Koha 974

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 19 gusht 2021 Viti XX Numër 974 Çmimi 0,50

Ballkani i Hapur dhe gjeopolitika serbe ISSN 1800-5696

Shkrimi i toponimeve në formë tradicionale, obligim gjuhësor e kombëtar

Gazetar i formave të veçanta të komunikimit


PËRMBAJTJE

8

12 Leksion për shqiptarët nga Kabuli

Civilizimi

18

19 Promovim i xhubletës si vlerë e trashëgimisë kulturore

Botohet në gjuhën malazeze romani “Dashuri te Palma” i Asllan Bishës

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 19 GUSHT 2021


PËRMBAJTJE

20

22 Aktivist i njohur dhe me ndikim i komunitetit shqiptar në SHBA

“Reconcilation” shpallet filmi më i mirë në “DokuFest”

25

28 Gjenerali i mendjes

Të avancohet bashkëpunimi institucional i Komunës së Plavës me komunat e Kosovës KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Deputeti Genci Nimanbegu u takua me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla

Vlerësime të njëjta mbi situatën në rajon, zhvillimet politike dhe bashkëpunimin Prishtinë – Deputeti i Listës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, është pritur të premten nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, me të cilin kanë biseduar për tema të ndryshme. “Kënaqësi të veçantë paraqet fakti që zhvillohet takimi i dy përfaqësuesve të dy politikave shqiptare në rajon dhe në të kulminon dialogu me vlerësime dhe mendime të njëjta apo të përafërta mbi situatën në rajon, zhvillimet politike dhe bashkëpunimin të cilin duhet ta rrisim në të ardhmen”, ka shkruar Nimanbegu në një postim në rrjetin social Facebook. Ai ka thënë se vizioni politik dhe shembulli personal, si i Sveçlës dhe i subjektit nga ai vjen, është ofertë politike që ka marrë vlerësimin e qytetarit në Kosovë. “Këtë shembull pune duhen ta nd-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

jekin apo rrisin edhe subjektet kombëtare shqiptare në Malin e Zi si politika të përgjegjshme dhe largpamëse. Qytetarit i nevojiten proceset politike që zhvillojnë pozitivisht jetën e tyre, duke i dhënë vlerë të shtuar kulturës, shoqërisë, zhvillimit ekonomik dhe shtetit në përgjithësi”, ka theksuar Nimanbegu. Ai ka thënë se e ka shfrytëzuar rastin që ta falënderojë Sveçlën për bashkëpunimin shembullor që kanë pasur gjatë fillimit të pandemisë në vitin 2020, në rikthimin e qytetarëve të Malit të Zi që gjendeshin në Kosovë, në kohën derisa Nimanbegu ushtronte pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, “Gjithashtu e njoftova me zhvillimet aktuale politike në Mal të Zi. Ndër të tjera theksova, si propozuesi i vetëm i këtij ligji, Ligjin mbi kthimin e Valdanosit, që është punë e vazh-

dueshme dhe e suksesshme e jona. Ndër të tjera, theksova edhe aktivitetet e Forcës në përgatitjen e Kuvendit zgjedhor, që duhet të mbahet në shtator të këtij viti”, ka shkruar Nimanbegu. Deputeti i Listës Shqiptare ka theksuar se në takim me Sveçlën ka veçuar bashkëpunimin që ky koalicion, të cilin e përfaqëson në Kuvendin e Malit të Zi, po e bën me synim të rritjes së bashkëpunimit në të ardhmen në nivel edhe më të lartë e funksional midis subjekteve të këtij koalicioni, si lidere e proceseve politike në dobi të shqiptarëve në Malin e Zi. “Ndër shumë tema të biseduara dhe mendime të shprehura është shprehur gatishmëria e vazhdimit të bashkëpunimit tonë në të ardhmen”, ka konkluduar Nimanbegu. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

12 Gushti - Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Datë që duhet të tërheqë vëmendjen e vendimmarrësve për problemet e të rinjve Ulqin – Organizata Joqeveritare “Horizonti i Ri” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit - Ulqin, organizoi një takim të veçantë me aktivistët rinorë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë në ambientet e Këndit për të Rinj. Në deklaratën për shtyp të kësaj organizate thuhet se në këtë takim të rinjtë patën mundësinë të kujtojnë simbolikën e kësaj date, duke dërguar mesazhin se është e nevojshme që të rinjtë të ngrejnë zërin në mënyrë që të jenë pjesëmarrës aktivë në jetën shoqërore të komunitetit të tyre. Dita Ndërkombëtare e Rinisë festohet që nga 12 gushti i vitit 2000, bazuar në një rezolutë të veçantë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Shënimi i kësaj dite synon promovimin e aktiviteteve për të rinjtë, me qëllim që të pranojë dhe të njohë përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve në përmirësimin e shoqërisë në përgjithësi. Në kuadër të kësaj dite, si një aktivitet i veçantë i projektit, u organizua vizita në vetëqeverisjen lokale në Ulqin, ku grupi i të rinjve u prit nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandër Daboviq dhe bashkëpunëtorët e tij. Takimi u zhvillua në formën e një bisede të lirë dhe miqësore midis të rinjve dhe zyrtarëve të Komunës, sepse ky është pikërisht qëllimi i kësaj date - tërheqja e vëmendjes së vendimmarrësve për çështjet e të rinjve. Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti paraqitën pikëpamjet e tyre mbi problemet që kanë të bëjnë me të rinjtë në komunitetin tonë, por gjithashtu dhanë sugjerime dhe ide se si të përmirësohet pozita e të

rinjve në Ulqin. Të gjithë të pranishmit konstatuan se përmes ngjarjeve të tilla joformale mund të arrihet përfshirja më e madhe e të rinjve dhe të mblidhen informata të rëndësishme lidhur me përmirësimin e pozitës së tyre në komunitet, sepse Ulqini ka të rinj krijues, të aftë, punëtorë, inteligjentë të cilëve duhet t’u jepet mundësia për të marrë pjesë në zhvillimin e komunitetit - të pyesin dhe të pyeten. Me këtë rast, Sekretariati për Veprimtari Shoqërore i Komunës së Ulqinit organizoi ceremoninë e ndarjes së Kartës Rinore Evropiane (EYCA) për aktivistët e pranishëm, si një kontribut për lëvizshmërinë e të rinjve, edukim-

in e tyre joformal, informimit më të mirë dhe rrjetëzimin e tyre me bashkëmoshatarë në nivel lokal, kombëtar dhe evropian. Ky aktivitet shënoi edhe përfundimin e projektit “Të rinjtë e angazhuar për komunitetin aktiv”, të cilin e realizoi OJQ “Horizonti i Ri” me mbështetjen e Drejtorisë për Rini dhe Sport të Malit të Zi. Projekti kishte për qëllim të nxisë aktivizmin e të rinjve në Ulqin përmes procesit të edukimit joformal si dhe të nxisë vetëqeverisjen lokale për të krijuar politika rinore më efektive në nivelin lokal. (Kohapress)

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Ballkani i Hapur dhe Projekti më i ri hegjemonist serb quhet “Bota serbe”. Është një projekt i vjetër me paketim dhe emërtim të ri, i cili e parasheh krijimin e një Serbie të Madhe. Ai është ideuar nga qarqet intelektuale, kishtare dhe politike serbe, kurse sot afirmohet nga historianë dhe nga ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin

Qani Osmani

Nuk ka dyshim se nismat për bashkëpunim ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor janë të mirëseardhura, veçanërisht në situatën kur 6 shtetet e tij (Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia) kanë mbetur pezull dhe larg mundësisë për t’u integruar në BE. Jo rastësisht në vitin 2014 lindi iniciativa e kancelares gjermane Angela Merkel, e njohur si Procesi i Berlinit, qëllimi i të cilit qe bashkëpunimi rajonal në fushat e rëndësishme të jetës që do t’i shpiente vendet ballkanike më pranë dyerve të Evropës. Fillimisht gjithçka nisi mirë dhe gjërat lëvizën në drejtimin e duhur. U vendos komunikimi i munguar ndërmjet liderëve të Ballkanit, të cilët u takuan vite me radhë në mbledhjet e niveleve të larta të organizuara në Gjermani, Austri, Itali, Francë...U ndërmorën edhe një sërë aktivitetesh në sendërtimin e të cilave e penguan kryesisht hasmëritë e vjetra, çështjet e pazgjidhura dhe pretendimet e përhershme ekspansioniste serbe ndaj Kosovës, Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Në këto rrethana me vështërësitë më të mëdha për integrimin mes shteteve të tjera të rajonit dhe anëtarësimin në BE ballafaqohet Kosova. Pavarësinë e saj akoma nuk e kanë njohur pesë

6

Javore KOHA

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

shtete anëtare të BE-së, kurse Serbia, as pas krimeve monstruoze të bëra në Kosovë, nuk e dëshiron normalizimin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe dhe nuk i resht përpjekjet për ripushtimin me forcë të saj. Ajo prej vitesh ka vënë gjithçka në shërbim të synimeve serbomëdha, të armatimit dhe rritjes së forcës ushtarake, duke militarizuar kësisoj gjithë jetën e vendit. Asaj nuk i shkojnë për shtati politikat e BE-së që gjakojnë demokratizimin e mirëfilltë të shteteve anëtare, sundimin e së drejtës, heqjen dorë nga pretendimet territoriale ndaj fqinjëve. Pra, Serbia e pret momentin e duhur, e pret ndryshimin e balancit së forcave për ta kthyer Kosovën nën kthetrat e saj. Projekti më i ri hegjemonist serb quhet “Bota serbe”. Është një projekt i vjetër me paketim dhe emërtim të ri, i cili e parasheh krijimin e një Serbie të Madhe. Ai është ideuar nga qarqet intelektuale, kishtare dhe politike serbe, kurse sot afirmohet nga historianë dhe nga ministri i brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin. Ky projekt, siç thuhet, parasheh “zgjidhjen e çështjes serbe”, dhe “pengimin e krijimit të Shqipërisë së Madhe”. Mali i Zi, Republika Srpska dhe një pjesë e Kosovës, sipas projektit, duhet t’i takojnë shtetit serb, ndërkaq Maqedonia e Veriut duhet të jetë kulturalisht njëfarë shteti satelit i Serbisë. Ministri serb Vulin, ka thënë: “Nuk është zgjidhje që të gjithë serbët të jetojnë në shtete të huaja, por shumica e serbëve duhet të jetojnë në shtetin e tyre”. Ky ministër me diskurs shovinisti, që shpesh i ka fyer shqiptarët, është quajtur edhe kloun politik. Sipas analistëve, çdo pushtet në Serbi qëllimisht prod-

hon kloun politik për t’i afirmuar përcaktimet strategjike të politikës zyrtare serbe. Millosheviqi e kishte Sheshelin, kurse Vulini e afirmon atë që e mendon dhe nuk mund ta thotë Vuçiqi. Projekti “Bota serbe” dëshmon se Serbia nuk heq dorë nga ideologjia e vjetër. Për ta realizuar projektin nacionalist me paketim dhe emërtim të ri, ajo vazhdimisht ndërhyn në punët e brendshme të shteteve fqinje, armatoset, kri-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e gjeopolitika serbe jon probleme në rajon dhe shfaqet si “superfuqi” rajonale. Nga nxënësit e Sheshelit nuk mund të pritet diçka e re. Ata duan ta imponojnë projektin e ri edhe në dialogun me palën kosovare. E theksojnë se nga dialogu duan “të fitojnë diçka”. Kjo “diçka” është një pjesë të Kosovës. Ashtu sikurse kishte kërkuar Dobrica Qosiqi që në vitet e 90-ta dhe, siç shkruan në ditarin e tij, një kërkesë e këtillë kishte zgjuar interesim edhe te disa qarqe diplomatike. Serbia e drejtuar nga pinjollët millosheviqianë e shfrytëzon pakënaqësinë aktuale të shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor për ta ushqyer humbjen e besimit ndaj BE-së, që dorën në zemër, vërtet po e tepron me hezitimin për t’i pranuar në gjirin e saj edhe shtetet të cilave u thotë se i kanë përmbushur kriteret e kërkuara, si puna e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo, natyrisht, nuk duhet të ishte asse-

si arsyeja e kryeministrit shqiptar, i cili, pas dështimit për shkaqet e sipërpërmendura të Procesit të Berlinit, pranoi të bëhet pjesë e “mini-Shengenit”, të ripagëzuar së fundmi si “Ballkani i Hapur”, në të cilin aderojnë vetëm Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kurse jashtë saj kanë mbetur Kosova, Mali Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Mjerisht, Edi Rama është bërë boria më e zëshme antiBE, në përpjekjen e tij qesharake për ta paraqitur Ballkanin e Hapur si alternativë të Procesit të Berlinit, që synonte përgaditjen dhe lehtësimin e inkuadrimit në BE, jo zëvendësimin e saj me sajesat që i shkojnë në favor vetëm forcimit të hegjemonizmit serb dhe shtrembërimit të imazhit të Kosovës para syve të Botës - paraqitjes së saj si jobashkëpunuese me shtetet etjera të rajonit, madje dhe me shtetin amë, pjesë e të cilit ndoshta do të ishte prej kohësh po të ishim pak

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

më shumë gjermanë sesa serbë. Më paradoksale është e dhëna se kryeministri i Shqipërisë, përveç akuzave të pamatura drejtuar BE-së, përveç deklaratave arrogante që shkojnë përtej marrëzirave të Vuçiqit me të cilat ia bën me dije Botës se vendet që shpikën fluskën Ballkani i Hapur, nuk janë në zor për inkuadrimin në BE, kritikon ashpër dhe Kosovën që nuk pranon të zhytet në ujërat e shtonave serbe. I shndërruar në borizan të Vuçiqit, burrështetasi dymetërsh me kule që është i obliguar me Kushtetutën e vendit që “drejton” të përfaqësojë vullnetin e gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata, nuk denjon të sqarojë përse Kosovës dhe parësisë së saj aktuale nuk i është lënë asnjë mundësi për t’u bërë pjesë e dokrrave serbe. Kjo sepse Serbia nuk e ka ndryshuar për asnjë qime të vetme qyrkun e Millosheviqit kur është në pyetje Kosova. Vallë nuk i di këto gjëra kryeministri gjitholog shqiptar? A nuk e di se Shqipëria është katandisur nga shkaku i hajdutëve brenda qeverive shqiptare, si kjo e tij? A nuk e di se mijëra djem të rinj shqiptarë detyrohen të sigurojnë me punë krahu ekzistencën e familjeve, duke u endur madje dhe rrugëve të fshatrave të shteteve të varfra të rajonit? A nuk e di se farsa Ballkani i Hapur i shkon për shtat vetëm Serbisë, e cila do ta përmbytë Shqipërinë me vërshimën e mallrave që nuk ia blen kush përveç nesh? A nuk e di se nuk ka çfarë të eksportojë në Serbi, sepse vendin që qeverisë kokë më vete e ka lënë pa klasë punëtore, pa fabrika, pa uzina prodhuese? A nuk e di se nëpërmjet të drejtës së “lëvizjes së lirë” dhe blerjes së pronave ua hap dyert Serbisë dhe Rusisë që ta blejnë sa çel e mbyll sytë bregdetin dhe portet shqiptare? A nuk e di Rama se si vëllau i tij Vuçiqi nuk është njeri i paqes dhe stabilitetit në Ballkan me të cilin duhet të bësh kosmopolitin? Me injorancën time them se i di të gjitha, ndaj mbeten për t’u kuptuar mirëfilli vetëm shkaqet që e shtyjnë ta ngul thikën serbe në shpinën e Kosovës.

