Koha 970

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 22 korrik 2021 Viti XX Numër 970 Çmimi 0,50

Bashkëqeverisja me mohuesit e gjenocidit, model aksidental në demokracinë pluraliste ISSN 1800-5696

Kërkohet kthimi i pronave të Kosovës në Mal të Zi

Aktori Alaj- pjesë e shfaqjes “La riparazionne” në Lecce të Italisë


PËRMBAJTJE

10

12 Pandëshkueshmëria e krimeve komuniste

Mediat dhe shoqëria civile në luftën kundër korrupsionit

14

16 Ne dhe të lexuarit

Burim emri

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 22 KORRIK 2021


PËRMBAJTJE

20

24 Koncert i Manjola Nallbanit

Udhëtim nëpër një pjesë të Arbërisë së dikurshme

26

32 30-vjeçari Agron Pali, drejtor i Global Monitoring Center në OKB KOHA Javore KOHA Javore

Mjekët shqiptarë nga Mali i Zi KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, dr. Dritan Abazoviq, zhvilloi të premten vizitë pune në Tiranë

Nevojë për forcimin e marrëdhënieve Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, dr. Dritan Abazoviq, ka zhvilluar të premten një vizitë pune në Tiranë, ku është pritur nga Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shqipërisë. Në takim me kryeministrin Rama, Abazoviq ka theksuar nevojën e forcimit të marrëdhënieve ekonomike, realizimin e projekteve të përbashkëta dhe valorizimit të potencialeve të shumta, gjë që përbën hapësirë të rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit të mëtejshëm. Në anën tjetër, në një njoftim të shkurtër në rrjete sociale, Rama ka thënë se takimi shkoi mirë dhe ata ranë dakord në çdo pikë. “Kënaqësi e posaçme takimi i parë me zëvendëskryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin kaluam si dy miq të vjetër dhe patëm dakordësi në çdo pikë”, ka shkruar Rama. Presidenti i Shqipërisë e ka përgëzuar zëvendëskryeministrin Abazoviq për

4

Javore KOHA

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

përparimin që ka shënuar Mali i Zi, veçanërisht sa i përket procesit të integrimit evropian, aq jetik për të gjitha vendet e rajonit. Në njoftimin nga Presidenca thuhet se “Meta shprehu dëshirën që bashkëpunimi i mirë, që ekziston midis dy vendeve tona, të përshpejtohet dhe të thellohet më tej në të gjitha fushat, duke patur si objektiv parësor ndërlidhjen gjithnjë e më të mirë mes qytetarëve në të dy anët e kufirit”. Meta ka apeluar për një përfaqësim më përfshirës dhe më të drejtë të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të Malit të Zi. Dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për disa projekte konkrete në mbështetje të zonave ku banojnë shqiptarët, siç janë: hapja së shpejti e Pikës se Kalimit Kufitar në Grabon, mundësia e bashkëpunimit për hapjen e Pikës së Kalimit Kufitar Skje – Zogaj, rindërtimi i shkollës së djegur në fshatin Dacaj në Rozhajë, ura mbi lumin Buna, që do të lidhte Velipo-

jën me Shtojin, përmirësimi i infrastrukturës rrugore në Plavë dhe Guci, konkretisht rregullimi i rrugës për në fshatin Hot në Plavë, hapja e disa pikave kufitare në këtë zonë si edhe në Ulqin, rregullimi i çështjes së shtetësive të shtetasve shqiptare të martuara në Mal të Zi, si dhe punësimi i shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale. Gjatë vizitës në Shqipëri, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq është takuar edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka pasur një drekë pune të shtruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi, dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka mbajtur një ligjëratë me temën “Sfidat e Malit të Zi në rrugën e modernizimit” në Universitetin Evropian të Tiranës, si dhe ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës “Ulqini” në Durrës. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Mali i Zi nuk ka probleme vetëm me Kroacinë lidhur me demarkacionin detar

Ende pa zgjidhje demarkacioni detar me Shqipërinë Komisioni Evropian ka paralajmëruar se demarkacioni detar midis Malit të Zi dhe Shqipërisë mbetet akoma temë e hapur. Ky informacion ceket në raportin e fundit të Komisionit Evropian mbi progresin e Malit të Zi, i cili është një konfirmim tjetër se çështja e kufirit me Kroacinë në Prevllakë nuk është e vetmja që mbetet e hapur dhe që Podgorica zyrtare duhet të zgjidhë. “Marrëdhëniet me Shqipërinë mbeten të mira me disa përmirësime të mëtejshme në infrastrukturë dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Demarkacioni në det midis dy vendeve mbetet i hapur. Takimi i parë i Komisionit Ndërshtetëror të Menaxhimit

të Ujërave u mbajt në shtator 2019”, thuhet ndër të tjera në raportin e Komisionit Evropian. Dokumentet e BE-së lidhur me kushtet për vendet nga Ballkani Perëndimor për t’u bashkuar bllokut, përmbajnë gjithashtu deklarata që të gjithë kandidatët duhet të zgjidhin çështje të hapura, veçanërisht mosmarrëveshjet kufitare, përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Ditë më parë zëvendëskryeministri i Malit të Zi, dr. Dritan Abazoviq, ka zhvilluar një vizitë pune në Tiranë, ku ndër të tjera është theksuar se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të mira ndërshtetëtore.

Ndërkohë, Mali i Zi e ka ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit me Kosovën, por edhe ky proces nuk mund të konsiderohet i përfunduar. Sipas kësaj marrëveshjejeje të nënshkruar në vitin 2015 në Vjenë, pas ratifikimit, të dyja shtetet do ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në Kuvendin e Malit të Zi se do të bëjë të pamundurën të korrigjojë gabimet që janë bërë në të kaluarën në procesin e demarkacionit të vijës kufitare me Malin e Zi. (Kohapress/Express)

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Bashkëqeveris mohuesit e gjen model aksiden demokracinë plur Nail Draga

Si dëshmi autentike të një konstatimi të tillë, kur kemi të bëjmë me votimin e Rezolutës për gjenocid në Srebrenicë në Kuvendin e Malit të Zi me 55 vota për, 19 kundër dhe 7 abstenime(17.6.2021), që ka ndikuar në vazhdimin e ndarjeve politike në Mal të Zi. Qëndrimi i tillë mohues i deputetëve serbë, dëshmon se në Mal të Zi vazhdon sindromi serb ndaj luftërave të zhvilluara në ish-Jugosllavi ku gjenocidi në Srebrenicë mbetet rast i veçantë për tërë Europën pas Luftës së Dytë Botërore. Por, duke marrë parasysh se popullsia me përkatësi serbe në Mal të Zi përbën rreth 1/3 e popullsisë së përgjithshme kemi të bëjmë me çështje e cila mbetet shqetësuese, si për momentin aktual dhe në të ardhmen, sepse vetëm politika serbe nuk ka pasur guxim të pranojë gjenocidin i cili ka ndodhur në vitin 1995 në Srebrencië, sepse qëndron në ndërgjegjen kolektive të atyre që e kryen dhe të atyre që nuk e parandaluan. Pikërisht në lidhje më këtë çështje ditë më parë përfaqësuesi i Bashkimit

6

Javore KOHA

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Eurpoian(BE), Josep Borell, “ia ka bërë të qartë Serbisë, se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid dhe se kush nuk e pranon atë nuk ka vend në familjen evropiane”. Pikërisht një ndarje e tillë politike do të ndikojë në raportet në mes konstituentëve dhe të stabilitetit të qeverisjes aktuale në Mal të Zi. Nuk ka dilemë se do të jetë vështirë një bashkëqeverisje stabile me ata të cilët mohojnë gjenocidin, sepse kemi të bëjmë me një model të panjohur në pluralizëm.

Krizë qeveritare dhe parlamentare

Pikërisht një votim i tillë ishte shkas për paraqitjen e turbulencës politike kryesisht nga ana e Frontit Demokratik(DF), sepse ata janë deklaruar publikisht se qeveria aktuale nuk ka mbështetjen e tyre. Dhe jo vetëm kaq, sepse ata momentalisht janë duke bojkotuar edhe parlamentin deri sa të sqarohen disa çështje të raporteve në kuadër të shumicës parlamentare. Një qëndrim i tillë paraqet një situatë të veçantë të panjohur deri më tash, që është kundër vullnetit të qytetarëve të cilët votuan ndryshimin në zgjedhjet e 30 gushtit 2020. Në saje të rrethanave politike aktuale në Mal të Zi, nuk ka dilemë se një veprim i tillë është në favor të PDS-it nga del se FD vepron kundër interesave të marrëveshjes së shumicës parlamentare aktuale, por në favor të interesave të individëve të ndryshëm.

Ndryshime në qeveri apo zgjedhje të reja

Pavarësisht animoziteteve dhe turbulencave politike në mes individëve apo subjekteve politike çështja e qeverisjes mbetet të trajtohet si përparësi në dialog dhe kompromis nga ana e shumicës parlamentare. Vetëm me qasje realiste në favor të parimeve demokratike, duke dëshmuar vullnet politik

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

sja me nocidit, ntal në raliste

Rotacioni i pushtetit në Mal të Zi si rezultat i zgjedhjeve parlamentare më 30 gusht 2020, nga shumë analistë është vlerësuar si sfidë për shumicën e re parlamentare për funksionimin dhe qëndrueshmërinë në skenën politike. Një qasje e tillë bazohej në koalicionin e shumicës parlamentare që përbëhet nga shumë subjekte politike me programe dhe ide të ndryshme, që jep për të kuptuar se do të ketë mospajtime në marrjen e vendimeve të ndryshme, duke sjellë krizë parlamentare dhe qeveritare, dukuri e cila është e pranishme muajt e fundit në këtë mjedis, me mundësi reale për ndryshime në qeveri apo zgjedhje të parakohshme parlamentare së do të përcaktojë edhe fatin e kësaj qeverie dhe të shumicës parlamentare.

Përgjegjësia e opozitës për të kaluarën

mund të gjendët zgjidhje optimale për të qeverisur. Në saje të situatës momentale del qartë se të gjithë përbërësit e koalicionit qeveritar se si zgjidhje mbetën ndryshimi në qeveri, qeveri teknike apo zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por, pasi deri më tash janë mbajtur dy takime në kuadër të koalicionit të shumicës parlamentare, nuk ka dilemë se takimi i tretë që do të mbahet këto ditë

Në saje të praktikës politike në ato mjedise ku ka ndodhur rotacioni i pushtetit, roli i opozitës mbetet i veçantë, në saje të qëndrimit dhe të veprimit politik. Kryesisht kemi të bëjmë me qëndrimin kritik ndaj pushtetit, duke vendosur në fokus veprimet e dëmshme në kuadër të qeverisjes. Por, në këtë aspekt në Mal të Zi kemi rast të veçantë, sepse opozita aktuale, ka qenë në pushtet për tridhjetë vite, andaj e ka të vështirë të pajtohet me fatin e humbjes së pushtetit, andaj i mungon qasja opozitare në skenën politike në Mal të Zi. Duke marrë për bazë qeverisjen e tyre për tre dekada, ata mbajnë përgjegjësi për devijimet e zhvillimeve të përgjithshme në vend. Pikërisht, nga një konstatim i tillë, ata nuk kanë të drejtë morale të kritikojnë pushtetin aktual, sepse ata kanë trashëguar prej tyre privatizimin e dështuar, korrupsionin dhe devijimet e ndryshme me pasoja të mëdha shoqërore. Përveç konfrontimeve verbale politike në mes pozitës dhe opozitës, një dukuri e tillë është e pranishme edhe në kuadër të shumicës parlamentare, në mes Frontit Demokratik (DF) dhe Demokratëve të Malit të Zi (DCG), që ka të bëjë me egoizmin dhe xhelozinë partiake për dominimin në skenën poli-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tike të elektorati votues kryesisht ortodoks në këtë mjedis. Përvoja e deri tashme politike dëshmon se sindormi i liderizmit mbetet çështje për hulumtim, sepse egoizmi dhe atavizmi mbesin dukuri të autokracisë, që janë të dëmshme për demokracinë parlamentare. Dhe në një situatë aktuale politike në Mal të Zi, nuk kemi qeveri të qëndrueshme, sepse qeveria sulmohet si nga opozita ashtu dhe një pjesë e pozitës(DF), duke qenë rast i rrallë në demokracinë pluraliste.

