05 prill mapo ok

Page 1

kontrapedal

Vizita

aktualitet

Meta: Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave

Ekzekutimi për kromin, ide pistat për hakmarrjen mapo Thomas piketty kundër Gjin Nikës Recensë I forti i Bulqizës u qëllua për vdekje së bashku me një

Kryetari i Kuvendit takon kryeministrin Thaçi dhe homologun kosovar, Jakup Krasniqi. “Lufta legjitime e UÇK-së nuk duhet njollosur në asnjë rast”

Vladimir Myrtezai

mikun e tij, një muaj pas lirimit nga burgu. Dyshimet bien mbi të kaluarën e tij kriminale, ndërsa merren në ‘sitë’ armiqtë e mundshëm. Kush ishte viktima që u lirua pa një proces të plotë gjyqësor Faqe 6

Faqe 4

ylljet aliçka

POLITICAL MIND Ylli pango

E shtunë-diel 05-06 prill 2014

Themelues henri Çili- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 1176 Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Drejtësia në udhëkryq ndërkombëtar Në takimin me Ramën, gruaja më e fuqishme e Europës kërkon reformë të thellë në drejtësi. Ndërsa Uashingtoni bën apel që luftën kundër korrupsionit ta bëjë drejtësia dhe jo politika. Rrethi vicioz i një reforme të domosdoshme për të ardhmen e Shqipërisë

Intervista e javës

editorial

esse

Media / Intervistë

Drejt të arsyeshmes

Vështirësitë e Normalitetit

E ka Fajin media apo rama?

Artur Zheji

Rudolf Marku

Faqe 3

ekonomi

BERZH: Shqipëria ka ngecur në tranzicion që prej vitit 2000

Topi: E djathta në gjendje të mjerë, qeveria t’u rrijë larg ekraneve Kreu i FRD analizon situatën në të djathtën shqiptare. Parashikimi për përplasjet e rrymave të nënujshme në PD, siç i quan ai, dhe pamjaftueshmëria e ftesave publike për bashkimin e së djathtës. Si po qeveris mazhoranca dhe vlerësimi se ‘21 janari’ do të mbulojë me turp ata që premtuan për zbardhjen dhe e lanë në errësirë. “Koha do t’i gjykojë”.

Faqe 10

Kryeekonomisti i BERZH, gjatë prezantimit të raportit të tranzicionit tha se Shqipëria ka ngecur në vend qysh mes viteve 2000. Shkak mbetet mosavancimi me procesin e reformave

Faqe 5

personazh

Brigel Gjoka, koreografi shqiptar që po mahnit botën Koreografi dhe balerini shqiptar rrëfen sesi e la Shqipërinë dhjetë vjet më parë në kërkim të famës dhe suksesit. Ka ngjitur skenat më prestigjioze ndërkombëtare me performancat e tij dhe ka marrë shumë vlerësime nga publiku dhe kritika europiane

Faqe 22

Faqe 31

Armand shkullaku

Faqe 13

Botimi i uet-press

Ben Blushi:

Shqipëria, politikisht si Lindja, pabarazi dhe parti fetare Politikani dhe shkrimtari prezanton librin e ri “Hëna e Shqipërisë”, një analizë për vendin sot dhe sfidat e së ardhmes. Pikëpamjet e tij për pabarazinë, shkrirjen e politikanëve me të pasurit dhe rreziku për radikalizimin fetar në të ardhmen Faqe 17


2

EEshtunë shtunë- -eediel diel05-06 13-14 prill 2014 2013 www.mapo.al


E shtunë-diel, 05-06 prill 2014

3

www.mapo.al

Editorial

Foto e javës

Artur Zheji

Drejt të arsyeshmes

D

Ermonela jaho kthehet pas 7 vitesh me "Madame butterfly"

Foto: LSA

javore

libri

E shtunë-diel,05-06 prill 2014 Na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Në brendësi Topi: E djathta në gjendje të mjerë, qeveria t’u rrijë larg ekraneve Kreu i FRD analizon situatën në të djathtën shqiptare. Parashikimi për përplasjet e rrymave të nënujshme në PD, siç... Faqe 10

4 4 5 6 23 24

Politikë

Kushtetuesja rrëzon mazhorancën, OK hetimit për serverin e Tatimeve

Vizita

Meta: Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave

Ekonomi

Ben Blushi: Shqipëria në 100 vjet, politikisht si Lindja, pabarazi dhe parti fetare

BERZH: Shqipëria ka ngecur në tranzicion që prej vitit 2000

Kronikë

Ekzekutimi për kromin, pistat për hakmarrjen kundër Gjin Nikës

Privatësia

Besart Kallaku: Për dreka ftoj unë më shumë, po s’më len me pagujt

Showbiz

Konflikti për kanalin në “Youtube”; fiton Flor Mumajesi

Brigel Gjoka, koreografi shqiptar që po mahnit botën

Kolona / ide/ debate

26

ide

14

KONTRAPEDAL

31

esse

29

POLITICAL MIND

21

Recensë

24

single & the city

Thomas Piketty Ylli Pango

Vladimir Myrtezai Ylljet Aliçka

Rudolf Marku Iva Tiço

uket se kështu e paskan qeveritë e reja. E fillojnë me vrull, nën shtysën e entuziazmit postelektoral që zgjon eufori, vetëbesim dhe bindjen se diçka e posaçme dhe e madhe ka ndodhur. Në të vërtetë, mbas 23 Qershorit 2013, ka ndodhur diçka e rëndësishme në telenovelën politike shqiptare. Kemi një kryeministër të ri dhe një qeveri të re, me ministra e drejtorë të fuqishëm, krejtësisht riosha e të pasprovuar. Kemi pra, një ekip eksperimental dhe një kryeministër në sprovë, mbështetur nga Ilir Meta dhe ekipi i tij, që herët a vonë do të duhet të dalin përpara shqiptarëve me një bilanc të qartë, të thjeshtë dhe të kuptueshëm: Ku e morëm dhe ku po e shpiem stafetën e qeverisjes. Ku e gjetëm dhe ku po e çojmë standardin e demokracisë dhe të shëndetit të shtetit shqiptar. E pra, një përfundim me rezultate në dorë të ‘eksperimentit’ të kësaj qeverie, ‘new stile’, që duhet të ndeshet me fërkimet dhe me llucën e burokracisë shumëvjeçare, me huqet orientale dhe dembele të nëpunësve, me sytë e etur për zarfa dhe me barqet e panginjshme të ca të paktëve, në dëm të të gjithëve. Është gjithashtu e qartë se Rama, përmes kësaj qeverie dhe rritjes së staturës së të vetëve, tashmë ministra dhe drejtorë të superfuqishëm, që kanë çelësat e thesareve të Shqipërisë në dorë, vijon në mënyrë sistematike, dominimin e Partisë Socialiste. Parti e cila po derdhet, ashtu si derdhen në fonderi gravurat e metalta, dita-ditës, simbas kallëpit të projektuar nga Kryetari Rama. Tanimë Partia Socialiste, është si të thuash, gjithmonë e më shumë ramiste dhe kjo është e natyrshme, por jo krejt origjinale. Rama, në këtë fazë të maratonës së vet politike, po mundohet të jetë i ‘arsyeshëm’ dhe i pranueshëm për shtresat e gjera, përgjithësisht mediokre, por që janë njëkohësisht një rezervuar votash të nesërme. Që nga martesa e tij më e fundit, te kostumet elegante porse pa shkëlqimin acarues e démodé, ai po përpiqet me sforco, por jo pa sukses që të krijojë një Fotografi të Re. Një fotografi që ka pak ose aspak lidhje me antikonformizmin dhe rebelimin që e solli deri në këtë kreshtë të karrierës politike. Bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë janë më së shumti edhe adhuronjës, të tashmë ish-stilit të tij, por edhe ata, po konformohen simbas konformimit të shefit të tyre të madh. Sepse, duhet pohuar sidoqoftë, që Rama as ka qenë dhe as nuk mund të jetë një ‘parvenu’, si mjaft të tjerë përreth tij, por Fotografia e Re ka gjithsesi një gjë të panatyrshme në shfaqjen e saj. Ajo bie ndesh me ‘vrullin’ e Rilindjes së premtuar, pasiqë e vesh Kryeministrin me një garderobë komunikative, të cilën ai duket se po e përzgjedh politikisht në vitrinat e klasicizmit konservator. Mirëpo Rilindje konservatore nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ky është një paradoks, që rrëfen se ay, ka marrë në sy një rrugëtim tjetër të gjatë, në jetën politike shqiptare, në rivalitet kohor, vetëm me Sali Berishën. E gjithë kjo rrëfenjë do të ish pa një kuptim të spikatur nëse nuk do të donim të dilnim diku gjetkë. Të qeverisja dhe takticizmi që po shihet të marrë jetë këto javët e fundit. Sëpari, bie në sy për mirë zbutja e marrëdhënieve me presidentin Nishani. Së dyti, tingëllon simpatike letra e ‘ngrohtë’ për liderin e opozitës Basha. Së treti, është komfortuese dhënia në mënyrë befasuese, por korrekte, e ‘certifikatës së sigurisë’, drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi. Fakt që shënon ose një armëpushim të ndërmjetëm të kushtëzuar nga ndërkombëtarët, ose një marrëveshje të fshehtë me shërbimet sekrete. Së katërti, dhe e mbarsur me dyshime, pauza e gjatë e shembjeve me tritol spektakolar e ndërtimeve pa leje nga INUK, që vetëm ka gërvishtur në gishtin e këmbës përbindëshin e kësaj të keqeje kombëtare. Së pesti, mosdashuria për ‘gërdallën mediatike shtetërore’ dhe lënia në rrjedhje të lirë të dekadencës pa kufi të Radio Televizionit Publik Shqiptar, me të vetmen arsye: thjeshtimin e yçklave që e përplasin me ligjin për RTSH dhe me opozitën. Së gjashti dhe duket e paqartë, por edhe ‘sulmi drejtësivënës’ i policisë, ka hyrë në shtratin e vet, pa përmbytje gjobash dhe pa ekzagjerime muskulore të tejskajshme. Duket pra se Qeveria është në pritje të statusit të shumëpërfolur për kandidat të BE dhe si taktikë ka përzgjedhur mbizotërimin e të ‘Arsyeshmes’ në kurriz të së ‘Vrullshmes’, nga droja se mos ndodhin proçka që prishin imazhin. Por, ndoshta Kryeministri gjykon, nën dritën e këshilltarëve të tij, se ka ardhur koha për të rrjedhur brenda shtratit të lumit klasik të pushtetit dhe se frenat e qeverisjes janë tashmë të mirëvendosura në duart e Shumicës. Mirëpo ngelet një elefant i stërmadh, jashtë kësaj panorame e cila po shkon drejt një paqtimi mikroborgjez deri diku të arsyeshëm: Ekonomia. Ajo vazhdon të lëngojë dhe kura e FMN është thjesht një aspirinë. Dhe paraja është shtrenjtuar dhe kapitalet janë trembur deri në palcë dhe për pasojë ose kanë ngrirë, ose janë fshehur, ose nuk u bie rruga këtej! Ditë mbas dite, ‘fajet e Saliut’ po e humbasin tingëllimën e para disa muajve. Sepse nga akuza, rrezikojnë të shndërrohen në justifikime, ndërkohë që energjitë për të tërhequr me shpejtësi e drejt stacioneve të reja trenin e gjatë të pushtetit, po bien ndesh dita-ditës me pritshmëritë entuziaste të pak muajve më parë. Kryeministri, tashmë gjith’ e më tepër klasicist, ngjan kësisoj gjith’ e më pak, me një makinist lokomotive, i ndotur me vajra dhe veshur me xhinse, por sidoqoftë i tendosur në vozitjen e trenit, me trendin e tij ‘sypatrembur’ drejt Stacioneve të Reja. Populli do Pranverën e premtuar ekonomike. Ose sëpaku mimozat e saj. Kjo është Çështja. Të tjerat janë dhe mbeten stacione kalimtare, ku blihet një sanduiç dhe një shishe ujë dhe vetëm kaq. Sepse edhe takimi i vlertë me Zonjën Merkel, nuk na sjell në pajë ndonjë çek tringëllues për të trembur frikën e një krize ekonomike veçse në mesin e saj.


4

E Eshtunë shtunë- e- ediel diel05-06 13-14 mars prill 2014 2013 www.mapo.al

aktualitet

Mazhorancë-qeveri, Gjykata Kushtetuese vendos 1 me 1 Gjykata Kushtetuese përveçse është e detyruar që të japë drejtësi duke qenë një “roje” e Kushtetutës, përpiqet që ta mbajë mirë edhe me qeverinë. Këtë politikë ajo është përpjekur ta bëjë edhe në rastin e fundit, ku i është dashur të shpallë, si asnjëherë më parë, në një ditë dy njoftime për dy vendime, njërin që rrëzon mazhorancën duke i dhënë të drejtë opozitës dhe në tjetrin ku rrëzon opozitën dhe duke i

dhënë të drejtë qeverisë. Kështu, ndërsa ka rrëzuar vendimin e shumicës qeverisëse për të mospranuar kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për serverin e Tatimeve, po në të njëjtën ditë kjo gjykatë ka shpallur edhe një vendim të dytë, atë ku rrëzon pretendimet e PD-së për të shpallur si antikushtetues Aktin Normativ të qeverisë për të marrë disa milionë euro borxhe përgjatë tetorit të

shkuar. Në njoftimin e saj gjykata bën të ditur se, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, vendosi pushimin e gjykimit të çështjes për kontrollin e pajtueshmërisë me Kushtetutën, të Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave nr. 6, datë 04.10.2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2012 ‘Për buxhetin e vitit 2013’”.

Kushtetuesja rrëzon mazhorancën, OK hetimit për serverin e Tatimeve Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e një grupi deputetësh demokratë, duke shpallur të pavlefshëm vendimin me të cilin Kuvendi hodhi poshtë ngritjen e komisionit hetimor për serverin e Tatimeve. PD: Vendimi, notë 4 për qeverinë Shumë shpejt Kuvendi i Shqipërisë do të ngrejë dhe një komision të dytë hetimor, i cili do të kontrollojë zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur e verifikuar në thellësi fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore”. Kjo pasi Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të mos lejuar ngritjen e një komisioni të tillë, duke i dhënë kështu të drejtë kërkesës së një grupi deputetësh të Partisë Demokratike. Sipas vendimit të shkurtuar të Gjykatës Kushtetuese, i bërë publik në faqen zyrtare të këtij institucioni, bëhet e ditur pranimi i kërkesës së një grupi deputetësh demokratë për të shpallur si antikushtetues vendimin e Kuvendit, me anë të të cilit mazhoranca parlamentare hodhi poshtë propozimin për ngritjen e këtij komisioni hetimor. Gjithashtu, gjykata në këtë njoftim bën të ditur edhe marrjen përsipër të zgjidhjes së mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet deputetëve që kërkuan ngritjen e këtij komisioni hetimor dhe Kuvendit të Shqipërisë. Por për të përcaktuar argumentet dhe sugjerimet sesi do të zgjidhet kjo kompetencë, do duhet që të pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Vetëm pas këtij momenti dhe botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare, PD-së i lind e drejta që të kërkojë sërish në institucionin e Kuvendit ngritjen e këtij komisioni hetimor. Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, në një komunikim të posaçëm me mediat, duke përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka theksuar se ai i tregoi qeverisë kufijtë e veprimtarisë së saj. “Edi Rama dhe Ilir Meta, të terrorizuar nga dalja në dritë e këtij skandali, urdhëruan bllokimin nga Kuvendi me forcën e kartonëve, të hetimit të tij. Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese rikonfirmoi një të drejtë kushtetuese të opozitës. Kjo është një fitore e madhe e parlamentarizmit në Shqipëri dhe e kontrollit parlamentar mbi qeverinë, veçanërisht kontrollit nga opozita. Ky vendim është notë katër dhe detyrim të përsërisë mësimin bazë të qeverisjes demokratike se Kushtetuta dhe ligji janë baza dhe kufiri i veprimtarisë së saj, pavarësisht se sa vota apo mandate ka”, - tha Bylykbashi. Ai gjithashtu bëri të ditur se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, pra me botimin në Fletoren Zyrtare, PD-ja do të paraqesë një kërkesë të dytë me të njëjtin objekt, të cilin kësaj here Kuvendi është i detyruar ta pranojë. “Sapo të hyjë në fuqi vendimi i gjykatës, ne do të paraqesim kërkesën e re për ngritjen e komisionit hetimor e për të analizuar në thellësi, në përputhje me Kushtetutën, këtë skandal, për të zbardhur moszbatimin e ligjit nga kjo mazhorancë, për t’i vënë fre kësaj arrogance antikushtetuese e për vënien para drejtësisë të porositësve dhe ekzekutorëve të këtij skandali”, - tha Bylykbashi. Ky përbën rastin e tretë brenda një harku kohor prej 2 muajsh që Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë dhe mazhorancën e majtë për disa vendime apo akte të sajat ligjore. Më parë, Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar qeverinë edhe për ligjin e Nëpunësit Civil dhe për udhëzimin për INUK.

Meta: Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave Perspektiva europiane dhe rritja e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës ishin tema të bisedave që kreu i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi me drejtuesit më të lartë shtetërorë kosovarë gjatë vizitës së tij dyditore. Në këtë vizitë ai shoqërohej edhe nga deputetët Gramoz Ruçi, Shpëtim Idrizi dhe Luan Rama, ndërsa ka munguar sërish, ashtu si edhe gjatë vizitës në Danimarkë, përfaqësimi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Burime nga Kuvendi kanë bërë të ditur se deputetët e djathtë kanë patur ftesë për t’u bërë pjesë e delegacionit që do të vizitonte Kosovën, por nuk i janë përgjigjur asaj. Ai e ka nisur vizitën e tij në Kosovë me një takim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku është pritur nga homologu i tij, Jakup Krasniqi, me të cilin doli dhe në një konferencë të përbashkët për shtyp. “Dua të shpreh vendosmërinë tonë për të ecur më tej në konkretizimin e bashkëpunimit midis dy kuvendeve, jo vetëm sa i takon intensifikimit të dialogut, por njëkohësisht edhe të gjithë shkëmbimit të niveleve të tjera, edhe në nivel të komisioneve parlamentare. Por ajo që është më e rëndësishmja, dakordësia për të punuar në një mënyrë më të qëndrueshme dhe më konkrete në drejtim të harmonizimit të legjislacionit midis dy vendeve tona”, tha Ilir Meta gjatë kësaj konference. “Lufta legjitime e UÇKsë nuk duhet njollosur në asnjë rast, - tha kryetari i Kuvendit të Shqipërisë. - Çdo përpjekje për të vënë në diskutim legjitimitetin e luftës së popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e pavend dhe e kaluar në kohë. Megjithatë, u takon institucioneve të Kosovës të shprehen për çdo çështje konkrete”, - tha Meta. “Janë grupet politike që do të bëjnë punën e tyre, por ne si institucion do kërkojmë detaje më të mëdha për këtë gjykatë”, - u shpreh nga ana e tij Krasniqi. Më pas, Meta është pritur në një takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ku u fol për proceset integruese të dy vendeve në BE. Meta tha se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin sa më të shpejtë të vizave dhe një perspektivë edhe më të shpejtë me Bashkimin Europian. Gjatë konferencës për shtyp, Thaçi tha se Kosova ka qenë me fat që këto 15 vjet sistemi i drejtësisë ka qenë i udhëhequr prej ndërkombëtarëve në kuptimin e mandatit ekzekutiv, për tetë vite me radhë prej OKB-së dhe gjashtë vite prej misionit EULEX. “EULEX ka bërë një punë të mirë në Kosovë, bashkëpunimi ynë ka qenë i mirë”, - vlerësoi Thaçi.

Avokati i Popullit: Në 2013 u larguan 384 persona me status nëpunësi Çështja e largimeve nga puna, sidomos e personave me status të Nëpunësit Civil, është bërë shqetësuese edhe për Avokatin e Popullit. Duke raportuar dje para komisionit të Ligjeve dhe të Sigurisë, kreu i këtij institucioni, Igli Totozani ka bërë të ditur se përgjatë vitit 2013 ka patur plot 384 largime nga puna të personave që gëzojnë statusin e Nëpunësit Civil, por pa bërë të ditur se këto largime kanë qenë të periudhës së qeverisjes së PD-së apo asaj të PS-së. “Sensibiliteti i madh që ka patur gjatë kësaj periudhe çështja e administratës publike është në përfundim të një raporti të posaçëm mbi situatën në administratën publike, të cilën do ta keni në parlament brenda disa ditësh. Na rezultojnë 384 persona të larguar nga shërbimi civil në Shqipëri. Njerëzit janë larguar nga puna pa paralajmërime, pa periudhën e duhur të njoftimit që mund të jetë dy muaj deri në 3 muaj. Në përgjithësi nuk iu njihet vjetërsia në punë.

Por një problem i madh dhe i rëndësishëm është dhe elementi i fundit i vendosjes së një të drejte, është zbatimi i një vendimi gjyqësor”, - tha Totozani. Në fjalën e tij, Avokati i Popullit shprehu shqetësimin për numrin e familjeve të pastreha dhe për kushtet e komunitetit rom. “Në Shqipëri, sot kemi të paktën 17 4024 familje të pastreha në 42 bashki dhe komuna, dhe vetëm 2490 prej tyre kanë arritur që të strehohen”, - tha Totozani. Ai ka sjellë shifra shqetësuese edhe sa i përket kërkesave të qytetarëve shqiptarë për azil në vendet e BE-së, duke sjellë në pah shtimin e tyre sidomos përgjatë 9-mujorit të fundit të vitit 2013. “Një problem i madh dhe i rëndësishëm është rritja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Perëndim. Vetëm në 9-mujorin e parë të vitit 2013, 7380 qytetarë shqiptarë kanë kërkuar azil politik në vendet perëndimore dhe shqetësues mbetet trendi”, - deklaroi Totozani.


E shtunë - e diel 05-06 prill 2014

5

www.mapo.al

CEZ: Po studiojmë dy opsione për konfliktin me Shqipërinë Grupi çek i energjisë, CEZ, po merr në konsideratë investime të ardhshme në Gjermani, Poloni dhe Sllovaki”, - tha Tomas Pleskac, një anëtar bordi dhe kreu i Departamentit të Huaj në CEZ, në një takim me mediat për të festuar 10-vjetorin e hyrjes së grupit në tregjet e huaja. Ndërsa procesi i arbitrazhit vazhdon në Shqipëri, Pleskac tha për mediat çeke se CEZ po zhvil-

lon njëkohësisht bisedime me autoritetet shqiptare për të gjetur një skemë kompensimi, në mënyrë që të shmanget vazhdimi i procesit të arbitrazhit. “Të dyja opsionet janë të hapura”, - tha ai. CEZ ka gjithashtu probleme me energ jinë e rinovueshme në Bullgari dhe Rumani. Strategjia e zgjerimit të huaj të CEZit u përshtat në vitin 2004. Operacio-

net e huaja kanë kontribuar midis 8 dhe 12% në fitimet operative të grupit gjatë pesë viteve të fundit. EBITDA (fitimi para interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit) ishte në total 61.3 miliardë Kc vitin e kaluar, ndërsa fitimi neto u ul me 12.3% në Kc35.2bn. Ministri shqiptar i Energjisë, Damian Gjiknuri deklaroi pak ditë më parë se CEZ do të shtetëzohet, për të kaluar më

pas sërish në proces privatizimi. Grupi CEZ bleu operatorin e SistemShpërndarjes së energjisë nga qeveria shqiptare në vitin 2008. Në janar 2013, shteti shqiptar i hoqi licencën CEZ-it për shkak të mosplotësimit të kushteve të marrëveshjes së privatizimin, duke e marrë kompaninë në administrim, ndërsa pronësia vazhdon të mbetet e çekëve.

BERZH: Shqipëria ka ngecur në tranzicion Kryeekonomisti i BERZH, Erik Berglof gjatë prezantimit të raportit të tranzicionit, tha se Shqipëria ka ngecur në vend qysh mes viteve 2000. Shkak mbetet mosavancimi me procesin e reformave Tranzicioni i Shqipërisë ka ngecur në vend qysh mes viteve 2000, duke e reduktuar potencialin drejt rritjes afatgjatë. Shkaku, sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mbetet mosavancimi me procesin e reformave. Kryeekonomisti i BERZH-it, Erik Berglof, gjatë prezantimit të raportit të tranzicionit dje në Tiranë vuri në diskutim çështjet se çfarë mund të bëhet për të rigjallëruar procesin e reformave dhe për t’i kthyer vendet në rrugën e rritjes dhe konvergjencës me ekonomitë më të përparuara të Europës Perëndimore. Lufta kundër korrupsionit, marrëdhënia e hapur me biznesin dhe investimi në kapitalin njerëzor për të dalë nga periudha e gjatë e tranzicionit, janë disa nga këshillat e kryeekonomistit, i cili ka hartuar raportin e tranzicionit për Europën Lindore, ku është përfshirë edhe Shqipëria. Raporti shqyrton faktorët që mbështesin potencialin për rritjen afatgjatë: zhvillimi i institucioneve politike dhe demokratike; reformat ekonomike dhe marrëdhëniet mes institucioneve politike dhe ekonomike; akumulimi i kapitalit human dhe shpërndarja e barabartë e mundësive ekonomike në të gjithë shoqërinë. Ai e vlerësoi marrëveshjen e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. “Mendoj që marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar ishte ekstremisht e rëndësishme duke përçuar sinjalin se rregullat kanë ndryshuar. Tani do të kemi rregulla më transparente, do të jenë më të qarta. Qeveria do të paguajë faturat e saj. Ka angazhim shumë serioz për përmirësimin e klimës së investimeve. Ndoshta nuk

është ndërtuar shtëpia ende, por po ndërtohen themelet dhe kati i parë. Duhet të keni këto themele para se të adresoni problemet e rëndësishme që keni në sektorin energjetik, reformën e pensioneve, huatë e këqija në sistemin financiar”, - tha Berglof. Rritja ekonomike ka mbetur e qëndrueshme; raporti i fundit i BERZH-it parashikon një zgjerim prej 1.7% në 2014, pas 1.5% vitin e kaluar. Gjithsesi duhet bërë më shumë për të zhvilluar më tej një sektor privat konkurrues dhe sektorë më të fortë financiarë, sipas BERZH-it. BERZH nënvizoi mbështetjen për procesin e reformave në Shqipëri, me nënshkrimin në fillim të këtij viti të Memorandumit të Mirëkuptimit, që synon përmirësimin e klimës në vend si për investitorët e huaj, ashtu dhe për ata vendas. I pranishëm në takim, kryeministri Rama foli lidhur me burimet se ku do vihet theksi për të nxitur rritjen ekonomike. “Investimi në kapitalin njerëzor dhe në dije do të jenë dy rrugët që kanë ndarë Europën në dysh, kanë krijuar hendekun mes

vendeve të pasura dhe ato të varfra. Ky hendek duhet të mbushet”, - tha Rama. Sipas Kryeministrit, ky raport i BERZH-it do të ndihmojë ekonomistët të kuptojnë më shumë. “E shkëlqyer për gjithë ata që duan të kuptojnë më shumë dhe më thellë tranzicionin e sfidave dhe vendit që kalojnë dhe kanë kaluar përmes tranzicionit. I jam shumë mirënjohës Erik Berglof-it, mikut tim të kreut të BERZH-it, por edhe për të paraqitur gjetje shumë interesante dhe të rëndësishme të këtij raporti që besoj se iu vlejnë politikëbërësve, donatorëve, aktorëve të angazhuar në marrëdhëniet bilaterale”, tha Rama. Kryeministrit theksoi se qeveria është e vendosur të veprojë në të dyja këto. “Ne jemi shumë të vendosur t’i bëjmë të dyja. Të flasim qartë dhe të veprojmë intensivisht, të kurojmë një sëmundje kronike përmes ndërveprimit t’i japim vetes instrumente reale dhe shumë efikase për të ndryshuar realitetin në Shqipëri, për t’i dhënë fund një tranzicioni, që të jemi të sinqertë, vijon ende”.

Kriza energjetike në prag, Cani në kërkim të 100 mln eurove Përkeqësimi i situatës hidrike në vend është rreziku kryesor që po kanos ekonominë e vendit aktualisht, me një efekt negativ miliona euro për buxhetin e shtetit. Nisur nga rënia e prodhimit vendas të energjisë për shkak të mungesës së reshjeve, Ministria e Financave prej një muaji është në përpjekje intensive për gjetjen e fondeve të nevojshme që duhen për të përballuar importin e energjisë, të nevojshëm për të shmangur kufizimet. Ministri Cani e pohoi këtë vështirësi në një takim me gazetarët dje. Bëhet fjalë për gjetjen e një shume të konsiderueshme, rreth 100 milionë euro, e cila më së shumti do të gjenerohet si borxh. Ministri pohoi se është në negociata me donatorët, por veçanarisht me Bankën Botërore, për të gjetur një fond të posaçëm për importin e energjisë. Një variant tjetër në diskutim është akordimi për im-

port të energjisë dhe i të ardhurave shtesë në buxhet, ose nëpërmjet letërgarancive bankare kundrejt KESH-it. Por në rast të dështimit të këtyre dy opsioneve mësohet se do të thellohet deficiti buxhetor, i cili do të përkeqësonte në një rrugë pa kthim financat publike dhe borxhin në tërësi. Në të njëjtën situatë u gjend edhe qeveria ‘Berisha’ në fund të vitit 2012, kur basenet u zbrazën në prag të heqjes së licencës së CEZ-it. Madje kjo situatë u bë shkak për heqjen e kufirit ligjor të borxhit 60%. Por situata nuk zgjati për shumë kohë, pasi nisën reshjet, por ndërkohë borxhi i shtetit doli jashtë kontrollit. Nga ana tjetër qeveria në këmbim të mospagesave të faturave të mospagesa e faturave të energjisë elektrike do të çojë në mohimin e ofrimit të shërbimeve publike, si regjistrimi i automjeteve, transferimi i pasurive të paluajt-

shme, rinovimi i licencave e deri edhe në lëvrimin e fondeve buxhetore, të cilat ndërpriten në rast se nuk paguhen detyrimet e energjisë. Kjo është ajo çfarë parashikon strategjia e re e qeverisë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në sektorin energjetik dhe për të parandaluar krijimin e detyrimeve të reja në të ardhmen. Kohët e fundit, kjo strategji ka nisur të aplikohet edhe kundrejt qytetarëve që para se të përfitojnë disa shërbime publike, duhet të dëshmojnë se kanë paguar faturat e energjisë elektrike. Strategjia synon evidentimin dhe shlyerjen e detyrimeve të vitit 2013 nga institucionet publike deri në fillim të muajit të ardhshëm. Ky borxh kap shifrën e 10 miliardë lekëve. Nëse një pjesë e tij arkëtohet, shmanget disi kriza që mund të krijojë mungesa e prodhimit të energjisë në fondet e buxhetit.


6

E shtunë - e diel 05-06 mars 2014

aktualitet

www.mapo.al

Drejtësia italiane sjell dosjen e “Ben Qimes” Prokuroria e Përgjithshme deklaron se ka në duar dokumentet e dorëzuara nga drejtësia italiane në të cilat kërkohet ekstradimi i Arben Isufaj, i njohur ndryshe me emrin ‘Ben Qimja’.Ky reagim i Prokurorisë vjen pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit, e cila i la dhe pesë ditë kohë akuzës për të paraqitur dosjen e autoriteteve italiane për të arrestuarin. Në vendimin e

djeshëm, Gjykatën e Apelit me treshe gjyqësore të përbërë nga Fatmira Hajdari, Gramoz Levanaj dhe Edmond Gogo, ndryshoi masën e sigurisë për biznesmenin Isufaj nga arrest me burg pa afat me masën ndaluese 30 ditë burg, por referuar përllogaritjeve nga data 9 mars kur biznesmeni u arrestua atij i kanë mbetur edhe pesë ditë në paraburgim, përgjatë të cilave prokurorët kanë kohë

të kërkojnë ekstradimin e tij. Policia e Shtetit deklaroi se e arrestoi ‘Ben Qimen’ pasi ndaj tij ka një urdhër ndërkombëtar nga Interpol Roma referuar një vendimi të Gjykatës së Torinos, e cila më 2010 ka caktuar masën e arrestit me burg për të si të kërkuar për trafik droge. Arben Isufaj u deklarua i pafajshëm disa vjet më parë edhe për akuzën e vrasjes për shkak të mungesës së provave.

