Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVII i botimit

Nr: 32 (8163)

E shtunë, 10 Shkurt 2018

Çmimi 30 Lekë

Kaos në universitete. Qeveria pranon se mungon baza ligjore për administrimin financiar. PD dhe LSI: Reforma në arsim dështoi

Pedagogët: Grevë kundër Qeverisë

Nëse Ministria e Arsimit dhe Qeveria "Rama" nuk pranojnë zgjidhjen e situatës, pedagogët së bashku me studentët, deklarojnë nisjen e grevës. Një grevë që nënkupton bojkotin e mësimit dhe forma të tjera proteste FAQE 3

Nishani: Negociatat me Greqinë Vasili: Strategjia e zezë e Ramës janë të pavlefshme nëse nuk për kthimin e Shqipërisë në kanë miratimin e Presidentit gropë plehrash të rrezikshme

FAQE 10

Në foto: Ish-Presidenti, Bujar Nishani SPECIALE

KUKËS

Edi Rama: Po transformojmë gjithë shërbimin shëndetësor

FAQE 8

Ngjarjet kryesore të javës në foto

FAQE 24

FAQE 2

Në foto: Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili

VLORË

KREU I PD

Ministri Fatmir Xhafaj: Organizim të ri për Policinë e Shtetit

FAQE 9

Pension me shumë përfitime! Merrni pensionin në Credins bank dhe shijoni paketën dedikuar për ju.

Lulzim Basha: Bizneset po falimentojnë, përgjegjës është Rama

FAQE 7

ANALIZË

Rama i ka hyrë detit në këmbë dhe zbathur është nisur për në Stamboll e Moskë Nga Spartak Ngjela Tani shihet se procesi i trembjes tërësore i të korruptuarve të mëdhenj në Shqipëri, i ka kaluar përmasat e parandjenjës dhe të frikës që vjen nga dyshimi... FAQE 11


POLITIKE

2

E diel, 11 SHKURT 2018

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, akuza qeverisë për riciklimin e mbetjeve

K

reu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ka zbuluar arsyet që fshihen pas projektit të qeverisë për riciklimin e plehrave në Shqipëri. Në një shënim në Facebook, Vasili thotë se pas refuzimit të Kinës për të ricikluar plehrat e rrezikshme, vendet e tjera po shohin shtete që janë të gatshme të ofrojnë këtë shërbim. “Zbulohet strategjia e zezë e kryeministrit për riciklimin e plehrave në Shqipëri. Shqiptarët mbeten pa gojë muaj më parë kur kryeministri që kishte firmosur si të parin vendim të tij ndalimin e importit të plehrave, papritmas e gëlltiti e harroi dhe miratoi në qeveri një ligj për importin e plehrave, por që u bllokua në parlament. Strategjia e zezë e kryeministrit për importimin e plehrave është shumë më e qartë sot. Kina vendi ku riciklohen 85% e plehrave të Europës ka vendosur reduktimin drastik të 24 kategorive të mbetjeve të ngurta duke përfshirë letrën, plastikën, tekstilet”,- tha Vasili. Sipas, kreut të deputetëve të LSI, Qeveria “Rama” është vetofruar për të kryer riciklimin e një sërë mbetjesh që në vendet e tjera janë të ndaluara. Vasili thotë se në këtë mënyrë, Edi Rama synon të kthejë Shqipërinë në koshin e mbetjeve të rrezikshme të Europës. “Ministria e Mjedisit të Kinës thotë: “Ne kemi konstatuar sasi të mëdha mbeturinash me cilësi të dobët, madje edhe me mbetje të rrezikshme, që

Vasili: Strategjia e zezë e Ramës për riciklimin e plehrave

janë të përzjera me mbetjet e ngurta. Kjo gjë ndot seriozisht mjedisin në Kinë”. Europa pra është në hall për riciklimin e plehrave, por edhe për asgjësimin ilegal të mbeturinave të rrezikshme. Kryeministri ynë,

që nuk ka asnjë merak se mjedisi në Shqipëri do të shkatërrohet, boll që ai të bëjë para’ u vetofrua për ta bërë vendin tonë gropën e plehrave të Europës dhe të trafikimit kriminal të mbetjeve të rrezikshme”,- shprehet Vasili.

Ai shton se “kryeministri ynë, që nuk ka asnjë merak se mjedisi në Shqipëri do të shkatërrohet, boll që ai të bëjë para, u vetofrua për ta bërë vendin tonë gropën e plehrave të Europës dhe të trafikimit kriminal të mbetjeve

ZËVENDËSKRYETARI I LSI-së

të rrezikshme”. Kreu i deputetëve të LSI sjellë në vëmendje dhe çështjen e kamionëve me mbetje toksike, që dyshohet se janë sjellë nga Italia për në Maqedoni dhe janë zhdukur në territorin shqiptarë. “Bëri gjithçka kryeministri edhe për të mbyllur skandalin e 1300 kontejnerëve me mbetje te rrezikshme që kaluan në Shqipëri, nga 2014-2016, të denoncuar gjerësisht nga mediat italiane, çështje shumë e rëndë, e pazbardhur akoma edhe sot, por që nën dritën e fakteve të reja edhe zbardhja e saj është afër”,- shkruan Petrit Vasili. Kreu i deputetëve të LSI bënë thirrje për protesta dhe reagim qytetar ndaj qeverisë. “Për këdo, qytetarë, të rinj e të reja, fëmije e të moshuar, ambientalistë etj, është shumë e qartë si drita e diellit se kryeministri është i gatshëm ta shkatërrojë këtë vend, duke jua lënë të keqen pa kthim edhe brezave që do të vijnë, pa ndjere asnjë dhimbje, ndaj duhet ndalur sot, pasi nesër do të jetë shumë vonë”,- shkruan Petrit Vasili.

ANKIMIMI

Luan Rama: 21 dhjetori i Stalinit dhe 21 dhjetori i Ramës kundër SHBA

PD sërish në Gjykatën Kushtetuese për KLGJ dhe KLP

Z

ëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka komentuar votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB, më 21 dhjetor të vitit të kaluar. Në një shënim në Facebook, Luan Rama thotë se 21 dhjetori njihet si ditëlindja e Stalinit, por tashmë do mbahet mend edhe si pabesia e Ramës kundër SHBA në OKB. “Prej 21 dhjetorit, në 21 dhjetor dhe Edi Rama në mes!… Është një shesh në Tiranë që të gjithë e njohin si “21 dhjetori” e këtë adresë të japin sa herë i referohen atij, emërtim i lidhur me faktin se aty pranë gjatë viteve të ndërtimit të socializmit, gjendej ndërmarrja e ndërtimit “21 dhjetori”, e pagëzuar kështu në kujtim të ditëlindjes së Stalinit. Edhe pse Shqipërinë e sotme nuk e lidh më asgjë me Stalinin, 21 dhjetori i ditëlindjes së tij vazhdon të jetë

toponimi i atij sheshi, si një referencë turpi prej një historie të shkuar!”,- shkruan Luan Rama. Ai shton se “si të mos na mjaftonte 21 dhjetori i parë i Stalinit, Edi Rama i dha Shqipërisë edhe një 21 dhjetor të dytë, 21 dhjetorin e dytë të Edi Ramës,

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

si një referencë tjetër turpi, e më shumë se kaq, edhe si referencë pabesie e mosmirënjohjeje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me votën e Shqipërisë kundër nismës së Presidentit të SHBA në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit!”.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

Partia Demokratike do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetueshmërinë e filtrave ligjorë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësorit që vijnë nga shoqëria civile, avokatia dhe pedagogët. Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, është shprehur për TemATv se ankimimi do të ndërmerret kur të plotësohet vakanca e Gjykatës për të kërkuar një vendim 5:2, që është detyrues per Parlamentin. “Kjo nismë do të ndërmerret për shkak se vendimet e deritanishme 4:3 të Gjykatës, ndonëse pro kërkesave të PD-së, nuk janë marrë në konsideratë nga mazhoranca, pikërisht sepse nuk konsiderohen përfundimtare. Nenet e kthyera nga Gjykata Kushtetuese, kanë të bëjnë me filtrat paraparlamentarë të caktuara nga mazhoranca – si vjetërsia në punë, komisionet e ndryshme te vlerësimit dhe pastërtia e figurës, të miratuara pa dakordësinë e opozitës, por që gjithsesi janë aplikuar në zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP nga radhët e jo gjyqësorit dhe jo prokurorisë”,- tha dje Bylykbashi.

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3

E diel, 11 SHKURT 2018

Kaos në universitete. Qeveria pranon se mungon baza ligjore për administrimin financiar. PD dhe LSI: Reforma në arsim dështoi

Pedagogët: Grevë kundër Qeverisë

Nëse Ministria e Arsimit dhe Qeveria "Rama" nuk pranojnë zgjidhjen e situatës, pedagogët së bashku me studentët, deklarojnë nisjen e grevës. Një grevë që nënkupton bojkotin e mësimit dhe forma të tjera proteste Vonesa e pagesave për pedagogët e universiteteve publikë ka shfaqur gjithë problematikën që ka sot arsimi i lartë shtetëror dhe që rrezikon të fusë në kolaps universitetet. Forumi për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare, paralajmëroi dje nisjen e grevës dhe bojkotimit të mësimit, si presion ndaj neglizhencës së qeverisë. Çështja e pagave të vonuara të pedagogëve duket se është maja e ajsbergut të krizës në të cilën janë futur universitetet publike. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi dje se problemi do të zgjidhjet gjatë javës, por shtoi se mungonte Vendimi i Këshillit të Ministrave, pasi kanë qenë vetë bordet dhe administratorët e universiteteve që nuk kanë ndjekur procedurat e reja. Nga ana tjetër, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni bëri të ditur dje se bordet dhe administrimi i universiteteve me ligjin e ri të arsimit të lartë varen nga qeveria. Madje, rezulton se vendimet e bordit në Universitetin e Tiranës janë bllokuar pikërisht nga ana e anëtarëve që zgjidhen nga qeveria në këto institucione. Kjo gjë, sipas tij, ka sjellë që për paaftësi apo dashakeqësi të bordeve, pedagogët të mbeten pa paga këtë muaj, ndërsa një pjesë e stafit të Universitetit të Tiranës ka të paktën tetë muaj me vonesa në pagesa. Për pasojë, bordet këtë muaj do të marrin vendim që të prekin fondet dytësore të universiteteve për paga, kur në fakt buxhetimi duhej bërë nga shteti. Ajo që mbetet e paqartë është se

çfarë do të ndodhë në muajt në vijim, çka ka sjellë kaos në universitete, sepse nuk e dinë se si do të jetë e nesërmja e punës dhe pagave. Deputetja e LSI-së dhe ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj parashikon krizë totale në universitetet shtetërore nëse nuk gjendet një zgjidhej emergjente ligjore. Në një reagim për mediat, ajo e sheh problemin te reforma në arsim që u miratua me shumë debate në vitin 2015. Sipas saj, ligji i ri arsimit të lartë është klientelist dhe nga kjo situatë amullie po përfitojnë universitet private. Deputetja e PD, Albana Vokshi në emër të Partisë Demokratike deklaroi dje se vonesa e pagave për 15 mijë pedagogë dhe punonjës të universiteteve shtetërore është bërë qëllimisht nga Ministria dhe Qeveria. Por mungesa e fondeve ka bërë që universitet të mos financojnë projektet dhe degët e

reja. Ligji i ri i arsimit të lartë që u reklamua si zgjidhja më e mirë për universitete, në fakt po rezulton se i ka vënë pedagogët në presionin e qeverisë dhe nën varësinë e saj. Të vetmit që ngritën zëri dje ishin përfaqësuesit e forumit të pedagogëve, ku bëjnë pjesë akademiku Artan Fuga dhe pedagogu Mark Marku, me një deklaratë që ishte dhe një ultimatum për qeverinë "Rama". Është një deklaratë alarmante kur mëson sesi janë katandisur universitetet shtetërore. Sipas tyre, ekziston një kastë që është krijuar kundër universiteteve shtetërore. Një kastë që lë të kuptohet se përfaqësohet nga drejtuesit e universiteteve private që kanë lidhje me qeverinë "Rama". Deklarata thotë se bordet janë mbushur me komisarë politikë të emëruar nga qeveria, të cilët jo vetëm po bllokojnë punën, por edhe fyejnë stafin akademik. Deklarata

thotë hapur se intelektualët dhe pedagogët po poshtërohen nga "komisarët politikë" të vendosur nga qeveria. Të hënën pedagogët dhe studentët do të zhvillojnë një takim ku janë ftuar dhe përfaqësuesit e qeverisë për negociata. Nëse Ministria e Arsimit dhe Qeveria "Rama" nuk pranojnë zgjidhjen e situatës pedagogët, së bashku me studentët, deklarojnë nisjen e grevës. Një grevë që nënkupton bojkotin e mësimit dhe forma të tjera proteste. Nëse ndizen universitetet, nuk ndalon më, pasi janë gati opozita dhe shoqërie civile. Ndaj qeveria duhet të gjejë një zgjidhje në bashkëpunim me stafin akademik universitar e jo me kokëfortësi, si deri më tani. Pikësëpari shteti ka detyrimin ligjor e moral ndaj universiteteve publike dhe më pas edhe për universitet private. Edvin Vunoi


REKLAMA

4

E diel, 11 SHKURT 2018

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

NJOFTIM - SHPALLJE

NJOFTIM - SHPALLJE

PËR HAPJEN E PR OÇEDURA VE TË APLIKIMIT PËR PLO TËSIMIN E PROÇEDURA OÇEDURAVE PLOTËSIMIN “V AKANCËS SË P ARAK OHSHME” TË KRIJU AR “VAKANCËS PARAK ARAKOHSHME” KRIJUAR PËR VENDIN GJYQT AR NË GJYKA TËN KUSHTETUESE GJYQTAR GJYKATËN

PËR HAPJEN E PR OÇEDURA VE TË APLIKIMIT PROÇEDURA OÇEDURAVE PËR VENDIN V AKANT GJYQT AR VAKANT GJYQTAR NË GJYKA TËN KUSHTETUESE GJYKATËN

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pikat 1/c, 2, 3, dhe nenit 179 pika 2 të Kushtetutës, neneve 7 pika 2, 7/a, 7/b, 7/dh pika 2, 86 pika 4 shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese për “Deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj në datën 31.01.2018, për shkak të heqjes dorë prej tij”, njoftuar me shkresë nr. 64/1 prot, datë akancës së 31.01.2018, me qëllim plotësimin e “Vakancës pararakoshme”, të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, dhe me cilësinë e organit të emërtesës me Dekretin nr 0723, datë 0 7.0 2.2 018, ka miratuar; nr.. 1 10 07.0 7.02.2 2.20 · Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së akancës së parakohsShqipërisë, për plotësimin e “V “Vakancës hme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit Z. Besnik Imeraj, më datë 31.01.2018, për shkak të heqjes dorë prej tij nga kjo detyrë. Presidenti i Republikës fton; Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e vendit dhe nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik, për vakancën e mësipërme, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës; - Kërkesën për shpehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të shpallur; - Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/email); - Fotokopje të kartës së identitetit; - Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. - Formularin e vetëdeklarimit të plotësur dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të institucionit të Presidentit të Republikës. - Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, formular ky i cili është i publikuar në faqen kryesore të institucionit të Presidentit të Republikës. Për lehtësinë e të gjithë aplikantëve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, më poshtë gjeni të botuar përmbajtjen e nenit 125, pika 4 e 5 të Kushtetutës dhe nenit 7/a, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, epublikës së Shqipërisë · Kushtetuta e R Republikës Neni 125 4. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës. 5. Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj. .8577, dt 1 0.0 2.2 000 “Për organizimin · Ligji nr nr.8577, 10.0 0.02.2 2.2000 dhe funksionimin e Gjykatës K ushtetuese të R eKushtetuese Republikës së Shqipërisë”, i ndry shuar ndryshuar shuar.. Neni 7/a Kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të

Gjykatës Kushtetuese 1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte: a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë; c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit; ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale; d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi; dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit. 2. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere: a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike; b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës; c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral. 3. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të: a) vjetërsisë në profesion; b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë; c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës; ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike; d) ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës; dh) informacioneve të marra nga institucione të tjera publike. 4. Organet e emërtesës marrin parasysh përbërjen e Gjykatës Kushtetuese në momentin e emërimit të kandidatit për të garantuar balancën ndërmjet përvojave profesionale të anëtarëve dhe respektimin e barazisë gjinore. Kërkesa dhe dokumentat shoqëruese mund të dorëzohet me postë ose drejpërsëdrejti në ambjentet e Presidencës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1 Tiranë, Kodi Postar 1001. Afati i paraqitjes së kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm, është brenda datës 22 shkurt 2018. Pas administrimit të dokumentacionit, lista e aplikantëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të institucionit të Presidentit të Republikës dhe me mjetet e informimit publik, dhe menjëherë dosjet respektive për secilin aplikant do t’i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vlerësim sipas ligjit. Institucioni i Presidentit të Republikës, do të bëjë transparente çdo rezultat të këtij procesi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në nenin 7/b, të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Sqarim: Në zbatim të nenit 127 pika 3 të Kushtetutës, dhe nenit 7/dh pika 2 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për oganizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, kandidati që do të përzgjidhet për tu emëruar gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, për plotësimin e vakancës së parakohshme të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit ish-gjyqtarit Bensik Imeraj, do të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar. Për çdo sqarim mos hezitoni të kontaktoni në këto të dhëna kontakti: Numri telefonit: 042389898

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pika 1/b, 179 pika 2 dhe 12 të Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b, 86 pika 4 shkronja “a”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe referuar shkresës nr. 101 prot, datë 25.03.2016 të Gjykatës Kushtetuese, me të cilën njoftohet se data 25.04.2016, konsiderohet si datë e mbarimit të mandatit të ish-gjyqtarit Sokol Berberi, me cilësinë e organit të emërtesës dhe akancës së parë”, të me qëllim plotësimin e “Vakancës krijuar në Gjykatën Kushtetuese, me Dekretin nr nr.. 10722, datë 0 7.0 2.2 018, ka miratuar; 07.0 7.02.2 2.20 · Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e “V akancës së parë” të krijuar për shkak të për“Vakancës fundimit të mandatit të ish-gjyqtarit të kësaj gjykate Z. Sokol Berberi Berberi. Presidenti i Republikës fton; Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e vendit dhe nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik, për vakancën e mësipërme, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës; Kërkesën për shpehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të shpallur; Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/email); Fotokopje të kartës së identitetit; Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Formularin e vetëdeklarimit të plotësur dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/ 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të institucionit të Presidentit të Republikës. Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, formular ky i cili është i publikuar në faqen kryesore të institucionit të Presidentit të Republikës. Për lehtësinë e të gjithë aplikantëve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, më poshtë gjeni të botuar përmbajtjen e nenit 125, pika 4 e 5 të Kushtetutës dhe nenit 7/a, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Kushtetuta e R epublikës së Shqipërisë · Republikës Neni 125 4. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës. 5. Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj.

Ligji nr .8577, dt 1 0.0 2.2 000 “Për or· nr.8577, 10.0 0.02.2 2.2000 ganizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të R epublikës së Shqipërisë”, i ndryRepublikës shuar shuar.. Neni 7/a Kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese 1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte: a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë; c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit; ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale; d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi; dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit. 2. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere: a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike; b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës; c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral. 3. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të: a) vjetërsisë në profesion; b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë; c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës; ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike; d) ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës; dh) informacioneve të marra nga institucione të tjera publike. 4. Organet e emërtesës marrin parasysh përbërjen e Gjykatës Kushtetuese në momentin e emërimit të kandidatit për të garantuar balancën ndërmjet përvojave profesionale të anëtarëve dhe respektimin e barazisë gjinore. Kërkesa dhe dokumentat shoqëruese mund të dorëzohet me postë ose drejpërsëdrejti në ambjentet e Presidencës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1 Tiranë, Kodi Postar 1001. Afati i paraqitjes së kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm, është brenda datës 22 shkurt 2018. Pas administrimit të dokumentacionit, lista e aplikantëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të institucionit të Presidentit të Republikës dhe me mjetet e informimit publik, dhe menjëherë dosjet respektive për secilin aplikant do t’i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vlerësim sipas ligjit. Institucioni i Presidentit të Republikës, do të bëjë transparente çdo rezultat të këtij procesi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në nenin 7/b, të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Për çdo sqarim mos hezitoni të kontaktoni në këto të dhëna kontakti: Numri telefonit: 042389898


POLITIKE FOTOLAJM

5

E diel, 11 SHKURT 2018

Protestë tek kryeministria kundër faljes së detit Greqisë nga Edi Rama Qindra protestues janë mbledhur sërish dje në protestë kundër marrëveshjes së Edi Ramës me grekët, ku do të falen të paktën 22.1 kilometra det. Protesta po zhvillohet para kryeministrisë. Edhe pse Rama dhe ministri i tij, që ka bërë negociatat me grekët, Ditmir Bushati, mundohen që ta justifikojnë faljen, duke e përkthyer në një marrëveshje, kanë dalë detaje të reja. Shqipëria me vendim të Edi Ramës i ka falur Greqisë, dy fushat më të mëdha me gaz e naftë në detin Jon. Pak ditë më parë shoqëria civile i ka dorëzuar Edi Ramës një letër ku i ka kërkuar arsyet se pse ka falur detin. Sigurisht që Edi Rama nuk ka denjuar të kthejë përgjigje dhe vazhdon të mbajë sekrete marrëveshjen me Greqinë, ku i ka falur pasuritë e vendit në këmbim të votës për hapjen e negociatave.

