05 qershor mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Një rekomandim pa doreza politike, drejt një BE-je të panjohur Nga Vladimir Karaj

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 5 qershor 2014. Numër 1227. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Kush do t'i kthejë në shtëpi këta fëmijë?

në brendësi

Sa kushton Botërori i Brazilit për shqiptarët Shikimi i një ndeshjeje nga Botërori i Brazilit për një shqiptar kushton jo më pak se 5 mijë euro. Kostoja e udhëtimeve brenda Brazilit, njëlloj e shtrenjtë me udhëtimin deri atje. Sa shqiptarë shkojnë në Brazil dhe kush janë ata që kanë mundësi të shohin Botërorin? Çfarë duhet patur parasysh FAQE 5

Basha vizitë në Berlin, kërkon mbështetje për statusin

në shqipëri ekziston rreziku që të zhduken dhe të tjerë...

Pak orë para nisjes, në mbledhjen e zhvilluar me deputetët demokratë, kryetari i opozitës i kërkoi kryeministrit Rama që të dialogojë me grevistët. Basha paraqiti edhe një panoramë të zymtë të situatës ekonomike në vend

FAQE 5

Faqe 11

Fëmijët e zhdukur, Bleona Mata, Marteo Bejaj, Julian Çela dhe Isa e Mirjeta Matmuja

Debatet xhafaj-klosi-lame

'Ngrin' legalizimi në bregdet, deputetët e PS kundër ligjit të qeverisë At Nikolla Marku: Irinej provokoi gjithë shqiptarët, me bekimin e Janullatos FAQE 8

NgërÇ

atyre që bien ndesh me ligjet e AKKP. Xhafaj: Nëse nuk je i qartë se çfarë je duke bërë, mos e sill fare në Komision

Kryetari i ALUIZNI-t, Artan Lame debaton me Fatmir Xhafajn dhe Blendi Klosin për legalizimin e fshatrave turistikë në bregdet. Lame: Ligji u jep zgjidhje tri kategorive të fshatrave turistikë, atyre të ndërtuar me leje dhe

Bllokohet shqyrtimi i ndryshimeve të paraqitura nga qeveria në ligjin “Për rregullimin e pronësisë... Faqe 5

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Zgjedhjet evropiane do ta ndryshojnë kahun e BE Agustin Palokaj

Reforma në arsim dhe nevoja për (s)pastrim

Televizion, së paku teknikisht

Esiona Konomi

Blendi Salaj

Shqipëria merr notë pozitive nga KE: Tani, reformë e thellë në drejtësi! Raporti i Komisionit Europian dhe Fyle në Tiranë shprehen optimistë për statusin kandidat për Shqipërinë. Fyle: Ka argumente të forta për një vendim pozitiv në qershor. Rama: Rruga e integrimit na rrit përgjegjësinë, opozita të jetë më realiste Faqe 3-4

Optimizëm

gati kompensimi

Ligji i ri, si do të dëmshpërblehen 6 kategoritë e ish të përndjekurve Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj tha se ish të përndjekurit që do dëmshpërblehen të parët janë femrat që kanë vuajtur burg gjatë regjimit komunist. Më pas, ata që s’kanë marrë asnjë dëmshpërblim, apo burrat mbi moshën 75 vjeç FAQE 9


2

afër/larg

1

Euroskeptikët / Fyle: Për

PE-në zgjerimi s'është pjesë e problemit, por e zgjidhjes

Faqe 4

politikë/ Legalizimet në

bregdet Deputetët e majtë kundër draftit të qeverisë

Faqe 5

kronikë/ “Fshesa” e fundit,

lirohen nga policia 6 drejtuesit e kohës së Berishës

Faqe 7

Rekomandimin e morëm, për herë të tretë, për herë të dytë radhazi pa kushte dhe për herë të parë, me tone pozitive dhe optimizëm

Bën vaki që BE të jetë kthyer në një biçim federate vendesh, bën vaki (kjo e dyta me më shumë gjasa) të ketë ecur pas ashtu siç kërkojnë sot euroskeptikët, drejt një Këshilli Europian (Ekonomik ose jo) ku diskutohet për ngrohjen globale dhe dërgohen shkresa pafund drejt qeverive që në fund as i konsiderojnë.

Një rekomandim pa doreza politike, drejt një BE-je të panjohur Çfarë i vjen Shqipërisë nga raporti i djeshëm i Komisionit Europian, qëndrimi i mediave ndërkombëtare, optimizmi dhe mungesa e korrektësisë politike Vladimir Karaj

N

dërsa Shqipëria u rekomandua sërish për në Europë dhe në Tiranë u mbyll një prej grevave të urisë, që sipas shumicës, të paktën synonte të pengonte marrjen e statusit, vendit i duhet të presë në ankth deri në fund të qershorit për të ditur se si ka dalë në provim, siç e quajti kryeministri Rama. Situata ndërkohë nuk është më e mira për shkak të euroskeptikëve, edhe pse prestigjiozja “Financial Times” shkruan se BE mund t’ia japë statusin vendit pikërisht për të dekurajuar rritjen e këtyre forcave dhe për të thënë që nuk ka frikë prej tyre. Çfarë është rekomandimi?! Praktikisht jemi të rekomanduar për të marrë një rekomandim pas të cilit mund të hapen negociatat. Ngazëllimi është i vetëkuptueshëm. Mund të mos rekomandoheshim fare për të marrë rekomandimin. Por mu pas ngazëllimit ka disa pyetje që pakkush di t’i përgjigjet. U rekomanduam që të rekomandohemi, dmth të marrim statusin që, siç e ka thënë edhe Kryeministri, është vetëm inkurajim deri në hapjen e negociatave, që mund të zgjasë edhe një pafundësi tjetër vitesh, dhe një pafundësi tjetër vitesh është deri kur të anëtarësohemi pasi të jenë mbyllur këto negociata. Dhe pyetje e parë në këtë rast është: për ku e morëm rekomandimin?! E gjithë kjo duket si një udhëtim në kohë. Një udhëtim në të ardhmen e largët, në të cilën askush, as krerët më të rëndësishëm të BEsë nuk e dinë çfarë forme do të ketë kjo e fundit. (Në të njëjtin artikull për Shqipërinë, “Financial Times” shkruan se Britania është duke kërcënuar me veto zgjerimin nëse BE nuk ndryshon. Britania në fakt kërcënon të dalë prej organizmit, për shkak të pakënaqësive që ka ndaj tij në ishull.) Bën vaki që BE të jetë kthyer në një biçim federate vendesh, bën vaki (kjo e dyta me më shumë gjasa) të ketë ecur pas ashtu siç kërkojnë sot euroskeptikët, drejt një Këshilli Europian (Ekonomik ose jo) ku diskutohet për ngrohjen globale dhe dërgohen shkresa pafund drejt qeverive që në fund as i konsiderojnë. Në të dyja rastet askush nuk mund të thotë se sa do i leverdiste Shqipërisë, qoftë të ishte pjesë e kësaj fed-

eratës së madhe, qoftë të ishte pjesë e “OJQ-së” që mund të mbetet nga BE nëse centrifuga bën të vetën dhe i hallakat edhe njëherë vendet në pozicione nacionaliste. Përtej kësaj, njohja jonë për BE është aq minimale saqë edhe sikur anëtarësimi të bëhej nesër, qoftë edhe vetëm për inat të Çiljetës që s’do mund të këndojë në koncertin që do mbahej, zor se ka ndonjë që mund të thotë se çfarë fitojmë, përpos zhgënjimit që megjithëse ia dolëm mbanë të bashkohemi me Europën e Bashkuar, prapë nuk do jemi si gjithë Europa. Ku janë të drejtat? Ku janë liritë? Ku është drejtësia? Ku është integrimi edhe brenda kësaj fuçisë së vogël në të cilën jemi e në të cilën ka aq pak integrim dhe aq shumë dallime e ndasi, saqë mund të hapësh edhe 10 greva me porosi dhe ku grevistët të kenë të drejtë edhe pse janë të porositur. Xhandari që na duhet Ndërkohë, qeveritë dhe politika shqiptare vijojnë të flasin vetëm për integrimin, pavarësisht korrigjimeve të vogla që Kryeministri u ka bërë termave duke folur ndonjëherë edhe për “BE-në brenda nesh”. Vazhdohet të imponohet se qendra jonë e llogaridhënies është larg në Bruksel. Se mendimi i shqiptarëve, greva e shqiptarëve dhe madje siç po shkruhej në rrjete sociale, edhe vetë trafiku i drogës (i luftuar ose i favorizuar) deri vetësakrifikimi është automatikisht i lidhur me të ardhmen e “panjohur”dhe fare me atë që ndodh realisht në këtë vend. Përkundër kësaj, ne duhet ta pranojmë këtë si një prej gjërave të pakta të mira që mund të ndodhë në një vend, në të cilin politika e brendshme pa një xhandar të tillë të përfaqësuar me figurën e zotit Fyle dje në Tiranë, do kishte dalë prej kohësh edhe prej këtyre shinave të vobekta me trashe të vjedhura vende- vende. Ka gjasa madje që pa këtë xhandar dhe nevojën për të marrë prej tij një “5” kaluese një herë në vit, do ishte edhe më e vështirë të mbanim në këmbë demokracinë e kequshqyer me ligje parazitare dhe vendime gjyqësore të dyshuara e që nuk zbatohen. Tani të paktën për shkak të xhandarit, e dimë që gjërat nuk kanë shkuar aq keq, sepse mund të kishin shkuar më keq dhe kjo duhet pranuar. Xhandari, sigurisht mund të

Xhandari, sigurisht mund të qëllojë polic dashamirës ose si UKIP, partia ekstremiste e Britanisë që doli e para në zgjedhje dhe që sipas “Financial Times” e quan dhënien e statusit për Shqipërinë “një çmenduri”. Ndikimi i kësaj të fundit apo Frontit National në Francë mbetet për t’u parë ndërsa edhe “Wall Street Journal” shkruan se fati do të vendoset në Paris dhe në Londër.

Me gjasë, nëse raporti do të ishte shkruar prej shqiptarëve duke pasur për bazë disa prej pikave që konsideron BE, për shembull drejtësinë, është e sigurt që nuk do të kishte pasur të njëjtat tone pozitive sa i përket reformave aty.

qëllojë polic dashamirës ose si UKIP, partia ekstremiste e Britanisë që doli e para në zgjedhje dhe që sipas “Financial Times” e quan dhënien e statusit për Shqipërinë “një çmenduri”. Ndikimi i kësaj të fundit apo Frontit National në Francë mbetet për t’u parë ndërsa edhe “Wall Street Journal” shkruan se fati do të vendoset në Paris dhe në Londër. Në histori (edhe pse kjo nuk do të thotë asgjë) prej asnjërës prej këtyre kryeqendrave të Evropës nuk ka pasur lajme të mira për shqiptarët. Pa dorezat e korrektësisë politike Nëse kishte një risi raporti i djeshëm i BE-së, ishte fakti që për herë të parë mund të thuhet se ishin hequr dorashkat e të qenit politikisht korrekt. Opozita, edhe pse kjo nuk u tha zyrtarisht, pësoi “humbje” dje të paktën për ato që ajo i ka cilësuar kauza të saj dhe për të cilat ka protestuar. Raporti fliste për progres në luftën kundër trafikut të drogës, në një kohë kur opozita pretendon se po kthehemi në një Kolumbi të dytë. Pa dorashka, raporti konfirmonte pohimet e qeverisë për bllokim më të madh narkotikësh, më shumë procedime kundër korrupsionit dhe ndryshime të duhura në ligje, duke theksuar periudhën kohore nga tetori 2013 dhe duke i dhënë kështu “duartrokitje” për të cilat kishte nevojë qeverisë, që dukej e zënë ngushtë nga akuzat deri dhe për përfshirjen e vetë kryeministrit në narkotrafik. Raporti po ashtu fliste me tone pozitive për reformimin e administratës, cilësonte të duhura veprimet e qeverisë deri tani, edhe pse vinte në dukje që po e mbante nën vëzhgim situatën, madje edhe grevën e urisë. Kjo duket i dha fund njërës prej grevave të urisë të përkrahur prej Partisë Demokratike. Ishkreu i kësaj partie, Sali Berisha renditi edhe një herë faktin që kryeministri aktual e kishte bllokuar statusin, se ai ishte merituar me kohë që në ditët që ai qeveriste vendin, por nuk tha asgjë sa i përket rrëzimit të akuzave që ka bërë për trafikun e drogës. Në një mënyrë apo një tjetër raporti, dhe nëse ky shoqërohet edhe me statusin në fund të muajit, edhe pse do ia njohë meritat PD-së në qeverisje, i ka goditur kauzat e saj në opozitë. Në fund, shqiptarët mund të pyesin nëse e meritojnë apo jo statusin. Me gjasë, nëse raporti do të ishte shkruar prej shqiptarëve duke pasur për bazë disa prej pikave që konsideron BE, për shembull drejtësinë, është e sigurt që nuk do të kishte pasur të njëjtat tone pozitive sa i përket reformave aty. Sidoqoftë rekomandimin e morëm, për herë të tretë, për herë të dytë radhazi pa kushte dhe për herë të parë, me tone pozitive dhe optimizëm.


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

05.06.2014

3

Mesazhi i Fyles mbyll grevën e urisë pranë Kryeministrisë Mesazhi i Komisionerit për Zgjerimin i ka dhënë fund pas 15 ditësh grevës së urisë së të larguarve nga administrata. “Iu bëj thirrje grevistëve që mos të vënë shëndetin dhe jetët e tyre në rrezik. Ne po e ndjekim këtë çështje nga afër dhe flasim për ta në mënyrë të rregullt me qeverinë. E do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, - tha Fyle gjatë konferencës për mediat. Pak kohë më vonë, 16 grevistët deklaruan mbylljen e saj. Kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga puna, Nertila Qafzezi tha për mediat se vendosën ta ndërprisnin grevën e urisë, pasi Fyle u ofroi mbështetjen e tij. “Kemi pritur një reagim të qeverisë shqiptare dhe të Ramës, por mungoi vullneti i qeverisë, megjithëse greva jonë arriti të sensibilizojë opinionin publik. Sot u njohëm nga mediat për deklaratat e komisionerit Fyle, i cili e ndiqte me vëmendje çështjen tonë. Duke i marrë parasysh të gjitha, ne vendosëm që të ndërpresim grevën”, - deklaroi Qafzezi. Ajo falenderoi qytetarët që mbështetën kauzën e tyre, por edhe opozitën, e cila u bë mbështetëse kryesore e saj. Megjithatë, grevistët e urisë dhe më së shumti punonjësit e policisë të larguar nga detyra thanë se nuk do të reshtin së kërkuari të drejtat e tyre. Prej 15 ditësh, 11 të larguar nga administrata dhe 5 ish-punonjës të policisë ngritën çadrat e grevës së urisë në krah të Kryeministrisë, duke kërkuar rikthimin në punë. Një pjesë e tyre kishin fituar në procese gjyqësore të shkallës së parë me shtetin dhe ndodheshin në Apel. Përgjatë 15 ditëve gjendja e tyre shëndetësore u rëndua së tepërmi, ndërsa shumë prej grevistëve kishin marrë ndihmën mjekësore në spital dhe më pas ishin rikthyer sërish në çadra. “Gjendja sa vjen edhe rëndohet. Çdo ditë komplikacionet rriten. Duhet gjetur një rrugëzgjidhje. Unë iu rekomandoj trajtim të specializuar, ata më thonë do presim”, - u shpreh mjeku pak orë para mbylljes së njërës prej grevave të urisë në Tiranë.

Raporti i KE-së: OK statusit, por duhet reformë e thellë në gjyqësor “…Numri i lartë i hetimeve për korrupsion nuk çon në dënime me vendim të formës së prerë, gjë që vë në dukje nevojën për të forcuar pavarësinë, eficencën dhe llogaridhënien e gjyqësorit, si edhe nevojën për të forcuar kapacitetet e policisë dhe të prokurorisë” TIRANË Në fund të raportit të përgatitur prej 12

faqesh, që mbulon periudhën që nga publikimi i Progres-Raportit të fundit në dhjetor të vitit të kaluar, Komisioni Europian i rekomandon Këshillit dhe Parlamentit Europian marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Me kërkesën e Këshillit Europian, ky raport fokusohet kryesisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe reformën në gjyqësor, duke nënvizuar disa arritje kyçe shtesë në fusha të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE. Që në fillim të raportit vlerësohet se qeveria ka treguar veprime dhe vullnet politik për reforma. Por më poshtë nënvizohet se, pavarësisht se opozita dhe mazhoranca u bashkuan me një rezolutë për integrimin në BE, klima mes tyre ka qenë konfrontuese. Në raport flitet për Ligjin e Shërbimit Civil, duke theksuar se qeveria ka vendosur të ngrijë të gjitha rekrutimet në administratë deri në korrik. Raporti nënvizon se, respektimi i plotë i legjislacionit dhe i vendimeve të gjykatave është thelbësor. Aty thuhet gjithashtu se largimet nga puna kanë krijuar tension politik në vend. Raporti përcjell shqetësim edhe për faktin se krerët e institucioneve të pavarura vazhdojnë të zgjidhen me shumicë të thjeshtë: “Ky mbetet një problem shqetësues, sepse kjo rrezikon të ndikojë në pavarësinë e tyre”. Ndër radhë rekomandohet gjithashtu që ligji për ILDKP-në të rishikohet nga ekspertët ndërkombëtarë. Sa i përket luftës kundër korrupsionit, theksohet se duhet një llogaridhënie më e madhe nga ana e gjyqësorit e për pasojë, një reformë e thellë në të. “Numri i lartë i hetimeve për korrupsion nuk çon në dënime me vendim të formës së prerë, gjë që vë në dukje nevojën për të forcuar pavarësinë, eficencën dhe llogaridhënien e gjyqësorit, si edhe nevojën për të forcuar kapacitetet e policisë dhe të prokurorisë”,thuhet në raport. Komisioni vlerëson gjithashtu punën e Policisë në luftën kundër lëndëve narkotike, ndërsa nënvizon në fund të tij edhe domosdoshmërinë e konsensusit pozitë-opozitë. “...Është thelbësore që reforma të shoqërohet me dialog politik të rifuqizuar dhe të konsoliduar ndërmjet qeverisë dhe opozitës. Puna parlamentare konstruktive bazuar në kompromis është vendimtare për qëndrueshmërinë e reformave...”, thuhet në raport. N.Përndoj

Pjesë nga raporti i Komisionit Europian Ligji i ri për Nëpunësin Civil Ligji filloi të zbatohet më 26 shkurt dhe aktet nënligjore të tij u miratuan në kohë për hyrjen e ligjit në fuqi më 1 prill. Ky është një hap madhor për të forcuar profesionalizimin dhe meritokracinë, si edhe luftën ndaj politizimit, ineficencës dhe korrupsionit në një gamë të gjerë institucionesh publike. Monitorimi i zbatimit është thelbësor. Që nga tetori, problematikat në lidhje me largimet nga puna dhe uljen në detyrë të stafit, kryesisht për shkak të masave disiplinore dhe ristrukturimeve të institucioneve publike krijuan tension politik. Në këto kushte, qeveria ngriu të gjitha rekrutimet nga marsi deri në korrik, për të lejuar që Ligji i ri të bëhej plotësisht i zbatueshëm, si përpjekje për të siguruar proces rekrutimi solid dhe transparent. Respektimi i plotë i legjislacionit të zbatueshëm dhe i vendimeve të gjykatave është thelbësor. Institucionet e pavarura Parlamenti ka ndërmarrë masa për forcimin e rolit mbikëqyrës mbi institucionet e pavarura. Megjithatë, ka pasur polemika në lidhje me krijimin, emërimet dhe performancën e një sërë institucionesh dhe autoritetesh të pavarura që përgjigjen para Parlamentit. Është thelbësore që të zbatohet plotësisht legjislacioni përkatës dhe të forcohet profesionalizimi i këtyre institucioneve. Procedura e zgjedhjes së titullarëve dhe bordeve të këtyre institucioneve me shumicë të thjeshtë në Parlament, mbetet një problem shqetësues, sepse kjo rrezikon të ndikojë në pavarësinë e tyre. ILDKP Ndryshe nga rasti i legjislacionit për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), legjislacioni i ri i hartuar do të përfitonte nga shqyrtimi i ekspertëve ndërkombëtarë. Qeveria shqiptare ka kërkuar mision ekspertësh për të vlerësuar performancën, strukturën dhe kapacitetet e institucioneve të pavarura, me qëllim forcimin e funksionimit dhe pavarësisë së tyre. Reforma ekonomike Qeveria është e vendosur të vazhdojë reformën ekonomike dhe të forcojë qeverisjen ekonomike, në mënyrë që të rifillojë rritja eko-

nomike dhe të shtohet konkurrueshmëria. Është ngritur Këshilli Ekonomik Kombëtar i kryesuar nga Kryeministri dhe me pjesëmarrjen e komunitetit të biznesit, që të orientojë dhe të sigurojë koherencën e reformave ekonomike. Stabiliteti makroekonomik vazhdon të forcohet përmes një politike monetare të shëndoshë dhe norme inflacioni që mbetet në nivele të ulëta. Konsolidimi fiskal, tepër i nevojshëm, do të lehtësohet nga marrëveshja e huas e lidhur me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Kjo marrëveshje do të mundësojë pagimin e borxheve të mëdha të grumbulluara gjatë tre viteve dhe do të nxitë reforma të qenësishme në lidhje me menaxhimin e financave publike, tatimet, sistemin e pensioneve dhe energjetikën. Tashmë, reformat kanë rezultuar në rritje të të ardhurave tatimore dhe doganore, ndërkohë që janë shtuar hetimet ndaj skemave të mashtrimit dhe evazionit me TVSH-në... Antikorrupsioni ... Në tërësi, numri i hetimeve dhe i dënimeve mbetet i ulët, sidomos në çështjet e korrupsionit të nivelit të lartë. Numri i lartë i hetimeve për korrupsion, nuk çon në dënime me vendim të formës së prerë, gjë që vë në dukje nevojën për të forcuar pavarësinë, eficencën dhe llogaridhënien e gjyqësorit, si edhe nevojën për të forcuar kapacitetet e policisë dhe të prokurorisë...Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) ka marrë masa për të përmirësuar performancën e vet në tremujorin e parë të 2014-ës. Çështjet e fshehjes së pasurisë të denoncuara në Prokurori përfshijnë tre gjyqtarë, një prokuror, një ambasador dhe dy inspektorë...Publikimi i deklaratave të pasurisë, siç parashikohet në udhërrëfyesin për prioritetet kyçe, do të forcojë llogaridhënien dhe përpjekjet për të zbuluar pasuritë e pajustifikuara. Në tërësi, ka ekzistuar vullneti politik për të vepruar me vendosmëri për parandalimin dhe goditjen e korrupsionit. Thelbësore në luftën kundër korrupsionit do të jetë edhe reforma e thellë në gjyqësor. Lufta kundër krimit të organizuar ....Policia ka organizuar operacione të suksesshme në fushat e luftës kundër lëndëve

narkotike, trafikimit të qenieve njerëzore, pastrimit të parasë dhe konfiskimit të lëndëve plasëse brenda vendit, si dhe ka marrë pjesë në operacione të ngjashme jashtë Shqipërisë... Për sa i përket luftës kundër pastrimit të parave, në periudhën nga tetori 2013 deri në mesin e prillit 2014, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit pararendës, ka pasur një rritje të lehtë të veprave penale të pastrimit të parasë referuar nga policia pranë prokurorisë, me pothuaj të njëjtin numër keqbërësish. Sidoqoftë, numri i dënimeve për pastrimin e parasë mbetet i ulët... Për sa i përket luftës kundër drogës,po zbatohet Plani Kombëtar kundër kultivimit të drogës. Nga tetori 2013 deri në mars 2014, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit pararendës, ka pasur rritje të drogës së kapur marijuanë (18.8 t kundrejt 13.6 t) dhe kokainë (14.5 kg kundrejt 1.7 kg) dhe ulje të heroinës (25.6 kg kundrejt 44.8 kg). Asgjësimi publik i drogës është kryer në mars, prill dhe maj. Shtimi i numrit të operacioneve çoi në rritjen e ndjekjeve penale për trafik drogë gjatë kësaj periudhe. Hetimet për rastet e drogës duhet të shoqërohen sistematikisht me hetime financiare paralele. Reforma në Sistemin Gjyqësor ...Në tërësi, Shqipëria ka demonstruar përkushtimin ndaj reformës në gjyqësor, kryesisht duke ndërvepruar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e sistemit. Janë bërë përpjekje për të ulur numrin e çështjeve të prapambetura dhe ngarkesën e punës në përgjithësi, si edhe për rritjen e transparencës brenda gjyqësorit. Janë marrë masa për të nxitur llogaridhënien e gjyqtarëve dhe prokurorëve përmes miratimit të procedurave që disiplinojnë heqjen e imunitetit të tyre. Procedimet disiplinore janë pasur me një numër sanksionesh. Në reformën e sistemit gjyqësor, për të avancuar me vendosmëri në rrugën e integrimit evropian, Shqipëria ka nevojë të zbatojë me rigorozitet reformën në gjyqësor, përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me Komisionin e Venecias, miratimit të dispozitave kyçe shtesë për forcimin e pavarësisë dhe llogaridhënies – në përputhje me udhërrëfyesin për reformën në sistemin gjyqësor – si edhe zbatimit adekuate të masave të miratuara.


