Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 23 mars 2017 Viti XVl Numër 757 Çmimi 0,50

Tjetërsimi i

trashëgimisë KULTURORE SHQIPTARE

ISSN 1800-5696

Mediat e lira dhe korrupsioni

Bukuroshja e fjetur


PËRMBAJTJE

Kënaqësi me zhvillimin e marrëdhënieve 4 ndërshtetërore

Shqiptarët dhe klasa politike e tyre

Kontribut për historiografinë shqiptare

Ndërthurje e mesazheve artistike dhe fetare

14

6

16

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MARS 2017


PËRMBAJTJE

20

28

Receta nga ”kuzhina e gjyshes”

Në ,,Safari,,

Shpallet kampion i Malit të Zi në futboll të vogël

Modelisti duarartë i velanijeve

26

34

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

trashëgimisë KULTURORE SHQIPTARE

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

APATIA politike

Tjetërsimi i

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

pozitiv

Podgoricë e enjte, 23 mars 2017 Viti XVl Numër 757 Çmimi 0,50

Mediat e lira dhe korrupsioni

Bukuroshja e fjetur

korrupsioni lira dhe Mediat e

e fjetur Bukuroshja

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

SHQIPTARE KULTURORE trashëgimisë

Tjetërsimi i

E ENJTE, 23 MARS 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, priti ministrin e Financave të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti

Kënaqësi me zhvillimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Podgoricë - Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, priti të premten ministrin e Financave të Republikës së Kosovës, Abdullah Hoti. Sipas deklaratës për shtyp të zyrës së nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, në takim u shpreh kënaqësi e dyanshme me zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, qeverive dhe parlamenteve, që janë shumë të mira dhe u shqyrtuan mundësitë e përmirësimit të mëtutjeshëm. Nënkryetari Nimanbegu e njoftoi ministrin Hoti me gjendjen në skenën politike në Mal të Zi, me përparimin në procesin e integrimeve evropiane, e posaçërisht në lidhje me integrimet në NATO. Përkushtimi ndaj sundimit

4

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MARS 2017

të së drejtës dhe gatishmëria që të marrin përgjegjësinë për këto integrime, para së gjithash për të mirën e të gjithë qytetarëve, është qëllim i çdo politike të përgjegjshme. Gjithashtu, ministri Hoti u njoftua me kërkesat shumëvjeçare të shqiptarëve në Mal të Zi rreth definimit përfundimtar të statusit të komunës së Tuzit, lidhur me kthimin e pronave (në Valdanos) dhe me gjendjen në Kriporen e Ulqinit, me përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në institucionet e sistemit dhe me hapat për arritjen e këtij qëllimi. Veçanërisht u theksua rëndësia e aksit të ri rrugor Podgoricë – Plavë-Guci – Deçan, të cilin të dy palët e vlerësojnë si tejet të rëndë-

sishëm. Nga ana tjetër, ministri Hoti e njoftoi nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi me zhvillimin e situatës rreth demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, si dhe me situatën aktuale në shtet. Në takim mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi, ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti, u takua edhe me ministrin e Financave të Malit të Zi, Darko Radunoviq, dhe ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmet Zenka, ku diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi (Kohapress) dhe Kosovës.


NGJARJE JAVORE

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, optimist me prezantimin në Panairin e Kanës

Kompani serioze të interesuara për Ulqinin Ulqin - Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, është shprehur optimist me rezultatet e prezantimit të Ulqinit në Panairin e Kanës, i cili është panairi më i madh i inevestimeve dhe patundshmërive në botë. Në konferencën për shtyp, të mbajtur të premten, Cungu ka prezantuar aktivitetet e zhvilluara nga Komuna e Ulqinit në edicionin e 27-të të këtij panairi. Ai ka thënë se pas aprovimit të Planit Hapësinor Urbanistik të Komunës së Ulqinit duhet të bëhet promovimi i tij dhe panairet janë vendet më të mira për këtë. Cungu ka theksuar se kanë zhvilluar takime me hotelierë, financierë të ndryshëm, agjenci projektuese etj. Ndër kompanitë e interesuara për Ulqinin, ai ka përmendur kompaninë

e njohur franceze “Accor”, grupin e hoteleve “Falkensteiner” nga Austria, kompaninë kineze “Wanda” dhe disa kompani të tjera. “Kemi folur me investitorë seriozë, të cilët i kemi njoftuar me aktivitetet në infrastrukturë të cilat jemi duke i përgatitur”, është shprehur Cungu, duke paralajmëruar se në të ardhmen e afërt përfaqësues të këtyre kompanive do të vizitojnë Ulqinin. Kryetari i Komunës së Ulqinit ka nënvizuar se ndër problemet kryesore që janë potencuar në kontaktet me kompanitë e ndryshme në Panairin e Kanës është ai i komunikacionit dhe infrastrukturës në përgjithësi, sidomos largësia e Ulqinit nga aeroportet, që përbën një barrierë të madhe për zhvillimin e turizmit.

Cungu ka thënë se është i vetëdijshëm se investimet e shpejta janë të pamundura, por sipas tij, duhet të mendojmë për zhvillim strategjik dhe afatgjatë. Panairi në Kanë është panairi më i madh ndërkombëtar në fushën e investimeve dhe patundshmërive, i njohur për reputacionin e tij dhe pjesëmarrjen e një numri të madh të vendeve. Në të marrin pjesë investitorë, institucione financiare, grupe hotelierike, agjenci për pasuri të paluejtshme, kompanitë konsultimi, qeverisjet vendore etj. Komuna e Ulqinit është përfaqësuar në këtë panair në stendën e Malit të Zi, delegacionin e të cilit e ka udhëhequr ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, Pavle i. k. Radulloviq.

E ENJTE, 23 MARS 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Shqiptarët dhe klasa politike e tyre

Fjala i “papërlyer” ose e “papërlyer” mund të ketë një domethënie fetare në veshët e disave, sidomos e përcakton si diçka që nuk është fëlliqur me lyrë a me diçka tjetër, me fjalë të tjera i pastër. Për më është dikush që nuk është përzier a që nuk ka marrë pjesë në një punë të keqe, në një krim, e tjera. I p punë dhe në shoqëri! Me biografi të pastër, thekson fjalori, dikush pa asnjë njollë në nder!

Për Koha Javore:

Fran Shkreli

A ka Shqipëria njerëz të tillë, “të papërlyer”, të cilët mund dhe duhet të shërbejnë me kompetencë në ministritë dhe dikasteret më të larta të qeverisë dhe të shtetit? Individë të cilët të pakën fillimisht nuk kanë ndonjë “njollë” që do t’i diskualifikonte nga konsiderimi për një post siç është posti i një ministri në qeveri. Në fakt, si në shumë raste më përpara, edhe kësaj herë, as këto emërime nuk i shpëtuan sitës së kritikave të opinionit publik. Opozita dhe grupe të tjera, siç janë grupet e të përndjekurve, kanë kritikuar këto ndryshime në qeveri, për arsye të “biografisë”

6

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MARS 2017

thonë ata. Sidomos ata ankohen për të kaluarën e njërit prej kandidatëve, atë të emëruarit për Ministër të Punëve të Brendshme. Kritikët u shprehën se duke emëruar individë që kanë pasur lidhje -- në një mënyrë ose në një tjetër -- me ish-regjimin e Enver Hoxhës, Kryeministri i vendit po kërcënon “kohezionin shoqëror” dhe “luftën e klasave”, pretendojnë ata. Kjo mund të jetë ose jo e vërtetë, por ky episod i fundit tregon rishtas arrogancën e trashëguar të pushtetarëve të atij vendi, të cilët, në emërime të tilla, nuk marrin aspak parasysh pasojat që kanë vendime

të tilla në marrëdhëniet shoqërore të shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare dhe as historinë moderne të vendit, sidomos historinë e regjimit komunist në Shqipëri dhe përçarjet që ka shkaktuar ai regjim, pasoja të cilat ndihen edhe sot e kësaj dite. Në vend që të emërohet personi më pak kontraversial, duket se ka më shumë rëndësi, që kandidatët e emëruar, qofshin ministra, qofshin deputetë -- të aprovohen nga partia dhe të marrin bekimin e udhëheqësve të partive monopolizuese të politikës, sesa të jenë individë të përgatitur dhe të ndershëm, e pse jo të “papër-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

s të krishterëve, por fjalori shqip ë tepër, një person i “papërlyer” pastër në sjelljet e qëndrimet në

lyer”, sipas formulës së mësipërme, persona që janë të pranueshëm dhe të cilët mbështeten nga një shumicë dërmuese e shqiptarëve, pa marrë parasyshë animet politike. Pa dashur të futem në vlerësimin e “biografive” ose edhe të meritave dhe aftësive të tyre, pro ose kundër kandidatëve që shoqëria shqiptare i konsideron si të lidhur me ish-sistemin komunist -- duket se një pjesë e madhe e publikut i konsideron si problematike kandidaturat e tilla, nga cilado parti qofshin, duke i pranuar si vendime nga lart. Edhe në qoftë se kandidatë të tillë i kanë përgatitjet e

nevojshme për ato poste, ata mbeten gjithnjë -- të pakën në pamje dhe dukuri të parë – si tepër problematike për një vend si Shqipëria me një të kaluar komuniste, si asnjë tjetër në Evropë. Për një vend anëtar të NATO-s dhe për një vend kandidat për në Bashkimin Evropian, është e papranueshme mospërfshirja në detyra kyçe e të paktën ndonjë pinjolli të përndjekurish të ish-regjimit, pa marrë parasysh nëse emërimet e ministrave janë të pranueshme ose jo nga ndërkombëtarët. Pikësëpari, ata duhet të jenë të pranueshëm për popullin shqiptar! Çdo qeveri duhet të jetë përfaqësuese e mbarë shoqërisë dhe kjo duhet të demonstrohet pikësëpari për nga anëtarët e saj dhe nga ato që ata përfaqësojnë. A është e mundur, që pas më shumë se 25 vite nga shembja e komunizmit, Shqipëria të mos ketë individë të aftë që duhej të konsideroheshin për poste të larta në qeveri e në shtet, e të cilët nuk kanë lidhje me trashëgiminë komuniste, me fjalë të tjera, njerëz të “papërlyer”? Fatkeqësisht duket sikur të konsiderohesh për një detyrë të lartë, duhet domosdoshmërish t’i kesh rrënjët, si individ ose si familje, në ish regjimin komunist. Kjo të bën të kualifikuar për punë të lartë shtetërore. Unë besoj se Shqipëria ka pasur dhe ka njerëz të përgatitur të kalibrit evropian për të shërbyer jo vetëm në politikë, por në çdo fushë të zhvillimit shoqëror, individë që edhe mund të jenë edukuar në universitetet më të mira perëndimore dhe të cilët nuk kanë pasur lidhje me ish-regjimin komunist. Pse të mos u jepet këtyre personave rasti dhe mundësia t’i shërbejnë atdheut të vet? Pse bandat politike dhe oligarkët e partive përjashtojnë njerëz të tillë nga jeta politike -- të rinj e të reja, të aftë dhe të zellshëm për t’i shërbyer vendit dhe shoqërisë, ndryshe dhe më mirë nga ç’kemi parë deri tashti? Për më tepër, pse mos të jetë ndonjë prej tyre, madje edhe pinjoll i ndonjë familjeje të përndjekurish? Shqipëria është e të gjithë atyre që jetojnë aty, pa marrë parasysh historinë komuniste dhe pikëpamjet politike. A po mos vallë ata janë të përjashtuar përgjithmonë dhe përfundimisht nga pjesëmarrja në jetën politike, vetëm e vetëm se biografia e tyre nuk është e “pastër”. Vazhdim ky i luftës civile, luftës së klasave, të shekullit të kaluar? I madhi Faik Konica ka paralajmëruar se, “Për një vend si Shqipëria, rrethu-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ar nga armiq, një luftë civile e zgjatur mund të jetë shumë e rrezikshme. Në një shtet normal demokratik, bëhen sa është e mundur, përpjekje që në qeveri zakonisht të përfaqësohen ose të pakën të pasqyrohen pikëpamjet e të gjitha shtresave të shoqërisë, pa dallime politike. Lind pyetja se pse edhe sot pas më shumë se një çerek shekulli nga rënia e komunizmit, besnikëria ndaj partisë konsiderohet si më e rëndësishme për të shërbyer në poste qeveritare sesa besnikëria e një kandidati ndaj interesave të Atdheut, sidomos kur bëhen emërime për poste të larta qeveritare? Që Shqipëria dhe kombi shqiptar të udhëhiqen tani dhe në të ardhmen, nga bijtë dhe bijat më të mira të tij – nga më të papërlyerit -- pa marrë parasysh dallimet në pikëpamjet ideologjike dhe politike, siç ka thënë edhe Faik Konica, mbetet shumë për t’u bërë. “Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë”. (Albania 2, 1897). Ku është dashuria, ku është vëllazëria, ku është bashkëpunimi midis shqiptarëve sot për të mirën e mbarë kombit, për të cilën ka bërë thirrje Faik Konica, më shumë se një shekull më parë? Të ndarë e të përçarë ashtu si edhe në kohën e Konicës, më shumë se 100-vjetë më parë. Kështu nuk shkohet përpara. Mjaft është mjaft! Gjithnjë sipas Konicës: “Shqiptarët kanë një problem për të zgjidhur: të këqyrur nga të huajt si një popull i rëndë, i ashpër, por fisnik, për të cilin një anglez ka thënë se është një popull plot “tragic dignity” (dinjitet tragjik), shqiptarët sot janë bërë qeshja e botës. Pyetja është: Kush e ka fajin që zbritëm nga tragjedia në operetë? Pas mendjes sime, fajin më të madh e kanë levantinët”, ka shkruar Faik Konica. (Vepra 2, f 78). Shqiptarët mund të jenë sot ndër popujt më të braktisur nga klasa politike e tyre. U takon vetë shqiptarëve të vendosin se kush dhe cilët janë levantinët e sotëm – jo vetëm në Shqipëri dhe në Kosovë, por anembanë trojeve shqiptare -- si individë dhe si parti, të cilët kanë bërë aq shumë për të sjell kombin në situatën jo të favorshme në të cilën gjendet sot. Mbetemi gjithnjë në pritje dhe në kërkim të papërlyerve, për një drejtim tjetër! E ENJTE, 23 MARS 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Fokus

Mediat e lira dh Për Koha Javore:

Mustafa Canka

Në vendet ku nuk punojnë institucionet ose ato janë shumë të dobëta, ku patriotizmi pasqyrohet me heshtje për korrupsion në vend që ai problem të zgjidhet, ku korrupsioni është fenomen i familjarizuar, mediat e lira dhe gazetaria hulumtuese janë mbrojtja e fundit e demokracisë. Prandaj në shoqëritë demokratike hapur flitet për korrupsion, ndërsa

8

Që të merren me korrupsion, është e nevojshme që mediat të kenë vet puna e papenguar, respektimi i kodeksit profesional, aftësia dhe sigur mediat janë aleatë të fuqishëm të shtetit në luftë kundër tij. Pa ato as shoqëria civile, e as shteti nuk kanë asnjëfarë mundësie në këtë luftë të vështirë. Sa janë ato të rëndësishme në proces, tregon edhe fakti që pikërisht mediat janë një nga sferat kryesore të hulumtimit të Transparency International, organizatës e cila merret

me matjen e indeksit të korrupsionit në shtetet anembanë botës. Që të merren me korrupsion, është e nevojshme që mediat të kenë vetëdije për interesin publik, gjë që shpesh nuk ndodh. Përveç kësaj, nevojitet pavarësia e tyre ekonomike, puna e papenguar, respektimi i kodeksit profesional, aftësia dhe siguria ekzistenciale e gazetarëve.

