Koha 853

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 28 shkurt 2019 Viti XVlll Numër 853 Çmimi 0,50

Malësia voton për identitetin e vet ISSN 1800-5696

Dora e njeriut dhe politika po e shkatërrojnë Ulqinin

Intervistë me kryetaren e Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “Teuta”, Ajetë Beqiraj


PËRMBAJTJE

5

8 Për intensifikim të bashkëpunimit rajonal

Sindroma dhe dogmatizmi i bashkëqeverisjes me partinë-shtet

12

18 Valdanosi më ka bërë shkrimtar

Një humbje në heshtje

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 28 SHKURT 2019


PËRMBAJTJE

22

26 Muzikën e kam trashëgim familjar

Artisti që modelon velanijet e dikurshme ulqinake

30

35 Mali i Zi shkruan historinë

Green Book, Fitues i Oskarit si Filmi më i mirë KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 28 shkurt 2019 Viti XVlll Numër 853 Çmimi 0,50

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Në udhëkryq

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

6965-008

Malësia voton ëve ulqinaka për identitetin e r u g mun ë e e vet dëshir nhjëet ma o trit Teaje

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Dora e njeriut dhe politika po e shkatërrojnë Ulqinin

Intervistë me kryetaren e Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “Teuta”, Ajetë Beqiraj

Ulqinin e shkatërrojnë dhe politika po Dora e njeriut

Ajetë Beqiraj Shkrimtarëve “Teuta”, Shoqatës Rajonale të kryetaren e Intervistë me

ISSN 1800-5696

uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

e vet për identitetin Malësia voton

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 743

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Në prag të zgjedhjeve lokale në Tuz

Ujkaj: Çdo gjë e gatshme për procesin zgjedhor Tuz – Për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 3 mars, tashmë janë ndërmarrë të gjitha masat përgatitore dhe janë kryer procedurat administrative që këto zgjedhje të mbahen ashtu siç Ligji i përcakton. Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor të Tuzit, Z. Shtjefën Ujkaj në një prononcim për gazetën “Koha Javore” konfirmon se tashmë janë drejt finalizimit të të gjitha çështjeve të cilat janë të domosdoshme për një proces zgjedhor të rregullt. “Për vendvotimet kryesore është çdo gjë e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve, kurse në vendvotimet më të vogla kemi disa probleme teknike, mirëpo komisioni është duke punuar në këtë drejtim me mbështetje të disa institucioneve në kryeqytet për të pasur një proces zgjedhor të rregullt siç

4

Javore KOHA

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Ligji e përcakton. Kemi marrë edhe materialet zgjedhore dhe proces verbalet. Në këto zgjedhje votuesit do të votojnë në 30 vendvotime kurse të drejtë vote kanë 11.904 qytetarë”, shprehet Ujkaj. Ai shtoi se të gjitha fletëvotimet, emrat e bartësve të listave dhe të vendvotimeve janë përpiluar edhe në gjuhën shqipe. “Ne si komision po zhvillojmë edhe trajnime të këshillave zgjedhore me të cilët kemi mbajtur disa seanca. Kemi një fushatë shumë të qetë parazgjedhore, pa tensione dhe me një dimension civilizues”, përfundon Ujkaj. Sipas Komisionit Komunal të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 3 marsit, kandidaturën e tyre për garën zgjedhore e kanë zyrtarizuar pesë lista zgjedhore të pavarura dhe një

koalicion: Forumi Shqiptar (ASH – LDSH – UDSH), Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Socialiste Popullore, Demokratët, Partia Boshnjake, dhe Partia Socialdemokrate. Rikujtojmë se këto janë zgjedhjet e para për komunë të plotë të Tuzit, pasi deri më tani ishte nën mbikëqyrjen e Podgoricës si komunë urbane për t’u transformuar para një viti në Komunë në kuadër të kryeqytetit. Shndërrimi i statusit të kësaj komune nga Komunë në kuadër të kryeqytetit në një komunë të pavarur, ka qenë kërkesë konstante e të gjitha strukturave politike shqiptare që veprojnë në Mal të Zi. Kuvendi i Komunës së Tuzit do të përbëhet nga 32 këshilltarë. t. u.


NGJARJE JAVORE

Sekretarja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, u takua me krerët shtetërorë të Malit të Zi

Për intensifikim të bashkëpunimit rajonal Podgoricë – Sekretarja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, ka qëndruar të enjten dhe të premten në vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku është pritur nga krerët më të lartë shtetërorë. Në takim me kryetarin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, bashkëbiseduesit u pajtuan se është e nevojshme të intensifikojnë bashkëpunimin rajonal, veçanërisht në kontekstin e marrëdhënieve të ndërlikuara globale, me ndërgjegjësimin e plotë për përgjegjësinë e përbashkët për të ardhmen e rajonit dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura. Duke përgëzuar sekretaren e re të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, kryetari Gjukanoviq vuri në dukje se ashtu si më parë

Mali i Zi do të jetë një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm i Këshillit dhe do t’i mbështesë të gjitha aktivitetet me interes të përbashkët. Ai ka rikujtuar arritjet e politikës së jashtme të Malit të Zi, pranimin në NATO, për rrugën dinamike drejt anëtarësimit në BE dhe për angazhimin e vazhdueshëm në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. “Është tejet e rëndësishme të tregojmë pjekuri në udhëheqjen e politikës së fqinjësisë së mirë dhe angazhim të plotë ndaj bashkëpunimit në mënyrë që të vlerësojmë më mirë të gjitha burimet tona”, ka thënë Gjukanoviq. Në këtë kuadër, ai ka potencuar se “Mali i Zi është maksimalisht i përqendruar në zbatimin e dokumenteve

strategjike të Këshillit dhe në Planin e Veprimit për Bashkëpunim Rajonal dhe mbështet projektet aktuale në fushën e përmirësimit të gjendjes së popullatës rome, mbrojtjes sociale dhe turizmit.” Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit, Majlinda Bregu, përshëndeti pozicionin udhëheqës të Malit të Zi në procesin e integrimit në BE, duke deklaruar se Këshilli vëzhgon nga afër procesin. “Periudha e ardhshme duhet të përdoret për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe për të dinamizuar zhvillimin ekonomik të rajonit”, ka thënë ajo. Bregu është pritur edhe nga kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, me të cilin kanë vlerësuar se bashkëpunimi i suksesshëm rajonal është parakusht për integrime më të gjera, dhe kanë nënvizuar domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit parlamentar, duke pasur parasysh se pushtetet legjislative e kanë fjalën përfundimtare në vendimmarrje. Edhe në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, prof. dr. Srgjan Darmanoviq, është vlerësuar se është me rëndësi të punohet në vazhdimësi për afirmimin e bashkëpunimit rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve, duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin dhe përparimin e gjithëmbarshëm të Ballkanit Perëndimor. Ish-deputetja e Partisë Demokratike dhe ish-ministrja e Integrimit në Qeverinë e Shqipërisë, Majlinda Bregu, pas largimit të saj nga forumet partiake, në prill të vitit të kaluar është zgjedhur nga 13 ministrat e jashtëm të procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore në postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. (Kohapress) E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi politik

Malësia voton për identitetin e vet Qytetarët e Malësisë me të drejtë vote kanë mundësi që më 3 mars në zgjedhjet lokale të vendosin për veten e tyre për të udhëhequr komunën e Tuzit. Subjektet politike shqiptare kësaj radhe u bashkuan në koalicionin FORUMI SHQIPTAR, duke shprehur unitet me një qëllim, sepse ata do të mbrojnë më mirë se askush tjetër identitetin kombëtar, gjuhësor e kulturor të kësaj krahine e cila mban titullin NDERI I KOMBIT, si rrallëkush në hapësirën etnogjeografike shqiptare

6

Javore KOHA

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Dr.Nail Draga

Duke pasur parasysh momentin historik si dhe përvojën e pavolitshme në të kaluarën, subjektet nacionale të shqiptarëve në Malësi arritën një kompromis duke formuar listën e përbashkët zgjedhore me emrin Forumi Shqiptar (ASH-LDSH-UDSH). Një veprim i tillë u mbështet nga të gjithë shqiptarët si në vend ashtu dhe në diasporë, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një fillim të unifikimit të shqiptarëve në Mal të Zi, për të realizuar në praktikë të drejtat e mohuara qytetare dhe nacionale nga ana e pushtetit edhe në pluralizëm.

Malësia e malësorëve

Përfundimisht, pas kërkesave të vazhdueshme nga subjektet nacionale shqiptare nga miratimi i pluralizmit në Mal të Zi, edhe qytetarët e Malësisë realizuan në praktikë një të drejtë elementare, të mohuar dekada me radhë e kjo është komuna e pavarur e Tuzit për tërë territorin e Malësisë e cila si e tillë funksionon nga shtatori i vitit të kaluar. Por, legalizimi dhe legjimiteti i plotë i saj do të jetë në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen të dielën me datën 3 mars. Kujtojmë me këtë rast se në vitin 1957 është suprimuar komuna e Tuzit, me vendim politik të pushtetit qendror, ku nga ajo kohë qytetarët e Malësisë kanë votuar për pushtet lokal të Podgoricës, ku bënte pjesë edhe Malësia, ndërsa nga viti 2006 si komunë urbane apo më pas si komunë në kuadër të kryeqytetit. Ndërsa tani situata është ndryshe, sepse votohet për herë të parë për të qeverisur vetë Malësinë, e jo të drejtohet nga Podgorica siç ishte deri më tash. Pra, kësaj here sintagma Malësia e malësorëve ka mundësi të bëhet realitet, me kusht që Forumi shqiptar të dalë fitues i zgjedhjeve. Por, pjesëmarrja në zgjedhje edhe e pesë listave të tjera krijon mundësi për kombinime të ndryshme. Duhet cekur se të drejtë vote kanë 11,941 qytetarë, që do të zgjedhin 32 këshilltarë, sa do të ketë pushteti i ri lokal i Tuzit. Ditë më parë

opinioni u informua se në lidhje me këto zgjedhje është realizuar një anketë me qytetarët e Malësisë, nga del se nga sondazhi i publikuar, Forumin shqiptar e shpallë fitues të zgjedhjeve, por në pamundësi që vet të formojë pushtetin lokal. Megjithatë duhet pritur votimin përkatësisht shpalljen e rezultateve për subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet e së dielës.

Diaspora mbështet Forumin Shqiptar

Duke marrë parasysh faktin se për të parën herë votohet për komunën e pavarur të Tuzit për tërë territorin e Malësisë, vërehet një mobilizim i shtuar i subjekteve pjesëmarrëse për pushtetin lokal. Madje kësaj here kemi një interesim të shtuar edhe nga diaspora shqiptare e Malësisë e cila gjendet kryesisht në SHBA, por edhe në vende të tjera. Bëhet më dije se një numër i konsiderueshëm i tyre që ende janë pjesë e regjistrit zgjedhor, kanë marrë biletat për vendlindje, dhe atë ditë do të jenë pjesë e procesit zgjedhor. Nuk ka ndonjë të dhënë të saktë sa mund të jetë numri i tyre që do të marrin pjesë, por pa dyshim se ata do të sigurojnë një mandat të këshilltarit për Forumin shqiptar, që mund të jetë vendimtar për të siguruar shumicën parlamentare në pushtetin lokal. Një veprim i tillë i diasporës është për t’u përshëndetur, sepse ata deri më tash kanë ndihmuar vendlindjen me shuma të konsiderueshme financiare, si askush nga shqiptarët në Mal të Zi. Andaj, kësaj here kanë një mision tjetër, përveç se të marrin pjesë në zgjedhje, e po ashtu të ndikojnë pozitivisht edhe të familjarët, apo të afërmit e tyre që kësaj here pa hezitim të votojnë për Forumin shqiptar. Pa mohuar të drejtën qytetare se çdokush është i lirë për të votuar sipas dëshirës dhe bindjes së vet, kësaj here kemi një moment të veçantë, sepse votohet për pushtetin lokal të komunës së pavarur e jo siç

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ishte deri më tash si komunë urbane apo komunë në kuadër të kryeqytetit.

Nga zhgënjimi në fitore

Të mbështetet lista e vetme shqiptare e koalicionit Forumi Shqiptar, jo vetëm se është një veprim i qëlluar politik por edhe kombëtar, duke udhëhequr shqip me pushtetin lokal në Tuz. Në të kundërtën, nëse nuk mbështetet lista shqiptare, komunën do ta udhëheqin partitë malazeze që paraqiten gjoja si qytetare, apo individët të cilët nuk janë vendas por janë të ardhur në Malësi. Një veprim i tillë do të ishte fatal dhe në favor të ndryshimit mekanik të strukturës etnike të popullsisë, përkatësisht në “plavizimin” e Malësisë, që është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare. Andaj të dielën më 3 mars votuesit shqiptarë nëse e duan sinqerisht Malësinë duhet të reflektojnë si asnjëherë deri më tash duke lënë anash interesat personale e partiake, sepse kësaj here kanë vetëm një mundësi për të votuar shqip, për të mbrojtur identitetin, gjuhën dhe kulturën kombëtare, e kjo është lista e përbashkët e koalicionit Forumi Shqiptar. Dhe në fund dua të ceki se autori i këtij shkrimi ishte i pranishëm në Tuz në mbylljen e fushatës për zgjedhjet lokale në Podgoricë(11.6.2000), ku bartës i listës shqiptare ishte intelektuali dhe mjeku i nderuar dr.L.Gjokaj. Me këtë rast u organizua një miting i rrallë përmbyllës i paparë deri atëherë në Tuz-Malësi(8.6.2000), për nga numri i pjesëmarrësve dhe flamujve kombëtarë shqiptarë, por rezultati ishte zhgënjyes, sepse malësorët votuan më tepër partinë malazeze, e jo doktorin e tyre të nderuar. Kësaj herë urojmë të jetë e kundërta, sepse për të mençurit pësimi duhet të jetë mësim, ku fitorja në këto zgjedhje lokale duhet të jetë fillimi i një ndryshimi pozitiv për shqiptarët dhe të tjerët në Malësi sipas standardeve europiane. E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Mbi disa fenomene të pluralizmit politik te shqiptarët në Malin e Zi

Sindroma dhe dogmatizmi i bashkëqeverisjes me partinë-shtet Shqiptarëve në Mal të Zi u nevojitet më shumë se kurrë, pa humbur kohë, një bashkim më i madh i mendjeve dhe veprimeve politike, i intelektualëve të fushave të ndryshme, pa marrë parasysh përkatësitë politike, rreth një Platforme të përbashkët politike si paraardhëse e një platforme politike për bashkëveprim të partive shqiptare në të gjitha sferat e interesit kombëtar

