse çdo fundjavë jam e zënë me koncerte ku unë interpretoj muzikë klasike, dhe nëse jo, jam në Shqipëri duke regjistruar këngën e Festivalit të Këngës. Kështu ka qenë të paktën këtë vit. E vërteta është se mënyra sesi e kam ndërtuar jetën time më pëlqen dhe kurrë nuk kam dashur të jetoj ndryshe. Çfarë shpresoni se njerëzit do të mbajnë mend nga ju kur “Eurovision” të ketë përfunduar? Që vokalisht interpretimi im ishte i mirë, por më e rëndësishmja, që munda t’i jap vendit tim përfaqësimin më të mirë.

Jam natyrë që gjithçka e dua në perfeksion, në këtë kuptim nuk do ia falja vetes sime sikur të më shpëtonte qoftë dhe detaji më i vogël, dhe këtë herë besoj se kjo ndjenjë është dyfishuar. Unë shpresoj të nxjerr më të mirën time, të aftësive të mia si këngëtare dhe talentit, sepse këtë radhë kam një përgjegjësi të madhe mbi supe.

profesioniste, çfarë rruge do të kishit ndjekur? Hmmmm... pyetje interesante. Ndoshta do të isha bërë pjesë e asaj që quhet muzikë komerciale. Siç bëjnë shumë këngëtarë për arsye nga më të ndryshmet, por nuk e di. Kurrë nuk kam menduar për një gjë të tillë. Përveç muzikës, çfarë tjetër ju motivon në jetë? Si e kaloni kohën tuaj kur nuk ju duhet

Hersi Matmuaja të shtunën në "Eurovision Concert"


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

14

6

15

19

20

23

24

27

7

8

16

17

21

22

25 29

33

43

50

32 36 40

44

51

45 52

53

56

55

13

31

39

42 49

12

35

38

41

11

18

30

34

37

10

26

28

48

9

46

47

54

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

57

Horizontalisht

1. Diçka që mendohet se do të ndodhë në të ardhmen dhe që paralajmërohet nga dikush. 7. Anije e vogël dhe e shpejtë . 14. Erë e ngrohtë që fryn nga jugu. 15. Bisha, aktore. 17. Shumë i madh, goxha. 19. Që jep rezultat gjatë përdorimit. 21. Shuaj. 22. Anije e vjetër lufte prej druri, e gjatë e me shumë rrema. 23. Derrkuci që dosa e pjell të fundit. 24. I thonë ndryshe mbretëri. 26. Shprehja që mbyll një lutje fetare. 27. Enti Industrial. 28. E detyroj dikë të largohet nga shtëpia. 29. Gazi kozmik. 31. Zyrtar në kohën e sundimit osman, që kryente detyrën e gjykatësit. 33. Gjilpëra e shiringës. 34. Shkenca që studion të bukurën. 36. Simboli kimik i aluminit. 37. E kundërta kundërshton. 39. Krahu, drejtimi. 40. I ka vera në mes. 41. Njeri i padjallëzuar. 42. I thonë ndryshe vizore. 45. Ndjenjë e zjarrtë që e ngre peshë njeriun e frymëzuar nga një ide e madhe. 48. Instituti Radiologjisë. 49. Zhvendosja e ajrit. 51. Grumbull i madh bore, që shkëputet nga mali. 54. Kafshë e shkretëtirës. 55. Mjet kuzhine mbi të cilat piqet në prush. 56.Tërësi masash që parashikojnë ecurinë e një pune. 57. Anon nga dikush apo nga diçka.

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

1. Budi i letrave shqipe. 2. Ithtar i një sekti mysliman të dervishëve. 3. Dash i madh me këmborë, që i prin tufës së dhenve. 4. I ka në fund çdo dyfek. 5. Markë aparaturash elektronike japoneze. 6. Instituti Ndërtimit. 7.Tregohet diçka, bëhet fjalë për diçka. 8. Mjet që përdoret për të luajtur tenis. 9. Juri, astronaut i njohur i hapësirës. 10. Sandler, aktor amerikan. 11. Qerre e vogël me katër rrota për të udhëtuar. 12. Kadare, shkrimtare. 13. Që nuk përmban mikrobe. 16. Markë kamioni. 18. Enti Rentier. 20. Shaka, aktor i humorit. 25. Njeri që ka fuqi dhe mprehtësi të jashtëzakonshme mendore. 28. Vrimë e madhe e gërryer a e hapur brenda trungut të një druri. 30. Pjesë e largësisë që përshkohet gjatë një gare nga çiklistët. 32. Dhuratë që i jepej dikujt. 33. Kafshë e egër. 35. Zë, mbërthej. 37. Vendi ku mbahen dhe ndreqen automjetet. 38. Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 40. Baballarë. 41. Filloj. 43. Shënohet në një ndeshje futbolli. 44. Rusi e këngës. 46. Krasta i spektakleve. 47. Ndarje në lojën e tenisit. 50. Notë muzikore. 52. Tregu Ndërkombëtar. 53. Komisioni Parlamentar.