Në mes të konsolidimit apo dekompozimit

Në një situatë të tillë konfuze dhe me animozitete në kuadër të shumicës parlamentare ka gjasa të përfitojë opozita aktuale e në veçanti DPS-i i cili vepron për t’u konsoliduar pas kalimit në opozitë, andaj do të përdorë të gjithë mekanizmat dhe përvojën politike për të përfituar nga mungesa e unitetit të shumicës parlamentare. Pavarësisht pakënaqësisë në kuadër të shumicës parlamentare, analistë të ndryshëm vlerësojnë se duhet gjetur zgjidhje që do të ishte kompromis i pranueshëm për të gjithë. Një veprim i tillë do të dëshmojë se rotacioni politik i pushtetit nuk ishte rastësi por shprehje e vullnetit të qytetarëve për ndryshim. Në të kundërtën, në Mal të Zi do të kemi një vjeshtë të nxehtë politike, që do të jetë test i veçantë për shumicën parlamentare, në mes konsolidimit apo të dekompozimit politik. E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Center for European Policy Analysis

Korrupsioni në Ba “miku besnik” i Ru

Korrupsioni i zyrtarëve të lartë i shërben po aq mirë komprometimit të politikës serbe, mbajtjes ndezu mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë, dhe e lejon Rusinë që të vazhdojë aktivitetet e saj destabilizuese në të Stephen Blank

Ballkani mbetet skena kryesore në betejën shumëplanëshe të Rusisë kundër Evropës. Serbia është pa dyshim objektivi kryesor i këtij rivaliteti për shkak të madhësisë, vendndodhjes dhe historisë së saj. Që të gjitha këto e bëjnë atë elementin qendror strategjik të Ballkanit. Moska ka nxitur grushte shteti në Ballkan, ka filluar një luftë masive të informacionit kundër Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ka krijuar leva të qëndrueshme ndikimi me mediat e rajonit, ka synuar sistematikisht kontrollin e linjave energjitike të rajonit, duke fshehur korrupsionin zyrtar të shumë-përhapur, duke përhapur narrativat historiko-fetare të rreme në të gjithë rajonin, dhe po punon për ta projektuar fuqinë e vet ushtarake atje. Ajo e ka bërë këtë duke kërkuar ndërtimin e një baze ushtarake në Malin e Zi, duke kërcënuar rregullisht platformat energjetike rumune në Detin e Zi, dhe duke ndërtuar një të ashtuquajtur qendër humanitare në Nish të Serbisë (edhe pse pavarësisht presionit rus, Beogradi ka refuzuar me të drejtë t’i japë kësaj qendre statusin diplomatik). Në këtë përplasje të pafundme, korrupsioni i përhapur i zyrtarëve në Ballkan, mbetet një nga “armët” më të testuara dhe të vërteta në arse-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

nalin e Rusisë. Në sektorin e mbrojtjes, korrupsioni zyrtar minon perspektivat e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, duke i tunduar zyrtarët që të arrijnë marrëveshje të errëta me Rusinë apo aktorët e tjerë dashakeq, si për shembull terroristët, duke i bërë ata të prekshëm ndaj shantazheve ruse. Po ashtu ata i pengon bashkëpunimin me SHBA-në, pasi krijon varësi nga armët ruse, të cilat shërbejnë shpesh si një mjet për nënshtrimin ndaj Kremlinit të ushtrisë dhe qeverisë në këto vende. Raportet e fundit tregojnë se

ka arsye të forta për t’u shqetësuar, duke pasur parasysh faktin se Ministri serb i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojša Stefanović dhe familja e tij, janë përfshirë në akte të mundshme korruptive. Në mënyrë të veçantë, agjencitë qeveritare serbe kanë zbuluar se babai i Stefanović bleu armë me çmime preferenciale nga prodhuesi shtetëror rus i armëve, Krusik, dhe më pas i shiti me çmime të larta, duke siguruar një licencë për eksportin e armëve në kohën kur djali i tij ishte Ministër i Brendshëm.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

allkan, usisë

ur të konflikteve ballkanike, sidomos ë gjithë rajonin

Ndërkohë babai i ministrit pretendohet se i eksportoi këto armë në SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, ndërsa disa prej tyre përfunduan në duart e islamikëve radikalë në Jemen. Aktualisht, Serbia po negocion me BE-në anëtarësimin në këtë organizatë. Por, bisedimet po ecin shumë ngadalë, sidomos për shkak të mbështetjes ruse ndaj opozitës serbe, e cila refuzon lidhjet më të forta me Perëndimin. Nëse Serbia do të lëvizte në mënyrë të vendosur në kampin e demokracive perëndimore,

atëherë të gjitha shtetet e Ballkanit do të lëviznin drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, dhe integrimi i Evropës përgjatë vijave demokratike do të çonte drejt një hapi të madh përpara. Skandali Stefanović tregon se nëse Serbia dëshiron vërtet që t’i afrohet BE-së dhe NATO-s, duhet të spastrojë nga të korruptuarit Ministrinë e saj të Mbrojtjes. Këto raporte sugjerojnë gjithashtu se udhëheqësit serbë, janë gjithnjë e më të gatshëm të heqin dorë nga mbështetësi i tyre i dikurshëm. Në raporte të tilla të vërteta, SHBAja dhe BE-ja duhet që ta inkurajojnë një veprim të tillë, në mënyrë që të lehtësojnë afrimin me Serbinë. Rusia është e vendosur që të diskreditojë demokracinë dhe ta ndalë integrimin evropian. Një Evropë e integruar demokratike, e plotë dhe e lirë, ka qenë prej kohësh makthi i Kremlinit, për shkak të pasojave që mund të sjellë për stabilitetin e kleptokracisë së Vladimir Putinit. Sergei Ivanov, ish-Ministër i Mbrojtjes dhe shefi i kabinetit të presidentit rus Putin, deklaroi për “Financial Times” se demokracia ishte një “bardak”, pra një bordello kaotike. Por në të njëjtën kohë, një diplomat serb më tha vite më parë se shumë zyrtarë në qeverinë serbe do t`i mirëprisnin lidhjet më të ngushta me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n. Në fakt, bashkëpunimi NATO-Serbi dhe SHBA-Serbi është më i fortë se sa mund të shihet në pamje të parë. Por këto lidhje mbeten të panjohura për publikun e gjerë, edhe për shkak të luftës së fortë informative të Rusisë kundër SHBA-së dhe NATO-s, dhe fshehjes së përfitimeve të një bashkëpunimi më të madh me Perëndimin. Kjo fushatë është një pengesë e madhe e Rusisë për pasjen e marrëdhënieve më të ngushta SHBA-Serbi. Ajo i fryn zemërimit mbi ngjarjet e dikurshme, si fushata ajrore e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, duke injoruar përfitimet nga zhvillimi demokratik për popullin e Serbisë 2 dekadat e fundit. Korrupsioni zyrtarëve të lartë i shërben po aq mirë komprometimit të politikën serbe, mbajtjes ndezur të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

konflikteve ballkanike, sidomos mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë, dhe e lejon Rusinë që të vazhdojë aktivitetet e saj destabilizuese në të gjithë rajonin. SHBA-ja dhe BE-ja mund të bëjnë më shumë për të promovuar përmirësimin e qeverisjes Serbe, dhe për të pasur lidhje më të ngushta me të. Presidenti Joe Biden, që e njeh mirë Ballkanin, duhet ta pranojë ftesën e Aleksandar Vučić për të vizituar Serbinë, dhe kur të shkojë atje ta bëjë të qartë se një sektor i korruptuar i mbrojtjes po e mban Serbinë larg aspiratave të saj evropiane. Biden duhet t’i shesë Serbisë, ashtu si kompanitë evropiane, armët e nevojshme për të përmirësuar ushtrinë dhe për ta pasur atë në përputhje me standardet e kërkuara nga NATO, dhe për të zvogëluar ndikimin rus atje. Gjeste të tilla do të shtonin përfitimet e publikut serb nga lidhjet me NATO. Aktualisht opinioni publik e vlerëson bashkëpunimin me NATO-n, por kundërshton fuqimisht anëtarësimin në këtë aleancë. Nga ana tjetër, këto gjeste do të forconin pozitat e mbështetësve të integrimit me Perëndimin, të cilët më pas mund t’i ofrojnë qytetarëve prova të prekshme të përfitimeve nga ky integrim. Nga ana tjetër, kjo mund të inkurajojë emërimin e njerëzve të rinj në Ministrinë e Mbrojtjes dhe gjetkë, për të promovuar një cikël të virtytshëm të qeverisjes së përmirësuar dhe të nxisë simpatinë për BE-në dhe NATO-n. Ekspertët e dinë se strategjia e zakonshme e Perëndimit me rajonin nuk do të funksionojë më. Kjo vlen si për Beogradin ashtu edhe për kryeqytetet e tjera të Ballkanit, po aq sa vlen edhe për BE-në dhe NATO-n. Modeli aktual ushqen korrupsionin, për të cilin akuzohet sot Stefanoviq, dukuri kjo që e përshkon të gjithë rajonin, duke qenë një ndër pengesat më të vështira për përparimin e Ballkanit. Ky model duhet çrrënjosur, sepse nëse lejohet lulëzimi i korrupsionit, kjo jo vetëm që do të minojë qeverisjen e mirë në Ballkan, por edhe paqen që mezi u arrit në rajon. Dhe ky do të ishte një çmim shumë i lartë për t’u paguar. E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Zbulimi i varrit masiv në Përmet

Pandëshkueshm e krimeve komu

Duket sikur ekziston një marrëveshje e shëmtuar, e heshtur midis të gjitha këtyre palëve, për të mos i trazuar ujërat për krimet e komunizmit dhe për të mos u përballur seriozisht me të kaluarën komuniste në Shqipëri. E kam thënë shpeshherë se kjo heshtje është e turpshme dhe e pamoralshme, sidomos, për perëndimorët në Tiranë, të cilët, ndryshe nga kjo klasë politike shqiptare e tri dekadave të kaluara, për çështje të tilla, diplomatët perëndimorë duhej të udhëhiqeshin nga vlera të tjera morale dhe drejtësie për çështje të tilla siç janë krimet e komunizmit në atë vend

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork Mediat shqiptare njoftuan pardje, zbulimin e një varri masiv të viktimave të komunizmit në Përmet. Zbulimi u bë rastësisht nga një firmë ndërtimi. Për një shumicë të mediave shqiptare, zbulimi i këtij varri masiv u trajtua si diçka e re, si një “lajm”, sikur nuk e dinin deri tani se anembanë Shqipërisë, ka varre masive të tilla nga periudha e komunizmit, të zbuluara dhe të pazbuluara. Varre të tilla masive viktimash të pafajshme të komunizmit ka gjithandej, të nderuar: Buzë Dajtit, nën pallatet e larta në Tiranë dhe në qytete të tjera. Në brigjet e liqeneve dhe e të lumenjve. Shkoni kërkoni brigjeve të Lumit Buna dhe Drinit në Veri të vendit, si dhe përgjatë kufirit, mund të shkelni mbi to kudo. Do “zb-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

uloni” mjaft eshtra, megjithëse eshtrat e shumë viktimave të komunizmit, lumi Buna dhe Drini i kanë përcjellë në Adriatik dhe nuk gjenden më, përfshirë edhe eshtrat e At Gjergj Fishtës dhe të shumë anëtarëve të elitës antikomuniste, jo vetëm në Veri, por anembanë Shqipërisë. Heshtja e medias, heshtja dhe mosveprimi i organeve qeveritare dhe shtetërore shqiptare, heshtja e përfaqësive diplomatike Perëndimore në Tiranë -- në lidhje me varrezat masive të komunizmit në Shqipëri është e turpshme, moralisht dhe ligjërisht e pamundur për t’u mbrojtur, as në nivel kombëtar, as ndërkombëtar. Fatkeqësisht, duket sikur ekziston një marrëveshje e shëmtuar, e heshtur midis të gjitha këtyre palëve, për të mos i trazuar ujërat për krimet e komunizmit dhe për të mos u përballur seriozisht me të kaluarën komuniste në Shqipëri. E kam thënë shpeshherë, kjo heshtje është e turpshme dhe e pamoralshme, sidomos, për Perëndimorët në Tiranë, të cilët, ndryshe nga kjo klasë politike shqiptare e tre dekadave të kaluara, për çështje të tilla, diplomatët perëndimorë duhej

të udhëhiqeshin nga vlera të tjera morale dhe drejtësie për çështje të tilla siç janë krimet e komunizmit në atë vend. Nuk mund të vendoset një drejtësi e re në Shqipëri pa u marrë me krimet e vjetra të komunizmit në Shqipëri dhe nuk mund të heshtë drejtësia e re, përfshirë SPAK-un ndaj përgjegjësisë dhe pandëshkueshmërisë për ato krime nga organet e sotme të drejtësisë shqiptare. Të gjithë Perëndimorët deklarohen shpesh se mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Vërtetë!? Si mund të konsiderohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE kur, si asnjë vend tjetër në Evropë, Shqipëria ka refuzuar për tre dekada deri tani për t’u përballur seriozisht me krimet e komunizmit? Flitet për vlera të përbashkëta me perëndimin, apo jo. Për të cilat vlera? “Fatkeqësisht, duket sikur ekziston një marrëveshje e shëmtuar midis të gjitha këtyre palëve, për të heshtur për krimet e komunizmit dhe për të mos u përballur seriozisht me të kaluarën komuniste në Shqipëri”. “Heshtja e medias, heshtja dhe mosveprimi i organeve qeveritare

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

mëria uniste dhe shtetërore shqiptare, heshtja e përfaqësive diplomatike Perëndimore në Tiranë, është e turpshme, moralisht dhe ligjërisht e pamundur për t’u mbrojtur”. Thua nuk e di Ministria e Brendshme se ku gjenden varreza të tilla masive anembanë Shqipërisë? Prokuroria vendase duke marrë parasysh deklaratën e Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë ku njoftoi, dy javë pasi ishin zbuluar varrezat, se ato mund

të ishin të kohës së mesjetës. A nuk mund të bashkërendojnë informacionin për këto varreza, Ministria e Brendshme, Ministria e Kulturës dhe Prokuroria për periudhën që i përkasin këto varreza. Duket se institucionet e vendit kanë diçka për të fshehur. Pyetja që çdo shqiptar/e duhej të bëjë, pse nuk bëhet më shumë për të identifikuar varreza të tilla masive dhe për t’i mbrojtur si vende të shenjta, jo vetëm në Përmet por anembanë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Shqipërisë, me qëllim, mbi të gjitha, për të lehtësuar dhimbjet e familjeve të atyre viktimave të pafajshme të komunizmit, por edhe për hir të së vërtetës historike? Unë e kam ndjekur deri diku veprimtarinë në Shqipëri të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. Pse nuk pyet media se pse nuk zbatohet një marrëveshje për gjetjen e personave të zhdukur në komunizëm, midis këtij enti ndërkombëtar dhe qeverisë shqiptare?

