Koha 983

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 21 tetor 2021 Viti XX Numër 983 Çmimi 0,50

Patriotizmi te shqiptarët dhe tkurrja e trojeve ISSN 1800-5696

Rreziku real nga ndryshimi i kursit?!

Ulqini dhe ulqinakët në Betejën e Lepantit


PËRMBAJTJE

8

12 Një hero i vërtetë amerikan

Çfarë duhet ende që vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e Bashkimin Evropian

14

16 Artistët dhe bota e tyre

Jo fyerje, por krenari

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 21 TETOR 2021


PËRMBAJTJE

18

24 Fishta më aktual se kurrë edhe pas një shekulli

Mesazhe poetike të mirëmenduara

26

30 Të vetmit ushtarakë të huaj që shkelën në Shqipëri si liberatorë

E vërteta e vdekjes tragjike të kërkuesit shkencor Agron Lucaj KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 21 TETOR 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Zëvëndësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Ballkanin, Gabriel Escobar, paralajmëron NATO-n

“Mos ndani informacione me Malin e Zi” Zëvëndësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Ballkanin, Gabriel Escobar, konfirmoi se në samitin e fundit të NATO-s nuk u fsheh frika se është e rrezikshme të ndahen informacione me qeverinë e re në Podgoricë. Zyrtari i lartë amerikan, i cituar nga Euractiv, shtoi se shqetësimi është real dhe publiku malazez duhet të jetë i ndërgjegjshëm për këtë. Escobar i bëri komentet e tij gjatë një

4

Javore KOHA

E ENJTE, 21 TETOR 2021

lidhjeje me video në forumin 2BS në Budvë. Duke komentuar mbi ndërhyrjen ruse në çështjet e brendshme të këtij vendi, ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përgjigjen, si diplomatike, ashtu edhe politike për t’iu përgjigjur forcave të izoluara që nuk e duan Malin e Zi, sovran dhe demokratik. “Ato forca politike në Mal të Zi që janë pro-serbe, duhet të pranojnë që

Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur dhe i kthyer drejt Perëndimit e të qëndrojë si pjesë e NATO-s. Anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit e kanë bërë Malin e Zi shembull për rajonin në njëzet vitet e fundit, dhe për ato parti që me të vërtetë po përpiqen të minojnë këto vlera, ne kemi shumë mënyra për t’iu përgjigjur. Disa prej tyre janë sanksionet, si dhe izolimi diplomatik dhe politik”, deklaroi Escobar.


NGJARJE JAVORE

Deputeti i Koalicionit Shqiptar “Bashkë nji za”, Fatmir Gjeka, u takua me ministren e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi

Diskutime mbi problematikat e studentëve shqiptarë nga Mali i Zi Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti i Koalicionit Shqiptar “Bashkë nji za”, Fatmir Gjeka, ka zhvilluar të enjten një vizitë pune në Tiranë, ku është pritur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar në lidhje me problematikat e të rinjve, sidomos të studentëve nga Mali i Zi të cilët stu-

diojnë apo që i kanë kryer studimet në Republikën e Shqipërisë. “Një falënderim të veçantë për ministren Kushi, për gatishmërinë për të ndihmuar dhe kontribuuar për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë shqiptarë nga Mali i Zi”, ka shkruar ai. Pak kohë më parë, edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, është takuar

me ministren e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nga e cila ka kërkuar që studentët shqiptarë nga Mali i Zi të mos kenë kufizime me kuota për pranim në universitetet publike, që procedurat e aplikimit të jenë sa më lehtësuese si dhe sigurimin e kuotave për specializim në fushat e shkencave mjekësore për kandidatët shqiptarë nga Mali i Zi. (Kohapress)

E ENJTE, 21 TETOR 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Patriotizmi te shqip dhe tkurrja e trojev Qani Osmani

Jo rastësisht, të paktën që nga epopeja Skënderbejane, trojet shqiptare, herë për shkak të dhunës së papërmbajtshme të armiqve më të fortë se ne, herë me fajin tonë, janë tkurrur në vazhdimësi, për çka flasin të dhënat statistikore prej të cilave e kuptojmë se më shumë territor kemi pasur në të shkuarën sesa sot. Lidhur me këtë, më ka ndodhur të lexoj diku se, një herë e një kohë, shqiptarët ishin në numër sa francezët, që sot janë disa dhjetëra milionë, kurse ne vazhdojmë të jemi komb i vogël, që më shumë se brenda jetojmë jashtë vatrave tona, në të cilat

6

Javore KOHA

E ENJTE, 21 TETOR 2021

na pret asimilimi i pashmangshëm. Kur jemi te tkurrja e territoreve duhet ta pranojmë se më të dhembshme janë rastet e shitjes së tyre nga politikanët e papërgjegjshëm, që ndryshe prej burrështetasve të së shkuarës (Rilindësve, bie fjala) që flijuan trashëgimitë e tyre për të bërë Shqipërinë, shesin territore Shqiptarie për çifliqe personale. Dhe që është më e keqja, këtë e bëjnë duke u mbrojtur me arsyetimin se gjoja nuk kanë mundësi të refuzojnë kërkesat e aleatëve të jashtëm, që i detyruakan të shkelin Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Po përmend këtu vetëm dy raste tradhtish ordinere, njëri prej të cilëve është ai i shitjes së 12 miljeve të ujërave të Jonit të pasur me naftë, që iu premtua Greqisë me marrëveshje të fshehtë, që për shumë kë do ta dëmtojë rëndë të ardhmen e Shqipërisë dhe mund të jetë mollë sherri ndërmjet dy vendeve fqinje. Tani

grekët e kërkojnë me ngulm respektimin e marrëveshjes që shkel rëndë Kushtetutën e shtetit shqiptar të bërë nga një kastë e mbrapshtë politike, që udhëheq diktaturën demokratike me parimet e Luigjit të 14-të, që thoshte: “Shteti jam unë”. E ngjashme dhe po aq tragjike për të sotmen dhe të ardhmen tonë është marrëveshja e Republikës së Kosovës me Malin e Zi, të cilit dikush ia fali disa mijëra hektarë tokë, sikur u kishim ndonjë borxh malazezve dhe shtetit të tyre fshat, siç e quante Gjergj Fishta, të banuar me një numër të madh fisesh të asimiluara shqiptare, prej të cilëve një pjesë e ka përzënë nga vatrat e tyre, kurse pjesën tjetër po e boshnjakëzon para hundëve leshatake të pushtetarëve shqiptarë. Viteve të fundit, ndër të tjera, Serbia ka intensifikuar edhe propagandën për të dëshmuar se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu paska qenë serb.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ptarët ve Për ta mbështetur mashtrimin e tyre, pseudohistorianët serbë kanë botuar katër vepra voluminoze, të cilat janë duke i përkthyer edhe në gjuhët e mëdha të botës. Ata shkojnë aq larg sa përgatiten për të kërkuar zyrtarisht nga muzeu i Vjenës që t’ia dorëzojë Serbisë përkrenaren dhe shpatën e Heroit kombëtar të shqiptarëve të fjetur. Në shikim të parë kjo duket qesharake, por duke pasur parasysh shpirtin mercenar të klasës politike shqiptare, që viteve të fundit i dhuron fqinjëve grabitqarë territore etnike, pa denjuar të përmendë barbaritë e bëra ndaj nesh dhe tokat e pushtuara kubarisht prej të njëjtëve gjatë dy shekujve të fundit, nuk do të ishte befasi as dhurimi i simboleve të rëndësishme të Shqiptarisë. Në fakt, ka kohë që një lukuni e tërë bashibozukësh shqipfolës (pseudohistorianë, pseudointelektualë, analistë gjithologë, gazetarë shpirtshitur,

Mjerisht, kështu si janë duke shkuar punët, shqiptarët do të tkurren akoma më shumë, sepse tanimë nuk u kundërvihet kush politikanëve shpirtshitur, për të cilët interesi kombëtar është një asgjë e madhe. Thjesht, ata nuk e duan Shqiptarinë (respekt përjashtimeve!) dhe sillen ndaj saj sikur të ishte, jo nënë, po njerka e tyre televizione të mëdha “nacionale”...), e trumbetojnë pallavrën për Skënderbeun sllav, duke ua lehtësuar kësisoj terrenin manovrave mashtruese serbe. Kjo sigurisht i shkon për hoshafi klasës së esad-toptanëve të shqiptarisë, të cilët në saje të zhvatjes së gjithçkaje me vlerë, gati gjysmën e etnisë e kanë dëbuar tani më jashtë atdheut, kurse pjesën e mbetur e kanë varfëruar, ia kanë shpëlarë trurin, ia kanë vrarë shpresën, ia kanë përulur dinjitetin dhe e kanë bërë të pandjeshme edhe ndaj zhveshjes nga simbolet e etnisë. Mjerisht, kështu si janë duke shkuar punët, Shqiptarët do të tkurren akoma më shumë, sepse tanimë nuk u kundërvihet kush politikanëve shpirtshitur, për të cilët interesi kombëtar është një asgjë e madhe. Thjesht, ata nuk e duan Shqiptarinë (respekt përjashtimeve!) dhe sillen ndaj saj sikur të ishte, jo nënë, po njerka e tyre. Shi-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

koni çfarë bën Serbia për ta rikthyer Kosovën në kthetrat e saj ose për ta bërë të paktën shtet jofunksional!? Ajo ka plane konkrete dhe punon për t’i realizuar ato, ndërkohë shqiptarët bëjnë gjumë dhe mbështeten vetëm në aleatët e tyre. Serbia interesohet maksimalisht për disa mijëra serbë që popullojnë qytezat e vogla të veriut të Kosovës, kurse shteti Amë i shqiptarëve s’e çanë fare kokën për gjysmën e vet të aneksuar dhunshëm nga fqinjët nepërka. Serbia investon prej vitesh miliona euro për serbët e Kosovës. Së fundmi ka ndarë buxhetin prej 92 milionë eurosh, kurse dy qeveritë e shteteve shqiptare, që u takuan para disa vitesh me bujë në një takim të rëndomtë politikanësh, ndanë për Luginën e Preshevës 100. 000 euro të zhugafta (secila nga 50.000) duke ua bërë me dije të gjithëve se bie ora shqiptare. Zoti hajrin!, do të thoshte gjyshi im i ndjerë.

E ENJTE, 21 TETOR 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

France Inter

Çfarë duhet ende që e Ballkanit të bëhen Bashkimin Evropian Pierre Haski Samiti i mbajtur më 6 tetor në Brdo të Sllovenisë nuk ishte aspak i lehtë. Ai bëri bashkëudhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë,) që janë duke trokitur në derën e një Evrope të bashkuar. Megjithatë kjo derë është aktualisht e mbyllur, dhe nuk duket ende e gatshme për t’u hapur.Kjo çështje nuk është e re. Dialogu me vendet

8

Javore KOHA

E ENJTE, 21 TETOR 2021

e lindura nga shembja e Jugosllavisë dhe me Shqipërinë, ka nisur që në vitin 2003, por po përparon aq ngadalë, saqë po shkakton një zhgënjim të madh në rajon. Në disa aspekte, ne i jemi kthyer problemit të zgjerimit të Bashkimit Evropian pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, me demokratizimin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Ai debat i vuri mbështetësit e zgjerimit, kundër atyre të thellimit të këtij procesi. Me fjalë të tjera, duhej të vendosej nëse do të pranoheshin shtete të reja në union, apo të forcoheshin më parë lidhjet midis anëtarëve “historikë”. Në fund, u ndoqën që të

dyja rrugët (me vështirësi të ndryshme):u zgjerua si BE, ashtu edhe iu fut monedha e përbashkët evropiane, euro. Ashtu si në vitet 1990, sot ekzistojnë dy nevoja kontradiktore midis tyre. Mbështetësit e zgjerimit argumentojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor, përbëjnë një zonë rreziku në kontinentin evropian, sa i përket paqëndrueshmërisë së qeverisë dhe gjeopolitikës, dhe me ndikimin në rritje të Kinës, Rusisë apo Turqisë. Injorimi i këtyre vendeve, do të sjellë në mënyrë të pashmangshme pasoja negative. Ndërkohë kundërshtarët e zgjerimit të çdo lloji, thonë se BE-ja aktuale

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

vendet pjesë e me 27 anëtarë nuk është në gjendje që të funksionojë në mënyrë efektive, dhe se shtimi i 5 apo 6 vendeve të tjera në strukturat aktuale, vetëm sa do ta paralizonte të gjithë unionin… Kjo tezë fokusohet më tepër në transformimin e funksionimit e BEsë aktuale, përpara hapjes së dyerve për kandidatët e rinj. Në fund, ashtu siç ndodhi në vitet 1990, do të duhet që tëndiqen të dyja rrugët. Mohimi i çdo perspektive për këto shtete të brishta politikisht dhe ekonomikisht, do t’i hedhë ato në krahët e fuqive të jashtme. Për ta kuptuar këtë, mjafton të kujtojmë deklaratën e bërë më 6 tetor nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç,

Ndërkohë duhet të zgjidhen edhe disa mikro-konflikte, përfshirë ai midis Serbisë dhe Kosovës, që kërcënon rregullisht të përshkallëzohet në një konfrontim të armatosur, dhe ai midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për pakicat që u mburr me ndihmën e ofruar nga Rusia. Në samitin e Brdos 27 vendet anëtare e përfshinë fjalën “zgjerim” në deklaratën përfundimtare, por pa përmendur asnjë afat konkret se kur do të ndodhë kjo gjë. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Lejen deklaroi:“Ju do të jeni një ditë pjesë e Bashkimit Evropian. Duhet vetëm të kuptojmë se kur do të ndodhë kjo”. Por kjo deklaratëështë e pamjaftueshme, dhe të 27 vendet e BE e kanë vënë dorën në portofolet e tyre për të propozuar një plan financimi për një rajon evropian veçanërisht të cenueshëm. Gjithsesi, problemi nuk qëndron

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

vetëm tek paratë. Pasi duhet të zgjidhen ndërkohë edhe disa mikro-konflikte, përfshirë ai midis Serbisë dhe Kosovës, që kërcënon rregullisht të përshkallëzohet në një konfrontim të armatosur, dhe ai midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për pakicat. Këto çështje gjetën hapësirë edhe gjatë takimit të fundit. Samiti la pas një ndjenjë të paplotësisë, për shkak të linjave përçarëse midis 27 vendeve anëtare, si dhe midis BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor. Por logjika politike është e ftohtë: tek e fundit, Ballkani është më afër Evropës sesa rajoni Indo-Paqësorit, që po monopolizon aktualisht mendimet e shumë njerëzve.

