Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Basha: Të huajt po vijnë, por Edi Rama do largohet! E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 113 (8554)

E mërkurë, 15 Maj 2019

Çmimi 30 Lekë

Lideri i opozitës deklaroi dje: “Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë. U kam komunikuar miqve ndërkombëtarë se e mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë krizë dhe për t’u kthyer shqiptarëve sovranitetin nga një qeveri dhe parlament ilegjitim. Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik. Një qeveri tranzitore me detyra të përcaktuara qartë” FAQE 3

Vizita në SHBA, Kryemadhi “Bild”: Rama e ka thyer takime në Kongresin Amerikan Shqipërinë në shtet mafioz GAZETA MË E MADHE GJERMANE

FAQE 2

NËNKRYETARI I LSI

20 TË DËNUAR ME BURG

Vasili: Ramës nuk Edmond Spaho: i ka kërkuar njeri Protestuesit, të dialog, i kemi burgosur politikë. kërkuar të largohet Do i dëmshpërblejmë

FAQE 6

ISH-MINISTRI

FAQE 7

MESAZHI

Manjani, Ramës: Po Kisha Katolike në 2007 kur shtyve apel Ramës dhe zgjedhjet, si e shkele Bashës: Ulni armët Kushtetutën? e konfliktit FAQE 6

Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë takimit me liderin e grupimit Republikan në Kongresin Amerikan, Kevin McCarthy

OPINION FAQE 24

FAQE 9

ANALZIË

Borchardt, një lake që duhet përbuzur Nga Andi Bushati

Koha të mendosh për ambulancën e Majit, jo për autobusin e Qershorit

Bernd Borchardt e ka radhitur veten në linjën e paraardhësve më të përbuzshëm që OSBE ka dërguar ndonjëherë në Tiranë. Nëse Dan Everts bridhte me uniformë ushtarake në mjedisin e militarizuar...

‘Kur do flasim?’ ishte mesazhi që Edi Rama i lëshoi mbrëmë pas proteste Lulzim Bashës..

FAQE 10

FAQE 10

Nga Çim Peka


POLITIKE

2

E mërkurë, 15 MAJ 2019

Gazeta më e madhe gjermane, artikull për lidhjet e zyrtarëve të qeverisë më krimin

“Bild”: Rama e ka thyer Shqipërinë në shtet mafioz

ANALIZË

“Rama duhet të bëjë një hap tërheqës, si ai për armët kimike”

Gazetari Aleksandër Çipa i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora deklaroi se kryeministri Rama për zgjidhjen e krizës duhet të bëjë një hap tërheqës, si ai për armët kimike.“Ky kryeministër aktual ka të gjitha detyrimet të bëjë një veprim tërheqës, që politikisht të jetë vendimi që mori për armët kimike. Duhet ta bëjë për dy arsye: Duhet të evitojë ofertën e të ashtuquajturit konfliktualitet, gjë për të cilën e akuzon kundërshtarin politik. Unë nuk besoj që PD ka shumicën në vend. Sepse unë përfshihem tek qyetarët që nuk e kanë të shkurtër kujtesën. Sepse PD iku nga pushteti për shkak të korrupsionit dhe sot një pjesë e mirë e lidershipit të PD janë brenda strukturave që e drejtojnë PD-në”,- tha Çipa.

N

ë një artikull tepër të ashpër e përditshmja gjermane “Bild” godet kryeministrin e Shqipërisë për dështimet në qeverisjen e vendit. “Mjete shpërthyese dhe bomba tymi në rrugë, demonstrata masive çdo javë: Shqipëria po fundoset në kaos. Gjatë protestave kundër qeverisë shqiptare ditëve të fundit në Tiranë janë zhvilluar beteja të vërteta në rrugë”,shkruan “Bild”. Demonstrues të opozitës kanë goditur me koktej molotovi, eksploziv dhe kavanozë me ngjyrë kundër selisë së kryeministrit Edi Rama. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa ujëhedhës. Dhjetëra policë dhe demonstrues u lënduan. Çfarë po ndodh në këtë shtet të Ballkanit? Tani edhe pjesa tjetër e kontinentit po e sheh se diçka nuk shkon në këtë vend, i cili ishte komplet i izoluar nën diktaturën e kohës së gurit të Enver Hoxhës mes viteve 1944-1985. Në vitin 2017 BE ka vendosur të hap negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë.

“Pikërisht me Shqipërinë! Pikërisht me një shtet mafioz”, thekson gazeta gjermane. Shqipëria, sipas “Bild”, është shembull shkollor i një shteti kaotik në duar të gangsterëve: tashmë një vit opozita ka braktisur parlamentin – në shenjë proteste kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga ana e qeverisë. Qe dy vite nuk ka Gjykatë

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

Kushtetuese – dhe Kushtetuta e vjetër nuk është në fuqi, e reja nuk ka hyrë në fuqi. Në vitet e fundit kryeministri Edi Rama ka qenë i shtyrë të largojë nga posti dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafaj dyshohet të jetë pjesë e mafies së drogës, e cila e “mban në grusht vendin dhe gjysmën e Europës”. Saimir Tahiri po përballet me një aktakuzë –

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

vetëm politika mund ta bllokojë procesin gjyqësor. “Bild” thekson se edhe vetë kryeministri Edi Rama rregullisht përmendet si i lidhur me trafikun e drogës. Opozita e akuzon se me para të drogës ka blerë vota. Thuhet se një bisedë e përgjuar e dëshmon këtë. Më 11 shtator 2016 Rama i telefonoi shefit të një zyre elektorale rajonale për të pyetur nëse gjithçka kishte shkuar “sipas marrëveshjes” gjatë zgjedhjeve. Ai u përgjigj: “Po, shef, gjithçka sipas marrëveshjes”. Në Shqipëri ky rast është i njohur si “Dosja 184”. Akuzën e blerjes së votave e ngre edhe ish-ministri i Drejtësisë i Ramës, Ylli Manjani. Manjani, një profesor i respektuar i drejtësisë, i tha “Bild”-it: “Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje masive të votave”. Ish-ministri thotë se pas kësaj qëndron një projekt i përbashkët i Ramës dhe mafies. “Qeveria e mbron mafien dhe mundëson bizneset e drogës. Si kundërshpërblim bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”. Dikur Manjani kërkoi një luftë kundër trafiqeve të drogës – dhe nuk e përjashtonte edhe angazhimin e ushtrisë në Shqipëri, një vend anëtar i NATO-s. Pas këtij propozimi ai u dëbua nga posti në janar 2017.

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Gazetari hulumtues Besir Çollaku tha: “Nën Edi Ramën kemi një rritje eksploduese të mbjelljes së drogës në Shqipëri”. Sipas vlerësimeve të shërbimeve sekrete perëndimore më shumë se 70 për qind e kanabisit të shitur në Europën perëndimore dhe jugperëndimore vjen nga Shqipëria. Policia shqiptare konsiderohet e korruptuar, sidomos niveli komandues. Disa nga krerët e policisë dyshohet të jenë të lidhur me mafien – sipas paralajmërimeve nga bota e jashtme. Policët shqiptarë që vërtet hetojnë politikanët dhe policët e dyshimtë, futen në burg apo mbahen në arrest shtëpiak. Disa kuadro të lartë të policisë shqiptare kanë fituar azil politik në Zvicër, Itali, Holandë dhe Finlandë. Njëri ndër ta është Dritan Zagani, dikur shef i policisë kufitare në Vlorë dhe drejtues hetimesh në policinë e anti-drogës. Zagani u mbajt në burg gjashtë muaj, pastaj në arrest shtëpiak, pasi kishte informuar shefat e tij mbi indikacionet se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i lidhur me rrjetet e drogës. Falë policëve dhe agjentëve italianë Zagani arriti të largohet nga Shqipëria bashkë me familjen e tij. Ai i tha gazetës “Bild”: “Vendi im është shtet mafioz. Qeveriset nga mafia”.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 15 MAJ 2019

Basha: Të huajt po vijnë, por Edi Rama do largohet!

Lideri i opozitës deklaroi dje: “Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë. U kam komunikuar miqve ndërkombëtarë se e mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë krizë dhe për t’u kthyer shqiptarëve sovranitetin nga një qeveri dhe parlament ilegjitim. Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik. Një qeveri tranzitore me detyra të përcaktuara qartë” Pas gati 4 muajsh krizë politike, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha konfirmoi dje se ndërkombëtarët janë vënë në lëvizje për të ndikuar te palët politike që të arrijnë një marrëveshje. Në konferencën e dhënë dje për gazetarët, kreu i PD-së deklaroi se ai dhe aleatët në opozitë e mirëpresin ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të gjetur një zgjidhje për situatën kritike në të cilën ndodhet vendi. “Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë. U kam komunikuar miqve ndërkombëtarë se e mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë krizë dhe për t’u kthyer shqiptarëve sovranitetit nga një qeveri dhe parlament ilegjitim. Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik. Një qeveri tranzitore me detyra të përcaktuara qartë”,- deklaroi dje kreu i PD-së. I pyetur nga gazetarët se çfarë nënkupton ky angazhim i ndërkombëtarëve dhe nëse ka ndryshuar opozita qëndrim në kushtet e saj, Basha u shpreh se kushti i opozitës që Edi Rama të mos jetë kryeministër gjatë zhvillimit të zgjedhjeve është i panegociueshëm. Ai shtoi se “Kryetarin e PS nuk e zgjedh kryetari i PD. Procesi për zgjedhje të lira e të ndershme do të kalojë përmes largimit të Ramës nga Kryeministër”,- deklaroi Basha. Angazhimi i ndërkombëtarëve u sinjalizua dy ditë më parë nga deklarata e përbashkët e dy

përfaqësuesve të CDU-së, partisë më të madhe në gjermane të Kancelares Angela Merkel. Në një reagim për krizën politike në Shqipëri, Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të (CDU/CSU), Johann David Ëadephul (CDU), si edhe raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Bundestagut për Çështje të Jashtme, Christian Schmidt deklaruan se “Qeveria dhe opozita tani duhet të hyjnë në dialog urgjentisht dhe pa asnjë parakusht dhe të jenë të gatshme për kompromise. Të dyja palët janë njësoj përgjegjëse për paqen e brendshme dhe për krijimin e kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Ata që nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë menjëherë, janë duke e çuar veten drejt izolimit politik. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e krizës”,

- deklaruan politikanët gjermanë. Ndërkohë për zgjidhjen e krizës janë angazhuar dhe SHBA dhe faktorë të tjerë në Bashkimin Europian. Ajo që ka ndodhur nga e shtuna deri dje ka të bëjë me faktin se ndërkombëtarët janë vënë seriozisht në lëvizje dhe po përpiqen për të gjetur pikat e mundshme të një marrëveshje mes palëve. Sigurisht që të arrihet në një marrëveshje, të dyja palët duhet të përgatiten për të bërë lëshime nga pozicionet që ato mbajnë deri më sot. Variantet sesi një hap i tillë mund të realizohet në një marrëveshje janë disa. Dje Lulzim Basha edhe njëherë theksoi se do ulej me Edi Ramën si kryetar të PS, por jo me Edi Ramën kryeministër të zgjedhjeve. Ndërkohë kryeministri Rama, në daljen e dytë publike për mediat brenda pak ditësh, u tregua këmbëngulës në qëndrimin e tij për të mos pranuar negociatat. Por edhe

pse u duk se nuk pranonte negociata, kryeministri nuk e refuzoi në asnjë moment dialogun me kreun e PD. Më pas theksoi se do të shkonte në zgjedhje pa PD-në dhe nuk e cilëson këtë si pengesë për proces të rregullt!! Por pasi foli afro 2 orë para gazetarëve, në fund të deklaratës tha një fjali që i rrëzonte gjithë të tjerat, kur parashikoi se deri më 30 qershor do të ndodhin shumë gjëra që nuk imagjinohen dot sot. “Më 30 Qershor shumë nga gjërat që dëgjoni sot nuk do i dëgjoni më. Shumë nga gjërat që imagjinoni sot nuk do i imagjinojmë më, kështu që koha politike deri më 30 Qershor është shumë e gjatë”, tha Rama. Një gjë është e sigurtë: Edi Rama nuk do jetë kryeministër i zgjedhjeve. Ose ndryshe 30 qershori do jetë ditë lufte. Qamil Xhani


POLITIKE

4

E mërkurë, 15 MAJ 2019 KREU I PS-së HEQ QAFE DAKON DHE SEJDININ: TRE MANDATE JANË SHUMË PËR TA, POR BËN “TË PËRJETSHËM” KRYEBASHKIAKËT E POLIÇANIT DHE MALIQIT

Edhe pa rivalë, Rama me dy standarde në zgjedhjet e 30 qershorit

Adriatik Zotkaj dhe Gëzim Topçiu, janë dy kandidatë për kryebashkiakë që i shpëtuan “vijës së kuqe” të vendosur nga vetë Partia Socialiste, “jo kryetar bashkie më shumë se tre mandate”. Kështu në garën e ardhshme, Zotkaj kërkon mandatin e pestë në Poliçan dhe Topçiu të gjashtin në Maliq. Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat tregoi edher motivin për këto dy rikandidime. “Kur fola për Durrësin dhe Elbasanin e saktësova mirë që janë dy nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë. Nuk thashë që ne vumë kufi tre mandate për gjithë Shqipërinë. Në Francë ka kryetarë bashkie që kanë harruar kur janë zgjedhur për herë të parë. Kur i pyet mendohen.

Nuk kam paragjykim për këtë dhe pse ne e kemi në ligj dhe ka filluar të funksionojë. Nuk kam qenë pro, por e kam pranuar dhe e kam votuar, ka qenë propozim i Bashkim Finos. Qytetet e mëdha janë histori tjetër. Ka qenë prej kohësh kërkesa e të dyve. Kanë qenë ata të parët që ma shtruar këtë shqetësim që boll”, tha Rama. Por krejt e kundërta e këtij standardi u ndoq nga vetë kryesocialisti për kryebashkiakët e Durrësit dhe të Elbasanit. Kryeministri Rama e mohoi se ky vendim lidhej me akuzat publike nga opozita për lidhjet e tyre me krimin dhe deklaroi se ka qenë kërkesë e vetë Vangjush Dakos dhe jo vetëm edhe e Qazim Sejdinit për të mos rikandiduar. “Mua nuk më rezulton të ketë dalë ndonjë përgjim me Vangjush Dakon, por kanë dalë disa përgjime në thyerje të sekretit hetimor për një grup kriminal dhe mes atyre përgjimeve ka dy komunikime që nuk tregojnë asgjë për Vangjush Dakon.

Zëvendësimi qoftë i Vangjush Dakos apo i Qazim Sejdinit në Elbasan jeni të lirë ta besoni ose jo është kërkesë e tyre prej kohësh. Tre mandate, 12 vjet në krye të dy qyteteve të rëndësishme janë shumë. Janë jashtëzakonisht shumë. Është konsum i madh dhe nevoja për të sjellë energji të reja dhe për të shtyrë më tutje punën e nisur është evidente”, tha Rama. Rama përsëriti se do marrë të gjithë bashkitë, një objektiv ku krejtësisht i realizueshëm nëse ai vendos që ta çopjë vendin në votime pa pjesëmarrjen e opozitës në garë. “Kujt t’ia besosh Shkodrën? Atyre që e patën aty dhe e qeverisë për çerek shekulli. Ne synojmë të gjitha bashkitë, i synuam dje dhe synojmë sot. Mos më thoni që i merr të gjitha, unë nuk marr asgjë veç atë që populli vendos të japë. Dhe e kam bindje absolute që më e mira është cdo qytetar të votojë kandidatët tanë”, deklaroi dje kryeministri Edi Rama.

Kreu i Qeverisë: 30 qershori është shumë afër dhe shumë larg. Deri në 30 qershor shumë nga gjërat që i dëgjoni sot nuk do ti dëgjoni më

Rama: Nuk ka shans të ndryshojë qeveria dhe shumica qeverisëse K

ryeministri, Edi Rama, i bëri të qartë edhe njëherë opozitës se qeveria dhe shumica e tij qeverisëse është e paprekshme nga qëndrimet dhe manifestimet e tyre. Në një konferencë të posaçme për shtyp një ditë pas protestës së opozitës, kreu i Qeverisë theksoi se e vetmja që po dëmtohet nga imazhet e dhunshme është Shqipëria dhe shqiptarët, që ai duhet të qeverisë, por jo qeveria e tij. Prandaj një thirrje pati edhe për protestuesit, duke kujtuar se edhe ata që kanë dalë para gjykatës për protestën e 11 majit janë njerëz të thjeshtë dhe të vetmit që e pësojnë janë këta, jo politikanët që i ndjekin pas. “Aspekti tjetër lidhet me manifestimet e dhunshme, i tillë ishte dhe manifestimi i djeshëm. Nuk më impresionon fakti që dje ra numri i bombave molotov dhe ndryshoi formula e goditjes me zjarr mbi institucionet, sepse goditja e djeshme qoftë mbi Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, qoftë mbi institucionin e parlamentit, përsëri rrezikuan jetën e uniformave blu, krijuan disa plagë për disa prej tyre. Mbi të gjitha e djeshmja ishte një xhiro një boshllëkun e dëshpërimit të atyre që janë vetë përjashtuar nga zgjedhjet, që shkaktoi jo pak shqetësim dhe krijoi jo pak ankth për qytetarët, banorët në gjithë trajektoren e marshimit absurd që u zhvillua gjatë ditës së djeshme. Vlen të përsëritet se as me qëndrime dhe as me marshime nuk zëvendësohet as nuk rrëzohet qeveria dhe aq më pak bombat molotov, kapsollat dhe fishekzjarret janë një program qeverisës apo një alternativë qeverisëse. Por sigurisht përbëjnë një mjet

për të plagosur fytyrën e Shqipërisë në sytë e botës dhe për të goditur ekonominë e vendit dhe ekonominë familjare të gjithë atyre që jetojnë në këtë vend. Para se të vija këtu po diskutoja me një grup të operatorëve të turizmit, shumë të shqetësuar për faktin se pas përhapjes së atyre imazheve menjëherë ka anulime të rezervimeve në hotelet e vendit. Ka rënie

të potencialit ekonomik të kësaj industrie kyçe për vendin, ka goditje të vendeve të punës që krijon kjo industri dhe ka rënie për buxhetet e gjithë sipërmarrjeve të mëdha dhe të vogla që merren me turizmin drejtpërdrejtë dhe indirekt. Kjo përbën shqetësim real sot, fakti që këto manifestime në emër të gjithë atyre që thuhen jo vetëm që nuk sjellin asgjë

KANDIDIMI I MALAJT

Ish-gardisti i 21 janarit kandidat për Matin, Rama: Ishte informatori ynë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve mbi kandidimin e ishgardistit Agron Malaj, pjesë e grupit të zjarrit më 21 janar, për bashkinë e Matit. Rama tha se Agron Malaj ka qenë pjesë e Gardës së Republikës dhe ka qenë pjesë e atij grupi, por tha ai, është e provuar që vetëm Malaj nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit. “Nuk flas shumë shpesh për 21 janarin, kam folur se lindi nevoja per të bërë një krahasim të thjeshtë. E vërteta është që Agron Malaj ka qëne pjesë e Gardës dhe ka qenë pjesë e atij grupi por është e provuar katërcipërisht që nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit. Ju që merreni me informacionin keni të drejtën por edhe detyrën që para se ti vendosni njerëzit në një kornize shabllone të investigoni. Unë i kam bërë investigimet e mia, është larguar si shumë të tjerë po nuk është larguar për të konfirmuar fajësinë morale, po për t’i dhënë mundësinë e transparencës të gjithë procesit. Si mund, në cilën sferë të imagjinatës mund të shkoja unë për të pranuar një person që do ishte fajtor qoftë edhe moralisht në 21 janar. Jo, ka qenë një nga ata njerëz që kanë informuar imtësisht për 21 janarin”, pohoi dje para medieve kryeministri Edi Rama.

të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët por përkundrazi u bëjnë keq. E vetmja pjesë që nuk ndryshon dhe nuk ka shans të ndryshojë është qeveria dhe shumica qeverisëse, gjithçka tjetër preket dhe ndryshon për keq. Përsëri u bëj thirrje të gjithë atyre që u venë nga mbrapa këtyre udhëheqësve të verbuar nga dëshpërimi i humbësve kronikë dhe nga paaftësia për të hapur sytë dhe parë të ardhmen se nuk janë ata udhëheqësit e verbër që dëmtohen në ekonominë e tyre familjare, nuk janë pushimet e tyre verore që dëmtohen, nuk janë xhepat e tyre që shpohen, dhe as fëmijët e tyre që vuajnë mungesën e të hollave që tret kjo lloj qasje dhe ky zinxhir destruktiv manifestimesh”, tha Rama. Tërheqja Edhe pse na ndajnë vetëm një muaj e gjysmë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama tha se deri atë ditë kemi një kohë të gjatë politike dhe gjërat mund të ndryshojnë, duke nënkuptuar se asgjë nga qëndrimet e tij nuk është i pandryshueshëm. “30 qershori është shumë afër dhe shumë larg. Është shumë afër në kuptimin e kohës kalendarike, por shumë larg në kuptimin e kohës politike. Deri në 30 qershor shumë nga gjërat që i dëgjoni sot nuk do ti dëgjoni më. Dhe shumë nga gjërat që imagjinohen sot nuk do ti imagjinojnë më. Koha politike deri në 30 qershor është shumë e gjatë dhe kuturisja e mëtejshme në rrugën pa krye çdo ditë në këtë kohë politike ka kosto të paimagjinueshme”, u shpreh kryeministri Edi Rama.


