01 prill mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

‘Bie’ Hollande i supertaksës, një kryeministër i 'djathtë' për Francën

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 1 prill 2014. Numër 1172. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Ilir Meta me kryetarin e parlamentit danez

vizita në Danimarkë, deputetët e PD bojkotojnë metën

Kreu i Kuvendit, vizitë dyditore në Danimarkë, qeveria e së cilës refuzoi në dhjetor statusin kandidat. Në delegacion Ruçi, Xhaçka, Ulqini, Idrizi e Agron Duka. Mungon PD

FAQE 3

Rama në Berlin, zbardhet axhenda e takimeve Kryeministri, takim në 12 dhe drekë pune me kancelaren Merkel. Takime në Bundestag dhe me Grupin Parlamentar të Djathtë

15 plagë në trupin e Kumes

Tmerret e dhomës së torturës

Autopsia në trupin e 42-vjeçarit zbulon torturat çnjerëzore në burgjet greke. Kudret Kume ka thyerje kafke dhe çarje të kafazit të kraharorit, por edhe djegie duarsh e thonj të hequr. Fjalët e fundit për gardianët grekë: Më jepni një litar të vras veten dhe lërmëni të qetë! Të burgosurit e Nigritas: Drejtësi për Karelin. Prokuroria shqiptare nis hetimet për vrasje me dashje. Faqe 4-5

FAQE 3 Trupi i Kudret Kumes (Ilia Kareli), filmuar nga kamerat e burgut të Nigritas në Greqi

rikthehen atentatet

Plumba biznesmenit te “4 Rrugët e Shijakut” Basha: Qeveria Rama-Meta ka ngelur në klasë

FAQE 6

NgërÇ

Ilir Hoxha, pronar i disa bizneseve në Durrës dhe Sallmone, është plagosur në këmbë dhe në bark teksa po hynte në shtëpinë e tij. Mbi 50 policë rrethojnë zonën, por ende asnjë i arrestuar. Hetimet nisin nga e kaluara e biznesmenit

Një biznesmen ka mbetur i plagosur në një atentat tek “4 Rrugët e Shijakut”, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Ilir Hoxha, 42 vjeç, pronar i disa bizneseve në Durrës dhe Sallmone të Shijakut, ka mbetur i plagosur nga breshëria e plumbave. Ngjarja ndodhi mbrëmë, rreth orës 21: 50 minuta, kur persona ende të panjohur hapën zjarr ndaj Hoxhës. Një burim në vendngjarje tha se biznesmeni kishte marrë një plumb në

këmbë dhe një tjetër në bark gjatë të shtënave me armë. Ilir Hoxha, banues në fshatin Sallmone ka disa biznese në qytetin e Durrësit dhe në Shijak, ndërsa policia tha se ai është i skeduar më parë si person me precedentë penalë. Autorët e këtij sulmi janë ende të panjohur për policinë, por dëshmitarët kanë pohuar se ata hapën zjarr sapo Hoxha zbriti nga makina tip BMW dhe iu drejtua shtëpisë së tij. Ai... Faqe 8

op-ed

NGA bujar kapexhiu

Eshtrat e Beut

Sipas meje Edison Ypi

Si e rrëfen Eqerem Bej Vlora në “Kujtimet”, kur familja e Tij kish’ nisur të binte nga vakti, në shtëpinë e madhe, nga disa dhjetra hyzmeqarë, kishin mbetur vetëm nja 15. Në një nga ato ditë, Zonja e madhe e shtëpisë, e jëma e Eqerem Beut, vuri kujën; “Bo-bo si jemi katandisur. Me kaq pak hyzmeqarë s’ka kush të na sjellë një gotë ujë”...

Leksionet që vijnë nga Franca për Ramën

editorial Henri ÇILI

Ajo që ndodhi në Francë të dielën ka një mesazh për përtej kufijve të heksagonit, siç njihet në zhargon Franca: tregu dhe demokracia janë vënë në një kontradiktë të thellë, sidomos në një lëngim të gjatë më shumë se 7-vjeçar prej krizës ekonomike botërore. Presidenti normal francez Fransua Hollande...

FAQE 11

FAQE 11

Nisma e mazhorancës

Debati për AMA, Endira Bushati drejt shkarkimit

Me tre ide

"përplasja"

FAQE 6

Polemika në gjyqin e Gjikës, ekspertja: Pallatet, në zona të ndaluara Seanca e djeshme ndaj kryebashkiakut të Vlorës, i akuzuar nga prokuroria për falsifikim dokumentesh, është zhvilluar me debat e tension lidhur me aktekspertimin që prokuroria ka paraqitur si provë në gjykatë. Për të... Faqe 8


2

fokus

1

ngjarje e ditës

15 plagë në trupin e Kumes, thyerje kafke dhe heqje thonjsh

Autopsia /

Faqe 4

Kume: Më jepni një litar të var veten, e lërmëni të qetë! fjalët e fundit \

Faqe 5

ekonomi/ CIA: Të ardhurat

e shqiptarëve, 8200 USD për frymë më 2013

Faqe 7

Sipas Jacques Hennen dhe Gilles Verdez, autorë të “Manuel Valls, sekretet e një fati”, politikani mediatik për një kohë të gjatë ka nanuritur ambicie presidenciale.

51-vjeçari fotozhenik, francez i natyralizuar, i biri i emigrantëve spanjollë, është ministri më i ri në kabinetin e Hollande dhe një ekspert i komunikimit politik. Atij do t’i nevojiten ato aftësi për të marketuar ‘kthesën U’ të presidentit ndaj politikave më miqësore ndaj biznesit dhe të vendosë disiplinë në vend të kakofonisë.

‘Bie’ Hollande, një kryeministër i djathtë për Francën M

inistri i Brendshëm francez, Manuell Valls, i emëruar kryeministër nga presidenti francez Francois Hollande të hënën, është një centrist me një qëndrim të ashpër sa i takon rendit ligjor, gjë që është popullore në publik, por kontraversiale brenda Partisë së tij Socialiste. 51-vjeçari fotozhenik, francez i natyralizuar, i biri i emigrantëve spanjollë, është ministri më i ri në kabinetin e Hollande dhe një ekspert i komunikimit politik. Atij do t’i nevojiten ato aftësi për të marketuar ‘kthesën U’ të presidentit ndaj politikave më miqësore ndaj biznesit dhe të vendosë disiplinë në vend të kakofonisë. Mbështetja e tij është vazhdimisht e lartë ndaj rolit të tij si kryepolici i ashpër, gjë që ka kontrastuar me përqindjet e ulëta në sondazhe të presidentit Hollande. Disa që e njohin Valls-in, thonë se ai ushqen ambicie presidenciale, por kjo nuk e ndaloi Hollande-n që ta zgjidhte. Kriticizmat e tij në të shkuarën ndaj atyre që mbahen si ‘lopë të shenjta’ të socialistëve, si p.sh. java e punës 35-orëshe, e miratuar një dekadë më parë, e kanë bërë të shihet me mosbesim nga aleatët partiakë dhe të krahasohet me ish-kryeministrin britanik të New Labour, miqësor me biznesin, Tony Blair. Ai mbështeti kalimin e një pjese të barrës së rëndë fiskale të Francës nga taksat e punës te taksat e konsumit, një politikë e propozuar nga ish-presidenti konservator Nicolas Sarkozy dhe të kundërshtuar nga socialistët. Mbështetja e tij për kampin ‘jo’ që çoi në humbjen në referendum të një kushtetute europiane në vitin 2005, e vuri atë përballë Hollande-s, një fushatues i ethshëm për ‘po’. Megjithatë, ai luajti një rol kyç në skuadrën e fushatës presidenciale të Hollande-s. Një sondazh nga Ifop në fund të shkurtit dëshmonte se 49 për qind e votuesve e shihnin Valls-in si zgjedhjen më të mundshme për të zëvendësuar kryeministrin Jean-Marc Ayrault,

i cili dha dorëheqjen pasi socialistët u shkërmoqën në zgjedhjet vendore të së dielës. I lindur në Barcelonë, Valls e mori nënshtetësinë franceze në vitin 1982, në moshën 19-vjeçare. Ai shenjohet vazhdimisht në sondazhe si politikani më popullor francez. Hollande shpreson se i drejtpërdrejti Valls, baba i katër fëmijëve, gruaja e dytë e të cilit është violiniste, do të ndihmojë për të bërë doktrinën e tij të politikave ekonomike më të pranueshme për votuesit socialistë. Në të njëjtën kohë, reputacioni i Valls si ‘blairist’ dhe si një socialist i jashtëm mund të qetësojë brerjet ndërmjet punëdhënësve, të cilëve u janë premtuar taksa më të vogla pune nën të ashtuquajturin ‘pakt përgjegjshmërie’ të Hollande-s në këmbim të krijimit të më shumë vendeve të punës. Përplasjet me Hollande

Kryebashkiak i kahershëm i Evry, një periferi jugore dhe e ashpër e Parisit, raporti i Valls-it me Hollande-n nuk ka qenë gjithnjë i trëndafiltë. Pas përplasjes së tyre të vitit 2005 rreth Kushtetutës europiane, Valls garoi kundër Hollandes në primaret socialiste në vitin 2011 si një maverik, i cili sfidoi partinë që ta ndryshonte emrin dhe të hiqte dorë nga politikat e ‘kaluara kohe’, por mori vetëm 6 për qind të votave. Por, pas fitores së Hollande-s në primare, ai ishte ndër të parët që e mbështeti ish-rivalin duke u bërë drejtor i komunikimit dhe një aleat i fortë në betejën për të shfronësuar Sarkozy-në.

Disa që e njohin Valls-in, thonë se ai ushqen ambicie presidenciale, por kjo nuk e ndaloi Hollande-n që ta zgjidhte. Kriticizmat e tij në të shkuarën ndaj atyre që mbahen si ‘lopë të shenjta’ të socialistëve, si p.sh. java e punës 35-orëshe, e miratuar një dekadë më parë, e kanë bërë të shihet me mosbesim nga aleatët partiakë dhe të krahasohet me ish-kryeministrin britanik të New Labour, miqësor me biznesin, Tony Blair.

Pas përplasjes së tyre të vitit 2005 rreth Kushtetutës europiane, Valls garoi kundër Hollande-s në primaret socialiste në vitin 2011 si një maverik, i cili sfidoi partinë që ta ndryshonte emrin dhe të hiqte dorë nga politikat e ‘kaluara kohe’, por mori vetëm 6 për qind të votave.

Më herët në karrierë, nga 1997 në 2001, Valls shërbeu si drejtor i komunikimit për kryeministrin socialist, Lionel Jospin në kohën kur president ishte Jacques Chirac. Sipas Jacques Hennen dhe Gilles Verdez, autorë të “Manuel Valls, sekretet e një fati”, politikani mediatik për një kohë të gjatë ka nanuritur ambicie presidenciale. Por ai nuk ka shkuar pa kundërthëniet e tij. Nganjëherë, i krahasuar me Sarkozy-në për gjuhën e ashpër dhe sjelljen prej ‘njeri aksioni’, Valls-it i është dashur të luftojë kundër akuzave nga disa në të majtë dhe në opozitë në lidhje me atë se ai është i djathtë dhe do të ishte më mirë si pjesë e partisë konservatore UMP. Një mbështetës i ndalimit të shamive në publik- një çështje polarizuese për myslimanët e Francës, më të shumtit në Europë- Valls ka preferuar një linjë të ashpër në problemet e ligjit dhe rendit, qofshin akte terroriste apo krime të vogla. Ai dërgoi policinë anti-protestë në qytetin jugor të Marsejës për të kontrolluar dhunën e bandave, përzuri nga Franca imamët radikalë që predikojnë urrejtje, dhe i mbrojti me vendosmëri oficerët e policisë që po përpiqeshin të kontrollonin dhunën e të rinjve në periferitë me shumicë emigrante. Ndërkohë që e distanconte veten nga politikat e Sarkozy-së, i cili gjithashtu i fitoi shporet e tij si ministër i Brendshëm, Valls e ka vazhduar pamëshirë praktikën e përzënies së romëve nga kampe ilegale dhe fushatën ndaj kriminalitetit të të rinjve. Në javët e fundit përqindjet miratuese për Valls-in kanë rënë lehtas pas rolit të tij në ndalimin e performancave të një komediani që shihej si antisemit. Kritikët thanë se Valls kish shkuar shumë larg dhe kishte vënë në rrezik lirinë e fjalës, por gjykatat i dhanë të drejtë dhe komediani Dieudonne M’bala M’bala e ndërpreu shfaqjen fyese. *Alexandria Sage / Reuters


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

01.04.2014

3

Rama në Berlin, zbardhet axhenda e takimeve

Eskorta që shoqëron Ramën në Berlin

Kryeministri gjendet prej ditës së djeshme në Gjermani, ku pritet të takojë sot dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel. Sapo ka mbërritur në aeroportin e Berlinit, Rama është pritur nga eskorta që autoritetet gjermane kishin vënë në dispozicion për ta shoqëruar atë. Pikërisht këtë moment Kryeministri shqiptar ka dashur ta ndajë me shqiptarët, duke bërë vetë një fotografi nga brenda makinës dhe ku përveç shoferit dhe shoqëruesit brenda në makinë duken dhe forcat e policisë si pjesë e grupit të shoqërimit. Ndërkohë që këtë foto të shpërndarë në rrjetin Twitter, Rama e ka shoqëruar dhe me

një koment ku shkruante: “Berlin - Për një vizitë intensive takimesh e komunikimesh me qeverinë, parlamentin, sipërmarrjen, botën akademike”. Sipas Kryeministrisë, Merkel do t i rezervojë kryeministrit Rama një pritje të nivelit më të lartë protokollar. “Nesër, në orën 12:00, Kryeministri Rama do të pritet në Kancelarinë gjermane nga Kancelarja Merkel, ku do të ketë dhe një ceremoni të nderimit ushtarak. Më pas do të zhvillohet takimi dypalësh mes zotit Rama dhe zonjës Merkel, që do të pasohet nga një drekë pune mes dy delegacioneve. Në vijim, rreth orës 13:15, parashikohet konferenca e përbashkët për shtyp

e Kryeministrit shqiptar dhe Kancelares gjermane”. Gjatë qëndrimit në Berlin, Rama do të zhvillojë edhe disa takime të tjera të rëndësishme. Ai do të takohet me kryetarin e Bundestag-ut, ndërsa më parë do të zhvillojë një takim dhe me kreun e Grupit Parlamentar të Djathtë, CDU. Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim të posaçëm edhe me Zv/Kancelarin, njëherazi Ministër për Çështjet e Ekonomisë dhe Energjisë, zotin Sigmar Gabriel, i cili drejton edhe Socialdemokratët gjermanë. Në mbrëmje, kryeministri Rama do të mbajë një fjalim përpara Komisionit të Jashtëm gjerman.

drejtori në dash

Xhonatan Moore, 3 ditë në Tiranë

Meta në Danimarkë edhe me Idrizin e Dukën, bojkoton PD Kreu i Kuvendit do të jetë dy ditë në Danimarkë, qeveria e së cilës refuzoi në dhjetor të na jepte statusin e vendit kandidat. Në delegacion, Ruçi, Xhaçka, Ulqini, Idrizi e Agron Duka. Mungon PD Rama dhe Meta koincidojnë të jenë jashtë vendit këto ditë. Koincidencë apo jo, si kryeministri dhe kreu i Kuvendit do të vizitojnë, njëri Gjermaninë dhe tjetri Danimarkën, dy vendet që në dhjetorin e kaluar e shtynë përgjigjen pozitive për statusin e vendit kandidat Sipas formatit përkatës, Rama do të jetë në një takim shumë të rëndësishëm me kancelaren Merkel, ndërsa Meta me ftesë të homologut të tij danez, Mogens Lykketoft, nisi dje një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës. Meta shoqërohet në këtë vizitë nga deputetët Gramoz Ruçi, Olta Xhaçka, Shpëtim Idrizi, Agron Duka dhe Musa Ulqini. Bie në sy fakti se në delegacionin parlamentar shqiptar nga opozita janë dy deputetë opozitarë, por jo të partisë kryesore, PD. Lobimi në vendet refuzuese Ndërkohë dje Kryeministri ka postuar një foto nga Berlini, që duket se

është ajo e pritjes në aeroport dhe shoqërimi për në hotel. “Për një vizitë intensive takimesh e komunikimesh me qeverinë, parlamentin, sipërmarrjen, botën akademike”, - shkruante Rama. Kryeministri do të takohet sot me kancelaren Merkel, me të cilën tema kryesore që do të diskutohet pritet të jetë ajo e statusit në qershor, ku Gjermania ka peshën kryesore. Berlini duket se mban çelësat e suksesit të integrimit. Pakkush nuk mund ta thotë që përtej ndonjë përplasjeje interesash si ajo me Çekinë për shkak të CEZ-it, bindja e Gjermanisë do të ishte hap i sigurt drejt marrjes së statusit dhe përparimit më tej në BE. Sipas burimeve nga qeveria, Rama do të udhëtojë bashkë me tre ministra për në Berlin, ndërsa axhenda e takimit do të mbizotërohet nga fati i mëtejshëm i integrimit të vendit dhe sigurisht çështje të tjera të marrëdhënieve dyp-

alëshe. Ndërsa duket se jemi futur sërish në spiralen e statusit, pas-qershori është tashmë mjaft afër dhe ende nuk ka asgjë të sigurt nëse do të ketë përparim në fushën e integrimit. Ndërkaq, Meta u prit dje në aeroportin e Kopenhagenit nga homologu i tij danez, Lykketoft, i cili i rezervoi

Berlini duket se mban çelësat e suksesit të integrimit. Pakkush nuk mund ta thotë që përtej ndonjë përplasjeje interesash si ajo me Çekinë për shkak të CEZ-it, bindja e Gjermanisë do të ishte hap i sigurt drejt marrjes së statusit dhe përparimit më tej në BE...

delegacionit shqiptar një pritje të ngrohtë. Dy homologët shprehën kënaqësinë e realizimit të kësaj vizite dhe shprehën bindjen se kjo do t’i shërbejë konkretizimit dhe forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare mes dy vendeve. Gjatë vizitës zyrtare dyditore në Danimarkë, Meta do të pritet në parlament nga homologu i tij dhe Presidiumi, nga ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Peshkimit, nga Konfederata Daneze e Industrisë, nga Agjencia Daneze për Energjinë, nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së me seli në Kopenhagen, si dhe nga Avokati i Popullit i Danimarkës. Kryetari i Kuvendit, Meta do të pritet edhe nga Madhëria e Saj, Mbretëresha e Danimarkës, si dhe do mbajë një fjalë mbi rolin stabilizues të Shqipërisë në rajon në një konferencë të organizuar nga Shoqata Daneze për Politikën e Jashtme.