4

në fokus Meta: Të vendosur të thellojmë reformat

Batuta e Ramës: Më vjen keq për Çiljetën, por s'do të ketë koncert

TIRANË Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi dje një takim me

TIRANË Në deklaratën e tij se vendimi pozitiv për marrjen e statusit është më shumë përgjegjësi sesa arsye për të festuar, Rama lëshoi një shpotitje për mënyrën sesi qeveria e djeshme do ta kishte festuar këtë rast. “…As sot dhe as ditën kur do marrin statusin nuk do të ketë fishekzjarrë në qiellin e Tiranës. Nuk do të ketë as koncert. Më vjen keq për Çiljetën e për këngëtarët e tjerë që mund ta kishin ndryshe këtë ditë, po të ishin të tjerët në qeveri. Nuk do të ketë koncert, nuk do të ketë miting kundër opozitës. Do të ketë vetëm një ditë, për të shprehur rritjen e barrës së përgjegjësisë ndaj nesh. Besoj se e ndajmë bashkë mendimin që nuk është e lehtë të kërcesh atë vallen e shpatave me një tjetër, kur tjetri nuk do. Lëre më pastaj të kërcesh Shtrausin, kur tjetri s’do. Se kjo nuk është as valle shpatash, është një kërcim shumë i sofistikuar, për të shkuar bashkë drejt Bashkimit Europian...”, - tha ai.

komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle. Meta vlerësoi punën e Komisionit Europian dhe rekomandimin që ai dha për statusin e vendit kandidat Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit u shpreh gjatë takimit se Shqipëria është e vendosur të thellojë reformën në drejtësi dhe në drejtim të sundimit të ligjit. “Parlamenti është i vendosur të forcojë bashkëpunimin politik, rolin mbikëqyrës dhe gjithëpërfshirjen. Shqipëria europiane ka nevojë për kontributin e opozitës në rrugën e reformave”, - u shpreh Meta. Ndërsa komisionari Fyle theksoi se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm dhe se Komisioni Europian mbështet përpjekjet për zhvillimin e Shqipërisë.

Euroskeptikët

Fyle: Për PE-në zgjerimi s'është pjesë e problemit, por e zgjidhjes Komisioneri për Zgjerimin: “…Dëgjova mbështetjen e shteteve anëtare për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, qartë, qartë. Kjo gjë tregon se ne mund të kemi numra të ndryshëm të parlamentarëve, por jo politika të ndryshme të Parlamentit Europian. Parlamenti Europian ka qenë gjithnjë një nga mbështetësit dhe mbrojtësit më të fortë të zgjerimit” TIRANË Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle, foli qartë që në nisje të takimit të tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë mbi dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. “Më lejoni t’ju them qartësisht dhe pa dy kuptime se, duke vlerësuar punën e bërë nga qeveria e mëparshme dhe duke vlerësuar vullnetin politik, zotimin dhe hapat konkretë të qeverisë suaj, zoti kryeministër, dëshiroj ta bëj absolutisht të qartë që raporti i Komisionit, pa asnjë dyshim dhe rezervë, rekomandon dhënien e statusit kandidat për vendin tuaj”, - tha dje Fyle, përballë të cilit qëndronte kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Integrimit, Klajda Gjosha dhe kryetaren e komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu. Deklarata pozitive e Fyles u përcoll me po aq shpejtësi nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi të shkurtër në faqen e tij në Twitter. Por, kaq ishte euforia e tij. Më pas, në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama nuk u shpreh për ndonjë triumf edhe pse kishte vlerësuar paraprakisht se“ishte hera e parë që një qeveri e sapozgjedhur bënte disa gjëra mbresëlënëse”. “Nuk do dëgjoni nota triumfi nga unë e qeveria ime, pasi rruga e integrimit rrit përgjegjësinë, bëhet më e vështirë…”, - u shpreh ai. Qëndrimi pozitiv i Komisionit Europian, që u pasqyrua gjerësisht në ra-

portin e dorëzuar dje autoriteteve shqiptare është vetëm hapi i parë, ndërkohë që pritet vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së. Andaj Rama u shpreh i rezervuar për të folur për këtë etapë ku futen në lojë edhe skeptikët. “…Për sa i përket skeptikëve, më lejoni t’i gëzohem faktit që ne ia dolëm të bëjmë punën tonë. Më lejoni t’i gëzohem mbështetjes së miqve. Ditët në vijim do kemi kohë edhe për skeptikët…”, - tha ai. I pyetur po për këtë çështje, eurokomisioneri Stefan Fyle beson se konfigurimi i ri në PE nuk mund të sjellë politika të ndryshme sa i përket zgjerimit. Për ta ilustruar këtë fakt, Fyle solli në vëmendje takimin e Vjenës mbajtur dy ditë më parë, ku u rikonfirmua angazhimi dhe përkushtimi i perspektivës europiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor. “…Në fakt, edhe kur ishim në Vjenë e dëgjova qartazi këtë gjë. Dëgjova mbështetjen e shteteve anëtare për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, qartë, qartë. Kjo gjë tregon se ne mund të kemi numra të ndryshëm të parlamentarëve, por jo politika të ndryshme të Parlamentit Europian. Parlamenti Europian ka qenë g jithnjë një nga mbështetësit dhe mbrojtësit më të fortë të zgjerimit. Parlamenti ka qenë ai institucion që e ka bërë shumë të qartë, që zgjerimi nuk është pjesë e problemit, por

Bregu: Opozita, e gatshme për ato reforma që do jenë gjithëpërfshirëse TIRANË Kryetarja e komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu deklaroi dje se PD-ja ndjehet mirë për vlerësimin që Komisioni Europian i ka bërë tetë viteve punë të qeverisë së kaluar në funksion të marrjes së statusit të vendit kandidat. Në një deklaratë për mediat pas takimit të tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë, Bregu theksoi se hapat e tjerë të procesit duhet ta kthejnë vëmendjen tek monitorimi i respektimit të ligjit, Kushtetutës dhe institucioneve të pavarura, “për të cilat opozita do të japë mbështetjen e saj përsa kohë reformat do të jenë gjithëpërfshirëse, transparente dhe pa gjuhën e agresivitetit”. Bregu mori gjithashtu përgëzime nga kryeministri Rama për punën që ajo ka bërë në funksion të integrimit. “…Një falenderim i sinqertë për kryetaren e komisionit parlamentar të Integrimit, zonjën Majlinda Bregu, e cila nga pozicioni institucional ka pasur edhe ajo rolin e vet të çmuar në këtë proces”, - u shpreh Rama gjatë konferencës për shtyp.

Konsensusi, Rama: Do ta ftojmë opozitën në vallëzim, por ne do të udhëheqim TIRANË Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle u kujdes të theksonte që në fillim të konferencës për shtyp se klima e vazhdueshme konfrontuese politike e dëmton imazhin e Shqipërisë dhe mund të pengojë procesin e reformave. “Si qeveria ashtu dhe opozita duhet të tregojnë moderim dhe të ndërveprojnë në mënyrë konstruktive me një qasje që bazohet tek kompromisi”,- tha ai. Për kompromis dhe gjithëpërfshirje ai iu referua edhe një reforme tjetër të rëndësishme, asaj për ndarjen e re administrativo-territoriale. “Është e një rëndësie tejet të madhe që për çështje kaq vendimtare si kjo, procesi të jetë gjithëpërfshirës. E kam bërë tejet të qartë që është në dorën e qe-

verisë, por edhe të opozitës, që të japin rezultate për këtë përgjegjësi që kanë…”,- tha ai. Nga ana e tij, kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të përfshijë në reforma opozitën, edhe pse shtoi se mandatin për të udhëhequr e ka vetëm kjo mazhorancë. “…Ne do të bëjmë çmos që t’i ofrojmë opozitës gjithçka mundemi, që të përfshihet në vallëzim. Se vallëzimi në këtë rast bëhet bashkë. Jemi absolutisht të vendosur që çdo reformë, çdo ligj, çdo hap ta diskutojmë me opozitën. Por ne kemi fituar zgjedhjet, opozita i ka humbur zgjedhjet. Mandatin për ta çuar këtë vend përpara e kemi ne. Ne do dëgjojmë, por ne do të udhëheqim…”, - tha Rama.

është pjesë e zgjidhjes…Unë shpresoj që zgjerimi nuk do të ndikohet nga rezultatet e zgjedhjeve në Parlamentin Europian…”, tha ai. Ndërsa Rama shtoi: “…Raporti ja ku është. Por, sigurisht, vendet anëtare kanë edhe arsye të tjera, që janë arsyet e tyre dhe që nuk kanë lidhje me Shqipërinë. Unë kam nderin dhe privilegjin të jem Kryeministri i Shqipërisë dhe përgjigjem për punën që bën qeveria e Shqipërisë përpara shqiptarëve”. Ndërsa për meritat që ka qeveria e kaluar në funksion të marrjes së statusit, Rama tha se do të flasë në një kohë tjetër. Ajo që dihet me siguri tashmë është deklarata e vetë komisionerit për Zgjerimin se “ai sheh argument të fortë për një vendim pozitiv nga shtetet anëtare”. “….Angazhimi apo përkushtimi i këtij momenti dhe përpjekjet e tanishme duhet të vazhdojnë dhe të intensifikohen përtej takimit të qershorit të shteteve anëtare, në mënyrë që të garantohet pakthyeshmëria e reformave dhe në veçanti për sa i përket shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. Këto reforma duhet të jenë gjithëpërfshirëse, koherente dhe të orientuara drejt rezultateve”, - nënvizoi Fyle. Nevila Perndoj

Statusi, Basha kërkon mbështetjen e Gjermanisë BERLIN Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e filloi vizitën e tij në

Berlin me një mëngjes pune nga Dr. Andreas Schockenhoff, nënkryetar i grupit parlamentar për Politikën e Jashtme të CDU-CSU në Bundestag, i shoqëruar nga Roderich Kieseëetter, raportues për Shqipërinë i grupit parlamentar CDU-CSU. Po dje, kryetari i Partisë Demokratike u prit në një takim të veçantë edhe nga kryetari i Komisionit për Çështjet e BE-së në Parlamentin gjerman, z. Gunther Kirchbaum. Gjatë bisedës, kryetari i opozitës theksoi se PD është e vendosur të mbështesë pa asnjë rezervë dhe pa kushtëzim integrimin europian të Shqipërisë. Për pasojë, ai kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për një vendim pozitiv në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për marrjen e statusit. “Duke iu referuar situatës aktuale, zyrtarët e lartë gjermanë theksuan se respektimi i shtetit ligjor dhe zbatimi i vendimeve të gjykatave, respektimi i institucioneve të pavarura dhe garantimi i hapësirës institucionale për opozitën si dhe lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit janë standarde europiane të panegociueshme”,- thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së.


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

05.06.2014

5

Ngec shqyrtimi i projektligjit për legalizimet në bregdet. Deputetët e mazhorancës në komisionin e Ligjeve janë shprehur dje se nisma është e paqartë. Debati te Ligjet, Xhafaj-Lames: Ligji i paqartë, nuk e di se ç’po bën

Legalizimet në bregdet

Deputetët e majtë kundër draftit të qeverisë Bllokohet shqyrtimi i ndryshimeve të paraqitura nga qeveria në ligjin “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”. Kjo pasi mënyra sesi ekzekutivi kërkon t’i japë zgjidhje çështjes së hipotekimit të banesave në zonat turistike nuk ka bindur jo vetëm deputetët e opozitës, por edhe ata të mazhorancës, të cilët dje në komisionin e Ligjeve kanë shprehur hapur një sërë dyshimesh në lidhje me zgjidhjet e ofruara nga këto ndryshime. Mbledhja e djeshme në komisionin e Ligjeve, si komision përgjegjës për këtë nismë, ka nisur me një prezantim të detajuar të drejtorit të ALUIZNI-t, Artan Lame, i cili pasi ka bërë një përmbledhje të historisë së zhvillimeve ndërtimore në bregdet, ka shpjeguar edhe arsyet se përse qeveria ka sjellë këto ndryshime. Kështu ai ka theksuar se projektligji në fjalë kërkon t’i japë zgjidhje tri kategorive të ndërtimeve në bregdet: atyre që janë pjesë e fshatrave turistike që janë ndërtuar me leje, por që s’kanë një marrëveshje qiradhënieje me shtetin; kategorisë së fshatrave të tjera që janë ndërtuar në bregdet me leje, por që konsideron si subjekte të pastimuluara në zona të stimuluara, dhe të kategorisë së fshatrave që janë prekur nga vendimet e AKKP-së, e cila pjesën e tokës ku janë ngritur këto ndërtime ua ka kthyer ish-pronarëve. “Në total bëjnë rreth 12 deri 14 mijë familje që presin zgjidhjen e këtij problemi”, - tha Lame duke iu referuar kështu numrit total të atyre familjeve që kanë një shtëpi në bregdet në fshatrat turistike. Ai ka shpjeguar se me këto ndryshime bëhet e mundur që ata që kanë blerë këto shtëpi nga investitori, mund të blejnë tashmë edhe truallin si dhe sipërfaqen e lirë që gjendet mes pallateve apo mes vilave, në mënyrë që më pas të shkojnë në hipotekë për të bërë regjistrimin e banesës së tyre. Madje siç parashikohet në ligj, të gjitha kë-

to familje e kanë të detyrueshme ta blejnë si truallin ashtu edhe tokën e lirë me çmimin e tregut. Kjo ka theksuar Lame, është gjetur si një zgjidhje e nevojshme për të shmangur futjen në këto sipërfaqe të lira të personave të tjerë të cilët mund të dëmtonin më shumë zonën. Por kjo gjë nuk ka bindur deputetët socialistë, të cilët kanë shprehur dyshimet e tyre se ky version mund të ishte një zgjidhje e duhur. “Unë kam një ndjesi nga kjo që thatë që diçka nuk shkon. Nëse ne duam ta mbrojmë, në radhë të parë ne e mbrojmë me ligj dhe themi, aty nuk legalizohet dhe nuk ndërtohet. Pastaj këtë mbrojtjen popullore, civile, të gjithë bashkë të mbrojmë territorin, e shoh pak me dyshim, - tha deputeti socialist, Blendi Klosi. Por akoma më i ashpër me këtë nismë ka qenë kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, i cili duke replikuar me kreun e ALUIZNI-t, i ka thënë atij që më mirë të mos e kishte sjellë këtë nismë kur nuk është e qartë se çfarë ajo do të trajtojë. “Po të them mos e sill këtë ligj, nëse nuk je i qartë se çfarë je duke bërë”, - tha Xhafaj. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lamajt, i cili në përgjigjen e vet ka deklaruar se “ligji është shumë i qartë. Synon të sistemojë problemin e 14 mijë familjeve, kaq”. Por kjo nuk ka bindur sërish kryetarin e komisionit, Fatmir Xhafaj, i cili në mbyllje të pyetje-përgjigjeve nuk ka vijuar me diskutimin e nismës në parim, por ka preferuar që ta mbyllë mbledhjen për t’i lënë kohë qeverisë që të reflektojë për shqetësimet e ngritura në këtë seancë. “Ne po e ndërpresim këtu, në mënyrë që të reflektojmë para diskutimit në parim dhe pastaj në diskutimin nen për nen. Do t’u lutesha këshilltarëve që këto çështje që thamë sot t’i risistemojnë, që t’ua rivëmë përpara të gjithë kolegëve para diskutimit në parim por edhe përfaqësuesve të qeverisë, në mënyrë që të marrim një vendim të matur dhe të përgjegjshëm”, - tha Xhafaj.

Kategoritë e fshatrave turistike

1

Kategoria e parë është ajo që përfshin fshatrat turistike me leje ndërtimi, me kontratë qiraje të lidhur dhe këtu përfshihen 52 njësi të tilla. Këto kanë brenda 6 deri 8 mijë shtëpi banimi.

2

Kategoria e dytë është ajo që përfshin fshatrat turistike me leje ndërtimi, por që sot nuk janë të hipotekuara për shkak se s’kanë kontratë qiraje. Kjo kategori përfshin 63 fshatra turistike me 3-4 mijë njësi banimi. Ky numër mund të shkojë deri në 100 subjekte.

3

Kategoria e tretë janë subjektet joturistike në zona turistike dhe përfshin 10 njësi. Teorikisht duhet të jenë rreth 40 njësi. Bëhen afro 1 mijë njësi banimi.

4

Kategoria e katërt përfshin rreth 6 fshatra turistike me rreth 130 shtëpi, për të cilat AKKP u ka kthyer tokën ish-pronarëve. Në total bëjnë rreth 12 deri 14 mijë familje që presin zgjidhjen e këtij problemi.

