Issuu on Google+

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 16 shkurt 2017 Viti XVl Numër 752 Çmimi 0,50

Ulqini - qyteti i ndërtimeve të pakontrolluara ISSN 1800-5696

Dy rrugët e Idromenos

Mbyllja hermetike e Shqipërisë


PËRMBAJTJE

4

Të angazhuar për t’i ngritur marrëdhëniet në nivel më të lartë 5

Paralajmërohen marrëveshje të tjera

Teknologjia e re po zëvendëson gradualisht leximin tradicional 14

Thyerja e heshtjes së zgjatur mbi 6 përdhunimin gjenocidal në Kosovë

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017


PËRMBAJTJE

20

26

Simbol i hotelerisë së Ulqinit

Filmi kosovar ‘Home’ merr çmim në BAFTA

Kajoshaj: Zbatimi i marrëveshjes së firmosur, mbetet për t’u parë 33

U ribotuan për herë të tretë veprat e Jusuf Gërvallës KOHA Javore e A vorH KJaO

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor

zitiv poAPATIA Shqiptarët në Mal të Zi gjatë

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

6965-008

Në udhëkryq

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

trit-onhjë Teaje

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Ulqini - qyteti i ëve ndërtimeve të ulqinaka re mungu ë e pakontrolluara dëshir et ma Në udhëkryq

vitit 2016

politike

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

0,50

ND RYSH IM

Podgoricë e enjte, 16 shkurt 2017 Viti XVl Numër 752 Çmimi 0,50

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

2016 Viti XV Numër 746 Çmimi

Pa ndonjë

KOHA Javore

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

24

1001 HALL EVE

Dy rrugët e Idromenos

Mbyllja hermetike e Shqipërisë

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

ISSN 1800-5696

uk Qençe n Idromenos Dy rrugët e

Shqipërisë hermetike e Mbyllja

pakontrolluara ndërtimeve të avoreHAUlqini - qyteti i KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Mali i Zi dhe Kosova nënshkruan marrëveshje për partneritet dhe për bashkëpunim ndërkufitar

Paralajmërohen marrëveshje të tjera

Mali i Zi dhe Kosova kanë nënshkruar të premten marrëveshjen për partneritet dhe marrëveshjen për bashkëpunim ndërkufitar mes dy shteteve në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar “IPA II 20142020”, në bazë të të cilit komunave që ndodhen në zonën kufitare do t’u ndahen mjete në vlerë prej 8.4 milionë euro. Marrëveshjet janë nënshkruar nga ministri i Malit të Zi për Çështje Evropiane, Aleksandar Andrija Pejoviq, dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Podgoricë, Skender Durmishi. Sipas tyre, fondet e akorduara do të

4

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunave që janë në zonën kufitare, si dhe shfrytëzim më të mirë të burimeve të tyre natyrore. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë për Çështje Evropiane thuhet se ministri Pejoviq ka theksuar se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve paraqet vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që e kanë filluar institucionet e Malit të Zi dhe Kosovës që në vitin 2010, në kuadër të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se Thirrja e parë e Programit IPA Mali i Zi – Kosovë 20112013 ka treguar interesim të madh të shfrytëzuesve në të dy anët e kufirit,

në kuadër të të cilit janë financuar nëntë projekte me vlerë prej 3.7 milionë euro. Ndërkaq, ambasadori i Republikës së Kosovës, Skender Durmishi, ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjeve dhe ka thënë se ato do të kenë rëndësi të madhe për jetën e përditshme të banorëve në zonat kufitare dhe se do të afirmojnë më tej bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve. Ai ka paralajmëruar se në periudhën e ardhshme do të pasojë nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh dypalëshe që do të avancojnë bashkëpunimin në fushat e zhvillimit ekonomik, kulturor (Kohapress) etj.


NGJARJE JAVORE

Delegacioni i Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë qëndroi në vizitë pune në Mal të Zi

Të angazhuar për t’i ngritur marrëdhëniet në nivel më të lartë Podgoricë/Ulqin – Delegacioni i Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga kryetarja Arta Dade, qëndroi më 8 dhe 9 shkurt në vizitë pune në Mal të Zi, ku është pritur në takime të veçanta nga kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, nënkryetari i Kuvendit, Genci Nimanbegu, dhe kryetari i Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Emigracionin, Andrija Nikoliq. Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, ka thënë se Mali i Zi dhe Shqipëria paraqesin shembull të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimit miqësor në fushat me interes të përbashkët. Ai ka deklaruar se duke pasur parasysh që bashkëpunimi parlamentar paraqet pjesë të rëndësishme të marrëdhënieve të përgjithshme, duhet të avancohet në mënyrë të vazhdueshme niveli ekzistues i bashkëpunimit. “Marrëdhëniet e jashtëzakonshme politike të Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe intensiteti ekzistues i dialogut në nivelin më të lartë, janë parakusht i domosdoshëm për forcimin e marrëdhënieve ekonomike”, ka theksuar Brajoviq. Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, Arta Dade, ka thënë se Shqipëria është

plotësisht e angazhuar për t’i ngritur në një nivel më të lartë marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. “Konstatojmë me kënaqësi se edhe Mali i Zi ndan të njëjtin vlerësim për marrëdhëniet me vendin tonë”, është shprehur ajo. Dade ka theksuar se Shqipëria ka mbështetur fuqimisht anëtarësimin e Malit te Zi në NATO dhe beson se kjo i shërben forcimit të mëtejshëm të Aleancës si dhe rritjes së sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm brenda rajonit, por edhe në të gjithë zonën Euro–Atlantike. Bashkëbiseduesit ranë dakord se rritja dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat dikton edhe nevojën e një bashkëpunimi më intensiv ndërmjet parlamenteve të të dyja vendeve dhe u angazhuan për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Gjatë takimeve, në mënyrë të posaçme me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, një vend të rëndësishëm zuri edhe tema mbi pozitën dhe rolin e shqiptarëve në Mal të Zi në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Nënkryetari Nimanbegu i ka njoftuar anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë me kërkesat shumëvjeçare të shqiptarëve në Mal të Zi, lidhur me definimin përfundimtar të statusit të

Komunës së Tuzit (Malësisë), kthimin e pronave pronarëve në Valdanos, gjendjen në Kriporen e Ulqinit, përfaqësimin proporcional të shqiptarëve në institucionet shtetërore, problemin me menaxhimin e bregdetit nga Ndërmarrja Publike “Të mirat detare” etj. Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, Arta Dade, ka shprehur gatishmërinë e Republikës së Shqipërisë për të ndihmuar realizimin e kërkesave të shqiptarëve në Mal të Zi, të cilët sipas saj, janë në fokus të interesimit gjatë çdo takimi zyrtar me përfaqësuesit shtetërore malazezë. Gjatë vizitës në Mal të Zi, kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, Arta Dade, e shoqëruar nga anëtarët e këtij komisioni, Namik Dokle, Aldo Bumçi, Luljeta Arapi dhe Edlira Çekrezi, u pritën gjithashtu nga ministri i Jashtëm i Malit te Zi, Prof. Dr. Srgjan Darmanoviq, si dhe zhvilluan një takim me ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmet Zenka. Në përfundim të qëndrimit të tyre në Malin e Zi, delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë bëri një vizitë në qytetin e Ulqinit, ku zhvilloi takim me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu. (Kohapress) 

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Thyerja e heshtjes përdhunimin gjen

Marrëveshja e Paqes e Daytonit u nënshkrua më 21 dhjetor 1995. Në D Ngarkuarin nga SHBA për Ballkan të ndjerin Richard Holbrooke dhe Sllob

Shirley Cloyes DioGuardi

(Vazhdon nga numri i kaluar) Me këtë kuptohej se lufta e nxehtë do të vazhdojë—duke lëvizur prej Bosnjës dhe kthyer në Kosovë. Pasi që kushtet nën okupimin serb u përkeqësuan, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u shfaq në vitin 1996. Sikur që do të dilnin ngjarjet, caku origjinal i Millosheviqit nuk ishte, sipas fjalëve të tij UÇK “terroriste, separatiste”, por e tërë popullata civile e kombit shqiptar. Në shkurt të vitit 1998, UÇK do të vijë në mbrojtje të shqiptarëve kosovarë kur paramilitarët serbë dhe trupat ushtarake sulmuan qytetin e Drenicës, duke plaçkitur e vrarë rrugës nëpër tërë Kosovën. Dhjetë vite të pushtimit brutal tani kanë kulmuar me luftën gjenocide. Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Perëndimore qëndruan anash derisa nuk u bë e qartë se Kosova vetëm që nuk është shndërruar në një Bosnje tjetër. Pas bisedave të dështuara për paqe në Rambouillet, Francë, NATO ka filluar sulmet ajrore kundër Serbisë më 24 mars 1999. Pas shtatëdhjetë e tetë ditëve, Millosheviqi do të kapitullojë. Në fund të luftës, në qershor të vitit 1999,

6

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

komuniteti ndërkombëtar ka raportuar se më tepër se 12,000 shqiptarë kosovarë janë vrarë, me mijëra e më shumë janë arrestuar dhe torturuar (duke përfshirë përdhunimin në masë të grave), dhe më tepër se një milion janë dëbuar prej shtëpive të tyre në kampe të refugjatëve në Shqipëri dhe Maqedoni nga forcat paramilitare dhe ushtarake të Millosheviqit. Dy vjet më vonë, më 28 qershor 2001, Millosheviqi do të ekstradohet te Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve të Luftës në Hague dhe do të akuzohet për krimet e luftës dhe gjenocid në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë. Derisa intervenimi i NATO-s në Kosovë ka sjellë përfundimin e marshit gjenocidal nëpër Evropë të gjatë një dekadë nga diktatori i ndjerë Serb Sllobodan Millosheviq, më tepër se 13,000 Kosovarë janë vrarë ose zhdukur, më tepër se gjysma e popullatës është prekur nga konflikti, dhe shumë të mbijetuar kanë përjetuar traumën. Kjo nuk ka sjellë deri te përfundimi i trazirës, dhe nuk i ka shëruar të gjitha plagët e luftës—me siguri se jo dhimbjen e grave kosovare të

cilat kanë pësuar përdhunimet, format e tjera të dhunës, dhe vdekjen e anëtarëve të familjeve dhe komuniteteve të tyre.

Gratë kosovare: Ndarja e grave në Rurale / Urbane në rolet e definuar me kulturë

Gjashtëdhjetë për qind të popullatës së Kosovës banon në zonat rurale. Sociologia Linda Gusia e Universitetit të Prishtinës dhe Nora Ahmetaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, një “think tank” (trup i ekspertëve që japin këshillë dhe ide specifike mbi problemet politike dhe ekonomike) që bën kërkim për zgjedhje të problemit duke i hulumtuar çështjet e drejtësisë tranzicionale, pajtohen se dallimet në mënyrën si janë perceptuar dhe trajtuar gratë në zonat rurale dhe urbane përpara okupimit dhe gjatë luftës nga shoqëria shqiptare nuk mund të përcaktohen në mënyrë empirike sepse nuk ekzistojnë të dhënat. Megjithatë, ato pajtohen se ndarja midis komuniteteve urbane dhe rurale është reale dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

s së zgjatur mbi nocidal në Kosovë

Dayton, shqiptarët nuk janë thirrur si pjesë e marrëveshjes të bërë me të bodan Millosheviqin dhe Kosova është lënë jashtë tavolinës

kjo ka qenë më e thellë kur Kosova ishte pjesë e sistemit të Jugosllavisë sepse Jugosllavia “ka investuar më shumë në qytete në ekonomi, në arsimim dhe ideologjikisht.” Si rezultat, gratë në zonat rurale—me më pak qasje ndaj arsimimit dhe punësimit, më të varfra, dhe me një infrastrukturë joadekuate—kanë qenë shumë më pak në gjendje që të përgatiten dhe të përballen me realitetet e okupimit nga Serbia dhe të luftës. Antropologia Janet Reineck është njëra prej pak shkencëtareve të shkencave shoqërore e cila ka eksploruar jetët e grave kosovare rurale përpara pushtimit të Serbisë. Në vitet 1980-ta, ajo ka gjetur se masat e shqiptarëve rural kanë qenë “ende të zhytur në një retorikë mbi nderin dhe turpin” që rridhte nga e kaluara, dhe se përqafimi i kësaj tradite historike patriarkale është ngritur si përgjigje ndaj presionit të madh serb. Ajo ka dokumentuar besnikërinë e shqiptarëve ndaj kësaj tradite, të karakterizuar me “respektimin e moshës dhe shtresimin e gjinisë, nënshtrimin ndaj vullnetit kolektiv, kufizimin e lëvizjes

së grave jashtë shtëpisë, martesat e aranzhuara, pasurisë së fryrë të nuses dhe ritualet e dasmës, dhe në disa zona rurale, mohimin e arsimimit të mesëm për femra.” Reineck ka pranuar se ka ekzistuar një shkallë e dallimit me të cilën njerëzit në pjesën rurale që jetonin në familjet e zgjeruara dhe elita urbane si e respektonin traditën historike dhe i përshtateshin nga frika e refuzimit kolektiv. Nora Ahmetaj ka qenë e shpejtë të theksojë në një prej bisedave të mia me të se respektimi i mostrave tradicionale gjinore ka qenë një çështje e shkallëzimit, e jo e llojit, dhe se dhuna në familje (të cilën Reineck nuk e ka adresuar) ka qenë realitet si për gratë rurale ashtu edhe për ato urbane, me rrënjët e veta në traditën shumë patriarkale për të cilën ka shkruar Reineck. Duke u rritur në një familje përparimtare që ka arsimuar katër motra dhe një djalë, përfshirë studimin dhe udhëtimin jashtë shtetit, Ahmetaj më tha se: Ne kemi menduar se të gjithë kanë trajtuar vajzat sikur që ne ishim të trajtuara. Më vonë në jetë unë kam

