Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 31 gusht 2017 Viti XVl Numër 779 Çmimi 0,50

Prezantim i trashëgimisë folklorike mbarëshqiptare

ISSN 1800-5696

Presheva e zgjedhjeve të jashtëzakonshme!

Krenari


PËRMBAJTJE

6

14

Dy katedrale që ringjallin historinë kombëtare

Ç’politikë të jashtme ndjek perëndimi?

Duhet vlerësuar kontributin e Tomë Bojajt në këtë fushë 16

Analizë dhe mikrostudim i identitetit nacional

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

8


PËRMBAJTJE

Kapedan unik, i rrallë dhe i papërsëritshëm 24

Kronikë e njëmendtë e një zone që 20 sfidoi të kaluarën e lavdishme

26

Fqinjësia e mirë dikton procesin e integrimit 30

Njohës dhe interpretues i veçantë i Kanunit KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

Podgoricë e enjte, 31 gusht 2017 Viti XVl Numër 779 Çmimi 0,50

Prezantim i trashëgimisë nuk folklorike mbarëshqiptare jetohet ma

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Presheva e zgjedhjeve të jashtëzakonshme!

Krenari

konshme! të jashtëzazgjedhjeve Presheva e

Krenari

avoreHA KJO reHA avombarëshqiptare KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

folklorike trashëgimisë Prezantim i

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Në Komunën e Ulqinit u nënshkrua Protokolli i bashkëpunimit për ndërtimin e një linje moderne për prodhimin e vajit të ullirit

TIKA investon 250 mijë euro

Ulqin - Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi, Serhat Galip, shefi i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Ahmet Alltun, dhe kryetarja e Shoqatës së Ullishtarëve me seli në Pistull, Fahira Kraja, nënshkruan të premten Protokollin e bashkëpunimit për ndërtimin e një linje moderne për prodhimin e vajit të ullirit. Këtë investim me vlerë prej 250 mijë eurosh do ta realizojë TIKA. Në njoftimin për media të zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit, thuhet se fillimisht Cungu në emër të kësaj komune ka falënderuar shtetin e Turqisë, respektivisht Ambasadën e Turqisë dhe zyrën e TIKA-s në Mal të Zi për të gjitha projektet e realizuara në këtë komunë, si dhe ato që priten

4

Javore KOHA

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

të realizohen në të ardhmen. Ambasadori Serhat Galip ka thënë se Ulqini zë vend të rëndësishëm në projektet e TIKA-s dhe krahas turizmit mendojnë se ai duhet të ketë dhe brendin e tij të vajit të ullirit. Ai ka theksuar se te kryetari i Komunës së Ulqinit dhe bashkëpunëtorët e tij ka gjetur përkrahje të vazhdueshme. Shefi i TIKA-s, Ahmet Alltun, nënvizoi rëndësinë e realizimit të këtij projekti, përfitimet që do të ketë komuniteti dhe hapja e vendeve të punës. Ai ka sqaruar se linja do të jetë bashkëkohore, konform standarteve evropiane, në të do të mund të përpunohen 10 mijë litra vaj ulliri në ditë, që do të thotë se krahas ullishtarëve nga Pistulla, Ana e Malit dhe Ulqini, në këtë fabrikë ullinjtë mund t’i sjellin

dhe ullishtarët nga Tivari. Në emër të Shoqatës së Ullishtarëve në Pistull falënderoi Fahira Kraja. Ajo bëri një prezantim të linjës moderne dhe synimet që i ka vënë vetes Shoqata. Kraja ka theksuar se për momentin Shoqata numëron 50 anëtarë, të cilët në pronësi kanë 11 mijë rrënjë ulliri, ndërkohë që synon që brenda një kohe sa më të shkurtër numri i anëtarëve dhe i trungjeve të dyfishohet. Në ceremoninë e nënshkrimit të Protokollit morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqi, nënkryetarja Hadixha Gjoni dhe disa sekretarë të sekretariateve të Komunës së Ulqinit. (Kohapress) 


NGJARJE JAVORE

Në Durrës u mbajt takimi joformal i kryeministrave të rajonit

BE-ja mbështet nismat e vendeve të Ballkanit Perëndimor Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar një takim joformal të shtunën në Durrës të Shqipërisë, ku është diskutuar për thellimin e integrimit rajonal, me fokus në ekonomi dhe tregti. Takimi u mbajt në kuadër të “Procesit të Berlinit”, të cilin e ka nisur kancelarja gjermane, Angela Merkel, në vitin 2014. Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë shqyrtuar mundësitë e partneriteti rajonal dhe veprimet e shteteve rreth lehtësimit të lëvizjes ndërkufitare të mallrave si dhe transportit, investimeve dhe ekonomisë digjitale, si dhe për perspektivën e integrimeve të mëtejshme në Ballkanin Perëndimor. Ata janë pajtuar për një angazhim më të madh në drejtim të zbatimit të Planit për Zonën Ekonomike Rajonale, pasi për këtë çështje ishte arritur pajtueshmëri muajin e kaluar në Samitin e Triestes. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe komisioneri për Negociata për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë i BEsë, Johannes Hahn, pas takimit kanë mbajtur një konferencë për media. Rama ka thënë se përmes planit të veprimit synojnë transformimin rrënjësor të rajonit. “Është e qartë tanimë që kemi një plan veprimi me rreth 115 pika në funksion të një transformimi rrënjësor në kuadrin e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitalit, punonjësve të kualifikuar që ta bëjnë rajonin shumë më tërheqës për investime, shumë fleksibil për shkëmbimet e brendshme tregtare, duke përshpejtuar afrimin e Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht duke përshpejtuar ritmin e rritjes ekonomike dhe mirëqenies”, ka theksuar ai. Rama ka shtuar se për këtë plan

veprimi ka një pajtim të plotë në nivelin politik,dhe në nivelin e marrëdhënieve me komisionin. Po ashtu, sipas tij, ka një pajtim edhe me Bankën Botërore, e cila është përfshirë në këtë kërkesë, si dhe instrumentet e tjera si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe mekanizmat e tjerë. “Ky reflektim strategjik që po bëjmë sot, do të na vlejë për një agjendë intensive dhe agresive në funksion të një rajoni më tërheqës për investime të huaja, në funksion të një lëvizjeje të lirë të mallrave, të transformimit rrënjësor të procedurave kufitare e të tjera”, ka thënë Rama. Në anën tjetër, komisioneri Hahn ka thënë se mbështesin nismat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, prioritet kyç është që të krijohet një zonë ekonomike, nga e cila do të nxitet edhe rritja ekonomike. “Më shumë nisma vijnë nga rajoni

dhe neve na mbetet t’ju mbështesim dhe të bashkëpunojmë me ju për të ecur përpara për sa u takon aspiratave tuaja evropiane. U ra dakord për pikat e planit, shenjë e mirë kjo për zbatimin e tyre. Jam mirënjohës për zotimet dhe frymën që keni ndërmarrë”, ka thënë Hahn. Përpos nikoqirit të takimit, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në takim kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, Komisioneri për Negociata për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i BE-së, Johannes Hahn Hahn, dhe Cyril Muller, Zëvendëspresident i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.  (Koha Net/Kohapress)

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Ngjarje me rëndësi fetare dhe kombëtare në trojet shqiptare (1)

Dy katedrale që ringjallin histor kombëtare Këshilli për media i Administraturës Apostolike të Prizrenit ka shpërndarë njoftimin zyrtar dhe ftesat për Shënjtërimin e Katedralës “Nënë Tereza” në Prishtinë, më 5 shtator 2017, që bie në 20-vjetorin e vdekjes dhe në 1-vjetorin e shenjtërimit të saj. Ndërsa dy ditë më parë, me 3 shtator do të zhvillohet ceremonia e dedikimit të Katedralës së re Shën Pjetri në Tivar, një qëndër kjo e vjetër kishtare me një histori të gjatë, duke filluar nga themelimi i saj në shekullin e 9-të. Kështu pra sivjet dhe brenda më pak se dy javësh, në të njëjtin muaj dhe në të njëjtin vit, dy qendra të mëdha në trojet shekullore autoktone shqiptare, përfshirë Dardaninë antike, po e rivendosin namin e vet historik

Frank Shkreli

Në njoftimin e Administraturës Apostolike të Prizrenit thuhet gjithashtu se ceremoninë madhështore në Prishtinë do ta kryesojë i dërguari personal dhe special i Papa Françeskut, hirësia e Tij, kardinali shqiptar Ernest Simoni – Troshani. Në njoftimin e Kishës Katolike të Kosovës evokohet pak histori për vendin ku është ndërtuar Katedralja, e ku ndër të tjera thuhet: “Në afërsi të Ulpianës, Shën Florit dhe Laurit, martirëve tanë të parë të Dardanisë (fillimi i shekullit të II pas

6

Javore KOHA

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Krishtit), krejt afër varrit dhe eshtrave të zhdukur të arqipeshkvit të fundit të Prishtinës, Imzot Pjetër Bogdanit, si dhe martirëve të panumërt të shumë gjeneratave, kemi hirin dhe dhuratën të lajmërojmë dhe të ftojmë në shugurimin e Shenjtërores, “Nëna Tereze” në Prishtinë, Bijës, Motrës dhe Nënës së këtij Populli dhe kësaj Kishe, në të cilën ajo mori sakramentet dhe thirrjen misionare në Shenjtëroren dioqezane në Letnicë”. Njoftim/ftesa shënon gjithashtu një

historik të zhvillimit të idesë për ndërtimin e Katedralës, shënon se duke konsideruar “faktet e mësipërme historike, si dhe nevojën e kahershme të Kishës sonë, Komuna e Prishtinës, me mbështetje të madhe të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, ndau truallin e caktuar për ndërtimin e kësaj Shenjtërore. Pas studimit dhe përpunimit të projektit nga arkitekti Livio Sterlicchio dhe grupi i tij nga Roma, gur-themeli është bekuar më 26 gusht 2005, nga tashmë i ndjeri

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ë rinë Mesazhi i Nënë Terezes në gjuhën e saj amëtare drejtuar popullit shqiptar nga Oslo e Norvegjisë në vitin 1979

Imzot Mark Sopi, në praninë e të ndjerit Dr. Ibrahim Rugova, me pjesëmarrje të kardinalit amerikan Theodor McCarrick, Imzot Zef Gashit, Imzot Dodë Gjergjit, meshtarëve, rregulltarëve dhe rregulltareve, autoriteteve ndërkombëtare dhe vendore dhe të shumë besimtarëve dhe qytetarëve”. Ndërkaq, thuhet se vdekja e papritur e ipeshkvit Imzot Mark SOPI, (11 janar 2006), si dhe e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, (21 janar 2006), kishte shkaktuar shtyrje të domosdoshme të procesit të ndërtimit. Por me emërimin dhe ardhjen e ipeshkvit të ri për Kosovë, Imzot Dodë Gjergji, ky proces u përshpejtua, ndërkohë që puna për ndërtimin e katedrales filloi më 5 shtator 2007, në festën e së Lumes Nënës Tereze”, thuhet matej. Në njoftim/thirrjen dërguar nga Mons. Lush Gjergji, e arritur të mërkurën në postën time elektronike theksohet

domethënia, mesazhi dhe objektivat kryesore që mbartë prania e katedrales kushtuar Nënë Terezes në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë. Aty thuhet se: “Shenjtërorja “Nëna Tereze” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ka dy qëllime dhe synime thelbësore: “kthimin” apo mishërimin e saj në mendjet dhe zemrat tona, si dhe ndërmjetësimin e saj për Kishën dhe Popullin tonë. Kështu, në këtë “shkollë” të dashurisë, ne do ta mësojmë dhe zbatojmë kulturën e jetës dhe qytetërimin e dashurisë, virtyte këto që Nëna Tereze i mori ndër ne dhe i dëshmoi dhe i barti në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e Kishës Katolike të Kosovës, kushtuar bijës së këtij populli të lashtë, “Gonxhe Bojaxhiu, kjo “Lule” e tokës dhe gjakut tonë, që u bë motra Tereze e Loretos (1929); Nëna Tereze, “Misionare e Dashurisë” (1950); Nobeliste e Paqes

