Issuu on Google+

Fitoterapia, thuaji jo efekteve anësore

Bimet ju vijnë në ndihmë për të parandaluar e trajtuar sëmundjet në mënyrë natyrale

S

a herë që kthehem në shtëpi tek mami, më duket sikur zhvendosem për pak kohë në një botë tjetër. E mësuar me jetën e rrëmujshme të studentes dhe në një qytet si Tirana, kthimi në Poliçan është i këndshëm… duket sikur koha ecën më ngadalë dhe të ndihmon të mendosh. Për mos të folur për ush-

qimin i cili si në çdo qytet të vogël të Shqipërisë është mrekullisht me shije!! Përpos këtyre që përmenda më sipër, ajo çka më ‘frymëzoi’ të shkruaja mbi terapitë bimore është fakti që ime më për çdo shqetësim që unë apo dikush tjetër i familjes ka, më konkuron me zgjidhjet e saj ‘natyrore’. -‘ Ma, më

A

janë bërë njolla në lëkurë’- ‘Shpëlaje më lëng majdanozi’.-‘Ma, smë zë gjumi’.-‘Pi kamomil’. -‘Ma, më ësht ashpërsuar fytyra’. -‘ Bëj maskë me të verdhën e vezës. Megjithëse shumë prej jush ndoshta nuk kanë besim tek mjekimet alternative, ndërkohë që ‘na janë bërë barnat si karamele’- siç thotë Eralda... Faqe 18

Botim zyrtar i Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës Adresa: Fakulteti i Mjekësisë, Nr371, Cel: 069 63 46688, E-mail: suplementi@almedicus.org

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Nr.29

LMEDICU BOTIM I PËRJAVSHËM I GAZETËS SHQIPTARJA.COM

OBSH: NEVOJAT E PACIENTIT NE KUJDESIN PALIATIV

Pacienti në fund të jetës, si të përballesh Kontrolli i dhimbjes globale, objektivi parësor JANA NANO

        

Faqe 16

Anemia nga mungesa e hekurit nemia është një gjëndje shëndetë sore në të cilën sasia e hemoglobinës në gjak është nën vlerat normale ose kur ka më pak qeliza të kuqe të gjakut se normalisht. Ajo shkaktohet më shpesh nga mungesa e hekurit. Shkaku më i shpeshtë i mungesës së hekurit është gjakrrjedhja nga menstruacionet. Gjithsesi, ka shumë shkaqe të tjera...

P

Drejtor: Taulant MUKA Kryeredaktore: Jana NANO Zv/Kryeredaktore: Fjorda KOROMANI Redaksia: Arminda Avdulaj Besiana Balla Blerta Dollaku Dea Qirjaqi Erklida Sula Isid Xhura Kledia Dimroci

Trajtimi

A

acienti terminal, i pa shërueshëm në fazë të avancuar të sëmundjes kronike, përfaqëson një qënie në vuajtje në të gjitha aspektet: fizike, psikologjike, sociale dhe shpirtërore. Ai është një person i cili duhet mirëpritur të dëgjohet, kuptohet dhe ndihmohet pikërisht në dhimbjen e tij drejt fundit të jetës. Është pikërisht detyrë e mjekut të ketë njohuritë e duhura përsa i përket sintomave, frikërave dhe plotësimit të nevojave të vet pacientit. Pacienti meriton një asistencë dhe ndihmë të kualifikuar. Edukimi dhe përfshirja e pacientit dhe familjes si partnerë, janë çelësi për një menaxhim të suksesshëm të simptomave. Inkurajohen pacientët dhe familjarët e tyre për të mbajtur një ditar për momentet kur... Faqe 14

E ENJTE 23.08.2012

Kirurgjia

Mirald Gina

Këshilli botues: Departamenti i Shëndetit Publik  Enver ROSHI Shërbimi i Endrokrinologjisë, QSUT  Agron YLLI Shërbimi i Urgjencës, QSUT  Edmond ZAIMI Shërbimi i Nefrologjisë, QSUT  Arjana STRAKOSHA Shërbimi i Reumatologjisë, QSUT  Argjend TAFAJ Shërbimi i Alergologjisë, QSUT

      

Etleva QIRKO Shërbimi i Kardiologjisë, Spitali Ushtarak Gerta KOÇEKU Shërbimi i Neurologjisë, Spitali Ushtarak Fatos JAHO Shërbimi i Ortopedi-Traumatologjisë, Spitali Ushtarak Gjergj ÇAUSHI Shërbimi i Tokosikologjisë, Spitali Ushtarak Zyhni SULAJ Biokimi Klinike, QSUT Ndok MARKU Farmaci Leonard DEDJA

Faqe 17

Neuroma Akustike, rezultate shume të mira

N

jë neuromë akustike është një tu mor beninj i rrallë i trurit. Tumori i cili rritet mbi një nerv të trurit në afërsi të veshit mund të shkaktojë probleme me dëgjimin dhe balancimin dhe mund të shkaktojë tinitus (zhurma në veshë). Në shumicën e rasteve shkaku është i panjohur. Neuromat akustike zhvillohen ngadalë dhe rrallë janë kërcënuese...


14

E enjte, 23 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Onkologji

A

LMEDICU

EDUKIMI dhe përfshirja e pacientit dhe familjes si partnerë, janë çelësi për një menaxhim të suksesshëm të simptomave

Nëse arrihet të kontrollohen simptomat, vihemi përballë një rilindjeje të pacientit, që edhe pse e përkoheshme rikthjenë besimin në jetën që ka mbetur’’ ‘’Misioni hipokratik i sedare dolorem duhet të jetë një nga objektivët primarë të operatorëve të shëndetit sidomos në kujdesin paliativ ku lehtësimi i dhimbjes është imperativi i gjithçkaje.