POLITIKE MARRËVESHJA E 17 MAJIT

5

E mërkurë, 15 MAJ 2019

Basha: S’kam qenë asnjëherë miku i Ramës. Me të s’ka zgjedhje K ryedemokrati Lulzim Basha tha dje se vendosmëria e opozitës është e padiskutueshme. Sipas tij, zgjidhja politike është vetëm një, kryeministri duhet të largohet, qeveri tranzitore, dialog ndërpartiak, publik dhe transparent. Në konferencën për media, pasditen e djeshme, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit tha se nuk ka qenë asnjë miku i tij dhe se përballjen me të e ka fituar. Basha tha se Rama s’mund të jetë kujdestar i një procesi zgjedhor të lirë pasi është kapur nga prokuroria duke vjedhur tre palë zgjedhje. “Nuk kam qenë asnjëherë miku i Edi Ramës. Edi Rama i ka zgjedhur miqtë e tij, disa janë kriminelë të dënuar, disa oligarkë, disa pronarë mediash, disa shfaqin miqësinë hapur, marrin favore ditën dhe natën. Por kjo nuk është beteja ime personale. Përballjen me njëri-tjetrin e kam fituar me të. Nuk jam nisur të përballem me të. Rama nuk mund të jetë kujdestar i një

procesi zgjedhor pasi është kapur nga prokuroria duke vjedhur tre palë zgjedhje. Përdhunuesi serial i zgjedhjeve nuk mund të jetë kujdestar i zgjedhjeve të ardhshme. Edhe socialisti më i thekur 24 karat, do thoshte çfarë të dha, si të bleu. Asnjë shqiptar nuk beson më se do ketë zgjedhje me Edi Ramën. Nuk ka njeri që e beson se me Edi Ramën mund të ketë proces të lirë zgjedhor. Me gjithë këto skandale në Europë Rama jo vetëm që nuk do ishte kryeministër por do ishte para drejtësisë, i dënuar. Opozita nuk po kërkon pushtet në tavolinë, kjo është arsyeja pse kemi paraqitur zgjedhjen më të drejtë. Me Ramën kryeministër nuk ka dhe s’do ketë asnjë proces politik e zgjedhor. Largimi i tij i hap rrugën një procesi politik. PD dhe opozita mbeten të gatshme dhe mirëpresin çdo angazhim të faktorit ndërkombëtar për të zgjidhur këtë krizë të thellë”, deklaroi dje kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Kreu i PD-së: Mirëpres angazhimin e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës, por largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik

K

ryedemokrati Lulzim Basha ka dalë para mediave për të folur për protestën e së hënës dhe aksionin opozitar në vijim. Basha falënderoi gazetarët dhe operatorët për qëndrimin e tyre dje në kushte shumë të vështira si dhe qytetarët që morën pjesë, duke dhënë sipas tij një mesazh të qartë. “Nuk ka asnjë hap pas”, theksoi Basha, deklaratë kjo që do të vinte vetëm pak orë pas konferencës së kryeministrit Edi Rama, që gjithashtu nuk lëvizi nga istikami, se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen. “Një pjesë shumë e rëndësishme e kësaj dite ka qenë media, gazetarët dhe operatorët që kanë qëndruar në kushte të vështira, operatorët duke ecur mbrapsht për të transmetuar live këtë ngjarje. Dua të falënderoj qytetarët, një mirënjohje të jashtëzakonshme kam për ju. Asgjë nuk ju ndali të vinte në këtë protestë. Ky ishte një mesazh kombëtar, i qartë dhe i prerë për këdo dhe në veçanti për pengmarrësin e demokracisë, për pengmarrësin e familjeve shqiptare, njeriun që ka mbyllur derën e negociatave se nuk ka dhe s’do ketë asnjë hap pas. Do ketë vetëm hapa para. Bashkimi ynë ka marrë përmasa që i tejkalojnë kufijtë politikë të mbështetësve të opozitës, është një bashkim popullor. Përshëndes ata socialistë që iu bashkuan dje protestës dhe i takova disa prej

Lulzim Basha i përgjigjet Ramës: Nuk ka asnjë hap pas tyre personalisht, duke u dhënë mesazhin se kjo nuk është betejë për pushtet, por për transformim. Ky transformim nis me votën e lirë. Pjesëmarrja madhështore dëshmoi besimin e madh që kanë qytetarët tek kauza”, deklaroi Basha. Ndërkombëtarët Për kryedemokratin tashmë nuk ka më kohë për të humbur, pasi siç tha ai asgjë nuk do ta pengojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Europës. Në konferencën e pasdites së djeshme me gazetarët, 24 orë pas protestës së opozitës, Basha iu ka thënë “Po” ndërkombëtarëve që duan të negociojnë për zgjidhjen e krizës në vend, por kushti i tij i përsëritur është largimi i Edi i Ramës, që e sheh si çelësin që i hap rrugën procesit politik. “Populli dhe opozita do ta vazhdojnë këtë betejë deri në fitore. Gjatë 24 orëve të fundit jam njohur me angazhimin e miqve dhe partnerëve strategjikë për të ndihmuar Shqipërinë të dalë nga kjo krizë e thellë, shkaktari i kësaj krize nuk është mjaftuar

me kaq, por përpiqet që këtë destabilizim ta shtrijë edhe në rajon. Iu kam komunikuar se e mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike

në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politikë me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur

këtë krizë dhe për t’iu kthyer shqiptarëve sovranitetin e marrë peng nga një qeveri ilegjitime dhe parlament ilegjitim. Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik”, theksoi kreu i PD-së. S’ka zgjedhje pa opozitën! Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryedemokrati Basha shpjegoi edhe mekanizmin sesi do të ndalen zgjedhjet më 30 qershor. Basha tha se protestat e njerëzve të irrituar nga kjo qeverisje nuk do të lejojnë që kjo datë të jetë data e zhvillimit të zgjedhjeve, por dha edhe arsye të tjera. “Kryetarin e Partisë Socialiste nuk e zgjedh kryetari i PD-së. Procesi për zgjedhje të lira e të ndershme do të kalojë përmes largimit të Ramës nga kryeministër. Më 30 qershor asnjë qeveri nuk i plotëson dot kushte për zgjedhje të lira e të ndershme, miliona karta identiteti (me të cilat votohet) janë te pavlefshme, regjistri i votuesve është i vjetëruar dhe shpesh i manipuluar. Ka edhe shumë detaje të tjera teknike që e pamundësojnë 30 qershorin. Edhe nga pikëpamja formale, data 30 qershor është i rrëzuar. Nga pikëpamja politike, absolutisht është i rrëzuar”, u shpreh gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Lulzim Basha.

KREU I PD-SË: GJYQTARI QË DHA DËNIMIN ËSHTË BABAI I NËNKRYETARIT TË FRESSH-IT

“Të burgosur politik”, Basha: Gjyqtari do të mbajë përgjegjësi

K

ryetari i PD Lulzim Basha në një deklaratë për mediat u shpreh ndër të tjera se protestuesit që u lanë në burg janë politikë. Basha nënvizoi se gjyqtari që ka marrë vendimin për të burgosur protestuesit, do

të përgjigjet nesër, kur PD të jetë në pushtet. “Zemra e protestës vazhdon të jetë kryeqyteti. Dua t’i shpreh mirënjohje, sidomos rinisë. Ata e kuptojnë se kjo është një ngjarje që do të ndryshojë njëherë e mirë Shqipërinë.

Vendin tonë nuk do e lëmë në dorën e një njeriu që ka marrë peng Shqipërinë, ka marrë peng të ardhmen e shqiptarëve. Një mesazh kam edhe për ata që hynë në burg për protestat. Vëllezër dhe motra që sakrifikuat, ju jeni sot të burgosur politik të një regjimi monist. Ju siguroj se dhunuesit tuaj do vendosin përpara përgjegjësisë. Përpara drejtësisë, do të vendoset babai i nënkryetarit të FRESSH, gjyqtari

që la në burg 20 protestues. Këtij gjyqtari i them se nuk do të shpëtojë nga drejtësia. Ne nuk lejojmë që kjo qeveri të bëjë reformën sipas orekseve politike të saj. Pushteti absolut korrupton absolutisht”, deklaroi Basha. Kryetari i Partisë Demokratike, në bashkëbisedimin e djeshëm me gazetarët tha se të arrestuarit nga protestat e opozitës janë tashmë të dënuar politik të një sistemi monist. “Mesazhin e dytë e kam

për ata dhjetëra të shoqëruar nga protestat. Dua t’ju them fare qartë se nuk jemi vetëm. Sakrifica juaj për demokraci është shënuar jo thjesht në kujtesën e opozitës, por edhe në kujtesën e çdo shqiptari. Ju jeni të burgosur politik të një sistemi monist që i ka ardhur fundi. Ju siguroj se çdo e drejtë e dhunuar do të vihet në vend dhe dhunuesit tuaj do të vendosen para drejtësisë”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.


POLITIKE

6

E mërkurë, 15 MAJ 2019

Nënkryetari i LSI-së: Rama po përpiqet të lajë duart e gjakosura në konferenca shtypi

Vasili: Ramës nuk i ka kërkuar njeri dialog, i kemi kërkuar të largohet D

uke marrë shkas nga deklaratat e bëra në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp një ditë pas protestës së opozitës, ishkreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se kryeministrit Edi Rama, por i është kërkuar të largohet. I ftuar pasditen e djeshme në studion e lajmeve të RTV Ora, Vasili u shpreh se Ramës nuk i është kërkuar dialog. Ai tha se Rama është i jashtëligjshëm dhe çdo dalje e tij është ilegjitime. “Këtij kryeministri nuk i kërkon kurrkush dialog. I është kërkuar të largohet një orë e më parë. Në një situatë të paligjshmërisë ku ndodhet kryeministri, pasi është provuar që ka dalë nga një parlament me vota të grabitura dhe ky është një kryeministër ilegjitim. Çdo dalje e tij është një dalje ilegjitime dhe e vetmja gjë që po ndodh në mënyrë të rrezikshme në Shqipëri është që një kryeministër dhe qeveri legjitime vazhdon qeveris vendin. Kryeministri nuk ka dalë që ti kthejë përgjigje opozitës, por ka dalë për të rregulluar dokumentet kompromentuese që ata kanë të mbushura plot në ministritë e tyre, për të fshehur gjurmët e korrupsionit në mënyrë që në momentin kur do të qërohen nga zyrat e pushtetit të lënë sa më pak gjurmë”, u shpreh Petrit Vasili. Ndërsa i pyetur për vijueshmërinë e aksionit të

opozitës, Vasili u shpreh se në ditët e ardhshme do të ketë shumë të papritura. “Do të ketë një seri organizimesh nga më të fortat dhe më të papriturat. Do ketë edhe mjaft të papritura kështu që kjo është e sigurtë dhe me të gjitha mjetet demokratike ne do ti përgjigjemi këtij kryeministri mashtrues. Ju e keni dëgjuar cfarë tha sot, nuk e shtyj datën e zgjedhjeve se lejon Kushtetuta. Por ju po ta kujtoni në 2007 ata u ngujuan në presidencë tek presidenti Afred Moisiu dhe u shtynë zgjedhjet nga janari në fund të shkurtit, për një certifikatë lindjeje që duhet të kishin qytetarët. Kushtetutë

kishim edhe atëherë”, tha ndër të tjera, ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili. Reagimi nga Selia e LSI-së Më herët gjatë ditës së djeshme, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili do të reagonte menjëherë pas konferencës për shtyp të kryeministrit Edi Rama. Në një dalje për mediat nga selia e LSI-së, Petrit Vasili tha se Rama bën për rolin e prokurorit dhe gjykatësit për Vangjush Dakon, Saimir Tahirin dhe 21 janarin. Ai shtoi se drejtësia e Ramës është alibia për kriminelët, ndërsa theksoi se kryeministri nuk çliron dot ankthin e duarve të lyera me gjak. “Kuvendi ka mbetur pa qeverisje.

Pushtuesi i Parlamentit i tregoi shqiptarëve burgun. Ka ofruar të bëjë prokurorin, gjykatësin për të akuzuarit e tij. Bëri avokatin e Dakos, Saimir Tahirit dhe avokatin e 21 janarit që e shkaktoi vetë. Gatuesit e 21 janarit paskan alibi sot. Agron Malaj është i pafajshëm megjithëse ishte shefi i grupit të zjarrit në 2011. Edi Rama atij i jep alibinë, titull, amnistinë e gjithçka. Drejtësia e Edi Ramës është alibia për kriminelët. Refuzimi masiv i qytetarëve nuk është problem për Ramën, mjafton të ketë gjithë pushtetin. Edi Rama qau për Kushtetutën, tha se është e paprekshme për të dhe se datat e zgjedhjeve nuk mund të lëvizin. Ishte Edi Rama që shtyu zgjedhjet 2 muaj për një copë certifikatë në vitin 2007. Kur Rama trembet kushtetuta shkelet. Nuk kanë faj tha. Ju qytetarë që dilni për bukën e gojës, ju duhet të shkoni në burg me faj apo faj. Ju do përdhunoheni pa faj e pa akuzë ashtu si Sahli Dollapi. Ka vetëm një zgjidhje, ajo që qytetarët i treguan Edi Ramës që nuk bëjmë asnjë kompromis me ty. Edi Rama nuk çliron dot ankthin e duarve të lyera me gjak. Asnjë hap pas. Ora e tij ka rënë. Edi Rama është në grahmat e fundit. Përpiqet ti lajë duke qëndruar në konferenca shtypi, përpiqet ti pastrojë por ato mbeten duar të gjakosura me votat e kriminalizuara të qytetarëve që janë gjaku, vullneti dhe e ardhmja e tyre”, tha Vasili.

AKUZAT E QEVERISË PËR PROTESTAT, ISH-MINISTRI I DREJTËSISË: KU ËSHTË DHUNA E OPOZITËS?! MA THONI!

I

sh-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratave të bëra dje nga Kryeministri Edi Rama, në konferencën me gazetarët, ku Rama përsëriti disa herë se nuk ka asnjë hapësirë për negociata me opozitën, pasi ai si drejtues i mazhorancës nuk mund të shkel Kushtetutën dhe të shtyjë zgjedhjet lokale që janë dekretuar që të mbahen në 30 Qershor. Duke marrë shkas nga ky përbetim i Ramës mbi Kushtetutën, ish-ministri i Drejtësisë, në reagimin e tij përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, i kujtoi kreut të qeverisë se në vitin 2007, ishte Edi Rama ai që si drejtues i opozitës detyroi qeverinë dhe ndërkombëtarët të pranonin shtyrjen e zgjedhjeve përtej afatit kushtetues. “S’ka mundësi Kushtetuese?! Ou?! Po në 2007-ën, kur Ai nuk hynte në zgjedhje, si u gjet rruga Kushtetuese që u shtynë zgjedhjet?!”, u shpreh Ylli Manjani. Kujtojmë se në vitin 2007 zgjedhjet vendore të dekretuara nga Presidenti i asaj kohe, Alfred Moisiu

“Zgjedhjet nuk shtyhen, s’e shkel Kushtetutën”, Manjani i kthehet Ramës: Po në 2007-tën?!

u shtynë me kërkesën e opozitës, vetëm sepse Partia Socialiste nuk pranonte të hynte në zgjedhje, për shkak të pretendimeve për certifikatat që lëshonin zyrat e gjendjes civile. Më herët gjatë ditës së djeshme, po përmes rrjeteve

sociale, ish-ministri i Drejtësisë do të reagonte edhe lidhur me pretendimet e përfaqësuesve të qeverisë dhe mazhorancës të kryesuar nga Edi Rama se edhe në protestën e së hënës që zhvilloi opozita e bashkuar sërish u shënuan akte vandalizmi

dhe dhune ndaj institucioneve shtetërore. “Epo edhe kjo logjikë nuk ka ndenjëse ku të rrijë. Qeveria të rrëmben pronën, të shkatërron shtëpinë, të shkalafat familjen, arreston e burgos pa ligj e pa proçes të rregullt. Më tej akoma të vjedh zgjedhjet, të shkatërron parlamentin, të shet kufijtë e shtetit e të kombit, të nxjerr nga fuqia Kushtetutën e vendit, të sundon, por nuk të qeveris, të godet me policë e me gaz, nuk të lë të shprehësh atë që mendon. Dhe prapë kjo nuk quhet dhunë. Ndërsa, të protestosh kundër këtyre gjërave, qoftë edhe duke bojatisur apo pshurrur fasadën e kryeministrisë na qenka dhunë e shkuar dhunës. Turp e çfarë turpi, biles! Cilido që e pranon këtë logjikë, turp të ketë!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

ISH-DEPUTETI I LSI

Panariti: Qeveria është e bunkerizuar në një “status- quo” sa absurde aq dhe degraduese

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Panariti në një reagim lidhur me zhvillimet e fundit politike që prodhuan dy protestat e njëpasnjëshme të opozitës në Tiranë, si dhe mungesën e reflektimit nga ana e përfaqësuesve të mazhorancës, të kryesuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Në një reagim përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Panariti ngre shqetësimin që prodhon pozicionimi i dy kampeve në mungesë dialogu mes tyre. “Kush do t’i “negociojë” negociatat? Dialogu politik dhe bashkëpunimi pozitëopozitë, është bazamenti dhe krye kushti për vlefshmërinë e reformave të lidhura me kriteret për hapjen e negociatave për në BE. Kjo dihet! Por ky dialog nuk ekziston, prandaj bisedimet për anëtarësim nuk hapen! Sepse opozita është e detyruar të dalë në rrugë, ndërsa qeveria është e bunkerizuar në një “status- quo” sa absurde aq dhe degraduese. Pra pyetja që shtrohet është se kush do t’i negociojë “negociatat”, për rivendosjen e demokracisë funksionale pluraliste? Kush do të negociojë daljen nga farsat e përcaktuara si “teknikisht” ligjore por që janë “de facto” moniste dhe shtypëse? Kush do të negociojë daljen nga “absurdi” dhe hyrjen në normalitet! Askush tjetër, përveç një pale “mbi palët” dhe me besimin e palëve. Këtë kërkon opozita me qeverinë kalimtare. Sa për negociatat për në BE, të cilat janë në thelb teknike , ato edhe sikur të hapeshin nuk ka kush i negocion më, sepse nuk ka negociatorë! Negociatorët teknikë na kanë lënë , ata nuk i ke më në administratë, sepse janë larguar si pjesë e “reformave””, u shpreh dje Panariti.


POLITIKE

7

E mërkurë, 15 MAJ 2019

Gjykata i dënoi për dhunë në protesta, Spaho: Protestuesit, të burgosur politik. Do i dëmshpërblejmë

N

ënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në facebook, i është përgjigjur reagimit të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama, mbi protestën e opozitës. Sipas Palokës, ka raste që duhet dëgjuar edhe çfarë thotë Rama, ndërsa sjell në vëmendje reagimin e kryeministrit, i cili deklaroi se qeveria nuk rrëzohet me protesta dhe xhiro boshe. Paloka theksoi se Rama duhet dëgjuar edhe nga ata që flasin gjithë kohës për dhunë të opozitës në protesta të cilët duhet të pyesin veten se ku po kërkon të na çojë. “Ka raste që duhet dëgjuar edhe çfarë thotë Rama… Do e kisha edhe si thirrje këtë për ata që flasin gjithë kohës për “dhunë të opozitës”. Shumica absolute e shqiptarëve, të paktën 80 % sipas sondazheve, të djathtë e të majtë, sot, për 1001 arsye (që nuk po i përsëris), duan që Rama të largohet. Në një vend normal kjo do duhej të realizohej pas zgjedhjeve demokratike, por në Shqipërinë e Ramës kjo është provuar që nuk mund të ndodhë pikërisht, sepse Rama nuk lejon të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme. Në këto kushte shumica, e jo vetëm opozita, është ngritur në protesta për të larguar Ramën e minimalisht të krijojë kushtet që shqiptarët të zgjedhin lirisht një qeveri që të jetë afër interesave të qytetarëve. Dy protestat e fundit kombëtare, të zhvilluara brenda pak orëve; qoftë për pjesëmarrjen, qoftë për vendosmërinë dhe duke marre parasysh të gjitha rrethanat dhe situatat që u krijuan, do të bënin të reflektonte çdo njeri normal. Po çfarë thotë Rama pas kësaj?! “Qeveria nuk rrëzohet me kapsolla…E humbet autobuzin e qershorit…” Në fakt asnjë “autobuz” nuk është humbur se qershori dhe 30 qershori,

K

“Nuk rrëzohem nga xhirot boshe”, Paloka: Ka raste që duhet dëgjuar edhe Rama

në veçanti, me sa di unë, nuk kanë ardhur e jo më të kenë ikur. Po mbase Rama duhet dëgjuar kur thotë se qeveria nuk ikën me kapsolla dhe xhiro boshe. Këtë duhet ta dëgjojnë dhe 80 % e shqiptarëve po ta kuptojnë dhe ata që vazhdojnë të përmendin “dhunën e opozitës”. A e kanë pyetur Ramën se ku po kërkon të na çojë, apo kjo nuk ju intereson…?!”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i PDsë, Edi Paloka. Nënkryetari Spaho Nënkryetari tjetër i Partisë

Demokratike Edmond Spaho, menjëherë pas dhënies së masave të sigurisë ndaj 50 protestuesve të 11 majit, ku 20 janë lënë në burg, tha se ata janë të gjithë të burgosur politik të regjimit të Edi Ramës. Në këtë kontekst, Spaho deklaroi se gjyqtarët dhe prokurorët që dhanë vendimet janë nën urdhrat politik të Ramës, ndërsa shtoi se të burgosurit politikë do të dëmshpërblehen. “Gjyqtarët dhe prokurorët janë vënë në shërbim të Edi Ramës. Ata janë bijtë e pinjollëve komunistë dhe do të japin llogari,

kur nesër PD të jetë në pushtet. Këta të burgosur do të cilësohen si persona të burgosur politik e do dëmshpërblehen. Fundi i Ramës do të jetë i paevitueshëm. Në protestën e radhës do të na ketë më shumë kundër tij. Ata që luftojnë për zgjedhje të lira e të ndershme, dënohen. Nuk ka si ndodh ndryshe kur Damian Gjiknuri, hajduti i zgjedhjeve dhe fajtor për shpërdorimin e 40 milionë eurove, gradohet në krye të reformës zgjedhore. Ndërsa qytetarët që dalin në protestë dënohen”, tha dje Edmond Spaho.

