Koha 738

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 3 nëntor 2016 Viti XV Numër 738 Çmimi 0,50

Robëria e Servantesit, çelësi i aventurës së Pierre Menard-it të dytë

ISSN 1800-5969

Lumturimi i martirëve të Kishës Katolike Shqiptare

Mesazhi i elektoratit – udhërrëfyes për të ardhmen


2

Përmbajtje

e enjte, 3 nëntor 2016

Javore KOHA

OH ore A KJav Podgoricë e enjte, 3 nëntor 2016 Viti

XV Numër 738 Çmimi 0,50

Robëria e Servantesit, çelësi i aventurës së Pierre Menard-it të dytë

9 ISSN 1800-596

Lumturimi i martirëve të Kishës Katolike Shqiptare

Konfirmohen rezultatet paraprake

Mesazhi i elektoratit – udhërrëfyes për të ardhmen

Javore KOHA

fq 4

Prindërit kërkojnë zgjidhje për transportin e fëmijëve

fq 5

Refugjatët: Larg syve, larg mendjes fq 8

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Sistem Inxhinjer & redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

Shenjtori popullor Gjon Vlladimirit fq 12

Kalaja e Ulqinit, jehonë lashtësie fq 14


Përmbajtje

e enjte, 3 nëntor 2016

3

Javore KOHA

Pushimi dhe tregu i konsumit fq 16

Ermonela Jaho në Operën Nacionale të Parisit fq 20

Figurë e ndritur e Malësisë për çështjen kombëtare fq 24

Kërkohet angazhim urgjent i të gjithë aktorëve fq 26

U krijua këshilli shqiptar i paqes në Plavë e Guci fq 28

Konkurs Dërgoni fotografitë në email: kohajavore@t-com.me


4

Ngjarje javore

e enjte, 3 nëntor 2016

Javore KOHA

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare

Konfirmohen rezultatet paraprake Podgoricë – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur të shtunën mbrëma rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, të mbajtura më 16 tetor. Për këtë vendim kanë votuar 15 nga 28 anëtarë sa ka gjithsej Komisioni. Përpos anëtarëve të koalicionit qeverisës, për shpalljen e rezultateve përfundimtare kanë votuar edhe Vlado Dedoviq nga Qendra për Monitorim dhe Hulumtim, dhe Bafte Mavriq, përfaqësuese e Listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve, ndërsa përfaqësuesit e opozitës janë larguar nga mbledhja e Komisionit në momentin e votimit. Mbledhja është karakterizuar nga konfliktet ndërmjet anëtarëve të Komisionit dhe ndërprerja disa herë e saj. Ndërprerja e mbledhjes është shkaktuar për shkak të dorëheqjes kontestuese të përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve. Në fillim të mbledhjes së Komisionit, përfaqësuesi i Koalicionit Shqiptar “Me një qëllim”, Ahmet Aloshi, ka dorëzuar në emër të Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve kërkesën për dorëheqjen e anëtarit dhe zëvendës anëtarit të kësaj liste, Bafte Mavriq dhe Klement Camaj, nga Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve. Por bartësi i listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve, Nikollë Camaj, ka deklaruar se kërkesa në emër të kësaj liste nuk është autentike. Në bazë të rezultateve përfundimtare, nga gjithsej 528 817 votues të regjistru-

ar në regjistrin e votuesve, kanë votuar 388 220 votues apo 73.41 për qind. Numrin më të madh të votave – 158 490 apo 41.41 për qind e ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve, e cila do të ketë 36 deputetë nga 81 deputetë sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi. Pas saj renditet Fronti Demokratik me 77 784 vota apo 20.32 për qind, duke fituar 18 deputetë. Koalicioni i Madh Çelësi, i përbërë nga tri forca politike – Demos, Partia Popullore e Socialistëve dhe Lëvizja URA ka fituar 42 295 vota apo 11.05 për qind, dhe do të ketë nëntë deputetë. Pas këtij koalicioni renditen Demokratët e Aleksa Beçiqit, të cilët kanë fituar 38 327 vota apo 10.01 për qind duke siguruar tetë deputetë. Partia Socialdemokrate që ka fituar 20 011 vota apo 5.23, do të ketë katër deputetë. Nga dy deputetë në Kuvendin e Malit të Zi do të kenë Socialdemokratët e Malit të Zi dhe Partia Boshnjake. Socialdemokratët kanë fituar 12 472 vota apo 3.26 për qind, kurse Partia Boshnjake 12 039 apo 3.16 për qind. Nga një deputet në Kuvend do të kenë edhe koalicioni “Shqiptarët të vendosur”, i përbërë nga Forca e Re Demokratike, UDSH dhe Alternativa Shqiptare, i cili ka fituar 4 854 vota ose 1.27 për qind, si dhe Iniciativa Qytetare Kroate e cila ka fituar 1802 vota apo 0.47 për qind. Nga 17 lista zgjedhore, sa kanë marrë pjesë në këto zgjedhje, tetë nuk e kanë kaluar pragun duke mos fituar asnjë deputet. Koalicioni Shqiptar “Me një qël-

lim”, në përbërje të të cilit ishin Partia Demokratike, Iniciativa Qytetare, LD në MZ dhe Lëvizja Qytetare “Perspektiva” ka fituar 3394 vota apo 0.89 për qind dhe ndonëse e ka kaluar pragun prej 0.7 për qind të parashikuar për listat e pakicave, nuk e ka siguruar deputetin. Lista tjetër shqiptare, Lidhja Demokratike e Shqiptarëve ka fituar 1542 vota apo 0.40 për qind, duke mos e kaluar pragun. Alternativa Mali i Zi ka fituar 878 vota ose 0.23 për qind, Mali i Zi Pozitiv 5 062 vota ose 1.32 për qind, Partia Serbe 1201 ose 0.31 për qind, Partia e Pensionistëve, Invalidëve dhe e së Drejtës Sociale në Mal të Zi 672 vota ose 0.18 për qind, Bashkësia Demokratike Boshnjake në Mal të Zi – 1140 ose 0.30 për qind dhe Partia e Radikalëve Serbë 693 vota. Për shumicën e re qeverisëse është e nevojshme që të formohet koalicioni paszgjedhor. Partia Demokratike e Socialistëve, si forca më e madhe politike e dalë nga zgjedhjet parlamentare, ka vendosur që zëvendëskryetari i kësaj partie Dushko Markoviq të jetë mandator për formimin e qeverisë së re. Tashmë kjo parti ka filluar bisedimet me forcat e tjera politike, në mesin e të cilave edhe me Koalicionin “Shqiptarët të vendosur” për formimin e koalicionit qeverisës. Nga ana tjetër, edhe partitë opozitare të cilat së bashku kanë gjithsej 39 deputetë i kanë dorëzuar partive të pakicave ofertën për formimin e koalicionit paszgjedhor. (Kohapress)


Ngjarje javore

e enjte, 3 nëntor 2016

5

Javore KOHA

Pasojat e ndalimit të ndërtimit të objektit të shkollës në Sukubinë

Prindërit kërkojnë zgjidhje për transportin e fëmijëve Ulqin - Në tetor të vitit të kaluar Ministri i Arsimit të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe përfaqësuesi i diasporës në SHBA, Cafo Boga, vendosën gurëthemelin për ndërtimin e shkollës katërklasëshe në Sukubinë. Atë ditë feste, folësit thanë se shkolla e re me sipërfaqe prej 450 metra katrorë do të përfundojë deri në vitin e ardhshëm shkollor, se vlera e këtij projekti është rreth 300 mijë euro dhe se ky është projekti i parë tripalësh që do të realizohet falë Ministrisë së Arsimit, Komunës së Ulqinit dhe diasporës. Ishte ky një lajm i mirë dhe një ditë e gëzuar për prindërit dhe nxënësit e kë-

tushëm. Mirëpo, kjo kënaqësi e tyre nuk zgjati më shumë se deri në fillim të këtij viti shkollor sepse nxënësit e këtushëm në vend se mësimin ta ndjekin në objektin e ri modern e të pajisur me, siç thanë atëherë, të gjitha mjetet e nevojshme dhe me sistemin e ngrohjes dhe të ftohjes, u duhet çdo ditë të udhëtojnë deri në shkollën amë në Katërkollë, pasi punimet në ndërtimin e shkollës së re në Sukubinë janë ndaluar dhe nuk dihet se kur do të fillojnë për shkak të detyrimeve të pashlyera nga ana e Komunës dhe Ministrisë së Arsimit ndaj kompanisë së ndërtimit “Artek” nga Podgorica. Që shqetësimi të jetë edhe më i madh,

prindërit nga muaji shtator i këtij viti janë të detyruar t’ua paguajnë fëmijëve të vet edhe transportin nga Sukubina deri në Katërkollë, të cilin më parë e kanë siguruar Komuna e Ulqinit, Ministria e Arsimit dhe një pjesë prindërit. Këta të fundit kërkojnë nga Komuna dhe Ministria që të marrin masa për rregullimin e çështjes së pagesës së transportit nga Sukubina dhe fshatrat përreth deri në shkollën amë “Bedri Elezaga” në Katërkollë. Përderisa Ministria dhe Komuna të merren vesh dhe të japin sqarime për zgjidhjen e këtij problem, prindërve u mbetet ta paguajnë transportin e fëmijëve nga xhepi i Gj. Gjonaj tyre.


6

Vështrime & Opinione

e enjte, 3 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Ngjarje historike për shqiptarët

Lumturimi i martirëve të Kishës Katolike Shqiptare Siç është njoftuar tanimë nga Vatikani si edhe nga Kisha Katolike Shqiptare, ceremonia e lumturimit të 38-martirëve katolikë do të celebrohet në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër më 5 nëntor 2016. Aktivitete të ndryshme kulturore dhe fetare prej pothuaj një jave, po i paraprijnë ceremonisë solemne. Ceremonia fetare do të kryesohet nga përfaqësuesi i posaçëm i Vatikanit, Hirësia e Tij Kardinali i Kongregatës për Çështjen e Shenjtërve, Angelo Amato Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork

Në këtë ngjarje historike për Shqipërinë dhe shqiptarët do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Kishës Katolike nga Evropa dhe mbarë bota. Në një shenjë ringjalljeje të Kishës Katolike Shqiptare, do të jenë të pranishëm në ceremoni mbi 300 meshtarë nga të gjitha trojet shqiptare në Ballkan si dhe nga diaspora. Në shenjë simbolike të unitetit kombëtar janë ftuar të marrin pjesë në këtë ceremoni edhe udhëheqësit më të lartë politikë dhe shtetërorë të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës. Kisha do të jetë e hapur për të gjithë pa dallim dhe përveç mediave të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare që do të mbulojnë këtë ngjarje, pritet që i gjithë ky kremtim të transmetohet aty për aty nga televizioni publik shqiptar, TVSH. Lumturimi i këtyre heronjve martirë të Kishës Katolike dhe të kombit shqiptar të shtunën që vjen, shenjtërimi i bijës së kombit Nënë Tereza fillim shtatorin që kaloi dhe emërimi kardinal nderi i Dom Ernest Troshanit kohët e fundit, janë një njohje nga ana e Vatikanit e vuajtjeve çnjerëzore dhe e shfarosjes së një numri të madh të viktimave të pafajshme të regjimit komunist në Shqipëri. Këto tre vendime historike të Vatikanit ndaj Kishës Katolike shqiptare, në të vërtetë, janë një njohje edhe nga mbarë bota -- e dhunës dhe e shkeljeve që i janë bërë këtij kombi të vogël për pothuaj një gjysmë shekulli nga regjimi komunist i