Hajrullah Hajdari

Jemi në vitin e fundit të dhjetëvjetshit të tretë të pluralizmit apo demokracisë në Mal të Zi. Shqiptarët, përveçse nuk i realizuan, së paku në nivelin e pretenduar, aspiratat e tyre të fillim- viteve të demokracisë në aspektin e komunitetit etnik autokton, realizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, prosperitetit arsimor, kulturor apo social-ekonomik, nuk arritën të krijonin as të prodhonin një mendim apo veprim të mirëfilltë intelektual në mënyrë që politikat e tyre të shkojnë në burimin tonë e jo në hambarët e hatërmbetësve shekullorë të shqiptarëve. Me gjasë, mungon elita politike apo ajo është e zënë rob”?! Në anën tjetër, sindroma e zgjatimit në politikë nuk është fenomen i panjohur, por kur ajo tejzgjatet me tendencë të shndërrohet në doktrinë, ka rrezik që

8

Javore KOHA

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

të bëhet pengesë për zhvillimin normal të ideve dhe të platformave autentike e origjinale, edhe nëse ekzistojnë. Është fakt se në fillim të jetës politike pluraliste shqiptarët në Mal të Zi reaguan pasi mendonin se një politikan, qoftë ai edhe lider i kohës, nuk duhet të mbajë shumë funksione në gjirin e vet, por nga ajo kohë, çuditërisht, kjo sindromë jo që luftohet por kultivohet e zhvillohet në ato përmasa saqë, nëse jo përgjithësisht, atëherë shpeshherë bllokon kapitalizimin e veprimit politik. Kjo është e padrejtë, gjithsesi! Për të arsyetuar ekzistencën e sindromës së tejzgjatjeve të të qenurit në politikë apo edhe të mungesës së elitës së mirëfilltë politike nuk do të ishte e vështirë, por ky nuk është qëllimi. Në të vërtetë, qëllimi është që të provojmë se fenomeni i përmendur vërtet, qoftë edhe i vetmuar, deri më tani, nuk ka ndikuar pozitivisht në kapitalizimin e vlerave tona kombëtare, por kur ky bashkëngjitet a bashkërenditet me fenomenin apo sindromën tjetër, lexo si të duash, të qenurit në pushtet, me çdo kusht, me partinë-shtet, atëherë vërtet vlerat e veprimit politik të partive

politike shqiptare bëhen gjithnjë e më të zbehta. Mund të thuhet se deri në vitin 2006, partitë politike shqiptare, edhe pse jo gjithmonë unike në mendime e qëndrime, së paku në nivelin lokal të bërjes së pushtetit bashkëvepruan e bashkërenditen veprimet politike dhe kërkesat e tyre të spektrit politiko-ekonomik. Pas kësaj, rregullat e lojës ndryshuan në favor të interesave individuale të lidershipit partiak, por jo vetëm atij, duke mos e përfillur votuesin e vet, i cili ia mundësoi të jetë e të mbetet në pozitën politike lakmuese. Përkundrazi, hyri në modë transformimi i votës shqiptare dhe transportimi te partia-shtet, në shumicën e rasteve pa vullnetin e tij. Edhe sot e kësaj dite do të arsyetoja ndoshta, së paku nëse veprimi e arsyeton qëllimin. Por kjo nuk po ndodh, gjendja e mjerueshme ekonomike po vazhdon. Askush për qejf nuk i lëshon trojet e tij, nuk e lë familjen, prindërit e moshuar. Jo, kjo nuk ndodh kurrë në asnjë vend të rruzullit tokësor. Për qejf njeriu bëhet turist dy-tre muaj, por nuk i braktisë të gjitha që i përmendëm, pastaj ku i mbetën ëndrrat, kujtimet,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

koha e shpenzuar e sakrifica në universitete, nuk braktisen kot të gjitha këto sepse kështu ata braktisin veten. Vetëm nevoja e madhe dhe shpresa e humbur e detyron rininë tonë, dhe jo vetëm ata, të marrin rrugën e mërgimit, e cila po bëhet kancerogjene për popullin shqiptar. Sepse këtu nuk ka shpresë, ajo është vrarë. Dogmatizmi i teknologjisë së bashkëqeverisjes me partinë-shtet ka nxjerrë nga përdorimi energji të shumta krijuese në arsim, kulturë e ekonomi. Ata po grumbullohen atje larg, në diasporë, por sa mund të jenë ata në shërbimin tonë, sa mund të na ndihmojnë e sa ne i përdorim kapacitetet e tyre?! Çfarë lidershipi shqiptar e shtetëror u ofrojnë atyre?! Veprimet e papjekura të partive shqiptare në Mal të Zi, si pasojë e bashkëqeverisjes me pushtetin qendror, ndasia brendashqiptare ndërmjet partive politike, ka çoroditur pa masë e pa kritere edhe politikën e punësimit, gjithsesi e huazuar nga qeverisja e partisë-shtet, duke mos përfillur cilësinë dhe asnjë kriter tjetër, e kështu duke e injoruar inteligjencën ia arrijnë qëllimit të tyre, mbetjes në pushtet me çdo kusht. Punësimi në këtë mënyrë shndërrohet në “makineri” votuese e nga ana tjetër shndërrohet në kancerin e shoqërisë sonë që barazohet me boshatisjen e trojeve shqiptare. Nuk dua të besoi se ky është qëllimi! Sido-

qoftë, këto dy opsione, të shndërruara tashmë në fenomen, dhe si rrjedhojë politikëbërja shqiptare, me ose pa vetëdije, u bë peng i ambicies së pashpjeguar për zgjatje në politikë së bashku me partnerin e koalicionit shtetëror, pa llogaritur pasojat e votuesit të tyre, kombit të tyre. S’ka dyshim se e gjithë kjo është si pasojë e mospasjes së një Platforme të përbashkët kombëtare ose së paku një Platforme të veprimit politik të partive shqiptare në Mal të Zi. Kanë mbetur edhe pak ditë kur votuesit shqiptarë në Malësi, me plot përgjegjësi e ndërgjegje, do t’u drejtohen kutive të votimit. Është e vërtetë se partitë politike shqiptare në Malësi kanë reflektuar drejt, duke u bashkuar në një koalicion të përbashkët me qëllim të krijimit të pushtetit të parë shqiptar në komunën e Tuzit. Reflektim historik, por edhe përgjegjësi. Nuk është hera e parë që partitë shqiptare në Mal të Zi dalin në zgjedhje të bashkuar. Në Ulqin, në vitin 2002, partitë shqiptare në zgjedhje dolën në koalicion me moton “Shqiptarët bashkë, sot e mot”. Por a e dini se ç ‘ndodhi? Fituam, por morëm vota më pak se asnjëherë, prandaj kujdes votues të Malësisë. Kundërshtarët politikë veprojnë në terren. Dhe diçka tjetër duhet t’a dini. Duhet të dini se në Ulqin pas këtyre zgjedhjeve, asnjëherë më, në mandat të plotë, nuk kanë qeverisur partitë politike shqiptare. Kështu,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

bashkëqeverisja me partinë-shtet u bë sindromë dhe dogmatizëm, deri tani i pashëruar. “Malësia na bashkon” është moto që jep shpresë dhe rikujton ndërgjegjen dhe krenarinë e burrave të Malësisë që aq shumë i kanë dhënë kombit shqiptar. Së paku, në nderim të tyre malësorët duhet të votojnë shqip. Vota juaj e hedhur në kutinë e koalicionit “Malësia na bashkon” do të jetë kuptimplotë vetëm nëse vërtet ata që do marrin mandatin tuaj për të qeverisur komunën e Tuzit shqip, me përgjegjësi do ta mbajnë premtimin dhe detyrimin edhe për të qenë në koalicion paszgjedhor, pa marrë parasysh sindromën e përmendur e dogmatizmin e krijuar, pa marrë parasysh premtimet dhe kërcënimet nga cilado anë qoftë. Edhe votuesit shqiptarë në Ulqin votuan shqip, por megjithatë vullneti i tyre u tjetërsua. Prandaj, kujdes votues i nderuar i Malësisë. Është koha që përfituesit nga vota juaj të vendosen para përgjegjësisë morale dhe politike, është koha që të lidhni një konventë mirëbesimi me këshilltarët e dalë nga zgjedhjet e 3 marsit për mostjetërsimin e vullnetit tuaj, në të kundërtën pasojat vazhdojnë. Veprimet e partive politike shqiptare në mënyrë të përshkruar nuk lënë shumë hapësirë për opozitarizëm, pasi, si duket, ajo duhet mbushur me ide të qarta të një zgjimi kombëtar dhe një kundërvënie të veprimeve të tilla për të mos lejuar shndërrimin në një doktrinë që mund të jetë e kobshme për zhvillimet e mëtejshme demokratike. Nëse pasojat negative do të lokalizoheshin vetëm në sferat e mendësisë politike, dëmi i krijuar do të ishte sigurisht më i vogël, me mundësi korrigjimi, por nëse kjo merr vrull edhe më të madh mund të shtrihet në gjithë popullsinë shqiptare e të shndërrohet në mikrob të pashëruar. Kjo do të çonte te ndarja edhe më e madhe ndërmjet shqiptarëve, jo pse ata e duan këtë, por lakmia dhe interesi i detyron. Shqiptarëve në Mal të Zi u nevojitet më shumë se kurrë, pa humbur kohë, një bashkim më i madh i mendjeve dhe veprimeve politike, i intelektualëve të fushave të ndryshme, pa marrë parasysh përkatësitë politike, rreth një Platforme të përbashkët politike si paraardhëse e një platforme politike për bashkëveprim të partive shqiptare në të gjitha sferat e interesit kombëtar. E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Zgjedhjet vendore në Komunën e Tuzit

Për Malësinë që duam Qani Osmani

Duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve lokale për komunën e Tuzit, propaganda politike mundohet për të identifikuar paraprakisht fituesit dhe humbësit. Paraprakisht, bëhen analiza të sipërfaqshme, të njëanshme, apo dhe tendencioze në funksion të retorikës për të fituar sa më shumë pikë në elektorat. Megjithatë, për këtë pjesë le të merren ata të cilët janë më në brendi të kombinatorikave politike. Çështja që parashtrohet ka të bëjë me diçka tjetër, por që lidhet ngushtësisht me proceset zgjedhore. E kam fjalën për zgjedhjet e lira e të ndershme në kuptimin që vota duhet të jetë e shenjtë e pamanipulueshme dhe elektorati të japë verdiktin e tij sipas bindjeve dhe jo sipas logjikës së forcës dhe presionit, apo sipas metodave manipulative, siç mund të jetë një punësim, një rrugë e shtruar me asfalt, apo pa dashur ta banalizoj për një thes miell ashtu siç bënë partia politike (PDS) me dekada nëpërmjet makinerisë së fuqishme me të gjitha strukturat e pushtetit, nëpërmjet kandidatëve të vet, pa vetëdije kombëtare, që kanë barkun plot por kokat bosh, të mbu-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Votuesit shqiptarë të komunës së Tuzit duhet ta kenë të qartë se duke votuar PDSnë dhe disa parti të tjera të ashtuquajtura qytetare që janë në pushtet, heqin dorë vullnetarisht nga Malësia, nga të drejtat kombëtare dhe nga identiteti i tyre kombëtar

luar me parullën e konceptit qytetar, për ta sunduar popullatën shqiptare në Mal të Zi. Në komunën e Tuzit me shumicë shqiptare më 3 mars beteja politike do të zhvillohet mes shqiptarëve me vetëdije kombëtare, me vullnet dhe përkushtim për ndryshime e reforma dhe shqiptarëve të etshëm vetëm për pushtet, që dëshirojnë ta mbajnë këtë popull edhe më tej të nëpërkëmbur dhe të nënshtruar, pa liri dhe të drejta, si pakicë kombëtare të nënshtruar dhe të diskriminuar. Qytetarët shqiptarë me vetëdije kombëtare, si asnjëherë më parë duhet ta thonë fjalën e tyre në mënyrë të guximshme e plebishitare, duke mbështetur dhe votuar koalicionin shqiptar “Malësia na bashkon” duke treguar fuqishëm se janë për ndryshime e reforma, për më shumë liri dhe të drejta. Dhe si të tillë t’u tregojnë kundërshtarëve politikë se populli që di t’i rezistojë makinerisë së fuqishme propagandistike, shantazheve, kushtëzimeve dhe kërcënimeve të këtij pushteti me të gjitha strukturat e tij, meriton një të ardhme më të lumtur! Vota nuk është mall këmbimi, as monedhë kusuritjeje. Ajo është përgjegjësi dhe çelës i dyerve për ndryshime. Fakti që partia politike që ushtroi pushtetin qendror për tri dekada në këtë shtet ndërtoi piramida dhe metropole në shumë vende të Malit të Zi, dhe anashkaloi vend-