E ENJTE, 21 TETOR 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Mali i Zi dhe politika e jashtme

Rreziku real nga ndr Ndryshimi i kursit të politikës së jashtme të Malit të Zi do të ishte fatal për këtë vend dhe qytetarët e tij. Kjo do të ndikonte edhe në marrëdhëniet ndëretnike brenda shtetit, rritjen e mëtejshme të shkallës së distancës etnike edhe ashtu të përkeqësuar

Ismet Kallaba

Mali i Zi mori ditëve të fundit një “shuplakë” nga deklarata e diplomatit të lartë amerikan, zëvëndësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili ka theksuar se në samitin e fundit të NATO-s nuk u fsheh frika se është e rrezikshme të ndahen informacione me qeverinë e re në Podgoricë. Kjo deklaratë e tij, duke e akuzuar hapur qeverinë e Malit të Zi për rrjedhje të informacionit, tregon mosbesim ndaj partnerit më të ri të Aleancës Veriatlantike. Ajo duhet kuptuar edhe si një paralajmërim për Malin e Zi dhe qeverinë e tij. Për vite të tëra, Mali i Zi është konsideruar si prijës në procesin e integrimeve euroatlantike në rajon, falë besimit të krijuar te partnerët ndërkombëtarë dhe politikës së fqinjësisë së mirë që ka ndjekur me vendet fqinje. Megjithatë, të gjithë e kanë ditur se Mali i Zi ka shumë probleme

“ 10

të brendshme të pazgjidhura dhe se opinioni i brendshëm është tejet i polarizuar, sidomos sa i përket NATO-s. Para formimit të saj, qeveria e re u ka premtuar ndërkombëtarëve se nuk do të ndryshojë kursin e politikës së jashtme dhe prioritetet në planin gjeopolitik e gjeostrategjik, por besimi fillestar i ndërkombëtarëve duket se ka qenë joreal. Pavarësisht se qeveria aktuale e Malit të Zi është munduar t’i bindë partnerët ndërkombëtarë për mosndryshimin e politikës së saj properëndimore, duke pranuar mbase që të vendosë në krye të dikastereve kyçe të politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë kuadro të pranueshëm për Perëndimin, pjesa kryesore dhe shumicë e koalicionit qeverisës nuk i ka fshehur asnjëherë bindjet dhe politikën e tyre antiperëndimore. Dihet qartë se orientimi i tyre është Serbia dhe Rusia, se janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe se në rast të mundësisë, do të tërhiqnin njohjen e pavarësisë së saj. Ndryshimi i kursit të politikës së jashtme do të ishte një rrezik i ri për Malin e Zi dhe do t’i hidhte poshtë të gjitha përpjekjet e bëra që pas ndarjes së politikës shtetërore të

Politika e jashtme e Malit të Zi, orientimi i tij properëndimor dhe integrimet euroatlantike, përfshirë raportin e mirë me fqinjët, në radhë të parë me Shqipërinë dhe Kosovën, kanë qenë ndër arsyet kryesore pse partitë politike shqiptare dhe në përgjithësi shqiptarët në Malin e Zi e kanë mbështetur qeverinë e mëparshme të Malit të Zi

Javore KOHA

E ENJTE, 21 TETOR 2021

Malit të Zi nga ajo e Serbisë dhe e udhëheqësit të saj të kohës, Sllobodan Millosheviq, që u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006. Ngjarjet e fundit në Mal të Zi, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë dëshmojnë se Ballkani po zien sërish. Një tërheqje, qoftë edhe e përkohshme e amerikanëve nga Ballkani, u lë shteg forcave regresive të prira nga Serbia dhe popullsia serbe në vendet e ndryshme të rajonit, si dhe të mbështetura fuqishëm nga Rusia, për krijimin e situatave të tensionuara që mund të çojnë në përshkallëzimin e konflikteve. Këtë duket se e ka të qartë politika e jashtme amerikane, e cila përmes disa lëvizjeve të fundit po përpiqet të (ri)vendosë autoritetin e saj në Ballkanin e trazuar. Propozimi i Presidentit amerikan Joseph Biden për emërimin e dy diplomatëve me përvojë, diplomatit në pension Christopher Hill, një veteran i përfshirjes amerikane në Ballkan gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, si ambasador i ri i SHBA-së në Beograd, dhe diplomatit Michael Murphy për ambasador të ri në Bosnjë e Hercegovinë, ka domethënie të madhe dhe tregon për rikthimin e vëmendjes së këtij vendi në Ballkan. Sa i përket shqiptarëve, politika e jashtme e Malit të Zi, orientimi i tij properëndimor dhe integrimet euroatlantike, përfshirë raportin e mirë me fqinjët, në radhë të parë me Shqipërinë dhe Kosovën, kanë qenë ndër arsyet kryesore pse partitë politike shqiptare dhe në përgjithësi shqiptarët në Malin e Zi e kanë mbështetur qeverinë e mëparshme

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ryshimi i kursit?!

të Malit të Zi. Prandaj ndryshimi i kursit të politikës së jashtme të Malit të Zi do të ishte fatal për këtë vend dhe qytetarët e tij. Kjo do të ndikonte edhe në marrëdhëniet ndëretnike brenda shtetit, rritjen e mëtejshme të shkallës së distancës etnike edhe ashtu të përkeqësuar.

Ngjarjet e fundit në Mal të Zi, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë dëshmojnë se Ballkani po zien sërish. Një tërheqje, qoftë edhe e përkohshme e amerikanëve nga Ballkani, u lë shteg forcave regresive të prira nga Serbia dhe popullsia serbe në vendet e ndryshme të rajonit, si dhe të mbështetura fuqishëm nga Rusia, për krijimin e situatave të tensionuara që mund të çojnë në përshkallëzimin e konflikteve. Këtë duket se e ka të qartë politika e jashtme amerikane, e cila përmes disa lëvizjeve të fundit po përpiqet të (ri)vendosë autoritetin e saj në Ballkanin e trazuar

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 21 TETOR 2021

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Ndërroi jetë gjenerali amerikan Colin l. Powell

Një hero i vërtetë amerikan

Dëshira e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit Colin Powell për Shqipërinë ishte: “Të realizonte potencialin e saj dhe të përfundonte udhëtimin historik, për t’u kthyer, më në fund, në zemër të Evropës”

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork Gjenerali Colin L. Powell, ish-Sekretar i Shtetit Amerikan dhe Shef i Shtatmadhorisë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara ndërroi jetë të hënën në mengjes, si pasojë e ndërlikimeve nga Covid-19, megjithëse ishte i vaksionuar plotësisht sipas rekomandimeve të mjekëve, thuhet në njoftimin e familjes për vdekjen e këtij amerikani të madh. Familja falënderon ekipin mjekësor që është kujdesur për të në Qendrën Mjekësore Walter Reed në Bethesda të shtetit Merilend, afër Uashingtonit, duke shtuar se, “Kemi humbur një bashkëshort, baba dhe gjysh të dashur dhe të jashtëzakonshëm, si dhe një Amerikan të madh”, thuhet në njoftimin e familjes me rastin e kalimit në amshim të Gjeneralit Colin Powell, njërit prej ushtarakëve, diplomatëve dhe politikanëve më të dalluar të Shteteve të Bashkuara, në

12

Javore KOHA

E ENJTE, 21 TETOR 2021

disa dekada. Colin Powell ka shërbyer në detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, duke filluar nga 20 Janari, 22001, i emëruar në atë detyrë nga Presidenti Xhorxh Bush i vjetër. Gjenerali Powell ka qenë Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në administratën e Presidentit Ronald Reagan, ndërsa karriera e tij prej ushtaraku ka zgjatur për 35 vite, duke arritur nivelet më të larta në udhëheqjen e Pentagonit, përfshirë edhe detyrën më të lartë të atij dikasteri të mbrojtjes, Shef i Shtatmadhorisë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara. Është e vështirë të gjesh një udhëheqës politik, ushtarak ose diplomatik me rëndësi të Shteteve të Bashkuara në 30-vitet e fundit, që të mos ketë pas të bëjë – në një mënyrë ose në një tjetër me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Natyrisht, se duke qenë njëri prej personaliteteve më të dalluara ushtarake dhe diplomatike të Amerikës, as i ndjeri Gjenerali Colin Powell nuk mund të ishte një përjashtim. Ndër vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë në Shqipëri gjatë dekadave të fundit, shquhet edhe ajo e Sekretarit të Shtetit, Colin Powell, në Maj të vitit 2003 në Tiranë ku kryediplomati amerikan mori pjesë në

ceremoninë e nënshkrimit të Kartës së Adriatikut. “Karta e Adriatikut”, ka thënë me atë rast Powell, “do të shërbejë si një udhëzim drejt integrimit euro-atlantik të tre vendeve (Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë). Ai ka shtuar se, në këtë dokument, “pasqyrohet përkushtimi i partnerëve tanë për të bashkëpunuar, individualisht, me njëri tjetrin dhe me fqinjët e tyre për të krijuar një rajon të demokracive të forta, të mbështetura nga ekonomi me tregje të lira”, dhe ka nënvizuar, gjithashtu edhe “rëndësinë që ne i kushtojmë integrimit eventual të këtyre vendeve në NATO dhe në institucionet e tjera evropiane”. Powell ka thënë me atë rast (maj 2003) se me gjithë nënshkrimin e Kartës së Atlantikut, tre vendet në fjalë përballen me sfida të mëdha, ndërsa përpiqen të zhvillojnë ekonominë, ushtrinë dhe institucionet politike në nivele të barabarta me standardet perëndimore, jo vetëm se pse këto kërkohen nga Aleanca NATO, por më me rëndësi, është fakti se qytetarët e këtyre vendeve meritojnë standarde të tilla”, është shprehur ish-Kryediplomati amerikan Colin Powell në Trina, në maj të viti 2003. Powell ka thënë 18-vjetë më parë në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Tiranë se “Karta riafirmon premtimet e bëra nga të tre vendet, se do të “të vazhdojnë forcimin e institucioneve të tyre demokratike dhe të luftohet korrupsioni që qëndron midis popujve të rajonit dhe ëndrrave të tyre për një jetë më të mirë”, ka theksuar Powell, pothuaj dy dekada më parë në qendër të Tiranës. Eh, sikur Tirana zyrtare të mbante premtimet që u ka bërë gjatë viteve e deri më sot, aleatëve të saj perëndimorë -- përshirë ish-Sekretarin e Shtetit të ndjerin Colin Powell -- për të luftuar korrupsionin, për të bërë reformën në drejtësi, për zgjedhje të lira e të drejta, e të tjera premtime boshe, standarde këto të denja dhe të nevojshme të një vendi anëtar të NATO-s, për të arritur nivelet e standardeve perëndimore për drejtësi dhe dinjitet njerëzor, për të gjithë shqiptarët pa dallim. Si mos të ndjehej i zhgënjyer i ndjeri Powell, në këtë ditë të kalimit të tij në amshim, – ashtu siç ndjehen edhe zyrtarë të tjerë amerikanë – nga premtimet e boshe të pa realizuara të klasës politike shqiptare, të

këtyre tre dekadave të kaluara – për një jetë më të denjë dhe më të mirë për shqiptarët, bazuar në vlerat dhe standardet perëndimore. Me keqardhje të thellë personale, më duhet të them se shpresa e të ndjerit Colin Powell se fryma e Kartës së Adriatikut e nënshkruar prej tij në Tiranë në maj të vitit 2003, (madje as anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më 2009), nuk kanë sjellë, as zgjedhje të lira, as reformat e kërkuara në drejtësi, e si rrjedhim as integrimin e plotë të Shqipërisë në institucionet Euro-Atlantike, ashtu që sipas dëshirës së Powell-it, Shqipëria, “të realizonte potencialin e saj dhe të përfundonte udhëtimin e historik për t’u kthyer më në fund në zemër të Evropës”, ka përfunduar fjalimin e tij, Colin Powell në Tiranë në maj të vitit 2003, aty ku, historikisht, e ka vendin Shqipëria. Presidentët amerikanë, Joe Biden, Jimmy Carter, Xhorxh W. Bush, Bill Clinton dhe Barak Obama e cilësuan Colin Powellin si “Një hero të vërtetë Amerikan” dhe kujtuan integ-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ritetin dhe ndershmërinë e tij si dhe miqësinë personale që kanë pasur me të. Presidenti aktual Biden tha se “mbi të gjitha Colin-in e kisha mik” dhe ai ishte një “patriot që s’e kishte shoqin…plot në dinjitet dhe ndershmëri”. Ndërsa Presidenti Xhorxh W Bush than ë reagimin e tij se Colin Powell ishte, “ jashtëzakonisht shumë i respektuar në Amerikë dhe anë e mbanë botës. Por mbi të gjitha, Colin-in ishte familjar i devotshëm dhe mik imi.” Presidenti Jimmy Carter tha se, “Guximi dhe integriteti i tij do jenë frymëzim për brezat e ardhshëm.” “Bota ka humbur njërin prej udhëheqësve më të mëdhenj që kemi njohur. I pari afrikano-amerikan Shef i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, afrikano-amerikani i parë Sekretar Shteti, një burrë i respektuar anë e mbanë botës”, ishte reagimi i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Z. Lloyd Austin III, me të dëgjuar për vdekjen e Gjeneralit me katër yje, Colin Powell. E ENJTE, 21 TETOR 2021