Marrëveshja për detin është mbyllur. Mediat në shtetin fqinj flasin për përfitimet e Greqisë nga pakti i ri me Edi Ramën

S

ërish publiku shqiptar njoftohet nga mediat greke, se për çfarë kanë rënë dakord ministra e Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë në kuadër të një marrëveshje të madhe mes dy vendeve, por që sipas fakteve që po zbulohen në thelb ka vetëm burimet e mëdha të naftës dhe gazit në detin Jon. Lajmet vijnë ose nga ministri i jashtëm Kotzias, ose nga media pranë qeverisë të vendit helen. Kështu ndërkohë që brenda vendit tonë vazhdon debati dhe tymnaja njëkohësisht për çështjen e marrëveshjes së detit, media greke e specializuar për energjitikën dhe burimet e naftës dhe gazit, “energypress.gr”, zbulon për herë të parë marrëveshjen, të cilën ajo e konsideron, “të mbyllur përgjithmonë”. Në një artikull të saj thuhet, se tashmja është fakt i kryer dhe përfundimtare, marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për ri-demarkacionin e ZEE (Zonave Eksluzive Ekonomike). Ndryshe nga sa pretendon kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm Bushati, ky zhvillim sipas gazetës është drejtpërdrejt i lidhur me interesin për kërkimin e hidrokarbureve,

Media greke: Rama dha naftën e gazin, blloqet 1 dhe 2 në Jon

në bllokun detar 1 dhe 2 në detin Jon. Mësohet se pala greke ka pranuar se përcaktimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike me marrëveshjen e kaluar ka qenë nga ana met-

ISH-KRYEMINISTRI: SHTYPI GREK I ÇJERR MASKËN EDI RAMËS. TË PËRGATITEMI PËR TË MBROJTUR TERRITORIN

I

sh-kryeministri Sali Berisha ka reaguar dje pas raportimeve në mediat greke për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndarjen e detit. “Shtypi grek i çjerr maskën e

tradhtisë kombëtare Edi Ramës. Rama i fali Greqisë fushat më të mëdha të naftës dhe gazit në Jon dhe Mesdhe, shkruan “energypress.gr “, duke i falur blloqet 1 dhe 2 Greqisë, kurse Shqipëria

odologjike pjesërisht i gabuar, një pikëpamje e mbështetur nga Shqipëria deri tani dhe që mori formë juridike edhe nga Gjykata Kushtetuese. Pranohet gjithashtu, se gjiret

e brendshme duhet të konsideroheshin si “të mbyllura”, për të aplikuar dispozitën përkatëse të Konventës së Detit. Por në shkëmbim të kësaj, njofton “energypress.gr”,

pala shqiptare ka hequr dorë nga pretendimet apo ankesat në lidhje me shelfin kontinental të ishujve Othonoi dhe Erikoussa, i cili është i një rëndësie të veçantë në lidhje me kontestin greko-turk mbi Kastelorizon. Kujtojmë se blloqet 1 dhe 2 në detin Jon u tenderuan nga qeveria greke në korrik 2015. Për bllokun 2 në Veri të detit Jon u nënshkrua vitin e kaluar kontrata me konsorciumin – TOTALHEP – EDISON. Media greke thotë gjithashtu se historia e ndarjes së Zonave Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë ka kaluar mes shumë debatesh ne kohë të ndryshme, por pas marrëveshjes së fundit të arritur mes qeverive Rama dhe Tsipras, e cila do të shpallet zyrtarisht së shpejti kjo çështje konsiderohet e mbyllur, njëherë e përgjithmonë.

Berisha: Edvin Rama tradhëtar i kombit!

merr krundet dhe llogjet! Pas një trillimi grek se marrëveshja e mëparshme ka patur disa gabime metodologjike, gazeta greke e specializuar fushën e energjisë informon pikërisht atë që kemi denoncuar këto javë disa herë, pra faljen nga Rama të fushave me të mëdha të naftës dhe gazit ne Jon dhe Mesdhe”,shprehet Berisha në një koment në rrjetet sociale. Ish-kryeministri u bënë thirrje qytetarëve që të përgatiten për të mbrojtur me të gjitha mjetet integritetin territorial të Shqipërisë.

“Kështu gazeta shkruan se “Në këmbim, zyrtarët shqiptarë nuk mund të ngrenë pretendime lidhur me hidrokarburet në zonën e ndarjes kontinentale pranë ishujve Othoni dhe Erikousa, të vendosur në veri të Jonit”, (pra për blloqet 1 dhe 2 të naftës), vazhdon argumentin e tij ky portal. Dhe se “Drejtuesit e qeverisë greke kanë shprehur besimin se problemi i së shkuarës, që vinte prej kundërshtimit të Shqipërisë kundër aktivitetin të Greqisë për nxjerrjen e naftës në rajon, tashmë, me nënshkrimin e mar-

rëveshjes nuk do të përsëritet. Blloqet 1 dhe 2 janë përfshirë në një paketë greke prej 20 blloqesh dhe janë tenderuar në vitin 2015.” Të dashur miq, kjo është e vërteta lakuriq e marrëveshjes së tradhtisë së lartë kombëtare të Edvin Kristaq Rames. Ju bëj thirrje shqiptareve të përgatiten për të mbrojtur me të gjitha mjetet integritetin territorial të Shqipërisë dhe për t’i ofruar skëterrën që meriton Edvin Kristaq Rames për aktin e tij të tradhtisë së lartë kombëtare”,shprehet Berisha.


AKTUALITET

6

E diel, 11 SHKURT 2018

Reagon Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla: Kjo mundësi e re e zgjerimit të autonomisë financiare, që vjen përmes ligjit të arsimit të lartë, kërkon axhustimin e vet në ligjin e buxhetit

N

ë një kohë kur në media dhe në rrjete sociale u ngrit me të madhe shqetësimi se pedagogët nuk kanë marrë rrogën e muajt janar, edhe pse jemi në shkurt, Ministrja e Arsimit thye heshtjen. Në një aktivitet paraditen e së shtunës, ajo ka reaguar për kolapsin financiar të krijuar në universitete. Lindita Nikolla u ka kërkuar ndjesë pedagogëve dhe administratës, ku u ka thënë edhe se rrogat do të merren të hënën. Këtë vonesë Nikolla e justifikon me ligjin e ri të arsimit të lartë, që sipas saj ofron më shumë autonomi financiare për universitetet duke vendosur që çdo buxhet që mbetet në fund të vitit të trashëgohet në vitin pasardhës buxhetor. Paçka se ky ligj është mbrojtur fuqishëm nga vetë ministrja dhe qeveria Rama, po del të jetë me probleme jetike, ku efektet e para negative po jepen. ‘’Unë do të përfitoj nga rasti profesor të kërkoj një ndjesë të madhe publike, për vonesën e pagës së tyre për t’iu thënë që nuk është as më shumë dhe as më pak, po pikërisht dhe nevoja që dhe qeveria dhe institucionet qeverisëse të bëjnë maksimalisht detyrat e tyre të shtëpisë sepse është një axhustim i nevojshëm, që vjen përmes ligjit të ri të arsimit të lartë, që ofron më shumë autonomi financiare për universitetet, duke vendosur që çdo buxhet që mbetet në fundvitit të trashëgohet në vitin pasaardhës buxhetor. Ky ligj, apo kjo mundësi e re e zgjerimit të autonomisë financiare, që vjen përmes ligjit të arsimit të lartë, kërkon axhustimin e vet në ligjin e buxhetit, gjë për të cilën ne e kemi tejkaluar tashmë me ministrinë e Financave, dhe ndërkohë ishte dhe një ushtrim pa larguar asnjë lloj përgjegjësie nga vetja, në vëmendje të administratorëve, që nuk ishin në lartësinë e detyrës që ti përgjigjeshin me zhdërvjelltësi këtij momenti të rëndësishëm, që lidhet me gjithë administrimin e financave dhe gjithë linjës administrative në institucionet tona të arsimit të lartë”, tha znj. Nikolla. Partia Demokratike, përmes kryetares së komisionit parlamentar të Arsimit, Albana Vokshi, e akuzon ministren se nuk ka nxjerrë qëllimisht aktet nënligjore që do të lejonin pagesën e 15 mijë pedagogëve. “Minsitrja e Arsimit dështoi sot (dje) të japë përgjigje përse pedagogët nuk janë paguar për punën e tyre. Ndjesa e saj është hipokrite. Ajo lau duart si Ponc Pilati dhe nuk pranoi se ajo është përgjegjësja dhe shkaktarja kryesore e kësaj situate që fakton se ligji i arsimit të lartë ka dështuar. Për shkak se Ministrja e Arsimit nuk ka nx-

Pedagogët pa rroga, Nikolla: Ndjesë! Opozita: Qeveria kërcënon sistemin arsimor REAGIMET

LSI: Nuk ka justifikim për vonesën e akteve ligjore

jerrë qëllimisht aktet nënligjore, që do të lejonin pagesën për mbi 15 mijë pedagogë dhe stafit të administratës së universiteteve publike, ka nga ata pedagogë që kanë kërkuar borxh për të paguar faturat e familjeve të tyre. Të enjten, në seancën e parlamentit, kam kërkuar që Ministrja Nikolla të raportonte urgjentisht në lidhje me këtë

problem, i cili është unikal në llojin e tij në botë, madje edhe për regjimet më autokratike. Por Ministrja në shkelje të përsëritur të Rregullores së Kuvendit, nuk u paraqit në seancë. Njësoj si sot, ajo nuk dha asnjë shpjegim për kolapsin financiar të Universiteteve publike. I gjithë sistemi i arsimit të lartë publik është paralizuar prej mungesës së

akteve nënligjore, të cilat duhet të ishin miratuar që në prill të 2016. Ky është shpërdorim i qartë i detyrës nga Ministrja e Arsimit, e cila me mosveprimin e saj është subjekt i nenit 248 të Kodit penal për shpërdorim detyre, sepse në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka dëmtuar interesat e ligjshme të 15 mijë shtetasve”, deklaroi Vokshi.

QËNDRIMI

Rektori Koni: Po ushtrohet trysni ndaj stafit akademik R

ektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka reaguar në lidhje me mosmarrjen e pagave të pedagogëve. Në një deklaratë, rektori Koni thotë se ky është një veprim i paprecedentë nga autoritetet përgjegjëse të ngarkuara me ligj, Bordi i Administrimit dhe Administratori i Universitetit. Koni thotë se ky veprim i BA dhe Administratorit vjen si pasojë e paaftësisë apo mosveprimi i tyre ka të bëjë me trysninë ndaj stafit akademik. Një problamatikë tjetër që nxjerr në pah rektori Koni është se edhe një pjesë e stafit të Rektoratit nuk kanë marrë pagat për afro 8 muaj. “Në pritje të daljes së një akti nënligjor është bllokuar transferta e pakushtëzuar për Institucionet e Arsimit të Lartë publik. Në këto kushte Bordi i Administrimt duhet të kishte çelur fondin për pagat nga të ardhurat e institucionit. Kështu

që në Universitetin e Tiranës, të ardhurat e trashëguara nga viti 2017 janë të mjaftueshme për çeljen e fondeve të pagave për personelin e Universitetit të Tiranës. Bordi i Administrimit të UT si dhe Administratori i UT nuk kanë vepruar në çeljen e fondit të pagave nga të ardhurat, të paktën për muajin Janar. Kjo ka bërë të mundur që punonjësit e UT të mos kenë marrë pagat. Ky veprim i BA dhe Administratorit vjen si pasojë e paaftësisë apo

mosveprimi i tyre ka të bëjë me trysninë ndaj stafit akademik dhe joakademikt të UT, ashtu siç po veprohet me një pjesë të stafit të Rektoratit të UT të cilët nuk kanë marrë pagat për afro 8 muaj. Në emër të gjithë punonjësve të UT i bëj thirrje Bordit të Administrimit dhe Administratorit të çelin fondin e pagave të muajit Janar nga të ardhurat dhe të bëhet pagesa e punonjësve brenda ditës së hënë, datë 12.02.2018”,-thuhet në qëndrimin e Konit.

Shqetësimit mbi situatën me pagat e pedagogëve, ka reaguar edhe LSI-ja përmes deputetëve të saj në komisionin parlamentar të arsimit, Nora Malaj dhe Shezai Rrokaj. Për ish zv.ministren e Arsimit Nora Malaj, vendimi ka dalë prej tre vitesh dhe nuk ka asnjë justifikim për vonesën e nxjerrjes së akteve nënligjore. “Për t’i thirrur kujtesës , ligji i Arsimit të Lartë që ka hyrë në fuqi për rreth 3-vite , më 22.07.2015 është botuar në fletoren Zyrtare. Brenda 6-muajve duhet që VKM të ishin hartuar dhe të fillonte zbatimi i tyre, duke lejuar që ligji të zbatohej. Kjo që po ndodh është një dështim i paralajmëruar dhe tashmë asnjë ndjesë nuk mund të justifikojë këtë situatë. Mos nxjerrja e paktës së akteve nën ligjore , do të vërtetojnë thënien : “Skeni parë gjë akoma!”, shkruan Nora Malaj. Ndërsa për Shezai Rrokajn, shkak është edhe ulja e buxhetit për arsimin këtë vit, ku vetëm për arsimin e lartë është % e PBB. “Dyshoj se ajo që nuk thuhet ka të bëjë me një “betejë” me thikë nën brez të MASR me IAL-të. Ku fle lepuri sipas meje? Meqenëse Qeveria buxheton nga 5% të PBB -së që ishte parashikuar vetëm 3%, arsimi i lartë zë 0,45 % të PBB-së. Ky buxhetim i ulët ka bërë që fondi i pagave të mos mjaftojë për 12 muaj, por vetëm 10 muaj, që do të thotë se 2 muaj IAL-të i mbulojnë nga të ardhurat. Këta dy muaj janë nëntori dhe dhjetori. Dyshoj se ministria mund të ketë dashur t’i detyrojë universitetet të përdorin të ardhurat e tyre të trashëguara qysh në fillim të vitit kalendarik”, shkruan Rrokaj.


POLITIKE

7

E diel, 11 SHKURT 2018

Kreu i PD-së, akuza qeverisë për taksat. Reagon Ministri Arben Ahmetaj: Ja e vërteta

Basha: Bizneset po falimentojnë

K

ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se një numër i madh biznesesh, 1747 janë mbyllur në muajin janar. Duke iu referuar të dhënave zyrtare, Basha thotë se kjo shifër tregon një përkeqësim me 35% për janarin. Kreu i PD-së iu lë shqiptarëve të zgjedhin kujt t’i besojnë, siç thotë ai “dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin”. Akuzat e kreut të PD “1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, është vetëm për janarin

që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë. 1747 biznese që nuk munden më. Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës. 1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike per krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik”, shkruan Basha.

Reagimi i ministrit Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Basha se gjatë muajit janar janë mbyllur 1747 biznese në vendin tonë. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, ministri Ahmetaj thotë se ekonomia matet me shifra, dhe jo me emocione politike. Sipas tij, në muajin janar 2018, në QKB janë regjistruar 2394 biznese të reja dhe janë ç’regjistruar 732. “Efekti neto, është 1662 biznese të reja në ekonomi”, shprehet ministri Ahmetaj, duke shtuar se përmirësimi i mëtejshëm i terrenit ekonomik dhe klimës se biznesit është sfidë që vazhdon.

VIZITA E RAMËS NË QYTETIN VERIOR

Flamur Noka: Kukësi, në vdekje klinike

Deputeti i PD në qarkun e Kukësit, Flamur Noka ka reaguar në Facebook pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në spitalin e Kukësit ku inspektoi sistemin e patronazhimit të spitaleve rajonale dhe programin për bonusin e mjekëve. Deputeti i PD thotë se e vërteta është krejt ndryshe dhe Kukësi është në vdekje klinike për shkak të harresës së qeverise. “Spitali i Kukësit është në gjendje të mjeruar, sepse kreu i tepsisë së Rilindjes jep çdo vit 20 milionë euro vetëm për konçensionet e dështuara dhe korruptive të shëndetësisë. Edi Rama nuk thotë se kush i detyroi mjekët të marrin arratinë nga sytë këmbët, nuk thotë as që pacientët në Kukës duhet të shkojnë në spital me çarçafë, garza, bisturi, ilaçe dhe batanije me vete”- thotë ndër të tjera, Flamur Noka. Deputeti i PD-së shton se në këtë qark nuk ka më investime dhe as projekte. “Nuk do ta kisha njohur Kukësin sot, nëse nuk do ta dija se po shikoja një film me regji të Edi Ramës. Në spitalin me mjekë dhe infermierë të importuar, me bluza të sapoveshura, me korridore të lyera enkas për kryeministrin, ishin të gjithë të lumtur. Banorët e Tiranës do të kenë ndjerë zili për kushtet spitalore që shfaqen në filmin e Ramës. Por realiteti nuk është ai. Shëndetësia publike në Kukës, si në çdo qytet tjetër, ka vdekur. Spitali i Kukësit, ai që nuk duket në filmin e Ramës, është katandisur si një stallë e padenjë edhe për bagëtitë. Kreu i tepsisë nuk tha asnjë fjale pse në fshatrat e Kukësit askush nuk ka shansin të ketë ndihmë shëndetësore. E vërteta është se në fshatra nuk ekziston një shërbim i tillë”,- shprehet në një reagim në Facebook, Flamur Noka. “Ekonomia matet me shifra dhe shifrat, përtej emocioneve politike, janë lehtësisht të verifikueshme. Në janar 2018 janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit 2394 biznese të reja dhe janë ç’regjistruar 732. Efekti

neto, është 1662 biznese të reja në ekonomi, nga 1425 që ishin në janar 2016, ose thënë ndryshe, një rritje prej 237 biznesesh më shumë se një vit më parë, vetëm për muajin janar”,- shprehet Arben Ahmetaj.

PD: QEVERIA PËRJASHTON NGA NDIHMA EKONOMIKE MË MIJËRA FAMILJE TË VARFRA

Grida Duma: PS ka përjashtuar nga ndihma 55 mijë familje D

eputetet e Partisë Demokratike të Qarkut të Tiranës, Oriola Pampuri, Grida Duma dhe Rudina Hajdari vizituan disa familje, në zonën e Bathores, të cilat janë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike. Sipas informacioneve që ka Partia Demokratike, që nga janari dhe deri tani, nga skema ekonomike janë përjashtuar më shumë se 20 mijë familje. Deputetja Grida Duma tha se që kur Partia Socialiste ka ardhur në pushtet nga skema e ndihmës ekonomike janë përjashtuar rreth 55 mijë familje që jetojnë në mjerim. Partia

Demokratike, u ofroi të gjithë të përjashtuarve nga skema ndihmë ligjore për rikthimin e tyre në skemën e ndihmës ekonomike. Gjithashtu, deputetja Grida Duma, siç tregohet në dokumentin bashkëngjitur, i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale të bëjë transparencë për sistemin e ri të pikëve për marrjen e ndihmës ekonomike. “Qytetarët në nevojë, nuk kanë asnjë ide përse janë hequr nga kjo skemë. Nuk kanë informacion as bashkitë. Me këtë sistem online një qytetare si zonja Selvie që të bëjë aplikimin online. Nga një banesë

që nuk ka drita, të shkojë e të aplikojë në internet. Kjo është reforma e famshme e ndihmës ekonomike. Merrte 12 mijë lek, nuk merr asnjë lek sot. Jetojnë me borxhe. Ajo që do bëjmë është se përveç shkresës që i kemi dërguar Ministres së Shëndetësisë për të na treguar dhe bërë transparente kriteret mbi të cilat vlerësohet marrja ose jo e ndihmës ekonomike, është që në zyrën tonë të avokatisë në Partinë Demokratike, me zyrën ekonomike me bashkinë përkatëse të ndjekim rast pas rasti të gjitha familjet që janë përjashtuar nga

n d i h m a ekonomike dhe të tregojnë që janë jo vetëm në metitën e tyre dhe në detyrimin e shtetit për t’I rifutur në skemë,

por edhe për t’i treguar se kjo lloj skeme nuk funksionon dhe është e dështuar. “, deklaroi deputetja Grida Duma.


