Koha 1055

Page 1

Jakov Millatoviq, President i ri i Malit të Zi Krijimtaria gojore - poezia e popullit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 6 prill 2023 Viti XXll Numër 1055 Çmimi 0,50 Shqiptarët, viktima të agjitatorëve
ndryshëm

Aktivitete të shumta me moton “Sepse e duam Ulqinin”

Edhe njëherë për prapashtesat sllave në mbiemrat e shqiptarëve

Mjeshtëria e artit fotografik dhe skenografisë së Marubëve

Dy Dritanat anamalas, në dritën e amshimit dhe lavdisë

KOHA Javore

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.

Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani

Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)

Ismet Kallaba (aktualitete, sport),

Toni Ujkaj (kulturë)

Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)

Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi

Telefon: 020/240-659

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2 KOHA
PËRMBAJTJE
Javore
6 14 20 22 E ENJTE, 6 PRILL 2023
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE
mos vrapojmë vetëm për bukën e përditshme, për famë e pasuri, por për të qenë
L
pasuri kombëtare me interes për folklorin tonë
punimet në rikonstruktimin e rrugës kryesore të qytetit në vlerë 968 mijë euro 24 26 28 29 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 6 PRILL 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi
Kultura
Një
Filluan

Jakov Millatoviq, President i ri i Malit të Zi

Kandidati i Lëvizjes “Evropa tani”, Jakov Millatoviq, do të jetë presidenti i ri i Malit të Zi pasi që ka fituar bindshëm kundër presidentit aktual Millo Gjukanoviq, kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve, në raundin e dytë të zgjedhjeve që është mbajtur të dielën. Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Millatoviq ka fituar 221 592 vota apo 58.9 për qind, kurse Gjukanoviq 154 769 apo 41.1 për qind. Pra, Millatoviq ka fituar 66 823 vota më shumë se Gjukanoviq. Nga 542 154 qytetarë me të drejtë vote, në raundin e dytë kanë votuar gjithsej 380 281 votues (prej të cilave 376 361 kanë qenë të vlefshme) apo 70.14 për qind. Millatoviq ka fituar më shumë vota në 17 komuna, kurse Gjukanoviq ka fituar në tetë komuna (Cetinë, Guci,

Petnjicë, Plavë, Rozhajë, Tivar, Tuz dhe Ulqin), pra në përgjithësi në ato komuna ku jetojnë pjesëtarët e pakicave.

Pas shpalljes së rezultateve, Millatoviq ka deklaruar se e ka pritur fitoren, por se është jashtëzakonisht i kënaqur sepse ajo ka qenë bindëse. “Qytetarët e kanë shënuar historinë, sepse Mali i Zi për të parën herë në pluralizëm ka fituar presidentin i cili nuk është nga Partia Demokratike e Socialistëve”, ka theksuar ai.

Presidenti i ardhshëm i Malit të Zi ka premtuar se gjatë mandatit të tij Mali i Zi do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Presidenti aktual i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, e ka pranuar humbjen dhe e ka uruar Millatoviqin për fitoren. Presidenti i ardhshëm Jakov Millatoviq ka marrë urime për fitoren nga Presidenti i Serbisë, Alek-

sandar Vuçiq, kryesuesja e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, kryeipeshkvi i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi, Joanikije Miqoviq, si dhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian – Sharl Mishel, kryetar i Këshillit Evropian, Oliver Varhelyi, Komisioner i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Ambasada e ShBA-së dhe Britanisë së Madhe në Malin e Zi etj. Mandati i Presidentit të Malit të Zi zgjat pesë vjet. Millatoviq do ta marrë detyrën më 21 maj të këtij viti. Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale në Malin e Zi që prej shpalljes së Pavarësisë në vitin 2006 dhe zgjedhjet e teta në periudhën e pluralizmit politik. Të gjithë presidentët deri tani kanë qenë nga Partia Demokratike e Socilistëve, e cila ka dominuar skenën politike në Malin e Zi për rreth 30 vite. i. k.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 6 PRILL 2023
Të dielën është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi

Emëroi Nik Gjeloshajn për kryetar të Komunës së Tuzit

Tuz- Në seancën e dytë të përbërjes së re të Kuvendit të Komunës së Tuzit, e cila u mbajt të mërkurën (29 mars 2023), u emërua për kryetar të Komunës në mandatin katërvjeçar (2023-2027),kryetari i deritanishëm i Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj. Gjeloshaj mori plot njëzetë vota të Forumit Shqiptar: Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit Nacional Shqiptar, të Shtjefën Camajt nga Demokratët dhe të Adnan Pepiqit nga Partia Boshnjake. Opozita, përkatësisht koalicioni “Rrugës së drejtë” ishte i përmbajtur. Me të zgjedhur në krye të Komunës së Tuzit dhe pas betimit solemn, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, duke bërë një prezantim retrospektiv të veprimtarisë së Komunës së Tuzit gjatë mandatit të kaluar, dhe

duke falënderuar votuesit që i dhanë mundësinë të riudhëheqë administratën lokale, u zotua se edhe në periudhën e ardhshme do të japë kontributin e tij të parezervë në zhvillimin dhe progresin e vendit në çdo fushë. “Planifikojmë që, në bashkëpunim me qytetarët, administratën dhe ekipin që do të formojmë, të punojmë me kapacitet të plotë për zhvillimin dhe prosperitetin e gjithanshëm të vendit tonë. Mandati 2023-2027, le të jetë periudhë e prospetitetit dhe i projekteve të mëdha të realizuara të nivelit më të lartë zhvillimor, dhe ketë mund të bëjmë vetëm së bashku”, u shpreh Gjeloshaj.

Ai ndër të tjera shprehu falënderim ndaj krerëve më të lartë shtetëror të Shqipërisë dhe Kosovës për, siç theksoi, ndihmën dhe mbështetjen

profesionale në punën e Komunës së Tuzit.

Kreu i Komunës së Tuzit falënderoi tejmase diasporën, për të gjithë kontributin e dhënë për vendlindjen e tyre në çdo aspekt dhe në çdo sferë të jetës.

“Energjia, atdhedashuria dhe pasioni i tyre na japin një shtysë për të punuar edhe më shumë, edhe më mirë, sepse Malësia ka mbështetjen e djemve dhe vajzave të saj nga diaspora”, u shpreh Gjeloshaj.

Ndërkaq në këtë seancë u zgjodh edhe Këshilli për zgjedhje dhe emërime i përbërë nga gjithsej pesë anëtarë (tre nga mazhoranca dhe dy nga opozita).

Kjo është hera e dytë që Nik Gjeloshaj zgjedhet në krye të Komunës së Tuzit. t. u.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
Kuvendi
E ENJTE, 6 PRILL 2023
i Komunës së Tuzit në seancën e dytë

Aktivitete të shumta me moton “Sepse e duam Ulqinin”

Ulqin – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, është shprehur i kënaqur me rezultatet e arritura gjatë 300 ditëve prej ardhjes së tij në krye të kësaj komune.

“Me shumë punë, mund e përkushtim e mbi të gjitha dashurinë për Ulqinin, rezultatet nuk munguan”, ka thënë ai në fjalën përshëndetëse në seancën solemne të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, që është mbajtur të shtunën në sallën e Qendrës së Kulturës në Ulqin. Sipas tij, Ulqini është tani një qytet prej nga vijnë lajme të mira dhe që shquhet

për cilësitë e tij të bukura, për krijuesit e tij kulturorë, sportistë e sipërmarrës, nxënës dhe studentë që arrijnë suksese në garat rajonale dhe ndërkombëtare.

Bajraktari ka thënë se për një kohë të shkurtër kanë arritur të fitojnë besimin e qytetarëve, gjë që vërehet më së miri në faktin se ata tani i paguajnë taksat me zell, “sepse kanë besim në administratën e tyre vendore dhe e dinë që këto para nuk shkojnë në xhepat e individëve dhe as nuk derdhen kot”. Sipas tij, “kjo është arsyeja pse ka mjaft para

që të mund të planifikojmë dhe organizojmë në mënyrë të pavarur komunën tonë”.

Kryetari i Komunës së Ulqinit ka lavdëruar bashkëpunimin e partive që përbëjnë koalicionin qeverisës. Ai ka falënderuar po ashtu atë pjesë të përgjegjshme të opozitës, që sipas tij e kupton rolin e saj në një shoqëri demokratike.

“Veçanërisht dua të theksoj se të gjitha sukseset tona nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Malit të Zi, në

KOHA Javore 6
E ENJTE, 6 PRILL 2023 NGJARJE JAVORE
U shënua Dita e Komunës së Ulqinit

radhë të parë të kryeministrit Dritan Abazoviq”, ka thënë Bajraktari. Në seancën solemne të Kuvendit kanë marrë pjesë kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjashtë ministra të Qeverisë së Malit të Zi, deputetë, kryetarë të disa komunave, përfaqësues të korit diplomatik, këshilltarë të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, përfaqësues të institucioneve komunale, organizatave joqeveritare etj.

Për të pranishmit është shfaqur një program artistik me pjesëmarrjen e korit KIC Pop nga Podgorica, me dirigjente profesoreshën Zoja Gjuroviq, tenorit Gerald Murrja nga Tirana dhe sopranos Gjylie Pelingu –Hoxha, nën shoqërimin e pianistes Fatime Buzuku, një pike recitimi kushtuar Ulqinit etj.

Për nder të Ditës së Ulqinit – të shtunës së parë të muajit prill, janë organizuar aktivitete të ndryshme me moton “Sepse e duam Ulqinin”. Ato kanë filluar me koncertin e Shkollës së Muzikës dhe Baletit të Ulqinit, që është mbajtur të mërkurën mbrëma në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin. Të enjten mbrëma, në sallën e Qendrës së Kulturës është bërë përurimi i librit “Dasma e Ulqinit” e autorit Jusuf Lika. Promovimi është shoqëruar me një koncert me motive dasme, nën përcjelljen e grupit “Acoustic

Band”, këngëtarëve Shaban Gjeka, Shemso Hasanaga, Nexhat Nikeziq, Xhaudet Llazorja, Egzona Salaj dhe ShKA “Olcinium”. Të premten është inauguruar fillimi i punimeve të rikonstruksionit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në komunën e Ulqinit, si dhe është organizuar ekspozita “Rijetësimi i Pazarit (Çarshisë) të Ulqinit”, ku është prezantuar projekti për ndërrimin dhe unifikimin e fasadave të objekteve në këtë pjesë të qytetit, me qëllim të rikthimit të elementeve tradicionale të trashëgimisë historike. Ditën e shtunë është organizuar Karnavali, ku kanë marrë pjesë nxënës të shkollave fillore, fëmijë nga çerdhet e Ulqinit, anëtarë të shoqërive kulturore-artistike, grupe muzikore nga Shkodra dhe Herceg Novi, të cilët kanë defiluar nëpër rrugën kryesore të Ulqinit dhe kanë shfaqur një program artistik në Ranë. Po këtë ditë është mbajtur edicioni i 19-të i Turneut tradicional Ndërkombëtar të Karatesë “Ulqini Open 2023”, i cili është organizuar nga Klubi i Karatesë “Ulqini” dhe Federata e Karatesë së Malit të Zi, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit. Sipas organizatorit, në turne kanë marrë pjesë 64 klube të karatesë dhe 909 garues nga dhjetë shtete të rajonit dhe Evropës.

Beqiraj, Dobreci dhe Shtajnaker – Qytetarë Nderi të Ulqinit

Me rastin e Ditës së Komunës së Ulqinit, Kuvendi ka ndarë titullin “Qytetar Nderi i Ulqinit” për tre personalitete që me veprimtarinë e tyre kanë kontribuar për këtë qytet. Ky titull iu është dhënë Zyhni Beqirajt, kryetar i Shoqatës Kulturore “Ulqini” nga Durrësi, Prof. dr. Simë Dobrecit (pas vdekjes) dhe ish-ambasadores së Gjermanisë në Malin e Zi, Gudrun Elisabeth Steinacker.

Ish-ambasadores Shtajnaker ky titull i është dhënë për arsye se “me punën dhe veprimtarinë e saj ka kontribuar ndjeshëm me angazhimin e saj personal, të fortë dhe afatgjatë për ruajtjen e trashëgimisë natyrore evropiane, veçanërisht në Evropën Juglindore, si dhe mbi të gjitha, luftëtares së përkushtuar për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit dhe realizimit të iniciativës për ruajtjen, mbrojtjen dhe rigjallërimin e mjedisit në Mal të Zi”.

Profesorit universitar dhe dermatologut të njohur Prof. dr. Simë Dobreci, titulli “Qytetar Nderi i Ulqinit” i është dhënë me motivacionin “me punën, veprimtarinë e tij shkencore dhe politike, kontribuoi dukshëm në përparimin dhe ngritjen e reputacionit në Komunën e Ulqinit dhe ka merita të jashtëzakonshme në fushën e mjekësisë, si dhe në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe publikimin e së vërtetës ndaj dhunës në Kosovë, sidomos gjatë vitit 1990, si dhe merita për pozitën dhe reputacionin e komunës së Ulqinit dhe statusin e saj në raport me qytetet tjera brenda dhe jashtë vendit”. Ndërsa kryetarit të Shoqatës Kulturore “Ulqini” nga Durrësi, Zyhni Beqirajt, për arsye se “me punën e tij, veprimtarinë shkencore, ka kontribuar dukshëm në përparimin dhe përmirësimin e reputacionit të Komunës së Ulqinit dhe statusit të saj në lidhje me qytetet e tjera brenda dhe jashtë vendit; ruajtjen e lidhjeve familjare, institucionale dhe thelbësore ndërmjet Ulqinit dhe Durrësit; ruajtjen e traditave dhe identitetit ulqinak në familjet ulqinake të shpërngulura në Durrës, Shkodër dhe Tiranë; përpilimin e një përmbledhjeje të folklorit ulqinak dhe kompozimin e këngëve të reja që lidhen me Ulqinin”.

KOHA Javore 7
i. k. E ENJTE, 6 PRILL 2023
NGJARJE JAVORE

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka, u takua me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

Procesi i integrimit në BE, shans i shkëlqyer për këmbimin e përvojave

Shkup – Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka, është pritur të enjten nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me të cilin konstatuan se marrëdhëniet e ndërsjella të mira mund të ngriten në nivel më të lartë dhe të zgjerohen me dinamizimin e kontakteve në planin dypalësh, rajonal dhe multilateral.

“Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian u vlerësua si shans i shkëlqyer për këmbimin e opinioneve dhe përvojave për përmirësimin e mundësive të dy vendeve në rrugën drejt BE-së. Kryetari Xhaferi e njoftoi mysafirin e lartë me procesin e përgatitjes së ndryshimeve kushtetuese ku duhet të

përfshihen të gjitha forcat politike, që në vjeshtë të përmbushet kushti për vazhdimin e mëtejmë të bisedimeve”, ka njoftuar zyra për informim e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministri Gjeka ka folur për gjendjen në Malin e Zi në kontekstin e të drejtave të njeriut, për raportet me fqinjët dhe vendet në rajon, si edhe për zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi. Në këtë takim ishte e pranishme edhe Arbana Pasholli, kryetare e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila i ka informuar mysafirët për kompetencat, strukturën dhe punën e këtij komiteti.

Gjatë vizitës së tij në Shkup, ministri Fatmir Gjeka është takuar edhe me ministren e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë së Veriut, Jovana Trençevski, me të cilën ka folur për sfidat e përbashkëta të dy vendeve, me theks në vendosjen e bashkëpunimit më të ngushtë në fushën e integrimeve evropiane. Në përbërje të delegacionit të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave ishin edhe sekretari i shtetit pranë kësaj ministrie, Astrit Hoxha, dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Avancimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Popujve Pakicë dhe Bashkësive të Tjera Nacionale të Pakicave, Arben Xhurreta. (Kohapress)

KOHA Javore 8
E ENJTE, 6 PRILL 2023 NGJARJE JAVORE

Filluan punimet për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit

dhe kanalizimit në komunën e Ulqinit

Parakusht për investime të mëdha në turizmin e Ulqinit

Ulqin – Me vendosjen e gurthemelit në molin në Kepin e Gjeranave, në fillim të Plazhit të Madh, të premten kanë filluar punimet për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në komunën e Ulqinit. Ky projekt me vlerë 20 milionë euro financohet nga Qeveria e Malit të Zi dhe Komuna e Ulqinit, nëpërmjet kredisë së bankës gjermane KFW. Në ceremoninë e fillimit të punimeve kanë folur kryeministri Dr. Dritan Abazoviq, ministrja e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ana Novakoviq – Gjuroviq, shefi i Zyrës për Bashkëpunim të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi, Yngve Engstor, ambasadori i Gjermanisë në Malin e Zi, Peter Felten dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, Ata janë pajtuar se me realizimin e këtij projekti kapital Ulqini do të hyjë

në një fazë të re të zhvillimit dhe se vetëm tani do të krijohen kushtet për investime të mëdha në turizmin e Ulqinit, para së gjithash në zonën e Plazhit të Madhe dhe Adë.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, ka thënë se kjo përbën një ditë historike, sepse të gjithë e dimë mirë se çfarë do të thotë rregullimi i furnizimit me ujë dhe i ujërave të zeza për një qytet që jeton nga turizmi dhe që aspiron të jetë një nga destinacionet kryesore turistike në rajon.