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kuptuar se koncepti i “pater familias” funksionon jo vetëm përmes burrit, por përmes gjyshit, babës, dhe vjehrrit. Këtu është një cikël vicioz. Meshkujt nuk dinë se si të qëndrojnë të fuqishëm, dhe kështu e vetmja forcë që ata mund të përdorin ose keqpërdorin është përmes bashkëshorteve të tyre. Etërit nuk i edukojnë djemtë. Ata nuk thonë se ti nuk duhet të shkosh nëpër të njëjtin cikël vicioz si babai yt dhe gjyshi yt. Ti nuk ke nevojë ta keqtrajtosh gruan tënde; ti duhet ta trajtosh më mirë. “Pater familias” është aq dominues sepse kjo është trashëgimi e së kaluarës së Kosovës, ku ekziston mungesa e një shteti të fortë, komuniteteve të forta, dhe institucioneve të forta. Kjo i çon njerëzit që të mblidhen rreth familjes në kërkim të forcës dhe sigurisë. Por në këtë formë kjo është një siguri e rrejshme, sepse familja mund të përzihet në jetën tuaj, mënyrën se si ju mendoni dhe mënyrën se si jetoni. Dhe kur kjo ndodhë, familja bëhet një tmerr, e jo një burim i fuqisë. (vazhdon) E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Historia e një çmendurie kombëtare

Shpallja e Shqipërisë si shtet i parë ateist në botë

Në historinë e kombeve të mëdha e të vogla ndodhin lloj-lloj fatkeqësish: luftëra, pushtime, fatkeqësi shkurt të vitit 1967 ndodhi një ngjarje që, për nga përmasat dhe pasojat fetare, kombëtare dhe kulturo të Shqipërisë dhe të shqiptarëve

Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork Atë ditë, regjimi komunist, me Enver Hoxhën në krye, filloi një luftë të ashpër kundër fesë, klerikëve dhe institucioneve fetare, duke shpallur Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë, diçka që as deri atëherë dhe as deri më sot nuk e ka bërë ndonjë popull ose komb tjetër në botë. Është kjo një ditë fatzezë në historinë e jetës fetare, kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve, që Arkipeshkvi i Shkodër-Pultit, i Përndershmi Angelo Massafra, në kujtim të këtij 50-vjetori fatzi, shkruan në portalin katolik peregrinus.al, se ky përvjetor shënon ditën kur Enver Hoxha deklaroi “vdekjen” e Perëndisë, “duke u mbrojtur pas një ideologjie të korruptuar, të imponuar me anë të terrorit”, një ditë kur, “një njeri i jepte vetes të drejtën të cenonte lirinë e njerëzve të tjerë. Ishte kjo një ditë kur “Përballë Fjalës Krijuese të Hyut, Shqipëria zg-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

jidhte fjalën shkatërrimtare të diktatorit të vet”, shprehet Kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit në shkrimin e tij. Në Shqipërinë tonë post-komuniste -- u kërkoj falje miqve të mi të cilët, ndoshta me të drejtë, më korigjojnë shpeshëherë për këtë përcaktim të sistemit politik të këtyre 25 viteve të fundit atje – sidomos vitet e fundit, vihen re tendenca për të rehabilituar regjimin diktatorial komunist dhe figurën e Enver Hoxhës me qëllim për të revizionuar historinë e asaj periudhe, dhe me kollajllëk për të “harruar” përvjetorë si ky. Në një mungesë totale të solidarizimit me viktimat e kësaj politike të çmendur 50-vjetë më parë, me sa kam venë re, ky përvjetor nuk tërhoqi ndonjë vëmendje nga institucionet shqiptare, as nga media, dhe as nga udhëheqsit politikë të cilët në faqet e tyre elektronike mezi presin të shënojnë çdo gjë, me rëndësi e pa rëndësi, historike dhe jo aq historike. Por, sa për kujtesë, ishte Shkurti i vitit 1967, kur Enver Hoxha mbajti fjalimin me titull, ‘’Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit’’, fjalim ky me të cilin ai, shpalli luftë kundër ‘’ideologjisë fetare’’ dhe ‘’zakoneve prapanike’’, duke e sanksionuar me ligj Shqipërinë kundër

Zotit dhe si vendin e parë dhe të vetëm ateist në historinë botërore. Fjalimi i diktatorit mund të konsiderohet edhe si mbarimi i luftës kundër klerit dhe i tre institucioneve fetare të shqiptarëve, sepse kalvari i tyre, në të vërtetë, kishte filluar ç’prej vitit 1945. Shumica e klerikëve katolikë shqiptarë, por edhe i të dy feve të tjera, mysimanë dhe ortodoksë, u vranë ose vdiqën nën tortura të paimagjinueshme nepër burgjet dhe kampet komuniste të regjimit hoxhist, në periudhën 1945-1960. Numri i saktë i klerikëve të vrarë ose të vdekur nepër burgjet dhe kampet e përqendrimit -- katolikë, myslimanë dhe ortodoksë -- nën torturat më ç’njerëzore të asaj periudhe -- ndoshta nuk do të dihet kurrë. Deri më 1950, komunitetet fetare në Shqipëri ishin dobësuar deri në një pikë sa që nuk mund të flitej më për ndonjë veprimtari normale të këtyre komuniteteve. Ironia tragjike e kësaj situate është se e gjithë këjo shfarosje ndodhi ndërsa njëkohsisht, kushtetuta e Shqipërisë komuniste garantonte lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes. Përveç ndalimit të fesë, me fjalimin e Enver Hoxhës në shkurt të vitit 1967, Shqipëria komuniste kishte nisur gjithashtu revolucionin e saj bazuar

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

të natyrës, e tjera. Gjysëm shekulli më parë, pikërisht më 6 ore, mund të cilësohet si një ditë fatkeqe në historinë moderne

në Revolucionin Kulturor Kinez, duke e zhytur kështu kombin shqiptar në një katastrofë kulturore përmasash historike të paparë ndonjëherë, ndërkohë që ndërmori krimet më çnjërzore kundër popullit të vet, duke zhdukur pjesëtarët më të dalluar të elitës intelektuale dhe fetare shqiptare dhe së bashku me ta edhe një pjesë të madhe të thesarit të kulturës, të letërsisë dhe të traditave mijëravjeçare të kombit shqiptar. Në këtë 50-vjetor, i ashtuquajturi Revolucioni Kulturor në Shqipëri – vërtetësisht një kopje fatzezë e Revolucionit Kulturor dhe ideologjik të Kinës Komuniste – nuk mund të kuptohet as të shikohet ndryshe veçse një krim përmasash kombëtare, i kryer nga një regjim anti-kombëtar, në emër të një ideologjie sllavo-aziatike, kundër historisë dhe kulturës së kombit shqiptar. Ishte kjo një ideologji që kishte për qëllim zhdukjen e elitës fetare dhe kulturore shqiptare, e cila ndonëse e përbuzur dhe e zhdukur fizikisht -atëherë dhe sot dëshmon gjithnjë vlerat njerëzore, intelektuale, shpirtërore dhe shoqërore, të cilat nuk zhduken kurrë ndër shqiptarët. Nuk besoj të ketë ndonjë popull tjetër – kur të merret parasysh numri I popullë-

sisë së Shqipërisë – që të ketë pësuar vuajtje, procese gjyqësore dhe tortura më të mëdha dhe më të tmershme gjatë shekullit të kaluar se populli shqiptar. Duke iu referuar periudhës komuniste, Papa Gjon Pali i Dytë me të drejtë është shprehur se: “Historia nuk ka parë ndonjëherë ato që kanë ndodhur në Shqipëri”. Prandaj, është shumë e vështirë të merret me mend se si është e mundur që udhëheqësit politikë shqiptarë, institucionet shtetërore dhe kulturore të vendit -- në një përvjetor si ky -- të mos ndjejnë asnjë obligim ose përgjegjësi morale për të kujtuar këtë njollë të zezë të historisë kombëtare dhe viktimat e asaj periudhe. Ata heshtin duke mbajtur qëndrime indiferente ndaj gjenocidit fetar në Shqipëri dhe ndaj shkeljeve flagrante të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të lirive bazë të njeriut, përfshirë lirinë fetare të asaj kohe. Ndoshta miqtë e mi kanë të drejtë se përcaktimi “periudha post-komuniste” në Shqipëri, duhet të cilësohet disi ndryshe. Sidoqoftë, ajo që mund të bëjmë në këtë 50-vjetor, në qoftë se asgjë tjetër, të pakën të kujtojmë këtë çmenduri kombëtare dhe viktimat e saj të pafajshme

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

-- të kësaj periudhe tragjike të historisë së Shqipërisë -- me shpresën që ato krime të mos përsëritën më -- në ato forma ose ndryshe -- në trojet shqiptare, nga shqiptari kundër shqiptarit ose nga të huajt kundër shqiptarëve. Por për fat të mirë, Perëndia nuk e kishte harruar Shqipërinë dhe shqiptarët. Ashtu siç është shprehur edhe Dom Simon Jubani, gjatë meshës së parë në nëntor të vitit 1990, se megjithë përpjekjet e Enver Hoxhës për të zhdukur përgjithmonë fenë në Shqipëri, “Kishat e xhamitë i lartësojnë përsëri këmbënaret dhe minaretë e tyre drejt qiellit si rrufepritëse, sinjal i shembjes së vetë diktaturës”. Por jo vetëm kaq. Në këtë përvjetor të harruar le të shikojmë drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë shqiptarët, duke iu bashkuar mesazhit shpresëdhënës të Papa Gjon Palit të II, në vizitën që bëri në Shqipëri më 25 prill, 1993, drejtuar qytetarëve dhe besimtarëve të pranishëm në Sheshin Skënderbe në Tiranë, ku mes tjerash ka thënë: “Shqipëri qëndro në lartësinë e detyrave që të presin. Të mos harrohet e kaluara, por të shikohet e të ndërtohet me guxim e ardhmja”. Me atë rast, Papa Gjon Pali i II porositi gjithashtu shqiptarët se, ”Kjo liri e besimit fetar të cilën ju më në fund po e shijoni, nuk është vetëm një dhuratë e çmuar e Zotit për ata që kanë hirin e fesë, por është një dhuratë për të gjithë, sepse liria e besimit në Hyjin është themeli i garancisë për çdo shprehje të lirisë. Ajo prek njeriun në intimitetin e vet, në atë pikë të shenjtë dhe të padhunueshme që është ndërgjegjia, ku qenia njerëzore takohet me Krijuesin dhe fiton ndërgjegjësinë e plotë të dinjitetit të vet. Nga një liri e tillë, e trajtuar ashtu siç duhet, nuk ka përse t’i trembemi asnjë çrregullimi shoqëror.... Siç na mëson edhe feja: nëse kemi një Krijues të përbashkët, që të gjithë jemi vëllezër”, ka deklaruar Papa Gjon pali i II në Tiranë, në prill të vitit 1993. Në këtë 50-vjetor të ndalimit të fesë në Shqipëri dhe të fjalimit famëkeq të Enver Hoxhës, është një obligim moral dhe përgjegjësi politike dhe shoqërore që të kujtojmë krimet dhe viktimat e regjimit komunist, por njëkohsisht të mos harrohen, por të kultivohen përjetësisht, vlerat e vëllazërimit dhe të harmonisë jo vetëm fetare -- për të cilën dallohen shqiptarët -- por të zhvillohet edhe harmonia politiko-shoqërore, si një thesar për të sotmen dhe për të ardhmen e kombit shqiptar. E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Ndikimi i “Amer në marrëdhëniet Amerikës dhe K

Në botëkuptimin “America First” të presidentit Donald Trump, Kosova nuk duhet të pyet vetëm për atë s

David L. Phillips

Ka shumë çështje që kjo mund të arrihet. Shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë, ndërsa shqiptarët nuk kanë mik më të madh sesa SHBA. Mbështetja amerikane për Kosovën, si shtet me dy milionë banorë në Ballkanin perëndimor, çdoherë ka qenë bipartizane. Me shpërbërjen e Jugosllavisë, shqiptarët e Kosovës deklaruan pavarësinë në 1992. Administrata amerikane në mënyrë të suksesshme mbështeti demokracinë dhe të drejtat humane në Kosovë, përfshirë këtu edhe vetëvendosjen. Agresioni serb rezultoi me vdekjen e mbi 10.000 shqiptarëve të Kosovës dhe zhvendosjen e rreth një milionëve. Presidenti Bill Clinton vendosi për bombardimin e forcave serbe dhe ruajti shqiptarët nga gjenocidi i 1999-ës. Presidenti George W. Bush koordinoi deklaratën e pavarësisë në 2008, ku sot 113 shtete kanë njohur integritetin dhe sovranitetin e saj. Momentalisht Kosova nuk është vend i qëndrueshëm. 20 përqind e