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Panorama

Leksion për shqipta Është vështirë të besosh se populli afgan, që ka luftuar trimërisht edhe kundër pushtimit sovjetik, qenka kaq armik i demokracisë, i lirisë dhe i disa vlerave perëndimore sa të zgjedhë talibanët e dhunshëm dhe fanatikë në vend të tyre. Për mua nuk ka pikë dyshimi se një nga faktorët që i ka bërë afganët e thjeshtë e të shumtë të mbështesin talibanët në luftë me botën e qytetëruar nuk lidhet me dashurinë e tyre për burkën, që përmendet aq shumë këto ditë, apo për islamin fundamentalist, por me korrupsionin e elitave që kanë mbështetur amerikanët Fatos Lubonja Dështimi i SHBA-së dhe Perëndimit në Afganistan nuk po shihet si një ngjarje e largët, siç ka qenë deri dje, pasi në vend sot po flitet veç për vendimet e qeverive për strehimin në Shqipëri dhe Kosovë të afganëve të rrezikuar nga talibanët. Fatkeqësisht në lajme po mbizotëron aprovimi i njëzëshëm i politikanëve tanë që i mbiquajnë këto vendime një “detyrë” si “vend i NATO-s”, si “partner i SHBA-së”, si “besa shqiptare”, si “vend emigruesish”, çka po e dështon pa lindur debatin që gjykoj se duhej nisur, jo vetëm në emër të përfaqësimit të një pjese jo të vogël shqiptarësh që reagojnë në rrjetet sociale me shqetësime dhe paqartësi gjithfarëshe, por edhe duke pasur parasysh se shqiptarët kanë ushqyer dhe vazhdojnë të ushqejnë aq shumë shpresa se amerikanët dhe perëndimorët do të ndërtojnë në Shqipëri shtetin e së drejtës, që do t’i çlirojë nga elitat e korruptuara që i qeverisin. E kam fjalën mbi debatin se pse dhe si dështuan amerikanët në Afganistan? Pa marrë përsipër të analizoj të gjithë faktorët e dështimit, duke u nisur edhe nga çfarë shoh në Shqipëri (dhe jo vetëm), gjykoj se një prej faktorëve kryesorë duhet ta gjejmë

8

Javore KOHA

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

në një lajm që tregonte se talibanët, pasi pushtuan qytetin Mazar-i Sharif, publikuan video të vilës së liderit ushtarak afgan, Rashid Dostum, aleati kryesor i amerikanëve, njëherësh edhe themeluesi i partisë Junbish-e, e cila rezultonte “e larë në ar”. Është vështirë të besosh se populli afgan, që ka luftuar trimërisht edhe kundër pushtimit sovjetik, qenka kaq armik i demokracisë, i lirisë dhe i disa vlerave perëndimore sa të zgjedhë talibanët e dhunshëm dhe fanatikë në vend të tyre. Për mua nuk ka pikë dyshimi se një nga faktorët që i ka bërë afganët e thjeshtë e të shumtë të mbështesin talibanët në luftë me

botën e qytetëruar nuk lidhet me dashurinë e tyre për burkën, që përmendet aq shumë këto ditë, apo për islamin fundamentalist, por me korrupsionin e elitave që kanë mbështetur amerikanët. Është kjo një histori e njohur që ka gatuar më herët edhe ngjarje të tilla si Revolucioni Islamik Iranian, Pranverën Arabe etj, për të mos dalë në vende të tjera të botës me fe të tjera. Do të shpresoja që administrata Bajden është nisur nga përvoja e këtij dështimi për ta cilësuar korrupsionin si rrezik strategjik për SHBA-në, por këtë do ta tregojë e ardhmja. Deri më sot kemi parë mbështetjen e të korruptuarve deri

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

arët nga Kabuli në dështimin final. Problemi, pra, është se në këto vende pa kulturë demokratike, ku interesat janë mbuluar me petkun e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, amerikanët kanë mbyllur sytë ndaj bëmave të politikanëve që kanë mbështetur. Sikurse shkruante “The Washington Post” këto ditë, gazetarët amerikanë prej kohësh kanë konstatuar se ajo që po bënin në Afganistan ishte e dështuar, por si administrata e Bushit, ashtu edhe ajo e Obamës, kanë preferuar të mbyllin sytë për të mos pranuar dështimin politik – derisa erdhi ky dështim kaq i turpshëm, kaq spektakolar dhe kaq i rrezikshëm për popullin afgan. Leksioni edhe këtë radhë për amerikanët është ai se demokracia nuk eksportohet. Por ka edhe një leksion tjetër, duke pasur parasysh se këtë të parin nuk duhet ta absolutizojmë: nëse vendos të ndërhysh në emër të demokracisë, duhet të ndjekësh me vëmendje dhe hap pas hapi realitetin në atë vend, të bësh çmos të mbështetësh me dashuri dhe përgjegjësi procesin demokratik, duke respektuar e përfshirë të gjitha palët dhe jo duke ngulmuar të mbështetësh një palë edhe kur e

Gazetarët amerikanë prej kohësh kanë konstatuar se ajo që po bënin në Afganistan ishte e dështuar, por si administrata e Bushit, ashtu edhe ajo e Obamës, kanë preferuar të mbyllin sytë për të mos pranuar dështimin politik – derisa erdhi ky dështim kaq i turpshëm, kaq spektakolar dhe kaq i rrezikshëm për popullin afgan

sheh duke abuzuar e duke ndërtuar vila prej ari, sepse këtë e manipulon më lehtë edhe ngase është e korruptuar e ka nevojë për mbështetjen tënde për të sunduar. Sepse popujt nuk janë aq budallenj sa të mos e kuptojnë këtë, herët ose vonë. Dhe kështu vjen një ditë kur, duke pas mbetur pa mjete demokratike edhe për fajin tënd që ke fuqizuar abuzuesit autoritarë, mbështesin talibanët kundër teje dhe elitave të tua. Ose edhe më keq, kur nuk kanë talibanë, ikin këmba-doras. Po leksioni për shqiptarët cili do të ishte? I njëjti do të thosha unë: përkushtimi ndaj demokracisë, që do të thotë e kundërta e reagimit të liderit të opozitës, Lulzim Basha, në këtë rast (e jo vetëm). Pse? Sepse në prononcimin e tij ai mbështeti plotësisht vendimin e Edi Ramës pa trajtuar fare disa pyetje që ngrenë shqiptarët e thjeshtë, të cilat kanë të bëjnë sa me akuzat që opozita shqiptare ka ngritur ndaj Ramës autoritar e të korruptuar, aq edhe me disa shqetësime të tyre mbi lajmin në fjalë. Dhe që të dyja këto janë të lidhura ngusht me demokracinë që edhe Basha e shpërfilli në emër të sundimit të shqiptarëve nëpërmjet amerikanëve, pa menduar asnjë çast se edhe këta mund të dështojnë. Po përmend vetëm disa që janë edhe shqetësime të miat: – Po mirë, a nuk kishte nevojë për një lloj transparence ky vendim i Ramës, sepse çështja është kush vendos për këtë, “demosi” apo princi? Mirë se meqenëse më herët në histori kemi shpëtuar Evropën, hebrenjtë, s’ka se si të mos e bëjmë edhe këtë sakrificë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

sublime për afganët, po a nuk e meritonim sqarimin e disa pyetjeve dhe shqetësimeve të tilla, si: Sa afganë mund të vijnë? Kush do të investojë për ta? A ka vende të tjera që do të ndajnë këtë barrë dhe sa do të jetë pesha e barrës sonë, duke pasur parasysh se jemi një vend i vogël, me mundësi shumë të kufizuara ekonomike? A ka vende që refuzojnë dhe me çfarë argumentesh etj, etj. Ajo që reflektoi reagimi i shpejtë i Lulzim Bashës ishte se edhe ai do të sillej njëlloj si Rama në karrihen e Kryeministrit (ashtu siç ka bërë edhe Sali Berisha para tij) e se mezi paskësh pritur t’u thoshte “Po” amerikanëve, se sa për shqiptarët nuk e ka problem, pasi tekefundit edhe për punën e vilave janë amerikanët që vendosin nëse i ke bërë me nder apo pa nder. Derisa një ditë të vijnë talibanët. P.S. Për ilustrim po sjell një lajm që sapo e lexova në shtypin italian: “Italisë iu dha që nga viti 2002 roli i vendit që do të udhëhiqte reformën afgane në drejtësi. Për vite të tëra ekspertët tanë u morën me stilimin e kodeve lokale. “Nuk funksion asgjë. Vijmë këtu për periudha të shkurtra, për pak muaj dhe sa fillojmë të kuptojmë ndonjë gjë, zëvendësohemi nga të tjerë, të cilët duhet të fillojnë të studiojnë dosjet nga e para. E kotë të them se propozimet tona mbeten letër e vdekur, se bëhet fjalë për para të hedhura dëm”, kështu shkruante në 2013-ën një jurist i dërguar nga Roma. Tani me talibanët në pushtet edhe ajo pak që ishte zbatuar do të bie në zero. E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Tema dhe dilema

Shkrimi i toponimeve në formë tradicionale, obligim gjuhësor e kombëtar Shkrimi i toponimeve në formë tradicionale, obligim gjuhësor e kombëtar Duke marrë parasysh se çështja e shkrimit të toponimeve nuk është çështje private apo e subjekteve të ndryshme, duhet të reagojmë jo vetëm si qytetarë, sepse kemi të bëjmë me mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj, ku shëmbull tipik kemi së fundmi deformimet gjuhësore në mbishkrimin e vendkalimit kufitar Cemi i Trieshit-Grabom, që ka irrituar opinionin shqiptar

Nail Draga

Në këtë aspekt çështje të veçantë paraqesin toponimet, përkatësisht shënimi dhe shkrimi i tyre si në administratë apo në komunikimin publik. Një dukuri e tillë është specifike sidomos në vendet shumëkombëshe, ku në përdorim janë disa gjuhë dhe shkrimet e tyre. Në vendet me traditë demokratike siç janë Zvicra, Belgjika etj., çështjet e tilla janë zgjidhur konform standarteve ndërkombëtare në favor të barazisë gjuhësore të popujve përkatës, të cilat duhet të jenë model edhe për vendet e ish-kampit socialist.

Mali i Zi bashkësi e popujve

Mali i Zi paraqet mjedis specifik, sepse është bashkësi e popujve të ndryshëm, të cilët dallohen me gjuhën dhe shkrimin e tyre. Pasi në këtë mjedis shqiptarët janë të vetmit si popullsi autoktone jo sllave, ata kanë të veçantë gjuhën dhe shkrimin e tyre.

10

Javore KOHA

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Kushtetuta e Malit të Zi (2007) i ka kushtuar kujdes barazisë së gjuhëve, ndërsa në përdorim zyrtar janë edhe gjuha shqipe (Neni 13), që për të parën herë ka një definitim të tillë. Fjala është për ato mjedise ku popullata shqiptare është në shumicë apo me pjesëmarrje të konsiderueshme, që si minimum është përcaktuar 5% e popullsisë së përgjithshme. Në këtë aspekt, çëshje të veçantë paraqet realizimi në praktikë i të drejtës së garantuar sipas Kushtetutës dhe ligjit, sepse nga shumë individë apo subjekte qeveritare e joqeveritare nënçmohet një mundësi e tillë, e cila ka të bëjë me identitetin dhe barazinë kombëtare. Por, për të ndaluar abuzimet e tilla, duhet të ekzistojë mekanizmi mbrojtës i gjuhës shqipe në nivel lokal dhe shtetëror. Vetëm me një mekanizëm të tillë do të eliminoheshin deformimet dhe abuzimet me barazinë gjuhësore, në të kundërtën mundësitë e keqpërdorimit do të vazhdojnë si deri më tash, që nuk është në favor të barazisë qytetare e kombëtare.

Vendkalimi i ri kufitar Cemi i Trieshit-Grabom

Ndonëse nga viti 2017 ishin për-

funduar punimet për hapjen e vendkalimit të përbashkët kufitar në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, në saje të sjelljeve byrokratike të palës malazeze, më së fundi ky vendkalim kufitar u hap më 3 gusht 2021. Kemi të bëjmë me vendkalimin kufitar Cemi i Trieshit- Grabom, i cili është vendkalimi i katërt midis dy vendëve, që është në favor të integrimit të zonës kufitare. Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me zonën e Kelmendit (Shqipëri) që ka qenë e izoluar nga pjesa tjetër e Malësisë së Madhe, përmes hapjës së këtij vendkalimi komunikimi do të zhvillohet pa pengesa në favor të popullatës vendase, por edhe të tjerëve që do të kalojnë tranzit sidomos nga Plava e Gucia për në Podgoricë.

