Koha 993

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 30 dhjetor 2021 Viti XX Numër 993 Çmimi 0,50

Pabarazia shoqërore si dukuri

ISSN 1800-5696

Letërsia e shqiptarëve në Malin e Zi – sa njihemi?

Mandela i Plavës dhe Gucisë


PËRMBAJTJE

4

10 Njerëzit po humbin gjithçka të vlefshme dhe të mirëqenë në jetën e tyre

Propozimi i buxhetit të Ulqinit me keqpërdorime dhe mashtrime

18

20 Shqetësime për fenomenet sociale, politike dhe historike

Vit i zhvillimeve të shumta në sfera të ndryshme

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021


PËRMBAJTJE

26

29 Tufë poezish

Çmimi Tradicional profesorit të muzikës Jusuf Lika

30

32 Njëri nga Trieshi e tjetri nga Koja, gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë aty ku është nevoja KOHA Javore KOHA Javore

Historike: Filmi “Zgjoi” në listën e ngushtë për nominimet për “Oscars” KOHA Javore KOHA Javore Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Konferencë për shtyp e Forcës së Re Demokratike lidhur me buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2021 dhe 2022

Propozimi i buxhetit të Ulqinit me keqpërdorime dhe mashtrime Një ndër arsyet kryesore të daljes së Forcës së Re Demokratike nga koalicioni në Komunën e Ulqinit, ka qenë mosrealizimi dhe keqplanifikimi i buxhetit për secilin vit. Nënkryetari i kësaj partie, Ilir Çapuni tha: “ne nuk votuam rebalancin e vitit 2020 dhe buxhetin për vitin 2021, sepse kanë pasur probleme me ligjin dhe realitetin siç po vërtetohet sot, dhe me propozimin e buxhetit për vitin 2022 dhe realizimin e buxhetit për vitin 2021 ku po vazhdohet me planifikime që lirisht mund të trajtohen si keqpërdorime dhe mashtrime”. Çapuni më tej tha:“buxheti për vitin 2021 është planifikuar në shumën 15.000.000 euro, kurse rebalanci i cili iu është shpërndarë këshilltarëve, e që nuk ka marrë pëlqim nga Min-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

istria e Financave, është përgatitur në shumën 13.500.000 euro, kurse realizimi deri në fund të nëntorit është rreth 8.500.000 euro”. Sipas tij, pjesa kryesore e buxhetit që u intereson më së shumti qytetarëve janë investimet kapitale. “Për vitin 2021 janë të parashikuara investime kapitale në shumën 7.000.000 euro, kurse realizimi deri në fund të nëntorit është rreth 600.000 euro, pra rreth 8,5% e parashikimeve”. Në Llogarinë përfundimtare për vitin 2020, janë të prezantuara obligimet e Komunës dhe ndërmarrjeve publike, pra në bazë të informatave zyrtare. Komuna, pa llogaritur kreditë për investimet në infrastrukturë ka borxh shumën 8.105.000 euro, ndërsa ndërmarrjet publike

10.034.000 euro”. Sa u përket investimeve kapitale, Çapuni rikujtoi që në vitin 2020 janë planifikuar 6.326.000 euro, dhe janë realizuar 803.925 euro, pra vetëm 12.7%. Për vitin 2021, janë planifikuar 7.167.000 euro, e deri në nëntor janë realizuar 600.000 euro, pra vetëm 8.37%. Për vitin 2022 planifikohen 8.365.000 euro, dhe sipas të gjitha gjasave, lista e investimeve kapitale do të mbetet listë dëshirash të cilat i sjellin partnerët e koalicionit në mbledhjen e tyre një natë para mbledhjes së Kuvendit. “Deficiti i parashikuar në buxhet, ose thënë thjesht, mjetet që mungojnë për vitin 2022 janë 6.870.000 euro, nga të cilat deficiti primar 5.935.000 eurë. Në këtë deficit nuk janë të llogaritura obligimet kreditore. Pra, deficiti real do të rritet për 3.844.626 euro. Ndërsa, deficiti total për vitin 2022 shkon deri në 9.779.626 euro, tha Çapuni. Në buxhetin e propozuar për vitin 2022 janë parashikuar që të kthehen borxhe kreditore në shumë 1.570.000 euro, çka do të thotë se nuk janë të përfshira mjetet në shumën 2.274.626 euro. Pra, shuma 2.274.626 euro mungon vetëm për kredi.


NGJARJE JAVORE

Kryetarët e komunave të Plavës dhe Gucisë

Në vizitë zyrtare në Nju Jork Plavë/Guci – Përgjatë disa ditëve të javës së kaluar, kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, dhe kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, ishin në vizitë zyrtare në Nju Jork. Gjatë kësaj vizite ata patën rast që të takohen edhe me përfaqësuesit e shoqatave të diasporës së plavë-gucisë, të cilat ekzistojnë në këtë qytet miliona banorësh. Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, kryetarët Çekiq dhe Canoviq, kanë qenë mysafirë të Këshillit të Qendrës së përbashkët Kulturore Islamike të

Plavës dhe Gucisë në Qendrën Islamike boshnjake në Riçmont Hill. Mysafirët, në emër të nikoqirit, i ka përshëndetur dhe u ka uruar mirëseardhje haxhi Ragip Çekiq, i cili në pika të shkurtra të pranishmit i ka njoftuar me aktivitetin e punës së këtij institucioni, thuhet në deklaratën e tij për media dhe rrjete sociale. Mysafirët e lartë nga komunat e vendlindjes, bashkëvendësit e pranishëm mërgimtarë në Nju Jork dhe më gjerë, i kanë informuar mbi gjendjen momentale në komunat në krye të

së cilave qëndrojnë, si dhe me planet për të ardhmen. Njëzëri (unanimisht) janë pajtuar se edhe më tej duhet vazhduar me bashkëpunimin e deritanishëm të diasporës dhe vendlindjes, me çka edhe janë të mirënjohur, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjerë dhe se për këtë shumëkush ua ka lakmi. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Shoqatës Humanitare “EURO Gusinje”, Mirza Vukel. Sh. Hasangjekaj

Javore KOHA

Gëzuar Vitin e Ri 2022 E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Pabarazia shoqëro Intelektualë, shoqata dhe media të shumta, sot në shekullin XXI, po shkruajnë dhe po luftojnë për një shoqëri të barabartë. Madje edhe politika po lufton pabarazinë shoqërore, e cila duket se po vërehet në çdo cep të shoqërisë, edhe nga bankat shkollore. Shumë prej tyre po kërkojnë fajtorin, të tjerët deklarojnë së pas saj fshihet politika e gabuar e cila ka ndikim në popullatë, e sidomos tek ne në Ballkan. Të tjerët akuzojnë institucionet shtetërore, e disa zgjedhin të emigrojnë duke lënë të gjitha këto pas

Kristjan Dukaj

Me ardhjen e demokracisë dhe me hapjen e shoqërisë së mendimit të lirë, fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe, dukej se gjithçka do ndryshonte për mirë. Por çfarë po ndodh sot pas shumë revolucioneve, luftës për një shoqëri të hapur dhe për mendim ndryshe? Ku është ajo demokracia e letrave, demokracia e shkrimeve të shumta dhe me mijëra libra të botuar për këtë sistem shoqëror? Globalizmi si virtyt i ri, i cili po përhapet me një shpejtësi marramendëse, ku çdo fshat është bërë qytet dhe çdo gjë që ndodh në Uashington, për fare pak sekonda arrin në çdo fshat. Intelektualë, shoqata dhe media të shumta, sot në shekullin XXI, po shkruajnë dhe po luftojnë për një shoqëri të barabartë. Madje edhe politika po lufton pabarazinë shoqërore, e cila duket se po vërehet në çdo cep të shoqërisë, edhe nga bankat shkollore. Shumë prej tyre po kërkojnë fajtorin, të tjerët deklarojnë së mbas sajë fshihet politika e gabuar e cila ndikon tek populli, e sidomos tek ne në Ballkan. Të tjerët akuzojnë institucionet shtetërore, e disa zgjedhin të emigrojnë duke lënë të gjitha këto pas. Por çfarë qëndron pas gjithë kësaj? Thonë që e keqja

6

Javore KOHA

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

fshihet në detaje, ndoshta edhe kjo dukuri e keqe shoqërore, fshehet pas detajeve të vogla. Ekonomistët këtë dukuri e shohin si diçka që starton kur njerëzit fillojnë të shfrytëzojnë aftësitë e tyre mendore dhe fizike për të krijuar apo prodhuar të mira materiale, rrjedhimisht duke grumbulluar pasuri. Sepse, nëse duam ta shohim historikisht, njerëzit kanë qen[ të barabartë në aspektin material, apo ndryshe, pabarazia shoqërore ishte zero. Ishte kjo koha kur askush nuk kishe asgjë. Pra, të gjithë ishin të barabartë, kush kishte i jepte atij që nuk kishte. Por, me kalimin e kohës filluan organizime shoqërore, e që sot quhen klane. Ndërsa sot, bota ka ecur shpejt dhe me ndryshime të mëdha. Po ia filloj nga rrjetet sociale, e të cilat janë pjesë të pazëvendësueshme në jetën tonë të përditshme. Mendimi i lirë, fjala e lirë dhe shkrimet që postohen çdo ditë nëpër këto rrjete, janë ndoshta edhe elementi kryesor i përçarjes shoqërore, e kryesisht kjo mund të vërehet në mbështetje të partive të ndryshme politike, ku aty edhe fillon përçarja shoqërore. Mungesa e debatit në nivel dhe me argumente, ku çdo mendim ndryshe konsiderohet si sulm ndaj tjetrit, shpie direkt tek përçarja midis individëve dhe më tej mes shoqërisë. Duket se sot shoqëritë funksionojnë si klane dhe kjo shpie tek pabarazia mes individëve dhe më tej tek pabarazia shoqërore. Favorizimi i individëve të caktuar, përmes këtyre klaneve, duke mos verifikuar potencialet që posedojnë, pastaj favorizimi i politikës për individë të ndryshëm, duke anashkaluar potencialin

që posedojnë individët tjerë, por duke kërkuar se cili është më afër klanit të caktuar, shpie tek pabarazia e që shkon deri tek përçarja në shoqërori. Duket se demokracia nuk ishte aq e mirë sa thonin, apo ndoshta ne nuk e praktikojmë atë në formë të duhur. Këtu po më kujtohet një filozof, të cilit emrin ia harrova, por rëndësi ka ajo që ai tha “Dy çobanë (dy veta pa shkollë) në demokraci do fitonin Sokratin, pasi që ata do kishin dy vota, ndërsa Sokrati një”. Mos ndoshta ne sot po e jetojmë këtë realitet, mos ndoshta ky është

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ore si dukuri

Getoizimi, mbyllja jonë brenda grupeve shoqërore të caktuara, mosintegrimi në shoqëri të tjera, mosemancipimi i të rinjve në botën përtej oborrit të vet, dhe moszhvillimi ynë kulturor, duket se do e rrisë pabarazinë shoqërore dhe si i tillë do të prodhojë përçarje të mëdha në shoqëri, e që nesër do reflektohet në njerëz seriozë, të rritur dhe profesionistë të fushave të ndryshme, e sidomos të atyre që do të angazhohen publikisht

edhe qëllimi i atyre që tentojnë të udhëheqin në politikë, shoqëri...? Shoqëria jonë është e vogël dhe pabarazia mund vërehet shumë lehtë, pothuajse çdo ditë, por le të shkojmë pak më larg, le të flasim pak për Universitetin e Kembrixhit. Thuhet që atje, larg nga Ballkani me qytetërim, por afër me avion, nota mesatare është B (9), pra çka nënkupton e gjithë kjo? Mjafton të keni të holla të bollshme për tu regjistruar në këtë universitet, ndërsa për të tjerat mendojnë ata, por kush e ka një mundësi të tillë? Pse nuk u

jepet mundësia edhe atyre që nuk kanë mjete materiale të mjaftueshme por që duan të shkollohen dhe të ndihmojnë për një botë më të mirë. Duket se e gjithë kjo po na kthen në fillim të asaj që thash më lart, që ekonomistët e kanë sqaruar vite më parë. Pabarazia shoqërore manifestohet edhe përmes diskriminimit të grave, i manifestuar në faktin se sot, pak gra zënë poste të rëndësishme politike, ekonomike, sociale etj. Këtu do veçoja SHBAnë, si rrënjën e demokracisë, zhvillimit dhe prosperitetit, e që vetëm sot, pas

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

200 viteve, për herë të parë kemi një femër vice-presidente (zv/presidente). Kjo pabarazi është shumë e dukshme në shoqërinë tonë, e sidomos nga ajo që shohim përmes mediave, ku politika duket se nuk është punë për gra, me pretekstin se gratë nuk janë të afta të udhëheqin, edhe pse deri më tani nuk u është dhënë mundësia që të provohen në atë drejtim. Por, në çdo fushë ku gratë arrijnë me forca të veta të dalin në pah, janë treguar shumë të suksesshme dhe të nevojshme për emancipimin shoqëror. Por, pse ekziston kjo pabarazi? Sepse shoqëria, rrethi ku jetojmë e ka paragjykuar gruan si të padobishme, dhe ky fenomen duket se është i pamundur për tu luftuar sado që tentohet, dhe sot femra, është vetëm dekor, ndërsa në politikë vetëm numër, asgjë më shumë, për fat të keq. Getoizimi, mbyllja jonë brenda grupeve shoqërore të caktuara, mosintegrimi në shoqëri të tjera, mosemancipimi i të rinjve në botën përtej oborrit të vet, dhe moszhvillimi ynë kulturor, duket se do e rrisë pabarazinë shoqërore dhe si i tillë do të prodhojë përçarje të mëdha në shoqëri, e që nesër do reflektohet në njerëz seriozë, të rritur dhe profesionistë të fushave të ndryshme, e sidomos të atyre që do të angazhohen publikisht. Eliminimi i një fenomeni të tillë, e që rrënjët i ka shumë thellë, duket se çdo ditë po bëhet edhe më i vështirë, por zbutja e tij, përmes angazhimit të shoqërisë, duke kuptuar zanafillën e tij, padyshim që është i mundur. Futja e meritokracisë në sistemin shoqëror, politik dhe ekonomik të secilit vend, me të madhe do ndalonte përhapjen e mëtejmë të tij. Kjo do të thotë që vlerësimi dhe pozitat të fitohen përmes meritave të caktuara që posedon secili nga ne, duke anashkaluar favoret e klaneve të organizuara, partive politike apo individëve të caktuar. Kjo do duhej të fillojë nga sistemi shtetëror e të zbresë mes popullit dhe shoqërive, sepse kjo do të rriste dëshirën për t’u bërë më i mirë në çdo fushë, dhe do ishte motivim për ata që duan të dalin nga ekonomia e keqe, nga getoizimi shoqëror dhe duke punuar fort në talentin e tyre, përmes meritokracisë si sistem me vlera të posaçme, do ishte shpresëdhënëse për të gjithëve, dhe Kembrixhi do ishte mundësi për të gjithë. Shihemi në vitin 2022. Urime! E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Geopolitical Future

