06 maj 2014 mapo ok

Page 1

Faqe 2

Amik Kasoruho iku, pas tij mbeti heshtja Në Kishën e Shën Luçisë, sot në Durrës do të kremtohet mesha e përcjelljes së përkthyesit dhe publicistit Amik Kasoruho Nga Aida Tuci

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 6 maj 2014. Numër 1201. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Meta-Grasso: Italia, avokat i Shqipërisë në BE Presidenti i Senatit italian, vizitë dyditore në Tiranë. Takime me krerët e shtetit dhe mesazhe për rritjen e pranisë së investimeve italiane. Rama: Në Shqipëri investitorët italianë gjejnë Amerikën, të hiqet taksa e ’58-ës

FAQE 5

Trafiku i drogës, Basha: Të fillojë urgjent komisioni hetimor Kryetari i PD kërkon ngritjen e menjëhershme të komisionit parlamentar për hetimin e akuzave për trafik droge. “Trafiku i lëndëve narkotike me suport politik është problemi më madhor i këtij momenti” FAQE 5

mjerimi i rrëfyer me foto

Serum mbi karrige e tavolina, mungesë mjetesh bazë dhe shtretër që mbahen mbi tulla. Pamjet e spitaleve në Shqipëri tregojnë mjerimin Faqe 6

ja pse në spitalet shqiptare nuk mund të shërohesh dot Deputetët e PS, polemikë me qeverinë: Jo më arnime me pronat dhe legalizimet

Shefi i Antidrogës, “informator” i Guardia di Financa? Hetim telefonatave FAQE 7

NgërÇ

Deputetët e PS në komisionin e Ligjeve, Fatmir Xhafaj dhe Bashkim Fino shprehin rezerva për projektligjet e qeverisë për Agjencinë e Pronave dhe legalizimet. Xhafaj: Këto ligje nuk e zgjidhin çështjen e pronës.

As të legalizimeve. Duhet ndërhyrje e plotë, pasi ligji është bastarduar. Fino: Nuk dua të votoj si 8 vitet e Sali Berishës! Debatet e plota në komision, ku projektligjet u miratuan vetëm me votat e mazhorancës Faqe 4

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Gjendja e albanologjisë dhe perspektivat e zhvillimit të saj

20 kufoma

Kolec Topalli

Ruajna Zot! Amik Kasoruho që ikën, Enver Hoxha që vjen…

Edison Ypi

Alfred Lela

Garda bllokon komunistët

Marko Dajti: Ramës i ka ngelur ora tek “Refleksionet” Homazhe përballë fotos së Enver Hoxhës në Berat. Në Tiranë, Garda pengon komunistët të hyjnë në Varrezat e Dëshmorëve me foton e diktatorit. PS e PD, sërish ceremoni të ndara

Faqe 3

Lartësi të reja

Nisma

Fushata “Kundërshtoj Korrupsionin” zbarkon në UET Përfaqësues nga Ambasada amerikane në Tiranë dhe nga Prokuroria e Përgjithshme ishin dje në UET për të nxitur studentët në denoncimin e korrupsionit. Grise: Mungesa e besimit te gjyqësori, pengesë për investimet e huaja

Faqe 12


2

afër/larg

1

Politikë/ Meta-Grasso: Italia, avokat i Shqipërisë në BE

Faqe 5

Aktualitet/ Zbulohet "këshilltari" sekret i Edi Ramës

Faqe 5

Aktualitet/ Shefi i Antidrogës, “informator” i Guardia di Financa? Hetim telefonatave me Italinë

Faqe 7

Sot në Kishën e Shën Luçisë në Durrës do të kremtohet mesha e përcjelljes së përkthyesit Amik Kasoruho për në varrezat e Durrësit Amik Kasoruho

Foto: Arman Sallabanda

Amik Kasoruho iku, pas tij mbeti heshtja Nuk dihet çfarë mund ta ketë tronditur përkthyesin dhe shkrimtarin të premten e 28 marsit kur është ulur dhe ka shkruar këto radhë, ndoshta të fundmet shkruar prej tij: Po më lodh sherri, njëanshmëria, shpirtligësia, lehtësia me të cilën harrojmë të mirën, mirënjohjen, faktin që i kapërcejmë pa të keq caqet e mirësjelljes. Ka shumë ligësi që do të doja të mbrapseshin nga dëshira për të bërë mirë, për të qenë të mirë, më njerëzorë, më tolerantë. Ndoshta kërkoj shumë Aida Tuci

Amik Kasoruho iku qetësisht në udhëtimin e fundit, në rrugën që e shpie në varret e prindërve të tij në Durrës. Do të prehet përgjithmonë pranë tyre. Ishte 82 vjeç. Një ndalesë e vogël në Kishën e Shën Luçisë, ku do të kremtohet edhe mesha e përcjelljes së përkthyesit nga familjarët; djali, vajza dhe bashkëshortja e tij. Përkthyesi, shkrimtari dhe publicisti iku në një ditë plot angazhime për politikën që turret të nderojë dëshmorët e saj. Iku pa bujë, pa ceremoni, pa fjalë, ashtu qetësisht pa ngritur zërin. “Faleminderit, më fal që po të mundoj.”- ishin fjalët e fundit që i tha mjekut. Pastaj nuk foli më. Në shtëpinë e tij në Tiranë ku jetonte prej vitesh me qira, dorëshkrimet kanë mbetur mbi tavolinën e punës. Janë 41 poezi të pabotuara, kujtime dhe përsiatje mbi fenomene të ditës apo ngjarje që tronditnin përditshmërinë e tij. Nuk dihet çfarë mund ta ketë tronditur përkthyesin dhe shkrimtarin të premten e 28 marsit kur është ulur dhe ka shkruar këto radhë, ndoshta të fundmet shkruar prej tij: “Seç kam një dëshirë të shkruaj diçka, t’i shkruaj dikujt. Diçka që të më shkundte nga njëfarë apatie. Nuk di çfarë mund të shkruaj dhe as kujt. Nesër ndryshon ora. Do të doja të

ndryshonin edhe gjëra të tjera. Shumë të tjera. Po më lodh sherri, njëanshmëria, shpirtligësia, lehtësia me të cilën harrojmë të mirën, mirënjohjen, faktin që i kapërcejmë patëkeq caqet e mirësjelljes. Ka shumë ligësi që do të doja të mbrapseshin nga dëshira për të bërë mirë, për të qenë të mirë, më njerëzorë, më tolerantë. Ndoshta kërkoj shumë. Nuk ua kërkoj këtë gjë të tjerëve. Ky është një shndërrim që duhet të niset e të përfundojë së pari te vetvetja. Është e vështirë. Është e vështirë sepse, në fund të fundit, na kushtëzon jeta rreth nesh. Që të ndryshojë kjo njëmendje duhet të ndryshojmë ne vetë në radhë të parë. Dhe nuk është e lehtë. Nuk mjaftoka të duash të jetosh në harmoni mes njerëzve. U dashka të heshtësh para gënjeshtrës, të mbyllësh sytë para vrazhdësisë dhe të mjaftohesh vetëm duke simpatizuar atë që vuan, pa qenë i zoti t’i dalësh krah, sepse nuk ke guxim ose sepse qenka më e fortë ndjenja e ruajtjes së vetvetes sesa ajo e solidaritetit. Edhe ata që nuk e kanë pësuar mujshinë e më të fortit, them se nuk e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë. Nuk them ta ndiejnë, por ta kuptojnë se është kështu në shumë raste. Nuk ka pse të ndihemi heronj në jetë, mjafton të jemi njerëz. Që mendojmë dhe që ndiejmë. Si e ka dhënë Zoti. Mjafton kaq.’ Punoi deri ditët e fundit. Sapo kishte mbyllur edhe përkthimin e romanit “Tregtarët e ëndrrave” të Harold Robbins. “Po e përkthej për kënaqësinë time”. Kasoruho përgjigjej kësisoj sa herë që e pyesnin se çfarë kishte në duar. Ai gdhihej dhe ngrysej duke punuar.

U dashka të heshtësh para gënjeshtrës, të mbyllësh sytë para vrazhdësisë dhe të mjaftohesh vetëm duke simpatizuar atë që vuan, pa qenë i zoti t’i dalësh krah, sepse nuk ke guxim ose sepse qenka më e fortë ndjenja e ruajtjes së vetvetes sesa ajo e solidaritetit. Edhe ata që nuk e kanë pësuar mujshinë e më të fortit, them se nuk e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë...

Iku pa bujë, pa ceremoni, pa fjalë, ashtu qetësisht pa ngritur zërin. “Faleminderit, më fal që po të mundoj.” - ishin fjalët e fundit që i tha mjekut. Pastaj nuk foli më.

Amik Kasoruho në bibiotekën e tij

Autori Harold Robbins me “Mos dashuro kurrë një të huaj” është i pari që i hapi udhë përkthimit. Ai është përkthyesi i sagës së Hary Potter-it, “Tregime dhe novela” të Luigi Pirandello-s, “Katër bijtë e Evës” të Vinsent Blasko Ibanjez, “Damka e turpit” të Nathianiel Hawthorne, “Paula” dhe “Eva Luna rrëfen” të Isabel Allende. Vitet e fundit solli për lexuesit autorë dhe libra të munguar në shqip si: “Lartësitë e stuhishme” të Emily Bronte “Revolta e Atlasit” dhe “Burimi i jetës” të Ayn Rand, dhe së fundmi “Rebeka” të Daphne du Maurier. Në sirtar prej kohësh “flinin” dhe pesë drama të Pirandello-s dhe kushedi sa do të rrinin aty, sikur të mos shfaqte interes për botimin e tyre në shqip një shtëpi botuese italiane. “Më vjen keq që dramat e Pirandello-s nuk i ka pranuar asnjë shtëpi botuese për t’i publikuar, duke u nisur nga mendimi se “drama nuk e tërheq lexuesin”. Për mendimin tim, janë të mrekullueshme”. Kasoruho gjithmonë përkthente çfarë i pëlqente. Nga fushat e tij të shumta të veprimit përveç përkthimit vend të rëndësishëm zë dhe krijimtaria. Publicistika e jetës së tij është përmbledhur në librin “Pa mëri”. Në Itali ka botuar librat: “Një ankth gjysmëshekullor”, “Çmimi i një ëndrre” (dy libra që janë përmbledhur në një me titull “Shqipëria, ankthi dhe ëndrra” nga botimet UET-Press), “Mes burgut dhe Zotit”, “Fluturimi i gjatë i një ore”. Në 2009-ën botoi “Ikje nga trilli i perëndive”, një roman mbi peshën e fatit të një njeriu, të cilin e burgosin në moshën 17-vjeçare, duke i mohuar rininë pas arrestimit dhe pushkatimit të të atit dhe internimit të familjes. Ky roman edhe pse vjen si ‘trill’ letrar, është në të vërtetë saga e vuajtjeve të vetë shkrimtarit. Amik Kasoruho iku, pas tij mbeti heshtja.


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Dita e dëshmorëve

06.05.2014

3

Nishani nderon kujtimin e Feti Voglit TIRANË Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nuk

iu bashkua dje ceremonisë zyrtare për të kujtuar “Ditën e Dëshmorëve”. Ai përkujtoi dje paradite veprën heroike të Kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës në Afganistan duke shërbyer si paqeruajtës. Ai u përul para bustit të ngritur për nder të ‘Dëshmorit të Atdheut” në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Feti Vogli” të Baldushkut, duke vendosur një kurorë me lule në nderim të tij. Presidenti Nishani zhvilloi më pas një vizitë në familjen Vogli, në fshatin Baldushk të rrethit të Tiranës. Gjatë takimit me familjarët e të ndjerit, kreu i shtetit shprehu ngushëllimet si dhe vlerësoi aktin e paqeruajtësit shqiptar të dekoruar pas vdekjes me Medaljen e Artë të Shqiponjës. “…Kapiten Vogli ka fituar pavdekësinë me jetën e tij, por me sakrificën e Fetiut është nderuar Shqipëria, është nderuar Flamuri Kombëtar, janë nderuar të gjithë shqiptarët. Kështu që ne krahas dhimbjes, kemi dhe krenarinë dhe nderin shumë të madh. Do kalojnë shumë vite, shumë breza do të vijnë e shkojnë, por Fetiu do të mbahet mend dhe do të kujtohet gjithmonë ashtu i ri, trim. Do të mbahet mend gjithmonë me Flamurin Kombëtar, me uniformën e nderuar të ushtarakut. Ai ashtu do t’i përkasë përjetësisë. Me Fetiun dhe veprën e tij do të nderohen fëmijët, do të krenohen nipërit dhe stërnipërit e tij”, - tha Nishani.

Homazhe me foton e Enverit në Berat, Rama s’lejon komunistët në Tiranë Marko Dajti: “Megjithëse Kryeministri aktual thotë se po bëhet ‘Kurban’ për Shqipërinë, duket se i ka ngelur ende ora te ‘Refleksionet’ TIRANË Dje në Varrezat e Dëshmorëve

nuk ishte e njëjta situatë për komunistët si më 29 Nëntor të vitit të kaluar. Duke mbajtur në duar portrete të diktatorit Enver Hoxha, ata nuk janë lejuar nga Garda e Republikës që t’i drejtoheshin memorialit “Nënë Shqipëri” në Ditën e Dëshmorëve, teksa po zhvillonin homazhe kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, përfaqësues të tjerë të qeverisë, si dhe ambasadorë të huaj të akredituar në Tiranë. Protokolli i Shtetit sqaroi dje se Partia Komuniste nuk ishte pjesë e ceremonialit zyrtar ku bënin pjesë institucionet e Presidentit, kryetari i Kuvendit, Kryeministri, min-

istri i Mbrojtjes, prefekti, kryetari i Bashkisë, kryetari i Qarkut dhe Organizata e Veteranëve të Luftës. Për situatën e krijuar pati një deklaratë të ashpër edhe nga vetë Partia Komuniste. “Fronti i Majtë shpreh indinjatën e thellë për mënyrën se si u organizua ceremonia shtetërore e 5 Majit, në përkujtim të të rënëve për lirinë e Atdheut. Garda e Republikës ndaloi me forcë fotografitë e Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, gjeneral-kolonel Enver Hoxha, megjithëse fotografia e Enver Hoxhës nuk është e ndaluar me ligj të qarkullojë. Varret e martirëve ishin lënë në ditë të hallit, ndërsa ceremonia ishte shumë e zbehtë. A thua se në pushtet është akoma Sali Berisha dhe koalicioni i tij me ballistë e zogistë. Qeveria e majtë ka harruar se varret dhe monumentet në përkujtim të asaj lufte të lavdishme janë ende të rrënuara, se monumenti i pesë heronjve të Vigut është ende në plehrat ku e dërgoi tradhtari i Partisë së Punës, Sali Berisha dhe koalicioni i tij me bashkëpunëtorë të fashizmit. Kanë harruar gjithashtu se kush e udhëhoqi dhe drejtoi Luftën Antifashiste Nacionalçlirim-

Luan Rama: “Natyrisht edhe nga kjo datë dhe sot unë apeloj edhe në emër të LSI-së që Komisioni i posaçëm shtetëror i krijuar për festimet e 70-vjetorit të mos vazhdojë të nanuritet në mjediset e zyrave"

tare”,- tha dje përfaqësuesi i Frontit të Majtë, Marko Dajti. Sipas tij, në vend nuk ka ende një pushtet të së majtës. “Ngjarja e 5 Majit tregoi se Shqipëria po qeveriset as më shumë e as më pak se sa kur në pushtet ishin Berisha dhe koalicioni i tij i tradhtisë. Megjithëse Kryeministri aktual thotë se po bëhet ‘Kurban’ për Shqipërinë, duket se i ka ngelur ende ora te ‘Refleksionet”, - tha ai. Por ndryshe nga Tirana, situata në Berat ka qenë krejt tjetër për komunistët. Me foton e Enver Hoxhës në krye të Memorialit të Dëshmorëve të Atdheut të Beratit nuk kanë bërë homazhe vetëm komunistët, por edhe përfaqësues të Bashkisë si dhe vetë ministri i Drejtësisë, Nasip Naço. Në fund të homazheve, i pyetur nga media, Naço tha se ai kishte vendosur një kurorë pranë Memorialit në kujtim të veprës së Margarita dhe Kristaq Tutulanit. Ndërkohë po dje, Lëvizja Socialiste