Mbishkrimi në shqip me gabime gjuhësore

Ndonëse ceremonia zyrtare e hapjes së vendkalimit kufitar ka kaluar sipas protokollit, ku kanë marrë pjesë kryeministrat e të dyja vendeve, ka rënë në sy mbishkrimi i tabelës në gjuhën shqipe që ka irituar opinionin shqiptar. Fjala është për shënimin e vendkalimit kufitar jo në formën e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION së Shqipërisë të pranojnë, dhe të legjitimojnë një diskriminim të tillë të gjuhës shqipe, përmes përdorimit të të njëjtit mbishkrim diskriminues, në anën shqiptare, me ç’rast paraqiten tejet inferiorë ndaj emërtimit sllav të këtyre trojeve etnike shqiptare”. Dhe në fund cekin se “kërkojmë nga institucionet e Shqipërisë, e pastaj edhe të Malit të Zi, që të reagojë, dhe ky “gabim” të ndreqet urgjentisht. Nëse nuk e dini, toponimi i saktë në gjuhën shqipe është Cemi i Trieshit, e jo Cijevna Zatrijebaçka!”.

Foto: Tabela e cila dëshmon deformimin e toponimit në gjuhën shqipe në vendkalimin e përbashkët kufitar Cemi i Trieshit-Grabom

Gjuha, mision kombëtar

gjuhës shqipe, Cemi i Trieshit por vetëm në atë sllave, përkatësisht malazeze, e që shkruan Zatrijebaçka Cijevna për të dyja gjuhët shqipe e maleze, që është në kundërshtim me normën elementare të shënimit të toponimeve sipas standardeve ndërkombëtare. Madje toponimi Cemi i Trieshit në formën sllave është shkruar edhe në gjuhën angleze(!), që është paradoks i llojit të vet. Jo vetëm kaq, por edhe toponimi Grabom, është i deformuar i shkruar si Grabon, që nuk përkon me formën tradicionale të popullsisë vendore. Gabimi i tillë nuk mund të arsyetohet me asgjë por me injorancë nga ata të cilët kanë marrë obligim të shënojnë mbishkrimin në tabelën publike në këtë vendkalim të përbashkët kufitar. Pasi te shqiptarët ky toponim njihet si Cemi i Trieshit, si i tillë është dashur të shkruhet në shqip, e jo të shënohet në formën sllave, andaj defektet e tilla duhet të eliminohen sa më parë. Ruajtja dhe shënimi i toponimeve në formën tradicionale, dëshmohet edhe angazhimi i OKB-së e cila në vitin 1967, në Gjenevë ka mbajtur Konferencën në lidhje me standardizimin e toponimeve gjeografike, ku janë aprovuar gjthsej 20 rezoluta, ku

në rezolutën numër 4, në mes tjerash shkruan: “Për çdo emërtim është e nevojshme forma e shkruar dhe e folur e emërtimit dhe kuptimi i tij në gjuhën e popullatës vendëse”. Çdo devijim në këtë drejtim është mosrespektim i akteve ndërkombëtare në lidhje me standardizimin e toponimeve gjeografike, që është obligim për të gjitha shtetet e OKBsë, ku as Shqipëria dhe Mali i Zi nuk mund të bëjnë përjashtim.

Irritim i opinionit jo vetëm në Malësi

Në lidhje me çështjen që ka irrituar opinion shqiptar në Malësi ka reaguar Lidhja Demokratike Shqiptare (LDSH) përmes një kumtese ku thuhet : “LDSH, si subjekt i përgjegjshëm politik dhe mbrojtës e promovues i të drejtave kombëtare, reagon ashpër, lidhur me mbishkrimin në tabelën e pikës së përbashkët kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, “Cemi i Trieshit-Grabom”. Së pari, ky është një deformim i gjuhës shqipe, përkthim skandaloz i kuptimit, e sidomos i toponimisë, të mos themi edhe tendencioz, nga pala malazeze. Çudisin me këtë rast insitucionet kompetente të Republikës

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Duke marrë parasysh faktin se dukuri të tilla ka pasur edhe më herët në vendbanimet apo viset ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, ato janë të dëmshme dhe irrituese për opinion shqiptar. Duhet eliminuar gabimet, qofshin ato me apo pa qëllim, duke respektuar formën tradicionale të toponimeve në gjuhën shqipe sipas popullsisë vendore. Një veprim i tillë praktik është në favor të barazisë qytetare e kombëtare në çdo mjedis e sidomos në vendet shumëkombëshe sikurse është Mali i Zi. Pa marrë parasysh përgatitjen shkollore dhe arsimore shkrimi i drejtë i toponimeve në hapësirën etnogjeografike shqiptare është obligim qytetar për çdo shqiptar, çështje e cila nuk mund të trajtohet personale por si ndjenjë e identitetit kombëtar. Respektimi i toponimeve tradicionale paraqet pasuri në leksikun gjuhësor, por edhe në aspektin gjeografik e historik, duke qenë pjesë e indit të traditës popullore në mjedisin përkatës. Në mungesë të ekzistimit të një mekanizmi mbrojtës është obligim qytetar dhe intelektual reagimi ndaj deformimeve të tilla, duke qenë se mbrojtja e gjuhës shqipe dhe e shkrimit të saj është obligim moral e kombëtar, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Civilizimi

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

Më shumë njerëz, më qytetërim do të thoni. Gabim. Është jetë në xhungëll. Qytetërimi lindi ku kishte më pak njerëz. Rajone të thata ose gjysmë të thata, dhe jo ato me klimë të butë e kushte më të favorshme për

“ 12

jetesë, panë ngritjen e civilizimeve të para. Historia tregon se qytetërimi ka të ngjarë të lindë në kushte relativisht të shkreta a më pak mikpritëse. Shumë nga civilizimet e para u ngritën në

zona të thella në shkretëtira ose në rajone gjysmë të thata: Peruja, Mesopotamia, Egjipti ishin të tilla. Mendimi është se tokat pranë lumenjve ishin më të preferuara për të jetuar, pasi ofronin qasje në ujë dhe transport;

Më shumë njerëz, më qytetërim - do të thoni. Gabim. Është jetë në xhungël. Qytetërimi lindi ku kishte më pak njerëz. Rajone të thata ose gjysmë të thata, dhe jo ato me klimë të butë e kushte më të favorshme për jetesë, panë ngritjen e civilizimeve të para. Historia tregon se qytetërimi ka të ngjarë të lindë në kushte relativisht të shkreta a më pak mikpritëse. Shumë nga civilizimet e para u ngritën në zona të thella në shkretëtira ose në rajone gjysmë të thata: Peruja, Mesopotamia, Egjipti ishin të tilla. Mendimi është se tokat pranë lumenjve ishin më të preferuara për të jetuar, pasi ofronin qasje në ujë dhe transport; toka pranë ujit është më e mirë për bujqësinë

Javore KOHA

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Përderisa popullsia u rrit, dendësia e saj u rrit gjithashtu, sepse askush nuk dëshironte të largohej nga toka pjellore, për t’u vendosur në brendësi ku toka ishte e djerrë. Kjo krijoi efekte të rëndësishme shoqërore. Larg lumenjve toka nuk do ishte aq e mirë, por gjithsesi e pranueshme; njerëzit thjesht mund të zhvendoseshin nga tokat pjellore nëse nuk u pëlqente zhurma ose kishin konflikt me fqinjët

toka pranë ujit është më e mirë për bujqësinë. Ndërsa popullsia u rrit, dendësia e saj u rrit gjithashtu, sepse askush nuk dëshironte të largohej nga toka pjellore, për t’u vendosur në brendësi ku toka ishte e djerrë. Kjo krijoi efekte të rëndësishme shoqërore. Larg lumenjve toka nuk do ishte aq e mirë, por gjithsesi e pranueshme; njerëzit thjesht mund të zhvendoseshin nga tokat pjellore nëse nuk u pëlqente zhurma ose kishin konflikt me fqinjët. Por edhe në këto rajone nuk ishte e mundur të shpëtohej. Fqinjësia - dashje a pa dashje, e mirë ose e keqe - e ndjek njeriun. Kështu, një përgjigje e mundshme e problemit ishte krijimi i strukturave më komplekse që lejonin rregullimin e

Por edhe në këto rajone nuk ishte e mundur të shpëtohej. Fqinjësia - dashje a pa dashje, e mirë ose e keqe - e ndjek njeriun. Kështu, një përgjigje e mundshme e problemit ishte krijimi i strukturave më komplekse që lejonin rregullimin e marrëdhënieve dhe ndërmjetësimin e mosmarrëveshjeve. Disa njerëz dolën me sisteme të ligjeve, gjykatësve dhe sundimtarëve për t’u siguruar që jeta të kishte mundësi të funksiononte mes jetësh të shumta - sundimi i ligjit sjell qytetërimin - është sot mendimi i përgjithshëm

marrëdhënieve dhe ndërmjetësimin e mosmarrëveshjeve. Disa njerëz dolën me sisteme të ligjeve, gjykatësve dhe sundimtarëve për t’u siguruar që jeta

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të kishte mundësi të funksiononte mes jetësh të shumta - sundimi i ligjit sjell qytetërimin - është sot mendimi i përgjithshëm. E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Luigj Çekaj - poeti i përndjekur i Shkrelit të Malësisë së Madhe (2)

Poeti i dhembjes dhe da Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork

(vijon nga numri i kaluar) Veprat e Luigj Çekajt kishin rënë në dorë të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, i cili ka vlerësuar librin e parë të Luigjit me poezi “Vjeshta në aeroporte”. Në një letër dërguar poetit malësor nga Parisi, Kadare e ka vlerësuar me këto fjalë poezinë e tij: “Libri juaj ka qenë një zbulim poetik për mua. Së pari për nivelin e tij poetik dinjitoz, e pastaj për rezinjatën me të cilën ju dëshmoni për kalvarin tuaj… Ju flisni për dhembjen me fisnikëri, sepse dhembja njerëzore nuk e përjashton kurrë fisnikërinë. Kumti juaj në këtë rast, qoftë artistik, qoftë ai moral, ka një peshë të dyfishtë”, thuhet në letrën e Kadaresë dërguar poetit Luigj Çekaj, më 28 nëntor 1998. Në veprat e tij Luigji shpreh, njëkohësisht, dhimbjet dhe dashurinë, së pari për nënën e vet të shumëvuajtur, për Shkodrën e tij të dashur: “Në qytetin e Nju Jorkut, unë vij nga Shkodra, i pezmatuar”, dhe dashurinë e tij për Shqipërinë: “Shqipëri, asgjë në botë veç nënës, Nuk kam dashur më shumë se ty. Ti me frymën tënde më ke kthyer në qenie ajri,

“ 14

Me jetën plot vuajtje të rënda dhe me veprat e tij të vlerësuara nga intelektualët e dalluar shqiptaro-amerikanë me të cilët bashkëpunoi ngusht pas mbërritjes së tij në Amerikë, por edhe nga shkrimtarë të mëdhenj të kombit si Ismail Kadare, Luigj Çekaj si njeri, si poet e shkrimtar nderoi gjithashtu veten dhe familjen e tij të ngushtë dhe më të gjerë Ti me duart e tua më ke bërë njeri, Gjërat unë i ndjej thellë në shpirt.” (Motivi për Shqipërinë) Por në veprat e tij shfaqen edhe ndjenjat për Amerikën, ku më në fund gjeti strehimin, por edhe liri e pak paqe të merituar, më në fund. “Mes shqiptarëve të Nju-Jorkut, sigurisht”, shkruan Luigji, përfshirë ne që na konsideronte si kushërinjtë e tij nga Bzheta e Shkrelit të Malësisë së Madhe që ishim vendosur në Amerikë dekada më parë e të cilëve poeti e shkrimtari u kushton një artikull të gjatë “Dy fjalë të mira edhe për kushërinjtë e mi të mirë”. Në librin “Unë vij nga Shkodra”, ai na përmend pothuaj të gjithë ne emër për emër, ndërsa ka kujtuar takimin e parë me secilin prej nesh në Amerikë duke shënuar mbresat që i kishim lënë atij në takimin e parë me të. “Me kushëririn Fran Shkrelin u pashë me hënë të mirë, sy për sy dhe shpirt për shpirt”, shkruan Luigji në librin e tij “Unë vij nga Shkodra”. “Biseda me Franin atë mbrëmje shkoi vërtet shumë mirë. Pothuajse gjithmonë ramë në një hulli të kthjelltë mendimesh të përafërta! Nuk patëm në asnjë rast mosmarrëveshje të çastit,

Poeti e shkrimtari Luigj Çekaj nuk ankohej kurrë për vuajtjet dhe kalvarin e gjatë nëpër të cilin kishte kaluar ai dhe familja e tij nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, as nuk ankohej për gjendjen jo aq të mirë shëndetësore, as për sëmundjen e rëndë që më në fund i mori jetën, në moshën 70-vjeçare, në fillim të këtij viti, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara

Javore KOHA

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

apo kundërshtime të mirëfillta arsyetimesh të kundërta, madje aty rreth orëve të mesnatës kur darka mbaroi dhe erdhi koha të ndaheshim me Fran Shkrelin, unë më shumë se me një kushëri, u ndava si me një mik timin të kahershëm”, ka kujtuar Luigj Çekaj takimin tonë të parë në Amerikë. Gjatë gjithë asaj bisede në takimin e parë me të, më kujtohet se me qëllim, duke mos dashur të trazoja plagët e vjetra të vuajtjeve të tij e të familjes, nuk e pyeta asgjë për të kaluarën e tij dhe, sidomos, për vuajtjet e nënës së tij dhe familjes në Shqipëri, pasi pak a shumë e dinim situatën e përgjithshme nëpër të cilën kishin kaluar ata dhe të tjerë si ata, që kishin ndonjë të afërm të familjes të arratisur në Amerikë. Por gjatë atij takimi të parë me mua, as ai vetë nuk deshi të fliste për vuajtjet e tij dhe të familjes së tij në Shqipërinë komuniste. Por, duke u ndarë me Luigjin atë natë, ashtu siç shënon ai në librin e tij, unë nuk u durova pa i thënë: “Ju sonte nuk më folët asgjë të përveçme për të kaluarën tuaj personale në Shqipëri, deshta me thënë për kalvarin e gjatë të dhimbjeve tuaja të pambarimta. Ma merr mendja se bëre mirë që nuk fole, se i di të gjitha dhe se intelektualët e një vendi nuk janë nëna fëmijësh jetimë që kujtojnë e zgjidhin hallet e veta me të qara…”. Vërtet, i tillë ishte poeti e shkrimtari Luigj Çekaj, kurrë nuk ankohej për vuajtjet dhe kalvarin e gjatë nëpër të cilin kishte kaluar ai dhe familja e tij nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, as nuk ankohej për gjendjen jo aq të mirë shëndetësore, as për sëmundjen e rëndë që më në fund i mori

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ashurisë

jetën, në moshën 70-vjeçare, në fillim të këtij viti, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara. Profesori i ndjerë, Agron Fico, në një shkrim vlerësues kushtuar poetit Luigj Çekaj, botuar vite më parë, pasi ka vlerësuar meritat letrare të veprës së tij, është shprehur më së miri për ndjenjat njerëzore të shprehura në veprat e Luigj Çekajt: “Luigj Çekaj është poet i fuqishëm lirik, është kryepoet që edhe pse trajton kalvarin dhe dramën e vuajtjeve dhe persekutimeve të familjes dhe të brezit të vet, në thelb dëshmon për ndjenja të thella humane të dashurisë njerëzore dhe shoqërore. Lirika e poetit Luigj Çekaj është meditative, përsiatjet janë jo thjesht nocione publicistike-politike, por darë dhe çekanë ndaj regjimit të pashpirt, të egër, regjimit totalitar-komunist: “Statujat e diktatorëve nuk qëndrojnë mbi piedestale. Ato janë ngulur si shpata në gjokset e njerëzve të pafaj” (Statujat e diktatorëve). Luigj Çekaj simpatizohej nga të gjithë, pa dallim, me të cilët ai vinte në kontakt: për sjelljet e tij prej një zotërie të vërtetë, për fisnikërinë e natyrës së tij prej malësori, si dhe për njerëzinë dhe çiltërinë e përzemërt, duke bërë shumë miq këtu në Shtetet e Bashkuara, shqiptaro-amerikanë nga të gjitha trojet shqiptare. Me jetën plot vuajtje të rënda dhe me veprat e tij të vlerësuara nga intelek-

tualët e dalluar shqiptaro-amerikanë me të cilët bashkëpunoi ngusht pas mbërritjes së tij në Amerikë, por edhe nga shkrimtarë të mëdhenj të kombit si Ismail Kadare, Luigj Çekaj si njeri, si poet e shkrimtar nderoi gjithashtu veten dhe familjen e tij të ngushtë dhe më të gjerë. Shkreli dhe Malësia e Madhe janë krenarë me të, ndërsa

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

komuniteti shqiptaro-amerikan është përgjithmonë mirënjohës për kontributin e tij të vyer që ka dhënë për aq pak vite sa jetoi dhe punoi në gjirin e komunitetit tonë këtu në Shtetet e Bashkuara, para se, fatkeqësisht, sëmundja t’ia shkurtonte jetën, parakohësisht, në fillim të këtij viti. (Fund) E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Javore KOHA

15


KULTURË

Gazetar i formave veçanta të komun Islam Pali ishte ndër gazetarët e paktë që veproi në kapërcellin e ndryshimeve shoqërore dhe politike, ku puna si gazetar i pakicës shqiptare në Mal të Zi ishte një sfidë e veçantë

Ali Salaj

Informimi i shqiptarëve në Mal të Zi ishte një problem më vete dhe gazetarët shqiptarë ishin ata që mbanin peshën madhore dhe të rëndësishme për të punuar me pasion e profesionalizëm në një hapësirë të vogël informative. Islam Pali ishte ndër gazetarët e paktë që veproi në kapërcellin e ndryshimeve shoqërore dhe politike, ku puna si gazetar i pakicës shqiptare në Mal të Zi ishte një sfidë e veçantë. Shkrimet e Islam Palit paraqesin kontributin e tij gazetaresk në të gjitha ndryshimet shoqërore pa rënë nën ndikimet politike. Duke marrë parasysh kontrollin dhe presionin ndaj mediave në kohën moniste, ai nuk

“ 16

Edhe pse këta artikuj janë shkruar gjatë viteve 1994-2004 në revistën “Fati” dhe gazetën “Koha Javore”, ata ende sot qëndrojnë dhe çuditërisht janë mjaft aktual. Kjo tregon se sa shumë Islam Pali i ka kushtuar rëndësi dimensionit të fjalës dhe fuqisë së komunikimit, duke synuar që këndvështrimet dhe debatet të jenë të hapura dhe të mbeten mesazhe të së ardhmes

ra pre e autocensurës, ashtu që as në periudhën e pluralizmit nuk u bë zëdhënës i partive politike kombëtare, duke transmetuar kumtesat e tyre ose duke rënë nën kontrollin e pamaskuar politik të tyre. Në opinionet dhe analizat e Islam Palit pasqyrohet me realizëm aktualiteti politik duke nxitur një qëndrim kritik për dukuritë e ndryshme në shoqërinë shqiptare.

Përmes shkrimeve në formën e komentit dhe opinionit siç janë “ Pa idealizime”, “Me jotolerancë politike varroset vetvetja”, “Dy mini jubiletë”, “Ulqini ka nevojë për kryetar konsensual” e ndonjë tjetër, Pali i kushtoi një rëndësi të veçantë formave të komunikimit. Ai këtu vë në një diskutim shpërfytyrimin e konceptit të atdhedashurisë dhe patriotizmit të partive politike shqiptare, tolerancën, sistemin e vlerave, demokratizimin e jetës dhe shumë çka tjetër

Javore KOHA

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Përmes shkrimeve në formën e komentit dhe opinionit siç janë “ Pa idealizime”, “Me jotolerancë politike varroset vetvetja”, “Dy mini jubiletë”, “Ulqini ka nevojë për kryetar konsensual” e ndonjë tjetër, Pali i kushtoi një rëndësi të veçantë formave të komunikimit. Ai këtu vë në një diskutim shpërfytyrimin e konceptit të atdhedashurisë dhe patriotizmit të partive politike shqiptare, tolerancën, sistemin e vlerave, demokratizimin e jetës dhe shumë çka tjetër. Edhe pse këta artikuj janë shkruar gjatë viteve 1994-2004 në revistën “Fati” dhe gazetën “Koha Javore”, ata ende sot qëndrojnë dhe çuditërisht janë mjaft aktual. Kjo tregon se sa shumë Islam Pali i ka kushtuar rëndësi dimensionit të fjalës dhe fuqisë së komunikimit, duke synuar që këndvështrimet dhe debatet të jenë të hapura dhe të mbeten mesazhe të së ardhmes. Islam Pali ishte ndër gazetarët e pa-


KULTURË

e të nikimit“

ktë që e nxiti kulturën e debatit, e cila mungonte në mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Ndërkaq, në kohën kur mediat so-

Ndërkaq, në kohën kur mediat sociale, portalet e ndryshme, facebook apo twitter po bëjnë shpërdorimin e lirisë së shprehjes dhe të informacionit, artikujt problemore, analizat dhe komentet e Islam Palit mbesin margaritarë të informimit me një këndvështrim të guximshëm dhe interesant

ciale, portalet e ndryshme, fejsbuk apo tuiter po bëjnë shpërdorimin e lirisë së shprehjes dhe të informacionit, artikujt problemor, analizat dhe

komentet e Islam Palit mbesin margaritarë të informimit me një këndvështrim të guximshëm dhe interesant. E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Javore KOHA

17


KULTURË

Botime të reja

Botohet në gjuhën malazeze romani “Dashuri te Palma” i Asllan Bishës (Asllan Bisha, Sudbina kod Palme, S HAI “Art Club”, Ulqin, 2021) Romani “Dashuri te Palma” i shkrimtarit Asllan Bisha është përkthyer së fundmi në gjuhën malazeze, me titullin “Sudbina kod Palme”. Libri është përkthyer nga Gani Karamanaga, ndërsa është redaktuar gjuhësisht nga mr. Milun Lutovac. Ai bazohet në një histori reale, në lidhjen e dashurisë ndërmjet Verit dhe Anës. Dashuria e tyre është e sinqertë dhe mund çdo gjë, përkundër se ata janë me përkatësi kombëtare të ndryshme – njëri shqiptar e tjetra serbe. Veri kthehet në vendlindje nga SHBA-ja, ku kishte emigruar dhe krijuar familje. Mjeku i kishte sugjeruar që vetëm vendlindja është shërim për sëmundjen e tij. Në vendlindje (Ulqin) takon shokët e dikurshëm

18

Javore KOHA

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

dhe njihet me Anën. Dashuria e tij e re dhe shokët janë e vetmja gjë që e bën të lumtur. Por realiteti që gjen në vendlindje nuk ishte ai që kishte lënë. Turizmi dhe jeta i kishin tjetërsuar njerëzit, saqë i kishin zhveshur nga vlerat morale. Romani përfundon me një fund tragjik. Veri vdes sapo kthehet në SHBA, ku shkon për t’i kumtuar vendimin bashkëshortes Barbarës dhe familjes së tij, duke mos e kurorëzuar lidhjen e re dashurore me Anën. Ngjarjet e romanit zhvillohen në Ulqin dhe në SHBA, në një hark kohor prej 30 vitesh. Në të mbizotëron dialogu midis personazheve të romanit. Redaktor i librit është poeti dhe profesori i ndjerë Basri Çapriqi, re-

censent dr. Haxhi Shabani, ballinën e ka punuar Merxhan Lamoja, kurse redaktor teknik është Gazmend Çitaku. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, kurse është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Asllan Bisha është autor i rreth njëzet librave në prozë, për fëmijë dhe të rritur. Përpos romanit “Dashuri te Palma” (Sudbina kod Palme) në gjuhën malazeze është përkthyer edhe romani “Nusja e detarit” (Žena pomorca). Ai po ashtu është i përfshirë në përmbledhjen “Pet albanskih književnika u Crnoj Gori“ dhe antologi. k. jinë “Putnici na putu”.


KULTURË

Në QKI “Malësia” në Tuz u hap ekspozita “E thurur me serm, e qëndisur me flori“

Promovim i xhubletës si vlerë e trashëgimisë kulturore Tuz – Të hënën në mbrëmje në Qendrën Kulturore-Informative “Malësia” është bërë hapja e ekspozitës së fotografive të veshjes tradicionale të gruas në Malësi e titulluar “E thurur me serm, e qëndisur me flori“. Kjo ekspozitë mblodhi një numër të konsiderueshëm të publikut, të cilët shijuan fotografitë e veshjes tradicionale të gruas në Malësi, shumica prej

tyre nga Arkivi i pasur i fotografit të njohur, z. Shtjefën Ivezaj. Në fillim të kësaj ekspozite, duke e shpallur të hapur atë, drejtoresha e Organizatës Turistike të Tuzit, Leonora Dedivanoviq, ka thënë se organizimi i kësaj ekspozite ka si qëllim të promovojë bukurinë e xhubletës, me shpresë që, siç u shpreh, së shpejti ajo do të jetë e mbrojtur nga UNES-

CO, si një trashëgimi kulturore, për vlerat e saj të jashtëzakonshme. “Kjo ekspozitë mori një vlerë të shtuar të fotografisë së grave me veshje popullore të religjioneve dhe kombeve të ndryshme, e cila së bashku me gratë malësore, kanë krijuar dhe formuar një trashëgimi kulturore të trevave tona”, u shpreh ndër t. u. të tjera Dedivanoviq. E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Javore KOHA

19


KULTURË

“Reconcilation” shpa më i mirë në “DokuF

Filmi “Reconciliation” i Marija Zidar është shpallur më i miri i edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”. Edhe në këtë edicion, sikur viteve të kaluara, janë ndarë çmime për filmat më të mirë në kategori të ndryshme. “Një Fëmijë” i Bekim Gurit është shpërblyer me çmimin “Filmi më i mirë kombëtar”. “Vozitësi” i Valter Lucajt ka marrë dy çmime, atë të publikut dhe të distribuimit, ndërkaq çmimin “Best Balkan Newcomer” e ka

20

Javore KOHA

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër “DokuFest” është festivali më i madh i këtij lloji në Kosovë dhe rajon. Ky festival mbahet çdo vit në Prizren prej vitit 2002 dhe çdo verë në këtë festival shfaqen 160 filma dokumentarë dhe të shkurtër nga e gjithë bota

fituar “Rampart” nga Marko Grba Sing. Çmimin për “Filmin më të mirë të shkurtër” në garën ndërkombëtare e ka rrëmbyer “The Crimi-

nals” nga Serhat Karaslan. Ndërkaq, “Dokumentari më i mirë i shkurtër në kategorinë ndërkombëtare” është zgjedhur “The Rifle Man” nga Sierra Petengill,


KULTURË

allet filmi Fest”

Me “Best Green” është shpërblyer “White on White” nga Viera Cakanyva, derisa “Filmi më i mirë për të drejtat e njeriut” është zgjedhur “Our Memory Belongs to Us” nga Rami Farah. Çmimin e “Truth Dox” e ka fituar “Writing with Fire” i Rintu Tomas dhe Sushmit Gosh

Çmimin për “Filmin më të mirë të shkurtër” në garën ndërkombëtare e ka rrëmbyer “The Criminals” nga Serhat Karaslan. Ndërkaq, “Dokumentari më i mirë i shkurtër në kategorinë ndërkombëtare” është zgjedhur “The Rifle Man” nga Sierra Pettengill, derisa “Best International Dox Feature” e ka fituar “We” e Alis Diop

derisa “Best International Dox Feature” e ka fituar “We” e Alis Diop.