“America First” - D shekullore e SHBA mes izolacionizmi angazhimit global Në themel të çdo strategjie kombëtare duhet të jetë kuptimi i interesit kombëtar, i cili nuk është asnjëherë i thjeshtë dhe as i vetëkuptueshëm, Dhe ai i sfidon ideologjitë e thjeshtuara. Bota është një vend i rrezikshëm, edhe nëse nuk duam luftë, lufta mund të na “dojë” neve Xhorxh Fridman Duke filluar që nga vitet 1930, Shtetet e Bashkuara kanë pasur një debat mbi politikën e jashtme të bazuar në sloganin “America First” (E para vjen Amerika), një politikë nacionaliste, e cila u jep përparësi objektivave të SHBA-së mbi ato të tjerat. Kjo është një qasje, e cila në periudha të ndryshme ka qenë thelbësore për Demokratët dhe Republikanët. Qëndrimet kanë variuar nga e djathta, që kërkon që SHBA-ja të mos marrë përgjegjësinë për fatin e kombeve të tjera, deri tek e majta që pretendon se vendi është i përcaktuar të jetë “xhandari” i botës. E majta ka mbështetur një strategji, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara duhet të mbeten të përfshira në botë përmes aleancave. Në kampin e djathtë, ka ekzistuar besimi se SHBA-ja duhet të mbetet e përfshirë me botë, në mënyrë që, për shembull të mposhtë komunizmin. Ky slogan ka marrë karakterin e një

8

Javore KOHA

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

parimi moral dhe të veprimit të matur në të dyja prirjet ideologjike, dhe po ashtu shihet si një detyrim moral. Çështja e marrëdhënieve të duhura të Shteteve të Bashkuara me pjesën tjetër të botës, ka qenë shumë e rëndësishme që nga themelimi i Amerikës. Tomas Xheferson kërkoi mos-përfshirjen e Amerikës në aleancat me vendet evropiane, ndërsa Xhorxh Uashingtoni dhe Benjamin Franklin po përpiqeshin të përfshinin Francën në Revolucionin Amerikan. Amerika u themelua si një alternativë ndaj Evropës, si një rend i ri. Ajo ishte gjithashtu një komb në mesin e shumë të tjerëve, dhe për njëfarë kohe shumë e dobët. Marrëdhënia e Amerikës me botën, ka qenë gjithmonë e paqartë si çështje praktike dhe morale, në periudha të ndryshme dhe për të dyja palët. Koncepti modern i “America First” u shfaq së pari në vitet para Luftës së Dytë Botërore. Në shumë aspekte, Shtetet e Bashkuara ishin futur në Luftën e Parë Botërore kundër vullnetit të tyre, dhe pikëpamja e përgjithshme dhe e arsyeshme ishte se

nga ajo u fituan fare pak gjëra. E majta e pa ndërhyrjen kundër Adolf Hitlerit si një detyrim moral. Ndërsa e djathta thoshte se detyrimi kryesor moral i Shteteve të Bashkuara ishte garantimi i mirëqenies së amerikanëve, dhe se nëse ndërhyrja ishte një domosdoshmëri morale, Stalini do të ishte një objektiv më i përshtatshëm. Shtetet e Bashkuara supozonin se oqeanet që ndajnë SHBA-në nga Evropa, do ta mbronin atë nga marrëzitë e Evropës. Por në fakt nuk ishte kështu. Kur Hitleri pushtoi Francën dhe nisi një luftë masive kundër Evropës, në horizont u shfaq një rrezik i madh. Britania kishte në atë kohë marinën më të fuqishme në botë. Nëse Gjermania do të mundte Britaninë, ajo mund të merrte kontrollin e anijeve të saj, dhe do të vendoste nën kontroll gjithë Atlantikun e Veriut, gjë që do të përbënte një kërcënim ekzistencial për Shtetet e Bashkuara. Lëvizja “America First” e pa ndërhyrjen në atë luftë si një akt bamirësie, dhe jo si një imperativ strategjik. Por ajo qasje e mbivlerësonte sigurinë e Shteteve të Bashkuara në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Dilema A-së, it dhe një botë të rrezikshme. Izolacionizmi ishte i rrezikshëm. Pas Luftës së Dytë Botërore, pikëpamja amerikane ishte se kostoja e jetëve amerikane, ishte rezultat i dështimit për të vepruar më shpejt kundër Gjermanisë dhe Japonisë. Prandaj ajo reagoi ndaj fuqisë sovjetike, duke e zvogëluar forcën e saj të kohës së luftës, por nuk u demobilizua asnjëherë. Shtetet e Bashkuara krijuan aleancën më të ndërlikuar të mundshme, NATO-n, dhe zbatuan një politikë sipas së cilës, siç tha dikur presidenti Xhon Kenedi: “Ne do të paguajmë çdo çmim, do të mbajmë çdo barrë, do të përballojmë çdo vështirësi, do të mbështesim çdo mik, do të kundërshtojmë çdo armik, për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë”. Ky ishte sigurisht angazhimi më ekstrem që mund të ndërmerrte çdo komb. Ishte vazhdimi logjik i intervencionizmit liberal, i cili u hapi derën një sërë luftërave, duke filluar nga Vietnami, dhe të tjerat që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Dhe ai u mbështet në përgjithësi nga krahu i djathtë. Në Vietnam, lufta nuk shkoi as keq por as mirë. Thjesht u zhvillua. Doktrina Kenedi u sulmua nga e majta, e cila argumentoi se duke marrë përgjegjësinë për botën, SHBA-ja ishte bërë një “përbindësh imperialist”, që po zhvillonte një luftë të pamëshirshme, cila nuk ishte punë e saj. Pikëpamja shkonte përtej Vietna-

mit, tek koncepti se ndikimi dhe fuqia amerikane në mbarë botën, po shfrytëzonte dhe shtypte të drejtat e kombeve të tjera. E majta mbështeste tërheqjen e SHBA-së nga angazhimi global, jo në formën e doktrinës “America First”, por si një doktrinë sipas të cilës ishte imorale që Shtetet e Bashkuara të ishin xhandari i botës. Intervencionizmi në fjalimin e Kenedit, ishte një reagim kundër “America First” të para Luftës së Dytë Botërore. Edhe pse u sulmua fort nga e majta, ky parim mbijetoi. Shtetet e Bashkuara kanë kaluar më shumë kohë në luftë që nga viti 2000, sesa në çdo shekull të mëparshëm. Dhe që nga sulmet e 11 Shtatorit ajo ka zhvilluar luftëra kryesisht të pasukseshme. “America First” është një doktrinë e arsyeshme e vetëkuptueshme, nëse kjo nënkupton vendosjen në qendër të interesave amerikane. Çdo komb në botë, vendos në radhë të parë interesat e veta. Aleancat duhet t’i shërbejnë interesit kombëtar, ashtu siç edhe izolimi. Asnjëra nuk është në vetvete një doktrinë strategjike. Ato janë mjete për një qëllim. Qeveria ka detyrimin moral që ta mbrojë kombin. Ndonjëherë kjo kërkon aleatë e ndonjëherë luftë. Por nëse i referohemi vizionit të Kenedit, sipas të cilit do të ishte vendosja e një sërë detyrimesh, të cilat mund të rrënojnë një komb, dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

në fakt ato i kanë kushtuar shumë Shteteve të Bashkuara. Dhe nëse ideja që amerikanët duhen ta vënë në plan të parë Amerikën është e vetëkuptueshme, atëherë ajo që nënkupton se në praktikë është delikate dhe komplekse. Izolacionistët në të djathtë menduan se Shtetet e Bashkuara ishin të pathyeshme në qëndrimin e tyre. Ata në të majtë i mendonin Shtetet e Bashkuara si një shtypës brutal. Të dyja analizat ishin të thjeshtëzuara, të dëmshme dhe të pavërteta. Por në themel të çdo strategjie kombëtare, duhet të jetë kuptimi i interesit kombëtar, i cili nuk është asnjëherë i thjeshtë dhe as i vetëkuptueshëm. Dhe ai i sfidon ideologjitë e thjeshtuara. Bota është një vend i rrezikshëm, edhe nëse nuk duam luftë, lufta mund të na “dojë” neve. Dhe një parim moral që kërkon luftë të vazhdueshme është i padurueshëm. Çështja është se çfarë do të bëjmë tani. Jo atë që kemi bërë më parë, madje as atë që do të bëjmë më vonë. E ardhmja na befason gjithmonë. Thelbi është të jemi të zhytur në mendime dhe të vendosim gjithmonë Amerikën në plan të parë, gjë që mund të na çojë në shumë pjesë të botës. “America First” nuk është izolacionizëm, ai është angazhimi ynë moral ndaj kombit. E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

“Loja e madhe” e një “sundimtari të padukshëm” (2)

Njerëzit po humbin g dhe të mirëqenë në j Hajrudin S. Muja

(vijon nga numri i kaluar) Për shumë studiues që ndjekin deklaratat e njerëzve “të mëdhenj” të botës të sotme, të grupeve që posedojnë kapitalin dhe të politikanëve që janë ushtarët e tyre, nuk është aq “ekuacion” i vështirë që të shohin se ndryshimi ka filluar, por presin të shohin nëse të panjohurat e këtij “ekuacioni” do të ecin me ritëm të shpejtë apo të ngadaltë?! Ata e kanë të qartë se shkenca është një metodë për të treguar të vërtetën për botën fizike, mënyrat për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të njohur më mirë botën ku jetojmë. Mjekësia në kuadër të saj, është si një “hallkë” e sistemit aktual botëror, e bazuar mbi përvojat dhe kërkimet shkencore, që ka në dorë metodat e ruajtjes së shëndetit njerëzor dhe mundësinë për parandalimin ose trajtimin e një sërë sëmundjeve me një teknikë të avancuar. Kjo është një e vërtetë e njohur për të gjithë, por kush mund ta mohojë se këto “resurse” janё tё lidhura ngusht me industrinё dhe pёrfitimet financiare të shumë grupeve të interesit! Ata mund të dyshojnë se edhe shkenca u korruptua për të lejuar “lojën e madhe” të idesë së Skiner-it, duke përgatitur terrenin me rezultatin e trazirave ekonomike që i ka futur zinxhirët globalë të furnizimit, tregjet e aksioneve, industrinë ajrore, tregjet e naftës dhe Bankën Qendrore në një rrëmujë të furishme [Int Rev Financial Analysis, 2020]. Investimet në kërkime shkencore ka kohë që

10

Javore KOHA

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Arritja më e madhe e njerëzimit në 300 vitet e fundit nuk është shkenca, mjekësia apo teknologjia, nuk janë aeroplanët, interneti, antibiotikët, energjia elektrike dhe as interneti, por është lindja e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut. Pikërisht humbja e këtyre është tepër shqetësuese! janë reduktuar dukshëm. Në dekadën e fundit, financimi për Institutin Kombëtar të Shëndetit të SHBA-së [NIH] ka rënë në mënyrë të vazhdueshme, duke humbur rreth 20% të kapacitetit financues për shkak të shkurtimeve buxhetore, sekuestrimit dhe ndikimit të inflacionit [Science, #367/2020]. Në Australi, investimet e qeverisë në kërkim dhe zhvillim ishin të nivelit më të ulët në katër dekadat e fundit [Nature, #25/2018]. Në Evropë, një program gjigant kërkimor i 28 vendeve anëtare ka stagnuar në një disavantazh të dukshëm! Sot, të gjitha demokracitë perëndimore po ecin në të njëjtin drejtim dhe ekonomia globale po përballet me kriza serioze. Recesioni global është më i thelli nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në një moment, më shumë se 80 vende mbyllën kufijtë e tyre dhe urdhëruan bizneset të mbylleshin, duke detyruar popullsinë të vetë-karantinoheshin dhe ndërprenë shkollën për rreth 1.5 miliardë fëmijë [The Economist, 17.3.2020]. Organizata Ndërkombëtare e Punës [ILO] publikoi në janar 2021 një raport, ku vlerësoi se 93% të punëtorëve të botës punonin në një formë të kufizuar ose nuk punonin fare. Ajo vlerësoi gjithashtu 5.3% humbje globale të të ardhurave të punëtorëve vetëm në tremujorin e dytë të vitit 2021, duke parashikuar njëkohësisht një rënie për 75 milionë vende pune në vitin 2021 dhe 25 milionë për vitin 2022, kraha-

suar me numrin e vendeve të punës që ishin parashikuar të krijoheshin në mungesë të pandemisë [International Labour Organization, qershor 2021]. Në këtë mënyrë është rritur varfëria e atyre që kanë qenë të varfër dhe e atyre që kanë mbetur pa punë! Në tetor 2021, “International Monetary Fund” publikoi të dhënat që tregojnë për një rënie globale ekonomike prej -3.2% (f. 6), përkatësisht rreth 87.55 bilionë dollarë, sipas FMN-së (8.06.2021). UNCATED [30.6.2021] ka raportuar vetëm për sektorin e turizmit ndërkombëtar, një humbje globale prej rreth 4 bilionë dollarësh për 2020-2021. Por ajo më shqetësuesja është se njerëzit po pёrballen me humbjen e gjithçkaje të vlefshme dhe të mirëqenë në jetët e tyre. Humbёn kontaktet sociale, kontaktet fizike, humbi siguria, perspektiva pёr tё ardhmen, planet, projeksionet, humbёn lirinё dhe iluzionet tё cilat i lejonin tё jetojnё pёrditshmёrinё pa u tkurrur nga frika e sё panjohurёs, e sё ardhmes dhe frika e kufizimeve të tyre. Sepse arritja më e madhe e njerëzimit në 300 vitet e fundit nuk është shkenca, mjekësia apo teknologjia, nuk janë aeroplanët, interneti, antibiotikët, energjia elektrike dhe as interneti, por lindja e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut, dhe pikërisht humbja e këtyre është tepër shqetësuese! Kriza aktuale u ka shkaktuar shumë frikë dhe droje për gërryerjen e lir-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

