Koha 881

Page 1

Koha Javore Podgoricë e enjte, 26 shtator 2019 Viti XVlll Numër 881 Çmimi 0,50

Aspekte të procesit demokratik dhe tranzicionit në Mal të Zi ISSN 1800-5696

I jepet karta e anëtarësisë si anëtar i jashtëm i ASHA–kut

Detaria e Ulqinit nëpër shekuj


Përmbajtje

5

8 ...mendje

Diskriminimi i shqiptarëve në Plavë dhe Guci duhet evituar

12

14 Vazhdon emigrimi i të rinjve të arsimuar

Mbi kulturën universale përmes partikularizmit

Koha Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore Koha

e enjte, 26 shtator 2019


Përmbajtje

16

18 Revistë që promovon potencialet turistike në Shqipëri dhe rajon

Dëshmohet fryma e bashkimit dhe atdhedashurisë kastriotiko- skenderbegiane

22

32 Sa herë hapim Biblën, takojmë shqipëruesin e saj

Çmimi kryesor filmit “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

e enjte, 26 shtator 2019

Javore Koha

3


Ngjarje Javore

Ambasadori i Republikës së Kosovës Ylber Hysa vizitoi Komunën e Tuzit

Bisedohet për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash Tuz – Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Z. Ylber Hysa, ka vizituar Komunën e Tuzit, ku është pritur në një takim miqësor nga kryetari i Komunës dhe i Kuvendit, Z. Nikë Gjeloshaj dhe Z. Fadil Kajoshaj dhe nga nënkryetarët e komunës. Në kumtesën për media të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Komunës së Tuzit thuhet se të dyja palët gjatë kësaj bisede janë shprehur të kënaqura për bashkëpun-

4

Javore Koha

e enjte, 26 shtator 2019

imin e deritanishëm, duke potencuar gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme në mes dy vendeve mike. “Gjatë vizitës së tij , ambasadori shprehu urimet më të perzemerta për udhëheqësinë e komunës si dhe tregoi vullnet për të kontribuar në vijueshmerinë e punës dhe proceset të cilat e presin komunën më të re. Përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale të Tuzit e falënderuan ambasadorin për vizitën, ku kryefjalë ishte bash-

këpunimi si dhe shkëmbimi i përvojave administruese”, thuhet në këtë kumtesë. Rikujtojmë se më 9 shtator, Presidenti i Malit të Zi, Z. Millo Gjukanoviq në rezidencën e tij në Cetinë priti ambasadorin e sapoemëruar të Kosovës në Mal të Zi, Z. Ylber Hysa për të pranuar letrat kredenciale. Ambasadori Hysa pas përfundimit të mandatit të tij në Maqedoni u emërua ambasador i plotfuqishëm i Republikës së Kosovës në Mal të Zi. t. u.


Ngjarje Javore

Konferencë për shtyp e deputetit të Koalicionit “Shqiptarët të vendosur” dhe nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu

Diskriminimi i shqiptarëve në Plavë dhe Guci duhet evituar Podgoricë – Deputeti i Koalicionit “Shqiptarët të vendosur” dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse qeveritare dhe komunale që të evitohet diskriminimi i shqiptarëve në komunat e Plavës dhe Gucisë. Në konferencën për shtyp, të mbajtur të hënën në mjediset e Kuvendit të Malit të Zi, ai ka prezantuar të dhënat alarmante lidhur me shkallën e punësimit dhe përfaqësimin proporcional të shqiptarëve në institucionet dhe organet shtetërore në komunat e Plavës dhe Gucisë. Nimanbegu ka thënë se për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në fushën e punësimit në këto dy ko-

muna flasin më së miri të dhënat se nuk ka asnjë shqiptar të punësuar në disa institucione, siç janë: Policia Kufitare, Gjykata Themelore, Prokuroria Themelore, Gjykata për Kundërvajtje, Shërbimi informativ, Drejtoria për Punë të Inspektimit, Enti për Punësim, Qendra për Punë Sociale, Drejtoria e Tatimeve, Drejtoria për Pasuri të Paluajtshme, Posta, Parku Nacional etj. Pavarësisht përpjekjeve për të siguruar të dhëna zyrtare nga institucionet dhe organet shtetërore që veprojnë në komunat e Plavës dhe Gucisë, ai ka thënë se në shumicën e tyre nuk kanë marrë përgjigje ose përgjigjet janë të papranueshme. “Shikuar në mënyrë të përgjithshme, kam bindjen se udhëheqësit e or-

ganeve dhe institucioneve shtetërore, me dëshirë që të fshehin gjendjen jashtëzakonisht të dobët, do të thosha të mjerueshme të punësimit të shqiptarëve në organet dhe institucionet që i udhëheqin, provojnë të nxirren me konstatimet mbi mbrojtjen kushtetuese dhe ligjore të individëve, të drejtën e tyre që nuk janë të obliguar të deklarohen mbi përkatësinë kombëtare”, ka thënë Nimanbegu. Ai ka përmendur edhe rastin e Shkollës Fillore në Guci, ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, dhe ku asnjëri nga udhëheqësia e shkollës nuk e njeh gjuhën shqipe. Nimanbegu ka treguar se analiza mbi shkallën e punësimit dhe përfaqësimit proporcional të shqiptarëve në komunat Plavë dhe Guci është bërë pas vizitës që ai zhvilluar më 14 maj të këtij viti, në këto dy komuna, ku ka pasur një mbledhje pune me të gjithë përfaqësuesit politikë dhe anëtarët e KKSH nga këto treva. Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi ka thënë se të dhënat e përfituara do t’ua dërgojnë ministrave dhe drejtorëve përkatës, me qëllim që eventualisht t’i përmirësojnë të dhënat dhe, ç’është më e rëndësishme, “të gjejmë zgjidhje të përbashkët”. Në konferencën për shtyp kanë marrë pjesë edhe kryetari i KKSH-së, Faik Nika, dhe disa përfaqësues politikë shqiptarë nga Plava dhe Gucia. (Kohapress) e enjte, 26 shtator 2019

Javore Koha

5


Vështrim & Opinion

Shqiptarët në Malin e Zi - 30 vite pas rënies së komunizmit (1)

Aspekte të procesit demokratik dhe tranzicionit në Mal të Zi Ky lloj i privatizimit si dhe modelet tjera të përdorura kanë pasur ndikim negativ në tërë ekonominë e Malit të Zi e veçanërisht në ekonominë e njësive lokale të banuara me shumicë shqiptare, pasoja të cilat as sot e kësaj dite nuk po përmirësohen dukshëm. Si pasojë e privatizimit të gabuar, fuqia blerëse apo standardi i qytetarëve është në rënie të përhershme, varfëria është gjithnjë e më e pranishme, papunësia rritet (sidomos e atyre kuadrove të cilët nuk janë anëtarë të partive në pushtet) dhe si rrjedhojë vendet shqiptare po boshatisen nga dita në ditë

Hajrullah Hajdari

Shqiptarët në Mal të Zi, së bashku me ata të Kosovës, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës në Serbi, të shkëputur padrejtësisht e pa dëshiren e tyre nga trungu amë, që nga Kongresi i Berlinit (1878), gjegjësisht nga përfundimi i luftrave ballkanike (1912, 1913), ishin pjesë përbërëse e Jugosllavisë, pra jetuan dhe vepruan nën jurisdiksionin e saj. Ata u bënë pjesë e përmasës shqiptare të krizës jugosllave, ndonëse qenë i vetmi rajon i ngulimeve shqiptare ku nuk shpërtheu konflikti i armatosur. Sipas regjistrimit të popullsisë (viti 1991), në Mal të Zi jetonin 43 907 banorë të cilët gjuhë amtare kishin gjuhën shqipe (ndërsa 40 415 ishin deklaruar si shqiptarë ose 6.57 %) dhe përbënin 7.14 % të popullsisë

6

Javore Koha

e enjte, 26 shtator 2019

së përgjithshme të Malit të Zi. Në kushtet e krizës ekonomike, rënies së prodhimtarisë, inflacionit ekstrem, rritjes së dukurive nacionaliste-shoviniste, Mali i Zi, një njësi e vogël federale në kuadër të RSF. të Jugosllavisë, hyri në procesin e shumëpartiakësisë dhe tranzicionit të ekonomisë në një atmosferë të populizmit, luftrave qytetare dhe hiperinflacionit, si karakteristika kryesore të gjysmës së parë të viteve të nëntëdhjeta të shekullit XX. Mali i Zi, si njësi federale shumënacionale dhe shumëkonfesionale, paraqiste një bashkësi shumë komplekse dhe të komplikuar dhe pikërisht falë këtyre specifikave apo veçorive, ai paraqiste një oazë të vërtetë për zhvillimin e shumë llojeve të nacionalizmit, ideve dhe qëllimeve të ndryshme politike, të mbështjellura fillimisht, në forma të gjendjes së vështirë sociale të popullatës, por të paraqitura edhe në formë direkte të ultranacionalizmit dhe shovinizmit, me theks të veçantë atij serb. Mitingjet e shumta dhe i ashtuquajturi Revolucioni Antibirokratik, fillimisht si kërkesa sociale, si pasojë e gjendjes së mjerueshme të ekon-

omisë e hiperinflacionit, e pastaj si formë e mbështetjes dhe solidaritetit me serbët dhe malazezët në Kosovë, për të cilat akuzohej elita komuniste e Republikës, përfundoi me ndërrimin e qeverisjes në këtë republikë. Viti 1990 shënon instalimin e pluralizmit politik në Mal të Zi. Instalimi i pluralizmit politik ngjalli te shqiptarët në Mal të Zi shpresën se më në fund do të vinin ditë më të mira, si në aspektin e të drejtave dhe lirive qytetare, me theks të veçantë në të drejtat kombëtare dhe në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të kushteve për një zhvillim më të shpejtë konform resurseve natyrore dhe njerëzore për një mirëqenie më të mirë e të qëndrueshme. Është e njohur se vendet e banuara me shqiptarë në Mal të Zi, nga komunizmi kishin dalë si vende ekonomikisht më pak të zhvilluara, përkundër resurseve të bollshme natyrore, niveli i arsimit i shqiptarëve akoma ishte në nivel të ulët, nuk kishte shkollim të lartë në gjuhën shqipe, plan-programet mësimore ishin të ngarkuara, jo vetëm me ideologji komuniste, shumë pak mësohej histo-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

ria e kultura shqiptare, përfaqësimi i shqiptarëve në organet shtetërore, ligjvënëse, gjyqësore e ekzekutive ishte i ulët dhe në disproporcion me pjesëmarrjen në numrin e përgjithshëm të popullsisë, shpërnguljet dhe boshatisja e trojeve shqiptare po vazhdonte. Për zhgënjimin e vërtetë të shqiptarëve nga pushteti shtetëror, por edhe nga “rehatia” e përfaqësuesve shqiptarë atje, po e ilustroj me disa të dhëna zyrtare të parametrave ekonomike në Mal të Zi dhe ndikimit të tyre në vendbanimet shqiptare.

Fillimet e tranzicionit në Mal të Zi

Fillimet e tranzicionit ekonomik në të gjitha shtetet e Evropës Juglindore, pra edhe në njësitë federative të Jugosllavisë, ishin të vështira e të dhembshme. Shpërbërja e Jugosllavisë dhe sanksionet e vendosura nga bashkësia ndërkombëtare, këtë proces e bënë edhe më të komplikuar, ashtu që vitet e para të tranzicionit 1990-1998 janë vitet që shënojnë rënien dramatike të prodhimit sho-

qëror dhe të gjitha parametrave relevante ekonomike, rritjen e papunësisë dhe rënien e numrit të të punësuarve, rënien drastike të shkëmbimit ndërkombëtar të mallrave, ngecjen e zhvillimit shkencor-teknologjik, lulëzimin e ekonomisë gri dhe hiperinflacionin. Ndërkaq, periudha pas vitit 1998 karakterizohet me orvatjen e shtetit për krijimin e kushteve për privatizim të ekonomisë duke përdorur disa modele. Fillimisht instalohet privatizimi me kupona (vauçerë) si formë e privatizimit primar, pastaj vazhdon privatizimi me shitjen e aksioneve me kapitalizim, me investime të përbashkëta etj. Sa i përket privatizimit masiv me kuponë, edhe pse duhet të shikohet si formë e privatizimit primar, duhet të theksohet se nuk ka dhënë rezultate të mira dhe të pritura. Pritshmëria se fondet e krijuara investuese do të luanin rol të rëndësishëm në ristrukturimin e kompanive në të cilat kanë marrë pronësinë, në disa raste edhe shumicën e pronësisë, nuk kanë qenë reale, sepse fondet, sipas përcaktimit të tyre, para së gjithash janë investitorë financiarë e

Mali i Zi, si njësi federale shumënacionale dhe shumëkonfesionale, paraqiste një bashkësi shumë komplekse dhe të komplikuar, dhe pikërisht falë këtyre specifikave apo veçorive, ai paraqiste një oazë të vërtetë për zhvillimin e shumë llojeve të nacionalizmit, ideve dhe qëllimeve të ndryshme politike, të mbështjellura fillimisht, në forma të gjendjes së vështirë sociale të popullatës, por të paraqitura edhe në formë direkte të ultranacionalizmit dhe shovinizmit, me theks të veçantë atij serb