POLITIKE

8

E diel, 11 SHKURT 2018

Projekti i sistemit të patronazhimit të spitaleve rajonale dhe programi për bonusin e mjekëve i kanë shtrirë efektet edhe në spitalin rajonal të Kukësit

S

istemi i patronazhimit të spitaleve rajonale dhe programi për bonusin e mjekëve i kanë shtrirë efektet edhe në spitalin rajonal të Kukësit. Banorët e këtij qyteti dhe jo vetëm nuk kanë më nevojë të udhëtojnë deri në Tiranë për një shërbim më të specializuar mjekësor, pasi prej një muaji Spitali Rajonal i Kukësit patronazhohet nga Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”. Patronazhimi bëhet me sistem rotacioni çdo javë për shërbimet Neurologji, Endokrinologji dhe Reumatologji. Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë vizituar spitalin e qytetit verior për të parë nga afër funksionimin e patronazhimit, i cili pritet të vijojë për afro një vit, kur do të përfundojnë dhe 300 specializantët e parë, të cilët do plotësojnë vakumet në të gjithë sistemin. “Sistemi i patronazhimit është një ndër programet më të reja të shëndetësisë për fuqizimin e spitaleve rajonale dhe spitaleve bashkiake. Realizohet nga mjekët e spitaleve universitare të Tiranës në këto spitale. Praktikisht kemi marrë në patronazh spitalin rajonal të Kukësit, Dibrës, Korçës, Gjirokastrës, Vlorës, Fierit dhe Beratit. Ndërkohë që kemi dhe një spital bashkiak atë të Burrelit, ku për herë të parë janë kryer ndërhyrje që nuk ishin kryer më parë,” u shpreh ministrja Manastirliu. “Punë ka realisht goxha. Është më e thjeshtë për të gjithë qytetarët se jemi ne dhe ua japim shërbimin në një kohë më të shpejtë, sesa të vijnë në Tiranë,” shprehet mjeku reumatolog. “Jam i sëmurë, qe një vit vuaj nga këmbët, trompozë, edhe veshkat. Tani meqë ka ardhur shërbimi këtu ka mundësi t’i kryej këtu,” shprehet një pacient. “Tani do vijë Tirana këtu dhe do shkojë Tirana në të gjitha spitalet ku ka nevojë për mjekë specialistë, sepse deri në janar 2019 na duhet të bëjmë këtë gjë. Pastaj do vijnë mjekët specialistë që do jenë full time çdo ditë,” deklaroi Kryeministri Edi Rama. Programi i patronazhimit përmbyll jo vetëm konsulta dhe ekzaminime, por edhe ndërhyrje kirurgjikale. Nga ky program kanë përfituar vetëm gjatë muajit janar mbi 1 mijë pacientë në Dibër, Kukës, Fier, Korçë, Gjirokastër, Burrel dhe Vlorë, të cilët kanë marrë shërbimin shëndetësor të specializuar pranë vendbanimit të tyre nga mjekët e spitaleve universitare të Tiranës. Përveç patronazhimit, qeveria ka nisur edhe zbatimin e programit të bonusit deri në 2.5 milionë lekë për çdo mjek që punon larg vendbanimit të tij. Tashmë kjo nismë është bërë realitet edhe në spitalin e Kukësit. “Për herë të parë në spitalin e

Ministrja Ogerta Manastirliu: Investime në spitalet rajonale

Kukësit vjen nëpërmjet programit të bonusit, me masën e re të bonusit që miratuam në qeveri me 250 mijë lekë, një mjek kirurg i dedikuar për spitalin e Kukësit që do të mbulojë të gjitha kirurgjitë dhe do të qëndrojë 24/7 on call për të gjitha problemet kirurgjikale që mund të kenë banorët e Kukësit, por dhe të Hasit dhe të Tropojës, për të kryer të gjitha

UJËSJELLËSI I RI NË ORGJOST TË KUKËSIT

U

jësjellësi i ri në Orgjost të Kukësit ka zgjidhur përfundimisht problemin e furnizimin me ujë për afro 1 mijë banorë të këtij fshati. Përpara ndërtimit të këtij ujësjellësi ata furnizoheshin vetëm nga një burim që ndodhej në qendër të fshatit, prej ku e transportonin ujin drejt banesave të tyre. Kryeministri Edi Rama ishte në Orgjost për të parë këtë investim të kryer sipas standardeve bashkëkohore, ku përfshihet edhe instalimi i matësve të ujit. Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu e informoi Kryeministrin se situata e ujit tani po shkon drejt përmirësimit. “Me menaxhimin jemi mirë. Nga 30%, kemi 80%. Është sinqerisht një skemë e mirë. Nuk e kemi këtë cilësi, këto punime që janë bërë në qytet. E dinë të gjithë qytetarët. Ndërsa këtu ka pasur një punë serioze,” tha kryebashkiaku Shehu. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, shpjegoi se janë 7 skema të tilla në këtë zonë, të gjitha të financuara nga Fondi dhe qeveria. “Janë me kualitete nga më të mirat, me matësa, me materiale shumë të mira. Janë të gjitha me rënie të lirë, me kosto të ulët të

ndërhyrjet kirurgjikale në këtë spital,” tha ministrja Ogerta Manastirliu. “Sapo kryem një operacion. Shkoi me sukses. Unë erdha në kuadër të thirrjes që bëri ministrja e Shëndetësisë. E kisha dhe për detyrë humanitare, sigurisht, jam mjek dhe do të përgjigjem,” u shpreh Dr. Novruz Bare. “Në fakt, ishte e vetmja mënyrë.

Ne e thamë që në fillim, se për të gjithë rastet kur mjekë specialistë të nivelit tuaj do pranojnë të shkojnë në spitale të tjera ku s’ka mjekë specialistë, ne do japim një bonus, plus rrogës, që të marrin aq sa marrin kur shkojnë ditën e parë në Gjermani e Itali, po qe se kanë fatin të gjejnë punë. Kështu që kjo po funksionon. Ndërkohë, edhe patronazhimi po funksion-

on, sepse po ulet jashtëzakonisht fluksi i njerëzve që duhet të vijnë në Tiranë, sepse do i marrin shërbimet tani nëpër spitalet rajonale. Në janar të 2019-ës, më në fund do dalin mjekët specializantë që plotësojnë të gjithë nevojat në të gjithë territorin. Pastaj do të jetë një fazë tjetër e rëndësishme e transformimit të shërbimit shëndetësor,” u shpreh Kryeministri Edi Rama. “Me ardhjen e kirurgut të ri me bonus, ne si spital pretendojmë që të rritet numri i operacioneve mbi 30%. Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe të gjitha spitalet rajonale të marrin shërbimin e duhur dhe pacientët të mos shkojnë nëpër qytete të tjera, nëpër spitale terciare,” u shpreh drejtori i këtij spitali. Për të theksuar rëndësinë që ka shtimi i gjelbërimit edhe në ambientet spitalore, Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mbollën një pemë në oborrin e spitalit të Kukësit.

Rama: T’i japim një shtytje programit të agroturizmit

përdorimit dhe me mundësinë e pagesave shumë të mira. Pjesë e programit është dhe trajnimi për të menaxhuar mirëmbajtjen e ujësjellësve. Kjo është arsyeja pse kanë funksionuar mirë deri tani,” tha Beci. Ndërsa Kryeministri Rama falënderoi në radhë të parë banorët e këtyre zonave, si kontributorët kryesorë për mirëmenaxhimin e ujësjellësit. “Është për t’i falenderuar njerëzit, sepse, nëse flasim për vështirësi ekonomike, kjo është një zonë me vështirësi ekono-

mike të theksuar, e megjithatë është shembulli më kuptimplotë që kjo nuk është çështje i varfër, i pasur. Kjo është çështje që secili të paguajë atë që konsumon, në mënyrë që pastaj me kontributet e përbashkëta ndërmarrja të fuqizohet pak nga pak, të vazhdojë të bëjë investime, të vazhdojë të rrisë cilësinë e furnizimit dhe askush të mos jetojë në kurrizin e tjetrin. Për fat të keq, ata që ankohen më shumë nuk janë ata që janë më të varfër, ose ata që janë më të

drejtë, por janë ata që kanë qejf vetëm të flasin dhe ankohen, që ose kanë jetuar duke marrë ujin në rrugë të paligjshme, ose pastaj rrinë atje në Facebook dhe torolisen në luftën kundër varfërisë pa lidhje,” u shpreh Kryeministri. Nga ana tjetër, Kryeministri tha se bukuritë natyrore të kësaj zone duhen shfrytëzuar për t’i kthyer në një atraksion për turistët, gjë që do ndikonte dhe në rritjen e mirëqenies për vetë banorët. “T’i japim një shtytje programit të agroturizmit. Ajo do të na japë shumë dorë dhe do t’u japë shumë dorë edhe njerëzve, sepse, realisht këtu ka perla që mund të bëhen të vizitueshme vetëm duke krijuar pika tërheqëse për njerëzit që, jo thjesht të vijnë për të parë, por të mund të rrinë, të flenë, të hanë produktet e fermës së vogël edhe të shijojnë gjithë këtë mrekulli. Kështu që, në këtë pikë, duhet të punojmë pak më shumë dhe duhet t’iu drejtohemi edhe investitorëve e sipërmarrësve që janë nga zona,” deklaroi më tej Kryeministri Edi Rama.


AKTUALITET

9

E diel, 11 SHKURT 2018

Pas vizitës së Arta Markut, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj paralajmëron ndryshime në Policinë e Vlorës

Xhafaj kritika të forta policisë së Vlorës: Punë e dobët; Rokadë në drejtim V

rasjet, atentatet, bandat kriminale dhe tonelat kolosale me drogë, ku në shumicën e rasteve janë ngjarje të pazbardhura, enigmatike, bëri që pasditen e së shtunës, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj të zhvillojë një takim me strukturat vendore të Vlorës, për të analizuar më nga afër punën. Në analizën vjetore të Policisë së Vlorës, merrte pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Në një konferencë publike, Fatmir Xhafaj shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me punën e strukturave të Policisë së Vlorës dhe paralajmëroi ndryshime. “Do të ketë një organizim të ri dhe të mirëpërcaktuar të policisë. Kemi hyrë në një fazë tjetër, atë të goditjes së grupeve të strukturuara kriminale. Nuk jemi shumë të kënaqur me punën e strukturave të Policisë së Vlorës”, deklaroi ai. “Do të ketë një organizim të ri dhe të mirëpërcaktuar të policisë. Kemi hyrë në një fazë tjetër, atë të goditjes së grupeve të strukturuara kriminale. Nuk jemi shumë të kënaqur me punën e strukturave të Policisë së Vlorës”, tha më tej Xhafaj. Ai shtoi se policia do rrisë efikasitetin e goditjes së grupeve

VETTINGU

Llalla tërhiqet nga e drejta për të qenë gjyqtar

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar që të mos jetë subjekt i ligjit të Vettingut. Përmes një kërkese drejtuar organeve të Vettingut, Llalla njofton se dorëhiqet nga sistemi i drejtësisë. Kësisoj, Llalla tërhiqet nga e drejta për të qenë gjyqtar i Apelit. Tërheqja nga sistemi i drejtësisë bën që procesi i Vettingut ndaj Llallës të ndërpritet, por për këtë çështje do vendosë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nëse Llalla do i shpëtojë apo jo Vettingut për pasurinë dhe integritetin profesional. Llalla bën pjesë në listën prej 56 personave që po kalon në filtrin e Vettingut. Mandati i tij si Kryeprokuror përfundoi në datën 7 dhjetor 2017, ndërsa në 18 dhjetor Kuvendi zgjodhi si pasuese të Llallës, por me mandat të përkohshëm, ish-prokuroren e Shkodrës, Arta Marku.

kriminale. “Nuk do ketë asnjë pjesë të territorit pa prezencë të punonjësve të policisë. E kemi nisur në Elbasan, së shpejti do e kemi edhe në Vlorë e Fier”, tha ministri i Brendshëm. Xhafaj theksoi gjithashtu se procesi i Vettingut në radhët e policisë që pritet të nisë së shpejti, do forcojë besimin te uniformat blu. “Forcimi i integritetit të policisë është prioritet për vitin 2018”, tha Xhafaj. Dy ditë më parë, në Vlorë u ndal kryeprokurorja Arta Marku. Në analizën e saj, Vlora prej kohësh, njihet si një vend prodhues i kanabisit, edhe i drogërave të tjera sintetike, por edhe si një vend i rëndësishëm

tranziti për në vendet e Europës, specifikisht favorizuar nga linja bregdetare. “Duhet koordinim i veprimeve mes të gjithë aktorëve në luftën kundër narkotikëve dhe shkëmbim i informacionit në kohën e duhur, me shpejtësinë dhe cilësinë e duhur mes tyre. Duhet mosngutje në përfundimin e operacioneve të organizuara në luftën kundër drogës, duke vënë në pranga shpesh vetëm konsumatorët, shpërndarësit e vegjël, korrierët apo mjetet e transportit, por bërja e përpjekjeve dhe shfrytëzimi i çdo metode të mundshme ligjore hetimi dhe shfrytëzimi i bashkëpunimit nderkufitar

FIER

dhe ndërkombëtar, për të mundësuar identifikimin, kapjen me qëllim vënien para drejtësisë të organizatorëve të grupeve kriminale”, u shpreh Marku. Gjithashtu nga Vlora, tetorin e vitit të kaluar u kap edhe “financieri” i Habilajve, Nezar Seitaj, i cili u bë “mollë sheri” mes qeverisë dhe opozitës, ku kjo e fundit akuzon Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj se ka firmosur qëllimisht largimin e Seitajt drejt Italisë, për ti mbyllur gojën, pasi në bandën ku ai bën pjesë, Prokuoria e Katanias e cila po heton këtë grup, ka të përfshirë edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Shembet me tritol një ndërtesë 5-katëshe IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar një objekt 5-katësh përgjatë lumit Gjanica, i cili preket nga rehabilitimi i lumit dhe shëtitores së qytetit të Fierit. Për shembjen e këtij objekti janë vendosur rreth 6 kg eksploziv nga hapja e 400 furnellave (vrima) dhe është përdorur e njëjta strategji shembje si me dy objektet e javës së kaluar. Megjithëse ndërtesa është shembur e gjitha, nga shpërthimi ka pasur dëmtime në një biznes aty pranë, të cilit i janë thyer xhamat

dhe ka rënë tavani prej gipsi. Aksion i IKMT është në kuadër të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe shëtitores së qytetit, ku të dielën e kaluar u shembën me të njëjtën procedurë edhe 2 godina të tjera. Ky projekt i Bashkisë Fier ka prekur 21 banesa, nga të cilat kanë mbetur për t’u shembur edhe 2 të tjera. Një prej këtyre ndërtesave do shembet nga IKMT me shpërthim të kontrolluar. Ndërkohë që tashmë autoritetet po punojnë për pastrimin e inerteve.

DOSJA

Gjykata mbyll hetimet për “Lazaratin”

Gjykata e Krimeve të Rënda ka mbyllur gjykimin për grupin që akuzohet për sulmin me armë ndaj RENEA-s në Lazarat, në vitin 2015, ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha. E fundit që dëshmoi në këtë proces, ka qenë psikologia që ka marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të të akuzuarve, fill pas arrestimeve në Komisariatin e Gjirokastrës. Më herët, të akuzuarit kanë pretenduar se janë dhunuar dhe janë detyruar që të pranojnë veprat penale për të cilat akuzohen. Psikologia ka thënë në sallën e gjyqit se nuk ka konstatuar shenja dhune të të pandehurit. Dëshmia e saj nuk është rrëzuar nga Gjykata dhe pritet që seancën e ardhshme Prokuroria të japë pretencën për të akuzuarit. “Po kjo mashtron, zoti gjyqtar. Më keni futur në burg që 16-vjeç. Më ndatë nga familja, nga studimet dhe nga shoqëria. Mua më shkoi jeta në burg. E di pse s’keni konstatuar gjë ju, sepse në momentin që më merrnin në pyetje mua, keni pyetur njërin aty, ato lekët?”,-ka thënë një nga të akuzuarit.


FORUM KOMENT Nga Bujar Nishani Media greke njofton se Marrëveshja e Detit midis Shqipërisë dhe Greqisë është arritur midis dy qeverive përkatëse. Me triumfalizëm dhe shumë e kënaqur media greke njofton se qeveria shqiptare i ka dorëzuar Greqisë zonat më të rëndësishme të ekskluzivitetit ekonomik. Tashmë nuk përbën më sekret se zonat që i përkasin "de facto" Shqipërisë janë zotëruese të pasurive të mëdha të gazit dhe naftës. Nëse lajmi i medias greke është i vërtetë ky akt i qeverisë aktuale shqiptare do të përbënte aktin më të lartë të tradhtisë kombëtare që nga themelimi i shtetit shqiptar në 1912. Ky akt i padrejtë do të hapte një konflikt të ri e të panevojshëm historik midis dy vendeve me pasoja rajonale. Me një arrogancë ekstreme Qeveria Shqiptare mban sekret marrëveshjen dhe nuk bën me dije asnjë informacion nga kjo marrëveshje e negociuar dhe përfunduar sipas Ministrit të Jashtëm të Greqisë para pak kohësh dhe medias greke sot.

Së pari, nuk ka të deklaruar nëse Qeveria Shqiptare ka marrë "Autorizimin e Plotfuqishmërisë" nga Presidenti i Republikës? Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për "Plotfuqishmërinë" ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo "Plotfuqishmëri" është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar. Por, që pas Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese marrja e "Plotfuqishmërisë" për negocimin e Marrëveshjes së Detit është detyrim ligjor. Mos zbatimi i këtij Vendimi të Gjykatës Kushtetuese përbën vepër të rëndë penale. Citoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese : "26. Gjykata vlerëson se pretendimi i kërkuesit për mungesën e plotfuqisë së lëshuar nga Presidenti i Republikës për grupin negociator shqiptar gjatë bisedimeve dhe lidhjes së marrëveshjes për delimiti-

OPINION Nga Majlinda Bregu

M

e Lulzim Bashën nuk jam kuptuar për shumë gjëra. Është rasti tipik i dy njerëzve që i lidh mosha dhe i ndan mendja. Por një nga ato gjëra që nuk kuptoja fare fare, ishte qëndrimi i tij ndër vite kundërthënës për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kryehershëm kam mbrojtur idenë se Shqipërisë nuk i duhet ndërprerë ecja drejt Europës, për asnjë arsye. Shqiptarët janë vënë shpesh para provës së rëndë të ikjes së përsëritur prej saj. Herë nga aftësia jonë e spikatur për tu vetëlënduar që na

tërheq pas sa herë që afrohemi me Europën e që çuditshëm na pushton mendjen, shoqërinë, institucionet; dhe herë nga rropamat historike e terret e regjimeve që na mbajtën me shekuj larg Europës. Nuk mund te them dhe aq më shumë ta akuzoj kryetarin e PD si antieuropian apo si dikush që nuk e kupton rëndësinë kombëtare, por dhe politike të këtij procesi. Është thjesht trajta e pashquar e personalitetit vetjak që nuk e lejon të ketë një qëndrim të kthjellët. Lulzimi drejton sot Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila lindi prej

10

E diel, 11 SHKURT 2018

Akti më i rëndë i tradhtisë min e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë është i bazuar dhe duhet pranuar". Pra Gjykata thotë : "gjatë bisedimeve dhe lidhjes së marrëveshjes". Kërkoj publikisht si ish-President i Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës që të nis verifikimin ligjor kur kanë nisur negociatat dhe bisedimet, theksoj,

"negociatat dhe bisedimet" për Marrëveshjen e Detit dhe nëse gjatë këtyre bisedimeve është marrë "Plotfuqishmëria" sipas detyrimit të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë rast Prokurori i Përgjithshëm i Republikës dhe prokuroria shqiptare janë përpara një përgjegjësie të madhe ligjore kushtetuese

mbi Sovranitetin e Shtetit. I bëj thirrje opozitës shqiptare të kërkoj transparencë të plotë për të gjithë proçesin e negociatave dhe rezultatin e arritur për këtë çështje. Në këtë rast opozita ka një përgjegjësi historike. Shpresoj shumë që media dhe intelektualët shqiptarë të mos heshtin në bashkëfajësi!

Pushteti nuk afrohet nëse largohen negociatat këtij vokacioni perëndimor të shqiptarëve. Kaq duhet të mjaftonte që

ai të kishte prej kohësh qartësinë e shpjegimit se pse është jetike sot çelja e

negociatave të Shqipërisë me Evropën; të fshikullonte aradhen e ca honxhobonxhëve injorantë të potershëm që atij i thurin lavde teksa ëndërrojnë se pushteti këtë radhë ju afrohet, vetëm nëse largohen negociatat! Ndaj reagimi i djeshëm i LB ishte vite i vonuar! Ishte si në kërkim të përshtatjes me idenë se kur e keqja të ndjek, një derë e mbyllur, të vret dhe shpresën për shpëtim.


ANALIZE Nga Spartak Ngjela I. Tani shihet se procesi i trembjes tërësore i të korruptuarve të mëdhenj në Shqipëri, i ka kaluar përmasat e parandjenjës dhe të frikës që vjen nga dyshimi. Ky proces tashmë ka kaluar nga frika tek e frikëshmja. Frika është abstrakte, ajo qëndron brenda njeriut nga mendimi ose dyshimi se diçka e keqe mund t’i ndodhë, kurse e frikëshmja është konkreteja që të është shfaqur si rrezik i dukshëm; njëlloj si ajo dallga e madhe e cunamit që ti e sheh nga larg dhe ke vetëm duart për ta përballuar. Politika amerikanë pardje deklaroi hapur se Reformën në Drejtësi nuk e duan të gjitha palët politike në Shqipëri. Ky konkluzion amerikan është një fitore e madhe për garancinë e Reformës në Shqipëri; sepse tani Rama nuk luan dot më me dy porta, dhe, më në fund, marrëveshja e tij me Berishën dhe Bashën tani duket se ka falimentuar. Vetëm një i sëmurë për pushtet dhe bosh nga koka; që nuk ia ka haberin arsyes shtetërore, vetëm një i tillë mendon se do mbijetojë në politikë duke iu shmangur amerikanëve dhe perëndimorëve, dhe t’i rropasë shqiptarët si Enver Hoxha, për pushtetin e tij të korruptuar. Gjithë duke menduar se mund të marrë para në Stamboll apo në Moskë, dhe për t’i mbajtur shqiptarët në mbijetesë. Rama i ka hyrë detit në këmbë dhe zbathur është nisur për në Stamboll e në Moskë Edhe Saliu duket se këtë ka si shpresë. Sigurisht që, Sanço Pançoja, e ka drejtuar më mirë Gubernën e tij. Është për të qeshur me këta komedinë të Enver Hoxhes. II. Ndërkohë u formua edhe KLP edhe KLGJ. Kjo do të thotë se më në fund shumë shpejt do të shohim të ngritura edhe Prokurorinë Speciale dhe Gjykatën Speciale anti-korrupsion. Kuptohet se korrupsioni kryeministror tani hyri më në fund në procesin e likuidimit të tij. As mos ju shkojë mendja se mund të ketë korrupsion shtetëror pa kryeministrin. Shqipëria vuan sot marrëzinë korruptive të katër kryeministrave radhë. Në fakt që të katër shpejt do t’i shihni që historia, me fakte, do t’i karakterizojë si basifondi i pështirë shqiptar. Dhe shenjën e parë e dha arresti i dy drejtorëve të mëdhenj të rrugëve. Hetimi kuptohet se ka filluar nga rrënjët për të dalë te trungu kryeministror. III. Të dy drejtorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve; duke

11

E diel, 11 SHKURT 2018

Rama i ka hyrë detit në këmbë dhe zbathur është nisur për në Stamboll e Moskë një njeriu anonim si Dashamir Xhika që askush nuk di se çfarë ka bërë, por që sigurisht që i duhet një kryeministri me ligësi të brendshme si Edi Rama që me këtë mediokër të përvetësojë paratë e shqiptarëve.

u nisur nga vetë niveli i tyre, provojnë se ata vetë janë fakti i korrupsionit kryeministror në Shqipëri. Dhe provat sot janë të plota. Do të jetë një turp historik për qeverisjen shqiptare që iu ka lënë në dorë rreth një miliardë e gjysmë Euro dy individëve krejt të panjohur, të paaftë në profesion dhe pa asnjë personalitet shoqëror. Po pikërisht ama, ky është edhe fakti që provon se ata dy derdimenë të burgosur tashmë, kanë punuar për ministrat dhe kryeministrat e tyre. Si mendoni ju; a do të mund ta vidhnin shtetin kryeministrat me njerëz me personalitet? Kurrë! Po, këta njerëz anonimë janë drejtorët e arrestuar, pa të cilët nuk mund të funksiononte korrupsioni kryeministror. Ja pra, prandaj mos u habisin nga dëshira e këtyre kryeministrave të marrosur ndaj paaftësisë absolute dhe injorancës që këta thërrasin në drejtim. Pse, a nuk e vrau Enver Hoxha gjithë intelektin e madh shqiptar me injorancën që urrente dijen e lartë? Mendoni se ka ndonjë ndryshim Berisha dhe Rama? Asnjë ndryshim në thelb, vetëm se Hoxha e thërriste injorancën për të vrarë kundërshtarët që, me frikë pastaj, të mbante pushtetin e tij patologjik; kurse, këta të dy, e thërrasin injorancën në drejtim që të vjedhin paratë e popullit dhe me to të mbajnë apo të marrin pushtetin. E pra, ku kemi shkuar? Asgjëkundi.