PS - PD, homazhe të ndara për "Dëshmorët” TIRANË Zhvillimi i homazheve dje pranë

Memorialit “Nënë Shqipëri” tek Varrezat e Dëshmorëve nuk pati ndonjë ndryshim të madh nga vitet e tjera në mënyrën se si veprojnë dy forcat kryesore politike në vend PS e PD. Qeveria, e përfaqësuar nga Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ishin të parët që kryen homazhe, ndërsa opozita iu bashkua ceremonisë përkujtimore organizuar nga Bashkia e Tiranës. “Është një 5 Maj i veçantë, sepse është në prag të 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut dhe sigurisht që është një

ditë sot ku ne të gjithë përulemi me mirënjohje përpara veprës së Qemal Stafës, të Vojo Kushit, të Margarita Tutulanit dhe të mijëra yjeve të tjerë, djemve dhe vajzave më të mira të Shqipërisë, të cilët i dhanë të ardhmes së Atdheut gjakun e tyre, jetën e tyre dhe natyrisht ëndrrat e tyre”, - tha Meta. Në një tjetër ceremoni, pasi ishin larguar krerët e mazhorancës, Varrezave të Dëshmorëve iu drejtuan politikanë të opozitës në tingujt e bandës së Bashkisë së Tiranës. Homazheve të Bashkisë iu bashkua edhe ish-kryeministri Sali

Berisha. Kreu i demokratëve, Lulzim Basha u shpreh se duhet bërë çdo përpjekje me qëllim që të mos tradhtohen idealet e të rënëve. “Sot 70 vite pas përfundimit të luftës antifashiste, duke nderuar të rënët e kësaj lufte, kujtojmë gjithashtu se u deshën dekada të tëra që idealet për të cilat ata u flijuan të jetësoheshin. Do të duhej edhe një kohë edhe më e gjatë për të përfunduar ëndrrën e lirisë kombëtare me çlirimin e Kosovës dhe garantimin e dinjitetit të shqiptarëve anembanë trojeve të tyre të stërgjyshërve”, - tha Basha.

për Integrim ka kërkuar që të ketë një vëmendje më të madhe shtetërore dhe një përkujdesje të veçantë për të gjitha referencat e Luftës Nacionalçlirimtare dhe heroizmit partizan. Me rastin e 5 Majit, deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, Petrit Vasili dhe Kejdi Mehmetaj të shoqëruar edhe nga disa të rinj e të reja bënë homazhe pranë bustit të heroit të popullit, Qemal Stafa në Tiranë. Pas vendosjes së kurorave, Luan Rama bëri thirrje që Komisioni i posaçëm shtetëror i krijuar për festimet e 70-vjetorit të mos vazhdojë të nanuritet në mjediset e zyrave. “Natyrisht edhe nga kjo datë dhe sot unë apeloj edhe në emër të LSI-së që Komisioni i posaçëm shtetëror i krijuar për festimet e 70-vjetorit të mos vazhdojë të nanuritet në mjediset e zyrave, por të shohë realisht dhe të veprojë realisht duke marrë masa për të korrigjuar dhe për të bërë të mundur që Varrezat e Dëshmorëve dhe monumentet e luftës të jenë të denja për heroizmin që kanë demonstruar ata që nuk jetojnë më”, - tha deputeti i LSI-së.


4

në fokus Eksponentë të rëndësishëm të mazhorancës në pushtet, si kryetari i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, ish-kryeministri Bashkim Fino apo deputeti Dashamir Peza kanë shprehur rezerva jo të pakta për këto dy nisma ligjore

Deputetët e PS, kundër qeverisë: Jo arnime me pronat dhe legalizimet Deputetët e PS në komisionin e Ligjeve, Fatmir Xhafaj dhe Bashkim Fino shprehin rezerva për projektligjet e qeverisë për AKKP-në dhe legalizimet. Xhafaj: Këto ligje nuk e zgjidhin çështjen e pronës. As të legalizimeve. Duhet ndërhyrje e plotë, pasi ligji është bastarduar. Fino: Nuk dua të votoj si në 8 vitet e Sali Berishës! Fejzi Braushi Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës shtyrjen e afatit me 1 vit për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe ndryshimet në ligjin e legalizimeve. Por të dyja këto nisma ligjore të qeverisë duket se nuk bindin as vetë deputetët e majtë, e jo më ata të opozitës, të cilët duke iu përmbajtur qëndrimit të tyre politik, kanë qenë kundër. Eksponentë të rëndësishëm të mazhorancës në pushtet, si kryetari i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, ish-kryeministri Bashkim Fino apo deputeti Dashamir Peza kanë shprehur rezerva jo të pakta për këto dy nisma ligjore, që sipas tyre nuk u japin zgjidhje këtyre dy çështjeve të zvarritura prej vitesh. Madje Xhafaj, në qëndrimin e vet ka qenë i drejtpërdrejtë kur ka deklaruar se si ndryshimi për AKKP-në, ashtu edhe ligji për legalizimet nuk sjellin zgjidhje të problemeve që trajtojnë. Ai ka shtruar nevojën për një ndërhyrje rrënjësore në legjislacionin e pronave në Shqipëri. “Po të më pyesësh mua personalisht, ky nuk e zgjidh çështjen, nuk e zgjidh çështjen e pronave në Shqipëri. Nuk e zgjidh as çështjen e legalizimeve, që do vijë në qoftë se nuk i hyhet tërësisht legjislacionit për pronat, i cili është sot një legjislacion i bastarduar”, - tha Xhafaj. Ai nuk ka nguruar që t’i cilësojë ndërhyrjet e propozuara në ligj si “arnime apo zgjidhje momenti, që nuk janë zgjidhje themelore”. “Unë prisja këtu që të kishin ardhur disa ndryshime që janë thelbësore për mënyrën

e funksionimit të procesit në radhë të parë dhe të agjencisë në radhë të dytë. Dhe nëse ka një zgjidhje, duhet një zgjidhje tërësore. I gjithë legjislacioni kuadër në fushën e pronësisë duhet të rishikohet nga qeveria”, tha më tej Xhafaj. Ndërkohë që Bashkim Fino, duke iu referuar fillimisht propozimit të qeverisë për të shtyrë afatin e funksionimit të AKKP-së me 1 vit tjetër, ka kërkuar që ky afat të mos shtyhej sa për sy e faqe. Ai ka theksuar se s’mund të votonte një shtyrje të tillë, pasi nuk mund të gënjente veten se për kaq pak kohë, qeveria do zgjidhte çështjen e pronës. “Nuk dua të votoj sërish siç kam bërë 8 vjet me PD. Ose këta të pranojnë se mund ta bëjnë këtë për 1 vit, ose të japin dorëheqjen po nuk e bënë, po nuk i kthyen pronat. Ose të kthejnë pronat ose të kërkojnë më shumë kohë”, - tha Fino. Në këtë debat, Fino është mbështetur edhe nga deputetë të tjerë, si Dashamir Peza apo Vehxhi Muçmata, të cilët gjithashtu kanë theksuar se koha që kërkohej për shtyrje nuk mjaftonte të përfundonte procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave. Por zv.ministri i Drejtësi, Idlir Peçi dhe drejtoresha e AKKP-së, Sonila Qato kanë sqaruar se nuk bëhet fjalë që procesi të përfundojë brenda këtij viti, por shtyrja kërkohet që të përfundojë reforma ligjore në fushën e pronës. “Kërkojmë shtyrjen e AKKP-së, pasi jemi angazhuar për kryerjen e një reforme ligjore dhe institucionale. Gjithashtu, në bazë planit të veprimit për kthimin dhe kompensimin e pronave, i cili është miratuar nga qeveria më datën 23 prill 2014”, - tha zv.ministri Peçi. Sipas këtyre dy

“Po të më pyesësh mua personalisht, ky nuk e zgjidh çështjen, nuk e zgjidh çështjen e pronave në Shqipëri. Nuk e zgjidh as çështjen e legalizimeve, që do vijë në qoftë se nuk i hyhet tërësisht legjislacionit për pronat, i cili është sot një legjislacion i bastarduar”, - tha Xhafaj.

përfaqësuesve të ekzekutivit, janë afro 45 mijë dosje për të cilat ka një vendim të AKKP-së dhe që presin kompensim, si dhe rreth 7400 dosje të tjera që presin një vendim të AKKP-së. Ata bënë të ditur gjithashtu se qeveria ka miratuar planin e përgjithshëm për kthimin dhe kompensimin e pronave për një periudhë 4-vjeçare dhe ku parashikohet shkrirja e AKKP-së dhe krijimi i Agjencisë së Fondit të Tokës. Debate ka patur edhe në projektligjin për disa ndryshime në ligjin e legalizimeve, ku deputetët e majtë janë shprehur për një sërë çështjesh kundër propozimeve që parashikonte qeveria. Një nga çështjet që ka sjellë më tepër debat ka qenë trajtimi që bëhet në këto ndryshime i legalizimeve në zonat turistike. Fino, Peza e Xhafaj kanë shprehur kundërshti sa i përket trajtimit evaziv që këto ndryshime i bënin kësaj kategorie ndërtimesh në krahasim me zonat e tjera informale. Gjithsesi, pavarësisht kundërshtive, të dyja këto nisma janë miratuar nga të gjithë deputetët e majtë, me përjashtim të Muçmatës, i cili ka votuar kundër shtyrjes së afatit të AKKP-së.

Debati Xhafaj-Fino për draftet e qeverisë Fino: Më vjen keq që nuk jam dakord me zv.ministrin, që brenda vitit mund të gjejmë zgjidhje për faturën, inventarizimin e shkeljet ligjore. Mbështes kolegun Bylykbashi në pyetjet që kam bërë, se i kam bërë vetë para një viti se ligji është shtyrë vit pas viti. Më mirë të themi që ligjin e shtyjmë deri më 30.4.2016, 2 vjet të tjerë, por mbas 2 vjetësh do i kemi të tre këta elementë. Dhe inventarizimin dhe faturën dhe shkeljet nëse ka... Xhafaj: Ka një thes. Fino: Nuk kisha pyetje, e kisha koment, kisha dhe propozim. Nuk dua të votoj sërish siç kam bërë 8 vjet me PD, ose të japin dorëheqjen këta po nuk e bënë, po nuk i kthyen pronat. Ose të kthejnë pronat, ose të kërkojnë më shumë kohë. Peçi: Procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave nuk mbaron në 2015, sepse nuk është ky qëllimi i shtyrjes së afatit. Ajo që thoni pse nuk e sjellim që tani projektligjin, është sepse do biem prapë në gabime, ndaj duam 1 vit kohë për reformën. Peza: Unë personalisht mendoj që ky është një problem shumë i rëndësishëm dhe pa mbaruar dhe pa u futur në rrugën e zgjedhjes së plotë çështja e pronave dhe legalizimeve, ne do jemi të penguar të fillojmë kapitalizmin në Shqipëri. Ajo që unë do u kërkoja prezantuesve të këtij projekti këtu është që është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për ne, që nëse ne e kërkojmë një shtyrje afati për një vit, duhet që të marrim të gjitha masat dhe të mos lejojmë që të ndodhë ajo që ka ndodhur më

përpara, që të kërkohet dhe një shtyrje për një periudhë tjetër. Xhafaj: Besoj se është i qartë diskutimi, ndoshta mungesa e një relacionit të qartë bëri që të kishte shumë pyetje dhe shumë kundërshti. Shpresoj që qeveria ta ketë në vëmendje që herë tjetër kur të sjellë projektligje të kësaj natyre, edhe pse bëhet fjalë për një nen, do duhet të ketë më shumë sqarime dhe informacion për deputetët në relacionet shoqëruese. Votojmë në parim, kush është dakord? Fino: Çfarë votojmë një herë, që të kuptojmë? Xhafaj: Projektligjin që ka sjellë qeveria… Fino: Projektligjin po, por me diskutimet dhe me argumentet që thamë ne? Xhafaj: Në parim zoti Fino. Fino: Në parim, po por çfarë? Por diskutimet. Xhafaj: Si e ka sjellë ligjin qeveria… Fino: Po si e ka sjellë e ka shtyrë një vit, iku, mbaroi. Të na vijë ligji. Xhafaj: Miratohet në parim. Kalojmë nen për nen. Fino: Një nen ka mo, çfarë nen për nen? Edhe një herë dua të di, çfarë detyre ka qeveria. Se sapo the kryetar që fajin e ka relacioni. Xhafaj: Jo nuk thashë ashtu, thashë që duhet të ishte më i qartë. Fino: Edhe unë jam dakord me ty në këtë pikë, që relacioni duhet të ishte më i qartë. Dhe unë këtë dua të pyes, çfarë votuam ne, votuam atë që u tha këtu në komision, apo ajo çfarë thuhet në relacion?

Sepse nëse votuam atë që thuhet në relacion, unë jam kundër. Po është ajo çfarë tha zëvendësministri dhe drejtoresha, atëherë unë jam dakord. Të shënohet në procesverbal kjo që thashë, se nuk dua të gënjej veten time dhe që kur të vij herën tjetër, të zihem prapë me ty. Xhafaj: Do mbahet shënim në procesverbal dhe unë besoj zoti Fino që të gjitha këto vërejtje dhe sugjerime që bëmë do shoqërojnë relacionin që Komisioni do çojë në seancë. Të jeni të sigurt për këtë gjë. Prandaj e mbajta shënim dhe kjo do të shënohet në relacion për t’u patur në vëmendje nga qeveria. Sepse po të më pyesësh mua personalisht, kjo nuk e zgjidh çështjen, nuk e zgjidh çështjen e pronave në Shqipëri… Fino: Këtë po them dhe unë. Xhafaj: Nuk e zgjidh çështjen as kjo, as çështja e legalizimeve që do vijë, në qoftë se nuk i hyhet tërësisht legjislacionit për pronat, i cili është sot një legjislacion i bastarduar. Dhe të gjitha këto janë arnime që bëhen apo zgjidhje momenti, nuk janë zgjidhje themelore. Unë prisja këtu që të kishin ardhur disa ndryshime që janë thelbësore për mënyrën e funksionimit të procesit në radhë të parë dhe të agjencisë në radhë të dytë. Dhe nëse ka një zgjidhje, duhet një zgjidhje tërësore. Nëse qeveria thotë që duhet kohë për ta bërë këtë, kjo është pozitive, pavarësisht se mendoj se nuk e zgjidh kjo shtyrje afati. Do t’i sjellim në vëmendje qeverisë nevojën për një qasje pak më ndryshe dhe për një shikim më të gjerë të problemit.

debati

Braho akuzon Çefën, replikon Ristani i PD Diskutimi i nismës së qeverisë për të shtyrë me 1 vit afatin e funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka nxjerrë dhe një herë në pah akuzat për shpërdorim të këtij procesi nga drejtuesit e këtij institucioni për interesa personale. Ka qenë deputeti i LSI-së, Spartak Braho ai që duke folur gjatë mbledhjes së komisionit të Ligjeve, ku u shqyrtua kjo nismë, ka akuzuar në mënyrë direkte ish-kreun e AKKP-së, sot nënkryetarin e KLD-së, Elvis Çefa se, gjatë kohës që ishte në krye të Agjencisë ka shpërdoruar detyrën. Për këtë, Braho ka paralajmëruar se shumë shpejt Çefës do t’i hapen letrat. “Duhet ndryshuar ligji nga e para, sepse nuk kemi pasur Agjenci të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por kemi pasur Agjenci të Kthimit dhe Vjedhjes së Pronave. Një agjenci në të cilën Elvis Çefa ka bërë batërdinë, ktheu pronat e tij, të shokëve të tij dhe shumë shpejt letrat e Çefës do të hapen”, - tha Braho. Ndaj kësaj akuze ka reaguar deputeti demokrat Arben Ristani, i cili pa i përmendur emrin Brahos, ka deklaruar se më parë duhet të mbajnë përgjegjësi ata që falsifikuan të dhënat e serverit të Tatimeve. “Sa i përket akuzave të p ab a z u a r a n d aj nj e r ë z ve d h e fenomeneve të caktuara, unë do të thosha se nëse ka njeri që akuzohet dhe do të hetohet për vjedhje, janë ata që vodhën serverin e Tatimeve dhe duhet të japin përgjigje për këtë punë. Sa i përket çështjes, me këtë shtyrje mashtrojmë padashur njëri-tjetrin. Ka dhe vendim që ka pezulluar zbatimin e ligjit”, - tha Ristani. Por në kundër-replikë, Braho ka theksuar se për këtë çështje ka një hetim në prokurori dhe se deri më tani është konstatuar se ish-mazhoranca e shkuar ka shkaktuar një dëm me Tatimet në vlerën e 200 miliardë lekëve të rinj.


