Koha 726

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 11 gusht 2016 Viti XV Numër 726 Çmimi 0,50

U mbajt edicioni i 24-t i manifestimit letrar

“KALIMERA POETIKE”

ISSN 1800-5969

Statusi i Komunës së Malësisë mbetet i pazgjidhur

Nga lufta, te medalja olimpike


2

Përmbajtje

e enjte, 11 gusht 2016

Javore KOHA

OH ore A KJav Podgoricë e enjte, 11 gusht 2016 Viti XV

Numër 726 Çmimi 0,50

U mbajt edicioni i 24-t i manifestimit letrar

U dakordua përshpejtimi i punëve në aksin rrugorDeçan-Plavë fq 4

“KALIMERA POETIKE”

9 ISSN 1800-596

Statusi i Komunës së Malësisë mbetet i pazgjidhur

Nga lufta, te medalja olimpike

Javore KOHA

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë fq 5

Si duhet të përdornim politikisht Lojërat Olimpike? fq 6

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Sistem Inxhinjer & redaktor teknik) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen

Kodi zgjedhor i dëmton partitë e spektrit politik shqiptar fq 10

Funksioni sublim i figurave gjeometrike fq 14


Përmbajtje

e enjte, 11 gusht 2016

3

Javore KOHA

Williard J. Noyes mik i dëshmuar i shqiptarëve fq 16

Manifestim reflektues i aktiviteteve gjithëpërfshirëse fq 18

Shtatë hitet botërore që nuk e keni ditur se i ka shkruar Bebe Rexha fq 20

Argëtim dhe aventurë njëditore mes ajrit të freskët dhe natyrës së bukur fq 22

Më pak botues dhe tituj të rinj fq 28

Konkurs Dërgoni fotografitë në email: kohajavore@t-com.me


4

Ngjarje javore

e enjte, 11 gusht 2016

Javore KOHA

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës me bashkëpunëtorë, vizitoi Plavën

U dakordua përshpejtimi i punëve në aksin rrugorDeçan-Plavë Plavë - Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës me bashkëpunëtorët e vet, qëndroi në një vizitë pune në Plavë, me ç’rast zhvilluan takime me kryetarin e Komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq. Qëllimi i vizitës së tyre ishte biseda rreth intensifikimit dhe përshpejtimit të zhvillimit të punëve në aksin rrugor Deçan-Plavë dhe përcaktimin e pikës së përbashkët të kalimit kufitar në këtë rrugë. Në sallën kongresiale të komunës, pos mysafirëve të lartë nga Republika e Kosovës, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi, nënkryetari Bujar Hasangjekaj, anëtarët e kryesisë, Sadri Balidemaj dhe Ahmet Gjonbalaj, përfaqësuesit e OJQ-së “Alpet Shqiptare”, Tahir Gjonbalaj, Skënder Hasangjekaj dhe Ali Kukaj, dhe këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Gucisë, Shaban Prelvukaj dhe Asdren Çelaj.

Në këtë rast, kryetari i Komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq vuri në dukje rëndësinë e dy pikave kufitare në ‘Çakorr’ dhe atij në “Deçan”. Ai e luti ministrin që në seancat e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, në të cilat do të bëhet fjalë mbi kalimet kufitare, të aplikojë dhe të parashtrojë këtë çështje, duke pasur parasysh se ekzistojnë dyer të hapura në mes të Qeverisë së Malit të Zi dhe asaj të Kosovës. Duke rikujtuar vizitat e fundit të ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Igor Llukshiq dhe qëndrimet e tyre rreth hapsjes së pikave kufitare Shahmanoviq shprehu besimin se në sezonin e ardhshëm do të kemi të hapur këto pika kufitare. Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku theksoi se në “ këtë vit dhe në dy vitet e ardhshme kemi investuar dhe do të vazhdojmë

investimet në atë rrugë. Për dy vitet e ardhshme 2016-2017 do të kemi investimet prej nga një milion euro. Ne kemi biseduar edhe për mundësinë që ky nivel i investimit të ngritët dhe rritet duke krijuar mundësinë që ky aks rrugor të përshpejtohet dhe sa më parë të kryhet”. Në këtë kuadër, veprimtari Tahir Gjonbalaj në theksoi rëndësinë e zhvillimit të eko-turizmit alpin veror e dimëror, për shfrytëzimin e këtyre bukurive të rralla natyrore. Ai kërkoj që sa më shpejt të bëhen kërkesat ndaj dy qeverive që të realizohet aksi rrugor Deçan-PlavëShkodër, Deçan-Plavë-Podgoricë. Mysafirët nga Kosova, shfrytëzuan rastin që të njoftohen me bukuritë natyrore me të cilat është e begatë, sidomos territori i Komunës së Gucisë. Vizituan burimet e Ali Pashës dhe ujëvarën Gërrla në fshatin Vuthaj. Sh. Hasangjekaj


Ngjarje javore Në Mal të Zi Në Mal të Zi është arrestuar, të enjten në mëngjes, shtetasi malazez, Vlada Zmajeviq, 47 vjeçar nga Nikshiqi, me dyshimin se “ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë në vitin 1999, bën të ditur e përditshmja malazeze “Vjesti”. Në njoftim thuhet se Zmajeviq është shtetas malazez dhe në Kosovë ka luftuar si vullnetar. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thuhet se Vlado Zmajeviq ishte i pari në listë për krimet në Zhegër të Gjilanit. Në bazë të hulumtimeve, Fondi ka dokumentuar se në këtë krim janë vrarë gjashtë persona më 29 dhe 30 mars të vitit 1999. Në bazë të dëshmive, tetë autobusë me vullnetarë të Ushtrisë Jugosllave kanë arritur në fshatin Zhegër më 29 mars 1999 dhe kanë vrarë gjashtë persona, civilë të komunitetit shqiptar, në mesin e të cilëve kishte edhe pleq dhe gra. Sekretariati i Punëve të Brendshme në Gjilan ka dorëzuar aktpadi ndaj shtatë personave në prokurorinë ushtarake për këtë krim, kurse i pari në listë ka qenë Vlado Zmajeviq. Raportet e shoqatave për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kanë

e enjte, 11 gusht 2016

5

Javore KOHA

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë bërë të ditur se në Mal të Zi janë të strehuar një numër i konsiderueshëm i të dyshuarve për krime të luftës në ish-Jugosllavi. Edhe në një raport të Komisionit Evropian theksohet fakti se gjyqësori në Mal të Zi nuk po i përdor të gjitha fuqitë e tij në rastin e krimeve të luftës. “Deri më tani nuk janë përdorur akuzat e përgjegjësisë komanduese, bash-

këkryerja ose ndihma dhe bashkëfajësia”, thuhet në raport. Në dy aktgjykimet u liruan nëntë ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme nga akuzat për deportim të refugjatëve boshnjakë si dhe u liruan shtatë ish ushtarë të ushtrisë Jugosllave për vrasjen e 20 refugjatëve shqiptarë nga Kosova në fshatin Husaj në bjeshkët e a.s. Rozhajës.


6

e enjte, 11 gusht 2016

Javore A KOHA KOH

Vështrime & Opinione

Fokus

Si duhet të përdornim politikisht Lojërat Oli Mero Baze

Majlinda Kelmendi i ka dhënë Kosovës medaljen e parë në Lojërat Olimpike në Rio, dhe ka ngjallur ndërkohë një debat idiot mbi identitetin kombëtar të saj dhe flamurin e Kosovës. Si gjithmonë, keqkuptimi nis nga fakti se në Kosovë i marrin seriozisht budallenjtë e Shqipërisë dhe në Shqipëri marrin seriozisht inferiorietin e ndonjë shqiptari të Kosovës ndaj Tiranës. Por, kjo që po ndodh me Majlinda Kelmendin është më shumë se teprim. Rasti kur një sportiste e talentuar, që i ka venë vetes objektiv të jetë kampione bote dhe po bëhet, është një histori personale suksesi, nga ato që tronditin botën dhe nuk ka lidhje me shtetin apo kombin që i përket. Majlinda katër vite më parë ka garuar me flamurin e Shqipërisë pasi nuk e pranonin Kosovën dhe tani po garon me flamurin e Kosovës. Por, Majlinda nuk është rasti që është bërë sportiste nga Kosova apo Shqipëria. Nuk e ka bërë Kosova të njohur Majlindën. Është Majlinda që po bën të njohur Kosovën! Majlinda po e njeh Kosovën në botë, më shumë se sa kanë bërë vetë qeveritë e Kosovës prej vitit 1999 e deri më sot. Ajo ka zgjedhur të bëhet kampione, dhe jo të bëjë politikë me flamuj. Shoqëritë e zhvilluara pranohen si shtete atëherë kur kanë një sistem të pranueshëm vlerash, dhe Kosova po dëshmon se përmes brezit të ri të saj,

po imponohet me vlera botërore. Sot Kosova është e njohur nga Rita Ora, nga kandidatët për Oscar në filmin “Shok”, nga futbollistët e talentuar, nga Majlinda Kelmendi dhe brezi i saj. Një shoqëri e tillë meriton të ketë shtetin e vet, dhe janë ata që e bëjnë shtetin, dhe jo shteti ata. Ajo që të bën për të vjellë në këtë histori, është se shumë shqiptarë të

Shqipërisë janë duke luajtur në ekipet olimpike të shteteve të tjera ku kanë ikur emigrantë, nga Bullgaria e deri në SHBA, dhe askush nuk ua merr për të madhe. Dhe Pirro Dhimën që e patën sharë 20 e ca vite më parë kur fitoi medaljen e artë në emër të Greqisë, e kishin më shumë nga inati me grekët, sesa nga inati me Pirron i cili u lind dhe rrit si kampion shqiptar.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

m impike?

Dhe, kjo shoqëri e cila është liberale për sportistët e vet të shpërndarë “si zogjtë e korbit” nëpër botë, nuk ka asnjë të drejtë të jetë xheloze apo paternaliste ndaj një vlere si Majlinda Kelmendi, e cila nuk ia di për nder as shtetit shqiptar, as atij të Kosovës, për talentin dhe punën e saj. Ajo është një kampione dhe kampionët zgjedhin, nuk përzgjidhen. Ajo ka zgjedhur Kosovën, se i

e enjte, 11 gusht 2016

7

Javore KOHA

Sot Kosova është e njohur nga Rita Ora, nga kandidatët për Oscar në filmin “Shok”, nga futbollistët e talentuar, nga Majlinda Kelmendi dhe brezi i saj. Një shoqëri e tillë meriton të ketë shtetin e vet, dhe janë ata që e bëjnë shtetin, dhe jo shteti ata

përket Kosovës dhe ne duhet t’i jemi mirënjohëse 1000 herë që e bën këtë. Por, nëse vijmë tek debati që Lojërat Olimpike duhen përdorur politikisht, atëherë unë jam për anën tjetër të medaljes. Nëse do të kishim sportistë të talentuar nga Shqipëria, do të ishte mirë t’i transferonim tek ekipi i Kosovës, që ta përdornim politikisht në favor të Kosovës.