5

5 1 6

8 4 6

9

8 3 2

8

6

7 9

2

8 1

4 7 5

4

7

3

1 7

5 2 6

9 8

2

9 5 8

4 3

1

9

8

7

5 3 2

1

7 2 4

8 2

9

3

4 9 3

2

1

Baloni i Google me rrjetin WiFi i njohur si Project Loon (modeli Ibis 167) e ka bërë një shëtitje rreth e rrotull tokës për një afat rekord prej 22 ditësh. Më herët, Google e kishte parashikuar që Ibis 167 do ta bënte udhëtimin navigues rreth globit për 33 ditë. Në llogarinë e Project Loon në Google+ është thënë se baloni i Project Loon ka filluar udhëtimin në atmosferë përmes Oqeanit Paqësor, para se të vazhdojnë udhëtimin në pjesën lindore, në krahun e Kilit dhe Argjentinës, dhe më pas kthimin nëpërmjet Australisë dhe Zelandës së Re. Google shpreson që së shpejti të lëshojë me qindra balona të hollë në ajër, me të cilët do të sjellë internet në tërë planetin, duke përfshirë edhe pjesët më të largëta të cilat nuk do të mbuloheshin kurrë me rrjet. Balonat e Project Loon do tu mundësojnë shumë vendeve t'i ulin koston e ndërtimit të infrastrukturës dhe rritjen e përdorimit të internetit, duke filluar nga vendet si Afrika dhe Azia Juglindore. Aktualisht llogaritet se qasje në internet kanë mbi 2.2 miliardë njerëz në tërë planetin.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Dita e sotme për te dashuruarit do jete goxha e trazuar. Asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit planifikuar. As ju dhe as partneri nuk do jeni ne humorin me te mire te mundshëm. Beqaret me ne fund pas disa muajsh do e bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer. Ne planin financiar kënaquni me gjendjen ne te cilën do ndodheni dhe mos kërkoni me shume.

Kjo do jete një dite mjaft e favorshme për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni me se miri me partnerin tuaj dhe madje do sqaroni edhe mosmarrëveshjet me te vogla. Beqaret nuk do jene as sot me fat dhe nuk do e ndryshojnë statusin qe kane. Ne planin financiar do jeni te përkëdhelur nga yjet dhe do mund te realizoni te gjitha investimet e nevojshme.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Pas një kohe te gjate me probleme dhe vështirësi, sot gjerat do fillojnë te vendosen ne vendin e duhur. Do i shtoni paksa dozat e komunikimit. Beqaret duhet te tregohen diskrete dhe te mos e japin veten pas cilitdo qe do iu pëlqejë. Gjendja financiare do jete me e qëndrueshme kështu qe përfitoni për te shlyer borxhet qe keni pasur prej kohesh.

Sot jeta juaj ne çift pritet te jete goxha e trazuar. Nuk do jeni me aq te sigurt sa me pare se personi qe keni ne krah është i duhuri për te kaluar gjithë jetën. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite tërësisht ndryshe nga çiftet. Ata do argëtohen pa fund dhe do realizojnë takimet fantastike. Ne planin financiar mund te kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Vertikalisht

Sudoku | nivel mesatar 9

Google Project Loon rreth e rrotull globit për 22 ditë

7 6

9 8

5

7 1 6

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

3 8 4

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Nëse jeni ne një lidhje serioze, sot duhet t’i merrni gjerat edhe me seriozisht. Mos prisni qe për çdo gjë t’iu kujtoje partneri se çfarë duhettebëni,portregohunitevëmendshëm dheqëndronimekëmbënetoke.Beqaretnuk duhet ne asnjë mënyrë te luajnë me ndjenjat e te tjerëve. Ne planin financiar do ndizet sinjali i alarmit. Nuk do mund te kryeni dot as shpenzimet me te nevojshme.