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Javore KOHA

11


GAZETARI E ANGAZHUAR

Mediat dhe shoqëria c luftën kundër korrups Që prej daljes në publik të gazetave të para të shkruara, diku në fillim të shekullit të 17-të në Gjermani, roli i mediave gjithmonë është konsideruar si esencial, jo vetëm në njohjen e publikut me informacionet më të reja, por edhe si kontribuues në zhvillimet më të rëndësishme shoqërore. Pa dyshim që me kalimin e kohës, roli i mediave u bë gjithnjë e më i rëndësishëm, sidomos kur skenës mediatike iu shtuan radioja dhe televizioni, duke bërë që shpejtësia e përçimit të informacioneve të marrë një dimension tjetër Bekim Çoba Megjithatë, ndikimi i tyre i padiskutueshëm jo vetëm në informimin, por edhe në edukimin e brezave të tërë, do të merrte një shtysë edhe më të madhe me daljen në skenë të internetit. Gazetaria dhe mediat edhe më herët ishin aleatë të fuqishëm në luftën kundër fenomeneve negative shoqërore, por me daljen në skenë të internetit, kjo u bë e mundur edhe në vendet ku mediat tradicionale shpeshherë janë të kontrolluara nga pushteti, ose nuk kanë resurset e duhura për hetime të llojit të vjetër. Fatkeqësisht, kjo “liri” e qasjes për të arritur tek publiku ka sjellë edhe efekte negative: portale joprofesionale, gazetarë të papërgjegjshëm, shpërthim të lajmeve të rreme etj, e që sollën edhe uljen e besimit të qytetarëve në media dhe në gazetarinë e lirë. Në pozitë të tillë ndodhet edhe Mali i Zi, ku Ligji për Qasje të Lirë në Informata, i miratuar jo nga dëshira e pushtetit për transparencë, por si rezultat i proceseve të integrimit në BE, do të duhej të sillte transparencë më të madhe në punën e administratës publike. Megjithatë, ky ligj në vendin tonë duket se nuk është shfrytëzuar si duhet nga mediat, sidomos ato lokale e aq më pak nga mediat në gjuhën shqipe. Për

12

Javore KOHA

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

dalim nga mediat, organizatat e shoqërisë civile janë treguar dukshëm më të shkathëta në përdorimin e tij, për të zbuluar raste të ndryshme të korrupsionit në të cilët ishin të përfshirë zyrtarë shtetëror. Kështu, organizata MANS dhe Qendra për Gazetari Investigative në periudhën e kaluar kanë qenë më aktivet në këtë drejtim, por nuk ka munguar as kontributi i shoqatave të tjera joqeveritare, qoftë në zbulimin e rasteve të korrupsionit apo abuzimeve me fondet publike, qoftë në ushtrimin e presionit ndaj institucioneve për të rritur nivelin e transparencës. Në Ulqin, në këtë të fushë janë shquar organizatat Horizonti i Ri dhe MogUl, të cilat me anë të projekteve të ndryshme kanë arritur të sjellin te publiku informacione mbi punën dhe rezultatet e administratës lokale, që përndryshe nuk do të ishin bërë publike. Megjithatë, rëndësia angazhimit të sektorit civil në Ulqin, më së miri vihet re në rastin e mbrojtjes së Ullishtës së Valdanosit nga dhënia me qira kompanisë Cubux Lux në vitin 2008. Edhe pse elementet e korrupsionit në këtë rast nuk u verifikuan asnjëherë, fakti se si rrodhi i gjithë procesi dhe se kompania në fjalë kishte vite që nuk ekzistonte, hodhi dyshime serioze se këto elemente kanë ekzistuar. Ishte pikërisht angazhimi i sektorit civil që nxiti më së shumti qytetarët për të dalë në mbrojtje të pronave tashmë të tyre (me votimin e ligjit në Ku-

vendin e Malit të Zi më 11 qershor 2021), ndihmuar edhe nga subjektet caktuara politike dhe mediat. Ky rast nuk është i vetmi, por është më tipiku i një bashkëpunimi të gjerë dhe të suksesshëm të sektorit civil dhe mediave në dobi të komunitetit. Rast tjetër që vlen të përmendet është ai i Kripores së Ulqinit, edhe pse këtu akoma nuk dihet se si do të përfundojë i gjithë procesi. Interesat janë të shumta, presionet dhe ndikimet edhe më të ashpra, kurse institucionet (të paktën deri tani) tepër të dobëta që ta zgjidhin këtë problem në formën e duhur. Është meritë pikërisht e sektorit civil që ende e diskutohet çështja e Kripores. Sikur të mungonte angazhimi i OJQ-ve, të cilat në këtë proces ngjallën edhe interesimin e institucioneve evropiane, Kriporja do të ishte shndërruar në tokë ndërtimi qysh para një dekade. Kontributin e vet në këtë drejtim e kanë dhënë edhe mediat. Vetëm TV Teuta, pa llogaritur mediat e tjera, ka mbi 10 materiale të realizuara për Kriporen në këto 4-5 vitet e fundit. Nga ana tjetër, Komuna e Ulqinit jo vetëm që nuk ka ndihmuar në këtë drejtim, por për një kohë të caktuar mbështeti ata që tentonin shkatërrimin e saj. Vetëm atëherë kur çështja e Kripores mori dimension ndërkombëtar, strukturat udhëheqëse të pushtetit lokal u detyruan të rishikojnë pozicionin e tyre. Edhe pas këtij ripozicionimi, Komuna nuk bëri ndonjë gjë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


GAZETARI E ANGAZHUAR

civile në sionit konkrete që të ndikojë në zgjidhjen e problemit, përveç shprehjes së gatishmërisë për menaxhimin e saj. Pronësia e tokës së Kripores vazhdon të jetë temë e debateve ligjore, që vështirëson marrjen në menaxhim nga ana e Komunës së Ulqinit, sepse pushteti lokal frikësohet nga një “K1” i dytë. Këtyre rasteve mund t’u shtohet edhe angazhimi për ndalimin e ndërtimeve në Pyllin e Pishave, ku janë vënë re elemente të qarta të korrupsionit, por reagimi i organeve kompetente ka qenë i zbehtë, e jo rrallë edhe i sforcuar për të “qetësuar” opinionin publik. Fatkeqësisht, krijohet përshtypja se mediat nuk kanë arritur të kontribuojnë në mënyrë të njëjtë sikur sektori civil në luftimin e fenomeneve negative shoqërore. Kjo nuk do të thotë se nuk kanë luajtur rol fare, pasi disa nga aferat më të njohura në skenën politike (“Inçizimi”, “Zarfi”) fillimisht u shfaqën në media, por mungesa e vazhdueshme e resurseve, shpeshherë edhe ndikimi politik, kanë bërë që mediat të jenë më shumë përçuese të informacioneve, se sa burim i tyre. Ky fenomen është edhe më i dukshëm tek mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi, të cilat nuk kanë as mundësitë, e në raste të caktuara as vullnetin e duhur, për tu përballen me burokracinë e administratës publike. Përkundër kësaj, ka edhe media që objektivitetin dhe punën e tyre e përshtatin sipas politikave ditore, duke u shndërruar në “mercenarë mediatik” apo tellallë të strukturave të caktuara politike apo të biznesit. Në Komunën e Ulqinit këto 15 vitet e fundit ka pasur me dhjetëra afera të keqpërdorimit të parasë publike dhe vetëm disa prej tyre janë trajtuar siç duhet nga mediat. Kjo tregon haptas se ka pasur seleksionim të trajtimit të aferave, në varësi të personazheve apo strukturave pjesëmarrëse. Do të ishte më e pranueshme sikur ky

lloj vetëcensurimi të ishte pasojë e presioneve që iu vijnë mediave nga faktorë të ndryshëm, megjithatë njohja e skenës mediatike na bën të mendojmë se interesi personal dominon në shumicën e këtyre rasteve. Mungon këmbëngulja e mediave në gjuhën shqipe për të kërkuar llogaridhënie nga politikbërësit shqiptarë. Veçanërisht mungon kërkimi i informacionit nga organet gjyqësore për procedimin e rasteve të korrupsionit. Ka lëndë që me vite flenë në sirtarët e prokurorëve për çështje që lidhen me politikanët tanë dhe mediat nuk angazhohen për të kërkuar të paktën ndonjë sqarim lidhur me këto raste. Si politikanët, ashtu edhe prokurorët dhe gjykatësit, paguhen nga paratë e taksapaguesve, prandaj nuk ka asnjë arsye që të kursehen as nga mediat as nga qytetarët. Nuk është mirë për një shoqëri që mediat të jenë kaq prapa krahasuar me shoqërinë civile kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit. Në rastin e Malit të Zi, këtë më së miri e sqaron raporti i fundit i Komisionit të BE-së, në të cilin liria e medias vlerësohet si një nga sfidat kryesore, kurse renditja e shtetit në shkallën e demokracisë u zhvendos në atë të regjimeve hibride. Para disa viteve, në cilësinë e gazetarit, kam dorëzuar dy kërkesa për qasje në informacion në administratën e Komunës së Ulqinit. Asnjëra nuk mori përgjigje. Kur për këtë u ankova tek sekretari përkatës, mora përgjigjen se “zyrtarët janë aq shumë të zënë me kërkesat e OJQ MANS, sa që nuk kanë burime të mjaftueshme njerëzore që të procedojnë edhe kërkesat që vinë nga organizata të tjera apo mediat. Ky lloj arsyetimi nuk është krejt i pabazë, pasi frika e zyrtarëve publik nga sulmet mediatike

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

që mund t’u bëjnë organizatat e fuqishme të sektorit civil apo mediat në nivel shtetëror, nuk mund të krahasohet me ndikimin e mediave lokale apo OJQ-ve të vogla. Kjo qasje padyshim që ka ndikuar në efektet e angazhimit për promovimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, sidomos në niveli lokal, ku mediat vendore nuk trajtohen me seriozitetin e duhur. Është e qartë se pa media që nuk kontrollohen nga struktura të caktuara interesi, nuk mund të ketë gazetari të mirëfilltë. Mjafton të theksohet se gazetarët në Mal të Zi paguhen më pak se mesatarja e pagës në nivel shteti, kurse ata që punojnë në mediat në gjuhën shqipe, shpesh përballen edhe me vonesa të pagave. Për ilustrim mund të shërbejë “RTV Ulqini”, ku të punësuarve u detyrohen gati dy vite paga, kurse kontributet nuk janë paguar me vite. Mediat në gjuhën shqipe kanë nevojë të rrisin angazhimin e tyre profesional e publik dhe të tentojnë të dalin nga ndikim i faktorit politik, nëse duan që të jenë faktor përbërës i ndryshimeve shoqërore. Gazetarët shqiptarë në Malin e Zi duhet të përpiqen të shkëputen nga varësia prej pushtetarëve vendorë apo administratës publike, të cilat përbëjnë burimet kryesore të informacionit në raportimet mbi korrupsionin. Ky shkrim publikohet në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL). Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk përfaqëson medoemos pikëpamjet apo qëndrimin e donatorit. E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Burim emri Emri fillimisht ishte “Yahwones”, emër mjaft i vjetër - ndoshta shkon prapa në perandorinë asiriane, ku ‘Iauna’ dhe ‘Yauna’ përdoreshin qysh në shek. 8 pes. Persianët janë ndoshta më të përgjegjshmit për popullarizimin e emrit, pasi sunduan brigjet e Jonit dhe shumë prej territoreve ku emri hyri në gjuhët vendore

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington Grekët e lashtë quheshin Yoni. Të gjitha fjalët e lidhura me Y ose J si Yauna (persisht), Yona dhe Yavana (sanskrisht), Yevan (hebraisht) dhe

14

Javore KOHA

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Ishte pak a shumë si t’i quash të gjithë amerikanët “Yankees”, ose të thuash se të gjithë meksikanët janë Aztekas ose Maja. “Yankees” është në të vërtetë një analogji e mirë, pasi fjala fillimisht emri përdorej për Anglezët e rinj, por përfshiu më vonë të gjithë amerikanët. Në Indonezisht Greqia quhet Yunani. Fjala nuk dihet se nga erdhi apo kur ata filluan ta quanin kështu. E njëjta gjë ndodh edhe në shumicën e gjuhëve indiane, persiane dhe aziatike qendrore. Praktikat e vjetra mjekësore greke quhen ‘junani’, që vjen nga ‘Jon’, sipas emrit të rajoneve malore bregdetare - të pasura me bimë medicinale - ku kjo mënyrë mjekimi e ka origjinën