Për fatin tonë të keq nuk kemi, pasi nuk dimë të kemi dhe këtu mbaron debati. Kur nuk kemi fuqi t’u japim diçka, duhet të heshtim së paku, kur ata ia dalin vetë. Dhe, ia dalin t’i tregojnë botës se ia ka vlejtur t’i njohë si shtet. Qoftë dhe prej Majlindës, Ritës, Shaqirit, Xhakës, filmave dhe muzikës së brezit të ri. Janë ata që po bëjnë Kosovën dhe ne që po qurravitemi.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


8

e enjte, 11 gusht 2016

Javore A KOHA KOH

Vështrime & Opinione

Turqia mes lindjes dhe perëndimit

Drejt “sulltan Qani Osmani

Shqiptarët u bënë sy e vesh në përkrahje të demokracisë kundër kaosit dhe tragjedisë turke,dhe kjo është normale pasi që çdo qytetar i qytetëruar reagon ndaj ndryshimit te dhunshëm të pushtetit legjitim.Por kjo tentativë për grusht shteti në Turqi,nxori në sipërfaqe “dashurinë”dhe simpatinë e flaktë të disa shqiptarëve ndaj Turqisë,turqve,dhe para së gjithash ndaj Taip Erdoganit. Nga shumë troje shqiptare u dëgjuan zëra dhe shprehje të pakuptimta: “Jemi bashkë me vëllezerit turq,dhe te gatshëm të luftojnë për Turqinë”,si dhe shumë e shumë thirje të ngjashme me përmbajtje vëllazërore. S’ka dyshim se këto thirje dhe zëra janë për të ardhur keq,të dëmshme në aspektin e identitetit kombëtar,të pakuptimta në aspektin logjik dhe absurde në kontekstin interpretues. Shqiptarët me Turqit nuk mund të jenë vëllezër, nga se nuk kanë prejardhje dhe trung të njëjtë.Vëllazëria përcaktohet në bazë të kombit,e jo siç pretendojnë disa grupacione jo të mirëfillta fetare shqiptare të infektuar nga radikalizmi islamik. Duke mos patur për qellim që të luhas miqësinë e shqiptarëve me Turqinë dhe me popullin turk,me të cilët na lidhin miqësi familjare,na lidh besimi islam,na lidh tregtia dhe afërsia gjeografike,dua të shpreh qëndrimin tim intelektual se simpatia dhe dashuria e treguar dhe e tepruar për popull tjetër apo lider të një shteti të huaj,bie ndesh me normat ideologjike,kombëtare dhe patriotike të një populli i cili në pjesët e tija të ndara gjithnjë ndër shekuj ka luftuar

Tentativa për grusht shteti nga një pjesë e ushtrisë NATO-s dhe roli i saj në bashkësinë ndërkombëtare edhe në trojet shqiptare si në Shqiperi,Kosovë,Maq

për barazi dhe ka kërkuar shtetformësi. Turqia si një shtet i cili ka 79,463,663 banorë (afro 80 milion) ka patur përvojë me puçet ushtarake.Ushtria turke pas Ataturkut ka pasur një rol të madh në shtet.Madje asaj i takonte edhe ruajtja e amanetit të reformatorit të famshëm turk-Kemal Ataturk,i cili e ndyshoi alfabetin arab, hoqi perden,aplikoi parlamentarizmin,vendosi barazinë mes gjinive.Por,para se gjithash ushtria turke ka patur rol të ruajë sekularizmin në pushtet dhe shtet.Në çdo situatë kur në të kanë depërtuar elementet fetare,ushtria haptas i ka mënjanuar. Ajo në fakt ka qenë mbrojtëse e Kushtetutës së vitit 1924,e cila qart ka definuar Turqinë si shtet sekular.Gjithashtu në domenin e ushtrisë kanë qenë edhe pengimi dhe eliminimi i udhëheqësve të pamatur të cilët me ambiciet e tyre të mëdha për ta forcuar pushtetin personal i bënin dëm shoqerisë turke. Puçi i parë ushtarak në Turqi ndodhi në vitin 1960,kur 38 oficeerë të rinj të udhëhequr nga Alparsan Turkesh dhe më pas gjenerali Kemal Gurselr,rezoi kryeministrin Adnan Menderes,i cili kishte filluar afrimin me Rusinë duke ia kthyer shpinën Uashigtonit.Një vit më vonë ndaj të njëjtit u ekzekutua dënimi me vdekje. Puçi i dytë ndodhi në vitin 1971,kur komanda e gjeneralëve ushtarakë i pat dërguar letër të hapur në formë të ultimatumit kryeministrit Sulejman Demirel,duke potencuar kaosin ekonomik,shoqërinë e korruptuar,krimin e organizuar dhe stagnimin ekonomik.Kjo e deryroi Demirelin të japë dorëheqje. Puçi i tretë ndodhi në 1980,kur ushtria sërish doli në rrugë për shkak të problemeve të thella ekonomike dhe jo sta-

bilitetit politik.Gjatë kësaj kohe kishte edhe konflikte të hapura të armatosura në mes do partive të majta dhe të djathta në Turqi.Kjo krijoi një kaos të vërtetë,me ç’rast ushtria e udhëhequr nga gjenerali Kenan Evren mori pushtetin.Evren më vonë ishte për dy mandate edhe president dhe i cili dukshëm stabilizoi situatën në Turqi. Kreu ushtarak turk po ashtu pat ndikim vendimtar pas vdekjes misterioze të kryeministrit të famshëm dhe reformatorit Turgut Ozall, per të cilin ka pohime se dikush e paska helmuar.Gjatë kësaj kohe Turqia vuri bazat e shëndosha të një ekonomie të tregut,e cila dha rezultate shumë të mëdha.Gjeneralët turk në emër të sekularizmit,në vitin 1996 detyruan kryeministrin Nexhmetin Erbakanin me orientim islamik që të terhiqet,kurse partia e tij me vonë u pat shuar. Pas disa lëvizjesh në ambientin politik turk,me përkrahjen e liderit islamik turk Fetullah Gulen,Erdogani erdhi në pushtet nga pozita e kryetarit të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


Vështrime & Opinione

e enjte, 11 gusht 2016

nit” të ri turk

ë turke,bëri jehonë të madhe në tërë botën ngase Turqia është anëtare e e është bukur i madh. Kjo tentativë u përcoll me vëmendje shumë të madhe qedoni,Mal të Zi,në Luginën e Preshevës dhe tek shqiptarët gjithandej botës

Stambollit (ku ishte treguar edhe mjaft i suksesshëm) dhe kjo i dha kurajo që të formojë partinë e Drejtësisë dhe zhvillimit dhe me përkrahjen e Gulenit fitoi pushtetin.Disa vite më vonë Erdogani eliminoi Gulenin duke potencuar disa arsye.të cilat më tepër ishin shkase sesa arsye të vërteta,kurse qëllimi i vërtetë sic shkruajnë shumë analistë ka qënë forcimi i pushtetit personal. Gjashtë vite me radhë Erdogani zhvilloi fuqishëm ekonomin turke sipas kornizave që më parë i kishte vënë Turgut Ozal.Ska dyshim dhe është fakt se rol të madh këtu ka patur ish kryeministri Ahmet Davutoglu.Por viteve të fundit Turqia u përball me një stagnim,e cila lidhet edhe me rrethanat e ndryshuara jashtë-konflikti në Siri,dhe humbja e shumë tregjeve arabe etj. Pakënaqësia në elitën turke filloi kur Erdogani haptas lansoi idenë për të ndërtuar një sistem presidencial,duke ofruar veten si personalitet i pakontestueshem për këtë post. Këto ambicie të Erdoganit me gjasa i patën penguar edhe

ish-kryeministrit Davutoglu i cili më vonë dha dorëheqje (por me arsye të tjera).Tani Erdogani populist ballafaqohet me pengesa të mëdha në qëllimet personale të tij për t’u shndëruar në një “Sulltan” të ri turk. Marrëdhëniet e Turqisë me BE datojnë që nga vitet e 60-ta të shekullit të kaluar. Deri më sot janë nënshkruar shumë marrëveshtje bilateriale dhe politike,mirëpo fatkeqësisht asnjëherë nuk kanë arritur të përmbushen nga të dyja palët. Edhe pse tani më kanë kaluar decenie të tëra nga dhënia e statutit kandidatë Turqisë,shpresat e këtij kombi për një integrim dhe bashkim me familjen evropiane tani më kanë humbur.Këto e tregojnë edhe sondazhet ku shihet qartë se shumica e turqve kanë humbur durimin dhe kundershtojnë hyrjen e Ankarasë në BE,që është e lidhur me vonesën në bisedimet aktuale me Brukselin.Shumica e analistëve mendojnë se pengesa për anëtarësimin e Turqisë,është religjioni, pasi që ky vend konsiderohet si një shtet me popullsi myslimane,çka nuk shihet me sy të mire nga evropianët,shumica të krishterë. Por në anën tjetër ka edhe disa mendimtarë të cilët mendojnë se thelbi i anëtarësimit apo jo të këtij shteti varet edhe në çështjet ekonomike dhe gjeopolitike.Turqia viteve të fundit është duke u zhvilluar ekonomikisht me një ritëm të përshpejtuar,kjo nga investimet e saj të shumta në telekomunikacionin,infrastrukturën,trasporti dhe sektorë bankarë,në Lindjen e Mesme,si dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Turqia si ekonomia e 18-të më e madhe në botë me një produkt të brendshëm bruto,GDP,prej gati 718,22 miljardë dollarë amerikan,mund të ndihmonte

9

Javore KOHA

BE-në,e cila nuk është duke ecur mirë ekonomikisht si dhe përballet me mjaft probleme në politikën e jashtme dhe të të sigurisë. Mospërfshirja e Turqisë në procesin e zgjerimit të BE-se-arsyetohet me mosrespektimin e të drejtave të njeriut dhe probleme në Jug lindje të vendit,çështje kjo e cila duhet të zgjidhet në mënyrë politike e jo me ndërhyrje ushtarake.Të drejtat dhe liritë e njeriut janë shumë të rëndësishme për sa i përket hyrjes së një vendi në BE,dhe në këtë drejtim elita politike turke e cila është në pushtet, në qoftë se ka pretendime që të integrojë vendin në këtë organizatë,duhet që të punojë shumë më tepër në përbushjen e të drejtave të njeriut dhe në respektimit dhe mbrojtjen e minoriteteve.Në të kundërtën Turqia do të marre hapin e ardhshëm për tu shkëputur nga Perëndimi duke braktisur përfundimisht shpresën për anëtarësim në BE dhe në organizata tjera evropiane. Turqia e gjendur në këtë situatë do të tentojë të thellojë aleancat me shtetet e botës islame.Nismë kjo e marë edhe më parë nga ish-Ministri i Jashtëm turk,Ahmet Davutoglu, i cili për një kohë të shkurtër vizitoi shumë shtete islamike me ndikim,duke shprehur kështu gatishmëri për rregullimin e urave të rrënuara me këto vende.Kësaj i ndihmon edhe fakti që Kongresi amerikan kohë më parë miratoi rezolutën e cila përshkruan si gjenocid vrasjet e armenëve nga turqit gjatë Luftës së Parë Botërore kësaj i ndihmojnë po ashtu edhe raportet e acaruara me Izraelin. Megjithatë,për lidershipin turk nuk do të jetë kaqë lehtë ta braktisë Perëndimin,dhe se kjo do të kishte pasoja për të dyja palët.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


10

e enjte, 11 gusht 2016

Javore A KOHA KOH

Politikë

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Kodi zgjedhor i dëmton partitë e spektrit politik shqiptar Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, të parashikuara të zhvillohen në tetor të këtij viti do të mbahen me kodin e vjetër zgjedhor. Ky kod i dëmton partitë e spektrit politik shqiptar, të cilëve u mohohet veprimi afirmativ dhe përfaqësimi autentik në parlament. Ata vlerësojnë se komunitetit shqiptar i takojnë më shumë vende në Parlamentin e Malit të Zi pasi janë 5% e popullsisë në shkallë vendi


Politikë

Nazif Cungu, shpreh paknaqësi me ligjin zgjedhor, të cilin sipas tij, partitë politike shqiptare e kanë kundërshtuar. “Partitë politike shqiptare kanë votuar kundër këtij ligji pasi e kanë konsideruar të disfavorshëm dhe nuk është në harmoni me Kushtetutën e Malit të Zi.” Cungu thekson se “ më parë kemi pasur të përcaktuara 5 mandate dhe kjo është dashur të përcillet edhe në kodin zgjedhor”.