PESHORJA (23/IX-22/X) 7

8

5

4

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

01478, 10255, 12212, 12552, 15210, 20177, 21569, 22459, 27396, 43618, 50028, 52147, 59418, 59632, 74181, 78540, 78965, 87485, 91151, 96321. Numra me 6 shifra: 102325, 149179, 159658, 421281, 485412, 585405, 865435, 948748.

Dite konfuze dhe aspak me diell kjo për te dashuruarit. Do iu zbulohen disa te fshehta qe i keni mbajtur partnerit dhe ai do mërzitet shume për këtë fakt. Beqaret nuk do e ndiejnë aspak nevojën e dikujt sepse vetëm apo nen shoqërinë e miqve do ndihen mire. Ne planin financiar duhet te veproni me shume përkujdes dhe maturi sepse situata do jete delikate.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

Edhe pse keni kohe me partnerin dhe dashuria juaj ka qene e forte, sot do mund te përballeni me disa kontradikta qe do ua prishin humorin. Beqaret nuk duhet absolutisht te nxitohen sepse mund te përballen me probleme goxha serioze me vone. personat qe do i bëjnë për vete nuk janë te duhurit. Ne planin financiar çdo gjë do jete siç duhet.

AKREPI (22/X-21/XII)

1

Partneri juaj do ketë me shume nevoje se kurrë për ju gjate kësaj dite kështu qe gjeni kohen e duhur për te qëndruar pranë tij. Beqaret do ja kalojnë mire pranë disa personave qe do njohin, por nuk do hedhin hapa me tej. Financat me vështirësi do i mbani ne një gjendje te qëndrueshme. Dëshira për shpenzime do jete shume e madhe.

Numra me 3 shifra: 055, 078, 161, 327, 348, 395, 404, 441, 461, 504, 520, 555, 563, 569, 598, 701, 754, 783, 854, 934. Numra me 4 shifra: 2145, 2157, 2201, 2762, 4591, 7854, 9247, 9652. Numra me 5 shifra:

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Ëndrrat tuaja mund te bëhen realitet sot. Partneri do jene i gatshëm te beje gjithçka qe ju doni vetëm për t’iu kënaqur. Ai do gjeje mënyra nga me te ndryshmet për t’ua shprehur dashurinë. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Financat do fillojnë qe sot te stabilizohen.

Do jete një dite harmonike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do debatoni për asgjë. Beqaret do jene te parrezistueshem kështu qe mundësitë për një histori dashurie do jene te mëdha. Te ardhurat do përmirësohen fale një trashëgime goxha te majme te cilën e keni pritur prej kohesh.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Ata qe janë ne një lidhje do tregohen me te disponueshem ndaj personave qe kane ne krah dhe do jene gati te bëjnë sakrifica për ta. Pjesa me e madhe e beqareve do realizoje disa takime fantastike te cilat do mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Financat nuk do jene aspak ne gjendjen e dëshiruar kështu qe duhet bere kujdes.

PESHQIT (20/II-19/III) Keni kohe qe jeni ne një lidhje? Doni apo nuk doni, sot do ketë ndryshime rrënjësore te cilat do ua mbushin edhe njëherë shpirtin me gëzim. Beqaret duhet te kujtojnë gjithmonë se pamja e jashtme nuk është gjithmonë e rëndësishme. Kjo do i ndihmoje te hidhen ne krahët e personit te duhur. Mundësitë do jene te mira.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

07.04.2014

7 prill

ditë që formësuan botën

15

Pasuria jote përbëhet nga ajo që je dhe ajo që ke. - Thomas A. Edison

1805

Simfonia Eroica e Bethovenit Njerëzit e shekullit 21, familjarë me simfoninë Eroica të Ludvig van Beethoven, do ta kenë të vështirë të parafytyrojnë impaktin që pati në performancën e saj të parë publike më 7 prill 1805, në Teatrin e Vjenës. Sidoqoftë, më 1805-ën, gjatësia, struktura, thellësia emocionale dhe dinamizmi i saj ishin të paprecedentë. Krahasuar me muzikën simfonike të Hajdenit, ishte më e gjatë, me më shumë se gjysmën dhe megjithëse ndiqte strukturën e simfonive të mëparshme kishte shumë elementë të rinj. Në veçanti ishte energjia e lëvizjes së tretë, një skerco energjike që zëvendësonte një minuet tradicional