Atentati ndaj Nikës, hetim për vrasjet e biznesit të kromit Gjin Nika, 35 vjeç, u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes, teksa kthehej me motor me mikun e tij, Fabio (Ersild) Xhunga, nga një darkë që kishin ngrënë me disa miq në Fushë- Krujë. Dyshimet e policisë lidhen me disa krime, për të cilat Nika ka qenë i hetuar për konfliktet e Kromit në Bulqizë. Shoqërohen dhjetëra persona nga policia në Tiranë dhe Krujë. Dashamir Biçaku

Gjin Nika, i dyshuar si autor i disa vrasjeve dhe krimeve të tjera të rënda në Tiranë e në Bulqizë, i njohur si i përfshirë në vrasjet që lidheshin me minierat e kromit në Bulqizë, dyshohet të jetë vrarë për motive hakmarrjeje. Krimi i dy netwve mw parw, mendohet se ka lidhje me atentatet ndaj Qerim Markut, Hasan Taljes e Gentian Kacit. Gjin Nika, 35 vjeç nga Bulqiza, banues në fshatin Ferraj të Tiranës, u vra të enjten në mbrëmje vonë nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa bashkë me të mbeti i vrarë edhe një shok i tij, Fabio (Ersild) Xhunga 33 vjeç, banues në Kamëz të Tiranës. Të dy ata udhëtonin me një motoçikletë «Yamaha», me targa AA441, nga FushëKruja drejt Tiranës, pasi kishin ngrënë një darkë me disa miq në një restorant. Persona ende të paidentifikuar iu bënë pritë atyre pranë urës së Tapizës, rreth orës 23:40, duke qëlluar me armë zjarri automatike “Kallashnikov” e duke i lënë të vrarë në vend. Për këtë shkak, policia e Tiranës dhe ajo e Durrësit kanë shoqëruar të afërm të Gentian Kasajt, i cili sipas burimeve të policisë është tentuar të vritet më 8 prill të vitit të kaluar, ndërsa i dyshuar ka qenë pikërisht Gjin Nika. Madje në muajin janar të këtij viti, Nika u arrestua për këtë tentativë vrasjeje. Veç këtij versioni, dyshimet e policisë janë drejtuar mbi një hakmarrje të mundshme të të afërmve të Hasan Taljes, i vrarë më 17 janar të këtij viti në rrugën “Bajram Allaraj”, pranë tregut elektrik në Tiranë. Nika ka qenë i dyshuar edhe

për vrasjen e Qerim Markut, me dy shtator të 2013-ës, në qendër të Bulqizës, si dhe për disa krime të tjera, ndër të cilat njihet edhe përplasja me armë në qendër të qytetit mes dy grupeve rivale që luftonin për menaxhimin e minierave të kromit aty. Pas atentatit ndaj Nikës, drejt vendit të ngjarjes u nisën efektivë të policisë të Krujës, Kamzës, si dhe specialistë të hetimit të Krimeve të Rënda të policisë së Durrësit. Gjatë gjithë natës policia ka krehur të gjithë zonën ku ndodhi ngjarja, për të gjetur armë apo prova të tjera që mund të ishin lënë nga autorët e mundshëm të krimit aty rreth. Policia nisi verifikimet edhe për konflikte të tjera të Nikës, i cili në vitin 2010 ishte dënuar me një vit burg për akuzat e “armëmbajtjes pa leje”, “plagosjes së lehtë me dashje”, “falsifikimit të dokumenteve” etj. Po ashtu, sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, Nika ka qenë i proceduar dhe i dyshuar si autor i vrasjes së mbetur në tentativë të Gentian Kacit, më 8 prill të vitit të kaluar, me pasojë plagosjen e tij. Fillimisht ai nuk pranoi të dëshmonte për autorësinë, por më pas akuzoi Nikën. Veç dëshmisë së tij kundër Nikës dëshmuan edhe dy shokë të tij, që gjithashtu tregonin se ndaj Kasajt kishte qëlluar me armë zjarri pikërisht Gjin Nika, i vrarë dy net më parë. Me 21 janar të këtij viti, ai u arrestua pas dhënies së masës së sigurisë nga Gjykata e Tiranës, ndërsa ishte i dyshuar edhe për vrasjen e biznesmenit Hasan Talja, i vrarë katër ditë para arrestimit të Nikës. Në dëshminë e tij, djali i biznesmenit

Viktima Gjin Nika

Tahiri i kërkoi Nishanit, të vinte në lëvizje KLD-në

Policia nisi verifikimet edhe për konflikte të tjera të Nika, i cili është vitin 2010, me një vit burg për akuzën e armëmbajtjes pa leje, plagosjes së lehtë me dashje, falsifikimit të dokumenteve etj.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë shprehur të shqetësuara për rastet e lirimit të personave të ndryshëm të akuzuar për krime të rënda nga prokuroria dhe të arrestuar më parë nga policia për akuza si, përdhunime, kanosje apo edhe armëmbajtje pa leje. Rasti i Gjin Nikës nuk është një nga rastet për të cilat Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit shprehën reagimin e tyre, por del në dritë menjëherë pas ngjarjes së dy netëve më parë,

Hasan Talja iu rrëfeu hetuesve se kishte identifikuar si autor të atentatit ndaj të atit, Gjin Nikën, i cili kishte qëlluar sipas dëshmisë me armë zjarri sapo i ati ishte duke zbritur nga vetura pranë banesës së tyre, pranë tregut elektrik në Tiranë. Pak ditë pas arrestimit të tij, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e organit të akuzës dhe vendosi për të dyshuarin masën e sigurimit arrest me burg pa afat, duke ngritur akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë” ndaj Gentian Kacit, një person të cilin Nika kishte tentuar ta vriste në muajin prill të vitit të kaluar, ndërsa për Taljen policia nuk kishte mundur të siguronte prova të tjera. Ndërkaq, për rastin e mëparshëm të vitit të kaluar, masën e mësipërme i akuzuari

vetëm pak ditë pas dërgimit të një letre Presidentit të Republikës, Bujar Nishani nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri i kërkoi Presidentit të Republikës që të ndikonte tek Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që të vinte në lëvizje strukturat e saj për të kryer inspektim në gjykata, si dhe në raste konkrete për gjyqtarë vendimet e të cilëve ai i cilësonte të dyshimta.

e apeloi duke pretenduar se ndaj tij nuk kishte prova. Në shqyrtimin e masës së sigurisë, Gjykata e Apelit, vendosi lirimin e tij. Pas rivlerësimit të masës së sigurisë, Gjykata e Apelit e përbërë nga treshja e gjyqtarëve Edmond Gogo, Fatmira Hajdari dhe Gramoz Levanaj, vendosën revokimin e masës së sigurisë arrest me burg të dhënë nga Gjykata e Tiranës, duke vendosur lirimin e tij e duke argumentuar se në rastin e tentativës së vrasjes së Kacit nuk kishte pasur prova të mjaftueshme që përfshinin në krimin e vrasjes së mbetur në tentativë të Kacit. Për këtë rast, Prokuroria e Apelit e Tiranës mësohet se ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj Nikës.

Ish-drejtuesit e AKKP në prokuroi dyshohen për shpërdorim detyre Ish-drejtori i Agjencisë së Kthimit të Pronave, zëvendësi i tij dhe dy zyrtarë janë kallëzuar penalisht, pasi dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën me procedurën për kthimin e një sipërfaqeje toke brenda territorit të Gardës së Republikës. Tiranë Ish-drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit të Pronave, Avenir Peka, zëvendësi i tij, Agim Toro dhe dy zyrtarë të këtij institucioni janë kallëzuar në prokurori si të dyshuar për abuzime me detyrën. Drejtuesit aktualë të AKKPsë kanë konstatuar parregullsi në procedurën e kthimit të një sipërfaqeje toke brenda territorit të Gardës së Republikës, procedurë kjo e kryer në fund të muajit gusht 2013. Sipas kallëzimit penal përveç dy ish-drejtuesve të AKKP-

së, ngarkohen me përgjegjësi ishpërgjegjësi për sektorin juridik dhe kontrollit, Ardian Spahinë, si edhe Arben Cenaliaj, ish-përgjegjës për Sektorin e Shqyrtimit. “Bazuar në aktet e kontrollit të kryer nga grupi i punës pranë AKKP, në lidhje me vendimet për kthimin brenda territorit të Gardës së Republikës, janë konstatuar një sërë shkeljesh. Ndër shkeljet më të rënda rezulton të jenë data e vendimit për shqyrtim, që mban një datë më të hershme se vetë kërkesa për shqyrtim për kthimin e kësaj toke, nga pronarët që e pretenduan”, thuhet në kallëzimin penal. Nga hetimi administrative që i është bërë akteve që gjenden në dosje vihet re se shkresa e protokolluar nuk është e konfirmuar nga Ministria e Brendshme. AKKP shprehet gjithashtu se, në pikën e fundit të relacionit, grupi i punës shprehet për situatën aktuale të mos shfrytëzimit të oborrit të Gardës për qëllime sportive, apo për

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Asgjencisë së Kthimit të Pronave, Avenir Pek

ulje të helikopterit, por në asnjë moment grupi i gardës nuk u shpreh për miratimin e kërkesës së ish-pronarëve. Kjo për shkak se sipërfaq ja në fjalë mund të shërbejë për aktivitete të tjera ose si perimetër sigurie për institucionin e

Gardës së Republikës. Po ashtu, rezulton se edhe Bashkia e Tiranës në përgjigjen e saj, nuk është shprehur dakord që këto prona t’i kalojnë ishpronarëve, por është rezervuar për të dhënë një informacion më të plotë në momentin e përfundimit të inventarizimit të pronave. Në asnjë moment, Ministria e Punëve të Brendshme apo Garda e Republikës nuk kanë propozuar që këto prona të tjetërsohen. Në kallëzim thuhet se, “bazuar në shkeljet e konstatuara me sipër, lehtësisht arrihet në përfundimin se, Sektori Juridik dhe Kontrollit nuk ka bërë një vlerësim objektiv dhe gjithëpërfshirës në vlerësimin e procedurave të ndjekura nga Sektori i Shqyrtimit të Qarkut të Tiranës”.Gjatë Kontrollit të akteve të dosjes, janë vënë re shkelje të tjera të cilat kanë të bëjnë me procesin e aplikimeve, verifikimeve në terren, shqyrtimit të akteve nga grupi i punës, shqyrtimi nga Sektori Juridik dhe Kontrollit.


I n t e rv i st ë h i sto r i r e p o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

intervista

Bamir Topi:

E djathta në gjendje të mjerë, qeveria t’u rrijë larg ekraneve Kreu i FRD analizon situatën në të djathtën shqiptare. Parashikimi për përplasjet e rrymave të nënujshme në PD, siç i quan ai, dhe pamjaftueshmëria e ftesave publike për bashkimin e së djathtës Faqe 10-11

Drejtësia në udhëkryq ndërkombëtar Aleksandra Bogdani

T

Shkullaku: Rama fajëson median për dështimet dhe gafat e veta Faqe 13

Në takimin me Ramën, gruaja më e fuqishme e Europës kërkon reformë të thellë në drejtësi. Ndërsa Uashingtoni bën apel që luftën kundër korrupsionit ta bëjë drejtësia dhe jo politika. Rrethi vicioz i një reforme të domosdoshme për të ardhmen e Shqipërisë

re muaj nga provimi i vështirë para Europës, mazhoranca është hedhur në sulm. Java ndërkombëtare e Shqipërisë filloi me takimin më të rëndësishëm të kryeministrit Rama që prej marrjes së detyrës; atë me Kancelaren gjermane, Angela Merkel. Gruaja më e fuqishme sot për sot në botë refuzoi t’i japë dritën jeshile Shqipërisë në dhjetor të vitit të kaluar. Së bashku me 4 vende të tjera të BE-së, Gjermania kërkoi më shumë prova në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në takimin e 1 prillit me Ramën, Merkel sërish nuk e tha fjalën e fundit. “Do ta shohim me pozitivitet integrimin e Shqipërisë, por do të jenë raportet ato që do ta bëjnë këtë të mundur”,- tha liderja e ashpër e Bashkimit Europian në konferencën e shtypit. Grimca nga takimi i mbyllur iu komunikuan publikut nga vetë Rama; kryefjala ishte drejtësia. “Ka një rezervë që po bëhet gjithnjë e më insistuese, që është drejtësia. Me këtë drejtësi ne nuk do bëhemi dot anëtarë të BE-së. Ne mund të marrim statusin, por kurrë nuk do të bëhemi anëtarë pa përmbysur këtë

Faqe 7

sistem të korruptuar, korporativ dhe të marrë fund drejtësie”,-tha kryeministri në “Opinion”. Sistemi i drejtësisë dhe mungesa e shtetit ligjor është një vragë e hapur mbi imazhin e vendit. Lufta e pandalshme politike është një tjetër pengesë në zhvillimin tonë të brendshëm e rrugëtimin drejt BE-së. Kancelarja Merkel me apelin e saj vë gishtin në plagë, teksa kërkon një kurë për këto sëmundje kronike të Shqipërisë së tranzicionit. Mesazhi amerikan në shtëpi

E ndërsa Rama dhe kreu i Kuvendit, Meta po lobonin paralelisht tek vendet skeptike për statusin, një mysafir familjar, por i rëndësishëm vizitoi Tiranën. Jonathan Moore, zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit mbërriti po më 1 prill, i ftuar nga zv.ministrja e qeverisë “Berisha”, Edit Harxhi. Arsyeja ishte një konferencë e mbajtur për 5-vjetorin e NATO-s, ku për shkak të organizimit, Jonathan Moore u shfaq më dendur në publik përkrah funksionarëve të Partisë Demokratike. Mesazhi më i rëndësishëm i SHBA-së në Tiranë u dha megjithatë në zyrën e presidentit Nishani. Sërish mbi drejtësinë shqiptare...


8

E shtunë - e diel 05-06 prill 2014

www.mapo.al

Dossier Në takimin me Ramën, gruaja më e fuqishme e Europës kërkon reformë të thellë në drejtësi. Ndërsa Uashingtoni bën apel që luftën kundër korrupsionit ta bëjë drejtësia dhe jo politika. Rrethi vicioz i një reforme të domosdoshme për të ardhmen e Shqipërisë

Drejtësia në udhëkryq ndërkombëtar Aleksandra Bogdani

T Sistemi i drejtësisë dhe mungesa e shtetit ligjor është një vragë e hapur mbi imazhin e vendit. Lufta e pandalshme politike është një tjetër pengesë në zhvillimin tonë të brendshëm e rrugëtimin drejt BE-së. Kancelarja Merkel me apelin e saj vë gishtin në plagë, teksa kërkon një kurë për këto sëmundje kronike të Shqipërisë së tranzicionit.

re muaj nga provimi i vështirë para Europës, mazhoranca është hedhur në sulm. Java ndërkombëtare e Shqipërisë filloi me takimin më të rëndësishëm të kryeministrit Rama që prej marrjes së detyrës; atë me Kancelaren gjermane, Angela Merkel. Gruaja më e fuqishme sot për sot në botë refuzoi t’i japë dritën jeshile Shqipërisë në dhjetor të vitit të kaluar. Së bashku me 4 vende të tjera të BE-së, Gjermania kërkoi më shumë prova në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në takimin e 1 prillit me Ramën, Merkel sërish nuk e tha fjalën e fundit. “Do ta shohim me pozitivitet integrimin e Shqipërisë, por do të jenë raportet ato që do ta bëjnë këtë të mundur ”,- tha liderja e ashpër e Bashkimit Europian në konferencën e shtypit. Grimca nga takimi i mbyllur iu komunikuan publikut nga vetë Rama; kryefjala ishte drejtësia. “Ka një rezervë që po bëhet gjithnjë e më insistuese, që është drejtësia. Me këtë drejtësi ne nuk do bëhemi dot anëtarë të BE-së. Ne mund të marrim statusin, por kurrë nuk do të bëhemi anëtarë pa përmbysur këtë sistem të korruptuar, korporativ dhe të marrë fund drejtësie”,-tha kryeministri në “Opinion”. Sistemi i drejtësisë dhe mungesa e shtetit ligjor është një vragë e hapur mbi imazhin e vendit. Lufta e pandalshme politike është një tjetër pengesë në zhvillimin tonë të brendshëm e rrugëtimin drejt BE-së. Kancelarja Merkel me apelin e saj vë gishtin

në plagë, teksa kërkon një kurë për këto sëmundje kronike të Shqipërisë së tranzicionit. Mesazhi amerikan në shtëpi

E ndërsa Rama dhe kreu i Kuvendit, Meta po lobonin paralelisht tek vendet skeptike për statusin, një mysafir familjar, por i rëndësishëm vizitoi Tiranën. Jonathan Moore, zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit mbërriti po më 1 prill, i ftuar nga zv. ministrja e qeverisë “Berisha”, Edit Harxhi. Arsyeja ishte një konferencë e mbajtur për 5-vjetorin e NATO-s, ku për shkak të organizimit, Jonathan Moore u shfaq më dendur në publik përkrah funksionarëve të Partisë Demokratike. Mesazhi më i rëndësishëm i SHBA-së në Tiranë u dha megjithatë në zyrën e presidentit Nishani. Sërish mbi drejtësinë shqiptare. “Lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi dhe ajo territoriale janë sfida shumë të rëndësishme, që duhen fituar”, - tha Moore. Por kujdes?! “Lufta kundër korrupsionit duhet të kalojë përmes sistemit të drejtësisë, dhe jo nga partitë politike”…Nuk është rastësi që ky mesazh jepet në zyrën e Presidentit, njëherazi kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Vetë Nishani e ka thënë me zë të lartë, më shumë se 1 herë vizionin e tij për drejtësinë, edhe në gjendjen që është sot. Për Presidentin, pavarësia vjen përpara nevojës për reformimin. Në prag të provimit të qershorit, Shqipëria është përballë një dileme të vështirë: të reformojë sistemin e drejtësisë, por nga t’ia nisë?

Sërish për reformën

Vetë Nishani e ka thënë me zë të lartë, më shumë se 1 herë vizionin e tij për drejtësinë, edhe në gjendjen që është sot. Për Presidentin, pavarësia vjen përpara nevojës për reformimin. Në prag të provimit të qershorit, Shqipëria është përballë një dileme të vështirë: të reformojë sistemin e drejtësisë, por nga t’ia nisë?

Drejtësia shqiptare, “de facto” është larg të qenit e pavarur. Këshilli i Lartë i Drejtësisë drejtohet sot nga një ishfunksionar i qeverisë së mëparshme, ndërsa cikli i emërimeve është mbyllur përgjatë dy viteve të fundit. Qeveria e majtë po përballet në vitin 2013 me të njëjtën situatë që mazhoranca e Berishës gjeti në vitin 2005, kur shumica e gjyqtarëve ishin emëruar nga paraardhësit. Tensioni mes drejtësisë dhe politikës është sot më i dukshëm në KLD dhe në Gjykatën Kushtetuese, ku nismat e qeverisë rrëzohen me shumicën e kartonëve, ndërsa publiku mbetet si gjithmonë konfuz nëse vërtetë ka shkelje ligji e Kushtetute apo “shpërblimi” për emërimet nga politika, prevalon mbi to. E mbi këtë paqartësi ngrihen më pas të metat e tjera. Korrupsioni mbi të gjitha! Vetë gjyqtarët, me sistemin e krijuar në vite mbeten të pakontrollueshëm e pandëshkueshëm. Më të mbrojtur se edhe vetë politikanët që i kanë emëruar në postet që mbajnë. Mbi shpatullat e këtij sistemi të kritikuar dendur bie barra kryesore për reformim dhe vetëpastrim. Politika më anën tjetër, që premton vendosjen e shtetit ligjor, është po kaq përgjegjëse për këtë “xhungël” që dikton ligjin. Mbi këtë situatë ngrihet kontradikta e


E shtunë - e diel 05-06 prill 2014

9

www.mapo.al

I konsoliduar tashmë si një sistem që shtyp të dobëtin dhe mbyll sytë para zullumeve të njerëzve me pushtet politik dhe kriminal, drejtësia shqiptare ka ngelur dy herë në klasë. Përballë qytetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarëve. Nuk ka raport ndërkombëtar që të mos vërë theksin tek emergjenca për të ndërtuar një shtet ligjor të fortë dhe të pavarur nga politika.

Statusi dhe dialogu i pamundur politik

Rama për rezervat e Gjermanisë

Mesazhi nga Danimarka

“Ne ndamë bindjen e thellë se pa një reformë reale të drejtësisë, synimi për t’u anëtarësuar plotësisht në Bashkimin Europian mbetet në fund të ditës një iluzion, kështu që rruga e integrimit është e lidhur domosdoshmërisht me rrugën e reformimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë dhe ne jemi shumë të vendosur ta bëjmë këtë gjë"

“Dëshirojmë të jemi bashkë sa më shpejt edhe në BE, sepse të gjithë këtu në Parlamentin e Danimarkës jemi dakord që projekti europian nuk do të plotësohet kurrë pa integruar plotësisht edhe Ballkanin Perëndimor. Ne kemi një perspektivë të shkëlqyer të bashkëpunimit dypalësh mes Danimarkës dhe Shqipërisë, dhe jam i bindur se vizita juaj është një hap i madh në këtë drejtim”

këshillës që vjen nga Berlini dhe e asaj që vjen nga Uashingtoni. Në të njëjtën javë, Merkel i kërkoi Ramës një reformë të thellë të këtij sistemi. Ndërsa i dërguari i DASH në Tiranë i mëshon pavarësisë dhe beson se vendosja e shtetit ligjor duhet të kalojë përmes këtij sistemi. Një shtet brenda shtetit

Të metat e drejtësisë shqiptare janë të panumërta. I konsoliduar tashmë si një sistem që shtyp të dobëtin dhe mbyll sytë para zullumeve të njerëzve me pushtet politik dhe kriminal, drejtësia shqiptare ka ngelur dy herë në klasë. Përballë qytetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarëve. Nuk ka raport

ndërkombëtar që të mos vërë theksin tek emergjenca për të ndërtuar një shtet ligjor të fortë dhe të pavarur nga politika. Nga ana tjetër, politikanët shqiptarë e kanë luajtur kartën e reformës në drejtësi në çdo fushatë elektorale e janë votuar më së shumti për të. Rama gjithashtu! Por 6 muaj pas ngjitjes në pushtet, kryeministri nuk ka ofruar ende asnjë nismë serioze në këtë drejtim. Jehona e ndryshimit të qeverisë duket se ka prekur më pak se këdo, vetë sistemin e drejtësisë. Me një KLD të kontrolluar nga presidenti Nishani dhe rezistencë mes vetë gjyqtarëve, qeveria e re është sot në disavantazh si në Gjykatën Kushtetuese, edhe në të Lartën. Qeveria “Rama” e testoi sistemin me një duzinë kal-

lëzimesh për korrupsion, por dosjet kanë mbetur tashmë në ingranazhin burokratik të hetimit, pa ofruar asnjë rezultat të qartë për qytetarët. Një paketë ndryshimesh për reformën në drejtësi mbetet sfida më e madhe e qeverisë së tij. Por kundërshtitë pritet të jenë gjithashtu të mëdha. Në takimin me kancelaren Merkel, u tha qartë se Shqipëria europiane duhet të ketë për kartëvizitë një drejtësi funksionale. Shtetet e Bashkuara nga ana tjetër i kujtojnë kryeministrit se pavarësia e drejtësisë nga politika është po kaq e rëndësishme. Ky rrugëtim mes Shilës dhe Karibdës do të duhet të ndërmerret një ditë me vendosmëri. Sinjalet nga jashtë tregojnë megjithatë se koha ka kaluar!

Në takimin me kancelaren Merkel, u tha qartë se Shqipëria europiane duhet të ketë për kartëvizitë një drejtësi funksionale. Shtetet e Bashkuara nga ana tjetër i kujtojnë kryeministrit se pavarësia e drejtësisë nga politika është po kaq e rëndësishme. Ky rrugëtim mes Shilës dhe Karibdës do të duhet të ndërmerret një ditë me vendosmëri.

Një takim i mundshëm Rama-Basha ka dështuar, por apeli për dialog politik është i pandalshëm për sfidat me të cilat përballet vendi. Në një artikull për mediat shqiptare, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule u tregonte politikanëve shqiptarë se janë në rrugën e duhur, nëse s’duan të minojnë shanset e Shqipërisë, edhe këtë qershor. “Mesazhet e mia kryesore pas këtij dialogu i drejtohen si qeverisë, ashtu dhe opozitës. Klima aktuale politike konfrontuese i minon arritjet e Shqipërisë. Ju, qeveria dhe opozita bashkë, duhet të siguroni që procesi të mos dalë nga udha”,-shkruante Fule, që si një mësues i mirë u kujtonte politikanëve tanë “tekanjozë” se nuk kanë kohë për të humbur. “Por koha për veprim është tani. Nuk ka kohë për të humbur. Çdo shtyrje nuk do të ishte në interesin e Shqipërisë. Ndarja e kësaj ndjesie nguti duke demonstruar një kapacitet të qëndrueshëm për të dhënë rezultate është thelbësore. Rezultatet në reforma dhe garantimi i funksionimit të qetë të institucioneve të vendit është ajo çka ka rëndësi për statusin e vendit kandidat”, - përfundonte mesazhi i Fules. Jonathan Moore nga ana tjetër, teksa loboi për një vizitë të përbashkët Rama-Basha në Bruksel, mori si shembull shqiptarët e anës tjetër të kufirit, që janë ulur në tryezë me serbët. “Ne duam të shohim konsensus, ne duam të shohim që puna pozitive, e cila ju solli në NATO 5 vjet më parë, të kryhet nga të gjithë dhe vetëm kështu do të shkoni në Bashkimin Europian”, - tha Moore. Drejtori për Europën Juglindore në DASH mori si shembull dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për t’u bërë thirrje shqiptarëve të merren vesh mes tyre. “Nëse ky progres është i mundur mes Kosovës dhe Serbisë, ai lloj progresi duhet të jetë i mundur po ashtu edhe brenda Shqipërisë”, – tha Moore. Ndërsa në një intervistë për TV Klan, Moore sugjeroi që kryeministri Rama dhe kreu i PD-së, Basha, të shkojnë së bashku në Bruksel për të lobuar për statusin. Përtej këtyre mesazheve dhe në këtë kohë vendimtare për Shqipërinë, politikanët vazhdojnë t’i fryjnë zjarrit të konfliktit. E enjtja në Kuvend tregoi edhe një tjetër herë se me konfliktin, politika shqiptare është në shtratin e vet natyral, ndërsa me dialogun jo!


10

E shtunë-diel, 05-06 prill 2014

www.mapo.al

Intervista Kreu i FRD analizon situatën në të djathtën shqiptare. Parashikimi për përplasjet e rrymave të nënujshme në PD, siç i quan ai, dhe pamjaftueshmëria e ftesave publike për bashkimin e së djathtës

Bamir Topi:

E djathta në gjendje të mjerë, qeveria t’u rrijë larg ekraneve “Pavarësisht komformimit të gjërave dhe aftësive për t’ia fshehur publikut, duket qartë se ka një klimë mosbesimi dhe dëshpëruese deri në rebelim të situatës që paraqet sot partia që drejtohet “de jure” nga Basha” Intervistoi: Nevila Perndoj

Z.Topi, periudha e post-zg jedhjeve për FRD-në shërbeu si kohë e mjaftueshme për një analizë të brendshme të gjithë strukturave të saj larg debateve mediatike…Pas kësaj analize, ç’po ndodh aktualisht me FRD-në? A është ajo e gatshme të futet në zhvillimet politike shqiptare për çështje që ju keni adresuar edhe në programin tuaj, si ish të përndjekurit apo ish-pronarët? FRD, mesa jam i informuar, sot është partia e vetme politike e cila ka bërë një analizë reale të zgjedhjeve politike të qershorit. Ajo që ka dominuar në këtë analizë lidhet me faktin se brenda më pak se një vit nga themelimi, FRD tregoi organizim dhe shumë personalitet. Programi ynë padyshim që ishte ndër më të mirët, ku theksi vendosej pikërisht aty ku Shqipëria ka plagët më të rënda, te formimi i shtetit dhe institucioneve, që këto të vihen në shërbim të qytetarëve dhe jo në drejtim të pushtetit, për më shumë të pushtetit personal të individëve të caktuar. Zgjedhjet treguan qartë një rezultat, i cili nuk i përgjigjej pritshmërisë së deklaruar në të gjitha sondazhet, që e rendisnin FRD-në si një parti që mund të kishte grupin e saj parlamentar. Reduktimi në mënyrë dramatike nxori defektet e ligjit, por sidomos grabitjen dhe tjetërsimin e votave në proceset e numërimit. Këtë e dëshmojnë të gjithë përfaqësuesit e strukturave tona politike dhe shumë mbështetës të kauzës sonë. Pavarësisht nga kjo, sot FRD konsiderohet një parti politike, që përmban vlera autentike të eksperiencës politike dhe të ekspertizës për sfidat e ardhshme që dalin para shoqërisë dhe politikës shqiptare. Çështjet themelore janë të shprehura dhe nuk është e rastit, që ato për të cilat flasim ne, si prona, të përndjekurit, forcimi i shtetit, lufta kundër korrupsionit dhe reformimi i drejtësisë, janë dhe çështjet ku partitë tradicionale në Shqipëri kanë dështuar. Deri më tani, publikisht ju kemi parë në një darkë miqësore me kryeministrin Edi Rama, edhe pse takimi deri diku mund të konsiderohej edhe institucional sa kohë që Rama

shoqërohej me Niko Peleshin, ndërsa ju me dy zyrtarë të lartë të FRDsë…Është folur shumë këto kohë për mundësinë e një bashkëpunimi konkret mes jush dhe Ramës, që ka filluar të përforcohet që prej emërimit të Bedri Blloshmit në krye të Institutit të të Përndjekurve…Në fakt z. Topi, si janë marrëdhëniet e deritashme mes jush dhe Ramës dhe, a mund të shohim në një të ardhme të afërt rezultate konkrete bashkëpunimi mes jush? Nëse do i referohemi një normaliteti në komunikim politik, ajo darkë do të kalonte në indiferencë nga media dhe politika. Në fakt ndodhi e kundërta dhe arsyeja është e thjeshtë. Politikanët ose shikohen në aleancë ose në armiqësi: status të ndërmjetëm nuk përfytyrojmë dot në Shqipëri. Unë ju siguroj se nuk është asnjëra prej të dyjave. Nuk jemi në aleancë politike me Edi Ramën, por nuk ka asnjë arsye të jemi në armiqësi. Qenia me një status të ndërmjetëm nuk nënkupton, ose më keq nuk aludon asnjë konspiracion që fshihet pas këtij takimi. Ishte një takim ku nuk është folur për gjëra personale. Është diskutuar për politikë dhe për zhvillime në marrëdhënie mes institucioneve. Nuk besoj të na e heqë njeri këtë të drejtë …? Takime të kësaj natyre mund të sjellin edhe bashkëpunime për çështje më të gjera sesa interesi i partive. E kam fjalën këtu për çështje me interes kombëtar si nevoja për ndryshime kushtetuese, ligji zgjedhor, për çështjen e pronave, të luftës kundër korrupsionit etj. Nëse bashkëpunimi nënkupton këtë që sapo shpreha, nuk besoj se ka ndonjë keqkuptim për ata që e shohin Edi Ramën si armik politik. Tek e fundit ajo që vlen për të gjithë është shteti dhe institucionet e tij. Nëse shoqëria shqiptare do të votojë me emocione të forta partiake ato parti që kanë votuar deri tani nuk kanë pse ankohen pa fund. Duhet të mësohen t’i durojnë edhe kur nuk i mbajnë premtimet, por edhe kur ja mbyllin detyrën para fytyrës me arrogancën që i jep pushtetit. Sa më e maturuar demokratikisht të jetë shoqëria, aq më shumë politikanë të përgjegjshëm do të kemi.