Por tani gjithçka mori fund: politika amerikane ka marrë kushtetutën e Shqipërisë. Dhe korrupsioni kryeministror ka falimentuar në Shqipëri. Në organet e specializuara ai po bën likuidimin. Janë identifikuar edhe paratë edhe pronat e korrupsionit të lartë shtetëror. Kurse këta ende mendojnë se mund të bllokojnë kushtetutën për të bllokuar Reformën. Mendje më fëminore nuk mund të ketë! III. Tani që do shihet nga hetimi se cilët janë dy personat që kanë qarkulluar miliardat e shqiptarëve të varfër për rrugët, të

Vetëm një i sëmurë për pushtet dhe bosh nga koka; që nuk ia ka haberin arsyes shtetërore, vetëm një i tillë mendon se do mbijetojë në politikë duke iu shmangur amerikanëve dhe perëndimorëve, dhe t’i rropasë shqiptarët si Enver Hoxha, për pushtetin e tij të korruptuar. Gjithë duke menduar se mund të marrë para në Stamboll apo në Moskë, dhe për t’i mbajtur shqiptarët në mbijetesë.

gjithë do ta kuptojnë se kush është Sali Berisha dhe kush është Edi Rama. Por ky do të jetë vetëm fillimi. Keni shumë për të parë dhe për të dëgjuar. Si fillim, gjithçka do të konstatohet gjatë gjyqeve dhe rrëfimeve të tyre, sepse janë mbledhur të gjitha provat, sigurisht jo për këta, por për kryeministrat dhe ministrat e tyre, se, pa këta mediokër të prirë ndaj vjedhjes, kuptohet se nuk mund të bënin dot gjë kryeministrat. Por, të gjashtë personat: dy drejtorë të përgjithshëm, dy ministra dhe dy kryeministra do t’i shihni se si do ta hedhin me “kokën lart” vallen e turpit. Po ku kanë turp këta dallkaukë! Këta janë dy kryeministra që i urrejnë deri në vdekje shqiptarët, pikërisht se i kanë grabitur varfërisë ekstreme të shqiptarëve gati një miliardë e gjysmë dollarë vetëm me rrugët. Por mos mendoni se kanë kaluar në parajsë me vjedhjet e tyre; tani kanë marrë rrugën për në ferr, dhe janë mu te pragu i tij. Pse, si mendoni Ju, a mund të ketë në Europë një kryeministër që ti japë 800 milionë Euro një njeriu anonim, një farë Andi Toma, që nuk ka bërë asgjë për këtë vend; që akush nuk e njeh dhe që vetë shtypi e kontakton vetëm kur ky arrestohet? Edhe kjo sigurisht që është një provë e plotë e korrupsionit kryeministror Berisha. Pse, si mendoni ju, a mund të ketë në Europë një kryeministër që t’i japë mbi 700 milionë Euro,

IV. Ja, që të dy drejtorët e arrestuar janë prova e saktë e banditizmit kryeministror shqiptar në dymbëdhjetë vjetët e e fundit. Por nuk se janë provat e vetme. Si mendoni ju, mund të tolerohet më një ministër shëndtesie si një farë Beqja, Beqja që pasurohet me vdekjen e parakohëshme të shqiptarëve, dhe këtë nuk e di kryeministri i tij? Si mendoni ju se gjithë kjo ligësi antishoqërore është vepër e një ministri basketbollist, apo është vepër direkte e një kryeministri sadist që i shet vdekjen e parakohëshme një shoqërie të varfër, dhe ndjen kënaqësi me budallaqet që iu imponon injorantëve bashkëpunëtorë që e dëgjojnë gojëhapur se marrin edhe ata diçka nga thërrimet e sadizmit të tij që akumulon para? Dhe jo vetëm kaq: a e shihni sesi shqiptarët ushqehen me skadenca, me mallra ushqimore të skaduara; me pije apo verëra që janë kimikate madje që shiten me etiketa verërërash të shtrenjta? Ende do vijojnë të “kurohen” shqiptarët me medikamente të skaduara për të pasuruar një ministre shëndtësie që bashkë me Beqen i “vunë zjarrin” shiptarëve në QSUT, ka qënë drejtoreshë e një korrupsioni gjigand dhe antinjerëzor aty? Dhe në fund, a janë provat? Provat janë të gjitha; po asnjë nga ato që do dëgjoni nuk mund të ndodhnin po të mos kish dashur kryeministri Rama dhe kryeministri Berisha. A nuk na i jep kjo provën se këta dy kryeministra i bashkon sot falsiteti që kanë lejuar në tregun mallrave dhe në tregun e ilaçeve? Po, në fakt, janë marrë para duke iu shitur shqiptarëve vdekjen e tyre të parakohëshme , me medikamente të skaduara dhe më ushqime të skaduara. Kjo në Europë nuk ka ndodhur as në mesjetë. Se, gjithsesi, asnjë pushtetar, mbret apo kryeministër mesjetar nuk ka pranuar që të pasurohet duke shitur në treg vdekjen e parakohëshme të qytetarëve të tij. Këtyre bandave të tilla antinjerëzore, kur t’iu ekspozohen bëmat, do të tmerrohet i gjithë opinioni publik botëror.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

KURESHTI

12

E diel, 11 SHKURT 2018

U përplasën vite më parë, lufta mes dy yjeve do të shihet në 2022 Në univers, veçanërisht në galaktikën tonë, ka një numër të madh sistemesh me shumë yje ku dy, ose më shumë yje rrotullohen përreth njëri-tjetrit. Në shumë nga këto sisteme, yjet përplasen me njëri-tjetrin. Një dukuri që ka qenë e njohur për astronautët për një kohë të gjatë. Por shkencëtarët thonë se një përplasje që ka ndodhur pothuajse dy mijë vjet më parë, do të mund të shihet së shpejti me sy të lirë. Korrespondenti Aram Vanetsyan sjell më shumë hollësi. Para 1 mijë e 800 vjetësh, në shekullin e tretë, Perandoria Han e Kinës ishte e ndarë në tre mbretëri, qytetërimi Maja kishte hyrë në periudhën klasike, Roma ishte në një gjendje anarkie ushtarake dhe në botë mbizotëronte paganzimi. Në këtë kohë, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në qiell, dy yje u përplasën me njëri-tjetrin në plejadën e Cygnusit. Por askush nuk mundi ta shihte një gjë të tillë. Shpërthimi ndodhi 1 mijë e 800 vjet vite drite larg, që do të thotë se ndiçimi që u përftua nga ajo përplasje yjesh, do të arrijë tek ne 1 mijë e 800 vjet më vonë. Kjo do të ndodhë në vitin 2022, sipas përllogaritjeve të një grupi shkencëtarësh dhe studentësh në Kolegjin Calvin në shtetin e Miçiganit. Astronomi Larry Molnar, që kryesoi grupin parashikon se shkëlqimi i shpërthimit do të jetë një nga objektet më ndriçuese në qiellin e natës, për një kohë të gjatë. "Dy yjet

Zbulohet biberoni 2.300 vjeçar Një zbulim i ri është bërë gjatë gërmimeve për të nxjerrë në dritë teatrin Helenistik të Akragas, në Luginën e Tempujve të Agrigento. Gjatë gërmimeve arkeologët kanë gjetur objekte të përdorura nga njerëzit në përditshmërinë e tyre dhe një biberon për foshnje që daton në shekullin e tretë ose të katërt para Krishtit. Kjo tregon se fëmijët edhe në antikitet pinin me biberon. Objektet e gjetura janë përdorur kryesisht për të pirë dhe për mbajtjen e lëngjeve duke përfshirë një kavanoz të vogël, shishe, etj..

janë aq pranë njëri-tjetrit saqë sikur prekin njëri-tjetrin", thotë ai. Profesor Molnar thotë se distanca mes yjeve është e barabartë me 1.5 e diametrit të tyre dhe atyre u duhen vetëm 11 orë që të shkojnë përreth njëri-tjetrit. "Ato mund ta bëjnë këtë në mënyrë të qëndrueshme për miliona vjet, por në rastin e këtij ylli, rezultoi se periudha orbitale po shkurtohej gjithnjë e më shumë dhe ritmi po përshpejtohej. Ky ishte sinjali për ne", tha profesor Molnar. E thënë ndryshe, këta yje në plejadën Cygnus po afrohen më pranë njëri-tjetrit pas çdo rrotullimi, si dy sfera të lidhura nga një shufër. "Ajo që e bëri këtë proces edhe më interesant ishte puna me studentët, veçanërisht njëri prej tyre, Dan Van Noord. Në fakt ishte ai që pati idenë", thotë profesor Mol-

nar. Përplasja do të çlirojë një energji të jashtëzakonshme dhe një yll i ri do të lindë. "Kështu krijohen yjet e rinj dhe shtresa përreth tij shpërthen, çlirohet dhe kthehet në mjegullnajë, që shkëlqen për një kohë shumë të shkurtër, por pas një fare kohe përhapet, bëhet transparente dhe e humb shkëlqimin dhe ajo që mbetet për t'u parë në brendësi është si një bërthamë gjigante". Mbi 80 për qind e yjeve në galaktikën tonë bëjnë pjesë në sisteme shumëyjore, me dy ose më shumë yje. Imagjinoni sikur të kishim edhe në sistemin tonë diellor dy ose më shumë diej. Astronomët thonë se jemi me fat që kemi një diell që na jep jetë dhe mundësinë të shijojmë mrekullitë që gëzojmë prej shkëlqimit të tij nga agimi e deri në perëndim çdo ditë.

Ndërtohet ura prej xhami më e lartë në botë Fiksimi i Kinës me urat prej xhami ka arritur nivele të tjera. Pasi një urë e re prej xhami është ndërtuar në lartësinë rreth 2 km në malin Malin Batai të Kinës. Besohet se kjo është ura më e lartë në botë prej xhami duke thyer rekordin e mëparshëm që e mbante vetë Kina, ura e xhamit Zhangjiajie që ndodhet në 548 metra lartësi. Sipas medias shtetërore Xinhua, ura prej 198 metra ka afërsisht lartësinë e një ndërtese 66 katëshe. Distanca vertikale midis urës dhe pjesës fundore të luginës thuhet se është e treta më e gjatë në Kinë.

Martesat në moshë të vogël rrezikojnë divorcin

Sipas një studimi të realizuar nga realizuar nga revista "Time", femrat që presin deri në moshë të rritur për t'u martuar kanë mundësi më të madhe për një martesë jetëgjatë. Sipas të dhënave të Regjistrit të Punës, numri më i madh i divorceve ekziston mes femrave që janë martuar rreth moshës 15-20 vjeç. Ndërkohë që të dhënat janë analizuar nga sociologu i Universitetit të Maryland, Philip Cohen, ai shprehet se mesatarisht këto martesa që quhen edhe si "martesat e fillimit" zgjasin nga një deri në 10 vjet. Një tjetër studim i 2015 thoshte se mosha ideale për njerëzit që të kenë një martesë të gjatë dhe të suksesshme është mes 28-32 vjeç. "Times" ka bërë këtë studim mbi martesat nisur nga një tjetër studim ku kishte hulumtuar se si ka ndryshuar tashmë martesa si institucion dhe sa janë shanset tashmë për një martesë të qëndrueshme.

Akullorja më e rrezikshme në botë E quajtur "akullorja më e rrezikshme në botë" , ajo u krijua posaçërisht për ditën e Shën Valentinit nga Aldwych Cafe në Skoci. Akullorja është 500 herë më pikante se salca djegëse Tabasco. Sipas vëllezërve dhe bashkëpronarëve të kafenesë, Lee dhe Martin Bandoni, ideja për këtë akullore potencialisht vdekjeprurëse vjen nga Italia. Ata thonë se receta do të mbetet sekret dhe vetëm një pjesë e vogël e njerëzve e dinë sesi ta bëjnë këtë akullore të pazakontë dhe djegëse. Lee madje e quajti atë 'një shpërthim termik në gojën tuaj' ndërsa përshkroi recetën. Për të shmangur çdo çështje ligjore që ka të bëjë me shëndetin, akulloren mund ta blejnë vetëm klientët mbi moshën 18 vjeç. Gjithashtu ata duhet të nënshkruajnë një deklaratë që i informon ata mbi rreziqet e mundshme që kanë të bëjnë me ngrënien e "Devil's Breath" si lëndime, sëmundje dhe humbja e mundshme e jetës.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13

E diel, 11 SHKURT 2018

Përfundon rehabilitimi i plotë i varrezave të Sharrës dhe i rrugëve hyrëse e dalëse

Veliaj: Mbajtëm premtimin, i kthyem dinjitetin vendit ku prehen të afërmit tanë gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse në varreza, përfshi kanalizimet, shtresat asfaltike dhe trotuare, si dhe shtrimin e rrugicave të brendshme. "Kemi sistemuar parkingjet, varrezat murale dhe po mundohemi që ky mjedis të jetë sa më dinjitoz. Ndoshta, lehtësojmë pak dhimbjen e të ardhurit në një vend paqeje, prehjeje e meditimi, se sa në një vend të zaptuar e të dhunuar në çdo cep të tij. Mënyra se si do funksionojnë varrezat e Sharrës janë në

B

altë në dimër e pluhur në verë, kaos maki nash, ndërtime pa leje e ambulantë që shisnin ku të mundnin. Kjo ishte panorama që ofronin varrezat e Sharrës deri para pak muajsh. Tanimë, falë investimit të Bashkisë së Tiranës, ato janë shndërruar në një vend dinjitoz prehjeje për ata që nuk jetojnë më, por edhe për njerëzit që vizitojnë të afërmit e tyre. Përveç rikonstruksionit të tre rrugëve kryesore, që i vijnë në ndihmë banorëve të zonës, Bashkia e Tiranës rehabilitoi edhe mjediset e brendshme të varrezave, si dhe ka bërë numërtimin e tyre. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se pas rehabilitimit të varrezave të Tufinës, ky është një tjetër premtim i mbajtur. "Premtuam se në gjysmën e parë të mandatit do të bënim varrezat e Tufinës dhe në gjysmën e dytë ato të Sharrës. Më vjen mirë që ende pa u mbyllur viti ynë i tretë, kemi

formën e një Unaze: futemi nga rruga kryesore në Sharrë, pastaj dalim në rrugën "Lekë Zaharia", që po ashtu është rehabilituar, por edhe për banorët që janë në gjithë këtë zonë, tashmë ka më shumë civilizim, më shumë urbanizim", u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku theksoi se bashkë me projektin e rehabilitimit të varrezave është bërë

edhe largimi i të gjitha ndërtimeve pa leje, që ishin bërë pengesë e vazhdueshme për kortezhet apo për lëvizjen e banorëve. "Më vjen mirë që më në fund i kemi kthyer dinjitetin qytetit, duke filluar nga çeku i bebes, që mungonte prej vitesh, deri tek dinjiteti i varrezave. Më vjen mirë që u bë viti i tretë që nuk kemi asnjë ndërtim pa leje në varreza. Jo vetëm që është ndaluar ndërti-

mi pa leje në qytet, por është dy herë më fyes kur ka ndërtime pa leje edhe në varreza; jo vetëm kaq, por kemi pastruar të gjithë ndërtimet pa leje në rrugët hyrëse", tha Veliaj. Ai theksoi se pas rehabilitimit të dy varrezave të qytetit të Tiranës, bashkia do ndërhyjë edhe në varrezat e fshatrave, për t'i dhënë atyre dinjitet. Veliaj u bëri thirrje familjarëve që kanë të afërmit e tyre në varrezat e Tiranës ta përjetësojnë kujtimin e tyre duke mbjellë një pemë. "Dua të ftoj të gjithë qytetarët, të mbjellim pemë! Kemi mjaftueshëm hapësira të vogla në varreza për të mbjellë një selvi, një shkurre dekorative dhe për të kontribuar të gjithë, që edhe në varrezat e Tiranës, si në Tufinë, ashtu edhe në Sharrë, të kemi të njëjtën frymë të gjelbërimit dhe të hijeshisë, ashtu siç kemi bërë në çdo cep të Tiranës", u shpreh Veliaj. Gjithashtu, krahas investimeve në infrastrukturën rrugore, Bashkia e Tiranës ka vendosur që në këtë vit në çdo investim që kryen të vendosë ndriçim LED.

kryeqytet e kanë veshur tashmë petkun e dashurisë për t'u kujtuar të dashuruarve këtë ditë të veçantë. E kuqja e dashurisë i ka

dhënë më shumë hijeshi dhe ngjyra Tiranës duke bërë që çdokush që kalon në këto rrugë të ndjejë afrimin e kësaj feste.

përfunduar dy projekte shumë dinjitoze për qytetin tonë. Ndonjëherë, në politikë apo edhe në skenën publike, i japim rëndësi atyre që bëjnë më shumë zhurmë, që bërtasin shumë, që çirren më shumë, dhe harrojmë se në fakt detyra e qytetit tonë është të kujdeset jo vetëm për të gjallët, por edhe për ata që kanë dhënë shumë kontribut dhe meritojnë po të njëjtin shërbim e respekt", tha kreu i Bashkisë së Tiranës. Ai shtoi se projekti ka realizuar ndërhyrjen e plotë në të

FOTOLAJM

Tirana “pushtohet”nga zemrat P

o prisni të festoni 14 shkurtin? Bashkë me ju edhe kryeqyteti ka nisur përgatitjet për të pritur festën e të dashuruarve. Bashkia e Ti-

ranës është kujdesur që edhe kësaj dite t'i japë ngjyrën e saj të veçantë. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", parku "Rinia", por edhe Kulla e Sahatit në


AKTUALITET

14

E diel, 11 SHKURT 2018

2017 ishte vit i pafat për Fildez Hafizin, gjyqtare në Shkodër, që u vra nga bashkëshorti Fadil Kasemi. Ky ishte akti final i një dhune sistematike në familje

F

adil Kasemi, ndonëse ka shkuar në Gjykatë si i pandehur për akuzën e vrasjes së ish-bashkëshortes gjyqtares, Fildes Hafizi, ai vazhdon përballjen e tij ligjore në Gjykatën e Tiranës për kujdestarinë e fëmijëve. 2017 ishte vit i pafat për Fildez Hafizin, gjyqtare në Shkodër, që u vra nga bashkëshorti Fadil Kasemi. Ky ishte akti final i një dhune sistematike në familje, që statistikisht mbetet një nga veprat më shqetësuese për kriminalitetin në vend. Më 31 gusht të vitit të shkuar, Fadil Kasemi qëlloi disa herë me pistoletë në drejtim të automjetit ku ndodhej ish-bashkëshortja e tij, pranë zonës së “Xhamllikut” në Tiranë. Në seanën e radhës, kjo gjykatë ka ngarkuar dy psikologë të vlerësojnë se familjarët e gjyqtares apo të Kasemit janë më të përshtatshmit për t’i mbajtur në kujdestari. Kasemi ndodhet në qeli që prej 31 gushtit 2017, ditë kur qëlloi drejt ish-bashkëshortes së tij në zonën e “Xhamllikut”. Ai akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe nëse deklarohet fajtor rrezikon burgimin e përjetshëm. Seanca Të premten, teksa gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të shtyjë seancën e parë ndaj Fadil Kasemit, të akuzuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes gjyqtare, Fildez Hafizi, i pandehuri pati një kërkesë. Ai iu lut trupit gjykues të mos caktonte seancën tjetër në 19 shkurt. Kërkesa u motivua me një tjetër përballje gjyqësore

Pas vrasjes së gjyqtares, Kasemi “betejë” për fëmijët me motrën e Fildezit KUJDESTARIA “Në seancën e radhës të kësaj beteje gjyqësore, gjykata e kryeqytetit u ka dhënë detyrë dy ekspertëve psikologë të vlerësojnë se cilët familjarë janë më të përshtatshëm për kujdestarinë e dy të miturve, ata të gjyqtares së ndjerë, apo të Fadil Kasemit”.

ku Kasemi është palë, gjyqi që do të përcaktojë kujdestarinë e dy fëmijëve të tij të mitur, 14 dhe 16-vjeç. Në seancën gjyqësore paraprake, gjykata rrëzoi kërkesën e mbrojtjes për të dërguar për interpretim në Kushtetuese dispozitën

ligjore, që i heq mundësinë Kasemit për të kërkuar gjykim të shkurtuar. Pa këtë lloj gjykimi, ai nuk e shmang mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm në rast fajësie. Fëmijët Në seanën e radhës, gjykata ka

ngarkuar dy psikologë të vlerësojnë se familjarët e gjyqtares apo të Kasemit janë më të përshtatshmit për t’i mbajtur në kujdestari. Aktualisht, fëmijët e gjyqtares së vrarë janë nën mbikqyrjen e përkohshme të tezes së tyre. E njëjta kërkon në Gjykatën e Tiranës

kujdestarinë e përhershme. Në seancën e radhës të kësaj beteje gjyqësore, gjykata e kryeqytetit u ka dhënë detyrë dy ekspertëve psikologë të vlerësojnë se cilët familjarë janë më të përshtatshëm për kujdestarinë e dy të miturve, ata të gjyqtares së ndjerë, apo të Fadil Kasemit. Në sallën e gjyqit, Klodian Reçi, avokati i Kasemit, ka këmbëngulur se vëllai i klientit të tij kanë të ardhura të mjaftueshme financiare për mirërritjen e tyre, si edhe fëmijë të të njëjtës moshë.