banimet shqiptare, duke i lënë të shkretuara, duke shkatërruar gjithçka me vlerë, duke detyruar rininë shqiptare të braktisë vendlindjen e tyre, nuk meriton mbështetje, nuk ka të drejtë politike e aq më pak morale të kërkojë votën shqiptare. Kjo parti politike, duke qenë në pushtet, manipuloi me kërkesat e shqiptarëve në përgjithësi, e në këtë rast edhe me komunën e Tuzit. Të nderuar qytetarë shqiptarë të Malësisë, është fakt i pamohueshëm se partitë politike shqiptare në Mal të Zi në të kaluarën kanë pasur shumë mëkate dhe defekte të manifestuara. Dobësitë e tyre nuk mund të shihen të shkëputura nga dobësitë e elektoratit shqiptar, që i ka zgjedhur ata, as nga dobësitë e klasës intelektuale dhe e qytetarëve shqiptarë dhe kjo ka ndikuar në masë të madhe në mosrealizimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve, por nuk mund të zgjidhet kurrsesi nga partia PDS-i që për tri dekada ushtroi pushtetin shtetëror duke i konsideruar shqiptarët etnikë autoktonë si qytetarë të rendit të dytë. Votuesit shqiptarë të komunës së Tuzit duhet ta kenë të qartë se duke votuar PDS-në dhe disa parti të tjera të ashtuquajtura qytetare që janë në pushtet, heqin dorë vullnetarisht nga Malësia, nga të drejtat kombëtare dhe nga identiteti i tyre kombëtar. Ata vetë humbasin të drejtën morale të kërkojnë trajtim të barabartë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION dhe zhvillim të qytetit të tyre. Andaj edhe kërkesat e udhëheqësve të PDS-së për mbështetje nuk është asgjë tjetër përpos një thirrje dhe mbështetje që ta plaçkitin dhe ta përçajnë Malësinë. Fenomeni i deritanishëm negativ i derdhjes së votave shqiptare në partitë malazeze është një fenomen, i cili po të tolerohet e të neglizhohet do të ketë pasoja të rënda për të drejtat kombëtare dhe për statusin e popullit shqiptar në Mal të Zi. Vota shqiptare duhet inponuar nëpërmjet faktorit politik shqiptar, qeverisë dhe partive në pushtet se vetëm kështu do të ketë peshë në realizimin e kërkesave dhe aspiratave të popullit shqiptar. Avancimi i statusit kombëtar të popullit shqiptar në Mal të Zi do të sjellë përmasimin e statusit të tyre qytetar dhe jo e kundërta. Vota është e shqiptarëve dhe duhet të mbetet te partitë politike shqiptare. Sidoqoftë, më 3 mars gjithçka do të varet nga votuesit shqiptarë të malësisë. Dhe më shkurt, ata do të duhet që në këto zgjedhje historike lokale të përgjigjen se a janë pro vetvetes apo pro atyre që duan ta asgjësojnë dhe ta kolonizojnë Malësinë heroike. Andaj edhe duhet thënë shkurt e shqip: të votosh për partitë politike shqiptare nuk është vetëm përcaktim partiak, politik e kombëtar, por edhe legjitimim qytetar e civilizues. Pra, ky është përcaktim që të rreshton mes kundërshtarëve të mendësisë vasale të disa shqipfolësve si dhe kundër bindjes së drejtuesve të pushtetit (PDS-së) se kultura politike e shqiptarëve autoktonë të Malësisë nuk dallon shumë nga ajo e popujve endacakë, që do të thotë: “ gjithmonë t’i nënshtrohesh më të fortit, e të pushtetshmit!”, që kur gjatë historisë nuk ka qenë veti e këtij populli trim, fisnik e bujar. Qytetar të respektuar të Malësisë, para se hidhni ngjyrë në letër e të rrethoni opsionin tuaj të preferuar, kthehuni në histori dhe kujtoni të kaluarën, kujtoni dhe mendoni për të ardhmen, sepse vota është e shenjtë, nga ajo varet një ardhmëri, një ditë e re që ju do të vendosni a do të jetë me diell e ditë e frytshme apo ditë e kthyer në natë e mbuluar nga errësira e terri. Një votë do të ndikojë mbi jetën e fëmijëve tuaj,

mbi jetën tuaj. Andaj mendoni dhe veproni! Para se të votoni mendoni për gjaqet e derdhura, për të kaluarën që ka lënë gjurmë të cilat do të mbesin deri në pafundësi, gjurmë të cilat kur kujtohen të bëjnë të derdhësh lot. Vota nuk është një vend pune, nuk është një shumë e vogël parash e as: “Hajt se nuk prish punë vota ime, do t’ia jap kujt të jetë”, por është një grusht gjaku i derdhur me shekuj për të lindur dielli që deri sot rri i fshehur në këto treva për shqiptarët. Malësia ka nevojë për një Tuz më të fortë, të sigurt për ardhmërinë e saj. Për një pushtet që do ngre zërin lart për problemet që e shqetësojnë, zë i cili do të dëgjohet nga të gjithë ata që i shërbejnë këtij qyteti. Tuzjanët kanë nevojë jo për dyer të mbyllura dhe veshë të shurdhër por për me-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

naxhment të mirëfilltë dhe të sinkronizuar me nevojat e tyre. Malësia ka nevojë për një pushtet që mendon rreth të ardhmes me vizion dhe strategji të qartë. Prandaj, në prag të këtyre zgjedhjeve, elektorati shqiptar i Malësisë duhet ta kuptojë rëndësinë e votës së vet dhe të mos bie pre e manipulimeve të ndryshme, nuk ka monedha, kushtëzime dhe premtime të kota me të cilat mund të blihet dinjiteti dhe bindja e lirë e qytetarëve. Andaj me 3 mars mos lejoni që vota juaj të shkojë kot. Bashkohuni rreth koalicionit shqiptar “MALËSIA NA BASHKON”, votoni numrin 5, votoni opsionin e vërtetë që të gjithë së bashku të shpëtojmë Malësinë. (Autori është anëtar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi) E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Me rastin e vdekjes së albanologut Eric P. Hamp

Një humbje n

Eric P. Hamp ishte mes të gjithash indo-europianist, keltolog, sllavist i shquar. Ideja për studimet mbi prejardhjen e shqipes i lindi rreth viteve 1950 gjatë një vizite në Italinë jugore, ku ra në kontakt me arbëreshë, të cilët që prej shekullit XV pas vdekjes së prijësit të tyre, Gjergj Kastrioti -Skënderbeut, kishin emigruar në gadishullin italik, për të jetuar por edhe për të përhapur a mbajtur gjallë gjuhën dhe zakonet të pranishme sot

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Vdiq përfaqësuesi i fundit i një brezi të shquar albanologësh. Ai ishte 98 vjeç. Quhej Eric Pratt Hamp. Vdiq më 17 shkurt 2019. Shtypi shqip heshti, jo në shenjë nderimi por sepse ndoshta nuk kishte kohë të kujtohej. Shqiptarët sot kanë probleme krimin, korrupsionin e varfërinë, pasoja të politikave, këto i bëjnë të harrojnë kulturën, kulturologët e albanologët, veçanërisht ata të huaj. Eric P. Hamp ishte mes të gjithash indo-europianist, keltolog, sllavist i shquar. Ideja për studimet mbi prejardhjen e shqipes i lindi rreth viteve 1950 gjatë një vizite në Italinë jugore ku ra në kontakt me arbëreshë, të cilët

“ 12

që prej shekullit XV pas vdekjes së prijësit të tyre, Gjergj Kastrioti -Skenderbej, kishin emigruar në gadishullin italik, për të jetuar por edhe për të përhapur a mbajtur gjallë gjuhën dhe zakonet të pranishme sot. Pastaj Hamp shkoi në Greqi për të njohur nga afër edhe arbëreshët (arvanitas) dhe dialektin e tyre. Ndryshe nga linguistët e tjerë, veçanërisht ata evropianë, të cilët punojnë tërësisht në bazë të materialeve të shkruara, Hamp kreu punë të gjerë kërkimore, mbështetur në kontakte të drejtpërdrejta me gjuhët dhe dialektet indo-evropiane si shqipja, arbërishtja dhe arvanitika; breton; welsh; irlandisht; skoceze dhe gaelike. Hamp lindi në Londër më 1920. Ishte fëmijë 5 vjeç kur së bashku me familjen emigroi në SHBA ku u vendosën përfundimisht në Çikago të shtetit Illinois.

Ndryshe nga linguistët e tjerë, veçanërisht ata evropianë, të cilët punojnë tërësisht në bazë të materialeve të shkruara, Hamp kreu punë të gjerë kërkimore mbështetur në kontakte të drejtpërdrejta me gjuhët dhe dialektet indo-evropiane si shqipja, arbërishtja dhe arvanitika; breton; welsh; irlandisht; skoceze dhe gaelike

Javore KOHA

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Hamp studioi në Kolegjin Amherst ku u diplomua në vitin 1942. Ai shërbeu në Ushtrinë Amerikane dhe pasi u lirua në vitin 1947 rifilloi studimet, duke marrë masterin (1948 ) dhe doktoraturën (1954) nga Universiteti i Harvardit. Hamp ka shkruar me qindra në mos mijëra artikuj, studime dhe kritika, duke trajtuar thuajse çdo aspekt të rëndësishëm të linguistikës historike. Në studimin “The Position of Albanian”, paraqitur më 1963 në konferencën mbi dialektet e lashta të gjuhëve indo-evropiane, mbajtur në Los Anxheles, Eric Hamp arrin në përfundimin se gjuha shqipe nuk tregon ndonjë afrim të dukshëm me ndonjë gjuhë indo-evropiane, por është thjesht e mbijetuara e vetme e nëngrupit të vet brenda familjes indo-evropiane; dhe se gjuhët e lashta, si Dako-Mezishtja ashtu edhe ilirishtja janë konsideruar paraprakisht si paraardhëset më të afërta e saj. Hamp njihet edhe për kontributin në fushën e etimologjisë shqipe: “Mbështetur në demonstrimin e paraqitur nga Mares se velii dhe velikyi janë njësoj të vjetër dhe ndryshe të përcaktuar nga *-ko-, duket semantikisht pa kuptim, njësoj si elementi që kam identifikuar në rrënjën e fjalës jabl”ko. Kështu, *-ko- me një

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

në heshtje ndryshim *-Hko- është baraz me indo-evropianishten *-H{o}k{^w} o, me kuptimin ‘shfaqet’, dhe ky ekuacion shpjegon prapashtesën e mbiemrave të përmasave të tilla si “vysòk”, “shiròk”. Një etimologji e re e ‘plakut’, me një tjetër -ko-, merret si e qenë.”

ose “Disa emra trakë supozohet të jenë shpjeguar me ndihmën e shqipes. Nga këto, vetëm dakishtja Maluensis (: mal) shpjegohet mirë në këtë mënyrë; Decebalus (: ballë) dhe Burebista (burre + bisht) janë me siguri të gabuara.”

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Libri “Albanian and Its Dialects” është vepra e tij më e shënuar rreth shqipes. Në vitin 2012, Eric Hamp u nderua nga Shqipëria me një pullë postare me portretin e tij, krahas dy albanologëve të tjerë të shquar, Jokl e Pedersen.

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Magnoliet do t’i japin një bukuri tjetër Ulqinit Përballë kësaj situate shqetësuese (alarmante), e cila dukshëm zbehu bukurinë dhe hijeshinë e mëparshme të qytetit turistik të Ulqinit, përgjegjësit e mjedisit në Ulqin vendosën që në vend të pemës simbol të këtij qyteti- palmës të mbjellin një bimë tjetër zbukuruese – magnolien

Gjekë Gjonaj

14

Javore KOHA

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Qyteti i Ulqinit është vlerësuar si qytet i palmave që prej vitit 1960 kur në Plazhin e Vogël të Ulqinit u mbollën në mënyrë masive palma përgjatë shëti-

tores. Ato deri para një viti zbukuronin parqet, sheshet dhe bulevardet e këtij qyteti. Madje ato kanë shërbyer si dekor simbol edhe në oborret

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e shumë shtëpive private. Por, një dëmtues i palmave i njohur ndryshe si “ Buburreci i kuq“ ( Dosëza e kuqe) dhe në gjuhën shkencore “Rhynchophorus ferrugineus” e kushtëzoi nga dita në ditë ekzistencën e palmave përgjatë bulevardeve të qytetit. Ky lloj insekti, i cili sipas specialistëve të gjelbërimit ( mjedisit) u importua në Evropë rreth viteve 1992 dhe mendohet të ketë ardhur nga Jordania, Palestina, Azia orientale, Malajzia, Emiratet Arabe dhe Egjipti, u shfaq me shpejtësi të frikshme edhe në Ulqin, në vitin 2012. Ky virus, i cili “ bëri kërdinë” në palma u vëzhgua (monitorua) afro dy-tri vitesh. U bë dezinfektimi dhe spërkatja e palmave të infektuara. Megjithatë kjo sëmundje mori përmasa aq të mëdha sa shumë palma u thanë krejtësisht. Të ndodhur përballë këtij realiteti, ku palmat rrezikonin zhdukjen u ngrit shtabi për shpëtimin e palmave në qytet, në përbërje të të cilit, ishin specialistë të fushës. U bë prerja e palmave të dëmtuara. U bë spërkatja e trungut me lëng të posaçëm kundër “Buburrecit të kuq” me qëllim zhdukjen e tij dhe më pas u bë djegia e palmave që rezultonin të prekura,

me qëllim që krimbi dëmtues të mos kish mundësi të përhapej, ndërsa nisi edhe profilaksia me spërkatje të palmave të padëmtuara me qëllim mbrojtjen e tyre. Përballë kësaj situate shqetësuese (alarmante), e cila dukshëm zbehu bukurinë dhe hijeshinë e mëparshme të qytetit turistik të Ulqinit, përgjegjësit e mjedisit në Ulqin vendosën që në vend të pemës simbol të këtij qyteti- palmës të mbjellin një bimë tjetër zbukuruese – magnolien. Punonjësit e NP “ Veprimtaritë Komunale” para disa ditësh kanë filluar mbjelljen e drurëve dekorativë të llojit magnolia në shëtitoren në Ranë, në bulevardin përballë shkollës së mesme dhe në bulevardin përballë shtëpisë së shëndetit. Ky aksion do të vijojë më pas në Bulevardin “ Teuta” në drejtim të Plazhit të Madh dhe në hapësirat e tjera publike në Ulqin. Shumica e ulqinakëve me të cilët biseduam e kanë mirëpritur këtë investim të Ministrisë së Bujqësisë së Malit të Zi. Ata thonë se zëvendësimi i palmave të kalbura, të thara e të prera, me magnolie është gjë e mirë. Është një hap, veprim a punë që qytetarët dhe kalimtarët e rastit dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

mysafirët mund ta shohin, mund ta prekin dhe mund ta shijojnë. Me përfundimin e mbjelljeve të drurëve dekorativë siç është magnolia parqet, sheshet, bulevardet, shëtitoret dhe hapësirat e tjera të gjelbëruara nga pikëpamja estetike do të duket shumë herë më të hijshme (bukura) . Veç kësaj gërshetimi i magnolies me bimët zbukuruese ekzistuese dhe të tjerat që do të mbillen ditëve të ardhshme në hapësirat e gjelbëruara të këtij qytetit do të realizojnë edhe funksione të tjera. Së pari ato do t’i japin një bukuri tjetër Ulqinit. Së dyti do të maskojnë pamjen antiestetike të ndërtesave të palyera apo objekteve përreth mu në zemrën e qytetit. Së treti do të gjallërojnë shtëpitë dhe objektet rrethuese në kundërshtimin ( kontrast) me ngjyrat me sipërfaqet e ngurta dhe me ngjyrat e mërzitshme të objekteve banesore. Së katërti veç anës estetike bimët zbukuruese në këto pjesë të qytetit gjithsesi do të kryejnë edhe funksione biologjike. Dhe së fundmi do të shërbejnë për të shprehur emocione kënaqësie, relaksimi dhe ndonjë ndjenjë që fjala nuk është e aftë ta shprehë.