KREU I FRPD-së

Këlliçi: Protesta e 13 majit, risi në 5 pika kyçe

Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi, në një intervistë që ai dha dje për “A2 CNN”, foli për protestën e pestë kombëtare të opozitës. Ai u shpreh se shkëndija e protestës së të hënës ishte goditja ndaj Sahit Dollapit. Këlliçi shprehet se protesta e 13 majit tregoi mbështetjen dhe qëndresën e qytetarëve. Këlliçi u shpreh se mesazhi kryesor i protestës së një dite më parë ishte rezistenca dhe vërtetësia e kauzës. “Fakti që brenda 48 orëve, nga protesta e 11 majit, u mblodhën me mijëra njerëz, fakti që ne e dinim që parashikimi i motit tregonte që do të binte shi gjatë gjithë ditës, tregon se kauza ka një mbështetje popullore dhe qëndresa do të vazhdojë të jetë edhe më e fortë. Ju e keni parë dje që në një kohë rekord kanë ardhur me mijëra qytetarë në Tiranë. Shkëndija e kësaj proteste ishte goditja pa asnjë arsye dhe motiv e sekretar organizativ të PD, Sahit Dollapi. Ka pasur nëna me fëmijë, në një tubim që ka qenë risi, ne kemi shkuar në 5 pika kyçe të së keqes që kanë kapluar vendin”, u shpreh dje kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi.

KREU I PDK-SË THIRRJE KRYEMINISTRIT: LARGOHU NGA PUSHTETI. HARROJE 30 QERSHORIN DHE NJË TAKIM ME LULZIM BASHËN

reu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të largohet nga pushteti përndryshe shqiptarët do ta hedhin në Lanë dhe nuk do ketë më kur të pleqërojë. Ai thotë se Rama duhet ta harrojë 30 qershorin dhe nuk duhet të presë më Lulzim Bashën pasi ai nuk e takon më. “Rama me bythë në tepsi. I paralizuar në qeverisje, ide, reflektim, përgjegjësi. I ndrydhur në logjikë, ndjeshmëri e shëndet mendor, kjo është grafia politike e Ramës sot. Situatë dramatike, e rënduar, pa dritë, pa shpresë, kaotike, gaz helmues, bomba, kapsolla, molotov, këto ka prodhuar Edi Rama me keq qeverisjen dhe arrogancën e tij. Çfarë po kërkon Opozita e bashkuar dhe qytetarët sot? Zgjedhje të parakohshme, qeveri kujdestare, kërkesa minimaliste. Je kapur me “presh në dorë” more shoku, duke vjedhur zgjedhjet dhe taksat e shqiptarëve.

Nard Ndoka- Ramës: Do të tërheqin zvarrë dhe do të hedhin në Lanë

Një burrë shteti jep dorëheqjen në të tilla skandale, kërkon të hetohet dhe i hap rrugë drejtësisë dhe vendit. Ndërsa ti ke humbur vetëdijen si

kryeministër, si politikan, si qytetar, si prind. Je ulur me bythë në tepsinë e pushtetit. Aty ha, aty pi, aty dhjet, aty qeveris, aty urdhëron, aty shtrihesh,

aty po gjen “paqe” dhe mburoje… Reflekto Edi Rama! I ke bllokuar rrugën europiane popullit tënd, i ke humbur shpresat popullit tënd, i ke zhytur në varfëri e mjerim qytetarët e këtij vendi. Kur do ikësh ore burrë? Se kupton se do të tërheqin zvarrë me gjithë tepsi dhe do të hedhin në Lanë! Shqiptarëve ju është ngritur, o KM, po të kërkojnë, në çdo rrugë, në çdo shesh, në çdo institucion. Më mirë ik, largoju! Merre tepsinë, mbaje si mburojë nga prapa, ditë të këqija po vijnë për ty. Ku do shkosh nesër kur të dalësh nga Lana more burrë, ku do pleqërosh? Ti ke bërë aq shumë armiq në këtë vend dhe po vazhdon akoma. Në Vuno nuk të qas Kokëdhima, në Tiranë nuk

të hap rrugë Ver Llapa, në Beograd nuk të lë Agron Duka, në Greqi të pengon Vangjel Dule, në Maqedoni nuk lë vend për ty Dashamir Shehi, në SHBA të pengon Demalia, në Kosovë të mbyt Buzhala. Ku do pleqërosh o burrë, o burrë, leri pak vend vetes, mendo edhe për nesër. Një vendim pozitiv sot, jep shpresë për nesër, për ty dhe për vendin. Mendohu more shoku, ke edhe pak ditë kohë. Ah, se harrova të them; harroje 30 qershorin. E shikon Bashën?! Në shi, në ballë me qytetarët, me shokë shumë, i vendosur, konseguent, i qartë… Mos e prit kot, nuk të takon, më dëgjo mua! Më vjen keq, më shumë se kaq nuk mund të ndihmoj! Mos thuaj nesër, si nuk më tha njeri, se ku isha futur?! Ok shoku, lexoje dy-tre herë, se nuk ta kam me të futur…”, tha Ndoka.


AKTUALITET

8

E mërkurë, 15 MAJ 2019

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, menjëherë pas dhënies së masave të sigurisë nga ana e Gjykatës, tha se të burgosurit politikë do të dëmshpërblehen

50

të arrestuarit për protestën e dhunshme të 11 majit kanë dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Duke e përcaktuar si të ligjshëm arrestimin, Gjykata ka vendosur që 20 prej tyre të vijojnë të qëndrojnë në burg, ndërsa 11 prej u vendos masa e “arrest shtëpie”. Kurse për 19 të tjerë është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, pasi ishin nën moshën 19-vjeç. Protestuesit akuzohen për kryerjen e veprave penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. 34 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për të njëjtën ngjarje. Policia bëri të ditur se janë 16 efektivë të saj të cilët janë plagosur “nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave Molotov”. Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, menjëherë pas dhënies së masave të sigurisë, tha se ata janë të gjithë të burgosur politik të regjimit të Edi Ramës. “Ata që luftojnë për zgjedhje të lira e të ndershme, dënohen. Nuk ka si ndodh ndryshe kur Damian Gjiknuri, hajduti i zgjedhjeve dhe fajtor për shpërdorimin e 40 milionë eurove, gradohet në krye të reformës zgjedhore. Ndërsa qytetarët që dalin në protestë dënohen”. Spaho deklaroi se gjyqtarët dhe prokurorët që dhanë vendimet janë nën urdhrat politik të Ramës, ndërsa shtoi se të burgosurit politikë do të dëmshpërblehen. “Gjyqtarët dhe prokurorët janë vënë në shërbim të Edi Ramës. Ata janë bijtë e pinjollëve komunistë dhe do të japin llogari, kur nesër PD të jetë në pushtet. Këta të burgosur do të cilësohen si persona të burgosur politik e do dëmshpërblehen. Fundi i Ramës

20 protestues në burg, Spaho: Vendim politik

ARREST ME BURG

do të jetë i paevitueshëm. Në protestën e radhës do të na ketë më shumë kundër tij”. Prokuroria thotë se: “Protestuesit si pasojë e përdorimit të bombave molotov, fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme si tek dyert dhe ambjentet e Kryeministrisë, të selisë së Kuvendit, tek selia e seancave parlamentare, tek dyert e Ministrisë së Brendshme, kanë thyer e shkatërruar ambientet e disa subjekteve private e publike, si dhe tek godina e Kryeministrise kane hedhur bojë në pjesën e murit nga ana e Bulevardit”.

POLICIA

1-Sami Çela 2-Amdi Begaj 3-Drilon Çela 4-Ardit Boçi 5-Krenar Potka

6-Saimir Pira 7-Edlir Saraçi 8-Elgert Gjoni 9-Gurali Meetko 10-Aleksandër Palaj

11-Marko Bibaj 12-Zef Ndoci 13-Gerjon Rama 14-Klajdi Halili 15-Orgest Memaj

16-Fatjo Gjokrosa 17-Armand Gjoci 18-Vition Gjoci 19-Leondard Hastoci 20-Emiljan Gega

ARREST SHTËPIE 1-Armand Picaku 2-Akeksandër Çela 3-Arjan Rexhepi 4-Gjovalin Vokrri 5-Ervin Bami 6-Madrit Ulqinaku 7-Isuf Peqini 8-Ergis Luku

9-Erjon Gjoka 10-Dylber Gjoka 11-Emiljan Gjoci Detyrim paraqitje 1-Ilir Rexhepi 2-Renaldo leka 3-Alberto Bregu 4-Elvis Pira

5-Ibrahim Potka 6-Enea Hoxha 7-Angjelin Lleshaj 8-Gjergj Biba 9-Mateo Shahini 10-Ledio Drazhi 11-Erdi Kollari 12-Igli Bardhi

13-Fatjon Fufi 14-Bob Maluka 15-Hermes Shukulli 16-Florian Uku 17-Kristian Arapi 18-Arsel Memaj 19-Anxhelo Jonuzi

Protesta-marshim, 7 në pranga P

ër protestën-marshim, janë arrestuar 7 persona, e ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 15 të tjerë. Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas pranë tek institucionet e tjera, kanë mbetur të plagosur 3 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën e parë pranë spitalit të Traumës. Lëndimi i tyre ka ardhur si pasojë e goditjeve, kundërshtimeve dhe përdorimit të lëndëve piroteknike apo sende të

forta nga ana e protestuesve. Pas analizimit të pamjeve filmike, nga kamerat e sigurisë përreth apo nga mediet, uniformat blu bëjnë me dije se mbi 7 të arrestuarit dhe të proceduarit rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi

lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij tha se nuk ka asnjë hap pas. “Jemi në këtë marshim për të thënë qartë dhe prerë: E refuzojmë dhunën e qeverisë dhe i përgjigjemi me besimin tonë te vlerat europiane, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërinë. E panegociushme ikja e Ramës, qeveria tranzitore dhe zgjedhjet e parakohshme”, tha Basha.


FORUM

9 E mërkurë, 15 MAJ 2019

Mesazhi: Është koha e duhur që t'i dërgojmë botës një mesazh të qartë se Shqipëria dhe ne shqiptarët jemi të aftë për t'i zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore dhe demokratike

K

riza e rëndë që po kalon vendi me për plasje fizike mes protestuesve dhe policisë si dhe dhunë nga institucionet, ka sjellë një reagim të fortë të Kishës Katolike Shqiptare. Në një apel të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë u bëhet thirrje Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që të ulin armët dhe të dialogojnë për zgjidhjen e krizës. "U bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë në Shqipëri, në mënyrë të veçantë liderëve të dy partive të mëdha: Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, që të ulin armët e konfliktit, sikurse janë gjuha urrejtjes dhe arroganca, e të gjejnë me patjetër rrugën e dialogut. Të nxiten me këmbëngulje qytetarët që të heqin dorë nga çdolloj forme dhune dhe vandalizmi. Kush përdor dhunë dhe vandalizëm nuk e do atdheun! Në këtë situatë, ne, me vendosmëri i themi JO DHUNËS, qoftë kur vjen nga protestuesit e qoftë kur është shprehje arbitrare e institucioneve",- thuhet në deklaratë. Mes tjerash, në deklaratën e Kishës Katolike të Shqipërisë drejtuar palëve politike theksohet se dhuna e përsëritur ditët e fundit është shqetesuese dhe se askush nuk kujtohet për qytetarët dhe Policët, të cilët sipas saj janë bijtë dhe bijat e Shqipërisë. "Fatkeqësisht kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur kohët e fundit. Por,

Kisha Katolike apel Ramës dhe Bashës: Ulni armët e konfliktit ç'është më e keqja, askush nuk kujtohet që, qoftë protestuesit e qoftë punonjësit e policisë janë njerëz, etër, bij e pjesë e familjeve të thjeshta shqiptare"thuhet mes tjerash. Deklaratë e plotë Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë për situatën aktuale në vendin tonë "Të mbledhur në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të Pesëdhjetepestë të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë në datat 13-14 maj e duke ndjekur me shqetësim e keqardhje të madhe situatën aktuale që po kalon vendi ynë, ne ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë deklarojmë sa më poshtë: U bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë në Shqipëri, në mënyrë të veçantë liderëve të dy partive të mëdha: Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, që të ulin armët e konfliktit, sikurse janë gjuha urrejtjes dhe arroganca, e të gjejnë me patjetër rrugën e dialogut. Të nxiten me këmbëngulje qytetarët që të heqin dorë nga çdolloj forme dhune dhe vandalizmi. Kush përdor dhunë dhe vandalizëm nuk e do atdheun! Në këtë situatë, ne, me vendosmëri i themi JO

ANALIZË Nga Enton Abilekaj

N

uk jep as marrëveshjen e 17 majit, nuk shtyn zgjedhjet lokale dhe sigurisht nuk jep dorëheqjen. Për çdo gjë tjetër, kryetari i Qeverisë dhe i PS, është i disponueshëm. Nuk ka në plan të kërkojë zgjidhje për kthimin e PD në zgjedhje, por është gati për dialog edhe pa praninë e ndërkombëtarëve. Madje e ka edhe një plan për zgjedhje shumë më të mira, pa blerje votash. Tani mbetet të dalë dhe në protestë kundër opozitës që plani i tij të miratohet dhe të aplikohet në 2021. Rezultati, 2 konferenca për shtyp dhe 3 ditë ikën kot. Asnjë lajm i mirë, vetëm retorikë, asnjë hap konkret vetëm propagandë. Me maskën e Kryeministrit, Edi Rama kundërshton kërkesat e opozitës, vetëm për të mos krijuar precedentë të rrezikshëm për vendin. Precedenti i shtyrjes së zgjedhjeve në shkeljë të Kushtetutës dhe pre-

cedenti i largimit të qeverisë për shkak të djegies së mandateve dhe protestave. Por a janë vërtetë precedentë? Shtyrja e zgjedhjeve lokale është bërë për herë të parë në 2007, me kërkesën e Edi Ramës. Në atë kohë u bënë edhe ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë përsëri me kërkesë të Edi Ramës. Kryeministër ishte Sali Berisha. Pra precedentin e shtyrjes së zgjedhjeve lokale e ka krijuar vet Edi Rama 12 vjet më parë. Duke përdorur Kushtetutën si argument, njësoj si Berisha në kohën kur ishte Kryeministër, Edi rama vetëm sa konfirmon se në 6 vitet që qeveris, jo vetëm ekonomikisht, por as politikisht Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap përpara. Madje ka bërë hapa mbrapa, nëse flet për precedentin e zgjedhjeve të parakohshme për shkak të djegies së mandateve.

DHUNËS, qoftë kur vjen nga protestuesit e qoftë kur është shprehje arbitrare e institucioneve. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur kohët e fundit. Por, ç'është më e keqja, askush nuk kujtohet që, qoftë protestuesit e qoftë punonjësit e policisë janë njerëz, etër, bij e pjesë e familjeve të thjeshta shqiptare. Ne, duke u bazuar në doktrinën shoqërore të Kishës dhe në traditën e Kishës Katolike në Shqipëri, do të jemi gjithmonë në anën e njerëzve të thjeshtë dhe të jetës së përditshme që duan të jetojnë të qetë, të çliruar nga sundimi i dhunës, i korrupsionit, i kriminalitetit, i papunësisë e i detyrimit të largimit nga vendi për kushte më të mira. Këto janë problemet e mëdha që pozita dhe opozita duhet të diskutojnë së bashku për të gjetur zgjidhjet e duhura duke kërkuar të mirën e përbashkët që ka përparësi mbi të mirën e partisë. Ne jemi dhe do të jemi për një Shqipëri demokratike, ku institucionet respektohen dhe ku institucionet e njerëzit që i kryesojnë ato, respektojnë popullin e ligjet dhe punojnë

për të gjithë e jo vetëm për pak njerëz. Ne jemi dhe do të jemi për respektimin e parimeve të demokracisë dhe lirinë e popullit që të zgjedhë përfaqësuesit e tij dhe këta të fundit të punojnë për të mirën e të gjithëve. Ne nuk jemi për asnjë parti politike dhe nuk mbajmë anën e askujt, por jemi të gatshëm të punojmë me gjith-

kënd në të mirë të vendit dhe të popullit tonë, në respekt të parimeve shpirtërore, kushtetuese dhe ligjore. Në situatën aktuale nuk ka kohë më për të humbur, sidomos për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për afrimin e vendit me Bashkimin Evropian. Të mendojmë për të rinjtë tanë dhe të punojmë për përfshirjen dhe punësimin e tyre në bazë të meritave, pa humbur kohë. T'i japim hov fuqisë shndërruese që ka energjia e tyre rinore. Mos t'ua prishim ëndrrat. Mos ta çojmë vendin drejt vetëvrasjes, por drejt rritjes dhe promovimit të së mirës dhe të së bukurës. Përsërisim bashkë me partnerët tanë evropianë se është koha e duhur që t'i dërgojmë botës një mesazh të qartë se Shqipëria dhe ne shqiptarët jemi të aftë për t'i zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore dhe demokratike. Ne jemi lutur e do të vazhdojmë të lutemi për vendin tonë, për familjet, për të rinjtë e të rejat dhe për ata që kanë përgjegjësi politike, që Hyji i Mirë t'ua shndrisë mendjen e të gjejnë rrugën e dialogut e të mirëkuptimit".