10

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

territorit të saj, përfshirë edhe veriun e Mitrovicës dhe lumit Ibër, është nën kontroll të Serbisë. Serbia ndërtoi një mur ndarës në Mitrovicë për të aneksuar atë me “modelin Krimea”. Kosova gjithmonë ka përkrahur marrëdhënie speciale me SHBA. Pas zgjedhjes së Trump dhe tentimit për të lëshuar pe nga Rusia (mbështetësit serb) dhe kërkesa për t’u marrë vetëm me probleme të brendshme, vendos Kosovën në pozitë të palakmueshme. Vojislav Sheshel, lideri i Partisë Radikale Serbe, u bëri thirrje serbo-amerikanëve për të votuar Trumpin. Ai i ftoi ata për të votuar për të “ardhmen e Serbisë”. Serbët ju gëzuan fitores së Trump për shkak të qëndrimit prorus. Ditë pas fitores së tij në Mitrovicë u vendosën shumë postera me fotografinë e Trump ku proklamohej: “Serbët qëndrojnë pas Trump të gjithë sëbashku.” Kosova nuk është e qetë dhe kjo mund të konstatohet pas udhëtimit të trenit provokativ serb në Kosovë, që u ndal më pas nga njësia speciale ROSU. Pas saj reagoi presidenti serb Tomislav Nikoliq duke kërcënuar me dërgimin e ushtrisë serbe për të mbrojtur minoritetin serb. Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis, ofroi garanci për Kosovën duke theksuar: “Kosova është një shembull suksesi se çfarë ndodh kur komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, përkushtohet dhe angazhohet për

mbrojtjen e vlerave dhe interesave të tij.” Ai mbështeti dhe krijimin e ushtrisë së Kosovës. Sipas Mattis në Kosovë janë të stacionuar 4600 trupa të NATO prej tyre 650 ushtarë amerikanë të “Camp Bondsteel” në Kosovën lindore. Ndërkohë që kujtimet e gjeneral Mat-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


rica First” t mes Kosovës

VËSHTRIM & OPINION

se çfarë mund të bëjë SHBA për të, por edhe të konsiderojë se çfarë Kosova mund të bëjë për SHBA

tis janë të mirëseardhura, durimi i Trump nuk është pa limite. Elita politike e Kosovës është e njohur për korrupsionin. Disa shqiptarë të Kosovës nuk largohen nga detyrat zyrtare vetëm për t’u ruajtur nga ecuritë penale. Ekonomia e Kosovës është e rëndë,

papunësia arrin deri në 45 përqind, ndërsa te të rinjtë kjo është shumë më e madhe. Me ekonomi të pazhvilluar vendi është i pafuqishëm për të luftuar radikalizmin. Me 90 përqind muslimanë shumë shqiptarë të Kosovës janë zhvendosur në luftime përkrah ISIS në Siri dhe Irak. Administrata Trump nuk do shkojë larg për të ridefinuar marrëdhëniet Kosovë-SHBA. Duam apo nuk duam, “America First” është kredoja momentale për definimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve. Kosova mund të demonstrojë vlerat e saj si partner i fuqishëm kundër dhunës së ekstremizmit dhe të luftojë terrorizmin. Kosova ka qenë bastion i i tolerancës dhe modernizmit fetar. Mund të jetë model pozitiv për vendet e Europës juglindore. Në nëntor 2016, policia anti-terror arrestoi 19 persona që kishin përgatitur sulme gjatë ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit. Në parim, celula e tyre ishte përgatitur për sulme në Shqipëri, Kosovë dhe gjetkë në Ballkan. Agjencia e Inteligjencës së Kosovës duhet të thellojë bashkëpunimin me zyrtarët amerikanë në fushën kundër-terrorizmit. Gjykata e Kosovës ka kurs të ashpër për ish ushtarët shqiptarë që kanë marrë pjesë në luftimet jashtë shtetit, duke i dënuar mbi 15 vjet burg me procese gjyqësore të përfunduara brenda gjashtë muajsh. Pas forcës së ligjit, Kosova ka zhvilluar një fuqi për

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ngritjen e edukimit, zhvillimin ekonomik dhe moderimin e mesazhit nga imamët. Më shumë mund të bëhet. Politikanët e Kosovës kundërshtojnë idenë se atje ka një problem vijues me radikalizmin. Me ndershmëri dhe vullnet politik, Kosova mund të bëhet lider në parandalimin, përforcimin dhe ri-integrimin. Kosova kërkon anëtarësim në NATO. Në fund Garda Kombëtare e Kosovës mund të jetë një aset për trupat paqësore të NATO-os dhe pjesëmarrjen në operacionet stabilizuese. Në rrugën për kthimin e saj në ushtri të Kosovës, qeveria e Kosovës duhet të ofrojë partneritet për forcat e sigurisë së NATO-os. Krijimi i kapaciteteve mund të integrojë Kosovën në NATO dhe strukturat tjera Euro-atlantike. Veç kësaj, Kosova ka një eksperiencë ekstensive në pastrimin dhe neutralizimin e minave tokësore. Ekspertët e Kosovës me eksperiencën e tyre mund të japin kontributin e tyre duke punuar në kuadër të OKB për çmontimin e minave në vende të ndryshme të botës. Kosova ishte një projekt i komunitetit ndërkombëtar për dekada. Për ta ruajtur këtë, Kosova duhet të demonstrojë vlerat e saj përpara administratës Trump. Operacioni më i madh është siguria, që mund të shërbejë për agjendën Trump të “America First” . Do ishte edhe një avancim i interesave të Kosovës. E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Fokus

Ulqini - qyteti i ndërtimeve të pakontrolluara Për Koha Javore:

Xheladin Zeneli Nju Jork Si duket,çështja e ndërtimeve të pakontrolluara në Komunën e Ulqinit, që shpeshherë preferojmë t’i quajmë ndërtime të “ egra”, aktualizohet vetëm në prag të sezonit veror. Por, në të vërtetë është një problem aq serioz i cili kërkon vëmendjen dhe me të cilin do të duheshin të merren autoritetet kompetente gjatë tërë kohës. Injorimi i angazhimit të metodave parandaluese të dukurisë në fjalë, për një kohë të gjatë, e ka sjellë gjendjen sot para një “fait accompli”, ku dëmi ndaj qytetit, veçse është bërë. Mesazhet dhe deklaratat që vijnë kohëve të fundit nga pushteti lokal i Komunës nuk janë konsistente. Në Dhjetor të vitit të kaluar Kuvendi i Komunës së Ulqinit, miratoi Propozimin e Planit Hapësinor-Urbanistik për territorin e vet. Në të njëjtën kohë udhëheqësit e pushtetit lokal paralajmëruan “ masa rigoroze për ndalimin e ndërtimit të egër”. Kurse në fillim të këtij muaji ,në portalin informativ të Komunës së Ulqinit,( të datës 6 Shkurt 2017 ), kryetari i tanishëm i KU shpreh shqetësimin e tij, në këtë aspekt, lid-

12

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

hur me “mungesën e mundësisë së intervenimit “, nga ana e Komunës. Kur kësaj i shtohet edhe fakti se Ligji për legalizimin e objekteve është në pritje e sipër, fitohet një pasqyrë e paqartë dhe një ndjenjë hutimi tek qytetarët e Ulqinit. Vlen të theksohet se për gjendjen alarmante të ndërtimeve të “egra” ka përgjegjësi, jo vetëm pushteti i tanishëm, por të gjitha administratat e mëparshme të qeverisjes lokale të Komunës së Ulqinit. Megjithatë, pavendosmëria, mosefikasiteti dhe mosveprimi i organeve relevante të pushtetit lokal, nuk do të duhej të jenë arsye apo inkurajim për individë të caktuar që të ndërtojnë objekte pa leje!. Ku është përgjegjësia morale e qytetarëve ? Derisa një pjesë e përgjegjësisë i takon administratës udhëheqëse të Komunës, pjesa tjetër e përgjegjësisë bie mbi ata qytetarë të cilët ndërtojnë objekte në mënyrë ilegale. Ndërtimi i objekteve ilegale në Komunën e Ulqinit është një epidemi që ka përfshirë këtë qytet tash një kohë të gjatë dhe nga e cila nuk shi-

het shërim në një të ardhme të afërt. Derisa shkatërrimi i hoteleve të njohura në Ulqin u bë me dorën e të tjerëve gjatë dekadave të kaluara, sot me dorën dhe kontributin tonë , përmes ndërtimeve të parregullta, po shëmtojnë bukurinë dhe rendin urbanistik të qytetit tonë. Menjëherë si mbaron sezoni turistik i verës, në vjeshtë të çdo viti ,fillon “gara” për përgatitjen e sezonit të ardhshëm turistik duke u ndërtuar ndërtesa private pa plan nga qytetarët e pa përgjegjshëm të qytetit. Mjafton që gjatë muajve të vjeshtës të kaloni rrugës së Shtojit ( rrugë e cila lidhë qytetetin e Ulqinit, plazhin e Madh dhe vendbanimin e Shtojit) dhe do të vërtetoheni më pamjet e objekteve të reja të cilat janë në ndërtim e sipër apo sapo ka filluar ndërtimi i tyre. Jo vetëm që ndërtohet pa leje ,por këto ndërtime tejkalojnë normat elementare të ndërtimit të një shoqërie civilizuese. Ndërtohet pa rend ,pa rregull dhe në shumë raste, ndërtuesit e objekteve ,të nxitur nga interesi i vet personal, nuk brengosen aspak për pasojat negative

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Mosefikasiteti i pushtetit e ligjit dhe papërgjegjësia e qytetarëve, shkak i gjendjes së tanishme alarmante

te veprimeve të tyre në urbanizimin legal dhe të mirëfilltë të qytetit . Për shembull, disa rrugë të lagjeve në Ulqin janë tepër të ngushta sepse asnjë nga pronarët e objekteve ndërtimore ( në të dy anën e rrugës) nuk lëshojnë së paku një gjysmë metri distancë me qëllim që rruga të ketë gjerësinë e duhur për qarkullimin e automjeteve në të dy drejtime. Andaj, kemi situatën që në shumë lagje të banuara të qytetit, bllokohet trafiku, posaçërisht gjatë sezonit turistik veror, si pasojë e veprimeve vetjake të ndërtuesve. Pra, askush nuk mendon për hapësirë të shërbimit publik nga e cila përfitojnë të gjithë qytetarët, në këtë rast, të gjithë banorët e lagjes. Pastaj, me rastin e ndërtimeve pa plane ,posaçërisht të shtëpive private nuk respektohet parimi i fqinjësisë, me ç ‘rast ngritën shtëpi me mure shumë afër njëri tjetrit, apo rastet e shpeshta ku p.sh. përpara një shtëpie trekatëshe, ndërtohet një shtëpi tjetër katërkatëshe dhe në këtë mënyrë i bllokon pamjen shtëpisë tjetër më pas. Kjo është e shprehur posaçërisht në lagjet kodrinore të

Ulqinit. Kurse lejet e ashtuquajtura të përkohshme të cilat jepen kohë pas kohe nga organet kompetente të Komunës së Ulqinit, është një çështje e cila si duket paraqet më shumë problem sesa zgjidhje. Nuk është e qartë se çfarë kriteri merret për bazë me rastin e aprovimit të lejeve të përkohshme të ndërtimit. Por ajo çfarë është e qartë dhe evidente, është abuzimi i tyre me përmasa të mëdha , sepse shumica e atyre ndërtimeve që do të duhej të ishin të përkohshme, me kalimin e kohës, kthehen në ndërtime të përhershme. Shpeshherë me rastin e ndarjes s lejeve të përkohshme favorizohen individë apo investues të caktuar. Duhet përmendur edhe fakti se në ndërtimin e objekteve ilegale në Ulqin janë të përfshirë edhe banorë nga qytetet e tjera. Është interesant fakti se të gjithë ata që ndërtojnë objekte pa leje janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre, por gjithnjë vazhdojnë me planet e tyre. Fatkeqësisht, në shoqërinë tonë gjithnjë dominon mentaliteti sipas të cilit “ është në rregull të ndërtohet

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

pa leje derisa edhe të tjerët e bëjnë një gjë të tillë “ (?!). Pra ,edhe nëse një veprim apo dukuri është e gabuar, merret si e pranueshme, derisa e praktikon shumica e të tjerëve, diçka që do të duhej të jetë në kundërshtim me ndjenjën e moralit dhe të ndërgjegjes së njeriut . Mund të aprovohen me dhjetëra plane hapësinore dhe urbanistike, por pa ndryshimin e mënyrës së të menduarit të pjesës dërmuese të shoqërisë, nuk do të kemi përmirësim qenësor të gjendjes tepër shqetësuese të dukurisë së ndërtimeve të pakontrolluara në Komunën e Ulqinit. Njëkohësisht, nëse organet kompetente të Komunës së Ulqinit nuk janë edhe më shumë të vendosur, këmbëngulës, parimorë në marrjen e masave më të rrepta ligjore për ndalimin e ndërtimeve të pakontrolluara dhe sjelljen e rendit urbanistik ,kam frikë se gjeneratat e ardhshme do t’i referohen këtij qyteti me fjalinë: ...Na ishte njëherë një qytet i bukur me emrin Ulqin i cili e pësoi nga pakujdesia dhe papërgjegjësia e qytetarëve të vet.. !. E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Rjetet sociale dhe të rinjtë

Teknologjia e re gradualisht lexim

Në këtë kontekst, mund të arrihet në konkluzion që përdorimi i rrjeteve sociale dhe evitimi çdo ditë e më s nga fakti se më mirë sesa përmes librit, nuk mund të pasijen me bagazhin e duhur të njohurive me asnj

Toni Ujkaj

Evoluimi me hapa marramendës i teknologjisë së komunikimit (rrjeteve sociale) ka zënë një vend të pazëvendësueshëm te një gamë e gjerë përdoruesish anekënd globit. Nëse marrim parasysh tre komponentët e lirisë së shprehjes: liria e mendimit, liria për të marrë informacion dhe ide dhe liria për të dhënë informacion dhe ide, mund të shihet qartë që kalimi nga forma “primitive” e realizimit të këtyre nevojave ndër-personale në formën bashkëkohore të komunikimit, ka pësuar ndryshim rrënjësor, ku rrjetet sociale kanë lehtësuar shkëmbimin e komunikimit ndër-personal dhe masiv dhe janë bërë mjeti më efikas për plotësimin e nevojave komunikuese. Nëse do t’u referoheshim vërejtjeve dhe sugjerimeve që kanë dhënë dhe japin sidomos psikologët për një pjesë

