Sida, gjithcka qe duhet te dini

Page 1

Botim i përjavshëm, Nr. 6, e mërkurë 1 dhjetor 2010 Drejtor: Taulant MUKA, Kryeredaktore: Jana NANO, Zv./Kryeredaktore: Fjorda KOROMANI Adresa: Fakulteti i Mjekësisë, UT. Cel: 069 35 85558, e-mail: suplementi@almedicus.org

HIV/AIDS

Gjithçka që duhet të dini

Ky numër u realizua me mbeshtetjen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara, Shqipëri

INTERVISTA

Si mjekohet diabeti i syrit. Intervistë me mjeken ruse Dr. Tatjana Romanova

Materialet e këtij numri u përgatitën në bashkëpunim me klinikën “UZLLOVA”

Redaksia:

Alba Kuqi Besiana Balla Blerta Dollaku Dea Qirjaqi Emira Hysa Eni TRESA Marinela Kumaraku

Këshilli botues

Departamenti i Shëndetit Publik Enver Roshi Shërbimi i Endokrinologjisë, QSUT Agron YLLI Shërbimi i Urgjencës, QSUT Edmond ZAIMI Shërbimi i Nefrologjisë, QSUT Arjana STRAKOSHA

Shërbimi i Reumatologjisë, QSUT Argjend TAFAJ Shërbimi i Alergologjisë, QSUT Etleva QIRKO Shërbimi i Kardiologjisë,Spitali Ushtarak Gerta KOÇEKU Shërbimi i Neurologjisë, Spitali Ushtarak Fatos JAHO Shërbimi i Ortopedi-Traumotologjisë, Spitali Ushtarak Gjergj ÇAUSHI

Shërbimi i Toksikologjisë, Spitali Ushtarak Zyhni SULAJ Biokimi Klinike, QSUT Ndok MARKU Farmaci Leonard DEDJA

Botim zyrtar i Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë Nën kujdesin e veçantë të zv./Rektores Prof. Dr. Elsa KONE


II

www.almedicus.org

UARDA PETRITI

M

egjithëse tashmë ekziston një gamë shumë e gjërë informacioni pothuajse në të gjitha gjuhët e botes shumë njerëz ende nuk e kanë të qartë dallimin midis HIV dhe AIDS. HIV është një virus i zbuluar për herë të parë në organizmin e një lloji të e veçantë shimpazeje të Afrikës Perëndimore. Shkencëtarët besojnë se ky virus u transmetua tek njerëzit gjatë kohës që ata konsumonin mishin e këtyre kafshëve ose binin në kontakt me gjakun e tyre të infektuar, por kjo është ende e paqartë. Përgjatë dekadave, virusi u përhap ngadalë jo vetëm në Afrikë por edhe në vendet e tjera të botës. Termi HIV vjen nga anglishtja dhe është shkurtim (akronim) i: H uman Immunodefiçiency V irus që në shqip përkthehet:Virusi i pamjaftueshmërisë së sitemit imunitar të njeriut. Ndërsa AIDS vjen si shkurtim i fjalëve: A cquired (i fituar, jo i lindur) I mmune (që prek sistemin mbrojtës të organizmit) D efficiency (pamjaf-

E mërkurë, 1 Dhjetor 2010

Virusi HIVdhe semundja AIDS tuëshmëri, si pasojë e dobësimit të sistemit mbrojtës) S yndrome (tërësia e shenjave dhe simtomave) Shpesh herë përdoret edhe termi SIDA. SIDA ka të njejtin kuptim me AIDS por SIDA është shkurtim i fjalëve S yndrome të gjuhës frënge (S d’II mmuno D eficience A cquise) Cili është mekanizmi i ve primit të këtij vir usi në virusi org anizmin human? organizmin Trupi i njeriut përmban disa qeliza të quajtura CD4+, të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm, të pazëvendësueshëm në luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme me të cilat përballet njeriu gjatë jetës. Këto qeliza formojnë atë që quhet sistemi imunitar (mbrojtës) i organizmit. Kur virusi HIV hyn në organizëm ai sulmon këto “qeliza mbrojtëse” duke shkatërruar një numër të konsiderueshëm të tyre. Në momentin që numri i këtyre qel-

izave arrin nën një nivel të përcaktuar, organizmi ynë bëhet pothuajse i paaftë për të përballuar sëmundjet.