gjithçka të vlefshme jetën e tyre ive civile. Ata nuk shqetësohen shumë për masat e përkohshme për shpëtimin e jetëve njerëzore, por për rrezikun që këto “masa të përkohshme” të mbeten “masa të përhershme”! Historia u ka treguar vazhdimisht se ata që sakrifikojnë lirinë për sigurinë – nuk do ta kenë asnjërën! Frika tek ata, qëndron virusi më i rrezikshëm, sepse në kushte të këtilla edhe njerëzit e sjellshëm kthehen kundër njëri-tjetrit! Etërit themelues të Amerikës ishin shumë të vetëdijshëm për këto realitete dhe prandaj pohuan: “Më jep lirinë ose më jep vdekjen”, sepse ata e dinin se pa liri, siguria është një premtim bosh. Po kështu edhe ish-kryetari Regan, në një fjalim të mbajtur pati thënë: “Juve dhe mua na thuhet gjithnjë e më shumë se duhet të zgjedhim midis të majtës apo të djathtës. Epo, unë do të doja t’u sugjeroja se nuk ka gjë të tillë as të majtë as të djathtë. Ekziston vetëm… e fundit në lirinë individuale në përputhje me ligjin dhe rendin, ose deri te një pëlhurë milingonash drejt totalitarizmit... ata që do ta shkëmbejnë lirinë për sigurinë vetëm se kanë hyrë drejt kësaj rruge” [Washington Times, 11. 5. 2020]. Sot nuk jetojnë më ata që mbajnë mend kohën e Hitlerit, kur në vitin 1933, për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe kërcënimit të fuqisë së jashtme armiqësore, arriti të bindë popullin gjerman që të braktiste të drejtat e tyre demokratike në favor të një diktature. Pas 11 Shtatorit 2001, kur Xhorxh Bush i kërkoi gjykatës pëgjimin e amerikanëve “për sigurinë e tyre”, u vendos “The Patriot Act”, që ishte shkelja më e madhe e të drejtave në privatësinë historike të Amerikës. Pas 12 vjetësh Eduard Snouden arriti të zbulojë spiunazhin që NASA u bënte qytetarëve amerikanë pa asnjë urdhër përmes reg-

jistrimeve telefonike nga kompanitë e komunikimit digjital për “qëllime të sigurisë kombëtare”! Falë sakrificës së Snouden-it, qeveria amerikane u detyrua të anulonte shumicën e këtyre programeve. Por, nuk janë të paktë njerëzit e niveleve të ndryshme të cilët, situatën në të cilën gjendemi, e kanë kuptuar si një provë të radhës për realizimin e idesë së Skiner-it. Madje edhe sot, kur gjendja duket se po shkon drejt “normalizimit”, ata e konsiderojnë si një qetësi para stuhie, që është reagim i egër kundër çdo kundërshtari të mundshëm që përpiqet t’ua prishë planet “të mëdhenjve”. Dhe është e natyrshme që njerëzit të dyshojnë për çështjet që nuk janë të qartësuara, enigmatike, të ndërlikuara, të pashpjeguara si duhet, prandaj të marrësh një anë “pro” ose “kundër” pa pasur njohuri për të, është e gabuar. Ata mundohen dhe kanë tendencё tё merren me “parashikimin” e sё ardhmes, një nga kurthet e zakonshme që të inkurajon të humbasësh kontaktin me tё tashmen, me atë që i ka gjërat më të thjeshta, mё tё vogla dhe mё tё zgjidhshme. Atyre nuk u bën përshtypje arsyetimi i anës së shumicës, sepse jo një herë ka ngjarë në histori që pakica të ketë të drejtë kundrejt shumicës. Sa shkencëtarë u dogjën në turra drush për pikëpamjet e tyre të cilat koha i dëshmoi se ishin të vërteta?! Psikiatrja e famshme amerikane, Dr. Kelli Bogdan, e cila u bë e famshme me botimin e librit “A Mind of Your Own” [Nju Jork 2018], është kthyer në një mohuese të virusit dhe ka dhënë paralajmërime të ashpra për një “agjendë globale” të një “krize të prodhuar”, që ka ushqyer përkrahësit e teorive të konspiracionit. Personalitete të tillë të tjerë kanë ndikuar në zgjerimin e ideve të tilla! Një sondazh

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

i bërë në Universitetin Erfurt të Gjermanisë, ka gjetur rreth 17% të gjermanëve që besojnë në mundësinë e teorive të ndryshme se Covid-19 “është shpikur nga qarqe apo njerëz të caktuar, për qëllime të caktuara”. Ngjashëm me znj. Bogdan është edhe Dr. Endrju Kaufman, një mjek që është larguar nga profesioni dhe që jeton në Nju Jork, mohon të ketë një virus të tillë dhe drejton demonstratat publike duke u thënë njerëzve: “Gjithçka që ata dinë për mjekësinë është e gabuar”. Ai i ka quajtur izolimet si një formë të “arrestit shtëpiak” përmes “ligjeve ushtarake” për t’u hequr njerëzve të drejtën e tubimeve në praktikat fetare. Ka pohuar gjithashtu se vaksinat janë “shiringa të helmatisura”, kurse maskat janë të vogla për të parandaluar virusin, por të mëdha për të reduktuar ndjeshëm furnizimin tuaj me oksigjen. Maskat, thotë ai “janë për njerëzit e pandershëm, për ata që fshehin diçka, për ata që ushtrojnë profesionin e hajdutit”. Ai u pajtua plotësisht me të ftuarin e tij, Dejvid Icke, i cili beson se pas gjithë kësaj po qëndrojnë “alienët zvarranikë, hibridë njerëzorë të cilët po drejtojnë fshehurazi botën”! (vijon) E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Javore KOHA

11


KULTURË

Universi malufian (6)

Karrigia në Senë

“Është marrëdhënia që kam me botën: gjithmonë duke u përpjekur të shpëtoj nga realiteti. Unë jam një ëndërrimtar; nuk ndihem në harmoni me epokën time apo shoqëritë ku jetoj”

Bernard Çobaj

(vijon nga numri i kaluar) Amin Maluf u zgjodh anëtar i Akademisë Franceze, më 23 qershor 2011, për të plotësuar vendin e 29-të. Kur u pranua në Akademi, sipas traditës, ishte i detyruar t’ia kushtonte predikimin hyrës paraardhësit të tij të afërt, antropologut të madh Klod Levi-Shtros (Claude Levi-Strauss). Për shkak të hapësirës, Malufi nuk pati rast të përmendte qoftë Zhozef Mishon (në atë periudhë, madje, të harruar), qoftë Ernest Renanin, po ashtu pararendës të karrigës numër 29. Për këto arsye, në faqet hyrëse, autori pranon se ky libër ka “lindur për shkak të ndërgjegjes”. Malufi arriti në përfundim se vlen të tregohet historia e secilit prej tetëmbëdhjetë ‘të pavdekshmëve’ që i paraprinë. Në esenë Karrigia në Senë – 400 vite të Akademisë Franceze (Un fauteuil sur la Seine - Quatre siecles d’histoire de France, 2016), Malufi tregon prapavijën e themelimit të Akademisë Franceze dhe kush ishin figurat që uleshin gjatë historisë në

“ 12

karrigen e 29-të. Banori i parë i saj Pierre Bardin, i pranuar më 1634, u mbyt në Senë, katërmbëdhjetë muaj më vonë. Monterlani kreu vetëvrasje në apartamentin e tij me pamje në Senë, kurse vetë Akademia ndodhet në një zonë të vogël të kufizuar nga Sena. Akademia Franceze është plot me histori dhe anekdota të pabesueshme. Para juve shfaqet një libër, në të cilin ka intrigë, urrejtje, jotolerancë. Mësojmë për Pierre Flourens, tashmë i harruar, i cili në shkurt të vitit 1840 u zgjodh në vend të Viktor Hygosë. Malufi na pasqyron në mënyrë mjeshtërore ceremoninë masonerike të Orientit të Madh me rastin e inicimit të Volterit, në praninë e figurës legjendare të Benjamin Franklinit. Në atë kohë një ceremoni e tillë u vlerësua si bashkim i Francës iluministe me Amerikën revolucionare, si simbole të transformimit të botës. Po ashtu, vërejmë se ndikimi i Madam Pompadur, dashnores së Luigjit XV, u tregua vendimtar në fuqizimin e kampit të filozofëve iluministë krahas kampit klerik, në lojën e fuqisë brenda mureve të Akademisë. Historiani Zhozef Misho, autor i Historisë së kryqëzatave, që shërbeu si bazë për librin debutues të Malufit Kryqëzatat parë nga sytë e arabëve, dy herë ka qenë i burgosur dhe pranë ekzekutimit, në ndërtesën e cila është

Mënyra e rrëfimit dhe mprehtësia e mendjes së Malufit është magjepsëse për lexuesin. Malufi është një autor shumë i pëlqyer, ndër të tjera, sepse veprat e tij janë të lehta për t’u lexuar, sepse ai din të udhëzojë lexuesin nëpër tekst në mënyrë të bukur, të thjeshtë dhe të kuptueshme. Temat jashtëzakonisht komplekse i zbut me aparatin e tij të gjerë intelektual, çdoherë të orientuar kah universalja

Javore KOHA

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

sot shtëpia e Akademisë Franceze. Një prej pararendësve me peshë të madhe, me ndikim ende sot në qarqet akademike, ishte ai i cili i pari e quajti Jezusin njeri të pakrahasueshëm, Ernest Renani. Më 1879, gjatë fjalimit inaugurues të pranimit në Akademi, Renani u shpreh se kardinali Rishele, si themelues i saj, 250 vite më vonë, vështirë se do të përkrahte idetë e tolerancës dhe të respektimit të mendimit të kundërt. Kjo Shoqëri më e rëndësishme se çdo gjë që ka krijuar është një leksion i madh i lirisë, pasi këtu të gjitha mendimet filozofike, fetare, letrare, të gjitha mënyrat e të kuptuarit të jetës, të gjitha llojet e talenteve, qëndrojnë krah për krah njëri pranë tjetrit me të drejtë të barabartë. Lexues i pasionuar i Kantit, Hegelit, studiues i zjarrtë i gjuhëve dhe civilizimeve semitike, Renani mbrojti doktoratën me temën Mbi Averoesin


KULTURË

dhe averoizmin. Ibn Ruzhd, i njohur si Averoes (11261198), filozof andaluziano-persian, teolog dhe përkthyes i veprave të Aristotelit, ka qenë mjeshtër në filozofinë e Aristotelit, në filozofinë islame, teologjinë islame, në drejtësinë islame, logjikë, mjekësi, gjeografi, fizikë, psikologji, matematikë, politikë etj. Renani, më vonë, në një lojë të jashtëzakonshme të fatit, kaloi një

periudhë jetësore në malet e Libanit (nga e ka prejardhjen familja e Malufit – zonë ku ndodh ngjarja e novelës Guri i Taniosit), për të mësuar për jetën e Jezu Krishtit. Ai pastaj do të botojë librin Jeta e Jezusit, që nxiti përplasje të mëdha dhe ndikoi që Renani të etiketohej si armik i madh i qarqeve klerike. Mirëpo nga kjo distancë kohore, duke pasur parasysh ndodhitë në Perëndim, a nuk përfaqësonte Renani një shans real për besimin nga i cili u distancua, madje mund të themi një bekim?! Duke i analizuar tekstet e shenjta përmes një site kritike të rreptë, ai i detyroi besimtarët të heqin dorë nga leximi fjalë për fjalë - sigurisht i lehtë, por i padobishëm dhe në planin afatgjatë shkatërrues. Ata që arrijnë t’i ruajnë tekstet e tyre të shenjta nga çdo kritikë historike

Malufi është në një mënyrë vazhduesi i traditës humaniste të Klod Levi-Shtrosit, ku nëpërmes shkrimeve të veta promovon pluralizmin e identiteteve dhe kulturave

ose shkencore, vëren Malufi, vetëm sa e çojnë qytetërimin e tyre në tharje dhe ngurtësi - Kishës i duhej të shpëtonte, kundër vullnetit të saj, nga ngurtësia e saj mendore, në mënyrë që feja të mund të fillonte të bashkëjetonte në Perëndim. me shkencën, përparimin, lirinë. Përveç përplasjeve që ka krijuar në trajtimin e figurës së Jezusit, Renani njihet si babai i teorisë së kombit. Nuk është fakti që njerëzit flasin të njëjtën gjuhë ose i përkasin të njëjtit grup etnik që e bën një komb, por ata kanë bërë gjëra të mëdha së bashku në të kaluarën dhe duan të bëjnë shumë të tjera në të ardhmen. Madje edhe gjatë periudhës së konflikteve mes Francës dhe Gjermanisë, rritjes së nacionalizmit në të dy anët, Renani kurrë nuk ka lejuar të bie viktimë e ndjenjave nacionaliste. Figurë tjetër e madhe është ai që donte kulturat e brishta. Shtrosi u pranua më 1974. Në fjalimin e vet inaugurues shprehi rëndësinë e civilizimeve ekzotike, primitive, të egra – misioni i tij ishte të studionte njeriun në tërësinë e diversiteteve të tij dhe në unitetin e tij të thellë që tejkalon të gjitha dallimet – se në Tjetrin pasqyrohet diçka nga ne dhe e kundërta. Me rëndësi është të jemi të vetëdijshëm për këtë që ta kuptojmë veten më mirë. Nga fëmijëria, për shkak të rrethanave familjare, kuptoi se përparimi ka dy fytyra - një të ndritshme, një të errët. Ligjërimi i parë i tij publik, në Brazil më 1935, u titullua Kriza e përparimit. Shtrosi ka treguar se dallimet mes atyre që paraqiten si të civilizuar kundrejt atyre që paraqiten si jo të civilizuar janë të mjegullta. Shtrosin e angazhoi UNESCO-ja për të prezentuar vizionin e ri botëror, pasi Lufta II u shkaktua nga një lëvizje politike raciste. Po ashtu, ideja e superioritetit të racës së bardhë ishte ende mbizotëruese në mendjen e fituesve të luftës, si arsyetim për kolonializëm dhe aparteid. Në dokumentin e UNESCO-s shkruante se luftërat së pari fillojnë në mendjet e

njerëzve dhe aty së pari duhet të ndërtohet godina e paqes. Shtrosi kuptoi që nuk jemi plotësisht të lirë të përcaktojmë identitetin tonë dhe se shikimi i Tjetrit ndikon në masë të madhe – ndonjëherë edhe tragjikisht. Ai, në asnjë mënyrë, nuk ka pranuar se civilizimi perëndimor ka të drejtë, në emër të progresit të shkelë të tjerët (kujtojmë këtu poemën e Kiplingut Barra e njeriut të bardhë, që i kushtohet kritikës së idesë së supremacisë së racës së bardhë). Ky debat, ende i pranishëm, do të zgjasë në qarqet intelektuale, kurse një frikë tjetër të madhe që detektoi është uniformizmi kulturor. Malufi është në një mënyrë vazhduesi i traditës humaniste të Klod Levi-Shtrosit, ku nëpërmes shkrimeve të veta promovon pluralizmin e identiteteve dhe kulturave. Krijimtaria e Malufit, siç don rasti mbreti i botës, ndërlidhet dhe begaton idetë mbi kombin dhe religjionin, të nisura nga Renani dhe ushqehet me filozofinë humaniste të Levi-Shtrosit. Në fund, konkludojmë se mënyra e rrëfimit dhe mprehtësia e mendjes së Malufit është magjepsëse për lexuesin. Malufi është një autor shumë i pëlqyer, ndër të tjera, sepse veprat e tij janë të lehta për t’u lexuar, sepse ai din të udhëzojë lexuesin nëpër tekst në mënyrë të bukur, të thjeshtë dhe të kuptueshme. Temat jashtëzakonisht komplekse i zbut me aparatin e tij të gjerë intelektual, çdoherë të orientuar kah universalja. (Fund) * Autori ka bërë pjesën më të madhe të përkthimeve të citimeve nga veprat e Malufit (qoftë nga gjuha angleze apo serbe). Përveç veprave të Malufit, burim i rëndësishëm për serialin Universi malufian kanë paraqitur shkrimet e prof. dr. Vesna Cakeliq mbi Amin Malufin, dy tekstet e kritikut letrar Teofil Pançiq dhe shkrimet kritike të botuara në revistën britanike The Guardian. E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Javore KOHA

