Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 10 gusht 2017 Viti XVl Numër 776 Çmimi 0,50

Partitë politike dhe demokracia ISSN 1800-5696

Tregu i kinematografisë në Shqipëri është tepër i ngushtë

Avancim apo zyrtarizim i gjuhës shqipe?


PËRMBAJTJE

4

10

SHBA-ja mbetet partner në Ballkanin Perëndimor

Çel siparin edicioni i 17-të i Panairit të Librit

Asgjë e re

Vëllim enciklopedik i emrave të njerëzve

5

12

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 10 GUSHT 2017


PËRMBAJTJE

14

Prurje origjinale që formësojnë rrëfimin autonom dhe intim 16

Të shkruara me ndjenjë të thellë shpirtërore

Manifestimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2017’’ dhe Festivali mbarëkombëtar 28 “Kënga dhe Vallja Shqipe na Bashkon” KOHA Javore KOHA Javore

Emri i Patër Andre Gjekaj 26 vendoset në vendin e merituar KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 10 gusht 2017 Viti XVl Numër 776 Çmimi 0,50

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

1001 HALL EVE

Tregu i kinematografisë në Shqipëri është tepër i ngushtë

Avancim apo zyrtarizim i gjuhës shqipe?

tepër i ngushtë në Shqipëri është kinematografisë Tregu i

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

gjuhës shqipe? zyrtarizim i Avancim apo

dhe demokracia Partitë politike

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Partitë politike dhe demokracia

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence rikonfirmon në Podgoricë përkushtimin e vendit të tij ndaj rajonit

SHBA-ja mbetet partner në Ballkanin Perëndimor Podgoricë – Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence ka deklaruar gjatë vizitës së tij, javën e kaluar, në Podgoricë se Uashingtoni mbetet partner i Ballkanit Perëndimor dhe se do të përkrahë në veçanti Marrëveshjen e Daytonit dhe dialogun midis Beogradit e Prishtinës. Duke folur në Samitin e Kartës Amerikano – Adriatike (A5) në Podgoricë, ai ka thënë se SHBA-ja dëshiron të mbetet partner në mënyrë që Ballkani të forcojë shoqërinë demokratike dhe lirinë e shtypit, duke shtuar se ato janë bazë e prosperitetit. Pence po ashtu ka theksuar se SHBAja do të vazhdojë të promovojë marrëdhëniet e forcave të armatosura amerikane me forcat e rajonit me qëllim të profesionalizimit të ushtrive në rajon. Ai ka nënvizuar se SHBA do të jetë partner në mënyrë që të pakësohet varësia e Ballkanit nga pajisjet ushtarake ruse. “Rusia po vazhdon së përpjekuri që me forcë të ndryshojë kufijtë ndërkombëtarë. Në Ballkanin Perëndimor ajo është përpjekur të destabilizojë rajonin, t’i përçajë demokracitë dhe juve”, ka thënë Pence. Ai ka theksuar ndër të tjera se “Ballkani

4

Javore KOHA

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

Perëndimor ka të drejtë që vetë të vendosë për të ardhmen e vet”. Deklaratat e Zëvendëspresidentit amerikan kanë ngjallur reagimin e Rusisë, e cila ka thënë se “Pence pasqyroi në Ballkan ideologjinë e Luftës së Ftohtë”. Ministria e Jashtme e Rusisë i ka cilësuar si destabilizuese komentet e nënpresidentit të SHBA-së, duke thënë se i dënon ato. “Është për të ardhur keq se Uashingtoni po shkon gjithnjë e më thellë drejt ideologjisë primitive të Luftës së Ftohtë”, thuhet në reagim. Përveç takimeve me zyrtarët më të lartë të shtetit të Malit të Zi, Pence ka mbledhur në një takim edhe liderët e vendeve të Ballkanit, në kuadër të Kartës së Adriatikut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka lavdëruar liderët e Malit të Zi për qëndrim ndaj “presionit rus”. Ndërkohë, nikoqiri i këtij takimi, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq tha se vizita e zëvendëspresidentit Mike Pence në Podgoricë paraqet një prej vizitave të nivelit më të lartë dhe më të rëndësishme që i është bërë ndonjëherë Malit të Zi. Kroacia, Bosnja e Hercegovina,

Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi janë anëtare të Kartës së Adriatikut, përderisa Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vëzhguesit. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që edhe Kosova të jetë pjesë e këtij Samiti, ndërsa Pence ka thënë se do të dëshironte që së shpejti edhe Kosovën ta shohë pjesë të Kartës së Atlantikut. Duke komentuar Samitin e Kartës së Adriatikut, nën patronazhin e zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se “Zv.shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi fort interesin e Shteteve të Bashkuara për të forcuar bashkëpunimin me vendet e rajonit, si edhe domosdoshmërinë për të rritur ndërveprimin mes SHBA-së e vendeve të rajonit e po ashtu midis vetë vendeve të rajonit, në funksion të përballimit me sukses të sfidave të sigurisë, paqes e prosperitetit, në rajon e në Evropë”. Karta Amerikane e Adriatikut është themeluar në vitin 2003, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe angazhimeve të vendeve të rajonit në aspiratat e tyre për t’iu bashkuar NATO-s. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Sonte në Ulqin

Çel siparin edicioni i 17-të i Panairit të Librit Ulqin – Edicioni i 17-të i Panairit të Librit në Ulqin do të hapet sonte në shëtitoren në Ranë. Panairi organizohet nga Qendra e Kulturës dhe Biblioteka e këtij qyteti, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe Organizatës Turistike Ulqin. Sipas organizatorëve, pjesëmarrjen në Panair e kanë konfirmuar mbi 30 shtëpi botuese nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Në programin e Panarit janë parashikuar të mbahen dy mbrëmje letrare

në Bibliotekën e Qytetit. Kështu nesër mbrëma, do të mbahet mbrëmja letrare “Tre shkrimtarë dhe vendlindja”, me shkrimtarët Mehmet Kraja (akademik), Zuvdija Hoxhiq – Berisha (akademik) dhe Hajro Ulqinaku, kurse të dielën mbrëma do të bëhet përurimi i përmbledhjes me poezi “Muret” të Enes Haliloviqit, botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Po ashtu gjatë ditëve të Panairit të Librit do të ketë takime me shkrim-

tarët në stendat e botuesve të tyre, si dhe do të organizohet donacion për Bibliotekën e Qytetit nga pjesëmarrësit në Panair. Panairi i Librit në Ulqin do të qëndrojë i hapur deri më 14 gusht. Panairi i Librit, krahas Festivalit “Skena Verore” dhe manifestimit letrar “Kalimera Poetike”, vlerësohen si ngjarjet më të rëndësishme kulturore gjatë sezonit të verës në Ulqin.  (Kohapress) 

Foto: ARKIV

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Partitë politike d

Demokracia bashkëkohore sot as që mund të kuptohet e ndarë nga partitë politike. Veprimi dhe ndikimi i deri në ditën e sotme, me tendencë që të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ç ’është e vërteta, kjo lidhshmë njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin intensitet demokracisë. Roli i tyre është i pakontestueshëm, do të thoja edhe qendror, sidomos në shtetet që i kanë pranuar Qani vlerat dhe kriteret e demokracisë modOsmani erne. Me vetë faktin se partitë politike paraqesin lidhjen ndërmjet njeriut të rëndomtë dhe shtetit, mund të konstatohet se jeta politike dhe demikraPartitë politike u vunë në shërbim të cia janë të pamundshme ose tepër të shoqërisë qysh në momentet kur masat cunguara pa partitë politike dhe garat e gjera popullore e fituan të drejtën e që zhvillohen midis tyre në procesin e votës si një e arritur shumë e vlefshme marrjes dhe të ushtruarit të pushtetit e demokracisë moderne. Rritja e numrit shtetëror. Duke mos e minimizuar rolin të votuesve me siguri do të kishte pro- aq të rëndësishëm të partive politike në vokuar çrregullime dhe kaos po të mos shoqëri, përsëri parashtrohet dilema: A kishin ekzistuar partitë politike të cilat e thua vallë partitë politike çdoherë dhe morën si obligim ta luajnë rolin e ndërm- në çdo rast janë në shërbim të shojetësit midis qytetarëve që e gëzonin të qërisë dhe demokracisë si proces?! drejtën e votës dhe shtetit, domethënë Për fat të keq, edhe pse pothuajse rolin e faktorit i cili do ta organizo- në parim të gjitha shtetet që synojnë jë dhe mobilizojë elektoratin. Partitë demokracinë janë të prira të menpolitike prej atij momenti shndërohen dojnë se demokracia sot është e padalëngadalë në mjet për realizimin dhe mundshme pa partitë politike, praktika funksionimin e demokracisë. Ato së e veprimit të partive politike dita ditës shpejti u shndërruan në pjesëmarrëse na bind se ato nuk mund të ekzistojnë aktive në të gjitha proceset politike pa demokracinë. dhe demokratike në shtetet bashkëko- Autorët e shumtë që merren me huhore. Domethënë, pjesmarrja e partive lumtimin e partive politike, qartë bëjnë politike në proceset demokratike dhe më dije se partitë politike vetvetiu nuk politike bëhen një nga veprimet krye- paraqesin kurrfarë garancie për zhvilsore të tyre. Sikurse shihet, fizionominë limin demokratik të shoqërisë. Ashtu dhe karakterin e sotëm partitë politike siç e ka dëshmuar praktika e derie marrin pas shumë lëvizjeve revolu- tanishme. Partitë politike shpeshherë cionare dhe humane në shtetet e Ev- kultivojnë në vete edhe ambicie të ropës Perëndimore dhe SHBA-së, por uzurpimit të vlerave demokratike. Ato vetëm atëherë kur e drejta e votës u në shumë raste i kufizojnë liritë dhe të normua si e drejtë elementare që u ta- drejtat e njeriut, e ngulfasin dialogun kon të gjithë qytetarëve që i plotësojnë dhe tolerancën, nxisin urrejtje ndërmjet etniteteve, racave dhe religjioneve disa kritere të parashikuara me ligj. Partitë politike në shoqërinë bashkë- të ndryshme. Historia e deritanishme kohore zënë një vend shumë të rëndë- e zhvillimit të shoqërisë njerëzore na sishëm. Ato janë faktorë pa të cilët ofron mjaft shembuj konkretë në këtë s’mund të paramendohet zhvillimi sho- drejtim. Mjafton të përmendet veprimi qëror. Partitë politike janë mjaft aktive i partive fashiste ndërmjet dy luftërave sidomos në krijimin dhe përparimin e botërore dhe praktika e partive komu-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

niste gjatë periudhës kur ato e ushtronin pushtetin shtetëror në shtetet socialiste të Evropës. Por, gjithashtu duhet të përmendet se dukuri të ngjashme, jo në formën e asaj që u përmend paraprakisht, hasim edhe te shtetet pa ndonjë traditë të madhe të pluralizmit partiak siç është rasti me vendet të cilat ne sot i njohim si “shtete në tranzicion”.Së fundi, duhet cekur se partitë politike kanë kaluar nëpërmjet një rruge të gjatë evolutive, rrugë e cila ka lëvizë prej mohimit të partive politike drejt pranimit të tyre si “e keqe e domosdoshme e demokracisë”.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

dhe demokracia

ndërsjellë i tyre është i pranishëm prej fazave më të hershme të paraqitjes së partive politike dhe zgjat ëri nuk ështe manifestuar në të gjitha fazat e zhvillimit të shoqërisë moderne në të njëjtën formë, në të