JANA NANO

P

acienti terminal, i pa shërueshëm në fazë të avancuar të sëmundjes kronike, përfaqëson një qënie në vuajtje në të gjitha aspektet: fizike, psikologjike, sociale dhe shpirtërore. Ai është një person i cili duhet mirëpritur të dëgjohet, kuptohet dhe ndihmohet pikërisht në dhimbjen e tij drejt fundit të jetës. Është pikërisht detyrë e mjekut të ketë njohuritë e duhura përsa i përket sintomave, frikërave dhe plotësimit të nevojave të vet pacientit. Pacienti meriton një asistencë dhe ndihmë të kualifikuar. Edukimi dhe përfshirja e pacientit dhe familjes si partnerë, janë çelësi për një menaxhim të suksesshëm të simptomave. Inkurajohen pacientët dhe familjarët e tyre për të mbajtur një ditar për momentet kur simptomat dalin jashtë kontrollit apo kur vërehen efekte anësore. Nëse gjatë menaxhimit të pacientit hasen vështirësi më komplekse,atëhere diskutimi i rastit bëhet edhe me anëtarët e tjerë të ekipit

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Fundi i jetës, si është të përballesh Kontrolli i dhimbjes globale, objektivi parësor

Nëse arrihet të kontrollohen simptomat, vihemi përballë një rilindjeje të pacientit, që edhe pse e përkoheshme rikthjenë besimin në jetën që ka mbetur’’

Komponetët e dhimbjes totale

ndërdisiplinor për përzgjedhjen e terapisë së duhur.

Problemet shpirtërore

DHIMBJA Dhimbja është simptoma më e shpeshtë dhe vrastare që ndikon në kryerjen e aktiviteteve më të thjeshta. Perceptimi i dhimbjes në sëmundjet onkologjike influencohet nga faktorë fizike dhe psiko-socialë. Për shumë persona dhimbja është sinjali që sëmundja po pregredon shpejt drejt vdekjes. Dhimbja nga kanceri përshkruhet si një progresion cirkular që shkon nga ndjesia e dhimbjes, tek ankthi, te frika e sërishmi tek dhimbja. ‘’Shpesh i sëmuri që vjen për të marrë kujdes paliativ është tashmë i nënshtruar dhe i sfiduar nga një dhimbje intense që zgjat për ditë me

sëmuri terminal është një individ që ka nevojshëmrinë t’i thotë lamtumirë botës sipas mënyrës së tij. Çdo individ ka komponentin e tij shpirtëror dhe është pikërisht kujdestari i tij që, në mënyrë intuitive, kupton nevojat shpirtërore që ka i sëmuri dhe i ofron atij përgjigjet e duhura. ‘’Për të kuptuar dhimbjen shpirtërore të pacientit në prag të vdekjes, duhet kuptuar si fillim që sëmundja provokon një plagë jo vetëm të trupit dhe psikës, por edhe të shpirtit, duke e përballur me vulnerabilitetin dhe vdeksh-

rradhë (me raste edhe me muaj), e keq-kontrolluar nga medikamentet jo të përshtatshme. Pacienti ndjen që jeta e tij nuk ka më kuptim; dhimbja fizike ka pushtuar edhe sferën psikike. Emocionet negative që shoqërojnë dhimbjen fizike dhe bashkekzistenca e simptomave të tjera shoqëruese të lehta apo të forta, pak të kontrolluara, fillojnë të pushtojnë të gjithë qënien e pacientit duke rezultuar në një dhimbje globale. Aty aspekti fizik dhe psikik shkrihen në një totalitet asgjesues.

PROBLEMET SOCIALE Fundi i ardhur nga një sëmundje, përcakton herët a vonë një humbje të rolit në shoqëri, ndjenjën e të ndjerit i pavlefshëm përkundrejt familjes çka kulminon me mbylljen në vetvete. Të merresh me këto aspekte nuk është gjithmonë e lehtë nga ana e ekipit: duhet të dish të jesh pranë pacientit duke i ‘’mbajtur dorën’’ pa pushtuar në hapsirën e tij personale. Gjatë asistimit dalin në pah edhe frikërat e personelit duke bërë që ata të dorëzohen shumë më përpara se të instalohet një marrdhënie ndihme. ‘’Diskutimi i problemeve të ndjeshme si sëmundjet e rënda, shpresat e mbijetesës dhe frikërat nuk janë kurrë të lehta pët tu përballuar. Arti i komunikimit terapeutik kërkon praktikë, e cila fitohet me eksperiencë. Si për aftësitë e tjera, komunikimi duhet ushtruar si fillim në konteste të sigurta si laboratori i aftësive klinike, salla me studentë ose klinicistë të tjerë’’.

Kujdestarii i rëndësishëm në momentet e fundit I

LISTË NEVOJASH SHPIRTËRORE TË INDIVIDIT NË PRAG TË VDEKJES:

 Nevojshmëria e pacientit që të konsiderohet deri në fund si një subjekt më vete

 Kërkimi i vlerës që pati jeta e tij në momentin që është në prag të vdekjes mërinë e tij. Humbja e kontrollit të qënies psiko-fizike bëhet shkas e ngritjes së atyre pyetjeve anksioze: përse? Përse pikërisht unë? Janë pyetje ekzistenciale,të cilat kur nuk gjejnë përgjigje; jo vetëm çojnë në turbullime

 Solidaritet dhe afrim me personat më të dashur  Kërkimi i përgjigjeve filozofiko-ekzistenciale se çfarë fshihet pas vdekjes, a ekziston zoti?

