Koha jone 11 shkurt 2018

Page 18

SHOWBIZ

18

E diel, 11 SHKURT 2018

Këngëtarja e famshme i shpëton rrëmbimit, shpërthen në lot para fansave Ditë më parë u bë publik lajmi se Lana Del Rey i kishte shpëtuar një rrëmbimi në Atlanta, Georgia. Këngëtarja e famshme ka folur për herë të parë për këtë ngjarje të tmerrshme para një turme të madhe me fansa gjatë koncertit të saj. Ajo u ul në gjunjë dhe nisi të tregonte zanafillën e kësaj historie se si një burrë në të 30-at së bashku me miqtë e tij kishin planifikuar ta rrëmbenin. Ata do ta merrnin peng 32-vjeçaren e më pas do të kërkonin një shumë të madhe parash për ta liruar. Fatmirësisht i gjithë plani i tyre u zbulua nga autoritetet përkatëse të Atlantas dhe burri i paidentifikuar është arrestuar. Lana ka shpërthyer në lot para mijëra fansave, duke ndërprerë koncertin e saj për të qarë me dënesë.

Neymar sfidon të ftohin Ylli i futbollit Neymar ka sfiduar temperaturat e ulta. Veshur vetëm me një palë pantallona të shkurtra dhe me kapelen e Babagjyshit ai ka pozuar i ulur mbi dëborë. Të mërkurën futbollisti do të zhvillojë ndeshjen e shumëpritur kundër Real Madritit, por çfarë do të thotë PSG nëse do të sëmuret para sfidës?!

Jackie Chan me flakën Olimpike Flaka Olimpike arriti në Stadiumin Olimpik "Pyeongchang", mëngjesin e së premtes, e përcjellë me një ngjarje të prekur nga "glamour", ndersa aktori i njohur Hollywoodi-an Jackie Chan vrapoi për një kohë të shkurtër me pishtarin në dorë. Në një ceremoni të organizuar, flaka olimpike ndezi një kazan të vendosur në mes të stadiumit, duke shënuar

kështu zyrtarisht fillimin e Lojërave Olimpike, edhe pse garat janë duke u zhvilluar që nga dita e enjte. Lojërat e njohura botërore, të cilat sivjet zhvillohen në Korenë e Jugut, do të mbahen deri më 25 shkurt, ndersa atletët pjesëmarrës do të garojnë jo vetëm kundër njëri-tjetrit, por edhe kundër temperaturave të ulëta.

Irina shfaq përvojën si supermodele Irina Shayk konsiderohet si një prej femrave më të bukura në botë. Këtë titull ajo e tregoi më së miri në një parakalim në revynë e modës Bottega Veneta në New York. 32-vjeçarja në çdo pjesë dukej si supermodele ndersa pushtoi pistën me një kombinim të ngjyrës së verdhë.

Ndahet nga jeta aktori Reg Cathey Aktori Reg Cathey, i cili ka luajtur në dramën "House of Cards", ka vdekur në moshën 59 vjeçare. Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë menjëherë i ditur. Cathey eshte shpërblyer me "Emmy" në vitin 2015 për personazhin e Freddy Hayes në "House of Cards". Ai gjithashtu ka luajtur në filmat "Fantastic Four," "The Mask," "Tank Girl," "Clear and Present Danger" dhe "S.W.A.T.".


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.