Në parim, qytetarët kanë besim tek gazetarët, gjë që vërtetohet me gatishmërinë që me ata të bisedohet për korrupsionin dhe shpesh të ju dorëzohet dokumentacioni që posedojnë. Duhet thënë se kjo gati gjithmonë ndodh në rastet kur qytetarët janë të rrezikuar personalisht ose kur një gjë e tillë i pengon interesit të tyre personal. Kur, për shembull, fëmija i tyre nuk arriti të punësohet në konkurs ose kur i ndërtohet ndërtesa në distancë një metër nga dritarja

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MARS 2017

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

he korrupsioni

tëdije për interesin publik, gjë që shpesh nuk ndodh. Përveç kësaj, nevojitet pavarësia e tyre ekonomike, ria ekzistenciale e gazetarëve Përveç tërë këtyre problemeve, nëpërmjet mediave janë zbuluar në këtë vend afera të shumta. Në parim, qytetarët kanë besim tek gazetarët, gjë që vërtetohet me gatishmërinë që me ata të bisedohet për korrupsionin dhe shpesh të ju dorëzohet dokumentacioni që posedojnë. Duhet thënë se kjo gati gjithmonë ndodh në rastet kur qytetarët janë të rrezikuar personalisht ose kur një gjë e tillë i pengon interesit të tyre personal. Kur, për shembull, fëmija i tyre nuk arriti të punësohet në konkurs ose kur i ndërtohet ndërtesa në distancë një metër nga dritarja. Patjetër, ekziston kufiri deri ku mediat mund të veprojnë. Ato vështirë mund të shkojnë më tej nga raportimi ose thirrja publike e institucioneve që të punojnë punën e tyre, e atëherë pritet reagimi i prokurorisë.

Patjetër, ekziston kufiri deri ku mediat mund të veprojnë. Ato vështirë mund të shkojnë më tej nga raportimi ose thirrja publike e institucioneve që të punojnë punën e tyre, e atëherë pritet reagimi i prokurorisë. Kjo padyshim është e rëndësishme, sepse para opinionit përmenden përgjegjësit, që, po ashtu, është mënyrë indirekte e edukimit të qytetarëve

Kjo padyshim është e rëndësishme, sepse para opinionit përmenden përgjegjësit, që, po ashtu, është mënyrë indirekte e edukimit të qytetarëve. Sidoqoftë, me denoncim të vazhdueshëm për pasojat e dëmshme të korrupsionit, me përcjelljen e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

veprimit në rastet konkrete dhe me publikimin e raporteve, krijohet sistemi i cili në mënyrë graduale duhet të sjellë zvogëlimin e shkallës së korruptivitetit të shoqërisë dhe institucioneve. Roli i mediave në këtë proces është i pazëvendësueshëm.

E ENJTE, 23 MARS 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Project Syndicate

Demokracia përb Sovranitetit në E E ardhmja e BE-së mund të mos jetë e varur zyrtarisht nga zgjedhjet në Holandë, Francë, Gjermani e Itali, por rezultatet e tyre me siguri do të përcaktojnë një masë të gjerë fatin e Europës. Një fitore e partive pro-Europiane do të ofrojë ndoshta edhe shansin e fundit për të zgjidhur problemin themelor të kuadrit të përgjithshëm të BE-së të përcaktuar në Mastriht

Lucrezia Reichlin

E ardhmja e BE-së mund të mos jetë e varur zyrtarisht nga zgjedhjet në Holandë, Francë, Gjermani e Itali, por rezultatet e tyre me siguri do të përcaktojnë një masë të gjerë fatin e Europës. Ndjenjat anti-BE janë më të përhapura sot nga sa kanë qenë ndonjëherë, siç u pa edhe nga fushata e ethshme e kryengritësit populist të krahut të djathtë Geert Wilders në Holandë apo nga fushata e Marine Le Pen në Francë. Por ka gjithashtu edhe shenja mbështetjeje për riorganizim dhe rikrijim të BE-së – një mesazh që është ekspozuar nga politikanë të tillë si Emmanuel Macron në Francë apo Martin Schulz në Gjermani. Çdo fushatë pro-BE-së, që të jetë bindëse, duhet të trajtojë problemet e krijuara nga euro. E përdorur nga 19 prej 28 vendet anëtare të BE-së (27 pas daljes së Brexit), monedha e përbashkët është bërë një burim madhor zhgënjimi me integrimin Europian. Megjithëse kriza e euros, në formën e vet më akute, tashmë është e kaluar,

10

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MARS 2017

Eurozona mbetet një konstrukt i dobët. Në rast të rikthimit në krizë, dyshimet mbi mbijetesën e saj mund të rikthehen gjithashtu. Në rrënjë të dobësive të monedhës së përbashkët europiane janë defektet në Traktatin e Mastrihtit, i cili dikton që vendet anëtare të Eurozonës të ruajnë një politikë monetare të përbashkët ndërkohë që kanë politikë fiskale individuale, politikë fiskale që përmbush rregullat fiskale të përbashkëta. Por ekzistenca e rregullave fiskale ka rezultuar e pamjaftueshme për të garantuar bindjen e vendeve anëtare ndaj këtyre rregullave dhe aktualisht nuk ka mekanizëm detyrues në nivel Europian për të siguruar disiplinën e nevojshme fiskale. Për sa kohë kjo nuk ndryshon, do të kemi gjithmonë rrezikun që anëtarët më të dobët të akumulojnë borxhe të larta të paqëndrueshme, duke detyruar anëtarët më të fortë të zgjedhin mes ofrimit të transfertave politikisht të papranueshme ose lejimi të një anëtari të dobët të dalë nga euro, duke krijuar

destabilitet që mund të rrëzojë të gjithë projektin. Një fitore e forcave pro-Europiane në zgjedhjet e ardhëshme mund të ofrojë një mundësi – ndoshta mundësinë e fundit – për të kryer ndryshimet e nevojshme në Traktatin e Mastrihtit. Këto ndryshime nuk do të jenë të lehta për t’u zbatuar. Europianët do të kenë nevojë të pranojnë ndryshime themelore në ligjshmërinë e eurozonës, duke lëvizur përtej angazhimit të thjeshtë për respektimin e rregullave në qeverisjen ekonomike dhe duke pranuar atë lloj përqasjeje diskrecionare të ndërmarrë nga një autoritet me legjitimitet demokratik. Pa bashkim politik, adaptimi i një përqasjeje të qeverisjes bazuar vetëm te rregullat është i kuptueshëm. Ajo përmbush logjikën që banka qendrore duhet të jetë e pavarur: politikëbërës të pazgjedhur angazhohen për të respektuar një set të qartë rregullash, të tilla si shënjestrimi i një norme të caktuar inflacioni, rregulla për të cilat ata mbahen përgjegjës. Por kjo logjikë nuk

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ballë Europë

ka funksionuar për eurozonën, ku rregullat konkrete kanë rezultuar të pamjaftueshme për të shmangur presionin për rishpërndarje të cilin votuesit nuk e mbështesin. Tashmë që kjo gjë është vënë në dukje, disa preferojnë idenë e një roli më të madh të tregjeve për imponimin e disiplinës. Propozimet për një kuadër të ri të huave sovrane që lejon ristrukturim bazuar në rregulla reflektojnë këtë arsyetim. Një prej propozimeve bën thirrje që Mekanizmi Europian për Stabilitetin të miratojë një sistem të ngjashëm me atë të Fondit Monetar Ndërkombëtar në mënyrë që të parandalojë kreditimin e vendeve në kushtet e falimentit dhe të detyrojë riprofilizimin apo ristrukturimin pasi niveli i borxhit të kalojë kufirin e lejuar. Një përqasje e tillë mund ta bëjë rregullin e BE-së që ndalon financimin e një vendi në krizë financiare më të besueshëm dhe të shmangë rrezikun e ngarkimit të politikës monetare me një barrë të lartë të papërballueshme. Por duhet të jesh naiv që të besosh se

një skemë e tillë mund ta zgjidhë problemin. Frika për infektim do të ekzistojë gjithmonë në një bashkim monetar, ku shtrirja e jashtme e një krize borxhi në një vend do të rrezikojë gjithmonë të infektojë pjesën tjetër të bashkimit. Duke parë këtë, një kuadër rregullash bazuar ekskluzivisht në mekanizma tregu do të jetë i dobët dhe i rrezikuar nga destabiliteti. Kjo nuk do të thotë se një kuadër rregullash për ristrukturim borxhesh sipas kushteve të tregut nuk ka vend në reformimin e eurozonës. Kjo vlen dhe po kaq vlejnë edhe rregullat e thjeshta të përbashkëta. Por, për të mbështetur një pozicion të përbashkët fiskal dhe për të arritur një përzierje më të mirë të politikave fiskale me ato monetare, një komponent i tretë është i nevojshëm: një autoritet i pavarur federal fiskal që ka për detyrë të krijojë mekanizmat e rrezikut të përbashkët. Një autoritet i tillë mund të ketë nevojë për një buxhet të vogël dhe pushtet diskrecionar, në mënyrë që të jetë në gjendje të përshtatë vendimet e veta në përgjigje të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ngjarjeve. Natyrisht, nëse një sistem i tillë perceptohet se cënon sovranitetin e vendeve anëtare, ai nuk do të jetë politikisht i realizueshëm. Por kritikët duhet të binden për legjitimitetin demokratik të tij. Në mungesë të një bashkimi të plotë politik, kjo mund të arrihet duke theksuar transparencën, pavarësinë dhe një rol më të madh të Parlamentit Europian në koordinim me parlamentet kombëtare. Në fund të fundit, çështja kryesore me të cilën përballet Europa nuk është sovraniteti, siç pretendojnë populistët e krahut të djathtë, por demokracia. (Në kushtet e tregjeve të integruara, sovraniteti i plotë kombëtar është një iluzion). Ajo që Europa ka nevojë sot është një traktat që e zgjeron legjitimitetin demokratik në nivelin e BE-së. Ruajtja e sovranitetit kombëtar bazuar në institucione të dizenjuara për një ekonomi europiane shumë më pak të integruar, të ngjashme me atë të shekullit të 19, është në vetvete një recetë për dështim. E ENJTE, 23 MARS 2017

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Tjetërsimi i tras kulturore shqipt

Me tentativat për përvetësimin e Kishave shqiptare të Shasit, monumenteve të tjera të kulturës dhe pasurisë arkeologjike në trojet shqiptare në Malin e Zi, tentohet të mohohet trashëgimia kulturore shqiptare

Gjekë Gjonaj

“ Sipas një interpretimi , qytetarët e qytetit të Shasit , të pasur dhe fetarë, pranë shtëpive të veta kanë ndërtuar tempujt ( kishat) për t’i kryer më lehtë ritet fetare, por aty, gjithashtu, i kanë varrosur edhe prelatët e kishës dhe pjesëtarët e aristokracisë. Legjenda tjetër interesante për “ qytetin e 365 kishave “ lidhet me princ Vladimirin, personalitetin e parë të shquar të historisë malazeze, dhe bashkëshorten e tij Kosarën”. “...Një natë në vit, në vendin e qytetit të dikurshëm, mbahet takimi i shpirtrave të gjithë sundimtarëve të mbretërisë së Duklës…”

12

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MARS 2017

Këto janë vetëm disa pjesë të shkëputura për Shasin nga broshura propagandistike qëllimkeqe e Organizatës Joqeveritare “ Green Home” nga Podgorica , që ka shkaktuar revoltë tek popullata vendase dhe reagime të ashpra të shoqatave dhe institucioneve kulturore në Komunën e Ulqinit. Me teza të këtilla krejt antishqiptare, shtrembërim të fakteve historike e dashakeqësi shqiptarët

janë mësuar historikisht. Përpjekjet për të promovuar si të vërtetë gënjeshtrën, falsifikimin, përpjekjet për ta ndryshuar të vërtetën lidhur me historinë dhe traditën kombëtare të shqiptarëve, nuk janë të reja as të kohës sonë. Përpjekjet e tilla i kanë bërë dhe po i bëjnë dy qendra të specializuara antishqiptare në Ballkan, që selitë e tyre të zymta i kanë kryesisht në Beograd dhe në Athinë. Për fat të keq

Përpjekjet për të promovuar si të vërtetë gënjeshtrën, falsifikimin, përpjekjet për ta ndryshuar të vërtetën lidhur me historinë dhe traditën kombëtare të shqiptarëve, nuk janë të reja as të kohës sonë. Përpjekjet e tilla i kanë bërë dhe po i bëjnë dy qendra të specializuara antishqiptare në Ballkan, që selitë e tyre të zymta i kanë kryesisht në Beograd dhe në Athinë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION Foto: KOHA

shëgimisë tare

“ historianët sllavë në emër të “së vërtetës historike” edhe sot vazhdojnë të shpalosin teza të këtilla antishqiptare, duke i thënë gjithnjë të bardhës të zezë dhe të zezës të bardhë, pa asnjë fakt historik. Shqiptarët edhe pse tashmë janë “ ngopur” me këto të pavërteta historike kur është fjala për deformimin e historisë, nuk kanë se si të mos ua venë veshin tezave të këtilla, të cilat synim parësor kanë humbjen e identitetit tonë kombëtar. Ndaj, përgjigjja jonë duhet të jetë më se e duhur dhe e merituar. Sepse, çdo qytetar i ndershëm e ka për detyrë ruajtjen e historisë dhe kujtesës historike të vendit dhe nuk duhet të bie viktimë e këtyre përpjekjeve për tjetërsimin e trashëgimisë sonë kulturore. Burimet kishtare kanë shënuar me kalendar të rregullt gjithçka që ka ndodhur në këtë qytet prej shekullit të 8-të deri në shekullin e 17-të. Historianët dhe arkeologët shqip-

tarë dhe të huaj , të cilët janë marrë seriozisht me historinë e Shasit legjendar kanë vërtetuar se në këtë vend, ku ndodhen 365 kisha aq ditë sa ka motmoti, nuk ka gjurmë qoftë edhe Bizantine. Ata madje kanë shqiptuar se ajo është e njëjtë me kulturën e Komanit, dhe kjo ka rëndësi jo vetëm për historinë e Shasit, por përgjithësisht për historinë e rajonit. Ishte pikërisht trashëgimia ilire e kulturës se Shasit që e trembi shkollën arkeologjike jugosllave të viteve tetëdhjetë të Beogradit, që gjetjet t’i kthejnë në një “fond rezervat”. Në Kushtetutën e Malit të Zi përcaktohet mbrojtja e identitetit. Garantohet shprehja, ruajtja, zhvillimi dhe manifestimi në publik i veçantisë nacionale, etnike e kulturore. Siç garantohet, të paktën në letër. Mirëpo përpjekja për të trilluar një histori të paqenë, kur është fjala për trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, nuk i shërben mirëk-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Përpjekja për të trilluar një histori të paqenë, kur është fjala për trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, nuk i shërben mirëkuptimit, harmonisë, miqësisë së vërtetë mes popujve. Përpjekjet që interpretimi i historisë të mos bëhet në funksion të së vërtetës janë të papranueshme dhe shkaktojnë indinjatë nga banorët dhe autoriitetet vendore shqiptare

uptimit , harmonisë , miqësisë së vërtetë mes popujve . Përpjekjet që interpretimi i historisë të mos bëhet në funksion të së vërtetës janë të papranueshme dhe shkaktojnë indinjatë nga banorët dhe autoritetet vendore shqiptare. Me tentativat për përvetësimin e Kishave shqiptare të Shasit, monumenteve të tjera të kulturës dhe pasurisë arkeologjike në trojet shqiptare në Malin e Zi, tentohet të mohohet trashëgimia kulturore shqiptare. Paqja e bazuar në drejtësi është përvojë që u ka ndihmuar shumë popujve të kuptojnë të kaluarën, pa e mohuar atë, pa i fshehur ose shtrembëruar të vërtetat historike. “E vërteta është e padiskutueshme”, pati thënë Winston Churchill-i. E ENJTE, 23 MARS 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