Takimi me Ramën Politikanët ose shikohen në aleancë ose në armiqësi: status të ndërmjetëm nuk përfytyrojmë dot në Shqipëri. Unë ju siguroj se nuk është asnjëra prej të dyjave. Nuk jemi në aleancë politike me Edi Ramën, por nuk ka asnjë arsye të jemi në armiqësi. Qenia me një status të ndërmjetëm nuk nënkupton, ose më keq nuk aludon asnjë konspiracion që fshihet pas këtij takimi. Ishte një takim ku nuk është folur për gjëra personale

Jeni shprehur prej kohësh që e djathta reale ka nevojë të riformatohet. Në ç’mënyrë duhet të arrihet kjo?? Më vjen sinqerisht keq, të rikonfirmoj qëndrimin tim publik se e djathta në Shqipëri është në gjendje të mjerë. Gati e dekapituar nga individë që e morën si mision, shkatërrimin e të djathtës reale, qysh në fillimet e demokracisë duke e larguar atë nga çështjet themelore siç ishte qëndrimi ndaj sistemit diktatorial, pronave dhe mjaft elementëve që lidhen me shtetin dhe ekonominë. Për fat të keq, virusi është ende aty dhe nuk kemi parë asnjë shenjë reflektimi dhe pendese për gjëra që janë bërë keq. Sot në qendër të vëmendjes është humbja katastrofike e së djathtës në zgjedhjet e fundit politike, pro edhe vazhdimi i dominimit të së djathtës nga njerëz që nuk kanë lidhje shpirtërore dhe aftësi për të dalë nga kjo gjendje. Nuk ka dyshim sesa kohë gjërat do të shkojnë në këtë drejtim, do të shohim një të djathtë të përçarë dhe pa asnjë shans për t’u kthyer në qeverisjen e vendit. Unë mendoj se duhet të pushohet retorika megalomane në raport me partitë e djathta. Vetëm në një sjellje modeste dhe një bashkëpunim parimor mund të japë shpresë për një riformatim të së djathtës në Shqipëri. Ekipi i së djathtës kishte një trajner i cili e nxori ekipin nga kategoria superiore në atë inferiore dhe ndonëse dha dorëheq jen, vazhdon të drejtojë ekipin nga tribuna drejt humbjeve të radhës. Sipas meje duhet të kuptohet se ai trajner, është jashtë bursës dhe mbi të gjitha ka humbur mbështetjen e tifozëve. Ju shihni me rezerva dhe me syrin e kritikës drejtimin e PD sot nga Lulzim Basha. Madje jeni shprehur se de jure është Basha kryetar, ndër-


E shtunë-diel, 05-06 prill 2014

11

www.mapo.al

Si po qeveris mazhoranca dhe vlerësimi se ‘21 janari’ do të mbulojë me turp ata që premtuan për zbardhjen dhe e lanë në errësirë. “Koha do t’i gjykojë”.

“Ftesat nga PD të pasinqerta, nuk guxojnë të na përmendin as emrin”

sa de fakto është Berisha. Pse e mendoni kaq statik këtë raport? Mesa kam dëgjuar këtë mendim e kanë shumë njerëz që e njohin politikën dhe personazhet e saj. Pavarësisht komformimit të gjërave dhe aftësive për t’ia fshehur publikut, duket qartë se ka një klimë mosbesimi dhe dëshpëruese deri në rebelim të situatës që paraqet sot partia që drejtohet “de jure”, nga Basha. Ka shumë klimë autosugjestionuese në dukje dhe mjaft rryma të nënujshme që do shkojnë pashmangshmërisht drejt përplasjeve, pasi aty nuk ka demokraci reale. Nëse z. Basha nuk do të veprojë shpejt përtej tutelës së kryetarit “de facto”dhe e një grupi fanatikësh të tij, kam bindjen se qysh në zgjedhjet e ardhshme do të shikoni që parashikimet tona kanë qenë të sakta. Sot shohim një opozitë parlamentare pa krye, të çorientuar dhe shpesh me dy linja që shkojnë kundër njëra-tjetrës dhe për rrjedhojë kaos në projektimin e objektivave politike të kohës. Kjo kastë politikanësh duket sikur më shumë e kanë mendjen të sabotojnë misionin e FRD-së, e cila mesa shikohet, është shqetësimi kryesor i Partisë Demokratike. Prej kohësh, Lulzim Basha ka bërë thirrje për bashkim të së djathtës, afrim të gjithë atyre që kanë përcjellë një mendim ndryshe në këtë parti, afrimin e të rinjve, intelektualëve etj…A keni ndonjë koment për tezat që ai po hedh? Pse ende FRD-ja nuk po e shikon mundësinë e bashkëpunimit me PD-në? Thirrjet për riformatim të së djathtës nuk mjaftojnë të deklarohen në publik pa adresë, por kërkojnë gjeste dhe veprime politike konkrete dhe korrekte. Tentativat e dëshpëruara për të bash-

kuar individë pa identitet dhe aq më shumë pa dinjitet e pa personalitet dëshmojnë gjendjen e rëndë të Partisë që pretendon riformatimin e së djathtës. Thirrjet nuk bëhen me sinqeritet pasi asnjëherë nuk kanë guxim të përmendin emrin e FRD-së. Intelektualët dhe përfaqësuesit e shtresave më të qenësishme të së djathtës tradicionale nuk e mbështesin më kryetarin “de facto” sepse panë tek qeverisja e tij mashtrimin dhe shpërdorimin e besimit të tyre. Është koha për rregulla të reja loje, përndryshe Fryma e Re Demokratike do të qëndronte larg kësaj politike, që s’të çon askund, veç drejt dështimit të radhës. Mendoj sërish se z. Basha duhet të gjejë kurajën për të thyer disa barriera të ngritura nga kryetari i tij. Jeni shprehur g jithashtu se ‘21 janari’ po trajtohet në mënyrë sipërfaqësore, duke ngritur nga ana juaj edhe disa pyetje të tilla si: Kush urdhëroi për vrasjen e katër qytetarëve? Në ç’mënyrë u dha urdhri? Mjekët dhe Garda çfarë roli patën?... Asokohe ju u sulmuat ashpër nga ishkryeministri Berisha si “puçist”…Në g jithë këtë amulli, ju sërish keni kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes edhe pse kanë kaluar tre vjet… A ju ka shkuar ndonjëherë ndër mend që për këtë ngjarje të ndërmerrni një iniciativë personale ligjore për të vënë në vend cenimin e autoritetit tuaj si ish-President? Çështja e ‘21 janarit’ është trajtuar më se njëherë nga ana ime. Problemi nuk qëndron tek iniciativa për të vënë në vend cenimin e autoritetit tim si ishPresident. Këtu çështja është politike dhe ligjore. Politikisht kam bindjen se të gjithë palët duan t’i vënë kapak 21 janarit dhe kjo është arsyeja që kujtohen të fla-

Konflikti për SHISH Natyrisht nuk më vjen aspak mirë që shohim të njëjtat skena që përsëriten në kohë. Defekti kryesor është tek mosrespektimi i ligjeve themelore që rregullojnë këto marrëdhënie. Mazhorancës aktuale nuk duhet t’i duket çudi, që punët vijnë kështu, pasi vetë kanë ndryshuar rregullat demokratike duke dhënë mundësinë që partitë e mazhorancës të zgjedhin një president me shumicë të thjeshtë, që sipas meje është President jo politik por partiak. Nga ky këndvështrim nuk duhet të jenë të zhgënjyer. Ajo që unë mendoj është rregullimi i marrëdhënieve në emër të shtetit dhe jo të pushteteve personale.

sin vetëm më 21 janar të çdo viti që kalon dhe e nesërmja sjell sërish heshtje dhe poshtërim për viktimat dhe institucionet e shtetit. Përsa dihet që drejtësia influencohet nga kjo politikë, nuk besoj që do të ketë drejtësi për ngjarjet tragjike të 21 janarit. Kompromisi në dëm të institucioneve dhe viktimave mbulon me turp ata që premtuan për zbardhjen dhe e lanë në errësirë. Koha do t’i gjykojë. Të flasim pak për debatin që lidhet me raportin që mazhoranca aktuale po krijon me disa institucione të pavarura si SHISH apo Presidenti i Republikës… Si vjen tek ju ky raport i krijuar? Natyrisht nuk më vjen aspak mirë që shohim të njëjtat skena që përsëriten në kohë. Defekti kryesor është tek mosrespektimi i ligjeve themelore që rregullojnë këto marrëdhënie. Mazhorancës aktuale nuk duhet t’i duket çudi, që punët vijnë kështu, pasi vetë kanë ndryshuar rregullat demokratike duke dhënë mundësinë që partitë e mazhorancës të zgjedhin një president me shumicë të thjeshtë, që sipas meje është President jo politik por partiak. Nga ky këndvështrim nuk duhet të jenë të zhgënjyer. Ajo që unë mendoj është rregullimi i marrëdhënieve në emër të shtetit dhe jo të pushteteve personale. Sheti duhet të prezantohet serioz dhe dinjitoz, pavarësisht problemeve politike dhe rrugës së kredibilitetit midis institucioneve. Sa i vlefshëm ju duket vendimi që opozita ka ndërmarrë për të pasur marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin…? Një taktikë kjo që e kemi parë ndër vite në Kuvend, pjesë e së cilës keni qenë edhe ju vetë prej vitesh Nuk dëshiroj të komentoj vendimet e opozitës në parlament, por ne jemi të mendimit që beteja e vërtetë politike bëhet hap pas hapi në Parlament e institucione. Unë besoj se i ka kaluar koha asaj opozite. Çdo gjë bëhet në funksion të kohës që jetojmë. Në një intervistë të mëparshme me ju para do kohësh, ju i kujtuat qeverisë aktuale se fushata zgjedhore kishte përfunduar dhe se ju prisnit rezultate konkrete nga ky kabinet… A keni ndonjë koment për punën e deritashme të kësaj qeverie? Çfarë pune po bën mirë dhe ku po gabon? Në këndvështrimin tim, një qeveri e re e cila vjen në administrimin e pushtetit pas një kohe të gjatë në opozitë, rrezikon të vazhdojë inercinë e një politike që bazohet kryesisht tek fjalët dhe premtimet. Opozita kërkon mjediset e fjalës dhe praninë në çdo moment të medias që të dëgjohet. Aftësia e një qeverie, që e dallon nga sjellja në opozitë është t’i kushtohet me kokë ulur punëve pa fund dhe t’i largohet esencialisht ekraneve dhe të ruajë një komunikim normal me publikun për të realizuar transparencën.

Janë ende në memorie daljet pa fund të qeverisë dhe ish-kryeministrit ku shpesh mbledhjet ktheheshin në “gallatë” duke dalë nga misioni i një diskutimi serioz të vendimeve apo projekt-ligjeve. E kam thënë edhe një herë tjetër që qeveria aktuale ka trashëguar një mori problemesh nga paraardhësi. Njerëzit kanë pritur të konkretizohen menjëherë ato që janë premtuar gjatë fushatës elektorale, në radhë të parë të një transparence publike të letrave e dokumenteve që janë gjetur në çdo dikaster, pasi janë dëgjuar të artikulohen shumë akuza, të cilat sot kjo Qeveri duhet t’i zbardhë dhe t’i kalojë në organin e akuzës. Deri tani, kjo është bërë në mënyrë segmentare dhe pa ndonjë rezultat. Strukturimi i qeverisë dhe i enteve në varësi të saj duket i vonuar dhe shumë kaotik, ndërsa ajo që ndodh me ligjin për Nëpunësin Civil tregon që gjithçka është kryer në mënyrë amatoreske. Sot në administratë shikon njerëz profesionistë të frustruar dhe të pambrojtur dhe mjaft militantë të ish Partisë-shtet të pacenuar dhe të çuditërisht të mbrojtur nga Qeveria aktuale. Shqipëria duhet përfundimisht të ndajë stafet politike nga administrata civile, pasi ndryshe këtu do të rifillojë korrupsioni në “bashkëjetesën e re” politike dhe vazhdimi i lulëzimit të paaftësisë në administratë. Një defekt i dukshëm vërehet në rinovimin e drejtuesve të rinj në “institucionet e pavarura”. Polemikat Qeveri – Presidencë, vetëm ulin ritmin e reformave dhe kredibilitetin para partnerëve ndërkombëtarë. Për hir së të vërtetës, ende nuk shikoj ndonjë rezultat të dukshëm, ndonëse përsa i përket sjelljes, kjo qeveri në mënyrë të dukshme ka një sjellje më demokratike se paraardhësi. Mendimi im është se qeveria duhet të konsultohet për gjërat e rëndësishme me ekspertë jo militantë partie, por me ekspertizën e vërtetë, e cila nuk mungon në Shqipëri Kancelarja Merkel u shpreh pas takimit me Kryeministrin Rama se do e shohë me pozitivitet vendimin për statusin në qershor. Sa rezultative e patë këtë vizitë? Po qëndrimin e zotit Moore në Tiranë, a e shikoni një zbehje të raporteve të SHBA-së me mazhorancën? Së fundmi, z. Moore sugjeroi që Rama e Basha të lobojnë së bashku në Bruksel. Ç’koment keni? Vizita e Kryeministrit në Gjermani është e rëndësishme dhe duhet vlerësuar si një moment i ri në marrëdhëniet me këtë shtet të fuqishëm europian. Qëndrimi i Gjermanisë është deciziv dhe patjetër është mirë që znj. Merkel e shikon me pozitivitet. Në të njëjtën linjë besoj se flet edhe z. Moore. Pra, çështja më shumë është sesi prezantohemi ne si politikë, sesa predispozicioni i vendeve anëtare të BE-së. Çdo lobim për interesa kombëtare është detyrim qytetar i politikanëve.


CMYK

12 NJOFTIM / REKLAMA

GAZETA MAPO

9 prill 2014 www.mapo.al 19.03.2014

E shtunĂŤ-diel, 05-06 www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com


E shtunë-diel, 05-06 prill 2014

13

www.mapo.al

Media

Drejtori i Informacionit në ABC News, Armand Shkullaku i përgjigjet akuzave të kryeministrit në “Opinion” dhe flet për qëndrimin e qeverisë ndaj medias

Shkullaku:

Rama fajëson median për dështimet dhe gafat e veta P

ër Armand Shkullakun qëndrimi i Ramës “në raport me mediat nuk përbën ndonjë risi në marrëdhëniet që politika ka patur në këto 23 vjet me mediat”. Por ai është beson se kryeministri i ri është më arrogant dhe i jep të drejtë vetes “të bëjë edhe leksione gazetarie”. Ai po ashtu beson se kryeministri po ushtron presion për të vënë segmente të pavarura të shoqërisë nënkontroll. “Prandaj them se nuk është e largët dita kur do të na mungojë një qëndrim konstruktiv dhe kritik ndaj qeverisë së sotme. Gjithçka do të duket rozë dhe gjithçka do të duket e lyer me bojërat e Edi Ramës”, thotë Shkullaku. Kryeministri Rama dje në ‘Opinion’ duke iu referuar kronikave të televizionit ABC që ju drejtoni, tha disa herë se “kjo është një gazetari e shtyp i turpshëm”, dhe manipulativ. A keni një reagim për këtë? Reagimi i parë që më vjen në mend është se nuk ndihem mirë. Absolutisht që unë nuk ndihem mirë dhe jo vetëm unë si drejtuesi i “ABC News”, por gjithë komuniteti i gazetarëve nuk duhet të ndihet mirë dhe duhet të shqetësohet kur një politikan, cilido qoftë ai, aq më tepër një kryeministër merr guximin dhe publikisht bën etiketime, akuza dhe fyerje të drejtpërdrejta për një media. Në çfarëdo rrethane, në çfarëdo situate një politikan duhet të jetë tepër i kujdesshëm dhe i matur kur i drejtohet një pushteti të pavarur siç është media për çdo përcaktim dhe epitet që jep për të. Për më tepër, nëse bëhet fjalë për një media kritike, normalisht në një vend perëndimor, në një vend të qytetëruar, çdo politikan do të ishte dyfish i kujdesshëm për të treguar që ai është i vëmendshëm edhe ndaj kritikave dhe vërejtjeve që i bëhen dhe nuk manifeston arrogancën provinciale, arrogancën e një pushtetari, i cili beson vetëm tek idetë e veta dhe gjërat që bën vetë dhe është mësuar vetëm t’i thurin lavde. Në këtë kontekst, kjo që ka ndodhur në emisionin “Opinion”, kur Kryeministri për më shumë se 20 minuta nuk ka dhënë shpjegime për qytetarët, por ka deleguar përgjegjësitë e veta tek një media, në rastin konkret “ABC News”, mendoj se është një sinjal alarmi që tregon se ne nuk kemi bërë asnjë hap përpara, por kemi ndenjur po prapë në atë nivel të marrëdhënieve mes politikës dhe medias, ku politikanët e shohin veten lart, e shohin veten në një gjendje sipërore, prej nga mundet të vënë gishtin dhe të thonë: ‘ky bën, ky s’bën; ‘kjo është gazetari, kjo nuk është gazetari’. Pra të japin leksione, të bëjnë akuza, të ofendojnë pa marrë parasysh që me këtë veprim cenojnë një të drejtë themelore, të drejtën e qytetarëve për t’u informuar. Por nga ana tjetër, qeveria ose kryeministri kërkon ndjesë, por nuk e

ndjen veten fajtor. Kërkoj ndjesë për atë që thashë ndaj ish-kryeministrit Berisha, por nuk e thashë, por e mendova. Kërkoj ndjesë për fyerjet që bëj në parlament, por ky është faji i televizionit hileqar. Pra në këtë kuptim, nëse deri dje, gjatë fushatës elektorale që për gjithçka ndodhte në Shqipëri ia vinte fajin Sali Berishës, sot kemi një Edi Ramë që pas shtatë muajsh për çdo dështim të qeverisë që nga vendet e punës e deri legalizimet falas, përsëri ia vë fajin Saliut, tani kemi shtesë një Edi Ramë që për gjithë dështimet e veta, gabimet, gafat, apo lajthitjet që ai manifeston, ia vë fajin medias. Në intervistën që ne pamë në emisionin ‘Opinion’ të z. Blendi Fevziu gjatë gjithë minutazhit prej 20 minuta që ai u mor me “ABC News”, ne pamë që e vetmja përgjegjësi që ai mori përsipër ishte fakti që do të bëhet baba, kurse për gjithë problemet, dilemat, dështimet, dyshimet apo gabimet, të cilat drejtuesi i emisionit ia vuri në dukje, ai përgjegjësinë e delegoi diku tjetër. Kjo është një kulturë e re politike që unë mendoj se është shumë e rrezikshme, kur politikanë të cilët votohen edhe me shumicë dërrmuese siç u votua e majta në këto zgjedhje, nuk marrin përgjegjësi përpara qytetarëve, por e delegojnë përgjegjësinë tek të tretët duke krijuar kështu iluzionin se ata janë të pagabueshëm dhe për gjithçka që nuk shkon mirë, apo gjithçka që shkon keq është përgjegjësi e të tjerëve. Në këtë kuptim, mendoj që kjo është shenja e parë e degradimit të një pushteti, kur një qeveri, kur një politikan, kur një kryeministër nuk ka guximin të marrë përsipër ose të argumentojë aksionet e veta, qofshin këto të mira apo të këqija. Edi Rama ka stigmatizuar kundërshtarët e tij politikë duke e quajtur politikë të vjetër, etiketimin dhe akuzën ndaj kundërshtarit, ndërkohë që jemi para faktit se ai po bën pikërisht këtë gjë. Në 23 vjet kemi parë disa beteja mes mediave dhe kryeministrave të ndryshëm. A mendoni se edhe ky qëndrim i Ramës ndaj medias suaj kritike po kalon në atë trajektore dhe çfarë pasojash mund të kenë etiketime të tilla si ato të djeshmet? Qëndrimi i Ramës në raport me mediat nuk përbën ndonjë risi në marrëdhëniet që politika ka patur në këto 23 vjet me mediat. Risia e vetme është arroganca dhe pozicioni absolutist në të cilin kryeministri e vë veten, që i jep të drejtë të bëjë edhe leksione gazetarie, kur dihet fare mirë që kontributi në publicistikë i Edi Ramës fillon te “të mbathurat e Violeta Manushit” dhe përfundon tek epitetet banale për jetën private të personaliteteve të njohura në Shqipëri. Ky moment nuk përbën një risi, por është vetëm një formë e re, ndoshta pak më e sofistikuar në presionin që politika ushtron ndaj mediave. Për rastin konkret

"Edhe televizioni që unë drejtoj, pavarësisht nervozizmit që i shkakton Edi Ramës, nuk është një televizion kundër apo pro, por është një televizion që mundohet të pasqyrojë në maksimum me paanshmëri dhe me vërtetësi atë çka ndodh. Unë sfidoj cilindo përfshi edhe Kryeministrin e vendit që të gjejë një moment të vetëm kur ABC News ka transmetuar fakte të pavërteta apo informacione që nuk qëndrojnë"

do të thosha që kam kaluar një përvojë nga qeverisja Meta-Rama përgjatë viteve 20002002, kur Meta ishte kryeministër dhe Edi Rama kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe çdo gazetar në atë periudhë e mban mend kur media të djathta për shkak të presionit ekonomik që u bë në atë kohë, kaluan përkrah qeverisë së majtë. Kur u prodhuan dhe parti politike brenda opozitës për të luftuar opozitën, kur gjithçka u shndërrua në biznes dhe pazar, kur lulëzuan me dhjetëra gazeta sepse pronarët e tyre i shfrytëzonin ato për presion indirekt ndaj qeverisë për të patur përfitim nga tenderat publikë, kur asete dhe pasuri publike, përfshi dhe tendera të Bashkisë së Tiranës u shpërndanë si benefite për ato media që i bënin osana qeverisë së asaj kohe dhe Bashkisë së Tiranës. Në atë periudhë që siç ka thënë me të drejtë Mero Baze, të gjithë gazetarët me emër, nuk kishin mungesën e moralitetit që të shkruanin me emër pro qeverisë. Unë kam ndjesinë që ajo periudhë po kthehet përsëri, ku sms-të, telefonatat, mesazhet, presionet, herë indirekt dhe herë direkt, si ai që bëri EdiRamambrëmënëemisionin“Opinion”ndaj mediave, do të japin efektin e tyre. Koha mbase nuk më jep të drejtë, por unë mendoj se nuk do të jetë e largët dita kur do të kemi një media që vetëm i thur lavde qeverisë dhe kritikat do të mungojnë si uji në shkretëtirë. Çfarë lloj marrëdhënieje ka sot sipas jush Kryeministri me median? A vihet re një aleancë me një pjesë të saj dhe stigmatizim të pjesës tjetër që është kritike me të? Unë mendoj që në realitet nuk ka ose nuk vihet re një ndarje kaq e thellë në media pro qeverisë dhe media kundër qeverisë. Unë mendoj që edhe televizioni që unë drejtoj, pavarësisht nervozizmit që i shkakton Edi Ramës, nuk është një televizion kundër apo pro, por është një televizion që mundohet të pasqyrojë në maksimum me paanshmëri dhe me vërtetësi atë çka ndodh. Unë sfidoj cilindo përfshi edhe Kryeministrin e vendit që të gjejë një moment të vetëm kur ABC News ka transmetuar fakte të pavërteta apo informacione që nuk qëndrojnë. Mendoj se është e padrejtë ose e pa kontekst që ne t’i ndajmë mediat në pro dhe kundër. Sigurisht që ka një tentativë të qeverisë për të vënë nën kontroll të gjitha mediat, ka një tentativë që duket hapur dhe u pa në fjalimin e famshëm të Edi Ramës në Parlament, ku kërkoi ndjesë për fjalorin e përdorur ndaj ish-kryeministrit në “media juaj” dhe “media jonë”. Unë mendoj se në realitet nuk ekziston një gjë e tillë, por kjo nuk përjashton përpjekjen e qeverisë për të prodhuar një realitet ku mediat që kritikojnë të etiketohen si media armiqësore, të pavërteta, të paafta, manipulative, ndërsa mediat e tjera, që nuk kritikojnë, por vetëm mbështesin aksionet e qeverisë të quhen si e

vërteta mbi tokë. Ne kemi parë dhe më vjen keq që ka ndodhur, por kolegë që unë i vlerësoj, në një emision të caktuar televiziv kanë ndodhur ngjarje të paprecedenta që do tronditnin çdo vend normal, të bllokohet bulevardi qendror për të bërë një emision televiziv, apo që kryeministrit t’i jepet një kronikë 10 minuta, duke shkelur çdo normë të gazetarisë. Në këtë sens, a nuk ishte kështu edhe në qeverisjen e kaluar dhe në fund të fundit duket sikur kanë ndryshuar vetëm rolet? Në kuptimin politik nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe. Kemi të njëjtin sistem që sipas Fatos Lubonjës kalërohet nga të tjerë njerëz. Pra kemi Edi Ramën, i cili për të ardhur në pushtet pranoi të bëjë koalicion me një pjesë të qeverisë Berisha, por sistemi ka mbetur po i njëjtë. Nga ana e situatës së mediave, por në përgjithësi edhe presionit që po ushtrohet ndaj segmenteve të pavarura dhe institucioneve të pavarura të shoqërisë shqiptare, mendoj se ka një ndryshim. Nëse në qeverinë Berisha kemi patur një gjendje konflikti permanent, një situatë më të tensionuar, por në fund të fundit, kjo mënyrë sjelljeje e qeverisë së mëparshme ka prodhuar një konflikt, ka prodhuar një ndarje, ka prodhuar media që kanë qenë pro dhe kundër. Po t’i numërojmë mund të dalin 10 media të rëndësishme që kanë qenë kundër qeverisë së kaluar. Mund të kemi Berishën në konflikt me Presidentin, Berishën në konflikt me ish-drejtorin e SHISH, Berishën në konflikt me Prokurorin e Përgjithshëm, Berishën në konflikt me shumë media, e të tjera. Unë mendoj që Edi Rama dhe qeveria aktuale po ndjekin strategjinë e të bërit më pak zhurmë, por pushtojnë sa më shumë institucione të pavarura. Sot kemi një situatë që ndaj mediave ushtrohet presion. Shumë rrallë mund të gjesh ndonjë shkrim të një gazetari apo analisti me emër që mund të mbështesë aksionet e deritanishme të qeverisë në këto shtatë muaj, por përsëri mungon një kritikë thelbësore ndaj qeverisë. Në këtë mënyrë, në stilin “urtë dhe butë, por puna le të kryhet” qeveria po ushtron presion ndaj kreut të SHISH-it nëpërmjet komisionit në fjalë, edhe ndaj Presidentit, edhe mbi drejtësinë, edhe ndaj pushtetit lokal nëpërmjet INUK-ut, edhe ndaj medias nëpërmjet diskursit të Kryeministrit, apo mënyrave të tjera. Pra kemi një lloj strategjie për të vënë nën presion segmente të pavarura të shoqërisë, jo në stilin e qeverisë së mëparshme, e cila duke prodhuar konflikt, sigurisht që bënte presion ndaj institucioneve të pavarura duke krijuar reaksion, por këtu po tentohet të eliminohet edhe reaksioni. Prandaj them se nuk është e largët dita kur do të na mungojë një qëndrim konstruktiv dhe kritik ndaj qeverisë së sotme. Gjithçka do të duket rozë dhe gjithçka do të duket e lyer me bojërat e Edi Ramës.


KONTRAPEDAL

14

www.mapo.al

Bad boys

ose çapajevët Vladimir Myrtezai

B Bar Lux-i do mbetej në sytë e shumë prej nesh si bari më i paimagjinueshëm dhe më i rrallë në llojin e vet. Me veçantinë se si u krijua në një kohë pa kohë dhe ndërtoi një kujtesë njerëzish që hynin e dilnin në anarki, si në një adresë të saktë, në një kohë kur nuk kish më adresa zyrtare që adresonin në kuptimin tradicional.

E shtunë-diel, 05-06 prill 2014

ëhet fjalë për një vepër të shkruar në Indi në një periudhë të padatuar ndërmjet shekullit III dhe të V pas Krishtit. Titulli është mbarsur së shumti nga ngjyrime të vetë dashurisë dhe formave të nxehta të saj, ku në qasje të ndryshueshme ka qenë e interpretuar dhe e zgjedhuar gjatë në kohë. Për këtë arsye kërkimi të një origjine të saktë dhe ndryshueshmërisë në kohë, vjen e zbuluar në shekuj të ndryshëm në interpretime të ndryshme, qoftë si vendndodhje dhe saktësisë shkencore. Së fundmi, kamasutra është përcaktuar si një vepër që del nga shtrati i dashurisë, dhe e klasifikuar në vend të tretë për nga hierarkia e vlerave në brezninë e trashëguar jetësore. Në vend të parë është trajtuar respekti ndaj religjionit si zonifikim i besimit te Zoti; dhe së dyti, vjen e klasifikuar në vlerësim-marrëdhëniet në çështjet e mbijetesës – riprodhimit të kapitalit dhe tregut; si dhe, kamasutra kërkon të sjellë harmoni e lumturi në respekt të plotë të religjionit, besimit, moralit, jetës sociale e kështu me radhë, pa prishur dhe shthurur ligjet e moralit shoqëror. Pikërisht për këtë ndarje hierarkish të vlerave, më së shumti është interpretuar si një formë e infiltruar dëshmie parodeske, si e përfolur në breza apo me një nënkuptim djallëzor në ndërmjetësimin e marrëdhënieve publike. Por, nuk është krejt kështu, sepse e parë në tonin e përgjithshëm se si është shkruar kamasutra, është konsideruar si një vepër e rëndësishme dhe si pjesë e etikës të një biblioteke serioze, e mbrojtur dhe religjioze në edukatën e traditës hindu, që e ka inkuadruar veprën përgjithnjë brenda kontekstit të saj. Kamasutra si vepër i është paraqitur gjithnjë një publiku të ngritur në kohëra, një publiku të pasur e të rafinuar. Ajo është e

shkruar për të gjithë, për burra e për gra, dhe veçanërisht si rast edukimi seksual për vajzat e reja që presin të martohen. Është bërë e njohur tashmë se sillen në të njëjtin nivel si për ekzigjencat seksuale te femrat, dhe po aq për ekzigjencat po të njëjta edhe për meshkujt. Nuk bëhet fjalë për një vepër të izoluar, por për një dëshmi të një natyre të veçantë, që bashkëshoqërohet në ngjashmëritë gjinore të saj në Orient, më së shumti me një numër shkrimesh të ngjashme e me tonalitete të përafërta. Le të kujtojmë disa shkrime në këtë kontekst Sekretet e dashurisë (Ratirahasya), Pesë shigjetat (Panchasakya), Dritë dashurie (Smara Pradipa) etj. Përmbajtja e veprës Kamasutra ndahet skematikisht për t’u bërë e lexueshme në publik në shtatë pjesë koncize në përmbajtjen e tyre, një shpjegim që na bën me dije për karakterin e saj krejt të përveçëm. Së pari, kamasutra vjen ndër ne si arti i të bërit dashuri, dhe në këtë formë të absorbuari përfshihen dhe eksperienca praktike të aktit të këngës së vallëzimit, të rënies së veglave muzikore, të vizatimit, të praktikës religjioze përmes adhurimit, përgatitje dekoresh dhe piktura floreale. Së dyti, në pikëpamjen e ofruar nga bota perëndimore për kamasutrën, flitet më shumë për të vjelë sa më shumë kënaqësi nga dashuria dhe akti seksual, sidomos pozicionet e famshme të arritjes së kësaj kënaqësie. Kjo botë e ndan me një përkufizim interesant, që e lë hapur dhe evaziv interpretimin e kamasutrës, si përkufizimi i lëvizjes ciklike të dashurisë në formë rrote, që sillet dhe që nuk njeh rregulla. Së treti, kamasutra përqendrohet tek arti se si mund të fitohet një grua me të gjitha teknikat e komunikimit, për ta realizuar njëfarë posedimi të mbushur me sensualitet. Së katërti, kamasutra sërish përqendrohet në vija mbrojtëse, ku trajtohet se si një grua duhet t’i mbijetojë pritjes së burrit, me të gjitha nënndarjet hetimore ndaj trupit dhe shpirtit. Së pesti, te kamasutra flitet se si do mundet një grua të fitojë gra të tjetra si një formë tjetër e rafinimit të sjelljes dhe postimit të dashurisë në distancë, me të gjitha hijedritat e mundshme të lëngut femëror. Së gjashti, flitet se si përthyhet në shoqëri, për atmosfera të buta e tipike, nga ku kalon figura sensuale e gruas. Dhe e fundit, format natyrore seksuale, si forcë e shpallur e dominuese e seksit, si mashkull dhe si femër, në një histori të gjatë rifiniturash dhe prejardhjesh, qysh prej atyre biblike e në vijim; si dhe si një fuqi

shenjash dhe shpjegimesh shkencore. Dr. Chopra thotë: “Para shumë vitesh mësova fuqinë bonifikuese të dashurisë. Pacientët që ishin rëndë nga gjendja shëndetësore, në të shumtën e rasteve ndodhte që të shëroheshin menjëherë kur ndjeheshin shumë të dashuruar, tej çdo parashikimi. Pacientë të tjerë, që ishin në gjendje më të mirë, por që ndjeheshin vetëm dhe pa asnjë lloj dashurie, lëngonin derisa vdisnin. Në vazhdim, studime të ndryshme vërtetuan se trupi dhe mendja konsideroheshin si një e vetme, dhe se kur një njeri ndjehet i dashuruar, sistemi i tij imunitar aktivizohet së bashku me disa neurotransmetues cerebralë të mirë, si serotonina dhe dopamina.” Ky është imazhi i kamasutrës, që në histori është tjerrë gjatë, si një nga vatrat më të zjarrta e më tabu njëkohësisht për shoqëri të mbyllura ose të varfra e të paditura. Një histori me referenca nga më të zgjaturat në argument, që nuk mbaron kurrë së marri e rimarri sërish në pjacën e dëshirës njerëzore. Por, edhe shpjegimi shkencor sjell pamësinë e vet, ku kjo vepër e shkruar kthehet shpesh në një argument të ftohtë shkencor e biologjik Shkas për një ndërhyrje artistike Në të shumtën e herëve, kur bëjmë një krijim, asnjëherë nuk e dimë qartazi se si lind e se si zhvillohet, për vetë faktin se jemi të mbarsur nga fillimi e deri në fund me procesin, dhe veprimet tona në këtë sipërmarrje krijimi nuk llogarisin formën e dokumentimit të këtij udhëtimi marramendës. Për këtë arsye, asnjëherë nuk e dimë se si u mboll si ide, dhe deri në shkarkesën e fundit të saj, në atë që ne e quajmë një gjuhë relative, e mbyllur. Ka shumë modele se si nis një modul bërthamë, nga ku nisen artistët dhe zgjasin e stërhollojnë vëzhgimin dhe hulumtimet e tyre, që në fakt nuk janë tjetër veçse të ngjashme me një hall njerëzor, gjë e cila kalon në shumë shtresa dhe pengesa nga brenda, deri sa shkojnë drejt një ujdie me veten dhe mbyllet si udhëtim i artistit. Prandaj, kur përftojmë një vepër arti, më shumë se një goditje e parë pamore me pak kohë, shikuesi nis udhëtimin për të zbuluar, dhe më thellë, gjithë sa thashë më lart, atë konflikt që duket i hapur në dijen njerëzore, për ata që dinë të udhëtojë me artistin dhe, po e njëjta gjë, me të gjitha lëndët, që në thelb janë kreative dhe propozojnë gjëra që kanë të bëjnë në gjenezë me këtë hall. Në një nga temat, raportet e njeriut me instinktet na zbuluan një territor mjaft të lakmueshëm për artistët dhe njerëzimin, që ndjek gjatë e në formë të pashmangshme si origjinë e tij vetë atë. Kamasutra ishte një propozim artistësh në grup. Eksperiencat në grup kanë një vijimësi të natyr-

shme, pasi sot është hapur vepra, si shmangie e autorësisë së personalizuar, që do të thotë, në një instalacion apo në një video, ose kur kemi formë totale të shprehjes, në një gjendje ku përfshihen shumë referenca, ndodh që ka mbas veprës shumë shtytës dhe bashkautorë që e prodhojnë dhe e orientojnë sensin e të shprehurit në një vepër arti. Punët në grup tashmë i ngjajnë stafeve, që zakonisht udhëhiqen nga artistë, por në raste të veçanta dhe nga një grup artistësh. Kështu ndodhi dhe me një grup të rinjsh në Universitetin e Arteve, që për shumë arsye janë tërheqës, që pranuan dhe ranë dakord të organizoheshin në një ndërhyrje instaluese. Në fakt, meqë janë në një lloj territori të pavarur, e kishin për sfidë, por edhe si prekje e temave tabu, të afronin një krijim të lirë dhe në njëfarë mënyre surprizë për grupet e interesuara. Është një marrëdhënie e ligjëruar, pasi ne nisemi nga një parim i vërtetë në formën se si ngremë komunikimin me këta të rinj, pasi slogani ynë është që ne nuk i mësojmë (në kuptimin e zanatit), ne zgjasim një bashkëjetesë në formë alternative mbi realitete të ngjashme kulturore. E veçanta jonë është se ne vëmë në dorë të tyre përvojën dhe dijen, dhe po aq, – ana tjetër e problemit – vë në sfidë talentin dhe dijen, si dhe rrethanën kulturore të tyre, nga shtysa të një atmosfere ku ne mendojmë se ata do reagojnë me talent. Një marrëdhënie e tillë, në njëfarë mënyre, sidomos në atelier, merr formën e një bashkëjetese në grup, ku të gjithë ndjehemi të angazhuar që grupin ta fusim në ethet e së padukshmes, si formë reagimi dhe zbulimi frytesh. Në rastin surprizë të këtij projekti u angazhuan tre artistë, – le t’i quajmë kështu – që në mënyrën e tyre kompensojnë njëri-tjetrin në shumë forma dukjeje dhe reagimesh artistike. Për ta bërë më me interes këtë shkrim dhe eksperiencën, do doja t’jua tregoja disi më shkoqur, për të shijuar dhe një pamje të hapur në një togë njerëzish që merren me ëndrra si disiplina arti. Për shkak të lëndës si shumë mediumesh në regjistër të shumë materieve që duhet të prekin kulturalisht, ata janë të interesuar të njohin gjuhën dhe teknikat, jo praktikisht, por edhe në forma të alternuara të mendimit kritik sot, dhe po aq edhe njollën identifikuese kulturore ku gjenden. Më pas kanë një hall për format e personalizuara, se si i afrohen kësaj materieje. Por, edhe nga vetë struktura e dhënë, ata vetë duhet të jenë një predispozitë e kulturuar, që t’i afrohen një rrethane, për t’u zbuluar më pas si produkt kulturor dhe i përkufizuar në një gjuhë shprehëse. Format në gjuhën e trupit ishin shumë të