Vasili: Reforma territoriale s’ mund të shtyhet, bojkoti zemëron shqiptarët Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon opozitën se po bllokon pa logjikë reformën administrativo-territoriale. Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili theksoi se kjo reformë është jetike për shqiptarët dhe nuk mund të shtyhet. “Dakordësia për këtë reformë është kryesore. Reforma nuk lidhet me interesat par-

tiake. Verdiktin e japin shqiptarët, jo bojkotet. Bojkoti zemëron shqiptarët dhe vonon zhvillimin. Opozita ka zgjedhur të bllokojë pa logjikë”, - u shpreh Vasili. Sipas tij, opozita është ftuar të shfrytëzojë mundësinë për konsensus në komisionin e reformës administrative, duke theksuar se çdo vetëpërjashtim është kundër interesave të shqiptarëve.

"Reforma nuk lidhet me interesat partiake. Verdiktin e japin shqiptarët, jo bojkotet. Bojkoti zemëron shqiptarët dhe vonon zhvillimin"

Drejtori për Çështjet e Evropës Juglindore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë për të marrë pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare të organizuar nga “Albanian Policy Center”, me temë “Bashkëpunimi transatlantik për paqen dhe sigurinë në Ballkan: Një axhendë e Shqipërisë për integrimin në BE dhe NATO”, në datën 2 prill. Sipas organizatorëve, “kjo konferencë bëhet me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe 5-vjetorit të ratifikimit të MSA-së. Konferenca do të trajtojë edhe çështjen e krijimit të një elite të re politike”. Përveç Moore, në konferencë do të marrin pjesë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, Edita Tahiri, zv/kryeministre e Kosovës, Teuta Arifi nga Maqedonia, si dhe deputetët Pandeli Majko, Majlinda Bregu, Arta Dade e shumë të tjerë, theksojnë organizatorët e Konferencës. Ndërkohë mësohet se z. Moore gjatë tri ditëve do të zhvillojë edhe takime me krerët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. Kryeministrit Rama, ndërsa niset për në Berlin, i duhet të lërë “mënjanë” vizitën në kryeqytet të Drejtorit për Çështjet e Evropës Jug-qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Jonathan Moore, i cili vjen i ftuar nga e djathta dhe konkretisht “Albanian Policy Center”, e drejtuar nga ish-zëvendësministrja e Jashtme e qeverisë së kaluar, Edit Harxhi. Një takim me Moore është rezervuar për Ramën menjëherë pas kthimit nga Berlini dhe pak para se të niset sërish në Bruksel. Mediat në Tiranë kanë parë sidoqoftë njëfarë “shmangieje” në këtë rast të Moore dhe disa kanë theksuar ndërkohë faktin që koha e vizitës përkon me atë të largimit të kryeministrit për në Gjermani, edhe pse gjithçka mund të jetë thjesht çështje protokollesh dhe datash të paracaktuara.


4

fokus

ngjarje e ditës

Mungesa e ekspertizës së detajuar, që do të përcaktonte edhe shkakun e saktë të vdekjes së 42-vjeçarit, ka detyruar prokurorinë shqiptare të kërkojë kryerjen e një tjetër autopsie për vdekjen e 42-vjeçarit Ilia Kareli

20

Vjet burg ishte dënimi që drejtësia greke kishte dhënë për Kudret Kumen, që në Greqi njihej me emrin Ilia Kareli. Ai ishte dënuar fillimisht për vjedhje me 12 vjet e 9 muaj burg, ndërsa kishte marrë një dënim të dytë për shpërndarje droge

Autopsia zbardh torturat

15 plagë në trupin e Kumes, thyerje kafke dhe heqje thonjsh Kudret Kume vdiq nga torturat makabre që i shkaktuan çarje të kafkës e kafazit të kraharorit, por edhe djegia e duarve e heqja e thonjve. Edhe Prokuroria shqiptare nis hetimet Leonard Bakillari Tiranë Shqiptari Kudret Kume, njo-

hur si Ilia Kareli, është masakruar në burgun grek. Ky është përfundimi i mjekësisë ligjore dhe prokurorisë së Fierit, e cila po e heton ngjarjen si vrasje me dashje. Të njëjtën gjë kanë pohuar edhe familjarët e 42-vjeçarit, të cilët thanë se ai është masakruar në mënyrë çnjerëzore dhe ka patur shumë dëmtime të rënda fizike. Sipas rezultateve të para të ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se në trupin e Kudret Kumes janë konstatuar të paktën 15 shenja dhunë e dëmtime trupore, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Por ajo që ka habitur më shumë ekspertët dhe prokurorinë shqiptare ka qenë raporti i autopsisë që autoritetet greke kanë bërë për rastin në fjalë. Sipas burimeve të rezervuara mësohet se ekspertët grekë kanë shkruar në raport se përveç dëmtimeve të tjera, në trupin e viktimës janë konstatuar edhe heqje të zorrëve. “Viktima, Ilia Kareli ka dëmtime në kokë, gjymtyrë, gjoks si dhe heqje zorrësh”,thuhet në raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë grekë, të cilët nuk kanë bërë përshkrim të hollësishëm të dëmtimeve që ka patur trupi i pajetë i 42-vjeçarit Ilia Kareli, i cili u gjet i

vdekur në një qeli të burgut të Nigritës në Serres, pranë Selanikut. Mungesa e ekspertizës së detajuar, që do të përcaktonte edhe shkakun e saktë të vdekjes së 42-vjeçarit, ka detyruar prokurorinë shqiptare të kërkojë kryerjen e një tjetër autopsie për vdekjen e 42-vjeçarit Ilia Kareli. Ajo është kryer ditën e djeshme në Mjekësinë Ligjore në Tiranë, ndërsa rezultatet e autopsisë nuk janë ende gati. Sipas burimeve mësohet se nga këqyrja e jashtme e kufomës janë konstatuar një sërë dëmtimesh të rënda. “Viktima ka patur thyerje të kafkës, gjymtyrëve, kafazit të kraharorit, si dhe heqje të thonjve”, tha një burim i prokurorisë pas konsultës me ekspertët mjekoligjorë, të cilët kryen autopsinë e 42-vjeçarit. Ndërsa familjarë të viktimës thanë se Kudret Kume ishte masakruar barbarisht. Halla e viktimës tha se 42-vjeçarit i kanë nxjerrë edhe syrin e djathtë përveç dëmtimeve të shumta fizike. “Tortura çnjerëzore! Nuk i kanë lënë pjesë të trupit pa e masakruar. Madje i kanë nxjerrë edhe një sy. Edhe thonjtë ia kanë nxirë e djegur. Kraharorin ia kanë shtypur nga ana e majtë. Ia kanë nxirë gjithë trupin djalit. E kishin bërë sterrë të zi, nuk shihej”, tha halla e viktimës,

Prokuroria e Fierit: Hetim për vrasje me dashje Prokuroria e Fierit ka nisur dje zyrtarisht hetimet për vdekjen e 42-vjeçarit shqiptar Ilia Kareli në një burg grek. Të dhënat e ekspertizës greke dhe këqyrja paraprake e kufomës, sipas prokurorisë janë të dhëna të mjaftueshme për të hedhur dyshimet se shqiptari është vrarë dhe nuk ka patur një vdekje natyrale. Këto të dhëna janë shoqëruar edhe nga aktekspertimi mjekoligjor i mjekëve grekë, të cilët kanë pasqyruar dëmtimet e vërejtura në trupin e 42-vjeçarit shqiptar. Në bazë të këtyre të dhënave prokuroria ka regjistruar ngjarjen si “vrasje me dashje”, por pa autor, ndërsa pritet të kryejë një sërë verifikimesh për të zbardhur të vërtetën e krimit të rëndë. Sipas burimeve të prokurorisë mësohet se grupi hetimor tashmë është në pritje të rezultateve të autopsisë që Mjekësia Ligjore kreu ditën e djeshme, ndërsa pas administrimit të këtij akti do të dërgojë një letër-porosi pranë autoriteteve greke të drejtësisë. Paralelisht me hetimin në Shqipëri, prokuroria greke ka nisur një hetim mbi rastin e vrasjes së shqiptarit. Por edhe pse kanë kryer disa veprime hetimore, autoritetet greke thonë se nuk kanë ende persona të dyshuar si autorë të vrasjes. Mediat greke raportojnë se 42-vjeçari shqiptar mund të jetë dhunuar gjatë kohës që mbahej në stacionin e policisë, për t’u transferuar më pas në burgun e Nigritës në Selanik, aty ku dhe u gjet i vdekur pak ditë më parë. Transferimi i tij është bërë në fshehtësi të plotë, ndërsa gjatë kësaj kohe ai mund të jetë dhunuar nga policët grekë, por megjithë dyshimet, autoritetet ende nuk kanë mundur të japin asnjë të dhënë të saktë mbi mënyrën apo autorët e mundshëm të këtij krimi.

Kamerat e burgut, provë për hetimin Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të burgut dhe stacionit të policisë ku është mbajtur 42-vjeçari shqiptar, ndërsa pohuan se përgjegjësit e ngjarjes do të dalin përpara drejtësisë. Ilia Kareli u gjet i vdekur në një qeli të burgut të Nigritës në Selanik pak ditë më parë. Në këtë burg shqiptari u transferua pas vrasjes së një gardiani grek, të cilin e qëlloi tri herë me thikë artizanale pas pretendimeve se ishte ndaluar disa herë të takohej me nënën e tij të moshuar. Kareli ishte dënuar për vjedhje në Greqi dhe ndodhej në burg që prej vitit 1997.

Pamje të mediave greke për Kumen e vdekur në qeli

Ylvie Hoxha. Ajo ka qenë një nga personat që ka tërhequr trupin e pajetë të 42-vjeçarit nga morgu në Greqi, për ta sjellë më pas në fshatin e tij të lindjes në Zhupan të Fierit, ku dje u zhvillua edhe ceremonia mortore e të vrarit. Familjarët e Kudret Kumes kanë bërë apel për të vendosur drejtësi, ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i prokurorisë shqiptare, e cila ka nisur hetimet për vrasje. Për këtë ngjarje mësohet se po hetojnë edhe autoritetet greke, të cilat kanë nisur pyetjen e personave që kanë kr yer shoqërimin e 42-vjeçarit shqiptar nga burgu i Malandrinos në rajonin e policisë së Iteas përpara se Kudret Kume, i njohur si Ilia Kareli të transferohej në burgun e Nigritës në Selanik.

Totozani: Grup i posaçëm për çështjen “Kareli”

“Kam ngarkuar një ekip të posaçëm, që do të ndjekë nga afër të gjithë procesin hetimor që do të kryhet në vendin tonë, nga Prokuroria e Fierit. Po ashtu po presim të njihemi edhe me të dhënat që do të nxjerrë raporti i autopsisë së mjekëve ligjorë shqiptarë"

TIRANE- Avokati i Popullit, Igli Totozani tha se ishte duke ndjekur nga afër rastin e vdekjes së Ilia Karelit (Kudret Kume) në burgun grek të Malandrinos. “Për këtë çështje kam angazhuar një ekip të posaçëm, që do të ndjekë të gjitha procedurat hetimore që po kryhen nga autoritetet e Prokurorisë shqiptare”, - tha Totozani për MAPO-n, ndërsa është në pritje të autopsisë së ekspertëve shqiptarë. Avokati i Popullit shtoi më tej se sot do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologen greke, Kaliopi Spanou, për të folur në lidhje me rastin dhe për të marrë më shumë informacion mbi atë çfarë ka ndodhur në rastin e vdekjes së Kudret Kumes. “Kam ngarkuar një ekip të posaçëm, që do të ndjekë nga afër të gjithë procesin hetimor që do të kryhet në vendin tonë, nga Prokuroria e Fierit. Po ashtu po presim të njihemi edhe me të dhënat që do të nxjerrë raporti i autopsisë së mjekëve ligjorë shqiptarë, të cilët kanë kryer këqyrjen

e trupit, - tha Totozani. Disa ditë më parë, Avokati i Popullit i dërgoi një letër homologes së tij greke për t’i kërkuar informacion mbi vdekjen e shtetasit shqiptar, Ilia Kareli. “Humbja e jetëve njerëzore është një pasojë e rëndë dhe një akt i cili duhet hetuar me seriozitet dhe objektivitetin e nevojshëm nga ana e autoriteteve përkatëse kompetente të shtetit grek. Për këto arsye, ndjekja nga afër nga ana e institucionit të Ombudsmanit të Greqisë brenda kompetencave të tij, e procesit zyrtar investigues që do të zhvillohet nga institucionet përgjegjëse, vlerësojmë se do të ishte një veprim domethënës dhe inkurajues për zbardhjen e rrethanave dhe shkaktarëve të këtyre ngjarjeve të hidhura që kanë tronditur opinionin publik të të dyja vendeve tona”, thuhet në letrën e Totozanit, dërguar homologes së tij greke.

reagimi

Berisha: Vrasja në burg, krim i shëmtuar shtetëror Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar një krim të shëmtuar shtetëror vrasjen e Karelit në Greqi. Përmes një postimi në Facebook, Berisha e quan tronditëse këtë ngjarje, ku shqiptari i burgosur është torturuar e masakruar nga gardianët grekë. “Duke dënuar me ashpërsi vrasjen e gardianit grek në detyrë dhe shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes së tij, unë gjithashtu i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Kudret Kumes dhe dënoj me indinjatë të thellë krimin e shëmtuar shtetëror të vrasjes me tortura çnjerëzore të shtetasit shqiptar në qelinë ku ai vuante dënimin. Ky akt i rëndë kriminal nuk është i izoluar, por është një ndër krimet e radhës që kryhet ndaj emigrantëve shqiptarë në një situatë tejet të rëndë për ta që ekziston në burgjet greke. Akte të tilla çnjerëzore janë dëshmi e problemeve serioze me të cilat përballen emigrantët shqiptarë dhe janë shprehje e albanofobisë që ushqejnë në vendin fqinj qarqe të caktuara politike, mediatike, zyrtare e jozyrtare”, - shkruan Berisha. Ai ka kërkuar hetim në transparencë të plotë dhe ndëshkim për autorët e këtij krimi.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25

15

Marsi ishte dita kur Kareli priste një përgjigje nga burgu i Malandrinos, për kërkesën e lejes për t’i bërë një vizitë nënës. Kur mori përgjigje negative, 42-vjeçari shqiptar vrau gardianin e burgut me një thikë, duke pretenduar se ishte mbajtur gjatë në burg

5

01.04.2014

Plagë në formë vrimash dhe dëmtime të tjera në kafkë, kafazin e kraharorit dhe në thonj flasin për dhunën çnjerëzore që ka provuar në kurriz Kudret Kume. Ai dyshohet se është dhunuar gjatë transferimit nga burgu i Malandrinos tek ai i Nigritës

policëve të burgut

Letra e Karelit: S’jeni ngopur me kaq shumë vite të jetës sime?

