06 mars mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Si mund ta bëjë Perëndimi Putinin ta respektojë?! Thomas L. Friedman

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 6 mars 2014. Numër 1150. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Denoncimi i Forumit

Agim Toro: E vërteta e tokave të mia në Ksamil dhe Butrint

prishjet e ndërtimeve

Kushtetuesja rrëzon për herë të dytë qeverinë

PD fiton në Gjykatën Kushtetuese betejën e dytë me qeverinë “Rama”. Rrëzohet VKM-ja që unifikon kompetencat e INUK dhe i jep të drejtën të prishë ndërtesa me apo pa leje, me argumentin se bie ndesh me Kushtetutën. Reagon Halimi: Askush nuk mund të dalë mbi ligjin! Partia Demokratike ka fituar betejën e dytë ligjore kundër qeverisë. Pas vendimit për rrëzimin e Aktit Normativ për Nëpunësin Civil, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar së fundmi edhe një tjetër vendim shumë të debatuar të qeverisë,

atë që i jepte të drejtë Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) që të prishte çdo ndërtim me leje apo pa leje në zonat me rëndësi kombëtare... Faqe 4 Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

Ngjela: Ja pse ka konflikt mes Presidentit dhe Qeverisë Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore akuzon Agim Toron se ka përfituar territore të Parkut të Butrintit, të mbrojtura nga UNESCO dhe në Ksamil. Toro: Nuk jam përfitues me VKM të muajve të fundit të qeverisë “Berisha”, por jam pronar i ligjshëm. UNESCO nuk thotë që prona të mos i kthehet pronarit, po mbrohen njerëz që kanë përfituar me dokumente të paligjshme Faqe 3

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Kujtesë për të ribërë të vrarët...

koment Visar Zhiti

Kampf-i i Putinit

një statisti apo është vegla e atyre që e kanë vendosur. Kjo nuk kuptohet. Pse? Sepse nuk është me consensus...” Ndryshe nga interpretimi i deritashëm që një pjesë e analizës shqiptare i kushton debatit mazhorancë-presidencë, avokati i njohur dhe kryetari i PLD-së, Spartak Ngjela sjellë një... Faqe 5

Kodi i ri, marrëveshje si në SHBA mes prokurorit e të pandehurit Ministria e Drejtësisë propozon paketën me ndryshime në 157 nene të Kodit të Procedurës Penale. Dispozita të reja për pranimin e fajësisë me marrëveshje, duke shmangur proceset e gjata gjyqësore

Në një nga sallat e Muzeut Kombëtar në Tiranë u mblodhën të ftuar nga...

Mund të jetë joshëse t’i ulësh vlerat “leksioneve të Munihut”, kur Neville Chamberkoment CHARLES TANNOCK lain dhe Édouard Daladier...

Kreu i PDL shpjegon situatën e tensionuar mes mazhorancës dhe presidentit. Paralajmëron edhe komision hetimor parlamentar. “Mazhoranca e shikon që nuk ka personalitet dhe nuk arrin dot që të konceptojë pengesat që i sjell Presidenti, a janë pikëpamje të

Ministria e Drejtësisë ka propozuar një sërë ndryshimesh të rëndësishme që prekin thuajse të gjitha dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, i vetmi që ka pësuar ndryshime të pjesshme që prej vitit 2004. Në një draft të hedhur për diskutim, Ministria e Drejtësisë thotë se ndryshimet synojnë të rrisin eficencën e procesit të hetimit dhe gjykimit, duke iu dhënë më... Faqe 7

Fatos Syla në pranga

Krimi i fundit

I arratisuri nga burgu i Trikalas arrestohet në rrethinat e Tiranës

FAQe 7

3 politikë

Kreu i SHISH pa certifikatë sigurie? Dështon raportimi i Visho Ajazit Kreut të SHISH i është kërkuar certifikata e sigurisë, për të raportuar mbi “sekretet” që ai i ka mbledhur vetë. Ajazi kërkon shtyrjen e seancës deri në rinovimin e dokumentit nga DSKI

koment / 11

Faqe 16

Armand Shkullaku

Simbolet e një ndeshjeje futbolli Nuk ishin parë ndonjëherë aq shumë flamuj të shtetit të Kosovës, madje as ditën e shpalljes së pavarësisë gjashtë vjet më parë e as në ndonjë përvjetor tjetër, se sa të mërkurën në rrugët e Mitrovicës dhe në shkallët e stadiumit “Adem Jashari”. Pamjet që mbërrinin nga televizionet dhe rrjetet sociale ishin të pabesueshme. Një lumë entuziazmi i papërmbajtshëm për të parën ndeshje futbolli të Kosovës, të lejuar nga FIFA, në një miqësore me Haitin, dhe i gjithi nën ngjyrat verdhë e blu. Me ndonjë përjashtim të rrallë, thuajse të padukshëm, ndonjë flamur kuqezi tretej mes fytyrave të ngjyera me bojërat e reja të shtetit të Kosovës. Përmasat e shfaqjes së flamurit të Kosovës, që deri dje nuk ngacmonte ndonjë emocion të veçantë, u bënë të...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

Vendimi 6 me 3 Kushtetuesja rrëzon qeverinë për INUK politikë /

Faqe 4

kroniikë/ Ngjela: Arsyet e

konfliktit mes Presidentit dhe qeverisë Faqe 5

Marrëveshje si në SHBA mes prokurorit e të pandehurit Kodi i ri/

Faqe 7

Ata djemtë e ashpër që godasin fort gjokset e tyre në Kongres, por që ua mbathin këmbëve nëse ti u kërkon të votojnë për një rritje prej dhjetë centësh të taksës së benzinës që do ta rriste fuqinë tonë, ata nuk do të përballen kurrë me këtë sfidë.

Historia nuk do të tregohet bujare me të – veçanërisht në qoftë se ndonjëherë çmimet e energjisë do të bien. Kështu që m’i kurseni mua pallavrat e tipit “Putini përplaset me Obamën”. Kjo nuk është ndeshje boksi. Fakti që Putini ka pushtuar Krimenë, një zonë rusishtfolëse të Ukrainës, dikur pjesë e Rusisë, ku shumë nga qytetarët preferojnë të jenë pjesë e Rusisë dhe ku Rusia ka një bazë të madhe detare, nuk është njësoj si të pushtosh Poloninë.

Si mund ta bëjë Perëndimi Putinin ta respektojë?! Thomas L. Friedman

A

shtu siç e kemi kthyer mbulimin e politikës në sport, ne jemi duke bërë të njëjtën gjë me gjeopolitikën. Nuk është shumë e pakuptimtë të shkruash për mënyrën se si Vladimir Putini tregoi se si ai është “më i ashpër” sesa Barak Obama dhe se Obama tani ka nevojë të tregojë burrërinë e tij. Kështu fuqitë e mëdha tërhiqen në politikën e tribuve të vogla dhe shkojnë deri në luftërat e mëdha që përfundojnë keq për të gjithë. Ne e ekzagjerojnë shumë forcën e Putinit – kështu bën dhe ai vetë– dhe gjithashtu e nënvlerësojnë vetë fuqinë tonë dhe aftësinë për ta dobësuar atë përmes mjeteve joushtarake. Le të fillojmë me Putinin. Çdo njeri që beson në të vërtetë, siç e ka thënë vetë Putini, se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte “katastrofa më e madhe gjeopolitike” e shekullit të 20-të, është kapur në një fantazi të rrezikshme që nuk mund të përfundojë mirë për të apo popullin e tij. Bashkimi Sovjetik ka vdekur, sepse komunizmi nuk mundi të sigurojë rritje të standardeve të jetesës, dhe shpërbërja e tij në të vërtetë lëshoi e​​ nergji të pakufishme e njerëzore në të gjithë Europën Lindore dhe Rusinë. Një Putin i mençur do ta kishte rimodeluar Rusinë në mënyrë të tillë, që talenti i saj i pafund njerëzor të mund të kishte avantazhin e gjithë asaj energjie. Ai do të duhej të luftonte sot për ta futur Rusinë në Bashkimin Europian, jo për të mbajtur Ukrainën jashtë. Por kjo nuk është ajo çka është Putini dhe kurrë nuk do të jetë. Ai është fajtor për fanatizmin, pritshmëritë e ulëta ndaj popullit të tij dhe preferon ta kthejë Rusinë në një shtet mafioz nafte, të cilin mund ta vjedhësh lehtë. Pra, Putini tani është duke luftuar natyrën njerëzore në mesin e të rinjve të popullit të tij dhe fqinjëve të tij – të cilët duan më shumë BE-në dhe më pak putinizmin. Për ta shpjeguar këtë me termat e tregut, Putin është “naftë e bollshme, por histori e shkurtër”. Ai vetë është pasuruar në mënyrë të vazhdueshme dhe e ka bërë Rusinë në mënyrë të qëndrueshme të varur më shumë nga burimet natyrore të vendit sesa nga ato njerëzore. Historia nuk do të tregohet bujare me të – veçanërisht në qoftë se ndonjëherë çmimet e en-

ergjisë do të bien. Kështu që m’i kurseni mua pallavrat e tipit “Putini përplaset me Obamën”. Kjo nuk është ndeshje boksi. Fakti që Putini ka pushtuar Krimenë, një zonë rusishtfolëse të Ukrainës, dikur pjesë e Rusisë, ku shumë nga qytetarët preferojnë të jenë pjesë e Rusisë dhe ku Rusia ka një bazë të madhe detare, nuk është njësoj si të pushtosh Poloninë. Unë i mbështes sanksionet ekonomike dhe diplomatike për të ndëshkuar Rusinë për shkeljen e normave ndërkombëtare dhe e bëj të qartë se sanksionet më të ashpra, madje edhe ndihmat ushtarake për Kievin, do të pasonin nëse Putini do të tentonte të kafshonte një tjetër copë të Ukrainës. Por ne duhet të kujtojmë se ai cep i vogël i botës gjithmonë do të thotë më shumë, shumë më tepër për Putinin se sa për ne, dhe ne duhet të përmbahemi nga kërcënimet të cilat nuk jemi në gjendje t’i bëjmë realitet. Ajo që më shqetëson mua në lidhje Krimenë është trendi që ka putinizmi, i cili ishte kërcënim vetëm për Rusinë, tani është duke u kthyer në një kërcënim për stabilitetin global. Unë e kam kundërshtuar zgjerimin e NATO-s drejt Rusisë pas Luftës së Ftohtë, kur Rusia ishte më demokratike dhe më pak kërcënuese se kurrë. Ky mbetet një nga budallallëqet më të mëdha që ne kemi bërë ndonjëherë dhe që sigurisht, përgatiti terrenin për fuqizimin e Putinit. Për një kohë të gjatë, Putini ka shfrytëzuar poshtërimin dhe qëndrimet antiperëndimore dhe kundër zgjerimit të NATO-s për të fituar popullaritet, por kjo duket se është bërë karakteristikë kaq themelore e politikës së tij të brendshme, saqë e ka bllokuar atë në një marrëdhënie shterpë me Perëndimin dhe që e bën kaq të vështirë për ne që të shohim se si bashkëpunojmë me të në lidhje me çështje me probleme, si Siria apo Irani. Presidenti Bashar Al-Assad i Sirisë është përfshirë në sjellje monstruoze genocidi që kërcënon

Presidenti Bashar AlAssad i Sirisë është përfshirë në sjellje monstruoze genocidi, që kërcënon gjithashtu stabilitetin e Lindjes së Mesme. Por Putini i qëndron në krah. Të paktën gjysma e popullit të Ukrainës digjet nga dëshira për të qenë pjesë e Evropës, kurse ai e trajtoi këtë dëshirë të kuptueshme si një komplot të NATO-s dhe nxitoi të përdorte forcën.

Le të fillojmë me Putinin. Çdo njeri që beson në të vërtetë, siç e ka thënë vetë Putini, se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte “katastrofa më e madhe gjeopolitike” e shekullit të 20-të, është kapur në një fantazi të rrezikshme që nuk mund të përfundojë mirë për të apo popullin e tij.

gjithashtu stabilitetin e Lindjes së Mesme. Por Putini i qëndron në krah. Të paktën gjysma e popullit të Ukrainës digjet nga dëshira për të qenë pjesë e Evropës, kurse ai e trajtoi këtë dëshirë të kuptueshme si një komplot të NATO-s dhe nxitoi të përdorte forcën. Unë nuk dua të shkoj në luftë me Putinin, por është koha që ne të vëmë në dukje dobësinë e tij reale dhe forcën tonë reale. Megjithatë, kjo kërkon një strategji afatgjatë - jo thjesht shpërthime sulmesh nëpër konferenca shtypi. Kjo kërkon t’u shkojmë pas dy kolonave binjake ku mbështetet regjimi i tij: naftës dhe gazit. Njësoj siç ngopja me naftë në vitet 1980 e orkestruar pjesërisht nga sauditët solli uljen globale të çmimeve të naftës në një nivel të tillë që e ndihmoi rënien e komunizmit sovjetik, ne mund të bëjmë të njëjtën gjë sot me putinizmin duke vendosur politikat e duhura afatgjata. Kjo bëhet duke investuar në facilitetet për shtrirjen e linjave të gazifikimit dhe duke eksportuar gazin tonë natyror (që ofrohet në standardet më të larta mjedisore) dhe duke e bërë Europën, e cila merr 30 për qind të gazit të saj nga Rusia, më të varur nga ne. Unë gjithashtu do të rrisja taksën tonë të benzinës, do të vendosja një taksë për karbonin dhe një standard kombëtar të portofolit të energjisë së riciklueshme – të gjitha këto gjithashtu do të ndihmonin për të ulur çmimin global të naftës (dhe do të na bënin ne më të fortë, me ajër më të pastër, më pak të varur nga nafta dhe më inovativë ). Ju dëshironi që ta trembni Putinin? Vetëm të shpallni ndërmarrjen e këtyre hapave. Por ju e dini historinë, djemtë e ashpër të Uashingtonit të cilët duan t’i tregojnë vendin Putinit, më shumë do t’i kërkonin një për qind të amerikanëve – ushtarakëve dhe familjeve të tyre – për të bërë sakrificën e fundit, sesa do të bënim ne të gjithë një sakrificë të vogël në formën e një rritjeje të vockël të çmimeve të energjisë. Ata djemtë e ashpër që godasin fort gjokset e tyre në Kongres, por që ua mbathin këmbëve nëse ti u kërkon të votojnë për një rritje prej dhjetë centësh të taksës së benzinës që do ta rriste fuqinë tonë, ata nuk do të përballen kurrë me këtë sfidë. Ne do të bëjmë çdo gjë për të shfaqur dobësinë e Putinit, asgjë nuk është e vështirë. Dhe ju mund të pyesni veten, pse Putini nuk na përfill? Përktheu M. Kamberi nga Nytimes


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

06.03.2014

3

Klosi: S’kam pasur një certifikatë të tillë Për ish-kreun e SHISH-it, Fatos Klosi, debati i zhvilluar dje në komisionin e Sigurisë për certifikatën e sigurisë së Visho Ajazit nuk ka kuptim. Duke folur edhe nga eksperienca e tij në krye të këtij Shërbimi, Klosi ka bërë të ditur se ai vetë nuk ka qenë i pajisur asnjëherë me një certifikatë të tillë. “Nuk e di se ç’ndodh tani, pasi unë kam shumë vite që jam larguar nga ai Shërbim dhe gjatë kësaj kohe ligjet kanë ndryshuar. Por di të them se mua nu k m ë ë sht ë dashur asnjëherë të pajisem me një certifikatë të tillë, pasi ata që më zgjodhën duket se më kanë besuar si një njeri i sigurt për ta bërë atë punë”, - tha Klosi. Më tej ai ka sqaruar se ky debat është i kotë edhe për vetë faktin se i kërkohet certifikatë sigurie një personi që ka shumicën e sekreteve të këtij vendi në dorë. “Puna e asaj drejtorisë që të pajis me certifikatë sigurie më duket krejt formale. Pasi i kërkohet një burokrati që ka marrë një vend pune të verifikojë pastërtinë e figuris së një deputeti apo edhe të vetë kreut të SHISH-it”, - tha Klosi.