KAPSHTICË

ELBASAN

POLICIA

Heroina i përkiste shoferit të autobusit

Në burg “mjeshtrat” e tritolit

Vetting për ish-punonjësit, Hodaj: Janë 3 faza procesi

Mjeshtrat e tritolit, do të qëndrojnë në burg derisa prokuroria të përfundojë hetimet. Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gazmor Kokla dhe Ergest Lipo u kapën me 82 kallëpë tritol, dhe akuzohen për prodhimin, mbajtjen e lëndëve plasëse dhe armëve luftarake. Mësohet se ata merrnin porosi për të montuar mina me telekomandë. Ky ishte vendimi i Gjykatës së Elbasanit, për 6 të arrestuarit mbrëmjen e vonë të 7 shkurtit. Në seancën e djeshme, prokurori Ridvan Sula kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për ta, kërkesë e cila u pranua nga gjykatësi Ramazan Avdiu. Përpos 82 kallëpëve tritol, atyre iu gjetën 2 armë zjarri, qindra fishekë dhe një sasi e vogël droge. Për çdo minë të telekomanduar, ata kërkonin nga 500 deri në 800 euro. Tritolin e siguronin nga guroret dhe minierat e Pogradecit. Emri i ndonjë personi që ka porositur lëndë plasëse tek ky rrjet kriminal, nuk ka dalë por grupi hetimor po verifikon disa lidhje farefisnore dhe miqësore të të arrestuarve.

Vettingu në Polici për 13 mijë punonjës, ka bërë jehonë edhe në mediet e huaja, aty ku theksohet se përmes këtij procesi që pritet të zgjatë deri në 15 muaj, do të jetë jetë një pastrim nga “mollët e kalbura”. Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, është shprehur se ky proces do të kalojë në 3 faza, ku punonjësit nga grada më e lartë deri ata me nivel zbatues, do të kalojnë në 3 komisione. Vetting do të ketë edhe për ish-punonjësit e policisë, mjafton që ata të mos kenë qenë të përjashtuar. Për të rinjtë që do të futen rishtas në polici, do të duhet që në krye të herës të dorëzojnë dokumentet për pastërtinë e figurës dhe deklaratën e pasurisë. Po ashtu do të jenë pjesë e një vlerësimi periodik një herë në 3 vjet. Projektligji i jep mundësinë policëve që të mos i nënshtrohen procesit të Vettingut. Brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji ata mund të japin dorëheqjen me shkrim duke mos iu nënshtruar Vettingut. Ndërsa ata që i nënshtrohen Vettingut dhe nuk e kalojnë, do të përjashtohen nga policia dhe do të ndiqen penalisht. Të gjithë ata që nuk do të mund të kalojnë Vettingun, kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës nëse nuk janë dakord me këtë vendim.

Detaje të reja kanë dalë nga heroina e cila u kap në Kapshticë nga policia greke. Autoritetet helenë thonë se ka prova të forta që droga i përket shoferit të autobusit Ilir Rustemi. Në banesën e 54-vjeçarit që u arrestua policia e Korçës ka gjetur rreth 400 gram kanabis. Policia greke ka lënë të lirë shoferin e dyte të autobusit dhe një person, të cilët u arrestuan bashkë me shoferin 54 vjeçar. Heroina e sekuestruar rreth 3 javë më parë solli furtunë shkarkimesh në rradhët e policisë kufitarë të Kapshticës, si dhe shefit të hetimit të Krimit në drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Edmond Çela. Çela rezulton të jetë pronari i shoqërise Metro, në autobusin e së cilës, u zbulua 2 kg heroinë. Ndaj Çeles SHÇBA po vijon procedimin disiplinor.


AKTUALITET

15

E diel, 11 SHKURT 2018

Bashkia Pukë nis punën për projektet që do të transformojnë zonën turistike

PROJEKTI

50 ekspertë në TAP, për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri

“100 fshatrat” për zhvillimin e turizmit Nga Almarina Gegvataj

E

përfshirë në projektin “100 fshatrat”, Qelza në bashkinë e Pukës, tashmë duket se mbi atë çfarë vetë natyra i ka falur, po përjeton dhe rikthimin e shpresës, e bashkë me të edhe rikthimin e banorëve që e braktisen. Një atraksion turistik ku ndërthuren malet e larta, luginat, pasqyra ujore e liqenit të Komanit buzë brigjeve të të cilit qëndrojnë ende kullat shekullore të mbuluara me rrasa prej guri, Qelza pritet të kthehet në një prej destinacioneve të njohura për turistët. Bashkia e Pukës menjëherë pas vendimit të qeverisë për këtë projekt të rëndësishëm, ka filluar punën në terren për hartimin e projekteve të infrastrukturës, të cilat sipas kreut të bashkisë, Gjon Gjonaj i jep start ëndrrës së kahershme të pukjanëve. Në një prononcim për ATSH, kryebashkiaku Gjonaj deklaron se ka filluar puna në terren ku po bëhet një studim i hollësishëm i zonës, ndërkohë që është ngarkuar një grup specialistësh urbanist për hartimin e projekteve. “Jam i lumtur pasi sapo kjo zonë u përfshi në projektin “100 fshatrat”, banorët e larguar nga kjo mrekulli natyrore, thjesht dhe vetëm si pasojë e harresës që ju është bërë prej vitit 1990, kanë filluar të interesohen për t’u kthyer. Kam shumë besim se me investimet e planifikuara do i japim jetë jo vetëm zonës, por do krijojmë një atraksion të veçantë turistik për turistët, të cilët edhe në këto kushte e kanë vizituar zonën”, thotë kryebashkiaku i Pukës. Këtu, thotë ai, janë në harmoni të plotë, malet e larta, lumi, lëndina që ndërthuren në formën e pllajava mes këtyre lartësive, pjesë e të cilave janë kullat karakteristike të mbuluara me rrasa guri, e mbi të gjitha pasqyra ujore e liqenit të Komanit thik mbi të cilin ndodhen dhe shpellat mistike plot legjenda, të cilat aq shumë tërheqin turistët e huaj”. Rikonstruksion i rrugës Qelez –liqeni Komanit si dhe rikualifikimi urban i territorit të qendrës së fshatit Qelez, janë dy prej projekteve kyç që Bashkia e Pukës do të investojë për rigjallërimin e kësaj zone. Projekti i investimeve nga Bashkia Pukë do të vijojë me tej me rehabilitimin e urave ekzistuese në fshatin Qelëz, rehabilitimi i ambienteve të jashtme

të shkollës mesme dhe të qendrës shëndetësore, ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ITUP (sistemi i rrjetit të telefonisë, internetit dhe fibrave optik në luginën e Qelëz), përmirësimin dhe rehabilitimin e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm si dhe rehabilitimi i rrjetit të

furnizimit me energji elektrike. Gjithashtu, Bashkia Pukë do të rehabilitojë kullat tradicionale, mullinjtë tradicionalë tipike për këtë zonë, fuqizimin e shërbimeve të zyrës së informacionit turistik, ndërtimin e qendrës së grumbullimit dhe përpunimit të produkteve autoktone ven-

APELI

dase (thertore, baxho, dhoma frigoriferike, përpunim dhe paketim etj), përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve përmes ngritjes së zyrës me një ndalesë në Qelëz, përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve urbane, ndërtimin e fortifikimeve përgjatë bregut të lumit dhe pyllëzimin me qëllim parandalimin e efekteve të erozionit, përmirësim dhe pajisja me sinjalistikën e posaçme të shtigjeve për këmbësorët, promovimin e shërbimeve të turizmit rural në fshatin Qelës, krijimin e qendrës së artizanatit në Qelëz si dhe restaurimin e banesave të fshatit Buzhalë dhe vënia në funksion e një muzeu për vizitorët. Banorët e zonës e mirëpresin këtë nisëm, ndërsa të larguarit kanë filluar të mendojnë për tu rikthyer në shtëpitë e braktisura në bujtina përmes subvencioneve të përcaktuara nga qeveria, në kuadër të këtij projekti. Kryebashkiaku Gjonaj thotë për ATSH se ndërtimi i rrugës Qelëz Brigjet e Liqenit të Komanit, do e kthejë këtë zonë të virgjër ndër më të vizituarat në veriun shqiptar, teksa një ndër elementët ku kërkohet ndërhyrje e menjëhershme është dhe rrjeti i amortizuar elektrike, pasi rikonstruksionit të të cilit mund të nisin dhe investimet e tjera. Qelza pritet që të ofroj një larmishmëri të veçantash për turistët, që nga plazhi ditore, pushimi në kullat karakteristike si rrallë kund në ndonjë vend tjetër, vizitat në shpellat plot legjenda, si dhe lundrimin për gjatë bukurive përrallore të liqenit të Komanit, pa lënë pas gatimet tradicionale që aq shumë tërheqin turistët e huaj.

Trashëgimia kulturore e Shqipërisë ka një rëndësi të veçantë në politikat e qeverisë, për të sjellë një qasje të re jo vetëm në mirëmbajtjen e restaurimin e tyre, por edhe në eksplorimin e zbulimeve të reja, që janë vlerë për vendin. Mbi 50 ekspertë shqiptar të arkeologjisë janë angazhuar nga nënkontraktori i projektit të Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri. TAP është një projekt që po zhvillon shtrimin e tubacioneve që do të transportojë gaz natyror nga rajoni Kaspik në drejtim të Evropës. Gjurma e TAP-it përmes Shqipërisë është rreth 215 kilometra në pjesën tokësore dhe 37 km në pjesën detare në ujërat territoriale shqiptare të Detit Adriatik. TAP përshkon zonat Bilisht – Korçë; Vithkuq – Potom-Çorovodë-Berat; Berat – Fier – Seman, që shquhen për pasuritë e vlerat e trashëgimisë kulturore që bartin. TAP ben te ditur se deri tani per gjate gjurmes ne zonen Berat- Fier janë gjetur 40 sende, si eshtrata, objekte murale, sende bronzi që marrin një status të rëndësishëm te trashegimise qe daton nga neoliti i hershëm e deri në shekullin e 20. Zbulimet dëshmojnë për gjetje të rëndësishme të antikitetit ilir dhe periudhës romake, me rrugë komunkimi dhe ura, të cilat kanë shërbyer për shkëmbime tregtare apo pozicionimin në vendbanime të përkohshme apo të përhershme. TAP është një projekt kyç e strategjik për infrastrukturën e gazit në Shqipëri dhe rajonin tonë qe po kontribuon edhe ne kete fushe.e.xh

ITALI

Vrasja e Kasmit, ish-agjenti grek kërkon lirinë

Drogë dhe armë, në pranga 3 shqiptarë

Sajmir Vishaj, avokati mbrojtës i Efthymiou Efthymious i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, 42-vjeç, do ankimojë në Apel vendimin e Gjykatës së Tiranës e cili la në burg ish-specialin grek. Ka qenë vetë avokati Vishaj i cili ka paralajmëruar këtë të shtunë se të hënën do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit. Avokati mbrojtës i Efthymious, Sajmir Vishaj kundërshtoi të hënën masën e dhënë nga Gjykata e Tiranës, duke deklaruar se Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për të fajësuar grekun si autor të krimit që tronditi kryeqytetin. Akuzat i ka kundërshtuar edhe vetë Efthymious i cili ka deklaruar se në Shqipëri kishte ardhur si turist.

Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë në Milano pasi u kapën me kokainë, heroinë dhe një arsenal armësh. Në prangat e policisë ranë Edison Proshka, 27-vjeç, Agim Proshka, 38-vjeç dhe Jurgen Verbofshi, 20-vjeç. Policia sekuestroi në makinën e dy prej të arrestuarve, 7 kilogramë kokainë, 4.5 kilogramë heroinë, dy mitroloz, një pistoletë gjysmëautomatike, një revolver, karikatorë dhe municione. Gjithashtu pas një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e Agim Proshkës, policia arriti të bllokonte edhe 8.300 euro. Në makinën tjetër “Citroen C3”, policia sekuestroi 5 kilogramë kokainë dhe 500 gramë heroinë.


FORUM ANALIZË

P

as nënshkrimit të ligjit të Holokaustit nga presidenti Duda në Poloni, ka pasur reagime të ashpra nga bota e jashtme. A e ka nënvleftësuar Varshava efektin e këtij ligji. Stella Testa i mbijetoi Holokaustit dhe sot jeton në Jeruzalem. Kujtimet e Luftës së Dytë Botërore janë sot omniprezente për 90 vjeçaren. Ajo e ka ndjekur me vëmendje debatin për ligjin e ri të diskutueshëm: “Unë nuk besoj se Polonia do përpiqet t’i shpëtojë përgjegjësisë”,- thotë Testa duke treguar mirëkuptim për pozicionin që mban Polonia. Por nga ana tjetër: “Nuk ka kërkënd që të mos ketë faj, të gjithë kanë faj. A nuk ka pasur edhe Roosevelti faj? Pse nuk e bombarduan ata Aushvicin?” Testa, e cila ka lindur në Maqedoni, ka qenë e re kur i duhej të fshihej nga nazistët duke shkuar vitet e para me disa partizanë në Evropën Lindore. Edhe në Poloni kishin frikë, kujton ajo: “Kur pyeteshin prej gjermanëve, njerëzit i tregonin bashkëqytetarët. Kur erdhën gjermanët, fqinjët donin madje të më vrisnin.” Por nuk duhen bërë përgjithësime, “faji është individual.” Grindje polako – izraelite Kryeministrat e Polonisë dhe Izraelit, Netanjahu dhe Morawiecki, kanë rënë dakord për krijimin e një grupi bilateral pune për rishikimin e historisë. Por Polonia nuk donte të priste. Presidenti Andrzej Duda, nënshkroi ligjin e diskutueshëm të Holokaustit. Ligji parashikon

FORUM

P

as tërheqjes së Martin Schulz nga posti i kryetarit të SPD-së partinë do ta drejtojë Andrea Nahles. Ajo do të zgjidhet në një kongres të jashtëzakonshëm dhe mendohet, se mund ta ripozicionojë partinë më majtas. Ajo do të kthehet nga kryetarja në sfond në kryetare të vërtetë të partisë. Se kur Andrea Nahles do të zgjidhet në një Kongres të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialdemokrate si kryetare partie,ajo ia ka treguar të gjithëve. Dhe këtë sigurisht jo sepse do të zgjidhet në këtë post si e para grua pas 153 vjetësh. Por sepse “Bätschi, Partia Socialdemokrate nevojitet”, këto ishin fjalët e saj në vjeshtë pas dështimit të bisedimeve për koalicionin midis Unionit Kristiandemokrat-Kristiansocial, të Gjelbërve dhe liberalëve FDP. Fjalët tregonin për kohët turbulente në politikën gjermane dhe veçanërisht në Partinë Socialdemokrate. Dhe që në fund të kësaj jave të mbushur me ngjarje, Andrea Nahles bëhet kryetare e SPD nuk është rastësi. Kryetare e pashpallur ajo u bë më 21 janar në Kongresin e partisë në Bon. Atje ajo mbajti fjalimin më mbreslënës të karrierës së saj. Vëzhguesit ishin të një mendjeje

16

E diel, 11 SHKURT 2018

Polonia e vetme në shtëpi dënime që shkojnë nga gjoba deri në tre vjet burgim për dikë që mes të tjerash quan fajtor ose bashkëfajtor dikë “në publik dhe në kundërshtim me faktet” e popullit ose shtetit polak, për krimet naziste të kryera nga “Rajhu i tretë”. Duda ia prezantoi këtë ligj Gjykatës Kushtetuese polake. Ajo duhet të shohë nëse ligji ve në rrezik shprehjen e mendimit të lirë në publik në Poloni. Ndërkohë konflikti polako- izraelit është shtruar të paktën në nivel qeveritar. Ministri i Jashtëm izraelit shpreson që të dy palët të bien dakord për ndryshimin e ligjit. “Izraeli dhe Polonia kanë një përgjegjësi të përbashkët, që është të studiojnë dhe të ruajnë historinë e Holokaustit” – thotë deklarata zyrtare. Në parlament, Knesset, është duke u përgatitur një reagim për ligjin polak. Pavarësisht nga partia, të gjithë duan të arrijnë përmirësimin e dy ligjeve të veta: Bëhet fjalë për dënimin e mohimit të bashkëpunimit me krimin nazist dhe ndihmën juridike për punonjësit e vendeve përkujtimore. 80 nga 120 deputetët e parlamentit duan të përkrahin projektligjin. Edhe studiuesit izraelitë kanë thënë fjalën e tyre: Megjithëse Arti dhe Shkenca është e përjashtuar nga ligji i diskutueshëm në Poloni. Por: “Ai duhet të prezantojë rolin e Polonisë në Holokaust si një të vetëm të vërtetë. Kjo është shumë problematike”, ankohet David Silberklang, historian në Institutin Ndërkombëtar për studimin e

Holokaustit në Jeruzalem. Pjesa më e madhe e institucioneve dhe studiuesve përkrahin idenë që të mos përdoret shprehja “kampe polake përqëndrimi”, por në këtë mënyrë ligji pengon debatit publik. “Natyrisht që populli polak nuk ka marrë pjesë masive në Holokaust, megjithatë ka pasur njerëz që kanë bërë gjëra të tmerrshme - dhe për këtë duhet folur”, thotë historiani. Zhgënjime në SHBA Reagime të ashpra që erdhën nga SHBA krijuan shqetësime në Poloni. Pas nënshkrimit të ligjit për Holokaustin ministri amerikan i Jashtëm, Rex Tillerson, tha se Shtetet e Bashkuara janë të “zhgënjyera”. Tillerson kritikoi ligjin se ka “efekt negativ mbi shprehjen e mendimit të lirë dhe studimeve akademike”. Kritikë kaq e qartë e shprehur nga partneri më i rëndësishëm i Polonisë nuk ishte dëgjuar në Varshavë kurrë, as në reformimin e diskutueshëm të Kushte-

tutës. Edhe deputetët e Kongresit të dy partive e kritikuan ashpër Poloninë. Orrin Hatch, senatori më i vjetër i republikanëve dhe anëtar i “Këshillit përkujtimor amerikan të Holokaustit” theksoi se “ligji është shumë i dëmshëm për të gjithë ata që duan të mësojnë nga leksionet e errëta të së kaluarës dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë.” Debbie Wasserman-Schulz, kongresiste nga Florida dhe kryetare e Partisë Demokratike kritikoi vendimin e presidentit polak Duda dhe u tregua “thellësisht e zhgënjyer dhe e prekur”. Kritikë nga Bashkimi Evropian Po Brukseli? Presidenti polak i Këshillit të BE, Donald Tusk e vlerëson vendimin e Varshavës si kontraproduktiv. Tusk akuzon qeverinë polake se ka arritur me ligjin të kundërtën e asaj që donte të arrinte: “Autorët e ligjit e shpërndanë në gjithë botën emërtimin e gabuar “kamp polak i vdekjes’ me efektivitet aq të lartë

