Koha jone 14 qershor 2018

Page 18

SHOWBIZ

D

asma e Meghan Mar kle dhe Princit Harry ka qenë padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti edhe pse njerëzit filluan të diskutojnë rreth çiftit shumë kohë para dasmës. Ishte folur edhe për marrëdhëniet e tyre para se të shpallnin angazhimin e tyre zyrtar, megjithatë, nusja e Princit ka dalë të jetë "rebele", pasi nuk ka ndjekur në mënyrë strikte të gjitha tradi-

18 E enjte, 14 QERSHOR 2018

Nusja më e re e Pallatit Mbretëror, ja 5 rregullat që Meghan Markle ka shkelur tat e familjes mbretërore. "Bright Side" publikon zakonet mbretërore që gruaja e Harryt ka shkelur. 1.Bëri të ditur marrëdhënien e tyre më herët seç duhej Meghan diskutoi marrëdhënien e saj me Princin Harry përpara se të shpalleshin zyrtarisht çift. Ajo e njoftoi këtë për revistën "Vanity Fair" në shtator të vitit 2017

për herë të parë. Ajo tha se me Harry-n ishin në dashuri dhe donin thjesht të ishin së bashku. Sot është e vështirë të habitësh askënd me informacione, por sipas traditave të familjes mbretërore ajo nuk duhej ta bënte atë përpara fejesës së tyre. 2. Çifti nuk hezitoi të tregojë ndjenjat e tyre në publik Nëse sheh Kate Middleton dhe

Princi William, është e lehtë të vëresh se ata as nuk i mbajnë duart pranë njëri-tjetrit në publik. Ndersa Meghan Markle dhe Princi Harry nuk pyesin per kete pjese. Ata u panë së pari duke mbajtur duart gjatë Lojërave "Invictus" në Toronto, të cilat ndodhën para fejesës të tyre. 3. Më herët ka qenë e martuar Meghan Markle u martua me Trevor Engelson, një regjisor filmas, në vitin 2013. Ata ndjenjën bashkë 10 vjet, 2 prej të cilave ishin martuar. Martesat me njerëz të divorcuar nuk janë më të ndaluara në familjen mbretërore. Kjo ndodhi vetëm një herë kur mbreti Edward VIII, i cili kishte mbretëruar vetëm për 10 muaj, refuzoi fronin për gruan që ai donte dhe që ishte martuar me të. 4. Ajo vjen nga një familje e zakonshme Ndryshe nga të afërmit e Princit William, prindërit e Meghanit janë njerëz të zakon-

shëm. Nëna e saj, Doria Ragland, punon si punonjëse sociale dhe babai i saj, Thomas Markle, ishte drejtor ndriçimi në shumë prej filmave dhe serialeve televizive. Meghan Markle është një vajzë që rrjedh nga një familje e zakonshme, e cila u bë e famshme si aktore në sajë të përpjekjeve dhe talentit të saj. Ajo ka dëshmuar se, nëse e dëshironi fort diçka mund të arrini pa pasur ndonjë lidhje. 5. Nusja mbajti një fjalim në dasmë E sapo bërë dukesha e Sussexit, Markle dha një fjalim të shkurtër në fund të ceremonisë, ku falenderoi Mbretëreshën, Princi Charls dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore për pritjen e tyre të ngrohtë ndaj saj dhe të afërmve të saj. Ajo përfundoi e fjalimin me fjalë prekëse, "Kam gjetur princin tim". Asnjë shkelje e traditave të dasmës nuk mund të ndalë ndjenjat reale. Është e lehtë të shohësh se ky çift është plotësisht i dashuruar dhe i lumtur.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.