Kreu i SHISH pa certifikatë sigurie? Dështon raportimi i Ajazit te Siguria Kreut të SHISH i është kërkuar certifikata e sigurisë, për të raportuar mbi “sekretet” që ai i ka mbledhur vetë. Ajazi kërkon shtyrjen e seancës deri në rinovimin e dokumentit nga DSKI, ndërsa ligji parashikon që ai e merr automatikisht Fejzi Braushi Tiranë Ka dështuar seanca dëgji-

more e komisionit të Sigurisë Kombëtare me kreun e Shërbimit Informativ, Visho Ajazi. Shkak është bërë një motiv qesharak: kreu i SHISH-it nuk ka patur certifikatën e sigurisë për t’u njohur me informacionet e klasifikuara “sekret shtetëror”. Përfaqësuesit e mazhorancës në komisionin i Sigurisë, para se Ajazi të niste raportimin, i kanë kërkuar atij të vendoste në dispozicion të tyre certifikatën e sigurisë të lëshuar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) pranë Këshillit të Ministrave, të cilën ai nuk e ka disponuar. Kjo është bërë shkak për debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, ndërsa vetë Ajazi ka kërkuar që mbledhja të shtyhej deri sa atij t’i rinovohej certifikata. Siç ishte parashikuar, kreu i SHISH-it, Visho Ajazi është paraqitur dje para komisionit të Sigurisë Kombëtare, i shoqëruar edhe nga disa

drejtorë e zyrtarë të lartë. Por edhe pse mediat u lanë jashtë gardhit të Kuvendit, mbledhja nuk është zhvilluar. Shkak janë bërë verifikimet reciproke të certifikatave të sigurisë. Historia nis dy ditë më parë, kur kreu i SHISH-it së bashku me kopjen e raportit për veprimtarinë vjetore, i dërgoi edhe një shkresë Spartak Brahos, ku i kujtonte që deputetët pa certifikatë sigurie nuk mund të njiheshin me këtë informacion. Të vënë në dijeni për këtë problem, deputetët e mazhorancës kanë nxituar dy ditë më parë të plotësonin formularët dhe të pajiseshin me certifikatat e duhura të sigurisë. Vetëm dy prej deputetëve nuk kishin arritur të kryenin këtë procedurë. Në fillim të mbledhjes, kreu i SHISH-it ka kërkuar që deputetët të paraqisnin certifikatën e sigurisë. Të njëjtën gjë i kanë kërkuar edhe Visho Ajazit. Burime nga mbledhja kanë bërë të ditur se kreu i komisionit, Spartak Braho i ka kërkuar Visho Ajazit dhe

Spartak Braho i ka kërkuar Visho Ajazit dhe vartësve të tij që e shoqëronin në këtë mbledhje, që të tregonin para komisionit certifikatat e tyre të sigurisë. Të papërgatitur, përfaqësuesit e SHISH-it kanë kërkuar 30 minuta pushim që të merrnin këtë dokument. Pas një pauze të konsiderueshme, ata janë kthyer sërish në komision, por Ajazi u ka komunikuar deputetëve që të shtynin mbledhjen dhe raportimin, pasi ai vetë nuk e kishte këtë certifikatë.

vartësve të tij që e shoqëronin në këtë mbledhje, që të tregonin para komisionit certifikatat e tyre të sigurisë. Të papërgatitur, përfaqësuesit e SHISH-it kanë kërkuar 30 minuta pushim që të merrnin këtë dokument. Pas një pauze të konsiderueshme, ata janë kthyer sërish në komision, por Ajazi u ka komunikuar deputetëve që të shtynin mbledhjen dhe raportimin, pasi ai vetë nuk e kishte këtë certifikatë. Siç bëhet e ditur, kreut të SHISH-it i ka mbaruar vlefshmëria e certifikatës së parë në datë 24 shkurt, ndërsa ai ka aplikuar për ta rifreskuar atë. Megjithatë, duket se pajisja me një dokument të tillë e kreut të SHISHit nuk është e nevojshme, por Ajazi nuk ka qenë i informuar për këtë fakt. Ligji që trajton informacionin e klasifikuar si sekret, në nenin 4 të tij përcakton disa drejtues shteti, si dhe krerë institucionesh të posaçme, të autorizuar nga Kryeministri për shkak të funksioneve që kryejnë, që e marrin automatikisht

PD-PS, replika për shtyrjen e komisionit të Sigurisë Flamur Noka e cilëson të turpshëm, pretendimin e mazhorancës. “U ngrit një çështje teknike për t’iu fshehur së vërtetës” Mazhoranca dhe opozita kanë mbajtur qëndrime të kundërta lidhur me debatin për pajisjen e kreut të SHISH-it me certifikatë sigurie . Duke folur pas mbledhjes së djeshme, deputetët e mazhorancës kanë bërë të ditur se Ajazi nuk mund të merrte pjesë në një mbledhje të tillë pa u pajisur më parë me certifikatë sigurie. “Për habi të të gjithëve, vetë kreu i SHISH-it ishte i papajisur me certifikatë. Mbledhja u shty për

një ditë tjetër, kur kreu i SHISH-it të jetë me certifikatë sigurie”, - tha deputeti i PS, Taulant Balla. Por opozita e konsideroi këtë si një akt të turpshëm, duke aluduar se mazhoranca nuk donte të dëgjonte raportimin e shefit të SHISH-it. “Ne jemi komision Sigurie, kemi çështje shumë të rëndësishme për t’u marrë, nuk merremi me përralla. Problemi që u ngrit ishte çështje teknike për t’iu fshehur së vërtetës. Kjo është një sjellje qesharake”, - tha deputeti demokrat, Flamur Noka, që është dhe nënkryetar komisioni. Por deputeti tjetër socialist, Pirro Lutaj ka shkuar edhe më tej, duke theksuar se kreu i SHISH-it edhe vjet ka marrë një certifikatë në kundërshtim me ligjin. Për këtë, ai ka përmendur një për-

caktim ligjor që për personat që kanë dyshtetësi, siç përflitet se është dhe vetë kreu i SHISH-it, certifikata e pastërtisë u jepet në bashkëpunim me shtetin tjetër, në këtë rast me Kanadanë. “Personi ka një veçori, nuk është qytetar i zakonshëm i shtetit, ka një post. Jemi në pritje. Vetë ai do qëndrojë në pritje se duhet të nxjerrë certifikatën e sigurisë. Institucioni përgjegjës na ka konfirmuar se Visho Ajazi Lika nuk kishte certifikatë sigurie, sepse i ka skaduar. Para se të emërohej në detyrë, duhet ta kishte marrë këtë certifikatë. Ai ka dy nënshtetësi dhe kjo do të jetë problem, sepse duhet të presim dhe SHBA-në (Kanada) t’i japë leje të marrë një të tillë. Ndaj mbledhja shtyhet”, - tha Lutaj.

këtë status, përsa kohë kanë edhe mandatin. Neni 4 përcakton se “Autoriteti për klasifikimin e informacionit mund të ushtrohet vetëm nga: Presidenti, Kryeministri, drejtuesit e institucioneve të autorizuara nga Kryeministri në Regjistrin Shtetëror të Informacionit të Klasifikuar”. A përfshihet kreu i SHISH-it automatikisht në Regjistrin Shtetëror të Informacionit të Klasifikuar? Logjika në këtë rast e do që po, përsa kohë ai drejton institucionin që prodhon dhe administron shumicën e informacioneve të klasifikuara si sekrete. Nga ana tjetër, pajisja e kreut të SHISH-it me certifikatë sigurie nuk bën “sens”, për sa kohë që DSIK, për të verifikuar pastërtinë e figurës së Ajazit do duhet të pyesë vetë SHISH-in. Megjithatë, kjo u kthye në një temë debati dje në komisionin e Ligjeve, duke shtyrë një seancë raportimi, që u kërkua me ngulm nga kryetari i tij, Spartak Braho.


4

fokus

ngjarje e ditës

Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ekspertë të së drejtës shprehen se çdokujt që i është prishur ndërtimi nga INUK, bazuar në vendimin antikushtetues të qeverisë, i lind e drejta të kompensohet financiarisht për dëmin që i është shkaktuar me të padrejtë nga ky vendim.

Vendimi 6 me 3

Kushtetuesja rrëzon qeverinë për INUK Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar si në kundërshtim me Kushtetutën, vendimin e qeverisë për unifikimin e kompetencave të INUK. Halimi: Askush nuk mund të dalë mbi ligjin Partia Demokratike ka fituar betejën e dytë ligjore kundër qeverisë. Pas vendimit për rrëzimin e Aktit Normativ për Nëpunësin Civil, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar së fundmi edhe një tjetër vendim shumë të debatuar të qeverisë, atë që i jepte të drejtë Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) që të prishte çdo ndërtim me leje apo pa leje në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territore. Gjykata këtë herë e ka patur më të lehtë që të marrë këtë vendim, pasi pro rrëzimit të këtij vendimi të qeverisë kanë votuar plot 6 gjyqtarë, ndërkohë që 3 kanë votuar kundër. “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me kërkues: Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe me subjekte të Interesuara: Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, me objekt: “Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.932, datë 30.09.2013 “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territore, pasi shqyrtoi dhe analizoi p r e t e n d i m e t e n g r it u r a n g a

kërkuesi si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 05.03.2014, vendosi: pranimin e kërkesës dhe shfuqizimin e tij si antikushtetues”, - thuhet në vendimin e shkurtuar të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i marrë dje pritet të zbardhet i plotë në ditët në vijim. Padia arriti në dyert e gjykatës nga opozita, e cila që nga dita e parë e krijimit të këtij inspektorati ka dhënë alarmin për paligjshmërinë e veprimeve të tij. Vendimi i qeverisë Nr.932 i jepte mundësi INUK-ut që, bazuar në opinionin dhe vlerësimet e veta, të ndërmerrte me shpejtësi prishjen e ndërtimeve pa leje ose pavarësisht se ato mund të ishin në proces legalizimi, e për më tepër edhe prishjen e ndërtimeve me leje të rregullt, duke kapërcyer qoftë kompetencat e inspektorateve të bashkive e qoftë vendimet e gjykatave. Si pasojë e këtij vendimi, INUK së bashku me forcat e policisë ndërmori një mori prishjesh në të gjithë vendin. Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ekspertë të së drejtës shprehen se çdokujt që i është prishur ndërtimi nga INUK, bazuar në vendimin antikushtetues të qe-

"Gjykata vendosi pranimin e kërkesës dhe shfuqizimin e tij si antikushtetues”, - thuhet në vendimin e shkurtuar të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i marrë dje pritet të zbardhet i plotë në ditët në vijim

verisë, i lind e drejta të kompensohet financiarisht për dëmin që i është shkaktuar me të padrejtë nga ky vendim. Por për të përfituar këtë të drejtë duhet që subjektet e interesuara t’i drejtohen Gjykatës Administrative. Natën e 30 shtatorit 2013, qeveria mori dy vendime, atë për Aktin Normativ që shtyu me 6 muaj fillimin e efekteve të ligjit të ri “Për Nëpunësin Civil” dhe atë për INUK. Sot të dyja këto vendime janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Ndaj këtij vendimi reagoi dje edhe deputeti demokrat, Eduard Halimi, i cili theksoi se askush nuk mund të dalë mbi ligjin. “Ky akt u shpall si akt që vjen në kundërshtim me Kushtetutën. Ndër të tjera deputeti i PD-së deklaroi se me këtë vendim iu bë e qartë qeverisë se askush nuk mund të dalë mbi ligjin”, - u shpreh ai.

Të larguarit, Halimi: Në PD janë regjistruar 2706 ankesa “Më shumë se 700 të larguar kanë bërë padi civile në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku po asistohen falas nga Partia Demokratike dhe qindra të tjerë janë në proces gjyqësor në gjykatat administrative të rretheve” TIRANË Në portalin online të Partisë

Demokratike janë regjistruar plot 2706 ankesa nga punonjës të administratës publike, që pretendojnë se janë larguar nga detyra në kundërshtim me ligjin. Por deputeti i PD-së, Eduard Halimi vlerësoi dje në një konferencë për shtyp se numri i të larguarve nga puna është mbi 5 mijë. “2706 punonjës të shtetit të larguar nga detyra në mënyrë të paligjshme, kanë bërë deri në këtë moment që flasim, denoncimin e tyre pranë zyrave të Partisë Demokratike. Në këto të dhëna, ende nuk janë reflektuar me qindra të larguar së fundmi si

infermiere, punonjës të Albpetrolit, punonjës të ATSH-së, të doganave etj, të cilët ende nuk kanë bërë ankesë në sistemin e ngritur nga Partia Demokratike. Më shumë se 700 të larguar kanë bërë padi civile në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku po asistohen falas nga Partia Demokratike dhe qindra të tjerë janë në proces gjyqësor në g j yk at at ad m i n i st r at ive t ë rretheve”, - tha dje Halimi përmes një deklarate për shtyp. Në këto kushte, Halimi sjell ndër mend edhe një kërkesë zyrtare që PD-ja i ka drejtuar mazhorancës lidhur me numrin e të larguarve nga puna. “… Afati ligjor ka kaluar, por qeveria hesht për të fshehur hartën e masakrës që ka bërë dhe po bën edhe sot në administratë. Llogaritet se sot janë mbi 5 mijë nëpunës të shkarkuar. Nga ministritë, dikasteret qendrore, në drejtoritë e sektorët më të largët në rrethe, fshesa e paligjshme dhe çnjerëzore e qeverisë, ka hedhur në rrugë mijëra burra e gra, prindër, të rinj e të reja, pa motiv, në kundërshtim me ligjin”, - tha ai. Halimi për këtë sit-

uatë fajëson Ramën dhe Metën. “Qeveria Rama-Meta, ka shkatërruar administratën me hedhjen në rrugë të profesionistëve dhe me zëvendësimin e tyre me militantët e partisë, duke bërë hi njërin nga kriteret kryesore të integrimit europian…Por përveç mbi 5 mijë

familjeve, qeveria Rama-Meta i ka shkaktuar buxhetit të shtetit, parave të qytetarëve, një dëm të madh ekonomik, pasi pjesa më e madhe e të larguarve, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kanë fituar drejtësinë në gjykatë, çka po sjell dhe do të sjellë pasoja që llogariten në miliona e miliona euro për arkën e shtetit, për paratë e taksapaguesve shqiptarë”, - tha ai. Për pasojë, Halimi i kërkoi kryeministrit Rama që të zbatojë ligjin për nëpunësin civil të miratuar më 30 maj 2013, si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese po për të njëjtën çështje. Një kërkesë në emër të PD-së, Halimi i drejtoi edhe komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle që vjen sot në Tiranë. “Ne i kërkojmë atij (Fyles), të bëjë ç’është e mundur, për t’i kujtuar Kryeministrit që refuzon të dëgjojë çdo zë në këtë vend, rëndësinë që ka zbatimi i ligjit “Për statusin e Nëpunësit Civil”, si një reformë e administratës publike dhe si garanci për të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar”, tha ai. N.Perndoj

reagimi

Policia nuk jep leje për protestën e shoqatës “Mbro administratën” TIRANË Shoqata për Mbrojtjen e Punonjësve të Larguar nga Administrata do të zhvillojë sot paradite një konferencë për shtyp, për të njoftuar qëndrimin e saj pas refuzimit për të protestuar nga ana e Policisë. “Policia refuzoi të jepte lejen për mbajtjen e një proteste paqësore dhe informuese, pranë ambienteve ku komisioneri europian për Zgjerimin, Stefan Fyle do të mbajë takimet me palën shqiptare. Përfaqësues të nëpunësve civilë, të larguar për motive politike nga administrata publike përmes një manifestimi sensibilizues “BE mbro Administratën” do të informonim z.Fyle për shkarkimet e paligjshme nga puna, por qeveria, me anë të Policisë, pengoi këtë të drejtë manifestimi. Për këtë arsye, kërkesat drejtuar Komisionerit për Zgjerimin në BE, z. Stefan Fyle, ne do t’i bëjmë publike me anë të një konference për shtyp”, thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj shoqate. Kjo shoqatë është ngritur me qëllim mbrojtjen e të gjithë atyre që pretendohet se janë larguar padrejtësisht nga puna me ardhjen në pushtet të së majtës.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

06.03.2014

5

Kreu i PDL, Spartak Ngjela shpjegon situatën e tensionuar mes mazhorancës dhe presidentit. Paralajmëron edhe komision hetimor parlamentar

reagimi

Takimi i dytë me Fylen, Bregu: Rama e do opozitën jashtë dialogut me BE TIRANË Partia Demokratike do të jetë sot e pranishme në takimin e dytë të Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian pavarësisht se formati i kërkuar nga opozita nuk është pranuar nga kryeministri Edi Rama. “Në takimin e parë të zhvilluar në fund të tetorit, kam kërkuar në emër të opozitës shqiptare një përfaqësim në tryezën e dialogut të nivelit të lartë, në të njëjtin format dhe me të njëjtat standarde që ka gëzuar opozita e djeshme, sot mazhorancë, në takimet për planin e veprimit për 12 prioritetet, pra përfaqësimin e opozitës parlamentare në nivel kryetarësh e nënkryetaresh të komisioneve parlamentare. Ia kam paraqitur zyrtarisht këtë kërkesë Kryeministrit të vendit, por përgjigja ka qenë refuzimi për t’i ofruar opozitës sot, atë standard që vetë zoti Rama e ka gëzuar dje kur ishte në opozitë. Është e qartë se qeveria nuk e ndjen nevojën që procesi i shqyrtimit të prioriteteve dhe procesit të integrimit, të jetë gjithëpërfshirës”, tha dje deputetja e PD-së, Majlinda Bregu. Në këto kushte, sipas saj, ky dialog i nivelit të lartë, nuk është dialog i nivelit gjithëpërfshirës. “Pavarësisht nga ky qëndrim i mazhorancës qeverisëse, në përputhje me angazhimin tonë se si opozitë do të mbështesim pa kushte procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, në respekt të arritjeve që ky proces ka njohur gjatë qeverisjes sonë, por mbi të gjitha, në respekt të aspiratës së palëkundur të qytetarëve shqiptarë për ta parë Shqipërinë si gjithë Europa, opozita do të jetë nesër e pranishme në Dialogun e Nivelit të Lartë”, - tha ajo.