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

jo investitorë strategjikë. Është hetuar se në fonde nuk ka pasur sa duhet as dije e as dëshirë për ristrukturimin e kompanive dhe kështu ato bëhen pasivë në valorizimin e performancave të kompanive, Ndaj lirisht mund të thuhet se kjo mënyrë e privatizimit është defekti më i madh i privatizimit në Mal të Zi. Ky lloj i privatizimit si dhe modelet tjera të përdorura kanë pasur ndikim negativ në tërë ekonominë e Malit të Zi e veçanërisht në ekonominë e njësive lokale të banuara me shumicë shqiptare, pasoja të cilat as sot e kësaj dite nuk po përmirësohen dukshëm. Si pasojë e privatizimit të gabuar, fuqia blerëse apo standardi i qytetarëve është në rënie të përhershme, varfëria është gjithnjë e më e pranishme, papunësia rritet (sidomos e atyre kuadrove të cilët nuk janë anëtarë të partive në pushtet) dhe si rrjedhojë vendet shqiptare po boshatisen nga dita në ditë. Pas gati tridhjetë viteve nga procesi i privatizimit, me të drejtë pyesim për rezultatet e arritura në reformat e sistemit ekonomik: A thua rezultatet e arritura në procesin e privatizimit të ekonomisë kanë sjellë rritjen e standardit jetësor apo varfërinë e popullsisë, apo privatizimi është përdorur si instrument i derdhjes së pasurisë shoqërore në duart private?! A është e mundur që procesi i privatizimit në kushtet e nivelit të ulët të sundimit të ligjit dhe institucioneve të dobëta të shtetit, a priori ka qenë i dënuar të mos ketë sukses apo në shprehje, si rezultat i metodave jotransparente, ka ardhur avancimi i individëve që si pasojë ka shfaqjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e pushtetit? (vijon) e enjte, 26 shtator 2019

Javore Koha

7


Vështrim & Opinion

...mendje

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Puna më e vështirë në botë është të mendosh, prandaj edhe shumica i shmangen. A i keni parë njerëzit sesi vrapojnë pas posteve për karrierë, gjoja të udhëheqin? Shtete të reja,

“ 8

Ikja e trurit nga vendi vazhdon. Ata që qëndrojnë mbahen jashtë kastës së privilegjuar; ndërsa të tjerët nuk mendojnë, sepse u duket punë e rëndë. Por edhe pse ta bëjnë, kur për të ecur “përpara” nevojitet vetëm një copë letër e blerë, ku në krye të saj shkruhet “Diplomë”. si Shqipëria, kryesisht vuajnë nga kjo sindromë. Ikja e trurit nga vendi vazhdon. Ata që qëndrojnë mbahen jashtë kastës së privilegjuar; ndërsa të tjerët nuk

mendojnë, sepse u duket punë e rëndë. Por edhe pse ta bëjnë, kur për të ecur “përpara” nevojitet vetëm një copë letër e blerë, ku në krye të saj shkruhet “Diplomë”.

Gjithë të tjerët e kuptojmë këtë të vërtetë, disa në mënyrë të zbehtë, që herët a vonë merr formë dhe shfaqet e pastër. Nuk ka gjë më të mirë sesa mendimi i kthjellët. Del përjashtë, por nuk e gjen, futesh brenda dhe je aq larg sa në fillim. Duket sikur të duhet vetëm qetësia dhe leximi për të kapur mendimin. Pastaj, në një moment, dhe pa paralajmërim, vjen e vërteta. Një dritë e caktuar endacake shfaqet, dhe ky është dallimi që donim. Por, siç thonë, “orakulli vjen sepse njerëzit kishin mbushur faltoren”. Duket sikur ligji i intelektit i ngjan ligjit të natyrës. Frymëzimi papritur shfaqet, dhe po aq shpejt skadon. Mendja është si një tokë e hapur që duhet punuar dhe jo të mbahet e djerë, gati për ta shitur

Javore Koha

e enjte, 26 shtator 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

Vendose veten në këtë pozitë për të parë në sy një të vërtetë kaq të fortë dhe njëkohësisht kaq abstrakte, por edhe penguese, dhe të mos skuqesh e tërhiqesh nga gjithë kjo “punë”. Atëherë e kupton se çfarë donte të thoshte ai me fjalët: “Askush nuk mund ta shohë Zotin ballë për ballë dhe të jetojë”. Një njeri përpiqet të bëjë karrierë (kështu e quan karrieristi punën për t’u ngjitur në pushtet). Lëre të punojë pa u shqetësuar, papushim, në këtë drejtim. Kohën për të menduar ai e quan të humbur, koha për ‘të nuk ekziston. Megjithatë, mendimet fluturojnë para tij. Gjithë të tjerët e kuptojmë këtë të vërtetë, disa në mënyrë të zbehtë, që herët a vonë merr formë dhe shfaqet

Vendose veten në këtë pozitë për të parë në sy një të vërtetë kaq të fortë dhe njëkohësisht kaq abstrakte, por edhe penguese, dhe të mos skuqesh e tërhiqesh nga gjithë kjo “punë”. Atëherë e kupton se çfarë donte të thoshte ai me fjalët: “Askush nuk mund ta shohë Zotin ballë për ballë dhe të jetojë”

e pastër. Nuk ka gjë më të mirë sesa mendimi i kthjellët. Del përjashta, por nuk e gjen, futesh brenda dhe je aq larg sa në fillim. Duket sikur të duhet vetëm qetësia dhe leximi për të kapur mendimin. Pastaj, në një moment, dhe pa paralajmërim, vjen e vërteta. Një dritë e caktuar endacake shfaqet, dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ky është dallimi që donim. Por, siç thonë, “orakulli vjen sepse njerëzit kishin mbushur faltoren”. Duket sikur ligji i intelektit i ngjan ligjit të natyrës. Frymëzimi papritur shfaqet, dhe po aq shpejt skadon. Mendja është si një tokë e hapur që duhet punuar dhe jo të mbahet djerr, gati për ta shitur. e enjte, 26 shtator 2019

Javore Koha

9


Vështrim & Opinion

Socializmi si sub Socializmi, si një ideologji dhe si një sistem qeverisjeje është bërë sivjet subjekt debatesh, në fushatën paraprake për president, midis kandidatëve të Partisë Demokrate, këtu në Shtetet e Bashkuara. Në debatin e fundit midis 10-kandidatëve të kësaj partie, tërhoqi vëmendjen shkëmbimi, për këtë çështje, midis ish-Zëvendës-presidentit Xho Bajden(Joe Biden) që konsiderohet si një demokrat i moderuar dhe Senatorit Bernie Sanders dhe Senatores Elizabeth Warren me prirje të majta socialiste

Për Koha Javore:

Frank Shkreli/ Nju Jork Në të vërtetë, disa analistë komentuan pas debatit se socializmi ishte subjekti kryesor në debatet e kandidatëve demokratë dhe se sipas tyre, në qoftë se vazhdon kjo prirje e kandidatëve kryesorë të Partisë Demokrate për president – sidomos e senatorëve Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren, kjo situatë, sipas analistëve politikë, është një lajm i mirë për Presidentin Trump dhe për republikanët, sepse ekspertet politikë gjykojnë se amerikanët nuk janë gati për të zgjedhur një president që promovon vlerat socialiste. Gjatë një shkëmbimi mendimesh mbi planet e tyre për përkujdesjen shëndetësore, Zëvendës- Presidenti Biden, duke reaguar ndaj një propozimi të Senatorit Sanders iu drejtua me këto fjalë, Senatorit Sanders: “Si socialist që e konsideron veten, ti ke më shumë besim tek korporatat amerikane se ç’kam unë”, një kritikë me ironi të drejt për drejtë ndaj platformës së kandidatit demokrat për president, Bernie Sanders. Deshëm a s’deshëm, duket se si subjekt, socializmi, meritat dhe dështimet e tij si sistemin ekonomik dhe qeverisës, tanimë është bërë, jo vetëm pjesë e

10

Javore Koha

e enjte, 26 shtator 2019

debateve të fushatës paraprake, por ka gjasë të mbizotërojë edhe në fushatën për zgjedhjet e përgjithshme për president të vitit të vjen, këtu në Shtetet e Bashkuara. Por, ky debat ideologjik mbi socializmin në kuptimin klasik të fjalës, ose socializmin demokratik siç preferojnë ta quajnë senatorët Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren – ka filluar tanimë edhe në radhët e republikanëve, por me mënyra dhe mjete të tjera. Ky debat, kryesisht dhe pothuaj ekskluzivisht, kritikon idetë e socializmit, ndërkohë që disa demokratë dhe republikanë i konsiderojnë senatorët Sanders dhe Warren si bartësit e këtyre ideve, sa të huaja aq edhe të papranueshme për shumicën dërmuese të amerikanëve, qofshin republikanë, demokratë ose të pavarur. Një prej këtyre komentuesve është Senatori i Shteteve të Bashkuara nga shteti Kentaki (Kentucky), Rand Paul, i cili përfaqëson atë shtet në Senatin Amerikan ç’prej vitit 2010. Senatori Paul është i njohur në skenën politike amerikane për pikëpamjet e tija konservatore në mbrojtje të lirisë si dhe autor i disa librave dhe artikujve mbi këtë subjekt dhe subjekte të tjera, siç është roli i kufizuar i qeverisë në një demokraci funksionale. Libri i tij i fundit -- i cili mund të lexohet në “Kindle e-book” por që do të botohet muajin që vjen -- mban titullin, “The Case Against Socialism” ose “Argumenti Kundër Socializmit”. Senatori i njohur amerikan, Rand Paul, me këtë

libër lëshon kushtrimin në mbrojtje të lirisë dhe kundër socializmit: “Në qoftë se socializmi hedh rrënjët në Amerikë, kjo ideologji do të rrezikojë fatin e kombit më të lirë në botë, duke shkaktuar shtypje dhe kontrolle të paimagjinueshme nga ana e qeverisë.” Siç duket, libri me këtë titull është shkruar në përgjigje të një ankete publike të kohëve të fundit, sipas të cilës 43% e amerikanëve mendojnë se më shumë socializëm në këtë vend, mund të mos jetë një ide aq e keqe. Senatori Paul në librin e tij më të fundit, “Argumenti Kundër Socializmit”, i përgjigjet pyetjes se çfarë nuk dinë këta njerëz -- që përgjigjen në këtë mënyrë pozitive për socializmin dhe për efektet dhe pasojat që, historikisht ka pasur kjo ideologji në një shoqëri të lirë, siç është Amerika. Libri i ligjvënësit amerikan është një përgjigje aktuale ndaj kërcënimit që paraqet socializmi ndaj lirisë së këtij vendi dhe njëkohësisht, me këtë libër, autori bën thirrje për veprim kundër forcave që rrezikojnë themelet e lirisë amerikane. Në përurimin e librit të senatorit amerikan, Rand Paul, theksohet se në emër të socializmit janë vrarë miliona njerëz anembanë botës, ndërkohë që kritikon disa universitete amerikane dhe politikanë me prirje të majta politiko-ideologjike, siç është kandidati për president, Senatori Bernie Sanders dhe kongresistja e re Alexandria-Ocasio-Cortez të cilët e deklarojnë këtë ideologji tani si diçka të pranueshme për Amerikën.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

bjekt debatesh Senatori Rand Paul

Në librin “ The Case Against Socialism” ose “Argumenti Kundër Socializmit” që pritet të botohet për publikun e gjerë në tetor, Senatori Paul përshkruan historinë e socializmit në botë, duke filluar nga gulagët e Stalinit e deri tek uria që ka pllakosur popullin e Venezuelës në ditët e sotme – e gjithë kjo në emër të ideologjisë socialiste, sipas tij. Senatori Paul shkruan për keqkuptimet dhe shtrembërimet historike të fakteve rreth utopisë socialiste në disa vende të Evropës. Ai thotë se vendet skandinave e duan kapitalizmin aq sa e duan atë sistem edhe amerikanët, ndërkohë që gjatë dekadave të fundit janë detyruar të shkurtojnë mjaft nga programet që cilësoheshin si standarde socialiste, e të cilat tani mbështeten edhe nga disa politikanë amerikanë, si Senatori Bernie Sanders dhe Kongresistja Alexandria-Ocasio-Cortez. Senatori Rand Paul shkruan se vendosja e socializmit në Shtetet e Bashkuara mund të bëhet e mundur vetëm në qoftë se shumica e amerikanëve harrojnë rreziqet e vërteta që ka sjellë mbi njerëzimin ideologjia komunisto-socialiste - më shkatërrimtarja dhe më vrastarja e shekullit të 20-tët. Ai flet konkretisht mbi të vërtetat dhe pasojat e socializmit, ndërsa përmend gjendjen në disa vende socialiste sot. Ndër të tjera, ai shkruan se për çdo student, në vendet me prirje socialiste, që vesh këmishën me një fotografi të Che Guevarës --marksistit revolucionar argjentinas - në Venezuelë vdesë një fëmi nga uria, por kjo nuk raportohet si pasojë negative e socializmit venezuelas. Ai përmend edhe refugjatët e dëshpëruar me jetesën në Kubën komuniste, të

cilët largohen në masë nga ai vend për në Shtetet e Bashkuara, për arsye të shtypjeve të lirive dhe të drejtave të njeriut, censurës, racionimit të ushqimeve, spitaleve të ndyra, ku gjoja ofrohet shëndetësia falas, e shembuj të tjerë. Si për shembull, shtetet diktatoriale si Republika Popullore e Kinës, që e quajnë veten komunisto-socialiste, ndërkohë që shkelin të gjitha liritë e të shprehurit, një vend ku qeveria kontrollon çdo gjë, ndërkohë që ato paraqiten para botës si gjoja shtete moderne të emancipuara. Mjafton të shikojmë se ç’po ndodhë në Hong Kong këto javët e fundit. Shtetet socialisto-komuniste bëjnë premtime për liri ekonomike ndërkohë që skllavërojnë shtetasit e vet duke shkelur të drejtat e tyre bazë të njeriut, ndërsa ofrojnë iluzione për një siguri dhe barazi për të gjithë, ndërkohë që nëpërmjet kontrollit të plotë, kufizojnë lirinë personale, duke fuqizuar pushtetin diktatorial, duke mbytur nismën individuale dhe duke i bërë kështu të gjithë njerëzit të varen nga shteti për çdo gjë që kanë nevojë. Dyzet e gjashtë vite më parë, në bankat e Kolegjit Lehman në Bronks të Nju Jorkut, kisha filluar të interesohesha për gazetari dhe vendosa të shkruaja ndonjë artikull, herë pas here, kur më delte kohë, mbi subjekte që nuk trajtoheshin aq shumë nga studentët amerikanë të asaj kohe. Ishte një periudhë konfliktesh dhe ndryshimesh të mëdha politike, shoqërore dhe kulturore anë e mbanë Shteteve të Bashkuara, si pasojë, kryesisht e Luftës së Vietnamit dhe kundërshtimeve të mëdha popullore ndaj saj, sidomos nga studentët. Në atë kohë kishte, fatkeqësisht, jo vetëm studentë të pa informuar mirë për pasojat e socializmit dhe komunizmit, sidomos në Evropë, por kishte edhe profesorë amerikanë nëpër universitetet e këtushme që haptas mbështesnin socializmin dhe komunizmin, duke i promovuar, dashtë e pa dashtë para studentëve, jo vetëm në klasat ku jepnin mësim, por edhe në shtypin e kolegjeve dhe universiteteve më të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