“Mbi 80 kilometra tubacione të reja dhe të rinovuara të ujësjellësit dhe kanalizimit do të ndryshojnë përgjithmonë imazhin e Ulqinit, i cili nuk do të njihet më për pikat e zeza ekologjike, por për zonat e mbrojtura dhe mjedisin e pastër”, ka theksuar ai. Kjo fazë e projektit përfshin ndërhyrjen në rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa pjesë të qytetit, vendos-

jen në funksion të kolektorit të ujërave të zeza në molin në Plazhin e Madh, ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në disa lagje etj.

Punimet do të kryhen nga firma “Jedinstvo” nga Sevojno (Serbi), e cila është përzgjedhur në tender, kurse do të mbikëqyren nga firma “Vodacom”. Projekti është hartuar nga “Hidrofil”. Drejtori i kompanisë “Jedinstvo”, Miqa Miqiq, ka premtuar se punimet do të kryhen në mënyrë cilësore dhe brenda afatit kohor.

Projekti është dashur të fillojë në vitin 2015, kur është nënshkruar kontrata për marrjen e kredisë nga banka gjermane KFW, me grejs periudhë pesëvjeçare, ndërsa dy vjet më vonë është nënshkruar edhe aneksi i kontratës. Që prej vitit të kaluar Komuna e Ulqinit ka filluar t’i shlyejë detyrimet kontraktuale të kësaj kredie, akoma pa filluar punimet. i.k.

KOHA Javore 9
E ENJTE, 6 PRILL 2023 NGJARJE JAVORE

Një vështrim

me shkas

Shqiptarët, viktima agjitatorëve të ndryshëm

Të lindur në vendin më të bukur në botë, ne e lëmë atë çdo ditë për një jetë më të mirë. Jetojmë afër bregut

të liqenit, por nuk kemi ujë. Jetojmë në një vend me 265 ditë me diell në vit, por nuk kemi mundësi t’i përdorim dhe të përfitojmë prej tyre. Edhe pse deti është shumë afër, rruga për të arritur atje është e gjatë dhe e mbushur me rreziqe. Jetojmë në qytetin me kilometra plazh, por në komunën më të varfër në bregdet.

E tillë është jeta e shqiptarëve në Malin e Zi. Ata jetojnë në fshatra pik-

Shqiptarët janë të hutuar mes interesave malaziase dhe serbe. Fatkeqësisht nuk janë të bashkuar, por bien viktima të agjitatorëve të ndryshëm. Do të ishte mirë që ata të mendonin fillimisht për veten dhe statusin në Mal të Zi dhe perspektivën e tyre. As Gjukanoviqi dhe as Millatoviqi nuk do t’i zgjidhin problemet e tyre nëse shqiptarët nuk i japin përparësi interesit të përgjithshëm mbi atë personal. Është e pandershme kur minoritetet frikësohen dhe përdoren si levë ndërmjet dy kampeve...

toreske dhe shumë të bukura, por megjithatë janë të detyruar t’i braktisin për shkak të kushteve të vështira të jetesës. Nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Tuzi me Malësi e deri në Plavë e Guci, Rozhaja dhe kudo ku jetojnë shqiptarët janë zonat më pak të zhvilluara. Si mund të jetë kjo një rastësi? Emigrimi nga këto vende është shumë i lartë dhe i pandalshëm. Në shpalljen e Pavarësisë së Malit të Zi shqiptarët kontribuan më së shumti dhe ishin qytetarë besnikë, por ata u shpërblyen me indiferencë deri në përçmim. A thua duhet të kishin vepruar ndryshe, a mos vallë ishin në anën e gabuar?

Është befasues roli i Shqipërisë në zhvillimin e zonave të banuara me shqiptarë në Republikën e Malit të Zi. Një shembull i tillë është në rrugën Skje-Zogaj. Edhe pse pjesa e Krajës ka përfunduar, pala shqiptare ende nuk ka nisur punimet. Siç rezulton, shteti shqiptar nuk po arrin të përmbushë angazhimet e tij, meg-

KOHA Javore 10 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 6 PRILL 2023
Për Koha Javore: Fiqret Mujeziqi / Shtutgart

të ndryshëm

jithëse duhet të insistojë që segmenti të vazhdojë edhe më gjatë për hir të mirëqenies dhe zhvillimit të rajonit. Politikanët e Podgoricës duhet të kuptojnë se nëse përpiqen për një Evropë të bashkuar, duhet të krijojnë kushte për mirëqenien e qytetarëve të saj, veçanërisht të pakicave të tjera. Evropa ka vlera dhe këto vlera nuk mund të arrihen me një mentalitet shovinist mesjetar. Favorizimi i individëve dhe anashkalimi i masës

Në Evropë, ku edhe Mali i Zi synon, pakicat janë të favorizuara dhe bëhet shumë që ato të integrohen në jetën politike dhe sociale, çka nuk mund të thuhet për Malin e Zi, sidomos për pakicën shqiptare e cila është popullsi autoktone

nuk mund të jetë politikë largpamëse. Institucionet shtetërore nuk duhet të ndikohen nga fetë dhe duhet të jenë plotësisht neutrale në çështjet fetare. Në Evropë, që nga koha e Napoleonit, ne shohim parimin e ndarjes së fesë nga shteti, ndërsa në Malin e Zi Kisha Ortodokse Serbe pushton në heshtje ujdhesa, maje malesh etj. Pushteti hesht. Reagimet janë sa pë sy e faqe. Në Evropë, ku edhe Mali i Zi synon, pakicat janë të favorizuara

Është befasues roli i Shqipërisë në zhvillimin e zonave të banuara me shqiptarë në Republikën e Malit të Zi. Një shembull i tillë është në rrugën Skje-Zogaj. Edhe pse pjesa e Krajës ka përfunduar, pala shqiptare ende nuk ka nisur punimet. Siç rezulton, shteti shqiptar nuk po arrin të përmbushë angazhimet e tij, megjithëse duhet të insistojë që segmenti të vazhdojë edhe më gjatë për hir të mirëqenies dhe zhvillimit të rajonit.

dhe bëhet shumë që ato të integrohen në jetën politike dhe sociale, çka nuk mund të thuhet për Malin e Zi, sidomos për pakicën shqiptare e cila është popullsi autoktone. Në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, shqiptarët morën sërish pjesë në votime. Shqiptarët janë të hutuar mes interesave malaziase dhe serbe. Fatkeqësisht nuk janë të bashkuar, por bien viktima të agjitatorëve të ndryshëm. Do të ishte mirë që ata të mendonin fillimisht për veten dhe statusin në Mal të Zi dhe perspektivën e tyre. As Gjukanoviqi dhe as Millatoviqi nuk do t’i zgjidhin problemet e tyre nëse shqiptarët nuk i japin përparësi interesit të përgjithshëm mbi atë personal. Është e pandershme kur minoritetet frikësohen dhe përdoren si levë ndërmjet dy kampeve, se ky gjoja është i keq, por kur zgjidhet tjetri përkeqësohet gjendja edhe më tepër. Kjo lë të kuptojë se minoritetet nuk do të kenë përfitime, cilido kandidat që të zgjidhet.

KOHA Javore 11 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 6 PRILL 2023

Kulturocidi serb ndaj shqiptarëve: Rasti i Kosovës (1998-1999)

“Kur të fillojnë të djegin libra, së shpejti do të fillojnë të djegin edhe njerëz!”, Henrih Hejn

Kulturocidi – rrënimi sistematik i trashëgimisë dhe vlerave kulturore, është fenomen që rregullisht i paraprin, shkon krahas ose i pason tragjeditë e mëdha njerëzore. Me një fjalë, kulturocidi i qëllimshëm ndaj një populli apo vendi është një nga tiparet e gjenocidit, me të cilin synohet shkatërrimi i trashëgimisë autoktone të një populli me qëllim të humbjes së identitetit të tij kulturor e etnik dhe të humbjes së kujtesës kolektive.

Sadik Mehmeti - Valon Shkodra

Skenarë të tillë të kulturocidit, Serbia ka zbatuar për më shumë se një shekull ndaj fqinjëve të saj, pra edhe ndaj shqiptarëve dhe vlerave të tyre trashëgimore e qytetëruese, madje që nga shpërngulja e shqiptarëve me dhunë nga Sanxhaku i Nishit më 1877 e këndej, më pastaj gjatë Luftërave Ballkanike, Luftës së Parë Botërore, midis dy luftërave, Luftës së Dytë Botërore e deri në luftën e fundit në Kosovë më 1998-1999, kur Kosova fiton lirinë dhe pavarësinë e saj.

Shkatërrimi i trashëgimisë së fqinjëve – strategji e politikës serbe

Është e njohur tashmë botërisht se shkatërrimi i trashëgimisë kulturore-historike të një vendi është shkelje e Ligjit ndërkombëtar të luftës dhe mund të ndiqet penalisht si krim lufte. Sipas Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, e njohur edhe me emrin Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, këto krime përfshijnë pushtimin, shkatërrimin dhe dëmtimin e qëllimshëm të institucioneve të natyrës fetare, arsimore, shkencore, të monumenteve historike dhe të veprave të artit.

Krime të tilla, sikurse do të shihet në vazhdim, kanë ndodhur edhe gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, ku përmes aksioneve ushtarake të shtetit serb janë shkatërruar një numër i madh i objekteve me vlera kulturo-historike. Ky shkatërrim i trashëgimisë kulturore të Kosovës, së bashku me shkatërrimin e

komponentëve të tjerë më të vlefshëm të identitetit të Kosovës, ka qenë – dhe kjo duhet theksuar që në fillim – i planifikuar dhe i organizuar në mënyrë sistematike. Gjatë agresionit kundër Kosovës, u sulmuan, u shkatërruan dhe u plaçkitën veçanërisht qendrat urbane (Prishtina, Gjakova, Peja, Mitrovica, Podujeva, etj.) dhe institucionet e trashëgimisë kulturore në këto qytete, por nuk u kursyen aspak as vendbanimet rurale dhe infrastruktura e tyre, së bashku me objektet fetare e kulturore. Dëmet e shkaktuara të trashëgimisë kulturore historike nuk do të mund të hetohen asnjëherë plotësisht dhe nuk do të mund të paraqiten realisht, aq më pak kur nga ajo kohë tashmë ka kaluar gati një çerekshekulli. Dhe jo vetëm për këtë arsye, por edhe për shkak se në Kosovë, duke u shkelur të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare që mbrojnë trashëgiminë kulturore, është zhvilluar një metodë sistematike dhe e vazhdueshme e shkatërrimit të monumenteve të kulturës dhe trashëgimisë së Kosovës, që ka filluar që herët, pra edhe para vitit 1998 dhe jo vetëm ndaj Kosovës. Skenarë të tillë, Serbia ka zbatuar për më shumë se një shekull ndaj fqinjëve të saj (rasti i Kroacisë dhe i Bosnjë e Hercegovinës), pra edhe ndaj shqiptarëve dhe vlerave të tyre qytetëruese. Ky manifestim i shkatërrimit sistematik nuk mund të quhet ndryshe veç se kulturocid. E kulturocidi i qëllimshëm ndaj një populli a vendi s’është gjë tjetër veçse një nga tiparet e gjenocidit, me të cilin synohet shkatërrimi i trashëgimisë autoktone të një populli me qëllim të humbjes së identitetit të tij kulturor e etnik dhe të humbjes së kujtesës kolektive. Prandaj dhe kulturocidi shpeshherë njihet dhe përdoret në literaturë edhe si “gjenocid kulturor”.

Gjenocidi ndërkaq nuk nënkupton domosdoshmërisht shkatërrimin e menjëhershëm të një kombi. Porse ai nënkupton një plan të koordinuar veprimesh të ndryshme që synojnë shkatërrimin e themeleve kryesore të jetës së grupeve etnike, me qëllim të asgjësimit të vetë atyre grupeve. Objektivat e një

plani të tillë prandaj janë shpërbërja e institucioneve politike dhe sociale, e institucioneve të kulturës, të gjuhës, të ndjenjave kombëtare, të fesë dhe të ekzistencës ekonomike të grupeve etnike, si dhe shkatërrimi i sigurisë personale, i lirisë, i shëndetit, i dinjitetit, e madje edhe i jetës së individit që u përket grupeve të tilla.

Mbështetur mbi këtë fakt, avokati polak, Rafael Lemkin, i cili njëherësh është edhe iniciues i Konventës së Gjenocidit për periudhën e Luftës së Dytë Botërore, thekson se gjenocidit gjithnjë i paraprijnë “sulmet ndaj kulturës” dhe për këtë ai e citon edhe thënien e famshme të poetit gjerman të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Henrih Hejn:“kur të fillojnë të djegin libra, së shpejti do të fillojnë të djegin edhe njerëz!”.

Kjo thënie e Henrih Hejn, të cilën edhe ne e kemi vënë si moto në ballë të këtij studimi, ndonëse mjaft e qëlluar dhe e vërtetë, megjithatë, në leximin tekstual të saj, na duket se nuk e paraqet në tërësi rastin e Kosovës. Nuk e paraqet në tërësi, sepse Serbia në Kosovë përgjatë një shekulli, para se të digjte libra dhe më pastaj të vriste edhe shqiptarët, ka maltretuar, ka torturuar, ka dënuar, ka burgosur e ka vrarë ata që i kanë shkruar librat, ata që i kanë lexuar librat, ata që i kanë mësuar librat. Pushteteve serbe historikisht u ka penguar gjuha e librave të shqiptarëve, prandaj edhe në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, atyre (pra, shqiptarëve) ua kanë mbyllur shkollat dhe fakultetet, kurse librin shqip e kanë shpallur të ndaluar. Dhe jo vetëm kaq, por pushteti serb edhe i ka helmuar në mënyrë masive mijëra nxënës shqiptarë (kujtojmë këtu pranverën e vitit 1990, kur u helmuan mbi 7.000 nxënës, një krim ky që kurrë nuk u dënua), kurse studentët shqiptarë (dhe pedagogët e tyre) edhe i ka vrarë.

Në vitin 1998-1999 ndërkaq, duke u mbështetur në të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare Joqeveritare “Human Rights Watch”, thuhet se regjimi i Sllobodan Millosheviqit vrau mbi 12.000 shqiptarë, prej tyre 1.024 fëmijë, afro 20.000 gra shqiptare u përdhunuan,

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 6 PRILL 2023

mijëra burra u arrestuan dhe u zhdukën në burgjet serbe, kurse mbi një milion shqiptarë u larguan me dhunë nga Kosova si pjesë e strategjisë dhe e planit të forcave policore dhe ushtarake serbe në Kosovë, i njohur si plani “Patkoi”. Nga kjo luftë, edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të zbulohen varre masive të shqiptarëve të vrarë, kurse 1.647 persona të tjerë, prej tyre 109 fëmijë, konsiderohen të zhdukur dhe nuk kanë një varr për t’i kujtuar.

Gjenocidi kulturor i pushtetit serb në Kosovë

Me gjenocidin e saj kulturor të shkaktuar në Kosovë, i theksuar veçanërisht dhe në mënyrë intensive përgjatë viteve 1998-1999, Serbia, ndër të tjera, ka plaçkitur, dëmtuar e shkatërruar:

-objektet kulturore (shtëpitë e vjetra të banimit, kullat, etj.);

-monumentet kulturore (Shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Shtëpia e Lidhjes së Shkrimtarëve etj.);

-institucionet arsimore (shkollat fillore, shkollat e mesme);

-institucionet shkencore (Institutin Albanologjik, Arkivin e Kosovës, Muzeun e Kosovës, etj.);

-institucionet kulturore (bibliotekat, teatrot, galeritë, arkivat, muzetë, shtëpitë botuese, shtypshkronjat, etj.);

-institucionet dhe shoqëritë sportive (klubet sportive, shoqatat, etj.);

-institucionet dhe objektet fetare (xhamitë, teqetë, mesxhidet, etj.).

Me një fjalë, në Kosovë kanë mbetur pak objekte kulturore të cilat nuk u plaçkitën, nuk u dëmtuan e nuk u shkatërruan nga pushtuesi serb në luftën e fundit të viteve 1998-1999.