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Ulqini – vendi ku dora e Zotit ka bërë mrekulli

Dora e njeriut dhe politika po e shkatërrojnë Shumë vende të botës së zhvilluar, por edhe ato në zhvillim, turizmin e kanë të rregulluar. Aty dora e njeriut ka bërë ndryshime të thella, duke bërë që vendet e tilla të duken sa më bukur, vetëm e vetëm që të tërheqin sa më shumë vizitorë, me qëllim që përmes turizmit të forcohen ekonomikisht. Ndërsa në Ulqin, çdo gjë e bukur në natyrë që është krijuar nga Zoti, aty ku e ka prekur dora e njeriut (politika), po shkatërrohet!

Esat Mehmeti

Ulqini ka shumë vende të bukura natyrore, në të cilat Zoti ka bërë mrekulli, duke krijuar plazhe të bukura, që ndoshta njeriu i gjen rrallë në botë, por që dora e njeriut dhe politika po i shkatërrojnë! Ulqini nga aspekti hapësinor është një vend i vogël, por gjeografikisht është shumë heterogjen dhe tërheqës. Ulqini ka pozitë të volitshme gjeografike dhe disponon me resurse të rëndësishme natyrore, si me klimë, florë dhe faunë të përshtatshme dhe të shumëllojshme. Pozita gjeografike paraqet përparësinë natyrore të saj. Resurset natyrore që ende nuk janë mjaft të gjurmuara, paraqesin një potencial të lakmueshëm që me një qasje multidisiplinare mund të krijojë perspektiva të reja për zhvillim. Turizmi është resursi kryesor i këtij

16

Javore KOHA

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

vendi. Plazhet e Ulqinit me një bukuri të rrallë natyrore, me rërë të imët dhe të pastër, tërheqin vëmendjen e çdo vizitori. Këto, jo vetëm për shkak të bukurisë mahnitëse që kanë, por edhe për vetitë e tyre shëruese, që shpesh nga banorët e vendit dhe të huajt vlerësohen si “plazhi i dermanit”. Në mungesë të mbështetjes së zhvillimit të bujqësisë, në kuadër të strukturës së tokës së punueshme, arat dhe vreshtat kanë një tendencë zvogëlimi, kurse livadhet kanë një rritje të vazhdueshme, që dëshmon për shfrytëzimin ekstensiv të tokës, ndërsa në fondin pyjor dominojnë pyjet e ulëta. Njerëzit kanë nevojë që ta ndjejnë thellë në shpirt natyrën ashtu siç e ka krijuar Zoti, me disa ndryshime të thjeshta e të domosdoshme. Shpesh pyesim veten: a nuk dimë apo me qëllim nuk duam që ta drejtojmë këtë vend si duhet?! Shumë vende të botës së zhvilluar, por edhe ato në zhvillim, turizmin e kanë të rregulluar. Aty dora e njeriut ka bërë ndryshime të thella, duke bërë që vendet e tilla të duken sa më bukur, vetëm e vetëm të tërheqin

sa më shumë vizitorë, me qëllim që përmes turizmit të forcohen ekonomikisht. Ndërsa në Ulqin, çdo gjë e bukur në natyrë që është krijuar nga Zoti, aty ku e ka prekur dora e njeriut (politika), po shkatërrohet! E gjithë kjo vjen si pasojë e indiferentizmit të njerëzve me pushtet, që nuk kanë asgjë të përbashkët me turizmin dhe zhvillimin e vendit! Ky politizim i bukurive të natyrës në këtë vend, me siguri iu shkon përshtat vetëm atyre që nuk ia duan të mirën këtij vendi. Andaj, shteti duhet të shtrijë dorë dhe të bëjë ndryshime pozitive, për ta zhvilluar turizmin në këtë pjesë të bregdetit. Ulqini përmes zhvillimit të turizmit do të kishte sukses edhe në arenën ndërkombëtare duke promovuar vlerat e vërteta në shumë fusha të tjera të rëndësishme duke tërhequr investime ndërkombëtare dhe hapur rrugë zhvillimit. Shoqëria jonë sot është në një krizë të thellë morale, profesionale, ekonomike dhe politike. Pra, të gjitha të këqijat në këtë vend janë pasojë e politikës së dështuar. Andaj, këta operatorë të politikës sot, me këtë kurs politik, kanë dështuar tërësisht segmentin e zhvillimit ekonomik të ven-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

“ dit dhe të shoqërisë në përgjithësi. Klasa politike e mbushur me kuadro injorantë dhe të paaftë, gjithnjë mendon të sundojë e jo të qeverisin vendin ashtu siç duhet!

Politika - e dëmshme, e pamëshirshme dhe e papërgjegjshme

E vërtetë është se politika sot është aktiviteti më i madh që zhvillohet në shoqëri, pavarësisht se ajo nuk prodhon asgjë, por vetëm pretendon se zgjidh shumë gjë e gjithçka. Politika sot, jo vetëm që nuk po zgjidh probleme, por ajo gjithnjë krijon probleme të reja. Këtu politika është vetë shqetësimi, është problemi më i madh që ka sot individi dhe shoqëria në përgjithësi. Vetë fakti se shoqëria jonë është shumë e politizuar, e par-

Politika sot, jo vetëm që nuk po zgjidh probleme, por ajo gjithnjë krijon probleme të reja. Këtu politika është vetë shqetësimi, është problemi më i madh që ka sot individi dhe shoqëria në përgjithësi. Vetë fakti se shoqëria jonë është shumë e politizuar, e parceluar nëpër shumë parti politike dhe shoqata, që fatkeqësisht, pothuajse shumica e tyre janë të politizuara dhe të angazhuara si reparte politike

celuar nëpër shumë parti politike dhe shoqata, që fatkeqësisht, pothuajse shumica e tyre janë të politizuara dhe të angazhuara si reparte politike. Por, politika e cila me paturpësi manipulon me varfërinë dhe me papunësinë e të rinjve, duke dhënë premtime të rrejshme vetëm në kohën e fushatave zgjedhore sa për t’u marrë atyre votën dhe pastaj ata harrohen, braktisen, dhe askush më nuk kujtohet për ta; për bukën e tyre, për punësimin, shëndetin, arsimimin, strehimin etj. Të rinjtë kërkojnë hapësirë për promovimin e ideve. Andaj, në mungesë të gjithë këtyre, detyrohen të marrin rrugën e mundimshme dhe të pasigurt të emigrimit. Fakt tjetër është se politika shpeshherë spekulon dhe me retorikën patriotike për mashtrim sa për të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

larguar vëmendjen e opinionit kombëtar prej problemeve jetike. Këto mjaftojnë për të treguar se politika është problemi më i madh që ka shoqëria sot. Kur gjithçka varet nga politika dhe përderisa të gjitha gjërat keqfunksionojnë dhe kur përfitues janë politika dhe politikanët, si dhe ata pranë tyre, kjo tregon realitetin, se problemi më i madh për ne është politika me politikanët që e drejtojnë këtë vend. Si përfundim, situata politike dhe ekonomike në këtë vend është në gjendje dëshpëruese. Pushteti realisht qëndron në këmbë vetëm formalisht. Politika po tregohet e dëmshme, e pamëshirshme dhe me një papërgjegjshmëri totale. Pra, kjo është me pak fjalë politika që e drejton këtë vend. E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Javore KOHA

17


KULTURË

Bisedë me Jaho Kollarin

Valdanosi më ka b

Jaho Kollari kultivon një stil unik të të shkruarit dhe krijimtaria e tij letrare është e veçantë si për nga stili, pra, mënyra se si ai shprehet, ashtu edhe për nga metafora

Gazmend Çitaku

E diel, 2 prill 1961. Planetët gjenden nën shenjën e dashit. Derisa JFK është kryetar i SHBA-së, top-listat muzikore në javën e parë të prillit ishin nën shenjën e rekordeve të dëgjueshmërisë së Elvis Presleyt, në SHBA me këngën Surrender, kurse në MB me Wooden Heart. Ndërkaq në Ulqinin e largët, diku në brigjet e Adriatikut, dëgjohej e qara e parë e Jaho Kollarit. E qarë kjo që më vonë do shndërrohet në penë të fortë letrare. Kur Jahoja bëhet shtatë vjeç, familja e tij zhvendoset prej qytetit në Valdanos, vend ky larg Ulqinit diku 4-5 km. Ndoshta kjo lëvizje që në moshë të re ndikoi që Jahoja, kur të piqet, të dalë nga Ulqini dhe të marrë rrugët e kurbetit? Jeta në Valdanos ishte një aventurë e vërtetë dhe Jahoja kishte diçka që çdo kush sot do e ëndërronte: ai kishte një plazh të gjithë të vetin, ku tërë ditën e kalonte atje. Aty lahej, zhytej nën ujë, zinte peshk me grep dhe gjithë ditën e kalonte nën diellin përcëllues të verës. Pra, kishte një fëmijëri të qetë me plot lojëra që bëri që frymëzimi i shkrimeve të sotme të shterej mu nga kjo kohë, ku me plot të drejtë thotë: Valdanosi më ka bërë shkrimtar! Jaho Kollari kultivon një stil unik të të shkruarit dhe krijimtaria e tij letrare është e veçantë si për nga stili,

18

Javore KOHA

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

pra, mënyra se si ai shprehet, ashtu edhe për nga metafora. Në rininë e hershme thotë se ka lexuar pak! Nuk ka lexuar shumë, pra, që të ndikohej nga të tjerët, andaj edhe ndjekja e stilit të ndonjë shkrimtari tonë të madh, apo botëror, nuk qe dhe s´është moto e tij, ku thotë se kjo ia mundëson të qëndrojë me të dyja këmbët në tokë, pra, të jetë vetja e tij. Shumëkush në jetën e përditshme shpeshherë identifikon veten me personazhet letrar të Jahos, çfarë kjo, këtij të fundit, s´i paraqet ndonjë shqetësim të madh. Thotë se krijimtaria e tij ka gjasa të jetë eksperimentale, që do të thotë sikur tërë kohën të jesh në kërkim të identitetit tënd letrar. Gjatë bisedës tregon se nuk ka dëshirë të identifikohet me grupime të ndryshme, aq më pak t’i përkasë ndonjërit prej tyre. Poezitë e tij shumë lehtë mund të kthehen në prozë dhe anasjelltas, kështu që kjo veçori bën që një krijim i njëjtë të haset në të dy gjinitë letrare, pra, si në vargje ashtu edhe në rreshta. Kur Jahon e lavdëron për këtë veçanti, ai thotë kështu: jam njëri nga ata shkarravitës, të cilët bëjnë përpjekje që në shkrimet e veta bota e ndërlikuar deri në atë masë të thjeshtësohej sa, si e tillë, të dalë ende edhe më e pështjelluar nga ata që çdo imtësi matin me masën e frymëmarrjes së vet… Për të shkruar nuk ka ndonjë orar të caktuar dhe kjo krejt varet nga frymëzimi që i vjen. Temat që ai trajton janë rrjedhojë e ngjarjeve kryesisht të parëndomta të shkëputura nga klishetë e së përditshmes. Kështu vëllimi i tij i parë me poezi botohet në vitin 1988, në kuadër të Bibliotekës

Plejada të shtëpisë botuese Rilindja të Prishtinës, ku redaktor qe Ali Podrimja, para plot 31 vitesh. Pra, flasim për vëllimin poetik Shtëpia mes Ullinjve që njëherit paraqet edhe librin e tij të parë. Për Jahon libri më i dashur mbetej Lidhja me Suturë, i botuar para 20 vitesh e që edhe sot e gjithë ditën nuk ka pasur një përurim dinjitoz. Deri më sot ka botuar shtatë libra: Shtëpia mes Ullinjve (poezi, 1988), Terapia (prozë, 1997), Lidhja me Suturë (prozë, 1999), Plusquamperfekti (prozë, 2013), Poeti i Mijëvjeçarit të Tretë (poezi, 2014), Prokrastinacioni (poezi, 2015), 18+ (prozë, 2016), tani është në përfundim të një libri të ri me prozë, që do të botohet deri në fund të këtij viti (2019). Derisa bisedojmë lidhur me letërsinë që krijon, Jahoja me ne dëshiron të ndajë një anekdotë, që ka të bëjë me fillet e para të shkrimeve të tij. Ai thotë: shkrimet e mia të para lidhen me një kuriozitet që lëshoi shtat në kohën kur ende isha në shkollën fillore. Në klasën e gjashtë, arsimtari i gjuhës na i shpërndau disa libra nga të cilat, pasi t´i kemi lexuar, të përpilojmë nga një referat të shkurtër. Me sa më kujtohet më takoi libri me vjersha “Vallja e Milingonave”. Kishim vetëm një javë afat. Javë në të cilën as që e preka librin, arsyet as vetë s´i dija. Dita vendimtare erdhi. Atëbotë jetoja në Valdanos dhe atë rrugë (që zgjaste një orë) e shfrytëzova t´i shkruaj disa poezi për milingonat dhe të jap mendimit tim mbi to. Posa filloi ora e gjuhës, ia kthyem arsimtarit librat e huazuara. Për fatim tim të hidhur isha njëri prej atyre që më duhej të dilja para klasës për ta lexuar refer-