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

(1979), e Lumja Nëna Tereze (2003); Shën Nëna Tereze (2016)”, përfundon njoftimi i Këshillit për media i Administraturës Apostolike të Prizrenit, në lidhje me ceremoninë e 5 shtatorit 2017 në Prishtinë. Ndërkohë që shugurimi i njoftuar tanimë i Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë me 5 shtator ka siguruar edhe më herët publicitetin e merituar si ngjarje me rëndësi për të gjithë shqiptarët pa dallim dhe kudo, një tjetër Katedrale Katolike Shqiptare po merr një pamje tjetër, gjithashtu e ndodhur historikisht dhe aktualisht, në trojet autoktone shqiptare. Është fjala për Katedralen e vjetër, tani të rindërtuar të Tivarit, e cila ka një histori të lashtë mbi 900-vjeçare, por edhe të pasur historikisht, nga pikëpamja fetare dhe kombëtare në trojet shqiptare, si njëra prej qendrave kryesore të katolicizmit në Shqipërinë e Veriut. E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

The Time

Ç’politikë të jashtme

Në ditët tona Perëndimi mund të përshkruhet si dekadent. Kjo nuk do t sociale në Evropë (të cilat ne kemi vështirësi për t’i paguar) te Kampio Chris Patten

Kjo do të thotë se ne jemi gjithnjë e më ngurues që ta lejojmë vizionin tonë të lirive civile dhe të të drejtave të njeriut të ndikojnë mbi politikat tona të jashtme, duke pasur frikë nga kostot e mundshme komerciale. Le ta marrim parasysh rastin e disidentit të Kinës dhe Nobelistit të Paqes Liu Xiaobo, i cili vdiq së fundmi ndërsa vuante një dënim 11-vjeçar me burg për shkak se pati bërë thirrje për demokraci në Kinë. Autoritetet e Kinës refuzuan kërkesën e Liu, të bërë vetëm pak javë para vdekjes, për të marrë trajtim mjekësor jashtë vendit për kancerin e tij agresiv, ndërkohë që bashkëshortja e tij vijon të qëndrojë në arrest shtëpiak. Trajtimi i disidentëve si Liu nga Kina nuk është gjë tjetër veç barbari. Megjithatë udhëheqësit e Perëndimit kanë ofruar vetëm pak deklarata diplomatike të hartuara me tepër kuj-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

des për ta kritikuar atë. Unë thjesht mund ta marr me mend se sa janë udhëheqësit e Perëndimit që kanë diskutuar çështjen e Liu me homologët e tyre kinezë në bisedat me dyer të mbyllura. Mundësitë për këtë qartazi kanë qenë të shumta, duke përfshirë edhe takimin e kësaj vere të G-20-ës, kohë kur Liu qe në shtratin e vdekjes. Por, duket pa gjasa që udhëheqësit e Perëndimit të jenë përballur me presidentin e Kinës Xi Jimping mbi këtë çështje. Në fund të fundit, kur Liu mori çmimin “Nobel” më 2010 dhe Kina e zemëruar u përpoq ta sulmonte Norvegjinë, Perëndimi nuk shprehu zemërim apo nuk tregoi solidaritet të vërtetë me një aleat të NATO-s. Trajtimi i Hong Kongut nga Kina ka kaluar në mënyrë të ngjashme pa kundërshti nga udhëheqësit e Perëndimit. Kina duket se ka për synim t’i dhunojë detyrimet e veta, të ndërmarra në “deklaratën e përbashkët”, të nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar, për të ruajtur mënyrën qytetare të jetesës dhe sundimin e ligjit deri në vitin 2047. Sakaq, ajo ka kërcënuar pavarësinë e sistemit gjy-

qësor, autonominë e universiteteve dhe lirinë e shtypit. Megjithatë ka pasur shumë pak kritika për këtë në Perëndim, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Pse vendet e Perëndimit janë kaq ngurrues ta kritikojnë sjelljen e Kinës me zë më të lartë dhe në mënyrë më të vazhdueshme? Përgjigjja duket se është paraja. Greqia, e cila me krenari pretendon se është djepi i demokracisë, ka udhëheqës që në përgjithësi u rritën duke kundërshtuar një qeveri autoritare ushtarakësh. Megjithatë, qeveria e saj në vështirësi financiare së fundmi bllokoi Bashkimin Evropian nga tentativa për të kritikuar shkeljen e të drejtave të njeriut nga Kina në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për shkak se Kina ofron investime me rëndësi kritike, veçanërisht nga Kompania e Transportit Oqeanik të Kinës, e njohur si COSCO, e cila në gusht 2016 bleu një paketë mazhoritare në Portin e Pireut. Kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili supozohet se është një i majtë radikal, i cili në nderim të Che Guevarës ia vuri emrin fëmijës së vet Ernesto, është bërë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e ndjek perëndimi?

të thotë thjesht se ne jemi nën varësi të politikës së “bukës dhe dëfrimit” nga programet e mirëqenies onati i Ligës së Futbollit në Shtetet e Bashkuara një karamelengrënës i Kinës. Falimentimi moral i Perëndimit është në shfaqje edhe më pranë në shtëpi. BE-ja vijon të ngurrojë ta kritikojë sjelljen e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán, i cili me krenari mburret për besimin e tij te “demokracia joliberale” (një shprehi plot kundërshti kjo në vetvete). Nën udhëheqësinë e Orbán, shkeljet e konventave të të drejtave të njeriut në trajtimin e refugjatëve është shoqëruar nga një shtypje e shoqërisë civile, veçanërisht e organizatave që marrin para nga jashtë vendit. Një objekt i njohur i këtij represioni është Universiteti i Evropës Qendrore, një bastion i debatit të hapur, mësimdhënies dhe kërkimit në Hungari, i cili është themeluar nga George Soros. Orbán ka shkuar aq larg sa ka rikthyer imazhet më të ndyra anti-semitike të viteve 1930 të Hungarisë (një aleate e Gjermanisë Naziste) për ta demonizuar Sorosin. Megjithatë vetë Orbán ka kryer studimet në Universitetin e Oksfordit (ku unë jam kancelar) me një bursë të financuar nga Soros dhe ka studiuar atje nën mendimtarin e madh liberal

Isaiah Berlin. Edhe pse Hungaria e Orbán kundërshton detyrimet që ka si anëtare e BE-së, ajo vijon t’i marrë më shumë se 5.5 miliardë euro në vit nga BEja, ndërkohë që kontribuon aty me më pak se 1 miliard euro në vit. E pse shtetasit e Evropës duhet të paguajnë kaq shumë për një qeveri që tregon kaq pak respekt për ta dhe e krahason BE-në me Bashkimin Sovjetik? Të paktën, BE-ja duhet t’i zbatojë kriteret e Traktatit të Lisbonës, të cilat e lejojnë atë t’i pezullojë disa të drejta të një vendi që thyen rregullat e saj dhe tregon neveri për standardet dhe vlerat e saj. Sjella e Partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni dhe qeverisë së saj, e cila tregon shumë pak shqetësime si për ligjin ashtu edhe për drejtësinë, ngre probleme të ngjashme. Qeveria po punon për ta ndryshuar kushtetutën në mënyrë që t’i shkatërrojë kontrollet dhe balancat demokratike. Ajo dukshëm dëshiron që gjykatësit ta bëjnë atë që politikanët kërkojnë që ata të bëjnë dhe nuk dëshiron që media të jetë në gjendje ta thotë këtë gjë. Unë guxoj të them se sundim-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tarët e Kinës nuk kanë vështirësi në të kuptuarin e sjelljes së PiS. Turqia, natyrisht, nuk është vend anëtar i BE-së dhe as që ka gjasa të bëhet ndonjëherë nëse vijon në rrugën e represionit diktatorial të ndërmarrë nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, një tifoz jo i vogël i Vladimir Putinit të Rusisë. Por, nëse gjykojmë nga toleranca në rritje e BEsë për iliberalizmin, disa udhëheqës të BE-së mund të jenë të gatshëm të pranojnë marrëdhënie më të ngushta me Turqinë e Erdoğanit. Një dekadencë e tillë në politikën e jashtme kërcënon ta minojë pretendimin e BE-së si një bashkësi vlerash dhe jo thjesht si një bashkim doganor i glorifikuar. Siç e dimë ne, nga vitet 1920 dhe 1930, ndërsa dekadenca ushqen më shumë dekadencë, bota bëhet gjithnjë e më e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Është koha për Evropën, në të cilën duhet të bashkohen Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti Donald Trump të mos jetë më president ta rigjejë kompasin tonë moral edhe një herë. (Autori është ish-komisionar për politikë të jashtme BE) E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Presheva e zgjedh të jashtëzakonshm Për Koha Javore:

Sevdail Hyseni Preshevë Nuk kanë kaluar më shumë se një vit e disa muaj, kur pushteti lokal u godit me disa lëkundje politike, të cilat prishën koalicionin qeverisës, në favor të një formacioni tjetër, por pa ndonjë ndryshim ne ecurinë e punës së legjislativit. Turbulencat politike, shantazhet, inatet e dukuri të tjera negative e kanë shoqëruar Kuvendin Komunal të Preshevës, që nga orët e para të konstituimit, pa ndonjë përparim në tejkalimin e këtyre barrierave shumë të dëmshme për qytetarët e kësaj komune, nga më të prapambeturat në rajon. Të lodhur dhe të rraskapitur nga mosfunksionimi i organit më të lartë të pushtetit vendor, shumica e subjekteve politike të Preshevës, si duket janë pajtuar të shkojnë në zgjedhje të reja të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme, nuk janë të jashtëzakonshme për preshevarët, ngase ato janë mësuar me procese të tilla edhe pse shpesh u kanë kushtuar me mungesë të investimeve, projekteve dhe donacioneve qeveritare e ndërkombëtare.

Niveli i përgjegjësive

Kuvendi komunal duhet të jetë stabil, efikas dhe përgjegjës. Foltorja e kuvendit nuk duhet të keqpërdoret për qëllime të caktuara politike, grupore e klanore. Mjerisht, foltorja e Kuvendit Komunal në Preshevë, jo vetëm që është keqpërdorur, por edhe është abuzuar deri në ekstremizëm. Kuvendarët janë të zgjedhurit e pop-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

ullit dhe ata duhet të jenë në nivelin e përgjegjësisë, për të mbrojtur, avancuar dhe promovuar të drejtat e qytetarëve. E si të mbrohen interesat e qytetarëve nga kuvendarët e një Kuvendi, kur ata nuk mblidhen me muaj të tërë, por edhe kur të jenë bashkë në seancë, ata grinden mes vete, duke bllokuar punimet e kuvendit. Zvarritjet e seancave kuvendore deri në pafundësi, natyrisht se prodhojnë krizë, mosdurim, përçarje, ngërç politik dhe kolaps ekonomik. Të gjitha këto anomali në qeverisjen lokale, ngrisin shqetësimin e qytetarëve për pamundësinë e realizimit të projekteve jetike për Preshevën.

Masat e përkohshme

Po qe se nuk gjendet ndonjë zgjidhje urgjente, për tejkalimin e mosmarrëveshjeve politike brenda koalicionit aktual qeverisës, nuk është çudi, që nesër të shpërbëhen organet legjislative dhe ekzekutive të pushtetit në Preshevë. Shpartallimi i parlamentit lokal sjell masat e përkohshme, që dikur quheshin të dhunshme, të cilat do të zgjasin deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale. Thënë të drejtën, masat e dhunshme nuk janë të mira as në “komshi” e lëre më në shtëpi! Ato asnjëherë nuk kanë sjellë zgjidhje të qëndrueshme, por përkundrazi i kanë ngatërruar fijet e lëmshit politik. Në zhargonin e popullit për këto masa të përkohshme, apo më mirë të dhunshme, dikur thuhej: “Hajde dreq e na ndreq!” E mira është të gjendet ndonjë zgjidhje, ngase nga zgjedhjet e parakohshme, nuk pritet se do t’i jepet fund mospajtimeve politike në Preshevën e taksirateve. Po sikur të ndodhin zgjedhjet e parakohshme, përsëri do të ketë koalicione

qeverisëse, sërish do të ketë pozitë dhe opozitarë dhe ngjashëm do t ‘na përsëriten skenat jo të favorshme, që jemi mësuar t’i shohim në Preshevë, që nga viti 2002 e këndej. Preshevën, nga kjo gjendje ku është futur, nuk e shpëtojnë masat e përkohshme e as zgjedhjet e jashtëzakonshme, por lirimi nga mentaliteti i partiakëve provincialë për të qenë të parë, të cilët, mjerisht, vuajnë nga bajraktarizmi, liderizmi, nepotizmi, familjarizimi e “izma” të tjerë, të cilët i kanë përcjellë, gjatë gjithë man-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

hjeve me!

dateve të pushteteve lokale. Dhe në vend që këta liderë të shumtë partiakë ta gjejnë shpëtimin tek uniteti, konsensusi, ata e kërkojnë ngushëllimin te zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Prapë fushatë...