Në tetor të këtij viti në Mal të Zi mbahen zgjedhjet parlamentare. Edhe kësaj rradhe zgjedhjet do të zhvillohen sipas kodit të vjetër zgjedhor, e cila gjë më së shumti dëmton partitë e spektrit politik shqiptar. Subjektet shqiptare vazhdimisht kanë kërkuar ndryshimin e kodit zgjedhor, i cili sipas tyre është I njëanshëm, diskriminues dhe në kundërshtim me kushtetutën aktuale të Malit të Zi. Kryetari I Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, shpreh paknaqësi me ligjin zgjedhor, të cilin sipas tij, partitë politike shqiptare e kanë kundërshtuar. “Partitë politike shqiptare kanë votuar kundër këtij ligji pasi e kanë konsideruar të disfavorshëm dhe nuk është në harmoni me Kushtetutën e Malit të Zi.” Cungu thekson se “ më parë kemi pasur të përcaktuara 5 mandate dhe kjo është dashur të përcillet edhe në kodin zgjedhor”. Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka thekson se “Kodi zgjedhor i ka dëmtuar shqiptarët dhe

e enjte, 11 gusht 2016

11

KOH Javore A KOHA

Fatmir Gjeka thekson se “Kodi zgjedhor i ka dëmtuar shqiptarët dhe këtë e dëshmon fakti se në zgjedhjet e fundit e kemi humbur më së paku një deputet.” Në këtë kuadër ai vë në dukje se deputeti shqiptar kushton më shumë se të gjithë deputetët e tjerë që zgjedhen në Mal të Zi

këtë e dëshmon fakti se në zgjedhjet e fundit e kemi humbur më së paku një deputet.” Në këtë kuadër ai vë në dukje se deputeti shqiptar kushton më shumë se të gjithë deputetët e tjerë që zgjedhen në Mal të Zi. Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka, mendon se “Kodi zgjedhor paraqet një degradim në të drejtat e shqiptarëve krahasuar me ligjin që ka qenë në fuqi ku kemi pasur zonën e veçantë zgjedhore”. Edhe pse në këtë kuadër Kodi zgjedhor i kushtëzon partitë e vogla shqiptare që të rigrupohen për të hyrë në parlament, megjithatë vetë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve janë skeptikë në arritjen e këtij objektivi. Z.Gjeka nuk beson se të gjitha partitë do të rigrupohen në një kolonë duke parë se mosmarrëveshjet mes subjekteve ndërkohë janë thelluar. M. Zenka kritikon partitë politike shqiptare që, sipas tij, nuk arritën të bëjnë një platformë të përbashkët.

Mehmet Zenka kritikon partitë politike shqiptare që, sipas tij, nuk arritën të bëjnë një platformë të përbashkët. “U bënë disa takime dhe menjëherë u la në harresë kjo nismë pasi i rregulluan pozitat e veta në qeverinë malazeze”, thotë Zenka

“U bënë disa takime dhe menjëherë u la në harresë kjo nismë pasi i rregulluan pozitat e veta në qeverinë malazeze”, thotë Zenka. N. Cungu ndërkaq vë në dukje se dalja e shumë subjekteve mund ta rrezikojë përfaqësimin e shqiptarëve në Parlament. Megjithatë ai mendon se vazhdimi i negociatave mes subjekteve politike shqiptare mund të sjellë një koalicion të gjerë dhe të mirëpritur për shqiptarët në Mal të Zi. Përfaqësuesit politikë dhe analistët vlerësojnë se vetëm komunitetit shqiptar në Mal të Zi i është mohuar veprimi afirmativ dhe përfaqësimi autentik në parlament. Duke marrë parasysh se kushtetuta e vendit parashikon përfaqësimin proporcional ata vlerësojnë se shqiptarëve u takojnë më shumë vende në parlament pasi përbëjnë 5% të popullsisë së përgjithshme në Mal të Zi. a.s.


12

Kulturë

e enjte, 11 gusht 2016

Javore A KOHA KOH

U mbajt edicioni i 24-t i manifestimit letrar “Kalimera Poetike”

Ruajtje e tradit

Të ftuar të edicionit të sivjetshëm ishin shkrimtarët Flutura Açka nga Shqipëria, Ag Apolloni nga Kosova dhe Enes Haliloviq nga Novi Pazari, të cilëve iu kushtuan mbrëmje autoriale. Në natën e dytë të manifestimit është hapur ekspozita figurative e piktorit vendas Qazim Muja Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi nga data 2-4 gusht në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit edicionin e 24-t të manifestimit letrar “Kalimera Poetike”, ku të ftuar ishin shkrimtarët Flutura Açka nga Shqipëria, Ag Apolloni nga Kosova dhe Enes Haliloviq nga Novi Pazari, të cilëve iu kushtuan mbrëmje autoriale. Në fjalën përshënëdetëse, kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ka thënë se kjo shoqatë ka investuar ide dhe mund për të krijuar një veprimtari të tillë, e cila është shndërruar në simbol kulturor të Ulqinit, me të cilin ky qytet identifikohet. “’Kalimera Poetike’ është dëshmi se si një qytet i vogël mund të krijojë një veprimtari prestigjioze duke e mbajtur gjallë fjalën shqipe në këtë cep të Ilirisë”, është shprehur ai. Sipas tij, “Kalimera Poetike” dhe Ulqini janë tashmë një binom i pandarë. “Në këtë kohë të pakohë kur kultura masive dhe pseudovlerat po mbizotërojnë ndaj vlerave të vërteta, “Kalimera Poetike” ka arritur të ruajë jo vetëm traditën, por edhe cilësinë. Për këtë meritë ka çdo autor që me fjalën e tij ka lënë gjurmë në manifestimin ‘Kalimera Poetike’”, ka thënë kryetari i “Art Club”-it.

Açka, shkrimtarja në kryqëzim

Mbrëmja e parë i është kushtuar shkrimtares Flutura Açka dhe veprës së saj. Në bisedë me poetin Hajredin Kovaçi, Açka ka thënë se ajo jeton dhe krijon në kryqëzim të gjërave. “Unë jam një shkrimtare që jetoj ndërmjet dy kohërave. Kam jetuar 24 vite në diktaturë, pothuajse aq vite i kam në liri. Dhe e di se çfarë do të thotë të jetosh në këto dy gjendje krejt të ndryshme – të përshtatesh në diktaturë duke u rritur, duke mos arritur ta kuptosh dot mirë se çfarë

po ndodh rreth teje dhe duke e prekur lirinë dhe duke mos ditur ta menaxhosh lirinë, sikurse kanë bërë shumë shqiptarë si unë, në atë ngazëllim e sipër”, ka theksuar ajo. Duke folur edhe për kryqëzime të tjera në jetën e saj, siç është fakti që jeton ndërmjet Shqipërisë dhe Holandës, Açka ka thënë se të gjitha këto kryqëzime gjërash i kanë marrë shumë kohë, por edhe i kanë dhënë shumë mundësi. Ndërkaq, sa i përket krijimtarisë së saj, ajo ka thënë se poezia është më afër autobiografisë. “Mendoj se poezia ime ka shumë prej meje, gjë që nuk mund ta them te proza që është një gjë krejt tjetër”, ka thënë shkrimtarja. Për poezinë e Flutura Açkës ka folur studiuesja e letërsisë Liridona Sinishtaj. Ajo ka thënë se ka zgjedhur për të folur për këtë pjesë të krijimtarisë së Açkës për arsye se shfaqja e zërit femëror të dyzuar krijon disa forma të unit lirik në këto poezi.

“Zëri femëror shfaqet i dyzuar mes ndjeshmërisë së femrës grua, nënë dhe guximit për të paraqitur botën mashkullore përmes syve të saj, për të ndërtuar dhe kuptuar marrëdhënien me atdheun”, ka pohuar ajo. Sinishtaj ka thënë se në poezitë e Açkës, dyzimi i zërit femëror shfaqet herë i paqtë e herë rebel, herë shpreh ndjeshmërinë femërore e herë anën e egër. “Por ajo që vërehet është se ky zë i dyzuar është në kërkim të së brendshmes, në kërkim dhe në njohje të vazhdueshme të vetes përmes botës. Poezitë e Flutura Açkës nuk janë të ngarkuara figurativisht, nuk janë në kërkim të imazheve, janë të çliruara nga koncepti se vetëm poezia me rimë e simbole është poezi. Ato krijojnë gjendje, ndjesi, e këto ndjesi janë ftesë për t’iu rikthyer përsëri nga e para poezisë së saj”, është shprehur ajo.

Apolloni, shkrimtari që nuk i ndjekë rregullat

Mbrëmja e dytë autoriale i është kushtu-


Kulturë

e enjte, 11 gusht 2016

13

Javore KOHA

tës dhe e cilësisë ar shkrimtarit postmodern dhe studiuesit Ag Apolloni. Në bisedë me moderatorin mr. Haxhi Shabani, ai ka treguar se fillimi i krijimtarisë së tij me dramën ka qenë diçka e rastit. “Kurrë një autor nuk e mendon se a do ta fillojë me prozë, poezi apo me dramë karrierën e tij letrare. Ka qenë një impuls i çastit, një ngjarje tronditëse në një kafene që kam menduar se duhet shkruar patjetër”, ka thënë Apolloni. Ai ka theksuar se ka në plan që të botojë librin me poezi “Zomb” në një variant më të zgjeruar, ku do të përfshihen 1000 poezi. “Mendoj se nuk kam arritur t’i them të gjitha në këtë libër me poezi. Dhe kur ta botoj versionin e dytë që do të jetë pas 6-7 vjetësh apo më herët, besoj se ai do të jetë ‘Zomb’-i definitiv”, ka thënë Apolloni. Studiuesja e letërsisë Albulena Blakaj – Gashi, pedagoge në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka thënë se krijimtaria e Ag Apollonit është krijimtari e shkrimtarit që nuk u shkon pas rregullave. “Është krijimtari e shpirtit të lirë që i krijon vetë rregullat e veta dhe si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj botërorë para tij, i shkon pas vrullit që ka brenda shpirtit dhe i bën rrugë tjerëve që ta ndjekin”, është shprehur ajo. Duke folur për romanin “Ulurima e ujkut”,

për të cilin Blakaj ka thënë se paraqet veprën më të mirë të Apollonit deri tani, ajo ka theksuar se në këtë roman ai kritikon në mënyrën më të ashpër të gjitha të këqijat e shoqërisë e të kohës. “Te kjo vepër, ai arrin të krijojë atë që shkrimtarët e romantizmit e konsideronin të jetë kulmi i një vepre letrare, pra një poesia universalis”, ka thënë studiuesja.

Haliloviq, i frymëzuar nga tradita dhe kultura

Nata e tretë e manifestimit të këtij viti i është kushtuar shkrimtarit Enes Haliloviq

“Në poezitë e Açkës, dyzimi i zërit femëror shfaqet herë i paqtë e herë rebel, herë shpreh me ndjeshmërinë femërore e herë me anën e egër. Por ajo që vërehet është se ky zë i dyzuar është në kërkim të së brendshmes, në kërkim dhe në njohje të vazhdueshme të vetes përmes botës”, ka thënë studiuesja e letërsisë Liridona Sinishtaj

nga Novi Pazari, për të cilin shkrimtari i njohur Andrej Nikolaidis, moderator i mbrëmjes autoriale, ka thënë se është një shkrimtar për të cilin do të dëgjoni fjalët më të mira kudo që të shkoni në hapësirat e ish Jugosllavisë dhe që gëzon respektin e publikut, kritikës dhe të shkrimtarëve. Haliloviq ka folur për filozofinë e tij jetësore nga e cila ka mësuar shumë dhe e cila i ka shërbyer në krijimtarinë e tij. “Jam i bindur se historia është e ndërtuar nga kultura dhe shumë tradita. Dhe madhështia e njeriut është që traditën e tjetrit ta kuptojë si të vetën”, ka thënë ai. Sipas tij, çdo njeri përbën një histori dhe te çdonjëri mund të gjendet diçka epike. “Nën çdo lëkurë mund të gërmojmë dhe të gjejmë ose një përvojë të madhe, ose një dije të madhe, art të madh për të cilin mund të thuhet diçka dhe që të jetë interesante për të gjithë njerëzit”, ka thënë Haliloviq. Shkrimtari është shprehur i bindur se “sa më tepër të themi të vërtetën, arti ynë është më i mirë”. Përpos mbrëmjeve me poezi, në natën e dytë të manifestimit “Kalimera Poetike”, në Galerinë “Kulla e Balshajve” është hapur ekspozita e piktorit vendas Qazim Muja. Gjatë tri netëve publikun e argëtuan instrumentistët nga Shkodra Anton Kaftalli e Elvis Boraniqi në violinë, si dhe Ares Fani në kitarë. Mbajtjen e edicionit të sivjetshëm të manifestimit “Kalimera Poetike” e ka mbështetur Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave dhe disa donatorë të tjerë. “Kalimera Poetike”, e cila mbahet rregullisht që nga viti 1993, vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. i.k.