Pikërisht në këtë fazë individi bëhet vulnerabël (lehtësisht i prekshëm) nga shumë sëmundje si: psh. ato kardio-

vaskulare, sëmundjet e mëlçisë, të veshkave si dhe kanceri. Kjo fazë quhet AIDS. Mund të themi se nga moment i hyrjes së virusit HIV në organizëm e deri në shfaqjen e AIDS ekzistojnë disa faza të cilat nuk mund të dallohen qartë nga njëra tjetra. Ajo që dihet është se pak javë pas infektimit me virusin, disa persona kanë simptoma të ngjashme me ato të një gripi të zakonshëm, të cilat mund të zgjasin 1-2 javë. Ndërkohë që disa të tjerë e kalojnë këtë fazë pa asnjë simptomë të dukshme. Mbas kalimit të kësaj faze personat mund të duken dhe të ndihen të shëndetshëm e të vazhdojnë të bëjnë një jetë normale. Megjithatë duhet theksuar fakti se në këtë fazë të quajtur “periudha dritare” infeksioni vazdhdon të progresojë dhe individi i infektuar është burim potencial infeksioni për individët e tjerë. Nëse të infektuarit i nënshtrohen testeve përcak-

tuese të virusit ata rezultojnë negativë. AIDS është faza e fundit e infeksionit, më e rënda, e cila manifestoht me simptoma dhe shenja klinike të dallueshme. Këto shenja zakonisht shfaqen pas një periudhe prej 8-10 vjetësh apo edhe më gjatë. Kjo në varësi të fazës së identifikimit të virusit dhe stilit të jetesës së personit të infektuar. Ajo që duhet thënë me zë të lartë është që një identifikim i hershëm mundëson për mirësimin e cilësisë së jetesës së personave të infektuar. Prandaj këshillohet kryerja e testeve depistuese në mënyrë periodike për të gjithë ata që dyshojnë se mund të jenë infektuar me virusin HIV. Si përfundim mund të themi që një person mund të jetojë për vite të tëra me virusin HIV, pa shfaqur asnjë shenjë klinike, pra pa e zbuluar që është me AIDS. HIV është virusi (shkaku) ndërsa AIDS është sëmundja (pasoja).


E mërkurë, 1 Dhjetor 2010

ELA MYRTAJ

Q

ë prej zbulimit të tij në fillim të viteve 1980, HIV është sho qëruar me polemika të mëdha. Nga e ka origjinën sëmundja e shekullit? Mendohet se epidemia ka filluar të shfaqet në Afrikë në vitet 1970. Në vitet 1980 ajo u shtri në 5 kontinente (Amerikë e veriut, Amerikë e jugut, Afrikë, Australi, Europë). Gjatë gjithë kësaj kohe, sëmundja ishte ende e panjohur. Në vitin 1981 në Nju Jork, shfaqet një kancer i rrallë tek një grup të rinjsh homoseksualë. Ky lloj kanceri gjendej më shpesh te të moshuarit. Ndërkohë në Kaliforni dhe Nju Jork po shfaqeshin raste të reja me një infeksion të rëndë e të rrallë të mushkërive. Ishte e çuditshme që edhe pas trajtimit të zakonshëm të këtyre sëmundjeve, këta individë nuk shëroheshin dhe jo rrallë herë kishin përfundim tragjik. Në Los Angels, USA, shfaqen për herë të parë 5 të rinj me simptoma të njëjta. Menjëherë u hodhën hipotezat e para për ekzistencën e një virusi të quajtur HIV. Virusi filloi të përhapej në mënyrë alarmante. Një vit më vonë u shfaqën 452 raste të reja. Virusi ishte shtrirë në 23 shtete të SHBA-së. Nga statistikat botërore 2,1 milion njerëz kanë vdekur deri sot nga AIDS ndërsa 33,3 milionë të tjerë jetojnë me HIV çdo ditë në mbarë botën. 2,6 milion raste të reja janë shfaqur vetëm në vitin 2009. Teoritë e përha pjes së përhapjes usit virusit vir Ka disa teori që hedhin hipoteza mbi origjinën e HIV: 1. Teoria e gjahtarit Mendohet se një gjahtar u infektua me virusin duke ngrënë mishin e një shimpazeje mbartëse. Gjaku i majmunit të ketë kaluar në trupin e njeriut nga të çara që ai mund të ketë patur në lëkurë. Kjo është teoria më e besueshme. 2. Teoria e v aksinës vaksinës së P oliomielitit të mar rë Poliomielitit marrë ng a goja nga Kjo teori thotë se HIV është përhapur nga mjekët nëpërmjet vaksinës së Poliomielitit. Që të prodhohet vaksina duhet që të merren qeliza nga një organizëm i gjallë. Mendohet se për prodhimin e kësaj vaksine u morën qelizat e mushkërisë

www.almedicus.org

Historia e zbulimit të virusit HIV

III

dorura rishtaz. 4. Teoria e k olonizimit kolonizimit Mendohet se HIV është përhapur gjerësisht në botë në përiudhën e kolonizimeve të mëdha të Afrikës. Banorët vendas mendohet se e kanë marrë HIV nga Shimpaz eja. Me pas HIV është shpërndarë midis tyre nëpër mjet shiring ave të përdorura disa herë. Në këtë kohë kolonizatorët kishin skllavëruar grupe punëtorësh ku në dispozicion të tyre viheshin prostituta për të stimuluar punën e tyr e. Në këtë mënyrë HIV pati një përhapje të gjerë në të gjithë kampet e punës si dhe në vendet kolonizatore. 5. Teoria e k konspiraonspiracionit Kjo teori njihet si teori raciale. HIV mendohet të jetë shpërndarë qëllimisht për të zhdukur komunitetin homoseksual dhe njerëzit me ngjyrë. Besohet se ai është transmetuar me vaksinën e Hepatitit B. Të dhëna dhënatt e para të HIV Periudha kohore e shfaqes më të hershme të HIV është akoma e paqartë. Sot ka disa versione të atyre që konosiderohen si rastet e para me HIV: 1. 1959 në një kampion plazme të një burri nga Republika Demokratike e Kongos

së një shimpazeje të infektuar. 3.