Djegia e mandateve dhe precedenti i rrezikshëm Është e vërtetë që nuk mund të krijohet një precedent që opozita sa herë do zgjedhje, të djegë mandatet, por në këtë rast nuk jemi në precedentin e krijuar nga opozita. Deri më sot nuk ka patur asnjë maxhorancë që ketë shkrirë Gjykatën Kushtetuese, të ketë nxjerrë jashtë loje Gjykatën e Lartë dhe të emërojë Prokuror të Përgjithshëm me 69 vota. Ky është precedenti i parë në histori që u shoqërua me precedentin tjetër antikushtetues, të votimit të një ligji nominal në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo situatë e parecedentë, bëri që 2 dosje të paprecedenta, kur maxhoranca kapet duke blerë vota, të mos hetohet nga Prokuroria, megjithëse mediat shqiptare dhe të huaja kanë de-

noncuar në bazë të të dhënave që rodhën. Për të mos folur pastaj për përdorimin e paprecedentë të Prokurorisë në bllokimin e hetimit edhe për skandalin e Unazës së Re, edhe për shantazhimin e rektorit të Universitetit Bujqësor të Kamzës, edhe për shndërrimin në dosje penale kundër opozitës të çështjes së Agron Xhafës. Një rast i paprecedentë kur shfrimi i fantazisë së Edi Ramës, vuri gjithë organet ligjzbatuese në shkelje të ligjit, duke blerë dëshmitarë e duke sajuar dëshmi e telefonata të përgjuara. Ishte ky precedent që shkaktoi dorëzimin e paprecedentë të mandateve. Çfarë do të ndodhë nëse nesër, duke ndjekur precedentin, një qeveri ta përsërisë këtë që ndodhi nga 2017 deri

sot? Nëse nesër një qeveri do të bënte të njejtën gjë me Drejtësinë duke hequr rojen për tu hapur rrugën hajdutëve? Precedenti i dorëzimit të mandateve u krijua si kundërpërgjigje ndaj precedentit të shkatërrimit të sistemit, të mbledhjes së pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor në dorën e kryetarit të Partisë Socialiste. Ekspozimi i pushtetit të një njeriu, i sistemit që lëngon në duart e tij ishte e vetmja mënyrë. Për të mos krijuar precedentin që një njeri i vetëm të dalë mbi Kushtetutën, mbi ligjin dhe mbi shoqërinë, duhet një zgjidhje po kaq e paprecedentë. Ndoshta 10 pikat e opozitës nuk janë zgjidhja, por largimi i Ramës, si autor është hapi i parë. (Dosja.al)


FORUM OPINION Nga Andi Bushati

B

ernd Borchardt e ka ra dhitur veten në linjën e paraardhësve më të përbuzshëm që OSBE ka dërguar ndonjëherë në Tiranë. Nëse Dan Everts bridhte me uniformë ushtarake në mjedisin e militarizuar shqiptar, duke përdorur çdo armë që kishte në dorë kundër opozitës së demokratëve, nëse Eugen Volfarth, nginjej me qofte dhe fryhej me birra mbi kufomat e demostruesve socialistë në bulevard dhe zgjedhjeve vjedhura në Tiranë, diplomati gjerman do të mbahet mend si një pupac qesharak në duart e rilindjes. Këtë profil të tij e bën edhe më të theksuar fakti se ai pasoi në gusht 2016, një profesionist race si Florian Rauning, i cili u vu në qendër të goditjeve të qeverisë, për largimin e OSBE nga Shqipëria, pas publikimit të raportit që pretendonte se Edi Rama kishte 200 milionë euro të fshehura në kompanitë offshore. Ky raport konfidencial që tronditi skenën politike vendase nuk përmendte vetëm kriminalizimin e parlamentit, 10%-20% që merte ryshfet ish kryetari kur drejtonte bashkinë, ndërtuesit

që i kish bërë deputetë, por fshikullonte fort, me të njëtën ndershmëri, edhe Sali Berishën apo Ilir Metën. Kjo ishte një nga herët e vetme dhe të fundit (pas zbulimit të kabllogrameve të Wikiliksit) kur publiku shqiptar kuptonte se ç’mendonin saktësisht ndërkombëtarët për politikën shqiptare. Nuk kaloi shumë kohë pas këtij “skandali” dhe austriaku i fisëm Rauning, u largua. Bernd Borchardt që e pasoi vendosi ta drejtojë ndryshe misionin e vendosur në hotel Sheraton. Askush nuk mund ta gjykojë për këtë. Askush nuk mund të ankohet për preferencat e tij për rilindjen apo për idenë që ai ka për zhvillimet politike në vend. Natyrisht, një pjesë të mirë të shqiptarëve nuk u ka ardhur mirë, që në pikun e protestave studentore ai u involvua në këtë krizë, që nuk është në mandatin e tij, duke u bërë zëdhënësi i Ramës në thirrjet për dialog. Ata mund ti kenë parë me dyshim absurditetet publike të zëvendësit të tij, se blerja e votës nuk cenon rezultatin. Ata mund të jenë tallur me deklaratat se Kodi Zgjedhor mund të votohet

ANALZIË Nga Çim Peka ‘Kur do flasim?’ ishte mesazhi që Edi Rama i lëshoi mbrëmë pas proteste Lulzim Bashës në Twitter, pas një zhargoni tashmë të dalë boje, me tren e autobus. Ofertën reale për të folur, Rama e lëshoi që në fund të dhjetorit kur shkriu gjysmën e qeverisë. Dhjetë ditë pritje nga shkarkimi i ministrave të kabinetit të tij, deri në caktimin e emrave të rinj ishin një ofertë e re për bashkëpunim, më të njëjtën përmbajtje, por formë të ndryshme nga marrëveshja e 17 majit 2017. Pas protestës së studenteve, Rama e kuptoi po aq herët sa dhe Basha se gjerat kishin ndryshuar. Se mllefi i qytetarëve ndaj tij dhe qeverisë priste vetëm një shkëndijë, që të kthehej në flakë që do përpinin Ramën me çfarë kishte. Pse, ndaj protestës se studentëve reagoi duke shkarkuar gjysmën e kabinetit, ndërsa ndaj uraganit popullor qëndron kokëfortë? Për një arsye të thjeshtë: sepse kokëprerjet në kabinet nuk

ishin përgjigje e tij ndaj protestës studentore, porse ishin tentative për parapritë ndaj protestave më të gjera popullore. Ndryshimet në kabinet ishin një ofertë për Bashën që ti merrte ato, duke përsëritur një skenar të parë dhe më parë. Dhe në këndvështrimin e Ramës nuk ishte pak: Posti i zv kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm që do te ishte një post i unifikuar ideal për Lulzim Bashën. Po ashtu, i la në dorë edhe ‘ministritë e lekëve’, si atë të transportit/ infrastrukturës/ energjetikës dhe financë/ ekonomi. Në mendjen e Ramës për pazarexhiu, oferta ishte tepër bujare për tëe mos u pranuar nga Basha. Basha e refuzoi këtë oferte duke ja lënë dorën varur Ramës. Ai i kapur gafil, duke e menduar kundërshtarin me këndvështrimin e tij të gjërave, kishte dështuar të kuptonte se Basha dhe rrethanat kishin ndryshuar. Se dinamika e ngjarjeve dhe zhvillimeve kishin marrë tjetër kahje, dhe se tashme Basha

10 E mërkurë, 15 MAJ 2019

Borchardt, një lake që duhet përbuzur edhe pa opozitën (që s’kanë guxuar ta thonë aq troç as vetë socialistët). Ata mund t’a kenë nënqeshur kur e kanë parë të përdridhet teksa flet për degradimin e lirisë së mediave në vitin e fundit. Ata mund t’a kenë përçmuar teksa e kanë ndjekur duke ndryshuar në kohë reale vetëtimat që lëshonte kundër dhunës në protesta. Por, pavarësisht nga këto ndjenja të përziera ata, në pjesën më të madhe, mund ta kenë justifikuar, si një arbitër të anshëm me preferencat apo interesat e tij. Në këtë pikë nuk do të qe as i pari e as i fundit diplomat perendimor që sillej kështu në Tiranë. Ndërsa ajo që ndodhi të shtunën në mbrëmje e derdhi gotën, pasi Brend Borchardt pranoi ta degradojë statusin e tij: nga një gjykatës që imponohet, në një zar që përdoret. Mënyra se si ai e lejoi pushtetin të manipulonte me rastin e “kërcënimeve” ndaj tij, qe e turpshme. Disa pak qytetarë, nga portretet më të paqme që janë parë ndonjëherë, thjeshtë guxu-

an ti thërrasin se duhet ti vijë turp. Ata nuk patën frikë t’ia zhgarravisin këtë edhe në muret e shkallës ku banon. E ku qenkërkësh akti terrorist këtu? Ku është “dhuna kriminale e pashembullt” për të cilën vuri alarmin Edi Rama? Megjithëse vjen nga një vend ku akte të tilla proteste, as nuk përbëjnë shkelje, jo më të trajtohen si krime të padëgjuara, Borchardt vendosi ti nënshtrohej logjikës autokratike të regjimit të Tiranës. Ai e vuri veten me

gaz në shërbim të propagandës, njësoj si ata aktorët e Portokallisë që mbjellin pemë te liqeni, apo ata katundarët që marrin tapitë në fushatë. Ai nuk bëri asgjë më pak sesa një lake i zakonshëm shqiptar. Dhe prandaj ai e rreshtoi veten në aradhën e diplomatëve që meritojnë përbuzjen. Jo thjeshtë për aktet që ka bërë, as për fjalët që ka thënë, por për mënyrën si ka lejuar ta shpërdorojnë. Lapsi.al

Koha të mendosh për ambulancën e Majit, jo për autobusin e Qershorit ishte në një tjetër dimension të të bërit politike dhe udhëheqjes së aksionit opozitar. Pazarit të Ramës, Basha iu përgjigj me organizimin e protestave masive, dorëzimit të mandateve, mos njohjes së legjitimitetit të parlamentit dhe kërkesës për zgjidhje të parakohshme. Makthi i Ramës kështu u kthye në realitet. Ofertat për pazar në zgjedhjet lokale kishin marrë një jo të forte nga ana e LSI-s. Basha s’e përfilli. Kampi opozitar s’u përça. Tashmë që lufta politike është një betejë frontale, Edi Rama ka vendosur të qëndrojë fort në istikamin e tij. Ai po luan me nervat e popullit protestues, me shpresën se këto valë do shuhet e fashitet. Në dy protestat e fundit ai e ka kuptuar se kjo nuk ka për të ndodhur, prandaj lëshoi edhe një herë thirrjen: ‘Kur donte flasim’! Situata ka precipituar

në atë pikë sa njëra nga palët duhet të ikë. Të ikë përgjithmonë. O Rama, o Basha dhe Kryemadhi. Rama nuk ka ardhur në pushtet për të ikur. As nuk ka nxjerrë militante në shesh si gjah për tu vrarë, në mënyrë që të ikë. As nuk ka blerë vota, e është futur në shtrat me çdo element te mundshëm kriminal brenda dhe jashtë, për të ikur. Prandaj ai po i fryn zjarrit të protestave që ta kthejë situatën në kaos total. Po e çon vendin në konflikt civil me 30 qershor me vetëdije të plotë, e një plan diabolik. Për këtë qëllim po përdor dhunën disproporcionale të policisë, mediat e kapura, e analistët e paguar prej tij. Në mendjen e tij të sëmurë, në pushtet vihet duke shkelur mbi kufoma opozitarësh. E meqë Basha nuk është nga ajo racë, ai nuk ka për të ardhur

në pushtet. Shpesh në zallahamahinë e zhvillimeve të mëdha, ndodhin zhvillime fare të vogla, që nuk bien në sy dhe janë të vështira për tu shquar, që ndryshojnë të gjithë rrjedhën e gjërave. Dhe këto gjëra të vogla ndodhën më date 11 maj. Ëndrra e tij për të përplasur dhunshëm popullin opozitar me popullin rilindës ( siç preferon ai të ndaje popullin në dy kampe) me 30 Qershor ka për tu ndalur në mes. Synimi i tij për të dalë ngadhnjimëtar nga flaket e 30 qershorit nuk kanë për tu realizuar. Dhe këtë ai do ta mësojë shpejt dhe në mënyrën më të dhimbshme për të. Përpara se të shqetësohet për mikrobusin e Qershorit të Lulit, duhet të mendoje për ambulancën e Majit për vete. Unë e di qe ai e di. Syri.net


INTERVISTA

11

E mërkurë, 15 MAJ 2019

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së: Opozita do shkojë deri në fund, deri sa Edi Rama të largohet

S

ekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari në një intervistë për emisionin “7pa5” në “Vizion Plus” deklaroi se opozita është në rrugën e saj dhe se nuk ka kompromis me Edi Ramën. Mes tjerash Braimllari shprehet se Opozita do shkojë deri në fund, deri sa Edi Rama të largohet. Aksioni i radhës i opozitës, kur do të jetë protesta e radhës? Dhe a do të vazhdoni me protesta kombëtare të cilat zhvillohen një herë në muaj apo sa më shumë i afrohemi datës 30 qershor aq më prezente do të jetë përmes manifestimeve apo protestave opozita? Ajo që dua të them është që tanimë opozita është e venduar në rrugën e saj. Nuk ka kompromis me Edi Ramën. Ne kërkojmë qeveri tranzitore për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk mund të bëjmë kompromis me një person i cili ka shkatërruar parlamentarizmin në vend, me një person i cili ka shkatërruar demokracinë në vend. Në vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Në vend nuk funksionon Gjykata e Lartë. Kanë shkuar mbi 50 mijë dosje të cilat nuk po merren në shqyrtim nga gjykatat. Pra ka kapur çdo sistem në këtë vend. Sistemi i drejtësisë është totalisht në varësi të Edi Ramës. Prokurorët e kalojnë Vettingun me porosi të Edi Ramës. Kemi totalisht shkatërrimin e këtij sistemi. Varfëria është në ekstrem. Të rinjtë dhe të rejat po e lënë vendin dhe po largohen nga vendi për shkak të mungesës së shpresës dhe besimit në këtë vend. Biznesi është totalisht i shkatërruar. Nuk ka më shpresë në këtë vend dhe kjo vjen për shkak të Edi Ramës. Dhe në këtë kuadër nuk ka kthim pas të opozitës. Opozita do shkojë deri në fund, deri sa Edi Rama të largohet. Edi Rama thotë hajde të dialogojmë… Edi Rama pikë së pari duhet të lërë ironinë. E dyta nuk duhet të provokojë qytetarët dhe duhet të bëjë kujdes me provokimet ndaj qytetarëve. Sepse nuk bëhet fjalë për një turmë partish dhe unë ju kërkoj ndjesë kur them fjalën turmë. Bëhet fjalë për njerëz që u ka shkuar në palcë varfëria. Bëhet fjalë për njerëz që nuk kanë bukë të hanë në shtëpinë e tyre. Bëhet fjalë për njerëz të irrituar dhe qytetarë që nuk kalojnë dot muajin. Bëhet fjalë për prindër të cilët nuk edukojnë dot fëmijët e tyre për shkak të sistemit klientelist të Edi Ramës dhe për shkak të kostos së lartë të jetesës. Tani nuk bëhet më fjalë për disa anëtarë të PD-së apo të LSI-së. Bëhet fjalë për qytetarë të cilët po reagojnë ashpër kundër 5-6 viteve të shkatërrimit të jetës së tyre për shkak të një politike klienteliste të Edi Ramës. Për sa i përket reagimit, reagimi do të jetë gjithmonë e në rritje deri sa Edi Rama të largohet.

Endrit Braimllari: Nuk ka kompromis me Edi Ramën, kërkojmë qeveri tranzitore

Si mendoni se do ta arrini një kompromis apo një zgjidhje të kësaj situate, sepse po shkojmë drejt 30 qershorit? Rrini e qetë ju dhe të gjithë teleshikuesit. Nuk ka zgjedhje në 30 qershor pa opozitën. Si do t’i ndaloni? Absolutisht opozita i ka të gjitha mundësitë dhe do përdorë çdo mënyrë për të instaluar demokracinë në vend. Ne nuk mund të lejojmë që ky vend të shkojë në një shtet monist. Do përdorë çdo mundësi dhe i ka të gjitha mundësitë opozita për zgjedhjet e 30 qershorit. Cilat janë opsionet që ju jepni për zgjidhjen e kësaj situate? Sepse ju kërkoni largimin e Edi Ramës, ndërsa ai është kryeministri i vendit, i zgjedhur me votat e qytetarëve shqiptarë dhe i pranuar nga ndërkombëtarët, i certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Të kërkoni largimin e tij në këtë situatë është të kërkoni maksimumin. Dhe në një situatë të tillë kur ju kërkoni maksimumin dhe thoni që nuk dialogojmë me Edi Ramën kur ai është kreu i PS-së dhe kryeministër i vendit duket se nuk kërkoni një zgjidhje… E para, Edi Rama nuk është një kryeministër legjitim. Është ilegjitim dhe drejton një qeveri ilegjitime. Dhe e vërtetuar tashmë nga përgjimet e dosjes 339, ku e gjithë kupola drejtuese e Partisë Socialiste u hodh në sulm në zgjedhjet e 2017 me porosi të Edi Ramës për të takuar çdo kriminel dhe për të deformuar votën e shqiptarëve. Kemi thirrjen publike që Edi Rama i bën Policisë së Shtetit nga Kuçova. Hiqni

kapelet dhe bëni fushatë për Partinë Socialiste. Pra, i gjithë ky sistem i ngritur nga Edi Rama prodhoi një Parlament të kapur nga krimi dhe nga oligarkia. Dhe në këto kushte në Shqipëri ka rënë demokracia sepse Parlamenti nuk është aty për të miratuar dhe për të punuar për ligje në shërbim të qytetarëve. Por është aty për të hartuar ligje në shërbim të Edi Ramës dhe nj grup njerëzish që kanë kapur Edi Ramën. Ligji i Teatrit, ka hyrë në histori Edi Rama, bëri ligj në Parlament në kundërshtim me Kushtetutën, me emër specifik të një biznesi. Pra çfarë të presin më shqiptarët? Po u merr frymën çdo ditë shqiptarëve. Pra ky është një njeri i papërgjegjshëm. Paligjshmëria e Edi Ramës ka kaluar në ekstrem. Dhe paligjshmëria e Edi Ramës ka kaluar në ekstrem për shkak se nuk funksionojnë gjykatat. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese. E shkatërroi Edi Rama Gjykatën Kushtetuese. Se nëse do kishim Gjykatë Kushtetuese, nëse do ishte vendi në linjat e kushtetueshmërisë të jeni të bindur që dhe opozita nuk do merrte këtë akt ekstrem. Opozita do të ishte brenda institucioneve dhe brenda në Parlament për të debatuar e të tjera me radhë. Por ky e çoi opozitën në cep, duke shkelur ligjet dhe Kushtetutën, duke shkatërruar institucionet në këtë vend dhe ne nuk kishim rrugë tjetër. Cilat janë opsionet që ju propozoni për zgjidhjen e krizës? Opsioni është shumë i qartë: qeveri tranzitore për t’i hapur rrugën zgjedhjeve. Më kë do ta negocioni qeverinë tranzitore?

Të largohet Edi Rama dhe negociohet qeveria tranzitore. Është shumë e thjeshtë. Por me këtë do ta negocioni? Ne nuk po themi që Edi Ramën ta heqim nga kryetar i Partisë Socialiste. si kryetar i Partisë Socialiste mandatin ja jep partia e vet për ta bërë këtë gjë, nuk ja japim ne. Por si kryeministër nuk ka negociata me Edi Ramën. Edi Rama është përgjegjësi kryesor i shkatërrimit të vendit. Nuk ka kompromis me Edi Ramën, për këtë të jeni të bindur. Ka vetëm një kompromis, me qytetarët në shesh për të rrëzuar Edi Ramën. Ky është kompromisi i opozitës. Me Edi Ramën si kryetar i Partisë Socialiste do të negocioni? Nuk është kjo e rëndësishme sepse ne nuk jemi këtu për të zgjedhur kryetarin e Partisë Socialiste. Por ju keni ngritur të gjithë kauzën tuaj mbi një emër… Jo mbi një emër e keni gabim. Mbi një sistem që ka ngritur ky emër. Një sistem të korruptuar, një sistem i cili nuk i përgjigjet qytetarëve. Qeveria nuk është e Partisë Socialiste. Qeveria presupozohet t’u shërbejë shqiptarëve. Partia Socialiste nuk është e 100% shqiptarëve. Edi Rama e ka konceptin që qeveria është moniste, por e ka të gabuar sepse sheh ëndrra. Është futur në botën e tij ireale, e mashtrojnë ato zagarët e tij politik, jemi mirë këtu, jemi mirë atje dhe i duket sikur është mbreti i Shqipërisë. Kjo është e gabuar. Qeveria është për ti shërbyer qytetarëve jo vetëm një grupi të caktuar njerëzish. Ky ka shkatërruar institucionet nëpërmjet një qeverie ilegjitime. Data 30 qershor është data e

dekretuar nga Presidenti për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Ditën e djeshme ishte afati i fundit i KQZ. PS ka paraqitur 61 kandidatët e saj, 25 Bindja Demokratike. Si do ta pengojë opozita realizimin e një procesit të tillë? Ne nuk kemi asnjë kundërshti ndaj qytetarëve sepse duket sikur do pengojmë ne qytetarët. Absolutisht nuk do pengojmë qytetarët. Aq më pak LSI që është një parti që i ka dhënë shumë vendit në proceset integruese dhe demokracisë në Shqipëri. Por ka mënyra të tjera për të mos lejuar që në 30 qershor të zhvillohen zgjedhje farsë dhe për të mos lejuar që në 30 qershor të instalohet në vend një sistem monist. Bindja Demokratike e ça janë këto parti dalin me porosi të Edi Ramës. Jo vetëm këto por edhe këta kandidatë të pavarur që dalin. Ne e dimë sesi funksionon Edi Rama sepse e provoi në 2011 sesi e humbi bashkinë e Tiranës. Por ne po shkojmë akoma mbrapa me Edi Ramën Kryeministër. Pra nuk ka zgjedhje në 30 qershor pa opozitën. Të jeni të sigurt. Si do ta ndaloni? Opozita i ka të gjitha mënyrat dhe format për të mos lejuar që në këtë vend të zhvillohen zgjedhje farsë. Përkrahja popullore i jep këtë besim opozitës. Një protestë e jashtëzakonshme, marshimi i thirrur ditën e shtunë për ditën e hënë tregon dhe njëherë që opozita është mazhoranca në këtë vend dhe ka mbështetjen e jashtëzakonshme popullore dhe ato qytetarë nuk do lejojnë që në këtë vend të zhvillohen zgjedhje farsë. Edi Rama këtë gjë e di shumë mirë. Dhe të jeni të bindur që nuk do shkojë Edi Rama në zgjedhjet e 30 qershorit. Këtë e them me bindje maksimale. Edi Rama po përdor zgjedhjet e 30 qershorit si një skemë shumë të mirë menduar nga ana e tij për të pastruar partinë socialiste. Dhe për të hequr njerëzit që i ka pengesë brenda partisë. Detyroi 5 a 6 deputetë të japin dorëheqjen, ato kot e dhanë se zgjedhje nuk do ketë, ka zgjedhur ca lista kandidatësh në gjithë Shqipërinë për ti bërë pis. Ndoshta mes tyre mund të ketë njerëz shumë serioz por ky thjesht ti përdor për momentin sepse zgjedhje nuk do ketë. Në një moment zgjedhje do ketë… Të jeni të bindur dhe unë do vij prapë në studion tuaj që 50% e këtyre emrave që ka sot, nëse ka zgjedhje pas 30 qershorit nuk do jenë. Dhe këtë e them me bindje të plotë. Shikoni një zgjidhje politike përpara apo pas 30 qershorit? Ne e kemi vendosur rrugën tonë, qeveri transitore. Nuk ka kompromis me Edi Ramën. Ne jemi të vendosur kemi mbështetje maksimale të qytetarëve. Nuk mund të tradhtojmë qytetarët e këtij vendi. Qeveri transitore para apo pas 30 qershorit? Sa më shpejt. Unë e shoh para 30 qershorit.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E mërkurë, 15 MAJ 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE INVESTIMET NË KRYEQYTET

Investimet e Bashkisë së Tiranës po ndihen në çdo lagje të kryeqytetit. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit bashkiak po punojnë për të rehabilituar dhe asfaltuar disa rrugë në kryeqytet, duke u kujdesur për shtresat asfaltike, trotuaret, dhe ndriçimin. Teksa publikon në rrjetet sociale disa foto nga puna në terren, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thekson se ndërhyrja do të vijojë në të gjitha rrugicat e kryeqytetit. “Unë e di ekzaktësisht çfarë rrugësh kanë ende nevojë për ndërhyrje në Tiranë. Ashtu si çdo muaj, edhe këtë herë ekipi ndërhyri

në: Kashar, rruga e Kavajës, rruga Bardhyl, rruga Dervish Hatixheja, rruga Pjetër Budi, rruga Vangjush Furrxhi, rruga Viena në Sauk dhe rruga e Durrësit. Ndaj pak durim e besim, sepse do ndë-

13 E mërkurë, 15 MAJ 2019

Kryebashkiaku Veliaj: Do ndërhyjmë në të gjitha rrugicat e Tiranës rhyjmë për çdo problematikë në të gjitha rrugët e rrugicat e Tiranës”, shkruan kryebashkiaku Veliaj. Punimet në infrastrukturë jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por i japin një vlerë tjetër pronës.