E shtunë-diel, 05-06 prill 2014

15

www.mapo.al

Kamasutra vjen ndër ne si arti i të bërit dashuri, dhe në këtë formë të absorbuari përfshihen dhe eksperienca praktike të aktit të këngës së vallëzimit, të rënies së veglave muzikore, të vizatimit, të praktikës religjioze përmes adhurimit, përgatitje dekoresh dhe piktura floreale...

e mirëpritur... pëlqyera, shpeshherë kur artistët duan që të bëjnë ndërhyrje të plota dhe ku shpesh vetidentifikohen në rrethana të pazbuluara, si trajta të tregimit historik e kulturor, por dhe të çastit tërheqës kur merr përsipër të luash me gjithsej në prova të drejtpërdrejta ndërhyrjesh arti. Ne po prisnim si staf se çfarë do kishim në propozimet e punëve në grup. Në një grupim që m’u duk pak si i çuditshëm për t’i vënë në një vijë logjike të përbashkët, grupimi përbëhej nga tre artistë të rinj, nga origjina krejt të ndryshme kulturore dhe gjuhësh: Lulzim Alija (Shkodër), Esard Emrullaj (Laç) dhe Redi Xhemaj (Fier). Karakteret Lulzim Alija – në përvojat e tij të deritashme e zhvendoste formën e shprehjes në gjuhë dixhitale, nga ku merrte shkëndija, me disa prekje të papritura në gjuhë, dhe për zbatimin e projekteve derdhte shumë mund në emër të një estetizimi pamor në paraqitjen e ideve që afronte, dhe herë-herë luan me formimin e pamundësisë në vijëzime të postuara automatikisht nga rrugë pa dalje, brenda një qerthulli të shkaktuar nga teknika. Shumë herë këto postime pamore të kujtesës që ai përdor, vijnë si reminishenca nga përplasjet e teknologjisë, si një pjesë mjaft tërheqëse për t’u kthyer në gjuhë takimi. Mjetet e tij në zotërimin e programeve që propozon në lëkurën e shprehjes së teknologjisë, e bëjnë të alternojë forma dixhitale në formulime objektesh të lundrueshme, që të krijojnë idenë e një kohe melankolike (tinguj pianoje, që ekzekutohen me duar që pluskojnë mbi ujë, duke u bazuar mbi një ambiguitet estetik). Ky artist është një rakordim i një vëmendjeje të postuar mbi mjetet, duke na krijuar rrethana të një melankolie lundruese. Esard Emrullaj – me një pamje që në vështrim të parë, përveç një shikimi të huazuar eklektik dhe të paqëndrueshëm, nuk se të jep shenjë për të bashkëndarë hapur gjëra nga pema e artit, dhe të krijon idenë e një komunikimi me luhatje. Ky personazh i ri, me një temperament të ndërmjetëm që dikton, ruan në vetvete një inatinkt të lartë për të përmbysur situata të vështira e komplekse që i faniten në rrugëtimet e tij, si konservë e feksjes së parë në reagim. Konspirativ në afritë e komunikimit dhe me një goditje të hapur për të të provokuar me shumë vendosmëri. Duket lider në grup edhe për fakte natyrale që mbars (formën e modelit që afron), pa teklif dhe thjeshtë me qëndrimet e tij. Me epërsinë e të riut, ai e afron si sfidë të dukshme e të qartë. Në një nga ndërhyrjet e tij për një temë të dhënë në atelier, arrin të katapultojë një hapësirë të instaluar me sjelljen e kazanëve të plehrave në këtë hapësirë,

si ready made në brendësi, ku kryhen të gjitha aktet e filmuara të hedhjes së mbeturinave në këtë kazan. Me një njollë shpërthyese për nga tingulli (zhurmat kur hidhen e merren plehrat), forma e guximshme se si e fut në një hapësirë galerie dhe interceptimi provokativ për shikuesin nga një e çarë e kazanit të instaluar përmbys, në qendër. Redi Xhemaj – një subjekt tërheqës për nga look- u, ku të duket sikur sheh një marins non stop në mision. Mplekset me forma që ia dhuron mosha vitale; me tonalitete agresive në pamje të parë. Por, ai është shumë delikat në zgjedhjet e tij pamore. Operon shumë në mediumin fotografisë dhe në shumë raste foto dhe instalacion. Është i dashuruar ende nga territoret e artit parak, ku në forma të skematizuara ndërton si në pikturë profile skemash ngjyrore në dimensione mbinatyrale. Një seri nxitëse nga atdheu i tij i vjetër, lënda e tekstilit, nga e cila në ditë refuzimesh të vështira projektesh, banon qetë dhe sjell mjaft prurje të ndjera. I hapur dhe mjaft komunikues, kur naivisht futet në territore të pazbuluara dhe kryen aktin e prekjes si eksperiment. Tema që na afruan artistët si ngacmim ishte kamasutra. Këtë temë nuk e pozuan si një emergjencë e një domethënie të re, për ta risjellë në qendër, por si një truall disi tabu në hartën e njerëzimit, nga ku do niseshin ta risillnin në një event hapësinor si disapërmasor. Pauza e mbarsjes dhe përpjekjet e tyre funksionuan në grup, në takime të shumta, derisa erdhën në një përfundim të përbashkët. Udhëtimi tyre i pavarur para nesh ishte një surprizë e freskët dhe me probleme, pasi të gjithë ndërhyrjen e kishin në materiale të rralla, që përmes sensorëve, shiritave specifikë që hynin në reaksion me neonet e ndriçimit të veçantë komandonin të gjithë vëmendjen e shikuesit. Lojëra të tilla me befasinë, në një ndërhyrje totale mjetesh, efektesh dhe situatash, na dhanë një të papritur, që përveç faktit që zhvillohej si aksident, ndodhi si e papritur, e na la të lexoje një kohë të gjatë investimi (qoftë dhe në materiale të rralla). Ideja e përshkrimit të historisë së marrëdhënieve erotike dhe seksit mes femrës e mashkullit ishte e trajtuar në zgjedhjen e skemës, nga ato të njohurat, pasi gjatë historisë së erosit ka pasur me dhjetëra paraqitje të karaktereve, krejt të ndryshëm – efektet e shiritave që në dritë janë një asgjë (nuk dallohen), por me rënien e ndriçimit e gjithë atmosfera transformohet në një njollë të madhe dhe të ftohtë në gjitha faqet e mureve, ku ngeleshin në efekt drite pozicionet e vizatuara të akteve seksuale.

Atmosfera e jonizuar më zhurma tingujsh, si kolonë zanore, dhe ndërhyrja interaktive kryejnë një nga qëndrimet e futura në katër dimensionet e veprës. Raportet jo natyrale mes kaosit në gjendje drite, e ngjashme me një magazinë të rrëmujshme, shtonin sikletin gjatë kundrimit. Me mbërritjen e publikut, hapësira orientohet me përmbajtje, nën efektet e kundërta të dy gjendjeve përjashtuese në gjuhë. Dëshira e tyre parësore si prag zgjimi i një bote disi të pashpallur ndaj erosit dhe magjisë së seksit, kthehet në një vëmendje që pavarësisht nga përmbajtje, nuk ndërhyn si emergjencë, por në drejtim krejt tjetër, si një normalitet i përditshëm në interaksion me mjetet e teknikat e teknologjisë. Evente të tilla të shtrira si situacione ndodhin rëndom në jetë dhe në komunikim, por jo të sublimuara me synime arti, ku çdo element përbën një domethënie, dhe nuk reduktohet në sfond. Këto evente janë në një rreth më të ngushtë si një vazhdimësi e eksperimenteve të freskëta e plot mendim të artistëve të rinj, që thyejnë kufijtë e tyre në emër të pasurisë artistike. Si arrihet një produkt që nuk mësohet Asociimi dhe territori kulturor janë dy shtysa të rëndësishme për një krijues. E rëndësishme është që ata, në njëfarë mënyre, të ushqejnë krizën ndaj vetes, për t’u futur në rrethana dhe gjuhë shprehjeje. Ky është një pozicion i përgjithshëm në njollën e madhe të historisë së artit, me gjetje përkuese të identitetit të provokuar në kohë. Ky mekanizëm shtytës lind veprën dhe provokon kufijtë e dijes dhe të trajtave të vëzhguara. I gjithë produkti lëviz mbi vetëdijen dhe mbi atë që nuk është kthyer akoma në njohje të dukshme, por që banon tek ata si lëndë primordiale. Nxitja drejt të panjohurës është udhëtimi më eksitues dhe më i papritur për artistët – një synim drejt përvëlimit për të zbuluar territore të reja si udhëtim drejt fantastikes. Temat tabu si më të preferuarat Është normale që e fshehta përvëluese në kutinë e zezë të bëhet një objekt mjaft kërshërindjellës, dhe nga rrathët e tyre ende të afërt me veten në kuptimin kulturor, si edhe për shkak të moshës së tyre, krijon mure të pakuptueshme e të zgjidhshme për ta. Edhe udhëtimi me sekretin është një tjetër vatër e dashur dhe ekzaltuese në njohjet e tyre në fillimet e eksperiencave të dijes, që i bën ata vendosësit e parë të flamurit në një tokë të re që akoma ka për të zbuluar. Për këtë ata guxojnë e nuk prajnë së qeni të viktimizuar deri në delir në këta kufij të padukshëm. Energjitë e reja dhe mundësia që i jep kjo moshë i bëjnë ata të pandalshëm drejt qëllimit që e mbartin si zbulim të ri e të guximshëm.


8

16

VID Mapo vesnik 27,5X42,8cm.pdf 1 28.3.2014 10:19:21

Cila është ndjenja e së liqenit më të vjetër në Evropë? C

M

Y

CM

MY

CY

CMY

K

Maqedonia është vend i liqeneve të kaltër të pafund, i majeve malore të larta të paprekura, ngjyra të bollshme dhe pamje të mahnitshme, e pasur me rezervate natyrore, kanjone dhe shpella të pahulumtuara. Ndjeje bukurinë e liqenit të Ohrit, 4 milionë vjet të vjetër dhe të mbrojtur nga UNESCO si një trashëgimi natyrore me 200 specie endemike, duke përfshirë edhe troftën e famshme të Ohrit.

pamjes E shtunë - e diel 05-06 prill 2014

www.mapo.al


Recensa

Viktimat s’e kanë thënë ende fjalën e fundit Kritikë-ese mbi romanin “Koha e ngrirë” të shkrimtares austriake Anne Kim

Nga Ylljet Aliçka Ka një cak në tragjeditë njerëzore ku nuk mund të pyetet më, kur nuk mund të flitet më dhe ku perceptimi ynë nuk ka fuqi të kapërcejë cakun e të pakapërcyeshmes. Atë cak ku dhembja gërryen tërë qenien e

brendshme, pa u lodhur, në majë të gishtave, dhe kur vetë qenia njerëzore harron krejtësisht vetveten. Çfarë dimë, apo çfarë nuk dimë ne për njeriun që duam apo për dhembjet e shpirtit pas humbjes së njeriut që duam? Kësaj dukurie më mirë se kushdo i përqaset letërsia, falë hapësirës

që buron nga vetë natyra e saj. Këtë gjë bën shkrimtarja austriake Anne Kim në romanin e saj të fundit “Koha e ngrirë”, historia e trishtë e një burri kosovar, emigrant ekonomik në Austri, i cili sapo zbulon zhdukjen e gruas në Kosovën e vitit 1999, ngrin në një kohë të ngrirë apo...

recensë personazh pyetsori shënime vitrina Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

në brendësi

Ja cilat janë 10 libraritë më të bukura në botë Ka oaze ku lexuesi humbet në botën e librave. Nga Italia, në Francë, nga Kina në SHBA, cilat janë 10 libraritë më të bukura në botë

Samuel Beketi

Botohet pas vdekjes libri i ndaluar “Njerëzit do të rrëqethen, do ngatërrohen e do bëhen konfuzë”, - kjo ishte përgjigjja që nobelisti Samuel Beket mori nga publicisti i tij 80 vjet më parë, kur iu refuzua publikimi i krijimit “Oshtima e eshtrave”. Një histori e shkruar nga Samuel Beket...

Ben blushi:

Shqipëria në 100 vjet, pabarazi dhe parti fetare Prezantimi i librit të ri të Ben Blushit, titulluar “Hëna e Shqipërisë”, ishte organizuar krejt ndryshe kësaj radhe. “Një rikthim në origjinë” e quajti botuesi i UET-Press, Henri Çili, takimin e djeshëm në librarinë “Albania” mes gazetarësh të ftuar nga Shqipëria dhe Kosova, duke iu referuar profesionit të dikurshëm të Ben Blushit dhe atij vetë, gazetarisë. E kur e di se ndodhesh mes gazetarësh, biseda merr formën e pyetje-përgjigjeve.

Faqe 17


18

E shtunë-diel, 05-06 prill 2014

www.mapo.al

Promovimi

Ben blushi:

Shqipëria mes lindjes politike dhe lindjes fetare Prezantimi i librit të ri të Ben Blushit, titulluar “Hëna e Shqipërisë”, ishte organizuar krejt ndryshe kësaj radhe. “Një rikthim në origjinë” e quajti botuesi i UET-Press, Henri Çili, takimin e djeshëm në librarinë “Albania” mes gazetarësh të ftuar nga Shqipëria dhe Kosova, duke iu referuar profesionit të dikurshëm të Ben Blushit dhe atij vetë, gazetarisë. E kur e di se ndodhesh mes gazetarësh, biseda merr formën e pyetje-përgjigjeve. Libri juaj “Hëna e Shqipërisë” sapo ka dal ë n ë l ib ra r i t ë e kryeqytetit. Çfarë është ky libër për ata që ende s’e kanë lexuar? Shkurt do të them se çfarë nuk është ky libër. Nuk është një libër artistik, nuk është profeci dhe besoj të mos jem gabim. Jam i sigurt se këto tri cilësi i ka në mungesë. Ky tekst, i cili me shkak është realisht i shkurtër, besoj se mund të ishte një tekst më i gjatë, se Shqipëria e meriton të ketë një tekst shumë të gjatë për këto tema sigurisht, por se besoj një tekst më elegant, më i lehtë është më i asimilueshëm për një masë më të madhe njerëzish. Besoj se ky tekst është i thjeshtë për t’u lexuar dhe për t’u shijuar ndoshta. Në përgjithësi ky libër përpiqet të bëjë një parashikim, duke marrë parasysh Shqipërinë sot dhe Shqipërinë në të shkuarën. Diku e them se ka vetëm një mundësi për të bërë një parashikim të vogël për atë që në pret, ka vetëm një mundësi të lexosh të shkuarën dhe të tashmen. Duke lexuar të shkuarën e Shqipërisë në 100 vjetët e fundit, duke lexuar të tashmen, ndoshta është pak më e lehtë të lexojmë të ardhmen, sigurisht duke parë kontekstin politik ku jetojmë, Europën, rajonin, botën në përgjithësi. Për fat të mirë sot nuk jemi të izoluar, ato që ndodhin edhe larg në Krime, apo në Lindjen e largët apo në Amerikën L at i n e, s ë mu n dj e t , e p i de m it ë , fenomenet shoqërore, kulturore, teknologjike etj., janë gjëra që na prekin. Jetojmë ndoshta në rajonin më interesant të botës, i cili për vite e vite sidomos këto të fundit ka prodhuar aq shumë fe, kulturë, politikë, akoma konfliktet më të mëdha të botës janë në Mesdhe ku jemi dhe ne, kam parasysh Sirinë apo Izraelin, Palestinën, kam parasysh Evropën në përgjithësi. Pra gjithë këto fenomene në të ardhmen e afërt apo të mesme padyshim që do na prekin. Unë jam përpjekur që të bëj një udhëtim në të ardhmen duke u përpjekur ta ndaj me të tjerët dhe kjo ishte kënaqësi personale. Ju flisni për një Shqipëri, ku në të ardhmen mendoni se do të thellohet pabarazia sociale. Ju militoni në grupin politik, i cili ka fituar zg jedhjet me premtime ndaj të varfërve, ndaj shtresës së 1 milionë të papunëve. Shikoni një kontrast me këtë? Unë kur shkruaj nuk harroj se jam socialist, pavarësisht ngasjes për ta lid-

hur shkrimtarin me politikanin. Si politikan kam pikëpamje që nuk lidhen me artin e të shkruarit. Mendoj se tri janë qëllimet që Shqipëria ka përpara në 20 apo 30 vitet e ardhshme; Bashkimi me Europën, Bashkimi me Kosovën dhe zbutja e pabarazisë. Bashkimi me Europën jam e bindur që do të ndodhë, çështja është me çfarë kostosh do të ndodhë për ne. Pyetja tjetër, pse u vonua kaq shumë? Kush janë këto procese të brendshme që vetëm na shtyjnë, ndërkohë po paguajmë një kosto më të lartë se gjithë vendet e tjera? Në anën tjetër, unë them se procesi i Bashkimit me Europën nuk është një proces i lehtë. Ne nuk jemi aq afër sa ç’duhej të ishim, natyrisht jemi më afër se kurrë në histori. Së dyti, Bashkimi me Kosovën. Për mua është një qëllim i madh. Nesër do ishte mirë të ishim bashkë me Kosovën si shtet më i madh, shumë më i organizuar, treg më i madh, me një kulturë kombëtare të konsoliduar etj. Natyrisht ky është një proces. Në libër them sesi do avancojë Shqipëria me Kosovën në të ardhmen. Janë dy modele që shkojnë krah për krah, po zhvillohen njësoj politikisht, ekonomikisht, pavarësisht se përbëhen nga i njëjti popull, flasin të njëjtën gjuhë. Nëse këto dy shtete nuk ecin paralelisht në aspektin e zhvillimit, demokracisë, kulturës etj, bashkimi i të dyjave do jetë një proces jo i lehtë për të ardhmen, duke marrë parasysh dhe konjukturat ndërkombëtare, çka nuk besoj se do jetë gjithmonë e favorshme. Ndërsa pabarazia, për mua po kthehet në një problem kombëtar. Pabarazia mes njerëzve, mes shtresave, mes gjeneratave dhe mes territorit. Por pabarazia mes njerëzve është edhe më e theksuar. Ju thoni në librin tuaj: Fetë janë një trashëgimi kulturore më shumë se një trashëgimi materiale. Ato janë histori, janë gjeografi, por nuk janë ekonomi dhe aq më pak, mënyrë jetese. Mendoj se ka shumë besimtarë të cilët mendojnë të kundërtën se feja në gjenezën e vet është mënyrë të jetuari… Është e vërtetë. Pikërisht këtë them dhe unë, që kështu është menduar për 2000 vjet, por s’duhet të jetë më kështu. Unë flas për defetarizim. Sot ka shumë nuanca të forta dhe theks fetar, siç po e shohim në Turqi që nuk është shumë larg nesh, siç po e shohim në

Shqipëri ditët e fundit. Ka në shoqëri një tendencë për një fetarizim të theksuar. Unë them që duhet të shkojmë përpara duke e relativizuar, duke qenë më pak peng të feve. Po si? Nuk besoj se ka formulë. Bota ka vuajtur nga fetë, siç ka patur dhe shumë të mira prej saj, sepse feja ka zbutur njeriun në përgjithësi, ka forcuar institucionin e familjes, ka ndarë të mirën nga e keqja, i ka dhënë njeriut shpresë kur s’ka pasur. Nuk jemi në atë fazë të zhvillimit njerëzor. Unë nuk them se fetë janë të padobishme, por them që nuk mund të jenë busull për të orientuar jetën e shumicës së botës. Dhe në qoftë se kjo ndodh, pre janë shoqëritë më të varfra, varfëria na çon në këtë drejtim, besoj. Unë nuk kam një recetë, por nëse europianizimi i Shqipërisë nuk vonohet, kjo do na japë mundësi të jetojmë në një shoqëri mbi baza të tjera ku fetë kanë rolin e vet, por nuk janë udhëheqëse. Raporti i shtetit me fenë është i qartë, i përcaktuar. Por jo në të gjitha rastet është i qartë dhe këtu tek ne. Kam frikë apo dyshoj se në të ardhmen tendenca për të marrë vendime me nuanca të tjera, qoftë edhe politike, do jetë më e fortë. Se ne habitemi, por Turqia është realitet. Sado e pasur e me progres ekonomik, ka ardhur në pushtet një parti me theks të fortë fetar, e cila sot është ndoshta partia më pak demokratike në këtë zonë të botës ku jetojmë. Në këtë kontekst, rrezikojmë që partitë fetare të kthehen në faktor politik? Unë them se po. Do të ketë mundësi, në kushtet tona, që në të ardhmen në vendin tonë të ketë parti me baze fetare. Unë kam shfrytëzuar në libër një parashikim që ka bërë OKB-ja për popullsinë e botës në 100 vitet që vijnë, ku thuhet se e gjithë Evropa do tkurret në përgjithësi, pra europianët do shtohen më pak. Jo se nuk jetojnë mirë. Një europian jeton më mirë se një kinez, një gjerman jeton më mirë se një indian, në të gjitha kuptimet e fjalës ekonomike, kulturore, sociale. Tendenca është që këta popuj do shtohen dhe ne që jetojmë në këtë pjesë të botës do pakësohemi dhe pyetja është: Pse? Në qoftë se e gjithë Evropa do pakësohet, ne nuk mund të bëjmë përjashtim, se nëse bëjmë, nuk jemi një vend europian, e në fakt jemi. N.q.s OKB pretendon dhe kam arsye të besoj, se sot ne jemi 2.8

milionë banorë dhe pas 100 vjetësh do jemi 1.8, ka arsye për secilin prej jush të pyesë: Pse? Janë shkak vetëm lindjet apo dhe që emigracioni do vazhdojë. Pastaj kemi arsye të pyesim veten: Ky vend është i jetueshëm për 10 vjetët e ardhshëm? A do kenë arsye fëmijët tanë të jetojnë më këtu, nëse do jetë kjo frymë konflikti, në qoftë se do ketë parti me karakter fetar, në qoftë se vendi do të fetarizohet, në qoftë se varfërohet…Pra, çfarë do jemi ne pas 20-30 vitet e ardhshme? Këto janë pyetje me të cilat unë jetoj vazhdimisht. Jam përpjekur t’u jap një përgjigje dhe të gjitha rrugët më çojnë në atë që thashë; në 20 apo 30 vjet në Shqipëri do ketë një sens të fortë pesimizmi, fatkeqësisht. Për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, ju renditët një sërë faktorësh nëse ndodh apo jo. Referuar ngjarjeve në Krime, do të thosha që, a mos është siguria ajo që mund të përshpejtojë bashkimin mes dy vendeve? Sepse dy rrugë janë për sigurinë në Kosovë; bashkimi me vendin amë, ose anëtarësimi i saj në NATO? Ke të drejtë, por unë nuk mendoj se e ardhmja e Kosovës rrezikohet si para 10 vjetësh nga serbët ose nga konjukturat ndërkombëtare që atëherë nuk ishin të favorshme. Shqiptarët janë popull që kanë marrë koncesionet më të mëdha në këtë shekull, sipas meje. Pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin në NATO. Ndoshta koncesionet më të mëdha që ndërkombëtarët i kanë bërë një vendi që nga Lufta e Dytë Botërore. Nuk mendoj se në të ardhmen, kufizimi i Serbisë apo një konjukturë më e pafavorshme në Ballkan apo në Evropë, raportet me Rusinë që do vazhdojnë të jenë jo gjithmonë miqësore, mund ta rrezikojnë të ardhmen e Kosovës. Kosova nuk e rrezikon të ardhmen si një shtet i pavarur. Në qoftë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën që një ditë, në kushte të tjera, mund të ndodhë, shtyhet apo vonohet, kjo do të ndodhë

për shkak të shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Është paragjykimi që ka bota në përgjithësi dhe ka arsye të ketë për pamjaftueshmërinë tonë për të gjeneruar dhe për të mbajtur shtete në këmbë që na ka dhënë deficite historike. Edhe sot prapë jemi vendi që ngremë shumë pikëpyetje për aftësinë tonë shtetformuese. Sigurisht që suazat ndërkombëtare; anëtarësimi në NATO na jep një siguri më të madhe. Sigurisht që Shqipëria do ketë më shumë arsye në të ardhmen për të kërkuar bashkimin me Kosovën, sesa vetë Kosova e cila mund të jetë pak më reflektive apo më pasive në këtë drejtim. Shqipëria do të jetë më aktive. Partitë politike do të fillojnë të bëjnë garë, siç ka ndodhur dhe në zgjedhjet e kaluara, kush është më nacionalist, kush e bashkon më shpejt Shqipërinë me Kosovën, sepse terreni politik i Shqipërisë në të cilën garohet për taksat, për arsimin, për kulturën, po shteron. Pse po ngrihen tonet nacionaliste në Shqipëri? Kjo do të thotë se në të ardhmen do kemi më shumë terren nacionalist, do kemi më shumë garë brenda Shqipërisë, por jo në Kosovë, ku nacionalistët mbase vijnë duke u qetësuar. Ndoshta e kam gabim. Në fakt shpresoj ta kem gabim. Në këtë libër ju parashikoni se çfarë do ndodhë. Ky lloj pesimizmi që ju parashikoni mund të kthehet në depresion dhe si politikan aktiv, çfarë mund të bëni? Edhe një herë po e përsëris, shpresoj të jem gabim. Do ishte më mirë për të gjithë ne po të isha unë gabim. Në qoftë se shoqëria hyn gradualisht në një fazë pesimizmi, që unë e kam quajtur “sëmundja e hënës” simbolikisht, ky lloj pesimizmi natyrisht ka arsye, por do ketë dhe pasoja. Duke qenë një vend relativisht modest, jo shumë i madh, historia ka treguar se nuk kemi zotëruar kurrë territore të të tjerëve, nuk i kemi çuar përpara qëllimet tona me armë, nuk kemi shkaktuar luftë, të tjerët


E shtunë-diel, 05-06 prill 2014

19

www.mapo.al

Botuesi Henri Çili

Ky libër bën pjesë në llojin e publicistikës tonë politike, që në gjykimin tim nis herët si tentacion me, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” e Sami Frashërit, “Problemet shqiptare” e Mit’hat Frashërit, “Vija e Teodosit” e Aurel Plasarit, “Shqipëria ç’mund të jetë” e Ardian Klosit, apo “Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës” e Spartak Ngjelës.