më të qetë dhe më të kontrolluar dhe një lëvizje të katërt të zgjatur me një temë dhe një variacion. Por përfundimisht, lëvizja që pati impaktin më të madh ishte e dyta, një marsh funebër i zgjatur i tillë sa nuk ishte përfshirë kurrë në asnjë muzikë simfonike deri atëherë. Beethoveni, i cili ishte vetë konduktor i kësaj performance të parë publike, me ndërgjegje ishte nisur për të krijuar një stil krejt të ri. Eroica në fillim ishte menduar t’i kushtohej Napoleon Bonapartit, Konsullit të Parë të Francës, i cili kish fituar admirimin e kompozitorit si përçues i reformave dhe ndryshimeve në Evropë. Megjithatë,

ngjitja e Napoleonit në fronin e perandorit e zemëroi kaq shumë Beethoven-in, saqë thuhet se ai e grisi faqen e parë me kushtimin dhe ia dedikoi simfoninë ‘kujtimi të një burri të madh’. Ai e publikoi pjesën si Simfonia Eroica. Reagimi i publikut muzikor vjenez ndaj veprës origjinale dhe të fuqishme ishte i përzier. Disa e përlëvduan, ndërsa të tjerë e menduan si nonsens bombastik. Pa kaluar shumë, u konsiderua kryevepër dhe u pa si pjesë e Lëvizjes së re Romantike në arte, që reflektonte trazimin politik e social të pas-Revolucionit Francez.

Blitz

Flickr

5

Faktori me të cilin numri i lëndimeve që kishin të bënin me stilimin e qimeve të pubisit u rrit në Amerikë në periudhën 2002-2010.

53

Përqindja e burrave të divorcuar me të ardhura të ulëta, që thonë se do uronin të kishin mbetur të martuar.

19

Përqindja e grave të divorcuara me të ardhura të ulëta, që thonë të njëjtën gjë.

69

Përqindja e njerëzve single, që thonë se nuk mund të përkufizojnë dot se ç’është një takim dashurie (date).

Foto: Physis Stadt Titulli: Tirana

Nuk kam nge Murlan Jasiqi Është e pafalshme që, nëse dikush do të bëjë skenar filmi me arbër ailirë, ndonjë aktor të thotë jo. Gabimet trashanike bëhen kur lëshohen detajet e vogla si një që posa shkoi. S’është e thënë që gjithmonë ta kuptojmë fjalën që e themi, por disa fjalë ndonjëherë bëhen tepër të dukshme. S’besoj që ka njeri që e flet këtë gjuhë e që nuk e ka thënë ose së paku dëgjuar dyfjalëshin: S’kam nge. Pyete kë të duash sot se çfarë kuptimi ka kjo fjalë dhe një pjesë e madhe do të përgjigjen S’kam kohë. Jo se s’kanë kohë ata, po kjo do të jetë përgjigja në pyetjen tënde. Shumë të tjerë kanë për të thënë se çka ti po thua është S’kam mundësi; por, në shumë treva tjera të tjerë folës kanë për të thënë S’kam qare. Të gjitha këto mund t’i vërtetosh edhe në fjalorin e gjuhës shqipe, ku madje nge ceket se ka kuptimin edhe të ‘kohës e lirë’. Mirëpo, pyet kë të duash se a dijnë ndonjë mënyrë tjetër të përdorimit të fjalës nge përveçse bashkë me fjalët kam apo s’kam, dhe njerëzit do të ngecin. Kam nge, s’kam nge. Këto janë format pothuajse të vetme të përdorimit të shprehjes. Fjalori i Shqipes ka edhe disa shembuj tjerë të përdorimit, si psh. Nuk kam ngenë tënde apo Jam me nge, por shembujt e përdorimit janë gati tërësisht bashkë me dy foljet ndi-