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

06.05.2014

5

Basha ka kërkuar fillimin me urgjencë të punës së komisionit, ndërsa cilësoi se çdo ditë që kalon është ditë e humbur për Kuvendin dhe ditë e fituar për trafikun dhe narkotrafikantët

Trafiku i drogës, Basha: Të fillojë urgjentisht komisioni hetimor TIRANË Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, kryetari i opozitës, Lulzim Basha e ka cilësuar emergjente fillimin e punës së komisionit hetimor për trafikun e drogës. “…Komisioni hetimor për drogën ka një mision të madh; të hetojë gjithë informacionet për implikim të kupolës në trafikun e lëndëve narkotike, të ndajë njëherë e mirë drogën nga sheqeri, krimin me uniformën e shtetit nga antikrimi…”, - tha dje Basha para deputetëve demokratë. Megjithatë, gjatë fjalës së djeshme Basha nuk u fokusua tek

Forcat e Armatosura, por e zgjeroi gamën e hetimit për trafikun e drogës. “…Njoftime të reja vijnë, informacione të reja dalin, denoncime të freskëta po depozitohen, indicie të reja po raportohen nga burime zyrtare të brendshme, nga partnerët tanë që punojnë bashkë me shqiptarët për rendin, sigurinë dhe demokracinë në këtë pjesë të rajonit, të gjitha këto të mbështetura edhe me dëshmi të reja okulare të dhjetëra e qindra qytetarëve shqiptarë që po dëshmojnë me kurajë, përkundër kërcënimeve për rrugët e

transportit të drogës drejt pikave të grumbullimit, për kamionët, gomonet dhe avionët e drogës. Këtë informacion që sa vjen e bëhet kapicë e kemi ne, e ka pala qeveritare, e kanë partnerët tanë”, - tha ai. Për pasojë, Basha ka kërkuar fillimin me urgjencë të punës së komisionit, ndërsa cilësoi se çdo ditë që kalon është ditë e humbur për Kuvendin dhe ditë e fituar për trafikun dhe narkotrafikantët. Sipas tij, problemi i trafikut të lëndëve narkotike me suport politik është problemi më madhor i këtij momenti.

Meta-Grasso: Italia, avokat i Shqipërisë në BE “Italia i ka qëndruar gjithnjë në krah Shqipërisë në të gjitha proceset integruese. Ka dhënë kontribut për NATO-n e liberalizimin e vizave, përkrah vazhdimisht integrimin, është avokate e Shqipërisë në gjirin e BE.” Presidenti i Senatit të Italisë, Pietro Grasso u prit dje nga kryeministri Rama, kreu i Kuvendit, Meta dhe presidenti Nishani. Me Ramën, kreu i Senatit pati një bisedë mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimet në rajon. Presidenti Grasso u shpreh se edhe kjo vizitë rikonfirmon lidhjet miqësore mes dy vendeve dhe vëmendjen e veçantë që Italia u jep marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe theksoi angazhimin e Italisë në mbështetje të aspiratës integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndërkaq kreu i Kuvendit, Meta, në takimin me Grason u shpreh se Italia mbetet një partner dhe avokat i Shqipërisë në familjen e madhe europiane. “Dy vendet tona kanë lidhje historike si për sa i takon historisë, shkëmbimeve kulturore e njerëzore, por edhe partneritetin strategjik që vihet re në të gjitha fushat. Ne ramë dakord të intensifikojmë shkëmbimet parlamentare nëpërmjet grupeve të miqësisë. Italia i ka qëndruar gjithnjë në krah Shqipërisë në të gjitha proceset in-

tegruese. Ka dhënë kontribut për NATOn e liberalizimin e vizave, përkrah vazhdimisht integrimin, është avokate e Shqipërisë në gjirin e BE. Ne shprehim mirënjohje të veçantë dhe do bashkëpunojmë ngushtë për reformat që kërkon BE”, - tha Meta. Sipas tij, Italia është partneri më i rëndësishëm ekonomiko-tregtar. “Kam shprehur vullnet për rritje të investimeve italiane në vendin tonë”, - shtoi ai. Presidenti i Senatit të Italisë, Pietro Grasso, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy shteteve, theksoi se Italia do të vijojë të jetë mbështetëse e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. “Shpreh bindjen se diplomacia dhe marrëdhëniet ndërparlamentare bëjnë të mundur që të forcohen edhe më tej marrëdhëniet mes vendeve”,- deklaroi Grasso. Nishani

Gjatë takimit me presidentin Nishani, kreu i Senatit italian tha se prania e tij në Tiranë pas vizitës së presidentit Napolitano është shprehje e qartë e vijueshmërisë së vëmendjes së Italisë ndaj Shqipërisë dhe e mbështetjes së integrimit të saj europian, që është pjesë e strategjisë italiane, e cila lidhet me nevojën e zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkan, që përbën një interes të përbashkët, ndërsa shtoi se Italia mbetet realisht një mbështetëse e bindur e këtij misioni. “Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe politik ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë dhe shprehën

Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe Presidenti i Senatit të Italisë, Pietro Grasso

bindjen se ka ende mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit në kuadër të Projektit TAP, të projekteve infrastrukturore dhe investimeve, veçanërisht në fusha si energjetika dhe bujqësia”,- theksohet nga Presidenca. Presidenti Nishani dhe kryesenatori Grasso vunë në

Rama: Në Shqipëri investitorët italianë gjejnë Amerikën, të hiqet taksa e ’58-ës Jemi të parët në rajon për dashurinë që kemi me Italinë, por të fundit për nga ana e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare”. Kështu deklaroi në nisje të Sesionit të Javës italiane në vendin tonë kryeministri Edi Rama. Duke ftuar sa më shumë investitorë italianë në Shqipëri, Kryeministri apeloi të kapërcehet muri i paragjykimeve. Rama iu kujtoi investitorëve italianë se në Shqipëri kostoja e punës jo vetëm është më e ulëta në rajon e Europë, por është më e ulët krahasuar edhe me Kinën. “Shqipëria është vendi ku sipërmarrësit italianë mund të emigrojnë, këtu mund të gjejnë Amerikën. Kjo javë të tregojë edhe vullnetin e përbashkët për të hapur një faqe të re në rrugën e bashkëpunimit me Italinë, pasi për nga shifrat e shkëmbimeve tregtare, ne jemi të fundit në rajon, edhe pse jemi të parët për dashurinë për Italinë. Ne jemi më të afërt gjeografikisht dhe më të largët në shkëmbimet ekonomiko-tregtare. Prania e rreth 170 sipërmarrjeve e

bën këtë javë të rëndësishme për të rritur këtë volum shkëmbimesh, të jemi realisht vendi ku një fluks i ri investimesh italiane do të derdhen në interesin reciprok. Këtu ka më shumë fitim, paguhen më pak taksa, ka më pak burokraci se në Itali. Ka më shumë nevojë për punë dhe shumë më pak kosto të punës. Besojmë shumë se nëse do arrijmë të kapërcejmë murin e paragjykimeve, të vendosim në radhë të gjitha shkallët që i duhen një sipërmarrjeje për të kaluar më shpjet nga ideja tek realizimi, ne do kemi një rritje të volumit”, - tha Rama. Kryeministri tha më tej se detyra e qeverisë është të zgjidhen problemet e vjetra, ndërsa i kërkoi Italisë të heqë një taksë diskriminuese për Shqipërinë. “Kemi një problem të vjetër me Italinë që nga viti 1958. Një taksë, që e paguajnë përveç nesh, Irani, Siria dhe Gandia”, - tha Rama, ndërsa shtoi se qeveria shqiptare po punon me qëllim që vendi ynë të mos e ketë më këtë taksë nga shteti fqinj.

dukje rezultatet e arritura falë bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe italiane në luftën kundër krimit të organizuar dhe shprehën bindjen në fitimin e kësaj lufte. Ai vlerësoi eksperiencën, përkushtimin dhe profesionalizmin e z. Grasso në këtë fushë.

Italia: Luftoni korrupsionin dhe hetimin financiar Të gjitha takimet dypalëshe Shqipëri-Itali karakterizohen nga fjali të bukura për marrëdhëniet mes dy vendeve, por bashkëpunimi ekonomik ka ende hapësira të pashfrytëzuara. Gjatë çeljes së Javës italiane në Tiranë, kreu i senatit italian, Pietro Grasso bëri të qartë se çfarë presin investitorët italiane nga Tirana zyrtare. “Në Shqipëri ka një klimë të favorshme për investime. Por e rëndësishme është që Shqipëria të vijojë me realizimin e reformave dhe me luftën ndaj korrupsionit. Korrupsioni është pengesë për zhvillimin e vendit, ndaj duhet të forcohen hapat në këtë drejtim. Duhet forcuar edhe hetimi financiar për të rritur kështu edhe interesin e sipërmarrësve të huaj për investime në Shqipëri”. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama theksoi sërish vullnetin e qeverisë për të realizuar çdo reformë për të thithur investimet italiane. Grasso kërkoi dje nga qeveria shqiptare dhe organet e drejtësisë një angazhim më të thellë e më të vendosur për garantimin e konkurrencës së ndershme për biznesin.


6

Aktualitet

Zbulohet "këshilltari" sekret i Edi Ramës Nipi i Alastair Campbell, ish-spin doktori i Tony Blair është emëruar si këshilltar në qeverinë shqiptare. Kryeministria: Është stazhier

S

ipas burimeve pranë qeverisë dhe të dhënave nga rrjetet sociale, i diplomuari në Universitetin e Oksfordit, 26-vjeçari James Naish është emëruar si këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë në shtator, pasi kabineti i ri u votua. Pas nëntë muajve, Naish ka ndërtuar një strategji komunikimi për 100 ditët e para të qeverisë në detyrë, duke projektuar një “model të mirë qeverisjeje” për Shqipërinë dhe duke redaktuar fjalime dhe komunikime për shtyp të kryeministrit Rama. Naish shkroi në profilin e tij social “Linkedin” se ai po koordinonte ndryshime strukturore për rreth 170 organizata qeveritare, duke vendosur disa procese që lidhen me punën e përditshme të kryeministrit, duke menaxhuar projektet e softuerëve për 19 ministri dhe duke shkruar përshkrimet e punës për më shumë se 20 zyrtarë të personelit të lartë në zyrën e Kryeministrit. Një nga detyrat e tij të monitorimit dhe raportimit listohet të jetë krijimi dhe përditësimi i matriksit të politikës për të gjurmuar më shumë se 600 premtimet elektorale, duke gjeneruar raporte për kryeministrin dhe

foto-lajm Serum mbi karrige e tavolina, mungesë mjetesh bazë dhe shtretër që mbahen mbi tulla. Pamjet e spitaleve në Shqipëri tregojën mjerimin Radhë për të bërë analiza, serum mbi karrige dhe tavolina, mungesë medikamentesh të domosdoshme në onkologji dhe shtretër pa çarçafë. Nuk është hera e parë që shqiptarët ankohen për një shërbim mjekësor jashtë çdo standardi. Një faqe online shendeti.com.al ka mbledhur foto denoncuese prej pacientëve nga QSUT (Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza), Qendra e Traumës apo spitale të tjera në rrethe, ku shihet mjerimi dhe gjendja skandaloze. I fundit që ka denoncuar duke bërë publike shtretër ët shkatërruar spitali është aktori Julian Deda. “Ndërkohë, kjo është gjendja në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë ose Q.S.U.T. ose te spitalet..!”, shkruan Deda në dy fotot ku tregohen shtretër për të sëmurë që mbahen në këmbë karrigesh apo të vendosur mbi tulla. Një tjetër denoncim ka ardhur nga Durrësi dhe shfaqen pamje të qeseve të serumit të varuar në qese amballazhi të lira dhe ku denoncohet se mungojnë dorashkat për infermierët. Pamjet janë prej muajsh të ndryshëm dhe fillojnë prej 2013 me të fundit të postuara nga Deda më 3 maj dhe duket se gjendja të paktën sa i përket elementëve bazë nuk ka ndryshuar. Më herët dikush ka ofruar pamje nga urgjenca e Tiranës. “Dje mu desh fatkeqësisht të provoja urgjencën e Tiranës për një problem të vogël. Kisha ‘luksin’ të gjeja një shtrat bosh. Sepse të tjerët, pa fat, e bënin serumin ulur në karrige e koka u binte nga dhembja. Ose madje dhe shtrirë mbi tavolina. Nuk po kërkoj shëndëtsi falas, por kushtet minimale të një shteti që aspiron me kaq ngulm Europën”, shkruan personi që ka dërguar fotot në shendeti.com.al. Pamjet e tjera janë mes qesharakes dhe groteskut. Njerëz që ngarkojnë një ambulancë me goma të vjetra makinash, në një vend ku ambulancat mungojnë apo reklamim brenda spitaleve të agjen-

duke gjurmuar ecurinë e përditshme të 19 ministrave. Ai gjithashtu po ndihmon në krijimin e dy zyrave të reja në Këshillin e Ministrave, një njësi shpërndarjeje dhe një njësi monitorimi. Përpara se t’i bashkohej stafit të kryeministrit shqiptar, Naish ka punuar si analist dhe konsulent në kompaninë britanike “Accenture”, nga e cila ai është larguar. I pyetur nga Balkan Insight, zëdhënësi i qeverisë, Endri Fuga mohoi faktin që Naish të jetë një këshilltar i kryeministrit. Gjithsesi, një burim brenda Kryeministrisë, që flet në kushte anonimiteti, konfirmoi për Balkan Insight se Naish aktualisht drejton krijimin e njësisë së shpërndarjes. Naish është djali i Elizabeth Naish, motrës së vogël të Alastair Campbell. Campbell ka punuar si këshilltar i PS-së për zgjedhjet parlamentare në qershor të 2013, zgjedhje që sollën Ramën në pushtet. Duke ndjekur hapat e Campbell, ish-kryeministri britanik Tony Blair vizitoi Tiranën në tetorin e shkuar, ku ai gjithashtu u prezantua si këshilltari i qeverisë shqiptare. Rama tha se Blair ka ardhur në Tiranë për të ndërtuar një “njësi shpërndar-

I diplomuari në Universitetin e Oksfordit, 26-vjeçari James Naish është emëruar si këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë në shtator, pasi kabineti i ri u votua...

je”, bashkë me ndihmën e Bankës Botërore. Blair shpjegoi se ai do të punonte së bashku me Bankën Botërore dhe donatorë të tjerë për të përforcuar zbatimin e reformave në Shqipëri dhe për të promovuar qëllimin e saj në anëtarësimin në BE. Por Banka Botërore u shpreh për Balkan Insight se nuk “ka asnjë raport kontraktual” me Blair dhe është shumë e paqartë nëse zyra e Naish është e lidhur drejtpërdrejt me ish-liderin e laburistëve në Britani. Blair ka një histori të gjatë me Ballkanin. Në 1999, ai bashkë me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton, mundësuan bombardimin për rreth 78 ditë nga NATO kundër forcave të ish-presidentit jugosllav, Slobodan Milosheviç. Fushata ajrore i dha fund sundimit serb në Kosovë, ku popullsia më së shumti është e përzier etnikisht, por me shumicë banohet nga etnia shqiptare. PS deklaroi në të shkuarën se edhe këshillat e Campbell për fushatën erdhën falas dhe pa asnjë kosto. Gjithsesi, punësimi i nipit të tij si një këshilltar qeveritar ngre disa pikëpyetje në këto pohime. Marrë me shkurtime nga Balkan Insight

Mjerimi në spitale, i rrëfyer me foto prej pacientëve

TENDER I HAPUR KOMBËTAR Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: "Shërbimi vjetor i ruajtjes dhe sigurimit të parkut të automjeteve të Bankës së Shqipërisë". Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit "Tendër i Hapur Kombëtar", për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 1.920.000 lekë

cive furnerale, mbetje spitalore të braktisura në oborre dhe pacientë që ankohen se duhet të blejnë vetë ilaçet që mungojnë edhe pse kostot ndonjëherë janë të papërballueshme. Një galeri foto-denoncimesh që tregon se spitalet dhe kujdesi shëndetësorë në vend është në pikë të hallit. Diçka që shumë kush e provon në kurriz sa herë i duhet të marrë shërbim mjekësorë.

Një galeri foto-denoncimesh që tregon se spitalet dhe kujdesi shëndetësorë në vend është në pikë të hallit...

Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: Ish-Hotel Dajti, blv. "Dëshmorët e Kombit", Tiranë. Tel: 04 22 35 576, çdo ditë nga ora 10:00 - 13:00, nga çdo person i autorizuar me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi "Halili", Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 15 maj 2014, ora 11:00 , kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

06.05.2014

7

Grabitet me armë në Kamëz tregtari i skrapit Hajredin Meraj, një ish-polic që merret me tregtinë e skrapit është sulmuar nga një person, i cili i ka marrë çantën me 6.5 milionë lekë të vjetra Një ditë pas grabitjes së biznesmenit të skrapit në rrugën “Berluskoni” në Kamëz, policia ka shoqëruar 10 persona të dyshuar për krimin. Mbrëmjen e së dielës, një person i maskuar dhe i armatosur i grabiti Hajredin Merajt, një ishpolic i Burrelit 6.5 milionë lekë të vjetra. Ngjarja ndodhi dy ditë të shkuara, rreth orës 20:30 të së dielës, në rrugën “Berluskoni”, kur i panjohuri nën kërcënimin

e një arme “Kallashnikov” arriti t’i merrte Merjes një çantë në të cilën mbante paratë dhe sende të tjera personale. Sipas burimeve të policisë, Meraj ka qenë duke ecur vetëm, ndërsa kishte edhe çantën e parave që besohet se ishin paratë e mbledhura nga xhiroja ditore e të dëmtuarit në pikën e tij të skrapit. Sipas burimeve të policisë, agresori bllokoi rrugën të dëmtuarit dhe më pas qëlloi një herë me armë në ajër për të trembur biznesmenin që të mos bënte rezistencë. Dhe kështu ndodhi, pronari i pikës së skrapit nuk bëri rezistencë, ndërsa grabitësi mori çantën me paratë e xhiros ditore të Merjes dhe më pas u largua me shpejtësi. Në vendin e krimit mbërritën menjëherë shërbimet të

Komisariatit të Policisë nr.5, të cilët pyetën të dëmtuarin për rrethanat e krimit. Sipas burimeve të komisariatit nr.5, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e një arme zjarri automatike, llo-

ji i së cilës pritet të përcaktohet nga ekspertët. Po kështu veç gëzhojës, si provë deklarimit të të dëmtuarit, policia mori deklarime edhe të disa dëshmitarëve të tjerë në vendin e ngjarjes që konfirmonin grabitjen. Ndërkaq policia shoqëroi në ambientet e saj si të dyshuar për ngjarjen edhe disa persona të tjerë, të cilët pas deklarimeve të dhëna në polici janë lënë të lirë nga hetuesit. Ndërkaq, vijimin e hetimeve për ngjarjen e mësipërme e morën në dorë hetuesit e zyrës së grabitjeve me armë dhe me dhunë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, që pritet të bëjnë krahasimin e gëzhojës së gjetur me gëzhoja apo armë të ngjarjeve të tjera, si dhe të studiojnë ngjarjen për ta krahasuar me të tjera të ndodhura më parë. D.Biçaku

Shefi i Antidrogës, “informator” i Guardia di Financa? Hetim telefonatave me Italinë Dritan Zagani, ish-emigranti i emëruar shef Antidroge në Fier, pas ndryshimeve të shtatorit kishte krijuar miqësi me oficerë të policisë italiane. Por hetuesit po verifikojnë se ku përfundonin informacionet e tij për trafikantët shqiptarë të hashashit. Zagani: Po më godasin se kam bërë shumë operacione Leonard Bakillari Tiranë Dritan Zagani, një ish-emigrant i

rikthyer në polici pas rotacionit të 23 qershorit dyshohet të jetë përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme, që lidhen me trafikun e narkotikëve dhe dhënien e informacioneve tek persona të paautorizuar. Në përballjen e parë me Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku u njoh me masën e sigurimit “arrest me burg” të vendosur një javë më parë, ish-shefi i Antidrogës në policinë e Fierit ka mohuar akuzat, duke e quajtur arrestimin e tij si një sulm për shkak të operacioneve të suksesshme antidrogë. “Unë kam marrë pjesë dhe kam organizuar disa operacione të suksesshme. Kjo është një goditje ndaj meje”, mësohet të ketë thënë në seancën me dyer të mbyllura 41-vjeçari Dritan Zagani. Avokati i tij kërkoi një masë më të butë sigurimi deri në sqarimin e të gjitha rrethanave, por kërkesa është refuzuar nga gjykata, e cila kishte caktuar më parë “arrest me burg” ndaj shefit të Antidrogës, si i dyshuar për shpërdorim detyre. Prokurori i tha gjykatës se i arrestuari dyshohet për dy episode që pro-

vojnë shpërdorimin e detyrës nga ishzyrtari i lartë i policisë. Rasti i parë lidhet me ndalimin e një ngarkese prej 100 kilogramësh lëndë narkotike gjatë një operacioni të kryer prej tij, pa vënë në dijeni eprorët. Ky operacion ka dëmtuar një hetim të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ishte në pritje të destinacionit të lëndës narkotike për të zbuluar edhe pritësit e saj. Ndërsa rasti i dytë sipas akuzës ka të bëjë me dhënien e informacioneve tek persona të paautorizuar, të cilët rezultojnë të jenë edhe shtetas të huaj. Prokuroria thotë se ka identifikuar një shtetas italian, i cili mbante kontakte të vazhdueshme me Dritan Zaganin dhe që herë pas here i kërkonte informacione për persona të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike. “Jemi në fazën e verifikimit të shtetasit italian, pasi nga hetimi i deritanishëm rezulton ky shtetas kishte hyrje-dalje të shpeshta në Shqipëri dhe kontakte të vazhdueshme me të arrestuarin”, - tha një burim i prokurorisë. Akuza nuk përjashton edhe mundësinë që shtetasi italian të jetë oficer i Guardia di Financës, i cili mbledh informacione mbi trafikantët shqiptarë të hashashit. Por një gjë e tillë nuk konfirmohet zyrtarisht edhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, burime pranë të cilit thanë se edhe në një situatë të tillë, ish-shefi i Antidrogës në policinë e Fierit është sërish në shkelje të ligjit. “Disa vite më parë, i dyshuari ka qenë emigrant në Itali. Aty ka krijuar kontakte dhe miqësi edhe me një grup oficerësh të Guardia di Financës. Por edhe nëse rezulton kështu, këto janë njohje private të të arrestuarit”, tha një burim i policisë. Sipas hetimeve të deritanishme rezulton

Ish-shefi i Antidrogës Dritan Zagani

Rasti i parë lidhet me ndalimin e një ngarkese prej 100 kilogramësh lëndë narkotike gjatë një operacioni të kryer prej tij, pa vënë në dijeni eprorët.

se Dritan Zagani, në kundërshtim me ligjin ka përdorur një bashkëpunëtor të tij për të mbledhur informacione mbi një shtetas shqiptar, për të cilin kishte shfaqur interes miku i tij italian. “Detyra e një funksionari policie rregullohet nga ligji për Policinë e Shtetit dhe Kodi i Procedurës Penale. Në këtë rast, i dyshuari nuk ka respektuar asnjë nga dy ligjet dhe për këtë arsye është vendosur arrestimi i tij”, - tha një burim i prokurorisë. Mësohet se deri në këtë fazë të hetimit nuk ka ende informacione mbi atë që përfaqëson “italiani misterioz”, i cili ka shfaqur interes për një

shtetas shqiptar nga qyteti i Vlorës, i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas burimeve të prokurorisë mësohet se shtetasi italian i ka kërkuar Zaganit të përgjojë dhe të mbledhë informacione për vlonjatin, “porosi” kjo e realizuar nga shefi i policisë nëpërmjet një bashkëpunëtori të tij, të cilin nuk e kishte deklaruar tek organet eprore. Po ashtu prokuroria thotë se nga hetimi ka rezultuar se Dritan Zagani ka tërhequr dy herë para nga një agjenci transfertash, ndërsa dyshohet se këto të holla kanë ardhur nga vendi fqinj, Italia.

Dëshmitari kundër Gjikës: S’pati kërkesë për leje ndërtimi Një dëshmitar i akuzës, ish-anëtar i KRRT së Vlorës hedh poshtë pretendimet se kërkesat për leje ndërtimi janë miratuar në mbledhje Tiranë Të paktën një dëshmitar i

akuzës, ish-anëtar i KRRT së Bashkisë së Vlorës tha para gjykatës se nuk është diskutuar asnjë kërkesë për leje ndërtimi sikundër është pasqyruar më pas në procesverbalin e mbledhjes. Bashkim Caka, i thirrur për të dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës dhe të pandehurve të tjerë ka deklaruar në sallën e gjyqit se në mbledhjen e mbajtur në vitin 2011 nuk është diskutuar asnjë kërkesë për ndërtimin e një

pallati me 13 kate. Dëshmitari asokohe ishte pjesë e KRRT-së së bashkisë Vlorë si përfaqësues i prefekturës, ndërsa i tha gjykatës se nuk kishte firmosur asnjë vendim për miratimin e lejes dhe sheshit të ndërtimit për një pallat 13-katësh, sikundër pasqyrohet në vendimin e KRRT-së. “Protokollin e mbledhjes e mbante një zonje me emrin Eleni, mbiemri s’më kujtohet. Për lejet e ndërtimit qe ju hetoni, s’kujtoj me detaje. Por në qoftë se ka qenë asokohe në listë, duhet ta kemi shqyrtuar. Por në qoftë se s’ka qenë në listë, s’ka se si të miratohet. Për aq kohë sa unë kam qenë në KRRT, s’ka patur leje për objekt 13 katësh. S’di të kem votuar asnjëherë pro për një objekt 13-katësh”, tha para gjykatës dëshmitari Bashkim Caka. Ish-anëtari

i KRRT i Bashkisë së Vlorës në vitin 2011, tha se ka firmosur procesverbalin e mbledhjes, ndërsa shton se “çka ishin shtuar në fund ishin të dyshimta”. “Shtesat me 7 rreshta në fund të procesverbalit i mësova pranë prokurorisë. Dhe ato janë gjëra që më bënë të dyshoja”, tha Caka. Tre dëshmitarët e tjerë të akuzës i thanë gjykatës se nuk mbanin mënd nëse në dy mbledhjet e KRRT-së ishin diskutuar dhe miratuar lejet e ndërtimit që sipas prokurorisë janë falsifikuar nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Dëshmitarët thanë se nuk kujtonin asnjë diskutim të tillë, ndërsa prokuroria thotë se seancën e ardhshme do të pyeten edhe të paktën pesë dëshmitarë të tjerë. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpë-

tim Gjika dhe të pandehurit e tjerë të procesit akuzohen nga prokuroria për falsifikim dokumentesh në bashkëpunim. Sipas akuzës, Gjika në bashkëpunim me sekretaren e KRRT-së kanë falsifikuar vendimet e këtij organi duke shtuar dy leje ndërtimi, të cilat nuk janë diskutuar asnjëherë në mbledhjet e KRRT-së.

SHPALLJE ANKANDI Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje ne ankand te dyte Apartament me sip 46.2 m2 me nr pasurie 1/60+1-18, volumi 13 , faqe 29 ne ZK 8591 me adrese Lagjja salo Halili , Rruga Ali Kelmendi Shkoder. Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshre ne vleren 2,016,000 ( dymilion e gjashtembedhjete mije ) leke. Shitja e pasurise do te behet (Fillon) diten e marte date 16.05.2014 ora 16.15 ne Zyren Permbarimore te permbaruesit gjyqesore privat Genti Bushati me adrese Rruga Don Bosko perballe gjykates se Rrethit gjyqesore Shkoder . Ajo vazhdon 15 dite dhe perfundon me mbarimon e orarit zyrtare te dites se fundit . Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llagari te permbaruesit Gjyqesore .


8

06.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tiranë –Elbasan, Loti III”

private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar, për pronarët sipas listës emërore bashkalidhur.

Subjekti kërkues, i këtij objekti, është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur, në bazë të Vendimit nr.138, datë 23.03.2000 të Këshillit të Ministrave,“Për kriteret teknke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë

Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës).

Ky publikim bëhet vetëm për pasurinë e llojit, arë. Pronarët do të kompensohen për efekt shpronësimi pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”). Vlera totale e shpronësimit është 14 932 180 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e tridhjetë e dy mijë e njëqind e tetëdhjetë)

LISTA E PASURIVE QE PREKEN PER EFEKTIN E NDERTIMIT TE AUTOSTRADES TIRANES- ELBASAN (segmenti Dalja e tunelit-Elbasan) Sip.pergji.

Nr.

Emri - Atesia - Mbiemri

Nr. Pasurise

Z.K

281 281/2 279 278/3 278/4 278 272 272/11 2073 2074 265/1 265/4 265 266/6 267/1 268 266 1787 1860 1937 1929 1981 2022 2009 2052 2094 2085 2055 2048 272/1 2044 1902 1968

2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583 2583

m2

Are

Are

Vlera.

Sip.shp.m2

cmimi

vlera

124 154 318 625 2859 1273 2500 842 2177 2180 100 303 669 483 217 50 1347 732 655 2022 1765 2555 1515 3615 465 788 610 735 700 1121 18 1748 3220

388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388 388

48112 59752 123384 242500 1109292 493924 970000 326696 844676 845840 38800 117564 259572 187404 84196 19400 522636 284016 254140 784536 684820 991340 587820 1402620 180420 305744 236680 285180 271600 434948 6984 678224 1249360

Shenime

totale

Fshati MAMEL Z.K.2583 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 18 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35

Isuf Stafa Skender Stafa Skender Stafa Hysen Skora Hamdi Skora Durim Skora Beshir Skora Beshir Skora I Paidentifikuar I Paidentifikuar Riza Mallosi Musa Mallosi Sali Mallosi Sali Mallosi Kalem Drufi Shyqyri Haka Sulejman Drufi I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar I Paidentifikuar

3400 800 1700 4300 8500 7000 2500 2500

1000 1000 2000 1000 800 500 2300

48112 59752 123384 242500 1109292 493924 970000 326696 844676 845840 38800 117564 259572 187404 84196 19400 522636 284016 254140 784536 684820 991340 587820 1402620 180420 305744 236680 285180 271600 434948 6984 678224 1249360 14932180

konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar Nuk ka informacion Nuk ka informacion konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar konfirmuar Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion Nuk ka informacion


Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

06.05.2014

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

20 kufoma T

ashmë që nami im si përgojues i të vdekurve ka marrë dhenë, të marrurit me varre, vdekje dhe kufoma s’më bën asnjë përshtypje, s’më sjell asnjë bezdi. Madje e bëj me qef. Me një lloj qefi të paprovuar më parë, qef që më shtohet dita-ditës nga mirkuptimi i adhuruesve të panumurt, të cilët, edhe po të dua unë, s’më lenë ata të ndalem në rrugën e lavdishme, rrugicat me kalldrëm, kthesat e forta, shtigjet ende të pashkeluara të nekrofilisë gazetareske. Të flasësh keq jo për të gjallët llapaqenë të rrezikshëm por vetëm për të vdekurit e pagojë qënka punë me leverdi. Jo leverdi materiale. Se unë, le ta dijë bota mbarë, nuk marr asnjë qindarkë nga këto që shkruaj. Leverdi estetike, kulturore, humanitare, atdhetare, patriotike. Ndodhi krejt rastësisht. Kur në një nga këto ditë papritur më zuri syri në një gazetë këtë titull; “Letra e 20 profesorëve për Ramën: Mbro gjuhën standarde” Kombinimi verbal nekrofilik i pakonkurrueshëm me asnjë epitaf që shkruajnë injorantët mbi pllaka varri më shkaktoi në çast errje të shikimit dhe dridhje të gjymtyrëve. Nga ky titull konstatova menjëherë se përpara kisha jo 1 e 2 nga lënda ime e parë e këtyre kohëve, por plot 20 kufoma, dhe jo kufoma dosido, por kufoma profesorësh, më mbushi plot gaz (jo 69) e hare’. Duke mbajtur frymën si zhytësit e perlave, ju futa letrës me ngutin e hajdutit që vete tinëz natën në varre të vjedhi bizhutë, dhëmbët, unazat e florinjta, sendet e çmuara. Ç’punë ka “Letra” në gazetë ?! “Letra”, për më tepër një Kryeministri, nuk i dërgohet me gazetë por me postë. Dhe si u dërgoka kryeministrit 1 letër nga 20 kufoma ?! Mund t’i dërgohen 20 letra një kufome, por jo 20 kufoma 1 letër një njeriu të vetëm, qoftë ky edhe Kryeministri. Kufomat, sidomos kur mbahen për profesora, më tepër se kushdo tjetër kanë autoritet, personalitet, diversitet, dhe letrën Kryeministrit ja dërgojnë secili veç e veç, dhe kurrsesi të gjithë bashkë. Por meqënse kjo ka gjithsesi ka ndodhur, nuk mbetet asnjë dyshim se 20 profesorat nuk janë 20 profesora por 20 kufoma. Ç’punë ka ky Kryeministër, Kryem-

sipas meje Edison Ypi

Ja një fragment ku revoltimi i 20 kufomave prek qiellin dhe shkakton lotë; “Kjo nuk duhet lejuar të ndodhë. Nuk duhet lejuar të ndodhë vulgarizimi dhe zhargonizimi i gjuhës sonë letrare…Nuk na lejohet të shkelim e të zhvlerësojmë veprën e ndritur dhe të shenjtë të lëvruesve të gjuhës shqipe (që u dergjën nëpër burgje) dhe të gjuhëtarëve atdhedashës (që u kalbën nëpër internime).”