Veprimi i partive politike në shoqëritë bashkëkohore është shumëdimensional, pesha e tyre shoqërore vjen në shprehje para së gjithash në ndikimin që ato e ushtrojnë ndaj politikës shtetërore. Në qoftë se partia e merr pushtetin shtetëror, atëherë shteti në një farë mënyre shndërrohet në instrument të realizimit të programit të partisë politike (ose programeve të partive politike kur është fjala për qeveri të koalicionit); por në shtetet me traditë demokratike shumëpartiake, strukturat shtetërore më pak ose më shumë mbajnë llogari edhe për kërkesat dhe

nevojat e partive opozitare. Së fundi, niveli i demokratizimit të një shoqërie para se gjithash shihet nga hapësira manovruese që e kanë në disponim partitë e opozitës, me kusht që opozita të luajë rol konstruktiv në shoqëri. Partitë politike sipas rregullave demokratike, brenda afateve të caktuara kohore (zakonisht katërvjeçare), para qytetarëve “japin llogari” për atë se sa në të vërtetë kanë qenë në dimensionin e të përgjithshmes që me aq elan e plasojnë në opinion. E gjith kjo para se gjithash bëhet gjatë fushatës elektorale, si formë më masive e debatit publik për çështjet kyç të zhvillimit të shoqërisë. Prandaj nuk është e rastit që zgjedhjet në vendet me traditë demokratike, llogariten si “mekanizëm për mbrojtjen e qytetarëve” nga keqpërdorimi i atyre që gjenden në pushtet. Partitë politike paraqiten para se gjithash si promotorë kryesorë në procesin e krijimit të vullnetit politik të popullit. Rezulltatet e këtij veprimi zakonisht vijnë në shprehje gjatë zgjedhjeve, qofshin ato presidenciale, parlamentare ose vendore. Atje ku respektohen rregullat demokratike, i mundësohet çdo qytetari të votojë sipas bindjes dhe vullnetit të tij politik. Megjithatë, respektimi i regullave demokratike nuk është parim i pranuar dhe i respektuar në të gjitha shtetet pluraliste-partiake. Janë të shumta rastet kur vjen deri te “dhunimi” i votës së lirë dhe vullnetit të popullit gjatë procesit zgjedhor, por erdhe më vonë gjatë ushtrimit të pushtetit shtetëror nga partia ose partitë ngadhënjyese. Partitë në pushtet nuk guxojnë të mbajnë llogari vetëm për nevojat e zgjedhësve që u kanë dhënë përkrahje gjatë garave zgjedhore. Përkundrazi, në shoqëritë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

demokratike gjatë qeverisjes së vet në përmasa të caktuara ato duhet të heqin dorë nga programet e tyre, duke e respektuar sadopak edhe vullnetin e qytetarëve të cilët gjatë zgjedhjeve kanë përkrahur opsione të tjera; aq më shumë në qoftë se merret parasysh fakti se një përqindje e qytetarëve më të drejtë vote për shkaqe të ndryshme mbeten çdoherë si të papërcaktuar. Sido që të jetë, partitë politike “janë mekanizmat kryesorë që i krijojnë mundësitë dhe lehtësimet e nevojshme që të ushtruarit e pushtetit shtetëror të kalojë nëpërmjet popullit dhe të legjitimohet nga vota e popullit”. Aktiviteti i partive politike në rrumbullakësimin e mendimit politik, është punë mjaft e rëndësishme dhe e dobishme. Nëpërmjet të këtij aktiviteti partitë politike shndërrohen në mekanizma të fuqishëm të funksionimit të demokracisë. Në demokracitë moderne, vullneti i popullit përfundimisht duhet të shprehet nëpërmjet partive politike. Shikuar në përgjithësi nga ky aspekt, krijohet përshtypja se partitë politike dhe demokracia zhvillohen bashkërisht, se ato e plotësojnë dhe ndihmojnë njëra tjetrën, gjë që në parim është më se e vërtetë. Megjithatë, praktika e zhvillimit të shoqërive shumëpartiake jep argumente të shumta se partitë politike në raste të veçanta bëhen pengesë serioze për zhvillimin e demokracis dhe të shoqërisë përkatëse. Kjo dukuri është më shumë e pranishme te shtetet pa traditë demokratike pluraliste-partiake. Se sa do të jenë partitë politike në shërbim të demokracisë varet nga më shumë faktorë, në radhë të parë nga niveli i zhvillimit ekonomik, funsionimi i shtetit juridik, natyra e sistemit politik, numri i partive politike, kultura politike, emancipimi i masave të gjera popullore etj. E ENJTE, 10 GUSHT 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Times

Kemi njoll Matt Ridley

“Herë pas here bie një zile, dhe të gjithë ato pena të bukura paralajmërohen për një çështje të re politike, e cila duhet që të rifitojë definicionin me qëllim që të favorizojë të majtën. Pas një momenti heshtje, ngrihet një dorë: ‘dementia tax!’, ose ‘bedroom tax!’, dëgjohet të thërrasë dikush, dhe printerat metaforikë nisin të lëvizin, duke nxjerrë kopje virtuale

8

“Diku në një qoshe të Islingtonit, duhet të ketë një bodrum të fsh të frazës së re, për gazetarët mirënjohës. Të krijohet ndjesia sikur e majta ka qenë gjithmonë më e zonja se sa e djathta, sa i përket gjuhës. ‘Kapitalizëm’ është një fjalë e sajuar kryesisht nga kundërshtarët e tregtisë. (…) Më pas, Marksi dhe Engelsi e bënë një fjalë tabu. Që atëherë, e majta e ka përdorur fjalën ‘kapitalizëm’ për të

Kapitalizëm’ është një fjalë e sajuar kryesisht nga kundërshtarët e tregtisë. (…) Më pas, Marksi dhe Engelsi e bënë një fjalë tabu. Që atëherë, e majta e ka përdorur fjalën ‘kapitalizëm’ për të nënkuptuar që tregtia e lirë kontrollohet prej financierëve të mëdhenj

Javore KOHA

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

nënkuptuar që tregtia e lirë kontrollohet prej financierëve të mëdhenj, më shumë se sa prej tregtarëve dhe sipërmarrësve që marrin risqe për konsumatorët, dhe duke vepruar kështu, ulin çmimet. Për arsye që nuk do i kuptoj kurrë me të vërtetë, kampionët e tregtisë janë futur në këtë skemë dhe kanë kaluar një shekull e gjysmë duke u përpjekur të mbrojnë fjalën ‘kapitalizëm’, më shumë se sa ‘tregti’ apo ‘sipërmarrje’. Deri edhe shprehja ‘tregu’ është njollosur me sukses. E megjithatë, duke parafrazuar Margaret Thatcherin, tregu nuk ekziston: ekzistojnë individë, burrat, gratë dhe familjet e tyre, që prodhojnë mallra, ofrojnë shërbime dhe i shkëmbejnë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

losur fjalën

hehtë të mbushur me të diplomuar në gjuhën angleze, të cilët studiojnë me hollësi fjalorët”

Duke parafrazuar Margaret Thatcherin, tregu nuk ekziston: ekzistojnë individë, burrat, gratë dhe familjet e tyre, që prodhojnë mallra, ofrojnë shërbime dhe i shkëmbejnë me individë të tjerë, të prirur për të blerë dhe shitur. Praktikisht, e djathta shpeshherë duket se është dorëzuar për të pranuar fjalorin e të majtës: fjalë si kapitalizëm, “Tory”, “poll tax”. Janë futur edhe ambientalistët

me individë të tjerë, të prirur për të blerë dhe shitur. Praktikisht, e djathta shpesh herë duket se është dorëzuar për të pranuar fjalorin e të majtës: fjalë si kapitalizëm, “Tory”, “poll tax”. Janë futur edhe ambientalistët.

Kush është që ai ka quajtur energjitë e ripërtëritshme, “energji e pastër”? Në po të njëjtën mënyrë, aktivistë të ndryshëm për ndryshimet klimatike qëllimisht janë përpjekur që të trembin edhe të mëdyshurit dhe skeptikët

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

në politikë më të mdoeruar, me fjalën revoltuese ‘negacionist’, për t’i bërë të duken si të dalë mendsh, ashtu sikurse negacionistët e Holokaustit. Madje një herë, mua vetë më prezantuan në një konferencë, ‘një tip negacionisti i arsyeshëm’”. Fjalorin islamik dhe islamist, ku gazetarët dhe opinionistët që “guxojnë të flasin për ideologjinë ekstremiste të pranishme në fe” etiketohen si “islamofobë”. “Sa shumë fjalë të tjera politike do të shfaqen në mënyrë neutrale, si ‘Brexit’, për të plotësuar një boshllëk gjuhësor, dhe sa prej tyre do të pagëzohen për t’i shërbyer një kauze? ‘Oruell, duhej të ishe këtu tani!’”. E ENJTE, 10 GUSHT 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Ndërlidhjet në botën e mendimit

Asgjë e re

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi Uashington Njeriu mendon ato që lexon dhe shkruan, ato që mendon. Kjo ndërlidhje tregon se në botën e mendimit asgjë nuk është e kufizuar, shkon përtej të menduarit dhe asgjë nuk është e ndaluar dhe e paprekshme. Çdo gjë është vazhdimësi, rreth, asgjë e re, që ndryshon

10

Faktorët politikë, për të fituar ligjshmërinë e pushtetit të kapur pad dakord - gjithë zhurmën e bëjnë vetëm për të larguar vëmendjen nga e tij, kur të tjerët e kanë në vëmendje vetëm në interpretim. Bota ekziston, vetëm sepse ne e shohim. E parë nga jashtë ajo as që duket, dhe kjo na bën të ndjehemi vetëm. Pra, njeriu ekziston, por edhe jo, gjë që e shtyn atë të krijojë thelbin e vetes, i cili natyrshëm bëhet epiqendra e çdo sjelljeje të tij. Teoria

Teoria e Sokratit fillon e mbaron me Unin. Në Apologjinë e tij, ai thotë se gjëja më e rëndësishme në jetën e njeriut është njohja e vetes, shprehje që mund të kuptohet si kujdes për veten ose vetë-mirëqenie

Javore KOHA

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

e Sokratit fillon e mbaron me Unin. Në Apologjinë e tij, ai thotë se gjëja më e rëndësishme në jetën e njeriut është njohja e vetes, shprehje që mund të kuptohet si kujdes për veten ose vetë-mirëqenie.

Varësia e bën njeriun skllav, veçanërisht nëse kjo varësi

lidhet me vetë-vlerësimin e tij. Njeriu ka nevojë për inkurajim, dhe një dorë e ngrohtë i bie supeve për ta nxitur; është ky i fundit që bëhet zot i tij, prandaj të ndryshosh zotërinjtë nuk do të thotë të fitosh lirinë. Për të çliruar dikë nga robëria do të thotë për

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

drejtësisht, krijojnë mosmarrëveshje me njëri tjetrin, pastaj ngërçe e kriza, dhe në fund papritur, bien a fakti se ata janë të paligjshëm - veprojnë si njeriu tinëzar që përpiqet të mos bjerë në sy për gabimet

ta çliruar atë nga dora apo kontrolli i dikujt tjetër, për t’u bërë dorëzanës, fjalë kalk i latinishtes “manumit” - dorë-heqje. “Manus” ka dhënë edhe fjalë të tjera si “menaxher” dhe “emancipues”, ndërsa “mit” përdoret për “ryshfet”. Faktorët politikë, për të fituar ligjshmërinë e pushtetit të kapur padrejtësisht, krijojnë mosmarrëveshje me njëri tjetrin, pastaj ngërçe e kriza, dhe në fund papritur, bien dakord gjithë zhurmën e bëjnë vetëm për të larguar vëmendjen nga fakti se ata janë të paligjshëm - veprojnë si njeriu tinëzar që përpiqet të mos bjerë

në sy për gabimet e tij, kur të tjerët e kanë në vëmendje. “Ti nuk e di sesa me pak urtësi bota qeveriset”, i shkruante konti suedez Aleksel, birit të tij në vitin 1648. Nga kjo del se kur

sheh se gjërat ngrihen mbi baza të këqija, njeriu i mirë i ndodhur në luftë me të keqen, nuk duhet të jepet a të bëhet i keq, por të përpiqet të bëjë të keqen më të vogël të mundshme.