Gjermania në dorë të dy grave, ja kush pritet të bëhet kryetare e re e Partisë Socialdemokrate se ndërkohë që kryetari i vërtetë i partisë, Martin Schulz i zhgënjeu njerëzit me ato që tha në fjalim, ishte Nahles, që i bindi anëtarët e partisë me fjalimin e saj dhe bëri që ata të hynin në kursin e koalicionit të ashtuquajtur “GroKo” (Koalicion i mach/Große Koalition). Me fjalë të thjeshta, siç është e zakonshme për të. Ajo tha që bisedimet duhet të vazhdonin deri sa të arrinin rezultat, sepse nëse nuk bëhej koalicioni i madh me Unionin, atëherë qytetarët do t’i kthenin shpinën Partisë Socialdemokrate. jo i tregoi vendin e duhur të rinjve të partisë që me Kevin Kühnert në krye donin të sabotonin bisedimet e koalicionit me “Jo”. Tipike për Nahlesin, i bën thirrje sërish socialdemokratëve, shfaqet e vetëdijshme dhe i transmeton mirë përmbajtjet e saj. Andrea Nahles duke mbajtur fjalimin në kongresin e SPD-së më 21 janar 2018 në Bon Andrea Nahles ka lindur më 1970 në Eifel, nga prindër punëtorë. I ati murator, ditë për ditë në ndërtim, siç tregon ajo më vonë, “me shpinë,

gjunjë dhe shpatulla të sakatuara”. Vetëm prejardhja e saj i jep besueshmëri. Prej rrënjëve shpjegohet edhe profili i saj. Nahles ka qenë gjithnjë tek të majtët e partisë. Dhe ajo shihet si dikush që i bën gjërat vetë. Kur në moshën 18 vjeçare ajo vëren, se në vendin ku jeton nuk ka qendër të SPD, e krijon vetë një. Edhe sot ajo është e afërt me bazën e Partisë, më afër se pararendësi Martin Schulz, që vlerësohet, se

nuk ka rrjet. Më 1995 Nahles bëhet kryetare e të rinjve socialdemokratë, dhe sa i përket tematikave edhe më vonë qëndron më afër Oskar Lafontaine, që vlerësohet si “i majti” i SPD, se sa afër Gerhard Schrëderit, që bëhet kancelar më 1998. Axhendën e tij të quajtur 2010 ajo e kritikon vazhdimisht. Kjo nuk ia dëmton karrierën në parti, përkundrazi. Bëhet anëtare e kryesisë së fraksionit dhe më 2009 sekretare e përgjithshme. Gjithmonë duke argumentuar, pa iu druajtur konfrontimit. Kur në vitin 2013 bëhet ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale në koalicionin me CDU/CSU ajo arrin të forcojë profilin e saj të majtë. Rroga minimale, pensioni me 63 vjeç, për vëzhguesit mbresëlënëse, se si arrin ajo t’ i marrë Unionit çështje që i kanë për zemër socialdemokratët. Për këtë ajo respektohet, edhe jashtë partisë së saj. Tek kolegët e Unionit ajo konsiderohet si njeri i besueshëm. Brenda partisë së vet, ajo dëshmon se nuk është dikush “që i bën të gjitha”, por dikush

sa kurrë më parë”, transmetoi Tusk me Twiter. Zëvendëspresidenti i Komisionit të BE-së, Frans Timmermans i bëri thirrje të gjitha shteteve të pushtuara dikur nga nazistët që të prezantojnë fakte historike: “Ka pasur shumë heronj që kanë bërë rezistencë dhe kanë luftuar kundër pushtuesit. Por për fat të keq në të gjitha vendet ka pasur edhe njerëz që kanë bashkëpunuar me pushtuesit nazist për të zbatuar planet e tyre të tmerrshme”. Gjermania nënvizon fajin e saj historik Një rol të rëndësishëm në debatin e nxehtë merr Gjermania. Që para nënshkrimit të ligjit të diskutueshëm ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, nënvizon fajin historik gjerman: “Nuk ekziston as më i vogli dyshim kush është përgjegjës për kampet e zhdukjes, kush i vuri në përdorim dhe kush vrau atje miliona hebrej evropianë: pikërisht Gjermania”. Genocidi i organizuar ka filluar nga Gjermania dhe prej asnjë vendi tjetër, “bashkëpunëtorë të veçuar nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim shumë të madh.” Kampet e përqëndrimit nuk janë ngritur rastësisht në Poloni, shtoi Gabriel: “Sepse kultura polake duhej zhdukur po ashtu si çdo gjë hebreje. Tre nga gjashtë milionë hebrejtë e vrarë vinin nga Polonia.” Ndërgjegja e këtij faji historik është titulli i identitetit të sotëm gjerman dhe “konsesusi qendror i të gjitha forcave demokratike në Gjermani”. (DW)

që shkëlqen edhe kur punon vetëm në një fushë. Që dështimet politike mund të kontribuojnë për të qartësuar profilin, e tregoi Andrea Nahles mes të tjerash në muajin shtator 2017. Kur pak pas zgjedhjeve parlamentare të gjithë në Partinë Socialdemokrate mendonin, se duke qenë partia më e madhe opozitare në parlament, kishin përpara një Koalicion CDU/ CSU me ekologjistët dhe liberalët, Nahles zgjidhet kryetare e grupit parlamentar. Dhe si i përgjigjet ajo pyetjes se si ndihet pas mbledhjes së kabinetit me kolegët e unionit? “Pak e trishtuar, por pas ditës së nesërme do të marrin përgjigjen e duhur”, thotë Nahles. Megjithë kompetencën e saj, Nahles nuk ka mbështetje shumë të madhe të popullit. Sjellja e saj nuk i pëlqen të gjithëve. Imazhi i dikujt që të hip nervat, nuk mund të jetë profili më i keq për dikë që është kryetare partie dhe e grupit parlamentar. Fillimi i ri për partinë, një domosdoshmëri që është tani në duart e saj. Pjesë e fillimit të ri mund të jetë orientimi më i madh majtas i partisë, duke e pasur synimin tek zgjedhjet e ardhëshme parlamentare më 2021. (Dw)


DOSSIER

17

E diel, 11 SHKURT 2018

Vdes nga kanceri në tru djali 2 vjeçar i aktorit të famshëm

Djali i aktorit dhe komedianit të famshëm amerikan, Rob Delaney ka humbur betejën me kancerin dhe ndërroi jetë në moshën 2 vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga vetë aktori me anë të një postimi në Facebook: "Unë do të përpiqem që të mos çmendem nga pikëllimi. Kaluam kaq shumë aventura të mrekullueshme së bashku." Henry u diagnostikua me kancer në vitin 2016 pak kohë pas ditëlindjes së tij të parë. Aktori 41 vjeçar tha se në atë kohë djali i tij vuante nga të vjellat e vazhdueshme dhe humbja e peshës. Pasi u vizitua mjekët zbuluan tumorin dhe vogëlushi iu nënshtrua një operacioni për ta hequr. "Ai u nënshtrua një trajtimi të mëtejshëm vitin e kaluar, por kanceri u kthye dhe Henri vdiq në janar", shkruajti Delaney. "Tumori dhe ndë-

Garuesja 21-vjeçare nga Franca, Mennel Ibtissem, e cila mori pjesë në "The Voice", braktisi garën pasi për shkak të mbajtjes së shamisë dhe mbështetjen për Palestinën u sulmua në rrjetet sociale. Myslimanja e re Ibtissem fitoi popullaritet të madh në Francë pas interpretimit të këngës "Hallelujah" të Leonard Cohen në gjuhën angleze dhe arabe. Ibtissem, përmes rrjetit social Facebook bëri të ditur se braktis garën, meqë, siç tha, me të vërtetë mbi të kanë ndikuar ngjarjet e fundit. Kompania, e cila organizon garën ITV Studios France njoftoi se e respekton vendimin e Ibtissem, duke theksuar se ky vendim është marrë me dakordësim.

rhyrja kirugjikale e lanë atë me aftësi të kufizuara, por shumë shpejt mësoi gjuhën e shenjave dhe zhvilloi metodën e tij për të marrë nga A në B".

Delaney tha se të gjithë ata që ndihmuan familjen e tij të mbijetote nga sëmundja e Henrit ishin heronjtë e tij deri në ditën e vdekjes.

"Është fëmija im", Tyga i kërkon Kylie Jenner testin e atësisë Ish i dashuri i Kylie Jenner, Tyga ka kërkuar testin e atësisë së foshjnes së porsalindur, Stormi Webster. Kjo deklaratë ka ardhur, pasi Stormi ka lindur më pak se 9 muaj pasi ata u ndanë. Reperi amerikan beson

Këngëtarja myslimane tërhiqet nga gara e "The Voice"

se është ai babai i fëmijës dhe jo i dashuri aktual i miliarderes më të vogël në botë, Travis Scott. Një burim tha për The Sun: "Tyga dëshiron të bëjë testin e ADN-së, sepse ai me të vërtetë mendon se fëmija është

i tij. Tyga u tha miqve se ka qenë akoma seksualisht aktiv me Kylie nëntë muaj më parë, kur mendohet që të jetë ngjizur dhe foshnja e porsalindur. "Partneri aktual i Kylie, Travis gjithashtu reper, është shënuar si babai i Stormit në çertifikatën e lindjes. Vogëlushja e yllit të klanit Kardashian erdhi në jetë më 1 shkurt pas një shtatëzanie të fshehtë. 20 vjeçarja është ndarë nga Tyga në prill të vitit të kaluar, megjithëse sipas burimit reperi pretendon se kanë kryer marrëdhënie seksuale me njëri-tjetri nëntë muaj më parë. Në shtator kur u përfol për herë të parë për shtatzëninë e 20 vjeçares Tyga pretendoi se ishte fëmija e tij. Ai shkoi në Snapchat: "Ky është fëmija im". Megjithatë ai e fshiu këtë postim shumë shpejt. Kur u ndanë Kylie tha se ishte shumë e re për të pasur një lidhje serioze me reperin Tyga.

Drake hyri në dyqan dhe pa folur bëri gjestin e pabesueshëm Çfarë po ndodh me Drake kohët e fundit? Ndoshta ndihet mirë nga suksesi i hiteve të tij, ose thjesht ka një dëshirë për të bërë bamirësi, pasi javën e fundit shkruhet vetëm për paratë që dhuron ai. Ai i ka lënë një marketi të zonës Sabor Tropical në Miami 50 mijë dollarë, për të mbuluar të gjitha blerjet e qytetarëve të zonës që hyjnë në të. Drake ka hyrë në këtë market dhe ka dorëzuar çekun tek menaxheri i marketit dhe pa bërë zë është larguar pa e parë askush. Gjithashtu në fillim të javës ai dhuroi 25 mijë dollarë për shkollën "Miami Senior High School" dhe më vonë 50 mijë dollarë të tjera për universitetin e Miami.

Rikthehet Emily...topless Supermodelja Emily Ratajkowski është rikthyer fuqishëm duke pozuar për një fushatë të re. 26-vjeçarja ka pozuar topless për koleksionin e xhnseve DL 1961. Bukuroshja ka mbuluar gjoksin me duar për të mbrojtur modestinë ndërsa mbante veshur xhinse të bardha. Në një fotografi tjetër ajo shfaqet me një këmishë me butona e zbërthyer. Emily u njoftua si imazh i markës vitin e kaluar dhe njihet si një fanse e xhinsave.


SHOWBIZ

18

E diel, 11 SHKURT 2018

Këngëtarja e famshme i shpëton rrëmbimit, shpërthen në lot para fansave Ditë më parë u bë publik lajmi se Lana Del Rey i kishte shpëtuar një rrëmbimi në Atlanta, Georgia. Këngëtarja e famshme ka folur për herë të parë për këtë ngjarje të tmerrshme para një turme të madhe me fansa gjatë koncertit të saj. Ajo u ul në gjunjë dhe nisi të tregonte zanafillën e kësaj historie se si një burrë në të 30-at së bashku me miqtë e tij kishin planifikuar ta rrëmbenin. Ata do ta merrnin peng 32-vjeçaren e më pas do të kërkonin një shumë të madhe parash për ta liruar. Fatmirësisht i gjithë plani i tyre u zbulua nga autoritetet përkatëse të Atlantas dhe burri i paidentifikuar është arrestuar. Lana ka shpërthyer në lot para mijëra fansave, duke ndërprerë koncertin e saj për të qarë me dënesë.

Neymar sfidon të ftohin Ylli i futbollit Neymar ka sfiduar temperaturat e ulta. Veshur vetëm me një palë pantallona të shkurtra dhe me kapelen e Babagjyshit ai ka pozuar i ulur mbi dëborë. Të mërkurën futbollisti do të zhvillojë ndeshjen e shumëpritur kundër Real Madritit, por çfarë do të thotë PSG nëse do të sëmuret para sfidës?!

Jackie Chan me flakën Olimpike Flaka Olimpike arriti në Stadiumin Olimpik "Pyeongchang", mëngjesin e së premtes, e përcjellë me një ngjarje të prekur nga "glamour", ndersa aktori i njohur Hollywoodi-an Jackie Chan vrapoi për një kohë të shkurtër me pishtarin në dorë. Në një ceremoni të organizuar, flaka olimpike ndezi një kazan të vendosur në mes të stadiumit, duke shënuar

kështu zyrtarisht fillimin e Lojërave Olimpike, edhe pse garat janë duke u zhvilluar që nga dita e enjte. Lojërat e njohura botërore, të cilat sivjet zhvillohen në Korenë e Jugut, do të mbahen deri më 25 shkurt, ndersa atletët pjesëmarrës do të garojnë jo vetëm kundër njëri-tjetrit, por edhe kundër temperaturave të ulëta.

Irina shfaq përvojën si supermodele Irina Shayk konsiderohet si një prej femrave më të bukura në botë. Këtë titull ajo e tregoi më së miri në një parakalim në revynë e modës Bottega Veneta në New York. 32-vjeçarja në çdo pjesë dukej si supermodele ndersa pushtoi pistën me një kombinim të ngjyrës së verdhë.

Ndahet nga jeta aktori Reg Cathey Aktori Reg Cathey, i cili ka luajtur në dramën "House of Cards", ka vdekur në moshën 59 vjeçare. Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë menjëherë i ditur. Cathey eshte shpërblyer me "Emmy" në vitin 2015 për personazhin e Freddy Hayes në "House of Cards". Ai gjithashtu ka luajtur në filmat "Fantastic Four," "The Mask," "Tank Girl," "Clear and Present Danger" dhe "S.W.A.T.".


FORUM

19

E diel, 11 SHKURT 2018

LETRA NË REDAKSI

Shqipëria, një demokraci jo funksionale

Ish të përndjekurit diskriminohen edhe sot

M

ora shkas për të mësuar të vërtetën mbi jetën dhe vua jtjet e Ismail Hasan Sakollarit, dhe të familjes së tij. Ismaili kam lindur në Fratar të Këlcyrës, më 06.03.1941, nga një familje patriote fisnike dhe intelektuale. Lidhjet miqësore, dhe faresfisi i tij janë Ali Bej Këlcyra, Ismail Bej Vlora, Turhan Pashë Përmeti, Bejkollarët e Servan të Skraparit, Frashellinjtë e Përmetit dhe në Fratar, kanë marrë dhe bashkëshorten Naxhie Medi Caushi, dhe këta nga familje e madhe dhe fisnike. Babai im Hasan Qazim Sakollari, që qenë antikomunist që në ditët e para mbasi ai e dinte se komunizmi sillte vdekjen dhe për këtë ne kemi hequr të zinjtë e ullirit. Babai Hasani është dënuar katër herë politikisht. Në vitin 1943, 1946, 1951 dhe në vitin 1969, kurse ne si familje ishim në internim politik në vitin 1960, në fermën e Vorës. Në shkurt të 1969, në një borë të madhe, na shpune në Fratar të Këlcyrcës, të shoqëruar me sigurim dhe me polic. Atje na priti Kryetari i Komunitetit Ekzekutiv i Përmetit, Dule Çarcani, Kryetari i Punëve të Brendshme Zeqir Gjokuta, Sekretar i Komunitetit i Partisë në Përmet, Spiro Jani dhe shumë të tjerë. Po në këtë datë, u arrestua dhe babai dhe vëllai jonë Qazimi. Hasan Sakollari në gjithë këto halle të mëdha, do të përjetonte edhe vdekjen e nënës sonë. Hasimja ndërron jetë në moshën 58-vjeçare",-thotë Ismaili. Duke lexuar këtë shkrim, e duke mësuar gjithë këto vuajtje, mund të thuash se komunizmit dhe komunistët, mos ju dëgjoftë emri. Hasani sot është dekoruar "Qytetar Nderi". Sot Ismail Sakollari është në moshën 76-vjeçare, i lodhur, edhe pse ka bërë shumë të mira, asnjë nuk i është mirënjohës për të mirat që u ka bërë farefisit të tij. Ismaili ruhet nga sigurimi i shtetit, dhe kanë tentuar ta arrestojnë në vitin 1996 në fermën e Vorës, në 1972 në Fratar të Këlcyrës dhe në vitin 1983 në qytetin e Vorës. Fal aftësive të tija në punë dhe në shoqëri, ai shpëtoi nga burgu. Erdhi viti 1990, gjoja demokracia, por në krye të forcave politike u vunë përsëri komunistet, dhe kjo punë mori mbrapsht. Edhe Ismail Sakollari u organizua në krye të një forcë politike, dhe të disa shoqatave, por njerëzit e tij ishin ata që nuk e votuan. Partia që drejtori Ismaili është me qendër në York Bruklin në Amerikë. Partia Republikane e Djathtë Shqiptare Amerikane, me kryetar Luan Isufi nga Shkodra, lindur në Amerikë, dhe Ismail Sakollari si nënkryetar i kësaj partie në Shqipëri. Ismaili ka qenë i martuar me Naxhie Medi Caushi, nga një familje

fisnike e Fratarit, mbesë e Hamza dhe Fatime Caushit, dhe prindërit e saj, Medi dhe Rek Caushi, që kanë punuar që nga viti1946 në Memaliaj të Tepelenës, prindër të ditur dhe shembullorë. Bija e tyre, Naxhia ndriçonte si dielli, e ditur, e zgjuar dhe shumë punëtore. Ajo sot ka ndërruar jetë, por ka lënë mbresa të mira kudo, që ka punuar sidomos kur punoi në internim në fshatin Fratar. Naxhia punoi në bujqësi, në çerdhe dhe në furrën e bukës. Atje ajo i respektonte të gjithë, ajo nxirrte mjaltë nga goja, por që të gjithë ato respekte që bëri, asnjë nga fshatrat Fratari dhe Gersasi, nuk i erdhën në varrin, dhe e hëngrën turpin me bukë. Naxhia ka tre fëmijë, Dritën, Arnurin dhe Taulantin. Ismaili sot në këtë moshë madhore, jeton me Dritën dhe me djalin Taulantin në lagjen "Don Bosko", në Tiranë. Por, Ismaili edhe sot nuk është i kënaqur nga kjo demokraci komuniste, sidomos nga njerëzit e fisit të tij, që merren me llafe edhe thashetheme. Ismaili shikon punën e tij, dhe është i vlerësuar nga e gjithë shoqëria, kudo që ka punuar dhe jetuar. Ismaili është i lidhur me shoqëri dhe ka miq të mirë. Tërë paraditen merret me gazetën dhe shoqatën, dhe pasdite i përkushtohet leximit të romanëve, kjo është puna dhe jeta e Ismailit. Po të flasësh më afër me të, ai përgjigjet se komunizmi iku, por komunistët ngelën. "Krimet e komunizmit nuk janë dënuar, dosjet nuk hapen. U bënë 27 vite që s'kemi prona e as strehim, pa për punë aq së bëhet fjalë. Kudo që do të shkosh, do të shikosh komunistët, dhe rrugaçët e tyre që kanë zënë qeverinë, parlamentin, televizionin, dhe shumë dikastere të tjera. Këta i gjen kudo, në bare, restorante, në kafe, dhe të kapardisur në veturat e kalbura të Europës. Rinia komuniste po në autobus, asnjë i ri nuk i respekton të moshuarit, invalidët dhe gratë shtatzëna. Nuk e di ku po shkojnë, s'kanë kulturë, e as më tepër edukatë. Kjo vetëkuptohet se dhe në krye të shtetit, janë të paditurit, injorantë. Sot jemi hapur me botën, por ne kemi marrë anët e këqija, jo dije dhe kulturë si të na pranojë Europa në gjirin e saj". Ismaili konstaton se njeriu bëhet i ditur prej zotit, shkolla është për profesion, por edhe po e bëre shkollën, përsëri do të studiosh se ato përsëri harrohen. Ai e kishte babën në burg politik, dhe mësuesi i tij i nderuar Todhe Qyra nga Mbrezhdani, e vinte Ismailin udhëheqës pionieri, dhe sekretar rinie. Ai e vizitonte në shtëpi, aty bashkë me Ismailin, mësonte dhe bashkëshortja Naxhia. Ajo ishte një vajzë e shkëlqyer në mësime, e shkathët, e

Nga Preng Cara

pastër, me një paraqitje modeste, kur thotë populli i pihej kafeja dhe i hahej buka. Ndriçonte ngado që shkonte. Naxhia sot ka ndërruar jetë, por bashkëshorti i saj nuk e harron deri sa të vej pranë saj. Varrimi i saj u bë madhështor nga shoqëria dhe miqtë, dhe vetëm nga fshatrat Gerdos dhe Fratar nuk erdhën, që ajo u kishte shërbyer dhe i kishte respektuar shumë, ata e kishin për detyrë që ti vinin, se ai fshat na i dha këtë dënim të padrejtë, që Zoti na e morri hakun. Sot ne jemi të respektuar, dhe të dekoruar mbi të gjithë ata që na luftuan. Sot nuk ka njerëzillik thotë Islami, sot çdo gjë mohohet, nuk të do as fëmija, as vëllai, motra etj. "Sot të moshuarit janë rrugëve, fëmijët e tyre u kanë marrë arratinë nëpër botë, sot është bota e interesit: O Metë, ç'ke në ato xhepe". Kështu përfundoi edhe ky rrëfim i Ismailit, sot nuk ka shtet, në krye të piramidës janë të paditurit, të korruptuarit dhe të degraduarit. Duhet të vijnë shqiptarët e vërtetë, që kanë ikur prej kohësh nëpër botë, ata janë të ditur. Demokratë të vërtetë, zbatues të ligjit, vetëm kështu mund Avni Sula të bëhet Shqipëria.