Burgu i Malandrinos, ku nisi dhuna ndaj shqiptarit

Media greke boton letrën e shkruar nga Ilia Kareli para se të vdiste. Këtë letër ai e mbante në dorë, teksa qëlloi oficerin e burgut të Malandrinos, të cilit i preu arterien karotide duke i shkaktuar vdekjen. “Për Shërbimin e Burgut të Malandrinos. Më mbani në burg për një kohë të gjatë, kaq shumë vite, vetëm për vjedhje, edhe pse s’kam vrarë asnjë. Përse? Përse nuk më lejoni të shkoj në shtëpi ta gjej nënën time gjallë? Pse nuk më lejoni të kem edhe unë familjen time, pse? Unë jam në burg që nga viti 1997 dhe ju nuk jeni ngopur me kaq shumë vite të jetës sime. Deri tani unë ju kam dhënë jetën dhe 4 vite punë. Me gabimin që kam bërë nuk meritoj kaq shumë vite burg dhe tani domosdo duhet të marr një jetë nga ju... Pse më morët gjithë jetën time, pse, pse, pse...?”

Fjalët e fundit

Kume: Më jepni një litar të var veten, e lërmëni të qetë!

Kush është Kudret Kume alias Ilia Kareli/ Historia e emigrantit që u dënua me 20 vjet burg për tentativë vrasjeje dhe shpërndarje narkotikësh në Greqi, dhe u gjet i vdekur nga torturat në burg. Në dëshminë e tij fajësoi prokurorin. Shefi i burgut: Kushdo që është fajtor për vdekjen e tij, do të paguajë Pas torturave që mendohet se zgjatën me orë të tëra, shqiptari i njohur në Greqi me emrin Ilia Kareli tha veçse pak fjalë për zyrtarët e burgut të Nigritas. “Më jepni një litar të var veten, dhe më lini të qetë ”. Pas këtyre fjalëve, 42-vjeçari që kishte therur në shenjë revolte një gardian të burgut të Malandrinos u mbyll në një qeli më vete. Punonjësit e burgut ku sapo ishte transferuar u kujtuan për të vetëm kur panë në kamera se ai nuk bënte asnjë lëvizje. E dërguan në spital, por mjekët veçse konfirmuan vdekjen e Ilia Karelit. Greqia ka hapur prej ditësh një hetim për vdekjen e tij, duke marrë në pyetje gardianë të burgut të Malandrinos, ku Kareli kishte vuajtur për vite të

tëra dhe ata të Nigritas, ku sapo ishte transferuar. Shefi i burgut të Nigritas dhe 15 punonjës të tjerë mohojnë të kenë ushtruar dhunë, duke ofruar edhe kamerat e sigurisë së provë. Por ekspertiza e bërë në Greqi Kolonën time në të nxjerr në dritë fakte tronditëse për trajtipërditshmet e min e këtij shqiptari, që protestonte se ishte sipërpërmendura e dënuar më shumë seç e meritonte. Sipas mepagëzova me emrin diave greke, dyshohet se Ilia Kareli është rra- “Guri filozofal”, term që hur me një shkop të fortë, ndërsa në trupin e më pati joshur dhe tij janë gjetur edhe plagë të tjera. Përveç thyintriguar pa masë që erjes së kafazit të kraharorit dhe dëmeve të përpara shumë tjera, në trupin e tij janë gjetur edhe vrima të vjetësh, kur më shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Ilia Kareli ka akuzuar prokurorin për tragjedinë e jetës së tij. Ai është arrestuar në vitin 1997 për

për një kohë të gjatë, kaq shumë vite, vetëm për vjedhje, edhe pse s’kam vrarë asnjë. Përse? Përse nuk më lejoni të shkoj në shtëpi ta gjej nënën time gjallë? Pse nuk më lejoni të kem edhe unë familjen time, pse?”. Në këtë gjendje, ai ka goditur me një copë dërrasë të mprehtë, të hequr nga një kasë dere gardianin Jorgos Tsironis. Ky i fundit, baba i dy fëmijëve humbi jetën, ndërsa në shenjë hakmarrjeje 42-vjeçari është torturuar për orë të tëra. “Kushdo që është fajtor për vdekjen e Karelit, do të paguajë”, - tha drejtori i burgut të Nigritas, Antoni Stabulis. “Ta lejojmë drejtësinë të bëjë punën e saj dhe të mos mashtrojmë botën”,- u shpreh ai.

Ceremonia

letra

Revolta e të burgosurve: Drejtësi për Karelin, jo veprime fashiste Të dënuarit e burgut të Nigritas kanë nisur një letër proteste për vdekjen e shkaktuar nga torturat e Ilia Karelit. Të burgosurit e burgut të Nigritas kërkojnë të kryhen të gjitha hetimet e nevojshme që parashikon ligji dhe të vihen para drejtësisë vrasësit e Ilia Karelit. “Ai ishte i gatshëm të pranonte pasojat e ligjit dhe dënimit për veprën që kreu, por tashmë ka vdekur pa shkuar në gjykatë. Vrasja u bë me saktësi profesionale. Përveç shenjave të rrahjeve, Ilia kishte vrima në trupin e tij, një në dorë dhe një në zonën e gjoksit, të cilat mund të jenë bërë me një objekt të mprehtë, që nuk është publikuar”, thuhet në letër. Të dënuarit kërkojnë të merren masat e nevojshme për të

tentativë vrasjeje, vjedhje, kalim të paligjshëm kufiri dhe dëshmi të rreme. U dënua me 12 vjet e 9 muaj burg për këto akuza dhe u lirua me kusht në vitin 2006. Mediat greke japin të dhëna të ndryshme për arrestimin e dytë të Karelit. Por sipas Kathimerinit, ai ishte arrestuar për shitje lëndësh narkotike dhe kishte marrë një dënim të dytë prej 8 vitesh. Me 20 vjet burg në shpinë, shqiptari nga Zhupani i Fierit kishte kërkuar leje nga autoritetet e burgut të Malandrinos për të takuar nënën e tij shëndetligë. Kjo leje iu refuzua. Në letrën që mbante në duar, teksa goditi për vdekje me thikë gardianin grek, Ilia Kareli shkruante se i kishin marrë padrejtësisht vite të tëra nga jeta e tij. “Më mbani në burg

përcaktuar shkakun e vdekjes dhe të publikohen fotot që nga momenti që Ilia Kareli hyri në burgun e Nigritas, foto që sipas tyre vërtetojnë se atë e kanë rrahur rëndë edhe në burgun e Nigritas. “Ne kërkojmë drejtësi dhe jo veprime fashiste për hakmarrje. Ne jemi këtu dhe do të ngrihemi kundër kujtdo që do të ndalojë zërin tonë të dëgjohet. Le të bashkohemi të gjithë përtej përkatësisë etnike dhe t’i rezistojmë juntës që ekziston prej disa kohësh.”- përfundon letra e të dënuarve të Nigritas. Autoritetet e burgut nuk e kanë konfirmuar këtë letër, duke pohuar se të burgosurit nuk kanë pasur mundësi të takohen me familjarët dhe hyrjen në internet e kanë të ndaluar.

Kume përcillet me dhjetëra flamuj kuqezi 42-vjeçari Kudret Kume, i cili mbeti i vdekur nga dhuna e ushtruar në një burg të Greqisë, u përcoll dje në banesën e fundit nga dhjetëra flamuj shqiptarë. Të afërm dhe miq të 42-vjeçarit nga fshati Zhupan i Fierit, që në Greqi njihej me emrin Ilia Kareli, tentuan të bënin një protestë, por nëna e viktimës kërkoi që arkëmorti të mbërrinte në shtëpi, duke e anuluar atë. Trupi i pajetë i Ilia Karelit iu nënshtrua një ekspertize të re mjekoligjore në morgun e Fierit, pas pretendimeve të familjarëve se e kanë keqtrajtuar në mënyrë monstruoze, deri sa i kanë shkaktuar vdekjen në burgun grek. Ekspertiza u krye nga një grup prej 3 ekspertësh mjeko-ligjorë, dy nga Tirana dhe një nga Fieri. Rezultatet e eksper-

tizës pritet të publikohen gjatë orëve në vazhdim, ndërsa Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për vdekjen e Karelit. Familjarët e tij pretendojnë se Ilia Karelit i kanë nxjerrë edhe sytë. Ndërsa në trupin e tij janë gjetur 15 plagë, nga 3 të shënuara në ekspertizën greke. “Duart i kishte të mbledhura, dukeshin të djegura, dy gishta nuk i hapeshin”,- u shpreh më tej halla e tij. Ilia Kareli u gjet i vdekur mbrëmjen e 27 marsit në qelinë e burgut të Nigritas në Serres, ku ishte transferuar për izolim dhe mbrojtje, pasi vrau me thikë më 25 mars gardianin e burgut të Malandrinos. Rezultatet e autopsisë së trupit të 42-vjeçarit treguan se vdekja e tij erdhi si pasojë e traumave nga goditjet.

Rezultatet e autopsisë së trupit të 42-vjeçarit treguan se vdekja e tij erdhi si pasojë e traumave nga goditjet.


6

fokus

ditari

ngjarje e ditës Të hënën e ardhshme komisioni i Medias do të shpallë zyrtarisht hapjen e procedurës për plotësimin e katër vendeve vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive.

4 vende bosh në AMA, Bushati drejt shkarkimit Të hënën e ardhshme komisioni i Medias do të shpallë zyrtarisht hapjen e procedurës për plotësimin e katër vendeve vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive. Mazhoranca ka vendosur dje pa praninë e opozitës që pas 7 ditësh të marrë në shqyrtim MEMO-n e fundit të Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, ose siç njihet ndryshe, MEMO-ja e Metës, e cila përcakton se në AMA janë 4 vende vakante dhe jo 3 sa përcaktohej në MEMO-t e mëparshme. Por para se të arrinte në këtë përfundim, dje komisioni i Medias është përfshirë në një debat që ka zgjatur për afro 4 orë dhe që në të shumtën e kohës ka rënë në një nivel qesharak, pavarësisht se në rend të ditës ishte vetëm miratimi i kalendarit të punimeve. Debati nisi ku mazhoranca propozoi me anë të Mimoza Hafizit që në kalendar të përfshihej

dhe diskutimi i kësaj MEMO-je, ndërsa opozita kundërshtonte duke kërkuar së pari që për këtë çështje të shprehej më parë Këshilli i Legjislacionit në Kuvend dhe së dyti, t’u kërkohej një mendim organizmave ndërkombëtarë. Sipas opozitës, çështja i ngjan një “mine me sahat” ndaj duhet trajtuar me kujdes, duke marrë një ekspertizë më të specializuar juridike si nga ana e Kuvendit ashtu edhe organizmave ndërkombëtarë që kanë asistuar Shqipërinë në përgatitjen e legjislacionit për median. Pas 4 orë diskutimi, kryetari Pollo ka deklaruar ndërprerjen e mbledhjes për afro 1 orë, çka nuk është njohur si veprim nga mazhoranca, e cila ka kërkuar që edhe kjo çështje duhet të hidhej në votë. Pavarësisht kundërshtimit të mazhorancës, opozita është larguar nga salla, ndërsa deputetët e majtë janë detyruar

që të presin rreth 30 minuta ardhjen e kolegëve të tjerë socialistë, me qëllim që të bëhej kuorumi i nevojshëm për të miratuar përfshirjen e diskutimit të propozimeve të MEMO-s në kalendar. Deputetët e majtë kanë vendosur që kjo MEMO të diskutohet të hënën e ardhshme. Ajo çka pritet të diskutojë komisioni është përmbajtja e MEMO-s në lidhje me situatën në të cilën ndodhet ky autoritet dhe në fund të pranojnë propozimet e saj për të shpallur vakante 4 vende në të, përfshi këtu edhe pozicionin e kryetarit. Por nuk dihet si do veprojë komisioni në këtë rast, pasi ligji nuk parashikon një procedurë për vetëm gjysmën e anëtarëve të AMA-s, të cilët do duhet të zgjidhen sipas procedurave të reja, pra apolitikë, ndërkohë që pjesa që mbetet, 3 anëtarët e tjerë të jenë zgjedhur sipas procedurave politike.

Basha: Qeveria Rama-Meta, e ngelur në klasë nga konsumatori “Konsumatori shqiptar e ka lënë në klasë, për të mos thënë e ka rrëzuar de fakto qeverinë Rama-Meta. Ekonomia është ankthi numër një i gjithë qytetarëve, i familjarëve, i gjithë shoqërisë”. Seanca e kësaj të enjteje në Kuvend do të ndryshojë nga seancat e mëparshme, të paktën për diskutimin e rendit të ditës, ku bën pjesë edhe marrëveshja me FMN-në. Muajin e fundit PD është larguar nga salla e Kuvendit rregullisht, pasi më parë ka kërkuar rivendosjen e konsensusit për disa tema, si ILDKP, AMA dhe Nëpunësi Civil. Ndryshimin e qëndrimit e njoftoi dje kreu i PD-së, Basha, i cili në mbledhjen e grupit parlamentar duke akuzuar qeverinë për përkeqësimin e ekonomisë dhe fshehjen e marrëveshjes me FMN-në, tha se “qeveria ka braktisur premtimet e saj, ajo po mundohet t’i bëjë bisht kësaj përballjeje. Ne e kemi për detyrë ta ndalojmë këtë bishtim. Ta detyrojmë të bëjë transparencë. Të japë llogari para qytetarëve. Dhe do ta bëjmë këtë duke nisur nga e enjtja në Kuvend. Dhe duke e shtrirë anembanë vendit. Ky është qëndrimi që do të mbajmë të enjten e ardhshme. Kjo është beteja jetike në emër të qytetarëve shqiptarë, që nis e do të vazhdojë pa ndalim”. Basha Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, qeveria nuk mund t’i fshihet më dështimeve të saj, të konkretizuara në marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ku bihet dakord për rritjen e taksave, ngrirjen e rritjes së pagave dhe pensioneve dhe rritjen e çmimit të energjisë. “Marrëveshja e qeverisë me FMN-në është një autodemaskim në përmasa të mëdha i falsitetit dhe gënjeshtrave të saj elektorale dhe paselektorale për ekonominë. Qeveria po mundohet t’i bëjë bisht përballjes me këto fakte”. Sipas Partisë Demokratike, të dhënat zyrtare tregojnë shifra alarmante për ekonominë përsa i përket mbledhjes së të ardhurave. “Rritja e madhe e akcizave sipas qeverisë pritet të sjellë 120 mln dollarë më shumë në bux-

het. Në fakt, 2 muajt e parë të vitit ka sjellë 10 mln dollarë më pak, ndërkohë që rritja e të ardhurave është më pak se një e pesta e asaj që është programuar. Një dështim të këtyre përmasave në parashikim dhe në zgjidhjet e propozuara nuk ka njohur asnjë qeveri në 23 vjet. Gabimet rëndom janë njerëzore, por kush gabon në këtë shkallë bëhet i pabesueshëm për të drejtuar dhe nuk jep më asnjë garanci”, - deklaroi Basha. Kryetari i Partisë Demokratike thotë se kryeministri Rama nuk mund të fshehë dështimin e qeverisë së tij duke nxitur konfliktualitetin politik. “Rënia në nivele historike e konsumit flet më qartë dhe më saktë se asgjë tjetër për gjendjen dhe perspektivën e errët ekonomike sot. Kjo sjellje tregon që qytetarët po bëjnë llogaritë e mbijetesës përditë e më të këqija pa qeverinë, duke e konsideruar qeverinë problemin për t’u zgjidhur dhe jo zgjidhjen e problemeve”, - kreu demokrat, Basha. Ai gjykoi se ekonomia është ankthi numër një i gjithë qytetarëve, i familjarëve, i gjithë shoqërisë. “Është ankthi i të papunëve që nuk po shohin asnjë perspektivë punësimi, është ankthi i të punësuarve që nuk kanë asnjë siguri teksa shohin se çdo ditë dora e krizës godet si me kosë vendet e punës, duke i pakësuar ato”. Sipas kreut të PDsë, ekonomia është sot ankthi i çdo familjeje shqiptare. “Në radhë të parë i familjeve të varfra, i familjeve që mezi e shtyjnë apo nuk e shtyjnë dot muajin për shkak të shtrenjtimit të jetesës, por edhe i familjeve që kanë arritur të kursejnë diçka përgjatë viteve dhe që po shtrëngojnë më fort se kurrë kursimet e tyre duke jetuar në perceptimin e ditëve më të këqija në horizont”. Basha theksoi se “në fakt, me sjelljen e vet, konsumatori shqiptar e ka lënë në klasë, për të mos thënë e ka rrëzuar de fakto qeverinë Rama-Meta”.