Ngjela: Arsyet e konfliktit mes Presidentit dhe qeverisë

“Mazhoranca e shikon që nuk ka personalitet dhe nuk arrin dot që të konceptojë pengesat që i sjell Presidenti, a janë pikëpamje të një statisti apo është vegla e atyre që e kanë vendosur. Kjo nuk kuptohet. Pse? Sepse nuk është me consensus..”. TIRANË Ndryshe nga interpretimi i deri-

tashëm që një pjesë e analizës shqiptare i kushton debatit mazhorancë-presidencë, avokati i njohur dhe kryetari i PLD-së, Spartak Ngjela sjellë një tjetër këndvështrim mbi debatin e ditës. “… Përsa i përket raportit të Presidentit me këtë mazhorancë mendoj nuk do të jenë të mira marrëdhëniet, sepse ky është një president me 71 vota kur këta kanë 84. Duhet të jemi pak perëndimorë në gjykim… Presidenti nuk ka qënë konsensual. Perëndimi nuk ishte injorant kur kërkonte nxjerrjen e një presidenti konsensual sepse një president konsensual i kap të dy sferat e politikës edhe ajo që ikën edhe ajo që vjen. Këta nuk e bënë këtë. Vunë një njeri të panjohur fare. Ja-

në tallur me shqiptarët. Më trego meritën politike të Presidentit të Republikës?. Absolutisht asgjë”, - tha ai dje në intervistën e mbërmjes me Juli Xhokaxhi në ABC. Por avokat Ngjela shkon edhe më tej në shpjegimin e tij. “Ende nuk dimë se çfarë sëmundje ka. Në popull fliten lloj lloj gjërash për sëmundjen e tij, ndërsa ne nuk dimë gjë fare. Ta lëmë mënjanë këtë gjë. Nuk ka qenë personalitet në politikën shqiptare. Absolutisht. Nuk ka asnjë kontribut. Me përjashtim që ka qënë servil i Saliut. Pra njeriu duhet të jetë serioz. Nuk duhet të shkojë me pasion që të thotë që unë jam me këtë krah, ti je më këtë krah tjetër. I kanë servirur shqiptarit ‘mangi questa minestra’(haje këtë supë). Shqiptarët

"Vunë një njeri të panjohur fare. Janë tallur me shqiptarët. Më trego meritën politike të Presidentit të Republikës?. Absolutisht asgjë”,

nuk e përfillin. Apo mazhoranca nuk do ta përfillë. Mund t’i bëjë komision hetimor nesër. Dhe do t’ia bëjë. Sepse ka shumë enigma brenda. Sepse është vënë një njeri farë i panjohur. Si mund të vesh një njeri të tillë president?. Një njeri i panjohur. Hajde i pari, hajde i dyti, por presidenti i fundit të jetë i tillë? Sepse e vuri Saliu ministër këtu apo atje…”, - tha ai. Prandaj, Ngjela e sheh problemin gjetkë. “Problemi është që nuk ka një konflikt mes mazhorancës dhe presidentit për mendimin tim. Për të qënë objektiv, ka luftë përsonalitetetesh. Ka goditje personalitetesh. Mazhoranca e shikon që nuk ka personalitet dhe nuk arrin dot që ta konceptojë pengesat që i sjell Pres-

identi janë pikëpamje e një statisti apo është vegla e atyre që e kanë vendosur. Kjo nuk kuptohet. Pse? Sepse nuk është me konsensus. Pse? Sepse nuk është personalitet i jetes politike. Pse? Sepse nuk ka impakt në opinionin publik. Të gjithë këto vijnë dhe grumbullohen dhe krijojnë gjithmonë konflikt. Pra çështja është që nuk kishte në Shqipëri një njeri me personalitet për ta vendosur ata president?. Kishte sa të duash. Prandaj unë mendoj se konfikti mes këtyre dy institucioneve vjen si pasojë e mungesës së personalitetit që ka Presidenti i Republikës në historikun e tij dhe jo në drejtimin e tij si President sepse deri tani nuk ka bërë ndonjë shkelje”, tha ai.

Napolitano: Korriku shpresoj t’ju gjejë vend kandidat i BE TIRANË Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano vizitoi dje Tiranën me mesazhe mbështetëse për integrimin e Shqipërisë në BE. Fillimisht, Presidenti i Italisë u takua me homologun e tij shqiptar Bujar Nishani, me të cilin zhvilluan edhe një konferencë për shtyp. Napolitano deklaroi se Italia do të vazhdojë të bëjë avokatin për Shqipërinë. “Gjëja e rëndësishme për një avokat është që të mos humbim kauzën tonë. Jemi të bindur se do e fitojmë dhe kauzën që Shqipëria të hyjë në BE”, - tha Presidenti i Republikës së Italisë. “Është e rëndësishme që ky bashkim të jetë një kartëvizitë, me të cilën Shqipëria të prezantohet në institucionet europiane “, - vijoi ai. Nga ana e tij, Presidenti i Repub-

likës, Bujar Nishani theksoi se Italia është një partner kyç dhe mjaft i rëndësishëm në fushën ekonomike. Nishani shtoi se edhe gjatë takimit ai ka shprehur interesin për të promovuar investimin italian në Shqipëri, në infrastrukturë, energjetikë, fasoneri dhe shërbime. Po dje presidenti Napolitano është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama, ndërsa pasdite ai ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në Kuvend. “…Europa ka bërë shumë për vendet tona. Për Italinë, ajo ka përfaqësuar besimin tek ardhmja në vitet e pasluftës së Dytë Botërore dhe të rindërtimit. Për Shqipërinë, veçanërisht në periudhën e izolimit dhe të diktaturës, Bashkimi ka përbërë shpresën.

Udha e përshkuar deri më tani ka treguar sesi mbështetja dhe besimi ndaj Shqipërisë qenë të drejta: kjo udhë duhet të vijojë më tej, me krenarinë dhe besimin që rrjedhin nga shumë hapa të bërë përpara dhe

vendosmërinë për të arritur këtë synim historik, për të mirën e vendit. Italia, si në të shkuarën, do të bëjë të mos mungojnë kurrë besimi dhe mbështetja. Ajo shpreson të mund të çelë gjashtëmujorin e

kryesimit të Presidencës së Bashkimit, me Republikën e Shqipërisë të pranuar zyrtarisht për statusin e vendit kandidat nga ana e Këshillit Europian”, tha Napolitano gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend. Thuajse të njëjtin mesazh, presidenti Napolitano përcolli edhe në një takim të veçantë të zhvilluar me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Gjatë këtij takimi, Presidenti Napolitano vuri në dukje se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara gjatë këtyre viteve dhe se mbështetja e Italisë në përmbushjen e reformave që kërkon integrimi evropian, do të jetë e pakursyer dhe me bindje të thellë. Presidenti i Italisë u dekorua nga Presidenti Nishani me titullin “Urdhri i Flamurit”.


6

fokus

ngjarje e ditës

DitarI

Shtohen 18 mnl USD për strehimin, pakësohet buxheti i 10 institucioneve Ende pa nisur mirë nga zbatimi, buxheti i vitit 2014 i është nënshtruar disa ndryshimeve, të cilat synojnë pakësimin e fondeve për disa institucione dhe kalimin e tyre në favor të Ministrisë së Zhvillimit Urban. Qeveria në mbledhjen e djeshme miratoi kalimin e 180 milionë lekëve në buxhetin e Gjermenit, të cilat do të përdoren për planifikimin urban dhe strehimin. Kjo shumë është krijuar nga shkurtimi i buxhetit për disa institucione të tjera. Kështu, shërbimit diplomatik në Ministrinë e

Jashtme i shkurtohen 20 milionë lekë, Agjencisë Telegrafike Shqiptare, 3 milionë lekë, Drejtorisë së Informacionit të Kualifikuar, 3 milionë lekë të tjera. Është pakësuar fondi i arsimit profesional në Ministrinë e Arsimit, me 6 milionë lekë. Buxheti i Drejtorisë së Arkivave pakësohet me 2 milionë lekë. Buxheti për Policinë e Shtetit pakësohet me 13 milionë lekë dhe me po 13 milionë lekë shkurtohet buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes. Ministrisë së Mirëqenies Sociale i pakësohen 4 milionë lekë.

AK: Monopolet në dëm të konsumatorit janë shtuar më 2013 Në vitin 2103 ankesat për përdorimin e pozitave dominuese në dëm të konsumatorit janë rritur, sipas raportit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2013. Ankesat për tregun e karburanteve, sigurimeve, telefonisë, transportit etj: Shteti të ndërhyjë me entet rregullatore Blerina Hoxha

Konsumatorët shqiptarë duket se janë dëmtuar rëndë nga keqpërdorimi i pozitave monopol në disa linja të tregut, si transporti ajror, tregu i karburanteve, telefonia celulare dhe transporti urban kryesisht në Tiranë, tregu i sigurimeve etj. Sipas raportit vjetor që Autoriteti i Konkurrencës ka bërë gati për Kuvendin, keqpërdorimi i pozitave dominuese është zgjeruar më 2013-ën. Ndërsa nga 13 vendimet e dhëna nga Autoriteti i Konkurrencës mësohet se vetëm 5 prej tyre janë fituar në gjykatë. Sektorët në vëzhgim

Tregu i karburanteve, i sigurimeve, i bankave dhe i telefonisë pothuajse janë në monitorim të përhershëm nga Autoriteti i Konkurrencës, për shkak të pozitave dominuese në dëm të konsumatorit. Në raport mësohet se ka nisur një hetim qysh në muajin gusht të vitit të kaluar për tregun e karburanteve, për shkak të disa ndryshimeve të ndodhura nga largimi i një operatori nga importi, ky monitorim i tregut do të vijojë edhe për vitin 2014. Qëllimi i kësaj do të jetë evidentimi i ndryshimeve në strukturën e tregut të karburanteve, ecuria e çmimeve në treg për të parë nëse ka shenja të kufizimit të konkurrencës si pasojë e marrëveshjeve

të fshehta. Autoriteti i Konkurrencës vëren rritje të shkallës së përqendrimit në këtë treg, për shkak të trendit të njëjtë të çmimit të diezelit dhe benzinës në stacionet e shitjes me pakicë të ndërmarrjeve të lidhura me ato importuese, të cilat pasqyrojnë politikat e çmimeve që ndjekin importuesit. Gjithashtu, Autoriteti i Konkurrencës në monitorimet e kryera gjatë 2013 ka vërejtur se Aeroporti “Nënë Tereza” nuk rishikon sipas kontratës tarifat aeroportuale. Ato janë rishikuar për herë të fundit në vitin 2007, ndërkohë që kontrata koncesionare parasheh rishikimin e tyre një herë në tre vjet. Gjithashtu, AK ka vërejtur edhe një bashkëpunim ndërmjet bankave dhe kompanive të sigurimit në ofrimin e sigurimit të kolateralëve të kredive dhe jetës. Ndërsa për tregun e sigurimeve, AK ka pohuar se ka patur ankesa të vazhdueshme për marrëveshje në fiksimin e çmimeve. Nisur nga këto ankesa, tregu i sigurimeve ka qenë këto vite në monitorim të vazhdueshëm. Përqendrimet u ndihmuan nga shteti

Jo në pak raste përqendrimet në tregje janë ndihmuar nga shteti nëpërmjet enteve rregullatore. Bankat, telekomunikacioni, energjia mbikëqyren nga entet rregullatore, të cilat janë struktura të shtetit që ndër tjera në misionin e tyre kanë edhe krijimin e barazisë në tregje. Në raportin drejtuar Kuvendit, AK njofton se gjatë trajtimit të rasteve që lidhen me pozitën dominuese është evidentuar roli dhe rëndësia e enteve rregullatore në tregjet e rregulluara. Gjithashtu, AK vë në dukje se roli i shtetit si mbikëqyrës i drejtpërdrejtë ka një rëndësi të madhe në zbatimin e detyrimeve kontraktuale në shërbimet e dhëna me koncesion, si në rastin e koncesionit të ngarkimshkarkimit të gazit të lëngshëm në rrugë detare dhe në atë të Aeroportit “Nënë Tereza”. Objekt i ankesave të ndërmar-

Autoriteti i Konkurrencës në monitorimet e kryera gjatë 2013-ës ka vërejtur se Aeroporti “Nënë Tereza” nuk rishikon sipas kontratës tarifat aeroportuale. Ato janë rishikuar për herë të fundit në vitin 2007, ndërkohë që kontrata koncesionare parasheh rishikimin e tyre një herë në tre vjet.

rjeve kanë qenë kryesisht në tregun e ngarkim-shkarkimit të gazit në rrugë detare të gazit të lëngshëm, në tregun e komunikimeve elektronike, në tregun e energjisë elektrike, në tregun e prokurimeve publike, në tregun e sigurimeve, në tregun e transportit urban nëpërmjet të cilave janë prezantuar shqetësimet e operatorëve për kufizime të mundshme të konkurrencës. AK vë në dukje se është rritur shkalla e vështirësisë së gjetjes së evidencave direkte, që do të provonin ekzistencën e marrëveshjeve të ndaluara.