Dje në takimin me gazetarë nga Shqipëria dhe Kosova

mund të na kenë shkaktuar, ndërsa ne jemi mbrojtur mirë apo keq. Nga kjo kemi mësuar shumë, historia na jep këtë leksion, kemi qenë të varfër por paqësorë, ndaj nuk besoj se ky lloj pesimizmi mund të ketë përmasa depresive, pra të na çmendë si komb. Dhe për më tepër, jemi në një kornizë sigurie që është NATO, dhe gradualisht jemi dhe drejt Bashkimit Europian, të cilat kanë vetëm një qëllim: të na disiplinojnë si popull për të na thënë kush është raporti i ligjit me ne. Ky është problemi ynë më i madh në histori. Nuk kemi raport të mirë mes nesh dhe ligjit, pra mes njeriut dhe asaj që është kontratë kolektive. Pra, pavarësisht se do hyjmë në një etapë pesimiste, që kryesisht do ta vuajnë brezat e rinj, një gjeneratë që në masën 70% është e papunë, shoqëria vuan edhe më shumë. Në përgjithësi, në Europë papunësia tek të rinjtë është problem, por është dhe më e theksuar në Shqipëri për arsyet tona. Për këto arsye do hyjmë në një fazë pesimizmi, por nuk besoj se kostoja do jetë çmenduria kolektive. Ju i keni mëshuar tezës se Shqipëria duhet të ketë një klasë të mesme të fuqishme. Politikat aktuale të taksimit, a po shkojnë drejt kësaj klase? Pabarazia do të theksohet në Shqipëri se, për fat të keq binjakëzimi mes klasës së pasur dhe jetës politike po bëhet edhe më i dukshëm, edhe më i fortë. Kjo do të thotë se të luftosh pabarazinë në një kuptim direkt apo indirekt, duhet të marrësh vendime që i detyrojnë të pasurit të ndajnë pasuritë me të varfërit. Në Shqipëri akoma nuk jemi në këtë realitet, na duhen ndoshta shumë vjet për t’u afruar. Dhe ky është një nga dallimet më të mëdha që kemi sot me Europën. Është mënyra sesi ne i qasemi pabarazisë. Dhe pabarazia në të ardhmen do të ketë efektet e veta; dhe pse populli më i vogël në Evropë, ne jemi kampionë në

numrin e emigrantëve që kemi prodhuar. Kemi zbuar nga Shqipëria 1/3-ën e popullsisë së 20 viteve të fundit. Një milion shqiptarë kanë emigruar dhe emigracioni vazhdon, sigurisht jo në përmasat e vitit 1997 apo të viteve ‘91‘92. Po pse kanë ikur, se jetohet këtu shumë mirë? Jo. Ikin se nuk ka shpresë në përgjithësi. Kjo do të thotë se në të ardhmen do vazhdojë emigracioni, aq më tepër në kushtet që do afrohemi me BE-në, do jetë dhe më e lehtë për të emigruar se nuk do lindë nevoja të torturohesh si sot për të marrë një leje pune, sepse do të jetë një treg i përbashkët. Nëse tregu i punës është i bashkuar teorikisht me BE-në, një pjesë e madhe mund të ikin, sepse do paguhen më shumë atje e këtu më pak. Ky magnet do vazhdojë për sa kohë nuk kemi gjendur instrumentet e duhura politike, ekonomike, shoqërore për të luftuar pabarazinë për të mos pasur një hendek kaq ekstrem mes të varfërit dhe të pasurit, i cili nuk është vetëm problemi i së tashmes, por dhe i së ardhmes. Të kthehemi te pjesa e bashkimit me Kosovën. Në 100 vite janë kosovarët ata që, nëse kanë shpëtuar nga asimilimi prej Serbisë, kjo ka qenë ëndrra për bashkim. Sot kemi një parti nacionaliste, e cila ka marrë kryeqendrën e Kosovës, madje ka dhe 10 deputetë në parlament. Nëse rikthehemi në aspektin sportiv, janë kosovarët ata që mbajnë kombëtaren shqiptare në futboll, madje mbushin dhe stadiumet, ndaj nuk më rezulton i drejtë konstatimi se do jetë Kosova ajo që nuk e dëshiron bashkimin… Unë uroj që të keni të drejtë, por në qoftë se Shqipëria me Kosovën mund të bëjnë një gabim në të ardhmen, është gara nacionaliste se kush e do më shumë bashkimin. Unë nuk kam ndërmend të shtyhem këtu, unë bëj një lexim të fakteve, të tendencave nacionaliste si në Kosovë dhe Shqipëri, të një terreni kulturor politik, i cili është i ng-

Pabarazia do të theksohet në Shqipëri se, për fat të keq binjakëzimi mes klasës së pasur dhe jetës politike po bëhet edhe më i dukshëm, edhe më i fortë. Kjo do të thotë se të luftosh pabarazinë në një kuptim direkt apo indirekt, duhet të marrësh vendime që i detyrojnë të pasurit të ndajnë pasuritë me të varfërit. jashëm, por nuk është i njëjtë dhe besoj se për arsye ekonomike, për arsye të diferencave që vazhdojnë të thellohen mes Shqipërisë dhe Kosovës, në disa plane kulturore ekonomike sociale të konfliktualitetit apo jokonfliktualitetit politik, ethet nacionaliste në Shqipëri mund të rriten, ndërsa në Kosovë të shuhen. Ju bëni pjesë në një mazhorancë, që shumë prej këtyre ideve i ka pasur në programin e saj dhe është votuar gjerësisht; rritje takash, përpjekje për të zbutur pabarazinë etj. Pse përsëri nuk jeni optimist kur janë në pushtet idetë tuaja? Po më fton në një terren që nuk dua të hyj, sepse nuk kam bërë antiplatformën e platformës që fitoi zgjedhjet dhe as e kam në plan. Por nëse e keni parë në libër, unë kam evituar dy gjëra dhe e kam bërë me qëllim. Qëllimi i parë që i injoroj, pra kam evituar emra partish dhe emra njerëzish që janë aktivë sot në politikë apo që ju besoni se marrin vendime për ne. Nuk jam marrë fare me këtë, i jam shmangur këtij lloj diskutimi sepse unë nuk kam pasur qëllim të bëj një libër për Shqipërinë e dy

Ben Blushi, politikan i rëndësishëm, gazetar, shkrimtar, eseist, një nga mjeshtrat e penës dhe të mendimit në jetën publike dhe politike shqiptare të pasviteve ’90, ka menduar kësaj radhe që në esenë “Hëna e Shqipërisë” të sintetizojë shumëçka që mendon për të shkuarën, por në një strukturë shumë të gjetur dhe në letërsinë bashkëkohore, një histori për të ardhmen. Unë do të jap tri konsiderata paraprake: Elementi i parë është që në Shqipëri, Ben Blushi bën pjesë në radhët e atyre politikanëve që numërohen me gishtat e dorës, të cilët mendojnë, jo vetëm mendojnë, por dhe e ndajnë atë që mendojnë me publikun, dhe jo vetëm e ndajnë, por e lënë atë të shkruar çka është shumë e rëndësishme. Ky është avantazhi i parë. Së dyti. Kur lexoja dorëshkrimin e këtij libri, disa ngjarje nuk kishin ndodhur akoma, disa parashikime nuk kishin ndodhur, siç është arrestimi për veprimtari xhihadiste të disa të rinjve apo propozimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë për legalizimin e hashashit. Që do të thotë, mprehtësia për të kapur fenomene të së ardhmes së afërt apo të largët është e jashtëzakonshme. Së treti. Meqenëse jemi në strehën e një librarie, në strehën e një universiteti që është Shtëpia botuese universitare, unë kam dhe një zili personale, besoj do ta kenë dhe shumë kolegë të mi pedagogë, sepse libri është mjaft i mirë, i mbështetur metodologjikisht për të gjitha ato që quhen stilema krijuese, pra ka idetë fillestare shumë të veçanta shumë origjinale, çka e bën një akademik në vetvete dhe një akademik që dallohet ndër të tjerët. Nuk po guxoj, dhe as Blushi pretendon që të jetë një akademik, por mendoj se me këtë libër është padyshim në grupin e njerëzve të ideve në Shqipëri. Së fundmi dua të shtoj se ky libër bën pjesë në llojin e publicistikës tonë politike, që në gjykimin tim nis herët si tentacion me, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” e Sami Frashërit, “Problemet shqiptare” e Mit’hat Frashërit, “Vija e Teodosit” e Aurel Plasarit, “Shqipëria ç’mund të jetë” e Ardian Klosit, apo “Reforma shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës” e Spartak Ngjelës. Shkurt është një arkitekturë e mendimit politik dhe shoqëror, e cila duke parashikuar të ardhmen në fakt na flet shumë për të sotmen.

apo tri viteve të ardhshme. Pak e shumë, ne e dimë si do jetë Shqipëria në dy apo tri vitet e ardhshme. Nëse dikush më bind se një që e ka rrogën 300 euro në Shqipëri pas kaq vjetësh do ta ketë 1300 euro, unë nuk e besoj. Pra optimizmi im nuk shkon deri këtu. Nëse dikush më bind se nga Shkodra deri në Sarandë mbas tre vjetësh do shkohet me një autostradë si ajo që më lidh me Berlinin, unë s’e besoj. Por që për shkak të kësaj inercie mund të ketë përmirësime të vogla sistemi, unë këtë e besoj. Por unë nuk jam në këtë pjesë të analizës, flas për disa dekada, kur arritjet e vogla që mund të kemi sot, do jenë të papërfillshme. Zoti Blushi, ju flisni në libër për një izolim të tretë të Shqipërisë pas dy izolimeve, që ju i sqaroni shumë mirë dhe kjo është ndikuar nga ata që ju i quani nënprefektë. Në këto 100 vite, çfarë mund të bëhet për ta shmangur këtë izolim të tretë të vendit? Ajo është një metaforë. Për aq sa e njoh unë Shqipërinë, ata janë pjesë e këtij realiteti, besoj dhe për shkak se Europa nuk është vetë në ditët e saj më të mira; kriza ekonomike vazhdon, papunësia po rritet, partitë po rivitalizohen, roli i Kishës po zbehet. Pra në përgjithësi shkëlqimi që ka pasur Europa në botë para 20-30 apo 100 vjetësh nuk është më ai që ka qenë. Konkurrenca Amerikë, Europë, Rusi, Azi, Afrikë, Kina padyshim, India, do ta zbehin rolin e Europës. Meqenëse ky realitet do vazhdojë, sigurisht Shqipëria, sipas meje, nuk do jetë kaq proeuropiane sa është sot. Me statistika, ne jemi sot vendi më proeuropian në Evropë, me 87 %. Unë them se në të ardhmen nuk do të jetë më kështu, pra vala e shqiptarëve optimistë karshi Evropës do zbehet për arsye të brendshme dhe të jashtme. Ndaj kam përdorur një metaforë, “nënprefektin”, duke marrë parasysh personazhin e një filmi të dashur që përshkruan një tip social tipik shq-

iptar, diçka mes orientalit dhe oksidentalit me një dilemë mes të dyjave dhe e kam përdorur si një argument për të thënë që këta tipa ‘nënprefektësh’ që ne i njohim shumë mirë, jo vetëm që janë të pasur, por kanë dhe fuqi të tjera. Këta do kthehen në një makinë të vogël që do thonë: “Pse duhet të shkojmë në Europë? Mirë jemi kështu, sepse liria jonë është më e vlefshme”. Ju thoni se Shqipëria nuk vërtitet midis Lindjes dhe Perëndimit, por midis lindjes politike dhe lindjes fetare. Mund ta sqaroni pak më mirë këtë dhe, a ka një kontradiktë, sepse sapo thatë që jemi një vend europian? Gjeografikisht jemi një vend europian. Por nga mënyra sesi kemi avancuar nga 1500-ta deri më 1912-ën, një shenjë oksidenti apo europianizmi në këtë vend nuk u pa. Nuk luftuam ne për të qëndruar në Europë në atë kohë, ndoshta nuk kishim arsye sepse ka njerëz që e besojnë, se perandoria osmane e kohës ishte më e avancuar se rilindja italiane dhe se prodhonte muzikë më të bukur se Beethoveni dhe Mozarti në vitet 1700-1800. Unë nuk e besoj këtë. Nëse i qasemi 20 viteve të fundit, përpjekje europianizimi në Shqipëri kemi parë pak, prandaj them se Shqipëria vërtitet rreth Lindjes politike; që është Rusia post-sovjetike sepse këtë politikë shtetformuese kemi zgjedhur në këto 20 vjet. Kemi zgjedhur të gjitha fenomenet që kalon Rusia (me përjashtim të ekspansionizmit, ne nuk jemi një vend që pushtojmë vendet e tjera se nuk kemi fuqi), që janë korrupsioni, autokracia, raporti me mediat e lira, sundimi i një pakice ndaj shumicës dhe krijimi i oligarkisë që është tipike ruse. Bindja ime është se kemi qasje politike nga Lindja, që është Rusia, për shkak se kemi qenë pjesë e atij sistemi për gati 40 vjet dhe kemi qasje fetare nga Lindja, që është Turqia dhe gjithë bota që ajo përfaqëson mbas kësaj.


20

E shtunë-diel, 05-06 prill 2014

Bashkimi me Europën

www.mapo.al

Integrimi, çështja e parë që trajton Ben Blushi në “Hëna e Shqipërisë”. Sa i shpejtë do jetë, a do të kryen reformat nga të cilat varet bashkimi me Europën, dhe pse elita financiare dhe ajo politike do t’i pengojnë ato. Teza e guximshme e politikanit shkrimtar

Shqipëria me hap kaukazian,

biznesmenët do shkrihen me politikanët

Politika do dështojë me reformat, të pasurit do financojnë këtë dështim Pjesë nga “Hëna e Shqipërisë” Shqipëria e sotme është e mbushur me nënprefektë. Burra të pasur dhe të fuqishëm që drejtojnë provincat dhe qytetet njëlloj si nënprefekti i 80 viteve më parë. Këta njerëz do të shtohen. Ata kanë fuqinë për të ndikuar mbi vendimet politike; ata presin dhe përcjellin udhëheqësit e lartë, u bëjnë konak, i darovisin dhe marrin prej tyre koncesione ose marrëveshje që çojnë në devijim fondesh publike, natyrisht, në këmbim të devijimit të votave sa herë ka zgjedhje. Kjo është dhe do të jetë forca e tyre. Kam parë në këto vite me dhjetëra nënprefektë dhe është e kotë të them se ata po pakësohen. Ata po shtohen. Dhe e keqja e tyre është se janë epidemikë. Janë ngjitës. Ata janë një model karriere që lulëzon në lagje, fshatra dhe qytete. Shumë shpesh nënprefektët kthehen në baronët e krimit. Ata mbajnë lidhje me krimin lokal, u sigurojnë çadër dhe ushqehen prej tyre. Shpejt, tipari kryesor me të cilin do mund të identifikohen, do jetë izolimi. Ata nuk do duan të afrohemi me Evropën, sepse e ndjejnë se Evropa nuk është një vend ku mund të jetojnë duke konsumuar të gjitha zakonet e ditës, nga takimi me berberin në mëngjes e deri tek shëtitja me shoferin në mbrëmje. T’i bindësh ata për të kundërtën është njëlloj si të bindësh një hipopotam të kërcejë në një pistë akulli. Këta janë izolatrikët e Shqipërisë. Ata janë pjesa kryesore e elitës financiare e cila është në pakt të fortë me elitën politike. Ndërsa të dytët do dështojnë të japin rezultate të ndjeshme reformash, të parët do ta financojnë këtë dështim, duke bindur komunitetet dhe provincat e tyre se dështimi është progres, por edhe nëse nuk është krejtësisht i tillë, është vetëm një cikël që do të kapërcehet. Dështimin e brendshëm do ta shesin si dështim të jashtëm. Si një dështim evropian. Dhe në dobësinë e riciklueshme të Evropës do të gjejnë shumicën e arsyeve për t’i qëndruar asaj larg. Kështu ka ndodhur dhe po ndodh në gjithë këta vite, sepse izolatrikët, përveç se nënprefektë, janë edhe investitorë. Investimet evropiane dhe, sidomos, vendosja e ligjit dhe e drejtësisë, do të kërcënonte seriozisht shumë investitorë shqiptarë, të cilët e shohin të ardhmen e monopoleve dhe të fitimeve të tyre të lidhura kryesisht, me klasën politike dhe fatin e saj. Hapja e Shqipërisë ndaj Evropës do krijonte rregulla të reja tregu, konkurrence dhe drejtësie. Edhe sot, ato pak investime evropiane në telekomunikacion ose hidrokarbure i kanë bërë të dështojnë të gjithë shqiptarët që i kanë hyrë kësaj rruge. Si financues të të gjithë klasës politike deri sot, izolatrikët shqiptarë do t’i imponojnë asaj një rrugë tjetër. Kjo do të jetë epoka e tretë e izolimit të Shqipërisë nga Evropa, së cilës po i afrohemi me shpejtësi, si për shkaqe kulturore, ashtu edhe financiare. Izolimi i parë i Shqipërisë ndodhi gjatë pushtimit otoman. Ky ishte një izolim fetar me shkaqe politike. Izolimi i dytë erdhi gjatë regjimit komunist. Ky ishte një izolim politik me themel ideologjik. I treti sapo ka nisur. Ky është një izolim kulturor me bazë financiare. Por, nëse në dy rastet e para ka pasur fuqi politike, ose ideologji që kanë imponuar izolimin, në rastin e tretë do jetë pamundësia për të bërë reforma ajo që do prodhojë këto pasoja. Për arsye kulturore dhe financiare, Shqipëria e ka dhe do ta ketë të vështirë t’i afrohet Evropës. Evropa po na jep arsye dështimi, të cilat Shqipëria do t’i shfrytëzojë me sukses.

Kjo fazë izolimi ndoshta do të vazhdojë disa vjet, derisa në Evropë të krijohen kushte të tjera, derisa kontinenti të ketë gjetur një ekuilibër më të natyrshëm politik mes fuqive që e përbëjnë atë dhe, sigurisht, derisa forcat jashtë saj, si ShBA, Rusia dhe Kina të kenë prodhuar ide dhe teknologji të cilat mund ta çojnë në një fazë të re rendin botëror, duke i hapur njerëzimit rrugën e një progresi më të qëndrueshëm dhe më të merituar. Shqipëria do të mbetet një territor që pjell izolatrikë dhe nënprefektë, të cilët po e ndajnë Shqipërinë në feude të vogla, por të rehatshme. This is freedom, do më thoshte një këngëtar i njohur italian para disa kohësh duke pirë cigare dhe puro në një restorant të Tiranës dhe duke paguar cash kudo dhe këdo. Kjo liri shijon dyfish kur mendon se Shqipëria ka një ligj që e ndalon duhanin në ambientet publike. Në Itali kjo është e pamundur. Nuk pi dot cigare askund, bankat nuk japin cash dhe taksat të marrin frymën. Ju nuk e njihni Evropën, më tha. As ia vlen ta provoni. Të njëjtën fjali më tha një nënprefekt pak javë më parë. Natyrisht në shqip. E pse duhet të hyjmë në Evropë, për ta humbur këtë liri! Duke kultivuar dhe përhapur lirinë e mosbindjes ndaj ligjit, izolatrikët do arrijnë me sukses t’i shtyjnë të gjitha reformat e domosdoshme në Shqipëri. Në fakt, reformat do të bëhen, por ato do të vonohen ose do të deformohen deri në pikën që kur të bëhen, të jenë të paefektshme. Vonesa e reformave do të rrisë demotivimin dhe do të ulë optimizmin për mundësinë e vendit për të ndryshuar. Kjo ndjesi do të shtojë shanset e izolimit. Nga izolimi, regjimet lokale fillimisht konsolidohen duke krijuar pak stabilitet, sidomos në rend, por pastaj kthehen në rrezik sepse mbysin çdo lloj progresi, konkurrence politike dhe frymëmarrje në sipërmarrje. Në këto raste çdo gjë duket e paravendosur. Dhe paragjykimi se asgjë nuk ndryshon, pavarësisht se çfarë bën, edhe kur nuk është real por vetëm iluzor, i vret idetë dhe ata që i kanë ato. E ardhmja kalbet nëse e tashmja perceptohet gabim, por në çdo rast ky nuk është faji i së ardhmes. Shembulli më therës i regjimeve që përfitojnë nga izolimi është ai i Enver Hoxhës në pesëdhjetë vjet. Një regjim më i hapur ndaj Evropës nëse nuk do ishte rrëzuar më shpejt, të paktën, do ishte më i butë dhe më human. Ndërsa shembulli më i freskët i ditëve tona është rasti i regjimit të Erdoganit në Turqi. Është një sistem që prodhon progres ekonomik, por jo demokraci. Nëse Evropa do ta kishte afruar Turqinë më shpejt, harta politike e këtij vendi do të ishte ndryshe sot. Turqia do të ishte më laike dhe tani nuk do të ishim në kushtet kur proevropianët luftojnë për ambientin, ndërsa proislamikët për pushtetin siç edhe po ndodh. Shembulli i Turqisë, në të vërtetë, është për t’u konsideruar sepse pavarësisht nga kushtet, pavarësisht nga madhësia, pavarësisht nga burimet ekonomike të pakrahasueshme, pavarësisht nga pozita kyçe mes perëndimit dhe lindjes, Turqia vazhdon të jetojë izolimin e vet simbolik që ushqen elita provinciale dhe udhëheqës autokratë. Jo në masën e Turqisë, por ndoshta për të njëjtat arsye të cilat lindin nga të njëjtat shkaqe edhe Shqipëria e ka shumë të vështirë të çajë izolimin e vet kulturor që e ndan nga Evropa. Dhe për fat të keq, Shqipëria është vetëm në fillim të kësaj rruge. Sepse ajo nuk është më një vend optimist dhe, ndoshta, nuk do të jetë për shumë dekada.

Paniku i elitës financiare, momentalisht, vjen vetëm nga pasiguria e ndryshimit të administratës, për shkak të zgjedhjeve të vitit 2013, por jo nga ndryshimi i metodës së administrimit ç’ka ndoshta nuk do ndryshojë edhe për shumë vjet. Ndoshta edhe për dhjetë-njëzet vjet. Pasi të kalojë vala e parë e panikut nga ndryshimi i pushtetit, të pasurit, shumë shpejt do kthehen në izolatrikë aktivë. Ata do financojnë izolimin, sepse afrimi me Evropën i varfëron. Klasa politike do pajtohet dhe do ta shijojë këtë gjendje, duke e shitur refuzimin për pezullim, e bindur se afrimi me Evropën e fut në rrugën e panjohur të ndëshkimit dhe humbjes së pushtetit për shkak të reformave të thella

Të pasurit do të kundërshtojnë reformat

Shqipëria është një vend evropian, por hapi i saj është shumë kaukazian. Është postsovjetik. Të pasurit duan të merren me politikë dhe politikanët duan të merren me biznes. Kjo është tendenca që ka përcaktuar zhvillimin e vendit në këta njëzet vitet e fundit. Sot njëra palë nuk ndryshon shumë nga tjetra. Dhe shkrirja e të dy grupeve është vetëm çështje kohe. Por të dyja grupet kanë një pengese: Evropën. Evropa nuk e pranon këtë stil. Në Evropë politikanët bëjnë ligje, të pasurit

bëjnë parà. Ky parim është një nga të vetmit të cilin Evropa nuk e ka shkelur ende. Dhe prandaj mbetet një vend i jetueshëm dhe plot hapësirë, sepse nën diellin e saj të gjithë ngrohen nga pak. Edhe të pasurit, edhe të varfërit. Politikanët arbitrojnë, me radhë, interesat dhe antagonizmin e secilës palë. Shqipëria nuk e pëlqen këtë model. Ajo po kthehet çdo ditë e më shumë në një vend që nuk i pranon të varfërit, por vetëm të pasurit. Politikanët pa dyshim, janë me të pasurit dhe, në disa raste, janë vetë ata. Kjo tendencë do ekzagjerohet shumë në të ardhmen. Binjakëzimi mes elitës politike dhe asaj financiare do të përsoset. Ndërvarësia, po ashtu. Në kushtet kur Evropa do duket më larg, klasa politike do jetë edhe më e varur tek elita financiare, e cila nuk ka arsye të shtyjë përpara reformat dhe të ndryshojë mënyrën e administrimit të vendit. Por edhe kur reformat do të jenë të pashmangshme, elita financiare do t’i dezinjojë ato sipas interesit të vet. Është pothuajse e pamundur sot që paketa të rëndësishme ligjore, ose nivele të caktuara taksash dhe kufizimesh, të mos lobohen dhe të ndikohen nga të pasurit. Kjo mënyrë administrimi që është kthyer në traditë e ka pasuruar, mjaftueshëm, elitën financiare. Por, në njëzet vjet, nga korrupsioni, deformimi i drejtësisë, mungesa e konkurrencës së lirë, shkalla e ulët e arsimimit të punëtorëve dhe dekurajimi i investimeve të huaja, kanë fituar të dyja palët. Edhe elita financiare, edhe ajo politike. Njëra ka fituar konsumatorë dhe, tjetra, votues. Prandaj çdo reformë do vazhdojë të kundërshtohet nga klasa e biznesit me përjashtim të atyre pak reformave që nuk prekin atë, por kryesisht klasën e varfër të punëtorëve dhe shtresën e mesme që punon dhe do punojë për ta, siç edhe ndodhi me ndryshimet e fundit fiskale. Taksat direkte për të varfërit u ulën, por taksat indirekte për ta u rritën, ndërsa për të pasurit u rrit taksa mbi xhiron, por taksat mbi fitimin nuk ndryshuan. Në çdo rast, barra e rritjes së taksave indirekt i shkon atyre që blejnë, pra të varfërve. Paniku i elitës financiare, momentalisht, vjen vetëm nga pasiguria e ndryshimit të administratës, për shkak të zgjedhjeve të vitit 2013, por jo nga ndryshimi i metodës së administrimit ç’ka ndoshta nuk do ndryshojë edhe për shumë vjet. Ndoshta edhe për dhjetë-njëzet vjet. Pasi të kalojë vala e parë e panikut nga ndryshimi i pushtetit, të pasurit, shumë shpejt do kthehen në izolatrikë aktivë. Ata do financojnë izolimin, sepse afrimi me Evropën i varfëron. Klasa politike do pajtohet dhe do ta shijojë këtë gjendje, duke e shitur refuzimin për pezullim, e bindur se afrimi me Evropën e fut në rrugën e panjohur të ndëshkimit dhe humbjes së pushtetit për shkak të reformave të thella. Ky mendim do të bashkojë shumë shpejt pushtetin dhe opozitën në Shqipëri, sepse të dyja kanë të njëjtin aleat dhe të njëjtin burim financimi: elitën e investitorëve vendas e cila, gradualisht, po kthehet në elitë politike. Pas disa vitesh të dyja nuk do kenë më kufij, siç po bëhet çdo ditë e më e vërtetë në Parlamentin e vendit. Nga një parlament në tjetrin numri i investitorëve dhe të pasurve shtohet. Administrimi politik do të vazhdojë të jetë një vendim i të pasurve, çka do t’i kushtojë Shqipërisë në njëzet deri tridhjetë vitet e ardhshme, sepse fuqia dhe çelësi për të bërë pasuri do trashëgohet nga prindërit tek bijtë. (Vijon)


E shtunë-diel, 05-06 prill 2014

21

www.mapo.al

Libraritë më të bukura në botë Ka oaze ku lexuesi humbet në botën e librave. Nga Italia, në Francë, nga Kina në SHBA, cilat janë 10 libraritë më të bukura në botë

Libraria “Acqua Alta”, Venecia, Itali. BBC e citon si “e vetmja librari nën ujë”. Autorja e fotos, Justine Bibler e ka komentuar kështu foton: “Venecia është përmbytur…… por libraria “Acqua Alta” është e hapur rregullisht”

“10 Corso”, Komo, Itali. Libraria në brendësi të kompleksit të krijuar nga Carla Sozzani, është një ekspoze e artit, design, kulturës dhe modës.

“El Péndulo”, Qyteti i Meksikos. Muzikë live, një kafe brenda, për të krijuar imazhin meksikan. Vitin e kaluar, për përvjetorin e 20-të, u ofruan 1000 libra gratis.

“Polare”, Mastriht, Holandë. E krijuar nga studioja Merkx+Girod (tani Merk X) në një kishë dominikane, Polare është një librari që e ngre leximin në një nivel të eksperiencës religjioze.

“Livraria Lello”, Portugali. Kjo librari historike, e hapur në fillim të 1800-ës, dallohet për stilin e saj “Art Nouveau”.

“Honesty Bookshop”, Gales. Qyteti i vogël në kufi me Anglinë është një vend për të apasionuarit pas librave, me një festival të leximit me një traditë 25-vjeçare.

“Shakespeare & Company”, Paris. E hapur në Rive Gauche në vitin 1951, nga amerikani George Whitman, deri para tri vitesh është menaxhuar nga e bija Sylvia, ka qenë “stacion” i shkrimtarëve si Allen Ginsberg e William S. Burroughs.

Ateneo”, Buenos Aires. Një ikonë e vërtetë e krijuar në një ndërtesë të vitit 1919. Fillimisht aty u krijua Teatri “Grand Splendid”, pas 10 vjetësh u konvertua në kinema, dhe më pas u transformua në një hapësirë ku kultivohej aktiviteti intelektual.

Viktimat s’e kanë thënë ende fjalën e fundit Kritikë-ese mbi romanin “Koha e ngrirë” të shkrimtares austriake Anne Kim Ylljet Aliçka Ka një cak në tragjeditë njerëzore ku nuk mund të pyetet më, kur nuk mund të flitet më dhe ku perceptimi ynë nuk ka fuqi të kapërcejë cakun e të pakapërcyeshmes. Atë cak ku dhembja gërryen tërë qenien e brendshme, pa u lodhur, në majë të gishtave, dhe kur vetë qenia njerëzore harron krejtësisht vetveten. Çfarë dimë, apo çfarë nuk dimë ne për njeriun që duam apo për dhembjet e shpirtit pas humbjes së njeriut që duam? Kësaj dukurie më mirë se kushdo i përqaset letërsia, falë hapësirës që buron nga vetë natyra e saj. Këtë gjë bën shkrimtarja austriake Anne Kim në romanin e saj të fundit “Koha e ngrirë”, historia e trishtë e një burri kosovar, emigrant ekonomik në Austri, i cili sapo zbulon zhdukjen e gruas në Kosovën e vitit 1999, ngrin në një kohë të ngrirë apo ekzistencë të ngrirë, mbase në një përjetim minutash, ditësh, muajsh të caktuar, në një lakore të pafundme. Burri përpiqet të rifitojë ndjesinë se po jeton duke kundërshtuar botën, por e kaluara nuk pranon të ketë të bëjë me të tashmen. Ai përpiqet t’i japë jetës së tij një histori të re, por shpejt kupton se është i paaftë t’i kontrollojë, depozitojë a shprehë kujtimet e tij. Sepse kujtimi është ndjenjë dhe si çdo ndjenjë është i vështirë për t’u shprehur dhe ashtu i terrorizuar nga pamje të pamëshirshme, teksa përfytyron gjëra të panjohura apo fantazma me syze dielli, i dobësuar nga pritja, burri vret veten nga padurimi i dhembjes. Më shumë si një rrugëtim psikik, romani duket si një përrua i ndërgjegjes rrotull vdekjes dhe pavdekësisë, një përshkrimi gjuhësor të frikës, një kolovitje mes kujtimeve dhe humbjes së kujtimeve, mes përpjekjeve për të ruajtur dinjitetin e burrit dhe gërryerjes së brendshme mes vetëdijes dhe pavetëdijes, mes kohës së ngrirë… Thënë ndryshe, fjala është për një histori vdekjeje, trajtuar sipas parimit: më trego mënyrën e vdekjes të të them se kush je, apo të të tregoj identitetin e qenies njerëzore. Sipas Kim, për të fituar lirinë, më parë duhet të mësosh se si të vdesësh. Shkruar me një stil e frymë lirike, dhe nën një vështrim me ngjyresa habie, herë-herë spërkatur me hare depërtuese, autorja përpiqet maksimalisht të jetë e paanshme, pa shprehur hapur asnjë indinjatë apo zemërim moral, sipas parimit: shmangiu ndjenjave, kërko vetëm fakte, bjeri rrotull dhimbjes, i vdekuri ekziston për të tjerët. Shkrimtarja e re, e cila s’i ka mbushur ende të dyzetat, ka punuar si punonjëse sociale në projektin humanitar Ante mortem data- projekt ky që merret

me identifikimin e mbetjeve humane, dhe Individualitetin e kufomave, pas lufte. Me një intuitë të spikatur femërore ndaj të padukshmes, si dhe falë një ndjeshmërie supreme ndaj së drejtës, autorja e shkruan këtë roman në një kohë kur e vërteta e katastrofës masive kosovare ende nuk është shpalosur në tërë dimensionin e saj të vërtetë dhe kur jo rrallë kujtimi dhe harresa shndërrohen në institucione manipulimi të së vërtetës, për ta mbuluar atë me tisin e harresës apo veshur me ngjyrat e virtytit. Asaj të vërtete të cilën ndërgjegjja njerëzore, të paktën pas Luftës së Dytë Botërore, duket nuk po ka ende fuqi ta perceptojë realisht. Ashtu siç dhe truri i njeriut është i paaftë të rrokë konceptin e hapësirës kozmike në pafundësinë e saj, ashtu dhe Kim zbulon pafuqinë e gjuhës dhe arsyes për të realizuar se si dikush nga një aksh etni i çan barkun një gruaje shtatzënë nga një tjetër etni dhe para se ta therë e përdhunojë, e bën film erotik dhe i skalit mbi mishin e gjinjve nga një kryq; apo se si theret një fëmijë dyvjeçar dhe i pihet gjaku në sy të nënës së tij, se si detyrohet babai të përdhunojë vajzën e tij, apo vëllai motrën në prani të anëtarëve të familjes.... Këto nuk janë fantazi, por realitete dhe dëshmi që, qoftë për mungesë mjetesh komunikimi apo dhe për shkak të ndrojës dhe turpit që ka rëndom qenia njerëzore ndaj poshtërimit të vet (….kur zëri i dhembjes përpiqet të krehë me ngurrim heshtjen… shkruan Kim,) ti bindesh se ende nuk ka dalë krejtësisht në vëmendje të opinionit publik ndërkombëtar tërë ai krim masiv, polimorf dhe i shumëfishtë, në një kohë kur me qëllim apo kinse spontanisht, me një mjeshtëri të përsosur manipulimi në fushën e përpunimit të opinionit publik, krimi i vërtetë përpiqet të fshihet, qoftë dhe duke i kundërvënë me ngjallje dyshimi mbi një tjetër krim monstruoz hipotetik. Të asaj mjeshtërie instrumentalizuese që ia doli mbanë të mobilizojë fuqinë karizmatike të turmave, të banalizojë urrejtjen dhe të shpikë “armikun objektiv” të kombit serb, nëpërmjet “vizioneve profetike” në lidhje me të ardhmen e ndritur të popullit serb në Ballkan. Kim e shkruan këtë roman-akuzë, në të njëjtën kohë dhe vend kur kolegu i saj i njohur austriak Peter Handke, në tallazin e betejave të perceptimeve të opinionit publik, tek sodiste nga një distancë komode stivosjen e pasforcuar të maleve me kufoma, fillimisht u përpoq të vinte shenjën e barazimit mes krimit të programuar serb dhe luftës për dinjitet dhe mbijetesë të viktimave kosovare, për të kaluar më pas në një përqasje kokësëprapthi të atij që ai e quan: “Univer-

si serb i dhembjes”. “Serbia është viktima e vërtetë e luftërave ballkanike”, deklaron hapur Handke dhe “Shekulli i 21 nuk duhet të pranojë lemerinë që u bëhet serbëve nga shqiptarët e Kosovës”. Paradoksalisht, këtyre deklaratave i doli për mbrojtje dhe nobelistja Elfriede Jelinek. Por fatmirësisht, Handke u bë më transparent në keqardhjen e tij të mbrapshtë ndaj dhembjes së kombit serb, atëherë kur mori rrugën për të përcjellë arkivolin e diktatorit Millosheviç drejt banesës së tij të fundit, duke i vendosur përsipër një trëndafil të kuq (sa shpesh është keqpërdorur e kuqja nga njerëzimi...! Y.A.) dhe deklaroi: “Jam i lumtur që përkulem para këtij burri që mbrojti popullin e tij.” Më kujtohet se pas kësaj deklarate, po atë vit Marcel Bozonnet, drejtor i Teatrit të njohur parisian “Vieux-Colombier”, në lagjen e njohur Quartier Latin,hoqi përfundimisht nga repertori i teatrit të tij pjesët e shkrimtarit Handke, vendim ky që i çau më dysh intelektualët francezë në interpretimet e tyre morale, intelektuale dhe juridike ndaj së drejtës dhe dhembjes ballkanike. “Do të ishte një fyerje për viktimat e Kosovës”, deklaroi Bozonnet në vitin 2007 për të përditshmen “Le Monde”. Tek mbyll faqen e fundit të këtij romani, vetvetiu provokon dilema dhe mëdyshje të shumta mbetur pezull për një kohë të gjatë: Ç’duhet bërë me kujtesën e vonë ? Cila është detyra e kujtesës dhe ritmi i saj? Përtej emocioneve njerëzore, cili është interesi i bashkëjetesës në Ballkanin e sotëm, harrimi i krimit dhe vështrimi ndaj së ardhmes, apo pranimi i tij dhe përpjekjeve të të kuptuarit mes popujve? Dilema që ende rrinë pezull mbi ndërgjegjen njerëzore të popujve të Ballkanit dhe institucionet ndërkombëtare. Dhe së fundi nuk mund mos të bjerë në sy diku në roman një nga portretizimet më përkëdhelëse që i janë bërë gjuhës sonë nga të huajt. “Një gjuhë, - shkruan Anne Kim, - që mund veç të pëshpëritet, pasi tingujt e saj merren me mend, një gjuhë që i ngjan një vogëlushi bubulak”.