14

Kulturë

e enjte, 11 gusht 2016

Javore A KOHA KOH

Në Galerinë “Kulla e Balshajve” në Kalanë e Ulqinit u hap ekspozita e piktorit Qazim Muja

Funksioni sublim i figurave gjeometrike “Format kubike si dyer a dritare janë vazhdimisht të pranishme, por të padepërtueshme. Këto forma të cilat herë-herë të duken sikur janë në ndërtim e sipër, herë sikur janë duke u zhbërë, në vetvete krijojnë një kompleks fragmentesh që Muja do ta quante ‘defragmentim shpirtëror’. Këto kompozime ekuivoke reflektojnë përpjekjen e vazhdueshme të individit për të krijuar një tërësi”, ka thënë dr. Sabina Osmanoviq Në kuadër të manifestimit “Kalimera Poetike”, të mërkurën mbrëma në Galerinë “Kulla e Balshajve” në Kalanë e Ulqinit është hapur ekspozita e piktorit vendas Qazim Muja, duke rikthyer traditën e mëparshme të këtij manifestimit ku arti i fjalës së shkruar ndërthuret me artin pamor. Në ekspozitë janë paraqitur 23 punime të piktorit nga cikli “Refleksione”, i cili përbëhet nga një numër shumë më i madh i tablove. “Është një prezantim fragmentar i këtij cikli që në krijimtarinë time përbën kapërcimin nga ajo faza e figurshme e figurës surealiste në fazën abstrakte e që unë e quaj pjesë të pjekurisë në krijimtarinë time”, ka thënë Muja në fjalën përshëndetëse. Për punimet e ekspozuara ka folur dr.

Sabina Osmanoviq, pedagoge në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë. Ajo ka thënë se “për dallim prej cikleve të mëhershme të krijimtarisë së Mujës, ku kryesisht dominojnë imazhet dhe motivet mitologjike, në këtë cikël ndjehet fort ndikimi i piktorit francez Cezanne, që bëhet shumë i qartë në stilin e ngarkuar dhe dinamikën e formave gjeometrike”. Sipas Osmanoviqit, funksioni i figurave gjeometrike në këto piktura është sublim. “Dominon katërkëndëshi e që në botën e shenjave simbolizon perfeksionin tokësor, ashtu siç rrethi perfeksionin qiellor”, është shprehur ajo. Për të, këto piktura transmetojnë një botë plot ngjyra e tone melankolike. “Format kubike si dyer a dritare janë

vazhdimisht të pranishme, por të padepërtueshme. Këto forma të cilat herëherë të duken sikur janë në ndërtim e sipër, herë sikur janë duke u zhbërë, në vetvete krijojnë një kompleks fragmentesh që Muja do ta quante ‘defragmentim shpirtëror’. Këto kompozime ekuivoke reflektojnë përpjekjen e vazhdueshme të individit për të krijuar një tërësi”, ka thënë Osmanoviq. Përpos hapjes së eskpozitës, gjatë tri netëve të edicionit të 24-t të manifestimit “Kalimera Poetike”, të cilin e organizon Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, janë mbajtur mbrëmje autoriale me shkrimtarët Flutura Açka nga Shqipëria, Ag Apolloni nga Kosova dhe Enes Haliloviq nga Novi Pazari. i.k.


Kulturë

e enjte, 11 gusht 2016

15

KOH Javore A KOHA

Koha net për “Kalimerën poetike”

Mblodhi në Ulqin poetë nga të gjitha trevat shqiptare Për 3 net me radhë në Muzeun e Kalasë së Ulqinit është zhvilluar Manifestimi i përvitshëm letrar “Kalimera Poetike 2016” e organizuar nga Shoqata Kulturore “Art-Club Ulqini” që prej 25 vjetësh nga themelimi i saj, transmeton KultPlus Kësaj radhe 3 poetët mysafirë ishin Flutura Açka, Ag Apolloni dhe shkrimtari Enes Halilovic. Fjalën përshëndetëse e mbajti Kryetari i “Art-Club Ulqini”, Ismet Kallaba, redaktor në periodiken e shqiptarëve në Mal të Zi “Koha Javore” si dhe pedagog në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit panë Universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi. Në vijim, nën moderimin e shkrimtarit dhe publicistit Hajredin Kovaçi u zhvillua mbrëmja autoriale e Flutura Açkës ndërkohë që për krijimtarinë e kësaj të fundit foli Liridona Sinishtaj. Nata e dytë nisi me celjen e ekspozitës fotografike të piktorit ulqinak Qazim Muja në ambientet e Kullës së Balshajve, përbri muzeut të kalasë së Ulqinit. Në vijim, pjesëmarrësit patën rastin

që të ndiqnin mbrëmjen autoriale për shkrimtarin Ag Apolloni për të cilin foli Dr. Albulena Blakaj - Gashi, studiuese e letërsisë dhe me moderator Mr. Haxhi Shabani. Nata e 3-të dhe e fundit iu kushtua mbrëmjes autoriale të shkrimtarit boshnjak Enes Haliloviq, për krijimtarinë e të cilit foli gazetari dhe publicist Vlatko Dimunoviqc nën moderimin e Andrej Nikolaidis. Ndërsa paraditen e fundit të qëndrimit në Ulqin, shkrimtarët dhe poetët mysafirë të ftuar në Kalimera Poetike 2016, u pritën edhe nga kryetari I Komunës së Ulqnit Nazif Cungu. “Art Club Ulqini” është themeluar në vitin 1990 nga një grup krijuesish dhe intelektualësh nga ky qytet bregdetar me qëllim promovimin e kulturës, artit,

letërsisë dhe shkencës shqiptare ë Mal të Zi si dhe kultivimit dhe zhvillimit të multikulturës si një vlerë e veçantë për Malin e Zi, rajonin dhe më gjerë. “Art Club” është bashkëthemelues i Panairit të Librit në Ulqin dhe organizator i manifestimeve tradicionale ”Kalimera Poetike” (“Calimera Art Festival”) dhe “Ditët e filmit shqiptar”. Drejtues ndër vite të Shoqatës Kulturore “Art-Club Ulqinit” kanë qenë shkrimtarët, artistët dhe publicistët e njohur Ibrahim Berjashi, Nail Draga, Ali Salaj, Haxhi Shabani, Qazim Muja e deri tek publicist dhe pedagogu i gazetarisë Ismet Kallaba i cili e mori drejtimin vetëm para disa muajsh në bazë të statutit ku respektohet afati I mandateve për secilin drejtues si dhe kontributet e gjithsecilit prej tyre.


16

Mozaik

e enjte, 11 gusht 2016

Javore A KOHA KOH

Humanizmi i një mjeku

Williard J.Noyes mik dëshmuar i shqiptar Gjekë Gjonaj

Njeri me zemër të madhe

Gjatë gjithësejt dy orëve që qëndrova me këtë doktor fillimisht në Ulqin, pastaj në fshatin Reç të këtij qyteti dhe së fundmi në bjeshkën e Koritës në Malësi me rastin e Ditës së Shtjefnit në manifestimin tradicional të bjeshkatarëve të Kojës dhe Trieshit kuptova se është njeri me zemër të madhe, një mik i dëshmuar i shqiptarëve , një humanist i madh që kishte ardhur po ashtu nga një vend i madh në sposnsorim të një mikut tonë të përbashkët, i cili për arsye modestie nuk dëshiron t’i përmendet emri, në shenjë mirënjohjeje , respekti e nderimi për kontributin dhe ndihmesën e jashtëzakonshme të dr. Noyes për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi. “Nuk kisha dëgjuar kurrë për Kosovën më parë me sa mbaj mend dhe nuk dija pothuajse asgjë për Shqipërinë. Nuk jam shqiptar me gjak por u bëra pothuajse njëherësh kurioz, dhe kisha dy vjet që kisha dalë në pension, prandaj i thashë vetes : “ Dua të shkoj “. Nnuk e dija ç’më priste por nuk e vrava shumë mendjen për këtë. Kisha besim në vete se do të isha në gjendje të hyja në spital dhe të kryeja punën që unë dija më së miri ta bëja. Dhe vajta në Shqipëri e Kosovë për të ndihmuar të plagosurit shqiptarë”, më thotë ai në fillim të bisedës, duke mbajtur në dorë shumë shkrime , publikime e fjalime në shqip e anglisht dhe qindra fotografi rrënqethëse si dëshmi e

një terrori çnjerëzor që bënte asokohe regjimi serb i Millosheviqit ndaj popullit martir e të pafajshëm të Kosovës. Shumë prej këtyre të sëmurëve që i shikojmë së bashku në këto fotografi, shton doktor Noyes, u trajtuan në spitalin e Kukësit, në qendrat shëndetësore , në kampet përreth këtij qyteti dhe në spitalin kirurgjikal të Tiranës. Shërimi i të plagosurve kosovarë civilë dhe ushtarë të UÇK-së që silleshin gjatë evakuimit të popullatës për në Shqipëri ishte tepër i vështirësuar për shkak të mungesës së mjeteve të domosdoshme spitalore në sallat e operacionit dhe për faktin se lufta me vdekjen vazhdonte ditë e natë. Puna e tij ka qenë vetëmohuese aq më tepër kur dihet se ishte në një moshë të thyer 67 vjeç, vuante nga asma e diabeti dhe kishte bërë katër bajpase në zemër. Mirëpo të gjitha këto nuk e ndalnin doktorin të kryej misionin e tij human për të cilin kishte ardhur vullnetarisht në Kosovë e Shqipëri, sepse e dinte se të plagosurit kosovarë kishin nevojë për të më shumë se kurrë. Puna e tij nuk ishte e lidhur ngusht vetëm me ndërhyrjet kirurgjikale . Ai nuk kishte as orar pune. Me të njëjtin entuziayëm punonte më tepër se 16 orë në ditë, në spital, në kampe, kudo ishte e nevojshme ndihma e tij. Me punën e tij vetëmohuese u bë i dashur e popullor jo vetëm për të sëmurët por edhe për mjekët kolegë shqiptarë me të cilët punoi si dr. Ylber Vatën, dr. Shaqir Shehun, dr. Mustafë Mustafën, dr. Arben Korbin, dr. Emin Ferhatin, dr. Shahin Klosin,dr. Arben Beqirin, dr.Edmond Çelikun, dr. Ucë Gjonbalajn, dr.Alban Gjonbalajn e të tjerë.

Në Shqipëri nuk ka pasur transplantim organesh

I pyetur se a janë të vërteta akuzat dhe pretendimet për transplatntimin e organeve në Shqipëri gjatë luftës

në Kosovë, në vitin 1999 ai në mënyrë kategorike i hedh poshtë ato. “ Nga përvoja ime si kirurg në Pensilvania në vjeljen e organeve nga njerëz që kishin nënshkruar marrëveshje për të dhuruar organet e tyre pasi të vdisnin kjo më duket krejtesisht e pabesueshme. Procesi që ndodh gjatë vjeljes së organeve, përgatitja e organeve, ftohja dhe ngrirja e organeve dhe koha e transportit që nga aty ku kryhet operacioni deri tek aty ku duhet të shkojë, është e pabesueshme për mua që mund të ndodhë në atë vend për të cilin po më flisni ju, në Shqipëri, nga ushtarët e UÇK-së. Së pari, unë nuk njoh asnjë mjek tjetër përveç një ose dy që ishin të përfshirë në luftën e shqiptarëve të Kosovës, në vende të tjera përveç atij ku isha unë, në zonën e luftës. Është e paimagjinueshme që edhe nëse kishte mjek aty gjatë luftës,


Mozaik

ki rëve

e enjte, 11 gusht 2016

17

Javore KOHA

Humanizmi dhe bujaria janë vepra madhore që tregojnë jo vetëm bamirësinë dhe shpirtin fisnik të personit i cili kryen vepra të këtilla por shërojnë shumë plagë njerëzore. Kjo kategori njerëzish është e veçantë, sikurse edhe mjeku kirurg amerikan Villiard J. Noyes nga shteti i Pensilvanisë, qyteti Allentoun. Ai ka ardhur për herë të dytë në Ulqin dhe për herë të pestë në Shqipëri dhe në Kosovë për të vizituar miqtë e tij të vjetër shqiptarë, të cilët vullnetarisht i ka kuruar dhe me të cilët është shoqëruar në momentet më të vështira gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999

si mund të kishte kohë dhe fuqi ai që të mundej ta bënte këtë gjë që po më thoni ju. Është e pabesueshme, nuk e besoj dot! Pra, jam plotësisht i mendimit që ajo gjë nuk ndodhi”, thotë Noyes, duke shtuar se të njëjtën përgjigje ua ka dhënë edhe gazetarëve të tjerë shqiptarë të cilët e kanë intervistuar më parë.