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

derivatet e tyre të shumtë në Azinë Jugore dhe Lindjen e Mesme deri në Yuan (kinezisht) - rrjedhin nga shqiptimi arkaik i emrit “Jona”. Emri fillimisht ishte “Yahwones”, emër mjaft i vjetër - ndoshta shkon prapa në perandorinë asiriane, ku ‘Iauna’ dhe ‘Yauna’ përdoreshin qysh në shek. 8 pes. Persianët janë ndoshta më të përgjegjshmit për popullarizimin e emrit, pasi sunduan brigjet e Jonit dhe shumë prej territoreve ku emri hyri në gjuhët vendore. Emri Greqi vjen nga emri romak, Graecus. Aristoteli citon me këtë emër disa nga banorët e Epirit, të cilët jetonin në bregun perëndimor të Greqisë përballë Italisë. Ata ishin të njohur për përdorimin e bimëve si mjete shërimi. Disa thonë se Jona një emër shumë i vjetër për pjesën qendrore greke të Pthias në Thesali. Në çdo rast romakët e shoqëruan emrin Graecus me njerëzit që flisnin greqisht edhe pse ishte një emër të cilin shumë pak greqishtfolës e përdornin për veten e tyre. Rruga e vërtetë me të cilën emri Graecus hyri në latinisht nuk është e qartë. Ndoshta folësit latinisht të Italisë jugore e morën këtë fjalë që vinte nga njerëzit me të cilët bashkëvepronin (kolonë të

Emri Greqi vjen nga emri romak, Graecus. Aristoteli citon me këtë emër disa nga banorët e Epirit, të cilët jetonin në bregun perëndimor të Greqisë përballë Italisë. Ata ishin të njohur për përdorimin e bimëve si mjete shërimi. Disa thonë se Jona një emër shumë i vjetër për pjesën qendrore greke të Pthias në Thesali. Në çdo rast romakët e shoqëruan emrin Graecus me njerëzit që flisnin greqisht edhe pse ishte një emër të cilin shumë pak greqishtfolës e përdornin për veten e tyre

ardhur nga Epiri). Në kohëra të dokumentuara, romakët ishin të vetëdijshëm për fjalën kryesore që grekët përdornin për veten e tyre - Helenë, që është ende term i preferuar në Greqishten e Re - por ata vazhduan të përdorin ‘Graecus’. Helen ishte gjithnjë një fjalë e ndërlikuar - ajo identifikonte njerëz me kulturë dhe gjuhë helene, por nuk përfaqësonte një entitet të vetëm. Një individ do të identifikohej si Helen për t’u dalluar nga një “barbar” (pjesa tjetër e botës), por do të kishte më shumë gjasa të merrte identitetin e tij si qytetar i një qyteti të caktuar ose, si nënshtetas i një mbretërie. Ishte pak a shumë si t’i

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

quash të gjithë amerikanët “Yankees”, ose të thuash se të gjithë meksikanët janë Aztekas ose Maja. “Yankees” është në të vërtetë një analogji e mirë, pasi fjala fillimisht emri përdorej për Anglezët e rinj, por përfshiu më vonë të gjithë amerikanët. Në Indonezisht Greqia quhet Yunani. Fjala nuk dihet se nga erdhi apo kur ata filluan ta quanin kështu. E njëjta gjë ndodh edhe në shumicën e gjuhëve indiane, persiane dhe aziatike qendrore. Praktikat e vjetra mjekësore greke quhen ‘junani’, që vjen nga ‘Jon’, sipas emrit të rajoneve malore bregdetare - të pasura me bimë medicinale - ku kjo mënyrë mjekimi e ka origjinën.

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Dukuri

Ne dhe të lexuarit Leximi është i shëndetshëm. Nëse e shtojmë përkushtimin tonë ndaj tij çdo gjë në mesin tonë do të qarkullojë më mirë, për këtë duhet të jemi të bindur. Në shumë vende të botës, por edhe në vendin tonë, ndonëse këtu tek ne nuk duhet të lypni shumë ,njerëzit që lexojnë arrijnë të jetojnë më mirë Ku jemi ne dhe ku do të shkojmë? I urryer e të thotë realitetin apo i dashur e të gënjesh? Ta bësh si duhet dhe duke lexuar e punuar apo të kalosh brigjeve e ti japësh rëndësi vetëm kalimit? Këto brigje janë duke ju forcuar juve këmbët, e janë edhe duke e lënë sakat krejt qytetin tonë. Nëse dalim nesër me një anketë me pyetjen se sa libra keni lexuar në tërësi rrugëve tona, si do të ishin rezultatet po i kërkoj edhe titujt? Këtë herë kam dëshirë të fillojmë këtu ku jemi, sepse për mendimin tim nëse ne e dimë se

16

Javore KOHA

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Kjo gjë sinjalizon se mungesa e leximit është e lidhur edhe me mungesën e gjetjes së zgjidhjes dhe mund të bëhet shkak edhe i emigrimit nga vendi duke kërkuar mundësi të reja në vendet ku respektohet dija dhe intelektualizmi. Leximi është diçka e lehtë për tu bërë, për të arritur shpejt mirë dhe pa politikë atje për ku ne po vonohemi çdo ditë

ku jemi, dimë mjaft. A e lexojmë ne ‘’Kohën’’ apo shikojmë vetëm lajmet në televizor? Fakt sa shumë lexojmë

ne është gjendja jonë, dhe këtë ju mund ta vlerësoni vetë. Një gazetë e kemi, edhe këtë një herë në javë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Nëse dalim nesër me një anketë me pyetjen se sa libra keni lexuar në tërësi rrugëve tona, si do të ishin rezultatet po i kërkove edhe titujt? Këtë herë kam dëshirë të fillojmë këtu ku jemi sepse për mendimin tim nëse ne e dimë ku jemi, dimë mjaft. A e lexojmë neve ‘’Kohën’’ apo shikojmë vetëm lajmet në televizor? Fakt sa shumë lexojmë ne është gjendja jonë, dhe këtë ju mund ta vlerësoni vet. Një gazetë e kemi edhe këtë një herë në javë dhe lind pyetja a mund të bëjmë neve më shumë? Jo po neve nuk jemi në numër për të qenë më mirë? Neve jemi në numër aq të mirë saqë ne vende të ndryshme të botës në këtë numër, shtete lypin njerëzit, edhe i formojnë edhe i zhvillojnë shumë

dhe lind pyetja: a mund të bëjmë ne më shumë? Jo po neve nuk jemi në numër për të qenë më mirë? Ne jemi në numër aq të mirë saqë ne vende të ndryshme të botës në këtë numër, shtete lypin njerëzit, edhe i formojnë edhe i zhvillojnë shumë. Leximi është i shëndetshëm. Nëse e shtojmë përkushtimin tonë ndaj tij çdo gjë në mesin tonë do të qarkulloj më mirë, për këtë duhet të jemi të bindur. Në shumë vende të botës, por edhe në vendin tonë, ndonëse këtu tek ne nuk duhet të lypni shumë ,njerëzit që lexojnë arrijnë të jetojnë më mirë. Leximi i ka bazat e thella dhe ekzistenca e tij është e lashtë, por më e lehtë se të lexosh sot nuk mendoj se ka qenë ndonjëherë. Leximi është i mirë për trurin tonë dhe për sistemin tonë nervor. Në shkollat

tona, do të ishte mirë që të kishte një lëndë mësimore që merret vetëm me kulturën e leximin jashtëshkollor të nxënësve, por këtë është mirë ta nxisin edhe prindërit. Nga këtu ata do të duhej të mësojnë të lexojnë rrjedhshëm dhe të rrisin nivelin e komunikimit. Ekzistojnë edhe teori se sistemeve nuk ju duhen njerëz të zgjuar, por vetëm dëgjues servil dhe zbatues. Nëse lexohet e studiohet shumë ndoshta një ditë bëhemi të dobishëm për njerëzit, e kjo për dike ndoshta mund të jetë e dëmshme sepse ka mendime se me dëmtimin e njerëzve mund të ketë përfitime. Në këtë kuadër mendohet se është e domosdoshme që kryetarët e komunave, drejtorët që i udhëheqin institucionet publike duhen të jenë njerëz të lidhur shumë me fenomenin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

e leximit. Kryetarët e komunave dhe drejtuesit e institucioneve tona nuk bënë të emërohen njerëz pa njohuri paraprake dhe intelektuale. Nëse vendosen në krye të një institucioni njerëz mediokër, pa i provuar dijen dhe eksperiencën e tyre në të gjitha shkollat që kanë kaluar atëherë degradohen vlerat e arsimit edhe institucioneve tona. Kjo gjë sinjalizon se mungesa e leximit është e lidhur edhe me mungesën e gjetjes së zgjidhjes dhe mund të bëhet shkak edhe i emigrimit nga vendi duke kërkuar mundësi të reja në vendet ku respektohet dija dhe intelektualizmi. Leximi është diçka e lehtë për tu bërë, për të arritur shpejt mirë dhe pa politikë atje për ku ne po vonohemi çdo ditë. Besmir Asllani

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Javore KOHA

17


FOKUS

Kërkohet kthim të Kosovës në M Në bregdetin e Malit të Zi, si në Budva, Ulqin, Tivar dhe Tivat gjenden disa prona që i përkasin Kosovës që nga koha e ish- Jugosllavisë. Këto prona aktualisht janë të uzurpuara, të privatizuara apo të tjetërsuara nga ndërmarrjet e ndryshme në Mal të Zi. Ndërkohë Kosova ka ushtruar një padi për kthimin e të drejtës së pronësisë, të cilin veprim e mbështesin si analistët, ashtu edhe disa përfaqësuesë politikë në Mal të Zi

Ali Salaj

Në bregdetin e Malit të Zi gjenden disa prona që iu përkasin Kosovës që nga koha e ish-Jugosllavisë, por të cilat aktualisht janë uzurpuar, privatizuar apo janë tjetërsuar nga ndërmarrje të ndryshme në vend. Këto prona gjenden në qytetet më të njohura bregdetare, si në Budva, Ulqin, Tivar, Tivat etj., dhe paraqesin vendet më të bukura për zhvillimin e turizmit në Mal të Zi. Ministria e Drejtësisë e Kosovës, kohë më parë, ka ushtruar një padi për kthimin e së drejtës së pronësisë, të cilin veprim e mbështesin si analistë ashtu edhe disa përfaqësuesë

18

Javore KOHA

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

“Këto prona janë atraktive, posaçërisht prona e Kamenovës, në komunën e Budvës. Ajo është ndër pushimoret më atraktive në një gji bregdetar shumë të bukur për investime. Këtu duhet të bëhet çmos që e drejta e pronës të realizohet. Unë kamë pasur kontakte dhe takime me ambasadorët e Kosovës në Mal të Zi dhe me politikanët e Kosovës, të cilëve u kamë shprehur shqetësimin dhe mendimin se çështja e këtyre pronave duhet të zgjidhet. Sidoqoftë i mbetet shtetit të Kosovës të merret me këtë çështje dhe tu kthehet ato prona që mendojnë se janë të tyre”, tha zoti Nimanbegu

politikë në Mal të Zi. Ish nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe deputeti aktual, Genci Nimanbegu në vazhdimësi ka kërkuar që të respektohet e drejta e pronës. “Këto prona janë atraktive, posaçër-

isht prona e Kamenovës, në komunën e Budvës. Ajo është ndër pushimoret më atraktive në një gji bregdetar shumë i bukur për investime. Këtu duhet të bëhet çmos që e drejta e pronës të realizohet. Unë


FOKUS

mi i pronave Mal të Zi kamë pasur kontakte dhe takime me ambasadorët e Kosovës në Mal të Zi dhe me politikanët e Kosovës, të cilëve u kamë shprehë shqetësimin dhe mendimin se çështja e këtyre pronave duhet të zgjidhet. Sidoqoftë i mbetet shtetit të Kosovës të merret me këtë çështje dhe t’u kthehet ato prona që pretendojnë se janë të tyre”, tha zoti Nimanbegu. Analisti Hajrullah Hajdari vlerëson se kërkesa e kthimit të pronës është legjitime dhe se në këtë kuadër vlen të kërkohet edhe ndërhyrja në gjykatat ndërkombëtare. “ Mendoj se kërkesa është legjitime dhe se ata kanë të drejtë, pasi që prona konsiderohet si e shenjtë, pa marrë parasysh rrethanat politike dhe ekonomike, sepse pronarit duhet t’i kthehet toka në posedim. Çdo veprim tjetër është është shkelje ose veprim i politizuar. Në këtë rast mendoj

“Në Mal të Zi, ndoshta edhe në Kosovë, kemi shumë probleme me sistemin gjyqësor dhe me sistemin e prokurorial. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me këtë rast, por me të gjitha rastet ekzistuese, ku me dekada nuk fitojnë ndonjë epilog të dëshiruar. Shpresojmë që edhe ky rast do të përfundojë, pasi kjo nuk varet nga qeveria, pasi dihet që sistemi gjyqësorë funksionon në mënyrë të pavarur. Sidoqoftë, duhet të bëhet një trysni pozitive që kjo lëndë por edhe të tjerat të përmbyllen”, tha zoti Abazoviq

se Kosova duhet të ketë fuqinë dhe të shkojë së paku deri në Gjykatën e Strasburgut, e cila padyshim do të gjykojë në favor të Kosovës”, tha analisti Hajdari. Ndërkaq, Zv/Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq fajësoi sistemin gjyqësor dhe prokurorinë e vendit për