13


KULTURË

Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave organizoi programin

Letërsia e shqiptarë Malin e Zi – sa njih Podgoricë – Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave organizoi të enjten mbrëma në Bibliotekën Popullore “Radosav Lumoviq” në Podgoricë takimin letrar me temë “Letërsia e shqiptarëve në Malin e Zi – sa njihemi?” Lidhur me këtë temë kanë folur dhe ndarë mendimet e tyre me publikun Akademiku Zuvdija Hoxhiq, profesori universitar Dr. Drashko Doshlak, shkrimtarët dhe studiuesit e letërsisë Dr. Haxhi Shabani dhe Mr. Anton Gojçaj, kurse në emër të organizatorit drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, Salko Luboder. Akademiku Zuvdija Hoxhiq është përqendruar në shkrimtarët shqiptarë nga Mali i Zi, të cilët afirmimin e tyre e kanë arritur në Kosovë. Në këtë kontekst, ai ka veçuar katër shkrimtarë: Esad Mekulin, Rexhep Qosjen, Mehmet Krajën dhe Basri Çapriqin. “Përfaqësues dhe pjesëtarë të gjeneratave të ndryshme, krijues auten-

14

Javore KOHA

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

tikë, dallojnë edhe për nga poetika e tyre - që nga vargjet e hershme të Mekulit kushtuar të varfërve shqiptarë të shtypur shoqërorë, rrogëtarëve e deri te vargjet e krijuara në liri dhe kujtimet për mjediset e vendlindjes dhe bukuritë e saj; deri te karakterizimi postmodernist i Qosjes mbi ngjarjet dhe personazhet shoqërore bashkëkohore, orientimet dhe lidhjet e Krajës dhe Çapriqit me prirjet, motivet dhe temat letrare moderne dhe universale”, ka thënë ai. Hoxhiq ka thënë se bëhet fjalë për krijues me të cilët krenohet Mali i Zi dhe të cilët kanë qenë të lidhur në aspektin emocional dhe krijues me të. Profesori i letërsisë jugosllave, Dr. Drashko Doshlak, ka lavdëruar punën e Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, duke thënë se ky është institucioni i vetëm që në vazhdimësi dhe në mënyrë cilësore prezanton krijimtarinë letrare të shqiptarëve në Mal të Zi. “Këtë e bën përmes këtyre tribu-

nave, mbrëmjeve letrare, por para së gjithash nëpërmjet veprimtarisë së vet botuese, si librat apo antologjitë e këtyre autorëve, nëpërmjet botimeve dygjuhësore – në gjuhën shqipe dhe malazeze, por sidomos nëpërmjet revistës së vet, tashmë të njohur, KOD, në faqet e së cilës lexojmë rregullisht krijimtari letrare edhe të shqiptarëve, por edhe ese, kritika dhe vështrime për këtë krijimtari. Kjo është mënyrë e mirë që të kemi qasje edhe në këtë letërsi dhe ajo të jetë më e dukshme”, ka thënë ai. Për shkrimtarin dhe studiuesin e letërsisë Anton Gojçaj, veprat e letërsisë shqipe që krijohet në Mal të Zi janë jashtë interesimit të studimeve sistematike të ngjarjeve letrare në Mal të Zi dhe jashtë konkurrencës kur bëhet fjalë për çmime. Duke konstatuar se disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm në Kosovë kanë lindur në Guci, Krajë, Ulqin, Malësi, ai ka thënë se edhe në Mal të Zi ka shkrimtarë që shkruajnë në


KULTURË

ëve në hemi? gjuhën amtare shqipe. Sipas Gojçajt, bëhet fjalë për një letërsi heterogjene, ku janë të përfaqësuara pjesa më e madhe e gjinive dhe llojeve letrare, ndër të cilat më pak drama. “Kritika letrare është e mangët, kryesisht është në formën e fjalimeve nëpër përurime që më pas botohen në të përjavshmen ‘Koha javore’ apo ndonjë portal. Kjo lloj ‘kritike’ është kryesisht pozitive, inkurajuese, shpesh tepër lavdëruese dhe e karakterit solemn”, ka thënë ai. Poeti dhe studiuesi i letërsisë Haxhi Shabani ka thënë se letërsinë që krijohet në gjuhën shqipe në Malin e Zi duhet konsideruar si pjesë të letërsisë shqipe në përgjithësi, por në të njëjtën kohë, ajo mund të konsiderohet si pjesë e letërsisë që krijohet në Mal të Zi. “Por edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, integrimi i saj në letërsinë kombëtare dhe në letërsinë e shtetit ku krijohet ka problemet e

Drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, Salko Luboder, ka thënë se organizimi i këtij programi nuk ka qëllim që letërsinë e shqiptarëve në Malin e Zi ta shënojë me kufij etnikë të veçantë, por që ajo me të gjitha vlerat dhe veçoritë e saj të prezantohet dhe afirmohet si pjesë e potencialit unik dhe artistik të Malit të Zi dhe pasurisë së tij shpirtërore veta, para së gjithash për shkak të mosnjohjes dhe mosgatishmërisë së qendrave që të komunikojnë me periferinë, gjegjësisht me pakicën”, ka thënë ai. Në fjalën e tij, drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, Salko Luboder, ka thënë se organizimi i këtij programi nuk ka qëllim që letërsinë e shqiptarëve në Malin e Zi ta shënojë me kufij etnikë të veçantë, por që ajo me të gjitha vlerat dhe veçoritë e saj të prezantohet dhe afirmohet si pjesë e potencialit unik dhe artistik të Malit të Zi dhe pasurisë së tij shpirtërore. “Kush janë krijuesit e njohur, cila është vlera e letërsisë që krijohet nga shqiptarët në Mal të Zi, cilat janë sfidat me të cilat përballen? Ka shumë pyetje të tjera për të cilat presim përgjigje. Natyrisht, jemi të

vetëdijshëm se nuk është e mundur t’i fitojmë ato gjatë një programi dhe në një mbrëmje. Sipas mendimit tim, është e rëndësishme që ta aktualizojmë këtë çështje”, ka thënë ai. Luboder ka theksuar se tema e takimit në mënyrë të pashmangshme na çon në një seri tjetër pyetjesh: A e njohim njëri-tjetrin dhe sa e rëndësishme është të njohim njëri-tjetrin? A kemi vullnet dhe gatishmëri për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin përmes fushës së krijimtarisë letrare? Gjatë takimit është lexuar edhe vështrimi i shkrimtarit Jovan Nikolaidis. Mbrëmja është udhëhequr nga gazetarja dhe drejtoresha e Radio Tivarit, Vesna Shoshkiq, e cila ka lexuar edhe pjesë nga krijimtaria e Anton Gojçajt dhe Haxhi Shabanit. Po ashtu, vetë Shabani ka lexuar poezi të tij në gjuhën shqipe dhe malazeze. i. k.

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Javore KOHA

15


PORTRET

Rexhep Gali Balidemaj

Mandela i Plavës

Veprimtari i denjë i çështjes kombëtare, atdhetari i mirënjohur, i burgosuri politik dhe piloti i parë shqiptar i Aviacionit ushtarak, Rexhep Gali Balidemaj, nga krahina e Plavë-Gucisë, në gjysmën e dytë të muajit dhjetor të këtij viti, mbushi 99 vjet jete dhe filloi vitin e mbramë të 100-vjetorit – të një shekulli të plotë të veprimtarisë së tij të bujshme, të vrullshme dhe shumë dimensionale

Shaban Hasangjekaj Për aktivitetin shumë përfshirës dhe për figurën e ndritur e markante të tij në sensibilizimin e çështjes mbarë kombëtare shqiptare, është shkruar, folur e raportuar në shumë media të shkruara e elektronike, në ca portale të rrjeteve shoqërore dhe në vepra letrare të autorëve shqiptar, ndër të cilat veçojmë shkrimet e veprimtarit dhe publicistit ulqinak, Gjylaver Avdiut, në veprën e tij me titull “Pishtarët e lirisë” dhe në faqet e portalit “Plava e Gucia Sot” me seli në Nju Jork, të drejtorit dhe pronarit të tij, vuthjanit Esat Gjonbalaj, shënimet e të cilëve i kam shfrytëzuar për koncipimin dhe hartimin e portretit në fjalë. Rexhep Gali Balidemaj, u lind më 19 nëntor të vitit 1922, në fshatin Martinaj të Komunës së Gucisë, nga e ëma Sutë Goçaj – Balidemaj dhe i ati Gal Shabani Balidemaj, i bajrakut të vëllazërisë Selcë të fisit Kelmend, familje kjo bujare, atdhetare dhe mikpritëse e bukëdhënëse. Katër klasat e ciklit të ultë (I-IV) të shkollës fillore i kreu në fshatin e lindjes – në Martinaj, ndërsa katër klasat e ciklit të lartë (V-VIII) që atëherë quheshin gjimnaz, i kreu në Plavë në gjuhën serbe, pasi nuk ekzistonin shkolla me mësim në

16

Javore KOHA

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

gjuhën shqipe. Ndonëse Rexhepi ishte djalë i shkathtë, i mprehtë dhe me vizion e horizont të gjerë, si i tillë i ra në sy ministrit shqiptar, Qazim Koçulli, i cili në vitin 1941 vizitoi trevën e krahinës së Plavë-Gucisë. Me iniciativën e tij, Rexhepi shkoi në Tiranë, ku u regjistrua në gjimnaz. Meqë ishte i brumosur me ndjenja patriotike e atdhetare, së shpejti ra në kontakt me të rinjtë antifashist shqiptar, si Kajo Karafili, Qemal Stafa, etj. me të cilët së bashku mori pjesë në disa aksione antifashiste. Në verën e vitit 1943, Rexhepi kthehet në vendlindje, ku angazhohet në Lëvizjen e të rinjve të Plavës dhe Gucisë. Në vjeshtën e atij viti regjistrohet në aradhet partizane me të cilat luftoi deri në Trieste të Sllovenisë.

Pas kapitullimit të Gjermanisë, Rexhepi edukimin dhe arsimimin e vet të mëtejmë e vazhdon në Beograd ku me sukses e kryen kursin për shifrant. Në vitin 1946, pasi kaloi me sukses të gjitha testet e aftësive fizike e mendore (psikofizike), Rexhepi dërgohet në Kievë të Bashkimit sovjetik, ku qëndron dy vite dhe aftësohet për pilot. Kështu ai edhe bëhet piloti i parë shqiptar i Aviacionit ushtarak. Në vitin 1948, kthehet në Zagreb të Kroacisë dhe fillon punën si pilot ushtarak. Me shpalljen e Rezolutës së Informbyrosë në vitin 1948, Rexhep Gali përcaktohet për mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare, sepse në anën e Rezolutës ishte Shqipëria, andaj sipas bindjeve të tij, ku ishte Shqipëria, ishte edhe ai. Në vitin 1949 arrestohet si informbyroist dhe dënohet me 6 vjet burg. Dënimin e vuan në burgun më famëkeq të ish-Jugosllavisë, në Goli Otok. Aty u keqtrajtua, jo vetëm si informbyroist, por edhe si shqiptar. Megjithatë, Rexhepi i përballon të gjitha torturat e persekutimet dhe pas vuajtjes së dënimit, në vitin 1956 kthehet në vendlindje. Nga UDB-ja ai përcjellët vazhdimisht dhe si pretekst ajo gjen një rast kur Rexhepi del në mbrojtje të një bashkëfshatari të vet, të cilin donin ta arrestonin. Kjo atyre u mjaftoi që ta akuzonin dhe në bazë të nenit 133, për propagandë armiqësore me gojë, dënohet me tre vjet burg, të cilat i vuan në Burgun e Kotorrit në Mal të Zi. Pas vuajtjes së këtij dënimi, Rexhepi sërish kthehet në vendlindje, ku me ndihmën e