Bashkëfinancim i qeverisë zvicerane dhe austriake

Rehabilitohet parku në Shkodër N jë projekt financuar nga qeveritë zvicerane dhe austriake rikualifikoi parkun “Vaso Kadija” në Shkodër duke e shndërruar në një nga qendrat kryesore shlodhëse në qytet. Punët u përuruan sot nga Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi dhe Ambasadori zviceran Adrian Maître. “Qytetet tona kanë nevojë më shumë se kurrë për hapësira shlodhëse, argëtuese dhe kulturore. Në shumë qendra urbane në Shqipëri qytetarët po rizbulojnë hapësirat e përbashkëta publike, dhe se si të krijojnë një ndjesi krenarie dhe përkatësie”, tha Ambasadori zviceran në Shqipëri Adrian Maitre. “Një përfitim i shtuar nga ky bashkëpunim: bashkitë ushtrohen se si të identifikojnë nevojat komunitare, ku të kërkojnë për fonde, dhe si të zbatojnë projekte të përbashkëta. Kjo ndihmon bashkitë në forcimin e kapaciteteve për të thithur

fonde të ardhshme – si ato që vijnë nga BE”, shtoi Ambasadori Maître. Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi në fjalimin e saj theksoi se: “Si zonë e frekuentuar nga shumë studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, përmirësimi i lulishtes po ndikon në rritjen e numrit të frekuentuesve të saj studentë, të cilët do të mund të lexojnë apo kalojnë kohën e lirë në një hapësirë të rikualifikuar. Është kënaqesi të shohësh që grupet e synuara nga realizimi i projektit po e frekuentojnë këtë lulishte duke gjetur secili hapsirën e tij”. Projekti për rikualifikimin u quajt “100 drita për të gjithë” dhe pati një buxhet prej 53,402 EUR. Ai mbulon një zonë të gjerë 4700 m2, përfshi hapësira të gjelbërta dhe zona rekreative të pajisura me stola, tavolina dhe elementë dekorativë. Hapësirat e reja përf-

shijnë zona të dizenjuara për t’u përdorur për artet vizuale – vizatim, grafikë, piktura dhe skulptura. Zona të tjera të dedikuara janë dizenjuar për

lojra dhe si kënd për fëmijët, dhe hapësira për të moshuarit. Pritet një rritje e aktiviteteve artistike dhe sociale në dobi të komunitetit.

Një rimodelim i sistemit të ndriçimit u krye përmes instalimit të 100 dritave LED si dhe 19 shtyllave ndricuese LED, duke e bërë kështu parkun më tërheqës dhe më të sigurt për vizita në mbrëmje / gjatë natës. Kjo ndërhyrje është një nga 16 projektet zhvillimore të zbatuara përmes skemës së granteve të financuar qeveritë e Zvicrës dhe të Austrisë – pjesë e Programi për Zhvillim Rajonal në Shqipëri. Skema gjithashtu shërben për forcimin e kapaciteteve institucionale rajonale dhe vendore për menaxhimin e projekteve zhvillimore duke u përgatitur kështu për financime të ardhshme nga donatorët sidomos në kuadrin e projekteve të BE-së. Programi për Zhvillim Rajonal në Shqipëri është një përpjekje e përbashkët dhe në vazhdim për të mbështetur reformën e zhvillimit rajonal në vend. Programi synon të ulë pabarazitë në Shqipëri duke mbështetur zhvillimin e rajoneve të forta në mënyrë që ato të përparojnë dhe të sigurojnë kushte më të mira sociale dhe ekonomike për qytetarët


AKTUALITET

14

E mërkurë, 15 MAJ 2019

ELBASAN

ELBASAN

AKU bllokon 17.5 ton farë misri A

utoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar dhe asgjësuar një sasi prej 17.5 ton farë misri jashtë standardeve. AKU bën të ditur se, Drejtoria Rajonale e AKU-së në Elbasan ka kryer kontrolle zyrtare në subjektet që tregtojnë me pakicë inpute bujqësore dhe ka marrë mostra nga fara të ndryshme për t’i analizuar për treguesit cilësor të tyre. Nga këto analiza ka rezultuar se treguesi i fuqisë mbirëse për mostrën e farës së misrit me emërtimin LG 30600 ishte nën normën zyrtare të lejuar për mbjellje. Me marrjen e këtij informacioni, Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së identifikoi subjektin furnizues (përfshirë datën e importimit në territorin e vendit tonë, si dhe sasinë e importuar të kësaj fare) dhe ushtroi kontroll zyrtar në këtë

subjekt. Në kuadër të kontrollit zyrtar, AKU bllokoi sasinë prej 17,551.4 kg (për të cilën u mor mostra zyrtare për analizim), si dhe urdhëroi tërheqjen e sasisë prej 100.8 kg gjendje nga subjektet e tregtimit me pakicë në Elbasan dhe Lushnjë, me detyrimin për ta kthyer farën jashtë standardit tek furnizuesi (subjekti i shumicës). Analiza sërish tregoi se normat ishin jashtë atyre të përcaktuara për mbjellje. AKU i vendosi gjobë në vlerën 200,000 lekë, për tregtimin e farave me fuqi mbirëse nën normën e lejuar, masën administrative “Bllokim” me qëllim asgjësimin e produktit me sasi 17.5 ton farë misri me vlerë tregu 7,020,400 lekë dhe detyrimin e subjektit për të njoftuar AKU-në për të qenë prezent në momentin e asgjësimit sipas parashikimeve ligjore në fuqi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, përshëndeti vendimin për transmetimin e seancave të Kuvendit edhe në gjuhën e shenjave, për rritjen e aksesit në informacion

Manastirliu-bashkive: Eleminoni barrierat fizike për personat me aftësi të kufizuar M

inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet 30 qershorit, që në planet e tyre të kenë vëmendjen tek eliminimi i barrierave fizike për personat me aftësi të kufizuara. Gjatë konferencës së parë kombëtare “Aksesueshmëria dhe Sfidat për Gjithëpërfshirje”, Manastirliu tha se do të nisë një aksion kombëtar për aksesueshmërinë për personat me aftësi të kufizuar. ‘’Barrierat janë në sjellje por së pari fizike, ndaj së bashku duhet të punojnë më shumë për të siguruar lirinë e lëvizjes për personat me aftësi të kufizuar dhe për këtë arsye, do të nisë një aksion kombëtar për aksesueshmërinë. Me urdhër të Kryeministrit është ngritur një grup pune ndërsektorial, për të menaxhuar këtë aksion në nivel kombëtar’’, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bëri këtë apel për kryetarët/kandidatët për kryetar bashkie, që të vendosin në plan të parë të punës së tyre, aksesueshmërinë dhe përfshirjen e grupeve me aftësi ndryshe. “Dua të inkurajoj të gjithë kandidatët e bashkive qe në planet e tyre dhe në axhendën e tyre jo vetem elektorale por edhe të së nesërmes të atyre që do jenë fitues të zgjedhjeve lokale të vendosin në plan të parë të punës së tyre aksesueshmërin, përfshirjen e grupeve me aftësi ndryshe. Një përpjekje e përbashkët e të gjithë institucioneve qëndrore, institucioneve lokale në zbatim të këtyre kritereve do të ishtë një vlerë e

shtuar e gjithë këtij aksioni kombëtar që do të ndërmerret’’. Manastirliu përshëndeti vendimin për transmetimin e seancave të Kuvendit edhe në gjuhën e shenjave, një nismë e iniciuar dhe mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rritjen e aksesit në informacion të personave me aftësi ndryshe. Duke theksuar rëndësinë e aksesit në shërbime për personat me

aftësi të kufizuar, ajo tha se: ‘’Deri tani kemi përpjekje të vazhdueshme qoftë nga Ministria e Infrastrukturës që është treguar e vëmendshme por edhe bashkitë gjithashtu për përfshirjen e elementëve të aksesueshmërisë në investimet publike, në ato të rrugëve, të parkimeve, të gjithë aksesit që lehtëson personat me aftësi të kufizuara. Mbetet ende shumë për të bërë, ndaj do të kërkoja

Fermerët: Nuk ka treg, çmimi nën kosto

Fermerët e Jagodinës në Elbasan kanë nisur ti shkulin prodhimet e serave ende pa përfunduar sezoni. “E kemi shkulur, për ta mbjellë nuk e kemi menduar akoma sepse do ta mbjellim por ku do ta çojmë prodhimin. Nuk dimë me çfarë ta mbjellim. Speca, tranguj, domate, nuk ka çmim asgjë”. Shkak është bërë mungesa e tregut dhe çmimi që sipas tyre nuk mbulon koston. Më të dëmtuarit janë ata që kultivuan kungull, që shitet me vetëm 10 lek për kilogram. “100 lekë nuk është asgjë, nuk ja vlen as krahu i punës. Gjynah nga Zoti, është në gjysmë të prodhimit kungulli, është një dëm i madh”. Diskutimi për përdorimin e stimulantëve sipas fermerëve ka trembur konsumatorin, ndaj ata kërkojnë që shteti të vërë përpara përgjegjesisë abuzuesit në mënyrë që të mos penalizohen të gjithë. “Shteti ti kontrollojë këto gjërat, të na shitet malli se ne jemi të punësuar te tokat tona”.

POLITIKA Grup pune ‘’Barrierat janë në sjellje por së pari fizike, ndaj së bashku duhet të punojnë më shumë për të siguruar lirinë e lëvizjes për personat me aftësi të kufizuar dhe për këtë arsye, do të nisë një aksion kombëtar për aksesueshmërinë. Me urdhër të Kryeministrit është ngritur një grup pune ndërsektorial, për të menaxhuar këtë aksion në nivel kombëtar’’. nga ministria përgjegjëse të mundemi të rishikojmë edhe një herë të gjitha kriteret specifike në raport me akesueshmërinë me qëllim të rrisim aksesin në shërbime për këta persona’’. Konferenca e parë kombëtare “Aksesueshmëria dhe sfidat për gjithëpërfshirje” solli në vëmendje rëndësinë e aksesit dhe përshtatshmërinë ndërtimore, transportit dhe informacionit të cilat nuk janë të arritshme për të gjithë. Pjesëmarrësit në Konferencën e organizuar nga MSHMS, me mbështetjen e UNDP dhe “Askush të mos mbetet pas” ishin pjesëmarrës nga qeveria, politikanë dhe vendimmarrës, ministritë e linjës, prefekturat, bashkitë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuara dhe përfaqësues të shoqërisë civile.


AKTUALITET

15

E mërkurë, 15 MAJ 2019

Në nder të major Klodian Tanushit, në grup-batalionin e NATO-s në bazën Adazi, ku shërben kontingjenti shqiptar është zhvilluar një ceremoni

T

rupi i pajetë i major Klodian Tanushi, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, mbërrin sot në atdhe në orën 12.45, me avion ushtarak dhe do të pritet me ceremoni e nderime në pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza”. Homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe më pas ceremonia shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00-12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar. Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit. Në nder të major Tanushit, në grup-batalionin e NATO-s në bazën Adazi, ku shërben kontingjenti shqiptar është zhvilluar një ceremoni. Ndërsa në ambasadat shqiptare në SHBA, Kanada, Kosovë, Rumani, Turqi, Bullgari, Itali, etj, është çelur libri i ngushëllimeve për të dy efektivët e Forcave të Armatosura shqiptare, të rënë në krye të detyrës, major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife, të cilët humbën jetën për shkak të një shpërthimi, javën e kaluar në Letoni. Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Mbrojtjes i Letonisë, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, vizitoi Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, ku la shënimin e tij në librin e ngushëllimeve për dy efektivët. Në librin e ngushëllimeve në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë, kanë lënë shënimet e tyre edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha. Major Klodian Nikolla Tanushi, lindi në Dibër më 31.10.1980 dhe është fëmija i parë i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14-vjeç, 11-vjeç dhe 1-vjeç e gjysmë. Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur s t u di me t n ë Aka d emi në Ushtarake Skëndërbej. Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv” Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Awareness

LIBRI I NGUSHËLLIMEVE “Zv/kryeministri dhe njëherësh ministri i Mbrojtjes i Letonisë, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, vizitoi Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, ku la shënimin e tij në librin e ngushëllimeve për dy efektivët. Në librin e ngushëllimeve në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë, kanë lënë shënimet e tyre edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha”.

Sot mbërrin trupi i majorit, ceremoni dhe nderime ushtarake

Instructor Course”. Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”.

Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”. Gjatë

karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si: Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht

me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD. Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor. Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

NGJARJA

MESAZHI

Hetimet në Letoni nga “Task-Forca”

Ambasada e SHBA-së: Nderime për sakrificën

Pas humbjeve tragjike në bazën ushtarake kamp Adazi në Letoni, një “Task-Forcë” ndodhet aty për të zbuluar shkaqet që i morën jetën ushtarakëve shqiptarë. Grupi përbëhet nga përfaqësues nga agjencia e inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit ne Ministrinë e Mbrojtjes dhe do të punojë për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj. Në bazën ushtarake Adazi, ku si pasojë e një shpërthimi humbi jetën Zarife Hasanaj, Klodian Tanushi dhe mbeti i plagosur Julian Kapaj, trajnimi është ndërprerë. Komandanti i forcave kombëtare letoneze, Leonid Kalnins, së bashku me kolonelin kanadez, Josh Major, nuk kanë dhënë detaje të ngjarjes dhe sipas mediave letoneze mbetet ende e paqartë nëse mjeti që kishte shpërthyer, i përkiste një stërvitje të mëparshme apo bëhet fjalë për ndonjë municion të Luftës së Dytë Botërore. Ata vetëm thanë se ka nisur një inspektim i plotë në bazë për mina të pashpërthyera dhe deri në përfundim të tij nuk do të ketë më trajnime.

Ambasada Amerikane në Shqipëri, reagoi mëngjesin e së martës, për vdekjen e major Klodian Tanushit në Letoni. Tanushi ndërroi jetë 5 ditë pas efektives Zarife Hasanaj. Ata ishin në Letoni gjatë një misioni të NATOS-s, ku pas shpërthimit të një mine, mbetën të vrarë. Në mesazhin e saj, vlerësohet sakrifica e majorit. “Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij”, shkruan Ambasada. Lajmi i trishtë erdhi në të njëjtën ditë kur u përcoll për në banesën e fundit, kolegia e tij, Zarife Hasanaj. Ajo u shpall “Dëshmore e Atdheut” dhe u varros në një ceremoni solemne në varrezat e Dëshmorëve. Ata humbën jetën në Letoni, pas shpërthimit të një mine.


AKTUALITET

16

E mërkurë, 15 MAJ 2019

Grupi i shqiptarëve ra në gjurmë të autoriteteve policore, pasi kishin nisur hetimet për vjedhje në seri të kryera në rajonin e Nansy-t, në Francë por edhe në Belgjikë e Itali “Skifterat” janë të njohur në Europë dhe kjo jo pa arsye. Një rast me “skiftera” u finalizua me shkatërrimin e bandës me laçianë në Francë. Një hetim ndërkombëtar përfundoi me arrestimin e 7 shtetasve shqiptarë, në Francë dhe Shqipëri, të akuzuar për vjedhje me forcë të rreth 70 apartamenteve në zonën e Nancy-t, në tre-mujorin e fundit të vitit 2018. Sipas policisë vlera e sendeve të vjedhura kap vlerën e 300 mijë eurove, duke përfshirë këtu bizhuteri, sende me vlerë dhe para cash. Në pranga kanë rënë 4 anëtarët të familjes Kajtazi, të cilët drejtoheshin nga Arif Kajtazi, të cilët prej vitesh ishin rezidentë në Nancy. Si pjesë e së njëjtës bandë në Shqipëri u ndaluan Besnik Fufi, Alfons Perloka dhe Aleks Marku, për të cilët gjykata caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes”, “pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “grupi i strukturuar kriminal”. Në bazë të hetimeve të përbashkëta franko-shqiptare rezulton se familja Kajtazi u siguronte Fufit, Perlokës dhe Markut banesën dhe mjetet për realizimin e vjedhjeve. Rezultatet e operacionit u bënë publike në një konferencë të posaçme për median pasditen e së hënës, organizuar në Nancy, nga kryeprokurori i rajonit, Fransua Perain (François Pérain) dhe prokurori shqiptar, Besim Hajdarmataj. Tre të arrestuarit në Shqipëri, pasi kryenin vjedhjet në Francë, riktheheshin në qytetin e tyre, në Laç, ku depozitonin sendet e grabitura. Grupi i shqiptarëve ra në gjurmë të autoriteteve

Grabitën 70 banesa, shkatërrohet banda e laçianëve në Francë AKSIONI “Në bazë të hetimeve të përbashkëta franko-shqiptare rezulton se familja Kajtazi u siguronte Fufit, Perlokës dhe Markut banesën dhe mjetet për realizimin e vjedhjeve. Tre të arrestuarit në Shqipëri, pasi kryenin vjedhjet në Francë, riktheheshin në qytetin e tyre, në Laç, ku depozitonin sendet e grabitura”.

GRUPI

policore, pasi kishin nisur hetimet për vjedhje në seri të kryera në rajonin e Nansy-t, në Francë por edhe në Belgjikë e Itali. Arrestimi i 7 personave të dyshuar u realizua në mënyrë të njëkohshme në Francë dhe në Shqipëri. Për shkak të mungesës së marrëveshjes së ekstradimit, tre të arrestuarit në Shqipëri do të gjykohen nga Gjykata për Krime të Rënda. Ndërsa 4 shqiptarët e arrestuar në Francë pritet të gjykohen nga autoritetet gjyqësore të Nancy-t.