Blendi Klosi: Për këto zona që ju përpiqeni t’i mbroni, pse nuk veproni ashtu siç vepruat me ligjin e legalizimit? Unë kam një ndjesi nga kjo që thatë se diçka nuk shkon. Nëse ne duam ta mbrojmë, në radhë të parë ne e mbrojmë me ligj dhe themi aty nuk legalizohet dhe nuk ndërtohet. Pastaj këtë mbrojtjen popullore, civile, të gjithë bashkë të mbrojmë territorin, e shoh çik me… Lame: Atëherë, meqë s’ka vlerë për të mbajtur sekret, po jua them sekretin e hiles pozitive. Pra, mënyra pozitive që kemi gjetur ne për t’i shpëtuar këto zona. Nëse ne i mbrojmë me ligj, ne e dimë shumë mirë se vjen një qeveri tjetër nesër dhe thotë anulohet ai nen dhe ato prona i marrin. Nëse ne i japim në bashkëpronësi, ne i shpëtojmë, sepse duhen të mblidhen 200 firma për të ndryshuar funksionin. Klosi: Unë vazhdoj të jem më shumë me ligjin sesa me dëshirën e atyre 200 banorëve apo firmëtarëve. Xhafaj: Nuk e kuptova dot, dhe që të jemi të saktë, këto shifrat nga 6 deri në 8, si shpjegohet që ju i keni të gjitha të dokumentuara dhe dëshironi të bëni një proces dhe doni të hyni në një proces pa patur një situatë reale prej jush? Sa është sipërfaqja në total e gjithë këtyre zonave dhe fshatrave që përmendët dhe sa nga këto janë sipërfaqe truall nga banesat dhe sa është e lirë që do të jepet në bashkëpronësi, apo do t’i jepet shtetit? Lame: Pasi ju paraqita shifrat, ju paraqita pse ato nuk janë të sakta. Në njësitë vendore dokumentacioni nuk është i plotë. Nuk ekziston më KZHT-ja, ka ndryshuar disa herë titullin. Arkivi tani ka kaluar tek Arkivi i Shtetit në Berat. Pra, informacioni i mbledhur është midis nesh dhe ministrisë dhe qytetarëve që janë paraqitur nga 2009-ta e këtej. Nëse është e nevojshme, hajde të gjejmë një mënyrë ligjore e të hapim Arkivin e Beratit. Shifrat do të vërtiten në këtë fashë numrash. Xhafaj: Një minutë...se unë nuk jam me shkollë nate. Lame: Pse kush është me shkollë nate? Xhafaj: Po s’e di, por do ti të më bësh mua. Unë të bëra një pyetje zotëri, sa është sipërfaqja? Lame: Jo është mbrapa, është tek pyetja e tretë. Xhafaj: Dakord, do ta bësh pyetje të tretë, bëje pyetje të tretë. Lame: Jo, nuk dua ta bëj unë të tretë, e keni bërë ju të tretën. Xhafaj: Po të lë lirinë të thuash. Lame: Jo, me të parën nuk e di a isha i qartë. Xhafaj: E the sipas mënyrës suaj. Lame: Jo, nuk e thashë sipas mënyrës sime, por thashë informacionin zyrtar që kemi. Xhafaj: Ta vlerësoj përgjigjen e pyetjes. Lame: Nuk kërkova vlerësimin e pyetjes, kërkova, a doni tjetër informacion në këtë çështje? Xhafaj: S’ke çfarë më jep më, se s’ke. Lame: Po jo mund të kem. Xhafaj: Do më çosh në ato depozitat e Beratit? Lame: Po. Është një zgjidhje dhe ajo. Shkojmë e hapim... Xhafaj: Hapini ju, s’është detyra ime. Lame: Jo nuk i hap unë, do një ligj për të hapur atë. Xhafaj: Mos hajde këtu të sjellësh një ligj kur s’e ke hapur atë. Ky është nënteksti. Lame: Atë nuk e hap dot unë. Arkivat janë atje, situata që kemi ne është kjo. Xhafaj: Mos e vazhdo më shumë, se po vazhdove do të them ndonjë gjë tjetër... Lame: I themi të gjitha, sepse unë s’po fsheh asgjë. Xhafaj: Epo mirë atëherë, po të them mos e sill këtë ligj nëse nuk je i qartë se çfarë je duke bërë. Lame: Jo jam shumë i qartë se çfarë jam duke bërë. Xhafaj: Po ke sjellë një ligj që nuk e di se çfarë je duke bërë. Lamaj: Ligji është shumë i qartë. Më thuaj çfarë nuk është e qartë? Synon të sistemojë problemin e 14 mijë familjeve, kaq. Xhafaj: 6-8 mijë nuk janë kunguj, e as fara luledielli. Lame: Nuk është bërë asnjëherë dhe po bëhet për herë të parë tani, edhe ky numërim do të bëhet për herë të parë tani. Xhafaj: Mirë pra, bëje dhe hajde këtu. Hysi: Kam një pyetje lidhur me atë çfarë ju thoni në nenin 7, e drejta që ka ALUIZNI për t’u kaluar në bashkëpronësi të detyrueshme të gjitha subjekteve të interesuara pjesën e ambienteve të lira të përbashkëta. Çfarë do ndodhë nëse në një fshat turistik ku ka 200 familje, një pjesë e tyre nuk pranojnë të jenë bashkëpronarë? Lame: Atëherë, çfarë do ndodhë me qytetarët që nuk paraqiten? Normalisht, qytetarët paraqiten se janë të interesuar të zgjidhin problemin. Ai është i interesuar të vijë të blejë truallin. Nëse ai nuk tregon interes, prona e tij mbetet e paregjistruar në Hipotekë. Xhafaj: Nuk e dëgjon, nuk je i vëmendshëm sot. Lame: Mirë pra, mua më kanë vënë në atë rol dhe mund të jem trashur... por nuk është nevoja ta vini ju në dukje se jam unë i trashë. Xhafaj: Jo jo, thashë se nuk je i vëmendshëm sot, e thashë sot. Unë besoj se jo vetëm unë por edhe këta që janë këtu kanë shumë respekt për atë që dini ju dhe atë që bëni ju. Por edhe ju në këtë rast duhet të keni respekt për shqetësimin që kemi ne. Lame: Unë nuk e di se ku e patë ju mungesën time të respektit. Xhafaj: Mos e shtroni ashtu se na fyen, të thashë që nuk je i vëmendshëm për të dëgjuar kolegen. Këtu çështja nuk është për ju personalisht dhe as për mua personalisht, por është fjala për një qëndrim që do mbajë ligjvënësi. Ndaj nuk është serioze që pasi kemi gabuar dy herë, të gabojmë herën e tretë. Ne po e ndërpresim këtu në mënyrë që të reflektojmë.


6

ngjarje e ditës

ditari

Me një shumicë votash dhe në mungesë të këshilltarëve demokratë që braktisën mbledhjen, është shkarkuar Anesti Dhimojani dhe në vend të tij është zgjedhur kryetari i ri, Sadrit Danaj

PD: Kryetari i ri u përgjua kur tha: Vajzën duhej ta kishim vrarë Pas zgjedhjes së Sadrit Danajt si kryetar i Qarkut të Vlorës, Partia Demokratike ka akuzuar Ramën se po vazhdon emërimet e personave me precedentë penalë. Përmes një deklarate për mediat, deputeti Arben Ristani tha se kryetari i ri është implikuar në rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni në Itali. “Në të njëjtën orë, teksa mburrej para medias në krah të Komisionerit Fyle, Edi Rama i dha drejtimin e Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danajt, pa iu dridhur qerpiku për të shkuarën e këtij rilindasi. Pyesni këdo në Vlorë, ose kontrolloni në Google, emrin e këtij personazhi. Do të zbuloni, dy gazetat më të mëdha të Italisë, që shkruajnë se Sadrit Danaj është përfshirë në një histori mafioze rrëmbimi në Sicili në vitin 2000. “Corriere Della Sera” dhe “La Repubblica”, kanë në arkivat e tyre të kronikës së zezë, rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni, për ta detyruar atë të paguante një gjobë të majme”,denoncoi Ristani. Deputeti demokrat citoi “La Repubblican”, sipas së cilës policia ka përgjuar telefonatën e Sadrit Danajt, me bashkëpunëtorët e tij italianë, ku ai është shprehur si më poshtë: “Vajza duhej vrarë, vetëm kështu do t’ia kishim hedhur. Trupi nuk do të gjendej kurrë dhe ne nuk do të kishim rrezikuar asgjë”. Ristani akuzoi kryeministrin rama për lidhjen e tij me krimin “Ky pra është Edi Rama. Kjo është rilindja e tij. Këtë e dinë tashmë të gjithë shqiptarët, por është mirë ta mësojë dhe z.Fyle se, fjalët e bukura që kryeministri shqiptar thotë në krah të tij, i ndan një hendek i pakapërcyeshëm me botën e errët të krimit, të cilën Edi Rama po e promovon pandalshëm në kupolën e drejtimit të shtetit”- përfundoi ai. Sadrit Danaj

PS- PDK zgjedhin kryetarin e qarkut, PD: Danaj rrëmbeu vajzën e një biznesmeni Partia Socialiste ka bashkuar votat me PDK-në e Ndokës për shkarkimin e kryetarit të qarkut të Vlorës dhe zgjedhjen e një kandidati të përbashkët. Denoncon PD: Sadrit Danaj është i përfshirë në një histori mafioze Lufta politike për të marrë në drejtim këshillat e qarqeve pas ndryshimit të pushtetit që erdhi si pasojë e zgjedhjeve të qershorit vazhdon. Partia Socialiste tashmë në pushtet po bashkon votat me parti të koalicionit të djathtë dhe po miklon dhe këshilltarë të PD-së për të marrë në drejtim qarqet e mëdha në vend,që janë aktualisht nën drejtimin e PD-së. Kjo ka ndodhur të mërkurën në Vlorë, ku kreu i Qarkut, Anesti Dhimojani është shkarkuar në mungesë dhe në vend të tij është zgjedhur një përfaqësues i PS-së. Për të bërë të mundur këtë, Partia Socialiste ka bërë aleancë me Partinë Demokristiane (PDK) dhe ka marrë në gjirin e saj dhe një këshilltar të Partisë Demokratike. Kështu, me një shumicë votash dhe në mungesë të këshilltarëve

demokratë që braktisën mbledhjen, është shkarkuar Anesti Dhimojani dhe në vend të tij është zgjedhur kryetari i ri, Sadrit Danaj. Danaj u propozua si kandidat i përbashkët i PS-së dhe PDK-së, ndërsa mbledhja e Këshillit të Qarkut u cilësua urgjente dhe jashtë radhës. Ajo që ndodhi dje në Vlorë vjen pas një situate të ngjashme në Qarkun e Korçës, ku vetëm pak ditë më parë u shkarkua kreu nga radhët e PD-së dhe u zgjodh një përfaqësues i PS-së, situatë që pasoi me debate të ashpra mes palëve dhe akuza për blerje votash. Loja e votave

Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, Anesti Dhimojani ishte zgjedhur në këtë detyrë pas zgjedhjeve lokale të vitit 2011 dhe në faqen zyrtare të Qarkut Vlorë (qarkuvlore.gov.al) ai vazhdon të jetë kryetari i Këshillit. Por në fakt, që nga dita e djeshme ai nuk e ushtron më këtë detyrë, pasi në mbledhjen urgjente të thirrur nga këshilltarët e majtë Dhimojani u shkarkua me shumicë votash, duke ndryshuar kështu dhe balancën politike në këshill. Mbledhja u thirr nga 38 këshilltarë nga 59 që ka gjithsej këshilli. 17 këshilltarë të djathtë e bojkotuan këtë mbledhje, ndërsa shkarkimi i Dhimoja-

Ajo që ndodhi dje në Vlorë vjen pas një situate të ngjashme në Qarkun e Korçës, ku vetëm pak ditë më parë u shkarkua kreu nga radhët e PD-së dhe u zgjodh një përfaqësues i PS-së, situatë që pasoi me debate të ashpra mes palëve dhe akuza për blerje votash.

nit erdhi pas një votimi, ku 39 vota ishin pro shkarkimit dhe vetëm 3 kundër. Në po të njëjtën mbledhje këshilli votoi emërimin e kryetarit të ri, Sadrit Danaj, me 42 vota pro dhe asnjë kundër. Sadrit Danaj ishte kandidati i vetëm i propozuar nga këshilltarët e PS-së dhe PDKsë. Pas këtij votimi, i përket prefektes së Vlorës të japë verdiktin për ligjshmërinë e kësaj mbledhjeje dhe vendimeve të rëndësishme të marra në të. Pas mbledhjes, ish-kryetari Dhimojani deklaroi për mediat se shkarkimi i tij ishte i paligjshëm, i tërë procesi sesi u zhvillua, dhe se ai tani do ta ndjekë atë në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Një tjetër zhvillim ndodhi gjatë kësaj mbledhjeje, ku PDKja që mbante vendin e nënkryetarit i ka lënë këtë post partisë tjetër aleate me PSnë, PBDNJ-së. Nënkryetari i Këshillit të Qarkut, Dhimitraq Lapa i PDK-së dha dorëheq jen dhe në vend të tij u votua kandidatura e vetme, ajo Harallamb Panteqit të PBDNJ-së, i cili u zgjodh me votim të fshehtë: 36 vota pro dhe 2 kundër. Ky ishte mocioni i dytë për shkarkimin e kryetarit të Qarkut dhe rëndësia politike e kësaj mbledhjeje u duk me praninë e deputetëve të PS-së, Valentina Leskaj dhe Taulant Balla.

Banorët kundër koncesionit të minierës, policia arreston protestuesit Kukës - Dita e dytë e protestës së banorëve të fshatit Kalimash në Kukës kundër firmës koncesionare të minierës së Kalimashit ka përfunduar me dhunë mes përleshjes së banorëve me policinë. Më shumë se gjysma e protestuesve janë shoqëruar nga policia e qytetit. Gjatë ditës së djeshme forcat e policisë së Kukësit dhe asaj të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në kantierin e kompanisë. Banorët thanë për mediat se policia ka ushtruar dhunë, ndërkohë që ka shoqëruar në komisarit shumë prej tyre, çka i ka irrituar akoma më shumë. Po sipas banorëve, policia ka gjuajtur në ajër edhe me armë zjarri, raporton “Ora Neës” dhe “VizionPlus”. Rreth 100 banorë janë grumbulluar sipër fshatit, ndërsa dhjetëra uniforma e mjete të policisë janë vendosur në urën e Kalimashit për të penguar lëvizjen e banorëve drejt minierës. Në ish-fabrikën e Përpunimit të

Kromit janë instaluar Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, të ardhura nga Shkodra, për të garantuar punën e sipërmarrësve. Konsorciumi kinezo-turk ‘IMI’ dhe “Kurum”, në gusht të vitit 2013 kanë marrë lejen e shfrytëzimit të minierës. Edhe drejtuesit e firmës thonë se ka pasur firma fantazmë dhe në inventarin e minierës mungo-

jnë 400 mijë ton krom. Situata e krijuar në fshatin Kalimash ka qenë mjaft e tensionuar dhe përfaqësues të Prefekturës kanë marrë përsipër negociatat me banorët. Por këto nuk kanë dhënë ndonjë efekt, pasi banorët kanë këmbëngulur në kërkesën e tyre për largimin e firmës koncesionare që shfrytëzon pasuritë minerare të kësaj zone. Ndërkohë ka reaguar Shërbimi i Minierave. “Kjo minierë i është dhënë me koncesion shoqërisë ‘IMI’, e cila është munduar të hyjë në ambientet e minierës dhe rezistenca ndoshta e banorëve që kanë shfrytëzuar në mënyrë klandestine ka bërë që Policia e Shtetit të ndërhyjë forcërisht për të bërë të mundur disiplinimin e shfrytëzimit të kësaj miniere. Shpresojmë që të bëhet i mundur shfrytëzimi normal i kësaj miniere. Shfrytëzimet në mënyrë klandestine ne do i ndërpresim”, thuhet në reagimin e këtij institucioni.

shkurt

Arrestohet 50-vjeçari, dhunoi prindërit e një polici Tepelenë -Policia e Tepelenës ka vënë në pranga një 50-vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht prindërit e një punonjësi policie. Krimi është bërë për shkak të detyrës së këtij të fundit. Në pranga ka rënë Artur Bardhi nga fshati Gusmar në komunën Kurvelesh të Tepelenës, për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj prindërve të punonjësit të policisë po nga i njëjti fshat. Sipas policisë, dhuna ndaj prindërve të efektivit blu është bërë për të ushtruar presion ndaj policit për mospjesëmarrje në operacionet e kontrollit të territorit. Dosja ndaj Bardhit i ka kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme për veprën penale “goditje të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”.

Protestë kundër ndërtimit të një guroreje Milot - Banorët e fshatit Malbardhë të komunës Milot kanë dalë dje në protestë kundër ndërtimit të një guroreje pranë fshatit të tyre, duke e cilësuar të rrezikshme për jetën e tyre dhe të fëmijëve. Banorët kanë protestuar kundër lejes së dhënë nga shteti për këtë gurore, duke tentuar të bllokojnë punën e firmës që ka marrë këtë leje. Sipas banorëve, vendi ku është dhënë leja është një kurorë e gjelbër me pisha dhe prerja e tyre do të shkaktonte një masakër mjedisore. Në protestën e djeshme kanë qenë mbi 300 banorë të kësaj zone, të cilët kërkojnë që të vihen para drejtësisë personat përgjegjës që kanë dhënë këtë leje në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, ata pretendojnë se kjo gurore do të ndikojë në shëndetin e tyre, pasi afër vendit ku është dhënë leja janë edhe shtëpitë e tyre. Banorët e fshatit MalBardhë kanë qëndruar për rreth një orë në protestë, duke mos lejuar mjetet e firmës që të vazhdojnë punën për ndërtimin e gurores.


kronikë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

05.06.2014

7

Kleviol Ahmetaj nga Lushnja ka përfunduar në pranga, pasi gjurmët e tij të gishtave janë gjetur mbi lëndën narkotike. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur edhe disa persona të tjerë, mes të cilëve edhe një ish-oficer policie

Arrestohet i katërti i trafikut të drogës me avion Policia ka arrestuar një tjetër të dyshuar për drogën që do të trafikohej me avion nga Divjaka. Kleviol Ahmetaj nga Lushnja është arrestuar mbrëmë në këtë qytet, duke e çuar në 4 numrin e të prangosurve për këtë çështje. Po sipas të njëjtave burime, arrestimi i tij është kryer nga forca të posaçme operacionale në Lushnjë, pas urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nën akuzën e bashkëpunëtorit në trafikun me avion. Deri më tani në pranga janë vënë piloti italian,

Giorgio Riformato, korrieri Sajmir Bajrami si edhe paketuesi i drogës, Aurel Pupa. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur edhe disa persona të tjerë, mes të cilëve edhe një ish-oficer policie. Burime nga grupi i hetimit bënë me dije se Ahmetaj u arrestua pasi gjurmët e tij të gishtave u gjetën në letrat e natribanit, me të cilat ishte mbështjellë kanabisi i t r af i ku a r n g a S ajm ir Bajr a m aj. Megjithatë, Prokuroria e Krimeve të Rënda beson se ish-oficeri i policisë ka

një rol kyç në këtë histori, pasi mendohet se është personi që ka siguruar sasinë prej 460 kilogramësh kanabis-sativa. Megjithë kërkimet e kryera, ai ka mundur t’i shpëtojë deri më tash arrestimit me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Nga ana tjetër, hetimet kanë rrëzuar edhe dëshminë e emigrantit Bajrami. Deri më tani rezulton se lënda narkotike është siguruar në Lazarat, dhe jo në Krujë, siç deklaroi Bajrami dhe paketimi i saj është realizuar në Lushnjë.

“Fshesa” e fundit, lirohen nga policia 6 drejtuesit e kohës së Berishës Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka liruar nga policia drejtuesit me karrierë të gjatë, si Tonin Vocaj, Nikolin Bala, Artan Cuku apo Astrit Halili. Shkak është bërë shkrirja e pozicionit të punës Dashamir Biçaku

Gjashtë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit përgjatë viteve të fundit janë liruar dje me urdhër të Artan Didit. Motivacioni zyrtar është ai i shkrirjes së funksionit, megjithatë është tashmë i njohur fakti se ish-drejtuesit e policisë në kohën e “Berishës” nuk shiheshin me sy të mirë nga qeveria e re. Tonin Vocaj, Nikolin Bala, Artan Cuku, Astrit Halili, Arjan Bozhaj, Fehmi Doda janë 6 drejtuesit e lartë që duhet të dorëzojnë uniformën. Përgjatë muajve të fundit ata kishin punuar si specialistë në zyrën e Studimeve Strategjike, pozicionet e së cilës janë ulur në 14 poste. Sipas burimeve të policisë, organika e kësaj strukture ka qenë me 24 vetë, por nga ky numër funksionesh, 4 vende ishin vakante. Ndërkaq, pas ristrukturimit të Policisë së Shtetit, 10 nga vendet janë shkurtuar, por vetëm 6 oficerë ishin më tepër se organika. Laura Totraku konfirmoi se struktura e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pësuar ndryshime dhe shumë funksione janë shkrirë. Ajo nuk tha se kush ishin emrat e punonjësve të policisë të cilëve iu janë shkurtuar vendet e punës. Në këtë mënyrë, oficerët që kishin gradat më të larta ishin Tonin Vocaj, ish-

drejtues i Hetimit të Krimeve të Rënda dhe me një karrierë të pasur më tepër se 25- vjeçare në Policinë e Shtetit. I kontaktuar nga MAPO, Vocaj tha se askush nuk i kishte komunikuar urdhrin e largimit nga policia. Veç tij është liruar dhe Artan Cuku, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, ishzv/drejtor i Policisë së Tiranës, Fierit, Vlorës e Beratit. Madje ky i fundit gjatë muajit tetor ishte vlerësuar maksimalisht nga krerët e Ministrisë së Brendshme gjatë zhvillimit të operacionit “Marrëzia e Fundit” në Vlorë, si dhe në aksionet e ndërtimeve pa leje. Arjan Bozhaj, një tjetër ish-drejtues i Policisë së Fierit me gradën Drejtues i Parë, është një tjetër i larguar. Bozhaj është një nga oficerët që iu shkurtua vendi organik, për shkak se për gradën e tij nuk kishte vend. Bozhaj njihet si një oficer i vjetër policie me eksperiencë në hetimin e krimeve dhe në drejtimin e njësive vendore të policisë, si drejtoritë e qarqeve në vend. Bozhaj veç eksperiencës së tij të gjatë, është bërë pre e katër sulmeve të ndryshme me armë ndaj tij për shkak të detyrës. I pari ka qenë në periudhën e trazirave të vitit 1997, më pas në Shkodër, ndërsa i fundit i përket vitit 2007 në Fier. Nikolin Bala, po ashtu është një nga ish-drejtuesit e policisë që ka kryer funksione të ndryshme të larta në radhët e Policisë së Shtetit, si drejtor i Policisë në Qarkun e Durrësit, në Shkodër, drejtor i Hetimit të Krimeve të Rënda. Para se të vinte në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, Bala kryente funksionin e drejtorit të Operacioneve Speciale në Policinë e Shtetit. Fehmi Doda është oficeri i fundit që u lirua nga radhët e policisë, po ashtu me gradën Drejtues i Parë. Astrit Halili,

Burime nga Policia e Shtetit thanë se vendimi nuk është përfundimtar, pasi nëse ndonjë nga oficerët do të pranojë uljen në gradë, atëherë mund të gjendet edhe ndonjë pozicion i lirë në radhët e Policisë së Shtetit.

ish-drejtor i SHKB-së dhe i Drejtorisë së Standardeve, u lirua nga detyra ashtu si edhe kolegët e tij, për shkurtim organik të vendit të tij të punës. Ndërkaq, më parë ishte transferuar nga kjo drejtori edhe Agron Nuredini, bashkëshorti i ish- Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama. Nuredini, mësohet se u transferua me një detyrë në Durrës. Burime nga Policia e Shtetit thanë se vendimi nuk është përfundimtar, pasi nëse ndonjë nga oficerët do të pranojë uljen në gradë, atëherë mund të gjendet edhe ndonjë pozicion i lirë në radhët e Policisë së Shtetit.