Vështrim

Kontribut për historiografinë shqiptare (Dr.Dom Nikë Ukgjini, KI S HA KATO LI KE N Ë TR E VAT S H QI PTAR E, Botoi: Qendra Botuese Shoqata e Jezuitëve, Tiranë , 2016)

Dr.Nail Draga

Janë pikërisht studiues të huaj dhe vendas të cilët kanë publikuar artikuj apo botime të veçanta kushtuar çështjeve fetare të popullit tonë, nga kohërat më të hershme e deri në ditët tona. Nuk ka dilemë se trajtimi i temave të tilla paraqet motivim për çdo studiues, por në veçanti për teologët të cilët i janë përkushtuar tërësisht këtij misioni hyjnor. Botimet e dritashme dëshmojnë për përkushtim dhe profesionalizëm, duke pasuruar fondin e botimeve në shqip. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse historia e konfesioneve është vetë historia e popullit shqiptar. Duke qenë në kuadër të kampit socialist nga viti 1944 e deri në vitin 1990, për shqiptarët kanë ekzituar mundësi të kufizuara për trajtimin e temave të tilla sepse nga cenzura e kohës pasojat ishin evidente. Ishte kjo koha e ideologjisë komuniste, ku në mënyrë perfide tentohej të eliminonte strukturat konfesionale, duke iu penguar veprimtarinë e tyre. Por, pas viteve 1989-1990, kur ra përfundimisht muri i ideologjisë moniste, në të gjitha vendet e ish kampit socialist, paraqitet rilindja konfesionale për të gjitha fetë, ku bën pjesë edhe ajo katolike. Pikërisht në lidhje me këtë çështje

14

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MARS 2017

Diversiteti fetar te shqiptarët paraqet një fenomen të veçantë që na bën n pse një fenomen i tillë në kohë të shkuara ishte me pasoja, ne kemi arritu

kohë më parë, teologu dhe studiuesi dr.dom Nikë Ukgjini i paraqitet opinionit më librin Kisha katolike në trevat shqiptare, botuar nga Qendra Botuese Shoqata e Jezuitëve, Tiranë, 2016. Autori librin e ka konceptuar në atë mënyrë që përbëhet prej katër pjesëve, duke ofruar të dhëna me interes, për një periudhë kohore nga shek.XI e deri më sot. Nuk ka dilemë se trajtimi i një teme për këtë periudhë të tillë kohore paraqet një sfidë për autorin, sepse kanë ndodhur ngjarje të mëdha për ne shqiptarët. Dhe një apologji të tillë autori na e prezanton përmes fakteve dhe analizës historike ku kisha katolike ishte dëshmitare e të gjitha peripetive të kohës. Autori çështjen e kishës katolike e trajton në hapësirën etnogjeografike shqiptare, nga koha antike, pikërisht nga paraqitja e Shën Palit në Siujdhesën Ilirike, e më pas. Pra, kemi një paraqitje kronologjike të krishtërimit, gjatë shekujve vijues, duke dëshmuar praninë e saj dhe sfidat gjatë shekujve. Kështu sfida e parë i përket shek.XI, përkatësisht vitit 1054, ndarjes së kishës lindore dhe përcaktimit të ortodoksizmit me qendër në Bizant, duke krijuar rivalitetin teologjik dhe atë

shtetëror të kohës. Ishte kjo koha e ballafaqimit të shqiptarëve me identitetin e katolicizmit, tashmë jo si përkatësi por trashëgimi identitare dhe qytetëruese, në kuadër të rivaliteteve kishtare të kohës.Ishte kjo koha e mbijetesës,sepse ortodoksizmi u bë fe shtetërore te serbët e grekët që ishte imponim për të gjithë qytetarët, pavarësisht se ata i përkisnin katolicizmit. Ndërsa sfida tjetër i përket shek.XIV, me invazionin e Perandorisë Osmane në Siujdhesën Ilirike, që zgjati rreth pesë shekuj, ku shqiptarët u islamizuan pothuaj në dy të tretat e popullsisë. Përveç pushtimeve nga vendet e ndryshme në proceset kishtare kanë ndikuar edhe dekompozimet territoriale. Në saje të të dhënave del qartë se një dukuri e tillë ka qenë e pranishme edhe më herët, por në mënyrë të veçantë u theksua dukshëm në shek.XIX, ku në saje të intrigave të Fuqive të Mëdha shqiptarët pësuan më së shumti. Ishte kjo koha e rrudhjes territoriale, por edhe zvogëlimit demografik, fenomen ky që pati pasoja të pariparueshme për shqiptarët. Të dhënat e ofruara nga autori në këtë botim, janë referenca nga literatura selektive nga autoritete


KULTURË

ndër popujt më tolerantë në Europë, dukuri kjo e cila është vlerësuar vazhdimisht nga autoritetet e kohës. Edhe ur ta ruajmë identitetin tonë kombëtar

shkencore, që dëshmojnë qasjen profesionale të autorit për temën e trajtuar. Nëse për periudhën e kaluar, konsultimi i burimeve dhe literaturës është domosdoshmëri, përballja e kishës katolike me pushtetet e kohës, në shekullin XX, paraqet çështje të veçantë. Pikërisht për këtë periudhë kohore para dhe pas Luftës së Dytë Botërore janë botuar botime me vlerë pas rënies së sistemit të diktaturave në vendet e ish kampit socialist në Europën Juglindore.Këto botime në një farë mënyre janë edhe dëshmi autentike sepse një numër i konsideruar i personave kanë përjetuar tmerrin e kohës së diktaturave, ku ajo në Shqipëri ishte rast i panjohur në botën e qytetëruar. Pikërisht këtyre çështjeve autoriu iu ka rezervuar vend të konsiderueshëm në pjesën e katërt e këtij studimi që ka të bëjë me persekutimin e klerit në Shqipëri, që filloi me instalimin e pushtetit komunist, duke filluar nga viti 1944 e deri më 1980. Regjimi i ri shqiptar i instaluar në Shqipëri në vitin 1944, me ideologjinë komuniste, përveç mbylljes së shkollave të Jezuitëve dhe të Françeskanëve në vitin 1946, iu kundërvu fesë, klerikëve dhe insti-

tucioneve fetare me të gjitha përmasat, duke iu vështirësuar punën e tyre, deri sa e shpalli Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë në shkurt të vitit 1967. Ishte kjo një ditë fatzezë në historinë e jetës fetare, kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve në Shqipëri. Edhe pse një veprim i tillë ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, ideologjia komuniste ishte parësore, duke eliminuar parimet e të drejtave dhe lirive të njeriut, si askund në botë, sepse Shqipëria kishte nisur revolucionin e saj bazuar në Revolucionin Kulturor Kinez. Ishte koha e vetizolimit si dhe eliminimit të elitës fetare dhe intelektuale shqiptare, me pasoja të mëdha kulturore e kombëtare. Ishte kjo koha e burgosjeve, internimeve, vrasjeve të klerikëve intelektualë dhe laikëve katolikë.Shumica e klerikëve katolikë shqiptarë, por edhe të dy komuniteteve të tjera islame dhe ortodokse, u burgosën, u torturuan dhe u eliminuan nëpër burgje dhe kampet e internimit, ku periudha më kritike ishte ajo e viteve 1945-1960. Burgosja dhe eliminimi i klerit katolik bëhej me paramendim se pushteti iu frikohej, duke ditur qëndrimin, përkushtimin dhe përgatit-

jen e tyre shkollore dhe ndikimin në popull. Sipas disa të dhënave del se numri i klerikëve të tillë ishte rreth 200, që kishin kryer studimet në 25 qendrat universitare europiane, ku së bashku kishin kryer rreth 500 vjet studime. Por, këta pushteti komunist i shpërbleu me mbi 900 vite burgime. Nëse i bëhët një retrospektivë kësaj periudhe kohore del qartë se populli shqiptar përmes Kishës Katolike, ndonëse me sakrifica të mëdha, arriti të ruaj identitetin e tij kombëtar, duke përjashtuar një pakicë e cila nuk arriti të ruajë fenë dhe idetitetin kombëtar, siç janë një pjesë e shqiptarëve në Mal të Zi. Ndonëse një dukuri e tillë ishte e pranishme si pasojë e ndryshimeve politike nga shek.XIX ajo po vazhdon edhe sot, që është shqetësuese dhe me pasoja të pariparueshme. Në përgatitjen e këtij botimi autori ka konsultuar një literaturë profesionale dhe burime të ndryshme historike duke i ofruar opinionit një botim më vlerë shumëdimensionale. Autori ka parashtruar fakte dhe analiza historike të ngjarjeve, ku kisha katolike ka sfiduar rrethanat shoqërore të kohës, duke luajtur rolin e saj në historinë e shqiptarëve. E ENJTE, 23 MARS 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

U shfaq premiera e dramës “Nana”

Ndërthurje e mesazheve artistike dhe fetare Foto: E. Sarvan

Drama trajton një temë universale, siç është nëna, dashurinë ndaj saj, raportet familjare, problemet e brezave në familjen e sotme etj. Krahas mesazheve artistike që përcjell në rreth 40 minuta, drama ngërthen në vetvete edhe mesazhe fetare, duke treguar rolin e nënës dhe peshën e fjalës së saj Ulqin – Për dy net me radhë, të enjten dhe të premten, adhuruesit e artit dramatik në Ulqin ndoqën në sallën e Qendrës së Kulturës premierën e dramës “Nana” të Teatrit “Teuta”, e cila është drama e parë e përgatitur nga ky teatër. Drama me autore Arlinda Morinën trajton një temë universale, siç është nëna, dashurinë ndaj saj, raportet familjare, problemet e brezave në familjen e sotme etj. Krahas mesazheve artistike që përcjell në rreth 40 minuta, drama ngërthen në vetvete edhe mesazhe fetare, duke treguar rolin e nënës dhe

16

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MARS 2017

peshën e fjalës së saj. Drama përçon mesazhin se amaneti i nënës duhet respektuar dhe çuar në vend. Regjinë e dramës e ka punuar Munib Abazi, ndërsa në rolin e asistentes së regjisë është Edina Mustafiq. Në rolin e nënës paraqitet aktorja Vjosa Tasholli nga Kosova, kurse rolet tjera i luajnë aktorët nga Ulqini Muho Uruçi, Anes Kurti, Albana Kurti Zeçeviq dhe Bashkim Alaj. Skenografinë dhe kostumografinë për shfaqjen e ka realizuar Jetmira Hoxha, muzikën Ardian Hasanaga, kurse ndriçimin Musa Hoxha.

Prania e publikut në dy netët e shfaqjes është dëshmi e etjes për këtë lloj të artit, i cili mungon pothuajse në tërësi në qytetin e Ulqinit, me përjashtim të sezonit veror kur pjesë teatrale shfaqen në Festivalin “Skena Verore”. Teatri “Teuta” është themeluar para disa muajsh me qëllim të ringjalljes së jetës teatrore dhe kulturore në Ulqin. Drejtuesit e këtij teatri kanë thënë në prezantimin e tij se, për publikun vendas dhe të huaj, do të sjellin shfaqje kombëtare dhe ndërkombëtare të gjinive të ndryshme. i.k. 


KULTURË

Piktori malazez, Ismet Haxhiq ka hapur ekspozitën e tij personale “Hajla dhe përreth Hajlës”

Pasqyrim i bukurive dhe potencialeve natyrore përmes artit pamor

Tuz- Piktori malazez nga Rozhaja, Ismet Haxhiq, ka hapur në QKI “Malësia” ekspozitën e tij personale me tridhjetekatër grafika dhe piktura të cilat janë ekspozuar në prani të një numri të vogël të miqve dhe bashkëpunëtorëve të autorit si dhe të atyre që e admirojnë pikturën dhe artin në tërësi. Ekspozitën e ka shpallur të hapur piktori dhe drejtori i shtëpisë së kulturës në Biello Pole, Abaz Dizdareviq i cili njëkohësisht e vlerësoi lart veprimtarinë artistike të autorit Haxhiq duke thënë se vendi nga i cili vjen autori, pasqyrohet më së miri në krijimtarinë e piktorit Haxhiq. “Në artin bashkëkohor, artisti nuk i përzgjedh mjetet për të shprehur idenë e tij. Nganjëherë shfrytëzohet rruga multimediale dhe instalimet e përafërta, me synim që të ndikojë në ndryshimin e vetëdijes dhe ndërgjegjes kurse herë herë përkushtohet të ofrojë nostalgji dhe kujtime nga bota që na rrethon. Fascinimi i pashtershëm me malin “Hajla” do të mund të quhej si lajtmotiv i krijimtarisë totale të këtij artisti. E gjithë

prania e peizazheve të këtij mali, flet për lidhshmëri të posaçme të këtij artisti me natyrën e cila e rrethon”, u shpreh mes tjerash Dizdareviq në vështrimin e tij për këtë ekspozitë. Inspirimin piktoresk për këtë kreativitet artistik, autori i ka gjetur pikërisht në peizazhin e hapësirës së malit Hajla dhe përreth hajles, një mal ky qe shtrihet në pjesën lindore të Malit të Zi, në Rozhajë, mal ky i cili deri vonë ka qenë i panjohur, mirëpo me aktivizimin e shoqatave të bjeshkatarëve në Rozhajë të cilat punojnë në promovimin e këtij mali, Hajla njihet për potenciale natyrore, në veçanti për alpinizëm. Ismet Haxhiq në të gjitha punimet e tij të artit pamor, paraqet vendlindjen e tij si motiv dhe simbol i punimeve të tij është mali Hajla duke qenë se autori është tërësisht i dashuruar me këtë peizazh. Në piktura dhe grafika të tij, dominon qetësia, paqa dhe bukuria. Origjinaliteti dhe saktësia e piktorit Haxhiq, është e dukshme në çdo detaj të bjeshkëve që i paraqet me ngjyra të bukura dhe të ngrohta dhe kjo bën që pikturat e grafikat e tij të kenë

shpirt dhe kohëzgjatje të përjetshme. Autori Ismet Haxhiq ka përshëndetur të pranishmit duke i falënderuar ata për pjesëmarrje duke thënë se me këtë ekspozitë ka përmbushur kënaqësinë e tij shpirtërore të cilën e ka reflektuar dhe në këto punime. Ismet Haxhiq u lind më 1947 në Rozhajë. Akademinë e Arteve e ka përfunduar në Prishtinë ndërsa masterin për pikturë e mbaroi në Moskë si bursist i fondit “Mosha Pijade”. Ai është anëtar i Shoqatës së Piktorëve të Malit të Zi dhe klubit të piktorëve “Kulla”, duke qenë aktiv si piktor plot katër dekada. Për veprimtarinë e tij artistike ndër vite, është shpërblyer me shumë çmime të rëndësishme si: Çmimi i parë për pikturë OKSSO Rozhajë, çmimi “30 shtatori” i qytetit të Rozhajës, Çmimi i parë i sallonit pranveror në Novi Pazar, Çmimi i dytë për grafikë- Trienali grafik i Bitolit, Çmimi i parë euro-aziatik “Zgjimi me art”- Turqi, etj. Ismet Haxhiq ka hapur deri më tani 36 ekspozita personale në vend dhe jashtë, ndërsa ka marrë pjesë në 295 t.u. ekspozita kolektive. E ENJTE, 23 MARS 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë

Takim me poetin Hajredin Kovaçi në Shkollën fillore në Katërkollë Takimi është konceptuar si njohje e nxënësve me krijimtarinë e poetit. Nxënësit kanë lexuar pjesë nga krijimtaria e tyre, bazuar në titujt e poezive të poetit, pastaj kanë recituar poezi të Kovaçit etj. Poeti është përgjigjur në pyetjet e shumta dhe interesante të nxënësve, të cilët kanë shfaqur kureshtje për krijimtarinë e tij. Në fund të takimit, vetë poeti ka përzgjedhur krijimet dhe recitimet më të mira, autorët e të cilëve i ka shpërblyer me libra Në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë të hënën u mbajt takim me poetin Hajredin Kovaçi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë (21 Marsit). Takimi është konceptuar si njohje e nxënësve me krijimtarinë e këtij poeti, i cili edhe vetë ka qenë nxënës i shkollës në Katërkollë. Pas prezantimit dhe fjalës përshëndetëse të autorit, nxënësit kanë lexuar pjesë nga krijimtaria e tyre, bazuar në titujt e poezive të poetit, pastaj kanë recituar poezi të Kovaçit etj. Në vazhdim, poeti është përgjigjur në pyetjet e shumta dhe interesante të nxënësve, të cilët kanë

18

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MARS 2017

shfaqur kureshtje për krijimtarinë e tij. Në fund të takimit, vetë poeti ka përzgjedhur krijimet dhe recitimet më të mira, autorët e të cilëve i ka shpërblyer me libra. Në emër të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, nxënësit dhe mësimdhënësit e pranishëm i ka përshëndetur kryetari i saj, Ismet Kallaba. Me këtë rast, “Art Club”-i i dhuroi një kontigjent të botimeve të tij Shkollës Fillore “Bedri Elezaga”, si pjesë e aksionit për pasurimin e fondit të bibliotekave të shkollave në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Takimi letrar është organizuar nga

SHAI “Art Club” në bashkëpunim me Shkollën Fillore “Bedri Elezaga”. Ai është përgatitur nga mësimdhënësja e gjuhës shqipe dhe letërsisë, Zaime Çapriqi, dhe mësimdhënësit tjerë të kësaj shkolle. Që nga viti i kaluar, “Art Club”-i ka filluar projektin, ku krijuesit shqiptarë në Mal të Zi, anëtarë të kësaj shoqate, por edhe krijues të tjerë, vizitojnë shkollat shqipe në Mal të Zi duke organizuar takime dhe orë letrare me nxënës të këtyre shkollave me qëllim të rritjes së dashurisë ndaj letërsisë dhe nxitjes së interesimit të të rinjve për t’u marrë me (Kohapress) letërsi.


KULTURË

Në Krajë u përurua libri i Hajrullah Hajdarit “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941”

Libër reference për shqiptarët në Malin e Zi “Libri trajton pozitën kushtetuese-juridike me një vështrim retrospektiv, duke prezantuar çështjet përkatëse në mënyrë analitike dhe me një qasje profesionale, që paraqet botimin e parë në shqip në këtë aspekt tek ne në kohën e pluralizmit”, është shprehur redaktori i librit, dr. Nail Draga Ostros - Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi të mërkurën, më 15 mars, përurimin e librit “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941” të autorit Hajrullah Hajdari. Në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Ostros, ku u mbajt përurimi, morën pjesë një numër i konsiderueshëm i dashamirësve të librit. Në këtë aktivitet kulturor, historiko-shkencor folën personalitete të shkencës, publicistë etj. Përurimin e hapi moderatorja Ardita Rama, udhëheqëse e Bibliotekës së Qytetit të Ulqinit, e cila përshëndeti auditorin e pranishëm. Në fjalën e saj, ajo ndër të tjera përmendi personalitete të artit, shkencës, kulturës etj. nga Kraja, në mesin e të cilëve ajo renditi pa dyshim edhe autorin e librit, Hajrullah Hajdarin. Me këtë rast, ajo lexoi edhe pjesë nga libri në fjalë. Në emër të SHAI “Art Club”, pjesëmarrësit i përshëndeti kryetari Ismet Kallaba, i cili ndër të tjera tha se “ka qenë dëshira e vetë autorit për të bërë përurimin e librit në vendlindjen e tij, në Krajë, ku ai ka lindur dhe ka jetuar një pjesë të jetës së tij, në një kohë të vështirë për shqiptarët në këtë trevë”. “Por nga ana tjetër, edhe SHAI ‘Art Club’ ka si synim që me veprimtarinë e vet të jetë e pranishme në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët sot në Mal të Zi dhe më gjerë”, u shpreh Kallaba. Ai po ashtu foli për veprimtarinë botuese të kësaj shoqate, duke thënë se deri tani “Art Club”-i ka botuar rreth 110 tituj, kryesisht të autorëve shqiptarë në Mal të Zi, gjashtë prej të cilëve vitin e kaluar. Ndërkaq duke folur për librin e Hajdarit,

kryetari i “Art Club”-it theksoi se ai “nuk është një libër që ka rrjedhur si frymëzim momental i autorit, por është produkt i kërkimeve të tij në arkivat shtetërore të Malit të Zi dhe Shqipërisë, që kanë filluar që në vitin 2000. Pra, autori ka bërë një punë sizifi, por asnjëherë nuk është dorëzuar. Libri bazohet në burime arkivore dhe dokumentare, që ia rrisin vlerën atij.” Redaktori i librit Dr. Nail Draga vuri në dukje se libri i Hajdarit trajton pozitën kushtetuese-juridike me një vështrim retrospektiv, duke prezantuar çështjet përkatëse në mënyrë analitike dhe me një qasje profesionale, që paraqet botimin e parë në shqip në këtë aspekt tek ne në kohën e pluralizmit. Ai ka thënë se “autori trajton organizimin e pushtetit qendror dhe atij lokal, me theks të veçantë në territoret e aneksuara, ku bënin pjesë viset shqiptare, pastaj çështjet nga fusha e arsimit, liritë fetare, përfaqësimin e shqiptarëve, partitë politike të kohës dhe zgjedhjet lokale e parlamentare, padrejtësitë ndaj shqiptarëve, dëbimin dhe shpërnguljen e tyre, si dhe çështje të tjera që ishin në favor të politikës së pushtetit, përkatësisht në funksion të shkombëtarizimit dhe asimilimit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi”.

Sipas tij, “nuk ka dilemë se ky botim do të jetë referencë e domosdoshme për të gjithë ata të cilët do të trajtojnë në të ardhmen pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi për këtë periudhë kohore, dhe si i tillë do të mirëpritet nga opinioni i gjerë shkencor dhe kulturor”. Për librin foli edhe dr. Ismail Doda, i cili në fjalën e tij e vlerësoi lart librin duke u shprehur se libri i autorit Hajdari ka vlera të një disertacioni shkencor. Autori i librit Hajrullah Hajdari foli për punën e tij kërkimore-shkencore që ka bërë për shumë vite në arkivat e Malit të Zi dhe të Shqipërisë. Para pjesëmarrësve ai foli edhe për peripecitë që ka hasur gjatë punës së tij hulumtuese. Në të njëjtën kohë evokoi edhe kujtime nga rinia e tij kur për ca kohë ka punuar e jetuar në Krajë. Ky është përurimi i dytë i këtij libri pas përurimit në Ulqin në muajin dhjetor. Para këtij përurimi, një veprimtari e ngjashme është organizuar në Krajë në mars të vitit 2013, kur Asociacioni “Ulqini” bëri përurimin e monografisë “Shkolla në Krajë 1929-2009”. S’do mend se për dashamirët e librit, kjo ngjarje kulturore paraqet një freski të llojit të vet. Për të gjithë pjesëmarrësit në përurim, autori shpërndau libra Ali Gjeçbritaj falas. E ENJTE, 23 MARS 2017

Javore KOHA

19


TREGIM

Në ,,Safari,, Asllan Bisha

Pasditja e asaj dite të gjysmës së gushtit 1985 përkonte me emrin e kafenesë ,,Safari,, Në plazhin e Zallit Kafenesë iu dha emri i tillë për të zgjuar kureshtje tek mysafirët se plazhi pranë ishte si shkretëtirë e safarës afrikane. Prandaj, duhet pasur kujdes secili që vendoste për t’u rrezitur në plazhin e Safarit. Ditët e djegagurit, ditët e nxehta, erdhën një javë më parë. Mirëpo, vapa s‘kishte mbarim. Edhe mëngjeset ishin përcëlluese. Edhe nën hije temperatura arrinte 40-shin. Uji nisi të mungojë, burimet u shterrën nga valët e radios, kërkohej nga qytetarët të kursenin ujin, burimin e jetës, luteshin të mos ujitnin perimet e shalqinin. Paralajmëroheshin se do të dënohen ata që nuk i përmbahen rregullave dhe rrezikojnë sezonin turistik. Kërkohej vigjilencë dhe qytetari, sepse kjo do të ishte shumë keq për imazhin e qytetit tonë i cili kishte marrë emeër të mirë, posaçërisht tek turistët e Evropës Qendrore të cilët kishin nisur të vizitojnë Ulqinin në numër të madh. Po ashtu u jepnin këshilla mysafirëve të laheshin më shumë, ndërsa në mesditë të lënin plazhin e të gjenin hije, të ndërpritej puna e të mos dilej jashtë pa nevojë të madhe. Temperatura kalonte 40 gradëshin. Unë isha në pushim. Edhe nën pjergullë u mërzita. Lexova gazett të cilat trajtonin vetëm politikë 2. Fajësoheshin shqiptarët, irredentizmi i cili përpiqej të zhbejë Jugosllavinë e Titos ...Dhe tema të këtilla ishin të rënda dhe thashë se nuk do të blej shtypin e ditës, ngase më shkaktonte stres dhe më dukej se jam në punë. Unë isha në pushim. Mezi prisja që të vijë mbrëmja, të freskojë dita e djegagurit e të zbresë temperatura.

20

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MARS 2017

Por, asnjë pikë ere nuk vinte nga valdanosi. Maistrali sikur kishte harruar të përmbledhë erërat perëndimore të valëzojë detin. Dhe nuk munda të pres mbrëmjen. Dola më herët.Qyteti ishte i zbrazët. Turistë kishte pak rrugëve. Unë kërkoja të shoh ndonjërin nga shokët e mi. U pendova që si mora në telefon kur isha në shtëpi. Se më shkoi mendja se ata janë futur nën pjergull ose nën hijen e fikut. I frikohen diellit. Ashtu i mërzitur, por kurreshtar kërkoja ndonjërin. Dhe të kthehesha në shtëpi ishte herët.,,jam në pushim,pse të ngutem isha në shtëpi”. Dhe ajo askund nuk ikë.” Me qenë e mirë e ka edhe ujku”, seç mu kujtua shoqja e Ibrahimit. Qeshja sikur të isha i marrë. Pagova çajin kamarierit. Do të shkoj tek Ibrahimi. E kam për rrugë. Dhe pas pesë minutash i rashë ziles. -Urdhëro,! Hapi derën zonja e tij.-Urdhëro!-më foli ajo me përzemërsi. Ibrahimi ka shkuar në katund. -O, mirë, përshëndete zonjë, i thashë thuaj se isha tek ju. M’i thuaj se nuk do të bëhej kurrë qytetar, shpirtin e ke në katund. Qesha unë , ndërsa e shoqja qeshi me të madhe. Dhe zbritja shkallëve. Dola në rrugën kryesore. Pikërisht para këmbëve të mia u ndal autobusi lokal. Pa menduar hyra -Deri ku shkoni profesor, -më foli me mirësi kondukteri. -Deri në stacionin e fundit Ai preu biletën, ndërsa unë vështroja tokën e tharë e livadhet e shkrumuara. Konduktori iu drejtua udhëtarëve. -,,Safari,, stacioni i fundit. Mysafirët nxitonin. Ndërsa unë mbeta vetë dhe pa menduar mora rrugën e ngushtë buzë detit për të thithur pak ajër. Dielli sapo po përshëndetej me ditën e ngrohtë. Ishte nisur të flejë, të bëhej më i butë Edhe rrezet e fundit disi kërcënonin. Unë u afrova buzë

detit dhe se mbaja mend që kisha parë një det me syprinë vaj pa asnjë valëz. Mirëpo, një freski nisi të vinte nga deti. Buzë detit, në rërë mysafirët shëtisnin. Dhe nuk zgjati shumë, vërejta siluetën e një femre e cila i afrohej drejtimit tim. Dallohesshin tiparet e saj të rregullta të fytyrës. Spikatej bukuria dhe hijeshia., Mu afrua më këqyri. Shikimet na u bashkuan. Desha të flas, por zonja si duket vërejti habinë , ngathtësinë time . - Mirëmbrëma!- foli me një zë të butë. - Sa i madh është ky plazh ? Unë e mora disi veten dhe nisa ngadalë të jap sqarime se plazhi mbaron tzk lumi Buna, aty ku bashkohen ujërat e njelmë dhe të ëmbël. -Ka një plazh aty?-pyeti Hana, ashtu u prezantua ajo dhe tha se vinte nga Praga. -Është plazhi nudo i Evës dhe Adamit,-shtoja unë. Dhe Hana më tha se po mbaronte shëtitje dhe duhej të shkonte në darkë. -Pas darke, mund të takohemi ?- i thashë i qetë Hanës. Ajo s’u mendua fare. Po, -foli. -Ku takohemi?- e pyeta qetë. -Para ,, Safarit,, në ora 19-të tha zonja dhe shpejtoi hapin i cili si dukej shprehte edhe lumturinë se kishte takuar një të panjohur vendas i cili do ta shoqëronte. Hana kishte ardhur vetë në pushime. Unë shikova orën. Kisha kohë për të pritur deri në takim mbetej më shumë se një orë. Dhe vazhdova shëtitjen. Dhe akrepat e orës sikur nuk lëviznin. Nja çerek ore mbërrita para ,, Safarit,, muzika shungullonte. Ishte e lartë saqë bëhej disi e padurueshme. Unë prisja Hanën, zonjën nga kryqyteti dhe thoja. ,,Ndoshta nuk del, -.Dhe kur e vërejta siluetën e saj s’u besova syve. Ajo , Hana po vinte me hap të ngadaltë , por të sigurt . Më


