Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Qençe nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët


PËRMBAJTJE

5

Tjetërsimi që po dëshmohet çdo ditë

Ulqini në Rrjetin Global të Qyteteve të Forta

12

Arkivat austriake, një burim i pashtershëm për shqiptarët 20

Ideja austriake për 14 pavarësinë e Shqipërisë

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016


PËRMBAJTJE

Gjinia femërore, forcë dhe vlerë e shoqërisë 24

22 Së shpejti në kinema filmi ku luan Rita Ora

28

Tradita e mikpritjes

Shqiptarët, humbësit më të mëdhenj

32

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

ARKIVI: www.kohajavore.org SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Qençe nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët

Në udhëkryq

krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

jetohet ma Qençe nuk SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Përfundon ndërtimi i segmentit rrugor Tamarë – Vërmosh

Gucia e Plava më afër Shkodrës dhe Podgoricës

Këto ditë ka përfunduar ndërtimi i segmentit rrugor Tamarë-Vërmosh, rreth 30 kilometra i gjatë, pjesë e rrugës Shkodër-Vërmosh. Me përfundimin e këtij segmenti, ka përfunduar rruga që lidh Shkodrën me Vërmoshin dhe më pas me Plavën e Gucinë. Pas përfundimit të asfaltimit dhe veprave të artit, firma ndërtuese “Riviera Contruction” po merret me vendosjen e sinjalistikës dhe mbrojtëseve anësore metalike, në segmentin nga Qafa e Berdelecit deri në Vërmosh. Rruga Shkodër-Vërmosh rilidh zonën e Plavës dhe Gucisë, me një sipërfaqe mbi 540 km katrorë, me Malësinë e Madhe dhe Shkodrën. Me ndërtimin e

4

Javore KOHA

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

kësaj rruge është shkurtuar ndjeshëm distanca ndërmjet Plavës e Gucisë dhe Shkodrës e Podgoricës, por edhe ajo kohore. Banorët e Plavës e Gucisë udhëtonin më shumë se 240 km nëpërmjet Podgoricës për të mbërritur në Shkodër e Malësi të Madhe, ndërsa me ndërtimin e rrugës Shkodër-Vërmosh kjo distancë do të shkurtohet në 105 kilometra. Për ndërtimin e rrugës Hani i Hotit – Vërmosh, me gjatësi 70 kilometra, qeveria e Shqipërisë ka investuar 45 milionë dollarë amerikanë. Ndërtimi i saj është cilësuar si rruga e dytë e kombit pasi që lidh trevat ku jetojnë shqiptarët, si Plava e Gucia, dhe pjesët tjera të veriut të Shqipërisë me

zonat tjera. Por derisa pala shqiptare e ka përfunduar pjesën e saj të punës, pala malazeze as që i ka filluar punimet për ndërtimin e segmentit rrugor nga Dinosha përgjatë shtratit të lumit Cem, si pjesë e rrugës Podgoricë – Guci, nëpërmjet territorit të Shqipërisë. Ky projekt parashikon edhe ndërtimin e pikës së përbashkët kufitare Cemi i Triepshit – Grabom. Rruga Podgoricë – Guci nëpërmjet Shqipërisë paraqet lidhjen më të shkurtër dhe natyrore të Plavës dhe Gucisë me pjesën qendrore dhe jugore të Malit të Zi. Përmes kësaj rruge gjatë shekujve kanë kaluar edhe karvanet.  (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Përfaqësueset e ICMA-s u takuan me kryetarin e Komunës së Ulqinit

Ulqini në Rrjetin Global të Qyteteve të Forta Ulqin - Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka pritur të hënën përfaqësueset e Asociacionit Ndërkombëtar për Menaxhimin e Qyteteve dhe Regjioneve - ICMA nga Uashintoni, Vera Orloff dhe Biserka Ivanoviq Sharkanoviq. Mysafiret e informuan kryetarin Cungu për fillimin e zbatimit të projektit “Ndërtimi i eskpertizës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm për autoritetet komunale në Ballkanin Perëndimor”, i cili realizohet nga asociacioni në fjalë në bashkëpunim me Institutin për Dialog Strategjik nga Londra. Ky projekt realizohet në Mal të Zi, Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, dhe ka për qëllim trajnimin dhe mobilizimin e kryetarëve dhe udhëheqësve tjerë komunalë në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor që të indentifikojnë dhe

të adresojnë faktorët e rrezikshmërisë të ndërlidhura me ekstremizmin e dhunshëm përmes angazhimit në Rrjetin Global të Qyteteve të Forta (Strong Cities Network). Projekti planifikon organizimin e disa punëtorive në periudhën e ardhshme dhe Komuna e Ulqinit pritet të kandidojë tema të cilat do të ishin interesante për këto punëtori. Kryetari Cungu ka thënë se Komuna e Ulqinit është e gatshme të japë kontributin e saj në arritjen e këtyre qëllimeve dhe se strukturat kompetente lokale do të marrin pjesë në mënyrë aktive në punën e këtij Rrjeti. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitave të përfaqësueseve të Rrjetit Global të Qyteteve të Forta në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë informimin dhe gjendjen në të cilat janë shtetet e ndryshme të këtij reg(Kohapress) jioni të Ballkanit.

Agjencia Turistike gjermane TUI e interesuar për Ulqinin

Gjatë javës së kaluar Ulqinin e vizitoi një delegacion i Agjencisë Turistike TUI nga Gjermania, turoperatori i parë në Evropë dhe njëri prej turoperatorëve më të njohur botërorë. Përfaqësuesit e kësaj agjencie u takuan me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, dhe bashkëpunëtorët e tij. Sipas njoftimit për media nga zyra e kryetarit të Komunës së Ulqinit, në takim, ku ishin të pranishëm dhe zyrtarë të Organizatës Turistike Nacionale të Malit të Zi dhe NP “Të Mirat Detare” u trajtuan disa çështje me interes të veçantë për Ulqinin. Përfaqësuesit e TUI-t shprehen interesim për të investuar në objektet e “Rivierës së Ulqinit” në Plazhin e Madh, por edhe në mbushjen e kapaciteteve të këtyre objekteve. Kryetari Cungu i përgëzoi mysafirët dhe theksoi se Komuna e Ulqinit është e gatshme që të përmbushë kërkesat e tyre. Ai po ashtu theksoi se në vitet ’80-të “Riviera e Ulqinit” ka pasur nje bashkëpunim jashtëzakonisht frytdhënës me TUI-n dhe llogarit që këto ura bashkëpunimi mund te rivendosen në interes të përbashkët. Gjatë qëndrimit në Ulqin, mysafirët nga Gjermania kanë vizituar objektet hoteliere në Plazhin e Madh. E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Euractiv

Ballkani ëndërro para “portës” së Samuel Morgan

Integrimi nuk është më një prioritet dhe BE-ja rrezikon të tkurret pa u zgjeruar përsëri. Megjithatë, vendet e Ballkanit synojnë ende një pranim dhe zhvillojnë një strategji të re në mënyrë që të rifuten në radarët e Brukselit. Shanset për të parë një vend evropian në BE në një të ardhme të afërt janë të pakta. Por kjo nuk e pengon Ballkanin të trokasë në portën e bllokut, duke u përgatitur me çdo kusht për pranimin. Në këtë kuadër, më 29 nëntor u paraqit një strategji e re në Bruksel nga Lëvizja Evropiane Ndërkombëtare, si dhe nga disa grupe refleksioni që bëjnë thirrje që integrimi i Ballkanit të rivihet në rendin e ditës. Këto linja të reja drejtuese inkurajojnë rajonin të bashkohet dhe Komisionin Evropian dhe shtetet anëtare ta përshpejtojnë përfshirjen e rajonit. Megjithatë, aderimi i Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Mal-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

it të Zi dhe i Serbisë ka ende disa pengesa.

T’u fitosh zemrën evropianëve

Kur kryetari i KE-së, Jean-Claude Juncker, dhe komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, u emëruan më 2014, të dy deklaruan se nuk do të kishte anëtarë të rinj para 2019-s. Problemet e tjera botërore si kriza e refugjatëve dhe ajo financiare, marrëveshjet për shkëmbimet e lira, Brexit-i dhe ndryshimet klimatike e kanë mënjanuar më shumë perspektivën e pranimit të anëtarëve të rinj në BE. Në këtë aspekt, autorët e strategjisë e konsiderojnë një sfidë të madhe mbështetjen e vendeve anëtare për Ballkanin. E vërteta është se fuqizimi i populizmit dhe perceptimi negativ për rajonin, gjurmët e konflikteve në ish-Jugosllavi, i shtyjnë shumë nga këto vende anëtare t’i rrisin kërkesat

e tyre. Edhe Jean-Claude Juncker duket se është i këtij mendimi, meqë ka insistuar në domosdoshmërinë « për të konsoliduar atë që është arritur në gjirin e 28 vendeve anëtare », gjatë paraqitjes së prioriteteve të tij më 2014. Goran Svilanović, sekretar i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor duhet ta pranojë sfidën « që të punojë me qytetarët evropianë në mënyrë që t’u fitojë atyre zemrën », me shpresën që këta të ndikojnë pastaj te vendimmarrësit politikë të vendeve të tyre. Srategjia përmend sidoqoftë një dokument të vitit 2015 të Qendrës Publike Evropiane, e cila nxirrte si konkluzion se « opinioni publik nuk ishte një faktor dominant për pozicionin zyrtar të vendeve anëtare » gjatë zgjerimit. Kjo tregon se një qasje e fokusuar te zemrat dhe shpirtrat nuk është e mjaftueshme. Eurodeputeti i PPE-së,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

on ë BE-së Eduard Kukan, mendon se një zgjerim i BE-së duket më i komplkuar tani e tutje, jo vetëm për shkak të krizave të brendshme, por edhe për shkak të integrimit të realizuar deri tani. Sipas tij, Sllovakia, vendi i tij që duan ta imitojnë vendet e Balkanit, ka pasur shansin që hyri shumë herët në BE.

Imazhi negativ

Strategjia në fjalë synon të përmirësojë imazhin negativ të rajonit e ta paraqesë zgjerimin si zgjidhje për problemet e mëdha të bllokut. Ajo u drejtohet grupeve të refleksionit dhe vendeve anëtare me ndikim, që janë kundër pranimit të anëtarëve të rinj. Theksi vihet në promovimin e avantazheve të rajonit dhe nevojën për të rivendosur besimin mes vendeve kandidate të Ballkanit. Në fakt, disa ndarje të brendshme duhen kapërcyer, meqë Ballkani Perëndimor nuk e mbështet 100 përqind futjen

Aderimi në BE i Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe i Serbisë ka ende disa pengesa

në BE. Po kështu, plotësimi i kritereve të kapitujve të ndryshëm për pranimin nuk është një punë e lehtë dhe procesi i gjatë në kohë parakupton një ngarkesë shumë të madhe financiare e njerëzore. Strategjia për promovimin rajonal thekson faktin se aderimi zvogëlon shpenzimet dhe do të ishte një shans i mirë për Ballkanin e prekur prej shumë kohësh nga kriza financiare.

Modelet

Disa mësime duhen nxjerrë gjithashtu nga fushata e Brexit-it, meqë shumë vëzhgues e kanë qortuar kampin për « Daljen » se nuk ia komunikoi sa duhet elektoratit avantazhet e BE-së. Eurodeputi gjerman Jo Leinen (S&D), anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, ka folur dje mbi raportet e Komisionit për progresin e Bosnjë-Hercegovinës

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

e të Shqipërisë. « Shoqëria civile duhet të ketë të drejtë ta ndjekë nga afër procesin e negociatave », u shpreh ai. Për pranimin e Turqisë, përfaqësuesi gjerman deklaroi se procesi ishte « ngrirë, por nuk është hequr dorë plotësisht ». Në një kritikë të nënkuptuar ndaj Mbretërisë së Bashkuari, Jo Leinen theksoi faktin se « vendet anëtare nuk kanë treguar deri tani se duan të heqin dorë nga premtimi i dhënë për pranimin e anëtarëve të rinj ». Për sa i përket modelit, ai përmend në mënyrë të veçantë grupin e Vishegradit (Republikën Çeke, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë), që u formua në fillim të viteve 1990 për të promovuar integrimin evropian të katër vendeve. Këto u pranuan në BE më 1 maj 2004. Një rrugë që ëndërrojnë ta ndjekin edhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor… E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

QASJE

Në udhëkryq

Gjekë Gjonaj

Vitet ikin, brezat kalojnë. E Mali i Zi nuk po zhvillohet ekonomikisht, që rinisë sonë t’i sigurojë punë e mirëqenie. Mbaj mënd tim at të ndjerë kur isha ende i ri, thoshte: “Ky vend për ne vështirë se bëhet, por të paktën të bëhet për fëmijët tanë ”. Sot jam unë në moshën e tij kur i thoshte këto fjalë dhe Mali i Zi s’është zhvilluar akoma. Tani ndodhem unë përballë të njëjtës situatë si im at para shumë vitesh dhe situata është po e njëjta, mos edhe më keq. Edhe unë tani mund t‘i them djalit tim të njëjtat fjalë si para shumë vitesh. Dëshira ime, sikur e çdo prindi, është që ta gëzoj dhe ta shoh të lulëzojë vendin tim. Dua që djali im dhe e gjthë rinia e sotme të jetojë në një vend të sigurt si gjithë Evropa dhe Bota. Dua që të jemi të barabartë mes të barabartëve në gjithë globin . Sepse, gjëja më e shenjtë për ne mbetet jeta. Mirëpo realiteti më demanton. Jo vetëm mua, por shumicën

8

Javore KOHA

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

e popullatës ku jetojnë shqiptarët. Në dallim nga gjenerata ime, rinia e sotme shkollohet në numër shumë herë më të madh. Më vjen mirë kur takoj dhe shoqërohem çdo ditë e më shumë me intelektualë të rinj shqiptarë me kualifikime dhe profesione të ndryshme, duke filluar prej ekonomistëve, juristëve, mjekëve, politi-

kologëve, inxhinierëve , infermierëve, profesorëve etj. Kënaqem me arritjet e tyre, nga njëra anë. Shqetësohem për ëndërrat e tyre të parealizuara, nga ana tjetër. Ajo që më mundon më së shumti kohën e fundit gjithësesi është migrimi i rinisë sonë, e cila që një kohë të gjatë ndodhet në udhëkryqet e saja. Ajo, sot ndod-

Largimet e të rinjve nga Mali i Zi , do të duhej të brengosnin më së shumti qeverinë dhe institucionet. Çfarë politikash duhet të hartohen nga kjo Qeveri për të mos lejuar ikjen e pjesës më vitale ( më të re) të popullsisë ? Këtij problemi të madh shoqëror, i cili rrezikon substancën kombëtare, duhet t‘i kushtojë më shumë vemendje. Ajo bashkë me institucionet e tjera në radhë të parë duhet të ndryshojë politikat e deritashme të qeverisjes