Kujtimet e tij më të vështira nga lufta janë fëmijët e plagosur

Gjatë mjekimit të tij të përditshëm gjashtëmujor në Shqipëri me çrast ,siç thotë ai, ka humbuir 20 kilogramë në peshë, ka patur shumë raste të vështira që kanë lënë dhimbje të thellë në kujtesën e tij . Sipas tij fëmijët e plagosur ose nga aksidentet, ose nga lufta , si plagët nga mina etj. janë qeniet njerëzore më të dhimbshme.“Kam parë shumë fëmijë të plagosur në luftën e Kosovës.Këto janë raste shumë të vështira, shumë emocionale. Fëmijët që vuajtën të këqijat e luftës me ato që u ndodhën nuk do ta harrojnë kurrë luftën dhe ato që kaluan, pavarësisht nëse ishin 3 ose 6 vjeç ose 10 vjeç. Ajo nuk do t’u fshiihet nga kujtesa, do ta mbajnë mend gjithë jetën. Pra, plagët e tyre janë dhe ato që nuk mund të shihen, i mbajnë brenda ato, por janë aty dhe do të jenë gjithmonë aty”, shprehet ai duke shtuar se nuk ka mundur dot të përmbajë lotët e tij të dhimbjes nga britma e një vajze shtatëvjeçe e cila e kishte thyer dorën.

I lumtur dhe krenar për atë që bëri për shqiptarët

Ndonëse kontributi i tij si mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe civilëve të luftës e të pasluftës në zonat e kontaminuara ka qenë tepër i madh, ai me gjithë zemër shprehet i lumtur dhe ndjehet krenar që iu dha mundësia të bëjë atë që bëri. Ai shprehet i pakën-

aqur që nuk e dërguan në vijën e frontit, aty ku luftohej dhe kishte më shumë të plagosur meqë aty, siç pohon ai, do të kontribuonte shumë më shumë. “Them se do të kisha qenë më i dobishëm po të më kishin çuar më pranë vijës së parë të luftës, sepse mendoj se do të kisha mjekuar shumë më tepër të plagosur nga UÇK-ja që u sollën plot plagë nga fusha e betejës . Do të doja të kisha mjekuar shumë më shumë ushtarë”, thotë ai.

Nderi i qytetit të Kukësit

Këshilli Bashkiak i Kukësit i përbërë nga 25 këshilltarë, të rreshtuar në dy koalicione, me datë 22 janar 2001 unanimisht i jep doktor Williard L. Noyes titullin Qytetar Nderi i Qytetit të Kukësit , duke marrë kështu në konsideratë vlerësimin dhe propozimin e kolegëve të spitalit të Kukësit dhe të qytetarisë kukësiane, për të nderuar mundin, djersën, sakrificën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndihmë vëllezërve kosovarë që përjetuan në gjenocidin më të egër të Serbisë në luftë për të drejtat e tyre gjatë periudhës së kësaj lufte pushtuese. Në motivacionin e këtij vendimi nënshkruar nga kryetari i Këshillit të Bashkisë së Kukësit Astrit Hazimi dhe ing. Ylber Zeneli thuhet: “ Për kontributin e madh që dha zotëri Williard L.Noyes në sektroin e shëndetësisë gjatë menaxhimit të krizës kosovare në periudhë n Prill-Qershor 1999“.

Ndihma humanitare pas luftës në Kosovë

I prekur pa masë nga varfëria e shqiptarëve në kohën e luftës në Kosovë, mjeku bamirës Noyes pasi është kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përpoq dhe ia doli me sukses të mbledhte pajisje dhe vegla mjekësore,

duke filluar nga fashot, medikamentet dhe patericat, karriget me rrota e të tjera gjëra që u duheshin, por ata nuk i kishin. Prandaj, u kthye në Shqipëri, në Kosov dhe tri herë të tjera, në vitin 2000, 2001 dhe 2005 dhe solli 44 kontenierë me pajisje mjekësore në spitalin e Kukësit dhe disa prej tyre shkuan në spitalin e Tiranës dhe disa në atë të Prishtinës. Një kontenier me disa nga këto pajisje mjekësore më së fundmi arrijti me shumë vonesë si çdo e mirë tjetër edhe në Ulqin, më sakt në shtëpinë e shëndetit.,

Përfundim

Kam takuar jo pak miq të huaj të shqiptarëve. Por nuk kam njohur deri më sot njeri që i do dhe ka më shumë repsekt nbdaj nesh sa ky mjek i famshëm amerikan, i cili vlerëson tejmase shqiptarët në përgjithësi. “Nuk kam gjetur ndonjë popull dhe njerëz kaq mikpritës, bujar e humanist se sa shqiptarët në shtetet e zhvilluara. Jam krenar që m’u dha rasti t’i njoh ata, te krijojë miqësi të forta , madje edhe vëllamëri . Me dy mjekë me të cilët kemi operuar bashkë në Shqipëri dr. Shenun dhe dr. Vatën jemi vëllazëruar, duke pirë gjakun e njëri –tjetrit. Por jam i sigurt se i kam së paku edhe katër shqiptarë të tjerë me të cilët po ashtu do të dëshiroja dhe do të dëshironoin të vëllazërohemi”, shton Noyes. Bazuar në gjithçka që bëri ky mjek fisnik amerikan për ne shqiptarët me të cilët u bë pjesë e jona, ne kudo që ndodhemi gjithmonë duhet të respektojmë veprën humanitare të këtij njeriu të rrallë i cili është ikonë e gjallë e humanizmit botëror. Me shembullin e tij nderoi veten , familjen dhe kombin e tij. Shëndet dhe jetë edhe më të gjatë doktor Noyes !


18

Kulturë

e enjte, 11 gusht 2016

Javore KOHA

Manifestimi tradicional “Ditët e Boronicës”

Manifestim reflektues i aktiviteteve gjithëpërfshirëse Edhe këtë vit, në kuadër të programit “Vera kulturore e Plavës 2016”, është mbajtur manifestimi tradicional me program të larmishëm, të begatë dhe gjithëpërfshirës, kulturor, turistik, muzikor, sportiv, letrar, artistik dhe bujqësor “Ditët e Boronicës”, i 17-i me radhë. Për pesë ditë, sa zgjati manifestimi, prej 30 korrikut deri më 3 gusht, u zhvillua aktivitet i dendur, i begatë dhe i larmishëm nga fushat, zhanret dhe opuset e ndryshme të veprimtarive nga Komuna e Plavës, Mali i Zi dhe më gjerë

Parakalimi i karvanit të pjesëmarrësve ka filluar nga Qendra e kulturës rrugës që shpie deri në trapin statik të liqenit të Plavës, për të vazhduar nëpër rrugën qendrore të sheshit të Plavës i prirë nga orkestra vokalo-instrumentale “Tamburistët e Plavës”, në orët e hershme të mbrëmjes së 30 korrikut, ishte uverturë dhe paralajmërim i hapjes solemne të manifestimit në hapësirat e shiritit të rrugës që shpie në qendrën e qytetit, e mu në afërsi të oborrit të Qendrës për kulturë ku ishin tubuar ca qindra qytetarë për të ndjekur programin e begatë dhe të larmishëm. Drejtuesja e programit, pas fjalës përshëndetëse të të pranishmëve, duke elaboruar mbi rëndësinë dhe vlerën e manifestimit theksoi: “Ditët e boronicës sipas rëndësisë, karakterit dhe përmbajtjeve të shumëllojshme, paraqesin njërën ndër manifestimet më të rëndësishme, jo vetëm në Veri të Malit të Zi, po edhe më gjerë. Për 17 vjet të ekzistimit, manifestimi është bërë i mirënjohur në rrethinë. ‘Ditët e Boronicës’ kanë mbirë nga populli dhe

me popull jetojnë, që të mos harrohen adetet, zakonet, kultura, ushqimi dhe vlerat tradicionale të kësaj ane. Në territorin e Komunës së Plavës gjenden sipërfaqet më të mëdha të plantacioneve natyrore të boronicës së pyllit, jo vetëm në ish Jugosllavi, por edhe në Ballkan. Me 500 deri në 600 mijë tonë boronicë të vjelur dhe grumbulluar në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, Komuna e Plavës ka qenë kampione në Ballkan, kurse treg i shitjes së boronicës kanë qenë tri kooperativat bujqësore në Plavë, Guci dhe Murinë. Asohere, bashkësitë familjare, nga shitja e boronicës kanë siguruar kushtet jetësore dhe kanë shkolluar fëmijët. Mirëpo, për fat të keq, më vonë kanë ardhur vitet e shkuarjes masive të popullatës së kësaj ane në botën e jashtme, shkak ky që ka ndikuar në zbehjen e madje edhe në shuarjen e këtij lloji të produktivitetit familjar”. Kryetari i Komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq, në fjalën e vet përshëndetëse, të cilën e ka filluar me vargjet e poezisë “Rrini këtu” të poetit Aleksa

Shantiq - Rrini këtu, dielli i qiellit të huaj nuk do tu nxënë, siç ky nxenë, të idhëta janë kafshoret e bukës, atje ku tëndin as, ku vëllain nuk ke, ka ftuar të gjitha subjektet relevante të komunës, si dhe Diasporën që të ndihmojnë zhvillimin e Plavës, duke theksuar se boronica është njëra ndër resurset e zhvillimit të saj. Asgjë më konkrete në këtë moment nuk ka se kjo për të filluar evokimin, për t’ia shtrirë dorën Diasporës që të mbetet këtu e të mos na mbajë predikime se si ta rregullojmë Plavën, por t’na ndihmojnë që të gjithë së bashku atë ta bëjmë. Me kënaqësi të veçantë ju ftoj që me duartrokitje dhe ovacione ta përshëndesim ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Budimir Mugoshën. Derisa ministrat e tjerë kanë shembur urat, kanë gjetur rrugë të tërthorta rreth Plavës, zotëri Mugosha, ka gjetur rrugën e drejtë dhe ka ardhur që me ne ta ndajmë kënaqësinë e hapjes së manifestimit të 17 me radhë ‘Ditët e Boronicës’. Ajo që edhe njëherë nga këtu dua të them është se ‘Mali i Zi,


Kulturë

dëshmoi që Plava është e jotja, ndihmo që Plava të jetë në shkallën në të cilën ka qenë viteve të 70-ta të shekullit të kaluar. Besoj se ne i kemi dhënë shumë Malit të Zi, kurse si kundërshpërblimi nuk kemi fituar asgjë”, ka thënë në fund kryetari Shahmanoviq. Duke shpallur të hapur manifestimin, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Budimir Mugosha, ka ftuar të gjitha subjektet dhe njerëzit nga diaspora të ndihmojnë që kjo trevë të zhvillohet dhe të shkëputet nga kushtet vërtetë të vështira. “Kam qenë sot në liqen, dhe atje syri im ka qenë plot. I lus qytetarët, administratën lokale, shtetin e Malit të Zi, që të bëjnë çdo gjë që ky liqen të ruhet, që ai të mos zhduket, siç po zhduken shumë liqene malorë për të mundur në të të kënaqen e dëfrehen dhe rreth tij të tubohen. Nëse kurdo ky shtet hapë rrugën nëpër Shqipëri deri në Plavë, besoj që këtu do të blej truallin dhe do të ndërtoj vikend-shtëpizën, sepse këtu është shumë më lehtë me ardhë sesa deri në Zhablak ose në Kollashin.