Presheva e ndarë dhe e përçarë në shumë parti e shoqata joqeveritare, siç është duke shkuar për çdo vjet do të ketë zgjedhje lokale, e jo sipas zakonit një herë në çdo katër vjet. Skenës institucionale preshevarçe i

Që nga zgjedhjet e 24 prillit të vitit të shkuar, qeverisja komunale e Preshevës nuk e ka gjetur dot rehatinë. Ajo vazhdon të përballet me sfida të ndryshme, të cilat parlamentit lokal, i kanë shkaktuar jo rrallë ngërçe politike, duke e sjellë atë, në një krizë, që nuk çon tjetërkund veç në zgjedhje të parakohshme

janë bërë stil i jetës politike zgjedhjet e reja. Ndoshta pse kjo komunë me mbi 90 për qind shqiptarë, në Luginë të Preshevës, të administruar nga Serbia, më herët se Komuna e Bujanocit, ka pasur pushtet dhe asnjë nga partitë e saj politike nuk e durojnë opozitarizmin, me një fjalë, ia kanë shijuar lezetin të qenit pushtetar. Askush nuk e do opozitën, qoftë edhe në ëndërr. Pushteti shumëkujt i ka sjellë privilegje, famë e karrierë, por jo edhe qytetarëve të saj, të cilët

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

nëpër çdo palë zgjedhje votuan për ndryshime, e pothuajse asnjëherë nuk i panë ato. Në realitet ata i panë gjatë fushatës elektorale, duke brohoritur si gjithherë: “Për gjuhë dhe flamur!’, “Bashkim me Kosovën!”, “Shqipëri o nëna jonë!”, “Stop dhunës dhe diskriminimit!”, “Votoni më të mirët!, “Vota është çelës i ndryshimit!”, “Rroftë Referendumi!” e slogane të tjera të kësaj natyre. Kështu e ka Presheva jonë, me probleme si gjithmonë! E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Javore KOHA

11


KULTURË

Krenari Fati i vendit të izoluar në mënyrë të tillë është i pavarur, e ardhmja e tij vjen nga pasojat e veta, çdo ndryshim vjen nga përbrenda. Kështu edhe kur del nga izolimi, ai u bënë ballë, anashkalon, ose kundërshton këshillat a ndikimet nga jashtë dhe përpiqet të veprojë “si di vetë”, prandaj tranzicioni ose kapërcimi nga një epokë në tjetrën merr kohë dhe bëhet i mundimshëm për njerëzit që e përjetojnë

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi Uashington

Çdo ndryshim vjen nga brenda... nëse...vendi është një i vetëm, pa lidhje varësie nga një tjetër, me përjashtim të...Zotit, dhe kur Ky mohohet...me përjashtim të vetes. Një vend i tillë i ngjan “atomit” që nuk mund të afektojë ose afektohet nga një tjetër; ai nuk ka dritare nëpërmjet të cilave drita mund të hyjë a të dalë. Fati i vendit të izoluar në mënyrë të tillë është i pavarur, e ardhmja e tij vjen nga pasojat e veta, çdo ndryshim vjen nga përbrenda. Kështu edhe kur del nga izolimi, ai u bënë ballë, anashkalon, ose kundërshton këshillat a ndikimet nga jashtë dhe

“ 12

përpiqet të veprojë “si di vetë”, prandaj tranzicioni ose kapërcimi nga një epokë në tjetrën merr kohë dhe bëhet i mundimshëm për njerëzit që e përjetojnë. Atom do të thotë ‘i pandashëm’ ose “pafundësisht i ndashëm” (Leibniz), nga natyra i padukshëm dhe si i tillë, i pazhvilluar, me gjithë përçapjet për progres. Kjo të kujton analogjinë e dy orëve (të pasinkronizuara) që filozofët në të kaluarën përdornin për të përshkruar anomalitë në lidhjet midis trurit dhe trupit a mendimit dhe veprimit. Shihet sot, se njerëzit që kanë pr-

ovuar një mbyllje a izolim, ndryshe thonë e ndryshe veprojnë, janë të çoroditur, vijnë rrotull të hutuar, të trullosur, gënjejnë pa shkak, mashtrojnë për të jetuar, dhe kudo që t’i dërgosh, mes virtytit, do të pasqyrojnë veset e tyre, urrejtjen e smirën për ata që kanë, dhe meqë s’kanë

Shihet sot, se njerëzit që kanë provuar një mbyllje a izolim, ndryshe thonë e ndryshe veprojnë, janë të çoroditur, vijnë rrotull të hutuar, të trullosur, gënjejnë pa shkak, mashtrojnë për të jetuar, dhe kudo që t’i dërgosh, mes virtytit, do të pasqyrojnë veset e tyre, urrejtjen e smirën për ata që kanë, dhe meqë s’kanë çfarë, tregojnë krenarinë që janë

Javore KOHA

E ENJTE, 31 GUSHT 2017


KULTURË

çfarë, tregojnë krenarinë që janë. Nëse ky është vendi më i mirë në botë, po vendet e tjera si janë?, pyeti Kandidi i Volterit (1759), pasi pa fatkeqësitë dhe vuajtjet mes njerëzve në Lisbonën e rrënuar nga tërmeti. Duket se Kandidi ndodhej në vend të gabuar e në kohë të gabuar, por shoku i tij filozof, që e shoqëronte, i tha se ky ishte vendi më i mirë në botë, dhe Kandidi filloi të bindej se ashtu ishte. Por në fund të tregimit, edhe filozofi nuk ishte i prirur më të pranonte se vendi ku ndodheshin ishte më i miri, por meqenëse ishte filozof, tha ai, do të ishte e papërshtatshme të ndryshonte mendje.

Nëse ky është vendi më i mirë në botë, po vendet e tjera si janë?, pyeti Kandidi i Volterit (1759), pasi pa fatkeqësitë dhe vuajtjet mes njerëzve në Lisbonën e rrënuar nga tërmeti. Duket se Kandidi ndodhej në vend të gabuar në kohë të gabuar, por shoku i tij filozof, që e shoqëronte, i tha se ky ishte vendi më i mirë në botë, dhe Kandidi filloi të bindej se ashtu ishte E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

Analizë dhe mikr i identitetit nacio (Martin Berishaj “(Zh)bërja e kufirit etnik”, Toena, Tiranë 2017)

Prof.dr. Romeo Gurakuqi Monografia e prof Martin Berishaj, “Zhbërja e kufirit etnik”, botuar nga shtëpia botuese Toena, Tiranë, këtë vit, është një studim krejt i veçantë në llojin e vet, që synon të depërtojë jo vetëm në historinë e ndarjes së kufirit në mes komunitetit mbarëshqiptar në Gadishullin Ballkanik, por para së gjithash ky studim merret me vlerësimin e fenomeneve politike, kulturore, antropologjike, sociologjike, juridike dhe të ndërgjegjes komunitare, të prejardhur prej këtij procesi të dhimbshëm dhe të imponuar historik nga faktorë madhorë, dhe i kryer me dy vijëzime në hartë dhe në terren, më 1913-1914 dhe më 1921-1925. Kemi të bëjmë me një studim të impostuar qartazi në pikëpamje metodologjike të shkrimit shkencor ndërdisiplinor, dhe mbi të gjitha, impostimi më i rëndësishëm është ai analitik, që vjen për shkak të bazamentit solid të përgatitjes së autorit me filozofinë e historisë, njohjen e thellë të shkencave politike dhe të se drejtës ndërkombëtare. Studimi është i vendosur, sipas meje, mbi një konstrukt teorik, të cilin nuk mund ta bëjë lehtësisht çdo studiues, pa një përgatitje ndërdisiplinore, filozofike, të shkencave politike, historike, juridike, kulturologjike dhe sociologjike, së paku, të cilën profesori ynë i nderuar, falë përvojës së gjatë akademike dhe të studimeve sistematike, e zotëron në perfeksion.

14

Javore KOHA

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Monografia e profesor Martin Berishajt është edhe një kritikë e heshtur, në formën e një pasqyre ku mund të ballafaqohen autorët e studimeve pararendëse mbi kufirin, inkluziv edhe autori i këtyre radhëve. Është një model se si mund të shkruhen studime me fokuse të tilla në bashkëkohorë, për të qenë të pranueshëm dhe konkurrencialë në ballafaqimin shkencor ndërkombëtar. Në fakt, në dijeninë time, nga studiuesit pararendës shqiptarë mungon një studim i konceptuar në një formë dhe përmbajtje të tillë. Mbi të gjitha askush deri më sot nuk është marrë me analizën e pasojave të ndarjes kufitare ndërshqiptare, në aspektin formativ, të vetëdijes, të vlerësimit të realiteteve gjegjëse, brenda dhe jashtë kufirit, ndikimit të politikave drejtuese të vendeve ku u detyruan shqiptarët të jetojnë të ndarë, përfshirë edhe regjimet nën të cilat jetuan shqiptaret e shtetit amë, ose Shqipërisë së Vjetër, le ta quajmë me një term të kohës kur Shqipëria e 1913 dhe ajo e Tokave të Lirueme u bashkuan në një më 1941. Kufiri kësisoj në këndvështrimin e autorit, bashkëjeton përditë me kombin e ndarë dhe ndërgjegjen e tij, e cila vjen e përshtatet në konstruktin politik, social të vendit ku është atashuar, dikur ish Jugosllavi, sot fatmirësisht në Republikën e Kosovës, Republikën e Malit të Zi, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë etj. Autori ka arritur kështu të kryejë një studim mbi kufirin në disa dimensione, si hartë mendore që mbizotëron në vetëdijen e shqiptarëve varësisht vendit ku kampionet e studiuara ndodhen. Autori dallon dy linja argumentuese, që kanë formësuar dhe ndërtuar dy monada të ndryshme që interpretojnë të njëjtin realitet, duke përjashtuar njëri

tjetrin, ndonëse ruajnë thelbin e përbashkët, gjuhësor, kulturor, letrar, territorial, të ideologjisë dominuese kombëtare etj. Thënë ndryshe, pjesa që ka jetuar brenda Shqipërisë së Vjetër, dhe ajo që ka jetuar në shtetet fqinje, dhe madje edhe vetë brenda shteteve fqinje, varësisht pozicionit gjeografik. Janë këto, sipas autorit, efektet anësore të skicimit të kufirit në një komb të ndarë. Dhe ai, sipas meje, ka të drejtë. Vetë Hoti, është shembulli konkret i ekzistencës së dy formacioneve të përkohshme konceptuale, që e mendojnë, analizojnë e përshkruajnë, Hotin dhe Malësinë, në forma të ndryshme, këndej kufirit ku gjendemi ne sot dhe matanë kufirit, le të themi në Kushë të Hotit, apo në Rrapshë kur do shkojnë një ditë tjetër për të bërë promovimin e këtij libri. Pavarësisht se kemi të bëjmë me konstrukte të përkohshme, të imponuara politikisht nga faktorë jashtëshqiptarë, ata kanë lënë gjurmë ndarëse dhe përjetuese në nën-ndërgjegjen e anëve tona përbërëse. Dhe ky përfundim që ka arritur autori është në fakt produkt i një rezultati që mund ta arrijë vetëm një studiues i vëmendshëm, metodologjikisht i impostuar, me përgatitjen teorike të nevojshme. Studimi, kësisoj, është i çliruar nga komplekset dhe shabllonet amorfe të nacionalizmit primitiv, dhe mund të përfshihet në studimet serioze bashkëkohore. Autori ka arritur të kryejë analizën dhe mikrostudimin e konstruktit të identitetit nacional shqiptar në brezin kufitar, duke hyrë siç thotë vetë, në thellësi të indit nacional, si me thikë të mprehtë: në hapësirat jetësore të popullsisë së njëjtë me kufi të ndarë. Autori ka arritur, që përmes analizës në rrafshin individual, të zbulojë vetë dhe të na bëjë të njohur ne lexuesve, lig-