TREGIM

kërkonte. Sikur i buzëqeshi nuri kur më pa . -Prite shumë,-tha qetë. -Jo,- shëtita. -Shkojmë në mizikë në ,,Safari,, më foli ngrohtësisht. Pranova propozimin dhe hymë në restorant. -Shkojmë në kënd, ku nuk dëgjohet shumë muzika/ -Si të doni,-tha qetë zonja duke treguar se kishte fituar besimin tim. Desha t’ ja mbaj karrigën, por ngase ato ishin gati stola në moment të fundit i tërhoqa.U ula edhe unë.Kamarieri kishte qennë në gatishmëri. -Urdhëroni profesor,- mu drejtua mua qetë dhe plot respekt. Unë e pyeta Hanën; -Çka pini?-Çka pini Ju?-thashë qetë. -Verë verë të kuqe. Thirra kamarierin. -Një litër i të kuqe -Menjëherë. Ai erdh me shpejt se shkoi. Serviri dy gota dhe i mbushi. -Ju beftë mirë profesor! Kalofshi mirë ! Më buzëqeshi ëmbël dhe me respekt. Unë ngrita gotën. Gotat u cakërruan. Muzika popullore buçiste, merrte fushën e gjerë të Shtojit dhe të shkonte mendja se arrinte deri në Adë të Bunës. Meloditë popullore krijonin atmosferë festive. Ato e kënaqnin zonjën Hana, e cila sikur e ndjente e përjetonte deri në thellësi këngën popullore. ,,Kjo s’ është nga Praga. Luan rolin e të huajës, është e dyshimtë,,-flisja me unin tim. Dhe muzika , melodia parajmëruese e këngës u prit me duartrokitjet. Kënëtari përshëndeti të gjithë me këngën ,,Jugosllavio,,.Zonja e ndikuar e dhe nga vera e kuqe. U hodh në valle. Solli kokën më ftoi , përdridhej me melosin e këngës. ,, Konstatimi im është i drejtë,-flisja me unin tim. Kjo është e

dyshimtë, ndoshta agjente. Duhet të shkëputem prej saj . Dridhesha në ato çaste dhe thoja: ketë verë duhet ta kaloj i lirë, sepse më kishte thënë Hetuesi: Siç më duket, do të shkosh në birucë . Je armik. S’ më ike dot. Dhe së paku ketë. Jam i drejtë, por thënia e Sokratit që i tha mos u tremb se ti s’ ke bërë asgjë. Po. Ti deshe të gaboja! Më vërdallej diçka në kokë. Thirra me të madhe kamerierin. Ai dëgjoi dhe mu afrua. -Urdhëro! Paguaj !-fola me zë të ngatërruar. Më ktheu kusurin. Unë u hodha në këmbë.Edhe kënga mbaroi . Lashë ,,Safrarin,,- ,,S’ më zë dot. S’ di kush je Ti ? S’u përmbajte, u hodhe në valle .T ë hetova, të zbulova. Në valle tregove veten tënde. Shkela në rrugë, mirëpo s’ kisha fuqi për të shpejtuar hapin Këngëtari filloi këngën e re. Kurse këngën patriotike, e këndonin pseudopatriotët për të fshehur të këqijat dhe përfituar poena politikë. Ashtu u ndala instiktivisht .Dëgjova zërin e zonjës Hana, e cila m’u vu pas. ,, Qenke e tmerrshme, e bënke detyrën me mjeshtri, -fola me unin tim .,,Ti s’ më lë as të shkëputem prej teje. Ke detyrë, por do të të mund.’ Jam i marrë... Ajo hapte sytë, shprehte habinë, e kisha lënë në tavolinë. S’ po e kuptonte arsyen. Dhe ashtu e habitur më foli: -Pse ike ? Më le! Mendova se je xhentëlmen. Hapte sytë, Ikni prej meje? Ndoshta s’ ju pëlqej. U ndal. U zhgreh në vaj. Mezi thoshte me një të dridhur vajtues e të mekur. Aq e shëmtuar jam ? -Mos të lutem. Jo s’ është e vërtetë. Të gjithë duan të ikin prej meje. Më la burri. Më braktisi . Edhe ti ik prej meje . S’ të zemrohem, s’ ke asnjë ogligim ndaj meje. U zhgreh në vaj, Buzët iu

dridhshin. Ashtu e përlotur. Foli prerë me vendosmëri: -Natën e mirë! -Ndal! –bërtita me të madhe. - Ndal! Hanna ndal. Ajo ndali hapin. ,,Gabova,- qortoja vetën time. Dhe nxitoja të gjej arsyetim për të mbuluar gabimin. - Më falni zonjë. Unë dola për të marrë pak ajër të freskët. Ndihesha keq. Jo. Unë s’ do të ju leja. Vetëm një i çmendur e lë një zonjë kaq të mirë e të butë. Fola me një zë bindës, ndërsa dora ime ledhatoi flokun e saj të butë si kadife. -Më fal,-fliste Hanna. U nxitova. 9. Dhe këmbët tona na çonin pa dashje buzë detit. Shëtisnim buzë ujit . Hëna e rrezatonte butë nga Guri i Gjeranave . Një freski vinte nga deti . S’e këqyrja orën. Muzika s’ dëgjohej. Kaluam ,,Safarin,, zonja më falenderoi. -Nesër mbrëma, je mysafir imi. Nëse je i lirë. -Po, takohemi në ora tetë para ,,Safarit,,. Hannën e takova të nesërmen . E ndërruam restoranin dhe plazhet. Ditët me Hanën nga kryeqyteti ikën shpejt si vala e detit. Më njohu dhe e njoha. Më foli për shqetësimet e saj, për burrin që e kishte lënë. Dhe trazohej. Ngase edhe mua duhej të më lënte. -Shpëtove nga agjentja e Pragës,qeshte Hanna. Më shtrëngonte fort. -Nuk shihemi kurrë më. -Do të shihemi. Sot do të vij unë tek ti. Ajo solli kokën nga unë. Një shkëlqim vezullues shpërtheu në fytyrë. -Të dua, të pres. Unë u ktheva në ,, Safari,, aty ku isha ulur me Hannën në takimin e parë. E ENJTE, 23 MARS 2017

Javore KOHA

21


PANORAMË

t

Ilire Vinca dhe sukseset ndërkombëtare

Ajo vlerësohet si një prej aktoreve më të mira në skenën kosovare. Sukseset e saj janë të shumta dhe së fundmi edhe në arenën ndërkombëtare. Ilire Vinca u nominua në “League of Profesional Thetare Women në New York”, ngjarje kjo që organizohet për çdo të tretin vit dhe në këtë mënyrë ka hyrë në mesin e 20 femrave profesioniste të teatrit nga e gjithë bota.

t

Plot të reja në ‘Big Brother 9’

Edicioni i nëntë i “Big Brother Albania” ka nisur një rrugëtim që do të na shoqërojë për javë të tëra dhe këtë herë me më shumë risi se kurrë. Së pari, “Big Brother” ka vendosur që këtë vit të mos jetë një fitues, siç ka ndodhur gjithmonë, fituesi në edicionin e parë do të jetë çift, ndërsa në shtëpi do të hyjnë 20 konkurrues. Risia tjetër e këtij edicioni ka të bëjë edhe me opinionistët. Edhe ata do të jenë çift dhe çdo spektakël do të zbulojmë së bashku se cili është ai çift i njohur dhe i dashur nga të gjithë ne që ulet në studio për të komentuar konkurrentët e këtij edicioni dhe për të zbuluar se çfarë është në të vërtetë një çift dhe çfarë është bashkëpunimi. Për takimin e parë, opinionistë ishin çifti Labinot Tahiri dhe Qëndresa Gashi.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MARS 2017


FOTOGRAFIA E JAVËS

FAHRUDIN GJOKAJ KRUJA

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 23 MARS 2017

Javore KOHA

23


SOCIALE

Kraja, një perlë e pazbululuar në brigjet e Liqenit të Shkodrës (I)

Bukuroshja

Migrimi i popullsisë është një plagë e vjetër e cila e ka shoqëruar këte trevë gjatë tërë kohë dhe e vullnetit politik për bashkëpunim në drejtim të përmirësimit të kushteve të jetesës, janë Rrugëdalja e vetme mbetët gurbeti apo shpërngulja në qytetet e afërta ose jashtë vendit si: SHB

Fiqret Mujeziqi

Sot në Krajë jetojnë përafërsisht 2000 banorë, të cilët ballafaqohen dita-ditës me probleme të shumta në kushte të vështira ekonomike dhe me një shkallë të lartë të papunësisë. Një pjesë jeton nga shitja e produkteve bujqësore, peshkimi, kultivimi i duhanit, pjesa tjetër nga rrogat apo pensionet e ulëta, ndihmat e vogla sociale ,kurse jeta e shumë banorëve është e varur nga remitencat apo ndihmat nga të afërmit e tyre të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Një pjesë e mirë e popullsisë ,sidomos të rinjtë, pra forca aktive për punë kanë zgjedhur shpërnguljen në Ulqin ose Tivar si mënyrë e vetme për të mbijetuar dhe duke shpresuar në një qasje aktive në tregun e punës. Migrimi ka ndikuar në strukturën e popullsisë, kështu që mund të themi se dominon mosha e vjetër, ndërsa fëmijë lindin gjithnjë e më pak. Kraja ka një pozitë të favorshme gjeografike, por një infrastrukturë më të keqen në Mal të Zi. Në çdo projekt zhvillimor kjo trevë anashkalohet dhe kështu nuk jep shpresë për përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë zonë. Kjo trevë ka mungesë të kuadrove akademikë të

24

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MARS 2017

shkolluar dhe profesionalistë të cilët do transmetonin me sukses vullnetin e popullit dhe ta implementojnë atë nëpërmjet mekanizmave demokratikë. Me shfaqjen e pluralizmit politik, Kraja ishte bastion i LD, partisë së parë të shqiptarëve në Mal të Zi, por më vonë kemi një çorientim të elektoratit. Varfëria dhe dëshpërimi krijojnë mundësi për manipulim të vullnetit politik dhe me këtë dobësohet dëshira për zhvillim ekonomik dhe social, ndërsa interesi kolektiv i banorëve shndërrohet në dëshira dhe ambicie personale. Ky vend është totalisht i izoluar nga bota e qytetëruar. Investime s’ka. Projekte s’ka. Vullnet të mirë s’ka. Perspektivë s’ka. Ndër problemet e shumta me të cilat ballafaqohet kjo zonë mund të veçojmë sa vijon: 1.Migrimet e popullsisë (zbrazja e territorit) 2.Infrastruktura e dobët (sidomos rrjeti rrugor jashtë standardeve bashkëkohore) 3.Mungesa e ujit të pijshëm 4. Shkatërrimi i monumenteve historike dhe i natyrës 5. Papunësia Migrimi i popullsisë është një plagë e vjetër e cila e ka shoqëruar këtë trevë gjatë tërë kohës. Kushtet e rënda ekonomike, mungesa e infrastrukturës moderne dhe e vullnetit politik për bashkëpunim në drejtim të përmirë-

simit të kushteve të jetesës, janë shkaktarët kryesorë që e bëjnë jetën të vështirë në këtë zonë. Rrugëdalja e vetme mbetët kurbeti apo shpërngulja në qytetet e afërta ose jashtë vendit si: SHBA, Kanada, Europë dhe Australi. Për fat të keq migrimi ka prekur pjesën më vitale të popullsisë, rininë dhe kuadrot e shkolluara të cilët në mungesë të vendeve të punës janë të detyruar të ikin. Deri vonë e vetmja lidhje e Krajës me botën ishte liqeni .Lundronin me barka që quheshin “lundra“ apo “sule” deri në Shkodër apo gjetiu për të shitur produktet e veta dhe për të bërë furnizimin me gjëra të nevojshme .Një linjë me anije e cila lidhte Shkodrën me Malin e Zi u ndërpre në vitin 1948.Me mbylljen e kufirit Kraja mbeti totalisht e izoluar. Më vonë do qarkullonte një anije nga fshati Skje në drejtim të Virpazarit dhe ishte lidhja e vetme e Krajës me botën. Sot Kraja lidhet me dy rrugë automobilistike me Katërkollën dhe Virpazarin. Këto rrugë janë shumë të papërshtatshme për një trafik normal automobilistik dhe nuk përmbushin as kushtet minimale të një komunikacioni bashkëkohor. Rruga drejt Virpazarit u ndërtua pas Luftës së Dytë Botërore, kryesisht me punë vullnetare ,ndërsa asfaltimi i sajë u bë shumë më vonë. Për të kaluar 30 km rrugë me makinë në këtë rrugë nevojitet më së paku një orë kohë. Rruga


SOCIALE

e fjetur

ës.Kushtet e rënda ekonomike,mungesa e infrastrukturës moderne ë shkaktarët kryesorë që e bëjnë jetën të vështirë në këte zonë. BA,Kanada,Europë dhe Australi

tjetër e cila shtrihet në drejtim të Anës së Malit është ndërtuar nga Armata jugosllave në vitet e shtatëdhjeta dhe nuk plotëson asnjë standard për t’u quajtur rrugë e sigurte automobilistike .Kjo rrugë është e mbushur me rreziqe nga shembja e gurëve, dheut, ndërsa dimrit bëhet e pakalueshme vende-vend, sidomos pjesa që kalon nëpër Shtegvashë, bile supozohet se është e minuar nga ish Armata jugosllave me shkatërrimin e Jugosllavisë në vitet e 90-ta.Qysh nga hapja e saj nuk është intervenuar asnjëherë që kjo rrugë të bëhet e përshtatshme për qarkullim, me përjashtim të mbylljes së gropave apo hedhjes së ndonjë shtrese të hollë asfalti aty –këtu e cila dëmtohet me shirat e parë. Qarkullimi me anije nuk ekziston. Kraja edhe pse shtrihet në brigjet e liqenit, nuk ka ujë. Banorë e fshatrave ndërtonin puse për ujë ose “ubla” për furnizimin me ujë të pijshëm, ndërsa për kafshët ndërtonin liqeje të vegjël artificialë që në gjuhën popullore quhen “lera”. Zakonisht çdo fshat kishte një vend të tillë deltinor ku ndërtonte ublat dhe lerat e veta për t’u furnizuar me ujë. Më vonë fillon ndërtimi i baseneve të betonit të cilët mbajnë ca.100m³ ujë dhe përdoren për të furnizuar familjet me ujë të pijshëm, përndryshe në gjuhën e vendasve njihen si “saranxha”. Në Krajë ka shumë monumente të

cilat janë lënë në mëshirën e fatit. Me rëndësi janë shtëpitë e vjetra qindra vjeçare të cilat janë në rrënim e sipër ose janë shkatërruar totalisht, kalldrëmet e njohura, ublat e fshatrave, kishat, fortesat etj. Uzurpimi i ujdhesave të liqenit, ndërtimi i një kishe në majën e Rumisë si dhe shugurimi në gërmadhat e Kishës së Krajës, jo vetëm që janë akte jolegjitime, por edhe uzurpim i të drejtës pronësore, falsifikim i historisë dhe akt primitiv i shkatërrimit të natyrës. Në Krajë supozohet se është shkruar libri i parë në gjuhën shqipe, ”Meshari” i Gjon Buzukut, por asnjë shenjë nuk ekziston se kjo ka ndodhur. Dardhat mund t’i quajmë molla, por ato përsëri dardha kanë për të mbetur. Kjo trevë është duke u përballur me probleme kronike si ç ‘është shkalla e lartë e papunësisë dhe varfëria. Deri në fund të viteve të 80-ta ishin dy punëtori apo fabrika të vogla dhe një motel ku punonin shumë punëtorë nga kjo trevë. Me mbylljen e tyre të gjithë mbetën pa punë. Për një vend pune banorët e Krajës duhet të udhëtojnë me orë të tëra duke rrezikuar edhe jetën e tyre nëpër rrugë të cilat janë burim i fatkeqësive dhe rreziqeve të shumta, por edhe që kanë një kosto të lartë. E vetmja zgjidhje mbetet shpërngulja. Sot përveç shkollës fillore e cila punëson disa mësimdhënës dhe disa shitoreve të

vogla dhe kafeneve private, një ambulance të vogël, Bashkësisë Lokale, dy-tre punëtorëve në mirëmbajtjen e rrjetit elektrik dhe rrugor dhe policisë, vende të tjera pune s’ka. Të gjithë banorët e mbetur merren me bujqësi, duke u ballafaquar dita-ditës me problemet e shitjes së produkteve bujqësore në mungesë të infrastrukturës rrugore ,por ka edhe shumë faktorë të tjerë që vështirësojnë jetën në këtë zonë. Pra kemi të bëjmë me një vend i cili është lënë totalisht në mëshirë të fatit dhe fati është treguar gjithnjë i pamëshirshëm me këtë vend. Kraja ka potencial të pashfrytëzuar turistik, kulturor dhe agrar. Nëse do kishim një përkujdesje dhe një qasje serioze ,reale dhe të përgjegjshme ndaj zhvillimit të kësaj treve, si dhe një bashkëpunim më të mirë të forcave vendore , komunës si dhe diasporës e cila është e madhe në numër, jeta në këto fshatra do bëhej jo vetëm e bukur ,por edhe e dëshiruar. Përparësi e madhe për ketë zonë është sepse ka disa karakteristika, ku mund të veçojmë : 1. Afërsia gjeografike me qytetin e Shkodrës 2. Shtrirja gjeografike pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës 3. Klima 4. Monumentet historike 5. Ekologjia (vazhdon) E ENJTE, 23 MARS 2017

Javore KOHA

25


MOZAIK

Receta nga ”kuz (”Tradicionalna babina kuzina”, Adaleta dhe Xhenana Bibeziq, Ulqin 2016, 312 faqe)

Ulqinin e karakterizon kuzhina e shëndetshme mediterane e gërshetuar thellë edhe me atë orientale. Së bashku me shkëmbimin e mallrave nëpër portet mesdhetare e të tri kontinenteve Europës, Azisë dhe Afrikës bëri që të bëhet edhe shkëmbimi i ushqimeve, erëzave, mëlmesave dhe salcave

Gazmend Çitaku

Ditë më parë në dorë më ra një libër shumë i veçantë përnga përmbajtja dhe cilësia e punimit. Bëhet fjalë për librin ”Tradicionalna babina kuzhina” të cilën e ka përgatitur ulqinakja Adaleta Bibeziq. Libri ka format 25x25cm i mbështjellë me kopertina të forta, 312 faqe, i gjithi është i shtypur në letër shumë kualiative. Libri është i ilustruar me fotografi me ngjyra të cilësisë së lartë të cilat na i sjell Xhenana Bibeziqi si dhe disa nga Zenepa Lika. Recensionin e ka bërë Andrej Nikollaidisi kurse libri, siç tregon edhe vetë titulli, ka të bëjë me recetat e ushqimeve tradicionale të cilat e karakterizojnë Ulqinin si vend bregdetar dhe mesdhetar.