Te o r i a e s h i r i n -

g ave me infeksion Kjo teori është vazhdimësi e teorisë së gjahtarit.

Mendohet se në Afrikë ishte shumë e kushtueshme që të përdoreshin shiring a

2. 1960 në një kampion limfe të një gruaje nga sterile. Në vitet 1950 beso- Republika Demokratike e het se shumë njerëz janë Kongos shpuar me shiringa të për3. 1969 në një kampion të një adoleshenteje Amerikane që kishte vdekur ne Shën Luis.

Format e virusit HIV UARDA PETRITI Kërkimet shkencore kanë arritur të zbulojnë dy forma të virusit: HIV1 dhe HIV2. HIV1 është for ma më e përhapur në të gjithë botën. For ma HIV 2 është më e përhapur në Afrikën Perëndimore dhe në vende të tjera si Benini, Gana, Guinea, Liberia, Nigeri, Senegali, Togo, Angola dhe Mozambiku. Në këto vende, më shumë se 1% e popullsisë është e infektuar me HIV2. HIV1 është zbuluar në vitin 1984, ndërsa HIV2 është zbuluar rreth vitit 1986, duke u izoluar në një grup pacientësh me SIDA. Dallimi ndërmjet d y dy f or ma v e: orma mav

1. Në personat me HIV 2, imunodeficienca shfaqet më ngadalë dhe është më pak e ashpër se në ata me HIV 1. 2. Personat me HIV2 janë më pak infektues në stadet e para të infeksionit kraha-

suar me HIV1. infektimi me HIV 2 janë: 3. HIV2 është më i vështirë · Ata persona, partpër t’u monitoruar se HIV1. neri i të cilëve është nga HIV 2 transmetohet në të vendet e lartpërmendura njëjtën mënyrë si HIV1 · Personat që kanë bërë transfuzion gjaku në P ersona r e zik vendet e lartpërmendura ersonatt me rrr · Ata që kanë shkëmbyer shiringa me persona nga këto vende · Fëmijët e nënave të riskuara për HIV 2 ose që janë të infektuara nga HIV 2. Trajtimi mjekësor i personave të prekur nga HIV 2 është më i vështirë se trajtimi i atyre me HIV 1. Mjekimi që përdoret për të prekurit nga HIV 1 nuk është i përshtatshëm për pacientët me HIV 2. Akoma nuk është zbulur një mjekim efikas për HIV 2.

4. 1976 në një kampion gjaku të një marinari norvegjez të vdekur

Tani mund të flitet me siguri që origjina e HIV është kontinenti Afrikan . Ndikim shumë të madh në përhapjen globale të HIV kanë patur: Udhëtimet · Udhëtimet. Njerëzit e kanë përhapur duke lëvizur nga njeri vend në tjetrin apo nga njeri kontinent në tjetrin. Industria e gjakut · gjakut. Njerëz të infektuar me HIV kanë dhuruar gjak duke infektuar shumë individë të tjerë të transfuzuar me këtë gjak P ë rdorimi · i dr o gëra v e . Konsumuesit e dro gërav heroinës kanë përdor ur shiringa të njëjta.


IV

www.almedicus.org

ENI TRESA HIV-i transmetohet nëpërmjet 3 rrugëve kryesore: 1. Seks i pambr ojtur pambrojtur Mos përdorimi i kondomëve gjatë seksit sjell një rrezik shumë të madh për marrjen e HIV.

E mërkurë, 1 Dhjetor 2010

Cilat janë format e transmetimit të HIV-it madh sidomos tek përdoruesit e drogërave. Përdorimi i gjilpërave më shumë se një herë bën kalimin direkt të gjakut të infektuar në trupin e personit tjetër.

a. Seksi Anal Konsiderohet shumë i rrezikshëm. Edhe pse mund të jeni të mbrojtur, kondomi rrezikon të çahet. Duke qenë se anusi nuk prodhon mukus apo lëngje të tjera sekretore, kondomi has rezistencë të madhe. Kështu ai rrezikon të çahet shumë më shpejt. Në rast se preferoni këtë lloj seksi është e këshillueshme përdorimi i ujit si lubrifikant. b Seksi V a ginal b.. Va HIV ndodhet si në spermë ashtu edhe në sekrecione vaginale. Kalimi i HIV-it nga sperma në vaginë bën që HIV të hyjë direkt në trupin e femrës, drejt mitrës. Kalimi i HIV mund të bëhet nga sekrecionet vaginale apo edhe nëpërmjet gjakut, në rast se femra është në periudhën menstruale duke infektuar kështu mashkullin. c. Seksi Oral HIV mund të transmetohet nëpër mjet gjakut nga goja e një personi drejtpërdrejt në: uretër vaginë anus ose të çara të lëkurës të partnerit