 Ndarja,nevoja për të thënë lamtumirë

psikologjike, por edhe lëkundje të marrdhënies me Zotin për atë që beson’’. Është në dorë të ekipit për të njohur dhe kuptuar nevojat e pacientëve dhe ndihmuar këta të fundit për t’i realizuar sipas dëshirës së tyre. Është e rëndësishme që ekipi që ofron kujdesin paliativ të jetë i zhveshur nga çdo lloj paragjykimi e t’i qëndrojë afër pacientëve duke i mbështetur vazhdimisht. ‘’ Çdo element shpirtëror, qoftë fetar apo njerëzor, mund të ofrojë shtegje të panjohura të lehtësimit të dhimbjes shpirtërore’’


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

Kujdesi paliativ

P

asi merr vesh që ka një sëmundje të rëndë, pa cienti tenton të perceptojë trupin e tij si një burim vuajtjesh dhe pasigurie. Kur ata janë të vetëdijshëm për gjendjen e pashërueshme e të pashpresë, ndjenjat që kryesojnë janë shqetësimi i thellë, parehatia dhe depresioni. Çdo pacient është një entitet unik i cili aplikon mekanizma të caktuar mbrojtës për të reaguar ndaj sëmundjes apo vdekjes së tij. Elisabeth Kubler-Ross, mjeke psikiatre dhe gjithashtu prefesoreshë e mjekësisë komportamentale në Universiteitn e Chicagos, përshkroi një seri stadesh që kalonte pacienti terminal si përgjigje reaksioni emocional ndaj diagnozës së tij terminale.

E enjte, 23 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

ÇDO INDIVID është një entitet unik dhe këto nocione shërbejnë vetëm si guidë për të njohur pacientin që kemi përpara nesh

OBSH: Nevojat e pacientit në kujdesin paliativ 5 stadet e pranimit të diagnozës onkologjike Pacientët Njohja e dinamikave psikologjike të pacientëve me kalimin e kohës është shumë e rëndësishme sepse lejon ekipin mjekësor të gjejë hapsirat për të aplikuar trajtimin e simptomave apo kurimin e vdekjes.

Objektivi nuk është sasia, por cilësia. ‘’...të gjithë ata që kanë forcën dhe dashurinë të ulen afër të sëmurit në prag të vdekjes, në qetësinë mbizotëruese që shkon përtej fjalëve Njohja e dinamikave psikologjike të pacientëve me kalimin e kohës është shumë e rëndësishme sepse lejon ekipin mjekësor të gjejë hapsirat për të aplikuar trajtimin e simptomave apo kurimin e vdekjes. Përveç dinamikave që pacienti përjeton, është e rëndësishme njohja e nevojave dhe frikërave të tij. Është gjithashtu e nevojshme njohja e frikërave të cilat hasen në pacientin terminal të ndara në këto kategori:  Frika nga dhimbja (mund të shndërrohet në një simptomë të pakontrollueshme)  Frika nga vdekja  Frika për të humbur kontrollin mendor dhe fizik  Frika për të humbur rolin në familje ose për të qënë i lënë pas dore  Shqetësimi se mos është një peshë e rëndë për familjen Çdo individ është një entitet unik dhe këto nocione shërbejnë vetëm si guidë për të njohur pacientin që kemi përpara nesh. Ata janë të papërsëritshëm dhe gjithsecili

15

STADET E PRANIMIT TE DIAGNOZES

NEVOJAT NË KUJDESI PALIATIV Në 1990, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar këto nevoja të pacientit në kujdesin paliativ:

 Nevoja e sigurisë: shpesh ndërprerja e mjekimit që me objektiv shërimin nxit te pacienti frikën e të qënit i braktisur

 Nevoja për dashuri: shpeshherë pacienti dhe të afërmit nuk kanë të njëjtën shkallë ndërgjegjësimi duke krijuar kështu një marrdhënie jo të shëndetshme

 Nevoja të jetë i kuptuar: kjo shpreh dëshirën e pacientit për të qënë i kuptuar dhe si rrjedhojë, të dijë që shprehja e dyshimeve apo e pyetjeve të tij do të merren dhe do të degjohen seriozisht.  Nevoja për besim: nevoshmëria për të ditur që mund të besojë tek stafi që kujdeset për të dhe që nuk do ta braktisë në asnjë moment

 Nevoja për pranim: shpreh nevojshmërinë e pacientit për tu pranuar në dinjitetin e tij njerëzor, edhe në momentin kur fillojnë të shfaqen shenjat dhe simptomat e para të rënies fizike  Nevoja për autostimë: mund të përmbushet duke ruajtur rolin e pacientit në mënyrë aktive gjatë vendimmarrjes

ka historinë e tij, dhimbjen dhe vuajtjen e tij të cilat i lë në dorën e ekipit multidisiplinar. Qëllimi i këtij të fundit është që pikërisht jetën e pacientit ta transformojmë deri në kufirin maksimal të perspektivës që pacientët duan për veten e tyre. Objektivi nuk është sasia, por cilësia. ‘’...të gjithë ata që kanë forcën dhe dashurinë të ulen afër të sëmurit në prag të vdekjes, në qetësinë mbizotëruese që shkon përtej fjalëve, e dinë mirë që ky moment nuk është as i frikshëm, as i dhimbshëm. Është shuarja e qetë e funksionit biologjik të trupit. Të jesh pranë një qënieje njerëzore që jep shpirt të kujton një yll që bie nga qielli; një nga ato miliona dritëza në atë qiell të pafund, i cili shkëlqen papritur për një çast vetëm për tu zhdukur në përjetësi çastin tjetër. Të kujdesesh për të sëmurin në prag të vdekjes, të mëson të kuptosh uniken e çdo individi në qiellin e pafund të njerëzimit. Të mëson të kuptosh që nuk je i përjetshëm dhe që jeta është e shkurtër. Çdokush nga ne krijon dhe jeton biografinë e tij unike, të cilën e valëvit në historinë e njerëzimit...’’