26

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MARS 2017

Brigjet e Ulqinit duke u lagur me ujin e detit ka bërë që këtu së bashku me kulturën mesdhetare të vijnë lloj-lloj gjellëra të begata, të pasura me erëza dhe shumë të shijshme e që duke u kombinuar me gjellërat vendase shkëmbimi kulinar të jetë i tillë që Ulqinin ta fusë në hartën e vendeve me kuzhinë Meditarane. Ulqinin e karakterizon kuzhina e shëndetshme mediterane e gërshetuar thellë edhe me atë orientale. Së bashku me shkëmbimin e mallrave nëpër portet Mesdhetare e të tri kontinenteve Europës, Azisë dhe Afrikës bëri që të bëhet edhe shkëmbimi i ushqimeve, i erëzave, mëlmesave dhe salcave. U bë e mundshme që p.sh., Bamja e cila origjinën e ka nga Lindja e afërt të gatuhet në mënyrë tradicionale edhe në Ulqin ose Tava Durrsake të jetë specialitet vendas. E kjo pra është kuzhina Mediterane e që në Ulqin e hasim në çdo gjellë ku dukshëm dominon shija e vojit të ullirit, perimet e llojllojshme si spinaqi, pazija, domatja, patëllxhani, kungulleshka etj., dhe erëzat e ndryshme si gjethet e larit (dafinë), rozëmarina, borziloku etj., e që janë karakteristikë mesdhetare. Libri është i ndarë në shtatë

kapituj e që në vete përmbajnë 133 receta nga më të ndryshmet, duke na kthyer mbrapa në fëmijëri dhe duke na bërë që gjatë shfletimit të këtij libri t’i kujtohemi ushqimeve të shijshme të gjysheve dhe nënave tona. Duke shfletuar librin sheh shumë ushqime që me të vërtetë janë lënë anash nga menyja e përditëshme, disa nga to përgatiten vetëm për raste festive e shumë prej tyre duke pasë edhe ndikimin e madh oriental gatuhen vetëm gjatë muajit të agjërimit pra,

Ramazanit. Libri fillon me kapitullin Supë e çorba ku paraqiten 6 receta, vazhdon me Ushqimi kryesor e që kjo paraqet edhe shtyllën kryesore të librit me ndarjen e ushqimeve të mishit me 40 receta, Brumërave me 22 receta, ushqim Peshku me 7 receta, paso-


MOZAIK

zhina e gjyshes” jnë Salca 7 receta, Sallata 22 receta dhe Ëmbëlsira 28 receta. Libri si tërësi është i punuar në formë të tillë që pranë çdo recete e cila gjendet në anën e majtë të librit është e ilustruar në anën e djathë me fotografi autentike eknas të realizuar vetëm për nevoja të këtij libri e që me një dashuri të madhe ia arriti që t’i realizojë motra e Adaletës, Xhenana. Vetë titulli i librit tregon se ka të bëjë me kuzhinën e gjyshes Hafize Peku, por jo vetëm të gjyshes Hafize por përmes saj edhe të të gjitha gjysheve ulqinake, dhe vetvetiu në përkrahjen e librit me gatimin e këtyre gjellërave e mbajnë bijat dhe nuset e kësaj shtëpie si Meshqyre Peku-Bibeziqi, Lumnije Haxhibrahimi-Peku por edhe Suada Hasanaga, Hasije Smajlaga, Bashkim Nimanbegu e shumë të tjerë. Ky libër nuk është vetëm një libër i

thjeshtë i recetave. Ky libër mund të quhet një Monografi e kuzhinës mediterane ulqinake e pasur me laramaninë e pemëve dhe perimeve të përdoruara, shumëllojshmëria e ngjyrave të pranishme në gjellë, llojllojshmëria e mishërave si e kecit, viçit, qengjit apo edhe shpezëve si

atyre shtëpiake ashtu edhe atyre të egra dhe në fund edhe pse në shikim të parë të yndyrshme shumë të shëndetshme sepse janë të përgatitura me vajin më cilësor të ullirit i cili mbillet, kultivohet dhe përpunohet në Ulqin e që ulqinakët e kanë për traditë. Mundi për përgatitjen e këtij libri nuk paraqet vetëm mbledhja e recetave, e që është një histori në vete, por edhe gatimi i tyre, pastaj servimi, shkrepja e fotografive të cilat duhet të jenë jo vetëm ilustrative por edhe artistike, mandej ndarja dhe përgatitja e materialit për botim dhe në fund vetë botimi. Pra, siç po shihni, një kalvarë i tërë e që me shumë sukses ia arriti Adaleta që ta realizojë. Sipas autores, nisma ishte sipas një përllogaritje paraprake afro 70 receta por gjatë punës, siç ndodhë gjithmonë, dalin në dritë gjëra të reja që ishin harruar e që nuk do të thotë se ky libër i ka përfshirë të gjitha recetat. Jo, me siguri se janë harruar disa e që do të thotë se në botimin e këtij libri në gjuhën shqipe dhe eventualisht ribotimi i tij në gjuhën zyrtare gjithsesi se do të plotësohet dhe do të begatohet ende, por ja kjo ishte ajo që me një punë vetëmohuese të autores bëri që të realizohet dhe atë në mënyrë mjaftë cilësore. Po numëroj vetëm disa gjellëra karakteristike që shumë rrallë i hasim në tryezat tona: Imam Bajalldi, Gjuhë allativarçe, Kimë, Tirit, Terhan, Japrak me gjethe hardhie, Mullaga etj. Pastaj tryeza tradicionale ulqinake njef shumë lloj ushqimesh peshku në varësi të llojit të peshkut. Ndoshta gjatë ribotimit të librit është mirë që të përmeden llojet e peshkut që në mënyrë tradicionale janë zënë dhe

konsumu në Ulqin, pasi që tryeza ulqinake është e njohur me përgatitjen dhe shërbimin e peshkut në tryezë. Jemi të vetëdijshëm që koha ecën shpejt dhe ne pak jemi në një disfavor me shumë gjëra. Para sysh ne na humbet tradita, zejtaria, këngët, përrallat, aroma e gjellërave... Shtëpitë karakteristike për këtë vend kanë humbur, anijet e drurit i kanë zavendësuar ato plastike, gurin e drurin në Kala e kanë zavendësu alumini e plastika dhe padashje jemi duke humbur kujtesën dhe pasurinë tonë shpirtërore. Le të jetë pra ky libër një ogur i mirë në mbledhjen, evidentimin dhe ruajtjen e kujtesës dhe pasurisë tonë si shpirtërore ashtu edhe materiale. Le të jetë ky libër një motiv më tepër te ata që kanë pushtet dhe mundësi që të ndihmojë në shumë projekte të tilla dhe mos t’i lënë në suaza individuale pasiqë ata përballen me vështirësi të mëdha si materiale ashtu edhe të konsulencës. Meriton të përshendetet mbështetja e Fondit për mbrojtjen e pakicave të Malit të Zi. Uroj që sa më parë ky libër të përkthehet edhe në gjuhën shqipe dhe që autorja të na dhurojë ende perla të tilla.

E ENJTE, 23 MARS 2017

Javore KOHA

27


MOZAIK

Deti dhe detaria ulqinake: Nail Karamanaga

Modelisti duarartë

Për dallim nga ata që sot merren me modelimin e barkave dhe anijeve, me mjete dhe makete moderne i ka modeluar anijet me vela nga një copë druri, të them më mirë “trupi”. Prandaj, edhe për këtë fakt

Ismet Karamanaga Të shkruash për detin dhe për detarë të njohur nga historia jonë e bujshme detare është një sfidë e madhe. Ulqini gjithmonë ka pasur detarë me nam, të cilët lundronin me anije të ndryshme nëpër të gjithë detet dhe oqeanet botërore. Mirëpo, ne “kalalitë” gjithmonë dhe gjithnjë detin e kemi pasur dhe ende e kemi në gjak. Shumë nga ne, ende edhe sot lundrojnë deteve dhe oqeaneve, kuptohet në kushte dhe rrethana të tjera. Mendoj se nuk është mirë të bëhen krahasime ndërmjet kohës së shkuar dhe të sotmes në detari, pasi që është vështirë të bëhen krahasime të tilla. Mirëpo, unë shkruaj me një simpati dhe nostalgji më të madhe për ato kohë të cilat e kanë bërë qytetin tonë – Ulqinin të njohur në detari në botë. Prandaj edhe mendoj se dikur detarët kanë qenë më të “fortë” sesa këta sot. Në ato kohë, kur lundrimi bëhej me vela ose me makina me avull, lundrimi ishte më i vështirë, ndaj kërkohej mjeshtëri më e madhe. Sot “navigacioni” është më i lehtë në saje të teknikës dhe të satelitëve që pandërprerë ofrojnë informata për lundrime të sigurta. Prandaj, unë shkruaj me nostalgji të madhe për ato kohëra kur lundrimi ishte një mjeshtëri e madhe, ku ulqinakët ishin detarë me nam. Detaria ulqinake ka historik shumë të pasur. Kjo mbështetet në shumë doku-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MARS 2017

mente, ku bëhet fjalë lidhur me flotën tregtare, e cila, gjatë shekujsh, Ulqinin e ka bërë të njohur nëpër shumë limane dhe dete të Adriatikut, Jonit, Mesdheut dhe më gjerë. Të përmenden kapedanët dhe detarët e familjeve detare Beci, Shurdha,Tivari dhe shumë të tjerë mjafton për të shkruar. Mirëpo, gjithmonë duhet të bëhen më tepër hulumtime për të ndriçuar edhe më shumë detarinë e famshme të qytetit tonë. Prandaj, këto do të plotësoheshin edhe më mirë po qe se shkruhet libri monografik për familjet detare ulqinake, ku do të përfshihen ato të fundshekullit 19 dhe atij 20. Kjo do ta plotësonte një zbrazëti që është dhe shërben si imperativ i kohës, që aq shpejt kalon dhe shumë gjëra të rëndësishme i nxjerr në harresë. Pikërisht për këtë motiv më shërben njëra ndër familjet që detin, lundrimin e pati profesion dhe pasion - familja Karamanaga nga Kalaja. Familjarët e saj ishin dhe ende janë banorë të Kalasë shekullore të Ulqinit. Kjo familje i dha detarisë ulqinake detarë të njohur dhe sypatrembur. Në këtë mes duhet veçuar Jusufin, Kahramanin, Selimin, Maliqin, Hasanin, Nailin, Basriun, kuptohet edhe pasardhësit e tyre, siç është sot Mehdiu. Në fokusin e interesimit tim sot është njëri nga familja jonë, i cili është dalluar me aftësitë e tij të rralla, njohës i mirë i detit, por më së tepërmi si modelist i anijeve me vela. Bashkëkohësit e tij e çmojnë si detar “të fortë” me nam. Fjala është për Nail Karamanagën, njërin ndër figurat më markante nga familja jonë e njohur detare nga Kalaja e Ulqinit. E them me plot përgjegjësi se Naili është dalluar pasi që ai përveç lundrimit, ishte edhe një modelist i jashtëzakonshëm i anijeve me vela.

Ka kohë që ka ndërruar jetë, por kujtimet e tij kanë mbetur përgjithmonë. Jam më se i bindur se edhe sot shumë ulqinakë, kurdoherë kur shohin ndonjë anije të bukur me vela apo ndonjë sanall nga druri, i cili dallohet nga të tjerët plastikë, flasin për Nailin dhe iu kujtohet Nail Karamanaga, ky njohës i mirë i barkave dhe i detit. Naili ka qenë i pashëm, i sjellshëm dhe modest, gjithmonë elegant i veshur. Ka pasur një zemër të madhe dhe të gjerë. Mua më kujtohet si fëmijë shtëpia e Axha Manit në Kala dhe “kimça”, pranë së cilës kam kaluar shumë kohë duke shikuar barkat nga druri, të cilat i ka punuar Naili. Kam qenë më i vogli në familjen tonë dhe Naili më ka dashur shumë. Për këtë ndiej kënaqësi por edhe borxh ndaj këtij personi, i cili pa dyshim meriton të kujtohet me një pietet të veçantë dhe për këtë edhe dëshiroj t’i evokoj pak kujtimet e mia për këtë personazh të familjes sonë. Edhe më vonë, në kohët e arta të turizmit tonë, kur shkonim në Port Milenë për t’i nxjerrë sanallat në det për të lundruar me turistë, shpesh kemi kaluar kohën së bashku. Natyrisht, këtu dëshiroj t’i përmendi edhe ata të tjerët, peshkaxhinjtë dhe detarët e njohur ulqinakë, siç ishin Baboja, Jenuzi dhe Boshko “Tapalli”, të cilët me sanallat apo “flugat” e


