Mozaik
hedhjen e gurit. Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” ka për qëllim ruajtjen e vlerave tradicionale dhe promovimin e turizmit të Anës së Malit. I ideuar në fillim si një veprimtari ku para së gjithash do të bashkohen
e enjte, 26 maj 2016
31
KOH Javore A KOHA
qytetarët e trevës së Anës së Malit dhe të trevave të tjera, „Pranvera në Anë të Malit“ është shndërruar tashmë në një veprimtari prestigjioze, ku kanë marrë pjesë shumë artistë shqiptarë me famë, duke i tejkaluar kufijtë e një manifestimi
me karakter lokal. Ndërkaq vendosja e Shasit në qendër të këtij manifestimi ka bërë që të rikthehet vëmendja te ky qytet i lashtë, duke e promovuar atë si një qendër të zhvillimit të turizmit historik dhe kulturor. i.k.