S

hqipëria po ecën "përpara"me ballin lart e duar bosh. Varfëria në kulm, përballë një kaste që pasurohet çdo ditë. Burgu, çimkat dhe videoregjistrimet të kujtojnë kohen e hidhur të diktaturës. Nostalgjikët me fotografitë e diktatorit parakalojnë në festën tyre. Qeveritarët çdo ditë montojnë bunkerë të "demokracisë së re". Njëshi, zero fyell, bën çudira, bunkerët i kthen në muze e çimkat e kohës më të errët, po u a injekton si mikroçipe shqiptarëve. Sot kanë dalë jashtë loje shërbimet inteligjente, ato të prokurorisë e të gjykatave. Ndërsa shqiptaret vuajnë për bukën e gojës e mjerimi i tyre është këmbëkryq ulur, largimi i tyre nga sytë këmbët ka marrë përmasa apokaliptike. Kërkohet që të gjithë të jenë spiun të njëri tjetrit për të qënë të nënshtruar, a thua se ky është shteti ligjor? Bizneseve u vihet këmba në fyt. Falë taksave të larta që s'i mbartin dot, u vihen edhe spiun me pagesë që rëndojnë në xhepin e shqiptarëve. Kamerat kanë mbërthyer rrugët, bizneset, bile kontrollojnë edhe familjet tona non stop, duke shkelur edhe të drejtat më elementare të lirive të njeriut. Mjafton të rikujtojmë se në këto vite kemi patur mjaft shpërthime tritoli C4, që në familje,

LEZHË

Mes reales dhe imagjinares së piktores nga Peja, Shpresa Tolaj-Gjonbalaj

A

rti është një thesar me shumë kode, është shprehje e gjërave që nuk mund të thuhen me fjalë. Thjesht është mishërim i çdo gjëje. Piktura e vërtetë duket në thellësi. Atë nuk duhet vlerësuar vetëm në aspektin sipërfaqësor, por në atë substancial dhe thelbësor. Me këtë moto, frymëzim e profesionalizëm punon me pikturën, piktorja e njohur nga Peja, Kosovë, Shpresa Tolaj-Gjonbalaj, përherë në kërkim të perfeksionit, profesionalizmit dhe pasqyrimit real dhe në kohë të gjerave përherë në lëvizje. Edhe përmes ekspozitave që ajo hap ne Pejë dhe në qytetet e tjera në Kosovë dhe jashtë saj në Evropë etj. por edhe në Shqipëri , si në qytetin e Lezhës “Në kërkim të ekuivalencës , mes reales dhe imagjinares”, me plot frymëzim, pasion dhe realizëm. Pasi vepra e piktores së mirënjohur nga Peja, Kosovë, Shpresa Tolaj-Gjonbalaj , pasqyron kufirin ndarës mes reales dhe imagjinares , optimizmit dhe pesimizmit, gjuhën e shenjave dhe kodeve. Duke përçuar mesazhe që referencë kanë të bukurën dhe të shëmtuarën e realitetit që na rrethon. Shprehja figurative në kompozicionet e saj është ekspresive me kolorit intensiv dhe shumë kontraste, ashtu siç është vetë jeta. Por, krijimtarinë e piktores së talentuar, Shpresa Tolaj-Gjonbalaj, e përshkon edhe gama e gjërë e pakënaqësive, e cila shprehet përmes gjuhës semiotike. Ajo në pikturat e saj të arrira, të realizuara profesionalisht e mjeshtërisht, përdor teknikën:akrilik në kanavacë, vaj në kanavacë etj. Ku motivacion kanë natyrën, bukurinë dhe delikatesën femërore, kompozicion abstrakt etj. “-Frymëzimi im në krijimtarinë time artistike, ka qënë nga trashëgimia familjare, nga nëna që merret me art e duke qenë mbesa e piktorit të njohur , daja im . Adem Kastrati etj. shprehet me modesti piktorja Shpresa Tolaj -Gjonbalaj. Me pjesëmarrjen dhe e vlerësuar në ekspozita kombëtare e ndërkombëtaren: 26 kolektive dhe 2 personale , në : Londër, Shangai, Gjermani, Milano , Marok, Indi, SHBA, Dubai , Liban, Kosovë, Shqipëri , në Fier, Lezhë, ekspozitë personale në Milano. Me çmime të ndryshme : çmimi i parë në ekspozitën ndërkombëtare në Milano, çmim nderi në ekspozitën ndërkombëtare në Taza, Marok , çmim nderi në ekspozitën ndërkombëtare në Londër , duke vazhduar të nxjerrë Jak Rrozhani gjëra të bukura nga peneli si piktore e afirmuar.

prona, biznese e deri komisariate policie. Mbi 38 mijë qytetarë varfanjak janë proceduar e burgosur për shkak të enegjisë elektrike, ku paraburgimi është kthyer në mbi popullim, fatura financiare rëndon mbi pabukësit dhe skandalet e qeverisjeve, peshqit e mëdhenj e korrupsioni i paparë në historinë e këtyre viteve , nuk zhbirohet nga as ndërkombëtarët për të nxjerrë të vërtetën. Le t'i kthehemi të shkuarës, për të parë se çdo të ndodhë me të ardhmen. Jemi dëshmitarë të një kohe më të errët e të dhunshme që kanë parë sytë e shqiptarëve në 46 vjet. Nuk mund të harrohen lehtë viktimat e komunizmit. 4500 të pushkatuar pa gjyq. 5037 burra e gra të pushkatuar. 21788 burra dhe 7367 gra të burgosura . 48217 burra dhe 10792 gra të internuara. 11. 536 familje të dëbuara nga qytetet kryesore. 64 shtetas të huaj të pushkatuar. 1215 burra dhe 38 gra shtetas të huaj u burgosen. 95 shqiptarë nga Kosova u pushkatuan . 120 klerikë katolikë u burgosen dhe u ekzekutuan. 80 klerikë bektashianë janë burgosur dhe ekzekutuar. 60 klerikë myslimanë janë burgosur dhe ekzekutuar. 39 klerikë ortodoksë janë burgosur dhe ekzekutuar. Fatkeqësisht pas 25 vitesh, Shqipëria është kthyer në demokraci e cila akoma nuk rezulton të jetë funksionale. Sepse informaliteti ka mbytur gjithëka e shtetarët notojnë në pasuri marramendëse me Llogaritë e tyre të mbyllura në bankat jashtë vendit. Populli është varfëruar në kulm, vepër kjo e politikave qorre e të dy qeverisjeve në tranzicion. Informaliteti ka mbytur gjithçka. Është koha për të deklaruar sinqerisht se rendi e qetësia e një vendi nuk matet me sa qytetarë futen në burg, por me sa të tillë janë jashtë tij. Armatosja e një populli me ligj, është normale në një shoqëri anormale. Të armatosësh një popull i cili defakto është armatosur që në trazirat e e 97ës dhe në tranzicion ka prodhuar mbi 13 mijë të vrarë është marrëzi. Por është absolutisht e pa tolerueshme të pranohet ri armatosja e një populli ligjërisht, kur për pa aftësi të mbledhësh armët e 97-tës , i ligjëron ato. Kjo përbën fatkeqësinë e qeverisjeve të dështuara. Të ligjërosh vrasjen në emër të vdekjes , për t'u mbrojtur nga kriminelët , është absurditeti më i madh i një shoqërie në tranzicion. Kujt i intereson armatosja sot? Ky veprim balancon jetën me vdekjen e me gjithë atë në një shoqëri demokratike jeta është më e rëndësishme se vdekja. Siç shihet Shqipëria po shkon drejt një kaosi të pa kthyeshëm. Kush do t'a ndalojë atë? Kjo do të varët në se shoqëria shqiptare në tërësi do të jetë e aftë për t'i dalë zot vetes e për të stopuar një diktaturë të re.


SHENDETESI Pijet që të "sheshojnë" barkun Konsumimi i disa lëngjeve të frutave dhe perimeve janë një aleat i mirë për të reduktuar përmasat e barkut dhe belit. Mbetet gjithmonë e rëndësishme që të keni regjim të mirë ushqimor, të bëni aktivitet fizik në mënyrë të rregullt, dhe këto pije ju ofrojnë një plus ushqyesish që ndihmojnë në rënien në peshë dhe shfryrjen e barkut. Ato ndihmojnë në detoksifikimin e trupit, dhe përveç të tjerash shmang mbledhjen e lëngjeve, kolesterolit dhe mbetjeve të tjera që ndërhyjnë në aktivitetin e

K

jo është ndër dietat më të fun dit të krijuar njga shkencëtarët dhe që objektivi ka nisur nga të mbijetuarit e infarkteve në njohjen e ngadaltë të tyre. Quhet dieta "MIND", një shkurtim i dietës mesdhetare dhe DASH, ku plani i ushqyerjes është një miks mes këtyre dy dietave. Shkencëtarët kanë zbuluar se të dyja këto dieta reduktojnë rrezikun kardiovaskular, si tensionin e lartë, atakun në zemër apo infarktin. Ushqimet kryesore të dietës "MIND" janë: perimet, manaferrat dhe peshku, si dhe përjashtohen kategorikisht sheqeri dhe ëmbëlsirat. Madje shkencëtarët kanë zbuluar se kjo dietë redukton dhe rrezikun e Alzheimer në moshën e vonë. Çfarë duhet ngrënë? Për t'iu përmbajtur dietës "MIND" duhet të sigurohesh që të konsumosh të paktën tre vakte në ditë me drithëra, si dhe dy porcione perimesh, njëri prej të cilëve duhet të jetë vetëm me gjethe jeshile. Një gotë vere në ditë është e lejueshme, si dhe duhet të hani gjatë ditës arra. Të paktën dy herë në javë duhet të hani mish pule dhe manaferra, dhe një herë në javë peshk. Madje, sipas Laurel Cherian, neurologjist vaskular, njerëzit që ndoqën këtë dietë i kishin funksionet konjitive 7.5 vite më të reja se grupi që nuk e ndoqi. "Dieta Mesdhetare dhe DASH kanë treguar se mbrojnë sëmundjet koronare, zemrën nga infarketet, por duket se përbërësit që kombinohen tek dieta "MIND" kanë rezultate më të shpejta për shëndetin e trurit dhe

metabolizmit. Lëngu i mollës-Ai përmban pektinë, antioksidantë, dhe minerale të rëndësishme, që pasi asimilohen në organizëm përmirësojnë tretjen dhe ndihmojnë në rënien në peshë. Kaloni në frulator një mollë me fara lini dhe një gotë ujë, dhe kur masa të jetë bërë homogjene shtoni një lugë mjaltë. Pijeni 30 minuta para mëngjesit apo në darkë para se të flini. Pijeni të paktën tre herë në javë. Lëngu me agrume-Lëngu u agrumeve përmbledh sasi të

20

E diel, 11 SHKURT 2018

madhe vitaminsh A dhe C, kalium dhe magnez, të gjitha të nevojshmet për të larguar toksinat dhe lëngjet nga organizmi. Këta përbërës përveçse kanë antioksidantë dhe fibra natyrale, përmirësojnë procesin e tretjes dhe ndihmojnë në eleminimin e yndyrnave dhe barkun e sheshtë me shumë lehtësi. Merrni lëngun e gjashtë portokalleve, dy grejfruti dhe gjysmë limoni dhe përziejini bashkë. Pijeni menjëherë para apo gjatë mëngjesit të paktën tre herë në javë.

Krijohet dieta "MIND", ushqimet kryesore: Perimet, manaferrat dhe peshku 4 ushqimet që luftojnë rënien e flokëve

kujtesën", thotë Cherian. Kjo është ndër dietat më të fundit të krijuar

Këshilla për dhëmbë sa më të shëndetshëm Takimet e rregullta me dentistin janë të rëndësishme kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj oral. Duke përdorur një furçë dhëmbësh të përshtatshme ju mund të mbani një buzëqeshje të shëndetshme dhe të bukur për një kohë të gjatë. A e dinit që ekspertët rekomandojnë përdorimin e një furçe me fije të buta? Kjo për shkak se furçat me fije të ashpra ose mesatare mund të dëmtojnë mishrat, sipërfaqen e rrënjëve dhe smaltin mbrotjës të tyre. Ju duhet të hiqni mbetjet e ushqimeve nga dhëmbët tuaj në mënyrën më të kujdesshme të mundshme, dhe një furçë e butë është opsioni më i mirë për ta bërë këtë. Gjithashtu është e rëndësishme të siguroheni se madhësia dhe forma e furçës përshtaten me gojën tuaj si duhet, duke ju lejuar të arrini lehtësisht të gjithë dhëmbët.

njga shkencëtarët dhe që objektivi ka nisur nga të mbijetuarit e infarkteve në njohjen e ngadaltë të tyre. Quhet Dieta MIND, një shkurtim i dietës mesdhetare dhe DASH, ku plani i ushqyerjes është një miks mes këtyre dy dietave. Shkencëtarët kanë zbuluar se të dyja këto dieta reduktojnë rrezikun kardiovaskular, si tensionin e lartë, atakun në zemër apo infarktin. Ushqimet kryesore të dietës "MIND" janë perimet, manaferrat dhe peshku, si dhe përjashtohen kategorikisht sheqeri dhe ëmbëlsirat. Madje shkencëtarët kanë zbuluar se kjo dietë redukton dhe rrezikun e Alzheimer në moshën e vonë. Çfarë duhet ngrënë? Për t'iu përmbajtur dietës duhet të sigurohesh që të konsumosh të pa-

ktën tre vakte në ditë me drithëra, si dhe dy porcione perimesh, njëri prej të cilëve duhet të jetë vetëm me gjethe jeshile. Një gotë vere në ditë është e lejueshme, si dhe duhet të hani gjatë ditës arra. Të paktën dy herë në javë duhet të hani mish pule dhe manaferra, dhe një herë në javë peshk. Madje, sipas Laurel Cherian, neurologjist vaskular, njerëzit që ndoqën këtë dietë i kishin funksionet konjitive 7.5 vite më të reja se grupi që nuk e ndoqi. "Dieta Mesdhetare dhe DASH kanë treguar se mbrojnë sëmundjet koronare, zemrën nga infarketet, por duket se përbërësit që kombinohen tek dieta "MIND" kanë rezultate më të shpejta për shëndetin e trurit dhe kujtesën", thotë Cherian.

Nëse po shikoni që flokët po bien me ritme të larta, mos u tmerroni! Ende ka shpresë për ju, me kushtin që të fusni disa ushqime të caktuara në dietën tuaj. Nëse konsumoni ushqimet e mëposhtme, ka shumë mundësi që flokët të qëndrojnë në vendin e vet. Salmon-Duhen ngrënë proteina për ta mbajtur të fortë flokun. Zgjidhja e duhur është salmoni, që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të flokëve falë vitaminave dhe acideve yndyrore omega 3. Mjaltë-Trajtimi i skalpit të kokës me mjaltë përmirëson pamjen e flokëve të dobësuar. Arrat dhe farat-Omega-3, Omega-6 dhe antioksidantët që përmbajnë arrat dhe farat bimore janë shumë të rëndësishme për flokun. Konsumi i rregullt i tyre çon në ulje të rënies së flokëve. SpinaqSpinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C, që ndihmon në thithjen e hekurit, një përbërës i rëndësishëm për shëndetin e flokut.


KOHA E LIRE

21

E diel, 11 SHKURT 2018

SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ

targën 73. Alessandro ..., fizikant italian, themeluesi i shkencës së elektricitetit, ka lidhje me volt-in 75. Klithmë e fortë që lëshojnë zakonisht gratë kur vdes një njeri a kur ndodh një fatkeqësi, ulërimë 76. Napoleon ..., perandori Francez, një nga njerëzit më të shquar të historisë 78. ... FRASHERI 1846-1900. Poet i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës 80. Emri i ish-Presidentit amerikan, të cilit i Kosova i detyrohet... Klinton 83. Emri përgjithësues i gjallesave rreth njeriut. Me atë pagëzim thirren edhe ato njerëz shtazë 84. Shenjë ose dangë që mbetet në trup nga një plagë 86. Mjet prej metali, me trajta e me përmasa të ndryshme, me një hallkë të harkuar 88. Aktori amerikan i mbi 100 filmave ... Cooper, lindur më 7 maj 1901 në Helena, Montana, SHBA; vdiq më 13 maj 1961 në Beverly Hills, Kaliforni 89. Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë 91. Që nuk kapet me anë të shqisave, por që del me anë të përgjithësimit mendor 95. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 97. Vendi ku kemi lindur e jetojmë ne dhe ku kanë jetuar të parët tanë 98. Drejtoj një orkestër, një kor ose dikë që këndon a luan me vegël muzikorë në një shfaqje 99. E drejta e një vendi për të vendosur për punët e veta 100.Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 102.Rrethi i Sarandës, e kishte

ashtu targën 103.Koha që kur perëndon dielli e deri sa erret e bëhet natë, muzg 106.Sasia më e vogël e energjisë që mund të emetohet ose të përthithet nga lënda 108.Titull i dikurshëm i perandorit ose i mbretit në disa vende sllave; njeriu që mbante këtë titull 109.Tërësia e lëvizjeve dhe shprehjeve të fytyrës, deshifrues i gjendjes shpirtërore 110.Shteg që hapet në vijën e ujit për ta kthyer këtë në arë, krahinore 111. Aparat optik shumë i fuqishëm, që zmadhon deri në një milion herë VERTIKALISHT 1. E ndez. I vë zjarrin. Përflaket nga joshja e një femre 2. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 3. Përzierje e çimentos me zhavorr e me ujë 4. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 5. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 6. Djali kundrejt prindërve të vet është tamam ashtu 7. Nis një njeri që të shkojë diku; e nis dikë për të kryer një punë a një detyrë, për të mësuar etj.; çoj 8. Ashtu është një gropë me ujë shiu a me ujë që është grumbulluar në një vend 11. Ha shumë, është i pangopshëm 13. ..ho, sa e mirë është. 17. Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që formohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit prej kateteve të tij 18. Me sipërfaqe prej 1,043

km² dhe kryeqendër qytetin Bajram Curri 19. Vegël muzikore popullore me dy tela. Rapsoditë këndohen me të 20. Dru, degë a një send tjetër, që mbaron në njërën anë me një degëzim më dysh 22. Hekurpunues, zejtar i punëve të metalit 24. Territor britanik jashtë kufijve territorial të saj, ndodhet në jug të Spanjës 26. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 28. Perika ... aktor shqiptar. Rolet e tij, Gjergjit në "Tokë e përgjakur", mësues Naimi në filmin "Balonat", Elmazi, në filmin "Asgjë nuk harrohet", Tahiri në "Dasëm e çuditshme" etj 30. Shpërblimi i përditshëm, paga ditore i një punëtori për punën e bërë 32. Mjek i specializuat për ortopedi 34. Njeri dinak, shpirtkeq e smirëzi; njeri i prapë, i prirur për prapësira; djall 36. Çdo shtëpi e ka një të tillë. 38. Prek me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë 40. Që thyhet lehtë, i brishtë; që është mjaft i dobët, i hollë etj. e që duhet përdorur me shumë kujdes 41. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 42. Përdoret zakonisht me folje të mënyrës urdhërore, lidhore e dëshirore 44. Andon ... aktor dhe regjisor shqiptar. Është nderuar me titullin "Artist i Merituar". 45. GJON ... shek.XVI. Autori i parë i njohur deri tani i letërsisë shqipe, shqipëruesi i një libri kishtar që është quajtur

67. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 68. Rruga e njeriut është nga djepi në ... 69. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 70. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës. Zhyl ... (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905) autor i 54 romaneve 71. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 74. Cipë e hollë, që mbështjell një organ të trupit; lëkurëz 75. Enë druri në trajtën e një kupe, ku shtypen hudhra, arra etj.; shtypës hudhrash 76. Xham i pastër; kristal i bardhë 77. Sëmundje që shfaqet me rritjen ose me uljen e theksuar të ndjeshmërisë së organizmit 79. Masa që merret për një të akuzuar deri ditën e vendimit nga gjykata 80. PJETER ... (1625-1689) shkrimtari më i shquar i letërsisë së vjetër shqiptare. Lindi në Gur të Hasit 81. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 82. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 85. Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore ilire që banonte në fushën e Korçës dhe rreth liqenit të Ohrit 87. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 90. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 92. Emri i Banushi, një prej emblemave të traditës shkodrane të humorit 93. Nëse nuk e kemi mik, atëherë i bie ta kemi... 94. Që përbëhet nga gurë gëlqerorë, me gropa e me shpella etj.; që përmban gëlqere 96. Eshtë "mysafiri" i paftuar, zakonisht në periudhën e verës dhe në vende ku sundon papastërtia 98. Shenjë që u bëhet kafshëve, drurëve etj. në lëkurë për t'i dalluar nga të tjerët 101.Që shërben për të hyrë e për të dalë dhe që mbyllet me kanat a me diçka tjetër 104.Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë 105. Më 22 shkurt 1974 u themelua Organizata e Konferencës Islame, duhet inicialet 107.Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon

"Meshari" (1555), më e vjetra vepër që ka arritur 47. Aktorja shqiptare, Marika ... Disa nga rolet e saj janë Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, etj. 49. Ashtu titullohet libri me prozë poetike e Martin Camaj, publikimi i të cilit u bë në Mynih më 1981 56. Korporata Ndërkombëtare Financiare 57. Aktorja e njohur, ... Tejlor, lindi më 27 shkurt 1932, u martuar 8 herë me 7 burra 58. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 59. Ne të gjithë e kemi një të tillë, prejardhje ndryshe 61. I thonë ndryshe dhomës...asaj të miqve. 63. Vendoset pas njëshit për ta bërë dhjetë. 65. Paraja ruse quhet ashtu 66. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 1

2

3

K A H

4

P

5

6

D A L

7

T O N I

Z E

8

M 12

A R E

N E

U

U

K

9

13

˙

14

D

10

S

P

11

O

M U T

15

A P

A R

A T

16

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

HORIZONTALISHT 3. Pulë deti; zogu i pulës së detit quhet edhe ashtu 8. Ai është i tillë, ai që i është i pacipë, i paturpshëm 9. Titull i lartë aristokratësh, më i ulët se ai i princit; sundimtari i një dukate; ai që mbante këtë titull 10. Caku më i ulët i diçkaje, kufiri më i poshtëm; kund. maksimale 12. Periudhë e gjatë dhe e rëndësishme historike 14. Litari ose filli me këtë lidhje, që përdoret për të zënë kafshë të egra a zogj 15. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 16. E ngrohet pak ujin, e ..., nuk e valoj 18. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 21. Fshat në Shkodër, kufizohet me Obotin 23. Diçka me vlerë të madhe, që huamarrësi ia lë huadhënësit disa kohë për ta siguruar për kthimin e borxhit 25. Paraja që përdor Bolivia 27. Thes zakonisht i madh, i mbushur plot me diçka 29. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 31. Zëri më i lartë se tenori e më i ulët se sopranoja 33. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 35. Vendi ku falen besimtarët e një kulti fetar; tempull 37. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 39. Vjershë lirike a këngë solemne. 41. Gjendje e ngritur e vetëdijes, gjatë së cilës shpërthen hovi krijues 43. I madhi shtatshkurtër, Napoleon ..., politikan, gjeneral brilant lufte, dhe perandor i Francës 46. Që kalon çdo masë, që s'ka ku të shkojë më tej, i jashtëzakonshëm 48. Llambë elektronike me dy elektroda (me anodë e me katodë) 50. Ministria e Arsimit dhe e Shkences, inicialet vlejnë në këtë rast 51. Marrëveshja e ... u nënshkrua më 2 gusht 1943 midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë për të bashkërenduar e rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për tu përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike 52. Vegël bujqësore e dorës, që përbëhet nga një presë si hark, e dhëmbëzuar lehtë, 53. Njeri shumë i dashur e i shtrenjtë për nënën. Zemër, shpirt, ... i thonë Shkodër 54. Më i lartë se kodra, banorët e tij janë lartësitë dhe malësorët 55. Norvegjezi Boerge Ousland u bë personi i parë që kaloi ... i vetëm dhe i pa ndihmuar 57. Gji i vogël në breg të detit, të liqenit a të një lumi të lundrueshëm 60. Rrëmujë dhe zhurmë e madhe, pështjellim, gurgule. 62. Franz Peter ... (31 janar 1797-19 nëntor 1828) kompozitor austriak. Ai shkroi rreth 600 melodi, nëntë simfoni, muzikë liturgjike, opera, etj. 64. Degë që ndahet anash një trungu; bisk që del anash; bigë 66. Ishin aq të mira ata dikur, karamelet ... 68. Era i bën ashtu flamurit 72. GRamshi e kishte ashtu

