03 prill mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Shteti dorëzohet, jep “leksione” për investimin e parave të hashashit Nga Vladimir Karaj

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 3 prill 2014. Numër 1174. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Rrëfimi nga Psikiatria Meta: Pa zgjerimin e BE, Ballkani nuk do jetë i sigurt dhe i qëndrueshëm Kreu i Kuvendit, me homologun danez dhe mbretëreshën. "Pavarësisht momenteve të vështira dhe krizës ekonomike që po kalon BE, lodhja nga zgjerimi nuk duhet lejuar të zëvendësojë vlerat e vërteta europiane" FAQE 5

Gjoba 100 mijë euro, zbardhet dosja për ish-gardistin Skeja Prokuroria zbardh historinë e kërcënimit me SMS të shqiptaro-amerikanit me biznes në Florida. Përfshirja e ish-gardistit dhe e makinës së një prokurori në gjobëvënie dhe provat që e implikojnë atë FAQE 5

Si e torturuam për vdekje shqiptarin Shefi i gardianëve të burgut të Nigritas pranon se, së bashku me 9 vartës kanë rrahur për më shumë se 2 orë të dënuarin shqiptar. “Gardianin e vrarë në Greqi e kisha shok, ndaj mora hak”. Hetuesit grekë ngrejnë dyshime mbi përdorimin e elektroshokut tek Ilia Kareli. Reagon Ministria e Drejtësisë: Krimi të zbardhet pa vonesë. Faqe 7 Gardiani grek, i akuzuar për dhunën mbi Kumen

Apeli i SHBA: Rama-Basha të shkojnë bashkë në Bruksel për statusin Rama: Pa reformën në drejtësi, integrimi në BE, iluzion

FAQE 4

NgërÇ

Basha: Në Bruksel shkohet me opozitën, jo duke e sulmuar atë Zyrtari i lartë i DASH, Jonathan Moore bëri apel për dialog mes mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri, për të shpejtuar procesin e integrimit. “Ne nuk

mbajmë anë. Ne duam të shohim konsensus dhe vetëm kështu do të shkoni në Bashkimin Europian”. Kryetari i PD-së rikonfirmoi gatishmërinë e opozitës për të bashkëpunuar pa asnjë kusht për çështjet e integrimit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë dialog mes forcave politike në Shqipëri. Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, përcolli këtë mesazh në konferencën e mbajtur në Tiranë me temë “Axhenda shqiptare për integrimin në BE dhe NATO”. “Pyetja klasike është se, në cilën anë janë SHBA?... Faqe 3

op-ed

NGA bujar kapexhiu

koment Çapajev Gjokutaj

Tragjedia e Lecco-s në tre lexime

Pamundësia e reformës territoriale pa opozitën

Gati një muaj më parë një shqiptare, 37 vjeç, vrau në Lecco të Italisë tre të bijat 14, 10 dhe 3 vjeç. Kjo ngjarje e tmerruar, siç do të thoshte Noli, u bë objekt i ligjërimit tonë mediatik vetëm për një javë, pastaj pllakosi heshtja si për të vërtetuar se këtyre anëve çudia më e madhe zgjat vetëm tre ditë. Duket se...

Pavarësisht se mazhoranca ka vullnetin dhe, ajo që është më e rëndësishme, numrat e nevojshëm për të kaluar në parlament reformën administrative, paradoksalisht, nuk mundet ta bëjë një gjë të tillë. E habitshme duket në lexim të parë, por nëse e analizon kompleksitetin e kësaj reforme kupton që mazhoran...

koment Roland Lami

FAQE 10

FAQE 11

tregtia me jashtë

Kulturë

Rriten investimet dhe eksportet, Ermonela Jaho: remitancat dhe turizmi në pikiatë Arsyet e mungesës FAQE 9

Variant rezervë

7-vjeçare

Sopranoja e njohur flet për Madame Buterfly dhe projektet e saj me Teatrin e Operas dhe Baletit. Pohon se ka dashur gjithnjë të këndojë në Shqipëri, por mungesa e korrektesës e ka penguar


2

fokus

1

ngjarje e ditës

Rama: Pa reformën në drejtësi, integrimi në BE, iluzion

politikë /

Meta: Pa zgjerimin e BE-së, Ballkani nuk do jetë i sigurt politikë \

Faqe 4

Faqe 5

kronikë/ Rrëfehet

gardiani grek: E rrahëm mbi dy orë Ilia Karelin

Faqe 7

Lazarati nuk është i zakonshëm. Kjo sigurisht dihet, por po aq i pazakonshëm po bëhet edhe shteti në tentativë për të eliminuar kultivimin e hashashit, pasi ka dështuar për mbi një dekadë edhe pse nuk është e qartë nëse e ka provuar në ndonjë moment.

“Ata, që në Lazarat dhe nëpërmjet tij kryejnë veprimtari kriminale, do marrin atë që meritojnë në kohë rekord. Policia e Shtetit dhe unë jemi fare të vendosur për këtë. Qeveria është e vendosur për këtë... Kjo është e sigurt”, – tha Tahiri. Por dje nxënësve të gjimnazit u flitej se si duheshin investuar paratë e fituara në mënyrë të paligjshme

Shteti dorëzohet, jep “leksione” për të investuar paratë e hashashit në Lazarat Një grup nxënësish morën mësime si të investoheshin paratë e hashashit në mënyrë që vendi të dilte nga paligjshmëria, përballë shtetit që ka hequr dorë dhe fëmijëve të rritur me idenë se kjo është mënyra e duhur Vladimir Karaj

N

xënësit e gjimnazit në Lazarat shikohen të duartrokasin fort për shoqen në një kronikë të Top-Channel. Ajo mori fjalën në një takim të organizuar mes pushtetit vendor, policisë dhe gjimnazistëve në tentativë për t’i bindur këta të fundit që ata të bindin prindërit të heqin dorë nga kultivimi i narkotikëve. Nxënësja tha se kjo ishte mënyra e tyre e jetesës në mungesë të garancive për punë të tjera. “Pa punë ose në gjendje ekonomike të mjerueshme mund të jenë më keq se Lazarati vende të tjera”, replikoi por pa fituar duartrokitje kreu i Komunës, Dashnor Aliko. Është një situatë e pazakonshme. Lazarati nuk është i zakonshëm. Kjo sigurisht dihet, por po aq i pazakonshëm po bëhet edhe shteti në tentativë për të eliminuar kultivimin e hashashit, pasi ka dështuar për mbi një dekadë, edhe pse nuk është e qartë nëse e ka provuar në ndonjë moment. Së fundmi jemi para situatës kur e paligjshmja që deri dje fshihej apo maskohej tani del hapur, me një shtet që ngre duart në pamundësi për të ndryshuar situatën dhe e dëshmon këtë edhe përmes përpjekjeve groteske gjysmë për të qeshur e gjysmë për të qarë. Shumë njerëz kanë mbledhur supet dje kur drejtues të policisë nuk kishin më shumë për të thënë sesa të shpresonin që përmes fjalëve të mëdha nga ato që përdoren në seminare me të ftuar të painteresuar dhe ku askush nuk dëgjon. Teorikisht kjo duket një përpjekje e drejtë, sikur të paktën më herët të ishte provuar diçka

tjetër. Por në gjithë këto vite mungesë ekzistence qasja e shtetit ndaj fenomenit Lazarat, por që nuk mbetet vetëm në komunën jugore, është e paplotë, e vakët e në fund qesharake. Qesharake para së ardhmes (gjimnazistëve), të cilët përfaqësuesit e shtetit i quajnë “katalizatorë për të përcjellë normalitetin” dhe marrin prej tyre përgjigje plot mosbesim për pamundësinë për të ndryshuar dhe lidhjen e fortë të banorëve të komunës me hashashin dhe paligjshmërinë. Në skenën e dytë të këtij teatri gjysmë komedi është ajo që po ndodh me paratë e paligjshme të fituara deri tani në Lazarat. Që shteti e ka të pamundur të hetojë dhe vërë para përgjegjësisë ata që shkelin ligjin dhe që përdor përpos kësaj amnisti apo ndëshkime kolektive, kjo është tashmë e qartë prej vitesh. Dje në Lazarat u fol hapur për një amnisti për gjithçka ka ndodhur deri tani, madje edhe për mënyrën se si po shpenzoheshin paratë e fituara prej hashashit. Kreu i Komunës, Dashnor Aliko pasi përmendi faktin që atyre u ishte falur mënyra si e kishin bërë milionin e parë, ishte koha që këto para të investoheshin në të tjera forma ekonomike. “Ne nuk pyesim për paratë e para të fituara, por ato para të fituara vendosini në punë të ndershme dhe jo në punë të pandershme. Ju duhet të ngulni këmbë te prindërit tuaj që ato para që fitojnë, mos i shpenzojnë nëpër kazino. Janë hapur tri kazino në Lazarat. Ky është turp! Pse nuk blejnë një market, një dyqan, por blejnë makina 50-milionëshe. Për çfarë duhet maki-

“Ne nuk pyesim për paratë e para të fituara, por ato para të fituara vendosini në punë të ndershme dhe jo në punë të pandershme. Ju duhet të ngulni këmbë te prindërit tuaj që ato para që fitojnë mos i shpenzojnë nëpër kazino. Janë hapur tre kazino në Lazarat. Ky është turp! Pse nuk blejnë një market, një dyqan, por blejnë makina 50-milionëshe”.

Kjo e gjitha tregon se tashmë në zonë nuk bëhet fjalë për të mbuluar varfërinë. Nga ajo çka nxënësja iu përgjigj fjalës së kryetarit të Komunës, u kuptua qartë se tashmë bëhej fjalë për një mënyrë jetese. Duartrokitjet që ajo mori, tregojnë se kjo mënyrë jetese përkrahej prej atyre që ishin ftuar në sallë.

na kaq e shtrenjtë në këtë zonë?”- tha Aliko, kryetar i Komunës Lazarat. Kjo e gjitha tregon se tashmë në zonë nuk bëhet fjalë për të mbuluar varfërinë. Nga ajo çka nxënësja iu përgjigj fjalës së kryetarit të komunës u kuptua qartë se tashmë bëhej fjalë për një mënyrë jetese. Duartrokitjet që ajo mori tregojnë se kjo mënyrë jetese përkrahej prej atyre që ishin ftuar në sallë. Askush nuk sheh diçka të paligjshme në të, madje dukej se me fjalët e buta dhe këshillat financiare as zyrtarët e shtetit nuk e shihnin fort të paligjshme situatën. Nuk bëhet fjalë vetëm për hashashin. Bëhet fjalë për kundërshtimin e çdo forme të prezencës shtetërore dhe kjo përmes forcës dhe armëve. Në fjalën e tij, kreu i Komunës u përpoq të tërhiqte vëmendjen edhe për këtë. “Policia nuk do të sulmojë natën Lazaratin, mjaft me breshëritë e armëve sa herë dëgjohet një thashethem i tillë”, perifrazohet të ketë thënë ai. Pak kohë më parë, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri thoshte se “…nuk njeh zonë ku nuk ushtrohet autoriteti i shtetit dhe autoriteti policor”. Madje ai po ashtu paralajmëroi ndëshkim. “Ata, që në Lazarat dhe nëpërmjet tij kryejnë veprimtari kriminale, do marrin atë që meritojnë në kohë rekord. Policia e Shtetit dhe unë jemi fare të vendosur për këtë. Qeveria është e vendosur për këtë... Kjo është e sigurt”, – tha Tahiri. Por dje, nxënësve të gjimnazit u flitej se si duheshin investuar paratë e fituara në mënyrë të paligjshme, s’ka gajle se ishin të tilla për sa kohë paligjshmëria braktisej. Ajo që para disa viteve në Lazarat bëhej në përplasje të ashpër me shtetin, në pak kohë është shndërruar në diçka të pranuar prej të gjithëve. Për vite me radhë askush nuk është përpjekur qoftë edhe minimalisht t’ia ndryshojë rrjedhën kësaj historie që ka prodhuar një biçim Medelini shqiptar. Ndoshta për të shpëtuar nga gjithë kjo farsë, është mirë që shteti të legalizojë atë që ndodh atje.


kryesore

integrimi

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

03.04.2014

3

"Ne duam të shohim konsensus, ne duam të shohim që puna pozitive, e cila ju solli në NATO 5 vjet më parë, të kryhet nga të gjithë dhe vetëm kështu do të shkoni në Bashkimin Europian”

deklarata

Majko: Anëtarësimi në NATO nuk e ndryshoi papërgjegjshmërinë politike

Apeli i SHBA: Rama-Basha të shkojnë bashkë në BE për statusin Zyrtari i lartë i DASH, Jonathan Moore bëri apel për dialog mes mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri, për të shpejtuar procesin e integrimit. “Ne nuk mbajmë anë. Ne duam të shohim konsensus dhe vetëm kështu do të shkoni në Bashkimin Europian” Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë dialog mes forcave politike në Shqipëri. Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, përcolli këtë mesazh në konferencën e mbajtur në Tiranë me temë “Axhenda shqiptare për integrimin në BE dhe NATO”. “Pyetja klasike është se, në cilën anë janë SHBA? Nga partia e kryeministrit Rama, partia e kryebashkiakut Basha, partia e kryeparlamentarit Meta? Këtu kemi një qëndrim diplomatik. Ne nuk mbajmë anë. Por më lejoni të jem i qartë. Në fakt, ne e kemi marrë një anë, ne jemi në krahun e Shqipërisë, në anën e shqiptarëve. Ne duam të shohim konsensus, ne duam të shohim që puna pozitive, e cila ju solli në NATO 5 vjet më parë, të kryhet nga të gjithë dhe vetëm kështu do të shkoni në Bashkimin Europian”, - tha Moore. Drejtori për Europën Juglindore në DASH mori si shembull dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për t’u bërë thirrje shqiptarëve të merren vesh mes tyre.

“Nëse ky progres është i mundur mes Kosovës dhe Serbisë, ai lloj progresi duhet të jetë i mundur po ashtu edhe brenda Shqipërisë”, tha Moore. Ndërsa në një intervistë për TV Klan, Moore sugjeroi që kryeministri Rama dhe kreu i PD-së, Basha, të shkojnë së bashku në Bruksel për të lobuar për statusin. Keni këshilluar qeverinë dhe opozitën që të bashkëpunojnë, por kush mendoni se duhet ta shtrijë dorën e bashkëpunimit, opozita apo qeveria? Ky është një vendim që u takon individëve. Unë mendoj se cilido të jetë ai që do të shkojë drejt tjetrit, do të tregojë lidership, qëndrim prej shtetari. Kështu që herës tjetër, dikush nga Tirana duhet të shkojë të lobojë në Europë bashkë me tjetrin, pra personi nga qeveria dhe personi nga opozita duhet të jenë në të njëjtin takim, në të njëjtën kohë. Të ulen atje dhe të thonë që: “Ne nuk jemi dakord për shumë çështje të brendshme, por për Bashkimin Europian, ne flasim me të njëjtin zë”. Pra të bëj-

në një vizitë të vetme në të njëjtën kohë, me një grup të përbërë nga të dyja palët, kjo është një mundësi. Ky nuk është një sugjerim zyrtar, por kjo lloj sjelljeje do të ndikojë tek disa njerëz në Europë që qëndrojnë pranë kësaj çështjeje. Kryeministri po lobon, kryetari i Parlamentit po lobon, edhe zoti Basha ka udhëtuar në Europë. Pse të mos kombinohen

Është shumë e rëndësishme që mesazhi të jetë i qartë nga të dyja palët, qeveria dhe opozita, që kjo është ajo që ata duan dhe për të cilën po punojnë së bashku. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të tregohet progres. Domethënë, është një kombinim gjërash, por ka një mesazh të vetëm, që opozita dhe qeveria kanë fokusin tek Bashkimi Europian dhe progresi për të plotësuar kriteret duhet të jetë konkret.

disa nga këto përpjekje? Duket si shumë optimiste kjo që po them, por do të ishte shumë e mirë për Shqipërinë. Zoti Moore, çfarë duhet të bëjë Shqipëria që të marrë statusin kandidat në qershor? Është përgjegjësia e qeverisë dhe opozitës që të punojnë së bashku, të tregojnë qartë që kanë të njëjtin synim, statusin kandidat dhe anëtarësimin për Shqipërinë. Kam patur disa biseda me pjesëtarë të qeverisë dhe do të takohem nesër edhe me kryetarin e Parlamentit, Meta. Kam pasur një bisedë shumë të mirë me kryetarin Basha. Është shumë e rëndësishme që mesazhi të jetë i qartë nga të dyja palët, qeveria dhe opozita, që kjo është ajo që ata duan dhe për të cilën po punojnë së bashku. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të tregohet progres. Domethënë, është një kombinim gjërash, por ka një mesazh të vetëm, që opozita dhe qeveria kanë fokusin tek Bashkimi Europian dhe progresi për të plotësuar kriteret duhet të jetë konkret.