Qeveria fal gjobat e biznesit nga 1 marsi deri më 31 gusht 2013 Të gjitha gjobat ndaj biznesit që janë vënë para dhe pas fushatës elektorale do të fshihen sipas një vendimi që miratoi qeveria dje. Sipas projektligjit të qeverisë, falen gjobat e vendosura si pjesë e detyrimit tatimor që janë të kontabilizuara në regjistrat e administratës tatimore gjatë periudhës 1 mars deri më 31 gusht 2013, ndaj tatimpaguesve, persona juridikë apo persona fizikë, të regjistruar në administratat tatimore. Gjithashtu falen të gjitha gjobat e vendosura që janë ankimuar dhe janë në proces ankimimi administrativ apo në proces gjyqësor. Përftojnë nga kjo falje edhe të gjithë tatimpaguesit që janë dënuar me gjobë administrative për punonjës të padeklaruar apo të deklaruar me vonesë, për mosinstalim të pajisjeve fiskale apo moslëshim të kuponit tatimor ose moslëshim të biletave, u falen shumat e gjobave të vendosura. Gjithashtu subjekteve që kanë bërë pagesat e gjobave, të përcaktuara në nenin 3, të këtij ligji, u rimbursohen në masën 100% shumat e

paguara të gjobave, sipas radhës së datës së pagesës së bërë. Nga ana tjetër brenda 5 muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, administrata tatimore fshin dënimet administrative të falura sipas këtij ligji dhe bën pasqyrimet konkrete të fshirjes në regjistrat e saj. Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj tha se, ky vendim është një hap tejet i rëndësishëm përpara në marrëdhënien qeveri – biznes. “Ndërsa deri dje gjobat përdoreshin si instrument i presionit politik, apo për të mbushur arkat e zbrazura nga keqmenaxhimi, ky kapitull i turpshëm i marrëdh ë n i e s s ht e t - b i z n e s n u k n d o d h m ë . Ashtu siç kishim premtuar, ne po e shpëtojmë biznesin nga të gjitha ndëshkimet dhe presionet parazgjedhore, pasi në themel të marrëdhënies së re ne vendosim besimin. Përveçse heq një padrejtësi të madhe, kjo masë është një vazhdim i projektit madhor të qeverisë për përmirësimin e klimës së biznesit, tha Ahmetaj

tu r i zmi

Gjermeni, marrëveshjen dyvjeçare me OBT Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni nënshkroi sot në Berlin Marrëveshjen 2-vjeçare të Bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Turizmit, Agjencinë e specializuar të Kombeve të Bashkuara në fushën e turizmit, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Taleb Rifai. Kjo marrëveshje synon rritjen e bashkëpunimit me UNWTO, me qëllim përmirësimin e aftësisë konkurruese dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të Turizmit në Shqipëri. “Shqipëria prezantohet sot me një imazh të ri turistik, - vlerësoi ministrja Gjermeni. Përmes kësaj marrëveshjeje, ne angazhohemi të punojmë për të përmirësuar pozicionin e Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të turizmit”, deklaroi ministrja Gjermeni. Organizata Botërore e Turizmit do të ofrojë asistencë në tri fusha kryesore: marketingu dhe promovimi, forcimi i kapaciteteve dhe menaxhimi i destinacioneve turistike dhe lehtësimin e procedurave për turistët.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

06.03.2014

7

Kurbin, 50-vjeçari vritet nga i afërmi i tij Një 50-vjeçar u vra mbrëmë në Kurbin, ndërsa policia po heton shkaqet e krimit. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Shullaz të Kurbinit, ku 50-vjeçari Ramazan Lama, pronar i një firme “Security”, është qëlluar për vdekje nga i

afërmi i tij, Fatmir Lama. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të krimit, ndërsa po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë. Vrasja ka ndodhur në fshat dhe kanë qenë dëshmitarët ata që lajmëruan policinë. Dyshohet

se mes të afërmve ka pasur konflikte prej disa kohësh, por ende nuk bëhen me dije detajet mbi shkaqet e krimit të rëndë. Pas arrestimit, autori Lama është marrë në pyetje nga specialistët e krimeve për të sqaruar motivet që e shtynë t’i merrte jetën të afërmit të tij.

Kodi i ri, marrëveshje si në SHBA mes prokurorit e të pandehurit

Ministria e Drejtësisë propozon paketën me ndryshime në 157 nene të Kodit të Procedurës Penale. Dispozita të reja për pranimin e fajësisë me marrëveshje, duke shmangur proceset e gjata gjyqësore Leonard Bakillari Tiranë Ministria e Drejtësisë ka propozuar një sërë ndryshimesh të rëndësishme që prekin thuajse të gjitha dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, i vetmi që ka pësuar ndryshime të pjesshme që prej vitit 2004. Në një draft të hedhur për diskutim, Ministria e Drejtësisë thotë se ndryshimet synojnë të rrisin eficencën e procesit të hetimit dhe gjykimit, duke iu dhënë më shumë të drejta të pandehurve, si dhe të frenojnë fenomenin e korrupsionit. Sipas draftit fillestar të propozuar, ndryshimet në Kodin e Procedurës prekin 157 nene, ku janë propozuar ndryshime të rëndësishme për mirëfunksionimin e procesit gjyqësor dhe atij hetimor. Një ndër këto ndryshime është përfshirja për herë të parë në legjislacionin penal shqiptar të marrëveshjes mes prokurorit dhe të pandehurit, një praktikë kjo që funksionon në Itali dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me qëllim funksionimin e kësaj praktike edhe në vendin tonë, Ministria e Drejtësisë ka parashikuar një kapitull të veçantë në Kodin e Procedurës Penale, ku përcaktohen qartë kushtet e kësaj marrëveshjeje, e cila mund të arrihet në çdo fazë të hetimit apo gjykimit. “Risi në Kodin e Procedurës Penale është dhe përfshirja në të e një kreu “Marrëveshjet mes Prokurorit dhe të Pandehurit”, i cili parashikon rregulla për marrëveshjen e arritur ndërmjet palëve për pranimin e fajësisë dhe për dëshminë e të pandehurit”,- thotë Ministria e Drejtësisë. Sipas këtyre dispozitave, parashikohet që përveç zgjidhjes gjyqësore të çështjes, palëve iu jepet mundësia që të zgjidhin çështjen me marrëveshje në çdo fazë të procedimit penal. “Kjo është një risi, pasi është një zgjidhje alternative e cila ndihmon në zvogëlimin e çështjeve penale që çohen për gjykim, shpenzimet e hetimit dhe shkurtim afatesh për shqyrtimin e çështjeve”, thotë Ministria e Drejtësisë. Bëhet fjalë për 12 dispozita të shtuara në “Kreun IX”, i cili parashikon kriteret që duhet të plotësojë marrëveshja mes prokurorit dhe të pandehurit. “Marrëveshja për pranimin e fajësisë mund të arrihet mes

kodi “KREU IX MARRËVESHJET MES PROKURORIT DHE TË PANDEHURIT SEKSIONI I MARRËVESHJA PËR PRANIMIN E FAJËSISË

prokurorit dhe të pandehurit që nga momenti i regjistrimit të procedimit deri në momentin kur të pandehurit i kërkohet të deklarohet për akuzën në gjykim. Marrëveshja e bërë më shkrim paraqitet nga prokurori dhe shqyrtohet nga gjyqtari i caktuar nëse bëhet gjatë hetimit paraprak, ose nga kryetari i trupit gjykues, nëse bëhet gjatë gjykimit”,- thuhet në një prej dispozitave të propozuara nga Ministria e Drejtësisë. Në marrëveshjen mes prokurorit dhe të pandehurit përshkruhet vepra penale, pohimi i të pandehurit për pranimin e akuzës, deklarimin e palëve për heqjen dorë nga ankimi kundër vendimit të gjykatës dhe ç’është më e rëndësishmja, minimumi dhe maksimumi i dënimit që do të marrë i pandehuri që ka pranuar akuzën. Pavarësisht se marrëveshja arrihet mes prokurorit dhe të pandehurit, vendimi për praninë e saj jepet nga gjyqtari që ndjek hetimet paraprake, apo edhe nga kryetari i trupit gjykues, në rast se marrëveshja arrihet në fazën fillestare të gjykimit të çështjes.

“Marrëveshja për pranimin e fajësisë mund të arrihet mes prokurorit dhe të pandehurit që nga momenti i regjistrimit të procedimit deri në momentin kur të pandehurit i kërkohet të deklarohet për akuzën në gjykim.

Gjykata ka të drejtë të mos pranojë marrëvëshjen, nëse ajo nuk përmban elementet e përcaktuara specifikisht në këtë kod dhe në rastet kur i pandehuri nuk paraqitet në seancë pasi ka marrë njoftim rregullisht nga gjykata. Në ndryshimet e propozuara, Ministria e Drejtësisë parashikon edhe një sërë kriteresh për marrëveshjen mes të pandehurit dhe prokurorit në rastet e veprave penale të kryera nga krimi i organizuar. “Marrëveshja mund të arrihet me të pandehurin që ka pohuar në mënyrë të plotë se ka kryer një vepër penale, me kusht që rëndësia e dëshmisë së tij në zbulimin, provueshmërinë dhe parandalimin e veprave penale të listuara në paragrafin e parë të këtij neni tejkalon pasojat e veprës penale që ai ka kryer si bashkëpunëtor”, - thotë Ministria e Drejtësisë. Gjithashtu, në ndryshimet e propozuara përfshihen një sërë instrumentesh procedurale për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore me qëllim kryerjen e punës pa pengesa dhe brenda një afati të arsyeshëm.

Arrestohet në rrethinat e Tiranës i arratisuri i Trikalas Fatos Sylaj u kap dje në një banesë pranë Sanatoriumit. I shumëkërkuari kishte qëndruar disa ditë në Kukës e më pas ka gjetur strehë në Tiranë Arrestohet në Tiranë Fatos Sylaj, një nga të arratisurit e burgut të Trikalas, pranverën e vitit 2013. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës thanë se pas një operacioni që kishte vijuar për disa ditë me vëzhgime në terren, i shumëkërkuari Fatos Sylaj, i cilësuar në Greqi si person që paraqet rrezikshmëri të lartë, u arrestua nga efektivët e njësisë operacionale dhe të kërkimit. Fatos Sylaj është arratisur më 22 mars

2013 nga burgu grek së bashku me 11 shqiptarë të tjerë. Ai konsiderohej si një nga bashkëpunëtorët e afërt të Marian Kolës, i cili u vra nga policia greke në përpjekje për të kaluar kufirin pas arratisjes nga burgu. Sipas autoriteteve greke, Fatos Sylaj është kreu i njërës prej degëve të bandës së Marian Kolës, në të cilën bënte pjesë edhe i vrari Flamur Lika. Kjo bandë është përgjegjëse për 30 plaçkitje të armatosura në Korfuz, në Igumenicë dhe zona të tjera të Greqisë. Sylaj, mësohet se është kapur në një banesë në afërsi të Sanatoriumit në Tiranë, ku mendohet se fshihej prej kohësh. Bashkë me të policia shoqëroi edhe së paku dy persona të tjerë, një prej të cilëve, pronari i banesës ku u kap i kërkuari. Burimet e policisë thanë se pas marrjes së tyre në pyetje,

personat që ndodheshin me Sylën janë lënë të lirë. Sylaj kishte disa ditë që kishte ardhur në Tiranë nga Kukësi, ku mësohet se kishte qëndruar disa ditë në banesën e tij dhe tek disa të afërm. Më pas ai mësohet se është nisur drejt Tiranës dhe nëpërmjet një të njohuri të tij ka arritur të gjejë strehim në një banesë në zonën pranë Sanatoriumit të kryeqytetit. Policia nuk dha emrin e

pronarit të banesës dhe personit të dytë të shoqëruar me Sylën. Ende nuk dihet rruga e hyrjes së Sylës në Shqipëri, por specialistë të kërkimit në policinë e Tiranës i thanë gazetës “Mapo” se dyshimet e tyre janë se i kërkuari mund të ketë mbërritur në Shqipëri pas një rrugëtimi të gjatë Maqedoni- KosovëShqipëri. Sylaj është personi i dytë i arrestuar në Shqipëri, pjesë e grupit të personave të arratisur nga burgu grek i Trikalës në pranverë të vitit të kaluar. Më 25 janar të këtij viti, policia e Tiranës arrestoi në fshatin Kashar Ilir Kupën nga Fushë-Kruja. 27-vjeçari Ilir Kupa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet greke si pjesëtar i një organizate kriminale dhe i arratisur nga burgu në Greqi në mars 2013.

Neni 332/1 Arritja e marrëveshjes 1. Marrëveshja për pranimin e fajësisë mund të arrihet mes prokurorit dhe të pandehurit që nga momenti i regjistrimit të procedimit deri në momentin kur të pandehurit i kërkohet të deklarohet për akuzën në gjykim. 2. Në momentin e arritjes së marrëveshjes, i pandehuri duhet të ketë mbrojtës. 3. Marrëveshja e bërë më shkrim paraqitet nga prokurori dhe shqyrtohet nga gjyqtari i caktuar sipas nenit 278, nëse bëhet gjatë hetimit paraprak, ose nga kryetari i trupit gjykues, nëse bëhet gjatë gjykimit. 4. Nëse marrëveshja arrihet para se të dërgohet çështja në gjyq, prokurori do t’i bashkëngjisë asaj edhe kërkesën për gjykim, e cila përbën një pjesë thelbësore të marrëveshjes. Neni 332/2 Përmbajtja e marrëveshjes Marrëveshja përmban: a) përshkrimin e veprës penale që përbën objekt akuze; b) pohimin e të pandehurit që ai ka kryer veprën penale, së cilës i referohet pika a) e këtij neni; c) marrëveshjen në lidhje me llojin dhe minimumin e maksimumin e dënimeve penale kryesore dhe plotësuese; ç) marrëveshjen për shpenzimet procedurale, konfiskimin e pasurive për pagimin e gjobës dhe dëmit civil, nëse është paraqitur padi civile dhe, nëse është rasti, marrëveshjen për konfiskimin e produkteve të veprës penale; d) deklarimin e palëve për heqjen dorë nga e drejta e ankimit kundër vendimit të gjykatës, me të cilin pranohet marrëveshja, përveç rastit kur çështja penale duhet të pushohet; dh) nënshkrimet e palëve dhe avokatit mbrojtës. Neni 332/3 Vendimi për marrëveshjen 1. Vendimi mbi marrëveshjen e pranimit të fajësisë merret nga gjyqtari i caktuar sipas nenit 278, nëse bëhet gjatë hetimit paraprak, ose nga kryetari i trupit gjykues, nëse bëhet gjatë gjykimit. 2. Vendimi merret në seancë publike, në të cilën thirren prokurori, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij. Neni 332/4 Mospranimi i marrëveshjes 1. Gjykata nuk pranon marrëveshjen me vendim të arsyetuar nëse: a) marrëveshja nuk përmban elementët e përcaktuar në nenin 332/2; b) i pandehuri i njoftuar rregullisht nuk paraqitet në seancë dhe nuk arrin të justifikojë mungesën. Neni 332/5 Pranimi i marrëveshjes 1. Gjykata pranon marrëveshjen dhe deklaron të pandehurin fajtor me vendim të arsyetuar, nëse çmon se: a) i pandehuri ka pohuar kryerjen e veprës ose veprave penale që janë objekt akuze me dijeni dhe vullnet të plotë; b) i pandehuri është i ndërgjegjshëm për të gjitha pasojat e marrëveshjes së arritur, veçanërisht heqjen dorë nga e drejta për gjykim dhe kufizimin e të drejtës për të bërë ankim kundër vendimit të dhënë mbi bazën e marrëveshjes; c) provat e tjera që janë mbledhur nuk vijnë në kundërshtim me pohimin e të pandehurit se ai e ka kryer veprën penale; ç) dënimi kryesor dhe plotësues, për të cilët është rënë dakord nga prokurori dhe i pandehuri janë në përputhje me ligjin penal.