Në koma nga dhuna, por nuk denoncon partnerin Historia e një vajze, e cila refuzon të denoncojë njeriun që dyshohet se e ka rrahur. Policia: Vajzat tërheqin denoncimet për dhunën në familje Gjykata e Apelit la në arrest me burg 47-vjeçarin Gazmend Musaraj, i cili sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda rrahu barbarisht bashkëjetuesen e tij, aq sa ajo përfundoi në koma. Për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, çdokush që vret apo tenton të vrasë për shkak të marrëdhënieve familjare, hetohet dhe gjykohet nga Krimet e Rënda. «Pasi hëngri bukë, Xheni iku dhe leu flokët me ngjyrë shumë ekstravagante, ngjyrë e cila nuk më pëlqeu fare. Unë nuk e kam takuar ende familjen e saj sepse nuk isha bërë gati për t’u njohur me ta. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin. Ditën për të cilën flasim, Xheni ishte tek dyqani, kishte veshur një

fustan të gjatë siç më pëlqen mua, ndërkohë që më vonë ajo kishte veshur një palë streçe dhe unë në këtë moment i thashë ‘pse je veshur kështu?’. Filluam të debatojmë, por unë nuk e kam rrahur. Ajo është rrëzuar nga shkallët për shkak të luhatjeve të shëndetit nga diabeti». Kjo është deklarata e të pandehurit dhënë para grupit të hetimit, i cili ndodhet i arrestuar për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë, për shkak të marrëdhënieve familjare”. Që nga data 9 maj, 23-vjeçarja e dhunuar ka ndenjur në koma për t’u zgjuar ditët e fundit. Ajo po kurohet tashmë në repartin e Neurokirurgjisë në Spitalin Ushtarak. Por ndryshe nga qëndrimi i të akuzuarit, 23-vjeçarja mohon të ketë patur lidhje me të akuzuarin, ndërkohë që për shkak të goditjeve në kokë, ajo ende nuk mban mend asgjë. “Unë nuk e kisha as të dashur, asgjë. Nuk më kujtohet gjë. Nuk mendoj që më ka goditur ai. Nuk mbaj mend asgjë. Kam qenë në koma

9-10 ditë. Mbaj mend pak para se të ndodhte kjo. Mbaj mend që kam qenë në shtëpi me qira, që kam patur atë dyqanin me qira”, - thotë 23-vjeçarja e dhunuar. Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të marrë në pyetje 23-vjeçaren, ndërkohë që janë sekuestruar telefonat e të dyve për të konfirmuar nëse vajza dhe i akuzuari kanë qenë partnerë sikurse pretendon i pandehuri, fakt i cili do të vendosë edhe për fatin e dosjes, nëse do të hetohet tek Krimet e Rënda apo në një prokurori të zakonshme. Mjekët e spitalit na thonë se në mjaft raste femrat e dhunuara nuk tregojnë të vërtetën, duke mohuar që të jenë rrahur nga partnerët e duke ngritur albinë se janë rrëzuar aksidentalisht. Të njëjtën deklaratë ka dhënë edhe një vajzë me inicialet A.M, e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Ushtarak me fraktura në fytyrë, por kur është përmendur, ajo ka dhënë versionin e rrëzimit nga shkallët. Marrë nga Top-Channel

k a p s htic ë

Dy gra arrestohen me 500 gram heroinë Sekuestrohen 500 gram heroinë në Kapshticë, e cila po transportohej nga dy gra. Ditën e djeshme, Sektori kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizoi me sukses operacionin e koduar “Pritja”, ku u arrestuan dy femra. Bëhet fjalë për Eleni Xhafën, 47 vjeçe dhe Andonia Valeran 44 vjeçe, banuese të dyja në Korçë. Dy transportueset e drogës ishin duke udhëtuar me mjetin “Ford Focus” me targa greke EE320. Ndërkohë, ndalimi i tyre u bë në pikën kufitare të Kapshticës. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, Eleni Xhafës iu gjeten të fshehura në pjesën e trupit dy paka të mbështjella me natriban, të dyshuar si heroinë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se të përfshirë në këtë aktivitet kriminal janë dhe dy persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Bëhet me dije nga policia se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe dy aparate celularë. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.


8

05.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

intervista

“Qënia e Janullatos në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare i mundon shumë shqiptarët, i mërzit ata. Ai ka ndenjur shumë, duhet të largohet, të ikë i qetë, ta marrim për dore dhe ta çojmë në shtëpinë tij dhe t’i kalojë këto ditët e pleqërisë në shtëpinë e tij”

At Nikolla Marku: Irinej provokoi gjithë shqiptarët, me bekimin e Janullatos Prifti i Kishës së Shën Mërisë në Elbasan komenton shenjtërimin e Katedrales Ortodokse, por edhe incidentet që e pasuan atë. “Kisha ortodokse greke dhe ajo serbe merren me politikë. Bëjnë plane ogurzeza në kurriz të popujve dhe kishave autoqefale si kjo e jona” Turjan Hyska /Vizion +

Protokoll, provokim apo mesazh indirekt, ishte ftesa për pjesëmarrjen e Irinejt në Tiranë? Unë mendoj se ishte protokoll dhe më në fund e firmosi dhe vulosi, që ai erdhi me qëllim të caktuar, për të shprehur dëshirën e serbit në Tiranë! Cila është dëshira e serbit? Që Kosova të jetë zemra e Serbisë, siç e shprehin ata, dhe po ata të jenë pronarët tanë. Të jetojmë në demokraci, thotë Irinej, së bashku, por unë të jem pronari dhe ti të jesh skllavi, në shtëpinë tënde të jesh skllav. Këta janë serbët! Irinej nuk është hera e parë që e shpreh këtë qëndrim të tij, dhe nuk është e çuditshme të mendojmë që Janullatos nuk e ka ditur këtë gjë. Prandaj thashë është protokoll, të ftosh njerëz të kalibrit të tillë të ortodoksisë botërore në Tiranë. Peshkopët u distancuan nga deklaratat e tij, thanë, janë qëndrime personale. Kur e panë që mori një zhvillim ndryshe, në kahun e kundërt çështja, kur Irinej preku çështjen kombëtare, çështjen e ortodoksisë, çështjen e pavarësisë së Kosovës, atëherë të gjithë u tërhoqën. Do tërhiqeshin patjetër, nuk kishin çfarë të bënin, me anë të tërheqjes ata u vetëmbrojtën. Por fajtori më i madh për mua është Janullatosi, sepse nuk ka mundësi që i zoti i shtëpisë të mos dijë se çfarë do të ndodhë në një mbledhje. Mos ishte ky qëllimi i priftit serb që të shkaktonte zhurmë? Ky ishte qëllimi për t’i thanë edhe një herë popullit shqiptar, në mes të Tiranës, që ne nuk heqim dorë nga Kosova, Kosova është zemra e Serbisë. Dhe njëkohësisht kur tha se ‘NATO-ja derdhi gjak të pafajshëm serbi’. Irinej ishte këtu për një ceremoni fetare, apo për të na kujtuar se nacionalizmat janë ende gjallë në Ballkan? Unë do ta lidh me patriarkun Bartolome, si veprimtari dhe shenjtërim, ajo që ndodhi ishte gjë shumë e madhe, shenjtërim do të thotë përjetësi, respekt, dashuri për një komb, një institucion. Në këtë sfond ishte diçka e mrekullueshme, një fat i madh për ne shqiptarët. Por si akt nuk duhej të kryej pa e marrë vesh patriarku për problemet që ka pasur kisha dhe që vazhdon të ketë Kisha Ortodokse Shqiptare brenda saj. Që kemi një kryepeshkop të paligjshëm, janë flakur veprat e Nolit në koshin

e plehrave dhe gjuha zyrtare është bërë greqishtja. Mediat, opinioni, Kryeministri e njerëz publikë, e kanë quajtur shpërdorim besimi, qëndrimin e Irinejt në Tiranë. Reagim i vonuar, apo i paparashikueshëm? Që duhej folur përpara, duhej folur. Janullatosi për mua gjithmonë ka qenë, vazhdon dhe do të mbetet fajtori numër një, pushtuesi numër një, që e firmosi dhe e trajtoi në këtë formë, ngjarjet që ndodhën atë ditë, ku Irinej shpalosi shpirtin e pastër të një serbi dhe shpirtin e pushtuesit të një serbi ndaj shqiptarëve. Ju vetë keni marrë një ftesë për këtë ceremoni, apo nuk keni pranuar të shkoni? Jo, nuk kam pasur ftesë, edhe sikur ta kisha nuk do të merrja pjesë, jo në shenjtërimin e kishës, por as në përbërjen e figurave që do merrnin pjesë në shenjtërim. Intervista e Irinejt dhe pjesëmarrja e Janullatosit, për mua janë të papranueshme. Të shkosh ne aeroportin e Rinasit dhe të presësh me lule armikun e populli tënd, të kombit tënd, kjo nuk ka kuptim. Unë nuk kuptoj besimtarët në ç’pikë arritën deri këtu, nuk ka kuptim. Irinej që në Serbi filloi të flasë, gjeri sa erdhi në Tiranë, këtu edhe në tavolinë e tha që ‘Kosova është zemra e Serbisë’ dhe atëherë ne duartrokasim. Nuk e di, duhet shikuar mirë kjo punë, të kemi një qartësi në historinë e kombit tonë, kush është Kosova, kush është Shqipëria dhe si duhet të bashkohemi, dhe jo të përkrahim armiq që nuk na duan dhe që na bien ca teori dhe teza të nacionalizmit të egër serb. Çfarë shije lë tek besimtarët shqiptarë kjo lloj jehone që kapërcen konturet fetare? Në mos them provokuese, sepse është provokuar një popull i gjithë. Më pëlqeu shumë qëndrimi i z. Rama. Me thënë të drejtën, qëndrimi i Kryeministrit ishte deciziv, shqiptar. Irinej ishte i përgatitur që në Serbi t’i thoshte këto fjalë dhe mendime në mes të Tiranës, dhe kur Kryeministri i tërhoqi vëmendjen, atëherë diçka shkoi në vend, u bë burrërore, u bë shqiptare dhe kjo është meritë e Kryeministrit. Në gjykimin tuaj, veprojnë interesa të caktuar g jeopolitikë apo ekonomikë pas veladonit fetar? Sot, nëse ka moment dhe realitet që Kisha Ortodokse greke dhe ajo serbe merren me politikë, themi me bindje se ato merren sot me politikë. Plus që merren, po bëjnë plane ogurzeza në kurriz të popujve dhe kishave ortodokse autoqefale, siç është edhe Kisha Ortodokse Shqiptare. Çfarë planesh? Nëse nuk i bindesh boshtit ortodoks Athinë-Beograd-Moskë, je i destinuar të dështosh, i rrëshqitur nga ortodoksia e vërtetë botërore. Ata vënë veton dhe ngrenë kartonin e kuq: ose bëj si themi ne, ose nuk pranohesh në ortodoksinë e vërtetë të Jezu Krishtit. Ju shpesh keni kundërshtuar drejtimin e Kishës Autoqefale nga kreu aktual i saj, Janullatos.

"Që duhej folur përpara, duhej folur. Janullatosi për mua gjithmonë ka qenë, vazhdon dhe do të mbetet fajtori numër një, pushtuesi numër një, që e firmosi dhe e trajtoi në këtë formë, ngjarjet që ndodhën atë ditë, ku Irinej shpalosi shpirtin e pastër të një serbi dhe shpirtin e pushtuesit të një serbi ndaj shqiptarëve"

E bëni vetëm për faktin se duhet të jetë një shqiptar në krye, apo se keni edhe rezerva të tjera ndaj Janullatosit si person? Unë mendoj se Janullatosi është njeriu më fajtor që përmbysi gjithë historinë e rilindësve tanë, që na dhanë një shtet të konsoliduar, me një Kishë Autoqefale Shqiptare nga Fan Noli. Ne e pranuam Janullatosin përkohësisht në fillim, kur erdhi, i mbyllëm sytë përpara historisë dhe gjakut që ka derdhur Greqia ndaj Shqipërisë, sidomos ndaj popullit çam. Ne e falenderojmë për kontributin që dha, duke ngritur disa vatra në ortodoksinë shqiptare. Por kur pamë që ai kërkoi titullin e Kryepeshkopit nga Kryeministri i asaj kohe, apo Presidentit dhe kur pamë se ai nuk donte të largohej nga Shqipëria, u kthye nga dashamirës në pushtues. A ka bërë ndonjë gjë të mirë për ortodoksinë shqiptare Janullatosi? Për të ndërtuar ka ndërtuar, për të ndihmuar njerëz, ka ndihmuar, për të punësuar ka punësuar, por këto nuk janë bamirësi personale të Janullatosit. Është kisha greke, është shteti grek, është banka greke, ai në tërësinë e tij ka ngritur kultin e individit në Shqipëri. Nikolas Gejxh, ai ishte në këtë ceremoni. Ka ardhja e tij diçka domethënëse në ardhjen e tij? Për mua, Nikolas Gejxh ka luajtur rolin e telefonit nga veshi në

vesh. Ai është ideatori dhe udhëzuesi kryesor i Greqisë. Ai bashkë me Janullatosin, bashkë me disa qarqe të tjera në Amerikë, punojnë me përkushtim kundra qindra ortodoksëve shqiptarë po atje. Megjithatë në Shqipëri ka një ndërgjegjësim të madh se ku duhet të shkojë ortodoksia shqiptare, kush duhet ta udhëheqë. Kryepeshkopi i kishës duhet të jetë shqiptar, në Greqi është grek, në Rumani është rumun, dhe ne e kemi grek. Nuk është e pranueshme, me status botëror nuk lejohet. Ka eksperienca të tilla në botë? Nuk ka. Vetëm Shqipëria është e jashtëzakonshme, e çuditshme, nuk e di si Janullatos e përcjell këtë gjë. Qënia e tij në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare i mundon shumë shqiptarët, i neverit i mërzit. Ai ka ndenjur shumë, duhet të largohet, të ikë i qetë, ta marrim për dore dhe ta çojmë në shtëpinë tij dhe t’i kalojë këto ditët e pleqërisë në shtëpinë e tij. Mjaft më na pruri gjithë këto andralla! Historianët tanë, akademikët, politikanët, deputetët, duhet të mendojnë se gjithë këtë fyerje që i ka bërë historisë së kombit shqiptar për ortodoksinë Janullatosi, nuk është e pranueshme. Janullatosi duhet të tërhiqet, duhet të kërkojë falje për andrallat dhe gabimet e mëdha, të ikë, të largohet, sepse çdo ditë që rri, ai rëndon vetveten dhe na rëndon ne historinë. Marrë nga emisioni “Oktapod”


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomi

05.06.2014

9

Kuvendi, Fullanit: Frenoni daljen e parave jashtë vendit Përmes një rezolute, komisioni parlamentar i Ekonomisë i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të prodhojë masa shtrënguese për të frenuar bankat private që t’i investojnë paratë jashtë vendit tonë. “Politikat e Bankës se Shqipërisë duhet të synojnë investimin e parave brenda, sepse ka rritje të investimeve jashtë. Vitin e kaluar kredia ra, por fitimet e bankave u rritën me 40 për qind. Diku i investojnë ata”, - deklaroi ishministri i Financave, Ridvan Bode.

Në fund të 2013-ës, investimet e bankave jashtë arritën në 2.85 miliardë dollarë ose 14.3 për qind më shumë se një vit më parë. Ky fluks në rritje i investimeve në tregjet e huaja është shoqëruar me rënien e atyre brenda, veçanërisht në formën e kredisë, e cila vitin e kaluar ra me 1.8 për qind. Anastas Angjeli, hartues i rezolutës, tha se Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë më fort për të mbështetur ekonominë. “Shqiptarët duhet ta dinë që nëse ka dy

mallra të shtrenjta sot në treg, ato janë paraja dhe benzina. Të blesh lekë kushton dhe nuk mund të themi ne se banka s’ka rol në këtë pikë, për sa kohë ajo përcakton normën e interesit. Duhet të reagojë”, - deklaroi Angjeli. Mes rekomandimeve të shumta, një tjetër kërkesë e komisionit për bankën ishte ajo për forcimin e mbikëqyrjes në disa banka të veçanta, të evidentuara nga stresstesti i bërë vitin e kaluar në bashkëpunim me FMN-në.

Ligji i ri, si do të dëmshpërblehen 6 kategoritë e ish të përndjekurve Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj tha dje se kategoria e ish të përndjekurve që do dëmshpërblehen të parët janë femrat që kanë vuajtur burg gjatë regjimit komunist. Ja radha Projektligji i ri për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë është gati dhe shumë shpejt do të miratohet në qeveri. Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj tha dje se kategoria e parë e ish të përndjekurve që do dëmshpërblehen të parët janë femrat që kanë vuajtur burg gjatë regjimit komunist. Sipas Veliajt, brenda kësaj legjislature pritet të miratohet në Parlament ligji i ri për ish të përndjekurit politikë, ku janë përcaktuar ndryshime. Përqindjet

Baza kryesore e ndryshimeve në ligj ka të bëjë me ndryshimin e rendit të pagesave për të përndjekurit. “Ju e dini fare mirë që ligji parashikon ndarjen në 8 këste, por 8 këste ndaheshin sipas dosjeve dhe jo detyrimisht sipas individëve, çka nënkupton që në rreth 80 % të dosjeve u jepeshin pagesa njerëzve që nuk jetojnë më, që do të thotë se pagesat bëheshin për trashëgimtarët e tyre”, - tha ministri Veliaj. Ligji i ri e përmbys këtë raport, ku 70 % e pagesave do të bëhet për ata persona të cilët janë vetë gjallë dhe vetë kanë bërë burgun, ose kanë status të përndjekuri, dhe vetëm 30 % e pagesave vjetore nga buxheti vjetor do të bëhet për ata që janë familjarë ose që ndryshe quhen trashëgimtarë”, kështu tha ministri Veliaj. Mirëpo qeveria do të hartojë një ligj krejt të ri, që sjell disa ndryshime në ligjin për të përndjekurit politikë, kryesisht për kompensimin e tyre. “Ligji do të shkojë në parlament gjatë kësaj legjislature. Është përpiluar në kohë rekord, duke

marrë parasysh të gjitha opinionet e shoqatave të të përndjekurve, ata që realisht janë të përndjekur dhe që realisht kanë bërë vite burg”, - tha gjatë fjalës së tij Veliaj. Kategoritë

Radha e dëmshpërblimit favorizon 6 kategori të përndjekurish. Prioritetin e parë e kanë ish të dënuarat politike femra, të cilat jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe hyrjes në fuqi të këtij ligji. Të dytët janë ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç në momentin e miratimit të këtij ligji. Më pas, ish të dënuarit politikë të cilët vuajnë sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm. Favoritë janë ish të dënuarit politikë që jetojnë, të cilët pavarësisht moshës kanë pasardhës të radhës së parë, fëmijë, në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji përfitojnë të parët dëmshpërblim. Gjithashtu edhe ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë edhe nën 75 vjeç në momentin e miratimit të këtij ligji. “Përllogaritja jonë është se ka rreth 2000 vetë, të cilët do të ishin përfituesit kryesorë të këtij ligji, të përndjekurit politikë që janë aktualisht gjallë dhe sigurisht, 10 mijë dosje të tjera, të cilat janë për trashëgimtarët”, - tha ministri Veliaj.

Kategoritë përfituese sipas ligjit të ri që do dëmshpërblehen të parat:

1 2 3 4

Prioritetin e parë e kanë ish të dënuarat politike femra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe hyrjes në fuqi të këtij ligji;

Favoritë janë ish të dënuarit politikë që jetojnë, të cilët pavarësisht moshës kanë pasardhës të radhës së parë, fëmijë, në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç në momentin e miratimit të këtij ligji; Ish të dënuarit politikë të cilët vuajnë sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm; Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht moshës kanë pasardhës të radhës së parë, fëmijë, në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji;

5 6

Ish të dënuar politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji; Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë edhe nën 75 vjeç në momentin e miratimit të këtij ligji.

Hetim kompanive të sigurimeve, operojnë vetëm me një broker Monopoli i shumëfishtë në tregun e sigurimeve përveçse tek kompanitë është edhe tek agjentët (brokeri). Autoriteti i Konkurrencës ka verifikuar se sistemi i administruar nga ‘Star Broker’ krijon mundësi për ndarje të tregut dhe caktim në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të çmimeve (primeve) të shitjes së produktit të policës së sigurimit për mjetet motorike. Si rezultat i kësaj situate, Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur hetimin e thelluar në tregun e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta mbi nëntë kompani, përkatësisht: Sigal Uniqa Group Austria, Sigma Vienna insurance, Atlantik, intersig VIG, interalbanian VIG, Alb – Siguracion, Instituti i Sigurimeve, Eurosig dhe Ansig. Mësohet se inspektorët e Autoritetit kanë ndërmarrë kontrolle dhe kanë kërkuar informacione nga Byroja Shqiptare e Sig-

urimeve, shoqëritë e brokerimit që veprojnë në këtë treg, si dhe nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Gjatë procedurës së hetimit paraprak në tregun e sigurimeve të detyrueshme, Autoriteti i Konkurrencës ka evidentuar disa konstatime për mungesën e zgjedhjes konsumatore nga sistemi MSHM, i administruar nga Star Broker të policës së sigurimit për mjetet motorike, si dhe kompanitë e sigurimit rreth 94% të tregtimit të policës në tregun e MTPL e tregtojnë nëpërmjet sistemit MSHM të administruar nga Star Broker. Ndërkohë që u shqyrtua raporti hetim i t p a r a p r a k n g a Ko m i s i o n i i Konkurrencës, duke marrë shkas nga mediat e shkruara në lidhje me një rritje të primeve të policave të sigurimit të MTPL-së më datë 11 Shkurt 2014, inspektorët realizuan një monitorim në tregun e sigurimeve në lidhje me primet e aplikuara për këto

lloje policash sigurimi sipas parashikimeve. Nga monitorimi rezultoi se më datë 11 Shkurt 2014, primet e aplikuara janë rritur në mënyrë të menjëhershme dhe në të njëjtin nivel nga të gjitha shoqëritë e sigurimit për të gjitha kategoritë e këtij lloji police sigurimi. Nga inspektimet e befasishme pranë ndërmarrjeve të sigurimit, Byrosë Shqiptare të Sigu r i m it, Star Broker Albania dhe Shoqatës së Siguruesve, janë administruar të gjitha provat. Nga analiza e evidencave ekonomike u konstatua se “Star Broker” duket qartë se nuk luan rolin e mirëfilltë të një brokeri ose një shoqërie të mirëfilltë brokerimi në sigurime, pasi luan rolin e o f r u e s it t ë sh ë rb i m it t ë a d m i n istrimit të sistemit të tregtimit të p o l i c ave T P L p r a kt i k i sht p ë r t ë gjitha shoqëritë e sigurimit dhe rolin e shpërndarësit të policave të prodhuara nga BSHS.