KULTURË

rostudim onal

jshmëritë e përgjithshme; me analizën e mikroniveleve dhe mikropraktikave nacionale në hapësirën kulturore dhe historike shqiptare, të na shpalosë diskursin mbizotërues nacional, konceptuar në planin e studimit kulturor dhe historik të shoqërisë shqiptare përtej kufijve të Shqipërisë së Vjetër. Autori nuk mjaftohet me këtë, por arrin të bëjë edhe shpjegimet e dallimeve nacionale, si produkt dhe rrjedhojë të ndarjes së kufirit ndërshqiptar në hapësirën gjeografike ku ata historikisht prej shekujsh jetojnë. Në fund autori nuk e lë me kaq punimin dhe fokusohet në analizën e gjendjes së respektimit të të drejtave të njeriut, gjendjes së ndryshimit të sovranite-

tit, shkallën e plotësimit të të drejtës së vetëvendosjes, Ligjin mbi ndarjen administrative, respektimin e titullit juridik të pronësisë, si bazament ligjor të brendshëm, të kërkuar nga ajo që unë do ta quaja, qeverisja demokratike botërore (dhe këtu kam parasysh monitorimin e standardeve ndërkombëtare të respektimit të të drejtave të minoriteteve), si faktorë që ndihmojnë në zhdukjen e dallimeve kufitare që historia e vuajtur i ka lënë barrë brezit të tretë, shkruan autori, d.m.th. brezit tonë, mbasi dy breza para nesh përjetuan ndarjen, dhunën, privimet nga më të rëndat, vendosjet si popullsi e klasifikuar e dorës së dytë, etj. Punimi i profesor Martin Berishajt

është i përbërë nga Hyrja e zgjeruar dhe impostuese, në pikëpamje metodologjike dhe filozofike, recensioni i profesor Ernest Petriçit, tetë kapituj dhe dokumentacioni i National Archives in London, fondi i dokumentave të Komisionit të Caktimit të Kufirit në terren, pas Luftës së Parë Botërore. Punimi përbën një arritje serioze, e kryer nga një akademik serioz, që jeton dhe punon me ritmet e shkollave më të përparuara botërore të analizës politike, por edhe me vetëdijshmërinë e përkatësisë së një populli që ndodhet ende para sfidave të kompaktësimit të brendshëm dhe para nevojës për t’u pranuar si popull mirëfilli i evropianizuar. E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Informimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi

Duhet vlerësuar e Tomë Bojajt në

Tomë Bojaj , edhe pse nuk e kishte profesion gazetarinë, median shqipe e kishte në mendje , në zemër dhe në shpirt. Falë kësaj dashurie të zjarrtë për informimin shqip në trevën e Malësisë me mund, pasion e përkushtim , që i ka kultivuar ndër vite , themeloi dhe hapi Televizionin e parë në gjuhën shqipe në Mal të Zi me emrin “ Boin” në vitin 2001

Gjekë Gjonaj

Jeta dhe vepra e kolegut tonë të ndjerë e të respektuar nga shqiptarët e kudo ndodhur që e njohën , i cili lindi në një fshat të vogël Bojaj të malit të Grudës , pranë brigjeve të lumit Cem ,pak kilometera larg nga Tuzi , dëshmon se shkollimi i lartë nuk është gjithmonë kusht themeltar për të arritur domosdo një sukses të veçantë në fusha të ndryshme të jetës. Tomë Bojaj , edhe pse nuk e kishte profesion gazetarinë, median shqipe e kishte në mendje , në zemër dhe në shpirt. Falë kësaj dashurie të zjarrtë për informimin shqip në trevën e Malësisë me mund, pasion e përkushtim

“ 16

, që i ka kultivuar ndër vite , themeloi dhe hapi Televizionin e parë në gjuhën shqipe në Mal të Zi me emrin “ Boin” në vitin 2001. Më duhet të pranoj se ishte akt i guximshëm, pasi rrethanat shoqërore-politike në ato vite të tranzicionit nuk ishin në favor të tij. Megjithatë i etur për të hapur edhe një dritare mediatike në shtëpitë e shqiptarëve në Mal të Zi pranoi të jetë në krye të detyrës, siç i ka hije një gazetari profesionist. Në këtë profesion të ri, i cili për të ishte sfidë, u tregua i mirë. I aftë. I guximmshëm. Drejtues vizionar . Njeri i qeshur dhe komunikues, që i deshti njerëzit, kolegët e bashkëpunëtorët. Pozitiv. Modest. I dashur. Shpirtmirë. I gatshëm për këshilla. Korrekt. I drejtë. Parimor. I përkushtuar për punën në televizion. Për informimin e drejtë, të paanshëm dhe të balancuar të shqiptarëve.Njeri që bëri shumë për informimin shqip në Mal të Zi . Dhe jo vetëm kaq. Por edhe për kauzën shqiptare. Si i tillë hyri në zemrat e shqiptarëve brenda dhe jashtë shtetit, i cili

televizionin e tij fillimisht nuk e ka parë me sy të mirë, për çka edhe asokohe e ka ndëshkuar financiarisht, në vend se ta mbështetesë. Mungesën e përkrahjes së shtetit të Televizionit “ Boin” e mbuloi mërgata shqiptare kryesisht në Amerikë, e cila vazhdimisht e ka mbështetur me donacione , të cilat nuk mungojnë as sot. Shpresoj as nesër, sepse shqiptarëve në Mal të Zi u duhet TV “ Boin”. Pa të ata do të kishin një dritare informative më pak në gjuhën e tyre të ëmbël shqipe. Në mbyllje të këtij shkrimi përkujtimor për kolegun, shokun dhe të afërmin tim të gjakut po shtoj se meriton të nderohet dhe vlerësohet kontributi i tij në gazetarinë shqiptare. Me punën e tij fisnike nëntëvjeçare, nëpërmjet valëve të Televizionit “ Boin” , përcolli gjithmonë porosi atdhedashurie, duke reflektuar energji pozitive në mbarë spektrin shqiptar. Toma dha kontribut goxha të rëndësishëm në drejtimin dhe zhvillimin e tij në vite, në informimin e drejtë, në mendimin e lirë si dhe në zhvil-

Promovoi dhe lëvroi një gazetari në shërbim të së vërtetës dhe interesit publik shqiptar deri në momentin e ndarjes së tij të parakohshme nga jeta, në moshën 42 vjeçare , më 1 maj 2010. Në Televizionin e tij ka lëvruar pothuaj të gjitha gjinitë e gazetarisë e publicistikës televizive, si lajmi, kronika, telereportazhi, intervista dhe dokumentari

Javore KOHA

E ENJTE, 31 GUSHT 2017


KULTURË

r kontributin ë këtë fushë limet politike e demokratike. Promovoi dhe lëvroi një gazetari në shërbim të së vërtetës dhe interesit publik shqiptar deri në momentin e ndarjes së tij të parakohshme nga jeta, në moshën 42 vjeçare , më 1 maj 2010. Në Televizionin e tij ka lëvruar pothuaj të gjitha gjinitë e gazetarisë e publicistikës televizive, si lajmi, kronika, telereportazhi, intervista dhe dokumentari. Për mua ishte dhe mbeti njeri model i informimit shqip. Një atdhetar dhe dashamirës i kulturës dhe traditave shqiptare. Karakteri i tij njerëzor dhe

Mungesën e përkrahjes së shtetit të Televizionit “ Boin” e mbuloi mërgata shqiptare kryesisht në Amerikë, e cila vazhdimisht e ka mbështetur me donacione , të cilat nuk mungojnë as sot. Shpresoj as nesër, sepse shqiptarëve në Mal të Zi u duhet TV “ Boin”. Pa të ata do të kishin një dritare informative më pak në gjuhën e tyre të ëmbël shqipe

ndershmëria e tij janë një shëmbëlltyrë frymëzuese dhe sfiduese për të gjithë ata që e duan median shqipe. E për

këto virtyte të larta njerëzore ky misionar i informimit shqip duhet të vlerësohet dhe të nderohet.

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Javore KOHA

17


MOZAIK

Fiset shqiptare në Mal të Zi

Hartë e rrallë e vitit 1839

Aristokrati nga fisi i Vasojeviqëve, Nikolla, ose siç e quante vetëm me sqimë në frëngjisht “Prince des Wassoevitch”, ka lënë pas një mal përsiatjesh për viset kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Fryt i penës së tij janë jo pak shënime interesante në frëngjisht në lidhje me gjendjen e fiseve shqiptare

18

Javore KOHA

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

brenda Malit të Zi të vjetër në kohën e princit, Petar Njegoshit II (18301851). Portali konica.al publikon një hartë interesante të vitit 1839 që ka si autor vetë princin e Vasojeviqëve. Duke njohur në mënyrë intime fiset shqiptare, ai ravijëzon vendndodhjen e kuçëve, palabardhasve, piperëve,

hotëve, krasniqëve dhe vasojeviqëve. Katër fiset e fundit, sipas shënimeve të Nikollës, e hiqnin origjinën e tyre nga një i parë i përbashkët. Në origjinal harta mban diçiturën përshkruese “Hartë e fiseve të pavarura dhe luftarake të Shqipërisë”. (Konica.al) 


MARKETING

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi i uron çdo besimtari mysliman gëzuar festën e

Kurban Bajramit

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Javore KOHA

19


KULTURË

Mbi librin “Katër malet e Malësisë së Madhe në rrjedhat e kohës” të autorit prof. dr. Palokë Berisha

Kronikë e njëmendtë e një zone që sfidoi të kaluarën e lavdishme Objektiviteti, e vërteta dhe saktësia e të dhënave, të cilave autori u përmbahet me përpikëri, si dhe metodologjia e jashtëzakonshme hulumtuese shkencore që përdor, janë parimet themelore të lëndës që ndërthuret në një krijimtari të këtij lloji, pra në këtë botim monografik me synime të qarta

Qazim Muja

Bashkëpunimi im me prof. dr. Palokë Berishën ka filluar para dy dekadave, pikërisht në vitin 1997, me botimin e librit të parë të këtij autori “Zhvillimi i shkollave dhe arsimi i shqiptarëve në Mal të Zi prej vitit 1878-1988”. Dhe prej atëherë kam pasur nderin që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në vazhdimësi të përcjell veprimtarinë shkencore, hulumtuese dhe botuese të profesorit të nderuar në lëmin e shkollimit dhe arsimimit të shqiptarëve në Malin e Zi. Se autori Prof. dr. Palokë Berisha nuk na paraqitet sonte këtu vetëm si autor i librave për arsimin, apo si një pedagog i spikatur që drejtpërdrejt kontribuoi në vënien e bazave të studimeve pedagogjike në Universitetin e Prishtinës, apo si një veteran i arsimit dhe njohës i shkëlqyeshëm i historisë dhe teorisë së pedagogjisë dhe i rrjedhave të shkollës shqipe në Malin e Zi, dhe jo vetëm, si njohës i jetës brenda dhe jashtë institucioneve arsimore e edhe si teoricien në