Ky model përfshin 5 stade të cilët jo domosdoshëmrisht ndodhin sipas rradhitjes, por edhe mund të mbikalojnë njëri-tjetrin në varësi të personalitetit të çdo pacienti.

 Mohimi: pacienti nuk e pranon diagnozën e sëmundjes dhe shprehet ‘’nuk është e mundur’’,’’nuk mund të më ndodhë mua’’, ‘’kanë gabuar’’.

 Inati: fazë në të cilën mbizotërojnë ndjenjat e rebelimit, zilisë, hatërmbetjes. Shprehja e ripërsëritur dissa herë nga pacienti ‘’Përse pikërisht unë?’’.

 Konsiderohet si faza më impenjative dhe e vështirë, si për personelin e asistencës si për familjarët. I sëmuri përplas ndjenjat dhe emocionet e tij mbi të gjithë dhe gjithçka. E vetmja këshillë e dhënë nga psikiatria Kubler-Ross, është mos ndërhyrja për zgjidhjen e kësaj gjendjeje, por pacienti duhet t’i lihet kohë për të përpunuar dhe shpërbërë dhimbjen e zi-së.

 Negocimi: është një fazë e karakterizuar nga një shpresë false për të shtyrë në kohë ngjarjen tragjike të vdekjes së afërt. Pacienti ka bindjen që terapia e propozuar mund t’i lejojë shërimin ose të paktën t’i zgjasë jetën.

 Depresioni: pacienti përballë rëndimit progresiv të sëmundjes dhe gjendjes së keqe klinike lë veten pas dorë duke rënë në një gjendje të thellë depresioni

 Pranimi: pacienti bëhet plotësisht i ndërgjegjshëm për të vërtetën. I vendosur përballë realitetit të vdekjes dikush e pranon në mënyrë pasive, dikush në mënyrë kurajoze


16

E enjte, 23 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Hematologji

TAULANT MUKA

A

nemia është një gjënd je shëndetësore në të cilën sasia e hemoglobinës në gjak është nën vlerat normale ose kur ka më pak qeliza të kuqe të gjakut se normalisht. Ajo shkaktohet më shpesh nga mungesa e hekurit. Shkaku më i shpeshtë i mungesës së hekurit është gjakrrjedhja nga menstruacionet. Gjithsesi, ka shumë shkaqe të tjera të anemisë. Gjakrrjedhja në zorrë është një tjetër shkak që haset më shpesh në moshën e thyer. SIMPTOMAT Simptomat më të shpeshta të anemisë nga defiçiti i hekurit janë lodhja dhe letargjia (mungesë energjie) të cilat zhvillohen si pasojë e uljes së sasisë së oksigjenit në trup. Simptoma të tjera munë të jenë; shkurtimi i frymarrjes(dispnea), ndryshimi në aparencë si zbehje dhe thonjë të thatë; dhimbje koke, rrahje jo të rregullta të zemrës(palpitacione), plagë në gojë, ndryshime në shijim dhe zhurma në vesh(tinnitus). Nëse keni një nga simptomat e mësipërme atëherë takoni menjëherë mjekun tuaj të familjes i cili do jetë në gjëndje të dallojë aneminë nga defiçiti i hekurit me një analizë të thjeshtë gjaku. Në disa raste, nuk ka asnjë simptomë, kryesisht kur shkaku është gjakrrjedhja e pakët dhe e ngadaltë.

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

SIMPTOMAT më të shpeshta të anemisë nga defiçiti i hekurit janë lodhja dhe letargjia (mungesë energjie) të cilat zhvillohen si pasojë e uljes së sasisë së oksigjenit në trup

Anemia nga mungesa e hekurit, shenjat dhe trajtimi Kujdes shtatzënat!Komplikacione para dhe pas lindjes USHQIMET E PASURA ME HEKUR

Tabletat

Perimet me gjethe jeshile të errët si spinaqi

Bathë

Arrë, bajame,

Kur merrni tabletat, këshillohet pirja e lëngut të portokallit sepse rrit thithjen e hekurit në trupin tuaj. Kur analizat e gjakut të kthehen në norme, ju duhet ende të vazhdoni marrjen e hekurit për të paktën tre muaj

lajthi

Mishi

Frutat e thata

Ushqime dhe medikamente që vështirësojnë thithjen e hekurit

Çaji dhe kafja

Kalciumi, i cili gjendet në produktet e përditshme si qumështi, djathi, gjiza

Anti-acidet (barna që përdoren në trajtimin e ulçerës)

 Barnat antifinlamatore jo steroide(AIJS)  Ulçera peptike  Kanceri i stomakut ose kanceri i zorrës  Në gratë në moshë riprodhuese, shkaku kryesor i defiçitit të hekurit janë periodat massive ose shtatëzania gjatë së cilës trupi ka nevojë për më shumë hekur. Trajtimi për aneminë nga defiçiti i hekurit

TABLETAT E HEKURIT Tableta të ndryshme hekuri përdoren në trajtimin e anemisë të shkaktuara nga defiçiti i hekurit. Koha e marrjes së tyre do të varet nga fakti se sa e rëndë është anemia. Për të parë nëse trajtimi funksionon, pas disa javësh bëhet

hekurit për të paktën tre muaj. Kjo do mundësojë mbushjen e depozitave të hekurit në trupin tuaj. Disa persona, përjetojnë efekte anësore kur marrin tablet hekuri. Këto përfshijnë: nauzea, konstipacion ose diarre. Pavarësisht tyre, mos ndërprisni marrjen e hekurit sepse anemia nuk do të përmirësohet. Disa mënyra për të minimizuar problemet nga efektet anë-