Sipas Autoritetit të Konkurencës, “Star Broker” nuk luan rolin e mirëfilltë të një brokeri, pasi luan rolin e ofruesit të shërbimit të administrimit të sistemit të tregtimit të policave TPL praktikisht për të gjitha shoqëritë e sigurimit dhe rolin e shpërndarësit të policave të prodhuara nga BSHS.


10 05.06.2014

Gazeta MAPO

Njoftime/reklama

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

TENDER I HAPUR KOMBËTAR

KOMISIONI I POSAÇËM I SHPRONËSIMIT

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Blerje 5 copë pajisje mobile për kontrollin e automjeteve, me DVR të inkorporuar”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 5.000.000 Lekë.

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM Ministria e Punëve të Brendshme, shpall kërkesën për shpronësimin e pasurive të paluajtshme të pronarëve, sipas tabelës bashkëlidhur.

Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. "Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 042235576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00 nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B.

Subjekti kërkues është Komuna Velabisht. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personin që preket nga ky shpronësim. Vlera e shpronësimit, të pronarit Z. Refat Syrja Çili , për zgjerimin e varrezave publike në Komunën Velabisht është 307 550 (treqind e shtatë mijë e pesëqind e pesëdhjetë) lekë. Ky publikim do të jetë për një periudhë 1 javore dhe brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, personat që kanë emrin, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 03 Korrik 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

TENDER I HAPUR KOMBËTAR Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Blerje pajisje skaner ID Card për degët e Bankës së Shqipërisë dhe realizimi i sistemit për menaxhimin dhe integrimin e skanerëve ID në gjithë objektet dhe degët e saj”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 4.200.000 Lekë”. Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. "Dëshmorët e Kombit”,Tiranë,Tel. 042235576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00 nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 04 Korrik 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

Njoftim për ankand Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria Nr.1/118+1-19, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 97 m2, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Tiranë ne ZK nr.8380, në pronësi të Harallamb Leonidha Voko dhe Galina Koli Voko, vënë në hipotekë në favor të kreditorit . Raiffeisen Bank sh.a. për Shumen 100,000 Euro. Çmimi fillestar i shitjes së pasurisë në ankand të dytë është 67.200 EURO (gjashtëdhjetë e shtatë mijë e dyqind) Euro. Ankandi midis ofertuesve do të zhvillohet më date 14.05.2014, ditën e Mërkurë ora 16:00, në ambjentet e shoqërisë përmbarimore “AFA 2010” me adresë: Rruga “Sulejman Delvina “ Nd.51, H.9, Apt.1, Kati II, Tiranë. Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

Njoftim e diel EKSKLUZIVE

/ INTERVISTA

ME FILOZOFIN

FRANCEZ, LUC

FERRY: BOTA

ASNJËHERË NUK

KA QENË MË

MIRË

VITI VIII NR. 16 (261),

BOTIMIT MARS

300 LEKË 2013 ÇMIMI

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

30 lekë

30 lekë

BELL ALASTAIR CAMP RAMËS

DJES SË EDI

NJERIU I RILIN E PËRMUAJSHME

30 lekë

J BESNIK MUSTAFA në Ngatërresat me kufirin francez emrin Le Pen U STEFAN ÇAPALIK Gjurmët e ujkut t oriental te shqiptarë

E përmuajshme

E përmuajshme EZ, FILOZOFIN FRANC INTERVISTA ME EKSKLUZIVE /

LUC

ERË NUK KA QENË FERRY: BOTA ASNJËH

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

MË MIRË

e luftës në Kosovë, njohin nga koha Campbell vjen në Shqiptarët e në Kosovë. të Tony Blair-it. Press. Në një ushtarakisht i fushatave botim i UET të tij për të ndërhyrë me Tony Blair, Eshtë spin doctor-i e të tjera. vendimin e shefit atyre ditëve: Vitet e mia e strategjisë në politikë, kur mbronte me Ditarët e librin, rëndësinë Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për bashkëbisedim

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ PLUS çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

Shoqeria “Klinika Shqiptare sh.a.” me NIPT J61824020O me seli në Bulevardi Gjergj Fishta, në ambjentet e ish “N.P.V Nr. 1” Tiranë, njofton aksionarët e vetë për organizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithëshme në datën 27.06.2014 ora 10:00 pranë selisë së shoqërisë. Mbledhja do të ketë, këtë rend dite: 1. Miratimin e pasqyrave financiare te vitit 2013 dhe destinacionin e rezultatit financiar te vitit 2013 2. Te tjera.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

05.06.2014

Fëmijët e zhdukur të Shqipërisë:

Kthejini në shtëpi!

Kush janë fëmijët e zhdukur dhe çfarë dihet për fatin e tyre. Autoritetet janë dorëzuar, prindërit e Bleona Matës, Marteo Bejajt, Julian Çelës dhe Isa e Mirjeta Matmujës, në kërkim të tyre

S

hoqëria kujtohet për fëmijët e zhdukur 1 herë në vit. Familjet e tyre jetojnë çdo ditë me sytë nga dera dhe me ankthin e fatit të tyre të panjohur. Autoritetet janë dorëzuar dhe asgjë nuk dihet për fatin e Bleona Matës, Marteo Bejajt, Julian Çelës, Isa dhe Mirjeta Matmujës apo fëmijëve të tjerë të zhdukur të Shqipërisë. Qendra për të Drejtat e Fëmijëve, CRCA ka hapur linjën e telefonit Alo 116 për këdo që ka informacione për ta. Policia nxjerr hera-herës dosjet e pluhurosura nga sirtarët, e megjithatë, asnjëri prej tyre nuk i është kthyer prindërve. Por cilat janë historitë e fëmijëve të humbur? Rrethanat e zhdukjes së tyre dhe dyshimet se ku mund të kenë përfunduar. “Mapo” risjell sot në vëmendje gjithë sa dihet për këta fëmijë.

22 maj 2010

Ishte ditë e shtunë, kur fshati Zapod i Kukësit u trondit nga një ngjarje, plaga e së cilës është ende e hapur. Bleona Mata, vajza 6-vjeçare zhduket në mal, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj. Pesë vajza të rritura, të cilat po kullosnin bagëtitë kanë qenë dëshmitaret e momentit të fundit të Bleonës. Alketa Mataj, halla e Bleonës, Qamile, Rudina e Diana Mataj dhe Gentjana Mangaj kanë dëshmuar disa herë në polici, por pa thënë se çfarë ndodhi me 6-vjeçaren nga fshati Zapod. Banorët e zonës kanë parë të qarkullojë në fshat një makinë të panjohur, që ndoshta ka rrëmbyer Bleonën. Prindërit e vajzës akuzojnë policinë e Kukësit për neglizhencë gjatë hetimeve dhe për mosmarrjen në pyetje të dëshmitareve. Aktualisht shumica prej tyre janë larguar nga Zapodi dhe megjithë dëshmitë e tyre

kontradiktore në studion e “Njerëz të Humbur” që hidhnin direkt hije dyshimi mbi to, nuk u mor asnjë masë nga organet kompetente. Kërkimet intensive e publikimet për një kohë të gjatë në media nuk sollën asnjë rezultat. Nëna e vajzës dhe gjyshi i saj vazhdojnë kërkimet, sa në rajon e deri në Turqi, por gjetja e saj rezultoi e pamundur edhe 4 vite më pas. Dosja vazhdon të mbetet në zyrat e policisë.

16 korrik 2011

Marteo Bejaj, 15-vjeçari nga Novosela e Vlorës ka humbur kontaktet me familjen prej 3 vitesh, pa asnjë gjurmë. Ai ka dalë drekën e një të shtune me rroba shtëpie për të luajtur në lagje, por prej atij momenti askush nuk di asgjë për të. Familjarët deklaruan për policinë se Marteo nuk u kishte hapur asnjëherë probleme dhe se nuk ishte larguar më parë nga shtëpia. Megjithë kërkimet e kryera, policia e Vlorës nuk mundi të gjejë asnjë gjurmë të 15-vjeçarit. Tri ditë më parë, familjarët e Marteos iu bënë sërish apel strukturave shtetërore t’i kthejnë sytë nga fati i këtij fëmije. “Kthejeni në shtëpi”, - ishte kërkesa e tyre për ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin Edi Rama.

Fëmijët Matmuja

Isa dhe Mirjeta Matmuja tashmë duhet të jenë 7 dhe 9 vjeç. Dy fëmijët janë denoncuar si të zhdukur nga nëna e tyre, e cila akuzon për këtë ngjarje ishbashkëshortin e saj, Shaqir Matmuja që prej vitit 2010. Gjykata austriake, vend ku kishte emigruar çifti, ia kishte lënë kujdestarinë e fëmijëve nënës, por me t’u dhënë vendimi, babai rrëmben fëmijët

Zhdukjet e viteve ‘90 12 mars 1992, vogëlushja Juliana Hoxha, në atë kohë 6 vjeçe e gjysmë, rrëmbehet në orën 10 të paradites përpara shtëpisë së saj, pak kilometra larg qendrës së Tiranës. Dëshmitarët panë makinën të largohet bashkë me gruan që e tërhoqi brenda, por rasti nuk u zbardh kurrë. Megjithë denoncimet e bëra në polici e bujën në shtypin e kohës, ajo u harrua ndër vite…Prapa rrëmbimit të saj thuhet se qëndronin komshinj të Julianës dhe punonjës policie. Kjo nuk u vërtetua asnjëherë, sepse dosja zuri pluhur dhe denoncimi i familjes u zhduk si të mos kishte ekzistuar kurrë. 4 qershor 1995, ora 11 e paradites. 4-vjeçari Nuz Luga u rrëmbye përpara pallatit të tij në Durrës. Banorët e lagjes panë makinën me targa të Fierit, e cila qarkullonte në zonë bashkë me djalin e vogël brenda me gojën e lidhur. Më 10 gusht 1995, policia arreston çiftin Sokol e Majlinda Dema nga Durrësi, me akuzën e rrëmbimit të Nuz Lugës. Gjatë procesit gjyqësor ata nxorën bashkëpunëtorët e tjerë, Flamur e Flora Dino dhe Kasem Murati nga Fieri, të cilët e kishin shitur 4-vjeçarin për 300 mijë lekë të vjetra dhe e kishin nisur gjoja drejt Greqisë.

dhe zhduket pa gjurmë. Policia e shpalli në kërkim dhe arriti të zbulonte se ai kishte udhëtuar drejt Kosovës. Në këto kushte, policia austriake e shpall në kërkim ndërkombëtar babanë e fëmijëve. Por, pavarësisht denoncimit për rrëmbimin e fëmijëve, Shaqir Matmuja ka kaluar me identitetin e tij në pikat e kal i m i t k u f i t a r Ko s o v ë - S h q i p ë r i rregullisht deri më 18 janar të vitit 2011. E ëma e fëmijëve ka vendosur edhe 10 mijë euro shpërblim për ata që kanë informacione për fëmijët, duke lënë edhe një mesazh në rrjetin social “YouTube”. Megjithatë, asnjë gjurmë e fëmijëve nuk është gjetur ende.

30 nëntor 2012

Julian Çela, djalë i një zyrtari të Shërbimit Informativ Shtetëror, u zhduk pa asnjë gjurmë pasi kishte dalë nga shtëpia për në një qendër internet në lagje. Familjarët e tij e denoncuan zhdukjen në polici, pa ditur asgjë se ku kishte përfunduar djali 10-vjeçar. Policia ndoqi disa pista dhe zhvilloi kontrolle në zona të ndryshme të Tiranës, por pa rezultat. Çështja e tij u rikthye furishëm në qendër të opinionit publik pas arrestimit të pedofilit Ardian Prrenjasi. “Unë e kam vrarë Julian Çelën dhe trupin e tij e kam hedhur në plehra”,- dëshmoi para policisë Ardian Prrenjasi. Policia kontrolloi për ditë me radhë vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë, por asnjë gjurmë e fëmijës nuk u gjet. Nga ana tjetër, muaj pas arrestimit Ardian Prrenjasi kishte tërhequr dëshminë e tij, duke thënë se nuk e njihte fëmijën 10-vjeçar. Tanimë, familjarët e Julianit gjenden ende mes ankthit dhe shpresës. Ndërsa drejtësia nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje për fatin e tij.

11


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Televizion, së paku teknikisht E

dhe pse ka patur dhe vijon të ketë një numër të madh programesh, në një numër të madh ekranesh televizivë në Shqipëri, shpesh e gjej veten me ndjesinë se nuk ka asgjë për të parë në televizor. E megjithatë, ato pak gjëra të mira që ndodhin në botën televizive, i marr vesh sepse në mos unë, të tjerë po shohin, sepse televizioni ende i magjeps shqiptarët, dhe ajo që është e bukur dhe veçantë, e re dhe krijuese, del në pah. Dhe, realisht, ka dy mënyra për ta parë këtë, nga ana pozitive, ka disa prodhime televizive cilësore në Shqipëri, të cilët (nga ana negative) qëndrojnë në kontrast me shumicën e prodhimtarisë televizive vendase, e cila mbetet e keqfinancuar, e varfër në prodhimtari dhe e kufizuar në mendim e dëshirë. Për arsye të krizës ekonomike dhe një padëshire për të provuar gjëra të tjera, a për të ndryshuar status quonë, televizioni në Shqipëri ka rënë në një stanjacion të ndjeshëm, duke u bërë një medium i madh vetëpërsëritës, të cilin një miku im, e konsideron kështu: “Televizioni në Shqipëri, në vend që të jetë një dritare mbi botën, është një pasqyrë për vetveten.” Shqipëria, me një popullsi që kolovitet rrotull 3 milionëve ka një zhvillim teknik dhe teknologjik mbresëlënës në fushën e Televizionit, me më shumë ekrane nga ç’do të ishte ekonomikisht e justifikueshme. Por pa i hyrë arsyeve të këtyre investimeve surprizuese, mendoj se mund të them se në një aspekt, është pikërisht ky masivizim televiziv që mban të ulët cilësinë dhe prodhon një njëtrajtshmëri të bezdisshme në ekrane. Tregu i reklamës nuk justifikon kaq shumë orë transmetimi, çka do të thotë se të ardhurat në televizione janë të ulëta, çka do të thotë se gazetarët dhe profesionistët janë të keqpaguar, sidomos nëse i krahason me ekuivalentët e tyre në perëndim, dhe stafet janë të mangët, dhe organizimi i dobët. Punonjës të pakënaqur, bëjnë punë për aq sa paguhen dhe nuk janë fort të motivuar për të dhënë më të mirën. Herët apo vonë, në ambiente që nuk stimulojnë garën dhe nuk vlerësojnë domosdoshmërisht më të mirin, gazetari apo gazetarja e re ambicioze, bie në plogështi pro-

koment Blendi Salaj

fesionale, humb interesin, ul standardin. Nga ana menaxheriale, preferohen zgjidhjet më të thjeshta, më fitimprurëset, më ekonomiket – dhe harrohet në një përqindje të lartë të herëve, se televizioni është një biznes shumë special, dhe se bashkë me pushtetin e pakrahasueshëm ndër biznese të tjerë, vjen edhe një përgjegjësi e shtuar për të mëkuar në forma dhe mënyra të ndryshme një lidhje intelektuale dhe emocionale me teleshikuesin. Nuk duket se ndonjë televizion ka ndonjë strategji të qartë mbi mënyrën sesi dëshiron të perceptohet nga publiku. Nëse do të ishte kështu, kjo do të ndihej, në një fill të përbashkët që do të lidhte në frymë e cilësi çdo program, por jo. Në të njëjtin kanal bashkëjetojnë qetësisht programe të mrekullueshëm, me programe të pashikueshëm. Ndihet se, secili punon për hesap të tij, dhe se strukturës i mungon një vizion, një drejtim a mision, por sillet kuturu. Në kërkim të fitimeve të biznesit.Pa diskutim, logot televizive mbartin vlera në vetvete, dhe janë, shume prej tyre, ura lidhëse midis shqiptarëve, por a janë ekranet tona atdhedashëse? Janë civile, të kulturuara, udhëheqëse, intelektuale, pasionante, artdashëse, të lexuara, të udhëtuara, moderne? Apo janë ekranet tona banale, popullore, përsëritëse, anakronike, të prapambetura, tallava? Brenda Edhe kur në televizione është hedhur para e madhe, kjo ka shkuar për të ndërtuar kapacitete më të mëdha teknike në godinat dhe studiot e televizioneve, duke krijuar më shumë hapësira dhe duke sjellë më shumë teknologji, por pa shpenzuar dhe aq për talentet, njerëzit pra dhe pa financuar idetë e tyre, pa inkurajuar aftësitë e tyre krijuese, për të dalë nga studiot, për ti kthyer kamerat nga Shqipëria. A e keni vrarë ndonjëherë mend-

jen sesi ka mundësi që ka kaq pak programe që të eksplorojnë qytetet, natyrën, kuzhinën, traditat, artin, kulturën dhe historitë e Shqipërisë? A e keni pyetur ndonjëherë veten se si është e mundur që në dhjetëra kanale televizive përsëriten të njëjtat skena, me programe talk-show ku ca njerëz mblidhen për të biseduar si në kafene, pa ndonjë përgatitje, a ndonjë lidhje tepër të fortë me subjektin që trajtohet, që është sidoqoftë vulgar dhe patetik. Opinionistët e kudogjendur (mes tyre dhe unë) janë, si të thuash, heronjtë e televizionit bashkëkohor shqiptar, pasi janë ata që e mbajnë nga e hëna deri të dielën me llafe e fjalë. Pse nuk ka një program të mirë për Librin e Letërsinë ende, në gjithë këta vjet, asgjë e prirur dhe e përkushtuar ndaj letërsisë, vetëm trajtime të atykëtushme, rrjedhojë e rastësive apo rrethanave. Sado i fortë të jetë argumenti se televizioni jashtë studiove kushton më shtrenjtë, është fakt se në televizionet shqiptare janë blerë kamera që kushtojnë sa totali i shpenzimeve për dy sezone të një programi udhëtimesh nëpër Shqipëri. Rreziku ndaj të cilit drejtuesit e televizioneve të mëdha duhet të jenë të vëmendshëm është fakti që formatet e tyre të suksesshëm, sado fitimprurës janë bërë të mërzitshëm, dhe janë një provë ulëritëse e stanjacionit që ka kapur ekranin. Duke u rrotulluar brenda të njëjtave formula të parashikueshme e të tejpërdorura, pohon padashje se ke mbetur në vend, se nuk je rritur, përkundrazi, po zvogëlohesh. Ideja e zvogëlimit përforcohet edhe nga prurjet e pakta në ekran. Në një formë ironike dhe domethënëse, televizionet janë kthyer në vetvete si shtëpia e Big Brother, ku shtatë apo tetë personazhe rrotullohen 24/7 në orare të ndryshme. Si e percepton publiku faktin se një gazetar bën dy apo ndonjëherë tre programe të ndryshëm njëkohësisht? A nuk shkruan nënteksti i këtij fenomeni, “Kaq i kemi mundësitë për staf – jemi të kufizuar.”? Herët apo vonë dikush do ta kuptojë i pari se epërsia teknike vjen duke u zbehur me rritjen e cilësisë dhe përparimin teknologjik. Pasi sot një kamera HD kushton 20 herë më

pak se 10 vjet më parë, dhe cilësinë dhe ndryshimin nuk mund ta bësh më vetëm me imazh, por duhet ta fitosh në përmbajtje. Në një moment të caktuar, të gjithë kapin standardin teknologjik, pastaj gara është e talenteve, e ideve më të mira, i krijuesve më prodhimtarë e mendjeve më brilante. Ndaj mendoj se ato televizione që do të kuptojnë të parat vlerën e njerëzve për suksesin, do ta arrijnë atë. Ndërkohë, disa nga programet kryesorë talk show në vend, shfaqin edhe një tendencë për të ndryshuar, por brenda vetes, që deri diku më duket si shprehje e një paqëndrueshmërie të shkaktuar nga lodhja. Programet nuk mbajnë më një bosht tematik, të themi politik, apo letrar por hidhen nga nata në natë në tematika nga më të ndryshmet. Në këtë mënyrë mund të ndodhë që në netët pasuese, në të njëjtën studio të flitet për Reformën në Drejtësi e pastaj për Historinë e Hip-hopit shqiptar. Mund të ndodhë që një i ftuar që njërën natë komenton punën e Qeverisë, natën t j e t ë r d i s ku t o n mb i S e k s i n jashtëmartesor, pastaj në një tjetër rast, për Mitin e Kreshnikëve. Me këto oshilacione në tema, publiku nuk di më ç’të presë nga programi. Detyrimisht, një pjesë e mirë zhgënjehet çdo natë, për shkak se tema nuk përbën asnjë interes për ta. Kjo përzjerje në një kohë kur tendenca është drejt programeve dhe ekraneve tematikë, duket jashtë kursit të përgjithshëm të industrisë televizive në botë. Imagjinoni një stacion radiofonik që luan muzikë dasmash dhe heavy rock njëherësh. Dhe pikërisht në mesin e kësaj gjendjeje të paqetë dhe mungese orientimi e mesazhi, ndodh që në një program letërsia përplaset me politikën, turizmin, sociologjinë, sportin e gjithçka tjetër që tërheq vëmendjen e autorëve përkohësisht, duke humbur shansin për të prodhuar diçka që është thelbësisht televizive, ndoshta sepse nuk kuptohet aksioma “The Medium IS the Message”. Dilema, midis programeve popullorë, me audienca të mëdha dhe programeve të shtrenjtë, cilësorë dhe me audiencë të kufizuar është e kuptueshme, por i pajustifikueshëm është qëndrimi gjithnjë i njëjtë, që televizionet mbajnë, duke zgjedhur çdo

herë opsionin e lehtë, spektakolar por të zbrazët kundër atij lloj programi, të vështirë e të kushtueshëm, që do të mbartte vlera “branding-u” për ta, dhe vlerë kulturore për publikun. Për momentin as që mund të bëhet fjalë për prodhime telefilmash apo miniserialesh televizive në baza të qëndrueshme. Edhe disa përpjekje të deritanishme nuk kanë rezultuar në ndonjë prurje cilësore. Prodhimet artistike për televizion, janë të rrallë, cilësisht të dobët dhe nuk mbahen mend gjatë. Në këtë sens, mburrja e vazhdueshme për standardin e lartë mediatik në Shqipëri duhet marrë me një fije skepticizëm dhe kritikë të shëndetshme. Ka investime të mëdha në media, por përg jithësisht në teknologji, jo në njerëz. Ka ekrane të shumtë, por jo cilësi. Ka njëtrajtësi, përsëritje, dhe një varësi totalisht të sëmurë nga politika. Ritransmetimi është një tjetër dukuri që ilustron stanjacionin që mediumi televiziv vuan. Programe që zënë nga dy deri në katër orë transmetimi në ditë, për shkak të ritransmetimit të nesërmen paradite, flasin për mbetjen në vend numëro, ndërkohë që YouTube është opsioni më i preferuar, e shpeshherë i vetmi që këto programe kanë për të shkuar tek teleshikuesi. Ç’nevojë ka të ritransmetohet diçka që mund të shihet në çdo moment në YouTube? Pse nuk duhet shfrytëzuar kjo kohë për të testuar, ndryshuar dhe rigjeneruar programacionin? Këto janë pyetje të cilat asnjëherë nuk marrin përgjigje, por që ngrihen jo si një kërkesë llogarie, por si një kërkim i ndershëm për të nxitur qarkullimin e lëngjeve krijues. Perspektiva e televizioneve shqiptare është ende e vështirë të shquhet, por megjithë zhvillimin teknologjik dhe kalimin në sistemin numerik, duket se do të jetë shumë e vështirë për këtë treg të vogël të ushqejë një industri që është zgjeruar dhe shtrirë përtej vetë mundësive të saj. Duke prodhuar një sasi gjigante orësh transmetimi, mbushur në pjesën më të madhe me biseda lehtësisht të injorueshme. *Analiza është shkruar enkas për debatin ‘Media për median’, nismë e Institutit Shqiptar të Medias.


op-ed

2

Blog / Pse duhet të tregohemi të mençur me mediat sociale

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

05.06.2014

Kulturë / Universitet / “Gjuha e Me kamera në makinat e trupit”, një libër për të artistëve dhe shkrimtarëve kuptuar më mirë politikanët

13

Lumturia: përdorimi i plotë i fuqive të tua përgjatë vijave të ekselencës.