MOZAIK

ë i velanijeve

e, Naili ka pasur shumë pak mjete dhe çka është më interesante, ai mendoj se ai ka qenë i rrallë, i veçantë

tyre, gjatë verës kanë dalë për të lundruar me mysafirë deri te Lumi Buna, te “Guri i Gjeranave” apo deri te Plazhi i Vogël dhe te Kalaja. Ishte kjo një shtesë e vogël në “buxhetin” e tyre të vogël, një ndërrim në jetën e tyre të përditshme, një ndihmë e pensioneve të vogla të këtyre njerëzve kaq të mirë të qytetit tonë. Edhe unë kam dalë me sanallin tim pas përfundimit të vitit shkollor për çdo ditë kur ka qenë moti i mirë dhe deti i qetë. Shpesh kemi bërë “Fischpicknicke” për mysafirët nga Gjermania. Ka pasur shumë mysafirë dhe gjithmonë sanallat i kemi pasur plot me mysafirë. Në “Plazhin e Madh“, pranë hoteleve, kemi pirë kafenë e parë të mëngjesit, pastaj kemi pritur të dalin mysafirët prej hoteleve. Nga këta njerëz kam mësuar shumë për detin, barkat, sanallat, por edhe nga trashëgimia jonë detare. Kanë qenë të thjeshtë, njerëz të butë, të mirë dhe të ndershëm, masllahatxhinj, me një përvojë të madhe nga jeta e vështirë nga peshkimi në Bunë dhe nga kohët e vështira të jetesës së mëparshme. Ishte kjo një kohë e bukur, e shëndoshë për të gjithë popullatën tonë, prandaj unë flas me një nostalgji të madhe për këto kohë të arta të turizmit tonë. Shpeshherë, kur kemi ardhur së bash-

ku për të dalë me sanalla me Nailin, jemi ndaluar në restorantin e njohur të asaj kohe “Zlatni Tiganj”, ke “Detja” jonë, siç e quante Naili. Në çantën e tij gjithmonë ka pasur ëmbëlsira dhe “kiflica” për fëmijë. Prej “briskut” dhe copës së drurit nuk është ndarë kurrë. Në xhep apo në dorë, gjithmonë e ka pasur me vete “briskun” e mprehtë me të cilin ka filluar të modelojë sanalla të vegjël. Shpesh më tregonte se gjithmonë ka punuar dhe ka modeluar, në kohën e lirë në barka në të cilat lundronte, por në veçanti më vonë si pensionist. Ka pasur pak “allate”, disa “lima” druri, rrashpa dhe “ brisku”. Për dallim nga ata që sot merren me modelimin e barkave dhe anijeve, me mjete dhe makete moderne, Naili ka pasur shumë pak mjete dhe çka është më interesante, ai i ka modeluar anijet me vela nga një copë druri, të them më mirë “trupi”. Prandaj, edhe për këtë fakt mendoj se ai ka qenë i rrallë, i veçantë. Naili ka modeluar shumë velanije që sot stolisin vitrinat e shumë personaliteteve të njohura nga koha e socializmit, por edhe më vonë. Njëra nga këto velanije i është dërguar si dhuratë edhe ish-Presidentit të Jugosllavisë, Tito. Nuk dihet se ku gjendet kjo velanije më, mirëpo ajo gjithashtu është punuar nga një pjesë e drurit. Sipas bisedave të shpeshta me të ndjerin Nail, në shtëpinë e tij në Kala, si dhe pas rrëfimeve të trashëgimtarëve e tij, djemve Burhanit dhe Hasimit, ajo ishte velanija më e bukur e asaj kohe. Një mjeshtëri, një artizanat nga duart e arta të këtij mjeshtri. Këtë dhunti nga Perëndia, Naili e ka pasur në gjenet e tij, në gjak të trashëguar nga babai i tij Kahraman Mano Karamanaga, i cili këtë veti e ka

pasur të lindur. Me modelimin e anijeve është marrë edhe vëllai i tij Kabili, kurse vëllai më i vogël Basriu ka qenë gjithashtu detar me nam. Sot, i biri i tij Burhani e ka gjithashtu pasion modelimin e velanijeve, kurse Hasimi është detar me nam, i rrallë. Prandaj nuk është për t’u çuditur pse Naili dhe të tjerët nga familja jonë e kanë pasur detin, barkat dhe sanallat në gjak. “Gjaku nuk është ujë”, thotë populli ynë. Nail Karamanaga e ka dashur detin, barkat, në veçanti velanijet, sanallat, Kalanë, dhe bedenet e saj, më duket, më shumë se të tjerët. Në Kala kemi lindur të gjithë ne, mirëpo Naili me Kalanë ka qenë i lidhur më tepër se të tjerët. Pozita e shtëpisë së tij, në pjesën jugore të Kalasë, atje ku muret e bardhë ngriten lart nga shkëmbi, kanë qenë gjithmonë frymëzim për të. Aty te ravelini pranë bedenit, te tophanet mijëvjeçare, shpeshherë kur është “Shirak i fortë” me “topa”, siç thotë populli, shkumba e detit ngritet lart deri te shtëpitë. Për këtë edhe mendoj se Naili gjithmonë e ka pasur një sy në detin atje poshtë te shkëmbinjtë, por edhe më larg deri te horizonti, te barkat që kalonin në udhëtimet e tyre deri te limanet e caktuara. Naili nuk ka mundur pa det. Në shtëpinë e tij edhe e ka përfunduar jetën e tij, ka ndërruar jetë me pamje dhe me mend në det. Deti, barkat, velanijet dhe sanallat kanë qenë pjesa e jetës dhe shpirtit të tij. Sanalli i bukur i tij ka qenë simbol i një kohe të artë të turizmit tonë. Mirëpo, ky simbol i detarisë në familjen tonë vazhdon sot në një kohë tjetër, në rethana të tjera, por i trashëguar tek i biri i tij Hasimi, i cili ruan gjenin e tij të fortë detar. Dhashtë Zoti, shpirti i tij gjen prehje në Xhehnet. E ENJTE, 23 MARS 2017

Javore KOHA

29


KULTURË

Vëllimi me poezi “Duke pritur agimin” i autorit Hasan Shaboviq

Reflektim poe fjalës dhe qetë

Poeti plavjan, Hasan Shaboviq, poezitë e veta kryesisht i krijon në natën e qetë në vetmi. Autori flet mbi të kaluarën, jetën mbi njeriun, dëshirat dhe gëzimet e tij, ai ndonjëherë në mënyrë kritike u drejtohet njerëzve, me kohë. Synimi i tij është krijimi i ngrohtësisë në mesin e njerëzve, nën qiellin e kthjelltë. Ato janë peizazhe, shënime, ndjenja të cilat vezullojnë si gjethi në erë

Shaban Hasangjekaj “Poezia e poetit Hasan Shaboviq, është përjetim, thellësi e figurës, dashuri e mbushur me motive vendlindjeje. Kuptim fjalësh, pyetje të cilat i zbulon, motive të reja dhe shenjat poetike e bëjnë poezinë të veçantë, kuptimisht të ngjeshur. Ato janë kuptime të cilat flakërojnë, të cilat poeti i ka sjellur prej vendlindjes në botën e largët. Në to është krijuar qetësia e Visitorrit, parandjenja e ujit të liqenit, e bukurisë natyrore të trevës së poetit. Të gjitha këto përbëjnë esencën e poezisë së tij”, shprehet redaktori kryesor dhe përgjegjës Ratko Delletiq, në vështrimin e vet vlerësues kushtuar vëllimit me poezi “Duke pritur agimin” (Čekajuči zoru) të autorit në fjalë. Ai në vazhdim shton: “Poeti shënon çdo gjë që i ndodh, që ka përjetuar duke kërkuar qetësi dhe heshtje zemrës së vet. Ajo është dashuria e poetit, pastërtia e shpirtit. Tek ai figura dhe parafytyrimet janë përmbajtjesore e përfshirëse,

30

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MARS 2017

ato përbëjnë esencën e poetikës së tij, thellësinë e mendimit dhe ndjenjës. Ato janë vendosje e lidhjes me realitetin. Poezia e tij njëherit është edhe bisedë me vetveten, me vendlindjen, me miqtë e dashur, me njerëz. Ai kërkon paqe dhe qetësi shpirtërore”. Në vëllimin me poezi “Duke pritur agimin” autori ka përfshirë 71 poezi të cilat i ka ndarë dhe sistemuar në dy cikle: 1. “Ku ashtu kërkohemi” (Gdje se to tražimo) - 31 poezi, dhe 2. “Në netët e qeta” (U tihim noćima) - 40 poezi. Poeti plavjan, Hasan Shaboviq, poezitë e veta kryesisht i krijon në natën e qetë në vetmi. Do të flet mbi të kaluarën, jetën mbi njeriun, dëshirat dhe gëzimet e tij, ai ndonjëherë në mënyrë kritike u drejtohet njerëzve, me kohë. Synimi i tij është krijimi i ngrohtësisë në mesin e njerëzve, nën qiellin e kthjelltë. Ato janë peizazhe, shënime, ndjenja të cilat vezullojnë si gjethi në erë. Tingujt më të ndjeshëm të poetit të cilët krijojnë lojën e fjalëve dhe mendimeve. Poeti Shaboviq ka arritur të bashkojë dhe unifikojë lirikën dhe mendueshmërinë dhe me ato të krijojë përmbledhjen e poezisë. Kjo në të vërtetë është lidhja me realitetin, ku arrihet subtiliteti poetik. Kërkon

për të bukurën, për të ikurin. I kthehet fëmijërisë, rinisë, kujtimeve të cilat ia plotësojnë mirësinë e zemrës, shpirtit, rrjedhën e poezisë. Duke bartur mirësinë dhe dashurinë në vargjet e veta, poeti Hasan Shaboviq dëshiron të krijojë besimin ndërmjet njerëzve, ngrohtësinë dhe miqësinë. Beson në njeriun, në mirësinë e tij, në humanitet dhe tërë jetën e krijimtarinë ia ka rënduar asaj, nga andej, në vargjet e tij shpresa, besimi në fjalë, në poezi. Poezia e poetit Hasan Shaboviq begaton trashëgiminë letrare. Hapësira e poetit sillet nga vendlindja, deri në largësitë e paskajshme. Shumë poezi të tij janë krijuar në rrugëtime, në qytetet e largëta, në shtetet, në të cilat poeti ka qëndruar. Të gjitha ato janë përvoja të cilat kanë begatuar piedestalin e tij poetik. Ato janë të shkëputura nga zemra, nga thellësia e shpirtit, prej andej, në ato shkëlqen edhe ngrohja. Çdo varg poetik poeti e ka vuajtur, përjetuar dhe me jetë paguar. I tërë rrethi i tij poetik është i përmbushur me elemente të fatit. Të gjitha kanë ardhur nga vetë jeta, dashuria, të vërtetat e përditshme, ato e frymëzojnë poetin, i japin forcë, këmbëngulësi të jetë i qëndrueshëm, t’i rezistojë të keqes dhe vuajtjes duke besuar në pozitën e vet, në


KULTURË

etik ndërmjet ësisë

atë që shkruan, që ndjen, të gjithave duke iu dhënë masën, fuqinë e fjalës. Poezia e Hasan Shaboviq është metaforë e realitetit e cila është e shndërruar në shënim lirik. Ajo në kohën e vet, vjen nga burimi i kthjelltë i fjalës. Poeti kërkon për farkëtimet gjuhësore që pasurojnë shprehjen e tij, llojllojshmërinë motivuese. Pastërtia e gjuhës, burimshmëria e saj rrjedh nga vendlindja. Përputhshmëria dhe tingullsia e saj përbëjnë freskinë e shprehjes së mendimit. Ajo është përvojë e poetit e begatuar me kujtesa, kohëra të kaluara, edhe pse retë janë të errëta, edhe pse vuajtja shumë e madhe, poeti Shaboviq në vargjet e veta poetike futë rreze drite, shpresën pa të cilën nuk do të kishte jetë. Nga të gjitha, poeti nxjerr kthjelltësinë e shpirtit e cila përbën begatinë e tërësisë artistike. Poezia e poetit Shaboviq është bindëse, konkrete, shpreh të folmen intelektuale. Ai ngarend në sferën e tërë

ndjenjës dhe mendimit. Ajo gjithsesi më së shumti lexohet në vëllimin e tij poetik “Duke pritur agimin”, duke bartur me vete elementet themelore të strukturës poetike. Shtytjen dhe inspirimin për shkrim e gjen në ngjarjen konkrete, në valëzimin e erës, në gurgullimën e lumit, liqenit, rrezen e diellit, në kujtimin e dashurisë. Kjo është ajo bota e brendshme, drita e cila ka ardhur nga thellësia e shpirtit. Figurat paraqiten nga ndjenja, ato janë të gjalla. Ajo është esenca e çdo poeti të drejtë, relacioni i ti ndaj botës dhe lexuesit. Kuptimi i tërës është në figurë, metaforë dhe në tingullin e mbështjellur. Poezitë janë të frymëzuara me dashuri, frymojnë të qeta, kur e ka më së vështiri, poeti i kthehet vendlindjes dhe në të gjen qetësinë e strehimin. Ai është ai shkëlqimi i jetës, gëzimi që ka mbajtur nga fëmijëria, nga rinia. E dashur për të është figura të cilën kurrë nuk mund ta harrojë.

Poezitë e poetit Hasan Shaboviq të përfshira në vëllimin e tij poetik “Duke pritur agimin”, janë krijuar ndërmjet fjalës dhe qetësisë. Ato ndriçojnë vetminë e tij. Prej andej, tek ai, frymëzimi krijues, natyra e gjuhës, elementariteti i përgjithshëm i poezisë, shprehje e pastër. Amaneti të cilin poeti e bart nga ana tjetër e dukshme, është ai realiteti i përgjithshëm nga i cili vjen vlera e vërtetë e poezisë. Rrugëtimi është kthimi i tij drejt të kahershmes, fjalës së pastër, të dhembjes, dashurisë. Kjo poezi nuk është vetëm, ajo është e gjallë, e hapur, ven lidhjen me realitetit. Poezitë janë të tërësishme, kuptimplote, e që është më e rëndësishme për çdo poet të vërtetë. Poeti në vargjet e poezive të veta përkujton motet e kahmotshme, plot gëzime, i kthehet fëmijërisë, thërret bjeshkët, dashurinë e vendlindjes, e e gjithë kjo vjen si në ëndërr, siç shprehet poeti, i kthehet dritës së vendlindjes. Poezia e poetit Shaboviq është e përmbushur me heshtje, ndriçon brenda, qëndron siç qëndrojnë gjësendet e dashura, miqësia. Ajo është horizont i hapur, lirikë e cila në vete mban të gjitha cilësitë e poezisë së mirë, të vërtetës jetësore, andaj edhe zgjatja e saj e cila begaton trashëgiminë tonë letrare. Përndryshe, Hasan Shaboviq, është poet i njohur, i stilit të veçantë poetik. Në moshë të shtyrë jetësore, ka filluar të merret me poezi. Në moshën e vet 51 vjeçare, në vitin 1986, i është botuar vëllimi i parë me poezi. Deri më tani ka botuar 9 vëllime me poezi. Si pensionist jeton dhe krijon në Malmo të Suedisë, po kohë pas kohe pushimet verore i kalon në vendlindjen e vet në Plavë. E ENJTE, 23 MARS 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

Përfaqësues të institucioneve të shumta zhvilluan takim me banorët e fshatrave që gravitojnë përgjatë rrugës, Kilometri i Shtatë-Fudna- Triesh

Vijojnë punimet në bazë të dinamikës së planifikuar

Triesh- Përfaqësues të institucioneve të ndryshme të kryeqytetit Podgoricë të cilat janë të kyçura në rikonstruksionin e aksit rrugor, kilometri i shtatëFudna-Triesh, kanë zhvilluar në fshatin Stjepoh një takim me banorët e fshatrave të cilat gravitojnë përgjatë kësaj rruge automobilistike. Në këtë takim kanë marrë pjesë drejtori i Agjencisë për Ndërtimin e Podgoricës, Marko Rakoçeviq, drejtoresha e sipërmarrjes publike “Putevi”, Violeta Klikovac, nënkoloneli i Ushtrisë së Malit të Zi, Sasha Ivanoviq dhe përfaqësues të institucioneve të tjera nga kryeqyteti. Fillimisht, në emër të banorëve ka përshëndetur Zef Gjuravçaj i cili ka falënderuar të pranishmit për vizitën, duke i njohur ata me bilancin e punëve që janë kryer deri më tani në këtë aks rrugor. “Në këtë aks rrugor me gjatësi prej 24 kilometrash dhe gjerësi prej 7 metrash janë investuar mbi 700 mijë dollarë amerikanë, kontribut ky i bashkëvendësve tonë nga Trieshi, Koja, Fundnat e nga Malësia të cilët jetojnë në SHBA e gjetiu. Ne u jemi mirënjohës dhe i falënderojmë tej mase të gjithë ata që nga fillimi i punimeve, u angazhuan duke dhënë