PD, debat të enjten në Kuvend për:

PS: Po paguajmë borxhet e qeverisë së Bashës PS reagoi ndaj deklaratave të opozitës se shifrat e ekonomisë në vend janë alarmante. Në një deklaratë për mediat përfaqësuesi i PS-së, Ervin Bushati akuzoi Partinë Demokratike se ishte ajo që gjatë 8 viteve në pushtet e futi vendin në krizën më të thellë ekonomike. “Edhe sot dëgjuam nga Partia Demokratike të njëjtin refren, se ekonomia nuk po ecën në drejtimin e duhur. Ata që për tetë vjet qeverisën duke e zhytur ekonominë në krizë janë përgjegjësit, ndaj dhe të fundit që duhet të flasin”, - deklaroi

Bushati. Sipas tij, krerët e opozitës përpiqen të mbjellin pasiguri duke thënë çdo ditë të pavërteta, ndërkohë që realiteti është ndryshe. “Është e vërtetë që qeveria e Partisë Demokratike e futi ekonominë në krizë, por qeveria e re po jep siguri për rritje ekonomike. Taksa e ndershme ka rritur rrogat për 97% të shqiptarëve. Është hequr taksa e biznesit të vogël dhe është ulur tatimi për fitimin i biznesit të vogël. Ndërsa biznesi i madh po ndjen një klimë të re partneriteti me qeverinë”, theksoi Bushati.

• Bllokimin e rritjes së pagave për tre vjet dhe indeksimin e pensioneve vetëm për nivelin e inflacionit. • Rritjen e moshës së daljes në pension dhe rritjen e kontributeve. • Rritjen e çmimit të energjisë elektrike në muajin qershor të këtij viti. • Vendosjen e pagesave në rrugët e vendit; • Rritjen me 50% të taksës mbi tregtimin e makinave të përdorura; • Futjen e TVSH-së për ndërtimet-banesat e reja; • Futja e një takse për hyrje-daljet nga Shqipëria të qytetarëve shqiptarë; • Vendosja e taksës mbi pronën (shtëpi, tokë) sipas vlerës; • Futjen e një takse vjetore për përdorimin e makinave bazuar në vlerën e tyre; • Rritjen me 20% të tatimit mbi të ardhurat e individëve, përfshi dhe interesat e depozitave dhe dividendin. • Vendosjen e akcizës mbi një numër të madh mallrash konsumi pa akcizë deri më sot.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

01.04.2014

7

Ligjet komplekse të taksave dhe kërkesat e licencimit kontribuojnë në mjedisin e dobët të biznesit të Shqipërisë, vëren CIA. Nga ana tjetër, mungesat e energjisë dhe infrastruktura e vjetruar e bën tërheqjen e investimeve të huaja më të vështirë.

CIA: Të ardhurat e shqiptarëve, 8200 USD për frymë më 2013 Ministria e Financave pret që të ardhurat për frymë të kenë mbyllur vitin 2013 me 4600 dollarë për banorë, ndërsa Agjencia Amerikane e Inteligjencës, CIA publikoi se ky nivel të ardhurash për banor në Shqipëri arriti në fund të 2013 në 8200 USD

A

gjencia Amerikane e Inteligjencës, CIA vëren se, të ardhurat e shqiptarëve për frymë kanë arritur gjatë vitit 2013 në 8200 dollarë për frymë ose dyfishi i asaj që deklarohet zyrtarisht në statistikat tona. Në seksionin “World fackt Book” ose “Libri Botëror i Fakteve” që doli këto ditë për vitin e 2013, vë në dukje se ekonomia e Shqipërisë mbetet informale në 50 për qind të saj. Të ardhurat për frymë, e vërteta

Ministria e Financave pret që të ardhurat për frymë të kenë mbyllur vitin 2013 me 4600 dollarë për banor. Në fakt, kjo shifër nuk përfaqëson PBB-në e bazuar në blerje, por në treguesin tradicional mbi të cilin matet rritja e një vendi, që përfaqëson mallrat dhe shërbimet me çmimet korrente gjatë një viti. Ndërkohë që CIA për të njëjtën periudhë publikon se PBB për frymë e shqiptarëve është 3600 dollarë më shumë sesa ajo që deklaron Ministria e Financave. Të dhënat e Shërbimit Inteligjent të SHBA-së mbështetin zhvillimin e ekonomisë reale dhe matin të ardhurat për

frymë sipas metodës së fuqisë blerëse. Të dhënat e CIA-s në lidhje me madhësinë e ekonomisë sonë janë më të larta se ato zyrtare për faktin se, sipas këtij institucioni, ekonomia informale në vendin tonë është 50 për qind e totalit. Prandaj sipas CIA-s, të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë sa dyfishi i deklarimeve zyrtare. Por duke marrë në konsideratë shifrat e CIA-as, shqiptarët nuk janë aq të varfër sa deklarohen zyrtarisht. Me 8200 dollarë, Shqipëria radhitet e 131–ta në botë për nivelin e të ardhurave për banor. Po një studim tjetër i mëparshëm i “Wealth X” thotë se në Shqipëri ka një shpërndarje të pabarabartë të të ardhurave. Sipas agjencisë që merret me pasuritë reale të vendeve, në Shqipëri 7 miliardë dollarë zotërohen nga superpasanikët, ku krejt GPD-ja e vendit është pak më shumë se 13 miliardë dollarë. Ekonomia

CIA thekson se edhe në vitin 2013, Shqipëria kaloi në një tranzicion të vështirë drejt një ekonomie moderne të tregut të hapur. Të ardhurat nga emigracioni mbeten një katalizator i rëndësishëm për rritjen ekonomike nga 1215% të PBB-së para krizës financiare të vitit 2008, në 7% të PBB-së në vitin 2012, të cilat vijnë më së shumti nga shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe Itali. Sektori i bujqësisë, i cili është përgjegjës për pothuajse gjysmën e punësimit, zë vetëm një të pestën e PBB-së dhe është i kufizuar kryesisht në operacione të vogla familjare dhe të bujqësisë ekzis-

PBB 26, 7 mld USD Informaliteti 50% Rritja ekonomike 1.7% Të ardhurat për frymë 8200 USD

tenciale. Ligjet komplekse të taksave dhe kërkesat e licencimit të kontribuojnë në mjedisin e dobët të biznesit të Shqipërisë, vëren CIA. Nga ana tjetër, mungesat e energjisë dhe infrastruktura e vjetruar e bën tërheq jen e investimeve të huaja më të vështirë. Me ndihmën e fondeve të BE-së, qeveria po ndërmerr hapa për të përmirësuar rrjetin kombëtar të rrugëve dhe sistemit të transportit, që ka mbetur një barri-

erë e gjatë për një rritje të qëndrueshme ekonomike. CIA vëren se vendi do të vazhdojë të përballet me sfida nga rritja e borxhit publik, duke tejkaluar kufirin e saj ish-ligjor prej 60% të PBB-së në vitin 2013. Për shkak të lidhjes së fortë të tregtisë, remitancave dhe sektorit bankar me Greqinë dhe Italinë, Shqipëria është e prekshme nga efektet e shpërthimit të krizave të borxhit dhe rritja e dobët në zonën e euros.

Gjiknuri: Shërbimet publike që kufizohen për ata që vjedhin energjinë Ministri i Energjetikës ka lajmëruar dje një paketë të re masash, që kufizojnë shërbimet publike për ata që vjedhin energjinë. Vjedhja e energjisë në 2013 arriti në 200 mln USD. Ja masat

A

naliza vjetore në kompaninë e shpërndarjes së energjisë, CEZ ka zbardhur shifra dramatike të vjedhjes së energjisë. Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri i pohoi medias se dëmi nga vjedhja e energjisë gjatë vitit 2013 shënoi plot 200 milionë dollarë. Shifra është gati sa 2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërsa CEZ do të riprivatizohet sërish, por fillimisht do të kthehet në një kompani publike. “Faturimi i energjisë është shumë i rëndësishëm, ajo energji që lëshohet në rrjet duhet të faturohet”, - tha ministri, i cili ka numëruar një sërë penalitetesh dhe masash për ata që nuk paguajnë energjinë. “Kemi rastin kur biznese të tëra, nganjëherë paguajnë më pak se një familjar, ndaj po merren masa të rrepta në këtë dre-

jtim. Do të kalojmë një paketë tjetër ligjore, ku pagesën e energjisë elektrike do ta bëjmë prioritare. Nuk ka pse të ketë shërbime publike për njerëz që nuk paguajnë energjinë elektrike. Një njeri që ka automjet, nuk ka pse t’i ketë borxhe CEZ-it; një njeri që ka pasuri, nuk ka pse t’i ketë borxhe, t’i ketë fatura të papaguara Korporatës. Pse?! Sepse pagesën në kurriz e mban shoqëria shqiptare. Ju e dini që sektori elektroenergjetik shqiptar është një sektor jolikuid”, tha ministri. Sipas Gjiknurit, ata njerëz që janë debitorë nuk kanë pse të marrin shërbime, as tendera publikë, as koncesione, as shërbime të tjera publike, por të paguajnë energjinë dhe të jenë në rregull me të gjitha detyrimet. Pa qëndrueshmëri energjetike, pa një furnizim të qëndrueshëm dhe me çmime të përshtatshme, pra çmime të përballueshme, energ jia mund të kthehet në një pengesë serioze për këtë vend, për zhvillimin ekonomik”, - tha më tej ai. Institucionet publike do të jenë të parat që duhet të paguajnë energjinë. Para një jave, ministri i Financave, sipas edhe një vendimmarrjeje në qeveri, ka vënë me prioritet pagesat e faturave të energjisë elektrike.

Gjiknuri theksoi se, ata njerëz që janë debitorë nuk kanë pse të marrin shërbime, as tendera publikë, as koncesione, as shërbime të tjera publike, por të paguajnë energjinë dhe të jenë në rregull me të gjitha detyrimet

Në institucionet buxhetore, pas pagave dhe detyrimeve të sigurimeve shoqërore, pagesa e energjisë do të vijë e dyta. Kjo për të mos thelluar më hendekun financiar që kishte kompania e shpërndarjes dhe vetë sistemi elektroenergjetik për shkak të mungesës së pagesave. Gjiknuri tha se shumë shpejt, CEZi do të kthehet në një shoqëri publike, për t’u forcuar, më vonë për t’u komercializuar dhe mbase në perspektivën e saj të shikojmë sesi do të privatizohet apo do të merren format më të mira të bashkëpunimit me sektorin privat, në mënyrë që sistemi i shpërndarjes të jetë një sistem efikas. Por ndërkohë ka nisur një përmirësim në minimizimin e humbjeve dhe arkëtimet e energjisë. “Kemi një reduktim për muajin shkurt me gati 6%, nga 48% që ka qenë shkurti i vitit 2013, në 42.1% në fund të shkurtit 2014. Arkëtimet kanë një rritje nga 3.2 miliardë që kanë qenë në shkurt të vitit 2013, në 3.8 miliardë në shkurt të vitit 2014. Pra është një tregues domethënës, janë gati 6 m i l i on ë dol l a r ë t ë mbl e dhu r m ë shumë, gjë që është tregues i mirë”, tha ministri i Energjisë.


8

Gazeta MAPO

01.04.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ditari

Ilir Hoxha, pronar i disa bizneseve në Durrës dhe Sallmone, është plagosur në këmbë dhe në bark. Policia shoqëron disa persona dhe i nis hetimet nga e kaluara e tij

Atentat biznesmenit te “4 Rrugët e Shijakut” Një biznesmen ka mbetur i plagosur në një atentat tek “4 Rrugët e Shijakut”, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Ilir Hoxha, 42 vjeç, pronar i disa bizneseve në Durrës dhe Sallmone të Shijakut, ka mbetur i plagosur nga breshëria e plumbave. Ngjarja ndodhi mbrëmë, rreth orës 21: 50 minuta, kur persona ende të panjohur hapën zjarr ndaj Hoxhës. Një burim në vendngjarje tha se biznesmeni kishte marrë një plumb në këmbë dhe një tjetër në bark gjatë të shtënave me armë. Ilir Hoxha, banues në fshatin Sallmone ka disa biznese në qytetin e Durrësit dhe në Shi-

jak, ndërsa policia tha se ai është i skeduar më parë si person me precedentë penalë. Autorët e këtij sulmi janë ende të panjohur për policinë, por dëshmitarët kanë pohuar se ata hapën zjarr sapo Hoxha zbriti nga makina tip BMW dhe iu drejtua shtëpisë së tij. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas mjekëve, plaga në bark është kërcënuese për jetën, ndërsa ajo në këmbë nuk sjell ndonjë rrezik. Menjëherë pasi u njoftuan për krimin, mbi 50 forca policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën heti-

met. Pistat e para lidhen me të kaluarën e Hoxhës, e cila po verifikohet edhe një tjetër herë nga hetuesit. Zona e Shijakut, së bashku me fshatrat vërdallë renditet si ndër më problematikja në vend sa i përket kriminalitetit. Në këtë drejtim, policia ka shoqëruar disa persona të zonës, të cilët mendohet se kanë dijeni mbi rrethanat e atentatit të mbrëmshëm. Kontrolle të shumta janë kryer gjatë orëve të natës në Shijak dhe fshatrat përreth, ndërkohë që grupi hetimor pret përmirësimin e gjendjes shëndetësore të të plagosurit për të siguruar më shumë të dhëna rreth këtij atentati.

Tension dhe debat në gjyqin e Gjikës, ekspertja: Pallatet, në zona të ndaluara Ekspertja e Prokurorisë ka pohuar në gjykatë se KRRTRSH nuk lejonte ndërtimin në dy zonat e Vlorës, ku janë ngritur pallatet. Gjika dhe avokatët kundërshtojnë: Nuk ekziston një vendim i tillë Tiranë Seanca e djeshme ndaj kryebashkiakut të Vlorës, i akuzuar nga prokuroria për falsifikim dokumentesh, është zhvilluar me debat e tension lidhur me akt-ekspertimin që prokuroria ka paraqitur si provë në gjykatë. Për të mbrojtur këtë akt-ekspertim, prokuroria kërkoi në seancën e djeshme dëshminë e ekspertes së pavarur, Luiza Bala, e cila kishte hartuar aktin sipas të cilit arrihej në përfundimin se në dy zonat ku janë ndërtuar pallatet objekt gjykimi, ishte e ndaluar të ndërtohej. Gjatë dëshmisë së saj përpara Gjykatës së Tiranës, ekspertja është shprehur se është shkelur vendimi i Këshillit të Rregullimit të Territorit, i cili nuk lejon ndërtime në zonën e portit dhe “3 racat”, pasi konsiderohen si zona të gjelbra. “Në bazë të vendimit të KRRTRSH-së në vitin 2002, nuk lejohen ndërtime në zona të gjelbra, dhe kjo do të thotë se nuk lejohen ndërtime në zonën e portit, pasi konsiderohet zonë e gjel-

b ë r ” , - k a de k l a r u a r p ë r p a r a gjykatës ekspertja Bala. Por pas kësaj dëshmie kanë reaguar kryebashkiaku Gjika dhe avokati i tij mbrojtës, Ardian Leka, të cilët kanë deklaruar se nuk ka asnjë vendim të marrë nga KRRTRSHja që ndalon ndërtimet në këtë zonë, sikundër pretendon prokuroria. Gjika tha në sallën e gjyqit se nuk ka vendim të tillë për moslejimin e ndërtimeve në zonën e portit dhe “3 racat”, ndërsa ka shtuar se do të mbajë përgjegjësi penale për atë që deklaron. Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i dy prokurorëve të çështjes, të cilët i thanë gjykatës se në dosjen hetimore kanë edhe një vendim të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, e cila në vendimin që ka marrë për të mos lejuar ndërtimet në këtë zonë i referohet vendimit të KRRTRSHsë së vitit 2002. Ndërsa avokati Ardian Leka tha se në këtë vit, kjo strukturë nuk ka marrë asnjë vendim të tillë, duke sqaruar se bëhet fjalë për një vendim të vitit 2004, i cili nuk ka lidhje me këtë çështje. Pasi ka dëgjuar të dyja palët, gjykata vendosi që në seancën e radhës të thërrasë nga organi i akuzës 4 dëshmitarë për t’u marrë në pyetje për çështjen në fjalë. Ndryshe nga seancat e mëparshme, pas përfundimit të seancës së djeshme, kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka preferuar të shmangë kontaktin me mediat. Ai ndodhet tashmë prej muajsh nën akuzë për dy leje

Ndryshe nga seancat e mëparshme, pas përfundimit të seancës së djeshme, kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka preferuar të shmangë kontaktin me mediat. Ai ndodhet tashmë prej muajsh nën akuzë për dy leje ndërtimi, që sipas prokurorisë janë dhënë në kundërshtim me ligjin.

ndërtimi, që sipas prokurorisë janë dhënë në kundërshtim me ligjin. Bëhet fjalë për dy pallate, për të cilat Prokuroria pretendon se lejet e ndërtimit janë shtuar fshehurazi në mbledhjen e KRTsë së Vlorës. Vetë kryebashkiaku ka akuzuar Prokurorinë për manipulim provash dhe ka premtuar se do të tregojë pafajësinë e tij në gjykatë. L.Bakillari

Polici i dehur aksidentoi dy persona, arrestohet Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi në flagrancë një punonjës të policisë nga Rrogozhina, me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Brendshme, që tha se specialistët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm ndaluan punonjësin e rolit bazë, Ramadan Zeqo, me detyrë specialist i Hetimit dhe Parandalimit të Krimeve në Stacionin e Policisë Rrogozhinë. Sipas deklaratës zyrtare të policisë, Zeqo akuzohet se ka plagosur dy kalimtarë teksa i jepte makinës në gjendje të dehur. Incidenti për të cilin akuzohet ka ndodhur me 29 mars të këtij viti, kur në aksin rrugor

Pompat - Çermë Sektor, Lushnjë, punonjësi i policisë Ramadan Zeqo ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka goditur një grup këmbësorësh prej 5 vetash. Pas marrjes së njoftimit për aksidentin e ndod-

hur është ngritur grupi hetimor, i cili ka kryer të gjitha veprimet hetimore-procedurale. Pas kryerjes së alkool-testit rezultoi se Zeqo kishte konsumuar pije alkoolike tej normave të lejuara. Menjëherë pas për-

fundimit të hetimeve paraprake në vendin e ngjarjes, policia referoi në Prokurorinë e Lushnjes dosjen penale në ngarkim të Zeqos me dy akuza, ndërsa ai u arrestua në kushtet e flagrancës.