“Ti nuk e di sesa me pak urtësi bota qeveriset”, i shkruante konti suedez Aleksel, birit të tij në vitin 1648. Nga kjo del se kur sheh se gjërat ngrihen mbi baza të këqija, njeriu i mirë i ndodhur në luftë me të keqen, nuk duhet të jepet a të bëhet i keq, por të përpiqet të bëjë të keqen më të vogël të mundshme

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

Javore KOHA

11


KULTURË

Mbi librin “Fjalor emrash” të autorit Vladimir Zoto

Vëllim encik i emrave të n

Pjesa dërmuese e emrave të përfshirë në këtë fjalor, autori i ka përzgjedhur nga bota ilire dhe shqiptare shfrytëzuar për këtë dokumente të shumta të gjuhësisë, letërsisë, historisë, arkeologjisë, folklorit dhe k të krijuar tërësisht nga leksiku i gjuhës shqipe, përfshirë edhe nga trajtat me përdorim dialektor e krah

Shaban Hasangjekaj Studiuesi dhe publicisti i mirënjohur shqiptar, opusin e vet krijues e ka pasuruar edhe me një vepër me vlerë të cilin e ka titulluar “Fjalor emrash”. Autori librin e ka hartuar me qëllimin për t’u ardhur në ndihmë të gjithë prindërve të cilët duan të zgjedhin për fëmijët e tyre emra të bukur. Dëshira e autorit është që njerëzit, për fëmijët e tyre, të përdorin emrat tanë kombëtarë, por, secili, si në çdo fushë, ka të drejtë të zgjedhë. Prandaj edhe në këtë fjalor autori ka përfshirë një larmi të gjerë emrash: iliro-shqiptar dhe me përdorim ndërkombëtar, emra me prejardhje mitologjike e historike, por edhe të krijuar nga letërsia dhe kultura shqiptare e botërore, ka përfshirë emra me burim nga feja myslimane, ortodokse dhe katolike, por edhe nga flora dhe fauna, emra të njohur e të përdorur prej shekujsh, por edhe emra krejtësisht të rinj, që e nisin jetën e tyre me këtë botim. Pjesën dërmuese të emrave të përfshirë në këtë fjalor, autori i ka

12

Javore KOHA

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

përzgjedhur nga bota ilire dhe shqiptare, të përdorur nga bashkëkombësit tanë prej qindra e mijëra vitesh, duke shfrytëzuar për këtë dokumente të shumta të gjuhësisë, letërsisë, historisë, arkeologjisë, folklorit dhe kulturës. Në këtë libër, po ashtu, lexuesi do të gjejë shumë emra të rinj të krijuar tërësisht nga leksiku i gjuhës shqipe, përfshirë edhe nga trajtat me përdorim dialektor e krahinor nga të folmet arbëreshe, apo edhe nga format e vjetra të emrave të sotëm. Kështu, p.sh., falë aftësive fjalëformuese të shqipes nga emri ilir Naissus, lexuesi do të gjejë në fjalor 61 emra të rinj të formuar me mjetet e shqipes, nga emri i shqipes Era, ka radhitur 140 emra të tjerë të krijuar mbi bazën e tij (në krijimin e emrave të rinj autori ka ndjekur parimin e pranuar nga dija se çdo fjalë e gjuhës, nëse shihet e përshtatshme, mund të shërbejë për formimin e emrave vetjakë. Po ashtu, sikurse ka ndodhur në praktikë në krijimin dhe ndryshimin e emrave vetjakë, gjatë krijimit të emrave të rinjë, ku shpeshherë janë anashkaluar format strikte në fjalëformimi, rregullsitë që veprojnë në formimin e fjalëve, e, në veçanti, të emrave të përveçëm). Në fjalor autori Vladimir Zoto ka futur edhe disa emra të formuar nga trajtat në gjuhët e huaja të emrave ilirë e shqiptarë. Bashkë me ta,

ka përfshirë edhe shumë emra të marrë prej gjuhëve të tjera, por që prej shekujsh kanë hyrë në përdorim në gjuhën shqipe, duke u shqiptarizuar plotësisht. Ata janë përdorur me shekuj nga populli ynë, janë asimiluar fonetikisht e gramatikisht nga gjuha jonë. Si të tillë, ata kanë hyrë në fondin dhe traditën e onomastikës shqiptare dhe janë bërë pjesë e kulturës sonë kombëtare. Mbi bazën e tyre, sidomos nga format e shkurtuara, në shqipen e sotme janë krijuar shumë emra të rinj. Autori në fjalor ka përfshirë edhe një numër emrash të rinj joshqiptarë, që, ose kanë nisur të përdoren vitet e fundit edhe në vendin tonë, ose janë dukur të përshtatshëm për t’u përdorur. Pjesa më e madhe e tyre, krahas formës origjinale nga janë marrë, janë dhënë edhe me trajta të përshtatura për gjuhën shqipe nëpërmjet prapashtesash të shqipes. Ndërkohë, ku ka qenë e mundur, pranë një emri të huaj, ka vendosur një emër shqiptar ekzistues ose të krijuar rishtas, me qëllim që lexuesi të ketë mundësi të zgjedhë. Kështu, p.sh., pranë emrit italian me origjinë gjermane Orlando ka aplikuar emrin shqiptar Orlind, krahas emrit francez me origjinë gjermane Armand, atë shqiptar Armend, pranë emrit anglez Ardent, atë shqiptar Ardet, bri em-


KULTURË

klopedik njerëzve

e, të përdorur nga bashkëkombësit tanë prej qindra e mijëra vitesh, duke kulturës. Në këtë libër, po ashtu, lexuesi do të gjejë shumë emra të rinj hinor nga të folmet arbëreshe rit francez me origjinë arabe Djamil, qëndron ai shqiptar Djelmin. Po ashtu, tek disa emra me përdorim ndërkombëtar, përparësi u ka dhënë, ku ka qenë e mundur, shpjegimit gjuhësor nëpërmjet shqipes, duke u dhënë atyre edhe një karakter vendas. Autori thekson se emrat e përveçëm, si rregull, zhvishen nga kuptimi që shpreh emri i përgjithshëm, apo fjala nga vijnë. Ai shton se ata marrin një kuptim asnjanës, ose “nuk kanë” kuptim fare, nuk shprehin nocione, por vetëm emërtojnë. Prandaj, emrat nuk përdoren nga kuptimi gjuhësor që ata kanë fillimisht. Tradita familjare, krahinore e kombëtare, shijet dhe trillet individuale, letërsia, arti, televizioni, kinematografia dhe kultura në përgjithësi, besimi fetar, moda, sporti, por edhe shumë faktorë të tjerë, ndikojnë në përzgjedhjen e emrit. Megjithatë, autori i fjalorit veçon se “edhe për të kënaqur kureshtjen e përdoruesve të tyre, emrat shoqërohen me shpjegime të ‘kuptimit’ të tyre. Për disa emra të vjetër, midis tyre edhe emra ilirë, të përdorur mbi dy mijë vjet më parë dhe të ringjallur vetëm në dhjetëvjeçarët e fundit, ka qenë e vështirë të shoqërohen me shpjegimin e kuptimit të tyre. Shumë emra, sidomos ata me prejardhje fetare dhe historike, shoqërohen jo vetëm me të dhëna etimologjike, por,

sipas rastit, edhe me të dhëna historike, kulturore, fetare e të fushave të tjera të dijes. Për këtë qëllim, kemi konsultuar një literaturë të gjerë në shqip e në gjuhë të ndryshme, një pjesë e së cilës është renditur në bibliografinë që shoqëron këtë botim”. Në këtë drejtim ai në vazhdim shton: “Për kuriozitetin e lexuesve, në fjalor janë përfshirë edhe disa emra, të cilët nuk përdoren më, por dikur, janë përdorur nga prindërit apo gjyshërit e tyre. Disa prej tyre janë edhe emra të personaliteteve të ndryshme të historisë sonë. Nuk janë përfshirë në fjalor pjesa dërmuese e emrave, të cilët e kanë shumë të dalluar ‘kuptimin’ e tyre negativ edhe si emra të përveçëm, dhe që nuk përdoren më, si p.sh., emrat Mbarime, Shkurtime, etj.”. Në emrat me përdorim ndërkombëtar, krahas formës së përdorimit në shqip, përgjithësisht janë dhënë edhe format e përdorimit në gjuhët e tjera. Si rregull, në fjalor është nxjerrë si zë në vete emri bazë. Trajtat e prejardhura të tij, të shkurtuara ose të zgjeruara, të përdorura në gjuhë të ndryshme, autori ka përfshirë shpjegimet që shoqërojnë emrin themelor. Duke ndjekur rregullin e përgjithshëm të përdorimit, emrat e gjinisë mashkullore, autori në fjalor i ka dhënë në

trajtë të pashquar, kurse emrat e gjinisë femërore i ka dhënë, sikurse përdoren, kryesisht, në trajtën e shquar. Librin “Fjalor emrash” të autorit Vladimir Zoto, redaktore e të cilit është Ermira Zoto, e ka botuar Shtëpia botuese “DASARA” në Tiranë në vitin 2016. Është shtypur në shtypshkronjën “albPAPER” në Tiranë dhe përbëhet prej 448 faqesh. Për të lehtësuar lexuesit, në fund të fjalorit autori ka dhënë edhe një tregues me renditje alfabetike të emrave themelorë dhe disa nga emrat më të përdorshëm të përfshirë në të, shoqëruar me faqet e librit ku gjenden shpjegimet për çdo emër edhe për trajtat e ndryshme të përdorimit të tij. Në fund, me plot gojë mund të themi se libri “Fjalor emrash” i autorit Vladimir Zoto është vëllim enciklopedik në të cilin lexuesit do të gjejnë mijëra emra iliro-shqiptarë, si dhe emra të huaj, historikë, mitologjikë, të moçëm e të rinj me shpjegime të hollësishme të kuptimit të tyre. Është ky një libër për të gjithë, për ata që duan të dinë kuptimin dhe prejardhjen e emrit të tyre, si edhe për të gjithë ata që kërkojnë një emër krejt të ri. Andaj, ky libër me vlerë vërtetë madhore, pos pasurimit të fondit të librave të bibliotekave familjare, është edhe një ndihmesë në dhënien e emrave të fëmijëve të porsalindur të çifteve bashkëshortore në bashkësitë e ngushta familjare. E ENJTE, 10 GUSHT 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

Copëza të bukura të jetës së Ulqinit

Të shkruara me ndjenj

Brenda tregimeve të këtij vëllimi Karamanaga trajton tema e motive, ngjarje e personazhe, sa aktuale a më të bukura të trashëgimisë kulturore jo vetëm në rajon por edhe në Adriatik, ku pjesët më të vjetra të

Gjekë Gjonaj

Në çdo rrugëtim nëpër kohë dhe hapësirë çdo qytet, çdo tërësi urbane ka rrëfimet, anekdotat dhe legjendat e

14

veta, sikurse edhe Ulqini. Një pjesë të tregimeve të këtij qyteti i ka përmbledhur prim. dr. Gani Karamanaga në librin e tij “Në derë të oborrit”. Kur fillova ta lexoj dorëshkrimin e këtij libri, nuk i besoja vetes se do të më tërhiqnin ato rrëfime artistike t’i lexoja deri në fund, të cilat “prekin” ngjarje të ndryshme në Kalanë e Ulqinit. Gati secilin tregim, legjendë apo anekdotë e lexova si ngjarje dite, kohe, momen-

ti apo ngjarje rastësie, sepse në mes meje e veprës u krijua një “magnet” që më tërhiqte fort - ato rrëfime, që janë copëza të bukura të jetës së Ulqinit. Pata kënaqësinë që gjatë leximit të këtij dorëshkrimi të përjetoja çaste të këndshme dhe të mësoja se fjala është për një autor që qytetin e tij të lindjes e ka në zemër. Brenda tregimeve të këtij vëllimi Karamanaga trajton tema e motive, ngjarje

Tregimet e Gani Karamanagës të marra nga realiteti jetësor, shoqëror e historik, në vendlindjen e tij, të cilat na mësojnë shumë, janë të shkruara me frymëzim, emocion e ndjenjë të thellë shpirtërore. Ato ngërthejnë ngjarje interesante, të cilat autori i trajton me mjeshtëri e me të dhëna të vërteta, që tregimeve u japin vlerë të veçantë, edhe ideore edhe artistike. Këto visare të çmuara, që burojnë nga e përditshmja individuale dhe kolektive, ai ka ditur t’i sistemojë dhe t’i nxjerrë në sofrën publike për t’i shijuar të gjithë ata që e duan këtë ushqim të shpirtit

Javore KOHA

E ENJTE, 10 GUSHT 2017


KULTURË

jë të thellë shpirtërore Foto: KOHA

aq edhe të rëndësishme dhe interesante nga jeta e Kalasë së Ulqinit, e cila vlerësohet ndër monumentet ë mbetura nga bedenat e saj datojnë që nga koha ilire e personazhe, sa aktuale aq edhe të rëndësishme dhe interesante nga jeta e Kalasë së Ulqinit, e cila vlerësohet ndër monumentet më të bukura të trashëgimisë kulturore jo vetëm në rajon por edhe në Adriatik, ku pjesët më të vjetra të mbetura nga bedenat e saj datojnë që nga koha ilire. Duke shkruar për vlerat e gjithëmbarshme të tregimeve të përfshira në këtë libër, shpreh bindjen se autori i tyre ka arritur të dëshmojë pjekurinë e veçantë, si në aspektin e përmbajtjes ashtu edhe të origjinalitetit krijues, që u bën temave e ngjarjeve, të cilat i ka bërë objekt të trajtimit. Tregimet e Gani Karamanagës të marra nga realiteti jetësor, shoqëror e historik, në vendlindjen e tij, të cilat na mësojnë shumë, janë të shkruara me frymëzim, emocion e ndjenjë të thellë shpirtërore. Ato ngërthejnë ngjarje interesante, të cilat autori i trajton me mjeshtëri e me

të dhëna të vërteta, që tregimeve u japin vlerë të veçantë, edhe ideore edhe artistike. Këto visare të çmuara, që burojnë nga e përditshmja individuale dhe kolektive, ai ka ditur t’i sistemojë dhe t’i nxjerrë në sofrën publike për t’i shijuar të gjithë ata që e duan këtë ushqim të shpirtit. Çdo kapitull e çdo pjesë e këtij libri, qoftë ngjarje, personazh, tregim apo anekdotë, është shkruar natyrshëm, me ndjenjë, larg lakmisë për të folur apo shkruar me superlativa, por ashtu thjesht e rrjedhshëm, gjë e cila të bën për vete, të josh dhe të imponon respektin. Ky libër evidenton dukshëm lidhjet e autorit me vendlindjen, bashkëqytetarët, njerëzit e afërt apo shokët e udhëve të jetës. Në njëfarë mënyre, kjo vepër është një “pasaportë” tjetër për vendlindjen e autorit, për Ulqinin. Me këtë botim, duke përshkruar ng-