Enver Hoxhës, pa dallim feje ose krahine, megjithëse proporcionalisht, kleri katolik e pësoi rëndë nga ky regjim duke pasur numrin më të madh të viktimave. Në të vërtetë, me njohjen dhe me kurorëzimin e heroizmit fizik dhe shpirtëror të këtyre klerikëve katolikë shqiptarë duke i shpallur të lumtur, Kisha Katolike si një institucion botëror, siç thuhet edhe në një njoftim të Radio Vatikanit, akordoi këtë njohje të merituar jo vetëm martirëve katolikë, por është njëkohësisht edhe një shenjë simbolike mirënjohjeje nga ana e Vatikanit për të gjithë ata burra, gra, pleq e fëmijë, të cilët, si pasojë e një ideologjie ateiste, krejt të huaj për botën shqiptare, u dënuan padrejtësisht gjatë pothuaj një gjysmë shekulli, duke pësuar si pasojë torturat nga më çnjerëzoret që kishte njohur shekulli i kaluar. Si të tillë, këta të lumtur nuk i përkasin vetëm Kishës Katolike por janë edhe heronj të Kombit shqiptar, të cilët trimërisht, në heshtje dhe plot dinjitet i qëndruan dhunës së bishës së kuqe komuniste sllavo-aziatike të imponuar mbi shqiptarët. Ata ishin dhe janë simbol i qëndresës kombëtare -- atëherë dhe sot -- ndaj të keqes që i është kanosur këtij kombi të vogël të shumëvuajtur, i përbuzur dhe i sulmuar gjithmonë nga të huajt, por i cili diti që përballë sfidave të mëdha historike gjatë shekujve të ruante vlerat dhe virtytet më të larta njerëzore, traditën, gjuhën dhe kulturën, jo vetëm në fushën fetare por edhe atdhetare. Por megjithatë këtë histori të tmerrshme dhune, madje edhe sot 25-vjet post-komunizëm, në nivelet më të larta të institucioneve të qeverisë dhe të shtetit shqiptar, ka ende individë, përfshirë pseu-

do-historianë dhe grupe të ndryshme të shoqërisë, të cilët vazhdojnë të fshehin të vërtetën dhe ex-catedra arsyetojnë gjithnjë viktimizimin e këtyre të pafajshmëve dhe të tjerëve si këta se gjoja, sipas tyre, ata na paskan bashkëpunuar me pushtuesin dhe si rrjedhim i meritonin mundimet dhe vuajtjet dhe asgjë më pak se zhdukjen e tyre fizike nga varrmihësit e ish-regjimit komunist. Është theksuar shpesh, por më kot, nga shumë vëzhgues vendas dhe ndërkombëtar gjatë 25 viteve të kaluara, sidomos nga miqtë e Shqipërisë dhe të shqiptareve, se autoritetet shqiptare dhe shoqëria në përgjithësi duhet patjetër të përballen me të vërtetën e kësaj historie tragjike, duke u bërë thirrje që të hapin dosjet e ish-Sigurimit famëkeq të shtetit, me qëllim që të mësohet e vërteta e kësaj historie tragjike. Para disa ditësh, Zëri i Amerikës, nëpërmjet korrespondentit Ilirian Agolli, në një kronikë nga Tirana raportoi se apeli më i fundit drejtuar pushtetarëve të Tiranës në lidhje me këtë çështje, erdhi nga Kryetari i Zyrës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Bernd Borchardt. Në takimin, “Hapja e dosjeve të Sigurimit – Sa më shpejt aq më mirë”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, ambasadori Borchardt u shpreh se vetëm zbulimi, trajtimi dhe diskutimi i padrejtësive të shkuara, nuk lejon që e kaluara të bëhet barrë për të ardhmen. Çfarë të ardhme duan për vendin e vet, autoritetet shqiptare që për 25 vjetë tani kanë refuzuar hapjen e dosjeve të komunizmit për të zbardhur krimet e komunizmit, përfshirë vrasjet e 38-martirëve që do të lumturohen këtë fundjave në Shkodër. Zëri i Amerikës njoftoi gjithashtu nga konferenca se “Politi-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

kanë dhe zyrtarë, socialistë dhe demokratë, morën fjalën për të bërë një mori sqarimesh ligjore dhe procedurash parlamentare, pa mundur të shpjegojnë se si ka ndodhur që pas 25 vjetësh demokraci, përsëri ka mbi një vit që nuk zbatohet as ligji i moderuar i hapjes së dosjeve, që i ofron ato vetëm për studime dhe jo për lustrime”. Një shënjë tjetër kjo e arrogancës dhe e mos-veprimit të autoriteteve shqiptare për një çerek shekulli post-komunizëm, në lidhje me hapjen e dosjeve të komunizmit. Ky nuk është vetëm një qëndrim arrogant i Tiranës zyrtare, por është edhe një sjellje fyese dhe përbuzëse ndaj të gjitha viktimave të komunizmit në veçanti dhe ndaj publikut shqiptar në përgjithësi dhe është një faqe e zezë në biografinë e këtyre pushtetarëve të cilët kanë patur përgjegjësinë, mundësinë dhe autoritetin për të bërë një gjë të tillë. Prandaj përderisa autoritetet shqiptare nuk hapin dosjet ashtu siç kanë bërë ish-vendet komuniste të Europës Lindore dhe përderisa disa pseudo-historianë shqiptarë vazhdojnë të hedhin baltë mbi viktimat e pafajshme të një regjimi kriminal të cilit ata i shërbyen gjithë jetën, Shqipëria as shqiptarët nuk do të ecin përpara. Por ama, duan a s’duan këto mbeturina të regjimit komunist, bota po e zbulon të vërtetën. Këta martirë shqiptarë që sot i njeh bota si të tillë, si dhe pasardhësit e tyre të gjallë, janë vëllezër e motra, pjesëtarë të denjë të një Atdheu të përbashkët të të gjithë shqiptarëve pa dallim. Publiciteti që u jepet në media mendimeve të këtyre nostalgjikëve të shëmtuar dhe të diskredituar të komunizmit në këtë kohë, nuk është diçka e rastit. Këta apologjetë të regjimit vëllavrasës, madje edhe 70-vjetë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, vazhdojnë të mbjellin urrejtje dhe inate midis shqiptarëve duke e

mbajtur shoqërinë shqiptare peng dhe në një konflikt të përhershëm, trashëgimi e një regjimi diktatorial dhe të një ideologjie të vdekur. Por këta nostalgjikë të komunizmit ende nuk e kanë kuptuar se e vërteta dhe idetë e mëdha nuk mund të mbahen të mbyllura përgjithmonë në çmendurinë e mentalitetit të Enver Hoxhës, ku ata gjithnjë mendojnë, veprojnë dhe jetojnë. Mos mashtroni veten se ju nuk jeni aspak më të mirë e më të denjë të Shqipërisë së Gjergj Kastriotit Skënderbe, të Shqipërisë së Ismail Qemalit, të Fan Nolit, Bajram Currit, të Luigj Gurakuqit e shumë të tjerëve -- në krahasim me këta martirë dhe të persekutuar të tjerë të atij regjimi komunist diktatorial që ju gjithnjë gjeni forcën morale ta mbroni. Jo, jo, mos e gënjeni veten se nuk jeni aspak më të mirë. Përkundrazi, me qëndrimet tuaja, me shkrimet dhe deklaratat tuaja, ju nuk i bëni nder as vetes as kombit shqiptar, por jeni duke mbajtur peng Shqipërinë e mjerë, ndërkohë që viktimat e komunizmit po i vrisni për së dyti, për së treti e për së katërti, në të vërtetë sado herë që hapni gojën. Dhe jo vetëm këta të lumtur të Kishës dhe të Kombit, por të gjitha viktimat e komunizmit në Shqipëri cilët nëpërmjet historisë së këtyre 38 martirëve, tani kundër vullnetit tuaj, bota e njeh sadopak më mirë të vërtetën e krimeve të tmerrshme të burgut të regjimit të Enver Hoxhës ndaj popullit të vet të pafajshëm, në përgjithësi. Jo vetëm historia e kombit shqiptar pret përgjigje për 25 vjetë tani prej autoriteteve zyrtare të shtetit dhe mbështetësve të këtyre krimeve të institucioneve të dhunës komuniste, por presin përgjigje edhe martirët që do të lumturohen në Shkodër këtë fundjavë. Ata duan dhe kërkojnë të dinë psehen. Duan të dinë se pse u vranë

e enjte, 3 nëntor 2016

7

Javore KOHA

atëherë nga regjimi enverist dhe institucionet e tij të dhunës dhe pse vazhdojnë të vriten edhe sot nga autoritetet e vendit dhe nga nostalgjikët e regjimit enverist. E gjithë kjo në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe i cili mburret me anëtarësimin në Aleancën Ushtarake të Atlantikut, NATO. Vet martirët e Kishës Katolike Shqiptare por as pasardhësit e tyre, ditën e lumturimit të tyre më 5 nëntor në Shkodër, nuk kërkojnë as hakmarrje as dënime kundër askujt, pasi në prag të martirizimit të tyre, ata i kishin falur xhelatët komunistë. Por u kërkojnë autoriteteve shqiptare zbulimin e të vërtetës të së kaluarës komuniste dhe njëkohësisht – para Kombit dhe para botës –kërkojnë njëzëri nga bashkatdhetarët e tyre sot, një përgjigje ndaj këtyre pyetjeve: “Pse na vratë, o vëllazën shqiptarë; cila ishte e keqja që ju bâmë me misionin tonë, o stërnipa të Kastriotit, ku ua shkelëm doket e zakonet tueja, ku e përdhosëm kanunin tuej, o mbasardhës të Lekës; thue gabuem që ju mësuem ‘Hymnin e Flamurit’ të ngritun në bjeshkët e Dedë Gjo’ Lulit; gabuem, thue, se ecëm ndër gjurmë të opangëve të tija për me mbledhë ushtarë për Krishtin? … Me ruejtë fenë e Tij në tokën tonë të Arbënit? Thue nuk i ndejëm besës suej ndër votrat e sofrat e shtrueme e të çueme prej atyne burrneshave fisnike, që në djep druni përkundën dikur foshnje Nanë Terezën? Gabuem, thue, se kënduem në ‘Lahutë të Malcís’, kangën e Atë Gjergjit e diftuem si vdes shqiptari për Fé e Atme, ashtu si vdiq Gjeçovi? … Por nuk ka gjâ… mbasi na jemi këtu… këtu âsht toka jonë, këtu âsht trupi ynë, këtu âsht edhe gjaku ynë, që u derdh për jú, për idealin ma të naltë, për të cilin vdes shqiptari. Një ditë kemi për t’u ringjallë s’bashkut! (Shënim nga vepra “Çinarët” e Françeskanit shqiptar Konrad Gjolaj, marrë nga Radio Vatikani) Ka ardhur koha për veprim. Mjaft më me rezoluta dhe projekt-rezoluta boshe që nuk çojnë askund. Tregojeni veten burra se më në fund pas 25 vjetë post-komunizëm jeni gati -- institucionalisht dhe moralisht – të zbuloni dhe të njoftoni të vërtetën mbi krimet çnjerëzore të regjimit të Enver Hoxhës, duke hapur dosjet e regjimit famëkeq. Sepse për shqiptarët, trajtimi i krimeve të komunizmit, sipas ish-ambasadorit gjerman Helmut Hoffman në Tiranë, është një domosdoshmëri që viktimave të regjimit komunist— të gjallë e të vdekur – në mos asgjë tjetër, të paktën – “T’u kthehet një pjesë e dinjitetit të tyre.” Kthejuani pra dinjitetin dhe nderin jo vetëm viktimave të komunizmit, por mbarë kombit shqiptar. Hapni dosjet e Sigurimit famëkeq!

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8

Vështrime & Opinione

e enjte, 3 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Deutsche Welle

Refugjatët: Larg syv Barbara Wesel

Papritur, e pamundura u bë e mundur: pasi presidenti Hollande para një muaji deklaroi se do ta mbyllë vendfushimin e refugjatëve në Calais, administrata franceze papritur gjeti rreth 7000 vende strehimi për banorët në të gjitha rajonet e vendit. Për vite të tëra Parisi refuzonte t’i strehonte diku në kushte dinjitoze njerëzit, të cilët kishin ardhur këtu me shpresën për të vazhduar udhëtimin drejt Britanisë së Madhe. Kudo vendstrehimet janë të mbushura plot, kjo ishte përgjigja.

Qeveria e Francës me largimin e refugj njohur si “xhungla” e çliron veten nga

Kampi ilegal një shenjë e paaftë- e keqe dhe në dimër të mbyste balta. Por Londra dhe Parisi hiqeshin sisë politike E ashtuquajtura “xhungla” e Calais ishte rezultat i një politike indiferente migracioni të francezëve. Ky kamp tregonte dështimin e qeverisë Hollande, e cila prej paaftësisë politike i shmangej përgjegjësisë së saj. Kushtet në Calais njiheshin prej vitesh, “xhungla” e re gjigande në periferi të portit ishte krijuar, pasi ishte mbyllur një kamp i mëparshëm, pa u ofruar njerëzve një vendstrehim tjetër. Këto sulme refugjatësh ishin një njollë turpi. Në verë kutërbonte era

sikur nuk kishin të bënin me këtë. Britanikët i kishin spostuar në tokën franceze kontrollet e tyre - pra Franca duhej të kujdesej për njerëzit. Parisi nga ana e vet i konsideronte migrantët më shumë si një problem britanik dhe gjithashtu nuk bënte gjë. Vetëm fillimi i fushatës elektorale i vuri gjërat në lëvizje, sepse Fronti National radikal i djathtë e shfrytëzoi “xhunglën” me sukses si municion kundër qeverisë.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

e enjte, 3 nëntor 2016

ve, larg mendjes

jatëve nga vendfushimi illegal në Calais, i një sikelt, por nuk e zgjidh problemin

Kampi është një turp për Evropën

Britania e Madhe qysh në fillimin e krizës së refugjatëve u fsheh pas petkut të Kanalit të La Manshit. Si zakonisht nga Londra vinte solidaritet zero. Ndërsa Franca nuk guxonte të pozicionohej lidhur me politikën ndaj refugjatëve e frikësuar prej të djathtëve të vet radikalë. Ishte vetëm vëmendja e vazhdueshme e mediave që e ktheu “xhunglën” në një siklet politik, që nuk mund të injorohej më. Për fat të keq kjo nuk është një histori, në fund të së cilës gjithçka do të bëhet mirë. Sepse migrantët do të

shpërndahen në të gjithë Francën, pa e ditur, se si do të jetë e ardhmja e tyre. Ata nuk do të sqarohen për të drejtat e tyre dhe nuk ka asnjë premtim humanitar, veç premtimeve për disa javë qetësi në provincën franceze. Shumë prej tyre pas disa muajsh do të kthehen sërish në brigje dhe do të përpiqen të largohen nga Franca. Të tjerë do të dalin menjëherë në ilegalitet përreth Calais, sepse nuk i kanë hequr ende shpresat për ta kaluar Kanalin e La Manshit. Jeta e tyre në strehimoret e reja në ilegalitet do të bëhet edhe më e

9

Javore KOHA

vështirë sesa ka qenë në “xhungël”.