CMYK

8 05.03.2014

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

BANKERS PETROLEUM ALBANIA L.T.D

JOB ANNOUNCEMENT

TENDER I HAPUR KOMBËTAR Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Shtypja e botimeve të Bankës së Shqipërisë për një periudhë një vjeçare”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 27.864.000 Lekë. Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 04 22 35 576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00, nga çdo person i autorizuar me paraqitjen e një kërkese me REPUBLIKA shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të E SHQIPËRISË DHOMA KOMBËTARE PËRMBARUESVE PRIVATË keni bërë paraprakisht pagesën eEpakthyeshme prejGJYQËSORË 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës sëGJYQESOR Shqipërisë, qëVASIL ndodhet në adresën: Rruga e PERMBARUESI SHANDRO Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B. për pasurinë e paluajtshme: do të zhvillojë ankandin - Pasuria e rregjistruar me Nr 6/109+3-13, ZK 2310, Apartament me sip totale prej 47 m2, vol 3, fq.54, e ndodhur ne Kuçove. Oferta duhet me të te paraqitet zyrën e Sektorit Prokurimeve, pranë DeÇmimi fillestar cilin do tenë filloje ankandi eshte netë vleren 1,006,745.6 Leke. - Pasuria e rregjistruar me Nr. 32/43, ZK 2179, Truall+ Ndertese me siperfaqe totale prej partamentit Administrimit, Bankën e Shqipërisë, deri më datë 02 Prill 500 m2, vol 7,të fq.89, e ndodhur ne në Polovine, Kuçove. Çmimi fillestar me te cilin do te filloje ankandi eshte ne edhe vleren tenderi, 670,956.16 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet kuLeke ftohen të Ankandi do të zhvillohet në datë 24.03.2014 ora 16:00, në zyrën përmbarimore Vasil Shandro, me adresë Rr “Reshit Collaku”,pall “Aurora Konstruksion”, kati 5, prapa marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të Gjykatës tyre. Lartë, Tiranë. Nr.tel: 04/2278031 / E-mail: vshandro@yahoo.com

SHPALLJE ANKANDI ZYRA PERMBARIMORE KURMAKU, shpall për shitje në ankand pasurinë “Are” , ne pronesi te shtetasve Rexhep e Luljeta Dauti, me Nr. Pasurie 163/5/65, vol 34, faqe 28, me sip. 1481m2, ZK.2066, pasuri e ndodhur në Kamez, Tirane. Ankandi zhvillohet ditën e martë në datë 11.03.2014 ora 15.oo. Çmim fillestar 4,399,991.76 (katermilionetreqindenentedhjeteenentemijee nenteqindenetedhjetenje pike shtatedhjetegjashte) lekë, pranë selisë së Përmbaruesit Gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga “28 Nëntori”, pall “F. Turku”, kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com, Cel. 0682099479

SHpallje ankandi Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k njofton shpalljen e Ankandit te II për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria Nr.1/118+1-19, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 97 m2, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Tiranë ne Zonën Kadastrale nr.8380, vol 17, faqe 206, në pronësi të Harallamb Leonidha Voko dhe Galina Koli Voko, Çmimi fillestar i shitjes së pasurisë në ankand të dytë është 67.200 EURO (gjashtëdhjetë e shtatë mijë e dyqind) Euro. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të Raiffeisen Bankë sh.a. për shumë 100,000EUR (njëqind mijë) Ankandi midis ofertuesve do të zhvillohet më date 26.03.2014, ditën e Mërkurë ora 16:00 në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit: Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

e diel

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

PLUS

30 lekë

30 lekë

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Bankers Petroleum Albania Ltd (Bankers) is a subsidiary of Bankers Petroleum Ltd, a Canadian oil & gas company headquartered in Calgary, Alberta. We are listed on the Toronto stock exchange and also on AIM London. Our web address is www.bankerspetroleum.com Bankers had its plans for the development of the Patos-Marinza and Kucova oilfields approved by the Government of Albania. We are also pursuing additional oilfield development opportunities in Albania. The Shareholders, Management and Employees of Bankers are extremely excited by the challenging prospects and opportunities which lie ahead. Having already experienced eight successful years and established ourselves as the leading crude oil production company in Albania, Bankers will continue to make significant investment in its oilfields in the years to come, with demanding targets for increases in reserves, production, and sales. To help us meet our objectives, we are continually looking to add suitably qualified people who can demonstrate qualities including enthusiasm, initiative, team-working, leadership and humility. Bankers’ offers competitive compensation and benefits and has a culture of rewarding good performance. We are committed to the principle of equal opportunity in employment and promote a fair and non-discriminatory work environment. We are currently looking for qualified candidates to fill two vacant positions as detailed below: SENIOR PRODUCTION ENGINEER. Key Requirements: • More than 5 years of varied heavy oil petroleum engineering or technical experience in production engineering, operations, workovers, completions and petroleum economics. • B.Sc. in Petroleum Engineering or related engineering discipline. APEGA membership or equivalent required. Technologist must have a Diploma in Engineering Technology and be a Certified Engineering Technologist • Must have cold heavy oil production experience with progressive cavity pumps • Knowledge in heavy oil remedial workovers and completions is required. • Experience with waterflooding and other recovery methods is an asset • Thermal EOR or SAGD experience would be an asset • The ability to work several assignments simultaneously with minimal supervision • Field experience is an asset. • International experience would also be an asset but not required. • Effective English verbal and written skills • Team player used to working in a multi‐disciplinary, multi‐cultural environment FIELD ENVIRONMENTAL SUPERVISOR Key Requirements: • Professionally qualified with a suitable environmental science degree or diploma, plus continuing professional development. • Minimum 7 years experience working in similar role relating to Environment Management, preferably within the onshore oil industry, some of which may have been overseas. • Self motivated, energetic and also able to work in team, in a challenging environment. • Good planning, reporting and organisation skills. • Excellent communicator with the ability to quickly gain the confidence of the workforce. • Ability to mentor, train and develop other employees. • Computer Literate. Applications including a C.V. and cover letter, in English, should be sent in a sealed envelope to the Human Resources Department at the following address: Lagja “Sheq i Madh”, Rr.”Leonardo Murialdo”, Fier, Albania.

Tel: +355 34 2208 45 /6/7/8 / Fax: +355 34 220850

or by E-mail to: humanresources@bankerspetroleum.com The deadline for submitting applications is 15 March 2014. All applications will be considered, and responses sent out as soon as possible.


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

05.03.2014

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Kujtesë për të ribërë të vrarët... -Në nderim të Sejkove-

N

ë një nga sallat e Muzeut Kombëtar në Tiranë u mblodhën të ftuar nga shoqatat “Çamëria” dhe të ish të persekutuarve politikë për të kujtuar për herë të parë një djalosh 24-vjeçar, të vrarë para 40 vjetëve nga diktatura, Sokol Sejko. Familja e tij çame u shkatërrua, fisi i tij po kështu u godit rëndë, si nga një mallkim i tmerrshëm dhe absurd. Sokolin e pushkatuan si sabotator të një kombinati tekstilesh me emrin “Mao Ce Dun” atëherë, ku ai ishte thjesht punëtor, ndërkohë më parë i kishin vrarë të atin si agjent, admiralin e flotës detare shqiptare, Teme Sejko. Më pas e shoqja e tij, kur i vranë dhe djalin, u hodh nga dritarja me fotografinë e Sokolit të saj në gji, pikërisht ajo foto që ndriçonte tani e madhe në ballinën e sallës, përsipër së cilës lexohej: “Nuk dua mëshirë nga të pa mëshirshmit...”. Poshtë fotos në ekran ishte emri: Sokol Teme Sejko (1950-1974). Vëllanë e tij, Mond Sejko, e futën në burg. Pse ky ndëshkim mizor, që as perënditë e lashta epirote nuk guxonin. Kujt i duhej? Kush krijonte gracka të tilla, që çamët, popull martir, të shmangeshin nga detyrat e larta me rëndësi kombëtare? Kujt i duhej dhe kush ishin agjentët e vërtetë? Ç’thonë dosjet nëpër arkivat tona dhe ato të vendeve të interesuara? Ç’sekrete e mistere fshehin, që as vdekja nuk i zhbën dot? Këto janë çështje që kërkojnë përgjigje. Unë dua të kujtoj këtu një bashkëvuajtësin tim nga Sejkot, në nderim të martirizimit të çamëve... LIRIMI I MONDIT... (nga burgologjia “Rrugët e Ferrit”) - Hë, e liruan Mondin? - Aty e lamë, po priste... I kishte ardhur dita. Po priste tek oborri poshtë. Por po vononin ta thërrisnin. Lirimet zakonisht bëheshin shumë shpejt, gati si fshehurazi, një çast. Pas mëngjesit, ndonjëherë dhe para apelit. Por Mondin nuk po e thërrisnin lart. Dhe nuk po shqetësohej vetëm ai. Të burgosurit tej, kur dilnin nga depoja ose vinin nga ndonjë punë jashtë telave me gjemba, pyesnin: hë, e thirrën Mondin? Jo, akoma... Pse?

Krimi i fundit

koment Visar Zhiti

Mond Sejko vazhdonte të bënte ecejake i vetëm, të shkurtra, nervoze, por vetë nuk dukej nervoz... Sa djalë i mirë, thoshin të gjithë, mua më kishte dhënë gjithmonë kurajë, sidomos kur më bënë minator dhe s’e përballoja dot martelin, trandjen e tij dhe pluhurin që dilte nga shkëmbi e më mbulonte të tërin. “... intelektualë të tjerë, që s’dinin ç’ishte puna fizike, burgu, nuk janë gjunjëzuar, - më tha. - Vinin nga librat drejt e këtu e qëndruan si nëpër libra. Ata kujto.” Edhe vetë Mondi ashtu ishte, si nëpër libra, i pathyeshëm. Pas pune mundohej të mësonte ca frëngjisht, pastaj italisht, anglisht. Buzëqeshte kur unë e thërrisja ndonjëherë Edmond Dantes, personazhi i “Kontit të Monte Kristos”. Në fakt i uroja fshehtas, një fat të atillë, daljen nga burgu, hakmarrjen, pasurinë... Por nuk po e lironin. Vite e vite burg kishte bërë. Amnistia se ç’i uli, por dhe me punë kishte fituar. Mjaftonte një ridënim dhe humbisnin të gjitha. Se mos e arrestonin përsëri? Kaluan dy orë, tri, katër... U teprua, nuk po e thërrisnin. S’i thoshim dot asgjë. Ndiheshim ligsht. Le të bëhet ç’të bëhet, përgjigjej, ndërsa ndiznim ndonjë cigare me të sipas ritualit të lirimit. Me çfarë ta ngushëllonim? Ishte bir i një të pushkatuari nga Partia që, megjithëse çam, qe akuzuar si agjent grek. Me gradë tepër të lartë në flotën ushtarake, Teme Sejko i duhej Partisë si agjent i imperializmit, si i lidhur me grekët, dhe e mashtruan, ia ngarkuan këtë antidetyrë, thoshin në burg, derisa e çuan para skuadrës së pushkatimit. Kështu deshën t’ia bënin dhe djalit tjetër të tij, që ia pushkatuan, por ai ua përplasi, ju jeni kriminelë, vrasës, u tha në gjyqin e

hapur, që ia bënë në kinoteatrin e qytetit. Po, po, është e vërtetë. Kishte punuar në kombinatin e tekstileve “Mao Ce Dun”. Kur Kina tradhtoi, ia hoqën atë emër kombinatit, po tradhtarët janë këta, ju! Ule zërin ti, mos fol... Vëllanë e Mondit e akuzuan... si sabotator, donte të digjte repartin ku punonte, a të gjithë kombinatin, uzinat, Beratin... Bashkë me një vajzë... Jo, kurrë, por u duheshin armiq prapë. Trashëgimtarët e armiqve. Atë gati e kishin. Pale, ishte dhe trim, pra i rrezikshëm, çam, që do të thotë i dyshimtë për ta... Me vdekje u dha dënimi, me pushkatim. Dhe përplasën duart si të ishin në teatër. Fjala e fundit, i thanë para pushkatimit. Qoftë fundi juaj! - thirri. Po ku e groposën, ku? Nuk dihej. Mondi psherëtiu. Ia ndjeva afshin psherëtimës, aq sa më dogji dhe mua në fytyrë. Në truallin ku është ngritur ai kombinati, pa emrin “Mao Ce Dun” tani, kur ishte djerrinë e keqe dhe binte hija e kalasë së lashtë, edhe Skënderbeu humbi këtu, thoshte im atë... - doja të rrëfeja unë, po më mirë të mos flisja, - nën ato themele... groposën kufomën e xhaxhait tim, të vrarë në hetuesi, pa gjyq, e mbuluan me baltë, fshehurazi. Po pse? Ishte nacionalist, kundërshtar... Kështu pëshpëritej në fisin tim. Dhe, kur në kronikat televizive jepej ndonjë reportazh nga kombinati i tekstileve, propagandoheshin prodhime e shiheshin coha e basme që rridhnin e rridhnin, mua më shfaqeshin kufoma, sikur çmbështilleshin ato dhe qefini s’mbaronte. Stofra të errëta për kostume pushkatimesh. Jo, ka kostume dhëndërie. Po me atë kostum vdesin shqiptarët, e futin në dhe me të. Por jo të pushkatuarit... Eh, s’kishte si t’i shkonte mbarë industrisë sonë! Fabrika të ngritura mbi krimin… vetëm industrinë e fajit zhvilluan këta… E do të binte ndëshkimi mbi to e mbi njerëzit e tyre… Do ta zinte mallkimi, patjetër. Keq do të përfundonin. Do të sulmohen

fabrikat ndonjë ditë, mbaje mend, do të rrënohen, do t’i thyejnë makineritë, do t’i shkulin, do t’i marrin zvarrë me kuaj dhe do t’i shesin si hekurishte, mbaje mend. E parandiej. Se... Mondit po i dridheshin duar dhe buzë. - Ja fotografia e nënës sime, - m’u përsërit zëri i tij i përqarët. Një grua e re, e bukur, e qeshur. Dikur... - U hodh nga dritarja mu në mes të ditës, mu në mes të qytetit. S’e duroi dot më vrasjen tjetër, të... E pashë kur e mbuluan me një çarçaf të bardhë, që u përgjak. - Sikur të kishin çelur trëndafila shpejt e shpejt, - mërmërita, - që s’ia dhamë dot. Dizenjo për cohat e kombinatit, hë, bëje, piktor. Ç’të thosha, të thërrisja? Po dridhesha edhe unë. Mondin e morën gjyshi me gjyshen, ku jetonin vetë, në atë qytetthin me emër të tmerrshëm: Stalin. Po a do të kenë nga emrat tanë vendet tona, ej? Hodhi shtat Mondi, u bë i pashëm, por i pikëlluar. I heshtur, por gjithë mirësi. Dhe e morën ushtar, në një repart ku s’kishte as pushkë druri, siç i stërvitnin gjoja ndonjëherë ata me biografi të keqe. Punonin kanaleve e nxirrnin patate. Më tregonte im vëlla, Shpëtimi, kishte qenë ushtar me të. Aq kishin pritur, sa të rritej, dhe e arrestuan. Në burg erdhi me rroba ushtari Mondi. Pastaj gjyshi me gjyshen u rrëgjuan edhe më e nuk i vinin dot në burg. I dërgonin pako, nga kursimet e veta... Ndoshta u kujtohet se si Greqia dogji Çamërinë me gjithë çamët, i thosha Mondit, por ja që paskësh dhe më keq se i huaji. Yti... Më shikonte më vërejtje. Dinte të kishte besim. Dhe të mos besonte. A do ta lironin tani? E përmbushi dënimin të gjithë, madje e tejkaloi. Është dënuar sa më s’ka... Kaloi paraditja. Në punë, nën tokë, bisedohej për të: Aty tek oborri e lamë… Priste pranë thesit të tij (…plot me burg…) Vinte rrotull. I qetë në dukje. Të gjithë, gjithë jetën, rrotull atij thesi do të vijmë. Gryka e tij është e lidhur edhe me këmbën tonë me një fill

vetëtime… Lëri poezitë ti. Sa herë kishte ndodhur të riarrestonin në ditën e lirimit plot të burgosur. U hapnin sportelin e portës në biruca dhe, pa u thënë asgjë, u zgjatnin një copë fletë. Jo atë të arrestit, por vendimin e gjyqit pa gjyq. Edhe 10 vjet të tjera burg për agjitacion e propagandë kundër Partisë dhe shtetit. Ku? Në burg... Kur ndërresa e dytë e punës u ngjit lart për në minierë, pyesnin njëri-tjetrin: - Hë, e thirrën Mondin lart? - Po. - Për ta liruar apo...? - Njëlloj janë, edhe dënimi dhe lirimi i këtyre. Si bora... si ajo gumëzhima... - Ç’ke me borën, është e pastër ajo, e bardhë, as komuniste, as fashiste, vjen nga qielli. PAK RINGJALLJE (nga burgologjia “Ferri i çarë”) Po iknim. Kush të mundte. Me pasaporta, pa pasaporta, fshehurazi, si vizitorë e s’ktheheshin më, me traget, më këmbë, iknin, kaptonin mure ambasadash, kufirin… Dhe shteti donte të iknin, sa më shumë, sidomos të persekutuarit politikë, shokë burgu, prapa diellit. Mond S. do ta takoja para se të ikte, në një nga mitingjet e mëdha në kryeqytet. Qe veshur bukur, nuk dukej se kishte qenë në burg, i përzemërt, por me atë pikëllimin e gjithmonë. Ndërsa oratorët shanin diktaturën, sidomos ata që s’ishin dënuar ndonjëherë - sa bërtisnin, eh! - mes zhurmave, dëgjoja ç’më thoshte Mondi. Jemi të zhgënjyer. E di. Jam bërë baba dy herë. Oh, gëzohem! Djalit i kishte vënë emrin e të atit (… të pushkatuar…), kurse vajzës - atë të së ëmës (…që u hodh nga dritarja, vrau veten…). Kam ngjallur prindërit, tha siç thuhet. …i ribëjmë ata, shtova unë. Ndriti ngazëllueshëm. Pastaj do të më dërgonte të fala me mërgimtarët që vinin nga Amerika. S’e di a e gjeti varrin e të atit. Po të vëllait të pushkatuar? Si do të ringjallet ai?…


op-ed

2

Blog / Si do të dukej Kombëtarja e Kosovës me djemtë e Diasporës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë /Regjisor