Ky libër evidenton dukshëm lidhjet e autorit me vendlindjen, bashkëqytetarët, njerëzit e afërt apo shokët e udhëve të jetës. Në njëfarë mënyre, kjo vepër është një “pasaportë” tjetër për vendlindjen e autorit, për Ulqinin

jarjet mirë e qartë përmes kujtimeve e fotografive autentike, autori e plotëson një mozaik dhe një zbrazëti të theksuar për pasqyrimin e ngjarjeve nga e kaluara historike e këtij qyteti të lashtë. E ENJTE, 10 GUSHT 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Në Galerinë “Kulla e Balshajve” në Kalanë e Ulqinit u hap ekspozita e piktores Majlinda Kelmen

Prurje origjinale rrëfimin autonom

“Çiltërsia, freskia dhe aftësia kreative e procesit evolutiv në veprën e piktores Majlinda Kelmendi, të cila e zgjidhjeve apo zbulimeve artistike monumentale, qoftë në domenin e aplikimit të inovacioneve teknolo Ulqin – Në Galerinë “Kulla e Balshajve” në Kalanë e Ulqinit, të mbushur plot me adhurues të artit, të enjten mbrëma është hapur ekspozita e piktores Majlinda Kelmendi, pedagoge në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës. Ajo i është prezantuar publikut me 33 punime nga cikli “Red Essence”. Në vështrimin e tij, piktori dhe kritiku i artit, Qazim Muja, ka thënë se në punimet e këtij cikli Kelmendi “niset nga elementet themelore të një rendi imagjinar të elementeve figurative nga zinxhirët e bardhë, nga zinxhirët e zinj dhe nga ngjyra e kuqe në formë

16

Javore KOHA

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

njolle ose të formave të papërcaktuara të shiritave, të cilat elemente përfaqësojnë bartësit themelorë të principit të saj spiritual dhe të njohjes së strukturës mikrokosmike brenda shpirtit, duke shpërfillur kushtimisht ekuidistancën matematikore në kuptimin filozofik, si një përsëritje e vazhdueshme, e cila provokon aftësitë intelektuale dhe logjike të saj, por edhe të shikuesit, për të hulumtuar dhe zbuluar të vërtetën absolute e cila fshihet në misterin e një rendi të krijuar nga vetë ajo”. Sipas tij, “çiltërsia, freskia dhe aftësia kreative e procesit evolutiv në veprën e piktores Majlinda Kelmendi,

të cilat e karakterizojnë krijimtarinë e saj, janë shumë evidente dhe me variante të shumta, qoftë në domenin e zgjidhjeve apo zbulimeve artistike monumentale, qoftë në domenin e aplikimit të inovacioneve teknologjike dhe të eksperimenteve”. Muja ka thënë se gjendja e fuqishme energjetike e shpirtit dhe e ndërdijes së piktores, e shprehur me poetikën e gjestit të artikuluar piktural, me lojën figurative të lëvizjes së shpejtë, energjike, ekspresive dhe të vendosur, është nxitur dhe është projektuar në këto punime nga emocione shumë të fuqishme. “Këto prurje origjinale figurative,


KULTURË

ndi

që formësojnë m dhe intim

at e karakterizojnë krijimtarinë e saj, janë shumë evidente dhe me variante të shumta, qoftë në domenin ogjike dhe të eksperimenteve”, ka thënë piktori dhe kritiku i artit Qazim Muja do t’i quaja tërësi ekzibicionale kaligrafike në të cilat lindin, zhvillohen, rimohen dhe dinamizohen simbolet e brendshme të cilat formësojnë rrëfimin autonom dhe intim të vetë autores”, ka vlerësuar ai. Vetë piktorja Majlinda Kelmendi, e cila ekspozon për të parën herë krijimtarinë e saj në Ulqin, është shprehur e kënaqur dhe ka thënë se ndjehet mirë. Ajo ka folur shkurt në hapje të ekspozitës duke thënë se veprat flasin vetë. “Unë shpresoj që me punimet e mia, tingujt e violinës dhe kitarës t’iu freskojnë sadopak këtë mbrëmje të nx-

ehtë të Ulqinit”, ka thënë Kelmendi, duke e përgëzuar organizatorin për traditën e manifestimit “Kalimera Poetike”. Majlinda Kelmendi ka mbaruar studimet universitare në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ndërsa studimet pasuniversitare në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë. Prej vitit 2000 punon si profesore ordinare në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës. Ka hapur ekspozita personale në galeri të ndryshme të qendrave evropiane, si dhe të vendeve të rajonit. Po ashtu është pjesëmarrëse e ekspozitave të përbashkëta, me karak-

ter kombëtar dhe ndërkombëtar. Për krijimtarinë e saj artistike është vlerësuar me çmime në Itali, Belgjikë, Kosovë, Shqipëri etj. Është themeluese e Institucionit të pavarur artistik “Expo.40” dhe drejtoreshë artistik prej vitit 2008 e projektit multimedial ndërkombëtar “Net-Rrjet”, si dhe i disa projekteve të tjera. Ekspozita është hapur në kuadër të manifestimit “Kalimera Poetike” 2017, i organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, si pjesë e programit të Festivalit “Skena Verore”, dhe do të qëndrojë i. k. e hapur deri më 10 gusht.  E ENJTE, 10 GUSHT 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

U mbajt edicioni i 25-të i manifestimit „Kalimera Poetike“

Institucion i rëndë kulturor me përma

Të ftuar të edicionit të sivjetshëm ishin shkrimtarët Bashkim Shehu nga Shqipëria, Jusuf Buxhovi nga K nizuar mbrëmje autoriale, si dhe piktorja Majlinda Kelmendi, e cila ka hapur ekspozitën e saj. Po ashtu Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve „Art Club“ organizoi më 2-4 gusht, në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit, edicionin e 25-të të manifestimit „Kalimera Poetike“, ku të ftuar ishin shkrimtarët Bashkim Shehu nga Shqipëria, Jusuf Buxhovi nga Kosova, akademiku Zuvdija Hoxhiq nga Mali i Zi, si dhe piktorja Majlinda Kelmendi. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i SHAI „Art Club“, Ismet Kallaba, ka përkujtuar se „Kalimera Poetike“ nisi në fillim të viteve ‘90 të shekullit të kaluar, në kohën e filleve të pluralizmit që përfshinë edhe kulturën, për të krijuar diçka ndryshe si rezultat i fitimit të lirisë krijuese. Por për dallim prej shumë nismave të tjera kulturore, që nuk kanë arritur të mbijetojnë ose janë zvetënuar dhe deformuar, duke u shndërruar në veprimtari rutinë, “Kalimera Poetike” ka ardhur duke u rritur në aspektin cilësor, nga njëri edicion në tjetrin. “Gjatë viteve ajo e ka ndryshuar konceptin dhe profilin e saj, me synimin jo për ta masivizuar, por duke përzgjedhur ajkën e letërsisë shqipe dhe të vendeve të rajonit. Në këtë mënyrë, me shkrimtarët, studiuesit dhe piktorët e ftuar, ‘Kalimera Poetike’ ka arritur të ruajë jo vetëm traditën, por edhe cilësinë, duke qenë një manifestim elitar”, ka thënë ai, duke shtuar se “me traditën e saj prej një çerek shekulli, ‘Kalimera Poetike’ është shndërruar tashmë në një institucion të rëndësishëm kulturor me përmasa rajonale”.

18

Javore KOHA

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

Në natën e parë të manifestimit, publiku ndoqi filmin e shkurtër dokumentar, të titulluar “25 vjet të Kalimerës Poetike”, me autor Ali Salaj, në të cilin disa prej protagonistëve kryesorë të këtij manifestimi flasin mbi rrugëtimin e tij ndër vite, peripecitë, synimet dhe sfidat, duke kujtuar njëherit edhe shkrimtarët e artistët e tjerë që ndër vite kanë shkelur gurin e shenjtë të kësaj skene.

Shehu, zë shumë origjinal në letërsinë shqipe

Mbrëmja e parë autoriale i është kushtuar shkrimtarit Bashkim Shehu, njërit prej shkrimtarëve shqiptarë më produktivë të ditëve tona, i cili vlerësohet nga kritika si njëri prej përfaqësuesve më të shquar të letërsisë së sotme shqipe, disa prej librave të të cilit janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës. Në bashkëbisedim me poetin dhe studiuesin e letërsisë prof. dr. Basri Çapriqi, më së shumti vëmendje iu kushtua temës së diktaturës, që është goxha e theksuar në krijimtarinë artistike të Shehut, duke ditur se ai përbën një autor të rëndësishëm të asaj që sot studiuesit e quajnë letërsi të kujtesës. Shehu ka rrëfyer filozofinë e tij krijuese, duke bërë edhe krahasimin në procesin e të krijuarit letrar gjatë tri periudhave të jetës së tij – si bir i një kryeministri, më pas si i dënuar nga regjimi komunist dhe nga viti 1991 e këndej, në kohën e demokracisë, pjesën më të madhe të të cilës e ka kaluar jashtë Shqipërisë

pasi që prej vitit 1997 jeton në Barcelonë të Spanjës. Një vështrim mbi veprimtarinë letrare të shkrimtarit Bashkim Shehu ka paraqitur publicisti, përkthyesi dhe kritiku letrar Ben Andoni. Ai ka thënë se Shehu “pati fatin e keq sepse u privua për një periudhë të gjatë kohore nga arti, por kjo nga ana tjetër e orientoi në dimensionin e ri të jetës së vet në shkrimtari, tashmë në një kohë të re dhe të maturuar e për të përsiatur në një gjendje gati metafizike.” Andoni ka theksuar se romanet e tij “sjellin një zë shumë origjinal për letërsinë shqipe, ku fati i njeriut të sotëm; e shkuara si një botë që ngërthen vazhdimisht fatin e tij; marrëzia e sistemit të shkuar, ku ai pati një prekje shumë të çuditshme; dhe kthjellimi për konfrontimin me kulturën evropiane moderne, përzihen bashkë e ku Bashkimi nuk mbetet soditës, por mundohet t’i zbardhë në projeksionin me kanalet e errëta të sistemit shqiptar të zhvillimit social-psikologjik dhe rrjedhën historike të vendit”. Publicisti është shprehur ndër të tjera se “në vitet e fundit Shehu punon gati me një ritëm teutonik, duke përcjellë letërsi krijuese, letërsi dokumentare dhe shumë përkthime, disa prej të cilave të vështirësisë së lartë”.

Hoxhiqi, shkrimtari i vendlindjes

Mbrëmja e dytë autoriale i është kushtuar shkrimtarit Zuvdija Hoxhiq,


KULTURË

ësishëm asa rajonale

Kosova, akademiku Zuvdija Hoxhiq nga Mali i Zi, me të cilët janë orgaështë shfaqur filmi dokumentar “25 vjet të Kalimerës Poetike” për krijimtarinë e të cilit ka folur studiuesi i letërsisë Dimitrov Popoviq. Në bashkëbisedim me shkrimtarin Muzafer Çaushi, Hoxhiq ka zbuluar botën e tij krijuese dhe filozofinë e jetës. Ai ka folur sidomos për lidhjen e tij me vendlindjen, e cila ka një ndikim të madh dhe shfaqet kudo në krijimtarinë e tij, duke thënë se Gucia i ka dhënë më shumë atij sesa ai asaj. “Një shkrimtar thotë se shkrimtari nuk bën gjë, vetëm i kthehet vendlindjes. Edhe unë i kthehem vendlindjes. Në fakt, unë nuk jam larguar asnjëherë nga Gucia”, ka thënë Hoxhiq. Akademiku ka thënë se ka pasur fatin që fëmijërinë dhe rininë e hershme ta kalojë në Guci, në këtë qytet dhe vend, që për hir të rrethanave historike, sociale etj., ka qenë gjithmonë në kufi dhe gjithmonë me rëndësi ngaqë aty gjithmonë ka ndodhur diçka. Ai ka thënë se karvanet dhe njerëzit që kanë kaluar nëpër këtë vend “nuk kanë sjellë vetëm mall, por edhe ide”, të cilat u kanë shërbyer më pas njerëzve dhe atij vetë për të kuptuar më mirë botën dhe jetën. Hoxhiq ka thënë se letërsia e tij nuk i takon asnjë populli të veçantë, por i përket vetëm lexuesit. Studiuesi i letërsisë, Dimitrov Popoviq, ka thënë se krahas tregimeve, bisedave, kurreshtive, që Hoxhiqi i kishte dëgjuar e që do t’i artikulonte më vonë në veprat e veta, me kalimin e kohës, atë do ta shqetësojnë problemet e tjera edhe më të mëdha, të

cilat do të bëhen tharmi dhe brumi i tregimeve të mëvonshme dhe të romaneve të fuqishme. Ai ka thënë se librat e Hoxhiqit i bëjnë që t’i duam shumë gjëra. “Së pari, dëshira për të nënvizuar se në këtë jetë të trazuar nuk ka vetëm gjëra të këqija, ka edhe shumë gjëra të bukura për të cilat krenohesh se ekzistojnë, janë të pranueshme”, është shprehur Popoviq. Duke nënvizuar se me romanin “Të gjithë të mitë”, Hoxhiqi do të krijojë një trilogji, Popoviq ka thënë se mendon që Zuvdija i tejkalon kufijtë e fisit të vet. “Të tijtë janë të gjithë: edhe shqiptari, edhe malazezi, edhe boshnjaku; çdo njeri me zemër e vepra të mëdha, asish që malësia ka me shumicë. Për Zuvdiun ata janë engjëjt e tij”, ka theksuar ai.