ZYRA PËRMBARIMORE KURMAKU SHPALL PËR SHITJE NË ANKAND 1. Pasurinë "Apartament", regjistruar në ZVRPP Kavajë, me nr. pasurie 4/316-2, vol 2, faqe 103, me sip. 59 m2, ZK 3234, pasuri e ndodhur në Rrogozhinë, në pronësi të shtetasve Skender e Dire Sheshi. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 15.oo me Çmimin fillestar 1,348,480 (njemilionetreqindedyzetetetemijeekaterqindetetedhjete) leke. 2. Pasurinë "Ndërtesë një katëshe banesë", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 13/65, me sip. 102.5 m2, ZK 2908, pasuri e ndodhur në lagjen "Xhami" Peqin, në pronësi të shtetasve Bedri e Majlinda Gripshi. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 16.oo me Çmimin fillestar 2,800,000 (dymilioneteteqindmije) leke. Ankandet zhvillohen pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.

ital i

Qëllohet shqiptari, celulari i shpëton jetën Telefoni celular i shpëton jetën. Kjo ngjarje e rrallë i ka ndodhur pikërisht një emigranti shqiptar në Itali. Ngjarja u shënua në një bar në zonën “Campo Mauro” në Villa di Briano. Një punëtor italian ka qëlluar emigrantin shqiptar 28 vjeç pak pasi ky i fundit kishte debatuar me të birin e italianit, një12-vjeçar. 28-vjeçari shqiptar ka shpëtuar për mrekulli, pasi në xhepin e xhupit kishte telefonin celular, i cili e ka mbrojtur nga goditja e plumbit. Menjëherë pasi është qëlluar, 28-vjeçari shqiptar është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Agresori, babai i djalit 12-vjeçar Sandro Di Costanzo, është arrestuar nga forcat policore italiane, ku i sekuestruan edhe armën pa leje, pistoletë e kalibrit 7. Di Costanzo pas ndalimit nga policia ka bashkëpunuar me efektivët duke dorëzuar edhe armën.


Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

01.04.2014

9

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 42, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

dossier

Nr. 42 Viti III i botimit mars 2014

Çmimi 300 Lekë

DY SHTETE NJË ÇATI

DASHURITË NDËRKOMBËTARE TË LORETA BERHAMIT, ELINA DUNIT, VALBONA ÇOBËS, GENC TUKIÇIT

Personazh ADELINA MUÇA NË TEATËR UNË DHE HERVIN ÇULI, SI DY TË HUAJ

me Madame

IRIS LUARASI EVA IDRIZLLARI ERIDIONA SHULI DARIEN LEVANI EVI REÇI BESART KADIA

fashion INTO the WOODS

Prezantimi i Festivalit të Këngës në RTSH, një film serial, një shfaqje në teatrin e Metropolit, rikthim te prezantimi me “Netët e Klipit”, një këngë dhe videoklip i ri...Duket se Klea Huta e ka pushtuar të gjithë skenën


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Shekulli XXI, si shekull i shqiptarëve? S hqiptarët u zgjuan më vonë se të tjerët, prandaj shekulli aktual, ai XXI, do të jetë shekulli i tyre”. Kështu foli përpara komunitetit shqiptar të Amerikës, në cilësinë e ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë, Jorgo Papandreu. Siç ndodh zakonisht me mendjet njerëzore, fjalët e shqiptuara nga shtetari grek u përvetësuan dhe u tejçuan nga shqiptarë entuziastë si finaliteti i mundshëm i çështjes shqiptare përgjatë shekullit XXI. T’i atribuosh një vendi apo një kombi një rol kyç, apo të njehsosh paraprakisht simbolikën e një shekulli me performancën historike të tij, bëhet fjalë aty për misionarizëm të arrirë, që do t’i rezervonte kombit tonë faqet e ndritura në librin e madh të historisë së njerëzimit. Historia na ofron skemat e saj nëpërmjet analogjisë dhe jo-identifikimit. Pikërisht një ndër mësimet e pandashme të eksperiencës historike është i mëposhtmi: Kombet që ia kanë dalë të instalojnë vijueshmërinë, duke ndërtuar pandërprere sistemin e brendshëm dhe të vlefshëm demokratik, pra një shteti autentik të së drejtës, ato kombe i kanë dhënë tonin, pra kanë shenjuar historinë. Për t’i paraprirë si dhe kanalizuar shpërthimet e impulseve të dhunshme e kaotike të njeriut, elitat e mençura të shoqërive të caktuara duke qenë të ndërgjegjshme që domosdoshmëria e rithemelimit imponohet, për arsyen e vetme që është e lidhur me vdekjen, rënien e çdo gjëje në këtë botë, përfshirë këtu edhe institucionet politike, në pamundësi për të evituar një përmbyllje të tillë, i dhanë jetë e formë një natyre institucionale, e emërtuar ndryshe si sistem politik, të pajisur e karakterizuar nga filozofia si dhe sistemi i të menduarit e të vepruarit autentik. Mund ta cilësojmë autentik pasi ngërthen në vetvete 2 komponentë: cilësitë, virtytet e gjithashtu, veset e të njëjtit komb të ndërthurura me shkollën filozofike vetjake që formaton mendimin tok me sistemin e reflektimit. Alexis de Tocqueville ishte i mendimit se “karakteristikat e një shoqërie, e cila prodhon edhe funksionimin e saj, prej ku rrjedh edhe sistemi politik,

koment Dritan Hoti

Për herë të parë në historinë e zhvillimit të tij historik, evoluimi i kombit shqiptar, në shekullin XXI po realizohet, kryhet në liri, privimi i së cilës në të shkuarën, pothuajse përgjatë gjithë shekullit XX kishte kondicionuar dhe imponuar realitetet e dhimbshme të së shkuarës, paralelisht me mendësitë korresponduese. Së këndejmi, ecuria, zhvillimi, mirëqenia sociale e suksesi historik në shekullin XXI, çfarë ka ecur e çfarë ka dështuar dhe pse, sesi, gjithçka do t’i faturohet me të drejtë: zotësisë apo mangësive të shqiptarëve. Liria që gëzojnë, konteksti historiko-strategjik si dhe nënproduktet që rrjedhin prej tyre, nuk do të lejojnë më justifikime të tjera.

pra arti i të qeverisurit, burojnë prej origjinës së saj”. Kësodore, teoria e skicuar nga mendimtari francez, e përkufizuar filozofikisht dhe e përshtatur me realitetin shqiptar nënkupton se ecuria, pasojat, fizionomia e këtij realiteti janë stampa e origjinës, pra prodhim i shpirtit shqiptar. Mirëpo, përsa i përket dinamikës së brendshme të politikës shqiptare, ekziston një renditje shkaqesh e faktorësh që janë: vendndodhja gjeografike e gjendja historike, të cilat së bashku me origjinën kanë konturuar atë që mund ta cilësojmë si mendësia shqiptare. Kështu, në rastet e sipërpërmendura, strukturat filozofike të të menduarit, qoftë racionalizmi mekanik francez, pra kartezianizmi, qoftë individualizmi si dhe arsyetimi jodogmatik i përzier me parimin moral dhe pragmatizmin politik, të inspiruar nga Lock-u, Burke, apo Moor, u shndërruan në një mendësi që përbën fondamentin si dhe kohezionin shtetëror të patjetërsueshëm anglosakson. I pandryshueshëm për faktin se pas një ndodhie dramatike apo transformimi rrënjësor, e tillë si Lufta e Dytë Botërore, apo globalizmi i tanishëm, struktura dhe korniza e të menduarit e konceptuarit të natyrës së shtetit mbeti identike. Ja pra, ky është edhe kohezioni apo kontinuiteti që u mundëson kombeve në fjalë kompaktësinë nga një etapë e historisë në tjetrën. Të pambështetura mbi ndonjë strukturë apo doktrinë filozofike të mendimit autentik, fizionomia e sistemit politik shqiptar përcaktohej nga paparashikueshmëria që inkurajon kaosin, egoizmin e pafre së bashku me frymën e ngushtë klanore që i mbivendosej jo rrallëherë edhe interesave kombëtare. Në një botë, atë aktuale, ku prirja dhe tendencat e së cilës do të përshpejtohen dhe përthellohen duke shenjuar edhe fizionominë e kompleksitetin e shekullit tonë, në të cilin një sistem ekonomik i integruar ka zënë tregjet e të gjitha kontinenteve, të cilat janë në një ndërveprim konstant, ndërkohë inovacioni teknologjik ka përjetuar një progres të pakrahasueshëm me shekujt e mëparshëm të

Me tre ide

shoqërisë njerëzore, ku si rrjedhojë njëkohshmëria e informacionit i lidh kontinentet dhe rajonet e mbarë planetit në mënyrë të menjëhershme, duke lënë të kuptohej gjithashtu se kompleksiteti ekonomik do të kapërcente kapacitetet e politikës bashkohore. Globalizimi lejoi tronditjen deri diku të rolit të shtetit-komb, por pa e fshirë atë, përkundrazi tendencat e reja në sistemin aktual ndërkombëtar të prodhuara nga krizat e fundit, ajo e Ukrainës më domethënësja që shenjon rikthimin e hakmarrjeve historike në apogjeun e globalizimit, shteti-komb mbetet strumbullari kryesor i mirëqenies sociale, ekzistencës dhe projektuesi i diplomacisë së një kombi. Me të gjitha gjasat, në dekadat e ardhshme deri në fund-shekullin XXI, kompleksiteti teknologjiko-ekonomik do t’i nënvendoset rolit e piketave të shtetit-komb. Në rastin e kombit shqiptar, si shembulli i bashkësisë së kombeve jo të mëdhenj për nga përmasa, zhvillimi i pandërprerë si dhe performanca historike përgjatë këtij shekulli do të jetë e ndërvarur po aq sa nga orientimi, ankorimi në aleancën e duhur gjeostrategjike dhe që i detyrohet në rastin e Shqipërisë ndjesive e perceptimeve të mbara të kombit shqiptar, sa edhe ne varësi të mënyrës sesi ai qeveriset. Historia na ka mësuar se edhe profecitë e burrave të mëdhenj të shtetit kanë limitet e tyre, imagjinoni se çfarë mund të presim prej mendjeve të zakonshme njerëzore. Në fillim të 1792, kryeministri britanik Pitt e përligji reduktimin e shpenzimeve ushtarake kryesisht, pakësimin e konsiderueshëm të flotës britanike, duke deklaruar: “Padyshim nuk ka patur kurrë një kohë në historinë e këtij vendi sesa situata aktuale në Europë, kur ne, në mënyrën më të arsyeshme mund të shpresojmë për të paktën 50 vjet paqe”. Veçse dy muaj më vonë, kontinenti i Europës u zhyt në luftë duke përfshirë edhe vendin e tij, Anglinë. Pak përpara revolucionit rus të marsit 1917, Lenini u shpreh para një grupi të rinjsh në Zyrih: “Ne të moshuarit, ndoshta nuk do

të jetojmë që të shohim betejat vend i m t a r e t ë r e vo l u c i o n i t t ë ardhshëm”. Vetëm në më pak se një vit nisën betejat vendimtare të revolucionit rus nën kryesimin e tij. Për të parashikuar të ardhmen vëzhguesit do t’i duhej të ballafaqohej me një mori faktorësh, përmasa e të cilëve ravijëzon të ardhmen, së bashku me dinamikën, veprimet dhe kundërveprimet e tyre të përbashkëta. “Çelësi” i suksesit në dekadat e ardhshme, pra atij shekullor të kombit shqiptar, qëndron në instalimin e një demokracie të plotë funksionale, përbrenda hapësirave shqiptare, që si produkt të saj kryesor ka mirëqeverisjen duke favorizuar talentin e duke i hapur rrugë kështu anëve pozitive të karakterit kombëtar shqiptar, garantuesja e zhvillimit të pandërprerë të një shoqërie përputhshmërisht me ritmin e pandalshëm të historisë, ku çdo gjenerate të ardhshme do t’i duhet të zbulojë sensin e sfidat e epokës në të cilën jeton. Për herë të parë në historinë e zhvillimit të tij historik, evoluimi i kombit shqiptar, në shekullin XXI po realizohet, kryhet në liri, privimi i së cilës në të shkuarën, pothuajse përgjatë gjithë shekullit XX kishte kondicionuar dhe imponuar realitetet e dhimbshme të së shkuarës, paralelisht me mendësitë korresponduese. Së këndejmi, ecuria, zhvillimi, mirëqenia sociale e suksesi historik në shekullin XXI, çfarë ka ecur e çfarë ka dështuar dhe pse, sesi, gjithçka do t’i faturohet me të drejtë: zotësisë apo mangësive të shqiptarëve. Liria që gëzojnë, konteksti historiko-strategjik si dhe nënproduktet që rrjedhin prej tyre, nuk do të lejojnë më justifikime të tjera. Shqyrtimi e analizimi i një problematike kaq komplekse e të qenësishme lyp me të vërtetë derdhjen e shumë boje. A janë të mjaftueshëm rreshtat e mësipërm për të justifikuar këtë reflektim mbi ecurinë dhe destinacionin historik të shqiptarëve në shekullin e XXI? *Autori është pedagog i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar.


op-ed

2

Blog / “Amsterdam Express"

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / "Amaneti", një film politik për shqiptarët

11

01.04.2014

Universitet / Universitetet joshtetërore, nis krijimi i një strukture të re studentore

Ndershmërisht, pavarësisht tmerrit prej shtypit, do të më pëlqente të ngrihesha nga varri çdo dhjetë vjet, apo diçka e tillë, dhe të blija ca gazeta. - Luis Bunuel

Leksionet që vijnë nga Franca për Ramën A

jo që ndodhi në Francë të dielën ka një mesazh për përtej kufijve të heksagonit, siç njihet në zhargon Franca: tregu dhe demokracia janë vënë në një kontradiktë të thellë, sidomos në një lëngim të gjatë më shumë se 7-vjeçar prej krizës ekonomike botërore. Presidenti normal francez Fransua Hollande, i njohur ndërkombëtarisht për supertaksën e madhe 75 për qind, pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet lokale të së dielës. Aq të thellë, sa kryeministri i tij Aryaut dha dorëheqjen. Humbja ishte aq e madhe sa Hollande u detyrua të emëronte rivalin e tij politik, Ministrin e Brendshëm, Manuel Valls si kryeministër i ri. Vals njihet për performancën e tij të shkëlqyer, për stilin komunikativ por mbi të gjitha njihet si “më i djathti i të majtëve francezë”. Aq sa para disa vitesh ai propozoi heqjen e termit “socialist” për të majtën franceze. Kthesa “djathtas” e Hollande që në fakt kishte nisur disa muaj më parë me marrëdhëniet e reja të tij me bizne-

sin francez, është një mesazh: ajo që kërkon tregu dhe ajo që kërkon demokracia, pra populli shpesh janë në kontradiktë të thellë: nga njëra anë në kushtet kur kemi krizë ekonomike të zgjatur tregu kërkon reforma të djathta, pra anti–popullore për t’u rimëkëmbur, nga ana tjetër populli, elektorati që mandaton në zgjedhje llojin e politikave gjithnjë e më i kënaqur zgjedh dhe mandaton populistët e majtë, që naivisht apo për arsye elektorale ia vënë fajin për krizën ekonomike tregut dhe kërkojnë zgjidhje tek shteti. Ky cikël pervers në të cilin kanë hyrë shumë vende dhe ku rrezikojmë të futemi dhe si vend në kushtet e votës dhe të pushtetit të post-23 qershorit, është një rrezik shumë i madh për të paktën dy arsye. Përfshi dhe për Shqipërinë. Por sidomos për ne, ku “bishti i krizës” ekonomike europiane mund të vijë shumë e shumë më tërmetor në këtë cep të Europës. Arsyeja e parë që kjo kontradiktë mes tregut dhe elektoralizmit apo “popullit” në momentin e tij votues