KULTURË

bërë shkrimtar

atin. Pasi që ia dija hujin arsimtarit të gjuhës, mjaft i ndruajtur dola para tyre. Por për fatin tim të mirë, ky i fundit e lavdëroi punimin tim, çfarë dha të kuptohej që nuk kishte dijeni të mjafta mbi librin në fjalë, apo fare s´e kishte lexuar atë!? Këto, pra, qenë poezitë e para të miat, sikundër edhe botimi i tyre. Sot, si krijues, edhe pse jeton e vepron në Gjermani, vendlindjen e vet, Ulqinin, nuk e harron kurrë. Thotë madje se kurbetçinjtë janë njerëz që kanë një lloj makine kohe, e cila ua mundëson që të jenë njëkohësisht në dy vende të ndryshme; jetojnë fizikisht në vendet ku janë, por shpirtërisht ndodhen në vendlindjet e veta. Familja ia mbështet krijimtarinë letrare deri në atë masë sa që nuk ia lexojnë të gjitha krijimet, kështu që krijohet një mundësi e shmangies së pyetjeve të panevojshme dhe

sqarimit të mendimeve të ndryshme! Kur jetonte në Valdanos të Ulqinit ndjente një lloj vetmie, që është po e njëjtë sikurse në ditët e sotme të gjendet në kurbet, çfarë do të thotë se inspirimi për krijime letrare nuk i mungon. Madje na shpjegon se si shkencëtarët dëshmojnë se vetmia sjell mërzi dhe vazhdon duke thënë se mërzia i jep tagjizëm kreativitetit. Nga biseda ndjejmë se i mungon vendlindja, veçmas Valdanosi, që njëherit është vend, të cilin çdo poet e ëndërron. Ai i cili ka jetuar në Valdanos, mes ullinjve dhe njeh gjuhën e nënës mund të mbindërtojë shpirtin në një shtatore mistike. Mosnjohja e misterit s’është veçse muza jote. Misteri i jep jetës kuptim.. - thotë Jahoja. Natyrisht, ardhja çdo verë në Ulqin e gëzon pamasë, mirëpo shumë trishtohet kur vjen koha që të mbledhë valixhet dhe të

kthehet në kurbet. Por, Jahoja e di se shumë shpejt përgjithmonë do t´i kthehej Ulqinit. Andaj edhe rinovon shtëpinë e vjetër, e bën gati me komoditet modern por pa ia cenuar atë vjetërsinë se, si thotë: kam lindur ku edhe babai im, andaj ëndrra ime e kahmotshme është që t’i kthehem përgjithmonë vendit tim, sepse vetëm në mejtimet e mia jam atje ku më është bjerrë zemra... Edhe pse pranon që si fëmijë kurrë nuk ka menduar se një ditë do të bëhet shkrimtar, ka një porosi për të gjithë ata që dëshirojnë të merren me shkrime: Pa vegla pune nuk ka zanat të mirëfilltë. Që të bëheni ustashkrimi duhej mprehur vegla e quajtur GJUHË! Shumica s´janë mbase në dijeni se shqiptarët e kanë atë privilegj: të jenë zotërues të njërës nga gjuhët më të moçme që njeh kjo botë! E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervistë E K S K L U Z IV E me kryetaren e Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “Teuta”, Ajetë Beqiraj

Po tejkalojmë kufijtë duke kontribuar edhe në njohjen e letërsisë së popujve fqinj Koha Javore: Ajetë, a mund të na tregoni se në çfarë viti është themeluar Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” dhe kush ishin promotorë për jetësimin e këtij projekti kulturor? A. Beqiraj: “TEUTA” është themeluar në shkurt të vitit 2013-të. Idenë e shtrova unë, e nxitur nga ky invazion veprash pa asnjë kriter si dhe lëvdata e dekorata që është bërë shprehi të ndahen për “shokë e miq” dhe jo për njerëz që prezantojnë vlerat e vërteta, ndërsa u përkrah fuqishëm nga të dy miqtë e mi: shkrimtari i mirënjohur nga Mali i Zi Mirash Martinoviq si dhe shkrimtarja dhe skenaristja e mirënjohur nga Shqipëria Natasha Lako, që të dy bashkëthemelues. Kjo ishte shtytje e madhe për mua që të hartoj edhe projektin e parë “Muzat e Alpeve” si dhe për formimin e Çmimit për Vepër Jetësore “TEUTA” si dhe projektin e turit 4 ditor “Shkrimtarët lobojnë për Kosovën” në Bukuresht. Koha Javore: Cili është misioni parësor i veprimtarisë së kësaj shoqate? A. Beqiraj: Qëllimi është shumëdimensional, meqë para së gjithash, ne jemi njerëz të vullnetit të mirë që duam artin, njerëzit dhe vendet tona. Ne kemi shembull karvanin paraprak të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, me dallimin se ne po tejkalojmë kufijtë duke kontribuar edhe në njohjen e letërsisë së popujve fqinj dhe këmbimit reciprok. Ndaj, duke ecur si

20

Javore KOHA

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

shkrimtarë nga treva të ndryshme të trekufirit Kosovë-Mal i Zi-Shqipëri të bashkuar rreth emrit të mbretëreshës sonë ilire, ne dëshmojmë lashtësinë në këto hapësira ilirike, kulturën tonë të pasur e cila iu mbijetoi shekujve si dhe promovojmë paqe dhe integrim brenda vetvetes, rajonit dhe Evropës. Me vizita nëpër vendet e trashëgimisë së komunave tona si dhe kumtesat për ngjarje historike dhe shkrimtarët që vinë nga ato vende, ne dëshmojmë veten pasues të tyre të denjë dhe shërbejmë si shembull për brezat që vinë. Ndërsa, me vlerësimin e korifenjve të letërsisë sonë me Çmimin për Vepër Jetësore “TEUTA”, ne nderojmë ata dhe vetveten. Pra, është një diplomaci kulturore dhe një mesazh për institucionet tona se sa shumë mund të bëjmë kur jemi të bashkuar dhe kur në rend të parë vihet interesi i përgjithshëm dhe jo ai individual. Kjo padyshim kërkon shumë vullnet, sakrificë e vetëmohim, por gjithsesi ia vlen! Koha Javore: Me themelimin e kësaj shoqate keni mbledhur njerëz eminent të shkencës dhe kulturës nga trekëndëshi gjeografik, Kosovë – Shqipëri – Mali i Zi. Sa keni arritur që përmes kësaj ure lidhëse kulturore t’i evitoni ato barriera të njohjes së ndërsjellë të popujve? A. Beqiraj: Besoj se “TEUTA” po ia del të realizojë misionin e vet,

pikërisht falë këtyre shkrimtarëve mendjehapur të cilët janë shembull i përafrimit, njohjes, pranimit, vlerësimit, shkëmbimit dhe i shtrirjes së urave drejt njëri-tjetrit dhe pothuaj po i paraprinë një politike shtetërore bashkëpunimi kulturor ndër- rajonal duke shtrirë ura paqeje e mirëkuptimi nëpërmjet fjalës së bukur të artit të shkruar dhe të kulturës në përgjithësi. Koha Javore: Cilat janë disa nga aktivitete kulturore që i konsideroni si më të rëndësishme, të realizuara gjatë këtyre viteve dhe ku janë zhvilluar ato? A. Beqiraj: Konsideroj se projekti, ndër më të suksesshmit jo vetëm të shoqatës sonë, është turi 4 ditor


INTERVISTË Çmimin “TEUTA” Nazmi Rrahmanit.

“Shkrimtarët lobojnë për Kosovën”, në Rumani-njëri ndër të 5-së shtete e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën-shtet (për keqardhje se si disa shoqata provuan ta përvetësojnë nëpërmjet miqve në media...). Ne, me anë të takimeve të ndryshme në nivelet më të larta bëmë një prezantim me shumë takt të çështjes së Kosovës si dhe të përpjekjeve tona të përgjakshme për liri dhe pavarësi si një embrion i lashtë në këtë truall, por i vonuar në hap... Një lobim i cili do duhej të vazhdonte edhe në shtetet e tjera, por i cili mbeti aty për shkak të buxhetit të limituar. Po kjo arsye na kufizoi vetëm në manifestimin trekufitar “Muzat e Alpeve”, i cili falë mbështetjes së përvitshme të ministrive tona, me theks të veçantë të asaj për Kulturë, Rini dhe Sport por edhe të komunave dhe bashkive të Kosovës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë, tashmë karvani i “muzave” është tradicional dhe për 6 vite ka ndaluar me aktivitete e veta : në Rugovë, Rozhajë, Pejë, Kotorr, Deçan, Plavë, Junik, Bajram Curr, Istog, Shkodër,Tuz, Gjakovë, Ulqin dhe Krujë. Koha Javore: Si i realizon aktivitetet vjetore shoqata juaj, përkatësisht manifestimi letrar “Muzat e Alpeve”? A. Beqiraj: Po, sfidë e parë dhe ndër më të vështirat është sigurimi i fondeve... Por, ne shtrojmë projektin dhe këmbejmë ide gjithnjë me besimin se do të gjejmë mbështetjen institucionale si dhe me këmbënguljen që ta realizojmë atë, pavarësisht sfidave. Pastaj, varësisht nga kush përfitojmë fondet, koordinohemi me ta dhe me shoqata e shkrimtarë të

komunave përkatëse. Kemi dhjetëra institucione të nivel të lartë shtetëror por edhe dhjetëra bashki e komuna të treshtetëshit të cilët duke vlerësuar punën tonë na kanë mbështetur pa ngurrim. Mirëpo, mbështetja është modeste për aktivitetin tonë të gjerë dhe si rrjedhojë, ftesat janë të pakta në numër ndërsa karvani ynë mbahet në vazhdimësi nga kontributi intelektual i miqve-shkrimtarë si dhe nga vullneti ynë i madh, pavarësisht asaj se çdo raport financiar në fundvit mbyllim me borxhe që i mbulojmë vet...Pra, po flasim për një aktivitet 3- ditor dhe 3- shtetëror dhe jo një mbrëmje poetike apo orë letrare të një komune. Koha Javore: Me kë keni bashkëpunuar gjatë këtyre viteve dhe sa jeni të kënaqur me mbarëvajtjen e bashkëpunimeve që keni pasur qoftë me krijues, qoftë me institucione të kulturës? A. Beqiraj: Me të gjitha institucionet, komunat apo shkrimtarët me të cilët kemi të bëjmë, përpiqemi të mbajmë një bashkëpunim korrekt. Mirëpo, dua të përmend bashkëorganizimin e frytshëm me drejtorinë e Kulturës në Pejë, në Istog, në Gjakovë, në Ulqin, në Bajram Curr dhe në Krujë, si dhe me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Tropojës, me artistët e Shkodrës, Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Art Klub” në Ulqin, me kryetar kolegun dhe mikun Ismet Kallaba, por me theks të veçantë, me Teatrin shqiptar në Amerikë me në krye ikonën e artit skenik shqiptar, Xhevat Limani, me të cilin vitin e kaluar shënuam “Vitin e Skenderbeut” në Kalanë e Krujës ku edhe ndamë

Koha Javore: Në kuadër të manifestimeve tuaja letrare, tashmë tradicionalisht ndani çmimin vjetor “Teuta” për krijues të spikatur. Ç’ mund të na tregoni rreth këtij çmimi dhe kush kanë qenë laureatët vjetor? A. Beqiraj: Vlerësimi i atyre që kanë lënë gjurmë në çfarëdo lëmi, është finsikëri dhe ne atë përpiqemi ta bëjmë me korifenjtë e letërsisë sonë, duke i dekoruar me Çmimin për Vepër Jetësore “TEUTA”. Pra, i vlerësojmë ata sa janë ende në jetë e jo t’u thurrim himne pas vdekjes, siç ndodh zakonisht. Këtu këshilli iniciativë nga treshtetëshi shkon me propozime dhe sigurisht, pasi që kemi menduar e konsultuar përgjatë vitit se cilit do duhej ta dekoronim këtë vit, marrim vendim. Pra, laureatë të denjë për kurorën e “TEUTËS” dhe deri më tani ja kemi dal të mbajmë këtë nivel, më shkrimtarët më eminentë të hapësirave tona, si: Jevrem Berkoviq, Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi, Moikom Zeqo dhe Nazmi Rrahmani. Sivjet, Çmimi “TEUTA”, do të kaloj nga Kosova në Mal të Zi prej nga do të kemi po ashtu njërin ndër emrat më të shquar të letërsisë. Koha Javore: Cilat janë planet më të afërta të shoqatës Tuaj? A. Beqiraj: Karvani i “Muzave të Alpeve “ edhe sivjet do të vazhdojë aktivitetet në tri komuna të treshtetëshit Kosovë-Mal i ZiShqipëri, për të promovuar si deri më tani vlerat e mirëfillta letrare si dhe trashëgiminë tonë kulturore. “Kurora e Teutës” do të kërkojë edhe më tej laureatët meritor të cilët kanë prezantuar dinjitetshëm letërsinë tonë në rajon e botë. Ndërsa, me mbështetjen e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës, së shpejti del nga shtypi edhe antologjia e parë e “TEUTËS”, e cila do të pasohet nga të tjera përgjatë viteve. Dyert e “TEUTËS”, mbesin të hapura për të gjithë ata shkrimtarë që kanë çfarë ofrojnë, sepse janë pasuri për ne dhe plotësim i misionit tonë në identifikimin, njohjen, vlerësimin, këmbimin dhe promovimin e letërsisë sonë të çmuar me të cilën radhitemi dinjitetshëm përkrah kombeve të tjera. Intervistoi: Toni Ujkaj E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Javore KOHA

21


INTERVISTË

Bisedë me talentin e këngës Lorik Selmani

Muzikën e kam trashëgim familjar

K.Javore: Lorik, e dimë që je një talent i ri në fushën e muzikës, por goxha i suksesshëm. Si fillove këtë zanat të bukur? L.Selmani: Së pari faleminderit shumë për intervistën. Është e vërtetë se jam i ri në këtë zanat, e me të cilin kam filluar të merrem më profesionalisht dy vite e gjysmë më përpara. Ia fillova si çdo fillestar të këndoj nëpër festa të shkollës e në gëzimet tona familjare, më pas u formua një rreth më i gjerë dhe kërkesat nuk ndalën.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

K.Javore: Së fundmi ke bërë disa këngë të lezetshme. Si u pritën këto nga publiku? L.Selmani: Përderisa jam një këngëtar në hapa të parë në këtë rrugëtim suksesi ishte i dukshëm, për të cilin jam shumë falënderues për të gjithë ata që më kanë përkrahur, sepse pa ata çdo gjë do të ishte e pamundur. K.Javore: Merr pjesë nëpër ahengje të ndryshme, sigurisht që plotëson dëshirat-kërkesat muzikore. Sa këngë në total

mund të përmbajë repertori yt, po ashtu çfarë zhanrit këndon në përgjithësi? L.Selmani: Po, është e vërtetë që marr pjesë në ahengje të ndryshme siç janë: dasmat dhe gëzimet e ndryshme familjare, e po ashtu këndoj edhe nëpër klube dhe lokale. Kam një repertor shumë të gjerë që varësisht prej kërkesave dhe llojit të ahengut ia dal të përshtatem me çdo situatë. Zhanret që në përgjithësi i këndoj janë këngë të lehta, balada dhe këngë popullore.