c. Shpimet aksidentale në v endin e punës vendin Personeli mjekësor është në rrezik nëse nuk respekton rregullat e punës. Shpimi me shiringa të kontaminuara apo me gjak të infektuar përbën rrezik. d. Për dorimi mjete ve Përdorimi mjetev të pasterilizuara Përdorimi i mjeteve të pasterilizuara dhe i gjilpërave të përdorura për të bërë tatuazhe apo pircing janë burim i HIV-it. 3. a Transmetimi nga T ransmetimi ng nëna te fëmija a. Gja të shta tzanisë Gjatë shtatzanisë Kontakti që ka fëmija i ardhshëm me lëngjet dhe sekrecionet brenda trupit të nënës së infektuar me virusin e HIV-it rrisin mundësinë e një infektimi të mundshëm edhe të fëmijës që do të lindë së shpejti . b. Gja të lindjes Gjatë Sekrecionet vaginale dhe gjaku i nënës mund të hyjnë në trupin e fëmijës.

Risku është më i lar të lartë nëse: Personat kanë të çara në gojë Njëri prej partnerëve ejakulon në gojën e tjetrit

c. Gja të ushqy er jes Gjatë ushqyer erjes me gji Qumështi i gjirit ka një përqëndrim të lartë të virusit HIV. Kështu, HIV kalon direkt te fëmija.

d. Shkëmbimi i love të seksit drav dra Nëse preferoni që të shkëmbeni lodra seksi si dildo apo vibrator duhet që: Secili partner të përdorë kondom Kini kujdes në pastrimin e lodrave të seksit përpara se tjetri t’i përdorë e. Mar rëdhënie sekMarrëdhënie tnerë partnerë suale me shumë par Punonjëset e seksit janë shumë të rrezikuara. Marrëdhëniet e shumëfishta me partnerë të ndryshëm rrisin mjaft rrezikun e infektimit me HIV. Kjo mundësi rritet akoma më shumë sidomos kur partneri është nga vendet me incidencë të lartë të popullatës me HIV/AIDS f. Marrëdhënie Mar rëdhënie seksutnerë të panjohur partnerë ale me par Kjo përbën një rrezik të madh pasi partnerit nuk i njihen eksperiencat e mëpërparshme seksuale.

HIV n uk V-- i nu mjet: nëpërmjet: nëpër

2. a. gjakut

Gjaku T ransfuzioni i Tr

HIV-i mer ret në mënyrë direkte. Marrja e gjakut dhe nënprodukteve të tij nga një person i infektuar përbën burim direkt të infektimit me HIV. Kjo mënyrë transmetimi fatmirësisht ndodh rrallë pasi gjaku që përdoret për transfusion, në të gjithë botën, është i kontrolluar dhe i analizuar. b. Shkëmbimi i ve dhe shiring ave gjilpërav shiringa gjilpëra Rreziku është shumë i

merret

Puthjes Puthjes.. Rrezik do të përbënte vetëm puthja e thellë franceze dhe kjo nëse personat do të kishin të çara apo vraga në gojë. Pështymës Përqafimit Shtrëngimit të duarve Mushkonjave Ajrit Kollës Përdorimit të një njëjtës pjatë apo servisi pjatash Personat që kanë HIV mund të jetojnë në të njëjtin komunitet me ne. Mjafton që të mos kemi kontakt intim me ta. Personat me HIV mund të jenë miqtë tanë pa asnjë rrezik për marrjen e HIV-it.


E mërkurë, 1 Dhjetor 2010

Ku të drejtohem nëse dyshoj se kam HIV? ERTA CENKO · Qedrës Kombëtare e Transfuzionit të gjakut, Nëse dyshoni se jeni in- Tiranë · Laboratorëve të fektuar me HIV mund të mikrobiologjisë në qarqet e drejtoheni pranë: vendit · Bankave të gjakut · Institutit të Shënnë të gjitha rrethet e vendit detit Publik, Tiranë · Në disa klinika pri· Laboratorit të Mikrobiologjisë pranë Qendrës vate. Sipatalore Universitare, Tiranë Testet konfirmuese kry-

hen vetëm pranë: · Institutit të Shendetit Publik, Tiranë · L abora torit të Mikrobiologjisë QSUT

Nëse d yshoni, testohudyshoni, oni v eten dhe të Mbroni veten ni! Mbr tjerët! Sëmundja e shekullit është më pranë sesa ne mendojmë!