Duke u mbështetur në disa burime të publikuara (ndonëse jo të përfunduara dhe jo të detajuara) rreth numrit të dëmeve të shkaktuara në objekte, thuhet se “okupatori serb në Kosovë dogji e shkatërroi 200 mijë shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, ambulanca, biblioteka, objekte fetare etj.”

Gjatë djegies së një numri të konsiderueshëm të shtëpive dhe pronave private (shpeshherë me to janë djegur edhe civilë të pafajshëm, gra shtatzëna, fëmijë të vegjël, pleq e plaka, persona me aftësi të kufizuara, etj.), nuk u kursyen dhe u dogjën edhe objektet e rëndësishme kulturore, të cilat zinin një vend me vlera për shtetin e Kosovës në përgjithësi dhe trashëgiminë kulturore në veçanti.

Sipas studiuesit të njohur Andras Riedl-

majer, deri në fund të luftës në Kosovë më 1999, 65 nga 183 bibliotekat publike të Kosovës ishin shkatërruar plotësisht, kurse humbjet e fondit bibliotekar, po sipas të njëjtit autor, janë 900.588 vëllime. Kurse, sipas autorëve Fredericksen & Bakken, në Kosovë janë shkatërruar më shumë se një e treta e bibliotekave shkollore.

Gjatë tërheqjes së saj nga Kosova, ushtria dhe paramilitarët serbë kanë djegur edhe selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me gjithë arkivin dhe bibliotekën e saj, të cilat ruanin dokumente dhe vepra të dorëshkruara shekullore me vlera të paçmueshme, shumica të autorëve tanë.

Kur këtyre t’ua shtojmë edhe djegiet e bibliotekave private, që sipas të dhënave tona të grumbulluara nga literatura, del të jenë djegur 175 biblioteka me një fond librar prej 1.665.496, atëherë s’ke se si të mos e thuash se vetëm me djegien e bibliotekave dhe librave të tyre, Serbia ka kryer gjenocid kulturor në Kosovë. Mirëpo, Serbia krahas djegies dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës, ka kryer edhe grabitje të shumta të kësaj trashëgimie. Nga kjo grabitje nuk shpëtoi as lënda arkivore që ruhej nëpër arkivat tona private dhe institucionale. Vetëm nga Arkivi i Kosovës u grabitën hajnisht për të mos u kthyer kurrë dhjetëra fonde dhe koleksione arkivore, përmendja e të cilëve këtu do të shkonte gjatë. Grabitja e artefakteve arkeologjike Në vitin 1999 shteti serb grabiti edhe artefaktet dhe eksponatet etnologjike dhe arkeologjike nga Muzeu i Kosovës, të cilat janë dërguar në Serbi, ku mbahen edhe sot e kësaj dite pa asnjë bazë juridike. Ndonëse çështja e tyre ka qenë pjesë e Marrëveshjes së planit të diplomatit finlandez, z. Marti Ahtisari, në vitin 2007 – në aneksin V, neni 6.1 të së cilës thuhet: “Republika e Serbisë brenda 120 ditëve nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje do t’i kthejë artefaktet arkeologjike dhe etnologjike të cilat janë marrë hua nga muzetë e Kosovës për ekspozim të përkohshëm në Beograd gjatë viteve 1998-1999” – kjo nuk ka ndodhur dhe as është përmbushur edhe pas gjithë këtyre viteve. Agresioni serb në Kosovë gjatë viteve 1988-1999, sikurse u tha, nuk kurseu as institucionet dhe objektet e kultit. Vetëm xhami janë demoluar, dëmtuar, djegur e shkatërruar 218 sosh, shumica prej tyre monumente të trashëgimisë sonë shek-

ullore, pa përmendur këtu edhe mesxhidet dhe teqetë, përmendja e të cilave veç e veç do të merrte shumë hapësirë dhe nuk është qëllimi ynë me këtë rast, ndonëse secila prej tyre meriton vëmendje të veçantë si Xhamia e Ibrit në Mitrovicë, Xhamia e Çarshisë (Bajrakali) në Pejë, Xhamia e Hadumit në Gjakovë, Xhamia e Llapit në Prishtinë, Teqeja e Madhe në Gjakovë e të tjera.

Krahas këtyre, po përmendim edhe djegien e disa monumenteve kulturore, si: djegia e objektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, djegia e Shoqatës së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë, djegia e Shtëpisë-shkollë të familjes Hertica në Prishtinë, objekti i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, më pastaj djegia e Çarshisë së Pejës, Çarshisë së Gjakovës, djegia e kompleksit të kullave në Junik, Deçan, Nivokaz etj, kompleksi i familjes Jashari në Prekaz dhe qindra objekte të tjera me vlera kulturore-historike të paçmuara, të cilat nuk do t’i kemi kurrë më, sepse, sikurse është thënë me të drejtë “nëse një objekt shkatërrohet tërësisht, ai kurrë më nuk do të jetë i zëvendësueshëm, ndaj dhe si i tillë ai do të zhduket përgjithmonë”.

Kushdo që e kontrollon të kaluarën, e kontrollon edhe të ardhmen

Nga sa u shkrua më sipër, mund të themi se ndonëse nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë kanë kaluar 23 vjet, megjithatë për ta dëshmuar shkatërrimin e qëllimshëm dhe sistematik të trashëgimisë sonë kulturore nga Serbia, pra për ta dëshmuar gjenocidin kulturor serb në Kosovë, institucionet e Kosovës nuk janë treguar mjaftueshëm të vëmendshme, qoftë me mbledhjen e fakteve dhe dëshmive, qoftë edhe me publikimin e tyre. Sikundër që nuk kemi arritur ta dëshmojmë as kulturocidin dhe urbicidin që Serbia ka bërë ndaj shqiptarëve për dekada e shekuj të tërë, gjithandej trojeve shqiptare.

Prandaj, në këtë drejtim është e rëndësishme të bëhen hulumtime, studime e botime për ta dëshmuar gjenocidin serb ndaj shqiptarëve gjatë shekullit XIX-XX, sepse “kushdo që e kontrollon të kaluarën, e kontrollon edhe të ardhmen dhe e ardhmja është shumë e vështirë të ndërtohet pa të kaluarën e dokumentuar dhe të arkivuar”, do të thoshte, me të drejtë, shkrimtari i famshëm anglez, Xhorxh Orvell.

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 6 PRILL 2023

Edhe njëherë për

sllave në mbiemrat

dhe ka shumë ndikim, përveç në kuptime të lloj-llojshme edhe në formimin e vetëdijes kombëtare... Publikimet e tyre duhet të jenë të matura, të argumentuara e me ndikim për çështje të “koklavitura” të identitetit tonë, veçanërisht kur pretendojmë që ato publikime janë shkencore!

Ka kohë, që me mundësitë e mia modeste, merrem me hulumtimin e dokumenteve arkivore që mund të hedhin dritë mbi historinë dhe identitetin e shqiptarëve në Mal të Zi. Një ndër çështjet e identitetit të shqiptarëve padyshim janë edhe mbiemrat e tyre të trajtës sllave. Në librin “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri në vititn 1941” (2016), kam dokumentuar e argumentuar mënyrën dhe periudhën e ngjitjes së mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptarëve në Mal të Zi. Po ashtu kam dokumentuar se kjo “ngjitje” është krejtësisht e pabazuar në ndonjë normë juridike valide të kohës, çka do të thotë se ka qenë vetëm veprim politik me qëllim të konvertimit dhe asimilimit sa më të shpejtë të shqiptarëve në ortodoksë, ashtu si vepruan edhe në krahinën e Plavës dhe Gucisë duke i konvertuar shqiptarët dhe myslimanët në fenë ortodokse. Kjo duhet të jetë tash më e qartë për çdo shqiptarë. Për më shumë se 135 vite që e bajmë këtë barrë të rëndë asimiluese mbi supet tona, të gjithëve, pa marrë parasysh intelektual, politikan, parti politike, OJQ, apo individë, s’na mbetët tjetër veçse me veprimet tona të kontribuojnë në çdo mënyrë e në çdo formë menjanimin e kësaj barre të rëndë nga supet e shqiptarit fatzi për këtë çështje. Një barrë e veçantë u takon veçanërisht atyre që shkruajnë për këtë çështje, sepse fjala e shkruar “merr dhenë”

- Prapashtesat sllave janë plagjiaturë, janë pellazge! Pra - josllave! Ditë më parë « Historia e Krajës », faqe në fejsbuk publikoi një shkrim “Një teori pak më ndryshe...”. Nuk e kam ndërmend të bëj polemikë e as të dialogoj. Gjithsesi, e përgëzoj portalin Historia e Krajës (person apo ekip!?) për publikimin e dokumenatve të rëndësishme historike, faktografike, herë të botuara e herë-herë edhe të pabotuara më parë, dhe e vlerësoj shumë punën, impenjimin, kohën, sakrificën që po bën/ jnë, sepse ai numër i madh dokumentash e fakteve që po publikon sigurisht se ndihmojnë zbardhjen e të kaluarës tonë historike, kulturore, folklorike apo gjuhësore të kësaj treve etnike shqiptare... Megjithatë, pohimi se prapasteshat sllave “iq” apo “viq” në mbiemrat e shqiptarëve të sotëm janë plagjiaturë, janë pellazge, më duket shumë i guximshëm dhe i papranuar së paku nga shkenca albanologjike e më gjërë nga njëra anë, e nga ana tjetër bie ndesh me qëllimin e vetë Krajl Nikollës për konvertimin e shqiptarëve dhe tentimet tona të argumentuar për hjekjen e barrës së rëndë sllave nga supet e shqiptarëve. Tezat shkencore të argumentuara nganjëherë mund të jenë edhe të dhimbshme, por ato duhet vlerësuar e pranuar. Por të merresh me shkencë të mirëfilltë është punë e vështirë, sidomos në këto kohra kur po jetojmë duhen përgaditje shkollore, përvojë, kushte, ekipe e ekspedita

shkencore, duhen mjete të konsiderueshme financiare. Kjo nuk do të thotë se është e pamundur dhe se duhet t’i plotësojmë të gjitha ato kushte për të hulumtuar e studiuar! Teoria se shqiptarët rrjedhin nga pellazgët po avancon dita-ditës, kështu që shumë studiues të mirëfilltë po bëjnë zbulime gjithnjë më të besueshme për rrënjët tona. Mirëpo, pellazgët nuk janë trajtuar akoma ashtu siç duhet nga historiografia shqiptare, edhe pse ka një lidhje direkte territoriale midis trojeve të banuara nga pellazgët antikë, dhe atyre të banuara nga shqiptarët sot. Megjithatë, shumë autorë të huaj e trajtojnë lidhjen midis shqiptarëve dhe pellazgëve, e njëri ndër ata thekson (Malte Brun) se “shqiptarët janë paraardhës të fiseve ilire që flasin një gjuhë që ishte e lidhur me të pellazgëve, dardanëve, grekëve dhe maqedonëve”. Ky autor i identifikon shqiptarët si ilirë dhe gjuhën e tyre bazikisht si pellazge. Ndërkaq, Albert Dumont konstatoi se “nuk ka popull në Evropë më të vjetër se shqiptarët. Nuk ka asnjë dëshmi klasike që ata të kenë ardhur në Ballkan”, çka nënkupton se ata ishin gjithmonë aty. Mirëpo, sa i përket shkrimit apo alfabetit pellazg, për fat të keq akoma nuk ka qëndrim unik. Shkrimi i një gjuhe të folur, sidomos atyre më të vjetra, është një histori mjaft e komplikuar. Karakteret apo simbolet pellazge nuk kanë mbijetuar në dorëshkrime, por ato janë gjetur në mbishkrime mbi gurë, qeramikë, e më vonë në monedha. Disa studiues mendojnë se alfabeti pellazg ka ardhur tek ne nga fenikasit, madje thuhet se „çdo alfabet i botës së qytetëruar e ka prejardhjen nga alfabeti fenikas“. Lëvizjet e popullsisë ndër shekuj kanë qenë të shumta dhe si rrjedhojë përshtatja e gjuhëve të ardhacakëve me vendasit ka qenë e paevitueshme dhe

KOHA Javore 14
prapashtesat
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 6 PRILL 2023
Hajrullah Hajdari

prapashtesat mbiemrat e shqiptarëve

mbizotërimi i ndonjërës nga ato është varur nga shumë faktorë. Por një gjë është e sigurt, i forti e ruante gjuhën e origjinës. Siç është e njohur në territoret ku jetuan pellazgët dhe ilirët janë ndërruar zaptues të ndryshëm ndër të cilët edhe sllavët dhe ka mundësi që alfabeti sllav të këtë pas ndikim edhe te alfabeti i pëllazgëve. Për fat të keq gjuha dhe shkrimi pellazg dhe ilir janë zhdukur duke lënë pas vetëm disa emra të përveçëm të cilët gjenden në dorëshkrimet greke e latine. Përkundër siç pretendon autori i portalit të përmendur se “VIQ” rrjedh nga fjala NIK – përandoreshë pellazge, një autor tjetër pretendon se germa “V” në mbishkrimet e vjetra pellazge-etruske lexohej si “U” dhe kështu kemi fjalën “VIJ” që lexohet “UIJ” pra ujë. Në këtë kuptim relacioni i germave të alfabetit pellazg-etrusk është i ndryshëm dhe i tjetërsueshëm nga rrethanat, koha dhe qasja e studiuesit. Kështu vështirë se fjala “NIK” mund të vërtetohet shkencërisht se është plagjiat i fjalës sllave “VIQ” që pamëshirë i mbuloi shqiptarët. Në veçanti është vështirë të besohet se ka qenë qëllim i përcaktimit të mbiemrave të njerëzve përkundër asaj se qëllimi i Krajl Nikollës ka qenë i qartë – asimilimi i shqiptarëve.

- Të gjitha dokumentet arkivore vërtetojnë se “iq” e “viq” u janë veshur shqiptarëve nga Krajl Nikolla pas Kongresit të Berlinit Në trojet shqiptare në Mal të Zi po ashtu janë ndërruar zaptues të ndryshëm, të cilët secili në mënyrë të vet ka lënë gjurmë, veçanërisht në toponimet e vendbanimeve e aty këtu edhe të emrave të personave. Sa i përket mbiemrave, kur këto troje u sunduan nga sllavët, duke iu referuar arkivave të Venedikut e veçanërisht të Raguzës

(Dubrovnikut), na del se shqiptarët janë quajtur, ashtu siç kemi cekur shumë herë, ose sipas prejardhjes, profesionit apo llagepit, e në asnjë mënyrë nuk kanë qenë të sllavizuar. Natyrisht ka përjashtime, por ato janë sporadike si për shembull Shestanoviq, sepse personi vinte nga krahina e Shestanit dhe nuk mund të konsiderohet si dukuri e përgjithshme. Në disa dokumente edhe vetë Balshajt rezultojnë si Balshiq, por në shumicën e rasteve në qindra e qindra dokumente raguziane ata janë të shenuar si Balsha (Georgios Strazimir Balsha). Në arkivin e Dubrovnikut ruhen dokumente me vlerë të pazëvendësueshme për elementin shqiptar i cili me tiparet e veta etnike të spikatura, me emra dhe mbiemra dallohen nga popullsia sllave. Pothuaj se të gjithë tregtarët shqiptarë që nga shekulli XII-XVIII në Venedik apo Raguzë evidentoheshin pa prapashtesen sllave, me përjashtime shumë të rralla, sepse edhe vetë serbët në shumicën e rastave evidentoheshin pa prapashtesen e sotme “iq” apo “viq”. Në dokumentet për historinë e Shqipërisë të shekullit XV, në regjistrat kadastrale të viteve 1416-1417,1485,1582, etj, shumica e pronarëve shqiptarë shënohen pa prapashtesën sllave, ndonëse është e pashmangshme në raste të rralla për shkak të pranisë sllave në këto troje që disa familje të regjistrohen edhe me “viq”.