14

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

të popullatës të cilët u drejtohen herë pas here, në veçanti adoleshentëve të cilët janë dhe përdoruesit më të mëdhenj të rrjeteve sociale, rezulton se varësia ndaj tekonolgjisë së re sa vjen e shtohet çdo ditë, ku shfrytëzimi i tyre alternohet gjithnjë me anë pozitive dhe negative, në varësi të kërkimit të informacionit. Në këtë kontekst, mund të arrihet në konkluzion që përdorimi i rrjeteve sociale dhe evitimi çdo ditë e më shumë i leximit tradicional (librit) kanë sjellur pasoja të dukshme te të rinjtë, e sidomos te adoleshentët nga fakti se më mirë sesa përmes librit, nuk mund të pasijen me bagazhin e duhur të njohurive me asnjë mënyrë të cilat i kanë sot në dispozicion. Përveç psikologëve që janë dhe më kopetentët për përmirësimin e veprimtarive edukativo-arsimore sidomos

për grupmoshat minore, edhe njerëzit e letrave, intelektualët e ndryshëm kanë shprehur brengosjen e tyre duke pohuar se teknologjia bashkëkohore e komunikimit po zavendëson gradualisht leximin tradicional (librin). Veç brengosjes së tyre dhe mospajtimit me këtë dukuri që po ndodh, ata kanë bërë apel dhe vazhdojnë të apelojnë që të mos devijohet nga libri duke mos u bërë vartës i rrjeteve sociale deri në atë pikë sa libri të shikohet dhe me urrejtje. Nga një anketë që realizova me disa nxënës të shkollës së mesme në Tuz por jo vetëm, rezulton që përdorimi i rrjeteve sociale, eksplorimet e ndryshme sipas interesave që ata kanë gjatë përdorimit të tyre, është rrënjosur thellësisht në jetën e tyre madje ata nuk e imagjinojnë jetën pa botën e gjerë virtuale.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

po zëvendëson min tradicional

shumë nga leximi tradicional (libri) kanë sjellur pasoja të dukshme te të rinjtë e sidomos te adoleshentët jë mënyrë të cilat i kanë sot në dispozicion

“Nga mosha 12 vjeç jam përdorues i rrjetit social facebook, kurse i rrjeteve të tjera siç është instagrami, snapchati, twiter-i që në momentin e krijimit të tyre. Në instagram fokusohem më tepër në fotografi që njerëzit shpërndajnë kurse në fb marrë informacione e njoftime të ndryshme si dhe shkëmbej komunikim me të tjerët. Të jem i sinqert, pa ekzistencën e rrjeteve sociale ose nëse do të privoheshim për një kohë të kemi qasje në to, nuk do ta imagjinoja jetën pasi jemi mësuar tashmë me një rutinë të të informuarit për çështje të ndryshme globale”, shprehet Viktor Dedvukaj, nxënës i vitit të fundit në gjimnazin “25 Maji” në Tuz. Sikur ky nxënës u shprehën edhe disa të rinjë të tjerë të cilët dëshiruan të mbesin anonimë, duke theksuar se rrjetet sociale i konsiderojnë si një “Ditar” të hapur nga ku marrin dhe

shpërndajnë ide, informacione e fotografi. “Unë qe dy vite jam përdoruese e rregullt, fillimisht e Instagramit e më vonë e Twiter-it dhe Snapchat-it. Dëshira për të ecur në hap me zhvillimin e teknologjisë bashkëkohore më bëri të jem përdoruese e rregullt e tyre. Veç përkushtimit ndaj librit, paralel me të frekuentoj dhe rrjetet sociale” shprehet nxënësja P.D. Përveç adoleshentëve, janë dhe të rinjtë të cilët punët dhe nevojat e tyre të jetës i lidhin pikërisht me përdorimin e rrjeteve sociale, duke gjetur rehati me këtë formë të re të komunikimit virtual. “Facebooku dhe rrjetet e tjera sociale po bëhen gjithnjë e më shumë burime të pashteruara informacioni për të rinjtë. Por mendoj që duhet pasur përherë kujdes të zgjedhësh mes të mirës që ofron rrjeti i gjerë dhe të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

këqijave që nuk shkojnë në favor tonë, pra nuk duhet abuzuar në përdorimin e tyre. Largimi nga rrjetet sociale do të më shkaktonte një zbrazëtirë shpirtërore dhe nuk do ta kisha të lehtë të abstenoja nga kjo rutinë e përditshme që po e praktikojnë çdo ditë”, shprehet i riu, Shtjefën Ujkaj. Për të sensibilizuar të rinjtë, e në veçanti grup-moshat e vogla që rrjetet sociale nuk duhet në asnjë mënyrë ta zëvendësojnë librin, do të duheshin që sektori dhe institucione të tjera, të organizojnë veprimtari të ndryshme sensibilizuese, kurse për nxënës (adoleshentë) do të nevojitej një koordinim më intensiv i treshes, nxënës-mësues-prind dhe në këtë mënyrë ata do të ndërgjegjësoheshin që rikthimi në leximin tradicional është zgjidhja më adekuate për të ecur i sigurt në rrugën e drejtë. E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Vështrim

Fenomenolog politike shqip

Në literaturën socio-politike në gjuhën shqipe, studimet mbi partitë politike dhe ndikimi i tyre në zhvi Prandaj libri i Qani Osmanit mbush një vakum analitik në këtë fushë, veçanërisht në analizat e veprimit të Zi, ku për këto probleme më shumë është shkruar në rrafshin publicistik

Ali Salaj

Autori i librit “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi” Qani Osmani, realizoi një studim të gjithanshëm nga fusha e demokracisë dhe të organizimit politik, ku krahas dimensionit sociologjik, merret edhe me rolin e tyre politik. Në libër zbërthehet në mënyrë shkencore misioni i partive politike që nga paraqitja dhe zhvillimi i tyre e deri te klasifikimi, struktura organizative, llojet dhe funksionimi i brendshëm i tyre. Në këtë kuadër, autori në mënyrën më të mirë vë në dukje elementet

“ 16

bashkëkohore të organizimit politik. Qani Osmani përdor kritere të qëndrueshme për tipizimin e partive politike, duke i klasifikuar ato sipas atributeve dalluese, orientimeve programore, metodave të veprimit politik si dhe kritereve të tjera. Në këtë rast zbërthehet fenomenologjia e partive politike dhe vihen në dukje dallimet e dukshme ndërmjet tyre. Tipologjia e partive politike, sipas autorit, mund të bëhet në bazë të kritereve të ndryshme, duke filluar që nga ato filozofike, programet politike e deri te

Autori Qani Osmani arrin t’i identifikojë problemet e pluralizmit politik në shtetin e Malit të Zi dhe të nxjerrë konstatime të qëndrueshme për problemet e realizimit të shumëpartizmit në këtë vend. Ai jep një pasqyrë historike të paraqitjes së partive politike shqiptare gjatë viteve 90-të, zhvillimin e tyre historik dhe tendencat bashkëkohore në këtë drejtim

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

veprimi i tyre parlamentar. Një rëndësi të veçantë i kushton organizimit të brendshëm të partive politike, si faktor kyç në vlerësimin e shkallës së demokracisë brenda saj. Ai me këtë rast analizon mënyrën e funksionimit të partive politike, procesin dhe raportet e vendimmarrjes, si dhe faktorët e tjerë tregues për shkallën e funksionimit demokratik të partive politike. Autori Qani Osmani arrin t’i identifikojë problemet e pluralizmit politik në shtetin e Malit të Zi dhe të nxjerrë konstatime të qëndrueshme për problemet e realizimit të shumëpartizmit në këtë vend. Ai jep një pasqyrë historike të paraqitjes së partive politike shqiptare gjatë viteve 90-të, zhvillimin e tyre historik dhe tendencat bashkëkohore në këtë drejtim. Në mënyrë të veçantë merret me analizën e veprimit politik të partive politike shqiptare, duke argumentuar konstatimin se zhvillimi i tyre ende gjendet në fazën embrionale, pa një ecuri të qëndrueshme.


KULTURË

gjia e partive ptare

illimin e demokracisë janë të rralla. të partive politike shqiptare në Mal

Autori me të drejtë pohon se partitë politike shqiptare në Mal të Zi nuk kanë arritur të krijojnë një demokraci të brendshme, por më tepër bazohen në personalitetin e liderit dhe në egon e tij politik. Në literaturën socio-politike në gjuhën shqipe, studimet mbi partitë politike dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e demokracisë janë të rralla. Prandaj libri i Qani Osmanit mbush një vakum analitik në këtë fushë, veçanërisht në analizat e veprimit të partive politike shqiptare në Mal të Zi, ku për këto probleme më shumë është shkruar në rrafshin publicistik. Marrë në përgjithësi, libri “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi” paraqet një kontribut të dalluar të autorit në studimin e fenomenologjisë së partive politike dhe rolet e tyre në demokraci. Padyshim ky libër pasuron literaturën politike shqiptare në Mal të Zi dhe më gjerë, duke zgjuar kureshtjen e studiuesve të rinj për t’u marrë me aspekte tjera të kësaj problematike.

Autori me të drejtë pohon se partitë politike shqiptare në Mal të Zi nuk kanë arritur të krijojnë një demokraci të brendshme, por më tepër bazohen në personalitetin e liderit dhe në egon e tij politik

Edhe pse ky është libri i parë i tij, Qani Osmani arriti të dëshmohet si një studiues i zellshëm, me një aftësi veçantë të vëzhgimit, me një bazë metodologjike shkencore dhe me

gjuhë të pastër dhe të kuptueshme për çdo lexues. Andaj, ky libër është i mirëseardhur si për opinionin, ashtu edhe për strukturat politiko-partiake shqiptare në Mal të Zi dhe më gjerë. E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

Edukimi dhe atdhedashuria

Magjia 130 v cila ndriçoi T

Rrugëtimi i trieshjanëve për të dalë nga errësira shekulllore në dritën e diturisë ishte i gjatë, i mundim shumë prirje e pikëpamje, mjaft dukuri politike të kundërta, kurthe e pengesa të panumërta, shtigje të r

Gjekë Gjonaj

Trieshjanët këtë vit ndjehen më shumë se krenarë. Dhe kanë arsye. Sepse sivjet mbushen 130 vjet në rrugën e dijes për të gjithë bijtë e bijat trieshiane dhe shkollarët e tjerë që u shkolluan këtu. Trieshi , pra, ka madhështinë të përkujtojë se nuk njihet vetëm për historinë e tij në luftë por edhe në përhap-

“ 18

jen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe, në përhapjen e arsimit shqip, pavarsisht veshtirësive te asaj kohë dhe problematikave të shoqëruara gjatë viteve. Shkolla e këtushme, e cila mban emrin e heroit tonë kombëtar „ Gjergj Kastsrioti- Skënderbeu“, bashkë me të edhe shkrimi i gjuhës shqipe, si pjesë

Në këtë përvjetor kujtoj atë pafundësi mësuesish ( mësimdhënësish) vendas dhe të huaj, të gjallë e të vdekur, që kanë dhënë apo japin mësim në këtë çerdhe shqiptarësh. Këta veprimtarë të arsimit shqip vendosën themelet e shkollës, thesarin më të çmuar, librat dhe shkronjat shqipe. Ata ishin në ballë të luftës për arsim kombëtar e në krye të ngjarjeve të atyre viteve

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

përbërëse e çështjes së lëvizjes kombëtare kanë historinë e tyre. Hapja e shkollës në gjuhën shqipe në Triesh, në kushtet e atëhershme, përbënte aktin më të madh kulturor dhe patriotik. Ajo për këtë trevë ishte “mësonjëtorja” e parë në gjuhën shqipe. Rrugëtimi i trieshianëve për të dalë nga errësira shekulllore në dritën e diturisë ishte i gjatë, i mundimshëm e i vështirë, por i lavdishëm dhe i suksesshëm. Ata u përballën me rryma nga më të mprehtat, shumë prirje e pikëpamje, mjaft dukuri politike të kundërta, kurthe e pengesa të panumërta, shtigje të rrezikshme, me forca të errëta në shumë drejtime. Dhe përherë dolën fitimtarë. Puna vetëmohuese e trieshjanëve të penës të brumosur dhe të ushqyer me „armën“ më të fortë interesin kombëtar ka shkëlyer dhe i ka mundur të gjitha rrebeshet dhe stuhitë e kohës.


KULTURË

vjeçare e Trieshin

mshëm e i vështirë, por i lavdishëm dhe i suksesshëm. Ata u përballën me rryma nga më të mprehtat, rrezikshme, me forca të errëta në shumë drejtime

Historia e këtij tempulli të dijes, edukimit dhe atdhedashurisë është si një romancë plot aventura, që pati arritje të rëndësishme dhe me vlerë. Ishte sikur një re pluhuri e krijuar prej erës që u hoq nga shkretëtira ku kishte lindur dhe u shndërrua si një magji në një shtyllë të bukur e të fortë, për të ndriçuar e stolisur Trieshin e trieshjanët. Në këtë përvjetor kujtoj atë pafundësi mësuesish ( mësimdhënësish) vendas dhe të huaj, të gjallë e të vdekur, që kanë dhënë apo japin mësim në këtë çerdhe shqiptarësh. Këta veprimtarë të arsimit shqip vendosën themelet e shkollës, thesarin më të çmuar, librat dhe shkronjat shqipe. Ata ishin në ballë të luftës për arsim kombëtar e në krye të ngjarjeve të atyre viteve Me punën e tyre, pasionin, edukimin dhe arsimimin e mijëra nxënësve skalitën pavdekshmërinë tyre ndër breza.