Tabletat e hekurit është mjekimi i preferuar në rastin e anemisë nga defiçiti i hekurit. Në disa raste, kryesisht kur trajtimi përmes tabletave nuk jep rezultate, mjeku mund t’ju sygjerojë të shtroheni në spital për të

një analizë gjaku. Kur merrni tabletat, këshillohet pirja e lëngut të portokallit sepse rrit thithjen e hekurit në trupin tuaj. Kur analizat e gjakut të kthehen në norme, ju duhet ende të vazhdoni marrjen e

sore janë:  Marrja e hekurit përmes ushqimit. Ushqimi redukton thithjen e hekurit. Për këtë arsye, mund t’ju duhet një kohë më e gjatë për të korrektuar aneminë.  Marrja e dozave të vog-

marë hekurin në një tjetër formë. Shpesh, sygjerohen edhe trajtime të tjera, në varësi të shkakut.

Nëse anemia nga mungesa e hekurit nuk trajtohet atëherë mund të jeni më i predispozuar ndaj infeksionit dhe sëmundjeve. Kjo ndodhë për shkak se mungesa e hekurit në organizëm prek sistemin imunitar SHKAQET Anemia nga defiçiti i hekurit ndodhë kur nuk ka hekur mjaftueshëm në organizëm. Hekuri gjendet në mish, frutat e thata dhe në disa perime. Hekuri përdoret nga trupi për të prodhuar hemoglobinën e cila ndihmon në shpërndarjen e oksigjenit në organizëm. Kjo do të thotë, se nëse ka një mungesë të hekurit në gjak atëherë organet dhe indet nuk do të marrin mjaftueshëm oksigjen si në kushte normale.

Ka shumë gjëndje që mund të çojnë në mungesë të hekurit në organizëm. Në meshkujt dhe gratë post menopauzës, shkaku më i shepeshtë është gjakrrjedhja në stomak dhe intestin që mund të shkatohet nga:

la por sërish për një kohë më të gjatë.  Konsumimi i sa më shumë lëngjeve nëse zhvilloni konstipacion. Në disa raste, për shkak të marrjes së tabletave të hekurit, feçet tuaja mund të jenë të errëta në ngjyrë. Kjo është normale dhe s’ka asgjë për t’u shqetësuar. KUJDES: Mbani talbetat e hekurit larg fëmijëve. Një overdozë me tableta hekuri mund të jetë shumë e rrezikshme për fëmijët. KOMPLIKACIONET Nëse anemia nga mungesa e hekurit nuk trajtohet atëherë mund të jeni më i predispozuar ndaj infeksionit dhe sëmundjeve. Kjo ndodhë për shkak se mungesa e hekurit në organizëm prek sistemin imunitar (sistemi natyral mbrojtës i trupit tonë). Mungesa e rëndë e hekurit mund të rrisë riskun për zhvillimin e komplikacioneve që prekin zemrën dhe mushkëritë si: takikardia( një rrahje e shpejtë anormale e zemrës) ose infarkt kardiak që ndodh kur zemra juaj nuk pompon gjak në mënyrë efikase. Gratë shtatzëna gjithashtu kanë një risk të lartë të komplikacioneve, kryesisht gjatë dhe pas lindjes. Ato mund të zhvillojnë depresion pas lindjes. Sipas studimeve, fëmijët e lindur nga nënat që kanë anemi nga defiçiti i hekurit kanë më shumë gjasa të lindin prematur, të jenë pak kile në lindje, të kenë probleme me nivelet e hekurit etj.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

Neuroma Akustike

N

jë neuromë akustike është një tumor ben inj i rrallë i trurit. Tumori i cili rritet mbi një nerv të trurit në afërsi të veshit mund të shkaktojë probleme me dëgjimin dhe balancimin dhe mund të shkaktojë tinitus (zhurma në veshë). Në shumicën e rasteve shkaku është i panjohur. Neuromat akustike zhvillohen ngadalë dhe rrallë janë kërcënuese për jetën. Trajtimi është zakonisht me kirurgji, por radioterapia gjithashtu mund të përdoret.

E enjte, 23 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

NEUROMAT AKUSTIKE mund të jenë të vështira për tu diagnostikuar. Kjo ndodh pjesërisht për shkak të faktit që janë të rralla

Testi diagnostikues më i mirë, rezonanca magnetike Rritet ngadalë. Kirurgjia jep rezultate të mira SIMPTOMAT MË TË ZAKONSHME TË NJË NEUROME AKUSTIKE JANË:

 Humbja e dëgjimit. Disa gradë të shurdhimit ndodhin në 9 nga 10 individë me neuromë akustike. Zakonisht humbja e dëgjimit është graduale dhe prek njërin vesh. Ky tip i shurdhimit quhet shurdhim sensoroneural dhe nënkupton faktin që nervi i dëgjimit(nervi akustik) është dëmtuar.