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Vetëm nga Ulqini brenda javës së kaluar lëshuan vatrat e tyre shumëshekullore dhe u shpërngulën në shtete të huaja tetë të rinj. Rrugën e tyre këtë vit dhe viteve të fundit , e kanë ndjekur edhe shumë të tjerë, madje edhe familjarë nga zona të tjera urbane dhe rurale të banuara me shqiptarë

het në gjendje amullie, konfuziteti, apatie dhe horizonteve të paqarta. Këtë gjendje të kësaj shtrese më të nevojshme të kombit tonë e ka shkatuar mbi të gjtha kriza ekonomike dhe papunësia. Vetëm nga Ulqini brenda javës së kaluar lëshuan vatrat e tyre shumëshekullore dhe u shpërngulën në shtete të huaja tetë të rinj. Rrugën e tyre këtë vit dhe viteve të fundit , e kanë ndjekur edhe shumë të tjerë, madje edhe familjarë nga zona të tjera urbane dhe rurale të banuara me shqiptarë. Kur i pyeta disa nga ata për arsyet e kësaj shpërnguljeje të dhimbshme , të mos them tragjike, përgjigjja ishte se nuk shihnin ndonjë perspektivë të ndritshme në vendin e tyre. Ata thonë se po largohen përkohësisht jashtë shtetit për një jetë më të mirë të zhgënjyer nga vendi i tyre. Të demoralizuar dhe me shpresë të thyer. Ata nuk përjashtojnë as

mundësinë edhe të shpërnguljes së përhershme, në kërkim të mundësive më të mira ekonomike. Të thyer moralisht ata nuk shohin perspektivë as për vete e as për fëmijët e tyre. Andaj po ikin për një jetë më të mirë si në aspektin ekonomik e social ashtu edhe atë të punësimit, edukimit dhe arsimimit më të mirë. Domethënë migrimi , kjo plagë e rëndë, që në literaturën botërore quhet “ngjarje kritike në jetë” , jo vetëm se tek ne ka ekzistuar që nga të qenurit e kombit tonë, por për fat të keq është edhe fenomen i kohës bashkëkohëse. Më e keqja është se ky fenomen nuk po ndalet. Përkundrazi, duam apo s’duam ta pranojmë, po vazhdon me përmasa gjithnjë e më të mëdha. Vendet e Evropës Juglindore ( Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina) janë ndër rajonet me më shumë emigrantë të dërguar në botë, numër ky sa një e katërta e popullsisë aktuale

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të këtyre vendeve që jetojnë jashtë vendeve të tyre“, thuhet në raportin e Bankës Botërore. Largimet e të rinjve nga Mali i Zi , do të duhej të brengosnin më së shumti qeverinë dhe institucionet. Çfarë politikash duhet të hartohen nga kjo Qeveri për të mos lejuar ikjen e pjesës më vitale ( më të re) të popullsisë ? Këtij problemi të madh shoqëror, i cili rrezikon substancën kombëtare, duhet t‘i kushtojë më shumë vemendje. Ajo bashkë me institucionet e tjera në radhë të parë duhet të ndryshojë politikat e deritashme të qeverisjes. Pastaj të hartojë një politikë të mirë, të saktë, efikase dhe afatgjatë për krijimin e mundësive të reja për qytetarët dhe të rinjtë e vendit tonë. Qeveria e Malit të Zi duhet të marrë obligim që të krijojë kushte dhe zhvillim ekonomik ku të rinjtë me asnjë çmim nuk do të iknin nga atdheu i tyre , por të qëndrojnë dhe të punojnë këtu.

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Qençe nuk jetohet ma* Argëzon Sulejmani

Kur bota thuhet të kalërojë nëpër krizat e saj, me dhe pa njeriun, neve si njësi a subnjësi e saj, përditë na bien morte dhe atëherë kujtohemi për njëri-tjetrin. Rrjetet virtuale na mundësojnë të gjendemi sa në Tiranë e Prishtinë, aq në Shkup, Luginë e Ulqin. Jo vetëm kaq, kohë pas kohe si për kortezi vemi edhe në Stamboll, Pariz e Washington. Paçkase, kemi kohë pa bërë vizita tek më të afërmit, u bë kohë që e kemi lënë anash ritualin e pamjeve dhe as nuk mbahet mend kur së fundmi jemi solidarizuar me ndonjë të braktisur. I jemi dhënë tërësisht virtualitetit dhe sikur po zhvillojmë një ndjenjë të re dridhjen, vibraton softverike. Dominohemi prej gjesteve, në vend të veprave, kur në televizion, gazeta e internet përditë buçasin lajme me kryefjalë krizën globale e luftërat; do të ftohta, do të nxehta, sa andej, sa këndej. Edhe në rrafshin tonë mbarëkombëtar qëndrojmë njëjtë. Jemi më të lidhur se kurrë virtualisht, po zhvillo-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Thonë se historia që harrohet, përsëritet. Si duket, ne arritëm të gjasë, nga gjenerata në gjeneratë po na jepen leksione të njëjta cili do të jetë viti D, nga ku brezat do të thirren në kujtesë, do të vazhdojmë të luajmë aktorin dhe shikuesin tekanjoz, me dhe nda jmë më shumë se asnjëherë më parë vibraton softverike patriotike dhe parashikojmë të shkundim e përvetësojmë këto “meselet programike” siç në ‘97-n arkat e armatimeve. Në një linjë me ne janë edhe prijësit e shteteve tona mëmëdhetare. Dhe ata bëjnë veç këso gjërash, bëjnë veç gjeste. Nuk bëjnë asnjë punë. Ec e merre vesh. Njëri, me të ardhur në pushtet, heq fotografinë e presidentit dhe vë fotografinë e shpallësit të pavarësisë së më pak se gjysmës së tokave shqiptare, të cilin e dekoron me “flutura artistike”; tjerët veshin e zhveshin do fotografi në hollin e kuvendit shtetëror si të jenë të thirrur të luajnë “hapa dollapa”. Të parëve iu zhvasin copa deti, tek bëjnë pushimet në Ibiza; të dytëve iu përvetësojnë malet tek ushtrojnë bjeshkatarinë. Njëra dhe tjetra palë duan të rishkruajnë historinë dhe kësaj ‘virane’ t’ ia imponojnë me çdo kusht emrat e vet si gjetje e shpëtimtarë kombi. Gjestet e tyre s’kanë të sosur: krerët e vendeve tona organizojnë tryeza të

përbashkëta e mbarëkombëtare, ku në fund ajo që nuk do të harrohej do të jetë një faturë e majme dreke; më të vegjlit se këta mbledhin kryekomunarët e etnisë së përjashtuar, të zgjedhur nga një pakicë optimale e atyre pakicave në shkrirje, ku si kujtim do të mbetet një buzagazje në fotografitë akull të pastërta (por të ftohta, s’do mend). Pakicat etnike shqiptare nëpër vendet e ish SFRJ-së ndodhen në udhëkryq. Në radhë të parë do duhej të hapnin një kapitull të ri të mendësisë dhe figurave politike, të cilat do duhej përgjithmonë të çliroheshin nga hijet e klikave intriguese të shteteve të rinj, porse në radhën e mëpastajme do duhej të rishihnin raportin ndaj politikës zyrtare të dy vendeve të a.q. amë. Nga zgjedhjet e fundit të republikave përkatëse, pakicat tona etnike kanë pësuar debakël. Nëse, Tirana dhe Prishtina zyrtare, deri më tani kanë bërë symjegulltin, kur mendje të izoluara kanë raportuar për gjend-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ë bëhemi studiues me grada, por mbetëm nxënës të këqinj e harrues të mirë. Për këtë, me a, biles të përshtatura e slow motion, për të cilat po paguajmë gjithnjë e më shtrenjtë. Se, ë mësojnë të mendojnë dhe do të shkëmbejnë përvoja, kjo mbetet e hapur. Deri atëherë, do aj jetëve tona jen e vështirë të bashkëkombasve të tyre në këto vende, tanimë faktet që perplasen në fytyrat e secilit prej nesh, nuk mund të arsyetohen më me asnjë gjetje. Shqiptarët në Serbi, pastaj në Mal të Zi e se fundmi dhe në Maqedoni(FYROM), kanë humbur, së paku numerikisht, gjysmën e përfaqësisë në dhomat më të larta të shteteve respektive. Ky është një realitet i ri në rajon, një fenomen, që siç çdo tjetër, kërkon vepra e jo gjeste. Angazhim ose asgjë. Statuset e zyrtarëve të lartë të dy kryeqendrave që cektësisht shpallin “tradhëtarë” pjesëtarët pakica të etnisë shqiptare të këtyre vendeve, janë qyqare dhe injorante sa ç’ është vet gjendja jonë e përgjithshme. Zgjidhjet konstruktive nga zyrat e dy kryeqendrave tona i përngjajnë më tepër idesë me babadimër. Ato, për vite të tëra kanë luajtur rolin e qendrave aristokrate, ku kanë përzgjedhur ajkën prej pakicave etnike të përjashtuara, siç së fundmi bënë edhe me kombëtaren e futbollit, por

asnjëherë nuk kanë provuar të bëjnë mbrojtësin e garantuesin e të drejtave të pamohueshme të shqiptarëve të përjashtuar, në tokën e çkepur të të parëve. Kthjellja, rilindja - siç po kemi qejf ta quajmë, ose zgjidhja, kotësisht të pritet nga liderë që veçse s’kanë lidhur kurorë me prijësit e shteteve post SFRJ. Prej atyre që këtyre vendeve ua besojnë shëndetin e vikendin familjar, prej atyre që thirren si ndjekës të hapit të tyre prosperues, paçkase njëri ia zhvatë do bjeshkë, tjetri ia betonon do mure ndarëse, një i tretë e lufton në distancë a një i lënë anash nuk e zhvlerëson për një jetë ligjin e luftës, vështirë dhe e pamundur të pritet rrugëdalja. E kuptuam që, shqiptarët me 1001 halle arritën të krijojnë dy shtete të rinj në historinë e re të Ballkanit, por për ta plotësuar këtë konkluzë do duhej shtuar që edhe përtej këtij realiteti të ri, më shumë se gjysma e territorit dhe korpusit të sovranit të kësaj etnie mbeti jashtë këtij ridefin-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

imi. Pakicat etnike dhe mërgata bashkëkombëse, me siguri bëjnë në çdo përllogaritje saç bën gjithçka brenda këtyre dy shteteve, në mos më shumë. Veçse, e udhës do të ishte të sqarohej pa doreza, roli dhe vendi që zënë këto entitete në trungun tonë mbarëkombëtar. Këto dekada, dhe jo vetëm ato, duket të jenë përdorur në mënyrën: mërgata si degë për vjelje, kurse pakicat si degë për kusurime. Ka ardhur koha, besoj, ta shohim dhe ta themi të vërtetën në sy. Qençe nuk jetohet më. Çka mund të presim në periudhën e ardhshme? Nga të lartpërmendurit, veç ndonjë gjest të radhës. Asnjë punë. Kanë ngecur keq ne dublimin e rolit mini Obama dhe po e mbushin kohën me flirte ndaj aparatit imazherik dhe fjalimeve koniciane e reaganiane, sikur të jenë prijës të vendeve të 1001 ëndrrave e jo të 1001 halleve. *shkëputur nga vargjet e Ali Podrimjes E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Kraja, e në Krajë na ishte njëherë...

Tjetërsimi që po dëshmohet çdo ditë Ali Gjeçbritaj

Në fund të viteve ’80 të shekullit të kaluar filluan gjithandej Lindjes të fryjnë erërat e ndryshimeve. Shembja e Murit të Berlinit s’do mend se paralajmëroi rënien e sistemeve moniste në Evropën Lindore. Në këtë mënyrë u duk qartë se sistemeve totalitare komuniste dalëngadalë po u vinte fundi. Në këto rrjedha politiko-shoqërore s’ka si të mbetej pa u prekur edhe Fedarata Jugosllave e cila kishte rënë në krizë të thellë shoqërore, politike dhe ekonomike. Shqiptarët në trojet e veta stërgjyshore nën Jugosllavi ishin populli më i shtypur dhe më i persekutuar deri në maksimum, sidomos nën thundrat e soldateskës së diktatorit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në këtë drejtim atëbotë nuk mbetet jashtë as Mali i Zi si njësi federale e shtetit që së shpejti do të shpartallohej. Ngjarjet po i zinin vendin njëra-tjetrës me shpejtësi. Kështu edhe pluralizmi dalëngadalë po ia zë vendin monizmit dhe sistemit komunist. Fillet e para të pluralizmit politik në Malin e Zi u ndien gjithandej kah frymojnë shqiptarët. Të mbërthyer nga njëmendësia e tejzgjatur, të mënjanuar nga rrjedhat normale të shoqërisë, të injoruar skajmërisht nga strukturat moniste të kohës, të persekutuar politikisht, edhe popullata e Krajës e cila në fillim

12

Javore KOHA

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

të viteve ’90 numerikisht ishte disa herë më e madhe se sot e përkrahu shumëpartiakësinë dhe shumica dërmuese u rreshtua me subjektin e parë kombëtar në Mal të Zi, Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, duke përkrahur Programin e saj politik dhe ekonomik si dhe orientimet programore të saj. Kujtojmë se Dega e Lidhjes Demokratike në Krajë u formua më 21 tetor 1990. Siç dihet, LD në MZ u formua më 9 shtator 1990. Nisma për themelimin e degës së LD në MZ-së në Krajë u mor pas mbledhjes së Forumit Demokratik, e cila u mbajt në të njëjtën ditë, ku morën pjesë një numër i madh i qytetarëve të Krajës dhe jo vetëm. Kjo ndodhi menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Forumit Demokratik, kur u mbajt edhe mbledhja e Këshillit nismëtar për formimin e degës. Në grupin nismëtar ishin Tahir Pereziqi, Elez Lamoja dhe Ali Gjeçbritaj. Vetë fakti se për një kohë të shkurtër në LD në MZ u anëtarësuan një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nga Kraja, mbi 100 sish, u krijuan të gjitha kushtet për formimin e degës. Anëtarët e rinj që aderuan në LD në MZ dhe qytetarë të tjerë të trevës së Krajës, kërkuan nga grupi nismëtar që të lexohet Statuti i LD në MZ, të cilën gjë Këshilli nismëtar edhe e bëri me kënaqësi. Pjesëmarrësit në këtë mbledhje ranë dakort që në një kohë sa më të shkurtër Këshilli nismëtar të thërrasë Kuvendin e Degës për të zgjedhur udhëheqësinë e saj. Me këtë propozim Këshilli u pajtua plotësisht dhe thirri publikisht Kuvendin e parë të Degës brenda tri ditësh, saktësisht më 24 tetor 1990.