20

Javore KOHA

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

shkencat pedagogjike, por edhe si një kronik i klasës së parë, dëshmon edhe monografia “Katër malet e Malësisë së Madhe në rrjedhat e kohës”, që po përurohet sonte dhe për të cilën do t’i them disa fjalë në mënyrë shumë të përgjithësuar. Si autor i kësaj monografie Prof. dr. Palokë Berisha, në mënyrë sistematike përcjell të gjitha aspektet relevante që kërkon krijimtaria e këtillë, siç janë: e kaluara historike e këtij areali, pozita gjeografike, pasuritë dhe resurset natyrore, rrethanat ekonomiko-shoqërore doket dhe zakonet, feja dhe raportet ndërfetare, prezantimi i personaliteteve më në zë të kësaj treve, organizimi i fiseve, prejardhja e banorëve dhe gjenealogjia e familjeve, duke zbërthyer në mënyrë të hollësishme fisin Berisha, duke i ilustruar me trungjet familjare dhe me fotografi të shumta të anëtarëve të tyre, pastaj arsimi, pjesëmarrja e banorëve në luftrat çlirimtare dhe përfshirja e tyre në të gjitha aktivitetet jetësore, duke i argumentuar të gjitha këto me fakte relevante burimore nga literatura e begatë që është përdorur si argument i pashmangshëm. Sepse objektiviteti, e vërteta dhe

Përpilimit apo të shkruarit të një monografie të këtillë i përveshen vetëm entuziastët e vërtetë, të shtyrë nga ajo dashuria e madhe ndaj vendlindjes të cilën gjithmonë dhe kudo që të ndodhen e bartin atë mbi supe, në mendje, në zemër, në shpirt dhe i mbeten peng gjatë tërë jetës, duke iu përkushtuar idesë që më në fund të lënë gjurmë të shkruara për të

saktësia e të dhënave, të cilave autori u përmbahet me përpikëri, si dhe metodologjia e jashtëzakonshme hulumtuese shkencore që përdor, janë parimet themelore të lëndës që ndërthuret në një krijimtari të këtij lloji, pra në këtë botim monografik me synime të qarta për t’u bërë kronikë e shkru-


KULTURË

ar e njëmendtë e një zone që gjithherë sfidoi me të kaluarën e saj të lavdishme historike, me figura të lavdishme që u sakrifikuan ndër shekuj për mirëqenien e saj. Dhe e gjithë kjo lëndë është përmbledhur në XXI kapituj, që e përbëjnë këtë monografi e cila ka lindur si rezultat i grumbullimit shumëvjeçar të materialit studimor nga autori, i sistemimit, i zbërthimit, i trajtimit, i analizës dhe qasjes shkencore dhe metodologjike të tij, duke e sistemuar në mënyrë të shkëlqyer, qoftë në pikëpamjen kronologjike, qoftë në pikëpamjen e shtresimit të kësaj lënde në disiplina të ndryshme gjithëpërfshirëse. Përveç deskriptives së zakonshme, autori në mënyrën më të mirë ilustruese dhe dokumentuese, na mundëson njohjen e kësaj problematike përmes shembujve të shumtë, përmes tabelorëve të saktë, përmes fotografive dokumentare, duke tërhequr paralele krahasuese në mes të së kaluarës, si thesar dhe si e vërtetë e pamohueshme, në mes akteve tradicionale-zakonore-kanunore dhe të bashkëkohores, duke ndjerë nganjëherë shqetësimin dhe dhembjen e papërmbajtshme, sidomos kur bëhet fjalë për shpopullimin vende-vende të tërësishëm të Malësisë së Madhe, dhe si rezultat i kësaj, të mbylljes së shkollave në të cilat bazat e para arsimore i ka marrë një numër mahnitës i elitës intelektuale të kësaj ane, tridhjetë sish që autori i prezanton me biografi relevante. Si pjesë shumë interesante të kësaj monografie do të veçoj edhe prezantimin e elementeve të veshjeve të burrave, grave, nuseve dhe vajzave, të ilustruara edhe me fotografi të shumta përkatëse që skajshëm e pasurojnë këtë monografi dhe ku lexuesit, përmes tyre mund të shohin edhe bukuritë e këtyre veshjeve. Ata na vijnë këtu si artefakte të rëndësisë së veçantë dhe, njëkohësisht, si lëndë e pashoqe për të dëshmuar edhe në mënyrë vizuale traditën e lashtë ar-

tizanale të kësaj treve, mbase edhe katërmijë vjeçare, kur është fjala për xhubletën, e që tashmë një koleksion i këtillë është bërë pjesa më sublime e koleksionit etnografik gjithëshqiptar, por edhe më gjerë në përballjet krahasimtare me veshjet e popujve të ndryshëm që nga lashtësia. Nuk mund këtu të mos përmend pjesën e historikut të fisit Berisha si pjesë përmbyllëse, e që autori e bën me dashuri dhe nostalgji të veçantë, duke paraqitur gjenealogjinë fisnore dhe familjare me anëtarët e gjakut të tij, të shpirtit e të zemrës, stërgjyshërit, gjyshërit, prindërit, vëllezërit, motrat dhe pasardhësit e tyre, duke dhënë biografitë dhe fotografitë e tyre. Metodologjia e hulumtimit dhe e përpilimit të kësaj monografie për katër malet e Malësisë së Madhe i plotëson jashtëzakonisht standardet dhe kriteret që aplikohen te kjo lloj e literaturës. Veprimi dhe trajtimi kronik në paraqitjen e së kaluarës dhe të tanishmes japin pasqyrën më harmonike dhe më studioze të kësaj pjese të Malësisë së Madhe në kohë dhe hapësirë. Vetëm autori i cili thellësisht e njeh dhe personalisht e përjeton një temë të këtillë hulumtuese mund të ofrojë një studim të këtillë municioz mbi të gjitha veçantitë natyrore, socioekonomike, historike, antropologjike, etnografike e kulturore. Duke kombinuar në mënyrë të jashtëzakonshme faktografinë, të dhënat historike, dokumentet, traditën, njohuritë nga lëmenjtë e ndryshme, duke shfrytëzuar digresionet literare, autori arrin që tek lexuesi të fitojë një shkallë të lartë besueshmërie, madje të pazakontë për këtë lloj literature. Monografia “Katër malet e Malësisë së Madhe në rrjedhat e kohës”, edhe për shkak të stilit dhe për shkak të gjuhës së thjeshtë dhe precize, të thjeshtë në kuptimin e qartësisë në ndërtimin dhe ndërthurjen e frazave, për shkak të të dhënave

të shumta faktografike, të kompozimit mjeshtëror dhe të lëndës së bollshme, të gjithë banorët e Malësisë së Madhe, ashtu të pandarë, madje edhe ata që mendojnë se e njohin këtë zonë, dhe jo vetëm, do t’i bindë se vetëm tani (pas leximit të këtij libri) e njohin me të vërtetë tërësisht vendlindjen e tyre. E gjithë kjo flet se në dorë kemi një vepër me vlerë nga pikëpamja e krijimit të të ashtuquajturës vetëdije lokale dhe të identitetit kulturor, por edhe një vepër që me rezultatet e veta antropogjeografike po edhe historike bëhet pjesë edhe e thesarit të kulturës kombëtare. Autori hulumtimet e veta i bazon në lëndën arkivore, në dokumentet burimore, në të dhënat autentike etnologjike, në literaturën relevante, por edhe në rrëfimet konkrete si dhe në përvojat e veta. Këtu do të përmendja rreth dyzet njësi burimore që autori i shfrytëzon si literaturë specialistike, si dhe shumësinë e personave të intervistuar dhe të konsultuar, si praktikë e pashmangshme e profesor Berishës në mbledhjen e argumenteve nga burimet e gjalla dhe vjeljen e thesarit aq të pasur etnografik dhe etnokulturor të kësaj treve. Ajo që sipas mendimit tim, çdo autori të literaturës së këtillë i shkakton vështirësi, është tema gjithëpërfshirëse, që kërkon një qasje multidisiplinare, kështu që, me kënaqësinë më të madhe, si bashkëpunëtor i tij, do të konstatoja se përpilimit apo të shkruarit të një monografie të këtillë i përveshen vetëm entuziastët e vërtetë, të shtyrë nga ajo dashuria e madhe ndaj vendlindjes të cilën gjithmonë dhe kudo që të ndodhen e bartin atë mbi supe, në mendje, në zemër, në shpirt dhe i mbeten peng gjatë tërë jetës, duke iu përkushtuar idesë që më në fund të lënë gjurmë të shkruara për të, shpeshherë duke iu lënë amanet brezave të reja për të vazhduar hulumtimet e mëtutjeshme. I shtyrë nga e gjithë kjo, autori prof. dr. Palokë Berisha ia arriti që me sukses të jashtëzakonshëm përmes kësaj monografie t’ia dhurojë tërë dashurinë vendlindjes, Malësisë së Madhe në veçanti dhe historiografisë shqiptare në përgjithësi, për ç’gjë e përgëzoj dhe i uroj suksese të mëtutjeshme në krijimtarinë e tij shumë të frytshme. (Ky vështrim është lexuar në përurimin e librit në QKI “Malësia” – Tuz, të shtunën, më 26 gusht 2017) E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Javore KOHA

21


PANORAMË

Ulqini gati për festivalin e filmit “Seanema”

Festivali i filmit “Seanema” këtë vit do të mbahet në disa lokacione në Qytetin e vjetër të Ulqinit, në datat 31 gusht deri më 3 shtator

Festivali i filmit “Seanema” këtë vit do të mbahet në disa lokacione në Qytetin e vjetër të Ulqinit, në datat 31 gusht deri më 3 shtator. Tema e edicionit të tretë është “EXILE” (Dëbim), ndërsa në fokus janë të rinjtë që ndihen të përjashtuar për shkak të dallimeve kulturore si dhe nga pamundësia për t`i realizuar idetë, planet dhe ambiciet në vendin ku ata jetojnë. Përveç temës së re që prek këtë vit, “Seanema” ndryshon konceptin dhe bëhet festival me karakter garues, ku filmat garojnë në tre kategori: filmi më i mirë, filmi më i mirë i metrazhit të i shkurtër dhe çmimi i publikut ulqinak. Rreth ndarjes së çmimeve vendos juria

22

Javore KOHA

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

vlerësuese, e cila përbëhet nga regjisori malazez, Pavlle Simonoviq, regjisori Fatos Berisha dhe dramaturgia e gazetarja Dafina Halili. Në jurinë që do të vlerësojë filmat e metrazhit të shkurtër do të jetë aktori, fitues i çmimit të madh të Teatrit Kombëtar të Malit të Zi, Mirko Vllahoviq, regjisori i ri malazez, Senad Shahmanoviq dhe Tomas Auksas, regjisor, producent, aktivist dhe drejtor artistik i kompanisë multimediale Liberatum nga Londra. Në programin e edicionit të tretë bëjnë pjesë filmat “Kushtetuta e Republikës së Kroacisë” e regjisorit Rajko Grliq, që do të shfaqet në natën e parë të

festivalit, dy produksionet malazeze “Iskra” nga Gojko Berkuljan dhe “Perla e Bunës”. Krahas programit të filmit, festivali “Seanema” këtë vit organizon panele, leksione për studentët, prezantime për dhe rreth filmit, për të rinjtë dhe rëndësinë e mbrojtjes së ambientit. Festivali hapet pranë Muzeut arkeologjik në Kala, të enjten datë 31 gusht në ora 8 në mbrëmje. “Seanema“ këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës në Mal të Zi, Komisioni për ndarjen e fitimeve nga lojërat e fatit, Qendra kinematografike e Malit të Zi, Komuna e Ulqinit dhe shumë partnerë e donatorë të tjerë. Hyrja në të gjitha ambientet e festivalit do të jetë falas.