“Mendoj se kërkesa është legjitime dhe ata kanë të drejtë, pasi prona konsiderohet si e shenjtë pa marrë parasysh rrethanat politike dhe ekonomike, sepse pronarit duhet ti kthehet toka në posedim. Çdo veprim tjetër është shkelje ose veprim i politizuar. Në këtë rast mendoj se Kosova duhet të ketë fuqinë dhe të shkojë së paku deri në Gjykatën e Strasburgut, e cila padyshim do të gjykojë në favor të Kosovës”, tha analisti Hajdari

neglizhencë në zgjidhjen e problemeve pronësore. “ Në Mal të Zi, ndoshta edhe në Kosovë, kemi shumë probleme me sistemin gjyqësor dhe me sistemin e prokurorisë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me këtë rast, por me të gjitha rastet ekzistuese, ku me dekada nuk fitojnë ndonjë epilog të dëshiruar. Shpresojmë që edhe ky rast do të përfundojë, pasi kjo nuk varet nga qeveria, pasi dihet që sistemi gjyqësorë funksionon në mënyrë të pavarur. Sidoqoftë, duhet të bëhet një trysni pozitive që kjo lëndë, por edhe të tjerat të përmbyllen”, tha zoti Abazoviq. Agjencia Kosovare e Privatizimit ka evidentuar 35 prona që ndodhen në Mal të Zi. Përveç pronave në bregdetin malazez, pronat e tjera janë objekte dhe zyra nëpër disa qytete të (VOA) vendit. E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Javore KOHA

19


KULTURË

U hap edicioni i 34-t i Festivalit “Skena Verore”

Koncert i Manjola Nallbanit

Ulqin – Me koncertin e artistes së njohur shqiptare, mezosopranos Manjola Nallbani, fituese e disa festivaleve të këngës dhe një ndër zërat më të fuqishëm të muzikës shqiptare

20

Javore KOHA

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

“Skena Verore është vlerë e shtuar në ofertën kulturore verore të këtij qyteti, i cili frymon dhe jeton me këngën, folklorin, teatrin, që janë kategori civilizuese universale, respektivisht janë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore”, ka thënë në fjalën përshëndetëse drejtori i Qendrës së Kulturës, Musa Hoxha

sot, të dielën mbrëma ka çelur siparin edicioni i 34-t i Festivalit “Skena Verore”. Ky festival organizohet, sipas traditës, nga Qendra e Kulturës – Ulqin

në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe Organizatës Turistike të Ulqinit. Drejtori i Qendrës së Kulturës, Musa


KULTURË

Hoxha, ka thënë në fjalën përshëndetëse se është krenar që këtë vit e kanë vazhduar Skenën Verore, për të cilën ka thënë se “është vlerë e shtuar në ofertën kulturore verore të këtij qyteti, i cili frymon dhe jeton me këngën, folklorin, teatrin, që janë kategori civilizuese universale, respektivisht janë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore”. Ai ka thënë se “sonte do të mund t’i ndjekim me kënaqësi të madhe vlerat të cilat paraardhësit tanë kanë arritur t’i ruajnë ndër shekuj, i kanë zhvilluar dhe kanë arritur t’i transferojnë te gjeneratat e reja si pjesë e nderit tonë kombëtar dhe kulturor, por tani të përpunuara dhe të stilizuara”. Festivalin e ka shpallur të hapur kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq, i cili ka thënë se “Skena Verore” është pa dyshim ng-

jarja më e rëndësishme në kalendarin kulturor të Ulqinit gjatë sezonit turistik. “Me një traditë më shumë se tri dekada përcjell vlera dhe ndjenja historie, kulture, tradite te të gjithë mysafirët që vijnë në qytetin tonë”, ka theksuar ai. Këngëtarja Manjola Nallbani ka shprehur kënaqësi që ka nderin të hapë edicionin e sivjetshëm të Festivalit “Skena Verore”. “Unë e dua shumë Ulqinin, i dua shumë ulqinakët. Kam arsye t’i dua, sepse më kanë dhënë shumë dashuri”, ka thënë ndër të tjera ajo, duke nënvizuar se ka pasur disa studentë që kanë mbaruar studimet për solokëndim në Universitetin e Arteve në Tiranë, ku ajo punon si pedagoge. Ajo ka kënduar këngë të ndryshme nga repertori i saj, në përgjithësi muz-

ikë shqiptare nga trevat e ndryshme, si dhe një këngë të re që pritet të hidhet së shpejti në tregun muzikor. Pjesë e grupit që e kanë shoqëruar Nallbanin, përpos instrumentistëve ka qenë edhe këngëtarja vendase Egzona Salaj, studente e Universitetit të Arteve në Tiranë, ndërsa bashkë me Fortana Pacollin, vajzën e re nga Kosova, Nallbani ka kënduar këngën “Gjuha e shpirtit”. Festivali “Skena Verore” organizohet rregullisht që nga viti 1988 dhe konsiderohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore gjatë verës në Ulqin. Edicioni i këtij viti do të zgjasë deri më 15 gusht dhe në programin e tij janë parashikuar mbrëmje letrare, koncerte, shfaqje teatrale, dokumentarë, përurime të librave, ekspozita artistike etj. i. k. E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Javore KOHA

21


MOZAIK

Aktori Alaj - pjesë e shfaqjes “La riparazionne” në Lecce të Italisë

Aktori nga Ulqini Bashkim Alaj do të jetë pjesë e shfaqjes “La riparazzione” e cila do të jepet në teatrin “Koreja” në Lecce të Italisë. Lajmin për redaksinë tonë e ka bërë të ditur vet aktori Alaj, i cili u shpreh se është shumë i lumtur që është pjesë e kësaj shfaqje të udhëhequr nga regjisori i njohur ital-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

ian Cesar Brie. “La ripparazionne” është pjesë e projektit AIDA, ku marrin pjesë shtetet e Adriatikut, gjegjësisht Shqipëria, Mali i Zi, Italia. Të jesh pjesë e një projekti të tillë është me të vërtetë kënaqësi. Ka qenë një punë më ndryshe nga ajo çka unë jam mësuar të punoj.

Regjisori Cesar Brie e ka ndërtuar shfaqjen në bazë të historive dhe përjetimeve tona. Pra ka qenë një punë kërkuese. E veçanta tjetër e këtij projekti është se Alaj do jetë duke interpretuar krahas profesoreshës së tij, aktores Ilire Vinca që për të, siç tha ai, është një nder i madh.


MOZAIK

Në Podgoricë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi dhe Komunës së Gucisë

Mbështetje reciproke në ideimin dhe organizimin e programeve

Guci – Drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Popujve Pakicë të Malit të Zi, Sallko Lluboder, dhe kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, të enjten, më 15 korrik 2021, nënshkruan në Podgoricë marrëveshjen për bash-

këpunim, thuhet në njoftimin për media nga Komuna e Gucisë. Në marrëveshje përcaktohet mbështetja reciproke në ideimin dhe organizimin e programeve të cilët promovojnë kulturat e popujve pakicë dhe afirmojnë multikuturën, si dhe

zhvillimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit me Diasporën në planin e kulturës dhe artit, bashkëpunimin programor me institucione dhe subjekte të kulturës në Komunën e Gucisë, e të gjitha, me qëllim të nxitjes edhe më të fuqishme të krijimtarisë kulturore dhe artistike në Guci. Bashkëpunimi dhe qëllimet e parashtruara do të realizohen përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme kulturore, arsimore dhe artistike, në bashkëpunim me Komunën e Gucisë, po ashtu edhe me mbështetjen e institucioneve kulturore të kësaj komune. Kryetares së Komunës, Anella Çekiq, dhe drejtoreshës së Qendrës për Kulturë të Gucisë, Llejlla Balliq, u janë dorëzuar ekzemplarët e botimit reprezentues të Leksikonit të piktorëve të popujve pakicë “Saga e dritës”. Shaban Hasangjekaj

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Javore KOHA

23


REPORTAZH

Udhëtim nëpër një të Arbërisë së diku Atdheu i tjetërsuar të dhimbet dhe njëkohësisht të shtie dridhmat: Mos po na greqizohet e sllavizohet edhe kjo pjesë që na ka mbetur?!

Gjokë Dabaj

Miku im Mark Palnikaj kishte dëshirë që ta shoqëroja për një vizitë në vendin që dikur quhej Albania Veneta (Arbëria e Venedikut). Marku dhe bashkëshortja e tij, zonja Prenë Palnikaj, janë adhurues të atdheut tonë, të hershëm edhe të sotëm, dhe nuk lënë rast pa shkuar, herë në një krahinë, herë në tjetrën, sepse dihet që, kur i shikon me sy bukuritë e vendit të vet, njeriu e do atë vend shumëfish më tepër se kur e njeh vetëm përmes librash. Zonja Prenë është profesoreshë shumëvjeçare e gjuhës dhe kulturës angleze, ndërsa Marku ka vite që merret me historinë tonë të Mesjetës, duke studiuar kryesisht dëshmi arkivore të Romës, Napolit dhe Venecias. Ka botuar deri tash një tufë librash me dokumente të shumta, në origjinal dhe të përkthyera, të cilët i plotësojnë pazëvendësueshëm shumë boshllëqe që ka historiografia jonë për atë periudhë. Sa dolëm nga territori i Shqipërisë së sotme, po dua të them sa kaluam Tivarin, i cili gjithashtu po tjetërsohet dhimbshëm, hymë në të quajturën Albania Veneta, ku bëjnë pjesë Petrovaci i sotëm, Budva, Kotorri, Peras-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

ti, Risani, Tivati dhe të gjitha vendet që gjenden në fjordin e vetëm që ka Mesdheu dhe që në shqip i thonë Grykat e Kotorrit, sllavisht Boka Kotorska, ndërsa italisht Golf di Kataro (Golf di Cataro). Nuk ka askund asnjë tregues që këto hapësira deri vonë (madje s’e dimë as vetë deri në ç’shekull) kanë qenë thjesht arbërore. Dimë që, gjatë gjithë sundimit venedikas, kjo trevë është quajtur Albania Veneta dhe kjo, pa dyshim, nuk ka ndodhur pa një arsye historiko-etnike. Këto hapësira kanë qenë pjesë e Arbërisë, prandaj dhe janë quajtur Albani. Tjetërsimi i parë etno-gjuhësor i kësaj Albanie ka qenë kroatizimi nëpërmjet Kishës Katolike Kroate. Në ç’gjuhë t’ua thuash meshën besimtarëve, atë gjuhë do ta përvetësojnë besimtarët. Fillimisht do të mësojnë lutjet në atë gjuhë, pastaj do t’u duhet të kuptojnë predikimet dhe, më në fund, mbas tre ose katër brezash, ai popull nuk do të flasë më në gjuhën e të parëve të vet. Në këtë pikë është shumë e rëndësishme të kuptojmë që, i pari faktor, i cili ia ndryshon gjuhën dhe që e tjetërson një popull, është gjuha në të cilën shërbehet dhe predikohet feja. Mbas kësaj vjen administrata shtetërore e madje mund të ndodhë që një administratë shtetërore nuk arrin t’i ndryshojë gjuhën dhe kulturën e një kombi për qindra vjet, ndërsa një shërbesë fetare është në gjendje ta tjetërsojë një komb në fare pak breza. Kështu ka ndodhur edhe në këto pjesë të Arbërisë: pushtetin laik e kishte Venecia italiane, ndërsa

pushtetin fetar e kishte Kisha Katolike Kroate dhe populli bëri të veten gjuhën e kishës, ndërsa gjuhën e shtetit e përdori atje ku i duhej dhe atëherë kur i duhej. Por edhe sundimit shpirtëror kroat në këto anë do t’i vinte fundi një ditë. Në prapashpinën e Grykave të Kotorrit, po kështu në një trevë arbërore, do të zinte fill dhe do të fuqizohej Kisha Pravosllave Serbe. Këtë Kishë e kishte përkrahur e përdorur, për të siguruar pushtetin e vet, familja princërore arbërore e Zezëve, e cila, për t’i dhënë shembull popullit të vet se si mund të ndërrohet lëkura sipas stinëve, u vetëquajt Cërrnojeviq. Cërrnojeviqët ikën e shkuan, por Kisha Pravosllave Serbe, me vlladikatin e vet në Cetinë, mbeti dhe u krijua ashtu kombi malazias, iliro-arbëror nga gjaku, ndërsa sllavo-ortodoks nga besimi e gjuha. Në shekullin XIX ai komb, tashmë malazez, me liturgji pravosllave e me gjuhë sllave, iu mirëgjend Rusisë Cariste për të bërë këtu një shtet sado të vogël prorus, që ta përdorte si udhëkalim për të dalë në Mesdhe. Mirëpo, Mali i Zi i Moçmi (Stara Crna Goira) s’kishte dalje në det. Duhej sajuar, duhej bërë çmos që ai shtet, i sllavizuar falë shkurtpamësisë së princërve arbërorë, të kish edhe dalje në det. Iu dha fillimisht një va, një gji fare i vogël, sa për të ankoruar aty ndonjë anije, pastaj Austria, duke dashur të mbajë Hercegovinën për vete, ia fali Malit të Zi Tivarin, pastaj, me rrokullisjen e rrethanave, iu dha po këtij shteti edhe e dikurshmja Albania Veneta, bregdeti që fillonte në


REPORTAZH

pjesë urshme perëndim të Shën Mërisë së Ratëzit (Rotacit) dhe arrinte deri përtej qytetit të Herceg Novit. Kjo Albania Veneta (Arbëri Venedikase), që ne e vizituam, s’kishte tashmë asnjë shenjë të dukshme Albanie e, madje, na u duk se kishin mbetur nën hije edhe tiparet kroato-dalmate, që Kisha Katolike i kishte kultivuar me aq zell në ato hapësira. Kaluam nëpër Kotorr, soditëm aty, nga poshtë, muret e një kështjelle ilire, unikale në botë dhe nga më të çuditshmet që mund të jenë ndërtuar ndonjëherë për qëllime mbrojtjeje. Vazhduam rrugën nëpër Perast dhe, në Risan (Rizoni i dikurshëm), vizituam, me nge, mozaikët e famshëm të një Ilirie prej kohësh të perënduar. Midis tyre shijuam edhe pamjen e vetë mbretëreshës Teutë, pranë së cilës u fotografuam nga disa herë. Kështu thuhet, por ne s’e dimë: A vërtet ai mozaik paraqet Teutën? Prena e Marku nuk e di si e ndien veten, por unë gjithë kohën pata përshtypjen se po “ushqehesha” me lugë të zbrazët. Po ma shtrëngonte shpirtin një revoltë e brendshme. Jo ndaj kroatëve! As ndaj malazezëve (sa i përket këtij aspekti)! Ndaj tyre, për këto që kanë ndodhur në Grykat e Kotorrit, s’kam pse të kem asnjë ndjenjë të keqe. Por ndaj mbretërve tanë, ndaj të parëve tanë, të cilët e kishin mundësinë për të bërë histori të madhe e u shuan secili më i palavdishëm se tjetri. Ma mbërtheu shpirtin një trishtim i papërshkrueshëm: Mos edhe këta sundimtarët tanë të sotëm po shkojnë po asaj udhe të mbrapshtë?! Ashtu si sot nuk është më tokë arbërore Albania Veneta e dikurshme, mos, pas 50 apo 100 vjetësh, nuk do të jenë më tokë arbërore as Ulqini, as Shkodra, as Vlora, as Saranda, as Shkupi, as Presheva, as Mitrovica, as Peja, as Prizreni?!