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Arnautët, ndërmjet mitit dhe legjendës (2)

Jo fyerje, por kre

Duket, pra, se ky emërtim ishte një krenari shumë e madhe pasi kudo që shkonin e vendoseshin shqiptarët, përvetësonin mbiemrin “Arnauti”. Shumica e shqiptarëve të Sirisë kanë rezervuar për familjet e veta këtë mbiemër; disa flasin madje për shtatë mijë të tillë

Hajrudin S. Muja

(vijon nga numri i kaluar) Konica jep edhe shpjegimin e Sir James Sedhouse në fjalorin turqisht-anglisht (1921) si “Arnautligi tuttu” – filloi t’i lëvizë gjaku, ose vrulli i shqiptarit [Konica:2010/73]. Por Konica çuditërisht shpesh synonte ta shëmtonte kuptimin për arnautin: “Pis Arnautllar”, “Ibne Arnautllar”, “Jabani Arnautllar”, “Hassiktir xhnabet Arnaut” dhe “Vur bu qerata Arnautllari” [Albania, #33-35/1909]. Ata që i kundërshtojnë tezat e mësipërme, zanafillën nuk e gjejnë te shqiptarët e osmanët, por në mesjetën e hershme, kur emri “Arnaud” u bë një nga emrat më të përdorur në jug të Francës. Kështu u quajt djali i Kontit Ermenon dhe bijës së Dukës së Gaskonisë (l. 838). Falë famës që arriti, pas vdekjes (926), emri Arnaud u bë sinonim i qëndresës dhe gëzoi një përhapje të gjerë. Historiani francez Le Roy Ladurie, për fshatin Montaillou që nuk kishte më shumë se 50 familje, shënonte dhjetë prej tyre që mbanin këtë mbiemër! Më pastaj, shpjegojnë se ‘Arnaud’ rrjedh nga teutonishtja (gjermanishtja e vjetër) dhe në shqip merr kuptimin ‘kryeshqiponjë’, apo “e fortë si shqiponjë”. Ata vazhdojnë të thonë se në Ballkan u shfaq nga periudha e Mesjetës, nëpërmjet osmanëve dhe nëse është kështu, nuk është çudi që ata ta kenë pasur në fjalorin e tyre këtë emërtim, shumë kohë para se të

14

Javore KOHA

E ENJTE, 21 TETOR 2021

kontaktonin me shqiptarët. Ndoshta këtë qëndrim mbante edhe Bajroni kur shkruante: “Arnautët ose shqiptarët më lënë përshtypje të forta për ngjashmërinë e tyre me malësorët e Skocisë, në veshje, në paraqitje dhe në mënyrën e jetesës” [Byron:1935]. Këtu pastaj na dalin mendimet e arkeologëve anglezë, amerikanë, gjermanë dhe turq, të cilët na japin një pasqyrim të ndryshëm për dyndjet e hititëve që përfaqësonin një fis të veçantë të ilirëve që u shpërngulën nga Ballkani i Epërm [Dardania] kah brigjet perëndimore dhe veriore të Detit të Zi, në Kaukaz dhe Anadollin qendror. Ata qenë të parët që ua sollën ballkanasve teknikat e xehetarisë dhe metalurgjisë, rreth vitit 2000 p.e.s! Në shekullin VII para erës sonë përmenden tre perandorë me emrin Arnuvanda, prej të cilit sipas ligjit të metastazës u krijua njëri nga sinonimet për shqiptarët – Aranavud. Disa prej tyre mendojnë se arnautët ishin “të zotë”. Amerling për shembull, përmend prej tyre individë të shquar, si: në Greqinë e lashtë, Perandorinë Bizantine ashtu edhe në Perandorinë Osmane [Amerling:1879/449], pa përmendur një numër të madh të elitës shtetërore osmane. Natyrisht që ishte një arsye për këtë. Beaujour sikurse edhe burimet gjermanofone i përshkruanin si “më të mirët e ushtarëve të Turqisë Evropiane” [Beaujour:1829; Zenelaj:2010/152], ndërsa Karl Fridrich May e shihte si: “i krisur deri në guximin më të madh” [May:1885]. Zamputi përmendë Amedeo’n, i cili prej vitit 1567 vështronte se si popullit që ai e quante ‘Arbër’ në Perandorinë Osmane quheshin “Arnaut” [Zamputi:1989/dok.#218/219-253]. Shumë prej të tillëve pastaj u njohën me këtë epitet, si: Arnavut Koxha Sinan Pasha,

Arnavut Dukagjinzade Jahja Beu, Arnavut Abdi Pasha etj. [Shenja, 11. 06. 2011]. Një mik i imi, në spital kishte takuar një mjek, që kishte mbiemrin ‘Arnauti’. Në pyetjen e mikut, ai i shpjegon: “Jam me origjinë shqiptare nga Algjeria”. Duket, pra, se ky emërtim ishte një krenari shumë e madhe pasi kudo që shkonin e vendoseshin shqiptarët, përvetësonin mbiemrin “Arnauti”. Shumica e shqiptarëve të Sirisë kanë rezervuar për familjet e veta këtë mbiemër; disa flasin madje për shtatë mijë të tillë. Dokumentet austriake të shekullit XVII flasin për një numër të madh arnautësh që luftonin për Austrinë kundër osmanëve [Fjala:2-9. 10. 2005/3]. Për rumunët arnautët ishin shqiptarët që shërbenin si trupa speciale të elitës së periudhës osmane, shpesh si garda ”pretoriane” të familjeve princërore të Rumanisë. Në fundshekullin XIX dhe fillimshekullin XX, në Bukuresht mund të shihje fotografinë e një arnauti, me kostum kombëtar të malësorit, me pisqolla e jatagan në brez, me xhamadan të qëndisur, qeleshe në kokë e opingat të veçanta. Mustaqet e tij me bishta të kthyer lart simbolizonin aty besnikërinë dhe sigurinë. Ndërsa në xhaminë Bajraktarli në Prizren u organizua konferenca kombëtare “Itihad-i Arnavut” [Bashkimi Shqiptar], prej nga doli Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Për ata që besojnë se osmanishtja ishte një përzierje e turqishtes me persishten dhe arabishten, rrënja e termit arnaut mund të burojë nga arabishtja, që pastaj ta kenë marrë osmanët! Ne nuk gjejmë ndonjë arab që ta përdorë këtë emërtim për shqiptarin, por në fjalorin e gjuhës arabe figuron “arnaud”, që lidhet me një mori legjendash. Një e tillë tregohet nga arnautët

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

enari e Sirisë dhe daton nga koha e Kalifit të dytë Omer (634-644), kur Mbreti i Shamit Ibnul Ejhem el Gasani ishte bërë mysliman dhe kishte vendosur të bënte pelegrinazhin në Mekë. Atje, tek bënte rrotullimin rreth Qabesë, një pelegrin tjetër gabimisht shkel mbretin, në çka mbreti, në reagimin e parë, i bie shuplakë. Çështja iu shtrua drejtësisë, e cila e gjykoi rastin që shkelësi t’ia kthente mbretit me një shuplakë. Pastaj, tek kërkoj sqarime se si një njeri i rëndomtë mund t’i bjerë shuplakë një mbreti, mori përgjigjen: “Kjo është drejtësia islame, një për një”. Por mbretit i erdhi inati dhe u largua prej Islamit. Meqë u ndie i turpëruar, nuk u kthye në mbretërinë e tij, por shkoi në vendin e shqiptarëve, që ishte nën Perandorinë Romake, ku sërish e pranoi islamin. Të afërmit e ftuan të kthehej te mbretëria e tij, e ai u tha: “Arnaud”, në kuptimin: “turp me u kthye”. Në shënimet e Çelebiut, rrëfimi është pak më ndryshe. Ai thotë se në kohën e Kalifit Omer, një sheikh arab me emrin Jabal’i Alhama i fisit Kurejsh të Mekës, i nxori syrin një sheiku arab, i cili shkoi pastaj te kalifi Omer për t’i kërkuar të drejtën kur’anore (5:45)! Kur i thanë Jebalit, ai tha: ”Oh Omer, nëse është kështu, unë e respektoj ligjin dhe vetë do ia nxjerr vetes syrin”. Por iku, duke mos pasur dëshirë të kryente obligimin e fjalën e dhënë, tha: ar-na-bud [s’ka ndonjë turp]. Tregimi pastaj vazhdon se si Kalifi i vuri në ndjekje 40.000 luftëtarë myslimanë, se Alhama u arratis me një anije deri në tokat e mbretërisë spanjolle. Kur i tha mbretit se ishte një fis i kurejshitëve, i dhuroi malet e pabanuara të Dukatit, Progonit e Frengisit, të regjionit të Vlorës e Delvinës, për të jetuar në to. Për një kohë të shkurtër, ata u shtuan dhe duke u përzier me frankët, krijuan gjuhën shqipe nga një përzierje të frëngjishtes me arabishten (?!). Meqë nuk u desh të nxirrte syrin, ata thanë “Ar-na-bud” (nuk duhet të ketë turp). Meqë ata e patën prejardhjen prej kurejshitëve (Quraysh), malet ku po banonin i emërtuan Quryelesh (malet e Kurveleshit) apo malet e Kurejshit

[Dankof&Elsie:2000/65]. Çelebiu thotë pastaj se Jabal Alhama vdiq si mysliman dhe u varros jashtë qytetit të Elbasanit dhe këtë shqiptarët e kujtojnë për të parin e vet! Pasardhësit e tij u përzien me frankët dhe mohuan librin. Në historinë e Tuhvas ka informata më të hollësishme për këtë fis arab – thotë Çelebiu [Dankof&Elsie:2000/189-191]. Një tjetër legjendë thotë se një familje e kurejshitëve ia kishte përkushtuar jetën thirrjes në Islam dhe prandaj ishte vendosur në tokat e shqiptarëve. Kjo familje solli me vete edhe termin “Arnaud”, nga i cili pastaj e përvetësuan shqiptarët që i gjeti aty. Identik është edhe rrëfimi i një grupi njerëzish të cilët paskëshin qenë vendosur këtu për të njëjtin qëllim dhe për të përcaktuar këto vende thonin “tek Arnautët”. Legjenda e tretë e këtij rangu lidhet me kohën kur u përhap feja, një ushtri e vogël paskësh ardhur në Ballkan dhe pësuar disfatë nga shqiptarët. Komandanti i tyre pastaj i pyeti Helmud [a po kthehemi], e ata i thanë Arnaud [jo nuk po kthehemi]. Një version tjetër i kësaj legjende lidhet me një princ të Shamit (Siri), i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve me mbretin, iku dhe u vendos në tokat e shqiptarëve. Pasi vdiq mbreti, i çuan fjalë të kthehej, por ai u tha “Ar-na-ud”, që don të thotë “turp të kthehemi”. Në lidhje me Shamin është edhe legjenda që ka të bëjë me fisin e krishterizuar arab të Banu Ghasaneve, i udhëhequr nga Xhabal bin Al-Ahyan, i mbiquajtur Arnaut, të cilët u larguan nga Shami kur e morën myslimanët dhe u pritën nga Perandori Kostandin II në Maqedoni. Disa madje spekuluan se Perandori Nikoforus I ishte vetë pasardhës i tij. Pavarësisht miteve dhe legjendave që janë thurur për Arnautin, ne nuk mund të mos përmendim këtu edhe pretendimin se me epitetin “Arun en Neud” (turp të kthehemi prapa), shqiptarët i emërtoi Sulltan Selimi I, i cili duke i njohur si trima, ndaj shqiptarëve kishte konsideratë tejet të lartë! Ka plot dëshmi të besueshme se të qenit ‘Arnaut’ nuk ishte fyerje, por krenari. Pas marrjes së Shqipërisë nga Sulltan Mehmet Fatihu II, shumë shqiptarë u vendosën në një pjesë të Stambollit dhe pasi e mbipopulluan atë vend, e emërtuan me emrin “Ar-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

navutköy” [Arnavut – Shqiptar dhe köy – fshat, pra “fshati shqiptar”]. Edhe pse shqiptarët u larguan pastaj nga kjo zonë, këtë emërtim mban edhe sot. Arnautët e Turqisë sot përbëjnë numrin më të madh të shqiptarëve në botë [KohaNet, 8. 3. 2013]! Atje janë pasardhësit e dhjetëra mijë arnautëve nga Sanxhaku i Nishit, të dëbuar në vitet 1877-1878. Në Damask, në fillim të shekullit XX kishte shumë lagje që quheshin “lagjja e arnautëve”, ‘mahalla e arnautëve’, ku gjendej edhe “xhamia e arnautëve” dhe ku sot jetojnë mbi 10 mijë arnautë [Telegraf, 29. 7. 2002]. Edhe në Bosnjë e Hercegovinë ka fshatra me prejardhje shqiptare, si: Arnautët në Zenicë, Arnautoviq në Visokë etj [Ura, #5/2010]. Të mos lëmë pa përmendur edhe takimin e arnautëve në Bejrut [27. 02. 2013], të organizuar nga “Sawt Arnaout International for Culture and Art” dhe të mbajtur në ndërtesën e UNESCO-s. Në këtë takim morën pjesë dhe diskutuan arnautë nga Libani, Siria, Iraku, Egjipti, Tunizia dhe Palestina. Në mos asgjë tjetër, ky takim tregon se numri i arnautëve në këto vende nuk është i vogël dhe se ata vetë gjithherë kanë parapëlqyer dhe kanë mbetur krenar me ‘arnauti’. Po të ishte vërtet term fyes, pse gjithë kjo dëshirë për t’u quajtur Arnaut!? (Fund) E ENJTE, 21 TETOR 2021