FOTOGRAFIA E JAVËS

JETLIR KOVAÇI KRIPORJA E ULQINIT

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Javore KOHA

23


PORTRET

Portret: Shaqir Peku

Kapedan unik, i rrallë Humorin e ka pasur të lindur, por edhe mençurinë dhe urtësinë. Ka pasur një inteligjencë të rrallë natyrore. Shaqir Peku ka lënë gjurmë të pashlyera në qytetin tonë të bukur, si një personalitet i famshëm, por edhe si detar dhe kapedan me nam

Ismet Karamanaga Nuk jeton më. Ka kohë që ka ndërruar jetë, por kujtimet ende kanë mbetur për këtë personalitet kaq të njohur nga Rana jonë. Ka lindur në shkumbën e detit në Ranë, në vitin 1941, kurse në vitin 2008 ka ndërruar jetë. Ka qenë unik, i rrallë, i papërsërithshëm. Për çdo ditë ka dalë në Ranë, ku është takuar me Bajuk Demën, Asllan Bashën, Xhaudet Abazin, Filo Leskovcin dhe Rrebo Tivarin. Këta kanë qenë “myshteritë e tij”. Shaqiri ka pasur një humor të pashtershëm për vete, por edhe për të gjithë ata me të cilët ka kaluar një kohë të gjatë në kafenetë në Ranë tek Fredi, Jenuzi dhe Bakulla. Humori i tij me të vërtetë ka qenë i pashtershëm. Shpeshherë, kur ndonjë i huaj e ka dëgjuar dhe ia ka përmendur mbiemrin Peku, Shaqiri menjëherë e ka pasur përgjigjen gati: “Jemi një fis

24

me Gregori Pekun”, aktorin e madh amerikan. Asgjë nuk ka mundur ta befasojë. Humorin e ka pasur të lindur, por edhe mençurinë dhe urtësinë. Ka pasur një inteligjencë të rrallë natyrore. Shaqir Peku ka lënë gjurmë të pashlyera në qytetin tonë të bukur, si një personalitet i famshëm, por edhe si detar dhe kapedan me nam. Vështirë

Si të gjithë detarët, ka pasur mall të madh për Ulqinin, familjen, shokët e tij të fëmijërisë dhe rinisë, por në veçanti për znj. Lumi, bashkëshorten e tij, të cilën e ka përmendur kudo që ka ndenjur. Ai ka mundur të gjejë punë dhe të jetojë në çdo pëllëmbë të botës, si kapedan me pagë të madhe, bile edhe banesën në Zarë të Kroacisë e ka lënë dhe është kthyer në Ulqin

Javore KOHA

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

të paramendosh se nuk jeton më. Në Ranë ka mbetur vetëm Rreboja, i cili për çdo ditë pi kafenë në kafenenë “Timoni”, kurse Fili nuk ulet verës në Ranë, rri te “Detja”. Xhaudeti, Shaqiri, Asllani dhe Bajuku kanë ndërruar jetë, kështu që edhe nuk ka më humor në Ranë. Shaqir Peku ka lënë një zbrazëti të madhe në qytetin tonë. Askush nuk e harron dhe shpesh e përmendin, në veçanti ata më të cilët nganjëherë ka luajtur “jam”, pavarësisht se tashmë të gjithë “ranacakët” janë të angazhuar me sezonin turistik dhe me mysafirët të cilët na kanë mbushur shtëpitë dhe plazhet tona. Mendoj se është mirë për të gjithë ata që e kanë njohur kapedan Shaqir Pekun, por edhe për të gjithë ata që e kanë njohur si figurë apo kanë dëgjuar për të, të njihen edhe më


PORTRET

dhe i papërsëritshëm mirë me këtë figurë markante të qytetit tonë. Kapedan Shaqir Peku ka qenë i pashëm, i mirë dhe i sjellshëm, me të vërtetë një njeri të cilit ia kemi borxh një shkrim, një kujtim për të. Pa dyshim që unë ia kam borxh pasi që edhe mua nganjëherë nuk më ka lënë “rehat”, me fjalë të cilat nuk i harroj kurrë. Në çdo tubim, dasëm apo mbledhje, gjithmonë e ka pasur shprehjen për mua dhe për bashkëshorten time Vahiden, shprehje që i ka dalë nga zemra e madhe dhe e pastër e tij: “Qe po vjen ‘najotmeniji par’”. Dua të nënvizoj në veçanti një tubim në hotelin “Lido”, në një mbrëmje kushtuar kapedanëve ulqinakë, ku Shaqiri ka mbajtur një bisedë “të fortë”, ashtu siç i ka takuar ta ketë një ndër kapedanët më të mirë që i kemi pasur në Ulqin. Personalitete dhe figura markante të famshme të qytetit tonë, të cilët kanë jetuar dhe kanë dhënë një kontribut të madh për ngritjen e famës së qytetit tonë të bukur, duhet t’i nxjerrim nga harresa, bile nuk guxojmë t’i harrojmë, sepse ua kemi borxh për gjeneratat të cilat do të vijnë pas nesh. Gjithmonë do të ketë hulumtues të trashëgimisë sonë, në veçanti të detarisë, ku pa dyshim kapedan Shaqir Peku është në majen e kësaj piramide. Është për t’u çuditur se sa interesante ka qenë jeta e tij. Ka lindur në Ranë, në një familje me shumë fëmijë, ku jam më se i sigurt se njëra ndër zonjat më “të rënda” të Ulqinit, znj. Fize, ka pasur fjalën kryesore. Shaqir Peku është barkuar dhe përgatitur për navigim. Mirëpo, ai ka pasur talent, vullnet dhe kurajo dhe në fund edhe dije, të bëhet kapedani i parë ulqinak, i cili ka qenë komandant i një “tankeri” gjigant tejoqeanik. Kapedan Shaqiri ka lundruar nëpër tërë detet dhe oqeanet e botës. Si gjemxhi, si kapedan ka lundruar një kohë të gjatë me anije të ndryshme, me përjashtim kur është dashur të vinte në shtëpi.

Si të gjithë detarët, ka pasur mall të madh për Ulqinin, familjen, shokët e tij të fëmijërisë dhe rinisë, por në veçanti për znj. Lumi, të cilën e ka përmendur kudo që ka ndenjur. I tillë ka qenë Shaqiri. Ai ka mundur të gjejë punë dhe të jetojë në çdo pëllëmbë të botës, si kapedan me pagë të madhe, bile edhe banesën në Zarë të Kroacisë e ka lënë dhe është kthyer në Ulqin. Banesën e ka fituar nga kompania “Zadarska plovidba”, për të cilën ka naviguar si kapedan. Shaqiri ka filluar lundrimin në kompaninë “Barska plovidba” të Tivarit, në një anije me emrin “Ribnica”, kurse në “Zadarska plovidba” të Zarës e ka përfunduar karrierën e tij të suksesshme, si një ndër kapedanët më të njohur të qytetit tonë. Këtë e pranojnë të gjithë ata që e kanë njohur. Bile një detar më ka treguar se gjithmonë ekuipazhet në anije ku ka qenë Shaqir Peku si kapedan dhe si komandant, kanë pasur fjalët më të mira për të. Gjithmonë dhe kudo Shaqir Peku ka lënë gjurmë të pashlyera. Në Zarë flitet me një pietet të veçantë për kapedan Shaqir Pekun. Nuk e harrojnë kurrë. Emri i tij është i shkruar me shkronja të arta në arkivin e kësaj kompanie të qytetit të Zarës.

Edhe unë me një pietet të veçantë shkruaj dhe mundohem t’ia kushtoj disa rreshta si kujtim për këtë personalitet të qytetit tonë. Kapedan Shaqir Peku ka lënë katër djem të edukuar, të sjellshëm, të arsimuar ashtiu siç ka qenë edhe ai. Dy nga ata kanë zgjedhur rrugën e tij, detin, barkat dhe anijet tejoqeanike, një trashëgimi që është në gjene dhe në gjak, e trashëguar nga kjo figurë e Ranës sonë. Albani është oficier i parë, kurse Dritani oficier i parë i makinës. Zonja Lumi, pa dyshim e ndjen ditë për ditë mungesën e Shaqirit, por ajo është dhe ka qenë gjithmonë “e fortë”, ashtu siç kanë qenë gratë e detarëve, qëndron dhe nuk është e vetmuar. Është mësuar të jetojë me kujtime për Shaqirin, i cili asnjëherë nuk e ka hequr prej goje. “Lumi” dhe gjithmonë e ka përsëritur emrin e saj “Lumi”, në çdo shoqëri, duke i bërë “naze” kësaj zonje e cila ka pasur gjithashtu një pedigre, nga fisi i njohur Haxhibrahimi nga Mëhalla e Re. Ajo është një zonjë e cila i ka edukuar katër djemtë e saj në frymën dhe sipas dëshirës së bashkëshortit të saj, kapedanit më të njohur te ne, Shaqir Pekut. E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Javore KOHA

25


MOZAIK

Marash Marku i Trieshit

Njohës dhe interpretu

Marash Marku sundonte me një dorë të fortë, bile në shtëpinë e tij kishte edhe burgun. Kapedan Marash ata bënin arrestime, duke i futur të akuzuarit në burg dhe pas një kohe të caktuar dilnin në gjyq para tij

Për Koha Javore:

Gjekë Gjonlekaj New York Pavarësisht se jam larguar nga kjo trevë para shumë dekadash mbaj mend shumë nga ato biseda dhe emrat e shumë personaliteteve të atij vendi. Në atë kohë flitej më shumë për Marash Markun e Trieshit se për asnjë burrë tjetër. Para një gjysmë shekulli emri i tij ishte lakuar më shumë se asnjë emër tjetër pas Gjergj Kastriot Skënderbeut për emërimin e shkollës tetëvjeçare të Trieshit. Natyrisht se heroit tonë kombëtar nuk mund t’i bënte kush sfidë dhe shkolla e Trieshit mori emrin e tij. Nuk e dij pse por isha kurioz për të kaluarën e Marash Markut tonë. Varret e fshatit Nikmarash janë pranë rrugës kryesore dhe sot e kësaj dite më kujtohet një kryq mbi varrin e tij. Për këtë burrë të madh dhe të ashpër shumica fliste seriozisht. Marash Marku e kishte marrë pushtetin në Triesh në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ne kohën kur kjo trevë ishte pushtuar nga Mali i Zi. Forcat sllavo-malazeze e pushtuan Trieshin me dhunë. Si pasojë e dhunës që kishin ushtruar mbi popullatën e vendit shumica e popullësise ishte largua nga vendi. Refugjatët e Trieshit ishin vendosur në trevat e Malësisë së Madhe, të pushtuara nga Turqia. Qëndruan atje vite të tëra dhe u kthyen pasi Marash Marku dhe Knjaz Nikolla kishin arritur një marrëveshje për kthimin e refugjatëve trieshianë në tokën dhe shtëpiat e tyre, pavarësisht se ushtria malazeze kishte bërë dëme të mëdha në Triesh. Gjatë periudhës 7-vjecare të qëndrimit të refugjatëve në Shqipëri

26

Javore KOHA

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Marash Marku kishte fituar mbështetjen politike të Knjaz Nikollës për sundimin pothuajse absolut të Trieshit. Knjazi I Malit të Zi i kishte dhënë Marash Markut gradën ushtarake kapedan, pavarësisht se nga të parët e tij kishte trashëguar titullin vojvodë. Paraardhësit e Marash Markut kishin qenë burra shumë të nderuar edhe në kohën kur kjo familje e përmendur nuk kishte pasur asnjë lidhje me Knjaz Nikollën. Babai i tij Mark Gjeloshi kishte qenë trim shumë i nderuar, bile ai përmendet edhe në veprën e njohur të Mark Milanit “Shembuj Burrërie e Trimërie”. Mark Milani shkruan për incidentin e Mark Gjeloshit me Poj Ulën në Luj të Koritës. Gjatë atij incidenti shkaktar i të cilit kishte qenë Mark Gjeloshi, Poj Ula i lodhur dhe i varfër kishte reaguar ashpër kundër Mark Gjeloshit. Por trimi i përmendur i Trieshit e kishte pranuar gabimin personal dhe i kishte kërkuar falje Poj Ulës. Ky ishte gjest fisnik i Mark Gjeloshit. Për autorin e përmendur malazez Mark Milanin ky kishte qenë një shembull i shkëlqyeshëm njerëzor. Vëllazëria Gjeloshaj e Trieshit ka dhënë më shumë burra të përmendur se asnjë familje tjetër në Triesh. Njërin prej pinjollëve të kësaj familjeje e kisha njohur. Ai ishte Tomë Hasi, shumë i përmendur në Triesh. Tomën e kisha gjithmonë në kujtesë, sidomos pas vdekjes tragjike të djalit të tij Kolës në moshën 20-e sa vjeçare. Për fjalimin e tij në vdekjen tragjike të djalit flitet edhe sot. Babai i Tomë Hasit dhe Marash Marku kishin qenë djem axhësh. Marash Marku përmendet në studimet e juristit të madh kroat Prof.Dr.Valtezar Bogishiqit. Ky jurist kishte biseduar me Marash Markun për Kanunin e Lekë Dukagjinit. Në vitin 1972 në Prishtinë ishte ribotuar kjo vepër monumentale e kulturës shqiptare e kodifikuar nga At.Shtjefën Gjeçovi. Por këtij ribotimi i paraprinte një parathënie