32

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MARS 2017

kontributin e tyre në rikonstruksionin e kësaj rruge. Ata prej shumë dekadash e kanë lënë vendlindjen por nëpërmjet kontributit të këtillë, po i rikthehen asaj në mënyrën më të mirë duke krijuar kushte më të favorshme të jetesës në këto zona”, theksoi Gjuravçaj. Ai tregoi se nga fillimi i punimeve në këtë rrugë, premtimet nuk kanë munguar duke bërë të ditur se ka qenë pikërisht kryebashkiaku i Podgoricës ai që ka premtuar mbështetje. “Gjatë kohës kur kryebashkiaku Sllavolub Stijepoviq inspektoi fillimin e punimeve në këtë aks rrugor, tha se kryeqyteti Podgorica do të jetë përkrah jush deri në finalizimin, përkatësisht modernizimin e kësaj rruge”, tha Gjuravçaj duke e cituar kryebashkiakun Stijepoiviq dhe duke shtuar se punimet deri më tani, po vijojnë në bazë të dinamikës së planifikuar. Në të njëjtën kohë, Marko Rakoçeviq, drejtor i Agjencisë për Ndërtimin e Podgoricës, e ka quajtur këtë rrugë një projekt madhor dhe me vlerë të shumëfishtë si për kryeqytetin, ashtu dhe për provincën e tij, gjegjësisht për pjesët rurale. “Kryeqyteti Podgorica është përherë

i gatshëm të mbështesë zhvillimin e pjesëve rurale periferike të Podgoricës, nëpërmjet projekteve që po realizojmë në bashkëpunim me Ushtrinë e Malit të Zi, të cilat kanë rëndësi të shumanshme si për Podgoricën ashtu dhe për vendasit e këtyre zonave. Me zgjerimin e 25 kilometrave rrugë, me gjerësi nga 3 në 7 metra, krijohet mundësia për valorizimin e potencialeve bujqësore të këtyre anëve, në mënyrë që vendasit t’u rikthen fshatrave të tyre. Ne, brenda kapaciteteve tona financiare, do të vijojmë edhe më tutje me projekte të këtilla”, u shpreh Rakoçeviq. Ndërkaq, drejtoresha e Ndërmarrjes Publike “Putevi”, Violeta Klikovac, tha se ky aks rrugor lidh fshatra të tëra dhe hap mundësi të reja për valorizimin dhe promovimin e bukurive dhe vlerave të këtyre zonave. “Kryeqyteti Podgorica do vijojë më tej të mbështesë këtë projekt me aq mundësi financiare sa do të këtë në dispozicion, duke investuar në pjesën e asfaltimit i cili do të jetë i ndarë në faza. Falënderoj diasporën që ka investuar në këtë projekt madhor si dhe Ushtrinë e Malit të Zi”, u shpreh Klikovac. Nënkoloneli i Ushtrisë së Malit të Zi, Sasha Ivanoviq mes tjerash ka thënë se Ushtria e Malit të Zi, çdo vit është e kyçur në realizimin e projekteve të caktuara pothuajse në të gjitha komunat në Mal të Zi, duke bërë të ditur se angazhimi i tyre është mundësi e mirë edhe për trajnimin e ushtrisë për të qenë të gatshëm të përballojnë operacione të natyrave të ndryshme. Në fund të këtij takimi, zyrtarëve në fjalë u është shtruar një drekë me prodhime tradicionale të zonës. t.u.


MOZAIK

Në seancën e tretë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Gucisë

U zgjodhën komisionet dhe këshillat e Kuvendit

Guci - Në seancën e tretë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Gucisë, të mbajtur të mërkurën, më 15 mars, në sallën e vogël të Qendrës së Kulturës, pas verifikimit të mandatit të këshilltarit të ri të PDS-së, Adell Damjanoviq, i cili zëvendësoi këshilltarin Srgjan Paviqeviq, të cilit i pushoi mandati për shkak të konfliktit të interesit, u zgjodhën komisionet dhe këshillat kuvendore. Mirëpo, mu në fillim të punës së seancës, këshilltarët e Partisë për Gucinë (PG), të cilët janë pjesë e pushtetit lokal, kanë kundërshtuar mënyrën e veprimit të Këshillit për zgjedhje dhe emërime për shkak të (mos)respektimit të Statutit të Kuvendit të Komunës. Këshilltari i PG-së, dr. Rusmin Llalliçiq, njëherazi kryetar i saj, ka tërhequr vërejtjen se anëtarët e kësaj partie nuk janë në krye të asnjë këshilli apo komisioni të Kuvendit, edhe pse sipas fuqisë (6 mandate) janë subjekti i dytë politik në kuvend. “Edhe pse ka kaluar nëpër Këshillin për zgjedhje dhe emërime, ndoshta nga pakujdesia e anëtarit tonë, propozimet për përbërjet e këshillave kuvendore nuk janë bërë në harmoni me Statutin e Kuvendit të Komunës. Pra, nuk është respektuar përfaqësimi proporcional i numrit të këshilltarëve në KK, ku ne jemi partia e dytë sipas fuqisë, andaj presim që lëshimi i bërë të përmirësohet. Në të kundërtën, ne do të jemi kundër atyre këshillave”, ka paralajmëruar Llalliçiq.

Këshilltari i PDS-së, Demir Bajroviq, ka theksuar që të gjithë anëtarët, të cilët kanë qenë të pranishëm në takimin e Këshillit për zgjedhje dhe emërime, propozimet e tilla i kanë miratuar, dhe më pas ka lutur kryetarin e Kuvendit të Komunës që propozimi të shkojë në votim. Ndaj kësaj ka reaguar këshilltari i PGsë, Fahrudin Dervisheviq. “Kërkoj që të gjendet modeli nëse ekziston mundësia, e ajo sigurisht ekziston, duke pasur parasysh se është shkelur Rregullorja e punës dhe është cenuar neni 3 i Statutit të Kuvendit, i cili saktëson që përbërja e Këshillit duhet t’i përgjigjet përfaqësimit partiak të këshilltarëve të Kuvendit të Komunës. Këshilli për zgjedhje dhe emërime atë problem le ta shikojë në mënyrë korrekte dhe le ta përmirësojë lëshimin e bërë. Nëse ashtu dëshironi të veproni, propozimi le të shkojë në votim, kurse ne do të jemi kundër”, ka theksuar ai. Këshilltari i PSD-së, dr. Elvis Omeragiq, ka sugjeruar që të votohet sepse këshillat punuese menjëherë duhet të zgjedhen pasi që kjo është uverturë për seancën e radhës, në të cilën duhet shqyrtuar buxheti i komunës, e për këtë ka pak kohë. Pas pushimit disa minutësh, të dhënë nga kryetari i KK-së, Xhenadin Radonçiq, këshilltari Bajroviq i ka qëndruar propozimit të mëhershëm duke përsëritur që të gjitha partitë i kanë pasur anëtarët e vet në Këshillin për zgjedhje dhe emërime, të cilët njëzëri kanë miratuar propozim vendimet e të

gjitha komisioneve dhe këshillave të organeve të Kuvendit. Ai përsëri e ka lutur kryetarin e KK-së që atë pikë ta nxjerrë në votim. Nga 29 këshilltarët e pranishëm, propozimi është miratuar me 23 vota “për” dhe 6 “kundër” të këshilltarëve të Partisë për Gucinë. Përbërjet e këshillave të tjera janë miratuar kryesisht me shumicë votash. Kryetar i Komisionit për vetëqeverisjen lokale është zgjedhur Ibrahim Omeragiq, i Komisionit për çështje komunale-banesore, mbrojtje të mjedisit, zhvillim, ekonomi dhe financa - Ferka Jaroviq, i Komisionit për veprimtari shoqërore - Asdren Çelaj. Në krye të Këshillit për përcjelljen dhe zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit është zgjedhur - Merdin Çekiq, Këshillit për parashtrime, propozime dhe mbikëqyrje shoqërore - Naser Radonçiq, Këshillit për dispozita - Samra Kanjizha, Këshillit për bashkëpunim ndërkombëtar - Sherif Feratoviq, Këshillit për mbrojtjen e mjedisit jetësor - Suad Gjurkoviq, Këshillit për çështje fetare Ruzhdija Radonçiq. Këshilltarët që do të marrin pjesë në lidhjen e martesave janë: Naser Radonçiq, Ajsha Gaçeviq, Irfan Dervisheviq, dr. Elvis Omeragiq, Miftar Balidemaj dhe Lirim Goçaj. Seanca e radhës pritet të mbahet deri në fund të këtij muaji, në të cilën do të shqyrtohet Propozim vendimi për buxhetin e komunës për këtë vit. Shaban Hasangjekaj  E ENJTE, 23 MARS 2017

Javore KOHA

33


SPORT

Ekipi i futbollit të Gjimnazit “25 Maji” në Tuz

Shpallet kampion i Malit të Zi në futboll të vogël

Ekipi i futbollistëve të Gjimnazit “25 Maji” në Tuz është shpallur kampion në futboll të vogël në kampionatin garues të të gjitha shkollave të mesme në Mal të Zi. Nxënësit e kësaj shkolle kanë arritur të fitojnë dy ndeshjet finale të cilat janë zhvilluar në Plevlë me 10 mars me rezultatin 8: 2 ndaj ekipit të Plevlës dhe po ashtu shënuan epërsi në finale ndaj ekipit të Danillovgradit me të njëjtin rezultat. Drejtoresha e kësaj shkolle, Milijana Daboviq në një prononcim për “Koha Javore” e vlerësoi lart fitoren e këtyre nxënësve në këtë kampionat, duke thënë se këtë ekip futbolli e përbëjnë talentë të dalluar në futboll, të cilët përveçse në ekip të shkollës, luajnë dhe në skuadra të njohura në rang kombëtar të Malit të Zi.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 23 MARS 2017

“Kjo fitore është arritje shumë e madhe për nxënësit, mësimdhënësit dhe në përgjithësi për shkollën tonë, duke qenë se të gjithë së bashku me një përkushtim të devotshëm arritëm ta shpërblejmë mundin e përbashkët me këtë rezultat. Kjo nuk është hera e parë që nxënësit tonë na sjellin rezultate të kënaqshme, por është një fitore në vargun e atyre që kanë pasur në të kaluarën. Ky gjimnaz ka qenë përherë i njohur me sportistë të dalluar”, u shpreh Daboviq. Ajo më tej tregon se vitin që vjen, shkolla që ajo drejton do të jetë mikpritëse e kampionatit të shkollave të mesme në Mal të Zi, duke qenë se fituesi është nikoqir i kampionatit të radhës. “Duke pasur parasysh fitoren tonë

në këtë kampionat, në vitin 2018 do të jemi përfaqësues të Malit të Zi në kampionatin botëror të shkollave të mesme në futboll të vogël. Kampionati në fjalë zhvillohet edhe sivjet, mirëpo për fat të keq nuk arritëm të bëhemi pjesë e tij, për shkak të mungesës së sponsorëve. Në kampionatin e 2018-tës, do të përpiqemi me të gjitha mënyrat që këta djem të artë t’i dërgojmë në kampionatin botëror”, sqaroi Daboviq. Vlen të përmendet se edhe dy nxënës të kësaj shkolle David Arapaj dhe Zijedin Beqaj, u shpallën kampionë në kategorinë për seniorë në sportin e taekwondos, në kampionatin “Zrenjanin Open” të mbajtur para pak ditësh në Serbi. Ata u shpërblyen me medalje të arta. t.u.


SPORT

Java e sportit në Ulqin

Sukses për klubet sportive

Java që lamë pas ishte e suksesshme për klubet sportive të Ulqinit. Futbollistët e Otrant Olimpikut, pas barazimit në fushën e vet, triumfuan si mysafirë ndaj skuadrës së Radniçkit 2 me o , në javën e 21 të Ligës së Dytë të Malit të Zi. Fitorja e ulqinakëve asnjëherë nuk erdhi në pyetje pasi që futbollistët e Randiçkit nuk luajtën ashtu siç kishin planifikuar. Në fushë nuk u treguan aq të rrezikshëm për të shënuar gol. Ndeshjen e mbyllën me humbje të merituar. Me këtë fitore skuadra e Otrant

Olimpikut u rikthye në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit. Ajo tani ka 29 pikë, 10 më pak se skudra e Komit , e cila kryeson tabelën me 39 pikë sa ka grumbulluar edhe skuadra e Rozhajës. Të suksesshëm ishin edhe basketbollitët e Ulqinit, të cilët fituan bindshëm në parketun e vet skuadrën e Ibrit me rezultat 81:67, në Esrte Ligën Malazeze. Basketbollistët vendas në çerekun e parë krijuan tri pikë epërsi (21:18), dhe këtë diferencë e ruajtën deri në “ pushimin e madh”

(39:36). Falë lojës së shkëlqyeshme dhe shënimeve efikase nga distanca të basketbollistit ulqinak Vaso Milloviq skuadra e tij dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes kaloi në avantazh prej dhjetë pikësh. Rozhajasit nuk arritën të reagojnë deri në fund të ndeshjes. Përkundrazi nikoqirët ngritën diferencën dhe triumfuan me 14 pikë diferencë. Basketbollisti më efikas nga radhët e Ulqinit ishte Milloviq me 23 pikë, kurse nga radhët e Ibrit Lujiq me 21 gj. gj. pikë . E ENJTE, 23 MARS 2017

Javore KOHA

35


KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv

Podgoricë e enjte, 23 mars 2017 Viti XVl Numër 757 Çmimi 0,50

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Qençe nuk jetohet ma

SH

ISSN 1800-5696

a m t e h o t e j uk n e ç n e Q 01 HA LL EVE QIP TARË T E 10

Kadare meriton Nobelin!

6965-0081 NSSI

Mediat e lira dhe korrupsioni

Bukuroshja e fjetur

korrupsioni lira dhe Mediat e

e fjetur Bukuroshja

e A avorH KJO Podg oricë e enjte

, 15 dhjet or 2016

Viti XV Numë r

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Qëndrimi anticivilizues i një politikani 6965-0081 NSSI

Në udhëkryq

trashëgimisë KULTURORE SHQIPTARE

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qy teti më Shkodra,

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

APATIA politike

Në udhëkryq

APATIA politike

Tjetërsimi i

Në udhëkryq

Kadare meriton Nobelin!

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

jetohet ma Qençe nuk SHQIPTARËT E 1001 HAL

LEVE

KJO avorH e A

744 Çmim i 0,50

Podgoric ë e enjte, 15 dhjetor

Shikoni arkivin e revistës në portalin www.kohajavore.org SHQIPTARE KULTURORE trashëgimisë

Tjetërsimi i E-mail: kohajavore@t-com.me

Javore KOHA www.kohajavore.org

www.facebook.com/kohajavore Podgoricë e enjte, 23 mars 2017 Viti XVl Numër 757 Çmimi 0,50

2016 Viti XV Numër 744

Çmimi 0,50

Koha 757  

Koha Javore numër 757, botuar më 23.03.2017

Koha 757  

Koha Javore numër 757, botuar më 23.03.2017

Advertisement