M

und të jetë joshëse t’i ulësh vlerat “leksioneve të Munihut”, kur Neville Chamberlain dhe Édouard Daladier qetësuan Hitlerin duke i dhënë kohë për pretendimet e tij mbi Çekosllovaki. Por nëse Perëndimi pranon aneksimin e Krimesë – hera e dytë që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vjedhur territore nga një shtet sovran, pas pushtimit rus të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut më 2008 – sot me siguri që udhëheqësit e botës demokratike do të pendohen për mosveprimin e tyre. Në kryeqytetet e Perëndimit, përgjigjja deri tani ka qenë e përzier. Ndëshkimi po vlerësohet – përjashtimi nga G-8 për shembull – por kjo do të jetë për të qeshur në rast se kërcënimet ndaj paqes së Europës nuk do të qenë kaq të rënda. Putini e konsideron shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si katastrofa më e madhe e kohëve moderne dhe ai ka kërkuar papushim të krijojë joshje për perandorinë e humbur ruse. Nëse Perëndimi synon që të merret seriozisht, ai duhet të veprojë po aq me vendosmëri sa ka vepruar Putini. Sukseset e shumta të projektit perandorak të Putinit kanë ardhur praktikisht pa kosto për të. Bashkësia Ekonomike Euroaziatike e tij ka përmbledhur shtete të pasura me energji si Kazakistani, Uzbekistani dhe Turkmenistani në kampin e Rusisë. Gjeorgjia u çanëtarësua më 2008. Qeveria e Armenisë u detyrua të refuzojë ofertën e Bashkimit Europian për Asociim. Tashmë çmimi më i madh gjeostrategjik nga të gjithë – Ukraina – mund të bjerë në duart e Putinit. Rusia pa Ukrainën, shkroi ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së Zbigniev Brzezinski “pushon së qeni një perandori.” Dhe, për shkak se shumica dërrmuese e ukrainasve nuk kanë dëshirë të bashkohen me perandorinë e Putinit, ne mund të jemi të sigurt se shteti që do të udhëheqë Putini tani e tutje do të jetë një shtet shumë i militarizuar, pak a shumë si Bashkimi Sovjetik, por pa Partinë Komuniste në pushtet. Duke parë shkallën e aventurizmit të Putinit, përgjigjja e botës duhet të jetë në të njëjtën masë. Samitet e anuluara, marrëveshjet e tregtisë apo anëtarësia nëpër sallone diskutimesh diplomatike si G-8 nuk janë të mjaftueshme. Vetëm aksionet që imponojnë sanksione të dukshme ekonomike që prekin nënshtetasit e Rusisë – të cilët, në fund të fundit, kanë votuar që Putini të jetë në pushtet sërish dhe sërish – ofrojnë ndonjë shpresë për përmbajtjen e Kremlinit nga kursi i vet

koment CHARLES TANNOCK

ekspansionist. Por çfarë sanksionesh mund të funksionojnë? E para, Turqia duhet të mbyllë Dardanelet për anijet Ruse, siç ka bërë pas vitit 2008 në luftën RusiGjeorgji. Në atë kohë, Turqia mbylli aksesin te Deti i Zi për të parandaluar SHBA-të të ndërhynin, megjithëse SHBA-të, tashmë është e qartë, nuk kishin synim të bënin diçka të tillë. Ankaraja duhet të mbyllë ngushticat jo vetëm për luftanijet ruse, por për të gjitha mjetet tregtare të drejtuara për në portet ruse të Detit të Zi. Ndikimi mbi ekonominë e Rusisë dhe mbi pretendimet ushtarake të Putinit, do të jenë të konsiderueshme. Turqia ka leje të mbyllë Dardanelet nën një amendament të vitit 1982 të Konventës Montreux të vitit 1936. Me të vërtetë, Turqia mund të kthejë justifikimin e Putinit për pushtimin e Krimesë – atë të mbrojtjes së rusëve etnikë atje – kundër tij, duke argumentuar se po mbron të afërmit e vet Tartarët turkiç, të cilët, duke parë keqtrajtimin historik të Rusisë kundër tyre, kanë shumë dëshirë të qëndrojnë nën sundimin e Ukrainës. Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoðlu ktheu avionin e tij në ajër këtë javë për të fluturuar drejt Kievit dhe për të ofruar mbështetje për qeverinë e re të përkohshme. Kryeministri Recep Tayyip Erdoðan, i cili nuk është gjë e lehtë, siç edhe Putini e di, du h e t t ë n dj e k ë k ë t ë ve p r i m mbështetjeje duke mbyllur menjëherë ngushticat për anijet ruse – deri sa Putini të tërheqë trupat nga Krimeja drejt bazës së tyre në Sevastopol apo në vetë Rusinë. Dhe Turqisë duhet t’i ofrohet garancia e Nenit 5 nga NATO në rast se Rusia përpiqet ta frikësojë. E dyta, presidenti i SHBA-së Barack Obama duhet të imponojë ato lloje sanksionesh financiare mbi Rusinë që ai ka vendosur mbi Iranin për programin bërthamor. Ato sanksione e rrënuan ekonominë e Iranit. Në mënyrë të ngjashme, mohimi i aksesit të çdo banke që bën biznes me bankat apo kompanitë ruse në sistemin financiar amerikan mund të krijojë atë lloj kaosi ekonomik që është parë në Rusi për herë të fundit vetëm pas rënies së komunizmit. Rusët e zakonshëm duhet të kuptojnë se duke lejuar Putinin – pretendimi i të cilit për udhëheqësi është se ai i dha fund pasigurisë së viteve post-sovjetike – të vijojë agresionin e tij imperialist, do t’i kushtojë atyre shtrenjtë. E treta, Obama duhet të theksojë te kinezët rolin e tyre në stabilitetin eu-

roaziatik. Putini mund ta shohë dizintegrimin e Bashkimit Sovjetik si tragjedi, por për Kinën ajo qe dhurata më e madhe gjeostrategjike e imagjinueshme. Me një goditje, perandoria që vodhi miliona hektarë territore kineze përgjatë shekujve dhe që pati kërcënuar Republikën Popullore me shfarosje bërthamore thjesht u zhduk. Që nga ajo kohë, shtetet e pavarura të Azisë Qendrore dhe madje edhe Ukraina, janë bërë partnere tregtare të rëndësishme për Kinën. Pushtimi rus në Gjeorgji zemëroi shumë Kinën, siç u pa në samitin e pasluftës në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (një grup rajonal që përfshin ish-vendet Sovjetike që kanë kufij të përbashkët me Kinën dhe Rusinë). Rusia i kërkoi SCO të njohë pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Por SCO refuzoi. Grupi i vendeve të Azisë Qendrore – Kazakistani, Kirkizistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani – nuk do të refuzonin dot nëse nuk do të kishin mbështetjen e Kinës. Sot, gjithsesi, presidenti i Kinës Xi Jinping ka nevojë të jetë më pak i tërthortë ndaj përgjigjes së tij për aventurizmin e Putinit. Në të vërtetë, testi i vërtetë real i pretendimit të Kinës se është një pjesëmarrës i përgjegjshëm në bashkësinë botërore do të vijë shpejt në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. A do të mbështesë ajo shkeljen e qartë të ligjit ndërkombëtar nga Putini, apo do të mbështesë integritetin territorial të Ukrainës? Ka edhe masa të tjera të mundshme ndëshkuese. Vizat mund t’i mohohen apo anulohen të gjithë zyrtarëve të Rusisë. Asetet mund të ngrihen, veçanërisht ato të pastruara nga oligarkët pranë Putinit. Vetëm kur dhimbja të bëhet e patolerueshme, veçanërisht për elitën, Kampf-i i Putinit mund të mposhtet. Kostoja e mosveprimit është e lartë. Vende të panumërta, nga Japonia në Izrael varen nga angazhimi i SHBA-ve për të vepruar në mënyrë të vendosur kundër shkeljeve të paqes. Për më tepër, kur Ukraina dorëzoi armët e veta bërthamore më 1994, ajo e bëri këtë me angazhimin e shprehur se Shtetet e Bashkuara (dhe Britania e Madhe, Franca e Rusia) do të garantojnë integritetin e saj territorial. Nëse Krimeja aneksohet, askush nuk mund të kritikojë Ukrainën nëse ky vend rinuklearizohet me shpejtësi (gjë për të cilën ka kapacitete teknologjike të sigurta për ta bërë). Kur Chamberlain u kthye nga Munihu, Winston Churchill tha: “Ty t’u dha mundësia të zgjedhësh mes luftës dhe çnderimit. Ti zgjodhe çnderimin dhe do të kesh luftën”. Obama dhe udhëheqësit e tjerë perëndimorë përballen me një zgjedhje të ngjashme. Nëse ata zgjedhin çnderimin, duhet të jenë të sigurt se Putini i pandalur do t’u japë atyre më shumë luftë. *Autori është anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian.

Universitet / Mehmetaj në UET: Të rinjtë në politikë, ka barriera, por jo e pamundur

11

Gërvisht një pesimist dhe poshtë sipërfaqes do të gjesh shpesh një mbrojtës privilegji. - William Beveridge

Simbolet e një ndeshjeje futbolli

Kampf-i i Putinit Pushtimi i Krimesë nga Rusia është shembulli më lakuriq i agresionit në kohë paqeje, që Europa ka parë që kur Gjermania naziste pushtoi Sudetenland më 1938.

06.03.2014

koment

Armand Shkullaku

Shpërthimi verdhë e blu që mbuloi të mërkurën Kosovën nuk ka arsye të trajtohet si shfaqje e ndonjë identiteti kosovar apo rivaliteti të ndrydhur me Shqipërinë. Ai duhet parë si një manifestim, si një revansh apo edhe si një hakmarrje ndaj një mohimi të gjatë që i është bërë Kosovës

N

uk ishin parë ndonjëherë aq shumë flamuj të shtetit të Kosovës, madje as ditën e shpalljes së pavarësisë gjashtë vjet më parë e as në ndonjë përvjetor tjetër, se sa të mërkurën në rrugët e Mitrovicës dhe në shkallët e stadiumit “Adem Jashari”. Pamjet që mbërrinin nga televizionet dhe rrjetet sociale ishin të pabesueshme. Një lumë entuziazmi i papërmbajtshëm për të parën ndeshje futbolli të Kosovës, të lejuar nga FIFA, në një miqësore me Haitin, dhe i gjithi nën ngjyrat verdhë e blu. Me ndonjë përjashtim të rrallë, thuajse të padukshëm, ndonjë flamur kuqezi tretej mes fytyrave të ngjyera me bojërat e reja të shtetit të Kosovës. Përmasat e shfaqjes së flamurit të Kosovës, që deri dje nuk ngacmonte ndonjë emocion të veçantë, u bënë të jashtëzakonshme dhe ethet e përjetimit të një ngjarjeje historike i mbërthyen të gjithë. Një ngjarje pa dyshim historike, por që bashkë me euforinë që di të ngjallë futbolli mund të prodhojë edhe një debat të panevojshëm mes Prishtinës dhe Tiranës. Provokimet e para kanë filluar. Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, u shigjetua jo pak sepse tha se përfaqësuesja e shqiptarëve duhet të jetë vetëm një. Komente të shumta ku mbizotëronin edhe tone agresive dhe rivaliteti ndërmjet përkrahësve të dy ekipeve përfaqësuese mbushën rrjetet sociale. Dhe ato mund të agravohen e mund të krijojnë në të ardhmen një situatë të tensionuar, nëse një ndeshje futbolli shndërrohet në çështje patriotizmi emocional. Mendoni sikur një klimë e tillë të thellohet dhe t’i paraprijë një sfide futbolli Shqipëri- Kosovë. Shpërthimi verdhë e blu që mbuloi të mërkurën Kosovën nuk ka arsye të trajtohet si shfaqje e ndonjë identiteti kosovar apo rivaliteti të ndrydhur me Shqipërinë. Ai duhet parë si një manifestim, si një revansh apo edhe si një hakmarrje ndaj një mohimi të gjatë që i është bërë Kosovës. Ndeshja me Haitin, më shumë se një miqësore futbolli, ishte një sinjal që shqiptarët e Kosovës i dërguan botës për t’i treguar shtetin e tyre. Fakti që FIFA e pranoi Kosovën të ketë një përfaqësuese futbolli e të luajë një ndeshje miqësore, është në vetvete një triumf që erdhi pas shumë e shumë përpjekjeve. Entuziazmi dhe flamujt verdhë e blu janë festa legjitime pas këtij triumfi. Më shumë se simbole identitare, ato janë shprehje e sfidës se Kosova duhet të njihet botërisht nga të gjithë. Të jetë e barabartë me të gjithë. Ndeshja e parë zyrtare e djemve të Albert Bunjakut ishte një konfirmim në këtë rrugë të vështirë. Në këtë mënyrë mund të kuptohet se pse flamujt e Kosovës që janë aq të rrallë në festimet e pavarësisë, vërshuan në rrugët e Mitrovicës. Nuk ka asnjë dyshim se të njëjtët tifozë entuziastë do të mbushin edhe rrugët e Tiranës me flamuj kuqezi para ndeshjes me Serbinë duke brohoritur: “Jemi Një”. Sepse simbolet shtetërore që dominuan stadiumin “Adem Jashari”, nuk kishin si mision të mohonin, por të afirmonin se Kosova po ia del të ketë vendin e saj në botë. Diskutimet për dy shtete e një kombëtare, dy përfaqësuese dhe një komb, për tradhtarë që veshin njërën fanellë apo tjetrën, nuk kanë të bëjnë me këtë rast. Çdo interpretim në këtë këndvështrim do të ishte spekulim që vetëm do të ndizte një konflikt të panevojshëm. Shfaqja e ngjyrave shtetërore të Kosovës, ashtu si vendimi për ta emërtuar FSK në Forcat e Armatosura të Kosovës, ashtu si spotet në CNN për vendin e europianëve të rinj, e plot akte të tjera, janë shprehje e përpjekjes së vështirë për t’u njohur si shtet. Për të patur një vend në OKB, për t’u pranuar nga të gjitha vendet e BE, për të lëvizur lirisht me pasaportën e re të Kosovës, për të telefonuar me një prefiks shtetëror, për të dalë përfundimisht nga vizatimet e hartës së vjetër që e shënojnë si pjesë të Serbisë. Çdo arritje në këtë drejtim, qoftë edhe një ndeshje miqësore futbolli, përbën një ngjarje të madhe që duhet festuar. Flamujt në Mitrovicë ishin flamuj të fitores në këtë drejtim. Ditën që Kosova do të njihet nga OKB, edhe rrugët e Tiranës do të mbushen me flamujt e shtetit më të ri.


12 a k t i vi t e t

universitet

Deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, Kejdi Mehmetaj, ishte dje në Universitetin Europian të Tiranës në një bashkëbisedim me studentë. Në fokus të diskutimit ishte roli i të rinjve në politikë. Ajo foli për sfidat që mandati i deputetes i dikton në një moshë shumë të re, si dhe theksoi rëndësinë që i duhet dhënë arsimit profesional, ku është investuar shumë pak.