Punuan me vullnet. Pa zhurmë e bujë. Pa lavdi. Të heshtur. Por të vendosur dhe të ndërgjegjshëm për atë që bënin. Dashuria e tyre për gjuhën amtare nuk u zbeh para asgjëje. Nëse do të marrim parasysh madhështinë e qëllimit të tyre, mjetet e pakta që patën në dispozicion, si dhe rezultatet fantastike që arritën, ata me të drejtë e meritojnë emërimin „ gjenialë“. Në këta 130 vjet janë me mijëra nxënës që janë shkolluar dhe me qindra intelektualë që kanë dalë prej kësaj vatre të dijes dhe kulturës. Brezat përulen me respekt para këtij obelisku të ABC¬së në përvjetorin e saj. Ky tempull i ndritur i gjuhës shqipe, i dijes, i edukimit dhe i atdhedashurisë, përmes sakrificave, vuajtjes dhe mundimit, përmes punës, qëndresës, dashurisë dhe frymëzimit, arriti të përballojë sfidat e kohës dhe vendosi baza të forta drejt qëllimit të për-

bashkët dhe fisnik, për një arsimim dhe edukim të vazhdueshëm ndër breza. Rëndësia e kësaj shkolle i kalon kufijtë e Trieshit –Malësisë dhe bëhet pjesë e kulturës kombëtare. Unë si bir i kësaj treve, si ish - nxënës dhe ish- mësimdhënës i kësaj shkolle përulem, vlerësoj dhe çmoj gjithë kontributin e vyer që mësuesit e këtij institucioni publik arsimor dhanë dhe po japin për brezat e rinj. Dhe në fund një propozim. Mendoj se bashkëvendësit e mi në Amerikë, të cilët deri më tani kanë investuar në vendlindje mbi 2 milionë dollarë, do të ishte mirë sikur vitin e ardhshëm të financojnë ngritjen e bustit apo përmendores së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në oborrin e kësaj shkollë. Kjo për faktin se më datë 11 mars 2018 do të mbushen 50 vjet që kjo shkollë mban me krenari emrin e prijësit tonë legjendar. E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Javore KOHA

19


KULTURË

Misteret e artit të Kolë Idromenos

Dy rrugët e Id

Fakt është se Idromeno ka punuar në restaurimin e kishës së Salçit në vitin 1885, se në Galerinë e Arte andaj dëshirojmë të besojmë se edhe negativët e gjetur duhet t’i takojnë kohës kur maestroja ka qëndru seti i fotografive të ekspozuara nuk i takojnë viteve 1892-1894, por janë më të hershme, sipas meje të

Gazmend Çitaku

Më 26 janar 2017, në Shkodër, e kuruar nga artisti konceptualist Adrian Paci, u hap ekspozita e titulluar ”Dy rrugët e Idromenos”. Kolë Idromeno (1860-1939) pa dyshim është një artist poliedrik, i cili mjeshtrinë e vet artistike e shprehi përmes fotografisë (ishte nxënës i Pjetër Marubit), pastaj si piktor (shkolla Veneciane e pikturës), arkitekt (Kafja e Madhe dhe disa objekte të njohura në Shkodër), skulptor etj. dhe vetvetiu imponohet si një figurë e fuqishme e artit shqiptar në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shek. XX. Kohës së fundit, zbulimi i disa fotografive parapërgatitore që mjeshtri Idromeno i kishte realizuar në studion e tij ishin shkaku kryesor i realizimit të kësaj ekspozite.

20

Në qendër të vëmendjes ishin dy pikturat “Betimi i rremë” dhe “Dy rrugët”. Tabloja “Betimi i rremë” identifikohet me fotografinë identike të cilën Idromeno e kishte inskenuar në studion e tij. Edhe fotografitë e tjera me motive të ngjashme pa dyshim se janë përdorur si modele për detaje apo tablo të reja pasi që asnjëra nuk ka ngjashmëri me detajet e pikturës “Dy rrugët”. Sipas udhëheqësve të Arkivit Marubi në Shkodër, fotografitë apo më mirë të themi grupi i fotografive të realizuara mund t’i kenë takuar periudhës kohore 1892-1894, periudhë kjo që përkon me datën e realizimit të pikturës “Dy rrugët”, por siç thotë artisti Paci, asnjëra nga këto nuk ishin përdorur për pikturën në fjalë. Se inskenimi i fotografive në studio nuk ishte i rastësishëm dhe pa koncept, vëmendjen na e tërheq kuratori, duke dëshmuar që pozitat e trupit ishin në harmoni të plotë me njëra-tjetrën. Pozitat e gjymtyrëve krijonin baraspeshën dhe harmoninë konceptuale në fotografi. Se këto fotografi ishin përdorur për piktura të

Edhe pse të dy autorët (Idromeno dhe Pazolini) jetuan në periudha të ndryshme kohore, po të analizohet puna e Pazolinit gjatë xhirimeve filmike shumë skena janë të bazuara në piktura, çka na shtyn të mendojmë se Pazolini do të ketë njohur edhe disa nga punët e Idromenos

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

mëtejme tregonin edhe vijëzimet të cilat shiheshin qartas në ndarjen simetrike të negativëve. Këto fotografi, çuditërisht, apo intuita artistike i përafron me skenat e përdorura nga regjisori i famshëm italian Pazolini (Pier Paolo Pasolini 1922-1975) në filmat Dekameroni (1971) dhe Salo (1975). Edhe pse të dy autorët (Idromeno dhe Pazolini) jetuan në periudha të ndryshme kohore, po të analizohet puna e Pazolinit gjatë xhirimeve filmike shumë skena janë të bazuara në piktura, çka na shtyn të mendojmë se Pazolini do të ketë njohur edhe disa nga punët e Idromenos. Ideja e këtillë mbështetet me faktin se për tablotë “Dy rrugët” dhe “Betimi i rremë” të Idromenos kishte shkruar në veprën e tij konsulli francez në Shkodër Alexandre Degrand ”Kujtimet e Shqipërisë së Epërme” (Paris, 1901), vepër të cilën me siguri do ta ketë njohur edhe Pazolini. Gjatë ekspozitës, siç u tha, për fotografitë e pranishme, përveç njërës, nuk kishte informacione mbi përdorimin e tyre si modele për tablo të ngjashme. Mirëpo një detaj nuk dihej dhe ai ishte se Kolë Idromeno përveç si piktor, kishte punuar edhe afresket në Kishën e Salçit në Ulqin, e cila është restauruar në vitin 1885, por për fat të keq tërmeti i vitit 1979 përfundimisht e shkatërroi. Me keqardhje arrijmë në përfundimin se nuk kemi informacione për motivet e afreskeve që kanë qenë aty, por një gjë të shtynë të mendosh se ndoshta këto fotografi mjeshtri Idromeno do t’i ketë përdorur si modele për afresket e Kishës së Salçit në Ulqin.


KULTURË

dromenos

eve në Tiranë gjendet piktura “Shkrepi i Ulqinit”, fakt është se Idromeno ka qëndruar një kohë në Ulqin, uar në Ulqin dhe se ato i ka përdorur gjatë restaurimit të kishës së Salçit (1885-1887). Pra, mendoj se viteve 1885-1887

Fotografia dhe tabloja e Idromenos e quajtur ”Betimi i rremë” (Foto: G. Çitaku)

Dihet se Idromeno në vitin 1876 regjistroi Akademinë e Arteve të Bukura në Venecie dhe njëkohësisht punoi në studion e një artisti venecian deri në vitin 1878, kur ai kthehet në Shqipëri dhe fillon aventurën e tij si artist në shumë fusha. Idromeno duke njohur nga më parë teknikën e fotografisë, shumë lehtë na lë hapësirë të shqyrtojmë mundësinë e shfrytëzimit të negativëve të fotografive për projektim në mure të motiveve ku dëshironte të punonte. Ka shumë gjasa që xhamat e fotografive me vijat të cilat shënonin hapësirat e ndara proporcionalisht të imazhit, të jenë përdorur si motive për afresket e Kishës së Salçit në Ulqin. Nësë kjo do të ishte e mundshme, atëherë hamendësimi se grupi i fo-

Adrian Paci duke folur lidhur me ngjashmërinë artistike të Idromenos dhe Pasolinit (Foto: Arkivi Marubi)

tografive të ekspozuara, për të cilat sipas punëtorëve të Arkivit Marubi supozohej se i takojnë periudhës kohore 1892-1894, do ta ulte datën në vitet e restaurimit të kishës së Salçit, pra diku në vitin 1885-1887, çka të shtynë të besosh se dhe përvoja jo e madhe e maestros në atë kohë (25 vjeç) ka mundësi që edhe xhamat e negativëve t’i ketë shfrytëzuar për projektim në mur dhe mu në muret e Kishës së Salçit. Nga kjo periudhë kemi edhe një tablo të Idromenos, të titulluar “Shkrepi i Ulqinit” dhe po të analizohet piktura e lartpërmendur do të shihet thjeshtësia e tablosë. Një natyrë pothuaj e shkretë, me një protagonist duke peshkuar, kurse në anën tjetër tablotë “Dy rrugët” apo “Dasma Shkodrane”

Pllaka në kishën e Salçit, ku Idromeno ka punuar në restaurimin e saj, dhe tabloja ”Shkrepi i Ulqinit”

etj. janë përplot detaje, nuanca ngjyrash dhe njerëz. Po ashtu piktura “Motra Tone” apo edhe “Autoportreti” karakterizohen me të njëjtat cilësi të detajeve, mprehtësisë dhe koloritit. Fakt është se Idromeno ka punuar në restaurimin e kishës së Salçit në vitin 1885, se në Galerinë e Arteve në Tiranë gjendet piktura “Shkrepi i Ulqinit”, fakt është se Idromeno ka qëndruar një kohë në Ulqin, andaj dëshirojmë të besojmë se edhe negativët e gjetur duhet t’i takojnë kohës kur maestroja ka qëndruar në Ulqin dhe se ato i ka përdorur gjatë restaurimit të kishës së Salçit (1885-1887). Pra, mendoj se seti i fotografive të ekspozuara nuk i takojnë viteve 18921894, por janë më të hershme, sipas meje të viteve 1885-1887. E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Javore KOHA

21


PANORAMË

Kantautori shqiptar fiton çmimin “Cover 2017” në Sanremo t Kantautori shqiptar, Ermal Meta, fitoi çmimin “Cover 2017” në Festivalin e Muzikës Italiane “Sanremo 2017”. Mbrëmë, në natën e 3 të këtij Festivali, këngëtarët që garojnë në kategorinë “Kampioni” kanë performuar me këngët më të suksesshme ndër vite të muzikës italiane. Kantautori shqiptar, Ermal Meta, zgjodhi këngën e të madhit Domenico Modugno “Amara terra mia” kënduar më vitin 1971. Me një tekst mjaft prekës e melodi melankolike , kjo këngë trajton temën e emigracionit dhe rrëfen momentin e largimit nga toka e origjinës “tashmë e pa shpresë” nën vargjet “lamtumirë, lamtumirë e dashur, unë po iki, toka ime e hidhur, e hidhur dhe e bukur.” Në mbrëmjen “Cover” të Sanremos u renditën në vend të dytë këngëtarja Paola Turci, e në vend të tretë këngëtari Marco Masini.

Filmi kosovar ‘Home’ merr çmim në BAFTA Filmi kosovaro-anglez “Home” ka marrë çmimin për filmin më të mirë të shkurtër britanik. t Në skenë për ta marrë çmimin ishin Shpat Deda, Daniel Mulloy, Scott O`Donnell dhe Afolabi Kuti. Filmi ka fituar në kategorinë Best Short, duke lënë pas filmat Consumed, Mouth of Hell, Standby dhe The Party. Është sukses i madh që filmi të triumfojë në një kategori ku konkurrenca është e fortë. Ky është një tjetër film kosovar i cili ka triumfuar në një prej garave më prestigjioze të filmit në botë, pasi vitin e kaluar ishte filmi “Shok” që u nominua për Oscar. Filmi është prodhim mes Kosovës e Anglisë, me regji nga Daniel Mulloy, e ku një pjesë e mirë e ekipit filmik përbëhet nga emra shqiptarë si aktorja Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017


FOTOGRAFIA E JAVËS

SAMIRA GJOKAJ

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Javore KOHA

23


MOZAIK

Portret: Xhemal Lanica

Simbol i hotele

Atij i ka pasur hije gjithçka, siç thotë populli ynë. Ka qenë i pashëm, i bukur, i rrallë. Gjithmonë ka q hoteleri pasi që kamerieri dhe recepsionisti janë kontakti i parë dhe përshtypja e parë e mysafirit

Ismet Karamanaga

Ka kohë që ka ndërruar jetë, mirëpo gjithmonë kam pasur dëshirë t’i shkruaj disa rreshta për Xhemal Xhemo Lanicën, këtë figurë markante të hotelerisë nga koha e artë e turizmit tonë, të them më mirë nga fillimet e turizmit në Ulqin dhe në Mal të Zi. Xhemal Lanica është njëri ndër ata që e kanë ngritur turizmin tonë në një nivel jashtëzakonisht të lartë në botën e turizmit të asaj kohe. Prandaj edhe unë shkruaj për të me një nostalgji të madhe, pasi që e kam njohur atë dhe një plejadë të madhe të atyre që e kanë “qëndisur” turizmin tonë të asaj kohe. Kohën e fundit të jetës së tij Xhemali e ka kaluar në hotelin “Mediteran”, si shef i sallës së madhe të këtij hoteli, ku është dashur edhe ta përfundojë misionin e tij. Kurdoherë kur kaloi rrugës pranë këtij hoteli, më kujtohet figura e tij markante dhe gjithmonë e hedh një sy në katin e tretë ku ka punuar Xhemoja.