Me “Best Green” është shpërblyer “White on White” nga Viera Cakanyva, derisa “Filmi më i mirë

për të drejtat e njeriut” është zgjedhur “Our Memory Belongs to Us” nga Rami Farah. Çmimin e “Truth Dox” e ka fituar “Writing with Fire” i Rintu Tomas dhe Sushmit Gosh. Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër “DokuFest” është festivali më i madh i këtij lloji në Kosovë dhe rajon. Ky festival mbahet çdo vit në Prizren prej vitit 2002 dhe çdo verë në këtë festival shfaqen 160 filma dokumentarë dhe të shkurtër nga e gjithë bota. E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Javore KOHA

21


IN MEMORIAM

In memoriam: Gjon (John) Lulgjuraj

Aktivist i njohur dhe komunitetit shqipta Shoqata “Vatra” në Tampa të Floridës ka njoftuar ndarjen nga jeta në moshën 69-vjeçare të Gjon (John) Lulgjurajt, aktivist i njohur me ndikim në komunitetin shqiptar. “Me hidhërim të thellë ju njoftojmë që sot u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare z. Gjon Lulgjuraj, një nga patriotët dhe njerëzit më me influencë në komunitetin shqiptar në SHBA. Do të kujtohet gjatë për kontributin e tij moral dhe financiar për çështjen kombëtare. Pushoftë në paqe!” shkruhet në njoftim. I lindur në fshatin Llofkë pranë Sukës së Grudës, pas shkollimit të parë në vendlindje do të ndiqte Gjimnazin Klasik Dominikan në ishullin Braç të Kroacisë. Kur mbërriti në Amerikë (Detroit) në vitin 1970 në moshën 18-vjeçare, nisi studimet e larta në Miçigan, në degën e historisë së artit – periudha e renesancës, kurse më pas magjistoi në degën e historisë së

22

Javore KOHA

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

arkeologjisë. Pas përfundimit të studimeve hapi një biznes në Miçigan, duke e mbajtur për 13 vjet. Në vitin 1989 u shpërngul në shtetin e diellit, në Florida. Në mars të vitit 1971 si student në mërgim ai themeloi dhe drejtoi programin radiofonik “Zëri i Komunitetit Shqiptar në Detroit”, me qëllim për të pasur një zë objektiv kundër influencës së Jugosllavisë së atëhershme të Titos ndaj shqiptarëve. Ky ishte programi i parë afatgjatë në gjuhën shqipe në Miçigan, i cili u transmetua një çerek shekulli, deri në mars të vitit 1996. Nga viti 1972 deri ne vitin 1977 ka qenë nënkryetar i Organizatës famëmadhe “Ethnic Council of Michigan”, organizatë që përfaqësonte të gjitha grupet etnike në Miçigan. Në vitin 1976 u nderua me detyrën për të hapur dhe drejtuar kremtimin e parë në Miçigan për “Bicentennial”,

200-vjetorin e Shteteve te Bashkuara, në praninë e Guvernatorit të Miçiganit dhe shumë personaliteteve të larta shtetërore. Ky ishte një nderim i madh që iu bë Gjonit për faktin se kjo natë historike në Michigan, ku jetonin mbi dy milionë njerëz të komuniteteve të ndryshme, udhëhiqej nga një shqiptar (malësor). Gjoni me ndihmën e Viktor Çaços dhe shumë familjeve shqiptare, po në vitin 1976 formoi “Grupin Vallëzues”, i cili mori pjesë në programin e kremtimit të 200-vjetorit të Shteteve te Bashkuara. Ai ishte mjaft aktiv edhe në fushën e sportit. Ka qenë bashkëthemelues i skuadrës së futbollit “Iliria”. Gjatë viteve 1978 dhe 1979 ka qenë kryetari i Lidhjes së Futbollit në Detroit, në kuadër të së cilës ishin edhe dy skuadra shqiptare, “Besa” dhe “Iliria”, detyrë e cila i jepte mundësi të kontrollojë më afër aktivitetet e elementit pro-jugosllav.


IN MEMORIAM

e me ndikim i ar në SHBA Në vitin 1979, i ftuar nga Shtëpia e Bardhë ka marrë pjesë në punime me “Delegacionin Amerikan për Konferencën e Madridit” për të drejtat e njeriut, sipas marrëveshjes së Helsinkit. Gjatë këtyre punimeve ai kërkoi nga Delegacioni amerikan që në agjendën e tyre të diskutohej për shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut ndaj popullit shqiptar në Jugosllavinë e atëhershme, si dhe gjendjen tepër të vështirë të popullit në Shqipëri nën diktaturën enveriste. Ka ndihmuar në organizimin dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete të komunitetit, duke përfshirë edhe mitingje dhe demonstrata në përkrahje të popullit shqiptar. Ndër demonstratat kryesore që u përgatitën në Miçigan, ishte “Greva e Urisë” pranë Qendrës Federale në Detroit. Në këtë grevë 17 shqiptarë qëndruan pesë ditë pa ngrënë, derisa u realizuan kërkesat e tyre për t’u takuar

me senatorët e Miçiganit. Si rrjedhim, senatorët premtuan se do ta përkrahin Rezolutën e parashtruar pranë Kongresit Amerikan për Kosovën. Demonstrata të tjera me rëndësi ishin ato që shkaktuan mbylljen e festivalit jugosllav në Detroit etj. Gjon Lulgjuraj disa herë ka dhënë dëshmi pranë Kongresit Amerikan, për gjendjen e Shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Shqipëri. Në vitin 1982, gjatë një demonstrate të madhe të shqiptarëve në Uashington, ai mbajti një fjalim në gjuhën angleze, në shkallët e Kongresit Amerikan, ku denoncoi aktet gjenocidale serbo-malazeze-maqedonase dhe greke ndaj popullit shqiptar. Për disa vite ka qenë kryetar i organizatës më prestigjoze të Diasporës - Organizatës Kombëtare Shqiptaro-Amerikane (Albanian American National Organization), e themeluar

në vitin 1946 me qëllim për të ruajtur identitetin tonë kombëtar në mërgim. Për disa vite ka drejtuar edhe Lëvizjen “Atdheu na Bashkon”, të formuar në vitin 2006. Në një periudhë kohore 42 vjeçare në Amerikë, Gjon Lulgjuraj disa herë ka qenë i pranishëm me shkrimet e tij në shtypin amerikan në mbrojtjen e çështjes shqiptare. Në vitin 1979, ai publikisht denoncoi shtypin amerikan që Nënë Terezën e quanin “Murgeshë Jugosllave”, duke dhënë fakte nga intervistat që Nënë Tereza i bëri në Detroit, ku ajo deklaroi se ishte shumë krenare që ishte shqiptare. Si rrjedhojë e kësaj proteste shtypi në Miçigan e identifikoi Nënë Terezën me prejardhje shqiptare. Homazhet në nderim të Gjon Lulgjurajt u bënë të shtunën, ndërsa u varros të dielën në Florida të SHBA-së. Beqir Sina E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Javore KOHA

23


MOZAIK

Temperaturat e larta dhe vatrat e zjarreve

Qytetarët të tregohen të përgjegjshëm karshi natyrës Në lidhje me përhapjen e vatrave të zjarrit të cilat nuk kanë kursyer as zonën e Malësisë, ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi, duke apeluar tek qytetarët që me raport të përgjegjshëm kundrejt natyrës, të kontribuojnë në zvogëlimin e numrit të zjarreve. Njëkohësisht, nga kjo ministri kanë njoftuar se do të bëjnë monitorimin e territorit të Malit të Zi nga ajri, me helikopterët e MPB-së, nëpërmjet droneve, me kamerat më bashkëkohore Ditëve të fundit fatkeqësisht ka pasur shtim të vatrave të zjarrit nëpër lokacione të ndryshme brenda shtetit, dhe kësaj fatkeqësie padyshim se i kontribuon edhe të nxehtit, përkatësisht temperaturat e larta që arrijnë afro dyzetë gradë të shkallës celsius. Zjarret nuk janë një fenomen i ri tek ne, ato pothuajse çdo vit në stinën e verës shpërthejnë në vende të ndryshme, ku përfshijnë male me pyje, fusha me kullosa, etj, duke rrezikuar edhe objekte të ndryshme dhe shtëpi banimi. Shkaqet për këto vatra zjarresh që janë shtrirë në vende të ndryshme të globit mendohet të jenë ndryshimet klimatike. Mirëpo, ajo që mund të thuhet dhe që është konstatuar nga autoritetet dhe institucionet, është fakti se vatrat e zjarreve kanë si shkaktar edhe faktorin njeri, zjarrëvëniet e qëllimshme. Këto vatra zjarresh jo vetëm që mund të jenë të papërballueshme nga struktrurat e mbrojtjes, të shpëtimit dhe të zjarrfikësve, por ato gjithashtu shtojnë vapën, edhe ashtu përvëluese të gushtit dhe kundërmojnë erë të pakëndshme tymi me copëza hiri që dalin nga flakët e përhapura në një shtrirje të gjerë sipërfaqësore. Këto zjarre, përveçëse shkakto-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

jnë dëme të pakompensueshme në resurset natyrore, ato gjithashtu rrezikojnë apo në disa raste dëmtojnë objekte të ndryshme banimi, ashtu edhe ato afariste. Zjerrëvëniet e qëllimshme duhet të hetohen nga organet kompetente, të zbulohen autorët e këtyre veprave penale, e rrjedhimisht edhe të marrin dënimin e merituar sipas ligjit. Në lidhje me përhapjen e vatrave të zjarrit të cilat nuk kanë kursyer as zonën e Malësisë, ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e

Malit të Zi, duke apeluar tek qytetarët që me raport të përgjegjshëm kundrejtë natyrës, të kontribuojmë në zvogëlimin e numrit të zjarreve. Njëkohësisht, nga kjo ministri kanë njoftuar se do të bëjnë monitorimin e territorit të Malit të Zi nga ajri, me helikopterët e MPB-së, nëpërmjet droneve, me kamerat më bashkëkohore. “Gjithashtu, zyrtarët e Drejtorisë së Policisë do të shtojnë aktivitetet nëpër hapësira me shtim të rrezikut nga zjarret, me qëllim të gjetjes dhe ndjekjes penale të individëve të cilët shkaktojnë zjarre në ambient të hapur, dhe do t’u ofrojnë asistencë shërbimeve të mbrojtjes, për të mundësuar kalueshmëri drejt sipërfaqeve të djegura”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërkaq, edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka ftuar qytetarët që në ditët në vijim të përmbahen nga ndezja e zjarreve në ambiente të hapura. Gjithashtu, nga ky dikaster i lusin qytetarët që të raportojnë për shfaqjen e zjarrit dhe për autorët e këtyre akteve në numrin e kontaktit 112, përkatësisht, Qendrën Operative-Komunikuese të Drejtorisë për t. u. Mbrojtje dhe Shpëtim.


MOZAIK

Konstatim i përbashkët dypalësh

Të avancohet bashkëpunimi institucional i Komunës së Plavës me komunat e Kosovës Plavë – “Avancimi i bashkëpunimit institucional, do të mundësojë lidhje më të mirë ekonomike të rajoneve kufitare dhe është në interes të banorëve të Plavës me rrethinë dhe të komunave kosovare”, është konstatuar në takimin e kryetarit të Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, me bashkëpunëtorët e vet, kryetaren e Kuvendit të Komunës, Jasmina Cikotiq, sekretarin e Komunës, Hasim Radonçiq, dhe drejtorin e Drejtorisë për investime dhe rregullim hapësinor, Fuad Feratoviq, me zëvendësministrin e Ministrisë së Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale të Kosovës, Avdullah Gje-

sheviq, me bashkëpunëtorët e tij, zëvendës-sekretarin e ministrisë në fjalë, Trim Berisha, këshilltaren e ministrit, Vasvija Huremoviq, dhe drejtorin e logjistikës, Jeton Cellaj, të mbajtur në Plavë, të martën që shkoi, më 10 gusht 2021. Kryetari Canoviq, bashkëbiseduesit nga Kosova i ka njoftuar me aktivitetet të cilat i kanë ndërmarrë në periudhën e kaluar dhe njëherit ka theksuar rëndësinë e lidhjes kualitative të komunikacionit. “Këto ditë jemi dëshmitarë të një numri të madh vizituesish të trevave tona, falë rrugës së shkurtuar deri në Podgoricë. Besoj që hapja e kalimit

kufitar nën Çakorr, si dhe ndërtimi i rrugës ndërshtetërore Plavë-Deçan, plotësisht do të ndryshonte pamjen e strategjisë ekonomike të kësaj treve” ka konfirmuar Canoviq. Bashkëbiseduesit në takimin miqësor e konstruktiv kanë konstatuar se është e nevojshme të bëhen projekte shtesë, në mënyrë që realizimi i projekteve të sipërpërmendura të marrin dinamikë më të fuqishme, si dhe projektet e përbashkëta të cilat do të kandidoheshin në kuadër të projektit IPA, e të gjitha në mirëqenie të banorëve të këtyre trevave. Sh. Hasangjekaj

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Javore KOHA

25


TRADITË

Meditim (2)

Si të jetojë detari Hajro Ulqinaku

Hilmi Nimanbegu: “Deti – bukë e ëmbël” Portretin e babait të vet të ndjerë, Hilmiut, na e përshkroi, i biri i dytë – zotëri Agim Nimanbegu (40), kamerier. - Babai im ka filluar që në moshën 12-vjeçare të lundrojë. Ka filluar në anijen e babait të vet. Gjyshi im (Nimani II) ka pasur anijen dhe, Hilmiun, si djalin e parë, më i madhi, e ka marrë në barkë. Mbas shumë kohe që e kaloi në det, vendosi që të vinte në Ulqin. Në Ulqin fitoi punë tjetër, si peshkatar. Mirëpo, pas një kohe u mërzit. Shkoi në Split dhe atje u punësua në ndërmarrjen detare. Hilmiu lundroi nëpër dete deri në moshën 50-vjeçare. Për fat të keq, u sëmur. U kthye në shtëpi, në Ulqin. Në shtëpi e ka pasur shtratin afër dritares. Që ta shikonte detin. Kur e çonim te mjeku, kërkonte ta ndalnin në Njalli. E prekte ujin me dorë dhe i thoshte detit: - Unë e di se ti je bukë e gjak, por je bukë e ëmbël!