Mehmetaj në UET: Të rinjtë në politikë, ka barriera, por jo e pamundur 20-vjeçarja që prej disa muajsh është një ndër 140 ligjvënësit e Parlamentit shqiptar, e nisi diskutimin duke ndarë me bashkëmoshatarët e saj momentin kur mësoi se do të merrte mandatin e deputetes, ndërsa më herët u prit në zyrë nga rektori Tonin Gjuraj. “Kur mora vesh që në sajë të ndryshimeve në kuotat gjinore, do të më jepej mundësia që të isha në parlament, fillimisht e mora si diçka shumë të bukur. Kushdo prej jush që të ishte do të ndjehej shumë i gëzuar. Është një gjë e re që të vjen në jetë në një moshë shumë të vogël, një gjë që mund ta kishe projektuar pas disa viteve, por që ndodhi më herët. Përtej entuziazmit të momentit, kur u bëra pjesë e Parlamentit kuptova që gjërat nuk janë kaq të thjeshta sa duken nga jashtë. Duhet të luftosh shumë me njerëz që kanë parime të ndryshme nga të

tuat, duhet të luftosh shumë me sistemin që nuk të jep gjithmonë mundësi të realizosh ato që ti ke në mendje apo ato që ti u ke premtuar njerëzve që të kanë votuar”, - u shpreh Mehmetaj. Më pas ajo foli për sfidat që mandati i deputetes i dikton, për më tepër që është në një moshë shumë të re. “Në rastin tim ishte e vështirë, sepse përfaqësoja një brez të tërë, ndaj të cilit nuk është se jepet shumë besim. Atij brezi që konsiderohet si brezi i kafeneve apo brezi i Facebook-ut. Një nga synimet e mia kryesore është që ta largoj këtë mentalitet që kanë ndaj të rinjve the të them që ne të rinjtë jemi të aftë po aq sa ju, në mos edhe më shumë se ju të rriturit për t’i bërë gjërat mirë. Ndryshe nga të rriturit që mund të cedojnë për shkak të rrethanave, ne të rinjtë i kemi më të forta idealet dhe kemi

Ndër të tjera, në fjalën e saj Mehmetaj shprehu angazhimin se do të japë kontributin e saj si parlamentare në reformën e arsimit parauniversitar dhe arsimit të lartë, ndërkohë që theksoi se LSI-ja ka një program të qartë me fokus të rinjtë

më pak kompromise”, - tha Mehmetaj. Takimi vijoi më pas në formën e diskutimit ku studentët i adresuan pyetje Mehmetajt, që kishin të bënin me çështje të praktikave mësimore, punësimit apo mirëfunksionimit të qeverive studentore dhe forumeve rinore. Lidhur me praktikat mësimore, Mehmetaj evidentoi nismën e Lëvizjes Rinore për Integrim, ku shumë të rinjve iu krijuan hapësirat për internshipe në kompani të ndryshme, ndërkohë që ajo theksoi edhe rëndësinë që i duhet dhënë arsimit profesional, në të cilin është investuar shumë pak. “Tregu na dikton që ne duhet të investojmë më shumë në arsimin profesional, i cili deri më tani ka qenë disi i paragjykuar, por që realisht me një arsim të tillë sot mund të gjesh një vend pune më lehtë sesa kur je i diplomuar në ekonomi apo drejtësi”, - u shpreh

Mehmetaj. Ndër të tjera, në fjalën e saj Mehmetaj shprehu angazhimin se do të japë kontributin e saj si parlamentare në reformën e arsimit parauniversitar dhe arsimit të lartë, ndërkohë që theksoi se LSI-ja ka një program të qartë me fokus të rinjtë dhe politikat që lidhen me punësimin e tyre. Në fund Kejdi Mehmetaj i ftoi të rinjtë të jenë të angazhuar në politikë, që edhe pse sipas saj ka barriera, nuk është e pamundur. “Nëse punon me zell dhe i qëndron mendimit, ia del mbanë”, – tha ajo. Kejdi Mehmetaj zuri vendin e Klajda Gjoshës në parlament, e cila mori drejtimin e Ministrisë së Integrimit Europian. Mehmetaj ndjek studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, ndërkohë që mban edhe postin e nënkryetares së Lëvizjes Rinore për Integrim.

SHBA, projekte, për të angazhuar studentët me politikën Profesori John Bosselman shpjegon se si ka hartuar një sfidë ndërkurrikulare, duke përfshirë qytetarinë, letërsinë dhe artin për të ndihmuar studentët të angazhohen me çështjet sociale Në Kaliforni, kushdo mund të propozojë një ligj të ri, nëse arrin të mbledhë mjaftueshëm firma nga qytetarët. Por ka një mungesë të ndërgjegjësimit apo debatit publik rreth ligjeve që shkojnë për votim, pavarësisht faktit se shpesh janë të debatueshëm. “Deshëm të hartonim një projekt për t’i përfshirë studentët tanë me çështjet në votim dhe për të hetuar çfarë ndodh kur qytetarët nuk angazhohen në proces”,- thotë profe-

sor John Bosselman, i cili ka strukturuar një projekt rreth sistemit të propozimeve të ligjeve të reja në Kaliforni, duke e integruar këtë me analizë letrare dhe tekste bazë me temë rreth të sfiduarit të qeverisë, ku përfshihen libra si “1984” të Oruell dhe “Fahrenheit 451” të Bradburit. “I kemi nxitur studentët të përdorin gazetarinë grafike për të ndarë me njëri-tjetrin kur mësojnë rreth propozimeve dhe të prodhojnë një mural të stilit vizatimor, që do të shfaqet në shkollë”. Hapi i parë ishte që studentët të ndaheshin në grupe për të diskutuar dhe zgjedhur se për cilin propozim donin të punonin. “Zgjedhja e studentëve është e rëndësishme në të mësuarit e bazuar në projekte: nëse do që studentët ë kalojnë 6 javë në një çështje, ata duhet të investohen në të”. Propozimi që u zgjodh mbulonte një sërë çështjesh provokuese soci-

ale, që përfshinin heqjen e dënimit me vdekje në Kaliforni, dënime më të ashpra për trafikuesit e seksit njerëzor dhe heqjen e ligjit të tre grevave. Grupet e studentëve nisën të punonin në mënyrë të pavarur duke eksploruar një nga propozimet. Ata intervistuan njerëz dhe organizata

pro dhe kundra propozimeve të zgjedhura në terren, online dhe përmes medias sociale. Ata hartuan dhe zotëruan çdo fazë, nga drafti i pyetjeve për intervistat te krijimi i transkriptimeve për çdo bisedë. Studentët më pas kompozuan “ poezinë e gjetur” duke ripunuar thënie nga

njerëzit që kishin intervistuar dhe pasazhe nga tekstet bazë në poema. Projekti u mësoi studentëve rreth politikës lokale, analizës letrare, artit dhe dizajnit. Por edhe strehoi aftësi më të thella, studentët morën në konsideratë përfshirjet etike të çështjeve komplekse si; krimi, dënimi kapital dhe trafikimi i qenieve njerëzore si edhe çfarë e bën imponues argumentin nga ana vizuale dhe narrative. “Hartimi i projekteve si ky nuk janë të lehta apo të thjeshta, - thotë Bosselman - duhen javë bashkëpunimi mes profesorëve dhe studentëve për të hartuar diçka rigoroze në përmbajtje me cilësi ë mirë dhe angazhuese”. John Bosselman është profesor i shkencave humane në “ High Tech High”, Chula Vista në ShBA, për vitin akademik 2013-‘14 ai po punon me Njësinë e Novacionit në Londër si një trajner i ekipeve të bazuara të projektet.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

06.03.2014

13

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shprehet se territore të Parkut Butrinti që vazhdojnë deri në Ksamil, u janë kthyer pronarëve për kompensim dhe një nga pronarët është ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, Agim Toro

Toro: E vërteta e tokave të mia në Ksamil dhe Butrint

“Nesër në orën 14:30, në Gjykatën e Sarandës zhvillohet një proces gjyqësor, ku unë Agim Toro kam denoncuar në Prokurorinë e Sarandës njerëzit që Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kërkon t’i mbrojë, njerëz që kanë fituar prona me dokumente të falsifikuara Aida Tuci Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, një grupim vullnetar intelektualësh dhe aktivistësh publikë, kanë denoncuar dje një rast të paprecedentë sipas tyre, në dëm të trashëgimisë sonë kombëtare. Në një konferencë për shtyp, anëtarë të këtij Forumi reaguan ndaj një vendimi të muajve të fundit të qeverisë ‘Berisha’, sipas të cilit territore të Parkut Butrinti që vazhdojnë deri në Ksamil u janë kthyer pronarëve për kompensim. “Parku Kombëtar i Butrintit, i njohur si pjesë e Pasurisë Botërore të UNESCO-s, i mbrojtur nga Konventa Ramsar dhe i shpallur si Park Kombëtar në vitin 2000, iu është kthyer si pronë disa pronarëve privatë muajt e fundit të qeverisjes ‘Berisha’. Me lidhje interesash familjare të ish-zyrtarëve të lartë dhe përfituesve të këtij kompensimi, me dokumente të dyshimta si pjesë e madhe e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe respektivisht në zonën Manastiri i Shën Gjergjit deri në Vivar, i njohur si kanali i Butrintit. Liqeni i Butrintit deri në detin Jon, duke përfshirë në këtë vendim edhe ishujt e njohur të Ksamilit, janë njohur si tokë në kompensim”,- u shpreh në emër të Forumit, arkitekti Arben Biçoku. Me këtë vendim sipas tij, jo vetëm territori i Parkut Kombëtar i vënë në mbrojtje me një sërë ligjesh dhe konventash ndërkombëtare, por edhe qyteti antik 3000-vjeçar i Butrintit tashmë iu është kthyer pronarëve fiktivë. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgi-

misë Kulturore përmes kësaj deklarate e dënon me forcë këtë akt të rëndë korrupsioni dhe antiligjor që bëhet në dëm të trashëgimisë sonë kombëtare. Forumi, i cili për një kohë të gjatë ka denoncuar kohë pas kohe raste të dëmtimeve të trashëgimisë sonë, i kërkon publikisht qeverisë ‘Rama’ që të anulojë vendimin për dhënien pronarëve të territoreve të Parkut Butrinti. “Gjithashtu ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të hapë hetime për këtë çështje, duke nxjerrë përpara drejtësisë ata që kanë falsifikuar dokumentet apo kanë thyer ligjet shqiptare për zonën e mbrojtur të Butrintit”, - u shpreh Arben Biçoku. Rasti i Butrintit, sipas anëtarëve të Forumit tregon qartë korrupsionin e madh që është bërë me çështjet e pronave, duke dëmtuar rëndë në shumë raste edhe Trashëgiminë Kulturore Kombëtare. Toro: Nuk jam përfitues, jam pronar i ligjshëm Jashtë deklaratës zyrtare, Arben Biçoku, përfaqësues i Forumit shprehet se një nga përfituesit e këtij vendimi të qeverisë ‘Berisha’ është ishzëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës (3 muajt e fundit të qeverisjes ‘Berisha’), zoti Agim Toro, i cili sot mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”. I pyetur me telefon nga Mapo, nëse është apo jo përfitues nga ky vendim i fundit i qeverisë ‘Berisha’, zoti Toro u shpreh: “Jo vetëm nuk jam,

“Parku Kombëtar i Butrintit, i njohur si pjesë e Pasurisë Botërore të UNESCO-s, i mbrojtur nga Konventa Ramsar dhe i shpallur si Park Kombëtar në vitin 2000, iu është kthyer si pronë disa pronarëve privatë muajt e fundit të qeverisjes ‘Berisha’ por ata të Forumit janë jo vetëm mashtrues dhe gënjeshtarë, por kërkojnë të mbrojnë ata njerëz që me dokumente të falsifikuara kanë fituar prona në Ksamil. Unë dhe bashkëtrashëgimtarët e Bido Toros që unë përfaqësoj, jemi pronarë të ligjshëm dhe nuk kam marrë prona me VKM të muajve të fundit të qeverisë ‘Berisha’, por kam marrë prona sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar përmes pesë vendime që lidhen më qytetin e Ksamilit; vendime të vitit 1996, 1997, 2003, 2006 dhe 2008. Sipas ligjit në fuqi, pronat janë kthyer në bash-

këpronësi, sepse si puna e gjyshit tim janë dhe 14 bashkëpronarë të tjerë. Përsa i përket territoreve në Butrint që thotë Forumi, bëhet fjalë për 1320 hektarë, fillon nga qafa e Manastirit, është i gjithë Ksamili ku fillon dhe ku mbaron Liqeni. Kjo pjesë ka qenë në bashkëpronësi të 14 pronarëve që para çlirimit, midis të cilëve është dhe shteti me 1/8. Gjyshi im është një nga 14 bashkëpronarët”, - u shpreh Toro, duke shtuar se në asnjë pikë të ligjit nuk thuhet se Parqet Kombëtare, qoftë dhe të mbrojtura nga UNESCO, nuk u kthehen pronarëve. “UNESCO nuk thotë që prona private të mos i kthehet pronarit”, - shton ai. I pyetur se përse atëherë akuzat rëndojnë mbi të, Agim Toro shprehet se janë presione që bëhen ndaj tij. “Nesër në orën 14:30, në Gjykatën e Sarandës zhvillohet një proces gjyqësor, ku unë Agim Toro kam denoncuar në Prokurorinë e Sarandës njerëzit që Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kërkon t’i mbrojë, njerëz që kanë fituar prona me dokumente të falsifikuara. E gjithë kjo lojë bëhet që mua të më bëhet presion me këto lloj shpifjeje, që nesër të mos jem në Sarandë ku jam thirrur të dëshmoj si dëshmitar. Anëtarë e këtij Forumi duhet të kuptojnë dhe të dinë mirë se Ksamili ka qenë në bashkëpronësi të 14 pronarëve, duke përfshirë dhe shtetin dhe dokumentet që vërtetojnë pronësinë janë që nga viti 1928-19321935-1937-1942 dhe vijnë deri në vitin 1946. Në të gjitha këto dokumente pa

përjashtim të dala nga Arkivi i Shtetit, vërtetohet qenia e gjyshit tim, Bido Toro, si pronar dhe administrator i këtyre territoreve.” I pyetur nëse këto dokumente që ai disponon i kanë kaluar filtrat ligjore, sekretari i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” shprehet se: “këto dokumente kanë kaluar filtrin e kontrollit administrativ disa herë, kanë kaluar filtrin e kontrollit nga Avokatura e Shtetit, filtrin e kontrollit nga Antikorrupsioni i Këshillit të Ministrave, i cili nga ana e tij ka dalë edhe me një raport për këtë qëllim dhe së fundmi kanë kaluar edhe filtrin e prokurorisë, sepse në momentin që prokuroria ka hetuar për kallëzimin tim për përfituesit me dokumente false, ka hetuar edhe dokumentet e mia. Kundër atyre me dokumente false unë, Agim Toro kam bërë 60 seanca gjyqësore në Gjykatën e Sarandës për të luftuar falsitetin që mbrohet nga këta pseudoforumsa, të cilët duhet të kenë parasysh mirë se me titullin e pronësisë nuk luajnë dot. Ata po të kenë guximin le të dalin hapur për akuzat që kanë, në vend që të nxisin bashkëpunimin midis pronarëve, shtetit dhe kujtdoqoftë sesi ta bashkëshfrytëzojmë këtë Ksamil, që e shkatërruan pikërisht këta burokratë që janë pjesë e këtij Forumi dhe që tani dalin dhe e qajnë me lot krokodili shkatërrimin e Ksamilit gjatë gjithë këtyre viteve. Unë jam gati të ballafaqohem në të gjitha mediat e shkruara apo elektronike me dokumente dhe jo me të kafshuara si qeni pas kurrizit”.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

13 16

97% e viruseve janë në Android 5

7

8

14

17

22

23

11

12

20

24

25

21

26

27

30

32 36

31

34

33

41

10

19

29

40

9

15

18

28

6

35

37

38

39

43

42

46

44

47

45

48

49

51

50

1. Fjalë të bukura e premtime që bëjnë disa njerëz për përfitime personale. 8. Vend i ngritur, zakonisht në krye të një salle, ku rrinë njerëzit e zgjedhur, a drejtuesit. 13. Shko! 14. Shtet në Amerikën Qendrore. 16. Kryeqyteti i Bjellorusisë. 19. Shkronjë dyshe. 20. Këshilli Bashkiak. 22. Zbardhja e ditës. 23. Qytet në veri të Italisë. 25. Enë për ujë. 28. Pandeli, veprimtar i njohur i Rilindjes Kombëtare. 30. Pjesëz mohuese. 31. Thirrje telefonike. 32. Mustafa, dirigjent i njohur. 34. Qytet në Kosovë. 36. Lloj drithi me kërcell si të grurit, me kokrra të murrme, të gjata e të holla. 38. Shkova, ose... 39. Kuka, luftëtar patriot. 40. Institucion që mbledh e ruan objekte me vlerë historike. 43. Neshat i letërsisë shqipe. 44. Sektor Grumbullimi. 46. Casillas i futbollit spanjoll. 47. Metal me vlerë të madhe. 48. Synimi a qëllimi që ndjek dikush, profil. 51. Porosi me gojë ose me shkrim që jepet nga një epror dhe duhet zbatuar. 52. Ka edhe një kafe të tillë.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

52

Horizontalisht:

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

3

6

1. Zbulimi e nxjerrja hapur para të gjithëve fytyrën e vërtetë të dikujt. 2. Njësi të matjes së kohës. 3. Bosht. 4. Organizata Gruas. 5. Madhi i pikturës. 6. Trulli, ish-pilot i Formula 1. 7. Industria Tullave. 8. Tema pa të forta. 9. Nënshtetas jo mysliman në Perandorinë Osmane. 10. Industria e Lehtë. 11. Kryeqyteti i Azerbajxhanit. 12. Është pemë e lartë. 15. Lëviz në këmbë. 17. Stravinski, kompozitor i muzikës botërore. 18. Mjet për të zënë kafshë të egra. 21. Të lumtë! 24. Ai që ka dije e njohuri të thella për një fushë të shkencës. 25. Kërkesa që i bën dikush gjykatës kundër një tjetri. 26. Shkrihet së qeshuri. 27. Që ka vetinë të tërhiqet e të mblidhet prapë. 29. Skuadër futbolli italiane. 30. Lumë në Itali. 33. Bashkim i harmonishëm i tre ose me shumë tingujve të njëkohshëm me lartësi të ndryshme. 34. Afër. 35. Universiteti Kombëtar. 37. I kanë rrezet në mes. 41. Shaban i volejbollit. 42. Kap. 45. Pjesë e përthyeshme e këmbës. 49. Tirana në makina. 50. Thërret dhia.