gazetamapo@gmail.com

hmëse, kam dhejam. Një formë e shprehjes, ngejshëm (si mbiemër), haset ndonjëherë, por edhe në ato raste nënkuptohet prania e foljes jam (ngejshëm). Nge nuk ka ndonjë kuptim në të shquarën, pra si ngeja. Mendoj se është e qartë që nuk është e qartë se çka është ngeja. Po të ishte ‘nge’ fjala për kohën, atëherë pse të mos e kemi dëgjuar kurrë ndonjë shprehje si “Erdhi ngeja”, “Shkoi ngeja”, “Ngeja i shëron plagët” ose çfarëdo shembulli tjetër të kohës si koncept mjaft i dalluar, ku nge përdoret si emër i shquar. Kam një instinkt gjuhësor që më thotë se diçka nuk është në rregull dhe kam nge të shkruaj për këtë. Mendoj se kemi një devijim të kuptimit të fjalës nge, kemi një ngatërresë gjuhësore të përcjellur me shumë breza, por që ka filluar vonë. Mendoj se në shqip do të thotë kohë, por në arbërisht jo. Në arbërisht jo. Jo. Pyet këdo nëse ka gjuhë që ka një jo të ngjashme dhe shumë njerëz kanë për të të thënë se është turqishtja që thotë jok dhe disa gjuhë sllave, posaçërisht serbishtja, që poashtu ka mbajtur një formë të fjalës jok (ma jok), ndonëse e ka fjalën ne si mohim bazë. Ose shqipja i ka dhënë jo-në serbishtes e osmanishtes e ata i kanë shtuar një k me marrëveshje, ose ndonjë e kundërt. Natyrisht që e vetmja e kundërt është ajo logjike, që jo të ketë ardhur nga osmanishtja, kur edhe e marrim me mend

se të shkretit ballkanas, ndër ta edhe më të shkretit shqiptarë, është dashur të mësojnë shpejt se si mohohet në gjuhën e pushtuesit. Për ngjashmëri, edhe shumë e shumë shqiptarë që kam njohur, në kohët e regjimit serb ndoshta nuk i dinin as edhe dy fjalë në serbisht por ama të gjithë i dinin dy fjalë në serbisht: ne dhe ne znam. Jo dhe Nuk e di. Pak të tjerë e dinin edhe një fjalë: nemam. Nuk kam. Nge kam. Thuaj disa herë me radhe nge kam por thuaje ndër dhëmbë siç thonë arbëreshët (ngë) dhe do të del një shprehje e re. Ngë kam > Nëkam > Nukam > Nuk kam (te shqiptarët e Maqedonisë sot përdoret nëuk). Aq i lidhur është përdorimi i fjalës ngë pandarë nga folja kam saqë në shqip është pjekur një fjalë e ndërmjetme “nëk > nuk” dhe është shndërruar në formë mohimi (në serbisht, përdorimi i shpeshtë dëshmohet me foljen e ngjitur: ne imam > nemam). Ky shembull mund të jetë ilustrimi i asaj se si një shprehje pra mund të ngjitet për tjetrën dhe të mbijetojë falë vetë kësaj ngjitjeje, përkundër pushtimit të huaj gjuhësor, edhe pse çfarëdo formë tjetër e të njëjtës fjalë të jetë zëvendësuar e humbur. Krahasimi me serbisht vlen më shumë për ilustrim të parimit të ruajtjes së fjalës brenda dyfjalëshit. Krahasimi i vërtetë është me latinishten dhe dialektet e saj. Nego, negare janë fjalët themelore të mohimit në latinisht prej të

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

cilave vjen shprehja negativ. Ajo që mban shqipja edhe sot në këtë shprehje, e që dallon nga gjuhët që thonë ne, është g-ja. N-g-e. “Nae” sikur bebet. Folësit e gjuhës së pak më të parëve tanë ndonëse të rindotur pastaj mbrapa nga të dytit e tyre, kanë ruajtur disa nga këto forma themelore të shprehjes. Bëj një bisedë të thjeshtë me arbëresh dhe në njëfarë aspekti do të jesh kthyer mbrapa në kohë e do të kesh ecur përpara drejt një gjuhe më shqipe, më të pastër dhe më romako-bizante, më ballkanase dhe më joturke. Nge nuk është asgjë revolucionare, por është vetëm dëshmi e thjeshtë e të folurit europian nga ana e bartësve të sotëm të shqipes. Është dëshmi e bashkëjetesës me fqinjët dhe e faktit separashqipja është po aq formuese, nëse jo më shumë, sa e formuar bashkë me gjuhët fqinje. Aktori në filmin me arbër (apo ilirë) nuk bën të thotë jo, sepse gabimi atëherë do të ishte trashanik dhe kronologjikisht i gabuar për shumë e shumë shekuj. Se jo nuk është fjalë shqipe, kjo është shumë e lehtë për t’u menduar, por se a thuhej nge para se të vinte jo-ja, kjo është shumë e lehtë për t’u teorizuar. Nëse kjo vlen, atëherë: Në arbër(isht) nuk gabon nëse thua: Nge di shumë se nge kam internet. Në shqip nuk gabon nëse thua: Nuk kam nge për internet. @Kosovo 2.o

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 07.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.