Beto Kashoxha

Mbetëm pa flluga - Baba u plak, flluga u vjetërua, siç kam kallëzuar, e shkatërroi, por edhe e vogla u kalb. Mbetëm pa flluga. S’kemi pasur më flluga. Ikin të rinjtë Ishte kohë e papunësisë së madhe në Ulqin. Të rinjtë ikshin klandestinë në Itali. Pastaj, nëpër llogore emigrantësh, në mënyra të ndryshme – për në Amerikë, Kanada, Australi. Betoja thotë: - Unë nuk ika në Itali,

26

Javore KOHA

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

edhe pse më kanë pritë ke Krruçi njizet shokë. Ata e koptisën Adriatikun, dolën në Bari, Latina - Itali. Pastaj tretën nëpër botë. I kënaqur me jetë - Jam rritë me zor, por jam i kënaqun nga jeta. Gjatë lundrimeve kena ra shumë herë në furtuna. Në Biskaj kapidani e ndërroi vijën për nja 100 mile dhe, na kapi se na kapi cikloni. Por shpëtuem, falë vaporit të madh. Valla, s’kisha shku prapë në det. Isht punë e zorshme. Edhe djelmve ua kam prishë qefin, dëshirën, të mos dalin në det.

Adem Dema

Vendet – bota - E bukur isht Kuba, Brazili, Ishujt Kanarine, Shangai. Por, vendi ma i bukur, e populli ma i butë, s’ka se isht Spanja! Mos me t’u ba me u kthye në vapor! Pasardhësi - Tash s’ka ma gjeneratë teme. Djali ka shku nja tre vjet në det, ai ka qenë edhe në Australi, par tesh jeton në Itali. S’ka ma punë, se janë zhgatrru vaporat, s’ka ma kompani të Tivarit.

Bahri Çaushi

Shkova në det - Më 1962, mbas ushtrie, shkova në det. Gjendja ekonomike ishte e vështirë; isha i detyruem t’i siguroj vetes ekzistencën; e zgjodha detin, detarinë, si traditë e të parëve dhe ulqinakëve. Shtetet, vendet që kam qenë e pa: India: Bombei, Kalkuta; Japoni: Tokio, Jokohama; Kanada: Halifaks, Beikano; Kuba: Havana, vetëm nji herë. Kam ba qejf gjithsekejt se, kur je i ri, e ke pare, ka qenë bukur gjithsekejt, sidomos në Gjermaninë Lindore, Algjeri, Maroko. Kështu kam lundrue 20 vjet. Profecia e gabeles - Gabelja, në Ulqin, në oborr, para se gjeta punë, detar, lundrues, më qiti fall dhe më tha: “Do t’nisesh në një rrugë të gjatë, ke me qenë në rrezik të madh, ka më të ardhë shpirti me dalë,

por ke më shpëtue, mandej ke me u shendu (gëzue) shumë. Për çudi, nolli ashtu siç e paratha. Pra, lundrova, qeshë tue u mbytë në oqean, por shpëtuem. Kur dolëm në tokë, e mora lajmin - isha ba me djalë. - Pushova lundrimet shkaku i familjes: gruja, fëmijët, kur filluen të rriten, të shkojnë në shkollë. Trupi këtu e shpirti në det. Par ma afër janë fëmijët se dëshiri. Bahriu lundroi me vaporë sipëroqeanikë. Por Bahriu doli në pension. Kush do ta vazhdojë traditën detare familjare? Detari i pensionuar, thotë: - Djelmët, tre, e duen detin, por ekzistenca i ka orientue në hotelieri edhe, për mue isht ma mirë, i kam afër vedit, të sigurt.

Hashim Dervishi

Është njëri ndër ata të rinjtë e Ulqinit të pasluftës, i cili, pasi e ka mbaruar tetëvjeçaren, është dashur të vendosë: nëse donte të shkollohej, duhej të merrte rrugën e gjatë të kurbetit, në Kosovë - ose të rrinte në Ulqin, pa punë. Ka mundur të zgjedhë: të bëhet peshkatar, detar, ndoshta “konobar” (kamerier). Hashimi e ka zgjedhur detin. Më sigurt në tokë Edhe tash, pas gjithë asaj kohe të kaluar, Hashimi, tash detar-peshkatar i moçëm, konkludon: - Ma mirë në tokë se në det. E ka edhe këtë mendim: - Ulqinakët e kanë krijue “Kotorrin”, “Tivarin”, “Budven”, se vetëm ulqinakët kanë qenë të aftë si peshkatarë, detarë e si kapidana në Mal të Zi. Hashimi ngutet të kthehet në “Kafen e peshkaxhive”, shokët e grupit e presin të luajnë domino, ai ikën. Unë mbetem vetëm pranë tavolinës, të plotësoj shënimet. Shikoj tej-tehu: limanin, anijet e gastuara, detin e hapur, të kaltër, të qetë, qiellin e kthjellët. A është Ulqini Parajsë? Prandaj kthehen detarët, po! Ulqini është liman i shpëtimit.


TRADITË

- pa det, pa barka? rrema: Ulqin – Bunë – Shinjin. Masanej kanë dalë motorrat, ishtë lehtsue pak. Tesh gjuhet me peshkadore e rrjeta. Tash detaria - Detaria - gjithmonë - e zorshme. Kurrë nuk vjen në shpi, 6-7 muj, nji vjet. Detaria kurrë s’ishtë pague I kam dy djelm. Në det – mazallah. Më kanë lutë në “Brodospas”, me ju dhanë denjinin djalë, por – jo. Kam uzdajë në Zotin se kush prej shtëpisë time nuk ka me e kapë detin ma.

Xhavid Vogliqi:

Zejnel Ismajlaga

Të moçmit Jam prej shtëpisë detare, edhe babën e kam pasë detar (Hamit Ismajlaga), dhe gjyshi ka qenë detar (Mustafa Ismajlaga), edhe axha (Talip Ismajlaga) ka qenë detar, edhe vëllanë (Mustafa II – Cafo Ismajlaga) ka qenë detar. Më 1899 gjyshi dhe axha janë mbytë me barkë, me brikun tonë, janë humbë në Afrikë, vendin tamam s’e di; tue shkarkue trupa. Briku “Oh, ç’qenka” Barka e ka pasë emnin shqip -“Oh,

ç’qenka”. Barka ka qenë 4-5-vagonash, me cereme (vela), brik, pa matarr. Briku ka pasë dy dyrekë. Dyreku i parë ka pasë cereme (4 vela), e në dyrek ka pasë nji rang (nji vel i madh) dhe dy zaravela (dhe m’i vizaton detari); edhe në mes të dy dyrekëve ka pasë zaravela, ndërsa në bash ka pasë nji harap e dy floqe. Barkat janë dashuri e madhe. Janë pasuri. E malli është barabar me shpirtin, thonë. I kam pasur dy barka të mira, pronë imja. Peshkaxhia - Punë e zorshme, pa motor, por me

Pa det, pa barka Një vocërrak nga ranishta e vëren se një barkë po i avitet bregut dhe se së shpejti do të ndalet në mol. Vogëlushi vrapon që ta presë pandullën dhe ta lidh pallamarin për kalu. Ashtu bënte çdo ditë, sepse e donte fort detin dhe barkat. Tash, nja 50 vjet më vonë: një burrë i pjekur e shtyn karrocën me rrjeta. Shkon çdo mbrëmje dhe i lëshon kah Krruçi, që në mëngjes t’i nxjerrë, herë me peshk, e herë pa gjë. Ashtu bën se duhet të ekzistojë edhe detari. Ai fëmijë, ky burrë është Xhavit Vogliqi. Si të gjithë detarët, edhe Xhaviti ka pasur taravajë jete. I kujtohet, kur i ka vdekur babai, ka qenë në vapor të La-Vallettës së Maltës. Nuk ka qenë në varrim të babës, por ka ardhur në Ulqin tek pas 5-6 muajsh, sepse ka lundruar për Kuba dhe kapiteni s’e ka lejuar ta lërë punën. Më 1998 Xhaviti punësohet në hotelin “Galeb”. E lakmon punën në tokë, por pendohet që s’ka vazhduar lundrimet. - Kush po e di se si po rrjedhin punët! - thotë i zhgënjyer. Hoteli është mbyllur. Punë s’ka. Rrogë s’ka. Gjuan peshk. - Rri se po rrimë! “Passa tempo”! – thotë italiani. Kalo kohë, sot për nesër! Por, si të jetojë detari - pa det, pa barka? (vijon) E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Javore KOHA

27


KULTURË

85-vjetori i Akademikut Rexhep Qosja (2)

Gjenerali i men

Përveç rolit vendimtar të demonstratave të vitit 1981, shkrimet e profesor Qosjes dhe intervistat e ti zë i pazëvendësueshëm vendimtar për aktualizimin e çështjes së Kosovës në botë. Zëri i Qosjes ishte shqiptare në Kosovë

Binak Ulaj

(vijon nga numri i kaluar)

Demonstratat e vitit 1981, UÇK-ja dhe profesor Qosja

Me kërkesat politike të demonstratave të vitit 1981 dhe me botimin e veprave publicistike të Qosjes, fillon dejugosllavizimi i mendimit politik shqiptar në Kosovë. Vlen të theksohet se Qosja ishte intelektuali më i përgatitur dhe më i përgjegjshëm që ishte në gjendje të ballafaqohej me intelektualët shovinistë serbë. Paraqitjet e Qosjes në përfytje me ta ishin të argumentuara dhe, si të tilla, të pakontestueshme shkencërisht. Përveç polemikave me intelektualët antishqiptarë serbë, malazezë, maqedonas, me shkrimet publicistike Qosja do të jetë zë i fuqishëm kundër veprimeve të dëmshme, çintegruese edhe në të dy krahët e atdheut tonë - në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë, veprime këto prej të cilave, mjerisht personalitete të caktuara publike, nuk kanë hequr dorë as sot e kësaj dite. Krijimi i një gjuhe të dytë standarde dhe i kombit të ri kosovar është shembulli më tipik i çintegrimit dhe më dëmsjellës për popullin shqiptar. “Të gjitha të këqijat na kanë ndodhur se kemi qenë popull i ndarë dhe atdhe i copëtuar”, konstaton Qosja. Qëndrimi i profesor Qosjes ishte i njëjtë me pikëpamjet e shprehura

28

Javore KOHA

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

me veprat e tij letrare e shkencore. Ai kishte vlerësim të lartë meritor e të paluhatshëm për rininë studentore e shkollore, veçmas për pjesëtarët e Lëvizjes Kombëtare të Kosovës. “Asgjë nuk mund të shkruaj pa pasur parasysh idealin e tyre për të cilin ata nuk ngurrojnë të flijohen”, shkruan Qosja dhe shton: “Po të mos ishin të rinjtë tanë me të cilët Serbia, Jugosllavia dhe zbatuesit e politikës së tyre në Kosovë, po i stolisin burgjet e Kosovës, të Serbisë, të Bosnjë e Hercegovinës, të Maqedonisë, Malit të Zi, madje edhe të Kroacisë (unë do të shtoja, edhe të Sllovenisë, ku e kanë vuajtur dënimin jo pak të burgosur politikë shqiptarë, ndër ta edhe bashkëveprimtarë të mi), do të mund të quheshim popull pa qëllim historik. Të rinjtë tanë po na e shpëtojnë fytyrën para brezave të ardhshëm”. Përveç rolit vendimtar të demonstratave të vitit 1981, shkrimet e profesor Qosjes dhe intervistat e tij dhënë mediave të huaja, do të jenë zë i pazëvendësueshëm vendimtar për aktualizimin e çështjes së Kosovës në botë. Zëri i Qosjes ishte zëri më përfaqësues i inteligjencës shqiptare në Kosovë. Mjerisht, një pjesë e kësaj inteligjence dhe e klasës politike do të bien në provimin historik duke u deklaruar kundër demonstratave, kundër kërkesave të tyre të drejta, duke i quajtur kundërrevolucion, kualifikim ky me pasoja tepër të rënda për popullin shqiptar. Deklarim të tillë Qosja nuk do t’ia lejojë vetes, ndonëse do t’i kushtojë me largim nga pozita e drejtorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës, me ndalimin e botimit dhe të financimit të shkri-

meve të tij, me qëllim që ta mënjanojnë nga jeta kulturore e publike. “Si t’i quaj armiqësore demonstratat që përfaqësojnë përkushtimin më të madh atdhetar ndaj Kosovës”, arsyetonte ai. Qosja nuk është shkrimtar që shkruan me porosi, gjë që është bërë dukuri e shëmtuar e përditshmërisë sonë. Sot, me para, porositen e shkruhen monografi, madje edhe vepra letrare, ku hiperbolizohen njerëz pa kurrfarë meritash, me të kaluar të dëmshme, madje antishqiptare. Mbrojtës i shëndetit moral në veprat letrare e shkencore, Qosja kritikon ashpër veprimet e tilla, ngase është i vendosur ta thotë të vërtetën e, me këtë, ta ruajë edhe ndërgjegjen e vet. E, ruajtja e ndërgjegjes ka bërë që profesor Qosja ta ruajë shëndetin moral, kusht ky për ruajtjen edhe të shëndetit trupor e shpirtëror. Me formimin e UÇK-së Qosja do të vë të gjitha aftësitë e veta mendore në shërbim të propagandimit dhe mbrojtjes së luftës së drejtë të saj. Paraqitja e tij në Kongresin e SHBAsë, në Këshillin e Bashkimit Evropian, veçmas shndërrimi i shtëpisë së tij në zyrë, ku pret dhe përcjellë politikanë dhe diplomatë të shumtë botërorë, do të ketë ndikim të pazëvendësueshëm në informimin e drejtë të opinionit të jashtëm për luftën e UÇKsë. Qosja do të mbrojë UÇK-në, jo vetëm nga shpifjet e qarqeve politike, kulturore e mediat e Beogradit, por edhe nga klasa politike shqiptare, e cila shpresonte se liria e Kosovës do të vinte duke u lutur përtokas. Qëndrimi i vendosur i Qosjes, që Delegacionit të Kosovës në Rambuje duhet