Rezultatet e operacionit u bënë publike në një konferencë të posaçme për median pasditen e së hënës, organizuar në Nancy, nga kryeprokurori i rajonit, Fransua Perain (François Pérain) dhe prokurori shqiptar, Besim Hajdarmataj. Prokurori francez e konsideroi rast të suksesshëm bashkëpunimin me autoritetet shqiptare për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar. Prokurori Hajdarmataj e vlerësoi këtë operacion si “një sinjal të qartë

OPERACIONI

GJYKATA

Me kamion në Britani, burg për 31-vjeçarin

Dy vite burg për kontrabandistin Jamie Parsons, i cili tentoi të fuste ilegalisht 6 shqiptarë në Britani në gusht të vitin 2017. 31-vjeçari u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare në Zonën e Kontrollit të Mbretërisë së Bashkuar në Coquelles të Francës. Ai u kap teksa po drejtonte një makinë për kamping dhe pretendonte se po kthehej nga një udhëtim në Belgjikë. Pas dyshimeve të policisë atij iu bë një kontroll në makinë, ku iu gjetën në total 6 shqiptarë, të cilët kishin paguar për tu futur në Britani. Shqiptarët e fshehur në makinë ishin katër burra dhe dy gra, të cilët nuk kishin dokumentacion për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar. Jamie Parsons pranoi se ndihmoi shqiptarët për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Ndërsa shqiptarët identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur iu dorëzuan autoriteteve franceze.

për grupet kriminale shqiptare që e konsiderojnë Shqipërinë si një vend ku mund të fshehin gjurmët e krimeve të kryera në Francë”. Arrestimi i 7 personave të dyshuar u realizua në mënyrë të njëkohshme në Francë dhe në Shqipëri. Për shkak të mungesës së marrëveshjes së ekstradimit, tre të arrestuarit në Shqipëri do të gjykohen nga Gjykata për Krime të Rënda. Ndërsa 4 shqiptarët e arrestuar në Francë pritet të gjykohen nga autoritetet gjyqësore të Nancy-t.

“Në pranga kanë rënë 4 anëtarët të familjes Kajtazi, të cilët drejtoheshin nga Arif Kajtazi, të cilët prej vitesh ishin rezidentë në Nancy. Në Shqipëri u ndaluan Besnik Fufi, Alfons Perloka dhe Aleks Marku, për të cilët gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes”, “pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “grupi i strukturuar kriminal””.

F

alë Europol-it dhe në kuadër të projektit “Specter”, të financuar nga BE-ja, oficerët e Policisë Gjyqësore shqiptare morën pjesë në një takim të përbashkët me oficerët francezë në ambientet e zyrës qendrore të luftës kundër krimit shëtitës në Paris, ku u prezantuan detaje në lidhje me hetimet e kryera dhe ecurinë e mëtejshme të hetimeve. Gjatë operacionit të zhvilluar u arrestuan 7 persona, nga këta 4 në Francë. Janë kryer dhjetëra kontrolle banesash, ku morën pjesë rreth 40 xhandarë dhe policë francezë. 3 persona të tjerë u arrestuan në Shqipëri, ku morën pjesë rreth 50 punonjës të Policisë së Shtetit dhe TaskForca “Anti-Skifter”. Personi i tetë është arrestuar dy ditë më vonë në Francë. Pas marrjes nën hetim dhe arrestimit të tyre, të tre personat e ndaluar në Shqipëri, me vendim të Gjykatës së krimeve të Rënda të Tiranës u lanë me masë sigurie “burg

Kapja e “skifterëve”, Policia e Shtetit jep detaje

pa afat”. Ky operacion i kryer njëkohësisht në Francë dhe Shqipëri, në fushën e vjedhjeve të banesave të kryera në seri, erdhi si rezultat i një bashkëpunimi dhe hetimi të mirëorganizuar mes forcave policore dhe agjencive

ligjzbatuese të të dy vendeve, si edhe falë krijimit të Task-Forcës “Anti-Skifter”. Ky operacion nuk është i pari, pasi janë zhvilluar edhe dy operacione të tjera me organet ligjzbatuese të Francës dhe Task-Forcës “Anti-Skifter”.


AKTUALITET

17

E mërkurë, 15 MAJ 2019

Sipas materialeve të dorëzuara nga prokuroria, Murataj ka humbur jetën nga një plagë në kokë në datën 9 prill 2019. Murataj u vra në grabitjen e Rinasit, ku u grabitën rreth 6 mln euro

Admir Murataj, zyrtarisht i vdekur GRABITËS INTELIGJENT

M

err fund pritja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ekspertizën mbi vrasjen e Admir Muratajt, pasi Mjekësia Ligjore dhe ekspertë të Kriminalistikës, kanë dorëzuar aktin dadiloskopik dhe këqyrjes së kufomës. Gjykata për Krime të Rënda pushoi çështjen ndaj Admir Murataj, pas dorëzimit nga prokuroria të certifikatës së vdekjes. Sipas materialeve të dorëzuara nga akuza, kufoma është identifikuar nga krahasimi i shenjave të gishtave me ato të ardhura nga Greqia. Gjatë seancës së djeshme, Gjykata caktoi edhe një avokat kryesisht për të përfaqësuar interesat e viktimës. Sipas materialeve të dorëzuara nga prokuroria, Admir Murataj ka humbur jetën nga një plagë në kokë në datën 9 prill 2019. Kujtojmë se Murataj u vra në grabitjen e Rinasit, ku u grabitën rreth 6 milionë euro, ndërsa ishte akuzuar nga prokuroria si organizator i 3 grabitjeve të blindave me para në harkun kohor të 2015-2017. Policia e Shtetit dhe grupi hetimor i kanë orientuar hetimet në dy fronte. Nga njëra anë vazhdojnë të kërkojnë gjurmë të vlerave monetare të grabitura në Rinas, me kërkimet që janë përqëndruar në Tiranë, në Nikël, në fshatin Dritas ku u fshehën për disa orë grabitësit e 9 prillit, në Elbasan dhe në zonën e Gramshit. Nuk përjashtohen edhe vëzhgimet ndaj disa personave që janë kryesisht lidhje dhe të njohur apo familjarë të personave të

“Admir Murataj, iku si një njeri i rrezikshëm i botës së krimit, i vrarë pas aktit kriminal të radhës. Goditja e fundit që ai kreu ishte nga më të mëdhatë dhe më të guximshmet, fjalë të cila duket sikur kalojnë në plan të dytë krimin e rëndë. Historia që do ngelet është ajo e një grabitësi inteligjent dhe të ashpër, një njeriu që përkuli shtetin plot 4 herë, duke krijuar fabul të denjë për Hollivudin”.

dyshuar si bashkëpunëtorë apo organizatorë të grabitjes së 9 prillit. Në kërkim vazhdon të jetë ndërkohë Klement Çala dhe i vëllai Eldi Çala, për të cilët ka një udhëzim të dhënë oficerëve të Policisë së Shtetit, se në rast se ata konstatojnë Klementin apo bien në gjurmë të Eldit do të thirret menjëherë RENEA, që është e specializuar për arrestimin dhe ndalimin e personave me rrezikshmëri të lartë, sikurse është Klement Çala, një person i arratisur

nga burgu i Trikallasë në vitin 2013, kohë prej së cilës për të nuk ka asnjë gjurmë. Ende nuk është vendosur ndërkohë nëse Alkond Bengasi do ta marrë apo jo statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, megjithëse ai ka dhënë një dëshmi me interes për hetimin. Pavarësisht se ka dhënë disa emra të dyshuarish, në total 9 persona. Familjarët e Admir Muratajt kanë ngritur kallëzim penal ndaj efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, duke kërkuar hetim

për vrasjen e të afërmit të tyre. Avokati Arbër Hoxhaj, në emër të vajzës së Admir Muratajt ka depozituar kallëzim penal ndaj Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Familjarët e Muratajt kërkojnë hetim të thelluar mbi rrethanat ku mbeti i vrarë një prej grabitësve të Rinasit. Nga të dhënat e para që policia dha për këtë ngjarje, u raportua se pati shkëmbim zjarri mes grabitësve dhe forcave të policisë, e si pasojë mbeti i vrarë Admir Murataj.

KORÇË

P

olicia Kufitare e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik kanë arrestuar në flagrancë një shtetas turk. Shtetasit i janë sekuestruar 5300 dollarë, 4095 euro si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara. “Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe kontrolleve të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në vijën e dytë të mjetit tip autobus me drejtues shtetasin turk A.U, 52-vjeç, në një çantë personale të tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5300 dollarë dhe 4095 euro të pa deklaruara në kufi, si

Falsifikim vizash, arrestohet turku

edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Falsifikimi

i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i s e n d e v e m e v l e r ë””,thuhet një njoftimin e Policisë së Shtetit.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda të hetojë nëse policia ishte në tejkalim të detyrës kur u vra Murataj. Por edhe kush e vrau”, ka deklaruar avokati Arbër Hoxhaj. Admir Nikaj, apo siç njihet gjerësisht, Admir Murataj, iku si një njeri i rrezikshëm i botës së krimit, i vrarë pas aktit kriminal të radhës. Goditja e fundit që ai kreu ishte nga më të mëdhatë dhe më të guximshmet, fjalë të cila duket sikur kalojnë në plan të dytë krimin e rëndë. Historia që do ngelet është ajo e një grabitësi inteligjent dhe të ashpër, një njeriu që përkuli shtetin plot 4 herë, duke krijuar fabul të denjë për Hollivudin.

RINAS

E

kstradohet nga Kosova një shtetas i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë i Burim Haxhiollit, 40-vjeç, banues në Suharekë, Kosovë. Haxhiolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 13 vjet burg për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 143/2 dhe 287/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. “Burim Haxhiolli në bashkëpunim me shtetasin V.K, kanë

Ekstradohet nga Kosova mashtruesi i dënuar

përfituar me anë të mashtrimit shuma të mëdha nga persona të ndryshëm gjatë vitit 2009 dhe 2010 në Shqipëri. Më pas këto shuma parash i kanë transferuar nëpërmjet bankave të nivelit të dytë. Si

rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


KULTURE

18 E mërkurë, 15 MAJ 2019

Poetja shqiptare Irma Kurti merr çmim të parë në Itali Poetja shqiptare Irma Kurti është nderuar me çmimin e parë në Konkursin Letrar Ndërkombëtar “Scriptura” në seksionin e autorëve të huaj në Nola, të Napolit, me poezinë “E zakonshme”. Në jurinë e përbërë nga presidentja Anna Bruno merrnin pjesë ndër të tjera profesorë, poetë dhe shkrimtarë si: Giuseppe Bianco, Pietro Damiano, Claudio Perillo, Giuseppe Vetromile, etj. Me motivacionin e shkruar nga profesoresha Regina Celia Pereira Da Silva shkruhet: “Kompozimi poetik vë në evidencë realitetin human të ditëve tona, jo vetëm në nivelin personal, por mbi të gjitha në raport me të tjerët. Një lexim analitik e transporton lexuesin drejt një bote ku e zakonshmja është në rend të ditës. Poetja do të denoncojë dhunën verbale nga e cila sot s’mund të përjashtohet askush dhe që nxit nga ana e saj një dhunë fizike që është në gjendje të krijojë një luftë private apo publike: është bërë e zakon-

Francis Albert Sinatra ishte një këngëtar, aktor dhe producent amerikan dhe një nga artistët më popullorë e më me ndikim i shekullit XX. Ai është nga artistët muzikorë të të gjitha kohërave që ka shitur më shumë albume. Frank Sinatra ishte padyshim një artist argëtues, një këngëtar zëri unikal i të cilit magjepste miliona njerëz. „Ol’ blue eyes”, siç e thërrisnin amerikanët, Francis Albert Sinatra lindi në vitin 1915 në qytezën Hoboken në Nju Xhërsi. Qëkurse ishte adoleshent ai nisi të këndojë nëpër klubet e qytetit të tij të lindjes kundrejt bakshisheve që i jepnin dashamirësit. Për shkak të qëndrimit të rrëmbyer atë e përjashtuan nga shkolla pak përpara përfundimit, gjë që nuk e shqetësoi aspak sepse ai ëndërronte të bëhej këngëtar. Hapat e parë të karrierës Frank Sinatra i hodhi me kuartetin vokal The Hoboken Four, pak kohë më vonë ai debutoi solo në një lokal me një pagë prej 50 dollarësh në javë. Në vitin 1939 ai nënshkroi kontratë me Harry James, drejtues i një grupi muzikor dhe paskëtaj u publikua albumi i parë i Sinatras. Nga ky album u shitën 8000 kopje. Sinatra prekte veçanërisht zemrat e tifozeve gra. Ai ishte i pari artist që shkaktoi histeri masive në vitet 1940: mijëra vajza të reja thërrisnin duke humbur ndjenjat kur shikonin Sinatrën duke kënduar në skenë. shme që të fyejmë/të nxjerrim mllefin porsi një helm. Raporti me të tjerët, duke hyrë në mendimin dhe në kulturën e tyre kërkon një dëgjim të vëmendshëm, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për Tjetrin që jeton me mua ose që i përket familjes sime: të ndiejmë se i njëjti gjak në vena/ nuk na lidh, po më shumë na largon. Si shkak i këty-

re raporteve arrihet deri aty sa të eliminohen fëmijë, gra dhe burra, faji i të cilëve është pafajësia. Ky kompozim lirik përbën atëherë një paralajmërim: të mirëpresim tjetrin tek vetja”. Irma Kurti ka botuar shtatëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe, njëmbëdhjetë në gjuhën italiane dhe katër në anglisht.

Papavrami magjeps publikun me sonatat e Beethoven Sonatat e Bethovenit u sollën mjeshtërisht mbrëmjen e së hënës nga violinisti shqiptar me famë botërore Tedi Papavrami dhe pianisti François Frederic-Guy. Koncerti u mirëprit nga artdashësit kryeqytetas, të cilët kishin mbushur sallën e katedrales Ortodokse në Tiranë. Ky koncert i organizuar në kuadër të “Different Trains”, pjesa e dytë e integrales së sonatave Beethoven, erdhi pas një bashkëpunimi të gjatë së bashku në shumë skena botërore. Papavrami dhe Frederic-Guy sollën me mjeshtëri sonatat 2, 7 dhe 10 të Beethoven, ku kjo e fundit i është kushtuar një ndër etapave të vështira të gjeniut të madh. Është pikërisht Sonata nr. 10 e fundit që Beethoven shkroi, gjatë periudhës më

21 vite nga vdekja e Frank Sinatrës, një nga artistët më të mëdhenj

vetmitare të izolimit të tij, ku u tërhoq nga jeta sociale për arsyet e shurdhërimit. Beethoven shkroi disa nga veprat kryesore në muzikë që

akoma dhe sot nuk barazohen me asnjë cikël të ndonjë autori tjetër në muzikë. Pianisti Papavrami shprehet se me sonatat e Beethoven arrijmë në diçka shumë shpirtërore, tek një njeri që e sheh jetën me shumë distancë. Drejtor artistik i “Different Festival” Vlorent Xhafa para fillimit të koncertit u shpreh se “Papavrami dhe François Frederic-Guy do të interpretojnë tre sonata të Beethoven nga tre periudha të jetës së tij, pjesa e parë rinia e tij gjeniale, që është sonata numër dy. Shumë e veçantë është sonata numër 10, ku pjesa e fundit e programit të sotëm është vepra e fundit që Beethoven ka shkruar për këtë formacion, që është edhe periudha e fundit e jetës së tij, ku ai ishte totalisht i izoluar nga bota e jashtme”.

Pse një kohë ecte kokë-ulur Princesha Diana? Princesha Diana ka 22 vjet që ka ndërruar jetë dhe ishte një ndër yjet më të mëdha të familjes mbretërore britanike. Çdo ditë po botohen letra të ndryshme të britanikes dhe tashmë së fundi familja mbretërore është në qendër të vëmendjes për shkak të lindjes së anëtarit më të ri të pagëzuar me emrin, Archie. Princesha Diana gjithmonë është fotografuar teksa ka ecur kokë-ulur dhe për këtë ka një shpjegim. “Kur unë e shoh këtë fotografi nga martesa ime, nuk kishte të bënte me ngrysjen. Unë isha e frikësuar. Unë kisha frikë nga vëmendja e madhe dhe pas gjashtë vjetëve kam filluar të ndihem mirë për veten. Një ditë isha askushi dhe

papritmas u bëra Princeshë e Uellsit… Kjo ishte shumë për mua “, kishte pohuar princesha në një intervistë që u botua kohët e fundit. Sekretari Mbretëror, Dickie Arbiter pohon se kjo nuk ishte e vetmja arsye që Diana ecte kokë-ulur. Ai thotë se princesha për shkak të lartësisë së saj (178 cm), gjithmonë qëndronte kokën poshtë duke folur me njerëz.

Publikohet traileri i filmit “Maleficent: Mistress of Evil” Është publikuar traileri i parë i filmit, “Maleficent: Mistress of Evil”, që në role kryesore ka aktoret e njohura me famë botërore, Angelina Jolie dhe Elle Fanning. Ky trailer vjen pothuajse pesë vjet që nga publikimi i pjesës së parë të këtij filmi, “Maleficent”. Nga ky trailer nuk zbulohet shumë se si do të vijojë ngjarja dhe kush është personazhi negativ në film, mirëpo zbulohet që pjesë e tij do të jetë edhe aktorja e njohur, Michelle Pfeiffer në rolin e Queen Ingirth. Filmi do të fillojë të shfaqet në kinematë botërore më 18 tetor të këtij viti.


SHOWBIZ

19 E mërkurë, 15 MAJ 2019

Emina Cunmulaj pret flokët shkurt për motivin prekës Modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj ka vendosur të ndryshojë modelin e saj të flokëve duke i prerë flokët e saj të shkurtra. Nëse të gjithë mund të mendojnë se Emina e ka bërë diçka të tillë pasi ka dashur thjesht të ndryshojë pamje, nuk është kjo arsyeja. Përmes një postimi të gjatë ajo është shprehur se i ka prerë flokët në mënyrë që t’i dhurojë për personat e prekur me kancer. Nëna e saj ka ndërruar jetë nga kjo sëmundje 5 vite më parë dhe për këtë arsye është një temë shumë sensitive për Eminën. “Unë mendoj ndryshe. Nuk mendoj se jeta duhet të jetë gjithnjë për mënyrën si bota duhet të të shohë, apo se si ti mendon që bota do të të shohë. Unë mendoj se duhet të jesh si ti do ta shohësh veten. Dhe nëse ajo është me flokë të shkurtra, lëre të jetë me flokë të shkurtra. Nëse do me flokë të gjata, lëri flokët të gjatë. Unë humba mamanë rreth 5 vjet e gjysmë më parë, siç mund ta dini për shkak të kancerit. Dhe rreth 6 muajve të parë, u ndjeva fajtore sepse kisha flokë të bukura të gjata dhe shihja mamanë që shkonte në kimioterapi dhe sa e tmerrshme ishte për të të mos

Aktorja e njohur e Hollivudit, Rita Wilson ka bërë një dedikim mjaft prekës në Ditën e Nënës. Ajo publikoi një foto në Instagram, ku kishte dalë me të ëmën, për të treguar një histori frymëzuese të sakrificave që kishte bërë. Rita zbuloi për herë të parë se gjyshja e saj ka jetuar në Shqipëri dhe është arratisur nga malet gjatë luftës. Ajo kujton momentet që kishte kaluar me të, shakatë që bënin apo ushqimin që i shijonte aq shumë nga dora e saj. “Nëna ime. Ajo e humbi babain kur ishte 4 vjeçe dhe jetoi në fshatin e saj në kufi mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kur gjatë luftës gjërat u bënë serioze, nëna e saj vendosi të arratisej nga fshati mes malit që ndanë dy shtetet drejt Greqisë. Gjyshja ime u detyrua ta bënte këtë gjë, të ecte mes natës nëpër mal, e rrezikuar nga momenti në moment që të vritej e të humbte çdo gjë. Çfarë kurajoje që kishte?! Njësoj si nëna ime. Ajo ishte e qeshur, e lezetshme na bënte të qeshnim me shakatë e saj. Kurrë s`mësoi të ngiste biçikletën apo të notonte, gatuante për ne, na lante rrobat, na donte neve. Thurte çdo gjë me dorë. Edhe një fetë buke me gjalpë, një vezë e skuqur apo një sanduiç shijonte më shumë nga duart e saj. Më mungon shumë”, shkruan Rita. Ky postim është pëlqyer nga më shumë se 20 mijë persona mes të cilëve edhe kolegë të famshëm të aktores si Julia Roberts, e cila i ka lënë një koment Ritës në Instagram: “Të dua Rita! Shumë bukur me nënën tënde të mrekullueshme!”

Daniel Craig dëmtohet gjatë xhirimeve, pezullohet James Bond

kishte flokë. Dhe vendosa të prisja flokët dhe t’i dhuroja për bamirësi. Pasi u bëra me 2 vajza të bukura, flokët e mi u rritën sërish shumë gjatë. Dhe thjesht ndjeva nevojën që nuk ka pse të kem çdo gjë në këtë botë, sepse i kam. Jam e bekuar me shëndet. Dhe ndonjëherë të

pasurit gjithçka nuk do të thotë të ndihesh sikur ke gjithçka. Dhe kështu duke prerë flokët dhe duke ja dhënë dikujt që ka nevojë më shumë se unë, duke i dhuruar një buzëqeshje në fytyrë, kjo më bën të lumtur. Dhe prandaj i preva,”-theksoi Emina për këtë gjest që kanë bërë.