e enjte, 11 gusht 2016

19

Javore KOHA

I falënderohem Zotit që ua ka dhuruar boronicën, e do t’i falënderohem edhe boronicës që ajo ju ka tubuar dhe bashkuar”, ka theksuar Mugosha. Të pranishmit e tubuar, deri në orët e vona të natës, i kanë argëtuar anëtarët e SHKA “Plavsko jezero” me këngë dhe valle burimore autoktone, si dhe këngëtari i mirënjohur i estradës, Esad Merulliq dhe Artix Band. Në natën e tretë të manifestimit në koncertin muzikor, me këngë zbavitëse nga repertori i vet i begatë, i ka argëtuar këngëtari i mirënjohur Xhenan Llonçareviq. Edhe këtë vit, manifestimi “Ditët e Boronicës, Plava 2016”, është mbajtur nën patronatin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Mali të Zi dhe në organizim të Qendrës për Kulturë dhe Komunës së Plavës, i sponzoruar, i mbështetur dhe përkrahur nga një numër i madh i ministrive në Qeverinë e Malit të Zi, i institucioneve, organizatave dhe kompanive nga Plava dhe Mali i Zi. Në natën e fundit të manifestimit, me program të begatë muzikor, të pranish-

mit e tubuar në platonë para Qendrës për Kulturë i argëtuan anëtarët e SHKA “Plavsko jezero”, të veshur me kostume kombëtare boshnjake, shqiptare, malazeze, ata po ashtu patën rast të njihen me eksponatet tradicionale etno-kulturore të vendit të prezantuara në “Dhomën e Plavës”, me ekspozitën e hapur të pikturave dhe skulpturave të Qendrës për Kulturë në hollin e objektit të saj, si dhe me ekspozitën e historikut “Ditët e Boronicës nëpër kohë” të ish-korrespodentit të gazetës “Vijesti” Vukashin Krxhiq nga kjo komunë. Në mungesë të mjeteve financiare, këtë vit mungoi ndarja e zakonshme e çmimeve të pjesëmarrësve më të suksesshëm të manifestimit. Manifestimin e sivjetshëm e shpalli të mbyllur drejtori i Qendrës për Kulturë të Plavës, Sulejman Shaboviq, i cili në fund tha se prej ditës së nesërme fillojnë përgatitjet për shënimin e manifestimit të vitit të ardhshëm. Shaban Hasangjekaj


20

Panoramë

e enjte, 11 gusht 2016

Javore KOHA

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është dekoruar me medaljen presidenciale të meritave nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Presindeti Thaçi ka thënë se suksesi i Duas është suksesi i të gjithëve dhe për çka krenohemi të gjithë. “Kisha kënaqësinë që sot ta takoja njeriun e suksesit. Suksesi i Duas është suksesi që i gëzohemi të gjithë, dhe ky sukses është vetëm fillimi i shpërthimit të madh të Duas në arenën ndërkombëtare. Ky ishte viti i Kosovës, i Duas, i Majlindës, i Ritës dhe gjithë atyre Futbollistëve kosovarë nëpër botë. Si president i Kosovës kam nderin dhe kënaqësinë t’i dhuroj Dua Lipës për kountibutin e vecantë këtë medalje të meritave”, ka thënë Thaçi. Në anën tjetër, Dua Lipa ka thënë se është krenare që është shqiptare. “Po ndihem shumë e lumtur dhe jam shumë krenare që jam shqiptare, jam shumë e lumtur që mund ta prezantoj vendin tim. Është një ndjenjë e papërshkruar”, ka thënë Dua Lipa.

Dua Lipës medalja e meritave

Shtatë hitet botërore që nuk e keni ditur se i ka shkruar Bebe Rexha

Në dy vjetët e fundit, Bebe Rexha ka bërë famë me këngët “Hey Mama”, “Me, Myself and I” dhe “No Broken Hearts”, por këngëtarja me prejardhje shqiptare njihet edhe si teksteshkruese e disa hiteve botërore. Deri më tani është raportuar për këngën “The Monster” të Eminemit dhe Rihannas, mirëpo Bebe Rexha është teksteshkruese edhe e gjashtë hiteve të tjera. Ajo i ka ndihmuar reperes Iggy Azalea dhe yllit Selena Gomez dhe shumë këngëtarëve të tjerë.


Panoramë

e enjte, 11 gusht 2016

Ndahet nga jeta aktori i njohur Demir Hyskja

Erand Hoxha mund të jetë një emër jo shumë i njohur, por ka diçka që ka tërhequr vëmendjen e producentëve të serisë së tetë të filmit aksion Fast and Furious. Përveç personazheve tashmë të njohura nga publiku, pjesë e kastit të këtij viti është edhe aktori shqiptar Erand Hoxha. 29 vjeçari i kontaktuar nga InTv ka zbuluar se regjisori i ka besuar rolin e një garuesi, në garat e shpejtësisë që do të zhvillohen gjatë filmit. Xhirimet e kësaj pjesa janë bërë në Reykjahlio të Islandës, në liqenin e ngrirë siç shihet edhe nga fotot. “Si fillim për këtë rol kam aplikuar online në faqen e IMDB Pro, më pas kompania Universal është kujdesur që të më kontaktojnë personalisht dhe më ka kërkuar detaje të tjera, kryesisht të pamjes. Ata kishin nevojë për një profil të keq, një personazh i keq, dhe mesa duket fytyra ime i është përshtatur rolit që kërkohej.” – ka thënë ai. Fast 8 pritet të shfaqet për herë të parë në sallat e kinemave amerikane më 14 prill 2017. Deri atëherë na mbetët të presim për të parë debutimin e aktorit shqiptar.

21

KOH Javore A KOHA

Ndahet nga jeta aktori i njohur në kinematografinë shqiptare Demir Hyskja. Lajmi konfirmohet nga familjarët e tij në Elbasan. Aktori 79-vjeçar ndërroi jetë pasi prej disa kohësh ishte shtruar në spital dhe ndodhej në gjendje të rëndë. Demir Hyskja lindi në 1 janar 1937 në qytetin e Elbasanit. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistikë dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

Aktori Shqiptar në “Fast and Furious 8”


22

Mozaik

e enjte, 11 gusht 2016

Javore KOHA

Në Bjeshkën e Koritës u mbajt manifestimi tradicional “Logu i Bjesh

Argëtim dhe aventu ajrit të freskët dhe

Ky manifestim tradicional ka si synim kryesor promovimin e etnokulturës, folkor së avancuar, në mënyrë që thesari i pasur kulturor e kombëtarë të ruhet e të ava Koritë- Manifestimi kulturor-zbavitës e tradicional “Logu i Bjeshkëve- Miss Bjeshka 2016” është mbajtur edhe këtë vit në bjeshkën e largët të Koritës në prani të një numri të konsiderueshëm pjesëmarrësish. Ky eveniment tradicional tubon çdo vit numër të madh mysafirësh nga vendi por edhe nga diaspora shqiptare të cilët me bashkëvendas dhe bashkëatdhetarë të

tyre bisedojnë dhe argëtohen së bashku për disa orë mes ajrit të pastër dhe natyrës së bukur të kësaj zone. Ky eveniment organizohet me rastin e festës së bjeshkatarëve “Shën Shtjefnit”, i cili çdo vit ka karaker garues, me përjashtim të sivjetshëm i cili ka patur karakter revial, jo garues. Tashmë në mënyrë tradicionale me rastin e organizimit të manifestimit në fjalë celebrohet mesha shenjte e cila edhe

këtë vit u udhëhoq nga disa meshtarë. Ky manifestim tradicional i ka rrënjët që në kohëra të hershme por si evenimet publik është shënuar qe 13 vjet me radhë nga “SHKA Besa” e cila ka qenë promovuese e bukurisës së bukorosheve të bjeshkës të cilat përpara publikut janë shfaqur me kostumografi tradicionale shqiptare të zonës së Malësisë. Në prononcimin për “Koha Javore” ud-


Mozaik

e enjte, 11 gusht 2016

23

Javore KOHA

hkëve”

urë njëditore mes natyrës së bukur

rit dhe veshjeve tradicionale kombëtare në këtë kohë të tekonolgjisë ancohet për t’ua transmetuar atë brezave pasardhës hëheqësi artistik i SHKA “Besa” Z. Shtjefën Ujkaj u shpreh se gjatë këtyre viteve bjeshka e Koritës është shndërruar në një vendtakim të dashur dhe të preferuar për vendas dhe të ardhur nga mërgata shqiptare ku kanditatet për miss kanë qënë të shumta. “Viteve të fundit vërehet një rënie e interesimit për këtë konkurs bukurie dhe kjo vjen si pasojë e asaj se të rejat sot nuk

janë më përtace sesa në të kaluarën kur është në pytje veshja e xhubletës duke patur parasysh nxehtësinë e vapës së verës. Këtë vit nuk ka qenë i karakterit garues edhe pse tri bukuroshet që morën pjesë, ishin vërtetë për çdo lavdatë”, theksoi Ujkaj. Gjatë këtij manifestimi, të pranishmit me disa këngë dhe valle i kanë argëtuar anëtarët e SHKA “Besa” si dhe këngëtarë

të tjerë vendas dhe të ardhur nga diaspora. Ky manifestim tradicional ka si synim kryesor promovimin e etnokulturës, folkorit dhe veshjeve tradicionale kombëtare në këtë kohë të tekonolgjisë së avancuar, në mënyrë që thesari i pasur kulturor e kombëtar të ruhet e të avancohet për t’ua transmetuar atë brezave pasardhës. t.u.


24

Mozaik

e enjte, 11 gusht 2016

Javore A KOHA KOH

Në Vuthaj u mbajt festivali folklorik kombëtar “Kënga dhe vallja sh

I bashkoi këng

Në kuadër të manifestimit tradicional “Mirësevini në Alpet Shqiptare” Vutha Karajfilit” Plavë-Guci, Shoqatës “Alpet Shqiptare” dhe Trupës artistike “Zër Kombit Shqiptar, në fshatin Vuthaj të Komunës së Gucisë është mbajtur Festi Plavë-Guci, i cili ka zgjatur 4 ditë prej 29 korrik deri më 1 gusht Në të kanë marrë pjesë ansamble, shoqëri kulturore-artistike, grupe rapsodike e muzikore nga qytetet e ndryshme të trojeve shqiptare: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, të cilët me programet e veta të zhanreve të ndryshme muzikore u janë prezantuar në mënyrë të denjë të pranishmëve në hapësirën e bregut të djathtë të lumit Gërla, në lagjen Gjonbalaj të këtij vendbanimi piktoresk, e përballë Alpeve shqiptare në nënqiellin e hapur. Qëllimi i festivalit në fjalë ka qenë shpalosja e vlerave, kultura, tradita dhe kostumografia e trevave të ndryshme shqiptare. Paralajmërim dhe uverturë e Festivalit folklorik kombëtar “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon” ka qenë ekspozita e përbashkët e 23 pikturave të katër piktorëve të rinj nga Korça, Bujanoci, Skenderajt dhe Drenasi, Olgert Rakipllari, Rema Shabani, Leoneta Abdyli dhe Visar Sylaj e cila ka qenë e hapur gjatë katër ditëve sa ka zgjatur Festivali. Dy drejtueset e programit të festivalit, moderatoret Arbërore dhe Rilinda Gjonbalaj, në fjalët e tyre përshëndetëse të pranishmëve ju drejtuan: “Të nderuar pjesëmarrës, miq, mysafirë, të ftuar dhe gjithë ju të pranishëm, ju përshëndesim dhe ju urojmë mirë se keni ardhur në këtë eveniment kaq të rëndësishëm kulturor-artistik, i cili mbahet për herë të parë në trevën e Plavë-Gucisë, Festivali mbarë kombëtar “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon”. Plava dhe Gucia për fatin e tyre të keq janë ndër trevat që mbetën jashtë kufijve etnikë. Shumë dallgë dhe stuhi kaluan

mbi to të plagosura rëndë mbi shtratin e vdekjes, rënkonin, por asnjëherë nuk vdiqën. Në saje të ‘fuqisë së karakterit’ ky popull vital i lidhur me kujtimet dhe zakonet kombëtare, gjithnjë vetëmbrojtës në veprimtarinë e tij e përballoi sfidën dhe i bëri ballë përfytyrimit duke shpëtuar gjuhën e vet kombëtare nga zhdukja”. Para se të fillojnë prezantimin e programit të begatë dhe të larmishëm të mysafirëve pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare dhe të SHKA-së nikoqire, moderatoret Arbërore dhe Rilinda Gjonbalaj në mënyrë dinjitoze recituan tekstin e Kushtrimit me titull “Testament Arbëror” nga i cili po shkëpusim ca nga vargjet e para: “Mirë se ju gjejmë Plavë-Guci, këtu e ka folenë

shqiponja, brez pas brezi n’histori, je legjendë për trojet tona. Plavë-Guci shumë je hijeshue, syni i kaltër ta stolis bjeshkën, n’sofrën tande që e ke shtrue, na ke mbledhë si zgjoji bletën”. Festivalin e ka shpallur të hapur organizatori dhe veprimtari i Shoqatës “Alpet Shqiptare”, Tahir Gjonbalaj, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe mysafirëve pjesëmarrës u dëshiroi mirëseardhje dhe prezantim të suksesshëm. Programi i festivalit filloi me poezinë “Mos më thirr me tjetër emër” i recituar nga Agron Gjonbalaj me tekstin e Skënder Hasangjekaj. SHKA “Jehona e Kelmendit” nga Komuna e Kelmendit, e para u prezantua me këngë dhe valle autoktone burimore