Buxhovi, shkrimtari i angazhuar

Natën e tretë të manifestimit është mbajtur mbrëmja autoriale me shkrimtarin Jusuf Buxhovi, e cila ka përkuar me ditëlindjen e 71-të të autorit. Buxhovi, i cili njihet si ithtar i letërsisë së angazhuar, në bashkëbisedim me moderatorin e mbrëmjes, studiuesin e letërsisë dr. Anton Berishaj, ka folur për konceptin dhe linjën që ka mbajtur në veprat e tij letrare. Ai ka thënë se është pragmatik në letërsi dhe se në përgjithësi krijimtarinë e konsideron si një mjet i cili duhet t’u paraprijë disa proceseve. Buxhovi ka sqaruar se pse të gjithë

personazhet e veprave të tij janë intelektualë. “Popujt nuk mund të kenë fuqi shpirtërore jashtë intelektualëve dhe jashtë idealistëve. Ata e krijojnë kurrizin e zhvillimit të mëtutjeshëm. Intelektualët janë ata që e mbajnë barrën kryesore në rrethana të caktuara historike”, ka thënë shkrimtari. Sipas tij, veprat e tij përçojnë një mesazh – që “intelektuali, mendësia, koka duhet ta përcaktojtë zhvillimin e trupit e jo e kundërta”. Për krijimtarinë e Buxhovit ka folur kritiku letrar Ramadan Musliu. Ai ka thënë mes tjerash se në vazhdimësinë narrative buxhoviane ndeshet një proces i përhershëm i evoluimit të formave të trajtimit të historisë. “Evoluimi ka të bëjë me modifikimin e brendshëm të percepcionit historik, por edhe të procedimeve artistike dhe të teknikave të trajtimit të fabulës historike”, është shprehur Musliu. Sipas tij, nëse vështrohet e gjithë krijimtaria e Buxhovit vërehet se “kemi të bëjmë me një korpus romanor që lidhen mes veti në mënyrë ciklike, që domethënë se janë shfaqje e një vizioni autorial me një spektër të gjerë të vështrimit të problematikave”. “I gjithë ky opus ndërtohet nga një autor i një profili origjinal, i një intelektuali aktiv, një sfiduesi i të së kaluarës dhe të tashmes dhe anticipuesi i të ardhmes dhe perspektivës historike të etnisë, që janë të rrallë sot edhe në letërsitë e mëdha”, është shprehur Musliu. Përpos mbrëmjeve letrare, në natën e dytë të manifestimit “Kalimera Poetike”, në Galerinë “Kulla e Balshajve” është hapur ekspozita e piktores Majlinda Kelmendi. Gjatë tri netëve, publikun e kanë argëtuar instrumentistët nga Shkodra, pedagogët Anton Kaftalli në violinë dhe Ares Fani në kitarë. Manifestimi “Kalimera Poetike”, që u mbajt në kuadër të Festivalit “Skena Verore – Ulqini 2017”, është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, Organizata Turistike Ulqin dhe Komisioni për ndarjen e fitimit të mjeteve nga Lojërat e fatit, si dhe disa donatorë privatë. “Kalimera Poetike”, e cila mbahet rregullisht që nga viti 1993, vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në i. k. Mal të Zi dhe më gjerë. E ENJTE, 10 GUSHT 2017

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervista me regjisorin dhe aktorin Xhustin Kristian

Tregu i kinematografisë në Shqipëri është tepër i ngushtë

Xhustin Kristian ishte një nga yjet që shkëlqeu në tapetin e kuq të festivalit Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork, për filmin e tij “Lost Souls”. Filmi “Shpirtra të humbur” pati interesim të madh nga publiku dhe u shfaq te Producers Club Theaters në Maj 2017 në Nju Jork, ku regjisori ishte i pranishëm gjatë debatit Q&A Xhustin Kristian ka filluar karrierën e tij artistike në Tiranë, Shqipëri ku është rritur dhe ka studiuar për “Drejtësi”. Mbasi diplomohet vendos ti përkushtohet pasionit duke ndjekur edhe trajnimet e para profesionale për “Aktrim” dhe “Teatër fizik”. Daljet në skenat profesioniste datojnë nga vitin 2012. Nga ai moment deri sot numëron disa role në skenat e Shqipërisë. I njohur për rolet kryesore: Franci në dramën teatrale “Premtimi” dhe Kalorësi i Zi në komedine satirike “Uraganet e Lirisë”. Gjithashtu në skenat e teatrit është parë si Blerimi në shfaqjen “Kur mungon fjala” dhe Rokisti ne shfaqjen “Çifti i shqyer”, me regji te Gjergj Menës. Prej vitit 2015 i dedikohet kinematografisë në aktrim dhe regji duke nisur hapat e parë në filma artistikë (regjisori dhe aktori protagonist i filmit të tij të shkurtër “Shpirtra të humbur” dhe seriale televizive Prifti në “Një dopio histori”. Ai ka qenë gjithashtu asistent regjie në filmat e shkurtër “Motër e vëlla” dhe “Faji është i qiellit”, me regji nga Ajola Daja. Deri tani ka arritur ta zhvillojë karrierën e tij me sukses. Momentalisht Xhustin Kristian po punon si as. regjisor për filmin e ri “Emili”, me skenar dhe regji të Ajola Dajës. Ndërsa në tetor 2017 do të zhvillohet projekti filmik “Balkan’s Gate” në zonën e Prespës.

Na tregoni më shumë rreth 20

Javore KOHA

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

vetes. Fillimet në fushën e aktrimit?

Xhustin Kristian: Aktrimi ka qënë një pasion i hershëm, i trashëguar ndoshta, e si i tillë kemi lindur së bashku. Që në fëmijërinë time më ka shoqëruar gjithmonë në çdo aktivitet të mundshëm duke provuar kështu skenën e teatrit te Korçës, qytetit tim te lindjes që në moshën 8 vjeçare. Edhe pse fillova studimet universitare në një fushë tjetër, ky pasion nuk u shua kurrë, përkundrazi u forcua deri sa një ditë vendosa t’i bashkohem rrugës së tij duke u trajnuar nga profesionistë të fushës. Daljen e parë në skenë, ne shfaqje profesioniste e kam patur në shtator te vitit 2012, e mandej jam munduar t’i qëndroj sa më afër saj. Teatri të fal emocione unike por edhe filmi është magji më vete. Kështu së fundi i jam dedikuar kinematografisë si një fushë që ka shumë nevojë për kontribut në vendin tonë.

Me cilat projekte po mereni tani? Për çfarë bëhet fjalë?

Xhustin Kristian: Projekti më i afërt do jetë “Balkan’s Gate” që do të zhvillohet në tetor të këtij viti në zonën e Prespës. Një platformë që do të bëjë bashkë për dhjetë ditë të rinj të kinematografisë nga vende të ndryshme të Ballkanit duke u mundësuar realizimin e projekteve të tyre filmike. Është një projekt në bashkëpunim

me skenaristen dhe regjisoren Ajola Daja, një nga talentet e këtij brezi, të cilës i takojnë edhe meritat kryesore të kësaj nisme. Me skenar dhe regji të Ajola Dajës gjithashtu po punojmë për filmin artistik “Emili” në të cilin më është besuar as.regjia. Jemi ende në fazën përgatitore.

Si po sjell produksioni diçka të re në këtë histori të filmit?

Xhustin Kristian: “Emili” ka zgjedhur të trajtojë një problematikë tepër delikate dhe bashkëkohore për realitetin e shoqërisë shqiptare. E patrajtuar më parë kjo temë është totalisht një risi për kinematografinë shqiptare. Duke mos dashur të zbuloj më tepër jam i bindur se shikuesi do ta gjejë veten në këtë film.

Si është lidhja juaj gjatë punës me regjisorin?

Xhustin Kristian: Kam patur përvoja shumë të mira gjatë punës me regjisorët. Bashkëpunimi i aktorit me regjisorin duhet të jetë gjithmonë mirëkuptues, tepër i ngushtë e reciprok. Kështu kanë mundësi të kuptojnë pikëpamjet e njëri-tjetrit dhe të arrijnë rezultatet e kërkuara. Ata duhet të ndajnë mes tyre vizion të njëjtë të harmonisë emocionale të karakterit-personazh, kjo përbën dhe vështirësinë thelbësore. Gjithsecili duhet ta


INTERVISTË

dashurojë atë që bën, të gjitha të tjerat vijnë pas.

Çfarë do t’a befasojë publikun për këtë film?

Xhustin Kristian: Do të shkëpusja një element tepër të veçantë që filmi “Emili” trajton, dualitetin dashuri-urrejtje. T’i shohësh këto dy ndjenja të bashkëjetojnë aq natyrshëm mes tyre për mua ka qenë emocionuese, besoj e tillë do jetë edhe për shikuesin.

Cili ka qenë filmi më i bukur ku keni marrë pjesë?

Xhustin Kristian: Shpresoj shumë që ai film të vijë. Puna ime ka qënë më tepër e fokusuar në skenë. Do të veçoja dramën “Premtimi” ku kam luajtur një nga rolet kryesore, Francin, për te cilin kam një dashuri të veçantë. Ai është një artist bohem, i destinuar në vetmi, që mbasi zhgënjehet duke eksperimentuar gati cdo argëtim sipërfaqesor të shoqërisë njerëzore kupton që dashuria dhe familja janë pasuria më e madhe.

Në cilat filma keni luajtur rolin kryesor?

Xhustin Kristian: Tregu i kinematografisë në Shqipëri është tepër i ngushtë dhe është vështirë për mundësi të tilla, madje qoftë edhe për audicione.

Kam zgjedhur të luaj personazhin kryesor, Gabrielin, në filmin tim të parë “Shpirtra të humbur”, me bindjen ndoshta sepse kam qënë shumë më afër karakterit të tij sesa dikush tjetër.

Në çfarë lloje filmash ju pëlqen të jeni pjesë?

Xhustin Kristian: Diku në filmin “Hugo” të Martin Scorsese thuhet: “Filmat kanë fuqinë për të kapur ëndrrat”. Sa më ëndrrimtar të jetë një film aq më afër meje është; fantazi,aventurë,sci-fi…Personazheve komplekse dhe sureale të propozuara nga këto kategori nuk mund t’ju them kurrë jo.

Çfarë roli luan arti në shoqëri?

Xhustin Kristian: Ashtu si dhe historia tashmë ka vërtetuar, artin do ta vendosja në shtyllat themelore të edukimit të shoqërisë, përkrah me rëndësinë që i jepet familjes dhe shkollimit. Nga mënyra se si depërton në brendësi të qenies sonë merr vlera unike dhe i atribuohen potenciale të jashtëzakonshëm. Besoj që arti në vetvete ka një mision shumë më sublim sesa thjesht krijimin e të bukurës dhe argëtueses. Ai duhet të jetë ambasadori i mesazheve humane, të paqes e dashurisë mes njerëzve, në veçanti në kohë krizash specifike të shoqerisë. Për sa kohë ndërgjegjësohemi për pushtetin e jashtëzakonshëm të artit mbi masën

dhe investojmë pastër tek ai, kemi kuptuar kështu çelësin për të ndërtuar një shoqëri njerëzore shumë më të mirë nga sa e kemi sot.

Çfarë talente të tjera keni?