Grupi nismëtar në krye me Tahir Pereziqin brenda tri ditëve bëri organizimin e Kuvendit të parë të degës së Krajës. Në kryesinë e punës, Kuvendi njëzëri zgjodhi Tahir Pereziqin, Ali Gjeçbritajn dhe Muharrem Ardollin. Pas punës së komisioneve respektive, me aklamacion Kuvendi zgjodhi kryesinë e degës prej pesëmbëdhjetë anëtarësh (Smajl Milla, Omer Draga, Tahir Çeja, Agim Cani, Tahir Kaca, Muharrem Ardolli, Hysejn Cuka, Sait Gjenashi, Ali Gjeçbritaj, Hamz Gjeçbitriqi, Kasem Lubani, Smajl S. Muja, Ramazan Mara, Muhamet Lika, Xhevat Gjoni). Pas zgjedhjes së Kryesisë së degës, anëtëri i Kryesisë së LD në MZ, Tahir Pereziqi, e uroi Kryesinë e zgjedhur dhe iu dëshiroi sukses në punën e tyre. Më pastaj Kryesia u tërhoq për të zgjedhur udhëheqësinë e Degës. Derisa Kryesia punonte në seancë të ndarë, anëtarët e Kuvendit dhe të tjerët (Kuvendi ishte i hapur) bënë edhe regjistrimin e anëtarëve të rinj. Në këtë ditë aderuan në LD në MZ një numër i konsiderueshëm qytetarësh. Pas mbledhjes së Kryesisë, para Kuvendit të Degës fjalën e mori anëtari i Kryesisë, Xhevat Gjoni, i cili i njoftoi pjesëmarrësit se Kryesia e degës zgjodhi: Muharrem Ardollin - kryetar, Hamz Gjeçbitriqin - sekretar, Smajl Halil Millën – arkatar, ndërsa nënkryetar i Degës u zgjodh Ali Gjeçbritaj. Vendimi i Kryesisë së Degës u miratua njëzëri nga të pranishmit në Kuvend. Mbledhja e parë e Kryesisë së degës (si dhe shumë të tjera) ishte e hapur edhe për qytetarë. Në këtë mënyrë puna dhe veprimtaria e Degës ka qenë shumë transparente duke vlerësuar dhe marrë parasysh

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

drejtëpërsëdrejti edhe mendimet e qytetarëve. Kryesia pas propozimeve dhe diskutimeve të thukëta

caktoi listën për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Tivarit, në përbërje: Bajram Subrahimi, Mr. Ismail Doda, Xhevat Kanaqi, Xhafer Vukaj, Kasem Lubani, ndërsa kandidat për deputet nga Dega e Krajës kryesia propozoi Mr. Ismail Dodën. Fushata parazgjedhore e LD në MZ-së u zhvillua në secilin lokalitet të Krajës. Zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare dhe lokale u mbajtën më 9 dhjetor 1990. Në Krajë (Bashkësinë Vendore Ostros) u votua në shtatë vendvotime. Në garë për të hyrë në parlamentin lokal në Tivar garuan tri lista zgjedhore dhe atë: Koalicioni Demokratik (LD në MZ, PAD-SDA), LK e MZ (DPS i sotëm), Komunistët e Pavarur të Tivarit apo siç thonin atëherë Forcat Reformiste. Zgjedhjet u zhvilluan në të njëjtën kohë edhe për deputetë. Kujtojmë se bashkësitë lokale ishin atëherë njësi të veçanta zg-

jedhore. Rezultatet e votimeve janë pasqyruar në tabelën në vazhdim:

Në bazë të kësaj tabele rezulton se LD në MZ-ja nga 1611 votues mori 1151 vota ose shprehur në përqindje mbi 71% të votuesve. Në këtë mënyrë LD në MZ-ja siguroi katër mandate në Kuvendin e Komunës së Tivarit, ndërsa Komunistët e pavarur - Forcat Reformiste, një mandat. Si njësi e veçantë, Bashkësia Lokale Ostros në këto zgjedhje ka pasur të drejtë gjithsej pesë mandate. Kandidatët që e përfaqësuan LD në MZ në përbërjen e parë të Kuvendit pluralist në Tivar kanë qenë: Bajram Subrahimi, mr. Ismail Doda, Xhevat Kanaqi dhe Xhafer Vukaj. Kandidati për deputet (mr. Ismail Doda) nuk fitoi votat e mjaftueshme për kalimin e pragut zgjedhor. Njëzetë e gjashtë vite më parë Kraja përfaqësohej në Kuvendin e Tivarit me pesë këshilltarë, katër prej të cilëve të subjektit kombëtar. Sot numri i këshilltarëve nga subjektet nacionale ka rënë në një man-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Dëshmi e pamohueshme është manifestimi i fundit i “Ditës së gështenjave”, ku në vend që të afirmohen kultura, të ruhet tradita dhe të kultivohen arritjet e vendasve si dhe të valorizohet oferta turistike e Krajës, manifestuesit, mysafirët e shumtë nuk panë asgjë autoktone të Krajës, përpos gështenjave dhe prodhimeve tjera bujqësore e blegtorale që Zoti ia ka falë kësaj treve të nënqiellit të Rumisë dat, ashtu siç ka rënë edhe numri i votuesve në këtë trevë e cila po boshatiset dita-ditës e nga ana tjetër, pse jo edhe po tjetërsohet në njëfarë mënyre. Kjo po dëshmohet pothuaj çdo ditë. Dëshmi e pamohueshme është manifestimi i fundit i “Ditës së gështenjave”, ku në vend që të afirmohen kultura, të ruhet tradita dhe të kultivohen arritjet e vendasve si dhe të valorizohet oferta turistike e Krajës, manifestuesit, mysafirët e shumtë nuk panë asgjë autoktone të Krajës, përpos gështenjave dhe prodhimeve tjera bujqësore e blegtorale që Zoti ia ka falë kësaj treve të nënqiellit të Rumisë. Pas gati më shumë se një çerek shekulli kranjanët, ata që e duan vendin e tyre ashtu siç është: i bukur, i pastër, i bardhë si bora në Rumi, ashtu siç është edhe veshja e këtyre anëve, e qëndisur me rrezet e diellit që lind në Cukal e praron me ar Krajën e perëndon diku përtej Rumisë shprehen: Kraja, e në Krajë na ishte njëherë... (Gjatë shkrimit të këtij artikulli janë shfytëzuar të dhëna nga Arkivi i Degës së LD në MZ në Krajë) E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Javore KOHA

13


KULTURË

Roli i diplomacisë Austro-Hungareze në shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar (1)

Ideja austriake pavarësinë e S

Më 10 nëntor 1912, Berchtold e fton Ismail Qemalin në Vjenë, ku i rekomandon Shpalljen e Pavarësisë së këtë kohë, në asnjë deklaratë për shtyp dhe në asnjë takim me personalitete të huaja ai nuk ka deklaruar Berchtoldin që tregon se kjo nuk ka qenë ideja e tij personale, por e ministrit austriak që i dha edhe mbësh me qëllim që ai të mbërrinte në Shqipëri pa dalë ushtria serbe në Adriatik Dr. Nexhat Avdiu Austria ka pasur një traditë të gjatë në vendosjen e lidhjeve politike e miqësore me rajonin e Ballkanit, si dhe një të kaluar plot ngjarje të rëndësishme me Perandorinë Otomane. Veçanërisht gjatë shekullit të 19-të, çështjet e Ballkanit u kthyen në një detyrë të përditshme për diplomatët dhe burrat e shtetit të asaj kohe, aq më tepër për arsye se Perandoria e Habsburgëve ishte shtrirë thellë në juglindje të Ballkanit. Është krejt e qartë që angazhimi i mëvonshëm i Austro-Hungarisë kërkonte një ekspertizë të gjerë, ndaj është vështirë të mendosh se ka pasur ndonjë shtet tjetër në Evropë që ta njihte Ballkanin, e sidomos Shqipërinë, më thellë sesa Austro-Hungaria. Në shekullin 19-të gjejmë shumë emra që duhen përmendur për atë kontribut

14

që dha secili prej tyre e që siguroi mbështetjen që Austro-Hungaria i dha Shqipërisë dhe më vonë shpalljes së saj si shtet i pavarur. Emri i parë që duhet përmendur është Johan Georg fon Haan (Johann Georg von Hahn, 1811-1869). Ky diplomat austriak konsiderohet si themeluesi i studimeve për Shqipërinë. Gjatë qëndrimit të tij në Janinë, ai u njoh me vendin, mblodhi informacion dhe filloi të mësonte gjuhën. Teodor Ipen (Teodor Ippen, 18611935) ishte një tjetër studiues e diplomat austriak që zhvilloi një veprimtari të dendur në Shqipëri. Ipen është autor i disa monografive mbi historinë e hershme dhe etnografinë e Shqipërisë së Veriut, me fokus të veçantë te periudha e Mesjetës. Më 1912, Ipen skicoi një hartë etnografike të trevave shqiptare nën Perandorinë Otomane. Këtë hartë do ta përdorte më vonë delegacioni austro-hungarez në Konferencën e Ambasadorëve lidhur me vendimin për çështjen e pavarësisë së

Është krejt e qartë që angazhimi i mëvonshëm i Austro-Hungarisë kërkonte një ekspertizë të gjerë, ndaj është vështirë të mendosh se ka pasur ndonjë shtet tjetër në Evropë që ta njihte Ballkanin, e sidomos Shqipërinë, më thellë sesa Austro-Hungaria

Javore KOHA

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Shqipërisë. Falë saktësisë që i karakterizon, shumë nga veprat e tij historike, etnografike dhe arkeologjike, e ruajnë rëndësinë e tyre edhe sot e kësaj dite. Siç vërehet, ndikimi i Austro-Hungarisë në trojet shqiptare përmes diplomatëve dhe shkencëtarëve ishte i pranishëm që nga veriu e deri ne jug. Dokumentet e ndryshme tregojnë se Austro-Hungaria dëshironte të ketë një prestigj në territorin ballkanik duke e përdorur për këtë aspekt mbështetjen që iu ofronte Rumanisë, Bullgarisë dhe veçmas shqiptarëve. Po ashtu edhe Rusia përmes Serbisë dhe Malit të Zi ishte e interesuar që ndikimi i saj të jetë kryesor në Ballkan. Kështu, konfliktet diplomatike dhe pretendimet e shteteve ballkanike në njërën anë dhe Fuqive të Mëdha në anën tjetër, kishin konotacion negativ dhe i dëmtonin interesat shqiptare, sepse me çdo kusht i jepnin vetes të drejtë të bëhen pushtues të tokave shqiptare. Austro-Hungaria iu rikthye idesë për ta bërë Shqipërinë autonome ose të pavarur në rastin kur Perandoria Osmane do të largohej përfundimisht nga Ballkani, një pikë mbështetje kryesore të saj për të kontrolluar brigjet lindore të Adriatikut dhe për të zgjeruar dimensionet e politikës së saj ballkanike. Qëndrimi i Vjenës iu bë i njohur më 3 nëntor 1912 Berlinit, Romës, Parisit, Londrës dhe Shën Petërsburgut. Kështu, Vjena u konsultua në radhë të


KULTURË

e për Shqipërisë

ë Shqipërisë, për çka ishin marrë vesh Vjena, Londra dhe Roma. Deri në r se do të shpallte ndonjë pavarësi. Pikërisht kjo gjë del pas takimit me htetjen financiare dhe logjistike duke i vënë edhe një anije në dispozicion parë me Italinë, fuqinë tjetër shumë të interesuar për kontrollin e Adriatikut e për influencë në Ballkan. Pikërisht në emër të këtyre të interesave Shqipëria, e ardhmja dhe caktimi i kufijve të saj hyri në agjendën e përbashkët të këtyre dy fuqive të Aleancës Tripalëshe në kulmin e Luftës Ballkanike. Ndonëse dyshuese ndaj njëra-tjetrës për synimet në Adriatik, Vjena dhe Roma ishin bashkë në objektivin për të mos lejuar një korridor serb në këtë det përmes Shqipërisë. Roma po me të njëjtën qartësi, i bëri të njohura synimet e përbashkëta italo-austriake në Shqipëri. Mirëpo, San Giuliano (i cili ishte një politikan italian dhe diplomat, ministër i Punëve të Jashtme në vitet 19051906, më vonë ambasador në Londër dhe Paris (1906-1910)), i ndodhur në Berlin në ditët e para të nëntorit të vitit 1912, nuk la vend për mëdyshje kur i tha ambasadorit të Francës aty, Jules Cambon, se “kemi vendosur ta mbajmë Shqipërinë të paprekur nën flamurin osman dhe, në rastin kur ky flamur do të zhdukej, të garantojmë pavarësinë e Shqipërisë, pa lejuar asnjë fuqi, cilado që të jetë, të futet aty. Në rast se Serbia shkel në tokën shqiptare, marrëveshja jonë bie, baraspesha e Adriatikut kërcënohet dhe ne do të jemi të detyruar të bëjmë me Austrinë bisedime të fshehta që mund të shkojnë larg”. Ky ishte një lloj kërcënimi për Serbinë dhe në të njëjtën kohë edhe një para-

lajmërim për Fuqitë e Mëdha se bashkëpunimi austro-italian në rastin e Shqipërisë është evident në rast se ndaj Serbisë nuk merren masa konkrete. Pikërisht për këtë Edward Grey i dërgon një telegram Beogradit duke i thënë “vendimi i marrë nga Austria për të kundërshtuar marrjen nga Serbia të një porti në Adriatik është i pakthyeshëm dhe i miratuar prej aleatëve të saj... Ne nuk do të bëjmë një luftë me Fuqitë për një port të Serbisë në Adriatik”. Pra, Anglia dhe Rusia të ndodhura përballë vendosmërisë së Vjenës dhe të përkrahur nga Roma, u detyruan të paralajmërojnë Serbinë se nuk duhej të llogariste se do të kishte mbështetjen e tyre ushtarake, në rast se ajo provokonte një luftë me Austro-Hungarinë. Tensionet vazhdonin të rriteshin në të dyja anët. Tashmë më 9 nëntor Schemua dhe Auffenberg ishin takuar me Berchtoldin (ministër i jashtëm austriak, diplomat i cili ndihmoi në pavarësinë e shtetit shqiptar dhe i cili deklaroi se “shqiptarët janë një popull potencial që nuk duhet të shkatërrohen së bashku me rrënojat e Perandorisë Osmane”). Dy diplomatët u takuan për të diskutuar mundësinë e një fushate dimërore, një mundësi që ata dëshironin ta shmangnin nëse do të mundnin. Madje Vjena kaloi në kërcënime, duke i bërë të ditur Beogradit se Austro-Hungaria nuk do të lejonte kurrë pushtimin e Shqipërisë nga ana e Serbisë.