Për ish-kryeministrin Pandeli Majko, anëtarësimi në NATO solli për Shqipërinë një zhvillim pozitiv në aspektin e sigurisë dhe të marrëdhënieve gjeopolitike, por nuk arriti që të ndryshojë mentalitetin e politikës shqiptare. Duke folur në konferencën e djeshme të organizuar në Tiranë me temë “Bashkëpunimi trans-atlantik për paqen dhe sigurinë në Ballkan”, Majko theksoi se me anëtarësimin në NATO, faktori shqiptar në rajon u bë pjesë e strukturës së sigurisë rajonale, por ajo nuk e bëri klasën politike shqiptare më të përgjegjshme ndaj interesave të brendshme të shqiptarëve. “Pamja tjetër e pranimit të Shqipërisë në NATO është shprehja e rrugëtimit të saj nga e kaluara. Ajo ka vënë në pah deformimet e brendshme shqiptare, produkt i së kaluarës. Pasqyra më e mirë e këtij fenomeni është politika shqiptare. E lidhur pas asaj që duket, politika shqiptare ende padrejtësinë e lidh me formën më naive të saj… varfërinë”, - tha Majko në fjalën e tij. Sipas tij, politikanët shqiptarë nuk kanë skrupuj kur vjen puna tek realizimi i qëllimeve të tyre politike. “Politikanët shqiptarë nuk janë naivë. Ata nuk janë pa kulturë politike. Politikanët shqiptarë mund të akuzohen për mungesën e skrupujve apo të kufizimeve për qëllimet e tyre. Cilësimi i të qenit “pa kulturë” është një dimension mediatik, i cili pranohet si “ambalazh” nga politika shqiptare. Ajo vazhdon të justifikojë marrëdhënien politike në Shqipëri, e cila ngrihet shpesh mbi një furtunë ofendimesh që kërkon t’i japë krizës politike dimensionin e anarkisë. Qëllimet politike në Shqipëri nuk njohin kufizimet e sigurisë kombëtare. Anëtarësimi në NATO nuk e ka ndryshuar këtë papërgjegjshmëri politike”, u shpreh ish-kryeministri.

Basha: Në Bruksel shkohet me opozitën, jo duke e sulmuar atë Kryetari i PD-së rikonfirmoi gatishmërinë e opozitës për të bashkëpunuar pa asnjë kusht për çështjet e integrimit Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha dje se në Bruksel, qeveria duhet të shkojë së bashku me opozitën, dhe jo duke e sulmuar atë. Në një panel me Jonathan Moore në konferencën “Axhenda shqiptare për integrimin në BE dhe NATO”, kryetari i opozitës ofroi bashkëpunim për çështjet e integrimit. Sipas tij, opozita e ka bërë të qartë se ishte plotësisht e gatshme të bashkëpunonte me mazhorancën, pa asnjë kusht për çështjen e integrimit në BE. “Rrugën

e kemi bërë besoj si opozitë, edhe më të lehtë. Mësimin pozitiv të anëtarësimit në NATO e përkthyem në veprim me rastin e inaugurimit tonë si opozita e vendit, me rastin e inaugurimit të ish-opozitës si mazhoranca e vendit, ku vendosëm një standard të pacenueshëm për ne; zero kushte për integrimin e vendit në BE, mbështetje totale nga opozita ndaj mazhorancës, ndaj qeverisë, ndaj qytetarëve për çdo akt, masë dhe veprim që çon përpara procesin e integrimit europian të vendit”, - tha Basha. Duke kritikuar mazhorancën se i shërben interesave afatshkurtra politike, Basha tha se ajo është përgjegjëse për paqartësinë e vendit në rrugën integruese. “Në kujtesën

time kurrë nuk ka qenë e lehtë për anën tjetër, të kryejë me përpikmëri detyrat dhe të shtrijë dorën e bashkëpunimit, në mënyrë që në Bruksel të shkojmë së bashku, sepse në Bruksel, pavarësisht se je nisur për në selinë e NATO-s apo selinë e BEsë, mësimet e historisë na tregojnë se shkohet me opozitën dhe jo kundër opozitës, me shtetin ligjor, jo kundër shtetit ligjor, me parimet demokratike, me respektin për institucionet e pavarura dhe jo kundër tyre. Jam i sigurt se, në qoftë se e bëjmë këtë, dyert do të jenë të hapura, rruga do të jetë më e shkurtër, ndonëse punë do të kemi dhe punë do të na duhet të bëjmë shumë”, - deklaroi lideri i opozitës.

Duke kritikuar mazhorancën se i shërben interesave afatshkurtra politike, Basha tha se ajo është përgjegjëse për paqartësinë e vendit në rrugën integruese...


4

fokus

ngjarje e ditës

Kryeministri shprehet se investitorët gjermanë kanë shfaqur interes për sektorët e energjetikës dhe turizmit

Rama: Pa reformën në drejtësi, integrimi në BE, iluzion “Ne jemi shumë të vendosur ta bëjmë këtë gjë, aq më tepër me mbështetjen e plotë të partnerëve tanë, SHBA, BE dhe sigurisht edhe të Gjermanisë, mbështetjen e së cilës lidhur me këtë reformë Kancelarja e konfirmoi edhe në mënyrë shumë eksplicite”. Zoti Rama, vizita juaj në Berlin ndodh para se ju të shkoni në Bruksel. A do të thotë kjo, se për të hyrë në BE duhet të kalosh nga Berlini? Sigurisht që nuk shkohet në BE pa kaluar nga Berlini. Por nga ana tjetër, këto dy vizita janë bashkuar për të fituar sa më shumë kohë. Zoti Rama, Kancelarja Merkel u shpreh me shumë nota pozitive për Shqipërinë në konferencën për shtyp. “Ne duam që Shqipëria të ketë një zhvillim të mbarë, sepse perspektiva europiane është e nevojshme për një zhvillim të mbarë të të gjithë rajonit, edhe për Shqipërinë”, theksoi ajo. Si e vlerësoni këtë mesazh të Merkelit, zoti Rama? Sigurisht që interpretimet ju takon t’i bëni ju, por ajo që mund t’ju them me plot bindje është që ka qenë një takim i paharrueshëm për nga intensiteti i shkëmbimit të opinioneve mbi ecurinë e gjërave në Shqipëri, mbi ecurinë e gjërave në rajon, mbi ecurinë në tërësi të procesit të integrimit europian për vendet e dala nga rrëzimi i perandorisë komuniste. Por nga ana tjetër ka qenë shumë motivuese dhe inkurajuese për gjithë ne, si të thuash të vetëdijes, që kemi arritur të krijojmë për seriozitetin e qeverisë, kurajën dhe vullnetin për të bërë reforma që kanë munguar prej shumë vitesh, si dhe për vetë rezultatet që flasin dhe kanë tërhequr pozitivisht vëmendjen e partnerëve tanë. Zoti Rama, edhe politikanët gjermanë nuk i mohojnë zhvillimet pozitive të Shqipërisë, reformat e marra, apo projektet që po ndjek vendi. Por ata kërkojnë më shumë prova konkrete të realizimit të tyre në jetë. Ju kishit prova të tilla në tryezën e bisedimeve gjatë takimeve, që janë vënë në jetë dhe janë bindëse për rrugën e duhur të Shqipërisë drejt integrimit europian? Unë mendoj se prononcimi i Kancelares ishte mjaft i qartë dhe kuptimplotë. Sigurisht që këtu nuk bëhet fjalë për një stacion, ku mbërrihet dhe pastaj mund të ulesh. Bëhet fjalë për një proces dhe procesi është i mbushur me sfida. Ne ndamë bindjen e thellë se pa një reformë reale të drejtësisë, synimi për t’u anëtarësuar plotësisht në Bashkimin Europian mbetet në fund të ditës një iluzion, kështu që rruga e integrimit është e lidhur domosdoshmërisht me rrugën e reformimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë dhe ne jemi shumë të vendosur ta bëjmë këtë gjë, aq më tepër me mbështetjen e plotë të partnerëve tanë, SHBA, BE dhe sigurisht edhe të Gjermanisë, mbështetjen e së cilës lidhur me këtë reformë Kancelarja e konfirmoi edhe në mënyrë shumë eksplicite. Pra, ju do të shkoni në Tiranë me një sërë, le ta quajmë “këshilla apo sugjerime” nga Berlini, sa i përket reformave, veçanërisht në sektorin e drejtësisë? Këtu nuk bëhet fjalë për sugjerime të natyrës teknike, por bëhet fjalë për një vizion të përbashkët dhe plotësisht të dakorduar, lidhur me çfarë do të bëjë Shqipëria për të ecur më shpejt në rrugën e integrimit dhe për të bërë të mundur që

anëtarësimi në Bashkimin Europian, kurdo që ai të vijë, të vijë si pasojë e një transformimi real të jetës së vendit. Nga ana tjetër, me kënaqësi kam ndarë me Kancelaren edhe bindjen tonë se integrimi në Bashkimin Europian nuk është një udhëtim për diku, por është një udhëtim brenda nesh, për të nxjerrë më të mirën nga ne dhe për të modernizuar vendin tonë. Vendi ynë është në Europë, do të bëjmë gjithçka që ta meritojmë atë vend që shqiptarët aspirojnë dhe që me ndihmën e Kancelares dhe partnerëve tanë europianë ne do të mund t’ua japim, duke bërë të gjitha detyrat tona, duke shprehur vetëdijen që procesi i integrimit është proces i patjetërsueshëm. Zoti Rama, ju u takuat edhe me përfaqësues të biznesit gjerman, të sipërmarrjeve të njohura gjermane. Madje në takimin me zëvendëskancelarin dhe ministrin e Ekonomisë, Sigmar Gabriel, ai sikur premtoi që Gjermania do të rrisë prezencën ekonomike në Shqipëri. A u fol për sektorë të veçantë të Shqipërisë, që ju do t’ua besonit pikërisht këtyre investitorëve nga Gjermania? Ne folëm shumë qartë dhe hapur jo vetëm në takimin me Kancelaren, ku sigurisht edhe në këtë takim është prekur çështja e nevojës për një rritje reale ekonomike të rajonit dhe pa dyshim të Shqipërisë si pjesë e rajonit përmes rritjes së investimeve të huaja direkte. Kemi pasur disa takime me përfaqësues të firmave dhe kompanive të njohura gjermane nga sekto-

"Ne jemi të gatshëm për pjesën tonë të sfidës dhe jam i bindur që dorë pas dore do të shikojmë gjithmonë e më tepër sipërmarrje gjermane të gatshme, që të bëhen pjesë e rrugëtimit tonë për të rilindur Shqipërinë ekonomikisht dhe për t’i dhënë vendit tonë atë mirëqenie që aspiron prej kaq shumë kohësh dhe që i mungon prej kaq shumë kohësh"

Fyle: Rezultate bindëse në zbatimin e ligjit Pas takimeve intensive të zhvilluara në Berlin dhe pas marrjes së “OK” nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel për statusin e kandidatit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama u takua dje me Komisionerin për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle. Në një postim në rrjetin social Twitter, Kryeministri bën të ditur se takimi me Fyen është zhvilluar “për një këmbim pikëpamjesh mbi ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe punët e mëdha në vazhdim”. Ndërsa kryekomisioneri ka thënë se Shqipëria duhet të vijojë rrugën e nisur dhe kërkoi rezultate të qarta në reformën e sundimit të ligjit. Ai vlerësoi përkushtimin e Shqipërisë në implementimin e reformave të kërkuara nga BE-ja, si dhe punën e qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas tij, Shqipëria duhet të vazhdojë në rrugën e nisur dhe kërkoi rezultate të qarta dhe bindëse në reformën e sundimit të ligjit, në prag të vendimit të Këshillit për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. Ai shtoi se është i bindur se Shqipëria e ka kapacitetin e nevojshëm për të kaluar sfidat e integrimit europian me vendosmëri. Fyle gjithashtu përshëndeti qëndrimin e qeverisë për një qasje gjithëpërfshirëse të reformave, bazuar në dialogun konstruktiv dhe përfshirjen e opozitës në implementimin e reformave. Po kështu nënvizoi se të gjitha energjitë e vendit, përfshirë dhe ato të shoqërisë civile, duhet të fokusohen në lëvizjen drejt axhendës së BE-së. Në këtë kontekst, Fyle i vuri theksin rëndësisë së dialogut të nivelit të lartë në prioritetet kyçe dhe pranoi së bashku me kryeministrin Rama që takimi i ardhshëm të mbahet në fillim të muajit qershor

ri i energjisë, i turizmit me përfaqësues nga banka gjermane, që kanë interes të investojnë në Shqipëri. Takime mjaft interesante, inkurajuese, do t’i shtjellojmë në mënyrë më të strukturuar; për këtë kemi biseduar në të gjitha nivelet në kontaktet me sipërmarrjet gjermane dhe në vijim do të kemi stacione të tjera në një rrugëtim, që besojmë se do të na sjellë më pranë investimeve gjermane në Shqipëri. A kanë interes vetë gjermanët për të investuar në Shqipëri, zoti Rama? Sigurisht që çështja e rritjes së investimeve të huaja është një çështje që kërkon jo vetëm interesin e një pale, por edhe garancitë e palës tjetër. Ne jemi të gatshëm për pjesën tonë të sfidës dhe jam i bindur që dorë pas dore do të shikojmë gjithmonë e më tepër sipërmarrje gjermane të gatshme, që të bëhen pjesë e rrugëtimit tonë për të rilindur Shqipërinë ekonomikisht dhe për t’i dhënë vendit tonë atë mirëqenie që aspiron prej kaq shumë kohësh dhe që i mungon prej kaq shumë kohësh. Ju përmendët modelin gjerman të kulturës së punës. Mos do të thotë kjo që, me ardhjen e investitorëve g jermanë në Shqipëri, vjen edhe ky model kulture? Sigurisht që po. Për ne është dyfish e vlefshme të kemi më shumë investime nga Gjermania, më shumë kompani gjermane që vendosen në Shqipëri, sepse nga njëra anë është sigurisht vlera e investimit, por nga ana tjetër është edhe vlera e kulturës së punës, që i dallon padyshim gjermanët në mënyrë të posaçme dhe që me siguri është patjetër një vlerë e shtuar për këdo që punon me gjermanët. Por nëse do t’i referohesh modelit gjerman, ju duhet ta dini që gjermanët dallohen edhe për respektimin e lig jit. Para lig jit g junjëzohen presidenti, kancelari, njësoj sikurse qytetari i thjeshtë. Dhe për këtë ka shembuj konkretë. Kur do të ketë një rast të tillë konkret edhe në Shqipëri, zoti Rama? Përgjigjja ime është shumë e shkurtër dhe e qartë: Në qoftë se Shqipëria do të kishte arritur atë nivel të barazisë para ligjit dhe të ndëshkueshmërisë për çdokënd pavarësisht hierarkisë, siç e ka Gjermania, ne praktikisht do të ishim bashkë me Gjermaninë në krye të punëve të Bashkimit Europian, por Gjermania është Gjermani dhe Shqipëria është Shqipëri. Intervistoi: Mimoza Cika-Kelmendi, DW

Kryeministri serb

Vuçiç: I gatshëm të takohem me Ramën Kryeministri i ri i Serbisë, Alexander Vuçiç, në një interviste për “Deutsche Welle” ka shprehur gatishmërinë për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama. Vizita e planifikuar e Ramës në fillim të shkurtit në Beograd, e para e një kryeministri shqiptar pas më shumë se gjysmë shekulli, u shty për shkak të fushatës zgjedhore në Serbi. Por Vuçiç, që më 27 prill do të marrë drejtimin e qeverisë, tha se ai e mirëpret një takim me Kryeministrin shqiptar. “Sa i përket takimeve me zotin Rama, unë jam i gatshëm në çdo moment të takohem me të, në Beograd apo në Tiranë. Thënë qartë: jam plotësisht i gatshëm për takim dhe bisedime me të. Mendoj se zoti Rama dhe unë do të takohemi dhe do të bisedojmë gjatë këtij viti. Për mua është absolutisht e parëndësishme se ku do të takohemi, unë nuk vuaj nga gjëra të këtilla”. Ai thekson se “një takim i tillë është i rëndësishëm për Serbinë. Puna ime është që të mbroj interesat e Serbisë dhe mendoj se është me rëndësi që të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë. Mendoj se një takim i tillë në asnjë mënyrë nuk do të destabilizonte rajonin. Përkundrazi”, - u shpreh Vuçiç.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

03.04.2014

5

Kreu i Kuvendit, me homologun danez dhe mbretëreshën. Integrimi dhe bashkëpunimi me opozitën, në fokus të takimeve ish-kryeministri

Berisha: Me anti-reformën, drejt skenarit grek

Ilir Meta gjatë takimit në Danimarkë

Ish-kryeministri Berisha tha se me anti-reformën ekonomike, rritjen e ndjeshme të taksave, rritjen me 2.3 herë të borxhit publik në vetëm 16 muaj, krahasuar me rritjen e tij në vitet 2005-2013, ekonomia shqiptare po shkon drejt hyrjes së sigurt në recension dhe si skenari grek. Ai shkruan në Facebook se marrëveshja me FMN-në për 300 milionë euro kredi të butë parashikon rritjen e 10 taksave të tjera, por edhe ngrirjen e rrogave dhe pensioneve. Sipas tij, mosrealizimi i të ardhurave dhe humbjet e mëdha në CEZ po përshpejtojnë përkeqësimin e gjendjes ekonomike dhe kanë rritur papunësinë nga 12.8% në 17.7%, nga shkatërrimi i dhjetëra mijëra vendeve të punës. Teksa i referohet Bankës së Shqipërisë, që konstatoi se gjatë këtyre muajve kredia për ekonominë dhe kursimet janë më të ulëta sesa një vit më parë dhe është ulur ndjeshëm edhe konsumi, ish-kryeministri tha se kjo ishte arsyeja që Rama njoftoi komisionin parlamentar nëpërmjet zëdhënësit të tij për financat, Cani se, në rast se gjendja energjetike do përkeqësohet më tej, atëherë do të ulen rrogat dhe pensionet. Kjo deklaratë e qeverisë Rama-Meta është dëshmi e sigurt e efektit rrënues të antireformave të saj në ekonomi dhe veçanërisht në xhepat e shqiptarëve”, - e mbyll komentin e tij zoti Berisha.