V

www.almedicus.org

Hapat e përdorimit të prezervativit Prezervativi është mjeti më i sukseshmëm në mbrojtjen nga HIV-i dhe infeksioneve të tjerë seksualisht të transmetueshme. Që prezervativi të mbrojë siç duhet është e rëndësishme që të respektohen këto hapa: 1. Përdorni gjithmonë prezervativë të rinj në çdo akt seksual. 2. Sigurohuni për datën e skadencës 3. Hapeni mbështjelljen me kujdes që të mos e çani prezervativin 4. Para kontaktit të dre j t p ë r d r e j t ë s e k s u a l , ve n d o s n i p re z e r v at iv i n m b i ko k ë n e p e n i s i t t ë erektuar 5. Shtypni majën për të hequr ajrin. Sigurohuni që të mos ketë ajër në fundin e tij. Unaza e mbështjellë duhet të jetë në pjesën e jashtme të prezervativit.

Si mund të parandalojmë infektimin me HIV Megjithë përpjekjet e konsiderueshme, nuk ka vaksinë efektive kundër HIV-it. Mënyra e vetme për të parandaluar infektimin nga virusi është shmangia e sjelljeve të rrezikshme. Kini parasyh këto këshilla: · Përdorni prezervativë gjatë aktivitetit seksual. · Mos përdorni shiringa të përdorura më parë.

ENI TRESA

Parlamenti shqiptar më datë 14 Korrik 2008 ka miratuar ligjin nr.9952 ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e personave të prekur nga HIV. Të dr ejta të pacientëv e drejta pacientëve me HIV HIV:: Bar nat për mjekim, kujdesi shëndetësor ambulator ose spitalor, merren falas në institucionet shëndetësore publike Arsimim në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, publik ose privat Punësim, në përshtatje me vendin e punës Ruajtjen e konfidencialitetit për infektimin e tyre me HIV/AIDS Refuzimin e trajtimit dhe të ekzaminimit mjeksësor, Integrimin në komunitet dhe shoqëri Transport falas për në qendrat e trajtimit

Shiringat pas përdorimit duhet të hidhen. · Këshillohet shmangia e marrëdhënieve seksual me shumë partnerë. · Kujdes ndaj përdorimit të drograve me injeksion · Nëse jeni pjesë e një personeli mjekësor, mbrohuni nga gjilpërat e përdorura. Përdorni i mjete apo paisjeve

te sterilizuara. · Nëse keni kryer sjellje të rrezikshme është e rëndësishme që të testoheni për HIV. · Nëse jeni shtatzënë kini kujdes me përdorimin e ilaçeve. Nëse keni kryer sjellje të rrezikshme, konsultohuni me mjekun dhe kujdesuni që fëmija juaj të mos infektohet me HIV. Kini kujdes me ushqyerjen me gji.

6. Sigurohuni që të mos ketë ajër në hapësirën midis penisit dhe prezervativit. Kjo nevojitet për të l ë n ë n j ë h a p ës i r ë p ë r g rumbullimin e sper mës gjatë ejakulimit. 7. Çmbështillni prezervativin në drejtim të organit mashkullor. 8. Të mbahet maja e kondomit dhe të përdoret një lubrifikant (lëng) në

pjesën e jashtme. Përdor ni vetëm lubrifikant me bazë ujore. Megjithatë është e rekomandueshme të mos përdorni lubrifikant Nonoxynol Sper micidi-9, që është jo vetëm i paefekts h ë m në parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, por në disa r rethana mund të r risë vërtetë rrezikun e HIV-it. 9. Nëse ju mendoni se prezervativi mund të jetë i çarë – hiqeni atë menjëherë. Hidheni në mbeturina dhe

përdorni një prezervativ të ri. 10. Mbani prezervativin deri pas përfundimit raportit seksual. 11. Hiqeni prezervativin me kujdes dhe lidheni grykën për të mos dalë përmbajtja. 12. Mos përdor ni një prezervativ më shumë se një herë. 13. Siguroni prezervativë të tjerë për marrëdhënien e rradhës.

Ligji “Për parandalimin dhe Kontrollin e HIV/AIDS” dhe të kujdesit Detyrime të pae me HIV cientëve HIV:: cientëv Zbatimin e masave për parandalimin e transmetimit të HIV-it në persona të tjerë Infor mimin për rezultatin HIV pozitiv të partnerit të tyre seksual Ligji mbi HIV parashikon disa akte ndalimi si: Transmetimi i qëllimshëm i HIV-it në persona të tjerë Kërcënimi për transmetim të HIV-it në persona të tjerë Stigmatizimi dhe diskriminimi i një personi të infektuar me HIV Braktisja nga prindërit apo nga kujdes-

tari ligjor i një fëmije të mitur që jeton me HIV Bërja publike e emrit, adresës dhe pamjes së personit të infektuar me HIV Zbulimi i informacionit të një personi të infektuar me HIV pa miratimin e tij Falsifikimi i raportit të infektimit me HIV nga një person i painfektuar Detyrimi për të kryer testin e HIV-it Refuzimi për të trajtuar apo për t’i dhënë ndihmë mjekësore një personi që dyshohet ose është i infektuar me HIV. Transfuzioni i gjakut dhe nënprodukteve

të tij, transplanti nga një person në një tjetër, nëse mjekët janë në dijeni të infektimit të dhuruesit me HIV Institucionet shëndetësor e kanë detyrim ligtësore jor që: Të trajtojnë persona që jetojnë me HIV/ AIDS Edukimin dhe informimin e këtyre personave që ata të kujdesen për veten. Edukimin dhe informimin e këtyre personave që ata të parandalojnë transmetimin e HIV në persona të tjerë Të kryejnë ekzaminimet mjekësore specifike.