mëdha, anembanë vendit. As kolegji i vogël Lehman në lagjen Bronx të Nju Jorkut ku kisha filluar studimet universitare në fillim të 1970-ave, nuk bënte përjashtim në këtë drejtim. Edhe aty dalloheshin të pakën dy tre profesorë të zellshëm me bindje socialisto-komuniste që debatonin dhe shkruanin haptas në favor të rendit socialist-komunist dhe kundër kapitalizmit. Duke vënë re se pikëpamjet e tyre nuk po kundërshtoheshin nga askush, kështu fillova edhe unë të bëja polemikë më ta, pikërisht, mbi pasojat e komunizmit dhe në mbështetje të lirive bazë të njeriut, ashtu siç mbroheshin dhe zbatoheshin në Amerikë. Një prej reagimeve të mia studentore qe botuar në gazetën “Meridian” të Kolegjit Lehman në tetor të vitit 1973, (Shiko shkrimin më poshtë). Shkrimi i 46-viteve më parë në anglisht, “The Case against Socialism” – me të njëjtin titull ashtu si edhe i librit të ri të posa botuar të Senatorit amerikan Rand Paul – trajton pothuaj të njëjtat argumente kundër socializmit, ndoshta në një mënyrë më pak të sofistikuar, pasi isha në një moshë shumë të re dhe pa përvojë. Ndonëse sot do të shkruaja këtë artikull ndoshta me një anglishte pak më të sofistikuar, mendimet e mia të shprehura 46 vite më parë në lidhje me socializmin dhe komunizmin, në të vërtetë, nuk kanë ndryshuar aspak. E kisha përfunduar artikullin modest duke thënë se nuk është Amerika ajo që më në fund lufton marksizmin dhe komunizmin, por është vetë natyra njerëzore që bën një gjë të tillë, pasi ky sistem për nga vetë natyra e tij është një regjim anti-njerëzor. Sot, si edhe 46-vjet më parë, besoj, ashtu siç është shprehur dikur edhe ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan se, “Komunizmi ishte një kapitull tjetër, sa i tmerrshëm aq edhe i pabesueshëm në historinë e njerëzimit, faqet e fundit të të cilit janë shkruar tanimë.” Pasi jemi të vetëdijshëm për historinë së përgjakshme të shekullit të kaluar, komunizmi si eksperiment i gabuar dhe aq i shtrenjtë për njerëzimin, duhet të ketë marrë fund njëherë e mirë dhe përgjithmonë! e enjte, 26 shtator 2019

Javore Koha

11


Vështrim & Opinion

Mbi kulturën unive përmes partikulari Për Koha Javore:

Ron Salaj

Vetëdija për vete nuk është mbyllje më vete. Të menduarit filozofik na mëson se ajo përkundrazi është garancia e lidhjes me të tjerët. Vetëdija kombëtare e cila nuk është nacionalizëm është e vetmja që mund të na japë dimension internacional. Pikërisht në zemrën e vetëdijes kombëtare ngrihet dhe gjallërohet vetëdija internacionale. Dhe pikërisht ky impuls i dyfishtë nuk është asgjë tjetër veçse vatër e kulturës në përgjithësi.”. Pothuajse që nga ekzistenca e saj, Lëvizja Vetëvendosje! është linçuar përmes diskursit publik, për kinse “pasionin e saj nacionalist”, nga një shumicë e atyre që, përmes studiove televizive përfaqësojnë mbeturinat dhe tepricat arkaike të diturisë—opinionistët. Në fakt, miti i krijuar mbi “nacionalizmin” e LVV! nuk është asgjë tjetër përveç se frika ndaj insistimit të LVV! për vetëdije kulturore (kombëtare, politike, ideologjike, etj.). Realiteti empirik na mëson një fakt interesant: pas përfundimit të luftës, një elitë e ngushtë shoqërore e begatshme, në simbiozë me elitën politike që filloj të qeverisë (LDK, PDK dhe AAK - në kombinime të ndryshme) dhe të dirigjuar nga kontingjenti ndërkombëtarë shumëfishuan begatinë e tyre duke ua zvogëluar begatinë shumicës tjetër të popullatës. Mësimi që mund të marrim nga ky realitet është ky: thirrja për vetëdije të kulturës kombëtare (Kosova si shtet i pavarur) gjatë viteve ‘90ta fatkeqësisht e pamundësoi kulturën

12

Javore Koha

e enjte, 26 shtator 2019

universale (vlerat universale të barazisë, solidaritetit, drejtësisë, e kështu me radhë) gjatë periudhës së paqes. Kjo kontradiktë, ndërmjet partikulares (kulturës kombëtare) dhe universales (kulturës universale), megjithatë, ka një shpjegim. Shpjegimin mund ta gjejmë nëse i rikthehemi edhe njëherë tekstit të Gani Bobit, i cili shkruante: “Kultura e mirëfilltë, domethënë universaliteti i aktit kulturor, krijohet në sajë të principit të të veçantës, domethënë sa më të veçantë që të bëhemi, aq më universalë jemi, natyrisht nëse universalizmin e kuptojmë si bashkësi diversitetesh, e jo si fuzionim të tyre, domethënë — jo si kulturë monocentrike që suprimon universalitetin (diversitetin) kulturor në emër të një universalizmi abstrakt, për të fshehur kështu identitetin e vet konkret prej një kulture dominante.”. Në këto, pothuajse, 20 vite të pasluftës asnjëra nga partitë kryesore që ka qenë në pushtet (LDK, PDK dhe AAK në kombinime të ndryshme) nuk arritën ta zgjidhnin kontradiktën e partikulares dhe universales. Një arsye mund të jetë profilizimi i tyre i njëjtë ideo-politik përmes identifikimit me neoliberalizmin e qendrës së djathtë. Arsyeja tjetër mund të jetë edhe paaftësia e tyre (apo mosdashja) për të krijuar një shkëputje, një thyerje me rendin dominant - ‘të zakonshmen’. Në skenën politike aktuale, LVV! është i vetmi koncept politik që do të sillte impulsin e dyfishtë: në njërën anë, përmes programit për politika sociale të barazisë dhe solidaritet do të mundësonte begati edhe për shumicën e varfër; ndërsa, në anën tjetër, përmes frymës për vetëdije kombëtare do të mundësonte atë që Fanon e quante: gjallërim të vetëdijes internacionale dhe asaj kombëtare. Në dialektikën Hegeliane, LVV! mishëron sintezën ndërmjet partikulares dhe universales; përmes politikave sociale mundëson barazinë për të

gjithë (universaliteti i të drejtave të njeriut) dhe përmes kulturës për vetëdije kombëtare hap horizontin për internacionalizëm (partikularja jo-nacionaliste apo shoviniste).

Kundër pseudo-feminizmit

Librin e tij të jashtëzakonshëm “Lëkura e Zezë, Maskat e Bardha” (“Black Skin, White Masks”), Frantz Fanon e përmbyll me disa vargje monumentale. Më lejoni t’i citoj disa, si në vijim: “Unë nuk do ta bëj veten time njeri të asnjë të kaluare... Unë nuk kam të drejtë, si një njeri me ngjyrë, që të hulumtoj se pse raca ime është superiore ose inferiore ndaj tjetrës. Unë nuk kam të drejtë, si një njeri me ngjyrë, të dëshiroj që kompleksi e fajësisë të kristalizohet në njeriun e bardhë në lidhje me të kaluarën e racës sime. Unë nuk kam të drejtë, si një njeri me ngjyrë, të merakosem për mënyrat arrogante të nëpërkëmbjes nga ish-pronari im. Unë nuk kam gjithashtu të drejtë dhe as detyrën që të kërkoj shpërblim për nënshtrimin e pasardhësve të mi. Nuk ka mision të zi; nuk ka barrë të bardhë... Unë nuk dua të bëhem viktimë e Hiles së botës së zezë. Jeta ime nuk duhet të jetë e përkushtuar që të bëjë vlerësimin e vlerave të zeza. Nuk ka botë të bardhë; nuk ka etikë të bardhë – më shumë sesa ka inteligjencë të bardhë... Unë jam njeri i zi, dhe tonelata të zinxhirëve, skuqje nga të rënave, dhe lumenj të pështymjeve derdhen mbi shpatullat e mija. Por unë nuk kam të drejtë që të vejë rrënjë… Unë nuk kam të drejtë që të bëhem i fëlliqur nga përcaktimet e së kaluarës. Unë nuk jam skllav i skllavërisë që çnjerëzoj pasardhësit e mi. Unë nuk jam i burgosur i Historisë. Unë nuk duhet të kërkoj kuptimin e fatit tim në at drejtim. Unë duhet rregullisht t’i rikujtoj vetvetes që hapi i vërtetë përbëhet duke futur shpikjen në jetë. Në botën drejt së cilës jam nisur, unë jam

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

ersale izmit

pafundësisht duke e krijuar veten time. Unë tregoj solidaritet me njerëzimin, me kusht që të mund të shkoj edhe një hap më tej.” Këto vargje të Fanonit janë shkruar pas eksperiencës së tij gjatë studimeve në Francë, ku të qenurit i zi e bënte at target të vazhdueshëm të racizmit dhe dehumanizimit nga të bardhët. Fanon përmes këtyre vargjeve na jep një mësim kyç: në mënyrë që të kundërshtohet supremacia shoviniste e të bardhëve duhet të përdoren terma dhe kategori universale. A nuk është në situatë të njëjtë me argumentet që bëhen në lidhje me kandidimin për Kryemnistre të Kosovës të Vjosa Osmanit, si gruaja e parë kandidate për Kryeministre? Insistimi i LDK-së që pothuajse tërë fushatën t’a maskojë përmes identitetit biologjik të kandidates është instrumentalizim i vetë gjinisë biologjike të zonjës Osmani; në fakt është akti më anti-feminist i mund-

Si mund ta lexojmë Frantz Fanon-in brenda kontekstit të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë? Gani Bobi, parafrazonte pikërisht Frantz Fanon teksa shkruante mbi kulturën dhe traditën, në librin e tij “Sprovimet e modernitetit”: “nëse kultura është manifestim i vetëdijes kombëtare, (...) vetëdija kombëtare është forma më e ngritur e kulturës. [...] shëm. Feministja ekzistencialiste, Simon de Beauvoir, në librin e saj “Seksi i Dytë” (“The Second Sex”) shkruante: “Njëra nuk lind, por përkundrazi bëhet grua.” Ajo për çka de Beauvoir, njëlloj sikurse Fanon, thërret është heqja e kategorive partikulare (grua, e zezë, transseksuale, etj.) duke i lërë rrugë kategorive universale (barazisë, të drejtave, solidariteti, etj.). Një tjetër argument të cilin e dëgjojmë shpesh është ky: gratë në Kosovë janë të diskriminuara, të pa-përfaqësuara, viktima të seksizmit dhe dhunës mashkullore, si dhe peng të një shoqërie patriarkale, dhe për këtë arsye Vjosa Osmani duhet të jetë Kryeministre e Kosovës. Pajtohem plotësisht me arsyetimin e argumentit, por kjo jo domosdoshmërish do të thyente strukturën e margjinalizimit, diskriminimit dhe dhunës strukturore ndaj grave, jo domosdoshmërish do të sh’thurte strukturën patriarkale të shoqërisë. Meqenëse LDK ka qenë në disa mandate në qeverisje, brenda strukturave të të cilave vetë zonja Osmani është angazhuar politikisht, mundësia për ta zbutur (të mos themi ta ç’rrënjosë) diskriminimin e grave ka qenë reale. Pse nuk ndodhi kjo? Dy shembuj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së pari, zgjedhja e Obamës (si presidenti i parë i zi) për dy mandate nuk solli domosdoshmërish përmirësim të jetës për komunitetin Afro-Amerikan atje. Përkundrazi, në nivel partikular, politikat selektuese për njerëzit jo të bardhë sikurse e famshmja “ndal-dhe-kontrollo” (“stopand-frisk”) vazhduan të rriten; në nivel universal, dhjetëra jetëra të pafajshme, nga Afganistani në Yemen e Somali, vdiqën nga sulmet me drone që u rritën dukshëm nën administratën e Obamës. Në fakt, trashëgimia e Presidentit Obama në mesin e komunitetit të zi është thellësisht negative. Së dyti, milionerja e Facebook-ut Sheryl