Nga e gjitha kjo del se pa marrë parasysh se prapashtesat sllave në mbiemrat e shqiptarëve janë plagjiate apo jo, pellazge apo të ndonjë gjuhe tjetër, është e qartë dhe e dokumentuar se “iq” dhe “viq” u janë është veshur shqiptarëve nga politika asimiluese e Krajl Nikollës pas Kongresit të Berlinit. Dokumentet me të cilat disponojmë janë të qarta dhe të bazuara në parimet

shkencore që kërkon një pohim shkencor. Së paku është mirë që kur të bëjmë transkriptin apo komentimin e ndonjë dokumenti, të kemi parasysh autenticitetin e dokumentit, datimit të tij, vërtetësinë, burimin, e sidomos lidhjen midis dokumentit dhe intencioneve e synimeve të hartuesve të tij si dhe pasojat e komentimit ndryshe, në mënyrë që të jemi korrektë së paku me opinion e gjërë, e pse jo edhe me vetveten. Këtu duhet pasur parasysh se dokumenti, ku më shumë e ku më pak, ku drejtpërdrejt e ku tërthorazi, shpreh interesat klasore e politike të hartuesit, gjegjësisht studiuesit. Nuk dua të besoj dhe nuk besoj se autori i sipërmendur ka qëllime që bien ndesh me interesin kombëtar, përkundrazi e bën me impenjim dhe dëshirë. Në fund, dua të them se edhe njëherë se e bëra këtë sqarim mbi përgjegjësinë e Malit të Zi për ngjitjen e arnit “iq” e “viq” në mbiemrat e shqiptarëve me qëllim që t’i humbasin të gjitha elementet shqiptare e t’i asimilojnë ata, duke ditur se hutimi nga shkrime të ndryshme, edhe pse mund të ketë nganjëherë edhe ca të vërteta, mund të reflektojë negativisht te të luhaturit për këtë çështje të identitetit tonë kombëtar. Pra, s’ka teori tjetër të vërtetuar shkencërisht përveç faktit: Mbiemrat e shqiptarëve në Mal të Zi janë sllavizuar pas Kongresit të Berlinit. Në këtë drejtim mbështes fuqishëm iniciativën qytetare dhe jopartiake “HIQ VIQ” për korrigjimin e mbiemrit ose më mirë për kthimin e mbiemrave tonë në identitet. Është koha e fundit që Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi dhe partitë politike shqiptare të arsyetojnë qëllimin e themelimit të tyre dhe të merren me këtë çështje serioze shqiptare, sepse çdo gjë fillon nga identiteti kombëtar!

KOHA Javore 15
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të
javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 6 PRILL 2023
„KOHA

Rrëshqitja e Republikës kah islamizmi dhe zhbërja

Pasi që Kosova-Dardania ishte për shekuj të tërë e pushtuar nga pushtues të ndryshëm, kjo bëri që secili nga këta pushtues të krijonte një shtresë lojalistësh, simpatizantësh, servilësh e poltronësh, e të dobësonte identitetin tonë kombëtar. Duke qenë se Serbia ishte pushtuesi i fundit, e që tashmë flitet edhe hapur për shifra prej disa mijëra bashkëpunëtorësh shqipfolës gjoja të identifikuar e sa e sa të tjerë ende të padekonspiruar, e të cilët si në kohën e regjimit serb, ashtu edhe në periudhën e rezistencës dhe luftrave tona për liri, ishin në shërbim të pushtuesit. Prandaj, vetëkuptohet që në raste të tilla pushtuesi në forma e mënyra të ndryshme bën përpjekje që të përfitojë besnikërinë dhe nënshtrimin e popullatës së pushtuar. Pas 12 qershorit 1999 deri në vitet 2010-të, qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës dhe më gjerë, radhiteshin ndër më optimistët në botë. Të gjithë shqiptarët shpresonin që të shndërrohej Kosova në një vend demokratik, përparimtar, të zhvilluar etj, e anëtarësuar në NATO dhe në BE, në aleancë të përhershme me SHBA-në dhe Perëndimin.

Serbia historikisht ka një përvojë të thellë e të gjatë në instrumentalizimin e islamizmit dhe ideologjive të tjera orientale, të cilat kryesisht i adopton të njejtat që paraprakisht i praktikon Rusia. Pa hyrë në histori, e njejta vërehej edhe nga vitet 1990-ta e në vazhdimësi, që Serbia përgatiste hoxhallarë; infiltronte edhe në luftrat dhe rezistencën tonë kombëtare edhe agjentë islamikë, e pastaj propagandonte gjoja luftrat dhe rezistenca jonë kombëtare ishte terroriste islamike, etj etj.

Hygo Groci thoshte që në “luftë flasin armët, heshtin ligjet”, me përfundimin

e Luftës në Kosovë realisht “heshtën armët e zjarrit, heshtën ligjet dhe filluan zjarrin armët speciale”. Kurse pasi e pa që në Luftën e Kosovës, Serbia përfundimisht dështoi ta implementonte projektin e saj shovenist islamist, siç ishte dalë e kënaqur në Bosnje e Hercegovinë duke krijuar Republikën Serbe me 49% të territorit. Atëherë, të ndihmuar nga Rusia dhe aleatët e saj, të inkorporuar në kuadër të KFOR-it, UNMIK-ut, por edhe të ardhur si funksionarë të organizatave të ndryshme, operuan lirisht dhe gjerësisht. Dy “boshte” kyçe që kanë vepruar në këtë drejtim janë: boshti serbo-ruso-kinezo-sllavo-ortodoks dhe ai turko-serbomusliman-islamiko-arab. Të dyja këto “boshte” bashkëpunonin dhe bashkëvepronin në kundërshtimin, luftimin dhe zvogëlimin e çdo ndikimi të euro-amerikanëve në Kosovë dhe rajon apo në përhapjen e ndikimit të tyre. Boshti serbo-ruso-kinezo-sllavo-ortodoks kryesohet në të shumtën e përpjekjeve dhe rasteve nga Serbia, por në shumë raste edhe nga Rusia, Kina, qarqet tjera ortodokse dhe sllave. Subjektet që kryejnë veprime të tilla janë: institucionet dhe zyrtarët e shtetit, zyrtarët e kishës ortodokse, organizatave qeveritare dhe joqeveritare, e rëndësi të veçantë i japin shërbimeve inteligjente, organizatave kriminale dhe huliganëve, si dhe radikalëve ortodoksë e sllavë. Varësisht nga subjektet e sipërthëna, zyrtarët e institucioneve të shtetit, kishës ortodokse apo organizatave qeveritare a joqeveritare, edhe qëllimet e veprimeve të tyre mund të jenë: politike, fetare, ekonomike, financiare e zakonisht të përziera. Veprimet e tyre qoftë të lejueshme apo edhe të palejueshme (përfshirë edhe ato agjenturore, subversive dhe kriminale), drejtohen kundër Kosovës, qytetarëve të Kosovës, interesave kombëtare të Shqiptarëve dhe Kosovës etj, e që

mund të ravijëzohen në qëllime serbe, ruse, kineze, ortodokse, sllave. Boshti turko-serbomusliman-islamiko-arab, gjithashtu kryesohet në të shumtën e përpjekjeve dhe rasteve nga Serbia, gjegjësisht zyrtarë të sigurisë së Serbisë (sidomos agjensive informative dhe njerëz të komunitetit shqipfolës, por të lidhur me lidhje të ndryshme me zyrtarë të Serbisë), që ndikojnë në vendet islamike, organizatat islamike për të kryer veprime që janë në interes të qeverisë së Serbisë dhe njëkohësisht edhe të shtetit apo organizatës islamike. Duke qenë se miqësia dhe lidhjet e Serbisë janë thellësisht të rrënjosura edhe më herët në kohën e ish-Jugosllavisë më së shumti me botën arabe. Pasi që si Rusia që kishte projektuar me kohë (gjatë shekujve) qasjen kuazimiqësore me botën ortodokse dhe njëkohësisht edhe me botën islamo-arabe, të njejtën praktikë e adoptoi edhe Serbia, por kjo në nivel rajonal shumë më të vogël, kryesisht ndaj sllavëve të jugut (maqedonasve, malazezëve, sllovenëve, kroatëve, etj) dhe ndaj muslimanëve të Ballkanit (specifikisht shqipfolësëve dhe boshnjakëve). Natyrisht edhe shtetet arabe, organizatat islamike qofshin ato fetare, humanitare, kulturore apo qofshin edhe të dyshimta për lidhje me terrorizmin islamik të cilat vendet e Ballkanit i kanë si trampolonë apo si destinacion përfundimtar, janë tërësisht në interes të qeverisë dhe njerëzve të lidhur me qeverinë apo institucionet e Serbisë. Në kuadër të këtij boshti janë dalluar

sidomos: Serbia, Turqia, disa dhjetëra vende arabe (përfshirë edhe Arabinë Saudite); disa dhjetëra organizata islamike, humanitare, kulturore apo edhe të dyshimta për lidhje me terrorizmin islamik kryesisht nga vendet islamike dhe arabe. Subjektet që kryejnë veprime të tilla janë: institucionet dhe zyrtarët e shtetit, klerikët dhe pseudoklerikët islamikë dhe pseudo-

KOHA Javore 16
E ENJTE, 6
PRILL 2023
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Republikës së Kosovës zhbërja e saj

islamikë (agjentë), zyrtarët e organizatave qeveritare dhe joqeveritare, e rëndësi të veçantë i japin shërbimeve inteligjente, organizatave kriminale, si dhe radikalëve islamikë e turkofilë. Varësisht nga subjektet e sipërthëna edhe qëllimet e veprimeve të tyre mund të jenë: fetare apo gjoja fetare, politike, humanitare apo gjoja humanitare, kulturore, ekonomike, financiare e zakonisht të përziera. Veprimet e tyre qoftë të lejueshme apo edhe të palejueshme (përfshirë edhe ato agjenturore, subversive dhe kriminale), drejtohen kundër Kosovës, qytetarëve të Kosovës, interesave kombëtare të shqiptarëve dhe Kosovës etj, e që më shumë mund të duken sikur qëllime thjesht fetare islame, por që qëllimet kryesore të tyre zakonisht janë të fshehura nga ajo që deklarohen. Historikisht në mbarë botën njihen disa shtete që e kanë instrumentalizuar islamizmin por edhe fe të tjera (kryesisht ortodoksizmin), e këtu dallohen Rusia, Perandoria Osmane-Turqia, Serbia etj. Të shkruhet për instrumentalizimin e islamizmit nga Rusia të cilën vazhdimisht e ka kopjuar Serbia, e që edhe në dekadat e fundit është duke e bërë të njejtën gjë, do merrte hapësirë shumë të madhe. Por argumentet më të pakundërshtueshme janë: dinarët, dokumentet dhe armët e Serbisë të konfiskuara tek disa hoxhallarë (si në rastin e Shefqet Krasniqit); “vizitat” e shpeshta e të papenguara të hoxhallarëve radikalë vehabistë nga trojet tjera shqiptare për në Luginë të Preshevës, që aspak e asnjëherë nuk janë penguar nga Serbia, etj. Duke qenë se rezistenca dhe lufta për liri dhe pavarësi të Kosovës dhe trojeve tona, kanë qenë tërësisht vullnetare dhe aspak institucionaliste dhe as mirë të organizuara në hierarki, kjo bëri që “luftën e bënë heronjtë, qeverisin maskarenjtë, ndërsa përfitojnë horrat” - Hygo. Pasi që edhe lirinë dhe fitimin e luftës e deklaronin

si faktori politik paqësor, ashtu edhe krahu politik i UÇK-së mund të fitohej vetëm me mbështetjen e Perëndimit, e në veçanti të SHBA-së, kjo tregonte qartazi për reflektimin që mund të kenë në proceset politike, shtetformuese, funksionimit të institucioneve, etj. E njëjta qasje vazhdoi edhe pas përfundimit të kësaj lufte nga të gjitha subjektet politike, duke kaluar në luftë politike kundër partive kundërshtare, shpesh edhe duke kryer veprime të dëmshme jo vetëm për kundërshtarin e tyre politik, por edhe për vetë interesin e Kosovës dhe interesin shqiptar. Mos të flasim më për ndonjë lustracion apo publikim dosjesh të bashkëpunëtorëve të regjimit, e mos të flasim më për hetim dhe gjykim të tyre, madje të tillët u “peshkuan” nga pothuajse të gjitha partitë politike shqiptare. Pas një euforie gjoja si ndjekje shtrigash ndaj ish-bashkëpunëtorëve të regjimit serb, e cila shumë shpejtë devalvoi në luftë të fëlliqur politike ndaj kundërshtarëve politikë shqiptarë. Themeli i drejtësisë, paqes dhe funksionimit të shtetit dhe shoqërisë është sundimi i ligjit, pa të cilin çdo gjë tjetër dështon.

Misionet ndërkombëtare e në veçanti Misioni i EULEX-it, kishte si detyrë primare sundimin e ligjit, por kishte dështime, sabotime dhe subversione të tmerrshme, pasi që elementë të dy “boshteve“ të sipërthënë, sidomos në UNMIK, por edhe në kuadër të EULEX-it (siç i kam emërtuar edhe më parë si fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it). Por me fillimin e krijimit të institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës, e vazhduan pastaj njejtë edhe në institucionet e Republikës së Kosovës, këto dy “boshte” maksimalisht ishin angazhuar në punësimin e “simpatizantëve, bashkëpunëtorëve të tyre” shqipfolës lokalë në pozita nga nivelet më të ulta e deri në nivelet më të larta

të çdo institucioni ashtu edhe në jetën shoqërore.

Në çdo institucion u punësuan:

1. Të gjithë njerëzit e ish-regjimeve jugosllave dhe serbe, qofshin si bashkëpunëtorë apo simpatizantë të tyre u privilegjuan;

2. Turkofilët, sllavo-serbofilët, islamofilët, etj dhe nostalgjikë të Turqisë-Perandorisë Osmane, Serbisë-Jugosllavisë etj;

3. Servilët, nepotikët, poltronët, karrieristët dhe jomeritokratët, etj. Prandaj pas 2010-ës me shpejtësi filluan të shfaqen pasojat, e që ishin të panumërta si në Kosovë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare në lidhje me Kosovën. Mes të cilave: ikja masive e rinisë dhe qytetarëve të Kosovës për në vendet Perëndimore; papunësia e madhe dhe ngecja ekonomike; radikalizimi dhe ekstremizmi i islamistëve që kulmoi edhe me akte terroriste dhe me luftëtarë të huaj terroristë, sidomos në ISIS; rënie e cilësisë së mësimit, stagnim të njohjeve çnjohjeve të shtetësisë së Kosovës, etj.

SHBA-ja dhe Perëndimi me rastin e kërkimit që sa më shpejtë të përfundojë dialogu Kosovë-Serbi, një ndër shkaqet kryesore është që Serbia është shkaktari kryesor që tenton ta dëmtojë shtetësinë e Kosovës, gjegjësisht ta zhbëjë Pavarësinë e saj-mos të harrojmë ka shumë shtete që kanë ekzistuar, e më nuk ekzistojnë. Derisa politikanët e Kosovës ende vazhdojnë luftrat e tyre politike kundër kundërshtarëve politikë, duke i shkuar përshtat interesit të Serbisë. Ajo që mund të them me siguri, e që shumica e shqiptarëve të Kosovës,e besojnë është që nëse SHBA-ja dhe Perëndimi nuk e rishpëtojnë Kosovën, situata vetëm do të përkeqësohet. Prandaj është koha e fundit që të gjithë shqiptarët, e veçmas intelektualët të angazhohen në Rilindjen Kombëtare Shqiptare.

KOHA Javore 17
E ENJTE, 6 PRILL 2023 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

Krijimtaria gojore -

lëndë fakultative në klasë paralele me mësim në gjuhën serbo-kroate, ku mësonin edhe shumë nxënës shqiptarë në Shkollën Fillore “Vuk Karaxhiq” të Prishtinës.

Botimet

Shënime jetësore bibliografike për autorin

Ismail Doda u lind në fshatin Arbnesh të Krajës, Komuna e Tivarit në maj të vitit 1940 ( i regjistruar pas Luftës së Dytë Botërore me hamendje më 22.12.1939). Rrjedh nga prindërit nëna Emine Mustakolaj-Doda (10.8.1910 - 10.3.2012) dhe babai Elezi (1903-1974), i lindur në Stamboll (Turqi).

1. Punësimi dhe studimet

Dr. Ismail Doda në Arbnesh kreu shkollën fillore katërklasëshe (1951/52), tetëvjeçaren (gjimnazin e ulët) në Ostros (1955/56) si gjenerata e parë e gjysmëmaturantëve në Krajë.

Në Prishtinë Normalen pesëklasëshe (7.2.1962). U shpërblye për suksesin e arritur nga bursëdhënësi - Komuna e Tivarit. Diplomoi në Fakultetin Filozofik, dega Gjuhë dhe letërsi shqipe (7.10.1974), regjistroi studimet pasuniversitare dhe mbrojti magjistraturën (26.4.1985).

Në Tiranë në Qendrën e Studimeve Albanologjike (QSA) doktoroi në shkencat etnografike dhe folklor pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit. Më 22.1.2015 mbrojti disertacionin me temë “Baladat popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” dhe fitoi gradën shkencore Doktor.