- John F. Kennedy (1917-1963)

Reforma në arsim dhe nevoja për (s)pastrim K

undër reformës thelbësore në arsimin shqiptar pakkush mund të gjejë argumente të qenësishme. Teksa të gjithë biem dakord që duhet ndërhyrje kapilare në arsim, të gjithë aktorët, qofshin politikëbërësit, qofshin akademikët, studentët apo prindërit duhet të parashtrojnë alternativat e tyre në raport me problematikën e hasur deri më tani, si dhe në lidhje afatgjatë me pritshmërinë ndaj kësaj reforme. Mendoj se shteti ka përpara dy detyrime thelbësore ndaj shoqërisë, e specifikisht ndaj kandidatëve për studentë: Në përshtatjen diplomim-punësim dhe në cilësinë e marrjes së shërbimit arsimor në auditorë. Së pari, shteti duhet t’u ofrojë studentëve politika të mirorientuara për sa i përket tregut të punës dhe cikleve të studimit. Kjo do të thotë se një reformë e thellë siç është marrë angazhimi publik për t’u bërë e tillë, duhet të nisë bazuar mbi një studim serioz mbi trendet e reja të tregut të punës dhe mbi ato profesione që kanë riskun e zhdukjes, studim ky i shtrirë në një hark kohor të 50 viteve të ardhshme. Një maturant që duhet të zgjedhë në moshën 17-vjeçare profesionin bazë të jetës së vet, i vendosur në kontekstin e tij jetësor të moshës, me një pikësynim të mjegullt, gërshetuar me pasion dhe ëndrra, më shumë sesa me balanca racionale, ka nevojë që t’i serviret një guidë se cilat profesione do t’ia bënin jetën më të lehtë.

Por kjo nuk duhet mbyllur me identifikimin e 20 profesioneve për të cilat 50 vjetët e ardhshëm tregu duhet të jetë i etur, por në raport me këto përfundime duhet të punohet me kurrikulat universitare. Kjo nënkupton se duhen hapur departamente të reja për të “prodhuar” teknikët e së ardhmes, dhe duhet të reduktohen pranimet në ato degë që deri më sot kanë qenë prioritare, por që tregu është i tejmbushur dhe që e ardhmja i do në mënyrë të kufizuar. Së dyti, përgjegjësia e shtetit si rregullator duhet të garantojë se nxënësi dhe studenti do të marrin shërbimin cilësor me standarde nëpër institucionet e arsimit. Në këtë rast, këto institucione, si shtetërore, si private kanë mëkatet e veta, dhe përpara kësaj reforme të gjithë duhet të “rrëfehen” apo të zbërthehen. Fatkeqësisht, sot shumica dërrmuese e atyre që diskutojnë për draftin e propozuar për reformën në arsim, fokusohen vetëm tek financimi, e nuk është dëgjuar ndonjë akademik apo anëtar i profesoratit të ngrejë shqetësimin e mosakreditimit apo ndonjë problem tjetër që kjo reformë ndikon keq në kurrikula, cikle studimi apo tituj diplomash. Edhe nëse thelbi i diskutimit të kësaj reforme do të jetë mënyra e financimit të universiteteve, dhe nëse do të gjegjmë një formulë të kënaqshme për të gjitha palët në këtë “duel”, kemi zgjidhur pakgjë, e mbi të gjitha, e kemi nisur keq zgjidhjen që duhet t’i japim edu-

kimit dhe formimit të brezave. S’ka asnjë të keqe për të mirën publike, nëse universitetet që sot janë private, nesër kthehen në institucione jofitimprurëse dhe marrin nga fondet publike. Në gjithë botën universitetet private janë më cilësorët dhe emrat e mëdhenj që të gjithë i njohim, janë produkt i kësaj skeme. Në fund të fundit, edhe studentët që arsimohen në privat janë anëtarë të një familjeje taksapaguesish e duhet të përfitojnë nga fondi publik për arsimin. Nëse parimi bazë do të jetë se shteti planifikon një buxhet për arsimin e lartë, në formën e kuotacionit për çdo student, dhe pastaj këto lekë shkojnë aty ku vetë studenti zgjedh të arsimohet, atëherë shteti duhet të kujdeset që ta mbrojë studentin (bashkë me faturën që shkon mbas tij) të mos joshet nga marketingu i auditorëve dhe të mos bjerë viktimë e logove të privatit apo fanatizmit të pajustifikuar ndaj shtetërorit. Është koha që bashkë me këtë reformë të bëhet një herë e mirë një spastrim nga ana cilësore për të dyja palët. Të shkunden nga “myku” ciklet arsimore, degët, fakultetet dhe universitetet si shtetërore, ashtu edhe private. Kurrikulat dhe stafet akademike të kalojnë në një sitë të imët, e ajo çka t’i rezistojë testit të cilësisë dhe perspektivës të së ardhmes, le të vendoset në kornizat e një sistemi të ri arsimor. Ky sistem i ri s’duhet të jetë më

koment Esiona Konomi

shtetëror apo privat, por publik, ku e vetmja gjë që do t’i dallojë do të ishte thjesht origjina nostalgjike e krijimit dhe prejardhjes. E nëse do të arrijmë në këtë pikë, ku nga ana cilësore të gjitha institucionet arsimore duhet të jenë të barabarta dhe me standarde të garantuara, studenti ka një “portofol” arsimimi të financuar nga shteti që zgjedh vetë se ku do ta çojë, ndërkohë ka dhe një busull të mirë orientimi për profesionet e së ardhmes që përafrojnë me tregun e punës, i kemi dhënë frymëmarrje sistemit arsimor, por njëkohësisht dhe punësimit rinor. Ka edhe një element tjetër që ata që sot po diskutojnë reformën në arsim duhet ta kenë parasysh dhe t’i kushtojnë një vëmendje serioze: studenti duhet të pranohet në mënyrë të barabartë në arsimin e lartë në të gjitha institucionet. Pas kësaj reforme nuk do të kishte më kuptim që dikush të konkurronte për të fituar të drejtën e studimit në një universitet, e dikush tjetër do të duhej vetëm të paguante një tarifë studimi më të lartë, pa iu dashur të konkur-

rojë. Të hiqet fare konkurrimi dhe të vendosen tarifa të larta studimi? Nuk mendoj se do të ishte një ide e zgjuar, pasi botërisht truri dhe paraja nuk shkojnë në proporcion të drejtë me njëri-tjetrin. Në këtë rast, ai që mund të paguajë më shumë do të mundte të arsimohej, duke diskriminuar studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta. Besoj se një kombinim i të dyjave do t’i shkonte përshtat sistemit të ri. Konkurseve masive nëpër stadiume sigurisht që iu ka ikur koha, por pa dyshim, rikthimi i një mesatareje nën të cilën nuk pranohesh në universitet do të sillte dy të mira të mëdha: së pari do të nxiste të rinjtë për një formim tërësor në gjimnaz për të arritur mesataren që iu duhej për të fituar të drejtën e arsimimit të larte, e së dyti, do të rriste cilësisht më mirë nivelin e studentëve në auditorë, të cilët nuk kanë nevojë për ata që vijnë nga gjimnazi me mesatare 5. Se cila do të ishte kjo notë mesatare që përbën kufirin, këtë mund ta thonë specialistët e fushës, që patjetër e harmonizojnë këtë edhe me tendencën e re dhe të nevojshme të orientuar nga studimi profesional, më shumë se ai shkencor. Gabimet e bëra në planifikimin e arsimit 20 vjet më parë i vuajnë të diplomuarit e sotëm, masivisht të papunë, ose të punësuar jashtë profesionit. Ndaj, reforma e sotme duhet të marrë në konsideratë të gjitha alternativat, për të bërë sa më pak gabime që do t’i kushtojnë së ardhmes.

Zgjedhjet evropiane do ta ndryshojnë kahun e BE

Ë

shtë gabim të thuhet se në zgjedhjet evropiane ka fituar e djathta ekstreme, sepse partitë e këtij spektri, të gjitha së bashku, nuk do të kenë më shumë se 15 për qind të vendeve në një Parlament prej 751 deputetëve. Në nivelin evropian ato nuk do të kenë kurrfarë roli me numrin e votave të tyre. Por fitorja e këtyre partive në Francë, në Britani të Madhe dhe në Danimarkë do të ndikojë që këto shtete të ndryshojnë politikat ndaj BE-së, partitë e qendrës të bëhen më skeptike ndaj emigracionit, zgjerimit dhe integrimeve të mëtejme brenda BE-së. Ndryshimet dramatike në përbërjen e Parlamentit Evropian në mandatin e ardhshëm 5- vjeçar nuk kanë ndodhur. Nuk është shënuar ndonjë rritje e madhe e ekstremit të djathtë, edhe pse në analizat e tyre sipërfaqësore disa medie lënë përshtypjen e kundërt. Por funksionimi i BE-së nuk varet aq shumë nga përbërja e institucioneve në Bruksel, Strasbourg dhe Luxembourg, por më shumë nga konstelacioni i forcave politike në shtetet kryesore anëtare. E këto zg jedhje kanë dëshmuar se ka shumë dallime mes 28 shteteve anëtare dhe në disa prej tyre ka ndodhur vërtet një tërmet politik. E djathta ekstreme, e cila është kundër të huajve, por edhe kundër anëtarësimit të vendit të tyre në BE, ka fituar në disa shtete, duke dalë partia e parë. Por në disa tjera ka humbur. Në përgjithësi pamja e Parlamentit të ardhshëm Evropian nuk do të dallojë shumë nga ajo në pesë vjetët e fundit. Partitë e spektrit të djathtë, të gjitha së bashku, nuk do të kenë më shumë se

koment Agustin Palokaj

15 për qind të vendeve në një Parlament prej 751 deputetëve. Në nivelin evropian ato nuk do të kenë kurrfarë roli me numrin e votave të tyre. Por fitorja e këtyre partive në Francë, në Britani të Madhe dhe në Danimarkë do të ndikojë që këto shtete të ndryshojnë politikat ndaj BE-së, partitë e qendrës të bëhen më skeptike ndaj emigracionit, zgjerimit dhe integrimeve të mëtejme brenda BE-së. Zgjedhjet evropiane duhen parë në dy mënyra për nga karakteri dhe ndikimi i tyre. Një vështrim duhet bërë nga këndi i përbashkët evropian e tjetri ai nacional në vendet anëtare. Vetëm me një qasje të tillë do të mund të nxirret një analizë e duhur e rezultateve të tyre dhe do të mund të kuptohej se sa do të jetë ndikimi i rezultateve të zgjedhjeve në politikat e BE-së në të ardhmen, e sidomos qasjen ndaj procesit të zgjerimit, politikave të emigracionit, lëvizjes së lirë dhe thellimeve të integrimeve evropiane. Shikuar me sytë e liderëve të institucioneve të BE-së, pra në prizmin e Brukselit, këto zgjedhje mund të konsiderohen si jashtëzakonisht pozitive. Së pari në to për herë të parë pas shumë vjetësh u arrit të ndalet trendi i rënies së numrit të votuesve. Mesatarisht në nivelin e BE-së kanë votuar 43,09 %,

ndërsa pesë vjet më herët dalja kishte qenë 43 %. Edhe pse rritja është tejet simbolike ajo ka shënuar për herë të parë në historinë e BE-së ndaljen e trendit të rënies së daljes së votuesve që mund të konsiderohet edhe si rritje e interesit. Por në anën tjetër dalja ka qenë shumë më e vogël në shtetet e reja anëtare sesa në ato të vjetra. Pra del se „Evropianet e rinj“, siç quhen nganjëherë qytetarët e shteteve të reja anëtare, janë më pak të interesuar për punët e BE-së. Në Sllovaki kanë votuar vetëm 13 %, edhe pse ky shtet përmendet si njëri ndër përfituesit më të mëdhenj të anëtarësimit në BE. Në Belgjikë e Luksemburg, ku dalja në votime është obligim ligjor e jo vetëm qytetar, dalja ka qenë 90 %. Në Parlamentin Evropian besojnë se këto votime kanë ndalur trendin negativ edhe falë fushatës që është zhvilluar, por kanë pranuar se duhet bërë më shumë që qytetarët në BE ta kuptojnë se mbi 80 % e ligjeve që kanë ndikim në jetën e mbi 500 milionë qytetarëve të BE-së miratohen edhe përmes Parlamentit Evropian. Element tjetër për kënaqësinë me rezultatin e këtyre zgjedhjeve në nivel evropian është fakti se mbi 80 % e deputetëve të cilët kanë fituar ulëse në Parlamentin Evropian vijnë nga radhët e partive proevropiane, të cilat nuk e vënë në dyshim ekzistimin e BE-së edhe pse kanë dallime ideologjike mes vete. Katër ose pesë grupet e para politike për nga numri i vendeve në përbërjen e re të Parlamentit Evropian janë të tilla. Sipas rezultateve të para të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian janë grupimi i Demokristianëve, Par-

tisë Popullore Evropiane, EPP, me 214 vende, edhe pse ka shënuar rënie, ka mbetur grupi më i fortë edhe në përbërjen e re të Parlamentit. Nga Kosova e lidhur me këtë grupim është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). I dyti grup kanë mbetur Socialistët dhe Demokratët (S&D) me 191 ulëse të fituara, vendin e tretë e kanë mbajtur Liberalët Evropianë ( ALDE) me 64 vende. Me grupimin ALDE është e lidhur AKR-ja nga Kosova. Partia e Gjelbër ka mbajtur pozitën e 4-t me 52 vende. Në pozitën e pestë janë Konservatorët (ECR), të udhëhequr nga Partia Konservatore Britanike e kryeministrit David Cameron me 46 vende. E Majta e Bashkuar Evropiane (Guele), e cila nuk është euroskeptike, por është kundër masave të kursimeve, është në pozitën e 5-të me 45 vende. Pas saj vjen grupi i të papërfshirëve që numëron 41 deputetë. Pason grupimi i euroskeptikëve „Evropa e Lirisë dhe Demokracisë (EFD) me 38 vende, ndërsa „të tjerët“ llogariten se mbeten 60 deputetë në mesin e të cilëve janë deputetët e së djathtës ekstreme, për të cilët nuk dihet nëse do të arrijnë të formojnë grup të veçantë. Pra në maksimum, edhe nëse i llogarisim të gjithë „të tjerët“ dhe EFD-në si „e djathtë ekstreme“ dhe „Euroskeptikë“ numri i tyre nuk arrin as në 100 në një Parlament, i cili ka 751 anëtarë. Në Holandë dhe Belgjikë ekstremi i djathtë ka pësuar humbje të rëndë dhe rënie të madhe, ndërkohë që tregon se sa të ndryshme janë skenat politike në vendet anëtare. Dhe në bazë të kësaj llogarie do të mund të konstatohej vërtet se „gjithç-

ka do të jetë sikur deri tash“ në Parlamentin Evropian. Do të mund të konstatohej se edhe procesi i zgjerimit, edhe liberalizimi i vizave, edhe ndihma për Kosovën dhe vendete Ballkanit, do të vazhdojnë në mënyrë të papenguar dhe të pandryshuar. Por nuk do të jetë ashtu. Në fakt këto zgjedhje do të dëshmohen si një kthesë e madhe prapa në proceset e integrimeve evropiane. Froni Nacional i Marin le Pen ka fituar në Francë me mbi 25 %. Po aq në Britani të madhe ka fituar UKIP (Partia e Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar), e cila kërkon dalje nga BE-ja dhe ndërprerjen e ardhjes së emigrantëve. Në Danimarkë ka fituar Partia Popullore po ashtu e ekstremit të djathtë. Në nivel nacional këto parti nuk kanë pasur ndonjë fuqi deri tash. Por me suksesin në zgjedhjet evropiane, u kanë dërguar një sinjal partive tradicionale, atyre të qendrës, se opinioni po ndryshon. Kështu Qeveria e Francës, ajo e Britanisë së Madhe dhe e Danimarkës tashmë kanë filluar të ndryshojnë qëndrimet ndaj BE-së. Ato do të bëhen edhe më shumë skeptike ndaj politikave të emigracionit, ndaj zgjerimit të BE-së dhe jo vetëm se do të kundërshtojnë thellimin e integrimeve në BE dhe dhënien e më shumë kompetencave Brukselit, por do të kërkojnë edhe kthimin e disa kompetencave që tash i kanë institucionet e BE-së në nivel të autoriteteve nacionale. Dhe ky do të jetë ndikimi më i madh që suksesi i së djathtës ekstreme jo në nivel të BEsë, por në disa shtete anëtare, do ta ketë në determinizmin e së ardhmes së Bashkimit Evropian.


14 05.06.2014 universitet

Promovimi “Gjuha e trupit”, një libër për të kuptuar më mirë politikanët Sipas tij, ky botim na shërben ndër të tjera edhe për të kuptuar më mirë politikanët përmes gjuhës së tyre të trupit, e cila në shumë raste flet më shumë sesa vetë fjalët që ata thonë

Foni Ilia, gazetari i “Fiksit” ka sjellë në shqip librin “Gjuha e trupit”, një nga bestsellerët më të mëdhenj botërorë. Një libër, që sipas tij u drejtohet jo vetëm studentëve, por të gjithë atyre që kanë marrëdhënie të drejtpërdrejtë me njerëzit në fusha të ndryshme të jetës. Është fakt shkencor që gjestet e njerëzve nxjerrin qëllimet e tyre të vërteta. Megjithatë, shumë prej nesh nuk dinë të lexojnë gjuhën e trupit dhe nuk e kuptojnë sesi lëvizjet fizike u flasin të tjerëve. Tani ekspertët më të mëdhenj në botë mbi çështjen ndajnë teknikat e tyre për të lexuar sinjalet e gjuhës së trupit për të arritur sukses në çdo fushë të jetës. Për të folur rreth kësaj teme, gazetari i emisionit investigativ “Fiks Fare”, Foni Ilia, ishte dje në UET për të promovuar librin “Gjuha e trupit” të autorëve australianë Allan dhe Barbara Pease dhe sjellë në shqip nga gazetari. Ai gjithashtu zhvilloi një bashkëbisedim me studentët mbi rëndësinë e sinjaleve që përçojnë gjestet fizike. Përballë një auditori me studentë, pedagogë dhe të tjerë të ftuar, Ilia prezantoi librin dhe tregoi angazhimin e tij në përkthimin në shqip të këtij botimi, i cili është përkthyer në më shumë se 54 gjuhë në të gjithë botën dhe ka shitur mbi 27 milionë kopje. “Ky libër u drejtohet jo vetëm studentëve, por të gjithë atyre që kanë mar-

rëdhënie të drejtpërdrejtë me njerëzit në fusha të ndryshme të jetës. Ky është një nga librat e mi më të mirë. Unë ia di vlerat këtij libri në punën time të përditshme, kur më duhet të intervistoj njerëz. Ky libër i ka të gjithë elementët. Qëllimi i librit është që ne të kuptojmë gjuhën e trupit të tjetrit kur ai bën lëvizje të trupit”, - u shpreh Ilia. Më tej, mes batutave dhe improvizimeve të ndryshme mbi gjuhën e trupit, ai iu përgjigj pyetjeve të studentëve, si dhe i mëshoi rëndësisë së këtij botimi, dedikuar një kategorie të gjerë njerëzish. “Në libër përcaktohen ato që për ju janë shumë të rëndësishme, çastet kur shkoni të jepni një intervistë për një vend pune. Është një kapitull i veçantë vetëm për këto intervista. Libri është edhe për nënat e reja, por edhe për edukatoret e kopshtit, në mënyrë që të kuptojnë se kur fëmijët gënjejnë”, - theksoi Ilia. Sipas tij, ky botim na shërben ndër të tjera edhe për të kuptuar më mirë politikanët përmes gjuhës së tyre të trupit, e cila në shumë raste flet më shumë sesa vetë fjalët që ata thonë. “Në kultura të ndryshme ne bëjmë shenja të ndryshme. Duhet të keni kujdes se mund të mos dini gjuhën e një vendi ku shkoni, por duhet të dini gjuhën e shenjave që përdorin ata, duhet të njihni gjuhën e trupit, sepse kjo gjuhë është bërë shkas edhe për incidente diplomatike”, - shtoi Ilia. Libri “Gjuha e trupit” është shkruar nga çifti australian Allan dhe Barbara Pease, të cilët konsiderohen si dy nga njohësit më të mirë të komunikimit nëpërmjet gjuhës së trupit. Libri është përk-

"Mund të mos dini gjuhën e një vendi ku shkoni, por duhet të dini gjuhën e shenjave që përdorin ata"

thyer në mbi 54 gjuhë të ndryshme dhe është një bestseller në shumë vende të botës. I botuar fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ky bestseller ndërkombëtar zbulon sekretet e komunikimit joverbal që ju japin besim dhe kontroll në çdo takim ballë për ballë - nga të lënit përshtypje të mirë herën e parë, te përballimi me sukses i një interviste pune e deri te gjetja e partnerit të duhur. Pas më shumë se tridhjetë viteve në ter-

ren, si dhe kërkimit nga biologjia e evolucionist, psikologjia dhe teknologjitë mjekësore që tregojnë se çfarë ndodh në tru, autorët shqyrtojnë çdo komponent të gjuhës së trupit dhe japin fjalorin bazë për të lexuar qëndrimet dhe emocionet nëpërmjet sjelljes. Mbushur me njohuri interesante, vërejtje me humor dhe strategji të thjeshta që mund t’i aplikoni për çdo situatë, ky libër intrigues pasuron komunikimin me të kuptuarit e të tjerëve dhe të vetes.