INTERVISTË

Lorik Selmani është një djalë i ri nga Prishtina. Ai që kur ishte fëmijë e adhuronte muzikën të cilën e kishte trashëgim nga familja. Që nga atëherë filloi me hapat e parë, por më profesionalisht Loriku filloi të merret me muzikën që nga viti 2016. Loriku këndon këngë të zhanreve të ndryshme, këndon nëpër dasma e gëzime të tjera. Ndër këngët e tij të fundit e që ishin më të suksesshmet janë: “Pa shpirt”, “Asaj” dhe “Vrasje” K.Javore: Shpeshherë dëgjojmë këngë të mënyrës tënde të të kënduarit apo këngë “cover”. Pse këtu shpeshherë dominojnë këngët e këngëtarit Sinan Vllasaliu? L.Selmani: Së pari shumë respekt për këngëtarin Sinan Vllasaliu, por jo çdo herë unë i zgjedh këngët që i bëj “cover”, pasi që shumicën i bëj në bazë të kërkesave të audiencës. K.Javore: Përveç me këngën,

me çfarë tjetër merret Loriku? L.Selmani: Sigurisht që nuk merrem vetëm me muzikën, pasi që kam përfunduar Fakultetin Ekonomik, drejtimi Menaxhment dhe Informatikë. Momentalisht jam duke punuar në një ndërmarrje në po të njëjtin drejtim. K.Javore: Me kë bashkëpunon për realizimin e një kënge, si: teksti, muzika, orkestrimi, videoklipi? L.Selmani: Për të gjithë ata që nuk

e dinë, unë nuk jam nën menaxhim të ndokujt dhe çdoherë mundohem që të punoj me bashkëpunëtorë të ndryshëm, për arsye që çdoherë të ketë frymë tjetër në këngët e mia. K.Javore: A ke bërë ndonjë duet akoma dhe sa të pëlqejnë duetet? L.Selmani: Pse jo, jam shumë pro bashkëpunimeve të qëlluara, përderisa dy vokale apo zhanre të njëjta ose të kundërta përshtaten me njëratjetrën. K.Javore: Çfarë mund të presim së shpejti nga ty? L.Selmani: Momentalisht jam duke punuar në tre projekte dhe njëri prej tyre do të jetë bashkëpunim me një këngëtar shumë të njohur të estradës, ku kënga shpresojmë që do të publikohet para sezonit të verës. Edhe një herë faleminderit shumë nga ju si staf i gazetës Koha Javore. Me respekt, Lorik Selmani. Bisedoi: Shtjefën Ujkaj

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Javore KOHA

23


KULTURË

Mbi librin “Bijtë e shqipes” të autorit Gjekë Gjonaj (2)

Kontribut i rëndësish në lëmin e historiog dhe publicistikës shq

Qazim Muja

(vijon nga numri i kaluar) Kapitullin e katërt “Miqtë e mi”, autori ia kushton miqve të tij, atyre njerëzve që përveç dashurisë njerëzore, dinë të dhurojnë vepra me vlerë, atyre miqve me të cilët rri jo vetëm për të pirë një kafe, por edhe për të shtruar me ta debatin e mirëfilltë intelektual. Miq të mirë dhe të shumtë si akademiku Gjovalin Shkurtaj, publicisti Prof. Dr. Hamit Boriçi, Dr. Ismail Doda, intelektuali Gjon Lulgjuraj, gjykatësja Lirije Buzuku, mjekja Zylfije Gjoni – Duraku, gazetari Gjekë Gjonlekaj, folësi dhe intelektuali Hasan Salaj, çifti Zagreda – Pala, Kolë Zagreda, Familja Jakaj, Mhill Gjuraj, artistja Lirie Milla – Korda.

24

Javore KOHA

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Në kapitullin e pestë “Në lumninë që meritojnë”, autori Gjonaj edhe njëherë na kujton njerëzit që na lanë

vepra të mëdha dhe që shkëlqyen me shëmbëlltyrën e tyre njerëzore, duke na bërë krenarë, por fatëkeqësisht,

Autori me nostalgjinë dhe dashurinë më të madhe ka dashur që t’i drejtojë sytë kah e kaluara, duke ia arritur të ravijëzojë me shumë sukses skica nga ato shtigje apo udhë nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar, duke krijuar për ne rrëfimin e tij me fuqinë e një dëshmie të denjë për ta, dhe të vërtetën se autori ka ruajtur thellë në vete ngrohtësinë e pacenuar për gjithë atë që e ka lidhur me botën e njerëzve emblemë, sigurisht i nxitur nga ambiciet e zjarrta krijuese pa harruar askënd të gostisë në kopshtin e mrekullueshëm të fjalës së shkruar


KULTURË

hëm grafisë qiptare krahas kësaj na lanë edhe dhembjen e lotët, sidomos ata, jeta e të cilëve u këput në mes. I kuptoj këto shkrime si një lutje të fundit përshpirtërore dhe një falënderim për ata që “Zoti i lumnuom” u dhuroi përjetësi, si akademik Shaban Demiraj, Dr. Tomë Berisha, Dr. Lukë Gjokaj, Dr. Arben Kurti, Fuad Nimani, Mirash Gojçaj, Preç Curanaj, pajtues gjaqesh, Dan Xhurreta, fotograf. Në kapitullin e gjashtë “Histori suksesi”, autori shkruan për ato figura, bijë dhe bija të shqipes që me veprën e tyre fluturuan lart e më lart, për të kapur majat dhe për të ndërtuar folenë e suksesit, për të nderuar veten dhe kombin e vet, për të afirmuar vlerat shkencore, artistike, kulturore, politike e njerëzore gjithandej nëpër botë. Bëhet fjalë këtu për piktorin Akademikun Gjelosh Gjokaj, asamblistin e Nju-Jorkut Mark Gjonaj, ikonën shqiptare të modës Emine Çunmulaj, pianisten Iliriana Gjoni, menaxherin e vitit Anton Markola, kandidatin për guvernator të Bankës së Shqipërisë Nick Markola, aktorin Pjetër Malota – Lulgjuraj, Gjonajt e Reçit... Në kapitullin e shtatë “Qasje/Opinione”, autori shpreh opinionet dhe ngrit shqetësimet e tij lidhur me disa dukuri shoqërore të kohës, për të bëmat dhe të pabërat që shqetësojnë dhe që nganjëherë vënë në pikëpyetje përgjegjësinë tonë intelektuale, poli-

Kjo krestomaci historiko-publicistike e autorit Gjekë Gjonaj meriton një lëvdatë të shumëfishtë, si për mjeshtërinë e jashtëzakonshme shkrimore, po ashtu edhe për kontributin e rëndësishëm në lëmin e historiografisë dhe publicistikës shqiptare, sepse me trajtimin jetëshkrimor të figurave të rëndësishme historike, atdhetare, kulturore, shkencore trajton njëkohësisht një pjesë të rëndësishme të rrjedhave historike, kulturore, shkencore e humane edhe në kontekstin e asaj pjese të kombit në gjirin e të cilit lindën dhe u rritën personazhet e trajtuara nga ky autor, duke vërtetuar bindshëm atë moton e tij “Nënat i bëjnë burrat, burrat i bëjnë veprat!”

tike e njerëzore duke shtruar pyetjen se, a kemi bërë, vallë, sa duhet për Dedë Gjo’ Lulin, pastaj për uzurpimin e objekteve fetare të shqiptarëve në Mal të Zi, pastaj për aktin burrëror e fisnik, siç e quan ai, të Fatmir Gjekës me rastin e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” dy politikanëve shqiptarë, Edi Ramës dhe Hashim Thaçit. Pason një rrëfim i mrekullueshëm i kryeimamit të atëhershëm, Rexhep Lika, pastaj për simbolikat e festave kombëtare, apeli i shoqatave nga SHBA për bashkimin e subjekteve politike shqiptare, për veprimtarinë e Fondacionit “Malësia”, dramën “Dulçinea”, për Ulqinin si destinacion turistik etj. Në kapitullin e tetë “Gojëtari”, që megjithatë nuk ka të bëjë vetëm me të folurit bukur e rrjedhshëm si në artin e gojëtarisë, por ka të bëjë me njerëzit gojëmbël, gojëmjaltë e gojëbilbil, siç kanë ditur të jenë figurat emblemë Nëna Tereze, Dom Simon Filipaj dhe siç dinë të janë Dr. Simë Dobreci, Dr. Bahri Brisku, Gjekë Marinaj, Kolë Cacaj e të tjerë si këta. Dëshiroj të shtoj se kjo krestomaci historiko-publicistike e autorit Gjekë Gjonaj meriton një lëvdatë të shumëfishtë, si për mjeshtërinë e jashtëzakonshme shkrimore, po ashtu edhe për kontributin e rëndësishëm në lëmin e historiografisë dhe publicistikës shqiptare, sepse me trajtimin jetëshkrimor të figurave të rëndësishme historike, atdhetare,

kulturore, shkencore trajton njëkohësisht një pjesë të rëndësishme të rrjedhave historike, kulturore, shkencore e humane edhe në kontekstin e asaj pjese të kombit në gjirin e të cilit lindën dhe u rritën personazhet e trajtuara nga ky autor, duke vërtetuar bindshëm atë moton e tij “Nënat i bëjnë burrat, burrat i bëjnë veprat!”. Dhe në fund, mund të konstatojmë se autori me nostalgjinë dhe dashurinë më të madhe ka dashur që t’i drejtojë sytë kah e kaluara, duke ia arritur të ravijëzojë me shumë sukses skica nga ato shtigje apo udhë nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar, duke krijuar për ne rrëfimin e tij me fuqinë e një dëshmie të denjë për ta, dhe të vërtetën se autori ka ruajtur thellë në vete ngrohtësinë e pacenuar për gjithë atë që e ka lidhur me botën e njerëzve emblemë, sigurisht i nxitur nga ambiciet e zjarrta krijuese pa harruar askënd të gostisë në kopshtin e mrekullueshëm të fjalës së shkruar. Nga kjo del se ky autor me punën e tij ka arritur, që në librin “Bijtë e shqipes” të inkorporojë shumë elemente studimore, të cilat do t’i hyjnë në punë jo vetëm lexuesit, por dhe studiuesve të ardhshëm të fushës së publicistikës, fondament i së cilës do të jetë edhe shëmbëlltyra e kësaj vepre, për ç’gjë e përgëzoj. (Fund) (Vështrimi është lexuar në përurimin e librit në Ulqin, më 9 shkurt 2019) E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Javore KOHA

25


TRADITË

Portret: Xhevat - Xhefko Kashoxha

Artisti që modelon velanijet e dikurshme ulqinake Ismet Karamanaga Ditë për ditë, në punishten e vogël pranë shtëpisë së tij në Ranë, në afërsi të Xhamisë së Pashës, Xhefko Kashoxha modelon dhe krijon velanije nga e kaluara jonë. Xhefkoja është një virtuoz, një artist i cili me durim të pafund, pas fotografive të vjetra ka ringjallur një pjesë të madhe të “flotës” së detarisë sonë të famshme. Mjeshtëria e këtij artisti të palodhur ka bërë që shumë nga këto velanije përsëri të fitojnë formën që kanë pasur dikur, që nga fillimi e deri te fundi i tyre. Xhefko Kashoxha është një mjeshtër me nam, i rrallë, modest dhe i thjeshtë, i cili modelon dhe “gadit” anije apo barka me vela. Shumë prej këtyre velanijeve sot stolisin vitrinat apo dhomat në shumë shtëpi në Ulqin, por gjenden edhe në shumë vende të tjera. Njëra prej velanijeve të ndërtuara nga ky mjeshtër, ndoshta edhe më e bukura, gjendet në zyrën

26

Javore KOHA

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Xhefkoja është një virtuoz, një artist i cili me durim të pafund, pas fotografive të vjetra ka ringjallur një pjesë të madhe të “flotës” së detarisë sonë të famshme. Mjeshtëria e këtij artisti të palodhur ka bërë që shumë nga këto velanije përsëri të fitojnë formën që kanë pasur dikur, që nga fillimi e deri te fundi i tyre

e kryetarit të Komunës së Ulqinit, pavarësisht se Xhefkoja thotë se, të gjitha e kanë bukurinë e vet. “Nganjëherë ndodh që nga pakujdesia vjen deri te prishja e ndonjë pjese nga velanija, dhe pronarët e tyre m’i sjellin prapë velanijet, të cilat i kam ndërtuar më parë me ia ndreqë përsëri, apo me i “gaditë” këto prishje, siç ka ndodhë me këtë barkë të cilën e kam bërë para disa viteve. Në gjuhën malazeze për gjëra të tilla është shprehja ‘remont’, por vetëm për barka të mëdha. Me modele të cilat i modeloj unë nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla, pasi që këto nuk lundrojnë...”, shprehet Xhefkoja. Të shkruash për Xhefko Kashoxhën është me të vërtetë një sfidë e madhe pasi që puna me të cilën merret ai është një art i veçantë, një aktivitet i rrallë me të cilin merren shumë pak njerëz jo vetëm në Ulqin, por në tërë

Malin e Zi dhe rajon. Ai ka mbi 30 vite që merret me modelimin e anijeve dhe barkave, në veçanti të velanijeve nga e kaluara e jonë. Në librat e mia të mëparshme kam shkruar për shumë kapedanë dhe detarë me nam, për personalitete të tjera, por kurrë nuk kam shkruar për një njeri i cili nuk lundron, por i cili jeton dhe i përjeton lundrimet e shumë velanijeve që ai duke i modeluar dhe ndërtuar, përsëri i ringjall dhe u jep frymën ashtu siç kanë qenë dikur. Për këtë edhe them se është vështirë të përshkruaj punën, veprën dhe personalitetin e këtij virtuozi nga Rana. Natyrisht, në Ulqin ka edhe njerëz të tjerë që e kanë modelimin e anijeve trashëgimi, por ata janë të rrallë, dhe pa dyshim asnjëri nuk e ushtron këtë mjeshtëri deri në perfeksionizëm, ashtu siç e bën Xhefko Kashoxha.