Çështja tani për tani është mbyllur

Qeveria franceze do të jetë e kënaqur, kur ta shmangë këtë vendfushim dhe t’i shpërndajë njerëzit në mbarë vendin. Ajo nuk e ka zgjidhur problemin e “xhunglës”, por vetëm e ka shpërndarë atë. Por për Parisin vlen motoja: larg syve, larg mendjes. Kur shtypi të ndalet së shkruari për katastrofën humanitare në Calais, atëherë ajo do të harrohet. Një politikë njerëzore dhe e përgjegjshme nuk është kështu.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


10

e enjte, 3 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Vështrime & Opinione

Zgjedhjet Parlamentare dhe shqiptarët

Mesazhi i elektoratit – ud

Nëse analizojmë numrin e votave të fituara krahasuar me ato nga zgjedhjet hore shqiptare, fituan 9.790 vota, ose afro 2.700 vota më pak se në zgjedh shumti është fakti se përfaqësuesit më të lartë të subjekteve nacionale shqi pastaj mosbashkëpunimit drejt afrimit të tyre në të mirë të komunitetit shq Kristjan. Gj. DUKAJ

Rëndom, proceset zgjedhore shkaktojnë reagime të llojllojshme, jo vetëm të përfaqësuesve politikë por edhe të opinionit të gjerë, sidomos të atyre që si opinionistë apo të ndonjë forme tjetër, janë në rrjedhat e gjithë asaj që i paraprinë procesit zgjedhor, qoftë të nivelit lokal apo shtetëror. Kuptohet se si në çdo garë tjetër, edhe nga zgjedhjet disa dalin më të kënaqur, disa më pak, ose jo siç ishin pritjet e tyre nga rezultati zgjedhor e që, vetvetiu ,prodhon njëfarë zhgënjimi që më vonë edhe shkakton reagimin adekuat të përgjegjësve kryesorë për rezultatin e papritur ( jo të dëshiruar). Në këto hapësira, po ashtu, është e rëndomtë që reagimet e para janë varësisht nga rezultati në zgjedhje; lëvdata dhe vetëlëvdata, akuza e kundërakuza, fajësim aty ku nuk ekziston e kështu me radhë. Rrallë ndodh që bartësit kryesorë të aktiviteteve zgjedhore të marrin përgjegjësinë për rezultatin jo të mirë dhe për këtë të përballen edhe me pasojat. Andaj, as që mund

të pritet ndonjë ndryshim i duhur, po aq edhe i dëshiruar, në drejtim të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme sepse mandati katërvjeçar kalon

Të shpresojmë se rezultati nga zgjedhjet e 16 tetorit dhe mesazhi i fituar nga elektorati, më në fund, do t’i ndërgjegjësojë përfaqësuesit politikë në bashkëveprim, jo vetëm mes veti, por edhe me të gjithë ata që me ide dhe energji të reja do të veprojnë në interes të përgjithshëm

shumë shpejt dhe nëse nuk ka vullnet për konsolidim brenda spektrit politik shqiptar, zgjedhjet e ardhshme mund të jenë edhe më zhgënjyese. Aq më parë, pasi nga zgjedhjet e parafundit ( 2012) subjektet nacionale shqiptare jo që nuk ndryshuan në mënyrën e të vepruarit si përgatitje për zgjedhjet e radhës, por as që kanë analizuar ndonjëherë shkaqet e një rezultati të tillë. Si pasojë e gjithë kësaj, zgjedhjet e 16 tetorit të këtij viti, pasqyruan mosve-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

e enjte, 3 nëntor 2016

11

KOH Javore A KOHA

dhërrëfyes për të ardhmen

t e katër viteve më parë, respektivisht tri lista zgjedhjet parlamentare nga viti 2012. Ajo që befason më së iptare, çdo vështrim kritik ndaj mënyrës së veprimit, qiptar në Mal të Zi, e presin në “majë të thikës”

primin e subjekteve politike duke i përfaqësuar ata që u kishin besuar votën. Edhe pse është e qartë se vota e besuar duhet të sjellë ndonjë favor edhe për vetë votuesin e jo vetëm për atë që kërkon votën, prapëseprapë, as mandati katërvjeçar nuk mjaftoi që përfaqësuesit tonë politik t’i afrohen votuesit , së paku, ta dëgjojnë atë në kërkesat dhe problemet e përditshme ashtu që bashkërisht të shohin ndonjë strategji të re në zgjidhjen e tyre. Nëse

kësaj i shtojmë edhe sjelljen brenda përfaqësuesve të partnerëve të koalicioneve të mëparshme; mosrespektimin e marrëveshjeve, moszbatimin e obligimeve të ndërsjella e kështu me radhë, atëherë parashtrohet pyetja; sa mund të besojë elektorati në sinqeritetin e përfaqësuesve të tillë? Përgjigjja është e qartë! Sidomos nëse analizojmë numrin e votave të fituara krahasuar me ato nga zgjedhjet e katër viteve më parë, respek-

tivisht tri lista zgjedhore shqiptare, fituan 9.790 vota, ose afro 2.700 vota më pak se në zgjedhjet parlamentare nga viti 2012. Ajo që befason më së shumti është fakti se përfaqësuesit më të lartë të subjekteve nacionale shqiptare, çdo vështrim kritik ndaj mënyrës së veprimit, pastaj mosbashkëpunimit drejt afrimit të tyre në të mirë të komunitetit shqiptar në Mal të Zi, e presin në “majë të thikës” ( siç e kam thënë edhe në një shkrim të paradokohshëm të publikuar në “K.Javore”) . Në vend që t’i vlerësojnë ato si qëllim mira dhe me dashamirësi të ulen dhe të diskutojnë ndonjë pakënaqësi eventuale të elektoratit, me shpresë se ajo do të kontribuojë në bashkëveprim drejt një pune më frytdhënëse, ata veprojnë të kundërtën. Ndërkohë, fushata zgjedhore aq e zbetë dhe pa ndonjë risi në komunikim me elektoratin ndikon dukshëm në disponimin e trupit zgjedhor. Bartësit e Listave zgjedhore as që kanë tentuar që fushatën ta udhëheqin ndonjë grup të rinjsh dhe ata të kërkojnë votën për programin zgjedhor, të paraqesin ide dhe vizion të ri për të ardhmen. Së paku, në mënyrën e organizimit dhe të përfaqësimit politik, aq të dëshiruar nga elektorati në përgjithësi. Por, të shpresojmë se rezultati nga zgjedhjet e 16 tetorit dhe mesazhi i fituar nga elektorati, më në fund, do t’i ndërgjegjësojë përfaqësuesit politikë në bashkëveprim, jo vetëm mes veti, por edhe me të gjithë ata që me ide dhe energji të reja do të veprojnë në interes të përgjithshëm, duke anashkaluar interesat personale, inatet dhe rivalitetet e dëmshme drejt realizimit të kërkesave dhe interesave të elektoratit.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


12

d Stu

Kulturë

e enjte, 3 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

i

II ( m

)

Dr. Nikë Ukgjini

Marrëdhëniet e Arqipeshkvisë së Diokliate e Tivarase me manastirin të “Zojës së Virgjer “ në krahinën e Krajës Duke pasur parasysh se Greqia, Shqipëria e Dalmacia kanë qenë vende të organizuara mirë në aspektin e krishterimit, urdhrat e lindur në shek.. IV e në vazhdime, si: të eremitëve, agustinianëve, bazelianëve e benediktinëve, etj, kishin gjetur hapësirën e duhur edhe në trevat të Prevalitaës. Monastiret (kuvendet) e Diokles, si trevë Iliro – shqiptare, janë të lidhura zinxhir me monastiret e vjetra të kohës se Shën Benedikti, shek.. VI si: i Shën Marisë të Budvës, monastirin e Shëlbuemit (Santi Salvatoris) në Tivar dhe Shën Bachut dhe Sergjo në Oblikë të Bunës

dhe zonat e tjera të Shqipërisë. Pastaj në shek., XIII, kjo hapësirë u vërshua me urdhrat nga perëndimi si: Domenikanet, në Kotorr, Durrës, Shkodër e Ulqin, dhe që merreshin me hapjen e shkollave dhe universiteteve; Françeskanët me kuvendet e tyre në Kotorr, Tivar, Shkodër, Ulqin e në disa qendra të tjera dhe Karmeliqanët në Ulqin, Shas dhe Shkodër. E gjithë puna në këto kuvende zhvillohej nën moton e Shën Benediktit: “Ora et labora” – lutu dhe puno. Në mesjetë kemi edhe abacitë në rrethin e Tivarit të Shën Marisë, Rataci (Roteca) i shek.. XI, abacinë e Shelbuemit (Santi Salvatoris) në Tivar i ringritur në shek XII. Në dokumenete dalin dhe shumë kuvende murgjish, në shek..XIII, të ndërtuar jashtë mureve të kalasë. Në dioqezën e Ulqinit kemi të evidentuar abacinë e Shën Nikollës në lumin Buna (1346) shek. XIV, në dioqezën e Shkodrës, kemi abacinë e Shirqit dhe Bakut (Sergius et Bacchus) në Oblikë, buzë lumit Buna, i ringritur në shek.. XIII dhe abacinë e Shën Gjonit në Rushkull, Shtoj i sotëm në afërsi të Shkodres në shek. XI. Ndërtimi i abacive dhe kuvendeve në Arqidioqezën e Dioklës dhe Tivarit si

dhe dioqezat sfragane, janë vepra të mbretëreshes katolike Helena e cila në shek. XIII, cilësohej si mbretëreshë e Dioklesë, Serbisë dhe Shqipërisë.. Në këto pjesë të Shqipërisë veriore ku janë financuar ndërtimet e objekteve, edhe pse në të kaluarën kanë qenë nën pushtimin serb, kjo zonë asnjëherë nuk ka ndryshuar besimin dhe as gjuhën e tyre shqipe, do shprehej Theodor Ippen.