Javore KOHA

15


KULTURË

Artistët dhe bota e tyre

Shkrimi do t’ju kthejë në një vetmitar të pashpresë. Miqtë tuaj do të pyesin se ku keni shkuar. Familja juaj do të mendojë se i keni braktisur. Ndërkohë, do të hidheni mbi tastierën tuaj, duke shtypur furishëm në versionin tuaj të parë dhe duke vajtuar për faktin se tingëllon si një gjë e keqe

Donika Lulgjuraj

Shpesh herë njerëzit artistë thonë se jetojnë në një botë të çuditshme. Disa veten e gjejnë në poezi, e disa të tjerë në krijimtari të tjera letrare apo zhanre të tjera të artit. Artistët pa marrë parasysh artin letrar apo ndonjë formë tjetër të artit, kanë një pikë të përbashkët që përmes artit të tyre shprehin emocione dhe ndjesi. Të gjitha këto rrjedhin nga frymëzimet

“ 16

e ndryshme: (muza) që mund të jenë natyra, historia , dashuria si ndjesia më universale ,dhimbja etj . pothuajse të gjitha veprat e Ismail Kadaresë që nga lindja e deri te çlirimi nga diktatura e Enver Hoxhës flasin për vuajtjet që populli shqiptar ka përjetuar me shekuj. Çfarë do të thotë të jesh shkrimtarë – poet –artist? Të mendosh për

Ndonjëherë është e vështirë t’u thuash të tjerëve se je shkrimtar. Kemi frikë se njerëzit nuk do të na marrin seriozisht, dhe për të qenë të sinqertë, ata ndoshta edhe nuk do ta bëjnë. A keni shkruar diçka - diçka? Epo atëherë, ju nuk aspironi të jeni shkrimtar, ju jeni një! Vetëm për shkak se nuk kemi botuar një roman dhe nuk keni arritur në listën e best seller nuk do të thotë që jeni më pak shkrimtar. Në fakt, nëse nuk botojmë kurrë asgjë, kjo nuk e zbeh faktin se jeni shkrimtarë

Javore KOHA

E ENJTE, 21 TETOR 2021

veten si shkrimtar apo poet është vetëm fillimi. Duhet të kalojë pak kohë duke menduar se çfarë do të thotë të jesh shkrimtar ose poet. Përkufizimi themelor i fjalorit të një shkrimtari është “dikush që praktikon shkrimin si profesion” ,ndërsa poeti thur vargje. Një nga kuptimet e fjalës ‘shkruaj’ është ‘të kompozosh’ dhe dy nga kuptimet e ‘kompozoj’ janë ‘të ndërtosh’ dhe ‘të organizosh në një mënyrë të caktuar’. Pra, të shkruarit nuk do të thotë vetëm të vendosësh fjalët në faqe: do të thotë t’i vendosësh ato në faqe në një mënyrë të veçantë dhe për një efekt dhe qëllim të veçantë. Pasi të mos harrojmë se qëllimi i të bërit letërsisë është transmetimi i së bukurës. Shkrimi do t’ju kthejë në një vetmitar të pashpresë. Miqtë tuaj do të pyesin se ku keni shkuar. Familja juaj do të mendojë se i keni braktisur. Ndërkohë, do të mblidheni mbi tastierën tuaj, duke shtypur furishëm në draftin tuaj të parë dhe duke vajtu-


KULTURË

ar për faktin se tingëllon si një gjë e keqe. Siç tha Pablo Picasso dikur, frymëzimi duhet t’ju gjejë duke punuar. Unë do ta rishikoj atë për të thënë shkrim. Nëse jeni duke pritur për të marrë një frymëzim nga natyra - ndodh, por me siguri do të prisni për një kohë. Ndonjëherë është e vështirë t’u thuash të tjerëve se je shkrimtar. Kemi frikë se njerëzit nuk do të na marrin

seriozisht, dhe për të qenë të sinqertë, ata ndoshta edhe nuk do të e bëjnë. A keni shkruar diçka - diçka? Epo atëherë, ju nuk aspironi të jeni shkrimtar, ju jeni një! Vetëm për shkak se nuk kemi botuar një roman dhe nuk keni arritur në listën e best seller nuk do të thotë që jeni më pak shkrimtar. Në fakt, nëse nuk botojmë kurrë asgjë, kjo nuk e zbeh faktin se jeni shkrimtarë.

Pra, thuaji me guxim kujtdo që pyet: “Unë jam shkrimtar”. Dhe përfundimisht, do të filloni ta pranoni atë. Ashtu si çdo lloj tjetër arti, shkrimi është dhimbje dhe kënaqësi në të njëjtën kohë. Ka shumë sakrifica kur është fjala për të shkruar, por gjithçka është më se e vlefshme në fund . por mos të harrojmë që ju si artist të çfarë do lloje arti ta bëni artin tuaj me zemër. E ENJTE, 21 TETOR 2021

Javore KOHA

17


KULTURË

Më 23 tetor përkujtojmë 150-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës

Fishta më aktual se edhe pas një sheku madh i shekullit, pra me mjeshtërinë e tij diti ta ndërtojë shumë mirë eposin Sidorela Berishaj shqiptar të shekullit 20. Ai bëri një bujë të madhe edhe me veprat e tij satirike siç janë : “Anzat e Parnasit” dhe “Gomari i BabatE thënë dhe e dëgjuar shumë herë se asit”, u konsiderua si satiriku më i njohur i letërsisë shqipe të shekulFishta është Homeri shqiptar. Një politikan, publicist, klerik, përk- lit të kaluar . Në këto poezi nxjerr thyes dhe shkrimtar shumë i njohur. në pah të metat e disa njerëzve të Veprat e tij çdo herë e më shumë janë veçante duke i thumbuar rëndë dhe aktuale, të cilat i afrohen realitetit të shpesh me gjuhën e tij të figurshme, ditëve të sotme. Shpeshherë mendoj duke i tallur ashpër pseudopatriotët me vete se mos ndoshta ai me aftësitë e tij intelektuale dhe imagjinare e ka parashikuar të ardhmen e shekullit 21, edhe pse jetoi në shekullin e kaluar. Një poet i madh me një stil shumë të veçantë, shkrimi i cili me një përpikëri dhe profesionalizëm i përdori të gjitha zhanret letrare. E shohim si lirik të mirëfilltë, ku me anë të vargjeve shpreh mjaft bukur ndjenjat për dashurinë sublime dhe pa kushte për kombin e tij, këtë e vërteton edhe vëllimi poetik “Mrizi i Zanave”. Hapja e këtij vëllimi poetik me poezinë “Shqypnia” ku mund të themi pa drojë se është një nga poezitë më të njohura në letërsinë shqipe. Temat kryesore që mbizotërojnë në lirikat e tij, janë: ajo e atdhedashurisë, ndjenja e krenarisë, pasqyrimi i bukurive të vendit të tij dhe këtë mund ta shikojmë edhe nëpërmjet vargjeve të mëposhtme. Edhe hana do ta dije Edhe dielli do t’kete pa Se përqark kësaj rrokullie Si Shqypnia, i vend nuk ka Një tjetër veçori e stilit të shkrimtarit është edhe harmonizimi shumë i bukur i lirikës me elementë të epikës ku e shohim mjaft mirë edhe në kryeveprën e tij “Lahuta e Malcis”, bilës është konsideruar si epiku më i

18

Javore KOHA

E ENJTE, 21 TETOR 2021

dhe tradhtarët të cilët në vend që të punonin për të mirën e kombit e lirinë e tij luftonin kundër interesave kombëtare. Satira e Fishtës e kapërcen edhe fazën e ironisë duke i goditur ata pamëshirë dhe duke i sulmuar ashpër deri në sarkazëm. Në këto poezi kemi mbizotërimin e notave realiste dhe përdorimin e një gjuhe shumë të thjeshtë dhe të kuptueshme nga lexuesi. Disa vargje të shkëputura nga “Gomari i Babatasit” (Metamorfoza)


KULTURË

e kurrë ulli Ju rrugaca sallahana vagabonda shakllabana rriqna t`ndyet, mikrobe të kqi qi të mjerës moj Shqipni kthelltë hi i keni në mushkni pa dhimbë gjakun tuj ia pi, por der kur, bre batakçi! Pra duke shikuar që Fishta ishte një mjeshtër i pashoq i poezisë, i poemës, dhe i epopesë nuk mund ta lëmë pa përmendur edhe karakterin e tij krijues dramatik me tragjedinë “Juda Makabe”. Ai me të vërtetë

Një tjetër veçori e stilit të shkrimtarit është edhe harmonizimi shumë i bukur i lirikës me elementë të epikës ku e shohim mjaft mirë edhe në kryeveprën e tij “Lahuta e Malcis”, bilës është konsideruar si epiku më i madh i shekullit, pra me mjeshtërinë e tij diti ta ndërtojë shumë mirë eposin shqiptar të shekullit 20 mund të konsiderohet një gjeni ku edhe çdo shqetësim dhe mllef brenda shpirtit të tij e ktheu në art. Me anë të figurave letrare tradhtinë në këtë vepër e paraqet si një armë vrastare të kombit. Në këtë vepër kemi edhe himnizimin e të gjitha vlerave kombëtare i cili thekson se ato vlera nuk duhet të ishin të rëndësishme vetëm për shqiptarët e asaj kohe, por edhe për brezat e ardhshëm. Kjo vepër ka vlera të larta artistike dhe edukative kombëtare, ku theksohen tri parime

kryesore: besa, uniteti kombëtar dhe tradhtia. Fishta luajti një rol shumë të rëndësishëm si publicist me revistën e tij kulturore-letrare “Hylli i Dritës”, ku qëllimi kryesor i kësaj reviste ishte të ndikonte në formimin kulturor të Shqipërisë së asaj kohe. Nuk duhet ta harrojmë kontributin e jashtëzakonshëm të Gjergj Fishtës si kryetar i Komisionit për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit më 1908. Ai luajti një rol kyç për njësimin e alfabetit të gjuhës së sotme shqipe. Duke na lënë pas një pasuri të pashterueshme letrare e cila ka një influencë të madhe edhe në ditët e sotme. Çdo vepër ta marrësh e ta shfletosh sot është sikur e ka shkruar tani, pra ai diti të bënte një sintetizim të kohës së kaluar me kohën e tashme në mënyrë perfektë. Ai e ruajti me fanatizëm identitetin e tij kombëtar nëpërmjet gjuhës së përdorur në veprat e tij letrare me një leksik të pasur plot me fjalë të reja të palëvruara nga të tjerët dhe me një figuracion të bollshëm letrar. Tematikë kryesore dhe dominuese në veprat e tij ishte atdhedashuria dhe këtë e vërtetojmë edhe nëpërmjet vargjeve të mëposhtme: Dersa t’mundem me ligjrue E sa gjall me fryme un jam, Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue, Edhe n’vorr me t’permende kam. Të gjitha këto bëjnë që jeta dhe veprimtaria e tij të jenë të pavdekshme. Jemi një popull me fat që e patëm një kolos të tillë në vendin tonë dhe që kurrë nuk u ndal t’i shërbente atdheut me pendë dhe dijet e tij të pashtershme. Jemi krenarë që e kemi edhe më aktual se kurrë me anë të pasurisë dhe veprimtarisë letrare që ai na e la pas. E ENJTE, 21 TETOR 2021

Javore KOHA

19


HISTORI

Ulqini dhe ulqina në Betejën e Lep Gazmend Çitaku

Beteja detare e Lepantit u zhvillua më 7 tetor 1571 në Gjirin e Lepantit ndërmjet dy koalicioneve të mëdha detare. Në njërën anë gjendej flota e Perandorisë Osmane e cila ishte në ekspansion dhe vinte në këtë beteje pas shumë fitoreve dhe pushtimeve që kishte bërë në Mesdhe e veçanërisht e motivuar nga pushtimi i Qipros. Kurse në anën tjetër tri superfuqitë detare të Mesdheut: Venediku, Spanja dhe Papati që formuan koalicionin Liga e Shenjtë, të cilës iu bashkëngjitën edhe shumë qyteteshtete të kohës. Flota e Perandorisë Osmane përbëhej prej afro 300 mjetesh lundrimi të mëdha e të mesme dhe të gjitha këto ishin nën komandën e vezirit Pertey Pashës, kapidan-pashës Mujezedin-zade Ali, bejler-begut të Tripolit Xhafer Begut, bejler-begut Uluç Alisë dhe mëse 15 sanxhakbej tjerë. Po ashtu edhe flota e Ligës së Shenjtë përbehej prej pothuaj numrit identik të mjeteve lundruese por që venedikasit për herë të parë kishin përshtatur 6 galere gjigande me mjete zjarri që shkatërronin me projektilet e tyre në distancë prej 500m e që kjo u tregua shumë e qëlluar dhe ndryshoi kahjen e luftës. Komandën e përgjithshme në anën e Ligës së Shenjtë e kishte Don Juani i Austrisë, gjysmë-vëllai i mbretit të Spanjës Filipit II, por që të tri blloqet kryesore kishin komandantët e vet. Anijet e Venedikut ishin nën udhëheqjen e Sebastiano Ven-