zuar ërkufi p I . ë in ijing, K ës”, ka e”, Nan i bukur i Kin imi, të d r a G k “Avant ni i librit më ën e një par mik dhe a to ir si “dyq zuar hapës ehim anti-a sh katror. r ë ra t t t s y e i r shf ur s ijë m rur dik qe prej 4 m o d r ë p a sipërf ka një

si zohet ërkufi është P i. n r , o ”, Kalif ë botë dhe Books ë i madh n sa më e ma ’s t r a m B dit “ je rit , dhe p e të ko ni i lib “dyqa ë vitin 1964 s rregullav jnë libra a n hapur ve bëhen sip mund të ble llaj kafeje. t ë je r uti ka e shit it. Kalimta ë një k n r t e a d ll të n ë ho lënë t duke i

kuriozitete

Botohet libri i ndaluar i Beketit “Njerëzit do të rrëqethen, do ngatërrohen e do bëhen konfuzë”, - kjo ishte përgjigjja që nobelisti Samuel Beket mori nga publicisti i tij 80 vjet më parë, kur iu refuzua publikimi i krijimit “Oshtima e eshtrave”. Një histori e shkruar nga Samuel Beket do të dalë në shitje për herë të parë, 80 vjet pasi botuesi i tij kishte refuzuar ta botonte për shkak se leximi i saj i kishte shkaktuar makthe. Në parathënien që shoqëron historinë shkruhet se në fakt, në lexim të parë, “Oshtima e eshtrave” është e vështirë dhe e errët. “Por nëse një vepër është e errët dhe e vështirë, me shumë mundësi është edhe brilante. Dhe në fakt, “Oshtima e eshtrave” është krijimi më kompleks dhe filozofik i Beketit”. Njerëzit që do ta lexojnë do të rrëqethen, tronditen e do të ndihen konfuzë nga leximi i asaj historie.”i shkruante botuesi shkrimtarit në një letër. Në dhjetor 1933, Beket i shkroi një miku të vet se refuzimi i asaj historie, në të cilën kishte derdhur gjithçka që dinte dhe ndjente, e kishte shkurajuar. Që atëherë, historia mbeti e fshehur në arkivat amerikane, duke tërhequr vëmendjen vetëm të studentëve të letërsisë.

Koleksioni i panjohur i Kafkës Një koleksion ende i panjohur i shkrimeve të Franc Kafkës, fshehur për katër dekada në një apartament në Tel Aviv, do të bëhet publik dhe do të transferohet në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit, në bazë të një vendimi gjyqësor. Dokumentet qenë mbajtur nga Eva Hoffe dhe Ruth Wiesler, dy motrat të cilat luftuan në një rast të gjatë katërvjeçar, në të cilin pretendonin se ato ishin trashëgimtare legale të dokumenteve, të cilat i morën nga nëna e tyre, Esther Hoffe, sekretarja dhe mikja e ngushtë e Kafkës, si dhe nga Max Brodi, biografi i shkrimtarit të njohur. Por gjykata vendosi se Brodi kishte urdhëruar me vullnetin e tij që shumica e dokumenteve që ai ia kishte dhënë sekretares, duhet të shkonin në një arkiv publik. Kritikët besojnë se dokumentet mund të përfshijnë dorëshkrimet e Brodit, që do të mund të hidhnin dritë mbi jetën e Kafkës dhe kohën e kaluar në Pragë. “Procesi”, “Kështjella” dhe “Amerika” janë veprat e Kafkës, të botuara pas vdekjes së tij, pasi Brodi, që është edhe biografi i tij, ka injoruar testamentin e shkrimtarit hebre të lindur në Pragë, që të gjitha dorëshkrimet e papublikuara të digjeshin.


Përtej privatësisë

Besart Kallaku: Për dreka ftoj unë, po s’më lejn me pagujt

Në luftë me fantazmën Nga Iva Tiço faqe 24

faqe 24

personzh single & The City privatësi Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

Brigel Gjoka

arratisja për t’u bërë artist Ka ngjitur skenat më prestigjioze ndërkombëtare me performancat e tij dhe ka marrë shumë vlerësime nga publiku dhe kritika europiane. Brigel Gjoka, koreografi dhe balerini shqiptar që po mahnit botën, rrëfen sesi e la Shqipërinë dhjetë vjet më parë në kërkim të famës dhe suksesit.

G

jithçka zë fill në errësirë. Tullumbace në ngjyrë të ndezur mbërthejnë vëmendjen e publikut dhe shpërthejnë më pas me urgjencë. Mbeten disa drita të mekëta shumëngjyrëshe, që shoqërojnë protagonistin që mbin nga errësira. Dritat ndizen dhe në qendër mbretëron e bardha. Tkurrja dhe përhapja e bardhësisë është një grimcë kujtese që bën zhurmë të bardhë. Një burrë tjetër i veshur në të bardha shfaqet në cep të skenës dhe shoqëron lëvizjet e fragmentuara e kuturu të protagonistit. Dritat fiken dhe një pishtar ndriçon, burri me të bardha i arratiset...Kjo është tabloja e pjesës “Eksod”, që koreografi dhe balerini shqiptar, Brigel Gjoka çoi në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit dhe artit performues, që u mbajt pak ditë më parë në Karaçi të Pakistanit. Shfaqja flet për një burrë, i cili ka humbur kujtesën dhe i duhet ta rijetojë të shkuarën përmes syve të një tjetri dhe rrëfimet për veten i duken si të një personi të tretë. “Eksod është krijimi im i fundit, i dhënë në premierë në “Leggere Strutture Factory”, Bolonja, në nëntor të vitit të kaluar dhe pas ftesës nga Instituti “Gëte” për të marrë pjesë në Festivalin Napa në Karaçi, vendosa të shkoja pikërisht me këtë pjesë. Publiku e priti mjaft mirë shfaqjen, megjithëse pak shokuese për ta. E them këtë edhe nga ana e kritikëve dhe konkluzionit pas shfaqjes”, -

Foto: Armand Sallabanda

Konflikti me “Acromax”

Gjykata gjermane vendos në favor të Flor Mumajesit “Kam heshtur gjatë, sepse nuk më pëlqen të flas kuturu. Edhe kur është shpifur për mua, nuk kam thënë asgjë…pasi prisja këtë moment. Ka qenë shumë e vështirë të rrija kaq i qetë…i heshtur, por sigurisht, i vendosur kam ndjekur të gjitha rrugët ligjore për të kërkuar diçka, e cila është e patjetërsueshme…është e drejta ime. Ashtu si çdo muzikant, tekstshkrues, interpretues, performues dhe autor, duhet ta mbroj këtë të drejtë pa kompromise, askush nuk mund ta vjedhë dhe askush nuk mund ta marrë me dhunë”, - është shprehur në deklaratën e tij kantautori Florian Mumajesi , pas vendimit të Gjykatës së Këlnit në Gjermani në favor të tij , ku ndalohet menjëherë bllokimi që “Acromax” ka bërë ndaj kanalit “Threedtos Production” në “Youtube” për rreth 6 muaj. Po ashtu, gjykata ka vendosur që të ndalohen menjëherë çdo përdorim dhe shfrytëzim i krijimeve të Mumajesit, ku bëhet fjalë për më

dëmtohen vlerat që artistë, kolegë e miq kanë ndërtuar në vite. Them shkelje, edhe pse në shumë prej rasteve fjala më e saktë do të ishte vjedhje, sepse nuk mund të quhet ndryshe shfrytëzimi i punës së tjetrit pa i dhënë atij atë çka i takon”. Flori u ka bërë thirrje kolegëve të tij të mbrojnë krijimet e tyre. “Vendimi që u mor nga Gjykata e Këlnit është vetëm fillimi i një historie që do të jetë e lodhshme, por që në fund besoj se do të çojë në vend gabimet që të gjithë ne artistët, videoproduksionet, interpretuesit, tekstshkruesit, shtëpitë diskografike, televizionet, kemi bërë nga padituria, duke u besuar punën dhe djersën tonë personave të gabuar. Ju them me bindje që, pavarësisht lodhjes që kjo çështje mbase do të sjellë, në fund do të jetë në të mirën e të gjithëve dhe në favor të atyre që jetojnë me muzikën dhe për muzikën”, - ka përfunduar Flori.

shumë se 300 këngë, nga “Acromax” që përbëhet nga Aldor Nini, Anxhela Faber apo “Arkiva Shqip”; Në rast se këto shkelje vazhdojnë, “Acromax” do të gjobitet deri në 250 mijë euro, ose me 6 muaj arrest, ka vendosur gjykata. “Siç e kam shprehur edhe në deklaratën e parë, kur kjo çështje ka filluar, nuk kam pasur dhe s’kam për të pasur kurrë qëllim të dëmtoj në asnjë lloj mënyre kolegët, shumë prej të cilëve janë edhe miqtë e mi. Por, njëkohësisht sh o h m e shu m ë ke q a r d hj e s e s a t ë papërgjegjshëm janë personat të cilët shfrytëzojnë veprat e mia dhe të kolegëve e miqve të mi, edhe pas këtij vendimi gjykate, duke vazhduar të kryejnë shkelje”, - është shprehur Flori, i cili ka shtuar se për të njëjtët persona ekzistojnë edhe dy kallëzime penale në hetim në Shqipëri. “Duke rrezikuar kështu fshirjen e kanalit ‘Arkiva Shqip’, prej të cilit

Faqe 22


E shtunë - e diel 05-06 prill 2014

personazh

rrëfen Brigeli, i cili pak ditë pas festivalit ka udhëtuar drejt Tiranës. “Eksod” - një pjesë sa koreografike aq edhe teatrale, e shoqëruar me video-projeksione, instalacione dhe muzikë rrëqethëse, sipas Brigelit, autorit që e ka krijuar, nuk është vetëm lufta mes kujtesës dhe harresës dhe rolin që luan e para në jetën e individëve, por flet për nënshtrimin ndaj një regjimi dhe ndikimin e tij në shoqëri. Eksodi për të është arratisje e detyruar. Një lloj arratisjeje së cilës i është nënshtruar edhe ai vetë 10 vite më parë kur vendosi të braktiste Akademinë e Arteve, me synimin e përmbushjes, realizimit, gjetjes së vetes. Dhe ia doli. U shkollua në një prej shkollave më të mira të Kanës për baletin kontemporan, duke iu arratisur atij klasik për të cilin ishte formuar për vite me radhë në Shqipëri, dhe preku skenat më prestigjioze të Europës. Ka qenë pjesë e trupës së baletit të Operës së Strasburgut, Teatrit të Meinz-it, në Gjermani, Teatrit dhe Operës kombëtarë të Holandës, ndërsa tani është një artist, i cili jo vetëm performon në kompaninë më prestigjioze të kërcimit kontemporan në Europë “Forsythe” në Frankfurt, por edhe realizon projektet e tij vetjake, që më shumë sesa balet janë filozofi jete me tema që prekin mendjen njerëzore dhe qëllimin e njeriut në këtë botë. “Të gjithë jemi në arratisje. Jemi shtegtarë, jemi në ndryshim...U arratisemi mendimeve, veprimeve, jetës sonë të përditshme”, - thotë teksa rrëfen se për krijimin e kësaj pjese –tashmë me sukses ndërkombëtar –është frymëzuar nga filmi shqiptar “Rrethi i kujtesës” . “Disa fragmente të atij filmi më kanë impresionuar në fëmijëri. Më ka intriguar gjithmonë ideja e humbjes së memories, një bagazh informacionesh të cilat janë të implementuara për të na identifikuar dhe personalizuar. Bazuar mbi idenë e humbjes së memories, më intrigon fakti i procesit traumatik, të cilit i nënshtrohet truri si organi vital i saj”. Megjithëse gjuha dhe subjekti kinematografik janë të huaja për publikun që e ka ndjekur deri më tani, “Eksod” tregon sesi arti komunikon përpara se të kuptohet dhe simbolika e përdorur nuk është e koduar. Shfaqjet e tij flasin universalisht, krijuesi e quan veten kozmopolit dhe gjuha që ai ka zgjedhur të komunikojë artin e tij, ajo e trupit është e kuptueshme nga të gjithë. Njësoj emocionohet publiku kur ai performon në Itali, e po njësoj kur është në Gjermani dhe po të njëjta janë ndjesitë e publikut malajzian. Pas eksodit të tij personal, i është rikthyer Shqipërisë pas dhjetë vitesh mungese në skenat artistike. Përpara se të ikte ishte i angazhuar në TKOB dhe me aktivitete të ndryshme televizive të lidhura me kërcimin, ndërsa tani vjen si koreograf, si krijues performancash që të fusin në ujëra të thella mendimesh. “Puna që dua të prezantoj, kam dëshirë të jetë sa më afër sociales. Dhe pse në shumicën e rasteve dua ta shpreh në mënyrë indirekte, ndryshe do ishte shumë banale. Besoj se çdo artist ka të drejtën dhe duhet të shprehet në mënyrën që ai e per-

23

www.mapo.al

cepton artin e tij”, - vijon Brigeli, duke zbuluar edhe projektet që e kanë sjellë në Tiranë këto ditë. Më i afërti është ai i datës 29 prill, në vilën e diktatorit Enver Hoxha, në zonën e ish-Bllokut, e cila do të hapet për herë të parë për një performancë artistike. “Pesë artistë shqiptarë do të hyjnë në vilë në mëngjes dhe do të kenë hapësirën personale për të zhvilluar performancat e tyre, ndërsa do të ndiqen nga publiku i përbërë prej anëtarëve të qeverisë. Jashtë do të vendoset një ekran i madh për publikun e gjerë. Jam i lumtur që vij për këtë projekt, sepse është tamam ashtu siç doja të kthehesha, sipas mënyrës sime, me artin tim”, –thotë ai. Projekti i titulluar “The Iron Curtain” (Perdja e hekurt) është i organizuar dhe kuruar nga Ema Andrea dhe Klod Dedja. Më 24 maj e pret një tjetër eveniment, i organizuar po nga dyshja Andrea-Dedja, po aq simbolik dhe historik sa i pari. “Informal mind” është projekti artistik që do të zhvillohet në Kombinatin Metalurgjik të qytetit të Elbasanit, ku krahas Brigelit do të ketë edhe artistë të tjerë ndërkombëtarë. “Para ca kohësh e vizitova Metalurgjikun. Është i mahnitshëm, seç ka një atmosferë marramendjeje, një lloj grije dhe mjegulle që duket se i mban gjërat pezull, gati surreale. Është tamam mjedisi që më pëlqen për performancat e mia. Më pëlqen shumë absurdi”. Ajo që pëlqen më së shumti është të shkaktojë debat me idetë e tij. “Edhe sikur të flasin keq, nuk e kam problem. Por nëse flitet për veprën time, nëse i bëj të tjerët të mendojnë rreth saj, kjo ka rendësi për mua dhe them se vepra ia ka arritur qëllimit”. Shfaqjen “Eksod” do e sjellë këtë vit edhe për publikun shqiptar në nëntor, në Galerinë Kombëtare të Arteve. “Kam shkuar ta shoh Galerinë dhe ka një hapësirë të hatashme, një strukturë të mrekullueshme dhe kam nisur që tani të mendoj sesi do e sjell për publikun shqiptar”. Duket se edhe vepra, po ashtu si autori, do të vijë në vendin e vet. Projektet e Brigelit në Tiranë janë vetëm një pjesë e vogël e aktiviteteve të tij që shtrihen intensivisht gjatë gjithë vitit me ture të panumërta që e presin me kompaninë gjermane “Forsythe” dhe ato si artist i lirë bashkë me kompaninë “Leggere Strutture”, ku krahas performancave në skenë, ai është edhe trajnues dhe pedagog i studentëve të rinj në fushën e baletit kontemporan. Vërtet ka 10 vite që është shkëputur nga Shqipëria, por lidhjet me shqiptarët nuk i ka humbur. As me ata që jetojnë në Europë dhe i ka kolegë –nëntorin e kaluar bashkë me një trupë balerinësh të kryesuar nga Kledi Kadiu dhe Ambeta Toromani, organizuan një mbrëmje gala në Romë me rastin e 101-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar –as me ata në Shqipëri, ku ai i kthehet rregullisht shkollës së tij të vjetër të baletit për të rekrutuar talente të reja. Nëse dikush ka perceptimin se në botën e baletit altruizmi nuk ka jetuar kurrë, Brigeli është shembulli i së kundërtës. “Kam dëshirë të ndihmoj të

Javën e kaluar ishte në Karaçi, Pakistan, si pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Napa, ku u prezantua me shfaqjen “Eksod” – një balet kontrovers mbi rolin e memories tek individët në shoqëri, i frymëzuar nga filmi shqiptar “Rrethi i kujtesës”

“Eksod është krijimi im i fundit, i dhënë premierë në ‘Leggere Strutture Factory’, Bolonja, në nëntor të vitit të kaluar dhe pas ftesës nga Instituti “Gëte” për të marrë pjesë në Festivalin Napa në Karaçi, vendosa të shkoja pikërisht me këtë pjesë. Publiku e priti mjaft mirë shfaqjen, megjithëse pak shokuese për ta. E them këtë edhe nga ana e kritikëve dhe konkluzionit pas shfaqjes”

Pesë artistë shqiptarë do të hyjnë në vilën e ishdiktatorit Hoxha në mëngjes dhe do të kenë hapësirën personale për të zhvilluar performancat e tyre, ndërsa do të ndiqen nga publiku i përbërë prej anëtarëve të qeverisë. Jashtë do të vendoset një ekran i madh për publikun e gjerë. Jam i lumtur që vij për këtë projekt, sepse është tamam ashtu siç doja të kthehesha, sipas mënyrës sime, me artin tim”

rinjtë që kanë ambicie në fushën e baletit kontemporan. Edhe pse vërtet e kam pasur të vështirë dhe për t’ia dalë mbanë nuk është aspak e lehtë dhe duhet të kalosh njëmijë e një aventura të hidhura, kam dëshirë t’i ndihmoj talentet e reja. Kur unë fitova bursën Tempus nga UNESCO-ja 10 vjet më parë në Kanë, kishte qenë vetëm një student shqiptar përpara meje në balet kontemporan. Ndërsa pas meje erdhën shumë të tjerë që kam pasur mundësi t’i ndihmoj”. Qesh ndërsa kujton vështirësitë e para, mezi i dinte dy fjalë frëngjisht dhe ishte torturë nëse duhej të pyesje vendasit për orientim. Por ia arriti të diplomohej, të përzgjidhej si profesionist junior në shkollë dhe të fitonte menjëherë audicionin e parë mes qindra kolegësh në Operën e Strasburgut. Në 10 vite e ka shëtitur Europën skenë më skenë, pasi një tjetër tipar i tij që e bën edhe më të dallueshëm, është dëshira për të mos qëndruar gjatë në një vend. “Jam për ndryshimin. Nuk dua kurrsesi të mbetem në një vend. Dua të lëviz, të eksploroj. Përmes ndryshimit e njoh edhe më shumë veten”. Pas tri viteve në Strasburg, udhëtoi drejt Meinz-it për një vit intensiv pune në teatër, pastaj drejt Hagës për disa muaj, për t’u rikthyer sërish në Gjermani në destinacionin e tij të fundmë. “Aty kam ndërmend të qëndroj gjatë. Derisa të ekzistojë ajo kompani. Është ajo që kam dashur qëkur isha balerin i ri, i sapodiplomuar”. I magjepsur kokë e këmbë pas një performance të asistentit të kompanisë “Forsythe” – me famë botërore –në atë moment i kishte vënë vetes qëllimin për të arritur atje. Iu deshën disa vite, por më 2011-ën, i vendosur, mori trenin nga Haga drejt Frankfurtit, takoi ikonën e tij, William Forsythe dhe ia shprehu dëshirën që kishte prej vitesh. “Ishte gati çmenduri ajo që bëra, sepse të takoheshe me të duhej të njihje shumë të tjerë që të të siguronin qoftë dhe vetë një takim. Unë vajta vetë.

Fati im ishte që ai kishte ndjekur një nga performancat e mia dhe e njihte stilin tim”. La punën në Holandë dhe pas një muaji u gjend në Frankfurt, ku po punon prej tri vitesh tashmë. “Aty kam të gjithë hapësirën dhe lirinë time”. Atë liri që e lë t’i kapërcejë kufijtë e vetes dhe të artit që ai bën. Veç koreografisë dhe ekzekutimit në skenë- nga i cili duket se nuk do të heqë dorë kurrë, jo vetëm për hir të performancës, por për t’u përhumbur në emocionet që i sjell skena –Brigeli eksperimenton duke kompozuar muzikë për performancat e tij, si edhe realizon instalacione dhe video projeksione. Si në performancën “Eksod”, që e ekzekutoi me kolegun e tij Mattia Gandini, ku koreografia shoqërohej nga instalacione dhe projeksione video të krijuara nga ai vetë. “Më pëlqen të kompozoj dhe të filmoj, ose më saktë të eksperimentoj. Është një mënyrë tjetër për të gjetur veten. Në bazë të mundësive krijoj dhe për balerinë të tjerë, por ajo është eksperience tjetër, sepse është ndryshe nga vetë zotërimi i lirisë në të ekzekutuar”. Për performancat e tij rrëfen se frymëzohet nga çdo aspekt i jetës: një ngjyrë, një tingull, një dritë drejt një ideje...një botë e tërë udhëtimesh e ndryshimi që e bën të kalojë në një fazë të re vetëdijeje e që më pas marrin formën harmonike të lëvizjeve trupore, që është gjuha e vërtetë e artistit shqiptar me të cilën flet, dëgjohet dhe rebelohet duke i rrëzuar barrierat kulturore. “Dua të jem një qenie njerëzore që do të shprehet nëpërmjet një forme, të cilën e quajnë art”, - përfundon Brigeli duke e mbyllur fjalinë se, pas disa ditësh do i duhet të udhëtojë prapë drejt Gjermanisë e të kthehet sërish në Shqipëri për shfaq jen e madhe në vilën e diktatorit Hoxha. Janë këto rrugëtime që e kanë pasuruar edhe më shumë, pranon ai, duke e quajtur të gjithë eksperiencën e tij jetësore e profesionale një Eksod që vazhdon, drejt sfidave të reja... S. Balliu


24

EE shtunë - e- e diel 05-06 shtunë diel 13-14prill prill2014 2013 www.mapo.al www.mapo.al

pertej privatësisë

single and the city

Kujtime nga fëmijëria në fshat, marrëdhënia me sekretet, gënjeshtrat dhe qytetin, të zbuluara në mënyrë origjinale. Një aktor si Besi, nuk duhet patjetër të jetë duke luajtur ndonjë rol për të bërë të tjerët për të qeshur, prej nga leximi i përgjigjeve të tij bëhet një investim i mirë për humorin e ditës suaj Iva Tiço Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Në luftë me fantazmën

Besart Kallaku:

Për dreka ftoj unë, po s’më lejn me pagujt Cili është mëngjesi yt rutinë? Tortelini me pana... hahaha. Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Hudhra, qepë dhe gjizë... hahaha. Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Kashari... Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje, mëngjesi? Dihet... A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Gjëja më e bukur për mua është kur pasioni yt është puna dhe profesioni që bën. A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Jam korrekt deri në kufijtë e jokorrektësisë. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? Ngela në Kashar... hahahaha. A je dembel? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm? Nuk jam dembel, s’kam çfarë them, s’u përtoj gjërave, jam më shumë spontan. Ku të zë dreka zakonisht? Preferoj shtëpinë dhe dashurinë... Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde? Mjafton të kenë ushqime fshati dhe është i preferuari im, ndryshe te Arditi Fisherman. Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Ftoj unë më shumë, po s’më lejn me pagujt... hahah A je kursimtar? Jo, jam katunar... A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës? Of moooo... Kur ke qenë i vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar? Jam rritur në fshat dhe kisha shumë gjëra për të bërë dhe gjatë drekës, lumi, liqeni, kurse qyteti dhe pallati më vënë në gjumë në drekë. Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria? Shijen e bukës që gatuante gjyshja, vazhdoj dhe sot ta provoj... Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura? Fëmijëria, gjimnazi... Po kujtimet e hidhura? Sa më shumë e provon shijen e m..., aq më shumë e kupton që ai nuk ka dhe aq shije të keqe... hahata. Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shk-

ruan diku, i mban vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar? Njeriu ka nevojë të shprehet... sikur çlirohet kur rrëfehet, zakonisht ia them qiellit dhe pusit naj herë Çfarë ka në portofolin tënd? 1 dollar për shans... Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave? Dje që e rregullova, sot e gjeta... Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? Personalisht më pëlqen bluja... Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine? Erën e gushës... Çfarë CD ke në makinë? CD me këngë... hahahah. Çfarë muzike ke zile telefoni? “A ke çakmak”... A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta? Patjetër që kam dhe pushimet gjithmonë i bëjmë bashkë... A je i hapur për miqësi të reja, apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Vëlla, shokë ose lok bëhesh shumë shpejt me tjetrin, ama të bëhesh mik do shumë kohë... Ku rri zakonisht me miqtë? Maleve dhe fushave... hahaha. Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra, kur mbaron zakonisht dita jote? Kam një punë dhe një profesion që s’ka orar. Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde? Darka me familjen... Po idealja, cila do të ishte? Darka me familjen... Kur shkon për të fjetur? Kur s’kam ça t’boj mo përveç gjumit... haha. Cila është uniforma jote e gjumit? Kamuflazh hahahaha. Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”? Xhensila...

Vëlla, shokë ose lok bëhesh shumë shpejt me tjetrin, ama të bëhesh mik do shumë kohë...

K

jo mund të ishte një nga ato të dielat kur mund të flihet deri vonë, sidomos për shkak të shiut. Dhe kështu mund të kishte qenë nëse një natë më parë do isha kujtuar t’i hiqja zilen celularit. Kjo do bënte që telefonatën e shoqes ta humbja, ama të fitoja dhe ca orë gjumë… Gjithsesi, nuk ka pse tregohem kaq egoiste: nëse tjetra merr në pikë të mëngjesit, sigurisht që ka një nga ato hallet që vetëm unë mund t’ia zgjidh (unë ose nja dy shoqe të tjera, që i ka ca më të afërta, por që ndërkaq mund të jenë treguar aq të mençura sa t’i lënë telefonat pa zile ose t’i fikin fare). Ja ku jam pra duke dëgjuar hallin e saj. Aspak i ri për mua: ka kontrolluar sërish telefonin e të dashurit dhe aty ka gjetur sërish gjurmë të asaj. Ish-it të tij. “Po mirë ti dyshon se kanë prapë ndonjë gjë bashkë?”, e pyes, pasi dëgjoj atë lumin e përhershëm të të sharave për atë tjetrën, që të thëna me fjalë të ndryshme kanë të gjitha të njëjtin kuptim “Ç’i pëlqen ai asaj, nuk e kuptoj?!” Po pra, ç’i pëlqen ai asaj? Ç’i pat pëlqyer kur ishin afruar bashkë shumë vjet më pare, ndërsa ai ishte i përfshirë në një lidhje të rëndësishme? Ç’i pëlqeu kur e la atë lidhjen e rëndësishme dhe nisi të rrinte me këtë? Ç’i pëlqeu, kur pasi u ndanë herën e parë, u lidhën prapë? Ç’i pëlqeu dhe kur u ndanë herën e pestë dhe ndenjën mbi dy muaj pa folur fare dhe ai kishte dhe të tjera lidhje dhe prapë vazhdonte me të? Dhe ç’i pëlqeu sidomos kur edhe pasi nisi shkonte edhe me këtë shoqen time, pa e marrë vesh kjo “tjetra”, kurrsesi nuk ndahej me të. Dhe po të mos kishte qenë për shoqen time që i mori frenat e situatës në dorë dhe bëri ç’bëri i dërgoi haber asaj “tjetrës” që kjo dhe ai tashmë ishin bashkë, rrezik edhe sot e kësaj dite do vazhdonin të ishin të tre. Sepse edhe pse sado të vrasim mendjen se ç’dreqin i pëlqente ai asaj, një gjë ai duhej t’ia pëlqente që nuk e linte. Apo që vazhdoka të flasë nëpër telefona, edhe këtë të diel me shi. E pyes shoqen se çfarë gjurme ka gjetur në telefon. Zakonisht burrat fshijnë telefonatat e bëra por lënë gjurmë në log-un e telefonit (për të zezën e tyre kjo, se kur zbulohet që një telefonatë është fshirë, atëherë faji vërtetohet). Mirëpo kjo mesa dimë ne, ndodh vetëm në celularët Nokia, ndërsa i dashuri saj ka Blackberry (tani që po vras mendjen, prandaj janë shtuar ca si shumë këta telefona së fundmi?!). Gjë që ka dhe avantazhet e veta: mjafton që tjetrit t’i zbulosh paswordin (që në rastin e të dashurit të saj, që nuk e vret shumë mendjen për këto gjëra, na paskësh qenë thjesht viti i lindjes) dhe ja ku mund të bësh gjithçka: t’i fshish ish-it të tij kontaktet, ta zhdukësh nga chat-i i blackberry-t (madje dhe ta bllokosh që ai të mos ketë mundësi ta shtojë sërish dhe të mendojë se ka qenë ajo tjetra që e ka zhdukur), ta bllokosh në facebook, gmail, hotmail (ky i fundit thuhet që do mbyllet vetë, ndaj dhe mund ta kursesh). Normalisht që kjo shoqja ime i ka marrë këto masa me kohë e me vakt, madje bëri dhe një aksion të dytë, nja ca muaj të shkuar, kur kontakti i asaj “tjetrës” se nga ndreqin kishte mbirë sërish në chat-in e telefonit blackberry. Po ja që këtë të diel na paska mbirë prapë, pikërisht aty ku ishte bllokuar. “Po kjo domethënë që janë takuar, që ai paska arritur ta zhbllokojë?”, i them me gjysmë zëri, e penduar në sekondë për fjalinë që sa nxora nga goja… Apo mos ndoshta bëra mirë? Sepse ndoshta ka ardhur momenti që shoq ja ime ta kuptojë njëherë e mirë që kështu nuk ia del dot, fshi sot, ruaj nesër e fshi prapë pasnesër. Duhet të jetë e vështirë ta dish që ai është aty me ty, pa atë tjetrën, jo se vendosi vetë kështu, por sepse e vendose ti.. Ndoshta ajo do kishte bërë më mirë që ta kishte pyetur që në fillim “Ç’i pëlqen ti asaj?” Sepse nëse ai vazhdon ta kërkojë, ka një dreq gjëje që ia pëlqen. Dhe po qe kështu, më mirë ta dish sesa ta kalosh të dielën mëngjes duke gjurmuar fantazmat e tij. Dhe duke u prishur gjumin shoqeve.


esse

POLITICAL MIND

Vështirësitë e Normalitetit

Sistemi (politika) korrupton njeriun, apo njeriu sistemin?