Më 23 tetor 2003 doli në pension pas dyzet viteve punë kryesisht në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Ostros. Për dy mandate ishte edhe drejtor (3.7.1968 - 31.8.1977). Si student (janargusht 1965) dha gjuhë shqipe si

“Në prehër të jetës së re”( doracak për nxënës të shkollës fillore prej klasës III deri në klasën e VIII), përpiluar në bashkëautorësi me Lucë Lucaj, Gjergj Gjokaj dhe Gjergj Berishën.

“Balada popullore të shqipëtarëve në Malin e Zi” (Përmbledhje), I - është libri i dytë.

Ismail Doda po ashtu përgaditi për shtyp si redaktor shkencor librin

“Letërsia gojore dhe identiteti kombëtar shqiptar”, me përmbledhje të punimeve nga Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar, Ulqin 2011.

Dr. Ismail Doda ka pasur ndër vite një fushëveprim dhe bashkëpunim të gjerë shkencor.

Vlen të theksohet se nga datat 20-25 nëntor 1972 në Shqipëri ka qenë delegat në Kongresin e Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe. Ka përshëndetur në emër të shqiptarëve në Malin e Zi, ka mbajtur kumtesë dhe ka nënshkruar dokumentin përfundimtar të shqipes së njësuar.

21 Marsi - Dita Botërore e Poezisë në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga”- Katërkollë me mysafirin e veçantë

Këtë vit në Ditën Botërore të Poezisë, vendosa ta titulloj takimin “Krijimtaria gojore - poezia e popullit”, në nderim të paraardhësve tonë që me fanatizëm e kanë ruajtur krijimtarinë gojore të trevave shqiptare në përgjithësi, dhe të trevave shqiptare në Mal të Zi në veçanti. Letërsia gojore ndryshe quhet edhe letërsi popullore. Kjo letërsi ka qenë më prezente në kohën kur njerëzit akoma nuk dinin shkrim dhe lexim, kështu që gjërat e shkruara kanë qenë të rrëfyera gojarisht. Kjo krijim-

tari shpirtërore na jep një pasqyrë afërsisht të saktë të jetës shpirtërore të një populli duke e vështruar atë nga aspektet shoqërore, ekonomike, familjare, mitologjike, kanonore, ndërnjerëzore dhe moral, por ndonjëherë përdoret edhe trillimi (zanat, orët, sibilat, etj). Populli i këtyre periudhave edhe pse i pa formuar intelektualisht për ta zhvilluar një jetë të pasur shpirtërore, ketë jetë ka ditur ta paraqesë dhe përfytyrojë artistikisht. Letërsia gojore ka një periudhë historike shumë të gjatë. Fillimet e saj janë që në kohën e egërsisë kur njeriu ka pasur nevojë t’i komunikojë tjetrit përvojën e fituar në luftë me kafshët apo natyrën, dhe duke ua transmetuar të tjerëve në fillim me gjeste e më vonë edhe gojarisht. Bartësit e kësaj veprimtarie krijuese nuk e kanë nxjerrë veten në sipërfaqe, prandaj dhe janë quajtur krijues anonim.

Të gjitha krijimet gojore i përshkon një optimizëm i çiltër, një shpresë e madhe për një të ardhme të lumtur, një besim i paluhatshëm në fuqinë e popullit për ta transformuar të keqen në të mirë, vuajtjen në lumturi, robërinë në liri, etj. Krijuesit popullor kanë një imagjinatë të bujshme dhe e paraqesin realitetin e kohës në mënyrë besnike dhe përmes të kaluarës dhe të tashmes ndërtojnë vizionin për një të ardhme të mirë apo

KOHA Javore 18 KULTURË
E ENJTE, 6 PRILL 2023
Luljeta Avdiu-Cura Takimi me Dr. Ismailin ishte takim fizik e shpirtëror

poezia e popullit

“Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” (Përmbledhja I)

tre ustallar-e

5. vjen nji plak-o njatyparna:

- Puna mar-o ustallar-e!

të lumtur.

Pasi që folklori bën pjesë në jetën e gjallë të popullit, ai është ngusht i lidhur me zakonin dhe besimet e popullit dhe kjo bën që shkenca e folkloristikës të këtë nevojë për disiplinat shkencore ndihmëse si: etnografi - shkencë e mënyrës së jetesës së popullit, muzikologji - shkencë mbi kulturën e muzikës, ortografishkencë mbi drejtshkrimin e saktë dhe dialektologji - shkencë mbi të folurin e popullit sidomos këngët lirike/epike.

Në këtë letërsi hyjnë krijimet si: legjendat, përrallat, gojëdhënat, këngët, ninullat, gjëegjëzat, etj. Krijimtaria gojore ka lindur më herët sesa krijimtaria e shkruar. Asaj nuk i njihet autori. Në të vërtetë, secili krijim popullor ështe krijim i mendjes së një njeriu, por me kohë ai zakonisht shkon duke u plotësuar dhe duke u përshtatur varësisht nga mjedisi ku përhapet. Pra, krijimtaria gojore nuk krijohet përnjëherësh nga turma, por duke u shtrirë gjithnjë e më gjerë dhe duke pësuar ndryshime, përshtatje dhe modifikime ajo humb autorësinë e saj dhe bëhet krijim popullor. Madje në letërsinë gojore ekzistojnë edhe variantet e ndryshme të të njëjtit krijim, të njohura si motërzime.

Në lidhje me librin e fundit “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi”, autori shprehet: “Këtë visar të rrallë u përpoqëm ta përjetësojmë në përmbledhjen e përsosur – përmendoren madhështore në krijimtarinë gojore popullore, falë 72 këngëtarëve që i ushtruan, i ruajtën me përkushtim, duke na i kënduar a deklamuar me atë zë të bukur dhe na mundësuan t’ua lëmë breznivekombit trashëgim. Baladat e këtyre viseve janë dëshmi e një folklori të lashtë ilir dhe në vijim arbër e shqiptar, si ndikim në folklorin e trevave që më vonë u sllavizuan: në Dalmaci, Bosnje e Hercegovinë, në Malin e Zi e gjetkë. Kësodore u vërtetua dukuria dhënëse e kësaj pjese të kulturës sonë popullore tek fqinjët, si dhe ndikimet e ndërsjella. Tekstet e baladave me gjithë përbërësit e tyre etnofolklorikë përmbajnë e reflektojnë edhe fuqi magjike për të paraqitur, gjallëruar dhe mbrojtur tradita e identitet kombëtar në vendlindje, atdhe dhe jashtë tij, duke depërtuar në mërgatë tek një pjesë e madhe e popullatës shqiptare. Kudo këndohen, recitohen dhe interpretohen. Madje edhe në valle. Forcojnë gjuhë e vetëdije kombëtare. Pa këta faktorë qenësorë rrezikohet identiteti kombëtar që ka filluar të venitet shkallë-shkallë. Qëllimi ynë përmbushet me daljen në dritë të përmbledhjes me vlera të dëshmuara. Ajo iu bëhet ndihmë dhe iu hyn në punë nxënësve, studentëve dhe studiuesve për t’i thelluar dhe zgjeruar njohuritë për baladat dhe folklorin shqiptar, duke i tërhequr dhe bërë për vete lexuesit që do ta kenë në dorë këtë xhevahir folklorik”.

Të marë paç, o plak bunjar-e!

Ku p’ e sheh të marën ton-e?

Na gjidh ditën po punojmë

10. e gjidh natën pa rranojnë. A din plak nej hall për ne-e?

- Unë po dij, po m’ vjen gjynah-e. Se gjynahin e bajmë na-e.

- Ju tre vllazen çi po jeni, 15. ju të tre çikat i keni. Lidhni besë e lidhni fe-e. Çikave mos u kallxoni.

Kanë lidhë besë e kanë lidhë fe. Ma i pari qen-vëlla-e-

20. ka çartë besë e ka çartë fe.

Ma i dyti qen-vëlla-e

-ka çartë besë e ka çartë fe.

– Ma i treti tem-vëlla-e s’ çarti besë as s’ carti fe, 25. çikës ti s’ i ka kallxue.

Thrret katnana: o gjelin-e!

O gjelinë, para gjelin-e! Ustallartë pa dojshin buk-e. - Besa sot nanë jam e lig-e…….

Përveç temave bukur të shtjelluara nga doktori, vëmendjen ta tërhiqte edhe kurioziteti i nxënësve për të dëgjuar shtjellimin e temës në fjalë dhe pse jo edhe për të lexuar me emocion pjesë nga krijimtaria gojore. Ngjarja në fjalë emocionoi nxënësit, por edhe mësimdhënësit e tjerë të cilët morën pjesë në orën letrare. Pyete gjyshin/gjyshen do të ishte detyra e shtëpisë e radhës!

Përfundim

Ndoshta Gjon Buzuku gjatë qëndrimit në Krajë e ka bekuar këtë trevë, që aty të rriten njerëz të penës e dijes dhe puna e mundi i tyre të manifestohet me vepra të shkruara që i shërbejnë breznive, sot e mot!

NA

I RA MJEGLLA BUNARIT (Shas – Ana e Malit, 14.2.1987)

Na i ra mjeglla Bunarit Vajt e ra ner Vardanas-e.

Nej tri ditë e nej tri net-e Ku punojnë

Njerëzit si Dr. Ismail Doda duhet të kenë përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve tona. Po ashtu, në data të caktuara duhet të nderohen dhe duhen marrë shembull për punën dhe aktivitetin e tyre. Rrno për me tregue!

KOHA Javore 19 KULTURË -
E ENJTE, 6 PRILL 2023

Mbi ekspozitën fotografike “Tenda e takimit e një oborri” në Prishtinë

Mjeshtëria e artit fotografik dhe skenografisë së Marubëve

Janë fotografitë bardhë e zi të Marubit ato të cilat e thyejnë monotoninë e bardhësisë së sallës. Mbi njëzet fotografi shfaqin mbi njëzet momente të ndryshme dhe, si të thuhet, janë mbi njëzet rrëfime e ngjarje të kapura përmes shkrepjeve të Marubëve, të cilat për mbi një shekull sjellin ngjarje, kujtime, fytyra, veshje, qëndrime dhe poza të zakonshme të njerëzve të zakonshëm, për t’u bërë të jashtëzakonshëm përmes të të ashtuquajturës Perandori të Marubit

Në lagjen Qafa të Prishtinës, pak si e fshehur nga rruga kryesore, gjendet Galeria e Ministrisë së Kulturës. Një ambient modest, jo shumë i madh, i lyer gjithandej me të bardhë, hapi një ekspozitë me vlera të mëdha dhe të rëndësishme historike dhe kulturore. Janë fotografitë bardhë e zi të Marubit ato të cilat e thyejnë monotoninë e bardhësisë së sallës. Mbi njëzet fotografi shfaqin mbi njëzet momente të ndryshme dhe, si të thuhet, janë mbi njëzet rrëfime e ngjarje të kapura përmes shkrepjeve të Marubëve të cilat për mbi një shekull sjellin ngjarje, kujtime, fytyra, veshje, qëndrime

dhe poza të zakonshme të njerëzve të zakonshëm, për t’u bërë të jashtëzakonshëm përmes të të ashtuquajturës Perandori të Marubit. Gati një muaj e gjysmë qëndroi e hapur ekspozita “Tenda e takimit e një oborri”. Ekspozita ishte bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, që u kurua nga drejtori i këtij i muzeu, Luçjan Bedeni. Vizitorët patën mundësinë nga data 23 shkurt deri më 1 prill, të shohin nga afër ndër fotografitë e para që u realizuan në Shqipëri, në të cilat shfaqen pamje njerëzish të zakonshëm dhe njerëzish që kishin një status të caktuar dhe të rëndësishëm shoqëror. Siç thekson Bedeni, negativat e këtyre fotografive të gjendura në arkivin e Muzeut Marubi dhe në arkivin e Bibliotekës së Universitetit të Stambollit “janë dëshmi me vlerë që dokumenton të gjithë procesin e fotografimit, të shtypit të kabinet kartave e deri tek ngjyrosja e disave prej tyre”. Siç mësohet më tutje, ishin këto

fotografi që u përhapen gjithandej nga litografët vjenezë, që i kthyen ato në karta postale, ato të cilat gjenden tashmë më rrallë, por më shpesh në internet, si kartolina me mbishkrimin Souvenir de Scutari d’Albanie.

Janë të njohura ngjarjet historike të vendit tonë, të cilat i kemi lexuar në të kaluarën, por që na ngjallin kërshëri t’i lexojmë vazhdimisht edhe në të sotmen, sepse disi sikur duam t’i dimë më mirë dhe t’i ndiejmë më fort kohët kur u vendos fati i shqiptarëve. “Lahuta e Malcís” e Fishtës, “Lidhja e Prizrenit” e Belegut e vepra të tjera si këto që ishin shumë afër ngjarjeve historike, na fusin në realitetin e kohës së fund shekullit të parakaluar dhe në fillim të shekullit të kaluar. Personazhet i ngjallë edhe një herë Gjergj Fishta, ndërsa ngjarjet na i kujton edhe një herë Xhafer Belegu. Përmes fotografive të Marubëve, personazhet na ringjallen duke na i rikujtuar edhe një herë ngjarjet e kaluara. Krerët e Mirditës pozojnë së bashku

KOHA Javore 20
E ENJTE, 6 PRILL 2023
KULTURË
Korab Kraja

me fytyra të ngrysura pas varrimit të kapedanit të tyre, Bib Dodës. Marash Uci me të bijt shfaqin krenarinë duke i shtrënguar armët e ngjeshura në brez dhe presin çastin e duhur për t’u dalë përballë vendimeve të Kongresit të Berlinit, përfaqësuesit e të cilit gjenden të varur në murin e galerisë duke i pritur vizitorët. Edhe njerëzit e zakonshëm zënë një pozitë të rëndësishme në mendjen e Marubit, sepse përkushtimi i tij i kthente ata në modele pozimi për të qëndruar të heshtur, por për të folur gjithmonë përmes buzëqeshjes së tyre të ngrirë, e shikimit të tyre depërtues. Pozicioni i kërrusur i “burrit të varfër” i ulur në shkëmb, me strajcë mbi shpinë e me njërën dorë duke e shtrënguar një shkop mbi të cilin sigurisht është mbajtur gjatë ecjes, tregon qasjen artistike që fotografi Kel Marubi shfaq ndjesinë e kompozicionit të skenës, duke shfaqur gardhin e rralluar në sfond, ndërsa plakun e varfër, të shtyrë në moshë e mbase edhe të lodhur duke përçuar një mesazh vuajtjeje dhe lodhjeje, ultësie dhe çlodhjeje, por edhe vendosmërie dhe fisnikërie. Edhe pozicioni në mes të fotografisë së një gruaje me xhubletë të shkurtër nga Dukagjini dhe shikimi i saj i hedhur diku përtej, apo Mati Kodheli sikur e pasqyron këtë grua, i cili shfaqet i veshur me rroba të zejtarëve shkodranë. Mund të mos jetë shumë e rëndësishme në kontekstin e përgjithshëm të ekspozitës, por luan rol të veçantë në konceptimin e saj edhe një kostum i një gruaje që “fotografohet në oborr e mbështetur në një objekt interieri të studios”.