20

Javore KOHA

E ENJTE, 21 TETOR 2021

ierit, anijet e Spanjës nën komandën e Gian Andrea Doria kurse anijet e Papatit kapedan kishin Markantonio Colonna. Para se të grumbulloheshin që të dy flotat ndërmorën fushata të ndryshme ushtarake në mënyrë që të plotësohen sa më shumë si me fuqi njerëzore ashtu edhe lundruese. Liga e Shenjtë nuk obligon Dubrovnikun që të marrë pjesë në këtë Betejë, por mbush radhët e veta me ushtarë nga Dalmacia e këtu duhet përmendur edhe bokelë nga Perasti e Kotorri që atëherë ishin pjesë e Albania Veneta. Në këtë betejë nga Gjiri i Kotorrit marrin pjesë afro 200 bokelë të rreshtuar pranë forcave të Venedikut. Gjithashtu merr pjesë edhe galera e quajtur “San Tripone di Cattaro” nën komandën e Jeronim Bizantit. Sipas historianëve të kohës beteja detare u zhvillua për rreth 4-5 orë dhe kishte filluar aty nga ora 13. Në të dy anët marrin pjesë një numër shumë i madhe i luftëtarëve, detarëve dhe robërve prej të cilëve mbi 20000 ushtarë dhe detarë osman mbyten, mbi 220 anije shkatërrohen kurse në anën e Ligës mbyten mbi 8000 ushtarë e detarë dhe shkatërrohen një numër i konsiderueshëm i anijeve luftarake.

vet kthehet në fund të muajit dhjetor në Stamboll si i vetmi fitues i kësaj beteje. Nuk duhet harruar se Servantesi në këtë betejë humbet krahun dhe si i tillë me një gjymtyrë vuan një lloj gjysmë-robërimi në Ulqin. Nga kjo lehtë edhe mund të ketë ndodhë që inspirimin për Don Kishotin ta ketë marrë gjatë kohës së robërimit në Ulqin.

Kush janë ata ulqinakë që u dalluan në Betejën e LepanNjë ndër ata që kanë humbur lirinë tit Beteja e Lepantit, National Maritime Museum, London

në Betejën e Lepantit e i cili më vonë bëhet shumë i famshëm është edhe shkrimtari i madh spanjoll Servantesi. Ate në këtë betejë e robëron Uluç Aliu i cili pasi që shkatërron krahun e majtë të flotës së Ligës merr anijet dhe njerëzit e zënë rob dhe ikën nga fushëbeteja dhe kthehet së pari në Ulqin dhe pasi që aty riparon flotën e

Para se të fillojmë të flasim për Ulqinin, ulqinakët dhe lidhjen e tyre me këtë betejë së pari përmendim disa fakte. Perandoria Osmane pushton Shkodrën më 1468, Durrësin 1501, Herceg Novi e Risani bien nga viti 1482 deri më 1687, Sarajevën e themelojnë Osmanët më 1461 gjatë fushatës së pushtimit të Bosnjës nga


HISTORI

akët pantit

viti 1450. Pra, vijmë në përfundim se Ulqini, Tivari, Budva e Kotori mbesin nën Republikën Venedikut deri në vitin 1571 kurse të gjitha qytetet përreth Ulqinit kishin më shumë se 100 vite që ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane. Në fushatën për Betejën e Lepantit flota Osmane e cila ishte në ngritje e sipër, me anijet e veta përfundimisht pas 13 muajsh përpjekjesh pushtojnë Famagustën (1571). Në të njëjtën kohë bie edhe Ulqini e Tivari por që këto dy vende assesi nuk mund të merren nga toka. Kështu, pas disa tentimeve të pasuksesshme të Ahmet pashës së Shkodrës, që t’i pushtojnë nga toka, së pari Ulqini e pastaj edhe Tivari vendosin të hyjnë në biseda direkte me Admiralin Pertey Pashën (pasi që ishte me origjinë shqiptare) dhe që me te të merren vesh për kushtet e dorëzim-

Gjatë historisë kanë ndodhur shumë beteja detare. Më të mëdhatë që kanë ndikuar në ndryshimin e rrjedhës së historisë janë: Beteja e Salamis 420 p.e.re, Pushtimi mongol i Japonisë 1274, Beteja e Lepantit 1571, Beteja Trafalgar 1805, Beteja Midway 1942. Ajo që do të trajtohet kësaj radhe është Beteja e Lepantit pasi që ky vit edhe shënon 450-vjetorin e kësaj beteje

it. Në kuadër të flotës që udhëhiqte Pertey Pasha ishin edhe anijet që komandonte Uluç Aliu, një renegat kalabrez (arbëresh) të cilin ulqinakët e njihnin mirë, andaj edhe Ulqini e Tivari vendosin t’i dorëzohen mu Uluç Alisë dhe se me te ishin më të sigurt sepse negocionin me shqiptar. Pas dorëzimit të Ulqinit e Tivarit anijet e Uluç Alisë vazhdojnë drejtimin kah Budva e Korçulla kurse forcat ushtarake të Ahmet pashës i cili kishte origjinë ortodokse nga Herceg Novi nga inati fillon t’i ndëshkojë të gjithë ata qytetarë ulqinakë dhe tivaras që nuk e kishin lëshuar vendin e vet. Sipas raportit të Giovanni Battista Giustinian-it të vitit 1553 ai raporton tri familje kryesore fisnike ulqinake Bruni, Bruti dhe Pamaliotti. Giovanni Bruni shqiptar nga Ulqini ishte arqipeshkëv i Tivarit nga viti 1551-1571. Është në rreshtin e parë udhëheqës të popullsisë për mbrojtjen e Tivarit, dhe duke ditë angazhimin e tij, osmanët me rastin e rënies së Tivarit e robërojnë dhe për ta poshtëruar e vendosin në bankën e një anije osmane të rremojë si rob lufte së bashku me nipin e tij Nikolla i cili ishte stradiot i Ulqinit. Pasi që osmanët humbin luftën në vend se të gëzojë lirinë, Arqipeshkvin e Tivarit, ulqinakun Giovanni Bruni e vrasin ushtarët e Ligës së shenjtë me qëllim plaçke lufte edhe pse sipas kronikave të kohës ai thirrte me gjithë zë se ishte i krishterë dhe arqipeshkv i Tivarit. Gasparo Bruni shqiptar nga Ulqini, sipas të dhënave arkivore, është shqiptari i parë Kalorës Hospitalier i Urdhërit të Shën Gjonit të Jerusalimit (Templar) dhe nuk është e rastësishme që mu ai të emërohet kapit-

en i anijes flamurtare të Papatit e që Marc Antonio Colonna ishte komandanti gjeneral. Antonio Bruti është shqiptar nga Ulqini, e që sipas të dhënave arkivore në vitin 1559 në një ceremoni të zhvilluar nga Doxhi i Republikës së Venedikut, Lorenzo Pruli, shpallet “Cavaliere” (kalorës) i Urdhrit të Shën Markut. Në Betejën e Lepantit ulqinaku Antonio Bruti hyn si kapiten i anijes flamurtare të bllokut të anijeve të Venedikut të cilat ishin në komandën e Sebastiano Venieri-t. Ai me vete në anijen flamurtare merr edhe dy djemtë e vet Marko dhe Jakomo si dhe 10 harkëtarë shqiptarë. Në Betejën e Lepantit marrin pjesë edhe ulqinakë tjerë me një galerë ulqinake e me komandant ulqinakun Antun Eudemontin. Në pika të shkurtra përfaruam lexuesit me tre personazhe të jashtëzakonshme të kohës të cilët falë namit dhe angazhimit të dhënë dy prej tyre emërohen kapitenë të anijeve flamurtare të dy prej blloqeve më të fuqishme të koalicionit të Ligës së Shenjtë – Venedikut dhe Papatit e ata janë Antonio Bruti dhe Gasparo Bruni. Gjithashtu sollëm edhe fatin e keq të ulqinakut tjetër i cili ishte arqipeshkv i Tivarit për 20 vite, Giovanni Bruni. Fati i familjeve Bruni dhe Bruti të cilët kishin krushqi mes vete prej Ulqinit lidhet me qytetin e Koprit në Slloveninë e sotme ku familja Bruti dhuron pallatin e tyre në qendër të qytetit për Bibliotekë dhe sot është e njohur si Pallati Bruti. Kështu kontributi i ulqinakëve në këtë betejë ishte i konsiderueshëm kurse sot e gjithë ditën kujtohet patronimi Bruti në Kopër duke u bërë të pavdekshëm duke u shndërruar pallati i tyre në bibliotekë. E ENJTE, 21 TETOR 2021

Javore KOHA

21


PANORAMË

Bekim Fehmiu pë më 1993: Nuk ës të jesh shqiptar n Aurenc Bebja Revista “Variety”, më 14 prill 1993, në faqen 75 ka botuar intervistën e gazetares Deborah Young me aktorin e famshëm shqiptar, Bekim Fehmiun. Shkrimi është si më poshtë. “I vetmi superyll i vërtetë i dalë ndonjëherë nga Jugosllavia, aktori i filmit

22

Javore KOHA

E ENJTE, 21 TETOR 2021

dhe teatrit, Bekim Fehmiu, është i njohur më së shumti për karrierën e tij unike në Hollivud – si plejboj amerikano-jugor te ‘Aventurierët’ e ‘Paramount’-it më 1970. Ai ishte gati për një kalim në Hollivud, pasi u bë yll ndërkombëtar me ‘Mbledhësit e puplave’. Ky shans i erdhi në momentin e fundit, kur një aktor rus, cigan i vërtetë, u largua. Dy dekada më parë Fehmiu e vizitoi botën si superyll i ardhshëm. Tani

përpiqet të mbijetojë në një Beograd të shkatërruar nga lufta, si shqiptar i izoluar dhe i rrethuar nga lufta. Kur ‘Mbledëshit …’ morën çmim të madh në Kanë, dhe një audiencë amerikane më 1968, Fehmiu papritmas kërkohej. Gruaja e Dino De Laurentisit, Silvana Mangano, donte që ai të luante me të te ‘Edipi mbret’, por një angazhim tjetër e prishi atë projekt. Ndërkohë, gruaja dhe djali i


PANORAMË

ër “Variety” shtë e lehtë në Serbi Lewis Gilbertit panë ‘Mbledhësit …’ dhe regjisori i dha atij rolin e vrasësit të zonjave – Dax Xenos te ‘Aventurierët’. Fatkeqësisht, kur gjithçka u tha dhe u bë, Fehmiu kaloi nga ‘Mbledhësi i lumtur’ në një fatkeq. Filmi prej 15 milion dollarësh – një nga më të shtrenjtët të realizuar deri në atë kohë – dështoi; Fehmiu mori përsipër një pjesë të madhe të fajit. Ai i shuajti shpresat e tij në Hollivud. ‘Gabimi i madh i Gilbertit ishte të qenit shumë besnik ndaj romanit të Harold Robbins’, thotë Fehmiu, duke u kthyer prapa në kohë. ‘E bëri atë sikur të ishte duke përshtatur ‘Luftën dhe Paqen’’. Si 57 vjeçar, Fehmiu jeton në kryeqytetin serb, në Beograd. Edhe ai luajti rregullisht role dytësore në bashkëprodhime të huaja dhe pavarësisht se ishte ylli më i madh i Jugosllavisë në vitet 1960’70, një aksident i rëndë automobilistik e pengoi atë të interpretonte – nga viti 1978 deri në 1981. Edhe pse herë pas here ka xhiruar filma ose seriale televizive jashtë vendit, mendja e tij është fiksuar në luftën që ka copëtuar vendin e tij. ‘Nuk jam i interesuar të aktroj për momentin’, tha Fehmiu për ‘Variety’. ‘Jam shumë i shqetësuar për të gjithë situatën këtu’. Ai aktualisht mbështet shkollimin e katër të afërmve të tij pasi lufta shkaktoi mbylljen e disa shkollave. ‘Duhet të bësh punën tënde në çdo mënyrë që mundesh’. Fehmiu pranon se jeta nuk është e lehtë për të si shqiptar në Serbi. Ai jeton me gruan e tij dhe dy djem,

njëri prej të cilëve, Uliksi, është aktor i ri në ngritje. Por, pavarësisht luftës dhe persekutimit të grupeve etnike, Fehmiu thotë se nuk do të largohet nga Beogradi. ‘Arratisja është ga-

bimi më i madh. Ka serbë, shumë progresistë, por shumica e intelektualëve janë larguar nga vendi. Unë do të qëndroj dhe do të vdes këtu nëse kjo është e nevojshme”.