Në librat e mi të mëparshëm kam shkruar për shumë kapedanë dhe detarë me nam, për personalitete të tjera, por kurrë nuk kam shkruar për një njeri i cili nuk lundron, por i cili jeton dhe i përjeton lundrimet e shumë velanijeve që ai duke i modeluar dhe ndërtuar, përsëri i ringjall dhe u jep frymën ashtu siç kanë qenë dikur


TRADITË

Mjafton të kaloni pranë punishtes së tij të vogël, dhe të hidhni një sy në modelet e disa anijeve që gjenden në vitrinë, apo t’i shihni modelet që sapo ka filluar t’i ndërtojë ky mjeshtër i rrallë. Në bisedë me të tregon se këtë pasion e ka ushtruar gjithmonë, bile edhe në kohën kur ka punuar në NHT “Riviera e Ulqinit”, në kohën e artë të turizmit tonë, por jo me kaq intensitet si tani. Tash që është në pension, ka shumë më tepër kohë për t’u marrë me këtë aktivitet. Mua më duket se duke e ushtruar atë ditë për ditë, mjeshtëria dhe talenti i tij i pashtershëm arrin kulminacionin dhe kalon në një virtuozitet të rrallë, të paparë. Anijet që Xhefkoja i modelon, kanë lundruar dikur dhe kanë qenë aktive në detet dhe portet e brigjeve të Detit Adriatik dhe më gjatë, deri në Mesdhe dhe nëpër oqeane. Ai sot punon me plane dhe skica që i ka fituar nga arkivat e njohura, që i ruajnë planet dhe skicat e velanijeve ashtu siç kanë qenë të ndërtuara dikur në kantiere të njohura. Natyrisht, shumë modele të anijeve gjenden edhe në revista të ndryshme që, ashtu si edhe Xhefkoja, kanë një nostalgji të pafundme për detin dhe detarinë e dikurshme, në kohën e sotme kur pothuajse gjithçka është e mbuluar dhe e ndërtuar me plastikë. Prandaj, thotë Xhefkoja, “të parët e mi si edhe ulqinakët dhe detarët e vjetër nga Rana dhe Kalaja, gjithmonë i kanë modeluar apo i kanë

ndërtuar sanallat dhe velanijet nga druri për nevoja të veta, me dërrasa, sipas modeleve që i kanë pasur në mendjen e tyre apo në kartolinat e vjetra, dhe i kanë modeluar me mjete dhe almise që i kanë pasur në dispozicion. Unë i përmbahem kësaj teknike dhe kësaj tradite, kështu që velanijet dhe barkat nga punishtja dhe dora ime, dalin apo gjenden këtu veç nga dërrasat prej druri, të cilave unë u jap formën e duhur”. Shumë velanije të punuara nga duart e këtij virtuozi stolisin sot shtëpi të panumërta private pasi që pronarët apo trashëgimtarët e të parëve të tyre, i porosisin ose i kanë blerë prej Xhefkos. Ai gjithmonë me vështirësi dhe me dhimbje të madhe ndahet nga këto anije, pasi me të gjitha është i lidhur shpirtërisht, fizikisht dhe me zemër, siç thotë ai. Ditë, muaj, por nganjëherë edhe vite kalojnë duke i modeluar dhe duke e vendosur në vendin e caktuar secilën pjesë, çdo detaj, e të gjitha këto duke i ndërtuar me dorë dhe me një durim të pafund. Edhe unë shpesh ndaloj në punishten e tij pranë rrugës dhe gjithmonë mbes i fascinuar me mjeshtërinë e këtij njeriu të jashtëzakonshëm. Më duket se kurrë nuk mund të ngopem me pamjen e tyre. Më duket se secila prej tyre është e gatshme të niset prapë në lundrime nëpër dete dhe neper porte të ndryshme. Kam një nostalgji të madhe, pasi që edhe babai im ka filluar lundrimin në një velanije si detar i ri, në shekullin e

kaluar. Të gjithë ne jemi fort të lidhur me detin, me barka dhe me traditën tonë detare të famshme. Jam më se i sigurt se në ato kohë Xhefkoja ishte konsideruar si “Usta” (mjeshtër) në kantierin e njohur të Ulqinit . Xhefko Kashoxha është i veçantë. Vështirë të imagjinosh se sa punë, sa durim, sa precizitet është në duart e tij, në qenien e tij. Mua më duket se ai i ka nervat si konop, të them më mirë si ata litarët me të cilët është e lidhur secila anije, duke filluar prej direkëve dhe deri te bashi, te velat, apo sanallave. Punishten e ka të vogël. Një karrige dhe mjetet, dërrasat e vogla të përpunuara enkas për velanije, fotografitë, modelet dhe veglat me të cilat punon dhe modelon ky virtuoz nga Rana jonë. I kujton me nostalgji dhe nuk i harron kurrë vitet e kaluara në “Rivierën e Ulqinit”, që nga fillimet e vitit 1972 e deri te shkatërrimi i saj. Në veçanti ato vitet në Entin për Punësim kur kemi mbetur pa punë, të cilat ishin “status quo”, deri te pensioni i merituar i parakohshëm. Kanë qenë kohë të vështira, ku shumë nga punëtorët janë larguar nga vendi për të gjetur punë, kurse disa të tjerë pranuan të “shesin” cigare dhe gazeta në kioska. “Unë dola në pension dhe fillova më intensivisht me modelimin e velanijeve dhe barkave. Kështu talenti dhe puna ime më solli një jetë më të lehtë. Talenti i të parëve, Rana dhe deti, u zgjuan në mua edhe më tepër, dhe sot po mbijetoj, derisa të më lejojnë shëndeti, duart dhe sytë. Jam më se i sigurt, që edhe babai im Kasymi, ashtu si të gjithë anëtarët nga fisi jonë, të cilët gjithashtu kanë punuar në det dhe kanë qenë gjemixhi dhe janë marrë edhe me ndërtimin e sanallave dhe anijeve të vogla nga druri, do të ishin të kënaqur me punën time”, shprehet Xhefkoja. Ai është i kënaqur me familjen e tij. Ka dy vajza dhe një djalë. “Dhe natyrisht pjesa më e mirë e familjes sime është bashkëshortja ime Azra, një zonjë me një pedigre të veçantë, të cilës asnjëherë nuk i mungon buzëqeshja, e cila gjithmonë ka qenë shtylla kryesore te ne dhe e cila ka pasur një durim të pafund për punën time, për mua dhe për fëmijët tanë”. E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Javore KOHA

27


HISTORI

Nga trashëgimia jonë

Qoshku i Hajlijes së Gani Karamanaga Shtëpia e Hajlije Shabanbegut në zonën e Kalasë ka pasur një pjesë karakteristike të vjetër, e cila ka qenë shtesë interesante. Ky ishte “Qoshku i Hajlijes së Asllan Begut”. Është një ndër objektet më interesante në Kala nga periudha turke. Aty, gati çdo pasdite janë mbledhur gratë e vjetra të Kalasë për të biseduar. Hajlija, nga martesa me Asllanin kanë pasur vajzën Miniren (e cila ishte e martuar për Nail Resulbegun në Lima). Ajo ka mbetur vetëm pas martesës së vajzës. Ka qenë komunikative, bamirëse. Për t’i nxehur dhomat, në atë kohë është përdorur prushi nga drunjtë e

zjarrit ose qymyri. Qymyri është ndezur dhe përgatitur për nxemje jashtë sepse ka liruar gazra që ishin të dëmshëm për shëndetin. Prushi ose qymyri është hedhur në “tangare”. Thoshin se Hajlija ka qëndruar sipër qymyrit sepse nuk i bënte asgjë (nuk e zinte qymyri).

Anekdota për zhegun

Gratë te Hajlija, herë pas here kanë ftuar një nuse të re nga komshinjtë për të përgatitur kafe. Njëra prej grave thoshte: „Nuk lypet për ta thirrur këtë nuse se në atë kohë burri i saj bën zhegun (pushimi i pasdites)“. Burri i nuses ka thënë se gratë e tubuara në „Qoshkun e Hajlijes“ i marrin njerëzit nëpër gojë, (shoshitin hallkun). Hajlija i ka dëgjuar këto biseda dhe „simpatia“ ka qenë e dyanshme, përgjigjen e ka pasur gati: „Ai (burri i nuses së re) nuk është as për natën, e jo më për ditën...“

Nusja e peshkatarit

Mehmeti jetonte me nënën në një

“Qoshku i Hajlijes së Asllan Begut” është një ndër objektet më interesante në Kalanë e Ulqinit nga periudha turke. Aty, gati çdo pasdite janë mbledhur gratë e vjetra të Kalasë për të biseduar

shtëpi të vogël në mes të Kalasë. Ishte peshkatar i mirë, por jeta e peshkatarit ka qenë gjithmonë e vështirë, posaçërisht kur nuk ke pasur ndonjë pronë tjetër. U martua me Zyranë. Fillimisht ishin të lumtur. Pas dy viteve janë ndarë. Cili ishte shkaku, nuk e dimë! Pas një kohe Mehmetin, halla e tij Limonja e martoi me një vajzë nga rrethi i Ulqinit. Havaja ishte punëtore,

Qoshku i Hajlijes (dikur)

28

Javore KOHA

E ENJTE, 28 SHKURT 2019


HISTORI

ë Asllan Begut shtëpiake e mirë, por pak „e plotë“. Pas një viti lindi djalë dhe jeta në familjen e peshkatar Mehmetit u zbukurua. Si zakonisht, çdo pasdite në “Qoshkun e Hajlijes” janë mbledhur gratë e moshuara. Muhabet e llafe dhe koha kalonte. Një ditë e thirrën Havanë për të pjekur kafe. U përzie edhe hallva sepse kishte dalë vaji i parë magje. Njëra prej grave e pyeti nusen e peshkatarit: “A bie me fjetë afër burrit?” Havaja iu përgjigj: “Hankoja fle në akshihane e unë në një anë ode, e Mehmeti në anën tjetër. Pse? Kur jam afër burrit, ai dan me ba açisoji”.

Koha për iftar dhe topi

Iftari është ndër karakteristikat më të rëndësishme të muajit të Ramazanit, mbarimi i agjërimit ditor dhe fillimi i darkës me ritual të veçantë. Agjërimi mbaron me ngrënien e hurmës ose me pirjen e ujit. Iftari paraqet një gjë të rëndësishme për arsye se të gjithë anëtarët e familjes ulen në sofër në

një kohë të caktuar, në aksham. Iftari është i mirëpritur, përgatiten shumë gjellë të mira dhe disa ushqime karakteristike për ambientin tonë. Gjithashtu aty janë edhe ëmbëlsirat si edhe hashafi në fund të iftarit. Në pjesën e sipërme të Kalasë (Citadelë) është pika më e lartë prej së cilës është hedhur “topi” i cili ka qenë shenjë që ka mbaruar agjërimi dhe është koha për iftar. Në pyetjen time, Shefki Nimanbegu (103) më tha: “Kemi qenë fëmijë kur në Pazarin e Gjytetit kemi pritur me ra topi. Topin prej majës së Kalasë e ka hedhur Asllan Shabanbegu deri në vdekjen e tij më 1956. Para tij, topin e ka hedhur Nuradin Shata, i cili ka jetuar në shtëpi në Kalanë jugore“. Shefkiu vazhdon: “Mbasi kemi dëgjuar topin, kemi vrapuar deri në shtëpi duke bërtitur ‘topi, topi...’ dhe të gjithë atëherë kanë shprishë (me ujë ose hurmë) dhe duke filluar të hamë iftarin”. Edhe sot, kur pritet mbarimi i ditës dhe koha për iftar, ka mbetur shprehja “A ka ra topi?”

Por, tash disa dekada, në vend të rënies së topit në minaretë e xhamive ndizen dritat. ... Rikonstruksioni i shtëpisë së Hajlije Shabanbegut nënkupton një metodologji të veçantë me të cilën ky monument përsëri ringjallet dhe deri diku kthehet në gjendjen e mëparshme, duke i shtuar edhe disa elemente që nuk i ka pasur deri tani… Para dhjetë viteve, afaristi Gani Resulbegu u bë pronar i vendit ku dikur ishte shtëpia e Hajlijes së Shabanbegut. Arkitetja Suada Ismajlaga është autore e projektit ku u rindërtua shtëpia e re. Ajo është munduar ta përcjellë arkitekturën e ndërtimit në Kalanë e Ulqinit. Gjithashtu në fasadën e parë vendosi „qoshkun“ e dikurshëm, i cili ishte karakteristikë e kësaj shtëpie më përpara. Kjo shtëpi së bashku me hotelin „Pallati Venezia“, përveçse strehim i turistëve tani është edhe vend ku organizohen manifestime kulturore, promovime etj.

Qoshku i Hajlijes - Shtëpia e Gani Resulbegut (sot)

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Javore KOHA

29


MOZAIK

Green Book, Fitues i Oskarit si Filmi më i mirë Filmi Green Book ishte fituesi i çmimit më të lakmuar të ceremonisë së Oskarëve kohë më parë në Hollivud, duke siguruar çmimin në kategorinë e Filmit më të mirë, ndërsa aktori Mahershala Ali fitoi në kategorinë e Aktorit më të mirë në rol dytësor. Filmi fitoi edhe për skenarin më të mirë origjinal. Ishte një nderim që përshtatej me frymën e larmisë etnike e tematike aktualisht në Hollivud, siç dëshmohej edhe nga filmat që konkurruan sivjet për Oskar. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Penelope Poulou, kjo dramë e bazuar në ngjarje reale shtjellon historinë e një pianisti të njohur afrikano-amerikan që zë miqësi me shoferin e tij të bardhë gjatë udhëtimit të tyre përmes jugut të Shteteve të Bashkuara në fillimet e viteve 1960 kur ende mbretëronte ndarja e rreptë racore. Filmi është pritur me reagime të përziera nga kritika, disa duke e kritikuar se nuk ka respektuar ngjarjet reale në shtjellimin e subjektit, të tjerët duke kritikuar personazhin e shoferit si një “shpëtimtar i bardhë” gjë që e fut filmin në kategorinë e realizimeve që e tregojnë përvojën afrikano-amerikane përmes syve të personazheve të bardhë. Aktori Mahershala Ali, i cili interpreton pianistin Don Shirley, fitoi Oskarin si aktori më i mirë në rol dytësor. Filmi fitoi edhe në kategorinë e skenarit më të mirë origjinal. Aktori Viggo Mortensen dhe regjisori Peter Farrelly folën me Zërin e Amerikës për filmin: “Farrelly bëri një punë aq të mirë si regjisor, sa që gati-gati të duket e lehtë, duket si një film që nuk ka dashur shumë mund. Por nga eks-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

perienca ime që kam lexuar mijëra skenarë dhe kam shkruar vetë tre skenare, e di sa e vështirë është të gjesh balancën, në rastin e filmit Green Book, mes tensionit dramatik, humorit të pasforcuar, dialogut të mprehtë, të paharrueshëm dhe plot nënkuptime dhe një historie që krijon një ritëm të ngadaltë por të pandalshëm, e gjitha kjo për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm,” thotë aktori Viggo Mortensen. Suksesi i filmit Green Book simbolizon përpjekjet e Hollivudit për të pasqyruar larmi racore, etnike e tematike në konkurrentët për Oskar. “Roma”, filmi i regjisorit Alfonso Cuaron fitoi tre Çmime Oskar, në kategorinë e kinematografisë më të mirë, regjisorit më të mirë dhe si filmi më i mirë në gjuhë të huaj. Historia tregohet nga këndvështrimi i një vajze indigjene meksikane që punon si shërbëtore në një familje të klasës së mesme në Qytetin e Meksikos. Në komentet që bëri kur mori çmimin si regjisori më i mirë i vitit, Cuaron falenderoi dy aktoret që portretizojnë shërbëtoret e familjes: Marina de Tavira dhe Yalitza Aparicio, duke i cilësuar si zemra e filmit. Aktorja e filmit Yalitzia Aparicio është e para aktore që i përket popullatës indigjene të Amerikës, e cila konkurroi në kategorinë e aktores më të mirë për Oskar. “Roma” mund të mos kishte siguruar kaq popullaritet nëse nuk do të ishte produksion i Netflix-it, platforma dixhitale që e shpërndau filmin në televizorët e miliona shikuesve në mbarë botën. Platformat dixhitale po prezantojnë një gamë më të larmishme filmash për teleshikuesit, thotë eksperti i medias Richard Craig:

“Shpresojmë që me këtë të arrijmë të hapim portat e mundësive për ata zëra që tradicionalisht nuk kanë pasur mundësi të konkurrojnë, pasi realizimet e tyre nuk janë përfshirë deri tani në nivelet më të larta të konkurrimit”. Olivia Colman fitoi Oskarin si Aktorja më e Mirë për portretizimin e Mbretëreshës Anne në filmin The Favorite nga regjisori Yorgos Lanthimos. Filmi është një dramë politike e rrëfyer nga këndvështrimi i tre grave. Black Panther e regjisorit Ryan Coogler fitoi tre Oskar, në kategorinë e Arritjes më të Mirë Muzikore dhe dy për kostumografinë. Hannah Beachler dhe Ruth E. Carter janë të parat afrikano-amerikane që nderohen në kategoritë e dizajnit dhe realizimit të kostumografisë. Në komentet për Zërin e Amerikës, stilistja Carter shpjegon se për kostumet e filmit Black Panther kishte marrë frymëzim nga folklori afrikan. “Kostumet janë të shoqëruara me armatime, me mburoja, por janë edhe shumë të bukura. Kanë ngjyra të theksuara, mburojat duken si të mbuluara me gurë të çmuar. Këto kostume nderojnë traditën, prandaj aktorët ndjehen kaq të frymëzuar prej tyre, pasi mbajnë në trup historinë”. Regina King fitoi Oskar si Aktorja më e Mirë në Rol Dytësor për interpretimin në filmin If Beale Street Could Talk, ku ajo luan rolin e Sharon Rivers. Filmi BlackkKlansman i regjisorit Spike Lee u hedh një vështrim të guximshëm marrëdhënieve racore në Amerikë. Ky realizim fitoi në kategorinë e Skenarit më të Mirë të Adaptuar. Rami Malek mori Oskar si Aktori


MOZAIK

më i Mirë i vitit për personifikimin e Freddy Mercuryt, këngëtarit legjendar të Queens ndeshur me dramën e brendshme si një artist homosek-

sual në filmin Bohemian Rhapsody. Në kategorinë e filmit më të mirë multiplikativ fitoi Spider-Man into the Spider Verse, një realizim i ri

mbi aventurat e njeriut-merimangë që për herë të parë ka në rolin e personazhit kryesor një djalë afrikano-amerikan. E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Javore KOHA

31


MOZAIK

Në Guci është mbajtur takimi iniciues i ekipit për realizimin e projektit përtejkufitar “BinS”

Bashkëpunim i ndërsjellë përtejkufitar

Guci – Në Guci, të mërkurën e kaluar, është mbajtur takimi iniciues (KICK OFF) i ekipit për realizimin e projektit përtejkufitar Bringing in Sustainable Waste Management “BinS”, i cili realizohet sipas ftesës së bashkëpunimit përtejkufitar Serbia – Mali i Zi, 2014-2020 (IPA II), dhe financohet nga mjetet e Unionit Evropian. Në takimin në fjalë, janë kontraktuar aktivitetet të cilat do të implementohen gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, të cilat janë: Analiza e tregut, seminari trajnues dhe paralajmërimi i Press konferencës, pas të cilave do të shpallet tenderi për blerjen (sig-

32

Javore KOHA

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

urimin) e laptopëve, roll up banerëve, posterëve dhe kamionëve. Në takim, po ashtu është arritur marrëveshja që të bëhet raportimi 30-ditor mbi mbarëvajtjen (avancimin) e projektit në mes të partnerëve dhe të formohet komisioni mbikëqyrës (kontrollues) të cilin do ta kryesojnë kryetarja e Komunës së Gucisë, zonjusha Anella Çekiq, dhe drejtori i NKP-së “Vrela” nga Sjenica. Buxheti për realizimin e këtij projekti në shumën prej 232.568,14 eurosh i lejuar nga ana e Bashkimit Evropian, është i paraparë që partnerët proporcionalisht t’i shpenzojnë për blerjen e

kamionëve për ndërmarrje komunale, të kontejnerëve, të kovave, të almiseve për kompostim, për organizimin e punëtorive edukative, për fushata, për hartim të publikimeve e të tjera. Lidhur me këtë theksojmë se nga gjysma e janarit të këtij viti, në Beograd, partnerët në fjalë kanë nënshkruar kontratën për realizimin e projektit mbi menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave Bringing in Sustainable Waste Management “BinS”, sipas ftesës së bashkëpunimit të ndërsjellë përtejkufitar Serbia – Mali i Zi, 2014-2020 (IPA II). Sh. Hasangjekaj


MOZAIK

“Horizonti i Ri” filloi realizimin e projektit “Fëmijët e Ulqinit – promotorë të tolerancës së diversitetit”

Edukimi i nxënësve për tolerancë Ulqin - Organizata joqeveritare “Horizonti i Ri” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit dhe Shkollën Fillore “Marshall Tito” filluan realizimin e projektit të ri me titull “Fëmijët e Ulqinit – promotorë të tolerancës së diversitetit”. Nga “Horizonti i Ri” kanë deklaruar se qëllimi i këtij projekti, të cilin e mbështetë Ministria e Arsimit e Malit të Zi, është që në një mjedis shumëkulturor siç është Ulqini t’u ofrojë fëmijëve në shkollat fillore mundësinë për të zhvilluar e promovuar tolerancën si dhe vetëdijen për përkatësinë, ruajtjen dhe respektimin e vlerave në diversitet. Përpos programit edukativ i cili përf-

shin 8 uorkshope interaktive, nxënësit do të marrin pjesë edhe në vizita studimore që do të organizohen në institucione arsimore dhe objekte të trashëgimisë kulturore, në territorin e komunës së Ulqinit dhe të Tivarit; do të jenë pjesëmarrës të ekspozitës me punime figurative të bashkëmoshatarëve të tyre si dhe do të marrin pjesë në xhirimin e një materiali të shkurtër filmik për promovimin e tolerancës dhe jodhunës në shkolla. Programi do të ndiqet nga 30 fëmijë të moshës 13-15 vjeç, të cilët përfaqësojnë kategori të ndryshme që janë karakteristikë e komunitetit lokal, siç janë: përkatësia kombëtare,

Qëllimi i këtij projekti, të cilin e mbështetë Ministria e Arsimit e Malit të Zi, është që në një mjedis shumëkulturor siç është Ulqini t’u ofrojë fëmijëve në shkollat fillore mundësinë për të zhvilluar e promovuar tolerancën si dhe vetëdijen për përkatësinë, ruajtjen dhe respektimin e vlerave në diversitet

fetare, gjuhësore, gjinore, kulturore etj. Përmes këtij edukimi joformal, pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi dhe shkathtësi të ndryshme siç janë: komunikimi dhe dëgjimi aktiv, reflektimi, bashkëpunimi, mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve, ndërmjetësimi, negociimi dhe transformimi i konflikteve; do të fitojnë njohuri të vlefshme për paragjykimet, diversitetin, barazinë gjinore, të drejtat e njeriut etj., por edhe do të mësojnë të krijojnë qëndrime për vetëbesimin, dhembshurinë, tolerancën, dinjitetin njerëzor, mirëkuptimin ndërkulturor, përgjegjësinë shoqërore etj. (Kohapress) E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Javore KOHA

33


KULTURË

Në QKI “Malësia” në Tuz u shfaq komedia “Burri i gruas sime”

Martesa intrigante e Evës me tre burra njëkohësisht Tuz – Në QKI “Malësia” në Tuz, të enjten e kaluar u shfaq komedia “Burri i gruas sime” e autorit kroat, Miro Gavran dhe regjisorit, Faik Gashi. Kjo komedi është mirëpritur jashtëzakonisht mirë dhe ngrohtësisht nga një publik jo i madh në numër të cilët i duartrokitën aktorët: Alban Gorancin, Blerta Gubetinin dhe Valdrin Osmanin teksa me interpretimin e tyre profesional pasqyronin një tematikë që është e pranishme në shumë shoqëri. Regjisori i kësaj komedie, Faik Gashi në prononcimin për gazetën “Koha Javore” thekson se nëpërmjet kësaj komedia tregohet një ngjarje e cila reflekton dilemat dhe problemet e një femre e cila qe nga adoleshenca e saj nuk ka qenë në rrugën e duhur të jetës. “Kjo ishte një femër e sinqertë, por e rritur pa prindër dhe si e tillë mjaf-

34

Javore KOHA

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

ton një gabim i saj dhe ajo përfundon me dy martesa, pra në të njëjtën kohë jeton me dy burra, njëri që jeton në Shkodër kurse tjetri në Prishtinë. Por jo vetëm kaq. Problemi më i madh është kur këta dy burrat bien në kontakt me njëri- tjetrin dhe e zbulojnë se ajo njëkohësisht jeton me të dy burrat, mirëpo këta të dy kanë nevojë për një femër siç është Eva sepse asnjëri nuk mund të jetoje pa këtë grua”, shprehet regjisori, Faik Gashi. Ai tregon se kjo komedi kulmin e problematikës e tregon kur këta dy burra bien në kontakt me njëri- tjetrin dhe e zbulojnë se Eva ka një burrë të tretë me të cilin ka edhe një vajzë. “Megjithatë, përkundër të gjitha problematikave dhe telasheve që ka kjo femër, ata dakordohen që askush të mos e marrë vesh që Eva është e martuar me dy burra meqenëse bur-

ri i saj i tretë, nuk paraqitet në shfaqje. Këta të dy pajtohen që të jetojnë paralelisht me Evën, mirëpo autori, fundin e kësaj shfaqjeje e sjell në dilemë sepse nuk dihet nëse Eva ik dhe i lënë te dy këta burra dhe ik pa e përfunduar ngjarjen. Pra, kemi një ngjarje të lënë pezull dhe këtu është fundi i shfaqjes”, thekson regjisori Faik Gashi. Sipas regjisorit Gashi, autori kroat përmes kësaj komedie ka përcjell mesazhin që ne duhet ta kemi një fëmijëri të lumtur me kushte të favorshme për një jetë sa më normale. Premiera e kësaj shfaqje është dhënë në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar në teatrin “Dodona” të Prishtinës kurse planifikohet të rishfaqet edhe në disa qytete të tjera të Kosovës dhe Maqedonisë. Kjo është hera e parë që shfaqet në Tuz. t. u.


SPORT

Mësohen 32 ekipet që do të luajnë në Kampionatin Botëror të Basketbollit në Kinë

Mali i Zi shkruan historinë

Mali i Zi është shteti i fundit që e siguroi kualifikimin në Botëror, dhe bëhet shteti më i vogël me banorë që merr pjesë në një Kampionat Botëror të basketbollit Mali i Zi ka shkruar historinë duke u kualifikuar në mesin e 32 ekipeve që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror në Basketboll, i cili do të mbahet në Kinë nga data 31 gusht deri më 15 shtator të këtij viti. Mali i Zi është shteti i fundit që e siguroi kualifikimin në Botëror, dhe bëhet shteti më i vogël me banorë që

merr pjesë në një Kampionat Botëror të basketbollit. Kombëtarja e Malit të Zi arriti të kualifikohet në një Botëror për herë të parë, përkundër se pësoi humbje të hënën mbrëma në Podgoricë nga Letonia (74-80). Por fitorja në ndeshjen e parë, me rezultatin 84-75, duke qenë më e mirë në duelin me njëri-

tjetrin, i ka siguruar kualifikimin Malit të Zi. Ai u rendit i treti në grup, pas Spanjës dhe Turqisë. Përpos Malit të Zi, nga vendet e rajonit, pjesëmarrjen në Botëror e ka siguruar vetëm Serbia, e cila është nënkampione e botës. Nga Evropa janë gjithsej 12 ekipe që do të marrin pjesë në Botëror: Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Lituania, Polonia, Rusia, Spanja, Turqia, Serbia dhe debutuesit: Mali i Zi dhe Çekia. Nga Afrika janë kualifikuar: Bregu i Fildishtë, Nigeria, Angola, Senegali dhe Tunisi, nga Amerika kampioni në fuqi SHBA, pastaj Argjentina, Brazili, Kanadaja, Republika Dominikane, Portorikoja dhe Venezuela. Ndërsa Azinë do ta përfaqësojnë Australia, Irani, Japonia, Jordania, Korea e Jugut, Zelenda e Re, Filipinet dhe Kina si vend mikpritës. Kjo është hera e parë që në Kampionatin Botëror do të marrin pjesë 32 ekipe pas ndryshimit të formatit, nga 24 ekipe sa ka qenë deri tani, dhe është hera e parë nga viti 1967 që Kampionati Botëror në basketboll nuk zhvillohet të njëjtin vit me Botërorin në futboll. Shorti për ndarjen në grupe do të (Kohapress) hidhet me 16 mars.

E ENJTE, 28 SHKURT 2019

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 28 shkurt 2019

Viti XVlll Numër 853 Çmimi 0,50

Malësia voton për identitetin e vet ISSN 1800-5696

Dora e njeriut dhe politika po e shkatërrojnë Ulqinin

Intervistë me kryetaren e Shoqatës Rajona Shkrimtarëve “T Ajetë Beqiraj


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.