VI

www.almedicus.org

E mërkurë, 1 Dhjetor 2010

Kur bëhet i rrezikshëm për transmetimin e virusit një pacient i infektuar me HIV/AIDS

SI SHFAQET SEMUNDJA ERTA CENKO

P

asi virusi HIV ka hyrë në org a n i z ë m , a i p re k rruazat e bardha të gjakut, pjesë e sistemit imunitar të trupit i cili mbron organizmin e njeriut ng a sëmundje të ndryshme. HIV fillon të shkatërrojë rruazat e bardha dhe trupi është gjithnjë e më i pambrojtur. Kjo bën që pacientët e infektuar më HIV të sëmuren shumë lehtë. Shkatërrimi i rruazave t ë b ar d h a va z hdo n pë r rreth 6 javë. Kjo periudhë kohore kalon pa asnjë shenjë të dukshme klinike. Në këtë periudhë, testet e HIV dalin negative dhe i infektuari fatkeq ndihet plotësisht i shëndetshëm. Shfaqja e simptomave do të varet nga njeriu. Për disa njërëz do të duhen vite që të shfaqen simptoma edhe pse ata mund të jenë të prekur nga virusi HIV. Këta persona janë burim infeksioni për persona të tjera. Duhet një kohë relativisht e gjatë, rreth 10 vjet që një p e r s o n H I V p o z i t iv t ë shf aqë simptoma të sëmundjes AIDS. Ka persona që menjëherë me marrjen e HIV në 3 deri në 6 javët e para shfaqin shenja të

ENI TRESA

M

jekimi i HIV bëhet vetëm pranë Shërbim it të Sëmundjeve Infektive të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë. Për HIV/ AIDS nuk ekziston asnjë medikament që të realizojë shërim të plotë. Mjekimi synon parandalimin e përparimt të sëmundjes duke bërë që ajo të shfaqet sa më vonë. Për të trajtuar HIV, sot përdoren 4 tipe barnash që njihen si barna antiretrovirale (antikundër dhe retroviralë-kategori e llojit të virusit të HIVit). Këto medikamente sulmojnë HIV-in në stade të ndryshme të shumimit të virusit. Kështu ulet përparimi i sëmundjes. Përgjithësisht këto barna merren nga goja. Ka dhe një lloj bari që njihet si T-20 që merret me injeksion. Mosmarrja e rregullt e mjekimit është shumë e dëmshme. Kjo sepse virusi më pas, shfaq rezistencë ndaj barit duke penguar efektshëmrinë e tij Vendimin për të marrë një mjekim të caktuar e merr

Me ava n c i m i n e sëmundjes AIDS, simptomat e shfaqura janë gjithnjë e më të rënda. Pjesa më e madhe e tr upit është e prekur nga infeksioni. Në fazat e fundit të sëmundjes shfaqen simptoma si:

një gripi të zakonshëm. Më pas shfaqen shenja që njihen si siptoma të HIV-it akut si: temperaturë, diar r e, dhimbje ko ke, s h f a q j e t ë g j e n d r ave t ë vo gla të zmadhuara në qafë apo sqetulla

Infeksione të traktit tretës – tretja e ushqimit nuk bëhet siç duhet Infeksione të sistemit të frymëmarrjes – vështirësi të mëdha në frymëmarrje

Me kalimin e viteve, gjendja e të prekurve me HIV vjen duke u përkeqësuar. Virusi HIV shkakton sëmundjen AIDS dhe në këtë periudhë shfaqen simptoma si:

Tashmë trupi është totalisht i pambrojtur. Asnjë antibiotik nuk bën efekt. Prekja nga AIDS do të shkaktojë vdekje në një kohë të shkurtër.

Humbje e menjëhershme e peshës rreth 10% të masës trupore. Kollë e thatë Atak i menjëhershëm ethesh dhe temperature, sidomos gjatë natës Lodhje e madhe dhe e pashpjegueshme Shpërthim i gjendrave kudo ku ka nyje limfatike në trup si qafë, sqetulla, rrëzë kofshëve etj Diarre që vazhdon për më shumë se 1 javë Pika ose njolla të bardha të pazakonta në gojë, gjuhe ose grykë. Pneumoni, ftohje Njolla nënlëkurë me ngjyrë kafe, të kuqe, të purpurt apo rozë e çelët. Humbje të memorjes, depresion dhe probleme të tjera nervore.