është fakti që, në vend që për objektiva afatgjatë të bëhen reforma të tilla që të garantojnë sa më shumë hapësirë për tregun, pra për punësimin, për rritjen e të ardhurave, rritjen e GDP-së, çka në instancë të fundit krijon më shumë produkt e mirëqenie për secilin pjesëtar të shoqërisë, për shkak të sentimentit momental të elektoratit shkohet tek e kundërta. Kjo sjell votimin në shumicë, madje dërrmuese, të atyre politikave që kënaqin populizmin e momentin, sjellin një forcë në pushtet apo ndëshkojnë një tjetër, duke pamundësuar reformimin e tregut, arritjen e konkurrencës, pra një lloj stopimi të zhvillimit. Pas kënaqjes së instiktit të parë apo të populizmit të momentit në fakt shpejt vjen zhgënjimi, vjen prekja për të patur rezultate konkrete, sepse s’ka mundësi teorike të ketë një politikë kundër ciklit të krizës ekonomike. Arsyeja e dytë pse ky relacion pervers mes tregut dhe demokracisë në kushtet e krizës është fakti që lid-

ershipi politik impostohet jo në përputhje me idetë e veta apo me domosdoshmëritë evidente të një momenti politik të caktuar, por me ato që kërkon elektoralizmi dhe lufta për pushtet. Kështu, një sukses i parë është i destinuar të shoqërohet shpejt nga një dështim i sigurt në kushtet e pamundësisë për të patur sukses. Sot e ke të pamundur të gjesh një lider politik që thotë ato që mendon apo mendon ato që thotë. Ai bën e thotë ato që do “populli”. Ja pikërisht kështu i ndodhi Fransua Hollandit të ngratë që në më pak se 20 muaj u zhbë nga president në kuptimin e mbështetjes që ai kishte në nisje të këtij mandati. Ja pikërisht çfarë potencialisht i kano-

serioze, administratë serioze, rend publik serioz, i bëri një Bej, që ishte edhe Mbret. Pothuaj i gjithë mendimi iluminist është përpunuar dhe përcjellë prej Bejlerëve. Gati të gjithë rilindasit shqiptarë ishin Bejlerë. Poeti më i madh rilindas ishte në Bej. Sa i përket Eqerem Bej Vlorës eshtrat e të cilit, më në fund, u sollën; Ishte eruditi dhe atdhetari më i madh i kohës së vet, dhe një nga më të mëdhenjtë e Historisë së Shqipërisë. Dëshminë historike më të besueshme të periudhës më problematike dhe më interesante të Shqipërisë moderne, e ka bërë pikërisht Eqerem Beu. Konservativi më i ndritur, ishte deputet i Partisë së Mbretit. Pranonte dhe respektonte gjithçka institucionale, edhe harbutërinë në Parlament. Por ishte aq i gdhendur, aq inteligjent dhe aq diplomatik, aq bindës dhe aq imponues, i njihte aq mirë shqiptarët, sa edhe pranohej dhe respektohej prej tyre si i tillë. Eqerem Beu ishte, veç tjerash, në mos më i madhi, një stilist prozaist i madh. “Kujtimet” e Tij, një kombinim madhështor i së vërtetës historike, figuracionit të mahnitshëm, dromcave të pafundme, ironisë dhe autoironisë, dhe mbi të gjitha atdhedashurisë, janë absolutisht dhe definitivisht një kryevepër që asnjë shqiptar nuk duhet të vdesi pa i

lexuar. Në ato “Kujtime”, mes tjerash, si shembull për të ilustruar një keqkuptim tragjik, Beu të cilit i sollën eshtrat, e ka shkruar të zezë në të bardhë që avni rustemi ka qënë një ordiner, një halabak, një rrugaç. Ja një test i mirë! Je dakord me këtë pohim të Eqerem Beut ti i dashur lexues? Nëse PO, të lumtë, ja njeh historinë, dhe e do vendin tënd. Nëse JO, pra nëse nuk je dakord që avni rustemi ishte një rrugaç komunist emrin e të cilit fatkeqësisht dhe turpërisht e mbajnë ende sheshet dhe rrugët e Shqipërisë, je një skllav i propagandas, një trubosh, një klysh kurvi. Në Kujtimet e Tij Beu thotë edhe se lebërit i lenë fëmijët të bëhen hajdutë, se kolonjarët vdesin nga qefi tu thërresësh “Bej” e të tjera e të tjera, s’po zgjatemi. Eqerem Beu, si gjithë bejlerët e kohës dhe të botës vendin e tij dhe popullin e tij, edhe i donte edhe i sundonte. Ta sundosh atë që do, dhe ta duash atë që sundon, për shumicën e shqiptarëve të sotëm, është absurditet, është paradoks, nuk bën sens. Derisa pohimin e mësipërm ta kuptojnë dhe ta pranojnë, shqiptarët do vuajnë. Shqipëria ka nevojë për barinj të mirë, domethënë për bejlerë të mirë. Po e provojnë parellinjtë e sotëm me vila, Benza, Toyota, t’i konkurrojnë Bejlerët e së shkuarës. Kot lodhen. Bejlerët tanë, nga Eqerem Beu

koment

Henri ÇILI

set qeverisë së koalicionit Rama dhe shumicës së tij të stërmadhe e populiste të 23 qershorit. Pa humbur kohë a ia vlen të “tradhtohet” populli për të mirën e popullit, të braktiset së paku në planin ekonomik fryma e 23 qershorit dhe të kërkohen reforma efikase kudo ku ato janë? Të paktën të “rrugës së tretë”, në frymëzimin blerist, rrugë në të cilën po shkon me shpejtësi e majta europiane. E majta italiane para pak javësh e gjeti “bleristin” e saj dhe solli si kryeministër kryetarin karizmatik Venecias Mateo Renzin. Dje e bëri Franca dhe presidenti Hollande duke emëruar kryeministrin e ri të Francës, njeriun e së ardhmes së të majtës moderne franceze. Kryeministri Rama, në fillesat dhe evoluimin e tij si “blerist’ apo si socialist i rrugës së tretë ka rastin ta bëjë eksperimentin me veten: kapërcim i populizmit kundër-reformist të 23 qershorit dhe një politikë të re reformiste përtej së majtës dhe të djathtës. Ai është ende herët.

Eshtrat e Beut

S

i e rrëfen Eqerem Bej Vlora në “Kujtimet”, kur familja e Tij kish’ nisur të binte nga vakti, në shtëpinë e madhe, nga disa dhjetra hyzmeqarë, kishin mbetur vetëm nja 15. Në një nga ato ditë, Zonja e madhe e shtëpisë, e jëma e Eqerem Beut, vuri kujën; “Bo-bo si jemi katandisur. Me kaq pak hyzmeqarë s’ka kush të na sjellë një gotë ujë”. 15 hyzmeqarët e mbetur mund t’i sillnin Bejlereshës, jo një gotë ujë, por të tërë Vjosën po të dëshironte. Megjithatë, atypëraty, kujës së Bejlereshës, përveç Eqerem Beut të cilit ju ngul në mendje dhe nuk e harroi kurrë, prej të tjerëve nuk ju dha ndonjë rëndësi, nuk ju bë ndonjë koment. Kaluan, jo shumë, nja 20 e ca vjet. Rolet u përmbysën. Hyzmeqarët u bënë “bejlerë”. Bejlerët u bënë “hyzmeqarë”. Pas kësaj përmbysjeje, ndodhi përpikmërisht çka kishte parathënë Bejleresha në kujën e saj madhështore. S’mbeti asnjë hyzmeqar t’i sillte një gotë ujë ndonjë Beu a Bejlereshe, sepse hyzmeqarët u bënë të gjithë deputetë, ministra, kryeministra, nëpunësa. Dhe s’mbeti gjithashtu asnjë Bej a Bejlereshë t’i sillte ndonjë hyzmeqari një gotë ujë, sepse Bejlerët dhe Bejlereshat përfunduan të gjithë dhe të gjitha nëpër internime, burgje, pushkatime. Kështu, kuja e Bejlereshës me mesazhin e enkryptuar brenda, do-

koment Edison Ypi

li, nga të dyja krahët më tepër se e vërtetë - profetike. Këto ditë u sollën eshtrat e Eqerem Beut. Shumë mirë bënë që i sollën eshtrat e Beut. Mirë bënë që i sollën, por ky fakt nuk bëri asnjë përshtypje, nuk pati asnjë jehonë publike, në fund të fundit s’pati asnjë dëshirë, nëse, duke kërkuar ndjesë, mund ta cilësoj “popullore”, që ato eshtra të sillen. Pse ja prishën qetësinë e varrit, pse ja lëvizën eshtrat Beut, përderisa s’pati asnjë dëshirë popolare që ato eshtra të sillen? Çfarë përgjigje ka kjo pyetje cfilitëse? S’ka përgjigje tjetër veç kësaj; Sepse bejlerët dhe agallarët ende tallen dhe përbuzen në një mijë mënyra nëpër libra, filma, muhabete. Aq e vërtetë është kjo, sa të thuash sot “Bejlerët dhe Agallarët” për shumicën dërrmuese të shqiptarëve të sotëm është krejt njëlloj si të thuash “Djajtë dhe xhindët”. Po cilët kanë qënë, në të vërtetë, bejlerët e Shqipërisë? Kanë qenë “barinjtë” më të mirë të Historisë së saj. Të vetmet infrastruktura urbane

tek gjyshi im Bej qefli që e ka mbushur Shqipërinë me kopilat e tij, janë të pa konkurrueshëm. Pamundësia e pasunarëve të sotëm për të konkurruar Bejlerët e dikurshëm është çështje rrace. Para se ta pushtonte hordhia e komunistave, Shqipëria kishte aq Bejlerë dhe Agallarë, Zonja dhe Zotërinj, fukarenj dhe hyzmeqarë, për 1000 banorë, sa kishin të gjitha vendet përreth saj. Pa u rivendosur ky raport, s’bën hajër Shqipëria. Mund të bëheni të g jithë hyzmeqarë. Është e mundur. E provuat kur, për 50 vjet rrjesht, sipas profecisë së Bejlereshës, nuk i dhatë dot asnjë gotë ujë njëri-tjetrit. Por nuk mund të bëheni të gjithë Bejlerë. Veç tjerash, edhe sepse, sipas të njëjtës profeci, nuk do keni mundësi të pini një gotë ujë. Hyzmeqarët, proletariati, janë sasi. Bejlerët, fisnikët, janë cilësi. Shkurre, ka sa të duash pylli. Drurët të lartë ka pak. Bejlerët e gjallë janë më të mirë se eshtrat prej kalçiumi. Ekzistojnë! Me ndihmën e profecisë së Bejlereshës në mendje, dhe fosforeshencës së eshtrave të Eqerem Beut si kandil ndriçues, gjejini Bejlerët në mes të errësirës. Pa Bejlerë ju hedh në erë tritoli. Pa Bejlerë ju shkatërron korrupsioni. Pa Bejlerë ju përpin fukarallëku. Pa Bejlerë ju shuan krimi në familje. Pa Bejlerë të gjithë do ngordhni.


12

sondazhi

universitet

Në një studim në Britani është matur sa ndikon gjinia, prejardhja, lloji i shkollës dhe etnia në rezultatet e studentëve dhe rezultati më i habitshëm është që kjo e fundit luan rolin më të madh

Studimi, kur etnia ndikon në rezultatet e studentëve

N

ë bazë të një studimi të publikuar nga Këshilli për Arsimin e Lartë për Anglinë javën e kaluar, del që etnia ka një ndikim më të madh në performancën e studentëve në universitet sesa gjinia, prejardhja e dizavantazhuar apo lloji i shkollës që kanë ndjekur deri atëherë. Analiza zbulon një marrëdhënie domethënëse midis këtyre elementëve, por faktet tregojnë që numri i studentëve me të ardhura të ulëta po rritet, megjithë ndikimin e rritjes së tarifave shkollore vitet e fundit. Në këtë studim, kërkuesit kanë parë arritjet e 130 000 studentëve nga universitete dhe kolegje në gjithë Anglinë që nga gushti 2011, duke nxjerrë në pah ndikimin e faktorëve si etnia, gjinia, dizavantazhi dhe lloji i shkollës mbi shanset e studentëve për të marrë një diplomë të klasit të parë apo të dytë (në sistemin anglez diplomat ndahen në pesë kategori) në shkollë të lartë. Rezultatet kryesore

Ndërsa nuk shkaktoi ndonjë habi fakti që prejardhja e varfër dhe gjinia kishin ndikim domethënës, ai i etnisë ishte me të vërtetë surprizues. Ka një dallim të madh në rezultatet e diplomës për studentët e etnive të ndryshme me 72% të studentëve të bardhë që kishin hyrë në shkollë të lartë me nota maksimale dhe në fund kishin marrë diplomë të nivelit të parë dhe të dytë me nota shumë të mira. Vetëm 56% e studentëve aziatikë dhe 53% të studentëve me ngjyrë me të njëjtat nota kishin arritur të merrnin një diplomë po aq “cilësore”. Duke iu referuar gjithmonë nxënësve të shkëlqyer, ka një prirje që ata me prejardhje të dizavantazhuar nuk dalin me rezultate aq të mira në shkollë të lartë krahasuar me nxënësit e të njëjtit nivel, por që vijnë nga shtresat e pasura. Mbështetur në kodet postare të vendbanimeve të tyre para hyrjes në universitet, zbulohet që ndërsa nga studentët e zonave të avantazhuara 77% vazhdojnë, vetëm 67% e atyre me të njëjtat nota, por nga zona më pak të avantazhuara bëjnë

të njëjtën gjë. Diferenca është më e zbehtë midis femrave, atyre me notat më të mira dhe atyre që studiojnë në universitete apo kolegje me tarifa të larta hyrjeje. Por edhe në këto kategori, prejardhja mbetet statistikisht domethënëse. Dhe ndryshimet gjinore ishin të dukshme, femrat ishin më të prirura për të marrë diploma me rezultate më të larta, sesa meshkujt me të njëjtat nota të larta në fillim. Për shembull, 79% e femrave që kishin nisur me dy A (korrespondon me 10-ën tonë) dhe një B (nota poshtë A) u diplomuan me rezultate shumë të mira, me diploma të nivelit të dytë ose më mirë, krahasuar me 70% të meshkujve. Dallimi vihet re nga përqindja më e madhe e femrave që marrin diploma të nivelit të dytë. Ndërsa diplomat e nivelit të parë janë marrë njëlloj (20%) nga femrat dhe meshkujt. Lloji i shkollës ka pak ndikim

Një zbulim i rëndësishëm i analizës është që ndjekja e një shkolle private nuk ndikon në rritjen e rezultateve të studentëve në universitete. Nxënësit e shkollave shtetërore kanë rezultate më të larta në universitet sesa nxënësit e të njëjtit nivel që vijnë nga një shkollë private. “Nxënësit që kanë ndjekur të gjitha hallkat e arsimit parauniversitar, pas atij fillor, në sektorin shtetëror dalin më mirë në universitet sesa ata me të njëjtën ecuri akademike por që kanë ndjekur gjithë arsimin postfillor, ose një pjesë të tij, në shkollat private. Rezultatet në diplomë nuk ndikohen nga performanca mesatare e shkollës që ka ndjekur studenti”, thotë raporti. “Pavarësisht llojit të shkollës, një nxënës me nota të larta në një shkollë që bën pjesë në 20% e shkollave më të mira në vend ka të njëjtat mundësi për të marrë diplomë të nivelit të parë ose të dytë si një student që del me të njëjtat rezultate të larta në shkollat e 20% më të ulët...Në të dy rastet, përqindja për të hyrë në kasat e niveleve të para ose të dyta është 79 për qind”, thuhet në raport. Treguesi më i besueshëm është nota

Ka një dallim të madh në rezultatet e diplomës për studentët e etnive të ndryshme me 72% të studentëve të bardhë që kishin hyrë në shkollë të lartë me nota maksimale dhe e kishin mbaruar kështu.

maksimale. Kërkuesit kanë zbuluar që më shumë sesa 80% e studentëve me dy A dhe një B ose edhe më të mirë, marrin një diplomë të nivelit të parë ose të dytë, në krahasim me 50% apo më pak sesa ata me tre C ose më pak. Profesor Madeleine Atkins, drejtore e këtij këshilli që ka bërë raportin thotë: “Studimi përfaqëson disa përfundime që ngjallin diskutime dhe nxisin për veprim. Puna e mëtejshme-nga këshilli, sektori i arsimit dhe qeveria – duhet të kuptojë pse po ndodhin këto ndikime dhe ç’ndërhyrje do ishin më efektive për të sjellë ndryshim pozitiv.” Rritja e studentëve të dizavantazhuar

Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Arsimit të Lartë tregon që përqindja e studentëve me prejardhje të dizavantazhuar në universitetet angleze është rritur nga 10.2% në 2011-’12, në 10.9% në 2012-’13, që koincidon me vi-

tin e parë të rritjes së tarifave. Profesor Les Ebdon, drejtor i Zyrës për Akses të Lirë, që ka për detyrë të ndihmojë universitetet të promovojnë aksesin e drejtë për studentët nga grupet e përfaqësuara pak, thotë: “Jam i kënaqur që është rritur përqindja e studentëve me background të dizavantazhuar, të rinj dhe të rritur. Do të thotë që po vemi drejt një trupi studentor që pasqyron popullsinë e gjerë jo vetëm ata që kanë lindur në një grup social të veçantë. Treguesit e performancës së sotshme janë të parët që masin diversitetin e universiteteve angleze nën sistemin e ri të financimit studentor dhe konfirmojnë atë që është vënë në pah nga statistikat e UCAS: që prezantimi i tavanit të tarifës 9000 paund britanik në 2012-’13, i nuk ndaloi studentët me të ardhura të pakta të shkonin në universitet. Sipas tij, kjo pasqyron punën dhe investimin e universiteteve dhe kolegjeve për programet e përkrahjes sociale.