24

Atij i ka pasur hije gjithçka, siç thotë populli ynë. Ka qenë i pashëm, i bukur, i rrallë. Gjithmonë ka qenë i veshur në mënyrë elegante dhe ka shërbyer si shembull se si duhet të duket një punëtor në hoteleri pasi që kamerieri dhe recepsionisti janë kontakti i parë dhe përshtypja e parë e mysafirit në hotel. Xhemoja ka qenë me të vërtetë i jashtëzakonshëm, ndër punëtorët e parë të turizmit në Ulqin dhe në Mal të Zi, dhe pa dyshim ka lënë gjurmë të pashlyera. Së bashku me një plejadë punëtorësh turistikë, të them më mirë artistësh në hoteleri, siç kanë qenë, Qazim Quku, Ismail Bushati, Bim Kahari, Fadil Sula, Qemal Resulbegu, Qamil Taipi, Andrija Qetkoviqi dhe shumë të tjerë, kanë qenë të parët që kanë vendosur gurthemelet e hotelerisë te ne në Ulqin. Shumë nga këta kanë ndërruar jetë dhe nuk jetojnë më, por ne duhet t’i nxjerrim nga harresa, sepse ata janë

Xhemal Lanica për afro 12 vite, nga viti 1959 deri në vitin 1972, ka punuar si shef i shërbimit në Ambasadën e Italisë në Beograd. Më duket se ajo ka qenë koha më e suksesshme në jetën e tij. Xhemalin e kanë dashur të gjithë, duke filluar prej ambasadorit e deri te kryeministri i Italisë i asaj kohe, Aldo Moro

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

baza e fillimeve të turizmit tonë deri në vitet ‘90 të shekullit të kaluar. Edhe Xhemoja, ashtu si të tjerët, ka filluar të punojë si i ri në hotelerinë e Ulqinit, si kamerier në hotele të njohura të asaj kohe, si “Republika”, “Jadran” dhe “Galeb”, dhe nuk është rastësi që edhe e ka përfunduar punën dhe karrierën e tij pas kthimit nga Beogradi në hotelin “Mediteran”, hotelin më të ri të asaj kohe. Xhemoja ka kryer specializimin në Opati të Kroacisë, qytetin më të njohur për turizëm në Jugosllavinë e kohës. Në këtë qytet kanë specializuar edhe shumë punëtorë të tjerë të hotelerisë te ne. Opatija ka qenë qendra e turizmit të Jugosllavisë së dikurshme, vendi ku janë shkolluar dhe kanë specializuar kamerierët dhe gjellëbërësit më të mirë të turizmit të Jugosllavisë. Kështu që nuk është i pabazë mendimi se me ndërprerjen e shkollimit të punëtorëve të hotelerisë sonë në qendra, siç ka qenë Opatija, ka përfunduar edhe epoka e turizmit te ne. Vetëm ata kanë qenë dhe mund të quhen profesionistë në hoteleri. Mendoj se sot në turizëm, në hoteleri, si edhe në tërë shoqërinë tonë në përgjithësi, kanë ndryshuar vlerat. Xhemal Lanica ka shërbyer shumë nga personazhet e njohur të politikës, kulturës etj., të cilët e kanë vizituar qytetin e Ulqinit. Pa dyshim, më i njohuri dhe më i famshmi ka qenë ish-kryetari i


MOZAIK

erisë së Ulqinit

qenë i veshur në mënyrë elegante dhe ka shërbyer si shembull se si duhet të duket një punëtor në në hotel

RSFJ-së, Tito, i cili e ka vizituar Ulqinin në vitet ‘60 të shekullit të kaluar. Në ekipin i cili e ka shërbyer Titon ka qenë edhe Xhemal Lanica. Xhemoja ka folur gjithmonë me një nostalgji të madhe për Jugosllavinë e dikurshme. Ka pasur mall të madh për kohët e arta të turizmit në Ulqin kur hotelet, shtëpitë, plazhet dhe rrugët tona kanë qenë plot me mysafirë të huaj,

sidomos nga Gjermania. Gjermani ka qenë mysafiri më i mirë, kurse “marka” ka qenë “mbretëresha” e parave. Kemi punur shumë, rrogat i kemi pasur të mira, “bakshishin” e mirë, është shprehur shpesh Xhemoja. Unë e kam njohur mirë. Kohën e fundit të punës së tij kemi biseduar shpesh në hotelin “Mediteran” pasi që edhe unë e kam pasur zyrën aty, si përfaqësues i Agjencisë Turistike “Kompas” nga Lubjana, agjencisë më të madhe të asaj kohe në ish-Jugosllavi. Shumë nga qytetarët e Ulqinit nuk e dinë se Xhemal Lanica për afro 12 vite, nga viti 1959 deri në vitin 1972, ka punuar si shef i shërbimit në Ambasadën e Italisë në Beograd. Më duket se ajo ka qenë koha më e suksesshme në jetën e tij. Xhemalin e kanë dashur të gjithë, duke filluar prej ambasadorit e deri te kryeministri i Italisë i asaj kohe Aldo Moro. Më vonë, kur kemi biseduar në hotelin “Mediteran”, shpeshherë e kam përkujtuar për këtë episod të jetës së tij në Beograd, pasi që edhe unë nganjëherë kam qenë dëshmitar i punës së tij në Beograd, gjatë viteve ’70 të shekullit të kaluar, kur isha student në Beograd. Me kushëririn tim të ndjerë Basri Karamanaga, i cili në atë kohë ka punuar në anije në lumin Sava, shpesh kemi shkuar deri tek Ambasada e Italisë për t’u takuar me Xhemon. Duke falënderuar Xhemalin dhe Bas-

riun, edhe unë si student kam dalë në restorantet dhe lokalet më të mirë të Beogradit të asaj kohe. Si punëtor i respektuar në Ambasadën e Italisë, Xhemali ka pasur rast të njihet me shumë njerëz nga politika dhe kultura e asaj kohe. Shumë ulqinakë të cilët kanë pasur nevojë për ndihmë në Ambasadën e Italisë, kanë pasur gjithmonë ndihmën më të madhe nga Xhemal Lanica. Shpeshherë ai i ka pritur dhe i ka përcjellur ulqinakët në stacionin e autobusave të Beogradit, ku Xhemon e kanë njohur të gjithë. Një shoqëri të madhe ka pasur edhe me Xhemal Tulën, i cili gjithashtu në atë kohë ka punuar dhe jetuar në Beograd. Për fund, edhe disa rreshta nga jeta e tij. Xhemal Lanica ka pasur një jetë interesante. Ka lindur në Ranë të Ulqinit, prandaj ka qenë “ranacak”, por edhe ka jetuar në Kala afër 10 vite, ku edhe kanë lindur dy djemtë e tij, kështu që ka qenë edhe “kalali”. Ka ndërruar jetë në vitin 1995, kur është dashur ta fitojë pensionin e merituar. Inshallah shpirti i tij gjen prehje në xhehnet. Mendoj se është mirë që personazhet, siç ka qenë edhe Xhemal Lanica, t’i shënojmë dhe mos t’i harrojmë, por t’i nxjerrim nga harresa. Është mirë që edhe gjeneratat e sotme të njihen me këta njerëz të cilët e kanë shënuar qytetin e Ulqinit në shekullin e kaluar. Ndoshta dikur edhe do ta gëzojnë vendin e merituar në trashëgiminë tonë. E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Javore KOHA

25


KULTURË

Me rastin e 35-vjetorit të vrasjes

U ribotuan për veprat e Jusuf Në shenjë të përkujtimit të 35-vjetorit të atentatit ndaj vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gëvalla dhe Kadri Zeka u ribotuan veprat e Jusuf Gërvallës, të plotësuara në katër vëllime: Poezi, Prozë (Romani „Rrotull“ - në kuadër të kësaj pjese është edhe drama „Procesi“), Publicistikë 1 dhe Publicistikë 2 (në këto dy vëllime janë përfshirë shkrimet e Jusuf Gërvallës, të botuara kryesisht në gazetën „Rilindja“, ku përcolli veprimtarinë muzikore të zhvilluar në Kosovë dhe më gjerë) Më 17 janar të këtij viti u bënë 35 vjet nga vrajsa misterioze e tre atdhetarëve të Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, tre ideologëve të kombit tonë, të cilët kishin mësuar se qysh nga kohët mesjetare sundimtarët greko-serbë vepronin për copëtimin dhe sundimin e tokave shqiptare. Andaj duke qenë të vendosur për arritjen e progresit kombëtar, për zhvillimin ekonomik të shqiptarëve, do të duhej demaskuar me fakte sundimin e politikës pushtuese shoviniste serbo-greko. Atëherë domosdomërisht do të duhej përgatitur popullin mendërisht për t’i hyrë kësaj udhe të vështirë dhe me pasoja të mëdha deri te çlirimi i Kosovës. Për arritjen e barazisë kombëtare do të duhej mobilizuar tërë popullin. Populli pas demonstratave të vitit 1968, të shtypura me dhunë ushtarake e policore nga Beogradi, duke e parë se ato nuk sollën kushedi çfarë rezultatesh progresive, në pranverë të vitit 1981 u riorganizuan demostrata nga këta tre ideologë, udhëheqës të mërgatës. Jusufi, Kadriu e Bardhoshi zgjodhën mënyrën dhe rrugën më të mirë organizative, demostrata e protesta paqësore, për internacionalizimin e çështës shqiptare, në veçanti të çështjes së Kosovës, nëpër shumë vende të Perëndimit.

26

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Aktiviteti i tyre nuk ishte krejt ilegal, siç e quanin koha e ilegales. Veprimtaria e tre personaliteteve atdhetare e organizative ishte publike nëpër protesta, tubime dhe botime. Përmes këtyre rrugëve „ilegale“ dhe kontakteve të tyre me mërgimtarë besnikë, atdhetarë e liridashës, protestat dhe demonstratat u bënë masive. Në Perëndim merrnin pjesë nga 500 deri në 4 mijë protestues. Bota perëndimore filloi të mendojë, sadopak, për padrejtësitë që u ishin bërë shqiptarëve gjatë historisë mijëvjeçare. Demonstratat masive dhe paqësore u zhvilluan në gjithë hapësirën shqiptare, nën sundimin dhe pushtimin e Jugosllavisë diktatoriale titiste. Mjerisht,vetëm në Shqipërinë e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, nuk u zhvillua asnjë demonstratë! Më 17 janar të vitit 1982, rreth orës 22.15, në udhëtim e sipër me veturë, në Untergruppenbach-Heligronn të Gjermanisë u vranë nga UDB-a Jugosllave. Kështu që në shenjë të përkutimit të 35-vjetorit të atentatit ndaj vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gëvalla dhe Kadri Zeka u ribotuan veprat e Jusuf Gërvallës, të plotësuara në katër vëllime: Poezi, Prozë (Romani „Rrotull“ - në kuadër të kësaj pjese është edhe drama „Procesi“), Publicistikë 1 dhe Publicistikë 2 (në këto dy vëllime janë

përfshirë shkrimet e Jusuf Gërvallës, të botuar kryesisht në gazetën „Rilindja“, ku përcolli veprimtarinë muzikore të zhvilluar në Kosovë dhe më gjerë). Këto dy vëllime u sajuan nga punimet e Jusuf Gërvallës, të cilat me pedantëri i kishte mbledhur dhe ruajtur nga gazetat e kohës bashkëshortja e tij, Suzana Gërvalla, si dhe dorëshkrimet e tregimeve dhe të poezisë e teksteve të këngëve që na i la në dispozicion. Jusufin publiku e njeh jo vetëm si gazetar, njeri të kulturës, prozator, poet, por edhe si kantautor të melodive argëtuese. Veprat e Jusuf Gërvallës, të ribotuara për të tretën herë, duke përkujtuar 35-vjetorin e vrasjes së autorit, që ishte tragjike e heroike njëkohësisht, janë të një natyrë të veçantë, madje qoftë si gjest që kërkon të shfaqë të tërësishme veprën e tij letrare para lexuesve shqiptarë. Pos shkrimit kritik, që në këto raste nuk është vetëm veprim estetik por edhe veprim moral, për të mos shkuar më thellë, edhe psikologjik, i dalin përpara kërkesa të cilat ai duhet t’i mundë duke i plotësuar. Së pari, t’i kapërcejnë kujtimet për autorin për ta kërkuar dhe gjetur atë të sublimuar në thellësinë dhe në thelbin e veprës së tij letrare. Të mundë kujtimet personale për të gjetur atje në vepër trajtimet dhe fantazinë e qenies së plotë krijuese. Në këtë artikull, po ju sjellim letrën që


KULTURË

r herë të tretë Gërvallës

Jusufi i shkruante Nënës Ajshe dy vite para atentatit. Kështu i shkruan Jusuf Gërvalla nga Gjermania, Nënës Ajshe në Dubovik, në shtator 1980, sepse ajo kishte mbetur e vetme në shtëpinë e saj, pa kujdesin e askujt, sepse te familja që i kishte mbetur nuk guxonte të kthehej nga regjimi serb.