PORTRET

dhe Gucisë

ca të afërmve të tij, punësohet rojtar pyjesh në Drejtorinë e sektorit për pyje në Plavë. Edhe pse nuk kishte asnjë shkas dhe mundësi veprimi, UDB-ja vazhdimisht i krijonte insinuatë, ashtu që pas tri vitesh pune, sërish arrestohet dhe dënohet me dy vjet burg, të cilat i vuan në Ishullin Gërgur të Kroacisë. Pas daljes nga burgu, megjithëse ishte i martuar dhe me dy fëmijë, nuk kishte kurrfarë mundësie të punësohej sërish. Në Konferencën e Brioneve të vitit 1965, u aprovua një rezolutë, në bazë të së cilës u ndalua ndjekja e të dënuarve si informbyroistë, disa bashkëvendës të tij, të cilët jetonin dhe punonin në Prishtinë, Rexhepin e punësojnë në ndërmarrjen ndërtimore “Ramiz Sadiku”, ku punon deri në vitin 1981. Edhe pse ishte bukur i moshuar, ai në shpirt ishte ende i ri dhe se burgu e torturat në vend që ta ligështonin, e kanë kalitur e frymëzuar. Me të dëgjuar për demonstratat e studentëve në vitin 1981, ai

u bashkëngjitet atyre dhe së bashku me shumë të rinj sërish arrestohet nga policia serbe. Edhe pse ishte i moshuar, me procedurë të përshpejtuar e dënojnë me dy muaj burg, të cilat i vuan në Burgun e Lipjanit. Qëndrimin e vet në burg, Rexhepi e shfrytëzon për tu njoftuar me veprimtarë të rinj të çështjes kombëtare shqiptare, dhe pasi del nga burgu e vazhdon veprimtarinë e vet. Në atë kohë ka qenë vështirë të veprohet, por veprimtarët shqiptarë kishin zbuluar një formë të re veprimi, e cila quhej “treshe”. Treshet kanë qenë grupe të vogla prej 3 aktivistësh, ku secili prej tyre ishte pjesëtarë i një “tresheje” tjetër, për të cilën shokët e treshes së tij nuk kishin dijeni. Ky sistem u tregua efikas sepse të arrestuarit edhe po të dinin, nuk mund të tregonin vetëm për veprimtarët e treshes së vet, ashtu që këputej zingjiri i arrestimeve. Edhe pse në moshë të thyer, por nga pamja fizike dukej vital, Rexhepi u bë pjesëtar i treshes ku

veproi deri në vitin 1983, kur arrestohet sërish dhe dënohet me pesë vjet burg, me akuzën për agjitacion e propagandë armiqësore. Për veprimtarinë e Rexhepit në Prishtinë kishin dëgjuar të gjithë, andaj atë e merr në mbrojtje avokati i mirënjohur kosovar Bajram Kelmendi dhe falë angazhimit të tij profesional, dënimi i ulet (reduktohet) nga 5 në 3 vjet burg, të cilat i vuan në burgjet e Prishtinës, Gjilanit dhe Gjyrakocit. Mosdorëzimi tani më, është bërë pjesë e jetës së tij, andaj ai merr pjesë në protestën e organizuar me rastin e vrasjes së dëshmores Ylfete Humolli, dhe për këtë shkak dënohet me dy muaj burg nga Gjykata për kundërvajtje. Rexhep Gali Balidemaj, është një nga shembujt më kuptimplotë që në mënyrë reale e personifikon shprehjen “Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare”. Ai një të gjashtën e pjesës së jetës dhe veprimtarisë së vet të bujshme e shumë përfshirëse 100 vjeçare (një shekullore), 16,4 vjet të jetës së vet i ka kaluar në qelitë e kazamateve të burgjeve në qendrat e ndryshme të Malit të Zi, Kosovës, Kroacisë e Serbisë, por edhe përkundër vuajtjeve, torturave e persekutimeve që ato i sollën, ai asnjëherë nuk u gjunjëzua, por mbeti burrë e trim i denjë dhe atdhetar i paepur dhe i paluhatur i kombit dhe vatanit të vet. Ai ishte dhe mbetet simbol e burim frymëzimi për të rinjtë, por edhe për moshat tjera, jo vetëm nga treva e krahinës së Plavës dhe Gucisë, por edhe për hapësirën mbarëkombëtare shqiptare. Rexhep Gali Balidemaj, në moshën 100-vjeçare jeton në Nju Jork me tre djemtë, me ngritje të lartë profesionale, Naimin, Nerimin e Kujtimin. Mjerisht bashkëshortja e dashur dhe e çmuar e tij Rabë Kukaj – Balidemaj, i ka vdekur para ca vjetësh. Karakteristikë e veçantë për Rexhepin është se ai padyshim është njeriu më i moshuar ndër popullatën shqiptare të trevës së Plavës dhe Gucisë, e ndoshta edhe ndër konfesionet tjera të këtij nënqielli. Në fund, theksojmë se popullata shqiptare e trevës së Plavës dhe Gucisë, në veçanti të rinjtë, Rexhep Galin Balidemaj, me admirim dhe me krenari e quajnë “Mandella i Plavës dhe Gucisë”. E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Javore KOHA

17


NGJARJET E VITIT 2021

Vit i zhvillimeve të shumta në sfera të ndryshme Abazoviq: Kemi ardhur t’i lirojmë ullinjtë Valdanos – Shoqata për Kthimin dhe Mbrojtjen e Pasurisë Private të Ulqinit, ka organizuar aksionin e pastrimit të ullishtës dhe të rrugëve hyrëse në të cilin mori pjesë nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq, ministrja e Mbrojtjes, Olivera Injac, ministrja e Administratës Publike, Tamara Srzentiq dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Aleksandar Stijoviq. Abazoviq ka thënë se Valdanosi nuk është çështje ekonomike, dhe as çështje e drejtësisë aq sa është çështje e mbijetesës kulturore të këtij populli dhe të lidhjes së tyre me ullishtën. Ai ka thënë se janë 18 mijë pemë, 43 plotësisht të robëruara në mënyrë të padrejtë dhe se një rast i tillë nuk mund të gjendet askund në botë.

Komuna e Tuzit hartoi planin strategjik të zhvillimit Tuz – Komuna e Tuzit gjatë një debati publik, ka bërë prezantimin e planit strategjik të zhvillimit për periudhën pesëvjeçare, 2021-2026. Në këtë dokument të hartimit të këtij plani, thuhet se potencialet e shumta që ka Komuna e Tuzit duhet të shfrytëzohen, se problemet dhe sfidat duhet të njihen dhe të zgjidhen në mënyrë sistemore, dhe se zhvillimi duhet të jetë i planifikuar dhe harmonik. “Në pesë vitet e ardhshme në Malësi do të realizohen investime të reja të shumta, do të valorizohen kapacitetet turistike, do të realizohen projekte të reja kapitale-infrastrukturore.”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument.

18

Javore KOHA

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka, mbajtën konferencë për media kundër ndryshimeve të Ligjit për vendbanim të përkohshëm dhe të përhershëm Podgoricë – Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjekam në një konferencë për media të organizuar në hollin e Kuvendit të Malit të Zi, shprehën kundërshtimin e tyre në lidhje me inicimin nga ana e qeverisë të ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për regjistrat e vendbanimit të përhershëm dhe të përkohshëm.

Në Tuz është shkruar dhe memorizuar një pjesë e rëndësishme e historisë kombëtare

Tuz – Në konferencën që mbajti në Tuz Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Tuzit u tha se krijimi i një platforme të përbashkët të shërbimit është objektiv i veprimtarisë në të ardhmen i këtyre dy institucioneve. Në këtë konferencë ku u trajtuan çështje të ndryshme të punës së arkivave, me kumtesat e tyre referuan një numër i konsiderueshëm i studiuesve të spikatur dhe me reputacion, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Ulqini.


NGJARJET E VITIT 2021

Në Qendrën Kulturore Informative “Budo Tomoviq”, u hap ekspozita e pesë piktorëve ulqinakë

Presidenti i Shqipërisë dekoroi personalitete të shquara në Malësi Tuz – Në 110-vjetorin e Kryengritjes së Malësisë, Institucioni i Presidencës së Republikës së Shqipërisë, Insituti “Albanica” dhe Komuna e Tuzit, kanë organizuar ceremoninë solemne të ndarjes së dekoratave për disa personalitete të shquara nga Malësia dhe Ana e Malit, të cilët kanë dhënë ndër vite kontribut të çmuar për lirinë e kombit, për krijimin e shtetit shqiptar, për pajtimin e gjaqeve, për ruajtjen e dinjitetit dhe vlerave kombëtare jashtë territorit të Shqipërisë. Me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, u dekorua z. Rexhep Lika. Me të njëjtin titull u dekoruan, Smajl Martini (bajraktar i Grudës) dhe Baca Kurti. Me titullin “Kalorës i Urdhërit të Flamurit” u dekoruan, Trimat e Kojës dhe Zef Miliqi Lulgjuraj. Me titullin, “Naim Frashëri” u dekorua, Gjergj Gjokaj.

Podgoricë – Piktorët e njohur ulqinakë, Vahida Hasanaga-Nimanbegu, Edin Kapllani, Mersiha Rasulbegoviq-Mavriq, Naser Hasa dhe Bilal Nikeziq, hapën ekspozitën “Reflektim i mediteranit” në Qendrën Kulturore Informative “Budo Tomoviq” në Podgoricë. Në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, piktorja e njohur nga Ulqini, Vahida Hasanaga-Nimanbegu tregoi se ideja e prezantimit të punimeve të tyre në këtë eskpozitë ishte që publikut t’i sillet një freski artistike pas një periudhe relativisht të gjatë të mungesës së aktiviteve të ndryshme, përfshirë këtu edhe ato artistike.

Në Shtëpinë e Shëndetit në Tuz, filloi vaksinimi kundër virusit Covid-19 Tuz – Vaksinimi i grupeve prioritare (i personave 80 dhe mbi 80 vjeç) për imunizim kundër virusit Covid-19, ka filluar në Shtëpinë e Shëndetit në Tuz. Mjeku i këtij institucioni shëndetësor, z. Halil Dukoviq, duke u prononcuar për gazetën “Koha Javore” shprehet se kanë mbërritur njëqind dozat e para të vaksinës së kompanisë farmaceutike, “Sinofarm”. “Vaksinimi filloi sot (më 22 mars 2021) nga ora 14 dhe do të zgjasë deri në orën 20 të mbrëmjes. Gjithashtu, vaksinimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së martë. Këto dy ditë do të vaksinohen vetëm individët të cilët e kanë paraqitur interesimin e tyre për vaksinim”, u shpreh mjeku Halil Dukoviq.

Njohje nga afër e krijimtarisë letrare të shkrimtarëve të ftuar Traboin – Në fshatin Traboin të Bashkësisë Lokale të Hotit, në një ambient të hapur e të freskët, u organizua mbrëmje letrare në kuadër të manifestimit “Vera në Malësi”, ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm i admiruesve të fjalës së shkruar dhe personalite të fushave të ndryshme jetësore, e bashkatdhetarë nga diaspora. Në këtë mbrëmje letrare të ftuar ishin shkrimtarë/e të spikatur/a nga Kraja, Shkodra, Malësia dhe Kosova, si: Fran Camaj, Anton Gjuravçaj, Zija Vukaj, Mimoza Rexhvelaj, Majlinda Bregasi, Fiqeret Mujeziqi dhe Rrok Berishaj.

Ngjarje e rëndësishme kulturore për vendin Tuz – Për të dytin vit me radhë, Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale i Komunës së Tuzit, organizoi në Tuz Panairin e Librit i cili u mbajt në qendër të parkut të Tuzit, në kuadër të manifestimit kulturor “Vera në Malësi”. Në këtë panair morën pjesë numër i konsiderueshëm i publikut vendas dhe bashkatdhetarë nga diaspora. E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Javore KOHA

19


KULTURË

Në Ulqin u përuruan tre libra të autorit apo të përgatitura nga Dr. Nail Draga

Shqetësime për fenomenet sociale, politike dhe historike “Autori i librit adreson tema të rëndësishme dhe aktuale të cilat janë në koherencë me kohën dhe janë të domosdoshme për trajtimin e tyre, siç është pozita dhe statusi juridiko-politik i shqiptarëve në Mal të Zi, kriza e vlerave shoqërore dhe ajo identitare, varësia nga politika dhe mediat sociale, në mënyrë që shoqëria shqiptare t’i minimizojë këto fenomene dhe të orientohet kah vlerat e mirëfillta shoqërore”, ka thënë sociologu Qani Osmani në vështrimin e tij për librin “Debati i munguar”. Ulqin – Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, të premten mbrëma janë përuruar librat me autor apo të përgatitura nga Dr. Nail Draga “Masakra e Tivarit - gjenocid kundër shqiptarëve”, “Debati i munguar” dhe “Shqiptarët dhe pluralizmi në Mal të Zi (1990-2015)”, të botuara nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Sociologu Qani Osmani ka paraqitur vështrimin për librin “Debati i munguar”, për të cilin ka thënë se paraqet një letërnjoftim mbi problemet dhe fenomenet sociale dhe politike të cilat në vazhdimësi e kanë ndjekur popullatën shqiptare në nënqiellin e quajtur Mali i Zi. “Autori i librit adreson tema të rëndësishme dhe aktuale të cilat janë në koherencë me kohën dhe janë të domosdoshme për trajtimin e tyre, siç është pozita dhe statusi juridiko-politik i shqiptarëve në Mal të Zi, kriza e vlerave shoqërore dhe ajo identitare, varësia nga politika dhe

20

Javore KOHA

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

mediat sociale, në mënyrë që shoqëria shqiptare t’i minimizojë këto fenomene dhe të orientohet kah vlerat e mirëfillta shoqërore”, ka thënë ai. Për Osmanin, libri hedh dritë mbi kulmin e “deformimit pushtetar që mori krah kah viti 1991 dhe arriti zenitin më vonë duke rrënuar me makineri despotike të gjitha pengesat në saje të një marketingu mashtrues të mediave të paguara e të privilegjuara nga pushteti në shërbim të pushtetit autoritar, që ngriti lart gënjeshtrën mbi të vërtetën në rrafshin e shpëlarjes së trurit të masave”. Duke folur për librin “Shqiptarët dhe pluralizmi në Mal të Zi (1990-2015)”, që është përmbledhje e artikujve dhe kumtesave nga tryeza e rrumbullakët e mbajtur në vitin 2015, deputeti Genci Nimanbegu ka thënë se “këto janë shkrime që nga ana e vet profesionale janë edhe shumë subjektive, janë kumtesa që kanë rëndësi faktografike, por edhe historike dhe janë me vlerë”.