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Sandberg përmes librit të saj “Lean in: Women, Work, and the Will to Lead” këshillonte gratë sesi ashpërsia dhe suksesi në botën e biznesit do t’iu mundësonte grave barazi të plotë. Feminizmi i Sandberg sot njihet si ‘lean-in feminism’ – apo feminizmi elitist 1%-it të atyre që gëzojnë pasuri dhe privilegje të plota. Në të vërtetë, feminizmi i Sandberg synon një botë në të cilën përfitimet nga shfrytëzimet në vendin e punës dhe shtypja në rendin shoqëror ndahen në mënyrë të barabartë midis burrave dhe grave të klasës dominate (1%-it) - një formë e “sundimit me mundësi të barabarta”. Në këtë pikë, Fanon shkruante: “Në vendet e pazhvilluara çdo përpjekje bëhet për t’i mobilizuar gratë dhe burrat sa më shpejt që është e mundur; përpjekja duhet të ruhet nga rreziku i përjetësimit të traditës feudale e cila mban të shenjtë superioritetin e elementit mashkullor mbi atë femëror. Gratë do të kenë saktësisht vendin e njëjtë sikurse burrat, jo në klauzolat e kushtetutës por në jetën e përditshme: në fabrikë, në shkollë dhe në parlament.”. Fakti që në Kosovën e pasluftës janë vrarë mbi 100 gra dhe vajza tregon që asnjëra nga partitë që kanë qeverisur deri më tani, dhe as kushtetuta moderne, nuk e kanë ç’thurur kulturën patriarkale të dhunimit dhe diskriminimin strukturor ndaj grave. Deri më sot (mbi)jetesa në predikamentin ekzistues në Kosovë ka qenë e mundur, sidomos për të rejat dhe të rinjtë, vetëm e vetëm përmes lutjes së fundit të Frantz Fanon: “Oh trupi im, më bëj gjithmonë një njëri që pyet!”. Në ditën që po vjen, më 6 tetor, ajo mund të marrë formën e duhur real përmes programit politik e socioekonomik të LVV!, si dhe spiritual, nëpërmes vargjeve të poetit guajanez Martin Carter: “Unë nuk fle për të ëndërruar, por ëndërroj për ta ndryshuar botën.”. e enjte, 26 shtator 2019

Javore Koha

13


Vështrim & Opinion

Vazhdon emigrimi i

Të dhënat nga Raporti i Monitorimit Global të Arsimit nga UNESCO, për vitin 2019, sipas të cilave shka vendeve, është mbi 20%, kurse në mesin e vendeve me përqindjen më të lartë të prekur nga ky fenom nga Eurostat, në bazë të dhënies së lejeve të qëndrimit, mesatarisht në vit largohen 15 mijë të mitur n janë alarmante

Kristjan Dukaj

Jo rrallë, lexojmë të dhëna nga më të ndryshmet për pasojat e emigracionit nga vendet e rajonit, për strukturën profesionale, moshën e kështu me radhë të atyre që emigrojnë drejt ndonjë vendi të BE ose gjetiu. Raportet e tilla për gjendjen ekzistuese janë shqetësuese pasi ato sjellin pasoja afatgjata për vendet e origjinës sidomos në mungesën e një strategjie të mirëfilltë për zbutjen sadopak të pasojave të kësaj dukurie e cila vazhdon gjithnjë. Të dhënat nga Raporti i Monitorimit Global të Arsimit nga UNESCO, për vitin 2019, sipas të cilave shkalla e emigrimit të personave të arsimuar në kuadër të një të tretës së 174 vendeve, është mbi 20%, kurse në mesin e vendeve me përqindjen më të lartë të të prekurve nga ky fenomen,

“ 14

është Shqipëria. Nëse kësaj i shtojmë edhe të dhënat e publikuara nga Eurostat, në bazë të dhënies së lejeve të qëndrimit, mesatarisht në vit largohen 15 mijë të mitur nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së pasojat afatgjata nga ky fenomen janë alarmante. Edhe pse dukuria e emigrimit është debatuar shpesh nga qarqe vendimmarrëse, sidomos në dekadën e fundit, prapëseprapë, kjo nuk ka reflektuar ndonjë rezultat shpresëdhënës, së paku jo në ndonjë të ardhme të afërt. Nëse kihet parasysh fakti se shkaku i emigrimit, sidomos i popullatës së re dhe të arsimuar, është kërkimi i një jete më të mirë, gjasat për kthimin e tyre në vendin e origjinës nuk janë tepër të mëdha. Shkaqet e kësaj dukurie janë të shumta, por shpresat e pjesës dërmuese të qytetarëve drejt rrugëtimit më të shpejtë në procesin e tranzicionit kanë qenë më të mëdha. Të përballur me realitetin shoqëror në përgjithësi dhe, sidomos, me rritjen e ngadaltë të standardit të jetesës, në mungesën e hapjes së mjaftueshme të vendeve të

reja të punës dhe fenomeneve të tjera negative pakënaqshme në shoqëri, kanë përshpejtuar ritmin e emigrimit nga pothuajse, të gjitha vendet e rajonit. Të përballura edhe me fenomenin e rënies së natalitetit, vendet përkatëse, respektivisht, politikëbërësit do të duhej të ndërmarrin masa adekuate që pasojat e mundshme të jenë sa më të vogla. Aq më parë pasi, bazuar në projeksionet e institucioneve relevante, shifrat e paraqitura jo vetëm se shkaktojnë zbrazjen e vendit, por

Duke marrë parasysh ndryshimet demografike, OKB, parashikon se mosha mesatare e popullsisë në fund të këtij shekulli, në Shqipëri, do të jetë diç më tepër se 53 vjeç, me rreth 1,7 milionë banorë. Ndër faktorët kryesorë në nxitjen e mplakjes së popullsisë është emigracioni kaq i theksuar në vazhdimësi. Prandaj, hartimi i një strategjie të drejtë e lirive dhe të drejtave ekonomike, me plane dhe programe reale si objektiva bazë për zhvillimin dhe jetësimin e ideve në plotësimin e nevojave të çdo pjesëtari të shoqërisë, do të rikthejë shpresat për një jetë më të bukur në këto hapësira

Javore Koha

e enjte, 26 shtator 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrim & Opinion

të rinjve të arsimuar

alla e emigrimit të personave të arsimuar në rreth një të tretën e 174 men, është Shqipëria. Nëse kësaj i shtojmë edhe të dhënat e publikuara nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së, pasojat afatgjata nga ky fenomen

edhe plakjen e popullsisë. Duke marrë parasysh ndryshimet demografike, OKB, parashikon se mosha mesatare e popullsisë në fund të këtij shekulli, në Shqipëri, do të jetë diç më e lartë se 53 vjeç, me rreth 1,7 milionë banorë. Ndër faktorët kryesorë në nxitjen e mplakjes së popullsisë është emigracioni kaq i theksuar në vazhdimësi. Prandaj, hartimi i një strategjie të drejtë të lirive dhe të drejtave ekonomike, me plane dhe programe reale si objektiva bazë për zhvillimin dhe jetësimin e ideve në

plotësimin e nevojave të çdo pjesëtari të shoqërisë, do të rikthejë shpresat për një jetë më të bukur në këto hapësira. Është momenti i fundit të ndërmerren masat e nevojshme, duke lënë mënjanë interesat dhe projeksionet partiake në marrjen apo ruajtjen e pushtetit, por të sigurohet e ardhmja e duhur në të mirë të vendit, që raportet e ardhshme nga institucione dhe organizata relevante ndërkombëtare, të jenë më shpresëdhënëse për vendet e mbarë rajonit.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Të përballur me realitetin shoqëror në përgjithësi dhe, sidomos, me rritjen e ngadaltë të standardit të jetesës, në mungesën e hapjes së mjaftueshme të vendeve të reja të punës dhe të fenomeneve të tjera negative në shoqëri, kanë përshpejtuar ritmin e emigrimit nga pothuajse, të gjitha vendet e rajonit

e enjte, 26 shtator 2019

Javore Koha

15


Kulturë

Në prag të vendosjes së bustit të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Triesh

Dëshmohet fryma e bashkimit dhe atdhe kastriotiko- skender Gjekë Gjonaj

Vendosja së shpejti e trupores së heroit tonë kombëtar Gjergj KastrotitSkënderbeut në oborrin e shkollës nëntëvjeçare në Triesh – Malësi, e cila me krenari mban emrin e tij më se gjysmë shekulli është dhurata më e bukur dhe më e çmuar që ka marrë ndonjëherë në historinë e vet të lavdishme kjo trevë e lashtë shqiptare, e cila nuk u gjunjëzua para presioneve të pushteteve ( regjimeve) të egra gjakatare të kohës për nënshtrim, tjetërsim, zhdukje e çkombëtarizim. Dita e zbulimit të kësaj shtatoreje do të jetë një ditë e madhe jo vetëm për popullatën e këtushme , por për të gjithë shqiptarët. Do të jetë një ditë përkujtimi dhe respekti ndaj veprës së ndritur dhe të paharruar të Skënderbeut - simbolit të lavdisë dhe bashkimit të shqiptarëve të kohës së tij për liri e atdhe, duke e bërë shqiptarizmin fe e themel të kombit shqiptar. Atë ditë Trieshi do të bëhet pjesë e shesheve, lagjeve, vendeve e qyteteve më të qytetëruara të botës, që kanë pushtuar statujën e Gjergj Kastrotit- Skënderbeut. Atë ditë trieshjanët me miqtë e tyre do të vendosin bustin e atij heroi që i bëri ballë fuqisë Osmane për 25 vjet duke e mposhtur atë, heroit që frymëzoi kompozitorë e shkrimtarë,

16

Javore Koha

e enjte, 26 shtator 2019

piktorë dhe historianë të mëdhenj nga e gjithë bota, si Marin Barletin, Fan Nolin, Athanas Gegajn, Naim e Sami Frashërin, Ismail Qemalin e Isa Boletinin, Jeronim De Radën, Zef Seremben, Ismail Kadarenë e shumë të tjerë. Ardhja në bronz e shtatores së këtij personaliteti të madh të kombit tonë me përmasa evropiane e botërore në Triesh do të jetë një mesazh i qartë i trieshjanëve se dinë dhe duan t’i respektojnë figurat e mëdha kombëtare, të cilat kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptar. Në prag të shënimit të kësaj ngjarjeje të madhe që do të ndodhë, trieshjanët vështirë se mund të mos ndjejnë admirim dhe krenari të pakufishme për veprën madhore të Gjergj Kastrotit- Skënderbeut, i cili në shekuj e bëri Shqipërinë dhe shqiptarët një vend dhe popull të nderuar në historinë europiane dhe botërore. Prania e trupores së Skënderbeut në Triesh pa asnjë dyshim do të dëshmojë frymën e atdhedahsurisë kastriotiane - skënderbegiane, jo vetëm në këtë trevë dhe në këtë shkollë, por edhe në shtresat e gjëra të kombit, në çdo familje, në çdo shkollë e qelizë shqiptare. Shtatorja e Gjergjit të Madh në këtë cep të Malësisë , do të mbushë dhe do të ushqejë me krenari zemrat dhe mendjet e të gjithë shqiptarëve dhe popujve të tjerë që do ta vizitojnë këtë zonë të bukur kufitare, jo larg Alpeve Shqiptare. Para bustit të tij do të përkulen të gjithë ata që qëllim patën dhe e kanë

lirinë dhe atdheun, mbase tek Heroi ynë, gjetën dhe do të gjejnë frymëzimin e këtyre vlerave të traditës sonë kombëtare dhe gjithënjerëzore. Cilido që do të kalojë para këtij busti nuk do të ndjejë se ka vdekur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Pasi ta shikojnë fytyrën e Tij (Skënderbeut), në sytë e të cilit shihet qartë zjarri i lirisë dhe i simboleve tona kombëtare,


Kulturë

e edashurisë rbegiane

do të kenë ndjesinë se ende është gjallë! Apo siç shprehej artistikisht njëri prej poetëve të njohur shqiptar “… Ajo dorë prej hekuri , që tundi gjithë botën , nuk’ lëviz më; ato buzë që kanë folur gjithë ato këshilla të bukura; po ,ajo frymë e lartë, që urdhëronte, punonte, vendoste, nderonte nuk mund të vdesë kurrë…””| Dhe , kjo frymë e bashkimit duhet

të na udhëheqë ne shqiptarëve. Në këtë frymë, e nën simbolet tona kombëtare, duhet të punojmë e të veprojmë sot e nesër kudo që jemi nëse dëshirojmë të ruajmë porosinë e Gjergj Kastriotit –Skënderbeut dhe të personaliteteve të tjera të mëdha të kombit tonë. Kjo frymë dhe ky frymëzim janë rrugët ( kahjet) e vetme për ruajtjen e qenies shqip-

Ardhja në bronz e shtatores së këtij personaliteti të madh të kombit tonë me përmasa evropiane e botërore në Triesh do të jetë një mesazh i qartë i trieshjanëve se dinë dhe duan t’i respektojnë figurat e mëdha kombëtare, të cilat kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptar. Në prag të shënimit të kësaj ngjarjeje të madhe që do të ndodhë trieshjanët vështirë se mund të mos ndjejnë admirim dhe krenari të pakufishme për veprën madhore të Gjergj KastrotitSkënderbeut, i cili në shekuj e bëri Shqipërinë dhe shqiptarët një vend dhe popull i nderuar në historinë europiane dhe botërore tare. Rrugëdrejtim tjetër për ruajtjen e shqiptarizmit, për të mbajtur gjallë frymën e kombit, gjuhën shqipe, bashkimin midis nesh, identitetin tonë, nuk kemi! Ngritja e këtij monumenti përkujtimor, i cili do të lë gjurmë të pashlyera në historinë e ardhshme të Trieshit, nuk do të jetësohej kurrë pa ndihmën financiare në shumën prej afro 65.000 $ ( gjashtëdhjetë mijë) të disa mërgimtarëve trieshjanë, të tubuar në Fondacionin “ Trieshi” nga Nju-Jorku në Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe punës së tyre intensive disa mujore. Gjithsesi nuk duhet harruar, por duhet vlerësuar , edhe kontributin e çmuar që dhanë institucionet vendore dhe qendrore. e enjte, 26 shtator 2019

Javore Koha

17


Kulturë

Albanian Tourism

Revistë që promovon turistike në Shqipëri Ali Salaj

Revista turistike “Albanian Tourism” (Turizmi shqiptar) është revistë që promovon jo vetëm potencialet turistike të Shqipërisë, por edhe të rajoni, duke përfshirë këtu Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë.