Më 10 nëntor 1912, Berchtold e fton Ismail Qemalin në Vjenë, ku i rekomandon Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, për çka ishin marrë vesh Vjena, Londra dhe Roma. Deri në këtë kohë, në asnjë deklaratë për shtyp dhe në asnjë takim me personalitete të huaja ai nuk ka deklaruar se do të shpallte ndonjë pavarësi. Pikërisht kjo gjë del pas takimit me Berchtoldin që tregon se kjo nuk ka qenë ideja e tij personale, por e ministrit austriak që i dha edhe mbështetjen financiare dhe logjistike duke i vënë edhe një anije në dispozicion me qëllim që ai të mbërrinte në Shqipëri pa dalë ushtria serbe në Adriatik. Berchtold në lidhje me takimin e 12 nëntorit me Ismail Qemalin, në raportin ditor shkruan se “Qeveria jonë sot ushqen simpatinë më të madhe për zhvillimin kombëtar të popullit shqiptar dhe dëshiron që prej ngatërresave të sotme të Ballkanit, Shqipëria të dalë më vete si një shtet kompakt që të përmbajë në vetvete të gjithë shqiptarët dhe të jenë të barabartë me popujt e tjerë ballkanikë”.  (vazhdon) E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Javore KOHA

15


KULTURË

Ligjëratë mbi mikroorganizmat efektivë në bujqësi

Të punohet me kushte bashkëkohore të punës

Tuz- Zyra për Bujqësi e Komunës Urbane të Tuzit në bashkëpunim me firmën EMG D.O.O nga Podgorica organizoi ligjëratë në temë “Mikroorganizmat efektiv dhe luftimi i patogjeneve në bujqësi”. Në këtë ligjëratë ishin të pranishëm fermerët nga treva e Tuzit dhe më gjerë, posaçërisht prodhuesit në ambiente të mbyllura. Sipas këshilltares për bujqësisë në KU të Tuzit, Ismeta Gjoka, kjo teknologji e re për luftimin e patogjeneve e cila bazohet në mikroorganizma efektivë, është natyrale dhe ekologjike e cila mund të përdoret në prodhimtari blegtorale, bimore dhe në bletari, po ashtu edhe në amvisëri dhe sanitari. “Në prodhimtari bimore mikroorga-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

nizmat efektivë në mjedisin ku veprojnë krijojnë ambiente të përshtatshme për rritjen e bimëve dhe në këtë mënyrë luftojnë patogjenet. Mikroorganizmat efektivë ndikojnë në balancimin e materieve ushqyese dhe në transformimin e tyre në forma të përshtatshme për bimët. Në ambiente të tilla zhvillimi i patogjeneve vështirësohet dhe në fund edhe zhduken. Me përdorimin e vazhdueshëm të mjeteve kimike vjen deri të disbalanci i florës në tokë dhe mund të themi se toka konsumohet dhe sëmuret. Si pasojë e kësaj materiet ushqyese transferohen në forma jo të përshtatshme për bimë dhe mikroorganizmat pozitivë zhduken”, theksoi Gjoka. Ajo më tej shtoi se synimi i bujqësisë

në të ardhmen është të prodhohen produkte pa përdorim të mjeteve kimike (plehrave kimike dhe mjeteve për mbrojtje, hormone për rritje, etj). “Për të prodhuar produkte të tilla nevojitet përdorimi i mjeteve natyrale, ekologjike apo atyre të certifikuara. Produkte të tilla kanë çmime të larta dhe janë më kualitative. Konsumuesi këto produkte do t’i kërkojë më shumë. Prodhuesit ngurrojnë për të futur risi në prodhimtari, mirëpo sot teknologjia zhvillohet shumë shpejt dhe ne për të ekzistuar në treg duhet t’i përdorim ato. Mendoj se nëse këta mikroorganizmat efektivë janë të prodhuar sipas standardeve, ato mund të japin rezultate të mira”, përfundoi Gjoka.  t.u.


KULTURË

Zbukurimet e qyteteve në prag të festave të fundvitit

Në Tuz nuk vërehet atmosferë festive Malësi- Festave të fundvitit si rëndom në çdo vend u paraprijnë zbukurimet e ndryshme të shesheve të qyteteve apo të rrugëve kryesore që janë më të frekuentuarat por edhe të shtëpive dhe objekte të ndryshme të cilat në mënyrë simbolike paralajmërojnë ardhjen e festave. Atmosfera e festave të fundvitit ndjehet pikërisht nga këto zbukurime, drita dhe simbole të llojllojshme të cilat tërheqin vëmendjen e qytetarëve, duke qenë se muaji dhjetor është muaji i cili veçohet nga muajt e tjerë të vitit në këtë aspekt. Njerëzit gjatë këtij muaji sidomos në vende ku i gjithë qyteti shndrit, i bën ata disi më të gëzuar, më larg streseve të

përditshme të punës dhe më afër një harmonie dhe solidariteti që sjellin me vete festat e fundvitit. Në këtë kuadër, çdo vend i botës, në muajin dhjetor së bashku me zbukurimet që pasojnë në këtë muaj i bën ato më të bukura dhe më tërheqëse për syrin e banorëve vendas por dhe për vizitorë të cilët mund t’i vizitojnë ato gjatë festave më të gëzueshme dhe të shumëpritura për çdokënd. Ndërkaq, në Malësi (Tuz) ky muaj i festave nuk dallon shumë nga muajt e tjerë, pasi kopetentët siç duket, nuk preokupohen shumë në këtë drejtim, për t’iu kujtuar qytetarëve se ndodhemi në vigjilje të festave të fundvitit,

edhe pse si për çdo veprimtari, edhe për këtë sigurohen mjete financiare. Në këtë qytezë të vogël për zbukurim të së cilës nuk do të nevojiteshin shpenzime të mëdha për t’u stolisur me simbole që paralajmërojnë festat, nuk ka ndonjë surprizë të veçantë krahasur me vitet e shkuara. Në qendër të qytezës vërehen vetëm disa pjesë të “ndriçuara” të cilat për qytete të tjera do të dukeshin më tepër se qesharake. Realiteti mbetet i njëjtë. Nuk vërehet atmosfera e festave për shkak të mungesës së zbukurimit të duhur të kësaj qyteze ashtu siç zbukurimet vezullojnë anekënd globit. t. u.  E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Javore KOHA

17


SOCIALE

Kishte dy periudha emigrimesh të krajanëve në Shkodër. I pari qe emigrimi vullnetar në p metropol të zhvillimit ekonomik, shoqëror, shpirtëror e kulturor, një qendër e rëndësishme shëm, pas 1880-ës, si rezultat i pangopësisë së fqinjëve dhe paturpësisë evropiane, që bë

Boshatisja e Krajës (4)

Shkodra, qyteti më Për Koha Javore:

Hajrudin S. Muja (vijon nga numri i kaluar) Qyteti i cili ka joshur më së tepërmi krajanët ka qenë Shkodra, njëkohësisht edhe qyteti më i afërm i Krajës, ku emigrimi i popullatës ka qenë më konstant. Ka të dhëna se fillimi i këtyre shpërnguljeve daton nga fillimi i shekullit XVIII. Shumë nga këta filluan punë atje si “hyzmeqarë”, për t’i siguruar bukën vetes dhe familjes. Të tjerët duke u shpërndarë edhe në fshatra përreth, u shquan në vendet e reja si mjeshtër të zotë të kopshtarisë, zejtarisë e tregtisë, pa përjashtuar sferën intelektuale atdhetare, siç ishin bie fjala Haxhi Hasan Alija (Dragaj), Isuf Mehmet Kraja, Hafiz Brahim Kraja, Sheuqet Kraja, Filip Kraja e shumë të tjerë. Dramaturgu Fadil Kraja përmendi në Ostros (2011) edhe dy fytyra politike me prejardhje krajane: ish kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topalli, dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka. H. Bushati mendon se të ardhurit, të gjithë mbajtën emrat e fshatrave, krahinave nga erdhën. Besohet se emri i lagjes Dudas në Shkodër e ka burimin prej emrit Dodë, i cili në kohët e vjetra kishte zënë vend si bujk. Me kalimin e

18

Javore KOHA

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

kohës ky emër u zbut në Dudë e Dudas. Dihet me siguri se dudasjanët janë ulur në Shkodër nga Malet e Mbishkodrës dhe nga Kraja. Në Shkodër janë edhe Livadhet e Kapedanive të Krajës [Bushati: 1998]. Si rezultat, sot në rrethinën e ngushtë të Shkodrës janë të regjistruara 1 549 familje krajane, me afërsisht 5 000 – 6 000 banorë. Në “Festën e Gështenjave” (2011), Fadil Kraja u tha pjesëmarrësve: “Ju përshendes në emër të rreth 7 000 krajanëve që jetojnë në Shkodër”. Në një rast, më kishte thënë Fadili, se në Shkodër jetojnë 14 persona me emrin Fadil Kraja, 7 prej të cilëve ishin të regjistruar në librin e telefonatave të Shkodrës. Kishte dy periudha emigrimesh të krajanëve në Shkodër. I pari qe emigrimi vullnetar në periudhën e Pashallëkut të Shkodrës, kur politika e Bushatlinjve e ktheu qytetin në një metropol të zhvillimit ekonomik, shoqëror, shpirtëror e kulturor, një qendër e rëndësishme tregtare, me një rrjet tregtar që shkonte deri në Nishni Novgorod, me 3500 dyqane, me tregun më të madh në Evropën Juglindore [Shkodra: 1979]. Krajanët shkonin aty për një jetë më të mirë. Emigrimi i dytë ishte i dhunshëm, pas 1880-ës, si rezultat i pangopësisë së

fqinjëve dhe paturpësisë evropiane, që bënin pazare me tokat e shqiptarëve [Lemba, #15/2010], pa përjashtuar edhe arsyet ekonomike. Dy vjet më parë (1878) vetëm nga Ulqini ishin shpërngulur në Shkodër 143 familje. Rastet më të shpeshta të dhunës ishin emigrime të përkohshme në Shkodër. Kraja ishte në shënjestër të cubave të Malit të Zi, të cilët për profesion e kishin hajninë. Disa herë pati zhvendosje të tilla të përkohshme, për të shpëtuar kokën dhe atë që mund të shpëtohej nga pasuria e tyre. Në një rast, thuhet se Rama (nga vëllazëria Hysenomer) e lëshoj Ftjanin me 600 dhenë (300 dele dhe 300 dhi) dhe u vendos përkohësisht në Shkodër. Në të kthyer solli me vete vetëm 300 prej tyre, të tjerat iu dëmtuan. Sipas ankesës së fshatarëve të Krajës drejtuar Konsullit anglez në Shkodër, më 7 tetor 1878, 240 krajanë kishin ikur në Shkodër, të cilët, të përballur me kushte të vështira, nuk i lejonin më të ktheheshin në Krajë [Leka, #612/1939]. Kraja ishte ndarë në fundin e shekullit XIX; fshatrat prej Selcës, Muriqit, Ftjanit, Kështenjës, Boboshtit, Runjit dhe Qyrjanit u lanë në anën e Malit të Zi, ndësa Ostrosi, Arbneshi dhe Skjeja mbeten nën administrimin e Myftinisë së Shkodrës, përkatësisht


SOCIALE

periudhën e Pashallëkut të Shkodrës, kur politika e Bushatlinjve e ktheu qytetin në një e tregtare... Krajanët shkonin aty për një jetë më të mirë. Emigrimi i dytë ishte i dhunënin pazare me tokat e shqiptarëve, pa përjashtuar edhe arsyet ekonomike

joshës për krajanët në Shtetin Osman. Nga dokumentet historike gjejmë emra të ndryshëm krajanësh, që lidhen me ngjarje të ndryshme në Shkodër. Në periudhën e Hafiz Pashës (1835) gjejmë dyqanxhiun Hysen Kraja. Në vitin 1884 viktimat e një vrasjeje Mahmut e Sali Zyber Kraja. Tregtarët e vezëve Abdyl Kraja dhe Luka Kraja. Më 1908 togeri Sali Kraja [Bushati:1998]. Në rrethana të reja, pas Luftës II Botërore dhe prishja e marrëdhënieve në mes ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë (1948), procesi i emigrimit të popullsisë krajane mori drejtime të tjera, si në Ulqin e Tivar, ku kryesisht u vendosën në rrethinën e ngushtë. Por, procesi i emigrimit të popullsisë mori përmasa të mëdha në drejtim të botës së jashtme perëndimore, duke filluar nga viti 1968, me një theks të veçantë pas shpërthimit të luftës në ish Jugosllavi (1991), kur fshatrat e Krajës, për çdo ditë gdhiheshin me më pak banorë, se iknin meridianëve të botës, ndonjëri nga frika e rrëmujave e ndonjë tjetër për të siguruar një jetë “më të lumtur”! Diaspora më e madhe e krajanëve është në Amerikë, përkatësisht në Nju Jork, si të thuash “një Krajë e dytë”. Muharrem Hardolli thotë se i pari krajan që shkeli në tokën e Amerikës ishte një adoleshent prej Shestanit,

që si shërbëtor i një anglezi i shpëtoi fatkeqsisë së quajtur “Titanik” (1912). Tetë vjet më vonë, Alush Kraja (Subrahimi) nga Stambolli, ku kishte emigruar më parë, mbërriti në New York, në shoqërimin e një mjeku turk. Ai pastaj tërhoqi edhe vëllaun e tij Musanë, i cili i mbajti lidhjet me familjen e mbetur në Krajë deri në vitin 1935. Në vitet ‘30-të shkoi në Kanada Pjetër Jankoviqi nga Ftjani, i cili u kthye me një pasuri marramendëse pas disa vitesh. Emigrimet e krajanëve në Amerikë filluan me të madhe pas viteve ‘60-të, e sidomos pas viteve ‘70-të. Këta ishin Xhemal Marku (1961), Rexhep Gjenashi e Qamil Markashi (1965) etj. Pastaj shpërnguljet e radhës së krajanëve në Amerikë u bënë gjatë viteve ‘80-të, sidomos pas tërmetit të vitit 1979, përmes të quajturit “Kanali i Meksikës”. Si rezultat i këtyre lëvizjeve, deri në kohën e të dhënave të Hardollit në Amerikë pati 1 053 familje me 4 097 frymë. Sipas fshatrave, ai rendit: nga Skjeja 63 familje me 239 frymë, nga Arbneshi 92 familje me 322 frymë, nga Ostrosi i Madh 94 familje me 355 frymë, nga Ostrosi i Vogël 75 familje me 288 frymë, Martiqi 106 familje me 391 frymë, Boboshti (me Blacën) 103 familje me 423 frymë, Kështenja 110 familje me 416 frymë, Ftjani 65 familje

me 263 frymë, Brisku (Nalt dhe Poshtë) 73 familje me 336 frymë, Muriqi (Poshtë dhe Nalt, me Besin, Pinçin dhe Rjepsin) 210 familje me 1022 frymë dhe Shestani 36 familje me 144 frymë [Hardolli:2006]. S’do mend se tani dhjetë vjetë më pas, situata ka ndryshuar. Në Amerikë ka më shumë krajanë, kurse në Krajë më pak. Nga një Krajë jo aq e madhe, që sipas Xhevdet Pashës shtrihej “prej Shiroke në Selcë e flitej shqip”, sot jetojnë pasardhësit e tyre në vendet e katër kontinenteve të botës: në More e Konstantinopol, në Romë e Venedik, në Jerusalem e Kajro, në Kroaci e Rumani, në Ulqin e Shkodër, në Prishtinë e Tiranë, në Vjenë e Paris, në Nju Jork e Çikago, në Sidnej e Melburn, por edhe në shumë vende të tjera që ne i dimë dhe nuk i dimë! Na pëlqen ose jo, ne duhet të mësojmë nga e kaluara. Përveç atyre në vendet e shqiptarëve dhe të Zarës, që është një histori më vete, ata që ikën herët u asimiluan për 3-4 breza, aq do t’u duhet edhe këtyre që ikën më vonë, pa i hyrë asimilimit të një pjese të vetë Krajës “së Xhevdet Pashës”, e cila për fat të keq, ka një histori të veçantë. Në këtë mënyrë mendoj se ia vlen të shqyrtohet gjendja e kohëpaskohshme e popullatës brenda Krajës.  (vazhdon) E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Javore KOHA