Xhustin Kristian: Aktrimi kërkon gjithmonë shumë kur bëhet fjalë për aftësitë e tua edhe në fusha të tjera të jetës dhe artit në përgjithësi. Kështu kam dhënë dedikimin tim maksimal për të njohur sa më shumë nga të gjitha. Do të vecoja kërcimin, këngën edhe pikturën.

Këshilla juaj për dikë që dëshiron të ndjekë këtë karrierë?

Xhustin Kristian: Duhet të jetë i sinqertë me veten. Nëse ai është bindur që kjo është vërtet ajo çka dëshiron të bëjë, ushqimi i shpirtit të tij dhe motiv për jetën, të luftojë për ta arritur pavarësisht pengesave. Sigurisht do kërkojë shumë sakrifica, por shpërblimi do të jetë unik.

Çfarë mund të presim nga ju për vitin 2017?

Xhustin Kristian: Përpiqem gjithmonë të jap më të mirën, sot më shumë nga dje. Më pëlqen të surprizoj veten, ashtu edhe ju. Jam besimplotë se produktet e këtij viti do jenë të suksesshme. Bisedoi Ermira Babamusta  E ENJTE, 10 GUSHT 2017

Javore KOHA

21


PANORAMË

Pulla postare me Nënën Terezë, më përmbajtësorja me karakter fetar

Juria e Çmimit Ndërkombëtar të Arteve të Filatelisë “San Gabriello” e ka përzgjedhur pullën postare dedikuar, Himnit të Nënës Terezë,si pullën më përmbajtësore me karakter fetar. Autore e pullës postare është Di-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

jana Toska, ndërsa është dizajnuar nga organizata “Little People of Kosova”, Hilmnijeta Apuk dhe emetuar nga Posta e Kosovës me datë 15 gusht 2016 me rastin e Shenjtërimit të Nënës Terezë. Siç merret vesh ndarja e çmimit

do të bëhet më 24 shtator 2017 në Legnano të Veronës në Itali. Si shpërblim Postës së Kosovës do t’i akordohet një certifikatë dhe plaketa e lajmërimit “L’Annunciazione” e punuar nga mjeshtri Enrico Manfrini.


FOTOGRAFIA E JAVËS

BESIM HAKRAMAJ LIQENI I SHKODRËS

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

Javore KOHA

23


KULTURË

Mbi ciklin “Red essence” të piktores Majlinda Kelmendi

Tërësi ekzibicion e ideogrameve o

Mikrokosmosi individual që paraqet qendrën e ndjesisë së saj është i transemituar si një demiurg spiritual i piktores i cili përputhet me domethënien e koduar të elementeve primordiale, me zinxhirë të pafund në kontraste të pastra bardh-zi dhe me veprimin e tyre energjetik të cilët me domethënien e tyre transmetojnë unin e saj në koordinatat e pamatshme të kohës dhe të hapësirës

Qazim Muja

T’i kthehesh elementares dhe shpirtërores për të kërkuar raportet dhe përsiatjet personale në hermeneutikën artistike, paraqet korpusin ideor nga i cili është nisur dhe është formuar bota figurative e piktores së mirënjohur Majlinda Kelmendi. Duke iu qasur ciklit më të ri të titulluar “Esenca e kuqe” dhe me të cilin na prezantohet këtu, ajo niset nga elementet themelore të një rendi imagjinar të elementeve figurative - nga zinxhirët e bardhë, nga zinxhirët e zinj dhe nga ngjyra e kuqe në formë njolle ose të formave të papërcaktuara të shiritave, të cilat elemente përfaqësojnë bartësit themelorë të principit të saj spiritual dhe të njohjes së strukturës mikrokosmike brenda shpirtit, duke shpërfillur kushtimisht ekuidistancën matematikore në kuptimin filozofik, si një përsëritje e vazhdueshme, e cila provokon aftësitë intelektuale dhe logjike të saj, por edhe të shikuesit, për të hulumtuar dhe zbuluar të vërtetën absolute e cila fshihet në misterin e një rendi të

24

Javore KOHA

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

krijuar nga vetë ajo. Çiltërsia, freskia dhe aftësia kreative e procesit evolutiv në veprën e piktores Majlinda Kelmendi, të cilat e karakterizojnë krijimtarinë e saj, janë shumë evidente dhe me variante të shumta, qoftë në domenin e zgjidhjeve apo zbulimeve artistike monumentale, qoftë në domenin e aplikimit të inovacioneve teknologjike dhe të eksperimenteve. Në to projektohen ndërveprime të ndërlikuara dhe njëkohësisht të ndërlidhura, në do relacione që krijohen duke filluar nga drita, errësira, nga zanafilla mikro

dhe makrokosmike, pastaj nga forma të sistemeve koloristike, në dukje formale, por në përmbajtje tepër shpirtërore dhe simbolike, duke i ndërlidhur në një sistem origjinal të vetin i cili i kundërvihet kaotikes, indiferentes dhe të paqenës. Mikrokosmosi individual që paraqet qendrën e ndjesisë së saj është i transemituar si një demiurg spiritual i piktores i cili përputhet me domethënien e koduar të elementeve primordiale, me zinxhirë të pafund në kontraste të pastra bardhë-zi dhe me veprimin e tyre energjik të cilët me domethënien


KULTURË

nale kaligrafike origjinale e tyre transmetojnë unin e saj në koordinatat e pamatshme të kohës dhe të hapësirës. Me sensacionet monokromike mbi sipërfaqen e bardhë, ku në mënyrë të vetëdijshme reflektohet i gjithë ky figuracion, pra një shumësi e zinxhirëve të zinj dhe të bardhë të cilët vazhdojnë të përhapen deri në pafundësi, janë aplikuar sedimente të strukturuara dhe të minimalizuara në formën e fijeve indore të paraqitura me vija fine të rregullta dhe të shumta paralele dhe të thyera, mbi të cilën gjithmonë janë vendosur njolla të kuqe apo shirita të kuq, substanca alkimike të cilat emanojnë dhe mbase simbolizojnë: gjakun, kurmin, zjarrin - flakën, shpirtëroren, dritën, të vërtetën, harmoninë hyjnore, jetën, frymimin, vazhdimësinë... Gjendja e fuqishme energjetike e shpirtit dhe e ndërdijes së piktores, e shprehur me poetikën e gjestit të artikuluar piktural, me lojën figurative të lëvizjes së shpejtë, energjike, ekspresive dhe të vendosur, është nxitur dhe është projektuar në këto punime nga emocione shumë të fuqishme. Këto prurje origjinale figura-

tive, do t’i quaja tërësi ekzibicionale kaligrafike në të cilat lindin, zhvillohen, rimohen dhe dinamizohen simbolet e brendshme të cilat formësojnë rrëfimin autonom dhe intim të vetë autores. Përçapjet lineare, sipas një principi të vijëzimeve të automatizmit të pavetëdijshëm “furioz”, definojnë krijimet materiale të cilat zgjaten dhe përhapen në hapësirën e bardhësisë onirike si zinxhirë të pashkëputur dhe paraqesin një demiurg të estetizuar i cili përmban në vete kuptimësi të pafundme shprehëse. Në një hapësirë të pastër Majlinda atakon me mjetet e saj duke krijuar tufa lineare zinxhirësh, ngjashëm me labirintet tek të cilët nuk ekziston as fillimi dhe as fundi. Fuqitë centrifugale dhe centripetale, qofshin këto tek rrethi në disa punime, si një simbol solar që bashkon jetën qiellore dhe hyjnore, qofshin zinxhirët bardhë e zi, ashtu si vetë jeta, Majlinda i inkorporon në kompozicione të ideogrameve personale me të cilat na duket sikur determinon kolonat njerëzore të pafund dhe që lëvizin nëpër një kontinuum kohor iluzor, si shenja të koduara

dhe si mikrostruktura, si psikografë të pavetëdijshëm dhe të fshehtë të unit të saj, si instrument i dorëshkrimit të saj. Të gjitha këto simbole të pafundësisë, paraqesin epiqendra të fuqishme në të cilat janë koncentruar lëvizjet, ndërsa forma e lirë e njollës apo shiritit të kuq, si simbol i pavarur që qëndron pezull në hapësirë, dhe mbi të cilën lëvizin dhe kryqëzohen format lineare të zinxhirëve, paraqet principin ekzakt i cili shfaqet si antitezë kundrejt shtresimit transcendental dhe enigmatik. Këtë dukuri mbase unë do ta quaja passio humana me të cilën Majlinda “ngjall” fatet njerëzore, fatet tona të humbura apo të pasigurta që pale se nga vijnë dhe ku shkojnë, shpeshherë të thyera si kontrafisurë që sjell dhembje të papërmbajtshme nga brenda, si dukuri të kësaj bote që tanimë nuk di për drejtpeshimin e fuqive mikrokosmike - apo ato shpirtërore dhe as për ligjet makrokosmike - apo ato njerëzore. Punimet e piktores së mirënjohur Majlinda Kelmendi, me kualitete shumë të larta figurative dhe estetike origjinale, përmbajnë harmoninë ritmike, dinamikën dhe fuqinë e jashtëzakonshme të simfonisë jetësore. Ajo, a priori, përmes tyre tenton dhe ia arrin me sukses të vërë në lëvizje emocionet, të krijojë një fushë të fuqishme energjetike e cila do të lidhë autoren - veprën - publikun, sepse, siç thuhet shpesh, vetë piktura mund të ketë njëmijë kuptime, ose vetëm një, por marrëdhëniet e brendshme shpirtërore të shikuesve ndaj saj janë të veçanta dhe të papërsëritshme. (Ky vështrim është lexuar në hapjen e ekspozitës së piktores Majlinda Kelmendi, në Galerinë “Kulla e Balshajve” – Kalaja e Ulqinit, më 3 gusht 2017, në kuadër të manifestimit “Kalimera Poetike” 2017) E ENJTE, 10 GUSHT 2017

Javore KOHA

25


KULTURË

Në Tuz dhe Triesh përkujtohet 105 vjetori i vrasjes së meshtarit françeskan

Emri i Patër And vendoset në ven

Në Tuz dhe në Triesh të Malësisë me aktivitete përkujtimore u shënua 105 vjetori i vrasjes së meshtarit françeskan Patër Andre Gjekaj. Në kronikat e kohës është shënuar si

“ 26

meshtar i devotshëm dhe i përkushtuar në ruajtjen e vlerave kombëtare e që dëshmon edhe vrasja e tij në vijën e luftës derisa po i ndihmonte të vrarët dhe të plagosurit në Luftën

Në Kuadër të aktiviteteve përkujtimore për meshtarin Andrea Gjekaj në Tuz u shfaq filmi dokumentar me titull “ Besnik Jezusit dhe Kombit” të Gjokë Dukaj, i cili film , sipas autorit tenton të ofrojë një pasqyrë faktike për këtë personalitet. “ Bëra përpjekje të grumbulloj materiale dhe fakte sa më të mundshme me qëllim që të realizoi një dokumentar për këtë personalitet të njohur dhe iu qasa kësaj pune i vetëdijshëm se do të përballem me mungesën e materialeve arkivore “, thotë z. Dukaj

Javore KOHA

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

e Shkodrës. Në kishën e “Zojës Rruzare” në Triesh u mbajt mesha përkujtimore nga argjipeshkvi i Tivarit Rrok Gjonlleshaj. Z. Gjonlleshaj vuri në dukje se “ Andre Gjekaj u martirizua në vitin 1912 dhe kjo është detyra e një frati, e një meshtari dhe e priftit që të përcjellë popullin në të gjitha rrugët dhe kalvaret nëpër vuajtje dhe nëse është e nevojshme edhe të japë jetën. Argjipeshkvi tha se “ne nuk e kemi lënë në harresë Patër Andrean me ç ’rast edhe po e ripërtërijmë kujtimin dhe falënderimin për punën dhe flijimin e tij”. Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore për meshtarin Andrea Gjekaj në Tuz u shfaq filmi dokumentar me titull “ Besnik Jezusit dhe Kombit” të