Meta: Pa zgjerimin e BE-së, Ballkani nuk do jetë i sigurt

“Ne besojmë se, pavarësisht momenteve të vështira dhe krizës ekonomike që po kalon Bashkimi Europian, lodhja nga zgjerimi nuk duhet lejuar të zëvendësojë vlerat e vërteta europiane tek të cilat ne besojmë fort”. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Danimarkë tha se pa një Ballkan tërësisht të integruar, Europa nuk do të jetë e plotë, dhe pa zgjerimin e BE-së, Ballkani nuk mund të jetë një rajon i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kryetari i Parlamentit danez, Mogens Lykketoft shtroi një darkë zyrtare me rastin e vizitës së kryetarit Meta dhe delegacionit parlamentar që e shoqëron. Në fjalën e rastit, kryeparlamentari tha se e ka vizituar Shqipërinë në cilësinë e ministrit të Jashtëm në vitin 2001, kur Ilir Meta ishte Kryeministër i vendit. “Dua t’ju siguroj se ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë dhe dëshirojmë t’i zhvillojmë marrëdhëniet tona në një stad të ri më të lartë”, - u shpreh krye-

tari i Parlamentit danez. “Ju jeni një mik i mirë i Danimarkës, një vend që e njihni mirë dhe ku keni shumë miq personalë në spektrin socialdemokrat, të cilët i keni njohur që në vitet e hershme të lëvizjes europiane socialdemokrate dhe që sot shërbejnë në jetën tonë politike”, - iu drejtua Mogens Lykketoft, homologut shqiptar. Më tej ai tha se Danimarka dhe Shqipëria janë bashkë në shumë drejtime, në NATO, në Afganistan dhe përsëri së bashku sot në Ukrainë. “Dëshirojmë të jemi bashkë sa më shpejt edhe në BE, sepse të gjithë këtu në Parlamentin e Danimarkës jemi dakord që projekti europian nuk do të plotësohet kurrë pa integruar plotësisht edhe Ballkanin

“Dëshirojmë të jemi bashkë sa më shpejt edhe në BE, sepse të gjithë këtu në Parlamentin e Danimarkës jemi dakord që projekti europian nuk do të plotësohet kurrë pa integruar plotësisht edhe Ballkanin Perëndimor.

Perëndimor. Ne kemi një perspektivë të shkëlqyer të bashkëpunimit dypalësh mes Danimarkës dhe Shqipërisë, dhe jam i bindur se vizita juaj është një hap i madh në këtë drejtim”, - tha kryeparlamentari danez. Gjatë fjalës së tij, Meta theksoi se Kuvendi i Shqipërisë do të mbështesë qeverinë në axhendën e saj europiane të reformave, duke nxitur një frymë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirjeje në votimin e legjislacionit të nevojshëm. “Unë mendoj se si qeveria, ashtu dhe opozita kanë të njëjtën përgjegjësi kur bëhet fjalë për prioritetet tona europiane. Ne besojmë se, pavarësisht momenteve të vështira dhe krizës ekonomike që po kalon Bashkimi Europi-

an, lodhja nga zgjerimi nuk duhet lejuar të zëvendësojë vlerat e vërteta europiane tek të cilat ne besojmë fort. Ajo çka ndodhi në Ukrainë, shërben për të na kujtuar se projekti europian është ende i papërfunduar, se vlerat dhe standardet europiane janë tejet të rëndësishme. Në këtë kuadër, unë jam i bindur se pa një Ballkan tërësisht të integruar, Europa nuk do të jetë e plotë, dhe pa zgjerimin e BE-së, Ballkani nuk mund të jetë një rajon i sigurt dhe i qëndrueshëm”. Ndërkaq, dje kryetari i Parlamentit dhe delegacioni që e shoqëron u pritën në Pallatin Mbretëror nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Margarethe II e Danimarkës.

2 Prilli, Basha: Vrasjet i bëri policia dhe ish-Sigurimi nga selia e PPSH Topalli: Protestat, mënyra e vetme për të rrëzuar oligarkët. Ata mendojnë vetëm të pasurohen, të bëjnë para, të blejnë përsëri vota, të rrinë përsëri në pushtet, përsëri të pasurohen për të blerë përsëri vota Shkodra ka përkujtuar 2 Prillin e vitit 1991, demonstratën antikomuniste të 23 viteve më parë, ku mbetën të vrarë 4 dëshmorët e demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Homazhet, ku ishin të pranishëm edhe kreu i PD-së, Basha dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Topalli, u zhvilluan në sheshin me të njëjtin emër, ku ndodhet lapidari i ngritur në nderim të tyre, ku edhe u vendosen kurora me lule. Më pas, në eventin e organizuar Basha u shpreh:

“Vrasjet dhe plagosjet e 2 Prillit rëndojnë përjetë në koshiencën dhe kujtimin e atyre që urdhëruan të qëllohet me armë zjarri mbi rininë shkodrane nga një ndërtesë e destinuar për t’u zhdukur me turp në kujtimet më të këqija, siç ishte selia lokale dhe vetë historia e PPSH-së”. Sipas tij, nuk ka dyshim se vrasja e tyre në demonstratën e 2 Prillit në Shkodër ka dhembur më shumë e ka indinjuar më shumë sepse u vranë në befasi, në tradhti, prapa shpine, nga frëngjitë e burracakërisë, pashpirtësisë, antishqiptarizmit. “Sa më shumë kalojnë vitet dhe sa më shumë zënë vend në ndërgjegjen demokratike të shqiptarëve zakonet dhe standardet e demokracisë europiane, aq më qartë del në pah karakteri politik, qëllimi kriminal dhe absurditeti i vrasjeve dhe plagosjeve të 2 Prillit në Shkodër nga forcat e policisë dhe ishSigurimit të shtetit të asaj kohe. Shpeshherë, atë që bën koha në shërbim të së vërtetës, nuk

e bën dot asnjë lloj hetimi. Demokratët e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë e kanë patur të qartë qysh ditën e parë të vërtetën e vrasjeve politike të 2 Prillit. Mesazhi që morën me çmimin e humbjes së katër jetëve në lule të moshës ishte se kundërshtari ka ndërruar qimen, por jo zakonin, se beteja për lirinë vazhdon, se rruga është e gjatë”, - tha Basha. Nga ana tjetër, Jozefina Topalli ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit, Meta, lidhur me shitblerjen e votave. “Çdo ditë në Tiranë, Kushtetuta zëvendësohet me urdhrat e oligarkut. Oligarkët mendojnë vetëm të pasurohen, të bëjnë para, të blejnë përsëri vota, të rrinë përsëri në pushtet, përsëri të pasurohen për të blerë përsëri vota”, - tha Jozefina. Ajo beson sërish se protesta është mënyra e vetme për t’i dhënë fund asaj që e quan “oligarki në qeverisjen e vendit”.


6

Ditari

Kronikë

Vëllai i Gjiknurit, në Prokurori për serverin e Tatimeve Tiranë- Prej më shumë se katër muajsh prokuroria po mundohet t’i japë përgjigje pyetjes nëse ka patur ndërhyrje në serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Për këtë çështje, prokuroria ka nisur pyetjen e grupit të ekspertëve që kishin shkuar në Drejtorinë e Tatimeve për të verifikuar ndërhyrjet e mundshme në server nga ishdrejtori i IT-së në këtë institucion, Renald Rista. Paraditen e djeshme, prokuroria ka thirrur për të shpjeguar procedurën e ndjekur në rastin e këtij inspektimi këshilltarin e ministrit të Ekonomisë, Panajot Gjiknuri. Vëllai i ministrit të Energjisë ka qëndruar për rreth dy orë në prokurori, ku ka sqaruar procedurën që është ndjekur në rastin e këtij inspektimi. Ai ka shpjeguar për prokurorët se me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatime-

ve, ministri i Financave ka autorizuar një grup ekspertësh të verifikojnë dyshimet për ndërhyrje të mundshme në serverin e të dhënave. Për këtë arsye, ministri ka ngritur një grup pune i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ekspertë të pavarur, të cilët me autorizim janë paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të kryer auditin e urdhëruar nga z. Cani. Prokuroria nuk jep detaje rreth dëshmisë së Gjiknurit për rezultatet e auditit, por pavarësisht hetimeve të deritanishme, nuk është mundur të përcaktohet nëse ka patur apo jo ndërhyrje në serverin e Tatimeve. Në kallëzimin penal mbi bazën e të cilit ka nisur hetimi, drejtoresha Shehaj ka pretenduar se janë fshirë të dhëna që nga viti 2007. Për të verifikuar këtë pretendim, organi i akuzës ka

caktuar një grup ekspertësh të pavarur, të cilët pas kryerjes së ekspertimit në serverin e Tatimeve kanë arritur në përfundimin se nuk mund të përcaktojnë nëse ka patur apo jo ndërhyrje. Pas kësaj përgjigjeje, Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës ka kërkuar një ekspertizë të dytë. Paralelisht me këtë çështje, prokuroria po heton edhe kallëzimin penal që ish-drejtori Renald Rista ka bërë ndaj drejtuesve të Tatimeve, të cilët sipas tij kanë ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në server, duke zhdukur një sërë të dhënash. Sipas pamjeve filmike të administruara tashmë nga prokuroria, rezulton se në këtë institucion, përveç grupit të ekspertëve ka qenë i pranishëm edhe deputeti Spartak Braho, i cili mban detyrën e kreut të komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare. L.Bakillari

hetimi

Shfryhet dosja e ikonave, Gjergji Thimo, jo trafikant

Biznesmeni në SHBA, 100 mijë euro në kazan plehrash për ish-gardistin Dosja për Fatos Skejën/ Prokuroria zbardh historinë e kërcënimit me SMS të shqiptaro-amerikanit me biznes në Florida. Përfshirja e ish-gardistit dhe e makinës së një prokurori në gjobëvënie dhe provat që e implikojnë atë Leonard Bakillari Tiranë Targa e automjetit të bashkëshortes ka “fundosur” ish-gardistin Fatos Skeja, i cili do të përballet me akuzën e gjobëvënies ndaj një shtetasi shqiptaro-amerikan. Sipas prokurorisë, Skeja dhe bashkëpunëtori i tij, Gojart Loçi kanë përdorur automjetin e një prokurori, të cilit i kishin vendosur targën e automjetit që bashkëshortja e Skejës kishte blerë disa kohë më parë. Një nga provat e forta të prokurorisë është edhe testi i AND-së, që i është bërë një kapele të gjetur në vendin ku do të merreshin paratë, pranë komunës Dajt në periferi të kryeqytetit. Në datën 7 shtator të vitit të shkuar, shtetasi shqiptaro-amerikan R. Hima ka denoncuar në polici disa SMS të mbërritura në telefonin e tij, ku i kërkohej të dorëzonte shumën e 100 mijë dollarëve në një vend të caktuar, në periferi të kryeqytetit. Pas komunikimeve mes tyre, të dyshuarit kanë rëndë dakord që shuma e parave të dorëzohej më 15 shta-

tor, në një kazan plehrash pranë komunës Dajt në periferi të kryeqytetit. Policia ka organizuar shërbimet për arrestimin e të dyshuarve, por të tre personat që do të merrnin paratë ia kanë dalë të largohen nga vendi i ngjarjes. “Operacioni u krye pranë ndërtesës së Komunës Dajt, ku autorët e dyshuar me një automjet ‘Mercedes Benz’ me targa S..... C, shoqëruar nga një motor tip “Papaq”, u afruan për të marrë paratë e kërkuara si gjobë, të cilat i dëmtuari i la në një kazan plehrash”, -thuhet në dosjen e prokurorisë. Rreth orës 14:00 të asaj dite, i dëmtuari ka hedhur në kazanin e mbeturinave çantën me para, ndërsa 10 minuta më pas është afruar një automjet tip “Benz”, i cili nga verifikimet e mëvonshme rezultoi se i ishte dhënë Skejës nga Prokurori XH. Lita. “Pranë kazanit, automjeti ngadalësoi shpejtësinë dhe pasi u largua rreth 400 metra nga kazani, u rikthye përsëri. Aty personi i ulur në vendin e pasagjerit hapi derën dhe i bëri shenjë me dorë një

personi mbi një motor “papaq” ngjyrë jeshile. Personi me motor u afrua paralel me mjetin pranë derës së shoferit, i cili hapi derën dhe i tha personit me motor: “Merri, merri!”. Ky i fundit iu afrua kazanit duke marrë çantën e hedhur nga i dëmtuari pak më parë”, -thotë prokuroria, teksa përshkruan momentin e marrjes së parave. Në këtë moment ka ndërhyrë një furgon policie i cili i ka prerë rrugën automjetit “Benz”. Por ky ka goditur mjetin e policisë dhe ka mundur të largohet, ndërsa personi me motor është kthyer në drejtim të Tiranës. Pranë koshit të mbeturinave atij i kanë prerë rrugën dy punonjës policie, ndërsa drejtuesit të motorit i ka rënë kapela që mbante në kokë dhe në tentativë për t’u larguar ka hedhur edhe çantën ku ndodheshin paratë. Policia nuk mundi të arrestojë asnjë prej të dyshuarve, por sekuestroi mjetin tip “Benz”, i cili ishte braktisur, çantën e parave, si dhe kapelen e njërit prej të dyshuarve, nga ku u bë e mundur mar-

rja e një kampioni për të bërë më pas analizën e AND-së. Nga krahasimi i AND-së rezultoi se ajo përputhej me AND-në e shtetasit Gojart Loçi, i cili ka mohuar njohjen me Fatos Skejën. Nga hetimet prokuroria ka mundur të zbulojë se automjeti i braktisur ishte në pronësi të shtetasit Sh. Hoxha dhe përdorej nga prokurori XH. Lita. Prokurori ka deklaruar se këtë automjet ia ka dhënë shtetasit Fatos Skeja më datë 15 shtator 2013, rreth orës 12:30 pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Nga hetimet e mëtejshme të prokurorisë rezultoi se automjeti i përdorur në ngjarje më parë kishte patur targën AA.....G, por autorët i kishin vendosur atij targat S........C. “Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti me targat S..... C është importuar në Shqipëri nga shtetasja E.M. Kjo e fundit deklaroi se mjetin me targat e mësipërme ia ka shitur shtetases Z. Skeja, bashkëshortja e të pandehurit Fatos Skeja”, -thuhet në dosjen e prokurorisë.

Alibia e Frrokut, gjykata urdhëron eksperimentin Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të kryejë eksperiment hetimor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, duke pranuar kështu kërkesën e mbrojtjes, e cila më herët ishte rrëzuar nga ana e prokurorisë. Eksperimenti kohor, sipas gjykatës do të fokusohet në kohën që i është dashur të pandehurit për të lëvizur nga vendi ku ndodhi krimi, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, pranë “Vasil Shantos” deri në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Gjatë seancës së djeshme gjykata ka caktuar edhe spe-

cialistët që do merren me këtë eksperiment, ku nisja e automjetit do të bëhet në orën 18:30, kohë kur sipas prokurorisë ka ndodhur vrasja e komisar Dritan Lamajt, vetëm pak metra larg banesës së tij. Mbrojtja e të pandehurit Arben Frroku pretendon se në kohën e krimit Frroku ka qenë në dalje të qytetit të Elbasanit, fakt ky i konfirmuar edhe nga kamerat e sigurisë së një karburanti. Për këtë arsye, dy avokatët i kërkuan gjykatës të lejojë këtë eksperiment hetimor për të parë nëse automjeti mund

të arrijë në orën 21:27 minuta në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, kohë në të cilën rezulton se Frroku ka kaluar kufirin me Greqinë, për t’u arrestuar në orët e para të mëngjesit si i dyshuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Gjatë seancës së djeshme avokatët mbrojtës i kërkuan gjykatës t’iu vërë në dispozicion edhe dosjen e dëshmitarit të prokurorisë, i cili pretendon se ka parë të pandehurin Frroku kur ka qëlluar me automatik në drejtim të automjetit ku ndodhej komisari Dritan Lamaj.

Tiranë Operacioni policor për arrestimin e një trafikanti të veprave të artit është mbyllur me akuzën për vjedhje. Prokuroria ka përfunduar hetimet për shtetasin Gjegji Thimo dhe është tërhequr nga akuza e trafikimit të veprave të artit, pasi nuk ka mundur të sigurojë asnjë provë për të vërtetuar këtë akuzë. “Nga hetimi nuk u provua vepra penale e trafikimit të veprave të artit, pasi shtetasi Gjergji Thimo është koleksionues i veprave të artit dhe për këtë fakt ka qenë i licencuar nga Ministria e Kulturës dhe i regjistruar në QKR. Nuk është provuar se ky shtetas ka kryer trafikimin e ndonjë ikone apo vepre kishtare”, - thotë prokuroria. Thimo është akuzuar për mbajtje të veprave të artit të cilat rezultojnë të vjedhura, por edhe ky fakt është kundërshtuar prej tij. Gjatë marrjes në pyetje, koleksionisti ka deklaruar se këto vepra janë mbledhur nga ai dhe babai i tij me qëllim mbrojtjen e tyre dhe për t’i shpëtuar nga trafikimi në vendet fqinje kryesisht përgjatë vitit 1997. Por pavarësisht këtyre pretendimeve, prokuroria thotë se Thimo ka bashkëpunuar në këtë aktivitet edhe me shtetasin Arben Spaho, i cili gjithashtu është marrë i pandehur. “Sendet e vjedhura që janë mbledhur nga shtetasi Gjergji Thimo, janë ikona të cilat janë sende të kufizuara në qarkullimin civil dhe nuk mund t’i ketë kushdo këto sende. Në këto kushte, shtetasi Gjergji Thimo duke qenë se mbledh edhe sende të kufizuara në qarkullim dhe shumë të rralla, ka krijuar kushte si nxitës dhe ndihmës i veprës penale të vjedhjes”, thotë prokuroria. Në përfundim të hetimeve të nisura në qershor të vitit të shkuar, organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se, duhet të veçohet hetimi për të paktën 78 objekte, të cilat nuk janë gjetur në banesën e shtetasit Gjergji Thimo, edhe pse ato janë njohur nga Qendra e Inventarizimit. “Këto sende janë të kohës së Mesjetës, pasuri kombëtare dhe pavarësisht se posedohen nga persona private, nuk duhet të dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, thotë prokuroria. Në materialin hetimor dorëzuar gjykatës, organi i akuzës shprehet se i pandehuri Gjergji Thimo ka qenë i regjistruar në gjykatë si subjekt tregtar në fushën e shitblerjes së objekteve të vjetra të artit. L.Bakillari


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

03.04.2014

7

Tragjedia ndodhi mëngjesin e djeshëm, kur në shtëpinë e Dhimitër dhe Sanie Sinanit, 56 dhe 53 vjeç, ka pasur rrjedhje të bombulës së gazit. Zjarri i ndezur në sobë e ka rënduar situatën, duke u përhapur në të gjithë shtëpinë.