Ai ka theksuar se ka nevojë që mesazhi i përgjithshëm i të gjitha këtyre kumtesave të përcillet dhe të vlerësohet. “Është historiku i veprimtarisë politike të shqiptarëve, që vlerësohet nga shumë autorë si një veprimtari fataliste, veprimtari politike humbëse dhe pa vizion të subjekteve politike. E gjithë kjo pason një frymë të kërkesës së përgjithshme, e cila mbizotëron, është brengosja për fatin e shqiptarëve, pasi që pa dyshim secili nga këta autorë janë edhe pjesëmarrës në skenën politike shqiptarë: janë deputetë, ish-deputetë, këshilltarë, kryetarë të degëve politike, me vetëm tre përjashtime”, ka thënë Nimanbegu. Për librin “Masakra e Tivarit – gjenocid kundër shqiptarëve” ka folur Hajrullah Hajdari, i cili ka thënë se këtë libër Nail Draga e ka bazuar në studime, artikuj, dëshmi, intervista dhe recensione të ndryshme, kryesisht të autorëve shqiptarë.


KULTURË

Sipas tij, në këtë libër paraqiten shumë dëshmi rrëqethëse të thëna me gojën e disa të të mbijetuarve nga kjo tragjedi apo kasaphana e pamëshirshme. “Është fat që janë shkruar disa libra për të, që vazhdon të shkruhet, të përkujtohet, dhe natyrisht të zërë vend në memorien kolektive si dëshmi e fatit tragjik të shqiptarëve. Në këtë drejtim, Nail Draga me këtë libër siguron një vend të rëndësishëm në historiografinë shqiptare për ndriçimin përfundimtar të kësaj kasaphaneje ndaj shqiptarëve dhe përpjekjet e vazhdueshme të tij që kjo ngjarje të mos mbesë në pellgun e harresës. Përkundrazi, është

përpjekje e autorit që t’i thërrasim mendjes, që brezave, sidomos të rinjve t’u rrëfehet historia realisht”, ka thënë Hajdari. Në fund të përurimit, të pranishmëve iu është drejtuar Dr. Nail Draga, i cili ka folur për temat që trajtojnë tre librat dhe motivet e botimit të tyre. Ai është përqendruar sidomos në librin “Masakra e Tivarit – gjenocid kundër shqiptarëve”, i botuar vitin e kaluar, me rastin e 75-vjetorit të kësaj masakre. “Cili ishte motivi? Duke marrë parasysh se shteti shqiptar dhe Kosova, të cilët e kanë pasur obligim institucional, moral dhe kombëtar ta shënojnë 75-vjetorin e Masakrës së

Tivarit, ata nuk e shënuan asnjë fjalë. Dhe nga ky aspekt unë u përpoqa të realizoj një botim modest, të jap kontributin tim dhe t’i përkujtojmë këta individë të masakruar. Për arsye se atë që mund ta bëjmë sot, mos ta lëmë për nesër. Për arsye se dita e nesërme është shumë vonë, për arsye se dëshmitarët okularë të cilët kanë marrë pjesë në Masakrën e Tivarit, pothuaj të gjithë kanë vdekur”, ka thënë Draga. Gjatë përurimit udhëheqësja e programit Blerta Kurti ka lexuar pjesë nga librat. Në fund të përurimit, autori ka ndarë kopje të librave për të pranishmit. i. k. E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Javore KOHA

21


MARKETING

Forca e Re Demokratike ju uron

Gëzuar Vitin e Ri 2022

Urime Vitin e Ri 2022 22

Javore KOHA

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021


MARKETING

Gëzuar Vitin e Ri

2022

Gëzuar Vitin e Ri 2022 E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Javore KOHA

23


MOZAIK

Në SHF “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Triesh

Dhurata nxënësve për festat e fundvitit Më 23 dhjetor 2021, Shkolla Fillore “Gjergj KastriotI – Skënderbeu” në Triesh, organizoi Ditën e afarizmit, dhe zhvilloi program solemn për festat e fundvitit. Të pranishmit i përshëndeti drejtori i shkollës z. Leon Gjuravçaj i cili, mes të tjerash, falënderoi donatorin e sivjetëm Mark Gjolaj, pronarin e sallonit “Art Ceramic” nga Tuzi, i cili në prag të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri i gëzoi me dhurata të gjithë nxënësit e shkollës amë, dhe të dy paraleleve të shpërndara të kësaj shkolle - Rudinë dhe Cem i Trieshit.

24

Javore KOHA

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Gjuravçaj, në fjalën e rastit, po ashtu falënderoi edhe donatorët e mëparshëm nga vendi dhe diaspora, të cilët me kontributin e vet ndihmuan dhe në vazhdimësi po ndihmojnë veprimtarinë e këtij institucioni edukativo-arsimor. Gjolaj, po ashtu, dhuroi bredhin e Vitit të Ri më të gjitha dekorimet, si dhe siguroi rekuizita sportive për futboll dhe basketboll. Drejtori i shkollës, më pastaj hapi panairin e Ditës së afarizmit në nivel të shkollës, ku të pranishmit patën mundësi që nëpër

tavolina të shikojnë punimet e ekspozuara artizanale që nxënësit e kësaj shkolle kishin punuar dhe krijuar me ndihmën e mësimdhënësve dhe të prindërve të tyre. Programi festiv u shoqërua me këngë dhe melodi muzikore. Të pranishmit, përveç tjerash patën mundësi të shikojnë edhe krijimet nga arti figurativ të nxënëses së klasës së tetë Ardiana Cacaj. Pas programit, të pranishmit shijuan një koktej të organizuar nga donatori Gjolaj. Donika Lulgjuraj


KULTURË

Në Ostros të Krajës

U përurua libri i ri i Hajrullah Hajdarit Përurimi i librit “Pozita kushtetuese-juridike dhe politike e shqiptarëve në Mal të Zi nga viti 1945-1990” është organizuar nga Bashkësia Lokale – Ostros dhe SHAI “Art Club”. Në emër të organizatorëve të pranishmit i kanë përshëndetur kryetari i BL Ostros, Beqir Berjashi, dhe kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, kurse për librin kanë folur redaktori dr. Nail Draga dhe vetë autori Hajrullah Hajdari. Po ashtu disa nga të pranishmit kanë shprehur mendimet e tyre për punën e autorit dhe librin Ostros - Në prani të një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të librit dhe kulturës, të mërkurën e kaluar, më 22 dhjetor 2021, në Shtëpinë e Kulturës – Ostros u bë përurimi i librit të ri të Hajrullah Hajdarit “Pozita kushtetuese-juridike dhe politike e shqiptarëve në Mal të Zi nga viti 1945-1990”. Libri është botuar ditë më parë nga SHAI “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, dhe është rezultat i kërkimeve të autorit në arkivat e disa institucioneve shtetërore

të Malit të Zi dhe arkiva personale, biblioteka etj. Përurimi i librit është organizuar nga Bashkësia Lokale – Ostros dhe SHAI “Art Club”. Në emër të organizatorëve të pranishmit i kanë përshëndetur kryetari i BL Ostros, Beqir Berjashi, dhe kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, kurse për librin kanë folur redaktori dr. Nail Draga dhe vetë autori Hajrullah Hajdari. Po ashtu disa nga të pranishmit kanë shprehur mendimet e tyre për punën e autorit dhe librin. Gjatë përurimit janë lexuar edhe

disa fragmente të shkurtra nga libri, ndërsa në fund të përurimit autori ka ndarë libra falas për pjesëmarrësit. Hajrullah Hajdari është autor i librave: “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri në vitin 1941” (2016), “Ulqini në dokumentat malazeze nga viti 1880 deri më 1915” (2018), “Pronat dypalëshe – të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi” (2019) dhe “Pozita kushtetuese-juridike dhe politike e shqiptarëve në Mal të Zi nga viti 1945-1990” (2021). (Kohapress) E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Javore KOHA

25


LETËRSI

Tufë

Ali Gjeçbritaj UDHËT E MIA

Unë sot do eci vetëm nuk kam frikë nga asnjeri nuk dua të jam bashkudhëtar i turmës në rrugë të gabuar. Nuk jam i vetëm nuk kam frikë as nga ankthi po dua që edhe ju të jeni në udhët e mia. Nuk dua të fus hundën në maskën e injorantit dua ta shtie botën nën çadrën e horizontit. Unë jam edhe grindavec gabova, jo nuk jam ai që thashë zihem me të gjithë ata që paqen e duan më vonë e jo tash në kohën tonë.

VARGU

Ky nuk është vargu im i fundit rrëfimet e mia vazhdojnë e kam vënë re se nuk jam i tepërt. U duhem ende nuk më është ndryshkur gjilpëra që m’i qepi plagët as lapsi të shkruaj poezi e as grepi në gjergjef të qëndisë livadhe.

NJË GRUSHT DHE

Jemi rritë me zana mali me këngë kanarinash me tinguj bilbilash në djepin e stolisur me lule harku si ylberi me ngjyra na ka qëndruar mbi kokë. Më sillni një valë deti të shuaj etjen një këngë si dikur për shpirtin tim një varg poezie të ushqej shpirtin një grusht dhe t’i marr erë e pastaj të vdes i heshtur që të ma hidhni mbi trupin tim.

26

Javore KOHA

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

OMBRELLA E KUJTIMEVE Udhëtarë të molisur përshkojnë rrugët zigzage në hapësirë koha iu vjen pas buzë liqenit me fener në dorë lundron heshtja. Udhëtarët e vonuar shpejtojnë me vrap kali në brendi të robërisë kërkojnë udhët e humbura. Mosha e gurëve në kalldrëmet e leqeve të bjeshkës na shpie në Mullinjtë e Millës. gjithçka të humbur një ditë toka do e nxjerrë në pah.

OMBRELLA IME

S’ka të ndalur sot ky shi na mbushi mërzi sa rëndë e barti kujtimin unë sot për ty. Ndalu shi, ndalu njëherë kujtimet e mia të dalin në erë

zbresin yjet, ujë pijnë në liqen unë ombrellën time mbaj hapur si përherë.

DHOMA IME

Ne ishim tre unë, ti dhe nata me shi. Nëntori i ftohtë përreth na rri. Ne ishim tre unë, ti dhe heshtja në sy. Gotë e ujit qelibar pikë shprese natë e bardhë. Ne ishim tre unë, ti dhe qetësia e natës. Shikimet gërshetohen buzët e terura plasën. Dhoma ime me mua dhe me ty ndrinë në heshtjen tonë.


LETËRSI

poezish ËNDËRR ME SY ÇELË

Sonte gjumë nuk kam në sy hëna paska zbritur në tokë gjysma e saj ka rënë në shtrat gjysma tjetër në qiell u kthye prapë. Nata rrugëton në sytë e mi qepallat assesi të mblidhen tok ëndrrat kanë ikur me ty diku në kohë pa ngjyrë. Ma falni sonte një ëndërr sonte të miat qenkan bërë hi pa ngjyrë si pluhuri gri i paska djegur flaka shkrumb i zi. O sa do doja sonte një gjoks ku pullat të më shikonin në heshtje do i këputja si dikur nga bluza mbi gjinj e të pi shirup për gjumë. Ma dërgo sonte të lutem vetëm gjysmën e hënës gjysmën e freskisë rinore dua t’i palosi në kutinë

e gjoksit tim të shpëtoj kohën e ikur.

ne hahemi me sy, gjë s’mund të bëjmë.

Ma jepni hua borxhin do ua kthej do ua kthej, do ua kthej atëherë kur edhe Ju si unë të shihni ëndrra me sy çelë.

As gjumë në sy nuk ka më si dikur ëndrrat i kemi humbur kaherë s’kemi forcë kohën ta kthejmë e nata me shi çan rrugën vetë.

NATË ME SHI

Drita është zbehur, moti gjëmon në xham të dritares pikë uji lundron heshtja me vetminë kuvendon të ngujuar në dhomë qëndrojmë. Errësira ka mbuluar gjithësinë era e jugut trazon degët gjethet e rëna toka i përpinë në kohë marr arratinë. Numërojmë në heshtje kokrrat e shegës kujtojmë pa dashje mallin për motet që iken shi bie, vetëtin gjithandej

SYTË E TU

Ta kam zili atë buzëqeshje që aq hijshëm e ke në buzëqeshjet tua unë tundohem të thurë vargje heshti si i pagojë edhe pse flas me ty të gjitha germave sot ua kam vënë zjarrin zanoret i kam vrarë të gjitha bashkëtingëlloret morën arratinë i dogja, i bëra shkrumb duke të parë ty ah kohë, ah kohë sot më bëre rob më burgose më shtange më bëre gur me mbështolle me heshtje këngën ma ndërpreve në gjysmë e vargun ma shthure më vure në gjumë pa parë as edhe një ëndërr në pesë vijat e pentagramit kam gërvishtur gjurmët e kohës që flejnë në qenien time shënova atë që dua më shumë në fletë pa vija zërin e kam pamundur ta kthej letrën pa vija e lapsin m’i mori koha sonte adhuroj vetëm heshtjen më shumë se kurrë në sytë e tu shoh kohën që iku e më bëri skllav. (Nga përmbledhja në dorëshkrim “Kohë”)

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Javore KOHA

27


NGJARJET E VITIT 2021

Në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit në Tuz, u hap Reparti i Urgjencës

U organizua ekspozitë me krijimtarinë e tij artistike Tuz – Në përvjetorin e pestë të ndarjes nga jeta të piktorit akademik Gjelosh Gjokaj, të enjten në mbrëmje (më 30 shtator 2021), në QKI “Malësia”, u organizua ekspozita me afro njëzetë krijime artistike të autorit të ndjerë, punime të cilat datojnë që nga viti 1963, deri në vitin 2010. Për biografinë dhe krijimtarinë e piktorit të madh Gjelosh Gjokaj, foli piktorja akademike Zake Prelvukaj, e cila ndër të tjera, e quajti Gjelosh Gjokajn shtegtar të artit pamor, duke thënë se vendi i tij është fatlum që këtu u lind artisti me përmasa rajonale dhe botërore.

Tuz – Të premtën në Tuz (5 nëntor 2021), në prani të një numri të konsiderueshëm të publikut, të përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale, të institucioneve shëndetësore, u hap Reparti i Urgjencës në Tuz, në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit. Hapja zyrtare (prerja e shiritit) u bë nga ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq-Bojoviq, nga kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe nga drejtori e Entit për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore, z.Vuk Nikoviq. Ministrja e Shëndetësisë, znj. Jelena Boroviniq-Bojoviq në prononcimin për media, tha se me hapjen e kësaj qendre të urgjencës, realizojnë një ndër objektivat e tyre strategjike dhe më prioritare.