Mund të thuhet se veçantia e kësaj ekspozite, por edhe e fotografive të tjera të realizuara nga Marubët janë kostumet e personazheve të përzgjedhur për fotografi. Fotografitë bardhë e zi shpesh shprehin të ngurtën

Veçantia e kësaj ekspozite, por edhe e fotografive të tjera të realizuara nga Marubët janë kostumet e personazheve të përzgjedhur për fotografi. Fografitë bardhë e zi shpesh shprehin të ngurtën dhe ftohtësinë që nganjëherë mund të përçojnë, por kostumografia, e sidomos kostumet që shprehin veçantitë stilistike përmes fotografive të Marubit shfaqin hijeshinë dhe stilistikën e tekstilit të përpunuar hollësishëm, që fotografive bardhë e zi u japin gjallëri, kuptimshmëri dhe kolorit

dhe ftohtësinë që nganjëherë mund të përçojnë, por kostumografia, e sidomos kostumet që shprehin veçantitë stilistike përmes fotografive të Marubit shfaqin hijeshinë dhe stilistikën e tekstilit të përpunuar hollësishëm, që fotografive bardhë e zi u japin gjallëri, kuptimshmëri dhe kolorit. Mund të jetë e rëndësishme kjo fotografi, sepse shfaq një veshje pothuajse të harruar, por që e kemi të pranishme çdoherë nëpër ngjarje të rëndësishme. Është veshja e krajanes, siç e thekson Kel Marubi “veshje katolike nga zona e Ljares dhe Shestanit - Krajë” ajo që i jep ekspozitës përmasa artistike përmes veshjes, por edhe përmasa mburrjeje për vizitorët që mund të kenë dëgjuar apo mund të kenë ndonjë lidhje me këtë trevë. Kjo veshje, nga vrojtuesit sipërfaqësorë, në të kaluarën ka ngjallur dyshime dhe diskutime të pabazuara rreth autenticitetit të saj. Diskutimet e tilla mund të kenë pasur ngarkesa të ndryshme, të cilat e rëndonin shprehjen e të menduarit, duke i futur kontekste përçarëse fetare, etnike, racore apo duke bërë një analizë jo të duhur në mes veshjes së shekullit XXI me veshjen e shekullit XIX. Është fakt i pamohueshëm që karakteri i kësaj veshjeje dhe dekorimet bazë të formave gjeometrike që shpërfaqin stilisjen e jelekut me elemente ritmike dhe të dekorimeve “të rënda”, e po ashtu elementet dekorative të zhgunit që i japin vlera të çmuara artistike dhe estetike e “drejtpeshojnë” personazhin e veshur me të, mund të gjenden lehtë dhe mund të dallohen shpejt edhe sot. Mund të kujtohet, se nuk duhet harruar që elementet kompozicionale të veshjes të cilat, mbase nuk e kishin nivelin dekorativ aq të rëndësishëm, me kalimin e kohës të jenë ndryshuar, prandaj edhe me kalimin e kohës të

jenë shfaqur zbukurime të ndryshme që do të përshtaten me kohën. Nëse në të kaluarën e afërt mund të ishin të rëndësishme figura gjeometrike, abstrakte dhe arkaike, disa prej tyre në kohët moderne mund të jenë zëvendësuar me figura të tjera, më të kapshme dhe më të thjeshta për syrin, konceptimin dhe idenë për të njohur natyrën dhe realitetin. Përshtatja mund të ketë luajtur një rol kyç për shfaqjen e dyshimeve dhe hedhjen e hipotezave të pavlera ndaj realitetit dhe faktit të shënimit të kartolinës që shfaq këtë grua me këtë kostum: “Krajë, Albania”. Por, më të qenësishëm dhe më prekës vërtetimin e kësaj e bën vetë përshkrimi i fotografisë të ekspozuar edhe në galeri:

Kostum i vjetër gruaje katundare Kel Marubi, kolodio i lëngshëm, xham 13x18 cm

Kjo grua me veshje katolike nga zona e Ljares dhe Shestanit - Krajë fotografohet në oborr e mbështetur në një objekt interieri të studios.

Pietro dhe Kel Marubi shfaqen përmes fotografive të tyre mjeshtërinë e artit fotografik dhe skenografisë, duke e kthyer oborrin në një studio të rëndësishme dhe me vlera artistike të një ambienti të ngrohtë. Mund ta kenë ditur ata që oborri i kthyer në studio fotografike do të bëhet me të vërtetë një tendë e takimit, ku njerëzit do të mblidhen e do të vështrojnë personazhe të njohura, të panjohura, do të kundrojnë ngjarje dhe do të sjellin nëpër mend historitë. Dhe, çfarë është më e rëndësishmja, njerëzit do të mendojnë, sepse në fund të fundit, arti përmes mesazhit të tij i lë njerëzit të mendojnë. Prandaj, po mendoj edhe unë: a do ta shfaq veten krajanja në ndonjë tendë takimi të ndonjë oborri në Ulqin?

KOHA Javore 21
E ENJTE, 6 PRILL 2023
“ KULTURË

Dy Dritanat anamalas, dritën e amshimit dhe

Para tri vitesh, në janar 2020, kur u lutëm për një vit të suksesshëm, për një botë më të mirë me më pak trazira, me më pak konflikte, me më pak dhunë, me më shumë barazi, me më shumë të drejta, me më shumë liri, një virus i panjohur filloi të përhapet me shpejtësinë e dritës në mbarë globin. Bota u kërcënua nga një virus që mbillte dhimbje e vdekje në kohën kur mjekimi dhe vaksinat mungonin, ndërsa infektimet shtoheshin dhe vdekjet bëheshin të pandalshme. Rastet e para me pneumoni misteriale virale u zbuluan në qytetin e Vuhanit në Kinë. Virusi i pagëzuar me emrin SARS-coV-2 (COVID-19) e përfshiu botën. Ekspertët mjekësorë konfirmuan me bindje se virusi transmetohej nga njeriu në njeri. Edhe përkundër të gjitha përpjekjeve, masave dhe mënyrave që ndërmori Kina për frenimin e përhapjes, rastet me koronavirusin e ri u përhapën me ritme gjithnjë e më të shpejta në Korenë e Jugut, Japoni, Tajlandë, Shtete të Bashkuara të Amerikës, Iran, Evropë e kontinente të tjera. Ky “armik i padukshëm”, siç e cilësuan rëndom, përfshiu gjithë globin dhe e çoi botën drejt një mbyllje të paprecedentë. Maskat u bënë jo vetëm emblema të vitit, por edhe të një epoke të re të frikshme. Shtrëngimi i duarve u bë i ndaluar. Po ashtu edhe përqafimet në momentin kur na duheshin më shumë. Dashuria filloi të barazohej me distancimin. Ky realitet i ri i frikshëm i cili ndryshoi gjithë planetin e papërgatitur për përballimin e kësaj sfide përfshiu edhe çdo cep të vendit tonë.

Edhe Komuna e Ulqinit, sidomos zona e Anës së Malit, shënoi ditë të zeza që prej shpërthimit të pandemisë me dhjetëra e dhjetëra jetë të humbura. Shtëpia e Shëndetit të Ulqinit do të ishte mirë dhe me interes të publikojë bilancin (listën ) e saktë të personave të vdekur nga kjo trevë si pasojë e këtij virusi. Jemi të mendimit se (qofsha i gabuar) Ana e Malit në krahasim me numrin e popullatës do të ketë bilancin më negativ të humbjeve të jetëve njerëzish nga koronavirusi në Mal të Zi po se po, ndoshta edhe më gjerë. Këtë dhimbje tragjike të shkaktuar nga virusi korona, ndër shumë familje të tjera anamalase e përjetuan me pikëllim të thellë e me zemër të thyer edhe familjarët e Dritan Alajt (38 vjeç) dhe Dritan Kurtit (42 vjeç). Fluturuan drejt amshimit dy shokët dhe miqtë e mi me të njëjtin emër, dy shpirtra nga më të mirët të kësaj krahine gjeografike dhe etnografike shqiptare.

Dritan Kurti (1978-2020)

Humbja e parë dhe më e dhimbshme e cila ka prekur dhe ka tronditur jashtëzakonisht shumë të gjithë banorët e Anës së Malit, padyshim ishte largimi i papritur nga kjo jetë i birit të tyre të dashur, 42-vjeçarit Dritan Kurtit nga fshati Sukubinë, më 24 tetor 2020 nga Covid-19. Ikja e tij e parakohshme preku thellë shpirtin e familjarëve, farefisit, shokëve, kolegëve, miqve dhe bashkëkombasve të tij që e njohën. Kisha kënaqësinë dhe privilegjin që e njoha Dritan Kurtin, me të cilin nga bashkëpunimi i mirë shumëvjeçar krijuam një miqësi të sinqertë. Çdoherë mu përgjigjte në kohë kur e thërrisja në telefon për të marrë ndonjë informacion nga aktivitetet e tij të shumta në fushën e arsimit në shkollë ku punonte si mësimdhënës, nga veprimtaritë e Shoqatës “Ora” dhe të Bashkësisë Lokale – Sukubinë, të cilat i drejtonte me sukses, apo për aktivitetin kulturor-artistik të Ansamblit “Tradita”, në të cilën si valltar i shkathtë , me trupin e tij të hijshëm, i veshur me petkun kombëtar që i rrinte aq bukur, ka dhënë një kontribut të paçmuar që kjo trevë të ruajë vlerat e trashëgimisë kulturore, veçmas folklorit të saj. Gjatë gjithë karrierës së tij artistike në ansambël, ka interpretuar valle në shumë treva shqiptare ku ka shkuar Ansambli “Tradita” si brenda vendit, ashtu edhe në turne jashtë shtetit. Lëvizjet e këtij kërcimtari u cilësuan nga ekspertët e folklorit si shumë dinamike me një ritëm të admirueshëm, ku kishte një harmoni të spikatur në kostumin e zonës ku u lind dhe ku sot prehet trupi i tij i pajetë.

Dritan Kurti ishte informatori im i besueshëm, i cili në çdo kohë dhe moment pa përtesë më jepte informata të sakta nga veprimtaria e tij e gjithanshme, e madhe dhe e frytshme. Ai ndau kohën e tij për mua, sepse ishte i ndërgjegjshëm, i vëmendshëm, i kujdesshëm, i papërtueshëm,

KOHA Javore 22 MOZAIK
E ENJTE, 6 PRILL 2023
Gjekë Gjonaj

lavdisë

i gatshëm dhe i vullnetshëm për të bërë gjëra me vlerë në të mirën e përgjithshme. Në gjykimin tonë Dritan Kurtit duhet t’ia pranojmë këto dhe cilësi si njeri shumë ambicioz për të bërë një punë, dhe shumë i përkushtuar për të demonstruar sukseset dhe arritjet. Kjo është një aftësi. Për këto dhe shumëçka tjetër, Dritan Kurti do të na mungojë shumë dhe do ta kujtojmë përherë deri në fund të jetës.

Në 1-vjetorin e vdekjes së kryetarit të saj, mësimdhënësit dhe veprimtarit Dritan Kurti, në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë, Shoqata “Ora” ka organizuar mbrëmjen përkujtimore “Një vit pa Dritanin”. Me këtë rast kjo Shoqatë ka ndarë mirënjohje për kryetarin e saj Dritan Kurti, me motivacionin “Për kontributin në themelimin, organizimin e aktiviteteve, drejtimin me sukses të Shoqatës ‘Ora’ dhe veprimtarinë e gjithanshme në të mirë të shoqërisë”. Po ashtu Shoqata “Ora” ka shfaqur dokumentarin kushtuar këtij aktivisti, punonjësi të arsimit dhe intelektuali të veçantë të kulturës sonë kombëtare, Dritan Kurti.

Dritan Alaj (1982-2020)

Dy javë pas humbjes së betejës nga koronavirusi të Dritan Kurtit, më 15 nëntor 2020 , në Qendrën Klinike të

Malit të Zi, në moshën 38-vjeçare u nda nga jeta njeriu me zemër të madhe, punëtori e veprimtari i dalluar, atdhetari, aktivisti, politikani - sekretar i përgjithshëm i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, njëherë edhe këshilltar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, Dritan Alaj, nga fshati Katërkollë. Shkak u bë virusi korona me të cilin qe diagnostikuar disa javë më parë. Lajmi i hidhur për vdekjen e tij të parakohshme shqetësoi dhe shkaktoi dhimbje të madhe në Anë të Malit në të dyja anët e kufirit, Mal të Zi e Shqipëri, Ulqin, Tivar, Krajë dhe diasporë. Aq më tepër kur ai la pas vetes babain, bashkëshorten dhe dy

fëmijët e tij jetimë, Dorianin dhe Erionën.

Dritan Kurti , siç e vlerësonin bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, me punën e tij të përkushtuar në Njësinë zonale të Fondit Pensionisto Invalidor ishte gjithmonë në shërbimin e të gjithë qytetarëve. Kishte virtyte të larta njerëzore, ishte i respektueshëm, i kujdesshëm dhe i sjellshëm për shoqëri dhe i dashur për familje. Njeri me plot pozitivitet që të mbushte me besim dhe shpresë për një jetë më të mirë. Ai si këshilltar dhe funksionar i lartë i Unionit Demokratik të Shqiptarëve kontribuoi në zhvillimin e proceseve demokratike në vend. Me rastin e 1-vjetorit të vdekjes së këshilltarit tashmë të ndjerë Dritan Alajt, më 19 dhjetor 2021 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit u mbajt seanca përkujtimore, në të cilën për vlerat e njerëzore dhe kontributin e tij shoqëror folën

kryetari i Kuvendit, Haxhi Sulejmani, kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka, kolegët Agron Mehmedi dhe Halil Truma, ndërsa në emër të familjes falënderoi të pranishmit babai i Dritanit, Myzafer Alaj.

Kjo është shkurtimisht historia e dhimbshme e dy intelektualëve të shquar anamalas, tek të cilët vlerat qytetëruese, kulturore dhe atdhetare ishin pjesë e jetës dhe veprimtarisë së tyre. Të dy kishin një emër – Dritan, që ndriçonin kurdo e kudo dhe ishin dy anëtarë nga familjet shumë fisnike dhe të ndershme, Kurti e Alaj. Këta të dy Dritana - dritat e Anës së Malit janë shëmbëlltyrë të qytetarëve të denjë e fisnikë. Të tillë do të mbeten për shumë kohë, jo vetëm për familjarët e tyre, por edhe për gjeneratat që do të vijnë. Popullata e kësaj treve do të jetojë me kujtimin për dy Dritanat në dritën e amshimit dhe lavdisë.

KOHA Javore 23 MOZAIK anamalas, në dhe
E ENJTE, 6 PRILL 2023

Intervistë me Imzot Rrok Gjonlleshaj- argjipeshkëv i Tivarit dhe administrator i Dioqezës së Kotorrit

Të mos vrapojmë vetëm për bukën e përditshme, për famë e pasuri, por për të qenë

Koha Javore: Imzot, besimtarët katolikë ndodhën në kohën e Kreshmëve, e cila i paraprinë festës së madhe të Pashkëve. Cilat janë detyrimet që ka një katolik përgjatë kësaj periudhe?

Imzot Rr. Gjonlleshaj: Po, jemi në kohën e Kreshmëve e cila zgjat dyzetë ditë. Fillon nga e mërkura e përhimtë dhe është kohë pendese, kohë e agjërimit dhe e veprave të mira, veçanërisht kohë lutjeje, ku të gjithë besimtarët përgatiten përmes lutjeve, agjërimit dhe veprave të mira për festën e madhe të Pashkëve. Është kohë kur ne e kujtojmë periudhën që Krishti e kaloi në shkretëtirë, duke u përgatitur për veprën e madhe që ndërmori për shëlbimin e gjithë njerëzimit. Kjo kohë që zgjatë dyzetë ditë, është kohë obligative për të gjithë besimtarët, me synim që ta bëjnë një ripërtëritje shpirtërore të vetes, dhe është një kohë e mjaftueshme për ta njohur vetveten dhe për të përmirësuar atë që ndoshta deri tani nuk ka qenë në rregull në raport me Zotin, por edhe me të afërmin.

Jezu Krishti urdhëron që ta duam Zotin mbi çdo gjë, dhe të afërmin si vetveten. Shpeshherë këtë urdhër të Jezu Krishtit e harrojmë ose e lëmë pasiv, dhe kjo kohë është e volitshme për ta parë

veten tonë, se cili është raporti ynë me Zotin, se sa ne lutemi. Edhe Jezu Krishti pas gjitha aktiviteteve që bëntë, që e kalonte tokën duke bërë mirë, e pasi shëronte çdo sëmundje e çdo lëngatë, ai gjithë natën e kalonte në lutje, dhe në një moment ai thërret edhe nxënësit e vet dhe ju thotë: Ejani dhe Ju dhe pushoni! - që për Jezu Krishtin lutja nuk është mundim, por vërtetë një pushim.

Koha Javore: Si festohet sot në krahasim me të kaluarën e kremta e Pashkëve, a janë besimtarët po aq të devotshëm?

Imzot Rr. Gjonlleshaj: Besoj se në përgjithësi janë, megjithëse ne po jetojmë një kohë më moderne dhe disa gjera duken sikur nuk janë si në kaluarën. Shkaku është se familjet në të kaluarën ishin më patriarkale dhe numerikisht më të mëdha dhe ashtu në një bashkësi më të madhe, me më shumë njerëz festohet dhe lutet më lehtë, sepse nxisin njëri-tjetërin, kurse sot familjet janë numerikisht më të vogla, dhe duke qenë të angazhuar në punë të ndryshme dhe në obligime të tjera që i sjellë jeta, atëherë dinë të lënë pas dore ndoshta lutjen, ose shpeshherë ajo bëhet individuale dhe jo familjare. Mirëpo, lutja duhet të jetë edhe në bashkësi,

sepse lutja është shumë e fuqishme kur janë të angazhuar të gjithë anëtarët e familjes. Nënë Tereza e ka një shprehje shumë të fuqishme që thotë: “Familja që lutë së bashku, edhe jeton së bashku”. Pra, e nevojshme është të lutet së bashku, në mënyrë që të mund të jetohet në lumturi së bashku. Njeri duhet të gjejë gjithmonë kohë për lutje. Sot për fat të keq shumë gjera janë shndërruar në komercializëm, dhe kështu prindërit bien në ato tundime duke menduar se mjaftojnë ato ca gjera, për t’i marrë të gatshme, për t’i sjellë në familje dhe me to të shënojnë një festë, siç është festa e Pashkëvë. Mirëpo, nuk e zëvendësojnë këto gjëra të blera gëzimin, sepse këtë gëzim e sjell përgatitja, pra kur anëtarët e familjes të gjithë se bashku i përgatisin gjërat e nevojshme, edhe ato tradicionale të festës së Pashkëve. Dhe në ato gjëra të përgatitura të dinë të japin edhe dashurinë, kurse në gjëra të blera nuk mbidhet dashuria, sepse i ka bërë dikush tjetër dhe mungon pikërisht ajo dashuria me të cilën janë gatuar ato gjëra.