19


MOZAIK

Në Ulqin u përuruan 14 librat e autorit Gjon Keka

Arkivat austriake, një burim i pashtershëm për shqiptarët

Foto: B. Hasanaj

Kryeredaktori në Shtëpinë Botuese “Botart”, Ylli Molla, ka thënë se nëpërmjet referimit ndaj ikonave të kulturës shqiptare, që janë kryepersonazhe të librave të Kekës, ai “përpiqet të përcjellë disa mesazhe të bashkimit të cilat janë shumë koherente nëse i referohemi këtij rizgjimi të ndërgjegjes kombëtare që vjen pas shembjes së kufijve politikë” Ulqin – Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, të dielën mbrëma u bë përurimi i 14 librave të autorit Gjon Keka, i cili jeton dhe vepron në Grac të Austrisë. Studiuesi Nail Draga theksoi se Keka dallohet në hapësirën etnogjeografike shqiptare për cilësinë dhe sasinë e jashtëzakonshme të botimeve. Duke folur për librin “Antropologjia politike” të këtij autori, ai theksoi se “nga titulli i këtij libri del qartë se kemi të bëjmë me një përpjekje të guximshme të autorit i cili trajton një qasje të re të mendimit politik tek ne shqiptarët”. Ai ka thënë se vlera e këtij libri qëndron në faktin sepse vërehet përpjekja e parë profesionale nga autorët shqiptarë për t’u marrë me shumë çështje të patrajtuara deri më tash. “Si i tillë, ky libër duhet të jetë referencë e domosdoshme për studime dhe hulumtime në fushën e sociologjisë dhe të shkencave politike sepse paraqet studimin më të kompletuar deri më tash në gjuhën shqipe”, ka pohuar Draga. Në vështrimin e tij, publicisti nga Kosova Vilson Culi ka thënë se libri “Skënderbeu, ideator i Bashkimit Europian” i Kekës “ofron të dhëna krejt të reja për opinionin tonë dhe pothuajse të padëgjuara sepse shabllonizmi ynë shkencor, i rrënjosur me dekada thellë në memorien tonë kolektive kishte ofruar e mësuar, por edhe imponuar një formë studimi krejt të njëtrajtshme, hermetike e të kufizuar,

20

Javore KOHA

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

por edhe të ideologjizuar për figurën më poliedrike, patriotike, vizionare dhe më unifikuese të kombit shqiptar në këto gjashtë shekuj”. Sipas tij, autori Keka “falë hulumtimeve të tij të gjata në arkivat austriake na sjell një Gjergj Kastriot krejt ndryshe se që kemi mësuar ne ta mitizojmë, ndoshta në mënyrë krejt formaliste, pa hyrë kurrë në kompleksitetin e tij të gjithëmbarshëm, jo vetëm si njeri i shpatës dhe si ushtarak apo gjeneral, por edhe si një vizionar, politikan, diplomat, unifikues i kombit shqiptar, krijues aleancash, negociator i mirë, ideator, poliglot, shtetformues etj.” Kryeredaktori në Shtëpinë Botuese “Botart” në Tiranë, Ylli Molla, ka treguar se bashkëpunimi me autorin Gjon Keka ka filluar shtatë vjet më parë me botimin e librit të tij të parë me karakter publicistik “Gabimet politike në Kosovë dhe Shqipëri”. Ai ka thënë se nxitja për të bashkëpunuar me Kekën ishte se autori “ndonëse në moshë të re, ndonëse jetën e tij e kishte ndërtuar në Grac të Austrisë, vazhdimisht shkruante në shtypin shqiptar, ishte i shqetësuar për zhvillimet politike, si në Kosovë, në vendlindjen e tij, po ashtu edhe në Shqipëri dhe nëpërmjet artikujve të ndryshëm në shtypin shqiptar trajtonte probleme të mprehta të zhvillimit aktual dhe këto probleme dëshironte që t’ia prezantonte në formën e botimeve më serioze lexuesit shqiptar në të gjitha trevat shqiptare”. Molla ka thënë se nëpërmjet referim-

it ndaj ikonave të kulturës shqiptare, që janë kryepersonazhe të librave të Kekës, ai “përpiqet të përcjellë disa mesazhe të bashkimit të cilat janë shumë koherente nëse i referohemi këtij rizgjimi të ndërgjegjes kombëtare që vjen pas shembjes së kufijve politikë”. Autori Gjon Keka ka thënë se takimi në Ulqin është një nder për të, për ç’gjë ka falënderuar të gjithë, në veçanti Dom Gabriel Grabanicën, si nismëtar për përurimin e librave të tij në këtë qytet. “Atje ku jetoj dhe veproj kam gjetur një burim të pashtershëm, qoftë për Gjergj Kastriotin, qoftë për historinë tonë”, është shprehur ai, duke shtuar se nga burimet arkivore austriake ai po nxjerr çdo ditë ngapak për t’ia ofruar botës shqiptare. Gjon Keka ka lindur në vitin 1981 në Kamenicë të Kosovës. Në vitin 2004 ka diplomuar për shkencat politike në Grac, ndërsa në vitin 2006 ka përfunduar studimet e magjistraturës në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Ai është autor i 14 librave. Përveç publikimeve të ndryshme në rrafshin shkencor, teorik, praktik, analitik si dhe atë publicistik, ka botuar edhe shumë artikuj në shtypin shqiptar, kryesisht për çështje të politologjisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Përurimi u organizua nga Qendra e Kulturës – Ulqin në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Botart” nga Tirana. i.k.


MOZAIK

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve ”Shota” shfaqi koncert në Krajë

Një lule që lëshoi aromën e trashëgimisë kulturore

Kjo ishte një ngjarje e veçantë kulturore për nxënësit, prindërit, mësimdhënësit dhe qytetarët e Krajës dhe jo vetëm. Për aktivitete të tilla s’do mend se Kraja ka nevojë, sidomos kohëve të fundit kur vlerave të mirëfillta kulturore po ua zënë vendin antivlerat Ostros - Të premten në mesditë, në terrenin e hapur sportiv të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu” në Ostros, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Vallëve “Shota” nga Prishtina për nxënës, mësimdhënës, prindër dhe banorë të Krajës shfaqi një program artistik. Në fillim të programit, artistët nga Kosova i përshëndeti dhe u dëshiroi mirëseardhje në Krajë drejtori i Shkollës, Beqir Berjashi, i cili ishte nikoqir i këtij aktiviteti kulturor. Programi nisi me vallen “Festa e bashkimit” të koreografit të mirënjohur Fehmi Shaqiri, valle kjo e punuar mbi motivin e këngës “Xhamadani vija-vija”. Ndërkaq me këngë në skenë në pjesën e parë të programit u ngjitën këngëtarët: Violetë Kukaj – Ratkoceri me këngën “Ani mori nuse”, Riza Bytyqi me Jare shkodrane dhe “Ku po m’knojn k’to dy kumria”, Mirvete Bajrami - Haziri e Liridon Sadriu u paraqitën me këngët e bukura lirike “Unazën e arit“ dhe “Bishtalecat palë e palë”. Pjesën e parë të pro-

gramit e përmbylli doajeni i Ansamblit “Shota”, Ismet Bogujevci, i cili këndoi këngën “Me besmala selamet”. Pjesa e dytë e programit nisi me “Vallen e Malësisë së Madhe” të koreografit Sylejman Shala dhe vazhdoi me buqetën e dytë të këngëve “Për ty vuaj”, “Tri mijë vjet me plis të bardhë”, ”Gajdexhiu”, “Isharet”. Kënga për Isë Boletinin e mbylli këtë buqetë këngësh të interpretuara nga solistët e lartpërmendur. Programin e përmbylli “Vallja me motive nga Podguri”, e përgatitur nga koreografi Xhemail Berisha. Për gati një orë e gjysmë sa zgjati programi, publiku u kënaq me vallet dhe këngët e interpretuara nga artistët e vërtetë. Në fund të programit, drejtori i Ansamblit “Shota”, Shefqet Gjocaj, falënderoi publikun për duartokitjet frenetike, ndërkaq bibliotekës dhe drejtorit të Shkollës i dhuroi pesë monografi të Ansamblit “Shota”. S’do mend se ishte kjo një ngjarje e veçantë kulturore për nxënësit,

prindërit, mësimdhënësit dhe qytetarët e Krajës dhe jo vetëm. Për aktivitete të tilla s’do mend se Kraja ka nevojë, sidomos kohëve të fundit kur vlerave të mirëfillta kulturore po ua zënë vendin antivlerat. Andaj duhet thënë me plot gojë se koncerti i Ansamblit “Shota” ishte një lule që lëshoi aromën e trashëgimisë kulturore, si vlerë e qenies kombëtare, identitetit tonë kombëtar… Artistët kosovarë pas koncertit vizituan monumentet e trashëgimisë kulturore të Krajës, Kishën e Krajës dhe Ublën e Krajës. Tek Ubla e Krajës Ali Sylë Perashi, ish i burgosur politik me familjen e tij nga Ostrosi i gostiti mysafirët, pjesëtarët e Ansamblit “Shota“, me gështenja të pjekura dhe fiq të tharë. Një gjest mikpritjeje dhe bujarie që e karakterizon këtë nënqiell e që sot e personifikoi Ali S. Perashi. Drejtoria e shkollës për të gjithë Ansamblin “Shota” shtroi një drekë në restorantin “Votra” në Ostros. A. Gjeçbritaj  E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Javore KOHA

21


PANORAMË

Së shpejti në kinema filmi ku luan Rita Ora tHistoria romantike që u bë hit botëror do të vijë me vazhdimin e dytë më 10 shkurt të vitit 2017. Pas suksesit të “50 Shades of Grey”, do të vijë “Fifty Shades Darker”. Në filmin e bazuar në librat e E. L. James, sërish në rolet kryesore janë Jamie Dornan dhe Dakota Johnson që luajnë rolet e Christian Grey dhe Anastasia Steel. Vazhdimi i radhës do të vijë para Valentinit si dhuratë për të gjithë të dashuruarit. Në film përsëri luan këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, që portretizon motrën e Grey. Rolet i përsërisin edhe Marcia Gay Harden, Jennifer Ehle, Luke Grimes, Victor Rasuk, Eloise Mumford dhe Max Martini, ndërsa trupës së aktorëve iu bashkohen edhe Kim Basinger, Hugh Dancy, Bella Heathcote dhe Eric Johnson.

BBC: Esma Rexhepova, mbretëreshë e muzikës rome t “Mbretëresha e muzikës rome, një nga zërat e parë që këndoi në gjuhën rome, ka vdekur në moshën 73-vjeçare”, raporton BBC, duke theksuar tutje se ishte Rexhepova ajo që përfaqësoi shtetin e Maqedonisë në festivalin e këngës evropiane, “Eurovizion”, në vitin 2013. Në shkrimin e BBC-së nuk lihet pa përmendur fakti se Rexhepova njihej për iniciativat e saj për të ngritur gjithmonë zërin për të drejtat e grave. Ajo shquhej gjithashtu për punën e saj humanitare. Këngëtarja e famshme nga Ballkani në jetën e saj ka rritur 47 fëmijë. Sipas “Roma Times”, për këtë arsye dhe të tjera, Esma ishte e nominuar tri herë për Çmimin Nobel për Paqe.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016


KULTURË

Në Tuz u shfaq drama “Nanë Tereza kur ishte Gonxhe”

Të bëjmë gjera të vogla me dashuri të madhe Drama mbaron në atë moment kur ajo vendos të shkojë të bëhet misionare. Kemi një Nënë Terezë njeri, një vajzë të re të cilën e admirojnë dhe e duan të gjithë. Mendoj që kjo është mjaft interesante për publikun që ta njohë Nënë Terezën ashtu siç ka qenë në të vërtetë, një njeri i thjeshtë Tuz- Trupa Teatrore profesioniste e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës ka shfaqur në Qendrën Kulturore-Informative “Malësia”, dramën “Nanë Tereza kur ishte Gonxhe” të autorit Bashkim Kozeli dhe në regjinë e Merita Smaja, një dramë kjo e cila vihet në skenë pikërisht në vitin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Interesimi për ta ndjekur këtë dramë nuk ka munguar, përkundrazi krahasuar me shfaqje të ngjajshme të cilat janë vënë më parë në këtë skenë të QIK “Malësia”, salla ka qenë e mbushur plot dhe është mirëpritur jashtëzakonisht mirë dhe me admirim nga fillimi e deri në fund. Drama në fjalë përmes interpretimit të shkëlqyer, trajton jetën dhe veprimtarinë e gjerë dhe të pazëvendësueshme humane të shenjtes Terezë në kohën kur ajo ishte vajzë e re, pa

u bërë misionare, një vajzë të cilën e dashurojnë dhe e duan të gjithë për modestinë dhe dashurinë që përherë shfaqi me cilindo njeri. Këtë dramë përmes një interpretimi të shkëlqyer e luajtën personazhet: Kristiana Dodaj- Gonxhja, Frederik FistaniNikollë Bojaxhiu, Rajmonda MarkuDrande Bojaxhiu, Eliona Shkreli- Age Bojaxhiu, Eder Boshnjaku- Lazër Bojaxhiu, Simon Shkreli- Doktor Shula, Sara Smaja- Infermierja, Astrit FaniKaçaku, Nikolin Ferketa- Lorenci dhe Merita Smaja- Nënë Tereza. Ndërkaq, regjisorja e dramës “Nanë Tereza kur ishte Gonxhe”, Merita Smaja, në prononcimin për “Kohën Javore” u shpreh se shfaqja e kësaj drame lidhet pikërisht me vitin e Nënë Terezës duke sjelluar Nënë Terezën përpara publikut ndryshe nga gjithë ajo që deri më tani publiku ka pasur rastin ta

shohë. “Drama mbaron në atë moment kur ajo vendos të shkoj të bëhet misionare. Kemi një Nënë Terezë njeri, një vajzë të re të cilën e admirojnë dhe e duan të gjithë. Mendoj që kjo është mjaft interesante për publikun që ta njoh Nënë Terezën ashtu siç ka qenë në të vërtetë, një njeri thjeshtë”, u shpreh Smaja. Mesazhi që drama në fjalë transmeton tek publiku e që Nënë Tereza përcolli gjatë gjithë jetës së saj është, të kemi sa më shumë dashuri, ta duam e të jemi pranë njëri- tjetri dhe të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe!. Premiera e shfaqjes “Nanë Tereza kur ishte Gonxhe”, është prezantuar në Shkodër ku më pas është rishfaqur 8 herë në teatrin “Migjeni” kurse në Tuz është hera e parë që luhet para publikut artdashës. t. u.