18

Kjo revistë turistike botohet në dy gjuhë, anglisht dhe shqip, duke përfshirë artikuj që ngrenë lart vlerat e turizmit në Shqipëri dhe rajon me insertet historike, plazhet e bukura, natyrën e mrekullueshme gërshetuar me turet “ epiureane” ( gërshetimi i kulturës dhe historisë përmes ushqimit)

Revista turistike botohet në dy gjuhë, anglisht dhe shqip, duke përfshirë artikuj që ngre në lart vlerat e turizmit në Shqipëri dhe rajon me insertet historike, plazhet e bukura, natyrën e mrekullueshme gërshetuar me turet

“ epicurean” ( gërshetimi i kulturës dhe historisë përmes ushqimit). Kryeredaktorja dhe botuesja e revistës , Afërdita Elezi sjell traditën e eksperiencës turistike që e konsideron “ një destinacion që ka pa-

Kryeredaktorja dhe botuesja e revistës Afërdita Elezi sjell traditën e eksperiencës turistike që e konsideron “ një destinacion që ka pasur vështirësi në ndërtimin e tij dhe tregon të vërtetën rreth asaj që ofron, që duket shumë më autentik se një tjetër destinacion që vishet e madhështohet me pllaka që shkëlqejnë ndërkohë që në realitet përjetohet ndryshe”

Javore Koha

e enjte, 26 shtator 2019


Kulturë

n potencialet i dhe rajon

Revista pasqyron destinacionet më të njohura turistike që nga jugu (Ksamili) e deri në veri (Alpet Shqiptare). Në mesin e këtyre relieveve veçohen shtëpitë prej guri dhe fortesa, që meritojnë vendin në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, por edhe gjurmët ilire, helene, romake, bizantine veneciane, otomane me të cilët janë joshur dhe fascinuar fotografë, shkrimtarë dhe udhëtarë të ndryshëm

sur vështirësi në ndërtimin e tij dhe tregon të vërtetën rreth asaj që ofron, që duket shumë më autentik se një tjetër destinacion që vishet e madhështohet me pllaka që shkëlqejnë ndërkohë që në realitet përjetohet ndryshe”. Revista pasqyron destinacionet më të njohura turistike që nga jugu (Ksamili) e deri në veri (Alpet Shqiptare). Në mesin e këtyre relieveve veçohen shtëpitë prej guri dhe fortesa, që meritojnë vendin në Listën

e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, por edhe gjurmët ilire, helene, romake, bizantine veneciane, otomane me të cilët janë joshur dhe fascinuar fotografë, shkrimtarë dhe udhëtarë të ndryshëm. Revista turistike, kohë pas kohe, merret edhe me analiza dhe vështrime për çështje të ndryshme të shqiptarëve nëpër botë. Numri i fundit i kushtohet Diasporës Shqiptare në SHBA e shkruar nga veprimtari, studiuesi dhe kryetari i Fondacionit

Revista turistike, kohë pas kohe, merret edhe me analiza dhe vështrime për çështje të ndryshme të shqiptarëve nëpër botë. Numri i fundit i kushtohet Diasporës Shqiptare në SHBA të shkruar nga veprimtari, studiuesi dhe kryetari i Fondacionit kulturor shqiptaro-amerikan, Cafo Boga

kulturor shqiptaro-amerikan, Cafo Boga. Revista Albanian Tourism u bë e njohur në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët në rajon, ndërkohë që në SHBA u prezantua para diasporës shqiptare. Atje u paraqit në disa festa kombëtare, panaire, konferenca dhe nëpër mediat e ndryshme të komunitetit, duke përfshirë këtu edhe agjencinë e njohur të Zërit të Amerikës (VOA). Revista “Albanian Tourism” ofron më të mirën e turizmit shqiptar me bukuritë e saja natyrore dhe pasuritë e shumta kulturore. Revista në formën më të bukur dhe tejet bashkëkohore nxjerr në pah vlerat e rralla të turizmit, duke gërshetuar eksperiencat origjinale shqiptare që impresionojnë dhe mbesin gjatë në vëmendje. e enjte, 26 shtator 2019

Javore Koha

19


kulturë

Shkrimtari i shquar Ismail Kadare vizitoi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi

I jepet karta e anëtarësisë si anëtar i jashtëm i ASHA–kut Me vjen mirë që njërit ndër artistët e mëdhenj jo vetëm të Shqipërisë dhe të letërsisë shqiptare por edhe të Ballkanit dhe Evropës, Z. Ismail Kadare , i dorëzuam sot kartën e anëtarësimit për anëtar të jashtëm të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi. Në këtë mënyrë ASHA – ku tregon se është mirënjohës dhe i hapur për të gjithë ata që këtë çmim e meritojnë, pavarësisht dallimeve që na ndajnë”, u shpreh kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi, Z. Dragan Vukçeviq Podgoricë – Shkrimtari i madh bashkëkohor, i konsideruar edhe si një ndër shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, Z. Ismail Kadare e vizitoi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi, të premten më 20 shtator. Shkrimtari eminent i letërsisë shqipe Z. Ismail Kadare, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Znj. Helena Kadare, nga pronari i Shtëpisë Botuese “Onufri” në Tiranë, Bujar Hudhri dhe nga redaktori i librave shqip në Entin e Botimit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore në Podgoricë, Dimitrov Popoviq është pritur nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi, Z. Dragan Vukçeviq. Ismail Kadare gjatë kësaj vizite

20

Javore Koha

e enjte, 26 shtator 2019

është takuar dhe ka biseduar edhe me anëtarët e kësaj akademie, me akademikun, Gjorgje Borozan, me akademikun, Pavle Pejoviqin, akade-

mikun, Zuvdija Hoxhiqin, me akademikun Jevrem Brkoviq dhe me Pavle Goranoviqin , anëtar i asociuar i ASHA –kut i Malit të Zi.


kulturë

Ndërkohë, gjatë këtij takimi kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, Z. Dragan Vukçeviq, i ka dorëzuar Z. Kadare kartën për anëtarësimin tij në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi, i përzgjedhur për anëtar të jashtëm të kësaj akademie më 18 shtator të vitit 2018. Ndërkaq, pas këtij takimi shkrimtari Ismail Kadare i prononcuar për mediat e pranishme, u shpreh se ndjehet tejet i lumtur që ndodhet midis kolegëve të tij malazezë, duke thënë se ai përherë e ka ndjerë afër letërsinë e Malit të Zi, qoftë të vjetrën apo të renë. “Është hera e tretë që vij këtu dhe jam shumë i gëzuar për faktin se çdoherë që vi e shikoj se vendi përparon”, theksoi Kadare në një prononcim të shkurtër për media. I pyetur nga gazeta “Koha Javore” për Çmimin prestigjioz “Pak Kyongni 2019”, me të cilin u nderua së fundmi nga Koreja e Jugut në mesin e 350 shkrimtarëve nga e gjithë bota, Z. Kadare e vlerësoi lart këtë çmim të njohur botëror, duke thënë se është kënaqësi e madhe kur arti dhe letërsia jonë bien në sytë e publikut botëror. Ky çmim pritet të shoqërohet me një shpërblim monetar prej afro 84 mijë dollarësh. Ceremonie ndarjes së këtij çmimi është parashikuar të mbahet me 26 tetor, në Qendrën Kulturore “Toyi” në Korenë e Jugut. Në të njëjtën kohë, kreu i ASHA – kut, Dragan Vukçeviq në prononcimin për media ka thënë se kultura është rruga më e rëndësishme ndërmjet shoqërive, popujve dhe shteteve të ndryshme. “Në këtë rrugë, një ndër urat më të rëndësishme është ajo të cilën e ndërtojnë artistët. Më vjen mirë që njëri ndër artistët e mëdhenj jo vetëm të Shqipërisë dhe të letërsisë shqiptare por edhe të Ballkanit dhe Evropës, Z. Ismail Kadare, i dorëzuam sot kartën e anëtarësimit për anëtar të jashtëm të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi. Në këtë mënyrë ASHA shprehet se është mirënjohës dhe e hapur për të gjithë ata që këtë çmim e meritojnë, pavarësisht dallimeve që na ndajnë”, u shpreh kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Malit të

Zi, Z. Dragan Vukçeviq. “Unë besoj se për intelektualët, atdheu i vërtetë është kultura. Ardhja e zotit Kadare në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi është një ndër ata hapa në rrugën drejt afërsisë dhe të mirëkuptimit ndërshtetëror të Malit të Zi dhe Shqipërisë”, përfundoi Vukçeviq. Ismail Kadare ka lindur më 1936 në Gjirokastër. Është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përjetshëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me “Prix Mondial Cino Del Duca”; më 2005 fitoi “Man Booker International Priz”e, më 2009 çmimin “Prince of Asturias Awards” për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin “Jeruzalem”, e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare. Kadare

konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.

Mirënjohjet:

Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë Prix mondial Cino Del Duca, Francë, 1992 Çmimi “Bokaçio” Itali,1997 Herder Prize, Austri, 1998 Ovid Prize, Rumani, 2003 Man Booker International Prize, Britani, 2005 Princi i Asturias për Letërsinë, Spanjë, 2009 Çmimi “Lerici Pea”, Itali, 2010 Çmimi Jeruzalem, Izrael, 2015 Commandeur de la Légion d’Honneur (C. LH), Francë, 2016 Çmimi “Letërsia shqipe”, Kosovë, 2017 Çmimi “Nonino”. Itali, 2018 Çmimi i karrierës akademike, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. t. u. e enjte, 26 shtator 2019

Javore Koha

21


Panoramë

Në Ulqin u mbajt edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Seanema”

Çmimi kryesor filmit “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit Ulqin – Për pesë ditë me radhë, nga data 18-22 shtator, në Ulqin u mbajt edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Seanema”, i cili organizohet nga Organizata Joqeveritare “Unë veproj”. Të dielën mbrëma, natën e fundit të Festivalit, në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit janë ndarë çmimet për filmat më të mirë. Juria e përbërë nga regjisori Ilir Butka, ish-kryetar i Qendrës Kinematografike të Shqipërisë, Velisha Popoviq, producent nga Mali i Zi, dhe Jovana Bojoviq, dramaturge, po nga Mali i Zi, vendosën që çmimi për filmin më të mirë t’i ndahet filmit shqiptar “Delegacioni”, me regji nga Bujar Alimani. Rolet kryesore në këtë film i luajnë aktorët Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa, Xhevdet Ferri etj. “Bëhet fjalë për një histori komplekse dhe universale, ngjarja e së cilës është e vendosur në periudhën e rënies së sistemit komunist, dhe fillimin e demokracisë. Filmin e karakterizon një gjuhë e theksuar filmike, shoqëruar me fotografi, regji, skenar dhe përzgjedhje aktorësh të shkëlqyer”, ishte shpjegimi i jurisë për vendimin. Çmimi i regjisë i shkoi filmit “E punësuara” nga regjisori grek Nikos Labot. “Filmi flet për një situatë të rëndë ekonomike, jo vetëm në Greqi. Fokusi është tek individualiteti, nga njëra anë, dhe familja, nga ana tjetër. Fotografia gjithashtu e shkëlqyer mund të konsiderohet protagoniste më vete, e cila pavarësisht elementeve të tjera mbart një mesazh pozitiv”, u shpreh juria rreth këtij filmi. Filmat “Gjinjtë”, me regji të Marija Peroviq, dhe “Derë e hapur” me regji të Florenc Papas, morën çmimin e veçantë të jurisë. “Dy filmat që ndajnë çmimin e jurisë tra-

22

Javore Koha

e enjte, 26 shtator 2019

jtojnë temën e gruas, por në mënyra të ndryshme. ‘Gjinjtë’ karakterizohet prej karaktereve të ndryshme dhe mjaft të shtresëzuara që reflektojnë gjendjen aktuale në shoqëri dhe që ka të bëjë me pozitën e grave. Filmi trajton problematikën në fjalë me një ton pozitiv, bazuar në solidaritet dhe miqësi. Ndërsa ‘Derë e hapur’ na kujton edhe një herë në rëndësinë e vlerave të familjes, të cilat po humben në botën moderne një botë e cila çdo ditë e më shumë po mbështet individualizmin dhe materializmin”, u shpreh juria rreth këtij vendimi. Filmat e përzgjedhur janë produkt i bashkëpunimeve ndërmjet Shqipërisë, Serbisë, Greqisë, Kosovës, Italisë, Maqedonisë së Veriut, Francës, Kroacisë dhe Malit të Zi. Disa prej tyre janë mbështetur prej Euroimage dhe SEE Cinema network, dhe përbëjnë një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit rajonal dhe rajonit me Evropën. Ndërkaq, juria e programit të filmave të shkurtër që ishin në konkurrim, e përbërë nga Dushan Kasalica, regjisor dhe producent malazez, Maja Shusha, aktore dhe drejtoreshë artistike e Festivalit “Bashta fest” në Serbi, si edhe Nita Deda, producente dhe drejtoreshë e Festivalit Dokufest në Prizren, vendosën që çmimi i filmit më të mirë me metrazh

të shkurtër t’i jepet filmit “Furgoni” me regji të Erenik Beqirit. Sipas jurisë, “’Furgoni’ është një film i fuqishëm dhe bindës në të gjitha segmentet e tij, veçanërisht në performancën e protagonistit të filmit, i cili tregon historinë se deri ku mund të shkojë lufta për një jetë më të mirë, jo vetëm për individin por edhe për familjen”. Çmimi i regjisë në kategorinë e filmave të shkurtër iu dha filmit “Vëllazëria” nga regjisorja Meryam Joobeur për “aftësinë e demonstruar në udhëheqjen, njëkohësisht emocionuese dhe komplekse të ekipit dhe aktorëve të shkëlqyeshëm, në procesin e ndërtimit të një historie prekëse për fenomenin e radikalizimit të familjes dhe marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve të saj”. Çmimi i jurisë në këtë kategori i shkoi filmit “Imazhi i fundit i babait” me regji të Stefan Gjorgjeviqit, “një film i mirëmenduar dhe interesant i cili përmes lojës së aktorëve në mënyrë delikate dhe identitetin autentik vizual, në mënyrë dinjitoze paraqet marrëdhënien mes babait dhe djalit si dhe në mënyrë të plotë transmeton emocionin e fortë”. Slogani i edicionit të sivjetshëm të Festivalit “Seanema”, i cili organizohet tashmë tradicionalisht nga OJQ “Unë veproj” (iACT), ishte “In/Exclusion”. Gjatë pesë ditëve u shfaqën 50 filma në disa vende në Ulqin, duke ndërthurur cilësinë artistike me qasjen aktive ndaj temave të angazhuara shoqërore. (Kohapress)


mozaik

Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale, Sekretariati për Planifikim, Rregullim Hapësinor dhe Punë Komunale dhe Sekretariati për Financa dhe Zhvillim Ekonomik i Komunës së Tuzit organizuan debat publik