Rudolf Marku Tregon Faik Konica: mbreti Zog e kishte marrë vesh se

Ylli Pango

ai, eruditi më i njohur i shqiptarëve dhe kundërshtari politik i mbretit, njeriu që kishte shkruar artikujt...

Njerëzit e kanë korrupsionin brenda vetes? Apo push-

teti korrupton njerëzit? Apo korruptohen vetëm ata syresh që mendojnë se e meritojnë pushtetin...

Pikëpamje profil Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

Pabarazia

Paul Krugman

Europa e shekullit 20 e zgjidhi me luftë Libri më i rëndësishëm i dekadës

50 biseda me protagonistë të jetës publike në Shqipëri dhe jashtë saj do vijnë çdo fundjavë në MAPO. Për të debatuar ide klasike, sjellë ide të reja dhe ndoshta anatemuar ide të mbrapshta. Ekonomistë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, politologë e të tjerë do të shpjegojnë idetë e veta dhe nëpërmjet tyre veten dhe shoqërinë.

Pabarazia e të ardhurave lëvizi me shpejtësi marramendëse nga shkretinat e mërzitshme të studimeve ekonomike te ‘sfida përkufizuese e kohëve tona’. E gjeti Thomas Piketty-n duke pritur për të. Një profesor i ri në Shkollën Ekonomike të Parisit, ai është një prej një dore ekonomistësh që ia kanë përkushtuar karrierën dekodimit të dinamikave që cytin përqendrimin e të ardhurave dhe pasurisë në duart e të pakëve. Ai i ka distiluar gjetjet e tij në një libër të titulluar “Kapitali në shekullin 21”, i publikuar para një jave. Në libër, z. Piketty jep njëfarë teorie të unifikuar të kapitalizmit që shpjegon shpërndarjen asimetrike të ‘plaçkës’. Eduardo Porter i kolumnës Economic Scene të The New York Times diskuton punën e z. Piketty. Më poshtë është një intervistë e marrë via email. Libri juaj nuk futet dhe aq te kanoni i eko-

Faqe 25

nomiksit bashkëkohor. Nuk fokusohet te rritja dhe determinantet e saj, por në atë sesi fitimet nga rritja ndahen. Në këtë kuptim, na kujton shqetësime të ngjashme në një libër me titull të ngjashëm të shkruar 150 vjet më parë: Kapitali i Karl Marx-it. Çfarë paralelesh do të hiqnit ndërmjet të dyve? Po përpiqem ta vendos çështjen e shpërndarjes dhe studimin e prirjeve jetëgjata në zemër të analizës ekonomike. Në këtë kuptim po ndjek një traditë e cila filloi me ekonomistët e shekullit 19, përfshirë David Ricardon dhe Karl Marx-in. Një ndryshim thelbësor është se unë kam shumë më shumë të dhëna historike. Me ndihmën e Tony Atkinson, Emmanuel Saez, Facundo Alvaredo, Gilles PostelVinay, Jean-Laurent Rosenthal, Gabriel Zucman dhe shumë akademikëve të tjerë, kemi qenë në gjendje të mbledhim një seri të...


26

E shtunë-diel, 05-06 prill 2014

www.mapo.al

INTERVISTE IDE

50 biseda me protagonistë të jetës publike në Shqipëri dhe jashtë saj do vijnë çdo fundjavë në MAPO. Për të debatuar ide klasike, sjellë ide të reja dhe ndoshta anatemuar ide të mbrapshta. Ekonomistë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, politologë e të tjerë do të shpjegojnë idetë e veta dhe nëpërmjet tyre veten dhe shoqërinë.

Pabarazia

Europa e shekullit 20 e zgjidhi me luftë Nga EDUARDO PORTER Pabarazia e të ardhurave lëvizi me shpejtësi marramendëse nga shkretinat e mërzitshme të studimeve ekonomike te ‘sfida përkufizuese e kohëve tona’. E gjeti Thomas Piketty-n duke pritur për të. Një profesor i ri në Shkollën Ekonomike të Parisit, ai është një prej një dore ekonomistësh që ia kanë përkushtuar karrierën dekodimit të dinamikave që cytin përqendrimin e të ardhurave dhe pasurisë në duart e të pakëve. Ai i ka distiluar gjetjet e tij në një libër të titulluar “Kapitali në shekullin 21”, i publikuar para një jave. Në libër, z. Piketty jep njëfarë teorie të unifikuar të kapitalizmit që shpjegon shpërndarjen asimetrike të ‘plaçkës’. Eduardo Porter i kolumnës Economic Scene të The New York Times diskuton punën e z. Piketty. Më poshtë është një intervistë e marrë via email. Libri juaj nuk futet dhe aq te kanoni i ekonomiksit bashkëkohor. Nuk fokusohet te rritja dhe determinantet e saj, por në atë sesi fitimet nga rritja ndahen. Në këtë kuptim, na kujton shqetësime të ngjashme në një libër me titull të ngjashëm të shkruar 150 vjet më parë: Kapitali i Karl Marx-it. Çfarë paralelesh do të hiqnit ndërmjet të dyve? Po përpiqem ta vendos çështjen e shpërndarjes dhe studimin e prirjeve jetëgjata në zemër të analizës ekonomike. Në këtë kuptim po ndjek një traditë e cila filloi me ekonomistët e shekullit 19, përfshirë David Ricardon dhe Karl Marx-in. Një ndryshim thelbësor është se unë kam shumë më shumë të dhëna historike. Me ndihmën e Tony Atkinson, Emmanuel Saez, Facundo Alvaredo, Gilles PostelVinay, Jean-Laurent Rosenthal, Gabriel Zucman dhe shumë akademikëve të tjerë, kemi qenë në gjendje të mbledhim një seri të dhënash unike që kapin tre shekuj dhe mbi 20 vende. Kjo, padyshim është databaza më e gjerë sa i takon evolucionit historik të të ardhurave dhe pasurisë. Ky libër propozon një sintezë interpretative bazuar mbi këtë projekt kolektiv koleksioni të dhënash. Gjatë shumicës së shekullit të shkuar ekonomistët na thanë se nuk duhet të shqetësoheshim

rreth pabarazisë së të ardhurave. Ekonomia e tregut në mënyrë natyrale do t'i shpërndante pasuritë ndershmërisht. A nuk është e vërtetë kjo? A argumentoni ju se pabarazia e të ardhurave mund të rritet përjetësisht? Si mund të ndodhë kjo? Historia na dëshmon se ka forca shumë të fuqishme që mësyjnë në të dy drejtimet. Se cila do të sundojë, varet nga institucionet dhe politikat që ne kolektivisht do të adoptojmë. Historikisht forca kryesore barabitëse-si ndërmjet ashtu dhe brenda vendeve-ka qenë difuzioni mes dijeve dhe aftësive. Megjithatë, ky proces virtuoz nuk mundet të ecë si duhet pa institucione arsimore përfshirëse dhe investime të vazhdueshme te talentet (aftësitë). Kjo është një sfidë madhore për të gjitha vendet në shekullin në vazhdim. Në terma afatgjatë, forca më e fuqishme që shtyn drejt pabarazisë në rritje është tendenca e ritmit të kthimit të kapitali r që ia kalon ritmit (rate) të rritjes së outputit g. Që do të thotë kur r është më e madhe se g, siç ndodhi në shekullin 19 dhe siç ka gjasa të ndodhë sërish në shekullin 21, pabarazitë fillestare të pasurisë priren drejt intensifikimit dhe takohen në nivele ekstreme. Pakpërqindëshi i majës në hierarkinë e pasurisë priret ‘të ndajë’ për veten një pjesë shumë të madhe të pasurisë kombëtare në kurriz të klasës së mesme e asaj të ulët. Kjo është çka ndodhi në të shkuarën, dhe kjo mund të ndodhë fare mirë në të ardhmen. Pabarazia ra në të ashtuquajturën botë të industrializuar përg jatë shumicës së shekullit 20. Si ndodhi kjo? A nuk argumenton kjo kundër nocionit të pabarazisë gjithnjë në rritje? Ulja e pabarazisë erdhi kryesisht si shkak i tronditjeve të kapital-

Pakpërqindëshi i majës në hierarkinë e pasurisë priret ‘të ndajë’ për veten një pjesë shumë të madhe të pasurisë kombëtare në kurriz të klasës së mesme e asaj të ulët. Kjo është çka ndodhi në të shkuarën, dhe kjo mund të ndodhë fare mirë në të ardhmen.

it gjatë periudhës 1914-1945 (shkatërrimet, inflacioni, krizat) dhe të institucioneve të reja fiskale dhe sociale që u ngritën pas luftërave botërore dhe Depresionit të Madh. Nuk pati tendencë natyrale drejt një uljeje në pabarazi para Luftës I Botërore. Përgjatë shekullit 20, ritmi i kthimeve u pakësua dërrmueshëm nga tronditjet e kapitalit dhe taksimet dhe ritmi i rritjes ishte posaçërisht i lartë në periudhën e rindërtimit. Kjo shpjegon më së shumti pse pabarazia mbeti e ulët në periudhën 1950-1980. Pse jeni i sigurt se ekonomia do të ecë më ngadalë se kthimet në kapital? Përgjatë periudhës 1700-2012 outputi botëror është rritur me 1.6 për qind në vit mesatarisht, përfshirë 0.8 për qind si pasojë e rritjes së popullsisë dhe 0.8 për qind si pasojë e rritjes së output-it per capita. Kjo mund të duket pak, por faktikisht ishte e mjaftueshme për ta shumëfishuar popullsinë e botës me më shumë se 10 herë-nga 600 milion në 7 miliard banorë. Sipas parashikimeve të popullsisë nga OKB, kjo nuk ka gjasa të ndodhë sërish në dekadat dhe shekujt e ardhshëm. Në fakt, popullsia ka filluar ndërkohë të stabilizohet apo edhe të ulet në një numër vendesh europiane e aziatike. Rritja e produktivitetit, sigurisht mund të vazhdojë përgjithmonë, duke supozuar se ne do të shpikim energjinë e pastër. Por, në çdo rast ka gjasa të mos jetë më e madhe se 1 deri në 1.5 për qind. Vetëm në periudha të jashtëzakonshme, për shembull kur vende të ndryshme u afrohen vendeve të tjera, ritmi i rritjes së produktivitetit do të kapë nivele shumë të larta-le të themi 4, 5 për qind, apo dhe më shumë. Në të kundërt, ritmi i kthimit në kapital mund të jetë 4 deri 5 për qind me kalimin e shekujve, ose edhe më të larta për asete me risk dhe për portfolio të ardhurash të mëdha. Përkundër asaj që Karl Marx e të tjerë besonin, nuk ka një arsye natyrale se


E shtunë-diel, 05-06 prill 2014

27

www.mapo.al

Historia sugjeron se ky lloj niveli pabarazie nuk është vetëm inefektiv për rritjen, por mund të çojë gjithashtu te një kapje e procesit politik nga një fraksion i vogël i elitës me të ardhura të larta dhe pasuri të mëdha. Kjo kërcënon direkt vlerat dhe institucionet tona demokratike

Ja pse ekziston rreziku i kapjes së procesit politik... Përvoja e Europës në fillim të shekullit 20 nuk na shpie në optimizëm: sistemet demokratike nuk iu përgjigjën paqësisht pabarazisë në rritje, e cila u ndal vetëm me anë luftërash dhe konfliktesh sociale të dhunshme. Por, me shpresë, ne mund t’ia dalim më mirë herës tjetër. Në fund, është në interesin e përbashkët gjetja e zgjidhjeve paqësore.

Paul Krugman ‘Kapitali…’, libri më i rëndësishëm ekonomik i dekadës Duket pa rrezik të thuash se “Kapitali në shekullin 21”, magnum opus-i i ekonomistit francez Thomas Piketty, do të jetë libri më i rëndësishëm i vitit mbi ekonominëdhe ndoshta i dekadës. Z. Piketty me gjasë eksperti kryesor në botë sa i takon pabarazisë së të ardhurave dhe pasurisë, bën më shumë se dokumentimin e përqendrimit në rritje të të ardhurave në duart e një elite të vogël ekonomike. Ai gjithashtu ilustron fuqishëm atë se në jemi në rrugë e sipër drejt ‘kapitalizmit patrimonial’ në të cilin lartësitë komanduese të ekonomisë janë të zotëruara, jo vetëm nga pasuria, por gjithashtu nga pasuria e trashëguar, në të cilën lindja ka rëndësi më shumë se përpjekja dhe talenti.

pse ritmet e kthimit duhet të bien në afat të gjatë. Sipas listës së miliarderëve botërorë të Forbes pasunarët më të mëdhenj janë rritur me 6 deri 7 për qind për vit përgjatë periudhës 1987-2013, dmth më shumë se tri herë më tepër se të ardhurat dhe pasuria per capita në nivel botëror. Përqendrimi i pasurisë, me gjasë do të stabilizohet në njëfarë pike, por kjo mund të ndodhë në një nivel shumë të lartë. Përqendrimi i pasurisë dhe të ardhurave në Shtetet e Bashkuara duket se po ndjek një model të ndryshëm nga ai europian dhe vende të tjera të pasura. Pse ndodh kjo? Historikisht, dhe deri në njëfarë mase edhe deri në ditët e sotme, rritja më e madhe e popullsisë është forca kyçe që e ka pakësuar rëndësinë relative të pasurisë së trashëguar në Shtetet e Bashkuara krahasuar me Europën. Në të kundërt, mund të vëresh në kohët e tanishme një rritje të paprecedentë të kompensimit të menaxherëve të lartë në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një formë e re e pabarazisë, të cilën unë përpiqem të shpjegoj në terma të historisë së veçantë të Shteteve të Bashkuara sa i takon normave sociale dhe fiskale përgjatë shekullit të shkuar. Disa ekonomistë argumentojnë se pabarazia, në Shtetet e Bashkuara të paktën, është një gjë e mirë. Vepron si një incentivë për sipërmarrësit që të mund të ndërmarrin risqe dhe të inovojnë duke nxitur kështu rritjen ekonomike. A ka ndonjë vlerë te ky argument? Në teori, po. Por, në praktikë shihet pabarazi kudo, përjashto statistikat e produktivitetit. Ritmi i rritjes së produktivitetit nuk ka qenë posaçërisht mirë në Amerikë që në vitet 1980. Pabarazia është e dëshirueshme deri në njëfarë pike. Por, përtej një niveli të caktuar është inefektive. Një prej mësimeve kyçe të shekullit 20 është se mund të kesh rritje të lartë pa pabarazinë e shekullit 19. A mundte që pabarazia në Shtetet e Bashkuara të jetë më pak e dëmshme sesa në Europë për arsye se shumë të pasurit nuk u lindën në pasuri (trashëgimia), por i fituan paratë e tyre duke krijuar produkte të reja, shërbime dhe teknologji të reja? Kjo është ajo që fituesit e lojës kanë qejf të

pretendojnë. Por, për humbësit kjo mund të jetë më e keqja e të gjitha botëve: ata kanë një pjesë në zhdukje të të ardhurave dhe në të njëjtën kohë etiketohen se nuk meritojnë më shumë. Cilat janë risqet e lejimit të një përqendrimi gjithnjë e më të madh të pasurisë dhe të ardhurave? A ka një pikë ku pabarazia bëhet e patolerueshme? A ofron historia ndonjë mësim në këtë plan? Pabarazia në Amerikë është aktualisht në nivelet e përqendrimit të të ardhurave që mbizotëronte në Europë rreth viteve 1900-10. Historia sugjeron se ky lloj niveli pabarazie nuk është vetëm inefektiv për rritjen, por mund të çojë gjithashtu te një kapje e procesit politik nga një fraksion i vogël i elitës me të ardhura të larta dhe pasuri të mëdha. Kjo kërcënon direkt vlerat dhe institucionet tona demokratike. Ju vërejtët se përqendrimi i pasurisë u ndalua në shekullin 20 nga lufta, hiperinflacioni dhe rritja. A ka opsione të tjera? Çfarë mund të bëjmë tani për të kundërvepruar ndaj grumbullimit aktual të pasurisë në shumë pak duar? Zgjidhja ideale është një taksë progresive në pasurinë individuale neto. Kjo do të ushqejë mobilitetin e pasurisë dhe ta mbajë përqendrimin nën kontroll dhe nën vëzhgimin publik. Sigurisht, institucione të tjera dhe politika të tjera gjithashtu mund të luajnë një rol të rëndësishëm: inflacioni mund të ulë vlerën e borxhit publik, reforma e ligjit të patentave mund të kufizojë përqendrimin e pasurisë etj. Pronarët e pasurisë nuk ka gjasa ta pëlqejnë këtë zgjidhje. Dhe ata ndoshta kanë fuqinë politike për ta ndaluar. Në këtë kuptim, a mendoni se sistemet tona demokratike do të jenë në gjendje të adresojnë dhe ta ngadalësojnë këtë prirje? Përvoja e Europës në fillim të shekullit 20 nuk na shpie në optimizëm: sistemet demokratike nuk iu përgjigjën paqësisht pabarazisë në rritje, e cila u ndal vetëm me anë luftërash dhe konfliktesh sociale të dhunshme. Por, me shpresë, ne mund t’ia dalim më mirë herës tjetër. Në fund, është në interesin e përbashkët gjetja e zgjidhjeve paqësore. Përndryshe, ekziston një risk serioz që pjesë në rritje të opinionit publik të kthehen kundër globalizmit.


8

28

E shtunë - e diel 05-06 prill 2014

KOMISIONI I POSAÇËM I SHPRONËSIMIT

TENDER I HAPUR KOMBËTAR

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Furnizimi dhe vendosja e moduleve të menaxhimit të çelësave aktivë dhe dublikatë në degët e Bankës së Shqipërisë”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 9.000.000 Lekë. Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. "Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 042235 576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00 nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 28 Prill 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

TENDER I HAPUR KOMBËTAR

Subjekti kërkues është Bashkia Berat. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat që preken nga ky shpronësim. Vlera totale e shpronësimit: “Për restaurimin e objektit, Merkato-Qendër”, është 1 888 800 lekë. Ky publikim do të jetë për një periudhë 1 javore dhe brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, personat që kanë emrin, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme. TË DHËNA MBI LISTËN EMËRORE TË PRONARËVE DHE PRONAVE QË DO TË SHPRONËSOHEN “PËR RESTAURIMIN E OBJEKTIT, MERKATO-QENDER”, BASHKIA BERAT

Zona Kadastrale 8502

Nr. Emër

1 2 3 4

Mbiemër

Fadil Dura Beniamin Dura Hajrulla Dura Nuredin Seitaj Totali

Nr. i Sipërfaqe/ pasurisë m² 8/139 8/139 8/139 8/139

5 12 5 10 32

Çmimi në lekë/ m² 59 025 59 025 59 025 59 025

Vlera në lekë

Lloji i Dokumentit

295 125 708 300 295 125 590 250 1 888 800

Vërtetim Pronësie Vërtetim Pronësie Vërtetim Pronësie Vërtetim Pronësie

MAPO MADAME

dossier

DY SHTETE NJË ÇATI

Çmimi 300 Lekë

Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 23.250.000 Lekë”. Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. "Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 042235 576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00 nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B.

Ministria e Punëve të Brendshme, shpall kërkesën për shpronësimin e pasurive të paluajtshme të pronarëve: Z. Fadil Dura, Z. Beniamin Dura, Z. Hajrulla Dura, Z. Nuredin Seitaj, sipas tabelës bashkëlidhur.

E përmuajshme, Nr. 42, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

Nr. 42 Viti III i botimit mars 2014

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Implementimi i pajisjeve të komunikimit për rrjetin informatik, në godinën qendrore të Bankës së Shqipërisë”.

www.mapo.al

Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 29 Prill 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre. SHOQËRIA SHOQËRIA PËRMBARIMORE PËRMBARIMORE “JUS” “JUS” sh.p.k sh.p.k

DASHURITË NDËRKOMBËTARE TË LORETA BERHAMIT, ELINA DUNIT, VALBONA ÇOBËS, SHOQËRIA PËRMBARIMORE “JUS” sh.p.k GENC TUKIÇIT

me Madame

IRIS LUARASI EVA IDRIZLLARI ERIDIONA SHULI DARIEN LEVANI EVI REÇI BESART KADIA

fashion ZHVILLON ANKAND PËR PASURINË

Personazh

INTO the WOODS

Apartament me sip. totale 50.48 m2, pasuria me Nr. 5/182+1-9, Zona kadastrale 8320, vol.MUÇA 3, faqe 132, që ndodhet në Lagjen nr. 3, shkalla 1, kati 4, Ap. 9, Krujë. ADELINA Çmimi: 2,188,836 (dy milionë e njëqind e tetëdhjetë e tetë mijë, e tetëqind e NË TEATËR UNË lekë. Data 15.04.2014, ora 16.00. tridhjetë e gjashtë)

DHE HERVIN ÇULI, Adr: Shoqëria Përmbarimore “Jus” Blv “Zogu I” Pall “Agimi”, 2/2, Nr.tel+355 42419319/ +355 66 2000 210, e-mail: jus.shpk@gmail.com SI DY TË HUAJ ZYRA PËRMBARIMORE KURMAKU SHPALL PËR SHITJE NË ANKAND

Adr: Adr:Shoqëria ShoqëriaPërmbarimore Përmbarimore “Jus” “Jus” Blv Blv “Zogu “Zogu I” I” Pall Pall “Agimi”, “Agimi”, 2/2, 2/2, Nr.tel+355 42419319/ 42419319/ +355 +355 66 66 2000 2000 210, 210, e-mail: e-mail: jus.shpk@gmail.com jus.shpk@gmail.com

1. Pasurinë "Apartament", regjistruar në ZVRPP Kavajë, me nr. pasurie 4/316-2, vol 2, faqe 103, me sip. 59 m2, ZK 3234, pasuri e ndodhur në Rrogozhinë, në pronësi të shtetasve Skender e Dire Sheshi. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 15.oo me Çmimin fillestar 1,348,480 (njemilionetreqindedyzetetetemijeekaterqindetetedhjete) leke. 2. Pasurinë "Ndërtesë një katëshe banesë", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 13/65, Prezantimi të Këngësnë në lagjen RTSH, një film serial, njënëshfaqje nëtë shtetasve Bedme sip. 102.5 m2, ZK 2908,i Festivalit pasuri e ndodhur "Xhami" Peqin, pronësi ri e Majlinda Gripshi. Kjoepasuri ështërikthim vënë në nëme favor të BKT. Ankandi teatrin Metropolit, tehipotekë prezantimi “Netët e Klipit”, një zhvillohet këngë ditën e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 16.oo me Çmimin fillestar 2,800,000 (dymilioneteteqindmije) leke. dhe videoklip i ri...Duket se Klea Huta e ka pushtuar të gjithë skenën Ankandet zhvillohen pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.

ZYRA PËRMBARIMORE KURMAKU SHPALL PËR SHITJE NË ANKAND

ZYRA PËRMBARIMORE KURMAKU SHPALL PËR SHITJE NË ANKAND

1. Pasurinë "Apartament", regjistruar në ZVRPP Kavajë, me nr. pasurie 4/316-2, vol 2, faqe 103, me sip. 59 m2, ZK 3234, pasuri e ndodhur në Rrogozhinë, në pronësi të shtetasve Skender e Dire Sheshi. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 15.oo me Çmimin fillestar 1,348,480 (njemilionetreqindedyzetetetemijeekaterqindetetedhjete) leke. 2. Pasurinë "Ndërtesë një katëshe banesë", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 13/65, me sip. 102.5 m2, ZK 2908, pasuri e ndodhur në lagjen "Xhami" Peqin, në pronësi të shtetasve Bedri e Majlinda Gripshi. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 16.oo me Çmimin fillestar 2,800,000 (dymilioneteteqindmije) leke. Ankandet zhvillohen pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.

Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "are+truall+ndertese", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 75/23/1, vol 2, faqe 50, me sip. totale 2400 m2, nga kjo sip trualli 250 m2, nga kjo sip. ndertimi 121 m2, ZK 2559, pasuri e ndodhur në fshatin Malasenj, Cerrik, në pronësi të shtetasit Jonuz Kamami. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të ProCredit Bank. Ankandi zhvillohet ditën e marte më dt. 15.04.2014, ora 15.oo me Çmimin fillestar 4,823,919.2 (katermilioneteteqindenjezetetremije e nenteqindenentembedhjete, pike dy) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku. Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.

ZHVILLON ZHVILLON ANKAND ANKAND PËR PASURINË Apartament Apartamentme mesip. sip. totale totale 50.48 50.48 m m22,, pasuria pasuria me me Nr. Nr. 5/182+1-9, 5/182+1-9, Zona Zona kadastrale 8320, 8320,vol. vol.3, 3,faqe faqe132, 132, që që ndodhet ndodhet në në Lagjen Lagjen nr. nr. 3, 3, shkalla shkalla 1, 1, kati kati 4, 4, Ap. 9, Krujë. Çmimi: (dy milionë njëqind ee njëqind tetëdhjetë e tetë mijë, tetëqind Çmimi 2,188,836 fillestar: 2,188,836 (dye milionë e tetëdhjetë e etetë mijë, e tridhjetë Data 15.04.2014, ora 16.00. ora 16.00. tetëqind ee gjashtë) tridhjetëlekë. e gjashtë) lekë. Data 15.04.2014,

ZYRA PËRMBARIMORE KURMAKU SHPALL PËR SHITJE NË ANKAND Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "are+truall+ndertese", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 75/23/1, vol 2, faqe 50, me sip. totale 2400 m2, nga kjo sip trualli 250 m2, nga kjo sip. ndertimi


E shtunë-diel, 05-06 prill 2014

29

www.mapo.al

POLITICAL MIND

Kompromisi i fundit e më i dëmshmi a më i madhi i shoqërive që synojnë të bëhen demokratike a që pretendojnë se janë të tilla, është i atyre njerëzve të këtyre shoqërive, përsëri shumicë, që nuk fitojnë asgjë, por kanë frikë të reagojnë edhe karshi korrupsionit më të hapur e më të pacipë, më galopant e më sheshit, dhe që respektojnë më të fortin në pushtet, qoftë ai apo ajo, figura më e diskredituar e politikës a jetës sociale të vendit.

Sistemi (politika) korrupton njeriun, apo njeriu sistemin? Prof. Dr. Ylli Pango Njerëzit e kanë korrupsionin brenda vetes? Apo pushteti korrupton njerëzit? Apo korruptohen vetëm ata syresh që mendojnë se e meritojnë pushtetin dhe të mirat që vijnë prej tij? Pastaj, nëse është pushteti apo akoma më gjerë sistemi që korrupton, a do të thotë kjo se njerëzit janë të pastër vetvetiu e prishen kur bien atje? Mes pushteteve a sistemeve të korruptuara? Pothuaj në të gjitha vendet e botës së zhvilluar, në demokracitë perëndimore, pa le më pastaj në Lindje a vendet pseudodemokratike, ka pasur e vazhdon të ketë në çdo kohë korrupsion. Kudo dalin në shesh, a ndryshe në media, të palara të politikanëve që kanë afera ekstramartesore e ndërkohë ankohen për vdekjen e vlerave familjare, ose të tjerë që përdorin fondet publike për përfitime personale e që nga ana tjetër dënojnë shpenzimet e tepërta qeveritare. Këta shembuj janë të shpeshtë, madje gjithnjë e më të shumtë sidomos kohët e fundit dhe nuk përbëjnë më surprizë për askënd. Së paku për lidhjen e ngushtë ndërmjet hipokrizisë dhe pushtetit, askush nuk ka më dyshime e madje as që i shkon mendja të mbrojë pastërtinë a sinqeritetin e pohimeve të politikanëve mbi moralin, ndershmërinë a pastërtinë e kulluar nga njëra anë e realitetin e veprimeve të tyre, jetën e tyre të vërtetë personale nga ana tjetër. Madje është provuar në jo pak raste se ata që bërtasin më shumë kundër shkeljeve a shkelësve të rregullave a normave morale, janë vetë shkelësit më të thekur e më frekuentë të tyre. Shembujt janë pafund, madje edhe të tipit aq saktë sintetizuar nga mençuria popullore: “Ata që shohin qimen tek tjetri, e jo traun tek vetja”. Në një këndvështrim tjetër, shtrohet çështja, a është pushteti që priret, tenton të korruptojë, apo ai thjesht tërheq të korruptueshmit, e këta të fundit tentojnë të shkojnë drejt tij? Rasti i parë është tashmë i njohur edhe nga shkrimet paraardhëse. Po shohim rastin e dytë. Si atëherë formohen më parë se të hipin në majë këta të korruptuar? Çfarë janë në vetvete? Nga vijnë e si krijohen ata? A kanë lindur të tillë, transformohen apo tentojnë të transformohen në të tillë në shoqëri të korruptuara ku mentaliteti zotërues është ai korruptiv? Në atë sistem ku disa syresh më pas arrijnë kulmin e këtij korrupsioni pasi kanë arritur të ingranohen në politikë, në pushtet e duke hipur në majat më të larta të tij? Korruptimi mund të zërë fill që në hapat e para të jetës së ndërgjegjshme, mbi bazën e modeleve të mësuara nga të tjerë e më pas të zhvillohet më tej në varësi të faktit sa i suksesshëm është njeriu në këtë zeje. Edhe në shoqëritë a shtetet më të forta ligjore, nuk është pretenduar kurrë deri më sot se korrupsioni është zhdukur krejt dhe njerëzit atje janë të imponuar krejt nga sistemi për të mos qenë të korruptuar, a nuk i lë sistemi të korruptohen. Edhe në këto sisteme a shtete, ndeshet e kumbojnë vazhdimisht në media shembujt e korruptimit të njerëzve të sferave më të larta të pushtetit, deri i presidentëve e kryeministrave, ministrave, deputetëve, në Angli, Francë, Itali, Gjermani, ShBA, pra madje dhe në vendet me demokracitë më të zhvilluara të botës. Konkluzioni? Natyrisht mund të thuhet se pjesa më e madhe e njerëzve, qofshin këta të thjeshtë e ca më shumë