Europë

Studimet e doktoraturës, kërkohet një model mbizotërues Pavarësisht debateve të politikave europiane mbi mënyrën sesi duhet të arsimohen shkencëtarët e ardhshëm, duket se nuk ka një model mbizotërues për trajnim të doktoraturës. Këtë e konstaton një studim i Norbert Sabic dhe Achim Kemmerling, nga Universiteti Qendror Europian në Budapest. Vetëm bashkëpunimi midis ministrave të arsimit të lartë mund të çojë në më shumë përputhshmëri. Studimi i Sabic dhe Kemmerling-ut, “Analiza krahasuese e Arsimit doktoral në Shkencat Politike dhe fushat e lidhura me të”, siguron të dhëna në të 21 parametrat e nevojshëm për rekrutimin e studentëve të diplomuar, mbështetjen e tyre financiare dhe organizimin e studimeve doktorale. Të dhënat janë marrë kryesisht nga faqet e internetit të pesë institucioneve: Instituti i Universitetit Europian, EUI në Firence; Departamenti i Qeverisjes në London School of Economics and Political Science, LSE; Bremen International School of Social Sciences, BIGSSS: Harvard Kennedy School of Government; dhe Universiteti i Evropës Qendrore, CEU. Ndryshime të shpejta

Pjesa e parë e studimit diskuton trendet aktuale dhe ndryshimet e shpejta në arsimin doktoral, për fat të keq me pak të dhëna për ndryshimet përtej vitit 2007. Kjo shihet si shumë e dobishme për një rishqyrtim të mosmarrëveshjeve nëse arsimi doktoral është: një pjesë e ciklit të arsimit në një sistem arsimor ma-

siv; një praktikë me bursë; një kontribut në dije me theks në kërkime origjinale; një program trajnimi kërkimor. Gjatë viteve të fundit, me futjen e më shumë shkollave të strukturuara kërkimore, fokusi shpesh shkon në arsimin doktoral si kontribut në dije me theks në kërkime origjinale. Ka një theks të fuqishëm për këtë në procesin e Bolonjës, i cili deklaron se “komponenti bazë i trajnimit doktoral është avancimi i njohurive përmes kërkimit origjinal”, siç është rënë dakord në Bergen në vitin 2005. Duke adoptuar studimin e Rob Gilberts të vitit 2009, Sabic dhe Kemmerling zbuluan se kontributi origjinal për dijet e disiplinës është ende objektivi kryesor i pjesës më të madhe të programeve të doktoraturës. Duke përshtatur modelin e zhvilluar nga Lori Thorlakson në vitin 2005, që harton një tipologji të arsimit doktoral në Europë me “standardizimin” për një aks dhe “integrimin” në aksin tjetër, autorët dalin në përfundimin se nuk ka një model mbizotërues, me gjithë rritjen e debatit të politikave europiane për mënyrën se si duhet t’i trajnojmë

Raporti gjithashtu krahason tarifat e shkollimit, të cilat shkojnë nga 30.669 euro në Kennedy School në 17.900 euro në LSE, 12.000 euro në Institutin e Universitetit Europian dhe 11.000 euro në Universitetin e Evropës Qendrore.

shkencëtarët e ardhshëm në dritën e t e n d e n c ave t ë p ë r g j it h s h m e. Megjithatë, në terma afatgjatë ata mendojnë se procesi i bashkëpunimit mes ministrave të arsimit të lartë në Evropë do të përcaktojë një plan për reformën që “mund të çojë –për mirë apo për keq –në më shumë konvergjencë të trajnimit doktoral afatgjatë”. Heterogjeniteti mbizotëron

Kur diskutohen 5 rastet studimore, bëhet e qartë se heterogjeniteti mbizotëron ende. Është e dobishme të shihet se çfarë kritere aplikimi përdoren, çfarë dokumentacioni nevojitet, si janë të strukturuara programet e doktoraturës, si është e organizuar përzgjedhja e kandidatëve, si i promovojnë institucionet programet e tyre doktorale dhe sa shumë selektive

janë disa (Shkolla Kennedy pranon 250 aplikantë për 18 vende) . Me interes është edhe kohëzgjatja e studimit e matur me performancën e kandidatëve, organizimi i mbikëqyrjes dhe provimeve, kriteret për diplomimin, normat e përfundimit si edhe shtigjet e karrierës së studentëve. Perspektiva krahasuese sjell me detaje sesi ndryshojnë institucionet, për shembull, në kurset e kërkuara, që shkon nga 64 kredite europiane në Shkollën Kennedy, në 32 në LSE. Raporti gjithashtu krahason tarifat e shkollimit, të cilat shkojnë nga 30.669 euro në Kennedy School në 17.900 euro në LSE, 12.000 euro në Institutin e Universitetit Europian dhe 11.000 euro në Universitetin e Evropës Qendrore. LSE aplikon një tarifë të diferencuar të bazuar nga vendi i origjinës së studentit, ndërsa BIGSSS thotë se nuk ka tarifë për shkollim. Disa nga institucionet aplikojnë për heqje të tarifës dhe disa të tjera ofrojnë grante. Në të pesë universitetet, aplikantët për programet e doktoraturës konsiderohen automatikisht për bursa, dhe pjesa më e madhe e studentëve të pranuar kanë lehtësira. Trendi më i qartë i tanishëm, deklarojnë Sabic dhe Kemmerling, është rritja e shpejtë e numrit të studentëve doktoralë, i cili duket se po akomodon kërkesën në rritje për arsimin e lartë. Sfida e rritjes në numra është të sigurohen perspektiva të përshtatshme të tregut të punës për këta njerëz.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

05.06.2014

15

Dokumentari Skenaristja dhe regjisorja Donika Mustafaj ka hyrë me kameran e saj në vetura artistësh, politikanësh, biznesmenësh etj., të cilët në jetën e tyre të përditshme si dhe në jetën e tyre profesionale jashtë kabinës së makinës, jo vetëm nuk shfaqin simptoma si individë shoqërisht të rrezikshëm, por në shumë aspekte mund të shërbejnë si modele të mira për shoqërinë. Ama në timon, edhe ata tjetërsohen dhe shfaqin dobësitë e tyre

Ema Andrea

Besnik Mustafaj

Me kamera në makinat e artistëve dhe shkrimtarëve

Skenaristja dhe regjisorja, Donika Mustafaj

krijuar nga vetë Mustafaj si në analogji me fjalën radiografi, për të shprehur marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar shqiptari i sotëm me autoveturën. Siç kuptohet, objekti i kameras së Donika Mustafajt është pra shqiptari i sotëm si drejtues i veturës. Autorja ka hyrë me kameran e saj në vetura artistësh, politikanësh, biznesmenësh, studentësh, njerëz të cilët në jetën e tyre të përditshme si dhe në jetën e tyre profesionale jashtë kabinës së makinës jo vetëm shfaqin simptoma si individë shoqërisht të rrezikshëm, por në shumë aspekte mund të shërbejnë si modele të mira për shoqërinë. Ama në timon edhe ata tjetërsohen kush më shumë e kush më pak duke dëshmuar kështu se marrëdhënia e individit shqiptar me makinën është e veçantë, komplekse, pa shumë lidhje me nivelin e tij arsimor dhe nxjerr kështu në pah disa dobësi njerëzore që kanë të bëjnë me mentalitetin më shumë sesa me infrastrukturën rrugore apo me legjislacionin në fuqi. Shkrimtari Besnik Mustafaj, aktoret Ema Andrea,

këtij dokumentari me mendimet e tyre Erion Kriston dhe Zyhdi Dervishin, të cilët bëjnë interpretime shumë interesante të tablosë së përditshme në rrugët tona. Autorja Mustafaj tregon se shqiptari i sotëm ka një marrëdhënie të ngushtë por edhe tejet të ndërlikuar e më së shumti joharmonike me makinën. “Autovetura hyri në jetën e shqiptarit të zakonshëm pas vitit 1990 bashkë me lirinë dhe ia bëri këtë liri më të prekshme përmes lehtësirave dhe komfortit që mbart me jetën e përditshme për njeriun. Por, sa ishte i përgatitur shqiptari kulturalisht për t’u bërë drejtues i një mjeti të tillë të shpejtë e të fuqishëm? Fatkeqësisht, sipas statistikave këto 20 vjetët e fundit, nga aksidentet automobilistike kanë humbur jetën më shumë se një njeri në dy ditë. Si autore nuk synoj megjithatë të bëj një film katastrofist nisur nga një fakt i tillë tragjik, por ndërtoj një portret të shoqërisë sonë, ku individualizmi dhe zakonet e vogla të secilit drejtues makine rrezikojnë dashje pa dashje jetën e të tjerëve”, - thotë Mustafaj.

Shkrimtari Besnik Mustafaj, aktoret Ema Andrea, Anila Bisha, regjisori Petri Bozo etj, shpjegojnë para kameras marrëdhënien e tyre me makinën Marrëdhënia e shqiptarit të sotëm me makinën e tij ka tërhequr vëmendjen e skenaristes dhe regjisores Donika Mustafaj, e cila këtë temë e ka bërë objekt të një dokumentari që u shfaq dje premierë për mediat

F

enomeni i parë që vënë re të huajt sapo shkelin në Shqipëri është kaosi i makinave në trafik. Aq tmerr u duket atyre mënyra sesi shqiptari i sotëm e nget makinën, sa as nëpër mend nuk e shkojnë që të ngasin një makinë rrugëve të Shqipërisë. Por kjo ndodh edhe me vetë shqiptarët që prej vitesh jetojnë jashtë vendit të tyre. “Shqiptarët janë shoferët më të këqij”, e thonë edhe vetë shqiptarët. Marrëdhënia e shqiptarit të sotëm me makinën e tij ka tërhequr vëmendjen e skenaristes dhe regjisores Donika Mustafaj, e cila këtë temë e ka bërë objekt të një dokumentari që u shfaq dje premierë për mediat. “Autografi” titullohet dokumentari. Titulli “Autografi” është një fjalë e

70-vjetori i Çlirimit

Logoja fituese u zgjodh për ngjyrat dhe simbolet kombëtare K

jo është logoja që do të shoqërojë të gjitha aktivitetet, botimet dhe festimet që do të organizohen me rastin e 70-të vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë. Logoja fituese mban “firmën” e 21-vjeçarit Marijan Kamshi, studentit e Universitetit të Arteve në degën e grafikës. “Punimi fitues u zgjodh sepse në mënyrë harmonike përputh idenë me estetikën figurative. Logoja bashkon qartë, me harmoni dhe elegancë tri elemente: numrin 70, përkrenaren e Skënderbeut në profil dhe tekstin “70-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë”. Për mendimin tonë, logoja fituese duke u mbështetur tek ngjyrat dhe simbolet kombëtare, ka një impakt pamor të menjëhershëm, të kuptueshëm shpejt dhe përcjell me dinjitet tek publiku rëndësinë e ngjarjes dhe veçantinë e saj.” Ishte ky verdikti përfundimtar dhe unanim i Komisionit përzgjedhës për fituesin e Konkursit të Logos së 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, që u organizua

nga Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Galeria Kombëtare e Arteve. Vlen të theksohet se në konkurs morën pjesë nxënës, studentë të arteve dhe artistë të sapodiplomuar në Universitetin e Arteve. Konkursi pati dy faza seleksionimi, ku u ftuan të marrin pjesë nxënës të shkollave të mesme si dhe studentë të dizajnit dhe grafikës. Një fazë paraprake përzgjedhjeje u zhvillua në institucionet e arsimit parauniversitar. Në fazën përfundimtare juria shqyrtoi rreth 20 punime. Siç thuhet në deklaratën e komisionit përzgjedhës, pjesa më e madhe e konkurrentëve e kishin kuptuar dhe paraqitur qartë grafikisht logon e 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë. Në përgjithësi simbolet e përdorura nga pjesëmarrësit ishin flamuri, shqiponja, numri 70 dhe teksti, të realizuara sipas kërkesave të publikuara.

Anila Bisha, regjisori Petri Bozo, shpjegojnë para kameras marrëdhënien e tyre me makinën. Për një këndvështrim shkencor, Donika Mustafaj ka ftuar të bëhen pjesë e

Letërsi

Kadare pretendent për Çmimin Europian të Holandës

N

ë janar të këtij viti, një juri e përbërë nga përfaqësues të 15 librarive më të mira në Holandë, zgjodhi një listë të gjatë prej 20 romanesh, të përkthyera në holandisht nga 12 gjuhë të ndryshme dhe të botuara gjatë vitit të kaluar. Nga kjo listë do të dalë fituesi i Çmimit Europian për Letërsinë 2014, që Holanda do të japë për romanin më të mirë të huaj. Juria, e përbërë nga profesori i Universitetit të Amsterdamit, Alexander Rinnooy Kan; shkrimtari Chris Taan Weijts; asistent profesor i Universitetit të Amsterdamit, Eric Metz; dhe librarët Joost Baars e Karien Hilbers, ka shpallur sot listën e shkurtër me 5 shkrimtarë, nga pesë gjuhë të ndryshme: spanjisht, gjermanisht, frëngjisht, polonisht dhe shqip. Mes 20 romaneve të përkthyera në holandisht pretendentë për ta fituar këtë çmim janë shpallur “E Penguara” e Ismail Kadaresë, përkthyer nga shqipja prej Roel Schuyt (Botues: Van Gennep), “The flight” i

Jesús Carrasco, përkthyer nga spanjishtja prej Arie van der Wal (Botues: Meulenhoff) , “The sermon on the fall of Rome” i Jérôme Ferrari, përkthyer nga frëngjishtja prej Jan Pieter van der Star dhe Reintje Ghoos (Botues: The Busy Bee), “Fuck America” i Edgar Hilsenrath, përkthyer nga gjermanishtja prej Elly Schippers (Botues: Anthos) dhe “Pale Niko” i Tomek Tryzna, përkthyer nga polonishtja prej Karol Lesman (Botues: De Geus). Çmimi Europian për Letërsinë do të jepet këtë vit për të katërtën herë. Ky çmim ka vlerën monetare prej 10 000 eurosh për shkrimtarin dhe 5000 euro për përkthyesin e librit fitues. Çmimi Europian për Letërsinë është një iniciativë e Fondacionit Holandez për Letërsinë, e Qendrës Akademike dhe Kulturore, e librarive De Groene Amsterdammer dhe Athenaeum dhe financiarisht mbështetet nga Fondacioni Holandez për Letërsinë dhe Lira Fund. Çmimi do të jepet në 7 shtator të këtij viti.


Gazeta MAPO

Njoftime/reklama

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

36 / scripta manent

16 05.06.2014

K

y libër tregon historinë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe përmban rrëfimin e sinqertë të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant (Hju Glledni Grant).

Ilir Ikonomi

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939

Ilir Ikonomi

PUSHTIMI

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Natyrisht, ka mundësi edhe që ai të ketë qenë qysh në fillim një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.”

www.uet.edu.al

Çmimi 800 L

info@uet.edu.al

ISBN 978-9928-4181-9-7

PUSHTIMI

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e IKONOMI bëri atë paksa naiv nëIlirçështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Është gazetar i Zërit të Amerikës në Uashington. Natyrisht, ka mundësiAi është edhe tëKonica: ketë qenë qysh në fillim autor iqë libraveai “Faik Jeta në Uashington” dhe “Pavarësia: Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”. një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i 36 shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.” Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939

ILIR IKONOMI

PUSHTIMI

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

9 789928 418197

PROMOVIMI I LIBRIT BËHET DITËN E SHTUNË, 3 MAJ 2014, ORA 17:00 NË HOLLIN E UET


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

sport

05.06.2014

17

Çmenden turqit, Baloteli akord me Gallatasarain Supermario Baloteli ka një marrëveshje me turqit e Gallatasarait, të cilët pritet të paraqesin një ofertë prej gati 27 milionë eurosh për të bindur Milanin. Lajmi bombë bëhet me dije nga një e përditshme turke, ku sqarohet se Roberto Mançini, tekniku me të cilin Baloteli debutoi për herë të parë në Serinë “A”, ka individualizuar tek Supermario lojtarin ideal për të

zëvendësuar Didier Drogban. E përditshmja turke shkon edhe më tej me lajmin e saj duke bërë të ditur kushtet e marrëveshjes, ku thuhet se Baloteli do nënshkruajë një marrëveshje 3-vjeçare dhe do të përfitojë një pagë sezonale prej 4,5 milionë eurosh. Një detaj që mund ta vërtetojë këtë është edhe luani, simboli i skuadrës nga Gallatasarai, që Superma-

rio ka vendosur në profilin e tij në Twitter. Sipas asaj që shkruhet në mediat turke mësohet se Gallatasarai po përgatit t’i paraqesë Milanit një ofertë prej 20 milionë eurosh plus 7 milionë bonus, ofertë mjaft joshëse për kuqezinjtë, të cilët këtë sezon nuk do jenë në Ligën e Kampioneve. Baloteli veç Mançinit tek Gallatasarai do të ripërqafonte edhe Shnajder.

shkurt

Diego Kosta, sulmuesi i ri i Çelsit

“Brazil 2014”, 8 rekorde për t’u thyer Arbi Fortuzi

Mungojnë dhe shtatë ditë nga nisja e evenimentit më të rëndësishëm futbollistik botëror, “Brazil 2014” dhe veç luftës për titullin kampion bote gjatë evenimentit rezervohen edhe mundësi të tjera për të hyrë në histori. Tashmë që janë publikuar edhe listat zyrtare të lojtarëve që do marrin pjesë në Botëror, konkretisht 736 lojtarë, për 32 skuadra është momenti të mendojmë edhe për 8 rekordet që mund të thyhen përgjatë evenimentit që do të nisë më datë 12 qershor dhe pritet të përfundojë më 13 korrik. Rekordi i golave

“Do më pëlqente shumë të shihja një finale Brazil- Gjermani, por me kusht që Klose mos të shënojë asnjë gol në këtë kompeticion”, - ka thënë fenomeni Ronaldo, braziliani i cili mban rekordin e golave të shënuar në këtë kompeticion me 15 gola nga viti 1998-2006, ndërsa Klose ka shënuar 14 nga 2002 deri në 2010 (aq sa edhe Gerd Muller). Kloses do t’i mjaftojë një gol për të mbërritur tek

rekordi i Ronaldos dhe dy për ta thyer këtë rekord. Ndeshjet e luajtura

Lojtari me më shumë prezenca në një kampionat botëror është Lotar Mateus. Gjermani ka luajtur 25 ndeshje, megjithatë ai ka një sfidë në shtëpi, pasi lojtari që e konkurron është pikërisht Klose, i cili ka zhvilluar deri më sot 19 ndeshje dhe që është lojtari me më shumë prezenca nga 736 lojtarët që do të marrin pjesë në Botëror. Lojtari më i moshuar

Lojtari më i vjetër që ka marrë pjesë në Botërorin e Brazilit ka qenë Roger Milla. Kamerunezi në 28 qershor të 1994ës theu një rekord të paimagjinueshëm gjatë ndeshjes mes Kamerunit dhe Rusisë, pasi ai u shpall jo vetëm lojtari më i vjetër që ka luajtur në Botëror 42 vjeç e 39 ditë, por edhe lojtari më i vjetër që ka shënuar. Milla konkurrohet nga portieri kolumbian Faryd Mondragon që më 21 qershor do të mbushë 43 vjeç. Kolumbiani do ta ketë të lehtë të thyejë rekordin

Konkretisht 736 lojtarë, për 32 skuadra është momenti të mendojmë edhe për 8 rekordet që mund të thyhen përgjatë evenimentit që do të nisë më datë 12 qershor dhe pritet të përfundojë më 13 korrik.

e moshës, por të pamundur rekordin e golit të shënuar nga Milla. Gjithsesi, Pokerman mban rekordin e lojtarit që ka 20 vite prezent në përfaqësuesen e tij kombëtare. Pathyeshmëria e Walter Zenga-s, portieri italian në gjysmëfinalet e Botërorit të 1990-ës shënoi një rekord të ri pathyeshmërie, duke ruajtur portën e tij të paprekur për 517 minuta. Ky rekord mund të preket këtë sezon nga Casillias edhe pse është ende larg. Rekordi i golave të Brazilit

Selesao është formacioni i vetëm që ka marrë pjesë në të gjitha botëroret e futbollit dhe ka shënuar 210 gola në total dhe ndiqet nga Gjermania me 206 gola. Arbitrat në finale: Besoni apo jo, asnjë arbitër nuk ka mundur të gjykojë dy finale Botërori. Këtë kompeticion do të marrin pjesë 24 gjyqtarë, ku vetëm Howard Web ka arbitruar një finale. Britaniku duhet të shpresojë që Anglia të mos dalë në finale dhe FIFA ta përzgjedhë për të gjykuar finalen, e cila do të zhvillohet më 13 korrik në Maracana.