Mozaik

e enjte, 11 gusht 2016

25

KOH Javore A KOHA

hqipe na bashkon”

ga dhe vallja

aj 2016, në organizim të Shoqërisë Kulturore Artistike “Maja e ri i Rinisë” Komoran dhe në bashkëpunim me Unionin Artistik të ivali folklorik kombëtar “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon”

nga repertuari i vet i begatë, këngët dhe vallet e lozura dhe të interpretuara nga anëtarët e saj, e në veçanti kënga e lahutarit të mirënjohur Jonuz Delaj, u përcollën me vëmendje dhe u përshëndetën me duartrokitje të shpeshta. Madhështinë e festivalit, me pjesëmarrjen e vet, ia shtoi Ansambli folklorik burimor “Vaqe Zela” nga Lushnja me ekzekutimin dhe interpretimin e këngëve dhe valleve nga opusi i gjerë i vet. Në ditën e parë të festivalit, me vëmendje dhe përkushtim, u përcoll dhe përshëndet programi i begatë i SHKA “Ardhmëria” nga Gjakova nën koreografinë e Egzon Ademaj. Programin e shfaqur dhe prezantuar në festivalin katërditor e përcolli dhe e vlerësoi

juria shtatë anëtarëshe: Azgan Hakja, koreograf, Dibran Fylli, regjisor, Asllan Qyqalla, profesor, Hasnije Kukaj-Gjonbalaj, profesor, Mirjeta Gjonbalaj, udhëheqëse artistike, Ramiz Gjonbalaj, veprimtar i Fondacionit “Plavë-Guci” në Nju Jork dhe Agim Rugova, anëtar i fondacionit në fjalë, i cili në natën finale ndau çmimet dhe shpalli fituesin e Festivalit. Me monologun “Trojet tona” i përgatitur nga regjisori Dibran Fylli, ka filluar dita e dytë e Festivalit, kurse programi u hap me poezinë “Kërkon shqipja bijtë e humbur” të recituar nga Rreze Gjonbalaj, e pastaj me programet e veta u paraqitën SHKA “Jonuz Ramadani” nga Vitija, Qendra Kulturore e Fëmijëve nga Hasi, dhe Grupi Raspodik i Hamdi Dekajt nga Burimi, Ansambli “Naim Frashëri” nga Bardhi i Madh, paraqitja dhe prezantimi i anëtarëve të tyre u përcoll me vëmendje dhe u përshëndet me duartrokitje të pandërprera frenetike. Para dashamirësve të këngës dhe valles shqiptare, në ditën e tretë të festivalit, me programet e veta, në mënyrë të denjë, u paraqitën: SHKA “Shpëtimi” nga Medvegja, Trupa Artistike “Zëri i Rinisë” nga Komorani, Grupi Çam i Konospolit, SHKA “Rrapsha Drume” e Hotit, dhe Grupi i këngëve dhe valleve “Dardania” nga Tropoja, interpretuesit e të cilëve lanë mbresa të mëdha ndër të pranishmit. Me vallen “Vallja e Boronicave” u prezantua edhe SHKA nikoqire “Maja e Karajfilit”, në koreografi të Deli Metaliajt, muzika Skënder Dërzhlani. Në natën finale të festivalit, më 1 gusht, kur edhe u mbajt manifestimi tradicio-

nal “Mirësevini në Alpet Shqiptare”, në kuadër të të cilit edhe u organizua festivali, juria shtatë antarëshe, e cila gjatë tërë kohës sa zgjati ai, me vëmendje dhe përkushtim përcolli, dëgjoi dhe shikoi programin e shfaqur, ndau ca çmime: Çmimin e parë për rapsodin më të mirë e fituan dy artistët tropojanë, babë e djalë, Brahim dhe Eduart Muça; çmimi i dytë i tako SHKA-së nikoqire “Maja e Karajfilit”; kurse çmimin e tretë e fitoi Grupi Çam i Konospolit; Veteran të festivalit, juria shpalli rapsodin Jonuz Delaj; Çmimi veshja më e mirë autentike u shpall ajo e SHKA-së “Rrapsha”. Me epitetin Ansambli më i kompletuar u shpall SHKA “Jonuz Ramadani nga Vitia; Instrumentisti më i mirë u vlerësua Alredi Ngjeçi; Vallja më e mirë u shpall vallja “Vetëflijimi” i SHKA “Zëri i Rinisë” nga Komorani; dhe Çmimi i publikut i takoi SHKA “Ardhmëria” nga Gjakova. Pjesëmarrësve të dalluar të festivalit, juria u ndau edhe ca çertifikata mirënjohjeje e falënderimi, ndër të cilët veçohet RTSH me një ekip vërtetë profesionist, gazeta “Nacional”, TV-1 Chanel, Shkodër, etj. Festivali folklorik kombëtar “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon” i mbajtur në Vuthaj të Komunës së Gucisë, padyshim ka arritur qëllimin e paraparë duke i bashkuar dhe akomoduar shqiptarët artdashës nga të gjitha trevat ku ata jetojnë dhe veprojnë, dhe njëkohësisht ngjalli ndjenjat patriotike e kombëtare ndër të pranishmit në nënqiellin e hapur rrëzë Alpeve shqiptare. Shaban Hasangjekaj


26

Mozaik

e enjte, 11 gusht 2016

Javore A KOHA KOH

Parlamenti i Malit të Zi

Statusi i Komunës së Malësisë mbetet i pazgjidhur

Në seancën e fundit të Parlamentit të Malit të Zi nuk gjeti mbështetje nisma e deputetëve shqiptarë për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi organizimin territorial, i cili parashikonte që edhe Malësia me qendrën në Tuz, të fitojë statusin e komunës së plotë si të gjitha komunat e tjera në vend. Realizimi i këtij objektivi ishte kërkesë e vazhdueshme e partive politike shqiptare, por që asnjëherë nuk gjeti mbështetje nga Qeveria e Malit të Zi. Si pasojë, Tuzi me shumicë shqiptare, mbetet komunë urbane në kuadër të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës Ligji aktual për vetëqeverisjen lokale, komunën e Tuzit në Malësi e ka lënë si komunë në kuadër të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës. Ky ligj cilësohet si i papranueshëm dhe diskriminues për komunitetin shqiptar në këtë vend. Për këtë arsye, këto ditë deputetët

shqiptarë paraqitën propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për organizimin territorial, duke kërkuar që Tuzi të fitojë statusin e komunës së plotë si të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi. Deputeti Genci Nimanbegu theksoi se statusi i Komunës së Tuzit është tejet i

rëndësishëm për të ardhmen e këtij rajoni. “Neve e kemi ngritur këtë çështje në Parlament pasi statusi i Komunës së Tuzit është objektiv i programeve tona. Me këtë nismë kemi dashur të tregojmë se partitë politike shqiptare janë të dakorduara rreth sta-


Mozaik

tusit të komunës. KKSH edhe në vitin 2012 ka debatuar për çështjen e statusit të Komunës ku njëzëri u vendos që synimi kryesor duhet të mbetet zgjdhja përfundimtare e statusit të Komunës së Tuzit në Malësi.”-tha Nimanbegu. Kryetari i Iniciativës Qytetare, Vasel Sinishtaj, mendon se qëndrimi i deputetëve shqiptarë ishte i luhatshëm në momentin kur Qeveria e Malit të Zi e kishte nevojën e tyre. “Nuk e kam kuptuar pozicionimin e deputetëve shqiptarë me këtë rast ngase kohë më parë i dhanë votëbesimin qeverisë malazeze edhe pse deklaronin se nuk janë

27

KOH Javore A KOHA

“Nuk e kam kuptuar pozicionimin e deputetëve shqiptarë me këtë rast ngase kohë më parë i dhanë votëbesimin qeverisë malazeze edhe pse deklaronin se nuk janë pjesë e qeverisë.”Z. Sinishtaj vë në dukje se kjo ndodhi pa asnjë lloj kushtëzimi edhe pse ishte momenti historik për t’i kushtëzuar dhe detyruar që t’i realizojnë disa të drejta të shqiptarëve në Mal të Zi

pjesë e qeverisë.”Z. Sinishtaj vë në dukje se kjo ndodhi pa asnjë lloj kushtëzimi edhe pse ishte momenti historik për t’i kushtëzuar dhe detyruar që t’i realizojnë disa të drejta të shqiptarëve në Mal të Zi. Ndërkaq, deputetët e PDS të kryeministrit Gjukanoviq, por edhe deputetët shqiptarë nga radhët e kësaj partie vlerësojnë se statusi aktual i Komunës së Tuzit është më i mirë se çdo status tjetër. Deputeti Halil Dukoviqi tha se “nisma e deputetëve shqiptarë nuk ka kaluar pasi dihet se në dhjetor të vitit të kaluar u miratua ligji që Komuna e Tuzit bëhet jo si të gjitha ko-

Deputeti Halil Dukoviqi tha se “nisma e deputetëve shqiptarë nuk ka kaluar pasi dihet se në dhjetor të vitit të kaluar u miratua ligji që Komuna e Tuzit bëhet jo si të gjitha komunat tjera në Mal të Zi, por edhe më shumë sepse kemi buxhetin operativ që na e siguron kryeqyteti dhe që e bën komunën funksionale duke përfshirë rrogat dhe të gjitha shpenzimet tjera dhe mbetet e drejta e veçantë për të votuar dy herë si për Komunën e Tuzit ashtu edhe për zgjedhjen e lokale të Podgoricës”

Foto: V. Dresheviq

“Neve e kemi ngritur këtë çështje në Parlament pasi statusi i Komunës së Tuzit është objektiv i programeve tona. Me këtë nismë kemi dashur ti tregojmë se partitë politike shqiptare janë të dakorduara rreth statusit të komunës. KKSH edhe në vitin 2012 ka debatuar për çështjes e statusit të Komunës ku njëzëri u vendos që synimi kryesor duhet të mbetet zgjdhja përfundimtare e statusit të Komunës së Tuzit në Malësi.”-tha Nimanbegu

e enjte, 11 gusht 2016

munat e tjera në Mal të Zi, por edhe më shumë sepse kemi buxhetin operativ që na e siguron kryeqyteti dhe që e bën komunën funksionale duke përfshirë rrogat dhe të gjitha shpenzimet e tjera dhe mbetet e drejta e veçantë për të votuar dy herë si për Komunën e Tuzit ashtu edhe për zgjedhjet lokale të Podgoricës”. Statusi i Komunës së Tuzit është një kërkesë e kahmotshme e partive politike shqiptare, kurse në prag të zgjedhjeve parlamentare u është premtuar disa herë realizimi i kësaj të drejte si nga Qeveria ashtu edhe nga kryeministri M. Gjukanoviq.


28

Mozaik

e enjte, 11 gusht 2016

Javore KOHA

U hap edicioni i 16-të i Panairit të Librit në Ulqin

Më pak botues dhe tituj të rinj Për dallim nga vitet e kaluara, në edicionin e sivjetshëm të Panairit të Librit nuk ka të ftuar të posaçëm, qoftë nga radhët e shkrimtarëve apo të politikës, siç ka pasur vitin e kaluar apo në edicionet e mëhershme. Po ashtu nuk është paralajmëruar se në kuadër të Panairit të Librit do të organizohen takime me shkrimtarë Pa ndonjë ceremoni të veçantë dhe në prani të një numri të vogël të publikut, të martën mbrëma në shëtitoren në Ranë u hap edicioni i 16-të i Panairit të Librit në Ulqin. Panairin e ka hapur drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, mr. Fuad Haxhibeti, i cili në fjalën përshëndetës ka folur mbi rëndësinë që ka kjo veprimtari kultorore me traditë për Ulqinin dhe ofertën turistike gjatë sezonit veror. “Siç është libri për njeriun, edhe përfaqësuesit të cilët marrin pjesë këtë vit në stendat në këtë panair janë njerëzit më dinjitozë të cilët çdo vit vizitojnë dhe paraqesin një ofertë të re të librit dhe shtypit, qoftë shqiptar apo ndërkombëtar”, ka thënë ai. Në Panair marrin pjesë botues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Në mesin e botuesve janë edhe Asociacioni “Ulqini” dhe Shoqata e Artistëve

dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini. Këtë vit numri i botuesve dhe i titujve të prezantuar është më i vogël. Menaxheri i botimeve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Nevin Demneri, thotë se ata marrin pjesë pothuajse rregullisht në Panairin e Ulqinit. Ai e vlerëson organizimin, ndërsa tregon se në panairin e sivjetshëm kanë prezantuar 15 botime të reja, krahas botimeve të mëhershme. Arbër Rrahmani nga Shtëpia Botuese “Faik Konica” – Prishtinë nuk vëren ndonjë dallim nga edicionet e viteve të kaluara të Panairit. “Ne si shtëpi botuese jemi prezantuar me titujt më të rinj të nxjerrë gjatë kësaj periudhe. Mirëpo kemi edhe shumë tituj që janë botuar më herët, por e dimë që paraqesin interes për lexuesit këtu në Ulqin”, shprehet ai, duke vlerësuar se në natën e parë shihet një interesim i madh i lexuesve për librin.