Tragjedi në Elbasan, bombula vret dy bashkëshortët Rrjedhja e bombulës së gazit shkakton një tjetër tragjedi në Elbasan. Dy bashkëshortët Sinani nga fshati Mizë i këtij rrethi janë karbonizuar brenda shtëpisë së tyre të përfshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ka tronditur familjarët dhe të afërmit e viktimave, ndërsa djali i tyre është dërguar në spital, për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike. Tragjedia ndodhi mëngjesin e djeshëm, kur në shtëpinë e Dhimitër dhe Sanie Sinanit, 56 dhe 53 vjeç, ka pasur rrjedhje të bombulës së gazit. Zjarri i ndezur në sobë e ka rënduar situatën, duke u përhapur në të gjithë shtëpinë. Çifti i bashkëshortëve ka parë flakët që përfshinin banesën dhe janë munduar t’i shuajnë ato. Burime nga policia lokale bënë me dije për mediat se gazi mendohet se ka asfiksuar dy bashkëshortët, trupat e të cilëve janë djegur më pas nga flakët. Në banesë

nuk ndodhej asnjë pjesëtar tjetër i familjes Sinani. Nga hetimet paraprake rezulton se shkak për rënien e zjarrit është bërë rrjedhja e gazit nga bombula. Ngjarja e rëndë ka shokuar djalin e viktimave, të cilit i ka rënë të fikët kur ka marrë vesh se dy prindërit kishin mbetur të vdekur. Familjarët tregojnë se ai kishte qenë në punë në momentin e shpërthimit të flakëve. Forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë, të cilat kanë shkuar drejt fshatit Mizë të Elbasanit, kanë shuar flakët dhe kanë nxjerrë që andej dy bashkëshortët. Ata janë dërguar në morg, ku edhe iu është bërë autopsia. Të afërmit e bashkëshortëve Sinani kanë mbetur të tronditur nga tragjedia e ndodhur. Ata kanë ndjekur nga afër operacionin e policisë dhe të zjarrfikësve, pa mundur të bëjnë asgjë për fatin e trishtë të dy bashkëshortëve.

IQT: Task-Forcë për tregtinë informale të gazit Nisur nga aksidentet e shumta me pasojë vdekjen nga tregtimi i pasigurt i gazit, drejtori i Inspektoratit Teknik, Adrian Çela bëri apel dje për ngritjen e një grupi Task-Forcë, me pjesëmarrje nga pushteti vendor, organet e rendit dhe të mbrojtjes nga zjarri. Kjo Task- Forcë e koordinuar edhe me të dhënat që disponon IQT, duhet të bëjë heqjen e depozitave informale të tregtimit të gazit dhe sekuestrimin e mjeteve të tjera. Në vazhdim të problematikës teknike, nga ana e IQT-së është ushtruar kontroll në njësitë dhe subjektet e tregtimit me pakicë të GLN-së. Ai tha se vetëm muajt e fundit janë kryer kontrolle në 85 subjekte që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të bombolave me GLN. Nga kontrolli është konstatuar se disa njësi të tregtimit me pakicë të GLN-së (dyqane) kryenin procesin e tranvazimit të GLN nga një bombul në tjetrën. Disa stacione të tregtimit me pakicë të karburanteve kryenin mbushjen e bombulave me GLN nga autogazet dhe disa dyqane që tregtojnë produkte të ndryshme industriale dhe ushqimore, mbajnë dhe tregtojnë bombula të mbushura me GLN. Çela tha gjithashtu se qarkullojnë në treg bombula të pakolauduara dhe pa emblemën identifikuese të subjektit që i ka mbushur. Për shkeljet e konstatuara, ai tha se janë vendosur sanksione që parashikojnë aktet ligjore.

Rrëfehet gardiani grek: E rrahëm mbi dy orë Ilia Karelin Shefi i gardianëve të burgut të Nigritas pranon se, së bashku me 9 vartës kanë rrahur për më shumë se 2 orë të dënuarin shqiptar. “Gardianin e vrarë në Greqi e kisha shok, ndaj mora hak”. Në duart e hetimit, fotot e Karelit në hyrje dhe dalje nga dhoma e torturës

S

hefi i gardianëve në burgun e Nigritas, Hari Konsolidis pranon torturat për vdekje mbi Kudret Kumen, i njohur edhe si Ilia Kareli. “Ishim 10 vetë, e rrahëm për gati 2 orë”, - mësohet të ketë thënë shefi i rojeve të brendshme të burgut, i cili aktualisht ndodhet në psikiatri. Në dëshminë e tij për hetuesit, ai ka thënë se ishte mik me gardianin e vrarë në Malandrino. Dhuna brutale ndaj të dënuarit shqiptar erdhi në shenjë hakmarrjeje për vrasjen që ai kreu në burgun e mëparshëm. Hetimet për vrasjen e shqiptarit 42-vjeçar kanë nxjerrë në dritë detaje të tjera mbi dhunën e ushtruar në burgun e Nigritas. Kryegardiani ka pranuar se në torturë ishin edhe 9 roje të tjera, 7 nga të cilët e mohuan pjesëmarrjen, ndërsa 2 e pranuan fajin. Mediat greke raportojnë se kur Konsolidis mësoi se do të arrestohej, tentoi të vriste veten, por u shpëtua nga kolegët. “Ai i ka telefonuar bashkëshortes dhe i ka kërkuar falje, e më pas tentoi vetëvrasjen”, - shkruajnë mediat greke për Konsolidis. Aktualisht ndodhet i paraburgosur në klinikën psikiatrike të spitalit të Serresit për trajtim. Nga ana tjetër, policët e rajonit të Iteas deklaruan se “Ilia Kareli, në asnjë rast nuk u prek gjatë qëndrimit të tij në mjediset

e policisë”. Sipas zyrtarëve të kësaj policie, “kur Kareli hyri në rajon, kishte shenja të dukshme dhune në duar dhe kokë. Ai ishte i heshtur dhe kërkoi vetëm pak ujë. Oficeri që e mori në dorëzim ka regjistruar të gjitha goditjet dhe ka bërë një raport”, -thonë zyrtarët e policisë së Iteas për shtypin grek. Gazeta “To Vima”, e cila zbuloi dokumentin e g jykatës, shkruan se g jithçka ndodhi në burgun e Nigritës dhe se nuk ka prova për dhunë në Malandrino apo nga policët e transferimit. Kamerat e korridoreve të burgut të Nigritas tregojnë se Kareli qëndron 2 orë e gjysmë në një qeli. Pamjet e tregojnë 42vjeçarin teksa hyn në qeli duke ecur normalisht, por del gjysmë i zhveshur dhe thuajse pa ndjenja që andej. Rojet i hedhin ujë, në përpjekje për të fshehur gjurmët e rrahjeve. Një tjetër provë e siguruar nga hetuesit grekë janë fotografitë që i janë bërë Karelit në momentin që mbërriti në burgun e Nigritas. Ndryshe nga momenti i vdekjes, 42-vjeçari ka pasur plagë të lehta në trup para se të mbërrinte në këtë burg. Në duart e të dënuarit janë gjetur edhe shenja djegieje, ndërsa ka dyshime se është përdorur edhe rryma elektrike. Nëse këto dyshime vërtetohen, akuza mbi gardianët pritet të rëndohet edhe më tej. Sot pritet të kryhen arrestimet e 8 gardianëve të burgut të Nigritas në Serres, kundër të cilëve është lëshuar urdhër-arresti për torturimin deri në vdekje të të burgosurit shqiptar. Policia greke i la të lirë 3 gardianët e burgut të Nigritas, të cilët u ndaluan dje me p r etendimin se duhet më tepër kohë të përfundojnë procedurat për çështjen. Dosja i ka kaluar prokurorisë dhe pritet një urdhër i dytë. Ndaj zyrtarëve t ë b u r g u t r e n d o n a ku z a p ë r rrahje dhe torturë me pasojë

deklarata

Ministria e Drejtësisë: Çështja të zbardhet pa vonesë Shefi i gardianëve në burgun e Nigritas, Hari Konsolidis

Profili i Karelit në mediat greke

Sipas mediave greke, Ilia Kareli është prezantuar në fillim si Valentinio Pepesku me origjinë rumune. Gjatë viteve 1997-2001, ai u dënua me 14 vjet burg për vjedhje. U lirua me kusht në 2006, por u arrestua sërish, pasi grabiti 100 euro, duke i vendosur një thikë në fyt të zonjës së shtëpisë. U dënua me 20 vjet heqje lirie dhe më pas vendimi u ul në 12 vjet. Nga ana tjetër, mbi të rëndonte edhe një akuzë për trafik droge, për të cilën kishte marrë 8 vjet burg”. Kareli pretendonte se ishte dënuar më tepër se ç’duhej nga drejtësia greke. Në letrën e fundit të shkruar prej tij, ai ankohej se i kishin marrë shumë vite nga jeta, edhe pse nuk kishte kryer asnjë vrasje.

Kamerat e korridoreve të burgut të Nigritas tregojnë se Kareli qëndron 2 orë e gjysmë në një qeli. Pamjet e tregojnë 42- vjeçarin teksa hyn në qeli duke ecur normalisht, por del gjysmë i zhveshur dhe thuajse pa ndjenja që andej

vdekjen, plagosje të rëndë dhe dëmtime të rënda të qëllimshme. Në raportin e prokurorisë vihet në dukje se në bazë të hetimeve, vendi dhe koha e kryerjes së goditjeve vdekjepr urëse përkojnë me qëndrimin e të dënuarit brenda territorit të Serresit, gjë që shkarkon nga përgjegjësia gardianët e burgut të Malandrinos dhe policët e rajonit të Iteas.

Një javë pas vdekjes nga torturat të Kudret Kumes në Greqi ka reaguar edhe Ministria jonë e Drejtësisë. Përmes një njoftimi për mediat, kjo ministri shpreh keqardhjen për vdekjet e gardianit Jorgos Cironis dhe Ilia Karelit, dhe kërkon zbardhjen e ngjarjes për këtë të fundit. “Ministria e Drejtësisë dënon çdo akt dhune ndaj shtetasve shqiptarë të burgosur në burgjet greke. Duke besuar në marrëdhëniet e mira të fqinjësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve të drejtësisë të dy vendeve, dhe në zbatimin reciprok të ligjit dhe marrëveshjeve e konventave ndërkombëtare, veçanërisht ato me fokus respektimin e të drejtave të njeriut, Ministria e Drejtësisë shpreh besimin se reagimi i drejtësisë greke do të jetë i menjëhershëm përsa i takon zbardhjes së çështjes pa vonesë”, - përfundon deklarata.


8

03.04.2014

Gazeta MAPO

Njoftime/reklama

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

TENDER I HAPUR KOMBËTAR

E përmuajshme, Nr. 42, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

MAPO MADAME

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Furnizimi dhe vendosja e moduleve të menaxhimit të çelësave aktivë dhe dublikatë në degët e Bankës së Shqipërisë”.

Nr. 42 Viti III i botimit mars 2014 Çmimi 300 Lekë

Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 9.000.000 Lekë. Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. "Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 042235 576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00 nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 28 Prill 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

dossier

me Madame

IRIS LUARASI EVA IDRIZLLARI ERIDIONA SHULI DARIEN LEVANI EVI REÇI BESART KADIA

DY SHTETE NJË ÇATI

DASHURITË NDËRKOMBËTARE TË LORETA BERHAMIT, ELINA DUNIT, VALBONA ÇOBËS, GENC TUKIÇIT

fashion INTO the WOODS

Personazh ADELINA MUÇA NË TEATËR UNË DHE HERVIN ÇULI, SI DY TË HUAJ

Prezantimi i Festivalit të Këngës në RTSH, një film serial, një shfaqje në teatrin e Metropolit, rikthim te prezantimi me “Netët e Klipit”, një këngë dhe videoklip i ri...Duket se Klea Huta e ka pushtuar të gjithë skenën

TENDER I HAPUR KOMBËTAR Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Implementimi i pajisjeve të komunikimit për rrjetin informatik, në godinën qendrore të Bankës së Shqipërisë”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 23.250.000 Lekë”. Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. "Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 042235 576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00 nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 29 Prill 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre. SHOQËRIA PËRMBARIMORE “JUS” sh.p.k

e diel

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

SHOQËRIA PËRMBARIMORE “JUS” sh.p.k çdo ditë gazeta ‘MAPO’ ZHVILLON ANKAND PËRçdoPASURINË muaj revistat ‘MAPO’

PLUS

MAPO’ dhe ‘MADAME Zona kadastrale Apartament me sip. totale 50.48 m2, pasuria me Nr. 5/182+1-9, 8320, vol. 3, faqe 132, që ndodhet në Lagjen nr. 3, shkalla 1, kati 4, Ap. 9, Krujë. E përmuajshme E përmuajshme Çmimi: 2,188,836 (dy milionë e njëqind e tetëdhjetë e tetë mijë, e tetëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë. Data 15.04.2014, ora 16.00. Adr: Shoqëria Përmbarimore “Jus” Blv “Zogu I” Pall “Agimi”, 2/2, Nr.tel+355 42419319/ +355 66 2000 210, e-mail: jus.shpk@gmail.com ZYRA PËRMBARIMORE KURMAKU SHPALL PËR SHITJE NË ANKAND

Adr: Shoqëria Përmbarimore “Jus” Blv “Zogu I” Pall “Agimi”, “Agimi”, 2/2, 2/2, Nr.tel+355 Nr.tel+355 42419319/ +355 66 2000 210, e-mail: jus.shpk@gmail.com jus.shpk@gmail.com

1. Pasurinë "Apartament", regjistruar në ZVRPP Kavajë, me nr. pasurie 4/316-2, vol 2, faqe 103, me sip. 59 m2, ZK 3234, pasuri e ndodhur në Rrogozhinë, në pronësi të shtetasve Skender e Dire Sheshi. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 15.oo me Çmimin fillestar 1,348,480 (njemilionetreqindedyzetetetemijeekaterqindetetedhjete) leke. 2. Pasurinë "Ndërtesë një katëshe banesë", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 13/65, me sip. 102.5 m2, ZK 2908, pasuri e ndodhur në lagjen "Xhami" Peqin, në pronësi të shtetasve Bedri e Majlinda Gripshi. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 16.oo me Çmimin fillestar 2,800,000 (dymilioneteteqindmije)300 leke.lekë 300 lekë Ankandet zhvillohen pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.

ZYRA PËRMBARIMORE KURMAKU SHPALL PËR SHITJE NË ANKAND

ZYRA PËRMBARIMORE KURMAKU SHPALL PËR SHITJE NË ANKAND

1. Pasurinë "Apartament", regjistruar në ZVRPP Kavajë, me nr. pasurie 4/316-2, vol 2, faqe 103, me sip. 59 m2, ZK 3234, pasuri e ndodhur në Rrogozhinë, në pronësi të shtetasve Skender e Dire Sheshi. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 15.oo me Çmimin fillestar 1,348,480 (njemilionetreqindedyzetetetemijeekaterqindetetedhjete) leke. 2. Pasurinë "Ndërtesë një katëshe banesë", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 13/65, me sip. 102.5 m2, ZK 2908, pasuri e ndodhur në lagjen "Xhami" Peqin, në pronësi të shtetasve Bedri e Majlinda Gripshi. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 16.oo me Çmimin fillestar 2,800,000 (dymilioneteteqindmije) leke. Ankandet zhvillohen pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.

Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "are+truall+ndertese", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 75/23/1, vol 2, faqe 50, me sip. totale 2400 m2, nga kjo sip trualli 250 m2, nga kjo sip. ndertimi 121 m2, ZK 2559, pasuri e ndodhur në fshatin Malasenj, Cerrik, në pronësi të shtetasit Jonuz Kamami. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të ProCredit Bank. Ankandi zhvillohet ditën e marte më dt. 15.04.2014, ora 15.oo me Çmimin fillestar 4,823,919.2 (katermilioneteteqindenjezetetremije e nenteqindenentembedhjete, pike dy) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku. Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.