K

G 19

O K ¸

D O R

A

18

R

A Z

20

I

E

N I

A

E

U N D P

N 26

A B C

J

M E

M B

R A N ¸

E

A M A

T

E

27

M

E

33

T

N

J

39

40

A R

R

36

D I

L

L S H

H R

T B

37

A P

A Z

G A T R

N

E

R

Q

J F

J

A

43

¸

V A R

M

E

50

B

E R

M ¸

K

U

F

Z

51

R

V

N E

R

M

H A U R

L

I

A 54

L ¸

K O N

U G A T

P

I

C

S

Z

K

H

O

R

Z

V

K

O

O

55

I

S

E R

N

H

T

K

T

B 62

Z

A

A

P

V E N D A S

A

67

B U D ¸

U I

A

T

S

M

M

G J

K

70

B O A

I

72

L

E

66

69

M

75

H

73

K U R R

I

Z

O

A

R

T

H

I

O

U L

O I

D

N

E

76

B D 77

M

A

78

O M

84

R

I

H

71

M I

N

65 68

74

M ¸

61

O I 64

A P

M ¸

I

60

C O

63

V

I

58

59

E

O

U

57

C

I

47

52

P A R T

A 56

N

45

Z

53

R

G

D

44

K A Z

K

E 49

A J

E

38

O N

46 48

F

32

41 42

Q

P P G

31

T 35

P

E N A

29

M B I

M E K A N

34

24

V J

N

28

M

U 23

30

K A J

L

21 22

25

I 17

O

79

K

I

A P

F

R R

86

E K

G

T

I 81

P

85

U S

A 80

82

D

C

83

E L

87

K

V E

˙

E

O R I

88

J

N

A

89

90

L E

Q E

N D I

E

L 94

T

¸

T 92

T E

95

A L

R 97

93

A N A R

R

96

E T

99

D

O

91

K I

98

M A R O K U

A

I

100

B A N O J 101

102

K U

U

L

¸

A M B I

E N T

A 110

105

106

P

A

R R

A F

S H O J

T I

K

N

T

Q

A

I

D

E L

I

D E

K O R

A

R

N

Y

A

K

109

P

G 111

D

T

E

E 108

S A

R 104

107

J

R

103

112

O K T A V ¸

K A R S

113

F

114

M U

D

116

K R

115

P

S

117

E M A S

T A R

H


SPORT

22

E diel, 11 SHKURT 2018

REAGIMI

AUSTRIAKU

Kukësi shpall “non grata” Jorgjin disa muaj pasi u dha titullin Kukësi ka shpallur të padëshiruar gjyqtarin Enea Jorgjin. Gjyqtari i cili pak muaj më parë u bë protagonist në ndeshjen që i dha titullin kuksianëve, tashmë ka përfunduar nën akuza nga klubi verilindor. Reagimi i klubit Humbja e sotme ndaj Kamzës do të analizohet në detaje nga stafi teknik dhe do nxirren përgjegjësitë e gjithsecilit. Por Futboll Klub Kukësi, shpreh indinjatën dhe protestën ndaj gjykimit të njëanshëm të ndeshjes së luajtur sot në Kukës midis FK Kukësit dhe FK Kamzës, e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Treshja e gjyqtarëve të kryesuar nga Enea Jorgji mbajti

një gjykim aspak të drejtë dhe hapur në favor të Kamzës. Ndërhyrjet e shumta ndaj lojtarëve tanë shpesh herë u toleruan dhe rasti më flagrant është ai i mosdhënies së penalltisë në minutën e 72, ku lojtari i Kamzës, Frashëri, brenda zonës prek topin me dorë. Kjo treshe gjyqtarësh kishin vetëm një qëllim, dëmtimin e Kukësit në këtë takim. Futboll Klub Kukësi shpall “non grata”, gjyqtarin Enea Jorgji dhe do kërkojë në ditët në vazhdim nga Komisioni i Arbitrimit që ky gjyqtar të mos gjykojë ndeshjet e Kukësit. Gjyqtarë të blerë nga skuadra e Kamzës, por dhe me ndihmën e FSHF bënë që të zhvillohej një teatër i shëmtuar sot në stadiumin “Zeqir Ymeri” të qytetit të Kukësit.

Skuadra verilindore nuk fiton në shtëpi që nga 16 tetori, ndërkohë që shkodranët mposhtin Lushnjën në transfertë Rozalb Lika

K

ukësi ka harrur që të fitojë në shtëpi. Kampionët e Shqipërisë janë mposhtur minimalisht në shtëpi nga skuadra e Kamzës. Verilindorët nuk fitojnë në shtëpi që nga 16 tetori, teksa mundnin 4-2 ekipin e Teutës. Trajneri Pakult ka pësuar disfatën e parë që nga koha që ka marrë drejtimin Kukësit. Pjesa e parë e ndeshjes nuk dhuroi shumë shanse për shënim, edhe pse vendasit ishin më superior. Në fraksionin e dytë, në momentin më të mirë të Kukësit, skuadra e Ndreut i befason të gjithë, duke shënuar në minutën e 70-të me Rezin, i cili ka goditur me kokë duke gjetur rrjetën edhe falë pasigurisë së Koliçit. Më pas Kukësi e rriti intensitetin dhe arriti të godasë edhe shtyllën, me anë të Donjet Shkodrës, por pa arritur të ndryshojë shifrat e rezultatit. Bakaj dhe Guri e kanë vënë disa herë në provë portierin Gjonikaj, me goditje nga distanca, por portieri në fjalë ka reaguar mjaft mirë. Kjo ishte edhe humbja e parë për skuadrën e Kukësit, nën drejtimin e Peter Pakult, i cili zuri vendin e Milinkoviç për pjesën e dytë të sezonit. Pas këtij triumfi, Kamza shkon përkohësisht në vendin e 4-t, me 29 pikë, po aq sa ka edhe Kukësi i vendit të 3-të. nga ana tjetër, verilindorët mbeten tashmë 14 pikë larg kreut, duke i thënë thuajse lamtumirë titullit kampion. Vllaznia rigjen fitoren- Shkodranët më në fund shohin dritë në fund të “tunelit” nën drejtimin

NDESHJET Teuta dhe Luftëtari kanë dhuruar një ndeshje spektakolare në “Nik Dovana” të mbyllur me rezultatin 2-3. Skuadra gjirokastrite ka arritur që të marrë 3 pikët e radhës në një transfertë shumë delikate. Shkurtaj kaloi në avantazh Luftëtarin që në minuan e dytë. Ai mori një top të bukur nga Xhekson, dhe më pas kaloi dhe portierin për të kaluar ekipin e tij në avantazh. Teuta fiton një 11-metërsh në minutën e 16-të pas rrëzimit në

Kamza “pushton” Kukësin, Vllaznia fiton falë dopietës së Sukajt

Pakult dorëzohet për titullin: Të mendojmë vetëm për një vend në Europë!

Kukësi ka pësuar sot një humbje shokuese në shtëpi ndaj Kamzës, duke i dhënë një goditje të fortë shpresave për të rivalizuar Skënderbeun. Peter Pakult ka provuar për herë të parë shijen e humbjes, teksa në intervistën pas ndeshjes vlerësoi se skuadra dha maksimumin dhe e interpretoi mirë ndeshjen, por u ndëshkua nga vetëm një rast i kundërshtarit “Më vjen keq që humbëm në këtë mënyrë, pasi ishim përgatitur të fitonim sot, por u ndëshkuam nga një rast i vetëm i kundërshtarit. Kemi punuar shumë gjatë javës, për t’u rikthyer te fitorja dhe mendoj se bëmë mirë në fushën e lojës, por kundërshtari u mbrojt me të gjitha forcat dhe nuk na la shumë hapësira. Mund të bënim edhe më mirë, por jam i bindur që sot kemi humbur pa meritë. Titulli? Që në fillim e kam thënë se Skënderbeu është shumë i shkëputur dhe do të jetë e vështirë t’i rivalizojmë. Unë kam premtuar vetëm punë për t’u përmirësuar nga ndeshja në ndeshje, por natyrisht që e kam pasur të qartë vështirësinë e garës me Skënderbeun. E kemi ditur që edhe gara për Europën do të jetë e vështirë, por do të synojmë fitoret, për ta siguruar sa më parë pjesëmarrjen në këto kompeticione”, tha trajneri austriak i Kukësit.

SUPERLIGA, JAVA E 19-TË

e trajnerit Gjoka. Pas tre humbjeve radhazi me Partizanin, Kukësin dhe Skënderbeun, Vllazniaka ituar duelin e mbijetesës ndaj Lushnjës. Vendimtar ishte sulmuesi shkodran i ardhur në janar, Xhevahir Sukaj që dërgoi 2 herë topin në rrjetën e Spahos, në pjesën e dytë. Pjesa e parë në ‘Roza

Haxhiu’ ishte shumë e vakët, me pak raste shënimi. Fraksioni i dytë ishte më i ndezur, teksa vendasit ishin pranë golit me Gavën, por Sherri bën mrekullinë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 64-t, nga ana e Sukajt, i cili mori një asist nga Gilman Lika, i cili u lirua mirë në zonë dhe goditi me

të majtën, duke e dërguar topin në rrjetë. 11 minuta më pas, ishte sërish Sukaj që tentoi të godasë portën, por topi u ndal me dorë nga mbrojtësi Prenci, duke bërë që gjyqtari Xhaja të akordojë penallti. Nga pika e bardhë Sukaj ishte gjakftohtë, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Teuta i “dhuron” fitoren Luftëtarit, Laçi i merr sërish pikë Partizanit

zonë të Latif, teksa nga pika e bardhë Hila nuk gabon duke barazuar rezultatin. Gëzimi i vendasve nuk zgjat shumë, pasi

në minutën e 33-të, Liçaj dha një pasim të bukur për Shkurtajn, i cili nuk e kishte të vështirë për të shënuar golin e dytë. Teuta nuk dorëzohet dhe shënon golin e barazimit me Lajthinë në minutën e 40-të pas një goditje të bukur me kokë brenda zonës. Në pjesën e dytë vjen dhe autogoli i vitit, teksa Shehaj e çoi topin në rrjetën e portës së tij në një mënyrë të çuditshme. Laçi

konfirmohet “mace e zezë” për Partizanin, pasi u merr pikë të kuqve edhe në ndeshjen e tretë sezonale në “Selman Stërmasi”, duke barazuar 0-0. Pavarësisht dominimit territorial dhe rasteve të humbura nga vendasit, kurbinasit e merituan pikën, madje mund të kishin marrë diçka më shumë nëse Rexhinaldo do të tregohej më i saktë në mundësitë që iu dhanë.

TË PREMTEN Skënderbeu-Flamurtari DJE Kukësi-Kamza Lushnja-Vllaznia Partizani-Laçi Teuta-Luftëtari RENDITJA Skënderbeu Flamurtari Kukësi Kamza Laçi Partizani Luftëtari Vllaznia Teuta Lushnja

1-0 0-1 0-2 0-0 2-3

43 pikë 32 pikë 29 pikë 29 pikë 29 pikë 28 pikë 26 pikë 18 pikë 17 pikë 10 pikë


SPORT

23

E diel, 11 SHKURT 2018

Dita e djeshme ka qenë e shënuar për katër futbollistë shqiptarë, të cilët kanë gjetur rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre

E

shtuna mund të quhet dita e shqiptarëve në këtë fundjavë. Sokol Cikalleshi, Odise Roshi dhe Agim Zeka kanë gjetur rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi dy herë me skuadrën e tij të Osmanilispor-it. Bomberi me origjinë nga Kavaja u fut në fushë si zëvendësues dhe arriti të barazojë dy herë shifrat duke i dhuruar ekipit të tij një pikë në transfertën kundër Goztepes. Takimi përfundoi me rezultatin 3-3. Sulmuesi shqiptar shkeli në tapetin e blertë në minutën e 52-të kur ekipi i tij ishte në disavantazh, pasi rezultati i përgjithshëm ishte 2-1 në favor të vendasve. Cikalleshi arriti të barazonte shifrat në minutën 59-të. Skuadra pësoi sërish duke u gjendur në disavantazh. Kur ndeshja po mbyllje në humbje, Cikalleshi ktheu në gol një penallti në minutën e 90-të. Takimi mbaroi me rezultatin 3-3 dhe ekipi i Osmanilisporit mori një pikë falë Cikalleshit. Sulmuesi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës sa herë që është aktivizuar dhe demonstron një formë të mirë. Me këtë dopietë, kavajasi ngjitet në kuotën e 4 golave me Osmanlispor, skuadër me të cilën ka luajtur 668 minuta. Kujtojmë se në kampionatin turk, 27-vjeçari ka luajtur edhe me dy skuadra të tjera, Istanbul Basaksehir dhe Akhisarspor. Grezda i pandalshëm- Eros Grezda nuk ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi i Kombëtares sonë ka shënuar një tjetër gol për skuadrën e tij, Osijek në Kroaci, por pa mundur që të shmangë humbjen. Skuadra e bomberit kuqezi luajti ndaj Dinamos së Zagrebit, teksa ndeshja u mbyll me

Cikalleshi shpërthen me dopietë në Turqi, Roshi gol dhe të kuq

rezultatin 2-4. Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë me Sudanin dhe Ademin, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë shënuan dhe dy gola të tjerrme Olmon dhe Ademin. Grezda gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 74-t, ndërkohë që pas 4 minutash Boban shënoi golin e dytë, por pa mundur që të merrnin pikë në këtë ndeshje. Ky është goli i katërt për këtë sezon për Grezdën në Kroaci.

PREMIER LEAGUE

Totenhem leksion Arsenalit në derbi, i japin një sinjal të fortë Juves

Totenhem dhuron një leksion të vërtet futbolli në derbin e Londrës ndaj Arsenalit. Skuadra e Mauricio Poketino ka fituar me rezultatin 1-0, teksa ndeshjen e vendosi sërish Herri Kejn. “Gjelat” janë superiore në të gjitha aspektet gjatë ndeshjes me treshen magjike në sulm, Dele Ali, Son dhe Herri Kejn. Arsenali ndërkohë është i përgjumur dhe vetëm mbrohet. Miqtë u futën me një ritëm të frikshëm në pjesën e dytë në “Uemblin” që vendosi rekord tifozësh. Herri Kejn kërceu më lart se të gjithë në minutën e 49-të, duke e dërguar topin në rrjetë. Më pas aksionet e rrezikshme janë të shumta me Dele Alin, Son, Kejn dhe Tripler dhe ndalen në mënyrë spektakolare nga portieri Çeh. Në krahun tjetër spikat vetëm një pritje e portieri Loris pas një goditje të Uelshajër në hyrje të zonës. Në fundin e ndeshjes Lakazet u vendos përballë portierit të Totenhem, por e dërgoi topin jashtë kuadratit. Totenhem ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 52 pikëve, ndërkohë që sfida e radhës për ta është në Champions ndaj Juventus, teksa sot i kanë dhënë sinjale aspak të mira Alegrit.

Roshi gol dhe të kuq- Odise Roshi po vijon përgatitjet dimërore me skuadrën e tij Akhmat Grozni, në prag të rifillimit të kampionatit rus. Mesfushori fierak i kombëtares shqiptare, u bë protagonist në miqësoren që çeçenët zhvilluan dje ndaj hungarezëve të Honvedit, që përfundoi në barazim 1-1. Ai shënoi golin e avantazhit në minutën e 32-të të pjesës së parë, ndërsa në

BUNDESLIGA

Dortmundi zhyt edhe më keq në krizë Hamburgun e Mavrajt

Borusia e Dortmundit zhyt në krizë edhe më të thellë Hamburgun e Mavrajt. Verdhezinjtë fituan 2-0 në “Singal Iduna Park” falë golave të Miçi Batshuait dhe Mario Gotzes në fillim dhe në fund të pjesës së dytë. Mbrojtja e Hamburgut, me Mavraj që nga minuta e parë, mundi që të rezistonte vetëm 45 minuta, pasi në fillimin e fraksionit të dytë Batshuai u shkëput bukur në shtyllën e dytë dhe në rrëshqitje e sipër e dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e dytë shtesë, Gëtze realizoi dhe golin e dytë që vulosi këtë ndeshje. Në ndeshjet e tjera Leverkusen zhgënjeu ndaj tifozëve të tij, duke u mundur 2-0 nga Herta e Berlinit.

të 62-tën, u përfshi në një sherr me sulmuesin italian Lanzafame, duke u përjashtuar me të kuq nga arbitri i ndeshjes, pas pësimit të golit të barazimit. Zeka zhbllokohet në Portugali- Dje ka gjetur rrugën e rrjetës edhe ish-mesfushori i Skënderbeut, Agim Zeka, që në merkaton e janarit është transferuar te ekipi portugez i ligës së dytë, Varzim, për të pasur më

LIGUE 1

PSG s’di të ndalet në Francë, i falet Nejmarit ndaj Toluzës

PSG nuk di të ndalet në Francë. Skuadra franceze i është falur një goli të shënuar nga Nejmar për të marrë 3 pikët e radhës ndaj Toluzës, dhe për të blinduar vendin e parë. Parisi vuajti më shumë se zakonisht në gjetjen e fitores dhe pati nevojë për golin e Nejmar që të merrte te pikët. Braziliani, i shërbyer nga Angel Di Maria, tundi rrjetën pasi lëvizi bukur në zonën mike dhe tani është dy gola larg nga Edinson Kavani, shoku i skuadrës që është golashënuesi më i mirë i Ligue 1. Braziliani ka shënuar 19 gola dhe ka dhuruar 11 asiste deri më tani në kampionat. PSG ka 13 pikë më shumë se Marsejë e vendit të dytë, që barazoi 2-2 ndaj Saint Etien. shumë hapësira. Zeka shënoi golin e parë për ekipin mik, teksa deri në fund skuadra e tij fitoi me rezultatin 3-2 ndaj Penafiel. Zeka shënoi golin e barazimit të përkohshme 1-1 në minutën e 14-të, por fatkeqësisht u dëmtua vetëm 4 minuta më vonë.

KUQEZINJTË

Kutrone dopietë lideri, Milani i Gatuzos tani synon Europën

Milani i Gatuzos vijon rrugëtimin mjaft pozitiv në kampionat. Kuqezinjtë kanë fituar 4-0 në fushën e SPAL, duke konfirmuar se janë ende në garë për një vend në Champions për sezonin e ardhshëm, pasi Interi është 7 pikë larg. Ende pa nisur mirë takimi, Milani kali në avantazh me Kutonen. Në minutën e dytë, sulmuesi i talentuar shtyn topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë. Ai nuk u ndal këtu, pasi shënoi edhe golin e dytë, sërish pas një pritje të portierit, ku Kutrone nuk e ka shumë të vështirë për të realizuar. Skuadra e Gatuzos nuk e mbyll me kaq, pasi do të shënonte dhe dy gola të tjerë. Fillimisht Bilia përfiton nga një top i hedhur gabim nga portieri dhe shënon me të djathtën, duke gjetur cepin e portës. Më pas erdhi radha e Borinit firmosi shifrat përfundimtare 4-0.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24

E diel, 11 SHKURT 2018

NGJARJET KRYESORE TË JAVËS NË FOTO

Strategjia e BE për Ballkanin, Vllahutin takon Presidentin Meta Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin i dorëzoi Presidentit Ilir Meta Strategjinë e re të Komisionit Europian. Gjatë takimit, Presidenti Meta nënvizoi se Strategjia e re e Komisionit Evropian është një dokument që duhet të lexohet me vëmendje nga faktorët politikë shqiptarë për t'u pasqyruar në përpjekjet dhe angazhimet e tyre drejt synimit të përbashkët të integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryeministri Rama mbron votën kundër SHBA në Parlament Të enjten Parlamenti u përfshi nga debate të ashpra për votimin e Shqipërisë me 21 dhjetor në OKB kundër rezolutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që njihte Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Kryeministri Rama mbrojti qëndrimin për votën kundër SHBA, duke e cilësuar si një votim që lidhej me interesat e Shqipërisë.

Vizita e ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri në SHBA Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri zhvilloi javën që lamë pas një vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në SHBA ai zhvilloi takime me një sërë personalitetesh të fushatës energjisë dhe infrastrukturës, ku ndër më kryesorët ishte ai me Zëvendëssekretarin e Departamentit të Energjisë, Dan Brouillette.

Ekstradimi i Izet Haxhisë në Shqipëri Gjykata e Lartë në Turqi ka miratuar këtë të mërkurë ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë. Ai ndodhej në arrati i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit në shtator të vitit 1998. Ish-truproja i Sali Berishës gjatë kohës që ky ka qenë President i vendit u dënua me 25 vite burg. Nga ajo kohë ai jetonte në Turqi me statusin e azilantit politik.

Koha jone 11 shkurt 2018  
Koha jone 11 shkurt 2018  
Advertisement