Koha Jone_15 maj 2019

Page 20

SPORT

20

E mërkurë, 15 MAJ 2019

Sulmuesi portugez ka shënuar vetëm 28 gola, duke mos arritur në shifrat si te Reali

Ronaldo shumohet te Juvja, sezoni më i dobët në 10 vitet e fundit K

alimi i Cristiano Ronaldos në Torino, nuk ka përmirësuar as Real Madrid dhe as vetë portugezin. Skuadra merengues ka kaluar një sezon shumë zhgënjyes, pa mundur që të fitojë asnjë trofe, ndërkohë që bomberi me origjinë nga Madeira po kalon sezonin më të dobët sa i përket golave të të shënuar. Sulmuesi portugez në 42 ndeshje gjatë këtij sezoni në Seria A, Champions League, Kupën e Italisë dhe në Superkupë, ka shënuar 28 gola me një total prej 3556 minutash. Thënë ndryshe, portugezi ka shënuar një gol çdo 127 minuta, kundrejt një goli për çdo 83.59 minuta, në sezonin paraardhës me Realin e Madridit. Edhe në vitin e tij të parë në kampionatin spanjoll, Ronaldo ka bërë më mirë se këtë sezon, duke shënuar plot 33 gola, ndonëse luajti vetëm 35 takime. 0.67 gola për ndeshje është një mesatare shumë e ulët me ekipin torinez, teksa kujtojmë që në sezonin e kaluar shënonte një gol për ndeshje, ndërkohë që në sezonin 2014/15, realizonte 1.13 gola për ndeshje. Dy ndeshjet e fundit, Juventusi do t’i luajë ndaj Atalantës dhe Sampdorias, teksa shpresat për t’u shpallur golashënuesi më i mirë duket se janë shuar, pasi Quagliarella është 5 gola para tij. CR7 këtë sezon nuk arriti që të shpallej as golashënuesi më i mirë në Champions

League, pasi realizoi një gol në fazën e grupeve, tre në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Ajax dhe nga një në secilën ndeshje ndaj Ajaxit, duke e mbyllur me 6 gola të shënuar në total. Allegri e ka deklaruar se Ronaldo do të vijojë të zbresë në fushë, pasi ka disa objektiva personalë për të arritur, por të shënojë 5 gola në dy ndeshje, duket e

pamundur, ndaj sezoni i portugezit është i destinuar për të qenë më i dobëti në 10 vitet e fundit. Një pjesë e konsiderueshme e fajit për këtë shkone dhe te skemat e trajneri Allegri, i cili është kritikuar shumë për kujdesin e shtuar në mbrojtje dhe për mungesën e një lojë sulmuese që mund të nxjertrë më të mirën e yllit portugez.

ARBITRI

Slloveni që i sjell ters Liverpoolit gjykon finalen e Championsit

Damir Skomina është përzgjedhur për të vendosur drejtësi në finalen e madhe të Champions League. Ky nuk është një lajm i mirë për Liverpoolin, pasi gjyqtari slloven ka drejtuar më parë në 5 ndeshje “The Reds” në të cilat kanë humbur 4 dhe kanë fituar vetëm një. Liverpool këtë sezon ka humbur nën gjykimin e Skominës në ndeshjen ndaj Napolit 0-1. Ndeshja e parë kur slloveni ka vendosur drejtësi ka qenë ndaj Fiorentinës në “Anfield”, kur u mundën 1-2. 6 vite më vonë, Liverpooli humbi ndaj Besiktasit para se të pësonte një tjetër disfatë ndaj Villareal. Hera e fundit që Skomina ka gjykuar një ekip anglez ka qenë në sfidën e kthimit të United ndaj PSG gjatë këtij sezoni. Në vitin 2017 gjykoi në finalen e Europa League mes Manchester United dhe Ajax, ndërsa në vitin 2012 në UEFA Super Cup, që u luajt mes Chelsea dhe Atletico Madrid. Këtë sezon 42-vjeçari ka gjykuar në 4 ndeshjet të Champions League dhe 2 në Europa League.