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Javore KOHA

23


MOZAIK

Sfidat e kohës

Gjinia femërore, f dhe vlerë e shoqë

Ne si shoqëri gjithmonë e më tepër po përpiqemi të promovojmë barazinë gjinore dhe po përpiqemi t’i vëmë në një peshore ku do të peshojnë dy gjinitë njëjtë si femrat ashtu edhe meshkujt, por sa po arrihet qëllimi dhe sa fort po angazhohemi ne si shoqëri për të arritur këtë qëllim? Çdo femër duhet të angazhohet në kontributin e diturisë, urtësisë dhe agjendën sociale të shoqërisë. Ekzistimi i feminizmit është kuptuar në shumë aspekte, është dëgjuar në tregimet e femrave, është ndje në betejat e tyre për barazi gjinore. Feminizmi është pjesë e energjisë, arritjes dhe forcës së çdo femre, por sa jemi të përkrahur në këtë shoqëri në këtë botë mashkullore? Shoqëria jonë duhet të sigurojë dhe të arrijë atë pikë që femrat të jenë në gjendje të jetojnë jetën që ata e zgjedhin për veten e tyre, të kenë qasje në kujdesin dhe burimet

24

Javore KOHA

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

për të qenë të shëndetshme dhe të qëndrueshme në kuadër të shoqërisë së tyre, të jenë në gjendje të përmbushin potencialin e tyre individual dhe krijues në bazë të dëshirave të veta dhe aftësisë, mos të kenë frikë nga burrat, nga besimi fetar, apo nga rrethanat shoqërore dhe politike. Progresi dhe arritja e barazisë reale gjinore në tri fushat bazë, në familje, në fushën social-ekonomike, si dhe në jetën politike dhe publike, nuk mund të vijë spontanisht dhe as vetëm nëpërmjet shpresave për iluminimin e shoqërisë. Sigurisht që në promovimin e të drejtave të gjinisë femërore dhe parandalimin e formave më ekstreme të shkeljes së këtyre të drejtave, sikurse është dhuna gjinore, lypset më shumë angazhim për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë. Fakti që të drejtat e gjinisë femërore janë legalizuar si pjesë integrale

e të drejtave të njeriut, është një hap progresiv në rrugën e zhvillimit demokratik të vendit. Por retorikat patetike për respektimin e të drejtave nuk mund të fshehin realitetin gri, disavantazhet, pengesat dhe problemet sociale me të cilat ballafaqohen femrat në përpjekjet e tyre për pjesëmarrje dhe status të barabartë në shoqëri. Shoqëria është e nevojshme që te gjinia femërore të shohë fuqi dhe të mbështesin njëjte si gjininë mashkullore. Të ndalojnë diskriminimet dhe padrejtësitë ndaj femrës. Femrat janë natyrë ndryshe, kanë madhështinë përbrenda, kanë intuita, instinkte dhe çdo situatë dinë ta kthejnë në favor të tyre, pastaj të qenurit nënë i bën shumë natyrë të dhimbshme dhe ua shton mëshirën dhe i përmbush në çdo aspekt. Shprehja se pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua që punon fort duhet të ndryshojë. Kjo


MOZAIK

forcë ërisë

grua që punon fort duhet të punojë për vete, duhet që veten ta ngritë aty ku e meriton e jo një burrë. Femra duhet të punojë fort për karrierën e vet e jo të dikujt tjetër, pa marrë parasysh të bashkëshortit, vëllait apo dikujt tjetër. Prandaj krijoni jetën mbi bazamente të forta. Femrat nuk duhet të pajtohen me gjendjen e krijuar, pa e marrë parasysh se kanë pikëpamje të ndryshme, kulturë, gjendje socio-ekonomike, religjioni, orientimi, aftësia ose besime të ndryshme për të kuptuar se gratë në nevojë janë gra në nevojë, dhe se të gjitha gratë meritojnë respekt dhe përkrahje nga shoqëria. Femrat duhet të punojnë së bashku kundër diskriminimit gjinor dhe të përqafojnë: kultivimin dhe përdorimin e talenteve femërore, përvojat unike kulturore dhe politike, aftësitë dhe angazhimin në solidaritetin me të gjitha femrat e tjera, brenda dhe

jashtë vendit. Shoqërisë tonë do t‘i duhet të përshkruajë një rrugë ende të gjatë për të mbërritur në atë “stacion” të historisë, ku barazia gjinore të jetë pranuar si një realitet i ri, ku burrat dhe gratë të kenë të njëjtat detyrime dhe të njëjtat privilegje, të njëjtat mundësi reale për afirmim të personalitetit dhe pjesëmarrjes në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Përfshirja më gjerësisht e shoqërisë civile, pjesëmarrja e komunitetit dhe marrja e përgjegjësive nga pushteti vendor, fuqizimi i familjes dhe nxitja e një kulture të re të respektimit të të drejtave të gjinisë femërore, janë çelësi për të çuar përpara aksionin civil për arritjen e barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës. Vetëm në kontekstin e këtij aksioni permanent dhe gjithëpërfshirës do të mund të parandalohen dhe eliminohen gradualisht krimet në familje dhe format e dhunës gjinore.

Femrat nëse duan sukses dhe nëse duan ta prekin lavdinë atëherë nuk duhet të ndalen, duhet të ecin përpara dhe të mos u kushtojnë rëndësi dekurajimeve që vinë nga njerëz që kanë dështuar ose që duan t’i fshehin mangësitë e tyre duke vënë në pah të tonat. Të nderuara duhet që t’i arrijmë qëllimet tona dhe së pari të krenohemi me veten, kur kjo ndodh edhe te të tjerët s’kanë nga t’ia mbajnë. E pra, të qenurit femër në shoqërinë tonë është në vetëvete një sfidë e vështirë. Këtë vështërsi se kupton çdo lloj injoranti që mund të flasë çka mos për një femër, por as një ditë të vetme s’do mund ta përballonte në lëkurën e saj. Ne femrat jemi natyrë luftëtare dhe besoj se kështu do jemi deri në fund...Gjithmonë do të ketë sfida me të cilat duhet të përballemi ! 

Albina Osmani Markasheviq

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Javore KOHA

25


KULTURË

PORTRET HISTORIK

Jakup Xhafa, bajraktari që la emër të madh e vepra fisnike Roli i Jakup Xhafës me krerët e tjerë të Anës së Malit ka qenë i madh në të gjitha periudhat historike në të cilat ka jetuar dhe vepruar në mbrojtjen dhe shpëtimin e kësaj krahinë nga luftimet dhe shkatërrimet. Është meritë e tij dhe e bashkëluftëtarëve vullnetarë anamalas që në kohën e tyre popullata vendase nuk pësoi dëme më të mëdha nga ushtritë okupuese të kohës. Me një fjalë ishte Ora e Anës së Malit, shprehen bashkëvendësit e tij Sivjet janë mbushur 141 vjet prej kur erdhi në jetë Jakup Xhafë Gjeloshi nga fshati Kravar i Anës së Malit Komuna e Ulqinit. Ky burrë fisnik njëheri mbante edhe titullin bajraktar i Kravarit , që ishte edhe qendra e vetme e bajraktarëve në Anë të Malit .

Prejardhja

Lindi në vitin 1875. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Malësia e Madhe, ku u ruajtën të paprekura traditat e lashta iliro-shqiptare. Ka qenë djali i parë i familjes së Xhafës. Ka patur një vëlla - Oson dhe dy motra. U rrit dhe u edukua në gjirin e madh të familjes së tij bujare me afro 5o anëtarë në kullën e njohur të Gjeloshajve. Mësimet e para i mori në odën fisnike të burrave të fisit. Shkolla ku ndoqi mësimet ishte votra mirëpritëse. Mësuesit e tij ishin prindërit, kurse librat e vetëm ishin kanuni dhe kallëzimet e pleqve. U rrit dhe u brumos me tharmin shqiptar. Nga aspekti ekonomik familja e tij konsiderohej e pasur për kohën, sikurse edhe treva që quhej „ Vojvodina e vogël“ .

26

Javore KOHA

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Pamja fizike

Nga gojëdhëna popullore mësojmë se ka qenë një burrë thatanak. I gjatë mbi dy metra. Sykaltër. Flokëzi. Me vetulla të trasha. Mbi kokë mbante kësulën e zezë. Në trup vishte xhamadanin ( jelekun), orën ( sahatin) e xhepit prej sermi dhe pantallonat. Me thënë të vërtetën e cilësojnë si fort të pashëm. Si ai ma. Një Jakup Bajraktar! Përveç kësaj thonë se ka qenë shumë komunikativ. I afërt me të gjitha grupmoshat, me burra e gra, fëmijë e të rinj… Siç thonë të tjerët kishte një zgjuarsi natyrore, demonstronte një shkathtësi të admirueshme. Nga mendja ishte një „ kompjuter“ i Anës së Malit. Një burrë i vërtetë i traditës sonë popullore i cili për kohën bëri emër të shquar në trevën ku jetoi, por edhe në zonat e tjera shqiptare fqinje.

Jeta në mërgim

Jakup Xhafë Gjeloshi ka emigruar në moshë të re në Turqi. Atje ka punuar 18 vjet. Në Stamboll për disa vite ka qenë truprojë i një pashai të njohur. U shqua për besnikëri, trimëri, drejtë-

si, bujari dhe mençuri. Falë këtyre virtyteve dhe vlerave të larta njerëzore pashai mori vendim që t’i ofrojë një post ushtarak në oborrin e tij dhe ta shpërblejë me një bajrak ( flamur). Jakupi nuk deshi të jetë pjesë e pushtetit turk. Por pranoi me autorizimin e pashait dhe të pushtetit e qeverisë së atëhershme të marrë bajrakun( flamurin) dhe të kthehet në vendlindjen e tij në Kravar për t’i shërbyer me dinjitet popullit të vet. U zgjodh, sikur të gjithë bajraktarët e kohës, me pëlqimin e autoriteteve osmane dhe të banorëve ( 21 krerëve – pleqve e kryepleqve ) të Anës së Malit. Prej atëherë e deri sa ishte gjallë, në moshën 85 vjeçare me nder e faqe të bardhë e kreu detyrën e vështirë dhe me përgjegjësi të prijësit të Kravarit dhe të Anës së Malit, të cilën e filloi dhe e përfundoi në kohë luftërash, me erë baroti dhe me aromë flamuri e lirie.

Familja

Jakup Xhafa ishte beqar ( i pamartuar) derisa u kthye nga Turqia. U martua me Fatimen nga rrethi i Shkodrës. Jeta


KULTURË

e re e këtij çifti filloi me zakonet, traditat e bidatet e bukura të jetës në Anë të Malit. Këngëtari popullor ka thurë shumë këngë për ardhjen e nuses anamalase në shtëpi ( konak) të ri. Po citoj disa vargje popullore, me qëllim që lexuesi të njihet me ritin e martesës në këtë krahinë. “ Kur t’këndoj nuse, gjeli i parë, Gjumi nuse me të dalë, Kur t’këndojë, moj, gjeli i dytë, Ti’ nisë me e lidhë kryet, Kur t’këndojë gjeli i tretë, Nuse kafet me na i pjekë. Kur të shkrepin dielli n’mal, Nuse drutë me kënë n’oborr, Kur të bjerë dielli në fushë, Nuse ujnat me na i mbushë, Atëherë çohen robt e shpisë, U ndihmon n’punë t’bagëtis. Kur t‘shksh te bagëtia, Merre me vedi kova e kusia, Mjelin tamlin, n’shpi e çojnë, U ndimon bagëtitë t’i l’shojnë“. Menjëherë pas martesës së Jakupit me Fatimen u lindi djali – Aliu, fëmiu i tyre i vetëm. Gëzimi familjar nuk kishte kufi. Menjëherë u shpërnda lajmi i gëzuar se Bajraktarit të Anës së Malit i kishte lindur trashëgimtari. Për fatin e hidhur të tyre, ky gëzim u kthye në ankth , tragjedi e lot në momentin kur humbën përgjithmonë në rrethana të pazbardhura në lulen e rinisë djalin e vetëm Aliun, dritën e syve dhe shpresën e jetës së tyre. Kjo humbje e pazëvendësueshme që ua thau zemrën dhe shpirtin për së gjalli u ka ndodhur në kohën kur Aliu ndodhej në shërbimin ushtarak në Suboticë në vitin 1936 . Çdo tragjedi thonë

ka edhe një të mirë mbrapa. Aliu, kur kishte shkuar ushtar kishte lënë bashkëshorten shtatzënë. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj lindi djalin - Xhaferin. Gjyshi Jakup ia ndërron atij emrin në Ali për t’ia ruajtur emrin djalit të vet. Emrin e tij e trashëgon me krenari pinjolli i kësaj familje Jakup Alia , i cili jeton në Tivar. Për të thonë se për nga pamja fizike i ngjanë shumë bajraktarit.