E ENJTE, 21 TETOR 2021

Javore KOHA

23


KULTURË

Në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Triepsh u bë përurimi i përmbledhjes me poezi “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh” të autorit Haxhi Shabani

Mesazhe poetike të mirëmenduara “Nganjëherë letërsia e ka mësuar historinë më mirë dhe i ka dhënë mesazhet e veta. Dhe kjo është e rëndësishme, që të kuptojmë se letërsia nganjëherë i kryen detyrat më mirë edhe pse nuk është detyra e saj themelore”, ka thënë poeti Haxhi Shabani Në prani të nxënësve dhe mësimdhënësve të tyre, në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Triepsh të Malësisë të premten është bërë përurimi i përmbledhjes me poezi “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh” të poetit Haxhi Shabani, botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore – Podgoricë. Përurimi i librit është organizuar nga Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale i Komunës së Tuzit në bashkëpunim me Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Në fjalën përshëndetëse, drejtori i kësaj shkolle, Leon Gjuravçaj, ka përgëzuar Komunën e Tuzit për idenë dhe nismën, duke thënë se aktivitetet e këtilla rrisin dhe gjallërojnë panoramën e jetës kulturore të Malësisë në përgjithësi. “Mendoj se ky lloj aktiviteti ka rëndësi të shumëfishtë, sepse nxënësit, trupi arsimor, por edhe dashamirët e fjalës së bukur artistike njihen për së afërmi me krijues, dhe në anën tjetër, poetët e shkrimtarët me jetën dhe veprimtarinë e institucioneve edukativo-arsimore si qendra të vetme për promovimin dhe kultivimin e vlerave dhe të përmbajtjeve kulturore”, ka thënë ai. Duke folur për Shkollën fillore në Triepsh, Gjuravçaj ka thënë se kjo shkollë “ka qenë, është dhe mbetet promotor i të gjitha vlerave, jo vetëm arsimore, por edhe i të gjitha aktiviteteve të jetës shkollore, që dëshmo-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 21 TETOR 2021

jnë mirënjohjet e shumta si dëshmi e punës së palodhur e edukatorëve për dekada dhe prirja e talenti i gjenerat-

ave të shumta të shkollës sonë, që e kanë shndërruar në qendër të denjë kulturore me dimension të një muzeu


KULTURË

të çmuar dhe me shumë vlerë”. Në emër të organizatorit, të pranishmit i ka përshëndetur këshilltari i lartë për kulturë pranë Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale në Komunën e Tuzit, Albert Camaj, i cili e ka uruar autorin për librin dhe i ka dëshiruar që në të ardhmen të botojë vepra më të mira dhe më të suksesshme. Redaktori i botimeve në gjuhën shqipe pranë Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore – Podgoricë, Dimitrov Popoviq, ka thënë në fjalën e tij se Haxhi Shabani është një ndër poetët më të mirë që ka sot Mali i Zi dhe një ndër poetët e dalluar të popullsisë shqiptare që jeton këtu edhe më tej. “Para shumë vitesh, kur u promovua (ky libër) në qendrën më të madhe të kulturës, në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, në një panair libri, e kam ndier veten shumë të gëzuar sepse

mendjet përparimtare, kulturore e arsimdashëse të tiranasve e vlerësuan mjaft këtë libër”, ka thënë ai. Popoviq ka vlerësuar punën e Komunës së Tuzit në promovimin e veprave letrare që botohen nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, ku ai punon. Një vështrim për përmbledhjen me poezi “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh” ka paraqitur gazetari Ismet Kallaba. Ai ka thënë se mesazhet poetike të Haxhi Shabanit duhen kuptuar si një nevojë dhe shqetësim të brendshëm të autorit, si një lloj katarsisi përmes fjalës si arma më e fuqishme e poetit. “Poezia e Haxhi Shabanit është refleksion i botës së tij shpirtërore me botën që e rrethon, mënyra e kundrimit dhe e përjetimit të botës. Subjektet e poezisë së tij janë nga bota e përditshme, përjetimet fëmijërore e

jetësore, vendlindja, atdheu etj. Optika e tematikës së poezive të tij nuk lejon që të flasim për një subjekt të preferuar”, ka thënë Kallaba. Sipas tij, “vargjet e Shabanit nuk janë thjesht një frymëzim i momentit, siç ndodh te disa krijues të tjerë, por janë mesazhe poetike të mirëmenduara, përmes të cilave poeti përçon mesazhin te lexuesi. Haxhi Shabani nuk është një poet hermetik. Ai është një poet që guxon. Kritika e ka cilësuar si një poet lirik dhe origjinal”. Kallaba ka thënë se Haxhi Shabani është një poet i formuar dhe se “njohja e mirë e teorisë së letërsisë nga njëra anë e ndihmon autorin në procesin krijues, por nga ana tjetër edhe mund ta kufizojë atë, sepse e bën jo vetëm më të përgjegjshëm, por edhe më kërkues ndaj vetvetes në mënyrën e të shprehurit”. Autori i librit, dr. Haxhi Shabani, ka thënë në fjalën e tij se nganjëherë letërsia e ka mësuar historinë më mirë dhe ka dhënë mesazhet e veta. Në këtë kontekst, ai ka përmendur shkrimtarin nga Malësia, Fran Camaj, me romanet e tij. “Dhe kjo është e rëndësishme që të kuptojmë se letërsia nganjëherë i kryen detyrat më mirë edhe pse nuk është detyra e saj themelore”, ka thënë ai. Shabani ka theksuar se shqiptarët në Malin e Zi duhet të rrezatojnë “njëherë civilizim, që po e rrezatojmë, duhet të integrohemi edhe brenda shtetit të Malit të Zi, që është detyrë e jona, por duhet të ruajmë edhe identitetin tonë”. Ai ka vlerësuar sidomos rolin dhe angazhimin e shkrimtarëve në arritjen e këtij synimi. Poeti ka thënë se shqiptarët në Malin e Zi duhet të dëshmojnë se, krahas asaj letërsie që bëhet në përgjithësi, edhe ata bëjnë një letërsi e cila mund të thuhet se arrin të realizojë disa standarde që janë të nivelit. Në vazhdim ai ka lexuar për të pranishmit vargje të poezive të tij. Nxënësit e Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” po ashtu kanë recituar disa poezi të përzgjedhura nga përmbledhja poetike “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh”. i. k. E ENJTE, 21 TETOR 2021

Javore KOHA

25


KULTURË

E vërteta e vdekjes t kërkuesit shkencor A Më 19 shtator 2021 janë mbushur dyzet vjet nga vdekja tragjike e kërkuesit të mirënjohur shkencor Agron Lucaj, në moshën 32-vjeçare, i cili premtonte shumë në fushën e shkencave të natyrës, përkatësisht të fizikës atomike (bërthamore) dhe molekulare

Gjekë Gjonaj

Agroni u lind në Triesh, në vitin 1949. Ishte djali i njërit ndër mësuesit më të dalluar dhe të parë të Malësisë së Madhe , Gjon Gjekë Lucaj, i cili kaliti dhe arsimoi shumë gjenerata të cilat i detyrohen atij me respekt e mirënjohje, sepse ai detyrën në arsim e përqafoi në rend të parë si obligim kombëtar ndaj popullit të vet. Këtij Mësuesi të Malësisë, siç e quanin, malësorët, pas vdekjes Presidenca e Republikës së Shqipërisë, më 14 tetor 2019, Nr. dekretit 11311 i jep Medaljen : Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut me motivacionin: “ Për patriotizmin e treguar gjatë kryengritjeve për pavarësinë e Shqipërisë së Veriut, mësues i nderuar dhe i përkushtuar i gjuhës shqipe, historisë dhe ligjërues i devotshëm i saj, duke u bërë burim frymëzimi për brezat pasardhës”. Të kesh prindër një intelektual dhe atdhetar me botëkuptim e vizion evropian, siç ishte Gjon Gjeka i Trieshit, ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm sidomos për familjarët e tij. Rrugën e tij të dijes e ndoqi dhe e vazhdoi me sukses protagonisti i këtij shkrimi përkujtimor. I frymëzuar nga vlerat e të atit, si njeri i etur për dije fillon rrugën e arsimit të tij të rregullt në shkollën tetëvjeçare, në fshatin e tij të lindjes. Dhe, ishte nxënës i shkëlqyeshëm. Shembullor në

26

Javore KOHA

E ENJTE, 21 TETOR 2021

sjellje dhe i shkëlqyeshëm në mësime ishte edhe në shkollën normale në Prishtinë edhe në Universitetin e Shkencave Natyrore-Matematikore - Dega e Fizikës, njërin prej fakulteteve më të vështira. E gjithë kjo dije e fituar gjatë shkollimit fillor, të mesëm dhe të lartë i mundësoi atij vazhdimin e shkollimit pasuniversitar në Universitetin “ Rugjer Boshkoviq”, në Zagreb – në Degën e fizikës atomike molekulare, të cilin e kreu me sukses të lartë (student i gjeneratës) dhe merr titullin shkencor magjistër, në vitin 1979. Ka punuar disa vite si asistent e profesor i rregullt dhe ka mbajtur leksione e ushtrime laboratorike në Institutin e Fizikës dhe të Matematikës në Prishtinë. Leksionet e tij u vlerësuan shumë nga studentët e Universitetit të Prishtinës dhe nga personeli shkencor e akademik. Arritjet e larta shkencore të Agron Lucajt, në fushën e fizikës molekulare, tema e magjistraturës dhe punimi i përgatitur i doktoratës gjithashtu janë cilësuar e vlerësuar edhe nga personeli akademik dhe shkencor i Universitetit të Zagrebit. Ai ishte pjesëmarrës i panelit në konferenca, tribuna e tryeza të rrumbullakëta ndërkombëtare ku diskutohej për arritjet në shkencën e fizikës. Përveç cilësive të tij si profesor universiteti e kërkues (punonjës) shkencor, ai karakterizohej nga vlera morale, drejtësinë e tij, virtytet e tij njerëzore dhe etike. Për këtë jam dëshmitar edhe unë, i cili në takimin që kam pasur një herë në Prishtinë, në kohën kur isha student, dhe dy herë të tjera kur ai vizitonte vendlindjen dhe familjen, në kohën kur unë isha mësimdhënës në SHF “ Gergj - Kastrioti-Skënder-

beu” në Triesh. Jo vetëm unë, por i gjithë kolektivi i shkollës, nxënësit dhe prindërit e tyre, me një fjalë të gjithë trieshjanët mburreshim dhe madhëroheshim me thjeshtësinë, afërsinë, butësinë dhe mirësinë e këtij të riu erudit., shkencëtari që premtonte shumë në fushën e tij . Magjistër Agron Lucaj , edhe pse kishte një arsimim të lartë, ishte njeri i thjesht e modest, nuanca cilësore të kundërta me kryelartësinë, mendjemadhësinë dhe krenarinë. Për shkak të thjeshtësisë dhe modestisë së tij gëzonte autoritet në mesin e shokëve dhe kolegëve. I ndihmonte studentët në çdo rast kur kërkonin nga ai. Veçmas i ndihmoi dhe i përkrahu studentët nga Malësia, por jo vetëm, duke u dhënë këshilla nga përvoja e tij. Ai ishte autoriteti më i madh në Triesh. Frymëzues dhe shembull për të gjithë rininë e Malësisë. Gëzonte respektin dhe autoritetin më të madh të kohës. Por, jeta është shumë e çuditshme. Sa është e gëzueshme, aq është edhe e trishtueshme. Ndonjëherë të jep shumë e të merr pak, e ndonjëherë e kundërta. E Agroni dha shumë për jetën. Ofroi dashuri, përqafime, buzëqeshje e në këmbim mori një “asgjë” të madhe - vdekjen e papritur në kryeqytetin e Zagrebit. Po si ndodhi kjo tragjedi e profesorit idhull të vërtetë ? Fakte të pathëna dhe të pasqyruara mirë deri më sot për vdekjen tragjike të profesorit të nderuar Agron Lucajt mësuam nga dëshmitari i gjallë i kësaj ngjarjeje të dhimbshme që tronditi Trieshin, Malësinë e Madhe , Kosovën dhe botën akademike shqiptare, Zef Gjokaj, mik shtëpie i familjes së Agron