Relacionet i kryeipeshkvit Tivarit, për monastirin e Gjon Vlladimirit

Në kohën e betejave sllave për Dioklenë, krahas monastireve (kuvendeve) ekzistuese, funksiononte monastir dhe që ishte kushtuar “Shën Mërisë Virgjër” dhe gjendej rrëzë liqenit të Shkodrës në krahinën e Krajës, në fshatin Ostros i Vogël, apo Kranj, në zonën e Arbneshit,. Ky monastir i “Marisë Virgjer”, sipas Shyfflay, dhe disa autorëve të tjerë është ngritur në shek. X, dhe është ndërtuar nga princi i Dioklesë, Shën Gjon Vlladimiri (970-1016) Shënime të detajuara dhe shumë të dobishme për historiografinë shqiptare dhe sllave janë ato të kryeipeshkvit të Tivarit, Gregori me veprën e tij


Kulturë

e enjte, 3 nëntor 2016

13

Javore KOHA

Shenjtori popullor Gjon Vlladimirit Njohësi i mirë i historisë shqiptare Milan Shufflay, shprehet se Perandoria Romake me pushtime, në Prevalitanë, kishte shpërndarë fiset ilire primare si: Labeatët, Pirustët, Sardatët etj, deri në rigjallërimin e fiseve sekondare. Vazhdimësia e gjakut Ilir, sipas burimeve bizantine, shpërtheu dukshëm në shek., XI, me emrin Albanoi “Sclavorum Regnum” e shkruar ndërmjet viteve 1177- 1189. Autori në fjalë jep përshkrime të detajuara për pushtimet sllave në provincën e Prevalitanës, pagëzimin e tyre si dhe për luftërat që zhvilloheshin ndërmjet sllavëve dhe më pas më Bizantit për marrjen e fronit mbretëror të Dioklesë. Në vargun e gjithë emrave që benë histori është dhe Shën Gjon Vlladimiri dhe manastiri i Shën Marisë Virgjër, ku autori në fjalë ia kushton një kapitull i veçantë. Sipas kronikës së lartcituar, princi i Dioklesë, Shën Gjon Vlladmiri, në vitin 997, më gjithë qenien e tij luftoi në mbrojtjen e Dioklesë nga Bullgarët, dhe jeta e Vlladimirit kishte përfunduar nga një tradhti e kurdisur, në mënyrë tragjike duke iu pre koka nga mbreti Jovan Vlladislav, më 20 maj, në vitin 1016 në Prespa të Bullgarisë. Kronika vazhdon së trupi i tij më vonë që sjellë në manastirin e Shën Marisë në krahinën e Krajës, për t’u rivarrosur nga e bashkëshortja Kosara, ku me vonë edhe ajo në vitin 1018, qe varrosur në të njëjtin vend më bashkëshotin e saj Vlladimirin. Në kronikat dhe legjendat e mëv-

onshme të shek., XVI e në vazhdim, ku pas tre shekujve heshtje përgojohet Gjon Vlladmiri, mësohet se trupi i tij qe marrë në vitin 1215 nga Kraja nga princi Epirot despoti, Mihail Engjelli Komnena (1204-1216) dhe që dërguar në Durrës në ruajtje. Dhe në vitin 1381, sipas burimeve studimore, eshtrat e shenjtorit janë sistemuar në Elbasan në Shqipëri, në monastirin e rindërtuar nga princi i Shqipërisë Karlo Topia, (1359-1383), kushtuar emrit e Shën Gjon Vlladimirit. Nuk ka dyshime se ky është burimi me autentik dhe më i rëndësishëm i shkruar nga kryeipeshkvi katolik i Tivarit Gregori, për ekzistencën e Kuvendit në fjalë dhe shenjtorit popullor Gjon Vlladimirit. Studiuesit e mëvonshëm, edhe pse për rrjedhën e ngjarjes përkitazi me Gjon Vlladimirin, ngrehin shumë pyetje me të drejtë apo jo, si: Jireçek, Radoniq, Mijushkoviq, Antoljak, Periçiq. Krahas pyetjeve në epokën e Bizantit, të cilit që në atë kohë ishin zhvilluar fuqishëm si strukturë politike autonome, që shtrohen nga studiuesit, për vendvarrimin, pozicionin e tij në

shoqëri apo marrjen e emrit Gjon e të tjera, ajo për mua çfarë do të ishte pyetja më intriguese është, përse trupi i tij u mor nga Kraja, duke u sjellë në Durrës e pastaj në Elbasan? Jireçek hedh hipotezën se eshtrat e Vlladimirit janë marrë në ruajtje nga frika e grabitjes nga hungarezët, bullgarët e etj., që synonin për ta sulmuar Dioklenë, dhe se çdo popull ka pasur dëshirë të ketë reliktet e ndonjë shenjtori. Ndërsa, Banasheviq, shprehet së serbët kanë pasur mundësinë ta rikthejnë trupin e tij nga Shqipëria, por kanë pasur interesin më të madh për Shën Sava Nemanjiq, themelues i Kishës Ortodokse në vitin 1219, si shenjë e identifikimit të tyre kishtar dhe shtetëror. Argumente të kësaj natyre hipotetike mund të rreshtohen edhe të tjera. Njohësi i mirë i historisë shqiptare Milan Shufflay, shprehet se Perandoria Romake me pushtime në Prevalitanë, kishte shpërndarë fiset ilire primare si: Labeatet, Pirustët, Sardatët etj, deri në rigjallërimin e fiseve sekondare. Vazhdimësia e gjakut Ilir, sipas burimeve bizantine, shpërtheu dukshëm në shek., XI, me emrin Albanoi.


14

Kulturë

e enjte, 3 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Ulqini, një histori e vjetër Ilire (III)

Kalaja e Ulqinit, jehonë lashtësie Të mbetet në mëndje peisazhi i papërsëritshëm i këtij qyteti. Kronika e rrjedhës së jetës, ngjyrat e botës njerëzore, dhe tabloja monumentale e tij imponuese për t’u ndjerë i mrekulluar këtu. Mjafton të soditësh pak çaste ato mes atyre reflekseve magjiike, që hedhin rrezet e diellit, dhe qyteti të duket sikur luan vallen e kaltërsisive të detit me përplasjen e dallgëve Për Koha Javore:

Pëllumb Gorica

Kalaja Ilire e Ulqinit, që ngrihet madhështore në një kodër shkëmbore buzë detit, kulmon si një dëshmi e gjallë arkitektonike, dhe të flet me zërin e heshtur të historisë. Ajo vlersohet ndër monumentet më të bukura të trashëgimisë kulturore, jo vetëm në Adriatik, por në gjithë Ballkanin. E ndërtuar në shekullin e IV para erës sonë tashmë është kthyer në një qëndër

historike, e cila vizitohet çdo ditë nga turistë. Ajo është një muze i vërtetë i identitetit dhe kulturës ilire me histori, edhe të periudhave të mëvonëshme, të cilat nuk mungojnë, e kanë rëndësi të veçantë. Në Kala ngjitim, shëtisim e zbresim shkallët e kalldrëmta me pllaka guri shumëngjyrëshe, nën shoqërinë e mikpritësit tonë, Arbenit. Kalaja është e banueshme, dhe gjithandej aty shtëpitë, bar kafetë, restorantet, kompleksi muzeal janë ndërtuar me gur të skalitur me aq mjeshtëri, çka i kanë dhënë atyre qëndrueshmëri të lartë. Është e natyrshme, që këtu do të ndeshësh gjurmët e kulturave turke, veneciane, etj si pasojë e pushtimeve në kohë me

ndërtime fragmentare të ruajtura mirë. Duke u endur nga njëri cep në tjetrin, e ndjejmë thellë madhështinë e historisë, e mëndja përmes mjegullës së shekujve e lexon atë në muret e lashta. Kërkojmë mes morive të gurëve ciklopik të kalasë,Bindin e gdhendur, që i ngjan shqiponjës, dhe e vështrojmë atë për një kohë të gjatë. Prej bedenave të saj mijëra vjeçare, të shpëlara nga dallgët, por edhe në frëngjitë e portat e harkuara, të hapet si në një dritare të madhe sipërfaqja e detit me një shkëlqim marramendës. Që nga këtu në kohë me mot të kthjellët mund të shikohet Kepi i Rodonit, Kepi i Gjuhëzës, Ishulli i Sazanit dhe Gadishulli i Karaburunit. Udhërrëfyesja e kompleksit muzeal të


Kulturë

kalasë së Ulqinit, Zenepe Draga e hap udhën nëpër ndërtesat muze të zbardhëlyra, ku shpalosen para nesh të harmonizuara më së miri, dhe të detajuara me motive të jetës thuajse të gjitha periudhat kohore me objekte të llojeve të ndryshme. Thesaret arkeologjike, të zbuluara këtu gjatë gërmimeve, por edhe ormanentet e veshje popullore, armët luftarake, etj, të ekspozuara në jo pak stenda plotësojnë njohjet tona mbi këtë qytet me aq histori, tradita e qytetërim të lashtë. Me këtë rast ne u njohëm, edhe me moketin e kalasë, që në vitin 1956 nga punonjësit e saj. -Rreth kalasë ndërlidhen shumë legjenda -të thotë Zenepja. -Një nga legjendat e shumta ka të bëjë edhe me Servantesin, shkrimtarin e njohur spanjoll, autorin e romanit “Don Kishoti i Mançës”. Por, kjo është vetëm një legjendë. Dhe aq sa janë thurur legjenda për kalanë, aq edhe Ulqini është kthyer në një legjendë për kohën e largët dhe për ditët tona. E shijojmë me kënaqësi një kafe në “Kullën e Balshajve”, një kompleks interesant nga pikëpamja arkitekturore, ku modernia dhe antikja janë bashkuar më së miri me një harmoni të përkryer edhe elegancë. Ne e vlersojmë gjestin patriotik të pashprehur me fjalë, për

e enjte, 3 nëntor 2016

15

KOH Javore A KOHA

shqiptarin nga Kosova që e bleu këtë objekt. I bashkohet kësaj kënaqësie me bisedat e tij interesante Gazmend Kovaçi, zyrtari i kalasë. Ulqini - të thotë Gazmendi - ka histori të lashtë arkitektonike, dhe tregues të vlerave, që janë ruajtur me fanatizëm. Ndaj është në nderin tonë, që të hershmen ta ruajmë e ripërtërijmë, sikurse është detyrë të nxjerrim nga thellësia e shekujve të vërteta të tjera historike. Dhe është fakt që këtu po punohet në këtë drejtim, që Kalaja e Ulqinit të pranohet në UNESCO si objekt historik i një rëndësie të veçantë. Sepse kurrë nuk është vonë për të dhënë kontributin tonë, e për të vendosur një gur të rëndë në murin e historisë. E shkuara qartësohet kur e di se nga ke ardhur. *** Të mbetet në mëndje peisazhi i papërsëritshëm i këtij qyteti. Kronika e rrjedhës së jetës, ngjyrat e botës njerëzore dhe tabloja monumentale e tij imponuese për t’u ndjerë i mrekulluar këtu. Mjafton të soditësh pak çaste ato mes atyre reflekseve magjiike, që hedhin rrezet e diellit, dhe qyteti të duket sikur luan vallen e kaltërsisive të detit me përplasjen e dallgëve. Re të bardha si pambuk pikturojnë peisazhin,

ku era shtyn tufën e tyre, dhe shfaq e largon copëza qielli. Deti e përshpejton me pamjen dhe aromën depërtuese të tij rendjen tonë. Ca biseda vijnë tek ne me rrokje fjalësh e pasthirrma gëzimi të fëmijëve. Varka dhe skafe të ankoruara lëkunden lehtë nën melodinë e dallgëve. Pushues të rrallë e shfrytëzojnë mundësinë e këtyre ditëve të vjeshtës, që të marrin jodin e tij. Klithma si miklime të pulëbardhave me fluturimin e tyre, e marrin vështrimin tonë dhe shprushin emocione. Si një dëshmitar i këtyre çasteve, syri e shpirti e ndjejnë të bukurën, hijeshinë, e sidomos kur e prekin deri në rrënjë. Ndaj nuk mund të fshehësh kurrsesi kënaqësinë frymëzuese të peisazhit buzë detit ulqinak. Ne pranë mureve të kalasë shekullore, ku oshtijnë dallgët e detit, që përplasen me jehonë shkëmbinjëve, dhe të përzgjuar me lashtësinë ndër sy, marrim udhën prej andej nga kemi ardhur. Ndodh gjithmon që kur largohemi nga një vend, mrekullitë që i shikojmë, i veshim si mantel mbi vete, e i mbartim ato kudo ku shkojmë, duke thënë; ah të jemi përsëri aty, të fotografojmë të veçantën që të magjeps. Sepse i tillë është Ulqini, vend që flet me gjithçka, me detin, kalanë, diellin, ajrin, dhe historinë e tij të rallë shqiptare.


16

Kulturë

e enjte, 3 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Prirjet e shekullit 21

Pushimi dhe tregu i k Për Koha Javore:

Astrit Lulushi/ Uashington

Dhe ata e quajtën “Eureca!” Por çfarë gjetën, ishte problem. Megjithatë, kur vazhduan ai u tha: “Ai që është pa mëkat, le të jetë i pari për të hedhur gurin kundër saj.” (Gjoni 8: 7). Studimet e fundit tregojnë se pushime të shkurtra sporadike ndihmojnë njerëzit të jenë më produktivë dhe kjo konsiderohet si prirje e shekullit të 21të. Einstein ia atribuon shumë prej zbuli-

Kërkimet e diskutuara në librin “Creativity and për zgjidhjen e problemeve. Duke punuar pa p lidhje të reja nervore në tru, të cilat nxisin men

meve të tij pushimeve me violinën e tij, të cilat ai besonte se e ndihmuan të lidhë idetë në mënyra krejt të ndryshme. Në një intervistë në vitin 1926, Henry Ford shpjegon se pse ai kaloi punëtorët e tij nga një punë 48-orëshe 6-ditë në javë në një punë 5-ditëshe me 40-orë në javë, por me të njëjtat paga: “çlodhja është përbërëse e domosdoshme për një rritje të tregut të konsumit, sepse njerëzit që punojnë duhet të kenë mjaft

kohë të lirë për të gjetur dhe përdorur produkte konsumi, duke përfshirë automobila.” Duket se trupi i njeriut është projektuar për të punuar në ritme, jo për orë pafund, dhe pushimet janë shpesh po aq të rëndësishme sa edhe puna që bën. Kërkimet e diskutuara në librin “Creativity and Mind” tregojnë se pushimet e shpeshta rrisin ndjeshëm aftësitë për zgjidhjen e problemeve. Duke punuar


Kulturë

e enjte, 3 nëntor 2016

17

Javore KOHA

konsumit

d Mind” tregojnë se pushimet e shpeshta rrisin ndjeshëm aftësitë pushim për katër ose pesë orë, njeriu kufizon shanset për të bërë ndimin dhe krijimtarinë pa pushim për katër ose pesë orë njeriu kufizon shanset për të bërë lidhje të reja nervore në tru, të cilat nxisin mendimin dhe krijimtarinë. Rregullat duhet të respektohen, por disa edhe duhet të tolerohen kur janë provuar shkencërisht si shkatërruese të produktivitetit. Për të zgjidhur një problem duhet shkuar në rrënjët e tij dhe kur problemi rritet me keqdashje, rrënjët janë harruar.