e shkëlqyeshme e juristit të madh të Kosovës Prof.Dr. Syrja Pupovcit. Në këtë parathënie Pupovci shkruan: “Mirëpo, siç duket Bogishiqi prej shqiptarëve ka pyetur vetëm Marash Markun për Kanunin e Lekë Dukagjinit, madje shkurtimisht. Në shënimin e ruajtur të datës 6(18)tetor 1894 për këtë bisedë, në mes tjerash thuhet:”.....Marashi thotë se ligja nuk është e shkruar :Leka ka sunduar në Dukagjin dhe rreth tij (nahije e madhe).Ai paska shkuar e gjykuar prej fisit në fis, kështu që ajo që ka mbetur është më tepër mënyrë e gjykimit sipas tij se sa farë ligje. Edhe tani kur ndajnë gjyq thotë: Ne gjykojmë ashtu si ka gjykuar Leka....Ai tha se sikur të mos ishte Skënderbeu ne do t’i humbnim armët dhe do të bëheshim rajë ( e do të humbnim --S.P edhe mënyrën e gjykimit sipas Lekës), dhe kështu ruajtëm një farë autonomie”. Përgjigjet që i dha Marash Marku zgjojnë kureshtje, edhe pse numri i tyre është i vogël”. Biseda e Marash Markut me juristin kroat që për një kohë të gjatë ishte ministër i drejtësisë në Mal të Zi, gjendet në Arkivin e Bogishiqit në Cavtat të Kroacisë. Marash Marku kishte bërë shumë për kthimin e refugjatëve në Triesh. Ai kishte kërkuar garanci nga Knjaz Nikolla që refugjatëve dhe popullit mbarë


MOZAIK

ues i veçantë i Kanunit

hi kishte në dispozicion roje të armatosura. Rojet e armatosura ishin nga Trieshi. Në raste të ndryshme j

pas pushtimit t’u garantohej e drejta e gjuhës shqipe dhe e drejta e ushtrimit të fesë katolike. Marash Marku e kuptonte pushtimin, por e kuptonte edhe autonominë e plotë të vendlindjes së tij. Qysh atëherë e sot kanë kaluar 140 vjet dhe Trieshi e ruajti me besnikërinë më të madhe gjuhën shqipe, dhe fenë e të parëve Edhe pse vepronte në kushtë të vështira politike midis Kuçit e Malësisë,Trieshi i qëndroi besnik traditës arbënore. Themelet e forta të kësaj autonomie i kishte vënë Marash Marku i Trieshit. Në Triesh nuk lejohej të folurit e asnjë gjuhe tjetër përveç shqipes, bile as gratë malazeze të martuara në Triesh nuk kishin të drejte të flisnin gjuhën e tyre. Nuk lejohej as ushtrimi i fesë ortodokse ose myslimane. Ky princ i Trieshit mbante lidhje me shumë udhëheqës shqiptarë dhe me kapedanë e vojvodë të Malit të Zi. Ai nuk kishte bërë kurrë kompromis në dëm të vendit. Marash Marku ishte mik me Mark Milanin por nuk e mësoi dhe nuk e foli kurrë gjuhën serbe ose malazeze, edhe pse nëna e tij kishte qenë malazeze. Nuk fliste asnjë gjuhë tjetër përveç gjuhës shqipe. Autoritetet malazeze kërkonin që Marash Marku të mbante kapelën e tyre në kokë. Ai nuk vuri kurrë në kokën e tij kapelën malazeze dhe

nuk veshi uniformën e tyre. Knjaz Nikolla e Mark Milani kishin kërkuar ndihmën e tij ushtarake në sulmin e tyre në Nokshiq dhe në Plavë e Guci, por Marash Marku ishte zotuar që Trieshi nuk do të marrë pjesë kurrë në luftërat sllave kundër shqiptarëve. Ai e konsideronte Ali Pashë Gucinë vëlla të fisit dhe të gjakut. Trieshi në kohën e Marash Markut gëzonte autonomi të gjerë. Vetëm Mirdita mund të kishte një pavarësi të tillë. Kishte disa ngjashmëri midis Derës së Marka Gjonit dhe Derës së Marash Markut. Marka Gjoni dhe Marash Marku ishin njohës dhe interpretues të njohur të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Marash Markut në kushtet e atëhershme shoqërore dhe politike ishte i domosdoshëm për rëndin dhe qetësinë në Triesh. Ai sundonte me një dorë të fortë, bile në shtëpinë e tij kishte edhe burgun. Kapedan Marashi kishte në dispozicion roje të armatosura. Rojet e armatosura ishin nga Trieshi. Në raste të ndryshme ata bënin arrestime, duke i futur të akuzuarit në burg dhe pas një kohe të caktuar dilnin në gjyq para Marash Marku. Gjykatësi Marash bënte çdo përpjekje që vendimet gjyqësore të përfundonin n Triesh e jo në Cetinë, sepse atje mund të kishin më shumë pasoja. Të pandehurit i trajtonte në mënyrë dinjitoze. Pas përpjekjeve të sinqerta të këtij burri serioz, shumë mosmarrëveshje ose edhe gjaqe përfundonin në pajtime. Marash Marku kujdesej edhe për ndërtimin e vëndit, sidomos për ndërtimin e krojeve, sepse Trieshi vuante për mungesë të ujit. Marash Marku kishte ndërtuar shumë kroje, bile edhe Kronin e Liqëthit, që ishte kroni më i madh i

vendit. Ky ishte kroni kryesor i fshatrave Nikmarash dhe Budzë dhe nuk shterrej kurrë. Gratë e këtyre katundeve shkonin atje për të larë teshat, sidmos për festën “Zoja e Trieshit”. Marash Markun e nderonin por disa e kishin frikë. Ai nuk bënte kompromis me të keqen. Trieshi në kohën e tij kishte një autonomi të plotë. Ai sundoi një çerek shekulli dhe koha e sundimit të tij ishte periudha e një rëndi dhe qetësie të veçantë. Këtë burrë të famshëm e nderonin të gjithë, por jo gruaja e tij. Edhe për mosrepektin e saj flitej shumë në Triesh. Ajo ishte një Lady Makbeth që e kishte torturuar moralisht deri ditën e fundit të jetës. Trieshit i vinte keq për vuajtjet e këtij trimi legjendar. Vuajtjet e tij ishin pasojë e kodit fetar e moral të shqiptarëve. Thonë se në rrëfimin e vdekjes i kishte falur të gjithë armiqtë por jo gruan e tij. Për këtë episod të orëve të fundit të jetës kishte biseduar meshtari italian i Trieshit, Patër Gjuliani. Marash Marku nuk la trashëgimtar, çfarë kishte ndodhur me shumë burra të përmendur të Shqipërisë dhe të Malit të Zi. Ai kishte treguar trimëri të jashtëzakonshme në luftëra kundër Turqisë. Marash Marku është emër i nderuar edhe sot pas 150 vjetësh. Vëllazëria Gjeloshaj ishte një dinasti e madhe. Trimat e kësaj dinastie mund të numërohen vetëm me dy shifra, por më i njohuri dhe më i nderuari ishte Marash Marku. Ai ka vdekur në vitin 1901 dhe qysh atëherë e sot nuk është bërë diçka serioze në fushën e studimeve për këtë fisnik të Malësisë së Madhe që kishte vepruar si një burrë-shteti. Shpresojmë që një ditë dijetarët e ndryshëm shqiptarë të bëjnë punën e tyre dhe nuk do ta lënë në terr këtë kolos malësor-shqiptar. Respekti dhe adhurimi i tij për Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe armët e Skëndërbeut tregojnë më së miri se kush ishte Marash Marku. E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Javore KOHA

27


MOZAIK

Festivali Mbarëkombëtar “RAPSHA 2017”

Prezantimi i trashëgimisë Nën organizimin e Shoqërisë Kulturore Artistike “Rapsha”, për të pestën herë me radhë, filloi Festivali Mbarëkombëtar “RAPSHA 2017” në Vitojë – Malësi të Madhe. Ky Festival filloi me parakalimin e grupeve pjesëmarrëse në Tuz, nëpër Qendër të Malësisë, duke vallëzuar dhe kënduar dhe duke e hijeshuar pamjen e Tuzit me flamuj kombëtarë, të cilat u shfaqën nga grupet pjesëmarrëse në natën e parë të festivalit. Ky Festival ka karakter mbarëkombëtar, duke u bërë skena e parë dhe më e rëndësishme, argëtuese në Malësi, ku pjesëmarrës nga të gjithë trevat shqipfolëse këndojnë, vallëzojnë e garojnë bashkë. Në këtë Festival, në prezencën e afro pesë mije shikuesve, në mesin e të cilëve edhe figura të rëndësishme politike e kulturore nga të gjitha trevat shqiptare, si ambasadori i Republikës së Kosovës në Podgoricë Skender Durmishi, zëvendës ambasadorja e Republikës se Shqipërisë Ermira Braho etj. shoqëritë artistike shpallën program të begatshëm folklorik. Në këtë festival mbarëkombëtar, që

28

Javore KOHA

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

filloi më 18, dhe përfundoi më 20 gusht 2017, morrën pjesë 30 grupe folklorike , Grupe këto që vinë nga të gjitha trevat etnike shqiptare si dhe shoqëri nga Diaspora, të cilat u vlerësuan nga juria profesionale në përbërje të: Prof.Dr Zymer Neziri – Kryetar, Pr.Dr Ramazan Bogdani –Etnograf, Prof Zeqirije Neziri, Prof Esat Ruka- Kantautor dhe Prof Dr. Albin Sadiku. Hapjen e këtij festivalit e bëri Kryetari i SH.K.A “Rapsha, njëkohësisht edhe Drejtor i këtij Festivalit, z.Lucë Junçaj, i cili u dëshiroi të gjithë të pranishmëve të ja kalojnë sa më mirë. Junçaj theksoi se ne jemi vëllezër të një gjaku, të një kombi dhe të një gjuhe. Ai gjithashtu falënderoi edhe publikun të cilët SH.K.A “Rapsha” tash 40 vite e përcjellin në aktivitet e saj. Junçaj po ashtu falënderoi Televizionin e vetëm ne gjuhën shqipe në MZ, TV BOIN, si sponsor medial si dhe portalin Malesia.Org, për përkrahjen që i bëjnë mediatikisht kësaj shoqërie. Në ditën e parë të festivalit morën pjesë: Shoqëria Kulturore Artistike “Rapsha” – Drume , Hot, Ansambli

Kombëtar “Shota” – Kosovë, Ansambli “Krahu i Shqiponjës Çame “ – Vlorë, Shoqata “Sali Mani” – Malësi e Madhe”, Shoqëria Kulturore- Artistike “Burimet e Sharrit” – Tetovë, Shoqëria Kulturore- Artistike “Maja e Karanfilit” – Plavë Guci dhe Shoqëria Kulturore- Artistike “Gryka e Kaçanikut” – Kaçanik. Festivali mbarëkombëtar që mbahet në Malësi, paraqet një ndihmesë të madhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe ngritjen e vetëdijes e dinjitetit kombëtar në këtë trevë etnike shqiptare, të atakuar nga politika asimiluese malazeze dhe ajo boshnjake. Vlen të ceket se në këtë festival nuk u vërejtën asnjë nga politikanët shqiptar me funksione. Në natën e dytë të Festivalit morën pjesë: Shoqëria Kulturore- Artistike “Dedë Gjo Luli” –Traboin, Hot, Grupet Arbëreshe “ Shkëmbi dhe Shkëndija” Kalabri – Itali, Grupi poifonik”Lunxheria” – Lunxheri, Shoqëria Kulturore- Artistike “Katarina Josipi” – Zym , Prizren, Shoqëria Kulturore -Artistike “Skampa” – Elbasan, Ans-


MOZAIK

folklorike mbarëshqiptare ambli “Gurra e Kurbinit” – Laç, Shoqëria Kulturore Artistike “Sali dhe Feriz Krasniqi ” – Malishevë dhe Shoqëria Kulturore- Artistike “Zëri I Luginës” – Bujanovc. Ishte padyshim një natë e organizuar mirë, dhe me program të pasur artistik, që me ëndje u ndoq nga shumë pjesëmarrës. Ky frymim shqip i kësaj trevë po përcjell mesazhin e unitetit ndërshqiptar, duke ruajtur kështu kombin, gjuhën, flamuri, doket dhe zakonet, të cilat i kemi të trashëguara shekuj me radhë. Padyshim se freski e këtij festivali ishin grupet Arbëreshe “ Shkëmbi dhe Shkëndija” nga Kalabria e Italisë, të cilët u përcollën nga publiku me ovacione dhe duartrokitje të shumta. Në natën e tretë skena verore në Vitojë ishte e mbushur përplot me mijëra qytetarë, si asnjëherë më parë. Padyshim se kësaj atmosfere të këndshme dhe jehonës festive të Festivalit, kontribut i dha me këngët e veta edhe këngëtari i njohur nga Malësia, Lekë Dedvukaj, me këngët e të cilit rinia e Malësisë u argëtua deri në orët e vona të natës.