Apel për të shpëtuar vlerat kulturore të rrezikuara Tuz – Trashëgimia kulturore në të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi vazhdon të jetë e rrezikuar dhe e pambrojtur në masën e duhur, dhe si e tillë kërkon vëmëndje dhe angazhim institucional në mënyrë që ajo të valorizohet, të ruhet dhe të kultivohet tek brezi pasardhës, ky është konkluzioni i panelistëve të ftuar në tryezën e rrumbullakët me temën “Trashëgimia kulturore e Malësisë, ruajtja dhe zhvillimi i folklorit”, të cilën e organizoi SHKA “Koha” nga Dinosha në kuadër të manifestimit, “Malësia fest 2021”, kushtuar festës së 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit Kombëtar.

Në Tuz është hapur Pazari i Dimrit – Muaj i aktiviteteve të ndryshme Tuz – Komuna e Tuzit, për të dytin vit me radhë, hapi Pazarin e Dimrit në Tuz, një manifestim i cili është i gërshetuar me një sërë aktivitetesh argëtuese dhe kulturore, që nga fillimi i dhjetorit e deri në fillim të janarit 2022. t.u.

28

Javore KOHA

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021


MOZAIK

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” shënoi 31-vjetorin e saj

Çmimi Tradicional profesorit të muzikës Jusuf Lika Juria e përbërë nga Dr. Haxhi Shabani, Vahida Nimanbegu dhe Dr. Zhilbert Tafa ka vendosur që Çmimi Tradicional i “Art Club”-it t’i ndahet profesorit të muzikës Jusuf Lika, me motivacionin “për përpjekjet këmbëngulëse në themelimin dhe udhëheqjen e suksesshme të Shkollës së Muzikës në Ulqin, arritjet e këtij institucioni - sukseset e nxënësve të kësaj shkolle si dhe për organizimin e jetës muzikore e kulturore në komunën e Ulqinit, përkatësisht për ndihmesën në fushë të fotografisë dhe botimeve”. Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” shënoi sot 31-vjetorin e themelimit të saj, me ç’rast ka ndarë Çmimin Tradicional për arritje të jashtëzakonshme në shkencë, kulturë dhe art, si dhe është shfaqur dokumentari “30 vjet kulturë”. Juria e përbërë nga Dr. Haxhi Shabani, Vahida Nimanbegu dhe Dr. Zhilbert Tafa ka vendosur që Çmimi Tradicional i “Art Club”-it t’i ndahet profesorit të muzikës Jusuf Lika, me motivacionin “për përpjekjet këmbëngulëse në themelimin dhe udhëheqjen e suksesshme të Shkollës së Muzikës në Ulqin, arritjet e këtij institucioni - sukseset e nxënësve të kësaj shkolle si dhe për organizimin e jetës muzikore e kulturore në komunën e Ulqinit, përkatësisht për ndihmesën në fushë të fotografisë dhe botimeve”. Me këtë rast është shfaqur dokumentari “30 vjet kulturë”, i cili përmes fjalëve të drejtuesve të “Art Club”-it ndër vite flet në mënyrë të përmbledhur për rrugëtimin e kësaj shoqate që

nga themelimi deri në ditët e sotme, si dhe për kontributin e saj për artin, kulturën dhe shkencën shqiptare në Mal të Zi dhe më gjerë në botën shqiptare. Dokumentari me autor gazetarin Ali Salaj është realizuar në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Në fjalën e tij, kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ka prezantuar aktivitetet kryesore të realizuara gjatë këtij viti. Ai ka thënë se përkundër situatës pandemike dhe rrethanave që e kanë kushtëzuar punën e shoqatës, sidomos në pjesën e aktiviteteve publike, janë përpjekur dhe kanë arritur të ruajnë vazhdimësinë e veprimtarisë gjithëpërfshirëse dhe cilësore të “Art Club”-it. SHAI “Art Club” është themeluar më 28 dhjetor 1990 nga një grup i dalluar i krijuesve të Ulqinit dhe përbën njërën prej organizatave joqeveritare më të vjetra jo vetëm në komunën e Ulqinit dhe ndër shqiptarët në Mal të Zi, por edhe në tërë Malin e Zi. (Kohapress)

Fituesit e Çmimit të “Art Club”-it Çmimi i SHAI “Art Club” është themeluar në vitin 1991 si Shpërblim Vjetor, kurse që nga viti 2009 jepet për çdo tre vjet. Këtë Çmim deri tani e kanë fituar: Rudi Goga, Dom Simon Filipaj, Basri Çapriqi, Asllan Bisha dhe redaksia e revistës “Fati”, Këshilli i Simpoziumit “Meshari i Gjon Buzukut – monument i kulturës shqiptare 1555-1995”, Ali Salaj, Nail Draga, Riza Rexha, Emin Halili, Cafo Boga, Bajram Rexha, Ruzhdi Ushaku, Gjelosh Gjokaj, Hajro Ulqinaku, Mehmet Kraja, Fiqiri Hasanaga (pas vdekjes), Simë Dobreci, Hajrullah Koliqi, Haxhi Shabani dhe Jusuf Lika. “Art Club”-i është subjekti i vetëm ndër shqiptarët në Mal të Zi, i cili ndan çmim për krijuesit shqiptarë. E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Javore KOHA

29


MOZAIK

Dy humanistë nga Malësia

Njëri nga Trieshi e Koja, gjithmonë të ndihmojnë aty ku ë

Bamirësia sot nevojitet më shumë se kurrë. Pse? Sepse jetojmë në kohën e tranzicionit, e cila për fat të keq ka zvetënuar, për të mos thënë ka zhdukur shumë vlera të shoqërisë tradicionale shqiptare, me të cilat kombi ynë ishte i njohur përtej kufijve gjatë gjithë historisë së tij të trishtë. Edhe pse në ditët e sotme , në pjesën më të madhe, mungojnë ndjenjat e dikurshme të mirësisë, solidaritetit, bujarisë, altruizmit, mëshirës, filantropisë e humanizmit, megithatë ka mjaft malësorë (shqiptarë) në vendlindje dhe në mërgim, të cilët promovojnë dashurinë ndaj njerëzimit. Në mesin e këtyre malësorëve që zemrën e kanë të madhe janë Mark Gjolaj, me origjinë nga Trieshi, i cili u lind dhe jeton në Tuz, dhe Pjetër-Pero Kolçaj nga Koja, që jeton në fshatin Omerbozhaj, afër Tuzit. Të dy janë sipërmarrës, afaristë, të cilët që në fillimet e sukseseve të punës së tyre janë udhëhequr nga postullatet “bëje për tjetrin atë që do të doje të bënin të tjerët për ty”, “ sillu me tjetrin ashtu siç do të doje ti të silleshin me ty”, apo “duaje tjetrin si veten tënde”. Edhe njëri edhe tjetri janë të njohur në Malësi si njerëz humanitarë , që kanë dhënë ndihma në ditët më të vështira, kundrejt atyre që u ofruan gjithçka vetëm e vetëm që t’i shohin të lumtura e të buzëqeshura fytyrat e tyre. Ata nuk marrin, përkundrazi japin. Nuk flasin, përkundrazi - bëjnë vepra të mira. Pjetër-Pero Kolçaj është një biznesmen dhe humanist i njohur. Ai para më shumë se tri dekadash krijoi dhe drejtoi Kompaninë “Ave Maria Kolçeviq”. Viteve të fundit hapi firmën

30

Javore KOHA

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Pjetër-Pero Kolçaj

Këta biznesmenë vullnetarë e bamirës, të lindur dhe të rritur në familje të ndershme fshatare, tradicionale shqiptare, po përpiqen të ndihmojnë të varfrit, duke i bërë thirrje bujarisë së qytetarëve për të dhënë një pjesë nga pasuria apo kursimet e veta. Ata po përpiqen të gjallërojnë traditat e hershme të shqiptarëve (malësorëve) për fisnikëri dhe bamirësi për të ndihmuar sadopak familje në varfëri të skajshme


MOZAIK

tjetri nga gatshëm të është nevoja e ndërtimit “Koja - Company” dhe disa biznese tjera më të vogla. Jashtë punës së tij profesionale, Kolçaj ka qenë gjithmonë pranë njerëzve në nevojë, bashkëvendësve të vet, për t’i ndihmuar ata në vështirësi. Një pjesë të pasurisë së tij e ndau për t’ua dhuruar atyre njerëzve që kanë më së shumti nevojë. Ndihmoi dhjetëra familje, kryesisht nga Malësia, fëmijë jetimë, përsona me sëmundje të rënda, dhe ata që jetojnë në kushte ekstreme të jetesës. Ndërtoi, riparoi dhe mobiloi disa shtëpi, madje dhuroi edhe dy banesa. Përveç këtyre, ka kontribuar me të holla,

material ndërtimor e fuqi punëtore falas në ndërtimin dhe meremetimin e rrugëve lokale , pastaj të objekteve fetare ( kisha, xhami dhe Funeralin “ Malësia”). Ka kontribuar edhe në institucione shëndetësore në Tuz dhe Podgoricë, institucione arsimore në Malësi, dhe kontribuoi në ngritjen e përmendoreve (shtatoreve). Gjithashtu, ka mbështetur financiarisht manifestime kulturore dhe sportive. Zemrën e tij fisnike e dëshmoi edhe gjatë karantinimit të plotë të qytetarëve të Malësisë brenda mureve të shtëpisë për tri javë, për shkak të infektimit të 15 Mark Gjolaj

personave nga kjo trevë me virusin e panjohur deri atëherë, C0vid-19 . Kolçaj, përveçse ishte ditë dhe natë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Komunës së Tuzit, në kohën e karantinës dhuroi sasi të mëdha produktesh blegtorale organike nga ferma e tij. Edhe Mark Gjolaj, pronari i firmës “Art Ceramic” nuk po kursen asgjë, për të qenë pjesë aktive e bamirësisë, duke dëshmuar gjithnjë e kudo fisnikërinë, humanizmin dhe solidaritetin si stil jete dhe veprimi. Përveç si biznesmen i gjeneratës së re, Gjolaj njihet si një njeri që ka mbështetur aktivitete të shumta humanitare në Malësi, në shumë sfera të jetës, në projekte të infrastrukturës në vendlindje, në objekte banimi dhe në aktivitete të shumta fetare, kulturore e arsimore. Ka ndihmuar familje të varfra, fëmijë jetimë e të tjerë. Po ashtu u vu në aksion për t’i ndihmuar bashkëqytetarët e vet për çdo nevojë që kishin në ato ditë të vështira të karantinës. Të gjitha ndihmat i bën me vullnet, sepse është i vetëdijshëm se të ndihmosh dikë është sevap, sidomos të varfrit dhe ato familje që kanë nevojë, e që për fat të keq në shoqërinë e sotme ka mjaft të tilla. Çdo herë reflekton bujari, besnikëri, përpikshmëri dhe përkushtim në veprim, duke qenë nxitës dhe motivues për gjeneratën e re. Marku është një shëmbëlltyrë e një brezi të ri të një malësori të denjë dhe fisnik që do të mbetet për shumë kohë frymëzues për brezat që do të vijnë. Këta biznesmenë vullnetarë e bamirës, të lindur dhe të rritur në familje të ndershme fshatare, tradicionale shqiptare, po përpiqen të ndihmojnë të varfrit, duke i bërë thirrje bujarisë së qytetarëve për të dhënë një pjesë nga pasuria apo kursimet e veta. Ata po përpiqen të gjallërojnë traditat e hershme të shqiptarëve (malësorëve) për fisnikëri dhe bamirësi për të ndihmuar sadopak familje në varfëri të skajshme (ekstreme). Këto dy figura publike vlerësohen në bazë të veprave e jo deklaratave dhe “rrahjes së gjoksit” dhe “vetëlavdërimeve”. Ata kanë përzgjedhur për të jetuar dhe për të vepruar me dashuri dhe për dashuri njerëzore. Gj. Gjonaj E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Javore KOHA

31


MOZAIK

Historike: Filmi “Zgjoi” në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscars” Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit shpalli listën e ngushtë në 10 kategori për edicionin e 94-të të “Academy Awards”. Është shpallur lista e ngushtë për kategoritë: dokumentar i metrazhit të gjatë, dokumentar i metrazhit të shkurtër, film ndërkombëtar i metrazhit të gjatë, grim dhe stil flokësh, muzikë (rezultati origjinal), muzikë (këngë origjinale), film i shkurtër i animuar, film i shkurtër Live Action, efekte zanore dhe vizuale. Në listën e ngushtë të nominimeve “Ocsars” është edhe filmi kosovar

32

Javore KOHA

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

“Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli. Në filmin “Zgjoi” paraqitet historia e vërtetë e Fahrijes (Yllka Gashit), e cila, si shumë gra të tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresë të zbehur dhe pikëllim në rritje që kur i shoqi u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Për të siguruar familjen e saj në vështirësi, ajo mbledh gra të tjera në komunitetin e saj për të nisur një biznes me ajvarin me salcë me piper të kuq. Së bashku ato gjejnë shërim dhe ngushëllim duke menduar për një të ardhme pa burrat e tyre. Në prononcimin për “Deadline’s

Contenders Film: International”, regjisorja Basholli tha: “Unë mund të bëja shumë filma për jetën e Fahrijes dhe për rrugëtimin e saj të vështirë gjatë luftës dhe pas luftës, por në fakt ishte karakteri dhe personaliteti i saj që me të vërtetë pati një ndikim të madh tek unë dhe te të gjithë ne”. Filmi “Zgjoi” fitoi 3 çmime në festivalin “Sundance”, duke u bërë filmi i parë që fitoi të tre çmimet kryesore në historinë e këtij festivali. Pas këtij festivali, “Zgjoi” mori pjesë edhe në shumë festivale të tjera, ku mori çmime të shumta.