KULTURË

dre Gjekaj ndin e merituar

Gjokë Dukaj, i cili film , sipas autorit tenton të ofrojë një pasqyrë faktike për këtë personalitet. “ Bëra përpjekje të grumbulloj materiale dhe fakte sa më të mundshme me qëllim që të realizoji një dokumentar për këtë personalitet të njohur dhe iu qasa kësaj pune i vetëdijshëm se do të përballem me mungesën e materialeve arkivore “, thotë z. Dukaj. Në përkujtimin e meshtarit të parë të Malësisë një kontribut të veçantë dha familja, mërgimtarët si dhe kisha katolike në Mal të Zi. Mërgimtari Nikollë Gjurashaj, i cili njëherësh është edhe familjari i Patër Andre Gjekaj, vuri në dukje kontributin e këtij meshtari për kishën dhe kombin. “ Ishte meshtari i parë në Malësi dhe duke dëgjuar të parët tanë ,

babën tim dhe axhat, duke folur për të si punoi dhe si vdiq, duke përkujtuar këto amanete ne jemi munduar së bashku edhe me Patër Mirashin Marinaj , i cili bëri shumë në këtë drejtim, për rilindjen e veprës së Patër Andrea Gjekajt” vë në dukje z Gjurashaj. Komuniteti shqiptar dhe kisha katolike nuk kursyen asgjë që emri i Patër Andre Gjekaj të vendoset në vendin e merituar dhe që martiri i kishës dhe i kombit të mbetet shembull i sakrificës për të ardhmen e atdheut. Patër Andre Gjekaj shërbeu si meshtar në Triesh dhe në Ljare të Krajës, prej ku edhe u nis për ti varrosur dhe ndihmuar të vrarët dhe të plagosurit në Luftën e Shkodrës në

Komuniteti shqiptar dhe kisha katolike nuk kursyen asgjë që emri i Patër Andre Gjekaj të vendoset në vendin e merituar dhe që martiri i kishës dhe i kombit të mbetet shembull i sakrificës për të ardhmen e atdheut

vitin 1912,duke u vrarë në moshën 35 vjeçare. a.salaj  E ENJTE, 10 GUSHT 2017

Javore KOHA

27


MOZAIK

Manifestimi tradicional po Alpet Shqiptare 2017’’ dhe “Kënga dhe Vallja Shqipe Më 1 Gusht 2017 , për të 20-in vit me radhë, u mbajt tubimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2017’’ në Plavë e Guci, e së bashku me të edhe Festivali mbarëkombëtar “Kënga dhe Vallja Shqipe na Bashkon” Në këtë tubim të organizuar me frymim 100 % shqiptar, në prezencën e afër pesë mijë pjesëmarrësve, morën pjesë shoqëri kulturore- artistike si dhe figura të rëndësishme politike e kulturore nga të gjitha trevat ku banojnë shqiptarët. Këtij manifestimi tradicional, për të dytën herë, në Krahinën e Plavë-Gucisë, në zemrën e Alpeve të Shqipërisë, iu bashkëngjit edhe organizimi i Festivalit folklorik mbarëkombëtar “Kënga dhe Vallja Shqipe na Bashkon”, që filloi më 30 korrik dhe përfundoi më 1 gusht 2017. Manifestimin e nderuan me pjesëmar-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

rje ish Ambasadori amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, William Wallker, i cili u gjet pranë popullit shqiptar gjithherë, e sidomos në luftën e Kosovës, pastaj Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ish-komandanti i UÇK-së, Bahtjar Hoti, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Genci Nimanbegu, Lideri i LDSH-Lista guxim, z.Nikollë Camaj, etj. Në fjalën përshëndetëse ish-ambasadori Wallker tha se është kënaqësi e veçantë për të personalisht që është pjesë e këtij takimi madhështor për shqiptarët. Wallker shtoi se ka vizituar gjithë komunitetin shqiptar. Sipas tij

në fillim ka filluar t’i njohë shqiptarët nga Kosova, mbasandaj nga Maqedonia dhe Shqipëria e përfundimisht tha se po i njofton dhe viziton sot edhe shqiptarët nga Mali i Zi. Wallker, me këtë rast tha se sa i përket atij, ne nuk jemi shqiptarë nga Kosova, nga Maqedonia, Shqipëria apo Mali i Zi, apo kudo tjetër, por për të, të gjithë jemi vetëm shqiptarë. Të Pranishmit i përshëndeten edhe Genci Nimanbegu dhe Nikollë Camaj. Ndërkaq duke filluar nga data 30 korrik 2017, në Plavë - Guci me defilimin e vet të filluar nga Komuna e Plavës dhe ajo e Gucisë, nën shoqërimin e Flamu-


MOZAIK

opullor “Mirë se vini në e Festivali mbarëkombëtar na Bashkon” rit tonë kombëtar, të këngëve dhe valleve shqipe, filloi festivali i dytë mbarëkombëtar “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon”, e organizuar nga Shoqata “Alpet Shqiptare”. Hapjen e këtij festivalit e bëri Drejtori dhe organizatori i këtij i Festivalit, z.Tahir Gjonbalaj, i cili u dëshiroi të gjithë të pranishmëve argëtim të këndshëm. Gjonbalaj theksoi se në këtë manifestim, të cilin e organizojnë tash 20 vite me radhë, janë duke kontribuar që të qëndrojnë aty, në trevat e veta, duke vepruar, punuar dhe jetuar shqip dhe vetëm shqip. Në këtë festival morën pjesë ansamble nga të gjitha trojet shqiptare, duke ia filluar nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni dhe Mali i Zi, të cilët shfaqen për publikun këngë dhe valle shqipe. Në këtë festival të karakterit garues, pjesëmarrësit u vlerësuan nga juria në përbërje: Azgan Haklaj, President i Unionit Artistik të Kombit shqiptar, Mi-

nella Kureta, Kryetare e Unionit, profesoreshë, Hasnije Kukaj Gjonbalaj, Deli Metalia, koreograf dhe aktivistja Mirjeta Gjonbalaj. Në ditën e parë të festivalit morën pjesë: Shoqëria Kulturore Artsitike “Dedë Gjon Luli”, nga Traboini -Hot, Shoqëria Kulturore- Artsitike “Ardhmëria ” nga Gjakova, Shoqëria Kulturore- Artsitike “Jonuz Ramadani” nga Vitia. Në ditën e dytë u paraqitën: Ansambli folklorik Petralba Klos Anadrini Rahovec Shote Galica Drenas, “ Prishtina” nga Prishtina, Grupi polifonik Çipini nga Vlora. Ndërsa në ditën e tretë qenë: Shoqëria Kulturor- Artsitike “Shkupi” nga Shkupi, Shoqëria Kulturore Artsitike “Koha” nga Dinosha, Shoqëria Kulturore- Artsitike “Rapsha” nga Drumja , Shoqëria Kulturore Artsitike “Devolli”nga Devolli dhe Shoqëria Kulturore-Artsitike “Maja e Karanfilit” nga Plavë-Gucia. Në këtë manifestim present ishte edhe

këngëtari i mirnjohur nga Malësia Lindon Camaj. Çmimi për veshjen autentike më të mirë, si edhe për rapsodët më të mire, i takoi Shoqërisë Kulturore- Artsitike “Rapsha” dhe rapsodëve të saj Nua Gjonaj dhe Driton Junçaj, ndërsa Çmimi i publikut i takoi Shoqërisë Kulturore- Artsitike “Dedë Gjon Luli”, nga Traboini –Hot. Vendin e parë e fitoi “Grupi polifonik Çipini” nga Vlora; vendin e dytë “Sh.K.A Shotë Galica” nga Drenasi, kurse vendin e tretë “Grupi Prishtina” nga Prishtina. Pa dyshim ky ishte një manifestim i organizuar mirë dhe tregues i vërtetë se organizatorët e këtij manifestimi, edhe pse të mbetur në pakicë, po ruajnë me nostalgji dhe përkujdesje te veçantë gjuhën, kombin dhe flamurin shqiptar, në këtë trevë historikisht shqiptare. Albert Camaj 

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

Javore KOHA

29


RAJON

Maqedoni: Propozim-ligji për gjuhët

Avancim apo zyrtariz

Propozimi i Qeverisë së Maqedonisë parasheh përdorimin e plotë të gjuhës shqipe, apo siç thuhet të gju organet e pushtetit gjyqësor dhe administratën publike Propozimi-ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike në Maqedoni, ka nxitur reagime me qëndrime të ndryshme, jo vetëm mes partive politike, por edhe ekspertëve të çështjeve juridike dhe politike. Propozimi i Qeverisë, i cili rregullon përdorimin e shqipes në nivel lokal dhe qendror, si dhe në institucionet e administratës shtetërore, nga Risto Nikovski, njohës i çështjeve politike, vlerësohet si rrënues i karakterit unitar të shtetit, meqë, sipas tij, me këtë ligj aplikohet dygjuhësia në shtet e që bie ndesh me karakterin unitar të tij. “Në fakt, kemi të bëjmë me ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, apo me fjalë të tjera shteti bëhet dygjuhësor dhe me këtë po rrënohet karakteri unitar i shtetit, pasi askund në botë nuk ka shtet unitar me dy gjuhë zyrtare. Me këtë do të ketë federalizim të drejtpërdrejtë

30

Javore KOHA

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

të shtetit. Dygjuhësia nuk arrihet nëpërmjet përdorimit të gjuhës në qytetet e largëta, por nëpërmjet përdorimit të gjuhës në institucionet qendrore, si në Qeveri, Kuvend e kështu me radhë”, thotë Nikovski. Propozimi i Qeverisë së Maqedonisë parasheh përdorimin e plotë të gjuhës shqipe, apo siç thuhet të gjuhës që e flasin më shumë se 20 për qind e popullatës, ndryshe nga maqedonishtja, në Qeveri, Kuvend, organet e pushtetit gjyqësor dhe administratën publike. Për dallim nga më parë, tani edhe drejtuesit e seancave, qoftë të Qeverisë apo Kuvendit, nëse janë shqiptarë, ato do të mund t’i udhëheqin në gjuhën e tyre. Ndryshime janë paraparë edhe në mbishkrimet në nivel qendror që duhet të jenë në dy gjuhë, ndërsa në nivelin lokal gjuha shqipe do të përdoret në të gjitha komunat ku

më shumë se 20 për qind e popullatës flasin gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja, e që në këtë rast ka të bëjë me gjuhën shqipe, edhe pse nuk saktësohet qartë si e tillë. Osman Kadriu, profesor i së drejtës kushtetuese, thotë se zgjidhja e ofruar e avancon në masë të madhe statusin e shqipes, por kjo, sipas tij, nuk mund të nënkuptohet si zyrtarizim i plotë i gjuhës shqipe. “Me këto risi që përfshihen në propozim-ligj, gjuha shqipe nuk do të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase, me formën e përdorimit të gjuhës shqipe, nuk do të kemi dygjuhësi në Maqedoni. Përfundimisht, me këto risi që janë të përfshira në draft-ligj, do të kemi vetëm se një avancim të gjuhës shqipe dhe përdorimin e saj në institucione konkrete, por sërish e them se përdorimi i saj do të jetë në nivel të kufizuar, pra assesi nuk mund të flasim se do të kemi gjuhën shqipe


RAJON

zim i gjuhës shqipe?

uhës që e flasin më shumë se 20 për qind e popullatës, ndryshe nga maqedonishtja, në Qeveri, Kuvend, të barabartë me maqedonishten në nivel shtetëror”, vlerëson Kadriu. Por, ndryshe nga ai mendon Mersel Bilalli, njohës i çështjeve politike, sipas të cilit propozimi i Qeverisë nënkupton zyrtarizim të gjuhës, ndërsa çështje tjetër, sipas tij, është ajo se deri në çfarë niveli zyrtarizohet. “Mendoj se realisht, por edhe shkencërisht, bëhet fjalë për zyrtarizim të gjuhës shqipe, por çështje tjetër është nëse flasim për kapacitetin e zyrtarizimit. Pra, ashtu siç qëndron propozim-ligji mund të them se ka avancim të dukshëm dhe së pari theksohet zyrtarizimi i saj duke cituar amendamentin 5 konform nenit 7 të Kushtetutës, ku thuhet se gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe dhe alfabeti i saj edhe kjo qëndron në kllapa. “Me rëndësi është pika 5 e të njëjtit amendament, i cili për herë të parë zbatohet me ligj, pasi aty tani

thuhet se gjuhë tjetër përveç maqedonishtes në organet e nivelit qendror është edhe gjuha shqipe, e cila potencohet si gjuhë që e flet së paku 20 për qind e popullatës në Maqedoni”, konsideron Bilalli. Zgjidhja e ofruar, e që duhet të miratohet edhe në Kuvend me shumicë të thjeshtë votash, rregullon edhe çështjet e dokumenteve të udhëtimit, të cilat për komunitetin shqiptar do të jepen në dy gjuhë, ndërsa për maqedonasit dhe pjesëtarët e bashkësive tjera vetëm në gjuhën maqedonase. Përdorimi i shqipes nuk parashihet në valutën shtetërore dhe në uniformat ushtarake. Për këtë Qeveria ka vendosur që të kërkojë mendim nga Komisioni i Venecies, nëse kërkesa e tillë e partive shqiptare është në përputhje me Kushtetutën. Osman Kadriu thotë se një kërkesë e tilla është e panevojshme pasi

pavarësisht përgjigjes, megjithatë fjalën përfundimtare mund ta ketë Gjykata Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese është organ i veçantë dhe ajo asnjëherë, edhe sikur të ketë mendim pozitiv nga ana e Komisionit të Venecies, pra Kushtetuesja nuk është e obliguar t’i respektojë mendimet e këtij komisioni, prandaj e përsëris se fare nuk ka nevojë të kërkohet mendim për këtë ligj, sidomos për ato çështje, për të cilat mendojmë se do të kërkojmë mendim nga Komisioni në fjalë, e që do të jenë pjesë e ligjit”, shton Kadriu. Për zbatimin e ligjit pas miratimit të tij, Qeveria ka paraparë themelimin e dy institucioneve, të një agjencie dhe inspektorati, që do të merren me mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të miratuara. Për moszbatim të ligjit janë paraparë edhe gjoba për institucionet që sillen prej 4 (REL) deri në 5 mijë euro. E ENJTE, 10 GUSHT 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