Qytetarët shprehën vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet Tuz – Tre sekretariatet të cilat veprojnë në Komunën e Tuzit, ai për Vetëqeverisje Lokale, Sekretariati për Financa dhe Zhvillim Ekonomik dhe Sekretariati për Planifikim, Rregullim Hapësinor dhe Punë Komunale kanë paraqitur Propozim - Vendimet e tyre për një sërë planesh gjatë një debati publik me qytetarët, i cili u organizua në sallën e kuvendit të Komunës së Tuzit. Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale ka shpalosur Propozim - Vendimin për kriteret, mënyrën dhe procedurën e shpërndarjes së mjeteve financiare për organizatat joqeveritare, Sekretariati për Financa dhe Zhvillim Ekonomik prezantoi Propozim -Vendimin për mbitaksën në tatimin e të ardhurave për personat fizikë, ndërsa Sekretariati për Planifikim, Rregullim Hapësinor dhe Punë Komunale ka shpalosur Propozim Vendimin për parkingjet publike në territorin e Komunës së Tuzit si dhe Propozimin e Vendimit për menaxhimin e Trafikut Rrugor në Komunën e Tuzit. Në këtë debat interesimi i qytetarëve, ashtu sikurse në çdo debat publik që organizohet, ishte i ulët, mirëpo nga ata që ishin të pranishëm, kishte vërejtje dhe sugjerime për të gjitha Propozimet Vendimeve që sekretariatet përkatëse i kanë hartuar, të cilat më pas në formë të shkruar do t ju dërgohen sekretariateve në fjalë për shqyrtim të mëtejmë. Në Propozimin e Vendimit të Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, që ka të bëjë me kriteret, mënyrën dhe procedurën e shpërndarjes së

mjeteve financiare për organizatat joqeveritare, ndër të tjera është parashikuar që disa OJQ të gëzojnë status të veçantë dhe njëra ndër to me status të privilegjuar, sipas këtij vendimi, do të jetë OJQ, “Fëmijët e Malit të Zi”, e cila do të marrë mbështetje prej 40 përqind nga totali i mjeteve financiare të destinuara për financimin e projekteve të sektorit joqeveritar. Ndërkaq, për klasifikimin e shoqatave me status të veçantë vërejtje paraqiti qytetari Lucë Junçaj, njëherësh kryetar i SHKA “Rapsha” i cili shprehu pakënaqësi për mbështetjen që ky sekretariat do të ketë për sektorin joqeveritar që vepron në Malësi, duke thënë se ato duhet të mbështeten në masën më të madhe dhe se OJQ-të me status të veçantë do të duhej të kishin projekte që do t’i jepnin asaj status të veçantë. Shpërndarja e mjeteve financiare për projektet e OJQ –ve kryhen në bazë të konkursit publik të cilin e shpall komisioni për shpërndarjen e mjeteve financiare për sektorin joqeveritar në tremujorin e parë të vitit në vazhdim. Ndërkaq, nga Sekretariati për Plani-

fikim, Rregullim Hapësinor dhe Punë Komunale kanë njoftuar se me këtë Propozim të Vendimit rregullohen kushtet për shfrytëzimin e parkingjeve publike, mënyra e pagesës për shfrytëzimin e tyre dhe e kontrollit të tyre, shërbim të cilin do ta zbatojë SHPK “Komunale”. Në pjesën që konsiston në dënimet që me këtë vendim parashikohen për të gjitha ato ndërmarrje dhe subjekte të cilat nuk do të zbatojnë rregulloren e këtij vendimi, parashikohen gjoba të larta të cilat variojnë nga 250 deri në 5 mijë euro. Në të njëjtën kohë, nga Sekretariati për Financa dhe Zhvillim Ekonomik janë deklaruar se me Propozimin e Vendimit për mbitaksën në tatimin e të ardhurave për personat fizikë është përcaktuar që komuna mund t’u përcaktojë personave fizikë dhe juridikë nga kjo trevë obligimin e pagesës mbi tatimin e të ardhurave të personave fizikë. Debati publik mbi këto Propozimvendime do të zgjas deri më 24 shtator. t. u. e enjte, 26 shtator 2019

Javore Koha

23


Kulturë

Një vepër madhore ng historia e arsimit në K (Bajram Shatri: Arsimi dhe shkollat e mesme në Kosovë në shekullin XX, Prishtinë, 2019)

Për Koha Javore:

Hajrullah Koliqi / Prishtinë Këto ditë doli nga shtypi vepra shkencore unikale “Arsimi dhe shkollat e mesme në Kosovë në shekullin XX”, me autor veprimtarin e arsimit dhe studiuesin e pasionuar, prof. Barjam Shatrin. Kjo është një vepër e veçantë, si për nga objekti i hulumtimit, ashtu edhe nga përmbajtja, metodologjia dhe vëllimi i saj (rreth 2670 faqe). Vepra në fjalë ndahet në dy tërësi kryesore: Tërësia e parë, përkatësisht libri i parë (rreth 770 faqe), është libri ku autori në mënyrë analitike e sintetizuese trajton në përgjithësi zhvillimin dhe karakteristikat e arsimit dhe të shkollave të mesëm në Kosovë gjatë shek. XX. Libri ka gjashtëmbëdhjetë kapituj: 1. Shkollat e mesme gjatë kohës së Perandorisë Osmane. 2. Shkollat e mesme

“ 24

në periudhën 1913-1940. 3. Arsimi shqip në vitet 1941-1944. 4. Arsimi i mesëm 1944-1999. 5. Reformat në arsimin e mesëm. 6. Rrjeti i shkollave të mesme. 7. Politikat shtetërore të përfshirjes së nxënësve në arsimin e mesëm. 8. Arsimimi i femrës. 9. Planet dhe programet mësimore. 10. Gjuhët joamtare dhe gjuhët e huaja. 11. Tekstet shkollore. 12. Personeli mësimor. 13. Kurset pedagogjike. 14. Objektet shkollore. 15. Standardi i nxënësve dhe i studentëve. 16. Efikasiteti i shkollave të mesme. Secili kapitull ngërthen me dhjetëra nënkapituj dhe tema të veçanta. Tërësia e dytë, përkatësisht librat 2, 3, 4 dhe 5 (afër 1900 faqe), ngërthen zhvillimin e arsimit dhe shkollave të mesme gjatë shek. XX, në secilën komunë të Kosovës, gjegjësisht zhvillimin historik të secilës shkollë të mesme të përgjithshme dhe profesionale në vend deri në fund të shek. XX, në të gjitha aspektet e tyre. E gjithë kjo vepër pasqyron në mënyrë të dokumentuar punën, vështirësitë, mbarëvajtjen dhe arritjet e arsimit të mesëm në Kosovë gjatë shekullit të kaluar, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1999.

Vepra “Arsimi dhe shkollat e mesme në Kosovë në shekullin XX”, e prof. Bajram Shatrit, është një vepër shkencore e shkruar me përkushtim, me dashuri, me sinqeritet, me mjeshtri dhe me kompetencë shkencore. Natyrshëm lindin pyetjet: Sa kohë ka shpenzuar autori për të qëmtuar dhe grumbulluar gjithë këtë informacion në arkivat e Kosovës? Sa kohë ka shpenzuar për studimin, analizën, vlerësimin dhe sistematizimin e këtij informacioni pa fund? dhe të ngjashme si këto. Përgjigjja është: shumë: shumë kohë, shumë përkushtim, këmbëngulje, durim dhe akribi për admirim

Javore Koha

e enjte, 26 shtator 2019

Pa dyshim, kjo është një vepër shkencore me peshë të veçantë në historinë e arsimit në Kosovë dhe më gjerë. Është monografi serioze, enciklopedike, shumëplanëshe, informative dhe e dokumentuar, e shoqëruar edhe me paraqitje grafike dhe me ilustrime të pasura. Është si një arkiv i veçantë, ku është sintetizuar, sistematizuar dhe vlerësuar një informacion i pakufishëm, i qëmtuar në Arkivin e Kosovës, në arkivat komunale, shkollore dhe personale, ku ka çfarë të mësojë çdokush që ka punuar, punon ose është arsimuar në cilën do shkollë të mesme të Kosovës. Është një vepër që pak-


Kulturë

ga Kosovë kush do ta lexojë në tërësinë e saj, por çdokush do të kërkojë dhe do të gjejë diçka për veten, për fëmijët, kolegët e tij etj. Kjo vepër është edhe burim informacioni dhe orientimi për studiuesit e rinj, për studentët e magjistrantët për tema diplome apo disertacione shkencore. Ky është një kapital që duhet ta ketë çdo bibliotekë, çdo shkollë, sidomos shkollat e mesme. Do t’u shërbejë atyre, apo drejtuesve të tyre edhe për të shkruar, përmirësuar ose plotësuar kronikat e tyre me informacione të reja burimesh të dorës së parë. Kjo vepër është një thesar për të gjithë lexuesit, studiuesit, mësimdhënësit

Pa dyshim, kjo është një vepër shkencore me peshë të veçantë në historinë e arsimit në Kosovë dhe më gjerë. Është monografi serioze, enciklopedike, shumëplanëshe, informative dhe e dokumentuar, e shoqëruar edhe me paraqitje grafike dhe me ilustrime të pasura. Është si një arkiv i veçantë, ku është sintetizuar, sistematizuar dhe vlerësuar një informacion i pakufishëm, i qëmtuar në Arkivin e Kosovës, në arkivat komunale, shkollore dhe personale, ku ka çfarë të mësojë çdokush që ka punuar, punon ose është arsimuar në cilën do shkollë të mesme të Kosovës

dhe bartësit e arsimit në Kosovë. Përfaqëson një arritje domethënëse dhe pikë referimi në studimet historike-pedagogjike në Kosovë dhe më gjerë. Vepra “Arsimi dhe shkollat e mesme në Kosovë në shekullin XX”, e prof. Bajram Shatrit, është një vepër shkencore e shkruar me përkushtim, me dashuri, me sinqeritet, me mjeshtri dhe me kompetencë shkencore. Natyrshëm lindin pyetjet: Sa kohë ka shpenzuar autori për të qëmtuar dhe grumbulluar gjithë këtë informa-

cion në arkivat e Kosovës? Sa kohë ka shpenzuar për studimin, analizën, vlerësimin dhe sistematizimin e këtij informacioni pa fund? dhe të ngjashme si këto. Përgjigjja është: shumë: shumë kohë, shumë përkushtim, këmbëngulje, durim dhe akribi për admirim. Kjo vepër e nderon autorin, z. Bajram Shatrin, e nderon arsimin dhe veprimtarinë shkencore në Kosovë, na nderon ne pedagogët, padrejtësisht të anatemuar dhe të nëpërkëmbur nga injorantët e “gjithëditur”. Unë e përgëzoj Bajramin për këtë ndërmarrje kërkimore-shkencore kaq të guximshme e të rëndësishme dhe për kurorëzimin e suksesshëm të saj. Respekt për familjen e autorit, sidomos për bashkëshorten tij, për durimin dhe mbështetjen që i dhanë gjatë gjithë punës së tij shumëvjeçare. Do të përgëzoja edhe MASHT po ta financonte botimin e kësaj vepre, por çuditërisht ky institucion i lartë shtetëror i arsimit, nuk gjeti me vend të bënte një gjë të tillë. Sa mirë do të ishte që edhe akademikët tanë të nderuar të realizonin projekte shkencore, të ngjashëm me këtë të Bajram Shatrit. Sa keq që unë nuk kam mundësi ligjore që profesorin Bajram Shatri ta promovoj në titullin shkencor të DOKTORIT TË SHKENCAVE TË EDUKIMIT! E meriton këtë titull, katërcipërisht. Sidoqoftë, me këtë vepër Bajram Shatri ngriti një përmendore shkencore për vete dhe për arsimin shqiptar në Kosovë, për të cilin arsim ai punoi me përkushtim gjatë gjithë karrierës së tij dhe vazhdon të punojë gjithnjë. e enjte, 26 shtator 2019

Javore Koha

25


Kulturë

Në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin u përuruan librat e Hajro Ulqinakut “Kapidan Xhela (Selim Shurdha)” dhe “Barka pa vela në furtunë (Teufik Shurdha)”

Ndriçim i dy figurave të shquara ulqinake Recensenti i librave, shkrimtari Jaho Kollari, ka thënë se “Kapidan Xhela (Selim Shurdha) mund të merret si pikë referente e kulturës sonë të lundrimit, meqë me fundosjen e ‘Gloria’-s u fundos edhe tradita e detarisë ulqinake”. Ndërkaq për Teufik Shurdhën ka thënë se ky shkrimtar dhe kronist “la një thesar në formë të shkruar të cilat, sa ishte gjallë, kurrë s’i botoi…”. Ulqin – Në Bibliotekën e Qytetit – Ulqin, të premten u përuruan librat e Hajro Ulqinakut “Kapidan Xhela (Selim Shurdha)” dhe “Barka pa vela në furtunë (Teufik Shurdha)”, të cilat u kushtohen këtyre dy figurave të shquara ulqinake. Udhëheqësja e Bibliotekës së Ulqinit, Ardita Rama, ka thënë se me këto dy libra, “axha Hajroja nxori në dritë dy figura të shquara ulqinake, dy burra të një familjeje – aq të ndryshëm, por të cilët kanë lënë gjurmë