Ç farë është neuroma akustike? Neuroma akustike është një tip i rrallë i tumorit të trurit; është një tumor beninj i cili rritet përgjatë një nervi në tru (nervi kranial) që quhet nervi akustik ose nervi vestibulokoklear. Ky nerv kontrollon dëgjimin dhe balancimin.. Neuromat akustike priren të rriten shumë ngadalë. Në disa raste janë shumë të vogla për të shkaktuar probleme shëndetësore ose simptoma. Cili është shkaku i neuromës akustike? Shkaku i shumicës së neuromave akustike është i panjohur. Rreth 7 në 100 neuroma akustike shkaktohet prej neurofibromatozës të tipit të dytë(NF2). NF2 është një sëmundje shumë e rrallë gjenetike që shkakton tumore beninje të sistemit nervor. Ajo prek rreth 1 në 350,000 njerëz. Pothuajsë çdo kush që ka NF2 zhvillon një neuromë akustike në të dy nervat akustik. Sa të shpeshta janë neuromat akustike? Neuromat akustike janë të rralla. Rreth 13 individë në çdo një milion diagnostikohen çdo vit me neuromë akustike. Ato janë më të zakonshme në të rriturit në moshë mesatare, kryesisht midis të 30-ave dhe 60-ave dhe janë jashtëzakonisht të rralla të fëmijët. Neuromat akustike duken të jenë më të shpeshta në femrat se në meshkuj. Cilat janë simptomat e neuromës akustike? Një neuromë akustike e vogël në përmasa mund të mos shkaktojë asnjë simptomë. Simptomat që ju mund të paraqisni zhvillohen në mënyrë graduale pasi vetë neuroma ka një evolucion

17

 Tinitus. Është termi mjekësor për zhurmat në vesh. Rreth 7 në 10 persona me një neuromë akustike kanë tinitus në njërin vesh.

 Simptoma të tjera të shpeshta të neuromës akustike përfshijnë:

 Vertigo. Është ndjesia e rrotullimit të dhomës rreth teje, zakonisht e përshkruar si marrje mendsh. Nuk është një frikë nga lartësia siç mund të mendojmë gabimisht.

 Mpirje e fytyrës, therje(shpim) ose dhimbje. Këto simptoma i detyrohen presionit që ushtron neuroma akustike mbi nervat e tjerë.

Mjekimi Nese keni një neuromë akustike shumë të vogël, mjeku juaj mund të vendosë se qëndrimi më i mirë është observimi dhe monitorimi i tij nga afër. Kjo, për shkak se neuromat akustike rriten shumë ngadalë.

shumë të ngadaltë. Simptoma më pak të shpeshta të neuromës akustike mund të jenë: dhimbja e kokës, dhimbje e veshit, këputje apo mungesë energjie. Çfarë ekzaminimesh nevojiten për të diagnostikuar një neuromë akustike? Neuromat akustike mund të jenë të vështira për tu diagnostikuar. Kjo ndodh pjesërisht për shkak të faktit që janë të rralla, dhe pjesërisht prej faktit që janë të shumta patologjitë që mund të paraqiten me simptomatikë të ngjashme. Nëse mjeku juaj dyshon prej simptomave tuaja që ju keni një neuromë akustike atëherë ju duhet t’i referoheni më pas një kirur-

gu të sepcializuar në sëmundjes e gojës, hundë, apo fytit (otorinolaringolog). Testi më i mirë diagnostikues për neuromën akustike është reznonanca magnetike e trurit. Cili është mjekimi për neuromën akustike? Nese keni një neuromë akustike shumë të vogël, mjeku juaj mund të vendosë se qëndrimi më i mirë është observimi dhe monitorimi i tij nga afër. Kjo, për shkak se neuromat akustike rriten shumë ngadalë dhe mund të mos shkaktojnë ndonjë simptomë për një kohë të gjatë. Kujtoni, neuromat akustike nuk janë malinje dhe nuk përhapen, prandaj është është më e sigurtë ta observosh atë për disa kohë. Gjithashtu, mjekimi mund të ketë komplikacione dhe efektë anësorë, kështu që rreziqet dhe përfitimet e mjekimit duhet të jenë të balancuara. Nëse observimi rekomandohet, gjëndja juaj do të monitorohet në mënyrë të rregullt me skaner. Rezulatatet e testeve dhe skanerit që ju keni gjithashtu ndihmojnë në përcaktimin e

TRAJTIMET KRYESORE PËR NEUROMËN AKUSTIKE JANË:

 Kirurgjia  Radioterapia

tipit më të mirë të trajtimit për rastin tuaj. KIRURGJIA Çdo neurokirurg(kirurg i trurit) ose një kirurg ORL mund të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e një neurome akustike, realizimi i

 Radiokirurgjia stereotaktike

 Trajtimi që ju ofrohet do të varet nga:

 Përshtatshmëria juaj për kirurgji dhe radioterapi.

 Faktorët si mosha dhe gjëndja e përgjithshme shëndetësorë do të ndikojnë në formën e trajtimit që do të merrni.

 Tumori juaj. Përamasa dhe pozicioni i neuromës akustike do të ndikojë në tipin e trajtimit të ofruar.

së cilës do të varet nga përmasat dhe lokalizimi i saj në nervin vestibulokoklear në tru. Ndërhyrja kirurgjikale kryhet nën anestezi të përgjithshme. Shumica e individëve me neuromë akustike trajtohen me kirurgji dhe në rreth 95 nga 100 rastet tumori hiqet plotësisht.

RADIOTERAPIA Radioterapia është një lloj trajtimi që përgjithësisht përdoret për tumoret(si për beninj ashtu edhe për malinj). Ky trajtim kryhet nga një onkolog kliniçist(mjek specialist për kancerin). Radioterapia mund të shkatërrojë plotësisht një tumor, ose mund ta zvogëlojë atë. Ju zakonisht duhet t’i nënshtroheni disa seanca të radioterapisë. RIKTHIMI I NEUROMËS AKUSTIKE Më pak së 5 në 100 rastë me nueromë akustike, kjo e fundit rikthehet. Pra është e pa zakonshme por e mundur. Ka më shumë gjasa nëse ju keni NF2. Mund të shkaktojë një prej simptomave të përmenduara më parë ose një prej komplikacioneve. Pas trajtimit të neuromës akustike ju duhet të kontrolloni në mënyrë ta vazhdueshme për ndonjë shënja të rekurencës së tumorit.