KULTURË

ndjes

ij dhënë mediave të huaja do të jenë e zëri më përfaqësues i inteligjencës

Qosja i kushton kujdes të jashtëzakonshëm gjuhës. Para se t‘i publikojë shkrimet e tij, ai do t’i lexojë e rilexojë nga disa herë, ndaj mendimet e tij dalin aq të sakta dhe të ngjeshura. Përveç kësaj, Qosja ka krijuar shumë fjalë, togfjalësha e nocione të reja, ashtu siç vepronin edhe rilindësit tanë, traditën e të cilëve e shpie më tej. Në veprën e Qosjes ka shumë aforizma, dëshmi kjo e përvojës së tij krijuese e jetësore

t’i printe përfaqësuesi i atyre që e bënin luftën, pra përfaqësuesi i UÇKsë, ashtu siç edhe u bë, ishte qëndrim i drejtë dhe largpamës. Duke i mbetur besnik misionit të tij për vetëdijësimin e popullit dhe duke qenë zë i qëndresës vepruese, edhe sot Qosja shkruan e kritikon ashpër dukuritë që cenojnë rëndë ndërtimin e shtetit demokratik, si në Shqipërinë shtetërore ashtu edhe në Republikën e Kosovës. “Për demokracinë kritika është shumë më e shëndetshme se lavdërimet”, konstaton ai.

Pak fjalë për gjuhën e veprave të Qosjes

Qosja i kushton kujdes të jashtëzakonshëm gjuhës. Para se t‘i publikojë shkrimet e tij, ai do t’i lexojë e rilexojë nga disa herë, ndaj mendimet e tij dalin aq të sakta dhe të ngjeshura. Përveç kësaj Qosja ka krijuar shumë fjalë, togfjalësha e nocione të reja, ashtu siç vepronin edhe rilindësit tanë, traditën e të cilëve e shpie më tej. Në veprën e Qosjes ka shumë aforizma, dëshmi kjo e përvojës së tij krijuese e jetësore. (Më vjen keq që për shkaqe familjare nuk kam arritur ta mbaj premtimin dhënë profesorit për të shkruar e publikuar një studim për thëniet aforistike e fjalët e reja në veprat e tij letrare e publicistike). Ja disa sosh të paanalizuara: aminues, hiçkushi, gjithëçkabërës, kurrëkushnjeri, konjukturist, llafehane, makthndjellës, nënbishti, satrapizëm, saharishte, shunddrejtues, ujar... i,e çjerizuar, i çgjuhësuar, i ishulluar, i kiçerizuar, i shtazërishëm, i fushëmarrëzisë..., çnjerizoj, pushtetoj, papagallizoj, servilizoj..., çetnikçe, dik-

taturshëm, policorisht, urrejtsshëm..., defatorët e Serbisë, diskutues biseksual, errësirë mendore, hudum politik, kiç atdhetar, koncert politik, mendje katërkëmbëshe, sjellje e përtokshme, pluhërishte politike, politikë blegtorale, skalpim politik, rrufjan politik... Aforizma: Atdhetarizmi është ndjenjë e përhershme ose nuk është fare; Populli po kërkon liri, liria po kërkon popull; Populli e ka stolisur gjoksin e tij me medalje e dekorata e ai e stolisë gjoksin e popullit me gënjeshtra e mashtrime; Çdo qëllim i madh është njëkohësisht qëllim afatgjatë; Edhe budallai kur hesht është i mençur; Gjithmonë kapelat bien për tokë kur të zotët përkulen shumë; Sa më i vogël, aq më shumë i do fjalët e mëdha; Kemi heronj në varre e karagjozë në politikë; Vetëm idiotëve s’u dhemb askund... Në njërën prej veprave të tij Qosja shkruan: “Nuk i kushtoj rëndësi

ditëlindjes. Dhe kurrë s‘i kam kushtuar. Jam lindur rastësisht - ka mundur të mos lindem.” Po! Sikur mos të lindej Qosja, kultura shqiptare do të mbetej pa një gjeni krijues. Dhe të kthehem përsëri te gjenerali. Asnjë luftë çlirimtare në kohët moderne nuk është fituar pa bashkëveprimin e gjeneralëve të luftës dhe gjeneralëve të mendjes. Gjenerali i mendjes, profesor Qosja, e ka përmbushur misionin e vet intelektual jetësor, ndaj na mbetet t’i urojmë të ketë edhe më tej shëndet fizik e mendor për ta përplotësuar misionin e tij dhe përjetuar Rilindjen e Tretë - atë të Bashkimit Kombëtar! (Fund) (Fjala e mbajtur në shënimin e 85-vjetorit të lindjes të Akademikut Rexhep Qosja, në Shtëpinë e Kulturës - Vuthaj, më 31 korrik 2021) E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Javore KOHA

29


MOZAIK

Në Guci

U shënua solemnisht 5 Gushti – Dita e Komunës Me seancën solemne, më 5 gusht u mbajt manifestimi – akademia solemne e Ditës së Komunës të Gucisë. Seancën solemne e hapi kryetari i Kuvendit të Komunës, Bujar Hasangjekaj, i cili në fjalën e rastit u shpreh në të dy gjuhët (shqipe dhe malazeze): “Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Kuvendit të Komunës së Gucisë dhe në emrin tim personal, t’ju dëshiroj mirëseardhje dhe t’ju falënderoj që me prezencën tuaj keni nderuar këtë seancë solemne, me rastin e shënimit të Ditës së Komunës, në të cilën nuk kemi thirrur mysafirë nga jashtë, sepse kemi respektuar masat e marra nga Trupi Nacional Koordinues për sëmundjeve infektive, që të mos rrezikojmë shëndetin e qytetarëve dhe të pranishmëve”. Kryetari Hasangjekaj në vazhdim shtoi se “5 Gushti është ditë e rëndësishme për komunën tonë, komunën e cila është ndër më të rejat dhe më të voglat në Mal të Zi, por me një potencial të madh për zhvillim, e në veçanti për zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë. Ne si kuvend i një komune relativisht të re, bashkë me kryetaren e komunës kemi marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore dhe me këtë kemi krijuar të gjitha kushtet për funksionimin e qeverisjes lokale që të jemi në të njëjtin nivel me komunat e tjera sa u përket aktiviteteve ligjore”. “Siç e dini, vitin e kaluar nuk kemi mbajtur seancë solemne të Kuvendit të Komunës së Gucisë për shkak të pandemisë së koronavirusit i cili preku gjithë botën, përfshirë edhe ne, ashtu që kjo është seanca e dytë solemne e Kuvendit të Komunës së Gucisë që nga formimi i tij”, theksoi

30

Javore KOHA

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

kryetari Hasangjekaj. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj, falënderoi të gjithë ata që në mënyra të ndryshme ndihmuan Komunën e Gucisë, e në veçanti falënderoi Diasporën guciane, e cila gjithmonë ka qenë e gatshme të mbështesë dhe ndihmojë bashkëvendësit e vet përmes formave të ndryshme kontribuese. Ai në fund nuk ngurroi për të thënë se Komuna e Gucisë njihet për harmoninë dhe bashkëjetesën e saj shumë etnike me çka shquhet dhe veçohet në Mal të Zi dhe më gjerë. Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, në fjalën e vet të rastit, ka theksuar se Komuna e Gucisë më 5 gusht shënon dhe manifeston ditën e vet, ditën kur njësitë e Brigadës së Pestë Proletare Malazeze kanë çliruar Gucinë. Antifashizmi dhe lufta antifashiste si një ndër vlerat më të mëdha civilizuese, synimet e vazhdueshme për liri, drejtësi dhe nder, lufta kundër të gjitha forcave të të keqes dhe të nderit të njeriut, dhe janë të qëndisura thellësisht dhe pashkëputshëm në qenien e popullatës së kësaj treve. Në elaborimin e vet konciz dhe konstruktiv, kryetarja e Komunës, Anella Çekiq, konfirmoi se “në mes dy ditëve të komunës, kemi punuar në avancimin e kushteve të jetesës në komunën tonë, para së gjithash në fushën e infrastrukturës komunale dhe të furnizimit me ujë. Aktivitetet lidhur me kryerjen e punëve në objektet ndërtimore, si dhe ato lidhur me përgatitjen dhe hartimin e dokumentacionit projektues në këtë periudhë kanë qenë të shumta dhe shumë përfshirëse. Janë realizuar një vistër programesh të rëndësishme

dhe gjithëpërfshirëse infrastrukturore. Presim fillimin e shpejtë të punëve në ndërtimin – rekonstruktimin e rrugës rajonale Guci – Krushevë – Plavë. Në veçanti vlen të ceket hartimi i elaboratit mbi shpronësimin në projektin e rregullimit të shtratit të Lumit Grnçar, projekt ky kapital me vlerë 6.8 milion euro” ka theksuar kryetarja Çekiq. Ajo është e brengosur me faktin se shumë projekte të rëndësishme për zhvillim dhe zgjidhje të shumë problemeve infrastrukturore, nuk janë përfshirë në Buxhetin kapital të Malit të Zi. Ajo ka bërë me dije se Komuna e Gucisë me sukses realizon bashkëpunimin ndërkombëtar me shumë organizata dhe institucione dhe aktivisht merr pjesë në ftesat e publikuara për bashkëpunim në projekte të caktuara në fushat e ndryshme. Në elaborimin e vet, kryetarja Çekiq, po ashtu ka konfirmuar se është arritur bashkëpunimi i mirë me institucionet ndërkombëtare. Edhe Diaspora ka dhënë kontributin e vet në zhvillimin e Gucisë. Shoqatat dhe individët përmes ndihmave financiare për projektet e ndryshme, ndihma humanitare, mbështetje financiare e organizuese, manifestime të ndryshme kulturore e sportive, i japin vulë të pashlyer zhvillimit të Gucisë. Epidemia e shkaktuar me virusin Kovid-19 e ka goditur Komunën e Gucisë. Shumë qytetarë kanë qenë të infektuar, për fat të keq ka pasur raste vdekjeje. Pandemia në masë të madhe ka ngadalësuar zhvillimin ekonomik të komunës. Qeverisja lokale në harmoni me mundësitë e veta dhe me ndihmë e bashkëpunim me shoqata e individë të Diasporës, Kryqit të Kuq dhe


MOZAIK

Në Plavë

U shënua 550-vjetori i Xhamisë Perandorake

Ministrisë së Ekonomisë përmes donacioneve të tyre, kanë ndihmuar banorët e komunës që sa më lehtë të kapërcejnë këtë pandemi. Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, ka theksuar se potencialet për zhvillim të turizmit dhe bujqësisë janë të mëdha. Në kuadër të mundësive vetjake bëhet financimi i zhvillimit të sportit dhe kulturës. Është hartuar dhe miratuar plani strategjik i zhvillimit të komunës. Së shpejti pritet miratimi i planit urbanistik hapësinor. Në fund të elaborimit të vet, kryetarja Çekiq ka theksuar se me ndjenjë të veçantë kënaqësie bën me dije se para dy ditësh është bërë hapja e kalimit kufitar Cem i Trieshit – Grabom, me çka është plotësuar ëndrra e kahmotshme e gucianëve, i cili padyshim do t’i kontribuojë zhvillimit të komunës, e para së gjithash zhvillimit të turizmit. Gucia me këtë bëhet udhëkryq i rrugëve të rëndësishme për zhvillimin e saj. Në programin e seancës solemne të shënimit të Ditës së Komunës së Gucisë kanë marrë pjesë kori i grupit muzikor nga Berana “O Dive Bellcanto” dhe vashëza këngëtare vuthjane, Ardena Gjonbalaj. Gjatë punës së seancës është shfaqur filmi dokumentar “Gusinje Moje” (Gucia ime). Për ditën e Komunës së Gucisë mesazhe urimi kryetares së komunës, Anella Çekiq, kryetarit të Kuvendit të Komunës, Bujar Hasangjekaj, këshilltarëve dhe qytetarëve, u kanë dërguar presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kreparlamentari, Aleksa Beçiq, dhe kryetari i Qeverisë, Zdravko Krivokapiq. Shaban Hasangjekaj