Universitetet joshtetërore, nis krijimi i një strukture të re studentore Nevoja për krijimin e një strukture studentore të veçantë dhe efikase mblodhi sot në Universitetin Europian të Tiranës studentë nga disa prej universiteteve joshtetërore të vendit. Projekti i iniciuar fillimisht nga dy studentë të UET, Endri Mërtiri dhe Ferdinand Maho, gjeti përkrahje edhe në institucione të tjera të arsimit të lartë privat në vend. Në mbledhjen e parë morën pjesë studentë të Universitetit të New York-ut, Universitetit “Marin Barleti”, Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”, Universitetit “Polis”, si dhe Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Teksa lidhja apo struktura e re studentore do të formalizohet në ditët në vijim, të pranishmit diskutuan mes tyre disa prej objektivave për të cilat do të angazhohen bashkërisht. Sipas tyre, është me rëndësi që zëri i studentëve të dëgjohet në diskutimet që kanë nisur për reformën në sistemin e arsimit të lartë në vend, si dhe të bëhet një rankim i drejtë

për të gjitha universitetet. Një tjetër aspekt i rëndësishëm në kuadër të kësaj reforme lidhet me mënyrën e financimit nga qeveria të arsimit të lartë. Studentët ishin të mendimit që financimi duhet të ndjekë studentin. Në kuadër të bashkëpunimit mes qeverive studentore të çdo universiteti u hodh ideja për krijimin e një reviste të përbashkët, si dhe për organizimin e konferencave të ndryshme, me fokus çështje që lidhen me arsimin e lartë. Prioritet do t’i jepet edhe promovimit të kërkimeve apo botimeve të studentëve. Po kështu, struktura e re pritet t’i kushtojë vëmendje edhe nismave të shoqërisë civile me ndjeshmëri të lartë shoqërore, sidomos mes të rinjve. Në vijim pritet që kësaj strukture t’i bashkëngjiten edhe universitete të tjera joshtetërore të vendit. UET mbështet dhe promovon organizime të tilla që intensifikojnë bashkëpunimin mes studentëve, por që edhe i evidentojnë ata si grup i rëndësishëm interesi.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm në kuadër të kësaj reforme lidhet me mënyrën e financimit nga qeveria të arsimit të lartë. Studentët ishin të mendimit që financimi duhet të ndjekë studentin.


kulturë

kinema

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

01.04.2014

13

Me skenar të Ruzhdi Pulahës, “Amaneti” rrëfen historinë e një funksionari të lartë të Sigurimit të Shtetit, i cili nga ‘përgjues’ e gjen veten tek të përgjuarit

'Amaneti’

Për herë të parë në kinematografinë shqiptare realizohet një film për “syrin dhe veshin e Partisë”. Çdo ngjashmëri e mundshme me ngjarje dhe personazhe historike si Kadri Hazbiu, sipas regjisorit Ajazi është e rastësishme. Sesa e vërtetë është kjo, e gjykon publiku

Një film politik për shqiptarët Aida Tuci Ishte viti 1982, koha kur Sigurimi i Shtetit ndodhej në udhëkryq. Agjentëve u kërkohej të gjurmohej Kadri Hazbiu dhe pjesa kryesore e lidershipit të Sigurimit të Shtetit. Vetë Sigurimi i Shtetit gjendej i kërcënuar nga pushteti. Nuk dihej më kush/kë kontrollonte. Më të besuarit, regjimi po i shpallte një e nga një agjentë e tradhtarë dhe, si të tillë arrestoheshin, gjykoheshin dhe në fund i priste gijotina. Për “syrin dhe veshin e Partisë”, është dhe filmi “Amaneti” i regjisorit Namik Ajazi, që sapo ë s ht ë s h f a q u r n ë k i n e m at ë e kryeqytetit. Me skenar të Ruzhdi Pulahës, “Amaneti” rrëfen historinë e Mentor Hasës (interpretuar me mjeshtëri nga Myzafer Zilfa), një funksionari të lartë të Sigurimit të Shtetit, i cili nga ‘përgjues’ e gjen veten tek të përgjuarit. E në këtë kthesë dramatike që merr jeta e tij, ai vendos të rrëfejë për të vrarët e pushtetit të cilit ai i kishte shërbyer. Amaneti i tij për të birin Martin (që interpretohet nga Amos Zaharia) është që historia e tij t’i rrëfehej botës. “Me këtë film, publiku kupton shumëçka ndodhte në ato vite brenda rrethimit të Bllokut. Ai kthehet pas në kohë dhe befas gjendet aty edhe pse përmes një fictioni”, - shprehet Ajazi. Regjisori përpiqet t’i devijojë fakteve historike në film edhe pse gjithçka nis pas një vetëvrasjeje në Bllok, duke theksuar fund e krye se subjekti i film-

it është i gjithë fiction dhe, siç thuhet në këtë rast, “çdo ngjashmëri e mundshme është e rastësishme”. Por pranon se për të sjellë një panoramë sa më reale të asaj kohe, jo vetëm ka shfletuar dokumente dhe dosje të Arkivit të Ministrisë së Brendshme, por ka patur si konsulent edhe drejtorin e këtij arkivi, Kastriot Dervishi. “Konsulenca e tij ka qenë një ndihmë e madhe për të qenë sa më realistë, - thotë regjisori Ajazi, i cili ka meritën se për herë të parë cek një temë kurrë të trajtuar më parë në kinematografinë shqiptare. Ndaj përtej trillit, filmi gjallon për sytë e publikut si një histori reale. Për Ajazin, ky film është bërë për shqiptarët dhe nëse i pëlqen publikut, regjisori ndjehet i plotësuar dhe i motivuar, pavarësisht fatit që do ta ndjekë filmin në prezantimin në festivale të ndryshme ndërkombëtare. “E kemi dërguar për ta projektuar në Festivalin e Kanës dhe nëse do të ketë fatin të selektohet, do të jetë një sukses, por unë ngulmoj që ky film është bërë për shqiptarët. Nuk është vetëm historia boshti i filmit ‘Amaneti’. Nëse historia nuk përputhet me elementët e tjerë të domosdoshëm për një prodhim kinematografik siç janë fotografia, kostumet dhe muzika, atëherë panorama do të ishte e vakët. Por ‘Amaneti’ përputhet në të gjithë komponentët e një filmi”. Dy nga elementët që feksin në këtë film të Namik Ajazit janë skenografia dhe detajet.

Namik Ajazi

Me këtë film, publiku kupton shumëçka ndodhte në ato vite brenda rrethimit të Bllokut. Ai kthehet pas në kohë dhe befas gjendet aty edhe pse përmes një fictioni”

“Kjo është meritë e drejtorit të fotografisë, Nino Celeste. Skenografinë e kemi zgjedhur me shumë kujdes, kemi bredhur gjithë Shqipërinë për të gjetur skenat që i përshtateshin subjektit të filmit”, - thotë Ajazi. Xhirimet janë realizuar në Tiranë, Pogradec, Rubik, në minierën e Bulqizës dhe në Itali. Në lëkurën e personazhit Një tjetër meritë e regjisorit Ajazi është rikthimi pas 20 vjetësh në ekranin e madh të kinemasë të aktores Eva Alikaj. Hera e fundit që aktorja është takuar me publikun në kinema ka qenë në vitin 1995, me filmin “Përdhunuesit”. E ky rikthim pas kaq vitesh nuk ka qenë i lehtë për aktoren, e cila para se t’i thoshte Po regjisorit Ajazi, vlerësoi tek ky film subjektin interesant dhe temën kurrë të trajtuar më parë në kinematografinë shqiptare. Eva interpreton tek “Amaneti” bashkëshorten e Mentor Hasës, një rol dytësor, por që mban mbi supe gjithë dramën e familjes Hasa. “Kur e pashë filmin, u mallëngjeva nga vetja. Në fillim kisha pak probleme, pasi dihet që unë jam pak llasticë në ekran dhe më duhej të pozicionohesha në figurën e një gruaje dinjitoze që përfaqësonte jetën brenda Bllokut”, - thotë aktorja. Nëse Eva Alikaj është përpjekur të hyjë në lëkurën e personazhit, Myzafer Zilfa dhe Alfred Trebicka e kanë veshur atë, janë bërë njësh me personazhet e

Mentorit dhe Sokolit (interpretuar nga Trebicka), dhe e mbajnë mbërthyer publikun në ankth që pret të mësojë fundin e tyre. Aktori Amos Zaharia ka lindur vonë për të kuptuar mendjen djallëzore të një regjimi siç ishte ai komunist dhe për t’u bërë njësh me gjithçka që i flet asaj kohe. Por në rastin e tij në ndihmë i ka ardhur imagjinata. “Në vitin 2009 kam xhiruar një film me Eno Milkanin, ngjarjet e të cilit vendoseshin para viteve ’90, ndaj kjo më ka ndihmuar shumë për të ndërtuar personazhin e Martinit, djalit që duhet të çojë deri në fund amanetin e të atit. Kisha pra referenca nga e kaluara, aq më tepër që aktorin e udhëheq gjithmonë imagjinata”, - thotë Amos Zaharia, i cili duhet përgëzuar për imagjinatën që e ka ndihmuar të sjellë në ekran portretin e vërtetë të një të riu, i rritur me privilegjet e Bllokut, por që kur krejt papritur humbet gjithçka, i vetmi qëllim në jetën e tij bëhet përmbushja e amanetit të të atit. Përse e vrave Amosin (Martinin)?ishte pyetja që iu bë regjisorit Namik Ajazi. “E vrava sepse doja t’i bëja një homazh një pjese të fëmijëve të asaj kaste që u vranë, duke u shitur sikur ishte aksident në minierë, apo u vetëvranë. Unë e vrava sepse amaneti është i papërmbushur; dosjet nuk janë hapur dhe falje nuk është kërkuar për krimet e komunizmit, ndaj dhe Martini duhej të kishte atë fund”.

Kastriot Tusha boton romancat më të njohura të 100 viteve Tenori Kastriot Tusha i prezantohet lexuesit me “100 vjet romanca shqiptare”, ku ai ka përmbledhur partiturat e 9 prej romancave më të njohura shqiptare, interpretuar prej tij në koncertin recital që i ka dhënë dhe titullin librit të tij. “Koncerti recital ‘100 vjet romanca shqiptare” i Mjeshtrit të Madh, Kastriot Tusha, ishte një ndër dhuratat më të bukura që mund t’i bëheshin publikut muzikëdashës shqiptar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, por nga ana tjetër, kjo buqetë romancash e ripunuar, e rindërtuar, e riinterpretuar dhe e botuar në versionin e orkestruar për një formacion kamertal,

do të mbetet një gur i çmuar në arsenalin e trashëgimisë sonë kulturore. Këtij botimi ia rrisin vlerat edhe mendimet kritike mbi interpretimin e këtyre romancave nga tenori i mirënjohur, prof. as. Kastriot Tusha, të cilat janë shumë racionale, praktike dhe një ndihmesë e vyer për artistët e rinj.”- shkruan Prof. dr. Isak Shehu. Sipas muzikologut të njohur, mbledhja, ripunimi, interpretimi, regjistrimi dhe botimi i këtyre vlerave tona muzikore janë një gur i rëndësishëm në trashëgiminë tonë kulturore dhe në identitetin tonë kombëtar. “Tenori Tusha, me zërin e tij karakteristik ka inter-

pretuar me shumë sukses në të gjitha gjinitë vokale, duke filluar nga opera deri te romanca e kënga. Eksperienca shumëvjeçare dhe talenti i padiskutueshëm kanë bërë që ai të përballojë me mjaft sukses çdolloj vepre muzikore që i është ofruar. Në këtë kuadër, edhe realizimi i koncertit “100 vjet romanca shqiptare” ishte i përkryer në të gjitha drejtimet. Të gjitha momentet emocionale që përçoi, si lirike, hyjnore, elegjiake apo epiko-heroike, ishin të realizuara mjaft mirë”.

Prof. dr. Isak Shehu

Mbledhja, ripunimi, interpretimi, regjistrimi dhe botimi i këtyre vlerave tona muzikore janë një gur i rëndësishëm në trashëgiminë tonë kulturore dhe në identitetin tonë kombëtar


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

Apple planifikon iPhone të “tejdukshëm” 5

14

15

19

20

23

6

7 16 21 25

27

28

32

37

12

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

13

18

26 30

34

35

36

40

41

44

46

11

22

39

43

10

29

33

38

42

9

17

24

31

8

45

47

48

49

50

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

51

52

Horizontalisht

1. Diamant pa ngjyrë, i prerë në disa faqe të lëmuara e të shkëlqyeshme. 7. Twist i Charles Dickens. 12. Vend Special. 14. Et’hem i politikës. 15. I thonë ndryshe zezak. 17. Përfaqësues i popullit në Parlament. 19. Billy, këngëtar i njohur britanik. 20. Kalitësi i gurit të mullirit. 22. Lloj ene kimike. 23. Preket në sedër, ndjehet i fyer. 25. Tmerrohet. 27. E kundërta ngrihem. 29. Fabian, këngëtare e njohur blege. 30. Mik francez. 31. Titull në fenë myslimane. 33. Bimë barishtore nga familja e mëllagoreve që përdoret në mjekësi. 35. Dritë që tregon tokë për marinarët. 37. Agjensi Martesore. 38. Fëmijë, foshnjë. 39. Filloj nga e para. 41. Notë muzikore. 42. Qengj i butë, që është mësuar të ndjekë pas bariun a të zotin. 44. Mbledhje pullash poste e pullash të tjera për koleksion. 46. E kundërta trashë. 47. Listë gatimesh në një restorant. 48. Pustina, model i njohur. 49. Ndoja, aktore e kinemasë. 51. Hrushovi, ish-udhëheqës i Bashkimit Sovjetik. 52. Rimë jo e plotë e dy a me shumë vargjeve.