18

E enjte, 23 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Mjekime alternative FJORDA KOROMANI

S

a herë që kthehem në sh tëpi tek mami, më duket sikur zhvendosem për pak kohë në një botë tjetër. E mësuar me jetën e rrëmujshme të studentes dhe në një qytet si Tirana, kthimi në Poliçan është i këndshëm… duket sikur koha ecën më ngadalë dhe të ndihmon të mendosh. Për mos të folur për ushqimin i cili si në çdo qytet të vogël të Shqipërisë është mrekullisht me shije!! Përpos këtyre që përmenda më sipër, ajo çka më ‘frymëzoi’ të shkruaja mbi terapitë bimore është fakti që ime më për çdo shqetësim që unë apo dikush tjetër i familjes ka, më konkuron me zgjidhjet e saj ‘natyrore’. -‘ Ma, më janë bërë njolla në lëkurë’- ‘Shpëlaje më lëng majdanozi’.-‘Ma, smë zë gjumi’.-‘Pi kamomil’. -‘Ma, më ësht ashpërsuar fytyra’. -‘ Bëj maskë me të verdhën e vezës. Megjithëse shumë prej jush ndoshta nuk kanë besim tek mjekimet alternative, ndërkohë që ‘na janë bërë barnat si karamele’- siç thotë Eralda, shoqja ime, ndoshta duhet ta kthejmë ndonjëherë kokën nga të mirat që na ofron natyra! Teknologjia po ecën me hapa gjigandë (barnat po shfaqin gjithnjë e më tepër efekte anësore) dhe njerëzit gjithnjë e më tepër largohen nga natyra, është gjetur një mënyrë për ti bashkuar të dyja në favor të natyrës. Megjithëse njohja e principeve aktivë të bimëve është e madhe, kjo nuk ka qënë e mjaftueshme. Duheshin përpunuar në një formë më të asimilueshme, më praktike dhe më të pasur. Në ditët e sotme kjo është bërë e mundur në formën e kapsulave me pluhur total të bimëve ( pasi thahen bimët, përpunohet në azot të lëngshëm derisa të merret një pluhur komplet homogjen në 1960C me qëllim që mos ti nënshtrohet përpunimit në nxehtësi). Më poshtë janë vetëm pak patologji dhe disa nga mjekimet alternative të mundshme.

ACIDITETI GASTRIK Ndjesia e irritimit dhe djegies së stomakut që vjen si pasojë e sekretimit të tepërt të acidit në stomak. Ai shfaqet në disa mënyra si: Hidhërim të gojës- për shkak të ardhjes së përmbajtjes acide në ezofag. Djegie dhe pickim në zonën rreth zemrës, në mes të kraharorit. Shqetësimi përhapet në kurriz në formën e shtërngimit. E njejta ndjesi mund të krijohet dhe në fyt. Gazra dhe çregullim të tretjes- rritja e aciditetit të stomakut mund të

A

LMEDICU

TEKNOLOGJIA po ecën me hapa gjigandë (barnat po shfaqin gjithnjë e më tepër efekte anësore) dhe njerëzit gjithnjë e më tepër largohen nga natyra, është gjetur një mënyrë për ti bashkuar të dyja në favor të natyrës

Fitoterapia, thuaji jo efekteve anësore Parandalim dhe trajtim natyror i sëmundjeve

Fragon

qetëson mukozën gastrike pasi ka në përbërje karbonat kalciumi në një formë lehtësisht të asimilueshme. Doza: 3 kapsula para vakteve

Fara kungulli

krijojë gaz i cili jep ndjesinë e fryrjes së barkut, krampeve dhe dhimbjeve të tij. Trajtimi alternativ Argjila e bardhë Nuk është bimë, por një lloj guri i butë shumë i pasur me minerale dhe oligominerale. Efektin e tij ai e ka për shkak të aktivitetit thithës dhe p��rbërjes së tij në silic (48%), alumin (36%) dhe minerale ( 11% ) Pra ajo ndihmon në cikatrizimin e stomakut, mbrojtjen e mukozës së tij, thithjen e gazrave dhe toksinave etj. Doza: 3 kapsula në ditë gjatë vakteve Shafrani i indisë (curcuma longa)- është bimë me veti antiinflamatore e cila vepron mbi neutrofilet dhe me veti antioksiduese pasi lidh radikalet e lira, kombinimi i këtyre dy funk-

Shafrani i indise

sioneve bën që të jetë një bimë edhe me funksion antitumoral.. Doza: nga 1 kapsul në ditë para vakteve Lithothami (lithotamnium calcareum)– është një algë me natyrë kalcike, ka funksion kristalizimin në trupin e vet kripëra të detit si calcium, magnez dhe hekur. Stili jonë i jetësës ( sasi të larta yndyre, kafe, ëmbëlsira) e çon ekuilibrin acido-bazik të organizmit drejt aciditetit, ndaj dhe trupi në tentativë për ta rregulluar këtë ekuilibër shpesh i konsumon krejt rezervat minerare. Kjo çon në patologji si osteoporoza dhe prekje të ndryshme të tipit reumatizmal. Lithothami është shumë funksional pasi zëvendëson mineralet e humbura për shkak të sasisë së madhe të mineraleve që ka në përbërjë të saj sidhe

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

ADENOMA E PROSTATËS Rritje në përmasa e prostatës që ndodh më shpesh për shkak të moshës, nuk ka veti malinje . Hiperplazia e prostatës vjen si pasojë e ndalimit të apoptozës- procesit të vdekjes së programuar të qelizave.

hore të dukshme, mund të krijojë çarje dhe kore midis gishtave të këmbës të cilat më vonë shërbejnë si portë hyrëse për bakteriet të cilat pasi hyjnë në qarkullimin e gjakut japin celulit, më shpesh në kofshë.