Gr upet në risk Grupet për infektimin me HIV Marrëdhënie

homoseksuale sidomos meshkuj me meshkuj Punonjëset e seksit Biseksualët Përdoruesit e drogërave më injeksion Fëmijët që kanë nëna të infektuara më HIV Heteroseksualë që bëjnë seks të pambrojtur

A MJEKOHET AIDS

mjeku. Mjekimi bëhet në përshtatje me personin. Nëse niset një mjekim me antiretroviralë është shumë e rëndësishme që ai të merret rregullisht. Vendimi për të nisur një mjekim duhet marrë i konsul-

tuar mirë. Kjo bëhet pasi janë bërë të gjitha analizat e gjakut të nevojshme. Mjeku dhe pacienti konsultohen dhe merret një vendim i përbashkët. Këtu duhen patur parasysh: Koha kur pacienti bie në shtrat dhe kur ngrihet në

mëngjes. Mënyra e ushqyerjes dhe orari i vakteve. Ndikimin që ka jeta shoqërore në mjekimin e pacientit. Udhëtimet- sa do të ndikojnë ato rregullin e mar-

rjes së medikamenteve. Punësimi- oraret e punës. Personat që e dinë për sëmundjen e pacientit. Mënyra se si do ruhen ilaçet që do të përdoren. Efektet e mundshme

anësore të medikamenteve. Nëse mjekimi do të merret rregullisht atëhere pacienti do të jetojë më gjatë. Marrja e mjekimit rregullisht nuk kërkon rritje të dozës së medikamentit. Sistemi mbrojtës dëmtohet më pak. Mjekimi me Antiretroviralë mund të shfaqë edhe efekte anësore. Kjo varet nga organizmi i çdo personi. Këto efekte mund të jenë: Dhimbje koke Ethe Lodhje Diarre Të përzjera Të vjella Humbje të oreksit Dhimbje barku Gazra Skuqje të lëkurës Rishpërndarje të indit dhjamor në trup Prekje të nervave periferikë. Përpara marrjes së medikamentit është e rëndësishme që pacientët të marrin informacion mbi efektet anësore. Por sikurse thamë, këto efekte anësore janë të ndryshme në persona të ndryshëm. Mjekimi me Antiretroviralë, Anti-HIV, ofrohet falas nga shteti.


E mërkurë, 1 Dhjetor 2010

www.almedicus.org

VII

HIV/AIDS: Vaksina sociale e edukimit dhe ndërgjegjësimit publik RENINA VARFAJ (Psikologe klinike)

psikosociale për personat e infektuar me HIV.

ANISA TOPOVITI.

Shërbimet ofrohen kryesisht në Tiranë me një shpërndarje ende të pamjaftueshme në të gjithë vendin. Një ekip i lëvizshëm në Tiranë, i cili ofrohet nga OJFja Stop AIDS, arrin (kontakton) përdoruesit intravenozë të drogave (IDU-të) dhe grupe të tjera Sipas Strategjisë Kombëtare kundër Drogës 2004–10.

HIV /AIDS është një temë e diskutuar shumë vitet e fundit. Janë zhvilluar shumë fushata dhe njerëzit janë informuar për pasojat e ndryshme të virusit. Ne ndërkohë duhet të kujtojmë që virusi nuk ka vetëm pasoja fiziologjike, por edhe psikologjike. Ato përfshijnë mendimet, ndjenjat dhe emocionet që ndikojnë gjendjen mendore dhe mirëqënien e personave të infektuar, por edhe të njerëzve rreth tyre. Shumica e diskutimeve rreth HIV/AIDS përqëndrohen në çështje të ndryshme dhe shumë pak në pasojat psikosociale të individëve. E megjithatë edhe përjetimi i sëmundjes nga individi në individ është shumë i ndryshëm. Disa prej tyre mund të kenë reagime me ulje të vetëvlerësimit dhe mbylljes në vetvete, disa të tjerë mund të behën agresivë dhe gati të padurueshëm. Kjo sepse ata ndiejnë viktimizimin që si fillim ata i bëjnë vetes dhe më pas, atë që shoqëria u bën atyre. Në fakt ka statistika të panumër ta edhe për Shqipërinë rreth numrit dhe personave me HIV/AIDS, por shumë pak rreth personave të afërt që janë pranë personit me HIV/AIDS. Disa nga stresorët kryesorë që prekin familjet, të afërmit dhe shoqërinë e këtyre personave janë frika nga “ngjitja” e sëmundjes, zija e parakohshme, tur pi, mungesa e shpresës dhe diskriminimi. Pra, këta persona të afërt ndajnë të njëjtat ndjenja me individët me HIV/AIDS madje mund të themi që tashmë duhet të përballen me të njëjtat sfida të humbjes, vdekjes, ndjenja të pafuqisë, pasigurisë për të ardhmen, trishtimin, inatin, frustrimin për t’ia dalë mbanë me trajtimin mjekësor, shqetësimet ekonomike etj. Të gjitha sëmundjet kanë efekte psikologjike: tek vet pacientët, por dhe tek ata që janë rreth tyre. Është e rëndësishme që të krijohet një mjedis i hapur dhe pozitiv për njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje. Stigma dhe paragjykimi rreth këtyre personave duhet të minimizohet, kështu që njerëzit mund të kuptojnë që ata mund kenë një jetë cilësore jashtë paragjykimeve dhe