Në një intervistë në vitin 1926, Henry Ford shpjegon se pse ai kaloi punëtorët e tij nga një punë 48-orëshe 6-ditë në javë në një punë 5-ditëshe me 40-orë në javë, por me të njëjtat paga: “çlodhja është përbërëse e domosdoshme për një rritje të tregut të konsumit, sepse njerëzit që punojnë duhet të kenë mjaft kohë të lirë për të gjetur dhe përdorur produkte konsumi, duke përfshirë automobila.”


18

Kulturë

e enjte, 3 nëntor 2016

Javore KOHA

Në 400-vjetorin e vdekjes së shkrimtarit të njohur spanjoll Miguel de Cervantes (II)

Robëria e Servantesit, çelësi aventurës së Pierre MenardPër Koha Javore:

Mira Meksi

(vijon nga numri i kaluar) Metoda fillestare që përdori për të realizuar ndërmarrjen e tij të vështirë ishte gati po aq e thjeshtë sa ajo e paraardhësit të tij (e pamundur do të thotë lexuesi njëlloj si për paraardhësin e Pierre Menard-it të dytë): i vuri vetes detyrë të mësonte spanjishten e kohës së Servantesit, të përqafonte katolicizmin, të harronte historinë e Europës nga viti 1602 gjer më 2014, të plagosej në duel me Antonio de Segura-n, të bëhej ushtar, të hynte në Tercio – regjiment i infanterisë spanjolle në shekujt XVIXVII --, të mësonte të luftonte kundër osmanëve, të merrte pjesë në betejën e Lepantos në bordin e galerës “La Marquesa”, të plagosej në gjoks dhe të humbiste dorën e majtë nga një arkebuz, të merrte pjesë në ekspeditën ushtarake në Tuniz dhe Goleta, në shërbim të Don Huanit të Austrisë, të mësonte përmendësh sonetet dhe lirikat e Luis de Gongora-s, të ishte rob i zënë në Ulqin, - kjo robëri e Servantesit ishte çelësi i aventurës së Pierre Menard-it të dytë. Për këtë robëri flitej në dokumentin e vjetëruar që zverdhja dhe brejtja e kohës i kishin rrënuar dhe fshirë përgjysmë datat. Kjo robëri kish të ngjarë të ishte shtegu i fshirë i shkrimësisë te Don Kishoti i Mançës. * Më sipër u përmend se Pierre Menard-i i dytë i besonte Kujtesës, si shqisa e shpirtit dhe mëmë e së vërtetës. Histo-

ria me data, fakte dhe dokumente nuk i jepte dot më shumë. Kujtesa e gjallë e Ulqinit merrte stafetën paskëtaj: rrëfenjat e kusarëve të detit, këngët e marinarëve të mesjetës, shkrimet e kronikanëve, kujtimet e udhëtarëve të famshëm dhe aventurierëve të shndërruara në legjenda, gojëdhanat e të moçmëve, mitet që kishin lindur më pas, jehona e guackave detare të stërlashta... Metoda thelbësore që Pierre Menard-i i dytë përdori për ndërmarrjen e tij, ishte gjurmimi i Kujtesës Universale. Një vjeshtë të artë, kur ujërat e Adriatikut vezullonin nga diamantet e kaltër të një qielli të gatshëm për të çliruar realitete fantastike, në kalanë e Ulqinit, në pallatin venetikas të kthyer në një strehë luksi për turistët, Pierre Menard-i i dytë, në vitin e begatë për letrat historike, 2014, iu dorëzua Gjumit. Si proces, Gjumi është si një thikë dytehëshe për kujtesën njerëzore: nga njëra anë ai bllokon memorizimin e freskët, dhe nga ana tjetër është një passe-partout (Pierre Menard-it të dytë i pëlqente të përdorte këtë fjalë të gjuhës së tij), një çelës magjik i portave të Kujtesës Universale. Doli të ishte një metodë punëmbaruar: Pierre Menard-i i dytë hyri në labirintet e Kujtesës Universale, përjetoi brenda një nate të vetme ngjarjet e ndodhura katërqind e dyzet e ca vjet më parë, të cilat i shkrimësoi më pas: ...Ndodhej në një galerë spanjolle në ujërat e Mesdheut, kur u sulmuan nga një anije e shpejtë pirate dhe u zu rob nga i famshmi Uluç Alia, pirati renegat fekëmbyer. E hodhën në hapsanet(4) me fasadën e harkuar të kalasë së Dulcignumit(5), strehës së dëgjuar ku mbaheshin robërit e kusarisë së Mesdheut, në pritje të shpërblesës që kishin vënë për çlirimin e tij. Ngrysi ditë të trishta dhe gdhiu net pambarim në qelinë

e lagësht, nga ku soditi qiellin më të yjëzuar që i kish zënë syri ndonjëherë, shkroi mjerimin e tij dhe të robërve të tjerë në pergamenë me bojën e zezë të pakët që ruante në një kallamar të vogël briri, dhe vrau kohën duke ushqyer shpresën se, shpërblimtarët e tij, priftërinjtë e Spanjës, nuk do të vononin të vinin për të. Bukuria e pashoqe e Dulcignumit me kalanë e stërlashtë me gurë qiklopikë, me fortesën që mbante në majë kullën e madhe të Balshajve nga ku hëna e qiellit kapej me dorë, me pallatin venetikas dhe kishën e mrekullueshme që ishte gdhirë xhami, me ujërat e kristalta që i lagnin brinjët, me gjirthet detare me rërë sedefi dhe kurorat e pishave të buta poshtë këmbëve, i gëzonte syrin, por nuk ia prekte dot shpirtin. Gjer kur, në një nga shëtitjet mëngjezore nëpër rruginat e ngurta të kalasë që hapeshin përtej Tregut të Robërve, i shoqëruar nga dy roja, një rreze drite ndriçoi jetën e tij nxirane pa liri: përmbi një araba të bardhë që tërhiqej nga kuaj të lartë arabë, mes jastëkëve të atllastë, përpara syve të robit u shfaq krijesa më e bukur e botës, e veshur me petka të sojme veneciane dhe e mbuluar me një vello osmane të bardhë. Robi i Spanjës mbajti këmbët kur arabaja i kaloi pranë, dhe gruaja e re, me një lëvizje të dorës, hoqi vellon dhe zbuloi, vetëm për të, kokën e saj prej perëndeshe bukurie, e cila tërhiqte pas një floknajë të thurur me rreze dielli. Sytë e gruas së re si dy diej vezullues u përplasën me sytë e spanjollit, dhe zemra e robit u dogj dhe u bë shkrumb në çast. Si i çmendur nga marrëzia e dashurisë që e kaploi të gjithin, djaloshi i pashëm njëzetë e ca vjeçarë ra në gjunjë, dhe këndoi për të, me sa i hante fyti, vargjet e De Gongora-s që i erdhën në mendje: ...Nga shpati i lulëzuar,


Kulturë

e enjte, 3 nëntor 2016

19

Javore KOHA

ii -it të dytë

që sot me perla përndritur qëndisi agimi, në gërsheta zbukuruar, përmbi ballin tënd vë kto lule jasemini. Në pergamenë asaj nate, me zemrën e çakërdisur nga vrumbujt e dashurisë për kalaleshën e bukur, ai qëndisi portretin e saj që ta kishte përjetësisht përpara syve dhe zemrës: flokët si ar, ballifushat eliziane, vetullat-ylber, sytë-diej, faqet-trëndafila, buzët –korale, dhëmbët-perla, qafa-alabastër, gjoksi-mermer, duart-fildish, me kurmin të bardhë si dëbora... Bukuroshja e kalasë së Dulcignumit, i cili para pak kohe kish rënë nën zgjedhën otomane, ishte nusja e re e dinjitarit osman të sapo emëruar në vend. Ditëve që pasuan, robi jetoi vetëm për krijesën diellore që e pagëzoi me emrin “la hermosita de Dulcignum”(6) dhe robëria iu bë pupël e lehtë. Lëvdoi perëndinë që e kish hedhur në parajsën e tokës ku kish gjetur një ëngjëll parajse. Çmimi që po paguante, humbja e lirisë, ishte shumë i lartë, por ia vlente barra qeranë. Me skudet që i kishin mbetur korruptoi rojat e tij dhe, çdo ditë, në të njëjtën orë, ndodhej në vendin e saktë ku pa për të parën herë kalaleshën e bukur; edhe

ajo ishte e përpiktë në takimin e tyre të heshtur dashuror: vinte me arabanë e saj, ulur përmbi jastëkët e atllastë dhe, sapo karroca gjendej përpara tij, hiqte vellon e bardhë për disa çaste, si një rit dashuror, dhe vazhdonte rrugën. Robin cung nga dora e majtë, të cilin banorët e kalasë mësuan ta quanin ”Servet” sipas zakonit të tyre, modës së kohës dhe pushtuesit të ri, e dëgjonin të këndonte paskëtaj me zë bilbili vargjet që thurte për të dashurën e tij magjepsëse, porsa rrezet e fundit të diellit kridheshin në det, duke gëzuar zemrën e hidhëruar të robërve të tjerë. Një mbrëmje të praruar vjeshte, nëpër skërkat e detit, fshehur nga sytë e botës, nga rojat e burgut të kalasë dhe nga rojat e dinjitarit osman, bukuroshja e Dulcignumit iu dha për herë të parë dhe të fundit robit të Spanjës të dashuruar marrëzisht me të, i cili nuk rreshtte së pëshpërituri me buzët zhur, mes dy të puthurave, emrin e Dulcineas së tij, emrin e dashurisë së tij të parë dhe të vetme në jetë të jetëve dhe në vdekje të vdekjeve... Dashurisë së tij të paarritshme. *

Në fund të fundit, ndërmarrja e Pierre Menard-it të dytë ishte zhvarrosja dhe ringjallja e të paktën njërës Trojë të Servantesit te Don Kishoti i Mançës: shkrimi i disa faqeve të cilat të mund të ndërkalleshin natyrshëm dhe në vend të vet në mes shumëfaqeve të romanit. U gjykua se përfundimi i kësaj ndërmarrjeje ishte një palimsest, tek i cili ndërshiheshin gjurmët, ndonëse të dobëta fare, të shkrimit parak të Servantesit. Përshfaqeshin vagullthi rrënojat e Trojës së tij, - dashuria e penguar për ulqinaken e bukur, Dulcinean e tij, - të censuruara nga autoriteti kishtar në Autorizimin e Klerit për botimin e Don Kishotit të Mançës më 1602. (Fund) Shënim: 1. Hidalgo – fisnik ( në mbretërinë e Spanjës) 2. ... e vërteta, që mëmë ka historinë, konkurruese e kohës, depozitë e veprimeve, dëshmitare e së shkuarës, shembull dhe njohje e së tashmes, paralajmërim i së ardhmes. 3. Historia dhe Kujtesa 4. Burg (turq) 5. Emri i Ulqinit në Mesjetë 6. Bukuroshja e Dulcignumit (spanj.)


20

Panoramë

e enjte, 3 nëntor 2016

Javore KOHA

Sopranoja e mirënjohur shqiptare Ermonela Jaho do të paraqitet para publikut francez në kuadër të Operës Nacionale të Parisit, në operën “Les Contes D’Hoffmann” të Jacques Offenbach, bazuar në libretin e Jules Barbier. Në këtë operë Jaho vjen në rolin e Antonias Në rolet kryesore në këtë shfaqje operistike do të luajnë Ramón Vargas dhe Stefano Secco që interpretojnë karakterin e Hoffmann dhe Yann Beuron, ndërsa në rolet e tjera paraqiten edhe Nadine Koutcher, Kate Aldrich, Stéphanie d’Oustrac. Rikujtojmë se sopranoja Ermonela Jaho është shpallur fituese e International Opera Awards, njërit nga çmimet më prestigjioze të muzikës klasike.