ZHVILLON ANKAND PËR PASURINË 5/182+1-9, Zona Zona kadastrale kadastrale Apartament Apartament me sip. totale 50.48 m2, pasuria me Nr. 5/182+1-9, 8320, kati 4, 4, Ap. Ap. 9, 9, Krujë. Krujë. 8320, vol. 3, faqe 132, që ndodhet në Lagjen nr. 3, shkalla 1, kati Çmimi: 2,188,836 (dy milionë njëqindeenjëqind tetëdhjetë e tetë mijë, e tetëqind Çmimi fillestar: 2,188,836 (dyemilionë e tetëdhjetë e tetë mijë, ee tridhjetë gjashtë) lekë. Data 15.04.2014, ora 16.00. ora 16.00. tetëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë. Data 15.04.2014,

ZYRA PËRMBARIMORE KURMAKU SHPALL PËR SHITJE NË ANKAND Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "are+truall+ndertese", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 75/23/1, vol 2, faqe 50, me sip. totale 2400 m2, nga kjo sip trualli 250 m2, nga kjo sip. ndertimi

Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomi

03.04.2014

9

Fullani-qeverisë: Emetoni borxh në monedhën kineze Pesë vjet më parë sfida ishte eurobondi, nesër mund të jetë renminbi bondi kinez. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i sugjeroi sot qeverisë shqiptare të emetojë tituj në monedhë kineze, si një alternativë shumë interesante për të siguruar financime, duke diversifikuar strukturën e borxhit. Një hap i tillë do të thellonte përfshirjen e Shqipërisë në tregjet financiare botërore

dhe do të shumëfishonte besimin e investitorëve në ekonominë tonë. Banka e Shqipërisë prezantoi sot para bankave tregtare marrëveshjen SWAP për monedhat respektive me Bankën Qendrore të Kinës. Kjo marrëveshje do t’i japë sistemit bankar shqiptar akses në financim në monedhë kineze drejtpërsëdrejti nga Banka Qendrore e këtij vendi, me ndërmjetësimin e Bankës së Shqipërisë.

Marrëveshja në fjalë është mjaft e rëndësishme në kushtet e rritjes së rolit të Kinës në ekonominë botërore, por edhe të shtimit të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Bizneset që bëjnë tregti me Kinën mund të marrin direkt financime në monedhën kineze nga sistemi bankar shqiptar. Për më tepër, kjo marrëveshje mund t’u hapë rrugë edhe investimeve financiare dhe kapitaleve kineze në Shqipëri.

2013, triumfojnë investimet dhe eksportet, bien remitancat dhe turizmi Banka e Shqipërisë zbardh hyrje-daljet valutore me jashtë për 2013-ën. Rënia e të ardhurave nga emigracioni është zëvendësuar me rritjen e prurjeve nga investimet e huaja direkte dhe eksportet. Shqiptarët kanë shpenzuar për turizëm jashtë më shumë se të huajt në vendin tonë Blerina Hoxha

Ekonomia e vendit tonë po i shmanget gjithnjë e më shumë varësisë prej të ardhurave nga emigracioni, duke u zhvendosur drejt prurjeve nga investimet e huaja direkte dhe nga eksportet. Gjatë vitit 2013, të ardhurat nga këta dy zëra shënuan plot 2.7 miliardë euro, ku më shumë se 1.7 miliardë u futën në ekonominë vendase nga eksportet e mallrave dhe gati 1 miliard euro të tjera, në formën e investimeve. Në publikim të bilancit të pagesave, Banka e Shqipërisë dha shifra surprizuese. Ishin parashikuar më shumë të ardhura nga turizmi dhe më pak nga investimet, por ka ndodhur krejt e kundërta. Rritje investimet dhe eksportet

Investimet që kanë bërë kompanitë “Shell” dhe “Petromanas” në kërkimin e naftës në Shpirag të Beratit dhe risitë teknologjike që kompania “Bankers Petrolium” aplikoi për nxjerrjen e naftës gjatë vitit 2013 duket se kanë ndikuar në rritjen e nivelit të investimeve të huaja në vendin tonë. Ndonëse këto investime nuk kanë shpërndarje të gjerë në ekono-

mi, e kanë çuar shifrën e investimeve të huaja direkte në vendin tonë në rekorde historike në më shumë se 923 milionë euro. Sektori i naftës po bëhet gjithnjë e më interesant për kompanitë e huaja. Këtë e ka pohuar edhe ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, i cili tha se pas ngjarjeve të fundit në Rusi, ka një interes të shtuar. Ndaj dhe qeveria shumë shpejt do të japë nëpërmjet garave blloqet naftëmbajtëse dhe jo me leje individuale siç është aplikuar deri më tani. Gjatë vitit që shkoi kanë pësuar rritje domethënëse edhe eksportet vendase, duke shënuar një vlerë prej 1.7 miliardë eurosh, një rritje 200 mln euro në krahasim me vitin 2012. Në eksporte spikaten nafta, energjia elektrike dhe prodhimet fasone që sollën edhe pjesën më të madhe të hyrjeve valutore. Rënie turizmi dhe remitancat

Të ardhurat nga emigracioni më 2013 ishin 178 milionë euro më pak se në vitin 2012. Ato shënuan nivelin më të ulët të dekadës me vetëm 497 milionë euro, duke zënë më pak se 5 për qind të Prodhimit Kombëtar Bruto. Gjithsesi, të ardhurat nga emigracioni mbeten ndër burimet kryesore të financimit të ekonomisë dhe familjeve shqiptare dhe janë burimi kryesor i nxitjes së konsumit në vend. Turizmi që është një prej sektorëve që konsiderohet ndër më potencialët në vend, ka pësuar rënie në krahasim me një vit më parë. Në të kundërt, shqiptarët, ndonëse në një vit krize, me më pak prurje emigrantësh dha pa rritje të ndjeshme të depozitave në banka, kanë preferuar që të udhëtojnë më shumë jashtë, duke shpenzuar më shumë para se një vit më parë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga turizmi për gjithë vitin 2013 ishin 1.1 miliard euro. Ndërsa shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit ishin 1.11 miliard euro, duke u rritur me gati 11% në krahasim me 2012

turizmi për gjithë vitin 2013 ishin 1.1 miliardë euro, me një rënie prej 3.3% në raport me një vit më parë. Të ardhurat nga udhëtimet po shënojnë prirje rënëse prej katër vitesh radhazi. Ndërsa shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit ishin 1.1 miliard euro, duke u rritur me gati 11%, pas një tkurrjeje të ndjeshme që kishin shënuar në vitin 2012. Bilanci në këtë sektor ka rezultuar me një deficit prej 6 milionë eurosh më 2013.

Vendimi, ekzaminime mjekësore falas për moshën 40-65-vjeç Qeveria miratoi në mbledhjen e djeshme vendimin për paketën e kontrollit shëndetësor për personat e moshës 40-65-vjeç. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja theksoi se ky është hapi i parë drejt kalimit të sistemit shëndetësor në Shqipëri në mbulim universal. Ministri Beqja nënvizoi se ekzaminimet bazë mund t’i kryejnë të gjithë personat e grupmoshës së përcaktuar, ndërsa projekti financohet nga fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor. “Ne synojmë ta orientojmë sistemin shëndetësor rreth shëndetit, jo sëmundjes. Do të ftojmë personat e moshës të bëjnë një kontroll bazë pa pagesë. Është një aksion që do të jetë i përvitshëm. Me këtë kontroll bazë do të jemi në

gjendje të zbulojmë në stade shumë të hershme dhe të reagojmë në mënyrë shumë të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë për kujdesin shëndetësor të qytetarëve”,- u shpreh ministri në një deklaratë për shtyp, në përfundim të mbledhjes së qeverisë. Paketa e kontrollit bazë përmban vlerësim, këshillim, trajtim dhe ndjekje të stilit të jetesës, ndjekje, vlerësim dhe matje të parametrave fiziologjikë dhe matje, vlerësim dhe trajtim të parametrave biokimikë. Kontrolli do të realizohet nëpërmjet të gjitha qendrave të Kujdesit Shëndetësor në vend. Gjithashtu, vendimi i qeverisë ka përcaktuar se ky aktivitet do të realizohet në bashkëpunim edhe me operatorët privatë partnerë, sipas ligjit për koncesionet. Beqja tha se me qëllim sensibilizimin e të gjithë qytetarëve rezidentë në Shqipëri që i përkasin kategorisë në fjalë, qeveria ka parashikuar që këtij program t’i paraprihet me një fushatë intensive komunikimi me publikun.

v e n dimi

Nxitja e punësimit, qeveria siguron për 1 vit të punësuarit e rinj Kompanitë që do të punësojnë rishtas të rinj nga mosha 16 deri në 30 vjeç, do të jenë të ‘zhveshura’ nga barra e sigurimeve shoqërore, pasi ato do të paguhen nga shteti në vitin e parë të punës për këta të rinj. Vendimi i Këshillit të Ministrave sanksionoi dje se financohet punëdhënësi deri në 100 për qind të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore (pjesë e kontributit të punëdhënësit), me kusht që kohëzgjatja e kontratës së punës të mos jetë më e shkurtër se një vit. Ky financim bëhet nga zyra e punësimit në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore, sipas procedurave përkatëse. Punëmarrësi i përfshirë në këtë program financohet me katër paga në masën 100 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, në muajt e pestë e të gjashtë dhe në muajt e njëmbëdhjetë e të dymbëdhjetë të kontratës, ndërsa për muajt e tjerë financon punëdhënësi. Ndërsa punëdhënësit kanë të drejtë të kërkojnë të përfshijnë në program deri në 100 për qind të numrit aktual mesatar të të siguruarve në tre muajt e fundit, në rast se kanë deri në 50 punonjës dhe deri në 50 për qind të numrit aktual mesatar të të siguruarve në tre muajt e fundit, në rast se kanë mbi 50 punonjës.


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Tragjedia e Lecco-s në tre lexime G ati një muaj më parë një shqiptare, 37 vjeç, vrau në Lecco të Italisë tre të bijat 14, 10 dhe 3 vjeç. Kjo ngjarje e tmerruar, siç do të thoshte Noli, u bë objekt i ligjërimit tonë mediatik vetëm për një javë, pastaj pllakosi heshtja si për të vërtetuar se këtyre anëve çudia më e madhe zgjat vetëm tre ditë. Duket se kjo tragjedi u pasqyrua më shumë si ngjarje private, që u përket një apo dy familjeve dhe u përcoll thuajse vetëm nga raportimet e kronikës së zezë. Ligjërimi ynë mediatik zgjodhi rrugën më të lehtë, paraqitjen e fakteve dhe të dinamikës së ngjarjes, kënaqi kështu kërshërinë e lexuesve dhe spektatorëve, por i la ata në rolin e sehirxhiut, në vend që t’i ftonte në diskutime e reflektime me interes shoqëror. Tragjedia e Lecco-s është fatkeqësi e pangushëllueshme për familjet Dobrushi e Çopa, por në vazhdim nuk do të merremi me ngjarjen reale, thjesht do të përsiasim për pasqyrimin e saj mediatik. 1. Vrasja e fëmijëve nga nëna përbën mbase tharmin më aktiv për të ngjizur seriale lajmesh. Përzihen në këtë rast dy të kundërta brenda të njëjtit person, dy të kundërta që e përjashtojnë kategorikisht njëratjetrën: mëmësia që është burim i jetës shndërrohet në shkak vdekjeje. Është si të futësh brenda së njëjtës enë edhe zjarr edhe ujë; tensioni që krijohet shërben si burim sensacioni, rrënqethjeje dhe kërshërie. Çfarë do të donte më tepër lajmi për t’u bërë kryetitull? N ë kë të ko nt ekst bëhet e kuptueshme pse mediat e mbuluan gjerë tragjedinë e Lecco-s, paçka se mbetën vetëm në kuadrin e kronikës. Tërheq vëmendjen sidomos një lloj empatie për nënën vrasëse, gjë që u mishërua edhe në shmangien e cilësimeve stigmatizuese, aq të hasura në raportime për krime rrënqethëse. Fare rrallë kronika përdori cilësime emotive si “nëna monstër”, “ngjarje horror” etj; reporterët dëshmuan qasje objektive, larg vlerësimeve emocionale, madje me një prirje të lehtë për ta parë nënën vrasëse jo vetëm si autore të krimit por edhe si viktimë të një vargu

koment Çapajev Gjokutaj

rrethanash. Kronika e rindërtoi portretin e vrasëses si një femër që gati-gati gjithë qenien e saj e mbush me mëmësinë. Edhe kur merreshin dëshmi nga facebook-u, që është rrjet social dhe duhej të na e sillte kryesisht në rolin e shoqes, e pamë të na shfaqej vetëm si nënë e dhembshur që e shfaq hapur dashurinë dhe mirënjohjen për të bijat dhe rolin që ato luajnë në jetën e saj të trazuar. Edhe i shoqi dhe të afërm të tij, “pala e dëmtuar” sipas mentalitetit patriarkal, u cituan të artikulonin vetëm vlerësime që përmblidheshin në sintagmën “nënë e mirë”. Mbitheksimi i rolit të nënës dhe lënia në hije e roleve të tjera sociale si fjala vjen bashkëshorte, femër, shoqe, besimtare etj., ka buruar si duket nga natyra e kronikës që priret të jetë tejet konçize dhe rrjedhimisht të seleksionojë me tendencë. Është kjo arsyeja pse thuhet që kronika nuk pasqyron por rindërton. Gjithsesi paraqitja mediatike vetëm si nënë, madje si nënë e mirë, duket se është shkaku kryesor i empatisë që përcollën reporterët. Nëse do të bëhej fjalë për një nënë, që pat tërhequr vëmendjen edhe si femër nëpërmjet ekstravagancash, seksualitetit apo aferave dashurore, pas të gjitha gjasave media do ishte e prirur ta rindërtonte portretin e saj nën etiketën “nëna monstër”. Këtë e dëshmojnë dhjetëra raportime të mediave të huaja për raste të ngjashme. Është e natyrshme që kronika krahas fakteve të përpiqet të zbulojë edhe motivet e krimit. Edhe në këtë aspekt ra në sy prirja për seleksionim tendencioz dhe thjeshtëzim. U mbitheksuan motivet racionale, kurse ato iracionale u lanë në hije. Kjo bëri që si shkak kryesor i krimit të artikuloheshin nevoja materiale dhe të shtyheshin në plan të dytë ato shpirtërore. Gjendja e varfër

ekonomike, grindjet për një copë tokë në Rrashbull etj., u ofruan si shkaqet kryesore që rënduan gjendjen dhe sollën krimin. Divorci u pa kryesisht si burim shtrëngese financiare, kurse aborti si shkak për humbjen e punës. Gjendja psikologjike, vetmia dhe depresioni u përmendën vetëm si faktorë periferikë. Hulumtimet kriminalogjike dëshmojnë se kur nëna vret fëmijët, prevalojnë shkaqe psikologjike e iracionale. Zbulimi i tyre nuk është detyrë e kronikës, as e reporterit. Për të hedhur dritë mbi këtë rrafsh, media i drejtohet ekspertit dhe kujdeset të lehtësojë komunikimin e tij me lexuesin dhe spektatorin masiv. 2. Leximi i ekspertit mungoi tërësisht në trajtimin mediatik të tragjedisë së Lecco-s. Pavarësisht ngjyrimeve individuale, thelbin e kësaj tragjedie e përbën dukuria që njihet me emrin filicide, dmth vrasja e fëmijës nga prindi, dukuri që nuk është aq e rrallë sa e kërkon logjika e gjërave. “Shqiptarja vret fëmijët” ishte ndër frazat më acaruese të kronikës. Në fakt dukuria e vrasjes së fëmijës nuk karakterizon vetëm shqiptarët. Dy-tri ditë para tragjedisë së Leccos, opinioni italian ishte trazuar nga një akt i ngjajshëm, një 43-vjeçare nga Cozenca kishte vrarë po me thikë djalin e vet 11-vjeçar, sepse sa kish marrë vesh një aferë të të shoqit. Vështirë të thuash se sa dhe si është ndikuar shqiptarja e Lecco-s nga ky precedent dhe reagimi që ai ngjalli në mediat italiane, gjithsesi, ngjajshmëria mes dy vrasjeve është tejet e dukshme. Statistikat thonë se në periudhën 1976-2007 në ShBA janë kryer 94.146 vrasje të llojit filicide, thënë ndryshe, çdo vit rreth tre mijë prindër kanë vrarë fëmijët e tyre. Shifra duket e pabesueshme, por e thotë një studim shkencor botuar në revistën Forensic Science Internatonal. Po aty thuhet se vrasjet e fëmijëve nga baballarët janë pak më të shumta se ato që kryhen nga nënat, megjithatë publiku rezulton tejet i bindur se filicide-t mëmësore janë shumë më të shpeshta. Ky iluzion duket se është krijuar nga prirja e gjithë kulturave për ta