Deklarata shokuese e shkrimtarit: Elvis Presley ishte pedofil Elvis Presley ishte pedofil dhe kishte të dashura në moshën 14 vjeçare në kohën kur ishte në turne në moshën 22 vjeçare,

Aktorja e Hollivudit me rrënjë shqiptare, dedikim prekës për nënën

shkruhet në një libër. Këto rreshta të botuara kanë tronditur opinionin. Autori Joel Williamson ka thënë se Mbreti i

‘Rock and Roll’ ka mbajtur një grup prej tre vajzash 14 vjeçare me të në turne, të cilat ishin të gatshme për: ‘luftime me jastëk, gudulisje, puthje dhe gudulisje’, raporton Vice. Në Elvis Presley: Një jetë jugore (Elvis Presley: A Southern Life), Williamson gjithashtu pretendon se ai mashtroi një nga të dashurat e tij, 15-vjeçare, Dixie Locke. Dixie dhe Elvis dolën bashkë nga viti 1953 deri në vitin 1955. Elvis thuhet se kishte një varg femrash të mitura, përfshirë edhe gruan e tij Priscilla. Çifti u takua në Bad Nauheim, Gjermani, gjatë karrierës së tij si ushtar kur ajo ishte vetëm 14 vjeç.

Prodhimi për filmin e ardhshëm të James Bond thuhet se është pezulluar pasi Daniel Craig ka plagosur kyçin e këmbës. Aktori anglez, 51 vjeç, thuhet se ka lënduar veten ndërsa filmonte filmin e ardhshëm – aktualisht i quajtur Bond 25 – në Xhamajka. Sipas The Sun, filmimi në Pinewood Studios në Londër, i cili ishte planifikuar për këtë fundjavë, është anuluar. Një burim i tha botimit: ‘Ai ishte duke u vrapuar gjatë xhirimeve kur ai u rrëshqit dhe u rrëzua mjaft i çuditshëm, shkruan Mail

Online. “Ai ishte shumë i dhembshëm dhe po ankoheshin për kyçin e këmbës. “Siç do të prisni, ai ishte gjithashtu shumë i zemëruar që kishte ndodhur. Hodhi xhaketën e tij në terren në frustrimin absolute”.

Britney Spears në qendër rehabilitimi kundër dëshirës së saj Prej disa javësh këngëtarja e njohur Britney Spears ndodhet në një qendër rehabilitimi duke u trajtuar rreth problemeve që ajo ka me shëndetin mendor. Por sipas të përditshmes TMZ ajo po qëndron në këtë qendër pa dëshirën e saj. Gjithashtu mësohet se Britney është shprehur se është babai i saj Jamie Spears, i cili e ka detyruar të shkojë në këtë qendër si dhe të konsumojë ilaçe. Sipas mediave të huaja vetë Spears është bërë pjesë e lëvizjes “Free Britney” (Lironi Britney-n), për të mos u varur më nga prindërit e saj.


SPORT

20

E mërkurë, 15 MAJ 2019

Sulmuesi portugez ka shënuar vetëm 28 gola, duke mos arritur në shifrat si te Reali

Ronaldo shumohet te Juvja, sezoni më i dobët në 10 vitet e fundit K

alimi i Cristiano Ronaldos në Torino, nuk ka përmirësuar as Real Madrid dhe as vetë portugezin. Skuadra merengues ka kaluar një sezon shumë zhgënjyes, pa mundur që të fitojë asnjë trofe, ndërkohë që bomberi me origjinë nga Madeira po kalon sezonin më të dobët sa i përket golave të të shënuar. Sulmuesi portugez në 42 ndeshje gjatë këtij sezoni në Seria A, Champions League, Kupën e Italisë dhe në Superkupë, ka shënuar 28 gola me një total prej 3556 minutash. Thënë ndryshe, portugezi ka shënuar një gol çdo 127 minuta, kundrejt një goli për çdo 83.59 minuta, në sezonin paraardhës me Realin e Madridit. Edhe në vitin e tij të parë në kampionatin spanjoll, Ronaldo ka bërë më mirë se këtë sezon, duke shënuar plot 33 gola, ndonëse luajti vetëm 35 takime. 0.67 gola për ndeshje është një mesatare shumë e ulët me ekipin torinez, teksa kujtojmë që në sezonin e kaluar shënonte një gol për ndeshje, ndërkohë që në sezonin 2014/15, realizonte 1.13 gola për ndeshje. Dy ndeshjet e fundit, Juventusi do t’i luajë ndaj Atalantës dhe Sampdorias, teksa shpresat për t’u shpallur golashënuesi më i mirë duket se janë shuar, pasi Quagliarella është 5 gola para tij. CR7 këtë sezon nuk arriti që të shpallej as golashënuesi më i mirë në Champions

League, pasi realizoi një gol në fazën e grupeve, tre në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Ajax dhe nga një në secilën ndeshje ndaj Ajaxit, duke e mbyllur me 6 gola të shënuar në total. Allegri e ka deklaruar se Ronaldo do të vijojë të zbresë në fushë, pasi ka disa objektiva personalë për të arritur, por të shënojë 5 gola në dy ndeshje, duket e

pamundur, ndaj sezoni i portugezit është i destinuar për të qenë më i dobëti në 10 vitet e fundit. Një pjesë e konsiderueshme e fajit për këtë shkone dhe te skemat e trajneri Allegri, i cili është kritikuar shumë për kujdesin e shtuar në mbrojtje dhe për mungesën e një lojë sulmuese që mund të nxjertrë më të mirën e yllit portugez.

ARBITRI

Slloveni që i sjell ters Liverpoolit gjykon finalen e Championsit

Damir Skomina është përzgjedhur për të vendosur drejtësi në finalen e madhe të Champions League. Ky nuk është një lajm i mirë për Liverpoolin, pasi gjyqtari slloven ka drejtuar më parë në 5 ndeshje “The Reds” në të cilat kanë humbur 4 dhe kanë fituar vetëm një. Liverpool këtë sezon ka humbur nën gjykimin e Skominës në ndeshjen ndaj Napolit 0-1. Ndeshja e parë kur slloveni ka vendosur drejtësi ka qenë ndaj Fiorentinës në “Anfield”, kur u mundën 1-2. 6 vite më vonë, Liverpooli humbi ndaj Besiktasit para se të pësonte një tjetër disfatë ndaj Villareal. Hera e fundit që Skomina ka gjykuar një ekip anglez ka qenë në sfidën e kthimit të United ndaj PSG gjatë këtij sezoni. Në vitin 2017 gjykoi në finalen e Europa League mes Manchester United dhe Ajax, ndërsa në vitin 2012 në UEFA Super Cup, që u luajt mes Chelsea dhe Atletico Madrid. Këtë sezon 42-vjeçari ka gjykuar në 4 ndeshjet të Champions League dhe 2 në Europa League.

E RRALLË

Njihuni me ekipin që fitoi 105 pikë, por dolën të dytët në kampionat

Të dielën e kaluar, Manchester City fitoi një kampionatet më të bukura në historinë e Premier League, pas një rivaliteti të çmendur me Liverpoolin deri në ndeshjen e fundit. “The Reds” në fakt gjatë këtij sezoni arritën që të grumbullonin 97 pikë, por sërish nuk u mjaftuan për t’u shpallur kampion. Nëse shohim historinë e Premier League, vetëm dy skuadra kanë arritur që të marrin më shumë pikë se Liverpooli i këtij sezoni, City i këtij sezoni, dhe sërish ekipi i Guardiolës, në sezonin e kaluar me 100 pikë. Besojeni ose jo, por ka një ekip që ka humbur kampionatin, edhe pse ka grumbulluar 105 pikë. Për të gjetur këtë ekip shumë të pafat duhet të shkojmë në “Isthmian League-Division One South”, në sezonin 2016/17, teksa Dorking Wanderers arritën të dytët edhe pse grumbulluan 105 pikë, sa edhe vendi i parë, por me një golaverazh më të dobët. Ky kampionat i përket ligës së tetë në futbollin anglez, por me një nivel futbolli shumë ndryshe nga kampionatet e tjera. Më fat në atë sezon për t’u ngjitur një kategori më lart ishte Tooting & Mitcham United, pas plotë 46 ndeshjeve të luajtura, teksa për të arritur kuotën 100 pikë, sigurisht është më e thjeshtë.

KUQEZINJTË

Strategjia e veçantë e Milanit, kërkon 4 lojtarë nën 25 vjeç 180 minuta larg nga mbyllja e sezonit, Milani është në pritje të njohjes së fatit të tij, që në fakt nuk është totalisht në dorën e tyre. Kuqezinjtë synojnë që të arrijnë në zonën Champions, por kanë nevojë për një hap fals të Atalantës ose të Interit, gjithmonë duke e shoqëruar me dy fitore të ekipet të tyre në dy ndeshjet e mbetura. Arritja në Ligën e Kampionëve do të jetë shumë e rëndësishme për arkat e kuqezinjve, të cilët duket se kanë një strategji të qartë për të ardhmen e tyre me Maldinin dhe Leonardon. Nuk do të ketë më transferime të ngjashme me Higuain, por do të synohen afrime të futbollistëve të rinj si Piatek dhe Paqueta këtë janar. “Gazzetta dello Sport” në numrin e sotëm ka evidentuar se synimi do të jetë afrimi i katër futbollistëve nën moshën 25 vjeç, që do të

ulte ndjeshëm moshën mesatare të klubit. Emri i parë në listë është Riccardo Orsolini, i cili ka zhvilluar një pjesë të dytë të kampionatit të shkëlqyer me Bolognën dhe me shumë mundësi do të blihet nga Juventusi që ka një kontratë për ta riblerë. Bardhezinjtë me shumë mundësi do ta shesin për një çmim të kripur. Emri i dytë, i cili është prej kohësh në listën e kuqezinjve, është ai i Stefano Sensit, regjisori 23-vjeçar

i Sassuolos, i cili mund të shtojë kualitetin në mesfushë. Më pas janë dy synime më të vështira: Allan Saint-Maximin, sulmues i Nice-s, i cili mund të luajë edhe si mesfushor krahu, si dhe braziliani Everton, që aktivizohet te Gremio dhe është vetëm 23 vjeç. Strategjia e drejtuesve të Milanit do të varet shumë nga kualifikimi ose jo në Champions League, pasi nëse dështojnë, atëherë edhe afrimi i këtyre emrave do të jetë i vështirë.


SPORT

21

E mërkurë, 15 MAJ 2019

Nga trajneri Gega te ndryshimi 360 gradë i sjelljes së drejtuesve të “Të Kuqve” që sollën suksesin

5 arsyet përse Partizani fitoi titullin kampion këtë sezon në Superligë P

E PAZAKONTË

Duka: Me Moldavinë luajmë në Elbasan, “Arena Kombëtare” gati në shtator

Federata Shqiptare e Futbollit ka çelur punimet e akademisë së arbitrimit në shkollën sportive në Durrës ku ishin të pranishëm drejtuesit më të lartë të FSHF dhe të sektorit të gjykimit. Por, përpos interesit të të rinjve për të qenë pjesë e arbitrimit, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka folur për aktivitetin si dhe për sfidat e kombëtares “Asnjëherë nuk duhet ta mendojë as qeveria dhe as një politika që ky është një lëmoshë apo bamirësi për sportin. Qeveria nuk humbet edhe nëse sot do të shpenzojë një lek nga buxheti, do t’i kthehen 4 lekë nesër,apo 1 euro sot 4 euro nesër. Ndeshjen me Moldavinë do ta zhvillojë tek në Elbasan “Arena Kombëtare” dhe të përgatitemi që ndeshjen e radhës ta luajmë në “Arenën Kombëtare”. Do të ishte shumë mirë që ta kishim parashikuar saktë në qershor, por është e pamundur që të arrihet ndeshja”, deklaroi Duka.

Rozalb Lika artizani ditën e diel arriti që të siguronte titullin kampion pas plotë 26 vitesh. Një sukses historik për “Të Kuqtë” që zhvilluan një sezon spektakolar duke qenë gjithmonë në formën e duhur në momentet më kyçe të sezonit. Titulli i 26-të në historinë e klubit kryeqytetas në fakt ishte plotësisht i merituar për atë që është parë këtë sezon, por cilat ishin disa nga sukseset e këtij triumfi. Gazeta jonë ju sjell një përmbledhje të faktorëve të cilët sipas nesh kanë qenë vendimtarë. Skënder Gega- Është padyshim arkitekti i këtij suksesi historik për ekipin e Partizanit. Eksperienca në moshat e kombëtares dhe në Kuvajt me Al-Jahra i ka shërbyer për ta bërë një trajner shumë të pjekur dhe të aftë që të marrë vendimet e duhura në çdo moment, të mirë apo të keq që i është shfaqur ekipit gjatë rrugëtimit. Strategu tropojan ka një skemë të qartë në kokën e tij 4-2-3-1, e cila ka kaluar në 4-3-3 në disa ndeshje të veçanta. Me një qetësi olimpike, rregulla të qarta, barazi dhe një këndvështrim të qartë ndaj medias, publikut si dhe arbitrave, e kanë shndërruar në trajnerin ekspert që presidenti Gaz Demi kërkonte prej vitesh. I aftë të ruante qetësinë edhe në momente të nxehta, madje edhe kur ekipit të tij i janë bërë padrejtësi. 2.03 pikë për ndeshje në drejtimin e klubit të kuq, nuk është aspak një mesatare e keqe për një trajner. Grupi i bashkuar i futbollistë-

PRESIDENTI

SHKODRANI

ve, asnjë yll- Një trajner nuk mund të fitojë asnjëherë nëse futbollistët nuk i përgjigjen në fushën e lojës. Në fillim të sezonit askush nuk do ta mendonte se me një skuadër me moshë mesatare 25,9 vjeç, të arrinte të triumfonte. Fakti që të gjithë kanë ndihmuar njëri-tjetrin për të dhënë më të mirën në fushë, duke respektuar edhe statusin e Trashit, Kalarit dhe Alban Hoxhës, që kanë vite në këtë klub. Asnjë zënkë, asnjë pakënaqësi edhe kur janë detyruar të luajnë në një pozicion të ndryshëm nga ai që janë mësuar. Marrëdhëniet e mira me FSHF- Të gjithë mund ta mbajnë mend përplasjet e vazhdueshme mes drejtuesve të Partizanit në sezonet e kaluar me FSHF për gjykime apo për dënime të ndryshme. Këtë sezon me afrimin si drejtor sportiv të Olsi Ramës, strategjia ka ndryshuar. Asnjë polemikë për arbitrat dhe

asnjë pakënaqësi. Mesa duket strategjia e re u ka shkuar në mënyrën më të mirë. Mungesa e rivalitetit – Askush nuk mund ta mohojë që niveli i kampionatit tonë ka rënë. E thonë statistikat, golat e shënuar, niveli i futbollistëve dhe i talenteve që kanë spikatur. Rënia e madhe e Skënderbeut ka ndikuar jo pak, ndërkohë që oscilacionet e Kukësit janë shfrytëzuar më së miri nga Partizani që gaboi shumë më pak në momente kur verilindorët ndryshonin trajnerin apo kishin zënka brenda ekipit të tyre. Arbitrim më i drejtë, s’ka pasur ndikime në rezultat – Një nga faktorët që tifozët qëndrojnë larg stadiumeve, kanë qenë rezultatet e paracaktuara nga arbitrimet e gabuara. Gabimet e xhaketave të verdha këtë sezon kanë qenë shumë më të pakta, duke bërë që të mos ketë shumë polemika si në sezonet paraardhëse.

Napoli gjen zëvendësuesin e Hysajt, shkodrani drejt largimit

Elseid Hysaj është duke kaluar javët e fundit me Napolin sipas mediave italiane. Mbrojtësi shqiptar do të shitet në fund të sezonit shkruan “La Gazzetta dello Sport” ditën e sotme. Shqiptari nuk ka bindur trajnerin Carlo Ancelottin me cilësitë e tij dhe ky i fundit kërkon një zëvendësues. Emri që pritet të shkojë në Napoli sezonin tjetër është ai i Manuel Lazzarit. Mbrojtësi i SPAL-it është paraqitur mjaft mirë këtë edicion futbollistik dhe ka fituar vëmendjen e napolitanëve. 25-vjeçari vlen rreth 20 milionë euro, teksa Napoli shpreson që të mbërrijë një ofertë e mirë në drejtim të shkodranit. Presidenti Aurelio De Laurentiis është dakord me këtë lëvizje, pasi është lodhur me kërkesat e Hysajt për rinovim dhe shifrat e larta që kërkon agjenti i tij Giufredi. Napoli pritet të largojë dhe mbrojtësin tjetër Malcuit, përveç Hysajt.

Skandal në Gjirokastër, Luftëtari pezullon Ahmataj dhe dy titullarë

L

uftëtari ka befasuar të gjithë, teksa me një deklaratë për shtyp ditën e djeshme ka njoftuar se ka pezulluar trajnerin Julian Ahamtajt dhe dy titullarët Albano Aleksin dhe Jackson Ferreiran. Humbja në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës me rezultatin 5-3, la të zhgënjyer shumë drejtuesit e bluzinjëve. Këta të fundit donin të arrinin në finalen e Kupës për herë të parë në histori, por diçka e tillë nuk ndodhi. Klubi kishte paralajmëruar se do të kishte masa ndaj ekipit pas eliminimit,

ndërsa tashëm gjithçka bëhet zyrtare, pasi tekniku dhe dy titullarët janë pezulluar me dy javë. Numri një i stolit nuk do të dalë në stërvitje dhe as futbollistët. Aleksit dhe Jackson i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe nuk kanë pranuar rinovimin me shumë mundësi kjo krisje do të jetë përfundimtare. Një dënim i tillë është shumë i papritur pasi Ahmataj ka bërë një punë të shkëlqyer, duke afruar gjirokastritët drejt mbijetesës në Superiore. “Klubi i futbollit Luftëtari, pasi ka ndjekur me shqetësim ecurinë

e skuadrës dhe sidomos humbjen e thellë në takimin përballë Tiranës, çka solli edhe eliminimin nga Kupa e Shqipërisë, stafi drejtues i klubit, ka analizuar me seriozitet situatën dhe ashtu siç ishte paralajmëruar ka marrë masa disiplinore. Nga ana jonë janë pezulluar për një afat dy javor, trajneri Julian Ahmataj si dhe zv. trajneri Neritan Novi. Gjithashtu për një afat dy javor janë pezulluar edhe futbollistët Albano Aleksi dhe Jackson Ferreira Silverio”, ka shkuar klubi gjirokastrit.