inistri që kishim, dhe cilido Kryeministër i botës, me “Gjuhën” ? Për më tepër me “Gjuhën standarde”. “Standartizimi i Gjuhës” po bën kërrdinë mes falangave të të rinjve analfabetë funksionues. Ata po kujdesen vetë për të. Ata janë në pararojë të saj. Ata po e standartizojnë aq tepër gjuhën, sa po të shkruajnë më tepër se 1 rrjesht e gjysëm, u dalin djersë, u dhemb koka, u merren mëntë. E për më tepër akoma që, për fat, kampioni i mos-respektimit të flamës së quajtur “gjuhë standarde” është vetë Kryeministri ai që praktikon të kundërtën e saj, të mrekullueshmen “gjuhë alternative” me kthesa dhe figura të pafundme që ke qef nekrofilik ta lexosh dhe dëgjosh. Sa nekrofil me fat jam. Kur mezi prisja 1 kufomë për ta masakruar, përpara më dolën plot 20. E ç’rëndësi ka për një nekrofil si unë

fakti se kufomat janë kufoma gjuhe, syri, veshi, apo truri. Rëndësi ka që janë kufoma, dhe plot 20. Të tjerat rregullohen. Dhe vazhdova leximin, domethënë xhvatjen e perlave nga skeletët e 20 kufomave. “Të shtyrë nga gjendja në të cilën është lënë sot përdorimi publik i gjuhës shqipe dhe nga ndjenja e detyrës qytetare, po ju drejtohemi me këtë letër të hapur…” Brrrrrrrrrr, rrënqethje nga maja e kokës tek thori i këmbës. Titulli kishte qënë hiçasgjë para kësaj llftarie grafologjike. Pse “të shtyrë” si me shkelm nga pas dhe jo “të nisur” ? Pse “përdorimi publik” për të shkruarën dhe të folurën që është gjëja më private dhe personale që ekziston, dhe jo thjesht “përdorimi”? Çfarë mund të jetë vallë për 20 kufomat “ndjenja e detyrës qytetare”?! Pse 20 kufomat i nisin Kryeministrit “Letër të hapur” oruelliane, dhe jo thjesht letër me zarf në postë, apo email? “Krijimi i gjuhës së shkruar të përbashkët (fjala është për Kongresin e Drejtëshkrimit, më 1972, por për 20 kufomat bërja lëmsh e cilësimeve s’ka asnjë rëndësi për lexuesit të cilët sipas 20 kufomave janë të gjithë budallenj) përbën…shtytës kryesor të qytetërimit të vendit. (Ou, shtytësi kryesor i qytetërimit qënka gjuha. Po gjendja materiale a ka vallë ndonjë ndikim ?) “ Këta të 1972-shit, pa marrë parasysh rilindasit dhe të tjerë, ishin ata që “krijuan gjuhën e shkruar”, si thonë 20 kufomat, apo vendosën rregulla drejtshkrimi ? Shtytës kryesor po, ajo dihet, por për ku, për në humnerë ? “Ky njësim nuk qe thjesht zgjedhje… por përzgjedhje, kristalizim i një sistemi”. Njehsim, zgjedhje, përzgjedhje, kristalizim, sistem, Oruelli do kishte vënë duart në kokë si tek “Klithma” e Munch-ut Pas shumë e shumë broçkullave moralistike të neveritëshme si; mund, flijim, “prirje e natyrshme”, “begatim i mëtejshëm”, “thelb i konvergjencës së kombit shqiptar”, “shqipe e sanksionuar”, marrim vesh se se “diaspora” dhe “mërgata” qënkan dy gjëra të ndryshme, dhe jo si unë nekrofili e kisha ditur më parë, e njëjta gjë. Por

ndoshta 20 kufomat për “mërgatë” dinë vetëm atë të “qyqeve”, dhe s’ka asnjë problem, se 20 kufomat mund t’i kritikosh për ato që dinë, por jo edhe për ato që s’i dinë. Njëri nga paragrafët në vazhdim të “letrës së hapur” të 20 kufomave të gjuhës vlen të citohet i plotë; “Për rreth dy dhjetëvjeçarë pas Kongresit gjuha shqipe jo vetëm nuk njohu shpërdorime e kriza zhvillimi, por dëshmoi të gjitha aftësitë e saj të mrekullueshme për të pasqyruar me fuqinë e fjalës çdo krijim të shëndoshë të mendjes dhe të shpirtit njerëzor. Gjuha letrare shqipe mori shtrirje mbarëkombëtare dhe u bë tipari kryesor që dallonte kulturën nga kinsekultura, prirjen shoqërore për përparim nga amullia dhe zvetënimi. Në atë periudhë gjuha shqipe njohu një lëvrim, fuqizim e pasurim, që vështirë ta kishin përfytyruar edhe vetë veprimtarët e shquar të Kongresit.” Pra, sipas 20 kufomave, nga 1972 deri më 1992, mu në terrin dhe tmerrin më të egër të diktaturës, pikërisht atëhere kur Gjuha Shqipe dhe Shqipëria dhe shqiptarët, bashkë me 20 kufomat, sa s’dhanë shpirt, paska “korrur” gjithë këto fitore, “E kundërta ka ndodhur e po ndodh në periudhën vijuese (pra nga ‘90-a e tëhu) Gjuha letrare shqipe iu nënshtrua nga qarqe të caktuara një sulmi që e turpëron shtetin shqiptar dhe që sjell në kujtesë periudhat e zymta e të errëta historike, kur lëvrimi i saj ishte i padëshiruar dhe luftohej me të gjitha mjetet. Kjo periudhë dëshmon, gjithashtu, se ç’ndodh me këtë pasuri mbarëkombëtare dhe tipar themelor të identitetit tonë kombëtar kur shteti heq dorë nga detyrimi i shenjtë për ta mbrojtur dhe lejon me papërgjegjësi rrënimin e saj. Tanimë është e qartë për këdo që vë interesat e vendit dhe të shoqërisë mbi gjithçka, se goditjet ndaj gjuhës letrare shqipe dhe Kongresit të Drejtshkrimit janë pjesë thelbësore e goditjeve të shpeshtuara shpërbërëse që vijnë nga anë të ndryshme.” Shkurt dhe shkoqur, sipas 20 kufomave, Gjuha Shqipe paska lulëzuar në diktaturën e mjerimit më të llahtarshëm materialo-kulturor të historisë së Shqipërisë, kurse në demokracinë e lirisë së të shprehurit, lirisë së udhëtimit, vilave, makinave, autostradave, supermarkatave qënka rrënuar e tëra.

Në vazhdim, ku flitet për rrënimet që Gjuha Shqipe ka pësuar në “këta 23 vjet” perlat nekrofilike janë aq të shumta dhe të krrupta sa leximi i ngjan një imambajalldie që s’mund të hahet sepse në vend të kripës i është hedhur sheqer. Dhe më poshtë; “Të flasësh sot për mangësitë e drejtshkrimit, të cilat qenkan bërë shkas i keqpërdorimit të gjuhës shqipe…Kjo do të thotë të mohosh gjithë historinë e përpjekjeve për të arritur deri tek akti historik i njësimit të gjuhës, kjo do të thotë të mohosh vetë arritjet e shkëlqyera dhe të jashtëzakonshme të kësaj gjuhe të njësuar.” Pra “të flasësh sot” kur gjithkush mund të flasi dhe shkruajë Shqip ç’ti teket dhe si t’i teket, sipas 20 kufomave, do të thotë të mohosh “arritjet e shkëlqyera” të gjuhës së njehsuar të 1972-shit. Cilat arritje o kufoma ? Ato të librave dhe filmave nga ‘72-shi në ‘90-ën që ishin fundekrye propagandë që u zbrazi trutë shqiptarëve ? Ja një fragment ku revoltimi i 20 kufomave prek qiellin dhe shkakton lotë; “Kjo nuk duhet lejuar të ndodhë. Nuk duhet lejuar të ndodhë vulgarizimi dhe zhargonizimi i gjuhës sonë letrare…Nuk na lejohet të shkelim e të zhvlerësojmë veprën e ndritur dhe të shenjtë të lëvruesve të gjuhës shqipe (që u dergjën nëpër burgje) dhe të gjuhëtarëve atdhedashës (që u kalbën nëpër internime).” Fill pak kësaj, ja dhe perla e perlave, ku Gjuha Shqipe cilësohet hiç më pak se, luaj vendit - “mekanizëm”. Për leximin deri në fund të “letrës së hapur” që 20 kufomat i dërgojnë Kryeministrit, nuk mjaftojnë energjitë e nekrofilit, durimi i derrit, synimi i skiles, trashësia e gomarit, qëllimet e gjarpërit, vazhdimi i leximit të nekrofilisë në fjalë është krejt i pamundur. Sa e bukur qënka nekrofilia gazetareske. Por ka dhe vështirësi, nuk është e lehtë ta ushtrosh. Se sigurisht “ky shkrim ka të meta shkencore” dhe shumë e shumë të meta të tjera, madje të gjitha të metat e botës. Por krahas krrupës grafologjike të nënëshkruar nga 20 kufomat, ky shkrim është si të gjitha shkrimet e mia, kryevepër, kryevepër nekrofilike, përderisa dihet se secila nga 20 kufomat do mendojë se nuk e kam me të, por me 19 të tjerat.


op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Blog / Nga House of Cards, tek Rikardi III. Gjithçka nis nga etja për pushtet

06.05.2014

Universitet /Stefano Bianchini: Fati i marrjes së statusit varet nga zgjedhjet e 25 majit

11 Në moral, çka fillon si frikë zakonisht përfundon në mëkat; në fe, çka fillon si frikë zakonisht përfundon në fanaticizëm. Frika si parim a motiv qoftë, është fillimi i gjithë të këqijave. - Anna Jameson

Gjendja e albanologjisë dhe perspektivat e zhvillimit të saj

S

hkencat albanologjike janë fushat e vetme ku autorët e tyre, vetë shqiptarët, mund dhe duhet të thonë me kompetencë shkencore fjalën e tyre të parë dhe të fundit. Si njohësit më të mirë të vendit, tokës e nëntokës, traditave, gjuhës, produkteve letrare e folklorike, artit popullor etj., studiuesit tanë kanë arritur realizime të mëdha në fusha të ndryshme të shkencave albanologjike. Pas një periudhe stanjacioni e shtangieje të viteve të para të demokracisë, që erdhi si pasojë e largimit të një pjese të mirë të forcave shkencore jashtë shteti, filloi riorganizimi i forcave të tjera, duke shfrytëzuar përparësitë që jepte hapja e Shqipërisë me kontakte të reja dhe afrimi e bashkëpunimi me institucionet shkencore europiane, veçanërisht me ato ku lëvrohej albanologjia, si në Itali, Gjermani, Austri, Francë etj. Kjo periudhë karakterizohet edhe nga shtrirja e veprimtarive shkencore dhe fryma bashkëpunuese me të gjitha institucionet shkencore të trevave shqiptare dhe të diasporës, sidomos me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe me Italinë e Kroacinë; si edhe me një pjesëmarrje më të gjerë në aktivitete ndërkombëtare duke zënë vendin e vet edhe albanologjia në Kongreset e Studimeve të Europës Juglindore, në Atlasin gjuhësor europian, në takimet shkencore shqiptare-gjermane, në ditët e kulturës arbëreshe etj. Por krahas realizimeve ka edhe sfida e detyra të papërmbushura, që lidhen me perspektivën e së ardhmes së këtyre shkencave. Në fushën e gjuhësisë, një hap pozitiv është bërë me digjitalizimin e rreth 6 milionë skedave të arkivit të leksikut, gramatikës e onomastikës, duke shpëtuar këtë pasuri të mbledhur prej vitesh nga humbja e vjetrimi i tyre prej veprimit të faktorëve fizikë e biologjikë. Po përfundon gjithashtu fjalori etimologjik disavëllimësh i gjuhës shqipe, i ndërmarrë para tre vjetësh, duke plotësuar kësisoj një nevojë të ngutshme dhe të domosdoshme në këtë fushë. Por mbetet i parealizuar hartimi i një fjalori të madh të tipit tesaurus, i cili do të nxjerrë në dritë pasurinë e madhe të mbledhur

koment Kolec Topalli

prej vitesh, si edhe leksikun e panjohur e të paqarkulluar të autorëve të ndaluar ose të mënjanuar në periudhën para viteve ’90. Detyrë tjetër është hartimi i korpusit të shqipes, që do të shërbejë si bazë për studime të thelluara për standardin, për të parë shtrirjen, zotërimin, funksionimin dhe problemet e tij në periudhën 40-vjeçare. Një vëmendje më e madhe duhet t’i kushtohet globalizmit gjuhësor, i paevitueshëm në kushtet e hapjes ndaj botës, por i mënjanueshëm në mjaft raste me një punë më të kujdesshme nga të gjithë intelektualët që shkruajnë gjuhën amtare. Në fushën e historisë janë shtuar studimet monografike që kanë për objekt, përveç historisë së Shqipërisë, edhe Kosovën, Çamërinë, diasporën shqiptare dhe minoritetet. Një punë e mirë kërkimore është bërë për të mbledhur materiale, dokumente e të dhëna të reja, sidomos jashtë atdheut, në kryeqytetet e vendeve që kanë qenë historikisht të interesuara për vendin tonë dhe Ballkanin, si në Vjenë, Londër, Stamboll, Berlin, Romë, Paris, Uashington etj. Por mbetet detyrë dhe sfidë e së ardhshmes, që 800.000 faqet e fotokopjuara nga punonjësit shkencorë, të studiohen, të analizohen e të botohen në mënyrë selektive në vëllime të veçanta, me qëllim që në të ardhmen t’i shërbejnë hartimit të monografive e teksteve të historisë së kombit shqiptar, me vështrime objektive, të paanshme e të pakontestueshme. Historia shqiptare mbetet një shkencë aktive, me detyra të rëndësishme për t’u ballafaquar, për të rrëzuar tezat antishkencore, që kanë synuar mohimin e vazhdimësisë etnike iliro-shqiptare, të autoktonisë së shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni e në vise të tjera, duke shtrembëru-

ar ngjarjet historike dhe rolin e personaliteteve shqiptare në histori e duke injoruar aftësinë shtetformuese të shqiptarëve. Në fushën e arkeologjisë, faktor pozitiv ka qenë bashkëpunimi me projekte të përbashkëta me universitete dhe institucione analoge nga Franca, Gjermania, Italia, Anglia, Greqia dhe SHBA, gjë që ka siguruar një vazhdimësi të kënaqshme të aktivitetit arkeologjik në Shqipëri. Por perspektiva e kësaj fushe lidhet me intensifikimin e punës në terren, për të zbuluar thesaret që rrinë ende të fshehura në nëntokën shqiptare. Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit në vitet e fundit e ka përqendruar kërkimin shkencor në gjendjen aktuale të përhapjes dhe të aplikimit folklorik, në muzikën popullore dhe në traditat etnokulturore shqiptare, në përqasje me vendet e tjera të rajonit ballkanik. Në fushën e studimeve letrare, krahas punimeve me vlerë për autorë të veçantë, sidomos të atyre që u mënjanuan për arsye politike, ende nuk kemi një histori të letërsisë shqiptare, objektive dhe mbarëkombëtare, ku të përfshihet kontributi i të gjitha trevave dhe i të gjitha kohëve. Një vepër e tillë sintetizuese, që mbetet detyrë e së ardhmes, kërkon bashkëpunimin e domosdoshëm të forcave shkencore në të gjitha trevat e banuara prej shqiptarëve, dhe përtej tyre, në ngulimet e diasporës. Një rivlerësim mbi baza objektive është i domosdoshëm sidomos për periudhën 50 vjeçare të realizmit socialist, të vështruar në prizmin e vlerave kombëtare dhe artistike. Sfidat e së ardhmes janë të mëdha. Duke pasur të pranishëm edhe mendimin e shumë punonjësve shkencorë për perspektivat e albanologjisë, shpreh besimin se reforma e nisur nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve për arsimin e lartë do të ketë efekte pozitive edhe në fushat kërkimore të shkencave albanologjike, për të ngritur cilësinë e studimeve dhe për ta afruar atë më fort me jetën dhe me shkollën. *Kumtesa e autorit si pjesë e serisë së konferencave Ditët e Studimeve Shqiptare, organizuar nga UET.