Sllavët hynë në etninë dhe në kombin tonë me anë të institucioneve të ndërgjegjes. Ne as sot nuk e kemi një institucion kombëtar të ndërgjegjes. Ne jemi budallenj përjetësisht të pandreqshëm, filluar prej kryeministrave e kryeakademikëve, deri te shqiptari më i zakonshëm, i cili nuk gjen dot mjete jetese në atdheun e vet, por shkon e gjen mjete jetese mu në Alaskë! Atje është mirë për të, këtu le të vijë kush të dojë dhe le të derdhë ujët mbi varret e të parëve të tij! U kthyem prapë në Kotorr, soditëm edhe një herë muret madhështore të Ilirisë së lashtë, këtë herë jo ata në brinjë malit, por këta që shtriheshin, të rëndë e të palëvizshëm në krejt gjatësinë e rrugës, nga lëviznin pa pushim turistët, por që nuk dëgjojnë as edhe një fjali, nga ato që kanë përdorur ndërtuesit e atyre mureve. Nga Budva për në Podgoricë ishte ndërtuar një rrugë e re automobilash. Ishte rrugë që çonte në Podgoricë, por jo në Cetinë. Përse e kishin anashkaluar Cetinën, kryeqytetin e dikurshëm të Malit të Zi?! A mos ky anashkalim tregonte (simbolikisht dhe praktikisht) që Cetina tashmë s’i hynte në punë askujt?! Cetina historibërëse! Cetina kombkrijuese! Cetina, ruajtësja fanatike e Kishës Pravosllave Serbe, e cila tani po kërkonte me këmbëngulje për ta shuar emrin e Cetinës! Më erdhi keq që ndërtuesit e asaj rruge, që lidhte Podgoricën me Adriatikun, e kishin injoruar Cetinën aq poshtërueshëm. Në rrugën që bëmë, mua si gjuhëtar, më pëlqente të përsiatja toponiminë e atyre krahinave. Emrin e Budvës, dikur BATUA, unë e zbërthej në BAT dhe VA, me kuptimin VA-ni, gjiri, ku ankorohen anijet. (Krahaso shqip VA e frëngjisht BATO (bateau), anije). Emrin e TIVATIT unë sërish e lidh me fjalën iliro-arbërishte VA, fjalë që e kemi te VADEJA, VASHQEFNI, VAQARRI. Te toponimi GËRBALJ (Grbalj) kemi fjalën GUR, me prapashtesat -BË dhe -ËL Emrin e Kotorrit,

DEKADARONI i dikurshëm, im atë e zbërthente në *TË - KATËR - ANËT, sepse ai vend është i rrethuar nga të gjitha anët me male shkëmbore aq të thepisura sa rrallëkund mund të gjenden. Emrin e PERASTIT mua më shkon mendja ta zbërthej në *MBË – RRASË - TË, sepse vërtet ai qytet qëndron, jo mbi tokë të butë, por MBI RRASA. Ndërkaq, emri i RISANIT, RIZONI i dikurshëm, është ndërtuar poshtë një terreni shkëmbor, prej nga vazhdimisht RRËZOHESHIN gurë. Sipër Kotorrit është mali LLOVQEN, tek i cili njerëzit ngjiteshin nëpër një rrugë gjithë kthesa, pra gjithë LEQE. Pranë LEQËNIT, mu në krah të tij, gjendet një tjetër mal me emrin KRIMAL, mal kryesor, mal nga më të mirët me kullota e me pyje. Pa mbërritur në Cetinë, janë dy katunde, njëri ZALLAZI, sepse trualli i tij është zallishtë, kurse tjetri MIRAS, se është vend i mirë. Vetë Fusha e Cetinës, NJEGUSHI, prej së cilës ka marrë emrin gjithë krahina, shpjegohet me fjalën arbërishte NIEGULL. Pra, NIEGULLSH,-I, sepse aty gjatë gjithë vitit ka shumë mjegull. Nëpër këtë fushë rridhte një lumë, të cilit, në njëfarë vendi, i zihej rruga dhe e detyronte të humbte midis shkëmbinjve. Të tillë lumenj, në gjuhën iliro-arbërore, quheshin ZANTINA. Nën ndikimin e italishtes veneciane, Z-ja shqiptohej C dhe kështu është krijuar emri i CETINËS. Herë mbas here ua thosha me zë Markut dhe Prenës këto përsiatje të miat etimologjike, por ruhesha për të mos e tepruar. Etimologjitë, sa tërheqëse janë në bisedat kur njerëzit udhëtojnë, aq edhe të bezdisshme mund të bëhen, kur shpjeguesi, duke mos e ruajtur masën, shndërrohet në llafazan. Gjithsesi, mendoj se bëmë një udhëtim mjaft të dobishëm. Atdheu i tjetërsuar të dhimbet dhe njëkohësisht të shtie dridhmat: Mos po na greqizohet e sllavizohet edhe kjo pjesë që na ka mbetur?! E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Javore KOHA

25


KULTURË

U përurua libri i ri i Gani Karamanagës Autori ka thënë se nuk ka qenë lehtë të grumbullohen biografitë e mjekëve, stomatologëve dhe farmacistëve nga Ulqini me rrethinë, Kraja, Plava, Gucia, Rozhaja, Malësia, Kosova, Diaspora, ish-republikat e Jugosllavisë etj., të cilët janë pjesë e librit. Megjithatë, ai ka thënë se ka pasur kënaqësi të njihet përmes e-maileve e telefonatave me shumë mjekë të cilët gjenden në këtë libër Ulqin – Në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, të premten, më 9 korrik 2021, është bërë përurimi i librit të ri të autorit Gani Karamanaga “Mjekët shqiptarë nga Mali i Zi”. Në libër (leksikon) autori ka paraqitur jetëshkrimet e 208 mjekëve, stomatologëve dhe farmacistëve shqiptarë të cilët kanë lindur në Malin e Zi, janë me prejardhje nga Mali i Zi ose që jetojnë e punojnë në Malin e Zi. Në fjalën e tij, autori ka thënë se kjo monografi, ose ky leksikon mund të thuhet se është vazhdimësi e librit të tij “Historiku i shërbimit shëndetësor në Ulqin”, i botuar në vitin 2011. Ai ka treguar se si ka lindur ideja për botimin e këtij libri. “Duke biseduar me Hajro Ulqinakun, mikun tim, redaktorin, konsulentin, ai tha që duhet ta bëj edhe një libër. Dhe unë vjet konkurrova te Fondi për Pakica, sepse mendova të shkruaj një libër për shërbimin shëndetësor në Ulqin, më të zgjeruar se libri i parë. Ndodhi që Fondi nuk m’i dha mjetet financiare, por ndodhi diçka e mirë, diçka e bukur, sepse lindi ideja duke biseduar me Faik Nikën, të bëhet një libër, monografi, e cila do të përfshinte të gjithë mjekët shqiptarë nga Mali i Zi”, ka thënë Karamanaga.

26

Javore KOHA

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Mjekët shqiptarë nga Mali i Zi Autori ka thënë se nuk ka qenë lehtë të grumbullohen biografitë e mjekëve, stomatologëve dhe farmacistëve nga Ulqini me rrethinë, Kraja, Plava, Gucia, Rozhaja, Malësia, Kosova, Diaspora, ish-republikat e Jugosllavisë etj., të cilët janë pjesë e librit. Megjithatë, ai ka thënë se ka pasur kënaqësi të njihet përmes e-maileve e telefonatave me shumë mjekë të cilët gjenden në këtë libër. “Dhe shumica e tyre, mund të them 99 për qind, kanë shprehur kënaqësi të madhe që u realizua ky libër, kjo monografi”, ka thënë Karamanaga. Për vlerat e librit kanë folur recensentet Dr. Sarije Pufja – Doko dhe Dr. Ganimete Hoxha, si dhe drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin. Dr. Sadije Hollaj. Neuropsikiatrja Pufja – Doko ka thënë se “prej kësaj monografie mësojmë kush kanë qenë mjekët e parë shqiptarë nga Mali i Zi, sa vështirë e kanë pasur që të trasojnë rrugën, rrugën nëpër të cilën kemi ecur ne dhe kushedi edhe sa të tjerë do të ecin pas nesh, me të vetmin qëllim që t’u ndihmojmë pacientëve, t’i ndihmojmë njeriut, pa marrë parasysh kush është ai, fëmijë apo i rritur, femër apo mashkull, çfarë përkatësie apo çfarë ngjyre, me vendbanim në katund apo në

qytet, i njohur apo i panjohur, kalimtar apo vendas...” Sipas saj, “ky libër është edhe homazh për të gjithë ata mjekë që s’jetojnë më e që kanë lënë gjurmë në historikun e mjekësisë shqiptare, në historinë e popullit tonë në përgjithësi – gjurmë që nuk do të shlyhen kurrë”. Ajo ka thënë se “ky libër është i pari i këtij lloji dhe ndihmon të ndriçohen, të kujtohen e të mos harrohen gjenerata e gjenerata të mjekëve tanë, të cilët përveç punës profesionale, kanë treguar humanizëm të jashtëzakonshëm, patriotizëm e përkushtim”. Recensentja tjetër e librit, dr. Ganimete Hoxha, specialiste e mjekësisë familjare, ka thënë se autori ka bërë një punë të mirë duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një grumbullim materiali nga burime të ndryshme. “Nga përmbajtja e monografisë lexuesi do të mësojë kush kanë qenë mjekët e parë shqiptarë në Mal të Zi, peripecitë e tyre, udha e tyre jetësore dhe vështirësitë e tjera duke ushtruar profesionin e mjekut. Me interes pa dyshim janë edhe kushtet ekonomike dhe shoqërore, në të cilat kanë punuar mjekët e parë shqiptarë në këto treva, që lexuesi do t’i hasë në libër”, ka thënë ajo.