Falamurtar ( bajraktar) i popullit e jo i pushtetit

Roli i Jakup Xhafës me krerët e tjerë të Anës së Malit ka qenë i madh në të gjitha periudhat historike në të cilat ka jetuar dhe vepruar në mbrojtjen dhe shpëtimin e kësaj krahinë nga luftimet dhe shkatërrimet. Është meritë e tij dhe e bashkëluftëtarëve vullnetarë anamalas që në kohën e tyre popullata vendase nuk pësoi dëme më të mëdha nga ushtritë okupuese të kohës. Me një fjalë ishte Ora e Anës së Malit, shprehen bashkëvendësit e tij. Me emrin e Jakup Xhafës është e lidhur një periudhë e gjatë kohore. Dallohej në mes të krerëve për pozitën e tij ekonomike, shoqërore dhe për besimin që gëzonte te autoritetet qeveritare. U printe anamalasve ilirë në jetën e tyre shoqërore dhe „shtetërore“. Në çdo rast rreziku nga pushtuesit e ndryshëm për popullatën e vet qëndronte në krye të vullnetarëve. „ Pa qitë unë pushkë i pari , as ju mos qitni. Pas meje mund të qitni ju”, u thoshte vullnetarëve të tij të cilët kishin respekt e nderim të madh për prijësin e tyre. Këto fjalë dëshmojnë se

sa ai përkujdesej për jetën e secilit anamalas vullnetarë në mbrojtje të trevës së tyre. Bajraktari Jakup Xhafa ishte i gatshëm të sakrifikojë çdo gjë deri në sublim, nëse është nevoja, e jo të jepë thjeshtë urdhra “ushtarake”. Thënë shkurt e qartë ishte bajraktar ( flamurtar) i popullit e jo i pushtetit. Ishte njeri i paqes dhe i pajtimit. Atë vendasit e mbajnë mend si njeri që në shumë raste e ka ruajtur nga belaja ( e ka shpëtuar) Anën e Malit nga lufta dhe plaçkitjet e shpeshta gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Ballkanike, Mbretërisë Jugosllave dhe Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Ai thoshte se për luftë kurrë nuk është vonë, por do të ishte mirë që edhe konfliktet midis popujve të zgjidhen me marrëveshje. Ai nuk dëshironte që në luftërat e pakuptimta të humbin njerëzit. Prandaj para se të fillohej të luftohej duhej të mendohej shumë mirë dhe me maturi, në mënyrë që të mos bëheshin dëme të mëdha në popull. Dhe vërtet ai ishte vizionar i llojit të veçantë, një strateg i pashoq i ruajtjes së popullatës vendase, që e deshi dhe e adhuroi aq shumë. Janë shumë domethënëse fjalët e tij drejtuar pushtuesve shekullorë sllavë: “ Populli ëm i don të gjitha të drejtat si popujt e tjerë. Ne nuk bajmë ujdi (marrëveshje) me kurrkan që dëshiron zaptimin e tokave shqiptare. Këtu pa derdhë gjak nuk ka vend asnji pushtues. Dera jonë ashtë e hapun gjthmonë vetëm për miq e dashamirë. Të tjerët mund të kthehen prej nga kanë ardhë”. Gj. Gjonaj  E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Javore KOHA

27


MOZAIK

REPORTAZH

TRADITA

e mikpritjes Për Koha Javore:

Pëllumb Gorica

Ecim të ngarkuar me histori dhe rrëfime. Ngjarjet kanë lënë gjurmë aq të thella. Në tërësinë e tyre ato janë bindëse për sakrificat dhe luftën e bërë, për dallgët e stuhishme në shpirtin e këtij populli. Lapidarë, pllaka përkujtimore, emra luftëtaresh të rënë të rrëmbejnë prej mënge drejt historisë së secilit. Duke çmuar kontributin me burrëri shqiptare, e plot vlera reale për Kosovën, ato nuk duhet të mjegullohen nga anarkia e frikshme e kohës. Në Kosovë ndihet krenaria për gjakun e pastër shqiptar, që rrjedh në deje, për luftën çlirimtare dhe porosinë e etërve tanë, të ruajmë trojet nga pushtuesit. Në vesh sikur na vijnë shungullimat e largëta të tmerreve, që herë fashiten e herë dëgjohen më fort. Pejanët, si gjithë kosovarët, me pritjen shekullore të një populli të martirizuar për pavarësi, nuk mund të harrojnë ngjarjet e kobshme dhe fatkeqe, të shkaktuar prej bishës sllave, e cila kishte ngulur thonjtë e egër mbi tokën e saj për ta gllabëruar e kolonizuar atë plotësisht. Janë tragjike tabllot e martirizimit dhe lotët e humbjes së jetëve njerëzore, shkatër-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

rimet, e sidomos kalvari shtegtues që përfundoi në tokën e vëllezërve shqiptarë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e Natos e përshpejtoi rënien e pushtetit të Sllobodanit, dhe i thanë ndal këtij përbindëshi të Ballkanit. Ngjarjet rrodhën aq shpejt sa pothuajse nuk kishte kohë për t’i zgjatur pushtetin atij në Kosovë. Dëshira e zjarrtë për liri që kishte pushtuar shpirtin e kosovarëve erdhi e fituar me gjak, me luftë çlirimtare me forcë, për t’i lënë vend një jete të pavarur, e cila bëri të çelej një epokë tjetër. Dhe mbi këto dhimbje dhe liri, ata po e skicojnë atë të mbushur me sfida të tjera. Në një nga restorantet alpine, buzë lumit Lumbardha, takimi me Afrimin, ish luftëtarin e UÇK, është tepër emocionues. Ai, si dëshmitar i drejtpërdrejtë i pjesëmarrjes në këtë luftë çlirimtare, tregon me ngjyra të gjalla e rënqethëse ngjarjet, betejat, tmerret e masakrave që ndodhën në Kosovë. I përhumbur në mendime të shumta, që ta ngacmon kujtesa e këtij lumi historish, zëri i tij ngrihej më lart nga zhurmat e qytetit. Fjalë, të cilat mbajnë mbi shpatulla kujtime të

hidhura, ashtu siç i mban secili prej tyre. -Për ngjarjet e rëndësishme vështirë se arrihet të përshkruhen apo t’i tregojmë të gjitha, - të thotë ai, megjithatë herët a vonë ato do të shkruhen nga historianët, shkrimtarët, duke i pasqyruar me origjinalitetin e tyre, dhe mes kontradiktash e mosmarrëveshjesh, që ashpërsohen e mprehën në akuza e kundërakuza ndaj kësaj lufte çlirimtare. Edhe për faktin se përparësia qëndron tek mundësia, të bëjnë më shumë nga se i kanë dëshmitarët, protagonistët e kësaj lufte, çka për historianë të kohëve të shkuara ka qenë pengesë e madhe, sepse edhe ngjarjet e hershme, të vërtetën e kishin mbyllur të dergjej në pamundësi për t’u dokumentuar. Në pjerrësinë e shpatmalit, në mes të masivit pyjor ndodhet resorti turistik “Liqenet Kuqishte”.Vend dominues nga ku mund të sodisësh një horizont mjaft të gjerë të maleve të larta. E shijon bukurinë e shtëpizave të vogla prej druri, të ngjeshura, ku ndërthuren këndshëm qetësia, komoditeti i krijuar me modele të reja për turizmin. Ky investim luksoz, si


MOZAIK

Në pjerrësinë e shpatmalit, në mes të masivit pyjor ndodhet resorti turistik “Liqenet Kuqishte”.Vend dominues nga ku mund të sodisësh një horizont mjaft të gjerë të maleve të larta. E shijon bukurinë e shtëpizave të vogla prej druri, të ngjeshura, ku ndërthuren këndshëm qetësia, komoditeti i krijuar me modele të reja për turizmin. Ky investim luksoz, si mjaft të tjera të shpërndara aty, ia shton më shumë vlerat dhe bukurinë Grykës së Rugovës mjaft të tjera të shpërndara aty, ia shton me shumë vlerat dhe bukurinë Grykës së Rugovës. -Këtu dashamirësit e natyrës marrin kënaqësi në çdo periudhë të vitit, e sidomos të pasionuarit e sporteve në periudhën e dimrit -shprehet Ramizi, pronari i resortit turistik “Liqenet Kuqishte”. Ai krenohet me bukurinë e Grykës së Rugovës, me romantikën, përpjekjet për mbijetesë në mugëtirën e kohës dhe traditat kaq të pasura të trevës. Ndërsa zhytemi në pyllin e madh dhe të heshtur, mes pishave, e duke thithur ajrin e freskët, po binte mbrëmja, si gjithë mbrëmjet e vjeshtës, të praruara nga yjet e panumërt, që drithërojnë qiellin me dritën e tyre. Pas shiut që kishte rënë para ca ditësh moti po mbante, por netët janë të ftohta këtu. Të ardhurit përshëndesin njëri – tjetrin plot përzemërsi dhe orët rrjedhin kaq shpejt në biseda të këndëshme e plot dashamirësi, shakara dhe këngë. Një atmosferë me të vërtetë e bukur për ta shijuar vetëm me miq. Të bëjnë përshtypje edhe vogëlsitë, si diçka e thjeshtë në dukje, por shumë

kuptimplote. Nuk mungon kurrsesi tradita e mikpritjes, bujaria dhe ngrohtësia pejane. Buka e misrit me djathë e kos, e servirur në tavolinat e çdo vizitori të shijon pa masë. Në ambientet e lokalit, vizitorët lëviznin lirisht me gota vere, rakie, birre dhe njihen, shkëmbejnë mendime, nën sfond muzike e avuj ngrohtësie. Na mbeti në mendje meliodiziteti pasionant me rrymë gjallërie, e ekspresiv i rrëfyeseve, që dhurojnë gurgullima të qeshurash të pafundme. Kjo e shprehur me një lloj emocioni të rrallë ndër ne, meriton të përgëzohet. Ndaj, kush zotëron këto ndjesi më së tepërmi mishëron ndjenja gëzimi, mirësie dhe dashurie, të cilat i përjetojnë me terë qenien e shpirtit edhe të tjerët. Ata që janë të lumtur, e bëjnë të shëmtuarën të bukur, dhe të bukurën, edhe më të bukur. Bisedës i jep më shumë lezet një rugovas në të tetëdhjetat, Zeqir Halili, i mbështjellë me shallin tradicional rreth kokës, që evokon kujtime nga largësia e viteve. Ato,të shprehura si thesare shpirti, të dhurojnë çaste të këndshme me natyrshmërinë. Brenda gjithë dritë, ndërsa përjashta nata

kishte pushtuar gjithësinë. Freskia e saj drithëronte degët e pishave. Por befasia më e madhe ishte zjarri i ndezur në pyll. Ndriçojnë fytyrat tona, por edhe pylli. Ardhja këtu në lartësitë e Rugovës, të shkelura përsëri, ndezi zjarre përbrenda shpirtit. Nata u festua deri në agim të ditës së re dhe tepër mbresëlënëse në kujtesën e çdonjërit prej nesh. *** Një ditë e shkëlqyer, që brenda saj ka gjithë bukurinë e panoramave, e shoqëron largimin tonë. Freskia e ajrit, dhe gurgullima e ujërave janë një ngacmim joshës, dhe akoma më shumë dielli vjeshtak, që stërpikte me reflekse drite majat e maleve të Rugovës. -A mund të bëhej kjo ditë-natë më e gëzueshme se kaq?- pyet Xhoni, miku ynë përtej oqeanit, në një çast ekzaltimi, teksa me aparatin e tij fotografik nuk ngurron të fotografojë panorama. Po kthehemi në Tiranë, por me vete kemi marrë kënaqësinë dhe dëshirën për t’u rikthyer përsëri, në këtë panoramë të skalitur nga krijuesi natyrë. E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Javore KOHA

29


PORTRET

ROLI I AUSTRO-HUNGARISË NË SHKOLLIMIN SHQIP NË MAL TË ZI (1916-1918) (III)

Ndërprerja e pun së shkollave shq (Me rastin e 100-vjetorit të hapjes së shkollave në gjuhën shqipe)

Me kapitullimin e Austro-Hungarisë ndërpritet puna e shkollave shqipe në trojet shqiptare të administruara nga Mali i Zi si në Dinoshë, Priftën, Tuz, Arzë, Triesh, Ulqin, Ljare, Plavë, Guci, Vuthaj, Martinaj e Rozhajë

Dr. Nail Draga

Për hapjen e shkollës në Plavë kemi një letër në të cilën thuhet: “Qe se edhe per ne erdh çasti që aq fort patëm pritë e dishrue. Nëpër kujdes t’ qeverisë s’ përgjithtë ushtarake, na kje çue edhe nee për msues shkollet nji shqyptar i rii Z.S.Krstiq, i cili, me 30 t’ prillit, na çili shkollën. Se saa i madh kje, për kët rasë t’ bukur, gzimi i gjith katundit t’ onë, mujt m’ u paa, maa mirë se kurr, m’ at nade n’t’ cillen u mush shkolla me njata fmi t’ cillet e kishin me detyrë-detyrë aq shejte,- me ndjekë msimet. Gzimi i jonë, porsi prind qi jena, kje edhe fort maa i madh, kur ndime msuesin se u nepte fmive t’onë msim m’ t’amlen e t’ dashtunen gjuhen t’ onë gjuhen shqype. Fmiet e vogjel, por ndër ta janë disaa edhe t’ rritun, shkojën në shkollë me gzim, si me gzim mundohena edhe na veë me i çue, sado qi n’ kto kohë t’ ngushta kishin me mujtë me i shtii n’ punë, e me dobië t’ madhe, edhe tu shpia.

30

Javore KOHA

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Për shkollë, për kët bekim shejt na përket t’ gjithve m’ u mundue deri ku t’ mundena e m’ u shkrii, masi gzim maa t’ madh nuk mujtëm me ndie zemrat t’ona, se tujë paa qi fmiët t’ onë po kan rasë m’ u msue n’ gjuhë t’ parve t’ onë.”(Posta e Shqypnies”, nr.52, 6.6.1917) Në lidhje me funksionimin e shkollave në Malësi të Madhe shtypi i kohës ne mes tjerash jep edhe ketë informacion: “Kto shkolla shqyptare t’ Malciës s’ Madhe, si gjithkund njeti, janë myllë per kta dy muej veer. Por para se me u myllë, Komandari i Becirkut, Dr. Bugo Peternell, desht me u gjetë vetë nder sprovime, per me paa perparimin qi kishin baa fmia e shkollës s’ Tuzit e t’ Traboinit, e cila kjo vetem, kaa 50 zansa. Prejë sprovimesh u duk se fmia kishin perparue mirë fort nder kndime, njaq qi Berci komandanti met fort i kondenuem, e u pergzue me Famullitar t’ Traboinit, fort t’ Ndertin A. Luigj Bushatin, msuesin e asajë shkolle, si edhe me t’ Ndertin zotnië Msues t’ shkollës s’Tuzit-nji Shqyptaar prejë Borgo Erizzo nget Zaret-për kujdes qi kishin pasë për msim t’ fmivet. E na gzohëna n’ nji mndyrë t’ posaçme me z. Becir ko-

mandantin qi aq interesë t’ madhe kaa diftue për msim e gjytetnim t’ bijvet t’ komit t’ onë; pse si e diim, ky zotnië, per me baa qi fmia t’ ndjekin edhe maa me zell e cenë shkollen, per gjith ditë u kaa qitë buken e mjesditës tujë u diftue n’ ket mndyrë dyy herë bamirsi i tyne: per msim e zhdrivillim t’ mendes e per t’ majtiun t’ jetës”.(Posta e Shqypnies”, nr.57, 26.6.1917, f.4) Gazeta “Posta e Shqypnies” njofton se më datën 8 qershor 1918, nxënësit e qytetit të Ulqinit dhanë provimet e fundit të vitit ku morën pjesë shumë zotërinj, zyrtarë, ushtarë e civila dhe shumë zonja të nderuara. Pas provimeve, “Një kangë shqipe këndue nji zanit prej xansavet shqiptar, gzoj zemrat e gjithë atyre që dishrojnë përparimin e kombit shqiptar”(Posta e Shypnies, nr.53, 19.6.1918). Bëhet më dije se në shumë raste në ceremonitë e mbylljes së vitit shkollor merrnin pjesë komandantët e zonave ku ishin shkollat. Komandatëti ushtarak i Malësisë së Madhe, dr. Hugo Peternell pasi mori pjesë në provimet e zhvilluara në shkollat e Tuzit e Traboinit, mbet tepër i kënaqur se”kishin përparue mirë fort ndër këndime”(Po aty, nr. 57, datë 23.6.1917).