Merkel takon Obama-n; Putini në mesfiskale; qasja graduale Financial Times

K

ur Angela Merkel të takojë presidentin Barack Obama të premten në Uashington, ajo do të mirëpritet si udhëheqëse e Evropës për politikën ekonomike. Roli i Gjermanisë në krizën e Eurozonës, në krahasim me shtetet e tjera europiane, e bën kancelaren gjermane politikanen më të fuqishme në Evropë. Por, sa është ajo e përgatitur të jetë lidere e politikës së jashtme të Evropës, posaçërisht kur bëhet fjalë për Rusinë e Vladimir Putinit. Qëkur ka shpërthyer kriza në Ukrainë, Merkel ka qenë kritike e presidentit rus më shumë se çdo paraardhës i saj. Kur Putini aneksoi Krimenë, ajo e akuzoi për përdorim të “ligjit të xhunglës”. Merkel ka thënë se nëse Rusia vazhdon me politikën e agresionit, shtetet fqinje do ta kuptojnë këtë si kërcënim për to. Me zemër, Merkel e ka njohur gjithmonë Putinin si oficer të KGB-së, çfarë edhe ka qenë dikur. Por, edhe pse

kritikat e saj kanë qenë të hapura, ato kanë rënë nën hijen e ndarjeve të politikës dhe biznesit gjerman, se si të veprohet me Putinin. Partnerët e koalicionit të Merkelit, Social-Demokratët, mbeten të prirë ndaj angazhimit tradicional të njohur si Ostpolitik (normalizim i marrëdhënieve midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe Evropës Lindore), ndërsa liderët e biznesit, të cilët e shohin Rusinë si burim jetik të furnizimeve të energjisë, janë të shqetësuar në lidhje me sanksionet. Zemërimi i Gjermanisë me Agjencinë për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, e cila ka përgjuar telefonin e Merkelit, përmendet shpesh si arsye për të qenë më të kujdesshëm me Uashingtonin sesa me Moskën. Ankthi gjerman në lidhje me Rusinë ka rrënjë të thella dhe jashtëzakonisht të kuptueshme. Trashëgimia e Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës kanë vdekur 20 milionë rusë duke luftuar nazizmin, mbetet një pengesë e madhe për këm-

bënguljen e Gjermanisë. Por nën Putinin, Rusia është duke hyrë në një fazë të re, në të cilën nacionalizmi dhe hakmarrja po marrin hov. Politika gjermane është udhëhequr për kohë të gjatë nga besimi se kultura politike ruse mund të transformohet përmes angazhimit ekonomik. Iluzionet e tilla, që kanë arritur kulmin kur Dmitry Medvedev ka qenë president, duhej të shuheshin shumë kohë më parë. Gjermania duhet të ndërmarrë një rol më të madh në politikën e sigurisë europiane. Evropa nuk do të jetë në gjendje të tregojë lidershipin global pa Gjermaninë. Deri më tani, Britania dhe Franca kanë qenë aktorët kryesorë të sigurisë në Evropë. Por presionet financiare, në mesin e faktorëve të tjerë, kanë kufizuar atë që dy shtetet mund të bëjnë ushtarakisht. Siç ka thënë edhe presidenti gjerman, Joachim Gauck, Gjermania nuk mund të përdorë fajin për të kaluarën e saj, si arsye për t’u mos angazhuar me botën e gjerë.

Ruajna Zot! Amik Kasoruho që ikën, Enver Hoxha që vjen… koment

Alfred Lela

Amiku i kujtoi dje kësaj gjindjeje të trumhazur e në pabosht se ky vend paska në fakt, dy palë dëshmorë: jo veç ata të cilëve Komandanti u paska prirë drejt rënies për atdhe, por edhe të tjerë që shoku Enver i çoi, me programe vetjake e shtetërore, drejt vdekjes.

E

djeshmja ka qenë një ditë e habitshme. Jo se ditët shqiptare mungojnë së qeni të tilla, por se tri ngjarje kanë mbërritur në qytet: të tria të paftuara, por ngulmuese të tria gjithsesi. Ka qenë një ditë me diell dje. Pak çelje pas një muaji të gjatë mbyllur në gri e shi. Ditës i shtohej edhe ngarkesa e datës. 5 Maji, që në Shqipëri njihet e festohet si Dita e Dëshmorëve. Heroizmi i saj, dje u përmbyt nga anti-heroizmi i politikës së ditës. Sundonte me groteskun e tij ditari i nderimeve për të rënët e atdheut; pozita në një orë e opozita në një tjetër. Pelegrinë që mbërrinin në varrim sipas tekave të orarit të avionëve, ngjanin dërgatat e fryra të politikës dje. Por, si për t’i shtuar një rreng të ri së gjithës, një stërkëmbësh cerebrales kinse të së djeshmes, një vdekje mbërriti në historinë e ditës; a thua për ta veshur me një kundrathënie më shumë zhulgjurulldinë e 5 Majit shqiptar. Amik Kasoruho ndërroi jetë. Vdekja, ashtu si jeta e tij, kaloi mbi kokat tona si një pëshpërimë. Politika nuk e donte të vdekur dje. Njëra palë sepse ‘i njolloste’ dëshmorët e vet (!!!) dhe tjetra ndoshta se nuk mund të komandonte dot spin-in e dy ngjarjeve. Për të nxjerrë zi-e-ma-zinë e të dyjave. Por, Amik Kasoruho, dritë i pastë shpirti!, prodhoi dje me vdekjen e vet një grotesk që vetëm ironia e fatit dhe një tjetër gjirokastrit i madh, Ismail Kadare, mund të prodhonte me penë e mendje. Amiku vdiq në kohën ‘e papërshtatshme’ kur nderohej Diktatori, kur qytetarë të thjeshtë të këtij vendi, nostalgjikë të pashërueshëm dhe deri ministra të kësaj qeverie, rilindase o bablok!, përkuleshin nëpër varreza Dëshmorësh para portretit të shokut Enver. Amiku i kujtoi dje kësaj gjindjeje të trumhazur e në pabosht se ky vend paska në fakt, dy palë dëshmorë: jo veç ata të cilëve Komandanti u paska prirë drejt rënies për atdhe, por edhe të tjerë që shoku Enver i çoi, me programe vetjake e shtetërore, drejt vdekjes. Të pushkatuarit, të përndjekurit, të zhdukurit, të humburit pa varr e shenjë. Të përmbysurit e kundërshtarët që përfaqësoheshin nga A(r) miku i klasës që vdiq dje. Kështu ndërrimjeta e djeshme i dha jetë një kuptimi të ri. Sa për Amikun, këtë mik të së thjeshtës e të pabujshmes, këtë mik të heshtur tonin e të fjalës, mund të themi vetëm se sa herë emri i tij të përmendet e ndërmendet, do na e ngrohë kujtesën portreti i tij i butë si presje. Do të pendohemi për kafenë që u stërzgjat e nuk u pi kurrë, e që u bë kafe e hidhur morti, pa e ditur e pa e pritur. Do t’i falenderohemi atij profili qytetës ku bëhej një pahu i lehtë i otomanes së vjetër të Gjirokastrës dhe durimi hebraik i vuajtjes oksiduar në thelb oksidental. Atij portreti e kujtimi që, në shpërpjestim me përvujtninë e vet, solli në shqip një primadonë cinike të së djathtës: Ayn Rand. Apo kujtimet johakmarrëse të një kohe e jete danteske. Apo Lartësitë e stuhishme të Brontë. Prej lartësive të stuhishme të këtejjetës do t’i heqim kapelen dhe do të lutemi për burra që në këndejjetë të përsëriten, të hijshëm e zotërinj, si ai.


12 a k t i v i t e t e

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

universitet

Ardit Çela, drejtori i Përgjithshëm i Postave Shqiptare tha se historia e pullave kombëtare shqiptare ka si ditëlindje 5 majin e vitit 1913. Qeveria e Ismail Qemalit, ku Ministër i parë i Postës ishte Lef Nosi, zhvilloi një veprimtari intensive emetuese të pullave postare. Ajo nxori brenda pak muajve 6 emisione pullash. Dje pulla shqiptare bëri 101 vjet nga emetimi i saj i parë

Posta feston 101-vjetorin e Emetimit të parë të Pullës shqiptare ishte Lef Nosi, zhvilloi një veprimtari intensive emetuese të pullave postare. Ajo nxori brenda pak muajve 6 emisione pullash. Sot ne festojmë 101-vjetorin e emetimit të pullës së parë shqiptare, e cila nuk ishte një pullë si kjo në ditët e sotme, por ishte një vulë me ngjyrë të zezë, me shkrimin Ministria e Postë-Telekomunikacionit dhe në mes ka shqytën me shqiponjë. Me këtë pullë u shtypën 2232 zarfe, duke krijuar në këtë mënyrë simbolin e saj të pazëvendësueshëm edhe në ditët e

Ditën e djeshme në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u organizua një aktivitet në kuadër të ditëlindjes së pullës së parë shqiptare. Në ceremoninë e rastit veç punonjësve dhe drejtuesve të kompanisë Posta Shqiptare merrnin pjesë filatelistë. Në fjalën e tij në këtë përvjetor të 101 të Pullës së parë shqiptare, Ardit Çela, drejtori i Përgjithshëm i Postave Shqiptare, tha se “historia e pullave kombëtare shqiptare ka si ditëlindje 5 majin e vitit 1913. Qeveria e Ismail Qemalit, ku Ministër i parë i Postës

sotme. Çela foli dhe për rëndësinë e pullës postare, ku përveç përdorimit për qëllime shërbimi ka një rëndësi të veçantë në fushën e filatelisë. Ajo është cilësuar si një ambasador për çdo vend, pasi në imazhet e saj janë pasqyruar mjaft vlera historike, kulturore, natyrore të çdo vendi. Posta Shqiptare ka nisur një etapë të re për një bashkëpunim më të ngushtë me shoqatën e koleksionistëve në këtë fushë, si një mundësi për kultivimin e filatelisë edhe tek brezat e rinj.

prezantohet fushata “Kundërshtoj Korrupsionin”

Grise: Mungesa e besimit te gjyqësori, pengesë për investimet e huaja

Fushata e ndërmarrë nga prokuroria dhe e mbështetur nga programi OPDAT i Departamentit të Drejtësisë të SHBA, është fokusuar kryesisht tek të rinjtë dhe synohet nxitja e qytetarëve për të kundërshtuar dhe denoncuar korrupsionin. Përfaqësues nga Ambasada amerikane në Tiranë dhe nga Prokuroria e Përgjithshme ishin dje në UET për të nxitur studentët në denoncimin e korrupsionit

N

ë kuadër të fushatës “Unë Kundërshtoj Korrupsionin”, përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, Ambasadës amerikane në Tiranë dhe EDS ishin dje të pranishëm në Universitetin Europian të Tiranës për një bashkëbisedim me studentë. Kjo fushatë e ndërmarrë nga prokuroria dhe e mbështetur nga programi

OPDAT i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, është fokusuar kryesisht tek të rinjtë dhe synohet nxitja e qytetarëve për të kundërshtuar dhe denoncuar korrupsionin. Prokurori për çështjet e antikorrupsionit në Prokurorinë e Përgjithshme, Madrid Kullolli prezantoi paketën e masave që janë ndërmarrë kundër fenomenit të korrupsionit, përmirësimin e legjislacionit ndër vite dhe sfidat që shtrohen për të ardhmen. “Para vitit 2004 korrupsioni trajtohej në Kodin Penal vetëm me një dispozitë. Por me ratifikimin e Konventës Penale kundër Korrupsionit, po në vitin 2004 paketa ligjore antikorrupsion ishte shumë e gjerë. U vendosën në Kodin Penal një sërë veprash penale që fillonin me korrupsionin aktiv dhe pasiv në sektorin privat, korrupsionin aktiv dhe pasiv të funksionarëve publikë dhe korrupsionin aktiv dhe pasiv të vetë funksionarëve të drejtësisë”, - u shpreh Kullolli. Ndër të tjera ai evidentoi faktin se së fundmi një numër i kufizuar veprash penale dhe veprat penale të korrupsionit ndër funksionarët e lartë shtetërorë si dhe ndër funksionarët e sistemit të drejtësisë, janë

David Grise, këshilltar ligjor i OPDAT ilustroi problemin e korrupsionit nga këndvështrimi i një investitori të huaj në Shqipëri, i cili heziton të ndërtojë një biznes nga niveli i lartë i korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, korrupsioni i shkakton një dëm shumë të madh shoqërisë

transferuar nën juridiksionin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Sipas tij, kjo është bërë për t’u dhënë një fokus më të madh këtyre çështjeve. Ndërsa David Grise, këshilltar ligjor i OPDAT ilustroi problemin e korrupsionit nga këndvështrimi i një investitori të huaj në Shqipëri, i cili heziton të ndërtojë një biznes nga niveli i lartë i korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, korrupsioni i shkakton një dëm shumë të madh shoqërisë, kompanive të huaja që duan të investojnë në Shqipëri dhe vetë ekonomisë në përgjithësi. “Investimet e huaja janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, për të krijuar vende të reja pune për ju që po

shkolloheni. Nëse unë do të zbatoj një plan biznesi në Shqipëri, do të duhet të bëj kontrata me njerëz të ndryshëm, do duhet të bëj kontrata me njerëzit që do ofrojnë shërbime për biznesin tim. Nëse këto kontrata nuk zbatohen, unë duhet të shkoj në gjykatë. Por kur s’kam besim te vendimet e gjykatave, pasi ato japin vendime të padrejta, unë do të hezitoj të investoj në Shqipëri”, - u shpreh Grise. Fushata “Unë kundërshtoj korrupsionin” është shtrirë në të gjitha qarqet e vendit, ndërkohë që të rinjtë kanë krijuar edhe postera të ndryshëm, me anë të të cilëve demonstrohet mënyra se si mund të luftohet korrupsioni.

Gazetari investigativ, Spasov: Krijoni mediat tuaja për të vërtetën Gazetari i njohur investigativ bullgar Spas Spasov i vlerësuar me çmimin “Njeriu i vitit” në vitin 2012, ishte dje i ftuar në një bashkëbisedim me studentët e UET. Ai solli në vëmendje të studentëve rastin e një investigimi gati dyvjeçar që e kishte vënë atë në një pozitë shumë të vështirë përballë mesazheve kërcënuese. Ai iu drejtua studentëve duke thënë se, nëse mediat tradicionale pengojnë zërin e së vërtetës, atëherë duhet të krijoni media të reja.