Letër Nënës

Nanë e dashtun! Rruga e jetës na pruni deri këtu. Zor sa të duesh. Po kollaj, s‘ka qysh bahet ma kollaj. Ti vetë sa e sa herë, në prag të gjumit, kur ishim fëmijë e kur kishim dalë prej lojnave të fëminisë, na ke kallxue përralla që kanë të njëjtin përfundim: rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njerin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë! Sot, në vjeshtën e kësaj rruge, kur s‘po kemi qysh me i dhanë xhevap bereqe-

tit kaq të pasun, farën e të cilit e kemi mbjellë vetë, kush lodhet i pari mundet me thonë: a vyen me luftue për nder, tuj i ngarkue vetit kaq të liga në shpindë?! Unë, besoj, nanë, se ti nuk je ajo që thotë kështu. Ti gjithmonë u ke përballue burrnisht rrebesheve të mëdha. Unë besoj se ti nuk je lodhë. Rruga jonë, mendja e shpirti ynë kanë pasur strofull fjalën tande, dashuninë e kujdesin tand të pashoq. Kur i kujtoj këto, më del se ti, në vend se të mërzitesh, duhet të gëzohesh e të përtërihesh. Ma në fund, veç tuj mos u dorëzue në këtë kohë të vështirë, ti nanë, do ta qitësh edhe hapin tand të fundit burrnor, që të bon si të gjitha ato nana trimnesha e fisnike shqiptare, të cilat, kur e ka lypë puna e vatanit, s‘e kanë kursye e s‘e kanë kajtë me lot jetën e djemve të tyne dhe kanë këndue kur kanë kukatë qyqet. Jam shumë i lumtun që për këtë pikë, pra, për mërzinë tande, shpirtin e kam

të fjetun. Ti je nji lis, që nuk don me ditë për fërfllazat e forta. Bile, nji lis, madhështia e të cilit del në pah bash kur merr mot me fërfllazë. As bora, as ngricat e mëdha nuk të kanë ba kurrë shejë. Pse, pra, dridhesh aq fort prej lagshtie e prej bryme? Në përfytyrimet e mia të gjalla, këtu në tretdhé, të shoh tuj ecë me atë krejninë tande të pashoqe, sa herë që nisesh me e pa djalin tand në burg, e rrugës të bjen me u shpërndrrue me anmiq të mëdhenj e të vegjël të pjellës sate. Le të pëlcasë anmiku, gjithë ai që e ka ba synin qorr e veshin shurdh kur e do puna me luftue për nderën, për ato që ti jau ke kushtue jetën e shëndetën. Dhe dije se krejnia jote përballë fërfllazës së sotme, asht helmi ma i fortë për anmikun. Të përqafojmë me mall prej së largu, djemtë, rejat e nipat. Djali yt – Isufi

Institucione, shkolla dhe sheshe me emrin Jusuf Gërvalla

Pas vdekjes së Jusuf Gërvallës, këtij atdhetari të nderuar të kombit tonë, shumë shkolla, sheshe, institucione, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, me krenari mbajnë emrin e tij. Jusuf Gërvalla u nderua me Urdhrin “Hero i Kosovës”, me Medaljen e Artë “Lidhja e Prizrenit“, Mirënjohjen e Manifestimit letrar “Flaka e Janarit“etj. Vlen të shkruhet se kësaj vere u përurua dhe u lëshua në përdorim në fshatin e tij të lindjes, në Dubovik ”Shtëpia Muze e vëllezërve Gërvalla”, siç e njohin bashkëfshatarët shtëpia e Nënës Ajshe, e cila pas vdekjes së të dy djemve kaloi vite të vështira gjatë kohës së sundimit Haxhi Lajçi serb në Kosovë.  E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Javore KOHA

27


MOZAIK

Filluan punimet për rregullimin e qendrës së Shtojit

Projekt që ndihmon ruajtjen e mjedisit dhe përmirëson ofertën turistike Ulqin - Punimet për rregullimin e qendrës së Shtojit filluan dhe pritet që të përfundojnë përpara nisjes së sezonit turistik 2017, kanë njoftuar nga zyra për informim e kryetarit të Komunës së Ulqinit. Me planin e rregullimit të qendrës së Shtojit, të cilin e ka hartuar Agjencia për Zhvillim dhe Ndërtim e Ulqinit, është parashikuar rregullimi i qendrës, sanimi i terrenit, ngritja e nivelit

28

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

të tokës, ndërtimi i vendparkimeve dhe rregullimi i parkut. Projekti realizohet nga Komuna e Ulqinit nëpërmjet kontraktuesit Ndërmarrjes Publike “Veprimtaritë Komunale”, me mjetet financiare të siguruara nga Fondi “Rockfeller Brothers”. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka thënë se projektet e këtij lloji kontribuojnë në përmirësimin e

ofertës turistike nga njëra anë dhe në ruajtjen e ambientit publik nga ana tjetër. Ai ka premtuar se projekte të këtilla do të jenë të numërta gjatë këtij viti. Edhe kryetari i Bashkësisë Lokale Shtoj, Viktor Makoviq, e ka vlerësuar projektin si të domosdoshëm, duke marrë parasysh që ka për qëllim të rregullojë qendrën e Shtojit në (Kohapress) mënyrë afatgjate.


MOZAIK

Hoteli “Mediteran “ në Ulqin

Leja e ndërtimit, pengesë shumëvjeçare për investime të reja

Njëri ndër hotelet më të njohura në Ulqin “Mediterani”, i cili gjendet pak metra lart plazhit Rana, ka dymbëdhjetë vite që përpiqet të rinovohet dhe të ndërtohet me katër yje. Pronari Isa Beqoviqi, biznesmeni shqiptaro-amerikan, sot e kësaj dite nuk arriti të realizojë këtë dëshirë dhe premtim të tij për shkak të mungesës së lejes së ndërtimit. Ai në rekonstruksionin e këtij hoteli me lokalitet të mrekullueshëm në zemër të Ulqinit, i rrethuar me pisha, vetëm disa minuta ecje këmbë nga plazhi i vogël, duhet të presë kush edi edhe sa kohë. Në kërkim të zgjidhjes së këtij prob-

lemi, përfaqësuesit e këtij hoteli javën e kaluar kanë biseduar me përfaqësuesit e Ambasadës amerikane në Podgoricë. Në këtë takim, siç pohon përfaqësuesi i hotelit “ Mediteran” Selatin Gjeloshaj , ata njoftuan Ambasadën amerikane me të gjitha barrierat me të cilat ata po përballen tash më se një dekadë për realizimin e investimeve të reja të parapara edhe me kontratën e shitblerjes së këtij objekti hoteliero-turistik. Sipas fjalëve të Gjeloshajt, Ambasada amerikane u shpreh e gatshme që në kuadër të kompetencave dhe mundësive të veta të përshpejtojë procedurën e dhënies së lejes së

ndërtimit me përfaqësuesit e institucioneve vendore e qendrore. Po kështu edhe kryetari i Komunës së Ulqint, Nazif Cungu, në takimin që pati para pak ditësh me drejtorin e hotelit “ Mediteran” Novak Bojaniq premtoi se do të ndihmojë projektin ideor të rekonstruksionit të hotelit i cili momentalisht gjendet në fazën e kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm për marrjen e lejes të ndërtimit. Kryetari Cungu ka thënë se së shpejti do të iniciojë një takim me përfaqësuesit e Ministrisë për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Turizëm më qëllim të përshpejtimit të gj.gj. procedurës. E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Javore KOHA

29


FEJTON

Studim (II)

Mbyllja hermeti

Ishte kjo koha e artë e zonës kufitare, e cila fatkeqësisht, pas Luftës së Dytë Botërore do të mbes në kësaj zone kishin privilegje apo tretman të veçantë qe nuk i kishin ata jashtë kësaj zone. Ndërsa gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore nuk ekzistonte kufiri i ndarjës ne mes dy shtetëve, seps

Dr. Nail Draga

Ishte kjo koha e artë e zonës kufitare, e cila fatkeqësisht, pas Luftës së Dytë Botërore do të mbesë në kujtesën e popullatës përkatëse. Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe sepse vendbanimet dhe popullsia e kësaj zone kishin privilegje apo tretman të veçantë qe nuk i kishin ata jashtë kësaj zone. Ndërsa gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore nuk ekzistonte kufiri i ndarjes ne mes dy shteteve, sepse viset shqiptare iu bashkëngjitën Shqipërisë, andaj nuk kishte pengesa qarkullimi.

2.Zona kufitare pas Luftës së Dytë Botërore

Me përfundimin e Luftës së Dytët Botërore dhe vendosjen e pushtetit të ri(monist) në vitin 1945, sa i përket zonës kufitare pothuaj çdo gjë vazhdoi si më parë, duke funksionuar të gjitha vendkalimet kufitare si para luftës. Ishin këto vendime politike, qe ishin me qasje identike ideologjike që patën veprim deri në vitin 1948, kur u ndërprenë marrëdhëniet midis Ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Por, pas këtij viti fatal(1948) filloi mbyllja hermetike e Shqipërisë, ku u mbyllën të gjitha vendkalimet kufitare, ndërsa mbeti në funksion vetëm ai në Hani i Hotit- Bozhaj. Politika e vetizolimit të Shqipërisë i konvenon-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Foto. Nr.1. VKK Hani i Hotit-Bozhaj i vetmi në mes Shqipërisë e Malit të Zi nga viti 1948-2002

te Jugosllavisë, ku pasojat për shqiptarët ishin shumëdimensionale. Në mënyrë të veçantë pasoja kanë pasur shqiptarët në Mal të Zi si popullsi më e pakët në numër, e cila ishte e vendosur pothuaj tërësisht pranë kufirit me shtetin amë, por pa komunikim me pjesën tjetër të kombit, që meriton një qasje të veçantë sociologjike. Në lidhje me këtë çështje gjatë kësaj periudhe kohore ka rrëfime të ndryshme dramatike që i ka përjetu-

ar popullata shqiptare si në Shtoj të Ulqinit, Anë të Malit, Krajë, Malësi e Guci , që mund të jetë një material me vlerë për skenar filmi. S’ ka si të jetë ndryshe kur janë ndarë në mënyrë artificiale pjesëtarët e familjeve, pa të drejtë takimi e komunikimi për rreth pesë dekada. Ishte kjo koha e monizmit kur nuk preferohej as të shikohej në drejtim të kufirit e jo më të komunikohej, sepse pasojat kanë qenë evidente. Nga ana tjetër pushteti në Shqipëri


FEJTON

ike e Shqipërisë

ë kujtesën e popullatës përkatëse. Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe sepse vendbanimet dhe popullsia e

se viset shqiptare iu bashkangjitën Shqipërisë, andaj nuk kishte pengesa qarkullimi rkullim të kufizuar, pa investime në infrastrukturë etj., çështje këto që popullata jashtë kësaj zone e ka pasur të vështirë për ti kuptuar, sepse nuk i ka përjetuar.

2.1. Qasje të ndryshme të pushtetit për zonën kufitare

vendosi gardhin e hekurt apo si e kanë quajtur klonin, që ishte tmerr për popullatën e zonës kufitare që i tillë ishte deri në vitin 1990. Ishte koha e izolimit të Shqipërisë, ku të jetuarit në zonën kufitare ishte sakrificë por edhe qëndresë e jashtëzakonshme me plot të papritura, të denja për skenare filmi. Kalimi ilegal i kufirit nga ana e Shqipërisë ishte me shumë rreziqe qoftë ai tokësor apo ujor. Në tentim për të kaluar kufirin ka pasur plagosje, lëndime e vrasje, por edhe

mbytje në ujë(lumi Buna), ku për ca ngjarje në vitin 1990, autori i këtij artikulli është dëshmitar okular. Ndërsa kur është fjala për vizitat e ndryshme qofshin ata familjare apo turistike, ndonëse të rralla janë realizuar përmes vizave, e atë duke filluar nga viti 1972, ndërsa pas vitit 1981, në saje të ngjarjeve në Kosovë u reduktuan dukshëm, deri në vitin 1990. Me një fjalë të jetuarit në zonën kufitare nuk ka qenë e lehtë, sepse ishin zona të rrezikut permanent, me qa-

Se politika e shtetit mund të jetë fleksibile për shumë çështje në marrëdhënie me fqinjët, dëshmon qasja ndaj zonës kufitare nga ana e ish-shtetit jugosllav, i cili në praktikë ka pasur qasje të trefisht. Kështu p.sh. në kufirin ne mes Sllovenisë dhe Italisë në gjatësi prej 202 km ishin ne funksion 43 VKK, e me Austrinë në gjatësi të kufirit prej 324 km ishin 39 VKK, apo gjithsej 82 VKK . Pra, kishim të bënim me një zonë kufitare tipike europiane, me qarkullim të njerëzve dhe mallrave, ku qytetarët kanë jetuar në njërin e kanë punuar në shtetin tjetër, duke pasur qarkullim të përditshëm. Ndërsa qasja e dytë e shtetit jugosllav ishte me vendet e tjera kufizuese(Hungari, Rumani, Bullgari e Greqi), ndërsa qasja e tretë vlente vetëm për Shqipërinë. Ishte kjo politika e cila i konvenonte ish-Jugosllavisë, ku me Shqipërinë ishin në funksion vetëm tre VKK, sepse thënë të drejtën Shqipëria fatkeqësisht parësore ka pasur çështjen ideologjike e jo atë kombëtare të interesimit për bashkëkombësit e vet përtej kufirit. Pra, kemi pasur të bënim me një politikë e cila nuk ishte në favor të çështjes kombëtare, por kryesisht ideologjike e cila ishte demagogji me pasoja të mëdha kombëtare. E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