4

5 2

2

6

1

7

5

3

1

8

9 2

6 7

5 3 7

8

4

6 4 9 8

9 2

9

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

5 7

2

1

2

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Nuk do jeni asnjë çast te mërzitur gjate kësaj dite përkundrazi do jeni euforike dhe te gatshëm për te bere ndonjë çmenduri te vogël me atë qe keni ne krah. Beqaret duhet t’i shprehin te gjitha mendimet dhe ndjenjat sepse vetëm kështu do mund ta gjejnë princin e kaltër. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe nuk do ketë asnjë problem.

Çështjet e zemrës nuk do shkojnë ashtu si ju i kishit menduar gjate kësaj dite dhe kjo do iu mërzitë pa mase. Me mire do jete te ruani njëfarë distance për pak kohe dhe te reflektoni për ato qe do bëni ne te ardhmen. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë dashurinë, por ajo ende nuk do vije tek ta. Ne planin financiar do iu dalin serish vështirësi kështu qe duhen mare masa sa me shpejt.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do i jepni me shume se kurrë prioritet jetës suaj ne çift sot. Marrëdhënia me partnerin do jete akoma me e bukur se me pare. Beqaret nga ana tjetër do jene ne humor. Nuk do mungojnë dashuritë me shikim te pare dhe jeta e tyre do ketë ndryshime rrënjësore. Ne sektorin e financave priten ndryshime rrënjësore te situatës. Do i realizoni edhe investimet e menduara.

Marrëdhënia me partnerin nuk do jete aq e forte sa me pare. Do ju dalin disa probleme te vogla dhe asnjeri prej jush nuk do toleroje aspak. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sesa te përballen me surpriza te pakëndshme. Financat do jene ne te njëjtën gjendje si disa dite me pare. Vazhdoni te tregoheni te matur dhe vigjilente me çdo shpenzim.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 1

Në vitin 2012, Android përbënte 79 për qind të të gjithë viruseve në telefonat e mençur mobil. Por, vitin e kaluar, ky numër është fryrë edhe më tej, për të arritur në 97 për qind. Të dhënat vijnë nga firma e sigurisë F-Secure, i cili sot publikoi një raport 40 faqesh për gjysmën e dytë të vitit 2013. Më konkretisht, virueset në Android janë rrit nga 238 kërcënime të raportuara në 2012 në 804 familje dhe variante të reja të viruseve në vitin 2013. Përveç Symbian, F-Secure nuk ka gjetur asnjë kërcënim tjetër në platformat e tjera mobile gjatë vitit të kaluar. Mirëpo vlen të thkesohet se kërcënimet e viruseve në Android në radhë të parë nuk përbëjnë problem për përdoruesit e këtij sistemi operativ në SHBA, pasi që nga lista prej 10 vendeve të cilat kanë raportuar viruse në Android për gjysmën e dytë të vitit 2013, 75 për qind e tyre kanë origjinë nga Arabia Saudite dhe India, në krahasim me pesë vendet evropiane të cilat janë në listë, por të cilat së bashku përbëjnë pak më shumë se 15 për qind të gjitha viruseve të raportuara.

2

1

2 3 5

5

1 3

Koha e fillimit _____:____

7 4

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 8 0

LUANI (23/VII-22/VIII)

Dite monotone kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar kështu qe ne disa momente do mërziteni mjaft. Për beqaret priten dashuri me shikim te pare, Jeta e tyre do marre menjëherë një tjetër rrjedhe. Financat do jene ne një gjendje shume te qëndrueshme, prandaj edhe po kryet ndonjë shpenzim me tepër asgjë nuk do keni probleme.

PESHORJA (23/IX-22/X)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do i sqaroni te gjitha debatet dhe mosmarrëveshjet ne çift gjate kësaj dite dhe do i harroni te gjitha vështirësitë e se kaluarës. Për ju e rëndësishme është te keni një te ardhme te ndritur. Beqaret do kenë shume kërkesa dhe nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë. Ne planin financiar do jeni shume te qarte për situatën qe ekziston dhe nuk do bëni gabime.

AKREPI (22/X-21/XII)

5 8 2

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Do keni shume surpriza gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe gjithçka do shkoje me se miri ndërmjet jush dhe partnerit. Ai do mundohet t’ua beje qejfin për gjithçka. Beqaret meshkuj do kenë fat ne dashuri dhe do e gjejnë princeshën e kaltër, femrat duhet te presin edhe pak. Financat nuk do jene te këqija kështu qe mund te jeni te qete ne këtë sektor.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 181, 201, 235, 334, 414, 510, 518, 526, 565, 805, 917, 928. Numra me 4 shifra: 2100, 2111, 2563, 4569, 5415, 5955, 7875, 9685. Numra me 6 shifra: 064534, 127642, 156985, 201569,

215659, 405422, 421728, 462598, 485410, 512524, 522749, 554915, 555708, 595942, 730948, 785415, 865529, 872148, 874854, 905336. Numra me 7 shifra: 3275999, 4854152, 6112607, 9586464, .

Do jeni shume te ngarkuar me pune sot dhe nuk do i kushtoni rëndësinë dhe kohen e duhur atij qe keni ne krah. Dijeni se duke e lënë pas dore dikush tjetër mund t’ua rrëmbejë. Nëse jeni beqare dhe tentoni te joshni dike, përdorni mjetet e duhura dhe mos gënjeni për asgjë. Financat do jene te mira dhe kjo për shkak te një shume te madhe te ardhurash qe do fitoni nga një lotari.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Për çiftet dita do jete e qete dhe aspak e zymte. Do jeni gati te merrni edhe ndonjë vendim te rëndësishëm duke pare qe partneri do iu qëndrojë pranë dhe do iu beje te ndiheni për mrekulli. Beqaret me mire mos hedhin asnjë hap sot sepse nuk është dita me e favorshme. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi.

Do iu gjeni menjëherë zgjidhje problemeve ne çift gjate kësaj dite. Do jeni me bashkëpunues dhe me tolerante me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe nuk do e ndryshojnë as sot statusin. Financat do dobësohen nëse ju shpenzoni kuturu. Ruani maturinë sepse po ngelet pa para askush nuk do mund t’iu ndihmoje dot.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Dite euforike dhe plot kënaqësi kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit menduar, prandaj shfrytëzojeni deri ne maksimum. Beqaret do jene gati te sakrifikojnë gjithçka vetëm për ta bere për vete personin e duhur. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën ne mënyrë qe te mos keni probleme dhe vështirësi.

PESHQIT (20/II-19/III) Gjerat nuk do ecin aq mire sa ju e kishit menduar. Tregohuni me te duruar. Beqaret do marrin disa propozime nga persona qe i kane njohur qe prej vitesh dhe qe kurrë nuk e kishin menduar se ata mund t’i pëlqenin. Financat do jene te mjaftueshme vetëm për shpenzime me te nevojshme.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

6 mars

1836

06.03.2014

15

I Krishteri i së ardhmes do të jetë një mistik, ose nuk do të ekzistojë fare

- Karl Rahner

Rënia e Alamos Teksasi ishte një territor i pakpopulluar i Republikës Meksikane në vitin 1835, kur një fluks kolonësh amerikanë kërkuan të drejta autonomie lokale për Teksasin nën Kushtetutën meksikane. Meksika iu përgjigj kërkesës me forcë ushtarake dhe një ushtri prej 6 mijë vetësh të komanduar nga gjenerali Santa Anna, rrethoi rreth 200 teksanë në Alamo, një garnizon i harruar, kthyer në fortesë, në San Antonio. Figurat kryesore ndërmjet mbrojtësve ishin William Travis, Jim Bowie dhe

Davy Crockett. Rrethimi i Alamos zgjati dy javë dhe kur mbrojtësit më në fund u mposhtën në një sulm të orës finale nga afërsisht 2 mijë meksikanë pothuajse të gjithë u masakruan, përjashto disa skllevër, gra dhe fëmijë. Një ose dy ditë para sulmit, William Travis hoqi një vijë në rërë dhe u kërkoi të gjithë atyre që ishin gati të luftonin deri në fund ta kalonin këtë linjë. Të gjithë, përveç një të vetmi, thuhet se kaluan vijën; ai ishte teksani i vetëm që mbijetoi

dhe më vonë ai botoi rrëfimin e tij për rrethimin. Marrja e Alamos nga Meksika u kthye në një fitore si e Pirros, duke i dhënë kohë udhëheqësit të rebelëve teksanë, Gjeneralit Sam Houston, për të mbledhur trupa dhe përgatitur për fitoren e tij të mëvonshme kundër Meksikës në betejën e San Jakintos. Shteti ‘Ylli i Vetmuar” fitoi kështu pavarësinë, por pa kaluar shumë iu bashkua Shteteve të Bashkuara.

Blitz

Flickr

43

Për qind e fëmijëve amerikanë me origjinë afro-amerikane nën moshën 5-vjeçare jetojnë në varfëri.

1

Në 3 fëmijë të adoptuar amerikanë do të kenë statusin e të pastrehut rreth moshës 26-vjeçare.

51 Për qind e amerikanëve mendojnë se fëmijët janë më mirë me nëna shtëpiake.

8

Për qind e amerikanëve mendojnë këtë për prindin mashkull.

Foto: D. Clark Titulli: Street market, Korce, Albania, 1994

Si do të dukej Kombëtarja e Kosovës me djemtë e Diasporës DAMIANO BENZONI Asnjë mashkull nuk ka qenë më i kërkuar në këta muajt e fundit sesa Adnan Januzaj. Nëntëmbëdhjetë vjeçari anësor i Mançester Junajted, i lindur në Bruksel por me prindër nga Kosova, ka qenë shënjestër e disa shteteve për kombëtare të tyre. Arsyeja është se Januzaj kualifikohet për të luajtur për vendlindjen e tij Belgjikën, për Serbinë, për Shqipërinë, dhe për Turqinë, ku janë të lindur gjyshërit e tij. Kroacia dhe Anglia po ashtu kanë kërkuar shërbimet e tij, ku kjo e para është bazuar në faktin se prindërit e tij janë të lindur në ish-Jugosllavi, ndërsa e dyta në bazë të së drejtës përmes të qenit banor, ndonëse rregullat speciale të sindikatës rregullatore nuk lejojnë kësi mundësie. Një kombëtare tjetër, e cila do të mund të angazhonte djaloshin e Man Junajted është, Kosova. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri publikisht ka deklaruar se familja e Januzajt është kontaktuar, por FFK-ja ka theksuar po ashtu se ata nuk kanë dëshiruar t’i bëjnë kurrfarë presioni lojtarit të ri. Si do të dukej ekipi kombëtar i Kosovës? Mirë do të dukej patjetër, po qese të gjithë do t’i përgjigjeshin ftesës. Teorikisht, Adnan Januzaj

gazetamapo@gmail.com

do të mund të luante bashkë me fituesin e Ligës së Kampionëve, Xherdan Shaqirin e Mynihut, si dhe me të tjerë titullarë të ekipit të Zvicrës, sikurse Valon Behrami (Napoli), Albert Bunjaku (Kaiserslautern) dhe fituesi i U17 Kupës së Botës, Granit Xhaka (Borussia Mönchengladbach) si dhe me titullarë tjerë të Shqipërisë si Lorik Cana dhe Etrit Berisha (të dy në Lazio), Armend Dallku (Vorskla Poltava) dhe Samir Ujkani (Palermo). Lojtarë tjerë mund të jenë reprezentuesi i Suedisë, Emir Bajrami i Panathinaikosit dhe ndoshta shqiptari Ilir Berisha (Örebro). Kjo është, fatkeqësisht, një gjeneratë talentesh të cilët deri më tash nuk kanë pas shansin të veshin uniformën e Kosovës: meqë njohja ndërkombëtare e Republikës së Kosovës ka ngecur, ashtu ka ngecur edhe njohja në nivelin e futbollit. Përkundër se liga e Kosovës sponsorizohet nga gjiganti bankar Raiffeisen, futbolli në Kosovë ka përjetuar gati izolim të plotë deri tash. Serbia gjithnjë ka refuzuar të lejojë njohjen e Kosovës, ku kreu i Asociacionit të Futbollit Tomisllav Karaxhiç kategorikisht ka insistuar se “përderisa Kombet e Bashkuara të mos e njohin Kosovën, është e qartë se ekipi i tyre nuk mund të luajë lo-

jëra zyrtare, apo të marrë pjesë në gara të rëndësishme”. Kohët e fundit, UEFA dhe FIFA kanë trajtuar dy situata të ngjashme. Gjibraltari gëzoi pranimin e tij në UEFA në maj të vitit 2013 dhe bëri debutimin zyrtar duke barazuar pa gola kundër Sllovakisë, ndërsa dy Asociacionet e Futbollit që menaxhojnë futbollin në Qipro kanë nënshkruar marrëveshje për t’i dhënë fund gjendjes së izolimit të futbollit në Republikën Turke të Qipros Veriore, një tjetër shteti i shkëputur që nuk është sanksionuar as nga OKB-ja, as nga UEFA ose FIFA. Nuk është e qartë nëse marrëveshja do të lejojë që ekipi kombëtar i Qipros Veriore të vazhdojë aktivitetin. Më 13 janar, Komiteti Emergjent i FIFA-s, pas dy vjetësh takime ndërmjet Federatave të Serbisë dhe asaj të Kosovës në selinë e FIFA-s, konfirmoi se ishte bërë marrëveshje në lidhje me rregulloret sa i përket aktivitetit ndërkombëtar të klubeve kosovare dhe ekipeve përfaqësuese. Kjo është një lloj zgjidhje me kompromis: Kosova nuk do të lejohet të luajë kundër ndonjë nga vendet e ish-Jugosllavisë dhe çdo lojë e luajtur në Kosovë duhet të miratohet si nga FIFA ashtu edhe nga federata

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

serbe me lajmërim paraprak. Ç’është më e rëndësishmja, Kosova nuk do të lejohet të shfaq simbole shtetërore - si p.sh flamurin ose emblemën - as të luajë himnin kombëtar. Në një video promocionale për stadiumin e ri ndërkombëtar në Gjibraltar, Europa Point, mjeku i parë i ekipit, Nathan Chichon tha: «Futbolli shënon vende të reja në hartë», ndërsa një tjetër koment thoshte se pranimi në UEFA ka qenë mënyrë për gjibraltarasit të ndihen krenarë për vendin ku jetojnë dhe të thonë: “Ja këtu, botë, këtu jemi ne”. Videoja promocionale theksoi atë se si pranimi në UEFA ishte me rëndësi për lojtarët e rinj të Gjibraltarit që të ketë shans për të depërtuar në futbollin ndërkombëtar dhe të mos u mbytet karriera për shkak të izolimit. Të luash ndeshje si ekip kombëtar është sikurse të legjitimohesh si shtet i pavarur dhe të afirmohesh si identitet kombëtar. Shtegu i njohjes ende duket i gjatë për Kosovën, por një hap i sadopaktë është bërë. Rezultati i këtij hapi është ende i panjohur dhe ndoshta Kosovën nuk do ta shohim së shpejti të pranuar në FIFA dhe UEFA, por Januzajt e tjerë mund të mos jenë bij të diasporës, por fëmijë të rritur topit nëpër rrugët e Prishtinës. *Kosovo 2.0. Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 05.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Faqe 16

NJOFTIM / REKLAMA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.