S

pas Spasov, një prej gazetarëve investigativ më të rëndësishëm dhe më të njohur në Bullgari dhe Europë, ishte sot i pranishëm në Universitetin Europian të Tiranës në një bashkëbisedim me studentë të komunikimit. Spasov shoqërohej në këtë takim nga gazetarja dhe moderatorja e

mirënjohur, Rudina Xhunga, me ftesë të së cilës ai ishte në Shqipëri, ku edhe ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqip” në Top Channel. Për rreth një orë Spasov bisedoi me studentët dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre. Ai ushtron profesionin e gazetarit për rreth 24 vjet, ndërkohë që është nderuar me shumë çmime të ndryshme. Rudina Xhunga dhe më pas Spasov sollën në vëmendje të studentëve rastin e një investigimi gati dyvjeçar që gazetari bullgar kishte bërë në Varna, qytetin ku ai banon. Ky investigim e vuri atë në një pozitë shumë të vështirë përballë mesazheve kërcënuese nga kompania, e cila kishte një projekt ndërtimi në kundërshtim me ligjet dhe interesin publik. Por nga ana tjetër rasti i tij u kthye edhe në një çështje të rëndësishme në shumë media ndërkombëtare, çka bëri që në vitin 2012 ai të vlerësohej me çmimin “Njeriut i vitit”, çmim i veçantë për guximin gazetaresk nga Komiteti bullgar i Helsinkit. Falë investigimit të tij projekti i parashikuar për ndërtim nuk u

zhvillua. Teksa tregonte eksperiencën e tij përballë studentëve, Spasov inkurajoi të rinjtë të ishin aktivë për një shoqëri më demokratike.“Nëse s’ju pëlqejnë këto media që keni, nëse ato nuk thonë të vërtetat që ju doni, atëherë krijoni mediat tuaja. Sot keni mundësi pafund, që edhe nëpërmjet internetit t’u jepni zë problemeve që ju shqetësojnë, të denonconi pazaret që bëhen kundër interesit publik”, - u shpreh Spasov. Ndër të tjera ai foli edhe për nevojën që ka sot shoqëria për gazetari investigative, sidomos në vendet e rajonit tonë, me probleme të theksuara sa i përket demokracisë dhe me një tranzicion të stërzgjatur. “Për të bërë gazetari investigative duhet të guxosh dhe të mos bësh kompromis me të vërtetën”, - tha Spasov. Intervista e tij për emisionin “Shqip” do të transmetohet pas dy javësh, ndërkohë që vetë moderatorja Xhunga u shpreh se synon që të nisë një cikël emisionesh me personazhe të tillë si gazetari Spasov, që japin një kontribut shumë të madh për shoqërinë.


intervista

Shqipëria në BE

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

06.05.2014

13

Zgjedhjet e 25 majit për formimin e Parlamentit të ri Europian duket se do të vendosin fatin e Shqipërisë për marrjen e statusit kandidat në qershor. Shqipëria i kabërë detyrat e kërkuara nga Komisioni Europian, sipas profesor Stefano Bianchini-t, por ka zëra brenda Parlamentit që e duan Ballkanin jashtë

Stefano Bianchini: Fati i statusit varet nga zgjedhjet europarlamentare Profesori për Çështjet Ballkanike dhe Europën Lindore në Universitetin e Bolonjës flet për shanset e Shqipërisë në integrimin europian, sfidat që e presin në qershor për marrjen e statusit me kompozimin e Parlamentit të ri Europian dhe deklaratat e Junker se Ballkani mund të presë. Profesor Bianchini është i mendimit se ndalja e procesit të zgjerimi të BE-së mund të sjellë destabilizim në rajon A mendoni se Shqipëria e ka lënë pas krahëve të kaluarën me komunizmin dhe tashmë ka një demokraci të konsoliduar? Askush nuk lë asgjë pas! As ju me komunizmin, as ne në Itali me fashizmin nuk i lëmë dot. Le të themi të vërtetën! Këtu duhet të jemi objektivë, por çka e rëndësishme është të shohim drejt të ardhmes. Megjithatë duhet them se, pavarësisht vështirësive të mëdha, dekada e fundit edhe në nivel parlamentar ka treguar një konsolidim gradual dhe konstant të procesit demokratik. Ky më duket edhe aspekti më i rëndësishëm. Sigurisht që ky konsolidim nuk është përmbyllur, por nuk është përmbyllur për askënd. Demokracia është shumë e lehtë për t’u humbur, për të gjithë, jo vetëm për shqiptarët. Është një proces që ka nevojë për konsolidim të mëtejshëm, por jam i bindur se, nëse vullneti i liderëve politikë për të ecur në këtë rrugë do të vijojë dhe nëse procesi i integrimit europian me zgjerimin e tij do të vazhdojnë të zhvillohet, ky konsolidim i demokracisë nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të lulëzojë. Si e keni parë politikën në Shqipëri në këta 23 vjet tranzicion? Gjarpëruese! Por nuk mund të pritej më shumë, duke marrë parasysh situatën në të cilën u gjend Shqipëria gjatë viteve ’80 – pasi aty ndodhi edhe përkeqësimi më i madh. Periudha ’80 –’90 ishte dekada e rrëzimit, jo vetëm për Shqipërinë, por në një kontekst më të gjerë. Ishte një fazë e rëndësishme ku vendet socialiste ishin gjithnjë e më shumë të përfshirë në procesin e ndërpavarësisë dhe përfshirjen në globalizim dhe Shqipëria nuk mund të rrinte jashtë. U mbyll, u mbyll, por në një pikë nuk mundi më, prandaj ndodhi ajo që ndodhi. Ju folët më parë për trashëgiminë dhe ajo ka rënduar mbi politikën, pa diskutim. Ka rënduar në mënyrën e konceptimit të raporteve parlamentare, të konceptimit të drejtësisë, bëhet fjalë edhe për problemet sa i përket formimit të gjykatësve në vitet ’94 –’95, ata që i paraprinë krizës së piramidave më pas. Kështu edhe ideja e një ekonomie ku ka nevojë për t’u pasuruar menjëherë apo për të arritur një mirëqenie të menjëhershme, pa menduar në investime afatgjata dhe konstante. Kjo çoi në pabarazi të mëdha sociale. Një nga elementët që ka garantuar sukses në zgjerimin e BE-së dhe integrimit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, në 2004ën , 2007-ën dhe 2013 me Kroacinë, ka qenë edhe se klasat drejtuese, pavarësisht orientimit politik djathtas apo majtas, liberalë e postkomunistë kanë dashur të gjithë të ndjekin rrugën e integrimit në BE. Shqipëria nuk e ka pasur këtë, derisa erdhi konflikti, polarizimi Nano-Berisha. Por tani duket se kemi ardhur në një fazë të re, shumë të rëndësishme, pasi është pararekuizitë e negociatave që shpresojmë të kenë një hap të parë në këtë qershor. Sipas jush, a duket gati Shqipëria për të marrë statusin kandidat? Sipas Komisionit Europian statusi është propozuar në qershor pikërisht sepse reformat e kërkuara –që ishin si masat kyçe

– e që janë përfolur aq shumë, kanë ndodhur. Ka pasur një përpjekje nga pala shqiptare. Kam vetëm një frikë: Komisioni shprehu këto opinione në fund të vitit të kaluar, këto janë konfirmuar nga komisarët kohët e fundit, por komisioni do të ndryshojë. Do të ketë një parlament të ri dhe do të shohim se ç’do të dalë nga zgjedhjet më 25 maj dhe se cilat do të jenë fatet e procesit të integrimit europian. Personalisht nuk më ka pëlqyer aspak pohimi i kandidatit të Partisë Popullore, Junker, i cili është shprehur: “Ballkani mund të presë”. Sigurisht që Ballkani mund të presë, sepse asnjë proces zgjerimi nuk vjen në 2 apo 3 vjet. Kushdo që i është nënshtruar procedurës nga momenti i kandidaturës tek pranimi në BE ka kaluar të paktën 10 vjet, por të thuash “Ballkani mund të presë” është si të thuash “ta ndalim procesin”. Dhe kjo do të ishte shumë e rëndë, pasi ky rajon ka nevojë për stabilitet. Stabiliteti arrihet vetëm me integrim, siç ka treguar Franca me Gjermaninë. Nëse nuk procedohet me politikën, këtu situata nga e stabilizuar mund të bëhet jo e qëndrueshme dhe ky do të bëhej edhe problem i Europës. Europës tani i duhet të përballet edhe me problemin e Ukrainës dhe që është jashtë kontekstit të BE-së, pasi Ukrainës nuk i është premtuar të hyjë në BE, ndërsa Shqipërisë po. Ju më pyesni nëse është gati?! Po, është gati sipas disa kritereve të Komisionit, por nuk e dimë ç’do të ndodhë në qershor. Kjo është frika ime: pasi është në mes maji dhe një mënyrë e të konceptuarit të Unionit si “lodhje nga zgjerimi”. Ndoshta është pak brutale, por mendoj se është një qëndrim disi racist. Nuk e kuptoj ku është lodhja e zgjerimit. Cilat do të ishin në terma konkretë përfitimet e Shqipërisë nga pranimi në BE? Fillimisht fondet strukturale që do të vinin, për këtë nuk ka dyshim. Do të vinte një fluks parash shumë më i madh. Do të ketë disa flukse financiare, disa edhe ekzistojnë tashmë, por në momentin që bëhesh vend kandidat dhe pastaj hyhet në BE, fondet vihen për në dispozicion për implementimin e reformave. E dyta do të ishte stabiliteti. Pastaj futja në një kontekst të integruar, që do të ishte i vetmi që do të na lejonte të mund të ndërvepronim të gjithë në planin global përballë sfidave të globalizmit, përballë gjigantëve që operojnë në tregun botëror, duke nisur nga Kina. Nuk mund të arsyetojmë në terma të vegjël. Do të shohim ç’do të ndodhë në Parlamentin Europian. Për fat të keq, në BE ka komponentë të fortë politikë që mendojnë t’u kthehen shteteve të vegjël, por kjo do të thotë të dështojmë. As Gjermania nuk mund të ndërvepronte e vetme ndaj Kinës apo Brazilit, Indisë, Afrikës së Jugut. Nëse është e vërtetë nga parashikimet që Kina do ia kalojë ShBA-së si ekonomia e parë botërore vitin tjetër, kjo do të thotë diçka. Ç’do fitojë Shqipëria?! Gjithçka. Jo vetëm Shqipëria, por çdo vend i BE-së. Fitojmë të gjithë po të qëndrojmë brenda. Nëse e shohim në terma afatgjatë, a rrezikon ekonomia e dobët shqiptare fatin e Greqisë nëse hyn në BE-së? Kur hyri në BE, ekonomia greke ishe e dobët dhe lulëzoi nga zhvillimi. Pastaj të themi të vërtetën, politikanët grekë kanë përgjegjësi të mëdha për mënyrën sesi e kanë menaxhuar ekonominë e tyre. Jemi shqetësuar të gjithë për Greqinë që të qëndronte në “euro” dhe ajo që më shqetëson personalisht është se sidoqoftë, ky çmim që ka paguar Greqia kishte një kosto sociale shumë të lartë. Duhet parë nëse stabilizimi i llogarive, që duket se është arritur, do të ketë ndikim në rimëkëmbjen ekonomike. Të parashikosh që Shqipëria do të ketë fundin e Greqisë, kjo do të thotë të flasim të paktën për 20 vitet e ardhshëm. Kushedi ç’do të ndodhë në aq kohë?! Së pari duhet marrë statusi kandidat, pastaj vijnë negociatat, pastaj kur mbaron negociata vjen hyrja në BE, pastaj është hyrja në Shengen dhe pastaj në zonën “euro” dhe duhen reforma të mëtejshme për këto të dyja. Rruga është shumë e gjatë, duhet që e gjithë kjo rrugë e gjatë të ketë avantazhe dhe pasoja

Kam vetëm një frikë: Komisioni shprehu këto opinione në fund të vitit të kaluar, këto janë konfirmuar nga komisarët kohët e fundit, por Komisioni do të ndryshojë. Do të ketë një parlament të ri dhe do të shohim se ç’do të dalë nga zgjedhjet më 25 maj dhe se cilat do të jenë fatet e procesit të integrimit europian. Personalisht nuk më ka pëlqyer aspak pohimi i kandidatit të Partisë Popullore, Junker, i cili është shprehur: “Ballkani mund të presë”.

pozitive. Shqipëria e ka pasur krizën 10-15 vjet më parë dhe nuk mendoj se do të ketë problem në këto terma. E kuptoj pyetjen tuaj se, nëse lidhen më shumë do ta ndjejmë më shumë. Në njëfarë mënyre po, por nëse ekonomia zhvillohet shëndetshëm, jo. Le të kalojmë pak në kontekstin ballkanik. A janë vendet e Ballkanit Perëndimor pak të penalizuara nga BE-ja për shkak edhe të nacionalizmit të theksuar? Edhe po, edhe jo. Nuk ka dyshim që nacionalizmat, por jo vetëm në rastin e ish-Jugosllavisë, sepse kur flasim për Ballkanin Perëndimor flasim për Jugosllavinë dhe shtetet që kanë dalë prej shkrirjes së saj. Nacionalizmat si edhe në raste të tjera, prodhojnë luftëra. Në mënyrë të paevitueshme vënë në diskutim territoret, përkatësitë dhe përfshirjet, dhe kjo çon në konflikt. Jugosllavia nga ky këndvështrim është një shembull. Ka një frikë se kjo mund të provokojë destabilizim dhe duke qenë se stabiliteti në Ballkan ende nuk është arritur, kjo mund të provokojë. Por nga ana tjetër është aq e vërtetë se ideja nacionale është shumë e pranishme në kulturën europiane. Nacionalizmat janë të niveleve të ndryshme. Ka nacionalizma në menaxhimin e qeverisë europiane dhe nacionalizma të tjerë që po çojnë në referendum për pavarësinë e Skocisë në shtator dhe ndoshta të Katalonjës në nëntor, nëse do të ketë referendum. Pas Skocisë, është Irlanda e Veriut që do të kërkojë referendum. Pas Katalonjës do të jenë vendet baske. Çfarë sjell kjo? BE-ja vazhdon të mos thotë asgjë, por janë gjëra që nuk godasin vetëm shtetin anëtar –jo vetëm Britaninë dhe Spanjën – por të gjithë Unionin. Janë modifikime brenda unionit, një territor që del nga Spanja, d.m.th. nga BE-ja, nga euro. Ne kemi bërë kaq shumë që Greqia të mos dalë nga “euro” dhe tani del Katalonja?! Por askush nuk flet. Këto janë shqetësuese. Ka nacionalizma që po ndodhin në Ukrainë, në shumë aspekte. Të ndalemi pak te Kosova. A mendoni se do të ketë konsensus mes palës serbe dhe asaj shqiptare? Diçka është bërë. Shumë vite më parë, për këtë u kritikova shumë në Serbi nga nacionalistët, e shkrova se zgjidhja e vetme për Kosovën ishte që të shfaqej një lloj “De Gaulle”, që të bënte atë që bëri ai në Francë me Algjerinë. Nuk është ende kjo, por ka disa elementë, fakti që në Serbi është një lidership kaq dinake: fakti që i kanë propozuar hungarezëve të hyjnë në qeverinë e re në Serbi thotë shumë gjëra, është dukshme. Është një pikë kyçe, jo vetëm për shkak të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogra-

dit, pasi në njëfarë sensi kanë motivim të fortë, kanë nevojë për fondet e BE-së dhe patjetër duhet të gjejnë një dialog. Mbase nuk do të vijë njohja shpejt. Këto situata mund të zgjasin shumë, derisa të krijohen kushte të reja kulturore. Varet shumë edhe nga marrëdhëniet e shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës. Kam mbetur i goditur nga rezultatet e zgjedhjeve lokale në Kosovë, kur Vetëvendosja fitoi në Prishtinë dhe nacionalistët serbë në Mitrovicë. Kjo situatë e polarizuar në rang lokale nuk e avantazhon tratativat në nivele më të larta. Është e rëndësishme të ketë dialog në nivel lokal, jo atë qeveritar, sepse nëse nuk ndodh kjo, përpjekja e bërë në nivel më të lartë, institucional, rrezikon në fund të mos ketë sukses, të mos ketë rrënje, nuk reflektohet në shoqëri. Për fat të keq, në ish- Jugosllavi pajtimi duhet ende të ndodhë, kjo është çështja. Ka ende një armiqësi shumë të fortë, një armiqësi që nuk gjendet mes Francës dhe Gjermanisë, kur u vendos t’u vihej fundi shekujve luftë. Kjo armiqësi nuk është e kuptueshme, sepse për mua është një mit që Ballkani është zonë lufte: në ‘900-ën, por jo më parë. Duhen tejkaluar këto mite, megjithatë kjo rezistencë ndaj pajtimit është shumë e fortë në ish-Jugosllavi. Qarqet nacionaliste qarkullojnë idenë e një bashkimi të mundshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës, a mendoni se mund të ndodhë në të ardhmen dhe ç’pasoja mund të kishte për dy vendet dhe për rajonin? E di që këto ide ekzistojnë, por në të vërtetë kam dyshime të forta që kjo i entuziazmon shumë shqiptarët e Shqipërisë, ndoshta ndonjë komponent mes gegëve atykëtu... Por ç’sens do të kishte një diskutim i tillë nëse do të hynim të gjithë në BE?! Me integrimin europian duhet të shkojmë përtej shtetit-komb. Sepse edhe kjo është një shpikje e dy shekujve të fundit. Të gjithë jemi edukuar me këtë, por kush na thotë që pas kësaj nuk ka diçka tjetër dhe nëse kjo gjë tjetër do të na bëjë të rikompozojmë memorien tonë historike dhe kulturore dhe të rizbulojmë shumë gjëra që i kemi parë ndryshe. Nëse shkojmë në një tjetër proces si ai i integrimit atëherë çështja ndryshon. Sigurisht nuk ndihmon politikën e veçantë të Putinit, pasi koncepti për të mbrojtur popullsinë ruse do të kuptohej po të kishte gjenocid që nuk ka. Kështu do të hynim në një kontekst kur kthehemi te Lufta e Parë Botërore dhe rifillojmë historinë. Duhet të shohim të ardhmen dhe të shkojmë përtej shtetit komb. Ne jetojmë në një shtet post-nacional, në BE është e qartë; duhet të ndërtojmë infrastruktura, të edukojmë të rinjtë, të krijojmë mirëqenie, pasuri për të gjithë, më pak pabarazi.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

Sërish festohet ‘E Diela Çezariane’

3

4

5

10

6

11

15

16

7

8

12

17

19

14

20

23

25

9

13

18

22

21 24

26 27

30

7

31

32

33

29

34

36

37

40

41

45

28 35

38

39

42

46

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

43

47

Koha e fillimit ____:____

44

Koha e mbarimit ____:____

48

Horizontalisht:

1. Veprime mashtruese e dredhi për t'ia arritur një qëllimi. 7. Masë gjatësie që përdoret në disa vende. 10. Pjesëz mohuese. 11. I ka roboti në mes. 13. Tra që shërben si urë për të kaluar një përrua. 15. Yndyra. 16. Figurë letrare që ndërtohet duke ndërprerë papritur ligjërimin dhe duke iu drejtuar me thirrje një njeriu ose një sendi të personifikuar. 21. Flori në Francë. 22. Ka edhe një kafe të tillë. 23. Personazh i njohur i mitologjisë greke, ishte bija e Agamamnonit. 25. Me qëllim, qëllimisht. 26. Tirana në makina. 27. Përfitim a lehtësi e veçantë për dikë, që nuk e gëzojnë të tjerët. 29. Koka e buallit. 30. Shtet në Europë. 34. Shtet në Afrikë. 35. Copë shkëmbi. 36. Specialist në fushën e drejtësisë. 38. Baba. 39. Kapele me strehë. 40. Kërni i njohur i baletit. 41. Është mjet fluturimi. 44. Simboli kimik i radiumit. 45. Notë muzikore. 46. Shko! 47. Metal që përdoret shumë për bizhuteri. 49. Që i përket botës së vjetër.