Ermonela Jaho në Operën Nacionale të Parisit

Bob Dylan thyen heshtjen për Nobelin

Që kur ishte konfirmuar nga Akademia suedeze se është fitues i çmimit Nobel për Letërsi, Bob Dylani nuk ka dhënë asnjë koment mbi këtë çmim. Ky lajm ishte dhënë në faqen zyrtare të tij, por që brenda 24 orëve është shlyer. Por, për të mos mjaftuar kjo, The Telegraph raporton se ai kishte refuzuar që të fliste në telefon me përfaqësuesit e komitetit të “Nobelit”. Bob Dylan nuk e bën shumë të madhe marrjen e këtij çmimi, duke u shprehur se, “nuk është ndonjë gjë”. Megjithatë ylli i muzikës ka konfirmuar se do të jetë prezent, nëse mundet, për të pranuar zyrtarisht këtë çmim në ceremoninë që do të mbahet më 10 dhjetor, e që është hera e parë në histori që e fiton një muzikant.


Fotografia e javës

e enjte, 3 nëntor 2016

21

KOH Javore A KOHA

ISMET KALLABA MOSTARI

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

„Qesh pak, shiko këtu”


22

Mozaik

e enjte, 3 nëntor 2016

Javore KOHA

Në Kuvendin e dytë të Unionit të Shkollave të Mesme të Malit të Zi

U zgjodhën anëtarët e Kuvendit dhe Këshillit Drejtues Nxënësit e shkollave të mesme duhet të jenë të gatshëm për ndryshime dhe të jenë shtytësit më të mëdhenj të tyre, u vlerësua në Kuvendin e dytë të Unionit të Shkollave të Mesme të Malit të Zi, në të cilin morën pjesë edhe dy nxënës shqiptarë, Amina Nikoviq nga Tuzi dhe Rajmond Gjonaj nga Gjimnazi Privat “Drita” – Ulqin Në Budvë nga data 28-30 tetor e këtij viti u mbajt Kuvendi i dytë i Unionit të Shkollave të Mesme të Malit të Zi, në të cilin u zgjodhën anëtarët e Kuvendit dhe Këshillit Drejtues të tij, si dhe u miratua Rregullorja e punës. Në Kuvend morën pjesë nxënësit e shkollave të mesme nga pothuaj të gjitha shkollat e mesme në Mal të Zi. Në mesin e tyre ishin edhe dy nxënës shqiptarë, Amina Nikoviq nga Tuzi dhe Rajmond Gjonaj nga Gjimnazi Privat “Drita” – Ulqin. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Këshillit Drejtues të Unionit të Shkollave të Mesme të Malit të Zi, Jovan Bojoviq, theksoi se kjo organizatë në periudhën e kaluar është fokusuar në përmirësimin e parlamenteve të nxënësve, themelimin dhe përforcimin e tyre. Sipas fjalëve të tij, dy vite pas themelim-

it të kësaj organizate mund të thuhet se ajo ia arriti qëllimit dhe se rëndësinë e saj e kanë kuptuar edhe institucionet shtetërore. “Në periudhën e kaluar kemi punuar mjaft, kurse në të ardhmen na presin edhe më shumë punë. Ne duhet të jemi të gatshëm për ndryshime dhe të jemi shtytësit më të mëdhenj të tyre, sepse forca më e madhe jemi ne nxënësit e shkollave të mesme”, pohoi Bojoviq dhe shtoi se nxënësit e shkollave të mesme përbëjnë pesë për qind të popullsisë në Mal të Zi, por përbëjnë 100 për qind të ardhmërisë sonë. Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për shkollat e mesme dhe arsimimin e të rriturve pranë Ministrisë së Arsimit, Veljko Tomiq, nënvizoi se është me rëndësi t’i motivojmë të gjitha parlamentet e nxënësve që të marrin pjesë në punën e organeve të shkollës, kur

diskutohet për çështjet që kanë të bëjnë me nxënësit e shkollave të mesme, siç janë mënyra e mbajtjes së mësimit, problemi i vlerësimit me notë, realizimi i provimeve, raportet në mes nxënësit dhe mësimdhënësit, standardi i nxënësve dhe aktivitetet e lira. Në emër të Entit për Shkollim foli Radovan Popoviq, të Qendrës për Arsimim Profesional Dushko Rajkvoiq, të Qendrës për Provime të Malit të Zi Stana - Sanja Kallugjeroviq, të Drejtorisë për Sport dhe Rini, Krsto Vukanoviq, të OJQ-së “Juventas” Ivana Vujoviq dhe të Asociacionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme të Bosnjës e Hercegovinës Milan Gjurica. Ditën e dytë dhe të tretë të Kuvendit, nxënësit e shkollave të mesme duke punuar në grupe shkëmbyen ide të ndërsjellta dhe u njoftuan se çka punojnë parlamentet tjera të nxGj. Gj. ënësve.


Mozaik

e enjte, 3 nëntor 2016

23

Javore KOHA

Dukuri

Tri fshatra të Malësisë së Rozhajës zbrazen deri në verë Në këto fshatra deri në muajin qershor nuk dëgjohen zërat e njerëzve, as këngët e fëmijëve, as cicërima e zogjve. Nuk ka kurrfarë gjallërie, çdo gjë mbetet e shkretë, dëgjohen vetëm gurgullimat e lumenjve dhe aty-këtu zërat e kafshëve të egra Rozhajë - Tani kur ditët e vjeshtës janë mjaft të ftohta dhe majat e bjeshkëve i mbulon bora, tri fshatra shqiptare të Malësisë së Rozhajës: Husaj, Buxhov dhe Peshkaj, mbesin pa popullatë. Këto fshatra dikur as që mendonin t‘i lëshojnë vatrat e tyre stërgjyshore sepse kishin punë, mbarështonin bagëtinë, merreshin me bujqësi e blegtori. Në fshatin Buxhov punonte edhe shkolla katërvjeçare shqipe. Ndërsa tash disa vitet e fundit, për çdo vjeshtë këta banorë për shkak të kushteve socio-ekonomike, infrastrukturës rrugore, punësimit, shkollimit etj. janë të de-

tyruar t’i lëshojnë trojet dhe shtëpitë e tyre e të migrojnë kryesisht në Kosovë, në rrethinën e qytetit të Pejës. Në këto fshatra deri në muajin qershor nuk dëgjohen zërat e njerëzve, as këngët e fëmijëve, as cicërima e zogjve. Nuk ka kurrfarë gjallërie, çdo gjë mbetet e shkretë, dëgjohen vetëm gurgullimat e lumenjve dhe aty-këtu zërat e kafshëve të egra, të cilat mbesin të lira. Këto migrime të detyrueshme, pa dëshirën e banorëve, fatkeqësisht sjellin edhe shpërnguljen totale te pjesa e madhe e shqiptarëve, të cilët pëg-

jithmonë i lëshojnë trojet e veta dhe nuk kthehen kurrë më në këto troje, siç ka ndodhur me një numër të madh të shqiptarëve që gjenden çdokund nëpër botë, deri në Amerikën e largët. Kjo shpërngulje ka zvogëluar në masë të madhe edhe numrin e banorëve shqiptarë në komunën e Rozhajës. Dita-ditës po zvogëlohet edhe numri i nxënësve në të vetmin institucion arsimor shqip të Shkollës fillore nëntëvjeçare në Dacaj, e cila po mban gjallë frymën shqipe në këto vise dhe shpresën për ardhmëri. H. Lajçi


24

Histori

e enjte, 3 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Sokol (Cok) Hiri Rudaj

Figurë e ndritur e Malësisë

Ishte njëri prej katër bijve të Hir Gjelit Rudaj, i cili gjatë gjithë jetës luftoi për përpjekjet e shqiptarëve për liri, për troje etnike e për flamur kuq e zi. Lindi në vitin 1853 në fshatin Selcë të Kelmendit në një familje të ndershme malësore, atdhetare me virtyte të larta morale e njerëzore, në frymën e traditave të hershme kombëtare.

Oda e burrave dhe kisha – shkolla e tij e vetme

Rritet jetim pa babë, qysh në moshën e fëmijërisë, me ngjarjet e mëdha që kalonte kombi ynë, të cilat lanë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e tij. Shkolla e vetme e tij ishte oda e burrave ( një institucion popullor me shumë vlera e dobi për shqiptarët - malësorët) dhe kisha, të cilat asokohe kishin ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e shqiptarëve. Edukimin dhe arsimimin fillestar e mori nga ninullat e nënës,

nga historitë gojore të gjyshërve, gjysheve dhe nga katekizmi. Në edukimin e tij të mëvonshëm atdhetar për kombin, shqiptarizmin dhe atdhedashurinë ndikuan bisedat e burrave të Malësisë në odat e burrave, ku ndër të tjera mësoheshin normat e Kanunit të Lekë Dukagjinit, pleqnoheshin ngjarjet, gjykoheshin njerëzit dhe trajtoheshin probleme të ndryshme të jetës shqiptare.

Formimi i tij burrëror

Sokoli( Coku), duke e ndjekur shkollën e urtësisë popullore, nën tingujt e lahutës dhe të çiftelisë, që nga mosha 13 vjeçare, u formua dhe u kalit në një burrë besnik, fisnik e të ndershëm, në një trim të pamposhtur dhe në një luftëtar të pakompromis për lirinë e atdheut. Si i ri, i varte me kujdes në gozhdat e murit të odës së trimave pushkët e gjata, armët e brezit dhe ku-

buret e burrave që vinin në shtëpinë e Rudajve. Në moshën 15 vjeçare veç kishte mësuar se si mbusheshin pushkët. Kur në fytyrë e në mjekër i kishin filluar qimet e para, axha Prëkë i dhuroi Cokut një kubure të bukur e të zbukuruar nga të gjitha anët me fije të holla argjendi. Prej asaj ditë Coku nuk ishte vetëm një krah pune i shtëpisë së Rudajve, por edhe një burrë dhe një trim më shumë për nder, besë e burrëri të kësaj shtëpi , të gjakut të tyre dhe të shqiptarisë.

Mbrojtës i pakompromis i tokave të Arbërit

Sokol (Cok) Hiri në moshën 25 vjeçare, saktësisht në prill të vitit 1878 mori në pjesë takimin e mbajtur në Shkodër, ku u tubuan burra të shquar shkodranë dhe të krahinave të tjera të Malësisë së Madhe , në praninë edhe


Histori

e enjte, 3 nëntor 2016

25

KOH Javore A KOHA

ë për çështjen kombëtare

të konsullit të Austro- Hungarisë Lipih dhe përfaqësueve të tjerë diplomatikë të Fuqive të Mëdha , për të diksutuar për rrezikun e madh që po u kërcënohej shqiptarëve , për t’u zhdukur si komb. “ Ne prej shekujsh kemi ruajtur zakonet tona, ritet tona, kombësinë dhe gjuhën tonë. Me zakonet që kemi, burrërinë, besën e trimërinë që kemi , ne nuk do t’i nënshtrohemi as malazezëve, as kujdo tjetër që do të synonte të futej në trojet tona. Ne do ta presim me luftë e do ta djegim me hekur këdo që do të shkelte trojet tona”, deklaroi prerë Coku në sytë e diplomatëve të huaj ( Libri në dorëshkrim “ Shtoji i Ulqinit, një perlë e natyrës dhe vlerave njerëzore” të autorit Augustin Gjinaj). Këtu kelmendasi i ri trim, që tashmë ishte shpërngulur në Shtoj të Ulqinit, u tregoi qartë të gjithëve se është gati të mbrojë copëtimin dhe grabitjen e trojeve

shqiptare nga forcat pushtuese turke, serbe e malaziase. Megjithëse i ri ka qenë pjesëmarrës i Lidhjes së Prizrenit dhe luftëtar aktiv i ushtrisë shqiptare për mbrojtjen e tokave të Arbërit në Plavë, Guci, Shkodër, Ulqin, Tivar e urë të Zharnicës afër Tuzit . Në vitin 1875 Cok Hiri Rudaj, u bë Komandant i Forcave të Ushtrisë Shqiptare të zonës së Tivarit e krahinave të Ulqinit. Më 1 mars të vitit 1880 Cok Hiri Rudaj, me krerët e Malësisë nënshkruan letrën për t’ia dërguar Konsullatës Angleze në Shkodër. (Shih: PPTRI BLENI 114, f. 215, ACCO, Cetinë). Esenca e përmbajtjes së kësaj letre dhe të letrës së luftëtarëve malësorë të lirisë drejtuar Konsullit të Francës në Shkodër Alere AMIRE, për çështjen e tokave shqiptare, të nënshkruar më 1882-1883. (Shih: Alere Amire, CPC Vëll. 21, f. 348 -349.)