Në natën e tretë të Festivalit morën pjesë: Shoqëria Kulturore- Artistike “Besa” nga Trieshi , Ansambli “Gjergj Kastrioti - Skenderbeu” nga Detroiti, Ansambli “Mati” -Mat, Shoqëria Kulturore- Artistike “Malësori” – Prizren, Grupi Polifonik “Kolonia” – Gjirokastër, Shoqëria Kulturore- Artistike “Jahi Hasani” – Çergan, Gostivar, Ansambli “Rugova” – Rrugovë, Pejë, Ansambli “Bashkimi Kombëtar “ – New York”. Fryma e atdhetarizmit shqiptar mbretëroi edhe këtë natë. Publiku prezent dëshmoi se këso aktivitetesh dëshiron të ketë edhe më shumë, edhe në të ardhmen. Festivali i solli gjallëri jo vetëm Vitojës por krejt Malësisë, e sidomos qendrës së Tuzit. Jurija profesionale në përbërje të: Prof.Dr Zymer Neziri – Kryetar, Pr.Dr Ramazan Bogdani –Etnograf, Prof Zeqirije Neziri, Prof Esat Ruka - Kantautor dhe Prof Dr. Albin Sadiku edhe pse siç u shprehen nuk e kishin të lehtë përzgjedhjen e grupeve më të mira pjesëmarrëse, vendosi që: rituali më i mirë t’i takojë Shoqërisë Kulturore- Artistike “Besa” nga Trieshi;

rapsodi më i mire i këtij Festivali, lahutari Jonuz Delaj; veshja më tradicionale i takoi Shoqërisë KulturoreArtistike “Dedë Gjo Luli” nga Traboini – Hot. Vendin e parë e fitoi Ansambli “Rugova” – Rugovë, nga Peja - Kosovë; Vendin e dytë Grupi polifonik “Lunxhëria” nga Lunxheria; Vendin e tretë Grupet Arbëreshe “ Shkëmbi dhe Shkëndija” nga Kalabria – Itali. Përshëndetjen dhe mbylljen e këtij Festivali e bëri Kryetari i SH.K.A “Rapsha” dhe drejtori I këtij Festivali Lucë Junçaj, i cili falënderoi përzemërsisht të gjithë që dhanë kontribut për këtë festival dhe premtoi se në këtë vend ku është qendra e kulturës së Malësisë së Madhe do të takohen përsëri, me aktivitet të këtilla dhe me aktivitete mbarëkombëtare. Me kaq përfundoi edicioni i pestë i këtij Festivali padyshim i organizuar në rangun më të lartë, duke sjellur në Malësinë tonë të dashur mbi 600 artistë nga mbarë trevat shqiptare. 

Albert Camaj

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Javore KOHA

29


RAJON

Maqedoni

Fqinjësia e mirë dikton

Drejtori i Qendrës për Strategji Evropiane, Lupço Petrovski, vlerëson se Qeveria e re e Maqedonisë me orientuar vendin drejt strukturave euroatlantike. Kjo, thotë ai, nxit struktura të caktuara që të vështir

Raportet e mira me vendet fqinje paraqesin një hap të dukshëm më pranë integrimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, pjesë e së cilave synon të bëhet vendi, pavarësisht sfidave të shumta, me të cilat përballen strukturat udhëheqëse të shtetit në këtë drejtim, thonë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke komentuar zhvillimet intensive të Maqedonisë kohën e fundit në rrafshin diplomatik. Të shtunën, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, samitin joformal të kryeministrave të shtatë vendeve të Ballkanit, të mbajtur në Durrës, e ka cilësuar si një hap

30

Javore KOHA

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

shumë të rëndësishëm drejt bashkëpunimit rajonal në interes të integrimeve euroatlantike. Ndërkohë, që pas takimit në Nish të Serbisë, shefi i diplomacisë serbe dhe homologu i tij maqedonas, Ivica Daçiq dhe Nikolla Dimitrov, zhvillimet e fundit mes dy vendeve fqinje, në rrafshin diplomatik, i cilësuan si “relativisht turbulente”. Ata u zotuan për përforcimin e miqësisë mes dy vendeve në funksion të rrugëtimit të përbashkët që i pret drejt anëtarësimit në strukturat euro-atlantike. Besa Kadriu, ligjëruese e Shkencave Politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, konsideron se

raportet ndërfqinjësore diktojnë në masë të madhe hapërimin e Maqedonisë si shtet drejt zhbllokimit të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. “Sigurisht se asgjë në skenën politike nuk mund të jetë e rastësishme, çdo gjë është e koordinuar paraprakisht dhe në momentin e caktuar kur ndërhyjnë interesat e fuqive të mëdha, ato vijnë në shprehje. Në praktikën e Maqedonisë, sigurisht se për një kohë të gjatë ka dominuar interesi i bllokut politik të ish-shteteve sovjetike, politikës ndërkombëtare ruse dhe kjo tanimë është evidente kur vjen në shprehje në momente të caktuara kur Maqedonia synon ta stag-


RAJON

n procesin e integrimit

e veprimet e fundit, ka treguar qartë se jo vetëm në formë deklarative, por edhe realisht punon për ta rësojnë raportet ndër fqinjësore që Maqedonia mëton t’i ndërtojë në frymë pozitive me vendet fqinje.

nojë këtë si proces”, shprehet ajo. Kadriu mendon se “në këtë moment është me shumë rëndësi të përdoret një vigjilencë, qoftë nga aktorët politikë ose institucionet relevante të pushtetit, si dhe njerëz që ia duan të mirën shoqërisë dhe vendit që ai të ecë përpara”. Nga ana tjetër, Lupço Petrovski, drejtor i Qendrës për Strategji Evropiane vlerëson se Qeveria e re e Maqedonisë me veprimet e fundit, ka treguar qartë se jo vetëm në formë deklarative, por edhe realisht punon për ta orientuar vendin drejt strukturave euroatlantike. Kjo, thotë ai, nxit struktura të caktuara që të vështirësojnë raportet ndër fqinjësore që Maqedo-

nia mëton t’i ndërtojë në frymë pozitive me vendet fqinje. “Me vetë faktin se Maqedonia, si shtet, më shumë është përqendruar në diagonalen Shqipëri- Bullgari, duke u shkëputur nga influenca e Serbisë, e cila ka raporte shumë të afërta me Moskën, diplomacia serbe ndezi alarmin duke reaguar në formë shumë jodiplomatike, duke krijuar shumë paqartësi në opinion rreth veprimit të Beogradit. Në fakt, këtu kishim një luftë për përcaktim të interesave gjeopolitike nga ana e forcave më të mëdha dhe jo thjesht raporte mes Maqedonisë dhe Serbisë”, vlerëson Petrovski. Sipas tij, edhe zgjidhja e kontestit

që ka Maqedonia me Greqinë varet nga interesa e forcave më të mëdha, përkatësisht siç thotë ai, ”sa këto forca do të arrijnë ujdi për të ndarë influencën gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor”. Ndryshe, sot në Shkup do të arrijë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxias, me ç’rast gjatë takimit me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, pritet të fokusojnë bisedimet në ngritjen e mirëbesimit mes dy vendeve që pritet t’i japë shtytje procesit të zgjidhjes së kontestit për çështjen e emrit, me këtë dhe zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në (REL) NATO dhe BE.

E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Javore KOHA

31


MARKETING

Alternativa shqiptare

Gëzuar dhe me shumë fat festën e

Kurban Bajramit! Iniciativa qytetare - Tuz Gëzuar dhe për shumë mot festën e

Bajramit!

32

Javore KOHA


MOZAIK

m

t

Javore KOHA

33


MARKETING

Ministria për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave

Gëzuar dhe me shumë fat festën e

Kurban Bajramit!

KOMUNA URBANE E TUZIT Uron besimtarët myslimanë gëzuar festën e

Kurban Bajramit

34

Javore KOHA

E ENJTE, 31 GUSHT 2017


SPORT

Xhudistja Majlinda Kelmendi merr çmimin më të madh në karrierë

“Ky çmim është ‘Everesti’” Kelmendi ka falënderuar kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, për të cilin ka thënë se është mbështetja e tij që i ka mundësuar suksese xhudos kosovare. “Faleminderit që e keni mbështetur Kosovën. Ju jeni arsyeja që Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik. Falë jush më është mundësuar të përfaqësoj Kosovën në Rio. Falë jush Kosova e ka medaljen olimpike. Faleminderit nga zemra”, ka thënë ajo Majlinda Kelmendi ka fituar çmimin prestigjioz “Xhudistja më e mirë e sotme” (Best Female Judoka Today) nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Kampionia olimpike është nderuar me çmimin më të madh në karrierë të dielën në mbrëmje në Budapest të Hungarisë, para Kampionatit Botëror në Xhudo. Botërori ka nisur më 28 gusht dhe zgjat deri më 3 shtator. Në fjalimin e saj, Kelmendi ka falënderuar kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, për të cilin ka thënë se është mbështetja e tij që i ka mundësuar suksese xhudos kosovare. “Nder i madh që të jem këtu. Kam

disa fjalë të them. Shpresoj të mos ju pengoj. Fillimisht dua të uroj presidentin për mandatin e ri. Faleminderit që e keni mbështetur Kosovën. Ju jeni arsyeja që Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik. Falë jush më është mundësuar të përfaqësoj Kosovën në Rio. Falë jush Kosova e ka medaljen olimpike. Faleminderit nga zemra”, ka thënë ajo. Më tej Kelmendi ka falënderuar trajnerin Driton Kuka si dhe ka thënë se çmimi i sotëm është më i madhi në karrierën e saj. “Falënderim special për njeriun që më ka rritur dhe më ka bërë kampion, trajneri Driton. Vëllezërit Syla dhe Agroni. Të gjithë e njihni storien time. E kam nisur karrierën në Kosovë.

Kam fituar gjithçka. Por ky çmim sot është ‘Everesti’. Nuk mund të kërkoj për më shumë”, ka shtuar ajo. Trajneri Driton Kuka është shprehur krenar që xhudistja e ekipit të tij, Majlinda Kelmendi, ka fituar çmimin si “Xhudistja më e mirë e sotme” nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Ai ka thënë se më në fund po kurorëzohet mundi dhe sakrifica. “Kurorëzohet mundi e sakrifica! Nga Kosova e vogël, por me heronj të mëdhenj! Bota sot njohu Xhudisten më të madhe të Planetit!”, ka shkruar ai në Facebook. Sipas Kukajt, çmimi që ka fituar Majlinda Kelmendi është i rëndësishëm sikurse “Topi i Artë” në futboll. (Koha Net/Kohapress)  E ENJTE, 31 GUSHT 2017

Javore KOHA

35


Profile for fgjokaj

Koha 779  

Koha javore numër 779, botuar më 31.08.2017

Koha 779  

Koha javore numër 779, botuar më 31.08.2017

Profile for fgjokaj
Advertisement