Ministri për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Mehmet Zenka, vizitoi Komunën Urbane të Tuzit

Statusi i komunës në fokus të takimit me zyrtarët lokalë

Tuz- Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Mal të Zi Mehmet Zenka i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar këtë fillim javë Komunën Urbane të Tuzit, ku është pritur nga kreu i kësaj komune Abedin Axhoviq, nga ai i kuvendit Fadil Kajoshaj dhe punonjës të tjerë të administratës lokale. Ministri Zenka pas takimeve kokë më kokë që ka zhvilluar me krerët e komunës dhe parlamentit lokal në konferencën për media, ka bërë të ditur qëllimet e vizitës së tij në këtë komunë si ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave. “Ne diskutuam për situatën aktuale në KU të Tuzit, për çështjen e statusit për opsionet të cilat janë të parashikuara me marrëveshje të koalicionit për formimin e komunës

32

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

së plotë të Malësisë dhe për çështje të tjera me rëndësi të cilat pritet të sillen në Qeverinë e Malit të Zi dhe në komunën e Tuzit dhe për të gjitha mundësitë që ne mund të ofrojmë nëpërmjet aktiviteteve tona, që të lehtësojmë jetën politiko-ekonomike. Ne si ministri do të shërbejmë si urë lidhëse midis kësaj komune dhe qeverisë së Malit të Zi”, u shpreh Zenka. Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave më tutje ka shtuar se për marrëveshjen që pritet të rezultojë me transferimin e komunës nga urbane në atë të plotë, është shprehur një optimizëm i dyanshëm në realizimin e këtij projekt, duke thënë se ministria përkatëse është në çerekun e punës së planifikuar për këtë vit. “Pritet që në një ardhme të afërt të

realizohen disa pika të marrëveshjes të cilat janë me rëndësi jetike për popullatën që graviton në këto treva por edhe në trevat e tjera ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi”, është shprehur Zenka. Në të njëjtën kohë kryetari i Komunës Urbane të Tuzit, Abedin Axhoviq e ka përshëndetur dhe mirëpritur vizitën e ministrit Zenka, duke e quajtur një vizitë konstruktive ku u dialogua për një seri çështjes të rëndësishme për popullatën e trevës së Malësisë, me fokus të veçantë zhvillimin e përgjithshëm të kësaj treve në të gjitha sferat. Kjo është vizita e parë e ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Mehmet Zenka e zhvilluar në KU të Tuzit nga emërimi i tij në këtë post. t.u. 


MOZAIK

Ndryshimi i Statusit të Komunës Urbane të Tuzit

Kajoshaj: Zbatimi i marrëveshjes së firmosur, mbetet për t’u parë Tuz- Kuvendi i Malit të Zi, në seancën pranverore do të duhej të diskutojë mbi ligjet për ndryshimin e statusit të Komunës Urbane të Tuzit, eventualisht që Tuzi të bëhet komunë e plotë si të gjitha komunat e tjerat në Mal të Zi. Mbi arritjen e kësaj të drejte të munguar prej disa vitesh, në nëntor të 2016-tës, koalicioni “Shqiptarët e Vendosur“ ka arritur marrëveshje me PDS-në që Tuzi të bëhet komunë e plotë si të gjitha të tjerat në Mal të Zi, gjatë vitit 2017, gjegjësisht 2018. Kryetari i Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit, Fadil Kajoshaj në prononcimin për “Koha Javore” tha se pavarësisht arritjes së marrëveshjes mes dy palëve që janë dhe aleatë në qeverisjen qendrore, mbetet për t’u

parë nëse kjo marrëveshje e firmosur mes palëve do të zbatohet. “Ky vendim në qoftë vihet në jetë, ai do të fillojë të implementohet pas Zgjedhjeve lokale që parashikohen të mbahen vjeshtën e Vitit 2018. Pra, sipas kësaj marrëveshjeje që është firmosur, Komuna e Tuzit duhet të jetë komunë e plotë si të gjitha të tjerat në Mal të Zi. Po ashtu në këtë marrëveshje figuron dhe përshpejtimi i implementimit për ndryshimin e statusit aktual nga Komunë Urbane në Komunë në Kuadër të Kryeqytetit që ka të bëjë me ndryshimin e Ligjeve mbi Organizimin Territorial të Malit të Zi”, u shpreh kryetari i kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit, Fadil Kajoshaj. Ai më tej theksoi se ende nuk ka fil-

luar hartimi i statutit duke shtuar se gjatë këtij muaji do të duhej të zhvillohej seanca e kuvendit të KU të Tuzit, gjatë së cilës do të formohet komisioni i cili do t’i hartojë ato. Rikujtojmë se kërkesa për ndryshim statusi është vënë në jetë qe nga vitet e 90-ta, që atëherë kur Tuzit i është privuar statusi i plotë që e kishte gëzuar deri në ato vite si të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi. Nga ajo periudhë e deri më sot politikanët shqiptarë në Mal të Zi dhe ata në Malësi, siç është evidente, nuk kanë arritur të shënojnë progres në këtë drejtim por as në realizimin dhe zgjidhjen e shumë problemeve që ka edhe sot e kësaj dite popullata shqiptare në Mal të Zi. t.u.  E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Javore KOHA

33


MOZAIK

Në Shkollën e Mesme “Vëllazërim-Bashkim” të Ulqinit

Dhjetë mijë euro investime të reja

Biznesmenët ulqinakë Ilmi Kurti dhe Bajram Maxharri vazhdojnë të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës në Institucionin Publik, Shkolla e Mesme “Vëllazërim-Bashkim në Ulqin. Falë donacioneve të tyre në shumë prej 9.000 dollarësh amerikanë (Kurti 7.000 $ e Maxharri 2.000 $) dhe 1.500 euro investime nga mjetet buxhetore të shkollës, gjatë pushimeve dimërore, u bë rikonstruksioni i disa hapësirave të brendshme shkollore, të cilat duk-

34

Javore KOHA

E ENJTE, 16 SHKURT 2017

shëm do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve mësimore në këtë vatër të arsimit dhe edukimit të brezit të ri. Profesori i kësaj shkolle dhe koordinatori i këtyre investimeve Basri Molla, duke shprehur kënaqësinë dhe mirënjohjen për investitorët tha se falë këmbënguljes, bashkëpunimit dhe vullnetit të tyre si dhe partneritetit publik-privat, u bë i mundur realizimi i investimeve të reja në këtë shkollë , duke u krijuar në këtë

mënyrë nxënësve të rinj një ambient normal për zhvillimin e aftësive të tyre mësimore. Molla shtoi se edhe shkolla ecën përpara vetëm me një gjë: me punë konkrete dhe me angazhim tek ajo që kemi pasion. Sipas Mollës, përkrahjet e këtilla financiare nga dashamirët e arsimit përbëjnë infuzion të pazëvendësueshëm për përmirësimin e kushteve për nxënësit e kësaj shkolle sikurse edhe për rritjen e cilësisë së arsimit. gj.gj


SPORT

Lojtarët që iu futën politikës pasi u pensionuan nga futbolli

Sukseset sportive për një ndryshim në politikë

gjithmonë për golin e tij në Kupën e Botës, i cili erdhi vetëm pas 11 sekondash me Turqinë ndaj Koresë së Jugut në vitin 2002. Në 112 paraqitje me përfaqësuesen shënoi 51 gola. Sukur u bë politikan në vitin 2011, kur u votua për deputet në Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi, por dha dorëheqje në dhjetor të vitit 2013.

7. George Weah

George Weah është lojtari më i mirë nga Afrika dhe Topi i Artë në vitin 1995 i ndihmoi shumë. I njohur për karrierën te Milani, Weah është politikan që nga viti 2005, ku nuk arriti të zgjidhet president i Liberisë, por ai vazhdon të jetë pjesë e politikës.

8. Bebeto

Bebeto vazhdon të jetë golshënuesi i pestë më i mirë i Brazilit dhe këtë popullaritet e shfrytëzoi për t’u futur në politikë. Në vitin 2010, në zgjedhjet e përgjithshme në Brazil u bë anëtar i Partisë Laburiste Demokratike. Disa futbollistë janë liderë në fushë, por në disa raste pas pensionimit ata lidershipin e tyre e shtrijnë edhe në sferën e politikës. Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë dhe shumë lojtarë famën e fituar në sport dëshirojnë ta shfrytëzojnë duke bërë diçka në politikë. Më poshtë keni 11 lojtarët që aftësitë e tyre në futboll i shikuan si të dobishme për një ndryshim në politikë.

1. Marc Wilmots

Marc Wilmots ishte një lojtar kyç i përfaqësueses së Belgjikës, ku në 70 paraqitje shënoi 28 gola dhe nga viti 2012 deri 2016 u bë edhe trajner i Belgjikës. Wilmots në zgjedhjet federale të vitit 2003 u zgjodh në senatin e Partisë Liberale francezfolëse, Lëvizja Reformiste. Në postin e tij politik, ai qëndroi vetëm për dy vite dhe u kritikua shumë se u largua herët nga politika.

2. Recep Tayyip Erdogan

Ish-kryeministri i Turqisë, tani president i vendit, në rininë e tij ishte një lojtar i talentuar i futbollit. Ishte pjesë e Kasimpasa S.K, por pas paraqitjeve të mira u kërkua edhe nga Fen-

erbahce, por babai i Erdogan e ndaloi transferimin e tij. Vlen të theksohet se stadiumi i Kasimpasas mban emrin e Erdoganit.

3. Oleg Blokhin

Oleg Blokhin ishte një sulmues i talentuar, i cili i ndihmoi shumë Dinamos së Kievit dhe ish-Bashkimit Sovjetik. Pasi u pensionua, u fut në politikë dhe u bë pjesë e parlamentit ukrainas në vitin 1998 dhe 2002.

4. Gianni Rivera

Pak lojtarë kanë fituar tituj sa legjenda e Milanit, Rivera. Topin e Artë në vitin 1969, dy Liga të Kampionëve me Milanin dhe Kampionatin Evropian me Italinë në vitin 1968. Pasi vari këpucët, ai iu fut politikës dhe kishte disa poste në vendin e tij.

5. Tomas Renones

Ylli spanjoll ishe pjesë e Atletico Madridit për 12 sezone. Pastaj, ai ishte pjesë e partisë Independent Liberal Group, por në vitin 2006 u arrestua për korrupsion.

6. Hakan Sukur

Hakan Sukur do të mbahet mend

9. Romario

Mbi 1 000 gola në karrierë dhe duke qenë një nga njerëzit më të dashur në Brazil, ai e përdori këtë dhe u bë politikan i suksesshëm. Ai arriti që të jetë pjesë e parlamentit të Rios me 63.4 për qind të votave.

10. Pele

Nuk ka emër më të madh në botën e futbollit se Pele. U votua nga FIFA si “Lojtari i shekullit” në vitin 1999, fitues i tri Kupave të Botës, golshënuesi më i mirë në historinë e futbollit dhe me 1 281 golat, ai u bë pjesë e Librit Guinness – pothuajse nuk ka asgjë që Pele s’e ka arritur. Karriera politike ishte aq e mirë sa edhe ajo sportive. Ai u bë pjesë e botës politike, duke përfshirë Kombet e Bashkuara dhe UNICEF dhe shumë herë doli publikisht duke thënë se dëshiron të luftojë korrupsionin në vendlindjen e tij.

11. Andriy Shevchenko

Legjenda e Milanit e la futbollin në vitin 2012 dhe filloi karrierën si politikan në Ukrainë, por ai dhe partia e tij nuk treguan sukses në zgjedhjet e vitit 2012. Arbios Kryeziu  E ENJTE, 16 SHKURT 2017

Javore KOHA

35


KOHA Javore e A avorH KJO

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgori cë e enjte, 29 dhjetor

Çmimi 0,50

a ndonjë P KOHA

Javore

N D RYS H IM

zitiv poAPATIA

Podgoricë e enjte, 16 shkurt 2017 Viti XVl Numër 752 Çmimi 0,50

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Qençe nuk jetohet ma

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

10 01 HA LL EVE

Dy rrugët e Idromenos

6965-0081 NSSI

SHQIP TARË T E

ISSN 1800-5696

Q

Kadare meriton Nobelin!

ISSN 1800-5696

Në udhëkryq

Idromenos Dy rrugët e

6965-0081 NSSI

Ulqini - qyteti i a ndërtimeve tëj m t e h o t etohet ma e j k ençe nu pakontrolluaraQ Lufta e Ftohtë duhet shmangur

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qy teti më Shkodra,

vitit 2016

politike

APATIA politike

Në udhëkryq

2016 Viti XV Numër 746

Qëndresa krajanët dhe flijimi për joshës për flamurin qyteti më Shkodra, tonë kombëtar

Në udhëkryq Qëndrimi anticivilizues i një politikani

ençe nuk

Mbyllja hermetike e Shqipërisë SHQIPTARËT E 1001 HAL LEVE

Shqipërisë hermetike e Mbyllja

pakontrolluara ndërtimeve të e AUlqini - qyteti i K avorH KJO JO avorH e A Podg oricë e enjte

, 15 dhjet or 2016

Viti XV Numë r

744 Çmim i 0,50

Podgoric ë e enjte, 15 dhjetor

Shikoni arkivin e revistës në portalin www.kohajavore.org

E-mail: kohajavore@t-com.me

Javore KOHA www.kohajavore.org

www.facebook.com/kohajavore Podgoricë e enjte, 16 shkurt 2017 Viti XVl Numër 752 Çmimi 0,50

2016 Viti XV Numër 744

Çmimi 0,50


Koha 752