Asociacioni “Ulqini” në këtë edicion të Panairit ka prezantuar tre tituj të rinj. “Nëse e shikojmë nga ana e botuesve, është një numër pak më i vogël i pjesëmarrësve. Mirëpo shitja është e kënaqëshme. Besoj se edhe botuesit e tjerë janë të kënaqur”, thotë Gazmend Çitaku, pronar i Asociacionit “Ulqini”. Për dallim nga vitet e kaluara, në edicionin e sivjetshëm të Panairit të Librit nuk ka të ftuar të posaçëm, qoftë nga radhët e shkrimtarëve apo të politikës, siç ka pasur vitin e kaluar apo edicionet e mëhershme. Po ashtu nuk është paralajmëruar se në kuadër të Panairit të Librit do të organizohen takime me shkrimtarë. Panairi i Librit organizohet nga Qendra e Kulturës - Ulqin, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe Organizatës Turistike të Ulqinit. Ai do të qëndrojë i hapur deri më 14 gusht. i.k.


Mozaik

e enjte, 11 gusht 2016

29

KOH Javore A KOHA

Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” organizoi panairin e IV ndërkombëtar

Larmishmëri e prodhimeve artizanale dhe artistike Ulqin- Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” ka organizuar nga data 3 deri më 6 gusht Panairin e IV Ndërkombëtarë “Globus Art 2016” i cili është zhvilluar në shëtitoren e plazhit të vogël në Ulqin. Në këtë edicion kanë marrë pjesë 107 artizanë dhe artistë të arteve pamore nga Rajoni, Ballkani dhe më gjerë të cilët gjatë tre netëve kanë shpalosur kreativitetin e tyre artistik dhe mjeshtëror përpara mijëra kalimtarëve që përshkuan këtë shesh. Ky panair për nga numri i vizitorëve, sipas kryetarit të shoqatës, Ramiz Hajdari, ka qenë panairi më i vizituar i vitit duke marrë parasysh se është mbajtur në vendin me fluksin më të lartë të vizitorëve në Ulqin. Ky panair ka sjellur për vizitorët një larmishmëri të punimeve artizanale

të punuara me kujdes nga mjeshtër të kujdesshëm. Ato që menjëherë binin në sy në këtë panair, ishin kostumet tradicionele kombëtare (Çakshir dhe Xhubleta) të cilat vezullonin shkëlqim nga çdo detaj që e përbënin, të punuara mjeshtërisht nga artizanja nga Shkodra Andriana Handraj e cila për Koha Javore u shpreh se interesimi për këtë veshje tradicionale, fatmirësisht ekziston ende. “Unë prezantoj veshjen tradicionale shqiptare të të gjitha zonave dhe për punimet e mia shoqata “Globus Art” më ka nderuar me çmimin e mirënjohjes. Interesimi për këto punime është i lartë sidomos nga vizitorët të cilët vinë nga diaspora të cilët e kërkojnë dhe e blejnë më shumë sesa vendasit”, theksoi për “Koha Javore “, Andriana Handraj nga Shkodra.

Ndërkohë kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Artizanëve Globus Art Ramiz Hajdari shprehu kënaqësi për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij panairi duke thënë se interesimi ka qenë i lartë dhe organizimi në nivelin e duhur. “Falënderoj Komunën e Ulqinit, Organizatën Turistike të Ulqinit dhe Biznes Klubin “Ana e Malit” për mbështetjen e tyre financiare dhe për organizimin e këtij panairi. Mirënjohje dhe falënderim shkon dhe për shoqatën e artizanëve nga Serbia “Zena za Sva Vremena” me kryetare të saj Dragana Stojanoviq dhe për koordinatoren për Shqipërinë Anastasia Bistri”, theksoi Hajdari. Panairët e rardhës të kësaj shoqate do të mbahen në Durrës, Sarandë, Shëngjin, etj. t.u.


30

Mozaik

e enjte, 11 gusht 2016

Javore KOHA

Agjencia Turke “TIKA” dhuron aparatin ultratingull me vlerë 20 mijë euro për Shtëpinë e Shëndetit në Tuz

Donacion me vlerë dhe i domosdoshëm për popullatën vendase Tuz- Shtëpia e shëndetit në Tuz është pajisur me një aparaturë të ultratingullit e cila do të shërbejë në këtë institucion për inçizime të natyrës gjinekologjike për vajza dhe gra të cilat deri më tani këto shërbime i kanë kryer në qendrën spitalore në Podgoricë. Aparatura në fjalë me vlerë prej 20mijë euro është instaluar në ambientet e Shtëpisës së shëndetit në Tuz, e cila ka përmbushuar dukshëm zbrazëtirën që ka ekzistuar në këtë institucion në mungesë të një aparature të tillë dhe bashkëkohore dhe është donacion i agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim ndërkombëtar- “TIKA”. Në ceremoninë e përurimit, të pranishëm kanë qenë ambasadori i Turqisë në Mal të Zi Serhad Galip, koordinatori i përgjithshëm i agjencisë TIKA për Malin e Zi Mustafa Yazici, drejtori i shtëpisë së shëndetit në Podgoricë Dr. Nebojsha Kavariq dhe kryetari i Kumunës urbane të Tuzit Abedin Axhoviq si dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë në Mal të Zi. Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi Ser-

had Galip ka thënë se Turqia përkushtohet që të jetë prezente në çdo cep të Malit të Zi. “Agjencia “TIKA” bën përpjekje që të mbështesë projekte në fushën e arsimimit, bujqësisë, shëndetësisë dhe në fusha të tjera. Shpresoj se ky donacion do të jetë i vlefshëm si për banorët e zonës së Tuzit ashtu edhe ata të Podgoricës”, ka theksuar ndër të tjera Galip. Në të njëjtën kohë, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Podgoricë Dr. Nebojsha Kavariq ka shprehur kënaqësi dhe mirënjohje që agjencia turke TIKA ka njohur rëndësinë e investimit në sistemin e shëndetësisë duke thënë se ky donacion tregon më së miri humanitetin dhe shpreh nevojën që të ndihmohen qytetarët në diagnostifikimin e hershëm dhe në shërimin efikas. Ndërkaq kryetari i Komunës urbane të Tuzit Dr. Abedin Axhoviq për “Koha Javore” u shpreh se ky donacion është i mirëpritur dhe më se i domosdoshëm pasi një aparaturë e tillë e munguar prej vitesh në këtë shtëpi të shëndetit, me vendosjen e të cilit, sipas tij, janë

përmbushur dukshëm kushtet për pacientetët që kanë nevojë për shërbime të tilla. “Me këtë aparaturë ambulanca në Tuz ka përfitur shumë, duke qenë se ëshë përmbushur një zbrazëtirë dhe një nevojë e domosdoshme për pacientët e kësaj zone qe tani e tutje nuk do të kenë nevojë të shkojnë në kryeqytet për ta kryer këtë sherbim. KU e Tuzit nuk do të ndalojë këtu por do të aplikojë edhe për projkete të tjera të kësaj natyre pasi avancimi i sistemit shëndetësor në këtë trevë është një prioritet për mua”, u shpreh Axhoviq. Ai më tej shtoi se kjo komunë do të bëjë përpjekje dhe më tutje për mundësimin e kushteve më të mira dhe më efikase për këtë shtëpi shëndeti duke premtuar se do të aplikojë dhe për projekte të tjera tek donatorë të huaj me synim që të sigurohet dhe një aparat Rengen i cili i mungon kësaj ambulance. Në Shtëpinë e Shëndetit në Tuz janë të regjistruar afro 6 mijë pacient të rritur dhe 2 mijë fëmijë kurse çdo ditë kryhen t.u. edhe deri në 200 inçizime.


Sport

e enjte, 11 gusht 2016

31

KOH Javore A KOHA

Sportfair.it

Nga lufta, te medalja olimpike Olimpiada e Rios po dhuron emocione dhe histori të ndryshme. Prej tyre, njëra prej më të veçantave është ajo e Majlinda Kelmendit, xhudistes kosovare që ia solli medaljen e artë vendit të saj, Kosovës. Asgjë e pazakontë, sportistët fitojnë për vete dhe për vendin që e përfaqësojnë, por në këtë rast, vendi që po flasim është Kosova, shkruan uebfaqja italiane “sportfair.it”, e cila ia ka kushtuar një shkrim interesant kampiones botërore dhe evropiane. Ndër vite, në vendet e ish-Jugosllavisë, lufta ka qenë protagoniste: në vitin 1995, pas luftës në Bosnje e Hercegovinë, një pjesë e shqiptarëve vendosën të shkojnë në Kosovë, për t’iu bashkuar UÇK-së. Pas disa vitesh, të kaluar në mes luftës dhe dhunës i d e o l o g j i k e, në vitin 2008 Kosova ia doli ta shpall Pavarësinë, duke e bërë edhe flamurin dhe himnin e saj. Në vitin 2014, ky vend i ri hyri në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, duke iu bashkuar vendeve që do të ishin pjesë e Olimpiadës së Rios. Një arritje historike, e kurorëzuar me një

medalje të artë të jashtëzakonshme në xhudo, e fituar nga Majlinda Kelmendi, e cila në finale e mundi italianen Odette Giuffrida, pikërisht në pjesëmarrjen e parë të vendit të saj në Olimpiadë. Kelmendi, e cila e mbajti flamurin e Kosovës gjatë ceremonisë hapëse të “Rio 2016”, ka shpërthyer në lot gëzimi dhe çlirimi, kur e fitoi medaljen më të rëndësishme që mund ta shijojë një sportist. “E kisha ëndërruar gjatë këtë moment, duke refuzuar shumë oferta milionëshe nga vendet që dëshironin që unë t’i përfaqësoja në Olimpiadë. Mirëpo, të gjithë milionat e botës nuk do të ishin të mjaftueshëm për të më bërë të ndihem siç ndihem sot”, ka thënë 25 vjeçarja pasi e fitoi medaljen e artë në Brazil. Kelmendi kështu është futur në histori të sportit kosovar, mbi të gjitha në atë të kësaj Olim-

piade, e cila ditë pas dite po dhuron histori gjithnjë e më të bukura. “Xhudistja Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë olimpike në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në Olimpiadë, duke e shkruar historinë e një vendi që është përshkuar nga lufta dhe dhuna”, ka përfunduar shkrimi i mediumit italian. Kosova po merr pjesë në Olimpiadë me tetë garues. Krahas Majlindës, “Rio 2016” po e shijojnë edhe xhudistja tjetër, Nora Gjakova, notarët Lum Zhaveli e Rita Zeqiri, atletët Musa Hajdari e Vijona Kryeziu, çiklisti Qëndrim Guri dhe shenjëtarja, Urata Rama. Pesë prej tyre deri tash e kanë riencën mbyllur ekspeolimpike, ndërsa tre të tjerë, Zhaveli, Hajdari e Kryeziu, do ta nisin aventurën e tyre në ditët në vazhdim. Ata kanë pak gjasa për medalje, pasi kanë shkuar në Brazil me ftesa, por Kosova e ka mbyllur misionin me sukses, falë sportistes më të madhe të saj, Majlinda Kelmendi, e cila do të pritet në vendlindje si heroinë të dielën.



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.