Variant rezervë

parë nënën si burim të jetës dhe si antipod të vdekjes. Filicide-t mëmësore dhe ato atërore ndryshojnë sidomos për nga motivet. Baballarët si rregull vrasin ngaqë kanë predispozita dhune, nga zemërimi, gjaknxehtësia, xhelozia për pushtet e vëmendje etj.; kurse nënat, ngaqë kanë çrregullime psikologjike. Këtu me sa duket i ka rrënjët stereotipi gjinor që u përket shumë kulturave dhe që në anglisht artikulohet me rimën: father bad, mother mad. Falë këtij stereotipi opinioni, media, madje jo rrallë edhe gjyqësori janë të prirur që babain vrasës ta çojnë në burg, kurse nënën në spital. Duket se edhe në tragjedinë e Lecco-s rol vendimtar kanë luajtur motivet psikotike, që doemos janë ndezur e acaruar nga divorci, varfëria, pasiguria etj. Nëna vrasëse deklaroi se i vrau bijat për t’i shpëtuar nga prostituimi që, të paktën në mendjen e saj, ishte e ardhmja e tyre e vetme. Me gjasë kemi të bëjmë me një shfaqje tipike të altruistic filicide, rasti kur prindi vret fëmijën ngaqë beson se i bën mirë, e shpëton nga rreziqe të ardhme. Të gjitha këto, shoqëruar me më shumë detaje dhe shumë më tepër kompetencë mund t’i kish thënë eksperti dhe media t’i përcillte. Jo aq për të na shuar kureshtjen, se sa për ta na bindur se duhet të jemi më të vëmendshëm për sëmundjet mendore. Kufiri mes normalit dhe anormalit nuk është aq i prerë dhe strikt sa e percepton mendja jonë, e mësuar ta shohë botën në ndarje të rrepta dikotomike. 3. Shpesh në mediat italiane dhe fare rrallë në ato shqiptare, tragjedia e Lecco-s u përqas me Medea-n e Euripidit. Si themel për të ndërtuar këtë bashkëshoqërim shërbeu perceptimi i vrasjes së fëmijëve si hakmarrje ndaj bashkëshortit. Nuk ishte e rastit që kronika theksonte sidomos dy detaje: kur po binte nata e gjëmës, babai i vajzave kishte marrë tragetin për në Shqipëri, ku do të njoftonte divorcin me nënën e të bijave si dhe fejesën me një tjetër, më të re; pak orë më vonë, ndaj të gdhirë nëna e braktisur i kishte vrarë të bijat në vende të

ndryshme të shtëpisë, por pastaj i kish sjellë të tria në shtratin bashkëshortor. Ta lexosh Medea-n vetëm si hakmarrje për divorcin është njësoj si të orvatesh të futësh një titan në shtratin e Prokustit. Mbijetesa e kësaj tragjedie në shekuj dhe sidomos prirja për të krijuar versione pas versionesh, prirje që nis me Ovidin e Senekën dhe vjen deri te Pazolini, Mikis Theodorakis, Lars von Trier, Theo Van Gogh etj., burojnë nga fakti se kemi të bëjmë me një strukturë universale e cila në varësi të kohës dhe të lexuesit gjeneron vazhdimisht mesazhe të larmishme. Në kohën tonë subjekti i Medeas është shfrytëzuar për të shtjelluar problematika të larmishme, duke filluar nga teza të ndryshme feministe për vendin dhe rolin e gruas në shoqëri, për “luftën e sekseve”, për emigracionin, multikulturalizmin e duke përfunduar me atë që përbën tharmin e thuajse gjithë versioneve: raportet mes hakmarrjes dhe drejtësisë në një shoqëri të padrejtë. Tragjedia e Lecco-s ishte ngjarje sa rrënqethëse aq edhe ngashënjyese për reflektim. Si e tillë mund të ishte shfrytëzuar për të trajtuar një apo më shumë nga këto problematika. Mbase më bashkëkohore do të ishte që në raste të tilla të fokusoheshim më shumë tek miti i mëmësisë me prirje për ta dekonstruktuar dhe zëvendësuar me praktikën sociale të prindërimit, që obligon reciprokisht edhe gruan edhe burrin në përpjekjet vetësakrifikuese për mirërritjen e fëmijëve. Me mit mëmësie në këtë rast kuptojmë shumësinë e ligjërimeve për nënën, për misionin e saj fisnik, për dashurinë që fal dhe sakrificat që blaton në altarin e familjes. Ngjan sikur funksion i vetëm i këtij miti është sublimimi i nënës si shpërblimi shoqëror për gjithçka bën. Në fakt sublimon nënën, por vret gruan: duke absolutizuar rolin e nënës dhe të bashkëshortes miti i mëmësisë nuk lë hapësirë për rolin e gruas, shoqes, koleges, për njeriun dhe qytetaren. Mbase kishte të drejtë ajo frengia kur tha se fëmija është aleati më i mirë i dominimit mashkullor.


op-ed

2

Blog / Kamikazi shqiptar

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Ermonela Jaho: Pse i mungova për 7 vite skenës shqiptare

03.04.2014

Universitet / Prezantohet libri për Terenc Toçin, patriotin e dënuar për tradhti

11 Perfeksioni është një mërzi e madhe, saqë shpesh pendohem që e kam shëruar veten nga zakoni i duhanit. -Emile Zola

Pamundësia e reformës territoriale pa opozitën P

avarësisht se mazhoranca ka vullnetin dhe, ajo që është më e rëndësishme, numrat e nevojshëm për të kaluar në parlament reformën administrative, paradoksalisht, nuk mundet ta bëjë një gjë të tillë. E habitshme duket në lexim të parë, por nëse e analizon kompleksitetin e kësaj reforme kupton që mazhoranca nuk ka arsye ta bëjë një gjë të tillë pa miratimin e opozitës. Arsyeja e parë lidhet me qëndrimin e faktorit ndërkombëtar, i cili nuk ka reshtur së përsërituri rëndësinë e miratimit të kësaj reforme por pa harruar të nënvizojë nevojën e konsensusit me opozitën. Kështu që, miratimi i njëanshëm i kësaj reforme, pavarësisht se po lobohet tek vendet që u shprehën kundra të merret dakordësia e tyre në qershor, këta të fundit nuk kanë hezituar të shprehin mbështetjen, por pa anashkaluar raportin e KE. Arsyeja e dytë lidhet me kompleksitetin që mbart kjo reformë e cila prek si aspektin juridik, politik, ekonomik dhe kulturor. Për dy të fundit nuk është se ka ndonjë sensibilitet shumë të madh (pavarësisht se janë dy komponentë shumë të rëndësishëm që garantojnë funk-

sionalitetin financiar dhe organik të njësive vendore) por për dy të parat, të paktën aktorët politike janë shumë të ndjeshëm. Arsyeja lidhet me faktin se preken direkt nga kjo reformë. Më konkretisht, nuk mundesh që të përjashtosh nga reforma një subjekt politik siç është PD, e cila drejton aktualisht numrin më të madh të njësive vendore në rang vendi. Çdo anashkalim i kësaj force politike mund të bëhet shkak i provokimit të një situate të tensionuar në të gjitha njësitë vendore që drejtohen nga të zgjedhurit e kësaj force politike. Aq më shumë, që vitin tjetër përgatitemi për zgjedhjet dhe ku pushteti vendor është hallkë e rëndësishme në përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Nisur nga pesha elektorale që siguroi e majta në zgjedhjet e 2013, ka pak arsye që të shkojë në zgjedhje lokale me një klimë kontestuese. Arsyeja e tretë lidhet me interesin e ngushtë të drejtuesve vendorë në komuna apo bashki. Në shumë raste është konstatuar që drejtuesit e disa komunave apo bashkive janë zgjedhur apo rizgjedhur jo shumë për arsye të logos partiake apo mbështetjes së partive politike, por

për arsye të lidhjeve klanore, fisnore, dhe favoreve të bëra ndaj banorëve të zonave respektive. Mirëpo, reduktimi i njësive vendore iu heq mundësinë disave. Në një rast të tillë, i gjithë rrjeti social i krijuar në vite nga kryetari i komunës apo i bashkisë mund të reagojë me votë kundra ose abstenuese në zgjedhjet vendore. Mos harroni që ka kryetarë komunash që kanë më shumë se një mandat, aq sa është e pakonceptuar për ta të bëjnë ndonjë punë tjetër në jetë. Shto këtu edhe reagimin e punonjësve të administratës së këtyre njësive që preken nga kjo reformë për të hamendësuar koston elektorale që mund të shkaktojë një veprim i tillë. Sigurisht, miratimi me konsensus nuk e përjashton këtë kosto, por të paktën preken të dyja forcat njëlloj nga ky reagim. Arsyeja e katër lidhet me interesin e ngushtë elektoral. Vitin tjetër organizohen zgjedhjet vendore dhe aplikimi i formulës zgjedhore bëhet mbi bazën e ndarjes territoriale. Kështu që çdo ndryshim i ndarjes territoriale shërben si referencë për përllogaritjen elektorale. Mirëpo, referuar rekomandimeve të bëra nga shumë konstitucionalistë dhe

koment

Roland Lami

Arsyeja e pestë lidhet me nevojën e rikonceptimit të kuadrit ligjor të decentralizimit. Nuk mund të ketë një reformë thjesht dhe vetëm territoriale pa ndryshuar disa aspekte të ligjit aktual të pushtetit vendor. Në këto kushte, qoftë për shkak të precedentit të vitit 2001, ku një reformë e tillë ka kaluar me konsensusin e dy palëve, qoftë edhe për shkak të numrave që mund të kërkohen për disa ndryshime substanciale, roli i opozitës bëhet i domosdoshëm.

ekspertë të çështjeve zgjedhore është vënë theksi vazhdimisht te nevoja e rishikimit të Kodit në rastin e zg jedhjeve vendore. Me ndryshimet e pretenduara nevoja për rishikim të Kodit bëhet edhe më e madhe. Mirëpo, që të miratohen ligje me 3/5 nevojiten votat e PD. Kështu që konsensusi i opozitës është i nevojshëm në një rast të tillë. Arsyeja e pestë lidhet me nevojën e rikonceptimit të kuadrit ligjor të decentralizimit. Nuk mund të ketë një reformë thjesht dhe vetëm territoriale pa ndryshuar disa aspekte të ligjit aktual të pushtetit vendor. Në këto kushte, qoftë për shkak të precedentit të vitit 2001, ku një reformë e tillë ka kaluar me konsensusin e dy palëve, qoftë edhe për shkak të numrave që mund të kërkohen për disa ndryshime substanciale, roli i opozitës bëhet i domosdoshëm. Janë këto arsyet dhe të tjera që e shtyjnë mazhorancën të mbetet vetëm në nivelin e deklaratave dhe jo të veprimeve konkrete përsa i përket reformës territoriale. Dhe sa mirë që është këtu, pasi e kundërta do të krijonte një situatë të paqartë politike, dhe mund të na fuste në qorrsokak.

‘Ç’do të bëhet me fëmijën tonë kur ne të mos jemi më?’

D

y ditë më parë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara konfirmoi zyrtarisht rritjen e numrit të fëmijëve me autizëm. Para dy vitesh në Shtetet e Bashkuara raporti ishte 1:88 (një fëmijë me Autizëm përkundrejt 88 fëmijëve me zhvillim tipik ose “normal” siç jemi mësuar t’i quajmë rëndom). Sot, ky raport, sipas CDC, ka arritur në 1:68! Në Shqipëri ende nuk duket se kemi të dhëna solide mbi numrin e fëmijëve me Autizëm. Por kjo nuk do të thotë se Shqipëria bën përjashtim nga tendenca në rritje e numrit të fëmijëve me autizëm. Çfarë do të thotë ky fakt i ri për fëmijët me Autizëm dhe për familjet e tyre? Po për shoqërinë shqiptare? A ka në Shqipëri një sistem edukues dhe mjekësor të gatshëm për t’u përballur me autizmin? Kjo pyetje e ka një përgjigje të vetvetishme: Jo! Jo, sepse ne si shoqëri nuk kemi ekspertizën e duhur dhe burime të mjaftueshme për t’u përballur me situatën. Shumë fëmijë të prekur nga autizmi presin për t’u vlerësuar dhe trajtuar nëpërmjet terapive të përshtatshme. Në Shqipëri, dhe kryesisht në Ti-

koment Migen Sulaj

ranë, janë hapur një numër shumë i kufizuar qendrash që ofrojnë shërbim terapeutik për fëmijët me autizëm. Nuk po përmend fare faktin nëse shërbimi i ofruar është cilësor, nëse është në përputhje me normat e ofruara sot në botë, apo nëse ekziston edhe jashtë Tiranës. Përveç këtyre fakteve-problem, ekziston edhe një shqetësim i madh tërësisht i paadresuar deri më sot. Çfarë ndodh me fëmijët më të rritur, ata që kanë mbushur 10 vjeç e më shumë? Ku do shkojnë këta fëmijë? Nëse fëmija ka autizëm, shkollimi është shumë i vështirë, për të mos thënë në kufijtë e së pamundurës. Autizmi në klasë do të thotë vështirësi për mësuesen, për prindërit e fëmijës se prekur dhe për vetë fëmijën. Një nënë shumë e informuar dhe që i ka kushtuar gjithë jetën fëmijës së saj autik 7-vjeçar, më thotë: - Më-

suesja e djalit është shumë e mirë për të gjithë klasën, por jo për djalin tim! Shkollat private me gjasa i pranojnë fëmijët me autizëm. Këto shkolla janë më të hapura për bashkëpunim, por gjithsesi nuk ofrojnë mbështetjen e duhur. “Autizmi nuk është si diabeti”,thotë një psikolog i shquar në Shtetet e Bashkuara. “Kur themi diabet, kemi parasysh dy ose tri gjëra nga të cilat vuan fëmija me diabet”. Por nuk është kështu me autizmin. Për këtë arsye ne kemi nevojë për një model edukimi mjaft të gjerë, i cili duhet të mbulojë të gjithë spektrin e sindromës. Një mbështetje e duhur do të thotë që fëmija me Autizëm të ketë mundësinë të ndjekë mësimin nëpërmjet një Plani Edukues Individual (PEI) pasi rritmi i të mësuarit të një fëmije me Autizëm është i ndryshëm nga fëmija “normal”. Sipas ligjit dhe dispozitave normative më të reja “Për Arsimin Parauniversitar”, fëmija me autizëm ka të drejtë të frekuentojë shkollën dhe për më tepër, të ketë TERAPISTEN, që do e shoqërojë atë në bankë nëse niveli i autizmit që ka fëmija e kërkon këtë gjë.

Terapistja duhet ta shoqërojë fëmijën deri sa ai të ketë arritur një pavarësi shoqërore dhe akademike të tillë që të mund të udhëtojë “i vetëm”. Të mos harrojmë që shteti nuk vendos terapiste në shkollë për këtë fëmijë të veçantë, por vetëm një ps i kol oge pë r di s a sh ko l l a . (Paradoks!). Madje shpesh ndodh që fëmijën në klasë e shoqëron nëna. Natyrisht nuk jam duke thënë se terapistja mjafton të jetë një vajzë e cila ka studiuar për psikologji, pedagogji apo diçka të ngjashme në fushën sociale. Terapistja duhet të njohë sindromën e autizmit dhe të dijë të ndjekë terapinë e propozuar. Problemi bëhet shumë më i madh në shkollat publike ku numri i madh i fëmijëve nuk të lejon as të çosh nëpër mend një ndërhyrje të tillë të specializuar. Përse fëmijët me Autizëm “luftojnë për të mësuar” në mjedis shkollor? Kjo ndodh pasi të mësuarit në shkollë mbështetet në aftësinë për të kuptuar; fokusohet në ndërveprimin në grup dhe bashkëpunim; presupozon që fëmija ka dëshirë të mësojë. Raporti staf/nxënës nuk i përgjigjet nevojave të fëmijës në

fjalë. Ndërkohë që, fëmija me Autizëm, kërkon: përsëritje, gjuhë të thjeshtë si: “hajde këtu”, “merre këtë”, heqje të shpërqendrueseve, konsistencë në përqasjen ndaj të mësuarit; përkushtim (edhe në numër) më të madh të stafit, asistencë gjatë kontrollit të sjelljeve, të mësuarit e një serë aftësish të cilat fëmijët me një zhvillim tipik i mësojnë në mënyrë të pavarur si p.sh: aftësitë për të luajtur dhe aftësitë për të ndihmuar veten. Të gjitha këto na detyrojnë t’i japim një dimension shkollimit të këtyre fëmijëve, si dhe të mos presim nga “mrekullia” që mund të ndodhë. Gjithashtu nuk duhet pritur që këtë punë ta kryejë vetëm mësuesja e vetme në klasë, e cila ka dinamikën e një klase të tërë dhe nuk ka ekspertizën e nevojshme për këtë sindromë. Ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të punohet për të luftuar frikën gjigante në sytë e prindërve të fëmijëve me autizëm që thotë: “Ç’do të bëhet me fëmijën tonë kur ne të mos jemi më?” Le të udhëhiqemi nga përvojat e suksesit në botë në luftën kundër Autizmit. Modele të gatshme suksesi për fëmijë me autizëm për fat ekzistojnë.