KULTURË

tragjike të Agron Lucaj Lucajt. Ja rrëfimi i tij i plotë: “Unë do të fokusohem tek ditët e fundit të jetës së tij. Dua të tregoj të vërtetën e plotë për vdekjen e Agronit, me qëllim që të mohoj e përgënjeshtroj shumë insinuata, trillime e deklarime sensacionale të dëgjuara deri më sot për vdekjen e tij të cilat, me ose pa qëllim të keq, kanë shkaktuar paqartësi, huti dhe kanë prekur edhe në dinjitetin njerëzor të familjes dhe të afërmve të tij. Lajmi i parë për aksidentin tragjik të mr. Agron Lucajt u kumtua në një rast vdekjeje në fshatin Luhar të Malësisë. Njerëzit me pikëllim të lartë e pranuan këtë informacion të trishtë . Zemra e vëllait të Agronit, Nikollës i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni mortore, u copëtua nga dhembja. Iu afrova. E shtrëngova fort, për ta ngushëlluar. U nisëm së bashku për në Titograd ( tani Podgoricë) me qëllim që të mbërrijmë sa më parë në Zagreb. Mundësia e vetme për të shkuar atje ishte me makinë. Po atë ditë, më datë 16.09.1981 u nisëm drejt Zagrebit, në shoqërim të mësuesit Gjon Tomë Berishaj dhe vajzës së tij Leonorës, e fejuara e Agronit. Pas gjashtëmbëdhjetë orë udhëtimi mbërritëm në Spitalin e Zagrebit - në Repartin e Traumatologjisë, ku ishte shtruar për shërim Agroni. Punëtorët shëndetësorë të këtij spitali na pritën shumë mirë. Na njoftuan hollësisht me lëndimet e frakturave të trupit të tij. Plagë më të rënda, siç na njoftuan mjekët, kishte pësuar në kokë dhe informatat e para nuk ishin aspak shpresëdhënëse. Në ambientet e spitalit qëndruam tërë ditën. Aty erdhën numër i madh studentësh nga Zagrebi e Lubjana. Në mbrëmje mbërrini vëllai i Agronit Zefi nga Gjermania dhe disa kolegë të tij. Aty përjetuam një stres të paparë. Një ankth të madh i cili na shtrëngonte gjoksin, sikur donte të na plas. Nuk mund të gjenim qetësi. Ndërkohë që mjekët specialistë dhe infermierët po e trajtonin në mënyrë profesionale dhe nuk kursenin asgjë

për t’ia shpëtuar jetën Agronit , i cili ishte në luftë të ashpër mes jetës dhe vdekjes. Me dëshirë të mësojmë se si ndodhi aksidenti, në të cilin Agroni përjetoi lëndime të rënda trupore shkuam në polici, e pastaj edhe në vendngjarje para ndërtesës së Komunës së Zagrebit, ku komunikacioni rregullohej me sinjalistikë moderne. Sipas shpjegimeve zyrtare të Policisë Rrugore të qytetit të Zagrebit ( Kroaci) ) ngjarja tragjike ndodhi në ora 21:oo, teksa Agroni po kthehej nga një kurs i gjuhës angleze. Sigurisht i thelluar në mendime, kaloi rrugën me dy semaforë me ngjyrë jeshile, ndërsa semafori i tretë mbyllet për këmbësorët për t’ia mundësuar kalimin tramvajit. Agroni, duke mos e vërejtur se ishte ndezur ngjyra e kuqe e semaforit kishte tentuar të kalojë rrugën me shina, por në atë moment u godit nga tramvaji. Agroni, nuk arriti t’i mbijetonte këtij aksidenti tragjik dhe ndërroi jetë në moshën 32 vjeçare, tri ditë pas ngjarjes tragjike, ditën e premte me datë 19.09.1981 nga plagët e marra në përplasjen e fuqishme me tramvajin. Vëllai i tij Zefi ishte i pranishëm në momentin kur personeli mjekësor i spitalit të Zagrebit po e përgatiste trupin e pajetë të Agronit në arkivolin e blinduar për ta nisur për në vendlindje. Moment mjaft rrëqethës ishte kur Zefi e përqafoi për herë të fundit të vëllain e vet para se të mbyllej dera e arkivolit. O Zot, mos e përjetoftë kush? Kjo , është e vërteta e këtij aksidenti tragjik, i cili tronditi Trieshin, Malësinë, Kosovën, trevat tjera shqiptare dhe diasporën. Çdo rrëfim tjetër është i pavërtetë dhe gënjeshtër”, pohon Zef Gjokaj . Lajmi i hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të këtij intelektuali të mirëfilltë u përhap si rrufeja. Ky bir i shtrenjtë i Malësisë u largua fizikisht prej nesh përgjithmonë në kulmet e arritjeve shkencore , atëherë kur atij prisnim t’i urojmë gradën e doktorit të shkencave të fizikës nukleare, dhe t’i urojmë martesën mbase ishte i fejuar.

Këto kënaqësi të jetës ia ndërpreu vdekja, duke e lënë në lot e dhimbje nënën, vëllezërit e motrat, familjarët, të fejuarën, farefisin, shokët e shoqet, studentët dhe kolegët e tij të fushës akademike. Mes dhimbjes dhe lotëve mr. Agron Lucajt iu dha lamtumira e fundit me nderime të larta , si askujt ndonjëherë më parë në Malësi, në ceremoninë mortore që u zhvillua në fshatin Stjepoh. Atë ditë zie për të gjithë shqiptarët, mijëra qytetarë, personalitete të shkencës e akademikë nga hapësira mbarëshqiptare dhe diaspora i dhanë atij nderimin e fundit, duke u dhënë forcë e kurajë më të dashurve të tij të zemrës, të cilët shpesh uleshin në karrige, luteshin me duar, ngrinin shikimin lart në qiell dhe vajtonin pa pushim për njeriun më të dashur. Pas varrimit të Agron Lucajt familjen e tij e ngushëlluan kohë pas kohe kolegë e bashkëveprimtarë të shumtë nga shumë vende , të cilët prunë dhurata në shenjë respekti e nderimi për të . Por dhurata më domethënëse ishte ajo nga kolegët e Agronit nga Universiteti i Prishtinës, të cilët i dorëzuan nënës së tij një shumë parash për ngritjen e një busti, i cili do të shërbente si një emblemë e pavdekshmërisë. Veprimtaria e tij shkencore e lënë përgjysmë, puna organizative dhe aktivitetet e tij publike i japin Agron Lucajt jetëgjatësinë dhe pavdekësinë, duke na kujtuar “Fjalët e qiririt” të Naim Frashërit: “Kur më shihni se jam tretur,/ Mos pandehni se kam vdekur”!... Jam i gjallë e jam në jetë./ Si dritë e vërtetë”. E ENJTE, 21 TETOR 2021

Javore KOHA

27


MOZAIK

Drejtoria për Sport dhe të Rinj e Malit të Zi

Hapi në Guci Qendrën për të Rinj Guci – Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë për sport dhe të rinj në Mal të Zi, dr. Marko Begoviq, të hënën, më 11 tetor, në zyrën e këtij institucioni publik në Podgoricë, është takuar me kryetaren e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, me ç’rast është arritur marrëveshja për hapjen e Qendrës së rinisë në Guci, si dhe mbarështrimi i përmbajtjeve bashkëkohore për popullatën rinore të kësaj komune. Rëndësia e rajonit të Veriut në Mal të Zi për zhvillimin e sportit dhe rinisë, si dhe mundësia e rastësishme e përkrahjes së Drejtorisë për sport

28

Javore KOHA

E ENJTE, 21 TETOR 2021

dhe të rinj, rajonit të përmendur malazez, në pjesën e cila paraqet domenin e kompetencave të institucionit të përmendur, kanë qenë temë e takimit dypalësh. Zotëri Begoviq me këtë rast, ndër të tjera, ka theksuar: “Rajoni i Veriut të Malit të Zi, posaçërisht është i njohur me begati dhe atraksione sportive, i cili meriton të vlerësohet në mënyrë të drejtë. Si të rinjve, ashtu edhe sportistëve në rajonin e përmendur ua kemi borxh të jenë të prezantuar në mënyrë shumë më të mirë sesa kanë qenë deri më tani. Dua të dinë që dyert e dikasterit në krye të të cilit jam,

përherë të jenë të hapura për ta, dhe se do të angazhohem që vazhdimisht ata të jenë të kënaqur me qëndrimin e drejtorisë kah ata. Pikërisht mu për këtë shkak e kam ftuar znj. Çekiq që t’ia bëjë me dije gatishmërinë e Drejtorisë të rinjve dhe sportistëve të Komunës së Gucisë për marrëveshjen e sipërpërmendur”. Në takimin bilateral është arritur marrëveshja e hapjes së Qendrës së rinisë dhe e mbarështrimit të përmbajtjeve bashkëkohore për popullatën rinore të kësaj komune në veri-lindje të Malit të Zi. Sh. Hasangjekaj


MOZAIK

Në Triesh u organizua panairi i ushqimit dhe i produkteve tradicionale

Promovim dhe rikthim i vlerave të prodhimeve vendase Qëllimi kryesor i organizimit të këtyre panaireve është ekspozimi, promovimi dhe ringjallja e produkteve ushqimore të cilat prodhohen nëpër zonat rurale të Malësisë, në mënyrë që ato të mos lihen në harresë, por t’iu rikthehen vlerat që kishin në të kaluarën Triesh – Për të dytin vit me radhë, përpara godinës së Shtëpisë së Kulturës “Besa” në Triesh u organizua panairi i ushqimit dhe i produkteve tradicionale të zonave rurale të Malësisë, ku gjashtëmbëdhjetë prodhues nga Trieshi, Koja dhe Hoti, ekspozuan prodhimet tradicionale vendore,

në prani të një numri të konsiderueshëm të publikut nga të gjitha zonat e Malësisë, dhe të përfaqësuesve të Komunës së Tuzit. Në prononcimin për gazetën “Koha Javore” njëri ndër bashkëorganizatorët e panairit të sivjetshëm, Miran Gashaj, thotë se dominonte në këtë

panair patatja e Trieshit, e cila ka pasur edhe ofertën më të madhe, ndërkohë që u ekspozuan prodhime të tjera tradicionale si: maza, qepa, hudhra, rrepa, vezët, pitja dhe petullat e gatuara nga amviset vendase, etj. “Këtë vit, në këtë panair ofruam edhe mishin e pjekur të qengjit i cili u shit në masë të madhe nga të interesuarit, si një produkt që ende e ka vlerën dhe vendin në tryezat dhe tubimet e malësorëve. Gjithashtu, është ekspozuar edhe djathi nga zona e Kojës, por dhe prodhime të tjera”, shprehet Gashaj, duke shtuar se shumë nga ekspozuesit e këtij panairi kanë ofruar prodhimet e tyre falas, por edhe i kanë shitur. Ai tha se qëllimi kryesor i organizimit të këtyre panaireve është ekspozimi, promovimi dhe ringjallja e produkteve ushqimore të cilat prodhohen nëpër zonat rurale të Malësisë, në mënyrë që ato të mos lihen në harresë, por t’iu rikthehet vlera që kishin në të kaluarën. “Sepse kemi vënë re se kuzhina jonë po shkon duke u lënë pas dore, ndërkohë që është kuzhina më cilësore të cilën e kemi”, thotë Gashaj. Ai tregon se për të ringjallur këto lloj produktesh, ata kanë hasur në pengesë nga vetë vendasit (prodhuesit) të cilët, sipas tij, ngurrojnë që të dalin dhe t’a shpalosin prodhimtarinë e tyre. “Megjithatë, këto lloj panairesh kanë një rendësi të madhe për ata prodhues që marrin pjesë, sepse në këtë mënyrë ata nxjerrin në pah vlerat e këtyre prodhimeve ushqimore me origjinë nga zonat rurale të Malësisë”, përfundon Gashaj. Në këtë panair morën pjesë edhe disa bletarë nga Malësia, e po ashtu u shpalosën disa piktura, ndërkohë që të pranishmit u argëtuan me muzikë dixhej dhe nga SHKA “BESA”. Ky panair u organizua nga Organizata Turistike e Tuzit në bashkëpunim me disa aktivistë, me mbështetje financiare të Komunës së Tuzit, të Fondit Humanitar “Trieshi” nga Nju Jorku, të shoqatës së sapo themeluar në Michigan “Jehona e Malësisë” , dhe të disa bashkëatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në Michigan. t. u. E ENJTE, 21 TETOR 2021

Javore KOHA

29


MOZAIK

Të rënët britanikë

Të vetmit ushtara të huaj që shkelë Shqipëri si liberat Mal Berisha

Hyrje Në mëngjesin e datës 29 tetor 1944, skuadra e Forcave AjroreMbretërore (RAF), Halifax JP 244,148 u nis nga Brindisi me detyrë të posaçme për të dërguar furnizime në kuadër të Operacioneve Ekzekutive Speciale (SOE) drejt Shqipërisë. Aeroplani do të zbarkonte furnizime në pllajën e maleve të Çermenikës në Shqipëri. Pas pak kohe fluturim lidhja me ekipin në avion ishte shkëputur. Avioni mori flakë dhe u rrëzua duke marrë me vete jetët e anëtarëve të ekipit që fluturonin në të. Ata ishin: Piloti Edwin John Stubley, rreshterët Charles Mabbs, farmacist, Alfred Coote, shofer, John Thompson, punonjës hekurudhash, Ernest Logan Brown, polic, Austin Donnelly transportues qelqurinash, dhe Richard Charles Knee, nëpunës. Pikërisht për këtë, me datën 20 tetor 2021, në Memorialin e tëRënëve Britanikë, te Parku Tirana, do të mbahet një ceremoni nënderim të rreshterit britanik, Peter Twiddy e drejtuar ngaAmbasadori Britanik në Tiranë, Sh.T Alastair King – Smith. Çfarë ishin operativët ekzekutivë specialë? (SOE)? NË rrjedhë të luftës së Dytë Botërore, me rënien e Francës në duart e nazistëve, lindi nevoja e menjëhershme e krijimit të një force vullnetare luftar-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 21 TETOR 2021

ake britanike, e cila do të zhvillonte një luftë ndryshe kundër ushtrive hitleriane. Kjo forcë u pagëzua me emrin; Special Operations Executive (SOE).Misioni i saj ishte të kryente akte spiunazhi dhe sabotazhi në prapavijat e nazistëve. Luftëtarët e këtij formacioni do të nxirrnin trenat nga shinat, të shembnin urat si dhe të sabotonin fabrikat e prodhimit të armëve. Ata do të ndihmonin organizmin e luftës guerrile në të gjitha vendet e pushtuara nga armiku. Më 16 korrik 1940, Kryeministri britanik Winston Churchill emëroi Hugh Dalton si drejtues politik të SOE-s dhe menjëherë e urdhëroi atë të fillonte veprimtarinë në terren. Organizata angazhoi 13.000 pjesëtarë prej të cilëve 3.200 ishin femra. Ajo u shpërnda zyrtarisht me datën 15 janar të vitit 1946. Agjentët e SOE në qershor të vitit 1941, arritën të shpërthenin stacionin elektrik francez Pessac. Ky akt u prit në Londër si një sukses dhe krijoi bindjen se nuk ishin vetëm bombat ato që do të shkatërronin makinën ushtarake gjermane. Ky operacion çoi në qindra të tjera anë e mbanë Europës deri në Lindjen e Largët, në Japoni. Në vitin 1942 një skuadër e SOE – s vrau zëvendësin e Hitlerit, Reinhard Heydrich me një granatë; Në Greqi në vitin 1942 ata shkatërruan urën e Gorgopotamos, duke i prerë furnizimet ushtrisë së Romelit në shkretëtirë; Në Norvegji ata shkatërruan një fabrikë të ujit të rëndë, duke i dhënë fund ëndrrës naziste për prodhimin e një bombe atomike. SOE mund të godiste armikun në çdo kohë dhe në çdo vend.