Plavë – Me faljen e namazit të xhumasë, në sheshin e qytetit në Plavë, të premten më 13 gusht 2021, u shënua 550-vjetori i ekzistimit të Xhamisë Perandorake (Carska Džamija). Xhamia Perandorake në Plavë është ndërtuar në vitin 1471. Në popull është e njohur edhe si Xhamia e Vjetër ose Xhamia prej druri. Konsiderohet si xhamia më e vjetër në kohën e Perandorisë Osmane në Mal të Zi, andaj si e tillë paraqet vlerë të paçmuar të qytetit të Plavës, Bashkësisë Islame në Mal të Zi, si dhe vetë shtetit të Malit të Zi. Këtë vit mbushen 550-vjet të ekzistimit të kësaj xhamie. Me faljen e namazit të xhumasë, të premten që shkoi, në sheshin e qytetit në Plavë, Bashkësia Islame në Mal të Zi ka shënuar këtë jubile të rëndësishëm. Në hutbën e xhamisë në fjalë, reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziq, në fjalën e rastit ka thënë se “Xhamia me shekuj tubon dhe mëson të ruajmë Dinin, Namazin dhe traditën tonë”. “Sot përkujtojmë veten se me namazin e xhumasë ruajmë atë që ne na ka ruajtur me shekuj dhe do të ruaj

gjenerata pas nesh. Mirëmbajtja e xhamisë është shenjë e besimit në Allah (Zot) dhe në ditën e gjykimit. Frika nga Allahu është siguria më e madhe”, ka theksuar reisi Fejziq. Ai ka konfirmuar se rajoni i Ballkanit e din se shumë plavjanë dhe gucianë janë të shpërndarë anembanë botës duke kërkuar fatin për një jetë më të mirë. “Dihet mirëfilli se kjo xhami dhe shumë të tjera, kanë mbetur në zemrat e mërgimtarëve përtej oqeani. Kjo xhami është më e vjetër se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shumë besimtarë tanë kanë gjetur shtëpinë e vet të re. Ajo duhet t’u jetë përkujtuese që të mos harrojnë vendin ku kanë lindur, kudo që janë dhe kudo që jetojnë. Shumë paraardhës tanë, kanë dhënë jetën e vet që ne sot t’i kemi këto xhamia. Këtu kanë vdekur, që ne të jetojmë. Prej këtu janë shpërngulur që ne të jetojmë”, ka përkujtuar reisi Rifat ef. Fejziq. Në faljen e namazit të xhumasë, kanë qenë të pranishëm disa qindra besimtarë nga Plava e Gucia dhe më gjerë, si dhe një numër i madh imamësh nga Mali i Zi. Sh. Hasangjekaj

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Javore KOHA

31


RAJONI

Dy dekada nga Marrëveshja e Ohrit

Marrëveshja që i më jetojnë pranë njëri-t por jo me njëri-tjetr “Marrëveshja e Ohrit mbetet alternativa më e mirë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”, ka theksuar me rastin e 20-vjetorit të këtij Dokumenti Kornizë, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. “Një argument i fortë në mbështetje të kësaj teze, është se edhe atëherë po dhe sot, edhe kritikët më të ashpër, nuk janë në gjendje të ofrojnë një alternativë tjetër të zbatueshme”, ka theksuar presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e cila u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001, i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni, duke vendosur themelet e një kontrate të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve, si dy popujt më të mëdhenj që popullojnë këtë vend, për ndërtimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë së Veriut si shtet. Marrëveshja e Ohrit u arrit pas dhjetë ditë negociatash intensive, mes forcave kryesore politike dhe me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, ku rol vendimtar kanë pasur SHBA-ja dhe BE-ja, të përfaqësuar nga lehtësuesit James Perdew dhe Francois Leotard. Për Artan Grubin, zëvendëskryeministër për Sisteme Politike, Marrëveshja e Ohrit mbetet dokumenti që i hap rrugë procesit të integrimeve euroatlantike, pasi siç ka nënvizuar ai, ky dokument kornizë gjeneroi dhe Marrëveshjen e Prespës, që i hapi rrugë zgjidhjes së konfliktit me Greqinë, me këtë dhe zhbllokomit të procesit të integrimeve në NATO, si edhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, që synon të zhbllokojë dhe procesin e integrimeve në Bashkimin Evropian.

32

Javore KOHA

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

“Po të mos ishte Ohri nuk do të ishte Prespa, po të mos ishin të dyjat nuk do të kishim NATO, por ne nuk duhet të ndalemi këtu, por duhet të gjejmë forcë për ta zbatuar edhe marrëveshjen e tretë (Marrëveshjen me Bullgarinë) me po të njëjtin guxim dhe përkushtim, duke vulosur të ardhmen tonë evropiane”, tha Grubi.

Ali Ahmeti: Sfidë mbetet tejkalimi i paragjykimeve

Ndërkaq ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti, aktualisht kryetar i partisë shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të Dokumentit Kornizë, ka theksuar se tani shqiptarët janë faktor i rëndësishëm i të gjitha zhvillimeve demokratike, megjithëse ka shtuar se tani mbetet sfidë tejkalimi i paragjykimeve. “Ne kemi përgjegjësi të mëdha historike edhe si parti politike, që të punojmë me njerëzit që t’i tejkalojmë paragjykimet. Akoma ka paragjykime në këtë vend, akoma ka interesa që motivohen nga ideologji dhe vende që nuk e duan përparimin e vendit tonë“, tha Ahmeti.

VMRO-DPMNE nuk merr pjesë në shënimin e jubileut të 20-vjetorit të MO-së

Përderisa nga partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE kanë theksuar se nuk do të marrin pjesë në shënimin e jubileut të Marrëveshjes së Ohrit, pasi siç kanë theksuar, nuk është koha për festë dhe ceremoni në momentin që vendi po përballet me shifra të larta të të infektuarve me koronavirusin e ri.

“Marrëveshja e Ohrit është çështje e kryer. Për ne janë të papranueshme paradat private, në kohën kur vendi ndodhet në momentet më të vështira në historikun e vendit. Në vend se paratë t’i riorientojnë për nevojat e qytetarëve, kanë vendosur të festojnë kur më së paku është koha për festë”, ka thënë lideri i VMRODPMNE-së, Hristian Mickovski.

Pas dy dekadave gjendet një nga ekzemplarët e vetëm origjinal të Marrëveshjes së Ohrit

Një nga ekzemplarët origjinal të Marrëveshjes së Ohrit dy dekada më pas, gjatë jubileut të saj, është dorëzuar në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë, për çka drejtori i këtij institucioni, Emil Kërsetvski, ka theksuar se më në fund ky dokument do të jetë i qasshëm për studiuesit, por edhe të gjithë të interesuarit. “Dokumentin origjinal do ta ruajmë, do ta digjitalizojmë dhe i njëjti do të jetë i qasshëm për secilin që është i interesuar për historinë dhe detajet. Ky dokument do të ruhet ashtu siç duhet, me të gjitha standardet evropiane”, është zotuar Emil Krsteski, drejtor i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë së Veriut. Ilir Luma, zyrtar i lartë i Partisë për Prosperitet Demokratik, parti kjo e cila ka marrë pjesë aktive në përpilimin e Marrëveshjes së Ohrit, për REL thotë se duke parë mospërfilljen e institucioneve, por edhe të partive politike të cilat nuk e kishin arkivuar të vetmin ekzemplar në origjinal të dokumentit kornizë, për dy dekada e ka ruajtur në kushte shtëpie. Luma thotë se “falë kujdesit jashtëza-


RAJONI

ësoi të tjetrit, rin konisht pedant të sekretarit teknik të Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD) Qemal Limanit, ky dokument është ruajtur me shumë kujdes në zyrat e partisë”. “Kur u ndërprenë aktivitet e PPD-së si parti dhe ne dorëzuam zyrat që shfrytëzonim, këtë dokument e mora në shtëpi që të mos humbiste, ashtu siç është humbur nga tri partitë e tjera nënshkruese të këtij dokumenti.” “Unë u kujdesa me dekada për këtë dokument dhe në fund ta dorëzoj, sepse mendoja se ky lloj dokumenti, pavarësisht se kush si e vlerëson, ka një rëndësi historike dhe duhet të qëndrojë në institucionet relevante siç është Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut. Ky është dokumenti i vetëm në origjinal i Marrëveshjes së Ohrit, që për fat të mirë ne arritëm ta ruajmë dhe për fat të keq ata që s’e ruajtën, sepse ky dokument duhet të ishte pjesë e presidencës së shtetit, pjesë e arkivit të të gjitha partive nënshkruese të këtij dokumenti, VMRO DPMNE, Lidhja Socialdemokrate dhe Partia Demokratike Shqiptare dhe një kopje të origjinalit duhet ta kishte dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, si institucioni më i lartë që e ka ratifikuar këtë dokument”, thotë Ilir Luma, ish-zyrtar i lartë i Partisë për Prosperitet Demokratik, i cili ka marrë pjesë aktive në përpilimin e këtij dokumenti kornizë. Marrëveshjes së Ohrit, dy dekada i është sfiduar jetësimi në praktikë. Partitë politike shqiptare, në vazhdimësi e kanë fajësuar njëra-tjetrën për paaftësinë që të zbatojnë këtë marrëveshje në praktikë në kohën e paraparë, gjegjësisht brenda katër

viteve.

Faktori politik maqedonas i ka bishtnuar në vazhdimësi jetësimit të MO-së

Njohësit e zhvillimeve politike thonë se pala maqedonase pa përjashtim, varësisht se cila në kohë të caktuar ka qenë në pushtet, ka pamundësuar realizimin e së njëjtës përmes definimit jo të qartë në Kushtetutën e vendit. Zemri Elezi, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, konsideron se ndryshimi i kushtetutës, ku të drejtat e shqiptarëve që burojnë nga ky dokument, në mënyrë të qartë do të definohen, do të pamundësojë vendosjen e barrierave nga individë të caktuar që drejtojnë institucione të caktuara, siç është rasti me përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. “Maqedonisë së Veriut i duhet një kushtetutë e re demokratike, një kushtetutë gjithëpërmbyllëse e parimeve themelore politike, që për bazë e kanë Marrëveshjen e Ohrit, që mos të ketë probleme në zbatimin e saj, por të këmi një shtet funksional”, thotë Elezi. Marrëveshja e Ohrit hapi dyert për përfaqësimin e shqiptarëve në institucione, por çalon përfaqësimi cilësor. Një nga shtyllat themelore të Marrëveshjes së Ohrit është përfaqë-

simi i shqiptarëve në institucionet e shtetit, në përputhje me përfaqësimin e popullsisë në shtet në bazë të dhënave zyrtare. Pjesa më e madhe e institucioneve kanë arritur të realizojnë këtë shtyllë të dokumentit kornizë, megjithëse sfidë mbetet përfaqësimi i shqiptarëve me kuadër cilësor. “Presioni politik dhe insistimi që me çdo kusht dhe sa më parë të arrihet ai 25 përqindëshi i shqiptarëve të përfaqësuar në institucione, pa llogaritur në kapacitetet tona shoqërore të kuadrove profesionale, veçanërisht gjatë dekadës së parë pas Marrëveshjes së Ohrit, po reflektohet në një administratë jo efikase, sidomos në komunat me shumicë shqiptare”, vlerëson Vedije Ratkoceri, ligjëruese në Fakultetin Juridik, e cila ka realizuar shumë hulumtime lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e shtetit. Në këtë drejtim, Temello Ristevski nga Fakulteti i Administratës Publike në Shkup, thotë se Marrëveshja e Ohrit na mësoi të jetojmë pranë njëri-tjetrit, por jo të jetojmë me njëritjetrin, duke u lënë të ecin para më të mirët dhe jo numrat. “Nuk ka dobi askush nga ne nga ata të punësuar që nuk dinë ta bëjnë punën e tyre. Gjithësecili nga ne dëshiron të ketë shërbime cilësore dhe në kohë, e këtë mund ta ofrojnë vetëm kuadrot cilësorë”, thotë Ristevski. (REL) E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Javore KOHA

33


MARKETING U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

INL Outreach Assistant • BASIC FUNCTION OF THE POSITION

The incumbent is responsible for managing International Narcotics and Law Enforcement Affairs (INL) grants in the country; coordinating all activities related to donations to the host country, including construction projects; designing and planning activities calendar; producing materials for public consumption; and organizing conferences, public forum, study visits, and similar events for host country officials and the community.

• QUALIFICATIONS REQUIRED

1. EDUCATION: University degree in law enforcement, international relations, political science, management, or communications. 2. EXPERIENCE: A minimum of 2 years of previous experience working in program management for a criminal justice institution, court, prosecution office, foreign mission, NGO, or international organization is required 3. LANGUAGE: Level 4 (Fluent) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 4 (Fluent) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 4. KNOWLEDGE: Requires a good understanding of the Montenegrin criminal justice system and civil society sector; superior English language skills; experience with written and verbal translation. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must have excellent knowledge of MS Office software. Must have valid driver’s licence.

CLOSING DATE FOR THIS POSITION: August 27, 2021 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 19 GUSHT 2021


MARKETING U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

Accounting Technician • BASIC FUNCTION OF THE POSITION

Under the direct supervision of the Locally Employed (LE) Financial Specialist/ LE certifying officer, the incumbent performs accounting duties, funds management, reporting and statistics for all allotments for serviced agencies at post, and reporting for non-serviced agencies on an adhoc basis. Assists with non-serviced agencies strip coding in different procurement and financial software, as well as tracking expenditures. Enters vendor codes in Regional Financial Management System (RFMS) for all currencies used at post. Maintains vendor data codes.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of two years of college/university studies is required. EXPERIENCE: Two years of experience in voucher examining, accounting, bookkeeping or related financial work is required. 2. LANGUAGE: Level 4 (Fluent) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 4 (Fluent) Speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 3. KNOWLEDGE: Thorough familiarity, comprehension and application of Federal Appropriations Law, Foreign Affairs Manual/Foreign Affairs Handbook (FAM/ FAH), Government Accountability Office (GAO) decisions, Department of State Standardized Regulations (DSSR), federal travel regulations, Treasury Department guidelines, Office of Management and Budget (OMB) directives, General Services Administrative guidelines, International Cooperative Administrative Support Services (ICASS) guidelines and procedures, and specific regulations and procedures of the serviced agencies for which accounting services are provided. Fully familiar with Department of State ICASS, budgeting and accounting software. 4. SKILLS AND ABILITIES: The incumbent is expected to frequently work with incomplete information or data, and some unpredictability of operating requirements. Must be able to analyze problems holistically, consider all solutions, anticipate risk, and make measured decisions. Must convey complex ideas and recommendations succinctly and clearly both orally and in writing. Must exhibit maturity, discipline and emotional intelligence with customers, colleagues, supervisors and subordinates. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: August 19, 2021 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

E ENJTE, 19 GUSHT 2021

Javore KOHA

35


“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni

në linkun:

www.kohajavore.me

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.