26

Javore Koha

e enjte, 26 shtator 2019

me veprën e tyre jetësore”. Ajo ka thënë se libri “Kapidan Xhela” i kushtohet Selim Shurdhës, njërit prej kapidanëve më të shquar të detarisë ulqinake, i cili njëkohësisht ishte edhe pronar i barkave me vela dhe kapedan i të famshmes motovelore “Gloria”, kurse “Barka pa vela në furtunë” është libër për nipin e Selimit, Teufikun, të cilin autori Ulqinaku e quan “krijuesi, studiuesi dhe shkrimtari i parë në Ulqin”. Për dy librat dhe kontributin e Hajro

Ulqinakut në ndriçimin e figurave të shquara ulqinake të detarisë, peshkimit etj. kanë folur prim. Dr. Gani Karamanaga, shkrimtarët Jaho Kollari dhe Asllan Bisha. Kryetari i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, prim. Dr. Gani Karamanaga, ka thënë se vepra e Hajro Ulqinakut dallohet për temën që zë vendlindja në krijimtarinë e tij, duke e shndërruar “Ulqinin në kult, në faltore të të gjithë lexuesve”. Ai ka thënë se periudha e tretë e kri-


Kulturë

jimtarisë së Ulqinakut, që përfshin 30 vitet e fundit dhe rikthimin e tij në vendlindje, i jep atij një modalitet të veçantë, ku ai shoqërohet me peshkatarë dhe detarë, ulqinakë të të gjithë moshave. Duke folur për dy librat, Karamanaga ka thënë se në bazë të dorëshkrimeve, që datojnë në vitin 1952, “Teufik L. Shurdha del kronisti i parë i detarisë dhe autori i parë letrar ulqinak”, kurse për librin “Kapidan Xhela (Selim Shurdha)” ka thënë se është libri i parë për një kapidan ulqinak. Shkrimtari Jaho Kollari, recensent i dy librave, ka thënë ndër të tjera se të dy figurat, Selim dhe Teufik Shurdha, “gjatë jetës së vet kanë bërë punën e tyre për të mbijetuar duke u kacafytur me sfidat që janë pjesë e jetës së secilit”. Ai ka theksuar se “Kapidan Xhela (Selim Shurdha) mund të merret si pikë referente e kulturës sonë të lundrimit, meqë me fundosjen e ‘Gloria’-s u fundos edhe tradita e detarisë ulqinake”. Ndërkaq për Teufik Shurdhën ka thënë se ky shkrimtar dhe kronist “la një thesar në formë të shkruar të cilat, sa ishte gjallë, kurrë s’i botoi meqë i kishte hyrë në palcë droja nga keqtrajtimet e pushtetit monist”. Shkrimtari Asllan Bisha, një tregim i

të cilit është përfshirë në monografinë “Kapidan Xhela Selim Shurdha”, ka treguar se ka peshkuar me Teufik Shurdhën dhe se ai ka qenë “një njeri i jashtëzakonshëm, një njeri shumë i sinqertë, i cili i ka pasur bindjet e tij socialiste, komuniste”. Ai ka thënë se Teufik Shurdha i ka treguar se ishte duke shkruar diçka, por që ai asnjëherë nuk e ka pyetur më thellë duke e ditur se ishte i përndjekur nga pushteti. Bisha ka falënderuar Ruzhdi Hasanagën, i cili ia kishte treguar një ngjarje që e nxiti për të shkruar tregimin. Në emër të familjes ka përshëndetur vajza e Teufik Shurdhës, Afërdita Shurdha – Beqiri, njëherazi konsulente e librave. Ajo ka falënderuar shkrimtarin Hajro Ulqinaku, i cili sipas saj, “ka bërë një punë shumë të madhe, ka punuar shumë vjet për botimin e këtyre dy librave dhe është përkushtuar maksimalisht”, duke thënë se i është shumë mirënjohëse. Autori i librave Hajro Ulqinaku ka treguar se puna për këto dy libra ka filluar njëzet vite më parë. “Këto dy libra i kam nisur kur më kanë marrë në punë në ‘Kronikë’. Atëherë kam shkruar si gazetar, si redaktor, si lektor dhe i kam bërë librat për detin,

detarët, peshkatarët, për ulqinakët. Fryt i asaj pune janë edhe këto dy libra”, ka thënë ai. Ulqinaku ka falënderuar informatorët të cilët i kanë ndihmuar për grumbullimin e materialeve dhe të dhënave. “U jam mirënjohës të gjithë atyre të cilët së paku një të dhënë ma kanë dhënë që t’i bëj këto libra. Sepse besoni, ka qenë shumë vështirë që t’i bëj këto libra”, ka theksuar ai, duke potencuar edhe shumë vështirësi në të cilat ka hasur gjatë përgatitjes së librave. Ai ka falënderuar sidomos konsulten Afërdita Shurdhën – Krasniqi, sepse sipas tij, “pa vërejtjet e saj, të kishte dalë libri nuk kishte qenë mirë për mua sepse nuk mund të hyjë në libër çdo gjë çfarë të thotë kushdo”. Mbesa e Teufik Shurdhës, Genta Shurdha, ka lexuar vargje dhe pjesë nga libri, kurse kujtime dhe rrëfime për jetën e dy personaliteteve kanë treguar dr. Ruzhdi Hasanaga, Muhamed Spuzha dhe Ismet Karamanaga. Librat janë botuar nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, kurse përurimi i tyre u organizua nga Biblioteka e Qytetit dhe familjarët e Selim dhe Teufik Shurdhës, të cilët edhe e kanë financuar botimin e librave. i. k.

e enjte, 26 shtator 2019

Javore Koha

27


Mozaik

Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, priti ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa

Shqiptarët në Mal të Zi, nevojë për mbështetje institucionale nga Kosova Ulqin – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Faik Nika, priti të martën në zyrën në Ulqin ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa. Në deklaratën për shtyp të KKSHsë thuhet se kryetari Nika e përgëzoi ambasadorin Hysa për detyrën, po ashtu veçoi marrëdhëniet e mira ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi dhe kontributin e shqiptarëve në Mal të Zi në këto raporte. Mes tjerash, ai foli për gjendjen e shqiptarëve në Malin e Zi, shqetë-

28

Javore Koha

e enjte, 26 shtator 2019

simin për rënien e vazhdueshme të numrit të shqiptarëve në përgjithësi dhe të nxënësve të cilët e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe. Sipas tij, shqiptarët në Mal të Zi kanë nevojë edhe për mbështetje institucionale nga shteti i Kosovës, sidomos në fushën e arsimit, kulturës, zhvillimit ekonomik etj. Nika i vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyera të deritanishme me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë, po ashtu edhe me institucionet e Kosovës, në veçanti me

Ministrinë e Arsimit, që për të pestin vit me radhë bën donacion Abetaren mbarëkombëtare të cilën Këshilli Kombëtar e shpërndanë në shkollat në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Nga ana e tij, ambasadori Ylber Hysa shprehu interesim për çështjet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Malin e Zi, për nevojën e kontakteve të vazhdueshme institucionale dhe realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta në dobi të shqiptarëve në Mal të Zi. (Kohapress)


Mozaik

Qeveria e Malit të Zi shprehet e shqetësuar për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në Lumin Cem

Të mbrohet ekosistemi dhe diverisiteti i pasurisë së Lumit Cem Mali i Zi dhe Shqipëria kishin nënshkruar Konventën e UNECE, (Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara), sipas të cilës ndalohen ndërhyrjet në burimet e përbashkëta natyrore pa njoftimin paraprak të palës fqinje për ndikimet eventuale Ndërtimi i disa hidrocentraleve të vogla në Lumin Cem në territorin e Republikës së Shqipërisë, përkatësisht në Vërmosh të Malësisë së Madhe ka shkaktuar reagime të shumta të Qeverisë së Malit të Zi, të ambientalistëve dhe të shoqatave të cilat merrem me mbrojtjen e mjedisit jetësor, duke deklaruar se ndërtimi i tyre do të sillte ndikim negativ në ekosistemin, në florën dhe faunën e pasur që e karakterizojnë këtë lumë dhe në pasurinë e biodiversitetit të këtij lumi. Në lidhje me ndërtimin e këtyre hidrocentraleve ditë më parë është deklaruar edhe qeveria e Malit të Zi, përkatësisht nënkryetari i qeverisë, Z. Millutin Simoviq, njëherësh, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i cili ka thënë se Mali i Zi ka supozime të caktuara se ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në Lumin Cem do të mund të kishte ndikim negativ në bilancin ujor në Mal të Zi, duke thënë se Mali i Zi do të mbrojë interesat e veta. “Mali i Zi do të iniciojë të gjitha mekanizmat në nivel ndërkombëtar që të mbroj lumin Cem”, ka thënë Simoviq në një prononcim për media në qytetin e Nikshiqit. Ai ka përkujtuar se qeveria e Malit të Zi iu ka dërguar disa shkresa kolegëve nga Republika e Shqipërisë

të cilat konsistojnë në çështjen e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla në Cem, por siç ka thënë Simoviq, nga pala shqiptare nuk kanë fituar përgjigje adekuate dhe në kohë. “Ne po vazhdojmë dialogun, por njëkohësisht do t’u drejtohemi të gjitha institucioneve ndërkombëtare, me synimin që të mbrojmë interesat e Malit të Zi’, ka deklaruar nënkryetari i qeverisë, Z. Millutin Simoviq. Mali i Zi dhe Shqipëria kishin nënshkruar Konventën e UNECE, (Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara), sipas të cilës ndalohen

ndërhyrjet në burimet e përbashkëta natyrore pa njoftimin paraprak të palës fqinje për ndikimet eventuale. Ndërtimi i këtyre mini-hidrocentraleve është kundërshtuar vazhdimisht nga aktivistë dhe shoqata të ndryshme mjedisore në Mal të Zi për shkak të dëmit që ato do t’i shkaktonin natyrës dhe pasurisë së botës ujore të lumit Cem. Rikujtojmë se Kuvendi i Kryeqytetit, Podgoricë më dt. 21 Dhjetor 2017, miratoi vendimin për shpalljen e Lumit Cem, “Monument Natyror”. t. u. e enjte, 26 shtator 2019

Javore Koha

29


Mozaik

Në Ulqin u hap ekspozita

Detaria e Ulqinit nëpër shekuj Gazmend Çitaku

“Në det, kurrë nuk je vetë” (E. Hemingway) Fare në fillim falënderoj të gjitha familjet ulqinake që na bënë të mundur të kemi qasje në albumet dhe dokumentet e tyre familjare. Kjo që shihni këtu sonte është vetëm një pjesë e vogël e asaj që ende është e pa bërë publike. Dokumente ka shumë, materiale të ndryshme gjithashtu, vetëm duhet punë e përkushtim. Për shumicën dërmuese shqiptare (veçanërisht kosovare), Ulqini është sinonim

30

Javore Koha

e enjte, 26 shtator 2019

për detin. E si mos të jetë kur ky vend ka një vazhdimësi jetese që nga neoliti. Muret e kësaj kështjelle pandërprerë i rrahin valët e detit dhe nga ky det këta njerëz kanë nxjerrë jetesën. Bukë e gjak. Shumë ulqinakë kanë rritur trupin nëpër kuvertat e anijeve. Aty janë formuar, janë burrëruar, madje-madje ka ndodhur që edhe ezanin kanë thirrur për shoqi-shoqin. Ata më të fortit dhe fatlumët ktheheshin në shtëpitë e veta, të tjerët thenin zemrat e nënave, nuseve, fëmijëve. Ulqini ka shumë legjenda lidhur me detin, ulqinakët i këndojnë detit, por edhe shumë valle, ceremoni e zakone i kanë të lidhura me detin. Ulqini - Deti. Sa shumë histori detare e sa pak libra të shkruara. Autorët ulqinakë i numërojmë në gishtat e njërës dorë: Dr. Maksut Haxhibrahimi, i cili sjell dy vepra shteruese për detarinë e Ulqinit, me të dhëna e fakte të mbledhura si në arkiva ashtu

edhe nga literatura tjetër; Dr. Bahri Brisku sjell në mënyrë briliante letërsinë gojore të zonës së Ulqinit, duke na transmetuar në origjinal këngë, legjenda dhe çdo gjë që ka dalë nga gjeniu i popullit; Dr. Ruzhdi Ushaku bën shpjegimet gjuhësore të të folurës arkaike ulqinake si dhe sqaron lidhjen shumë të mundshme të disa personazheve nga legjendat që tregohen në Ulqin me herojtë e mitologjisë helene. Hajro Ulqinaku, edhe pse shkrimtar për fëmijë na ka sjellë veprën monumentale “Fjalorth i të folmes detare ulqinake”. Është ky një fjalor unik, ku gjenden fjalë të cilat janë harruar pothuajse fare. Gjithashtu nga i njëjti autor vijnë disa libra publicistike me biseda të zhvilluara me kapidanë, detarë e peshkatarë ulqinakë e që paraqesin një vlerë të çmueshme. Në këtë grup mund të fus edhe kontributin tim me botimin e dy mono-