12

prezantimi

botime

Historiani italian, Francesco Caccamo prezantoi dje librin për Terenc Toçin, figurën komplekse arbëreshe që gjatë jetës së tij ka qenë kryengritës për pavarësinë e Shqipërisë, themelues i së përditshmes së parë shqip në Shqipëri, ministër i Zogut dhe kolaboracionist i pushtimit italian, pa hequr asnjëherë dorë nga qëndrimi si mbrojtës i interesave shqiptare, por që në fund u dënua me pushkatim nga regjimi komunist si tradhtar

Nga e majta në të djathtë: Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, autori i librit, Francesco Caccamo dhe botuesi i "Dituria", Petrit Ymeri

Prezantohet libri për Terenc Toçin, patriotin e dënuar për tradhti

D

je në UET u prezantua libri i historianit italian, Francesco Caccamo, për arbëreshin kompleks Terenc Toçi, figura e të cilit nuk mund të njihet pas një optike bardhezi, në rëndësinë e së cilës vunë theksin profesori i UET-it, Romeo Gurakuqi dhe botuesi Petrit Ymeri, të pranishëm në prezantim. “Personazhi i parë dhe i fundit i arbëreshëve të Italisë që mori mundimin t’i shërbente Shqipërisë në një periudhë shumë të vështirë të Rilindjes Shqiptare, krijimit dhe zhvillimit të shtetit deri në periudhën e Luftës II Botërore. Për fat të keq, më pas ai pësoi fatin e gjithë shqiptarëve të ndershëm, liberalë, që u gjendën në momentin e gabuar në një Shqipëri shumë të përkundur për sa i përket rrjedhave të zhvillimit politik”, - tha Romeo Gurakuqi, Drejtor i Institutit të Historisë Bashkëkohore, pranë UET, në prezantimin e librit “Odiseja arbëreshe/Terenc Toçi midis Italisë dhe Shqipërisë”, botuar në vitin 2012 në Itali dhe i sjellë në shqip nga Shtëpia botuese “Dituria”, me përkthim të Mariana Ymerit. Autori, që studion politikat italiane në gadishullin ballkanik, hasi në një vizitë të mëparshme në Tiranë, në Arkivin tonë të Shtetit, dosjen për një personazh si Terencio Toçi dhe duke u surprizuar nga fakti sesi askush më parë nuk kish shkruar për të, vendosi ta bënte ai vetë. “Terenc Toçi ishte me të vërtetë një personazh interesant, - tha ai para studentëve të UET. - Ndërkohë që arbëreshët e tjerë ishin përfshirë në një proces italianizmi, Terencio Toçi ndoqi një drejtim të ndryshëm nga rryma, duke zgjedhur të kthehej në Shqipëri, një zgjedhje ekscentrike që e bëri që në Itali të kritikohej, të quhej si tradhtar, ai është i vetmi që përqafoi fatin e Shqipërisë, duke ndërruar edhe emrin nga Terencio në Terenc”, - nisi leksionin e tij profesori i Historisë së Europës Lindore në Universitetin “G.d’Annunzio” të Chietit në Abruzzo, që konsistoi në një prekje kronologjike të veprim-

tarisë së Ternec Toçit në jurisprudencë, gazetari dhe politikë. Paraprirësi i Pavarësisë Sipas prezantimit të dy historianëve, Caccamos dhe Gurakuqit, për këtë figurë pak apo aspak të njohur deri tani, vendimi i tij për të lënë Italinë në vitet 1910-‘11 ishte një vendim që mbartte shumë sfida. Toçi ngriti një valë kryengritjesh, që do u paraprinte atyre për pavarësinë. “Ai ka qenë themeluesi më 4 qershor i Qeverisë Nacionale Shqiptare në Mirditë, e sendërtuar me personazhe shumë të rëndësishëm të kohës, një përpjekje e parë e shqiptarëve para p ava r ë s i s ë p ë r t ë n g r it u r ndërgjegjen dhe për të bërë shkëputjen nga Perandoria Arsimore, para sesa Fuqitë e Mëdha apo dhe fuqitë ballkanike të ndërhynin për ta copëtuar Shqipërinë”, - tha Gurakuqi. Caccamo përmendi marrëdhëniet që Toçi kishte me Felice Albanin dhe Riçioti Garibaldin, personazhet rreth të cilëve ishin mbledhur të majtët radikalë të Italisë. Ai priste ndërhyrjen e Garibaldit për të mbështetur kryengritjen shqiptare, të cilën ky i fundit ia premtoi por nuk ndodhi asnjëherë, duke e lënë Toçin të zhgënjyer dhe duke e detyruar atë të kthehej në Itali, por Terenc Toçi kishte vendosur t’i kushtohej Shqipërisë dhe ky ishte vetëm fillimi. Në majë të “Tarabosh”-it “Toçi kthehet në Shkodër dhe themelon gazetën “Tarabosh”, e cila botohej në shqip dhe italisht, e para e përditshme shqiptare themeluar në territorin shqiptar. Ajo kishte dy qëllime kryesore: mbrojtjen e integritetit territorial shqiptar dhe modernizimin e Shqipërisë”, - tha Caccamo. Gazeta u bë promotore e bashkimit të Shqipërisë nën garancinë e Evropës, por jo nën kontrollin e saj, ajo mbështeste krijimin e një sistemi publik arsimor në dëm të shkollave të huaja, realizimin e një programi të punëve publike, krijimin e xhandarmërisë, deri në hapjen e

Petrit Ymeri: Ky nuk është një libër për një fashist “Në faqen e FB të Shtëpisë botuese dikush kish shkruajtur: “Pse botoni një libër për një fashist?” Përgjigjja ime është kjo: Ai, si mjaft figura të tjera, ka përqafuar jo ideologjinë, por ka pranuar faktin e pushtimit për të menduar arritjen e një ëndrre të madhe të Shqipërisë së madhe. Profesor Francesco kishte merak të mos vinim foto me devizë fashiste, sepse këmbëngulte pas kaq studimesh që Toçi nuk ka qenë fashist. Dhe Toçi u tërhoq nga strukturat fashiste, duke kërkuar që shqiptarët të ishin në administratë, të trajtoheshin me respekt. Toçi ishte një patriot dhe tek ai janë përzier qëndrimet e tij iluministe me patriotizmin pragmatik. Ky libër do shërbejë për të njohur këtë figurë dhe të kaluarën tonë dhe është gjë e mirë që autori është i huaj dhe e sheh me ftohtësinë e një studiuesi”.

Me fuksionarin italian Giuseppe de Angelis në kohën kur ishte Ministër i Ekonomisë. Poshtë, në Tiranë në fillim të viteve '40

një universiteti popullor në qytet. Gazeta u dërgua disa herë para Gjykatës së Lartë dhe u dënua me gjoba për shkak të qëndrimeve të saj, derisa u mbyll dhe Toçi u dëbua nga Shkodra me një urdhër dëbimi të konsullatës italiane të këtij qyteti. Odiseja që kthehet pas gjashtë vjetësh Gjatë qëndrimit të tij në Itali, në vitin 1919, Terenc Toçi do takohej për herë të parë me 21-vjeçarin nga Mati, Ahmet Zogolli, një takim gjatë të cilit lindi një simpati reciproke dhe sipas studiuesit Caccamo, Zogolli në atë kohë u impresionua nga ky avokat dhe gazetar me një profil të theksuar patriotik. Gjurmët e këtij takimi nuk do ishin harruar në kohën kur pas kryengritjes së vitit 1920 dhe kërkesës së Toçit për t’u kthyer në Shqipëri, ai mbërrin në tokën e të parëve, gjashtë vjet pas dënimit, së bashku me bashkëshorten Klementinën dhe vajzën e vogël. “Qeveria e vitit 1921, me ministër të Brendshëm Ahmet Zogun, e emëron Toçin prefekt të Korçës, duke i lënë detyrën për të krijuar Kishën Autoqefale Ortodokse të shkëputur nga ajo e Athinës. Më pas, Zogu i besoi një varg detyrash të reja. Me të marrë postin e kryeministrit, Zogu e emëroi drejtor të Zyrës së Shtypit të sapoformuar në qeverinë e Tiranës dhe Toçi e mbyll këtë fazë të marrëdhënieve të tij të mira me Zogun, si Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës së Shqipërisë, por marrëdhënia mes tyre u dobësua me shpalljen e Monarkisë”, - përshkroi Caccamo këtë periudhë të angazhimeve të Toçit në politikën shqiptare. Do të kalonte një kohë kur ai do t’i kushtohej avokatisë nëpërmjet një studioje që hapi në Tiranë, me anë të së cilës ndërtoi marrëdhënie me shumë firma ndërkombëtare. Mesi i viteve ’30 do e gjente sërish pranë Zogut, madje në rolin e ministrit të Brendshëm në atë kohë, me detyrën e vështirë për të gjetur një ekuilibër mes afrimit të investitorëve italianë dhe

moskërcënimit të pavarësisë shqiptare, formulë që nuk u gjend deri sa disbalanca përfundimtare u bë e qartë në pushtimin italian të ’39-ës. Kolaboracionisti disident Një vit pas pushtimit italian, ai u emërua Kryetar i Këshillit të Epërm Fashist Korporativ, në vitin 1940 me rol më tepër këshillimor, por kryesonte shumë takime zyrtare. Megjithatë, ai nuk ishte një kolaboracionist klasik, përkundrazi... “Ai kishte ndjesi të forta nacionaliste dhe kundërshtonte pareshtur administrimin italian, duke kërkuar vendosjen e shqiptarëve nëpër struktura drejtuese dhe përfaqësuese vendore, si dhe ruajtjen e sovranitetit të vendit”, - tha Caccamo. Toçi arriti, sipas profesorit italian, deri sa të kundërshtojë Musolinin, duke u bërë i padëshiruar për këtë të fundit. Ai dha dorëheqjen nga ky rol në vitin 1942, duke shënuar fundin e pjesëmarrjes në politikën aktive, por nuk u largua nga Tirana edhe pse mund ta bënte këtë. Fundi tragjik i një avokati që nuk mund të mbrohej “Me largimin e pushtuesve nazistë nga Shkodra, Toçi, siç mund të imagjinohet, u arrestua. Ai plotësonte më shumë sesa një kusht që të dënohej. Shihej si imperialisti i huaj, si bashkëpunëtor i Zogut dhe si kolaboracionist me italianët”, - argumentoi Caccamo. Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar më ’45-ën ngriti akuzën për tradhti për Toçin dhe 16 personalitete të tjera. Procesi u hap më 1 mars. Në tekstin e mbrojtjes ai i kundërshtonte hapur të gjitha akuzat. Nuk i dihet në e lexoi ndonjëherë mbrojtjen, por siç thuhet në librin e historianit italian, më 13 prill 1945 gjyqi lëshoi vendimin për dënim kapital për të dhe 16 të akuzuarit e tjerë, që u ekzekutuan një ditë më pas. Kufomat e tyre janë gjetur në ‘Kodrën e Priftit’ shumë vjet më vonë, në një varr masiv. Ky ishte fundi i atij që shumë studiues e quajnë patriot, të dënuar si tradhtar.


kulturë

Gazeta MAPO

03.04.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13

Madame Butterfly Ermonela Jaho: Pse i mungova për 7 vite skenës shqiptare E veshur me të kuqe dhe me modestinë e një njeriu që suksesin e ka arritur falë pasionit, punës dhe përkushtimit, sopranoja e njohur na zbulon shumë më tepër sesa projektet e saj me Teatrin e Operas dhe Baletit; arsyet e mungesës 7-vjeçare në skenën shqiptare I mungonte skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit prej 7 vitesh, por nga pas e ndjek një publik i tërë që e adhuron dhe e duartroket edhe pse për së largu. Publiku shqiptar ka përshëndetur sukseset e saj në skenat më prestigjioze të botës, është mburrur me emrin e saj dhe mbrëmë e tregoi këtë me praninë e tij në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Ermonela Jaho mbushi jo vetëm sallën plot, por dhe shkallët e ftohta të Teatrit të Operas. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një opera të mblidhte kaq shumë njerëz në sallë. Në fakt ishte vetë sopranoja Ermonela Jaho që hapi dyert e Teatrit të Operas për publikun kryeqytetas në provën gjenerale të operas “Madame Butterfly”, sikur ta dinte etjen e publikut për ta dëgjuar live e për ta duartrokitur ashtu siç vetëm ai di. Nën regjinë e Nikolin Gurakuqit dhe dirigjim të Bujar Llapajt, premiera e operas “Madame Butterfly” jepet më 3 dhe 5 prill, në orën 19:00, ku do të performojë sopranoja Ermonela Jaho, ndërsa në datat 7 dhe 9 prill, Madame Butterfly do të interpretohet nga sopranoja e skenës së TKOB, Marjana Leka. Biletat për shfaqjen e datave 3-5 prill ku interpreton Jaho janë shitur në kohë rekord, por sopranoja premton se tani vizitat e saj në Shqipëri do të jenë më të shpeshta. Madame Butterfly është vetëm një copë e mozaikut të projekteve që Jaho ka me Teatrin e Operas dhe Baletit. Optimiste për projektet e ardhshme, Jaho shfaqet edhe në konferencën e parë për shtyp me gazetarët. E veshur me të kuqe dhe me modestinë e një njeriu që suksesin e ka arritur falë pasionit për profesionin, punës dhe përkushtimit, sopranoja na zbulon shumë më tepër sesa projektet

Abaz Hado

e saj në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Një Madame Butterfly që mbushi plot sallën e TKOB. Ç’vështirësi patët me këtë interpretim në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit? Unë kam realizuar 8 produksione deri më sot të “Madame Butterfly”. Hera e parë ka qenë 5 apo 6 vjet më parë. E kam shtyrë këtë rol paksa në axhendën time, sepse në fakt dëshiroja ta interpretoja shumë më herët. “Madame Butterfly” ishte një opera që doja t’ua dhuroja prindërve të mi. Nuk qe e mundur atëherë për shkak të vështirësive të mëdha. Madame Butterfly është një rol tepër impenjativ, qoftë nga ana vokale, ashtu dhe nga ana dramatike, por për mua këndimi është një ushqim shpirtëror, një lloj katarsisi ku unë gjej paqe, është mënyra e vetme ku unë shpreh shpirtin tim. Por nga të gjitha Madame Butterfly-t që kam interpretuar deri më sot, ajo para publikut tim në provat gjenerale ishte më emocionuesja, gjë që nuk e kam provuar as kur kam debutuar me këtë rol, pasi kemi folur të gjithë artistët në skenë me të njëjtën gjuhë; atë shpirtërore. Kjo opera u realizua në bashkëpunim me të gjithë artistët, regjisorin, dirigjentin etj. etj. Dua t’i falenderoj të gjithë. Ishte zgjedhja juaj që të riktheheshit pas kaq vitesh me “Madame Butterfly”, apo e drejtuesve të Teatrit të Operas? Ftesën ma ka bërë drejtori i TKOB, Ilir Kerni. Mund të kisha ardhur dhe më herët, por problemi ka qenë se unë nuk kam mundur për arsye të axhendës sime artistike. Vendosëm në bashkëpunim për “Madame Butterfly” dhe për mua qe

një dëshirë që m’u realizua nga stafi i TKOB. Sepse siç ju thashë, është një rol shumë dramatik, shumë emocional dhe mendoj se ne shqiptarët jemi kaq dramatikë dhe kaq emocionalë. Përzgjedhja e kësaj pjese ishte si një homazh i virtyteve të shpirtit të femrës shqiptare. Madame Butterfly është një rezonim që unë e kam parë, e kam asimiluar ndjeshmërinë e kësaj femre te nënat dhe vajzat shqiptare dhe në njëfarë mënyre jam ndjerë sikur jam unë, sepse dhe unë jam grua shqiptare. Sakrificat që bëjnë çdo ditë gratë shqiptare, janë simbolika e kësaj opere. Për herë të fundit jeni ngjitur në skenën shqiptare para 7 vitesh dhe i keni munguar kësaj skene për kaq kohë. Në këtë rikthim shfaqeni optimiste për të ardhmen? Çfarë ka ndryshuar në Teatrin e Operas dhe Baletit?

Madame Butterfly është një rol tepër impenjativ, qoftë nga ana vokale, ashtu dhe nga ana dramatike, por për mua këndimi është një ushqim shpirtëror, një lloj katarsisi ku unë gjej paqe, është mënyra e vetme ku unë shpreh shpirtin tim.

Ana njerëzore. Shoh disiplinë, korrektesë dhe respekt reciprok. Kemi folur dhe bashkëpunuar si artisti me artistin, dhe jo si artisti me biznesmenin apo politikanin. Disiplina dhe korrektësia mendoj se janë parimi kryesor i respektit reciprok. Mbi këto parime kemi komunikuar dhe kemi shkëmbyer mendime dhe jo unë jam më i madh, ti më e vogël, ato që di unë, ti s’i di, etj. etj. Kemi qenë të hapur të dyja palët për bashkëpunim. Për mua që vij nga larg, kjo mendoj se ka ndryshuar dhe nuk është pak. Është një hap përpara për ta kthyer TKOB në atë shtëpinë me krahë gjigantë që mbështjell gjithë artistët kudo që janë. Kjo është shumë pozitive për mua dhe mendoj se është rruga që duhet ndjekur për të ngritur nivelin artistik të këtij teatri. Me sa kuptoj, dëshira nuk ju ka munguar në këto 7 vjet, por keni patur pengesa të tjera...? Jo, dëshira nuk më ka munguar. Kemi bërë dhe më përpara hapa për të bashkëpunuar, por fatkeqësisht ka munguar korrektesa dhe në fund asgjë nuk ka funksionuar. Në momentin që nuk respektojmë gjërat minimale midis njëri-tjetrit, atëherë... Dhe cilat janë projektet që keni me Teatrin e Operas në të ardhmen? Opera “Madame Butterfly” është një copë e vogël e mozaikut që do të plotësohet më vonë me copëza të tjera. Kemi shumë projekte, të cilat do t’i konkretizojmë në të ardhmen. Ky është hapi i parë ku unë ndjeva dashurinë e madhe dhe pranimin, ndaj do ta vizitoj Shqipërinë shumë shpesh. Aida Tuci

Art me ftesat e zv.ministrit të Kulturës “Piktura dhe vizatime në letër”, me vepra të realizuara kryesisht vitet e fundit, prezantojnë punën e piktorit Abaz Hado. Ekspozita personale e Hados u çel dje në Muzeun Historik Kombëtar me krijime bazuar mbi një koncept të ri, të aplikuar nga artisti në trajtimin e vizatimit dhe pikturës së letrës së prerë. Veprat janë në vizatime në formë refleksioni mbi zarfet e ftesave të ndryshme që i vinin në zyrë kur ishte në detyrën e zv.ministrit të Kulturës, apo në momente të tjera.

