Koha jone 15 maj 2018

Page 15

AKTUALITET

15 E martë, 15 Maj 2018

Gjykata miraton arrestimin e Keçit për ekstradim

DURRËS

Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke miratuar arrestimin e përkohshëm të Astrit Keçit, për qëllim ekstradimi në Itali. Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar Astrit Keçin në 9 Shkurt 2016 me 30 vjet burgim,

për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimi të lëndëve narkotike”. Ky dënim është dhënë në mungesë, pasi Keçi kishte mundur të largohej ilegalisht nga Italia më herët. Pasi u njoh me akuzën, trupi gjykues në një seancë të zh-

villuar me dyer të mbyllura caktoi masën arrest me burg me qëllim ekstradimi. 49-vjeçari Astrit Keçi u arrestua nga policia katër ditë më parë në Shijak për llogari të shtetit italian, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Janë ngritur dyshime se Vladimir Çilotaj mund ta ketë përdorur biznesin e tij për të justifikuar dhe fshehur të ardhurat e përfituara nga veprimtari të paligjshme

Ç

uditë në këtë vend nuk kanë të sosur. Një fermë bujqësore në Mbrostar të Fierit, ishte përgatitur për t’u kthyer në laborator droge, por u zbulua nga policia e cila ndaloi përgjegjësit, ndërsa në fermë mbetën vetëm lopët të cilat do përdoreshin si maskim. Pronari i saj, Vladimir Çilotaj është shpallur në kërkim. Pas këtij zbulimi, burime pranë Prokurorisë së Fierit bëjnë me dije se po hetojnë aktivitetin financiar të Çilotaj. Organi i akuzës, ka dyshime se ai mund të ketë kryer pastrim parash me anë të aktiviteteteve e tij të regjistruara në QKB. Ka dyshime se prej vitesh të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme, si në vjedhjen dhe përpunimin e paligjshëm të hidrokarbureve, gjë për të cilën është proceduar në vitin 2011 dhe së fundmi si i dyshuar në prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Nga hetimet e deritanishme janë ngritur dyshimet se Vladimir Çilotaj mund ta ketë përdorur biznesin e tij për të justifikuar dhe fshehur të ardhurat e përfituara nga veprimtari të paligjshme. Në afërsi të fshatit Seman policia sekuestroi edhe një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike, i cili çoi në zbulimin magazinës. Magazinë apo pulari? Punëtorët fillimisht u shprehën para hetuesve se aty gjendej vetëm baza ushqimore për batëtinë që mbarështonin, gjedhë dhe derra që gjendeshin në stallën ngjitur, por më vonë

Hashashi mes lopëve, Vladimir Çilotaj në hetim për pastrim parash

“Magazina ndodhet pranë rrugës, në një zonë tërësisht të hapur. Ambjentet ku do të rritej kanabisi ishin të pajisur me prozhektorë të fuqishëm për ngrohjen dhe ndriçimin e fidanëve dhe të gjitha pajisjet elektrike që e kthenin magazinën në një serë droge”.

thanë se aty po ndërtohej një pulari. “Po ndërtonim një pulari, jo laborator droge”. Këto kanë qenë fjalët e të afërmve dhe punëtorëve të cilët thuajse kishin përfunduar së ndërtuari një laborator brenda magazinës në pronësi të 50-vjeçarit Vladimir Çilotaj, që sipas policisë dhe prokurorisë së Fierit, do të përdorej për kultivi-

min dhe përpunimin e hashashit. Nga kontrolli u konstatua se aty, në një sipërfaqe prej rreth 300 metrash katrorë, ishte krijuar një laborator me pajisje që dyshohet se do të shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e kanabis. Gomonia Ishte gjetja e një gomone ajo që çoi më pas në kontrollin e maga-

Në rrugë për hashash, plagosje në Tiranë ë shtëna me armë zjarri shkaktuan panik mbrëmjen e së dielës në kryeqytet. Tre të rinj u konfliktuan fizikisht në bulevardin “Bajram Curri”, pranë zonës së njohur si “Pallati me shigjeta”, ngjarje që përfundoi me përdorimin e armës. I plagosur në këmbë mbeti 25-vjeçari Andrea Brigo, i cili sipas policisë dyshohet të jetë përdorues i lëndëve narkotike

“Ka dyshime se prej vitesh Çilotaj ka qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme, si në vjedhjen dhe përpunimin e paligjshëm të hidrokarbureve, gjë për të cilën është proceduar në vitin 2011 dhe së fundmi si i dyshuar në prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike”.

SERË DROGE

POLICIA

T

HETIMI

nisur edhe nga një sasi kanabisi që kishte me vete. Policia shpalli në kërkim dy autorët e plagosjes , Albert Gjopali dhe Xhoni Hitaj 22 dhe 23-vjeç të cilët akuzohen për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”. Po ashtu një tjetër person u arrestua nga policia pasi ka përkrahur autorët e krimit duke i dhënë mjetin e tij për tu larguar nga

vendngjarja. Policia gjeti disa gëzhoja pistolete ndërsa nisi hetimet për tentivën e vrasjes, motivet e së cilës mbeten ende të paqarta pasi edhe i dëmtuari nuk ka pranuar të bashkëpunojë me uniformat blu. Burime nga policia thonë se konflikti mund të ketë ndodhur për ndonjë femër ose për hashashin pasi dy personat e përfshirë në ngjarje rezultojnë me precedent penal.

zinës së Vladimir Çilotajt. Dyshohet se gomonia ishte siguruar për mundësimin e trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Policia dhe Prokuroria e Fierit po hetojnë për zbulimin e personave të tjerë që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rrjet të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Ambientet ku

do të rritej kanabisi ishin të pajisur me prozhektorë të fuqishëm për ngrohjen dhe ndriçimin e fidanëve dhe të gjitha pajisjet elektrike që e kthenin magazinën në një serë për kanabisin. Magazina ndodhet pranë rrugës, në një zonë tërësisht të hapur. Ambjentet ku do të rritej kanabisi ishin të pajisur me prozhektorë të fuqishëm për ngrohjen dhe ndriçimin e fidanëve dhe të gjitha pajisjet elektrike që e kthenin magazinën në një serë droge. Por megjithë këtë zbulim, policia nuk mundi të vërë në pranga, as pronarin e magazinës, kur po ndërtohej laboratori, dhe as pronarin e mjetit lundrues.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.