Dhe për të kremtuar festën e Pashkëve, duhet që edhe në ato gjëra që përgatisim të japim dashuri ashtu sikurse duhet të japim dashuri në lutje, në flijim

KOHA Javore 24 INTERVISTË
E ENJTE, 6 PRILL 2023

dhe nëpërmjet veprave të bamirësisë, ashtu duhet të mbjellin dashuri dhe lutje edhe në gjërat materiale që përgatitën për festën e Pashkëve, e nëpërmjet këtyre simboleve festat na bëhen shumë më atraktive dhe të dashura.

Koha Javore: Çfarë duhet t’u rikujtojë kjo periudhë e Kreshmëve besimtarëve katolikë?

Imzot Rr. Gjonlleshaj: Kjo periudhë duhet të përkujtojë besimtarët se ata duhet t’i përgjajnë Jezu Krishtit. Në qoftë se një periudhë dyzetëditore Krishti e ka kaluar në shkretëtirë, ai atë periudhë nuk e ka kaluar kot, por me një qëllim, dhe qëllimi i Krishtit ka qenë pikërisht shpëtimi i njerëzve. Gjatë asaj periudhe në shkretëtirë ai ka qenë i tunduar prej së keqës, që gurët shndërrohen në bukë, që të ketë pushtet, që të jetë atraktiv, që të përfitojë shumë, që të gjitha do t’i jap vetëm bje në gjunjë para meje, por që të gjitha këto, Krishti i ka refuzuar. Sepse thotë që nuk jeton njeriu vetëm nga buka, por edhe nga çdo fjalë që del prej gojës së Zotit dhe se duhet adhuruar vetëm Zotin Hyj. Dhe atëherë kjo periudhë çfarë na kujton? Na kujton të përngjarit e Krishtit. Pra, të mos vrapojmë dhe të angazhohemi vetëm për bukën e përditshme, për famë e pasuri, por për të qenë, dhe kjo është shumë e nevojshme.

Koha Javore: Cila është rëndësia e treditëshit të shenjtë e Javës së Madhe dhe domethënia (e të Enjtës, të Premtës dhe të Shtunës së Madhe)?

Imzot Rr. Gjonlleshaj: Rëndësia e treditëshit të shenjtë e Javës së Madhe janë pikërisht ato ngjarje që i kanë paraprirë të të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit. Jezu Krishti edhe pse e ka ditur se çfarë e pret në Jerusalem, ai është drejtuar drejt Jerusalemit. Edhe pse janë përpjekur që ta tërheqin, t’ia ndryshojnë mendjen dhe vendimin e tij që ai të mos shkojë në Jerusalem, ai megjithatë shkon. E ka ditur që atje e pret mundimi, gjykimi dhe vdekja, por megjithatë ka shkuar. Pse? Ka shkuar, sepse ka dashur të dëgjojë vullnetin e Atit. Pra, jo çfarë dua unë o At, por çfarë don Ti. Dhe vullneti i Atit është pikërisht shpëtimi dhe shëlbimi i gjithë njerëzimit. Pra Jezusi pranoi që të jetë i gjykuar, i munduar, ta bart kryqin, të dalë në Golgotë, të jetë i kryqëzuar, ka

lejuar që t’i shpohet krahërori, por ka dhënë edhe një shembull se si duhet bartur kryqi. Jezusi kështu ka plotësuar Besëlidhjen e Vjetër, ka kremtuar darkën në mbrëmje, na e ka lënë vetveten në pije dhe ushqim shpirtëror. Pra, ka themeluar meshën e shenjtë, ka themeluar meshtarinë, ka dhënë urdhërin e dashurisë, duke ua larë këmbët apostujve, duke u përulur dhe përvujtëruar, duke ju thënë: “A e kuptuat se çfarë bëra unë? Ju më thërrisni mësues e zotëri, dhe thoni të vërtetën se unë jam mësues dhe zotëri, por nëse unë si mësues e zotëri ua lava ju këmbët, bëni edhe Ju kështu!” Larja e këmbëve ishte shenja e dashurisë së Zotit për ne njerëzit, dhe njëkohësisht ishte mësimi dhe porosia konkrete e dhënë nxënësve të vet që ta emitojnë Krishtin në dashuri e përvujtëri. Të Premtën e Madhe ai lejon që mbi të, të bie gjithë ai mllef i njerëzve që s’e kanë njohur Zotin. Lejon që ta gjykojnë, ta rrahin, ta pështyjnë, ta mundojnë e kryqëzojnë. Të gjitha këto ai i lejon. Por jo vetëm që ata të kënaqen me mundimet e Krishtit, por nëpërmjet atyre mundimeve Krishti i jep setisfaksion Atit për mëkatet tona. Ai i merr mbi vete mëkatet tona për të na e mundësuar ne shpëtimin. Prandaj, ka shumë rëndësi që besimtarët të qëndrojnë pranë varrit të Krishtit në një heshtje, gjithnjë duke medituar dhe duke menduar se çfarë Krishti hoq dhe ndërmori për shpetimin tonë. Dhe pas të gjitha mundimeve arrin edhe gëzimi i Pashkëve, pasi menjëherë, të Shtunën e Madhe në mbrëmje janë ritet e mrekullueshme të bekimit të zjarrit që është ai zjarri i Shpirtit Shenjtë që e kullon dhe e pastron jetën tonë. Qiriu i bekuar i Pashkëve është simbol i dritës, ja drita e Krishtit, pra Krishti na thotë: “Ju jeni drita e botës”. Njeriu nuk mund të jetojë në errësirë, por në dritë. Dhe Krishti na mëson se kush i ka veprat e mira, ai jeton në dritë, sepse veprat na bëjnë të dalim në dritë. Për këtë arsye,

nëpërmjet qiriut të Pashkëve që simbolizon dritën (Krishtin e ringjallur), ne duhet të jetojmë pikërisht për ato vepra të mira, vepra drite që të jetojmë në dritë dhe që t’i japin atë rrezatimin e duhur kësaj bote.

Koha Javore: Imzot, cili është mesazhi Juaj drejtuar besimtarëve të besimit katolik në Vigjilje të Pashkëve?

Imzot Rr. Gjonlleshaj: Çdo festë është gëzim. E veçanta është se festa e Pashkëve është gëzim i madh. Uroj që njerëzit të jetojnë vërtetë gëzueshëm, me një gëzim shumë të madh, pikërisht me atë gëzim që na e sjellë Krishti i ringjallur. Që të mund ta jetojmë atë gëzimin që na e sjellë Krishti i ringjallur, secili nga ne duhet të jemi të angazhuar që në këtë shoqëri të sjellim gëzim. Ne po jetojmë në një vend ku shumë njerëz ndjehen të pasigurtë dhe tentojnë ta braktisin atë, thuajse këtu nuk jetohet. Megjithatë, nuk duhet harruar se kudo që ne të shkojmë e të jetojmë, ne veten tonë e bartim me vete. Nëse ne duam të rrezatojmë gëzim e të japim dritë, të jetojmë si fëmijë të Zotit e të jetojmë gëzueshëm, atëherë ne duhet që kontributin dhe vlerat tona t’i mbjellim në shoqërinë ku ne jetojmë.

Nuk duhet që ne të shkojmë e ta kërkojmë një gëzim apo dritë diku tjetër, por gëzimin dhe dritën ta krijojmë këtu.

Dhe këtë urim kam unë, që të mos braktisen trojet tona, por t’i ruajmë dhe t’i duam trojet tona, ta duam jetën këtu në mënyrë që këtë vend ta bëjmë shumë më atraktiv për të jetuar ne dhe për t’ua lënë pasardhësve tonë, ashtu siç na e lanë ne baballarët tonë që e deshtën e ruajtën aq shumë, ashtu edhe ne duhet t’i ruajmë dhe të ndriçojmë, të japim dritë.

Të gjithë atyre që festojnë, gëzuar e për shumë vjet Pashkët dhe me zemër të pastër!

Intervistoi: Toni Ujkaj

KOHA Javore 25 INTERVISTË
E ENJTE, 6 PRILL 2023

Botime të reja

Një pasuri kombëtare me interes për folklorin tonë

Dashuria për folklorin dhe trashëgiminë kulturore e ka nxitur gazetarin Esat Mehmeti që të merret me zakonet dhe ritet e trevës së Anës së Malit, që janë përcjellur brez pas brezi, ndër të cilat dasma zë një vend të posaçëm. Fryt i pasionit dhe i punës së tij është libri “Dasma në

Anë të Malit – Ritet dhe ceremoniali i saj”, i cili është botuar para disa ditësh.

Në parathënien e librit autori shkruan se dasma në Anën e Malit ruan një thesar të pasur kulturor, prandaj qëllimi i tij ka qenë që të pasqyrojë ceremonialin e kësaj dasme në tërë kompleksitetin e saj.

“Ritet dhe ceremoniali i dasmës, si dhe këngët, vallet, veshjet dhe lojërat popullore që e shoqërojnë, janë pa dyshim një pasuri kombëtare dhe paraqesin interes për folklorin tonë në përgjithësi. Të gjitha këto krijojnë

një mozaik shpirtëror që u përcoll brez pas brezi dhe ruajtur deri në ditët tona, duke u kultivuar si vlera”, shprehet ai.

Në libër autori përshkruan tri etapat kryesore të ritualit martesor: fejesën, përgatitjen për dasmë dhe dasmën. Ai po ashtu flet për ndryshimet e dasmës në Anën e Malit dikur dhe sot. Pjesë e librit janë po ashtu disa këngë popullore dasme nga Ana e Malit.

Redaktor i librit është Dr. Nail Draga, recensentë Qani Osmani dhe Luljeta Avdiu – Cura, lektor Sabri Halili, radhitjen kompjuterike e ka bërë Gresa Mehmeti, ballinën Agron Ujkashi, fotografitë Ardian Taipi dhe përgatitjen teknike Gazmend Çitaku. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, kurse është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Botimin

e librit e ka mundësuar Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Malin e Zi. Po ashtu kanë ndihmuar edhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” – Nju Jork, Shoqata “Ana e Malit” – Nju Jork dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi. Esat Mehmet ka mbaruar studimet në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Gjatë viteve 1979-1991 ka punuar mësimdhënës në Obiliq, kurse prej vitit 1995 deri në vitin 2022 gazetar në Radio Ulqin. Merret edhe me shkrime publicistike që janë botuar në të përjavshmen “Koha javore”, gazetën “Bota sot” etj.

“Dasma në Anë të Malit” (Ritet dhe ceremoniali i saj) është libri i tij i parë.

KOHA Javore 26 KULTURË
i. k.
E ENJTE, 6 PRILL 2023
(Esat Mehmeti, “Dasma në Anë të Malit – Ritet dhe ceremoniali i saj”, SHAI “Art Club”, Ulqin, 2023)

Millo Gjukanoviq fitues i shumicës absolute të votave

Plavë/Guci - Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 2 prill 2023, në të cilat për President të Malit të Zi garuan dy kandidatë - kandidati i PDS-së Millo Gjukanoviq dhe i Lëvizjes “Evropa Tani” Jakov Millatoviq, në Komunën e Plavës u mbajtën në 22 vendvotime: 4 në Plavë, 1 në Murinë dhe 17 në vendbanimet në periferi të tyre. Në këto zgjedhje të cilat u zhvilluan në atmosferë të qetë dhe pa vërejtje, të drejtën e votës e shfrytëzuan 5.168 qytetarë të moshës madhore ose 55.1% prej gjithsej 9.374 personave me të drejtë vote sa ishin të regjistruar në listat zgjedhore. Në krahasim me zgjedhjet e raundit të parë, të mbajtura më 19 mars 2023, në raundin e dytë votuan më shumë 772

qytetarë ose 8.2%.

Pas numërimit të votave, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve konfirmoi se prej gjithsej 5.166 qytetarëve që dolën në vendvotime, 5.141 ishin vota të vlefshme, kurse 27 të pavlefshme dhe se shumicën absolute të votave - 3.721 ose 72% e fitoi kandidati i PDS-së Millo Gjukanoviq, ndërsa kandidatit të Lëvizjes “Evropa Tani”, votën ia dhanë 1.420 votues ose 28%.

Në Komunën e Gucisë zgjedhjet presidenciale u mbajtën në 10 vendvotime: 3 në Guci dhe 7 në vendbanimet rurale në periferi, të cilat po ashtu u zhvilluan në atmosferë të qetë dhe pa ndonjë problem eventual. Në raundin e dytë të zgjedhjeve në fjalë, të drejtën e votës e shfrytëzuan 1.726

qytetarë të moshës madhore ose 37.9%, prej gjithsej 4.550 personave me të drejtë vote sa ishin evidentuar në listat zgjedhore. Në krahasim me raundin e parë, edhe në këtë komunë në raundin e dytë të drejtën e votës e shfrytëzuan 356 qytetarë ose 7.8% më shumë.

Edhe në këtë komunë, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve pas numërimit të votave konstatoi se prej gjithsej 1.726 qytetarëve që dolën në vendvotime, 1.704 vota ishin të vlefshme, kurse 22 të pavlefshme dhe se shumicën absolute të votave – 1.513 ose 72% e fitoi kandidati i PDS-së Millo Gjukanoviq, ndërsa kandidatit të Lëvizjes “Evropa Tani” Jakov Millatoviq, votën ia dhanë 191 qytetarë ose 28%. Shaban Hasangjekaj

KOHA Javore 27 MOZAIK
E ENJTE, 6 PRILL 2023
Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në komunat e Plavës dhe Gucisë

I

Kultura L

Anton Gjuravçaj

Tungjatjeta

përshëndet njeriu pran meje një njeri tjetër

dhe shton diçka

të kuptueshme keq si nëpër dhëmbë //njëqind dollarë i thashë

mund të jetë ai ma ktheu njëqind euro çmimet janë të ndryshme... pas asaj përshëndetjeje

që ti mendoN se nuk e ka kush aq të bukur në botë

s’ka më djalë i vendit... i fisit... i shtëpisë... filan filanit

... mos e kërko emrin tim

mund ta kem të shumë kujt si dhe fytyrën

dikur në dymbëdhjetë persona kërkohej një i keq e sot një i mirë

populli thotë se qeni i keq e bjen ujkun në vathë...//

II

Sa më të mëdha karriget aq më të vegjël njerëzit

/me ndjenjë dhimbjeje mendoj se si do të dukeshin këto këmbë të varura e të pafuqishme kur të prekin tokën/ nisëm drejt një tryeze por para më del njeriu që e takova më parë //kujdes

këto që të duken si njolla në dysheme në të vërtetë janë botët... malbotët

(mundemi lirisht t’i quajmë “banorë të ri” të këtij vendi kategori që se njeh as Kanuni i Lekës...)

... i quajnë edhe gjysmë njeri e gjysmë

makinë

më shumë për shkak të instinkteve... paguhen për përhapjen e shpifjeve dhe të gënjeshtrave...

shtrembërimin e realitetit... shitjen e mjegullës...

fshirjen e gjurmëve të pronarëve...

me qëllim që në shoqëri të formojnë

konfuzion... pasiguri

... logjikën e grigjës...