kufizimeve sociale. Psikoterapia dhe edukimi janë elementët kyç në këtë drejtim. Këta persona kanë nevojë për shumë kohë në dispozicion, para, dashuri dhe kujdes. Në rastin e fëmijëve të cilët kanë mbetur jetim nga vdekja e prindërve me HIV/AIDS jo vetëm që duhen të përballen me vdekjen e prindërve të tyre, por gjithashtu rrezikojnë të izolohen dhe nga shoqëria. Duhen ngritur disa grupe mbështetëse që të ndihmojnë këta fëmijë dhe gjithashtu duhen informuar njerëzit e afërt që të sigurojnë të paktën minimunim e mbështetjes psikologjike dhe emocionale

për këta fëmijë.

të paqarta rreth çështjes dhe implikimeve serioze të AIDS. Informimi për këtë sëmundje si dhe dhënia e modeleve mbështetëse nga strukturat e arsimit është një nga hapat kryesorë që duhen të bëhen në këtë rast.

Ndihma financiare . Personat e infektuar me HIV/ AIDS tashmë duhen të përballen me sfida në punësimin e tyre, trajtimin mjekësor, pranimin në shkolla apo institucione të tjera. Ndërkohë që shteti duhet të sigurojë një pjesë të këtyre ardhurave për këto familje, individë ose fëmijë.

Qëllimi kry esor është të kryesor ng r emë v etëdijen e gjithë ngr vetëdijen populla tës rrr reth sëmundjes popullatës së AIDS

Edukimi. Vlerat, normat dhe çështje të tjera rreth moralit të sjelljes tonë ende keq transmetohen. Ndërkohë që edhe mësuesit dhe kurrikulat mësimore ende mbeten të papërgatitura dhe

Sfida kryesore e saj mbetet “ zbulimi” i sëmudjes si dhe frika e madhe e të qënit i paragjykuar dhe më pas i izoluar. A jemi gati ne si shoqëri në përparim e sipër, t’i pranojmë këta individë?

Në Shqipëri, programet e reduktimit të dëmit kanë filluar në vitin 1995. Ato aktualisht ofrohen nga tri OJF (Aksion Plus, APRAD dhe Stop AIDS), të cilat punojnë në fushën e reduktimit të kërkesës për drogë dhe parandalimin e HIV/ AIDS, me fokus të qartë në aktivitetet e reduktimit të dëmit, si dhe nga Qendrat publike të Testimit dhe Këshillimit Vullnetar të Programit Kombëtar të HIV/AIDS/IST. Përgjigjet e reduktimit të dëmit janë të fokusuara në shkëmbimin e ageve/shiringave, edukimin e bashkmoshatarëve dhe informimin, këshillimin dhe mbështetjen

Ka ende shumë punë për të bërë në lidhje me strategjitë shëndetësore të parandalimit të HIV/AIDS në Shqipëri. Edhe pse statistikisht kemi një numër relativisht të vogël të infektuarish në krahasim me vendet e tjera, këto vitet e fundit është vënë re një rritje e dukshme e këtyre pacientëve. Roli i shtetit dhe strukturave të tjera politike duhet të jenë aktive në përpilimin e politikave mbrojtëse dhe risocializuese të këtyre individëve në shoqëri. Stigma, diskriminimi dhe mohimi janë fenomene që dallohen qartë në sjelljen shoqërore të qytetarëve shqiptarë ndaj të infektuarve me HIV. Nëpërmjet njohjes dhe edukimit shëndetësor të popullatës në përgjithësi, mbështetjes psikosociale nga qendra të specializuara, përgatitja legjislative në kodet e punës dhe nxitja instanca të tjera rregullatore ligjvënëse për koordinimin legal të funksionimit të këtyre pacientëve në shoqëri, mbështetja ekonomike nga shteti janë elemente kryesorë në pranimin dhe riadaptimin e këtyre individëve me një status të ri social. Stigmatizimi në thelbin e tij është një sfidë ndaj të qënurit human. Individi i stigmatizuar zhvlerësohet, kërcënohet, izolohet dhe depersonalizohet në një karikaturë steriotipike. Prandaj stigmatizimi ka një kosto jo vetëm personale, interpersonale, por edhe sociale. Të jesh i infektuar me HIV/ AIDS do të thotë të luftosh më paragjykimin dhe injorancën e njerëzve përreth. Nëse duam të luftojmë AIDS, kjo nuk mund të arrihet nëpërmjet gjykimeve morale, refuzimit të fakteve të pakëndshme apo fajësimeve të vazhdueshme se të qënurit i sëmurë me HIVështë një faj personal. Duhet vullnet politik dhe social i vazhdueshëm nga e gjithë struktura shoqërore. Pacientët e infektuar janë thjesht njerëz me një fat të keq...


VIII

www.almedicus.org

E mërkurë, 1 Dhjetor 2010


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.