Luftë “qiellore” mes Brazilit dhe Argjentinës Argjentina dhe Brazili veç përballjeve në fushën e lojës po sfidojnë njëra-tjetrën edhe në qiell. Të dyja skuadrat latine kanë ngritur në një nivel tjetër sfidën mes tyre, pasi të dyja përfaqësueset kanë siguruar një avion privat të dizenjuar enkas për Botërorin “Brazil 2014”, i cili do të ngrejë siparin më datë 12 Qershor dhe do të thotë fjalën e fundit më 13 Korrik. Një avion tërësisht “albiceleste” do të shoqërojë Argjentinën përgjatë Botërorit të Brazilit me rastin e Kupës së Botës 2014. “Aerlinas Argentinas” ka prezantuar avionin 128-vendësh që do të shoqërojë Kombëtaren e Lionel Messit dhe Gonzalo Higuain gjatë evenimentit të vitit që mbahet në vendin e Sambas. Po përveç ngjyrave të flamurit, avioni ka në sfond edhe tre sulmuesit kryesorë, Lionel Messi, Sergio Aguero dhe Gonzalo Higuain. Këtë Botëror Argjentina nuk do të ketë kapitenin e saj legjendar, Javier Zaneti, pasi lojtari i Interit është tërhequr këtë fundsezoni nga futbolli aktiv. Argjentina është në grupin “F” së bashku me Bos-

nje-Hercegovinën, Iranin dhe Nigerinë. Një grup që në letër duket i lehtë për bardhekaltrit. Sa i takon Brazilit, do të jetë një “Boeing 737”, i cili është i dizenjuar tërësisht me ngjyrat e ngrohta që karakterizojnë përfaqësuesen e Selecao-s. Ky gjigant i

Sulmuesi surprizë i vitit, Diego Kosta është sulmuesi më i ri i Çelsit. Lojtari i cili pritet të marrë në dorë sulmin e kampionëve të botës përgjatë “Brazil 2014”, mësohet të ketë qenë në Angli përgjatë ditës së djeshme për të zhvilluar vizitat mjekësore me blutë e Londrës, duke u bërë praktikisht lojtar i Çelsit. Lojtari do t’i kushtojë skuadrës së drejtuar nga Murinjo 32 milionë paund apo rreth 40 milionë euro, të cilat do i japin mundësi Atletiko Madridit të operojë me qetësi në merkato për ta zëvendësuar bomberin me origjinë nga Brazili, por me pasaportë spanjolle. Mësohet gjithashtu se Çelsi nuk ka hyrë në diskutime me kampionët e Spanjës për të siguruar sulmuesin, por i ka paguar Atletikos vlerën e klauzolës që drejtuesit e klubit spanjoll kishin vendosur në kontratën e 25-vjeçarit për ta lënë atë të lirë. Këtë sezon me Atletikon, Diego Costa luajti në total 52 ndeshje dhe shënoi 36 gola.

aeronautikës do të shoqërojë pesë herë kampionët e botës përgjatë Botërorit. Ky avion ka një kapacitet prej gati 150 vendesh, i dizenjuar me ngjyrën e verdhë në të florinjtë të flamurit brazilian dhe në të janë pikturuar portretet e të gjithë lojtarëve të përfaqësueses së Selesaos. Dizenjimi i këtij avioni, të cilin do ta shfrytëzojnë Neymar me shokë, është realizuar nga vëllezërit Otavio e Gustavo Pandolfo. Ata kanë punuar për të përfunduar punën e tyre mbi 100 orë në një hapësirë të madhe pranë aeroportit “Belo Horizonte”. Brazili, duke qenë dhe vendi pritës i këtij Botërori, do të jetë ai që do të ngrijë siparin e këtij kompeticioni në ndeshjen përballë Kroacisë, më 12 qershor në “Sao Paolo”, por ashtu si të gjitha skuadrat e tjera edhe Brazili do të luajë ndeshjet e grupeve në tri qytete të ndryshme. Brazili është në grupin “A” së bashku me Kroacinë, Meksikën dhe Kamerunin. Brazili është skuadra kryesore që do të kërkojë të shkurorëzojë Spanjën nga froni i kampionëve të botës.

Real Madrid, 80milionë euro për Suarez 80 milionë euro është vlera të cilën Real Madridi është i gatshëm të paguajë për të siguruar bomberin uruguajan, Luis Suarez, i cili luan tek Liverpuli që prej vitit 2011. Lajmi bëhet me dije nga prestigjiozja spanjolle “Marca”, e cila bën të ditur se Suarez është një nga dëshirat më të mëdha të Ancelotit dhe Florentino Perez është gati të bëjë gjithçka për ta realizuar këtë kërkesë të timonierit italian. Mësohet se edhe agjenti i lojtarit është shprehur i gatshëm për këtë transferim. “Nëse kampionët e Europës kërkojnë, është vështirë të mos pranohet”, - ka thënë për një radio iberike Alejandro Balbi, agjenti i lojtarit duke komentuar lajmin e bërë publik tek “Marca”. Suarez, i cili ka shënuar 69 gola në tri sezone me Liverpulin, në rast se do të transferohej në Spanjë do të merrte vendin e francezit Benzema, duke krijuar një repart sulmues të frikshëm me Bale dhe Ronaldon.


18

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Vogëlushja britanike gjeti në plazh një lloj të ri dinosauri

4

5

6

7

8

9

13

12 16

17

22

23

29

30

18

19

24

25

14

21 27

31

28

32

33

35

36

39 42

41

50

15

26

38

47

11

20

34 37

10

43

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

40

43

45

48

46 Koha e fillimit ____:____

49

Koha e mbarimit ____:____

51

52

Horizontalisht

1. Tërësia e llojeve të prodhimeve ose të mallrave, që nxjerr një ndërmarrje. 9. Pjesa që i bie dikujt, kur ndahet një e tërë. 12. Genc, aktor i kinemasë dhe teatrit. 13. I thonë ndryshe hamëndje. 16. Lloj plehu kimik (mbrapsht). 17. Ballshi në makina. 20. Luftëtar me demat në një arenë. 22. Lloj materiali ndërtimi. 24. E ardhmja e dikujt ose diçkaje. 27. Bëj që dikush të ndihet i gëzuar e i lumtur. 29. Departamenti Teknik. 30. Kryeqyteti i Surinamit. 33. Përemër pronor. 34. Lloj dozatori për barna mjekësore lëng. 35. Që është i vetëm në llojin e vet. 37. Përvojë e pasur dhe e mirë në jetën e në punën e një institucioni që trashëgohet brez pas brezi. 39. I pari i Kuvajtit. 40. Zonë Industriale. 41. Plasari, shkrimtar e studiues. 42. Lëvizje që përsëritet me rregullsi në kohë. 45. Bimë barishtore që përdoret për ushqim. 47. Kufi, cak. 49. Zgjeron më shumë sipërfaqen e diçkaje. 50. I thonë ndryshe çitjane. 51. E kundërta kundërshtohet. 52. Gjymtyrë e trupit (mbrapsht).

1. Taçi, aktore e teatrit. 2. Kapitujt e Kuranit. 3. Lajm i mirë. 4. U rrëzua. 5. Notë muzikore. 6. Nis pa mes. 7. Shëndoshë e mirë. 8. Fëmijë, foshnje. 9. Dru frutor, që bën kokrra si ulli ngjyrë kafe. 10. Shakqi i blerë në Korçë. 11. Enti Bashkiak. 14. Shtresa e lartë e një shoqërie. 15. Pothuaj çdo herë. 18. Njësi matëse për gurët e çmuar. 19. Komisari i Dritëro Agollit. 21. Muaji i shenjtë i myslimanëve. 23. Sëmundje ngjitëse që përhapet shpejt te shumë njerëz në një krahinë. 25. Vendi rrëzë oxhakut, ku ndizet zjarri. 26. Diktator, ose... (mbrapsht). 28. Lloj shtroje si tapeti. 31. Hero i mitologjisë greke. 32. Zhvillim i menjëhershëm ekonomik. 34. Rregull sipas të cilit kryhet një punë. 36. Pjesa e përparme e kokës së kafshëve, që është zakonisht e zgjatur dhe ka gojën (mbrapsht). 38. Cilindër i madh për shtrimin e rrugëve. 39. I ka tema në mes. 43. Zanicchi, këngëtare italiane. 44. Popi, gazetar dhe prezantues. 46. Sinjal që lëshohet për ndihmë. 48. Tepelena në makina. 49. Simboli kimik i selenit.

6 5 4 8 9 2 9 3 8

9 1 7

9

3

8 2 7 5 4

1 3 7

3 6 8 1 6 7

6 7 4

1 5 6

4 9 2

4 5 1 3 2

2 7 1 1 5 2

5

2 8 9

7 3 1

8 9 7

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Atmosfera yjore do jete goxha e favorshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni mjaft mire me personin qe keni ne krah dhe do filloni te mendoni paksa edhe për te ardhmen. Beqaret nuk duhet te nxitohen sepse do gabojnë. Me financat duhet te merreni shume seriozisht sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit me vone.

Do tregoheni mjaft kërkues ndaj atij qe keni ne krah sot dhe nuk do e lini te marre fryme i qete. Ky do jete një gabim, pasojat e te cilin do i ndjeni për një kohe te gjate. Beqaret do kenë surpriza te njëpasnjëshme ne jetën e tyre sentimentale. Financat do jene te mira, megjithatë duhet te shpenzoni me maturi dhe duke menduar për te ardhmen.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak dëshirë te bëni tolerime dhe kjo do e acaroje mjaft situatën. Beqaret duhet te shmangin personat mendjemëdhenj te cilët kërkojnë gjate gjithë kohës te duken. Financat, për fatin tuaj te mire, do përmirësohen fale ndihmës qe d ju japin disa te afërm.

Dite mjaft e favorshme për sektorin e ndjenjave. Here pas here edhe pasioni do jete shume i zjarrte kështu qe shfrytëzoni çdo moment. Beqaret nga ana tjetër me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse përndryshe do bëjnë gabime. Ekuilibri financiar nuk do ketë as tronditjen me te vogël edhe pse ne fakt dëshira për shpenzime do jete e madhe.

Vertikalisht

Sudoku | nivel mesatar 8 2 9

Shkencëtarët britanikë deklaruan se eshtrat e dinozaurit, të zbuluara nga një vajzë 5-vjeçare në bregdetin jugor të vendit, i përkasin krejtësisht një lloji të ri. Daisy Morris gjeti në plazhin e Ishullit Wight në vitin 2009 skeletin e një zvarraniku prehistorik, mosha e përafërt e të cilit mendohet të jetë 150 milionë vjet. Më vonë u bë e qartë se fjalë bëhet për një lloj të ri të pterosaurit, domethënë një zvarraniku fluturues, i cili u emërua për nder të zbuluesit të parë - Vectidraco daisymorrisae. Për nga përmasat e veta zvarraniku parahistorik nuk është më i madh se një sorrë apo një pulëbardhë bashkëkohore.

2 3 6 8 5 1 4 7

2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Nëse nuk doni qe atmosfera ne çift te nxehet se tepërmi sot, nuk duhet ne asnjë mënyrë ta gënjeni atë qe keni ne krah. Flisni hapur dhe shprehini gjithçka qe mendoni. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme. Flirtimet nuk do mungojnë, por nuk do ndodhe asgjë me tepër. Buxheti duhet riorganizuar sa me pare sepse gjendja nuk është aq e mire sa duhet.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Do i dëgjoni me kujdes sot ato qe do ju thotë partneri dhe do mundoheni gjate gjithë kohës te mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Beqareve do ua marre mendjen një person qe do e njohin gjate orarit te punës. Mos e lini atë t’iu ike nga duart. Financat do kërkojnë me tepër përkujdesje dhe maturi ne mënyrë qe gjendja te mos ketë probleme e vështirësi.

2 0 5 4

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

1

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 054, 207, 411, 517, 522, 629, 859, 905. Numra me 4 shifra: 1562, 2350, 5334, 5455, 5931, 7515, 8125, 8784. Numra me 5 shifra: 14268, 16585, 16784, 22884, 26320,

30162, 32514, 44965, 48604, 56167, 58748, 65965, 75292, 81167, 92242. Numra me 6 shifra: 026359, 066312, 156662, 181669, 186259, 214789, 622263, 623296, 652632, 705942, 782326, 851452, 854159, 934764, 956214, 992255.

Shprehini partnerit gjithçka qe mendoni ashtu si ta ndjeni, jo duke e gënjyer. Ne këtë mënyrë edhe ai do i kuptoje nevojat tuaja dhe do mundohet t’ua plotësojë dëshirat. Beqaret do jen shume te zënë me pune dhe angazhime te tjera dhe nuk do gjejnë kohen e përshtatshme për te menduar për dashurinë. Financat nuk do jene aq te stabilizuara sa për te bere ndonjë çmenduri.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Jeta ne çift nuk do jete e keqe, megjithatë duhet thënë se keni pasur edhe periudha me pozitive se kaq. Mundohuni te paktën te ruani ekuilibrin. Beqaret do jene shume te paqarte pe rate qe duan te bëjnë dhe do ngurrojnë te hedhin hapat Ne fakt askush nuk ju nxiton. Ne planin financiar duhet sa me tepër maturi me shpenzimet.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Me ne fund do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift dhe do jeni shume me te qete. Gjithçka do jete shume me ndryshe për ju. Beqaret do e gjejnë me ne fund shpirtin e tyre binjak dhe do futen ne një etape te mbushur me emocione. Ne planin financiar do jeni me te përgjegjshëm dhe nuk do hidhni hapa te gabuara.

AKREPI (22/X-21/XII)

Perspektivat janë shume te mira gjate kësaj dite për jetën sentimentale te çifteve, por ata vete duhet te bëjnë çmos qe t’i shprehin sa te mundin ndjenjat. Beqaret do joshin pa fund dhe nuk do e kuptojnë se do bëjnë disa gjeste te gabuara. Financat do kenë here pas here disa tronditje te vogla te cilat për t’u përmirësuar do kërkojnë pak durim.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Do keni shume kurajo gjate kësaj dite dhe do flisni me partnerin edhe për disa çështje delikate. Kjo iniciative ne fakt do vlerësohet mjaft prej tij. Beqaret duhet ende te bëjnë durim nëse duan te gjejnë një person te përshtatshëm. Financat do vijnë duke u përmirësuar. Mos kërkoni te pasuroheni menjëherë sepse kjo nuk do jete absolutisht e mundur.

PESHQIT (20/II-19/III) Ne fillim te ditës do ketë shume mosmarrëveshje me partnerin tuaj, por me kalimin e orëve do reflektoni dhe do mundoheni te gjeni nga një zgjidhje. Beqaret do jene mjaft pozitive dhe gati për te dale neper çdo lloj takimi qe do ju kërkohet. Financat do jene edhe me delikate sesa me pare.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

05.06.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

5 qershor

19

Artisti është asgjë pa dhuntinë, por dhuntia është asgjë pa punën. - Emile Zola (1840-1902)

1989

Masakra e sheshit ‘Tiananmen’ Sheshi Tiananmen - masakrimi i demonstruesve vret shpresën për demokraci në Kinë. Në këtë ditë, ushtarët e Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës sulmuan protestuesit paqësorë në sheshin ‘Tiananmen’ të Pekinit. Qindra, ndoshta mijëra, u vranë nga ushtarët që qëllonin kuturu dhe që kalonin mbi trupat e demonstruesve. Shkëndija e parë e përballjes kishte ndodhur shtatë javë më parë, me marshin studentor në kujtim të ndarjes nga jeta të udhëheqësit të Partisë Komuniste kineze dhe reformatorit të njohur, Hu Yaobang. Kjo ngjarje bashkoi shumë kinezë të pakënaqur dhe u dha

mundësi të artikulonin pakënaqësitë e tyre. Që nga 1978, reformat e udhëheqësit Deng Xiaoping kishin sjellë në Kinë ekonominë e tregut, por kjo nuk ishte shoqëruar me reforma politike serioze. Të shtyrë edhe nga vizita e planifikuar e udhëheqësit reformator të Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbachov, demonstruesit vërshuan në sheshin ‘Tiananmen’ dhe refuzonin të largoheshin pa premtimin për reforma demokratike. Reagimi i Partisë Komuniste kineze ishte konfuz dhe i pavendosur. Në fillim ata iu lutën demonstruesve të largoheshin dhe premtuan që nuk do të kishte dhunë. Gati 1000 pro-

testues filluan një grevë urie, që u solli mbështetje të konsiderueshme në të gjithë Kinën. Kjo ishte një sfidë që Partia Komuniste kineze nuk mund ta injoronte. Pasi ishte larguar Gorbachov-i, u sollën trupat nga provincat rrethuese. Ata sulmuan pa paralajmërim. Arrestime të aktivistëve pasuan, duke paralizuar lëvizjen demokratike. Kina dhe bota u tronditën nga egërsia e treguar. Sanksione ndërkombëtare u ndërmorën, por Kina ishte një partner tregtie shumë i rëndësishëm që këto sanksione të zgjasnin. Partia Komuniste kineze vazhdoi të kishte kontroll të fortë mbi vendin.

Blitz

Flickr

1/2

E të burgosurve që mbahen në burgje federale janë përdorues ose shpërndarës droge jo të dhunshëm.

1/2

E republikanëve janë në favor të rritjes së pagës minimale në shkallë federale.

62

Për qind e demokratëve mbi 65 vjeç që mbështesin martesat e të njëjtit seks.

61

Për qind e republikanëve nën 30 vjeç që i mbështesin.

*Sipas Harper’s Index qershor 2014.

Foto: Mike Foo / Retro walls (Tirana, Albania)

Pse duhet të tregohemi të mençur me mediat sociale Alfred Hermida*

Tashmë është shndërruar në praktikë standarde për gazetarët që t’u drejtohen mediave sociale kur bëhet fjalë për lajmet e orës së fundit. Prurja e lëndës së parë, të pafiltruar të informacionit mund të ofrojnë pamjet e hershme të një ngjarjeje dramatike, si filmime të një të dyshuari të përgjakur në momentet e para pas një atentati (si për shembull vrasja e Woolwich këtë vit). Por viti që kaloi shënoi edhe një kundërveprim, sa i përket përdorimit të materialeve në mediat sociale, të nxitura në shumë raste prej thashethemeve, spekulimeve dhe informacioneve falsë, si ata që qarkulluan pas vënies së bombës në maratonën e Bostonit në prill 2013. Është koha të bëhemi më të mençur kur flitet për mediat sociale. Në situata të lajmeve të orës së fundit, ngjarjet janë në lëvizje konstante. Faktet vërshojnë me shpejtësi dhe raportimi është i rrëmujshëm. Procesi i ndarjes së

gazetamapo@gmail.com

fakteve nga sajimet dikur ndodhte në redaksi, teksa gazetarët dhe redaktorët vlerësonin vërtetësinë e informacionit që vinte. 2014 do i japë fund një herë e mirë çdo lloj diskutimi se çfarë vendi zënë mediat sociale tek lajmi. Siç e ilustroi tragjedia e Bostonit, njerëzit duan të flasin për lajmin dhe të ndajnë atë që dinë apo atë që mendojnë se dinë. Ata duan të jenë pjesë e lajmit. Vendosja e bombave në maratonën e Bostonit ishte një shembull i spikatur se si mbledhja, verifikimi dhe raportimi i lajmit ndodh në publik. Procesi i gazetarisë – gjetja e burimit, filtrimi, kontestimi dhe konfirmimi i informacionit – ndodh përmes shkëmbimeve në rrjet, teksa gazetarët përpiqen që të dëgjohen, në mesin e korit të zërave të ligjzbatuesve, shërbimeve të emergjencës, dëshmitarëve të ngjarjes dhe të gjithë atyre nëpër botë që reagojnë ndaj lajmit. E përsëris: duhet të bëhemi të mençur kur flitet për mediat sociale. Disa prej gabimeve më të rëndë sot bëhen prej

atyre gazetarëve që bëjnë supozime dhe arrijnë në konkluzione të nxituar. Një pjesë e konfuzionit të hershëm në kërkimin e bombëvënësve u shkaktua prej disa agjencive të lajmeve që flisnin për një të dyshuar të ndaluar tashmë, ndërkohë që të tjera flisnin për arrestim. Në nxitimin për të qenë të parët, do të ndodhin gabime. Mësimi i dhimbshëm këtu është që duhet të jemi të kujdesshëm ta vendosim informacionin në kontekst, duke pranuar dhe njohur burimin dhe besueshmërinë e tij. Organizatat e medias duhet që të pranojnë gabimet më shpejt dhe t’i korrigjojnë më haptas. Duhet që gazetarët të jenë të saktë në raportim, të qartë për atë që dinë, por edhe për gjëra që mund të mos i dinë. Reporterët nuk janë trajnuar që të flasin për të metat apo boshllëqet e asaj që raportojnë. Por në një vërshim konstant informacioni, shtimi i disa shënimeve paralajmërues, që bëjnë thirrje për kujdes, mund të ketë shumë vlerë.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Suadela Balliu. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Nëse ka një gjë që një ngjarje si ajo e Bostonit na mësoi, kjo është se shkëmbimet në mediat sociale nuk janë ekuivalenti i publikimit. Janë thjesht vërshim informacioni. Bashkëbisedimet në Reddit ishin thjesht diskutime të vazhdueshme ku kontribuesit, në mënyrë kolektive, përpiqeshin të kuptonin se çfarë kishte ndodhur dhe kush ishte përgjegjës. Ndërkohë që disa nxitonin të mbërrinin në konkluzione dhe të bënin gjykime, të tjerë bënin thirrje për maturi. Në 2014, pres që gazetarët të jenë më të kujdesshëm kur marrin informacione nga borde të tilla diskutimesh në internet. Duke ecur përpara, gazetarët po mësojnë se në vend që të injorojnë ato që thuhen në mediat sociale, ka më shumë vlerë të angazhohen me to dhe të përpiqen të kanalizojnë informacionin që shpaloset online. (Niemanlab) * Alfred Hermida, profesor në Shkollën e Gazetarisë të Universitetit të Kolumbias dhe ka qenë ndër krijuesit e faqes së internetit të BBC News.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


20 05.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rr."Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr. "Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.