4

1. Gur stralli, gurshkrepës. 2. Lloj race delesh. 3. Titull në fenë e krishterë. 4. Aleksandër, kompozitor i njohur. 5. I mbetet mendja, i bëhet ashtu. 6. Shkrohet në ujë. 7. Markë makine. 8. Instituti Dermatologjisë. 9. Krijim në fushën e artit. 10. Mbishkrim i vjetër në një pllakë guri. 11. Shtet i madh Europiano-Aziatik. 12. Pa asnjë tjetër. 13. Degë e mekanikës që merret me studimin e gjendjes së trupave në baraspeshë. 16. Agjensi Private. 18. Gradë në ushtri. 21. Gomez, aktore amerikane. 24. Shaka dashamirëse e thumbuese. 26. Zëri ndërmjet tenorit dhe basit. 28. Vjollca, prezantuese. 31. Besa, aktore. 32. Plogështi e mosveprim ndaj ngacmimeve. 34. Lëng si qumësht, i cili formohet në zorrë nga ushqimet që treten. 36. Nuk ka gjë. 37. Shprehja që mbyll një lutje fetare. 40. Airton, legjenda e Formula 1. 41. Lloj pije alkoolike. 43. Filippo Neviani, këngëtar italian. 44. Besim shpirtëror. 45. Fshat turistik buzë liqenit të Pogradecit. 47. Gjysma e një mase. 49. Dopio E. 50. Simboli kimik i arit.

6

6

3 1 8

3 1

4

8 5 3

7

7

7

1

8

3

5 9 2 7 8

6

9

4

1

2

7

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

7 2

9 5

9

2

1

5

6 4 1 8 6 5

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak druajtje dhe do flisni hapur me personat qe keni ne krah. Beqaret do e nisin ditën pozitivisht, por ne fakt nuk do mund ta gjejnë as sot personin e duhur. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë lloj çmendurie edhe sikur gjendja e te ardhurave te jete e mire.

Tensioni do mbizotëroje gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Debatet do jene te zjarrta dhe disa mund te arrijnë edhe ne piken me kulmore. Beqaret nuk duhet te nxitohen aspak, por duhet te reflektojnë mire para se te hedhin çdo lloj hapi. Saturni do iu nxite t’i menaxhoni me maturi te ardhurat. Nuk priten aspak vështirësi apo probleme.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Mos e gjykoni partnerin tuaj sot për gjithçka qe ai do beje sepse do e lëndoni tej mase. Secili ka nevoje te shprehet dhe te veproje si te dëshirojë, mjafton qe qëllimi te jete i duhuri. Beqaret para se te vendosin për diçka duhet te marrin edhe mendimin e disa miqve. Financat do jene goxha te favorizuara. Do kryeni edhe transaksione dhe situata do mbetet e njëjtë.

Ka shume mundësi qe çifteve t’iu fiksohet ideja e ndarjes gjate kësaj dite. Asgjë nuk do ece ashtu si ata e kishin menduar dhe debatet e shumta do e bëjnë ditën te vështirë për t’u kaluar. Beqaret ka shume gjasa te kenë dashuri me shikim te pare. ne planin financiar edhe pse do merrni masa, situata nuk do jete aspak ne gjendjen me te mire te mundshme.

Vertikalisht

Sudoku | nivel mesatar 2

Të gjithë e dimë se derisa jemi duke ecur rrugës dhe shkruajmë ndonjë SMS porosi njëkohësisht për të tjerët dukemi si të dehur, dhe rrezikojmë që të ndeshemi me ndonjë pemë, shtyllë elektrike, apo një këmbësor tjetër. Por, me sa duket zgjidhja për këtë problem është duke u menduar, të paktën për përdoruesit e iPhone, pasi që Apple tashmë ka dorëzuar një patentë në SHBA, e cila ka për qëllim që telefonat e saj të mençur ti bëjë të tejdukshëm. Duke e ditur se përdoruesit e saj tashmë janë shumë të varur nga telefoni i tyre, gjiganti amerikan i teknologjisë e ka menduar një opsion të ri për ta bërë përdorimin e iPhone më të sigurtë dhe më të përshtatshëm, në çdo situatë. Apple ka menduar që ta bëjë iPhone-nin e tejkdukshëm duke u bazuar në kamerën e pasme të telefonit e cila do të shfaqte pamjet live të rrugës me anë të videos e cila duket në ekran. Me këtë, përdoruesit e iPhone do t’i shihnin pengesat në rrugë, derisa ata janë në lëvizje. Në specifikat e patentës, prapavija e bardhë në iMessage për shembull do të shfaqte pamjet reale në rrugë përmes videos, ndërsa porositë në ekran do të vazhdonin të shfaqen. Ende nuk dihet koha e lansimit të funksionit të ri të iOS, edhe pse disa zëra thonë se kjo gjë mund të ndodhë me lansimin e versionit të ri të iOS

9 8

3

6

1

4 8 2

5

Koha e fillimit _____:____

9

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 4

4

7

8

LUANI (23/VII-22/VIII)

Qetësia do mbizotëroje gjate gjithë kësaj kohe ne jetën tuaj ne çift kështu qe shfrytëzojeni ditën për te folur për tema delikate. Partneri do jete me i kuptueshëm. Beqaret nuk duhet t’i besojnë pamjes se jashtme te disa personave sepse do zhgënjehen tej mase. Financat nuk do kenë aspak probleme, përkundrazi do kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Fale mbështetjes qe do iu japë Venusi sot do ruani një komunikim goxha te ngrohte dhe do i zgjidhni mosmarrëveshjet e dikurshme me qetësi. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë princin e kaltër por pa shume fat. Do iu duhet ende te presin edhe disa kohe. Te ardhurat do jene goxha delikate. Mendohuni mire edhe para se te kryeni shpenzimet te nevojshme.

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 102, 151, 152, 210, 330, 372, 478, 484, 512, 632, 688, 735, 842, 887, 963, 965. Numra me 4 shifra: 0014, 0266, 1014, 1145, 3254, 3596, 4206, 5412, 5632, 5946, 6565, 7478. Numra me 5 shifra:

08845, 17813, 22214, 24622, 44596, 53126, 58240, 62325, 64656, 79143, 86583, 96874. Numra me 6 shifra: 035816, 121803, 208021, 244217, 325156, 450722, 541510, 541526, 595547, 614310, 676445, 785415, 810235,939546.

Dite plot ulje dhe ngritje kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjerat nuk do ecin aspak ashtu si e kishit menduar kështu qe kujdes. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Nuk do mundojnë takimet, por ende nuk do jete koha për te filluar histori dashurie serioze. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Shfrytëzojeni për ta stabilizuar dhe për ta përmirësuar situatën.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete i ngrohte dhe harmonik gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni sa te mundni sepse dite te tilla nuk vijnë shpesh. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne vetvete sepse ne këtë mënyrë nuk kane për ta gjetur personin e duhur. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë çdo hap qe do hidhet duhet bere me kujdes.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Nëse keni pasur probleme me partnerin, sot është koha e duhur për te folur për to dhe për t’i zgjidhur. konfigurimi i yjeve do jete pozitiv dhe do krijoje një ambient mjaft te ngrohte. Beqaret do jene pasionante dhe te gatshëm për te bere ndonjë çmenduri për dashurinë. Shpenzimet duhet t’i kufizoni nëse nuk doni qe situata te marre tatëpjetën.

AKREPI (22/X-21/XII)

Mund te ketë edhe disa probleme te vogla sot ne jetën tuaj ne çift dhe për këtë fakt nuk do ndiheni shume mire. Kujdes me ato qe do thoni. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe duan. Emocionet do jene te mëdha, por jo te gjithë do mund te krijojnë një lidhje serioze. Disa mund te kenë edhe thjesht aventura. Financat do i menaxhoni me maturi dhe përkujdes.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Dite shume e paqëndrueshme dhe problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ece si duhet. Beqaret duhet te mendohen shume here para se te hedhin hapa me tutje. Për disa nuk është koha për te filluar një histori dashurie. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata te jete ne gjendjen me te mire.

PESHQIT (20/II-19/III) Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do shkoje me se miri madje nuk do mungojnë as surprizat e mëdha. Beqaret do joshin pa fund dhe do e takojnë një person qe do iu përshtatet. Shume gjera do ndryshojnë sot për ta. Ne planin financiar do bëni çmos qe ta ruani ekuilibrin sa me gjate.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

15

Pesëdhjetë për qind e njerëzve nuk votojnë dhe pesëdhjetë për qind nuk lexojnë gazetat. Shpresoj të mos jetë i njëjti pesëdhjetë përqindësh. - Gore Vidal.

Viti

ditë që formësuan botën

01.04.2014

1510

Triumfi i Rafaelit Vitet rreth 1510-ës ishin artistikisht të ethshme në Romë. Donato Bramante, arkitekt i Rilindjes së Lartë, po punonte në bazilikën e re të Shën Pjetrit; Mikelanxhelo ishte i zënë me kulmin e kapeles sistine; dhe Rafaello Sanzio-i njohur më mirë si Rafaeli-po dekoronte një suitë dhomash në Vatikan ku përfshihej afresku Shkolla e Athinës. Artisti ishte pajtuar nga papa Juli II, i cili ishte një mecenat i madh i arteve.

I pashëm, sharmant dhe ambicioz, Rafaeli e kishte mësuar artin e vet në Firence, ku ish ndikuar nga Leonardo da Vinci dhe Mikelanxhelo. Megjithatë qe Bramante që ia rekomandoi Julit II në vitin 1508. Pajtimi për të dekoruar një seri dhomash në apartamentet private të papës ishte një pikë kthese në karrierën e Rafaelit. Për stanza della segnatura Juli kish zgjedhur temën e urtisë qiellore dhe tokësore dhe këtë

të dytën përshkruan Raphaeli në Shkollën e Athinës, një kryevepër e pikturës-afresko që lidh filozofët paganë të antikitetit me neoplatonzimin e mendimit të Rilindjes. Në qendër të kompozimit janë Platoni dhe Aristoteli. Platoni është modeluar sipas Leonardos, të cilin Rafaeli e admironte shumë dhe ai përfshiu portrete të vetes dhe Mikelanxhelos në grupin mbështetës të filozofëve grekë dhe romakë.

Blitz

Flickr

2.5

Faktori me të cilin nxënës të shkollës së mesme me të ardhura të ulëta kanë gjasa të lënë shkollën, krahasuar me një nxënës që nuk është i varfër.

11

Përqindja e të gjithë banorëve të Amerikës mbi 25 vjeç që kanë një diplomë pasuniversitare.

27

Për qind e emigrantëve nigerianë mbi 25 vjeç që kanë diplomë të tillë.

1

Milion është numri total i punëtorëve të rinj që fillojnë punë në ekonomitë e vendeve të Azisë së Jugut çdo muaj.

Foto nga: Lira pipa Dicitura: Njerëz

“Amsterdam Express Irena Shabani “Amsterdam Express”, realizimi më i fundit i Fatmir Koçit u ndoq i shoqëruar nga një ndalim kërshëritës frymëmarrjeje përgjatë gjithë minutazhit të tij. Filmi të rrëmbente, ndonëse jo pak raste të hidhte nga njëra situatë në tjetrën ende pa kapërdirë të parën. Ai trajton historinë e një djali shqiptar që transferohet në Amsterdam për të siguruar para’ për të ndërtuar shtëpinë e tij në periferitë e Tiranës, ku ka lënë dhe të dashurën e zemrës. Në kryeqytetin holandez ai “rrëshket” në aktivitete kriminale dhe në një tjetër raport intim të kurorëzuar me martesë, duke notuar kështu mes trazirave dhe dy dashurive (ose tre) duke llogaritur edhe një tërheqje të madhe që zhvillohet mes kujdesit dhe keqardhjes me një prej vajzave të seksit. Po a ishte një film i realizuar apo jo? Minutat pasi mbaronte ti ishe në të njëjtën frymë përfshirje dhe do të duhej të kalonin disa orë që të mendoje më mirë. Ndoshta ajo që nuk të linte të vije re me sy të lirë se ku “çalonte” filmi ishte interpretimi i shkëlqyer i James Biberit, Vasjan Lamit, Bujar Lakos dhe në një rol episodik, por të spikatur i Gent Ferrës. Po lë pa përmendur në renditjen e më sipërme Blerim Destanin, sepse roli i tij nuk më bindi, pati një lloj pafuqishmërie për të mbërritur deri në brendësi të personazhit, ndoshta jo për faj të tij, po se vetë personazhi kryesor nuk kishte thellësinë që pritej. Megjithatë vendosja përkrah e një aktori si Destani dhe Biberit ishte në harmoni të plotë. Filmi kishte interpretimin e shkëlqyer të aktorëve të mësipërm, një muzikë mbresëlënëse, shumë skena të realizuara dhe që të mbanin në ajër, por atyre ju mungonte zinxhiri që do ti bënte të gjitha të ishin një trup. Skenari edhe pse shfaqte plot të vërteta të realitetit shqiptar ishte i lidhur dobët e ndonjëherë edhe

gazetamapo@gmail.com

i pabesueshëm. Emigranti shqiptar me emrin Bekim është konfuz në zgjedhjet e tij, ai luan njëkohësisht djalin e mirë e djalin e keq në një qorr-sokak që nuk dihet se ku do ta nxjerr, martesa e tij me një holandeze është një detaj pak i çuditshëm sepse nuk del qartë nëse ai dëshironte kthimin në atdhe apo pasaportën holandeze. Van Doom i luajtur nga James Biberi është gjithashtu një personazh i spikatur, ai qëndron lart në rol deri në fund të filmit në mënyrën sesi e sjell figurën e një krimineli shqiptar në rrugët e botës, por në fund ai është një kriminel që zvogëlohet si karakter e ka një mbyllje absurde. Kriminelët e atij niveli që Koçi ka sjell nëpërmjet Biberit janë burra të zgjuar e llogaribërës të mëdhenj, përndjekja absurde që ai i bën personazhit kryesor prej Hollande në rrugët e Bathores është e stisur dhe pa një arsye reale. Bekimi nuk është fajtor në lidhje me grabitjen që një prej vajzave të vitrinës së “Red Light District” i bën tutorit të saj, kjo është një arsye e mjaftueshme që një personazh si Doom të mos merret me bashkatdhetarin e tij, shto këtu faktin që një biznes i tillë aq “fitimprurës”, përkthehet në lekë dhe jo në mundësi përndjekje të një hallexhiu si Bekimi. Marrëdhënia e dashurisë mes Bekimit dhe Martës (Flonja Kodheli), vajzës nga Bathorja është e vagullt, e ndërlikuar, e kanalizuar gabim dhe gjatë rrjedhës së filmit e çorientuar. Vasjan Lami në rolin e babait të Martës sjell një figurë të spikatur që të përcjell ankthin e një babai pijanec e të pashpresë që pasi nuk di çfarë ti bëj jetës së tij, mundohet që dufin kundrejt saj ta përcjell nën avujt e alkoolit mbi shpinat e femrave të familjes së varfër. Po kështu qëndron lart edhe personazhi i luajtur nga Bujar Lako, por nuk do të thosha të njëjtën gjë për partneren e tij Rajmonda Bulku, përfshi këtu faktin që si Lami, si Lako sillnin në dialekt figurat e dy malë-

sorëve, një gjë që stononte përballë shqipes pothuaj letrare të grave të tyre. Olta Gixhari në një rol pothuaj episodik, sjell në lartësinë e duhur personazhin e një vajze lesbike që nuk kalon pa lënë mbresa. Sa për mënyrën sesi filmi mbyllet, kjo të sjell në mend pothuaj shumicën e filmave shqiptar të viteve të fundit të cilët do të ishin më dinjitoz nëse do të stopoheshin 10 minuta para finales nën fjalinë; “Të dashur shikues filmin përfundojeni si t’ua ketë ënda”. Nuk po i referohem këtu realitetin shqiptar ku trenat pothuaj nuk ekzistojnë dhe që ata që janë, përdoren tashmë nga banorët e fshatrave që sjellin në kryeqytet vetëm ushqime fshati, bagëti e të tjera. Po e marr të mirëqenë që një vajzë e re me kërkesa nga jeta e nga vetja si Marta hipën në tren për të udhëtuar drejt shtëpisë së tezes së saj, po kështu po e mirëkuptoj edhe faktin që tutori hakmarrës ndjek Martën si shantazh për Bekimin, por përballja e këtyre të dyve është ndoshta skena më e dobët e filmit. Skenaristi ndoshta ka dëshiruar ta çliroj personazhin e Bekimit nga çdo lloj mëkati. Prandaj vjen një zgjidhje alla “deus ex machina” ku Van Doom hidhet nga treni. Personazhi i Bekimit në jetën reale do ta kishte shkrepur armën e do bëhej fajtor si shumë të tillë që i përfshin rrjedha në histori absurde. Po a vlen ky film? Mendoj që po. Mendoj që me gjithë minuset e tij realiteti bruto gjendej me shumicë përgjatë gjithë filmit. Ai na shfaqej edhe me detaje të vogla, si makina Porsche apo martesa për një pasaportë, na shfaqej me vitrinat e Amsterdamit, biznes ky që kontrollohet nga shqiptarët, po kështu ai shpaloste para çdokujt drama të mëdha të familjeve në kaos dhe pafuqinë e shumë prej të rinjve për të parë matanë asaj që jetojnë çdo ditë. @irenashabani.com

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 01.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.