Adhurues i flaktë i Flamurit Kombëtar Shqiptar

Cok Hiri si trim i vërtetë, i cili ka pasur gjithmonë në zemër lirinë e Shqipërisë së bashkuar, me malësorët e Shtojit të Ulqinit ngriti Flamurin Kombëtar Shqiptar në Kanalin Port Milenë, në fund të vitit 1912, duke menduar se aty ishte skaji më fundor i shtetit shqiptar. Ky flamur qëndroi aty edhe me përkrahjen e ulqinakëve gjashtë muaj deri në mars të vitit 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër vendosi përfundimisht që Shkodra me rrethinë t’i mbetej Shqipërisë. I rrezikuar nga forcat malazeze për këtë veprim burrëror e patriotik u detyrua të ikë në Shkodër. Atje pa familje jetoi deri në vitin 1924, kur iu lejua të kthehej në Shtoj, ku edhe vdiq në vitin 1925, në moshën 72 vjeçare. Eshtrat e tij prehen në varrezat familjare në Shënkollë Gjekë Gjonaj të Ulqinit.


26

Mozaik

e enjte, 3 nëntor 2016

Javore A KOHA KOH

Deklaratë e pjesëmarrësve të Simpoziumit ndërkombëtar “Mbrojtja e qëndrueshme e Kalasë historike – Kalaja” - Ulqin

Kërkohet angazhim urgjent i të gjithë aktorëve Ulqin – Pjesëmarrësit e Simpoziumit ndërkombëtar “Mbrojtja e qëndrueshme e Kalasë historike – Kalaja” – Ulqin kanë miratuar një deklaratë për mbrojtjen e qëndrueshme të Kalasë së Ulqinit nëpërmjet së cilës i ftojnë të gjithë aktorët që të marrin pjesë urgjentisht në përgatitjen e një Plani të Veprimit, i cili do të përcaktojë një sërë masash të koordinuara të cilat menjëherë do të ndalojnë dëmet shkatërruese të këtij qyteti historik dhe të parandalojnë çdo ndryshim të mëtejshëm të kësaj pasurie historike. Ata sugjerojnë ndër të tjera hartimin e një studimi mbi shkallën e ruajtjes së mureve fortifikues dhe monumenteve tradicionale në peizazhin urban historik, prishjen e ndërtimeve shtesë të cilat varfërojnë pamjen, strukturën dhe funksionalitetin integral të Kalasë, identifikimin e palëve të interesuara për menaxhimin e qëndrueshëm të Kalasë, përgatitjen dhe zbatimin e një plani master të mbrojtjes për Kalanë dhe peizazhin urban historik të Ulqinit. Ndër masat e tjera që duhet të shikohen me përparësi, pjesëmarrësit kanë sugjeruar përgatitjen dhe aktivizimin e mekanizmave efikasë për monitorim

dhe kontrollim, organizimin në nivel lokal të nismave për zhvillimin e kapaciteteve ndërtimore përmes trajnimit të autoriteteve lokale, profesionistëve, mjeshtrave, ndërtuesve dhe pronarëve, krijimin e mundësive për shkëmbimin e praktikave të mira, në mënyrë që autoritetet lokale, profesionistët, mjeshtrit, ndërtuesit dhe pronarët të kenë mundësi të mësojnë nga qendrat historike të ruajtura mirë në rajonet e përafërta, organizimin e një sërë aktivitetesh në hapësirat publike me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e Kalasë, mbi rrezikun e humbjes së saj, dhe nevoja e ndarjes së përgjegjësisë së përbashkët midis të gjitha niveleve të shoqërisë, hartimin dhe zbatimin e strategjive për valorizimin e zanateve tradicionale, zakoneve dhe arteve me performancë popullore, planifikimin e turizmit me fokus në trashëgiminë kulturore dhe turizmin kreativ, të bazuar në kapacitetin turistik të Kalasë etj. Deklarata ka për qëllim të nxisë “reflektim të thellë në etikën dhe praktikat aktuale të menaxhimit të trashëgimisë historiko-kulturore, në mënyrë që sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen

gjeneratat, si tani ashtu edhe në të ardhmen, të trajtohen siç duhet”. Nënshkruesit e Deklaratës konstatojnë se Kalaja e Ulqinit është në rrezik dhe se “autoritetet shtetërore të Malit të Zi, autoritetet lokale të Ulqinit, pronarët e ndërtesave në qytetin e vjetër, dhe banorët e Ulqinit, ndajnë përgjegjësi për gjendjen e qytetit të vjetër dhe duhet të dialogojnë me qëllim që Kalaja të ruhet në mënyrën e duhur”. Në Deklaratë po ashtu theksohet se Fondacioni Kulturor Shqiptaro-Amerikan dhe ekspertët që bashkëpunojnë me të, angazhohen për të punuar së bashku me autoritetet lokale dhe palët e interesuara në përmirësimin e mbrojtjes integrale të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të qytetit të vjetër të Ulqinit- Kalaja, dhe kontekstit më të gjerë urban të tij. Simpoziumi ndërkombëtar “Mbrojtja e qëndrueshme e Kalasë historike – Kalaja” u mbajt në Ulqin nga data 30 shtator deri më 2 tetor, në organizim të Fondacionit Kulturor Shqiptaro-Amerikan dhe Komunës së Ulqinit, ku morën pjesë mbi 70 pjesëmarrës nga 15 vende të ndryshme të botës. i.k.


Mozaik

e enjte, 3 nëntor 2016

27

KOH Javore A KOHA

Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Glubus Art”, pjesëmarrëse në 6 panaire në rajon dhe Ballkan

Hajdari: Krenar që jam udhëheqës i numrit më të madh të artizanëve të Ballkanit Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” gjatë muajit tetor ka qenë organizatore dhe bashkorganizatore e gjashtë panaireve të Artizanatit dhe Arteve pamore në gjashtë shtete në rajon dhe Ballkan. Këto panaire janë zhvilluar në Prishtinë, Gjirokastër, Sarandë, Prizren, Gorazhdë të Bosnje Hercegovinës dhe në Uzhicë të Serbisë. Panairet që kanë tërhequr më së shumti vëmendjen dhe interesin e vizitorëve, kanë qenë dy panairet e fundit të mbajtur nga data 13 deri më 18 tetor në Gorazhdë të Bosnje Hercegovinës dhe në Uzhicë të Serbisë, i organizuar nga data 24 deri më 26 tetor, panaire këto që i bashkorganizoi shoqata “Globus Art” e cila mori pjesë me artizanë dhe artistë nga mbarë Ballkani, nga Rusia dhe Bolivia të cilët, këtyre panaireve u dhanë për herë të parë karakter ndërkombëtar. Në Serbi përveç panairit të artizanatit u hap dhe ekspozita e mjeshtërit të njohur të arteve pamore, Pjetër Vukaj nga Kelmendi “Bio Art Metaforizëm”, e cila zgjoi një interesim relativisht të madh nga vizitorët por edhe të shumë mediave serbe, duke qenë se bëhet

fjalë për një art të veçantë në lëkurë të dhisë, kreativitet i këtij mjeshtri të dalluar në këtë lloj arti. Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Glubus Art” në këto panaire ka marrë pjesë me grupe artizanësh nga 10 deri në 30 artistë dhe artizanë, duke prezantuar kështu punimet më të përzgjedhura dhe të larmishme si veshje kombëtare të popujve nga Ballkani, instrumente nga druri të Bosnje Hercegovinës dhe Amerikës Latine, lloj lloj punimesh nga druri, punime nga guacat e detit, qilima nga treva të ndryshme shqiptare dhe gjësende të tjera dhe interesante për vizitorët. Kryetari i shoqatës “Globus Art” Ramiz Hajdari i vlerëson tej mase të gjitha pjesëmarrjet nëpër panaire si organizator dhe bashkorganizator, duke thënë se ato janë mundësi e mirë për prezantimin e punimeve artizanale dhe shansi më i mirë për të zgjeruar tregun e shitjeve për këto produkte. “Duke qenë se shoqata “Globus Art” është dukshëm më aktive se çdo shoqatë jo vetëm në rajon dhe Ballkan por dhe më gjerë, ka bërë që artizanëve t’u gjejë treg për produktet e tyre në

shumë vende të Ballkanit pasi që ata, përveç kontakteve të reja që krijojnë gjatë mbajtjes së panaireve, ju lejohet dhe shitja direkte. Unë ndjehem krenar që jam udhëheqës i numrit më të madh të artizanëve të Ballkanit”, u shpreh Hajdari, duke shtuar se do t’i zgjerojnë kufijtë e pjesëmarrjeve edhe përtej Atlantikut si në Amerikën Latine por dhe në dy kontinente të tjera në Afrikë dhe Azi. Kryetari i kësaj shoqate po ashtu falënderoi të gjithë artizanët që ishin aktivë në këtë turne të panaireve me një shtrirje gjeografike relativisht të gjerë e po ashtu dhe bashkëpunëtorët për mbarëvajtjen e këtyre panaireve. Shoqata në fjalë paralajmëron panairet e radhës në Prishtinë, Tetovë dhe Sarajevë. Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art“ ka organizuar brenda tre vitesh afro 40 panaire në Rajon dhe Ballkan si dhe ka qenë bashkorganizatore e mbi 60 panaireve me karakter mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar. Punimet e kësaj shoqate veçohen në çdo panair brenda dhe jashtë vendit. t.u.


28

Mozaik

e enjte, 3 nëntor 2016

Javore KOHA

Në Konferencën e Federatës për Paqe Universale të mbajtur në Gu

U krijua këshilli shqiptar Guci - Këshilli Shqiptar i Paqes i Federatës për Paqe Universale, organizoi konferencën njëditore e cila më 28 tetor të këtij viti u mbajt në restorantin e Hotel “Rosi” në Guci, në të cilën përveç panelistëve referues - mysafirë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi (Ulqini), ishte i pranishëm edhe një numër i konsiderueshëm pjesëmarrësish nikoqir shqiptarë si dhe kryetarja e Komunës së Gucisë Anella Çekiq me bashkëpunëtorët e vet të ngushtë. Qëllimi esencial i mbajtjes së Konferencës ishte krijimi i Këshillit shqiptar të paqes në Plavë dhe Guci. Puna disa orëshe e Konferencës e zhvilluar në orët e pasdrekës, u koordinua në tri pjesë: I. Në prezantimin e Federatës për Paqe Universale, të parimeve dhe aktiviteteve të saj, II. Referencat e panelistëve në temën “Të jetosh për hir të të tjerëve” dhe III. Në emërimin e Ambasadorëve të Paqes dhe krijimin e Këshillit të Paqes në Plavë e Guci. Veprimtari për çështje kombëtare dhe aktivisti i shquar dhe i mirënjohur nga Vuthajt, prof. Binak Ulaj, si nikoqir përshëndeti të gjithë të pranishmit, mysafirë të nderuar dhe të respektuar nga trevat shqiptare u uroi mirëseardhje dhe konferencën e shpalli të hapur. Në këtë rast, kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, në fjalën e vet të rastit u shpreh: “Miq të nderuar, mysafirë të dashur dhe të respektuar, vërtetë kam kënaqësi të të ju përshëndes këtu në këtë përbërje në emër të Komunës së Gucisë dhe në emër timin personal, e në veçanti përshëndes mysafirët nga Kosova dhe Shqipëria, dhe dëshiroj që sot ta kaloni sa më bukur kohën në Guci. Organizimi i një tubimi të këtillë është mjaft i rëndësishëm për degën e Federatës për Paqe Universale. Të gjithëve na është e nevojshme paqja, të gjithëve na është i nevojshëm pajtimi, andaj dëshiroj që të gjithë të japim kontributin për paqe, pajtim, marrëdhënie të mira dhe tolerancë njerëzore dhe në fund nga zemra ju uroj punë të suksesshme”. Veprimtari prof. Binak Ulaj në fjalën e vet të rastit, një vështrim të shkurtër ua

kushtoi rezultateve dështuese, dëshpëruese dhe brengosëse të subjekteve politike nacionale shqiptare në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi dhe në ato të parakohshme lokale në Komunën e Gucisë - me vetëm një deputet shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi dhe me gjithsej shtatë këshilltarë në atë lokal të Gucisë, e pastaj opinionin e vet e përqendroi në punën e konferencës, duke u shprehur: “Ky aktivitet i sotëm është shumë i mirëpritur, këtë e them për arsye se Këshilli Shqiptar i Paqes, mision paqësor, ka bashkimin e mendjeve dhe të zemrave tona në interesin tonë të përbashkët. Këtë mision e kanë kuptuar drejt edhe pjesëmarrësit e këtij takimi të përbashkët, e veçmas të zgjedhurit për anëtar të Këshillit Shqiptar të Paqes të Plavës e Gucisë, të cilët prej tani do të jenë edhe Ambasadorë të Paqes. Për të kuptuar drejt rëndësinë e këtij këshilli, meritë të veçantë ka pjesëmarrja jo vetëm numerike por edhe përbërja e personaliteteve nga trojet shqiptare. Për këtë u jemi mirënjohës të bindur se do ta kemi përkrahjen e tyre të pakursyeshme edhe në aktivitete të ardhshme të këtij këshilli. Tani i bindur se bashkëvendësit e mi janë të ngopur duke më dëgjuar që sa vite, s’më mbetët tjetër pos ta marrin fjalën

ata që na kanë nderuar, andaj i pari e ka fjalën i nderuari Hidajet Hyseni, njëri ndër organizatorët kryesorë të demonstratave në vitin 1981, që bënë kthesë historike në Kosovë, e njëherit edhe bashkë-koordinator i Këshillit Shqiptar të Paqes dhe moderator i pjesës së parë të programit”. Në fjalën e rastit Z. Hidajet Hyseni u shpreh: “Zonja e zotërinj, motra e vëllezër, më lejoni që të ju përshëndes të gjithëve këtu bashkërisht, si dashamirë të paqes, si njerëz që e duan paqen, dhe se këtu na ka bashkuar synimi për paqen. Me këtë rast dua të ju siguroj që synimi ynë është që nga rrugëtimi për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme edhe në këtë pjesë, edhe në çdo pjesë ku arrijmë bashkërisht të ndikojmë, është synim për të pasur paqe të drejtë, të qëndrueshme, paqe për të gjithë, një paqe të cilën do ta ndërtojmë bashkërisht dhe do ta ruajmë bashkërisht. Unë vetëm dëshiroj të theksoj se ajo që mua më ka impresionuar dhe motivuar që të jem pjesë e konferencës është pikërisht qasja inkluzive gjithëpërfshirëse dhe synimi human filantropik. Parimet që janë aq të afërta për kodin tonë moral e gjenetik. Në këtë kuadër është roli i familjes, i fqinjësisë, shpirti i të jetuarit për tjetrin, për të tjerët, bashkë me të