32

Javore KOHA


MOZAIK

m

t

Javore KOHA

33


MOZAIK

Me rastin e 110 vjetorit të emigrimit në Amerikë

Gjon Ujka i triesh kolombo i malës

Të dielën me 13 gusht në Triesh do të përkujtohet Gjon Ujka Gjurashaj. Ky perkujtim bëhet në kuadrin e dhe 110-vjetorin e Luftës së Lemajës. Këtë burrë malësor të Trieshit e kisha njohur qysh në fëmijëri

Për Koha Javore:

Gjek Gjonlekaj New York Ograja e tij e madhe “Lujzet e Gjon Ujkës” ishte pranë ograjës sonë. Gjoni vinte atje çdo ditë për të punuar dhe për t’u kujdesur për livadhet e tij të bukura. Gjon Ujka ishte një burrë i madh dhe mbante në kokë një shall të bardhë-tarabullus, ashtu siç e mbanin disa burra të Malësisë dhe të Rugovës. Ai punonte gjithë ditën dhe nuk pushonte kurrë. Ndalej vetëm nëse ndokush shkonte për të biseduar me të. Ishte serioz dhe i ashpër ndaj moskujdesit tonë karshi pronës së tij. Me këtë shtëpi të njohur kishim lidhje familjare, sepse një bijë e jona ishte e martuar me axhën e tij, Nishk Prelën. Kjo miqësi e bënte Gjonin edhe më te dashur me familjen tonë. Një lidhje të dytë me këtë familje e krijova në shkollën tetëvjeçare të vëndlindjes në Triesh. Në këtë shkollë isha shok klase e te birin e tij Nikollë Gjonin Gjurashaj. Nikolla ishte nxënës i dalluar, shumë i sjellshëm dhe elegant. Pasi mbaruam shkollën në Triesh, shkuam në Kosovë. Së bashku shkuam në Gjakovë dhe atje u regjistruam në Gjimnazin e atij qyteti. Drejtoria e këtij gjimnazi na priti mirë. Ata ishin shumë të kujdeshëm pr nxënësit shqiptarë nga Mali i Zi. Edhe sot e kujtoj një orë mësimi në

34

Javore KOHA

E ENJTE, 10 GUSHT 2017

mëngjez. Ishte fundi i muajit nëntor, kur hyri në klasë papritmas sekretari i gjimnazit me një telegram ë dorë dhe iu drejua Nikollës me këto fjalë:”Nikllë!. Ky telegram është për ty. Telegrami thotë se të ka vdekur babai. Familja kërkon që të shkosh sa më parë në Malësi për varrimin e tij. Nikolla u shtangë, i nderroi fytyra nga pikëllimi. Të gjithë nxënësit e klasës e shikuam me dhimbje dhe i shprehëm ngushllimet më të sinqerta. U largua nga klasa shumë i dëshpëruar dhe u nis për Malësi. U kthye pas një jave dhe vazhdoi mësimet si nxënës i mirë që ishte. Për shkak të vështirësive ekonomike nuk i vazhdoi studimet e larta . Duke mos parë ndonjë perspektivë në vendlindje Nikolla si djal i ri që ishte u nis për në Shtetet e Bashkuara ashtu siç ishte nisur 60 vjet përpara tij, babai tij Gjon Ujka. Kush mund ta imagjinonte në atë kohë se 6 dekada më vonë udhën e ij të gjatë do ta vazhdonte djali tij Nikollë Gjoni Gjurashaj. Në filim Nikolla u vendos në Detroit dhe pas nja dy dekadash shkoi në Florida ku jeton sot e kësaj dite. Shumica e pasardhësëve të Gjon Ujkës jetojnë në Shtetet e Bashkuara: në Detroit, në New York, në Florida dhe në Kaliforni. Disa nga pasardhësit e tij jetojnë edhe në Malësi. Kjo familje e madhe, ruan respekt e dashuri të madhe për vendlindjen dhe paraardhësit e tyre sidmos për babain dhe për nënën që prehen në vendlindje. Ata sivjet ndërtuan në Triesh një pllakë përkujtimore për babain dhe gjyshin e tyre Gjon Ujkën, përndryshe kjo është

një prej trevave më legjendare të Malësisë së Madhe. Në Nikmarash janë bërë luftëra të mëdha kundër pushtuesëve të ndryshëm. Por luftërat më të mëdha janë bërë kundër pushtimeve sërbo-malazeze, në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Trimat e Nikmarashit u shquan edhe në Luftën e Lemajës në tetor të vitit 1907. Shumë familje të këtij fshati kishin prona në Lemajë dhe në Cem të Trieshit. Ushtarët turqë në Lemajë dhe në Grabom shkaktonin incidente dhe dëmë të përditshme. Trieshi për të ndalaur agresionin e ushtarëve turqë nuk kishte rrugë tjetër vetem një luftë të armatosur. Gjon Ujka ishyte shquar në këtë luftë, ashtu siç ishin shquar disa trima tjerë të këtij fshati. Bile tregojnë familjarët e tij se pas pushtimit te kalasë së turkut në Lemajë Gjoni dhe disa bashkëluftëtarë të tij ishin futur në kullën turke ku kishin gjetur shumë armatime dhe gjëra tjera me vlerë. Turqit e kishin braktisur kullën e tyre. Gjoni kishte gjetur atje një revole tepër të shtrejtë qëmund të kishte qënë arma e ndonjë pashai të atij garnizonit turk. Pasi ishte kthyer në Triesh e kishte shitur dhe me këto para ishte nisur për Itali. Destinacioni tij ishte Amerika. Në fund të vitit 1907 Gjon Ujka i tha lamtumirë Trieshit dhe u nisë për rrugën e tij për në Shtetet e Bashkuara. Pas një qëndrese të shkurtër në Itali,shkoi në Gjermani ku qëndroi më shumë dhe prej andej u nis për Amerikë. Ndalesa e tij e parë ishte New Yorku. Kaloi nëpër kontrollin e zakonshëm të Zyrës së Emigracionit në Ellis Island.


MOZAIK

hit-kristofer sisë

e 110-vjetorit të nisjes së tij për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kohë më parë nipat dhe mesat e tij të lindur në Amerikë kishin kërkuar emërin e tij në arkivat e kësaj zyre historike në New York. Ata kishin zbuluar atje emërin, mbiemërin dhe disa të dhëna tjera biografike. Ishte një kuriozitet i madh. Pas një kohe Gjoni ishte vendosur në qytetin Chicago, ku kishte punuar disa vjet. Më vonë ai kishte dëgjuar se në shtetin Oregon pranë Oqeanit Paqësor punët ishin më të mira. Atje qëndroi deri në fund kur u kthye përgjithëmonë në vendlindjen e tij në Triesh. Në këtë shtet të Amerikës kishte punuar shumë dhe kishte kursyer pjesën më të madhe të fitimeve. Atje kishte punuar në industrinë e përpunimit të drurit, ku ishte bërë mjeshtër i madh. Tërë kohën kishte punuar për një kompani. Gjoni u kishte rrëfyer djemëve të tij se pronari kishte një respekt për të. Bile kishte dëshiruar edhe martesën e njërës prej vajzave të tij me Gjon Ujkën. Ai kishte refuzuar ofertat sepse dëshira e tij e jetës ishte kthimi në vendlindje. Prindërit dhe familjarët e tij në Triesh kishin humbur lidhjet me Gjonin për pothuajse 4 vjet. Prej vitit 1914 e deri më 1918 nuk kishin marrë asnjë letër dhe as lajm per djalin e tyre. Ata ishin shqetësuar shumë për fatin e tij. E kishin gjetur pas 4 vjetësh pas një kërkese që kishte bërë Tomë Smajli Gjeloshaj nga Kryqi i Kuq. Kjo ndërprerje e korrespondencës kishte qënë sojë e Luftës së Parë Botërore. Gjon Ujka u kthye në Triesh në vitin 1920. Natyrisht se kishte bërë fitime dhe kursime të mëdha. Një pjesë të fitimeve i mori

me vete në anije ndërsa pjesën më të madhe e transferoi prej bankës amerikane në bankën jugosllave ku pësoi humbje të madhe gjatë procesit të këmbimit monetar prej dollarit në dinar. Gjatë atij këmbimi kishte humbur pjsën më të madhe të fitimit në Amerikë. Edhe udhëtimi me anije me shumë të holla ishte i rrezikshëm nga hajdutët i kishte rrëfyer Gjoni djalit të tij Nikollës. Pasi u kthye në vendlindjen e tij në Triesh filloi një jetë të re. Ndërtoi një shtëpi të bukur me gurë të latuar, që më vonë u quajt Kulla e Gjon Ujkës. Bleu toka e livadhe të mëdha. Iu përshtat vendit thuajse kurrë nuk kishte qënë në Amerikë. Respektoi traditat dhe normat shoqërore edhe më shumë se ata që nuk kishin qënë kurrë jashtë Trieshit. Ishte shumë modest. Nuk mburrej fare për gjithato udhëtime që kishte bërë nëpër Evropë e Amerikë. Ai kishte mësuar shumë nga shoqëria amerikane. Ishte një burrë i tipareve serioze shqiptaro-amerikane. Ata që e kanë njohur mirë thonë se Gjon Ujka nuk fliste shumë, por ato që i fliste ishin të vërteta. Ai tregonte shumë mrekulli për Amerikën, por nuk i tregonte të gjitha sepse për ambientin e Malësisë ato ishin të pabesueshme. Ai ruajti dashurinë e respektin për Amerikën deri ditën e fundit të jetës. Gjon Ujka kishte gëzuar shumë të mira nga jeta në Amerikë dhe kishte nostalgji të madhe për Shtetet e Bashkuara. Të gjithë i dëgjonin me vëmëndje tregimet e tij për mrekullitë e Shteteve të Bashkuara. Gjoni tregonte për të

gjitha aspektet e jetesës amerikane. Tregonte për ekonominë, për infrastrukturën, për rëndin dhe shoqërinë dhe më shumë për demokracinë. Ai i kishte thënë njëherë babait tim: Asnjëherë në jetën time në Shtetet e Bashkuara nuk më kishte ndaluar kush për ndonjë informatë ose për letër njoftimi. Ai tregonte për jetën luksoze të aristokracisë amerikane dhe për ndërtime gjigante të pallateve nëpër qytete, pastaj për ura e anije të mëdha. Kjo aventurë ndërkontinentale në atë kohë ishte vepër historike dhe heroike. Ky turne epik nëpër dete dhe Oqeanin Atlantik kishte zgjatur 7 javë. Paramendo dallgët e deteve dhe Oqeanit. Kurdo që përmendej Gjon Ujka, përmëndej edhe Amerika. Identiteti i tij ishte Amerika. Rrëfimet e tij për Amerikën ishin futur thellë në shpirtin e popullit dhe nga ato rrëfime Amerika u bë vendi më I dashur i Trieshit dhe i gjithë Malësisë. Gjon Ujka ishte një Alexis de Tocqueville i dyte i demokracisë amerikane. U kthye në vendlindje për dashurinë e familjes dhe të vendit por atdheun e dytë Amerikën nuk e harroi kurrë. Ai fliste gjuhë të huaja dhe ishte shumë i ditur. Ai do të nderohet në vendlindjen e tij në kuadër të 110 vjetorit të Luftës së Lemajës dhe në kuadër të 110 vjetorit të nisjes së tij për Amerikë. Familja dhe shoqëria meritojnë respekt për angazhimin e tyre që ky burrë I famshëm i Trieshit të nderohet ashtu siç e meriton. Kjo familje e madhe dhe e mirënjohur do të kujtohet për këtë vepër fisnike, ashtu siç do të kujtohet përgjithëmonë babai dhe gjyshi i tyre Gjon Ujka i Trieshit dhe i Amerikës. E ENJTE, 10 GUSHT 2017

Javore KOHA

35


Koha 776  

Koha Javore numër 776, botuar më 10.08.2017

Koha 776  

Koha Javore numër 776, botuar më 10.08.2017

Advertisement