Mozaik

Kjo ekspozitë është fryt i grupit entuziast “Anija ilire ulqinake”, të cilin e përbëjnë: dr. Ilir Çapuni, Gazmend Çitaku, Muho Uruçi, Anton Lulgjuraj, Arsllan Hajdinaga, Naim dhe Sami Flamuri dhe të tjerë që shumë shpejt duhen t’i bashkohen grupit. Pra, ky është një grup entuziastësh që i ka dhënë për detyrë vetes që të punojë në drejtim të ngjalljes së traditës së lavdishme detare të ulqinakëve. Me shpresë se shpejt do të hapet Muzeu Detar grafive fotodokumentare të detarisë së Ulqinit, të quajtura “Fotoalbumi i Ulqinit” dhe një libër me legjendat ulqinake. Ulqinakët pa dyshim kanë ndihmuar në ndërtimin e flotës, si të Shqipërisë ashtu edhe të Malit të Zi. Të dhëna për këto mund të gjejmë për të parën në librin e Zyhni Beqirit, ulqinako-durrsak, dhe te Dinko Franetoviqit për këtë të dytën. Më lejoni që me pak fjalë t’ju përafroj me fotodokumentacionin që është i ekspozuar. Aty mund të shihni anijet ulqinake të llojeve të ndryshme, si “Mashalla Bilale”, “Urshaja e Detit”, “Poskiq”-i, “Mashalla Sulejmanie”, “Bukuria” etj. Këto konsiderohen anijet më të mëdha që kanë pasur ulqinakët. Gjithashtu të ekspozuara janë edhe diplomat e para për lundrime të gjata dhe ato bregore, të cilat u janë dhënë Jakup Nimanbegut, gjegjësisht Ismail Hoxhës;

vazhdojmë me kontrata të blerjes së anijeve të datave të ndryshme, të shkruara në gjuhën osmane-turke (“Uccelo di mare” – Rexhep Bakalli), shqipe (“Lulja e Shkodrës” – Emin Beci), por edhe sllave (anija “Bojana” – Sulo Karamanaga). Vazhdojmë me matrikullat detare që kanë pasur këta detarë e që varësisht se në cilin port janë regjistruar janë në gjuhën shqipe, sllave ose italiane. Trimëritë dhe shkathtësitë e veta detare ulqinakët i kanë provuar shumë herë e këto madje edhe janë dokumentuar me medalje dhe fletëfalënderime të cilat i kanë marrë ulqinakët të cilët kanë qenë pjesë e aksioneve shpëtuese të detarëve të vendeve të ndryshme. Ulqinakët jo vetëm në kohën e re që punojnë nëpër anijet më të mëdha tregtare, por edhe para 100 vitesh, kanë qenë shumë të kërkuar si detarë të shkathtë për ekuipazhe të anijeve të

ndryshme, si p.sh. detarë në jahtin e Mbretit të Egjiptit. Kjo ekspozitë është fryt i grupit entuziast “Anija ilire ulqinake”, të cilin e përbëjnë: dr. Ilir Çapuni, Gazmend Çitaku, Muho Uruçi, Anton Lulgjuraj, Arsllan Hajdinaga, Naim dhe Sami Flamuri dhe të tjerë që shumë shpejt duhen t’i bashkohen grupit. Pra, ky është një grup entuziastësh që i ka dhënë për detyrë vetes që të punojë në drejtim të ngjalljes së traditës së lavdishme detare të ulqinakëve. Me shpresë se shpejt do të hapet Muzeu Detar, ju ftoj të kënaqeni me maketet dhe panotë e ekspozuara. (Fjala me rastin e hapjes së ekspozitës “Detaria e Ulqinit nëpër shekuj”, organizuar nga Grupi punues “Anija ilire ulqinake – Liburna”, më 20 shtator 2019)

e enjte, 26 shtator 2019

Javore Koha

31


Mozaik

Përkujtohet Dom Simon Filipaj me rastin e 20-vjetorit të kalimit në amshim

Sa herë hapim Biblën, takojmë shqipëruesin e saj Në mjediset e Kishës Katolike në fshatin Shën Gjergj, të shtunën u mbajt takimi përkujtimor i titulluar “Sa herë hapim Biblën, ne e takojmë dom Simonin”, me rastin e 20-vjetorit të kalimit në amshim të shqipëruesit të Biblës, Dom Simon Filipajt. Manifestimi i organizuar nga Argjipeshkvia e Tivarit dhe Famullia Shën Gjergj dhe Kllezën ka filluar me meshën e shenjtë e më pas janë vendosur lule pranë shtatores së Dom Simon Filipajt, në kompleksin e famullisë në Shën Gjergj. Për figurën e këtij meshtari, përkthyesi, fokloristi, studiuesi, intelektuali etj. në takimin përkujtimor kanë folur Argjipeshkvi i Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshaj, studiuesi dr. Nail Draga dhe dom Simo Luliq, kurse dom Gabriel Grabanica ka lexuar biografinë e dom Simon Filipajt. Argjipeshkvi i Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshaj, ka thënë në fjalën e tij se Dom Simoni ka lindur, është rritur dhe shkolluar në kushte të vështira, jo vetëm për të e familjen e tij, por për

32

Javore Koha

e enjte, 26 shtator 2019

të gjithë, për mbarë popullin shqiptar. “Ishte periudhë shumë me rreziqe, por Zoti e ka dashtë, e ka ruajtë dhe e ka mbajtë në jetë sepse kishte plane për të. Ato u dëshmuan dhe u realizuan gjatë jetës së tij, e për të cilat ne jemi dëshmitarë dhe po e gëzojmë frytin e punës së tij. Punoi dhe veproi gjatë një periudhe shumë të vështirë vuajtjesh, ankthi dhe pasigurie për të, sepse Shqipëria gjendej e izoluar nën diktaturën komuniste, ndërsa shqiptarët e Kosovës dhe të Malit të Zi gjendeshin përballë shtypjeve dhe përndjekjeve të egra të regjimit komunist të Beogradit. Fatbardhësisht, iu shpëtoi këtyre kohërave të pa shpirt, të pa identitet kombëtar dhe të pa kulturë – për t’u radhitur me më të mëdhenjtë klerikë të kombit dhe të kulturës shqiptare”, ka thënë ai, duke shtuar se për të Filipaj është personi më i madh i kulturës, gjuhës dhe letërsisë shqipe. Më tej, Gjonlleshaj ka thënë se “përkthimi i Biblës në gjuhën shqipe, i pari në historinë 2000 vjeçare, është një

përpjekje e jashtëzakonshme, por edhe punë e kryeme, edhe pse me shumë mund e travaje dhe nën rrethana jashtëzakonisht të vështira, e me kujdes të pashoq për të ruajtur si sytë e ballit gjuhën, virtytet dhe traditat autoktone të kulturës dhe të identitetit të lashtë mijëravjeçarë të kombit shqiptar”. Ai ka shprehur pakënaqësi që në këtë takim përkujtimor pjesëmarrja nuk është më e madhe dhe nga të gjitha trojet shqiptare duke pasur parasysh “madhështinë e dom Simonit dhe gjithë atë çfarë dom Simoni la, cilat gjurmë la në historinë e popullit tonë”. Studiuesi dr. Nail Draga e ka cilësuar dom Simon Filipajn personalitet të përmasave mbarëkombëtare. Në fjalën e tij, ai ka theksuar se para viteve ’90 nuk është njohur sa duhet veprimtaria e shumë personaliteve të anatemuara, përfshirë edhe dom Simon Filipajn, dhe se vetëm në kohën e pluralizmit u krijuan kushtet optimale për të organizuar veprimtari kulturore


Mozaik apo përkujtimore për personalitete të anatemuara dhe se në këtë aspekt meritë të veçantë kanë subjektet kulturore nga shoqëria civile sepse ato ishin nismëtarët e shpalosjes së vlerave të përgjithshme kulturore. “Në rrethana të reja, veprimtaria e Dom Simon Filipajt nga viti 1990 e më pas, derisa vdiq, i është prezantuar opinionit të gjerë kryesisht nga subjektet e shoqërisë civile, ku vend meritor zë Shoqata ‘Art Club’ e Ulqinit që pati organizuar edhe tribunën e parë kulturore në Ulqin me këtë figurë të vlerave kulturore dhe intelektuale”, ka thënë ndër të tjera Draga. Ai ka përkujtuar se prezantimi i parë publik i Dom Simon Filipajt para opinionit vendas është bërë në një veprimtari të organizuar nga Shoqata “Art Club”, më 20 mars 1992, në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Në vijim, Draga ka thënë se Dom Simon Filipaj ka qenë laureat i Shpërblimit Vjetor të Shoqatës “Art Club” për vitin 1992, ka marrë pjesë në simpoziumin shkencor me titull “Meshari i Gjon Buzukut, monument i kulturës shqiptare 1555-1995”, më 19-20 maj 1995, të organizuar nga Shoqata “Art Club” me rastin e 440-vjetorit të botimit të librit të parë shqip, ka mbajtur fjalën e rastin në takimin përkujtimor për Nënë Terezën në vitin 1997 etj. Dom Simo Luliq, specialist i shkrimit të shenjtë, në ligjëratën e tij ka folur mbi disa vështirësi që hasen në procesin e përkthimit në përgjithësi e shkrimit të shenjtë në veçanti, mënyrën se si Dom Simoni i ka zgjidhur disa probleme të përkthimit, si dhe ka analizuar disa raste të përkthimit të Biblës në shqip nga Filipaj.

Ai ka thënë se në hyrje të Biblës, Filipaj shpjegon vështirësitë shpirtërore që ka hasur duke përkthyer. Duke nënvizuar dashurinë e madhe që ka pasur Filipaj në përkthimin e Biblës, ai ka cituar shprehjen dhe thirrjen për besimtarët dhe lexuesit të Dom Simonit në Biblën shqip “Ta lexosh me atë dashuri me të cilën u përkthye”. Luliq ka thënë se kujtesa dhe veprimtaria shumëvjeçare e Dom Simon Filipajt është e gjallë te ne edhe pas 20 viteve. Përpos aspektit intelektual, ai ka veçuar rolin që ka pasur Dom Simon Filipaj në frymëzimin e shumë të rinjve, përfshirë edhe atë vetë, për të vazhduar rrugën e meshtarisë. Të pranishmit kishin mundësi që në një miniekspozitë të njihen me dorëshkrimet e përkthimeve dhe librat e dom Simon Filipajt. Dom Simon Filipaj u lind më 1 maj 1925 në fshatin Kllezën e Poshtme – Komuna e Ulqinit. Në vitin 1932 filloi shkollën fillore dyvjeçare në fshatin Selitë, për të vazhduar arsimimin e tij në Katërkollë. Seminarin e ulët, që i hapi rrugën e meshtarisë, e kreu për disa vite në Tivar (1939-1941) dhe e vazhdoi pranë Seminarit Jezuit në Shkodër (1941-1945). Në vitet 1946-1950, Filipaj kreu studimet filozofike-teologjike në Fakultetin Teologjik të Zagrebit. Po në këtë vend u shugurua meshtar më 29 qershor 1950, si anëtar i Kryedioqezës së Tivarit. Fillimet e jetës klerikale, Filipaj i kaloi në Triepsh e në Kojë të Kuçit (19501960), kurse në vitet 1960-1966 në Grudë të Malësisë së Madhe. Pjesën më të madhe të shërbimit, 33 vjet, ai e ka kryer në Shën Gjergj

Të hapet shtëpia-muze Argjipeshkvi i Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshaj, ka hedhur idenë që në Shën Gjergj, vendin ku Dom Simon Filipaj e ka përkthyer Biblën në shqip, të hapet një shtëpi-muze. “Derisa populli ynë, intelektualët tanë, profesorë e akademikë, nuk vijnë këtu në këtë Shën Gjergj për të parë këto kushte, këtë vend ku është përkthyer Bibla në gjuhën shqipe dhe librat tjera, askurrë nuk do ta njohin dom Simonin dhe shumë vështirë do ta pranojnë edhe vetë gjuhën shqipe të Biblës...”, ka thënë ai në takimin përkujtimor. dhe në Kllezën, buzë lumit Buna, nga 20 nëntori 1966 deri më 2 shtator 1999, kur edhe ndërroi jetë. Për kontributin e dhënë për Kishën Katolike ndër shqiptarë, më 3 nëntor 1998, Selia e Shenjtë i dha Filipajt titullin e lartë “Imzot” (Monsinjor), ndërsa më 6 korrik 1992 u shpall “Prelat Nderi” nga Papa Gjon Pali II. Imzot Simon Filipaj është përkthyesi i parë dhe i vetëm deri tani që ka përkthyer tërësisht Biblën në shqip. Për kontributin e tij në dobi të kulturës shqiptare, më 2004 (pas vdekjes), u dekorua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, me urdhrin “Naim Frashëri i Artë”. Përpos përkthimit të Biblës në shqip, Imzot Simon Filipaj përktheu pothuajse të gjitha tekstet liturgjike që ka në përdorim sot Kisha Katolike ndër shqiptarë. i. k.

e enjte, 26 shtator 2019

Javore Koha

33


marketing

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

ADMINISTRATIVE CLERK • BASIC FUNCTION OF THE POSITION

Position is responsible for performance of various clerical-level activities. Provides a wide range of administrative duties for the needs of INL and ICITAP Offices. Handles travel arrangements, financial reporting, tracking of donations, filing and e-filing, data entry, scanning, copying, handling Embassy access and visitor escorting, etc.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: High School degree is required. 2. EXPERIENCE: Must have at least 2 years of administrative experience in assistance to international organizations or commercial enterprises. 3. LANGUAGE: English language ability - Level IV (fluent) (will be tested), and Montenegrin language - Level IV (fluent) is required. 4. KNOWLEDGE: Must have knowledge of management practices and general administrative and office procedures. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must have proficiency in latest business software programs and office equipment. Must be able to keep accurate financial records related to program spending. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: OCTOBER 04, 2019 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Administrative Clerk) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following web site https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

34

Javore Koha

e enjte, 26 shtator 2019


sport

Në Komunën e Tuzit u hap Zyra e Administratës Tatimore

Kontroll më efikas i rregullsisë së operacioneve të biznesit në Tuz Tuz – Në Komunën e Tuzit, javën e kaluar është hapur Zyra e Administratës Tatimore. Sipas kumtesës për media të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të Komunës së Tuzit, thuhet se gjatë hapjes së kësaj zyrë të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Tuzit. Z. Nikë Gjeloshaj dhe drejtori

i Zyrës së Administratës Tatimore, Z. Miomir. M. Mugosha. “Gjatë këtij takimi, u konkludua se dega e saj në këtë komunë do të kontribuojë në një koordinim më të mirë, cilësi më të mirë të shërbimeve dhe kontroll më efikas të rregullsisë së operacioneve të biznesit në

Tuz. Gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit më të ngushtë mes Zyrës së Administratës Tatimore dhe të pushtetin lokal në Tuz, në ndërtim të nivelit më të lartë të diciplinës tatimore”, thuhet në kumtesën për media. t. u. e enjte, 26 shtator 2019

Javore Koha

35



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.