Mozaik

e enjte, 3 nëntor 2016

29

KOH Javore A KOHA

uci

r i paqes në Plavë e Guci

tjerët. Paqja si një synim i yni brenda secilit, në familjen e secilit, në rrethin, në komunitetin, në shtetin e secilit e pastaj edhe në botën tonë, në familjen tonë të madhe njerëzore. Për popujt që kanë ardhur nga lufta, synimi për paqe merr një rëndësi natyrshëm të veçantë. Ne jemi përcëlluar, djegur e shkrumuar në luftë dhe natyrshëm jemi të dëshiruar për paqe. Paqja u duhet të gjithëve, po sidomos në mes të atyre që janë vëllezër edhe më shumë”. Moderatori Hidajet Hyseni, në vazhdim të pranishmit i njoftoi se për të krijuar një tablo më të plotë për këtë nismë, këtë ide, këtë lëvizje botërore, edhe për aktivitetet tona, kemi një mundësi për të shikuar një video-prezantim të Federatës për Paqe Universale të përgatitur nga stafi i federatës - video shfaqje e cila zgjati rreth 45 minuta. Referuesi i pjesës së parë të programit të konferencës dr. Nail Draga, kryetar i grupit nismëtar të krijimit të FPU në Mal të Zi, në referencën e vet u shpreh: “Zonja dhe zotërinj, të nderuar të pranishëm duke shprehur kënaqësinë që jemi në mesin tuaj, njoftoj që nisma për mbajtjen e një takimi të këtillë pothuaj ka qenë tash dy vite, por në saje të rrethanave dhe çështjeve të ndryshme subjektive, nuk ka qenë i mundur. Ishte plan-

ifikuar të mbahet pikërisht gjatë verës kur në mesin tuaj janë shumë bashkëkombës që gjenden në diasporë, por në marrëveshje me kryesinë e punës së Këshillit Shqiptar të Paqes në Tiranë, zotin Gani Roshi, zotin Bajram Ibraj, prof. dr. Gaqo Apostolin dhe të tjerët, mbeti çështja peng se kur të mbahet. Dhe gjithsesi, mbeti që të mbahet pas zgjedhjeve, të cilat u mbajtën faktikisht. E ceka me dëshirë dhe me qëllim të mirë të ju informoj se ne do të jemi mirë, kur do të jemi të gjithë së bashku mirë. Duke u nisur nga ky mision, në tetor të vitit 2011 kemi organizuar takimin për Mal të Zi me ndihmën e këshillit nismëtar i cili është mbajtur në Ulqin. Takim të tillë në qershor të vitit 2012 kemi mbajtur në Malësi, në Tuz, dhe sot rrumbullakohet në dimensionin e hapësirës etno-gjeografike shqiptare, themelimi i degës i Federatës së Paqes gjegjësisht Këshilli për Plavë dhe Guci. Kështu në njëfarë mënyre në hapësirën etno-gjeografike shqiptare në pjesën veri-perëndimore në këtë takim dhe konstituim të këshillit, praktikisht përmbyllet dëshira dhe iniciativa jonë që të jemi të gjithë së bashku dhe të kemi objektiva të ndryshëm sa i përket këtij subjekti”. Në vazhdim të referencës së vet dr. Nail Draga shtoi: “Lidhur me organizimin e Federatës së Paqes Universale, themi se është themeluar me 12 shtator 2005 në Nju Jork, dhe çuditërisht, të parët që e kanë përfaqësuar këtë subjekt janë shqiptarët, ku me 30 tetor 2005, pra këto ditë u bënë 11 vite që është themeluar Federata e Paqes për Shqipërinë”. Panelisti dr. Gaqo Apostoli, kryetar i Federatës së Paqes për Shqipëri, në referencën e vet vërtet konstruktive dhe koncize u shpreh: “Paqja është tepër e vështirë, sepse fillon që nga njeriu, që nga individi, tek familja, tek komuniteti i diskomuniteteve, brenda kombit, midis kombeve, deri me një paqe botërore që e kërkojmë ne, ajo të jetë e drejtë, të jetë paqe e qëndrueshme, e cila bazohet mbi dashurinë. Paqja fillon nga individi, por që shpesh herë individët nuk kanë paqe në vetvete. Njeriu po s’pati

paqe në vetvete, atëherë është në luftë shpirti në tokë me mendimet e veta”. Referuesja Hatixhe Hoxha, kryetare e Federatës së Paqes në Kosovë, në kumtesën e vet veçoi: “Federata Universale e Paqes së Kosovës, u themelua në vitin 2008, dhe ajo në vete ka shumë ambasadorë të Paqes. Tema jonë për të cilën sot po bisedojmë është Federata e Paqes dhe fokuset e sajë si dhe parimet dhe aktivitetet e saja vepruese. Unë do të thoja se si parim dhe fokus i saj janë individi, familja, komuniteti, kombi dhe bota. Ajo mendon se çdo qenie njerëzore duhet të jetojë në paqe, në harmoni, në gëzim, në tolerancë që të arrijë të shprehë vlerat e tij për paqe dhe paqe”. Në temën e parë të programit të konferencës, referencat i kumtuan edhe Ahmet Bektashi, kryetar i Fondit Humanitar të Kosovës Lindore (Lugina e Preshevës), i cili për pjesëmarrje në këtë konferencë erdhi nergut nga Zvicra dhe Gani Roshi, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Shqiptar të Paqes. Në temën e dytë të konferencës u prezantuan referuesit: Ali Laçej, bashkëkoordinator i Këshillit Shqiptar të Paqes dhe njëherit koordinator i temës së programit në fjalë, dr. Saemira Pino, anëtare e Këshillit Shqiptar të Paqes, dr. Astrit Memija, anëtar i Këshillit Shqiptar të Paqes dhe imam Rexhep Lushta nga Mitrovica, anëtar i kryesisë së FPU të Kosovës. Në konferencë u themelua Këshilli i Paqes për Plavë dhe Guci prej 12 anëtarësh, të titulluar Ambasadorë të Paqes, emrat e të cilëve i publikoi veprimtari prof. Binak Ulaj, të cilëve në mënyrë solemne certifikatat ua dorëzuan mysafirët pjesëmarrës: Jeta Hasangjekaj, Ibër Hoti, Frashër Selimaj, Arbër Vukaj, Florim Prelvukaj, Asdren Çelaj, Fadil Ulaj, Xhemajl Pllana(nga Vushtrria), Ahmet Bektashi dhe Adnan Imeri (nga Lugina e Preshevës), Shaban Hasangjekaj dhe Mushak Gjonbalaj. Për të gjithë të pranishmit, në restorantin e Hotel “Rosi” u shtrua darkë solemne. Sh. Hasangjekaj


30

Mozaik

e enjte, 3 nëntor 2016

Javore KOHA

Fillojnë punimet në ndriçimin publik për disa fshatra të Hotit dhe Trieshit

Krkanoviq: Do të punojmë në zhvillimin e infrastrukturës së ndriçimit pubik Ndriçimi publik i cili ka qenë më se i domosdoshëm për pjesët malore të zonës së Malësisë, ka filluar të ndërtohet, konkretisht po punohet në përgatitjen e terrenit në Bashkësinë Lokale të Trieshit dhe Hotit, por jo në krejt territorin e tyre por në disa fshatra. Koordinatori i të gjitha Bashkësive Lokale në KU të Tuzit, Naser Krkanoviq, u shpreh për “Koha Javore” se aktualisht po punohet në përgatitjen e terrenit në BL të Hotit, konkretisht në fshatin Spi ku deri më tani janë vendosur pesë shtylla të rrymës elektrike e cila sipas tij është lëshuar në funksion para pak ditësh.

“Në BL të Hotit kemi planifikuar të vendosim 15 shtylla të ndriçimit publik, nga të cilat 13 i kemi përfunduar për fshatrat Spi, Skorraq dhe Drume. Ne në bazë të mundësive tona do t’i zgjerojmë këto punime edhe në fshatra të tjera me qëllim zhvillimin e insfrastrukturës së ndriçimit publik”, u shpreh Krkanoviq. Sa u takon punimeve në BL të Trieshit , Krkanoviq u shpreh se janë planifikuar të vendosën nëntë shtylla të ndriçimit në qendër të fshatit Stjepoh por jo dhe në fshatrat e tjerë të epërm të cilët kanë nevojë më shumë se asnjë fshat tjetër për ndriçimin publik. I pyetur se pse nuk do të vijojë ndriçimi edhe në

fshatrat e epërm të kësaj BL, Krkanoviq tha se banorët e fshatrave të tjerë nuk kanë dërguar kërkesë për këto nevoja. Sipas tij, gjithsejti janë planifikuar 45 shtylla të ndriçimit publik për Bashkësinë Lokale të Trieshit dhe Hotit. Krkanoviq, tha se banorët e fshatit do të duhej që të koordinohen më shumë me kryetarët e Bashkësive Lokale për kërkesat e tyre, në rastin konkret, për zhvillimin e infrastrukturës së ndriçimit, duke premtuar se administrata lokale do të punojë sipas mundësive që ka, në realizimin e kërkesave të banorëve. Rikujtojmë se nga buxheti i Komunës Urbane të Tuzit për ndriçimin publik, janë planifikuar 100 mijë euro. t. u.


Sport

e enjte, 3 nëntor 2016

31

KOH Javore A KOHA

Në turneun masters për tenistët deri në 16 vjeç

Nermin Hoxha arrin në finale Ai ka fituar bartësin e parë Vukan Zavis nga KT “Herceg Novi”, me rezultatin 6-1, 6-1, ndërsa në gjysmëfinale bartësin e dytë, Mladen Novoviq nga KT “Challenge”, me rezultatin 6-3, 6-1. Në finale, pas një loje shumë të bukur dhe të fortë, Hoxha humbi nga Mario Aleksiq nga KT “Eminent” me rezultatin 4-6, 3-6 Ulqin – Tenisti i talentuar nga Ulqini, Nermin Hoxha, ka arritur në finale të Turneut Masters për moshat deri në 16 vjeç, i cili u mbajt gjatë fundjavës në terrenet e Klubit të Tenisit “Bellevue”. Gjatë rrugës deri në finale, Hoxha ka fituar bartësin e parë Vukan Zavis nga KT “Herceg Novi”, me rezultatin 6-1, 6-1, ndërsa në gjysmëfinale bartësin e dytë,

Mladen Novoviq nga KT “Challenge”, me rezultatin 6-3, 6-1. Në finale, pas një loje shumë të bukur dhe të fortë, ai humbi nga Mario Aleksiq nga KT “Eminent” me rezultatin 4-6, 3-6. Në turne morën pjesë tetë tenistët më të mirë deri në 16 vjeç, në rang listën e Federatës së Tenisit të Malit të Zi.

Tenisti Nermin Hoxha ndodhet në vendin e pestë në rang listën e Federatës së Tenisit të Malit të zi deri në 16 vjeç, ndërsa vitin e kaluar e ka përfunduar në vendin e tretë në këtë rang listë. Turneu është organizuar nga KT “Bellevue” dhe ndodhet në kalendarin vjetor të Federatës së Tenisit të Malit të Zi. (Kohapress)



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.