E RRALLË

Njihuni me ekipin që fitoi 105 pikë, por dolën të dytët në kampionat

Të dielën e kaluar, Manchester City fitoi një kampionatet më të bukura në historinë e Premier League, pas një rivaliteti të çmendur me Liverpoolin deri në ndeshjen e fundit. “The Reds” në fakt gjatë këtij sezoni arritën që të grumbullonin 97 pikë, por sërish nuk u mjaftuan për t’u shpallur kampion. Nëse shohim historinë e Premier League, vetëm dy skuadra kanë arritur që të marrin më shumë pikë se Liverpooli i këtij sezoni, City i këtij sezoni, dhe sërish ekipi i Guardiolës, në sezonin e kaluar me 100 pikë. Besojeni ose jo, por ka një ekip që ka humbur kampionatin, edhe pse ka grumbulluar 105 pikë. Për të gjetur këtë ekip shumë të pafat duhet të shkojmë në “Isthmian League-Division One South”, në sezonin 2016/17, teksa Dorking Wanderers arritën të dytët edhe pse grumbulluan 105 pikë, sa edhe vendi i parë, por me një golaverazh më të dobët. Ky kampionat i përket ligës së tetë në futbollin anglez, por me një nivel futbolli shumë ndryshe nga kampionatet e tjera. Më fat në atë sezon për t’u ngjitur një kategori më lart ishte Tooting & Mitcham United, pas plotë 46 ndeshjeve të luajtura, teksa për të arritur kuotën 100 pikë, sigurisht është më e thjeshtë.

KUQEZINJTË

Strategjia e veçantë e Milanit, kërkon 4 lojtarë nën 25 vjeç 180 minuta larg nga mbyllja e sezonit, Milani është në pritje të njohjes së fatit të tij, që në fakt nuk është totalisht në dorën e tyre. Kuqezinjtë synojnë që të arrijnë në zonën Champions, por kanë nevojë për një hap fals të Atalantës ose të Interit, gjithmonë duke e shoqëruar me dy fitore të ekipet të tyre në dy ndeshjet e mbetura. Arritja në Ligën e Kampionëve do të jetë shumë e rëndësishme për arkat e kuqezinjve, të cilët duket se kanë një strategji të qartë për të ardhmen e tyre me Maldinin dhe Leonardon. Nuk do të ketë më transferime të ngjashme me Higuain, por do të synohen afrime të futbollistëve të rinj si Piatek dhe Paqueta këtë janar. “Gazzetta dello Sport” në numrin e sotëm ka evidentuar se synimi do të jetë afrimi i katër futbollistëve nën moshën 25 vjeç, që do të

ulte ndjeshëm moshën mesatare të klubit. Emri i parë në listë është Riccardo Orsolini, i cili ka zhvilluar një pjesë të dytë të kampionatit të shkëlqyer me Bolognën dhe me shumë mundësi do të blihet nga Juventusi që ka një kontratë për ta riblerë. Bardhezinjtë me shumë mundësi do ta shesin për një çmim të kripur. Emri i dytë, i cili është prej kohësh në listën e kuqezinjve, është ai i Stefano Sensit, regjisori 23-vjeçar

i Sassuolos, i cili mund të shtojë kualitetin në mesfushë. Më pas janë dy synime më të vështira: Allan Saint-Maximin, sulmues i Nice-s, i cili mund të luajë edhe si mesfushor krahu, si dhe braziliani Everton, që aktivizohet te Gremio dhe është vetëm 23 vjeç. Strategjia e drejtuesve të Milanit do të varet shumë nga kualifikimi ose jo në Champions League, pasi nëse dështojnë, atëherë edhe afrimi i këtyre emrave do të jetë i vështirë.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.