Mjekimi alternativ Bërsi rrushi (vitis vinifera) Vetitë eliminuese të bërsisë së rrushit vijnë si pasojë e përbërësve të tij si mucilogjenët me efekt laksativ shumë të lehtë dhe rol rregullator të florës Trajtimi alternativ Vaji nga farat e kungullit intestinale. Mucilagjenët kap(curcubita pepo)- falë tekni- in supstancat ushqimore dhe kave shumë të specializuara të rregullojnë nivelin e tyre në nxjerrjes së vajit të farave të gjak duke evituar depozitimin kungullit, mund të përftojmë e sheqerit në qelizat adipoze. përmirëson në sasi të konsiderueshme ( Gjithashtu 50% ) një nga dy yndyrnat që qarkullimin kapilar duke luftunuk i prodhojmë dot vetë – aci- ar kështu stazën venoze e cila din linoleik. Ai përmban në sasi favorizon celulitin. Doza: Nga 2 të barabarta curcubitinë, oligo- kapsula për vakt çdo ditë. Paelemente (zink), vitamina (B,C, paya (carica papaya)- efekti i saj E..) dhe fitosterole. Pikërisht fi- anti celulit vjen si pasojë e një tosterolet frenojnë rritjen e in- substance të quajtur papainë e dit prostatik. Doza: nga 1 kap- cila vepron direkt në zonën ku është formuar celuliti. Doza: sul para vakteve. Nga një kapsul çdo vakt Diabeti jo insuliShafrani i indisë (curcuma lonno vartës - paaftësi e pankreasit për të ga)- është bimë me veti antiinprodhuar insulinën e flamatore e cila vepron mbi nevojshme për meneutrofilet dhe me veti antioksitabolizmin e gluduese pasi lidh radikalet e lira cideve

CELULITI Është infeksion i shtresës së thellë të lëkurës (dermës), shtresës dhjamore dhe indit direkt nën lëkurë ( indet subkutane). Shkaku më i shpeshtë i këtij infeksioni është Këmba e Atletit, infeksion ky i lehtë mykotik i lëkurës së shputave të këmbës. Megjithëse është infeksion i lehtë, pa shenja mad-

FENUGREK (TRIGONELLA FOENUM – GRAECUM) Farat e saj kanë përmbajtje të lartë proteinash 30 %, lipidesh dhe substancave që stimulojnë oreksin në persona me probleme të ushqyerjes. Ajo vepron në rastet e dobësimit të pavullnetshëm për shkak të problemeve metabolike, duke rregulluar sekretimin e in-

sulinës nga pankreasi. Përdoret dhe nga ‘bodybuilders-at’ për të rritur masën muskulare. Këshillohet gjatë trajtimit të diabetit tip 2 jo insulino vartës sepse ka aktivitet hipoglicemiant. Doza: nga 1 kapsul para vakteve. Gjethe boronice (vaçinium myrtillus)- ka në përbërje të tij disa polifenole flavonik të cilat i japin aktivitet vitaminik P interesant: rrisin rezistencën kapilare, rregullojnë përshkueshmërinë e tyre sidhe gëzojnë veti antiinflamatore. Pra indikohet në rastet me probleme të mikroqarkullimit. Këshillohet gjithashtu në format e lehta të diabetit jo insulino vartës. Doza: nga 1 kapsul para vakteve. ULLIRI (OLEA EUROPAEA) Efekti hipotensiv i gjetheve të ullirit i dedikohet një substance unike, një iridoid të quajtur oleuropeosid i cili ka shumë efekte si vazodilatim, hipotensiv, antiaritmik dhe spazmolitik. Përveç parandalimit të aterosklerozës dhe sëmundjeve koronare, gjethet e ullirit trajtojnë edhe shqetësimet me natyrë arteriale si cefaletë dhe marrjen e mendëve. Për tu përmendur është edhe funksioni i tyre hipogliceemiant dhe hipokolesterolemiant ( ul nivelin e kolesterol LDL dhe rrit nivelin e HDL) ndaj përdoret edhe si trajtim ndihmës në diabetin jo insulino vartës (diabet tip 2) Doza: nga 1 kapsul para vakteve. Hemorroide – zgjerim jo normal i një vene të lokalizuar në anus ose rectum i cili mund të inflamohet dhe gjakoset. Faktor primar për formimin e hemorroideve mendohet të jetë rritja e presionit rreth anusit. Selvia (cupressus sempervirens)- përbërja e boçeve të saj, e pasur në polifenole, ka rritur interesin për trajtimin e sëmundjeve vaskulare si hemorroidet dhe variçet. Flavonoidet në përbërje të saj kanë efekt antiinflamator shumë të mirë në krizat e hemorroideve. Gjithashtu duke u fiksuar në mënyrë selektive në muret e venave, rregullojnë dinamikën vaskulare duke frenuar stazën e gjakut në këmbë. Doza: nga 1 kapsul para vakteve. Fragon (ruscus aculeatus) I përdorur prej kohësh si diuretik, studime të fundit kanë treguar për efekte venotonike me anë të mekanizmave alfaadrenergjikë. Ka efekt vazokonstriktor, antiinflamator dhe antiedematoz në rastin e hemorroideve dhe variçeve. Aktiviteti vitaminik P rregullon rezistencën kapilare. Doza: nga 1 kapsul para vakteve.


Suplementi ALMEDICUS-nr. 29