Cili ishte roli i SOE – së në Shqipëri? Në aktet më të rëndësishme, të ndërmarra nga ana e Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë, është futja e vendit tonë në hartën e veprimeve të SOE. Një numër i madh djemsh e vajzash britanikë erdhën në Shqipëri për tu ballafaquar me një terren dhe situatë krejtësisht të panjohur. SOE, përveç vendeve të tjera si Francë, Poloni, Gjermani, Hollandë, Belgjikë, Itali, Jugosllavi, Hungari, Greqi, Kretë, Çekosllavaki, Norvegji, Danimarkë, Rumani, Abisini, Azinë Juglindore veproi edhe në Shqipëri. Një grup i vogël ndërlidhës hyri nga Greqia në Shqipëri në vitin 1943. Agjentët e SOE–së ishin Julian Amery, Anthony Quayle, David Smiley dhe Neil “Billy” McLean. Si u zhvilluan operacionet e SOE–së në Shqipëri?! Këtë na e ka përshkruar më së miri Rodrick Bailey në librin e tij: “Provinca e Egër”. SOE në tokën e shqipeve Sipas Roderick Bailey-t, në vitin 1943, një ekip i vogël elitë i ushtarëve britanikë, filloi të zbriste me parashutë në malet e Shqipërisë së pushtuar. Ata ishin pjestarë të SOE–s dhe kishin si detyrë të gjenin dhe të armatosnin çetat e luftëtarëve guerrilas dhe të sulmonin armikun sa më shumë që të mundeshin. Ata kurrë nuk kishin shkelur në Shqipëri dhe as që dinin se çfarë do t’i priste atje. Duke u përpjekur të mbijetonin në kushtet më ekstreme dhe në një terren tejet të vështirë, këta britanikë të


MOZAIK

akë ën në torë rinj jetuan nën rrezikun e përhershëm se mos binin në duart e armikut ku i priste vdekja e sigurt. Përveç sëmundjeve, pamundësisë për një jetë të pastër, atyre iu shtohej edhe fakti se guerrilasit shqiptarë, ishin në konflikt me njëri – tjetrin. Në këtë libër të jashtëzakonshëm autori ka përdorur intervistat me të mbijetuarit, ditarë të fshehur prej kohësh dhe të deklasifikuara më së fundi, të cilat dëshmojnë historinë e jashtëzakonshme të SOE–së në Shqipëri. SOE, sipas dokumentave të saj deri në vitin 1945, ka dërguar në Shqipëri 7.000 pushkë, 5.000 armë gjysmë automatike, 1.800 mitroloza të lehtë, bashkë me 16 milion e pesëqind mijë fishekë, 240 mortaja, me 25.000 bomba, dhe 25.000 granata përveç pistoletave dhe gjashtëdhjetë mitralozave gjysmë të rëndë. Po ashtu ata dërguan 28.000 palë rroba ushtarake, 57.000 palë çizme ushtarake, 14.000 batanije, 390 fenerë, 6 xhipe, dhe një motobarkë. Ata dërguan edhe qindra ton me ushqime. Nga grupi i parë prej 50 britanikëve që zbritën në Shqipëri, 16-të mbetën të vrarë ndërsa 17 të mbijetuar janë dekoruar. Në atë periudhë kohore të veprimtarisë së SOE–së në Shqipëri, dhanë jetën 53 pjesëtarë të këtyre forcave. Autori e fillon rrëfimin e tij dramatik me pjesë nga vepra e Ismail Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”. Historia e mbetjeve të eshtrave të këtyre të rënëve britanikë është tejet e dhimbshme. Ata kurrsesi nuk mund të vlerësohen si armiq pushtues të Shqipërisë. Përkundrazi, ata erdhën

si liberatorë dhe e dhanë jetën për të nxitur dhe ndihmuar popullin shqiptar të çlirohej nga fashizmi dhe nazizmi. SOE u shpërnda zyrtarisht me datën 15 janar të vitit 1946. Pas luftës ata bënë përpjekje të mëdha për të mbledhur eshtrat e të rënëve të tyre, si kudo tjetër edhe në Shqipëri. Regjimi i Enver Hoxhës, i cili kishte marrë tërësisht një kurs, fillimisht pro-Jugosllav e më vonë pro–sovjetik, i solli shumë pengesa britanikëve për të marrë eshtrat e djemve e vajzave të veta. Autori tregon sesi përkundër tërë pengesave të qeverisë, një oficer i quajtur MacIntosh gjeti një mbështetje të jashtëzakonshme tek populli shqiptar që u tregua aq bujar ndaj tij. Kështu në shkurt të vitit 1946, ai pasi kishte shkuar fshat më fshat, e breg më breg në kërkim të tyre, arriti të mblidhte eshtrat e të

rënëve britanikë në Shqipëri. Fatkeqësisht, MacIntosh u përzu nga qeveria shqiptare si “reaksionar dhe armik i popullit shqiptar” dhe misioni i tij mbeti i pambaruar. Por më e keqja ende nuk kishte ndodhur. Qeveria angleze ia besoi ambasadës franceze detyrën për marrjen e eshtrave. Në vitin 1950 një atashe francez, shkoi të vizitonte varrezat e britanikëve në Shqipëri. Ai nuk gjeti asnjë gjurmë të tyre. Qeveria Hoxha i kishte fshehur ato dhe nuk i lejoji që as të vdekur të preheshin në paqenë vendin e tyre. E drejta e këtyre njerëzve për tu prehur në një vend të qetë u “fitua” vetëm pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri. Ata u mblodhën dhe u vendosën në një varrezë në Parkun e Tiranës. (vazhon) E ENJTE, 21 TETOR 2021

Javore KOHA

31


MOZAIK

Klubi i Basketbollit “Deçiq” nga Tuzi

Zyrtarisht në pronësi të Komunës së Tuzit Tuz –Para tre vitesh, përkatësisht nga viti 2018, në Tuz është formuar edhe Klubi i Basketbollit “Deçiq”, i cili vazhdon të jetë aktiv dhe i përkushtuar. Drejtuesi i këtij klubi, Enes Turkoviq, në një prononcim për gazetën “Koha Javore” flet për veprimtarinë sportive të këtij klubi, duke treguar edhe për sukseset që ka pasur. “Vitin e kaluar patëm një sezon shumë të mirë me seleksionin e pionierëve, duke u renditur kështu ndër katër ekipet më të mira në rajonin e mesëm”, shprehet Turkoviq. Ai tha se tani kanë formuar edhe seleksionin e seniorëve, sepse siç

32

Javore KOHA

E ENJTE, 21 TETOR 2021

tha, këtu në Tuz nuk ka pasur sport profesional të basketbollit për të rritur. “Dhe tani së bashku kemi edhe pionierët të cilët garojnë në Ligën e Malit të Zi. Aktualisht si klub kemi gjithsejtë afro njëqind sportistë, me afro 7080 fëmijë dhe pjesa tjetër të rritur”, u shpreh drejtuesi i këtij klubi, Enes Turkoviq. Ai më tutje bëri të ditur se KB “Deciq” do të vazhdojë të garojë me seleksionin e seniorëve në Ligën B të Malit të Zi dhe në Kupën e Malit të Zi. “Ndërsa pionierët do të garojnë në rajonin e mesëm si në: Tuz, Podgoricë, Nikshiq e Danillovgrad”,

shprehet Turkoviq. Ditë më parë, edhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, ka bërë të ditur se Komuna e Tuzit nga tani e tutje do të jetë pronar njëqind për qind i Klubit të Basketbollit “Deçiq”. “Komuna e Tuzit vazhdon që t’a promovojë sportin. Nga ky sezon KB “Deçiqi”do të garojë në Ligën e parë B të Malit të Zi. Rinia jonë do të zhvillohet edhe përmes sportit, ku komuna ka orientim të krijojë kushte për zhvillimin e tij’, është shprehur Gjeloshaj. t. u.


MOZAIK

Në kuadër të zhvillimit të turizmit kulturor

Komuna e Gucisë ka blerë pajisjet për ofrim të shërbimeve turistike Guci – Komuna e Gucisë në bashkëpunim me Komunën e Pejës, me të cilën është e binjakëzuar, realizon projektin “Trashëgimia kulturore – Thesar i rajonit përtejkufitar”, i cili është lejuar në kuadër të ftesës përtejkufitare Mali i Zi – Kosova. Këtë projekt e financon Bashkësia Evropiane, e cila do të sigurojë 357.888,31 euro, që është 85% e pjesëmarrjes, kurse 15% të mbetura të kontributit, do t’i sigurojnë komunat e Gucisë dhe Pejës. Qëllimi kryesor i projektit është rritja e vëllimit të cilësisë dhe dukshmërisë së ofertës turistike, kur është në pyetje valorizimi i trashëgimisë kulturore, kurse qëllimi specifik (i veçantë) i projektit, është avancimi i turizmit kulturor i rajonit përtej kufitar të Bjeshkëve të Nëmuna. Me këtë pro-

jekt është planifikuar realizimi i aktiviteteve: Hulumtimi mbi trashëgiminë kulturore të rajonit; Hartimi i studimit mbi valorizimin e trashëgimisë kulturore me potencialin për zhvillim të turizmit; Zhvillimi i rrugëtimeve kulturore; Avancimi i kushteve për ofrimin e shërbimeve turistike në pikat të cilat do të kyçen në rrugëtimin kulturor; Ndërtimi i kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve turistike; Vendosja e sinjalizimit për së gjati rrugëtimit kulturor; Aktivitetet promovuese dhe ngjarjet duke kyçur hartimin e materialeve promovuese të websajtit, etj. Komuna e Gucisë në periudhën e kaluar, ka realizuar një varg aktivitetesh projektuese me qëllim të zhvillimit të turizmit kulturor dhe avancimit të kapaciteteve për ofrim

të shërbimeve turistike. Janë blerë audio aparate me të cilat përmes përgatitjes së audio përmbajtjeve, do të prezantohet oferta turistike e Gucisë, ndërsa vizitorët sipas dëshirave vetanake dhe interesimeve, do të zgjedhin pikat në rrugëtimin kulturor. Krahas këtyre janë siguruar edhe udhërrëfyesit, qëllimi i të cilëve është që ata në lokalitetin e caktuar turistik t’u mundësohet puna më e lehtë dhe më komote, kurse vizitorëve dëgjueshmëria më e mirë dhe përjetimi i dëshiruar. Përmes projektit, po ashtu, është blerë displeji interaktiv, i cili do t’u është i përshtatshëm të gjithë turistëve të cilët vizitojnë Gucinë, e i cili do të përmbajë informatat e domosdoshme mbi potencialet turistike dhe ato të shërbimeve të komunës. Pajisjet e blera në fjalë i janë dorëzuar në shfrytëzim Organizatës turistike të Gucisë, aktorit kryesor të promovimit të ofertës turistike, me çka në masë të madhe janë avancuar kapacitetet për promovim më të mirë të shërbimeve turistike dhe të potencialeve të Komunës së Gucisë. Me rastin e pranim- dorëzimit, në emër të Komunës së Gucisë, kanë qenë të pranishëm kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, nënkryetari i komunës dhe njëherazi menaxhuesi i projektit në fjalë, mr. Huso Brdakiq, shefi i Policisë komunale dhe anëtari i ekipit të projektit, Semih Rexhepagiq, kurse pajisjet para Organizatës turistike të Gucisë, i ka pranuar drejtori i saj, Irfan Radonçiq. Komuna e Gucisë përmes projektit ka siguruar mjetet për ndërtimin e info punktit, ku turistët do të kenë mundësi t’i marrin të gjitha informatat lidhur me ofertën turistike të Gucisë. Punët ndërtimore janë në vazhdë, kurse objekti pas përfundimit të punëve, do t’i dorëzohet Organizatës turistike në shfrytëzim. Realizimi i këtij projekti do të zgjasë deri në muajin shtator të vitit 2022, kurse Komuna e Gucisë do të bëjë përpjekje që të gjitha aktivitetet e planifikuara t’i realizojë në përputhje me detyrimet sipas marrëveshjes së arritur. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 21 TETOR 2021

Javore KOHA

33


MARKETING

The U.S. Embassy Podgorica The U.S. Embassy Podgorica is pleased to announce an online auction to be held at https://onlineauction.state.gov/en-US. If you are interested in bidding on Embassy Podgorica surplus property, you will first need to register as a user at https://online-auction.state.gov/sr-Latn-ME/Account/Register The US Embassy Podgorica next online auction will be available from October 25 – 29, 2021. You will not be able to place bids outside of those dates. In order to bid, you must be a resident of Montenegro. Please contact PodgoricaOnlineAuction@state.gov if you have any questions. In order to place a bid you will need to ‘subscribe’ to the Podgorica auction. To subscribe, on the Podgorica auction page click on the ‘subscribe to place bids’ button. Please continue to monitor and check the website for auction updates. More information can be found on Podgorica auction web site.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 21 TETOR 2021


MARKETING

E ENJTE, 21 TETOR 2021

Javore KOHA

35


“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni

në linkun:

www.kohajavore.me

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.