KULTURË

Hoxha ka thënë se duke e lexuar librin “lexuesi do të mësojë shumë për veten, për shqiptarët, për peripecitë e shumë mjekëve për t’u shkolluar dhe për të ndihmuar ata që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Këta njerëz kanë qenë dhe sot janë njerëz që kanë sakrifikuar shumë në jetën e tyre për t’u ndihmuar të tjerëve, sidomos komunitetit të vet dhe jo vetëm”. Megjithatë, ajo ka vërejtur se ka disa mjekë dhe farmacistë të cilët janë harruar dhe nuk janë përfshirë në libër. Dr. Sadije Hollaj, drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, ka thënë se Prim. Dr. Gani Karamanaga ka qenë një mjek punëtor, i vyeshëm e profesionist në ditët kur praktikonte profesionin e vet, e tashmë një individ që jep shembull se si nuk ka kurrë një kufi moshe për t’u angazhuar për kauza të mira e për të bërë punë në të

mirë të komunitetit dhe shoqërisë në vendin e vet dhe më gjerë. Duke folur për librin, ajo ka thënë se “të marrësh mundin të evidentosh punën dhe kontributin e secilit mjek e secilës mjeke shqiptare nga Mali Zi, jo vetëm se pasuron historinë e punës dhe veprës tonë ndër vite, por mbi të gjitha e nderon veprën dhe sakrificën e çdonjërit nga ne”. Për udhëheqësen e Bibliotekës së Ulqinit, Ardita Rama, e cila e ka moderuar takimin, momenti i daljes në dritë të këtij botimi s’ka mundur të jetë më i qëlluar. “Erdh në një ndër momentet më të vështira të njerëzimit, kur e krejt bota ishte gjunjëzuar para një virusi të panjohur e vdekjeprurës. Në vijën e parë të luftës, se luftë ishte e ende është kjo pandemi globale, u rreshtuan me qindra mijëra mantelbardhë në mbarë

botën, duke flijuar edhe jetën e tyre në shërbim të pacientëve. Të heshtur e sakrifikues, duke ngjallur shpresë e dhënë kurajo në grahmat e fundit, duke luftuar me vdekjen e shpëtuar jetë, bluzat e bardha janë heronjtë e vërtetë të shekullit XXI”, ka thënë ndër të tjera ajo. Vlerësime për autorin dhe librin kanë dhënë edhe kryetari i KKSH-së, Faik Nika, njëherazi recensent i librit, shkrimtari dhe redaktori i librit Hajro Ulqinaku dhe shkrimtari, përkthyesi e studiuesi i letërsisë Dimitrov Popoviq. Libri është botuar nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, i cili edhe e ka mbështetur financiarisht botimin e librit. Në fund të përurimit janë ndarë libra falas për të pranishmit. i. k. E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Javore KOHA

27


KULTURË

Tregim (2)

Në plazh Asllan Bisha

(vijon nga numri i kaluar) - Shkojmë! Ti paguan drekën me peshk, ndërsa unë verën në restorant të Bunës. Unë këqyra orën. Vështroja i havitur, llogarisja, tri dreka, taksia, librat i kisha lënë në plazh. Ashtu i stepur, thashë: - Nesër, nesër. Unë duhet të punoj. - Po, duhet të punosh, - qeshte. Sot, nesër është vonë. - Jo, jo, paguaj unë, - fliste me vendosmëri. - Kam para, por s’kam fat. Burri më tradhtoi me shoqen time, gati u shkreh në vaj. Nxori 50 euro nga kuleta. - Mjafton? - i tha kamerierit. - Unë t’i kthej 7 euro, - iu përgjigj ai. - Jo, pi edhe ti diçka. Shihemi në orën 20. Më foli ngrohtë. - Të kuptoj profesor. Je besnik i gruas, bravo profesor. Më përqafoj, ndërsa shoqja e saj buzëqeshte, pëshpëriste: - Ti i bëre magji. Ajo është shumë serioze, kamerieri s’ka arritur sa t’i puthë buzët. Ajo më shtrëngoi dorën miqësisht. Unë mbeta si i shtangur. Porosita një kafe me pak sheqer. Doja të kthjellohesha një çikë. Më dukej se çadrat në plazh sikur lëviznin. Kamerieri më solli kafenë. - Profesor, pse nuk shkove në Bunë, unë s’të zemërohem?! Unë mbrëmë kam dal me të. Bile s’më ka lejuar as ta puth. - Do të jetë ytja sonte në orën 20, buzëqeshja unë, pak tharptë. - Kafen e ke të paguar prej meje. Ke gabuar, - qeshte kamerieri. - Shkova, - fola prerë. - Më kanë mbetur librat e shitjes në plazh.

28

Javore KOHA

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

U ngrita. E falënderova. Frynte maestral i fortë. Pasditja kishte ecë. Dielli kishte shkuar andej kalasë. Ecja nëpër rërë. S’dija nga t’ia mbaja. “Ku janë librat? Sa shumë që jam vonuar. O Zot, piva shumë! Më ka ra në kokë. Birra ishte e ftohtë. Sot asgjë nuk shkon mirë, as librat, as dashuria. Nuk është ditë imja”. Ia mësyva plazhit. Nuk shihja libra. Dikur seç m’u kujtua një mendim që rrodhi vrullshëm. “Duhet të futem në ujë, të lahem mirë, pastaj kthjellohem”. Ashtu edhe veprova. I lashë rrobat buzë bregut. I këqyra mirë. Pasi i humba librat, mos t’i humbas rrobat dhe si të kthehem në shtëpi. Hyra në ujë, u zhyta. Pas dhjetë minutash, sikur e ndieja veten më të kthjellët, por frika se nuk do t’i gjej plaçkat e mia, librat, më pickonte trurin, i cili po zgjohej nga gjumi. Dola nga uji. I gjeta rrobat buzë bregut. “Mirë që e mbajta mend vendin”. Kisha këqyrë gjithë kohën vendin, por s’i kishte prekur kurrkush rrobat e mia. “Hajnat s’janë të çmendur të vjedhin rrobat e mia dhe kuletën time me 10 euro”, - mendoja, dhe ashtu vendosa të kërkoj librat, çantën time. Dhe një zë i papritur sikur më shtangu në vend. - O libraxhi, libraxhi, këtu jam. Eja. E pashë dhe u nisa drejt tij. - Humbe?! Ku ishe? U merakosa për ty. S’dija ç’të bëja, ku t’i lija librat. Kisha shkuar më parë në banesë, por m’i le në besë librat. I kemi këqyrë, - dhe m’i tregoi librat që kishte ndarë për t’i marrë. M’i dha paratë. - Të falemnderit, - i thashë me gjithë zemër. Dhe i kërkoja falje për vonesën. E pashë se kishte ndarë për të marrë librin tim “Zonja nga

kryeqyteti”. - Këtë libër e ke dhuratë, - fola me vendosmëri. - Kush e zgjodhi këtë titull? - E zgjodha unë, - foli zonja. - E keni dhuratë, - fola prerë. - Jo assesi! Ju keni dalë për të fituar. - Është libri im, - fola qetë, sikur u turpërova një çikë. As burri dhe as gruaja s’u besonin fjalëve të mia. - Ju autori?! - Po, - thashë qetë. Ai vështroi foton në libër. - Ju lumtë, urime. Kurrë s’më kishte shkuar ndërmend se një autor shet libra në plazh. Unë ngrita krahët. Një habi dhe respekt ndienin burrë e grua për mua. Hapi çantën dhe të gjithë librat që kishin emrin tim i morën. Kërkonin edhe nënshkrimin tim. Disa miqtë e tyre kureshtarë, pyetën: - Kush është


KULTURË

ky që nënshkruan librat? - Është autori. Edhe ata morën kopjet e fundit të librit tim. I falënderova. - Nesër vjen në plazh? - Po, - fola unë. - Dua t’i kem librat tua. T’i marr. Dua t’i jap dhuratë dy libra vajzës sime në Gjermani. Është nder që ju njoftova, - foli ai. - Bravo, Ti ke vullnet dhe s’ke kompleks, punon dhe fiton. Arsimon. Nuk rri duke u ankuar, nuk kam para. Dje dola dhe s’gjeta libra shqip. - Do t’ju sjell, nesër. I mora librat dhe çantën time. Isha i lumtur që në fund takova myshterinj, njerëz me vullnet të mirë. Nga respekti i lartë që kishin për mua, e ndieja veten disi të turbulluar, të skuqur. Lashë plazhin. Era e maestralit bëhej më e fortë, si kuçedër. Unë u futa në pisha, ku era gati s’frynte fare. E vendosa çantën në

motoçikletë dhe lashë plazhin. As vetë s’kuptoja se si më kishte kaluar dita aq shpejt. Ishte e vetmja ditë që piva alkool. “Një herë vjen vera kah dera”, i thoja vetes. “Nesër shihemi, shkojmë në Bunë”. Më ishin ngulitur fjalët e ruses. “Sevodnja, sot, nesër jo”, - qeshja si i marrë. “O Zot, kur të del zani s’të beson insani. E ku të beson gruaja. Kur të shohin në kafe flasin. Kështu është. Ulqini është i vogël, por gojën e ka të masdhe”, mërmërisja me veten time, ndërsa motori ecte si i çmendur. Sa arrita në shtëpi, shoqja ime kishte marrë çehre të rëndë, si reja mbi Valdanos. - Më shtro bukë, - fola prerë. - Çudi! Burrë i martuar, bile edha baba, rrin me ruse. S’të dhanë bukë ato?! - Jo! Kërkuan drekë, por unë veç piva një birrë me to.

- Oh, Zot! Turp i botës u bëre. - Pse kështu? - Ja fotot! Unë isha ngrirë, ajo hapi telefonin. “Si është e mundur”, - flisja. “Dhe thua: flasin bota. Shumë mirë. Më jep numrin e telefonit. Asnjë fjalë më shumë. Kush janë ata që merren me jetën time, më përcjellin? Nanën e nanës! Ata të nderojnë shumë dhe unë merrem vesh”, bërtisja si bishë e plagosur. Shoqja ime ishte zënë ngusht, s’ma jepte numrin e telefonit. Dikur tha e qetësuar: - Leni ato punë, por ta dish, tash s’është si dikur. Teknika ka përparuar. “O Zot, nuk thonë kot: Ulqini i vogël, por gojën e ka të madhe. Thashetheme”. Pasditja kaloi. Ra mbrëmja. Unë s’dola në shëtitje, ndërsa gruaja u qetësua. Unë s’kisha arsye për të dalë në shëtitje. Atë natë sillesha në shtrat si peshku në koc. Tani s’ka më, liri as privatësi. Vendosa të mos blej telefon të ri, ta lëviz me gisht. Një i tillë. të padit, tregon ku gjendej. Nuk doja të jem në ankth. Dy herë më ra në plazh telefoni celular. Një klasik, të plakur si unë, ma dhanë. Nxitonin ndoshta, sepse ishte teknikë e shekullit të kaluar. *** Tani jam i qetë, rrallë dal në plazh. Jam në pension. Ditëve të para e kisha të vështirë. E këqyrja telefonin, por ai nuk cingëronte. Tri ditë askush s’më thirri, askush, përveç gruas që porosiste: “Mos harro të blesh bukën”. Telefonata më përkujtonte zërin e ziles. Thirrje tjera nuk pata. Mendova se u prish telefoni. E këqyrja. U kujtova: jam në pension, s’i lypem askujt. Ku janë shokët? Askush nuk më fton në kafe. “Ku shkuan ata?” - pyesja veten time. Dola në kafe te Xhemoja, që ka ballkon të bukur, por që ka mysafirë të klasit me pak para. Si punëtorë, shpeshherë mysafirët e ngritnin zërin, kishte edhe asosh që këndonin. Unë qëndroja aty dhe i vëzhgoja. Shokët që i ftoja rëndom, më thonin: shkojmë në kafe tjetër, këtu s’ka nivel. Dhe e ndërroja kafenë, por te Xhemoja më tërhiqte balkoni mbi rrugë. Dhe ata që donin të më takonin, vinin në vendin tim, në kafen e klasës punëtore, siç e patën pagëzuar. (Fund) E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Javore KOHA

29


MOZAIK

Adoptimi ose birësimi! Birësimi është një proces ku një person merr përsipër prindërimin e një tjetri, zakonisht të një fëmije, nga prindi biologjik ose ligjor ose prindërit e këtij personi. Ndryshe nga kujdestaria ose sistemet e tjera të dizajnuara për kujdesin ndaj të rinjve, birësimi synon të sjellë një ndryshim të përhershëm të statusit dhe si i tillë kërkon njohje shoqërore, qoftë përmes sanksioneve ligjore ose fetare. Historikisht, disa shoqëri kanë miratuar ligje specifike që rregullojnë birësimin, ndërsa të tjerët përdorën mjete më pak formale (veçanërisht kontratat që specifikojnë të drejtat e trashëgimisë dhe përgjegjësitë prindërore pa një transferim shoqërues të filiatios). Sistemet moderne të birësimit, që lindin në shekullin e 20-të, priren të qeverisen nga statute dhe rregullore gjithëpërfshirëse. Ndërsa forma moderne e birësimit u shfaq në Shtetet e Bashkuara, format e praktikës u shfaqën gjatë gjithë historisë. Kodi i Hamurabit, për shembull, detajon të drejtat e adoptuesve dhe përgjegjësitë e individëve të adoptuar gjerësisht. Praktika e birësimit në Romën e lashtë është e dokumentuar mirë në Codex Justinianus. Ndryshe nga periudha moderne, praktikat e lashta të birësimit vënë theksin në interesat politike dhe