në pushtet, kur nuk korruptohen, janë më shumë nën trysninë e frikës së ligjit, sesa të një morali puritan të imponuar nga sisteme të ashtuquajtura të pakorruptuara, të cilat në kuptimin më të plotë të kësaj fjale, nuk ekzistojnë akoma në këtë botë. Sipas disa studimeve rezulton se pushteti, pra njerëzit me status të lartë pushteti, kanë tendencë, priren, tentojnë të korruptohen vetë dhe nga ana tjetër të promovojnë një tendencë hipokrite për t’u kërkuar njerëzve të tjerë një standard moral më të lartë se ai që kërkojnë a zbatojnë realisht për veten. Në një test që synonte të provonte këtë tendencë, edhe për efekt lehtësie e sinqeriteti më të madh në dhënien e informacionit nga subjektet në studim, objekt vëzhgimi u bë prirja e njerëzve me pushtet për të mos respektuar rregullat e qarkullimit me automjet e më konkretisht, tendenca e thyerjes së kufijve të shpejtësisë. Kjo duke marrë parasysh pushtetarët si drejtues të automjeteve a shoferët e tyre nën presionin e shefave, me synim studimin e politikanëve në këtë aspekt. U pyetën të intervistuarit sesa e lejueshme do të ishte për dikë tjetër të thyente, kalonte kufijtë e shpejtësisë në rastin kur kishte një emergjencë, a ishte vonë për një takim, dhe sa e pranueshme do të ishte kjo për atë vetë t’i thyenin këta kufij në raste të tilla. Natyrisht pyetjet u bënë në kohë të ndryshme e me forma të ndryshme. Nga testi rezultoi se njerëzit me pushtet u përgjigjën e u sollën sërish në mënyrë hipokrite. Ndërkohë që për të tjerët kërkonin respektim të rregullave e jo tejkalim të shpejtësisë së lejueshme, për veten ata ishin shumë më tolerantë. Njerëzit pa pushtet të testuar në të njëjtën mënyrë, në të kundërt i shihnin të gjithë njerëzit si të barabartë në raport me zbatimin e rregullave. Madje në disa raste të testuarit në grupin e njerëzve pa pushtet, ishin disi më të ashpër me veten, e më tolerantë me të tjerët. Pra përgjithësisht njerëzit me pushtet janë më hipokritë duke dënuar transgresionet e të tjerëve më shumë se të vetat. Provat tregojnë gjithashtu se njerëzit me pushtet që kapen me shkelje, shfaqin në më të shumtën e rasteve pak shenja pendimi. Këtu problemi nuk qëndron thjesht në faktin se politikanët abuzojnë me pushtetin, por edhe në një ndjesi, bindje a në rastin më të mirë gati subkoshiencë se ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë. Në një provë tjetër u synua pikërisht kjo: të testuarit të veçonin konceptin e pushtetit nga ai i së drejtës. Përsëri njerëzit me pushtet rezultuan hipokritë duke mos i dhënë të drejtë të tjerëve të bënin një shkelje edhe në rast nevoje a emergjence e duke i dhënë nga ana tjetër të drejtë vetes ta bënin këtë. Ka një dallim mes njerëzve me pushtet që mendojnë se e meritojnë atë dhe atyre me më pak pushtet që mendojnë se nuk e meritojnë. Këta të fundit kanë më shumë afërsi me njerëzit pa pushtet e sidomos e shprehin këtë në arsyetimet e tyre. Madje janë edhe më të ashpër me veten, e kjo ndryshe quhet nga studiuesit edhe “hiperkrizë’. Sipas studiuesve, njerëzit me pushtet ndjehen të justifikuar ta thyejnë ligjin e rregullin, jo vetëm sepse janë me pushtet dhe e bëjnë ata ligjin, por edhe sepse në një farë niveli intuitiv ndjejnë se ata kanë të

drejtë ta bëjnë këtë. Ky sens intuitiv është shumë esencial për të kuptuar pse njerëzit me pushtet sillen keq apo abuzojnë me pushtetin. Në mungesë të pushtetit njeriu sillet ndryshe. Për rrjedhojë në një sistem sado imagjinar pa pushtetet e privilegjet që rrjedhin soje, do të kishte shumë më pak abuzime. Fjala privilegj për disa njerëz në pushtet përkthehet a interpretohet ndryshe edhe si “ligj privat” a ligj që funksionon për disa, por që nuk prek të tjerë. Për të tjerët, a ndryshe për njerëzit me pushtet, vetë njerëzit me pushtet mendojnë a së paku ndjejnë apo dëshirojnë se duhet të zbatohen rregulla të tjera. Përsëri në bazë studimesh hiperkriza është më pak e dukshme a shfaqet shumë më rrallë, kur njerëzit që kanë një farë pushteti janë diku nga fundi i hierarkisë së tij. Ata ndjejnë më shpesh e më qartë shenja të të qenurit të fryrë, në një pozicion jo fort të merituar, e shqetësohen për atë çka mund të ndryshojë lidhur me këtë në vetëvlerësimin e vlerësimin e të tjerëve për ta. Ndërkohë njerëzit që qëndrojnë në majat më të larta të pushtetit, reagojnë ndryshe: ata janë shumë më pak të ndjeshëm karshi vetëfryrjes e reagojnë njëherazi shumë më shpejt e shumë më me agresivitet karshi ngacmimeve a vlerësimeve që kërkojnë të venë në dukje pozicionin e tyre të privilegjuar e mbrojtjen që i bëjnë ata kësaj. Hiperkriza nga ana tjetër, nëse herët a vonë do të shfaqej edhe tek këta, mund të konsiderohet kësisoj një sinjal bind-

jeje a të kuptuari më në fund, të asaj që është e ekzagjeruar lidhur me pozicionin e tyre e që do t’i bëjë edhe ata ta ndjejnë veten se zënë një vend të gabuar a të pamerituar në hierarki, apo që marrin e shtrydhin në mënyrë të padrejtë a abuzive prej saj. Ndërkohë njerëzit që ndjehen në hiperkrizë, pa qenë në një pozicion jo shumë të lartë, mendojnë a së paku shpresojnë se duke aplikuar variantin e mosdhënies së privilegje vetes, a ca më tej të deprivilegjimit të vetes, do t’i shpëtojnë çdolloj ndëshkimi a pasoje që mund t’u vijë nga ata që realisht dominojnë pozicionet më të larta hierarkike apo edhe vlerësimeve negative të njerëzve pa pushtet. Pra, duke u nisur nga të gjitha këto, mund të nxirret konkluzioni se korrupsioni dhe hipokrizia janë çmimi që shoqëritë duhet të paguajnë për t’u udhëhequr nga njerëz që e konsiderojnë veten të privilegjuar deri në nivelin e mosrespektimit të ligjit a krijimit e funksionimit të lig jeve vetëm për ta. Në një këndvështrim tjetër është interesant të kuptohet se si njerëzit ndonëse kanë mijëra prova të këtyre raporteve të privilegjuara të politikanëve me pushtetin, vazhdojnë t’u besojnë politikanëve, t’i zgjedhin ata a tu binden atyre. Madje edhe të mos habiten që një pjesë e madhe e shkeljeve të këtyre politikanëve, të kalojnë pa u ndëshkuar e duke u hedhur herët ose vonë në gropën e harresës. Natyrisht, jo të gjithë njerëzit, por përsëri një pjesë jo e vogël e tyre nënshtrohet kështu. Kjo lidhet natyrisht edhe me faktin që tek mjaft njerëz gjendet e mishëruar a e interiorizuar ideja që përderisa gjithë shoqëria është e korruptuar a kështu funksionon, edhe ata vetë të ishin në pushtet, do të funksiononin kështu. Atyre që e kanë arritur këtë pushtet me cilëndo mënyrë, kjo gjë u konsiderohet vlerë, aftësi, diçka që dhe ata që i vlerësojnë, të kishin mundur do ta kishin bërë dhe që në një masë të caktuar e bëjnë edhe vetë kur u vjen rasti a në ato proporcione a porcione të korruptës që u ka dhënë jeta a shoqëria atyre vetë. Duke qenë ky mentaliteti zotërues, në këtë rast mund të thuhet, se është i gjithë sistemi i të menduarit a mentaliteti mbi korrupsionin që korrupton njeriun për më së shumti e si rrjedhim i kësaj dhe në nivelin më të rafinuar e më të lartë të kësaj, vetë njeriun që synon pushtetin a që mbërrin deri lart në majë, në pushtet. Në një rast tjetër, njerëzit që pranojnë korrupsionin e pushtetit si endemik, a madje nuk mund ta konceptojnë atë ndryshe, shohin mbi të gjitha interesin e tyre, të familjes së tyre, privilegjin e madh a të vogël që mund të përfitojnë nga politikani në pushtet, dhe jo vetëm nuk merren me korrupsionin e tij, por gëlltisin edhe më të spikaturin syresh, thjesht që të kenë privilegjet e dëshiruara. Kompromisi i fundit e më i dëmshmi a më i madhi i shoqërive që synojnë të bëhen demokratike a që pretendojnë se janë të tilla, është i atyre njerëzve të këtyre shoqërive, përsëri shumicë, që nuk fitojnë asgjë, por kanë frikë të reagojnë edhe karshi korrupsionit më të hapur e më të pacipë, më galopant e më sheshit, dhe që respektojnë më të fortin në pushtet, qoftë ai apo ajo, figura më e diskredituar e politikës a jetës sociale të vendit. Shembujt deri më sot e kudo nuk mungojnë, madje janë ulëritës.


30

E shtunë-diel, 05-06 prill 2014

Samsung së shpejti me Galaxy S5 Zoom

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

14

6

7

8

9

15

17

27

19

30

35

36

41

40

31

43 47

52

25

37

42

46 51

12

13

21

24

29

34

11

20

23

28

10

16

18 22

32

26 33

38

39

44 49

50

54

55

57

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

58

Horizontalisht

1. Mënyrë për të shkruar me shpejtësi ligjërimin e dikujt, duke përdorur shkurtime dhe shenja. 9. Qytet në jug të vendit. 14. Kurora e një peme. 15. Olta e këngës. 16. Shërben për të mbajtur fotografi. 17. Periudhë kohe si pjesë e një procesi të gjatë. 19. Thurimë ku mbahen lugët. 21. Gjysma e një kove. 22. Nënndarje administrative në kohën e Turqisë. 24. Notë muzikore. 25. Pije alkoolike e ëmbël dhe e fortë. 27. Zola i letërsisë franceze. 29. Dhomë gazi në laborator. 31. Kupa pa të forta. 33. Lloj sporti uji. 34. Baba. 35. Gjysma e një toke. 36. Mendimi kryesor që përshkon një krijim a një vepër artistike. 38. Një nga moskëtjerët. 40. Agjensi Transporti. 41. Pirro i kinemasë. 43. Beqja i politikës. 45. Gjuhet shumë nga macja. 46. I thonë ndryshe kokrrës së caracës. 48. Aftësia e organizmit për të mos u prekur nga sëmundje. 51. United Nations. 52. Cigan. 53. Enë e madhe për të mbajtur qumësht. 55. Gyp nëpër të cilin kalon gjaku. 56. Gradë në ushtri. 57. Ashtu si duhet. 58. Muaj i vitit.

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

45

48

53

56

9

4

1. Nënndarja e një akti të një pjese teatrale, gjatë së cilës luajnë të njëjtat personazhe. 2. Frikësoj. 3. Lloj lënde plastike që shërben për të bërë sende shtëpiake. 4. Shtet në kufi me Kinën dhe Indinë. 5. Great Britain. 6. Degë e një lumi, që ndahet në shumë krahë, para se të derdhet në det. 7. Lloj shenje horoskopi. 8. Dritë që tregon tokë për marinarët. 9. Hekur i kthyer L. 10. Repart Britanik. 11. Shtet në kufi me Guajanën dhe Brazilin. 12. Energjia Mekanike. 13. E kundërta larg. 16. Hapur, sheshit. 18. Pasthirrmë. 20. Njësia e matjes së rezistencës. 21. Karakteristikë. 23. Prift i thjeshtë. 26. Organi drejtues i një partie. 28. Në anën tjetër të diçkaje. 30. Luarasi, aktore. 32. Simite që gatuhet me brumë të ëmbël. 35. Batalion i ushtrisë osmane. 37. Shtresa e lartë e një shoqërie. 39. Xhaketë. 40. I shpejtë në mjekësi. 41. Konçi e këngës. 42. Instituti Bujqësor. 44. Titull në fenë myslimane. 47. Ndoja, aktore e kinemasë. 49. Nata pa një nga dyshja. 50. Birko i baletit. 54. Janë në hyrje të ambasadës.

1 5 9 4 1 3

5 7

5

3

2 8 1 6 7 7

1

9

6

6 5

4 1 7

4

2 1 5

2 2

1

8 2

4

9

7

7 6 5 8

5 6

4 3 9 8

9

3 8

8 9

6

Raportet se Samsung do ta lansojë një version të ri të telefonit të saj të fundit, Galaxy S5 duket se janë të vërteta. Në internet tani janë shfaqur disa pamje të modelit Samsung Galaxy S5 Zoom, bashkë me karakteristikat e mundshme të këtij telefoni. Sipas SamMobile thuhet se pasardhësi i S4 Zoom do të sjell Exynos 5 Hexa CPU si dhe kamerën e pasme me 20.2MP. Karakteristikat tjera të S5 Zoom thuhet se do të përfshijnë edhe ekranin 4.8-inç në Super AMOLED me 1280x720 piksel, 2GB RAM kartelën microSD dhe Android 4.4.2 KitKat. Përveç 20.2 mega-pikselëve, S5 Zoom pritet të sjell edhe stabilizuesin optik të kamerës të njohur si OIS, ndriçuesin Xenon bashkë me 10x zoom optic, dhe lidhjen për 802.11ac Wifi.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush nuk do ece aspak si e kishit menduar. As beqaret nuk do kenë fat edhe pse do mundohen me sa te mundin te gjejnë personin për te cilin t’iu rrahe zemra fort. Financat do fillojnë te përmirësohen fale një ndihme shume te madhe qe do iu japin disa te afërm.

Rutina do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift. Kjo mund t’iu mërzitë pa mase dhe shpesh nuk do bini ne pesimizëm. Beqaret duhet ende te presin edhe pak kohe për te gjetur personin qe iu përshtatet. Mundësitë sot nuk do jene te mira. Ne planin financiar fati nuk do jete ne anën tuaj kështu qe mund te përballeni edhe me disa vështirësi. Kujdes!

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Mundësitë për aventura do jene te shumta gjate kësaj dite. Përfitoni nëse jeni beqare, por kurrsesi nëse keni një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjate. Nuk duhet te shkatërroni gjithçka qe keni ndërtuar vetëm për disa kënaqësi te momentit. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume maturi dhe kujdes ne mënyrë qe gjithçka te ece di duhet.

Dite harmonike dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit ëndërruar prej kohesh. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret nga ana tjetër nuk do kenë aspak dëshirë ta sakrifikojnë lirinë qe kane vetëm për te filluar një lidhje. Ne planin financiar me mire menaxhojini me kujdes ato para qe keni sesa te ndërmerrni rreziqe dhe te gaboni.

Vertikalisht

Sudoku | nivel mesatar 7 2

5 7 4 3

5 4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Marrëdhënia ne çift do konsolidohet gjate kësaj dite. Do e keni me te lehte t’ia shprehni ndjenjat partnerit dhe do kaloni çaste harmonike me te. Venusi do jete i pozicionuar mire ne sektorin e dashurisë te beqareve. Shume ëndrra do bëhen me ne fund realitet. Maturi dhe sa me shume maturi duhet te tregoni ne planin financiar.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Jeta ne çift do marre një kthese te gabuar sot. Asgjë nuk do ece mire dhe debatet do jene te pafundme. Kujdes! Beqaret duhet t’i shfrytëzojnë sa te mundnit mundësitë qe do iu jepen për takime sepse koha mund te ike dhe dite te tilla nuk mund te rikthehen serish. Gjendja financiare nuk do jete e keqe. Vazhdoni menaxhimin e te ardhurave ashtu si para disa kohesh.

5 6

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

8 7 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 146, 687, 873, 874. Numra me 4 shifra: 0115, 0263, 0423, 1115, 1555, 2320, 3560, 4082, 4106, 4854, 5632, 6721, 8460, 8527, 8896. Numra me 5 shifra: 01151, 15447, 18984, 25161, 26322,

35564, 42020, 42636, 56566, 65151, 76853, 83465. Numra me 6 shifra: 111478, 115545, 154694, 225696, 254151, 374978, 441291, 474744, 511120, 518271, 632011, 787844, 870385, 942281.

Dashuria për çiftet nuk do ece si duhet sot. Nuk do jeni aspak ne humor dhe do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do takojnë persona interesante kështu qe edhe sot do mbeten vetëm. Gjithsesi dita nuk do jete e mërzitshme .Ne planin financiar do jeni largpamës dhe do kryeni çdo shpenzim me shume maturi.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

www.mapo.al

Lidhja ne çift do forcohet me tepër gjate kësaj dite. Edhe ata qe kane pasur debate dhe mosmarrëveshje do ndihen me te qete se me pare. Beqaret duhet te përgatiten për emocione te fuqishme. Gjithçka do ndryshoje për ta gjate kësaj dite. Nëse financat nuk janë ne gjendjen me te mire duhet shpejt te merrni masa strikte.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Marrëdhënia ne çift do jete përgjithësisht e ngrohte gjate kësaj dite. Tensioni do shuhet menjëherë dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret do jene joshës dhe do bëjnë për vete cilindo qe do ja vene syrin. Edhe financat me ne fund do stabilizohen. Kjo për shkak te uljes se shpenzimeve dhe te ndihmës me te ardhura te familjareve.

AKREPI (22/X-21/XII)

Mos hezitoni t’i deklaroni partnerit tuaj sot çdo gjë qe keni ne zemrës sepse vetëm kështu marrëdhënia me te do behet me e zjarrte dhe nuk do ketë konflikte. Beqaret do i marrin gjerat si t’i vijnë dhe do ia lënë gjithçka kohës. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak. Do keni mundësi te kryeni edhe ndonjë shpenzim te majme por mjaft te rëndësishëm.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Perspektivat për jetën ne çift janë te mira sot, sidomos për ata qe kane shume cite se bashku. Ne mbrëmje do ndodhe edhe diçka e mrekullueshme qe askush nuk e kishte menduar. Edhe jeta sentimentale e beqareve do ketë ndryshime rrënjësore. Financat do vazhdojnë te jene te mbrojtura. Do ndiheni te qete edhe ne këtë sektor.

PESHQIT (20/II-19/III) Sot, ju qe jeni beqare do realizoni një nga takimet me te bukura te jetës suaj. I gjithë horizonti do ndryshoje.Te dashuruarit duhet te bëjnë pak me tepër lëshime dhe ta tolerojnë atë qe kane ne krah. Vetëm kështu marrëdhënia e tyre do ece ne rrugën e duhur. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime saqë edhe ju do mbeteni me goje hapur.


E shtunë-diel, 05-06 prill 2014

31

www.mapo.al

Esse rudolf marku

Shqipëria e dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit XXI duket se ndodhet prapë në një udhëkryq. Qytetarët e saj ndjejnë se janë të tradhtuar nga Shteti që duhej t’i mbronte. Ekzekutimi barbar i dy vëllezërve që nxirrnin jetesën e përditshme ca muaj më parë, a vrasja e një të riu në një burg të Greqisë ditët e fundit, janë një tregues i nëpërkëmbjes së shqiptarëve...

Vështirësitë e Normalitetit 1. Tregon Faik Konica: mbreti Zog e kishte marrë vesh se ai, eruditi më i njohur i shqiptarëve dhe kundërshtari politik i mbretit, njeriu që kishte shkruar artikujt më të hidhur e më të ashpër kundër tij, kishte ardhur në Tiranë për disa ditë. Dërgon një njeri të besuar dhe të paanshëm dhe e fton në Pallatin mbretëror për një vizitë. Konica këshillohet nga miqtë e vet të ngushtë që ta refuzojë ftesën. Mbreti Zog, e këshillojnë miqtë e vet, është i njohur për pabesitë e veta dhe për kurthet që u ngre kundërshtarëve të vet. Ftesa nuk është veçse një kurth. Por Konica si Konica, kokëfortë, sfidant, që do t’i çojë gjërat deri në fund. Vendos që ta takojë mbretin shqiptar. Jo se ka simpati për të, por për të kundërtën e saj: do ta njohë kundërshtarin e vet nga afër. Arrin në Pallatin mbretëror në orën 10 të paradites. Shefi i Protokollit të Pallatit Mbretëror i del përpara dhe e dërgon në një sallë pritjeje. I thotë se i vjen keq që atij, Konicës, i duhet të presë 15 minuta. Konica nuk shqetësohet. Tek rri në një kolltuk, sheh përreth sallës dhe i tërheqin vëmendjen muret që janë të mbuluara nga ca stenda me letra të ngjitura. Kureshtar, ngrihet dhe afrohet tek muret. I mahnitur, sheh se të gjitha stendat kanë të prera e të ngjitura artikujt e gazetave e të revistave të shkrimeve të veta që ka shkruar kundër Mbretit Zog. Mbreti e ka urdhëruar këtë ekspozitë të pazakonshme për t’i treguar Konicës se ai vetë i ka lexuar të gjitha shkrimet kundër tij, dhe vonesa prej 15 minutash nuk paska qenë tjetër veçse një marifet për t’i lënë kohë Konicës që të shohë stendat në mur. Për t’i treguar Konicës se shkrimet e tij kundër janë një arsye më tepër për ta çmuar eruditin e madh. Pasi i jep kohë Konicës që të rishohë edhe një herë të gjitha shkrimet e veta kundër Zogut, shfaqet Mbreti, i cili e pret me nderime Konicën. Që nga ky çast, na thotë Konica, ndryshova mendimin tim për Zogun. Sepse kuptova se qe një politikan që ka respekt për ata që kanë mendim të kundërt me atë vetë. Që nga koha e pritjes së Konicës në Pallatin Mbretëror nga Mbreti Zog deri në ditët tona kanë kaluar ca gjysmëshekujsh të trazuar dhe të papritur, madje dhe nga një mendje e mprehtë profetike si ajo e Konicës. Shqipëria ka parë të vijnë e të ikin politikanë të rinj që kanë ndenjur në pushtet me dhjetëra vite, që kanë luftuar dhe zëvendësuar njëri-tjetrin në emrin e pikëpamjeve politike të kundërta me njëri-tjetrin, por të gjithë të bashkuar në një pikë: nga mungesa e tolerancës, nga inati, mllefi dhe urrejtja e kundërshtarit politik. Dhe jo vetëm kaq. Nga mospranimi i mendimit të kundërt. Nga bezdisja e jashtëzakonshme ndaj njeriut që mendon ndryshe. Që thotë fjalë të ndryshme nga udhëheqësi. Dhe kjo ka bërë që tradita pashallareske ta ndjekë fatalisht vendin tonë deri në ditët tona. Zyrtarët servilë dhe të stërlakuar e kanë kuptuar me kohë se çelësi i jetëgjatësisë së tyre është të qenurit ‘Yesman’. Që të mendojnë ashtu siç mendon shefi i tyre, që të qeshin kur shefi i tyre qesh, që të ngrysin ballin kur shefi i tyre është i vërejtur! Nëqoftëse arroganca është mbretëresha e administratës

shqiptare, servilizmi është mbreti. Fakti që mendimi ndryshe është i pa-mirëseardhur, ka bërë që administrata shtetërore të mbushet me servilë dhe njerëz pa dinjitet. Në Shqipëri gjen nëpunësin e përjetshëm lajkatar, i cili mbijeton në të gjitha rrethanat. Ai është sa i përulur me Princat zyrtarë të vet, aq dhe i pamëshirshëm dhe arrogant me vartësit e vet. Filozofia e zyrtarit të lartë shqiptar është që të mos flasë, apo të flasë diametralisht të kundërtën e asaj që mendon. Dhe të bëjë e të japë lajka, sa më tepër lajka, aq më të sigurt e ka mbijetesën. Zyrtari shqiptar është një qenie minotauri, gjysmë qyqar, i mjerë, i nënshtruar, i paartikuluar, me një fshirje totale të personalitetit, dhe në gjysmën tjetër të vetes, arrogant, i korruptuar, mendjemadh, garip, gangster. Shkoni në një zyrë shtetërore për të marrë një shkresë të zakonshme, një shkresë -vërtetimi banal, dhe do të përballesh me një zyrtar që të sheh sikur t’i kishte dalë përpara një insekt. Ose besoji iluzionit iluminist se mund të kryesh punë pa njohur kënd a pa dhënë para nën dorë, dhe do flakesh jashtë zyrave si leckë e pavlerë. Arroganca dhe korrupsioni ndaj njeriut të pambrojtur dhe hallexhi janë në proporcion të drejtë me lajkat dhe servilizmin ndaj shefave, këtyre bejlerëve të administratës tanë. Por lajka dhe servilizmi kanë dy anët e medaljes: Dhënësin dhe Marrësin. Ai që e pranon lajkën, servilizmin, shpifjen, ligësinë e tjetrit, është po aq fajtor sa ai që lajkaton, servilon, shpif, në mos më fajtor. Sepse, shpesh ai që jep lajka niset nga realiteti kokëfortë se pa dhënë lajka nuk mund të mbijetojë si nëpunës. Ndërsa ai që merr lajka niset nga psikologjia e administratës otomane të kadiut dhe të pashait të gjithëfuqishëm, dhe lajkën e servilizmin i ndjen të nevojshme që t’i dëgjojë të artikuluar nga vartësit e vet, që t’i besojë vetes se është i gjithëpushtetshëm. 2. Është folur shumë për statusin e zyrtarit civil shqiptar. Mendoj se Statusi i së drejtës së zyrtarit të ulët dhe të mesëm administrativ duhet nisur nga kufizimi i statusit të zyrtarit të lartë. I kufizimit të statusit të Kryeministrit, zv/kryeministrave a ministrave shtetërorë. Ajo që e lartëson qenien njerëzore mbi të gjithë kafshët e tjera është se vetëm njeriu synon në mënyrë të ndërgjegjshme zëvendësimin e asaj çfarë filozofët e kanë quajtur omnium contra omnes, me bashkëveprimin social. Kësisoj bashkëveprimi i paqtë njerëzor, prerekuizitat e mirëqenies dhe të qytetërimit nuk mund të ekzistojnë pa një aparatus shoqëror që quhet Qeveri. Kontradikta e madhe e qeverisjes fillon kur ne i besojmë një individi a një grupi individësh autoritetin për të përdorur dhunën dhe pushtetin. Pushteti është tepër tundues për qenien njerëzore. Njerëzit që supozojnë të jenë caktuar për të mbrojtur komunitetin kundër dhunës dhe agresionit, fare lehtë mund të kthehen në agresorë të rrezikshëm vetë. Fare lehtë qeveritarët mund ta kthejnë përmbys mandatin e tyre. Në realitetin shqiptar ne kemi shembuj të bollshëm, dje dhe sot, të përmbysjeve të këtij mandati. Problemi më i madh politik është se si mund ta parandalojmë forcën e dhunës shtetërore që të mos

kthehet në një forcë tiranike. Ky është dhe kuptimi i gjithë betejave për lirinë. Karakteristika themelore e Qytetërimit perëndimor që dallon nga qytetërimet e ndalura e të ngurta të Lindjes është mbrojtja e lirisë nga rreziku shtetëror. Historia e Perëndimit, që nga koha e πολις grek deri në kohërat e sotme është në thelb historia e luftës për lirinë nga prangat e kufizimeve të zyrëmbajtësve. Në këtë kuptim, del se mbrojtja e statusit civil të zyrtarit do zgjidhej duke filluar nga kufizimet e statusit të zyrtarëve të lartë. Sipas konceptit anglo-sakson, një Kryeministër dhe qeveria e tij nuk janë gjë tjetër veçse një grup relativisht i vogël qytetarësh që janë marrë “me qira” (hire) nga pjesa tjetër e popullsisë me qëllimin që ky grup i vogël njerëzish të performojnë në krye të shtetit për të mirën e shumicës. Ky koncept qeverisjeje në Shqipëri është i kthyer kokëposhtë. Ngase në Shqipëri Qeveria manifakturon, fabrikon autoritetin e vet nga asgjëja dhe ngaqë, në çastin kur Kryeministri është marrë me qira nga shumica, ai merr me qira shumicën, të gjithë popullin e vet dhe vendin e vet, duke krijuar një pushtet të vetëshpallur, duke mistifikuar pushtetin si një e drejtë që i takon vetëm atij dhe askujt tjetër. Duke besuar se çdo gjë që ai thotë, ai bën, është e vetmja gjë e drejtë dhe e mençur. Korrupsioni nuk është vetëm një koncept financiar dhe ekonomik. Koncepti modern i kuptueshmërisë së korrupsionit është se shprehja më elokuente e korrupsionit është atëherë kur Kryeministri a Presidenti i një vendi mendon se vetëm ajo që flet ai është e drejtë. Dhe kur askush nga njerëzit e vet të afërt nuk e kundërshton. Korrupsioni është mbyllja e veshëve kur të tjerët flasin me ty, është përbuzja për mendimin e kundërt, për mendimin opozitar, për mendimin e intelektualit kritik. Është thjeshtë vetëshurdhimi vullnetar i zyrtarëve më të lartë shtetërorë. 3. Para disa kohe, njëri ndër intelektualët më të spikatur të mendimit kritik, një profesor erudit në njërin ndër universitetet më në zë të botës së qytetëruar, autor librash dhe artikujsh, kryeredaktori i revistës prestigjioze “Hylli i Dritës” dhe njohës i shkëlqyer i shtatë gjuhëve (duke përfshirë latinishten dhe greqishten e vjetër), u propozua në Parlamentin shqiptar për Ambasador në Shtetin e Vatikanit. Marr vesh se propozimi i aprovuar nga Parlamenti, është refuzuar nga Presidenti i Republikës. Pse? Ngaqë Ardian Ndreca, në njërin prej shkrimeve të tij paska bërë një herë e një kohë një kritikë për Presidentin. Dhe ky i fundit nuk e ka harruar atë kritikë të bërë kundër tij. Mosfirmosja e dekretit të Ardian Ndrecës nuk është gjë tjetër veçse një hakmarrje meskine dhe talebanase. Diametralisht e kundërta e asaj që bëri mbreti Zog afro 80 vite më parë me kundërshtarin e vet, Faik Konicën. Duke mos e firmosur dekretin e emërimit si Ambasador në Vatikan të profesor Ndrecës, Presidenti ynë humbi shansin për t’u ngritur mbi shtatvogëlsinë e politikanit shqiptar. Humbi shansin për të përgënjeshtruar kritikën që i kish bërë Ndreca vetë atij. Në të kundërt, refuzimi i firmosjes së

dekretit, padashje përforcoi bindjen se kritika e mëparshme paskësh qenë e drejtë... Dhe, po kështu rasti kur një poet, romancier, publicist, përkthyes, që ka treguar me kohë integritet moral, lihet pa punë, duke u flakur nga zyra drejt e në rrugë. E kam fjalën për Visar Zhitin. Kryeministri i vendit kishte një shans për ta lartësuar veten mbi vogëlsitë politike po qe se do kishte ndërhyrë për mbajtjen në administratën e lartë të kulturës poetin Zhiti. Për t’i bërë nder jo Zhitit, por institucionit të kulturës. Edhe ai e humbi këtë rast, po aq sa dhe Presidenti shqiptar në rastin e Ardian Ndrecës. Më tepër se shanse të humbura, janë tregues të realitetit të ashpër politik shqiptar. Të një vendi ku të gjithë kryeministrat e ardhur në pushtet pas vitit 1990 janë të gjithë a anëtarë të Partisë Komuniste, o bij të tyre (jo se jam kundër që një ish-anëtar i Partisë Komuniste të zgjidhet Kryeministër; por jo të gjithë, sepse kur janë të gjithë, jemi në brendësinë e një rregulli të pashkruar). Në fund të fundit, në një vend ku dy nga presidentët e periudhës demokratike zgjidhen nga ushtria (pa përmendur një të tretë, i cili u vesh vullnetarisht me uniformën ushtarake gjatë ngjarjeve groteske të vitit 1997), ka diçka që nuk shkon. Diçka të ngjashme me vendet e Afrikës Qendrore apo ato të Amerikës Latine, ku ushtarakët janë kandidatura të preferuara për të drejtuar shtetin. 4. Shqipëria e dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit XXI duket se ndodhet prapë në një udhëkryq. Qytetarët e saj ndjejnë se janë të tradhtuar nga Shteti që duhej t’i mbronte. Ekzekutimi barbar i dy vëllezërve që nxirrnin jetesën e përditshme ca muaj më parë, a vrasja e një të riu në një burg të Greqisë ditët e fundit, janë një tregues i nëpërkëmbjes së shqiptarëve. Dhe e keqja e shqiptarëve fillon në shtetin e tyre. Policia greke që i keqtrajton emigrantët shqiptarë, merr zemër nga vetëdija se vetë shteti shqiptar nuk ka respekt e as përgjegjësi për shtetasin e vet. Se shteti shqiptar u ka provuar të huajve se është një shtet mosfunksional, një shtet që u përulet zellshëm grekëve a turqve, për të shkelur qytetarët e vet me po aq zell, se është një shtet që e certifikon korrupsionin dhe padrejtësinë duke nderuar më të korruptuarit dhe më të padrejtët, se është një shtet me Ambasadat e tij Faltore të Injorancës dhe të Përgojimit, teksa këmbëngul që të refuzojë kandidatura dinjitoze në ambasada... Shpeshherë ciklimi i shtetarëve dhe i politikanëve tek ne ka treguar pashmangshmërinë e ciklimit të së keqes përmes manipulimit të shpresave popullore. Manipulimit përmes gënjeshtrave dhe premtimeve boshe… Nuk kemi ditur që të krijojmë struktura të tilla të shtetit që Kryeministri të detyrohet të dëgjojë mendimin kritik, që shtetarët ta ndjejnë veten të përkohshëm, që politikanët ta ndjejnë veten të vegjël, që një deputet të marrë këshilla nga votuesit e vet dhe nga njerëzit e rrugës dhe që askush, sidomos vetë ligjvënësit, të mos qëndrojnë mbi ligjin. Që normaliteti të mos jetë më as çudi dhe as një utopi kureshtare nga ato që vetëm në Shqipëri besohet se ekzistojnë në përralla fëmijësh.


32

EE shtunë - e- e diel 05-06 shtunë diel 13-14prill prill2014 2013 www.mapo.al www.mapo.al


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.