(e vërteta dhe dashuria janë bazamenti i përparimit)

rrethi i dytë i njollave që duken më

qartë

“Vendet ku flakët janë më të mëdha në ferr janë të rezervuara për ata që janë neutralë në kohën e krizave të mëdha morale”

janë ata apo paraardhësit e të cilëve me pasion kanë puthur këmbën e çdo kujt që shkeli në këtë vend e tani vetëm se nuk varen për shtyllë të flamurit të kombit duke u munduar të mbështillën në të apo të valëvitën në vend të tij rrethi i tretë i njollave më i largëti por jo edhe më i madhi janë ata që mendojnë se mund ta blejnë jo vetëm historinë e vet por edhe të parëve të tyre... edhe një tempull gënjeshtrash//

III

// Kjo do të ishte si ekuivalencë e rrugës kryesore nëse merret si toponim në fillim janë ata që blejnë vullnetin dhe kështu pa nevojë i përulin të afërmit e vet e në fund ata që shesin tokën që nuk shitet kjo formë shitjeje s’ka ekzistuar në kohën e Aligierit (si përmend nëntë nëmët e saj) ... e quajnë tregu i njerëzve (jo se nuk ka ekzistuar edhe përpara disa janë shitë me themel... por për herë të parë e ndërtojnë vetë) nëpër të ecin si kore thonë se hyrët më të shkelur keq e nuk dihet si dilet... apo a është e mundur një gjë e tillë në të vërtetë ky është zanat... (pa përgatitje paraprake) sikur disa njerëz lindin me të parajsë për matrapazët e injorantët...

IV

Në mesin e atyre prej të cilëve pritet mendimi kritik /poetë... shkrimtarë... gazetarë... studentë... shkencëtarë

intelektualë për fat të keq edhe pse i vetëdijshëm për kundërthënien që ka në vete detyrohem të përdori edhe termin intelektualë të pavarur/ gjej përsëri njeriun e panjohur që ka

përgjigje për gjithçka

//këta njerëz në të cilët ti beson edhe balta e filxhanit të tyre mjafton që t’u lidhë këmbët...

gjuhën

disa mbrapsht kanë veshur fanellën me shkrimin Kultura L (shkurtesë që do të thotë Kultura e Lekut)

disa janë mësuar dhe ende pranojnë që t’i përdorin nëpër manifestime të ndryshme në statusin e setrave të shlyera... e disa nga frika se do t’u lëshojnë botët (“gjahu i malësorëve” me bota) heshtin edhe pse të vetëdijshëm se janë mëkatarët e Dantes //

V

Ta kishin ditur se pluralizmin dhe demokracinë do t’i kuptojmë si kore që zgjasin pafund

dhe çka jemi në gjendje t’i bëjmë vetes...

me shekuj përpara ishin munduar t’i hedhin

nëpër fortesat tona

në vend të minjve të ngordhur me mortajë...

njeri i panjohur qeshet sikur mi lexon mendimet

//shpenzoni energji

shumica edhe të pa vetëdijshëm në ndarje të rreme... kurdisura...

tradhtarë... përçarës e patriotë e rrota bluan për idiotë// e merr një lëmsh dheu e ma vendos në dorë

//dheu nuk fal

çdo copë e shitur

ua shkurton hapin... frymën... ardhmërinë

të mos flasim për qitjen e historisë nën këmbë...

koha do të tregojë

a të shoqëroi sot Mefistofeli... Diogjeni... apo një ëngjëll roje i pa punë që pret një lindje të re//

KOHA Javore 28 KULTURË
E
6
ENJTE,
PRILL 2023
KOHA Javore 29 KULTURË E ENJTE, 6 PRILL 2023

Mërgimtari Ismet Cungu

Ndërmjet Zvicrës, Sllovakisë dhe Ulqinit

kryesuar nga zotëri Janosh Urban, i cili ishte redaktori i një gazete në Çeki. Ai i dërgon hafizit një kartolinë pas largimit nga Ulqini.

atëhershëm.

Hfz. Jusuf Mehmed Cungu (1874-1952)

Hfz. Jusuf Cungu ishte djali i Sulltane dhe Mehmed Cungut. Në vitin 1936 ai ka shoqëruar turistët nga Çekia të

Ky dokument e vërteton faktin se në Ulqin turistët e parë ndërkombëtarë kanë qenë nga Çekia. Gjithashtu edhe në një bisedë para 15 viteve me të ndjerin Maliq Sulejmanin kam shkruar se në Ulqin ka pasur atëherë edhe turistë nga Franca.

Hfz. Jusuf Mehmed Cungu me këtë e dëshmon veten si njëri me kulturë të lartë, me mirëkuptim dhe angazhim që të takohet me turistët e huaj të

Njëkohësisht, kjo gjë tregon se feja islame edhe atëherë ka qenë për tolerancë, horizonte të reja, për lidhje ndërkombëtare. Kjo kartolinë mund të jetë edhe shembull për disa besimtarë të cilët e kanë humbur rrugën e tyre.

Heroina Sulltana Idrizaga-Cungu Sulltana Idrizaga-Cungu ishte ajo grua e cila i doli përpara Dervish Pashës kur ai hyri dhe pushtoi Ulqinin në vitin 1880. Ajo ia kapi frerin kalit duke thënë:

KOHA Javore 30
MOZAIK
E ENJTE, 6 PRILL 2023
Hfz. Jusuf
- kartolinë nga viti 1936
Gani Karamanaga
Cungu

Zvicrës, Ulqinit

“Aman more Pashë, për hatër të Zotit mos na shtje në dorë të hasmit, ma mirë të na mbysësh se sa të na lësh nën shqa…”

Ismet Cungu Biografia

U lind në Ulqin në vitin 1956. Ishte djali i tretë i Emine dhe Shaban Cungut. Shkollën fillore dhe gjimnazin e përfundon në Ulqin. Regjistron Shkollën e Lartë për Detari në Kotorr, ku edhe absolvoi. Gjatë pushimeve verore ka punuar në gastronomi nëpër hotelet e Ulqinit. Sa i përket punësimit në Ulqin, ishin kohra të vështira.

Emigrimi në Zvicër dhe martesa

Gjatë pushimit veror njoftoi një vajzë nga Zvicra. Në vitin 1978 emigron në Zvicër, ku edhe martohet. Nga kjo martesë kanë dy djemë.

Ismeti fillimisht nuk e ka pasur lehtë, posaçërisht vitin e parë kur nuk e njihte mirë gjuhën gjermane. Pas një viti e përvetësoi gjuhën dhe filloi punën

në restorante dhe hotele në Zvicër. Iu përmirësua gjendja financiare. Ishte udhëheqës në disa hotele dhe restorante.

Në Ulqin atëherë kishte marrë hov turizmi i të huajve, por edhe i atyre vendas.

Së pari investoi duke ndërtuar shtëpinë-pansion dy katësh në lagjen Pinjesh. Gjithashtu u bë edhe pronari i lokalit-qebaptores në qendrën e Ulqinit (sot Sheshi i ullinjve).

Emigrimi i dytë në Sllovaki dhe martesa

Pas prishjes së martesës së parë me zviceranen Keti, Ismeti emigron në Sllovaki. Atje martohet përsëri. Nga kjo martesë ka dy fëmijë - djalin edhe vajzën.

Në Sllovaki në një vend turistik ndërton hotelin e ri në të cilin punon me sukses. Kështu filloi jeta e re për të. Pensionohet në vitin 2020, por Ismet Cungu vazhdoi të punojë edhe më gjatë.

Lidhja me vendlindje Ismeti nuk e ka harruar asnjëherë vendlindjen dhe shokët e tij. Gjthmonë, disa herë në vit vjen në Ulqin. Ka pasur kujdes të veçantë për prindërit e tij të moshuar.

Njëkohësisht ka qenë urëlidhësi ndërmjet Ulqinit dhe Zvicrës. Posaçarisht i ka ndihmuar të rinjtë në vitet ’90 kur ishte lufta civile në ish-Jugosllavi. Shumë djem kanë gjetur strehimin edhe punën te Ismet Cungu.

Në Lumin Buna ka ndërtuar shtëpi turistike për pushim. Atje kalon pjesën e madhe të pushimit duke lundruar me sandallin-gliserin e tij.

Në fund

Ismet Cungu u takon ulqinakëve të sukseshëm në biznes, hotelieri dhe gastronomi. Është patriot i dashuruar në vendlindje.

Jeton në relacionin Zvicër-Sllovaki-Ulqin.

(Nga libri në dorëshkrim “Mërgimtar”)

KOHA Javore 31
MOZAIK
E ENJTE, 6 PRILL 2023
Ismet Cungu

Filluan punimet në rikonstruktimin e rrugës kryesore të qytetit në vlerë 968 mijë euro

Guci - Ushtruesi i detyrës së ndihmës drejtorit të Drejtorisë për projekte kapitale, Naim Gjokaj, të mërkurën më 29 mars 2023, vizitoi Komunën e Gucisë dhe bashkë me kryetaren e komunës, Anella Çekiq dhe bashkëpunëtorët e saj inspektoi punimet në rikostruktimin e rrugës kryesore (qendrore) të qytetit të Gucisë, të cilat filluan pak ditë më parë, vlera e të cilave është 968.000 euro. Në inspektimin e punimeve në fjalë përveç kryetares Çekiq me bashkëpunëtorë dhe ushtruesit të detyrës së ndihmës drejtorit të Drejtorisë për projekte kapitale në Mal të Zi, Naim Gjokaj, ishin prezentë edhe përfaqësuesit e kryerësit të punimeve, gjegjësisht firmës “Indel Irzhenjering” nga Pod-

gorica dhe të mbikëqyrjes së punimeve “Projectman”, po ashtu nga Podgorica.

Gjatë inspektimi të punimeve në fjalë, është dakorduar vazhdimi i bashkëpunimit në mes të të gjitha palëve, në mënyrë që punimet në rrugën kryesore të qytetit të Gucisë të zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar, kështu që projekti të kryhet në afatin e paraparë.

Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, në fjalën e rastit ka theksuar se “Gucia me realizimin e këtij projekti do të fitojë njërën prej rrugëve më moderne të rregulluara sipas standardeve bashkëkohore, me çka krijohen kushtet që ajo të jetë shesh i qytetit, e cila me hijeshinë e vet dhe përbërjet shumëdi-

mensionale do të ishte pikënisje e gjithë turistëve dhe vizitorëve, e po ashtu edhe çështje pozitive për hotelierët dhe tregtarët tanë, dhe gjithë të tjerët që në mënyrë edhe më mirë të valorizojnë aftësitë e veta ndërmarrëse e afariste. Ky projekt gjithsesi do të ofrojë volant të madh edhe promovimit turistik dhe valorizimit të të gjitha bukurive të komunës. Me përfundimin në mënyrë të plotë të projektit, do të ndryshohet pamja në të mirë të qytetit të Gucisë. Posaçërisht na gëzon fakti se këto rezultate do t’i ndiejnë bashkëqytetarët tanë, të cilët edhe janë në fokusin e politikës që ne e kultivojmë”, ka thënë në fund të prononcimit kryetarja Çekiq.

KOHA Javore 32 E ENJTE, 6 PRILL 2023
MOZAIK
Në Guci

Gëzuar Pashkët

KOHA Javore 33 E ENJTE, 6 PRILL 2023
Kuvendi i komunës së Ulqinit uron MARKETING

Në bazë të nenit 4, pika 2, dhe nenit 6 të Rregullores mbi procedurën e sigurimit, vlerësimit dhe miratimit e të përgatitjes së teksteve dhe mjeteve mësimore / “Gaz. zyrtare e RMZ”, nr. 31/2004, 38 /2005, 22/2007 dhe „Gaz. zyrtare MZ“ nr. 84/2009 dhe 23/2012/, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore (në tekstin e mëtejmë: Botuesi) shpall

KONKURSIN

për sigurimin e dorëshkrimeve në gjuhën shqipe

Për shkollën fillore:

1. Gjuhë shqipe për klasën e parë - Teksti mësimor dhe Libri i mësuesit,

2. Gjuhë shqipe për klasën e dytë - Teksti mësimor, Fletorja e punës dhe Libri i mësuesit,

3. Gjuhë shqipe për klasën e tretë - Teksti mësimor, Fletorja e punës dhe Libri i mësuesit,

4. Gjuhë shqipe për klasën e katërt - Teksti mësimor, Fletorja e punës dhe Libri i mësuesit,

5. Gjuhë shqipe për klasën e pestë - Teksti mësimor, Fletorja e punës dhe Libri i mësuesit,

6. Gjuhë shqipe për klasën e gjashtë - Teksti mësimor, Fletorja e punës dhe Libri i mësuesit,

7. Gjuhë shqipe për klasën e shtatë - Teksti mësimor, Fletorja e punës dhe Libri i mësuesit,

8. Gjuhë shqipe për klasën e tetë - Teksti mësimor, Fletorja e punës dhe Libri i mësuesit,

9. Gjuhë shqipe për klasën e nëntë - Teksti mësimor, Fletorja e punës dhe Libri i mësuesit.

KUSHTET E KONKURSIT:

1. Në konkursin për sigurimin e dorëshkrimeve të teksteve mësimore (në tekstin e mëtejshëm: Konkurs) mund të marrin pjesë shtetasit e Malit të Zi si dhe shtetasit e huaj, në qoftë se janë në ekip (grup pune) me shtetasit e Malit të Zi.

2. Ekipi i punës duhet të ketë më së paku dy anëtarë, nga të cilët njëri duhet të jetë punonjës shkencor, kurse tjetri praktikant në fushën përkatëse.

3. Në Konkurs nuk mund të marrin pjesë persona që janë të punësuar tek Botuesi, as edhe persona që marrin pjesë në organet kompetente që miratojnë tekstet.

4. Dorëshkrimet duhet të jenë sipas Programit të ri arsimor për lëndët dhe klasat e caktuara, (Programet e miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arsimit në korrik 2017) si edhe sipas Standardeve për punimin e teksteve dhe mjeteve mësimore.

5. Dorëshkrimet nga 1 deri 9 duhet të përmbajnë detyrimisht: - përmbajtjen komplete të Tekstit mësimor/Gjuhë shqipe, Fletores së punës/ Librit të mësuesit (titujt e kapitujve, nëntitujt... ) dhe - 100 % të dorëshkrimit. Shënim: Në qoftë se në dorëshkrim gjenden vepra të mbrojtura të autorit ose pjesë të tyre, autorët e teksteve janë të detyruar të sigurojnë dakortësinë (në formë të shkruar) nga bartësit e të drejtave për botim.

6. Dorëshkrimi dorëzohet në 6 (gjashtë) ekzemplarë të shtypur.

7. Dorëshkrimet nënshkruhen me shifër dora vetë, nga jo më pak se 2 (dy) fjalë të shkruara qartë. Autorësia vërtetohet me kopjen identike të dorëshkrimit dhe të nënshkrimit të shifrës, në afatin prej 8 (tetë) ditësh nga dita e shpalljes së rezultateve të Konkursit. Afati i deshifrimit të dorëshkrimit vazhdon nga dita e shpalljes së rezultateve të Konkursit. Nëse deshifrimi nuk kryhet në afatin e caktuar, humbet e drejta e fituar në Konkurs.

8. Afati i dorëzimit të dorëshkrimeve nga 1 deri 9 është data 2 shkurt 2024, deri në ora 15:00 në hapësirat e Entit. Dorëshkrimet që do të dorëzohen pas mbylljes së Konkursit, nuk do të shqyrtohen.

9. Mbi rezultatet e Konkursit, Botuesi do të njoftojë pjesëmarrësit në afatin prej 90 ditësh nga mbyllja e Konkursit, përmes mjeteve të informimit, në të cilat është shpallur konkursi.

10. Pjesëmarrësit e konkursit, dorëshkrimet e të cilëve do të jenë të pranuara, i japin Botuesit të drejtën ekskluzive të botimit të dorëshkrimit dhe përkthimin në alfabetin e Brajit, gjithnjë deri sa të ekzistojë një nevojë e tillë.

11. Autorët janë të detyruar që dorëshkrimet me të cilat marrin pjesë në konkurs t’i paraqesin në gjuhën standarde shqipe.

12. Autorët, dorëshkrimet e të cilëve pranohen në këtë konkurs, do të lidhin me Botuesin kontratën, me të cilën rregullohen të drejtat dhe detyrimet mes palëve, sipas dispozitave të Rregullores mbi honorarët, shpërblimet dhe kompensimet e autorëve nga Botuesi.

13. Dorëshkrimet që nuk plotësojnë kushtet e Konkursit, nuk do të shqyrtohen. Programet mësimore (faqja ueb e Entit të Shkollimit në Mal të Zi), kurse Standardi për tekstet dhe mjetet mësimore janë në faqen ueb të Entit të Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore (www.zuns.me).

Informatat në lidhje me Konkursin mund të fitohen me telefon në numrat: 020/210-185 dhe 020/230-413.

KOHA Javore 34 MARKETING E ENJTE, 6 PRILL 2023 ENTI I TEKSTEVE DHE I MJETEVE MËSIMORE PODGORICË Novaka Millosheva 36

Gëzuar Pashkët

Gëzuar Pashkët

KOHA Javore 35 MARKETING E ENJTE, 6 PRILL 2023
kohajavore.me “Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.