30

Javore KOHA

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

ekonomike të birësuesit, duke siguruar një mjet ligjor që forconte lidhjet politike midis familjeve të pasura dhe krijonte trashëgimtarë meshkuj për të administruar pronat. Përdorimi i birësimit nga aristokracia është i dokumentuar mirë: shumë nga perandorët e Romës u birësuan. Çdo prind ka arsyet e veta personale për të birësuar, por në thelb të tij, përparësia e birësimit është e thjeshtë: ndërton familje. Prindërit birësues vijnë nga shumë prejardhje të ndryshme dhe kanë arsye të ndryshme për birësim. Disa arsye të zakonshme për të zgjedhur birësimin përfshijnë: Çifti birësues ka luftuar me infertilitetin dhe nuk mund të kenë fëmijë. Prindi birësues është beqar dhe është i gatshëm të krijojë familje. Kur ka një shtatëzani të rrezikshme , kur nënave u sugjerohet nga mjekët të mos kenë shtatëzani tjera por duan të kenë fëmijë tjetër , birësimi është mundësia e duhur. Kur një person është i gatshëm të bëhet prindër, por nuk ka një partner për të krijuar një familje, ata mund të vendosin që birësimi është i duhuri për ta. Në vend që të kalojnë nëpër trajtime të fertilitetit për të pasur një fëmijë biologjik, ata vendosin që birësimi do t’u sigurojë atyre atë që dëshirojnë - një shans për të qenë prind, pavarësisht nëse

ka një lidhje gjenetike apo jo. Pavarësisht nëse ata vendosin të birësojnë brenda vendit, ndërkombëtarisht ose nga sistemi i strehimit (ose një fëmijë më i madh që është i lidhur me ta), prindërit e ardhshëm birësues pranojnë se ka shumë fëmijë që nuk kanë mjediset e shtëpisë të sigurta, të dashura dhe mbështetëse për të cilat kanë nevojë. Kjo është një nga shumë arsyet për t’u adoptuar. Duke e ditur se ata mund të sigurojnë familjen që i duhet këtij fëmije, prindërit e ardhshëm birësues vendosin të ndjekin procesin e birësimit. Prindërit birësues janë një çift i të njëjtit seks, të cilët dëshirojnë të rrisin një fëmijë së bashku. Birësimi i përbashkët nga çiftet e të njëjtit seks është i ligjshëm në 26 vende, dhe gjithashtu në territore të ndryshme nën-nacionale. Birësimi LGBT mund të jetë gjithashtu në formën e birësimit nga një fëmijë, ku një partner në një çift të të njëjtit seks adopton fëmijë biologjikë të partnerit tjetër. Këto janë vetëm disa nga arsyet pse njerëzit zgjedhin të birësojnë , ama arsyeja kryesore pse të birësojmë është sepse familja është shumë më tepër sesa biologjia - familja është dashuri dhe me birësim i japim një fëmijë një jetë dhe të ardhme më të mirë. Donika Lulgjuraj


MOZAIK

Në seancën e dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Gucisë

U miratuan një vistër propozim vendimesh Guci – Në seancën e dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Gucisë, e mbajtur të premten, në sallën e komunës, janë shqyrtuar dhe miratuar një varg propozim vendimesh, të organeve të qeverisjes lokale, dhe organizatave dhe institucioneve publike, që punojnë dhe veprojnë në kuadër të Komunës së Gucisë, por edhe jashtë varësisë së saj. Pas hapjes së seancës nga kryetari i Kuvendit, Bujar Hasangjekaj, u verifikua mandati i këshilltarit të ri, Suad Gjurkoviq, nga Lista zgjedhore Socialdemokratët e Malit të Zi “Socialdemokratët Ivan Brajoviq – Ne me konsekuencë vendosim për Gucinë”, në vend të këshilltarit të po këtij subjekti politik, Admir Mullamekiq, i cili pas sëmundjes së rëndë disa mujore, më 14 maj 2021 vdiq në një spital të Turqisë ku ishte i shtrirë për kurim. Pas evokimit të portretit të tij jetësor nga kolegu partiak Xhenadin Radonçiq, të ndjerin Mullamekiq të pranishmit në seancë e nderuan me një minutë heshtje. Në vazhdim u miratua njëzëri pa vërejtje të këshilltarëve procesverbali nga seanca e parë e rregullt

e Kuvendit, e mbajtur më 19 prill 2021, dhe rendi i ditës prej tetë pikash siç ishte i propozuar, pa plotësime dhe ndryshime. Seanca filloi punën sipas renditjes së pikave të propozuara të rendit të ditës me propozimin e vendimit mbi ndryshimet dhe plotësime e Statutit të Komunës së Gucisë, e cila ishte pika e parë për shqyrtim, por edhe qendrore e rendit të ditës, materialin rreth të cilës e prezantoi dhe e argumentoi këshilltarja Medina Radonçiq. Pas debatimit të dy këshilltarëve të opozitës, dr. Ellvis Omeragiq (PSD) dhe Irfan Dervisheviq (Socialdemokratët e Malit të Zi), propozim vendimi në fjalë u miratua me 18 vota. Me shumicë votash “Për” dhe “Njëzëri” të këshilltarëve me votim të hapur – me aklamacion, pas shqyrtimeve analitike dhe konstruktive, u miratuan edhe propozim vendimet: mbi shumën, mënyrën e përllogaritjes dhe pagesës së kontributit të anëtarësisë për Organizatën turistike të Gucisë; mbi tarifën për pajisje komunale të tokës ndërtimore; mbi kompensimin për sanimin ur-

ban të Komunës së Gucisë dhe mbi shumën e kompensimit për punën e ekspertëve të shquar dhe profesionistëve në komisionin për verifikimin e kompetencave, njohurive e aftësive dhe komisionin për verifikimin e njohurive, aftësive dhe kompetencave. Në propozim të kryetarit të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Naser Radonçiq, për anëtar të Komisionit për çështje komunale, banesore, mbrojtjen e mjedisit, zhvillim, ekonomi dhe financa, njëzëri u zgjodh këshilltari i Socialdemokratëve, Suad Gjurkoviq, të cilit, siç u theksua më lart, në seancën e sotme iu verifikua mandati i këshilltarit të ri. Pas debateve të këshilltarëve të pozitës dhe opozitës, propozim vendimi mbi themelimin e klubit futbollistik të të rinjve “Gusinje” në Guci edhe të anëtarëve të organeve dhe udhëheqësisë së tij, u miratua me 18 vota. Në fund të punës së seancës, disa këshilltarë parashtruan pyetje, të cilët përgjigjet me shkrim i kërkuan nga organet kompetente të komunës. Sh. Hasangjekaj

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Javore KOHA

31


MOZAIK

30-vjeçari Agron Global Monitoring 30-vjeçari shqiptar, nga Bruklini – Nju Jork, Agron (Ron) Pali, është njëri prej atyre dhjetëra shqiptarëve që punojnë në zyrat dhe misionet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe Gjenevë. Por, ai ka disa vjet që është zgjedhur në krye të një organizate ndërkombëtare në Kombet e Bashkuara. Agron (Ron) Pali, e ka zyrën e tij në margjinat e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, dhe ndoshta është shqiptari i parë, i cili shërben në një post kaq të lartë, në zyrat e OKB-së, duke mbajtur postin e Drejtorit në Global Monitoring Center, NPO Beqir SINA / New York Agron Pali – është zgjedhur nga Komiteti Special i C- 24 (Komiteti i Dekolonizimit) për të udhëhequr -Konferencën e II, Seanca e Rifilluar, që u mbajt nga 14 deri 25 Qershor 2021, në selinë e Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. Komiteti i Posaçëm i Situatës në lidhje me zbatimin e Deklaratës për Dhënien e Pavarësisë së Vendeve dhe Popujve Kolonialë, i njohur gjithashtu si Komiteti i Posaçëm për Dekolonizimin, ose C-24, thuhet se u krijua në v.1961 nga Asambleja e Përgjithshme (GA), si organ i saj ndihmës kushtuar çështjes së dekolonizimit. Komiteti C-24, sipas saj rishikon çdo vit listën e Territoreve Jovetëqeverisëse për të cilat është e zbatueshme Deklarata. Ai dëgjon gjithashtu deklarata nga përfaqësues të Territoreve Jo-Vetëqeverisëse në sesionet e saj vjetore, dhe dërgon misione vizitash në Territore JoVetëqeverisëse, ndërkohë organizon çdo vit seminare rajonalë. Drejtori i Global Monitoring Center, Ron Pali, drejton një organizatë jofitimprurëse e vendosur në Nju

32

Javore KOHA

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Jork Sity, organizatë kjo që synon të adresojë çështje globale përmes formësimit të politikave efektive që

do të kontribuojnë në një botë më demokratike, paqësore dhe të prosperuar, dhe qe fokusohet në dekol-


MOZAIK

Pali, drejtor i g Center në OKB onizimin, të drejtat e njeriut dhe testimet bërthamore. Ai mbajti dhe fjalimin kryesor para Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Dekolonizimin, në takimin e Dytë vjetorit të C-24 Duke folur për gazetën tonë, rreth fjalimit të tij, Ron Pali shprehet : “Qëndrimi im pohoi se lejimi i Marokut, për të vazhduar shtypjen e njerëzve Sahrawi të Saharës Perëndimore dhe privimi i tyre nga e drejta e tyre për vetëvendosje përbën një fyerje ndaj parimeve të Kombeve të Bashkuara dhe përpjekjeve të Komitetit të Katërt për të eliminuar manifestimet e kolonializmit. Ai gjatë fjalës se tij kujtoje se të gjithë e dinë që në Dhjetor 1963, Asambleja e Përgjithshme shtoi Saharanë Perëndimore në listën e Territoreve

Jo-vetëqeverisëse në të cilën zbatohej rezoluta 1514 (XV) për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve Kolonialë. Ron Pali tha se : Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të KB që nga ajo kohë ka bërë thirrje për të mundësuar popullit të Saharës Perëndimore, të ushtrojnë të drejtën e tyre të patjetërsueshme për vetëvendosje në përputhje me rezolutat përkatëse të Asamblesë së Përgjithshme. Dekolonizimi i Saharës Perëndimore u pengua, tha ai kur Maroku, i cili dhe pushtoi Territorin në 31 Tetor 1975 në shkelje të rezolutave të KB dhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në 16 Tetor 1975, i cili vendosi që asnjë lidhje e sovranitetit territorial nuk kishte ekzistuar kurrë midis Marokut dhe Sahara Perëndimore. Në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara kurrë nuk kanë njohur okupimin e paligjshëm të Marokut dhe aneksimin e pjesëve të Saharës Perëndimore. Pikërisht, prania e Marokut në Saharanë Perëndimore është “dëshpëruese” nga Këshilli i Sigurimit në rezolutën e tij 380 të vitit 1975 dhe është cilësuar si një akt “okupimi” nga Asambleja e Përgjithshme në rezolutat e saj 34/37 të 1979 dhe 35/19 të 1980, dhe ndër rezolutat e tjera. Gjatë gjithë viteve, Sahara Perëndimore e okupuar ka qenë dëshmitare e një procesi masiv inxhinierik demografik deri në atë masë saqë popullsia autoktone tani është jashtëzakonisht e tejkaluar nga migrimi masiv i kolonëve të sponsorizuar nga pushtuesit. Kjo politikë shkel nenin 49 të konventës së katërt të Gjenevës dhe konsiderohet si një “krim kundër njerëzimit”. Pushtimi i paligjshëm marokenë i pjesëve të Saharës Perëndimore e bën atë të vetmin Territor Jo-

Vetëqeverisës nën okupimin e paligjshëm ushtarak nga një vend i tretë. Kur Spanja, ish-kolonizatori, u tërhoq nga Territori në Shkurt 1976, Sahara Perëndimore gjithashtu u bë Territori i vetëm Jo-Vetëqeverisës që nuk ka asnjë Fuqi Administruese të njohur ndërkombëtarisht. Prandaj është detyra e shenjtë e Kombeve të Bashkuara dhe këtij Komiteti Special në veçanti që të marrin përgjegjësitë e tyre ndaj Territorit Jo-vetëqeverisës të Saharës Perëndimore, për derisa njerëzit e saj të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për vetëvendosje dhe pavarësi. Lejimi i Marokut që të vazhdojë të shtypë njerëzit e Saharës Perëndimore dhe t’i u mohojë atyre të drejtën e tyre për vetëvendosje është një fyerje për gjithçka që përfaqësojnë Kombet e Bashkuara dhe ky Komitet Special. Ne kemi parë shumë fuqi perëndimore, të mëdha dhe të vogla, që mbrojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në shumë pjesë të botës. Sidoqoftë, kur Maroku, i cili është një nga vendet më jodemokratike dhe më shtypëse në botë, shtyp Sahrawis në Sahara. Perëndimore të okupuar dhe vjedh burimet e tyre, natyrore, dhe të njëjtat vende heshtin. Kjo qasje me standardet e dyfishtë është thjesht e për mbrojtur kolonizatorët. “Prandaj është koha që Kombet e Bashkuara të ndërmarrin veprime konkrete për të lejuar njerëzit e Territorit Jo-vetëqeverisës të Saharës Perëndimore të vendosin për të ardhmen e tyre, lirshëm dhe në mënyrë demokratike. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar një përfundim paqësor dhe të qëndrueshëm të dekolonizimit të vonuar të kolonisë së fundit në Afrikë” ka thene Agron (Ron) Pali Drejtori i Global Monitoring Center, ne Kombet e Bashkuara ne New York. (Illyria). E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Javore KOHA

33


MARKETING

Urime Kurban Bajrami

Me shëndet dhe për shumë mot

Gëzuar festën e Bajramit 34

Javore KOHA

E ENJTE, 22 KORRIK 2021


SPORT

Urime festën e Kurban Bajramit Të dashur motra dhe vëllezër, Të nderuar besimtare dhe besimtarë, Më lejoni që në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht, gëzuar festën e Kurban Bajramit! Kurban Bajrami është simbol i sakrificës dhe përkushtimit ndaj Krijuesit të Gjithësisë, ku besimtarët shprehin bindjen dhe devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me të afërmit dhe njerëzit në nevojë. Kurban Bajrami është ditë e bekuar, mirënjohjes dhe e falënderimit ndaj mirësive të panumërta, të cilat Zoti i Madhërishëm ia ka dhuruar njerëzimit. Andaj, bërja e Kurbanit është shenjë falënderimi ndaj Zotit i Cili na ka dhënë mirësi të panumërta. Shëndeti dhe begatia mbretëroftë në familjet dhe sofrat tona!

Gëzuar!

Kryetar i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu

E ENJTE, 22 KORRIK 2021

Javore KOHA

35


“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni

në linkun:

www.kohajavore.me

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.