RAJON

22 E mërkurë, 15 MAJ 2019

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

Haradinaj: Heqja e bisedimeve nga duart e Mogherinit është largim nga idetë për ndarje të Kosovës Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të martën se largimi i bisedimeve KosovëSerbi nga duart e shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, është veprim i duhur për ta mbrojtur Kosovën nga ndarja e saj. Ai tha të martën pas mbledhjes së qeverisë, se idetë për ndarjen e Kosovës kanë bërë që nivele të larta të Bashkimit Evropian ta zhvendosin procesin e bisedimeve në takimin e muajit të kaluar në Berlin dhe në takimin e Parisit që pritet të zhvillohet në muajin korrik. “Mogherini tha në Tiranë hiqeni taksën dhe do t’ua ndaj Kosovën menjëherë, i ra ashtu, sepse tha, sapo ta hiqni taksën

do ta thërras takimin. Faleminderit Zotit që kemi qëlluar disa në vend që t’i shohim këto projekte me kohë, nuk hiqet taksa. Mogherini e ka përfunduar mandatin e vet. Evropianët janë ata që ja japin rrogën Mogherinit sepse ata e paguajnë, është zyrtare e tyre, ata ja kanë larguar një herë këtë agjendë dhe na kanë bërë nder të madh si Kosovë, i falënderojmë shumë pastaj e vlerësojnë vet si të shkohet më tutje” tha zoti Haradinaj. Megjithatë, ai tha se këto takime nuk e përjashtojnë rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi, duke hedhur poshtë idetë që vijnë nga Serbia për mundësinë e përfshirjes së Rusisë. “Rusia është tërheq prej

Ballkanit kohë të gjatë, ne nuk e parashohim në asnjë agjendë tonën Rusinë, nuk i takojmë botës së Rusisë, ne i takojmë botës së Amerikës. Amerika nuk është tërheq asnjëherë, janë disa prononcime këtu për qëllime ditore se si samiti i Berlinit ose takimi i Parisit është përjashtim i Amerikës. Nuk është Amerika dikush që përjashtohet prej proceseve, besoj po e dini pse po ju them, pra nuk mundet dikush ta përjashtojë Amerikën prej proceseve në Kosovë e në Ballkan, nuk ka ndodhë përjashtimi. Amerika e vlerëson vet kur është momenti i duhur të ndërhyjë e të marrë përgjegjësi.”, tha kryeministri Haradinaj. Procesi i bisedimeve mes Kos-

ovës dhe Serbisë tash për tash mbetet i bllokuar për shkak se Beogradi e kushtëzon vazhdimin e tij me heqjen e tarifave që qeveria e Kosovës i vendosi në nëntor të vitit të kaluar ndaj mallrave serbe. Herën e fundit të dyja palët janë takuar në Berlin bashkë me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, një nismë e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron. Ndonëse u

tha se takimi i Berlinit nuk është zëvendësim i procesit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, takimi hapi një forum të ri të diskutimeve në kërkim të rrugëve për rifillimin e bisedimeve të pezulluara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një takim i ngjashëm por kësaj radhe vetëm me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet në muajin korrik në Paris. “Zëri i Amerikës”

Mbi paraqitjen e Edi Ramës në televizionin “Pink”, kryeredaktor i të cilit është Aleksandar Vuçiç

ANALIZË Nga Enver Rabolli

A

leksandër Vuçiç ka mendim të qartë për shqiptarët e Kosovës. Ata i quan banditë, kretenë (nga frëngjishtja: crétin: kokëbosh), i krahason me indianët mesjetarë të Amerikës, domethënë racë e ulët. Ministri i tij i Mbrojtjes shqiptarëve u drejtohet vetëm me “šiptari”, një fjalë përbuzëse siç është “Nigger” për njerëz të racës së zezë. Me deklaratat raciste të Vuçiqit dhe shërbëtorëve të tij do të mund të mbushej një libër i vëllimshëm. Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi çdo ditë nxisin urrejtje ndaj shqiptarëve. Kryeministri i Shqipërisë, me sa duket, ka mendim të qartë për Aleksandër Vuçiqin. Në një intervistë për televizionin e Vuçiqit «Pink» Edi Rama tha se ka pasur probleme për shkak se ka marrëdhënie normale me kryetarin e Serbisë dhe për shkak se disa herë e ka quajtur mik. Është e kuptueshme që politikanët në komunikimet e tyre publike duhet të jenë më të kujdesshëm se si flasin. Edi Rama nuk mund ta quajë kriminel Vuçiqin për shkak të etiketës diplomatike, por kur kryetari serb përdorë fjalët më të ndyra e më raciste ndaj shqiptarëve, kryeministri i Shqipërisë nuk duhet ta quajë mik. Këtu nuk duhet të ketë vend për kortezi. Edi Rama e quan mik, sepse

ndoshta mendon se kjo është sjellje kinse europiane. Jo, është sjellje e papërgjegjshme, inferiore. Nuk jemi në vitin 1945, kur shqiptarët i përfaqësonte Koçi Xoxe. Inferioriteti i Ramës u vërejt disa herë gjatë intervistës. Gazetarja serbe flet për «institucionet e përkohshme të Kosovës dhe Metohisë», të cilat kanë marrë vendim për tarifa ndëshkuese kundër mallrave nga «u•a Srbija», nga Serbia e brendshme. Me këtë gazetarja sugjeron se Kosova është pjesë e Serbisë. Ajo mund ta thotë këtë gjatë gjithë intervistës, por kryeministri i Shqipërisë duhet të jetë në gjendje të kundërshtojë propagandën serbe. Duket se Edi Rama ka këshilltarë të dobët ose nuk ka fare këshilltarë. Rama mund të jetë brilant, sepse është i bekuar me shumë talente, por nonshalanca, neglizhenca, arroganca, refuzimi për të dëgjuar kritikat, ofendimi i të tjerëve e kanë shndërruar në politikan që përgjigjet me stihi dhe shpesh pa përmbajtje. Ballafaqimi me Serbinë nuk mund të zhvillohet me retorikë të galerive të artit, por me fakte, me dije për historinë dhe zhvillimet politike në rajon në dekadat e fundit. Kjo intervistë kishte pak momente të fuqishme. Për shembull kur Edi Rama përmendi krimet serbe në Kosovë, krime «me karakter gjenocidi», kur nënvizoi se

Ai i quan shqiptarët banditë, ti i thua mik Kosova është e pavarur. Por këto janë gjëra të pritshme, në fund të fundit. Për fat të keq Edi Rama e humbi rastin të denoncojë fushatën e nacionalistëve serbë kundër bukëpjekësve shqiptarë në Serbi. Tha se ka dëgjuar që është dëbuar një bukëpjekës për shkak se ka bërë shqiponjën. Gazetarja kundërshtoi duke thënë jo, nuk është dëbuar, vazhdon të punojë. E po mirë, pak a shumë kështu reagoi Rama. Situata është më dramatike dhe për këtë duhej të fliste Edi Rama. Nëse nacionalistët rrethojnë një furrë buke, ia vendosin pronarit shqiptar dy koka derri mbi veturë, nëse policia qëndron indiferente dhe nëse regjimi i Vuçiqit hesht, nëse mediat kriminale serbe u bëjnë apel lexuesve të përpilojnë lista të bukëpjekësve shqiptarë, atëherë duhet të ketë një reagim serioz të palës shqiptare – në Tiranë dhe në Prishtinë. Pse kjo heshtje? Heshtje ndaj Serbisë që ka shkaktuar katër luftëra në Ballkan në çerekshekullin e fundit. Që vazhdon të destabilizojë Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi, që ka qenë pjesë e agjendës ruse për të shkaktuar tensione në Maqedoni, që mohon krimet e kryera në Kosovë, që u boton «komplete

veprash» kriminelëve të luftës, që organizon parada kërcënuese ushtarake afër Kosovës dhe me gjeneralin Vladimir Llazareviq, të dënuar për krime lufte në Kosovë, shënon 9 majin, ditën e fitores kundër fashizmit. Serbia është mbase i vetmi vend në Europë që ditën e fitores kundër fashizmit e feston me një fashist. Do të duhej të kishin shqiptarët politikanë të tjerë, që të vërtetën nuk e sakrifikojnë në altarin e interesave të përditshme dhe afatshkurtra për pushtet. Nuk mund të kalohet asnjë ballafaqim me opinionin serb pa i përmendur 900 kufoma që forcat serbe i kanë bartur nga Kosova në Serbi – disa i kanë hedhur në një gropë në poligonin e policisë në Batajnicë, disa në Danub dhe lokacione të tjera. Vetëm në Batajnicë janë gjetur trupat e mbi 700 shqiptarëve, mes tyre 75 fëmijë. Shifrat janë abstrakte, por pas shifrave fshihen tragjedi njerëzore. Fatime Kelmendi tregon se kur kanë arritur në fshatin Tërstenik forcat serbe vranë djalin e saj të moshës një vit e gjysmë. Prej 5 anëtarëve të vrarë të familjes Kelmendi, tre u gjetën në Batajnicë. Gati dy dekada më vonë asnjë shenjë nuk tregon se aty është zbuluar varri më i madh masiv në

Serbi. Është ndërtuar një kishë për policët e njësisë speciale që vazhdojnë të ushtrojnë aty. Në Batajnicë u gjetën trupat e pajetë të 744 shqiptarëve, në kampin e policisë në Petrovo Sello 61 kufoma, 84 te liqeni Peruçac, 52 në lokalitetin Rudnica. «Po, kam qenë i involvuar kur kamionët me trupa arritën në Batajnicë, por nuk e kam ditur kur, ku dhe në ç’mënyrë janë kryer krimet. Nuk e kam kundërshtuar fshehjen e krimeve», kështu ka deklaruar para Gjykatës së Hagës Vlastimir Gjorgjeviqi, kryeshef për sigurinë publike në Ministrinë e Brendshme të Serbisë më 1999. Askush nga kryerësit e drejtpërdrejtë të krimeve nuk është dënuar deri më sot. Nuk është dënuar askush nga ata që u përpoqën të fshehin gjurmët e krimit. Këto janë temat për të cilat duhet të flasin politikanët shqiptarë. Por hapja e këtyre temave do të pengonte vëllazërinë mentale mes politikanëve të drejtuar nga oligarkët dhe tajkunët mediatikë, të cilët nuk e kanë problem nëse e fusin edhe Shqipërinë nën ombrellën e ndikimit të Beogradit. Andaj vazhdon maskarada: ai i quan shqiptarët banditë, ti i thua mik. Dialogplus.ch


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 3. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 7. Stoli prej ari, prej argjendi që varet në vesh 9. Poeti i mirënjohur, Ndoc Gjetja, lindi më 9 mars 1944 në fshatin ... të Shkodrës dhe jetoi në Lezhë 11. Formë e hershme e shoqërisë njerëzore në periudhën e komunës primitive, ku rolin drejtues në gjithë jetën ekonomike, shoqërore e familjare e luante gruaja 15. Rrëshirë me erë të mirë, që nxirret nga disa lloje drurësh të pjesës lindore të Afrikës së Veriut dhe që përdoret në kozmetikë e në mjekësi 17. Kirkizia ka atë monedhën e saj 19. Më 24 janar 1919 vdes në hotelin "..." të Peruxhia-s, Ismail Qemali 20. Njësia monetare bazë e Bullgarisë, para euros 22. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 24. Kundërveprim i pavullnetshëm i organizmit të gjallë ndaj një ngacmimi të jashtëm a të brendshëm 26. Metal, përdoret për të kallajisur enët e për të ngjitur sende prej metali etj 27. Zakonisht ushqimet e ndenjura, buka kryesisht zë ... 28. Lum në pjesën perëndimore të Rusisë, lumi më i gjatë i Evropës, me një gjatësi prej 3,690 km 31. Përdoret për të nxitur dikë që të bëjë një punë me vrull, shpejt e pa pushim 32. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 33. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 36. Të lag e të bën qull 37. Zonë kodrinore në afërsi të Tiranës 38. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise 39. Libër a regjistër që përmban një listë emrash të sendeve, tituj librash, emërtime bimësh etj 41. E drejtë që ka dikush për të zgjidhur një çështje në bazë të ligjeve e të rregullave në fuqi 43. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 44. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 46. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 49. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 51. Grumbulloj pjesë-pjesë në një sasi, shtoj pak e nga pak në një vend; mbledh e vë mënjanë diçka 55. Banor vendës nga Labëria, është ... 57. Partia Republikane, inicialet 58. Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 59. Gjëndje e përkohëshme e pijedashësve, e kundërta, i dehur 60. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 62. Pjesa shumë e imët e miellit, që ngrihet si pluhur gjatë bluarjes 63. Shumë autorë mbamendet të kenë bërë libra por ende jo një ... 65. Pandi ..., një nga individualitetet e rëndësishme të kinemasë

E mërkurë, 15 MAJ 2019

Nga Albert VATAJ

shqiptare, me një galeri të pasur rolesh 67. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 69. Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, shkurtima 70. Njëra nga të dy ngjyrat e zeza në lojën e letrave të bixhozit 73. Pacifisti emblemë i politikbërjes, Indira ... u zgjodh kryeministre e Indisë më 19 janar 1966 74. Bashkëshortja e rilindasit të madh, Sami Bej Frashërit 75. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 77. Që lidhet me pedagogjinë a me pedagogun 78. Gjendje e rëndë e me mundime, e keqe; diçka e keqe që të mundon, vuajtje, fatkeqësi; rrezik 79. Aleanca Kuq e Zi 80. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 82. Shkurre, me gjethe të tulta dhe me lule ngjyrë trëndafili, rritet në vise të ngrohta, zakonisht nëpër kodra të thata ose në gurishte 83. Pa cak në hapësirë, në kohë ose si sasi 87. Zbërthej e bëj të lexueshëm një tekst të shkruar me shifra; arrij të kuptoj shifrat dhe përmbajtjen e një teksti të tillë 91. Organizata Botërore e Tregtisë 92. Fjalë të mira që thuhen për të ngritur lart dikë a diçka, nderimi që i bëhet dikujt 93. Që këndon a cicëron bukur, këngëtar 98. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë

99. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 100. Element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit 103. Shkurre, zakonisht kacavarëse, me lule të bardha ose të verdha në trajtë ylli e me erë të mirë 106. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 107. Dhomë a sallë e posaçme, ku punon piktori, skulptori, fotografi etj 108. Shkurtim i ofshamës 111.Pjesa e fundit, maja e këndit, vendi ku bashkohen dy vijat a dy faqet e brendshme të një sendi 112.Kur vitet kanë ardhur dhe ikur shumë herë nga unë, tashmë ndjehem i ... 113.Gaz pa ngjyrë, me erë të fortë e të pakëndshme, i cili ka veti oksiduese 114.Partia Aleanca Popullore 115.Zhanër arti, kuvendim i një personazhi me vetveten ose që u drejtohet lexuesve, dëgjuesve a shikuesve VERTIKALISHT 1. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 2. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 3. Pjella e pelës, kalë i ri dy a tre vjeç 4. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 5. Ai që vret dikë në mënyrë mizore 6. Pllakë metali ose një cope gypi, së cilës i bien për të dhënë një sinjal, edhe alarmi 8. Më 12 shkurt 2002, fillon gjykimi për krime lufte i ish-Presidentit të Jugosllavisë, Slobodan Milo-

sheviç, në ... 9. Josip ... Tito, ishte Presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në periudhën 1953-1980 10. Njeri lajkatar, që mundohet të nxjerrë përfitime për vete, hipokrit 11. Njësia monetare bazë e Gjermanisë, para se të pranonte euron 12. Peshk me trup të gjerë, me lëkurë të fortë, që e ka kokën si të breshkës 13. Pulë deti; zogu i pulës së detit quhet edhe ashtu 14. E lodh shumë dikë, e stërmundoj, e këput, e shkreh, ose e rr... 16. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 18. Janë ato që mësyjnë bregun, jo dallgët 21. Eshtë trajtim mjekësor nëpërmjet një injeksion për të rritur mbrojtjen nga disa sëmundje 23. Kanali i ... është i gjatë 82 kilometra dhe kalon nëpër ngushticën e panamasë duke lidhur Oqeanin Atlantik me Oqeanin Paqësor 24. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 25. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 27. Dollap i madh brenda në mur të dhomës së gjumit në të cilin vihen rrobet e fjetjes 29. Prirje dhe dakordësi e theksuar në dhe për gjithçka duke iu referuar vendlindjes, etj. 30. Sabri ..., shkrimtar dhe politikan shqiptar 31. Enë prej balte në trajtën e një kove e pa veshë 34. Aktori i disa filmave, Mario ... lindi më 27 korrik të vitit 1939 në Shkodër 35. Pjesa e padobishme e ush-

56. Letër me vlerë, me prerje të caktuar, që e vë në qarkullim si para një bankë 57. Ai që ushtrohet në një punë, që merret në provë, edhe ashtu quhet 61. Bëj që t'i bjerë të fikët. 64. Copë e madhe buke, mishi etj.; ngastër 66. Me ujin e kripur e bregun me rërë 68. Ngadalë, në mënyrë të ngadalshme e të zgjatur (për mënyrën e ekzekutimit të një pjese) 69. Bimë barishtore, përdoren si erëza në gatime të ndryshme 71. Enë balte si tepsi e thellë, në të cilën pjekin bukën 72. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 76. Si kishtin makinat e Durrësit targën 81. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 82. Përdoret zakonisht me folje të mënyrës urdhërore, lidhore e dëshirore 84. Ai i ... Parë u bë mbret i Prusisë më 18 janar 1701 85. Veçoj; mbaj të veçuar dikë; e shkëput krejtësisht një vend nga vendet e tjera 86. Tirana, e kishte targën e makinave ... 88. Endem poshtë e lart, bredh andej e këtej nëpër vende të ndryshme 89. Ashtu quhej babai Adolf Hitlerit. 90. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 92. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 94. Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë atë monedhë të saj 95. Ashtu quhet Teatri i qytetit të Elbasanit 96. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 97. ... Nosi (1877-1945), njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore 100. Tërësia e njohurive dhe e shprehive që jepen me sistem e sipas një programi në shkolla 101. Njoftim i shkurtër që ia japim dikujt me gojë ose me shkrim për një ngjarje të re 102. Markë e njohur e prodhimeve të kompjuterave 104. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 105. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, kryesisht e termave, që u përgjigjet nga kuptimi fjalëve, një 109.Pjesa e parë e disa termave të përbërë, që tregon lidhjen me jetën dhe me proceset jetësore 110.Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë

qimit, që njeriu e nxjerr jashtë nëpërmjet zorrës së trashë, jashtëqitje 38. Besim në shumë hyjni a perëndi, formë e lashtë e feve para kalimit në njërën nga fetë monoteiste, quhet ashtu 40. Gji i vogël në breg të detit, të liqenit a të një lumi të lundrueshëm 42. Dita e parë e këtij muaji është dita e gënjeshtrave 45. Qytet bregdetar që ndodhet afër kryeqytetit 47. Ajo është një nga veprat e njohura të Martin Camajt, novela u botua në Romë 1958 48. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 50. Vazhdim e kalim i pandërprerë i minutave, i orëve, i ditëve, i muajve, i viteve etj. Proverbi thotë "... është flori" 52. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 53. Ai që nuk është analfabet, duhet të dijë shkrim e ... (këndim) 54. Ai që dyshon për çdo gjë, bëhet merak për gjithçka 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

3

A P

A T

I

K

4

D

5

6

U ˙

K

11

A

7

K

8

T

9

10

B B

B

12

E M E T

13

A L

O J

P

E

L

P

E

A

14

L

I

S

15

D

M

B

N

16

17

L I

T O

G R

18

A F

O F

I 22

A

R

B

T

A

28

O

M

N

E

29

M

26

V

A 30

I

Q

D

L

K 25

K

J

L

L

O R

J

D

I

I

T

A

E

E R

S

U T

A P

¸

N

E

I

H

D

O

F

¸

R

L O

J

O

D R

E O

T T

E 51

R

Z

54

E

F

I

V

J

N

I

R

A

I

J

B E

O N

I

J

A

B

62

L

L

A S

K E

63

N

R L

I

N

S

E N

H

H

Z

A

F

A

N I

H

75

A L

B

M

V

J 76

E L

R

E

E T

R O

¸

O G 87

N

A

P

S

K

E S

P

72

K U

78

79

A

M U

I

83

U

D

84

T

R

Z

H

A M U L

C A

L

I

P 105

T

K

K A

R F

I

I

N

97

C

O

E

100

A R

E L

R

M

A

103

M

P

L

G A

N O

N

102 106

J

L I

M

96

P

H K U

101

J

R

89

K

99

A

K 80

G

88

N I 95

P

L A

S

94

P

98

E

E V E

O N

¸ 77

E M

93

L U

O R

A K T

82

D I 92

Z

61

68

T O

81

A K 91

I

60

71

P

T

N

86

A L

O R

T A U

74

85

S

M

59

70

M

M I

J 65

T U

A

U

R

T O R

H

67

S

O

C B E

57

64

E P

T 69

R

S

V

S

66

73

Q

47

R I

50

K

56

G ¸

O H

53

R

55

¸

M I

A

52

B A

40

D

46

P

58

90

C

R

49

A Z

E

P

35

R 39

U B 45

A N

48

¸

A 34

K

43

44

F

T

M

42

K R

E

I

Z H

38

41

V

X H

X D A 33

L A

T

O N

E 27

A B

37

I

21

31

32 36

M

20

23

M Y

24

U

19

D

E

104

O R

107

M B R

U M ¸

Q

E S

A R

I

R

U

J

108

D

E M A G

O G

S

S

T

A 109

N

K

V

110

R O

C

S 111

M

L

I

U G

O S

D

M

112

113

F

B

R A

114

I

O

J

I

L L

115

P

R

A N

I

S

H ¸

M

D

A V

I

K

T


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E mërkurë, 15 MAJ 2019

Vizita në SHBA, Kryemadhi takime në Kongresin Amerikan Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet ne Washington në një vizitë pune. Kryemadhi është e ftuar në Mbledhjen Vjetore të “US Association of Former Members of Congress”. Sot në ditën e dytë të mbledhjes vjetore dhe ditën e parë të vizitës, Kryemadhi mori pjesë në raportimin në sallën e Kongresit ku të pranishëm kanë qenë Kongresmenë, Senatorë dhe ishanëtarë te Kongresit Amerikan, me të cilët Kryetarja e LSI shkëmbeu

KREU I PD

K

ryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, në një postim të fundit në facebook e ka konsideruar protestën e 13 majit si një ditë të jashtëzakonshme të bashkimit të qytetarëve

për Shqipërinë si gjithë Evropa. Basha duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen shkruan më tej se “asgjë nuk do të na pengojë në rrugën tonë drejt Europës” dhe se nuk do të ketë asnjë hap pas

opinionet mbi situatën në Shqipëri dhe në rajon. Gjatë sesionit, Kryetarja e LSI-së zhvilloi një takim me liderin e grupimit

Republikan në Kongresin Amerikan Z. Kevin McCarthy. Në këtë aktivitet merrnin pjesë dhe perfaqësues nga Presheva.

Mesazhi i Bashës drejtuar qytetarëve: Asnjë hap pas! nga kjo rrugë. “13 Maji ishte një ditë e jashtëzakonshme e bashkimit të qytetarëve për Shqipërinë si gjithë Europa. Falen-

deroj nga zemra gjithë qytetarët që pavarësisht lodhjes, dhunimit, presionit, goditjes me gaz të pak orëve më parë, ata u derdhën në bulevardet e Tiranës si asnjëherë më parë në marshimin his-

torik të shpresës. Asgjë nuk do na pengojë në rrugën tonë drejt Europës! Askush nuk do ta marrë peng të ardhmen tonë Europiane! Asnjë hap pas! Shqipëria si Europa”,- shkruan Basha

Profile for Koha Jone

Koha Jone_15 maj 2019  

Koha Jone_15 maj 2019

Koha Jone_15 maj 2019  

Koha Jone_15 maj 2019

Advertisement