Vertikalisht:

1. Ndjenjë dhembshurie, ose gëzimi të madh. 2. Tërësia e veçorive psikike më kryesore, që shfaqen në veprimtarinë e në sjelljen e njeriut. 3. Mustafa i politikës së Kosovës. 4. Shtresa e hollë që vesh diçka. 5. Qendër shkencore për vëzhgime astronomike, meteorologjike etj. 6. Lëvizje në ujë. 8. Reparti Veterinar. 9. Christian, stilist i njohur veshjesh. 12. Mur i portit. 14. Arti i gdhendjes mbi sipërfaqen e sheshtë të një sendi të fortë. 16. Flori. 17. Që është më e mira e më e përshtatshmja për të kryer një punë a për të bërë diçka. 18. Përgjigje e shpejtë që i jep dikush një bashkëbiseduesi. 19. Aleks, ish-trajner i njohur futbolli. 20. Teka në mes. 22. Federatë Sportive. 24. Përemër vetor. 28. Instituti Letrar. 29. Tip kafshësh të vogla me trup të butë, pa skelet. 31. Genc i politikës. 32. Mjet i thjeshtë ndriçimi. 33. Disa në mes. 35. Çipi, ish-futbollist. 37. Tregu Bujqësor. 42. Letër bixhozi. 43. Ndërmarrje Mekanike.

Sudoku | nivel mesatar 1 4 8

3 5

6

4 2

7

3 1 8

1

9 5 3

3 9

9 8

4 3 7

5

2 6 9

1

5

1 8 5

4 7

6 3

6

8 4

5 1

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

9 3 2 5 7 4

3

5

Koha e fillimit _____:____

8 1

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Autoritetet në Cambridge University, nuk kanë arritur që këtë vit të ndalojnë studentët në organizimin a e së ‘Dielës Çezariane’. Mbi 2.000 studentë të ‘armatosur’ me shumë pije alkoolike, kanë hequr uniformat shkollore, për të shkuar në park, ku kanë festuar përfundimin e provimeve. Kjo traditë e vjetër 80 vite, është tentuar të ndalohet edhe më herët, por më kot sepse studentët, që nuk janë lejuar të tubohen si më parë në hapësirat e universitetit, tashmë u tubuan në park, ku pushojnë edhe familjarët. Ky festim, i paraprin ‘Të Dielës Vetëvrasëse’ që organizohet në qershor, kur studentët përfundojnë vitin, e për të cilën është paralajmëruar se nuk do të lejohet organizimi. Këto festime shoqërohen me shumë pije, ku edhe bëhen gara se kush po përfundon më shpejtë bucelat me pije, e që më pas ka prishje të rendit dhe qetësisë, nga studentët e dehur.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë ditës sot ne jetën tuaj ne çift. Kjo do iu ndihmoje te reflektoni me kujdes mbi te ardhmen dhe te merrni vendimet e duhura. Beqaret do i kenë te gjitha mundësitë për te bere për vete personin e duhur, por do mbyllen ne vetvete dhe nuk do ia dalin dot. Buxheti mund te stabilizohet nëse ju te paktën mundoheni ta rregulloni.

Dite e qëndrueshme dhe pa asgjë problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do tregoheni me aq xheloze sa me pare sepse do e kuptoni qe partneri ju dashuron pafund. Beqaret nuk duhet te tregohen mendjemëdhenj sepse ne këtë mënyrë nuk do afrojnë asnjë pas vetes. Sektori i financave do jete përgjithësisht i mbrojtur.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Sot do filloje një epoke e re ne jetën tuaj ne çift. Do i shihni gjerat me një sy tjetër dhe do pranoni te bëni lëshime ndaj partnerit. Qielli i dashurisë do marre një ngjyre tjetër. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do mund te marrin propozime pa fund. Shfrytezojini! Financat do jene te mira, por pasi te paguani gjithë faturat e prapambetura situata do ketë luhatje.

Do keni me shume besim tek partneri juaj sot dhe marrëdhënia me te do shkoje me se miri. Ne çdo çast do i shprehni ndjenjat dhe do krijoni një klime gjithnjë e me te ngrohte. Mbrëmja do jete shpërthyese. Beqaret me ne fund do kenë mundësi te krijojnë një lidhje te forte dhe afatgjate. Ne planin financiar yjet do iu sjellin fat, kështu qe do mund te rregulloni çdo problem.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Dite harmonike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Edhe pse nuk do flisni shume do kuptoheni edhe vetëm me shikime apo me gjeste. Beqaret as sot nuk do kenë fat ne dashuri dhe nuk do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Sektori i financave nuk do përbëjë asnjë problem. Do e dini mire çfarë hapash te hidhni ne mënyrë qe te mos tronditet ekuilibri.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Venusi do jete pozicionuar negativisht sot ne jetën tuaj ne çift. Kjo do sjelle zënka dhe debate te forta te cilat mund te lënë pasoja edhe për te ardhmen. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë ende për princin e kaltër, por serish nuk kane për ta gjetur atë. Financat do jene goxha te paqëndrueshme. Kërkoni ndihme nga specialistet sepse vete nuk do ia dilni dot.

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

3

2

1

4

7

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 279, 346, 843, 972. Numra me 4 shifra: 2147, 2548, 3524, 4108, 4569, 5451, 5541, 7652, 7812, 8181, 8652, 8926, 9652, 9653, 9658. Numra me 5 shifra: 02569, 15472, 24561, 25528, 39947,

41954, 43214, 45215, 55627, 56654, 85415, 89854. Numra me 6 shifra: 15492, 201245, 24561, 263111, 266632, 266640, 320111, 328655, 4441444, 78548, 551555, 584754, 641547, 655612, 748447, 880257.

Ne jetën ne çift asgjë nuk do shkoje sipas parashikimeve sot. Nuk do bëni asnjë tolerim dhe do jeni me strikte sesa duhet. Tregohuni shume te kujdesshëm. Beqaret edhe pse as sot nuk do fillojnë dot një lidhje, do kalojnë një dite te bukur ne praninë e miqve te ngushte. Nëse gjendja e te ardhurave ka qene e mire nuk do keni probleme, ne te kundërt duhet te merrni sa me shpejt masa.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Dite e mbushur me te papritura, si te këndshme ashtu edhe negative. Qëndroni me këmbë ne toke gjate gjithë kohës ne mënyrë qe te mos keni probleme. Beqaret do marrin aq shume propozime saqë do mund te bëjnë zgjedhjen me te mire te mundshme. Me financat do arrini ta mbani gjendjen te stabilizuar.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Ju qe jeni ne një lidhje duhet te bëni kujdes sot me aventurat kalimtare sepse do shkatërronit çdo gjë te bukur qe keni ndërtuar deri tani. Me vone do i kuptoni gabimet dhe do vuani pasojat. Beqaret nuk do pëlqejnë aspak te krijojnë një lidhje sepse edhe ashtu si janë ndihen mire. Situata financiare do lere për te dëshiruar për shkak te disa gabimeve qe do bëni.

AKREPI (22/X-21/XII)

Dite shume normale dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit planifikuar. Beqaret do jene sharmante dhe joshës, kështu qe askush nuk do mund t’iu rezistoje. Ne planin financiar mos i besoni instinktit dhe mos u nxitoni për asgjë. Një gabim i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjte.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Me ne fund rutina e jetës suaj ne çift do marre fund gjate kësaj dite. Te dy do mendoni si ta surprizoni njeri-tjetrin dhe si te kaloni momente sa me fantastike. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës, por serish nuk kane për ta gjetur personin e përshtatshëm për te filluar një lidhje. Me te ardhurat bëni kujdes duke qene se nuk janë ne gjendjen me te mire.

PESHQIT (20/II-19/III) Monotonia ne jetën tuaj ne çift do marre fund gjate kësaj dite. Do provoni eksperienca te reja me partnerin dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret do jene te shqetësuar mbi një çështje te rëndësishme dhe nuk do e kenë aspak mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Ne planin financiar mos prisni gjithmonë ndihme nga te tjerët.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

06.05.2014

rreth viti t

15

Kurrë mos debato; përsërit mendimin tënd. - Robert Owen

960

Danimarka bëhet e krishterë Mbreti Harald i Danimarkës sfidoi Poppo-n, një misionar nga Gjermania, që t’i provonte se feja e krishterë ishte e vërtetë. Pasi Poppo mori në dorë një hekur të nxehtë, por nuk u dogj nga metali përvëlues, Mbreti shpalli se ai tani besonte në fuqinë e Zotit të krishterë dhe menjëherë kërkoi konvertimin e të gjithë danezëve. Kjo është historia e treguar nga Widukind-i i Corvey-t, një murg gjerman që e shkroi rreth vitit 967. Ai shton se Poppo tani është bërë ipeshkv. Dimë nga burime të tjera se një prift me emrin Poppo u bë ipeshkvi i Wurzburg-ut në Gjermani në vitin 961,

gjë që sugjeron se konvertimi i Harald-it ndoshta ndodhi pak para kësaj date. Poppo nuk ishte misionari i parë që shkoi në Danimarkë, por të gjitha përpjekjet e para për të bindur danezët që të braktisnin zotat e tyre paganë kishin dështuar. Ka gjasa që misioni i Poppo-s ishte sponsorizuar nga Otto I, Mbreti i Gjermanëve dhe më vonë Perandori i Shenjtë Romak dhe ka shumë mundësi që konvertimi i Harald-it të jetë bërë për arsye politike - ai ishte një sundimtar ambicioz që ndërtoi rrugë, ura dhe kështjella, për të krijuar një strukturë pushteti të centralizuar dhe

të mbronte Danimarkën jugore nga inkursionet e Gjermanëve. Krishterimi do të siguronte mjete më të forta për të konsoliduar autoritetin e tij mbi njerëzit dhe për të bashkuar vendin. Gjatë mbretërimit të tij, Harald-i ngriti një gur të madh të gdhendur në një vend që quhej Jelling. Ishte vendosur pranë varrit të të atit, Gorm-it, i cili ishte pagan. Njëra anë e gurit jepte kryqëzimin e Jezu Krishtit dhe tjetra imazhin e një kafshe të egër pagane me brirë ndërlidhur me një gjarpër. E treta përmbante një tekst të gjatë ku shpallet konvertimi i Harald-it.

Blitz

Flickr

2

Amerikanët e vrarë nga peshkaqenët që nga viti 1983

20

Amerikanët e vrarë nga qentë pit bull që nga viti 1983.

100

USD gjoba e propozuar për ata që shesin apo hanë mish qeni në Manila të Filipineve.

45

USD kostoja për orë e një kërkimi për drogë në një zyrë duke përdorur qen të stërvitur dhe kujdestarin e tij.

Foto: Roberto berna Titulli: Telephones

Nga House of Cards, tek Rikardi III. Gjithçka nis nga etja për pushtet “Ylli i vërtetë i House of Cards nuk jam unë, por është personazhi im, Frank Underwood, një njeri me ambicie politike dhe pa rregulla etike. Ylli i vërtetë është Uashingtoni, një vend i varfër për nga idealet në serialin tonë. Mendoj që ai qytet ka zënë vend mirë në botën e sotme, ku droga e vërtetë për të gjithë është mania e pushtetit dhe afirmimit personal”, thotë 53-vjeçari Kevin Spacey, për serialin televiziv ku është gjithnjë i mbështetur nga bashkëpunëtorja/bashkëshortja Clair (Robin Wright). Autor i madh i kinemasë dhe teatrit, amerikan i dashuruar pas Londrës, ku në vitin 2015 do të përfundojë detyra e tij si drejtor artistik i Old Vic, më shumë se sa të flasë për intrigat e pushtetit të “House of Cards”, Spaceyt i pëlqen të bisedojë për versionin kinematografik të spektaklit “Rikardi III”, që me një sukses të pakushtëzuar të kritikës e ka sjellë në teatër, me regji të Sam Mendesit. Elegant, dialektik, plot me kuriozitet,

gazetamapo@gmail.com

Spacey buzëqesh: “Le të themi që pa Shekspirin dhe Makiavelin, nuk do të ishte krijuar as seria televizive House of Cards”. Tekstet e tyre janë tmerrësisht shumë modernë, dhe përqendrohen tek mania perverse e ngjitjes drejt suksesit personal dhe spektakolarizimi i pushtetit”. Fitues i dy çmimeve “Oscar” (si aktor joprotagonist në filmin “The usual suspects” dhe “American Beauty”), Spacey pohon: “Teatri është i përjetshëm dhe, paradoksalisht, i shkurtër, i rrufeshëm: nuk mbetet asgjë nga ajo që jep një aktor, mbrëmje pas mbrëmjeje, në një spektakël. Me projektin “Now: In the wings on a world stage”, të drejtuar nga Jeremy Whelehan kemi dashur të dokumentojmë turneun e gjatë të Rikardit III. Uroj që secili telespektator të bëhet pjesëtar i kompanisë sonë teatrale, duke parë këtë film jonormal që ndjek ekipin tonë teksa bën xhiron e botës. Kush nuk do të shkojë në kinema, mund ta shkarkojë në

kompjuterin e tij për 13 dollarë. Do të doja që për teatrin të ishte fillimi i një kërkese të madhe globale”. Po cila punë ka qenë më impenjuese, ajo e politikanit të paskrupullt apo Rikardit III? “Nuk bëj dallim dhe jam krenar që jam eklektik në zgjedhjet e mia e nuk refuzoj aspak filma brilantë”. Pak a shumë si Jack Lemmon, që atij i pëlqen ta kujtojë shpesh: “E vërtetë, Jack u mungon të gjithë aktorëve. Sidoqoftë, sot kinemaja ashtu si teatri është e pasur me talente. Jam një “komplotus” i skenës dhe i kinemasë, në kuptimin që jam gati për çfarëdolloj komploti të shëndetshëm, vetëm e vetëm që të nxjerr diçka të mirë në botën e spektaklit”. Spacey nuk ka mbetur aspak i habitur nga suksesi që ka patur House of Cards tek publiku mashkullor dhe femëror: “Edhe në Britani, versioni origjinal i shkruajtur nga Michael Dobbs, këshilltar i Margaret Thatcherit, i atij që më pas do të bëhej burimi për se-

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

rialin tonë, u kishte pëlqyer të gjithëve. Ndërsa në Amerikë ka patur në fakt një fazë përgatitore me serialë që flisnin të gjithë për pushtetin në Uashington, si “Homeland”, “Scandal”, “Hostages”. Pa llogaritur që janë shkruajtur shumë libra për lobistët e këtij qyteti, një arenë, një qendër pushteti e përsosur për këto lloj punësh”. Çfarë ka menduar tek interpretonte rolin e tij me kaq shumë komplote politikë? “Ndiej një magjepsje, nuk po them simpati, absurde për cinizmin e personazhit tim, një manipulues, një gënjeshtar, një tradhtar që sjell nota dramatike, vanitet, tension të madh dhe kërshëri nga një seri në tjetrën”. A mendoni që Frank Underwood, ky lloj Jagoje, ky lloj Rikardi III i politikës, është një fitimtar? “Tek e sheh në veprim të kujtohen shumë personazhe si ai përgjatë shekujve të historisë. Nuk besoj se është fitues, por me siguri tregon shumë për politikën e djeshme dhe të sotme”.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 06.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje ndje apo aksidenti) • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.