PORTRET

nës qipe

5. Ndërprerja e punës së shkollave shqipe

Me kapitullimin e Austro-Hungarisë ndërpritet puna e shkollave shqipe në trojet shqiptare të administruara nga Mali i Zi si në Dinoshë, Priftën, Tuz, Arzë, Triesh, Ulqin, Ljare, Plavë, Guci, Vuthaj, Martinaj e Rozhajë. Nga të dhënat e publikuara në lidhje me ketë periudhë kohore del qartë se shkollën shqipe shqiptarët e kanë mbështetur ngase ajo ishte risi, sepse për të parën herë mësohej në gjuhën amtare, me përmbajtje e program mësimor, për historinë e gjeografinë dhe muzikën kombëtare. Pra ishte e kundërta që mësohej në gjuhën sllave-serbe, sepse aty mësohej vetëm për sllavet, që ishin mësime të huaja dhe të imponuara për shqiptarët. Në një situatë të tillë mësuesit e këtyre shkollave gëzonin autoritet të

madh, andaj kanë pasur mbeshtetje të madhe nga prindërit e nxënësve dhe popullata vendore. Ndërsa pas vitit 1918 për shqiptarët e këtyre viseve vijnë kohëra të vështira, sepse vazhdon politika e pabarazisë praktike ekonomike e shoqërore, përkatësisht ajo asimiluese e sllavizuese, duke mos lejuar arsimimin në gjuhën shqipe. Ishte kjo koha e hegjemonizmit të Mbretërisë serbo-kroate-sllovene, që më vonë quhet me emrin Jugosllavi, e cila zgjati deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore(1941-1944), ku përseri në këtë kohë okupatorët italianë i hapin shkollat me mësim në gjuhën shqipe, çështje kjo e cila meriton trajtim të veçantë.

6.Përfundim

Ndonëse në kushte të vështira shoqërore-ekonomike, pa mjete mësimore e tekste shkollore, pa infrastruk-

turë shkollore adekuate, ishte pasioni i mësuesve të cilët nuk kursyen asgjë për të arritur qëllimin e misionit të tyre që ishte arsimimi i shqiptarëve duke iu mësuar për të parën herë lexim e shkrim në gjuhën shqipe. Ne rrethana të tilla nuk ka dilemë se ishte dashuria e madhe për gjuhën shqipe nga ana e prindërve dhe nxënësve shqiptarë që sfidoi rrethanat e kohës. Ndonëse këto shkolla punuan një kohë të shkurtër pa dyshim ishte ky një kontribut më vlerë për arsimin e shqiptarëve dhe zgjimin e dashurisë për gjuhën shqipe, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar. Andaj koha e Austro-Hungarisë dhe e mësuesve të angazhuar në procesin mësimor në shkollat në gjuhën shqipe do të kujtohen përherë me admirim, sepse ata vuan gurthemelin e parë të mësimit në gjuhën e bukur shqipe, në viset shqiptare në Mal të Zi. E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Javore KOHA

31


KULTURË

Të dielën u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoni

Shqiptarët, humbë

Partitë shqiptare mund të konsiderohen humbësit më të mëdhenj në këto zgjedhje pasi që katër listat zg 20 deputetë nga 120 sa ka gjithsej Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

VMRO DPMNE-ja e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, ka fituar ndaj Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të së dielës, por me një dallim të ngushtë prej vetëm rreth 15 mijë votave. Kështu bëhet e ditur nga rezultatet e para të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. VMRO-ja ka fituar rreth 450 mijë vota apo 38 për qind të votave, kurse LSDM-ja 436 mijë apo rreth 37 për qind.

32

Javore KOHA

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Partitë shqiptare mund të konsiderohen humbësit më të mëdhenj në këto zgjedhje pasi që katër listat zgjedhore shqiptare kanë fituar vetëm 20 deputetë nga 120 sa ka gjithsej Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Sa i përket bllokut politik shqiptar, ata kanë shënuar rezultat shumë më të dobët nga zgjedhjet e kaluara, duke humbur një numër të madh të mandateve. Ndër partitë shqiptare, BDI-ja e Ali Ahmetit vazhdon të mbajë primatin dhe ka marrë më shumë vota, rreth

86 mijë, apo rreth 7 për qind, ndërsa e dyta është renditur Lëvizja BESA, me afër 57 mijë vota apo rreth 5 për qind. Megjithatë BDI-ja ka pësuar rënie të madhe. Në vendin e tretë renditet Aleanca për Shqiptarët, kurse PDSH-ja e Menduh Thaçit është renditur e fundit në mesin e partive shqiptare. BDI-ja ka fajësuar për këtë rezultat numrin e madh të partive politike. “Me hidhërim e them se shqiptarët kanë humbur mandate. BDI-ja ka fituar zgjedhjet, por mua më ka intere-


KULTURË

ësit më të mëdhenj

gjedhore shqiptare kanë fituar vetëm

suar që në radhë të parë të fitojnë shqiptarët dhe nuk më gëzon fitorja e Bashkimit Demokratik për Integrim. BDI-ja do të mbetet e vendosur në drejtim të mbrojtjes së doktrinës së vet të paraqitur para shqiptarëve të Maqedonisë”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Lëvizja Besa, subjekti më i ri politik shqiptar, që edhe ka paraqitur befasinë më të madhe për humbjen e votës shqiptare, ka fajësuar politikat e BDI-së që kanë çuar në dëshpërimin e madh të shqiptarëve. “Në këto zgjedhje ka humbur BDI-ja

dhe kanë fituar shqiptarët. Ata prej nesër - shqiptarët e Maqedonisë do të kenë përfaqësimin e tyre në institucionet e këtij shteti, në Parlamentin e Maqedonisë dhe do të jenë krenarë me përfaqësuesit e tyre në institucione”, ka deklaruar Bilal Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa. Humbjen e thellë në zgjedhje e ka pranuar Partia Demokratike Shqiptare, e cila tani radhitet si forca e fundit politike ndër shqiptarë. Kryetari i saj, Menduh Thaçi, tha se fituese e zgjedhjeve është Lëvizja Besa dhe humbëse BDI-ja e Ahmetit. “Kjo është një betejë e humbur, megjithatë, më lejoni të theksoj se zgjedhjet shpallën fituesit e vërtetë tek shqiptarët. BDI-ja i ka humbur zgjedhjet në mënyrë katastrofale. Zgjedhjet tek shqiptarët i fitoi lëvizja Besa, në koalicion me RDK-në, dhe unë personalisht ju uroj fitoren dhe u

dëshiroj suksese”, ka deklaruar Thaçi, duke i ofruar të gjithë mbështetjen pa kushtëzime subjektit të ri politik. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në votime kanë dalë 67.66 për qind e trupit të përgjithshëm votues prej 1.8 milionë qytetarë me të drejtë vote. Zgjedhjet e së dielës janë vlerësuar si historike, për shkak të krizës së gjatë politike në të cilën ndodhet Maqedonia, për shkak të aferës së përgjimeve, që ka përfshirë zyrtarët më të lartë shtetërorë. Procesi zgjedhor është mbikëqyrur nga rreth 8 mijë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë. Misioni i OSBE/ODIHR-së, procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni e ka vlerësuar kryesisht në rregullt, të administruar mirë dhe pa incidente të mëdha. (Europa e Lirë/Kohapress) 

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Javore KOHA

33


SPORT

BJESHKA E HAJLËS

Potencial i madh i turizmit dhe alpinizmit

Bjeshka e Hajlës shtrihet në kufirin në mes të Malit të Zi dhe Kosovës dhe i përket komunës së Rozhajës. Hajla është pjesë e vargmaleve të Bjeshkëve të Nemuna. Konsiderohet

si maja më e lartë e këtyre bjeshkëve, uara me shqiptarë siç janë : Buxhovi, e cila ka lartësi mbidetare prej 2403 Bukeli e Epërm, Bukeli i Poshtëm, metra. Shumica e quajnë njërën ndër Peshkaj, Husaj dhe Dacaj. bjeshkët më të bukura të Malit të Zi. Hajla, edhe pse është një ndër bjeshHajla shtrihet buzë fshatrave të ban- kët më të larta në Mal të Zi, deri në këto vitet e fundit nuk ishte e e vizituar as e njohur për vizitorët sa duhet. Falë aktivitetit të shoqatave të ndryshme bjeshkatare të cilat në Rozhajë po proU. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for movojnë në vazhdimësi bukuritë e kësaj bjeshke të bukur dhe shumë atraktive kjo bjeshkë ka filluar C H A U F F E U R (MSG) të vizitohet gjatë gjithë vitit. Gjithashtu në këto vitet  BASIC FUNCTION OF THE POSITION e fundit mu në rrënxë të shkëmbinjve të thepisur Operates a motor vehicle to transport MSG Guard Detachment and other Embassy personnel and official visitors within the city, surrounding areas, and Montenegro. të Hajlës , pikërisht në Gropat e Hysenibrajve është ndërtuar shtëpia bukur e bjeshkatarëve ,‘’Grope’’,  QUALIFICATIONS REQUIRED që punon pandërprerë gjatë gjithë vitit ,e cila ka 1. EDUCATION: Completion of secondary school is required. 2. EXPERIENCE: Three years of previous employment as a chauffeur with no driving kapacitet për 40(dyzet) shtretër. Hajla tani po bëhet violations is required. vend i përshtatshëm për vizitorë si nga Mali i Zi, 3. LANGUAGE: English language ability - Level III (good working knowledge) (will be tested), and Montenegrin language - Level IV (fluent) is required. Kosova, Serbia pastaj nga shumë vende të ish Ju4. KNOWLEDGE: Must have basic understanding and knowledge of motor vehicle maintenance. Must have full knowledge of local traffic laws. Must be familiar with gosllavisë , Europës dhe më gjerë. Podgorica area, safest and fastest routes. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must have category B and C driver's license. Must have Në këtë bjeshkë ekzistojnë terrene natyrore shumë basic computer skills. të përshtatshme për turne të skijimit, të alpinizmit, CLOSING DATE FOR THIS POSITION: DECEMBER 20, 2016 për çiklizëm malor veror, motoçiklizëm dimëror, si HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which dhe mjaft vende të bukura për adhuruesit e natyrës. is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Kush ka rastin të pushtojë Majen e Hajlës , e cila Via e-mail: podgoricajobs@state.gov gjendet në lartësinë mbidetare prej 2403 m., nga Via mail: American Embassy Zagreb aty mund të shihet pjesa më e madhe e fshatrave të Human Resources Office – Job Application (Chauffeur (MSG)) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia Rugovës, Bjeshkët e Lumbardhit, Ishtedimi, Çakorri, Vizitori, Maja e Liqinatit, Gjeravica, Maja e Amnicës, Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following web site http://podgorica.usembassy.gov Maja e Zezë, Ruselija, Moknat dhe shumë pjesë të An Equal Opportunity Employer tjera të bukurive natyrore . EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal Shkëmbi i thepisura në veri të Hajlës është potenopportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political cial shumë i madh alpinist .Ky masiv i thepisur dhe affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations shumë i përshtatshëm për speleologë ,ka gjatësi through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal prej 2 km, derisa lartësia e shkëmbit deri të maja më opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance e lartë është 500m. Për këtë arsye gjatë gjithë stinës procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief. së dimrit është shumë atraktiv edhe për alpinizëm H. Lajçi dimëror.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016


SPORT

Garuesit e Klubit të Karatesë “Ulqini” fituan dy medalje në Kampionatin Ballkanik

Edin Kraja i artë, Adnan Kuqi i bronztë Edin Kraja u shpall kampion në luftë ekipore për seniorë të rinj U21, kurse Adnan Kuqi u kurorëzua me medalje të bronztë në luftë ekipore për juniorë Gjatë fundjavës në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, u mbajt Kampionati i 17-të Ballkanik në Karate për kadetë, juniorë dhe seniorë të rinj U21. Pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi ishin edhe katër garues të Klubit të Karatesë “Ulqini”: Edin Kraja, Adnan Kuqi, Antigona Rama dhe Diellëza Rama. Edin Kraja u shpall kampion në luftë

ekipore për seniorë të rinj U21, kurse Adnan Kuqi u kurorëzua me medalje të bronztë në luftë ekipore për juniorë. Antigona Rama në luftë individuale e fitoi luftën e parë kundër garueses nga Kroacia me rezultatin 4:0, kurse luftën e dytë ku garoi për gjysmëfinale e humbi me rezultatin e ngushtë 2:1 nga garuesja serbe. Diellëza Rama në luftë individuale,

në xhiron e parë humbi nga garuesja kroate me rezultatin 4:2, kurse ekipi në luftë ku bënte pjesë edhe Diellëza u rendit i pesti në Ballkan. Sipas trajnerëve të KK “Ulqini”, të cilët ishin të pranishëm në Kampionatin Ballkanik, vlen të përmendet garuesi Adnan Kuqi, i cili u tregua shumë i fuqishëm si në disiplinën individuale ashtu dhe në atë ekipore. Në luftë individuale, ai e fitoi luftën e parë ndaj kampionit aktual nga Serbia me rezultatin 2:0, kurse në luftën e dytë për gjysmëfinale luftoi kundër garuesit nga Sllovenia, ku rezultati ishte i barabartë 2:2, por sipas drejtuesve të KK “Ulqini”, pas vlerësimit të padrejtë referët ia dhanë fitoren garuesit slloven. Ekipi ku bënte pjesë Edin Kraja në xhiron e parë fitoi kundër ekipit të Rumanisë, në xhiron e dytë ndaj ekipit të Turqisë dhe në finale mposhtën ekipin e Sllovenisë, duke u shpallur kampionë ballkanikë për seniorë të rinj U21. Ndërkaq, Adnan Kuqi ishte garuesi kyç i ekipit të juniorëve, i cili u kurorëzua me medaljen e bronztë. Udhëheqësit dhe trajnerët e KK “Ulqini” janë shumë të kënaqur me rezultatet e arritura në Kampionatin Ballkanik, pasi që tashmë sukseset janë të vazhdueshme dhe kurrë nuk mungojnë, por përkundrazi dita-ditës janë edhe më të mëdha. Ata përgëzojnë të gjithë garuesit e klubeve të tjera nga Ulqini që morën pjesë në këtë Kampionat, pasi në përgjithësi të gjithë bënë një paraqiti.k. je të mirë.

E ENJTE, 15 DHJETOR 2016

Javore KOHA

35


KOHA Javore Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Qençe nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët

Në udhëkryq

krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

jetohet ma Qençe nuk SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Javore KOHA Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Profile for fgjokaj

Koha 744  

Koha Javore numër 744, botuar më 15.12.2016

Koha 744  

Koha Javore numër 744, botuar më 15.12.2016

Profile for fgjokaj
Advertisement