MOZAIK

Në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës

U miratua buxheti për vitin 2022 Në seancën e katërt të Kuvendit të komunës së Plavës ku ishin të pranishëm 26 këshilltarë prej gjithsej 31 sa numëron Kuvendi, janë shqyrtuar dhe miratuar një sërë propozim-vendime, plane dhe rregullore të organeve të qeverisjes lokale të institucioneve publike. Pas hapjes së seancës nga kryetarja e Kuvendit, Jasmina Cikotiq, u verifikua mandati i këshilltares së re Sellma Sharkinoviq, nga lista zgjedhore Socialdemokratët e Malit të Zi, “Socialdemokratët Ivan Brajoviq – Ne me konsekuencë vendosim për Plavën”, në vend të këshilltares së po këtij subjekti politik, Anella Musiq-Nikoçeviq, e cila më parë ka dhënë dorëheqje nga detyra e këshilltares, sepse u propozua në funksionin e ushtrueses së detyrës së sekretares të Kuvendit të Komunës së Plavës. Në vazhdim të seancës, pas ca vërejtjesh të dy këshilltarëve në përmbajtje, u miratua proces verbali nga seanca e dytë e rregullt, e mbajtur më 28 qershor 2021, dhe rendi i plotësuar i ditës me një pikë të re të propozuar nga kryetari i komunës, Nihad Canoviq – Zgjedhja e kryetarit të Komisionit komunal zgjedhor. Seanca filloi punën sipas rendit të ditës me miratimin e dorëheqjes me dëshirën e vet të Adill Milushit nga funksioni i sekretarit të Kuvendit të Komunës së Plavës, dhe emërimin e juristes së diplomuar, Anella Musiq-Nikoçeviq, ushtruese e detyrës së sekretares së Kuvendit të Komunës, nga subjekti politik Demokratët e Malit të Zi, me mandat gjashtëmujor, të cilit

i përkiste edhe sekretari në dorëheqje, Milushi. Më pas u vazhdua me shqyrtimin e propozimit të vendimit mbi Buxhetin e Komunës së Plavës për vitin 2022, që ishte njëri ndër tetë propozim-vendimet e rendit të ditës, e njëherazi edhe temë qendrore e trajtimit të tij, të cilin e parashtroi dhe në mënyrë koncize e analitike e argumentoi kryetari i komunës, Nihad Canoviq. Ai konfirmoi se buxheti i Komunës së Plavës është planifikuar në shumën 3.900.000,00 euro. Ky buxhet është zhvillimor dhe është përreth 1 milion euro më i vogël se buxheti i vitit 2021, theksoi Canoviq. Buxheti në fjalë është i ndarë në shpenzimet rrjedhëse 2.851.820,00 euro, në shpenzimet kapitale 484.180,00 euro, në pagesat e borxhit 160.000,00 euro, dhe në rezervat 40.000,00 euro. Pas trajtimit dhe shqyrtimit konciz e analitik në të cilin me diskutimet e veta morën pjesë shtatë këshilltarë, kryesisht të opozitës, të cilët dhanë vërejtjet dhe propozimet e veta, buxhetin për vitin 2022 këshilltarët me votim të hapur e miratuan me 23 vota “për” dhe me 3 vota “kundër”. Me shumicë votash “për” apo “njëzëri”, këshilltarët në punën e mëtejme të seancës, shqyrtuan dhe miratuan edhe propozim-vendimet, planet, raportet, programet dhe informatat e parapara në rendin e ditës. Propozimin e planit të investimeve të Komunës së Plavës për vitin 2022 në shumën prej 848.180,00 euro, të cilat financohen nga mjetet e buxhetit kapital, si dhe programin e masave për nxitjen (motivimin) e zhvillimit të bujqësisë për vitin 2022 në shumën prej 20.000,00 euro, që po ashtu sigurohen nga mjetet e buxhetit kapital, pas vërejtjesh dhe sugjerimesh që i dhanë këshilltarët pjesëmarrës në diskutime, u miratuan me shumicë votash. Gjatë punës së seancës, këshilltarët po ashtu trajtuan, shqyrtuan dhe me

shumicë votash miratuan planet dhe programet financiare të shpenzimeve për vitin 2022 të institucioneve publike dhe të organizatave që veprojnë në kuadër të Komunës së Plavës – të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq”, të Qendrës Ditore “Lipa”, të SHPK “Veprimtaritë Komunale” dhe të Organizatës Turistike. Ata, po ashtu shqyrtuan dhe miratuan edhe programin e punës së Kuvendit të Komunës së Plavës për vitin 2020; rregulloren mbi kriteret për caktimin e çmimit të mbështetjes së shërbimit për jetesë në bashkësi – shërbimit të qëndrimit ditor i cili ofrohet në Qendrën Ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa në zhvillim “Lipa” në Plavë; propozimin e vendimit mbi financimin e ofrimit të shërbimit “Ndihma në shtëpi”, personave të rritur dhe të moshuar në Komunën e Plavës për vitin 2022; dhënien e pëlqimit në planin e koncipuar të zgjidhjes ideore të flamurit të Komunës së Plavës dhe raportin mbi shfrytëzimin e pyjeve në territorin e Komunës së Plavës për vitin 2020. Në seancë, këshilltarët në mënyrë koncize u njoftuan me informatat mbi raportin përfundimtar për rishikimin e procesit të arkëtimit të të hyrave nga taksa e qëndrimit të Organizatës Turistike të Plavës për vitin 2020, dhe atë mbi furnizimin me ujë të vendbanimeve në Komunën e Plavës për vitin 2020. Këshilltarët me propozim të kryetarit të Komunës së Plavës si pikë plotësuese të rendit të ditës, për kryetare të Këshillit komunal zgjedhor emëruan juristen e diplomuar, Resma Shehoviq, dhe nga funksioni i zv/anëtarit të Këshillit zgjedhor komunal shkarkuan Radulle Gjuriçanin, e në vend të tij emëruan juristen Andrijana Rajkoviq. Në fund të punës së seancës e cila zgjati mbi pesë orë, disa këshilltarë parashtruan ca pyetje, dhe kërkuan që përgjigjet t’u jepen me shkrim. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Javore KOHA

33


MARKETING ZAVOD ZA UDŽBENIKE I NASTAVNA SREDSTVA PODGORICA Novaka Miloševa 36 Na osnovu člana 4 st. 2 i člana 6 Pravilnika o postupku pribavljanja, ocjenjivanja, odobravanja i pripreme udžbenika i nastavnih sredstava („Sl. list RCG“, br. 31/2004, 38/2005, 22/2007 i „Sl. list CG“, br. 84/2009 i 23/2012), Zavod za udžbenike i nastavna sredstva (u daljem tekstu: Izdavač) raspisuje

K O N K U R S za pribavljanje rukopisa na albanskom jeziku za gimnaziju : 1. Književnost za prvi razred – udžbenik (čitanka), 2. Književnost za drugi razred – udžbenik (čitanka), 3. Književnost za treći razred – udžbenik (čitanka) i 4. Književnost za četvrti razred – udžbenik (čitanka). USLOVI KONKURSA: 1. Na konkursu za pribavljanje rukopisa za udžbenike (u daljem tekstu: Konkurs) mogu učestvovati državljani Crne Gore, kao i strani državljani ukoliko čine tim s državljanima Crne Gore. 2. Autorski tim mora imati najmanje dva člana, od kojih jedan mora biti naučni radnik, a jedan praktičar iz odnosne oblasti. 3. Na Konkursu ne mogu učestvovati lica zapošljena kod Izdavača, kao ni lica koja učestvuju u radu organa nadležnih za odobravanje udžbenika. 4. Rukopisi moraju biti pisani prema novim obrazovnim programima za naznačeni predmet i razred (programi usvojeni od Nacionalnog savjeta za obrazovanje u julu 2017. godine), kao i prema Standardima za izradu udžbenika i nastavnih sredstava. 5. Rukopisi od 1. do 4. obavezno moraju sadržati: - kompletan sadržaj udžbenika/čitanke, radne sveske/dnevnika čitanja i priručnika za nastavnike (naslovi poglavlja, podnaslovi...) i - 100% rukopisa. Napomena: Ukoliko se u rukopisu nalaze zaštićena autroska djela ili njihovi djelovi, autori su dužni da pribave saglasnosti njihovih nosioca prava za objavljivanje. 6. Rukopis se predaje u 6 (šest) štampanih primjeraka. 7. Rukopisi se potpisuju šifrom od najmanje 2 (dvije) svojeručno, čitko napisane riječi. Autorstvo se dokazuje identičnom kopijom rukopisa i potpisa šifre, u roku 8 (osam) dana od dana objavljivanja rezultata Konkursa. Rok za dešifrovanje rukopisa teče od dana objavljivanja rezultata Konkursa. Ukoliko se dešifrovanje ne izvrši u predviđenome roku, gube se prava stečena na Konkursu. 8. Rok za predaju rukopisa za naslove od 1. do 4. jeste 23. septembar 2022. godine do 15 sati u prostorijama Zavoda. Rukopisi koji budu dostavljeni nakon zaključenja Konkursa, neće se razmatrati. 9. O rezultatima Konkursa Izdavač će obavijestiti učesnike u roku 60 dana od zaključenja Konkursa, preko sredstava javnog informisanja u kojima je Konkurs objavljen. 10. Učesnici Konkursa čiji rukopisi budu prihvaćeni, ustupaju Izdavaču isključivo pravo objavljivanja rukopisa i prevod na Brajevo pismo sve dok za to bude postojala potreba. 11. Autori su obavezni da rukopis kojim učestvuju na Konkursu dostave na albanskom jeziku. 12. Autori čiji rukopisi budu prihvaćeni na ovom Konkursu sklopiće s Izdavačem ugovor kojim će se regulisati međusobna prava i obaveze shodno odredbama Pravilnika o autorskim honorarima, nagradama i naknadama Izdavača. 13. Rukopisi koji ne ispunjavaju uslove Konkursa, neće se razmatrati. Obrazovni programi (veb-stranica Zavoda za školstvo Crne Gore), Standardi za udžbenike i nastavna sredstva dostupni su na veb-stranici Zavoda za udžbenike i nastavna sredstva (www.zuns.me). Informacije u vezi s Konkursom mogu se dobiti pozivom na brojeve telefona: 020/210-185 i 020/230-413.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 30 DHJETOR 2021


MARKETING ENTI I TEKSTEVE DHE I MJETEVE MËSIMORE PODGORICË Novaka Millosheva 36 Në bazë të nenit 4, pika 2, dhe nenit 6 të Rregullores mbi procedurën e sigurimit, vlerësimit, miratimit e të përgatitjes së teksteve dhe mjeteve mësimore / “Gazeta Zyrtare e RMZ”, nr. 31/2004, 38 /2005, 22/2007 dhe „Gazeta Zyrtare MZ“ nr. 84/2009 dhe 23/2012/, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore (në tekstin e mëtejmë: Botuesi) shpall

KONKURSIN për sigurimin e dorëshkrimeve në gjuhën shqipe për gjimnaz: 1. Letërsia për klasën e parë - Teksti mësimor (libër leximi), 2. Letërsia për klasën e dytë - Teksti mësimor (libër leximi ), 3. Letërsia për klasën e tretë - Teksti mësimor (libër leximi) dhe 4. Letërsia për klasën e katërt - Teksti mësimor (libër leximi) KUSHTET E KONKURSIT: 1. Në konkursin për sigurimin e dorëshkrimeve të teksteve mësimore (në tekstin e mëtejmë: Konkurs) mund të marrin pjesë shtetasit e Malit të Zi si dhe shtetasit e huaj, në qoftë se janë në ekip (grup pune) me shtetasit e Malit të Zi. 2. Ekipi i punës duhet të ketë më së paku dy anëtarë, nga të cilët njëri duhet të jetë punonjës shkencor, kurse tjetri praktikant në fushën përkatëse. 3. Në Konkurs nuk mund të marrin pjesë persona që janë të punësuar tek Botuesi, as edhe persona që marrin pjesë në organet kompetente që miratojnë tekstet. 4. Dorëshkrimet duhet të jenë sipas Programit të ri arsimor për lëndët dhe klasat e caktuara (Programet e miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arsimit në korrik 2017), si edhe sipas Standardeve për hartimin e teksteve dhe mjeteve mësimore. 5. Dorëshkrimet nga 1 deri 4 duhet të përmbajnë detyrimisht: - përmbajtjen komplete të Tekstit mësimor/leximit letrar, fletores së punës/manualit të mësuesit (titujt e kapitujve, nëntitujt... ) dhe - 100 % të dorëshkrimit. Shënim: Në qoftë se në dorëshkrim gjenden vepra të mbrojtura të autorit ose pjesë të tyre, autorët e teksteve janë të detyruar të sigurojnë pëlqimin (në formë të shkruar) nga bartësit e të drejtave për botim. 6. Dorëshkrimi dorëzohet në 6 (gjashtë) kopje të shtypura. 7. Dorëshkrimet nënshkruhen me shifrën dora vetë, nga jo më pak se 2 (dy) fjalë të shkruara qartë. Autorësia vërtetohet me kopjen identike të dorëshkrimit dhe të nënshkrimit të shifrës, në afatin prej 8 (tetë) ditësh nga dita e shpalljes së rezultateve të Konkursit. Afati i deshifrimit të dorëshkrimit vazhdon nga dita e shpalljes së rezultateve të Konkursit. Nëse deshifrimi nuk kryhet në afatin e caktuar, humbet e drejta e fituar në Konkurs. 8. Afati i dorëzimit të dorëshkrimeve nga 1 deri 4 është data 23 shtator 2022, deri në ora 15:00 në ambientet e Entit. Dorëshkrimet që do të dorëzohen pas mbylljes së Konkursit, nuk do të shqyrtohen. 9. Mbi rezultatet e Konkursit, Botuesi do të njoftojë pjesëmarrësit në afatin prej 60 ditësh nga mbyllja e Konkursit, përmes mjeteve të informimit, në të cilat është shpallur Konkursi. 10. Pjesëmarrësit e Konkursit, rezultatet e të cilëve do të jenë të pranuara, i japin Botuesit të drejtën ekskluzive të botimit të dorëshkrimit dhe përkthimin në alfabetin e Brajit, gjithnjë derisa të ekzistojë një nevojë e tillë. 11. Autorët janë të detyruar që dorëshkrimet me të cilat marrin pjesë në Konkurs t’i paraqesin në gjuhën standarde shqipe. 12. Autorët, dorëshkrimet e të cilëve pranohen në këtë konkurs, do të lidhin kontratë me Botuesin, me të cilën rregullohen të drejtat dhe detyrimet mes palëve, sipas dispozitave të Rregullores mbi honorarët, shpërblimet dhe kompensimet e autorëve nga Botuesi. 13. Dorëshkrimet që nuk plotësojnë kushtet e Konkursit, nuk do të shqyrtohen. Programet mësimore (ueb-faqja e Entit të Shkollave në Mal të Zi) dhe Standardet për tekstet dhe mjetet mësimore, ndodhen në ueb-faqen të Entit të Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore (www.zuns.me). Informatat në lidhje me Konkursin mund të merren me telefon në numrat: 020/210-185 dhe 020/230-413. E ENJTE, 30 DHJETOR 2021

Javore KOHA

35


“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni

në linkun:

www.kohajavore.me

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.