Me to, ai ka mundur të krijojë imazhe të mbështetura në destinacionin e ftesës, duke afruar dhe eksperimentuar mbi variacione ndjesish dhe emocionesh përmes përfytyrimesh abstrakte. Në ekspozitë prezantohen dhe një numër fletësh grafike që ofrojnë shprehje të reja, të konceptuara në frymën e një figuracioni modern. Këto fletë grafike të realizuara në teknikën e vizatimit, monotipit apo gdhendjes në linoleum, ofrojnë për publikun një komunikim përmes karakter-

eve dhe gjendjes shpirtërore. Duke arritur në disa krijime në përmasa të mëdha ku alternohen teknika të ndryshme si: akuareli, vizatimi, flamastri, bëhen aspekte të një mjedisi të dëmtuar nga ndërhyrjet brutale. Por dhe Tirana nën një shi të rrëmbyer me sepje, duke dhënë mënyrën e veçantë të mjedisit urban. Abaz Hado ka realizuar disa ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në bienalet e grafikës botërore, ndërsa aktualisht po punon për Bienalen e grafikës në Spanjë.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Njeriu që nuk ka gjini 4

5

6

7

12 15

16

13

17

23

24

25 27

30 34

43

28

31

33

35

40

36

37

41

44

11

20

26

39

10

19

22

29

9 14

18

21

8

32

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

38

42

45

46

47

48

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

49

50

51

Horizontalisht:

1. Tërësia e fenomeneve që shfaqen gjatë shpërthimt në hapësirë të një ylli. 7. Pjesëz mohuese. 9. Gojëz prej metali që u vihet kuajve. 12. Njësia monetare e Pakistanit. 13. Kafshë deti shumëqelizore me ndërtim të thjeshtë. 15. Ashtu quheshin amerikanët nga japonezët. 18. Ent Ndërtimi. 19. Personazhi që luan aktori. 20. Ndajfolje sasie. 21. Alfons, shkrimtar i njohur francez. 22. Ai që luan rolin kryesor në një veprimtari a në një ngjarje. 26. Lloj reçeli që përgatitet duke zier fruta me sheqer deri sa të bëhet lëng i trashë. 27. Akull në Angli. 29. Njësi territoriale-administrative me vetëqeverisje. 31. Nëpunës i dikurshëm. 33. Trung për ndërtim. 34. Titull në Mesjetë. 38. Shkurre e viseve bregdetare, që bën kokrra të vogla të kuqe. 39. Përemër dëftor. 41. Targa e makinave të Pukës. 42. Flokët e luanit. 43. Shenjë algjebrike. 45. Shtytje e brendshme që ka dikush për të bërë diçka sa më mirë. 47. Bariç, trajner i njohur futbolli. 49. Pjesëz pohuese. 50. Dhunim a cenim i gjërave të shenjta. 51. Ecje e shpejtë.

1. Nderimi dhe kujdesi që tregojmë për një mik a për dikë tjetër kur e presim në shtëpi. 2. Ndjenjë keqardhjeje që i lind dikujt për një punë a veprim të gabuar që ka bërë. 3. Qendroj. 4. Ndërmarrje Ushqimore. 5. Vepër muzikore me përmbajtje gazmore. 6. Lëndë ngjitëse. 7. Ka të tilla të famshme kubaneze. 8. Që nuk i dihet emri. 9. Janë në hyrje të fjalorit. 10. Kusur, ose... 11. Lëvizja e rrymave të ajrit. 13. Fazë zhvillimi. 14. Përqindje e sheqerit në gjak. 16. Agjensi Orientale. 17. Këshilli Ekonomik. 22. Paulin i humorit shkodran. 23. Teatri Elbasanit. 24. Futbollist i Bajernit dhe kombëtares gjermane, shqiptohet. 25. Pajisje që rregullon qarkullimin e makinave. 26. Postë Telegraf. 28. Lloj plehu kimik. 30. Lënda organike e tokës. 32. Prifti, ndryshe. 33. Shpejtësi me të cilën bëhet diçka. 35. Markë makine. 36. Racë deleje. 37. Vija fundore që kufizon një sipërfaqe nga çdo anë. 40. SHBA në origjinal. 44. Unë në Itali. 45. Notë muzikore. 46. Repart Grumbullimi. 48. Janë në mes të gropës.

4 8

2

9 1 2

4 3

3

2

1

5

3

6

7 8 8

7 6

1

6

9

7

9

9

4

5

3 1

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

7

8

5 7 4 5

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. partneri do jene te humor dhe i gatshëm te beje sakrifica ne mënyrë qe ju te ndiheni mire. Beqaret mund te fillojnë një histori dashurie romaneske. Merkuri do influencoje financat dhe do iu beje ju me te kujdesshëm se kurrë.

Përfitoni sa me shume nga ambienti i ngrohte qe mbizotëron ne jetën tuaj ne çift dhe flisni me partnerin për çdo gjë qe ju ka shqetësuar apo edhe për dëshirat qe keni. Beqaret nuk do jene ende ne humorin e duhur për te filluar një histori dashurie. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, prandaj shmangni transaksionet e tejskajshme.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dite goxha e qëndrueshme dhe pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk priten aspak probleme me partnerin sepse do i dini mire çfarë do ai. Beqaret edhe pse do kenë plot mundësi për te filluar lidhje pasionante duhet te tregohen disi me te arsyeshëm. Sektori i financave do jete i paqëndrueshëm. Ekuilibri do kërcënohet seriozisht.

Klima ne çift do ngrohet mjaft gjate kësaj dite. Venusi do e shtoje pasionin dhe do kaloni momente te mrekullueshme me atë qe keni ne krah. Vazhdoni t’i shprehni sa te mundni ndjenjat. Beqaret do jene gati te fillojnë një lidhje edhe pse personat nuk do iu përshtaten ne çdo pike. Ne planin financiar duhet bere një riorganizim i te ardhurave.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 1

Një burrë skocez që është “shndërruar” në grua ka fituar të drejtën nga një gjykatë në Australi për të mos pasur një gjini të përcaktuar. Personi në fjalë njihet vetëm me emrin Norrie dhe ka bërë një operacion për t’u kthyer në femër, por nuk mund të konsiderohet as femër dhe as mashkull. Operacionin e ka kryer në vitin 1989, por erdhi një ditë që ai nuk mori më hormone femërore dhe tani nuk mund t’i specifikohet gjinia.Pas disa seancave në Gjykatën e Lartë, juria pranoi që Norrie të regjistrohej në zyrat e gjendjes civile si një person “pa gjini”. Fillimisht, Norrie ishte regjistruar si “pa gjini”, por më pas ky regjistrim ishte anuluar dhe kjo gjë nisi një seri seancash gjyqësore që përcaktuan se mos specifikimi i gjinisë është i ligjshëm. “Njerëzit duhet të kuptojnë që ka më shumë se dy alternativa”, ka deklaruar Norrie për mediat australiane

3 5

3 3

6

2

Koha e fillimit _____:____

4

2

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 6

LUANI (23/VII-22/VIII)

Venusi do jete aleati juaj me i forte ne planin financiar. Do ndiheni te lumtur pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni me çfarë te kërkoni tjetër. Beqaret duhet te përfitojnë nga mundësitë e mira qe do iu jepen për njohje. Gjithë jeta e tyre mund te ndryshoje përgjithmonë. Ne planin financiar nuk duhet hedhur asnjë hap i nxituar sepse do ketë shume probleme.

PESHORJA (23/IX-22/X)

4

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Jeta ne çift do jete goxha e paqëndrueshme sot. Asgjë nuk do shkoje si ju e kishit menduar dhe here pas here mund te keni edhe debate shume te forta. Beqaret do marrin ftesa, por nuk do jene ne humorin e duhur për te hedhur asnjë hap. Ne planin financiar me ne fund fati do jete ne anën tuaj. Jo vetëm qe do kryeni investimet e duhura, por do hiqni edhe disa para mënjanë.

AKREPI (22/X-21/XII)

5

Duke qene shume te zënë me pune dhe angazhime te tjera, pa dashje do e lini goxha pas dore jetën tuaj ne çift. Partneri mund te mërzitet dhe t’i hedhe sytë diku tjetër. Beqaret do jene sharmante dhe sensuale. Te gjithë do i kenë sytë nga ata dhe do mundohen t’i joshin pa fund. Financat nuk do jene ne gjendjen e duhur, por nuk është as koha për t’u përballur vete me to.

8

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 041, 052, 120, 153, 225, 256, 316, 455, 515, 569, 645, 745, 788. Numra me 4 shifra: 0232, 1548, 2194, 2728, 2807, 3525, 4025, 5015, 5865, 5937, 6325, 6571, 6893, 6908, 7751, 7898. Numra me 5 shifra:

10255, 15338, 28555, 54521, 58756, 63214, 72512, 77985, 78784. Numra me 6 shifra: 411102, 569598, 828228. Numra me 7 shifra: 0452144, 1150738, 1515253, 3210001, 4092425, 8541542.

Mos i qëndroni indiferente dhe mos e kritikoni ashpër partnerin tuaj sot sepse durimi i tij e ka një kufi dhe gjerat mund te marrin tatëpjetën. Gjithçka qe keni dertuar mund te shkatërrohen ne pak kohe. Beqaret do e kërkojnë ne çdo cep dashurinë, mirëpo nuk do jene aspak me fat. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata te jete e qëndrueshme.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Dite e ndare ne dy pjese kjo e sotmja. Mëngjesi do filloje plot debate dhe zënka me partnerin, ndërsa duke filluar qe ne orët e pasdites situata do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Mbrëmja do jete krejtësisht e ndryshme. Beqaret do kenë takime, por edhe dilema te mëdha.

Marrëdhënia me partnerin do jete edhe me e ngrohte nga sa ju e prisnit. Do kuptoheni me te me se miri dhe nuk do keni asnjë debat. Beqaret do e lënë veten te lire dhe gjithçka do iu ndodhe si me magji. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Ne planin financiar nuk duhet te kërkoni ndihme nga personat qe nuk mund t’iu ndihmojnë dot, por vetëm nga specialistet.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Zemra juaj do rrahe edhe me fort gjate kësaj dite. Partneri do iu surprizoje duke iu rikthyer edhe njëherë kohen e dikurshme se bashku me emocionet qe keni kaluar. Beqaret nuk rekomandohet te kryejnë ndonjë çmenduri dhe as te fillojnë aventura kalimtare. Financat duhen menaxhuar me sa me shume kujdes dhe maturi qe te mundeni.

PESHQIT (20/II-19/III) Do tregoheni shume te dashur dhe lozonjare sot me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do behet edhe me e zjarrte se me pare. Edhe beqaret do kenë fat ne dashuri dhe mund te hedhin hapat e para drejt krijimit te një lidhjeje serioze. Me financat mundohuni te tregoheni diplomate ne mënyrë qe te mos keni probleme.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

03.04.2014

3 prill

15

Një grua thjesht duhet të jetë, por një burrë duhet të bëhet. -Camille Paglia

viti 30

Ngjallja e Krishtit Megjithëse askush nuk e pa të ndodhte dhe jo më shumë se një grusht njerëzish pretendonin se kishin patur ndonjë të dhënë të drejtpërdrejtë më pas, zhdukja e trupit të Jezusit nga varri, dhe bindja e dishepujve të tij se ai i vizitoi ata më pas, me gjasë e ka ndryshuar botën. Miliona njerëz kanë gjetur një besim personal dhe të drejtpërdrejtë në të vërtetën literale të kësaj ngjarjeje në dukje të pamundur me efekte dramatike për moralitetin, kulturën dhe sjelljen e tyre etike dhe politike. Jezusi, një shërues karizmatik dhe një predikues shëtitës i Apokalipsit në provincën

romake të Judeas, e shqetësoi establishmentin fetar hebre duke përçmuar hapur shumë praktika tradicionale dhe duke mëtuar se predikimet e tij i tejkalonin ligjet e Moisiut mbi të cilat ishte themeluar judaizmi. Vizita e tij e fundit në Jerusalem për festivalin e Pashkës (data nuk është e sigurt, po ka më shumë gjasa të ketë qenë viti 30) është interpretuar si një konfrontim i qëllimshëm. Këshilli dhe Prifti i Lartë e mallkuan atë dhe kërkuan ndihmën e guvernatorit romak dhe Jezusi u dënua me kryqëzim. I vendosur në një varr të mëvetshëm nga një mbështetës por i

ruajtur nga ushtarët romakë, trupi i tij u zhduk tri ditë më vonë. Atë ditë dhe disa herë të tjera përgjatë muajve pasues miqtë e tij ishin të bindur se e kishin parë të gjallë. E para ishte Maria Magdalena e më pas Pjetri dhe dishepuj të tjerë, të dy, si në Jerusalem ashtu dhe në vende të tjera. Si pasojë, ndjekësit e Jezusit i rivlerësuan mësimet dhe vdekjen e tij, duke parë në to një mesazh nga Zoti, që ishte posaçërisht i fuqishëm, optimist dhe transformues. Edhe sot mesazhi vazhdon të jetë shumë tërheqës për njerëz anembanë botës.

Blitz

Flickr

2.5

Faktori me të cilin aplikantët zezakë për fondet e ndihmës pas tajfunit të New Jersey-it ka gjasa të refuzohen krahasuar me aplikantët e bardhë.

11

Vdekje në aksidente trafiku për çdo 100 mijë mjete ndodhin në vendet e zhvilluara.

3,865 Vdekje për 100 mijë mjete është ky numër në Etiopi.

350

Mijë USD shuma që një safari klub në Teksas mblodhi për mbrojtjen e rinocerontëve të zinj, duke shitur një leje për gjuetinë e një rinoceronti të zi.

Foto nga: Roberto G ricci Dicitura: The street baker

Kamikazi shqiptar Arben Idrizi Derisa qytetarët shqiptarë (nacionalistët e krisur do të thoshin: “nga të gjitha trojet etnike”), nga i tërë Ballkani ose nga të gjitha vendet e botës ku jetojnë e punojnë, shkonin në Siri për të luftuar me armë në duar, sigurisht me dëshirën e marrë fetare a thjesht njerëzore për të vrarë sa më shumë “të tjerë” e për të shpëtuar vetë, opinioni i përgjithshëm ishte se megjithatë këta shqiptarë myslimanë nuk janë as terroristë as kamikazë. Po natyrisht ka edhe të atillë, unë në mesin e tyre, të cilët konsiderojnë se janë thjesht terroristë e kamikazë dhe tërheqin vërejtjen vazhdimisht për rrezikun që paraqesin qoftë për “botën e pafe”, qoftë për vetë ne shqiptarët, të cilësdo fe a ateistë, në cilindo prej vendeve tona ku jetojmë. Bindja se një shqiptar mysliman nuk do të shkonte deri aty sa të kthehet në kamikaz në vendin e vet, kundër njerëzve të vet, del të jetë, e natyrisht është, e gabuar. Për një fanatik të cilësdo fe, “i veti” është vetëm ai që beson dhe praktikon saktësisht të njëjtën fe. Për myslimanin fanatik, konkretisht vehabi, myslimani jo vehabi, i krishteri dhe ateisti është “tjetri”, prandaj i huaj, në rrugën e gabuar, për t’u kthyer në rrugën e duhur, e nëse jo, për t’u çuar në ajër. Për njërin si Blerim Heta, kamikazin e parë shqiptar që njohim, i cili para pak ditësh vrau mbi 50 veta në një sulm vetëvrasës në Bagdad, të gjithë

gazetamapo@gmail.com

ne “të tjerët” jemi të destinuar të përfundojmë në ferrin që na e ka përgatitur ai, meqë nuk jemi si ai dhe nuk duam të jemi si ai. Dua të them, dje ndodhi në Bagdad, nesër do të ndodhë në Prishtinë, Tiranë, a Shkup. *** Ka, nga ana tjetër, një qëndrim po aq çmendurak që e hasim te qytetarët e rëndomtë, të cilin e shprehin në komentet e tyre në përcjellje të lajmit dhe artikujve përkitazi me sulmin kamikaz në Bagdad. Një përqindje e përbindshme e tyre e qortojnë kamikazin pse e ka bërë sulmin në Irak, kur fare lehtë dhe tamam mirë mund ta bënte këndej, kundër serbëve (apo maqedonasve, grekëve, malazezëve). Terrorizmi shqiptar nacionalist a edhe fetar, pra, është i lejueshëm, mjafton një adresë e duhur, në shtëpi (në trojet etnike), kundër “shkive”. Sikur na thonë, e keqja nuk është gjithmonë e keqe, duhet bërë dallim ndaj kujt bëhet. Dhe natyrisht, është një pjesë tjetër, më e vogël, që pajtohet, e tumir dhe e kërkon ende sulmin si të tillë, atje ku ka ndodhur a kudo që (duhet) të ndodhë. Kur themi “një pjesë më e vogël” nuk është asfarë ngushëllimi, përkundrazi, siç jam munduar të them edhe herë të tjera, për të bërë të keqen, sidomos të tillën, mjafton pikërisht ajo “pjesë më e vogël”. Ngase, edhe ashtu, kudo në botë, është pikërisht po ajo “pjesë e më e vogël” që është duke e bërë atë.

*** Në pothuajse të gjitha deklarimet për media të familjarëve të kamikazit gjejmë një këmbëngulje për të vënë në pah bindjen se atij ia kishin shpëlarë trutë imamët e ndryshëm ekstremistë, ligjëratat e të cilëve i kishte ndjekur me pasion, bile edhe duke udhëtuar me kilometra larg për t’i arritur. Megjithatë, shpëlarja e truve është vetëm një nga metodat që përdoren nga ideologjitë e ndryshme për t’i mbajtur nën kontroll vartësit dhe për ta bërë atë që konsiderojnë se duhet bërë. Tani për tani, e dimë e duhet ta themi këtë, bartësit kryesor të kësaj të keqeje në vend janë pikërisht këta ideologë të shpëlarjes së truve, imamët ekstremistë. *** Duke i përmbledhur të gjitha këto, ka një gjë që nuk arrij t’ia gjej fillin. Kamikazët e tillë potencialë brenda vendit a janë në fazën kur shteti i konsideron armik, apo thjesht në fazën kur shteti mendon se ata janë qytetarë të tij të vënë kundër ligjit dhe rendit, të cilët mund t’i identifikojë, mbajë nën kontroll dhe në fund tamam t’i nxjerrë nga laboratori i shpëlarjes së truve? Nuk më duket se zgjidhet ndonjë gjë nëse a priori konsiderohen vetëm armik (sado që, nga ana e tyre, ata e konsiderojnë shtetin pikërisht të atillë dhe s’do të kursenin asgjë, as jetën, kundër tij). @express.com

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 03.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.